revista paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

22
NISMA PËR DREJTËSI DHE ZHVILLIM SYNON TA KTHEJË MORALIN NË POLITIKË Intervistë me Amir Ahmetin, ish-deputet dhe nismëtar i themelimit të partisë Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim Viti IX. Nr. 85. 19 maj - 19 qershor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ferdi Kadriu PA DYSHIM, JEMI TË BINDUR NË FITORE TË FUQISHME Editorial NË POLITIKË S'KA PIKË

Upload: revista-paqja

Post on 17-Mar-2016

236 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

1Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

NISMA PËR DREJTËSI DHE ZHVILLIM SYNON TA KTHEJË MORALIN NË POLITIKË

Intervistë me Amir Ahmetin, ish-deputet dhe nismëtar i themelimit të partisë Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim

Viti IX. Nr. 85. 19 maj - 19 qershor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ferdi Kadriu

PA DYSHIM, JEMI TË BINDUR NË FITORE TË FUQISHME

Editorial

NË POLITIKËS'KA PIKË

Page 2: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

2 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

1Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

NISMA PËR DREJTËSI DHE ZHVILLIM SYNON TA KTHEJË MORALIN NË POLITIKË

Intervistë me Amir Ahmetin - ish deputet dhe nismëtar i themelimit të partisë Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim

Viti IX. Nr. 85. 19 maj - 19 qershor 2014. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ferdi Kadriu

PA DYSHIM, JEMI TË BINDUR NË FITORE

TË FUQISHME

Editorial

NË POLITIKËS'KA PIKË

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti IX / Nr. 8519 maj - 19 qershor 2014

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Lulzim AhmetiOrientohuni kah zhvillimi dhe punësimi

Kujtesa XheladiniNë tragjedi nuk protestohet,...

20 Shokuese: Lumenj'gjaku' nëpër botë

21

Amel IlmiuFatkeqësitë natyrore në Ballkan dhe alarmi i përgjithshëm

4

8

Page 3: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 3Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

Editorial

Avni AVDIU

Shfrytëzoj rastin ta filloj këtë edi-torial me bindjen time të thellë se Vlora Çitaku dhe Alma Lama,

meritojnë mirënjohje dhe falënderime nga gjithë shqiptarët muslimanë, edhe atë vetëm për shkak se janë vënë hapur kundër parimeve islame. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme ato vazh-dojnë të lansojnë deklarata bombastike antiislame si vazhdë e fushatës paraz-gjedhore, me qëllim që t’i sigurojnë votat dhe simpatinë e atyre mbetjeve komuniste, ateiste e sekulariste, që gjithmonë kanë vjellur helm e vrerë kundër Islamit. Zaten ato fort mirë e dinë se s’ka se si të popullarizohen ndryshe përveç në këtë mënyrë.

Çdo e vërtetë ka nevojë për kundër-shtarë, për oponentë dhe për armiq. Vetëm në përballje me ta, e vërteta merr shkëlqimin e vet, shihet më mirë dhe del aty ku synon. Vetëm duke sf-iduar ata, ajo rritet e zhvillohet dhe merr formën e duhur. Prej ekzistimit të qe-nies njerëzore, lufta mes të keqes dhe të mirës ka qenë alfa dhe omega e të gjitha zhvillimeve historike. Asnjëherë virtyti nuk është pajtuar me vesin, as e mira me të keqen, e bardha me të zezën, e bukura me të shëmtuarën, e drejta me të padrejtën. Çfarë kuptimi do të kishte jeta në këtë botë sikur në njërën anë të mos ishte djalli e në anën tjetër engjëlli?!

Tekefundit si mund të ketë sprova be-simtari nëse nuk e fillon, nuk e zhvillon dhe nuk e përfundon jetën e tij në për-ballje me këtë luftë permanente?!

Po të futemi në histori: a do të ishte interesant rrëfimi prej njeriut të parë Ademit a.s pa armikun e tij iblisin e deri te Muhamedi a.s pa armiqtë ebu Lehe-bin, ebu Xhehlin etj..?!

Problemi i vetëm i rëndë, por jo edhe i patejkalueshëm është kur ata që kundërshtojnë Islamin janë personal-itete të dëshmuara shkencore, morale e kombëtare. Atëherë polemika, debati, kundërshtimi dhe lufta me ta kërkon energji më të mëdha, investim më të shtuar dhe përkushtim më të përpiktë. Mirëpo kur kundërshtarët, oponentët dhe armiqtë e Islamit janë të dëshmuar të dobët në këto aspekte dhe në të gjitha të tjerat, atëherë nuk ka nevojë as për më të voglen mërzitje. Përkundrazi, është shumë e logjikshme dhe afrëmendsh që Islamin ta kundërshtojë ithtari ose ith-tarja e gay paradave. Ai ose ajo bën shër-bim të madh, por që vetë nuk e di. Ai ose ajo kontribuon më shumë se qindra ligjërata të hoxhallarëve dhe dhjetëra libra fetarë. Ai ose ajo mendon se po e plandos përtoke Islamin, por nuk është (i/e) vetëdijshëm(/me) se e ngritë edhe më lart atë. Sa më shumë kritikojnë, aku-zojnë e kundërshtojnë, aq më shumë e shtojnë, e zgjerojnë dhe e fuqizojnë Is-lamin. Zaten kundërshtari i dobët, vihet

në shërbim të asaj që lufton. Prandaj i detyrohemi të gjithë ne për një falën-derim edhe ministres së integrimeve, sepse e meriton. Meqë nuk arriti të na integrojë politikisht dhe ekonomikisht në Evropë, ajo tenton ta bëjë këtë me gay parada. Për këtë ka edhe një motivacion shtesë: transvestitin Conchita Wurst, - fituesin e përçudnuar gay të sivjemë të Eurovizionit. Fakti që ai u zgjodh me vota të shikuesve, tregon prirjet e shu-micës evropiane.

Alma LDK dhe Vlora PDK janë kundërshtare partiake, por i bashkon dhe i lidhë fort antiislamizmi. Alma tha se kur do të vie në pushtet do t’ua rruajë leshin nga fytyra atyre muslimanëve që e kanë lëshuar. Vlora tha se shamia kurrë nuk do të lejohet në shkolla, se nuk ka kompromis dhe se kësaj çështjeje i është vënë moti pikë. Me gjasë ‘logjika’ e pro-noncimeve dhe veprimeve të saj është emocionale, gjë që dëshmon empatia ndaj gay-ve, prandaj vlen t’ia kujtojmë shkencërisht se gjithkund në literaturën e politikologjisë dhe filozofisë politike thuhet se “postulat i të gjitha politikave është kompromisi e koncensusi dhe se në politikë asnjëherë nuk duhet thënë pikë, sepse në politikë nuk ekziston pika”. Për më tepër pika që ka vënë ajo nën hije ka një vijë vertikale që e bën pikëçuditëse, sepse herët a vonë aty ku Vlora po i vë pikë, do të bëhet presje. Për këtë kohën do ta kemi dëshmitare. n

Në politikë s’ka pikë

Page 4: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA4 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

Amel ILMIU

Serbia, Bosnja dhe Kroacia janë duke u përballur me vërshime të shekul-lit, që s’mbahen mend. Është përm-

bytur në vërshim pothuajse çdo qytet, ka dalë thuajse çdo lum nga shtrati, gati të gjitha rrugët magjistrale janë bërë të pakalueshme, shumë ura janë shembur, vendbanimet dhe qytetet janë ndarë nga njëri-tjetri, shtëpi të tëra janë rrënuar, kanë pësuar me dhjetëra viktima, s’ka ujë të pijshëm, mungon rryma dhe artikujt el-ementarë ushqimor. Vlen të ceket një ku-riozitet nga gjithë kjo katastrofë natyrore. Në Modricë të Bosnjës në shtëpinë e mbu-luar e shkatërruar gjer në kulm nga ujë, siç i ka treguar redaksisë ‘Dnevni Avaz’ dëshmitari okular Kenan Fërkiç, vetëm Kurani ka mbetur jo vetëm i paprekur, por tërësisht i palagur e i paprekur nga uji.

Për këtë katastrofë natyrore disa thonë vullneti i Zotit, të tjerët fajësojnë nënën natyrë, kurse disa faktorin njeri. Njeriun që e ka menduar programin HAARP rreth të cilit me vite heshtet. Njeriun që ka lejuar që ky program të testohet në pjesë të ndryshme të planetit tonë. Njeriun që ka lejuar që ky program të testohet edhe në hapësirat ballkanike. HAARP (High Frequency Active Auro-ral Research Program – Programi Ak-tiv Auroral i Studimit të Frekuencave të Larta), që në thelb është projekt hulum-tues amerikan për dritën polare të bazuar në punën e Bernard Eastlundit prej vitit 1988 e që lidhet me pothuajse të gjitha ndryshimet klimatike në mbarë botën. Në vitin 1993 HAARP zyrtarisht filloi me punë, përderisa sinjali i parë zyrtarisht u lëshua në ditën kur ndodhi Fukoshima

japoneze në muajin mars të vitit 2011. Fakti se bëhet fjalë për sistemin e ante-nave vertikale të frekuencave të larta në vendosura në Alaskë në verilindje të Ga-konës, njeriut të thjeshtë të preokupuar me probleme të tjera të shumta mund t’i duket e parëndësishme. Mirëpo duhet të theksohet se dy sistemet tjera ameri-kane HAARP ndodhen tek observatory Arecibo në Porto Riko dhe Fairbanskë gjithashtu në Alaskë, përderisa në Evropë është vendosur në Norvegji. Çështje kyçe është se programi HAARP nga njëra anë

mund të veprojë në për-mirësimin e komuni-

k i -

meve globale, sepse nga jonosfera faktikisht bëhet antena natyrale e për-masave gjigante. Megjithatë nga ana tjetër programi HAARP mund të shfrytëzo-het edhe për ndryshimin e kushteve klimaterike në Tokë, kështu që merr dimensione të reja në suaza të të ash-tuquajturës luftë klimaterike, si një ndër format e kontrollit dhe dominimit global. Mirëpo çfarë lidhjet mund të kenë an-tenat në Alaskë me vërshimet e fundit në Serbi dhe Bosnjë?! Nuk përjashtohet mundësia që prishjet klimaterike që po ndodhin në rajon mund të vijnë si pasojë e veprimit të antenave HAARP të insta-

luara në rajonin e Barajevës, 50 kilometra

l a r g

Fatkeqësitë natyrore në Ballkan dhe alarmi i përgjithshëm

Page 5: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 5Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

