shkretania botimi uki
TRANSCRIPT
UKË ZENEL BUÇPAPAJ
“SHKRETANIA”
E
TOMAS STËRNS ELIOTIT
(Studim Monografik)
KOSOVË
2010
1
Hyrje
Tomas Stërns ELIOTI (Thomas Stearns ELIOT, 1888-1965) lindi në Shën Luis (St. Louis) të shtetit Mizuri
(Missouri). Ishte i biri i Sharlota Stërnsit (Charlotte Stearns, 1843-1929) dhe i Henri Uer Eliotit (Henry Ware Eliot,
1843-1919). E ëma shkruante poezi për qejf, vetëm se duke u qëndruar besnike bindjeve dhe besimit të Anglisë së
Re (New England). I ati merrej me tregti. Gjyshi i tij, Uilliam Grinlif Elioti (William Greenleaf Eliot, 1811-1887), ishte
prift. Ai u shqua për zellin e zjarrtë në kryerjen e detyrës qytetare. Themeloi kishën, shkollën dhe kolegjin që më
vonë do të bëhej Universiteti i Uashingtonit (Washington University)1.
Edhe pse u rrit si “perëndimor i jugut”, Tomas Stërns Elioti nuk hoqi dorë nga dashuria për trashëgiminë e
vendlindjes së prindërve, që vijoi të thellohej për shkak të lidhjeve të fuqishme me të ëmën, të pushimeve të
1 Universitet kërkimor privat me frymëmarrje tejet të gjerë. U themelua më 1853. Mban emrin e Presidentit të Parë
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka studentë dhe personel akademikë nga çdo Shtet Amerikan dhe më se
125 vende te botës. 22 fitues të Çmimit “Nobel” lidhen me këtë Universitet; 9 syresh kanë qenë diplomantë të tij.[
2
përvitshme me familjen në Kepin e Anës (Cape Ann)2, si dhe të shkollimit në Akademinë e Milltonit (Milton
Academy) gjatë periudhës 1905-1906, të cilin e vazhdoi në Harvard (Harvard)3 në vitet 1906-1910 dhe 1911-1914.
Paçka se nën trysninë e këtyre ndikimeve, Tomas Stërns Elioti e pa të udhës që, pas moshës së pjekurisë, ta
kalonte jetën larg vendit të vet. Më 1910, shkoi në Sorbonë (Sorbonne), ku qëndroi një vit. Pastaj u kthye sërish në
Harvard për të studiuar filozofi dhe, në krye të tre vjetëve, vajti me bursë në Kolegjin e Mertonit (Merton College)
2 Gadishull shkëmbor në Veri-Lindje të Meseçusetsit (Massachusetts), që laget nga Oqeani Atlantik. U zbulua nga
Xhon Smithi (John Smith, 1580-1631), i cili ia pat vënë emrin e së dashurës së vet, duke e quajtur “Kepi i
Tragbigzandës (“Cape Tragbigzanda”). Kur ia paraqiti hartën Çarlsit I (Charles I, 1600-1649, Mbret i Anglisë,
Skocisë dhe Irlandës, që më 27 Mars të vitit 1625, derisa u ekzekutua ), i sugjeroi këtij të fundit se ishte i lirë t’i
ndryshonte “emrat barbarë” (fjalën e kishte për emrat e Amerikanëve Vendas). Mbreti bëri shumë ndryshime të
tilla, por vetëm pak syresh ruhen sot e kësaj dite; njëri është Kepi i Anës, të cilin, në shenjë nderimi, e pagëzoi me
emrin e së ëmës, Anës së Danimarkës (Anne of Denmark, 1574-1619).
3 Universitet privat. Ndodhet në Kembrixh (Cambridge) të Meseçusetsit. U themelua më 1636. Është institucioni më
i vjetër i arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ndër më të mirët e rruzullit tokësor.
3
në Oksford (Oxford). Në dhjetor të vitit 1914, u takua me Ezra Paundin (Ezra Pound, 1885-1972) 4, të cilit ia lexoi
poezinë “Kënga e Dashurisë për Xh. Alfred Prufrokun” (“The Love Song of J. Alfred Prufrock”). Ky i fundit e pranoi
aty për aty si krijim të përsosur dhe arriti t’i mbushte mendjen Harriet Monrout (Harriet Monroe, 1860-1936)5 që ta
botonte në revistën Poezia (Poetry)6 në qershor të vitit 1915. Po këtë muaj, Tomas Stërns Elioti u martua me
Vivienë Hej-Udin (Vivien Haigh-Wood, 1888-1947). Familja e kundërshtoi ashpër këtë martesë dhe, për pak kohë, ia
ndërpreu përkrahjen. I përballur me nevojën e nxjerrjes së bukës së gojës, u shtrëngua të jepte mësim në shkolla
shtetërore. Megjithëse aty rreth vitit 1917 e kishte përfunduar disertacionin për mbrojtjen e doktoraturës mbi F. H.
