s kaskadË dhe i kombinuar i ujËrave termomineralË te ...cbzimi%20... · direkt të ujërave...

11
SHFRYTËZIMI INTEGRAL, KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE TERMOMINERALË TE PUSIT GJEOTERMAL KOZANI-8 NJË METODË EKONOMIKISHT EFEKTIVE DHE ME NDIKIM POZITIV MBI MJEDISIN E ZONËS PËRRETH Nevton KODHELAJ 1 , Zija KAMBERI 2 , Perikli LLESHI 3 , Aida BODE 4 , Nevina KOJA 1 , Esmeralda ZEQO 1 Fjalët kyçe: Gjeotermi, Kozani-8, pishinë, temperaturë, kaskadë, këmbyes nxetësie, ekonomike. Qëllimi Artikulli ka për qëllim evidentimin e mundësive që ofron Shqipëria, dhe konkretisht një prej burimeve(puseve) më të rëndësishëm të ujërave termomineralë, të zonës gjeotermale Kruja në veçanti dhe tërë territorit Shqiptar. Vendi ynë është relativisht i pasur me burime të ujërave termominerale, të cilët klasifikohen duke filluar nga entalpia e ulët deri në kufijtë e poshtëm të entalpisë së mesme (temperatura varion nga 34÷65.5°C). Vlen të theksohet se temperaturën maksimale, në sipërfaqe, e kanë ujërat e pusit Kozani -8. Ky pus ështe shpuar në vitin 1989, për kërkim të naftës dhe të gazit, pra gjetja e shëllirës së ngrohtë është konnsideruar si një lloj “aksidenti” për kohën. Pusi ndodhet në rajonin kodrinor, 26 km në JL të qytetit të Tiranës. Ai ka kapur formacionet gëlqerore në thellësinë 1816 m dhe ka shpuar një interval prej 11 m në thellësi të tyre. Debiti i matur në grykë të pusit është 10.3 l/s dhe paraqitet i qëndrueshëm prej më shumë se 23 vjetësh. Pozicionimi gjeografik në afërsi të korridorit 8, temperatura, debiti dhe afërsia me qendrat e banuara, kanë qenë parametrat bazë për përzgjedhjen e tij për hartimin e projektit të paraqitur. Skema e propozuar mundëson përdorimin integral dhe kaskadë të tyre, por ajo mundëson edhe prodhimin e energjise elektrike përmes një sistemi hibrid (kombinim i përdorimit direkt të ujërave termomineralë me panelet diellore). Qendra e propozuar do te jetë e pajisur me një qendër SPA, pishina të hapura dhe të mbyllura (me ujë të ngrohtë), qendër fitnesi, masazhi, sera si edhe ambiente për kultivimin e spirulinës. Analiza e detajuar ekonomike, bazuar NPV dhe ROR ndryshme, provon mënyrë pakundërshtueshme, se “derdhja” e mëtejshme e tyre është e pajustifikuar dhe shoqërohet jo vetëm më humbjë shumë të mëdha ekonomike, por edhe shkakton dëme të mëdha mjedisore, për zonë dhe madje edhe më gjerë. Pavarësisht kostos shumë të lartë financiare (më shumë së 5.5 milionë Euro), projekti i paraqitur është tërësisht fizibël. Zbatimi i tij do të japë një ndihmesë të madhe edhe për përmirësimin e standardeve të jetesës për komunitetin e zonës. 1 HYRJE Zona gjeotermale Ishmi-Kruja, figura 1, ndodhet në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ajo ka në afërsi edhe qytetin historik të Krujës si edhe plazhet e mrekullueshme të detit Adriatik dhe liqenit të Ohrit. Në grykën e pusit Kozani-8, që është një ndër puset e shpuar në strukturën e Kozanit uji ka temperaturë të lartë (65.5°C). Pusi ndodhet në juglindje të Tiranës dhe vetem 8 km në veriperëndim të Elbasanit. Uji del nga një horizont në thellësinë 1816-1837m. Temperatura e ujit në formacion është 80°C, kurse trysnia 191 atmosferë në tavanin e gëlqerorëve në fund të pusit, si dhe 12 atmosferë në grykën e tij. Mineralizimi i ujit 4.6g/l. Debiti është i qëndrueshëm, 10.3 l/s. Fuqia e mundshme për tu instaluar është 2070kW. Faktori i kapacitetit termik 1.93MWt. Sipas diagramës së rezistencës së dukshme, në intervalin (1816-1837)m, shtrihen gëlqerorë 1 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (Departamenti i Burimeve të Energjisë) 2 Advanced Engineering Associates International Inc. 3 Komuna Kashar, Urshek, Tiranë 4 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (Departamenti i Burimeve Natyrore)