Fatkeqësitë natyrore në Ballkan dhe alarmi i përgjithshëm

Beogradit. Sipas disa shkrimeve për ven-dosjen e antenave HAARP administrata amerikane i ka ndarë qeverisë serbe shu-ma të mëdha parash, sepse sipas amerika-nëve pikërisht Barajeva ka qenë më e për-shtatshme për t’u vendosur antenat dhe përmes tyre të kontrollohet e ma-nipulohet

me klimën e rajonit. Të tjerët mendojnë se sipas planeve të rregullimit me pro-gramin HAARP është paraparë që në Ballkan të ketë dimër të fortë me sasi të konsiderueshme reshje bore, shiu, por se studiuesit e programit kanë gabuar në orientimin e koordinatave të antenës, kështu që dimrin e huqën në Ballkan duke i sjellë pikërisht Amerikës ato që i men-doi ajo për Ballkanin, pra siç dihet sivjet pati dimër të tmerrshëm në Amerikë. Po çfarë duhen antenat në Alaskë? Ato bëjnë një punë fare të thjeshtë – dërgojnë valë të frekuencave të larta në pjesët më të larta të atmosferës së Tokës, në veçanti në jonosferë. Mediet serbe i kanë dhënë jehonë këtyre antenave pas vërshimeve që goditën rajonin. Biologu Dejan Markus është i bindur se këto temperatura të pabesueshme në ndryshimin e klimës në botë dhe në Ballkan janë të lidhura direkt me sistemin e antenave HAARP. Sipas tij SHBA është duke e dëmtuar të gjithë botën. Këto antena bëjn vrima në ozon dhe nëpër ato vrima depërtojnë rrezet e dëmshme diellore nga të cillat ka përhapje të mëdha të sëmundjeve të ndryshme dhe ndryshimeve të temper-aturave. Vlen të ceket se nëpër koluare flitet se pas këtyre vërshimeve mund të priten edhe tërmete për shkak se toka ka thithur jashtë mase ujë, kështu që kjo mund të ndikojë jo vetëm në rrëshqitjen e dheut dhe hapjen e gropave dhe hen-

deqeve, por gjithashtu mund të shkak-tojë lëvizje të pllakave tektonike. Po ashtu është thënë se tërmeti nuk është e thënun t’i godas rajonet e goditura nga vërshimet, por ato përreth dhe në këtë kontekst është përmendur Maqedonia, duke aluduar në vërshimet paraprake që ndodhën në rajon përpara tërmetit të famshëm të vitit 1963 që shkatërroi Shkupin me rrethinë. Edhe pse ekspertët mohojnë lidhshmërinë e vërshimeve dhe tërmetit, tërmetet që goditën Shqipëri-në në ndërkohë ndoshta mund të jenë një sinjal alarmi. Një aspekt tjetër që u përmend dhe u lidh me vërshimet ishte parada e paralajmëruar e homoseksual-ëve nëpër rrugët e mbarë rajonit, për të shënuar ditën e tyre dhe për të kërkuar trajtim tolerues nga shoqëria. Mund të ishte kjo një tërheqje vërejtje nga Zoti, ashtu siç ua tërhoqi edhe popujve të mëhershëm, pikërisht popullit të Lutit. Mediet boshnjake po ashtu i dhanë je-honë një videoje, të postuar dy ditë para katastrofës së vërshimeve, ku shihen disa nxënës të shkollës së mesme në Lukavicë të Bosnjës duke u tallur me namazin. Përderisa popullata në terren merret me pasojat, të tjerët i diskutojnë shkaqet dhe priten ndihma në rajonet e goditura, një gjë dihet mbi të gjitha dhe atë na ka treguar Zoti në Kuran se “çdo e mirë vjen prej Tij, kurse çdo e keqe nga vetë ne, pra si pasojë e veprave tona të këqija”. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA6 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

Intervistoi: Jeton ISUFI

PAQJA: Fillimisht ju ishit deputet i Kuvendit të Kosovë, si e vlerësoni punën e Kuvendit dhe gjendjen

aktuale politike në vend?Ahmeti: Të them të drejtën edhe pse

vetë isha pjesë e këtij Kuvendi, respe-ktivisht e kësaj legjislature, e konsideroj si legjislaturën më të dobët që ka pasur Kosova e pasluftës. Situata politike është mjaftë e brishtë, por shpresoj se dalja nga ky ngërç politik do të jetë shumë shpejt me shkarkimin e qeverisë ose tash shpërndarjes së Kuvendit.

PAQJA: Ju ishit pjesë e koalicionit të Aleancës për Kosovën e Re, nga radhët e Partisë së Drejtësisë, pse u larguat nga ky formacion politik që është edhe pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe vendoset të jeni i pavarur?

Ahmeti: Këtë çështje e kam shtjel-luar në shumë raste dhe mendoj se është konsumuar, por thjesht për lexuesit e revistës suaj mund të them një fakt të vetëm dhe mendoj se mjafton, arsyeja se nuk u realizua asnjë pikë e pogramit me të cilin iu prezantuam elektoratit, program i cili na mundësoi të jemi në Parlament dhe në Qeveri, por nuk u jetësua asnjëherë.

PAQJA: Jeni caktuar si kryesues i komis-ionit ad-hok nga Qeveria e Kosovë për çështjen e lirisë fetare, cilat janë rezul-tatet e këtij komisioni?

Ahmeti: Si rezultat i diskriminimit të vazhdueshëm vendin tonë e sidomos atij

fetar kemi bërë përpjekje për të theme-luar këtë komision, i cili do të merrte praktikat më të mira evropiane rreth lirive fetare dhe të njëjtat t'i implemen-tojmë në Kosovë. Ne si komision e kemi kryer punën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe qysh në korrik të vitit të kaluar ia kemi dërguar kryeministrit raportin e punës dhe rekomandimet dhe prej atëhere e kemi mbyllë aktivitetin e komisionit. Rezultati i punës sonë është se që prej 10 muajve kemi një raport të komisionit me rekomandime zyrtare për disa prej çështjeve shumë të rëndë-sishme rreth shkeljeve të të drejtave fe-tare dhe statusit juridik të bashkësive fetare në Kosovë, etj. Të gjitha këto të bazuara nga praktikat më të mira ev-ropiane dhe mosimplementimi i atyre rekomandimeve deri sot është për të ardhur keq.

PAQJA: Si komision si ju keni qasur kësaj çështjeje, kur pritet të rregullohet kjo dhe sipas cilave praktika të vendeve me progres demokratik është menduar të zgjedhjet kjo çështje?

Ahmeti: Komisioni e ka kryer punen e vet, është në dorën e kryeministrit për të implementuar rekomandimet tona. Vendet që kemi marrë, praktikat e tyre janë 4 vende evropiane dhe dy nga regjioni, si Austria, Gjermania, Kro-acia, etj.

PAQJA: Jemi në prag të zgjedhjeve par-lamentare, ju tashmë e keni formuar një subjekt politik, Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim, a do të merrni pjesë në këto

zgjedhje dhe cili do jetë targeti dhe qël-limi i NDZh-së?

Ahmeti: Ne jemi përcaktuar për një maratonë politike dhe jo vetëm për një sprint, kështu që këto zgjedhje nuk janë prioritet yni kryesor, por jemi duke u përgatitur edhe për to. Ndersa arsyeja pse jemi themeluar është se duke pasur parasysh gjendjen aktuale politike, eko-nomike dhe shoqërore në vendin tonë dhe mungesës së një formacioni politik, i cili do të ishte i gatshëm t’u dalë ballë sfidave që po e rrezikojnë shtetësinë e vendit tonë dhe po e rëndojnë jetën e qytetarëve tanë, synojmë në përmirësi-min e këtij imazhi të Republikës së Kosovës, por edhe të përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj. Duke luftuar padrejtësinë dhe ofruar drejtësi për çdo qytetar të Kosovës pa dallim etnie, feje apo gjinie. Duke zhdukur varfërinë dhe zhvilluar ekonominë, me kuadro profesionale dhe të përkushtuara, me platformë të qartë dhe ekspertiza, kësh-tu synojmë ta kthejmë buzëqeshjen në fytyrat e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Këtë mund ta bëjë vetëm Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim (NDZh), sepse ne themeluesit e këtij formacioni politik jemi bashkuar në bazë të atyre virtyteve kombëtare e fetare të etërve tanë që na paraprinë me mësimet e tyre që ta duam atdheun, ta duam familjen, e cila është celula e shoqërisë sonë, e kjo shoqëri të jetë e emancipuar, tolerante dhe jodis-kriminuese. T’i respektojmë të moshua-rit, t’i edukojmë të rinjtë, të mësohemi të dëgjojmë, por edhe të dëgjohemi.

NISMA PËR DREJTËSI DHE ZHVILLIM SYNON TA KTHEJË MORALIN NË POLITIKË

Page 7: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 7Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14 7Nr. 82 n SHKURT/MARS'14PAQJA 7

PAQJA: Drejtësia dhe Zhvillimi janë dy fusha në të cilat vendi ynë ka ngecur më së shumti, si mendoni ju se do t’i rregul-loni këto dy fusha?

Ahmeti: Drejtësia, repsektivisht të drejtat e njeriut, morali në politikë dhe zhvillimi ekonomik është synimi ynë. Jo rastësisht, edhe emrin e subjektit e kemi ndërtuar mbi këto fusha të rëndësishme për vendin tonë. Fillimisht ne synojme për të kthyer moralin në politike, sepse si rezultat i abuzimit me pushtetin, keq-menaxhimit të pasurisë publike dhe mos-realizimit të premtimeve nga ana e push-tetarëve, ka bërë që populli ynë të mos besojë se në politike mund të ketë moral. Ndersa nga ana tjetër mbi 50% e profilit

politik të NDZh-se bënë fjalë për eko-nominë. Strategjia jonë do të mbeshtetet në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke synuar ngritjën e cilësise dhe mirëqe-nien e qytetarëve. Mbyllja e cemës ilegale të korrupsionit do të ndërpres edhe rrjed-hjën e pasurisë publike në xhepat e push-tetareve si dhe përmes reformave të thella tatimore do të krijohen mundësitë reale për zvogëlimin dhe zhdukjen e papunë-sisë. Pra një ekonomi e qëndrueshme dhe me tendencë në zhvillim.

PAQJA: Te ne ekziston një gjykim se njerëzit që kanë sfond fetar, siç jeni ju, nëse dalin me ndonjë subjekt politik atëherë edhe subjekti i tyre kategorizohet si subjekt politik fetar, a mendoni se është i drejtë ky gjykim, si e shpjegoni ju këtë?

Ahmeti: Është e vertetë se ky paragjykim ekziston, por konsideroj se është i paqendërueshëm. Vendi ynë ka një traditë të vjetër të organizmit të jetës fetare nga bashkesitë tona fetare dhe nuk besoj se ka nevojë që në vendin tonë të kemi edhe partitë politike me të njëjtat detyra. Ne si subjekte politike duhet të punojmë për të siguruar një klimë të mirë pozitive të tolerancës e bashkëjetesës mes komuniteteve fetare duke iu siguruar infrastrukturen ligjore te veprimit. Edhe sot 15 vite pas luftës, bashkësitë fetare në Kosovë nuk e kanë të zgjidhur statusin juridik të tyre dhe kur ne flasim për këtë mungesë ligjore, disa njerez të politikes për t'u shfajësuar na akuzojnë se jemi subjekt fetar.

Në shumë shkrime të mia në media e kam përmendur se në Kosovë ka islamo-fobi nga shumë politikanë dhe pseudoin-telektual. Këtë mund ta vërtetojë edhe në këtë intervistë, sepse në Kosovë ka subjekt politik shqiptar, i cili që prej themelimit në programin e vet deklaron se programi i tyre bazohet edhe në vlerat e krishtera të tyre, por ne kurrë asnjë politikan e as pseudointelektual nuk e kemi dëgjuar të flet për parti fetare krishtere në Kosovë. Ndërsa kur është fjala për Islamin janë kujdestar për të sulmuar edhe atëherë kur ne kërkojmë të drejtat më elementare për besimtarët muslimanë.

PAQJA: Në fund ju dëshirojmë suksese në punën dhe angazhimet tuaja politike!