Bredlin (F. H. Bradley, 1846-1924)7, ai nuk u kthye në Harvard për ta marrë gradën, as për t’u bërë anëtar i
4 Poet, kritik dhe intelektual, i larguar nga vendi i vet, Amerika. Ishte figura madhore e Lëvizjes Moderniste në
gjysmën e parë të shekullit XX. Edhe në ditët tona e mbajnë për “arkitektin” kryesor, që përkufizoi dhe nxiti
estetikën moderniste në poezi.
5 Botuese, studiuese, kritike dhe përkrahëse e arteve. Më së shumti, njihet si themeluesja e Revistës Poezia
(Poetry) më 1912 dhe botuesja e saj deri më 1936.
6 Një ndër revistat më të mëdha poetike mujore në botën Anglishtfolëse. Ka një tirazh prej 30 000 kopjesh. Boton
300 poezi në vit, nga rreth 90 000 paraqitje.
7 Filozof idealist Britanik.
4
Departamentit të Filozofisë. Në vend të kësaj, zgjodhi detyrën e nëpunësit në Bankën e Llojdëve (Lloyds Bank)8.
Mirëpo, edhe kjo i erdhi në majë të hundës shumë shpejt. Sidoqoftë, vetëm nëpërmjet miqve të fuqishëm, më
1925, ia doli të emërohej drejtor në firmën botuese Fejbëri dhe Guajëri (Faber & Gwyer)9, ku punoi deri në fund të
jetës.
8 Bankë e fuqishme tregtare. U krijua më 1765. Zhvilloi veprimtari në Angli (England), Uells (Wales) dhe Skoci
(Scotland). Më 1995, u shkri me Bankën e Kursimeve të Siguruara të Llojdëve (Lloyds Trustee Savings Bank).
Ndërkohë, më 2009, ajo mori emrin Grupi Bankar i Llojdëve (Lloyds Banking Group).
9 Shtëpi botuese e pavarur në Mbretërinë e Bashkuar (United Kingdom). Sot quhet Faber and Faber. Ka fituar
nderim të madh për shkak të kujdesit për poezinë dhe të redaktorit të saj të parë Tomas Stërns Eliotit. Ka traditë të
pasur në lëmin e botimit të shumë librave të gjinive të ndryshme. Më 2006, u shpall “Botuesja e Vitit”. Ajo e filloi
veprimtarinë më 1929, mirëpo zanafilla e saj lidhet me Shtypin Shkencor (Scientific Press), që ishte nën pronësinë
e Zotit dhe Zonjës Guajër (Gwyer). Dëshira e tyre për të zgjeruar veprimtarinë botuese i çoi te Xhefri Fejbër
(Geoffrey Faber) dhe, kësisoj, më 1925, u krijua Faber & Gwyer. Pas katër vitesh bashkëpunimi, këta ortakë u
ndanë me mirëkuptim, dhe secili syresh vazhdoi të punonte për llogari të vet. Ndërkohë, teksa kërkonte një emër
të respektueshëm për firmën e re, Xhefri Fejbër vendosi ta pagëzonte Faber and Faber, megjithëse ortakëria e
nënkuptuar ishte dhe mbetet thjesht trillim.
5
Ai qëndroi përfundimisht në Londër (London) sepse dita-ditës po fitonte famë mes qarqeve të elitës letrare të
atjeshme. Jehonat e emrit të mirë, që kishte bërë, iu shtuan edhe më shumë pas botimit të librave Prufroku dhe
Vëzhgime të tjera (Prufrock and Other Observations) më 1917 dhe Poezi (Poems) më 1920. Megjithatë, vetëm
nëpërmjet botimit të Shkretanisë (The Waste Land) më 1922, arriti të fitonte statusin e poetit dhe të kritikut më të
madh të botës Anglo-Saksone.
Jeta e Tomas Stërns Eliotit, sidomos kur po shkruante Shkretaninë, nuk i pati të pakta dallgët e dëshpërimit.
Ndjesia e çartaqejfit me prindërit, neveria që i ngjallte puna dhe, mbi të gjitha, stërmundimi nga martesa, për pak
sa nuk e mbytën në detin e zi të humbashpresës. Pas shumë vitesh me zënka dhe mërzi, u nda nga gruaja më
1932. Po këtë vit, u kthye në shtëpi për herë të parë, si dhe dha një cikël leksionesh në Harvard. Te vepra
Ribashkimi i Familjes (The Family Reunion) dhe gjetkë ndeshen dëshmi lidhur me përjetimin e thellë të fajit për
ndarjen me të shoqen. Fati i saj ishte i hidhur. U prish mendsh. Më 1939, e shtruan në spital, ku qëndroi deri më
1947, kur edhe u nda nga jeta. Ndërkohë, më 1958, Tomas Stërns Elioti u martua prapë, por kësaj here duket se ka
qenë fort i lumtur me bashkëshorten e dytë, Valeri Eliotin (Valerie Eliot, 1926).