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

SHFRYTËZIMI INTEGRAL, KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE TERMOMINERALË TE

PUSIT GJEOTERMAL KOZANI-8 NJË METODË EKONOMIKISHT EFEKTIVE DHE ME NDIKIM

POZITIV MBI MJEDISIN E ZONËS PËRRETH

Nevton KODHELAJ1, Zija KAMBERI

2, Perikli LLESHI

3, Aida BODE

4, Nevina KOJA

1,

Esmeralda ZEQO1

Fjalët kyçe: Gjeotermi, Kozani-8, pishinë, temperaturë, kaskadë, këmbyes nxetësie, ekonomike.

Qëllimi

Artikulli ka për qëllim evidentimin e mundësive që ofron Shqipëria, dhe konkretisht një

prej burimeve(puseve) më të rëndësishëm të ujërave termomineralë, të zonës gjeotermale

Kruja në veçanti dhe tërë territorit Shqiptar. Vendi ynë është relativisht i pasur me burime

të ujërave termominerale, të cilët klasifikohen duke filluar nga entalpia e ulët deri në

kufijtë e poshtëm të entalpisë së mesme (temperatura varion nga 34÷65.5°C). Vlen të

theksohet se temperaturën maksimale, në sipërfaqe, e kanë ujërat e pusit Kozani-8. Ky pus

ështe shpuar në vitin 1989, për kërkim të naftës dhe të gazit, pra gjetja e shëllirës së

ngrohtë është konnsideruar si një lloj “aksidenti” për kohën. Pusi ndodhet në rajonin

kodrinor, 26 km në JL të qytetit të Tiranës. Ai ka kapur formacionet gëlqerore në thellësinë

1816 m dhe ka shpuar një interval prej 11 m në thellësi të tyre. Debiti i matur në grykë të

pusit është 10.3 l/s dhe paraqitet i qëndrueshëm prej më shumë se 23 vjetësh. Pozicionimi

gjeografik në afërsi të korridorit 8, temperatura, debiti dhe afërsia me qendrat e banuara,

kanë qenë parametrat bazë për përzgjedhjen e tij për hartimin e projektit të paraqitur.

Skema e propozuar mundëson përdorimin integral dhe kaskadë të tyre, por ajo mundëson

edhe prodhimin e energjise elektrike përmes një sistemi hibrid (kombinim i përdorimit

direkt të ujërave termomineralë me panelet diellore). Qendra e propozuar do te jetë e

pajisur me një qendër SPA, pishina të hapura dhe të mbyllura (me ujë të ngrohtë), qendër

fitnesi, masazhi, sera si edhe ambiente për kultivimin e spirulinës. Analiza e detajuar

ekonomike, bazuar në NPV dhe ROR të ndryshme, provon në mënyrë të

pakundërshtueshme, se “derdhja” e mëtejshme e tyre është e pajustifikuar dhe shoqërohet

jo vetëm më humbjë shumë të mëdha ekonomike, por edhe shkakton dëme të mëdha

mjedisore, për zonë dhe madje edhe më gjerë. Pavarësisht kostos shumë të lartë financiare

(më shumë së 5.5 milionë Euro), projekti i paraqitur është tërësisht fizibël. Zbatimi i tij do

të japë një ndihmesë të madhe edhe për përmirësimin e standardeve të jetesës për

komunitetin e zonës.

1 HYRJE

Zona gjeotermale Ishmi-Kruja, figura 1, ndodhet në afërsi të aeroportit ndërkombëtar

“Nënë Tereza”. Ajo ka në afërsi edhe qytetin historik të Krujës si edhe plazhet e

mrekullueshme të detit Adriatik dhe liqenit të Ohrit. Në grykën e pusit Kozani-8, që është

një ndër puset e shpuar në strukturën e Kozanit uji ka temperaturë të lartë (65.5°C). Pusi

ndodhet në juglindje të Tiranës dhe vetem 8 km në veriperëndim të Elbasanit. Uji del nga

një horizont në thellësinë 1816-1837m. Temperatura e ujit në formacion është 80°C, kurse

trysnia 191 atmosferë në tavanin e gëlqerorëve në fund të pusit, si dhe 12 atmosferë në

grykën e tij. Mineralizimi i ujit 4.6g/l. Debiti është i qëndrueshëm, 10.3 l/s. Fuqia e

mundshme për tu instaluar është 2070kW. Faktori i kapacitetit termik 1.93MWt. Sipas

diagramës së rezistencës së dukshme, në intervalin (1816-1837)m, shtrihen gëlqerorë

1 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (Departamenti i Burimeve të Energjisë)

2Advanced Engineering Associates International Inc.