Ahmeti: Ju falënderit, kisha kënaqësi-në t'iu përgjigjem pyetjeve tuaja dhe ju dëshiroj suksese në të ardhmen! n

“Arsyeja pse jemi themeluar është se duke pasur parasysh gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe shoqërore në vendin tonë dhe mungesës së një formacioni poli-tik, i cili do të ishte i gatshëm t’u dalë ballë sfidave që po e rreziko-jnë shtetësinë e vendit tonë dhe po e rëndojnë jetën e qytetarëve tanë, synojmë në përmirësimin e këtij imazhi të Republikës së Kosovës”, - u shpreh Amir Ahmetin ish-depu-tet në Parlamentin e Kosovës në mandatin e fundit dhe nismëtar i themelimit të partisë Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim, në interv-istën dhënë revistës “Paqja”

Page 8: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA8 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

Lulzim AHMETI

Vetë shpërbërja e legjislaturës së katërt të Kuvendit të Kosovës, e cila është vlerësuar si legjislatura

me deputetët më të dobët dhe rrëzimi i qeverisë “Thaçi 2”, është një hap jo aq i mirë, por i domosdoshëm për vetë fak-tin se kishim një Kuvend dhe Qeveri jo funksionale, që nuk mund t’i kalonte ligjet dhe vendimet e veta pasi që në Kuvend numrat e saj prej shumice kanë

shkuar duke u tkurrur në vazhdimësi. Por edhe opozita e këtij kuvendi nuk ka qenë e bashkuar, pasi që ajo shumë shpesh ka qenë gomë rezervë e kry-eministrit Hashim Thaçi për t’i kaluar projektet dhe vendimet e qeverisë së tij. Tash pas shpërbërjes së Kuvendit dhe të Qeverisë mbetet shumë punë për t’u bërë në mënyrë që të organizohen zgjedhje demokratike, të rregulla dhe pa vjedhje. Madje nëse këto zgjedhje do të ishin pak nën nivelin e zgjedhjeve të vitit 2013, do

të ishte shumë keq për proceset nëpër të cilat do të hyjë Republika e Kosovës.

QeveriaSa i përket Qeverisë së Kosovës

dhe kryeministrit Hashim Thaçi, është specifike sepse është ky kryeministër, i cili qe dy mandate nuk i përfundon deri në fund për shkak të mungesës së fuqisë në Kuvend. Po ashtu kjo qeveri nuk ka bërë shumë punë të mira gjatë këtij man-dati pak më shumë se tre vjeçar, pasi që nuk ka arritur t’i kalojë shumë projekte të rëndësishme siç është ai për privatiz-imin e 75 për qind të aksioneve të Postës

ORIENTOHUNI KAH ZHVILLIMI DHE PUNËSIMIQeveria e ardhshme duhet të orientohet më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit, për të ndikuar kështu edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Krahas kësaj, edhe përmirësimi i kushteve për bizneset duhet të jetë një prioritet për qeverinë e ardhshme. Po ashtu duhet të lihen anash retorikat boshe për integrime evropiane, pasi që këto integrime janë bërë më shumë integrime politike sesa integrime për të plotësuar kritere të nevojshme për integrim.

Page 9: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 9Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

dhe Telekomit të Kosovës, mosbindja e pakicave për të votuar themelimin e For-cave të Armatosurave të Kosovës (FAK) dhe disa projekte dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin.

Qeveria po ashtu nuk ka arritur që të hapë vende të reja pune aq sa janë nevojat e tregut si dhe ka dështuar të sjell kompani të fuqishme për të inves-tuar në vendin tonë. Nëse vazhdohet me këto praktika duke mos krijuar kushte

në rend të parë për biznesin vendor, atëherë as kompanitë e mëdha të huaja nuk do të vijnë për të investuar, pasi që asnjë investitor nuk shkon në një vend të investojë kapitalin e tij ku rrezikohet ai dhe kapitali i tij.

KuvendiKy Kuvend, i cili shkoi, ka pasur depu-

tetët më të dobët, si për kah përbërja ashtu edhe për nga diskutimet dhe vendimet që janë marrë aty. Deputetët e kuvendit

shumë herë kanë votuar madje pa ditur edhe se çka po votojnë, shumë herë nuk kanë arritur që t’i vazhdojnë seancat për shkak të mungesës së kuorumit. Po ashtu çka është karakteristikë e kësaj legjisla-ture të katërt, ka qenë lëshimi i seancave nga pozita e jo siç ndodh në vendet më demokratike në botë që sallën e kuven-dit e lëshon opozita që nuk pajtohet me vendimet e shumicës. Por, sikur në shumë fusha edhe në Kuvend, Kosova është me disa specifika, pasi që pakicat kushtëzojnë shumicën për marrjen e vendimeve.

Por në Kuvendin e ri nuk do të ketë më diskriminime të pakicave me rezer-vime e garantime të vendeve, pasi që ata do t’i kenë 20 vende, por jo si vende ekstra që u kishte mundësuar Pakoja e Ahtisarit.

Partitë dhe parafushataPartitë politike edhe pa u shpërbërë

Kuvendi i Kosovës kanë filluar fushatën edhe pse jo zyrtarisht. Këto parti dhe liderët e tyre po japin premtime gjithë andej vendit, të cilat edhe mund të mos realizohen kurrë. Por fokusi i partive

për dallim me zgjedhjet e kaluara që ka qenë integrimi dhe çështje të tjera do të duhet të ishte punësimi dhe zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit gjyqësor në vend.

Për premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës, të cilat deri më tash në total kanë kaluar shifrën e 370 mijë për 4 vitet e ardhshme në total, nuk ka ende ndonjë plan konkret se nga ku do të re-alizohet krijimi i këtyre vendeve.

Qeveria e ardhshme duhet të ori-entohet më shumë për një rritje eko-nomike më shumë se 4 për qind, po ash-tu bizneseve duhet t’u krijojë lehtësira e fonde për ofrimin e mjeteve financiare në mënyrë që të hapen biznese të reja e po ashtu të zgjerohen ato ekzistuese.

Një tjetër problem që mund ta ketë qeveria e ardhshme do të jetë kthimi i mjeteve nga privatizimi dhe kursimet e Trustit, të cilat janë investuar nëpër vende të ndryshme, por me një vullnet politik mund të bëhet plotësimi ligjor dhe ato mjete mund t’i kthejmë dhe t’i investojmë në vendin tonë. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA10 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

Intervistoi: Jeton ISUFI

PAQJA: A mund të na prezentoni organizatën tuaj, ‘Paqen Stu-dentore’, një historik të shkurtër

të sukseseve te saj?Kadriu: ‘Paqja Studentore’ është or-

ganizata më e madhe studentore në Uni-versitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është themeluar në vitin 2005 nga një grup studentesh, të cilët kishin për qël-lim të ofronin një alternativë të re për studentët, e këtë e dëshmuan në zgjed-hjet studentore të vitit 2006 ku dolën organizata e tretë studentore.

Që nga viti 2006 deri më 2010, kishte udhëheqjen e Parla-mentit të Studentëve. Në këto vite ‘Paqja Studentore’ dësh-moi se është orga-nizata më e mirë e mundshme për përfaqësimin e studentëve në UP. Sukseset e saj janë të shumta, por duke i specifi-kuar disa prej tyre mund të vërejmë se ajo

ka punuar drejtpërdrejt për stu-dentët. Bursa për studentët

ishte 600 euro, por me kërkesat e shumta të

‘Paqes Studentore’ si udhëheqëse e Parlamentit të Studentëve ajo u ngritë në 900 euro, pastaj për çdo provim stu-

denti ka paguar nga dy euro për

paraqitjen e tij edhe këtë ‘Paqja Studentore’

PA DYSHIM, JEMI TË BINDUR NË FITORE TË FUQISHME“Mbetemi të përkushtuar edhe më tej se ne mund të bëjmë vetëm koalicion parimor dhe jo matematikor me të vetmin qëllim që t’i përfaqësojmë studentët e UP-së të cilët tani e katër vite nuk kanë qenë të përfaqësuar”,- u shpreh Ferdi Kadriu kryetari i organizatës më të madhe studentore Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, në intervistën dhënë revistës ‘Paqja.

Page 11: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 11Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

PA DYSHIM, JEMI TË BINDUR NË FITORE TË FUQISHMEka arritur ta largojë si obligim që ka qenë, tani studentët paraqesin provi-met pa paguar ndonjë shumë të parave.

‘Paqja Studentore’ nga viti 2010 deri më sot nuk është pjesë e udhëheqjes së Parlamentit të Studentëve edhe pse është dal organizata e parë në zgjedh-jet studentore për një arsye sepse është organizata më parimore dhe organizata e vetme, e cila njëmend përfaqëson stu-dentin e për këto arsye Paqja Studen-tore nuk iu ka përshtatur politikave të organizatave tjera, të cilat kanë krijuar koalicionin. Pavarësisht kësaj ‘Paqja Studentore’ për këto vite ka realizuar aktivitete të ndryshme si: informuese e edukative, kulturore e sportive, hu-manitare e shkencore si debate, tribuna e diskutime të ndryshme.

PAQJA: Në çka bazohet programi juaj dhe çka konkretisht ofroni për studentet?

Kadriu: Programi ynë bazohet në tri pika kryesore ndonëse nuk do të jenë të vetmet, këto janë:

Mësimdhënie dhe Mësim nxënie, Infrastruktura në kampusin e univer-sitetit dhe qendrës së studentëve si dhe avancimi dhe zhvillimin e jetës studen-tore përmes ngritjes së përfaqësimit stu-dentor, duke i bërë sa më funksionale këshillat e fakulteteve dhe Parlamentin e Studentëve në mënyrë që këto struktura studentore të jenë në shërbim të stu-dentëve dhe jo në shërbim të interesave individuale e grupore sikur deri me tani.

PAQJA: A jeni të përgatitur për zgjed-hjet studentore dhe çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Kadriu: ‘Paqja Studentore’ e Univer-sitetit te Prishtinës hynë në zgjedhjet studentore 2014 e përgatitur sikur edhe më parë e organizuar dhe shtrirë në të gjitha njësitë akademike të UP-së, pra në këto zgjedhje ne Paqja garojmë për Parlamentin e Studentëve dhe këshillat e fakulteteve me kandidatët më të mirë, të cilët janë studentë të dalluar e meritorë në UP, studentë të ngritur profesional-isht e moralisht, të cilët me dijen dhe përkushtimin e tyre do të jeni shembulli më i mirë i përfaqësimit studentor.

PAQJA: Nëse eventualisht dilni fitues, a mund të përsëritet skenari i mëparshëm që ju sërish të mbeteni në opozitë dhe a keni menduar si ta parandaloni këtë avaz?

Kadriu: Natyrisht se me punën dhe angazhimin e të gjithë anëtarëve dhe

aktivistëve që jemi duke e bërë tani e sa kohë ne ‘Paqja Studentore’ presim të dalim organizata e parë fituese e këtyre zgjedhjeve dhe për këtë nuk kemi dys-hime sepse janë vetë studentët ata të cilët me punën, angazhim dhe përkushtimin e tyre tashmë janë duke e dëshmuar fuq-ishëm fitoren e ‘Paqes Studentore’.

Ndërsa sa i takon të mbeturit opozitë përsëri ne edhe më tej mbetemi orga-nizatë e hapur për bashkëpunim për të gjitha organizatat studentore, dhe do të bënim një koalicion me cilado or-ganizata, por mbetemi të përkushtuar edhe më tej se ne mund të bëjmë vetëm koalicion parimor dhe jo matematikor me të vetmin qëllim që t’i përfaqësojmë studentët e UP-së të cilët tani e katër vite nuk kanë qenë të përfaqësuar.

