revistë shkencore-kulturore tremujore viti xix 2014 nr. 3 (69) · pas kësaj kërkese shfaqet, si...

164
PERLA PERLA PERLA PERLA PERLA Revistë shkencore-kulturore tremujore Viti XIX 2014 Nr. 3 (69) Pasqyra e lëndës Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Michael Schmidt-Neke Laurant Bica Ibrahim Kadriu Skënderbeu si temë e publicistikës politiko-historike në fillim të shekullit XVIII: Dialogu ndërmjet Kirit dhe Skënderbeut në "Dialogë të vdekurish" të David Faßmann-it (Pjesa II) .................................. 5 Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si studiues orientalist ................................................ 15 Një popull i poezisë .............................................. 27 Albanologji Albanologji Albanologji Albanologji Albanologji Agron Duro Vilma Proko Emil Lafe Doriana Tuxhari Xhevat Lloshi Jorgji Gjinari Ardita Xhyheri Reflekse të konceptimit të terminologjisë si fushë dije ndërdisiplinore ................................................ 35 Fjalët e ligjërimit popullor si burim për terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm .... 43 Terminologjia shqipe para një shekulli: termat te fjalori i shoqërisë "Bashkimi" dhe vlera e sotme e tyre ....................................................................... 54 Leksikografia dygjuhëshe e shqipes me rusishten 63 Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" (ADGJSH) ....... 72 Ernest Koliqi dhe folklori shqiptar ........................ 82

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore-kulturore tremujore

Viti XIX 2014 Nr. 3 (69)

Pasqyra e lëndës

Lidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturore

Michael

Schmidt-Neke

Laurant Bica

Ibrahim Kadriu

Skënderbeu si temë e publicistikës politiko-historike

në fillim të shekullit XVIII: Dialogu ndërmjet Kirit

dhe Skënderbeut në "Dialogë të vdekurish" të

David Faßmann-it (Pjesa II) .................................. 5

Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si

studiues orientalist ................................................ 15

Një popull i poezisë .............................................. 27

AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

Agron Duro

Vilma Proko

Emil Lafe

Doriana Tuxhari

Xhevat Lloshi

Jorgji Gjinari

Ardita Xhyheri

Reflekse të konceptimit të terminologjisë si fushë

dije ndërdisiplinore ................................................ 35

Fjalët e ligjërimit popullor si burim për

terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm .... 43

Terminologjia shqipe para një shekulli: termat te

fjalori i shoqërisë "Bashkimi" dhe vlera e sotme e

tyre ....................................................................... 54

Leksikografia dygjuhëshe e shqipes me rusishten 63

Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin

Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" (ADGJSH) ....... 72

Ernest Koliqi dhe folklori shqiptar ........................ 82

Pasqyra e lëndës (persisht) ............................................................ 163

Kronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika KulturoreKronika Kulturore

Krijohet Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare (Kujtim Kapllani) ............... 161

PërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtime

Profesor Ahmet Gashi, gjeograf dhe veprimtar i shquar i shkollës

shqipe (Vasil Kristo) .......................................................................... 153

Profesor Vasil Naço figurë e shquar e Arsimit dhe e Shkencës

Gjeografike (Perikli Qiriazi) .............................................................. 156

Pasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e librave

Rexhep Qosja Dëshmitar në kohë historike (III-IV) 2014

(Jorgo Bulo) ...................................................................................... 139

Studime gjuhësore dhe ballkanike (Emil Lafe) .................................. 142

Aspekte socio-kulturore të leksikut të prozës së Martin Camajt

(Michael Schmidt-Neke) ................................................................... 148

IRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJI

Gazmend Shpuza

H. Ajatollahi

M. Xhafer Jahaki

Ahmed Tamimdari

Vladimir G.

Lukonin

Samiu për Rilindjen persiane ............................. 93

Arti i Periudhës mongole ................................. 101

Fundi i Rilindjes panegjirike ............................. 111

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit ............... 117

Monedhat e dinastisë Sasanide Bahrami dhe

Narsehu .......................................................... 133

lidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturore

shqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iraniane

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

* Vijon nga numri i kaluar.

Michael Schmidt-Neke, studiues, historian.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Michael SCHMIDT-NEKE

SKËNDERBEU SI TEMË E PUBLICISTIKËS POLITIKE-HISTORIKE NË FILLIM TË SHEKULLIT XVIII: DIALOGU NDËRMJET KIRIT DHE SKËNDERBEUT NË ”DIALOGË TË VDEKURISH“ TË DAVID FAßMANN-IT*

V. VI. Lajmet – VII. Jehona e “Dialogëve ndërmjet të

vdekurish“ – VIII. Opinioni i Faßmann-it mbi

Skënderbeun.

VI. Lajmet

Pas dy përshkrimeve të jetëve që formojnë thelbin e çdo “takimi”,

vjen epilogu, ndërtimi i të cilit është standardizuar në mënyrë të

ngjashme. Kiri i Madh i pohon bashkëbiseduesit të tij që tregimin e këtij

të fundit njeriu mund ta dëgjojë vetëm me “habi dhe i mrekulluar”; por

tani ishte koha që ata të dëgjonin dhe komentonin të rejat e fundit.

Pas kësaj kërkese shfaqet, si gjithmonë pas përshkrimeve të jetëve,

“Sekretari”, të cilit Mërkuri i ka dorëzuar për këtë qëllim gazetat më të

fundit, sikurse e thotë shprehimisht edhe takimi nr. 1. Ekzistenca e një

sistemi informimi (pra edhe e librave dhe gazetave) në botën e të

vdekurve i jep përgjigje pyetjes se përse personat e vdekur prej kohësh

janë të informuar kaq mirë për gjëra që si në hapësirë ashtu edhe në kohë

ndodhen jashtë horizontit të përvojave të tyre mbi këtë botë.

Në rastin tonë sekretari lexon me zë të lartë 13 lajme nga politika

dhe jeta shoqërore, të cilat fillimisht diskutohen nga Kiri dhe pastaj nga

6 Schmidt-Neke

Skënderbeu dhe më pas ngrihen në një rrafsh përgjithësimi1. Trajtohen

temat e mëposhtme:

1) Lajmi: Një major që njihej për namin e mirë, vret në grindje

e sipër të vëllanë dhe ekzekutohet.

Kiri: Zemërimi është privilegj i Zotit dhe i atyre që Zoti u

ka dhuruar “zemërimin hyjnor”, si p.sh. Skënderbeut

kundër turqve; për gjithë të tjerët ai është

shkatërrimtar dhe vetëshkatërrues.

Skënderbeu: Majorët zakonisht janë të urryer për ushtarët e tyre;

pra ky na qenka një përjashtim i lumtur.

2) Lajmi: Përshkrimi i kukullës së vyer që regjentja franceze (=

gruaja e regjentit, dukës Filipi II i Orleanit, Françoise

Marie) i ka dhuruar mbretëreshës së re (= princesha

spanjolle e mitur dhe e fejuara për një kohë të

shkurtër e Luigjit XV, Marie Anne Victoire).

Kiri: Fëmijët mbretërorë kanë të njëjtat dobësi si gjithë

fëmijët e tjerë.

Skënderbeu: Edhe “virgjëreshat e rritura” (lëneshat) luajnë, për

turpin e tyre, me kukulla.

3) Lajmi: Një kishë e Parisit, për shkak të ndotjes së altarit me

ekskremente nga një i panjohur, duhet të bekohet

sërishmi.

Kiri: Vetëm një përbindësh mund të bëjë diçka të tillë.

Skënderbeu: Keqbërësi duhet të digjet.

4) Lajmi: Ambasadori holandez fton Luigjin XV për një vizitë

në Holandë, me kusht që të mos vijë i shoqëruar me

një shpurë aq të madhe sa Lugji XIV.

Kiri: Bëhet fjalë për invazionin e ushtrisë së përbërë prej

100.000 vetash.

Skënderbeu: Mbretërit francezë i vizitojnë vendet e tjera vetëm

për qëllime lufte.

5) Lajmi: Rrëzimi i guvernatorit të mbretit, mareshal Villeroy-

t.

Kiri: Ai ishte bërë më i pushtetshëm seç duhej për

regjentin; Kiri shton informacione të tjera nga vetja.

1 CS, f. 1215-1230.

Skënderbeu si temë e publicistikës politike-historike në fillim të shekullit XVIII 7

Skënderbeu: Detaje të mëtejshme. Villeroy ka arritur moshën për

t’u tërhequr nga detyrat e për të dalë në pension;

detyrën si guvernator e ka kryer pa të meta.

6) Lajmi: Pasardhës i Villeroy-t shpallet Charost-i. Formimi

politik i mbretit të ri nën kujdesin e Orléanit dhe

ministrit, Kardinalit du Bois.

Kiri: Interes për sekrete diplomatike.

Skënderbeu: Maksimat politike të interesave shtetërorë sigurisht

që nuk përputhen me parimet biblike.

7) Lajmi: Administratori i thesarit të urdhrit të Kartuzianëve të

Parisit është arratisur drejt Anglisë duke përvetësuar

pasurinë e këtij urdhri prej 150.000 livrash. Regjenti

refuzon të kërkojë ekstradimin.

Kiri: Me sa duket kartuziani dëshiron të bëhet protestant,

që të ketë mundësi të martohet.

Skënderbeu: Ka shumë shembuj “karagjozësh mendjelehtë” të

fshehur nën zhgunin e murgut.

8) Lajmi: Komandanti (Connetable) Colonna rrëzohet nga kali,

pa u plagosur, gjatë ceremonisë së dhurimit të një

kali të bardhë për papën në emër të Napolit.

Kiri: Vetëm armiqtë e Austrisë mund ta interpretojnë një

ngjarje kaq të parëndësishme si një ogur të keq.

Skënderbeu: Sidomos kjo pritet nga Spanja (e cila në vitin 1714 e

kishte humbur Napolin në luftë kundër Austrisë).

Oguret mund të interpretohen në mënyrë krejt të

debatueshme, si p.sh. rënia e Vilhelm Pushtuesit.

Kiri: Detaje të balancimit të interesave ndërmjet Austrisë

dhe Papës për shkak të tributeve të papaguara të

Napolit ndaj Romës.

Skënderbeu: Paqartësi të situatës juridike; popullsia napolitane

nuk e ka shumë qejf Austrinë.

9) Lajmi: I ndjeri Thomas Parr, i cili vdiq në vitin 1653 në

moshën 152-vjeçare dhe që ka përjetuar sundimin e

dhjetë mbretërve anglezë, u pajis me një gur të ri

varri.

Kiri: Nderohet mosha e madhe.

Skënderbeu: Parri madje ka jetuar nën regjimin e 11 mbretërve

anglezë, duke përfshirë këtu edhe Karlin II të larguar

në mërgim.

8 Schmidt-Neke

(Shënim: Kronologjia e Faßmann-it është e

ngatërruar. Jetën e Parr-it ai e daton me vitet 1483-

1653. E nëse ai arriti moshën 152 vjeç, viti 1653

duhet lexuar si 1635. Por në këtë rast Karli II nuk do

të ishte më bashkëkohës i Parr-it. Gabime të tilla kaq

të trasha dhe të dukshme na bëjnë të qartë se me sa

nxitim dhe mungesë kujdesi i ishte dashur Faßmann-

it ta hartonte materialin.)

10) Lajmi: Përshkrim i detajuar i ceremonive të varrimit

kushtuar John Churchill-it, dukës së Malborough.

Kiri: Shumica e politikanëve anglezë me siguri janë

gëzuar për vdekjen e udhëheqësit të konservatorëve

të rreptë (Tories), i cili ka lënë pas armiq duke filluar

që nga shtëpia mbretërore, për të vazhduar me Whig-

ët dhe konservatorët e moderuar (“moderate Tories”)

e deri tek ipeshkvi i Roçesterit (Francis Atterbury).

Skënderbeu: Dyshon për vërtetësinë e këtij pohimi, pasi duka i

Malborough prej kohësh nuk luante më ndonjë rol të

rëndësishëm për shkak të sëmundjes dhe moshës.

Kiri: Armiqve u urohet vdekja edhe kur janë të moshuar e

të dobët.

11) Lajmi: Ipeshkvi i sipërpërmendur i Roçesterit, pak ditë pas

varrimit, do të arrestohet dhe do të internohet në

kullë për shkak të përfshirjes së tij në një komplot të

Jakobitëve.

Kiri: Rrëzimit të tij i kishte ardhur koha që kur.

Skënderbeu: Jakobitët janë verbuar dhe nuk e kuptojnë që me anë

të komploteve po dëmtojnë vetveten. Ai uron që

mbreti Xhorxhi I t’i zbulojë të gjitha komplotet.

12) Lajmi: Mbreti Frederik dhe Mbretëresha Ulrike Eleonorë të

Suedisë udhëtojnë në provincën e Skanisë. Ftesën e

mbretit danez ata e refuzojnë dhe dërgojnë disa

gjeneralë drejt Kopenhagës.

Kiri: Miqësia ndërmjet Suedisë dhe Danimarkës është e

rëndësishme dhe duhet ruajtur.

Skënderbeu: Të dy vendet janë dëmtuar shpesh prej luftërave.

13) Lajmi: Cari Pjetri I udhëton drejt Astrahanit, zgjeron flotën

dhe pret një khan të tatarëve 103 vjeç.

Kiri: Gjeografët duhet t’i ripunojnë punimet e tyre me

gabime mbi Detin Kaspik. Në kohën e tij në trevat e

Skënderbeu si temë e publicistikës politike-historike në fillim të shekullit XVIII 9

Gjeorgjisë jetonin masagetët. Ai i uron Pjetrit më

shumë fat seç kishte pasur vetë.

Skënderbeu: Të njëjtën gjë uron edhe ai, por fundi i këtyre

ekspeditave vështirë se mund të parashikohet; rusët

mund të përballen me probleme të paparashikuara.

E me këto fjalë ai përshëndetet dhe i jep fund bisedës.

VII. Jehona e “Dialogë të vdekurish”

Shkrimet “Dialogë të vdekurish” të Faßmann-it janë karakterizuar

në mënyra nga më të ndryshmet në literaturën përkatëse: “Shkrime

mode” ... plot “devotshmëri të thellë ndaj të pushtetshmëve të botës”2,

“me nota fejtoniste dhe larg çdo lloj ambicieje politike ... shkrime krejt

banale”3, “në kufirin midis publicistikës së theksuar zbavitëse dhe asaj

politike” 4 , “një lloj enciklopedie ... dinte të ndërthurte me elegancë

elementet zbavitëse me karakterin mësimor ... revistë gjysmëpolitike dhe

gjysmëletrare duke zëvendësuar romanet paçavure të kohës sonë” 5 ,

“kritikë e maskuar me elegancë të pazakontë ndaj rrethanave sunduese ...

pararendës i punës politike reformuese ... nëpërmjet borgjezisë”6; Käthe

Kaschmieder e konsideronte të trefishtë funksionin e kësaj reviste “si

enciklopedi ... si histori të kulturës së kohës ... si revistë të përjavshme

moralizuese”7.

Sidoqoftë kjo revistë ishte për publikun që në fillim një sukses i

madh. Qëkur shpalli regjistrin e vëllimit të parë (pra takimet 1-16),

Faßmann-i ankohej për shumë botime pirate dhe tërhiqte vëmendjen se

regjistri ishte i papërdorshëm për ta për shkak të numërimit të ndryshëm

të faqeve. E menjëherë pas pak vitesh filluan imitimet, prej të cilave

Faßmann-i u distancua, si edhe paroditë8.

Tirazhi duhet të ketë qenë mesatarisht 30009, gjithashtu shumica e

numrave u ribotuan shume shpejt. Christian Daniel Schubart e vendosi

(dhe jo vetëm ai) vetë Faßmann-in në një dialog të vdekurish dhe ja si

2 Hirsch, Th.: Faßmann, David, në: Allgemeine Deutsche Biographie, vol. 6, Berlin

1877, f.580... 3 Everth, E.: Die Öffentlichkeit in der Außenpolitik von Karl V. bis Napoleon. Jenë

1931, f. 265... 4 Max, H.: Wesen und Gestalt der politischen Zeitschrift. Essen 1942, f. 69.

5 d’Ester, K.: Faßmann, David, në: Handbuch der Zeitungswissenschaft. Botues W.

Heide. Vol. 1, Leipzig 1940, Kolona 973-976. 6 Haacke, W.: Die Zeitschrift – Schrift der Zeit. Essen 1961, f. 43...

7 Kaschmieder, K: David Faßmanns “Gespräche im Reiche der Toten“ (1718-1740).

Breslau (Disertacion) 1934. 8 Kaschmieder, (Shën. 67), f. 65...

9 Lindenberg, L.: David Faßmann (1683-1744), në: Deutsche Publizisten des 15. bis 20.

Jahrhunderts. Botues H.-D. Fischer, Mynih, Berlin 1971, f. 96; Haacke (Shën. 66), f. 44.

10 Schmidt-Neke

shkruante për të: “Dialogë të vdekurish” të Faßmann-it ishin literatura

më e dashur e princërve, ministrave dhe gjeneralëve gjermanë. Ata ende

zhurmojnë në dhomat e rojës. Ata lexoheshin me të njëjtën magjepsje si

nga urata dhe nga mësuesi i fshatit, si nga zonjat e rënda ashtu dhe nga

vajzat e rrobaqepësisë.”10

VIII. Opinioni i Faßmann-it për Skënderbeun

Kjo jehonë e madhe e “Dialogë të vdekurish” në rrethe të gjera

sociale ka rëndësi të veçantë për temën “Skënderbeu”, sepse në këtë

mënyrë Faßmann-i me siguri ka dhënë kontributin më të rëndësishëm për

popullarizimin e jetës së Skënderbeut në shekullin e 18-të e më parë.

Gjithashtu ai i ofroi mundësinë një publiku të gjerë (që nuk i kishte

mjetet financiare për të siguruar një botim të Barletit dhe që gjithashtu

për arsye kohe as nuk ishte në gjendje dhe as nuk ishte i gatshëm të

thellohej në leximin e një libri aq të vëllimshëm) të informohej, së pari

me çmime të arsyeshme, së dyti nëpërmjet një vëllimi të volitshëm dhe

së treti përmes një forme argëtuese dhe të larmishme, për Skënderbeun,

njësoj si për personalitete të tjera më të njohura se ai dhe të tjera

personalitete më pak të njohura të së shkuarës dhe të historisë

bashkëkohore.

E pamë te “prologu” se me çfarë elegance Faßmann-i përmbushi

pritshmëritë e publikut dhe se si i lidhi fillimisht me një kornizë të

jashtme, e pikërisht me toposin e Orientit, të dy bashkëbiseduesit që në

aspektin historik qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Përshkrimet e jetëve janë

përmbledhje mjaft të reduktuara, por përveç kësaj jo dhe shumë të

ndryshuara të modeleve klasike, në rastin e Kirit të Madh përmbledhje e

veprave të Herodotit dhe Ksenofonit, në rastin e Skënderbeut

përmbledhje e biografisë së Barletit. Në këtë pasazh të çdo takimi apo

dialogu revista e Faßmann-it me të 240 numrat e saj në 15 vëllime si

edhe me një vëllim shtesë 11 përafron nga karakteri në fakt me një

enciklopedi biografike të historisë botërore. Por në rastin konkret

përshkrimet e jetëve i shërbejnë atij për t’u ofruar lexuesve të

vetëdijshëm për historinë edhe një lidhje të brendshme midis të dy

bashkëbiseduesve: ajo konsiston në situatën politike pak a shumë të

krahasueshme të të dy personaliteteve. I ati i Kirit, Kambisi, është

“mbret në Persi, ose më mirë të themi mëkëmbës apo guvernator në

Persi, sepse persët duhet t’u paguanin tribut medëve”. I ati i Skënderbeut

“Johannes Castriotus” duhet të bëjë paqe me sulltanin me rezultatin që

10

Cituar sipas d’Ester (Shën. 65), kolona 975. 11

Lindenberg (Shën. 16), f. 88.

Skënderbeu si temë e publicistikës politike-historike në fillim të shekullit XVIII 11

“ai është i detyruar të mbajë në shpinë zgjedhën turke si një vasal”12.

Kiri u shpëton synimeve vrastare të të gjyshit dhe së fundmi rritet në

oborrin e tij. Skënderbeu vjen në oborrin e Muratit në Edërne si peng në

kuadrin e devshirmesë (taksës së gjakut). Ashtu si Skënderbeu edhe Kiri

i Madh duhet të lajë hesapet me monarkun e tij për shkak të planeve të

këtij për të vrarë Kirin. Të dy i deklarojnë besnikëri monarkut dhe

përmbushin interesat e tyre me mjete ushtarake. Dhe kështu mbërrijmë

sërish te pyetja që Scudéry e pohoi me fjalët e Skënderbeut, por të cilën

ai vetë e mohonte prerë (përjashtuar rastin kur mbrohej besimi fetar): pra

nëse ka arsye përligjëse për një princ që ai të shkelë besën që i ka dhënë

një princi tjetër. Kjo pyetje merr këtu nëpërmjet Kirit dhe Skënderbeut

një përgjigje pozitive bazuar në suksesin e tyre; që të dy janë të

justifikuar jo vetëm nga ana morale dhe politike, por veç kësaj edhe në

aspektin fetar: Kiri e gjen lejen për këtë duke iu referuar Biblës,

Skënderbeu shfaqet si luftëtar i Krishtit kundër të pafeve. Por aspekti

fetar për Faßmann-in, ndryshe nga Scudéry, nuk është kryesori: Këtë

qëndrim ai e konkretizon me anë të skenës pothuajse absurde, në të cilën

“pagani” Kiri i Madh citon përmendsh nga Bibla si ndonjë predikues

katedraleje, ndërsa mbrojtësi i krishterimit në të kundërt deklaron

mungesën e njohurive teologjike dhe pranon se përveç dogmave kishtare

dhe mësimeve të marra nga prindërit në fëmijërinë e hershme, ai nuk

zotëron njohuri të thelluara rreth fesë që mbron me shpatë në dorë.

Pikëpamjen e kundërt Faßmann-i e kishte shprehur më herët. P.sh. Karli

V (si një pushtetmbajtës që kishte abdikuar me dëshirën e vet) ishte

shprehur ndaj Francit I se raporti ideal midis princit dhe nënshtetasve

duhet t’i ngjante raportit ndërmjet bariut të mirë dhe kopesë, por që

nënshtetasit në çdo rast i detyroheshin princit me bindjen e tyre, “edhe

kur princërit ishin Neronë apo Kaligula”13.

Komentimi i lajmeve i diferencon edhe më shumë nga njëri-tjetri të

dy diskutuesit, që tashmë nuk paraqiten si personalitete historike, por si

megafonë apo tellallë të së tashmes. Në këto diskutime Skënderbeu merr

përvijime të qarta si përfaqësues i një pushteti të fortë, i cili është i

ndërgjegjshëm për mjetet e pushtetit që ka në dorë dhe di t’i përdorë ato;

ai nuk priret drejt refleksioneve filozofike, i sheh me rezervë ndikimet e

klerit në politikë, është mosbesues ndaj kishës katolike dhe besëtytnive u

kundërvë racionalizmin; maninë e oborreve princërore për shpërdorime

të mëdha ai e konsideron të dëmshme si në aspektin financiar, ashtu edhe

moral. Ai mbështet Xhorxhin (Georg) I përkundrejt pretendentëve

katolikë të dinastisë Stjuart, James Edward dhe Charles Edward, e sheh

Francën si kërcënim, përkrah pretendimet e Habsburgëve kundër

12

CS, f. 1159, 1185. 13

Takimi i dytë, f. 81; Lindenberg (Shën. 16), f. 133.

12 Schmidt-Neke

Spanjës, dëshiron paqe për Europën Veriore dhe i sheh me mosbesim

lëvizjet pushtuese të Pjetrit I. Sipas tij besnikëria ndaj aleancave në

arenën ndërkombëtare nuk duhet lënë pas dore për hir të interesave

shtetërorë.

Tabloja që skicon Faßmann-i për Kirin, është paksa e ndryshme

nga ajo e Skënderbeut në disa pika, çka bie në sy veçanërisht te komentet

e lajmeve të para. Lajmi mbi majorin që kishte vrarë të vëllanë, e nxit

Kirin për një ekskurs moralo-filozofik mbi temën e zemëratës së pafre,

ndërsa Skënderbeu trajton në mënyrë krejt pragmatike detyrat disiplinore

të majorëve dhe si rrjedhojë e këtyre edhe mungesën e popullaritetit të

majorëve te ushtarët. “Pagani” Kiri i Madh reagon shumë i llahtarisur

ndaj përdhosjes së kishës në Paris, ndërkohë që Skënderbeu propozon

menjëherë torturat dhe llojet e vdekjes më mizore për autorin e këtij akti.

Por kjo nuk do të thotë që Kiri i Madh mishëron tipin e sundimtarit

jorealist; ai i kupton më mirë se Skënderbeu intrigat politike. Interesi i tij

për përkrahjen e shkencës, madje dhe në kontekstin e pushtimeve, është

më i theksuar se te bashkëbiseduesi i tij. Që të dy kanë ardhur në pushtet

në rrugë ushtarake dhe gjatë gjithë jetës kanë bërë luftë, por ndryshe nga

Skënderbeu Kiri i Madh zotëron edhe një dimension të theksuar civil.

Te “Dialogë të vdekurish” reflektohen edhe qëndrimet themelore

politike të Faßmann-it, por jo çdo prononcim të pjesëmarrësve në dialog

duhet ta identifikojmë me idetë e vetë Faßmann-it. Në parim kjo formë e

publicistikës ishte më se e përshtatshme për t’ia shmangur censurës dhe

drejtësisë idetë kritike të autorit.

Ai ishte një sakson protestant, që i kishte shërbyer për një kohë të

gjatë mbretit të Prusisë. Kështu ai e refuzon Francën si kërcënuese të

protestantizmit dhe mbështet jo vetëm Kajzerin, por edhe princin e

Saksonisë, të cilët i garantojnë mbrojtje protestantizmit, megjithëse vetë

ishin katolikë. Toleranca fetare sipas tij garanton gjithashtu edhe një

rritje pa konflikte të perandorive, ku si shembuj mund të shërbenin si

Turqia ashtu edhe Anglia, ndërsa rasti i Spanjës tregon sipas tij se si

vetëshkatërrohet një perandori e madhe për shkak të përndjekjeve e

persekutimeve. Kufizime duhej të kishte vetëm për sa i përket imigrimit

të personave me fe të huaj. Shteti i fortë, monarku absolut, i cili sundon

për të mirën e të gjithëve me miratimin e shtetasve të tij besnikë nga të

gjitha shtresat e shoqërisë, është ideali i tij14. Por realiteti nuk është i

tillë, siç e tregonte edhe e shkuara dhe e tashmja e së përditshmes

politike. Në rast konflikti Faßmann-i mban anën e princit (shih komentin

në lidhje me komplotin e Stjuartëve dhe disa takime të tjera).

14

Lindenberg (Shën. 16), f. 130-135; më e detajuar gjendet te: Damberg, W.: Die

politische Aussage in den Totengesprächen David Faßmanns. Münster (Disertacion)

1952.

Skënderbeu si temë e publicistikës politike-historike në fillim të shekullit XVIII 13

Ndonjëherë, duke trajtuar personalitete historike të pakontestueshme,

Faßmann-i ndërton raste në të cilat revolta apo kryengritja ndaj një

sundimtari është legjitime. Dy raste të tilla gjenden në dialogun ndërmjet

Kirit të Madh dhe Skënderbeut. Por gjithsesi ky fakt nuk e kthen

Faßmann-in në një avokat të së drejtës për qëndresë politike. Interesi

parësor i këtyre paraqitjeve dhe përshkrimeve është ai i zbavitjes dhe

edukimit të një publiku të gjerë. As Kiri i tij dhe aq më pak Skënderbeu,

nuk janë shëmbëlltyrat e një monarku të ndriçuar (iluminuar). Komentet

politike që Faßmann-i i vendos në gjuhën e princit shqiptar, e vulosin atë

si një absolutist të kalibrit më konservativ. Zhvillimi i figurës së

Skënderbeut nga shkrimet e Scudéry-t te ato të Faßmann-it pas gati 60

vjetësh nuk ka përparuar shumë. Nga përligjja e thjeshtë fetare e

mosmbajtjes së besës ndaj princit u ligjëruan edhe shumë motivacione

dhe justifikime të tjera. Por gjithsesi kështu është hapur rruga e

vështrimit të Skënderbeut jo vetëm si mbrojtës i krishterimit, por edhe si

një subjekt historiko-politik.

Përktheu nga gjermanishtja: Sonila SADIKAJ

Titulli i origjinalit: Scanderbeg als Thema der historish-politischen

Publizistik des frühen 18.Jahrhunderts: David Faßmanns „Totengespräch“

zwisceh Cyrus und Scanderbeg, - në: Albanien in Vergangenheit und

Gegenwart. Internationales Symposion der Südosteuropa-Gesellschaft in

Zusammenarbeit mit der Albanischen Akademie der Wissenschaften.

Winterscheider Mühle bei Bonn, 12.-15. September 1989, herausgegeben

von Klaus-Detlev Grothusen. Südosteuropa-Gesellschaft München 1991,

f. 28-46.

14 Schmidt-Neke

Shënim i Red. Me rastin e botimit të këtij shkrimi për veprën e David

Faßmann-it, shënojmë se edhe në letërsinë shqipe Skënderbeu, në botën e

përtejme, në Parajsë, del si personazh në një skeç të shkurtër të Gjergj Fishtës

“Nën hajat të Parrizit“. Në bisedë marrin pjesë Shën Pjetri, Skanderbegu dhe

Djalli. Skeçi është shkruar më 1914 (dy shekuj pas librit të D. Faßmann-it).

Nëpërmjet dialogut të Skënderbeut me Djallin Fishta zbulon mjerimin e

Shqipërisë së pushtuar nga mbretëritë ballkanase fqinje dhe copëtimin e saj nga

diplomacia europiane e kohës.

Fishta fshikullon përçarjen dhe plogështinë e shqiptarëve, që nuk u dilnin zot

fateve të atdheut, po shiteshin e bliheshin për të mbushur kuletat e veta bashkë

me bankierët e Europës, që ishin sulur mbi Shqipërinë “si orlat m’stervinë” (si

shkabat mbi kërmë).

Me sarkazëm të thellë Fishta ndërton këtë dialog ndërmjet Skënderbeut (i etur

dhe i paduruar për lajme të mira nga Shqipëria) dhe Djallit:

Sk. – Si janë, prá Shqyptarët e Shqypnija?

Dj. – Si janë?... Si i don anmiku.

Dhe në një vend tjetër, me mëri të madhe, Fishta shfren ironinë e tij të hidhur

kundër diplomacisë europiane të kohës, që i la shqiptarët të masakroheshin nga

ushtritë e monarkive fqinje e pastaj i copëtoi si deshi trojet e tyre për të kënaqur

lakmitë e njërit a tjetrit klient të kësaj ose asaj fuqie.

Sk. – Po, si kje puna, kush i ngatrroi?

Dj. – Diplomacia.

Sk. – Shka âsht Diplomacia?

Dj. – Âsht vajza e ême.

Sk. – Ke vajzë ti? Po s’amës si i thonë?

Dj. – Europë.

Sk. – (me vedi). A sheh ti se un ketë punë s’e kam dijtë. Diplomacija kênëka e

bija e Djallit, Europa grueja e tij.

[Europa në atë kohë, d.m.th. në vitin 1914, ishin “7 Krajalat”: Anglia, Franca,

Gjermania, Italia, Austro-Hungaria dhe Rusia, që, sipas rastit, bashkë me

Turqinë, vendosnin hartën politike dhe fatin e popujve të rajonit] (Red.)

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Laurant Bica, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Laurant BICA

AKADEMIKU PROF. DR. JASHAR REXHEPAGAJ SI

STUDIUES ORIENTALIST

Akademiku Jashar Rexhepagaj është padyshim një figurë nga më

të shquarat si të arsimit, kulturës ashtu dhe të shkencës shqiptare në

përgjithësi në mbarë trojet etnike. Me emrin e vet ai më kujton një nga

rilindasit tanë të brezit të dytë si Jashar Erebara i Shkupit, ose siç njihet

ndryshe, Baba Jashari. Edhe për Akademikun tonë do të thosha se i

shkon ky emërtim si Baba Jashar Rexhepagaj, Baba i Pedagogjisë

shqiptare, i pari akademik për pedagogji që nga viti 1975 në hapësirat e

ish Jugosllavisë. Me të drejtë prof. Hajrullah Koliqi, nxënës i prof.

Jasharit dhe prof. Musa Kraja, koleg i tij, do të shkruanin për të: ”Jashar

Rexhepagiqi është pedagog i pedagogëve mbarëshqiptarë, themelues i

shkencës së pedagogjisë në Kosovë dhe njëri ndër studiuesit më të

shquar të historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar.”

Ndërsa prof. Shefik Osmani, njëri nga autoritetet e pedagogjisë në

Shqipëri do të shkruante për të: “Prof. Jashar Rexhepagiqi përfaqëson

me dinjitet majat e shkencës shqiptare. Është përfaqësues i denjë i

historisë së shkollës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Veprat e tij

përbëjnë një fond të pasur për historinë e arsimit tonë”.

Në Kosovë si dhe në Shqipëri e kanë konsideruar “intelektual të dorës së

parë”, ”shkencëtar i mirëfilltë” dhe “pedagog shembullor”. Ai ka qenë

anëtar i përhershëm i ASHAK që prej themelimit dhe ka pasur për

periudha të gjata funksione drejtuese: nënkryetar (dy here), sekretar i

përgjithshëm (dy here), sekretar i seksionit të shkencave shoqërore (katër

herë). Në nivele të tilla akademike ne s’kemi pasur tjetërkënd në

Shqipëri apo në trojet etnike. I parë nga këto lartësi atë ne mund ta

quajmë “Baba Jashari” për shkencën e pedagogjisë.

Nuk ka organizim shkencor të Akademisë së Kosovës, ku të mos jetë

krahas të tjerëve dhe emri i Jashar Rexhepagajt. Prandaj, kur fillojmë të

flasim për të, kemi të bëjmë me një personalitet të standardeve më të

16 Bica

larta që dha ndihmesën e vet të vyer, sidomos në tre fusha thelbësore për

pedagogjinë: Së pari, në fushën e pedagogjisë në përgjithësi e të asaj

ndërkombëtare, kemi një specialist të mirëfilltë. Së dyti, në lëmin e

historisë së pedagogjisë shqiptare, duke ndriçuar si atë të Kosovës,

Sanxhakut, Serbisë etj. Së treti, në drejtim të orientalistikës. Kjo nuk

është hulumtuar pothuajse fare, por nga pikëpamja sasiore zë një vend të

madh në veprën e prof. Jashar Rexhepagajt rreth 1500 faqe. Për të

ndriçuar ndihmesën e prof. Jasharit në lëmin e orientalistikës, duhet një

studim i posaçëm. Unë do ta konsideroja profesor Rexhepagajn një nga

baballarët e orientalistikës shqiptare me këndvështrim nga pedagogjia.

Në qoftë se orientalistin prof. dr. Hasan Kaleshin e kam njohur

personalisht në fillim të viteve '70 të “decenies të artë” për kosovarët,

prof. dr. Rexhepagajn e kam njohur nëpërmjet veprës së tij “Zhvillimi i

arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e

Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918” (Prishtinë 1970), e cila më ra

në dorë në Bibliotekën Kombëtare gjatë kërkimeve të mia për rilindësin

Hasan Tahsini nga fundi i viteve '70 të shek. XX. Emrin e prof. Jasharit

unë e kam gjetur edhe në faqet e revistës kulturore kosovare

“Përparimi”, që dilte në vitet '50 dhe '60 e më pas si dhe të gazetës

“Rilindja” etj.

Prof. Jashar Rexhepagaj i përket plejadës së hershme të

profesorëve të Universitetit të Prishtinës që hodhën themelet e tij dhe të

një vargu shkollash të larta pedagogjike për arsimin shqip. Ai vinte nga

një trevë e sllavizuar pothuajse tërësisht si Plava dhe Gucia. Unë vetë

kam qenë në Plavë dhe e kam “prekur” si të thuash gjendjen e atjeshme.

Kjo kategori e shqiptarëve të dikurshëm të sllavizuar këta 100 vjetët e

fundit konsiderohen si myslimanë, si boshnjakë. Nga kjo kategori e

kishte prejardhjen dhe profesori ynë, sado që rrënjët e tij shqiptare janë

të padiskutueshme. Pinjoll i një familjeje të lashtë Rexhepagaj, farefis i

afërt me Ali Pashë Gucinë, një nga krerët e Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit, Jashari me trajektoren e tij jetësore, pavarësisht se shkollimin

nga fillorja e deri në universitet, me ndonjë përjashtim të vogël e bëri në

gjuhën serbokroate, iu kthye rrënjëve të veta shqiptare. Tri kategori

myslimanësh hasim midis inteligjencës së tyre nga Plava, Gucia, Berana

e Rozhaja etj. nga trevat shqiptare në Malin e Zi.

Së pari, kemi krahun konformist të intelektualve të ashtuquajtur

“myslimanë”, ”boshnjakë” në Serbi e në Mal të Zi, që shfrytëzoi të

mirat, përfitimet e statusit të “myslimanit” për një jetë të rehatshme, të

qetë, duke shkruar në serbokroatisht e duke u vënë në shërbim të regjimit

në fuqi.

Së dyti, kemi krahun tjetër që mbajti një qëndrim disi të pavarur, që e

shpalli veten mysliman Bosnje e i mëshoi më shumë anës fetare të së

parës, pastaj të tjerat. Edhe këtë krah regjimi e toleroi, nuk e preku pasi

Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si studiues orientalist 17

nuk i prishte shumë punë. Së treti, është krahu i njerëzve si profesor

Rexhepagaj, që i kish të lashta jo vetëm anët familjare, ruante vetëdijen e

shqiptarit, i përmbahej traditës, shkollimin e bërë pjesërisht në shqip (si

prof. Jashari që e kreu në vitet 1942-1943 shkollën e mesme “Sami

Frashëri” të Prishtinës). Më vonë ai në mënyrë autodidakte do ta mësojë

shqipen jo thjesht për ta folur, por edhe shkruar, bile ai ia arriti me punë

të ngulët të mësojë shqipen letrare të folur e të shkruar, duke shkruar

vepra të nivelit akademik. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur edhe

shkollimin e lartë në Zagreb e bëri me fondet e Pleqësisë së Kosovës për

arsimin, kur ishte mik i ngushtë dhe fqinj me shtëpi me prof. Fehmi

Aganin, të cilin e deshi fort. Dhe padyshim ndikoi fuqishëm terreni i

Kosovës, ku ai punoi për 37 vjet si pedagog i shkollave të larta e

sidomos në Universitetin e Prishtinës.

* * *

Për hartimin e këtij artikulli unë kam në duar katër vepra

orientalistike të prof. Jasharit dhe monografinë studimore për jetën dhe

veprën e tij, të shkruar nga prof. dr. Hajrullah Koliqi. Këtu ne nuk jemi

marrë me tri veprat kryesore nga fusha e pedagogjisë në përgjithësi siç

janë: Çështje fundamentale të pedagogjisë ndërkombëtare (Prishtinë,

2008, 459 fq.); Tema të zgjedhura pedagogjike (Prishtinë,1972, 652 fq.);

Mendimi pedagogjik i Svetozar Markoviqit (Prishtinë, 1985, 235 fq.).

Përveç katër veprave origjinale të prof. Jasharit ne kemi

shfrytëzuar për të dhënë ndihmesën e tij edhe në katër vepra të tjera siç

janë: Kultura islame-persiane dhe ndikimi i gjuhës persiane ndër ne

(Prishtinë, 1996, 172 fq.); Hulumtime iranologjike dhe iranologët më të

shquar në territorin e ish Jugosllavisë (Prishtinë, 2001, 176 fq., në

serbokroatisht e në persisht);

Arsimi në Iran dje, sot dhe nesër (fq. 503-544 e veprës Tema të

zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike, Prishtinë, 2002); Në

udhëkryqin e kohës - nga Kapetanoviqi deri te Mushoviqi (2007, 269 fq.)

- në këtë vepër trajton personalitete letrare boshnjake, të ndarë në tri

grupe si Fehim Bajraktareviq, Esad Mekuli etj.

Në pamundësi që t’i kemi në dorë, ne shfrytëzuam për të dhënë

përmbajtjen e tyre, monografinë e H. Koliqit kushtuar prof. Jasharit, ku

flitet për këto vepra. Thjesht duam që lexuesi të ketë një ide se

ç’përfaqësojnë këto punime të prof. Rexhepagajt. Brenda caqeve të një

artikulli si ky nuk do të ndalemi gjatë në veprat me karakter orientalist të

profesor Jasharit apo që pjesërisht kanë një përmbajtje të tillë. Kështu që

do të flasim duke iu referuar ndonjë diçkaje që është tipike për to apo

çka ka më kryesore e më të rëndësishme në to për sa i përket çështjes për

të cilën bëjmë fjalë.

18 Bica

* * *

Po e nisim me një nga veprat më të rëndësishme të tij dhe nga më

të parat, punimin e doktoratës “Zhvillimi i arsimit dhe sistemit shkollor

të kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin

1918” (Prishtinë 1970, 370 fq.). Është një nga punimet më dinjitoze të

profesorit, i shkruar me akribi shkencore, me një ngjeshje materialesh të

shumta, fryt i punës voluminoze të tij, të bërë në biblioteka, arkiva dhe

në terren. Vetëm bibliografia prej rreth 500 titujsh (496 njësi

bibliografike) dhe takimi me afro 200 njerëz të ndryshëm, deri dhe me

personalitete dhe shkencëtarë si dhe të moshuar flet për punën e madhe,

të palodhur e të jashtëzakonshme që ka bërë profesor Jashari. E kur ta

mendosh se e gjithë kjo është bërë në kushte dhe rrethana jo fort të

favorshme, të një klime politike aspak të mirë ndaj kombësisë shqiptare.

Vepra e tij i shërbente afirmimit të saj. Në të ai u referohet dhe shkollave

turko-osmane si dhe personaliteteve lindore. I është dashur të shfrytëzoj

një mal dokumentesh e të dhënash në gjuhët e lindjes, në turqisht,

arabisht, persisht etj. Po u referohemi vetëm dy fakteve. I referohet një

libri të viteve '30 të shek. 20, të shkruar nga Nafi Atuf “Turkiye maarif

tarihi” (Ankara, 1930), që unë e kam lexuar dhe studiuar. Është nga të

parat, në mos e para histori e arsimit turk, e shkruar me me alfabetin e ri

latin, që ka një informacion mjaft të begatë e thelbësor në fushën

përkatëse. Fakti i dytë ka të bëjë me një personalitet nga Kosova Ali

Jakova, që Sami Frashëri në enciklopedinë e vet e përmend krahas

Hoxha Tahsinit, thjesht si emër, si një nga dijetarët më të shquar osmanë

të mesit të shekullit XIX. Vetëm në librin e Jasharit (fq. 119-120) ne

gjetëm shpjegime të mjaftueshme për Ali-efendi el Fikri Jakovin (nga

Gjakova), i cili pas mbarimit të Medresesë së madhe, vazhdoi shkollën e

lartë në Stamboll, ku u bë pastaj myderriz në fakultet (Fatih). Po të

shikosh shënimet e prof. Jasharit në fund të librit, 623 sosh, janë një

pasuri e tërë dijesh që shpesh nuk i has gjëkundi. Ato flasin për punën e

pallogaritshme që ka bërë ai edhe në lëmin e orientalistikës, shpesh duke

gjetur dorëshkrime të rralla në xhami dhe teqe, e duke zbuluar

personalitete që s’i kemi dëgjuar kurrë.

Vepra “Dervishët dhe teqetë” ka njohur dy botime (1999 dhe 2003

– botim i plotësuar, me dhjetë krerë, 302 fq.). Në të ai flet si për teqetë

në Kosovë, Sanxhak, Preshevë, Bujanovc, në Mal të Zi, ashtu dhe për

sektet e ndryshme si bektashi, halveti etj. Gjithashtu ai flet dhe për

rrymat mistike-sufiste. Me interes është dhe shtjellimi i terminologjisë

lindore qysh në fillim të librit. Qoftë nga literatura, qoftë nga termat ose

shtjellimi, bindesh se kemi një vepër orientalistike të mirëfilltë, nga një

orientalist i shquar. Është një fat për Kosovën që ka një vepër të tillë

përgjithësuese, që në një mënyrë ose një tjetër prek edhe teqetë jashtë

Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si studiues orientalist 19

saj, si në Shqipëri e Maqedoni. Një përgjithësim të tillë për urdhrat që

veprojnë në Shqipëri dhe sektet fetare shiite nuk i ndeshim edhe sot e

kësaj dite. Miku im Niko Stillo, albanolog çam që jeton në Gjermani e

ka përgatitur një vepër të tillë gjithëpërfshirëse për teqetë në territorin

grek dhe pritet së shpejti të botohet. Kontributet si ky i Jasharit janë të

rralla dhe nuk mund t’i përgatisë kushdo. Është meritë e tij që na ka lënë

një vepër të tillë të këtij niveli të lartë. Kjo është vepra kryesore

orientalistike e tij. Përkitazi me këtë vepër është dhe punimi tjetër

“Teqeja në Rahovec dhe dorëshkrimet e saj” (“Edukata Islame”,

Prishtinë, nr. 76, 2005, fq. 65-73). Vepra të tilla gjithëpërfshirëse duan

kohë dhe mund, i bëjnë nder autorit, profesor Jasharit, dhe flasin për

dimensionet e tij të shquara në fushën e orientalistikës.

Vepra e tretë është “Tema të zgjedhura bashkëkohore pedagogjike”

(Prishtinë, 2002, 660 fq.). Ky është libri më vëllimor i Jashar

Rexhepagajt. Është një vepër shkencore pedagogjike e natyrës

enciklopedike, ku del në pah dhe profili poliedrik i autorit. Në të tre

krerët e fundit ka tri grupe artikujsh që kanë të bëjnë, njëri me rilindësit

shqiptarë si Pashko Vasa, Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe ndihmesën e

tyre në fushën e kulturës dhe arsimit. Grupi i dytë ka të bëjë me arsimin

në Iran, me një poet e një shkrimtar si Feriduddin Atari me pikëpamjet e

tij pedagogjike si dhe me kultivimin e gjuhës persiane në shekuj me

shembuj nga meset (vendet) tona. Ndërsa grupi i tretë ka të bëjë me

myslimanët e Ballkanit, të Malit të Zi si dhe me shkollat turke në

Ballkanin e jugut. Të nëntë artikujt orientalistikë të profesor Jasharit na

përforcojnë bindjen se ky personalitet, veçanërisht në fushën e

pedagogjisë është një orientalist i standardeve më të larta. Kemi një

kombinim, një gërshetim të dy disiplinave, pedagogjisë dhe

orientalistikës që autori i zotëron në majë të gishtave dhe “luan” me to,

duke na lënë në të kuptojmë për njohjen e thellë dhe informacionin e

begatë që ka në të dy fushat përkatëse.

Vepra “Sami Frashëri dhe Pedagogjia e Rilindjes Kombëtare”

(1995, 242 fq.) është nga veprat e fundit të autorit dhe është si të thuash

një vepër “amanet” e tij. Ajo ka një mesazh të madh për edukatorët e

brezit të ri, që t’i mbajmë sytë nga rilindja e kombit, se ajo është

domosdoshmëri, pikërisht tek dy figurat më eminente të saj, Hasan

Tahsini dhe Sami Frashëri. Është një punim i shkruar me dashuri për

Shqipërinë dhe kombin shqiptar, mbi një mal punimesh, dokumentesh e

faktesh që ka shfrytëzuar autori, nga burime shqiptare, po dhe të huaja.

ku del dhe orientalisti. Sa për ilustrim, kur flet për Hasan Tahsinin, ai

është i pari që shfrytëzon një vepër të tij me karakter të mirëfilltë

pedagogjik siç është “Edukimi i fëmijëve” (me bashkautor Mahmut

Nedim), të cilën e pati marrë në Bibliotekën Sulejmanije të Stambollit.

20 Bica

Tri veprat e mëposhtme flasin për një Jashar Rexhepagaj iranolog,

një zotërues shumë i mirë i persishtes. Veprat e tij janë botuar në

persisht. Ai vetë është paraqitur me kumtesë dy herë në Teheran. Vepra e

parë “Kultura islame-persiane dhe ndikimi i gjuhës persiane ndër ne”

(1996, 172 fq.), jep të dhëna me vlerë për tiparet e kulturës dhe të

qytetërimit islam, për letërsinë, filozofinë dhe shkencën persiane. Aty

shkruan për ndikimin e tyre në Ballkan dhe tek shqiptarët, duke

përmendur personalitete dhe institucione që dhanë ndihmesën e tyre për

mësimin e gjuhës dhe letërsisë persiane nga shqiptarët.

Vepra tjetër me titull “Hulumtime iranologjike dhe iranologët më

të shquar në territorin e ish Jugosllavisë” (2001, 176 fq.), na kujton

veprën e prof. Shefik Osmanit “Panteoni iranian dhe iranologët

shqiptarë” (Tiranë 1998), e cila flet për iranologjinë në Europë e në botë,

ndikimin e iranologëve në trevat e ish Jugosllavisë, në të cilën bëhet fjalë

për kontributin e Mehmet-beg Kapetanoviqit, dr. Safet-beg Bashiqit dhe

të dr. Fehim Bajraktareviqit, të tre iranologë boshnjakë. Për këta të fundit

ai do të flasë në këndvështrimin letrar, të kritikës letrare, në veprën ”Në

udhëkryqin e kohës-nga Kapetanoviqi deri te Mushoviqi” (2007). Këtu

flitet për një letrar dhe poet të shquar nga Plava, Esad Mekulin,

bashkëvëndas i Jasharit.

Vepra e tretë “Arsimi në Iran, dje, sot dhe nesër” (Prishtinë, 2002,

40 fq.) flet për arsimin në Iran në të kaluarën dhe në kohën tonë,

domethënë për Republikën Islamike të Iranit, dhe në të ardhmen. Autori

na bën një paraqitje solide të zhvillimit të madh të arsimit, shkollës,

pedagogjisë në këtë vend të madh me mbi 70 milionë banorë. Ai është

marrë dhe me personalitete konkrete të Iranit të djeshëm e të sotëm.

Madje, nga krijimtaria e tij poetike (pesë vëllime me poezi) duhet të

veçohet cikli poetik “Motive persiane” që na kujton deri diku veprën

“Ëndërrime” të Naimit.

Pa dashur të zgjatemi me veprën e prof. dr. Jashar Rexhepagajt, le

ta shohim figurën e vetë akademikut të nderuar nga disa këndvështrime

të tjera.

Së pari, njëherë nga pikëpamja se kush mbizotëron në të:

osmanisti, iranologu apo arabisti, duke e krahasuar edhe me figurat

gjegjëse në Shqipëri apo në vetë Kosovën e Jugosllavinë e vjetër. Prof.

Rexhepagaj i ka shkruar veprat e veta orientalistike kryesisht në dy

gjuhë, në serbokroatishte dhe në shqipe e në ndonjë rast të veçantë në

ndonjë gjuhë tjetër si persishtja apo turqishtja etj. Veprat e tij nuk janë

thjesht përkthime, por janë studime të mirëfillta, janë interpretime.

Përkthimin, me sa duket, profesor Jashari ua ka lënë të tjerëve, sado që

gjuhët i zotëron shumë mirë, qoftë osmanishten, qoftë persishten, qoftë

arabishten. Për shkallën e zotërimit të tyre, mund të themi se zotëron

relativisht mirë persishten, madje duhet ta veçojmë si iranolog të

Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si studiues orientalist 21

spikatur. Në Shqipëri nga ky aspekt mund ta krahasojmë me një iranolog

të shquar të kalibrit të Vehxhi Buharasë. Vepra të shkrimtarëve persë, të

përkthyera në serbokroatishte ose edhe në shqipe, nuk kemi prej tij.

Sipas mendimit tim ai përfaqëson një ndërthurje midis brezit të parë dhe

të dytë të iranologëve e osmanistëve në Shqipëri. Dihet se në Shqipëri

nga brezi i vjetër i njerëzve që zotëronin gjuhët e Lindjes kemi Haki

Sharofin, Vasfi Samimin, Vehxhi Buharanë, Jonuz Tafilajn, Andrea

Sahatçinë, Myqerem Janinën e ndonjë tjetër. Brezi i dytë janë kryesisht

historianët Selami Pulaha, Kristaq Prifti, Petrika Thëngjilli etj. Duhet

përmendur edhe Nexhip Alpani në Ankara. Jashari është midis këtyre dy

brezave dhe vjen për fat të mirë deri në ditët tona si një urë ndërlidhëse

midis tyre. Në Kosovë ai të kujton dhe më të rinj se ai, si orientalistët

Feti Mehdiu, Mehdi Polisi etj. Në Turqi sot kemi një iranolog tepër të

shquar si Ilber Ortajllë, të cilin e kam ndjekur nëpërmjet medias së folur

e të shkruar dhe nëpërmjet librave të tij. Ai është marrë edhe me

Shemsedin Sami Frashërin, sikundër është marrë në një artikull shkencor

mjaft të gjatë me një qytet të Çamërisë: ”Limani i Prevezës në

Perandorinë Osmane”.

Jashari ka pasur lidhje të ngushta me Qendrën Iraniane “Nur”

(Drita) në Beograd dhe për llogari të saj ka bërë studime e ka botuar herë

pas here shkrime iranologjike në revistën e kësaj qendre studimesh.

Në fushën e iranologjisë nuk mund të lëmë pa përmëndur edhe dy

emra të shquar të kombit tonë, siç janë Naim Frashëri dhe Hafiz Ali

Korça, të dy zotërues të përkryer të persishtes, dhe, në qoftë se mund të

shprehemi kështu, dhe dy iranologë nga më të shquarit. Naimi shkroi

“Qerbelanë” me subjekt fetar shiit. E përmendur është vepra e tij

“Tejahylat” (Ëndërimet) me motive persiane, e shkruar në persisht. Ka

pasur dhe të tjera, përveç që që shkroi artikuj në shtypin persian të kohës

që dilte në Stamboll, mbase edhe në Teheran. Poezi me motive persiane,

një cikël të tërë, shkroi dhe profesor Jashari. Edhe Vehxhi Buharaja ka

aty-këtu poezi, ku s’mungojnë motivet persiane. Ndërsa, Hafiz Ali Korça

është i paarritshëm në persishten e tij; ai shqipëroi “Rubairat” e Omer

Khajamit si dhe nga Saadiu “Gjylistanin”, duke i ndenjur besnik

origjinalit persisht me një korrektësi shembullore.

Nuk mund të lëmë pa përmendur një figurë të shquar të

iranologjisë në ish Jugosllavi Fehim Bajraktareviqin. Ky boshnjak

themeloi katedrën e orientalistikës në Universitetin e Beogradit që më

1920 dhe meritat e tij në këtë fushë janë të mëdha. Por ky sa në

iranologji, po aq i fortë ishte edhe në arabistikë. Ai shkroi jetën e

Firdusiut, hartoi monografi si dhe i takon merita si i pari që solli në

gjuhën serbokroate “Rubairat” e Omer Khajamit. Profesor Jashari në

fushën e iranologjisë nuk u mor pothuajse fare me përkthime, por me

studime, sado që persishten e dinte shumë mirë si me të shkruar, ashtu

22 Bica

edhe me të folur. Nga gjuhët e Lindjes ajo qe gjuha që zotëronte më

mirë. Në arabistikë ai nuk ka ndonjë kontribut për t’u shënuar, në dallim

nga orientalisti tjetër shqiptar, Hasan Kaleshi, i cili e kish arabishten një

nga kuajt e tij të betejës në fushën e studimeve për Lindjen.

Prof. Jashari është marrë gjerësisht me dijet islame dhe ka

kontribuar shumë për to. Vepra e tij “Në udhëkryqin e kohës - nga

Kapetanoviqi deri tek Mushoviqi” është një nga dëshmitë e tij më të mira

për këtë. Pas gjurmëve të tij eci nxënësi i tij besnik, Hajrullah Koliqi, i

cili shkroi gjatë viteve të fundit një vepër për rolin e dijeve islame në

epokën e artë të Islamit në Kalifatin Arab. Pa dyshim, si mysliman i

Jugosllavisë prof. Jashari u lidh edhe me Sarajevën e me orientalistët e

shquar të saj, pa përjashtuar këtu Zagrebin, ku kreu studimet e larta dhe

doktoroi, pa përjashtuar këtu Universitetin e Beogradit dhe qendrat

kërkimore-shkencore orientalistike brenda e jashtë Jugosllavisë.

Kontributet e prof. Jasharit në fushën e përgjithësimeve

orientalistike për Kosovën janë veçanërisht të mëdha. Dëshmia më e

mirë për këtë është vepra ”Dervishët dhe teqetë”. Por jo vetëm aty, ai

nxori në dritë figura me kulturë lindore, siç është Haxhi Ymer Lutfi

Paçarrizi i Teqesë të Prizrenit etj. Gjithashtu ai zbuloi dhe evidentoi

vepra orientalistike të panjohura të mbetura në dorëshkrim. Meritat e

profesor Jasharit në këtë drejtim janë të mëdha.

* * *

Le të orvatemi shkurt, tepër shkurt, të themi dy fjalë në lidhje me

vendin dhe rolin e prof. dr. Jashar Rexhepagajt në historinë e arsimit

edhe të mendimit pedagogjik shqiptar, duke e parë nga këndvështrimi i

nxjerrjes në pah të njerëzve me kulturë lindore, duke pasur parasysh

veprën përkatëse të profesorit. Në “Historinë e arsimit dhe të mendimit

pedagogjik shqiptar” (Tiranë 2003, 554 fq.), vepër e Institutit të

Studimeve Pedagogjike, spikasin emrat e tre profesorëve të shquar: prof.