3 Komuna Kashar, Urshek, Tiranë

4 Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (Departamenti i Burimeve Natyrore)

kompaktë, me rezistencë elektrike specifike të lartë. Aktualisht këto ujëra “derdhen” në

përrua, çka do të thotë humbje shumë të mëdha energjetike, por edhe dëme shumë të

mëdha mjedisore, për shkak të përmbajtjes së lartë të H2S si edhe të CO2. Qendra e

propozuar do të jetë e pajisur me një impiant për veçimin e tyre dhe përdorimin më pas në

industrinë ushqimore apo për qëllime mjekësore. Sistemi hibrid, mundëson kombinimin e

ujërave termomineralë të pusit Kozani-8, me panelet diellorë. Kushtet klimatike të zonës,

me më shumë se 280 ditë me diell në vit, do të rrisë efektivitetin ekonomik të projektit të

propozuar.

2 NDËRTIMI GJEOLOGJIK I ZONËS GJEOTERMALE KRUJA

Në pjesën e poshtme të prerjes së zhveshur të saj shtrihen shkëmbinj karbonatikë

neritikopelagjikë të kretak-paleogjenit dhe mbi ta vendoset flishi oligocenik, i cili ka

trashësi deri në 5 km dhe gjatësi 180 km [6]. Rrudhosja kryesore e kësaj zone u bë në

oligocenin e mesëm dhe në miocenin e poshtëm e të mesëm, prandaj, vende-vende takohen

edhe vendosje transgresive të depozitimeve të oligocenit të sipërm dhe sidomos të miocenit

mbi ato më të vjetrat, figura 2. Në zonën e Krujës ekziston pushimi stratigrafik në nivelin e

paleocen-eocenit, diapazoni i të cilit lëviz nga një varg antiklinal në tjetrin. Kjo zonë

ndërtohet nga disa vargje antiklinale dhe sinklinale, me vendosje shkallore ulëse drejt

perëndimit. Këto struktura janë lineare dhe kanë gjatësi disa dhjetëra kilometra.

Antiklinalet, në përgjithësi kanë krah perëndimor të këputur nga tektonika mbihipëse,

Figura 1: Harta e zonës gjeotermale Ishmi-Kruja

prandaj ato shpeshherë vrojtohen vetëm si monoklinale me rënie lindore, siç është ai i

vargut Dajti-Krujë. Përgjatë mbihipjeve, gëlqerorët dhe dolomitet e kretakut kontaktojnë

tektonikisht me flishet oligocenikë të sinklinaleve në perëndim, figura 3. Në këtë zonë

janë tre puse që prodhojnë ujë të ngrohtë (puse gjeotermalë): Ishmi-1/b, Kozani-8 dhe

Galigati-2. Nga pikëpamja krahinore, ata shtrihen deri në thellësinë 10 km, mbi evaporitet

me të cilat lidhet edhe tektonika rajonale [1]. Në këtë thellësi temperatura arrin vlerat

120÷150°C. Uji vjen nga intervali 1816÷1837 m [2]. Temperatura në këtë thellësi është

80°C ndërsa presioni 191 atm. Presioni në grykë të pusit është 12 atm ndërsa temperatura

65.5°C. Mineralizimi i ujërave 4.6 g/l [2], pH= 7.5; përmbajtja e kationeve Ca2+

=27.62

mg/l, Mg2+

=20.4 mg/l, Na+= 268.5 mg/l, NH4

+=47.5 mg/l; përmbajtja e anioneve Cl

-

=270.2 mg/l, SO42-

=46.2 mg/l dhe HCO32-

=10 mg/l; përmbajtja e mikroelementëve

B=0.00067 μg/l.

Figura 3: Skema strukturore e Kozanit dhe e tavanit të gëlqerorëve

Figura 2: Harta gjeologjike dhe hidrologjike e zonës gjeotermale Kruja

3 LLOGARITJA E REZERVAVE ENERGJETIKE TË STRUKTURËS

GËLQERORE TË KOZANIT

Sasia e nxehtësisë në shtresë llogaritet përmes relacionit [2]:

zAttcPcQ uumm 010 1 (1)

Ku: Φ poroziteti efektiv i gëlqerorëve (Φ =5.8x10-3

);

ρm dendësia mesatare e matriksit (ρm= 2640 kg/m3);

cm kapaciteti i nxehtësisë specifike të formacionit (cm=1.1 kJ/kgK);

ρu dendësia e ujit (ρu= 980.37 kg/m3);

cu nxehtësia specifike e ujit (cu=4.1893 kJ/kgK);

t1 temperatura në shtresë (t1=85°C);

t0 temperatura në sipërfaqe (t0=16.5°C).