PAQJA: Cila do të ishte porosia e juaj për studentët e UP-ës, në prag të këtyre zgjedhjeve studentore?

Kadriu: Porosia e ime dhe e ‘Paqes Studentore’ për të gjithë kolegët tanë studentë është që të dalin më 29 Maj në zgjedhje dhe me urtësi e mençuri të vendosin larg çdo ndikimi dhe presioni për përfaqësuesit e tyre në mandatin e ri dy vjeçar.

Ftoj të gjithë kolegët e mi studentët që duke iu bashkuar ‘Paqes Studen-tore’ ta godasin fuqishëm keq qeveris-jen studentore të deritanishme dhe duke e votuar numrin 10 -të,‘Paqen Studentore ta marrin në duar të veta fatin e tyre dhe të vendosin për një përfaqësim studentor meritor dhe të gjithë të bashkuar të bëjë ndryshimin e madh në përfaqësimin e studentëve. Fuqishëm për ndryshime! n

Page 12: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA12 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 8512

Shejtani! (3)KUSH ËSHTË KY?

Marrëdhëniet midis satanait me njerëzit janë të mundshme dhe ato ndodhin në këtë botë. Të pasionuarit për pushtet nuk zgjedhin mjete dhe formë, atyre ju intereson zgjerimi i pushtetit dhe këta ambiciozë mund të kërkojnë që të marrin energji nga satanai...Ai na qenka më i pushtetshëm se biri i zotit, përderisa ka arritur ta mbajë për dyzet ditë nën pushtetin e tij! Nga pyetjet e parashtruara nga vetë të krishterët sikur na japin të kuptohet se Perëndia dhe Satanai janë të një niveli

Muhamed J. KAJOLLI

Bota jo krishtere e ka shumë të vështirë të bëjë dallimin midis ideologjisë dhe doktrinave

krishtere dhe atyre hebreje. Në esencë, një jo i krishterë nuk e kupton përse do të duhej që krishterët dhe hebrenjtë të kenë një përmbledhje të librave të tyre të “shenjtë” dhe cila është urtësia e Biblës? Kush kënd e njollos më shumë me tregi-met perverse që gjenden në të, Dhjata e vjetër apo Dhjata e re? Të gjitha këto kanë të bëjnë edhe me temën tonë mbi të keqen që tash e disa numra është duke u prezantuar për lexuesit e kësaj reviste.

Shejtani te krishterët Satanaja te hebrenjtë kishte një

paraqitje të ngjashme me mitologjinë greke. Tema jonë nuk është të vërtetojmë se cili ka huazuar nga njëri-tjetri, por të tregojmë për njohjet dhe mënyrën e të menduarit te popujt e mëhershëm, sepse botërisht dihet se shkrimet hebrje

janë shumë shekuj më të hershëm se të grekërve. Sidoqoftë, satana te shkrimet e vjetra hebreje nuk kuptohet qartë, prandaj detyrohemi të shkoqisim de-taje nga ndodhitë e veprës së hebreut të fundit, i cili u përvetësua nga popujt e perandorisë romake si zoti tyre. Apos-tujt e Jezusit janë shfrytëzuar se iu janë paraqitur vegime nga mësuesi i tyre “Jezusi zot”, të cilat do të mundohemi t’i shkoqisim disa prej tyre që kanë të bëjnë me temën tonë.

Doktrinat krishtere për Satananë

Krishterimi nuk ka bazë doktrinare më të hershme se sa para ardhjes së Je-zusit, hebreut të dëbuar nga rradhët e këshillit fetar hebraik. Popujt që jetonin në Perandorinë Romake besonin në yje dhe në mirtaizëm, deri në shekullin e IV-të, dhe vetëm kur kjo ideologji pësoi një lëkundje, vepra e Jezusit u përvetë-suan dhe u zyrtarizua. Të detyruar të ndyshonin fetë e tyre, dhe duke qenë se

vazhdonin ta mbanin pushtetin fort, qe-veritarët arritën të ndërhynin në shumë elemente bazë të Ungjillit për të mos thënë në të gjithë këtë Libër, mu, siç janë duke bërë përpjekje viteve të fundit ta zyrtarizojnë Islamin sipas paradigmave të tyre, duke hequr pjesë ose duke shtuar pjesë të tjera nga origjinali i Kuranit.

Meqë tema jonë nuk është shtjellimi i doktrinës krishtere, ne, do të mjaftohe-mi vetëm me pak rrëfime, të tregojmë se burimet në të cilat bazohen të krishterët janë vegimet e apostujve. Gjoni kishte parë1 në vegim betejën që ishte zhvil-luar midis Satanasë dhe Mikaelit në Qiell: “Edhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi dhe engjëjt e tij luftuan...” (Zbulesa, 12: 7)

Nxorëm këtë sa për të argumen-tuar se te krishterët është një përzierje botëkuptimesh. Këta nuk i kanë të qa-rta, e as që kanë idenë më të vogël për elementet përbërëse të këtyre qenieve që jetojnë në univers. Dragoi te ta nuk dallon nga Satanai, për ta këta janë si një trup i vetëm. Engjëjt që ishin në krah të Mikaelit, janë të mirë apo të këqij. Bibla nuk na e bën dallimin midis tyre sepse engjëj kishte edhe Satanai ose Dragoi. Pastaj te ta, kerubinët nuk kanë identitet të qartë, kush janë këto krijesa dhe çka përfaqësojnë? Janë engjëj, janë dragoj apo çka mund të jetë kjo krijesë?

Le të shërbehemi me vargjet e Biblës, për të parë paqartësitë terminologjike dhe të bindemi se kemi të bëjmë me shkrime krejtësisht njerëzore e aspak hyjnore: “Kështu dragoi i madh, gjar-përi i lashtë, që është quajtur djalli, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij”. (Zbulesa 12:9) Pra, këtu, në këtë varg biblik sikur shpjegohet se dragoi është vetë djalli ose edhe vetë satanai. Ndërsa engjëjt e Mikaelit dhe engjëjt e Dragoit ende janë diskutabile

Page 13: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 13Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

ndër ekspertët e teologjisë. Nuk mund të thuhet se pse është përdorur fjala engjëj në këto vargje kur ka mundur të për-dorej termi, sikur bie fjala ushtria ose aleatët e tij...!?

Krijuesi ia ka bërë të qartë njerëzim-it se prej çfarë elementi janë krijuar gjallesat ose qeniet intelegjente. P.sh. njeriu është krijuar nga uji i planetit Tokë, prandaj, kjo qenie i përket tokës dhe jeton në të. Xhinët2 gjithashtu, janë krijuar nga zjarri i këtij Planeti dhe je-tojnë sikurse edhe njerëzit në të. Pastaj melekët janë të krijuara nga drita, ele-ment që buron nga universi dhe jeto-jnë në qiell. Meqenëse drita ka qasje në planetin Tokë, prezenca e tyre nuk mungon edhe te ne.

Siç po shihet, popujve biblik dhe atyre më të hershëm mbase nuk i janë dhënë detaje të hollësishme rreth këtyre krijesave për arsye të panjohura për ne, ose ato iu janë dhënë por me humb-jen e origjinalit janë ngatërruar shumë gjëra ashtu siç janë ngatërruar edhe këto emërtime të këtyre krijesave. Sidoqoftë njerëzimi pas Shpalljes së Kuranit i janë bërë të qarta, bile shumë të qarta, ekzis-tenca e këtyre krijesave inteligjente.

Të krishterët ende nuk e kanë njohur Kuranin si Libër i Shpallur nga Krijuesi botëve, prandaj jetojnë me këto mung-esa dhe nuk po arrijnë të bëjnë dallimin midis këtyre krijesave. Për këtë arsye kerubinët sipas krishterëve paraqiten herë sikur dragoj e herë si engjëj. Fjalori biblik për to thotë: “Kerubinët, edhe pse krijesa qiellore dhe frymore si engjëjt, dallohen nga ata, sepse engjëjt janë për-dorur nga perëndia sidomos si lajmëtarë, ndërsa kerubinët, përveç asaj që shoqëro-jnë lavdinë dhe shenjtërinë e Perëndisë, kanë detyrën të pengojnë njeriun mëkatar t’i afrohet Perëndisë, sepse është i shenjtë dhe burim i jetës” (Fjalori në Bibël, f.314)

Mirëpo në brendi të Biblës, kerubi-nët edhe pse të krishterët iu japin vetitë e engjëjve, në realitet ato paraqiten sikur dragoj përderisa përdorin flakën si mje-tin mbrojtës ose sulmues gjatë kryerjes së detyrës së tyre: “Kështu ai e dëboi njeriun; dhe vendosi në lindje të kopshtit të Edenit kerubinë që vërtisnin nga çdo anë një shpatë flakërues për të ruajtur rrugën e pemës së jetës”. (Zanafilla:3/24)

Për hir të temës që hulumtohet, shembulli i poshtëm do t’i shërbente argumentit për konkludimet përfun-dimtare të kësaj teme, e që bëhet fjalë për Luciferin. Në Bibël thuhet: “Vallë, si

ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i Agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet. Ti thoshnje në zemrën tënde: “Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin”. Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësinë e gropës. Ata që të shikojnë të ngylin sytë, të vërejnë me kujdes dhe thonë: “Ky është njeriu që e bënte token të dridhej, që i trondiste mbretëritë. Që e katandisi botën në shkretëtirë, që shkatërron qytetet e asaj dhe nuk i lanë kurrë të shkojnë të lirë robërit e tij….”Unë do të ngrihem kundër tyre”, - thotë Zoti i ushtrive, “dhe do të shfaros nga Babilonia emrin dhe ata që kishin shpëtuar, fëmijët dhe pasardhësit”,- thotë Zoti. “Do të bëj që atje të sundojë iriqi dhe moçali; do të fshij me fshesën e shkatërrimit”,- thotë Zoti i ushtrive”.(ISAIA: 14: 12-23)

Shumë studijues të kësaj feje, Lucifer-it, ia dhanë atributet e Satanait, armikut të përbetuar të Perëndisë. Mirëpo nga ky citat i Biblës, mua si hulumtues nuk më rezulton se emri Lucifer ka të bëj me vetë Satanain ose Shejtanin përderisa thuhet (ky është njeriu). Kjo vërteton se krishterimi ka probleme serioze në terminologji, prandaj më shumë duket si një përzierje e plotë midis botëkupti-meve njerëzore dhe një qenie që është jo njerëzore, por që ka të bëjë me njeriun më shumë se sa me jo njerëzoren. Kjo paqartësi tregon se diçka mungon te ta,

e ajo, padyshim është tjetërsimi i Librit origjinal i Shpalljes së pastër hyjnore.

Siç po shihet një pjesë e madhe e njerëzimit sikur është peng i inter-pretimeve të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve janë të gabueshme. Shpesh ndodhë që ato të interpretohen sipas dëshirës së një individi, ose sipas rrethanave që kalon një ose disa gjen-erata njerëzore. Fjalë debatesh janë bërë interpretimet e disa fjalëve, ose fjalive në librat e vjetër, si në fushën e histo-risë, arkeologjisë, fesë etj. Besimtarët e hershëm këtyre iu kanë dhënë cilësi të ndryshme, dhe të gjitha janë përshkrime të natyrës dhe fantazisë njerëzore, që muslimanët dhe tani edhe civilizimi deist ose ateist perëndimor i njeh me termin mitologji.