6
Në fillim, lexuesit u hutuan, madje e morën inat Tomas Stërns Eliotin. Arsyeja ishte e qartë. Ai i kishte thyer të
gjitha konvencionet poetike. Megjithatë, Prufroku u pranua si themeli i parë dhe i plotë i poezisë moderne sepse
pasuroi traditat e simbolizmit dhe të imazhizmit nëpërmjet parimit të tjerrjes së përfytyrimeve dhe, kësisoj, e çliroi
imagjinatën e lexuesit brenda hapësirës poetike. Prufroku spikat jo vetëm si përjetim përfytyrues i përveçëm, i
shprehur me magji të përkryer, por edhe si ngjarje me rëndësi historike. Me anën e saj, Tomas Stërns Elioti kishte
shpikur Modernizimin10. Ajo vlen të përmendet edhe për faktin se zbulon dhe vë në pah elementët kryesorë të
10 Term i përgjithshëm dhe i mugët. Ai emërton një lëvizje që filloi të lindte nga fundi i shekullit XIX. Ajo pati ndikim
të gjerë në shkallë botërore gjatë shekullit XX. Ky term përfshin të gjitha llojet e arteve, sidomos poezinë, prozën,
dramën, pikturën, muzikën dhe arkitekturën. Ka teori të ndryshme lidhur me kohën kur lulëzoi kjo lëvizje, si dhe
me faktin nëse është ende gjallë. Kështu, ajo e ka zanafillën në vitet 1920, ndërsa frytet e vërteta i dha në fund të
viteve 1940, shi kur nisi të hidhte rrënjë Postmodernizmi. Në të vërtetë, lëvizje të tilla nuk kanë as pikë fillimi, as
pikë mbarimi, sepse çdo zhvillim është rimarrje sipërore. Prirjet Moderniste ishin më së shumti vepruese dhe
prodhimtare në Francë (nga vitet 1890 deri në vitet 1940), në Rusi (gjatë viteve para Revolucionit dhe viteve
1920), në Gjermani (nga vitet 1890 dhe gjatë viteve 1920), në Angli (nga fillimi i shekullit XX dhe gjatë viteve
1920-1930), në Amerikë (pak para Luftës së Parë Botërore dhe gjatë periudhës mes Luftërave). Kjo lëvizje ishte
Evropiane dhe ndërkontinentale, kurse qendrat kryesore të veprimtarisë së saj ishin kryeqytetet. Brenda kësaj
7
pëlhurës së tij poetike: simbolet madhore, që përfshijnë shkretaninë, ujin, qytetin, shkallët, udhëtimin; temat e
kohës, të vdekjes, të rilindjes, të dashurisë; përdorimin e shpeshtë të kundërvënieve dhe të tërthortave letrare;
adhurimin e Dantes (Dante)11.
lëvizjeje të përgjithshme përfshiheshin lëvizje plotësuese që tashmë kanë emrin e vet dhe janë të identifikueshme
(për shembull, Surrealizmi, Formalizmi, etj.). Pjesa më e madhe e asaj që klasifikohej si Modernizëm është, ose
ishte, avangardë, por mund të bëhet fare mirë dallimi ndërmjet avangardës së “vjetër” (për shembull, poetët
simbolistë francezë) dhe avangardës së “re”, Postmodernizmit (për shembull, dramaturgët e Teatrit të Absurdit
dhe eksperimentuesit e “Romanit të Ri”). Ka edhe dallime të tjera, si ai që ka bërë Profesor Frenk Kermodi (Frank
Kermode, 1919 ) ndërmjet paleo-Modernizmit dhe neo-Modernizmit. I pari lidhet me shfaqjet e hershme të
lëvizjeve të reja, të cilat ndoshta përfunduan ndërmjet viteve 1914-1920, dhe i dyti lidhet me lëvizjet që nga kjo
kohë e deri në ditët tona. Për sa i përket letërsisë, Modernizmi është mishërim i largimit nga rregullat, traditat dhe
konvencionet e ngulitura; është zbulim i mënyrave të reja të shikimit të pozitës dhe të funksionit të njeriut në
univers, dhe shquhet për eksperimentet herë-herë të shkëlqyera në drejtim të formës dhe të stilit. Ai merret
posaçërisht me gjuhën, me mënyrën e përdorimit të saj, dhe me vetë të shkruarit. Në letërsinë artistike (prozën),
vazhdimësia e pranuar e zhvillimit kronologjik u prish nga Xhozef Konradi (Joseph Conrad, 1857-1924), Marsel
8
Këto tema dhe teknika janë më të pranishme te Shkretania. Mirëpo, ndihma e Ezra Paundit, duke redaktuar, duke
shkurtuar, duke i dhënë zemër dhe duke e bindur që të mos i shtonte asgjë më tepër “poezisë më të gjatë në
Gjuhën Angleze”, nuk mund të kalonte pa mirënjohje. Te vetë përkushtimi i Tomas Stërns Eliotit mishërohet ky
vlerësim. Kjo duket edhe në botimin e çmuar të Valeri Eliotit: aty pasqyrohen të gjitha vërejtjet e Ezra Paundit. Fryti
është një nga më të madhërishmit, në mos qoftë arritja më qiellore e Lëvizjes Moderniste.
