revista small

44
Zgjimi Islam Nr.9 / Maj 2011 Editoriali / Nevoja e futjes së lëndës fetare nëpër institucionet publike / Diell që ngrin dhe errëson / Përtej kufijve / Intervistë me Mr. Qemajl Morina u. d. së Dekanit të fakultetit të studimeve Islame në prishtinë / Dhjetë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksioneve / Ambicja / Aktivitetet e Unionit Stu- dentorë gjatë vitit akademik 2010-2011 / Mrekullia e Kuranit / Dashuria për hire të Allahut Vlera e eximit të Kuranit / Pse të pendohem? / Gjurmëve të të dashurit tonë / Të thërras, eja Jam i pasur / Martesa / Gjidhënia / Mulla Vesel Guta / Rreth përhapjes së Islamit në trojet shqiptare gjatë shekullit XIX-të hE XX-të / Islami ndër shqiptarë para perandorisë Osmane / A ka moral pa fe? Koha rrjedh / Pendimi / Muret e liga / Fjalët mbesin pa fjalë / Dy pika në hapsirë / Kuriozitete Revistë e studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame

Upload: argjendibr

Post on 04-Jul-2015

193 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Small

Zgjim

i Isl

am N

r.9 /

Maj

201

1 Editoriali / Nevoja e futjes së lëndës fetare nëpër institucionet publike / Diell që ngrin dhe errëson / Përtej kufijve / Intervistë me Mr. Qemajl Morina u. d. së Dekanit të fakultetit të studimeve Islame në prishtinë / Dhjetë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksioneve / Ambicja / Aktivitetet e Unionit Stu-dentorë gjatë vitit akademik 2010-2011 / Mrekullia e Kuranit / Dashuria për hire të Allahut Vlera e eximit të Kuranit / Pse të pendohem? / Gjurmëve të të dashurit tonë / Të thërras, eja Jam i pasur / Martesa / Gjidhënia / Mulla Vesel Guta / Rreth përhapjes së Islamit në trojet shqiptare gjatë shekullit XIX-të hE XX-të / Islami ndër shqiptarë para perandorisë Osmane / A ka moral pa fe? Koha rrjedh / Pendimi / Muret e liga / Fjalët mbesin pa fjalë / Dy pika në hapsirë / Kuriozitete

Revistë e studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame

Page 2: Revista Small
Page 3: Revista Small

03

EDITORIALMyslimanët në kryeqytetBesimtarët mysliman çdo të premte falin namazin e xhumasë. Për të realizuar këtë rit fetar atyre i duhet një hapësirë me e madhe në mënyrë që sa më lehtë të madhërojnë Zotin e tyre. Por si duket kjo e drejt po u cenohet atyre. Nevoja për xhaminë e madhe është shumë evidente, dhe ky kult ri që do të ngrihej do t’i ndihmonte shumë besimtarët mysliman të qytetit të Prishtinës të kryenin me lehtësi obligimet e tyre. Duke e shikuar nga ky këndvështrim kuptojmë që me të vërtetë parashtrohet nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhe për Kryeqytetin. Rrjedhimisht në këtë aspekt komuna duhet të respektojë pjesën dër-rmuese të qytetarëve dhe të angazhohet për gjetjen e një trualli. Komuna është ajo që duhet t’u del në ndihmë qytetarëve të saj për realizimin e aspiratave dhe të drejtave të tyre, pra në këtë kontekst, qytetarët po kërkojnë ndih-mën e komunës për ndërtimin e kësaj xhamie kaq të përfolur. Komuna duhet të marrë të gjitha masat në këtë drejtim dhe t’i ketë parasysh të gjitha kërkesat e qytetarëve, po ashtu edhe nevojën që ata e kanë për një xhami të madhe. Nga ana tjetër qytetarët e shohin dëshminë se në qendër të Prishtinës është duke u ndërtuar një kate-drale shumë e madhe, megjithëse numri i besimtarëve katolik në Prishtinë është shumë i vogël nëse e kraha-sojmë me atë të besimtarëve mysliman. Por megjithatë ata nuk janë kundër ndërtimit të kësaj katedraleje, sepse edhe besimtarët katolik duhet të kenë një vend ku ata i kryejnë ritualet e tyre fetare. Është shumë vështirë për ta pranuar një fakt të tillë për arsye se komuna nuk po merr të gjitha masat për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Andaj Komuna e Prishtinës me kryetarin e saj duhet që sa më shpejt të marrin vendime sa më të drej-ta që do të çonin drejt zgjidhjes së kamotshme të besimtarëve mysliman, me rastin e ndërtimit të një xhamie të madhe , kështu duke plotësuar nevojat e qytetarëve. Shpresa vdes e fundit....

Kryeredaktori Valter Nasufi

ZGJIMI ISLAM / Revistë studentore e FSI-së / Kryeredaktorë: Valter Nasufi / Redaksia: Valon Idrizi, Mirushe Sadriu, Armend Sadiku, Jehona ismaili, Hysen Ceka, Emine Mujota, Mirsad Mehmeti, Besnik Kryeziu.Bashkëpuntorë: Bujar Isma / Lektorë: Valter Nasufi / Dizajni grafik: Argjend Xhelili, / Fotografitë: Yll Len-jani/ Shtypi: KOHA - Prishtinë / Adresa: FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME ; rr.”BajramKelmendi” nr.84 Prishtinë / tel: 038 243 887 / e-mail: zgjimi_islam@hotmail,com

Prof. Dr. Qazim Qazimi Dekani i ri i FSI-së

Pas një konkursi për dekan të datës 15 prill,përball 4 kandidateve për postin e dekanit të FSI-së. Bashkë-sia Islame e Kosovës me 12 maj kam emëruar zyrtarisht Qazim Qazimin me shumicë votash në detyrën e Dekanit të Fakultetit të Studimeve Islame. Qazim Qazimi u lind më 11 tetor 1946 në katundin Ll-ovcë të Gjilanit. Rrjedh nga një familje fetare dhe arsim-

dashëse. Shkollën fillore e nisi në Llovcë (katër vjet) dhe e mbaroi në Pogragjë me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1962 regjistrohet në Medresenë “Gazi Husrevbeg” në Sarajevë dhe e vazhdoi në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës, të cilën e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Pas kryerjes së Medresesë, në vitin akade-mik 1967/68, regjistrohet në Fakultetin Filologjik- Degën e Orientalistikës në Beograd, ku qëndroi vetëm një semestër, ngase kishte fituar një bursë për të studiuar në Universitetin e Bagdadit në Irak. Më 1968 regjistrohet në Fakultetin Filo-zofik të Universitetit të Bagdadit në Degën e Letërsisë dhe të Sheriatit Islam dhe në qershorin e vitit 1972 diplomoi. Gjatë qëndrimit në Bagdad ka kryer edhe kursin e gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë.Pas kryerjes së studimeve në Bagdad, kthehet në Kosovë dhe në shtator të vitit 1972 filloi punën profesor në Me-dresenë “Alaud-din” të Prishtinë. Prof. Qazim Qazimi ka kryer edhe studimet pasuniversi-tare në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjisë. Magjistroi më 25 dhjetor të vitit 1995, me temën “Ndi-kime orientale në veprën letrare të Naim Frashërit”. Në Universitetin Prishtinës e ka fituar edhe gradën e doktorit të shkencave filologjike më 23 maj të vitit 2001 me tezën “Jeta dhe vepra letrare e Muhamed Çami. Në tetor të 2010 është zgjedhur dhe ka marrë titullin akademik Prof. Ordinar (Prof. dr.) në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.Prof. dr. Qazim Qazimi është pjesëmarrës i disa tryezave shkencore, simpoziume dhe seminareve bile edhe në ato ndërkombëtare. Është autor i më shumë 50 njësive bibli-ografike, studime dhe artikuj të ndryshëm, që i ka botuar në revistat dhe gazetat tona gjatë periudhës 1975-2011. Deri më sot ka të botuara 9-të vepra-studimesh monografike, tekstesh shkollore e universitare nga fusha e islamit dhe filologjisë.

Page 4: Revista Small

AKTUALITETE

Nevoja e patjetërsueshme për futjen e mësim besimit në institucionet publike, gjegjësisht në shkollat fillore dhe të mesme është ajo me të cilën janë të pajtimit një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës. Kjo për arsye se rinisë së Kosovës i është paraqitur virusi për degjenerimin dhe shkatërrimin moral të saj,krejt kjo si mungesë e vetëdijes fetare.

Mirëpo edhe pse te vetëdijshëm për këtë situatë dhe problematik, institucionet vendimmarrëse të Kosovës pra Ministria e Arsimit e cila ka kompetencat për fu-tjen e një lënde të tillë si mësim besimi, ata nuk marrin vendim për futjen e kësaj lënde por arsyetohen me atë se nuk ekziston një ligj i tillë në Kushtetutën e Repub-likës së Kosovës.

Mirëpo ne i pyesim këto institucione vendimmarrëse se Kushtetuta e Kosovës a është pro asaj që njeriut si qenie njerëzore,ti parashihet mbrojtja dhe ruajtja e jetës së tij,që ai të mos vij deri te shkatërrimi i saj,ku përmes futjes së lëndës fetare do ta vetdijësonte të riun dhe të rejën kosovare për atë se ç’ka duhet apo mos duhet bërë ai që të ketë një jetë të qetë dhe pa brenga në këtë botë dhe të përgatitet për në botën tjetër.

Në mënyrë që rinia e saj të mos bie pre e përdorimit të gjërave që do ta dërgonin atë në humbje,ku nëse humbet moralisht rinia,humb një pasuri e madhe e një shteti,dhe kjo kurrsesi nuk do ti konvenonte shtetit të Kosovës i cili ka shumë vështirësi në aspekte tjera të formimit si shtet i qëndrueshëm për popullin e saj.Dhe nëse i humbet edhe kjo pasuri pra rinia e saj,ajo do të shkojë buzë falimentimit të saj në aspektin me rini të prekur prej narkotikëve, alkoolit dhe prostitu-cionit gjëra që janë murtajë e zezë për të.

Mirëpo diçka për të kuptuar mirë rreth asaj se a janë të gjitha bashkësitë fetare të një zëri për futjen e mësim besimit në institucionet shkollore publike të Kosovës, na bëri të kuptojmë se Kisha Katolike është kundër fu-tjes së kësaj lënde kjo e vërtetuar me datën 14.03.2011 ku Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës kishte organizuar një konferencë dy ditore për nevojën e futjes së mësim besimit në institucionet shkollore fillore dhe të mesme publike dhe

kishte ftuar përfaqësuesit e bashkësive fetare të Kos-ovës ftesë si duket jo e mirëseardhur për përfaqësuesit e kishës Katolike të Kosovës ku kjo e fundit nuk ishte e pranishme në këtë konferencë dhe as nuk deklaroi për atë se cili do të jetë mendimi i saj për këtë gjë.

Nga e gjithë kjo na bëri të kuptojmë se kisha Katolike nuk donë që qytetari i shtetit ku vepron ajo të vetdij-sohet dhe të mësoj për fenë e tij, të drejt e parapara me çdo ligj, ku fëmija apo i riu ka të drejt të zgjedh fenë e tij apo fenë të së cilës i përket, ka të drejt të mësoj dhe veproj, për zgjedhjen e tij fetare.

Dhe dashtë Allahu që lënda fetare të futet në shkolla fillore dhe të mesme ku do të ishte antibiotik për virusin e degjenerimit rinor të popullit të Kosovës gjegjësisht rinisë së saj dhe dalëngadalë të mënjanonte këtë virus dhe të shëronte shumë organe tjera të cilat janë prekur nga ky virus.

Jehona Ismajli

NEVOJA E FUTJES SË LËNDËS

FETARENËPËR INSTITUcIONET SHKOLLORE PUBLIKE

04

DHE ERRËSON

Page 5: Revista Small

AKTUALITETE

I llastuar nga familja e tij, qysh në shkollën fillore kishte para të tijat në dorë por çfarëdo që blinte as-njëherë nuk e ndante me shokët e tij të grupit. I tillë ishte edhe në shkollën e mesme dhe në fakultet. Çdo herë e zgjaste qafën për të shikuar në testin e kolegut para tij, por testin e tij e mbulonte mirë që të mos e shihte kolegu i tij i bankës.Aspak nuk ndryshoi as në studimet post-diplomike. Magjistroi , doktoroi, zuri një vend të shkëlqyeshëm pune. U bë edhe akademik dhe vdiq në një moment të jetës së tij.Por mos imagjinoni se engjëjt u rreshtuan për t’i bërë pritje solemne, se ishte akademik i shquar. As qilima të kuq, as grada e dekorata nderi, por u trajtua në bazë të meritës së tij dhe veprave të tij të bërë në të gjallë. S’mund të ishte dhe nuk mund të jetë ndryshe për askënd.A nuk janë shumë njerëz të tillë ose të ngjashëm në mesin tonë?!Të shumtë janë njerëzit ambicioz, që nuk zgjedhin mjete për të arritur tek suksesi i tyre, ose të paktën tek ajo që ata e llogarisin ‘sukses’. Sepse nuk mund të flitet për sukses, nëse deri tek ky cak arrihet duke e nxjerrë në tavolinë ‘kartën e xhenetit’. Le të vlejë si parim i përditshëm fjala e urtë : ‘mbi tokë ec vetëm me modesti, sepse nën të ka shumë njerëz që kanë dashur të arrijnë edhe më lart se ti’.Shumë thjesht aspiro dhe përpuqu maksimalisht për të arritur sukses, por gjithnjë duke qenë i njerëzishëm, duke jetuar me njerëzit si njeri normal, dhe duke i traj-tuar e vlerësuar ata si qenie humane që janë me gjithë karakteristikat që kanë. Njerëzit egoist i shohin njerëzit tjerë si ‘kocka të betonit’ me të cilët në mendjet e tyre ndërtojnë rrugën mbi të cilën do të shkelin për të arritur drejt suksesit të tyre. Të tillët vetën e imagjinojnë se janë qendra e universit se gjithçka sillet rreth tyre.Por në fakt ata i ngjajnë një dielli që reflekton vetëm errësirë dhe ftohësi. Të tillët harrojnë se ‘kur njerëzit jetojnë vetëm për vete, lindin të vegjël, jetojnë të vegjël dhe vdesin të tillë’. Vetëm kur të bëhen normal, , të thjeshtë dhe modest atëherë ngrihet vlera e tyre. Më i vlerësuari nga gjithë njerëzit Pejgamberi Muhamed a.s. ka thënë: ‘Sa herë që njeriu të bëhet modest për hir të Allahut, Ai ia shton në masën e asaj modestie, gjithnjë derisa nuk e arrin nivelin e lartë.

E kush është mendjemadh, do t’i zvogëlohen shkallët gjithnjë deri sa arrin në nivelin më të ulët’ [Ahmedi]Përball egoistëve qëndron karakteri i njerëzve altruist që sakrifikojnë prej vetës për të tjerët. Krijuesi su-prem e çmoi këtë grup njerëzish në shumë nga citatet kur’anore. Një nga ato që mund të llogaritej edhe si definicion i altruizmit është edhe ky:“... Dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete’’ [ El-Hashër, 9] Njerëzit e kanë të natyrshëm ndjenjën për të qenë të vlerësuar dhe të suksesshëm. Por asnjëherë nuk mund të jetë e pranuar që kjo të arrihet duke shkelur mbi shpirtin e njerëzve tjerë. ‘Mos e vrit sinqeritetin e shokëve, miqve, bashkëpunëtorëve të tu sepse nuk ka usta për ta rregulluar’. Bëhu normal, njeri si gjithë tjerët, dhe do të jesh rehat shpirtërisht dhe fizikisht. ‘O Sunduesi im, ma dhuro moralin më të mirë, i cili nuk fitohet nga askush tjetër pos Teje’ .

Autor : Gentian Jetishi

05

DIeLL Që NgrIN DHE ERRËSON

Page 6: Revista Small

REPORTAZH

Përte KUFIJVE j

Shoqëritë postmoderne janë të hapura, kjo është veçori e procesit të globalizimit. Sot, nuk mund të flitet më për qytete, vende, por, flitet për bashkësi a unione të tipave të ndryshme. Bashkësinë e forcon lidhja intime e bashkëpunimit dhe e raporteve të ndërsjella të të gjitha aspekteve: ekonomike, kulturore, kombëtare etj. Kjo mbase është një forcë që brenda shpirtit entuzi-ast u shfaq edhe për studentët e FSI të cilët shprehën dëshirë për një iniciativë të tillë. Unioni studentor i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë në bashkëpunim me Medresenë e Shkodrës organizuan ekskursionin dy ditor në Shkodër dhe Tiranë.Në këtë ekskursion morën pjesë studentet e Fakultetit të Studimeve Islame numri i të cilëve ishte 36, duke përfshirë të gjitha vitet.

Si përfaqësues i fakultetit me ne ishte edhe profesori i nderuar Ajni Sinani që ligjëron në lëndën e fikhut. Synimi kryesor i këtij ekskursioni ishte që studentet te njiheshin me ambientet e medresesë dhe të konviktit edhe po ashtu vizita e vendeve historike ku me gjerë-sisht do t’i cekim më poshtë.Shoqata Instambull e cila është administratore e medresesë dhe e konviktit na ofroj vend për pushimin e studenteve sa qëndruam në Shkodër, po ashtu kjo shoqatë na hoqi edhe ushqimin. Mikpritja në Shkodër ishte shumë e ngrohtë në ambientet e kësaj shoqate si nga drejtori i saj po ashtu edhe nga personeli. Kushtet ishin shumë të mira gjë që ekskursionin tonë e bënë edhe më të këndshëm dhe komod. Kjo ndjenje na për-colli gjatë gjithë kohës sa qëndruam në Shkodër.Vizita jonë në Shkodër u ndal në katër stacione krye-sore, në stacionin e parë ishte vizita e ambienteve të brendshme të Medresesë ku u befasuam nga rregullsia, pastërtia që mbizotëronte në korridoret dhe ne klasat e medresesë.......Menjëherë mbas vizitës së Medresesë shkuam në komunën e Postribes që ndodhet disa kilometra larg qytetit të Shkodrës, në rrethin e Shkodrës siç dihet ka shumë mysliman po gjithashtu dallohet shumë edhe për numrin e madh i katolikëve por nga ana tjetër

06

Page 7: Revista Small

REPORTAZHndryshe nga komunat tjera, komuna e Postribes me trembëdhjetë fshatra që ajo i ka dallohet sepse të gjithë banorët e saj janë mysliman. Një gjë tjetër në të cilët ia vlen të cekët për këtë komunë është se men-jëherë mbas çlirimit të Shqipërisë mbas luftës së dytë botërore, banoret e kësaj komune u ngritën kundër regjimit të të atëhershëm komunist. Kur Shqipëria u shpall shtet komunist duke ju bashkangjitur bllokut komunist, ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe ish-Ju-gosllavisë edhe shumë vendeve të tjera që e përqafuan këtë filozofi.Në vitin 1946 banorët e komunës së Postribes u çuan kundër sistemit komunist duke e parë rrezikun e madh që mund të shkaktonte kjo filozofi. Këta banorë duke qenë mysliman te mirë ju kundërvunë kësaj ideje, po shteti komunist i asaj kohe e shtypi këtë kryengritje si arsyetim i ideve novatore për të larguar realitetin që ky sistem i pa mëshirshëm nuk i kurseu asnjë nga kryengritësit, shumë prej të cilëve u vranë dhe pjesa tjetër u burgosën dhe u internuan familjet e tyre, ishte një masakër e vërtetë .Për këtë arsye para ca kohësh presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e nderoi këtë komunë me titullin ”Nderi i kombit” .Kjo ishte një historik i shkurtër i asaj se çfarë ka

ndodhur dhe pse kjo komunë zë një vend kaq të rëndë-sishëm në rrethin e Shkodrës. Një tjetër veçanti për këtë komunë, po kësaj rralle nuk lidhet me luftën por historinë duke shkuar mbrapa në kohë është “Ura e mesit”. Kjo urë si simbol dhe një relikte e së kaluarës kur njerëzit e kanë shfrytëzuar me shekuj ajo ngrihet madhështore si një dëshmi për lulëzimet e qytetëri-meve që kanë kaluar në Shkodër gjatë historisë së saj. Gjithashtu kjo urë është e veçantë për nga forma dhe nga struktura në të cilën e kanë projektuar dhe ndër-tuar mjeshtrit e asaj kohe, si dhe e vjetër 260 vjet. Kjo veçori e bën atë prej monumenteve më të vizituara në Shqipëri. Vendi i tretë në të cilin u përqendruam gjatë vizitës sonë ishte kalaja e Rozafës. Është një rast që çdo vizitor qoftë i huaj a vendas, sa herë që vjen në Shkodër nuk e len pa e shfrytëzuar. Relievi kodrinor në të cilin është ndërtuar kalaja, dhe pamja e mrekullueshme e saj të jep të kuptosh se sa madhështore ajo ka qenë, shekuj të tërë kanë kaluar dhe ajo prapë qëndron në këmbë duke dëshmuar si një libër i hapur i historisë për të, lulëz-imet që pati ndër shekuj, fitoret dhe humbjet, të gjitha këto dëshmojnë për larmin e shumëllojshme që pati ajo në kohërat e mëhershme.