SatanajaPara se të fillojmë më hollësisht të

shkoqisim satananë, të shohim se ç’na thotë një revistë religjioze e krishtere: “Krishterët besojnë se jemi duke jetuar kohërat më të vështira të njerëzimit, sepse jemi në “ditët e fundit” të sundimit demonik të Satanit në tokë”3 Kjo fjali më ngjason sikur shprehja e një pronari të një restoranti, i cili kishte afishuar sl-loganin “Nesër ushqimi është falas”. Mirëpo sa herë që shkonin njerëzit ditën e nesërme ju thoshte: po ashtu është, nesër e keni falas. Pra, tani edhe ne, jemi duke jetuar në kohërat më të vështira, sepse çdo gjeneratë e re përjeton kohëra të vështira dhe ditët e fundit të jetës së tyre. Një religjion i mirëfilltë është ai që,

Page 14: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA14 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

njerëzimit i jep shpresë, lumturi dhe ditë më të mira në këtë botë e në botën tjetër.

Në Bibël emri Satana është përdorur disa herë, bile edhe nga vetë Jezusi. Një i sëmurë ose i prekur nga demonët e i shëruar prej tij, bëhet shkaktar i një de-bati midis farisenjve dhe Krishtit: “Por farisenjtë kur e dëgjuan këtë, thanë: “Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beel-zebubit, princit të demonëve”. Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre u tha: “Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejtë shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete nuk shkon gjatë. Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij? (Ma-teu, 12: 24-26)

Këtu janë përdorur dy emra, demonë dhe satanaja. Meqenëse të krishterët për sa i përket doktrinës së besimit janë më të avancuar se hebrenjtë dhe besimet e vjetra, atëherë këta sikur duan t’i përgjigjen pyetjes, a ka dikush që e ka parë satananë përveç Krishtit. Mirëpo edhe këta njerëzimit nuk ia treguan për-bërjen e tij sikurse edhe besimet tjera më të hershme. Nëse ai është qenie me identitet ose është një emër i trilluar?

Nëse shfletohet literatura krishtere, dhe me theks të veçantë Bibla, do të më-sojë se Jezusi e kishte parë Satananë derisa ai ka qenë në Qiell: “Edhe Zoti tha: Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri”. (Luka, 22:31) Ky varg të lë përshtypjen se Jezusi e njohu Satananë nga e kaluara e tij e hershme, pra, derisa ishte në Qiell. Se ai e kishte parë atë në qiell Bibla thotë: “Dhe ai ju tha atyre: “Unë e shikoja Satanin që po binte nga qielli si një rrufe”. (Luka, 10:18) Mbase kjo fjali përket me momentin e hedhjes së Satanait dhe engjëjve të tij nga Qielli në Tokë pas humbjes së luftës së zhvilluar midis Satanait dhe engjëjve të tij me Mikaelin dhe engjët e tij.

Pastaj po tek ungjilli i Lukës lexo-jmë një ngjarje që ka ndodhur midis Jezusit dhe Satanasë, ose thënë më mirë ngjarjen e ditëve të pushtimit të Jezusit nga Satanaja: “Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jor-dani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ata kaluan, e mori uria. Dhe djalli tha:”Nëse je biri i Perëndisë, i thuaj këtij guri të bëhet bukë”. Por Jezusi u përgjigj duke thënë: “Është shkruar: “njeriu nuk do të rojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë. Pastaj djalli e çoi në një mal të lartë dhe, për një çast, i tregoi të gjitha mbretëritë e botës. Dhe djalli i tha: Unë do të të japë gjithë pushtetin e këtyre mbretërive dhe lavdinë e tyre, sepse mu dha mua në dorë dhe unë ia jap kujt të dua. Nëqoftëse ti, pra, duke rënë përm-bys më adhuron do të jetë krejt jotja. Por Jezusi, duke u përgjigjur, i tha:“Largohu prej meje, Satana. Është shkruar:“Adhuro Zotin, Perëndinë tënd dhe shërbeji vetëm atij”. Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha:”Nese je biri i perëndisë, hidhu poshtë që këtej; sepse është shkruar:”Ai do t’u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë. Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur”. Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: Është thënë:”Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd”. Dhe kur djalli i mbaroi të gjitha tundimet, u largua prej tij, për një farë kohe.” (Luka, 4:1-13)

Ka shumë për të thënë nëse duam ta shkoqisim këtë ndodhi të Jezusit. Nga kjo sa thotë Bibla, Satanai na qenka më i pushtetshëm se biri i Zotit, përderisa ka arritur ta mbajë për dyzet ditë nën push-tetin e tij! Nga pyetjet e parashtruara nga vetë të krishterët sikur na japin të kuptohet se Perëndia dhe Satanai janë të një niveli.“Rebelimi i Adamit dhe i Evës

i hapi rrugë pyetjes: a i binden Jehovait shërbërtorët e tij nga dashuria, apo të gjithë do t’i kthenin krahët Perëndisë dhe do të ndiqnin Satanain?4 Pastaj kemi edhe një thënie tjetër të kësaj natyre të Gjonit i cili thotë: “ Ne e dimë se jemi prej Perëndisë dhe se e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut. (1 Gjonit 5:19)

Bibla, sikur Satanain ashtu edhe engjëjt i paraqet si qenie frymore, të cilat ishin të pastërta, sepse vepra e Perëndisë është e pa të meta. Pra, edhe pse nuk kemi të dhëna se prej çfarë materiali është krijuar Satanai, ai në fillim ishte një qenie e dlirë. Jezusi tregon se ai dikur kishte qëndruar me të vërtetën, por nuk na tregoi se si u mallkua nga Perëndia. “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë rrena, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës”. (Gjoni, 8:44)

Për të mos dalë nga tema jonë themi se ky rrëfim dhe të tjera të shumta sa janë në Bibël na bëjnë të kuptojmë se Satana është një qenie ekzistuese, herë paraqitet si krijesë e vetëkrijuar5 e herë si krijesë e Zotit që ka jetuar në Qiell dhe për arsye të ndryshme është dënuar dhe është zbritur në tokë dhe ai është personifikuar ose ka një formë tjetër që mund të hyjë në trup ose në tru të njerëzve. “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qën-droi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë rrena, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës”. (Gjoni, 8:44 )

Bibla nuk ka ngelur pa treguar edhe pse në mënyrë imagjinare, se cila është forma ose si duket kjo krijesë, por nuk ka arritur të tregojë përbërjen e tij.“Kështu dragoi i madh, gjarpëri i lashtë, që është quajtur djalli, edhe Satan, që mashtron gjithë dheun, u hodh mbi tokë; me të u hodhën edhe engjëjt e tij”. (Zbulesa 12:9) Gjithashtu edhe thënia: “Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell; dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora...” (Zbulesa 12: 3).

Mirëpo sot paraqiten shumë besim-tarë të krishterë me ide të ndryshme, sepse nuk duan të pranojnë se dragoi është Satanai ose vetë djalli. Ata mundo-hen t’ia ndryshojnë identitetin e tij duke thënë se këto janë qenie imagjinare që rezultojnë të jetë pjellë e trurit njerëzor

Page 15: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 15Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

dhe aspak nuk ka të bëjë me realitetin unveral. Bile, për justifikim, thonë se të gjitha këto tregime ose ngjarje të thëna në Bibël janë metafora ose shprehje ale-gorike që kanë për qëllim edukimin e një besimtari të krishterë.

Marrëdhëniet e botës së errët me njerëzit

Nëse në Dhjatën e vjetër marrëd-hëniet midis Satanait dhe njeriut ishin të paqarta, këto në Dhjatën e re janë shumë më të avancuara, prandaj tema jonë do të konsiderohej e papërfunduar sikur të mos sillnim edhe këtë nëntemë.

Dymbëdhjetë apostujt e zgjedhur nga Jezusi, njëmbëdhjetë prej tyre ishin të mirë, ndërsa njëri prej tyre ishte i ndi-kuar ose i prekur nga djalli: “Jezusi u përgjigj atyre: “A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall”. (Gjoni, 6:70) Për herë të parë në shkrimet fetare na paraqitet një thënie e kësaj natyre. Pra, njeriu i rëndomtë që ecën në sipërfaqe të dheut mund të bartë me vete edhe një krijesë tjetër që quhet djall. Pa dyshim se kjo do t’i nënshtrohet analizës tonë në vijim.

Bibla tregon se marrëdhëniet midis Satanait me njerëzit janë të mundshe, dhe ato ndodhin në këtë botë. Të pa-sionuarit për pushtet nuk zgjedhin mjete dhe formë, atyre ju intereson zgjerimi i pushtetit dhe këta ambiciozë mund të kërkojnë që të marrin energji nga Sata-

nai: Dhiata e re thotë: “Pastaj pashë një bishë që doli nga deti. Bisha kishte dhjetë brirë dhe shtatë kokë. Mbi brirë kishte dhjetë kurora të vogla, ndërsa mbi koka kishte emra fyes. Bisha që pashë ngjante me një leopard. Këmbët i kishte sikur të ariut, ndërsa gojën si të luanit. Dragoi i dha bishës fuqinë, fronin dhe pushtetin e tij të madh”. (Zbulesa, 13: 1-2)

Gjithashtu, këtë në një mënyrë tjetër këtë marrëdhënie e vërtetojnë edhe vegi-met e Danielit, i cili tregon: “Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë, sytë e tij ishin si pishtarë flakërues, krahët e tij dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të llustruar dhe tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme. Vetëm unë, Danieli, pashë vegimin, kurse njerëzit që ishin me mua nuk e panë vegimin, por një tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathën që të fshi-hen. Kështu mbeta vetëm të vërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force; çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia u ligështuan. Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por, duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të thellë me fytyrë për tokë. Por ja, një dorë më preku dhe bëri që unë të rri duke u dridhur i tëri mbi gjunjët dhe mbi pëllëmbët e duarve. Pastaj më tha: “Danieli, njeri shumë i dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë, sepse tani më kanë dërguar te ti”. Kur më tha këtë fjalë, unë u çova në këmbë

duke u dridhur i tëri. Princi i mbretërisë persiane më kundërshtoi njëzet e një ditë, por, ja, më erdhi në ndihmë Mikaeli, njëri nga prijësit e parë; unë mbeta aty pranë mbretit të persianëve...” (Danieli, 10: 6-13) Edhe pse shumë dyshues vegimi i tij, ky njeri tregon se Satanai kishte ven-dosur demonë si princa mbi mbretëritë kryesore të tokës, prandaj në ndihmë i erdhi Mikaeli.

Këto vegime janë shfaqur edhe te të tjerë, sikur kemi thëniet që flasin për ta si për ‘qeveri, autoritete, sundimtarë botërorë të kësaj errësire, forca të liga frymore në vendet qiellore’. “Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qën-droni kundër kurtheve të djallit,sepse, nuk kemi luftë vetëm kundër njeriut, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të kësaj bote të errët, kundër shprirtave të këqij të hapësirës qiellore”. (Efesianëve, 6:11-12) n

Vazhdon në numrin e ardhshëm

1 Gjithmonë sipas Gjonit, atij i ishte paraqitur Jezusi në vegim dhe i paska kërkuar që t'ua për-cjellë këto dhe shumë vegime të tjera që do t'i paraqiteshin atij ! 2 Kam përshtypjen se institute të ndryshme në botën e kohës sonë, këto krijesa po i quan alienë etj. Muslimanët të bazuar në Kuran dhe në për-vojën e përditshme këto i quan Xhin.3 Revista “kulla e Rojes”, Vol 116, nr:1, (1 Janar 1995) f.54 http://wol.jw.org/en/wol/d/r41/lp-al/11019892675 Si zot i së keqes, sikur te besimet e vjetra i cili në fund mundet nga zoti i së mirës

Page 16: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA16 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

Dr. Mohamad ELMASRY

Në një fjalim1 të mbajtur para dh-jetëra mijëra protestuesve anti-grushtshtet në sheshin Rabaa al-

Adawiya korrikun e kaluar, udhëheqësi kryesor i Vëllazërisë Muslimane, Mo-hamed Badie, porositi demonstruesit të jenë të qetë, edhe nëse sulmohen në mënyrë të dhunshme. Ai tha, “Revolu-cioni ynë është paqësor, dhe do të mbetet paqësor...paqja jonë është më e fuqishme sesa plumbat...paqja jonë është më e fuq-ishme se tanket (ushtarake) dhe ne me paqen tonë jemi më të fuqishëm se vras-jet,” në mes të shumë deklarimeve tjera të vendosura paqësore. Fjalimi i Badie vuri në theks dëshirën e tij të vdes për këtë qëllim dhe me gjasë ishte i prirur që të përshkruhej si person jo i dhunshëm.

