revista paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

20
NDRYSHIMET NË KOHË, GJITHNJË E MË POZITIVE Intervistë me veprimtarin e aktivistin e dalluar, Muhamed Murtezi Viti VIII. Nr. 75. 19 korrik - 19 gusht 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial LAVDËRIM MARRISË Ligji dhe rendi nën 'përmbysjen demokratike' të Egjiptit?

Upload: revista-paqja

Post on 27-Mar-2016

239 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

NDRYSHIMET NË KOHË, GJITHNJË E MË POZITIVE

Intervistë me veprimtarin e aktivistin e dalluar, Muhamed Murtezi

Viti VIII. Nr. 75. 19 korrik - 19 gusht 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

LAVDËRIM MARRISË

Ligji dhe rendi nën 'përmbysjen demokratike'të Egjiptit?

Page 2: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

2 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

NDRYSHIMET NË KOHË, GJITHNJË E MË POZITIVE

Intervistë me veprimtarin e aktivistin e dalluar, Muhamed Murtezi

Viti VIII. Nr. 75. 19 korrik - 19 gusht 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

LAVDËRIM MARRISË

Ligji dhe rendi nën 'përmbysjen demokratike'të Egjiptit?

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti VIII / Nr. 7519 korrik - 19 gusht 2013

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Intervistë me Ahmet Sadriun, anëtar i Kryesisë së BIK-utPërkushtimi i BIK në Ramazan

Ligji dhe rendi nën'përmbysjen demokratike'...

10 Mr. Muhidin AhmetiIslami dhe muslimanët në Austri

15

Lulzim AhmetiKosovës i mungojnë investimet e huaja

4

6

Page 3: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 3Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

Editorial

Avni AVDIU

Është një libër afro dyqind faqesh me këtë titull shkruar nga Eraz-mo Roterdami. Meqë preferova

ta emërtoj këtë editorial kështu, jam i prirur të filloj duke shkoqitur edhe disa fragmente nga ky libër. “Ç’të bëjmë, bota është e rregulluar kështu (f.46), me plotë të marrë (f.136); shu-mica e madhe e njerëzve janë të marrë (f.53) Pitagora pohoi se asnjë kafshë nuk është më e mjerë se njeriu, meqë të gjitha ato janë të kënaqura me ku-fijtë e natyrës, kurse njeriu orvatet të dalë prej kufijve të natyrshmërisë së vet (f.75); Sa më injorant të jetë dikush, aq më mburravec është, aq më shumë rreh gjoks dhe kapërdiset. Ajo më e keqja u pëlqen gjithmonë më tepër shumicës, sepse numri më i madh i njerëzve është në shërbim të marrisë. Mandej, sa më injorant të jetë dikush aq më tepër është i kënaqur me vetveten (f.89); Është më i mirë ai njeri që e fsheh marrinë e vet, se sa ai që e fsheh mençurinë e vet (f.138)”.

Rrjetet sociale, portalet, gazetat, re-vistat dhe mediet elektronike po ndih-mojnë që kjo marri e disave të marrë dhenë. Mund të shihen lloj-lloj mar-rish, nga më të ndryshmet, por ajo që bie në sy për të keq kohëve të fundit është lavdërimi me organet gjenitale, duke përdorur metafora për to. Duke e identifikuar organin intim femëror me ‘zogun’, kjo formë e re e marrisë është një ndër lavdërimet më të pista, më të fëlliqura dhe më idioteske. Sinqerisht ndjej turp edhe që po shkruaj në formë kritike për këtë fenomen, ani pse atyre që po e bëjnë dhe po e trumbetojnë s’u skuqet fytyra. Hajde njeriu krenohet me dituri, me pasuri, me pasardhës etj. edhe pse nuk ia vlen edhe me to, por të krenohet publikisht me organin gjenital, vërtet kjo është kulminacion i marrisë.

Kështu nuk kalon pothuajse ditë pa u krenuar me ‘zogun’ e saj ndonjë nga VIP-at këngëtare ose artiste shqiptare. Më tepër se banalitet. Deri këtu ka ar-dhur puna!!! Dhe për këtë çdo koment është i tepër.

Mirëpo në kontekst logjik duhet thë-në disa gjëra; së pari për të ashtuquajtu-rat VIP-a qofshin artiste ose këngëtare. Janë përcaktuar të zhvishen. Dakord.

Duan që kështu ta ndërtojnë person-alitetin. Edhe këtu dakord. Megjithatë çfarë duan të thonë kur këto gjëra i lid-hin me fenë islame?! Disa prej tyre lexo-jmë të shpallin në profilet e veta se gjatë Ramazanit do të mbu-lohen, se lexojnë Kuran, agjërojnë e falen. Si men-dojnë logjikisht t’i lidhin këto gjëra kaq kontra-diktore?! Apo mos vallë duan që armatës së simpatizuesve të paud-hëzuar, t’i shtohet edhe numri i të udhëzuarve?! Çfarë lloj matematike është kjo: nga njëra anë: krenari me ‘zogun’, me zhveshjen, me njëqind budallaki tjera xhahile, kurse nga ana tjetër: namaz, agjërim, lexim Kurani etj. Pra çfarë lloj ekuilibri duan të mbajnë?! Defini-tivisht edhe këtu marrëzia s’ka kufij.

Dhe së f u n d i , mediet q ë

duan të po-p u l l a r -izohen me ‘zogun’ e asaj e kësaj dhe merren me banalitete të tilla, duhet ta ndiejnë në mos me ndërgjegje, atëherë me sensin logjik, llumin në të cilin janë fun-dosur. Gjërat e tillë të kësaj natyre, se cila e ka ‘zogun’ ose pra-panicën më të mirë, se cila me kë ka bërë flirt, çka ka kap me dorë gjersa ka kënduar ose ku e ka futur mikrofonin etj, janë më tepër se idioteske. Nëse këto medie janë hapur nga rrugaçët,

atëherë duhet të këtë mekanizma që kujdesen për t’i thënë stop rrugaçërisë së institucionalizuar, por nëse janë ha-pur nga njerëz serioz, është koha që ata ta kuptojnë se me gjëra të tilla kanë hyrë lluga për ta humbur kredibilitetin te njerëzit normal e me

mendje të shën-doshë. n

LAVDËRIM MARRISË

Page 4: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA4 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

Lulzim AHMETI

Rënia e vazhdueshme e investime të huaja direkte në Kosovës është një tregues tjetër se vendi është

duke rrëshqitur në një rrugë të vështirë, e cila do të bëjë që kriza financiare të thellohet edhe më shumë. Në të ardh-men kjo mungesë e investime do të vazhdojë të ndihet edhe te mungesa e parasë, e cila nga dita në ditë është duke u theksuar.

Gjatë vitit të kaluar trendi i inves-timeve të huaja ka vazhduar me rënie pavarësisht hapave të ndërmarr nga ana e Qeverisë së Kosovës për të përmirë-suar ambientin biznesor në vend. Përveç rënies së investimeve të huaja gjatë vitit 2012, ky trend negativ ka vazhduar edhe në pjesën e parë të këtij viti.

Ekspertë të fushës së ekonomisë edhe pse pranojnë se ka përmirësime sa i përket renditjes në raportin e Bankës Botërore “Të bërët Biznes”, Qeveria re-spektivisht, Ministria e Tregtisë dhe In-dustrisë (MTI), sipas tyre, nuk ka arri-tur që të krijojë një konkurrencë të fortë për të tërhequr sa më shumë investime nga jashtë. Për shkak të këtij dështimi për të tërhequr investime të huaj, ka ardhur edhe deri te rënia e investimeve të brendshme.

Investimet ndikuan edhe në rritjen ekonomike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe eksperti i ekonomisë Muhamet Mustafa ka thënë se përkundër ndryshimeve që janë bërë, ato nuk kanë arritur që të rri-sin konkurrencën. Sipas tij, përmirësimi i ambientit biznesor pa ndryshimet të tjera nuk mund të sjell investime.

Mustafa ka thënë se është menduar se me zgjidhjen e statusit politik, do të ketë më shumë investime të jashtme, por ka ndodhur e kundërta. “Qeveria, përkatësisht ministria përkatëse ka men-duar se me disa ndryshime kozmetike, duke përmirësuar pozitën në indeksin e bërjes biznes do të ketë investime, por ka lënë anash sigurimin e konkurrencës fer,

mbrojtjen e kontratave, luftimin real te korrupsionit, përmirësimin e ofertës fi-nanciare, rregullimin e prokurimit pub-lik. Ajo në fakt nuk ka bërë ndryshim

real pozitiv të gjendjes dhe si rezultat kemi rënien e investimeve të jashtme e fatkeqësisht edhe atyre vendore”, - ka theksuar Mustafa.

Kosovës i mungojnë investimet e huaja Kulmi i investimeve të huaj në Kosovës, ka arritur në vitin 2007 ku këto investime kapen shumën prej 440 milionë eurosh. Por pas këtij viti, trendi i investimeve të huaj shkoj duke shënuar rënie, mbase kjo duke u ndikuar nga kriza ekonomike financiare që kaploi botën më 2008. Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se Qeveria duhet të krijojë një konkurrencë të fortë dhe të përmirësojë kushtet për bizneset e huaja

Muhamet Mustafa

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Page 5: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 5Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

Kosovës i mungojnë investimet e huaja

Sipas tij, rënia e investimeve ka ndi-kuar edhe në rritjen e vogël ekonomike, pasi ndikimi i rritjes së investimeve pub-like më tutje nuk ka forcën që kishte. “Qe-veria duhet të punojë që të evitojë politi-kat dhe sjelljen klienteliste ndaj bizneseve dhe të sigurojë konkurrencën e barabartë, të mbrojë kontratat e transaksionet bi-znesore me ligj. Këtu është fillimi, e pastaj

duhet të përmirësojë kushtet e financim-it, përshtatjen në politikën e taksave, të bëhet vetë më efektive, më ekonomike , më llogaridhënëse”, - ka thënë eksperti i ekonomisë Muhamet Mustafa.

BQK: Investimet u rritën për 6%Por përkundër kësaj, zëdhënësi

i Bakës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada ka thënë se investimet e huaja në tremujorin e parë të këtij vitit kanë pasur një trend rritës. Sipas tij, krahasuar me investimet e huaja me tre mujorin e parë të vitit 2012 dhe me tremujorin e parë të vitit 2013, ka një rritje prej 6 për qind.

“Investimet e huaja direkte si një ndër komponentët me peshën më të madhe në kuadër të llogarisë financiare, në tremujorin e parë të vitit 2013 kanë shënuar rritje të lehtë prej 6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe arritën vlerën neto prej 60.1 milionë euro”, - tha ai.

Zëdhënësi Besnik Kada ka bërë të ditur se investimet në letra me vlerë jashtë vendit kanë shënuar rritje për 53

milionë euro, që ka ndikuar në rritjen e deficitit në llogarinë financiare.

Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Arta Istrefi ka bërë të ditur se të dhënat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve tregojnë se nga viti 2012 kemi trend të rritjes së bizneseve të regjistruar me pronar të huaj. “Në 6 mujorin e parë të vitit 2012 janë regjistruar 422 biznese me pronar të huaj, ndërsa në gjashtë mujorin e këtij viti është shtuar numri i tyre në 123, ose në total nga janari deri më 30 qershor të këtij viti janë regjis-truar gjithsej 545 biznese me pronar të huaj”, - tha ajo.

Sipas statistikave të viteve të fundit, Istrefi thotë se Kosova në vitin 2007 ka pasur shifrën më të madhe të investime-ve që ka regjistruar ndonjëherë me 440 milionë euro. “Për shkak të Diasporës Kosovare që jeton kryesisht në dy shtete shumë të fuqishme ekonomikisht (Gjer-mani dhe Zvicër), edhe për shkak të krizës Globale, Kosova ka shënuar rritje të investimeve në vitin 2010 dhe 2011, pas rënies së konsiderueshme në vitin 2008 dhe 2009. Në vitin 2010 kemi pasur rritje të in- vestimeve për 28 për qind, kurse në vitin 2011 një rritje për 8 për q i n d . Për fat të keq,

Ekonomia Ev-ropiane vazh-doj të stagnojë në vitin 2012, duke shkaktuar rënie të inves-timeve në tërë Evropën, përf-

shirë rajonin e Evropës J u g l i n -

dore”, - ka

thënë zëd-h ë n ë s j a

e MTI-së Arta Istrefi. n

Investimet

e huajaViti: 2006 - 294.8 milionë euroViti: 2007 -

440.7 milionë euroViti: 2008 - 366.5 milionë euroViti: 2009 - 291.4 milionë euroViti: 2010 - 365.8 milionë euroViti: 2011 - 394.6 milionë euroViti: 2012 - 232.0 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës

Page 6: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA6 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

Bismilahirr-

Rrahmani RrahimNë fillim shfryt-ëzoj nga rasti që të gjithë

besimtarëve të besimit islam kudo që janë nëpërmjet revistës suaj tua uroj muajin e bekuar të Rama-zanit, duke lutur Allahun xh.sh., që të kemi agjërim të lehtë dhe të pranuar si dhe ta kalojmë këtë muaj nën adhurim të plotë ndaj Zotit dhe përkushtim ndaj Tij me shpresë që të arrijmë kënaqë-sin e Krijuesit tonë.