Bedri Dedes, prof. Shefik Osmanit dhe prof. Hysni Myzyrit. Këta dy të

fundit janë dhe orientalistë. Puna e prof. Jasharit përkon me këta të

fundit, por veçanërisht me orientalistin Hysni Myzyri, i cili ka dhënë një

kontribut shumë të madh për studimin e shkollave shqipe, të arsimit

shqip dhe të mendimit pedagogjik shqiptar. Ajo që mund të thuhet me

plot gojën është se prof. Jashari ka pika takimi me të tre intelektualët e

sipërpërmendur. Janë dhe dy intelektualë të shquar që kanë dhënë

ndihmesë të veçantë në këtë fushë: prof. Musa Kraja sidomos me dy

vepra, ”Mësuesit për kombin shqiptar” dhe ”Mësuesi, Pedagogu,

Personaliteti, Etika e tyre” (kjo e fundit botuar tani së voni, Tiranë më

2012). Gjithashtu është dhe profesor Hajrullah Koliqi i Prishtinës me

veprën e tij madhore “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik

shqiptar” (Prishtinë 2012, botimi i dytë i plotësuar, 616 faqe). Ky nxënës

Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si studiues orientalist 23

i denjë i profesor Jasharit ka ecur gjurmëve të tij, duke arritur rezultate të

lakmueshme.

Është dhe një “matkë”, një “bletë punëtore” do ta quaja, një

intelektual i vjetër, Ilo Mitkë Qafzezi nga Korça, që ka shkruar nga të

parët, në mos i pari, ”Një histori të pedagogjisë dhe të kulturës në

Shqipëri 1637-1902” (pra deri në mbylljen e Mësonjëtores së parë shqipe

të Korçës) në librin “Dhaskal Gjoka” (Korçë 1936). Është me vend të

shikohen pikat e takimit me profesor Jasharin, se të tilla ka plot. Atë që

Ilo Mitkë Qafzezi e ka bërë nga të parët për Shqipërinë, Jashar

Rexhepagaj e bën i pari për Kosovën. Si plotësim i saj në njëfarë kuptimi

do parë dhe vepra e tij “Sami Frashëri dhe Pedagogjia e Rilindjes

Kombëtare”. Gjithashtu dhe libri për “Dervishët dhe teqetë” është

ndihmesë jo vetëm në planin e orientalistikës por dhe të historisë së

arsimit në trevat e Kosovës e më gjërë. Ka vend të bëhen krahasime edhe

me personalitete të tjerë të arsimit si prof. Bedri Dedja, prof. Hamit

Beqja, prof. Nuri Abdiu etj.

Arritjet e prof. Jashar Rexhepagajt përfaqësojnë një nivel që e ngre

lart pedagogjinë shqiptare, historinë e arsimit shqip dhe të orientalistikës

shqiptare. Jo vetëm libri i tij për mendimin pedagogjik të Hasan Tahsinit

e të Sami Frashërit, dy korifej të Rilindjes Kombëtare, si maja të

mendimit pedagogjik shqiptar orientalist, por dhe gama e artikujve të tij

për figura të ndryshme të tjera i japin një vend nderi të veçantë sot. Ato

tregojnë vlerën e tij për zhvillimin e pedagogjisë në ditët tona si dhe të

mendimit shqiptar në përgjithësi, me theks të veçantë në historinë e

pedagogjisë dhe psikologjisë në Shqipëri si dhe të mendimit filozofik

shqiptar deri në kohën e sotme.

Në Kosovë kanë jetuar e punuar dy orientalistë të shquar, historiani

Hasan Kaleshi i Kërçovës dhe pedagogu Jashar Rexhepagaj i Plavës. Ja

vlen të bëjmë një krahasim midis të dy këtyre figurave. Hasan Kaleshi i

mbylli sytë para kohe, qysh më 1975 në moshën 54-vjeçare, kurse

Jashari u nda nga jeta më 28 janar 2010, kur sapo kishte mbushur 81

vjet. Të dy janë themelues dhe drejtues të katedrave përkatëse në

Universitetin e Prishtinës: Hasan Kaleshi i katedrës të orientalistikës dhe

Jashar Rexhepagaj i katedrës së pedagogjisë. Të dy kanë shkruar për

Sami Frashërin dhe Naim Frashërin, por Hasani për vendin e tyre në

letërsitë orientale, kurse Jashari jo vetëm në këtë, por edhe në letërsinë

shqiptare, shto dhe pedagogjinë shqiptare. Të dy kanë shkruar për

ndihmesën e Samiut në dituritë islame dhe për teqetë dhe dervishët.

Hasani nuk arriti t’i kthejë në libra kurse Jashari shkroi libra të plotë,

p.sh. për “Dervishët e teqetë”. Pavarësisht nga përmasat e trajtimit, të dy,

kur flasin për Samiun, e trajtojnë në këtë apo atë masë dhe Hasan

Tahsinin. Të dy merren me letërsinë persiane, të cilën e njohin shumë

mirë, por Jashari ka shkruar mbi 500 faqe për këtë letërsi, kurse Hasani

24 Bica

relativisht pak. Por ai ka avantazhin se ka shkruar shumë për letërsinë

arabe dhe ndryshe nga Jashari e njihte arabishten me themel, se kishte

qenë për një kohë edhe në Kajro. Jashari ka dy libra për Iranin dhe

kulturën e tij apo dhe një të tretë për zhvillimin e pedagogjisë në Iran.

Ka vend të shkruhet shumë e më shumë për të dy këta orientalistë

të shquar, njëri në fushën e historisë dhe prof. Jashari në fushën e

pedagogjisë. Pikat e tyre të përbashkëta të takimit janë të shumta, ashtu

siç nuk mungojnë dallimet dhe veçoritë e secilit. Një studim më i

thelluar i jetës dhe veprës së tyre do të na bënte që të nxirreshin shumë

përfundime me vlerë sidomos në fushën e orientalistikës.

* * *

Disa përfundime

Pas kësaj paraqitjeje tepër të shkurtër të punës të akademikut prof.

dr. Jashar Rexhepagaj ka vend të themi disa përfundime, që e nxjerrin në

pah personalitetin e tij si orientalist.

- Ai është një iranolog i shquar sikurse Vehxhi Buharaja në

Shqipëri, por spikat për nivelin akademik të punës së tij në shumë

gjuhë. Një njeri të këtyre niveleve të larta intelektuale, unë mund

ta gjeja tek iranologu i shquar turk Ilber Ortajllë, anëtar nderi dhe

i Akademisë së Shkencave të Iranit, që është njëkohësisht dhe

osmanolog e arabist. Kuadri bëhet dhe më i plotë po t’i shtojmë

dhe faktin që prof. Jashari është marrë edhe me Islamin edhe me

Bosnjën e përgjithësisht me myslimanët si kombësi në hapësirat e

ish Jugosllavisë.

- Në veprën e tij orientalistike ai u mor me pesë rajone, siç janë

Kosova, Maqedonia, Sanxhaku (me pjesët e tij që ndodhen

përkatësisht në Mal të Zi e në Serbi me kryeqendër Novi-Pazarin),

Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

- Ai ndoqi në vazhdimësi revistat orientaliste dhe fetare që

botoheshin në Beograd, Sarajevë, Zagreb, Podgoricë, Prishtinë,

Shkup, Novi-Pazar etj., dhe jashtë Jugosllavisë, në Tiranë e

gjetkë. Në to ai shkroi artikuj të ndryshëm me karakter

orientalistik.

- Bacë Jashari fjalëpakë e punëshumë, njeriu i thjeshtë e kokulur

dhe shkencëtari i punëve të mëdha mori pjesë në konferenca,

kongrese e simpoziume shkencore në Universitete si ai i

Prishtinës, Novi-Pazarit, Shkupit, Sarajevës, Zagrebit, Beogradit,

Podgoricës etj., duke lënë mbresa të pashlyeshme me kumtimet e

veta në vite.

- Ai na la një varg librash orientalistikë, që u përmendën më lart, si

dhe punime e studime për myslimanët në hapësirat e ish

Jugosllavisë, disa prej tyre edhe të mbetura në dorëshkrim.

Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagaj si studiues orientalist 25

- Ai ka shkruar tekste shkollore jo vetëm për shkollat në

boshnjakisht, po dhe për shkollat turke në turqisht.

- Ai ka pasur një bashkëpunim të veçantë e të shkëlqyer me

Qendrën Iraniane të Studimeve “Nur” në Beograd, për të cilën e

me ndihmën e së cilës, botoi një varg monografish, studimesh e

artikujsh shkencorë nga fusha e iranologjisë. Gjithashtu ai ka

marrë marrë pjesë në aktivitete shkencore në Teheran.

- Së fundi, ai ishte një njohës i literaturës të krijuar në Shqipëri e

vende të tjera të Ballkanit në fushën e orientalistikës, njihte

studimet e Shefik Osmanit, Gazmend Shpuzës e Shaban Çollakut

për Iranin e për Sami Frashërin dhe ndihmesën e këtij në letërsinë

persiane e në letërsitë lindore.

- Në një libër “Terminologjia Islame”, botim i ASHAK dhe

Fakultetit të Studimeve Islame në Kosovë (Prishtinë 2006, 154

fq.), i nxjerrë nga një kolektiv i gjerë autorësh, midis të tjerëve

figuron krahas Ekrem Myrtezanit, Pajazit Nushit, Feti Mehdiut,

Ramiz Zekajt etj. edhe emri i prof. dr. Jashar Rexhepagiqit.

* * *

Duke parë një libër për botimet e ASHAK-ut në panairin e fundit

të librit në prill 2014, më lindi ideja se ka ardhur koha, aq më tepër që

akademikun prof. dr. Jashar Rexhepagajn nuk e kemi midis nesh, që

duhet të botohen “Veprat” e tij, qoftë ato të plota, që mund të kapin

shifrën e 10-15 sosh si dhe veprat e zgjedhura në 5-6 vëllime. Një

tentativë e tillë për botimin që në të gjallë të veprave të zgjedhura në 3

vëllime nga fusha e pedagogjisë në përgjithësi është bërë qysh në vitin

1990 nga vetë autori. Ai, me kërkesë sigurisht të qarqeve akademike

kroate, i dërgoi në Osijek të Kroacisë për botim. Për fat të keq ngjarjet e

asokohshme në Serbi dhe në Kosovë nuk lejuan që ato të shohin dritën e

botimit.

Në fushën e orientalistikës mund të botohen 3-5 vepra të plota. Dy

prej tyre që flasin për Iranin e iranologët shqiptarë, duke i shtuar dhe

artikuj të ndryshëm nga iranologjia, mund të sillen në masën e 250-300

faqeve. Vepra e tretë do të ishte “Dervishët dhe teqetë” me 300 faqet e

saj. Vepra e katërt mund të ishte “Në kryqëzimin e kohës…” me 15

personalitetet letrare nga Bosnja, me 269 faqet e saj plus e 3-4

personalitete të shtuar më vonë në artikuj të veçantë. Dhe së fundi vepra

e pestë do të përfshinte disa monografi të vogla e artikuj shkencorë për

muslimanët në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshi këtu dhe ato për

Sanxhakun, të botuara në Novi-Pazar në organet orientalistike dhe në

organet e Universitetit të kësaj kryeqendre të tij.

Në fund, duke përkujtuar akademikun prof. dr. Jashar Rexhepagajn

në 85-vjetorin e lindjes, mund të themi se figura e tij i bën nder Kosovës,

26 Bica

Shqipërisë e shqiptarëve kudo që jetojnë, në trojet etnike dhe diasporë.

Kjo figurë me përmasa ballkanike e europiane është dhe një hallkë tjetër

lidhëse me popujt fqinjë.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Ibrahim Kadriu, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Ibrahim KADRIU

NJË POPULL I POEZISË (IKJA NGA PARAGJYKIMET)

Irani ka përparësitë e veta në krahasim me vende të tjera, sepse,

lashtësia e skajshme e historisë së tij që vjen si rezultat i shkrimeve dhe

gjurmëve arkeologjike të cilat, mund t’i zërë pritë fantazisë më të

zhvilluar. Këto dëshmi të lashtësisë të bëjnë ta çmosh Iranin me

simpatinë më të madhe si vend me karakteristika të veçanta. Në ato

përparësi hyjnë mijëvjeçarët që mban Irani në shpinë, dhe në ata

mijëvjeçarë ka aq shumë karakteristika në të gjitha fushat historike,

kulturore, fetare , shkencore e artistike. Fill sa përmendet Persia (emri

Iran i erdhi në vitin 1935 kur mbreti Reza shah Pahlavi me dekret e hoqi

emrin Persi), ke parasysh traditat mbretërore, urbanistike, luftarake,

letrare; ke parasysh shkeljet e Aleksandërit të Madh nëpër ato terrene

tërheqëse, edhe me ilirët si luftëtarë, duke mposhtur e shkatërruar

Persepolin, kryeqendrën e sundimtarëve Ksersit, Darit, e të tjerëve në ato

vite të largëta para epokës së re, më saktë gjatë viteve 500-418. Ky

shkatërrim i ndodhte traditës mijëravjeçare të popullit pers, që kishte

arritur shkallët më të larta të zhvillimit, në krahasim me pjesë të tjera të

botës.

Gjithnjë duke pasur parasysh faktografinë historike të një kohe aq

të largët, shtohet kureshtja për të qenë i pranishëm në atë pjesë të botës

me aq shumë karakteristika e atraksione, që e dallojnë nga vendet tjera.

Janë edhe emrat e mëdhenj të artit, shkencës, filozofisë që iu falën botës

së gjerë, madje është edhe Samiu ynë, dhe bashkëkohës të tjerë të tij që u

ndikuan pikërisht nga krijimtaria perse dhe kontribuuan në të. Emrin e

Samiut (Frashëri) për shembull, edhe sot e nderojnë iranianët dhe

mësohet në shkollat dhe universitetet e atjeshme. Gjithashtu janë emrat e

poetëve iranianë, Saadiu, Rumiu, Firdusi, Hafiz Shirazi e të tjerë; është

Omer Khajami (1048-1131) i përkthyer mrekullisht nga Fan Noli e Hafiz

Ali Korça. Meqë ra fjala te Khajami, e kujton në ato ambiente, të

rebeluar, të dashuruar; poet i ngazëllyer me jetën, duke i bërë shërbim

28 Kadriu

asaj përball kërkesave të shpirtit. Por a ishte Khajami veç një dashnor

dhe poet i flakët, një bohem i gjunjëzuar përpara verës, siç e kuptojmë

nga vargjet e tij të mrekullueshme, mbase të veçanta në letërsinë

botërore? Çfarë ishte ai? Mund ta kuptojmë qartë, në çaste të lira, duke u

shoqëruar me vargjet e përkthyera, si këto:

Një Engjëll më tërhiqte në Xhami,

Një Djall po më zvarriste në Dolli;

Po Ver' e kuqe e fitoi davanë:

Gërshet këtej - edhe andej Hardhi.

Vargjet e cituara i përkasin asaj fryme që i hasim në 331 strofat e

botimit shqip të rubaive, por Khajami nuk u zbulua i tëri, domethënë

edhe pas nëntëqind vjetësh synohen zbulime të reja të krijimtarisë së tij,

siç u zbuluan më 1952 në Taxhikistan edhe vargjet në vijim, sikur t’i

kishte shkruar i frymëzuar nga aktualiteti ynë:

Skllevër që dalin me flamur lirie,

Fanatikë me klithma histerie,

Demagogë – kudo. E papërmbajtur

Dhuna harbëron, fryt i zi lakmie...

Krijimtaria poetike në Iran ka një traditë të gjatë dhe vazhdon edhe

sot e gjithë ditën kur, siç thuhet, iranianët e çmojnë shumë poezinë, jo

vetëm ata që e shkruajnë, por edhe ata që e lexojnë. Këtyre të sotëmve u

është falur fama e poetëve të shumtë të shekujve të kaluar, të cilët

mbetën të pavdekshëm, duke ruajtur kujtimin për ata poetë jo vetëm

përmes ribotimeve të vazhdueshme të krijimtarisë së tyre, por edhe

përmes përmendoreve, mauzoleve, siç është mauzoleu i Omar Khajamit

në Nishapur, mauzoleu i poetit Saadi Shirazi në Shiraz, mandej

mauzoleu i Firdeusit në Khorasan, e i Attarit në Nishapur, i Xhelallud-

Rumiut në Konjë, e kështu me radhë.

Siç ndodh zakonisht, para arritjes në ndonjë mjedis të panjohur,

kërkohen të dhëna për të plotësuar njohuritë për atë mjedis, përkatësisht

për autoritetet shkencore e letrare të atij mjedisi, që kanë rolin e

emblemës në atë vend. Duke shfletuar, për shembull, për emrat e

mëdhenj të literaturës jo vetëm persiane, gjenden shënime se Khajami në

Lindje njihet më shumë si shkencëtar dhe teoricien (kishte studiuar

teologjinë, filozofinë, historinë, letërsinë, mjekësinë, fizikën,

astronominë e matematikën), kurse në Perëndim ai çmohet si poet i

madh. Sipas të dhënave biografike mësohet se Khajami më 1074

drejtonte Observatorin e Ispahanit, kurse pohohet gjithashtu se ai shkroi

një traktat mbi teoremat e Euklidit. Më 1080 përfundoi një traktat për

metafizikën dhe një traktat për algjebrën, që vlerësohet më së shumti.

Një popull i poezisë (ikja nga paragjykimet) 29

Pas Khajamit ishte poeti tjetër, që njihet shkurt me emrin Saadiu

(1203-1290), ndërkaq emri i plotë i tij vështirë të mbahet në mend: Ebu

Abdullah Musherrefedin ibni Muslihadin Saadi Shirazi, i cili, siç thuhet,

është poeti më popullor i letërsisë klasike persiane. Ai cilësohet si krijues

që kishte pasur telashe nga më të ndryshmet, meqë i kishte qëlluar të

ishte gjithmonë në shtegtime; sot i qeshur, nesër i zymtë, këtu serioz, atje

hokatar, më tutje rrihet me hanxhinjtë, kalon në Jemen... Siç shkruan për

të V. Buharaja: në këmbë në shkretëtirën e Arabisë, mysafir i nderuar në

Diarbekir, zbathur në Kufe, mysafire i mbretit në Abak në Azerbajxhan,

rob e punëtor krahu në Tripoli të Libanit, hoxhë në Damask e dervish në

Basra... Veprat “Pemishtja” (Bostani) dhe “Trëndafilishtja” (Gjylistani) i

dhanë famë e lavdi Saadiut. Te ky autor spikat forma e teknikës së

poezisë persiane, që është ruajtur mirë te përkthimi shqip i “Gjylistanit”

nga V. Buharja.

I kalibrit të madh krijues është edhe Abu Abdullah Xhafer Rudaki,

e sidomos Firdeusi, që konsiderohet poeti më i madh pers, me emrin e

plotë Abdul Qazim Mansur. Ai shquhet me “Librin e Mbretërve”

(Shahnameja) që çmohet krahas Mahabharatës e Ramajanes indiane,

Iliadës e Odisesë greke e Eneides latine.

Siç u shënua edhe më sipër, me mauzole madhështor është nderuar

edhe poeti Feridud-Din Attari (1115-1229), siç çmohet si njëri ndër

poetët më prodhimtarë, ndërkaq emri i tij i plotë është: Ebu Talib

Feridud-din Muham-med bin Ibrahim, ndërsa mbiemri Attar ka kuptimin

“parfumshitës”. Ai ishte me vokacion mistik, shkroi pothuaj në tëra

gjinitë e poezisë, por u bë i njohur me “Librin e këshillave” (Pedname)

dhe “Biseda e zogjve” (Mantikut-tajr).

Përball këtyre emrave, një nga poetët më të mëdhenj mistikë është

Muhammed Xhelalalud-din Rumiu (1207-1274). Në një nga vlerësimet

për krijimtarinë e tij, gjendet edhe ky mendim: “...Me vjershat e tij të

flakta që e hedhin njeriun në ekstazë, me inteligjencën dhe diturinë e tij

të gjerë e me mendime e bindje mistike, la gjurmë të pashlyeshme në

botën islame...”

Shënimet e mësipërme i kanë mbetur peng kujtesës, por gjithsesi

duke u mbetur borxh aq shumë emrave të tjerë të realitetit krijues të

shekujve të kaluar, por edhe të sotmëve, që janë aq të shumtë. Për këtë,

domethënë për shumësinë e krijuesve të sotëm flet edhe shprehia

kolektive e iranianëve që e kanë ndaj leximit. Kjo shprehi vërehet, jo

vetëm në leximin kolektiv të Kuranit (në një nga xhamitë e mëdha të

Kumit, fjala vjen, në mjediset me gjerësi sallash të mrekulluara me një

arkitekturë dhe enterier të shkëlqyer dhe të veshur me mermer e kristal)

numri i madh i lexuesve të kujton ndonjë miting. Por leximi, përkatësisht

citimi i poezisë është pjesë e jetës iraniane. Dëgjon shpjegimet, për

shembull, se mbrëmjeve në ndejat e organizuara nëpër familje, ku

30 Kadriu

zakonisht pihet çaji, çastet kalohen me lexim ose citim të poezive. Në

përforcim të kësaj bindjeje se iranianët përfaqësojnë popullin e poezisë,

flet edhe shembulli në vijim: në mjedisin tërheqës të një natyre

mbresëlënëse, me burime uji, por edhe me shumë lokale e restorante,

gjenden piktura të ekspozuara, të tilla që edhe mund të bliheshin, por

skaj pikturave, në ballin e murit, gjenden edhe faqet e mbushura me

poezi, të shkruara me dorë; faqe që lexuesit mund t’i blejnë...

Qytetërimi i Iranit konsiderohet më i lashti në botë, me vjetërsi

mijëravjeçare, dhe për këtë të bindin qytetet e sotme, që mbajnë

emblemën si qytete historike, siç është Teherani, Isfahani, Shirazi, Kumi

e tj.

Të dhëna të tjera për Iranin gjithashtu shtojnë kureshtjen jo vetëm

për lashtësinë e tij, por edhe për të sotmen, kur mëson se ky shtet shtrihet

në një sipërfaqe prej 1.648.000 km2, se e ka gjatësinë e vijës bregdetare

1952 kilometra, se ka dy vargmale të mëdha, dhe se maja më e lartë e

maleve në Iran arrin 5671 m, që është maja e Damavandit dhe se

kryeqyteti i sotëm Teherani (dikur kryeqytet ishte Shirazi) është në rrëzë

të malit Albuz, majat e të cilit (edhe në muajin maj) e ruanin borën. Nga

shënimet shtesë del se Irani ka afro shtatëdhjetë milionë banorë, të

vendosur në 28 provinca dhe në 257 qytete, ndërkaq këto qytete dallohen

me trashëgimi kulturore e historike, si, bie fjala, Isfahani sot ka rreth 150

monumente historike, xhami, pallate, ura etj.

Krahas këtyre njohurive janë edhe paragjykimet për rrethanat

politike të sotme, për, –gjithnjë sipas paragjykimeve, – ngushtimin e

frymëmarrjes demokratike, pas ardhjes në fuqi të imam Komeinit, i cili

ndërroi imazhin e Iranit të dikurshëm, të mbretërisë, duke e bërë Iranin

Republikë Islamike. Prandaj, për rrugëtimin drejt Teheranit prej

aeroportit të Stambollit, duhen informata shtesë nga ata që e kanë

përvojën e atij rrugëtimi, siç ishte Abdullah Rexhepi, që kishte marrë

doktoratën për gjuhën e letërsinë perse pas një qëndrimi tetëvjeçar në

Teheran. Ai tregon se udhëtimi prej Stambollit deri në Teheran do të

zgjaste afër tri orë dhe se do të pasonte ndryshimi në kohë për dy orë e

gjysmë. Nejse. Por ishte një ndryshim tjetër, te femrat, të cilat do të

ndryshonin pamjen, sapo të ulej aeroplani dhe derisa të bënte

manovrimin në pistë – kishte kohë të mjaftueshme t’i nxirrnin shallet

dhe... tashmë femrat i kishin flokët e futur nën shami; femrat evropiane

që iu përshtateshin zakoneve të Republikës Islamike të Iranit dhe, si të

tilla, kapërcimin në vendkalimin kufitar brenda aeroportit e kishin pa

probleme. Por problemi mund të ndodhte për shkak të pasaportës së

Kosovës, jo pse nuk pranohej, sepse ajo pasaportë brenda faqeve e kishte

vizën e siguruar në Ambasadën e Iranit në Shqipëri, por pse polici në

vendkalim nuk kishte njohuri për të, duke mos ditur se në cilin grup

shtetesh ta radhiste Kosovën. Duke qenë në zor, ai do të kërkonte

Një popull i poezisë (ikja nga paragjykimet) 31

ndihmën e kolegut i cili, me plogështinë e njeriut që i di rrethanat

gjeografike, i thotë: “fute në shtetet ruse”. Pas kësaj “ndihme” të kolegut,

ai vërtetë do ta fuste në atë grup shtetesh, sikur të mos qëllonte kolegu i

tretë i cili, me ngadalë, do t’u shpjegonte se Kosova ishte një shtet i ri, që

dikur ishte në kuadër të ish Jugosllavisë dhe se tashti, nga ai shtet i

dikurshëm, ishin bërë shumë shtete dhe, në mesin e tyre, edhe Kosova

është shtet, por që Irani ende nuk e ka njohur. Pas këtij shpjegimi, polici

që kontrollonte pasaportat, ia kthen buzagaz mysafirit: “Në rregull është,

na falni që ju lamë të prisni!”

Vizitorit kureshtar nuk do t’i bënte përshtypje aeroporti, ai objekt

që u përngjasonte aeroporteve të qyteteve të mëdha, me arkitekturë të

njëjtë dhe enterier funksional, përballë asaj që mund të jetë në kujtesë si

dëshmi e leximit të asaj literature që paraqet qytetërimin e lashtë të Iranit

që, natyrisht, llogaritet një ndër qytetërimet më të lashta të botës. Kjo

njohuri të bën ta përjetosh praninë në atë shtet si diçka unike e

përjashtimore. Kur ke parasysh lashtësinë e qytetërimit në Iran, piketon

në hartë qytetet më tërheqëse, siç janë Teherani, Isfahani, Shirazi,

Kermani, Kumi e të tjera. Mes këtyre qyteteve janë rrugët me qindra

kilometra, meqë Irani ka një shtrirje të madhe. Popullsia e Iranit

(ndryshe nga paragjykimet e shumë njerëzve të painformuar) dallon nga

arabët dhe, thënë troç, ashtu siç kuptohej nga bisedat, iranianëve nuk u

vjen mirë t’i quash si të ngjashëm me arabët, pikërisht për shkak se, siç

thonë ata, arabët nuk bëjnë jetë (politikë) demokratike dhe si të tillë,

anashkalojnë barazinë e femrave, kurse në Iran femrat kanë liri të plotë: i

sheh në rrugë, drejtuese veturash, në kafenetë dhe restorantet e shumta,

në studime, në parlament, gjithandej kah sillen e veprojnë edhe

meshkujt. Kjo do të thotë se kur Irani shikohet pa paragjykime, sheh

krejtësisht një botë tjetër, e cila fiksohet me trashëgimi dhe arte, me aq

shumë muze e qendra të tjera, që pasqyrojnë begatinë artistike në shumë

fusha. Objektet janë të pranishme, pavarësisht cilës kohë i kanë takuar,

apo cilës dinasti. Po të kemi parasysh se në Iran koha e shahut, e

mbretërive, ka përfunduar para sa e sa dekadave, pallati mbretëror, me të

gjitha objektet shoqëruese, i rrethuar me aq shumë parqe, lulishte, drurë

të lartë e shëtitore, është ruajtur pa u prekur fare. Janë ruajtur edhe

enterierët, edhe shtrati i fjetjes i shahut, kuzhina, tryeza e ngrënies me të

gjitha enët që u kanë shërbyer për drekat dhe darkat që, për mbretërinë,

kishin domethënie të posaçme. Por, natyrisht, është ruajtur edhe ajo

dhomë aq modeste e Khomeinit, ku ai priste diplomatë të huaj. Ajo

dhomë kishte vetëm një shtrat dhe dy karrige përballë, por në dalje prej

saj ishte edhe një lloj ure, e gjatë pesë-gjashtë metra, që çonte nga ajo

dhomë, pa pasur nevojë të zbritet në ato katër shkallë, në hyrjen e

prapme të xhamisë, ku Khomeini kryente ritet fetare. Rruga e shtruar me

pllaka deri te ajo dhomë ishte për këmbësorë, prandaj u tha se edhe

32 Kadriu

diplomatët që kishin kërkuar të takoheshin me Khomeinin e që ai i priste

pikërisht në atë dhomë të thjeshtë, duhej të kalonin në këmbë: “Kur erdhi

ministri i jashtëm rus, iu deshtë të ecte në këmbë për t’u takuar me

Khomeinin...” shpjegon shoqëruesi.

Gjithashtu nga shoqëruesi merren informata shtesë përmes të

cilave plotësohen imazhet që mund të fitohen kur përballesh me atë

arkitekturë të veçantë, sidomos arkitektura e objekteve fetare, që kanë

rëndësi të posaçme dhe kjo, natyrisht, ka arsyen e vet, përderisa Irani

është republikë islamike, që mbështetet në një formë të islamit, që dallon

nga bota arabe. Pavarësisht se persët ishin nga të parët që pranuan

islamin, islami në Iran ka disa veçanti që janë formuar gjatë shekujve në

vazhdim, në mënyrë që sot, edhe me përkushtim shtetëror, ata e ruajnë

dhe e kultivojnë në mënyrën e vet, me përpjekje që të jenë më të

pranishmit në botë. Është pra islami shiit. Të këtij përkushtimi janë

objektet e kultit, monumentet arkitektonike, jo vetëm ngrehinat e

shekujve të kaluar, por edhe të sotmet, siç është objekti fetar në Kum,

pastaj në Isfahan. Kur të jepet mundësia t’i vizitosh, formon bindjen se

në atë pjesë të botës është, apo do të jetë, një Mekë tjetër, se ndoshta

pelegrinazhet do ta kenë rrugëtimin andej... Por pavarësisht nga kjo,

rrugëtimet e njerëzve drejt Isfahanit (me 1.583.609 banorë) janë të

përditshme, pa dallim stinësh; rrugëtimet e njerëzve nga gjitha viset e

botës për të parë mrekullinë e qytetit mijëvjeçar, ku gërshetohen shekujt

përmes arkitekturave, ku në të njëjtën kohë përjetohen të kaluarat dhe të

sotmet. Të kaluarat në formën e arkitekturës dhe të sotmet me ngjyrime

moderne, ani pse karrocat me kuaj të kujtojnë shekujt e mëhershëm, për

shembull, në qendrën Naksh Xhahan, në atë pjesë lulishtesh e xhamish

me përmasa të mëdha; pjesë kjo e rregulluar edhe për tregti mallrash të

ndryshme dhe suveniresh . Kjo qendër nuk mund të harrohet, sidomos

për vizitorët që, apo thënë qartë, për vizitorin të cilit i humb pasaporta.

Një humbje e tillë në kohën kur, pas nja tre-katër orëve do të duhej të

arrihej në aeroport për kthim, krijonte shqetësim të madh të arsyeshëm,

duke pasur parasysh se në atë shtet (pa marrëdhënie diplomatike me

Kosovën) duhej kaluar kohë për ta zgjidhur problemin ... Prandaj

shqetësimi ishte real, por qe real edhe paraqitja në policinë e atyshme,

shpjegimi për humbjen e pasaportës. Dhe ndodhi e papritura: polici nxori

pasaportën të skajuar në syzën e tryezës së tij, të cilën ia kishte sjellë një

qytetar i rastit që e kishte gjetur. Një gjest sigurie e respekti ndaj të

huajit, qoftë nga qytetari i rastit, apo edhe nga polici i cili i uroi qëndrim

të këndshëm vizitorit, pa e zgjatur shumë bisedën.

AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Agron Duro, studiues.

Vilma Proko, studiuese.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Agron DURO

Vilma PROKO

REFLEKSE TË KONCEPTIMIT TË TERMINOLOGJISË SI FUSHË DIJE NDËRDISIPLINORE

Kanë kaluar gati mbi tetëdhjetë vjet qysh kur Eugen Wüster

(Vyster), themeluesi i Shkollës terminologjike të Vjenës, i cilësuar edhe

si baba i terminologjisë, mbrojti në vitin 1931 si tezë doktorate studimim

e vet mbi standardizimin në teknikë 1 . Në këtë vepër ai e veçoi

terminologjinë si objekt studimi nga një fushë e kufizuar e leksikologjisë

(e gjuhësisë) dhe e shndërroi në një objekt studimi më vete, duke e

ngritur atë në nivelin e një sistemi njësish (termash), të përbërë nga një

shumësi nënsistemesh, që i përgjigjet secili një sistemi konceptesh të një

fushe dije. Vlera e veçantë që i njohu terminologjisë si funksion special e

bëri Wüster-in që të ndërtonte dhe shkencën përkatëse, që do të kishte si

objekt këtë sistem, duke ruajtur si fushë studimore emërtimin

"terminologji"2. Pra, nga njëra anë terminologjia u konceptua si sistem

leksikor në vetvete, si objekt studimi i mëvetësuar, kurse, nga ana tjetër,

ajo do të përbënte vetë një fushë studimi. Duke e veçuar nga gjuhësia,

Wüster-i e konceptoi terminologjinë si shkencë, si fushë të pavarur me

objektin e saj të studimit, me teorinë e parimet shkencore dhe metodat e

analizës së njësive përbërëse, të termave dhe të koncepteve.

1 E. Wüster, Internationale Sprachnormung in der Technik, VDI, Berlin, 1931.

2 Në këtë rast termi "terminologji", disa kohë pas Wüster-it, ka fituar dy kuptime: 1.

"tërësi termash , leksik terminologjik" dhe 2. "shkenca, fusha e tudimit mbi termat dhe

konceptet" (shih Felber, Terminology Manual, 1980). Në literaturën shqipe, sidomos në

përkufizimet në Fjalorë (edhe në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, 1980) është ruajur

vetëm kuptimi i parë dhe vetëm në Fjalorin e gjuhës shqipe 2006 termi "terminologji"

(e bërë kjo edhe nën ndikimin e konceptimit vysterian), jepet me dy kuptime: 1. tërësia e

termave të një fushe të shkencës ..., 2. fushë studimi i termave".

36 Duro - Proko

Autonomia e terminologjisë si leksik i specializuar dhe vendosja e

saj si fushë studimi ndërdisiplinore ndërmjet gjuhësisë dhe fushave

speciale (të shkencës dhe të teknikës) shkaktoi reagim të madh

kundërshtues nga gjuhëtarët, por mori miratimin nga specialistët, të cilët

do ta kishin terminologjinë edhe si objekt të punës së tyre. Me Wüster-in

ndodhi pak a shumë si me Sausure-in (Sosyr), i cili e cilësoi gjuhën si

sistem në vetvete e për vetvete, por Wüster-i e veçoi terminologjinë si

sistem, si leksik, duke krijuar për të shkencën përkatëse që do të ishte e

pavarur nga gjuhësia, çka shkaktoi kundërshtimin e prerë të gjuhëtarëve,

një pjesë e të cilëve e ruajnë, ndonëse në masë të kufizuar, edhe sot.

Megjithatë duhet nënvizuar se Sosyri ishte gjuhëtar dhe u mbrojt

nga përkrahësit me argumente, ndonëse u kundërshtua nga një pjesë

specialistësh gjuhëtarë. Vështruar nga kjo pikëpamje, Wüster-i nga

profesioni ishte inxhinier elektrik, ndonëse me erudicion të gjerë

gjuhësor, kështu që kundërshtarët gjuhëtarë i kishte më të fortë se

mbrojtësit specialistë. Një pjesë prej të parëve, gjuhëtarëve, e kuptuan

atë sipas konceptit të vet gjuhësor, ose s’donin ta kuptonin, kurse të

dytët, specialistët, e kuptonin, por s’ditën ta mbronin.

Duhet nënvizuar se me konceptimin e ri mbi terminologjinë si

shkencë më vete Wüster-i krijoi një vjegë ndërmjetëse ndërmjet

gjuhëtarit dhe specialistit, atë të terminologut, i cili do të përbënte një

rezultante të të dyve, por që sigurisht pesha do të shpërndahej mbi të dy:

njëri për anën gjuhësore, lidhur me teorinë, parimet, metodat e

terminologjisë vështruar edhe si leksik special, të cilat Wüster-i i ndërtoi

vetë, kurse i dyti, në lidhje me anën konceptore të saj. Kështu, pra, çdo

terminologji do të mbështetej mbi këto dy hallka, çka filloi të

respektohej qysh atëherë, ndonëse vepra e Wüster-it në shumë pika

mbeti e pazbatuar dhe duheshin të kalonin shume vite, pas Luftës II

Botërore, kur vetë ai ta realizonte teorinë e tij, ta thellonte më tej me

studime dhe ta konkretizonte në veprën, që cilësohet si model i një vepre

terminologjike ”Veglat prerëse” (“Machine Tool”)3. Më pas, kur Wüster-

i arriti ta fuste terminologjinë si lëndë mësimore në universitetin Teknik

të Vjenës, nisën në rrafsh të gjerë veprimtaritë shkencore e praktike,

(konferenca, simpoziume) dhe teoria e tij filloi të ndiqej nga një varg

3 E. Wüster, The machine tool, London, Technical Press, 1968, vol. 1, 160 f.

Reflekse të konceptimit të terminologjisë si fushë dije ndërdisiplinore 37

ithtarësh si, H. Felber4, G. Budin5, C. Galinski6, H. Piht7, J. Sager8, J.

Poytard9, D. Lote10 në BS etj.

Do të ishte me vlerë në këtë rast të theksonim disa nga postulatet e

teorisë terminologjike të Vysterit.

• Terminologjia e një gjuhe si leksik special studiohet në formën e

terminologjive të fushave të veçanta të dijes, ku secila fushë

përbën një sistem termash që i përgjigjet një sistemi konceptesh të

po asaj fushe dije. Pra, identitetin e çdo terminologjie e përbën

kështu fusha e dijes. Termi jashtë fushe s’ka vlerë, si, p.sh., rrënjë,

buzë etj., të cilat identifikohen në fushat përkatëse: rrënjë (bot.,

mat., kim. etj.), ku fushat veçojnë konceptet e termat përkatës.

• Puna me terminologjinë fillon me konceptin, i cili përbën

përmbajtjen e termit. Brenda sistemit vendoset ekuacioni një

koncept - një term. Kjo është edhe baza e standardizimit, i cili

zgjidhet përmes mënjanimit të sinonimisë dhe të homonimisë.

• Termi nga forma është kombëtar, nga përmbajtja është

ndërkombëtar; në këtë mes merr vlerë të veçantë kombëtarësia e

termit (nga forma) dhe ndërkombëtarësia (nga përmbajtja,

koncepti) për standardizimin në rrafsh kombëtar, mbarëkombëtar

dhe ndërkombëtar të çdo terminologjie.

Në Shqipëri rezultatet e punës së Shkollës së Vjenës, sidomos të

hallkës bazë të saj, të Infotermit, u njohën me vonesë, ndonëse nëpërmjet

shkollës terminologjike sovjetike (Lote, Kandelaki11 etj.) u zbatuan disa

nga parimet terminologjike të Shkollës së Vjenës, të krijuara nga

Wüster-i, një pjesë prej të cilave u vunë në jetë drejtpërdrejt, si p.sh., nga

Drejtoria e Standardeve dhe Instituti i Studimeve dhe Projektimeve

Mekanike.

Për sa u përket organizmave të tjerë që merreshin me

terminologjinë, kryesisht Instituti i Gjuhësisë dhe më vonë edhe

Akademia Ushtarake, qysh prej veprimtarisë fillestare të tyre (në

Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në vitet ‘50 të shekullit të kaluar), u

punua mbi baza të tjera me orientim kryesisht gjuhësor për hartimin e

4 H. Felber, Terminology Manual, Infoterm, Vienne (Paris, 1984).

5 G. Budin, C. Galinski, Infoterm, 1-88 en. f. 4.

6 C. Galinski, Special Languages, Terminology Planning and Standartization, Infoterm,

2-86 en, 1986. 7 H. Piht, Terminology: An Introduction”, Kopenhagen, 1985.

8 J. Sager, A practical course in terminology processing, Amsterdam, 1990.

9 J. Poytard, “La specifité du term scientifique et technique”, në: Langue Française,

Paris, 1973/17. 10

D. Lotte, Osnovy postroenjia nauçno-tehniçeskoj, terminologii, Moskva, 1961. 11

T. Kandelaki, "Znaçenjija terminov i sistemi znaçenjij nauçno-tehniçeskoj

terminologi”, në: Problemy jazyka nauki i tehniki, Moskva, 1970.

38 Duro - Proko

fjalorëve terminologjikë të serisë terminologjike, (deri më sot 33 vepra,

Akademia Ushtarake 30 vepra etj.)12 . Fillimisht u hartuan fjalorët e

fushave bazë, si i botanikës, i matematikës, i degëve të ndryshme të

fizikës etj. Hartimi i tyre nisi mbi bazën e disa parimeve e kritereve,

duke u mbështetur mbi përvojën e huaj, duke pasur si mbështetje fjalorë

të gjuhës ruse dhe frënge. Kjo punë u krye qysh në fillim mbi bazën e

bashkëpunimit të gjuhëtarëve të njohur, si A. Xhuvani, E. Çabej, S. Riza,

L. Dodbiba, M. Domi, A. Kostallari etj., me specialistët e fushave të

dijes, kështu që u zbatua një ndër konceptimet e Wüster-it mbi

bashkëpunimin gjuhëtar – specialist, të cilët kryen tërë punët mbi fjalësit,

duke i diskutuar ata gjatë në komisione, ku vendosnin për problemet e

sinonimisë, sistemimit të termave, shqipërimit etj. Më vonë u botua edhe

një Udhëzues për përpunimin e terminologjisë nga Ferdinand Leka13, i

cili u mbështet mbi punën praktike të kryer deri në atë kohë, si edhe u

ndërmorën studime në fushë të leksikografisë dhe të terminologjisë.

Megjithatë duhet nënvizuar se, siç është thënë me të drejtë, praktika

terminologjike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë i ka paraprirë

teorisë terminologjike, prandaj edhe puna është kryer me mangësi të

shkallëve të ndryshme.

Ndonëse shumë shqipërime u futën në përdorim, sidomos në

tekstet e shkollës 8-vjeçare dhe të mesme, si katror, lakore, përmasë,

provëz, tretësirë etj., kryerja me kufizime e trajtimit sistemor të

terminologjisë çoi në shfaqjen e një vargu dukurish negative, sidomos në

moszgjidhjen e problemeve të sinonimisë, polisemisë dhe të mangësive

në sistemimin e terminologjisë mbi bazën e sistemimit të koncepteve.

Kështu, duke mos i njohur mirë parimet e terminologjisë, nga mania

sidomos e shqipërimeve pa kriter, u shtua numri i sinonimeve si krijimi

për një koncept i një vargu emërtimesh, që kanë mbërritur edhe sot14, si

p.sh., kërbishtor = rruazor = vertebror, shtypje = trysni = presion. Këtu

duhet pasur parasysh se në punën e komisioneve mbizotëronte mendimi i

gjuhëtarëve, sidomos në fazën e parë, kur u futën terma shqip që krijuan

pështjellime në dallimin e koncepteve si shtypje / trysni, bosht / aks,

dendësi / denduri / densitet etj. Disa fjalë shqipe pak të njohura ose

krijime të reja për specialistët tingëlluan më shumë si fjalë të huaja, si

buthtim, furatë, urojmë, zhardhok etj.

Pas shumë vitesh pune u ndie e nevojshme marrja e përvojës nga

qendrat më të specializuara në fushën e terminologjisë, siç është shkolla

12

Shih V. Proko, "Bibliografi e terminologjisë", në: Konferenca shkencore “Gjendja dhe

zhvillimi i terminologjisë shqipe - probleme e detyra”, Tiranë, 2009. 13

F. Leka, Udhëzues për përpunimin e terminologjisë tekniko-shkencore, Tiranë, 1983. 14

E. Lafe, “Leksiku terminologjik si problem gjuhësor dhe kombëtar”, në: Konferenca

shkencore “Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe - probleme e detyra”, Tiranë,

2009.

Reflekse të konceptimit të terminologjisë si fushë dije ndërdisiplinore 39

e Vjenës, e mbështetur në konceptimet vysteriane. Këtu duhet

përshëndetur nisma e prof. Emil Lafe, në atë kohë përgjegjës i sektorit të

terminologjisë dhe të kulturës së gjuhës në Institutin e Gjuhësisë dhe

Letërsisë, që vizitoi Infotermin në Vjenë në shkurt 1985 dhe gjeti

mirëkuptimin e Akademisë për të dërguar atje dy punonjës terminologë,

Hëna Pasho dhe Vladimir Dervishi, për kualifikim e përvojë. Pas kësaj

filluan edhe studime të mirëfillta nga fusha e terminologjisë, ku u bënë

përpjekje për të futur disa nga konceptet e Wüster-it, sidomos trajtimi i

termit mbi bazën e konceptit, çka çoi në thellimin e lidhjeve terminolog /

specialist dhe trajtimin sistemor të terminologjisë, si edhe në forcimin e

lidhjeve me Qendrat e tjera që kryenin në Shqipëri veprimtari

terminologjike, si UT, Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Mekanike.

Rezultatet e kësaj fryme të re u pasqyruan sidomos në fjalorët e

mëvonshëm, ku duhet nënvizuar puna për hartimin e Fjalorit të

mekanikës 15 me një komision të gjerë gjuhëtarësh, terminologësh e

specialistësh. Për njësimin e termave të mekanikës u shfrytëzua përvoja

më e mirë, sidomos për standardizimin ndërkombëtar të terminologjisë,

ku u mor për bazë gjuha angleze. Nga studimet e bëra janë sjellë një varg

shembujsh si, p.sh., rregullimi i termave mbi bazën e barazisë term-

koncept, një ndër parimet themelore vysteriane, si p.sh.: bosht / aks /

aksor (angl. shaft / axis / axel), sharrë (vegël, makinë, vend) = sharrë -

sharruese - sharrtore etj.

Më tej filluan studimet e mirëfillta, U bë përpjekja e parë nga V.

Dervishi për trajtimin konceptor të terminologjisë, i cili u pasua edhe nga

punime të studiuesve të tjerë. Filluan të hartohen një varg monografish

nga terminologjia, të cilat u botuan edhe si vepra nga A. Duro16, H.

Pasho 17 dhe përmbledhja e F. Lekës për njësimin, pastrimin dhe

pasurimin e mëtejshëm të terminologjisë tekniko-shkencore në gjuhën

shqipe 18 . Në Kosovë gjithashtu filluan studimet, të ndërmarra nga

specialistë si P. Nushi19, H. Gorani20, si edhe nga gjuhëtarë si F. Çitaku,

S. Pllana.

15

A. Duro, etj. Fjalor i termave themelorë të mekanikës, Tiranë, 2002. 16

A. Duro, Terminologjia si sistem, “Panteon”, Tiranë, 2001; Termi dhe fjala në gjuhën

shqipe, Tiranë, 2009; Studime gjuhësore (terminologji, gjuhësi kompjuterike, kritikë-

bibliografi), QSA, Tiranë 2012. 17

H. Pasho, Terminologjia e ekonomisë në gjuhën shqipe, nga Rilindja deri në vitet ’80

të shek. XX. Tiranë 2005. 18

F. Leka, Për njësimin, pastrimin dhe pasurimin e mëtejshëm të terminologjisë tekniko-

shkencore në gjuhën shqipe, në: Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe,

Prishtinë, 1983, f. 121-127. 19

P. Nushi, Fjalor shpjegues i psikanalizës, ASHAK, Prishtinë, 2010; Leksikon i

psikologjisë, ASHAK (në botim)

40 Duro - Proko

Në bazë të frymës së Shkollës së Vjenës u bënë përpjekje për

futjen e koncepteve të bankave të termave, ku u krijua një bankë model

me baza kompjuterike. Më vonë u ndërmor Fjalor i termave themelorë të

bujqësisë, Fjalor i termave të patologjisë, Fjalor shpjegues i botanikës

etj. Këto janë bërë objekt studimi edhe në Konferencën për

terminologjinë, qershor 2009. Mbi bazën e konceptimeve të Shkollës së

Vjenës në kohën e sotme shtrohen një varg problemesh, sidomos për

bashkëpunimin e qendrave që merren me terminologjinë, si Drejtoria e

Standardizimit, Drejtoria e Përkthimit, UT etj.

Sot puna çalon sidomos në mosnjohjen e punëve të njëri-tjetrit. Një

zbrazëti e madhe është krijuar nga mosfunksionimi i Departamentit (ish-

sektorit) të terminologjisë të IGJL. Mungon gjithashtu bashkëpunimi

edhe në rrafsh mbarëkombëtar, në lidhje me Kosovën dhe me

Maqedoninë, por sidomos duhet nënvizuar mungesa të lidhjeve me

qendrat e specializuara, ku vendin kryesor e zë Shkolla e Vjenës me

Infotermin, TermNetin, dhe qendrat e tjera terminologjike.

Sot në punën me terminologjinë, sidomos në hartimin e fjalorëve

terminologjikë, po mbizotëron edhe nisma vetjake e specialistëve të

ndryshëm, që marrin përsipër të hartojnë fjalorë terminologjikë me ose

pa shpjegime, si Fjalor i ekonomisë, Fjalor i biznezit etj. Si e metë vihet

re edhe mosbashkëpunimi i specialistëve me gjuhëtarët (terminologë),

çka ka sjellë që hartimi i fjalorëve terminologjikë realizohet pa kritere të

shëndosha shkencore. Në hartimin e fjalorëve terminologjikë vihen re

këto dukuri negative:

a) Hartohen fjalorë vetëm nga specialistë (Fjalor i ekonomisë, Fjalor i

biznezit)

b) Hartohen në bashkëpunim, por vetëm me një redaktor.

c) Hartohen në bashkëpunim specialist-gjuhëtar (të kufizuar) dhe

vetëm me një redaktor (Fjalor shpjegues i botanikës – J. Vangjeli,

A. Duro; Fjalor i informatikës me redaktor R. Ismajli, por me

redaksi të kufizuar).

Megjithatë, për kohën e sotme si anë pozitive të sotme duhen

përmendur:

• Hartimi i një vargu monografish si vepra të veçanta edhe nga

terminologët e rinj (V. Proko21, S. Pllana22, botimi i materialeve

20

H. Gorani, “Probleme kuptimore në terminologjinë ekonomike”, në: Konferenca

shkencore Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe - probleme e detyra, Tiranë,

2009. 21

V. Proko, Leksiku terminologjik i agronomisë në gjuhën shqipe, QSA, IGJL, Botimet

albanologjike, Tiranë, 2012. 22

S. Pllana, Terminologjia bazë e mekanikës në gjuhët shqipe dhe angleze, QSA, IGJL,

Botimet albanologjike, Tiranë, 2014.

Reflekse të konceptimit të terminologjisë si fushë dije ndërdisiplinore 41

të konferencës për terminologjinë të organizuar nga Universiteti

“Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.23

• Ndërmarrje e studimeve në fusha të ndryshme të terminologjisë

edhe nga specialistë (në Kosovë: P. Nushi, N. Caka 24 , H.

Gorani).

Më poshtë po paraqesim disa drejtime themelore të punës në të

ardhmen, ku bashkëpunimi specialist-gjuhëtar duhet të përbëjë thelbin e

zgjidhjes së problemeve:

1. Të vijojë puna për pasurimin e kartotekës, së kartotekës së

leksikut terminologjik, ide e hedhur që në Konferencën e

terminologjisë e të zgjidhen problemet gjuhësore, në

bashkëpunim me gjuhëtarët, terminologët e specialistët.

2. Në drejtimin leksikografik, parësore do të mbeten fushat ku ndihet

më shqetësues problemi i termave të huaj, përdorimi i tyre pa

kriter. Lënda e grumbulluar duhet të ndahet sipas fushave me

paraqitje hierarkike: më vete shkencat e përpikta, shkencat e

zbatuara etj., dhe më tej shkencat e veçanta: matematika me

degët e saj, fizika me degët e saj etj. Të krijohen bankat

terminologjike për çdo fushë, të cilat do të shërbejnë për hartimin

e fjalorëve terminologjikë sistematikë dhe me përkufizime,

fjalorëve terminologjikë shpjegues sipas fushave të gjera, mbi

bazën e fjalorëve të fushave të ngushta të hartuara deri më sot.

3. Për të pasur një terminologji që t’u përgjigjet kërkesave të kohës,

duhet të vijojë puna e filluar për të plotësuar e ripunuar fjalorët

terminologjikë të botuar vite më parë nga IGJL etj.

4. Vetë zhvillimi i vrullshëm i shkencave natyrore dhe teknike shtron

detyrën e ngutshme të hartimit të një Fjalori të termave

themelorë të shkencës dhe teknikës në disa gjuhë, i cili do t’i

japë një orientim të ri vlerësimit e rivlerësimit të termave të huaj

në shqipe, qëndrimit ndaj tyre, vendit që ata zënë në raport me

termat e shqipëruar e që konkurrojnë me ta (deri 15.000 terma

bazë).

5. Duhet të vijojë e të shumëfishohet bashkëpunimi me kolegët e

organizmat përkatës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

23

Terminologjia në shkencat e ligjërimit. Përmbledhje e materialeve të konferencës

shkencore ndërkombëtare “Terminologjia në shkencat e ligjërimit”, mbajtur në

Elbasan, më 13 mars 2012. Bordi shkencor: Prof. as. Dr. Albert Riska, Dr. Teuta Toska,

Prof. Dr. Tomor Plangarica, Prof. as. Dr. Blerina Suta, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Prof. Dr.

Aljula Jubani-Bengu, Prof. Dr. Dhurata Shehri, Prof. as. Dr. Bardh Rugova. “Rama

Graf”, Elbasan, 2014, 366 f. 24

Fjalor i Informatikës (anglisht-shqip, shqip-anglisht) (N. Caka, A. Dika, S. Rodiqi),

Prishtinë, 2005.

42 Duro - Proko

LITERATURA

• Duro, etj. Fjalor i termave themelorë të mekanikës, Akademia e

Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2002.

• Duro, Terminologjia si sistem, “Panteon”, Tiranë, 2001; Termi dhe fjala

në gjuhën shqipe, Tiranë, 2009; Studime gjuhësore (terminologji,

gjuhësi kompjuterike, kritikë-bibliografi, Qendra e Studimeve

Albanologjike, Tiranë 2012.

• Galinski, Special Languages, Terminology Planning and

Standartization, Infoterm, 2-86 en, 1986.

• Lotte, Osnovy postroenjia nauçno-tehniçeskoj, terminologii, Moskva,

1961.

• Lafe, Leksiku terminologjik si problem gjuhësor dhe kombëtar, në:

Konferenca shkencore “Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe -

probleme e detyra”, Tiranë, 2009,

• Wüster, Internationale Sprachnormung in der Technik, VDI, Berlin,

1931.

• Wüster, The machine tool, London, Technical Press, 1968, vol1, 160 f.

• Leka, Udhëzues për përpunimin e terminologjisë tekniko-shkencore,

Tiranë, 1983.

• Budin, C. Galinski, Infoterm, 1-88 en. f. 4.

• Felber, Terminology Manual, Infoterm, Vienne, (Paris, 1984).

• H. Piht, Terminology: An Introduction, Kopenhagen, 1985.

• Poytard, “La specifité du term scientifique et technique”, në Langue

Française, Paris, 1973/17.

• Sager, A practical course in terminology processing, Amsterdam,

1990.

• N. Caka, A. Dika, S. Rodiqi, Fjalor i informatikës (anglisht-shqip,

shqip-anglisht), Prishtinë, 2005.

• T. Kandelaki, “Znaçenjija terminov i sistemi znaçenjij nauçno-

tehniçeskoj terminologii”, në: Problemy jazyka nauki i tehniki,

Moskva, 1970.

• V. Proko, “Bibliografi e terminologjisë”, në: Konferenca shkencore

“Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe - probleme e detyra”,

Tiranë, 2009.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Emil Lafe, studiues, gjuhëtar.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Emil LAFE

FJALËT E LIGJËRIMIT POPULLOR SI BURIM PËR TERMINOLOGJINË DHE PËR LEKSIKUN E PËRGJITHSHËM

01. Është e njohur se leksiku terminologjik i çdo gjuhe mbështetet gjerësisht

në fjalët e gjuhës së përgjithshme popullore. Kështu edhe në gjuhën

shqipe fjalët të tilla si bërthamë, bimë, bosht, brez, deltinë, grimcë,

lodhje, lyshtër, rreshpe, rrënjë, shtrat, shtresë, vatër etj., krahas kuptimit

të parë konkret kanë marrë kuptime të reja si terma në fusha të ndryshme

të dijes. Por përveç fjalëve me shtrirje në mbarë gjuhën ose në pjesën më

të madhe të hapësirës gjeografike të një gjuhe, terminologjia pasurohet

edhe me fjalë të ligjërimit popullor, që përdoren në treva pak a shumë të

ngushta, por që gjykohen si të përshtatshme për t’u ngritur (ose për t’u

fisnikëruar) në terma. Kjo ndodh kur fjala dialektore a krahinore 1

(kryesisht emra) jo vetëm mbulon semantikën e konceptit përkatës në

sistemin e dhënë terminologjik, por edhe është fjalë e vjetër e shqipes.