07

Page 8: Revista Small

REPORTAZH Një koincidencë e papritur u gërshetua mes vizitës sonë në muzeun e Rozafës me vet historikun e tij, përkatësisht me historikun e Shkodrës dhe të pavarësimit të saj. Ishte flamuri i vendosur në katin e dytë të këtij muzeu dhe data 19.3.1914, pikërisht e njëjtë me atë të vizitës sonë 19.3.2011.

Pas kësaj vizite udhëtimi jonë u orientua drejt liqenit të Shkodrës duke kaluar urën e vjetër të Bunës, u ndalëm në Shirokë, një vend turistik me restorante e me lokale të ndryshme që e bënin qëndrimin e viz-itorëve si atyre të huaj e vendas të ndihen sa më mirë. Peizazhi i liqenit dhe kodrat përreth përziheshin me një mjeshtëri të përsosur, duke dhënë një pamje spek-takolare për syrin e vrojtuesit. Megjithëse moti ishte i vrenjtur prapë ai nuk mund të na prishte disponimin, në saje të ngjyrave të shumta që dilnin nga liqeni duke reflektuar si një pasqyrë magjike qiellin e mbushur me re. Mbas kësaj eksperience të bukur që kaluam në liqen, shkuam në ambientet e konviktit të Medresesë. Rënien e muzgut e përjetuam me një entuziazëm të madh, sepse dolëm për t’u shëtitur në Shkodër dhe për t’i vështruar bukuritë e saj, xhamitë e mëdha e sidomos atë të Ebu Bekër Sedik. Kjo xhami ndodhet në qendër të qytetit, e cila i ka dy minaret, dhe karak-terizohet me ngjyrë të bardhë nga jashtë. Aq e madhe është kjo xhami, sa kur hyn brenda saj, vetja të duket shumë i vogël përball gjithë kësaj strukture gjigante. Xhamia e Parucës është një tjetër xhami, që gjendet në qendër të qytetit. Për dallim nga xhamia e lartpërmendur, muret e kësaj xhamie nga brenda janë prej mermerit me ngjyrë të kaltër mbushur me plot flora. Erdhi dita tjetër dhe qëndrimit tonë në Shkodër i erdhi fundi, kujtimet dhe mbresat që na la ajo nuk do t’i harrojmë kurrë. Nga një qytet me tradita siç është Shkodra, u nisëm në Tiranë, ku 1/3 e popullsisë së përgjithshme banon në këtë qytet. Këtu e kaluara përzihet me të tashmen, objektet relikte të së shkuarës mishërohen me ndërtesat e larta duke treguar zhvillimin ekonomik që po pëson qyteti. Metropoli i Shqipërisë, atje ku shqiptarët e provincave lëvizin nga vendbanimet e tyre drejt këtij qyteti kaq të madh dhe të zhurmshëm, për të gjetur punë dhe një jetë sa më të mirë. Në fillim të arritjes sonë në Tiranë vizituam Medresenë “Ibrahim Dalliu”, e themeluar më 1954, nga imam haxhi Vehbi Dibra, aso kohe kryemyf-tiu i Shqipërisë. Vizita në Medrese megjithëse qe e shkurtër, mjaftoi për t’i parë ambientet e brendshme të kësaj godine. Vizita jonë u zhvendos nga Medreseja në xhaminë Et’hem Beu e cila gjendet në qendër të qytetit. Kjo xhami është

nga objektet e pakta të kulteve që i rezistoi regjimit komunist i cili mbi 30 vjet me radhë e ndaloi besimin në Shqipëri, dhe u bë i pari vend ateist në botë, duke shkatërruar xhami, teqe, kisha dhe shumë kulte dhe simbole fetare. Kjo xhami u ndërtua më 1789, nga Et’hem Beu dhe u përfundua në vitin 1821, nga djali i tij. Qëndruam sa qëndruam në xhami, më vonë bëmë shëtitje në qytetin e bukur të Tiranës derisa erdhi koha për t’u kthyer në Kosovë. Të paktat janë fjalët për ta përshkruar këtë udhëtim. Kur studentët hynë në kufirin e shtetit shq-iptar, fytyrat e tyre ishin të lumtura, sepse ky moment i ktheu në çastet e sakrificave të popullit shqiptar të Kosovës, pengesave që kishin për ta vizituar Shq-ipërinë gjatë sundimit serb nga njëra anë, dhe dorës së mëshirës së treguar nga vëllezërit dhe motrat e tyre nga Shqipëria në kohën kur ishin të përndjekur nga vatrat e tyre gjatë luftës. Sakrificë shumëvjeçare e cila më në fund rezultoi me pavarësimin e shtetit të Kos-ovës. Ky moment i vizitës nga ana e studentëve lidhet me tre vjetorin e pavarësisë. Si çdo udhëtim që ka fillimin e tij, po ashtu ka edhe fundin. E fundi i çdo udhëtimi është i hidhur, e sidomos kur në udhëtim ja kalon mirë, dhe përjeton ndjenja të veçanta e lëre tani nëse bëhet fjalë për Shq-ipërinë. Megjithatë nuk do të thotë që studentët e FSI, s’do ta vizitojnë më Shqipërinë, por, përkundrazi tani lidhjet tona janë edhe më të forta, ngase organizimet e tilla janë dobiprurëse. Valter NASUFI

08

Page 9: Revista Small

09

INTERVISTËIntervistë me Mr.Qemajl Morina u. d. së Dekanit të Fakultetit të

Studimeve Islame në Prishtinë

Duke folur për revistën Zgjimi Islam, ushtruesi i detyrës së Deka-nit të këtij fakulteti Qemajl Morina, ka përmendur ndër të tjerash edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky institucion, planet për të

ardhmen si dhe për raportet me institucione të tjera.

Zgjimi Islam: Cilat janë planet tuaja pas fillimit të punës në objektin e ri të Fakultetit të studimeve Islame?

Faktorët kryesor të një institucioni të lartë edukativo- arsimor janë studentët dhe mësimdhënësit. Por, edhe objekti luan rol të rëndësishëm si faktor ndihmës. Andaj, fillimi i vitit të ri akademik, më 18 tetor 2010 në objektin e ri krijon mundësi për angazhim më të madh si për mësimdhënësit po ashtu edhe për stu-dentët. Studentët kanë sallat e mësimit më të mëdha. Mësimdhënësit, kanë kabinetet e veta, për të punuar në kushte shumë më të mira. Hapësira e objektit të ri është më e madhe, kështu që ai krijon një komoditet si për studentët ashtu edhe për mësimdhënësit. Bib-lioteka ka një hapësirë më të madhe, aty janë ven-dosur dhe sistemuar të gjitha librat. Studentët mund ta shfrytëzojnë literaturën e duhur në çdo kohë. Ky komoditet është realizuar falë objektit të ri të FSI-së. Në objekt të ri ka mundësi për hapjen e pro-grameve tjera mësimore. Kështu shpresojmë që me fillimin e vitit të ri akademik, të startojmë me drejtimin pedagogjik përveç atij teologjik, i cili ekz-iston prej fillimit të punës së Fakultetit. Zgjimi Islam: A do të shfrytëzohet ky objekt vetëm për mësim, apo edhe për ndonjë qëllim tjetër si p.sh: Zyre të BIK-ut, ndonjë amfiteatër special apo diç tjetër ?

Objekti i ri është pronë e Fakultetit të Studimeve Is-lame dhe ai në tërësi i është dedikuar nevojave edu-kativo-arsimore të tij. Amfiteatri po ashtu i dedikohet nevojave dhe aktiviteteve të Fakultetit, siç janë orga-nizimi i seminareve, konferencave , simpoziumeve, kongreseve shkencore të niveleve, vendore, rajonale e ndërkombëtare. Ky edhe duhet të jetë roli dhe mi-sioni i Fakultetit të Studimeve Islame, si institucioni më i lartë edukativo-arsimor i Bashkësisë Islame.

Zgjimi Islam: Sa studentë regjistron fakulteti juaj në vit dhe sa është numri i përgjithshëm i tyre ?Në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, për çdo vit akademik regjistrohen nga 30 studentë dhe studente të rregullt dhe nga 20 me korrespondencë.

Prej fillimit Fakulteti ynë ka qenë i hapur për të gjithë studentët dhe studentet nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat të përkatësisë islame. Që nga themelimi i Fakultetit në vitin akademik 1992/93, në të janë regjistruar 1220 studentë dhe studente. Prej këtij numri deri më tash janë diplomuar 200 studentë. Prej këtij numri 49 studentë dhe studente janë jashtë Kosovës. Prej Maqe-donisë - 31, Shqipërisë - 6, Luginës së Preshevës - 7, Malit të Zi – 4 dhe Jordanit – 1. Vlen të theksohet se numri i studentëve në këtë vit akademik, në katër vitet është gjithsej 188, 96 studentë të rregullt dhe 92 me korrespondencë.

Zgjimi Islam: A vijnë në fakultetin tuaj vetëm mat-urantë nga medreseja apo edhe nga shkolla të tjera të mesme ?

Fakulteti i ynë edhe pse është hapur që të jetë në shër-bim të nxënësve, të cilët mbarojnë Medresetë, për t’iu mundësuar atyre të vazhdojnë studimet e Islamit në nivel universitar brenda Kosovës, pa pasur nevojë që ata të shkojnë jashtë vendit. Megjithatë, ne në bazë të Statutit u kemi mundësuar edhe nxënësve që kanë kryer gjimnazin, e që kanë dëshirë të vazhdojnë studimet nga lëmi i teologjisë islame, regjistrimin në Fakultetin e Studimeve Islame, me kusht që ata para-prakisht t’i nënshtrohen testit për njohuri të përgjith-shme nga lëmi i fesë islame dhe gjuhës arabe. Vlen të theksohet se deri më tani ne kemi pasur një numër jo të vogël të gjimnazistëve, të cilët me sukses kanë mbaruar studimet në Fakultetin tonë dhe ata me sukses po i kryejnë obligimet e tyre në ato vende ku ata punojnë.

“FSI nxjerr kuadro të shkëlqyera fetare”

Page 10: Revista Small

10

INTERVISTË

Zgjimi Islam: Cilat janë sfidat me të cilat balla-faqoheni ju si Fakultet i Studimeve Islame ?

Fakulteti i ynë e filloi punën në dhjetor të vitit 1992. Në atë kohë Kosova po përjetonte represionin më të madh të okupimit serb. Kjo do të thotë se Fakulteti filloi punën në kushte dhe rrethana tejet të vështira. Megjithatë, ai vazhdoi punën e tij, duke lëshuar shtat me kalimin e kohës. Entuziazmi ishte i madh si tek mësimdhënësit ashtu edhe tek studentët. Fakulteti ishte vendosur në objektin e vjetër të Medresesë së Mesme “Alaud-din”, ku vazhduam mbajtjen e mësi-meve deri më 18 tetor 2010, kur edhe u bë transferimi në objektin e ri.Andaj, si të gjitha institucionet tjera të Kosovës, edhe Fakulteti i Studimeve Islame nuk është imun ndaj sfidave të ndryshme. Për të ekzistuar dhe zhvilluar ak-tivitetin e vet një institucion i lartë edukativo-arsimor, siç është Fakulteti ynë duhet të ketë një mbështetje të fuqishme financiare dhe një buxhet stabil. Burimi i vetëm i financimit të FSI-së është Kryesia e Bashkë-sisë Islame e Republikës së Kosovës, e cila buxhetin e saj e siguron nga ndihmat vullnetare të besimtarëve. Për këtë, puna e parë që duhet bërë është sigurimi i buxhetit të FSI-së, që mund të konsolidohet si institu-cion i pavarur për hartimin e planit të zhvillimit të tij në të gjitha segmentet.Sfidat tjera janë ato të përgatitjeve të kuadrove të reja që të jemi në koherent me kohën në të cilën po je-tojmë. Islami si fe për ditë e më shumë është prezent në të gjitha mediet botërore. Andaj, për tu ballafaquar me ato duhet të njihemi me temat dhe problemet të cilat kanë objekt islamin dhe çështjet që kanë të bëjnë me të. Këtë mund ta bëjnë vetëm kuadrot e përgatitura mirë, që i përcjellin ngjarjet nga afër.

Zgjimi Islam: Çfarë janë raportet tuaja me Universitetin e Prishtinës ?

Fakulteti i Studimeve Islame ka marrëdhënie të mira me Universitetin e Prishtinës. Mësimdhënës nga Universiteti i Prishtinës mbajnë ligjërata tek ne. Kuadrot e tyre janë aktivë në hartimin e referateve për mësimdhënësit tanë për tituj akademik. Studentët tanë regjistrohen në studime pasdiplomike në fakultete të ndryshme. Kjo do të thotë se diplomat e Fakultetit tonë janë të pranueshme. Po ashtu kemi filluar bisedimet për mundësinë e inko-rporimit të Fakultetit të Studimeve Islame në kuadër të Universitetit të Prishtinës, që besoj se mund ta pasurojë diversitetin e Universitetit tonë publik me një fakultet të ri. Kjo do të ishte në interesin tonë kom-bëtar dhe atë fetar.

Zgjimi Islam: Çfarë është nota mesatare e stu-dentëve tuaj në përgjithësi ?

Në përgjithësi, në Fakultetin tonë kemi studentë të mirë dhe të edukuar. Ata janë të rregullt në ligjërata. Angazhohen gjatë tërë vitit në studime. Për këtë edhe rezultatet nuk mungojnë. Ka dallime prej gjeneratës në gjeneratë, por në përgjithësi rezultatet janë për çdo lëvdatë.

Zgjimi Islam: A ndan fakulteti juaj bursa për stu-dentë të dalluar ?

Fakulteti i Studimeve Islame, nuk ka buxhet të dedi-kuar për bursa. Por, ai për çdo vit i propozon Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke filluar prej vitit të parë deri në vitin e katërt për t’u ndarë nga dy bursa për studentët më të mirë. Studentët që e kanë gjendjen e vështirë ekonomike, Fakulteti i liron nga pagesa e semestrave.

Zgjimi Islam: Një këshillë për fund për studentët e FSI-së….Kam bindjen se studentët dhe studentet e FSI-së, studimet e tyre nuk i konsiderojnë vetëm si aspekt i thjeshtë i arritjes së diturisë. Angazhimin e tyre kon-siderojnë në kuadër të një misioni të gjerë islam, që njerëzit t’ i udhëzojnë në rrugën drejtë të Islamit. Ju jeni kërkues të diturisë, por edhe bartës të mesa-zhit. Sfidat para jush dhe rreth jush janë të shumta. Bëhuni të fuqishëm para furtunave dhe mos u dorë-zoni. Islami le të jetë udhërrëfyes i juaji. Fakulteti le t’u shërbejë vetëm si stacion i parë në arsimimin dhe edukimin tuaj të mëtutjeshëm. Intervistoi: Bujar Isma

Page 11: Revista Small

KËSHILLË

Para disa vitesh pata hulumtuar rreth asaj se cilat mund të jenë dhjetë shprehitë më të këqija të dëgjimit të ligjëratave. Edhe pse diskutimi tyre këtu është në lidhje me mënyrat që ato mund të na ndikojnë në një situatë të dëgjimit formal, efektet e këtyre shprehive mund të jenë po aq shkatërruese në situata më pak formale të dëgjimit në shtëpi, në shkollë, në grupe shoqërore dhe të biznesit.

1.Të quajturit e lëndës “e mërzitshme”

Dëgjuesit e këqij zakonisht e quajnë lëndën si të hidhët që ta udhëheqin vëmendjen e tyre dhe këtë e përdorin si një arsyetim për bredhjen e mendjes së tyre. Dëgjuesit e mirë mund të ketë dëgjuar me qindra biseda për të njëjtën temë, por ata shpejt vendosin për të dëgjuar nëse folësi do të thotë ndonjë gjë që mund të jetë e dobishme për ta. Çelësi i dëgjuesve të mirë është tek fjala me shumë pak shkronja të përdorura. Dëgjuesit e mirë janë shumë analizues, shoshitës, hedhin grurin nga kashta. Ata janë gjithmonë në gjah të diçkaje më praktike ose më të vlefshme për të ruajtur mbrapa në mendjen e tyre që ta shtyjnë në funksion në muajt apo vitet në vijim. G.K.chesterton ka thënë para disa viteve që në këtë botë nuk ka diçka si ajo material jo interesant por vetëm njerëz të pa interesuar.

2.Kritika ndaj folësit

Është një sport i brendshëm i dëgjuesve të mbrapshtë që të gjejnë gabime se si folësi duket, vepron dhe fletë. Dëgjuesi i mirë mund të ketë parë kritika por shpejt vendos t’i kushtoj vëmendje asaj çfarë folësi fletë dhe jo si e thotë. Për pak minuta, dëgjuesi i mirë e kup-ton që kjo është mënyra se si folësi i fletë me gjithë gabimet e mundshme. Ata e dinë që mesazhi është

dhjeta herë më i rëndësishëm se sa veshja apo pamja e jashtme.

3.Të filluarit e mbi stimulimit

Dëgjimi efikas bie në zero kur dëgjuesi preokupo-het shumë për një pjesë të prezantimit që e bënë të humb pjesën vijuese. Në Universitetin e Minesotas ne mendojmë se ky zakon i mbrapsht është shumë kritik, kështu që në klasat ku ligjërojmë kemi vënë në ballë të secilës dërrasë të zezë thënien : ‘Mbaje vlerësimin përderisa sa kuptimi të jetë plotësuar – lëre folësin të thotë’’. Është me rëndësi të kuptojmë pikëpamjet e folësit si tërësi për t’i pranuar apo refuzuar ato.

4.Dëgjimi vetëm për faktet

Kam menduar që është e rëndësishme dëgjimi i fak-teve. Por e kam zbuluar që pothuajse pa përjashtim janë dëgjuesit e varfër që thonë se dëgjojnë faktet apo pikat kryesore. Ata i marrin faktet, por i ngatër-rojnë në mënyrë tronditëse dhe në përgjithësi i humbin shumicën e tyre.Dëgjuesi i mirë dëgjon për pikat kryesore të folësit apo ligjëratës dhe i përdorë ato për ti lidhur temat dhe për t’u dhënë kuptim atyre si një tërësi. Në fund ata kanë më shumë fakte të bashkangjitura me temat e ndërlidhura më shumë se shënimet e atyre që dëgjojnë vetëm për fakte. Nuk është edhe aq e nevojshme që të shqetësohemi shumë për faktet, por faktet kanë kuptim vetëm kur parimet plotësojnë kontekstin.

10ShPrehITë e KëQIjA Të

DËGJIMIT TË LEKSIONEVE

11

Page 12: Revista Small

KËSHILLË5.Përpjekja për të skicuar gjithçka

Nuk ka asgjë të keqe nëse skicojmë ligjëratën, por me kusht që folësi është duke ndjekur ndonjë prezantim në formë të skicuar. Por përafërsisht më shumë se gjysma apo një e treta e të gjitha fjalimeve të dhëna janë të ndërtuar në formë skice të përgatitur me ku-jdes. Dëgjuesit e mirë janë elastik. Ata përshtatin shënimet e tyre sipas modelit organizativ të folësit, ata mund te bëjnë një skicim, të shkruajnë një përmbledhje,mund të radhisin faktet dhe parimet, por çka do që bëjnë nuk janë të ngurta ato.

6.Të shtirurit sikur dëgjon

Vendosja e dorës nën mjekër, me shikim të përqendru-ar nga folësi nuk është garanci se një dëgjuesi të mirë të leksioneve. Duke e mbajtur këtë qëndrim, duke treguar mirësjellje kinse po e dëgjon folësin, dëgjuesit e mbrapsht të leksioneve e rehatojnë ndërgjegjen e

tyre nga qindra informacione. Dëgjuesi i mirë nuk është i relaksuar dhe pasiv. Ai është dinamik, konstruktiv dhe karakterizohet me një rritje të rrahurave të zemrës, qarkullim të shpejt të gja-kut dhe rritje të temperaturës trupore. Kjo konsumon energjinë e tij dhe tregon punë të mirë. Definicioni më i mirë për fjalën ‘vëmendje’ do të ishte ‘një koleksion i tensioneve që mund të zgjidhen vetëm duke pranuar fakte apo ide që folësi është duke i thënë’.