PËRKUSHTIMI I BIK NË RAMAZAN

Intervistoi: Jeton ISUFI

PAQJA: Fillimisht meqenëse jemi në Muajin e Shenjtë të Ramzanit, a mund të na thoni çka nënkupton ky muaj për besimtarët musliman, cili është synimi i besmitarit me agjërimin e këtij Muaji?

Sadriu: Muaji i bekuar i Ramaza-nit është një prej muajve, të cilin Al-lahu xh.sh, e ka dalluar prej muajve tjerë duke ia ngritur peshën dhe vlerën sepse në këtë muaj janë zbritur të gjitha shpal-ljet në mesin e tyre edhe Kurani si libër i fundit hyjnor dhe udhërrëfyes për tërë njerëzimin. Ramazani përveç që është muaj i Kuranit është muaj i mëshirës-rahmetit, faljes, begative, shpëtimit prej zjarri, muaj i dijes, i solidaritetit dhe af-rimit mes njerëzve. Në këtë muaj Allahu xh,sh, besimtarët i obligoi me një ibadet siç është agjërimi, që nënkupton abstenim nga të ngrënurit dhe të pirit si dhe marëd-hënieve intime duke filluar nga imsaku e deri në iftar. Synimi i besimtarit nëpër-mjet agjërimit është që të arrijë shkallën e devotshmërisë që d.m.th. kënaqësinë e Krijuesit të gjithësisë dhe afërsisë së Tij.

PAQJA: A ka hyrë BIRK-u në këtë muaj e përgadituar për t’i prituar fluksin e madh të besimtarëve në këtë muaj, pa-siqë frekuentimi i xhamive në këtë muaj nga besimtarët është i madh?

Sadriu: BIRK, si gjithëmonë edhe këtë herë ka bërë përgatitjet e duhura që në këtë muaj të hyj sa më e përgatitur në mënyrë që të jetë prezent kudo që e kërkon nevoja si me ligjërata (gjatë namazit të xhumasë, drekës dhe ter-avisë), tribuna dhe emisone të ndry-shme nëpërmjet mediumeve qoftë lokale ose nacionale. Paraprakisht në tërë territorin e Kosovës, nëpërmjet Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës kemi organizuar mbledhje me imam, ku kemi biseduar dhe trajtuar format se si do të prezentohemi gjatë këtij muaji para xhematit.

PAQJA: Cilat janë aktivitet kryesore të Bashkësis Islame të Republikës së Kosovës në Muajin e Shenjtë të Ramazanit?

Sadriu: Gjatë këtij muaji BIK-u organizon aktivitete të ndryshme nëpër xhamia dhe jashtë tyre, duke iu

përgjigjur nevojave dhe kërkesave të xhematit tonë dhe duke ju qëndruar sa më afër. Në lidhje me këtë Kryesia e BIK-ut, ka përgatitur një ekip profesion-al nga profesorët e Fakulteti të Studi-meve Islame (FSI), Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë me paralelet e saj në Prizren dhe Gjilan si dhe stafi i Kryesisë së BIK-ut, për të mbuluar ter-renin gjatë këtij muaji me një projekt, të cilin e ka përgatitur Kryeimami i BIK-së, Sabri Bajgora.

PAQJA: Sa po arrini që këto aktiviteti tuaja t’i zhvilloni në të gjitha këshillat lo-kalë të BIRK-ut dhe a keni përkrahje nga institucionet apo besimtarët e vendit?

Sadriu: Në këtë vit kemi bërë një organizim më të ndryshëm nga vitet e tjera. Siç e kemi cekuar më lartë kemi angazhuar një ekip profesionist nga profesorët e FSI-së, Medresës dhe sta-fit të Kryesisë së BIK-së. Një ekip nga profesorët e Medresesë së Prishtinës, i kemi angazhuar në pjesën qendrore të Kosovës dhe në rrafshin e Kosovës, eki-pi i profesorëve të Medresës së Prizrenit në rajonin e Prizrenit dhe në një pjesë të Dukagjinit, ekipi i profresorëve të Gjila-nit në rajonin e Gjilanit, si dhe Kosovës Lindore (Preshevë dhe Bujanoc). Këtyre ekipeve ua kemi bashkangjitur edhe profesorët e FSI-së. Kurse stafi i Krye-sisë së BIK-ut, është i shpërndarë në tërë territorin e Kosovës (aty edhe ku kërkohet nevoja). Muaji i Ramazanit është mujai i veçantë dhe kërkesat dhe përkrahja nuk ka munguar asnjëherë.

“Gjatë këtij Muaji BIK ka mobilizuar tw gjitha energjitë dhe potenci-alet e veta që të kontribuojë maksimalisht për të ofruar më të mirën e mundshme për besimtarët e Kosovës”, - u shpreh në një intervistë Ahmet ef. Sadriu anëtar i kryesisë se Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Drejtor i Departamentit për Shtyp dhe Veprimtari Bot-uese të Bashkësisë Islame

Intervistë m

e

Ahmet ef. S

adriu, Drejto

r

i Departamentit

për Shtyp

Page 7: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 7Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

PAQJA: Në fushën e shtypit dhe të bot-imve si qëndron Bashkësia Islame e Re-publikës së Kosovës?

Sadriu: BIK-u i kushton rëndësi fushës së botimeve, përveq periodiku që e botojmë rregullisht si, “Dituria Islame”, “Edukata Islame” e "Takvimi", ne botojëm në vazhdimsi edhe vepra fetare, kulturore e histrorike.

PAQJA: Është përmendur shpesh edhe hapja e një kanali televiziv nga BIRK-u, mirëpo nuk u janë përgjigjur për dhënien e frekuencave të këtij kanali, a ka shpresë që në ardhmen të hapet ky kanal televiziv nga BIRK-u?

Sadriu: Çështja e kërkesës së hapjes së një kanali televiziv është e ka-motshme. Ne vazhdojmë të bëjmë një kërkesë të tillë, por deri më tani nuk hasim në mirëkuptim nga organet tona që janë përgjegjëse për këtë fushë, por mbesim me shpresë tek Allahu xh.sh., që një ditë edhe këtë projekt ta konkretizojmë me sukses.

PAQJA: Një vepër shumë

e rëndësishme në Muajin e Ramazanit është edhe dhënia e sadakul-fitrit. Si caktohet kjo dhe cili është qëllimi i saj, pasi që dihet se BIRK-u është adresa kryesore e dhënies së sadakul-fitrit?

Sadriu: Sadakatul- fitri është një institucion i veçantë, i cili është lidhur ngusht me agjërimin dhe i cili jepet në

fund të këtij muaji. Shuma e tij cakto-het nga Kryesia e BIK-ut dhe është e kategorive të ndryshme varësisht nga kushtet dhe standardi familjar, duke fil-luar nga 2,3, 5 dhe 10 euro për person. Kjo sadaka ka për qëllim pastrimin e lëshimeve, gabimeve të mundëshme nga agjëruesi gjatë këtij muaji. Duke

patur parasysh se insti-tucioni i BIK-ut nuk ka mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, besim-tarët islam këto obligime siç është sadakatul fitri dhe zeqati vazhdimisht i kanë destinuar në fondin e BIK-ut, për mbarvajtjen e insti-tucioneve arsimore të BIK-ut.(FSI-së dhe Medresesë) dhe kërkojmë që një gjë të tillë ta bëjnë edhe këtë vit.

PAQJA: Për fund cila kishte më qenë porosia e juaj drej-tuar lexuesve të revistës sonë?

Sadriu: Shfrytëzojë nga rasti që gjithë lexuesve së revistës suaj së pari t’u dëshi-rojë agjërim të lehtë dhe të pranuar, ndërsda juve ju fal-enderoj dhe ju uroj suksese në misionin tuaj. n

Page 8: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA8 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

Raport diplomatik: Rënia e “vëllezërve” në Egjipt dhe në vendet tjera ishte e pritshme

Për revistën libaneze “Sefir-(Ambasador)” flet Davud Remal për raportin diplomatik, i cili nxjerrë përshkrimin e polemikës së zhvilluar gjatë takimit të G-8-ës rreth ngritjes së rolit të islamistëve në shtetet arabe, në veçanti fjalimit hyrës të kryetarit rus i cili e mbajti në këtë takim rreth përvojës kur islamistët qeverisn vendin

Davud RIMAL /Revista “Sefir”/

Doli në shesh raporti diplomatik i polemikës së zhvilluar në perën-dim rreth ngritjes së rolit të is-

lamistëve në Liban dhe në shtetet arabe në përgjithësi. Nga kjo u kuptua se në çdo mënyrë duhet të parandalohet ose frenohet roli i islamistëve me veprime praktike, të cilat do të fillohen me për-forcimin e ushtrisë libaneze nga ana e perëndimit pas betejës në Abra.

Raporti sqaron qartë se ajo që ndo-dhi në Egjipt rreth ndryshimeve të fun-dit, për shtetet perëndimore ishte ngjarje e pritshme. Zotërinjtë e G-8-ës hapën debatin për dorëzimin e islamistëve në shtetet ku ata veprojnë në të gjitha shtetet arabe dhe njëri prej këtyre shteteve është Egjipti. Në këtë takim të G-8-ës i cili u mbajt në Irlandën Veriore presidenti Vladimir Putin mbajti një fjalim të gjatë.

Fjalimi i presidentit rus doli nga ra-porti diplomatik, i cili hodhi shkëndijë me qëllim që t’i orientojë zotërinjtë prezentë, duke ju thënë: “Dëshironi t’ua dorëzoj presidentin Beshar el Esed? Shi-koni ju zotërinjtë e tu, që i keni krijuar ju në Lindjen e Mesme, nën emërimin e quajtur Pranvera Arabe. Ja pra nga ato shoqëri atje dolën këta udhëheqës.

Revolucioni që është duke u zhvil-luar kundër presidenti Mursi në Egjipt ende po vazhdon dhe ai i cili e kupton natyrën e shoqërisë egjiptiane e di mirë se ajo shoqëri në vete përmban shoqëri civile me taban të fortë dhe me kultura të ndryshme. Atje ka një civilizim, ata kanë një histori në rrafshin politik dhe atë të shkëlqyer. Ata nuk pranojnë të sfidohen me anë të dhunës.

Ndërsa sa i përket Taip Erdoganit, vërtet, atje dolën në rrugë kundër tij, ndërsa ky është vetëm fillimi i një ylli që po ngjitet. Në Tunizi atje po qeverisin Ihvanët dhe selefët (Vëllezrit Muslimanë dhe tradicionalistët) që ju i krijuat, atje

siç po e shihni nuk ka qetësi, prandaj atje pritet që së shpejti të ndërhyjë ush-tria, me qëllim që ta udhëheqë vendin. Kjo bëhet për shkak se Evropa nuk lejon trazira përreth kufijve të saj, duke qenë se Tunizia ka marrëdhënie të mira me Evropën (shefi i shtabit të Tunizisë nuk e ka dhënë dorëheqjen më kot, por ai ka thënë se do të kandidojë për postin e presidentit të Republikës).

Libia pas Muamer el Gadafit është një kaos i vërtetë dhe atje kanë shumë probleme prej të cilave e kanë të vështirë të ndërtojnë një qeveri stabile me struk-ltura të qëndrueshme të shtetit. Jemeni pas largimit të Abdullah Salih është duke e humbur qëndrueshmërinë dhe sta-bilitetin si brenda qeverisë ashtu edhe

qetësisë në rrugë. Udhëheqësit ushtarak që dolën nga trazirat dha ata të sigurisë ende janë në poste qeverisëse në tërë vendin. Ndërsa shtetet e Gjiri Persik janë krateri vullkanik që do të shpërthejë dhe do të godet të gjitha shtetet tjera.