Një ndër të parët që ka ndjekur me vetëdije këtë rrugë, është Naum

Veqilharxhi. Te ”Ëvetari” i vitit 1945 ai shkruan: “e di mirë që kalasë i

thoshin murnime dhe forcomje”; në një vend tjetër ai sqaron se fjalën

gërbjë me kuptimin e fjalëve të huaja ‘kullë’ (nga turqishtja) dhe ‘pirg’

(nga greqishtja) e ka gjetur “mbë një vënt të shkruar”. Këto tri fjalë, që i

përkasin terminologjisë së fortifikimeve, sot janë arkaizma, nuk kanë

zënë vend as në fjalorët shpjegues, por mund të kishin pasur një fat më të

mirë, po të kishin tërhequr me kohë vëmendjen e lëvruesve e të

1 Dallimi fjalë dialektore a dialektizëm dhe fjalë krahinore a krahinorizëm nuk është me

rëndësi praktike për temën e këtij shkrimi. Për këtë çështje të diskutuar veçanërisht nga

leksikografët tanë shih sidomos kreun e parë “Rreth koncepteve e termave “dialektizëm”

e “krahinorizëm” në monografinë e Jani Thomait: Leksiku dialektor e krahinor në

shqipen e sotme (shih te shënimi 6).

44 Lafe

studiuesve të shqipes. Por edhe sot mund të shërbejnë për të dalluar

emërtimet kështjellë – kala2 (p.sh. e Shkodrës, e Elbasanit, e Beratit, e

Gjirokastrës) nga emërtimi për një fortifikim me përmasa më të vogla, si

p.sh. ajo që quhet kështjella a kalaja e Rodonit e të tjera të ngjashme a

më të vogla. Ky shembull nga N. Veqilharxhi dëshmon se lëvruesit e

gjuhës shqipe i kanë vlerësuar gjithnjë fjalët plaka e të harruara dhe

fjalët dialektore.

02. Që në fillimet e veprimtarisë së gjuhësisë sonë për rregullimin e

terminologjisë fjalët e leksikut të përgjithshëm dhe fjalët dialektore janë

vështruar si burim i dorës së parë. Në kriteret shkencore të kësaj

veprimtarie, të shpallura në parathënien e fjalorit të termave të botanikës,

është përcaktuar si kriter kryesor: “të shfrytëzohen sa më shumë

mundësitë mëdha që ka gjuha jonë për fjalë terma dhe prirja që ka marrë

vetiu zhvillimi i gjuhës letrare në kohën tonë. Për këtë është dashur në

disa raste që kuptimi i fjalëve të fondit të gjuhës sonë të zgjerohej, duke

u shtrirë përtej sferës së ngushtë të jetës praktike dhe zejtare gjer te

konceptet e përpikta dhe abstrakte të shkencës.”3 Nga fusha e botanikës

shërbejnë si shembuj fjalët-terma bërthamë, burbuqe, kësulë (e rrënjës),

kikël (apex), pjalm (polen), zhardhok, artisje (transplantim i bimëve), që

shënojnë objekte ose veprime konkrete, por edhe ndonjë term ardhangie

(frëngjisht turgescence, “gjendje e fryrë e qelizave dhe e indeve të

organizmave të gjallë”), e krijuar nga fjala popullore ardhanget4, që ka

kuptimin “fiton njomështi; mbushet, ngjallet (për bimët)”, dhe te ky

shembull kemi rastin kur fjala ka marrë një kuptim abstrakt.

Kjo nuk është ndonjë gjë e re për teorinë e përgjithshme të

ndërtimit të terminologjisë, pasi edhe gjuhë të tjera kanë ndjekur këtë

rrugë për të ndërtuar sistemet terminologjike. Mjafton të përmendim

p.sh. termin chip të anglishtes nga fusha e elektronikës, po kështu termin

e mekanikës candela në italishte. Shumëkush mund të kujtojë se këto

janë fjalë-terma të mirëfilltë, të njëkuptimshëm, por në të vërtetë janë

fjalë të leksikut të përgjithshëm në ato gjuhë dhe kuptimi terminologjik i

tyre është i prejardhur, pra kemi të bëjmë me një zgjerim kuptimi.

Ndërkaq mjaft gjuhë europiane (ndër to gjermanishtja, italishtja,

rusishtja, greqishtja) e kanë pranuar fjalën chip si term të elektronikës,

pa e zëvendësuar me barasvlerësin e saj (në gjuhën shqipe do të ishte

“ashkël” ose “cifël”). Për fjalën kandele është me interes të vërejmë se

2 Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980) fjalët kështjellë, kala dhe fortesë janë

dhënë si sinonime; fjala forcé, që e jep “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954) me kuptimin

“fortesë”, nuk është përfshirë te fjalorët e mëpasshëm. 3 Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore 1 Terminologjia e botanikës (shqip – rusisht

– frëngjisht). Universiteti Shtetëror i Tiranës - Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë.

Tiranë, 1963, f. 7. 4 Këtë fjalë e jep Kristoforidhi me kuptimin “fortohet”, e kundërta e sqaqet.

Fjalët e ligjërimit popullor si burim për terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm 45

ajo përdoret kudo në Shqipëri si term i teknikës, por nuk është përfshirë

në asnjë nga fjalorët shpjegues të shqipes. Te “Fjalori i gjuhës së sotme

shqipe” (1980) kuptimi i këtij termi shpjegohet te fjala qiri (kuptimi 3),

por vetëm tek Arbëreshët mund ta dëgjosh këtë përdorim5; te “Fjalori i

gjuhës shqipe” (2006) ky kuptim i fjalës qiri është hequr (mendoj me të

drejtë), por nuk është shtuar fjala kandele. Nga ana tjetër, si term për

njësinë matëse të forcës së dritës në gjuhën shqipe është pranuar tashmë

fjala qiri, kurse në gjermanishte fjala Candela (nga latinishtja), ndërsa si

term teknik gjermanishtja ka sajuar një fjalë të vetën: Zündkerze (“qiri

ndezës”).

Herë-herë ngritja e një fjale popullore në term ndjek një gjedhe të

huaj si p.sh. rrymë me kuptimin rrymë elektrike, letrare, politike etj., por

herë-herë mund të jetë një rast krejt i veçantë i shqipes, si p.sh. termi

lëndë landë me kuptim të parë “dru si material ndërtimi”, që ka marrë

një varg kuptimesh të tjera të fushës diturore, si “materie, substancë,

përmbajtje, objekt, tërësi njohurish të një fushe të caktuar etj.”

03. Fjalët e gurrës popullore e dialektore përgjithësisht përdoren si terma për

të shënuar edhe sende, veti a veprime konkrete, prandaj ato mund të

hyjnë në punë më fort në fusha të tilla të dijes si botanika, zoologjia,

bujqësia, biologjia, mjekësia, gjeografia, gjeologjia, teknika etj., me

degët e tyre të ndryshme. Fjalët dialektore janë të përshtatshme për t’u

ngritur në terma sidomos kur shfaqin edhe aftësi fjalëformuese, d.m.th.

kur prej tyre formohen sidomos mbiemra, që janë aq të nevojshëm në

terminologji, p.sh. bërthamë - bërthamor, bimë - bimor, bishtajë -

bishtajor, bosht - boshtor dhe boshtak, brez - brezor, deltinë - deltinor,

lyshtër - lyshtëror, rreshpe - rreshpor, rrënjë - rrënjor, shtresë -

shtresor, zhardhok - zhardhokor etj., ose kur nga mbiemri formohet emri

përkatës abstrakt, si i mysët “konveks” - mysëti; i lugët - lugëti

“konkavitet”.

Për vlerën e fjalëve të gjuhës popullore për terminologjinë dhe

leksikun dituror në përgjithësi sjell një varg shembujsh prof. Eqrem

Çabej në shkrimin e tij të njohur “Për pastërtinë e gjuhës”6, ku shkruan

ndër të tjera se anët e Beratit e të Frashërit (sipas Kristoforidhit) zgavrës

së një druri të madh i thonë zgërbonjë; Dangëllia një ene bakri me veshë

i thotë veshore; Labova e Rrëzës së Tepelenës, kur bie borë e imët, thotë

mizon; Myzeqeja grykës së lumit që derdhet në det i thotë gojkë; ana e

5 Kam pasur rastin të vërej se, kur flasin shqip (arbërisht), Arbëreshët i përkthejnë edhe

termat teknikë të italishtes në dialektin e tyre. 6 Gjuha jonë 1/1981, nr. 1, f. 36-47. Për vlerat e fjalës popullore dialektore shih edhe:

Jani Thomai: Rreth leksikut dialektor e krahinor. - Gjuha jonë 9/1989, 4, 21-29; Po ai,

Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme. Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Tiranë, 2001, 323 f. ; Hajri Shehu: Për një fjalor të përgjithshëm dialektor të gjuhës

shqipe. - Gjuha shqipe 31/2013, 2, 79-86.

46 Lafe

Shpatit modelit i thotë gjedhe; në të folmen e Tiranës ndiheshin dhe

ndihen fjalë si kryemot për natën e ditën e vitit të ri dhe hulli për

“brazdë”; në anët e Krujës dëgjohet anësujë për “ishull” 7 ; Mirdita

vendosjes së një grupi etnik të vendosur në një vend të ri i thotë ngulim;

Shkodra tekstileve u thotë veglore8, fjalë që lidhet me vegël, që përdor

Korça për vegjët; anët e Veriut fundërrisë që mbetet nga të shkrirët e një

lënde i thonë bram, zgjyrës bramc farke, shtrirjes së një lugine i thotë

lugajë, një fushe vogëlake vuth, një galerie a tuneli zgafelle, tumave të

lashta (arkeologji) kodërvarre, një grumbullimi lulesh në trajtë të një

kalliri të varur vastak9; në Dibër një helmi të madh të shpirtit i thonë

djegë10.

04. Në kohën kur nisi dhe u zhvillua puna intensive për hartimin e fjalorëve

terminologjikë, d.m.th. në vitet ’50-’70, leksiku i gjuhës shqipe

përfaqësohej nga “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954) me rreth 23 mijë fjalë,

nga një varg fjalorësh gjuhë e huaj - shqip dhe shqip - gjuhë e huaj, të

cilët krahas fjalëve të përgjithshme të mbarë gjuhës, përmbanin edhe

fjalë krahinore a dialektore, në mënyrë të veçantë fjalori i K.

Kristofordhit (1904) dhe fjalori i Shoqërisë “Bashkimi” (1908). Në vitin

1941 në serinë “Visaret e Kombit” ishin botuar edhe dy fjalorë krahinorë

me titullin “Fjalorth i ri”: i Nikollë Gazullit me fjalë të mbledhura në

krahinat e Veriut dhe i Pano Tases me fjalë të mbledhura në krahinat e

Jugut. Në të përkohshme të ndryshme gjatë Rilindjes, po sidomos në

vitet ’20-’30, qenë botuar lista fjalësh të mbledhura nga arsimtarë e

dashamirë të gjuhës shqipe në krahina të ndryshme. Një pjesë e mirë e

gjurmuesve të fjalës shqipe kanë qenë mësues të formuar në Normalen e

Elbasanit dhe janë këshilluar e nxitur për këtë veprim sidomos nga A.

Xhuvani, duke vijuar në traditën e Kristoforidhit, i ishte vetë një

mbledhës si zellshëm i fjalëve nga goja e popullit. Gjuhëtarët, që morën

pjesë në komisionin e terminologjisë në vitet e para të punës së tij11, si

Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Selman Riza, Mahir Domi, Androkli

Kostallari, Lirak Dodbiba kanë qenë njohës të mirë të leksikut popullor

dhe gjurmues të fjalës shqipe në fjalorët dhe botimet e ndryshme

7 Duke sjellë këtë shembull, E. Çabej e gjen të nevojshme të sqarojë: “Me këtë nuk

themi se do të zëvendësojmë patjetër ishull-in dhe do ta heqim krejt nga përdorimi,

porse japim shembullin për të treguar se edhe në fushën gjeografike gjuha e popullit ka

formuar leksema si kjo, e cila mund të hyjë në përdorim në stile të veçanta të gjuhës

letrare.” (Po aty, f. 42). 8 Kjo fjalë mund të përdoret për pëlhurat e endura në vegjë, duke i dalluar nga tekstilet e

tjera industriale. 9 Kjo fjalë është përfshirë në fjalorin e terminologjisë së botanikës për frëngj. corymbe,

rus. щиток. 10

Po aty, f. 42. 11

Komisioni i terminologjisë u formua me themelimin e Institutit të Historisë e të

Gjuhësisë dhe të sektorit të terminologjisë më 1955, në kuadrin e Institutit të Shkencave.

Fjalët e ligjërimit popullor si burim për terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm 47

periodike. Prirja e tyre për të vlerësuar fjalën shqipe popullore dhe për ta

futur atë në terminologji u ndoq edhe në veprimtarinë e mëtejshme të

sektorit të terminologjisë.

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XX dhe në këto vite të shekulli të ri

mbledhja dhe botimi i fjalëve nga goja e popullit, ose e fjalëve krahinore

a dialektore, ka shënuar arritje të rëndësishme. Duhen përmendur në

radhë të parë ekspeditat e përvitshme dhe ngritja e një rrjeti

bashkëpunëtorësh në rrethe nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

(Sektori i leksikologjisë e leksikografisë) dhe mbi këtë përvojë

organizmi i aksionit kombëtar të mbledhjes së fjalës shqipe në dy faza në

vitet ’80 të shek. XX12. Frytet e kësaj veprimtarie ruhen si dorëshkrime

në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë dhe në Kartotekën e Leksikut të

Shqipes të shpërndara në shkronjat përkatëse. Një pjesë e fjalëve të

mbledhura në popull janë botuar edhe në revistat “Studime filologjike” e

“Gjuha jonë”, po ashtu në Kosovë në revistat “Gjurmime albanologjike”

e “Gjuha shqipe”. Krahas kësaj dialektologët që kanë përshkruar të

folmet e shqipes (në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni) kanë përfshirë

rregullisht në punimet e tyre edhe fjalorthë dialektorë me fjalë tipike e

karakteristike të asaj së folmeje, që kanë marrë nganjëherë përmasat e

një fjalori të vërtetë krahinor. Materiale të tilla janë botuar në serinë

“Dialektologjia shqiptare” me nxitjen dhe kujdesin e prof. Mahir Domit,

si p.sh. fjalori i së folmes së Çamërisë nga Qemal Haxhihasani, rreth 90

faqe13; po ky autor ka botuar edhe një fjalor të gjerë nga e folmja e

Tiranës14; nga Pjetër Elezi pjesa e parë (shkronjat A-B) e një fjaloi të

përgjithshëm dialektor15. Në kuadrin e hulumtimit të së folmes së qytetit

të Gjirokastrës janë bërë përpjekje të frytshme edhe për mbledhjen e

pasurisë leksikore të saj nga Hasan Zazani, Muzafer Xhaxhiu dhe tani së

fundi nga Mimoza Karagjozi-Kore 16 ; Natasha Sotiri ka botuar një

fjalorth të pasur të së folmes së Qeparoit17.

12

Shih: Udhëzues për mbledhjen e fjalëve dhe të shprehjeve të gjuhës shqipe (Për fazën

e dytë të aksionit kombëtar). Akademia e Shkencave e RPSH - Instituti i Gjuhësisë dhe i

Letërsisë. Tiranë, 1989, 107 f. 13

Shih: Vështrim i përgjithshëm mbi të folmen e banorëve të Çamërisë (II). -

Dialektologjia shqiptare II, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë - Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1974, f. 26-114. 14

Haxhihasani, Qemal: Fjalor nga e folmja e Tiranës (qytet dhe fshat). - Dialektologjia

shqiptare VII, Akademia e Shkencave e Shqipërisë - Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Tiranë, 2005, 258-427. 15

Pjetër Elezi, Kontribute për fjalorin dialektor, I. - Dialektologjia shqiptare IV.

Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë - Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

Tiranë, 1982, f. 345-370. Mjerisht nuk ka vijuar botimi i këtij fjalori me vlerë. 16

Hasan Zazani: E folme e qytetit të Gjirokastrës. Studim dialektologjik. Fjalorth dhe

shprehje popullore. Gjirokastër 1999, 246 f.; Muzafer Xhaxhiu: Fjalor i të folmes së

48 Lafe

Siç u përmend, një mbledhës si zellshëm i fjalëve shqipe nga goja

e popullit dhe nga burime të tjera ka qenë Aleksandër Xhuvani. Fjalori i

tij dorëshkrim u botua pjesë-pjesë nën kujdesin e prof. Mahir Domit

edhe prof. Qemal Haxhihasanit në revistën “Studime filologjike” në vitet

’70-’80 të shekullit të kaluar dhe qe parashikuar të dilte si vëllim i tretë i

“Veprave” të tij. Ndërkaq që nga fundi i viteve ’70 e në vijim janë botuar

një varg fjalorësh krahinorë, që po i renditim sipas vitit të botimit:

“Fjalorth i fjalëve të rralla” nga Abdulla Zymberi (Prishtinë, 1979),

“Fjalor fjalësh e shprehjesh popullore” nga Sulejman Drini, Ibrahim

Goçi, Mehmet Halimi, Skënder Gashi. Instituti Albanologjik i Prishtinës,

(Prishtinë, 1982), “Fjalë popullore nga Myzeqeja” nga Jani Nushi

(Tiranë, 1991), “Fjalor i të folmeve shqiptare në Mal të Zi” nga Mehmet

Ahmetaj (Prishtinë 1996), “Fjalor i shqipes truallsore të Maqedoni” nga

Qemal Murati (Tetovë 1998), “Fjalor me shprehje dhe fjalë të rralla

(Shprehje popullore frazeologjike nga Tropoja)” nga Petrit Zeneli

(Tiranë, 1999), “Faqe nga visari leksikor i Mirditës” (Mirdita, 2002),

“Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë”

nga Qemal Murati (Shkup, 2003), “Visare gjuhësore-kulturore nga

Malësia e Gjakovës. Vëllimi i dytë” nga Avdyl Sula (Tiranë, 2003),

“Fjalor i shqipes së Plavës dhe Gucisë” nga Pavli Haxhillazi dhe

Sulejman B. Ahmeti (Tiranë, 2004), “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës

shqipe” nga Benedikt Dema (Tiranë, 2005), “Fjalorth krahinor (i gjuhës

shqipe)” nga Miço Samara (Tiranë, 2005), “Fjalor dialektor me fjalë e

shprehje nga Jugu i Shqipërisë” nga Pano Tase (Tiranë, 2006), “Fjalë e

shprehje nga krahina e Hasit” nga Shefqet Hoxha (Tiranë, 2007), “Fjalor

me fjalë e shprehje nga leksiku bimor dhe shtazor i Skraparit” nga

Haredin Xhaferi (Tiranë, 2007), “E folmja e Përmetit. Fjalor krahinor i

Përmetit. Fjalor i emërtimeve trashëguese të bimësisë” nga Nexhip

Mërkuri (Vlorë, 2009), “Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore” nga

Avdyl Sula (Tiranë, 2009), “Vëzhgime gjuhësore dhe etnografike.

Monografi” nga Petrit Zeneli (Tiranë, 2010)18. Ka edhe disa fjalorë të

tjerë me emërtime popullore ose tradicionale që u përkasin fushave të

veçanta tematike19. Të pasur me fjalë të ligjërimeve popullore janë edhe

Gjirokastrës. Tiranë, 2010, 167 f. ; Mimoza Karagjozi Kore: Gjirokastra vështrim

historik, gjuhësor, etnologjik. Monografi. Botimet Dudaj. Tiranë, 2014, 308 f. 17

Natasha Sotiri: E folmja dhe toponimia e Qeparoit. “Konica”. Tiranë, 2001, 290 f.

(Fjalorth, f. 143-248). 18

Përmban qindra fjalë të trevave verilindore të shqipes (Shqipëri – Kosovë) me

klasifikime sipas fushave tematike. 19

Shih: Valter Memisha: Emërtime për kafshë dhe shpendë në zonën e Labërisë. Shtëpia

botuese “ABC”. Gjirokastër 2001, 245 f.; Simon Pepa: Tradita bujqësore nëpërmjet

thesarit gjuhësor. I (Në viset veriore të Shqipërisë, në përqasje dhe me të folme të tjera

të shqipes), II )Fjalor bujqësor në viset veriore të Shqipërisë, në përqasje dhe me të

Fjalët e ligjërimit popullor si burim për terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm 49

fjalorët dygjuhësh të botuar në gjysmën e parë të shek. XX20 si dhe

“Fjalor i gjuhës shqipe” i Mehmet Elezit21. Nga treguesi i shembujve në

më monografinë e J. Thomait për leksikun dialektor e krahinor del se në

atë vepër janë trajtuar e shpjeguar rreth 8700 fjalë22.

Në këtë trajtesë, për të mos u hapur shumë, nuk kam përfshirë

visarin leksikor të diasporës (arbëreshe, arvanitase etj.), por edhe në të

folmet mund të gjenden fjalë të përshtatshme për të pasuruar leksikun

terminologjik ose leksikun dituror në përgjithësi. E. Çabej përmend p.sh.

se në Arbënesh të Dalmacisë për “shpina e dorës” thonë përmidora e për

“krijoj” me një fjalë vendi lentoj (nga lej), prej nga mund të formohet

edhe lentim; në Greqi për “gardh” thonë thurimë, fjalë që mund të

përdoret edhe me një kuptim të figurshëm, si p.sh. në gërshetimin e

veprimit të një drame.23

Nga sa u parashtrua më lart dhe nga një vështrim i përgjithshëm (jo

i thelluar) i fjalorëve dhe ndihmesave të tjera leksikografike për fjalën

shqipe me burim nga ligjërimi popullor, kam arritur në përfundimin se

është e nevojshme të ndërtohet një projekt, që mund të quhej “Vlerësimi

i fjalës dialektore e popullore si burim për terminologjinë dhe leksikun

letrar”. Ky projekt mund të ndërmerrej në bashkëpunim nga Instituti

Alb-Shkenca dhe Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare e sapoformuar, duke

ftuar edhe studentë për të shkruar tezën e masterit shkencor për një ose

më shumë nga fjalorët. Lënda leksikore e një e një fjalori mund të

paraqitej sipas kësaj tabele:

folme të tjera të shqipes). “Camaj-Pipa”, Shkodër 2002, 208 p., 222 f.; Hajro Ulqinaku:

Glosar (Fjalorth i detarisë i të folmes së Ulqinit). Botim II, i plotësuar. Instituti

Albanologjik i Prishtinës – Asociacioni Ulqini – Ulqin. Ulqin 2011, 136 f. 20

Shih: “Bibliografi e leksikografisë shqipe”. – në: Leksikografia shqipe Trashëgimi dhe

perspektivë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Akademia e Shkencave dhe e Arteve

e Kosovës. Tiranë, 2005, f. 329-364. 21

Mehmet Elezi: Fjalor i gjuhës shqipe. Enti botues “Gjergj Fishta”. Tiranë, 2006, 1664

f. 22

Shih shënimin 10. 23

Eqrem Çabej, Për pastërtinë e gjuhës. “Gjuha jonë” 1/1981, nr. 1, f. 42-43.

50 Lafe

Fjalë nga shkronja M e fjalorit të Avdyl Sulës

Fjala

sipas

normës

letrare

Fjala

sipas

Fjalorit

Pj. e

ligj.

Kuptimi

(kur është

e

nevojshme)

Vendi

ku thuhet

(me

shkurtim)

Fusha

temati

ke

Është në

FGjSSh

FGjSh

Vetëm

fraze-

ologji

mace = ef 02 + +

maçarung/ë,-a = ef dru, shkop

me gungë

Ks, Tro,

Pu, Le

01

maçorr,-i = 02 + +

maçungan,-e = mb shtatlidhur Tro, Pu 10

maçungë, -a = ef dru, shkop

me gungë

01

madh (i,e) = mb 09 + +

magj/e, -ja = f 03 + +

magjebosh = mb Ks, Tro,

Pu

09

magjemykyr magje

mykun

mb Ks, Tro,

Pu, Le

09

magjetor, -i = m Ks, Tro,

Pu

12

magjishëm = ndajf 09

mahnitshëm = ndajf Ks, Tro,

Pu, Le

09

mahunë, -a = ef bishtajë Ks, Tro,

Pu, Le

04

maj mâj kal. Ks, Tro,

Pu, Le,

Mr, rr. i

Tr.

04

majcak,-e mâjcak mb Pu, MM 04

majëcung,-ë = mb Ks, Tro,

Pu

09

majëshyt,-ë = mb Ks, Tro,

Pu, Le

09

majëtrashë = mb Ks, Tro,

Le

09

majhosh,-e = mb 09 + +

majnush/ë,-a = f enjë Ks, Pu

majok/e, -ja = f enjë 04

majs,-i mâjs,-i m mëndarak 04

majt/ë (e) = mb enjë Ks, Tro 04

majt/ohem = vetv më shteron

qumshti

Ks, Tro,

Pu

maknor/e,-ja = f + +

mal,-i = m + +

Fjalët e ligjërimit popullor si burim për terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm 51

Në shtyllën e parë në fund të punës do të shënohet numri rendor i

fjalës dhe kështu del edhe numri i saktë i fjalëve për çdo fjalor. Tabelës

mund t’i shtohen edhe shtylla të tjera, p.sh. për etimologjinë e fjalëve

(ato që nuk janë në FGjSSh), sepse në fjalorët krahinorë ka mjaft

huazime krahinore nga gjuhët sllave e nga greqishtja ose turqizma

arkaike, dhe autorët, duke mos i njohur, i paraqesin si fjalë që mund të

pasurojnë fjalorin e shqipes së sotme. Natyrisht përcaktimi i burimit

kërkon bashkëpunimin e specialistëve të gjuhëve përkatëse dhe sigurisht

do të jetë me dobi edhe për ta.

Fushat tematike:

01 Bota bimore (emërtime të bimëve, drurëve, të pjesëve të tyre, të

sëmundjeve etj.).

02 Bota shtazore (emërtime të gjallesave: kafshë, shpendë, peshq,

kandra të organeve e pjesëve të trupit të tyre, të sëmundjeve etj.).

03 Shtëpia: pjesët, shtojcat e jashtme dhe orenditë e saj (përfshirë

shtresat e mbulesat).

04 Ekonomia bujqësore, pemëtaria e kopshtaria (mjetet e punës,

proceset e punës, llojet e tokës bujqësore, sëmundjet e kulturave

bujqësore, veti të tyre).

05 Ekonomia blegtorale (mbarështimi, ushqimi e strehimi i kafshëve

shtëpiake, sëmundjet e tyre, pajimet e kafshëve; llojet e kafshëve

shtëpiake sipas tipareve të ndryshme fizike (lloji i ngjyrës, forma

e brirëve, madhësia etj.).

06 Gjeografia, hidrografia, klima, astronomia popullore (emërtime të

terrenit, të rrjedhave ujore, të dukurive të natyrës, të gjendjeve të

klimës, të erërave, të yjësive etj.).

07 Ushqimi i njeriut, lëndët ushqimore, llojet e gatesave e të pijeve.

08 Veshmbathja, lëndët dhe mjetet e përdorura, proceset e punës.

09 Jeta sociale, gjendja ekonomike, psikologjike dhe shëndeti i

njeriut (lindja, vdekja, fejesa, martesa, tiparet fizike e morale,

veprimet etj.), mjekësia popullore.

10 Njeriu sipas tipareve fizike (ngjyra, forma dhe madhësia e pjesëve

dhe organeve të trupit).

11 Vreshtaria, prodhimi i verës, ullishtaria, prodhimi i vajit (llojet e

rrushit e të hardhive, proceset e punës në vresht, në ullishte, llojet

e ullinjve, proceset dhe mjetet e punës për prodhimin e verës e të

vajit të ullirit).

12 Zejtaritë (mjetet dhe proceset e punës të muratorit, zdrukthëtarit,

farkëtarit, argjendarit, poçarit, rrobaqepësit, këpucarit etj.); njeriu

sipas mjeshtërisë (emërtimet e mjeshtërive).

13 Fjalë (me kuptim konkret e abstrakt) të sferës fetare e të

52 Lafe

besëtytnive.

14 Fjalë të sferës ushtarake e të luftës (emërtime armësh, pjesë të

tyre, fortifikime, veprime).

15 Njësi popullore të masave të gjatësisë, peshës, vëllimit, sipërfaqes

së tokës etj.

16 Të ndryshme (fjalë që nuk hyjnë në asnjë nga 15 pikat e

mësipërme). Këto do të klasifikohen më tej në fusha të veçanta

tematike.

Pasi të jetë klasifikuar lënda në këtë mënyrë, në përfundim kemi

mundësi të përpilojmë fjalorë të posaçëm tematikë, duke bashkuar

lëndën e të gjithë fjalorëve e të burimeve të tjera për një fushë të caktuar,

si bie fjala emërtimet popullore gjeografike, p.sh. në fjalorin e A. Sulës

të tilla janë: gërguell “gropë në lumë a në përrua”, gërgulë “gur shumë i

madh dhe me strehë”, gorbush “trevë e madhe e rrethuar me male”,

kepnajë “vend me kepa, vend i thepisur”, kershinë “vend shkëmbor,

gurishtë”, kershullajë “vend me gurë a shkëmbinj të mëdhenj” kodërlec,

kodrec “kodër e vogël”, etj. Po kështu edhe për fusha të tjera tematike,

si: veglat e punës në bujqësi, shtëpia dhe orenditë e saj, njësitë popullore

të masave etj. Një punë shumë të lavdërueshme për mbledhjen e leksikut

e popullor e të frazeologjisë së vreshtarisë e të verëtarisë (duke përfshirë

edhe të folmet e diasporës arbëreshe e arvanitase) ka bërë prej vitesh

prof. Andrea Shundi24.

Klasifikimi i mësipërm jep mundësi për të ndërmarrë studime të

thelluara e të plota për leksikun popullor të shqipes sipas fushave

tematike dhe për të parë se: a) cilat fjalë janë sinonime të reja të fjalëve

tashmë të regjistruara në fjalorët shpjegues dhe b) cilat fjalë nuk kanë

ndonjë sinonim të njohur. Pikërisht fjalët e këtij grupi (b) vijnë më fort

në vështrim për të pasuruar fjalorin e gjuhës shqipe, kur nuk janë

huazime krahinore.

Përveç kësaj me këtë mënyrë mund të hetohet edhe gjeografia e

përhapjes së fjalëve, duke ndërtuar edhe atlase për fjalët e një fushe

tematike. Shtrirja gjeografike e fjalëve përbën edhe një kriter për

vlerësimin e tyre, në kuptimin që fjalët me shtrirje më të gjerë kanë më

shumë gjasa për t’u marrë nga gjuha letrare. Mendoj se kjo do të jetë një

punë me dobi të shumëfishtë. Nëpërmjet saj fjalët që mund të thuhet se

“flenë” në fjalorët e sipërpërmendur, do të zgjohen e do të “shoqërohen”

dhe do të rivlerësohen, në kuptimin që prej tyre do të përzgjidhen ato që

janë më të nevojshme e të përshtatshme për leksikun dituror e për gjuhën

24

Shih: Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë. Shtëpia botuese “Vllamasi”, Tiranë,

2012, 869 f.

Fjalët e ligjërimit popullor si burim për terminologjinë dhe për leksikun e përgjithshëm 53

e shkrimit. Nga ana tjetër, kush të merret me këtë punë, do të njohë

qindra fjalë që nuk i ka ditur dhe do të mësojë ta shohë fjalën nga të

gjitha faqet e larmishme që paraqet kjo shenjë gjuhësore, si unitet i një

kompleksi tingullor me një a disa kuptime. Studimet për leksikun janë

gjithnjë tërheqëse, konkrete, të frytshme, prandaj kam besim se një

nismë e tillë do të përkrahet.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Doriana Tuxhari, studiuese.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Doriana TUXHARI

TERMINOLOGJIA SHQIPE PARA NJË SHEKULLI: TERMAT TE FJALORI I SHOQËRISË “BASHKIMI” DHE VLERA E SOTME E TYRE

Një nga veprat kryesore mbi të cilën janë ndërtuar themelet e

sistemit terminologjik të gjuhës së sotme shqipe është “Fjaluer i ri i

shqypes”, i njohur si Fjalori i “Bashkimit”. I hartuar nga shoqëria

gjuhësore-letrare “Bashkimi”1 në formën e një fjalori dygjuhësh shqip-

italisht, ai është një nga burimet kryesore për hartimin e fjalorëve të

mëvonshëm të periudhës pas themelimit të shtetit shqiptar, bashkë me

fjalorin shqip-greqisht të Kristoforidhit. Është botuar për herë të parë më

1908 në Shkodër, në prag të shpalljes së Pavarësisë, katër vjet pas

botimit të “Fjalorit shqip-greqisht” të Kostandin Kristoforidhit, dhe është

ribotuar më 1978 në Prishtinë.

Autorët e Fjalorit të “Bashkimit” pasqyruan në këtë fjalor gjuhën e

gjallë të popullit, ashtu siç flitej në fillim të shek. XX (sidomos në zonat

veriperëndimore të Shqipërisë), pa lënë mënjanë turqizmat dhe huazimet

e tjera nga gjuhët sllave fqinje e nga italishtja, siç bëri Kristoforidhi. Por,

nga ana tjetër, ata e pasuruan fjalësin e fjalorit me fjalë nga gjuha librore,

me neologjizma të krijuar prej rilindësve të tjerë ose prej vetë atyre. Ata

u bënë vazhdues të traditës letrare, duke marrë fjalë nga Bardhi, Budi,

Bogdani, Kristoforidhi etj.

Pasuria e leksikut terminologjik ose me vlera potenciale për

terminologjinë, që është përfshirë në fjalorin e “Bashkimit”, i jep atij një

karakter unik krahasuar me fjalorë të tjerë të kohës. Ajo është

shfrytëzuar për hartimin e fjalorëve të ndryshëm dygjuhësh në periudhën

1 Shoqëria “Bashkimi” u themelua në vitin 1899, me nismën e Preng Doçit, abatit të

Mirditës. Anëtarët e saj ishin kryesisht klerikë katolikë të arsimuar në shkolla të larta

fetare të vendeve katolike, filozofë, shkrimtarë, poetë, veprimtarë të Rilindjes.

Terminologjia shqipe para një shekulli: termat te fjalori i shoqërisë "Bashkimi"... 55

e paraluftës, si dhe në hartimin e fjalorit të parë shpjegues të shqipes

(1954) dhe të fjalorëve të ndryshëm terminologjikë në periudhën pas

çlirimit, sipas parimeve që kanë zbatuar gjuhëtarët e Institutit të

Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Autorët e këtij fjalori nuk kanë pasur për qëllim të hartojnë një

fjalor terminologjik, por një fjalor të gjuhës shqipe, i cili do të përdorej

gjerësisht nga shqiptarët dhe nga arsimtarët dhe nxënësit2, prandaj nuk

gjejmë të përfshirë gjithë terminologjinë e asaj kohe. Megjithatë, gjejmë

të dhëna të mjaftueshme për të dëshmuar një pjesë të mirë të punës së

rilindësve për krijimin e terminologjisë së fushave të ndryshme të dijes.

Këta terma i përkasin kryesisht shkencave që ishin të domosdoshme të

mësoheshin në atë periudhë nëpër shkolla, të cilat i kemi klasifikuar si

më poshtë:

1. Terma të shkencave shoqërore

a) Terma të gjuhësisë, të letërsisë, metrikës e vjershërimit

Deri në hartimin e fjalorit të “Bashkimit”, filologët e Rilindjes, si

Naum Veqilharxhi, Sami Frashëri, Kostandin Kristoforidhi etj., kishin

krijuar një varg termash gjuhësorë, por terminologjia e kësaj fushe ende

nuk ishte plotësuar e as stabilizuar. Në fjalor gjenden rreth 150 terma

nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë, d.m.th. nga fusha e shkencave

filologjike në përgjithësi. Kjo pasuri mund të shpjegohet edhe me vendin

e rëndësishëm që zinin lëndët përkatëse në shkollat e kohës. Parimet e

punës që ndoqën hartuesit mund të kuptohen prej veprës së njërit prej

tyre, Luigj Gurakuqit. Me veprën “Vargënimi në gjuhë shqype”, botuar

dy vjet para botimit të fjalorit të “Bashkimit”, më 1906, Gurakuqi njihet

si përpunuesi i parë i terminologjisë së metrikës dhe vjershërimit në

gjuhën shqipe. Këtu ai përpiqet, së pari, të ngrejë në terma fjalët e gurrës

së shqipes ose të formojë vetë fjalë-terma, por, duke parë kjo rrugë nuk

mjafton, atëherë vë në përdorim terma të huaj (nga latinishtja e

greqishtja), duke i përshtatur me rregullat e gjuhës shqipe, sipas ligjeve

të njohura për përshtatjen e fjalëve të huaja deri në atë kohë. Nuk

përjashton edhe formimin e fjalëve të reja, gjë që e kanë bërë në disa

raste edhe autorët e fjalorit: “fjalët e skajet tjera kena për t’i trajtue vetë

tuej i bâ me rrjedhë prej rrâje shqype, por, edhe n’trajtim t’tyne, kena për

t’marrë mbrapa ato methudha mbas të cilave kjenë përbâ fjalët e

prejardhuna, qi ndodhen ç’kur n’gjuhën t’onë”3.

2 Le të kujtojmë se me shpalljen e Kushtetutës së Perandorisë Osmane (Hyrietit) në

korrik 1908 shqiptarët fituan të drejtën të hapin shkolla në gjuhën amtare dhe të botojnë

libra e gazeta shqip. 3 Luigj Gurakuqi - Vepra të zgjedhura. Mbledhë, redaktue, pajisë me nji hymje dhe

shënime nga Mark Gurakuqi”. NSH e Botimeve “Naim Frashëri”, Tiranë, 1961, f. 244.

56 Tuxhari

Kështu, një numër jo i paktë termash të fushës së gjuhësisë e

letërsisë janë me burim nga gjuhët klasike, pra ndërkombëtarizma që i

kanë qëndruar kohës, si: aferesë, antistrofë, apokope, dialysë, diastolë,

dieresë, dhialekt, dhialektuer, elegjī, epenthesë, epod, filolog, filologjī,

fonetik, fonetikë, gramatikë, gramatikuer, kakofonī, metaforik,

metaforikë, metathesë, paragogje, poemë, poetë, prosodhī, strofë,

synalefë, syneresë, sinkope etj.

Mjaft terma të tjerë të gjuhësisë dhe të letërsisë në Fjalorin e

“Bashkimit” janë fjalë të shqipes dhe kalke kuptimore ose fjalëformuese,

si: i asnjânzë, buztore, dhâmtore, dhântore, diftore, diftuer, dishrore, e

folme 4 , êmëntore, fêmnuer, fjalë, fjalorth, fjaluer, gegënishte, giûhë,

giûhsī, giûhsuer, giuhtār, gryktuer, hunnuer, kthej/përkthej “tradurre”, i

kthyem, lidhtore, marim “fine, termine”, mashkulluer, përêmën,

përêmnuer, i përkthyem, përkthim, presë, psojtuer, qiellzuer, rasë, rrokë,

rrokësuer, rrokësim, sāsuer, sīlli, sjelli, i sjellun, shkroje (shkrojë),

shkurtore “sommario”, shqype, shqyptim, i shqyptuem, tosknishte

(toskënishte), trizântore, turqishte, theksë, theksë hunnze, theksim, i

theksuem, thirrtuer, urdhënuer, varg “verso”, vargënim “versificazione”,

vargëtār “versificatore” (në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006: vargëtim,

vargëzim, vargim), vênntore, vepruer, vetvetuer, vishkulluer, vjerrsh

(vjerrshë) “poesia”, vjerrshtār, vjerrshtuer, vjerrshënim “poetica”,

vjerrshuer 5 “poetico”, zântore etj. Me pak përjashtime, pjesa më e

madhe e këtyre termave janë bërë pjesë e sistemit të sotëm

terminologjik, sepse janë krijuar sipas të njëjtave parime që ndoqën edhe

hartuesit e fjalorëve të periudhës pas çlirimit: “Të shfrytëzoheshin sa më

shumë mundësitë e mëdha që ka gjuha jonë për të krijuar terma…” dhe

“të shfrytëzoheshin sa më shumë e sa më mirë mënyrat e tipat më

produktivë të formimit të fjalëve në gjuhën e sotme shqipe”6. Siç shihet,

pjesa më e madhe e tyre janë fjalë të prejardhura, të formuara me

prapashtesa të shqipes, të cilat vazhdojnë të jenë mjaft prodhuese në

gjuhë, si: -im, -ishte, -si, -tar, -uer/-ore etj. Janë pjesë e fondit

terminologjik të gjuhësisë e letërsisë edhe emërtimet e rrokjeve dhe të

vargjeve sipas numrit të rrokjeve, të formuara nga gjymtyra e parë një

numëror dhe nga gjymtyra e dytë fjala rrokcë: njirrokcë, dyrrokcë (por

edhe dyrokshë), trīrrokcë, pêsërrokcë, gjashtërrokcë, shtatërrokcë,

4 Termi e folme ka dy kuptime në Fjalorin e “Bashkimit”: “linguaggio” (veprimtari

ligjërimore) dhe dhialekt “dialetto”. 5 Në Fjalorin e “Bashkimit” gjejmë sinonimet poetë (term i huazuar) dhe vjerrshëtar

(fjalë shqipe) për “poetico”, ndërsa tek Gurakuqi gjejmë për të njëjtin emërtim

sinonimet poetë dhe vjerrshëtuer. 6 Emil Lafe, “Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore – Terminologjia e matematikës

dhe mekanikës teorike”, në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën

shqipe II”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1972, f. 316.

Terminologjia shqipe para një shekulli: termat te fjalori i shoqërisë "Bashkimi"... 57

tetërrokcë, nânnërrokcë, dhetrrokcë, njimdhetërrokcë. Ato gjenden me

pak ndryshime si te “Vargënimi në gjuhë shqype” i Luigj Gurakuqit,

ashtu edhe në fjalorët e sotëm shpjegues të shqipes.

Nuk janë bërë pjesë e leksikut të sotëm terminologjik disa terma të

gramatikës të formuar me mjete të shqipes (p.sh.: parashtim,

prapashtim, shumuer, të cilët janë zëvendësuar përkatësisht me

parashtesë, prapashtesë, shumës); në ndonjë rast, termi shqip i ka lënë

vendin termit të huaj (p. sh. abe - alfabet) e në ndonjë rast tjetër termi i

huaj është zëvendësuar me ndonjë fjalë shqipe (kemi dhënë në thonjëza

edhe fjalën e sotme që e ka zëvendësuar, kur na është dukur e

nevojshme) etj.: abē, bînntore, drogoman “përkthyes”, fillestuer

“iniziale”, fjalzë “pjesëz”, folmarme folmarmsuer “gramatikë

gramatikor”, ftillk “folje”, hijez “apostrof”, hjektuer “rrjedhore”,

katarêmz “roman”, letrarī “letteratura”, linntore “gjinore”, madhze “nuk

është ruajtur formimi me prapashtesën -ze”, nepërse “pasthirrmë”,

nnërule “zgjedhim”, nnërzâne “bashkëtingëllore”, paraftillk (parftillk)

“ndajfolje”, paraprîësë (parprîise, parprîis) “parafjalë”, parashtim

“parashtesë”, e paravûume “e paravendosur”, parenthesë “kllapë”,

parvûus “paravendosje”, përdhântuer “cilësor”, përpaltuer “vetvetore”,

përshtueshëm “mbiemër”, piksë “pikë”, pjesës “participio”, prapashtim

“prapashtesë”, prûus “gerundio”, shumuer “shumës”, tejkalues “e

tejshkuar”, theksë gumues “theks tonik”, theksë hjedhsë “theks i

mprehtë”, veçuer “njëjës”, vetpasuer “emër”, vjerrshuer “poetico”. Në

vend të shkjenishte, nga emërtimi popullor shkje “sllavë”, sot përdoret

termi sllavishte. Nga emërtimi popullor gogë vjen gjithashtu edhe termi

gogënishte “lingua rumena”.

b) Terma të filozofisë

Në fjalorin e “Bashkimit” përfshihen rreth 14 terma të fushës së

filozofisë, të cilët janë përgjithësisht kalke nga gjuhët klasike prej

latinishtes apo greqishtes. Pasqyrohen termat ndërkombëtarë filosofī e

filosof dhe termi i gjuhës shqipe ndërgjegje, i cili njihet si krijim i K.

Kristoforidhit.

Nga folja “jam”, është formuar një çerdhe jo e vogël fjalësh të

prejardhura a të përbëra, kryesisht me anë të kalkimit, të cilat janë

përdorur edhe si terma të filozofisë. Kështu, gjejmë në fjalorin e

“Bashkimit” termat: kêns “ente - qenie”, dhe kênsë “essenza – esencë,

thelb”, kênsī (“essenzialità”), të cilat janë fjalë të prejardhura të formuara

me anë prapashtesash. Në këtë çerdhe hyjnë edhe fjalët e prejardhura i/e

kênun (mbiemër) dhe emri asnjanës prejfoljor me nyjëzim t’kênun

“esistenza”. Termi përvetkênsë “coesistenza” është zëvendësuar nga

termi “bashkekzistencë” me të njëjtin kuptim, ndërsa termi vetkêns

58 Tuxhari

“esistenza”, gjendet në fjalorët e sotëm shpjegues në formën vetëqenie,

por me kuptimin “qenia e materies pavarësisht nga ndërgjegjja...”.

(FGjSh 2006).

Me sa duket, disa terma të filozofisë autorët e fjalorit kanë dashur

t’i përdorin të shqipëruar, prandaj gjejmë disa kalkime, të cilat nuk janë

bërë pjesë e qëndrueshme e gjuhës së sotme shqipe. Për këto koncepte,

përdoret termi ndërkombëtar prej gjuhëve klasike. Termi kênfole nuk ka

mbijetuar ndaj termit ndërkombëtar ontologji, i cili gjendet në fjalorin e

sotëm të termave të filozofisë. Nuk kanë mbijetuar termat: kryekpute

ndaj “identitet”, kunnrafjalë ndaj “antilogji”, mirëvetsī7, ndaj “etikë”.

2. Shkenca të natyrës

a) Terma të gjeografisë dhe të astronomisë

Siç dihet, i pari që na ka dhënë leksikun gjeografik si sistem

terminologjik është arbëreshi Dhimitër Kamarda rreth fundit të shekullit

XIX, i cili na ka lënë një fjalor dhe një tekst shkollor të gjeografisë për

fëmijë të vegjël. Në këto vepra, të cilat mendohet se janë shkruar pas

vitit 1870, ne shohim përpjekjen e parë të ndërgjegjshme për sistemimin

e terminologjisë së gjeografisë sipas parimeve tashmë të njohura

rilindëse, në themel të të cilave qëndronte pastrimi i gjuhës shqipe nga

fjalët e huaja. Dhimitër Kamarda ka shënuar të shqipëruar mjaft terma të

huazuar të gjeografisë, madje edhe terma ndërkombëtarë, si dhe mjaft

terma sinonime në gjuhën shqipe8.

Ashtu si Dhimitër Kamarda, edhe autorët e fjalorit të “Bashkimit”

kanë shënuar në mënyrë të ndërgjegjshme rreth 40 terma të gjeografisë

që janë shqipëruar nga rilindësit, tek të cilët ata shihnin rrugën që duhej

të ndiqte shqipja në zhvillimin e terminologjisë. Përpjekja e autorëve për

të pasqyruar në fjalorin e tyre edhe terma të shqipëruar ndërkombëtarë

kryesisht me anë të kalkimit, vihet re në emërtimet e disa koncepteve të

gjeografisë dhe astronomisë, të cilat pas çlirimit ua lanë vendin përsëri

ndërkombëtarizmave: gjithqishte dhe rruzollim “universo”, dhengrîcë

“miniera, minerale”, dheshkrojë (dheshkroje) “gjeografi”; dheshkrojtuer

“gjeografik”; kryes “pol - skaj i tokës”, malbrez “horizont”, parasuer

“ekuator”, rrotulluer (rrotullār) “pianeta”, rruzullâne “emisfero”,

rruzollimshkroje “cosmografia”, sterë “kontinent”, ndërsa termi

gadishull është bërë pjesë e fjalorëve të sotëm.

7 Ky term të kujton titullin e librit të Jani Vretos “Mirëvetija”, (1886), me po atë kuptim.

8 Për mënyrat dhe mjetet e formimit të termave të gjeografisë në veprat e Dhimitër

Kamardës, shih: Veli Bici, “Nga fillimet e terminologjisë së gjeografisë në gjuhën

shqipe”, në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe III”,

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1989, f. 740-754.

Terminologjia shqipe para një shekulli: termat te fjalori i shoqërisë "Bashkimi"... 59

b) Terma të matematikës (gjeometri, algjebër)

Autorët kanë shënuar pak ndërkombëtarizma: algjebrë, numër,

polynom, paravull “parabola”, symetrī, prej të cilave janë formuar fjalë

të prejardhura me mjete të shqipes, përkatësisht: algjebrik, numerik,

numërtore “aritmettica”, symetrik dhe disa kalke e formime të shqipes: i

drejtvlevëshëm “equivalente”, dhemâsë “gjeometri”, mâtësī

“matematikë”, përblēme, përtoçark “perimetër”, pjesëtim, qannërr,

qênnrak “diametër”, snnrojse “invariabile”. Pjesa më e madhe e tyre nuk

janë ruajtur, sepse, siç dihet, pas shpalljes së pavarësisë, u dobësua prirja

për të shqipëruar ndërkombëtarizmat, prandaj edhe për disa nga këto

koncepte matematikore filluan të përdoreshin përsëri termat

ndërkombëtarë, pra: diametër në vend të qendrak, gjeometri në vend të

dhemasë, perimetër në vend të përtoçark etj9.

3. Terma të shkencave të tjera; terma të mjeteve dhe të veprimtarive

në fushën e dijes, arsimit, botimit etj.

Përveç termave të disa shkencave shoqërore e natyrore, në Fjalorin

e “Bashkimit” pasqyrohen edhe disa ndërkombëtarizma që kanë fituar

“qytetarinë” në gjuhën shqipe (disa kanë dhënë edhe fjalë të reja me

prapashtesa shqipe): fisikë, istorī, istorjuer, kathedër “cattedra”, kimikë,

mekanikë, mekanik, methudë “metodo”, parim, politikë, shkêncë,

shkêncuer, shkêncëtār dhe termat e kimisë të formuara me brumin e

shqipes: nnërjetësuer “organico”, pannërjetësuer “inorganico”, si dhe

rreth 80 terma me kuptim të gjerë e më të përgjithshëm, që lidhen me

fushën e dijes, botimeve e arsimit.

Në Fjalorin e “Bashkimit”, termat që lidhen me fushën e

botimeve dhe librin në përgjithësi, janë kryesisht kalke të krijuara nga

rilindësit e ndonjë prej vetë autorëve. Termat që janë ngulitur në gjuhë

dhe janë bërë pjesë e fjalorëve të sotëm, e kanë pasuruar çerdhen e tyre

me fjalë të prejardhura, si: emra me prapashtesa të vjetra të fondit të

shqipes: -esë, -inë, -im, -je, -si, dhe me parashtesa, kryesisht për- dhe

prej-. Mbeten në leksikun e sotëm aktiv të gjuhës shqipe, për pasojë në

fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe (por ndonjëherë me forma fonetike-

fjalëformuese pak të ndryshuara), emërtimet: abetār “abecedario”,

auktuer “autore”, ballinë “frontispizio”, çpalli, çpallje, dije, ditunī,

padije, dorëshkrim, krē (krye) “capitolo”, kryefjalë “motto”, kryevepër

“capo d’opera”, legjiratë 10 (ligjeratë, ligjëratë, ligjiratë), t’ligjiruem

9 Për një historik të shkurtër të zhvillimit të terminologjisë së gjeometrisë, shih: Kornelja

Sima, Beatriçe Keta, “Mbi disa në prirje të zhvillimit të terminologjisë së gjeometrisë që

nga Rilindja gjer në ditët tona”, në “Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në

gjuhën shqipe III”, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1989 f. 757-776. 10

Fjalën ligjëratë e gjejmë që tek Bogdani.

60 Tuxhari

(t’ligjeruem), i legjiruem (i ligjëruem) “discorso, parlata”, libër, livrim

“cultura”, i livruet “dotto, istruito”, parëthanjie “prefazione”, passhkrim

“poscritta”, shkrim, shkrimtār “scrittore”, shtypashkrojë (shtypshkrojë),

shtypshkruej, i shtypshkruem.

Disa neologjizma terminologjikë (herë-herë edhe kalke) nuk janë

bërë pjesë e fondit leksikor të shqipes së sotme. Kryesisht ata janë

mënjanuar nga përdorimi duke u zëvendësuar sërish nga fjala e huaj

përkatëse ose kanë pësuar shndërrime të tjera: bisedëtuer “oratorio,

retorico”, blêe “fascicolo”, botësī “pubblicità”, botëtim, botëtuer

“pubblicatore, editore”, bukurshkrojë “calligrafia”, dorëshkresë

(dorshkresë), klasiknim “classicismo”, përkrejcë “indice”, përpalli

“propalare, divulgare, publicare”, i përpallshëm “divulgabile”, i

përpallun “propalato, divulgato, pubblicato”, t’përpallun “il propalare, il

divulgare, pubblicazione”, përparësī “progressione”, prejshkrim

“descrizione”, prejshkroj, qellimshkrojë “rapporto, relazione”, shkrojtār

“letterato”. Po ashtu, përveç termit shkollë “scuola”, në Fjalorin e

“Bashkimit” gjendet edhe sinonimi i formuar me mjete të shqipes

msojtore “scuola”, (msoj “insegnare, amaestrare, avvezzare,

apprendere”), e cila ka kaluar në shtresën e vjetruar të leksikut.

Disa terma, si bisedëtuer, botëtuer, knnues, letruer, msimtār,

muziktar duket se janë neologjizma të hartuesve të fjalorit të

“Bashkimit”. Megjithëse nuk janë pjesë e sistemit të sotëm

terminologjik, janë modele të formimit të termave, që pasuruan sistemin

terminologjik të gjuhës shqipe edhe pas çlirimit.

Shfrytëzimi së pari i gurrës së shqipes, i mjeteve dhe mënyrave të

saj, zëvendësimi i termave të huazuar atje ku nuk janë të nevojshme me

terma të shqipes etj., krahas përdorimit të ndërkombëtarizmave janë disa

nga parimet që ndoqën hartuesit e Fjalorit të “Bashkimit dhe gjithë

rilindësit, të cilat u përqafuan edhe nga studiuesit e mëvonshëm që u

morën me përpunimin e terminologjisë së gjuhës shqipe. Tradita e nisur

nga rilindësit vazhdoi në të njëjtat vija të përgjithshme. Dyndja e sotme e

termave të huaj në shumë fusha, nevoja për të shmangur rastet e

sinonimisë që do të krijonin amulli në terminologji dhe për të krijuar

terma të rinj për të emërtuar koncepte të reja drejt një specializimi më të

thellë të disiplinave të ndryshme shkencore, kërkon një punë të

vazhdueshme të specialistëve të gjuhësisë në bashkëpunim me

specialistët e fushave përkatëse. Gjuhëtarët mund ta vazhdojnë këtë punë

duke ecur në rrugën tashmë të shtruar nga rilindësit dhe studiuesit që

erdhën pas tyre në lëmin e terminologjisë.

Terminologjia shqipe para një shekulli: termat te fjalori i shoqërisë "Bashkimi"... 61

Bibliografi

− Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980; Fjalor i gjuhës shqipe,

Tiranë, 2006.

− Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,

Sektori i Terminologjisë, Terminologjia tekniko-shkencore – Fjalor i

termave të gjuhësisë, Tiranë, 1975.

− Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qendra e Studimeve Gjeografike,

Fjalor shpjegues i termave të gjeografisë, Tiranë, 2000.

− Bici, Veli. “Nga fillimet e terminologjisë së gjeografisë në gjuhën

shqipe”, në: Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën

shqipe III. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1989.

− Caka, Nebi; Caka, Ali. “‘Fjalori i Bashkimit’ në prizmin e gjuhës së

sotme shqipe”, në: Aktet (Instituti Alb-Shkenca) Vëll. II, nr. 1/2008,

Tiranë-Prishtinë-Shkup, 2009.

− Duro, Agron. “Përdorimi i termave në ligjërimin shkencor-teknik në

kushtet e konkurrencës sinonimike”, në: Konferenca shkencore – Shqipja

standarde dhe shoqëria shqiptare sot, Tiranë, 11-12 nëntor 2002, Shtëpia

botuese “Shkenca”, Tiranë, 2003.

− Duro, Argon. “Probleme të shqipërimit të terminologjisë në kohën tonë”,

në Konferenca shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare

sot”, Tiranë, 20-21 nëntor 1992, Shtëpia botuese “Shkenca”, Tiranë,

2002.

− Fjalori i “Bashkimit” (ribotim), redaksia e botimeve “Rilindja”,

Prishtinë, 1978.

− Gurakuqi, Luigj. Vepra të zgjedhura. Mbledhë, redaktue, pajisë me nji

hymje dhe shënime nga Mark Gurakuqi. NSH e Botimeve “Naim

Frashëri”, Tiranë, 1961.

− Hysa, Ramazan. Fjalor i astronomisë. Shtëpia botuese “8 Nëntori”,

Tiranë, 1978.

− Lafe, Emil. “Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore – Terminologjia e

matematikës dhe mekanikës teorike”, në: Studime mbi leksikun dhe mbi

formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II, Instituti i Gjuhësisë dhe i

Letërsisë, Tiranë, 1972.

− Leka, Ferdinand. “Aspekte të zhvillimit të terminologjisë tekniko-

shkencore pas çlirimit”, në: Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e

fjalëve në gjuhën shqipe II, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë,

1972.