Më 28 prill, Badie u dënua me vdekje, me 682 të tjerë, për nxitje të dhu-nës në një incident që shkaktoi vdekjen e një zyrtari të vetëm policor. Gjyqi zg-jati vetëm tetë minuta dhe u dënua nga Amnesty International si një “tallje e drejtësisë”.

Goditja e dënimeve masive me vdekje ndoshta u zbeh nga fakti se gjyqësori i Egjiptit në fund të marsit kishte dënuar me vdekje tashmë 529 mbështetës të Vëllazërisë Muslimane me një vendim të veçantë të gjykatës. Deri në vendimin e fundit, dënimi masiv i marsit ishte dëni-mi më i madh dhe më i shpejtë me vdekje në masë në historinë moderne botërore.

Në sistemin juridik të politizuar të Egjiptit, të akuzuarit nuk ka të ngjarë që të kenë një gjyq të drejtë. Gjithashtu, protestuesit kapen nga rruga dhe futen në burg, ku në bazë të ligjit të ri, mund të dënohen me pesë2 vjet burg thjesht vetëm për protestim. Veç kësaj, edhe dënimet e fundit masive me vdekje demonstrojnë se individët e pafajshëm që nuk kanë vrarë askënd mund të dëno-hen rastësisht me vdekje në gjyqe tur-përuese e qesharake.

Islamistët, dhe Vëllazëria në veçanti, kanë vuajtur padrejtësisht prej tiranisë së tanishme gjyqësore të Egjiptit. Ak-tivistë liberal gjithashtu janë burgosur3 dhe më 28 prill Lëvizja liberale 6 Prilli zyrtarisht u shpall e jashtëligjshme.

Forcat egjiptiane të sigurisë, ndërkohë, janë lënë të lira që të ndër-marrin veprime represive në masë pa frikë ndaj reperkusioneve ligjore. Deri më sot, nuk janë bërë hetime serioze për vdekjen e më shumë se 25004 pro-testuesve të vrarë korrikun e kaluar. Përkundrazi, kryeministri i Egjiptit lavdëroi5 policinë për “vetëpërmbajtje”.

Regresi eliminuesNatyrisht, represioni si rezultat pas

grushtshtetit të 3 korrikut 2013 në Egjipt, ishte i pritshëm. Çuarja në grushtshtet, kanë paralajmëruar shkencëtarët poli-tik se është kundër demokracisë proce-durale, duke thënë ka të ngjarë se përm-bysja e demokracisë do të ishte kthim në

ndonjë formë të një sistemi autoritar të qeverisjes. Shkalla e represionit në Egjipt ndoshta ka tejkaluar pritjet, megjithatë.

Të qenit larg prej lajthitjes, dënimet në masë me vdekje janë tërësisht në kundërshtim me politikën e tanishme eliminuese6 të popullit. Që nga 3 kor-riku, ushtria egjiptiane ka ndërmarrë një kampanjë për ta radikalizuar Vëllazërinë dhe mbështetësit e saj nga jeta publike. Përveç përdorimit të armëve të zjarrit kundër protestuesve të paarmatosur, qeveria ka mbyllur rrjetet televizive is-lame, ka arrestuar 16000 njerëz, ka për-jashtuar islamin politik, e ka emërtuar Vëllazërinë si organizatë terroriste, dhe së fundmi, ka ndaluar7 individët që janë anëtarë të Vëllazërisë të garojnë për zyr-tarë, si kandidatë të pavarur.

Më e rëndësishmja, qeveritë e huaja kanë ndihmuar politikën eliminuese të Egjiptit pas grushtshtetit. Arabia Sau-dite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti financuan grushtshtetin, duke i siguruar qeverisë së gatuar ushtarake të Egjiptit rreth 15 miliardë8 dollarë.

Demokracitë perëndimore dhe figurat politike me piketa në punët e Egjiptit, ose kanë qenë të heshtur, ose kanë lavdëruar kthimin e Egjiptit në qeverisje autoritare. Madje, edhe pas disa vrasjeve në masë, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Xhon Keri9,

Politika regresive përjashtuese e EgjiptitVendimet me vdekje masive paraqesin një vazhdim të politikës eliminuese të Egjiptit

Muhamed Badie

Page 17: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 17Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14 17Nr. 83 n MARS / PRILL'14 17

tha se ushtria egjiptiane po “restauron demokracinë”. Në nëntor, pas vrasjes më të keqe10 në masë në historinë moderne të Egjiptit, Keri tha se “rrugëtimi” demokra-tik i Egjiptit po “shkonte në të mirë të per-ceptimeve tona” (v. j. amerikane).

Javën e kaluar, ish-kryeministri bri-tanik Tony Blair lavdëroi grushtshtetasit ushtarak11 dhe shprehu frikën e tij se Arabia Saudite, e cila predikon një inter-pretim ultrakonservativ të Islamit dhe ku gratë nuk lejohen të vozisin vetura, është më moderne, më e moderuar dhe më demokratike sesa Vëllazëria.

Për të qenë të sigurt, fushata egjip-tiane kundër Vëllazërisë është ndihmuar po ashtu nga shumë forca politike liberale të Egjiptit. Gazetari Max Blu-menthal kompiloi një listë të postimeve në Twitter pro grushtshtetit të shkruara nga liberalët egjiptian. Postimet justi-fikuan, dhe në disa raste lavdëruan12 masakrën e 26 korrikut të anëtarëve të Vëllazërisë dhe mbështetësve. Poshtër-sisht, pop ylli egjiptian Amr Mostafa kërkoi nga ndjekësit e tij në Facebook13 që të “pëlqejnë” një postim në muri ku bënte thirrje për anëtarët e Vëllazërisë “që të ekzekutohen pa gjyq”.

Në 24 orët e para, më shumë se 8,000 njerëz “pëlqyen” postimin e tij. Ndjenja virulente anti-Vëllazëri që ekziston në qarqet liberale politike të Egjiptit mund t’i atribuohet së paku pjesërisht edhe fush-atës mediale14 që e përshkruan Vëllazërinë si jo-egjiptiane, jo lokale dhe tradhtare.

Mediat e spikatura egjiptiane dhe diskur-set politike po ashtu kanë propaganduar një seri të miteve anti-Vëllazëri15.

Ndonjëri s’do të duhet të jetë një mbështetës i Vëllazërisë për të pranuar ose dënuar fushatën në vazhdimësi për t’i eliminuar ata. Vëllazëria ka bërë një mori gabimesh derisa ishin në pushtet dhe meritonin të ballafaqoheshin në një kampanjë garuese zgjedhore të dizajnuar për t’i votuar ose jo. Ata, sido që të jetë, s’meritojnë llojin e represionit brutal me të cilin po përballen momentalisht, pa-varësisht nga ajo se çfarë qeveritë e huaja dhe liberalët egjiptian mund të thonë. n

Autori është bashkëpunëtor i jashtëm i Qendrës për Studime të

Lindjes së Mesme në Shkollën Josef Korbel për Studime Ndërkombëtare të Universitetit të Denverit, dhe profesor

asistent në Departamentin e Komu-nikimeve në Universitetin e Alabamës

së Veriut.

1 https://www.youtube.com/watch?v=4dFarB0CGRo 2 http://www.amnesty.org/en/news/egypt-new-pro-test-law-gives-security-forces-free-rein-2013-11-25 3 http://www.haaretz.com/news/middle-east/1.584314 4 http://english.ahram.org.eg/NewsCon-tent/1/64/97396/Egypt/Politics-/BREAKING-Egypts-Minya-criminal-court-sentences--Br.aspx 5 http://www.dailynewsegypt.com/2013/08/14/el-beblawi-praises-police-says-egypt-committed-to-elections/ 6 http://www.opendemocracy.net/arab-awak-ening/mohamad-elmasry/egypt%E2%80%99s-campaign-of-elimination-pro-june-30-ana-lysts-and-quantitative 7 http://www.thenational.ae/world/egypt/egypt-court-bans-muslim-brotherhood-members-from-polls 8 http://www.businessweek.com/news/2014-04-17/qatar-battling-neighbors-pays-price-with-investors-arab-credit 9 http://www.nytimes.com/2013/08/02/world/middleeast/egypt-warns-morsi-supporters-to-end-protests.html?_r=0 10 http://www.hrw.org/news/2013/08/19/egypt-security-forces-used-excessive-lethal-force 11 http://www.independent.co.uk/voices/com-ment/demented-tony-blair-recites-the-saudis-creed-in-his-latest-speech-9292292.html 12 https://storify.com/MaxBlumenthal/egyp-tian-liberals-no-humanity-zone 13 http://www.washingtonpost.com/world/mid-dle_east/in-egypt-many-shrug-as-freedoms-disappear/2014/01/08/894e9a9c-778a-11e3-a647-a19deaf575b3_story.html 14 http://www.opendemocracy.net/arab-awak-ening/mohamad-elmasry/egypt%E2%80%99s-campaign-of-elimination-pro-june-30-ana-lysts-and-quantitative 15 http://www.jadaliyya.com/pages/index/12466/unpacking-anti-muslim-brotherhood-discourse

Page 18: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA18 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 8518 MARS / PRILL'14 n Nr. 83 PAQJA

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më drithëruese në historinë

moderne islame është konflikti arabo-izraelit. Ky konflikt është shumë aspektesh, kompleks dhe ende një nga çështjet më problematike botërore në mar-rëdhëniet ndërkombëtare. Një aspekt i këtij konflikti është problemi me refugjatë që filloi më 1948, me krijimin e shtetit të Izraelit. Mbi 700 mijë palestinezë u shndërruan refugjatë atë vit, që është e njohur si “Nakba”, që nga arabishtja do të thotë katastrofë. 

SfondiNë vitet 1800, një lëvizje nacionaliste

lindi në Evropë. Sionizmi ishte një lëvizje politike që përkrahte krijimin e një shteti të çifutëve. Shumë çifutë besonin se ishte e nevojshme që të kenë shtetin e tyre në përballje me diskriminimin dhe tiraninë nga evropianët. Pas debatit në Kongresin e Parë Sionist më 1887 se ku të krijohet ky shtet i ri, Lëvizja Sioniste vendosi si synim që shtetin e tyre ta kri-jojë në Palestinë, që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Sulltani/kalifi i Perandorisë Osmane, Abdulhamiti II2, refuzoi ta pranojë këtë, madje edhe pas ofertës së 150 milionë sterlinave britan-ike si pagesë e propozuar nga Theodor Herzl, themeluesi i Lëvizjes Sioniste, si kompensim për pronësi të Palestinës.