Prusti (Marcel Proust, 1871-1922) dhe Uilliam Folkneri (William Falkner, 1826-1889), kurse Xhejms Xhojsi (James
Joyce, 1882-1941) dhe Virxhinia Ullfi (Virginia Woolf, 1882-1941) përdorën mënyra të reja për gjurmimin e
vërshimit të mendimeve të personazheve sipas stileve vetjake të “përroit të ndërgjegjes”. Në poezi, Ezra Paundi
dhe Tomas Sterns Elioti zëvendësuan shpalosjen logjike të mendimeve me kolazhe të imazheve fragmentare dhe
aluzione të ndërlikuara. Letërsia Moderniste është kryesish kozmopolite dhe shpesh shpreh ndjesinë e përmbysjes
kulturore urbane, krahas vetëdijes për teori të reja antropologjike dhe psikologjike. Teknikat dhe këndvështrimet e
shumëfishta të saj e sfidojnë lexuesin për të mundësuar ngjizjen e kuptimit përmes formave fragmentare. (Shih: J.
A. Cuddon, The Penguin Dictionary of Literary Terms and Literary Theory, Penguin Books, 1991; Chris Baldick, The
Concise Oxford Dictionary of Literary Terms, Oxford University Press, New York, 1991).
11 Dante Alighieri (1265-1321): Poet Italian: Autor i Komedisë Hyjnore (La Divina Commedia): Historisë së udhëtimit
nëpër Ferr, Purgator dhe Parajsë.
9
Shkretania përbën arritjen më të përsosur, më të shquar, më të diskutueshme dhe më me ndikim në poezinë
botërore të shekullit XX. Ajo është piketa kryesore e meditimit për ankthin njerëzor të botës moderne.
Përmes Shkretanisë, Tomas Stërns Elioti, krahas shpjegimit të tjetërsimit, tregon edhe barnat e shërimit dhe të
shpëtimit të jetës prej tij. Aty flasin shumë veta, por zëdhënësi i poetit është Jeremiah12 i urtë, i qetë, profet ose
pelegrin, i cili kërkon ringjallje shpirtërore të njeriut dhe të mendimit anekënd një qyteti të kalbur dhe mes për mes
një kontinenti të çoroditur. Këtu pranvera nuk është më stina gazmore e ripërtëritjes natyrore, ngaqë, edhe pse
kundër vullnetit të tyre, ajo u bën thirrje njerëzve që të ringjallen fizikisht dhe shpirtërisht; që të braktisin seksin e
mallkuar; që të ndalojnë së renduri pas lëndores. Tomas Stërns Elioti i ka pasuruar ritmet dhe thurjet
shumëfarëshe të monologëve të brendshëm, duke i organizuar në strukturë pesë-pjesëshe. Ndërkohë, me shtimin
e imazheve të neverisë dhe të marrëzisë, rritet numri i imazheve shpresëdhënëse; marrëdhëniet ndërmjet këtyre
dy grupimeve tensionohen derisa arrijnë pikën kulmore, që shoqërohet me shpërbërjen shoqërore dhe barazohet
me viset e shkretuara dhe të rrënuara. Sidoqoftë, mesazhi qendror i poemës përcjell te lexuesi buçimat e
12 Person që ankohet për të ligën, prishjen, kalbëzimin dhe shkatërrimin përreth vetes; që parashikon dhe parathotë
të ardhmen fatzezë.
10
mundësisë së rikrijimit të tërësive vetjake dhe kolektive nga pjelloria e së tashmes dhe e së shkuarës, nga
Krishterimi, nga filozofia Indiane, nga Arti dhe Letërsia Perëndimore.
Shkretania pasqyron dhimbjen dhe shterpësinë e jetës moderne, izolimin dhe dështimin e individit, veçanërisht në
betejën e dashurisë.