− Leka, Ferdinand; Morcka, Sofika. “Zhvillimi dhe pasurimi i

terminologjisë pas çlirimit”, në: Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e

fjalëve në gjuhën shqipe II, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë,

1972.

− Pasho, Hëna. “Marrëdhëniet e leksikut të përgjithshëm me leksikun

terminologjik”, në: Konferenca shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe

62 Tuxhari

bota shqiptare sot”, Tiranë, 20-21 nëntor 1992, Shtëpia botuese

“Shkenca”, Tiranë, 2002.

− Pasho, Hëna. “Terminologjia teknike-shkencore dhe vendi i saj në

shqipen standarde”, në Konferenca shkencore “Shqipja standarde dhe

shoqëria shqiptare sot”, Tiranë, 11-12 nëntor 2002”, Shtëpia botuese

“Shkenca”, Tiranë, 2003.

− Pëllumbi, Servet; Shehu, Fiqret. Fjalor i filozofisë. Shtëpia botuese “8

Nëntori”, Tiranë, 1974.

− Priku, Mimoza. “Fjalësi diturak në fjalorin e Shoqërisë ‘Bashkimi’”, në:

Buletin Shkencor i Universitetit të Shkodrës, Shkodër, 2008.

− Sima, Kornelja; Keta, Beatriçe: “Mbi disa në prirje të zhvillimit të

terminologjisë së gjeometrisë që nga Rilindja gjer në ditët tona”, në:

“Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe III,

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1989.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Xhevat Lloshi, studiues, gjuhëtar.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Xhevat LLOSHI

LEKSIKOGRAFIA DYGJUHËSHE E SHQIPES ME RUSISHTEN

Shqiptarët janë ndeshur me rusishten afërsisht në dy shekujt e

fundit. Rrethanat kryesore që i kanë mbajtur larg këto gjuhë janë dy. Së

pari, mes tyre kanë qenë një varg popujsh të tjerë me gjuhë sllave.

Rusishtja ndodhej prapa tyre mjaft larg gjeografikisht, por ka qenë prapa

tyre edhe në kuptimin politik e ideologjik. Së dyti, ishte Perandoria

Osmane deri në fillim të shek. XX, e cila bënte vazhdimisht luftëra me

Perandorinë Ruse, ndërsa në krah të saj kanë luftuar edhe shqiptarë, si

mirditorët në rastin e Luftës së Krimesë (1854-1856), por edhe në krah të

rusëve ndonjëherë. Kështu, gjatë luftërave kundër N. Bonapartit, rusët

ishin bashkë me turqit në sundimin e Ishujve Jonianë (1799-1807) dhe

Ali Pashë Tepelena hyri në marrëdhënie me admiralin rus F. F. Ushakov

(1744-1817). Gjatë shek. XIX erdhën konsuj rusë në qytetet me banorë

shqiptarë, por sidoqoftë, nuk dëshmohet ndonjë rrjedhojë gjuhësore nga

këto kontakte, madje deri në shek. XX nuk del e njohur gjerësisht as

fjala ‘rus’, në vend të saj përdorej ‘Moskov-i’, ashtu si në turqishten

(Moskof). L. Gurakuqi në librin e njohur për vargëzimin në gjuhën

shqipe (1906) shkruan “gjuha moskove”.

Pas Luftës I Botërore pati ndryshime të ndjeshme në këto rrethana.

Përgjithësisht vërehet në leksikografinë dygjuhëshe të shqipes, se prapa

saj janë vazhdimisht faktorët gjeopolitikë dhe jo thjesht shtysat

kulturore, shkencore ose vetëm gjuhësore. Në plan të parë atëherë u

64 Lloshi

shfaqën faktorët politikë dhe ideologjikë. 1 Qeveria që doli pas

Revolucionit jetëshkurtër të Qershorit vitit 1924, iu drejtua qeverisë

sovjetike për të vendosur marrëdhënie diplomatike, në një klimë

europiane krejt të kundërt, dhe rrjedhimisht me dështim të plotë. A. Zogu

hyri në Shqipëri me ndihmën edhe të disa trupave prej bjellogardistëve të

arratisur nga Rusia; disa prej tyre mbetën në Shqipëri, por ata mësuan

shqipen dhe jo anasjelltas. Nga ana tjetër, disa prej veprimtarëve të

kryengritjes së vitit 1924 përfunduan në Bashkimin Sovjetik. Lidhur me

këtë temë emri më i rëndësishëm është ai i Sejfulla Malëshovës, i cili

qëndroi në Rusi mjaft vjet (1925-1939), duke e përvetësuar shumë mirë

rusishten. Kjo është edhe periudha, në të cilën vërehen huazimet e para

të shqipes nga rusishtja, si dhe nis përkthimi i librave të autorëve rusë,

por kryesisht nga përkthimet në gjuhë të tjera.

Gjatë Luftës II Botërore nuk shkelën në territorin shqiptar ushtarë

rusë, por pas saj ndodhi një kthesë e fortë duke i kthyer kurrizin

Perëndimit, veçse në fillim gjithçka ra në duart e Jugosllavisë dhe

nëpërmjet saj kalonin lidhjet me botën rusishtfolëse. Me ngut pas vitit

1945, menjëherë nisi edhe një orientim krejt tjetër leksikografik, e

pikërisht drejt gjuhëve sllave. Me rastin e fillimit të punës së Institutit të

Studimeve të sapongritur më 1946, si detyra e parë e Seksionit të

gjuhësisë e të letërsisë përmendej hartimi i Fjalorit serbokroatisht-shqip

dhe i Fjalorit shqip-serbokroatisht. Puna për të parin u krye më 1946-

1947 dhe libri u shtyp në Beograd.2 Prishja e marrëdhënieve shqiptaro-

jugosllave më 1948 pati pasoja të drejtpërdrejta në leksikografinë e

shqipes. Menjëherë u ndal hartimi i fjalorëve me serbokroatishten në

Shqipëri; botimi i fjalorëve të tillë dygjuhësh ka vazhduar më pas vetëm

në Kosovë. Nga ana tjetër, pa asnjë vonesë po në Institutin e Shkencave

të Tiranës u kalua më 1949 te hartimi i fjalorëve dygjuhësh me rusishten.

Ndërkaq, për shkak të nevojave mësimore paralelisht u punua edhe

nga studentët shqiptarë në Moskë dhe më 1950 doli i pari Fjalor i

shkurtër shqip-rusisht me afër 12.000 fjalë, 3 ndërsa më 1951 ky u

1 Lloshi, Xh. (2006): Russian Loanwords in the Albanian Language, në: “Linguistique

Balkanique”, XLV, 1. Sofija, f. 71-85. 2 Fjalor serbokroatisht-shqip, Instituti i Studimeve. Komisioni redaktonjës, Profesorët

V. S. Dančetovic, A. Xhuvani, K. Cipo, dr. E. Çabej. Bashkëpunëtorët, Profesorët P.

Geci, Z. Filipovic, M. Ndoja. A. Buda, I. Brabec. Tiranë, 1947, 407 f. 3 Skendi, Dh. - Koçi, R. (1950): Fjalor i shkurtër shqip-rusisht, Moskë, 384 f., bashkë

me një paraqitje të shkurtër të gramatikës së shqipes nga B. A. Serebrennikov, f. 385-

Leksikografia dygjuhëshe e shqipes me rusishten 65

ribotua me plotësime, duke arritur 13.000 fjalë. Bie në sy qartazi zbatimi

i praktikës leksikografike ruse. Në asnjë fjalor të mëparshëm të shqipes

nuk kishte pasur karakterizim të tillë tërësor të leksikut të shqipes.

Gjithashtu ishin dhënë për herë të parë edhe shpjegime “Mbi përdorimin

e fjalorit”. Është e natyrshme që botime të tilla të para nuk do t’u

shpëtonin të metave, në veçanti ndikimit të burimeve rusisht. Kështu, më

1951 gjejmë orfoepi, gruzin, mirëpo gjithsesi edhe më 1989 e ndeshim

‘gruzin’ për ‘gjeorgjian’ (shih shënimin 19). Sipas një të dhëne nga

shtypi, kumtuar nga kolegu E. Lafe, që në vitin 1948, kur numri i

studentëve shqiptarë në Leningrad arriti rreth 80, pedagogia e gjuhës

ruse për studentët e huaj në Institutin e Planit, Nina Potapova4, filloi

punën për hartimin e një fjalori rusisht-shqip në bashkëpunim me

studentin shqiptar Jani Mio, që studionte në atë institut (1948-1953) dhe

e zotëronte mirë frëngjishten. Ata u mbështetën kryesisht në fjalorin

rusisht-frëngjisht të redaktuar nga prof. L. V. Shçerba (Moskë, 1936) dhe

e përfunduan punën më 1952. Përpjekjet e Nina Potapovës për ta botuar

fjalorin në Shtëpinë Botuese Shtetërore të Fjalorëve të Huaj dhe

Nacionalë në Moskë nuk patën sukses, me sa duket ngaqë tashmë ishin

botuar fjalorët e sipërpërmendur.

Emri i Sejfulla Malëshovës (1901-1971) përmendet për herë të parë

në shtypin shkencor në vitin 1950 si anëtar i Institutit të Shkencave në

“Komisionin e fjalorit rusisht-shqip”, pasi ishte përjashtuar nga KQ i

Partisë Komuniste. Në Sesionin shkencor të vitit 1952 ai u quajt hapur se

ishte “në pozita antiparti” dhe pas një cilësimi të tillë, emri i tij nuk do të

përmendej më asnjëherë lidhur me leksikografinë shqipe. Pikërisht në

këto vite punoi për fjalorin rusisht-shqip, të nisur më 1949. Më 1952

mbaroi hartimi për rreth 23 mijë fjalë dhe vepra ishte gati për botim.

464. Në botimin e dytë të ripunuar e të plotësuar më 1951 mori pjesë A. Kostallari si

redaktor. U ribotua në Prishtinë më 1966. Në “Bibliografinë e leksikografisë shqipe”

(Leksikografia shqipe. Trashëgimi dhe perspektivë, 2005) krejt gabim përmenden si

Fjalor i shkurtër rusisht-shqip. 4 Nina Potapova është e njohur për librin e mësimit të gjuhës ruse për të huajt, botuar

frëngjisht e italisht. Libri i saj i përshtatur për shqiptarët (në dy vëllime) u përdor që në

fillim të viteve ’50 në shkollat e mesme të vendit tonë.

66 Lloshi

Fjalori rusisht-shqip 5 u përfundua në Institutin e Shkencave në

Tiranë dhe u dërgua për t’u shtypur në Moskë. Shënohet se u punua nga

një Komision në Seksionin e gjuhës e të letërsisë, por nuk jepen emra

autorësh, sepse nuk duhej përmendur S. Malëshova. U botua në Moskë

nga Shtëpia Botonjëse Shtetërore e Fjalorëve të Huaj dhe Nacionalë.

Nga ana e kësaj si redaktorë ishin T. Barshevskaja dhe V. Barzikin. Kjo

ka bërë që nga pikëpamja e teknikës leksikografike ky të dilte si fjalori

më i mirë dygjuhësh i botuar deri në atë kohë. V. Barzikini kishte

bashkëpunuar edhe për Fjalorin shqip-rusisht të vitit 1951, domethënë

kishte tashmë një përvojë të vlefshme.

Ndonëse ishte i pari fjalor i tillë dygjuhësh, ka pasur rëndësi të

posaçme jo vetëm për leksikografinë shqiptare, por edhe për rrugën e

lëvrimit të gjuhës shqipe të shkruar. Ai ka qenë për shumë vjet mjet i

pazëvendësueshëm për të gjithë ata që mësonin gjuhën ruse në ato vite,

veçanërisht për studentët dhe pedagogët e shkollave të larta, dhe për

gjithë valën e madhe të përkthimeve ideologjike, politike e shkencore, që

bëheshin kryesisht nga gjuha ruse. Duhet vënë në dukje, se këto

përkthime filluan të ndërmerreshin si pjesë kryesore e punës së Institutit

të Shkencave që më 1947, në hapat e parë të tij. Këtu fshihet një nga

arsyet e pasurisë dhe e përpikërisë së barasvlerëseve shqipe në këtë

fjalor, të cilat ishin marrë prej teksteve pas diskutimeve, krahasimeve me

përkthime në gjuhë të tjera dhe kontrollit të rreptë të përkthimeve.

Sejfulla Malëshova kishte qenë njëri ndër përkthyesit kryesorë prej

rusishtes dhe gjithë përvojën e grumbulluar e derdhi në këtë vepër.

Fjalorët e mëparshëm dygjuhësh shpesh ishin produkte të një pune nga

një fjalor në tjetrin, nganjëherë duke trilluar mjaft fjalë, që asnjëherë nuk

gjetën përdorim në literaturën shqipe. Kurse në këtë fjalor për një

periudhë të gjatë nga viti 1954 janë mbështetur përkthyesit e materialeve

të gazetarisë dhe sidomos të teksteve shkollore për të gjitha nivelet. Nuk

mund të mos vihet në dukje, se madje edhe përkthyesit e letërsisë

artistike nga gjuhë të tjera europiane në fund të fundit i zgjidhnin

5 Fjalor rusisht-shqip, Instituti i Shkencave i R P të Shqipërisë. Punuar nga Komisioni i

fjalorit rusisht-shqip i Seksionit të gjuhës e të letërsisë. Red. A. Kostallari. Shtëpia

Botonjëse Shtetërore e Fjalorëve të Huaj dhe Nacionalë, Moskë 1954, 590 f. Në faqet

591-636 janë dhënë Tabela gramatikore, hartuar nga I. M. Pulkina. Një recension për të

u botua në revistën “Nëndori”, 1954, nr. 8, f. 155-157 nga M. Domi dhe J. Kastrati.

Është ribotuar në Prishtinë më 1966 nga ‘Rilindja’.

Leksikografia dygjuhëshe e shqipes me rusishten 67

vështirësitë duke përdorur këtë fjalor. Dëshminë më bindëse për vlerën e

këtij fjalori na e jep një krahasim.

I pari fjalor i mirëfilltë shpjegues i gjuhës shqipe është botuar më

1954.6 Për të u punua në të njëjtën kohë në Institutin e Shkencave dhe

kështu mban po atë datë botimi me Fjalorin rusisht-shqip. Për të pasur

një përfytyrim lidhur me pasurinë e fjalësit, mund të bëhen disa

krahasime, meqë kanë afërsisht të njëjtin numër fjalësh. Po marr

shkronjën E. “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954) ka për këtë shkronjë 315

njësi titull. Në Fjalorin rusisht-shqip po te kjo shkronjë ka mbi 90 fjalë

shqipe, që nuk gjenden në Fjalorin 1954, domethënë mbi një të katërtën

e fjalëve do të kishte pasur më shumë Fjalori i shqipes, po ta kishte

shfrytëzuar.7 Edhe më mbresëlënëse është, po të shtoj se as në botimet e

mëvonshme të fjalorëve shpjegues të shqipes nuk është shteruar pasuria

e Fjalorit rusisht-shqip të vitit 1954. Kështu në Fjalorin e gjuhë së sotme

shqipe të vitit 1980 dhe në ribotimin e tij të vitit 2002 mungojnë rreth 55

prej fjalëve, që ishin të botuara një çerek dhe një gjysmë shekulli më

parë përkatësisht. Shënimet e shkurtuara, shoqëruese të fjalëve ruse në

Fjalorin rusisht-shqip, ishin të përpunuara për rusishten dhe vetëm u

përkthyen shqip. Për sferat e shkencave këtu dalin dyfishi i shkurtimeve

të tilla kundrejt Fjalorit 1954. Shfaqen për herë të parë në praktikën

leksikografike të shqipes shënimet për sferën fetare, si dhe kemi të parën

përpjekje për të përfshirë nocionin e shtresimit stilistik në mënyrë

sistemore për paraqitjen e leksikut. Kur u botua një çerek shekulli më

vonë Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980) vihet re se është marrë

tërësisht lista e Fjalorit rusisht-shqip (1954) dhe janë shtuar 20

6 Cipo, K - Çabej, E. - Domi, M. - Krajni, A. - Myderrizi, O. (1954) Fjalor i gjuhës

shqipe, Instituti i Shkencavet, Tiranë, 648 f. 7

Lista e plotë e këtyre fjalëve është: efektivitet, efemer, efikasitet, egocentrik,

egocentrizëm, ekipoj, ekran, ekskursion, ekskursionist, ekspansion, ekspansiv,

ekspansivitet, eksperimentator, eksperimentoj, eksperimentonjës, ekspertonjës,

eksploatim, eksploatoj, eksploatonjës, eksponat, ekspres, ekspresiv, ekspresion,

ekspresionist, ekspresionizëm, ekstensiv, ekstern, eksterritorialitet, ekstravagancë,

ekstravagant, ekscentrik, ekuilibrist, ekuilibristikë, ekuivalencë, ekzaltim, i ekzaltuar,

ekzaminator, ekzaminoj, ekzotik, ekzotikë, elegjiak, elektrodinamikë,

elektrokardiogramë, elektromagnet, elektromekanik, elektromotor, elektroteknik,

elektroterapi, elevator, eliksir, embargo, emblemë, emigrim, emocion, emocional,

empiriokriticizëm, endokrin, endokrinologji, energjetik, energjetikë, entuziast, episodik,

epistolar, epitel, erë (epokë), erotik, erotikë, erudicion, eskimo, estet, estetizëm, eshafot,

etazher, eterik, etnolog, etnologji, etnologjik, eufemistik, evakuacion, evakuim, evakuoj,

evolucionist, guidë, impromtu, improvizim, paravent, skalion, skuadrilë, skuadron, i

smaltuar, spedicion, spedicioner.

68 Lloshi

shkurtime të reja. Edhe në dy variantet e mëvonshme të Fjalorit të

shqipes së sotme (më 1984 dhe 2002) është ruajtur po ajo listë

shkurtimesh. Duket se gjatë gjysmë shekulli që nga dalja e Fjalorit

rusisht-shqip leksikografia jonë ka ndjekur praktikën e fjalorëve të

rusishtes për shkurtimet karakterizuese të fjalëve. Për arsye tashmë të

kuptueshme, pati vetëm një recension atë vit, ndërsa më 1966 ai u

ribotua në Prishtinë nga ‘Rilindja’.

Përvoja ruse pas kësaj është ndjekur edhe në zhvillimet e tjera, të

lidhura me leksikografinë shqipe. Kështu më 1955 u ngrit Komisioni

qendror i terminologjisë, duke u mbështetur në përvojën e BS.8 Një

numër jo i vogël fjalorësh terminologjikë, të hartuar në Institutin e

Gjuhësisë dhe të Letërsisë gjatë pothuaj tridhjetë vjetëve kanë pasur si

gjuhë mbështetëse kryesore pikërisht rusishten. Libri i parë ishte për

Terminologjinë e botanikës dhe menjëherë pas shqipes vinte rusishtja.9

Rusishtja gjendet deri te nr. 33 i serisë së fjalorëve terminologjikë:

Fjalor i termave të fiziologjisë (2004). Më 1969 në Prishtinë nisi ribotimi

i fjalorëve terminologjikë të hartuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i

Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke u shtuar sipas

rastit edhe serbokroatishten.10

Ndër këta fjalorë terminologjikë ka dëshmi të qarta për ndikimin e

terminologjisë ruse së fushave përkatëse dhe sidomos për kalkimet

shumë të shpeshta. Mjafton të sjell pak shembuj nga Fjalor i termave të

gjuhësisë (1975): automatizim i mjeteve gjuhësore, bashkënënrenditje,

fjalëformim, fjali e ndërshtënë, jondajshtesor, kallëzore e kundrinës së

brendshme, kulm i rrokjes, përngjitje frazeologjike, lexim i gabuar,

shkrim alfabetik, togfjalësh dhe njëzet terma të tjerë me të, trajtëformim,

theks ngjitës-zbritës, thjeshtligjërim etj.

Rusishtja deri në fund të viteve 1970 zinte vendin e parë si gjuhë e

huaj në shkollën shqipe. Për arsyen se edhe literatura e degëve të

ndryshme të shkencave ishte rusisht, në arsimin universitar rusishtja

8 “Më 1955 Instituti i Historisë e i Gjuhësisë për ta përforcue dhe shpejtue punën në

lamë të terminologjisë, tue u mbështetun edhe në eksperiencën e vendeve të tjera, e në

radhë të parë atë të Bashkimit Sovjetik, ngriti Komisionin Qendror të Terminologjisë”.

në: “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria shkencat shoqërore”, 1958, nr. 2,

f. 293. 9 Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Libri i parë është Terminologjia e botanikës

shqip-rusisht-frëngjisht. Tiranë, 1963. 10

Fjalor i terminologjisë tekniko-shkencore. Terminologjia e botanikës shqip-

serbokroatisht-rusisht-frëngjisht. Vëll. 1. Prishtinë, 1970.

Leksikografia dygjuhëshe e shqipes me rusishten 69

jepej për të lexuar studentët tekstet ruse. Si rrjedhim, u hartuan për këtë

qëllim fjalorë të thjeshtë, shpesh të shaptilografuar, sipas specialiteteve

të fakulteteve. Më 1965 kam botuar si të tillë një Fjalor minimum

terminologjik rusisht-shqip.11 Prej vitit 1970 e deri më 1984 janë botuar

12 fjalorë të tillë.12 Po në këtë vazhdë për nevoja universitare janë botuar

edhe fjalori i bujqësisë, 13 fjalori themelor rusisht-shqip 14 dhe fjalori

politeknik.15

Prova e parë për një fjalor shqip-rusisht parashikohej më 1951: “Do

të punohej në bazë të fjalorit shqip të Institutit dhe të fjalorëve të vegjël

dygjuhësh të botuar në Moskë. Mbarohet pas tri vjetësh”.16 Edhe më

1952 do të thuhej se ishte në plan të përfundonte më 1954. Për numrin e

fjalëve janë dhënë shifra të ndryshme, kështu më 1953 thuhej se do të

kishte rreth 20.000 fjalë,17 kurse më 1959 janë përmendur mbi 40.000

fjalë.18 Puna ishte bërë kryesisht nga S. Malëshova, me ndihmën edhe të

Pashko Gecit, i cili njihte serbokroatishten. Shtimi pothuaj dyfish i

11

Lloshi, Xh. (1965): Fjalor minimum terminologjik rusisht-shqip. Specialiteti

gjeologji-miniera. USHT, 52 f. 12

Cico, Dh. (1970): Fjalor terminologjik rusisht-shqip i specialitetit të minierave.

USHT, 185 f.; Duro, A. (1975): Fjalor rusisht-shqip për degën mekanike e të

metalurgjisë. USHT, dy pjesë 160 f. dhe 148 f.; Duro, A. (1975): Fjalor rusisht-shqip

(për degën mekanike). USHT, 244 f.; Nishani, H. (1976): Fjalor rusisht-shqip për

specialitetin e ekonomisë. USHT, 327 f.; Duro, A. - Shapllo, M. (1977): Fjalor rusisht-

shqip për studentët e degës së gjeodezisë të Fakultetit të Inxhinierisë. USHT, 194 f.;

Marjani, A. - Spahiu, D. (1977): Fjalor rusisht-shqip. Specialiteti i fizikës. USHT, 333

f.; Dafa, M. - Durrësi, S. (1977): Fjalor terminologjik rusisht-shqip-latinisht për

specialitetin e farmacisë. USHT, 187 f.; Aleksi, Gj. (1978): Fjalor rusisht-shqip për

specialitetin e ndërtimit. USHT, 120 f.; Marjani, A. - Minga, A. (1981): Fjalor

matematik rusisht-shqip. USHT, 157 f.; Pollo, E. (1981): Fjalor rusisht-shqip për

Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike. USHT, 169 f.; Cico, Dh. (1982): Fjalor

terminologjik rusisht-shqip për specialitetin shpim-shfrytëzim. USHT, 64 f.; Lama S. –

Seseri, M. (1982): Fjalor i termave të gjeodezisë shqip-anglisht-frëngjisht-rusisht.

Redaktuar nga Ferdinand Leka, Agron Duro. USHT, 291 f.; Marjani, A. - Spahiu, D.

(1983): Fjalor rusisht-shqip. Specialiteti i fizikës. USHT, 240 f.; Beqiri, F. - Kabo, O.

(1984): Fjalor rusisht-shqip për Fakultetin e Ekonomisë Agrare. USHT, 102 f. 13

Qafëzezi, N. (1978): Fjalor i bujqësisë shqip-latinisht-italisht-rusisht. SHB ‘8

Nëntori’, 852 f. Pjesa rusisht është redaktuar nga Xh. Lloshi. 14

Basha, Y. (1976): Fjalor themelor rusisht-shqip. SHB e Librit Shkollor, 230 f.

Ribotuar në Prishtinë më 1980. 15

Kurti, S. (1981): Fjalor politeknik rusisht-shqip. SHB ‘8 Nëntori’, 926 f. 16

“Buletin i Institutit të Shkencave”, 1951, nr. 3-4, f. 85. 17

“Buletin për Shkencat Shoqërore”, 1953, nr. 2, f. 61. Ndryshe nga veprat e tjera, për

Fjalorin shqip-rusisht asnjëherë nuk janë dhënë emrat e hartuesve, për shkak se punën

kryesore e bënte Sejfulla Malëshova. 18

BUSHT, SSHSH. 1959, 4.

70 Lloshi

fjalësit do të ndihmohej nga të dy fjalorët e botuar më 1954. Por zvarritja

e gjatë e punës në të vërtetë lidhej me emrin e S. Malëshovës, i cili

përfundimisht u internua në Fier, ku edhe vdiq pa u kthyer më në

kryeqytet. Për ta kryer këtë vepër u emërova në Institutin e Historisë dhe

të Gjuhësisë në Tiranë më 1961. Puna duhej nisur nga e para dhe vijoi

pesë vjet; u hartuan shkronjat A-K, si dhe u bë puna paraprake për

shkronjat e tjera, sepse tashmë për fjalësin ndihmonte edhe Kartoteka

Leksikut të Shqipes dhe lënda e ekspeditave leksikologjike në shumë

vise të vendit. Kështu përmasat e fjalësit e kapërcenin realisht shifrën

40.000 fjalë. Me fillimin e “revolucionit kulturor e ideologjik” në

Shqipëri më 1966, edhe kjo vepër u braktis përfundimisht, bashkë me

çfarëdo pune tjetër për fjalorët me rusishten, po ashtu siç kishte ndodhur

me serbokroatishten.

Leksikografia shqipe dygjuhëshe me rusishten u mbyll për pothuaj

tridhjetë vjet pas fjalorëve të vegjël të xhepit për qëllime turistike, të

botuar më 1959-1961.19 Ajo do të riniste vetëm më 1989 me Fjalorin e

shkurtër rusisht-shqip nga L. Milko,20 me rreth 11.000 fjalë, si të thuash,

duke nisur një cikël të ri nga niveli i ulët, po të mbajmë parasysh se sa i

gjerë ishte botimi 45 vjet më parë. Ndërkaq, kjo është një etapë e dytë, e

cila kërkon shqyrtim mjaft të ndryshëm. Në radhë të parë, ishte botuar

Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (1980), ishin vendosur rregullat e

drejtshkrimit dhe ishte bërë një punë e gjerë me studime gjuhësore e me

mbledhje të lëndës leksikore, kishte një përvojë të madhe leksikografike.

Gjithashtu vetëm dy vjet më pas nis periudha e hartimit të vrullshëm të

fjalorëve dygjuhësh jashtë kërkesave shkencore, shpesh me qëllime

thjesht tregtare. Fare shkurt do të shprehesha, se tashmë është mjaft e

lehtë të bëhet një fjalor dygjuhësh, por kjo duhet të shoqërohet me

kërkesa gjithnjë e më të larta për cilësinë. Pa hyrë në hollësira, do të vija

në dukje se prandaj ka vend për mjaft vërejtje për Fjalorin rusisht-shqip

të vitit 2005 nga një grup autorësh. Po marr një shembull nga Fjalori

shqip-rusisht i fundit (2007).21 Është një fjalë aty luledielli e shënuar si

emër i gjinisë femërore. Pyetja e parë është kjo: ku ka në gjuhën shqipe

një kategori të tillë emrash femërorë që mbarojnë me -i? Po aty pak më

19

Koçi, R. (1959): Fjalor rusisht-shqip. Moskë, 371 f.; Kostallari, A. (1959):

Karmannyj russko-allbanskij sllovar. Moskë, 428 f., ribotuar në Moskë më 1961. 20

Milko, L. (1989): Fjalor i shkurtër rusisht-shqip, Moskë, “Russkij jazyk”. 344 f. 21

Mançe, M. (2007): Fjalor shqip-rusisht. Rreth 25 mijë fjalë. EDFA, 732 f.

Leksikografia dygjuhëshe e shqipes me rusishten 71

poshtë si emra femërorë janë edhe lulebliri, luledhensh, lulegruri,

luleshëmitri, lulevath, lulezjarr. Ku ka në gjuhën shqipe emra të tillë

femërorë? Madje na qenkan edhe pa trajtë dhe pa shumës. Prej këndej,

përfundimi im është se tashmë duhen dalluar fjalorët që u përgjigjen

kërkesave gjuhësore nga fjalorët për qëllime tregtare, që nuk meritojnë të

zihen në gojë në vështrime shkencore.

Dua të përmend, së fundi, prurjet më të reja, pavarësisht se me

vëllim të vogël, Fjalorin e leksikur shoqëror-politik dhe Fjalorin e

termave gjuhësorë nga A. H. Girfanova, botuar përkatësisht më 2007

dhe 2012 në Sankt-Peterburg.22

Në periudhën e parë leksikografia dygjuhëshe e shqipes pati ndikim

të dukshëm pozitiv prej fjalorëve me rusishten. 23 Tashmë programet

kompjuterike kanë sjellë zhvillime krejt të reja edhe për leksikografinë,

por ato ende nuk njihen në leksikografinë dygjuhëshe shqiptare. Kam

shpresë se me ndihmën e tyre do të kenë përmirësim të ndjeshëm edhe

fjalorët dygjuhësh të së ardhmes.

22

Girfanova, A. H.: Obšchestvenno-političeskaja leksika albanskogo jazyka. Russko-

albanskij slovar’-minimum po materialam sovremennoj albanskoj pressy. Učebnoje

posobije. Sankt-Peterburgskij gosudarstvennyj Universitet. Filologičeskij fakultet. Sankt-

Peterburg 2007, 146 f.;

Girfanova, A. X.: Učebnyj russko-albanskij i albansko-russkij slovar’ lingvističeskih

terminov. Sankt-Peterburgskij Gosudarstvennyj Universitet. Filologičeskij Falkultet.

Sankt-Peterburg, 2012, 75 f. 23

Për fjalorët e botuar deri më 1986 shih: Xh. Lloshi, Compiling and Editing Bilingual

Dictionaries in Albania, në: Budalex’88 Proceedings, Budapest, f. 483-486. Botimi

Bibliografi e leksikografisë shqipe (1635-2004), përpiluar nga P. Haxhillazi - A. Goga -

F. Zeqja në: “Leksikografia shqipe. Trashëgimi dhe perspektivë”, Tiranë 2005, f. 329-

371, e pasuron listën deri më 2004, por jo kurdoherë u përmbahet kërkesave shkencore

dhe ka të meta. P.sh. asnjë lloj “Fjalor katërgjuhësh (greqisht-shqip-maqedonisht-

turqisht) [Lexicon tetraglosson, četiri jazičen rečnik], P. Haxhi Danil, Voskopojë 1762-

1764” nuk ekziston.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Jorgji Gjinari, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Jorgji GJINARI

ARBËRISHTJA E ITALISË DHE ÇAMËRISHTJA NË “ATLASIN DIALEKTOLOGJIK TË GJUHËS SHQIPE” (ADGJSH)

1. Ky vështrim krahasues i

arbërishtes së Italisë dhe

çamërishtes mbështetet

në hartat e vëllimit të

dytë të ADGJSH. Ky

vëllim përmban hartat e

leksikut. Në vështrim të

parë duket si e

pakonceptueshme që të

krahasohen dy grupe të

folmesh, ku njëri është

veçuar nga trungu i

shqipes prej pesë

shekujsh dhe gjëllin në

mjedisin gjuhësor të

Italisë së Jugut, ndërsa

gjendja e sotme tjetrit

është pasojë e shkëputjes

së Çamërisë nga tërësia

e tokave shqiptare me

kufijtë e caktuar më

1913 dhe e shpërnguljes

së dhunshme masive të

çamëve më 1944.

Pikërisht për këtë kam

menduar se është me

interes të shihet se çfarë

kanë ruajtur të

Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" 73

përbashkët dhe ç'ndryshime kanë pësuar që nga koha e veçimit në

hapësira të ndryshme. Kjo vlen për arbërishten, por vlen dhe për

çamërishten, që flitet prej të shpërngulurve nga Çamëria për në Shqipëri

70 vjet më parë. Këtyre u duhet shtuar dhe fakti se të folmet e arbërishtes

dhe te folmet e çamërishtes në origjinë janë prej zonave periferike të

gjuhës shqipe (shih hartën AÇ).

Për arsye që dihen, anketat e “Atlasit” për çamërishten nuk qe e

mundur që të zhvilloheshin në Çamëri; ato u bënë te subjekte të ardhur

në Shqipëri pas shpërnguljes më 1944. U tregua shumë kujdes që të

dhënat të ishin autentike, u zgjodhën subjekte që e ruanin mirë dialektin

e vet (shih “Informuesit dhe burime të tjera të dhënash në Atalisin

dialektologjik të gjuhës shqipe, vëllimi I, faqe 25-9) .

Fjalët-shembuj në këtë artikull janë dhënë me alfabetin e gjuhës

shqipe, jo me sistemin e transkriptimit të ADGJSH-së. Për qëllimet e

këtij artikulli kjo është e mjaftueshme. Studiuesit e interesuar të kësaj

çështjeje mund t’u drejtohen hartave përkatëse të ADGJSH.

2. Meqenëse objekt i kësaj kumtese janë çamërishtja dhe arbërishtja e

Italisë, nga ndikimet e gjuhëve të huaja kemi marrë vetëm ato që dalin në

të folmet e këtyre dy grupeve.

Nuk e kemi quajtur si detyrë të bëjmë etimologjinë e fjalëve të

huazuara që dalin në ADGJSH. Ne do të kufizohemi këtu vetëm në

huazimet e kohëve relativisht të reja, aty pak më parë se të

shpërnguleshin arbëreshët për në Itali, domethënë 5-6 shekuj më parë.

Do të lëmë jashtë vështrimit huazimet e vjetra latine e greke, si fqinj, fre,

ftujë, gjel etj. (latine) dhe drapër, mokër, pjepër, presh etj. (greke) .

Meqenëse për temën tonë kanë interes ndikimet nga greqishtja dhe

italishtja, nuk do të ndalemi tek huazimet sllave e turke.

Huazime greke në të folmet e çamërishtes dalin në 106 harta me

459 fjalë, kurse në të folmet e arbërishtes dalin në 54 harta me 159 fjalë.

Tek arbëreshët ndikimet nga greqishtja janë më të pakta në numër se në

çamërishte. Kjo është e shpjegueshme, sepse të folmet e arbërishtes kanë

gati pesë shekuj e gjysmë që nuk janë në kontakt truallsor me greqishten.

Gjatë kësaj kohe huazimet greke edhe janë larguar, kurse në të folmen e

çamërishtes ato kanë ardhur duke u shtuar për shkak të kohës së gjatë të

marrëdhënieve me greqishten si gjuhë fqinje dhe në rrethana të

dygjuhësisë së shumë çamëve, veçanërisht meshkujve.

Në 46 nga këto harta ndikimet prej greqishtes dalin të njëjta për

të dyja grupet.

Ndikimet e italishtes në arbërishte kapin një numër prej 601

fjalësh, që dalin në 160 harta.

Sasia e huazimeve greke dhe italiane është dhënë në tabelat numër

1 dhe numër 2 këtu më poshtë.

74 Gjinari

TABELA 1

Huazimet greke në të folmet e arbërishtes

sasia e hartave 1 6 6 8 6 9 18 harta 54

sasia e pikave1 në një

hartë

7 6 5 4 3 2 1 fjalë 159

Huazimet greke në të folmet e çamërishtes

sasia e hartave 48 5 9 15 16 13 harta 106

sasia e pikëve në

një hartë

6 5 4 3 2 1 fjalë 459

TABELA 2

Huazimet italiane në të folmet e arbërishtes

Këto që u thanë për huazimet greke dhe italiane po i ilustrojmë

me disa shembuj duke dhënë edhe numrin e hartës ku gjendet fjala.

Huazimet greke të njëjta për të folmet arbëreshe dhe të folmet

çame të marra së bashku: 612/1 argali “avlëmend”, 574 argomë “lavës”,

570 caripe “opinga”, 506 cinur “qerpik”, 485 gjiton “fqinj”, 414 kaqiç

“kec”, 532 kalive “kasolle”, 539 kamne “blozë”, 550 kamastër “vargua”,

593 potis “ujis”, 534 qeramidhe “tjegull”, 576 qersë “djerrë”, 569

tërkuzë “litar”, 591 xvol “plis”, 609 athër “teh” etj .

Huazimet greke në të folmet e arbërishtes: 582 erpiç “lesë” (që

tërhiqet me qe për të thërrmuar plisat), 398 gajdhur “gomar”, 531 katoq

“qilar”, 562 kopile “vajzë”, 524 ncajar “provoj gjellën për kripë”, 518

ngudhirinj “ngacmoj zjarrin”, 507 qasem “afrohem”, 607 sfodhirinj

“zhvesh misër”, 518 suk “hulli”, 579 zhgua “zgjedhë” etj.

Huazimet greke në të folmen e çamërishtes: 614 dhonar “krëhër”,

456 bobël “kërmill”, 536 cimbidh “mashë”, 440 gallo “gjel deti”, 489

gone “mbesë”, 577 kalistir “çapë”, 454 kallofot “xixëllonjë”, 502

klidhomë “kyçi i dorës”, 613 kllostir “bosht”, 494 kokall “kockë”, 384

kokarka “qepujka”, 452 korëz “çimkë”, 500 kosë “gërshet, 516 lavosem

“plagosem”, 614 llanar “krehër”, 523 mollois “tregoj”, 530 parathire

“dritare”, 483 progon “thjeshtër”, 630 sfurqi “bërxhik”, 519 skalis

1 Qendra banimi ku është bërë anketa për ADGJSH.

sasia e

hartave

5 12 15 26 24 25 29 24 harta 160

sasia e

pikave në një

hartë

8 7 6 5 4 3 2 1 fjalë 697

Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" 75

“shpurit” (zjarrin), 546 shilla “shkarpa, krande”, 572 shushula “të fshira,

plehra”, 427 xhixho “xhaxha“, 589 zeps (qetë) “mbreh” (qetë) etj.

Huazime italiane për të folmet e arbërishtes.

Është e natyrshme që në këtë areal të gjuhës shqipe të ketë ndikime

nga gjuha e huaj e mjedisit rrethues, ku bashkëjetesa e arbëreshëve me

italianët ekziston prej pesë shekujsh. Megjithatë, është me interes të

thuhet që hartat e ADGJSH tregojnë se gjuha shqipe është ruajtur shumë

mirë. Sigurisht, ne këtu ilustrimin e këtij fakti do ta bëjmë vetëm me

hartat e leksikut që po shqyrtojmë (veçoritë fonetike, morfologjike dhe

sintaksore, që janë në vëllimin e parë, nuk janë objekt i këtij artikulli).

Siç shihet nga tabela e ndikimeve italiane, vetëm në pesë harta del

se fjala shqipe është zëvendësuar me fjalën italiane në të tetë pikat e

76 Gjinari

anketës, në 155 hartat e tjera sasia e tyre është e ndryshme, shkon nga

shtatë fjalë në një. Ka harta ku shihet se në të njëjtën pikë, krahas fjalës

italiane, përdoret edhe fjala shqipe. Ndikimet duken më tepër në sferën e

bujqësisë, blegtorisë, të orendive shtëpiake, në fushën e ndërtimit e

ndonjë tjetër. Kjo shpjegohet me faktin se janë fjalë të fushave ku

marrëdhëniet janë më të shpeshta e të përditshme me komunitetin e huaj

(italian). Për ilustrim po japim disa nga sasia (601) e fjalëve italiane të

tabelës: 364 akuiatinë “vesë”, 368 ark “ylber”, 368 arkobalenë “ylber”,

551 bur “gjalpë”, 357 citroll dhe karkavec “kastravec”, 427 çaul “sorrë”,

414 çervel dhe kaciq “kec”, 454 çik “xixëllonjë”, 516 ferirtem

“plagosem”, 530 finestër “dritare”, 457 gravite “shtatzënë”, 367 grutë

“shpellë”, 547 gjoxhele, rogje dhe kanat (si në gegërishten

veriperëndimore) “shtambë”, 462 kalcunele “brekë”, 618 kandarinj dhe

kreh lesh, 384 kandin qepje “qepujkë”, 491 kativ “i ve”, 535 koperturë

“çati”, 453 kriaturë “foshnjë”, 508 lundanaham “largohem”, 628

kundarinj dhe numëroj, 456 maruk, kocamaruk “kërmill”, 583 mbarinj

(qetë) “mbreh (qetë)”, 463 mbashatur “mbles”, 536 molletë, penxë

“mashë”, 407 mutun dhe dash, 437 ndian “gjel deti”, 400 pullar

“kërriç”, 580 pundur “bodec”, 604 rashqel “krëhër bari”, 425 rikez

“derrkuc”, 374 rraspe “fre rrushi”, 446 sanguinet “shushunjë”, 455

skorpion “akrep”, 581 surk “hulli”, 630 shikatur, një qant “bërxhik”, 609

taj, talj “teh”, 438 takine “pulë deti”, 422 ter dhe dem “mëzat”, 362

tramundon “perëndon” etj.

3. Që të dalë e plotë pamja për të folmet e arbërishtes së Italisë dhe të

folmet e çamërishtes nuk do të mjaftohemi vetëm me ndikimet e gjuhëve

të huaja, por të shohim dhe leksikun shqip të këtyre dy arealeve në raport

me arealet e tjera në mbarë shtrirjen hapësinore të gjuhës. Ky vështrim

është shumë i rëndësishëm për historinë e dialekteve të gjuhës shqipe,

veçanërisht për këto dy areale anësore (margjinale). Ky vështrim është i

rëndësishëm sepse, sado që numri i fjalëve është i kufizuar në hartat e

ADGJSH (274 harta), del në dukje se në ç’fushë të jetës është treguar më

tepër qëndresa e gjuhës sonë ndaj presionit të gjuhëve të huaja.

Për të dalë më se e qartë kjo që thamë për raportet e arealeve,

hartat janë ndarë në dy kategori: njërën kategori po e quajmë kategoria e

parë, përbëhet prej hartave që kanë areale me tipare të përbashkëta, kurse

kategoria e dytë ka hartat me tipare të ndryshme, domethënë që nuk

karakterizohen nga e njëjta fjalë (variant dialektor), por nga disa të

ndryshme, krejt ndryshe nga hartat e kategorisë së parë ku arealet

karakterizohen nga i njëjti variant.

Për këtë lloj klasifikimi kemi marrë si pikënisje grupin e të

folmeve të çamërishtes dhe grupin e të folmeve të arbërishtes, sepse këto

grupe janë objekt i këtij artikulli. Për hartat e kategorisë së parë është

vënë si kriter që të kenë të njëjtën fjalë të dyja grupet së bashku, për

Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" 77

shembull në hartën 462 këto dy grupe kanë fjalën vajzë si tipar të tyre,

po kështu në hartën 629 për këto dy grupe është karakteristike fjala

dyzet. Edhe arealet e tjera të kësaj kategorie, që mund të jenë më të

mëdha, duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër dy grupet fillestare (të

arbërishtes dhe të çamërishtes) .

Për hartat e

kategorisë së dytë

ka një kriter tjetër.

Kjo kategori

hartash nis vetëm

me njërin grup

fillestar, me

grupin e

arbërishtes ose me

grupin e

çamërishtes, për

shembull në

hartën 413 të

folmet e

arbërishtes,

ndryshe nga të

folmet e tjera të

gjuhës shqipe,

kanë variantet

cimbar, bejk, curr

për fjalën cjap të

mbarë shqipes,

ose në hartën 483

arbërishtja ka

fjalën filjastër

edhe thjeshtër, kurse çamërishtja dhe të folmet e tjera kanë fjalë të

ndryshme (djali i burrit, djali i gjetur, pastërk, babagjafor etj.). Kështu

vijojnë edhe arealet e tjera më të mëdha, ku është patjetër një nga këto

grupe. Që të bëhet më e qartë kjo që thamë për arealet e hartave të

kategorisë së parë po japim një skicë –hartash ku arealet me ngjyrë të

kuqe vijnë njëri pas tjetrit, duke filluar me arealin e arbërishtes e të

çamërishtes. Arealet që vijnë më pas përafërsisht kanë shtrirjen e njësive

të ndarjes dialektore të gjuhës shqipe; harta e fundit e kësaj kategorie

paraqet një tipar të përbashkët për të gjithë territorin, pra një tipar që

përfshin të gjithë hapësirën e gjuhës (shih hartat-skicë të kategorisë së

parë).

Në hartat e kategorisë së parë hapësira e bardhë ka përgjithësisht të

folme me tipare të ndryshime nga norma letrare. E kundërta është në

78 Gjinari

hartat e kategorisë së dytë, aty hapësira e bardhë ka të folme me tipare të

njëjta me normën e gjuhës letrare (shih hartat-skicë të të dy kategorive

dhe hartat-shembuj të ADGJSH për këto kategori numër 512, kategoria I

dhe 384, kategoria II).

Fakti që hartat e të dyja kategorive kanë areale me tipare të njëjta

me normën letrare të çon te mendimi që do të kundërshtonte ndarjen e

hartave në dy kategori. Në të vërtetë këtu nuk ka kundërshti, sepse siç e

kemi thënë më sipër, hartat-bazë të klasifikimit kanë si pikënisje grupet e

arbërishtes dhe të çamërishtes. Njëra kategori nis me të dyja grupet,

kurse kategoria tjetër nis me njërin grup që ka tipare të ndryshme.

Po japim shembuj që karakterizojnë arealin e parë të hartave të

kategorisë së parë (arbërishte –çamërishte): 612/1 argali “avlëmend”,

574 argomë “lavës”. 506 cinurat e syve “qerpikët”, 513 çel, dhez

(zjarrin) “ndez”, 361 del (dielli) “lind”, 532 kalive “kasolle”, 539 kamne

“blozë”, 430 karakaçe “laraskë”, 442 kllosë “klloçkë”, “squkë”, 493

kurm “trup”, 534 qeramidhe “tjegull”, 576 qersë “djerr”, 549 tiganis

“fërgoj”, 523 thom rerë, thom të reme “rrej, gënjej, 462 vajzë etj.

Areali i arbërishtes dhe i toskërishtes jugore (çamërishtja dhe

labërishtja): 485 gjiton “fqinj”, 519 ngas (zjarrin) “shpuris”, 632

njënditëz, njëndizaj “pardje, 499 lesh-t, leshra-t “flokë-t”, 593 potis

“ujis”, 583 punoj, punonj ”lëroj”.

Areali i arbërishtes dhe i toskërishtes: 422 dem, 543 brumë “farë

brumi”, 432 buf, 616 fëndyell, 437 fole, 529 fshehurazi, 509 hap, 435

gjon “qokth”, 411 kërrutë, 438 pendë “pupël”, 571 kopan “lasë”, 540

shkarpa “krande”, 551, thëngjill (i ndezur dhe i shuar) etj.

Areali pasues është ai që përfshin edhe të folmet e Shqipërisë së

Mesme, i cili bashkë me arealin e toskërishtes karakterizohen nga veçori

të këtilla: 620 dërstilë “valanicë”, 411 kërrutë, 618 kreh (lesh), 518 ngas

(një njeri), 585 patate, 552 qumësht, 512 shuaj (dritën), 551 thëngjill (i

ndezur dhe i shuar) etj.

Pas këtij areali formohet një tjetër edhe më i madh, ku bashkohen

edhe të folmet e gegërishtes qendrore (Mat, Mirditë, Dibër). Për këtë

areal janë tipike fjalë të këtilla, si: 423 derr, 382 gjemb, 560 këpucë, 458

lehonë, 514 ngrohem, 386 presh, pras, 528 rënkoj, nëkoj, etj.

Fjalët karakteristike për gjithë hapësirën e gjuhës shqipe në

kategorinë e parë të hartave të ADGJSH janë 53. Fjalë të përbashkëta në

gjuhën tonë janë shumë e më shumë, por fjalët që u zgjodhën për Atlasin

janë relativisht pak dhe, veç kësaj, kriteret e ADGJSH kishin përcaktuar

si rregull që të hetoheshin variantet dialektore e jo fjalët e përbashkëta.

Ja disa shembuj të fjalëve të përbashkëta që jep Atlasi për mbarë gjuhën:

407 dash, 405 dele, 596 drapër, 498 dhëmballë, 412 dhi, 413 cjap, 611

grihë, 555 gjizë, 380 halë (gruri), 401 kalë, 390 këlysh, 434 kukuvajkë,

594 korr (grurë), 508 largohem, 391 mace, 487 mbesë, 436 mëllenjë, 467

Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" 79

motër, 404 mushkë, 486 nip (i djalit, i vajzës), 482 njerka, 632 pardje,

578 parmendë, 402 pelë, 504 pëllëmbë, 388 qen, 541 qerre, (fushe), 433

qyqe, 588 shat, 598 shij (grurë), 393 ujk, 394 ulkonjë, 491 i ve, 468 vëlla,

671 vjehërr (i ati i gruas), 472 vjehërr (e ëma e gruas) etj.

Në kategorinë e dytë janë hartat me veçori të ndryshme dialektore,

Si hartë tipike të këtillë mund të sjellin hartën e fjalës shtatzënë me

numër 457, një hartë tjetër, si shembull, është ajo me numër 465, ku

gjithë territori i Shqipërisë karakterizohet nga fjala baba, kurse treva e të

folmeve të arbërishtes së Italisë ka fjalën tatë etj.

Harta të këtilla kanë areale me fjalë të ndryshme, jo si ato të

kategorisë së parë, ku arealet karakterizohen nga një fjalë e vetme. Kjo e

vështirëson ilustrimin me shembuj, prandaj po japim vetëm tipat e

hartave (shih hartat-skicë të kategorisë së dytë). Si shembuj ilustrimi do

të japim vetëm disa harta të kësaj kategorie (për më tepër lexuesi mund ti

drejtohet Atlasit): 369 (syth), 425 (derrkuc), 483 (thjeshtër), 399

(gomar), 474 (gjysh, babai i babait), 617 (shkrif lesh etj.).

80 Gjinari

Hartat me veçori të ndryshme janë me shumë rëndësi për historinë

e gjuhës, për historinë e popullit dhe për etimologjinë, sepse prej tyre

shpjegohen huazimet e gjuhëve gjatë historisë së tyre, gjendet

etimologjia e fjalës dhe fushat e jetës ku ka pasur më shumë ndikime nga

gjuhët e huaja.

Arbërishtja e Italisë dhe çamërishtja në "Atlasin Dialektologjik të Gjuhës Shqipe" 81

4. Me shumë interes për historinë e dialekteve të gjuhës shqipe janë të

dhënat e 30 hartave, në të cilat fjalët që janë karakteristike për

arbërishten dhe çamërishtes dalin edhe në të folmet e gegërishtes: disa në

të gjitha të folmet e këtij dialekti, disa në të folmet veriore të tij. Kështu

fjalët ndërroj “këmbej”, kryet, mëti “tundës”, shkop “filiç”, bukël,

rriqër, kërkoj “provoj gjellën” (të arbërishtes) dhe bukël, rriqër,

ndërroj, shkop (të çamërishtes) janë edhe në të gjitha të folmet e

dialektit gegë, ndërsa fjalët asht, eshtra (të arbërishtes) janë dhe në zonat

veriore (zonat mbi Drin), kurse prej fjalëve maçorr “maçok”, burith

“urith”, greth, çimkë, vajzë, jap të hajë “koj fëmijën”, rrëshiq,

“shakull”, kalive “kasolle”, dhez “ndez” etj., disa janë në gegërishten

veriperëndimore e disa në gegërishten verilindore.

Mundet që dhe këto raste të jenë nga ato që tregojnë se të folmet e

skajeve të një gjuhe puqen dhe janë më konservative .

5. Të folmet e arbërishtes së Italisë, që gjëllijnë dhe sot, do të vazhdojnë të

pësojnë ndryshime duke marrë përherë e më shumë fjalë, fraza, ndërtime

sintaksore dhe forma gramatikore të gjuhës letrare shqipe. Për të folmet e

arbërishtes do të ndodhë edhe dukuria e kundërt, tretja dalë nga dalë e

arbërishtes prej gjuhës së huaj të mjedisit rrethues, ashtu si ka ndodhur

edhe deri më sot.

Janë dhe do të jenë me interes studimet për arbërishten e Italisë dhe

çamërishten e banorëve të ardhur në Shqipëri më 1944, sidomos për të

folmen e pasardhësve të brezave të sotëm, për të parë ndryshimet e

herëpashershme që pësojnë në mjediset e “reja”.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Ardita Xhyheri, studiuese.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Ardita XHYHERI

ERNEST KOLIQI DHE FOLKLORI SHQIPTAR

Vizioni i Koliqit për folklorin shqiptar.

Krijimtaria e popullit tonë është e pashtershme dhe kërkon një

punë shumë serioze për t’u zbuluar dhe studiuar me sa më shumë

objektivitet. Koliqi është një personalitet i aftë të kuptojë shkencën, artin

e kultivuar dhe atë popullor. Arti popullor, na thotë ai, e ka vendin e

lindjes dhe të rritjes brenda jetës së njerëzve. Është meritë e tij është se

ai u përpoq “të takohej” vetë me folklorin dhe nuk orvatej ta gjente atë

brenda një studioje me libra e studime të shumta folklorike. Letërsia

popullore ka një ekzistencë të përjetshme brenda shpirtit të popullit

shqiptar dhe është një pasqyrë besnike e tij. Brenda një krijimi folklorik

nuk është aspak e vështirë, të zbulosh dëshirat, ëndrrat, aspiratat që e

mbajnë gjithmonë gjallë shpirtin e popullit. Duke jetuar brenda mjedisit

ku gjen momentet e shpërthimit krijimtaria popullore, Koliqi kupton

shumë shpejt afritë mes folklorit dhe realitetit. Sipas tij krijimtaria

folklorike është pjesë e këtij realiteti dhe, në të shumtën e rasteve,

dëshmia e saktë e tij. Megjithëse populli shqiptar ka kaluar situata, të

cilat historia nuk ka mundur, ose i ka përcjellë në të ardhmen me shumë

gjymtime, një detyrë të tillë fisnike e ka marrë përsipër folklori, të cilën

Koliqi e ka konsideruar thuajse si dokument të mirëfilltë historik. Nga

ana tjetër, Koliqi ka vërejtur se folklori mbart një varg emocionesh dhe

ndjenjash, të cilat populli arrin t’i shprehë vetëm nëpërmjet tij. Kjo

tregon se folklori është bërë një me jetën e shqiptarit.

Gjatë qëndrimit në malet e Shqipërisë Veriore, Koliqi diti të soditë

në heshtje jetën e malësorëve por, duke qenë përherë e më i

vëmendshëm të hetojë dhe të studiojë atë që mund të quhet art në jetën e

tyre, pra “folklorin shqiptar”. Ai iu afrua shumë mjedisit malësor dhe kjo

mënyrë e të komunikuarit me “etërit” e krijimeve folkloristike, afrimit

me atë mjedis që frymëzonte krijuesin dhe mahniste dëgjuesin e thjeshtë,

Ernest Koliqi dhe folklori shqiptar 83

krijoi te Koliqi koncepte më të sakta dhe më të plota për folklorin

shqiptar. Është e rëndësishme për t’u theksuar dëshira dhe përpjekja e tij

shumë serioze për të vënë në dukje krijimtarinë folkloristike origjinale,

hulumtimin e momenteve më të para të krijimit të saj. Ai e kërkoi dhe e

gjeti folklorin shqiptar më tepër sesa në faqe të botuara në revista apo

përmbledhje librash, në vendin e tij të vërtetë, në “banesën” e lindjes,

pra në shpirtin dhe jetën konkrete të shqiptarit. Koliqit do t’i duhej të

bëhej shpeshherë pjesë e një mjedisi dhe jete krejt të re e të panjohur për

të, midis njerëzish me një psikologji të veçantë dhe që të nxisnin

kureshtjen. Është pikërisht për këtë që ne mund të pohojmë me shumë të

drejtë se Koliqi është një personalitet që e kërkoi folklorin brenda jetës,

gjurmoi mrekullinë e ndryshueshmërinë e artit popullor në rrjedhën

kohore. Ai e konceptoi folklorin shqiptar si një art të lindur dhe të

kultivuar nga vetë populli. Ishin pikërisht ato mjedise dhe krijime të

virgjëra popullore, që prekën dhe zgjuan interesa të mëdha tek ai. Brenda

jetës shqiptare Koliqi e ndjeu në mënyrë më intensive atmosferën që

sintetizohej artistikisht në krijimet folklorike. Folklori për të ishte

pasqyrë më besnike dhe më e pastër e jetës, ose siç e thoshte edhe vetë:

“Folklori shqiptar është njëkohësisht dhe shprehje e vetë realitetit”.

Folklori shqiptar nuk është vlerësuar pa qëllim nga Koliqi si përcjellës i

shumë të vërtetave apo ngjarjeve historike, si bashkudhëtar i njeriut në

momentet më kyçe të jetës së tij. Ky fakt që Koliqi vë në dukje, përveçse

një vlerësim i matur dhe i studiuar mirë, është një konceptim edhe më i

formuar për rolin dhe rëndësinë e folklorit në jetën e krijuesit të vet, të

popullit. Nga ana tjetër Koliqi e ka parë folklorin jo vetëm si një pjesë

me rëndësi të jetës së popullit, por edhe si një libër shpirtëror të kësaj

jete. Një vëmendje të veçantë ka treguar ai sidomos për epikën shqiptare.