Dera do të hapej për Sionizmin gjithse-si, pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë luftës, Britania pushtoi Palestinën prej Osmanëve më 1917. Përafërsisht në të njëjtën kohë, sekretari i jashtëm britanik, Arthur Bal-four, nxori një deklaratë për Lëvizjen Sion-iste duke i premtuar mbështetjen britanike për krijimin e shtetit çifut në Palestinë.

Pas luftës, Palestina u bë me një mandat të Lidhjes së Kombeve3 nën kontrollin britanik më 1920. Që prej kur ka qenë nën kontrollin britanik, lëvizja Sioniste e ka përkrahur fuq-ishëm emigrimin e çifutëve evropianë në Palestinë. Rezultati ishte një rritje eksponenciale në numrin e çifutëve që jetonin në Palestinë. Në bazë të të dhë-nave të regjistrimit britanik, më 1922, kanë qenë 83 790 çifutë në Palestinë. Më 1931, ishin 175 138. Kurse më 1945, numri ka shkuar në 553 600 njerëz. Për 25 vjet, çifutët kanë shkuar nga 11% të

popullsisë totale në 31%.4

Natyrisht, reagimi prej palestinezëve ishte më pak se entuziast. Tensioni mes të vendosurve të rinj çifutë dhe vendasve palestinezë shpërtheu në shumë raste. Përfundimisht, britanikët vendosën se në vitet 1940 që do të mund të kontrollo-jnë territorin dhe t’i japin fund mandatit ndaj Palestinës dhe ta lënë vendin.

Plani i Kombeve të Bashkuara dhe pavarësia e Izraelit

Duke parë fundin e kontrollit bri-tanik mbi Palestinën dhe konfliktin e paevitueshëm mes arabëve dhe çifutëve, organizata e krijuar rishtas Kombet e Bashkuara e mori përsipër situatën më 1947. Doli me një plan të njohur si Plani Ndarës i Kombeve të Bashkuara për Pal-estinën. Plani përkrahte krijimin e dy shteteve në atë që historikisht njihej si Palestinë. Një për çifutët, i njohur si Iz-rael, dhe një për arabët, Palestina.5

Derisa çifutët në Palestinë pranuan planin me entuziazëm, arabët me pa-sion e refuzuan atë. Sipas tyre, ai ua mori tokat që historikisht kanë qenë toka të arabëve muslimanë që prej Kryqëzatave dhe ua dha ato pakicës çifute në vend. Tensionet u rritën përsëri mes dy anëve.

Në mes të rritjes së këtij tensioni, Britania deklaroi një përfundim për Mandatin e Palestinës, dhe u tërhoq nga vendi më 14 maj 1948. Atë ditë, Lëvizja Sioniste në Palestinë deklaroi theme-limin e një shteti të ri, Izraelit. Ditën pasuese, vendet fqinje arabe deklaruan kundërshtimin e tyre për deklarimin dhe pushtuan Izraelin.

Pa hyrë në detaje të vetë luftës, re-

zultati i luftës së 1948-tës rezultoi me një rritje të madhe të territorit të Izraelit. Shteti rezultues ishte shumë më i madh sesa shteti i propozuar nga OKB, duke zënë përafërsisht 50% të shtetit të pro-pozuar arab.

Dëbimi i palestinezëve Ndoshta ndikimi më i madh

i luftës së 1948-tës ishte dëbimi i shumicës së popullsisë pal-estineze. Në kufijtë e shtetit të ri të Izraelit kanë qenë afërisht një milion arabë palestinez para luftës. Në fund të luftës më 1949, mes 700 deri në 750 mijë prej tyre u dëbuan6. Vetëm 150 mijë

mbetën në Izrael.Refugjatët gjithmonë janë pala e

pafat e efektit të luftës. Gjatë historisë, grupe të njerëzve kanë ikur për të shpë-tuar prej luftërave dhe pushtimeve. Çfarë i bën refugjatët palestinezë të 1948-tës të veçantë, megjithatë, është fakti se ata u shndërruan në refugjatë. Që atëherë ky është vërtet një konflikt real edhe në ditët e sotme, analizojnë historianët, se shkak-tarët e eksodit palestinez kanë ndikuar fuqishëm në politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Historianët (përfshirë edhe ata izraelitë) megjithatë kanë defin-uar disa arsye kyçe për eksodin:

Frika: Shumë palestinezë kanë ikur për shkak të frikës së sulmeve dhe egër-sisë izraelite. Këto frika nuk ishin të pa-justifikuara. Më 9 prill 1948, rreth 120 ushtarë izraelit hynë në qytetin palesti-nez të Deir Yassin-it, afër Jerusalemit. 600 fshatarë u vranë.7 Disa vdiqën duke

Nakba1: Katastrofa palestineze e 1948-tës

Foto 1. Harta në të majtë tregojë hapësirat me shumicë çifute në kohën e Mandatit të Palesti-nës. Harta në të djathtë ilustron planin ndarës të OKB-së.

Foto 2. Refugjatët palestinezë më 1948

Page 19: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 19Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14 19Nr. 83 n MARS / PRILL'14PAQJA

Nakba1: Katastrofa palestineze e 1948-tës mbrojtur qytetin kundër forcave izrael-ite, ndërsa të tjerët u vranë nga granatat e dorës që hidheshin në shtëpitë e tyre, ose u ekzekutuan pasi u rreshtuan për pushkatim nëpër rrugët e Jerusalemit.

Natyrisht, kur u përhap fjala e kësaj masakre nëpër Palestinë, këta të fundit i frikësoheshin më të keqes prej izrael-itëve. Në shumicën e rasteve, fshatra të tërë kanë ikur prej përparimeve izra-elite në terren, duke shpresuar që mos të kenë fatin sikurse të Deir Yassinit. Disa grupe izraelite, siç është Yishuv, e përshpejtuan këtë ndjenjë përmes luftës psikologjike për të frikësuar qytetet pal-estineze që të dorëzoheshin ose të iknin. Transmetuesit e radiove transmetuan në arabisht, duke i paralajmëruar fshatarët arab që ata s’do të mund t’i bënin ballë përparimeve izraelite dhe rezistenca ishte e kotë.

Dëbimi prej forcave izraelite: Frika ishte faktori kryesor motivues për ref-ugjatët në fillimet e luftës. Derisa lufta po zvarritej në 1948, dëbimet e para-menduara izraelite u bënë më të njo-hura. Përderisa izraelitët po pushtonin shumë e më shumë territor, forcat e tyre përhapën më tepër nëpër vend. Si rezul-tat, shumë fshatra të pushtuara rishtas u zbrazën me forcë nga forcat ushtarake.

Shembuj të rëndësishëm ishin në qytetet e Lydda dhe Ramla, afër Jerusa-lemit. Kur ato u pushtuan më korrik të 1948-tës, Yitzhak Rabin nënshkroi një vendim, i cili dëbonte të gjithë palestine-zët e këtyre dy qyteteve që përbënin 50 deri në 70 mijë njerëz8. Forcat izraelite kanë dërguar me autobusë disa prej tyre në vijat arabe të frontit, ndërsa të tjerët

qenë detyruar të ecnin duke u lejuar të marrin me vete çfarëdo që mund të bart-nin. Ky dëbim numëroi rreth 10% të tërë dëbimit palestinez të 1948-tës.

Inkurajimi nga forcat arabe:  Në disa raste, ushtritë arabe prej vendeve fqinje, veçanërisht Jordania inkura-joi qytet palestineze të evakuoheshin. Një arsye e mundshme për këtë ishte që të sigurohej një fushëbetejë e hapur pa civilë gjatë shkëmbimit të zjarrit në luftime. Në çfarëdo rasti, shumë civilë palestinezë lanë shtëpitë e tyre sipas di-rektivave të ushtrive arabe, duke shpre-suar në kthimin e shpejtë pas fitores së paevitueshme arabe, vetëm që të shndërrohen refugjatë në vendet fqinje.

Pas luftësLufta arabo-izraelite e 1948-tës kri-

joi një problem masiv të refugjatëve në Lindjen e Mesme. Mbi 500 qytete dhe qyteza në Palestinë u shpopulluan gjatë asaj kohe. Më tepër se 700 mijë refugjatë prej këtyre qyteteve u bënë barrë eko-nomike dhe sociale për vendet fqinje dhe Bregun Perëndimor, tokën palesti-neze nën autoritetin jordanez. Më 1954, Izraeli miratoi Ligjin për Parandalimin e Infiltrimit. Kjo i lejoi qeverisë së Izra-elit të dëbojë secilin palestinez që kthe-hej prapë në atë që tashmë ishte Izrael. Gjithashtu lejoi që qeveria të dëbojë çdo palestinez të zhvendosur brenda Izraelit, i cili tentonte të kthehej në shtëpinë e tij.

Sot, e drejta për kthim ende mbetet

një problem i madh që ende duhet të zgjidhet me negociata paqësore mes pal-estinezëve dhe izraelitëve. Dëbimi me forcë i palestinezëve më 1948 dëshmoi të jetë një problem që vazhdon të zgjasë madje edhe pas jetëve të refugjatëve të parë për të vazhduar me jetët e brezit tjetër si të tillë. nBibliografia:Hourani, Albert Habib. A History Of The Arab Peoples. New York: Mjf Books, 1997. Print.Ochsenwald, William, and Sydney Fish-er. The Middle East: A History. 6th. New York: McGraw-Hill, 2003. Print.Tessler, Mark. A History of the Israeli-Palestinian Conflict. 2nd ed. Blooming-ton, Indiana: Indiana University Press, 2009. Print. p.266Morris, Benny. The Birth of the Palestin-ian Refugee Problem, 1947–1949. Cam-bridge, United Kingdom: Cambridge University Press. 1987.