Duke shfrytëzuar mitet, simbolizmin fetar dhe aluzionet letrare, Tomas Stërns Elioti shkëputet përfundimisht nga
tradita poetike e shekullit XIX. Ai e gjen modelin e këtij krijimi letrar te poetët Metafizikë13, te Dantja, te
13 Emër me të cilin u pagëzua një grupim poetësh lirikë Anglezë të shekullit XVII. Vepra e tyre shquhet për
shfrytëzimin me mençuri të koncepteve intelektuale dhe teologjike, duke i përkthyer ato në mendime befasuese,
në paradokse të çuditshme, në përfytyrime të shfrenuara. Atyre ua dha këtë “nofkë” Samuel Xhonsoni (Samuel
Johnson, 1709-1784) në librin e tij Jeta e Kaullit (Life of Cowley). Këta poetë nuk formuan shkollë më vete, as nuk
nisën lëvizje; madje, shumica syresh nuk njiheshin me njëri-tjetrin fizikisht, as përmes veprave. Poezia e tyre nuk u
drejtohej emocioneve të lexuesit, por intelektit të tij. Stili i tyre karakterizohej nga mençuria, argumentimet
elegante, “mendimet Metafizike”, krahasimet ose metaforat e pazakonta, për shembull, shpirtin e krahasonin me
pikën e vesës. Shumë poetë Metafizikë u ndikuan nga neo-Platonizmi. Një nga konceptet kryesore Platonike në
11
dramaturgët Jakobinë14, te Simbolistët Francezë15. Shkretania është lirikë e përzier me copëza bashkëbisedimi. Ajo
është poema e shkatërrimit shpirtëror, që vjen si rrjedhojë e ndërprerjes së lidhjeve me traditën.
poezinë Metafizike është bindja se përsosmëria e të bukurës te të dashurit vepron si kujtim i bukurisë së përkryer
në mbretërinë e përjetshme. Poeti më i madh Metafizik ishte Xhon Doni (John Donne, 1572-1631). Stili i tij dallon
nga konvencionet e lirikave Elizabetiane të dashurisë. Këtu përfshihen edhe poetë të tjerë si Endru Marvelli
(Andrew Marvell, 1621-1678) Ebrëhem Kaulli (Abraham Cowley, 1618-1667), Xhon Klevlendi (John Cleveland, 1613-
1658), dhe poetët tejet fetarë Xhorxh Herberti (George Herbert, 1593-1633), Henri Vofeni (Henry Vaughan, 1622-
1695) dhe Riçard Krashou (Richard Crashaw, 1613-1649). Në shekullin e XX, Tomas Stërns Elioti dhe të tjerë ua
rilindën famën, duke nxjerrë në pah cilësinë e vet të mendjemprehtësisë, në kuptimin e rraskapitjes dhe të
fleksibilitetit intelektual. Termi poezi Metafizike në përgjithësi lidhet me veprën e këtyre poetëve, por ndonjëherë
mund të tregojë çdo lloj poezie që merret me Metafizikën, domethënë, me filozofinë e dijes dhe të ekzistencës.
14 Që lidhet me sundimin e Xhejmsit I (James I) të Anglisë ose me kohën e tij.
15 Grupim i rëndësishëm i poetëve Francezë, të cilët, ndërmjet viteve 1870 dhe 1890, themeluan traditën moderne
në poezinë botërore. Simbolistët e mëdhenj, Pol Verleni (Paul Verlaine, 1844-1896), Artur Remboja (Arthur
12
Përveç ndikimeve të veta te pasardhësit, Shkretania mbart ndikimet e paraardhësve, të cilat hetohen me lehtësi,
sepse janë të qarta; sepse Tomas Stërns Elioti nuk u përpoq, as nuk u shtir, që të fshihte prejardhjen e poemës;
sepse e pajisi atë me referime të mjaftueshme.