Duke pasur parasysh sidomos tematikën e saj, ai iu përkushtua thuajse

tërësisht asaj. Në këto këngë ai heton regëtimat më të pakapshme të

shpirtit të një populli, ngjyrat e dukshme dhe të padukshme të shoqërisë

shqiptare. Ato, për të, janë jehona e vuajtjeve, fitoreve, sakrificave,

humbjeve të atyre që kërkojnë me këmbëngulje të pohojnë me forcë

identitetin e tyre. Me shumë të drejtë Koliqi pohon: “Bukuria e këngëve

popullore qe një lloj afirmimi historik, pra edhe me vlera politike,

sidomos për popujt e privuar nga liria dhe të frymëzuar nga pavarësia”.

Nëpërmjet këtyre këngëve heroike, populli ka shfaqur një talent të rrallë

që të mahnit edhe sot e kësaj dite. Megjithatë, siç na e bën të ditur edhe

vetë Koliqi, në kohën e tij shumë pak prej këtyre këngëve qenë

mbledhur. Për këtë arsye është e nevojshme, na mëson ai, që ato të

mblidhen, mbasi kështu do të kemi mundësi të gërmojmë në pjesët më

intime të shpirtit kolektiv, të zbulojmë elementë të tjerë të kësaj pasurie

të vetme shprehëse, që ndryn brenda saj sekretet e një të kaluare të

ngarkuar me ngjarje, ndonëse pa dëshmi të shkruara. Ndoshta janë këto

84 Xhyheri

objektiva, të cilat Koliqi i përmend në përgjithësi, që e nxisin atë vetë të

shtyhet më tej në kërkimet e tij, sidomos në terren.

Koliqi dhe ndihmesa e studiuesve të tjerë të tjerë në folklor.

Meqenëse Koliqi nuk ka qenë i pari (ndonëse ndër të parët) që

tregoi interes të veçantë dhe serioz për folklorin, kjo do të thotë se

patjetër gjatë studimeve të tij ai pati edhe ndihmën e punës së atyre

folkloristëve të paktë të afirmuar, mësimet e të cilëve ai i vlerësoi në

mënyrë të veçantë. Kontributin që kanë dhënë këta folkloristë, apo

institucionet ku ata bënin pjesë, Koliqi i ka përmendur dhe analizuar në

botime të veçanta, duke i përfshirë në përmbledhjet e tij studimore mbi

folklorin. Kështu, ne mësojmë nga ai se “Shkolla e Françeskajvet” ka

qenë një institucion me rëndësi me përpjekjet dhe kontributin e saj në

ndriçimin e vlerave të folklorit dhe të gjuhës së popullit në saj të punës

së figurave kaq të afirmuara në fushën e folklorit, siç është, për

shembull, Gjergj Fishta. Koliqi thekson se françeskanët konstatuan me

shumë vërtetësi dhe admirim një cilësi të veçantë për krijimet folklorike,

i cili sipas tij qe: “speci i sarkazmit apo thimthi i talljes”. Ngjyrimi

humoristik, që dallohet fare lehtë në prozën dhe këngën shqiptare, u

lejon folkloristëve të aludojnë për natyrën e shqiptarit, duke i krahasuar

me popuj të tjerë. Edhe Cordignano është i këtij mendimi në një nga

veprat e tij. Ai pohon se anglezët janë gaztorë e therca të fortë, ashtu si

janë përgjithësisht shqiptarët, dhe beson se kjo afërsi ndërmjet dy

popujve rrjedh nga gjaku kelt që atyre u vlon ndër deje e që u përzie

dikur edhe ndër dej te ilirët.1

Me këto konstatime që na thonë se shqiptarët priren drejt anës

qesharake në çdo shfaqje njerëzore, gjë që vihet re në të gjitha krijimet

folklorike si te fjalët e urta, përrallat, këngët, lojërat popullore etj., ky

humor merr tiparet e një mesazhi të caktuar, që kërkon përmirësimin dhe

përparimin e njeriut. Vetë Koliqi e pohon se gjuha shqipe ka një ngjyrim

frazash shumë të spikatur ku hasin hidhërimin, mërinë, ironinë etj.

Sikurse françeskanët, edhe Koliqi e ka parë me interes pasqyrimin e të

gjitha këtyre ngjyrimeve të gjuhës tonë.

Françeskanët, siç dihet, u mbështetën fuqimisht te pasuria

folklorike popullore.

Një ndihmesë të ndjeshme në studimin e zhvillimit të folklorit

shqiptar ka dhënë, sipas Koliqit, edhe Papas Gaetano Petrotta, këshilltari

i botimit të antologjisë “Bota shqiptare” (Botim i Ministrisë së Arsimit,

Tiranë, 1943). Koliqi jep fakte për përfaqësimin dinjitoz të kësaj vepre

në fushën folkloristike, por sidomos vlerëson ideatorin kryesor të kësaj

1 Ernest Koliqi, “Kritikë dhe Estetikë”, Shkolla letrare e Françeskajvet, Shqiptari zbulon

vetveten,Tiranë, 1999, f. 25.

Ernest Koliqi dhe folklori shqiptar 85

vepre. Brenda këtij vëllimi ekziston me të vërtetë një botë shqiptare, ku

sintetizohen, jo vetëm shumë anë të jetës shqiptare, por edhe vëzhgime

të holla, të bëra nga shkrimtarët tanë dhe albanologët e huaj. Sipas

Koliqit, Petrotta, nëpërmjet një tabloje të gjallë dhe shumëngjyrëshe të

natyrës njerëzore, ka meritën e madhe se paraqiti një popull në rrugën e

përparimit, një popull përfaqësues i qytetërimit, që me origjinalitetin dhe

tiparet e veta është i denjë të gëzojë respektin e të huajve dhe të

frymëzojë, gjithashtu, vendasit duke nxitur edhe krenarinë e tyre

kombëtare.

Petrotta është i mendimit se zëri më i bukur dhe më origjinal i

botës shqiptare gjendet brenda këngës popullore. Ai i mëshon gjithmonë

faktit se vetëm kultura popullore që përmbledh zakonet, trashëgiminë e

pasur gojore, gjithë atë që quhet art popullor do t’i bëjë shqiptarët të

individualizohen në botë.

Një figurë e njohur, që i bën dritë të fuqishme folklorit shqiptar,

është atë Bernardin Palaj, që çmohet së tepërmi prej Koliqit. Në studimet

e tij mbi krijimtarinë folklorike, Koliqi i është drejtuar shpesh atij për të

marrë ndihmë dhe orientim njëkohësisht. Dhe pikërisht nga ky lloj

bashkëpunimi si dhe nga nderimi për punën e këtij autori, buron edhe

vlerësimi që Koliqi i bën. Sipas tij Bernardin Palaj 2 shquhet ndër

shkrimtarët e viteve tridhjetë për talentin e tij poetik, mjeshtërinë e

shprehjes, por sidomos për aftësinë që pati në dhënien e një fytyre të re

letërsisë, lëvrimin e tematikës së re brenda saj. Bernardin Palajn,

megjithëse i papërfshirë në tekstet shkollore dhe i panjohur përgjithësisht

për arsye të ndryshme, të cilat nuk e errësojnë kurrsesi figurën e këtij

shkrimtari, Koliqi e përmend si një njeri me horizont të gjerë, njohës të

mirë të leksikut, të frazeologjisë të gjuhës shqipe, të autorëve të vjetër

dhe të rinj shqiptarë, të ligjërimit popullor.

Ai e përdori të folurën dialektore të Dukagjinit në veprat e tij me

një mjeshtëri dhe talent të veçantë artistik. Për talentin letrar që e

karakterizon, ai mund të radhitet në Shkollën letrare françeskane të

Shkodrës pranë Shtjefën Gjeçovit. Bernardin Palaj na paraqitet prej

Koliqit i parë nga tri këndvështrime, me shumë rëndësi secila prej tyre -

poet, studiues, folklorist. Megjithatë, Koliqi priret ta shohë së pari si

folklorist, mendim ky i nxitur mbase edhe nga mbështetja që ai ka gjetur

në mbledhjet folklorike të Bernardin Palajt. Duke e paraqitur si

folkloristin e parë, që na bëri të njohura rapsoditë e maleve shqiptare,

Koliqi thekson faktin se të qenit folklorist ndikoi jo vetëm në

krijimtarinë letrare të B. Palajt, por edhe në krijimtarinë edhe të

shkrimtarëve të tjerë, madje edhe te vetë Fishta. Ky ndikim e shtyn

2 Ernest Koliqi, Bernardin Palaj dhe nji poemth i tij i pakryem,“Shêjzat”, 1972, nr. 5-8,

f. 152-181.

86 Xhyheri

shkrimtarin e madh, Fishtë, ta mbivlerësojë Bernardinin për aftësinë e tij

krijuese, talentin e tij të madh. Një nga kulmet e krijimtarisë folklorike

nën kujdesin e tij ishte “Cikli i Kreshnikëve”, botuar në vëllimin II të

Visareve të kombit.

Vetë Koliqi në studimet e tij gjen në këtë përmbledhje shumë nga

karakteristikat e këtij cikli. Rapsoditë e Mujit dhe Halilit kanë tërhequr

vëmendjen e shumë folkloristëve të tjerë, megjithatë, individualiteti i

Bernardin Palajt dhe puna e tij e shkëlqyer lidhur me këtë cikël ka

spikatur përherë e më tepër, pa u errësuar asnjëherë nga trajtimet

ballafaqimet, problemet që dalin brenda Ciklit të Kreshnikëve etj.

Bernardin Palaj e sheh si një nga detyrat e tij të verë në dukje fymën ilire

tek ato rapsodi. Ai gjen brenda atyre rapsodive fillesat e jetës shqiptare

dhe kjo e shtyn të hedhë vështrimin në thellësitë e një të kaluare të

hershme. Megjithëse Bernardin Palaj është i ndërgjegjshëm për huazimet

brenda eposit të kreshnikëve, ai ka meritën e madhe që me punën e tij

gjatë mbledhjes së këtyre këngëve të hetojë shqiptarizmin në thelbin e

tyre. Duke iu kthyer mendimit të Koliqit, mund të themi se folklori

shqiptar dhe Bernardin Palaj kanë qenë shoqërues të njëri-tjetrit.

Folklori shqiptar ka qenë një truall bazë, ku është mbështetur

krijimtaria e shkrimtarit të madh Gjergj Fishta. Brenda botës së tij

krijuese është shpalosur një botë e tërë shqiptare, me të gjitha ngjyrat

karakteristike, një tablo origjinale e fotografuar prej një talenti të madh.

Krijimtaria e Fishtës është pjesë e pashkëputur nga vetë folklori, pasi ajo

jo vetëm e plotëson atë, por edhe e pasuron, i jep më tepër dritë. Jo pa

qëllim Koliqi shprehet për shkrimtarin e madh si interpretues të shpirtit

shqiptar,3 pasi ai e interpretoi botën shqiptare, jo vetëm së jashtmi, por

edhe në brendësi të saj. Kryevepra e madhe e Fishtës, “Lahuta e

Malësisë”, mund të themi se përbën në njëfarë mënyre një nga hallkat

më të rëndësishme të krijimtarisë folklorike. Megjithëse te çdo këngë

spikat individualiteti i shkrimtarit, në përgjithësi fryma folklorike

përshkon gjithë vargjet e Lahutës. Fishta i kristalizon në gjithë

krijimtarinë e tij tiparet më të dallueshme dhe më të shquara të shqiptarit.

Në këtë mënyrë, shkrimtari i madh konsiderohet nga Koliqi si një nga

zërat më të bukur, që interpretojnë perlat e krijimtarisë popullore. Fakti,

që ai konsiderohet si një këngëtar popullor, e rrit autoritetin e tij dhe nuk

i zbeh aspak vlerat e tij si autor i një letërsie të kultivuar.

3 Ernest Koliqi, Fishta, interpret i shpirtit shqiptar, Botuar me rastin e njëvjetorit të

vdekjes së poetit në një përmbledhje punimesh me titull “Gjergj Fishta”, 1941, Tiranë.

Ernest Koliqi dhe folklori shqiptar 87

Mendimi i Koliqit rreth tipareve më të spikatura të folklorit.

Krijimtaria folklorike është si një foshnjë, e cila me kalimin e

kohës pëson ndryshime dhe rritja e saj në moshë kushtëzohet si nga

vendi i lindjes, ashtu edhe nga rrethanat përreth, që ndikojnë në

vazhdimësi gjatë jetës së saj. Megjithatë gjatë gjithë këtij procesi rritjeje

ne, pa dyshim, mund të hetojmë disa tipare, të cilat e karakterizojnë, në

brendi e në formë; krijimtarinë popullore. Krijimtaria folklorike,

megjithëse e krijuar në një truall solid, pëson ndryshime të

herëpashershme, përherë e gatshme të ndikohet nga ndërhyrje të

ndryshme. Ideja e ndryshueshmërisë së vazhdueshme të krijon

përshtypjen se kemi të bëjmë me diçka të re në çdo moment, apo një

befasi në çdo kohë. Këtë fenomen Koliqi e konstatoi shumë herë gjatë

shtegtimit të tij nëpër vise të ndryshme. ku gjallonte dhe lulëzonte një

krijimtari e pasur folklorike. Konkretisht, në kohën kur ai gjendet si

mysafir në shtëpinë e një kreu malësor në Mërtur, pjesë e Dukagjinit, i

ndodh të ketë mundësinë e jashtëzakonshme për të marrë pjesë në

krijimin e një kënge.

Përveç faktit që përkujtimi në këtë këngë do të kishte një rëndësi të

madhe për emrin e familjes së kreut malësor, ai njihet më nga afër me

procesin e kompozimit të një kënge. Ky qe një rast i rrallë dhe tej mase

emocionues, që i dha mundësi Koliqit të kuptojë më konkretisht tiparet

që ai i veçon si më themeloret e folklorit shqiptar. Së pari, ai vë në dukje

se me gjithë përgatitjen e rastit, krijimi i këngës është një akt krejt i

natyrshëm dhe spontan. Për këngëtarin, megjithëse kompozimi i këngës

ishte kërkuar si një lloj detyrimi që duhej përmbushur, ai, duke qenë një

këngëtar popullor, për të krijuar këngën duhet të shfrytëzojë momentin

spontan, që vjen krejt në mënyrë të natyrshme. Gjatë bisedës me njeriun

që e fton në këtë akt krijimi, ai ndjehet i pasigurt dhe ka kundërshti në

lidhje me argumentin, në bazën e të cilit i kërkohet të kompozojë

këngën. Fakti, që ai kërkon të frymëzohet prej një ngjarjeje dhe nuk

vendos menjëherë për ta realizuar atë që i kërkohet, provon natyrën e tij

prej artisti origjinal që mendimet, vargjet i lindin aty për aty kur shpirti

preket dhe reagon. Kjo mënyrë e të krijuarit të këngës popullore vërteton

karakterin spontan të folklorit, që Koliqi e ka konstatuar jo vetëm një

herë.

Duke qenë se një krijim popullor i është nënshtruar

ndryshueshmërisë së vazhdueshme, kjo do të thotë se ai ka mundësinë të

preket nga shumë individë dhe në mënyra të ndryshme. Gjatë procesit të

krijimit të këngës së re, Koliqi vërejti se ajo pësoi shumë modifikime

derisa arriti në një formë të plotë: u shpikën vargje në një mënyrë krejt

spontane edhe gjatë të kënduarit dhe kjo falë talentit dhe prirjeve të

autorit popullor. Pra, ky krijues ka improvizuar duke krijuar vargje, duke

88 Xhyheri

shtuar dhe duke hequr nga kënga vargje aty për aty, pa respektuar në

mënyrë rreptë krijimin e lindur më parë. Karakteri improvizues është një

karakteristikë tjetër themelore e folklorit, megjithëse edhe duke pasur

parasysh këtë tipar, krijuesi popullor ka gjithmonë parasysh njëfarë

skeme. Me këtë veçori Koliqi u njoh nga afër në procesin e krijimit të

këngëve popullore nga rapsodë të ndryshëm për të cilët u interesua

personalisht.

Një tipar tjetër funksional brenda krijimtarisë folklorike është

përsëritja. Në këtë mënyrë krijimi folklorik merr një frymë tepër

popullore dhe stil shumë të afërt me shijen e popullit. Me funksionin e

mjeteve ndihmëse gjatë krijimit hyjnë edhe mjete mnemoteknike, të cilat

kanë për qëllim ta bëjnë rapsodin apo këngëtarin të mbajë mend atë që

po ekzekuton. Brenda një kënge popullore mund të përsëriten vargje

(forma të ndryshme refreni etj.), mund të përsëriten strofa me ndryshime

të vogla (një fjalë, një krahasim, etj.) dhe atëherë kemi strofa iterative

etj. forma të përsëritjes, kemi aliteracionin si dhe format e harmonisë

vokalike. Kur krijuesi është në këngë e sipër, përsëritjet e vargjeve i lenë

kohë për të trilluar atë që vjen më pas.

Një këngë popullore ka vlerë vetëm kur ekzekutohet bashkarisht

me të gjitha pjesët përbërëse të saj. Pra, një këngë popullore është

rezultat i bashkimit të tekstit, melodisë dhe ka raste edhe i koreografisë

(valle). Kur përmendet një këngë nga pikëpamja artistike, nuk mund të

lihet pas dore, sipas Koliqit, edhe realizimi i saj në tërë pjesët përbërëse.

Lahuta ka rolin e saj në melodinë dhe ritmin e këngës. Koliqi interesohet

për lahutën, duke e përmendur shpesh si shoqëruese e pandashme e

rapsodëve në të gjitha krijimet e tyre. Format e teksteve, në bashkëjetesë

të ngushtë me tingujt e melodisë, realizojnë këngën në tërësinë e saj.

Koliqi në çdo udhëtim të tij, në çdo takim me një krijim të ri e ka parë

lahutën, si burim tingujsh dhe ritmesh të ndryshme. Kjo lidhje thotë ai,

është një domosdoshmëri për vetë fjalët, të cilat nuk do ta kishin kurrë

vlerën e madhe artistike dhe emocionuese, po të mos shoqëroheshin nga

melodia. Pra, secila pjesë, si fjalët dhe melodia e justifikojnë më së miri

ekzistencën e tyre për krijimin e një kënge popullore. Kjo vërteton edhe

atë pohim që është thënë më parë, se në folklor nuk ka vargje të

recituara, por vetëm vargje të kënduara. Kjo gjë na detyron që kur të

studiojmë një tekst asnjëherë nuk duhet të harrojmë elementet e tjerë që i

japin jetë atij në një këngë popullore, siç janë muzika, koreografia,

kostumet, zakonet e ndryshme, ritet, etj. Fjala artistike ka një mundësi të

madhe të vlerësohet më mirë në këtë rast.

Tipari që përmbledh të gjitha sa përmenda më lart për bashkimin e

elementeve, shkrirjen e tyre për krijimin folklorik quhet sinkretizëm.

Nga ana tjetër, na thotë Koliqi, fakti që në më të shumtën e rasteve

krijuesi apo krijuesit e një krijimi folklorik nuk njihen, na bën të themi

Ernest Koliqi dhe folklori shqiptar 89

që folklori ka karakter anonim. Megjithatë, e vërteta është se emri i

krijuesit mund të jetë ditur dikur, por me kalimin e kohës ai ka humbur.

Sidoqoftë, mund të pohojmë se përgjithësisht një këngë është edhe fryt i

punës krijuese të disa autorëve dhe këta kanë kontribuar ose bashkarisht

në të njëjtën kohë (rasti i këngëtarit të Mërturit, që na përmend Koliqi,

duke vënë në dukje se ai qe ndihmuar nga ndihmësit e tij në një punë

krijuese të përbashkët), por edhe në kohë të ndryshme, duke hequr apo

duke shtuar sipas pëlqimit apo preferencave të autorit dhe spektatorit.

Karakteri anonim ka lidhje, kësisoj, me karakterin kolektiv. Me këtë të

fundit nuk kuptohet, që në krijimin e një vepre folklorike duhet të marrë

pjesë i gjithë kolektivi. Me fjalën kolektiv kuptohet se në një krijim

marrin pjesë vetëm disa vetë, qoftë në kohë të ndryshme e në breza të

ndryshëm, të cilët ia përshtasin krijimin shijes së tyre. Kështu ndodh që

këngën e krijuar në Mërtur, Koliqi e dëgjon pas disa vjetësh të ndryshuar

në një fshat, pak më larg nga fshati ku kishte lindur.

Ndërkaq, duhet thënë se Koliqi takoi e u njoh me shumë autorë me

emër, të cilët kanë qenë krijues të vërtetë, poetë të frymëzuar. Disa prej

tyre Koliqi na i cilëson edhe me emër si Gjergj Pllumbin, Marash

Gjonin, Qorrat e Kolgecajve etj.

Karakteristikë tjetër e rëndësishme është edhe mosha, përcaktimi i

moshës së një krijimi folklorik. Koliqi, duke analizuar një këngë

popullore, nuk harron të na flasë edhe për moshën (qoftë përafërsisht) të

atij krijimi, mbasi mosha lidhet me historinë, me mjediset, me lëvizjet e

popujve, me kontaktet kryesore me krijimet e popujve të tjerë, me

elemente të ndryshëm muzikorë, koreografike etj.

Një karakteristikë ka të bëjë me larminë tematike, që do të thotë

se folklori fikson momentet nga më kryesore të jetës, deri tek ato me një

rëndësi më të vogël. Nga kjo varet ajo që quhet larmi tematike. Tematika

e krijimtarisë popullore është e larmishme, ajo kap aspekte të jetës

historike, sociale, politike, intime, të jetës së thjeshtë të përditshme, por

sidomos të jetës zakonore. Duke qenë se jeta e shqiptarit gjithmonë ka

qenë e kërcënuar nga luftërat e shpeshta, temat luftarake janë të

pashmangshme dhe armiku i ndryshëm. Koliqi ka vënë në dukje më

tepër ato krijime që kanë në qendër luftën kundër sllavëve dhe turqve,

me të cilët popullsia shqiptare ka pasur një ballafaqim pothuajse të

pandërprerë gjatë gjithë historisë së saj.

Tema e vdekjes ka qëndruar përballë temës së dashurisë në shumë

krijime, për vetë faktin se vdekja për shqiptarët në shumë momente ka

qenë, sipas Koliqit, po aq e kërkuar sa dhe dashuria. Temat që kanë të

bëjnë me zbatimin e normave zakonore, zënë një vend të rëndësishëm në

krijimtarinë popullore, duke qenë se në shumë zona të Shqipërisë,

sidomos ato veriore, jeta zhvillohet sipas normave të palëkundshme të

Kanunit të Lekë Dukagjinit. Këngët popullore kanë prekur çdo etapë të

90 Xhyheri

jetës së njeriut, duke filluar që nga lindja, martesa e deri te vdekja dhe

duke përmbledhur, kësisoj, një gjerësi temash. Pikërisht me këtë

tematike kaq të larmishme karakterizohet krijimtaria folklorike

shqiptare, e pasqyruar gjerësisht edhe në studimet e Koliqit.

Duke lexuar disa nga sprovat e Koliqit, kupton se për të një nga

tiparet themelore të folklorit është edhe gjykimi i jetës dhe shpirtit të

shqiptarit nëpërmjet neneve të Kanunit. Kanuni i Lekë Dukagjinit është

një përmbledhje traditash të kodifikuara në shekullin XV nga Pal

Dukagjini dhe të vëna në jetë nga i vëllai, Lekë Dukagjini. Ky kanun ka

qenë një lloj kushtetute për popullsinë veriore dhe jo vetëm kaq, por ai

bën të mundur, me ekzistencën e tij, një jetë të organizuar brenda

bashkësisë shoqërore. E drejta kushtetuese e maleve shqiptare, ose

Kanuni i Lekë Dukagjinit, na mëson Koliqi, shërben si një rregullator në

jetën e shqiptarëve. Ai ka funksion t’i drejtojë dhe t’i shoqërojë

shqiptarët në çdo moment të rëndësishëm. Normat e vendosura nga

Kanuni duhen zbatuar nga çdo individ me përpikmëri, pasi lidhen me

detyrimin e tyre për të ekzistuar brenda të njëjtës bashkësi shoqërore.

Parë në shumë anë, Kanuni ka një rëndësi shumë të madhe, mbasi ai e

ngre shoqërinë njerëzore të maleve në një nivel më të lartë. Është

pasqyrë e jetës dhe e psikologjisë së shqiptarit.

Në Kanun jepen ligje për familjen, martesën, pronën, punën, të

ardhurat, nderin, besën (fjala e dhënë) etj. Për gjykimin e shpirtit, pjesa e

parë e Kanunit i kushtohet këtij argumenti me institucionin që e trajton

jetën shpirtërore, kishën. Pjesa e dytë i përket gjykimit të jetës reale, e

cila drejtohet nga bashkësia fshatare. Në këtë vështrim, Koliqi, pohon se

folklori shqiptar është pasqyrë e tipareve më themelore të shpirtit

shqiptar. Shumë karakteristika të shqiptarit si besnikëria, bujaria,

trimëria, karakteri i fortë, gjaknxehtësia etj. shpalosen në vargje të tëra të

krijimeve folklorike. Portretet fizike, të ndërthurura me cilësitë morale,

realizohen mjeshtërisht nga rapsodët shqiptarë. Zakonet, traditat janë

gjëja më e veçantë dhe më interesante në jetën dhe botën e shqiptarëve.

Ato, vë re Koliqi, përfaqësojnë origjinalitetin e natyrës shqiptare, i

shoqërojnë shqiptarët gjatë gjithë jetës.

Tipar tjetër i folklorit është karakteri spektakolar (teatral) i tij.

Koliqi i përshkruan mjaft bukur ndjesitë e tij, emocionet, kur dëgjon një

këngëtar të këndojë. Ai përshkruan imtësisht situatën kur këndohet një

këngë popullore. Gjatë përgatitjes së këngës krijohet mjedisi me ato

karakteristikat, veçoritë e tij, bëhen gostitë e rastit me meze, raki. Koliqi

e portretizon mjaft mirë edhe këngëtarin fizikisht dhe moralisht. Pagesa

do të bëhet në fund, jo vetëm për këngëtarin, por edhe për ndihmësit e

tij. Pra, krijohet një teatër i vërtetë me tri elementet: teksti dramatik,

aktori (skena) dhe spektatori.

IranologjiIranologjiIranologjiIranologjiIranologji

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Gazmend Shpuza, studiues, osmanolog.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Gazmend SHPUZA

SAMIU PËR RILINDJEN PERSIANE

Angazhimi i Sami Frashërit në studimet orientalistike, përfshi dhe

ato iranistike, posaçërisht ato turkologjike (pavarësisht nga fakti se ai qe

nënshtetas i Perandorisë Osmane), bën pjesë në vijim të atij interesimi të

hershëm të botës shkencore të Perëndimit ndaj qytetërimit islamik. Ky

interesim ka filluar qysh me kontaktin që Europa Perëndimore pati me

këtë qytetërim të lartë në Gadishullin Iberik, me zhvillimin kulturor të

Andaluzisë si dhe përmes kryqëzatave. Dallohet që në vitin 999

interesimi i Papa Silvestrit, i pasuar nga interesimi i oborreve mbretërore

të Anglisë dhe të Francës dhe arrin kulmin, mund të thuhet, me

përkthimin e Kur’anit në gjuhën latine nga një prift anglez si dhe me

përkthimin e mjaft veprave të tjera shkencore të autorëve të Lindjes1.

Prodhimi shkencor i Samiut në fushë të orientalistikës, nga ana e

vet, u kundërvihet qëndrimeve fanatike të mjaft studiuesve perëndimorë,

të cilët iu nënshtruan ndikimit të politikave kolonialiste, ose edhe me

vetëdije qenë vënë në shërbim të tyre. Vepra e Samiut, siç do ta shohim,

i kundërvihet veprave të atyre orientalistëve tek të cilët vërehet përçmimi

i popullsive të Lindjes dhe mbivlerësimi vend e pa vend i kulturës së

Perëndimit.

Përkundrejt këtij realiteti, Sami Frashëri bën pjesë në mesin e atyre

studiuesve me interesa të mirëfillta shkencore. Këta me punimet e tyre

serioze, të zhveshur nga fanatizmi fetar e etnik, i kanë zbuluar studiuesve

perëndimorë të Lindjes vlerat e pafundme dhe madhore të kulturës

islame dhe më gjerë.

Nisur nga një këndvështrim i tillë objektiv, Sami Frashëri në gjithë

angazhimin e vet në fushën e iranistikës, si në të gjitha studimet e tij

orientalistike, pati mirë parasysh, para së gjithash, ndihmesën e popullit

1 Iranologjia në botë, në: “Perla”, nr 2-3,1997, f. 67-80.

94 Shpuza

iranian në rilindjen kulturore të popujve të Lindjes dhe të vetë Rilindjes

europiane.

Për të pasur më të plota arsyet dhe parakushtet e angazhimit të

Samiut në studimin, popullarizimin dhe shkencorizimin e qytetërimit dhe

të kulturës perso-iraniane e në mënyrë të veçantë të gjuhës dhe të

letërsisë iraniane është e nevojshme t’i hidhet një sy, qoftë dhe

përciptazi, Rilindjes persiane: çfarë përfaqëson kjo periudhë dhe çfarë

roli luajti ajo në zhvillimin e kulturës dhe të qytetërimit të sotëm botëror.

Irani përfaqëson një trevë me një kulturë të stërlashtë, e cila

ndeshet në këtë territor që në mijëvjeçarin e katërt para erës sonë.

Formacionet më të hershme shtetërore aty u formuan në mijëvjeçarin e

parë para erës së re. Në shekullin e 6-të të po kësaj ere u formua një shtet

i fuqishëm nën sundimin e dinastisë së Ahemenidëve. Në shekullin e 4-të

ky shtet ra përballë sulmit të trupave të Aleksandrit të Maqedonisë. Pas

vitit 312 të erës së re territori iranian u ndodh nën sundimtarët

helenistikë të dinastisë së seleukidëve. Në shek. e 3-të të erës sonë u

formua shteti i Sasanidëve (224-651). Në mesin e shek. të 7-të Irani u

pushtua nga arabët dhe hyri në përbërjen e Kalifatit. Pas rënies së tij, në

territoret iraniane sunduan dinastitë vendase. Në shekullin e 11-të Irani u

pushtua nga selxhukët dhe në shekullin e 13-të nga mongolët. Në fillim

të shekullit të 16-të hyri në përbërjen e shtetit sefevid. Në fundin e

shekullit të 18-të në Iran u konsolidua pushteti i dinastisë së Kaxharëve.

E kështu me radhë.

Gjatë kësaj jete shtetërore mijëravjeçare, në përgjithësi, me ndonjë

përjashtim, lulëzoi një qytetërim i mrekullueshëm, i cili në shumë fusha

njohu kulme të përmasave botërore. Edhe në kushtet e pushtimeve të

huaja ky qytetërim mbijetoi e madje u përvetësua dhe nga sundimtarët

joiranianë. Mbi bazën e këtyre traditave të lashta, në kushtet e sundimit

arab, në Iran nis dhe zhvillohet Rilindja persiane me veçoritë e veta.

Për disa qytetërime, theksojnë njohës të shquar të trashëgimit

kulturor lindor, gjuha është mjeti më i rëndësishëm i vazhdimit dhe i

ruajtjes së kulturës, në krahasim me fenë ose me institucionet e

përbashkëta. Për këta autorë kjo tezë është e vërtetë dhe për Iranin.

Vazhdimësia nga persishtja mesjetare në persishten e re është e

padiskutueshme për ta, megjithëse ndryshimet midis tyre janë të

ndjeshme. Ndryshimi më i dukshëm dhe më i prekshëm ndodhi në fjalor.

Persishtja e re bëri të vetën një sasi të madhe të leksikut të arabishtes dhe

kjo, në një shkallë jo të vogël, ndikoi në shndërrimin e saj në njërën prej

gjuhëve më shprehëse të botës dhe në krijimin e literaturës së re perse,

me të cilën nuk mund të krahasohet literatura paraardhëse pehleviane.

Pikërisht gjuha arabe e pasuroi persishten e re, pra ndihmoi në lulëzimin

e saj, sidomos të poezisë në shekujt e mesjetës. Persishtja e re u bë

shprehje e traditës së re, të krijuar nga persët myslimanë, të cilët

Samiu për Rilindjen persiane 95

përvetësuan përsosmërisht vargëzimin arab, duke ruajtur dashurinë për

gjuhën e tyre amtare.

Gjuha letrare e persishtes së re, me shkrimin arab, u krijua në shek.

IX në Iranin Lindor dhe arriti lulëzimin në Buhara, kryeqytet i

Samanidëve. Ajo u përhap gjerësisht në Azinë e Mesme. Ky proces filloi

që në periudhën paraislame në sajë të interesimit të sasanidëve dhe të

veprimtarisë së gjallë të tregtarëve persianë.

Pas dyndjes arabe shumë persë u arratisën dhe u përhapën në

Azinë e Mesme, dhe së bashku me bashkatdhetarët e vet, që shoqëronin

repartet arabe në fushatat ushtarake luajtën rol të rëndësishëm në

përhapjen e gjuhës së tyre. Për rrjedhim, dhe vetë arabët e përdorën

gjuhën perse si mjet komunikimi jo vetëm me persët, por dhe me fqinjët

e këtyre në Azinë e Mesme. Pas vendosjes së sundimit arab, gjuhët dhe

dialektet vendase në këto treva i lëshuan vendin persishtes edhe pse ato

vijuan të përdoren si gjuhë të foluri në rajonet fshatare. Buharaja dhe

qendra të tjera shumë të mëdha të tregtisë dhe të kulturës lavdëroheshin

me persishten dhe arabishten e tyre të pastër. Kështu mund të shpjegohen

shkaqet e përhapjes së gjuhës perse në territoret e Azisë së Mesme dhe të

Afganistanit të sotëm. Mbi bazën e kësaj gjuhe u formuan gjuhët taxhike

dhe afgano-perse. Këtej rrjedh, krahas kulturës persiane, ndikimi dhe

rezatimi i fuqishëm i kësaj gjuhe në rajon, në botën islame dhe më gjerë.

Krijimi i letërsisë së re perse i takon, siç pranohet, periudhës së

sundimit të dinastisë së tahiridëve në Horasan rreth viteve 821-873. Me

futjen e fjalëve perse në vjershat arabishte, mund të jenë bërë hapat e

parë në rrugën e krijimit të gjuhës së re perse të shkruar. Më vonë u

përforcua mendimi se me alfabetin arab, mund të shkruheshin tekste të

tëra persisht. Është e njohur që Tahiridët inkurajonin në oborrin e tyre

përdorimin e arabishtes. Përfaqësuesi i fundit i kësaj dinastie krenohej

për stilin e mrekullueshëm arab të letërsisë së kulturuar në oborrin e tij.

Porse tahiridët ishin sundimtarë të pavarur persianë, edhe pse, pa

dyshim, i ishin nënshtruar Kalifatit. Megjithatë në oborrin e tyre flisnin,

çka duhet theksuar, në gjuhën perse, e cila ende nuk i qe nënshtruar

ndikimit të leksikut arab.

Dinastia e safaridëve në Sistan, e ngritur nga shtresat e ulëta

mbronte zhvillimin e kulturës etnike në gjuhën perse të re. Themeluesi i

kësaj dinastie, Jakupi, nuk e njihte arabishten dhe kërkoi që vjershat të

hartoheshin në gjuhën që ai njihte dhe jo në arabisht. Gjithsesi

dorëshkrimet e para të persishtes së re me alfabet arab i përkasin mesit të

shek. IX, ndërsa lulëzimi i literaturës në persishten e re ndodhi vetëm

nën samanidët.

Samanidët i përmbaheshin dokeve tradicionale, me dashurinë e

tyre ndaj artit të epokës paraislamike. Konsolidimi i fuqisë së

96 Shpuza

samanidëve në Azinë e Mesme lidhej me rënien e pushtetit të

centralizuar të Kalifatit.

Poetët dhe të gjithë ata që merreshin me veprimtari letrare, gjetën

te samanidët, që drejtuan Azinë e Mesme dhe Iranin Lindor, për afro një

shekull, nga viti 892 deri më 999, mbrojtës të shkëlqyer. Në oborrin

samanid, në Buhara, hartuan poezitë e tyre persisht Rudakiu dhe

Dakikiu, paraardhës të Khajamit.

Rilindja persiane kishte filluar. Monumentet më të hershme të

prozës perse janë përkthime të veprave arabishte. Ndër to, përmenden

përkthimi persisht i “Historisë” së Tabarit ose i tefsireve, komenteve të

tij të Kur`anit. Renesansa e re persiane mbështetej në Islamin, çka kishte

rëndësi të madhe për kohën. Epoka e rendit të vjetër politeist tashmë

kishte mbaruar.

Ka shumë diskutime, në radhët e studiuesve, lidhur me raportet e

ndërsjella midis besimit të ri islam dhe qytetërimit të lashtë dhe të lartë

iranian2.

Gjatë Rilindjes letrare iraniane, të kultivuar me persishten e re, siç

vërejnë studiuesit e specializuar të problemit dhe të periudhës, nuk

ndeshim në protestën kundër Islamit dhe as kundër gjuhës arabe. Ndonjë

autor i huaj flet në këtë sens jo për rilindje, por për Lindje: u krijua

kultura e re persiane myslimane. Këtë e argumenton me faktin se

elementet zoroastriane në vjershat e poetëve persë pasqyronin vetëm

modën e asaj kohe, ato nuk mund të quhen si shprehje e përfytyrimeve

ose e besimeve zoroaistriane. Pavarësisht se një gjendje e tillë

shpirtërore ndeshej jo rrallë, nuk mund të kishte kthim prapa.

Monoteizmi kishte triumfuar plotësisht mbi politeizmin. Pra, arsyetimi i

mësipërm mund të jetë i saktë vetëm në rrafsh fetar. Në këtë kuptim

mund të pajtohesh plotësisht me të. Ndërsa në rrafsh kulturor Renesansa

persiane, për mendimin tonë, nuk ishte gjë tjetër veçse një rilindje e

vërtetë mbi bazën e një qytetërimi sa të lashtë, po aq dhe të madhërishëm

autokton, që kishte lulëzuar dhe mbijetuar në trevat iraniane.

Mua më duket, shkruan prof. Riçard Fraj, i Universitetit të

Harvardit, që ato “nacionalistë persë”, të kohës së kalifatit abasid, të cilët

lavdëruan në veprat e tyre traditat e Iranit të lashtë, përpiqeshin jo për

shkatërrimin e Islamit, por për konsolidimin e tij mbi një bazë shumë më

të gjerë ndërkombëtare, për ta shndërruar atë në diç më shumë sesa feja e

arabëve me kulturën dhe qytetërimin e tyre, që bazohej në traditat e

beduinëve. Për mendimin tim, vazhdon profesori Fraj, të parët që

shkruan persisht me shkrimin arab ishin avangarda e vërtetë e

2 Për sa më sipër shih më hollësisht: Richard Frye, The Heritage of Persia, Cleveland

and New York, 1963, sipas përkthimit rusisht, Nasledije Irana, Moskva, 1972, fq.. 341-

344.

Samiu për Rilindjen persiane 97

myslimanizmit. Ata i bënë një shërbim shumë të madh Islamit, duke e

pasuruar atë me kulturë e literaturë joarabe. Me këtë trajtim, Riçard Fraj

mendon, se është më e lehtë të kuptohen shumë probleme të veçanta, të

cilat vështirë se mund të zgjidhen, në bazë të pikëpamjes tradicionale, e

cila pretendon që “Renesansa” persiane lindi si reaksion ndaj fesë

arabëve, si himnizim i traditave të lashta persiane në dëm të Islamit3.

Edhe mund të pajtohesh me pikëpamje të tilla nëse mbetesh në këtë

rrafsh, atë fetar. Porse duhet theksuar dhe një e vërtetë tjetër, se në rrafsh

kulturor Rilindja persiane e shpëtoi popullin iranian nga përvetësimi

(asimilimi) i huaj, gjuhësor dhe mund të thuhet, edhe etnik. Gjithë kjo u

sendërtua me përvetësimin e kulturës islame dhe çka ka më shumë

rëndësi të theksohet, me pasurimin e saj. Ndërsa kur bëhet fjalë për këto

dukuri në rrafsh politik, për këdo, besohet, se është e qartë, që

nacionalistët persë, tashmë, pa thonjëza, hynë në Rilindjen persiane,

himnizuan traditat e lashta persiane si reaksion ndaj sundimit të huaj, si

mesazh për rivendosjen e pavarësisë së atdheut. Persianët, siç pranon dhe

Hafiz Ali Korça, “nën flamurin alevijan natë e ditë mendoheshin se qysh

do ta ringjallnin vetëqeverimin e Persisë”4.

Gjithsesi, persishtja u bë tashmë, krahas arabishtes, gjuhë e islamit,

dhe vetë islami e zgjeroi shumë bazën e vet arabe, duke u shndërruar në

kulturë dhe në fe shumënacionale dhe shumëgjuhëshe. Irani luajti rol

udhëheqës drejtues në gjithë këtë shndërrim cilësor, në këtë

metamorfozë. Mund të pranohet, që Islami duhej të ndryshonte ende

derisa ai të pranohej prej persëve, ndërsa qytetërimi iranian luajti në

zhvillimin e kulturës myslimane po atë rol që luajti qytetërimi grek në

konstituimin e kristianizmit dhe të kulturës së tij.

Që nga kjo kohë Persia myslimane hyri në një rrugë të lavdishme,

të shënuar nga emrat e Rumiut, Hafizit, Saadiut, Omar Khajamit dhe të

shumë e shumë poetëve dhe artistëve të tjerë. Literatura dhe arti i ri

iranian, të cilët janë të njohur tashmë në të gjithë botën, përbëjnë një

trashëgim të mrekullueshëm të së kaluarës, vazhdimësia e të cilit është e

dukshme në kulturën bashkëkohore të Iranit.

Një vlerësim objektiv për Rilindjen persiane ka bërë dhe Fan S.

Noli ynë i madh me rastin e përkthimit dhe botimit prej tij të

“Rubairave” të famshme të Omar Khajamit. Analizat dhe përfundimet e

tij nuk mbeten prapa nga mendimi shkencor bashkëkohor. Madje, mund

të thuhet, se mendimi Nolian, i zhveshur nga shumë paragjykime

eurocentriste të shumë autorëve të kontinentit tonë, depërton më thellë,

duke vënë në pah lidhjet e qytetërimit iranian me qytetërimet më të

3 Po aty, fq. 16.

4 H. A. Korça, Rubbaijjati. Katrorët e Umer Khajjamit. Të përkthyeme shqip në vjersh,

Ramazan 1361, vjesht’e parë 1942, shtypshkronja “Shkodra”, Tiranë, 1942, fq.23.

98 Shpuza

hershme dhe të mëpastajme, rolin e tij të madh në zhvillimin e kulturës

dhe të qytetërimit perëndimor. Pra, Fan S. Noli, rëndësinë e kulturës

iraniane e sheh jo vetëm në raport me qytetërimin islam, por shumë më

gjerë.

“Që në shekullin e nëntë gjer në shekullin e gjashtëmbëdhjetë pas

Krishtit, - përfundon Noli, - Persia ka pasur një Përlindje kulture, Diturie

dhe Letrëtyre, që produkoi një tufë mejtimtarësh dhe poetësh të mëdhenj

si Firdusi, Avicenna, (Ibn-i Sina), Omar Khajami, Atari, Nizami Arusi,

Saadi, Rumi, Hafiz Shirazi, Xhami dhe Hatifi. Nga kjo Përlindje e

shkëlqyer, që buron drejtpërdrejt nga qytetëria greko-romane, lindi

Përlindja arabe, e cila me anën e Spanjës influencoi Europën medievale

dhe gatiti Përlindjen e madhe italiane, nënën e qytetërisë moderne. Këtu

duhet përmendur që Averroesi (Ibn-i Rushd), filozof arab, librat e të cilit

kanë qenë për europianët e Kohës së Mesme pothuaj i vetmi burim

informatash për kulturën greke, ishte dishepulli i një Shkolle dijetarësh

persianë të Bagdadit”.5

Të tria shkollat filozofike të Iranit në fillimet e mijëvjeçarit të dytë,

intransigjentët të cilëve iu përket Khajami, mistikët neoplatonikë sufinj

me Avicenën dhe, sidomos racionalistët suni me Averroesin, siç thekson

Noli, dhanë një ndihmesë kolosale në zhvillimin e qytetërimit modern.

Në mënyrë të veçantë, midis tyre ai dallon shkollën e tretë, e cila

“transplaton kulturën e vjetërisë helenike në Perëndim dhe kontribuon në

zgjimin e qytetërisë moderne, pastaj humbet së bashku me perandorinë

arabe”.

Për sa i takon përmasave të mjeshtrave të poezisë persiane, besohet

se ia vlen të kujtojmë me këtë rast, çka thënë një poet i madh europian

për të mëdhenjtë e poezisë iraniane: “Flitet se persët nga të gjithë poetët

e tyre për pesë shekuj, njohin të denjë vetëm shtatë sish, por dhe midis të

tjerëve, të lënë më anësh prej tyre, shumë do të ishin më të nderuar, më

të mëdhenj se unë”6. Dhe këto fjalë i ka thënë Gëteja.

Dhe Firdusiu, Omar Khajami, Atari, Nizami Arusi, Saadi, Rumi,

Hafiz Shirazi, pa llogaritur poetë si Xhami dhe Hatifi dhe plot të tjerë të

nivelit të tyre, bëjnë pjesë në ato të shtatë poetët, që persët me kërkesa të

larta estetike dhe botëkuptimore, do të shtoja unë, nuk i kanë skartuar, po

të shprehim me fjalë të tjera mendimin e Gëtes, nga panteoni i lavdishëm

i kulturës së tyre. Në këtë burim magjiplotë u ushqyen breza të tërë

intelektualësh shqiptarë. Por ata jo vetëm morën, por edhe dhanë

ndihmesën e vet në fondin e kësaj kulture, duke filluar me Naimin,

Samiun, Suudiun, Abedin pashë Dinon e të tjerë e deri te Noli. I dhanë

asaj, siç do të mundohemi të provojmë më tej, ndihmesa jo të vogla e,

5 F. S. Noli, Vepra, vëll.5, Tiranë, f. 206.

6 Sipas Krimskij, Istoria Persi, ejo literaturij i dervisheskoj teosfii, Moskva, 1909, s.1.

Samiu për Rilindjen persiane 99

sidomos, hapësirë e mundësi të tjera shprehjeje dhe rrezatimi. Ndikimi

dhe huazimi nuk qenë vetëm me një kahje. Ato qenë lidhje të cilat u

karakterizuan nga marrja dhe nga dhënia. Pavarësisht se nga mund të

anojë peshorja, ato qenë në fund të fundit marrëdhënie të ndërsjella.

Për të kuptuar, sado pak, specifikën e truallit në të cilin lulëzoi

Rilindja persiane, le të ndalemi paksa në “problemin khajamian”, i cili

nuk është i panjohur prej kohësh për lexuesin shqiptar. Ky problem ka

lindur që nga viti (1859), kur Fitzxheraldi i bëri të njohur botës

perëndimore rubairat e famshme, këto perla të poezisë iraniane. Për këtë

problem janë shprehur gjerësisht dhe në mënyrë bindëse, siç do ta

shohim në mbyllje të këtij studimi, Fan S. Noli dhe Ali Korça.

Pavarësisht nga rezultatet e studimeve dhe të debateve7, një gjë mbetet e

sigurt, që autoriteti i Omar Khajamit si shkencëtar dhe si poet vlerësohej

dhe nga kundërshtarët e tij. Khajami “dinsëz” ose dhe liberal qoftë, ka

folur shqip përmes gjuhës shkencore dhe artistike të dy klerikëve

atdhetarë shqiptarë të shquar, njeri ortodoks dhe tjetri mysliman.

Pavarësisht nga mendimet ekstreme rreth pikëpamjeve politiko-

shoqërore të Khajamit, siç del jo vetëm nga përkthimi i peshkop Fan S.

Nolit, por dhe nga varianti që na jep Hafiz Ali Korça, ky kolos i poezisë

dhe i mendimit humanist botëror edhe në se nuk pranohet plotësisht se

ishte një “dinsëz”, ai kurrsesi nuk qe një ylema fanatik.

Edhe ekzistenca e një Khajami fetar, “liberal i hijshëm”, që tallet

me fanatikët dhe me hipokritët, provon qartë se ai jetoi, punoi dhe shkroi

në një mjedis të lakmueshëm për tolerancën e tij, mjedis i cili, mund të

thuhet, se mbetet shembull për të gjitha vendet dhe për të gjitha kohërat.

“Si në çdo periudhë qytetërie të lartë, vijon gjykimet e veta Fan S.

Noli, ashtu dhe në kohën e Përlindjes persiane ka pasur një luftë të gjatë

midis Lirisë së Mëtimit dhe dogmatizmës fetare. Në shekujt përpara

lindjes së Omar Khajamit, Persia ishte bërë sheshi i konfliktit midis feve

të ndryshme, si Paganizma greko-romane, Zardushtizma e Mithraizma

persane, Brahmanizma dhe Budizma hinduishte, dhe Judaizma,

Kristianizma e Islamizma semitike. Që të gjitha lanë gjyrmë të thella,

dhe Islamizma, ndonëse preponderoi dhe zuri rrënjë, prapë nuk mundi ta

spastrojë tokën persiane nga influencat fetare të vjetra, të cilat vazhdojnë

nënë rrogoz të forta dhe të paçkulura. Kundrejt këtyre feve qëndrojnë, si

një Kështjellë e Fildishtë, intelektualët persianë, të ushqyer dhe të rritur

me urtësinë e vjetërsisë klasike, të cilët kultivojnë Filozofinë, Shkencat

dhe Lirinë e Mejtimit”8.

7 Sipas A. Bausani, La Letteratura neopersiana, in: Apagliaro- A. Bausani, La letteratura

persiana, Sausani- Accademia, Firenze, 1968. 8 F. S. Noli, Vepra, vëll.5, Tiranë, 1988 f. 206-207.

100 Shpuza

I po këtij mendimi është dhe H. A. Korça, i cili ashtu sikurse Noli,

pohon se në shekullin që jetonte Khajami në Persi ekzistonin dhe

praktikoheshin disa duzina doktrinash e sektesh dhe, megjithatë në

fushën e ideve, thekson ai, mbretëronte një liri e plotë9.

Përkundrejt këtij realiteti Noli na kujton fundin e sa e sa martirëve

të mendimit të lirë, që nga Sokrati i Lashtësisë e deri tek ato të periudhës

së Mesjetës europiane.

Lavdia më e madhe e Persisë nuk është vetëm që Rubairat u

shkruan në gjuhën e saj të bukur, po ca më tepër që këto kryevepra të një

“dinsëzi” të papenduar, vijon Fan S. Noli, kanë mundur të shpëtojnë nga

shqota e fanatizmës orientale dhe të arrijnë në kohën tonë. Për Omar

Khajamin “Liria e Mejtimit i është bërë një fe, për të cilën lufton si çdo

fanatik i çdo feje...”10. Ky është mesazhi më i madh që Khajami u ka

lënë brezave në shekuj. Ky mesazh është përcjellë nga Noli jo vetëm

përmes një gjuhe poetike mjeshtërore, por dhe përmes një proze

shkencore bindëse11.

Vlerësimet lapidare noliane mbeten aktuale përballe

paragjykimeve, kinse, antifondamentaliste në raport me Islamin, në thelb

fondamentaliste të një krahu tjetër, të ndonjë autoreje si O. Falaçi12.

Pikërisht, kjo tokë dhe ajo kohë, që lindi viganë të tillë të artit

poetik dhe të mendimit humanist, tërhoqi gjerësisht vëmendjen e

shqiptarëve të kulturuar të së kaluarës. Me forcën e tyre tërheqëse ky

qytetërim dhe kjo kulturë angazhuan në popullarizimin dhe kultivimin e

tyre të mëtejshëm edhe një numër jo të vogël intelektualësh shqiptarë.

Midis tyre shquajnë vëllezërit Frashëri, Naim dhe Sami, Abedin pashë

Dino e plot të tjerë.

9 H. A. Korça, Rubaijjati, Katrorët e Umer Khajjamit, Tiranë, f. 59.

10 F. S. Noli, f. 210.

11 G. Shpuza, Omar Khajami dhe epoka e tij, Në: “Perla”, nr.2 , 1996, f.40-53.

12 Po ai, Falaci ose urrejtja fetare dhe racore e tejskajshme mbi bazën e një falsifikimi të

paskrupullt të historisë se qytetërimeve, në “Ballkan“, 27 mars 2002, f.15-17.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Habibollah Ajatollahi, studiues, historian.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Habibollah AJATOLLAHI

ARTI I PERIUDHËS MONGOLE

A) Vitet e hershme të pushtimit mongol ose dinastia e ilhanëve

Pushtimi shkatërrimtar i mongolëve filloi rreth vitit 1219. Gjatë

këtij pushtimi, mongolët u treguan të pamëshirshëm edhe ndaj grave e

fëmijëve e madje vranë edhe çdo qen e mace që u zunë sytë. Qytete të

tëra u kthyen në gërmadha, ndërsa banorët u masakruan. Xhamitë u

përdorën si grazhde, bibliotekat u dogjën dhe librat u përdorën si ushqim

për kafshët. Nga ky rrënim i plotë nuk mund të shpëtonin as kryeveprat e

mëdha artistike të kohërave të shkuara.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe, duke u ushqyer e duke u ndriçuar me

shpirtin pers, raca e egër e pushtuesve, pas konvertimit në Budizëm,

Islam dhe në doktrinën shiite, filloi të planifikonte dhe të merrte pjesë

aktive në rindërtimin e vendit. Kjo bëri që shekulli i tetë të njihte

rilindjen e arkitekturës dhe të dekoracioneve të magjishme perse.

Ndërtesat e kësaj periudhe rindërtimi u mbështetën, kryesisht, në

arkitekturën e periudhës selçuke, ndërsa hanët që sundonin vendin

treguan prirje për ngritur versione arkitekturore më madhështore e më të

shkëlqyera sesa më parë.

Pas konvertimit të Hulaku Hanit në Budizëm, një numër tempujsh

dhe vendesh të shenjta budiste u rindërtuan në Hoi. Në vitin 1260, ai

urdhëroi ndërtimin e observatorit të famshëm të Maragasë. Këto

ndërtesa tejet të kushtueshme u ngritën nga një arkitekt i njohur me

emrin Garazi. Edhe pasardhësit e Hulakut ndërtuan shumë pallate e

kopshte. Argun Hani (1281 – 1292) udhëhoqi personalisht ringjalljen e

madhe të arkitekturës. Ilhanët ishin fillimisht budistë, por më vonë u

kthyen në të krishterë, për t’u kthyer më vonë në myslimanë suni dhe së

102 Ajatollahi

fundi pranuan doktrinën shiite. Për këtë arsye, gjatë sundimit të tyre u

ndërtuan një numër i madh xhamish e manastiresh.

Gjatë shekullit të shtatë, një numër i madh ndërtesash të

mrekullueshme u ndërtuan në Shiraz, por një tërmet i rëndë zhduku çdo

gjurmë të tyre. Mihrabi i xhamisë “Xhami” të Urmias, ndërtuar mbi

mbetjet e xhamisë së vjetër, ruan një mbishkrim të vitit 1277 (656 hixhri

diellor). Kjo ndërtesë ekstravagante ruan shumë prej tipareve origjinale

të periudhës mongole, përfshirë dritaret e mëdha, të vendosura nën kube,

si edhe zbukurimet e stukos dhe mbishkrime, që janë shumë më të

pasura e më të hijshme se ato të realizuara në periudhën selçuke.

Mbretërimi i Gazan Hanit (1304 – 1316) shihet si periudha e një

pune dhe e një përpjekjeje të madhe për të arritur një arkitekturë

madhështore e teknika më të larta ndërtimi. Udhëheqësi i ri, i sapo

islamizuar, pranoi të kishte trashëguar “një vend shkatërrimi e

hidhërimi” dhe u përpoq shumë të rindërtonte lavdinë dhe bukurinë e

vendit. Kështu, vetëm brenda dhjetë vjetëve, ai arriti të krijonte një

koleksion të mrekullueshëm ndërtesash të hijshme. Ai urdhëroi që të

ndërtohet nga një xhami e banjë publike në çdo qytet të vogël apo të

madh. Gazan Hani ndërtoi një qytet të quajtur Shanb-i-Gazan, pranë

Tabrizit, i cili, pas Taht-i-Xhemshidit, vlerësohet si shembulli unik i një

arkitekture të re. Sipas burimeve historike, Gazan Hani vëzhgoi

personalisht skicimin dhe ndërtimin e këtij kompleksi, si edhe përgatiti

po vetë shumë skica e vizatime. Varri i tij, nga i cili sot ka mbetur vetëm

një grumbull çakëlli, fillimisht konsistonte në dymbëdhjetë ndërtesa,

përfshirë manastirin, një shkollë, një spital, një bibliotekë, një gjykatë,

një këshill administrativ, një observator, një pallat vere dhe një

përzgjedhje të gjerë kopshtesh, shëtitoresh e rrugësh. Vetë varri është një

ndërtim me dymbëdhjetë anë, i ngjashëm me një kullë me diametër afro

15 metra dhe me një kube të vendosur në lartësinë 80 metra.