7.Toleromi i shpërqendrimit

Dëgjuesi i dobët shumë lehtë mund të hutohet madje mund të krijoj çrregullim që mund të ndërhyjë edhe në efikasitetin e dëgjimit të tjerëve . Ata përpëliten, flasin me fqinjët e tyre ose gjuajnë me letra. Ata bëjnë pak ose hiq nuk përpiqen që ta fshehin mërzinë e tyre. Dëgjuesi i mirë përpiqet për të rregulluar çfarëdo çrregullimi që mund të ketë dhe shpejt injorojnë ato. Sigurisht që ata nuk i pengojnë të tjerët.

12

Page 13: Revista Small

KËSHILLË 8.Zgjedhja vetëm e asaj që është e lehtë

Shpesh i gjejmë dëgjuesit e dobët që i shmangen edhe dëgjimit të prezantimeve serioze në radio apo televiz-ion. Ka shumë lehtësime në dispozicion për dëgjimin por kjo është zgjedhja e tyre. Zakoni për t’u shmangur madje edhe prezantimeve moderne të vështira për tu shpjeguara në një kohë të caktuar të dëgjimit mund të pengoj secilin që ka nevojë të shfrytëzoj dëgjimin si një mjetë të mësimit.

9.Lënia e emocioneve

Është fakt se disa fjalë mbajnë një ngarkesë të tillë emocionale sa që ato mund të shkaktojnë tek dëgjuesi për të rënë dakord me folësin si: veprimet pohuese dhe feministë. Është budallallëk që një simbol kaq i thjesht të qëndroj në mes nesh dhe mësimit.

10.Humbja në mes ndryshimit të fjalës dhe shpe-jtësisë së mendimit

Amerikanët mund të flasin në një mesatare prej 125 fjalë për një minutë në një bisedë të zakonshme. Folësi para publikut e ngadalëson atë në rreth 100 fjalë për një minutë . Sa shpejt dëgjuesi, dëgjon ? Ose

për ta bërë pyetjen në mënyrë më të mirë, a thua sa fjalë mund ose mendojnë që njerëzit në gjendje normale mund të dëgjojnë? Në qoftë se të gjitha

mendimet e tyre janë të matshme në fjalë

në minutë është një grackë. E

josh dëgjuesin në një ndjenjë të rremë të sigurisë.

Megjithatë, me trajnime në fushën e dëgjimit, dal-

limi në mes

shpejtësisë së mendimit dhe shpejtësisë së fjalës mund të bëhet një burim i një fuqie të jashtëzakon-shme. Dëgjuesi mund të dëgjoj çdo gjë që folësi thotë dhe jo çfarë ai/ajo harron, ata mund të dëgjojnë edhe në mes rreshtave dhe të bëjë vlerësimin e përparimit të shpejtësisë. Për ta bërë këtë për ta shfrytëzuar këtë fuqi, dëgjuesi i mirë duhet patjetër që në mënyrë au-tomatike të praktikoj tri aftësitë e përqendrimit :

Parashikimi i pikës së radhës :

Dëgjuesit e mirë përpiqet që të parashikoj pikat e radhës që folësi mund të bëjë gjatë zhvillimit të lëndës. Nëse ia qëllojnë, fjalët e folësit vetëm se i forcojnë supozimet e tyre. Nëse supozojnë gabimisht, ata përpiqen të zbulojnë pse ata dhe folësi nuk u pajtuan në mendime. Në rastin tjetër, shanset e të kuptuarit dhe mbamendjes të asaj çfarë është thënë është pothuajse dy herë sa do të ishte nëse do të kishte dëgjuar pasivisht.

Identifikimi i materialit mbështetës:

Dëgjuesit e mirë përpiqet të identifikoj materialin mbështetës për folësin. Në fund të fundit, një person nuk mund të vazhdoj tutje pa bërë të qartë pika pa i dhënë dëgjuesit disa prej çështjeve mbi të cilat janë bazuar konkluzionet, dhe tulla dhe llaç që janë përdo-rur për të ndërtuar argumentin duhet të shqyrtohet për saktësi.

Përmbledhja:

Me shpejtësinë e madhe të mendimit që gjithsecili e ka , është shumë e lehtë të përmblidhet për pesë sekonda pikat kryesore të përfshira nga folësi për pesë minuta. Kur folësi ndalet të marrë një gllënjkë të ujit se të ecë përreth dërrasës së zezë që të shkruaj diç apo të merr frymë thellë, dëgjuesi me përvojë e bën një përmbledhje mentale. Një gjysmë duzinë e përmbledhjeve nga pikave kryesore të një diskutimit pesëdhjetë minutash lehtë do të dyfishonte të kuptuarit dhe ruajtjen e pikave më të rëndësishme të diskutimit .

Përktheu dhe përshtati : Gentian Jetishi

Redaktor profesional : prof. Besar Sejdiu

13

Page 14: Revista Small

KËSHILLË

14

Që të arrijmë duhet të dëshirojmë. Nëse dëshirojmë duhet të mundohemi, e nëse mundohemi do të arrijmë.Ambicia është një ndër virtytet më të larta të njeriut, është ajo që e bënë njeriun të dalluar nga të tjerët. Se sa jemi të suksesshëm në jetë varet se sa jemi ambi-cioz.Njerëzit ambicioz janë njerëzit më të suksesshëm në botë. Ata dëshirojnë të arrijnë suksese dhe mundohen t’ia arrijnë qëllimit me të gjitha forcat e veta, pavarë-sisht pengesave ata janë të vendosur në atë çka duan të arrijnë në jetë. I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka në një hadith thotë: “Ati që fle i lodhur, nga puna që ka bërë me duart e tij, All-llahu do t’ia falë të gjitha mëka-tet.”Prandaj një njeriu të cilit i mungon ambicia ai nuk mund të ketë sukses në asgjë dhe mund të marrë pak nga jeta.Shkrimtari i madh Mustafa Sadik err-Refai, ka thënë:”Nëse nuk kontribuoni diçka për jetën ju jeni shëmti për të.”

Ambiciozët përveç arritjes së suksesit, japin kon-tribut të madh në ndërtimin e një shoqërie të shën-doshë dhe të arritur në çdo aspekt. Ata karakteri-zohen me personalitet të strukturuar mirë dhe me karakter të fortë. Janë pikërisht ata të cilët e kanë quar botën përpara në aspektin e dijes, kulturës, artit , ekonomisë e teknologjisë.

Përkundër këtyre njerëzve të suk-sesshëm ekziston edhe lloji tjetër I njerëzve. Ata të cilët mundohen të arri-jnë suksese e të bëjnë emër me mundin dhe idetë e të tjerëve e jo me përpjekjet e veta siç bëjnë ambiciozët. Këta njerëz jo vetëm që kanë ndikim të keq në shoqëri, por bëhen edhe pengesë e njerëzve tjerë, njerëzve të cilët luftojnë për arritjen e sukseseve të larta. Për t’i mbuluar dhe për ti arsyetuar paaftësitë e tyre ata mun-dohen të përfitojnë dhe të mburren me arritjet e njerëzve të suksesshëm.

Të jesh ambicioz nuk do të thotë se ke arritur kulmin e çdo gjëje. Suksesi është një rrugë e gjatë. Për të arritur në fund të kësaj rruge duhet ecur përgjatë saj dhe gjatë ecjes duhet të jemi të përgatitur.Hapi i parë është ambicia-vullneti; ajo thërret ven-dosmërinë - vetëbesimin; kjo thërret punën-mundin kështu kompletohen dhe përgatiten për rrugëtim. Edhe pse gjatë rrugës mund të ketë pengesa të llojeve dhe karaktereve të ndryshme nëse këto tri cilësi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën penge-sat lehtë mund të anashkalohen. S’ka dyshim se për të arritur sukses, kënaqësi, lumturi dhe duke dashur të japim kontributin tonë për formimin e një shoqë-rie me vlera të larta, ne duhet të mbështetemi fort në Krijuesin e Vërtetë, ngase All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë

e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.” (El-

Mulk: 15).

Ambicja“Kur Zoti yt u tha engjëjve:“Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!” (Bekare: 30)

Page 15: Revista Small

AKTIVITETE

AKTIVITETETe Unionit Studentorë gjatë vitit akademik 2010/2011

Me dt. 26/10/2010 e Marte, duke u mbështetur në nenin (56) të statutit të Fakulteti të Studimeve Islame, me pjesmarrjen e përfaqësuesve të paraleleve dhe të përfaqësuesit nga Dekanati i FSi-së, Dr.Sulejman Osmani, Unioni Studentorë ka bërë zgjedhjen e struk-turës së rë udheheqëse. Paralelet u përfaqësuan si në viji:Viti i parë……….Faton Salihu, Halime HasaniViti i dytë………..Burim Kërqeli, Zejnepe JakupiViti i tretë………Vixhdan Ibrahimi, Shkurta SegashiViti i katërt……..Flurim Krasniqi, Artan Halimi Vendimet e nxjerrura nga kjo mbledhje:Kryetar: Flurim KrasniqiNënkryetare: Shkurta SegashiSekretar : Burim KërqeliArkatare: Halime Hasani

Unioni Studentorë i sapo zgjedhur, që në fillim të punës së vet, ishin të ndërgjegjshëm për përgjegjësin

e marrë dhe të vetëdieshëm për obligimin që kanë për ti përfaqësuar sa ma mirë interesat e të gjithë stu-dentëve. Andaj të motivuar nga kjo përgjegjësi dhe ky obligim, filluan realizimin e aktiviteteve të ndryshme, aktivitete këto që do tu bëjnë me dije studentëve te Fakultetit të Studimeve Islame për rëndësin që ka profesioni i tyre dhe për nevojën e madhe që ka sho-qëria Kosovare dhe në përgjithësi Kombi Shqipëtarë për gjeneratat që kanë dalur dhe që do të dalin nga ky fakultet.Në vijim do ti paraqesim vetëm disa nga vendimet dhe aktivitetet e këtij unioni:

1.Duke pasur për qëllim njoftimin sa më nga afër të studentëve mbi vendimet e dalura nga Dekanati si dhe adresimin sa më dinjitoz të kërkesave të studentëve, Unioni Studentorë, kërkon nga Dekanati që studenti Artan Halimi (viti IV) t’i përfaqësoj studentët në Këshillit Mësimor Shkencorë(KMSH). Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Dekanati miraton kërkesën dhe tani Artan Halimi është anëtar i KMSH-së më të drejta të barabarta më anëtarët e tjerë.

2.Më dt.15/12/2010 Unioni Studentorë i dërgoi kërkesë Dekanatit për lirimin nga pagesa semestrale të këtyre kategorive të studentëve:1.Studentët të cilët kanë likfiduar vitin akademi dhe kanë notën mesatare 9(nëntë)e më lartë;

15

Page 16: Revista Small

AKTIVITETE

16

2.Studentët që posedojnë dokumenta që dhëshmojnë se janë nën asistencën sociale;3.Studentët që vijojnë ligjeratat nga vëndet jashtë teri-torit të Kosovësë. Pas shqyrëtimit, Dekanati miraton dy pikat e para të kërkesës. Më qëllim të evidentimit të resurseve studen-tore dhe mbarëvajtjen e tyre; shtimin e interesimit të studentëve për të begatuar rrjedhën e proçesit mësi-mor; Unioni Studentor në bashkëpunim më Dekanatin shpall konkurs per aktivitetet në vijim:

1.Studentin më të mirë të vitit(nga viti II, III, IV);2.Interpretuesin më të mirë(në: Kur’an, lahi, recitim);3.Punimin më të mirë të letërsisë(në: prozë, poezi, monolog)4.Veprën më të mirë artistike(në: kaliografi, pikturë, skulpturë) Afati për dorëzimin e drafteve apo puni-meve ka qënë i hapur nga dt.07/01/2011 deri më dt.27/01/2011. Komisioni përkatës ka bërë përzgjed-hjen e kandidatëve dhe shpërblimet janë shpërndarë në një ceremoni rasti. Në bazë të propozimit të dalë nga Mbledhja e Këshillit Mësimior –Shkencor të Fakultetit të Stu-dimeve Islame më dt.30/12/2011, dhe miratimit të këtij propozimi nga ana e Myftiut të BIK-ut, Mr,Naim ef.Tërnava, që deri në fund të Semestrit veror, nga 5 studentë të FSI-së, në kordinim me shërbimet fetaro-arsimore të Kryesisë, gjegjësishtë Departamentit të të Rinjve, të vizitojnë KBI-të anekënd Kosovës, ditëve të Xhuma, si pjesë e praktikës për Ligjërim, nga dt.25.shkurt 2011,ne studentët e FSI-së kemi vizituar disa nga Këshillat lokal të BIKutsi: Vushtrrinë, Lipjanin, Ferizajin, Gjilanin, Malishevën, Prizrenin, Pejën, Jstogun, Rohovecin. Ky aktivitet na ka ndihmuar që t’i kuptojmë për se afërmi përgjegjësitë dhe obligimet që na presin në të ardhmen. Më dt.18/03/ 2011, me ftesën e drejtorit të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” të Shodrës, kemi qënë në një vizit dy ditore në Shkodër dhe Tiranë, ku kemi vizituar disa nga monomentet më të rëndesishme fetare dhe kulturore. Nga dt.24/03/2011 kemi filluar me ligjeratat javore ku çdo të Merkurë në ora 14:00 në amdientet e FSI-së ku u ftuan profesor të larmive të ndryshme për të trajtuar tema të fushave të ndryshme. Kemi pritur në një vizit Parlamentin e të Rinjve të Kosovës si dhe zhvilluam takime me orga-nizata të ndryshme rinore ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e aktivitetev të ndryshme të cilat përfaqësojnë interesat e përgjith-shme të rinis Kosovare. Me dt.05/04/2011 kemi mbajtur program nën moton “Nuk janë të nëvojshme fjalët, aty ku janë pr-ezente faktet”. Ky organizim ka pasqyruar aktivitetet e studentëve të FSI-së pas kalimit në godinën e re të fakultetit me datën 18/10/2010. Me miratimin dhe

financimin e Muftiut të BIK-ut, Naim ef.Tërnava, u bë ndarja e shpërblimeve për studentët e përzgjedhur në konkursin e latëpërmëndur.Përmbajtja e këti programi ishte: Moderatore: refiqe Tërnava Hapja me Kur’an: Kreshnik Abdullahu Fjalime rasti nga: Ud.Dekanit të FSI-së:Qemail Morina,Muftiu I BIrK-ut:Naim ef.Tërnava, Kryetari I US: Flurim Krasniqi. Kori I vajzave: me ilahin”Allahun ne e dojmë” Valon Idrizi: me ilahin”Ezani I Bilallit”

Ndarja e shperblimeve:Studentët më të mirë për suksesin e treguar gjatë vitit akademik 2009/2010 dhe kanë fituar nga në laptop: 1. Flurim Krasniqi – viti i IV-t 2. Nermin Husejnoviq – viti I III-të 3. Zejnepe Jakupi – viti i II-të

Studentët më të mirë në interpretimin e Kur’anit: 1. Kreshnik Abdullahu – vendi I parë – 100Euro 2. Valon Idrizi – vendi I dytë – 70Euro 3. Bashkim Berisha-vendi I tretë-50Euro

Studentët më të mirë në interpretimin e ilahive: 1. Muzaqete Kosumi – vendi i parë – 100Euro 2. Emine Mujota – vendi i dytë – 70Euro 3. Gazmend Halimi – vendi i tretë – 50Euro

Vepra më e mirë artistike: 1. Argjend Xhelili – vendi i parë – 100Euro 2. esma Sherifi – vendi i dytë – 70euro 3. Mirusha Sadriu – vendi i tretë – 50 Euro

Punimin më të mirë në letërsi: 1. refiqe Tërnava – vendi i parë – 100euro 2. Vixhdan ibrahimi – vendi i dytë – 70Euro 3. Shkurta Segashi & Minavere Iseni – vendi i trerë - 50Euro

Recitim: Arta Lubovci: ”Pejgamberi im” Kori I vajzave: me ilahin: ”Forco shoqërinë”.Kemi pranuar disa ftesa për të marrë pjesë në organiz-ime të ndryshme si:

1.Jemi ftuar nga Parlamenti i të Rinjve të Kosovës, që me dt:09/05/2011 për nderë të Ditës së Europes të jemi panelist në tryezën e rrumbullakët me temën ”Rinia me potencial për integrim në Evropë”. 2.Poashtu do të jemi panelist në tryezën që do të organizohet nga Departamenti i të Rinjve të BIK-ut me temën “Rinia dhe roli i saj në shoqërinë Koso-vare”. 3.Sëbashku me Parlamentin e të Rinjve të kosovës dhe me organizata të ndryshme rinore do të hartojmë projektligjin për Rinin Kosovare e cila do t’i dërgohet për miratim Parlamentit të Kosovës në 12 gusht.

Page 17: Revista Small

KURAN

17

I gjithë Kur’ani, me suret e tij, ajetet dhe fjalët e tij, është Fjalë e Allahut të Lartësuar, me të cilin Ai ka folur dhe ia ka bërë të dëgjueshme të Dërguarit të Tij, Xhibrilit (alejhis selam). Ndërsa Xhibrili zbriti me të dhe ia komunikoi atë Pejgamberit tonë. (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ashtu siç e dëgjoi. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj (O Muhamed!): Atë (Kuranin) e zbriti Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) nga Zoti yt, me të Vërtetën.” [En Nahl: 102]. Dhe thotë: “Vërtet që ai (Kurani) është Shpallje e Zotit të botëve. Me të cilin zbriti Shpirti besnik (xhibrili). Në zemrën tënde (O Muhamed!), me qëllim që ti të jesh prej këshil-luesëve. [Esh-Shuara:192-194]. Ndërsa Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e komunikoi atë ashtu siç iu shpall atij, pa fshehur nga ai asnjë germë. Dhe pas tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), shokët e tij ia komunikuan atë popullit musliman, pa fshehur asnjë germë nga ai. Ai gjendet në duart e njerëzve sot, i shkruar në Mus’haf dhe i ruajtur në gjokset dhe në mendjet e besimtarve. Allahu i Madhëruar është zotuar për ruajtjen e tij, kështu që askush nuk mund të ndryshojë gjë prej tij. Për këtë Allahu i Mdhëruar thotë: “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe ne

e ruajmë atë nga ndryshimet”(El-Hixhr, ajeti 9). Ndërsa Pejgam-

beri a.s. ka thënë: ”Më të ndershmit e

Um-

metit tim, janë bartësit (hafëzat) e Kur’anit”. Kur’ani i adresohet Allahut të Lartësuar si atribut i Tij dhe jo si krijim i Tij. Kështu besojnë pasuesit e Sunetit dhe të Xhe-matit, dhe kjo është ajo për të cilën dëshmojnë argumentet Hyjnore dhe logjike.Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka pejgamber prej pejgamberëve që të mos i jenë dhënë gjëra (mrekullira) që njerëzit të besonin, ndërsa ajo që më është dhënë mua është shpallje të cilën ma ka shpallur Allahu, dhe unë shpresoj të jem më i pasuari (prej të gjithë pejgamberëve) në ditën e Kiametit.”Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kur’anin për të udhëzuar njerëzit në rrugën e vërtetë. Që prej ditës së shpalljes së tij e deri në Ditën e Gjykimit, ky libër i fundit hyjnor do të mbesë udhëzimi i vetëm për ta. Stili i pakrahasueshëm i Kuranit dhe urtësia e tij e përkryer janë tregues të qartë se ai është me të vërtetë fjala e Zotit. Përveç kësaj, Kurani ka mjaft veçori të tjera të mrekullueshme, të cilat vërtetojnë se ai është me të vërtetë një libër hyjnor. Një prej këtyre veçorive është fakti se një numër i konsiderueshëm i fakteve shkencore, të cilat njeriu mund t’i zbulonte vetëm me ndihmën e teknologjisë së shekullit XX, janë shpallur në Kur’an 14 shekuj më parë. Kur’ani është fjalë dhe shprehje e Allahut dhe si i tillë ai është i shenjët në vetveten e tij. Ai është fjala e Zotit me të cilën Ai iu drejtua mbarë njerzimit nëpërmes të Dërguarit të Tij, dhe çdo musliman e ka obligim ta besojë atë dhe t’i nënshtrohet urdhëresave të tij. Po ashtu mohimi i tij madje edhe i një germe

te vetme është mosbesim. Allahu i Madhëruar ia shpalli Kur’anin më të dashurit të Tij dhe e dalloi atë prej pejgam-berëve tjerë. Derisa mrekullitë e tyre ishin

aktuale për kohën në të cilën ata jetonin, Kur’ani është mrekulli e vazhdueshme dhe për të gjithë njerzit

deri në Ditën e Gjykimit. Ata që e mohuan këtë libër thonin se Pejgamberi e ka marrë

atë prej librave të shpallura më herët ose vet e ka shpikur atë.“Dhe ata than: “Ai (Muhammedi) e ka përpunuar atë (Kura-nin).” Thuaju: “Atëherë sillni ju dhjetë Sure që t’i përngjajnë atij (Kuranit) dhe thërrisni kë të doni e kë të mundeni tjetër, përveç Allahut, që t’ju ndihmojë nëse jeni që flisni të vërtetën.” Atëherë nëse ata nuk ju përgjigjen, dijeni pra, se Shpallja është zbritur me Dijen e Allahut.” [Hud, 13-14]. Kjo ishte vetëm një propagandë e tyre për t’i shmangur njerëzit nga rruga e drejtë, por përpjekjet e tyre janë të dështu-ara sepse Allahu e ka marrë në mbrojtje librin e Tij.