Rimbaud, 1854-1891), dhe Stefan Malarmeja (Stephane Mallarmé, 1842-1898), shkruan duke reaguar kundër
Realizmit dhe Natyralizmit, si dhe kundër Objektivizmit dhe Konservatorizmit teknik të Parnasianëve. Mes
Simbolistëve të rangut të dytë ishin Zhyl Laforgu (Jules Laforgue, 1860-1887) dhe Tristan Korbieri (Tristan Corbière,
1845-1875). Në vend të formulimit të drejtpërdrejtë, Simbolistët synonin poezinë e nënkuptimit, e cila ndillte
gjendje subjektive nëpërmjet përshkrimit të realitetit të jashtëm ose shprehjes së mendimit,. Duke qenë të bindur
se tingulli ka ngjashmëri të mistershme me ndijimet e tjera, ata donin që ta afronin poezinë me muzikën. Mes
risive të tyre me ndikim të madh, ishin vargu i lirë dhe proza poetike. Frymëzimi kryesor i tyre ishte vepra e Sharl
Bodlerit (Charles Baudelaire, 1821-1867), sidomos teoria e tij mbi “gjegjësitë” ndërmjet fizikes dhe shpirtërores, si
dhe ndërmjet ndijimeve të tjera; Sharl Bodleri, gjithashtu, pat mbështetur doktrinën e Edgar Allen Posë (Edgar
Allan Poe) për poezinë “e kulluar”, të cilën Simbolistët u përpoqën ta vinin në jetë. Si lëvizje e vetëdijshme,
Simbolizmi Francez u shpall vetëm më 1886, duke shënuar lindjen e dekadencës së kësaj periudhe. Ai u shfaq
edhe në dramaturgji, veçanërisht në veprat e dramaturgut belg Moris Meterlinkut (Maurice Maeterlinck, 1862-
13
Krahas pranimit si poeti më i madh i viteve 1920, Tomas Stërns Elioti, ishte bërë i mjaft njohur edhe nëpërmjet
shkrimeve mbi letërsinë. Disa nga teoritë e tij, të përkthyera në shprehje të kapshme, janë ende pjesë e gjallë e
fjalorit të kritikës letrare. Të tilla janë: “pavetësia e poetit”, “veçimi i ndjeshmërisë” në mendim dhe në përjetim,
“ndërsjelltësia objektive”, me anën e të cilës shprehet emocioni. Esetë mbi Xhon Donin (John Donne 1572-1631),
poetët Metafizikë, Xhon Drajdenin (John Dryden, 1631-1700)16 dhe, veçanërisht ato mbi dramaturgët e fillimit të
shekullit XVII, duke pasur parasysh autoritetin e tij të padiskutueshëm, ndihmuan mjaft në rivlerësimin e këtyre
figurave. Roli i tij, si zë madhor i kritikës letrare, u lartësua edhe nga nxjerrja e revistës Kriteri (Criterion) më 1922,
të cilën e botoi deri më 1939. Aty dhe gjetkë vazhduan të dalin esetë e tij të shumta. Ato u pritën më së miri në
rrethet krijuese të kohës.
1890); ndërkaq, disa shqetësime të Simbolistëve u pasqyruan në romanet J. K Hysmanit (J. K. Huysmans, 1848-
1907 dhe të Eduart Dyzhardënit (Édouard Dujardin, 1861-1949). Ndikimi i Simbolizmit në Letërsinë Evropiane dhe
atë Amerikane të fillimit të shekullit XX ishte i gjerë. Kështu, Pol Valeri (Paul Valéry, 1871-1945) në Frëngjisht,
Rainer Maria Rilke (Rainer Maria Rilke, 1875-1926) në Gjermanisht dhe Uilliam B. Jitsi (William B. Yeats, 1865-1939)
në Anglisht e mbartën këtë traditë në shekullin e XX. Thuajse çdo figurë kryesore e Modernizmit u ndikua prej tij.
16 Poet, kritik, përkthyes dhe dramaturg që ushtroi aq shumë ndikim në jetën letrare të “Anglisë së Rimëkëmbjes”
(Restoration England), sa qarqet kulturore këtë periudhë e quajtën “Epoka e Drajdenit”.
14
Më 1935 u botua ”Ajri dhe pranvera” (“Burnt Norton”)17 që u pasua nga ”Toka dhe Vera” (“East Coker”)18 më 1940,
“Uji dhe vjeshta” (“The Dry Salvages”)19 më 1941, dhe “Zjarri dhe dimri” (“Little Gidding”)20 më 1942. Ato u
përmblodhën në një vepër të vetme nën emrin Katër Kuartete (Four Quartets)21, e cila u botua më 1943, dhe
përbën opusin madhor të pjesës së fundit të karrierës së Tomas Stërns Eliotit. Dëshmitë e jashtme dhe të
17 “Nortoni i Djegur”: Çiflig me saraje në Glausestershajër (Gloucestershire), të cilin Elioti e vizitoi më 1934. Kopshti
i tij me trëndafila mishëron shpirtin frymëzues të shëmbëlltyrës së pjesës hyrëse të poemës së parë të Katër
Kuarteteve, që autori e shkroi gjatë kohës kur po punonte me dramën Vrasje në Katedrale. Fillimisht u botua në
veprën Përmbledhje me poezi, 1909-1935 (Collected Poems, 1909-1935) më 1936. Nga pikëpamja strukturore,
poema mbështetet te Shkretania përmes lidhjes së pasazheve të saj me ato të vjela tërthorazi nga Vrasja në
Katedrale. Diskutimi qendror brenda poemës përqendrohet në natyrën e kohës dhe të shpëtimit. Elioti thekson
nevojën e individit për t’u përqendruar në çastin e tanishëm dhe për të ditur se ekziston rregulli universal. Duke
kuptuar natyrën dhe rregullin e universit, njerëzimi arrin të njohë Zotin dhe të kërkojë shpengimin, shlyerjen e
pengut. Shumë kritikë letrarë janë përqendruar në unakësinë dhe bukurinë e “Nortonit të Djegur”. Mirëpo, të tjerë
janë ankuar se këtu nuk pasqyrohet madhështia e fillimeve të Eliotit dhe se përdorimi i temave të Krishtera e ka
dëmtuar poemën.