Vëllai i vogël i Gazan Hanit, Uljaitui, që pas pranimit të Islamit

mori emrin Muhamed Hudabanda, krijoi një qytet të bukur e tërheqës në

fushat e gjera të Sultanijes dhe e zgjodhi atë si kryeqendër të zonës.

Skema e kësaj kryeqendre përfshinte një zonë të gjerë zhvillimi, thuajse

në madhësinë e qytetit të Tabrizit, e cila u ndërtua në një periudhë shumë

të shkurtër kohe. Ndërtimi i saj nisi në vitin 1303 dhe përfundoi më

1311. Varri i Ulijatuit, që mbizotëronte gjithë qytetin, është çmuar si një

ndër shembujt më të vyer të arkitekturës perse. Thuhet se mbreti, pas

pranimit të Islamit, e caktoi këtë varr për prehjen e eshtrave të imam

Aliut dhe të imam Husejnit, por udhëheqësit fetarë të Naxhafit

kundërshtuan zhvarrosjen e shenjtorëve të tyre. Kështu, varri u përdor

për vetë udhëheqësin.

Arkitekti që u mor me varrin e Uljaituit dhe Shanb-i-Gazanit në

Tabriz ishte një mjeshtër i vjetër i ndërtimit, i quajtur Ali Shah. Ai

Arti i periudhës mongole 103

vëzhgonte, në të njëjtën kohë, ndërtimin e xhamisë “Xhami” në Tabriz, e

cila filloi të ndërtohej në vitin 1312 dhe përfundoi më 1323. Edhe në

këtë ndërtesë, vihen re qartë përmasat masive, të konceptuara

origjinalisht nga Gazan Hani. Xhamia është ndërtesa më e madhe me

tulla që ekziston deri në ditët tona. Në të, Shabistani zë një sipërfaqe 30

me 50 metra dhe largësia mes portikut të hyrjes dhe mihrabit është afro

65 metra. Hyrja më e gjerë është afro 9 metra katrorë. Ivani kryesor

është i mbuluar me mozaikë shumëngjyrësh dhe me një rresht

mbishkrimesh të arta, të vendosura në sfond të floriazheve dhe të

kallëpeve florale përreth ndërtesës.

Xhamia me katër ivane e Natanzit u ndërtua në vitin 1304 - 1309

(683 – 688 hixhri diellor) dhe provat tregojnë se kjo ndërtesë u ngrit mbi

mbetjet e një ndërtese të vjetër. Kjo xhami paraqet të gjitha tiparet e

periudhës së ilhanëve, por nuk është shumë e stolisur. Zemra fetare e

këtij kompleksi është varri i Ebu-Samedit, ndërtuar në vitin 1307, i cili

zë një sipërfaqe më të madhe se 18 metra katrorë, me një pamje tejet

tërheqëse dhe emocionalisht frymëzuese.

Gjatë viteve të para të shekullit të tetë, qyteti i Varaminit, Natanzi,

u zhvillua si një qendër ndërtimi, duke zëvendësuar qytezën e Rajit, që

ishte shkatërruar gjatë pushtimeve të para mongole. Varri i Aladinit u

ndërtua në vitin 1287, sipas stilit të varreve veriore, me 32 anë vertikale,

me një kube konike të mbuluar me pllaka të kaltra, me një mbishkrim të

stolisur dhe me një kornizë të kaltër e pllaka të ngjyrosura prej balte.

Xhamia “Sherif” u ndërtua në vitin 1307, por prej saj nuk ka mbetur

asgjë në ditët tona, ndërsa xhamia “Xhami” filloi të ndërtohej aty nga

viti 1322. Kjo ndërtesë e mrekullueshme përfundoi në vitin 1326, gjatë

kohës së Ebu-Sajidit, ilhani i fundit mongol. Tipare unike të kësaj

xhamie, si përsosmëria e planit me katër ivane dhe harmonia e saj me

ndërtesat dhe me elementet e tjera të kompleksit e bëjnë këtë strukturë

një shembull të spikatur midis ndërtimeve të periudhës së ilhanëve.

Sipas traditës së lashtë, edhe xhamia e Jazdit është ndërtuar e

përbërë nga një radhë ndërtesash që i përkasin periudhave të ndryshme.

Xhamia origjinale u ndërtua mbi mbetjet e një tempulli të vjetër sasan të

zjarrit dhe ajo paraqet prova edhe të pasurisë, edhe të fuqisë së periudhës

safavide. Popullariteti dhe lavdia e saj e vërtetë u zhvilluan në vitin 1334

dhe zgjatën për afro 50 vjet.

Një tjetër xhami e ndërtuar gjatë të njëjtës periudhë është ajo e

Kermanit, e cila u ndërtua në vitin 1349 dhe u restaurua në vitin 1559.

Edhe kjo ndërtesë përmban një portik të lartë hyrjeje, të stolisur, sikurse

xhamia e Jazdit, me mozaikë shumëngjyrësh.

Traditat arkitekturore të ilhanëve vazhduan edhe pas vdekjes së

ilhanit të fundit mongol, Ebu-Sajidit, në vitin 1335, veçanërisht në zonat

qendrore të vendit, përfshir qyteza si Komi, ku ende sot ruhen

104 Ajatollahi

pesëmbëdhjetë varre kulla, më i rëndësishmi i të cilëve është varri i

Aladinit, ndërtuar në vitin 1390.

B) Tiparet dekorative të periudhës së ilhanëve

Tipike për këtë periudhë ishte prania e ngjyrës dhe e fasadave të

ngjyrosura. Këto u zhvilluan aq shumë në ndërtesat e ilhanëve, sa

dekoracionet me stuko u zëvendësuan dalëngadalë me zbukurime me

ngjyra apo me pllaka të ngjyrosura. Këto pllaka nisën si kuadrate të

thjeshta në ngjyrën e qiellit, por më vonë u zhvilluan në një

shumëllojshmëri ngjyrash, si ultramarinë, e zezë, e bardhë dhe, më vonë,

e verdhë. Puna me pllaka, e bërë në varrin e Ujlaituit, apo Hudabandës,

përbën një shembull të hijshëm të fajancave të mozaikëve të smaltuar.

Një stil disi më i ndryshëm është përdorur edhe në varrin e Bajazid

Bastamiut në qytetin e Bastamit, ku pllakat e përdorura për të mbuluar

hyrjen e gjerë të ivanit janë të gjitha të kaltra dhe nuk janë të vendosura

në mozaik, ndërsa në varrin e imamzade Xhaferrit, i ndërtuar

pesëmbëdhjetë vjet pas mauzoleumit të Ujaituit, vërejmë dy hije të

ndryshme të blusë, të shprehura në nuancat ultramarinë dhe blu e hapur

kobalti, të ndërthurura në një kryevepër të formës e të skicimit dhe të

vendosura në një sfond të gjerë e të bardhë.

Ndërtesa të tjera të veçanta të kësaj periudhe janë ato të skicuara

nga Ebulhasan Talut Damgani në Isfahan, shkolla imamije, e përgatitur

për klerikun Muhamed Babaqazim Isfahanin, ndërtuar mes viteve 1341

dhe 1361, si dhe varri i imamzade Kazemit, ndërtuar në vitin 1341 (720

diellor). Në ndërtesën e shkollës vihet re përdorimi vetëm i dy ngjyrave:

bojës së qiellit dhe ultramarinës, të vendosura në një sfond të bardhë,

kurse në rastin e varrit vihet re edhe përdorimi i nuancave të ngjyrës okër

në të verdhë.

C) Timuri dhe pasardhësit e tij

1. Timuri i Çalë ose Timurlengu

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të tetë, një tjetër sundues mizor

mongol u ngjit në pushtet duke përfituar nga kaosi politik që

mbizotëronte në vend dhe, në vitin 1394, ai arriti të hyjë deri në zonat

qendrore të vendit, duke shkatërruar me këmbët e kuajve të tij gjithçka

që i doli para. Edhe një herë, shumë qytete u kthyen në rrënoja dhe

banorët e tyre u masakruan. Kjo periudhë shënon fundin e shekullit të

tetë, kohë kur ndërtesa të bukura e mahnitëse ishin ndërtuar për të fshirë

nga kujtesa pushtimin e mëparshëm mongol dhe pasojat e tij

Arti i periudhës mongole 105

shkatërrimtare. Timuri dhe ushtria e tij rrënoi shumë nga këto ndërtesa të

hijshme.

Pas pushtimit të çdo qyteti, Timuri i dërgonte artistët dhe artizanët

e rajoneve të ndryshme në kryeqytetin e vet, në Samarkandë. Për

shembull, pasi pushtoi Shirazin, ai dërgoi në Samarkandë afro dyqind

arkitektë, artistë e dekoratorë të zënë robër për të vazhduar punën e tyre

atje. Për këtë arsye, ndërtesat më të bukura të periudhës timuride u

shfaqen në rajonin e Horasanit. Pasi solli artistë, pllakapunues dhe

dekorues nga Persia qendrore, nga Farsi, Azerbajxhani, Bagdadi dhe nga

Damasku në kryeqytetin e tij, duke futur, madje, në punë edhe skulptorë

nga India, ai vendosi të ndërtojë një xhami në Samarkandë, një xhami që

nuk ishte parë kurrë ndonjëherë. Kështu, ai ndërtoi një xhami gjigante,

me një shabistan me 460 kolona, me nga një minare në secilin kënd e me

një kube prej mermeri. Pasi ndërtesa përfundoi, ai shprehu mospëlqimin

e tij për të dhe, si ndëshkim, e ekzekutoi arkitektin e saj.

Timuri ndërtoi, gjithashtu, në vendlindjen e tij, Keshin, një pallat të

stërmadh [midis viteve 1345 dhe 1346] për të cilin historiani timurid

Kalavihu, që e pa ndërtesën 60 vjet pas ndërtimit të saj, thotë se ajo

kryevepër përbën një stil të ri e origjinal për kohën e saj. Përveç

rrënojave, që ende ruajnë shumë nga ngjyrat e shkëlqyera origjinale, nga

ky pallat nuk ka mbetur më asgjë.

Një tjetër ndërtesë e periudhës timuride është xhamia “Bibi-Hatun”

në Samarkandë, e cila filloi të ndërtohej në vitin 1398 dhe përfundoi më

1404. Kjo xhami, nga e cila sot trashëgojmë vetëm rrënojat, thuhet se ka

qenë “ndërtesa më mahnitëse e Samarkandës”, me një hyrje harkore 40

metra të lartë e 17 metra të gjerë, që çonte në një oborr 60 deri 90 metra

katrorë, me tetë minare e tri kube, secila e zbukuruar me tulla qeramike

të pjekura mirë e me një shkëlqim të rrallë.

Një tjetër ndërtesë e rëndësishme e periudhës në fjalë është Varri i

Timurit, ndërtuar në vitin 1404, që edhe sot shihet si një ndër shembujt

më të vyer të arkitekturës historike në Samarkandë.

2. Shahrohu dhe periudha e frytshme

Pas vdekjes së Timurit, në vitin 1405, biri i tij, Shahrohu, u ngjit në

fronin e Perandorisë Timuride në Herat. Ai pushtoi Transoqeaninë në

vitin 1407 dhe u bë shpejt sundues i Horasanit, Kabolit, Heratit, shkurt, i

gjithë Persisë lindore. Ai ishte themeluesi i shkollës dhe i musallasë së

Heratit, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1390 dhe përfundoi aty nga viti

1437. Ndryshe nga i ati, Timuri, Shahrohu ishte një dashurues i paqes

dhe artdashës i zjarrtë. Shkolla e tij e madhe në Herat barazohet për nga

hijeshia e madhështia me ndërtesat më të bukura të Samarkandës, të

ndërtuara në kohën e Timurit.

106 Ajatollahi

Shkolla e Hargirdit, përfunduar në vitin 1444, projektuar nga

Kavami dhe ndërtuar nga Giasudun Shirazi, përbën një shembull unikal

me strukturën e saj të pashembullt. Oborri i saj është katror i plotë, me

katër ivane identike të vendosura në anët e tij. Ivani i hyrjes përbëhet nga

tri hyrje harkore me tri kube dhe ndërtesa është e stolisur me piktura,

ornamento stukoje të mbishkruara bukur etj.

Një tjetër ndërtesë e kësaj periudhe është varri i Shemsudinit në

Jazd, ndërsa xhamia e Goharshadit është ndërtesa më e madhe historike

e kohës shahrohiane. Ajo u ndërtua pranë mauzoleumit të imam Rizait

në Mashad në vitin 1418.

Një tjetër xhami që paraqet arritjet më të mira të kohës në ngjyra e

në dekorime arkitekturore është xhamia blu e Tabrizit, por në vitin 1465

ky monument u shkatërruar nga një tërmet bashkë me qytetin e Tabrizit,

kur si pasojë vdiqën 70.000 njerëz. Prej saj janë ruajtur në gjendje të

mjerueshme vetëm pak kolona dhe disa fragmente të fasadës.

Xhamia “Shah” (Mesxhid-i-Shah) është një tjetër monument i

kohës timuride, ndërtuar në vitin 1451 në qytetin e shenjtë të Mashadit.

D) Arte të tjera të periudhës mongole: ilhanët dhe gurkanianët

Zhvillimi dhe përhapja e shumë arteve popullore të periudhës

sasane vazhdoi edhe gjatë kohëve të mëvonshme. Këto arte e ruajtën

stilin e tyre origjinal deri në shekullin X, por në shekullin XI, veçanërisht

gjatë periudhës selçuke, shumë prej këtyre arteve, përfshi punimet me

metal, u bënë tejet të çmuara dhe u zhvilluan përtej kufijve të territorit

Islam.

Ndikimi i arteve sasane gjatë shekujve të parë të erës Islame

vazhdoi deri në shekujt e pestë dhe të gjashtë dhe pjesë e këtij ndikimi

mund të shihet edhe në Europën e krishterë. Sipas Andre Godard, muret

e lyera të kapelës Palatine në Palermo janë të huazuara nga arti i erës

sasane, ndërsa sipas Roman Ghirshman-it, relievet e ulëta të hyrjeve në

shumicën e kishave gotike të shekujve XIII dhe XIV të erës sonë,

gjithashtu, tregojnë ndikimin e këtij arti.

Për sa i përket shekujve të parë të Islamit, dokumentet historike apo

librat që flasin për zhvillimin e arteve pamore mungojnë, ndërsa shumica

e vizatimeve të figurave të kafshëve, zogjve e luleve mendohet të jenë

punë e artistëve kinezë.

Gjatë periudhës gurkaniane u zhvilluan tri stile të ndryshme

artistike: shkolla e Bagdadit ose shkolla e Xhalajirit, me në krye Xhunejd

Sulltaniun, shkolla e Tabrizit dhe shkolla timuride e Samarkandës,

shumica e veprave të ilustruara të të cilave shfaqen në librat e

astronomisë dhe në divanet e Haxhu-i-Kermaniut, të Hafizit dhe të

Nizamiut.

Arti i periudhës mongole 107

Pas shpalljes së Heratit si kryeqytet i vendit nga Shahrohu, biri i

Timurit, në këtë qytet erdhën artistë nga rajone të ndryshme si Shirazi,

Tabrizi etj. Bibliotekat u bënë shumë popullore, ndërsa pas vizitës së

artistëve të oborrit të xhiasudinit në dinastinë Ming, në Kinë, ndikimi

kinez u bë edhe më i fortë në elementet artistike perse.

Shkolla gurkanije e artit u përsos gjatë kohës së Bajsunkurit, birit të

Shahrohut, që ishte edhe vetë artist dhe kaligraf. Në kohën e tij, të gjitha

artet pamore dhe ilustrative njohën zenitin e tyre.

Arti i dinastisë safavide

A) Prejardhja e dinastisë safavide

Safavidët janë me prejardhje perse dhe, sipas doktrinës shiite, janë

pasardhës të profetit Muhamed. Themeluesi i saj, Shejh Safiudin

Ardabili, studioi fenë dhe misticizmin që në moshë të hershme dhe

ndërmori një numër të madh udhëtimesh për të studiuar këto lëmenj të

dijes. Dinastia u ndoq nga emra të njohur si biri i tij, Sadredini, Shejh

Hajdari, sulltan Jakubi, Ismaili, Shah Tahmasbi etj.

Kjo dinasti u dëmtua rëndë pas një kryengritjeje sunite në

Kandahar, në vitin 1722, udhëhequr nga Mahmud Argani, që mori

Isfahianin pasi vrau sulltan Husejnin dhe masakroi gjithë klanin safavid.

Tahmasbi II ishte i vetmi pasardhës i dinastisë që mundi të shpëtonte

duke u arratisur në Gorgan dhe u mbështet nga Nadir-Kuliu, një ndër

udhëheqësit e fiseve të Horasanit, i cili shkatërroi ushtrinë afgane në

vitin 1730 dhe në 1734 rimori Darbandin dhe Bakunë prej rusëve që ata i

kishin pushtuar në vitin 1723. Ai u kurorëzua zyrtarisht shah i Persisë në

vitin 1736. Në vitin 1737, Nadiri, pas marrëveshjes së dytë të Stambollit,

mori nga turqit osmanë Iravanin dhe pushtoi Afganistanin dy vjet më

vonë, pasi mori Lahorën dhe masakroi popullsinë e Delhit, ai u vra në

vitin 1748.

Në vitin 1750, Kerim Hani, një figurë e spikatur e fiseve Lur, mori

vendin nën kontroll, por ai nuk u shpall mbret, por u cilësua me titullin

vekil-el-raja (përfaqësues i kombit). Ai zgjodhi, fillimisht, Teheranin si

kryeqytet, por pastaj e ndryshoi atë me Shirazin. Ai arriti të ribashkoi

vendin dhe vdiq në vitin 1799, pasi vendi u përfshi edhe një herë nga

kaosi e dhuna.

B) Arkitektura e periudhës safavide

Kazvini ishte kryeqyteti i parë i dinastisë safavide, por ai u

zëvendësua më vonë me Esfahanin nga shah Abasi I. Pas këtij ndryshimi

të kryeqytetit, shah Abasi bëri përpjekje të mëdha për të ndërtuar një

108 Ajatollahi

radhë pavijonesh, pallatesh, xhamish, sheshesh publike e pazaresh. Të

njëjtën gjë kishte bërë edhe Shah Tahmasbi me qytetin e Kazvinit, por

për shkak të tërmetit të madh që shkatërroi vendin, asgjë nuk ka mbetur

nga madhështia e tij.

Shah Abbasi ishte në veçanti i dhënë pas arkitekturës dhe

ndërtimit. Në ndërtesat e kohës së tij spikasin pllakat dekorative në

mozaikët e xhamive “Maksudbeg”, “Lutfullah” etj., ndërsa zbukurimet

në xhaminë “Shah”, ndërtuar në vitin 1612, janë më të thjeshta e më pak

të kushtueshme. Gjatë mbretërimit të shah Abasit u ndërtuan edhe një

numër varresh të hijshëm, ndër të cilët më i rëndësishmi është ai i Haxhi

Rabiut, ndërtuar në qytetin e shenjtë të Mashadit në vitin 1622.

Pallati i Hasht-Beheshtit dhe medreseja e karvansaraji i Madar-

Shahut (nënës mbretëreshë) janë, gjithashtu, ndërtesa të mirënjohura të

periudhës safavide që ruhen edhe në ditët tona.

C) Artet pamore

Artet më të rëndësishme pamore të periudhës safavide përfshijnë

pikturën, ndriçimin, ornamentet e imëta, dizenjmin e pllakave, qilimat,

enët e bakrit, të argjendit dhe të qeramikës.

Piktura në periudhën e dinastisë safavide është vazhdim i shkollave

dhe stileve të periudhës gurkanije. Piktorët e njohur të kësaj periudhe

janë Kasim Aliu, Shejhzade Horasani, Mir Mensur Sulltani, Aga Miraku

dhe Musafer Aliu, ndërsa ndër kaligrafët më të njohur janë shah

Mahmud Neishaburi, Mir-Ali Tabrizi, Haxh-Mirak Hatati dhe Mir-Emad

Hatati.

Periudhat zandije dhe kaxhare

Era afsharije vlerësohet si periudha më me shumë ngjarje e

historisë perse. Nadir Shau e harxhoi pjesën më të madhe të kohës në

beteja, duke u përpjekur të shtrijë sa më gjerë territorin e tij, ndërsa

periudha zendije qe një periudhë paqeje e qetësie që përbën fazën

kalimtare mes dinastive safavide dhe kaxhare. Në aspektin arkitekturor,

ajo përbën një vazhdim të arkitekturës safavide, me disa risi të vogla.

Ndërtesat më të rëndësishme përfshijnë shkollën “Babakan” ose

medresenë “Vekil”, banjat publike “Vekil”, pazarin e vendosur pranë

shkollës etj.

Ndërsa arkitektura kaxhare është e një kohe kur arkitektëve dhe

mjeshtrave artistë iu janë siguruar mjete të mëdha financiare për

mbështetjen e artit të tyre. Ajo karakterizohet edhe nga një ndikimi i

fortë i huaj, sidomos në kohën e mbretërimit të Nadridun Shahit dhe birit

Arti i periudhës mongole 109

të tij, Muzaferudinit. Shembujt përfshijnë shtëpinë e Kavam-ul-Mulkut

në Shiraz, pallatin e Afifabadit, shtëpinë e vjetër xhemalje etj.

Gjatë periudhave zandije dhe kaxharije, edhe artet e tjera si piktura,

pasqyrat me stuko, dekorimet me stuko, stolisjet me qelqe

shumëngjyrëshe etj, njohën një zhvillim të madh.

Arti i periudhës pahlavije

Arti i periudhës së parë pahlavije njeh tri qasje të ndryshme

arkitekturore:

1. Ndërtesat që ndjekin arkitekturën paraislame

2. Stili i mbështetur në arkitekturën islame të Iranit

3. Kopjimi i arkitekturës perëndimore

Në ndërtesa të ndryshme rezidenciale vihet re edhe ndërthurja e të

tria këtyre stileve. Gjatë viteve të para të periudhës pahlave ose gjatë

viteve të fundit të dinastisë kaxhare, ndeshim arkitektë që vazhduan

përdorimin e stileve të vjetra kaxhare në ndërtimet e tyre. Ata njihen me

emrin arkitektë tradicionalistë. Tri gjeneratat që spikatën në këtë

periudhë ishin:

Mjeshtrit e ndërtimit të periudhës kaxhare, që jetuan para Betejës

së Kushtetutës. Ndër ta përmendim Hassan Komin, që projektoi ivanin

ballor të faltores Hazret-i-Masumeh, minaretë e faltores së Hazret-i-

Masumeh etj; Ostad Fath-Ali Shirazi, që ndërtoi mukarnaset e

mrekullueshme që zbukurojnë hyrjen e shkollës Sepahsallar dhe emra të

tjerë të ndritur të arkitekturës perse.

Mjeshtrit e arkitekturës të periudhës pas-kushtetuese të cilët

udhëhiqen nga Ostad Xhafar Khan Kashani, që është projektuesi i portës

madhështore Bagh-i-Melli, Pallatit të Gjelbër në kompleksin Saad-abad,

projektin e pallatit të Marmarës etj.

Mjeshtrit si Haxh Husejn Lurzadeh që paraqesin esencën dhe

shpirtin e të dyja grupeve të sipërpërmendura. Ky mjeshtër i madh i

arkitekturës perse ndërtoi rreth 842-it xhamia dhe pallate, godina të tjera

si hyrja kryesore në Bankën Irano-Britanike, varri i Firdousit, pallati

privat i Ramsarit e shumë projekte të tjera.

Duhet përmendur se periudha e parë pahlavije njohu një rrymë të

fortë tendence perëndimore në arkitekturë. Një numër i madh arkitektësh

të huaj, të ardhur në Iran, nisën një valë perëndimizimi të strukturave

perse. I tillë ishte edhe Andre Godard që pas një pune pranë arkitektëve

persë, u josh nga bukuria e artit pers dhe kështu i kushtoi atij interes

shkencor dhe synoi të krijojë vepra që ishin së pari perse e pastaj

perëndimore. E gjithë kjo periudhë njohu jo vetëm zhvillime, por edhe

regrese dhe probleme si një konfuzion i dukshëm stilesh dhe modelesh,

110 Ajatollahi

humbje të gjurmëve të identitetit pers, shkatërrim patologjik relikesh të

lashta, venitje të arkitekturës së ashtuquajtur “introverte” si dhe lindjen e

një arkitekture ekstraverte, deri edhe shkatërrim rrugësh me vlerë

monumentale kulturore për të hapur rrugë për makinat bashkëkohore.

Zhvillim të veçantë gjatë kësaj periudhe njohën edhe artet pamore

si piktura, kinemaja, teatri dhe artet muzikore. Shumë aktorë sollën një

realizëm shumë të ngjashëm me atë të rilindjes italiane në pikturat e

Iranit të kësaj periudhe. Përcjellja e parimeve të zbukurimeve

tradicionale te gjeneratat e reja u neglizhua totalisht, me përjashtim këtu

të një shkolle të ngritur nga Tahirzadeh Behzad me synimin për të

ringjallur traditën perse të punimeve artistike. Pas ngritjes së fakultetit të

Arteve të Bukura nga Andre Godard, kjo shkollë u mbyll dhe përcjellja e

trashëgimisë kulturore mbeti detyrë e departamentit të Arteve të Bukura.

Ndërsa politikat inkurajonin gjenerata të rinjsh, që praktikonin stile

perëndimore, numri i artistëve që ndiqnin parimet tradicionale erdhi

gjithnjë duke u pakësuar dhe një pjesë e tyre vdiqën në varfëri të plotë.

Festivali i arteve i Shirazit solli ekspozimin e një sërë punimesh që

kryesisht karakterizoheshin nga imitime të verbëta të stileve

perëndimore, me referime shumë të pakta ndaj atyre tradicionale. Një

numër inskenimesh vulgare dhe antifetare nisën të luheshin në rrugët

iraniane dhe vetë zhvillimi i kinemasë dhe i teatrit synoi popullarizimin e

një stili perëndimor jetese.

Arti i periudhës së dytë pehlevije, në rrafshin dramatik, ndahet në

katër kategori:

1. Lojëra dramatike me tema politike perse, por të luajtura

në mënyra europiane

2. Lojëra dramatike tërësish perëndimore dhe jo politike

3. Lojëra dramatike akademike apo studentore

4. Lojëra dramatike të njohura me emrin “lalehzarije”

Gjatë kohës së mbretit Reza Shah, monarku nuk tregoi ndonjë

interes të madh për artin iranian. Një përpjekje vetmitare në këtë

periudhë ishte ngritja e një strukture qeveritare, Departamenti i

Arteve të Bukura, që më vonë u shndërrua në Ministrinë e Kulturës

dhe Artit. Ky organizëm bëri përpjekje domethënëse për ruajtjen artit

lokal dhe tradicional si poçeria, punimet e qelqit, larja me ar,

gdhendja, punimi i qilimave etj. Kjo u pasua nga ngritja e një muzeu

në katrorin Bagarestan.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Muhammad Xhafer Jahaki, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Muhamed Xhafer JAHAKI

FUNDI I RILINDJES PANEGJIRIKE

Vendi dhe koha

Periudha e dytë qeverisëse Selxhuke vazhdoi pothuajse tërë

gjysmën e parë të shekullit të gjashtë hixhri kamari (fillimi i shekullit

XII), domethënë saktësisht deri në sulmin e Gozonit mbi Khorasanin dhe

deri në shpartallimin e plotë të Sanxharit në vitin 548 hixhri kamari

(1153). Me fjalë të tjera perandoria gjigante Selxhuke, që shtrihej nga

brigjet e Detit Mesdhe dhe deri në pikat me të largëta të Movar Al

Naharit u shkatërrua dhe çdo pjesë e saj qeverisej tashmë nga gjeneralët

vendas të pjesëve në fjalë, të cilët ishin nga kombe dhe raca të ndryshme,

por shumica e tyre ishin nga Turqia lindore dhe nga Azia qendrore.

Politikat e përgjithshme Selxhuke si dhe ato të mbretërve

pasardhës nuk i stimulonin siç duhet artet në përgjithësi, por dhe

letërsinë dhe poezinë në veçanti. Me fjalë të tjera që nga periudha e

qeverisjes së Sanxharit dhe më pas kemi të bëjmë me një plogështi dhe

qetësi artificiale, të krijuar nga mbretërit e periudhave përkatëse, në

lidhje me stimulimin dhe mbështetjen që duhet të krijonin për krijimtarët

dhe poetët e rinj dhe kjo vjen për arsye se ata ishin të huaj për kulturën

dhe për gjuhën perse dhe natyrisht nuk shfaqën ndonjë interes dhe

dashuri të veçantë për to. Megjithatë në këtë periudhë kemi të bëjmë me

lëvrimin e letërsisë, por jo si në periudhat e mëparshme, po ashtu shumë

pak të bien në sy poetët që stimulohen materialisht, ose të paktën ata që

janë në kërkim të famës si në periudhat paraardhëse. Në këtë kontekst

duhet të theksohet se edhe poetët që thurnin vargje lavdëruese, ose

panegjirike për mbretërit ishin pakësuar shumë dhe megjithatë kjo traditë

nuk ishte zhdukur për arsyen sepse këta poetë nuk zotëronin ndonjë lloj

arti apo stili poetik tjetër, pra me fjalë të tjera ata ishin mësuar të krijonin

112 Jahaki

të tillë panegjirikë megjithëse ishin të ndërgjegjshëm për kohën në të

cilën jetonin dhe e ndienin se nuk do të vlerësoheshin njëlloj si poetët e

periudhave të mëparshme. Nga ky këndvështrim mund të thuhet me

siguri se asnjeri prej këtyre poetëve nuk kishte shpresa se do t’i shiste

poezitë e tija me atë vlerë që ai pretendonte dhe që me këto të ardhura të

bënte një jetë relativisht të kënaqshme, pra të jetonte në mirëqenie

sikundër jetuan poetët e mëparshëm.

Si përfundim mund të vëmë në dukje veçoritë e kësaj periudhe, të

cilat u shfaqën në verilindje, në qendër dhe në veriperëndim të Iranit,

krahasuar me veçoritë e poezisë të periudhave të mëparshme, atë që

lëvrohej në Movar Al Nahar dhe në Khorasan. Ashtu si e klasifikojnë

disa studiues stilin poetik të kësaj periudhë për sa i përket pastërtisë

poetike të periudhave të mëparshme në Khorasan me të drejtë ata e

etiketojnë si stili irakian për arsye të zhvillimit letrar të irakianëve

joarabë.

Disa nga veçoritë e stilit irakian janë si më poshtë:

1- Futja dhe përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve krahinore dhe

dialektalizmave në gjuhën perse dari.

2- Influenca më e thellë dhe më e zgjeruar e kulturës islame.

3- Ndikimi i mendimeve dhe ideve mistike në poezi si dhe zhvillimi

i misticizmit islamik.

4- Pesimizmi i shkrimtarëve në lidhje me gjendjen e vështirë dhe të

paqëndrueshme të kohës.

5- Përdorimi gjithmonë e më shumë i fjalëve arabe si edhe i

metaforave dhe ironisë deri në sarkazëm, po ashtu përdorimi i

shprehive filozofike, oratorike, mjekësore, astronomike etj. të

cilat e vështirësojnë deri diku poezinë.

6- Zgjerimi i përdorimit të letërsisë perse nëpër pika të ndryshme të

territorit iranian deri në Gadishullin Indian.

Enveri, lajmëtari i panegjiristëve

Disa nga kritikët letrarë e klasifikojnë Enverin në një radhë me

Ferdusin dhe Saadiun dhe që të tre këta poetë i quajnë profetët e poezisë

perse.

Ky profet i panegjirikëve, që quhej Uhadaladin Ali, ishte djali i

Vahidaladin Muhammadit dhe lindi në një fshat afër Mahnasë ose

Mihnasë (vendlindja e Abu Said Abulkheir) që në të vërtetë ndodhet në

rrethin e Khovaronit, që shtrihet midis Tusit dhe Sarkhesit, dhe për

shkak të lidhjeve të ngushta që kishte me Khovaronin ai u mbiquajt me

pseudonimin “Khovari”.

Enveri kaloi në shërbim të sulltanit Sanxhar. Kjo ishte e vetmja

pjesë e jetës së tij që ai e kaloi pa shqetësime, në gëzim dhe me suksese.

Fundi i rilindjes panegjirike 113

Në atë kohë bota ishte e zhytur në dhunë, në gjumë, në gjak dhe pasion,

prandaj shansi që të gjykohej jashtë perdes së asaj bote, me shpirt dhe

me zemër të hapur, ishte më i vogël, po ashtu edhe mendimet për të cilat

flisnin Naser Khosro, Sanai dhe Khajami tashmë nuk dilnin aq lehtë nga

kujtesa.

Poezia dhe kultura e Enverit

Fama e Enverit erdhi me tepër si rezultat i kasideve të tij, të cilat

mund t’i ndajmë në tri grupe, domethënë në vargje lavdëruese për

mbretërit dhe për personalitete të tjera të kohës, përshkrime të natyrës

dhe satirat kundër armiqve dhe kundërshtarëve të vet. Panegjirikët e tij

janë të mbushur plot ekzagjerime dhe hiperbola që janë jashtë së vërtetës

dhe logjikës dhe në të njëjtën kohë përmbajnë subjekte krenarie dhe

lavdërime të tepruara.

Gazalet e gjetura në divanin e tij tregojnë se të paktën ai në rininë e

tij ka pasur një dëshirë të madhe si duket për t’i thurur gazale dashurisë.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme e vargjeve të Enverit janë

fragmente poetike të shkëputura, por edhe për këtë krijimtari i duhet

dhënë një respekt i veçantë. Ai duhet të konsiderohet si avangarda e Ebn

Jaminit, poetit të shquar të fragmenteve poetike të periudhës Sarbadaran.

Po ashtu edhe tematika e fragmenteve poetike, të shkëputura të Enverit,

nuk del jashtë kuadrit të përgjithshëm të subjektit të tij dhe siç e

përmendëm edhe më lart kemi të bëjmë me lavdërime, përshkrime,

satira, madje ndonjëherë edhe me sarkazëm.

Çuditërisht diku Enverin e shikojmë si një poet shoqëror, që

bashkohet me dhimbjet e popullit, dhe me thirrjet e popullit të

Khorasanit për drejtësi kundër të pashpirtëve Gozon. Pena e tij thur

kasidete që demaskojnë padrejtësitë e tiranëve. Më saktësisht, në vitin

548 hixhri kamari (1153), një grup nga fisi Goz, duke mos e duruar dot

shtypjen që u bëhej nga nëpunësit Selxhuk u rebeluan dhe e thyen

Sanxharin në një betejë të vetme duke e zënë dhe atë vetë rob lufte. Me

pas Gozonët marshuan për në Khorasan duke shkretuar dhe grabitur

çfarë gjetën përpara, po ashtu vranë të moshuarit dhe dijetarët duke mos

kursyer asnjë. Kjo ngjarje shkaktoi një hidhërim të madh mes njerëzve

dhe ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të Enverit. Dhimbjen e tij

shpirtërore ai e bashkoi me dhimbjen e bashkëqytetarëve të tij dhe i bën

thirrje për ndihmë udhëheqësit të Samarkandit, që në të njëjtën kohë

ishte dhe djali i adoptuar i Sanxharit dhe në hijen e të atit drejtonte në atë

kohë komandën e Movar Al Naharit. Enveri thuri edhe vargjet e sinqerta

prekëse në lidhje me ngjarjen e kobshme.

114 Jahaki

Name akhle Khorasan

Kjo është vjersha shoqërore më e njohur dhe më e bukur e Enverit,

e cila ka bërë për vete një numër të madh letrarësh perëndimorë të cilët

studiojnë dhe njohin gjuhën dhe letërsinë perse dhe për këtë arsye ajo

është përkthyer në shumë gjuhë të botës si në anglisht, gjermanisht,

rusisht etj. Enveri u nda nga jeta në vitin 583 hixhri kamari (1187).

Përveç temave shoqërore në divanin e Enverit gjenden edhe gazale

të shkruara në rininë e tij. Gazalet kanë larmi tematike për dashurinë,

satirizimin e hidhur si dhe tematikë festive.

Masud Sad dhe poezia habsie

Pas 20 viteve më të bukura të jetës se Masud Ben Sad Salmonit,

poetit të talentuar nga Lahuri, por me origjinë nga Hamedani, më pas

shkoi në ato toka, sepse e futën në burg. Edhe pse 15 vitet e fundit të

jetës Masudi i kaloi në liri duke u marrë me shkrime dhe lexime,

megjithatë nuk e gjeti dot qetësinë e kërkuar që të kompensonte vuajtjet

e kohës së burgut sepse atë tashmë e kishte mbërthyer pleqëria dhe

ndihej fare i pafuqishëm.

Masudi, rdhe pse i ati ishte një funksionar i lartë qeverie, që në

periudhën e parë Gaznavite gëzonte respekt, dinjitet dhe lavdi, u vendos

në shërbim të Seif Aldule Mahmudit që në atë kohë nga ana e të atit të

vet kishte marrë fronin e mbretërisë së Indisë. Aty rreth vit 480 hixhri

kamari (1087) Seif Alduleu arrestohet me urdhër të të atit të vet, sulltanit

Ibrahim, dhe kështu përfundon në burg. Po këtë fat pësojnë edhe miqtë

dhe shokët e tij të afërt ku njeri nga ata ishte edhe Masudi, i cili u dënua

me shtatë vjet burg në kështjellën “Su” dhe “Dahak” dhe me tre vjet

burg të tjera në kështjellën “Nai”. Vetë Masudi na i përcjell në vargje

këto kujtime të hidhura të jetës së tij.

Thuhet se këto probleme për Masudin i krijoi një kundërshtar i tij

xheloz, i mbiquajtur Roshdi, poet në oborrin e Ibrahimit që e nxiti

sulltanin të burgoste Masudin.

Massudi në njërin nga vitet 437, ose 440 hixhri kamari (1046, ose

1048) shkeli në Lahur, dhe rreth moshës 80-vjeçare vdiq; në vitin 515

hixhri kamari (1121).

Stili poetik i Masudit

Masudi në të vërtet është poeti më i famshëm i periudhës së dytë

Gaznavite. Fama e tij i detyrohet pa dyshim vargjeve të burgut me të

cilat ai në mënyrë të dhimbshme dhe tepër tërheqëse si edhe duke

përdorur një stil mjeshtëror demaskon padrejtësitë dhe shtypjet e asaj

kohe. Duhet theksuar se jo vetëm vargjet e periudhës së burgut, por edhe

Fundi i rilindjes panegjirike 115

përshkrimet, lavdërimet, gazalet, satirizmi dhe shakatë e tij kishin një

lexues mjaft të gjerë. Nga ana tjetër shumë shkrimtarë me famë në atë

kohë si, për shembull, Amir Maazi, Sanai, Osman Mokhtari dhe Abu Al

Faraxh kishin afrimitet personal me Masudin dhe i vlerësonin shumë

vargjet e tij, madje kishte dhe nga ata që nuk kursyen që t’i kushtonin

disa vargje Masudit dhe veprave të tij.

Divani i Masud Sadit me përpjekjet e doktor Mehdi Nurion-it, po

ashtu edhe të doktor Hysein Lesonit i cili ka botuar në Teheran një

përzgjedhje nga Divani i Masudit.

Xhemaludin Abdulrazek, doktrinuesi i poezisë Esfehanase

Poeti më i shquar dhe më i suksesshmi i poezisë dhe letërsisë perse

Esfehanase të shekullit të gjashtë hixhri kamari (shekulli XII) është pa

dyshim Xhemaludin Muhammad Ben Abdulrazek Esfehani.

Xhemaludini si të gjithë poetët e tjerë të fundit të shekullit të gjashtë

(fundi i shekullit XII) përdorte dendur në poezinë e tij moralin,

sakrificën, guximin, besnikërinë dhe virtyte të tjera njerëzore.

Xhemaludini vdiq në vitin 588 hixhri kamari (1192).

Nga ky poet ruhet edhe në ditët tona një kombinim nderimesh dhe

lavdërimesh për profetin e islamit që, për nga pikëpamja e gjuhës dhe e

ndërtimit të vargut është plotësisht i pjekur dhe i matur, po kështu edhe

nga ana kuptimore, pra poeti është në kulmin e tij dhe me sa duket duhet

të jetë krijuar nga një dhunti dhe talent i rrallë.

Kemaludin Esfehani, krijuesi i kuptimeve të reja

Në historinë e letërsisë perse rrallë ka ndodhur që babë e bir të jenë

poetë dhe që të dy të jenë pothuajse njëlloj të shquar. Kemaludin Ismail

Esfehani është një nga ata poetë të paktë, që ashtu si i ati Xhemaludin

Muhammad Ben Abdulrazek Esfehani, shkëlqeu në lëmin e poezisë

perse dhe arriti një vend të nderuar në historinë e kësaj letërsie, madje

për mendimin e disave ai është edhe më i famshëm sesa i ati. Arsyeja që

Kemaludinit i jepet një rëndësi kaq e madhe është sepse ai ka dhënë një

kontribut të jashtëzakonshëm në fjalëformimin dhe krijimin e kuptimeve

të reja duke u quajtur kështu edhe “krijuesi i kuptimeve”. Ai ashtu si dhe

i ati dhe në të njëjtën kohë me të, por dhe në vitet më pas u mor kryesisht

me krijimin e vargjeve lavdëruese për personalitetet qeveritare

Esfehanase të kohës dhe në veçanti i thuri lavde Al Saedit.

Kemaludini është një nga poetët e pafatë që ishte i pranishëm në

kohën e vërshimit të hordhive Mongole dhe sulmit të tyre mbi Esfehanin

në vitin 633 hixhri kamari (1236). Ai pa krimet çnjerëzore të asaj

periudhe të errët dhe nuk mundi të qëndronte dot indiferent kundër kësaj

116 Jahaki

gjakderdhje të kotë dhe për këtë arsye shkroi rubairat e famshme të cilat

përshkoheshin nga një dhimbje e thellë shpirtërore.

Duke qenë se edhe ai ishte një qytetar esfehanas nuk mundi t’i

shpëtonte dot fatit të tij të zi dhe në po atë mënyrë dy vjet me vonë ai

u ther nga mongolët.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Ahmed Tamimdari, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Ahmed TAMIMDARI

SHKOLLA E TESAVUFIT DHE E MISTICIZMIT1

Misticizmi është rruga dhe mënyra e njohjes në fenë islame dhe në

fetë e tjera qiellore, që zbulimin e së vërtetës e mbështesin në

iluminizmin dhe tek intuita e jo tek intelekti racional. Mitizimi në botën

islame i përket sufijëve, kurse në mesin e popujve të tjerë ka emra të

ndryshëm, të cilën dhe në përgjithësi e emërojnë “Njohja e individëve që

dinë sekretin”2. Tradita mistike te popujt e ndryshëm ka ngjashmëri të

1 Në tekstet islame nuk ka ndonjë marrëveshje lidhur me domethënien e fjalës sufi dhe,

në përgjithësi, autorët nuk janë në një mendje as për ligjshmërinë e saj. Ata që e

përdorin këtë fjalë në kuptimin pozitiv, e lidhin me një diapazon të gjerë idesh dhe

konceptesh që kishin të bënin me arritjen e përsosmërinë njerëzore duke ndjekur

modelin e Profetit Muhamed, kurse ata që e përdornin në kuptimin negativ, e

shoqëronin me shtrembërimet e ndryshme të mësimeve islame. Shumica e autorëve

myslimanë, që e kanë përmendur këtë fjalë, kanë marrë pozicione më të dukshme, pa e

pranuar me gjithë zemër dhe pa e anatemuar. (Chittick, William C, Në kërkim të zemrës

së humbur, përktheu prof. Dr. Sokrat Ahmataj, Botimet Logoreci, Tiranë, 2007, fq. 2-3.)

Në të shumtën e rasteve janë ngatërruar termat misticizëm (irfan) dhe sufizëm (tesavuf).

Në terminologjinë islame sufizëm (tesavuf) ka kuptimin e rrugës ose të metodës që

ndiqet për t’iu afruar sa më shumë Zotit, e kjo metodë zbatohet me anë të largimit nga

dëshirat dhe lakmitë e epshit si edhe duke u mbështetur në parimet e legjislacionit

(sheriatin) të fesë islame. Kurse misticizmi (irfan) është një shkollë mendore-filozofike,

e cila ka për qëllim njohjen e Zotit, të vërtetat, problemet dhe sekretet e kësaj bote, por

në këtë rast jo me anë të logjikës dhe të të menduarit, por me anë të perceptimit, të

iluminimit dhe të zbulimit spiritual. Ibni Sina (Avicena) në veprën e tij Isharat për

mistikun, për sufiun dhe për asketin shkruan: “Personi që braktis pasurinë e kësaj bote

dhe dëshirat e epshit quhet asket, ai që tregohet i kujdesshëm në lutje dhe në

devotshmëri ndaj Zotit quhet sufi, kurse individi i cili... mendon në Shenjtërinë e të

Plotfuqishmit, e percepton atë dhe në brendësinë e tij lind drita e së vërtetës, ai është

mistik, madje në disa raste kemi edhe përzierjen e këtyre të treve”.1 Sipas Ibni Sinas,

mistiku në vete përmban edhe asketin edhe sufiun, dhe ky është një emërim më i

përgjithshëm, për atë dhe në vazhdim do të përdoren termat mistikë dhe misticizëm

(shën. i përkthyesit). 2 Zarin Kub, Arzeshe Mirasi Sufije, fq. 9.

118 Tamimdari

shumta, si p.sh., sipas vështrimit teorik, në përgjithësi e konsiderojnë të

aplikueshëm mundësinë e perceptimit të së vërtetës nëpërmjet shkencës

imediate dhe unifikimit të mendjes dhe të kuptueshmes (intelligible),

kurse nga pikëpamja praktike, me braktisjen e rregullave dhe të

zakoneve të dukshme, individi priret drejt gnosës dhe asketizmit, dhe si

rezultat i saj rruga e misticizmit është kthimi i njeriut në brendësinë e tij.

Në realitet misticizëm është njohja që përfitohet nga gjendja ezoterike

dhe që nuk mund të përshkruhet, ndërsa kjo gjendje duhet të manifestojë

lidhjen e pafundme me Ekzistencën Absolute. Në këtë gjendje te mistiku

dhe udhëtari (salik) krijohet një hapësirë e duhur që ai të ndikojë në

thellësinë e objektit dhe në memorien e tij lind një ndikim i çuditshëm,

kështu që elementet e tij të brendshme marrin një formë të veçantë.

Megjithëse kjo gjendje është e kalueshme dhe e përkohshme, por çdo

herë që paraqitet mistiku atë e njeh dhe me kalimin e kohës ajo bëhet e

qëndrueshme tek ai. Në kohën e paraqitjes së kësaj gjendjeje, mistiku

nuk ka asnjë vullnet për të dhe në kujtesën e tij mbetet vetëm kujtimi për

të dhe asgjë tjetër. Andaj dhe çdo gjë mund të zgjojë këtë gjendje. Një

pikë, një kujtim, një ngjyrë ose një send i zakonshëm mund të ndryshojë

gjendjen e mistikut dhe ta ngazëllojë atë3. Në këtë rrjedhë, mistiku veten

e konsideron si qendër të botës, burim të ekzistencës dhe referencë e

burim të pashtershëm të gjithësisë. Me një shprehje tjetër, koordinim dhe

unitet me botën e ekzistencës të mbështetur në dashuri (ashk). Ky

perceptim dhe pranim i shijes ose i intuitës është i drejtë dhe i

pandërmjetësueshëm.

Tesavufi si një përmbledhje e lëvizjeve mendore mund të ketë

burime të ndryshme. Sa herë që në këtë sferë bëhen studime krahasuese

do të shohim se një pjesë e madhe e bindjeve të sufijëve janë të

ngjashme me bindjet dhe besimet e mistikëve të feve të tjera4. Studiuesit

europianë janë të mendimit se burimin e tesavufit islam duhet ta

kërkojmë në parimet zaroastriane, në mendimet indiane, në murgërinë e

krishterimit, në teozofinë e neoplatonizmit dhe në rregullat e fesë

jehude5. Por duhet theksuar se burimi dhe esenca kryesore e tesavufit

islam është në Kur’an dhe në fenë islame, me gjithë ngjashmëritë e

jashtme dhe intelektuale me misticizmin e feve dhe popujve të tjerë. Me

gjithë praninë e aspekteve të ndryshme mendore, pa ndikimin e Kur’anit

dhe të islamit nuk do të mund të krijohej një kulturë kaq madhështore e

tesavufit islam. Domethënë, këto ngjashmëri strukturore dhe ngjasime të

jashtme në mesin e mistikëve të kulturave dhe të feve të ndryshme

tregojnë për ekzistencën e burimit të unifikuar. Misticizmi në shkallët e

3 Ibid, fq. 11.

4 Gani, Bahs Dar Asari ve Efkari ve Ehvali Hafez, vëll. 1, fq. 9.

5 Zerin kub, vep. e cit. fq. 12-13.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 119

tij praktike zotëron karakteristika të veçanta; mistiku për të arritur te

Besimi në Zotin Një (Tevhid) dhe në majat e njerëzisë, duhet të fillojë

nga një pikë dhe më pas të kalojë në shkallë të ndryshme, gjithnjë në

ngjitje. Kjo në terminologjinë mistike quhet ‘Sejri Suluk’ (Udhëtim

Shpirtëror). Në këtë udhëtim, mistiku duhet të kryejë vepra dhe sjellje të

posaçme, të cilat zakonisht janë të shoqëruara me faljen e namazit,

këndimin e Kur’anit dhe me kryerjen e punëve të vështira. Në lidhje me

këtë, më gjerësisht, mund të shohim veprat si Tezkiretul Evlija të Attarit

dhe Nefehatul Uns të Xhamiut. Të gjitha këto kryhen, shkallë-shkallë,

nën vëzhgimin e njeriut të përsosur i cili njihet me titujt Shejh, Morad,

Pir, Pishva, Hadi, Imam, Halife, Kutb, Kamil, Mukemmel, etj. Çdo gjë e

mistikut udhëtar (salikut) është në duart e Shejhit ose Udhëheqësit të tij;

ai si i vdekur i dorëzohet atij dhe në mënyrë absolute është nën urdhrat

dhe direktivat e tij. Ky Shejh dhe Lider Shpirtëror ka karakteristika që

janë të lidhua me edukatën, me fjalët, me veprat dhe me njohjen e tij.

Sipas misticizmit islam në këtë botë është vetëm një njeri i përsosur

(Kutb ose Insani Kamil, shën. i përkth.) dhe pas vdekjes së tij, në vendin

e tij kalon një tjetër, me qëllim që bota të mos mbetet pa zemër; ngaqë

njeriu i përsosur qëndron në qendër të botës dhe është shpirti i saj. Ai

është personi që i di gjërat ashtu siç janë. Ai ka informacione nga bota

qiellore – engjëllore dhe mendore – po edhe nga bota e sensit (alemi

mahsus), atij gjithashtu i vijnë informacione nga bota e inteligjencies

supreme (alemi xheberut) dhe ka dije për Cilësinë dhe Natyrën e Zotit.

Ky njeri i përsosur dhe lider shpirtëror i ka kaluar me sukses shkallët dhe

gradat e përsosmërisë. Ai në këtë rrugë nga ekzistenca e tij tretet në

ekzistencën e Zotit. Disa prej tyre janë të mendimit se udhëtari në fillim

duhet të shkojë në shkollë dhe të mësojë legjislacionin islam (sheriatin),

më pas të shkojë në teqe të bëhet nxënës (murid) i Shejhit, të mësojë

dijet e tarikatit dhe të lexojë tregimet e shejhëve me qëllim që të njihet

me gjendjet e tyre shpirtërore. Në shkallën e dytë, udhëtari duhet të heqë

dorë nga librat dhe të zbatojë urdhrat dhe veprimet që Shejhi ia ka

caktuar6. Rëndësia e udhëzimit të Shejhit është tepër e rëndësishme; për

të kanë thënë: “Të qëndruarit një çast pranë një njeriu të mençur është

më e dobishme sesa njëmijë vjet përpjekje dhe asketizëm”7. Në librat e

sufinjëve rreth Pirit dhe Shejhit kanë shkruar: “Shejh është personi, një

dimension i të cilit është kah populli dhe dimensioni tjetër kah Zoti dhe e

Vërteta. Prandaj ai ka personalitet të mishëruar me moral hyjnor dhe në

të manifestohen Cilësitë dhe Dritat hyjnore. Kështu, ai person sheh atë

që e kanë parë të dërguarit e Zotit. Zotëron urtësi dhe dije të shumta dhe

6 Naseri, Simaji Insani Kamil, fq. 349.

7 Nesefi, El Insanul Kamil, fq. 11.

120 Tamimdari

ai është njeri i përsosur dhe i shenjt i Zotit”8. Lëvizja e tesavufit dhe e

misticizmit përdor konceptet e veta të veçanta, të cilat rrjedhin nga

struktura mendore dhe doktrinore e evliave (njerëzve të afërt me Zotin).

Përveç botëkuptimeve si Besimi në Zotin Një (tevhid), realja/e vërteta

(hakikat), tarikat, sheriat, udhëtar (salik), tretje/asgjësim (fena),

imanencë/veti e përhershme (beka), etj., sufijtë përdorin një terminologji

shumë të gjerë për të cilën nuk e kemi hapësirën e nevojshme që të

diskutojmë në këtë libër.

Është vështirë të përcaktohet një pikëfillim i tesavufit islam, por

mund të themi se që nga shekulli i dytë/tetë e më pas, misticizmi në

botën islame është dukur në mënyrë të organizuar. Për shembull, personi

i parë që ka ndërtuar teqenë ka qenë Ebu Hashim Sufiu, i cili ka jetuar në

shekullin e dytë. Kjo teqe ka qenë në Ramli të Palestinës. Pas kësaj kohe,

mistikët mblidheshin nëpër teqe dhe nëpër vende e tyre të veçanta për të

kryer ritet e tyre fetare. Mistiku edhe në atë kohë “dyzetë ditët e

adhurimit” (çeleneshin) e kryente në teqe, kurse kjo ishte njëra ndër ritet

ose adhurimet kryesore për këta mistikë. Gjatë këtij adhurimi dyzetditor,

mistiku mbyllej në teqe dhe përveç kryerjes së lutjeve ditore, ai

gjithashtu përmendte Zotin në mënyrë të vazhdueshme, kurse i gjithë ky

proces kryhej me një kujdes dhe rregulla të posaçme. Ai përmendte fjalët

si All-llah dhe Hu të nxjerra nga Kur’ani i Shenjtë. Përveç kësaj, mistikët

në teqe organizonin edhe fjalime, ligjërata dhe leksione, madje në to

gjithashtu organizonin edhe ritin e Sema’s, por në atë kohë Semaja kishte

një kuptim tjetër dhe organizohej me qëllim që të largonin lakminë dhe

vese të palakmueshme. Në Horosan për herë të parë traditën e Semas e

përhapi Ebu Seid Ebil Hajr në shekullin 5/11 9 . Dijetarët si Imam

Muhammed Gazali, Semanë dhe kërcimin e konsideronin në

kundërshtim me legjislacionin islam, por Semaja te disa mistikë siç ishte

Mevlana kishte një pozicion të veçantë.

Paraqitja e tesavufit dhe e misticizmit është vërejtur që në fillimet

e themelimit të shoqërisë islame. Edhe pse në shekullin e parë hixhri

sufijtë nuk qenë të organizuar, por sipas këndvështrimit të tyre, frika nga

Zoti ishte elementi kryesor që myslimanët e shoqërisë së parë islame i

dërgonte në rrugën e përsosmërisë shpirtërore10. Me një shprehje tjetër,

mistiku ishte po ai myslimani i devotshëm.

Në shekullin e 2/8 u paraqitën individë të cilët jetuan një jetë të

çuditshme e të veçantë. Në kuptimin që sjelljet dhe gjendja e tyre e

jashtme nuk përkonte fare me njerëzit e tjerë të zakonshëm dhe për atë

ata u quajtën me një emër të veçantë ‘sufi’ (rrjedh nga fjala arabe suf që

8 Zerin Kub, vep. e cit. fq. 90.

9 Ibid, fq. 94.

10 Gani, vep. e cit. vëll. 1, fq. 17.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 121

do të thotë lesh, përkth.), për arsye se ata vishnin mantel (xhybe) prej

leshi. Kjo kategori e sufijëve në fillim jetonte nëpër shpella dhe në vende

të shkreta. Ndër parimet më të rëndësishme të tesavufit të shekullit të

dytë ishte mbështetja e tyre e pakufizuar në Zotin Fuqiplotë dhe shpresa

e madhe për mëshirën e Tij në të gjitha aspektet e jetës11 . Dy janë

personat më të njohur mistikë të shekullit të 2-të, njëri është Hasan

Basriu (v. 110/728), që shkroi veprën Ri’ajet Hukukullah e cila njihet si

vepra e parë e misticizmit, dhe Ibrahim Ed’hem (v. 161/777), tregimi i

jetës së të cilit i përngjan jetës së Budës, pra pendimit të tij dhe

bashkëngjitjes së tij me sufijtë. Po në këtë shekull jetuan edhe mistikë të

tjerë të mëdhenj si: Rabia Advije, Ebu Hashim Sufi Kufi profesor i

Sufjan Suriut (v. 161/777), Shekik Belhi, nxënësi i njohur i Ibrahin

Ed’hemit, për të cilin thuhet se është takuar edhe me Imam Rizain dhe

me Kerhi, i njohur se fenë islame e pranoi nga hz. Rizau dhe Fazil Ajjaz

(v. 187/802), autori i veprës Misbahul Sheria, mësimet e së cilës ia

dedikon mësuesit të tij, Imam Sadikut12.