Vazhdoi Putin duke ju thënë: Kërkoni nga Rusia që t’ua lirojë Esedin dhe regji-min e tij që ju të mund ta vendosni opoz-itën nga e cila ende nuk dihet se cili është udhëheqësi i tyre, pastaj të presim fet-vatë� e tekfircave.2 Atyre nuk ju dihen parimet elementare për shkak të shumë nacionaliteteve që gjenden aty dhe që janë me orientime të ndryshme. Shumë prej tyre janë kasapë dhe kanibalë. Ju gjerat po i peshoni me dy kandarë, krizën siriane po e përafroni dhe sipas mënyrës

Page 9: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 9Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

Raport diplomatik: Rënia e “vëllezërve” në Egjipt dhe në vendet tjera ishte e pritshme

suaj thuajse do t’i vendosni në një çati sikur dimrin ashtu edhe verën.

Ju po e gënjeni shoqërinë tuaj për përfitime dhe interes tuaj, por kjo nuk është aq e rëndësishme, sa kjo tjetra që krahas gënjeshtrave tuaja ndaj popullit tuaj, por me të po gënjeni mbarë popujt e botës. Teatri ndërkombëtar nuk është vetëm i juaji dhe njëanshmëria e juaj që prej dy dekadave ka qenë pa asnjë kundërpërgjigje.

Vazhdoi Putin fjalimin e tij e vazhdoi me fjalët: Ju të gjithë keni bashkuar for-cat në Siri. Që prej dhjetë vjetësh thirre-ni se jeni duke e luftuar terrorizmin dhe ja sot, ju jeni në partneritet dhe aleancë me këta terroristë derisa po i ndihmoni që të vijnë në pushtet. Vendimet që doni t’i merrni për armatosjen e tyre po hapni rrugët e dërgimit të kriminelëve në Siri që ta përmbysni, dobësoni dhe ta copë-toni vendin. Pyetja ime: “Për Zotin tuaj,

për çfarë demokracie jeni duke folur? Dëshironi sistem demokratik në Siri në vend të regjimit të Esedit, mirëpo Turqia dhe shtetet aleate përreth jush në rajon a do ta mirëpresin këtë?

Pastaj Putini iu drejtua presidentit të SHBA-ve duke i thënë: “Shteti juaj dër-goi ushtrinë e vet në Afganistan në vitin 2001 me qëllim që t’i luftojë “talibanët”, organizatën e al Kaidës dhe terroristët tekfircat e fesë, që i keni akuzuar se ishin bartësit e sulmit të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Vashigton, ndërsa sot ju po bashkëpunoni me ta në Siri, dhe keni shpreh vullnetin tuaj me aleatët tuaj që t’ju dërgoni armë, ja pra, bazat e juaja ushtarake, të cilat janë me diametrin më të gjerë në botë. Po u mundësohet taleba-nëve të kenë përfaqësuesit e tyre zyrtarë, duke ju hapur zyra nëpër vendin e tyre.

Putini e pyeti presidentin e Francës “Si e dërgon ushtrinë tënde në Mali që

të vrisni terroristët tekficë në njërën anë, ndërsa në anën tjetër keni aleanca me ta në Siri, duke i ndihmuar ata dhe plus kësaj t’ju dërgoni armatim të rëndë që të luftojnë regjimin? Kështu i erdhi radha që të t’i drejtohet edhe kryeministrit britanik David Cameron, duke i thënë atij: “Gjithashtu edhe ti po kërkon që të armatosen terroristët në Siri, kur prej tyre dy ishin ata që t’i therën ushtarët në një nga rrugët e Londrës në mes të ditës dhe atë në frontin e kalimtarëve aty ku nuk mund të thuhet se nuk ishte shteti yt, se nuk ishte pushteti yt e as sigurimi yt. Mu siç u bë një krim spektakular në Paris kundër disa ushtarëve francezë”

Befasia e këtij raporti të këtij taki-mi ishte pëlqimi i kancelares gjermane Angela Merkel, e cila për secilën fjali që thoshte Putini ajo tundte kokën si shenjë pajtueshmërie. Prandaj ajo qe edhe këmbëngulëse në refuzimin e saj për ndonjë zgjidhje tjetër përveç zgjid-hje politike. “Tani mundësia ushtarake në Siri do të na shpie në rrugë të pan-johura. ”Refuzoj me këmbëngulje që t’i dërgohet armatim opozitës siriane. Që të mos arrijë armatimi në duart e terroristëve, që pastaj ata të mumd t’i përdorin ato në shtetet e BE-së.”

Ajo gjithashtu dha shenja se nuk parapëlqen që disa partnerë të saj evro-pianë t’i sheh duke bërë aventura ush-tarake dhe politike, në vend se të kon-tribuojnë më shumë për ngritjen e tyre financiare dhe ekonomike.. “Për shkak se Gjermania nuk mund të jetë vazhdi-misht një levë financiare dhe ekonomike e këtyre vendeve, ose të kontribuojë në mbulimin e gabimeve të tyre”. n

Përktheu nga arabishtja: Muhamed J. KAJOLLI

Marrë nga: http://www.almay-adeen.net/ar/news/arab_press-YRx5C,j870K7oKHzADF,aA/

1 Vendimet juridike sipas jurisprudencës islame2 Tekfirca, një grup njerëzish që pa argumente (ose të bazuar në argumentet prej tyre) akuzo-jnë besimtarët që nuk mendojnë sikur ata për heretikë. Dhe gjykimi tyre bëhet aty për aty, dhe me ekzekutim.

Page 10: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA10 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

John L. ESPOSITOJohn O. VOLL Universiteti Georgetown

Vrasja e 52 mbështetësve të paar-matosur të Vëllazërisë Muslimane (VM) në namaz më 7 korrik

ngreh pyetje serioze për të ardhmen e “përmbysjes demokratike” të Egjiptit. Rritja e numrave të viktimave në për-leshjet në Kajro demaskon kundër-shtitë e rrezikshme të pushtimit ush-tarak të qeverisë në Egjipt. Edhe pse udhëheqësit ushtarakë pretendojnë se po punojnë në krijimin e një qeverie kombëtare gjithëpërfshirëse, reagimet e tyre ndaj demonstratave popullore të mbështetësve të Presidentit Morsi, hedhin poshtë këtë pozicion. Ushtria argumenton se demonstratat e mëdha popullore disi reflektojnë dëshirën e po-pullit egjiptian – kur këto demonstrata bënin thirrje për dorëheqjen e Presi-dentit Morsi. Mirëpo, numër i madh i njerëzve që demonstrojnë në favor të Presidentit Morsi marrin një trajtim krejt ndryshe prej forcave të armato-sura egjiptiane dhe nuk njihen si një përfaqësim i një zëri të rëndësishëm në shoqërinë egjiptiane.

Kjo kontradiktë është parë në vep-rimet e forcave të armatosura në bal-lafaqimin me demonstratat e mëdha gjithëpopullore. Gjatë ditëve të demon-stratave anti-Morsi në sheshin Tahrir dhe gjithkund tjetër, ushtarët ishin vro-jtues kur ushtria dhe forcat e sigurisë rrallë ndërhynin për të sjellë rend. Kjo mungesë e veprimit madje u duk shumë qartë kur forcat anti-Morsi u bënë një turmë e dhunshme që shkatërruan zyrat qendrore të VM-së. Mirëpo, javën e fun-dit, kur forcat pro-Morsi u angazhuan në demonstrata jo të dhunshme me qëndrim ulur në tokë, ata në mënyrë të shpejtë u përballën me veprim të fuqishëm ushtarak. Në demonstratat e para më 5 korrik, ditën e premte, protestuesit marshuan për te klubi i oficerëve të Gardës së Republikës pasi kryen namazin e xhumasë në xhaminë e Rabaa al-Adawiya-s. Eprori në komandë të ushtarëve urdhëroi demonstruesit të qëndrojnë jashtë rrugës para ndërtesës,

por turma e madhe shtyri disa njerëz në rrugë. Korrespodenti i BBC-së, Jeremy Bowen ishte prezent dhe raportoi1 se “brenda minutës i pash tytat e armëve të drejtuara” dhe ushtarët shtinë në turmë me municion të vërtetë. Bowen thotë se ushtarët “përdorën plumba të vër-tetë para se të përdornin gaz lotsjellës”. Të hënën në mëngjes ushtria sulmoi demonstruesit derisa po falnin namazin e sabahut, duke vrarë 51 persona të ra-portuar dhe qindra të plagosur në atë të cilën vëzhguesit e quajnë masakër.

Udhëheqësit ushtarak raportojnë se ata po i nxisin mbështetësit e Presi-dentit Morsi të bashkohen me të tjerët në përpjekje për të krijuar një qeveri kombëtare. Mirëpo, është e vështirë të imagjinohet pse VM-ja do të kishte ndonjë arsye t’i besonte ushtrisë në çfarë-do negociate. Është edhe më e vështirë të shihet se kush janë njerëzit që ushtria mendon se duhet të jenë përfaqësuesit

e mbështetësve të Presidentit Morsi, ngase shumë nga udhëheqësit e partisë së tij, Partia për Liri dhe Drejtësi, dhe VM-së janë në arrest ose në burg.

Kjo situatë vë në theks një kontradiktë të dytë të rrezikshme në pushtimin ush-tarak të qeverisë egjiptiane. Shumica e aktivistëve popullorë anti-Morsi u moti-vuan nga opozita për një program politik islamik. Mirëpo, përmbysja e Presidentit Morsi ka hapur rrugën për partinë ultra islamike selefiste Partinë El Nur, kjo sipas fjalëve të një shkrimi në New York Times me titull “Partia islame del nga negoci-atat”2 (New York Times, 8 korrik 2013). Të gjithë ata që në të kaluarën kanë bërë thirrje për një Islamizëm më akomodues dhe komprimues dhe që kanë mbështetur lëvizjen anti-Morsi, tani kanë korrur atë që kanë mbjellë me mosdëshirën për të pranuar një traditë historike të VM-së, e cila ka qenë e gatshme të operojë “me

sistemin”. Për momentin, forcat anti-Morsi kanë krijuar një kontekst në të cilin zëri madhor bashkues për simpatitë islamike është pjesa më fundamentaliste e spektrit ideologjik.

Kjo situatë është një humbje për ata që shpresojnë për një tranzicion paqë-sor prej autoritarizmit ushtarak në një demokraci të hapur në Egjipt. Para zgjedhjeve pas-Mubarak dhe demon-stratave në Tahrir, Abullahi An-Na’im argumentoi se:

“Avokatët e sekularizimit të shoqërisë islame janë të motivuar qartë nga kundër-shtimet e agjendës së fundamentalistëve islamik... Ironikisht, mirëpo, avokatia e tyre e sekularizmit mund t’i fuqizojë ata që po e kundërshtojnë. Nëse prezantohen me sekularizmin evropian si alternativën e vetme në të ashtuquajturin shtet islam ose aplikimin e sheriatit, shoqëritë islame në mënyrë të qartë do të preferonin këtë të fundit, me gjithë të metat konceptuale dhe vështirësitë praktike”. (“Islami politik në politikat kombëtare dhe Marrëdhëni-et Ndërkombëtare”, Desekularizimi i

Botës, botues Peter Berger, 1999, f.119)Është për t’u dëshiruar mendimi

se pjesa e regjimit të vjetër të mbetur të Mubarakut dhe elita e paorgani-

zuar sekulare në Egjipt të mendojnë se kundër-revolucioni i tyre do të ndry-shojë identifikimin e tërë popullit egji-ptian me Islamin. Qëllimi do të duhej të jetë jo përmbysja e këtyre islamistëve, të cilët po punojnë me këtë sistem, do të duhet të gjenden ura për akomodim në të cilin sekularistët dhe ata njerëz që identifikohet me regjimin e vjetër ushtarak do të bënin aq kompromise që kërkoheshin prej Presidentit Morsi dhe VM-së. Në mosrealizim të kësaj, ekziston rreziku i krijimit të një cikli, represioni më të madh ushtarak, gjak-derdhje dhe rikthim të sundimit ushta-rak autoritar në Egjipt. n

Përktheu: Shpresa ZEQAJ

1 http://www.breakingnews.com/item/ahZzfm-JyZWFraW5nbmV3cy13d3ctaHJkcg0LEgRTZ-WVkGIKWjBEM/-2013/07/05/video-i-saw-barrels-of-guns-lowered-and-shooting2 http://www.nytimes.com/2013/07/09/world/middleeast/al-nour-party-egypt.html

LIGJI DHE RENDI NËN ‘PËRMBYSJEN DEMOKRATIKE’ TË EGJIPTIT?