GJQ 1036330 1007121102102751685241893798010851100264010851

...... (2)

Rezervat e energjisë gjeotermale llogariten përmes relacionit:

GJQRQ 918001 10071211007121 .. (3)

ku: R0=0.1 sepse Kozani-8 është i vetmi pus në strukturën karbonatike i

cili erupton ujë të ngrohtë.

Rezervat e nxjerrshme të energjisë llogariten:

GJ....tcttQE uurv63

1 10401230864003653418937980258510310 (4)

Rezervat specifike janë:

2

6

91 6339

1027

1007121mGJ

A

Qq /.

.

(5)

Kapaciteti energjetik është:

MWh..).(..)tt(PQ tumaxe 0520041840185653100041840 (6)

ku: Pmax debiti maksimal i pusit [l/s];

tu temperatura e ujit [°C];

tt temperatura e terrenit në sipërfaqe [°C].

Sasia vjetore e energjisë llogaritet:

vitTJ..).(.)tt(PS tumese 3901319018565113190 (7)

Ku: Pmes debiti mesatar i pusit [kg/s].

Faktori i kapacitetit është:

0060052

390031710031710 .

.

...

e

e

Q

SK (8)

4 SHFRYTËZIMI INTEGRAL, KASKADË DHE I KOMBINUAR I UJËRAVE

TERMOMINERALË TË PUSIT GJEOTERMAL KOZANI-8

Nga grupi i autorëve të studimit, u mendua fillimisht, bazuar edhe në eksperiencën më të

mirë ndërkombëtare, në fushën e përdorimt direkt të energjisë gjeotermale, se rruga më e

mirë, qoftë nga pikëpamja e koeficientit të shfrytëzimit ashtu edhe ajo ambientale e mbi të

gjitha ekonomike, ishte ndërtimi i një qendre rekreacionale [9]. Qendra do të përfshijë

SPA, qendra fitnesi dhe masazhi, pishina të hapura dhe të mbyllura (me përmasa dhe

temperatura të ndryshme), sera, ambiente për kultivimin e akuakulturave, salla

konferencash, impiant për prodhimin e energjisë elektrike etj. Ngrohja e saj do të

mundësohet nga përdorimi direkt i energjisë gjeotermale, duke instaluar këmbyes

nxehtësie [5], ndërsa freskimi do të mundësohet përmes instalimit të pompave të

nxehtësisë [3]. Tarraca e qendrës do të mbulohet nga panelet diellore, të cilët jo vetëm do

të sigurojnë ujin sanitar, por edhe duke këmbyer nxehtësinë me ujin gjeotermal do të rritin

temperaturën e tij, duke mundësuar kështu gjenerimin e energjisë elektrike (sistemi hibrid

gjeotermal+diellor). Energjia e prodhuar do të mundësojë plotësimin e nevojave për

ndriçim (energji plotësisht e gjelbër), por edhe për vënien në punë të pompave të

nxehtësisë si edhe gjithë pajisjeve të tjera të nevojshme, duke filluar që nga pompat e

qarkullimit të pishinave, sistemet e filtrimit, pajisjet elektrike të dhomave etj. Në figurën 4

paraqitet pamja anësore dhe ballore e qendrës rekreative, ndërsa në figurën 5 paraqitet

skema funksionale e sistemit integral, kaskadë dhe hibrid të shfrytëzimit të ujërave

termomineralë të pusit Kozani-8.

Figura 4: Pamja ballore dhe anësore e qendrës rekreative Kozani-8

Figura 5: Skema funksionale e sistemit integral, kaskadë dhe hibrid të qendrës rekreative

Kozani-8

5 HUMBJET E NXEHTËSISË

Qendra rekreative Kozani-8 do të ketë disa pishina: një pishinë gjeotermale (e projektuar si

një pellg natyror, me përmasa 10*8*0.5 m dhe ujë me temperaturë 38°C, i degazuar), një

pishinë të hapur me përmasa olimpike (50*23*3 m, ujë më temperaturë 30°C), një pishinë

me ujë të ëmbël (10*5*1.5 m-e shkallëzuar, ujë me temperaturë 38°C, i degazuar,

lehtësisht e mbyllur), një pishinë për fëmijë me ujë të ëmbël (5*3*0.5 m, ujë me

temperaturë 30°C). Kriteret për projektimin e pishinave janë: psikologjike dhe fiziologjike,

të kenë rrugë komunikimi me gjerësi 1÷3 m, lartësia e ambienteve për pishinat e mbyllura