Në shekullin e 3/9 jetuan mistikë të mëdhenj, të cilët lëvizjes së

misticizmit i dhanë një frymë krejtësisht të re. Individët si Bajezid

Bestami (v. 234/850), që për herë të parë foli për tretjen/asgjësimin në

Zotin dhe përjetshmërinë e Zotit. Në veprat dhe në fjalimet e tij janë

përmendur tri modifikime të ekzistencës: vetëkërkimi (enanijet),

ekzistenca faktike (enijet) dhe dinjiteti/individualiteti (huvijet) 13 .

Mistikët e mëdhenj atë e konsiderojnë nga të dehurit ose nga të trallisurit

(sukr), të cilët flasin kur janë në një gjendje mistike dhe kur nuk janë në

vete, madje atij i dedikojnë disa shprehje paradoksale në gjendje të

ekstazës (shet’hijat), të cilat janë bërë shkak që ai të shpallet si

blasfemik. Po ashtu mund të përmendim edhe Besher Hafi (v. 226/840),

Sirri Sokta (v. 245/859), që ishte një prej atyre që theksojnë cilësinë

mëshiruese të Zotit dhe kryejnë sakrifica të mëdha, dhe Haris Muhasabi

(v. 243/857), i cili jetoi në një kohë me Ahmed Bin Hanbelin. Nga

mistikët më të njohur të këtij shekulli mund të përmendim Xhunejd

Bagdadiun (v. 297/909) dhe Mensur Hallaxhin (v. 306/918 ose 309/921).

Xhenejd Bagdadi siç njihej edhe si “Sejjidul Taife” (Zotëri i rëndit të

mistikëve) ishte nga Nehavendi. Ai njihet si mistik tepër modest që nuk

vishte as rroba mistiku. Ai zë vend në krye të mistikëve të shkollës së

Bagdadit, për atë dhe e quajnë “Sejjidul Taife”. Në veprat e tij ai ka folur

për udhëtimin shpirtëror, besnikërinë, devotshmërinë dhe adhurimin e

Zotit. Spiritualiteti i Xhunejdit mbështetet në dy pole, në atë të sheriatit

dhe të tarikatit; ai kundërshtonte mendimin se pas arritjes në të vërtetën

11

Ibid, vëll. 1, fq. 26. 12

Mottehari, Ashinaji Ba Ulumi Islami, fq. 100. 13

Corbin, Tarihi Felsefeji Islami, fq. 273.

122 Tamimdari

ose realen më nuk nevojitet sheriati14. Por figura më e diskutueshme ndër

mistikët në botën islame është Husejn Mensur Hallaxhi, për të cilin

supozohet se ishte nga provinca Fars. Ai u shpall jobesimtar dhe u dënua

me vrasje për shkak të bindjeve dhe të fjalëve të tij të guximshme.

Hallaxhi në traditën e misticizmit njihet si hero, trim dhe njeri i lirë.

Shkaku i vrasjes sipas juristëve myslimanë ishte se ai pohoi një shprehje

paradoksale. Kur ishte në ekstazë tha “Enel Hakk” (Unë jam e

Vërteta/Zoti) si dhe pretendimi i tij se është shenjt. Por mistikët

mendojnë ndryshe; ata janë të bindur se në kohën kur Hallaxhi e tha këtë

fjalë nuk ishte i vetëdijshëm dhe në mënyrë të pavetëdijshme i nxori këto

fjalë nga goja, për këtë arsye ai nuk mund të gjykohet për blasfemi.

Përveç këtyre, në shekullin 3/9 jetuan edhe mistikët si Zunnun

Misri (v. 240/854) dhe Sehl Ibni Abdullah (v. 283/896 ose 293 /906).

Megjithatë shekulli 3/9 është një shekull shumë i rëndësishëm për

traditën e misticizmit. Në këtë shekull lindën mendime dhe terminologji

të reja në qarqet mistike. Sa për ilustrim mund të përmendim

botëkuptimet që lindën asokohe si: Mosbesimi në dukjen e jashtme dhe

veshjen e mistikëve, asketizmi si hyrje e misticizmit, fshehja e adhurimit

dhe e lutjes në disa çaste të caktuara, rëndësia e madhe për dashurinë,

shpirtin, spiritualitetin, esëllinë dhe ekstazën, uniteti i mistikut me të

Njohurin, të cilësuarit e çdo gjëje si e vërtetë, etj.15.

Në shekullin 4/10 jetuan mistikët si: Ebu Bekr Shibli (v. Rreth

viteve 334/945 – 344/955), Ebu Ali Rudbari (v. 322/833), Ebu Nasr

Serraxh, autori i veprës El Luma’ (v. 378/988), Ebulfazl Serhasi (v.

400/1009), Ebu Abdullah Rudbari (v. 396/1005) dhe Ebu Talib Mekki

(v. 385/995). Përveç veprës El Luma’ të Serraxhit, në shekullin 4/10 u

shkrua edhe vepra Kuvvetul Kulub e Ebu Talib Mekkiut.

Në shekullin 5/11 jetuan mistikët si Shejh Ebul Hasan Herakani (v.

425/1033), Ebu Said Ebil Hajr (v. 440/1048), të cilët ishin edhe krijuesit

e parë sufijë të katrenave dhe bashkëkohës të Ibni Sinasë, Dekkak

Nishaburi, i njohur edhe me emrin ‘Nouheger’ (v. 412/1021 ose

415/1024), Ebul Hasan Ali Bin Osman Hoxhviri (v. 470/1077), Haxhe

Abdullah Ensari (v. 481/1088) i njohur edhe si ‘Piri Herat’ dhe Imam

Ebu Muhammed Gazali (v. 505/1111). Veprat më të njohura të mistikëve

të këtij shekulli janë Keshful Mahxhub e Hoxhviriut dhe Sad Mejdan dhe

Menazilu Sairin e Haxhe Abdullah Ensariut. Por veprat e Imam Gazaliut,

për të cilat do të flasim më poshtë, patën ndikimin më të madh në

orientimin e misticizmit dhe të tesavufit në shekujt e mëvonshëm.

Karakteristika e këtij shekulli është se mistikët treguan një interesim të

veçantë për shkrimin e mendimeve dhe të bindjeve të tyre.

14

Ibid, fq. 274. 15

Gani, vep. e cit. vëll. 1, fq. 17.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 123

Imam Ebu Hamid Bin Muhammed Bin Muhammed Gazali – Tusiu

mbahet si njëri ndër dijetarët e mëdhenj të shkollës shafi’ite i cili pati

prirje të veçantë në misticizëm. Mësimet e para fetare i mori në

Xhorxhan pranë Imam Ebu Nasr Ismailiut. Pastaj u kthye në qytetin Tus

dhe filozofinë e teologjinë islame i mësoi nga Imamul Haremejn

Xhuvejni. Në vitin 485/1092 Haxhe Nizamul Mulk, kryeministri i asaj

kohe, Imam Gazaliun e emëroi si pedagog dhe ligjërues në shkollën

Nizamije të Bagdadit, kështu, ai në këtë shkollë qëndroi deri në vitin

488/1095 dhe u mor vetëm më ligjërime dhe me debate filozofike dhe

teologjike16. Është thënë se një ndryshim tepër i madh dhe rrënjësor, që

ndodhi tek Imam Gazali, e bëri atë skeptik për çdo gjë dhe në këtë

mënyrë iku nga shkolla Nizamije për të gjetur të vërtetën17. Imam Gazali

vdiq në vitin 505/1111 në qytetin e Tusin dhe u varros po në këtë qytet18.

Numri i veprave që shkroi Gazali arrin në shtatëdhjetë19, më të

rëndësishme janë: Ihjau Ulum Eddin në gjuhën arabe, e cila përmban

shkrime rreth moralit, fesë dhe misticizmit dhe përbëhet nga katër pjesë:

adhurimet (ibadat), zakonet (adat), fatalitetet (mohlekat) dhe lutjet

(munaxhat), Ahlakul Envar, Afatul Lisan, Esrarul Envaril Ilahije,

Adabul Sufije, El Basit e shkruar rreth shkollës shafi’i, Tehafetul

Felasefe ku refuzon qëndrimet e filozofëve, Mekasidul Felasefe,

Resaletu Tajr, Fedajihul Batinijje, El Menhul, Mustezahrij në

kundërshtim të ezoterzimit dhe El Munkidh Min Edh Dhilali. Vepra e tij

më e njohur në gjuhën persiane është Kimjaji Saadet, e shkruar mes

viteve 490/1096– 500/1106; në të flitet për moralin. Nasihatul Muluk

dhe letrat persiane janë veprat e tjera të Gazalit të shkruara në gjuhën

persiane. Gazalin e kanë cilësuar si sintetizues të sheriatit me tarikatin.

Ai në lidhje me këtë çështje ka folur gjerësisht në librin e tij shumë të

njohur Ihjau Ulum Eddin, kurse në librin Kimjaji Saadet shqyrton

njohjen e epshit, Zotin e Madhërishëm, këtë botë dhe botën tjetër si dhe

bindjet e Ehli Sunetit20. Ndikimi i Gazalit në misticizëm është shumë i

thellë. Metoda dhe struktura e veprave të tij u studiuan gjerësisht gjatë

shekujve të mëvonshëm dhe po ashtu u studiua edhe ndikimi i këtyre

veprave te dijetarët si Abdulkader Gilani (v.561/1165), Abdulkahir Bin

Abdullah Bin Sohreverdi (v. 563/1167), Shehabuddin Ebu Hafs Omer

Bin Muhammed Sohreverdi (v. 632/1234) dhe Izeduddin Mahmud Bin

Ali Kashani Natanzi (v. 735/1334)21.

16

Ensari, Mebani Irfan ve Tesavuf, fq. 162. 17

Zerin Kub, Ferar Az Medrese, fq. 109. 18

Sexhadi, Mebani Irfan ve Tesavuf, fq. 103. 19

Homai, Gazaliname, fq. 221. 20

Nefisi, Serçeshmei Tesavuf der Iran, fq. 108. 21

Ibid, fq. 117.

124 Tamimdari

Misticizmi i shekullit 6/12 është vazhdim i misticizmit të shekullit

5/11, por në këtë shekull Mësuesi i Iluminizmit themeloi Teozofinë e

Iluminizmit dhe, duke përfituar nga sistemi intelektual i Iranit të lashtë,

feja islame dhe filozofia greke arriti të themelojë një shkollë të re

filozofike – mistike. Në këtë shekull mistikët jetuan në një shoqëri

fanatike, të larguar nga liria e shprehjes së mendimeve dhe prej bindjeve

të ndryshme fetare dhe mistike22 . Por nuk duhet harruar se në këtë

shekull misticizmi filloi të manifestohej në poezi, që gjerësisht e filloi

Senai Gaznevi (v. 545/1150) dhe më pas rrugën e tij e vazhduan poetët e

tjerë mistikë siç është Atari. Ky transformim dhe kundërshtim në

shoqërinë e atëhershme shkaktoi që në strukturën e letërsisë persiane të

depërtojë një zhargon i ri i mistikëve. Në letërsi, veçanërisht në poezinë

persiane depërtuan termat si: Harabat Mogan23, Mej Mogan24, Mogane25,

Piri Azrek Push26, Herke (veshje prej pëlhure) fakr (varfëri), etj. Në anën

tjetër, gjithashtu, qëndruan dijetarët që refuzuan zgjerimin e misticizmit

dhe luftuan mendimet dhe bindjet e kësaj lëvizjeje. Njërin nga këta

dijetarë mund ta përmendim, Ibni Al Xhevzi (597/1200), që shkroi

veprën Telbis-i Iblis27. Ajnul Kuzat Hamedani i cili llogaritet si njëri

ndër mistikët më emocional, jetoi po në këtë shekull. Ai ishte nxënës i

Ahmed Gazalit, vëllait të Imam Muhammed Gazalit dhe për shkak të

këtij emocioni, të deklaratave paradoksale të përjetuara në gjendje

ekstaze u shpall jobesimtar dhe u var; vdiq në vitin 525/113928. Ajnul

Kuzati gjatë jetës së tij të shkurtër 33- vjeçare la pas vetes disa vepra me

vlera të mëdha. Vlera e veprave të tij qëndron në paraqitjen e saktë të

misticizmit të ekolit të Horosanit që ishte një fushë e panjohur e

misticizmit iranian dhe po ashtu për shkak të përvojave mistike në

tesavufin e mbështetur në dashuri dhe dehje (mistike)29. Veprat e Ajnul

Kuzadit janë: Zobdetul Hakajik, Shukujil Garib (në gjuhën arabe),

Resale Jazdan Shenaht, Levajih, Temhidat dhe letrat e tij në gjuhën

persiane30. Objekti thelbësor në veprat e tij është dashuria. Dashuria,

sipas tij, është ekzistencë, jetë, njeri, përsosmëri, ose me një shprehje

22

Sexhadi, vep. e cit. fq. 4. 23

Harabat Mogan në terminologjinë mistike dhe letrare të Iranit i thonë vendit ku

mistikët tuboheshin dhe pinin verë, por gjithashtu i thuhet edhe teqesë ose vendit ku

mistikët luteshin aq shumë saqë deheshin nga dashuria për Zotin (shën. i përkth.). 24

Mej Mogan ose Mej Mogane ka kuptimin e manifestimeve hyjnore dhe të shenjta te

Shejhi i tarikatit ose Njeriu i Përsosur (shën. i përkth.). 25

Klerikët e fesë zaroastriane. Kurse në terminologjinë mistike iraniane i thonë dervishit

që shërben verë ose udhërrëfyesit në udhëtimin shpirtëror mistik (shën. i përkth.). 26

Shejhi i veshur me rroba të kaltra (shën. i përkth.). 27

Gani, vep. e cit. vëll.2, fq. 24. 28

Majel Heravi, Hasijeti Ajinegi, fq. 38. 29

Ibid, fq. 41. 30

Fermenesh, Ehvali ve Asari Ajnul Kuzat, fq. 83.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 125

Shejh dhe Pir (udhëheqës në tarikat), kështu që nuk ekziston asnjë

dervish më i përsosur se dashuria. Dashuria për të është rruga e shpirtit31.

Ajnul Kuzati është i bindur se i çmenduri për dashuri është njeriu më i

mençur dhe më i përsosur dhe në realitet, dashuria është feja e

përbashkët mes njeriut dhe Zotit. Në këndvështrimin e Ajnul Kuzadit,

gracka më e madhe e dashurisë është alegoria dhe bota alegorike nuk

është tjetër pos botës ezoterike. Për këtë arsye dhe ai i qaset komentimit

dhe interpretimit të sekreteve si varri, të engjëjve Nekir dhe Monker, të

urës Sirat, etj.

Përveç Ajnul Kuzadit, mistikët e njohur të këtij shekulli janë: poeti

Senai dhe Shejh Ahmed Xham, i njohur si ‘Zhende Pil’, i cili lindi në

vitin 440/1048 në qytetin Xham dhe ka vdekur në fshatin Namk të

rajonit Torshiz Kashmar në Horosan në vitin 534/1141. Veprat e Shejh

Xhamit janë: Miftahul Nexhat, Risaleyi Semerkandije, Kunuzul Hikmet,

Revdetul Mudhnibin, Beharul Hakikije, Xhennetul Mushtakin dhe Unsul

Taibin. Një nga mistikët e mëdhenj të kësaj periudhe ishte edhe

Abdulkadir Gilani (i njohur edhe Gejlani, shën. i përkth.) lindi në vitin

471/1078 në qytetin Gilan të Iranit dhe vdiq në vitin 560/1164 –

561/1165 në Bagdad. Gilaniu ishte nga pasardhësit e Imam Hasanit dhe

ka qenë i njohur me pseudonimet “Shejhi Mashrik’ dhe “Gavsi Gilani”.

Për jetën fëmijërore të tij kanë transmetuar një tregim interesant, si

takimin e tij me hajdutët e karvanit që po shkonte drejt Bagdadit. Nga ai

gjithashtu kanë transmetuar mrekullira të ndryshme të cilat janë të

regjistruara nga librat historikë32. Abdulakadir Gilani mbahet si lideri i

sektit ‘Kaderijje’, kurse Saadi Shirazi, poeti iranian në kapitullin e dytë

të “Gjylistanit” flet për një tregim të tij. Veprat e tij janë: El Ganijel

Talib Tarikil Hakk, El Fethul Rabbani (62 këshilla), Futuhul Gajb (78

këshilla), Jevakitul Hukm, Fujudatul Rabbanije të shoqëruar me një

përmbledhje poezish. Shejh Shetah, Ruzbehani Bakli Shirazi ishte një

nga mistikët e mëdhenj të shekullit 6/12, lindur në vitin 522/1128 në

Fesa 33 . Ruzbehan Bakli në shkencat si Kur’an, komentim, hadithë,

jurisprudencë dhe misticizëm kishte arritur gradat më të larta dhe për 50

vite me radhë kishte ligjëruar në xhaminë Atik të qytetit të Shirazit. Ai

ka shkruar rreth 60 vepra, por deri në ditët tona kanë arritur vetëm 16

prej tyre. Ndër veprat e njohura të tij mund të përmendim: Arajesul

Bejan, Meknunul Hadith, Hakajikul Ahbar, Sherhi Shet’hijat dhe

Abharul Ashikin, të shoqëruara me poezitë e tij në gjuhën persiane.

Gjithashtu nuk duhet kaluar pa përmendur një mistik tjetër të këtij

shekulli, i cili ra dëshmor në sulmet barbare të mongolëve. Ai është

31

Ajnul Kuzat Hamedani, Temhidat, fq. 96-97. 32

Sexhadi, vep. e cit., fq. 120. 33

Bakli Shirazi, Abharul Ashikin, fq. 22.

126 Tamimdari

Shejh Nexhmuddin Kubra, i njohur si “Shejh Veli Terash” dhe “Tametul

Kubra”, që u martirizua në vitin 618/1221 nga sulmet e pushtuesve

mongolë. Edhe Mevlana Rumiu një gazel ia ka kushtuar martirizimit të

tij dhe po të njëjtën gjë e përsëriti edhe poeti tjetër iranian, Xhami34. Ai

gjithashtu ishte themelues i sektit “Kubrevije”. Disa janë të mendimit se

babai i Mevlanës ka qenë nxënës i tij. Në fund të shekullit 6/12 dhe në

fillim të shekullit 7/13 jetuan edhe mistikë të tjerë siç janë: poeti i madh

iranian Atari, Ebu Hafs Sohreverdi (539/1144 – 632/1234), autor i

veprës Avariful Mearif, Avhadeddin Kermani (v. 635/1237) dhe Ibni

Fariz Misri (v. 632/1234).

Në shekujt 6/12 dhe 7/13 jemi dëshmitar të paraqitjes së dy

teoricienëve më të mëdhenj të tesavufit dhe misticizmit islam, pra të

Muhjiddin Ibni Arabiut dhe Mevlana Xhelaleddin Rumiut. Muhammed

Bin Ahmed Bin Abdullah Esh Shejhuddin Ebu Bekr Et Taji El Hatemi

El Endelusi, i popullarizuar me emrin Muhjiddin dhe Shejh Ekber, është

lindur në muajin Ramazan të vitit 560/1164 (viti i lindjes së Ibni Arabiut

në tekstin origjinal në persisht është dhënë gabim 506, shën. i përkth.) në

Mursije. Ai në moshën rinore pa një ëndërr e cila bëri ndryshime në

gjendjen e tij shpirtërore; pasi shëtiti nëpër Spanjë më në fund arriti në

qytetin Fas të Marokut. Në këtë qytet shkroi librin Kitabul Esrar. Prej

andej shkoi në Mekë dhe shkroi veprën Futuhati Mekkije. Ibni Arabiu në

vitin 609/1212 u kthye në qytetin Konja dhe në vitin 627/1229 shkroi

librin më të madh të tij Fususul Hikem, që mbahet edhe si vepra më e

rëndësishme mistike në botën islame. Përveç këtyre, nga ai ka mbetur

edhe një përmbledhje me poezi e quajtur Terxhumani Ashvak. Ibni

Arabiu vdiq në Damask në datën 28 Rebiuth Thani të vitit 638, që

përkon me datën 16 nëntor të vitit 1240.

Nuk dihet me saktësi numri i veprave të Ibni Arabiut; disa thonë se

ai shkruar 400 vepra, kurse disa të tjerë 84635. Veprat më kryesoret të tij

janë Futuhati Mekkije dhe Fususul Hikem. Futuhati Mekkije është në 6

krerë dhe 560 nënkrerë. kurse libri Fususul Hikem ndahet 27 krerë dhe

çdo krye flet për 27 të dërguar të Zotit, duke filluar nga hz. Ademi e deri

te hz. Muhammedi. Kësaj vepre i janë bërë komente të shumta, ndër më

të njohurat janë: Miftahul Fusus nga vetë Ibni Arabiu, komenti i

Sadreddin Kon’jeviut, komenti i Telemsanit, Davud Kajseri, Abdurrezak

Kashani dhe komenti i Baba Ruknuddin Shiraziut36.

Mësimet mistike të Ibni Arabiut janë të bazuara në konceptin e

“Unitetit të Ekzistencës” (Vahdeti Vuxhud), kurse fillimi i mendimit të

34

Xhami, Nafahatul Uns, fq. 423. 35

Fahri, Sejri Felsefe der Xhihani Islam, fq. 271. 36

Atesh, Daneshnamei Iran ve Islam, vëll. 5, fq. 711 dhe Mesahib, Dajretul Mearif

Islami, vëll. 2, fq. 1844.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 127

tij është teoria e fjalës ‘Logos’ 37 . Sipas Ibni Arabiut qenia e çdo

pejgamberi është e koordinuar me një të vërtetë të quajtur Logos dhe çdo

Logos është manifestim i Esencës Hyjnore. Sikur Esenca Hyjnore të mos

kishte manifestim profetik, natyra e Ekzistencës së Zotit do të mbetej e

fshehur përgjithmonë. Në qoftë se çdo e vërtetë del nga kjo Ekzistencë,

atëherë kjo Ekzistencë është e përhershme, e pavdekshme, e përjetshme

dhe e pambarueshme. Nga ky pikëvështrim, dimensioni i Unitetit

Absolut (Ehdanijjet) është i panjohur dhe i fshehur, kurse dimensioni

Hyjnor (rububijjet) njihet përmes Zotit të Lartëmadhnuar. Në

dimensionin e parë , Uniteti Absolut i Zotit është drita esenciale, kurse

në dimensionin e dytë, hyjnorja për shkak se është krijuese dhe

ekzistencë e krijuar është kontrast dhe i shumëllojshëm38.

Ibni Arabiu në lidhje me atributet e Zotit thotë: “Zoti vetëm nga

tejkalimi i atributit ose nga përcaktimi i Tij i llojllojshëm gjen

pluralitetin, në qoftë se Atë e shikojmë në Esencën e Tij është i Vërtetë

(hak), por në nëse e shikojmë nëpërmjet madhështisë së atributeve të Tij

të cilat janë manifestime nga Ai, atëherë Ai është Krijues. Kështu, këta

të dy, Uniteti dhe Pluraliteti, i Pari dhe i Fundit, i Përjetshmi dhe i Rastit,

i Patjetërsueshmi dhe i Mundshmi, në esencë nuk janë më tepër se një e

Vërtetë 39 . Sipas këndvështrimit të tij, krijesat në esencë si degë të

përjetshme kanë ekzistuar në botën hyjnore, por ai ato i quan ‘Esenca të

përhershme’ (Ajani Sabite). Zoti ishte i fshehur dhe pasi deshi që ta

shfaqë Veten krijoi krijesat. Nga ky vështrim, lidhja e Tij me krijesat

është sikurse pasqyra me pamjen, hija me objektin ose numri me njëshin.

Qëllimi kryesor i Tij për ta krijuar këtë botë nga hiçi është dashuria,

ashtu siç është thënë edhe në një thënie të Profetit: “Isha një perlë e

panjohur dhe desha të njihem”40 . Ibni Arabiu, Ademin e paraqet si

shembullin e parë dhe më të lartë të manifestimit ose të pasqyrimit

hyjnor dhe atë e cilëson Logos a njeri të përkryer. Meqenëse – sipas tij –

njeriu i përkryer është shkaktar i përjetshmërisë së kësaj bote dhe arsyeja

e ekzistencës. Ai mbron qëndrimin se hyjnorja është në koordinim me

brendësinë dhe shpirtëroren dhe truporja me përmasën e jashtme. Në

gjuhën e filozofisë, hyjnorja është e barabartë me substancën dhe

truporja me pamjen e jashtme. Prandaj, manifestimi i së Vërtetës te

njeriu arrin shkallën më të lartë, ndërsa ai është bota e vogël dhe

konspekt i krijimit të përgjithshëm, dhe për arsyen se ai portretizon në

mënyrë të përkryer Botën e Madhe dhe Esencën e Hyjnore është

37

Logos ka kuptimin e dijes, të fjalës hyjnore dhe është përdorur edhe emri i Isa

Mesihut. 38

Ibni Arabi, Fususul Hikem, fq. 47. 39

Fahri, vep. e cit. fq. 271. 40

Ibni Arabi, vep e cit. fq. 203.

128 Tamimdari

zgjedhur si zëvendës i Zotit në tokë. Ibni Arabiu është i bindur se Profeti

Muhammed është modeli i njeriut të përsosur, dhe në këtë mënyrë si

manifestimi më i përkryer i Zotit korrespondon me Logosin profetik dhe

ky Logos është “E vërteta muhammedite”. Kjo e vërtetë muhammedite

tregon shpirtin ose esencën e tij të përjetshme si një prodhim më i lartë

dhe i fundit i fjalës së Zotit (Logos), i cili në epistemologjinë filozofike

është po ai Intelekti i parë dhe Universal. Kështu, njerëzit e përsosur dhe

të dërguarit e Zotit janë manifestuesit e drejtpërdrejtë të këtij intelekti.

Muhammedi s.a.v.s. është manifestuesi më i lartë dhe të dërguarit e tjerë

janë më të ulët. Po kjo e vërtetë muhammedite është pikëfillimi i krijimit

dhe kjo botë është krijuar për shkak tij. Ky qëndrim i ngjan bindjes

shi’ite e cila mbron qëndrimin se imameti përfaqëson Zotin dhe është

poli i përgjithshëm i krijimit41. Vetëm njeriu mund të njohë Zotin, ngase

është një qenie në të cilën janë transferuar të gjitha atributet dhe

përsosmëritë hyjnore. Nga njëra anë si një e vërtetë esenciale dhe nga

ana tjetër, si një manifestim i kësaj të vërtete në botën e krijimit. Por,

engjëlli zotëron vetëm një dimension dhe vetëm Zotin e konsideron si të

Vërtetë hyjnore dhe asgjë tjetër42. Një nga diskutimet e tjera të Ibni

Arabiut është çështja e epshit, që pati një ndikim jashtëzakonisht të madh

në letërsi. Sipas tij, epshifolës ose shpirti qëndron përballë trupit dhe

trupi në realitet është një kafaz i përkohshëm i shpirtit. Andaj, në mes

këtyre nuk ka ngjashmëri dhe në realitet shpirti është substancë e

pandërlikueshme që udhëheq të gjitha organet trupore43. Në shkallën më

të lartë të përvojës së tesavufit, epshi e percepton Unitetin e përgjithshëm

të Ekzistencës dhe arrin në gradën e asgjësimit mistik. Kështu, ai jo

vetëm që largohet nga vetvetja, por ai largohet nga çdo gjë e botës

materiale dhe nuk njeh asgjë tjetër përpos Zotit. Në këtë shkallë epshi,

Unitetin Absolut e percepton nëpërmjet intuitës empirike. Idetë e Ibni

Arabiut po në këtë shekull filluan të ndikojnë te personat si Ibni Faridi

(v. 632/1234), Moleviu (v. 672/1274) dhe Fahruddin Iraki (v. 688/1289).

Në historinë e misticizmit islam, Mevlana Xhelaleddin Belhi

(604/1207- 672/1274) zë një vend të posaçëm. Ai është djali i Beha

Veledit, i njohur si “mbret i dijetarëve” dhe autori i librit Mearif. Veprat

kryesore të tij janë Mesnevia Ma’nevia e cila është një hallkë e

mësimeve mistike dhe Gazelijjat, vepër e cila në Iran njihet edhe si

Gazelijjati Shem. Në këtë vepër më tepër shfaqen gjendjet dhe

përjetimet shpirtërore të Rumiut. Ai gjithashtu pas vetes ka lënë edhe

vepra të tjera shumë të vlefshme si Fih Ma Fije, Mekatib dhe Mexhalisi

Seb’a.

41

Nicholson, Studies In Islamic mysticism, p. 38. 42

Fahri, vep. e cit. fq. 273. 43

Affifi, The Mystical philosophy of Ibnul – Arabi, p. 123.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 129

Burimet e mendimeve të Mevlanës janë Kur’ani dhe tradita e

Pofetit Muhammed. Ai edhe kur në krijimet e tij nuk mbështetet në këto

dy burime, asnjëherë nuk i është referuar ndonjë filozofi ose shkolle

greke. Mevlana, duke shfrytëzuar Kur’anin dhe ajetet e tij, sidomos në

Mesnevi, aq shumë ka treguar talent artistike sa që atë e kanë quajtur

edhe Kur’an në gjuhën pehlevite (persishtja e vjetër, shën. i përkth.).

Sipas tij, ashtu sikurse Kur’ani u dedikohet tri shtresave të njerëzve, pra,

për njerëzit e zakonshëm , të zgjedhur (dijetarët) dhe për Zotin e

Madhërishëm, edhe Mesnevia qëndron në një pozitë të këtillë44. Shumica

e ajeteve që janë shfrytëzuar në Mesnevi janë trajtuar nga aspekti

hermeneutik dhe Rumiu këtyre ajeteve u është referuar për t’i shprehur

dhe për t’i arsyetuar bindjet e tij mistike, si shembull, tregimet e të

dërguarve të Zotit në Kur’an45.

Në veprat e Mevlanës duket një Vahdeti Vuxhud (Uniteti i

Ekzistencës) që përngjan me atë të Ibni Arabiut 46 . Ka mundësi që

Mevlana të mos ketë perceptuar mendimet e Ibni Arabiut drejtpërdrejt

nga ai, por Sadreddin Kon’jeviu, komentuesi i madh i veprave të Ibni

Arabiut, është takuar shumë herë me Rumiun dhe këto takime kanë

mundur të përcjellin mendimet dhe idetë e Ibni Arabiut deri te Mevlana.

Për takimet e tyre flet edhe poeti Xhami 47 . Ajo që në Unitetin e

Ekzistencës së Ibni Arabiut ka rëndësi është se e vërteta e ekzistencës

është kryesore dhe fillimi i saj është përmbledhja e veprave. Kurse

Mevlana në një poezi të tij thotë:

Një kohë ishim të shtrirë e një substancë

Të gjithë ishim pa kokë e pa këmbë

Ai Unitetin e Ekzistencës e shpreh edhe në këto vargje:

Kur ajo dritë e pastër u formësua

Numri u bë sikur hijet e kupolës

Pluralizmi dhe manifestimet e tij shprehin ekzistencën origjinale,

mendim ky që ngjan me mendimin e Ibni Arabiut. Por dallimi midis

misticizmit të Mevlanës dhe Ibni Arabiut është në metodologjinë e tyre.

Ibni Arabiu paraqet misticizmin teorik, duke u bazuar në filozofi dhe në

zgjerimin logjik, të argumentuar me fakte racionale, kurse Rumiu më

44

Homai, Tefsiri Mesnevi Molevi, fq. 50-51. 45

Purnamdarijan, dr. Taki, Dastani Pejamberan der Kullijati Shems, Pur Haleki Çetrudi,

Ferhengi Kessehaji der Mesnevi dhe Furuzanfer, Ehadisi Mesnevi dhe Me’hazi Kesas

ve Temsilati Mesnevi. 46

Hulumtimet më të reja, që krahasojnë mendimet mistike dhe filozofike të Ibni Arabiut

me të Mevlana Rumiut, refuzojnë ngjashmëritë e mendimeve për Unitetin e Ekzistencës

në mes të tyre (shën. i përkth.). 47

Xhami, Nefehatul Uns, fq. 556.

130 Tamimdari

tepër mbështetet në intuitë, në përjetimet personale dhe në rrafshin

shpirtëror48. Ajo që shihet në veprën e Mevlanës është ankimi, largësia

dhe pikëllimi. Është një lloj nostalgjie dhe mërzije mistike e cila

valëvitet në tërë veprën e tij. Kjo atmosferë vërehet qartë në hyrje të

Mesnevisë, e cila llogaritet si përmbledhja e gjashtë vëllimeve të kësaj

vepre dhe kjo ndarje përfundon përnjëherë në fund të vëllimit të gjashtë,

e që si duket autori tretet në Ekzistencën Absolute49. Fyelli në veprën e

Molanës ka një kuptim sekret dhe simbolik, dhe mund të thuhet se ai

simbolizon mistikun e pikëlluar i cili është ndarë nga esenca e tij dhe

“Nejname” pasqyron këngën melankolike të shpirtit të tij. Komentimi

dhe shpjegimi i vargjeve të para të Mesnevisë, të quajtur Nejname, ka

qenë objekt parësor që pas vdekjes së Rumiut50.

Zgjerimi dhe përhapja e tesavufit dhe e misticizmit në Iran më

tepër ndodhi gjatë shekujve 7/13 dhe 8/14. Ndryshimet që pasuan pas

sulmeve të mongolëve në fillim të shekullit 7/13 dhe jeta e vështirë dhe e

padurueshme që mbizotëronte anembanë Iranit, ishin ndër shkaqet

kryesore të prirjes së popullit iranian në misticizëm dhe e interesimit të

tyre për shejhët e mëdhenj të sekteve të ndryshme mistike. Kjo ndihmoi

që iranianët të mbeten besnikë ndaj bindjeve të tyre fetare51. Në fund të

shek. 6/12 dhe në fillim të shek. 7/13 ishin dy rende të mëdha me dy

shkolla të ndryshme të tesavufit:

1. Rendi Kubrevije në Lindje, dhe

2. Rendi Suhreverdije në Perëndim.

Natyrisht që në misticizmin e shek. 7/13 përveç ekzistencës së

emocionit, të dehjes mistike dhe esëllisë, gjithashtu kishte edhe një

gërshetim me filozofinë, që shfrytëzohej me qëllim justifikimi dhe për

mbrojtjen e bindjeve mistike. Në shek. 6/12 për herë të parë në këtë

mënyrë veproi mistiku Ajnul Kuzati, dhe një shekull pas tij u paraqitën

figura si Shejh Nexhmuddin Kubra (u ekzekutua në vitin 617/1221), i

cili shkroi disa vepra rreth kësaj çështjeje, dhe mistiku tjetër Shejh

Nexhmuddin Razi, i njohur me emrin “Nexh Daje” (v. 654/1256),

nxënës i Muxheddedin Bagdadiut. Ai në hyrje të librit të tij monumental

Mirsadul Ibad ka shkruar gjerësisht në lidhje me fillimin dhe fundin e

kozmosit, fillimin e udhëtimit shpirtëror dhe rezultatet e tij, qëllimin dhe

mendësinë, të dashurin dhe të dashuruarin, etj.52.

Bashkë me këta në shek. 7/13 edhe Saadeddin El Hamevi (v.

650/1252) u përpoq që bindjet e tij mistike t’i mbrojë duke u mbështetur

48

Nicholson, Tefsiri Mesnevi, parathënia. 49

Zarin Kub, Bahr der Kuze, fq. 9. 50

Zemani, Xhaferi, Fi Nameh, parathënia. 51

Safa, Zebiullah, Tarihi Edebijat der Iran, vëll. 1, fq. 165. 52

Razi, Mirsadul Ibad, parathënia.

Shkolla e tesavufit dhe e misticizmit 131

në argumente racionale 53 . Kjo metodologji e paraqitjes të bindjeve

mistike me anë të argumenteve filozofike vazhdoi edhe me nxënësin e

Ibni Arabiut, Sadreddin Konjeviun (v. 673/1275), i ndjekur më pas nga

nxënësi i tij, Fahruddin Ibrahim Iraki (v. 688/1290).

Karakteristika tjetër e misticizmit të shek. 7/13 dhe në fillim të

shek. 8/14 ishte lidhja reciproke e shi’izmit me tesavufin. Njëri nga

sektet kryesore të mistikës shi’ite ishte rendi “Shejhije Xhovrije”, i

themeluar nga Shejh Halife (v. 726/1325), kurse rendi tjetër ishin ithtarë

të rrugës së Mir Kavamuddin Abdullah Mer’ashi Mazendarani (v.

781/1379), për të cilin është thënë se rridhte nga familja e Ali Bin

Hysejnit, nipit të Profetit Muhammed. Po ashtu ithtarët e Shejh Safiddin

Is’hak Erdebili (v. 735/1334), nxënës i Shejh Zahid Gilaniut (v.

700/1300), të cilët kishin influencë të madhe në Azerbajxhan i përkasin

misticizmit shi’it54 . Ndër liderët e mëdhenj të këtij rendi është Shah

Kasim Envar, poet i njohur i asaj periudhe. Ai lindi në qytetin Tabriz në

vitin 757/ 1357 dhe nga kjo jetë i kishte mbyllur sytë në vitin 837/1433.

Shah Kasim Envar ishte murid i Shejh Sadruddinit, djalit të Shejh

Safiddinit dhe me urdhër të tij kishte shërbyer në përhapjen e bindjeve

mistike në qytetet si Gilan, Kazvin dhe Horosan, madje një kohë të

shkurtër kishte shërbyer edhe në qytetin Herat. Është thënë se ai ka

treguar interesim tepër të madh për poetin Hafiz dhe gjatë ceremonive të

tij mistike ka recituar poezitë e Hafizit55.

Por në shek. 8/14 në Azerbajxhan jetoi Shejh Mahmud Shebesteri,

një mistik shumë i madh, i cili bindjet e tij dhe botëkuptimet mistike i

shprehte me një gjuhë të mrekullueshme. Emri i tij i saktë është Shejh

Sa’deddin Mahmud Bin Eminuddin Bin Jahja që lindi në fillim të shek.

7/13 dhe në moshën 33 vjeçare, në vitin 719/1319 (ose 720/1320 ose

725/1325), vdiq. Varri i tij ndodhet në Shebester. Veprat e tij janë:

Hakkul Jakin, Miratul Muhakkikin, Përkthim i Minhaxhul Abidin të

Gazaliut, Resaleji Shahid, Seadetname, dhe Mesnevia Golsheni Raz.

Mesnevinë Golsheni Raz e krijoi në vitin 717/1317 në përgjigje të

pyetjeve të Emir Husejni Husejn Herevi (v. 718/1318). Pyetjeve të tij ai

iu përgjigj me 993 dyvargëshe dhe përmbledhja e këtyre përgjigjeve

është emëruar Golsheni Raz. Kësaj vepre i janë bërë komente të shumta.

Shejh Mahmud Shebesteri në kohën kur e shkroi këtë vepër ishte i

ndikuar nga terminologjia mistike e Ibni Arabiut, Sadreddin Konjeviut,

Fahruddin Irakiut, dhe nga mendimet e Gazaliut, Ibni Sinasë dhe

Evhadeddin Kermaniut56.

53

Safa, vep. e cit. vëll. 1/3, fq. 173-174. 54

Ibid, vëll.1/3, fq. 173-174. 55

Zerin Kub, Xhostexhu der Tesavuf, vëll. 2, fq. 206. 56

Tamimdari, Irfan ve Edeb der Asri Safevi, fq. 309-311.

132 Tamimdari

Nga teoricienët e misticizmit në shekullin 8/14 ishte Sejjid Hajdar

Amoli, që njihej edhe me emrin “Sufi”. Ka lindur në vitin 720/1320 dhe

ka vdekur në vitin 787/1385. Veprat që ka lënë pas veti kanë një rëndësi

të veçantë në shkencat islame. Veprat e tij janë: komentimi i Kur’anit,

Muhitul Eazam, Nasun Nusus dhe Resaletul Ulumil Alije. Vepra “Nasun

Nusus” në të vërtetë është komentimi i veprës “Fususi Hikem” të Ibni

Arabiut. Ai në fillim të jetës së tij shërbente në oborrin mbretëror dhe

kishte vënë pasuri të madhe, por pastaj me një ndryshim shpirtëror, që

ndodhi në brendësinë e tij, udhëtoi për në haxh dhe në këtë mënyrë në

moshën 30 vjeçare e ndryshoi tërësisht mënyrën e jetës së tij. Një kohë

jetoi në Isfehan dhe më pas ndaloi në Irak, pranë Ali Bin Kashani Hil’li

(v. 755/1354) i cili ishte njëri nga teologët (mutekelliminët) e provincës

shi’ite. Sejjid Hajdar Amoli, çështjet si namazi, haxhi, zeqati, xhihadi

dhe agjërimi i shqyrtonte duke u mbështetur në baza të tesavufit në

aspektin hermeneutik. Ai gjatë gjithë veprimtarisë së tij shkencore u

përpoq që të argumentonte se e vërteta mistike dhe e vërteta shi’ite janë

një. Gjithashtu ai llogaritet edhe si urë lidhëse e mësimeve mistike të

Ibni Arabisë në misiticizimin shi’it57.

Sainuddin Ali Torke (761/1359-836/1436) është një mistik i

shekujve 8/14 dhe 9/15 dhe thuhet se ka pasur lidhje me Shah Kasim

Envarin; pas vetes ka lënë një koment të një poeme të Ibni Farizit dhe

tregon se ai ka qenë i ndikuar nga mësimet e Ibni Arabiut.

Në shekullin 9/15 misticizmi doli nga mësimet origjinale dhe

burimore dhe u mishërua me mendimet dhe me doktrinat filozofike të

asaj kohe. Në shekujt 9/15 dhe 10/16, ata që më shumë u morën me

misticizmin ishin teologët dhe filozofët myslimanë dhe si pasojë e kësaj

në Iran lindi shkolla e kombinuar “Sadraite”.

Xhamiu, poeti i madh iranian, ishte njëri ndër dijetarët më të

rëndësishëm të misticizmit iranian i cili bëri përpjekje të mëdha në

zgjerimin e mësimeve të Ibni Arabiut. Nureddin Abdurrahman Xhami

lindi në vitin 817/1414 në Harxher të Xhamit dhe vdiq në vitin

798/1492. Rëndësia e Xhamiut përveçse në poezi qëndron edhe në

komentimin e mendimeve të Ibni Arabiut dhe të Ibni Farizit. Resaleji

Levami’ është komentim i poemës së Ibni Farizit. Përveç kësaj, ai në

vitin 863/1458 shkroi edhe veprën Nakdun Nusus, në të cilën

komentoi mendimet dhe synimet e Ibni Arabiut.

57

Zerin Kub, vep. e cit. vëll. 2, fq. 141.

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

Vladimir G. Lukonin, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Vladimir G. LUKONIN

MONEDHA E DINASTISË SASANIDE: BAHRAMI DHE NARSEHU

Mbreti Mbretërve Shahpuri i Pare, mbret

sasanid, i cili mundi Valerianin1, vdiq në vitin

273, të erës së re. Irani sasanid në atë kohë

ishte në kulmin e famës. Tre djemtë e

Shahpurit, për së gjalli të tij, kishin fituar pjesë

të ndryshme të vendit si trashëgim të

përjetshëm. Njëri prej tyre, Hormizd Ardashir,

i cili ishte caktuar trashëgimtar i fronit dhe

zuri vendin e të atit, vdiq pas disa muajsh në

rrethana të paqarta. Dy vëllezërit e tij, Bahrami dhe Narsehu, kishin

pretendime të njëjta për fronin mbretëror, por në pushtet u vendos

Bahrami. Mirëpo, sundimi i tij ishte afatshkurtër. Pas dy vjetësh, froni

mbretëror kaloi në duar të djalit të tij Bahrami i Dytë. dhe ky sundoi 17

vjet. E pasoi i biri, Bahrami i Tretë, mirëpo

pas një muaji fronin e rrëmbeu i biri i

Shahpurit – Narsehu.

E tëra çka na ofrojnë burimet e shkruara,

është vetëm një përshkrim i zbehtë i

bashkësundimtarëve, thjesht radhitje e emrave

të tyre. Prandaj në veprat që i referohen Iranit

të periudhës sasanide, vazhdimisht përsëritet

fraza: “shkaqet e këtyre ndërrimeve të

shpeshta ende nuk ka mund të konfirmohen”.

1 Perandor i Romës në vitet 253-260. (Red.)

Shahpuri i parë, monedhë

sasanide. vitet 243-273.

Monedhë e Hormizdit

të parë viti 274.

134 Lukonin

Në vitin 1924, Ernst Herzfeld ka botuar një shqyrtim me titullin:

Paikuli, sipas emrit të një fshati në Kurdistanin Iranian. Ai kishte zbuluar

aty një ndërtesë të rrënuar gati tërësisht, të rrethuar me mbeturina ndër të

cilat kishte blloqe guri ku janë gdhendur mbishkrime në gjuhën parte të

persishtes së mesme. Ka zbukurime dhe dy parzmore të ruajtura bukur

mirë, të punuara prej mlyshi (Esox lucius), që kur i krahason me

monedhat shumë lehtë mund të identifikohen si parzmore-mburoja të

Mbretit të Mbretërve Narsehut. Me përpjekje e përkushtim të madh

Herzfeldi arriti të radhisë blloqet me mbishkrime, dhe megjithëse nuk e

ka formuar tekstin në tërësi, ka arritur të konstatojë se mbishkrimi në dy

variante, në gjuhën prakrite dhe persishten e mesjetës, është gdhendur

me porosinë e Narsehut dhe i kushtohet luftës që e ka zhvilluar Narsehu

“me mbretin e Sakastanit” dhe se aty përmenden emra të shumë

fisnikëve, shpeshherë me tituj interesantë. Në këtë mënyrë Herzfeldi,

fjala vjen, ka gjetur një “Cezar të Romës”, “një Mbret të Harezmit”, një

“Kagan turk të bardhë” dhe shumë personazhe tjera të jashtëzakonshme.

Është interesante hipoteza që paraqet Herzfeldi. Sipas mendimit të tij ai

mbishkrim i referohet luftës së Narsehut për marrjen e fronit iranian.

Këtë hipotezë, ndërkaq, duhej ta argumentonte, dhe këtu Herzfeldit i

vijnë në ndihmë monedhat.

Monedha e secilit sundimtar persian ka karakteristika specifike.

Për shembull, Bahrami i Parë është shërbyer bukur shumë me titullin jo

të zakonshëm ”Mbret i –Mbretërve të Iranit, pasardhës i zotërve të

Ardesshsirit”, ndërsa mbretërit sasanidë përdornin kryesisht formulën

”Mbret i Mbretërve të Iranit, pasardhës i zotërve”. Kjo përmendje e

Ana tjetër e monedhës së njëjtë,

altar i zjarrit.

Bahrami i dytë,

v. 276-293, monedhë e

argjendt sasanide.

Monedha e Dinastisë Sasanide: Bahrami dhe Narsehu 135

themeluesit të dinastisë sasanide është karakteristike edhe për Bahramin

e Parë. Në monedhën e të birit të tij, Bahramit të Dytë), përveç portretit

të tij, ka edhe portrete të gruas së tij dhe fëmijëve të tij

(ndërkaq monedha sasanide në anën ballore zakonisht ka vetëm portretin

e Mbretit të Mbretërve); është gjetur monedha e Narsehut, në të cilën

nuk ka shenja të pushtetit, që i përkasin si Mbret i Mbretërve të Iranit,

përveç mbulesës së kresë që i ngjanë asaj mbulese që e përdorin disa

udhëheqës të disa krahinave, kurse në mbishkrim, megjithatë, është

theksuar si mbret i Iranit. Tek e fundit ka të bëjë me monedhën e arit, të

cilën mund ta hidhte në qarkullim vetëm Mbreti i Mbretërve.

Studimi i monedhave ka bërë të

mundshme që me radhitjen e tërë fakteve të

veçanta, të nxirret një interpretim

logjik. Ardhjes së Bahramit të Parë në pushtet i

kanë paraprirë luftërat midis palëve të ndryshme

në oborrin mbretëror. Për ta forcuar fitoren e vet

Bahrami dëshiron të bëjë të ditur legjitimitetin e

tij në monedhë, duke u mbështetur në autoritetin

e themeluesit të dinastisë. Kur vdiq ky, ithtarët e

tij vendosën në fron të birin e tij. Monedha

përsëri shërben për të konfirmuar të drejtën

legjitime të princit në fron; duke i bashkëngjitur

portretit të vet portretin e gruas së vet dhe bijve të tij, Bahrami i Dytë

shkon pas gjurmëve të Romakëve, të cilët me këto mënyra në monedhat

e tyre konfirmonin të drejtën e trashëgimtarit të drejtpërdrejtë në pushtet.

Mirëpo, derisa sundonte Bahrami, Narsahu, në atë kohë qeveritar i

Armenisë, fillon të presë monedhën e vet prej ari. Me këtë ky legjitimon

të drejtën e tij në fronin iranian.

Pasi u verifikuan ato fakte, kishte mundësi të merret me mend

mbishkrimi i imagjinuar i ndërtesave misterioze në Paikul. Duke u nisur

nga pushtimi i fronit të të atit, Narsehu, pikërisht atje takohet me ithtarët

e vet dhe atje shpallet “Mbret i Mbretërve”. Përmendorja – kulla në

formë shkallore e të flijuarëve, e zbukuruar me skulptura që paraqeitin

mbretin – ishte ngritur në përkujtim të asaj ngjarjeje. Ky interpretim

ndihmon për shpjegimin e disa pjesëve në burime të tjera. Kështu kemi

fituar njohuri të reja të papritura: për jetën dhe veprimtarinë e autoritetit

të lartë fetar Kartir, udhëheqës i palës së Bahramit, për qëllimet e asaj

partie, e cila dëshironte në Iran të themelonte një shtet teokratik, në të

cilin pushtetin politik do ta kishte paria fetare dhe më në fund edhe për

partinë e Narsehit, e cila nuk ka pasur as “Princ Romak” as “ Mbret të

Harezmit”, por të paktën ka mundur të llogaris përkrahjen e krahinave

dhe të qyteteve perëndimore, kurse ngritja e kësaj në kohën e Narsehit,

në një masë të madhe e sqaron historinë e mëvonshme të Iranit.

Monedhë periudhës

sasanide, argjend-

293-302 (Narseh).

136 Lukonin

Reljef në Naksh Rexheb, klerik i lartë Kartir, 220-293.

Përmendorja në Paikul dhe sqarimet e kësaj përmendoreje kanë

mundësuar, gjithashtu, që shumë lehtë e thjeshtë të zgjidhet një çështje e

cila i kishte preokupuar shumë ekspertët. Përreth Persopolit, një vend i

shenjt për persianët, Sasanidët e parë futën në praktikë gdhendjen e

relieveve në gurë që paraqesin pamjen e “investiturës hyjnore”: zoti

suprem i Iranit Ahura Mazda i dorëzon simbolet e shtetësisë Mbretit të

Mbretërve. Bahrami i Parë nuk e la këtë traditë. Në ato relieve hetohet

shumë lehtë shfaqja e sundimtarëve të ndryshëm, sepse secili ka kurorë

ndryshe, që i përshtatet atij. Në relievin që paraqit investiturën e

Bahramit të Parë në mbishkrim radhiten emrat e Narsehit dhe titujt e tij.

Kur erdhi në pozitë më të lartë, Bahrami e zgjodhi haptazi atë mënyrë

për të konfirmuar legjitimitetin e kërkesave për drejtësi dhe për të shlyer

kujtimin e paraardhësve të tij. Në këtë mënyrë studimi i monedhës ka

bërë të mundur që të renditen në formë të logjikshme një varg faktesh, të

cilat, nëse merren të shkëputura, është vështirë të shpjegohen. Prandaj

me këto është hapur një kapitull i ri në historinë e Iranit.

Përktheu nga kroatishtja: Feti MEHDIU

Nxjerrë nga libri: Vladimir G. Lukonin, Drevne kulture, Iran II, Rijeka,

1973 (Otokar Keršovani)

Pasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e Librave

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

REXHEP QOSJA “DËSHMITAR NË KOHË HISTORIKE” (III-IV) 2014

Thuhet se “kujtimet janë themeli i shpirtit”, por kur kemi të bëjmë me një

korpus kujtimesh e shënimesh, të mbajtura në një Ditar si ky i Rexhep Qosjes,

që trajton jo vetëm aq shumë aspekte të jetës së tij dhe të jetës së kohës së jetuar

prej tij, por që pushton aq shumë vite jetë aktive intelektuale, thënia e Agustinit

“kujtimet janë themeli i shpirtit”, relativizohet. Relativizohet sepse ky ditar i

Rexhep Qosjes në disa vëllime, nuk është vetëm një dëshmi e asaj se ç’ka

përjetuar ai dhe shpirti i krijuesit, nëpër vite, por siç është thënë që në titull,

sepse ato janë dëshmi të një kohe historike, për një popull që brenda këtij

gjysmë shekulli që shkoi, ka parë shumë, ka hequr shumë dhe ka ndryshuar

shumë. Në këto mjedise, në këta 40-50 vjet, kanë fryrë shumë erëra dhe ka

rrjedhur shumë ujë; shqiptarët kanë ndjerë në qafën e tyre tehun e gjenocidit,

por kanë provuar dhe shijen e lirisë, kanë ndjerë peshën e diktaturave dhe

gëzimin e daljes prej tyre, shqipja dhe kultura shqiptare kanë njohur zhvillime

dhe pengime e këto rrethana nuk e lejonin intelektualin e vërtetë të mbyllej në

kullën e fildishtë të artit ose të shkencës. Prandaj Ditari i Rexhep Qosjes është

shumë më tepër sesa pasqyrë e shpirtit të një krijuesi, ato janë pasqyrë e shpirtit

të një epoke, të një populli dhe të klasës së tij intelektuale këtu dhe në

Shqipërinë shtetërore.

Është kjo arsyeja që botimi i Ditarit të Rexhep Qosjes përbën një ngjarje

në kulturën shqiptare, është një botim që zgjon interesin jo thjesht të një rrethi

të ngushtë, por të një rrethi shumë të gjerë, historianësh të kulturës dhe të jetës

politike, krijuesish dhe intelektualësh të fushave të ndryshme, studiuesish dhe

protagonistësh të jetës kulturore e politiko-shoqërore në Kosovë e në Shqipëri,

të brezit që i ka përjetuar krajatat e shqiptarëve atë gjysmë shekulli që shkoi,

dhe të brezave më të rinj, që duan t’i njohin ato, përmes kujtimeve të

dëshmitarëve okularë dhe pjesëmarrësve aktivë të tyre.

Rexhep Qosja është nga ata intelektualë të rrallë që i ka përjetuar ato si

krijues, si njeri i letrave dhe si studiues, si kronikan i tyre, si protagonist i

radhëve të para dhe si qytetar, që fatin, jetën dhe interesat e tij krijuese nuk i ka

ndarë nga fati i popullit të tij.

Duke qenë në qendër të jetës shkencore, kulturore e letrare të kohës,

dëshmitë e Qosjes në këta ditarë janë pjesë e historisë së këtyre zhvillimeve, e

përpjekjeve për ta ngritur letërsinë dhe shkencën albanologjike në lartësinë e

kërkesave të kohës, për ta modernizuar e vënë në shërbim të përpjekjeve për të

140 Pasqyra e librave

pohuar vlerat identitare të kombit, njësinë e kulturës së tij, përballë përpjekjeve

mjerane, brenda qarqeve të caktuara edhe të jetës sonë kulturore, që kanë

helmuar herë pas here klimën e njësisë shpirtërore të shqiptarëve, duke mbjellë

përçarje e duke nxitur demonët e ndasive krahinore, kulturore e fetare.

Në këtë kuptim këta ditarë janë një burim të dhënash, për të shkruar nesër

një histori objektive të kulturës dhe të letërsisë shqiptare, pavarësisht

konteksteve politike e shoqërore ku ajo është zhvilluar dhe zhvillohet. Është e

tepërt të them se ato janë një burim i pazëvendësueshëm për njohjen e

laboratorit krijues të Qosjes si shkrimtar, një burim i pazëvendësueshëm për

tekstologun dhe filologun, që e intereson historia e tekstit, e kështu me radhë,

ashtu si për sociologun që e intereson shëndeti ose sëmundjet morale të një

shoqërie dhe sidomos të jetës intelektuale në një etapë me rëndësi të formësimit

kulturor të saj, në një etapë si ajo që ka kaluar, e mbytur nga trysnitë

ideologjike, e gjendur në kryqëzimin e rrugëve dhe në dilemën e zgjedhjes

midis modernitetit dhe tradicionit, midis modernitetit fals dhe tradicionit

anakronik, midis provincializmit, mediokritetit dhe servilizmit politik, midis

integritetit moral dhe degradimit të substancës morale të individit, dhe

specifikisht të intelektualit, a më saktë, pseudointelektualit, midis klanizmit

krahinor e partiak dhe vetëdijes qytetare kombëtare.

Larmia e jashtëzakonshme e çështjeve që trajton dhe për të cilat jep

gjykimet e tij autori i ditarit, çështje të karakterit filozofik dhe estetik, gjykime

për vepra, personalitete të së shkuarës dhe bashkëkohorë, shqiptarë dhe të huaj,

përbëjnë një pasuri idesh, refleksionesh e konceptesh dhe e bëjnë ditarin edhe

një farë enciklopedie historike e kulturore. Prej këtyre gjykimeve mund të

nxjerrim përfundime edhe për metodën e kërkimit shkencor, veçanërisht në

kushtet e eklektizmit metodologjik dhe të krizës metodologjike që po kalon sot

historiografia dhe kritika letrare. Një vend të veçantë në ditarët e prof. Qosjes zë

angazhimi i tij intelektual dhe qytetar për çështjen kombëtare. Duke mos qenë

një soditës i rrjedhave historike, që mund ta çonin fatin e kësaj çështjeje ose

drejt zgjidhjes ose drejt humbjes së shansit historik, por një protagonist aktiv në

përpjekjet për zgjidhjen e saj, Rexhep Qosja, jo vetëm me librat e tij për

çështjen kombëtare, por edhe me ditarët e tij, hedh dritë në anë të njohura dhe të

panjohura të këtij procesi, duke mbajtur gjithmonë anën e atyre forcave dhe

zhvillimeve që shprehnin tendencën historike, si një të drejtë legjitime të një

populli për të cilin, sipas pikëpamjes së Rexhep Qosjes, bashkimi kombëtar

është një synim historik ende i parealizuar, por absolutisht jo i dënuar si ireal

për shkak të mendimit politik konjuktural.