Page 11: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 11Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

Intervistoi: Avni AVDIU

Gjallëri më e madhe islame po ecë përpara me hapa të fuqishëm, madje edhe sa për të frikësuar

deri në palcë disa individë dhe qarqe të caktuara, të cilët Islamin e shohin si një rrezik për kombin dhe ardhmërinë tonë”, - thotë në mes tjerash Muhamed Murtezi Ph.D.c, veprimtar dhe aktivist i dalluar në Maqedoni

PAQJA: Ka kohë që jeni aktivist në Maqedoni. Si e vlerësoni kohën kur keni filluar hapat e parë të veprimtarisë si kryetar i LRI-së?

Murtezi: Ishte viti 1991, andaj edhe mund të paramendohet se për çfarë periudhe kohore bëhet fjalë. Atëherë kur po ndodhte shpërbërja e ish-Jugo-sllavisë. Lidhja e Rinisë Islame u theme-lua në qershor të këtij viti, madje disa muaj para se Republika e Maqedonisë të shpallë pavarësinë e vet nga RSFJ e dikurshme! Pra, në kuptimin politik ishte një periudhë e vështirë.

Edhe në aspektin fetar situata nuk ishte për t’u lakmuar shumë, sepse aktiv-itetet islame ishin të përkufizuara vetëm në kuadër të institucionit të Bashkësisë Islame, punës së rëndomtë dhe tradi-cionale me xhematin, mësim-besimit të zhvilluar fshehurazi, nën trysninë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të pushtetit komunist disa dekadësh.

Megjithatë, hapat e parë drejt një rizgjimi islam tanimë kishin marrë hov, qysh edhe para viteve të nëntëd-hjeta, në një ilegalitet të rëndomtë për ne shqiptarët, ndërsa vullneti i çeliktë dhe dëshira për të vepruar në mënyrë aktive bënë që kjo energji pozitive ri-nore të kahëzohet institucionalisht dhe të themelojmë organizatën e parë rinore fetare në trojet tona, Lidhjen e Rinisë Is-lame, e cila, më shumë se një organizatë joqeveritare, ishte një Lëvizje gjithëpërf-shirëse popullore, duke pasur parasysh mbështetjen që patëm marrë në fillim të punës sonë nga të rinjtë, hoxhallarët, intelektualët tjerë, popullata muslimane në përgjithësi.

Shikuar nga perspektiva e sodit, lir-isht mund ta themi se Lidhja e Rinisë Islame ishte bërthama dhe nismëtari i shumë aktiviteteve islame që sot realizo-hen në trojet tona. Ligjëratat dhe tribu-nat shkencore, trajnimet dhe seminaret edukativo-aftësuese, manifestimet me rastin e datave të rëndësishme islame, kuizet dhe garat e diturisë, emisionet

radio-televizive, aktivitetet e ndryshme gjatë muajit të Ramazanit, shënimi mad-hështor i Ditës së Bajramit etj.

Karakteristika dhe e mira e gjithë asaj pune të realizuar është se, ajo nuk ka qenë e lidhur për individë ose vetëm një grup njerëz, por më shumë ishte fryt i përkushtimit dhe angazhimit të palodhshëm të një rinie gjithë elan dhe një populli me plot besim.

PAQJA: Çfarë ndryshimesh shihni që nga ajo kohë e deri më tani në aspektin e aktiviteteve islame?

Murtezi: Atë kohë ekzistonte vetëm një organizatë joqeveritare rinore fetare dhe i gjithë aktiviteti fetar, natyrshëm, re-alizohej prej saj dhe në emër të saj. Kra-has punës dhe aktiviteteve islame që kanë bërë edhe Bashkësitë Islame, kuptohet. Gjithsesi, në mungesë të një shembulli autokton që duhet ndjekur në aktivitete, jemi munduar të përfitojmë nga praktika pozitive e organizatave që kanë vepruar nëpër vende të ndryshme. Por, e them me shumë përgjegjësi, pjesa më e madhe e të gjitha aktiviteteve tona të asaj kohe

Ndryshimet në kohë, gjithnjë e më pozitive

Biografia Muhamed Murtezi, lindur në Shkup, në vitin 1966. Shkollën e mesme dhe fillore kryer në vendlind-je, diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Uni-

versitetin e Prishtinës, në vitin 1994. Në 2007/2008 ka regjistruar studimet postdiplomike në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup, Fakulteti Filozofik, Instituti i Sociologjisë, në drejtimin Studime Evropiane për Integrim. Magjistron në vitin 2010, në temën: “Kontributi i shkencës arabo/islame në zhvil-limin e civilizimit evropian - vështrim i veçantë mbi Andaluzinë”. Aktualisht është duke punuar në temën e doktoraturës në po të njëjtin universitet dhe drejtim, “Diversiteti kulturor në Evropë dhe fati i multikulturalizmit”. Aktivitetin organizativ dhe institucio-nal e ka filluar që në moshë të re. Në vitin 1991, bashkë me një grup të rinj entuziastë, themelojnë Lidhjen e Rinisë Islame, me seli në Shkup, e cila zhvillon aktivitetin e vet për gati 3 vjet të plota. Ishte kryetar i LRI-së gjatë gjithë kohës së veprimit të saj. Është një nga bashkëthemeluesit e Shtëpisë Botuese “Furkan ISM”, në vitin 1994; njëkohësisht edhe drejtor i saj, detyrë të cilën e kryen edhe sot e kësaj dite. Kryetar i Shoqatës së Bot-uesve Shqiptarë në Maqedoni në dy mandate, 2004-2006 dhe 2010-2012. Aktualisht edhe kryetar i Organizatës joqeveritare Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI).

Page 12: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

12 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75 PAQJA

janë “zbulim” i strukturave drejtuese të Lidhjes së Rinisë Islame, aktivistëve dhe mbështetësve të saj. Karakteristikë e kohës ishte se, duke pasur parasysh se kishim të bëjmë më një fillim të ri, edhe aktivitetet kanë pasur një karakter gjithëpërfshirës dhe masovik, ndoshta jo shumë të stërholluar e perfeksionuar, por shumë emocional e shpirtëror.

Sigurisht, me kalimin e kohës aktiv-itetet islame kanë marrë trajtë të nevo-jshme, ngjyrë më të larmishme dhe efekt më të madh institucional. E gjithë kjo edhe për arsye të përvojës së trashëguar pozitive, rritjes së numrit të organizatave joqeveritare islame, shtimit dhe aftësimit të kuadrove drejtuese, mbështetjes më të madhe financiare, zgjerimit të mundë-sive dhe hapësirave të veprimit, ngritjes së masës intelektuale fetare...

Shumë e qartë, ka një rritje të ak-tiviteteve islame edhe në pikëpamje të kuantitet, edhe të kualitetit, madje ndoshta herë-herë duke u dhënë atyre edhe frymën e konkurrencës dhe ri-valitetit, për mua një diçka krejt e natyrshme dhe e kuptueshme nëse ki-het parasysh larmia e organizatave dhe xhemateve që ekzistojnë dhe veprojnë në trevat tona.

PAQJA: Maqedonia në veçanti Shkupi shikohet nga të gjitha trevat shqiptare si vatër ku ka më së shumti gjallëri islame. Është reale kjo përshtypje apo si e shihni ju nga këndvështrimi juaj?

Murtezi: Një gjallëri më e madhe islame, elhamdulilah, po vërehet gjithnjë e më shumë në të gjitha vendet tona. Sigurisht, ku më shumë e ku më pak, por kjo lëvizje pozitive po ecë përpara me hapa të fuqishëm, madje edhe sa për të frikësuar deri në palcë disa individë dhe qarqe të caktuara, të cilët Islamin e shohin si një rrezik për kombin dhe ardhmërinë tonë! Por, ky është prob-lemi i tyre, i bindjeve të gabuara dhe botëkuptimeve të këqija, të cilat rezul-tojnë në fund me ankth që nuk shërohet ndryshe, pos me pajtimin me realitetin dhe përqafimin e besimit.

Po, e vërtetë që në disa qytete të Maqedonisë kaherë ka pasur një gjal-lëri më të madhe të jetës islame, ndërsa në Shkup në veçanti, një përshtypje kjo që ndahet edhe prej njerëzve, të cilët kanë ndjekur rrethanat ose kanë viz-ituar vetë Shkupin. Historikisht këtë e ka dëshmuar edhe Evlia Çelebiu që në shekullin shtatëmbëdhjetë, pastaj një rol

të rëndësishëm sigurisht ka edhe fakti se Shkupi dikur ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës. Ndërsa në kohën më të re, rol pakrahasueshëm të madh kanë luajtur hoxhallarët dhe hafizët e shumtë, të cilët me xhelozi kanë ruajtur vlerat tona dhe kanë mësuar xhematin me mësimet is-lame, përkundër të gjitha pengesave dhe ndalesave me të cilat janë ballafaquar në kohën e komunizmit. Dhe krejt në fund, besoj se një kontribut sado të vogël për gjallërinë aktuale islame në Shkup dhe Maqedoni ka edhe vetë organizata për të cilën folëm në fillim, Lidhja e Rinisë Islame, me aktivitetet e shumta të saj në gjithë Republikën e Maqedonisë, me zgjimin e ndjenjave dhe përtëritjen e besimit, me gjallërinë që i dha familjes dhe shoqërisë islame.

Por, besoj se më e mira që po ndodh sot është se, Shkupi po ndiqet hap pas hapi nga pothuajse çdo qytet dhe fshat i yni në këtë gjallërim të nevojshëm të ndjenjave fetare dhe pastërtisë së besimit.

PAQJA: Krahasuar me kohën kur keni filluar veprimtarinë tuaj, kanë ndrysh-uar shumë gjëra; janë shtuar shoqatat, organizatat, mediat dhe shumë me-kanizma të tjerë që lehtësojnë aktivitetet dhe veprimtaritë e ndryshme. Krahas gjithë kësaj, po ashtu janë shtuar edhe përçarjet, fitnet dhe sprovat e ndryshme. Si e shihni këtë nga këndvështrimi juaj?

Murtezi: Në krahasim me fillimin e viteve të nëntëdhjeta, gjërat kanë ndry-shuar pozitivisht gati në të gjitha sferat e jetës. Kjo vërehet edhe në ngritjen e aspektit organizativ dhe institucional të veprimtarisë së përgjithshme, përfshirë këtu edhe atë islame. E konsideroj një proces krejt normal edhe shtimin e or-ganizatave dhe shoqatave të ndryshme, profilizimin dhe grumbullimin e njerëzve në një shoqëri ose tjetër, dëshirën e di-kujt për të drejtuar dhe zhvilluar proceset, për t’i dhënë një specifikë më të veçantë bindjeve, ideve dhe qëllimeve të veta. Bota është shumë e gjerë, që ta përkufizuar në

Intervistë me

Muhamed Murtezin,

Kryetar i OJQ "QMBI"

Page 13: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 13Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

vetëm pak njerëz ose organizata. Po ashtu, edhe Islami është i tillë, një fushë e madhe ku ka vend për të gjithë që duan të kon-tribuojnë për Fenë e Zotit, e madje edhe të konkurrojnë pozitivisht dhe të bëjnë gara në punë të mira. Në rrethana normale, shumësia e organizatave dhe shoqatave duhet kuptuar si lehtësim dhe mëshirë.

Megjithatë, e keqja ndodhë kur indi-vidë ose organizata të caktuara dëshiroj-në ta përkufizojnë korrektësinë e thirrjes dhe aktiviteteve vetëm në kornizat e tyre të veprimit, ose edhe më keq se kjo, kur disa sosh madje edhe përkatësinë e be-simit islam e identifikojnë vetëm me mësimet që ndjekin dhe metodat e tyre të punës. Kjo sigurisht nuk sjell asnjë të mirë, për asnjë organizatë në veçanti, as për shoqërinë islame në përgjithësi, por vetëm mosmarrëveshje, përçarje e grind-je brenda trungut islam. Nëse duam vër-tet që Feja e Zotit të depërtojë në secilën shtëpi dhe familje tonën, atëherë duhet të ekzistojë fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes nesh, sepse vetëm me mirësjellje reciproke dhe urtësi në ve-prim mund të shpresojmë se po i bëjmë një shërbim pozitiv punës në të cilën jemi duke u thirrur.