4 m, kontroll të nivelit të lagështisë dhe temperaturës, të mundësojnë lehtësisht

mirëmbajtjen si edhe të kenë nivel të zhurmës më të ulët se 60 dB. Ngarkesa termale e

sistemit ndikohet nga një numër i madh faktorësh, përfshirë numrin e pushuesve,

aktivitetin e tyre fizik, pajisjet termike, rrezatimin diellor dhe intensitetin e tij, ventilimin

natyror, termoizolimin etj. Llogaritjet e pajisjeve elektrike janë bërë nisur nga supozimi që

ngarkesa maksimale është e ndryshueshme, me qëllim optimizimin e tyre. Në figurën 6

paraqitet skema funksionale e sistemit të qarkullimit të ujit të pishinave. Në shkallën e parë

të kaskadës uji do të përdoret për ngrohje ambienti si edhe pishina. Uji i shkarkuar nga

pishinat (me temperaturë 38°C) do të përdoret për kultivimin e spirulinave. Kapaciteti i

këmbyesit do të jetë 22.69 tonë ujë/orë, për një fuqi të instaluar prej 512 kW [7]. Kjo sasi

energjie do të transmetohet përmes ujit të ëmbël, të ngrohur në temperaturat 45÷50°C. Në

këmbyesin e dytë të nxehtësisë do të kalojnë 15 tonë ujë/orë, për një fuqi të instaluar prej

480 kW. Temperatura e ujit në këtë këmbyes do të jetë 40÷50°C [7].

Në tabelën 1 paraqiten ngarkesat termale për të dy stinët: dimër dhe verë, ndërsa në tabelën

2 paraqiten parametrat për ambientet e pishinave të mbyllura [8].

Tabela 1: Ngarkesa termale sezonale e qendrës rekreative Kozani-8

Mjedisi

DIMËR VERË

Ngarkesa

termale

[kW]

Ajri

[kW]

Uji sanitar

[kW]

Totali

[kW]

Ngarkesa

termale

[kW]

Ajri

[kW]

Uji sanitar

[kW]

Totali

[kW]

Godina qendrore 512 420 80 1012 100 130 53 283

Pishinat e mbyllura 32.3 63.6 130.5 226.4 130.5

Pishina gjeotermale (10x 8)m 18 35 72 125 72 Pishina me ujë të ëmbël (10x5m) 11 22 45 78 45

Pishina e fëmijëve (5x3m) 3.3 6.6 13.5 23.4 13.5

Nëntotali 1236.4 413.5

Pishina e mbyllur (ujë) 68

Pishina gjeotermale (ujë) 48 Pishina me ujë të ëmbël (ujë) 20

Pishina olimpike (ujë) 1300

Totali 2674.4 413.5

pbV .

quD . put .

puD .

kuD .kquD ..

pquD ..

puD .

G "

1t

'

1t

G

"

. put

put .

put .

kuD .

''

2t

''

2t

'

1t

Pishinë

Këmbyes

nxehtësie

Pompë qarkullimiFiltër

Pusi gjeotermal

put .

Figura 6: Skema e qarkullimit të ujit të pishinave

Tabela 2: Parametrat mjedisorë të pishinave të mbyllura

6 NDIKIMI POZITIV NË MJEDIS I QENDRËS REKREATIVE KOZANI-8

Aktualisht gjendja mjedisore pranë pusit Kozani-8, paraqitet alarmante. Kjo vjen për dy

asrye: Përmbajtja e lartë e gazeve të dëmshëm; Përmbajtja e lartë e kripërave minerale.

Analizat kimike të ujit termimineral tregojnë se përmbajtja e H2S është 410.07 mg/l,

H2SO4 është 43.1 mg/l, HBO2 është 25.4 mg/l dhe CO2 të lirë është 184.7 mg/l. Elemntë të

tjerë që gjenden në ujin e pusit Kozani-8, në temperaturën 65.5°C janë are Cl, F, Br, J dhe

NO2 [9]. Të gjithë këto gaze nuk janë të tretur në ujë, prandaj mjafton një ngacmim i vogël

që ata të çlirohen në atmosferë. Shumica e tyre janë helmues dhe shumë helmues për

njerëzit dhe kafshët. Përveç kësaj ata janë edhe shumë të dëmshëm për pajisjet, duke qenë

se kanë veti shumë të forta acide. Ndikimi i tyre në mjedis dhe në shëndetin e komunitetit

është shumë i lartë. Për këtë arsye është e domosdoshme të pastrohen këto gaze, përpara se

uji të shkarkohet në mjedis, përmes një procesi degazimi. Vlerësimet sasiore tregojnë se

sasia e gazeve që duhet të pastrohen është 5.12 kg/orë, për një masë uji gjeotermal 12.04

tonë/orë, me temperaturë mesatare 40.68°C. Po ashtu edhe përmbajtja e kripërave minerale

në ujin e pusit Kozani-8 është shumë e lartë.