Ashtu si nuk ka të ngjashëm me Allahun në Dëgjimin e Tij, në Shikimin e Tij dhe në asnjë prej cilësive të Tij,

po kështu nuk ka të ngjashëm me Të në Fjalën e Tij.Ky është shkaku përse Fjala e Tij dallon nga çdo fjalë tjetër dhe përse njerëzimi nuk mund të sjellë

dhe të bëjë të ngjashëm me të. Mirsad Mehmeti

Mrekullia e Kuranit

Page 18: Revista Small

ETIKËDashuria për hir tëAllahut“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër pra bëni pajtim mes vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të jeni të mëshiruar” [El - Huxhurat , 10]. Nga vetë ajeti që e cekëm pak më lart, mund ta kup-tojmë edhe esencën e kësaj teme për të cilën vendosa të shkruaj. Kemi shumë ajete dhe shumë hadithe që na porosit si All-llahu xh.sh ashtu edhe Pejgamberi a.s që të jemi të lidhur me njëri tjetrin dhe ta duam pa asnjë inters njëri tjetrin. Shpesh herë më ndodh që të kujtoj për myslimanët anë e kënd botës , vallë pse nuk janë të lidhur me njëri tjetrin kur dihet mirë se Islami na porosit një gjë të tillë. I dashuri i Allahut thotë në një hadith: “Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhenet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vete. A t’ju tregoj një gjë , të cilën

nëse e veproni , do të duheni mes vete: Përhapeni selamin mes jush”.(Muslimi). Vallë sot myslimanët pse nuk i ndajnë problemet mes tyre? A i ndjen myslimani perëndimor vuajtjet dhe problemet e myslimanit lindor? Vallë a na qanë syri dhe a na dhembë zemra kur shohim për çdo ditë mys-limanë të vrarë në Palestinë dhe në Irak? Të dashur vëllezër dhe motra, ne jemi një umet dhe i përkasim një feje, për këtë arsye nuk kemi pse ta ur-rejmë njëri tjetrin , nuk kemi pse të mbajmë inat me njëri tjetrin. Nëse urrejtja dhe inati ekziston ndërmjet nesh atëherë deri kur vallë do të vazhdojë kjo gjendje. Me qëllim që të rimëkëmbemi dhe të zgjohemi sër-ish nga ky gjumë I rëndë që na ka kapluar me shekuj duhet ta forcojmë vëllazërinë mes nesh. Na duhet ta ndryshojmë këtë gjendje që na ka kapluar. Mos të harrojmë se All-llahu na porosit që ta duam njëri tjetrin , All-llahu xh.sh thotë në Kur’an: “S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër…”. A thua vallë ku është kjo vëllazëri që na porosit All-llahu që ta kemi ndërmjet vete.

18

Page 19: Revista Small

ETIKË

19

Me tu shpallur ajeti i më-sipërm Pejgamberi a.s ju tha myslimanëve: “Besimtari për besim-tarin është si materiali i një ndërtese komponentët e të cilës mbajnë njëra tjetrën “. Ne duhet që ta pastrojmë zemrën nga urrejtja dhe zilia për njëri-tjetrin, këtë tokë do ta trashëgojmë vetëm atëherë kur të jemi të lidhur me njëri-tjetrin.

Kur myslimanët migruan prej Mekës në qyte-tin e Medinës, banorët e Medinës i pritën si vëllezër banorët e Mekës. Ata u vëllazëruan me njëri-tjetrin dhe të gjithë pasurinë e ndanë përgjysmë. Sad ibn Muadhi kur e mori për vëlla Abdur-rahman ibn Aufin e dërgoi te shtëpia e tij, të gjitha parat që i posedonte i solli para tij dhe i tha: Kjo është pasuria ime gjysma është e jotja e gjysma e imja, këto janë rrobat e mia gjysmat janë të tuat e gjysmat të miat, kjo është shtëpia ime gjysma është e jotja e gjysma e imja. Subhanallah çfarë vëllazërie mes këtyre dy sahabëve të nderuar, po ku jemi ne në krahasim me sahabët, dallimi ynë me brezin sahabëve është se edhe ata si ne kanë ngrënë e kanë pirë, por dallimi kryesor është se ata ajetet dhe hadithet e të Dërguarit me t’i dëgjuar i zbatonin në praktikë.

Duhet që të distancohemi nga urrejtja ndaj njëri-tjetrit ngase kjo nuk na bën dobi, edhe nëse një vëlla mysli-man na ka bërë një të keqe të mundohemi t’ia falim. Omeri r.a thotë: “Nëse një vëlla mysliman të hyn në hak, gjej shtatëdhjetë arsye që ta justifikosh për aktin që e bëri, nëse nuk gjen asnjë arsye thuaj: Jam vetë fajtor për këtë që e bëri”:. Nëse je në konflikt me dikë dhe ka kohë që nuk flitni, nisu që nga ky qastë ose në mundësinë e parë që të jepet shko dhe fol me të, për çfarë do të keqe që të ka bërë fale atë dhe mos mbaj inat sepse në çastin që i sheh Zoti zemrat tona të pastra na mëshiron dhe na ndihmon.

Dashuria për hir të Allahut ka shpërblim shumë të madh, gjithashtu nëpërmjet saj arrihet ëmbëlsia e besimit. Dashuria është ndjenjë e lartë,dhe para së gjithash paraqet bazën pas të cilës qëndron një miqësi apo lidhje e suksesshme. Kur kjo dashuri është për hire të Allahut edhe shoqëria në përgjithësi korrën të mirat e kësaj miqësie.

Thotë Allahu xh.sh ‘’Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin,urdhërojnë për të mirë,e ndalojnë nga e keqja,e falin namazin e japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu, Allahu është ngadhënjyes i urtë. (Teube 71).

Ta duam njëri tjetrin sinqerisht,dhe t’i urojmë më të mirën për njëri tjetrin. Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. thotë: ‘’Njerëzit më me vlerë tek Allahu janë njerëzit, që nuk janë as profet e as dëshmor,por vetë profetët dhe dëshmorët ua kanë zilinë,dhe ata kanë në pozitë të lartë tek Al-lahu”. Atëherë shokët iu drejtuan Pejgamberit a.s. Na trego pra kush janë ata njerëz, Pejgamberi a.s. u përgjigj: “Janë ata persona që janë dashur vetëm për hir të Allahut. Fytyrat e atyre do të ndriçojnë, ata nuk ndjenjë frikë kur të tjerët e ndjejnë, për ata nuk ka pikëllim,mërzitje, e pakënaqësi”. Pastaj e lexoj ajetin kur’anor:’‘Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje.’’(Junus 62) Dhe në fund e lusim All-llahun xh.sh që të na i zbutë zemrat tona t’i pastroj ato dhe ta mbrojë umetin e Muhamedit a.s. nga çdo e keqe që i vjen nga armiqtë e Islamit. Hisen ceka

Page 20: Revista Small

HADITH

KuranitVlera e leximit të

Falënderojë Allahun e Lartësuar, dërgoj salavate për Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi të gjithë ata që e pasoj-në traditën e tij deri në Ditën e Fundit. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon, e kë e humb Allahu nga rruga e drejt s’ka kush e udhëzon, dëshmoj se s’ka te adhuruar tjetër përveç Allahut i cili është i Vetëm dhe i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është robi dhe i dërguari i Tij.Në vazhdim, të nderuar lexues, do t’i cekim disa hadithe te sakta, të cilat flasin rreth vlerës se leximit te Kuranit.Në librin e njohur të Imam Neveviut, i titulluar ‘’Ri-jadus-Salihin’’, në kapitullin mbi vlerën e leximit te Kuranit, faqe 184, hadithi me nr.989, ku transmetohet se; ‘’Ebu Umamete r.a. thotë se e kam dëgjuar Pe-jgamberin s.a.v.s. duke thëne; Lexojeni Kuranin, sepse vërtet ai do te ndërmjetësojë për te zotët e vet ne Ditën e Gjykimit’’.(Tr.Muslimi)Duke u bazuar nga ky hadithe, dhe nga te ngjashmit si ky, ne duhet te shpejtojmë për në lexim të Kuranit, sepse na ka garantuar Pejgamberi s.a.v.s. se ne Ditën e Gjykimit do të ndërmjetësoj për ne Kurani, atë ditë kur rrallë kush do ta meriton atë ndërmjetim.Hadithi tjetër, po aty, me nr.991,transmeton;’ ‘Uthman ibnu Affan r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thëne; Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.’’(Tr.Tirmidhiu)Në një hadith tjetër, në të njëjtin libër dhe në të njëj-tin kapitull, me nr.996, transmeton;’’Berra bin Azib r.anhuma thotë; Ishte një njeri që po e lexonte suren el-Kehf, pran tij ishte një kalë i lidhur me litar, për një moment zbriti një re dhe fillon ti ofrohet, ndërsa kali filloj te ikën prej saj, e pasi që agoi, erdhi njeriu te

Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tregoi për atë që kishte ndod-hur, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s.i tha; Kjo është mëshirë, ka zbritur për hir të Kuranit.’’(Muttefekun alejh)Vëllezër e motra, nga këto çka i cekëm më sipër po kuptojmë se këto hadithe tregojnë mëshirën e Allahut që zbret mbi ata që lexojnë Kuran, andaj ku ka më mirë se sa kur të kaplon mëshira e Allahut,dhe te falen gjynahet e kaluara, Allahu na e mundësoftë të njëjtën gjë.Në një hadith tjetër, te i njëjti kapitull, me nr.1004,faqe 186, transmetohet se;’’Berra bin Azib r.anhuma thotë; E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke lexuar në namazin e jacisë “Ve ttini ve zbejtuni...”,un nuk kam dëgjuar zë më të mirë se sa zëri i Pejgamberit s.a.v.s.(Muttefekun alejh)Lexues të nderuar, sipas hadithit që e cekëm së fundi, kuptojmë se atyre që Allahu ua ka dhuruar zërin e bukur, ata janë që në një formë i ngjasoj edhe vet Pejgamberit s.a.v.s. sepse edhe vet i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka hijeshuar zërin e tij duke kënduar Kuran.Ne hadithin me nr.1021,faqe 188, gjendet një hadith ku në të cilin transmetohet;’’Ebu Hurejre r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë;Ata njerëz që tubohen ne njërën prej shtëpive të Allahut, që ta lexojnë Kuranin dhe ta studiojnë atë mes veti, do tu vij atyre paqja e plotë nga Allahu,dhe do t’i mbuloj mëshira e Tij,dhe Melaiket do të kujdesen për sigurimin e tyre dhe Al-lahu i lavderon.’’(Tr.Muslimi)Lexues te nderuar, vëllezër dhe motra,u mundova qe me an te perkujtimit te ketyre haditheve, ne deshëm që tua zbusim zemrat juve,dhe tu nxisim juve dhe veten tonë për ne lexim të Kuranit,sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij s.a.v.s. na kan garantuar dhe na kan premtuar mirësi të shumta ne këtë botë,dhe në ahiret inshAllah to të jemi prej të shpëtuarve.

Valon Idrizi

20

Page 21: Revista Small

KËSHILLË

21

PSETË PENDOHEM?Kjo është pyetje që dëgjohet shpesh. Gruaja e zbuluar pyet: “ Pse të pendohem?! Jam e bukur, pse të bmu-lohem?” I riu thotë: “ kënaqësinë e gjej te cigarja, pse ta lë atë? Kënaqem kur shikoj televizor, si ta braksitsë atë? Unë nuk dua detyrime dhe përkufizime. Nuk pranoj të detyrohem me orarin e kohëve të namazit?! Vallë, a nuk duhet njeriu të bëj atë që e bënë të lum-tur? Mua më lumturon ajo që ju e quani mëkat dhe nuk e pranoj këtë emërtim. Atëherë, pse të pendohem? Për cfarë të pendohem?!Atëherë me lejen e Allahut do t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve duke u munduar të kuptuojmë pesë çshtjet bazë të cilat janë: 1. Duhet të pendohemi, sepse pendimi na ud-hëzon në rrugën e drejtë. Allahu i lartësuar thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit pos që të mëadhurojnë” (Dharijat 56) Jo që të mëkatoj, jo qe të luaj, e aq më tepër të ndjekë epshet e as që të shumohem, asesi! Por gjithsesi “Që ta adhurojmë”. Mëkatari nuk është adhurues. Atëherë, kur i themi pendohu kjo nënkupton kthehu tek vet-vetja, tek ajo për të cilën je krijuar, sepse vetëm këtu ke dobi, mirësi, përfitim, leverdi etj. 2. Duhet të pendohemi, sepse tregojmë bindje dhe degjueshmëri ndaj urdhërit të Allahut. Allahu është Ai që thotë: “Të gjithë ju o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar që të arrini shpëtimin”! (Nur 31) Në një ajet tjetër Allahu i lartësuar thotë: “ O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqert”.(Tahrim 8) Kjo do të thotë besnikëri. Është urdhër nga Allahu, Sunduesi, Mbikqyrsi mbi gjithcka, Zotëruesi i gjtihë pushtetit. Duhet t’i përulemi dhe t’i bindemi urdhërave të Allahut. Të pendohemi vetëm që ta adhurojme duke rrespktuar Atë. 3. Duhet të pendohemi, për të ikur nga padrjetësia drejt shpëtimit. Allahu Fuqiplotë thotë: “Ata që nuk pendohen, janë vërtetë keqbërës”. (Huxhurat 11) Vëlla dhe ti motër muslimane ki parasysh se padrejtësia kulmore është largimi yt prej teubes, kështu ta kundërshtosh Zotin tënd, duke vazhduar me të kaluarën në epshe dhe shfrenim. E gjithë kjo është humbje për ty. 4. Duhet të pendohemi, për të kërkuar lum-turinë. Shumë prej gabimtarëve jetojnë në një lumturine iluzionare, të zbehte dhe të përkohëshme. Në realitet ajo nuk është lumturi. Po të shohësh një njeri që kërkon shije te dheu ashtu si te ushqimi dhe te ëlm-bëlsirat, a nuk do të gjykosh se ka shqisa të sëmura? Ai që e ha dheun, kënaqët me të, ky është epshi i tij. Padyshim një gjë e shumtuar, sëmundjet që kërkojnë shërim. Ka njerëz që kënaqen me mëkatet, kështu e ndjejnë ata. Jo asesi, mëkati nuk është i lezeçshëm

! Jo se mëkatet janë shumë të këndshme por relateti është se zemra është e prishur. Ky njeri ka nevojë për riparimin e zemrës. Ai i ngjanë lëkur regjësit i cili nuk ndjenë erën e keqe brenda në unishte por vetëm kur delë prej saj. Ne i themi atij largohu nga mëkatet pendohu te Allahu i lartësuar, se atëherë do të ndjeshë të keqën që veproje! Sa shumë gjynahqarë kanë thënë: Sa i ndryrë isha! Sa i keq! Sa i humbur! Sa i paku-jdeshmës isha! Tani ai e di dhe është i bindur pasi e vërejti, u largua pasi u pendua. Është e rëndesishme të kujtojmë disa opinoine të penduarve. Ata janë shprehur kështu;”Po qaj me mallë për kohën e kaluar pa dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, për ditët e kaluara largë Allahut”.”Isha i vdekur dhe Allahu më ringjalli dhe kjo është dhuratë prej Tij”. ”Kam dalë nga jeta e prishur dhe e shfrenuar në jetën e vetme ku e ndjeva dhe e përjetova sigurinë, qetësinë, stabilitetin”. ”Kam arritur me bindje të prerë në rezultatin se, nuk ka përmirësim në tokë, nuk ka qetësi për njerëzimin, nuk ka rehati për njeriun, nuk ka ngritje pasuri, pastër-ti e bereqet vetëm atëhere kur njerëzimi të kthehet tek Allahu”.Sot pyes vallë, si do ta kisha takuar Allahun po të mos më kishte udhëzuar Ai?! Mendja filloji të mendoj, zemra të rrah, gjymtyrët të thërrasin: ”vrite shejtanin, peshin!” jeta filloi të ndryshoj, pamja ime ndryshoi. Fillova të ecja drejt rrugës së mirësisë. Lus Allahun ta përmirësoj përfundimin tim! Të rinjve muslimanë po i drejtohem me këto fjalë: Asesi nuk mund ta gjeni lumturinë në drogë, alkoool, shfrenime dhe gjëra ti tilla të ngjashme të cilat janë të dëmshme për shoqërinë. Kënaqësinë mund ta shijonni vetëm në udhëzim, pendim, duke i shërbuer fesë së Allahut, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja. O rini, gjeneratë e tërë, islamit kthehu, e ardhmja e lulëzuar do të jesh, rini e dashur! Kthehu tek Allahu Ai gëzohet kur ti pendohesh, kurse ti do të jesh i lumtur.Vallë kush është më i gëzuar, Ai që ka në zemër ka pasurinë e kësaj bote apo ai që ka në zemër Allahun dhe gjuha e tij nuk resht së përmenduri duke thënë: Allahu im, Zoti im, Krijuesi im, Frunizuesi im, Sunduesi im.I lumtur është vetëm ai që e rrespektonë Allahun. 5. Duhet të pendohemi sepse, kështu ikim nga dënimi, vetmia dhe izolimi. Allahu thotë: ”Andaj, ikni e mbështetuni tek Allahu, unë prej tij jam një qortues i hapët.” ( Dharijat 50) Pa dyshim që ne me pendim afrohemi për te Allahu duke u larguar nga epshi, largohemi nga mëkatet, nga shejtani, nga shpirti i prirë për të keqe, largohemi nga dynjaja, nga pasuria dhe nga të gjitha këto drejt Sunduesit, në dorën e të cilit janë çelsat e thesareve të mëshirës, faljes, pendimit dhe mirësive. Në përfundim të kësaj teme do të cekim një thënie të dijetarit të njohur Ibën Kajmit El-Xheuzije, i cili thotë: E sheh dikë si një njeri adhurues shumë të madh, por prej Allahut është larg. Por ndo një mëkatar me mëkate të dukshme e me zemër është më afër Allahut. Artan Halimi