Ndërsa, e tërë kjo merr edhe karak-terin obligativ në vetvete, nëse kemi para-sysh prezencën e organizatave të ndry-shme misionare në vendet tona, të cilat me strategji afatgjate janë duke punuar në tjetërsimin fetar të bashkëkombasve tanë, jo rrallë të mbështetura, për fat të keq, edhe nga faktorë tjerë relevantë, disa media, intelektualë, politikanë...

PAQJA: Në tërësi kjo gjendje nuk e karakterizon vetëm vendin tonë, por në përgjithësi është kohë e turbullirave të mëdha në botën islame. Ju si njohës i çështjeve ndërkombëtare, si i vlerësoni këto zhvillime?

Murtezi: Në botën islame po ndodh rizgjimi i shumëpritur i Ummetit të përgjumur me dekada e shekuj, proces ky i filluar shumë kohë më parë, por që tani po merr një trajtë më dinamike.

Sigurisht, ka prej atyre, të cilëve nuk u pëlqen një gjë e tillë. Prandaj edhe në çdo mënyrë mundohen ta ndalin këtë proces të pashmangshëm. E ashtuqua-jtura Pranvera Arabe është vetëm një segment i tërë kësaj, një fazë nëpër të cilën detyrueshëm duhet kaluar, me shumë sfida e probleme, e që si e tillë kërkon urtësi dhe durim në veprim, gatishmëri dhe vullnet për sakrificë, dije e përvojë për të drejtuar projektet dhe proceset. Shpresojmë që ky zhvillim të zvogëlojë edhe turbullirat ekzistuese në botën islame, si dhe të mbjellë në zemrat e njerëzve dhe udhëheqësve të shteteve dëshirën e unitetit dhe unifikimit nën një ombrellë, sikur edhe ka qenë në ko-hët më të arta të historisë islame.

Në ndërkohë, ne po shohim se çfarë po ndodh atje. Njerëzit, të ndarë e për-çarë në më shumë grupe e xhemate, për fat të keq jo vetëm konkurruese në punë të mira dhe të dobishme, por edhe kundërshtuese në shumë çështje krejt dytësore. Në anën tjetër, udhëheqësit, mbretërit dhe kryetarët e shteteve arabe vështirë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e halleve të Ummetit, e madje në shumë raste edhe bashkëpunues me armiqtë në heshtjen ndaj padrejtësive që u bëhen vëllezërve të tyre të besimit, ose, edhe më keq se kjo, hisetarë aktivë në luftimin e muslimanëve për interesa meskine të kësaj bote! Palestina është sigurisht rrëfimi më i dhembshëm, shkatërrimi i tokës së saj dekada me rad-hë, dëbimi dhe vrasja e popullit të saj pa mëshirë. Gjëra të dhimbshme ndodhën në ndërkohë edhe në shumë vende tjera muslimane, kurse sot po përballemi me tmerrin, gjakderdhjen dhe masakrat në Siri. Edhe Egjipti dhe ngjarjet rreth tij dëshmojnë absurditetin e sjelljes së ud-hëheqësve arabë dhe muslimanë.

Sigurisht, rrëfim në vete është sjellja e Perëndimit dhe botës “demokratike” karshi të gjitha këtyre zhvillimeve, pa-siviteti dhe heshtja e tyre ndaj padre-jtësive, vrasjeve dhe shkeljes së vlerave e principeve që ata i konsiderojnë të

shenjta në vendet e tyre.

PAQJA: Si lindi ideja për Shtëpinë Bot-uese ‘Furkan’ dhe a mund të na bëni një përmbledhje të punës së saj deri më tani?

Murtezi: Shtëpia Botuese “Furkan ISM” është themeluar në vitin 1994, me idenë për t’i ofruar lexuesve literaturë fetare islame në gjuhën shipe. Sikur e dimë, në fillim të viteve të nëntëdhjeta ishte e paktë literatura e kësaj natyre në gjuhën tonë në të gjitha trojet shqip-tare, kryesisht e kufizuar në takvimet e rregullta vjetore të Bashkësive Islame dhe në vetëm disa dhjetëra libra me tematikë fetare.

Duke pasur parasysh këtë, ideja dhe qëllimi ynë ishte që, krahas shtëpive tjera botuese që po ashtu ishin themeluar në atë kohë, të kontribuojmë sadopak në përmirësimin e gjendjes faktike me literaturë islame në Maqedoni dhe më gjerë ku jetojnë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri e gjetiu. Dhe e gjithë kjo me qëllim të afirmimit të vlerave islame, të ngritjes së vetëdijes fetare te popullata, si dhe njoftimit të rinisë dhe inteligjen-cës shqiptare me të vërtetën e Islamit dhe largimin e paragjykimeve të mbjella ateiste gjatë periudhës së komunizmit.

Gjatë kësaj periudhe të funksion-imit dhe veprimit të vet, Shtëpia Bot-uese “Furkan ISM” ka botuar rreth 400 (katërqind) tituj. Pjesa më e madhe e këtyre librave janë vepra të përkthyera nga dijetarë të dalluar muslimanë anem-banë botës islame, por nuk mungojnë as autorët shqiptarë që kanë shkruar lidhur me çështje të ndryshme të fesë. Për shkak të interesimit që kanë hasur te lexuesit, një numër i konsiderueshëm i këtyre titujve janë ribotuar më shumë se një herë, ndërsa tirazhi i përgjithshëm i librave të shtypur nga Shtëpia Botuese “Furkan ISM” moti kohë ka kaluar shi-frën e një milion ekzemplarëve.

Duke falënderuar edhe bashkëpuni-min me shtëpitë tjera botuese dhe libraritë ekzistuese, botimet tona kanë depërtuar qysh herët edhe në Kosovë, Shqipëri

Page 14: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA14 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

dhe Mal të Zi, kurse përmes bashkëat-dhetarëve tanë dhe qendrave të shumta islame shqiptare, pothuajse edhe në të gjitha shtetet e Evropës Perëndimore.

Shtëpia Botuese “Furkan ISM” është anëtare e Shoqatës së Botuesve Shqip-tarë në Maqedoni dhe një nga themel-uesit e kësaj organizate joqeveritare, e cila tubon botuesit e mirëfilltë shqiptarë në Maqedoni.

PAQJA: Jeni edhe kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim In-stitucional, ç’është ky asociacion dhe me çka merret?

Murtezi: Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional është organizatë joqeveritare e themeluar në fillim të vitit 2010. Selia e saj është në Shkup, ndërsa aktivitetin e vet e sh-trin në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Ndër qëllimet kryesore të QMBI janë: promovimi i vlerave të paqes dhe tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, dialogut dhe jo diskri-minimit; mbrojtja e lirive dhe të dre-jtave themelore të njeriut, sigurisë dhe dinjitetit të tij; ruajtja e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore; forcimi i dialogut kulturor dhe qytetërues mes bashkësive të ndryshme etnike dhe fe-tare; përmirësimi i rolit të qytetarit në shoqëri dhe ngritja e vetëdijes së tij në shërbim të interesave të përgjithshme...

Gjatë këtyre disa viteve të veprimit, QMBI ka realizuar me dhjetëra aktiv-itete të ndryshme, tribuna, debate e kon-ferenca, trajnime e seminare, përmes të cilave ka trajtuar çështje të rëndë-sishme në Republikën e Maqedonisë, siç janë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, proceset euro-integruese, regjistrimi i popullatës, proceset e ndry-shme zgjedhore. Një aktivitet i rregullt vjetor i QMBI-së është shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetori, përmes ligjëratave e debat-eve të ndryshme. Në vitin 2012 organi-zuam edhe një Konferencë shkencore lidhur me këtë datë, në të cilën morën pjesë më shumë se njëzet ligjërues/pan-elistë të lëmive të ndryshme, të cilët i shtjelluan të drejtat dhe liritë e njeriut në më tepër fusha dhe nivele.

Po ashtu, përmes organizimeve të ndryshme QMBI ka trajtuar edhe çështje të rëndësishme për ne në nivel mbarëkombëtar, rajonal dhe global, si-kur që janë, për shembull, tribunat dhe debatet lidhur me vendimin pozitiv të

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, si dhe në lidhje me gjendjen politike dhe të sigurisë në Veriun e Kosovës dhe re-flektimet e mundshme në rajon.

PAQJA: Si QMBI mbani kontakte me aso-ciacione tjera vendore e ndërkombëtare?

Murtezi: Nga përcaktimet tona programore është edhe krijimi i urave lidhëse dhe bashkëpunuese me orga-nizata e asociacione të ndryshme jo-qeveritare dhe institucione shtetërore, në nivel vendor, rajonal dhe më gjerë, në kuadër të arritjes së objektivave dhe interesave të përbashkëta.

Në këtë drejtim ne veçmë kemi ven-dosur një raport miqësor dhe korrekt me disa organizata joqeveritare në ven-din tonë dhe në rajon, madje edhe në nivel të bashkëpunimit me to në realiz-imin e aktiviteteve të ndryshme, ndërsa kemi zhvilluar një sërë vizita në Turqi, në disa shtete evropiane dhe të botës arabe, ku po ashtu kemi diskutuar ide dhe projekte të ndryshme me organizata joqeveritare dhe institucione shtetërore të këtyre vendeve, gjithnjë në drejtim të këmbimit të përvojave dhe vendosjes së urave të bashkëpunimit.

PAQJA: Cilat janë planet dhe synimet për të ardhmen?

Murtezi: Sa i përket Shtëpisë Bot-uese “Furkan ISM”, me lejen e Zotit do të vazhdojmë me punën tonë në drejtim të ofrimit të titujve të rinj për lexuesit, prej dijetarëve të njohur muslimanë nga e kaluara dhe aktualiteti i sotëm. Një fushë që mendojmë ta mbulojmë më shumë në të ardhmen janë librat profesional të shkencave të ndryshme islame, si dhe botimi i literaturës për fëmijë. Po ashtu, qëllim yni në kohën që vjen është që t’i japim më shumë rëndësi dhe hapësirë botimit të librave të autorëve shqiptarë,

me qëllim të nxjerrjes në pah të hoxhal-larëve dhe dijetarëve tanë. Në këtë drejtim shumë shpejt do të dalin nga shtypi më shumë se njëzet tituj të hafizit dhe pro-fesorit te nderuar, Dr. Hajredin Hoxha, nga Prizreni, ligjërues pranë Fakultetit të Sheriatit dhe të Studimeve Islame në Universitetin e Katarit në Doha.

Ndërsa sa i përket Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Insti-tucional, prioritet yni mbetet ngritja, aftësimi dhe edukimi i kuadrove tona për t’u ballafaquar me sfidat e kohës dhe ngjarjet që po ndodhin në nivel global, trajtimi me shumë korrektësi i prob-lemeve dhe anomalive që janë duke u paraqitur në shoqërinë tonë shqiptare, si dhe zgjerimi dhe ngritja në nivele edhe më të larta e frymës bashkëpunuese me organizatat tjera joqeveritare në trojet tona dhe më gjerë.

PAQJA: Diçka tjetër që ka rëndësi e që nuk e kemi përfshirë në pyetjet tona…

Murtezi: Ndryshimet dinamike që po ndodhin nëpër botë, e që logjikshëm dhe me inercion përfshijnë edhe ven-det tona, na obligojnë të jemi vigjilentë dhe syçelë karshi sfidave me të cilat po ballafaqohet kjo botë, e cila gjithnjë e më shumë po i afrohet kuptimit të një fshati global. Në këtë kontekst, sikur të gjithë aktorët relevantë shoqëror të jenë në nivelin e detyrave dhe obligimeve që kanë marrë mbi vete, atëherë sigurisht më lehtë do të arrijmë të ballafaqohemi me sfidat që sjell zhvillimi marramendës i botës së internetit, me gjendjen gjithnjë e më të rëndë sociale dhe ekonomike të qytetarëve tanë, me ngacmimet dhe sulmet e vazhdueshme që po i bëhen identitetit tonë kombëtar e fetar, me proceset dinamike politike në vendet tona, rajon dhe në botë në përgjithësi.

Në fund, duke pasur parasysh faktin se gjendemi në muajin e bekuar Rama-zan, shfrytëzoj rastin dhe mundësinë që t’ju uroj juve dhe lexuesit tuaj këtë muaj të bekuar, duke lutur të Madhin Zot që ta pranojë agjërimin dhe të gjitha ibadetet tjera dhe të na bëjë më të dev-otshëm, më të mirë dhe më të dobishëm për shoqërinë.