15
brendshme tregojnë se fillimisht nuk i pat paraparë Katër Kuartetet si poemë më vete, edhe pse, të lexuara së
bashku, ta japin ndjesinë e mjaftueshme të ndërthurjes së përgjithshme jo vetëm të këtyre pjesëve, por edhe të
krejt veprës së këtij poeti. Vërehen dallimet ndërmjet poezisë së tij të hershme dhe të mëvonshme, por,
prapëseprapë, thelbi i vijimësisë tematike mbetet i njëjtë.
18 “Koukeri Lindor” është poema e dytë e Katër Kuarteteve. Elioti nisi ta shkruante si përpjekje për t’u kthyer sërish
te poezia, duke shfrytëzuar modelin e poemës së parë “Nortoni i Djegur”. E përfundoi në fillim të vitit 1940 dhe e
botoi me rastin e Pashkëve të radhës në revistën për çështjet publike dhe letërsinë E Përjavshmja e Re Angleze
(New English Weekly). Titulli lidhet me emrin e një qyteti të vogël, të cilin Elioti e vizitoi më 1937. Ky vend mbartte
domethënie të posaçme për të dhe familjen, sepse kishte qenë vatra e stërgjyshit të tij, Endrju Eliotit (Andrew
Eliott), deri më 1669, kur ky i fundit e braktisi për të udhëtuar në drejtim të Amerikës. Këtu ndodhet edhe Kisha e
Shën Mikelit (St. Michael’s Church), ku prehet hiri i trupit të këtij shkrimtari. Në pllakën kushtuar atij lexohet: “Te
fillimi im është fundi im. Lutu për shpirtin e Tomas Stërns Eliotit, poetit, me adhurim. Te fundi im është fillimi im”.
Poema diskuton kohën dhe çrregullimin brenda natyrës, i cili është rrjedhojë e rendjes së njerëzimit vetëm pas
shkencës, duke harruar hyjnoren. Prijësit përshkruhen si materialistë dhe të paaftë për të kuptuar realitetin. E
vetmja mënyrë që i mbetet njerëzimit për të gjetur shpëtimin është ndjekja e hyjnores, duke vështruar përbrenda
dhe duke kuptuar se ai vetë është i ndërlidhur. Vetëm atëherë njerëzimi mund ta kuptojë gjithësinë. Me
16
Megjithatë, secili nga kuartetet mund të lexohet i veçuar. “Uji dhe vjeshta” paraqet interes për shumë arsye. Është
poema “Amerikane” e poetit. Ajo shënon pajtimin e tij me traditën letrare kombëtare dhe, veçmas, me Uollt
përfundimin e kësaj poeme, Elioti filloi të krijonte veprën Katër Kuartete si seri të përbërë nga katër pjesë.
19 “Mbytjeshpëtuarat e Thara” është poema e tretë e Katër Kuarteteve. U shkrua dhe u botua më 1941, pikërisht
kur Britania e Madhe ndodhej nën rrebeshin e bombardimeve ajrore, që rrezikuan jetën e autorit. Poema diskuton
natyrën e kohës dhe vendin e njerëzimit brenda kohës. Jeta përshkruhet në mënyrë metaforike, sikur të jetë duke
udhëtuar me barkë. Ndërkohë, përqendrimi i njerëzimit te shkenca dhe fitimet e ardhshme nuk i lejojnë udhëtarët
që të arrijnë në destinacionin e vet. Nëpërmjet brendisë së kësaj poeme, Elioti evokon imazhin e Krishnës (hyjnisë
së adhuruar në shumë tradita të Hinduizmit) nga një larushi pikëpamjesh, me qëllim që të nxjerrë në pah nevojën
për ndjekjen e vullnetit hyjnor, në vend të kërkimit të fitimit vetjak. Sipas shënimit të vetë Eliotit,
“Mbytjeshpëtuarat e Thara” – ndoshta tre të egrit (les trois sauvages) – janë një grup i vogël shkëmbinjsh me një
fanar të vendosur matanë bregut lindor të Kepit të Anës në Meseçusets. Ndërkohë, salvages (mbytjeshpëtuarat)
shqiptohet në mënyrë të tillë që të rimojë me assuages (zbut)”. Kjo vendndodhje është hapësirë, të cilën Elioti e
njeh më së miri, ndërsa poema e lidh imazhin e Kepit të Anës me rininë e poetit duke lundruar në Limanin e
17
Uitmanin (Walt Whitman, 1819-1892)22. Poeti e vazhdon hulumtimin e “agonisë” njerëzore. Shkretania mbetet e
shprehur në mënyrë disi të kufizuar, përmes “tërthortave kallëzuese” dhe “hamendjeve” për “bashkimin e
pamundur të sferave të ekzistencës”, të cilat realizohen te besimi në “tokësimin e Perëndisë”. Pjesa e katërt, duke
Glosterit (Gloucester Harbor). Këtu evokohen edhe imazhe të Lumit të Misisipit (Mississippi River) dhe të fëmijërisë
së Eliotit në Shën Luis.