Page 22: Revista Small

KËSHILLË

22

Gjurmëvetë të Dashurit tonë

Ndjeja një zbrazëti të madhe në vete dhe pa reshtur kërkojë plotësimin e saj.Herë e kërkoja në mesin e shoqërisë, e asaj shoqërie pothuajse të degjeneruar dhe që kishte marrë hapa të mëdhenjve drejt te jetuarit të jetës sipas modelit evro-pian. Nuk e gjeta dhe mbeti zbrazëtirë...E herë-herë e kërkoja në thëniet e fjalëve të urta të prijësve të popullit, të cilët kishin lënë gjurmë në kohë. Mirëpo, sikur këto gjurmë nuk arrinin ta mbulonin atë që unë ndjeja dhe prapë...Prapë zbrazëti...!Kërkova edhe më tej në kohë dhe hapësirë duke kaluar në kërkim tek veprat filozofëve të cilët lanë gjurmë dhe gjurmë të cilat ndjekin dhe veprojnë sipas tyre edhe sot kategori e grupe shoqërore. Mirëpo, sikur mungonte diçka prapë dhe prapë nuk mund të gjeja zgjidhje që në veten time ta mbuloja atë zbrazëti.Kërkova, kërkova dhe prapë kërkova, por nuk e gjeta dhe mbeti...Mbeti zbrazëti...U zhgënjeva nga kërkimet e mia, sepse nuk e gjeta. Me që s’po mund ta gjej, destinacioni im i fundit për kërkim më mbetet vetja ime. Do të provoj të kërkoj brenda për brenda natyrshmërisë time. U mbylla në vetmi, u izolova për disa kohë dhe këtë u injorova, por si duket kësaj here ia vlejti se kësaj here pothuajse arrita dhe atë zbrazëti gati e mbulova. Kësaj here i thirra vetes më zëshëm se kurrë, kësaj here hyra në konkurrencë me unin tim o të arrinimin të mbulonim këtë zbrazëti o të mbesim gjithmonë në luftë ai dhe unë. U lodha, u pikëllova, u dëshpërova, e zbrazëtia rritej dhe më shumë. I rashë tokës më këmbë që të shprehja mllefin nga dështimin i përpjekjeve të mia, por prapë kot.Dhe diçka më ngriu gjaku nëpër vena, më rrodhën lot të ngrohta faqeve kur papritmas në kujtesën time të ndryshkur diçka shpërtheu e u shpalos nga pluhuri që e kishte mbuluar. Ai pluhur i kah moçëm ishte pakujdesia ime që më pruri në këtë gjendje e cila më bëri të kërkoj e të kërkoj për të gjetur jashtë vetes sime atë që gjendej brenda saj. Në kujtesën time të ndryshkur kishin mbetur disa fjalë hyjnore. Fjalë të arta të mëshiruesit I cili në natyrshmërinë e pastër që më krijoi, bëri të më ruhen këto fjalë:”Juve ju erdhi i dërguari nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndejshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.”(Et-Teube:128) Zbrazëtinë që ndjeja arrita ta mbuloj në udhëz imin e Atij që më krijoj dhe duke ecur gjurmëve të të dashurit tonë. Duke ecur gjurmëve të tij, mësova se dashu

ria e ka burimin nga vet ai, njeriu më i dashur në botë. Për herë të parë ndjeva se zemra më ishte pushtuar nga dashuria për Allahun dhe të dërguarin e Tij. E këtë e mësova nga ai, të cilin nuk pata fatin ta takoj, por pata fatin gjurmëve të tij të shkoj. Mësova të jem e mor-alshme nga njeriu i cili është dërguar për ti rregulluar moral tona. Mësova të jem ambicioze në ndjekjen e diturisë nga njeriu i cili nuk diti shkrim dhe lexim, por ishte ai i cili e shuajt flakën e injorancës me flakën e diturisë. Mësova të jem e suksesshme nga njeriu më i suksesshëm i cili ndryshoi rrjedhat e mbarë njerëzimit. Mësova të mos jetoj vetëm për vete, e këtë e mësova pikërisht nga ai i cili jetoj dhe sakrifikoj që unë sot të jem themeli i shoqërisë e të mos varrosem e gjallë ditën e mia të fëmijërisë,Mësova të jetoj sikur do të vdes nesër e të punoj sikur s’do të vdes kurrë. Mësova se unë kam shumë vlera dhe se formimi i një shoqërie të shëndoshë është në duart e mija. Por së pari që të jem vet e formuar duke ecur gjur-mëve të tij po mësoj me shpresë se do të vjen dita kur të dërguarin e Allahut do ta takoj e të jem në mesin e atyre për të cilët ditën e gjykimit ai do të ndërmjetësoj. Halime Hasani

Page 23: Revista Small

KËSHILLË

Të thërras,ejaI dashur ditar, o miku im më i mirë, me ty kam ndarë shumë gjëra, edhe ti e ke kuptuar që unë e gëzimi, jemi dy bota të kundërta. Më fal…më fal që të kam ngarkuar me kaq shumë dhimbje e lot, e gëzimin nuk e shkruaja në fletë tua dot. Sot…do të tregoj historinë e dhimbjes sime, do të tregoj pse dhe si më ndanë nga nëna ime. “Ishte mëngjesi blertë, qielli kishte lëshuar rreze të mëdha, era po fyente shumë lehte, e lulet kishin lulë-zuar gjithandej, ishte një ditë e veçantë, ishte pikërisht dita kur nëna ime mbush të tridhjetë e pestat. Nëna gjithmonë ka qenë ndryshe në familjen tonë, dallonte në çdo aspekt nga natarët e tjerë të familjes, kishte tepërt të lart, shpesh herë e krahasonin me engjëjt, por ajo ishte engjëlli në tokë. Tradhtia, gënjeshtra, mashtrimi, hipokrizia nuk ishin në natyrën e saj, ajo gjithmonë ishte e buzëqeshur, e gatshme për çdo sfidë, grua ,me shumë përgjegjësi, kishte dashuri të madhe për të gjithë. Kujdesej për çdo gjë, e për çdo njërin në shtëpi, ajo kujdesej gjithashtu edhe për xhaminë në qoshe të fshatit, e kujdesej që virtytet islame të depër-tonin tek nxënësit e saj që ua mësonte fjalën e Zotit, moralin e njerëzve të ngritur, e çfarë të mirash nuk bënte nëna ime. Ajo kujdesej edhe për gjyshin tim i cili ishte shumë i vështirë për çdo gjë, ai ishte në shtrat me pamundësi për të lëvizur, nëna ime ishte kujdestar-ja e tij, i ndihmonte dhe për nevojat më të mëdha, ajo ishte shumë durimtare. Shpesh thoshte:”O vajza ime Zoti I do durimtarët”. Ti ditar, ndoshta dëshiron të më thuash:”Lëri këto e kalo në temë” por pikërisht këtu fillon dhimbja ime.Në atë mëngjes të bukur, në ditëlindjen e saj, nëna ime kishte vendosur ta plotësonte edhe një kusht i Islamit, e ajo ishte mbulesa. Nëna ime gjithmonë ka qenë e bu-kur, por kur e pash me mbulesë, dukej e mahnitshme, kishte veshur një fustan të gjatë, të zi, një mantel të

bardh, e një shami ngjyrë hiri. Mu afrua e më tha:” Bija ime, si po të duket nëna tani me mbulesë”? I thashë: “Dukesh shumë e bukur, falënderoj Zotin që ju përgjigje edhe këtij obligimi të Tij”. Ajo më tha: ”Mos e lejo veten që ta vonosh kaq shumë këtë obligim, ashtu si bëra unë. Vajza ime, s’ka ndjerë kurrë në jetën time këso kënaqësie si sot”.T ë gëzuara tej mase I telefonuam babait, ai nuk vonoi shume dhe erdhi, kur pa nënën në atë lloj veshje, ju zbeh fytyra, ju prenë gjunjët, e gjuha ishte ngrirë, reagimi I tij nuk ishte i mirë, përkundrazi ishte shumë I ashpër me nënën sa që ia largoi mbulesën me duart e tij. Por nëna tashmë kishte vendosur, të gjitha këto kundërshtime ishin të kota, mundohej që të sqarohej, por nuk e lejonte babi, e kur e pa gjyshi, sa nuk vdiq, u trondit, filloi të fliste që çka nuk flitej, ai I tha ba-bait; “O ajo, o unë në këtë shtëpi. Unë, nuk rri në një kulm me një grua e cila më flet vetëm për Zotin, për Atë Zot i cili mi mori dy këmbët dhe më la në karrige përgjithmonë, nuk dua të diskutoj më këtë temë, nuk dua.” Babi ju përgjigj shumë thjeshtë gjyshit:”Mos ski dert baba, kjo, edhe ashtu e ka nënshkruar daljen nga kjo shtëpi” Unë isha e shokuar,po humbisja nënën time vetëm se kishte një mbulesë mbi kokë!Edhe pse dukej si mbretëreshë, sytë e tyre ishin verbuar, e zemrat ishin mbyllur me zemërim e urrejtje. E kapi për krahu e tentonte ta largonte, por ajo mu afrua e më tha :”Mos harro çka kemi mësuar në xhami, mos i harro kë xhami, mos i harro këshillat e mia, zemra ime (mi ledhatojë sytë e lotuar), mos u merakos, mos e mundo veten me këso gjërash, të lutem së pari mendo për veten tënde, unë do të jem mirë, unë jam e fortë, unë do të jem gjithmonë pranë teje, betohem ( e qante pa pushim ).Të lutem bija ime , namazin mos e lërë për asnjë arsye të vetme , Kurani le të jetë rruga jote e ndriçuar …”Babai e mori për krahu dhe e largoi përgjithmonë. Kështu kaluan vite e vite me radhë, e unë nënën time nuk e pashë më asnjëherë që nga ai moment. “O Zot , humba nënën time, vetëm pse ju përgjigj urdhrit Tënd , a nuk është kjo e vrazhdë për mua ?!

23

Page 24: Revista Small

KËSHILLËSot, nëna ime mbush 38 vite, e unë nuk jam pranë saj për t’ia uruar e për ta përqafuar, e për ta thirr prapëSot, nëna ime mbush 38 vite, e unë nuk jam pranë saj për t’ia uruar e për ta përqafuar, e për ta thirr prapë nënë.O nën, mungesa jote po me vret, largësia jote më bënë të ndihem bosh, e kujtimi im për ty, ma dogji thellës-inë e shpirtit tim. Sytë e mi lotojnë në heshtje, se ty nuk të kam pranë për ti ledhatuar e fshirë lotët.

Dhimbja po mi pushton mendimet, po më zbeh dëshirën për jetë. Nga ajo ditë, më janë shuar shumë ëndrra, shumë dëshira kanë mbetur pa u realizuar.

O nënë, u mungon syve të mi, vetëm për të të parë, u mungon krahëve të mi, vetëm për të të përqafuar, u mungon veshëve të mi, për ta dëgjuar edhe një herë zërin tënd e këshillat e tua, i mungon zemrës sime, nga se askush nuk të zëvendëson dot.Por prapë, kujtimi yt më jep forcë për të vazhduar përpara, e unë do të vazhdoj, do të vazhdoj me forcën e brendësisë sime,sado e thyer që të jetë, do të vazhdoj me aromën e lules së vyshkur, do të vazhdoj me dritën e errësirës, do të vazhdoj shkaku yt, ngase kështu më porositë atë ditë.

Ah sikur…ah sikur t’i mbyllja sytë e të tejkaloja këtë moment të vështirë, t’i mbyllja sytë e çdo gjë të jetë vetëm një e kaluar. Por s’ka “sikur” e për këtë dhimbja po më mbytë.Për festën e Kurban Bajramit më erdhi një dhuratë e adresuar për mua, u çudita… e hapa, ishte një shami bojë qielli, me një mbishkrim të gjatë, e edukuar për mua nga nëna ime Dritë Mema. Në atë letër ishte edhe adresa e saj.

Të nesërmen në mëngjes shkova për ta vizituar, o Zot si kishte ndryshuar, ishte dobësuar e tharë, ishte rrudhur e dukej si një plakë e mosh-uar, e kur më pa, i buzëqeshi zemra e cila kishte kohë

që nuk kishte

ndierë gëzim, e unë iu hodha në përqafim, lotët më rrjedhin pa pushim, sa më kishte munguar tani e dija.

Pikërisht atë ditë i kërkova nënës sime që me duart e saj të buta, e me shaminë bojë qielli, të ma mbulonte kokën, për këtë vendim timin ajo u gëzua pa masë. Më mbante para syve, e më shikonte me mallëngjim, ishte përmalluar shumë kjo vërehej qartë, por edhe mua më kishte marrë malli shumë për të. Sa shpejt ikën orët, mua më erdhi koha të kthehesha në shtëpi, por i prem-tova nënës që çdo ditë do ta vizitoj.

Me ty kthyer në shtëpi, filluan të flasin ashpër me mua, por unë çuditërisht ndihesha shumë e fortë dhe në ato momente e kuptova, se si ishte ndier nëna ime tre vite më parë.

E qetë i dëgjova dhe e qetë iu përgjigja burrave të shtëpisë sime (gjyshit e babait): “Më falni, por, vajzat e shtëpisë suaj, janë që i përgjigjen thirrjes së Allahut, më falni që iu dëshpëro-va, por më i mirë është dëshpërimi juaj, se sa hidhërimi i Allahut.” refiqe Ternava

24

Page 25: Revista Small

KËSHILLË

25

Jam i pasurGjithçka ishte e imja. Më kanë thënë se kisha lindur i pasur e këtë ndoshta nuk ishte e vështirë ta dëshmoja. Pasuria ime nuk i njihte kufijtë: shtëpitë, ndërtesat, hotelet luksoze, veturat nga më të rejat, të gjitha këto i menaxhoja në mënyrën më të mirë sipas vetes sime.Për mua nuk ishte e vështirë të shëtitja botën, e cila më dukej e vogël ngase për një kohë të shkurtër arrija në lindje dhe perëndim. Aty ku ishin këngëtarët, muzika më e mirë e kohës, isha edhe unë. Në mediat e shkruara dhe elektronike, shpeshherë më tregonin shoqëria, emrin im ishte i shkruar me shkronja të mëdha, normalisht si më i pasuri i kohës. Dita për mua ishte e shkrutër dhe me shumë punë e nata më e gjatë duke menduar si të arrijë më shumë, ndërsa me familjen time të ngushtë tako-hesha vetëm të dielave, nuk kisha mundësi më shumë pasi punët më prisnin. Një ditë pas shumë mendimeve mu duk se e zbulova X-in e pa njohur, e tëra ndodhi pasi kohë më parë kisha kaluar pranë një kazinoje që më pastaj me zë të lart kisha brohoritur ”e gjeta”.Të gjithë u habitën kur më panë aty e me mikpritjen më të mirë të mundshme më dëshiruan mirëseardhjen, edhe unë vetes ia dëshiroja këtë, pasi pasuria ime dita ditës filloi të trefishohej. Një ëndërr e bukur më zgjoi. Me vrap mezi arrija në vendin e dashur te kazinoja, kurse një zë i ëmbël më thoshte:”për pak çaste ti do të jesh më i pasuri në botë”.Pa hezitim, tërë pasurinë që i pata, e futa në lojë. Tek po prisja i emocionuar, një tingull gongu dhe një dritë e kuqe më shokuan… Sytë u mbyllën, nuk dëgjoja, s’mund të flisja, këmbët nuk më mbanin, mund të them se edhe dielli për mua nuk bënte dritë. Ç’të bëj tash e tutje? Të gjithë më bëjnë pyetje por unë nuk di të përgjigjem, bredh poshtë e lartë duke u fokusuar shikimin në një vend.Ata që ishin më të gëzuar se unë, ishin familja që tani më shihnin pran vetes. Mendova të shkoj edhe unë me pasurinë time, por jeta, edhe pse pa as-gjë, prap kishte një pikë ëmbëlsie.

Kështu, duke jetuar në errësirë, në një copë letre gjeta një varg të shkruar:”Dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar’(Kur’an:41:16)Ky ishte gongu i dytë për mua, po tani më ndryshe. Fillova të kërkoja diçka më shumë nga burimi i këtij vargu që të më zgjonte nga gjumi që më kishte ka-pluar. Edhe pse ishte e vështirë të adaptohesha me leximin, të meditoja rreth përmbajtjes së asaj që lexoja ishte e vetmja mënyrë që më dukej se po fillojë të merrja frymë.Ende i hutuar! Sytë gjetën atë që e kërkuan:”Nuk është pasuria juaj, as femijët tuaj ajo që ju afron pranë nesh, janë vetëm besimi dhe veprat e mira, të tillat shpërble-hen shumë fishë për atë që veprohen dhe ata janë në dhomat e larta të shpëtuar” (Kur’an :34:37)Ky varg më futi në mendime të reja mbi besimin dhe veprat e mija, sado nuk dëshiroja ta ktheja shiritin me shpejtësi, e kuptove se e kaluara ime edhe pse e “pa-sur”, do të më shëmtonte.Prap filloi pasuria! Një pyetje që i bëjë vetes është:Ku isha më herët? Pse deri sot nuk e kam ditur t’i drejto-hem më të pasurit? Besimin në Allahun dhe bindja ndaj Tij dhe të punuar-it sipas porosive qe i dha ai që ishte më i miri i njerëz-imit , njeriut më të sprovuar ndonjëherë, udhërrëfyesit që njerëzve u tregoi dritën, besimin, paqen, miqësinë e lumturinë-Muhamedit alejhi selam:e gjeta pasurinë e re.Faleminderit o Zot që pranon lutjen dhe e do atë që pendohet. Tani kur ia din vlerën kohës, Atij që mi dhuroj 24 orë, ia kushtoi disa minuta: përhirë të Atij që ma dha pasurinë, nga kjo pasuri u dhuroj një pjesë të tjerëve.Tani jetoj më shumë se i lumtur dhe i kënaqur, jetoj

me një punë te vogël me të cilën ngopen,madje më tepron. Kam kohë për veten, familjen

dhe dynjanë duke mos harruar Zotin dhe jetën që më pret, tani e di se atje jeta nuk është e ku-fizuar dhe nuk guxoj të gaboj.

Ndonëse vonë e kuptova se pasuria e vërtetë është besimi dhe

karakteri, jeta nuk e meriton pikël-limin dhe shpresoj që të gjithë ta

gjejnë atë që e kam gjetur unë. Paraja shkon edhe vjen, por koha e humbur

shkon dhe nuk kthehet. E mira gjendet midis dy të këqijave të teprimit dhe të mos

përfilljes, andaj kujdes! Unë mendoja se dikur isha i pasur, por jo, tek tani jam i pasur.

Vixhdan Ibrahimi

Page 26: Revista Small

FIKHMartesaDuke e parë shumë aktuale dhe problematike temën në lidhje me martesën gjatë kësaj periudhe, shohim se mar-tesa në ditët e sotme nuk e ka pozitën e viteve të kaluara. Martesa në vitet e kaluara gjegjësisht në periudhën e arritjes së shpalljes së Muhamedit a.s i dha vend të meri-tuar martesës dhe femrës e cila ishte objekt keqtrajtimi dhe shitblerjeje e njerëzve injorant. Ajo keqtrajtohej në mënyra të ndryshme. Mirëpo me ardhjen e Islamit asaj statusi i ndryshoi ku iu dha vendi dhe respekti i merituar si krijesë e Allahut xh.sh, me zbritjen e Kuranit si ligji i Zotit u ndaluan martesat të cilat ishin prezent në atë kohë. Nuk ekzistonin më shumë lloje martesa, por ekzistonte vetëm një martesë, e cila i jepte vendin e merituar dy palëve, femrës nga një anë e cila keqtrajtohej deri atëherë dhe mashkullit nga ana tjetër. Që nga momenti i shpalljes martesa ndryshoi, hyri në fuqi ligji i Allahut, duke u bërë martesa me propozimin e mashkullit dhe me pranimin e femrës, bëhej kontrata e lidhjes martesore në mes dy palëve, ku përveç pëlqimit te tyre duhej pëlqimi edhe i kujdestarit të vajzës, dy dëshmitaret të drejtë dhe në fund caktimi i sasisë se mehrit [dhuratës së martesës], pra mar-tesa në atë kohë bëhej sipas parimeve islame të përcaktu-ara nga ana e Allahut dhe Pejgamberit te tij.Në martesë palët e respektonin njëri tjetrin çdo herë duke pas frikë Allahun Krijuesin e tyre dhe për çdo problem drejtoheshin tek Pejgamberi a.s dhe i zgjidhnin problemet me qetësi dhe duke qenë të kënaqur me atë vendim që

vinte nga ana e Pejgamberit të Allahut. Kjo ishte gjendja martesore e myslimaneve në kohën e shpalljes, duke ju nënshtruar me frikë respekt ligjit të Al-lahut xh.sh. Mirëpo sot myslimanët në këtë periudhë kur shpallja nga Allahu është ndërprerë dhe Pejgamberi a.s ka kaluar në botën tjetër, mirëpo sot ekziston një gjendje aspak e lakmueshme që është me të vërtetë për të ardhur keq. Martesa në periudhën e sotme është bërë objekt i përfolur dhe problemeve por pse? A nuk është ajo prehje e bashkëshortëve mes veti apo një i pazgjidhur problem. Duke parë rritjen e problemeve dhe shkurorëzimeve është bërë problem një problem shqetësues, por pse ndodh kjo? E tëra kjo po ndodh për arsye se njerëzit kanë harruar se për çfarë janë krijuar dhe pikësynimin e jetës së tyre. A nuk u krijuan njerëzit të jenë falënderues dhe adhurues vetëm ndaj Allahut xh.sh, por ata në këmbim të kësaj e ndryshuan dhe harruan se për çfarë janë krijuar. Tani synim i tyre kryesor është arritja e pozitave të larta dhe shkuarja pas pasurisë ne këtë botë duke lënë botën tjetër anash, tani për ta primare është pasuria, bukuria e femrës pa marrë parasysh se çfarë moralin e saj. Problemi tjetër aktual është edhe bashkëjetesa e çifteve, ku shumë çifte para martesës bashkëjetojnë, gjë e cila nuk ekzistonte në dispozitat e fesë Islame e as ne traditat e popullit nuk ka ekzistuar ndër shekuj.Mirëpo nga erdhi kjo dhe si u instalua në vendin tonë, kjo është një risi e re që ka ardhur nga vendet e perëndimit ku si rezultat i kësaj dukurie është shtuar edhe numri i shkurorëzimeve. Statistikat tregojnë se në perëndim në e pjesën e fundit e shekullit XX dhe XXI është shënuar një