Gjithashtu, ju përgëzoj edhe juve si revistë për punën e vlefshme që po bëni, Allahu ju shpërbleftë. Ju falënderoj për mundësinë e ofruar për të zhvilluar këtë bisedë, për të njoftuar lexuesit tuaj me punën që po bëjmë dhe aktivitetet të cilat i realizojmë. n

Page 15: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

15Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13PAQJA

ISLAMI DHE MUSLIMANËT NË AUSTRIMr. Muhidin AHMETI

Austria pati nderin që ndër të parat vende në Evropë të takohet me muslimanët dhe besimin e tyre.

Okupimi i Bosnjës dhe Hercegovinës, e para kësaj edhe lufta me osmanlinjtë, e bënë këtë vend njohësin më të mirë të Is-lamit dhe muslimanëve në këtë kontinent.

Islami është i njohur zyrtarisht në Austri dhe konsiderohet  si feja e dytë në vend, pas katolicizmit. Në mesin e popullsisë austriake prej 8 milionësh, gjysmë milion muslimanë gëzojnë të drejtat ligjore dhe privilegje të pakra-hasueshme me ato të ofruara ndonjëherë popullsisë së madhe myslimane në ven-det tjera perëndimore.

Një arsye për këtë është periudha e gjatë e ndërveprimit në mes të Austrisë dhe Islamit, duke u shtrirë në histori që nga viti 1525 kur osmanët u përpoqën të pushtonin perandorinë austriake. Edhe pse këto orvatje dështuan, ato i lanë gjur-mët e veta në kulturën austriake  dhe si rezultat  i kësaj shumë austriakë pranuan fenë islame. Emigracioni i vazhdueshëm i muslimanëve nga Turqia dhe Evropa Lindore në perandorinë austriake u rrit pas konferencës së Berlinit  të vitit 1878. Të ardhurit e rinj u mirëpritën nga autoritetet e vendit, duke u lejuar atyre praktikimin riteve fetare. Një ligj i lëshuar në vitin 1867, i cili  garanton respektimin e të gjitha feve në të gjithë perandorinë, u dha  muslimanëve  të drejta për themelimin e xhamive dhe praktikimin e fesë së tyre. Xhamia e parë në vend  është ndërtuar në Vjenë në vitin 1878 me ndihmën e qeverisë  në shërbim të muslimanëve të rekru-tuar në ushtrinë austriake. Pas Luftës së Dytë Botërore, filluan valët e reja të emigrantëve muslimanë, kryesisht  fuqi punëtore e kualifikuar e tërhequr për të punuar në përpjekjet për rindërtimin e vendit. Më tej pasuan emigrimet si pasojë e bumit eko-nomik që ndodhi në E v -

ropën Perëndimore gjatë viteve 1970 dhe shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, që shkaktoi valën e fun-dit masive të emigrantëve muslimanë nga ish-Jugosllavia. Muslimanët arabë, ndërkohë, shtuan një dimension të ri demografik të popullsisë muslimane në Austri. Fillimi i vërtetë i legalizimit të të drejtave të muslimanëve në Austri ka qenë në vitin 1908, kur qeveria propozoi një projekt-ligj për të njohur Islamin si fe zyrtare. Ky ligj i Islamit (Islamge-setz), u bë i njohur pas miratimit të tij në  vitin 1912, i cili u dha muslimanëve të drejta dhe privilegje të ndryshme, duke përfshirë të drejtën për organizimin dhe menaxhimin e pavarur të çështjeve të tyre të komunitetit edhe atë përmes këshillave komunale dhe për krijimin e fondeve të ndryshme islamike humani-tare. Këto të drejta dhe privilegje u zgje-ruan  me nënshkrimin e marrëveshjes së Saint-Germain të vitit 1919, në të cilën qeveria austriake u zotua për mbrojtjen e minoriteteve dhe afirmimin e të dre-jtës së çdo qytetari për të marrë përsipër pozita të rëndësishme kombëtare, pa-varësisht nga feja ose origjina etnike..      

Njohja e Islamit si komunitet fetarNë Austri zyrtarisht janë të njohura

dymbëdhjetë religjione dhe bashkësi religjioze. Njohja ligjore do të thotë që kisha ose bashkësia fetare bëhet person juridik, që do të thotë fiton statusin e “bashkësisë me të drejtën  e veprim-tarisë publike”. Njohja zyrtare nga ana e shtetit bëhet në bazë të një kërkese që duhet drejtuar Ministrisë së arsimit dhe kulturës për njohje. Pas plotësimit të parakushteve, bashkësisë fetare i njihet statusi, sipas të cilit bashkësia realizon përparësi dhe privilegje të caktuara, për të cilat merr  garanci dhe ndihmë n g a

shteti. Por njoha ligjore e bashkësive fetare sjell edhe disa të drejta dhe privi-legje, siç janë për shembull organizimi i mësimit fetar dhe financimi i tij nga ana e organeve shtetërore, lirimi nga obligimi i pagesës së taksave për tokën, e drejta e caktimit të shërbyeseve  fetar në ushtri, burgje  dhe spitale etj.

Austria mund të jetë shembull për vendet evropiane për qëndrimin e saj ndaj Islamit dhe muslimanëve me aktin e njohjes së Islamit që nga viti 1912 dhe me sjelljen e “Ligjit islam”, i cili mund t’i shërbejë Evropës së sotme për zgjidhjen e çështjes muslimane.

“Marrëdhëniet në mes të shtetit dhe fesë në Austri janë të rregulluara nga një mori bazash  ligjore, të cilat pari-misht garantojnë lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes, lirinë individuale të mani-festimit dhe ushtrimit të fesë. Si të gjitha 12 (aktualisht 15) kishat dhe bashkësitë fetare ekzistuese sot në Austri, të njo-hura me ligj,  po ashtu edhe njohja e Islamit është e bazuar në Ligjin themelor të shtetit që nga viti 1867 dhe me “Aktin e njohjes” të vitit 1874. (...). Ndërsa “Ligji i Islamit”  i datës 15 Korrik të vitit 1912 ishte një parakusht i mëtejshëm për kriji-min e Bash- kësisë Islame në Aus-tri (IGGÖ), përkatësisht  për njohjen e saj si një institucion publik.[...]1

Përm- bajtja e ligjit për fenë is- lame është në për-puthje me standardet bash-këkohore të sistemit sovran të kishës s h t e t ë r o r e . P ë r m e s këtij ligji mus-l i m a n ë t fituan këto të drejta: të drejtën për të u s h t r u a r fenë bashkërisht dhe pub- likisht, garancitë themelore për pronën dhe administri- min e organi-

zatave dhe institucioneve p ë r kulturë, arsim

,fondeve ose

Page 16: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA16 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

shoqatave bamirëse si dhe të drejtën për barazi ligjore me konfesionin më të madh krishter të Perandorisë qoftë në  ndërrimin e fesë ose edukimin fetar të fëmijëve.

Sipas këtij ligji, mësimet islame, in-stitucionet  dhe objektet e saj, gëzojnë mbrojtje ligjore për aq sa ato nuk janë në kundërshtim me ligjet e shtetit.

Në “ligjin islam austriak”, të cilin e ka nënshkruar mbreti Franjo Josip qartë thuhet që Bashkësia islame është institucion me të drejtat e barabarta me të gjitha bashkësitë tjera fetare dhe me kishat, si dhe gëzon mbrojtje të plotë juridike të vlerave të saj fetare, kulturore dhe materiale.

Bashkësia islame e Austrisë Bashkësia islame e Austrisë është

një organizatë kupolë dhe përfaqësuese zyrtare e muslimanëve në një vend ev-ropian, e cila merr pjesë aktive në çdo segment të jetës publike, politike dhe kulturore. Si një nga fushat më të rëndë-sishme të punës përfaqësuesit e Bashkë-sisë e definojnë edukimin e brezit të ri.

Kështu në Wien që para nëntë viteve është themeluar gjimnazi i  parë islam. Aty ndjekin mësimin 360 nxënës me origjinë nga 15 vende, ndërsa në kuadër të shkollës gjendet edhe hapësira ku nxënësit mund ta falin namazin.

Lindjes së të a.q. islami evropian në Austri, përveç gjimnazit islam në vitet e fundit i kontribuon edhe Akademia pedagogjike islame. Ajo tashmë i ka dhënë pesë gjeneratat e para të më-suesve të fesë, të cilët sot ligjërojnë si në Gjimnazin islam, po ashtu edhe në të gjitha shkollat tjera publike në tërë Austrinë, në të cilat mësojnë nxënësit e konfesionit islam.

Projekti i ardhshëm i Bashkësisë islame, e cili duhet të çojë në krijimin kushteve më të mira të Islamit në Ev-ropë, është projekti i predikimit islam në spitalet austriake. Kështu, përfaqë-suesit e Bashkësisë islame -  imamët dhe motrat medicinale – tashmë kanë filluar organizimin e vizitave të pacientëve të fesë islame. Po ashtu, kohët e fundit po krijohen faltoret e përbashkëta ndërfetare nëpër spitalet e qyteteve të mëdha të Aus-trisë për zbatimin praktik të riteve fetare.

Bashkësia fetare islame, është një or-gan i së drejtës publike dhe përfaqësuese zyrtare e Islamit në Austri. Kushtetuta e re e B. Fetare islame ka hyrë në fuqi më 22 tetor 2009. Sipas Nenit 1 (1) B.F.I.A.

është një Komunitet fetar i njohur me ligj për të gjithë ndjekësit e Islamit (Rregullorja 1988§ 1), selia qendrore e së cilës është në Republikën e Austrisë. Neni 1 (5) i Kushtetutës më tej parasheh se të gjithë muslimanët që jetojnë në Austri, pa dallim nga gjinia, prejard-hja etnike, shkolla juridike fetare dhe kombësia janë pjesë e BFIA -së. BFIA-së  nga aspekti regjional është e ndarë në bashkësi të veçanta fetare islame (Myf-tini - IRGn). Anëtarët e bashkësisë fetare islame janë njëkohësisht edhe anëtarë të BFIA -së. Ruajtja e praktikës fetare në mesin e pasuesve të Islamit është objek-tivi qendror i BFIA –së dhe atë në bazë të nenit 3 të Kushtetutës së Bashkësisë fetare islame në Austri (VIG).

Si rezultat i njohjes ligjore2 të Islamit në Austri, burojnë disa avantazhe prak-tike që lidhen me të. Ato janë:-  e drejta e manifestimit të lirë dhe pub-lik të besimit fetar,-  autonomia e brendshme e Bashkësisë Fetare Islame,- mësimi-besimi në shkolla (organizimi, trajnimi i mësuesve, emërtimi i tyre, përgatitja e kurrikulit etj.)-  Qendra e shërbimit për çështjet muslimane- Menaxhimin e një varreze muslimane në Vjenë dhe krijimi i varrezave mysli-mane në qytete të ndryshme të Austrisë- Vizitat dhe shërbimet sociale në spitale dhe në burgje.3

- marrja parasysh e përkatësisë fetare në ushtri etj.4

- mbartja e shamisë (hixhabit) nëpër të gjitha institucionet shtetërore të Austrisë etj.

Unioni i shqiptarëve musliman të Austrisë

Si pjesë e rëndësishme integrale e shoqërisë multietnike dhe multire-ligjioze austriake është edhe elementi i diasporës shqiptare. Edhe shqiptarët sikur popujt tjerë, në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për t’u integruar në shoqëri austriake, themeluan organi-zata, shoqata dhe institucione të ndry-shme për t’i dalë në ndihmë popullatës shqiptare në ruajtjen e traditës, gjuhës dhe identitetit të tyre kombëtar e fetar. Si rezultat i këtyre intencave shqiptarët nuk mjaftuan vetëm me krijimin e shoqatave lokale, por ata realizuan edhe forma të tjera më të përhapura dhe  më  të zgje-ruara të angazhimit shoqëror. Kështu, një pjesë e shqiptarëve të Austrisë ar-ritën të krijojnë një organizatë kupolë, e cila do t’i bashkonte shqiptarët nga të gjitha trojet etnike, përkatësisht do të krijonte lidhjen e  xhematëve shqiptare ose të qendrave shqiptare islamike. Ak-tualisht ekzistojnë 12 xhemate shqiptare të shpërndara në qytetet e ndryshme të Austrisë. Që të gjitha këto qendra janë bërë pjesë e një strukture të përbashkët me emrin ”Unioni i Shqiptarëve Musli-man” në Austri, i cili u themelua në vitin 2006 dhe i cili vazhdon veprimtarinë  e tij edhe sot si një institucion i pavarur që u themelua për t’i artikuluar interesat e diasporës  shqiptare në Austri.