1 Nakba (ar.) do të thotë katastrofë, fatkeqësi, është një term për ngjarjet e vitit 1948, ku shumë palestinezë u zhvendosën prej atdheut të tyre me krijimin e shtetit të ri të Izraelit2 http://lostislamichistory.com/the-last-great-caliph-abdulhamid-ii/ 3 http://lostislamichistory.com/how-the-british-divided-up-the-arab-world/ 4 Tessler f.2665 http://unispal.un.org/unispal.nsf/0/7F0AF2BD897689B785256C330061D2536 Ochsenwald and Fisher f. 5387 Po aty8 Morris f. 207Foto 2. Refugjatët palestinezë më 1948

Foto 3. Një kamp refugjatësh palestinez afër Damaskut, Siri më 1948

Page 20: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA20 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85

Kujtesa XHELADINI

Situata e tensionuar e përfshiu Turqinë pas aksidentit tragjik në minierë ku humbën jetën mbi

300 minatorë. Familjarët e minatorëve shprehën zemërim ndaj qeverisë së kry-eministrit Erdogan, ndërsa rrethuan makinën e tij në kohën kur ai vizitoi vendin e tragjedisë. Protestuesit qëlluan me grushta dhe shqelma makinën e kry-eministrit dhe kërkuan dorëheqjen e tij, pas konferencës për shtyp që Erdo-gan dha për aksidentin e rëndë. "Kry-eministër, jep dorëheqjen", - bërtitën demonstruesit. Mijëra persona dolën nëpër rrugë në qytete të ndryshme në gjithë vendin, ku protestat u shoqëruan edhe me akte dhune. Turma u përlesh me policinë, e cila arrestoi disa prej pro-testuesve. Mediat shfaqën pamje të kry-eministrit mes përleshjeve, ku ai dukej i rrethuar nga truprojat e tij. Ndërkohë protestues të zemëruar sulmuan edhe selinë e partisë së tij në pushtet. Pro-testuesit kanë fajësuar kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan për tragjedinë e minierës, pasi sipas tyre privatizimi i sektorit minerar ka bërë kushtet e pu-nës më të rrezikshme. Edhe presidenti turk, Abdullah Gul ka vizituar skenën e katastrofës. Edhe ai është pritur me protesta por situata ka qenë më e qetë sesa ajo e një dite më parë. Mediat kanë kritikuar ashpër kryeministrin Erdo-gan, i cili gjatë konferencës për shtyp, duke u përpjekur të mbrojë politikat e qeverisë, ju referua ngjarjeve të ng-jashme në minierat e botës, duke për-

mendur edhe një aksident të shënuar në Britani në shekullin e 19-të. "Diçka e tillë ndodh," tha kryeministri. Minierat e qymyrgurit përbëjnë industrinë krye-sore në zonën e Somas dhe furnizojnë me qymyr hidrocentralet termale. Sipas analistëve, siguria në minierat e Turqisë është shumë herë më e lartë se në pjesën më të madhe të vendeve industriale. Aksidenti në Soma është më tragjiku që prej vitit 1992, kur 270 minatorë vdiqën pranë Zonguldak në Detin e Zi. Sindi-katat turke zhvilluan grevë njëditore në mbarë vendin, në shenjë proteste ndaj fatkeqësisë më të rëndë të minierave në vend. Krerët sindikalistë pretendojnë se privatizimi i sektorit i ka bërë edhe më të rrezikshme kushtet e punës. Pas fatkeqësisë vëmendja është drejtuar drejt qeverisë së Erdoganit. Njerëzit e acaruar me Erdoganin gjatë vizitës së tij i përkasin shtresës deri tani tipike të votuesve të Partisë së tij AKP, pra punë-torë dhe artizanë të vegjël, që kanë krye-sisht prirje konservative. Në zgjedhjet lokale në fund të marsit, AKP-ja fitoi në Soma rreth 43.3 për qind të votave, pothuajse sa mesatarja kombëtare. Për Erdoganin fatkeqësia në minierë vjen në një kohë kritike. Ai do të njoftojë javët e ardhshme nëse do të kandidojë në gusht për zgjedhjet presidenciale. Që nga fitorja e AKP në zgjedhjet lokale, kandidimi i kryeministrit për postin më të lartë publik konsiderohet si i sigurt. Sipas njoftimeve të shtypit Erdogani po heziton me shpalljen e kandidaturës së tij vetëm për shkak se dëshiron që të zgjedhë se kush do të jetë pasuesi i tij

në AKP. Nëse vetë Erdogani mendon që katastrofa e minierës në Soma do të ketë pasoja negative për kandidaturën e tij presidenciale, nuk dihet. Sipas ekspertit të sondazheve Adil Gür, kryeministri nuk duhet të jetë shumë i shqetësuar. "Unë nuk pres efekte të fatkeqësisë ndaj vendimeve të votuesve," tha Gür për Deutsche Welle. Elektorati turk është prej vitesh "tepër i polarizuar", prandaj kjo është arsyeja pse shumica e votuesve të AKP do t'i qëndrojë besnik partisë së Erdoganit edhe pas katastrofës në Soma, mendon Gür. Ai vë në dukje se akuzat serioze për korrupsion kundër qeverisë së Erdoganit nuk e dëmtuan AKP-në në radhët e votuesve. Përveç kësaj, Erdogani pas Somës mori nga perspektiva e pasuesve të tij - edhe vendime të sakta, si shpallja e një zie kombëtare triditore, - e cila mirëpritet nga populli." Tragjeditë si sprova in-dividuale e kolektive janë pjesë e jetës dhe kur dëshiron Zoti të ndodhin ato, s’mund t’i ndalë askush dhe as kry-eministri. Kryeministri s’mund të jetë fajtor për gjithçka që ndodh në vend. Nëse qenka ai fajtor për këtë tragjedi, atëherë ai duhet të fajësohet edhe për aksidentet e trafikut, tërmetet, vërshi-met etj. Së këtejmi, ata që kanë besim duhet ta kuptojnë se në tragjedi është absurde të protestohet, por duhet të pu-nohet. Logjika e rasteve të tilla kërkon që kush sa ka mundësi të punojë në zbutjen e pasojave, sepse diçka që bëhet nuk zhbëhet më me asgjë, por duhet të ndihmohet për t’u përbaluar më lehtë sprova që ka goditur. n

NË TRAGJEDI NUK PROTESTOHET, POR PUNOHET

Page 21: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA 21Nr. 85 n MAJ/QERSHOR'14

Lumi Lotzwil në Bern të Zvicrrës është bër i kuq si gjaku. Ai ka marr ngjyrën e gjakut, ndërsa ka lënë pa

gojë shkencëtarët. Rastet e skuqjes së lu-menjve dy viteve të fundit janë bërë të shpeshta. Njerëzit të çuditur dhe të frikë-suar i vëzhgojnë ato, ndërsa shkencëtarët nuk kanë ndonjë shpjegim adekuat. Lumi në Bern është vetëm njëri ndër shumë rastet e tjera. Në janar të vitit 2014 është skuqur edhe rrjedha në Northampshire në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse kalu-an disa muaj ende nuk ka pasur sqarim se si e fitoi ngjyrën e kuqe kjo rrjedhë e ujit. Në dhjetor të vitit 2013 lumit Manja në afërsi të një fshati të vogël të Sllova-kisë iu skuq ngjyra e ujit. Banorët men-duan se është bërë nga ndonjë therrtore e afërt, por më vonë u pa se ishte vetëm supozim dhe se shkaqet e vërteta ende nuk dihen. Ngjashëm ndodhi edhe në muajin shtator të vitit 2012 me lumin Yangtze në Chongqingu në Kinë. Edhe me këtë rast shkaqet e skuqjes së lumit nuk u gjetën edhe përkundër përpjekjes së shumë shkencëtarëve nga të gjitha lëmitë për të gjetur arsyen e ndërrimit të ngjyrës së lumit. Në muajin shkurt të vitit 2012 njerëzit në Liban u zgjuan të tmerruar kur panë lumin Bejrut që qa-rkullon nëpër qytet se si ishte bërë me ngjyrë gjaku. Madje edhe kanalet e Be-jrutit ishin bërë të skuqura, kurse edhe me këtë rast s’pati kurrfarë shpjegimi. Edhe në qytezën Little Rock më vitin 2012 rrjedha e ujit u skuq, po ashtu pa ditur shkaqet se përse. Në muajin nëntor të vitit 2012 plazhi më i njohur australian Bondo Beach ndërroi ngjyrën dhe u bë i kuq. Të premten e 10 nëntorit të po të njëjtit vit liqeni në Camarque në jug të Francës përnjëherë u bë i kuq si gjaku pa u ditur edhe me këtë rast arsyeja e ndër-

rimit të ngjyrës. Këto skena kanë hutuar shumë njerëz.

Përderisa shkencëtarët e angazhuar për t’i hetuar shkaqet e kësaj dukurie të përhapur me të madhe, mbeten të shtangur nga habia, njerëzit gjithnjë e më shumë flasin se kjo mund të jetë ndonjë shenjë apokaliptike. Ndërkaq kur jemi te shenjat apokaliptike së fundmi kanë dalur edhe zëra të rinj që theksojnë se ekzistojnë shenja për to. Edhe pse ças-tin e Kijametit e di vetëm Allahu Fuqip-lotë, shenjat e tij ekzistojnë. Parashikimi më i afërt pritet të ndodhë gjatë verës së këtij viti: NASA parashikon ardhjen e shpërthimeve më të forta diellore. Duket se në 2014 aktiviteti i diellit do të intensifikohet derisa të arrijë në nivele shumë të larta dhe kjo mund të shkak-tojë një stuhi magnetike, e cila do të jetë në gjendje t’i hedh në erë satelitët tanë, kompjuterët dhe madje edhe të ndërhyjë me fushën magnetike të Tokës. Sipas një parashikimi të tjetër të ri, do të jenë pikërisht armët biologjike shkaku që në vitin 2016 bota do të pësojë fatkeqësi të madhe. Në fakt, sipas disa gërmimeve të bëra në Sierra Nevada është zbuluar se: “një armë biologjike do të shpërndahet kudo dhe do të shkatërrojë çdo formë të jetës humane”. Ardhja e Isait a.s ose sipas krishterëve Jezu Krishtit është para-shikuar nga raste të ndryshme. Por sipas llogaritjeve të kujdesshme të kristianit të njohur, Hal Lindsey dhe të korrigjuara më vonë nga F. Kenton Beshore, ai mo-ment mund të ndodhë në vitin 2018. Si-pas të famshmit Jeane Dixon, ekspertit të paranormales, në vitin 2020, në planetin tonë do të vijë antiKrishti dhe profeti i rremë, dhe kështu do të nisë një betejë epike me vetë Krishtin (e vërtetë), i kthy-er për t’i bërë ballë gjithçkaje. Ashtu siç

raportohet nga Talmudi, teksi i dytë fetar më i rëndësishëm i judaizmit, data e apo-kalipsit është viti 6000. Duke bërë lloga-ritë, kalendari hebraisht flet për lindjen e gjithësisë 3760 vjet para lindjes së Krish-tit, kështu që viti 6000 për ne është viti 2240. Për të parashikuar ngjarjet e ar-dhshme, janë të ndryshëm njerëzit që provojnë të nxjerrin diçka nga numer-ologjia. Numrat, sipas shumicës, janë të lidhur me ngjarje specifike hyjnore, të përdorshëm për të zbuluar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Sipas “Kodit të Kuranit”, ekziston një kod i fshehur në librin e shenjtë të lidhur me numrin 19. Kështu që pas një serie llogaritjesh, bota do t’i afrohet fundit në vitin 2280. Pas 7,6 miliardë vjetësh, toka do të thithet nga dielli. Fundi i botës, ashtu siç e kemi më-suar të gjithë në bankat e shkollës do të verifikohet pas miliarda vitesh, kur dielli, nga forca për t’u zgjeruar do të arrijë që të thithë planetin tonë. Gjithsesi, askush prej nesh nuk do të jetë gjallë dhe nuk do të mbesë i tillë për të verifikuar këtë gjë! Vdekja termike e universit është gjëja më e keqe që mund të verifikohet: shkatër-rimi i universit nga vdekja termike. Sipas kësaj teorie universi do të arrijë herët a vonë në një gjendje ekuilibri dhe mung-esa e energjisë termodinamike do të ketë efekte të tmerrshme: çdo formë jete do të pushojë së ekzistuari. Por gjasat për të verifikuar diçka të tillë janë me të vërtetë të ulëta. Spekulime rreth fundit të botës ka pasur shpesh e do të ketë. Muslima-nët besimtarë të sinqertë besojnë vetëm në atë që për fundin e botës e ka thënë Krijuesi i saj, se shkatërrimin final të saj e di vetëm Ai në dorën e të Cilit është. Mirëpo në bazë të disa shenjave të çu-ditshme, megjithatë mund të thuhet se AJO DITË nuk është edhe fort larg. n

SHOKUESE: LUMENJ 'GJAKU' NËPËR BOTË

Page 22: Revista Paqja, nr. 85, maj-qershor 2014

PAQJA22 MAJ/QERSHOR'14 n Nr. 85