26

Page 27: Revista Small

FIKHrritje e bashkëjetesës së çifteve të pamartuara që jetojnë bashkë dhe ky veprim bëhet që të arrihet një martesë e suksesshme mirëpo ndodh e kundërta, me rritjen e rasteve të bashkëjetesës është rritur edhe numri i shkurorëzimeve. Sot Britania e ka shkallën më të lartë të shkurorëzimeve në Bashkimin Evropian. Në vitin 1983 kishte mbi 147000 shkurorëzime. Deri në vitin 1994 ky numër është rritur në 165000.Në SH.B.A shkalla e shkurorëzimeve është rritur prej 708 000 në vitin 1970 duke shkuar në1 milion 175 mijë në vitin 1990. Tabelat e numrit të shkurorëzimeve nuk paraqesin dhimbjet e atyre prindërve që janë shkurorëzuar, apo të fëmijëve të tyre, bota e të cilëve është përmbysur. Numri i martesave në Britani është zvogëluar dhe prej këtyre martesave 1\3 përfundon me divorc, ndërsa shkaku kryesor i divorcit është tradhtia.Dhe ky është rezultati i bashkëjetesës e cila po bëhet edhe tek ne sot në vendin tonë””” ku edhe ne Kosovë është rritur numri i shku-rorëzimeve sidomos në periudhën e pasluftës ku çiftet emitojnë vendet e perëndimit, gjegjësisht çiftet atje, ku edhe këta bëjnë bashkëjetesë në mes vete ku edhe këtu si rezultat i kësaj është shtuar numri i bashkëjetesave dhe rritur numri i shkurorëzimeve ku sipas statistikave shkaku kryesor me përqindje më të madhe është tradhtia. Ndërsa rezultati i martesës është tjetër çiftet në martesë kultivojnë dashurinë e tyre dhe nuk e shpenzojnë dhe si rezultat i kësaj në Islam martesa është themeluar në besimin në Allahun,sepse dashuria që i lidh dy bashkëshort lind nga dashuria ndaj Zotit,dhe dashuria e tillë nuk pakësohet,por

vetëm shtohet. Bashkësia e myslimanëve është bashkësi e njerëzve të lirë,në të cilën janë të lirë edhe mashkulli edhe femra, mirëpo domethënia e lirisë në bashkësinë e mys-limanëve është diç më e ndryshme se domethënia e kësaj fjale në Lindje e Perëndim. Në bashkësinë e myslimanëve besohet,apo ashtu do të duhej të ishte,në Allah,dhe vetëm Atij i bëhet nënshtrim, e nuk adhurohet as pasuria,as pozita,as pushteti,as epshi,as gruaja,as njeriu,e as që u robërohet atyre. Femra dhe mashkulli janë robër të Allahut dhe të dy në krahasim me këdo qoftë tjetër janë të lirë. Kur njeriu në mënyrë të mirëfilltë i robërohet Allahut,çdo forcë në tokë bëhet e parëndësishme,çdo autoritet dhe pozitë tjetër janë të pakrahasueshme me këtë,posa të besojë, njeriu bëhet i lirë, sepse, me Allahun është, i fortë, i pasur e i pavarur nga çdo gjë tjetër, nuk i frikësohet vdekjes, varfërisë dhe tiranisë,nuk e shqetëson as e tashmja as e ardhmja.Lidhshmëria me Allahun, ia jep femrës dinjitetin e saj njerëzor dhe pavarësinë e saj të vërtet nga të gjitha forcat në jetë. Me fe {besim}femra bëhet e vetëdijshme se është qenie njerëzore me natyrën e saj të drejtuar kah Krijuesi. Ajo më nuk është më pjesë e kujtdo qoftë, nuk është qenie e mangët njerëzore, siç i është mveshur. Femra e cila këtë e kupton,me të vërtet mund ta kryej misionin e saj në jetë. Në çka atëherë femra duhet të barazohet me mashkullin? Vetëm individi i lirë mund të zgjedhë, kështu pra, mund të zgjedhë edhe bashkëshortin, në çka kanë të drejt të ba-rabartë edhe mashkulli edhe femra. Kjo mundësi e zgjed-hjes i shton ca pyetje tjera:A të bëhet zgjedhja e pastaj ashikërimi, apo e kundërta?Atë mos bëhet ashikërimi

27

Page 28: Revista Small

FIKH

28

fare?A bën martesa me jomyslimane-besimtare?A duhet të punoi femra jashtë shtëpisë?A te dalë në shoqëri?A duhet të jetë e arsimuar?Si të vishet?Islami është rend serioz. Pejgamberi a.s ka thënë;”Pushoni herë pas here zemrat tuaja”,kurse vetë më së shumti ishte me fytyrë të buzëqeshur. Me seriozitet nënkuptohet të qasurit gjërave dhe problemeve mirë dhe në mënyrë dinjitoze. Admirim serioz, simpati, serioze, dashuri serioze. Kur’ani rrëfen rastin e vajzës së Shuajbit a.s të cilës i kishte pëlqyer Musai dhe e cila këtë e pranoi me një modesti serioze para të atit:”O im at, tha njëra prej tyre merre këtë në shërbim në pagë. Është më i miri prej atyre që ke pas në shërbim, i fortë dhe i besueshëm.” Këtë shembull,Kurani e shënon në mënyrë që ta pranojnë njerëzit. Kurani nuk i gjykon fjalët e vajzës së Shuajbit a.s e cila nuk e fshehu simpatinë e saj ndaj Musait. Kurani, para së gjithash i përmend si mostër sepse,shprehin natyrën dhe qëllimin e mirë në pajtim me atë natyrë. Qëndrimi i mëtejshëm Kuranor, tejet i rëndësishëm në pikëpamje të martesës, është;”Mos u martoni me politeiste derisa të bëhen besimtare. Nuk ka dyshim se robëresha besimtare është më e mirë se politeistja edhe sikur t’u pëlqejë ajo”. Sepse pëlqimi del nga epshi. Ai s’është rezultati ndjenjave më të larta njerëzore. Ndërkaq, bukuria e zemrës, është diç shumë më e mirë dhe më e afërt me natyrën njerëzore. Fjala është për dy rrugë, të cilat dallohen plotësisht mes vete dhe atyre rrugëve të orientuara ndryshëm, s’mund të shkohet bashkërisht. Rruga që e ndjekin jobesimtarët të shpie në xhehenem dhe puna e tyre në këtë botë është adekuate e punës qe ndjekin punë qe iu shpërblehet vetëm në këtë botë. Në anën tjetër, rruga e besimtarëve është rruga e cila shpie tek Allahu, e Allahu thërret në xhenet dhe ofron falje. Sa i përket ehlul kitabit muslimanit i lejo-het ta marr krishterën apo hebrejen. Mirëpo myslimania mund të martohet vetëm për mysli-man. Arsyet për pikëpamjen e këtillë janë të shumta. Ku sipas rregullit gruaja vjen ne shtëpi të burrit,në vendin e tij,ndër farefisin e tij. Po të martohet me jomysliman, ajo aty do të hasë në shumë gjëra që janë jo islame; alkooli,mishi i derrit, veshja, traditat e ndryshme, që në mënyrë të pashmangshme ndikon në sjelljen e saj, dhe e zvogëlon, nëse jo edhe e heq, mundësinë që të sillet në mënyrë islame. Mirëpo,arsyet praktike dhe ky akt lejues-martesën e myslimanit me pjesëtaren e ehlul kitabit e bënë jo popul-larizuese dhe gati të parealizueshme. Nga qëndrimi i Omer iben Hatabit ku ai e urrente që myslimani të martohet me një vajzë nga ehli kitabi me qëllim që myslimania të mos jetë e lënë pas dore. Sa janë me vend dhe çfarë vlere kanë kushtet që mjerisht janë primare me rastin e zgjedhjes së bashkëshortit te një numri më i madh i rinisë së sotme, e kryesisht duken kështu

:të jetë i gjatë, zeshkan, të ketë vetulla të dendura, të ketë gjendje të mirë materiale, të ketë së paku banesë me dy dhoma dhe automobil, të mos jetoj me prindërit,të mos jetë në provincë,përkatësisht të jetë bionde mesatarisht e gjatë,të mos jetë më e rënd se… të jetë simpatike, e mirëmbajtur, inteligjente? Kurani në këtë përgjigjet:” Më i miri tek Allahu është ai që është më i devotshmi”,kurse Muhamedi a.s thotë;”Femrën e martojnë katër gjëra:pasuria,prejardhja,bukuria dhe feja e vërtetë. Përpiqu ta marrësh atë që ka fe-do ti kesh të gjitha”.Më tej Pejgamberi a.s thotë:”Kush martohet me një femër për shkak të pasurisë dhe bukurisë,do të mbetet edhe pa pasurin e saj edhe pa bukurinë e saj,kurse kush martohet me femrën për shkak të devotshmërisë së saj,Allahu do ti shtojë edhe bukurinë edhe pasurinë.”Pra vetëm jeta e pastër dhe e ndërgjegjshme para martesës mund të shpie në lumturi të plotë,në afrim dhe besnikëri të vërtetë në martesë, pa dyshime dhe drojë që mund të lejë gjurmë të pashlyeshme në raportet e burrit dhe gruas, edhe më tepër në pasardhësit, të cilët tërë jetën i mbajnë pa faj pasojat e pamaturisë dhe mendjelehtësisë së prindërve nga rinia e tyre. Nga arsyet medicinale duhet seriozisht të tërhiqet vërejtja në rrezikun e martesës me farefisin e afërt në lidhje gjaku ku këtë Allahu na e ka ndaluar me ajetet e sures E-Nisa ajeti i 23. Pastaj shtrohet pyetja a të punojë femra jashtë shtëpisë. Islami nuk ia ndalon femrës punën jashtë shtëpisë,por atë e pranon si domosdoshmëri. Islami nuk përfill që femra ta harxhoj forcën në diç që nuk i shkon përshtati, puna përjashta shtëpisë,po qe se është e domosdoshme,duhet të jetë në pëlqim me natyrën komplete të femrës. Të kërkuarit e diturisë është detyrë e myslimanit dhe myslimanes. Duhet të arsimohen në mënyrë të barabartë edhe meshkujt edhe femrat. Mirëpo, së pari femra duhet të mësojë atë që është më se e nevojshme në ngritjen e familjes. Niveli i arsimimit s’guxon të jetë shkak për mospërfilljen e bash-këshortit dhe grindjeve në martesë. Pastaj një nga pengesat më të mëdha me rastin e zgjedhjes së bashkëshortit shpesh është problemi i prindërve, kryesisht vjehrrit dhe vjehrrës. Kjo është vetëm për arsye se nuk ekziston besimi i fortë dhe objektiviteti, sepse çdo vajzë ia dëshiron të mirën prindërve të vet,e përse këtë të mos ua dëshirojë edhe prindërve të burrit të saj dhe anasjelltas. Mos vallë prindërit e burrit nuk meritojë kujdes,vallë, edhe ata a nuk janë prindër?Vajza s’mund të jetë objekt tregtie e pazarllëku, siç është rasti te disa vende te ne ku .Islami i ka dhënë liri që ta refuzon ose pranon ofertën për martesë, mirëpo, çdo gjë duhet të jetë e bazuar në pastërtinë mo-rale duke mos qenë e detyruar nga të tjerët. Pra të jemi të qëndrueshëm,islami le të na jetë rrugë e jetës, kurse Allahu dhe kënaqësia e Tij është caku përfundimtar.

Jehona Ismajli, 2011

Page 29: Revista Small

SHKENcËGjidhënia Sot e më tepër po vërtetohet në mënyrë shkencore se krejt ajo çka na ka ardhur nga Kurani dhe sunneti i Muhammedit a.s është një e vërtet absolute se Allahu i Plotfuqishëm ekziston dhe se Muhammedi a.s është i dërguari i Tij.Nëse ndalemi dhe i analizojmë ajetet dhe hadithet e Muhammedit a.s do të shohim se të gjitha ajetet dhe hadithet na japin një mesazh i cili sikur na thotë : Ja o njerëz urdhëroni dhe hulumtoni të gjitha këto fjalë që po ja u themi se a janë fjalë të vërteta hyjnore apo janë vetëm fjalë të një njeriut të rëndomtë. Një ndër rendësit shkencore që janë zbuluar tash e që Kurani famëlartë i ka cekur para 14 shekujsh është edhe rëndësia e qumështit të nënës i cili ndikon te foshnja.Allahu xh.sh kur e përmend qumështin e nënës në Kuran, Ai e obligon me gjidhënie të fëmijës deri në moshën dy vjeçare : “Nënat ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vite të plota...” [El-Bekare, 233]Ndërsa një studim i cili është bërë kohëve të fundit nga disa nga organizatat më të mëdha botërorë si: UNIcEF, WHO, AAFP(American Academy of Family Physician) etj. kanë rekomanduar që gjidhënia duhet të jetë e vazhdueshme gjatë 6 muajt e parë të foshn-jës së lindur. Nga lindja deri në muajin e 6-të dieta e

fëmijës duhet të përmbajë 100% qumësht nëne, duke përjashtuar të gjitha substancat tjera si ujë apo lëngje ose vitamina të ndryshme. Ndërsa nga muaji i 6-të e deri në muajin e 12-të, 50% duhet të jetë qumësht nëne dhe 50% ushqim i rekomanduar nga mjeku. Nga muaji i 12-të e deri në muajin e 24-të, qumështi i nënës duhet të përbëjë 33% të dietës së fëmijës. Të gjitha këto shifra të rekomanduara nga këto orga-nizata botërore që i përmendëm më lartë na japin të kuptojmë se gji dhënia te fëmijët duhet të zgjas deri në moshën dy vjeçare dhe se ushqimet shtesë duhet të jenë pas muajit të gjashtë dhe jo që në muajin e dytë apo të tretë ashtu siç po ndodh sot.Padyshim se ligjet të cilat na kanë ardhur nga Allahu xh.sh ne duhet t’ubindemi këtyre ligjeve, pasi Allahu na ka krijuar neve dhe Ai e din se çka është më e mira për ne. Është Allahu xh.sh Ai i cili para 14 shekujsh na porositi që nënat duhet të ju japin gji fëmijëve deri në moshën dy vjeçare.Sipas organizatave botërore që i përmendëm më lart konkludojmë se qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën nga infeksionet e ndryshme, prandaj është quajtur ndryshe edhe si “vaksina e parë për bebet”.Qumështi i nënës përmban ushqimin e nevojshëm për 6-të muajt e parë dhe njëkohësisht i bënë fëmijët rezistues ndaj infeksioneve të ndryshme si : Diarea, Otitis, Media(infeksion i veshit) etj. Qumështi i nënës

29

Page 30: Revista Small

SHKENcË

30

përmban ujë të mjaftueshëm edhe kur moti është i nxehtë, në të njëjtën kohë është zgjidhja numër një në ndalimin e dehidracionit. Si dhe karakteristikë tjetër interesante është se qumështi i nënës përmban më shumë laktozë se çdo qumësht tjetër, prandaj kjo është arsyeja se pse qumështi i nënës duhet të jetë në rend të parë para produkteve tjera qumështore apo ushqime tjera për fëmijë.

Fakt tjetër që qumështi i nënës është i rëndësishëm për jetën e foshnjës është se fëmijët të ushqyer me qumështin e nënës janë zhvilluar më shpejtë dhe janë ngritur në këmbë më herët se fëmijët e tjerë. Po ashtu tek këta fëmijë është parë në vitet e mëvonshme se niveli i IQ (testi i zgjuarsisë) është më i lartë. Në 5 % të fëmijëve të ushqyer me qumësht të nënës për 4-9 muaj, niveli i IQ ishte 130, ndërkohë që një nivel i tillë nuk është vërejtur te fëmijët e ushqyer me qumësht lope.Gjidhënia është e dobishme si për fëmijën po ashtu edhe për nënën. Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes rrit nivelin e sekretimit të hormonit OXY-TOcINE i cili bënë uterusin të tkurret , përshpejton mbledhjen e tij, lehtëson nxjerrjen e placentës dhe si rrjedhojë ul gjakderdhjen.Është konstatuar se në 200 vitet e fundit kanceri i gjirit është përhapur shumë dhe është virusi më i përhapur tek gratë në vendet e zhvilluara. Në perëndim çdo e 20-ta grua vdes nga kanceri i gjirit.Ndërsa tek nënat që praktikojnë gji dhënies, kanceri i gjirit dhe i vezorëve është më i rrallë.Një studim tjetër i bërë nga OBSH(Organizata e Kombeve të Bashkuara) thotë se ushqimi i vetëm me qumësht gjiri mundë të shpëtojë miliona jetë foshnjash në vit.OBSH rekomandon përdorimin e qumështit të gjirit si ushqim i vetëm deri në muajin e gjashtë të jetës së një fëmije. Sipas saj vazhdimi i mbajtjes së fëmijës në gji deri në moshën dy vjeçare, do të pakësojë vdeksh-mërinë foshnjore, të shkaktuar nga infeksioni dhe kequshqyerja në vendet në zhvillim.OBSH llogarit se 3 milion e gjysmë fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja. Sipas kësaj organizate, deri në një milion e gjysmë fëmijë mund të shpëtohen duke rritur metodën e ushqyerjes me gji.Maria Del Karmen Kazanovas punon në departamen-tin për Vlerat Ushqyese, Shëndetin dhe Zhvillimin pranë OBSH-së. Ajo thotë se qumështi i gjirit përmban vlera ushqyese, vitamina dhe minerale që nuk gjenden tjetërkund dhe këta përbërës përmirësojnë imunitetin kundër mjaftë infeksioneve dhe sëmundjeve.OBSH thotë se qumështi i nënës është më i miri në botë, si në vendet e varfra po ashtu edhe në ato të pasura. Studimet e reja thonë se qumështi

i gjirit të nënës mundë të mbrojë fëmijët nga sëmundjet kronike. Fëmijët e ush-qyer me gji janë më pak të rrezikuar nga problemet me tensionin e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të kolis-terolit, mbipeshës dhe diabetit.Përmbajtja e pasur me vitamina është një faktor tjetër që e bën qumështin e nënës të domosdoshëm. Nga pikëpamja e vitaminave që përmbajnë, qumështi i nënës dhe qumështi i lopës janë mjaft të ndryshëm. Niveli i vitaminës A është i njëjtë, por niveli i vitami-nave E, c dhe K është më i lartë në qumështin e në-nës. Sasia e vitaminës D në qumështin e nënës është e mjaftueshme për nevojat e foshnjës.Këto janë disa përfundime që shkencëtarëve sidomos të atyre perëndimor, të cilëve u është dashur kohë e gjatë për të ardhur deri te ky përfundim pas kryerjes së një sërë eksperimentesh me shpenzime të mëdha.Ndërsa këtë Allahu e ka cekur në Kuran para 14 shekujsh, Allahu xh.sh që i lartësoi myslimanët me Islamin ua ka bërë të ditur nënave myslimane se si duhet të veprojnë me fëmijët e tyre. Allahu thotë në Kuran : “Nënat ato që duan ta plotësojnë gji dhënie, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vite të plota...” [El-Bekare, 233]Si dhe ajeti tjetër : “Ne e kemi udhëzuar njeriun sa i përket prindërve të tij. Bartja e tij i shkaktoi nënës së tij mund dhe pas dy vitesh ia ndau gjirin. Falëndero Mua dhe prindërit. Unë jam destinacioni yt final.” [Llukman, 14]Urdhri është i qartë dhe është i njëjtë me atë që shkencëtarët kanë arritur ta thonë vetëm pak vite më parë. Por është për të ardhur keq pasi shumë nëna myslimane nuk i kanë lexuar këto ajete të Allahut xh.sh. por janë të ndikuar nga reklamat të cilat i interpretojnë pediatrit perëndimor duke kërkuar zgjidhje prej tyre, ndërsa vetë Pejgamberi a.s na ka porositur ne hadith ku thotë:

“Për fëmijën nuk ka qumësht më të mirë se ai i nënës së tij”

Hisen ceka

Page 31: Revista Small

PERSONALITETE

31

Mulla Vesel GutaMulla Vesel Guta ishte njëri prej atyre person-aliteteve që me punën dhe aktivitetin e tij të palodh-shme ka lënë ndikim të madh në historinë shqiptare.Të flasësh për këtë personalitet i cili ishte i angazhuar për çështjen fetare dhe kombëtare, sa është privilegj, po ashtu është edhe përgjegjësi. Privilegji qëndron në atë se është kënaqësi të lexosh për një personalitet, për të cilin kemi vetëm fjalë miradie dhe lëvdata, ndërsa përgjegjësia qëndron në atë se gjuha jonë është shumë e varfër që me fjalët tona ta përshkruajmë këtë hoxhë të mire i cili pritej me kënaqësi nga xhemati dhe të gjithë njerëzit e tjerë.Motivi që më shtyri për të shkruar për këtë hoxhë kaq të shqyar ështe pikërisht vlerësimi që i bëjnë nxënësit dhe xhematlinjtë e tij në takimet dhe bisedat që kemi me ta. Përkrahësit e tij vazhdimisht na këshillojnë që ne si hoxhollarë te rinjë ta kemi shembull hoxhën e nderuar i cili u mundua ta jep maksimumin që në mënyrën më të mire të mundshme t’ju shërbejë xhe-matit të tij.