Analizat kanë treguar se kjo sasi arrin 4.6 g/l.

Uji përmban sasi të mëdha të kationeve Na+

1.19 g/l, Ca2+

0.79 g/l, Mg2+

0.2 g/l, K+ 0.17

g/l, NH4+ 0.02 g/l, përmban gjurmë të

metaleve si Fe, Cu, Al si edhe anioneve Cl-

2.36 g/l, SO42-

1.78 g/l, HCO3- 0.43 g/l etj.

Ndikimi i tyre fillon që nga ndotja e tokës,

figura 7, ndotja e ujërave mbi dhe

nëntokësorë, problemet e lidhur me krijimin

e depozitimeve të silicit dhe kalcitit,

probleme të korrozionit dhe mbi të gjitha

problemet shëndetësore mbi njerëzit dhe

kafshët. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse

projekti i qendrës rekreative parasheh

ndërtimin e imipanteve të trajtimit dhe

pastrimit të gjithë këtyre ndotësve. Procesi i

pastrimit përfshin shkripëzimin e plotë dhe si

hap të dytë shkripëzimin selektiv me qëllim

veçimin dhe grumbullimin e elementëve me

vlerë tregu. Më pas këta elementë do të

tregtohen, kryesisht në tregun vendas, duke

ndihmuar kështu në përmirësimin e treguesve

ekonomikë të qendrës rekreative Kozani-8.

7 ANALIZA EKONOMIKE

Investimi që duhet të kryhet për ndërtimin e qendrës rekreative, Kozani-8, është i

rëndësishëm jo vetëm për shkak të vlerave të larta financiare, por edhe për shkak të faktit

që duke qenë i pari i llojit të tij në vendin tonë, duhet të jetë i suksesshëm për ti hapur

Mjedisi Parametri

Pishinat e mbyllura

Vajrit=45 [m3/hm

2]

Qdyshemesw=220 [W/m2]

Qujit sanitar=0.90 [kW/m2]

Figura 7: Pusi gjeotermal Kozani-8

rrugën edhe investime të tjera të ngjashëm me të. Në tabelën 3 paraqitet e detajuar kostoja

e ndërtimit të qendrës së propozuar. Atu shihet qartë se investimi kryesor shkon për

ndërtimin e ndërtesës kryesore (66.7%), ndërsa investimi total kap vlerën e 5 708 285 Euro

[8]. Tabela 3: Kostoja e detajuar sipas zërave për ndërtimin e qendrës rekreative, Kozani-8

Analiza e detajuar ekonomike është bërë bazuar në llogaritjet e Net Present Value (NPV).

Ndërtimi i qendrës do të mundësohet përmes një kredie bankare, me interesa të zbutur. Ky

është një fakt që nënvizohet jo pa qëllim, por për faktin se sistemi bankar shqiptar nuk

mundëson kreditimin e projekteve me ROR më të vogël se 0.1 (10%). Nga tabela 4, e cila

paraqet vlera e NPV për skenarë të ndryshëm, del qartë se vlera e saj bëhet pozitive për të

ardhura (Cash Flow-CF) jo më të vogla se 350 000 €/y [11]. Në figurat 7 dhe 8 paraqitet

ndryshimi i vlerës së çastit (present Value-PV) në kohë dhe i ndryshimit të NPV nga të

ardhurat (CF). Përpunimi analitik i tyre tregon se NPV bëhet zero për të ardhura vjetore në

vlerën e 382 949 €/y [11]. Plani i biznesit përllogarit të ardhura vjetore (CF) në vlerën e

445 000 €/y, bazuar në tregun turistik Shqiptar dhe çmimet që ai ofron për klientët e vet,

pra 16.2% më të larta se kufiri minimal i përllogaritur.