Ditari në disa vëllime i prof. Qosjes “Dëshmitar në kohë historike”, është

një libër i pasur me dëshmi, me informacion dhe të dhëna të shumta për kohën

historike që ai ka jetuar, por është dhe një libër instruktiv, prej të cilit lexuesi

mund të nxjerrë shumë mësime.

Duhet ta pranojmë se jeta e intelektualit shqiptar, kudo ku ai jeton, ka

qenë dhe është e vështirë. I gjendur vazhdimisht në kufijtë e lirisë dhe të

mungesës së saj, i ndodhur midis Skillës dhe Karibdës, ai rrezikon të bjerrë

pjesë të sovranitetit dhe të integritetit të tij moral, në mos të kthehet në puthador

pushtetesh. Vepra dhe Ditari i Rexhep Qosjes na kujton se njeriu nuk duhet të

Rexhep Qosja “Dëshmitar në kohë historike” (III-IV) 2014 141

harrojë që në çdo punë të tij vë dhe një pjesë të nderit të tij. Lum ata që nuk e

harrojnë këtë mësim moral të të gjitha kohëve.

Jorgo BULO

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

STUDIME GJUHËSORE DHE BALLKANIKE

Studia linguistica et balcanica. Albanskaja filologija, balkanistika,

problemy jazykoznanija. K 100-letiju so dnja rozhdenija çlena-

korrespondenta RAN Agnii Vasilevny Desnickoj. Rossijskaja Akademija

Nauk - Institut Lingvistiçeskih Issledovanij. Sankt-Peterburg, “Nauka”,

2013, 448 f. [Studime gjuhësore dhe ballkanike. Filologji shqiptare,

ballkanistikë, probleme të gjuhësisë. Me rastin e 100-vjetorit të anëtares-

korrespondente të Akademisë së Shkencave të Rusisë Agnia Vasilevna

Desnickaja. Akademia e Shkencave e Rusisë - Instituti i Gjuhësisë]

Ky vëllim i botuar nga Instituti i Gjuhësisë i Sankt-Peterburgut i kushtohet

albanologes Agnia V. Desnickaja (1912-1992), anëtare-korrespondente e

Akademisë së Shkencave të Rusisë, dhe përmban kryesisht materialet e

konferencës që u organizua në Sankt-Peterburg më 27-30 shtator 2012, me

rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj. A. V. Desnickaja është e njohur në botën

shkencore si indoeuropianiste dhe albanologe e ballkanologe. Ajo mund të

quhet si themeluese e albanologjisë në Rusi në kuptimin e vërtetë shkencor të

kësaj fjale. Një meritë tjetër e veçantë e saj është edhe themelimi i degës së

gjuhës e të letërsisë shqipe në Universitetin e Leningradit më 1957. Që prej atij

viti kjo degë ka vijuar dhe vijon pa ndërprerje, duke zhvilluar më tej traditën e

studimeve albanologjike në Sankt-Peterburg dhe në Rusi në përgjithësi. Nga kjo

degë dolën edhe albanologët e parë rusë që hapën fushën e studimeve shqiptare

në Institutin e Gjuhësisë të Sankt-Peterburgut. Prodhimi shkencor i pasur dhe i

vyer i albanologjisë ruse që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar e në vijim

përfaqësohet në mënyrë bindëse në veprën bibliografike “Albanija v russkoj

nauke i kulture” [Shqipëria në shkencën dhe në kulturën ruse], të hartuar me

shumë kujdes nga Alvina V. Zhugra (Sankt-Peterburg, 2007, 223 f.). Duhet të

pranojmë se njohja jonë për këtë pasuri shkencore të albanologjisë ruse është e

kufizuar, veçanërisht te brezat e rinj të studiuesve, që, për fat të keq nuk e

zotërojnë gjuhën ruse.

Autorë të materialeve të vëllimit të sipërshënuar janë 35 studiues: nga

Rusia (20), nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia (12) dhe nga vende të tjera (3).

Vëllimi hapet me fjalën përshëndetëse “Agnija Desnickaja një shembull për t’u

vazhduar” (shqip dhe rusisht), në të cilën z. Sokol Gjoka, ambasador i

Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, vlerësoi kontributin e shquar

shkencor të albanologes ruse dhe veçanërisht traditën e frytshme të studimeve

shqiptare që themeloi ajo.

Studime gjuhësore dhe ballkanike... 143

Lënda shkencore e vëllimit është organizuar në disa rubrika. Rubrika e parë

“Çështje të gjuhësisë së përgjithshme indoevropiane” përmban shkrimet: A. V.

Grosheva, M. V. Domosileckaja (Instituti i Gjuhësisë - Sankt-Peterburg) “Rreth

disa termave të lidhjeve gjinore në latinishte, në shqipe dhe në gjuhët sllave”1,

ku autoret u bëjnë një shqyrtim të imët fonetik e semantik fjalëve që emërtojnë

në këto gjuhë prindërit dhe fëmijët (atë, nënë, bir, bijë, motër); në kumtesën

“Ndihmesa e A. Desnickajas në studimet indoevropiane albanologjike” nga

Genc Lafe (Universiteti i Leçes - Itali) autori vlerëson argumentet e sjella nga

A. Desnickaja për prejardhjen e shqipes nga areali verior i indoeuropianishtes, e

cila ka vënë në dukje edhe një varg paralelesh semantike interesante ndërmjet

shqipes e baltishtes, po ashtu edhe në sistemin e fjalëformimit (emrat prejfoljorë

të veprimit me prapashtesën -im); artikulli në vijim “La valeur ‘vlera’ në

“Kursin e gjuhësisë së përgjithshme” të F. dë Sosyrit” nga N. L. Suhaçev

(Instituti i Gjuhësisë - Sankt-Peterburg) merr në shqyrtim dhe vlerëson

interpretimet e këtij termi duke u mbështetur në një bibliografi të pasur.

Rubrika më e gjerë e vëllimit përbëhet nga shkrimet për gjuhën shqipe (11

shkrime). Orkida Borshi (Pragë) në shkrimin “Rilindja e studimeve

albanologjike në Universitetin e Karlit në Pragë” shtjellon traditën

albanologjike të atij universiteti dhe perspektivën e saj premtuese pas

përfshirjes në programin e studimeve të gjuhëve sllave jugore me specializim

për gjuhën shqipe që nga viti 2011/2012. Artikulli i Albina H. Girfanovës

(Universiteti i Sankt-Peterburgut) “Për historinë e studimit të huazimeve turke

në gjuhën shqipe” jep një pasqyrë të gjendjes në këtë fushë dhe trajton edhe

çështje të zhvillimit të leksikut të shqipes në përgjithësi. Gëzim Xhaferri

(Universiteti i Europës Juglindore - Tetovë) paraqitet në këtë vëllim me

artikullin “Statusi i gjuhës shqipe në lidhje me gjuhët e tjera në Republikën e

Maqedonisë”, ku vlerëson në mënyrë të veçantë Marrëveshjen e Ohrit dhe

parashtron si modele pozitive rregullimin e çështjes gjuhësore në shtete të tilla

si Zvicra, Belgjika, Finlanda, në të cilat praktikohet përdorimi i dy a më shumë

gjuhëve dhe mësimi i tyre në shkolla. Thoma Dhima (Universiteti “Eqrem

Çabej” - Gjirokastër) në artikullin “Zhvillimi i teorisë sintaksore në gjuhësinë

shqiptare pas çlirimit dhe ndikimi i gramatikave të rusishtes”, pas një vështrimi

të përgjithshëm të temës arrin në përfundimin se gramatikat dhe studimet

sintaksore për gjuhën ruse kanë ndikuar pozitivisht për teorinë sintaksore të

gjuhës shqipe dhe për zgjerimin e rrethit të problemeve të trajtuara nga

gjuhëtarët tanë. Në kumtesën e Artur Karasinjskit (Varshavë) “Mbiemra të

përbërë në gjuhën shqipe nga përmbajtja në drejtim të formës” tërheq

vëmendjen analiza semantiko-sintaksore mjaft e veçantë e mbiemrave që

përmbajnë dy tema fjalëformuese, si iliro-trak, zemërgur, flokëverdhë etj. Emil

Lafe (Universiteti i Tiranës) në kumtesën “Rreth premisave të formimit të

shqipes letrare”, pasi vlerëson pikëpamjet e A. V. Desnickajas për formimin e

njëfarë koineje popullore toske (në gjuhën e folur dhe në folklor) para Rilindjes,

përpiqet ta mbështetë këtë edhe me argumente të tjera, si përkrahja e gjuhës

shqipe në pashallëkun autonom të Ali Pashë Tepelenës dhe zhvillimi arsimor-

1 Në këtë recension titujt e shkrimeve të botuara rusisht, anglisht e gjermanisht jepen të

përkthyer në gjuhën shqipe.

144 Pasqyra e librave

kulturor i këtij pashallëku, hapja e tij ndaj botës perëndimore, toleranca

ndëretnike e ndërfetare etj. Kumtesa e prof. Nexhip Mërkurit (Universiteti

“Ismail Qemali”, Vlorë) “Kontributi i albanologes Agnia Desnickaja për

dialektologjinë shqiptare” përqendrohet te përshkrimi dhe vlerësimi i veprës

“Gjuha shqipe dhe dialektet e saj” (1968), si vepër sintetizuese për

dialektologjinë shqiptare. Kumtesa “Morfologjia e sistemit emëror në korpusin

kombëtar të gjuhës shqipe” nga M. S. Morozova, A. Ju. Rusakov dhe M. V.

Domosileckaja (Instituti i Gjuhësisë - Sankt-Peterburg) mbështetet në përvojën

e tyre për projektin “Korpusi kombëtar i gjuhës shqipe” dhe synon të sqarojë

një numër problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimin e modelit morfologjik dhe

të fjalësit gramatikor të korpusit. M. S. Morozova paraqitet edhe me një

kumtesë të veçantë, me temë “E folmja e shqiptarëve të Ukrainës: disa veçori të

leksikut”, ku autorja ka dalluar së pari elementet leksikore të mbarë shqipes,

pastaj përkatësinë e sistemit leksikor të kësaj së folmeje në hartën dialektore të

shqipes dhe së fundi huazimet e mëvonshme nga bullgarishtja e më pas nga

mjedisi i ri gjuhësor në Ukrainë. Lindita Sejdiu-Rugova dhe Bardh Rugova

(Universiteti i Prishtinës) në kumtesën “Sintagmat parafjalore të shqipes” kanë

sjellë një ndihmesë të re për t’i shpjeguar këto sintagma nga pozitat e

strukturalizmit (sidomos analiza e përbërësve të drejtpërdrejtë); jepet edhe një

klasifikim i përgjithshëm strukturor-semantik i sintagmave parafjalore të

shqipes. Kumtesa e Kolec Topallit (Akademia e Shkencave - Tiranë) “Problemi

i zhdukjes së paskajores në gjuhën shqipe” përbën një përpjekje të re me vlerë

për të ndriçuar këtë problem shumë të diskutuar të gramatikës historike të

shqipes. Janë me interes hipotezat e autorit për të shpjeguar pse shqipja e humbi

paskajoren e lashtë indoeuropiane dhe pse në toskërishte nuk u formua

paskajorja e tipit të gegërishtes (me dalë).

Rubrika e dytë e vëllimit “Gjuhët sllave”, përmban tri kumtesa. Maksim M.

Makarcev (Moskë) në kumtesën “(Ad)mirativi në të folmen sllave të

Boboshticës” vë në dukje se shqipja është gjuha e parë ku është dalluar

kategoria gramatikore e admirativit, sjell shpjegime me interes për kuptimin

kategorial të tij, bën një vështrim të përgjithshëm për format e (ad)mirativit në

gjuhët sllave të Ballkanit (bullgarisht, maqedonisht) dhe më tej përshkruan

format e kësaj kategorie foljore në kajnas (e folmja sllave e Boboshticës), duke

diskutuar nëse janë ndikim i shqipes apo mund të shpjegohen si zhvillim i

brendshëm. Vijojnë kumtesa e Irena Savickas (Universiteti i Torunit - Poloni)

me temë “Lidhjet e hershme sllavo-altaike” dhe kumtesa e Andrej Sobolevit

(Instituti i Gjuhësisë - Sankt-Peterburg) “Ndërtimi i teorisë në dialektologji:

“Përshkrimi” krahasimtar-historik”, në të cilën autori, duke u bazuar te gjuhët

sllave, jep një përcaktim të dialektologjisë, e cila nga një disiplinë e pjesshme e

gjuhësisë krahasimtare-historike ka kaluar në një disiplinë autonome të

gjeografisë gjuhësore.

Në rubrikën e tretë e vëllimit “Romaniteti lindor dhe etnogjeneza e

rumunëve” botohet kumtesa e Këtëlina Vëtësheskut (Instituti i Studimeve

Ballkanologjike - Bukuresht) “Rreth kontributit të A. V. Desnickajas në

studimin e procesit të romanizimit të Europës Juglindore”. Autorja merret më së

shumti me studimet për elementet latine të shqipes. Sipas saj bartësit e këtyre

elementeve kanë qenë nën ndikimin si të latinishtes, ashtu edhe të gjuhëve

Studime gjuhësore dhe ballkanike... 145

romane që u formuan prej saj në Ballkan. Ajo e vlerëson si të frytshme tezën e

A. Desnickajas për ndërprerjen në mes të rrugës të procesit të romanizimit të

kontinuumit shqipfolës, duke ruajtur shqipja falë kësaj karakterin e vet të

veçantë si gjuhë indoeuropiane, por duke marrë një leksik themelor me burim

latin. Autorja pajtohet me A. Desnickajan, që e përjashton izolimin e

paraardhësve të shqiptarëve në trevat malore dhe vë në dukje aspekte të shumta

të lidhjeve të vijueshme të bregdetit e të ultësirave me malësitë, duke supozuar

asimilimin e popullsisë së romanizuar të të parave nga popullsia anase e

malësive, sidomos pas rënies së Perandorisë Romake. Këto teza autorja i

mbështet me analizën leksiko-semantike të një vargu latinizmash të shqipes, të

cilat i krahason me format e tyre përgjegjëse në pjesë të ndryshme të arealit

roman e veçanërisht në arealin lindor. Artikulli që vijon, “Latinishtja,

romanishtja, rumanishtja” nga Aleksandër Çernjak (Instituti i Gjuhësisë -

Sankt-Peterburg) ka qenë shkruar më 1986 për një përmbledhje studimesh në

redaktimin e A. Desnickajas, por kishte mbetur pa botuar për shkak të

mospajtimeve të tij me redaktoren. Në këtë variant që botohet autori ka marrë

parasysh disa shënime e sugjerime të redaktores. Ai sqaron se ka zbatuar këtu

metodën e E. Coseriut në kursin universitar të Montevideos të vitit 1954, duke

theksuar rëndësinë e izoglosave sintaksore. Në këtë artikull është me interes

pjesa e dytë, ku trajtohet romanishtja ballkanike dhe gjuhët joromane të

Ballkanit. Me interes është gjithashtu trajtimi i lidhjeve të ilirishtes me shqipen.

A. Desnickaja më 1986 kishte kërkuar një përpunim rrënjësor të këtij artikulli,

por autori pohon se ka bërë vetëm ndryshime të vogla. Përgatitësit e vëllimit

kanë botuar edhe shënimet kritike të A. Desnickajas, si dhe një pasthënie

sqaruese të A. Çernjakut. Po nga ky autor botohet në vijim edhe artikulli “Për

çështjen e djepit të rumunëve” i shkruar në fund të viteve ’70, por, sipas tij, nuk

është vjetruar. Në këtë artikull ka edhe një syth për lidhjet ndërmjet shqipes e

rumanishtes, ku autori e vë në dyshim hipotezën e gjuhëtarit rumun Ovid

Densusianut të vitit 1901 për simbiozën iliro-rumune në jug të Danubit dhe e

përjashton mundësinë e një bilinguizmi iliro-roman. Për shpjegimin e ilirizmave

në rumanishten u jep rëndësi vendosjes në territorin e Dakisë të veteranëve dhe

xehetarëve nga Dalmacia e Dardania dhe të ndonjë fisi ilir, po ashtu kontakteve

nëpërmjet rrugës Egnatia.

Rubrika e katërt e vëllimit përmbledh shkrime nga historia, etnografia e

folklori. Kumtesa e Natalia Golant (Instituti i Gjuhësisë - Sankt-Peterburg)

“Përfytyrimet mitologjike të rumunëve lidhur me sëmundjet dhe pasqyrimi i

tyre në kalendarin popullor” është me interes të studiohet nga etnografët tanë,

për të hetuar ndonjë ngjashmëri dhe për të trajtuar këtë temë edhe për

shqiptarët. Në kumtesën “Agnia Desnickaja për Këngët e Kreshnikëve” Agron

Xhagolli (Qendra e Studimeve Albanologjike - Tiranë) vlerëson studimet

dijetares ruse për këtë temë, qëndrimet e saj realiste lidhur me lashtësinë e

eposit legjendar shqiptar dhe metodologjinë e saj lidhur me ato studime,

sidomos kërkesën për zgjerimin e bazës së informacionit. Denis Ermolin

(Instituti i Gjuhësisë - Sankt-Peterburg) në kumtesën “Vajtimet mortore të

shqiptarëve të Ukrainës in dhe ex situ, ose edhe një herë për veçanësinë e

zhanrit të materialit autentik” autori sjell një material të ri folklorik, që e ka

mbledhur vetë në terren dhe që ka gjithashtu vlerë e interes gjuhësor. Autori

146 Pasqyra e librave

është pajtuar me pohimin e disa studiuesve se vajtimet mortore “të natyrshme”

dhe “të panatyrshme” përfaqësojnë dy zhanre të ndryshme të krijimtarisë

gojore: ato “të panatyrshmet” janë një lloj modeli ideal se si duhet vajtuar

(theksi bie mbi përmbajtjen), kurse te modelet in situ theksi bie te forma

tingullore, te synimi për të krijuar një atmosferë psikoemoconale. Në këtë

rubrikë përfshihet edhe kumtesa e Alvina Zhugrasë (Instituti i Gjuhësisë -

Sankt-Peterburg) “Faqe nga historia e albanologjisë në Rusi”, ku shtrohet një

informacion mjaft i pasur dhe të dhëna shumë të vlefshme bio-bibliografike, që

shkojnë nga shek. XIX deri në ditët tona. Jurij Lopashov (Instituti i Gjuhësisë -

Sankt-Peterburg) paraqitet me kumtesën “Rreth disa versioneve të baladës

popullore shqiptare të flijimit të njeriut nëpërmjet murimit”, ku analizon të

përbashkëtat dhe dallimet e shtatë teksteve të kësaj balade. Kumtesa “Dasma në

Gollobordë” nga Aleksandër Novik (Universiteti i Sankt-Peterburgut) paraqet

vëzhgimet e autorit nga ekspedita e vitit 2009 në atë krahinë. Por fryti kryesor i

kësaj ekspedite është një vëllim i posaçëm për Gollobordën i botuar vitin e

kaluar.2

Kumtesa “Emërtimi i bariut në kulturën tradicionale të jetës së

përditshme te gagauzët” mbështetet në materiale gjuhësore e folklorike. Të

bëjnë përshtypje disa emërtime si baç “bari i vjetër, me përvojë, kryebari”,

kurse në gjuhën shqipe “ai që merret me të ngjizurit e djathit në stan” (ashtu si

në bullgarishte), çoban, strungar “ndihmësbari” (në rumanishte e moldavishte

“bariu që shtyn delet drejt shtrungës për t’u mjelë”. Kumtesa e fundit e kësaj

rubrike vjen nga Robert Elsie (Berlin) dhe ka si temë “Çamët në Greqi”. Ajo jep

një pasqyrë të historisë së çamëve deri më sot, përfshirë historinë e shpërnguljes

së dhunshme të çamëve të Greqisë gjatë Luftës II Botërore. Në fund paraqiten

disa të dhëna për gjendjen e sotme të çamëve në Shqipëri si dhe disa mendime

për zgjidhjen e çështjes çame. Kumtesa është fryt i punës së gjerë të autorit për

librin e vëllimshëm “Çamët e Greqisë: një histori dokumentare” (Londër

2013)3.

Rubrika e pestë e librit përbëhet nga studime letrare. Kumtesa “Poetika e

disa figurave më të shpeshta në poezinë e sotme shqipe” nga Vehbi Bexheti

(Universiteti i Europës Juglindore - Tetovë) trajton disa metafora dhe simbole

karakteristike, si guri, kulla, lisi, fyelli, shkëmbi; analizohet domethënia e tyre

poetike. Floresha Dado (Universiteti i Tiranës) në kumtesën “Studiuesit e sotëm

rusë të realizmit socialist” ndalet në një numër veprash të studiuesve rusë mbi

metodën e realizmit socialist, të shkruara në periudhën 1999-2007, dhe heq disa

paralele me interpretimet e studiuesve shqiptarë për këtë metodë letrare, që u

zbatua edhe në Shqipëri gjatë sundimit të ideologjisë marksiste-leniniste. Rreth

70 faqet e fundit të librit janë me kujtime për A. V. Desnickajan nga

bashkëpunëtorë e nxënës të saj, si Evgenij Vertel, Alvina Zhugra, Nikolai

2 Golo Bordo (Gollobordë), Albanija. Iz materialo balkanskoj ekspedicii RAN i SPbGU

2008– 2010 gg. Pod redakciej Andreja N. Soboleva i Alaksandra A. Novika. Materialien zum

Südosteuropasprachatlas herausgegeben von Helmut Schaller und Andrej Sobolev. Band 6.

"Nauka" Sankt-Peterburg. Verlag Otto Sagner München, 2013, 271 f.

3 The Cham Albanians of Greece: a Documentary History. Edited by Robert Elsie and

Bejtullah Destani. I. B. Tauris in association with the Centre for Albanian Studies, London

2013, XLIV + 455 ff.

Studime gjuhësore dhe ballkanike... 147

Kazanski, Lubof Sova dhe kujtime të vetë A. Desnickajës. Në këto zbulohet

portreti i saj si njeri dhe si dijetare e shquar. Libri përmbyllet me recensionin e

A. Desnickajas për disertacionin e E. Çabejt “Disa aspekte të fonetikës historike

të shqipes në dritën e gjuhës së Gjon Buzukut” (mban datën 20 shtator 1959;

krahas origjinalit shqip jepet edhe i përkthyer rusisht). Në fund botohet për herë

të parë edhe një diskutim i A. Desnickajas i vitit 1974 lidhur me çështje të

gjuhës letrare në periudhën parakombëtare dhe parashkrimore. Desnickaja nuk

pajtohet me qëndrimin se në këtë periudhë nuk mund të flitet për gjuhë letrare

dhe parashtron disa ide për folklorin e për karakterin e zhanreve të veçanta të

tij.

Nga përshkrimi i përmbajtjes së këtij vëllimi, shihet se kemi të bëjmë me

një botim me vlera e ndihmesa të spikatura shkencore të si për çështjet e

trajtuara, ashtu edhe për idetë e reja dhe perspektivat e studimeve që kanë sjellë

disa autorë. Libri është përgatitur për botim nga një këshill redaktorial i përbërë

nga Albina Girfanova, Maria Domosileckaja, Alvina Zhugra, Nikolai Kazanski,

Aleksandër Rusakov, Nikolai Suhaçev, të gjithë emra të mirënjohur në botën

shkencore, bashkëpunëtorë të afërt dhe nxënës të A. V. Desnickajas. Gjuhët

kryesore të vëllimit janë rusishtja dhe shqipja, pak shkrime janë në gjermanishte

e në anglishte. Kjo përmbledhje pasuron bibliotekën albanologjike dhe

ballkanologjike dhe i bën një homazh të merituar veprës shkencore të A. V.

Desnickajas, ndjenjave të saj të dashurisë së çiltër për Shqipërinë e për

shqiptarët, rolit të saj të pashembullt për zhvillimin e albanologjisë në Sankt-

Peterburg e në Rusi në përgjithësi. Me këtë rast duhet theksuar ajo që mund ta

quajmë zhvillim i qëndrueshëm i lidhjeve shkencore ndërmjet studiuesve

shqiptarë dhe rusë të albanologjisë. Vëllimi që paraqitëm, është edhe fryt i këtij

bashkëpunimi kolegjial shumë miqësor, që ne të gjithë dëshirojmë dhe

shpresojmë të zhvillohet edhe më tej.

Emil LAFE

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

ASPEKTE SOCIO-KULTURORE TË LEKSIKUT TË PROZËS SË MARTIN CAMAJT

Jonida Xhyra-Entorf: Soziokulturelle Aspekte bei Martin Camajs

Prosawortschatz. Eine Untersuchung im Rahmen der interpretativen

Semantik. Albanische Forschungen Band 24. Harrassowitz Verlag -

Wiesbaden, 2006, 262 f. [Aspekte socio-kulturore të leksikut të prozës

së Martin Camajt. Një analizë në kuadrin e semantikës interpretative].

ISBN 9783447054102.

Botimi në vitin 2003 i studimit të Markus W. E. Peters Geschichte der

katholischen Kirche in Albanien 1919-1933 (“Historia e kishës katolike në

Shqipëri 1919-1933”) shënon rigjallërimin e serisë më të rëndësishme

albanologjike në Gjermani, e cila nën titullin Albanologische Forschungen

(Kërkime albanologjike) botohet prej studiuesit Peter Bartl nga Mynihu,

specialist i historisë së vendeve të Europës Juglindore. Vëllimi pasues është një

studim shkencor me karakter gjuhësor e letrar.

Në disertacionin e saj të sponsorizuar nga fondacioni Friedrich-Ebert,

Jonida Xhyra-Entorf merret hollësisht me një autor, i cili si për nga përmbajtja,

ashtu edhe për nga gjuha, është nga më të vështirët në letërsinë shqipe. Studimi

paraqitet në një shkallë të lartë abstraksioni.

Martin Camaj (1925-1992), për një kohë të gjatë titullar i katedrës së

albanologjisë në Mynih, ka botuar libra mësimi dhe studime gjuhësore,

veçanërisht mbi dialektologjinë e diasporës, por ka qenë edhe si shkrimtar

jashtëzakonisht produktiv. Shumë vepra të tij qenë botime vetjake.

Vetëkuptohet se, duke qenë emigrant, veprat e tij gjatë periudhës komuniste

qenë të ndaluara dhe u desh të zbuloheshin me mundim nga shqiptarët pas vitit

1990. Në vitin 1996 Ardian Klosi boton në shtëpinë botuese “Apollonia” një

pjesë të veprës së Camajt në pesë vëllime. Në gjermanishte ekzistojnë disa

vëllime me poezi të tij [Palimpsest (Palimpsest), botim njëgjuhësh, 1991;

Gedichte (Poezi), botim dygjuhësh 1991; Weißgefiedert wie ein Rabe (Me

pendlat e korbit të bardhë), botim dygjuhësh, 1999]. Autorja paraqet një

bibliografi të plotë të Camajt, duke përfshirë këtu edhe disa shkrime të

pabotuara të tij (f. 227-244).

Kreu i parë (f. 1-60) fillon me një skicë biografike, jep një përmbledhje të

krijimtarisë letrare e gjuhësore të Camajt, të vendit që zë ai në letrat shqipe, të

qëndrimit të tij lidhur me gjuhën letrare të njësuar dhe përfundon me gjendjen

aktuale të studimeve të bëra për Camajn. Ky kapitull është sinteza më e

Aspekte socio-kulturore të leksikut të prozës së Martin Camajt... 149

hollësishme për këtë autor dhe është shumë i rekomandueshëm për këdo që

dëshiron të marrë informacion për Camajn, edhe pa dashur të thellohet në

semantikë e semasiologji.

Për nga prejardhja dhe identiteti i tij Camaj qe malësor, ai njihte nga

përvoja vetjake Shqipërinë e Veriut, Kosovën, diasporën arbëreshe dhe skenën

e emigracionit si rrallë ndonjë shqiptar tjetër. Sidomos prejardhja e tij si

malësor i Alpeve Shqiptare i dha formë gjuhës së tij, të cilën ai e pasuroi edhe

me motive nga fusha të tjera të gjuhës shqipe. Ai u angazhua për një pluralitet

letrar të varianteve gjuhësore dhe nuk i ktheu veprat e tij në gjuhën letrare të

njësuar, por në të njëjtën kohë nuk qe as predikues i anulimit të normëzimit të

arritur në vitin 1972, siç qe p.sh. Arshi Pipa.

Autorja Xhyra-Entorf merret me prozën e Camajt, nga e cila deri tani nuk

është përkthyer asgjë në gjermanishte. Ajo niset nga koncepti i izotopisë në

kuptimin e studiuesve Umberto Eco, Algirdas Greimas dhe François Rastier, si

“shfaqje e përsëritur e semave në njësi të ndryshme semantike të tekstit” (f. 61).

Me semë kuptohet “njësia minimale që shërben për diferencimin e kuptimeve”

(f. 62). Greimas e ka huazuar konceptin e izotopisë pikërisht nga fizika

bërthamore dhe prej këndej termi “izotop” ka hyrë dhe në leksikun e

përditshëm. Përdorimi dhe krijimi i terminologjisë lidhur me teorinë

semiologjike janë bërë tashmë të njohura në gjuhën shqipe nga punimet e Jani

Thomait (veçanërisht nga Prejardhja semantike në gjuhën shqipe, Tiranë 1989).

Xhyra-Entorf ka bërë punën e mundimshme të futjes së të gjithë prozës së

Camajt në kompjuter, me qëllim që të qëmtojë lehtë dhe në mënyrë shteruese

leksemat që i referohen vetidentifikimit të të qenit malësor.

Në kreun e tretë ajo konkretizon bazat teorike të punimit të saj. Së pari,

analizohen konceptet për leksemën /fushë/, e cila nuk mund të konkretizohet më

tej dhe për mjedisin shumëformësh malor (përkatësisht leksemat:/maje/,

/kunorë/, /kreshtë/, /shpat/, /shpatinë/, /brijë/, /thikë/, /faqe/, /anë/, /qafë/,

/grykë/, /luginë/, /lugaje/, /lug/, /gurrë/, /rranzë/, /kodrinë/ dhe/sukë/.

Vijon një analizë e konceptit “mal” si hapësirë pikënisjeje, lëvizjeje dhe

hapësirë që synohet të arrihet, për të cilat Camaj përdor një larmi foljesh që

tregojnë lëvizje. Për sa i përket aspektit ekonomik, por edhe atij historik,

analizohen leksemat /bjeshkë/ dhe /vërri/, të cilat në të njëjtën kohë mund të

jenë objekte të pushtimit (p.sh. nga turqit) ose të mospushtimit. Lidhur me

konceptet e malit dhe të fushës për nga aspekti kulturor e mitologjik trajtohen

leksemat /katallan/, /gjarpën/, /kulshedër/dhe /drangue/. Përkundrejt tyre

analizohen edhe leksemat/kreshnik/, /Orë/ dhe /Zana/.

Autorja e cilëson leksemën /mal/, gjë që nuk është për t’u habitur, si

konceptin qendror në veprën e Camajt, koncept i cili dominohet nga raporti

midis makrokozmosit dhe mikrokozmosit. Bota shqiptare si makrokozmos

përcaktohet nga tendosja midis leksemave /mal/ e /fushë/ (kjo e dyta del në

vepër vetëm si antonim i leksemës /mal/), ndërkohë që mikrokozmosi malësor

përcaktohet nga tendosja midis leksemave /bjeshkë/ dhe /vërri/. Ky

mikrokozmos gjallërohet përmes veprimtarisë historike dhe ekonomike të

njerëzve që jetojnë aty dhe përmes ndeshjes së tyre me qeniet mitologjike dhe

demonët.

150 Pasqyra e librave

Libri në fjalë është një disertacion gjuhësor me një referencë të lartë teorike

dhe i një specialiteti të ngushtë. Pjesa e parë është punimi më i mirë dhe më i

hollësishëm për Camajn, që mund të ketë nëpër duar lexuesi gjerman, por edhe

ai shqiptar, së paku deri tani. Pjesa e dytë dhe e tretë përbëjnë një kontribut që i

hap udhën zbërthimit të këtij autori. J. Xhyra-Entorf nuk e vendos Camajn në

një piedestal dhe nuk e shmang debatin për të. Përkundrazi ajo e mundëson këtë

debat. Për këtë gjë duhen falënderuar autorja dhe botuesi i serisë. Mbetet të

shpresojmë që për veprën e Camajt të gjendet përkthyesi i duhur për ta sjellë në

gjermanishte.

Michael SCHMIDT-NEKE

Recensioni është botuar në: Südosteuropa Mittelungen 5/6 2008 dhe në

Albanische Hefte 1/2007.

PërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtime

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

PROFESOR AHMET GASHI, GJEOGRAF DHE VEPRIMTAR I SHQUAR I SHKOLLËS SHQIPE

Mësimdhënës, metodist dhe drejtues i përkushtuar e i talentuar i arsimit

Profesor A. Gashi (1888–1977) është ndër pionierët e parë të gjeografisë

shqiptare dhe me veprimtari shumë të gjatë mësimore në shkollë. Rrallë mund

të gjesh në vendin tonë ndonjë punonjës të arsimit si Profesor A. Gashi, që të

ketë dhënë mësim në shkollë për 54 vite. Veprimtaria e tij mësimore fillon qysh

në periudhën para shpalljes se Pavarësisë dhe vazhdon deri në Luftën e Parë

Botërore, periudhën midis dy Luftërave Botërore dhe periudhën mbas Luftës së

dytë Botërore. Ai ka dhënë mësim në të gjitha kategoritë e shkollave, si në ato

shtatëvjeçare, ashtu dhe të mesmet. Ai e filloi punën si mësues i gjeografisë dhe

historisë në vitin 1910 në gjimnazin e Prishtinës, qyteti i tij i lindjes, dhe

vazhdoi deri në vitin 1912, por veprimtarinë më të madhe mbi 30 vjet e ka

pasur në Normalen e Elbasanit (nga viti 1913–1933 me një ndërprerje

disamujore) dhe në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” të Tiranës (nga viti

1933–1941). Në verën e vitit 1941 shkoi në Kosovë për organizimin e shkollës

shqipe atje, kurse në vitin shkollor 1943–1944 dha mësim dhe drejtoi gjimnazin

e Prishtinës, që mbante dhe mban emrin e Sami Frashërit. Mbas vitit 1945 deri

sa doli në pension në vitin 1964, punoi në disa shkolla të qytetit të Tiranës, ku u

nda nga jeta më 1977.

Profesor A. Gashi ishte një profesor erudit dhe ka zhvilluar në shkollë disa

lëndë, por më tepër lëndët e gjeografisë dhe të historisë. Kontributi i tij në

mësimin e gjeografisë dhe të historisë është shumë i madh, veçanërisht në

gjeografinë dhe historinë e vendit tonë. Mësimet e tij dalloheshin për nivelin e

lartë shkencor. Në to jepeshin njohuritë më të reja të kohës dhe me argumente

shkencore. Ai kishte aftësi të madhe metodike dhe shquhej për mënyrën e

mësimdhënies, në përgatitjen e ditarit të mësuesit, në bërjen e pyetjeve, në

dhënien e detyrave e punëve praktike etj.; zhvillonte mësimet me një pasion të

paparë dhe ishte mjaft komunikues me nxënësit. Mësimet e tij ishin tërheqëse,

ngjallnin dëshirën për të mësuar dhe i nxitnin nxënësit që të punonin. Çdo

dukuri gjeografike e historike e konkretizonte me shembuj nga vendi ynë. Ka

qenë flamurtar i përdorimit të hartave, skicave, grafikëve, tablove, etj. në

mësimin e gjeografisë (njëkohësisht dhe historisë). Për të nuk kish gjeografi (e

histori) pa harta.

Profesor A. Gashi ka qenë gjithashtu dhe drejtues e organizues i dalluar në

drejtimin e shkollës. Ai ka dhënë ndihmëse të madhe, sidomos në ish-Normalen

e Elbasanit, ku për disa vjet ka qenë zv.drejtor e drejtor, në gjimnazin e

Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës.

154 Përkujtime

Studiues i pasionuar dhe i merituar i gjeografisë dhe historisë së Shqipërisë Profesor A. Gashi ishte një studiues i pasionuar i gjeografisë dhe historisë

së Shqipërisë dhe pati një veprimtari botuese të madhe. Nga vargu i botimeve të

shumta të tij po përmendim: “Gjeografija e Shqipnisë” për shkollat normale e të

mesme (botuar më 1933 dhe ribotuar më 1937), “Gjeografija e përgjithshme”

(1937), “Harta e Shqipërisë së vërtetë” shkalla 1:200.000 (1941), harta me titull

“Zotërimet Osmane në Ballkan” ose siç njihet ndryshe “Shqipëria në vitet

1878–1881”, harta me titull “Traktati i Bukureshtit” i vitit 1913, shkrime e

artikuj për historinë e gjeografinë në revistën “Normalisti shëtitës” e në shtypin

e kohës etj. Ka lënë në dorëshkrim dhe disa harta, monografinë “Shqipnija

etnike dhe vërejtjet e Shqiptarëve për Shqipninë e robnueme” (1941),

dorëshkrime për gjeografinë e kontinenteve etj., dhe shkrime të ndryshme me

vlera të mëdha shkencore, të cilat kanë luajtur rol shumë të madh në njohjen e

vërtetë të historisë dhe gjeografisë së vendit tonë.

Teksti “Gjeografija e Shqipnisë” i prof. A. Gashit është teksti i parë i këtij

lloji, që i kushtohet tërësisht gjeografisë së vendit tonë. Gjeografia e Shqipërisë

është trajtuar këtu në të gjitha aspektet e saj, natyrore, ekonomike, shoqërore,

politike,etj. Në këtë tekst gjen shprehje dëshira dhe qëllimi i autorit që

gjeografia e vendit tonë të njihej sa më mirë nga nxënësit, duke ngjallur tek ata

frymën atdhetare dhe ndjenjën e dashurisë për vendin e popullin tonë; gjithashtu

shprehet keqardhja për copëtimin e trojeve shqiptare në të mirë të shteteve

fqinje. Gjatë përshkrimit të natyrës shqiptare flitet me patos për të, synohet të

jepet ajo çka është më e mirë, më e bukur, më e begatë dhe mundësitë që ajo

ofron për zhvillimin ekonomik të vendit, gjithashtu shprehet besimi te puna e

mençur e popullit shqiptar dhe aftësitë e tij mjeshtërore, etj.

Në kohën dhe në kushtet kur ka punuar prof. A. Gashi, vetëm një njeri si ai

me horizont të gjerë shkencor, me vullnet e pasion të madh mund të bënte

studime të tilla. Në historinë e gjeografisë shqiptare prof. A. Gashi zë një vend

të merituar. Me punën e tij ai u bë i njohur dhe në botën e jashtme. Ai është i

pari gjeograf shqiptar që pranohet si anëtar i Shoqatës Kombëtare të

gjeografëve të SHBA.

Veprimtar i shquar në zhvillimin e arsimit në Shqipëri e Kosovë Profesor A. Gashi ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet që kanë të bëjnë me

zhvillimin e shkollës dhe të arsimit në Shqipëri, që nga shpallja e Pavarësisë së

vendit deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Ai ka kontribuar gjallërisht

për sistemin arsimor, zhvillimin patriotik, shkencor e demokratik të tij, në

komisionet për hartimin e planeve, programeve e teksteve shkollore, në hapjen

e shkollave të reja e funksionimin e tyre etj. Ai është pjesëmarrës në të tre

kongreset kombëtare të arsimit më 1920, 1922 dhe 1924, duke kontribuar për

modernizimin e shkollës, si dhe për një shkollë laike. Madje për kontributin e tij

dhe mendimet përparimtare, u zgjodh kryetar në kongresin e vitit 1924. Po në

këtë vit punoi për disa muaj si drejtor në Ministrinë e Arsimit. Prof. A. Gashi ka

marrë pjesë gjithashtu edhe në Komisionin Nismëtar për themelimin e gjimnazit

të Tiranës.

Si mësues i gjeografisë dhe historisë prof. A. Gashi ka luajtur një rol shumë

të madh në edukimin patriotik dhe atdhetar të nxënësve. Me shembullin dhe

Profesor Ahmed Gashi, gjeograf dhe veprimtar i shquar i shkollës shqipe 155

punën e tij të palodhur në orën e mësimit dhe jashtë saj, ngjallte tek nxënësit

dashurinë e madhe për vendin e popullin tonë, për luftërat për liri e pavarësi të

vendit, për patriotët e luftëtarët e lirisë, për punën e talentin e popullit shqiptar

etj. Gjatë më se 30 vjetësh punë në Normalen e Elbasanit dhe në Institutin

Femëror të Tiranës, ai edukoi breza të tërë arsimtarësh, që dhanë një ndihmese

të madhe në zhvillimin e arsimit në të gjitha trojet shqiptare. Nuk është e rastit

që Normalja e Elbasanit dhe Instituti Femëror i Tiranës u bënë vatrat kryesore

të protestave dhe demonstratave antifashiste në Shqipëri. Me qindra nxënës e

nxënëse morën pjesë me armë në luftën kundër fashistëve italianë e nazistëve

gjermanë. Në këto ngjarje ka rolin e vet edhe profesor A. Gashi, i cili ngjalli tek

ta dashurinë për vendin e popullin tonë.

Veprimtar shoqëror dhe atdhetar

Krahas punës mësimore e shkencore prof. A. Gashi ka zhvilluar dhe një

veprimtari të gjerë shoqërore e kulturore. Ai së bashku me arsimtarë dhe

intelektualë të Elbasanit ngriti në Elbasan, shoqërinë kulturore “Afërdita” më

1918, orkestrën e harqeve me violinë, ku dhe ai vetë u mësonte pjesëmarrësve

violinën, ngriti klubin e intelektualëve dhe grupin teatral, grupin sportiv, si dhe

zhvilloi dhe një varg veprimtarish të tjera.

Mjedisi ku u rrit, ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe tregimet e

pjesëmarrësve në të, zgjuan dhe zhvilluan tek A. Gashi ndjenjën kombëtare, e

cila gjatë studimeve në gjimnazin e Prishtinës dhe atë të Shkupit u përforcua

dhe më tepër. Gjatë kësaj periudhe fillon dhe veprimtaria e tij politike dhe

atdhetare. Takimet me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën e të tjerë patriotë dhe

këshillat e tyre gjate studimeve të tij në Universitetin e Stambollit, e ndihmuan

shumë atë duke u bërë luftëtar aktiv dhe i palodhur i çështjes kombëtare. Ai dha

ndihmesë të madhe për mbrojtjen e alfabetit latin dhe luftoi me penë e pushkë

në ngjarjet e rëndësishme politike të kombit tonë. Ka marrë pjesë me armë në

dorë në Kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912, ku dhe u plagos, në Luftën e

Vlorës (1920) dhe në Revolucionin e Qershorit (1924).

Kjo pasqyrë e shkurtër e veprimtarisë së A. Gashit tregon se ai ishte një

profesor me kulturë të gjerë, njeri i palodhur, metodist i përkryer, studiues i

pasionuar e me nivel të lartë shkencor, edukator shembullor dhe atdhetar i

madh. Ai zotëronte disa gjuhë, si: turqisht, arabisht, frëngjisht, persisht,

gjermanisht. Janë të rrallë intelektualët si profesor A. Gashi, të cilët kanë një

veprimtari aq të gjerë mësimore, shkencore, edukative, shoqërore, kulturore,

politike, patriotike etj. Për kontributin e madh që ai ka dhënë në zhvillimin e

historisë, gjeografisë e arsimit në përgjithësi dhe për veprimtarinë e madhe

shkencore, patriotike etj., profesor A. Gashi mban titullin “Mësues i Popullit”

dhe është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të kl. I dhe Urdhrin “Naim Frashëri”

të kl. I; një nga shkollat 9-vjeçare në qytetin e Tiranës mban emrin e tij.

Vasil KRISTO

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

PROFESOR VASIL NAÇO FIGURË E SHQUAR E ARSIMIT DHE E SHKENCËS GJEOGRAFIKE

(ME RASTIN E 90-VJETORIT TË LINDJES)

Prof. Vasil Naço është një ndër përfaqësuesit më të denjë të plejadës së

gjeografëve të parë shqiptarë, që hodhën bazat e arsimit dhe të shkencës

gjeografike shqiptare, për të cilat brezat do t’u jenë mirënjohës.

Lindi në Berat në vitin 1924, në një familje qytetare me tradita atdhetare.

Pas shkollës fillore në vendlindje, ndoqi liceun e Korçës, nga ku, së bashku me

shumë bashkënxënës, në vitin 1943, u hodh në radhët e Brigadës së Shtatë të

Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe luftoi deri në çlirimin e plotë të vendit.

Pas Çlirimit, drejtoi punimet për ndërtimin e rrugës Berat–Çorovodë dhe

përfundoi shkollën e mesme. Në vitin 1947 filloi studimet e larta për gjeografi

në Universitetin e Zagrebit, por, pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë

(qershor 1948), i vijoi studimet në Universitetin e Kazanit (Rusi), të cilin e

përfundoi me rezultate të shkëlqyera, në vitin 1953. Po atë vit filloi punën si

pedagog i gjeografisë në Institutin Ekonomik dhe në Institutin e Lartë

Pedagogjik Tiranë. Në këto institucione të para të arsimit të lartë në vendin

tonë, me pasionin dhe vrullin e admirueshëm, që e karakterizoi gjatë gjithë jetës

së tij, me gjithë vështirësitë e fillimit, zhvilloi, me nivel të lartë shkencor dhe

metodik, disa lëndë gjeografike.

Me krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës (1957), u emërua pedagog i

gjeografisë në Katedrën e Gjeodezisë dhe më pas në Fakultetin e Historisë dhe

të Filologjisë, ku punoi derisa doli në pension, në vitin 1990.

Prof. Vasil Naço, së bashku me prof. Pandi Geçon, kanë meritën e madhe të

themelimit të katedrës së gjeografisë. Aftësitë organizuese dhe përgatitja e

shëndoshë shkencore e tij shumë shpejt dhanë rezultate të larta në zhvillimin e

kësaj katedre, e cila, u bë institucioni më i cilësuar shkencor dhe arsimor në

vend për gjeografinë.

Shumë ide dhe mendime të prof. Naços shërbyen si bazë për përgatitjen e

planeve e të programeve mësimore të degës histori-gjeografi dhe më pas të

degës së gjeografisë të Universitetit të Tiranës, të cilat u bënë ndër degët më të

preferuara në universitet. Në këto degë kanë kryer studimet shumë mësues të

gjeografisë për shkollën e mesme dhe gjeografë të aftë, që punojnë si pedagogë,

studiues dhe specialistë gjeografë, duke dhënë ndihmesë të veçantë në fushën e

mjedisit, turizmit, planifikimit dhe menaxhimit të territorit etj.

Profesor Vasil Naço figurë e shquar e Arsimit dhe e Shkencës Gjeografike 157

Me dijet e thella në fushën e gjeografisë dhe njohës i disa gjuhëve të huaja,

prof. Naçoja zhvilloi leksione dhe seminare cilësore në disa lëndë gjeografike,

që për nivelin e lartë shkencor, për informacionin e pasur, për argumentet

bindëse të tezave që shtronte, për elekuencën e shprehjes, për aftësitë didaktike

me të cilat dinte të nguliste dhe t’i bënte të paharruara njohuritë dhe konceptet

gjeografike ndiqeshin me vëmendje e interes të madh nga studentët.

Ndihmesë të veçantë dha prof. Vasil Naçoja në përgatitjen e teksteve të

para të gjeografisë ekonomike për arsimin e lartë. Me gjithë kufizimet

ideologjike të kohës, tekstet e tij dallohen për informacion shumë të pasur

gjeografik, për thellësinë e argumentimit të tyre shkencor, për analizën e

detajuar dhe bindëse të koncepteve gjeografike, për nivelin e lartë metodik.

Midis tyre përmendim: Gjeografia e Bashkimit Sovjetik (1956), Gjeografia e

përgjithshme ekonomike (1971), Gjeografia ekonomike e botës (1971), të cilat u

ribotuan disa herë. Këto tekste ndërtuan një bazë të shëndoshë, jo vetëm për

arsimin e lartë gjeografik, por edhe për shkencën e re gjeografike shqiptare, për

zhvillimin e së cilës prof. V. Naçoja dha një ndihmesë të veçantë.

Monografitë, artikujt, referatet, kumtimet e tij të shumta shkencore mbi

problemet gjeografike të Shqipërisë dhe të botës dallohen për mendimet

origjinale, për mënyrën e veçantë të shtrimit dhe të trajtimit të koncepteve dhe

të ideve të reja gjeografike, për rrugët interesante të propozuara prej tij, për

zgjidhjen e shqetësimeve të ndryshme sociale, ekonomike e mjedisore, që kanë

lindur vazhdimisht në vendin tonë. Këto studime do të mbeten model për

kërkime shkencore në fushën e gjeografisë.

Vend të posaçëm në vargun e studimeve dhe të botimeve të tij zunë

broshurat mbi problemet e ndryshme të kohës. Midis tyre do të veçonim

botimin interesant “Afrika e afrikanëve”. Ishte koha e luftërave për liri e shumë

popujve të Afrikës dhe publiku i gjerë donte të dinte më tepër për Afrikën dhe

për popujt e saj. Ndaj ky botim i tij u mirëprit dhe u vlerësua për nivelin

shkencor, për informacionin e gjerë gjeografik, politik dhe historik; për

mesazhet progresiste që përcolli.

Prof. V. Naçoja ishte edhe një popullarizues i zellshëm i njohurive

gjeografike nëpërmjet një vargu emisionesh në radio e televizionin e kohës.

Ende është në kujtesë të të moshuarve emisioni “Vende dhe popuj”, që

transmetohej nga Televizioni Shqiptar nën konsulencën shkencore të prof.

Vasilit.

Kontribut të veçantë dha prof. V. Naçoja për përgatitjen e gjeografëve të

rinj, për të cilët ai nuk ka qenë vetëm një drejtues shkencor për përgatitjen e

diplomave dhe të doktoratave në fushën e gjeografisë, por edhe një koleg i afërt,

që, i drejtoi ata në rrugën e vështirë të shkencës.

Prof. V. Naçoja dha një ndihmesë të çmuar në zhvillimin e arsimit

gjeografik parauniversitar. Si anëtar i disa komisioneve të ngritura nga Ministria

e Arsimit dha mendime të çmuara për modernizimin e përmbajtjes së

gjeografisë shkollore. Programet dhe tekstet e gjeografisë ekonomike të

shkollës tetëvjeçare dhe të mesme, të përgatitura prej prof. V. Naços, mbajnë

mendimin dhe idetë e tij progresiste.

Për veprimtarinë e gjerë dhe cilësore mësimore e shkencore në vitin 1972

mori titullin “Docent” dhe në vitin 1995 titullin “Profesor”. Ai u nderua me disa

158 Përkujtime

dekorata të dhëna nga Presidiumi i Kuvendit Popullor për merita të veçanta, si

luftëtar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, si themelues e drejtues i

katedrës së gjeografisë, si profesor i shquar i gjeografisë dhe si shkencëtar i

palodhur i kësaj fushe.

Prof. V. Naçoja u nda nga jeta në vitin 2001, por në kujtesën e kolegëve

dhe të studentëve të tij të shumtë ai do të mbetet i paharruar për kontributet

shkencore dhe për meritat e shquara në fushën e mësimdhënies së lëndëve

gjeografike në Universitetin e Tiranës.

Perikli QIRIAZI

Kronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturore

Perla, vëllimi 69, numri 3, 2014

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

KRIJOHET SHOQATA E GJUHËSISË SHQIPTARE

Me nismën e një grupi gjuhëtarësh dhe me mbështetjen e gjerë të

studiuesve dhe pedagogëve të shkencave gjuhësore në shkollat e larta dhe

institucione të tjera në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi dhe

në vende të tjera u krijua Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare. Shoqata u

regjistrua në Zyrën e Regjistrit të organizatave jofitimprurëse në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor të Tiranës më 10 korrik 2014.

Shoqata u krijua si bashkim vullnetar profesional i personave me

interesa dhe synime të përbashkëta, që merren me studime në fushën e

gjuhës shqipe në kuptimin e gjerë të fjalës si dhe me studime të tjera

gjuhësore.

Si forum shkencor i një anëtarësie të gjerë dhe të cilësuar të studiuesve

në fushën e gjuhësisë në përgjithësi dhe të gjuhës shqipe në veçanti Shoqata

synon të luajë një rol aktiv integrues dhe zhvillues në gjuhësinë shqiptare në

tërësi dhe sidomos në çështjet e shqipes standarde, në hartimin, diskutimin e

në miratimin e veprave kodifikuese.

Shoqata synon të bashkojë dhe të organizojë më mirë forcat shkencore

të gjuhësisë shqiptare mbi bazën e parimit të respektimit të lirisë akademike

dhe të individualitetit krijues; të ndihmojë për zhvillimin e qëndrueshëm të

gjuhës shqipe, për mbrojtjen e gjuhës standarde shqipe dhe përhapjen e saj

në shtresa të gjera të shoqërisë shqiptare; të veprojë dhe të ndikojë për

ngritjen e kulturës gjuhësore të shoqërisë shqiptare nëpërmjet një

veprimtarie të vijueshme e sistematike të Shoqatës dhe të anëtarëve të saj; të

ndihmojë institucionet shtetërore dhe joshtetërore me këshillime të rregullta

gjuhësore; të ndihmojë për ngritjen e kualifikimit shkencor të anëtarëve të

shoqatës dhe përparimin e tyre në hierarkinë shkencore, veçanërisht të të

rinjve, nëpërmjet veprimtarive të posaçme të shoqatës; të ndërmarrë

projekte studimore mbarëkombëtare veçanërisht në fushën e gjuhës së

sotme shqipe; të organizojë diskutime, për të shkëmbyer përvojë dhe për të

përmirësuar ndjeshëm gjendjen e sotme të mësimit të gjuhës shqipe në

shkollat e të gjitha niveleve; të vendosë lidhje me shoqata analoge në botën

e jashtme për të fituar një njohje më të plotë të arritjeve dhe drejtimeve të

reja të gjuhësisë së sotme dhe për të sjellë përvoja të reja në gjuhësinë tonë.

Për arritjen e këtyre synimeve, Shoqata parashikon të organizojë

veprimtari shkencore të vijueshme dhe të ketë shtypin e saj shkencor.

162 Kronika kulturore

Shoqata është në fazën e organizimit të degëve të saj në të gjithë

hapësirën ku flitet, mësohet dhe studiohet gjuha shqipe.

Kujtim KAPLLANI

كتاب شناسي

١٣٩ يورگو بولو _ي خيشاهد در زمان تارچوسيا رجب

١٤٢ اميل الفه _بالكان ي در منطقه مطالعات زبان

١٤٨ مايكل شميدت نكه _ ساماي ني واژگان نثر مارتدر ي و فرهنگي اجتماعيجنبه ها

يادگاري

١٥٣ سيل كريستو و _يي اي آلباني دان برجسته مدرسه ، جغرافگاشياحمد پروفسور

يي ايچهره برجسته آموزش و پرورش و علوم جغرافوسيل ناچو پروفسور

١٥٦ پريكلي چيريازي _

گزارش فرهنگي

١٦١ كويتيم كاپالني _يي اي آلباني انجمن زبان شناسليتشك

١۶٣ فهرست فارسي

PERLA” مرواريد“

دهمنوز فرهنگي، سال– علمي فصلنامه

٦٩ ل شماره مسلس– ميالدي٢٠١٤ سال ومسشماره

مطالبفهرست

روابط فرهنگي

گفت و گو با كوروش هيجدهم و قرنيخي و تارياسيبه عنوان موضوع سبيگ اسكندر

٥ مايكل شميدت نكه_) در گفتگوي مردگان(

١٥ لوراند بيساي_پروفسور دكتر ياشار رجب آقاي محقق شرق شناس

٢٧ ابراهيم كادريو_مردم شعر گويي

آلباني شناسي

٣٥ آگرون دورو و ويلما پروكو_زبان آلبانيايي الحات مفهوم اصطبازتاب

٤٣ اميل الفه_ي اصطالحات و واژگان عمومي براي به عنوان منبعي مردممحاوره

٥٤ دورينا توجاري_آنها ي و ارزش امروزگذشته قرن يياياصطالحات واژگان آلبان

٦٣ جواد لوشي_ي روسو يياي دو زبانه آلبانسانيفرهنگ نو

٧٢ يورجي جيناري_لهجه اي يياي اطلس زبان آلبانزبان آربري هاي ايتاليا و مردم چام در

٨٢ آرديتا جوهري _ ييايفرهنگ عامه آلبانارنست كوليچي و

ايرانشناسي

٣٩ گازمند اشپوزا_راشري در مورد رنسانس ايراني فسامي

٠١١ حبيب اهللا آيت اللهي_هنر دوره مغول

١١١ محمد جعفر ياحقي _ ادبي رنسانس مدحانيپا

٧١١ أميم داري آحمد ت_مكتب تصوف و عرفان

٣١٣ لوكونين. والديمير گ_ سه و نر بهرام يسكه سلسله ساسان