Jetëshkrimi i mulla Vesel Xheladin Gutës (1905-1986)

Në trevat shqiptare vazhdimisht ka pasur indvidë që me punën e tyre janë munduar t’i shërbejnë islamit, njëri prej atyre ishte edhe mulla Veseli.Hoxha i nderuar lindi në fshatin Zaskok të Ferizajit në vitin 1905 nga i ati Xheladini dhe e ëma Zetëhanja., në një familje fshatare por mjaft bujare.Mulla Veseli qysh në moshën e re kur pati nevojë më së shumti për përkëdheljen e prindërve mbeti pa përkujdejsen e tyre, mbeti jetim.Pasi që ishte i lindur nga një famile bujare që vazh-dimisht kishin qenë të kyçur në aktivitetin e tyre për çështjet fetare dhe kombëtare, zbrazëtirën që kishte hoxha i nderuar ia plotësoi xhaxhai i tij i cili e mori në përkujdesje këtë djalosh të vogël jetim.

Arsimimi i mulla Veselit

Shkollimit të mulla Veselit axha i tij i kushtoj një rëndësi të madhe deri sa arriti t’i përfundonte me plot sukses në vitin 1937-1938.Mësimet fillestare i morri në mektebin e fshatit në Zaskok ku mësimdhënës ishte mulla Shefki Pleshina i cili ishte i njohur për moralin e tij të lartë si dhe në personalitetin e tij ishte mbjell sakrifica për rrugën e drejtë islame.Sukseset që i tregoj në mektebin e fshatit do ta mo-tivojnë edhe axhën e tij që të mos ia ndërprenë nipit të

tij mësimet.Axha i tij i kënaqur me mësimet e nipit do të shprehet kështu:”Tim nip do ta dërgoj edhe në Stamboll dhe nuk do të kursej asgjë për ta shkolluar”.Pasi e mbaroi mektebin në fshatin e tij, hoxha i nderuar ia mësyu që t’i vazhdon mësimet në medresenë e Meh-met Pashës në Prizren në vitin 1925-1937, në këtë kohë punonin edhe dy medrese të tjera, ajo e Sinan Pashës dhe e Bajram Pashës, po ashtu ky qytet njihej edhe si qendër e kulturës dhe civilizimit islam në trojet shqiptare në atë kohë.Muderrizët kryesorë në medresenë në të cilën hoxha u shkollua ishin: Nusret efendiu, hfz Abdullah Talaku dhe Rrustem effendi Shporta. Mësuesi i hoxhës hfz Abdullahu meqë nuk e njihte gjuhën shqipe, e merrte me veti nxënësin e tij, Veselin që të ua shpjegonte pasojat, gjynahun, dëmin që e bëj-në ata të cilët shpërngulen duke i lënë shtëpitë e tyre, objektet fetare-xhamitë, pasi që hfz Abdullahu ishte i inkuadruar në iniciativën për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova. Veseli ska dyshim që motivin e tij që të formohej si personaliteti i shquar pikërisht do ta ketë edukatorin e tij hfz.Abdullahun.Regjistrimi në medrese nga ana a mulla Veselit ishte edhe një lehtësim sepse konvikti për nxënësit e me-dresesë ishte falas sepse hoxha u shkollua në një kohë të vështirë ku njerëzit u mundonin me të gjithë poten-cialin e tyre që ta sigurojnë kafshatën e gojës.

Aktiviteti politik

Siç potencon prof.Ahmet Sadriu në një studim të tij thotë:mulla Veseli meqë ishte njohës i shkëlqye-shëm i gjuhëve orientale, si arabishten, turqishten dhe persishten, arriti që të kalitet si njohës i thellë i kul-turave dhe letërsive përkatëse..Falë suksesit të treguar dhe talentit të rrallë, arriti ta përfundoj medresenë me sukses të shkëlqyer në medresenë me ndikim në trevat tona të Mehmet Pashës në vitin 1937-1938.Menjëherë pas mbarimit të medresesë falë sukseseve që i tregoi në atë medrese u emërua mësimdhënës në atë institucion arsimor.Pasi që në atë kohë kishte nevojë për mësues dhe për shkollimin e popullatës shqiptare, autoritetet e asaj kohe siç ishte: Iljaz Agushi, mulla Idriz Gjilani, Ismajl Gorani e sugjerojnë që të kthehej nga

Page 32: Revista Small

PERSONALITETEPrizreni dhe të vendoset imam në fshatin Zotaj(Vojnovc). Në vitin 1939 vendoset si imam në këte fshat. Me ar-dhjen e tij besimtarët u gëzuan sepse ju kishte ardhur një hoxhë i pregaditur që pak me vonë do të pononte edhe si imam në xhaminë e tyre. Nuk kaloi shume kohë fshatarwt ndërtuan me kontributin e tyre një xha-mi shumë të bukur me kupollë dhe minare, dhe afër saj edhe një mekteb, një shtëpi për banim, xhami e cila egziston edhe sot e kësaj dite në fshatin Vojnovc.Sipas rrëfimit të hoxhës donator kryesor për ndërtimin e xhamisë, së bashku me mektebin dhe vendbanimit të hoxhës ka qenë Ramadan Sylë Mehmeti, një besimtari i devotshëm dhe mik i ngushtë i hoxhës.

Aktiviteti arsimor

Punës së mësimdhënësit mulla Veseli i hyri burrërisht dhe me përgjegjësi të madhe.Në vitin e parë shkollor në mekteb tuboi rreth 60 nxë-nës kryesisht meshkuj, kurse në vitin e dytë në mekte-bin e hoxhës mësuan 100 nxënës në vit. Në fjalën përshëndetëse në hapjen solemne të mejtepit fshatarëve të Vojnovcit ju drejtohet me një fjalim me një kaside 56 vargjesh në frymën popullore.Ky fjalim do të lexohet, mësohet e këndohet me rastin e mbarimit të viteve shkollore.Edhe pse mejtepi zyrtarisht ishte shkollë fetare në gjuhën turke, falë përgatitjes që kishte hoxha mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe, përveç lëndëve fetare

siç ishin:gjuha arabe e perse, njëkohësisht zhvillohej edhe gjuha turke, matematika, gjeografia, historia dhe astronomia. Hoxha i nderuar përveç që ishte i angazhuar për çështjen fetare ai nuk e la anash as çështjen kombëtare. Kur e kërkoi nevoja u gjend edhe në vijën e frontit siç ishte beteja në Tërnovc në vitin 1944 ku u plagos dhe u tërhoq dhe u transferua në Ferizaj ku u prit me nderime nga udhëheqësit e asaj kohe.

Mulla Veseli ishte me të vërtetë një personalitet i shquar i cili u mundua me të gjithë potencialin e tij që t’i shërbejë vendit të tij dhe popullit, si në çështjen e arsimimit ashtu edhe në çështjen kombëtare.Edhe pse e emëruan mësimdhënës në medrese ai e braktisi punën aty, për t’u kthyer në vendlindjen e tij që aty ku e kërkon nevoja të japë kontributin e tij.Falë punës së palodhshme të këtij hoxhe sot vazhdi-misht përmendet vetëm për cilësi të mira.Nuk kam çka të them tjetër vetëm që të na mundësoj Allahu që ta ndjekim rrugën e këtyre hoxhallarëve siç ishte mulla Veseli qe puna e tyre të na motivoj neve të ecim përpara në misionin tonë.

E përmbylli këtë punim me një fjalë të hoxhës ”Njerëzit e paditur janë të vdekur edhe para vdekjes së vërtetë, të diturit janë të gjallë edhe pse moti kanë vdekur”.

Mithat Salihu

32

Page 33: Revista Small

HISTORI

33

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NË TROJET ShQIPTAre gjATë SheKULLIT XIX-të Dhe XX-të

Dihet se kultura Os-mane i la gjurmët e saj në shekujt e definimit të qartë të formësimit të kulturës shqiptare falë ndihmës së religjionit të pastër Islam. Ky re-ligjion i mësoi shqiptarët me shumë gjëra të reja,

si: mikpritja, bujaria, besa ose amaneti, veshja dhe kostumet, plisi i bardhë, kostumet e fustanellat me mëngë të gjata, bile edhe veshja etiko-morale e burrave dhe e grave. Dr. Truhel-ka thotë: “Është mendim i gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat deman-tojnë këtë. Unë po përmend vetëm një, e ai është se: shek. XIX-të nuk do ta gjente asnjë kishë apo manastir në Ballkan sikur Islami të përhapej me dhunë shtetërore.” 1Giuseppe Valentini në vitet e Luftës së II-të Botërore, trajtimin e historisë fetare të shqiptarëve e gjeti krejt të pamjaftueshme. Sipas këtij albanologu të njohur, kishte shumë për të bërë në këtë fushë, duke filluar qysh nga grumbullimi i burimeve dokumentare, që i përkasin mesjetës dhe periudhës osmane, kryesisht në arkivat osmane dhe italiane, por edhe doku-mente që gjendeshin në xhamitë dhe kishat e Shqipërisë. Principet metodologjike në studimin e përhapjes së Islamit gjatë sundimit osman janë aq të rëndësishme, sa po ti hed-hësh një sy studimeve mbi këtë fenomen, të kryera nga his-torianë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por që ndanin të njëjtin sistem politik gjatë gjysmës së dytë të shek. XX-të, do të vërejmë se metodologjia marksiste që sundonte në stu-dimet e tyre, e eliminoi tërësisht problemin e dallimeve na-cionale. E thënë më shkoqur, mes Selami Pulahës ( Shqipëri ), Nedim Filipoviç-it ( Bosnje ) dhe Antonina Zhelyazkov-ës ( Bullgari ) nuk ka dallime thelbësore metodologjike, pasi, ndonëse i përkisnin nacionaliteteve të ndryshme, ata operuan me principet e metodologjisë marksiste.2 Thomas W. Arnoldi thotë se feja e përbashkët nuk ka mundur të ndikojë në çështjen e gjak-marrjes ndërmjet fiseve arbanase. Madje deri në shek. XIX-të shumë fshatra e fise për shkaqe të vogla kanë ndërruar fenë. Disa fise të krishtera e kanë përqafuar Islamin, sepse popi, që atje punonte në shërbim shpirtëror, ka insistuar që në kohë të papërshtatshme, shumë herët të vijnë në lutje të përbashkët. Në kohët më të von-shme llogaritet se në Shqipëri ka një milion myslimanë, e të krishterë gjysmë, vetëm se ky numër nuk është aq i sigurt. e tërë Mirdita me fise është katolikë. Këta kanë kërkuar nga sulltani kushtin që asnjë myslimanë të mos guxoj të banojë në territorin e tyre, por ithtarë të këtyre dy religjioneve ka pothuajse në të gjitha fiset e tjera. Mund të thuhet se gati tërë Shqipëria e mesme është myslimane. Myslimanët në

Shqipërinë e veriut paraqesin 60% të popullsisë të atjeshme. Sa i përket popullsisë së krishterë, me përqindje janë më shumë në Shqipërinë jugore, e sidomos në viset kufitare me Greqinë. 3Ndërsa nuk mund të lëmë pa përmendur rolin e Shqiptarëve myslimanë të cilët dhanë kontribut në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe punën që bënë për shtet-formim. Të gjitha xhamitë, të gjitha medresetë, të gjitha teqetë u kthyen në vatra të veprimtarëve e të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.4 Më 1868 zuri të zgjerohej sistemi i vilajeteve, është afër mendsh, me rishikime dhe rregullime të shpeshta në vise të tjera të Perandorisë Osmane. Në fillim Kosova ishte e ndarë në dy vilajete, ndërkaq, me 1868, u formua vilajeti i ri i Prizrenit, i përbërë nga katër sanxhaqë: të vetë Prizrenit ( një rajon i gjerë administrative që përf-shinte tërë Kosovën, pastaj Tetovën, viset e Gucisë që tani gjenden në anën malazeze matanë kufirit shqiptaro-malazez ), Dibrën, Shkupin dhe Nishin. Që atëherë kishte një numër të madh shqiptarësh edhe në popullatën e të dy sanxhaqeve të fundit, kështu që shqiptarët muslimaë ishin faktori më i fuqishëm i këtij vilajeti; mirëpo, në të ishte edhe një popul-latë e madhe sllave-ortodokse. Administratorët osmanë zakonisht parapëlqenin të formonin njësi të përziera të këtij lloji duke synuar zvogëlimin e rreziqeve të formimit të shteteve kombëtare. Në periudhën 1866-69, osmanët shqyr-tuan në mënyrë serioze mundësinë e formimit të një vilajeti unik “ shqiptar “, ku do të përfshihej tërë Shqipëria me Kos-ovën, pjesa më e madhe e Maqedonisë dhe një pjesë e Bull-garisë; qëllimi i kësaj ideje do të ishte pengimi i nacionaliz-mave sllave, kurse fakti se ky rajon do të mund të bashkonte pjesën më të madhe të popullatës shqiptare, nuk e shqetë-sonte pushtetin osman në atë periudhë.5 në periudhën e vet të fundit, Perandorisë Osmane nuk i kishte mbetur as hija e një shteti që më parë rrezatonte kulturë, qytetërim e vlera të mëdha për njerëzimin. Ajo ishte përfshirë nga korrupsioni, nga injo¬ranca dhe nga miopia politike. Turqia e fund-shekullit XIX dhe e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX, faktikisht, ishte bërë protektorat i disa shteteve perëndimore, veçmas Rusisë, e cila kishte marrë të drejtat e përkujdesjes për ortodoksët dhe të Austro-hungarisë, e cila kishte fituar të drejtat e protektoratit mbi katolikët e Ballkanit. Egë¬r¬s¬ia e ekspeditave pacifiste xhonturke kundër shqiptarëve kryengri¬t¬ës në vitet 1910-1912, u shëndërrua në armiqësi për gjeneratat që the¬m¬eluan shtetin dhe po ashtu la vragë të thella në kujtesën e njerëzve. Prej andej u bart edhe në arsim e në kulturë, duke gjene¬ruar për dhjetëvjeçarë të tërë armiqësi kundër Turqisë dhe veçmas kundër Islamit, e duke i mohuar të gjitha anët e mira që kishte sjellë për shqiptarët ajo bashkëjetesë e gjatë në Perandorinë Otomane. Sindroma antiturke ushqehet vazhdimisht nga propaganda e ashpër, e injektuar që nga programet

Page 34: Revista Small

HISTORI

34

shkollore e deri te komentet politike. Rrjedhimisht, në një pjesë të madhe të popullsisë, shfaqen hutesa e bllokime të energjive, nga frika se përgjigjja në këto mostra, do të shkaktonte rritje të konfliktualitetit brendakombëtar. Shq-iptarët tashmë i kanë harruar, ose së paku shtiren se i kanë harr¬u¬ar vuajtjet që u janë shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek në Çamëri, e ka shenja se po relativizohen edhe hidhërimet për gjenocidin e fundit serb në Kosovë. Mbajtja e paragjykimit për Turqinë si pushtuese, kur janë amnistuar pushtuesit më të egër, nuk ka si të shpjegohet ndryshe veçse në kontekstin e një strategjie anti islame, si ndër vetë shqiptarët që duan të mbajnë idenë se identitetit i tyre kombëtar është vetëm i krishterë, si nga të huajt që e stimulojnë këtë ideologji. Por, kjo prirje po shkakton bllokimin e energjive, çoroditjen e di-alogut të brend¬shëm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.6 Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu figurat e dijetarëve shqiptarë në përhapjen e islamit dhe shkencës. Në veprën e dalluar të tij “himmetu-l-himamm fi neshri-l-Islam” [Përpjekja e trimave në përhapjen e Islamit] ,Sami Frashëri, që në fillim shpjegon përmbajtjen e shkruar : Dije, Allahu të shëroftë se në këtë traktat hulumtohet mënyra e përhapjes së Islamit nëpër krahina,gjendja e popujve islamë,vendeve në të cilat popujt e tyre herët a vonë e pranuna Islamin,e dobia e tij është e qartë kurse domosdoshmëria për nivelin e besimtarit është e dukshme” Pra shprehja e Samiut na jep të kuptojmë zgjerimin e të mirës dhe mirëqenies që islami sillte tek njerzit.7. Po ashtu Hoxhë Hasan Tahsini një ndër dijetarët e mëdhenj islam,i cili kontribuoi në të gjitha shken-cat nga ato ekzakte,shoqërore, humane, Islame. Duke mos lënë pa përmendur Hoxhë Kadri Prishtinën i cili ishte shkol-luar në shkollat arsimore Osmane ku në medresenë Fatih kishte perfeksionuar njohuritë islame, kishte diplomuar si jurist në Universitetin Osman “Darulfunun” Ai me 7 nëntor 1918 kishte themeluar komitetin e njohur “ Mbrojtja Kom-bëtare e Kosovës në Shkodër. Ky komitet synonte çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e sajë me Shqipërinë. Në kohën kur Hoxhë Kadriu punonte në Shkodër si avokat i thjeshtë kishte menduar të nxirrte një revistë mujore,në të cilën shprehte pikëpamjet e tij Islame. Pasi mori leje nga për-limtarja (bashkia-komuna) e Shkodrës dhe në marrëveshje me shtypshkronjën “ Ora “,vendosi të botonte në Shkodër revistën e tij mujore me titull “ UDHA E SË VËRTETËS”. Si nga titulli i revistës,

ashut edhe nga përmbajtja e shkrimeve në të del e qartë se ishte e pranishme fryma Islame në jetën dhe veprat e Hoxhë Kadriut, të cilat do të trajtohen edhe në revistën e ti me vërtetësinë dua sinqeritetin, me të cilin ishte gatuar jeta e tij. Nën titullin e revistës vinte motoja “Kërkimi i së vërtetës është e drejtë e mendjes”. Në numrin e parë të revistës Hoxhë Kadriu shqyrton temën me titull “Nevoja e fesë” duke ju treguar njerëzve se feja duhet të mbrohet nga idetë e keq interpretuara dhe adoptime gabim nga përen-dimorët8. Poashtu Partia Islame “Xhemijeti (Bashkimi)” u themelua si parti politike shqiptare në Kuvendin e mba-jtur në Shkup me 18 dhjetor 1918 me kryetarë Nexhip Be Draga nga Mitrovica. Ajo kishte gazetën e sajë “Hak” ( e drejta ) që proklamonte drejtësinë e shqiptarëve mysliman dhe vendosjen e të drejtave të tyre që nëpërkëmbeshin nga kolonistët sllave. Duke arritur fitore të mëdha në zgjedhjet e 18 marsit 1923 autoritete serbe burgosën Ferhat Dragën dhe e ndaluan gazetën “Hak”9 Pra shekullin i XIX dhe XX kishte disa ngjarje dhe evenimente që ndikuan në përhapjen islame, por njëherit dhe në ngritjen e atdhedashurisë kom-bëtare shqiptare si dhe mbrojtjen nga okupatori serb. Dr Ferid Duka, historian që merret me studimin e periudhës Osmane në institutin e Historisë së Tiranës,lidhur me këtë çështje thotë : “ Faktorët që determinuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm,por një gjë duhet thënë : Nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhvilluar ,e ten-dencë të posaçme nga sunduesit osmanë. Të dhënat flasin se feja Islame është pranuar me dëshirë,nuk ka pasur dhunë në përhapjen e sajë me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptar”.10 Islamizimi i shqiptarëve ka qenë një pritë kundër presionit sllav,shut sikurse më parë,pranimi i katolicizmit kishte qenë një mbështetje kundër greqizmit të favorizuar nga ortodoksia bizantine.11 Kasem Biçoku shprehet se : “Islamizmi dhe Katolicizmi u bënë dy barriera shumë të fuqishme për të ruajtur individualitetin dhe vetëdi-jen kombëtare të shqiptarëve,që kombi ynë të mos pësonte fatin e vllehve,të cilët janë asimiluar prej fundamentalizmit ortodoks ballkanik”12 Ndërsa Profesor Muhamet Pirraku thotë: Valët e kalimit masiv të shqiptarëve në islam vinin si pasojë e lëshimeve të mëdha të Sulltani e të pushtetit qendrorë ndaj kishave.13 Duke sqaruar gjithë këtë tolerance që kishte perandoria osmane ndaj mileteve dhe etnive që ajo përbente si strukturë e shtrirë ne tre kontinente, simbolizon kulturën dhe karakterin e lartë të qytetërimit të formësuar nga islami dhe traditat vendore duke nxjerrë në jetë një realitet historik. E vërteta e tolerancës u maskua pas perdes së gabimeve të turqve të rijnë në shekullin e fundit osman deri tek republika e ataturkut ku ndodhi një shpërfytyrim metamorfozë i identiteteve dhe prishje e harmonisë dhe tolerancës pesë shekullore që kishte mbizotëruar nga fryma islame. Duke reflektuar dhe tek shqiptarët të cilët i mbetën deri në fund besnik perandorisë osmane islame. Përgatiti : Arbër Berisha

Page 35: Revista Small

HISTORI

Falënderojmë Allahun e lartësuar, vetëm Atij i mbështe-temi nga çdo e keqe që na rrethon, dërgojmë salavate për Muhammedin s.a.v.s. për familjen e tij për shokët e tij, dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tyre deri ne Ditën e Gjykimit. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush që e devijon dhe ke e humb Allahu s’ka kush që e udhëzon, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përpos Allahut që meriton të adhurohet, dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është robi dhe i dërguari i Tij.Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, që e bëri te mund-shme të jemi pjesëtare te Fesë Islame, të vetmes fe të shpallur dhe të pranuar nga Allahu i Plotfuqishëm. Merita për hapjen e Islamit në trojet shqiptare kanë vëllezërit tanë arab e joarab që u bënë shkak për prurjen e fesë së Allahut të lartësuar para ardhjes se Perandorisë Osmane. Pra kjo Perandori po ashtu ishte shkak që solli fenë islame me kul-turën, moralin dhe gjithçka që e përsosi islami.Le të përmendim disa të dhëna historike, të cilat kanë te bëjnë me ardhjen e Fesë Islame para Perandorisë Osmane në trevat tona shqiptare edhe më gjerë.

edhe pse nuk ka ende te dhëna te sakta të cilat flasin për atë periudhë, por nga na tjetër kemi disa informacione historike që flasin për arritjen e Islamit në trevat tona dhe disa nga faktorët me kryesorë që njihen ishin: lidhjet tregtare-detare, lidhje ushtarake e diplomatike-politike, lëvizjet e misionar-ëve te ndryshëm etj.