Ndër aktivitetet më kryesore që ia vlen t’i përmendim janë ato që organizo-hen gjatë muajit të Ramazanit duke ap-likuar metodën e këmbimit të imamëve nëpër xhematët dhe xhamitë e qyteteve të ndryshme të Austrisë. Organizimi i  tribunave dhe aktiviteteve tjera që zh-villohen me rastin e manifestimeve të ndryshme fetare dhe kulturore.

Page 17: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 17Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

Unioni  i shqiptarëve musliman, në bashkëpunim më organizatën e njohur turke “Milligürush”,  çdo vit bën orga-nizimin e haxhit për haxhinjtë shqiptarë nga të gjitha trojet. Vitin e kaluar numri i haxhinjëve shqiptarë  ka qenë 52 veta nga të gjitha trojet shqiptare.

Në fushën e aktivitetit humanitar Unioni i shqiptarëve muslimanë të Aus-trisë, kohë pas kohe organizon aksione humanitare  për t’u dalë në ndihmë njerëzve, të cilët goditën nga fatkeqësi të ndryshme, qofshin natyrore ose të shkaktuara nga dora njerëzore. Në këtë rast mund të përmendim Shkodrën, e cila u ndihmua me 8000 €  në ndihmë të popullatës që pësoi nga fatkeqësia e vër-shimit, Pakistanin me 18000 € me rastin e tërmetit që ndodhi atje, Somalinë me 10.000 për t’i ndihmuar fëmijët, të cilët po vdisnin nga uria dhe etja për shkak të thatësisë së madhe që zotëron atje etj.

Në vend të përmbylljesQëndrimi i moderuar dhe i hapur i

muslimanëve në Austri ka ndërtuar një formë të veprimit pozitiv të përbashkët me tërë shoqërinë. Në vend të injor-imit dhe getoizimit, kultura e dialogut mundëson ndërtimin e urave, të cilat në mënyrë objektive trajtojnë tema me

rëndësi të përgjithshme. Pasojat negative – të cilat do t’i sillte izolimi në formën e një shoqërie paralele – muslimanët e Austrisë i kanë kuptuar  me kohë dhe në këtë mënyrë e hedhin poshtë çdo lloj segregacioni. Në pajtim me këtë lindi edhe motoja e B.islame dhe myslimane-ve të Austrisë, e cila thotë: “Integrimi nëpërmjet participimit”. Participimi përfshin sferën shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike. Siguria e ven-dit do të thotë edhe siguria e populla-tës muslimane. Mirëqenia dhe lëvizja e suksesshme përpara duhet të zhvillo-hen si një obligim i përbashkët përmes pjesëmarrjes personale dhe në pajtim me kushtetutën e vendit.

Krejt në fund nuk mund të rri pa e theksuar se kjo ishte një përpjekje e imja modeste lidhur me historinë e Islamit dhe të muslimanëve në Austri. Filli-misht kjo u trajtua shkurtimisht si hyrje e referatit të mbajtur në  konferencën ndërkombëtare rreth mësimit fetar në shkollat publike të Kosovës që u organi-zua vitin e kaluar në Prishtinë nga Bash-kësia Islame. Pastaj e zgjerova pak dhe tani po e botoj, duke qenë i vetëdijshëm se ka nevojë për një trajtim më serioz dhe shkencor. Mbetet në të ardhëm që të merret dikush me këtë temë më se-

riozisht  dhe ta trajtojë atë më gjerësisht me qëllim që ta kemi një pasqyrë më të plotë të  Islamit dhe muslimanëve në Austri dhe më gjerë. n

1 Kroissenbrunner 2003, f. 378, nga: cf Balic 1995, f. 28; Potz. 1993: f. 135-1462 Njohja ligjore e Islamit nuk do të thotë edhe akceptim i popullatës së gjerë austriake.3 Në burgun austriak punojnë 38 shërbyes muslimane dhe atë në Republikat e mëposht-me (shih: Ministria Federale e Drejtësisë, Pyetje dhe përgjigje 2008/04/30): Sektori social: promovon vizitat e muslimanëve dhe shërbimet sociale në spitale të veçanta, shër-bimin fetar për përmirësimin e stabilitetit psikik dhe ekuilibrit mendor dhe ndërtimin e urave në funksion të personelit, ndërtimin e projekteve për azilkërkuesit, shpesh në bash-këpunim të drejtpërdrejtë me Caritas-in dhe Diakonia, projektet e caktuara, të tilla si ndi-hma pas fatkeqësive me rastin e përmbytjeve apo zgjidhjen e problemit të pastrehëve.4 Ndërsa pjesëmarrësit e parakalimit ushtro-jnë përshëndetjen me breshëri, në ndërtesën e pjesës jugore të kazermës, një pjesë tjetër e regjimentit përgatitet për lutje. Doktori dhe oficeri i Garnizonit Atila Kelçu, shpjegon për se bëhet fjalë. “Nga përvoja e dimë që besim-tarët janë ushtarë më të besueshëm”, shpjegon Atila. “Prandaj, ka qenë e rëndësishme për ne që edhe ushtarët e konfesionit islam të kenë një hapësirë në të cilën do të kenë mundësi të falin namazin.” (Xhamia në kazermën ushta-rake Maria Theresia në Vjenë)

Page 18: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA18 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

Tim SULLIVAN

SITTWE, Birmani (AP) - Prej bren-da, lagjja është bërë burgu i tyre. Ata mund të shikojnë përtej mureve

dhe gardhit rrethues në qytetin plot jetë.Dyqanet janë të hapura. Restorantet

anës trotuareve shërbejnë shishe birre në qytetin Mandalay. Nuk ka më bar-rikada me gjemba që shënojnë kufijtë e lagjes, nuk ka polic të armatosur që rua-jnë nëpër postblloqe. Pjesën e mbetur të Sittwe, ky qytet me 200 mijë banorë i shtrirë përgjatë bregdetit birmanez, askush nuk paguan mito për ta dërguar foshnjën te mjeku.

Por këtu është ndryshe.--------------------------------------------

SHËNIM I BOTUESIT — Ky rrëfim është pjesë e “Portretet e Ndryshimit”, seri vjetore e The Associated Press duke parë se si hapja e Birmanisë pas dekadave të sundimit ushtarak po e – dhe s’po e – ndryshon jetën në vendin juglindor azia-tik që ka qenë i izoluar një kohë të gjatë.--------------------------------------------

Aung Mingalar1 përbëhet vetëm prej disa blloqeve të ndërtesave. Mund ta përshkoni në këmbë vetëm për 10 minuta, duke ndaluar vetëm kur arrini në fund të rrugës dhe një polic me një pushkë ushtarake të tund brenda, në një qorrsokak të dyqaneve me grila të mbyl-lura, papunësisë dhe mërzisë.

Mbrëmjeve, kur lakuriqët e natës fluturojnë mes muzgut, njerëzit mblid-hen për t’u falur në xhaminë kryesore të Aung Mingalarit, të vetmen që nuk është shkatërruar nga dhuna e vitit që shkoi.

Zahad Tuson është mes tyre. Ai ka kaluar jetën duke bartur njerëz me karrocë rreth këtij qyteti konfliktuoz i ndërtuar nga kolonialistët britanik, për-plot burokratë dhe ndërtesa me beton të rrahura nga musonet. Tani karroca e tij bartëse qëndron në shtëpi e pashfrytë-zuar. Ai nuk e ka lënë Aung Mingalar-in për më tepër se një vit.

“Ne mund të shkonim kudo që dëshironim!”, - thotë ai. Zëri i tij është një përzierje e zemërimit dhe habisë.

Çfarë e ka bërë që ky vend të shndër-rohet në geto ku asnjëri nuk mund ta lëshojë këtë vend e pak mund të hyjnë në të? Një fakt i thjeshtë: Aung Mingalar është një lagje e muslimanëve.

Një vit pas shqyerjes së dhunshme sektare në Birmani, egërsitë e masakrave fetare kanë çuar deri në sanksionimin zyrtar të ndasisë sektare, një bastisje policore e stilit të aparteidit, e cila e ka shndërruar Aung Mingalar-in në një burg për muslimanët e qytetit Sittwe dhe që e kërcënon tranzicionin e brishtë demokratik të këtij vendi.

Muslimanët, thotë Tuson, nuk janë të mirëseardhur në Birmaninë e sotshme.

Është e thjeshtë, thotë ai: “Ata duan që ne të shkojmë.”

___Për gjenerata, Aung Mingalar ka

ekzistuar si çdo rrugë e rrugicë e kokla-vitur në zemër të qytetit Sittwe. Ka qenë lagje e muslimanëve; secili e ka ditur këtë. Por ky dallim rrallëherë thoshte diçka.

Përderisa papritmas thotë gjithçka.Vitin e kaluar, dhuna u dyfishua mes

dy grupeve etnike në këtë pjesë të Bir-manisë, Rakhine, që janë budistë dhe pakicës muslimane të njohur si Rohing-ya. Përderisa kërdia u zgjerua në të dy anët e ndasive fetare, ishin muslimanët që vuajtën më së shumti dhe që vazhdo-jnë së vuajturi edhe më keq e më shumë se sa vitin e kaluar.

Në tërë shtetin Rakhine, më shumë se 200 njerëz janë vrarë, 70% prej tyre muslimanë. Në Sittwe, ku muslimanët përbënin pothuajse gjysmën e popullatës, pesë nga gjashtë lagje muslimane janë shkatërruar. Mbi 135 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi në shtetin Rakhine, shumica dërmuese e tyre muslimanë, u detyruan në kampet e refugjatëve të ndër-tuara nga bambutë, ku vjen erë e pluhurit dhe e tymit të drunjve dhe ku njerëzit jetojnë shumë afër me njëri-tjetrin.

Telashet këtu, fillimisht, më shumë u udhëhoqën si pretekst etnik sesa fe-tar. Për popullin Rakhine (budistët v.j.) të cilët e dominojnë këtë provincë, si edhe qeverinë qendrore të Birmanisë, populli Rohingya (muslimanët v.j.) kon-siderohen ilegal në këtë vend, “Bengali2” familjet e të cilëve janë të shtrira përgjatë kufirit të asaj që tani është Bangladesh. Historianët thonë se Rohingya kanë qenë këtu me shekuj, edhe pse shumë kanë ardhur kohëve të fundit. Historia e tyre moderne ka qenë një litani e tira-nisë: trazirat e 1942-tës, dëbimi masiv i 1978-tës, ligjet e shtetësisë së 1982-tës.

Ajo që filloi me popullin Rohingya ka evoluar në një lëvizje të plotë anti-muslimane, duke ndihmuar në nxitjen e një serie të sulmeve në tërë Birmaninë – nga Meikhtila3 në qendër të vendit, ku turbat e budistëve kanë rrahur për vdekje një duzinë të studentëve mus-limanë në mars, në Lashio4 afër kufirit kinez, ku burra budistë gëluan në qytet duke djegur dyqanet që ishin pronë e muslimanëve në maj.

Dhuna ka të bëjë me fenë dhe etninë, por ka lidhje edhe me atë që po ndodh ku dekadat e sundimit ushtarak filluan të hapin rrugë për një komb të njohur si Burma dhe ekuacionet e vjetra poli-tike janë mjegulluar me kompleksitetet e demokracisë.

Më 2010, ndryshimi politik përfun-dimisht erdhi në Birmani, një komb thellësisht i izoluar dhe i sunduar gjatë nga një seri e gjeneralëve miste-rioz. Liderja opozitare dhe laureatja e Nobelit Aung San Suu Kyi u lirua nga burgu shtëpiak. U mbajtën zgjedhjet kombëtare. Ish të burgosurit politik u bënë politikanë.

Mes rrëmujës – dhe me ushtrinë që ende zotëronte fuqinë e pamasë prapa skenave – armiqësitë e vjetra dhe poli-tikanët e rinj lulëzuan. Grupet etnike formuan parti të forta regjionale. Na-

MUSLIMANËT, TË KURTHUAR NË GETO PAS KONFLIKTEVE NË BIRMANI

Page 19: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA 19Nr. 75 n KORRIK/GUSHT'13

MUSLIMANËT, TË KURTHUAR NË GETO PAS KONFLIKTEVE NË BIRMANI

cionalistët budistë, me një mosbesim të rrënjosur në muslimanë, u vërvitën nga pakë sa ishin në shumicë.