Table 4: Llogaritja e Vlerës Neto të Çastit (NPV) për skenarë (CF) të ndryshëm Koha

[vite]

Vlera e çastit (PV) për të ardhura(CF) të ndryshme

250000 [€/v] 300000 [€/v] 350000 [€/v] 400000 [€/v] 450000 [€/v] 500000 [€/v]

1 -5.09E+06 -5.05E+06 -5.00E+06 -4.95E+06 -4.91E+06 -4.86E+06

2 -4.67E+06 -4.58E+06 -4.49E+06 -4.40E+06 -4.31E+06 -4.22E+06

3 -4.32E+06 -4.19E+06 -4.06E+06 -3.93E+06 -3.79E+06 -3.66E+06

4 -4.01E+06 -3.84E+06 -3.67E+06 -3.50E+06 -3.33E+06 -3.16E+06

5 -3.73E+06 -3.52E+06 -3.31E+06 -3.10E+06 -2.89E+06 -2.68E+06

6 -3.46E+06 -3.22E+06 -2.97E+06 -2.72E+06 -2.48E+06 -2.23E+06

7 -3.22E+06 -2.93E+06 -2.65E+06 -2.36E+06 -2.08E+06 -1.79E+06

8 -2.98E+06 -2.66E+06 -2.34E+06 -2.01E+06 -1.69E+06 -1.37E+06

9 -2.75E+06 -2.39E+06 -2.03E+06 -1.68E+06 -1.32E+06 -959775

10 -2.52E+06 -2.13E+06 -1.74E+06 -1.34E+06 -950671 -557274

11 -2.31E+06 -1.88E+06 -1.45E+06 -1.02E+06 -591445 -162458

12 -2.10E+06 -1.63E+06 -1.17E+06 -702794 -238538 225717

13 -1.89E+06 -1.39E+06 -889616 -390386 108844 608073

14 -1.68E+06 -1.15E+06 -616532 -82596 451340 985275

15 -1.48E+06 -915709 -347315 221079 789472 1.36E+06

16 -1.29E+06 -684191 -81569 521053 1.12E+06 1.73E+06

17 -1.09E+06 -455596 181041 817677 1.45E+06 2.09E+06

18 -900107 -229656 440796 1.11E+06 1.78E+06 2.45E+06

19 -710218 -6140 697937 1.40E+06 2.11E+06 2.81E+06

20 -522379 215148 952675 1.69E+06 2.43E+06 3.17E+06

21 -336429 434380 1.21E+06 1.98E+06 2.75E+06 3.52E+06

22 -152225 651708 1.46E+06 2.26E+06 3.06E+06 3.87E+06

23 30358 867264 1.70E+06 2.54E+06 3.38E+06 4.22E+06

24 211429 1.08E+06 1.95E+06 2.82E+06 3.69E+06 4.56E+06

25 391087 1.29E+06 2.20E+06 3.10E+06 4.00E+06 4.90E+06

Përbërësi Investimi [€]

Blerja e tokës 440 880 Qendra rekreative

- Ndërtesa kryesore

- Sistemi i klimatizimit

- Mobiljet

3 808 280 654 560

229 670

Serat 186 710

Impianti i kultivimit të spirulinës 252 085

Instalimet e akuakulturave 136 100

Totali [€] 5 708 285

26 569420 1.50E+06 2.44E+06 3.37E+06 4.31E+06 5.24E+06

27 746506 1.71E+06 2.68E+06 3.65E+06 4.62E+06 5.58E+06

28 922416 1.92E+06 2.92E+06 3.92E+06 4.92E+06 5.92E+06

29 1.10E+06 2.13E+06 3.16E+06 4.19E+06 5.23E+06 6.26E+06

30 1.27E+06 2.34E+06 3.40E+06 4.46E+06 5.53E+06 6.59E+06

N.P.V -4.60E+07 -2.87E+07 -1.14E+07 5.87E+06 2.32E+07 4.04E+07

0 2 4 6 8 10 12 14 16 18 20 22 24 26 28 30

Koha (vite)

-6000000€

-4000000€

-2000000€

0€

2000000€

4000000€

6000000€

8000000€V

lera

e ç

ast

it (

PV

) [€

]

CF=250000 €/v

CF=300000 €/v

CF=350000 €/v

CF=400000 €/v

CF=450000 €/v

CF=250000 €/v

Ndryshimi i Vlerës së Çastit (PV) në kohë

Figura 8: Ndryshimi në kohë i Vlerës së Çastit (PV)

250000€ 300000€ 350000€ 400000€ 450000€ 500000€

Të ardhurat (€/v)

-50000000€

-40000000€

-30000000€

-20000000€

-10000000€

0€

10000000€

20000000€

30000000€

40000000€

50000000€

Vle

ra N

eto

e Ç

ast

it (

NP

V) €

-4.6x107

-2.87x107

-1.14x107

5.87x106

2.32x107

4.04x107

Figura 9: Ndryshimi i Vlerës Neto të Çastit në varësi të të Ardhurave Vjetore (CF)