Përmes lidhjeve tregtare detare, është mjaft indikativë zbulimi i monedhave arabe, në fshatin Potoci,Pjelo Polje te Mostari.

Kjo monedhë argjendi të shpije ne kohën e Mervanit II El-Himari (744-750) dhe dëfton, se myslimanët e atëhershëm kanë zhvilluar jetë te gjallë me popujt e botes, siç ishye ajo me trevat iliro-shqiptare, pastaj me popujt sllavë etj.Kjo monedhë përmban ajete Kur’anore. Kur është fjala për monedhat, duhet theksuar koleksionin e ruajtur te moned-have te vjetra arabe, te koleksionistit të Sarajevës Osman Asaf Sokoloviq, ku gjenden dhjetëra ekzemplare të moned-have arabe, por fatkeqësisht deri tani akoma të pa proven-

isLaMi nDër shQiPtarët Para PEranDorisë osManE

35

Page 36: Revista Small

HISTORI

36

cionuara, kështu që nuk mund të thuhet diçka më konkrete se cilës periudhë i përkasin.

Qytetet bregdetare si, Dubrovniku, Tivari, Ulqini, Durrësi, Himarë, Vlora, e disa qytete të tjera të bregdetit grek, dhe te Italisë Jugore, që nga antika i takojmë si qendra tregtare.Ketë gjendje në shek XII e takon edhe gjeografi, historiani dhe hartografi i njohur mysliman nga Mesjeta el-Idrisi, i cili rrugën detare e tregtare e shënon përgjatë bregdetit Adriatik deri ne Trieste, pastaj bregdeti në Shqipërisë deri ne jug dhe bregdetin Grek.Idrizi dhe udhëpërshkruesi mysliman Ibn havkani flasin për bujqësinë e zhvilluar dhe tregjet e vërshuara me zejtarët dhe artistët mysliman në Palermo dhe në qytete të tjera plot shkolla, biblioteka, dijetare etj...Edhe nëpërmjet lidhjeve ushtarake dhe politike është përhapur Islami në Ballkan, gjë që me anë të zhvillimit të hovshëm të Bashkësisë Islame rezultoi me zgjerimin të shpejt në të katër anët.Kështu që në vitin 634 filluan depërtimet e myslimaneve ne Perandorinë Bizantine.Në këtë kohë janë bërë përpjekjet për pushtimin e Kostandi-nopojës, të cilin e mbanin bizantinët.Disa dekada me vonë në vitin 717-718 nën udhëheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Kostandinopoja, mirëpo, për shkak të murit rrethues dështoi pushtimi, në këtë për-pjekje u pushtua Gallata, ku myslimanët ndërtuan një xhami të quajtur ‘’Arap camisi’’ (Xhamia e Arapit), që pas tërheqjes së myslimanëve ajo u shndërrua në kishë, mirëpo Mehmeti Fatihu II me rastin e pushtimit te Kostandinopojës ne vitin 1453 këtë objekt serish e ktheu në xhami.Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditën e tij ush-tarake, depërtoi deri në Edirne, apo Adrianopoje, Selanik dhe pikërisht ky depërtim i Meslemes, konsiderohet si kontakti i parë i ushtrisë myslimane me popujt ballkanik dhe mundësia e parë që Islami të ushtroj ndikim në viset ballkanike.Sipas disa të dhënave disa grupe sllave iu bashkuan mysli-manëve kundër Bizantit.ekziston një e dhënë frytdhënëse, se në pallatin e halifit Hakemi (791-822) kishte rreth 2000 gardianë me origjinë kroate, ky numër kaq i madh i të huajve brenda pallatit të halifit mysliman, flet mjaft për ndikimi e tyre nëpër vendet e veta pasi ata të kthehen në vendlindje.Rol të rëndësishëm në kontaktimin e pastaj edhe në përhapjen e Islamit në trojet iliro-shqiptare, kanë pas mis-ionarë të ndryshëm dhe lëvizjet apo migrimet e njerëzve apo grupeve nga vendi në vend.Ka indikacione se tregtarët dhe pastaj më vonë udhëpërsh-kruesit Mullat (teologët) e mistikët që njëherësh kanë luajtur rolin e misionarit dhe predikuesit te besimit Islam, shumë herët i kanë vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare madje edhe disa shekuj para ardhjes se Osmanlinjve ne trojet e Kosovës,

Shqipërisë, Bosnjës, përkatësisht në viset ballkanike.Ne ketë periudhe hasim edhe ekzistimin e vendbanimeve të para myslimane -ballkanike.Këtë e pohon edhe Fr.Raqki kur thotë se ne fund te sh.k..XI turqit i hasim te vendosur rreth liqenit të Ohrit.Njeri ndër thirrësit Islam Ebu Hamidi, në veprën e tij ‘’El-Muriban ba’di aja’bi El-Magrib” thotë se në Hungari ka takuar dy lloje myslimanësh, ata që publikisht janë të krishtere, kurse fshehtazi predikojnë Islamin, dhe ata që u shërbejnë te krishterëve vetëm në luftëra, kurse publikisht predikojnë Islamin.Orientuesit serb r.Bozhoviq pohon se depërtimet e fiseve te ndryshme si peqeneget, bashkordet, kapsaket, në Ballkan nga kufiri lindor edhe juglindor, janë lajmëtarët e parë të Islamit ne Ballkan.Prania e myslimaneve në brigjet e tokave iliro-shqiptare, prej fillimit te sh.k.IX dhe ne fillim te shek XI ka ndikuar edhe në huazimet gjuhësore arabe,si për shembull fjala anije rrjedh nga arabishtja, amin, axhami, adet, ahiret, akraba, asker, ashik, arap, amanet, hajvan etj... kanë prejardhjen nga arabishtja.Qarte fenomeni i Sari Salltekut është i mbuluar me mistere dhe është vështirë te ndahet çështja historike nga ajo mi-tologjike.Po ashtu kemi edhe disa vende si, varre, tyrbe në Kosovë e gjetiu që mbajnë emrin e Sari Salltekut në periferi të Pejës, në rrethinën e Gjakovës dhe të Prizrenit etj...ende nuk është e qartë se a është fjala për një njeri që, gjatë kohës së mistifi-kuar, apo për shumë misionarë të identifikuar me këtë emër, sidoqoftë, këta i përkasin periudhës para osmane.

Punoi:Valon Idrizi

Page 37: Revista Small

ETIKË

37

A ka moral pa fe?Dilema se mund të ketë moral pa fe apo jo, është shfaqur moti, që nga formimi i shoqërisë njerëzore. Ajo dilemë ekzistonë edhe sot e kësaj dite, madje do të vazhdojë aq sa do të ekzistojë jeta në këtë botë.Nyja e problemit tim ndërlidhet ngushtë rreth përcak-timit të termeve (morale).

E “fe” dhe dimensioneve të shtrirjes së tyre nga as-pekti kohor e hapsinor dhe supstancës e bërthamës së tyre. Njerëzit sipas këndvështrimeve të tyre i përcak-tojnë shtrirjet kuptimore të këtyre dy termeve. Disa prej tyre mendojnë se njeriu është kopetent

dhe i aftë që t’i përcaktoj parimet e përgjithshme të morait apo

vler-ave të

miorfillta të cilat duhen të

respektohen nga individi dhe shoqëria. Të tjerët, në anën tjetër, shprehin mendimin se vlerat e përgjithshme të etikës dhe të moralit duhet të kenë këtë burim dhe mbështetjen në fe, të përcaktuara nga Zoti, Krijues i njeriut.

Nëse mendohet se përcaktimi i vlerave univesale të moralit është e drejtë eskluzive e njeriut. Kjo fare nuk mund të qëndroj, sepse ai siç dihet është me prirje pozitive dhe negative të cilat ndërmjet veti janë në luftë sistematike. Prirjet pozitive të njeriut asnjëherë nuk mund t’i mposhtin ato negativet nëse në krahun e tyre nuk sistemohet një forcë tjetër me burim të jashtëm. Kjo për arsye sepse prirjet negative të njeriut vazhdimisht ngacmohen nga epshet e shfrenuara të tij dhe nga dëshira që me çdo kusht t’i realizoj synimet e tij të ulta, qofshin në dënimin e të tjerëve të cilat mund të kenë shtrirje individuale, klanore dhe grupore. Në raste të tilla bien poshtë vlerat morale të përcaktu-ara nga njeriu. Historia e njerëzimit është dëshmitarja e gjallë që pasqyron këto rrjedha negative gjatë pro-ceseve historike.

Konfliktet e interesave sollën shfurjen fatale të këtyre vlerave morale të përcaktuara nga njeriu. Në të kundertën, nga këndvështrimi Kuranor nxirren të

dhëna se, vlerat e moralit dhe parimet unversale domosdoshmërisht duhen të kenë mbështetje në

fenë e përcaktuar nga Allahu. Kjo për faktin, sepse rrjedhë nga përcaktimi

bazë i fesë, e cila nuk ka për-plasje interesash në llogari të

Zotit, siç ndodh kjo te njerëzit prandaj. Kjo provë e mjaftueshme që e dëshmon

vetëm Ai që është kopetent, si dhe për vet-veten e rezervon të drejtën e përcaktimit

të vlerave të moralit të vlefshëm për të gjithë njerëzit, pa dallim

në mes tyre, pa kufizime kohore dhe as hapsinore.

Në përmbullje të këtij vështrimi të shkurtër

rreth kesaj teme mund të nxjerrë përfundimin se apsolutisht nuk mund

të mendohet të ketë moral pa mbështetje në fenë Islame e përzgjedhur nga Allahu.

Shkurta Segashi

Page 38: Revista Small

ESEKoha rrjedhMbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës, shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës sime aktuale.Nëntë e pesëdhjetë e gjashtë minuta po vete e pesëdh-jetë e shtatë.Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedha graduale e përditsh-mërisë sime.Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij.Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën … Mundohem ta kap prej fustanit por ajo ka veshur pantallona.Dhjetë tingujt pa muzikë, sinfoninë e një ecje homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e kalon verbërinë e tij.Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e indetitetit tim. I mbledh. Përpara duarve formohet një shigjetë e ndërtuar përpara: dhjetë e gjashtë, E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke lundruar shtatë liqenet e kohës sime. Shumë të ngjahmë jasht

zakonisht të ndryshëm.Metropole alatopike të krijuara nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mija. Dhjetë e dhjetë një ankand kohësh. Koha po shet minutat e saj, xhepat e mi janë bosh.Nuk kam para të blej disa minuta. Ja në fund të tij gjeta një monedhë, me të cilin mund të blija një gjysëm minuti.Thirrje lënguese dëgjoja përpara këmbëve. Thirrje e një njeriu që kërkonte jetë, I nevojitej ajo gjysëm minute imja. Ja dhashë. U fundosa bashkë me rrezi-kun e tij. Ajo ikën… Rrobet e reja mu lagën nga ajo fundosje. Balta e rrjedhjes së kohës më ndoti këpucët. Shpejtësija e rrjedhjes së saj, më lustron prapë. Tani jam paralel me të, ja, ia kalova, jam në fillim. Më buzëqeshi me ironi, më talli, më tha:- Atë që e quajmë fillim, shepesh herë është edhe fund, të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh. Me veten zvarrë shkova në fillim të startit… Nisu!

Valmire Batatina

38

Page 39: Revista Small

POEZI

39

PendimiPër Ty o ZotPo i derdh këta lot,qaj për kohënqë më ka ikur kot.

Zemra ime digjet flakëndaj Zotit tim kam bërë mëkat,i mjeri unë asgjë nuk kam ditëKrijuesit tim s’ia kam pasë frikë.

Dritën e kam ndërruar me terrjetën time e shëndërrova n’ferr,qetësi askund nuk gjeta dotsepse s’të njoha ty o Zot.

Shehadetin asnjëherë nuk e kam thënëe sa namaze pa fal i kam lënë,e sa mëkate i kam vepruarnga Zoti im nuk jam turpëruar.

Të falenderoj Ty o Zotqë më udhëzove në këtë botë,veç për ty bëj ibadetqë shpëtim të gjej në ahiret.

O Allah, Mësiruesi imtë lutem ma prano këtë pendim,veç nga Ti kërkoj shpëtimnë ahiret të mo kem dënim.

Vëllezër e motra muslimanëTë mos ju gjej vdekja pa iman,Për Allahun bëni ibadetNëse doni vend në xhenet.

Zejnepe Jakupi

Ilustroi: Yll Lenjani

Page 40: Revista Small

Muret e ligaMë ndiqni nga pas t’ju tregoj fshehtësinë?

Do rrënoj para vetes muret që na ndanëSe na plakën fare, na shtuan mërzinë.Më ndiqni nga pas tu tregoj ku janë!

Më jepni dhe krah, me forcë të godas.Ti shpërbëj të ligat që na vranë me viteÇ’mu shterrua zëri e s’mund të bërtas

Ta flakë mirë errësirën nga dritë e kësaj dite.

Le të shëndris dielli mbi gjoksat krenare!E rrezet e tij shtatë herë të përthyhen!

Gjithëherë u gëzofshim, na shkoft jeta mbarë!Të zgjohen të drejtit edhe lart të ngrihen!

Argjend Xhelili

POEZI

40Ilustroi: Yll Lenjani

Page 41: Revista Small

POEZI

41Ilustroi: Yll Lenjani

Dy pika në hapsirëNuk kam pasuri, pallate e paraJam ky që më shihni, ju që më njihniPo më i lumtur do të isha sikur të mos kem asgjëE të ndihem që kam botëSe sa të kem botën, e të ndihem sikur nuk kam asgjëSepse çdo gjë që është sot, dje ka qënë asgjëDhe nesër në asgjë do të kthehetArdhja nga asgjëja dhe kthimi jonë në tëNuk është edhe pa ndonjë gjëÇdo ngjarje pas vete fsheh edhe nga një arsyeAni pse nuk e shohim dhe nuk e njohimNe gjith jetën ikim nga vdekjaPo ikim drejt saj, sikur të na ngatërrohej kahuPo cili është kahu i vdekjes në drejtimin e pa kah?Cili është momenti i krijimit në fillimin e pa kohëcili jam unë në mesin e kësaj turme njerëzish në mesin që si njoh?E si dua të njoh të tjerët kur ende se kam njohur vetenE si dua ta njoh veten, e pa e njohur mirë KrijuesinJeta është si një drejtëz me dy pikaDrejtëzës i llogarisim distancën midis pikaveE jetës duhet t’i llogarisim distancën në mes lindjes dhe vdekjesT’i përsosim vlerat mes këtyre dy pikave ngase për to do të pyetemiE çka vjen pas pikës së dytë? Një vijë e pa fund...

Argjend Xhelili

Fjalët mbesin pa fjalëFuqia më e madhe gjunjëzohet para dashurisë Tënde…Britma e ushëtima,duket heshtje…Trupi përulet,e balli puth tokën...Fjalët mbesin pa fjalë,para dashurisë Tënde.Jeta duket e pakuptimit, nëse për Ty nuk meditoj...zemra bën tik tak e pa rrymë e rregull,kur emrin Tënd e dëgjon,kurse nuk bën zë e sa që dëgjohet,kur malli për Ty e kaplon.Ti je Ai për të cilën loti vetë ka dëshirë të derdhet,e jo se shpirti ngushtohet...Emrin Tënd të bukur e thotë vet buza,edhe nëse unë harroj…e thotë edhe shpirti në brendi,për të përjetuar edhe ai të njëjtën ëmbëlsi…Zoti im, unë mundohem të gjej fjalë për të treguar lartësinë tënde.Por se edhe fjalët janë të Tuat të gjitha.E si mund të tregoj madhërinë Tënde me fjalë,Kur ato janë veç një nga krijimet e Tua...Hëna e yjet të madhërojnë Ty,madje nuk lind as djelli në asnjë agim,pa ta rënë në sexhde Ty,e pa i kërkuar me përulësi madhërisë Tënde,që ai të lindë përsëri…Shkëmbi i fuqishëm hidhet tatëpjetë,dridhet e coptohet, vetëm për të treguar dashurinë për Ty.Edhe toka që sillet pa lëvizur ne nga vendi,e bënë këtë për të treguar Pushtetin Tëndë...Atëherë, a u vërtetua se fjalët mbesin pa fjalë,Para madhërisë Tënde Allah…!!!

esma Sherifi

Page 42: Revista Small

KURIOZITETE

42

Kuriozitete. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrai-nase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacio-nal është mbiemri chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbi-emër.. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqyte-tin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënu-ar edhe në rekordet Gines.

Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bak-teriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi

. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra

Valter Nasufi

Editoriali ...........................................................Nevoja e futjes së lëndës fetare nëpër institu-cionet publike .....................................................Diell që ngrin dhe errëson ................................Përtej kufijve ....................................................Intervistë me Mr. Qemajl Morina u. d. së Dekanit të fakultetit të studimeve Islame në prishtinë ............................................................Dhjetë shprehitë e këqija të dëgjimit të leksion-eve ....................................................................Ambicja ............................................................Aktivitetet e Unionit Studentorë gjatë vitit aka-demik 2010-2011 .............................................Mrekullia e Kuranit ..........................................Dashuria për hire të Allahut .............................Vlera e leximit të Kuranit ................................Pse të pendohem ..............................................Gjurmëve të të dashurit tonë ...........................Të thërras, eja ..................................................Jam i pasur .......................................................Martesa ............................................................Gjidhënia .........................................................Mulla Vesel Guta .............................................Rreth përhapjes së Islamit në trojet shqiptare gjatë shekullit XIX-të hE XX-të ......................Islami ndër shqiptarë para perandorisë Osmane A ka moral pa fe? .............................................Koha rrjedh ......................................................Pendimi ............................................................Muret e liga .....................................................Fjalët mbesin pa fjalë ......................................Dy pika në hapsirë ...........................................Kuriozitete .......................................................

03

040506

09

1114

1517182021222325262931

333537383940414142

Përmbajtja

Page 43: Revista Small
Page 44: Revista Small

objekti i ri i Fakultetit të studimeve islame