Frustrimi politik i ushqyer me atë ekonomik, me miliona fshatarë të varfër të grumbulluar në qytetet e Birmanisë vetëm sa gjejnë një vazhdimësi të fukar-allëkut në lagjet e varfra në rritje. Në një vend me rreth 90% budistë, muslimanët e Birmanisë, numri i të cilëve është më pak se 4% të popullatës, u shndërruan në një kukudh politik.

U Shwe Maung, zyrtari kryesor në Partinë e Zhvillimit të Kombeve Rakh-ine (Rakhine Nationalities Development Party), partinë më të fuqishme në vend, do t’u thotë për problemet me popul-lin Rohingya: Ata kanë shumë fëmijë, ata janë të orientuar për pushtet politik, pretendojnë të jenë qytetarë.

“Ne nuk kemi dëshirë të jetojmë me ta”, - thotë në zërin e tij të qetë një ish-arsimtar i anglishtes i shkollës së lartë. Ai është një xhaxho, miqësor dhe pashmangshmërisht i sjellshëm. “Ata duan ta islamizojnë këtë tokë. Ata duan fuqi, pushtet”.

Sentimenti anti-muslian u zgjerua nga një sforcim i helmët në rritje i na-cionalizmit budist, saqë një grup i errët i murgjve ushqen frikën në popull për një kërcënim në rritje të muslimanëve.

Muslimanët janë kriminelë, thonë ata, një “helm” që rrisin çmimet e tokës dhe shtynë mënjanë klasën punëtore bud-iste. Turmat mbushin manastiret dhe sallat e lutjeve që t’i dëgjojnë fjalimet e murgjve. Incizimet shiten trotuareve nëpër tezga në tërë rrugët e Birmanisë.

“Ata do ta shkatërrojnë vendin tonë, fenë tonë, popullin tonë. Ata do ta shkatërrojnë gjeneratën e ardhshme të grave budiste, meqenëse qëllimi i tyre është ta përziejnë gjakun e tyre me gjakun tonë”, - thotë murgu i njohur Ashin Tayzaw Thar Ra, në një fjalim të mëhershëm të këtij viti. “Së shpejti budistët do të detyrohen të adhurojnë në heshtje dhe frikë.”

___Në Aung Mingalar, të gjithë janë të

vetëdijshëm për frikën.Lagja ndodhet ku Maung Than Win

më parë shërbente qindra ushqime në ditë në restorantin e vogël që kishte ha-pur babai i tij dhe ku banorët mblid-heshin në Chat Cafe për të ndërruar llafe në freskinë e muzgut. Ku duzina djemsh shfaqeshin çdo ditë në klasat e shkollës islame të Hafiz Skee, por që shumica e fëmijëve ndiqnin shkollat sekulare.

Gjerësisht është parë si lagja më e pasur e muslimanëve të Sittwe-së, por thuajse ka qenë një ishull i izolimit eko-nomik. Ishte një vend ku punëtorët ditor ndërtonin kapele kashte për veten dhe biznesmenët e pasur, fati i tyre shpesh varej në varkat e vogla të drunjta të pesh-kimit që zinin peshk në gjirin e Bengalit, të ndërtuara si shtëpi lundruese të mbu-luara me pllaka me shkëlqim të gjelbër. Pak familje kultivonin kopshte të lakrave në një hapësirë moçalore mes disa rru-gicave. Rrugët kryesore, të shtruara me kubëza ose kalldrëm, janë kthyer në pluhur përgjatë viteve.

“Gjyshi im ishte prej Aung Mingalar. Babai im ishte prej Aung Mingalar. Unë jam prej Aung Mingalar”,- thotë Win, me dhëmbët e kuq për shkak të për-typjes me vite të kokrrës së betelit5. Me 32 vitet që ka, ai gati tërë jetën e ka çuar duke punuar në restorantin e tij Love Tea Shop. Ai mbushet me njerëz çdo ditë, veçanërisht pas namazit në xhami. “Unë dua të qëndroj këtu sa më gjatë që mundem.”

Jo çdo gjë ka qenë perfekt. Banorët

budistë dhe muslimanë të Sittwe pajto-hen së paku në këtë pikë. Ka pasur për-leshje, edhe pse synonin të ishin vetëm një person kundër një tjetri. Në dhunën e fundit sektare, më 2001, vetëm një per-son vdiq në Sittwe. Gjakderdhja e fundit e shtrirë plotësisht ka qenë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur populli Rohingya mbështeti forcat koloniale britanike dhe populli Rakhine mbështeti japonezët. Qindra njerëz u vranë.

“Kam dëgjuar për ato trazira të atëhershme”, - thotë Ferus Ahmed, një farmacist. “Ne kemi menduar se nuk do të ndodh më një gjë e tillë përsëri”.

Por ndodhi. Filloi vitin e kaluar më 28 maj, me një dhunim dhe vrasje të një femër budiste nga një grup i burrave të Rohingya në një fshat disa orë prej këtu. Ditë më pas, një autobus që po transpor-tonte udhëtarë muslimanë u rrethuan nga një turmë budistësh dhe dhjetë mus-limanë u vranë. Pesë ditë më pas turma të Rhingya-sve sulmuan Rakhine-t afër kufirit të Bangladeshit. Është e paqartë se sa njerëz vdiqën.

Me frikën që po dredhonte në të dyja anët, trazirat arritën në Sittwe. Për pesë ditë, turma të Rakhine-ve dhe Rohing-ya-sve luftonin njëri-tjetrin. Në fund, qindra shtëpi të Rakhine-ve u shkatër-ruan, ashtu si pothuajse secila lagje e Rohingya-sve. Sot, përveç Aung Ming-alar-it, qyteti musliman Sittwe është më pak se sa xhamitë e shkatërruara dhe komunitetet e populluara të dikurshme të mbuluara me bar dhe barishte, tërë-sisht boshe pa banorë.

Gjatë betejave në rrugë, fëmijët dhe gratë e Aung Mingalar-it u vendosën në xhami për siguri, ndërsa njerëzit mbrojtën skajet e lagjes. Më pas diçka e pazakonshme ndodhi: Arritën forcat e sigurisë për ndihmë.

Në tërë Birmaninë, ushtria dhe poli-cia kanë bërë shumë pak në mbrojtjen e myslimanëve gjatë tërë vitit të dhunës dhe grupet për të drejtat e njeriut thonë se ata madje i janë bashkëngjitur sul-meve. Ende është e paqartë pse është ndryshe në Aung Mingalar.

Por përderisa po arrinin si mbrojtës, këta ushtarë u shndërruan në rojtarë burgu. Sot, forcat e sigurisë e përforco-jnë geton zyrtare. Dhe linja dominuese e tregimit mbetet: Muslimanët, jo vetëm

Page 20: Revista Paqja, nr. 75, korrik-gusht 2013

PAQJA20 KORRIK/GUSHT'13 n Nr. 75

që nuk kanë nevojë të mbrojtjes prej budistëve, por ata i kanë shkatërruar lagjet e tyre.

“Bengalit dogjën shtëpitë e tyre, sepse e kanë ditur se do të bëhen me shtëpi tjera të reja” në kampet e refug-jatëve, thotë U Win Myaing, ndihmës drejtor për komunikimin i shtetit Rakh-ine. “Madje, ata menduan se zjarri do të përhapte edhe hapësirat Rakhine dhe që të digjen edhe shtëpitë e tyre.”

Gjithnjë e më shumë, këso tregime për muslimanët po besohen në Birmani.

___Sot, Aung Mingalar po e konsumon

vetveten.Shtëpitë e drurit u shkatërruan për

dru zjarri. Të vdekurit, që më nuk mund të dërgohen në varrezat e muslimanëve, varrosen prapa xhamisë. Ushqimi, i cili vjen nga shpërndarjet qeveritare të rastit dhe dyqanet që hapen dy herë në javë që banorët mund të shërbehen, janë të pak-ta, të pamjaftueshme dhe të shtrenjta.

Nuk ka dyqane të hapura, vetëm ca tezga ushqimi dhe një farmaci e im-provizuar që shet laksativë dhe ilaçe bimore për kokëdhembje.

Gjithashtu ka edhe ca heronj. Banorët thonë se Rohingya-t e pasur kanë blerë tokë prej të varfërve ose fqinjëve më të dëshpëruar. Ndërsa autoritetet herë pas here i lejojnë disa Rohingya në lagje të shesin ushqime, ata paguajnë dyfishin e asaj që e paguajnë klientët jashtë kampit.

“Njerëzit nuk po garojnë me njëri-tjetrin, por edhe as nuk punojnë së bash-ku”, - thotë Win, një pronar i një çajtoreje.

Zyrtarët refuzojnë të thonë se kur – ose nëse – Aung Mingalar do të lejohet

t’i bashkëngjitet pjesës tjetër të qytetit të Sittwe.

Është vetëm një mënyrë për të dalë jashtë kampit. Ryshfeti për të kaluar në pikëkalim është 10,000 kyat (rreth 10 dollarë) për të hyrë ose për të dalë, sipas banorëve të tanishëm dhe të mëparshëm. Kjo përbën një sasi të madhe të parave, por shumica e njerëzve po e paguajnë. Ndërsa asnjë nuk është i sigurt për mad-hësinë e lagjes – punëtorët e ndihmave thonë se ndoshta ishte 400 para dhunës – tani po zvogëlohet shpejt.

“Kur çdo gjë që kanë e shpenzojnë, njerëzit më pas thjeshtë duan të ikin”, - thotë Win.

Mijëra vetë e kanë braktisur Bir-maninë, duke i paguar kontrabandistët që t’i dërgojnë disi vjedhurazi në Mala-jzi ose Tajlandë. Por shumica drejtohen në kampet e refugjatëve jashtë qyteteve, rreshtave të pafundme të barakave të bambusë të mbushura me Rohingya. Shumica e kampeve janë hapësira të kufizuara – banorët nuk lejohen të vijnë ose të dalin si dëshirojnë – por shumica janë të mëdha mjaftueshëm që të kenë ekonomitë e tyre.

Në Birmani, shumë muslimanë tani janë më të izoluar se sa ishin më parë, duke barrikaduar lagjet e tyre gjatë natës kundër sulmuesve të mundshëm. Por së paku, deri tani, Aung Mingalar është getoja e vetme e mbyllur.

Ahmedi, farmacist, ka jetuar në Aung Mingalar për 38 vjet. Deri në dhunën e 2012-tës, ai ka pasur një bar-natore në tregun kryesor të Sittwe-s, një labirint i dyqaneve afër portit. Por shpejt pas fillimit të trazirave, Aung Mingalar

u mbyll dhe Ahmedi s’mund të shkojë te dyqani i tij. Ilaçeve u ka dal afati i përdorimit. Klientët e tij kanë shkuar tjetërkund. Dyqani ka qenë i mbyllur për muaj të tërë.

Ahmedi habitet se çfarë ka ndodhur me vendin e tij. Tranizcioni i 2010-tës supozohej të sillte ndryshim, por ai nuk ka parë asgjë që ta inkurajonte atë.

“Ne tani kemi një president, një qeve-ri”, - thotë Ahmedi, me këmishën pa pulla që i kanë rënë prej larjes së tepërt të saj. “Por këtu është sikur nuk ka sundimtar”.

Për shumicën si ai, ushqimi i vetëm janë kujtimet. Kjo e bën Ahmedin që të vazhdojë.

Disa herë në javë, më parë kur gjërat ishin mirë, Ahmedi mbyllte barnatoren e tij, merrte gruan dhe dy fëmijët e tij në shtëpi dhe shkonte në plazhin e Sittwe-s. Tani, vetëm Rakhine lejohen të shko-jnë në plazh dhe Ahmedi nuk banon në lagjen ku është rritur. Familja e tij ende është atje, por ai është zhvendosur në kampet e refugjatëve, ku ai kërkon punë dhe provon të kujtojë se si është të ndihet normalisht.

“Ne vetëm do të dëshironim të ecim përgjatë plazhit” thotë ai për ato shëtit-jet me familje. “Unë ëndërroj për këtë ndonjëherë.” n

Përktheu: Besa GASHI

1 Lagje në qytetin bregdetar Sittwe, Birmani2 Regjion gjeografik i shpërndarë në dy shtete, Bangladesh e Indi3 Qytet në qendër të Birmanisë4 Qytet tjetër verior i Birmanisë5 (Ang. Betel nut), lloj narkotiku aziatik që për-typet në gojë