8 PWRFUNDIME DHE REKOMANDIME

1. Temperatura e ujërave termomineralë të pusit Kozani-8 është e mjaftueshme për të

plotësuar nevojat e një qendre rekreative, përfshirë edhe pishinat gjeotermale të

hapura dhe të mbyllura;

2. Debiti i ujit dhe temperatura e tij janë te mjaftueshme për të plotësuar nevojat e dy

kaskadave;

3. Aplikimi i sistemit hibrid (gjeotermal+diellor) do të përmirësojë treguesit

ekonomikë të projektit të propozuar;

4. Ndërtimi i qendrës rekreative, Kozani-8 do të ndihmojë në përmirësimin e bilancit

energjetik të zonës;

5. Nërtimi i qendrës do të ndihmojë në diversifikimin e burimeve të prodhimit të

energjisë elektrike në Shqipëri;

6. Degazimi dhe shkripëzimi i ujërave termomineralë të pusit gjeotermal Kozani-8 do

të përmirësojë situatën mjedisore në Shijon dhe më gjerë;

7. Kjo qendër do të përmirësojë nivelin e jetesës së komunitëtetit të zonës dhe më

gjerë;

8. Analiza ekonomike tregon se projekti i propozuar është plotësisht fizibël.

9 SUMMARY

Albania is relatively rich with low up to the middle enthalpy, geothermal resources. Their

temperature varies from 34°C up to 65.5°C to Kozani -8, the most important among the

Albanian geothermal wells. It had been drilled in 1989. Finding of the hot brine was

considered and “accident” at that time, as the well had been designed and drilled to search

oil &gas. The well is located on the hills, 26km SE of Tirana. It encounters limestone strata

at 1819m, penetrating 10m into the section. The yield of the well is 10.3 l/s, and is stable

from more than 23 years. The geographical position of the well, placed in the middle of a

village, very close to the corridor 8, are the basic parameters on choosing these waters for

our designs and calculations. The design provides the cascade and integral use, but not

only. It also provide the electricity generations, through a hybrid system. The center will be

also equipped with SPA, open and closed pools, fitness, massages, and greenhouse & also

aquaculture pools. The economic analyses, based on the NPV calculations, shows that this

resource is completely competitive, and is unjustified it’s further “waste”. Despite the fact

that the investment is too high (over 5.5 million Euro), it is completely feasible. It will also

help on improving the living standards for the local community.

10 LITERATURA

[1]. Agraal, K.M., Sikdar, P.K., Deb, S.C. A Textbook of Environment. Macmillan India

Limited, Kolkata. 454 pp, 2002.

[2]. Kodhelaj, N. Albanian Possibilities on Geothermal Direct Utilization. Renewable

and Sustainable Energy-Elsevier, vol. 15, issue 5, pages 2534-2544, 2011.

[3]. Bhagi, A., Chatal, G.R. Environmental Chemistry. Himalaya Publishing House,

Girgaon, India. 506 pp, 2003.

[4]. Bharucha, E. Textbook of Environmental Studies. Universities Press, Hyderabad,

India. 276 pp, 2005.

[5]. Bhatia, S.C. Environmental Pollution and Control in Chemical Process Industries.

Khanna Publishers, Ne Delhi. 1133 pp, 2001.

[6]. Brady, N.C. and R.R. eil 1999. The Nature and Properties of Soils (12th

Edition),

Upper Saddle River, Printice Hall, Ne Jersey.

[7]. Broeckner, .S. T. Takahashi, H.J. Simpson and T.H. Peng 1979. Fate of Fossil Fuel

carbon dioxide and the Global Carbon Budget. Science 206:409-418.

[8]. Bron, C.. and Lynch, P.F., Tanker Tragedies: Identifying the Source and

Determining the Fate of Petroleum in the Marine Environment. Tenth International

Conference on Environmental Toxicity, Rochester, N.Y., 23-25 may 1977.

[9]. Buckman, H.O. and N.C. Brady 1984. The Nature and Properties of Soils (9th

Edition), Collier Mac Millan, Ne York.

[10]. Prenafeta-Boldú, F. X., Vervoort, J., Grotenhuis, J. T. C., Van Groenestijn, J. .

(2002). Substrate interactions during the biodegradation of benzene, toluene,

ethylbenzene, and xylene (BTEX) hydrocarbons by the fungus Cladophialophora

sp. Strain T1. Appl Environ Microbiol 68:2660–2665.

[11]. Kodhelaj, N., Bode, A., et al. (2012). Combined use of the Kozani-8 geothermal

water through an integral, cascade and hybrid scheme and its positive efects on

the environment, some thermal and economical calculations. CMSE proceedings

44-59.