20 “Gidingu i Vogël” është poema e katërt dhe mbyllëse e Katër Kuarteteve, e cila diskuton kohën, perspektivën,
njerëzimin dhe shpëtimin. U botua fillimisht në Shtator të vitit 1942, pasi u shty për një vit për shkak të
bombardimeve ajrore të Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të rëndimit të gjendjes
shëndetësore të Eliotit. Titulli i referohet një komuniteti të vogël Anglikan në Hantingtonshër (Huntingdonshire), i
cili i krijua nga Nikolës Ferrari (Nicholas Ferrar, 1592-1637, studiues, oborrtar, biznesmen dhe klerik Anglez) në
shekullin XVII dhe u shpërnda gjatë Luftës Civile Angleze (1641-1651). Poema përdor imazhe të bashkërenduara të
zjarrit fizik dhe zjarrit të Rrëshajave, për të theksuar nevojën për dëlirje. Sipas vetë poetit, kuptimi i gabuar i jetës
nga njerëzimi dhe largimi nga Zoti sjellin cikël luftërash, por kjo mund të kapërcehet duke njohur dhe nxënë
mësimet e së shkuarës. Brenda poemës rrëfimtari takohet me një fantazmë që është kombinim i poetëve dhe
figurave letrare të ndryshme. Kjo poemë përqendrohet në unitetin e së shkuarës, së tanishmes, dhe së ardhmes, si
18
qenë kushtrim për shpëtimin e shpirtit, i cili i drejtohet Virgjëreshës Mari, jetëson shqetësimin e pambarueshëm të
Tomas Stërns Eliotit për dashurinë në shkallën më të lartë.
dhe shpall se kuptimi i këtij uniteti është i nevojshëm për shpëtimin e shpirtit. Ndryshe nga vendndodhjet e tjera,
të përmendur nëpër titujt e poemave të Katër Kuarteteve, Elioti nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me Gidingun e
Vogël, ngaqë, në kohën që e vizitoi, në muajin Maj 1936, ai qe rrënuar. Si i tillë, supozohet se komuniteti
përfaqëson thuajse çdo komunitet fetar. Ky komunitet fetar u shkatërrua më vonë gjatë Luftës Civile Angleze dhe u
rindërtua me kalimin e kohës.
21 Vepra Katër Kuartete është bashkësi me katër poema, e shkruar nga Tomas Stërns Elioti, të cilat u botuan veç e
veç në rrjedhën e gjashtë viteve. Si seri më vete, ato u botuan në Mbretërinë e Madhe më 1944, aty nga fundi i
karrierës poetike të Eliotit. Fokusi qendror i Katër Kuarteteve është lidhja e njeriut me kohën, universin dhe
hyjnoren. Koha përshkruhet si forcë detyruese, e cila nuk e lejon njerëzimin t’i kapërcejë kufijtë e botës materiale,
duke ia pamundësuar gjetjen e shpengimit. Mesazhi i përgjithshëm është se individi arrin të shpëtohet vetëm duke
kuptuar flijimin e Krishtit të Lum për hir të njerëzimit. Gjatë përshkrimit të mënyrës sesi e kupton hyjnoren, Elioti
përzien teologjinë e Krishterë me aluzionet e Letërsisë Perëndimore, tekstet Lindore, ku përfshin edhe Bhagavad-
19
Shumë i kanë quajtur Katër Kuartetet e Tomas Stërns Eliotit arritjen e tij më kulmore, dhe kjo e shpërbleu
drejtësisht me “Çmimin Nobel” më 1948. Disa të tjerë e kanë kundërshtuar. Mjaft lexime të vëmendshme kanë
çuar në përfundime që e paraqesin Tomas Stërns Eliotin si poet të zatetur midis mallit romantik dhe arratisë
intelektuale, i cili, në përpjekjen e mbrame, nuk ka dëshirë ose nuk është në gjendje të ruajë temperamentin e
aftësisë mohuese, sikundër dëshmohet prekshmërisht në poezitë e tij të hershme. Nga kjo pikëpamje, Katër
Kuartetet mund të përkufizohen si shqiptesë e dëshpëruar, si rënie nga poezia e përjetimit në një trajtë tjetër më
prozaike dhe më të hallakatur të “njeriut që arsyeton me vetveten në vetmi”. Kësisoj, kjo sjell humbjen e
intensitetit, bile edhe të besimit. Këto “ndreqje” të botëkuptimit të mëparshëm të Tomas Stërns Eliotit, të
mbështetura apo të pambështetura, janë të fort të vyera, kur bëhet fjalë për rëndësinë e madhe të shqyrtimit të
imtë të krijimtarisë së tij. Sa herë e lexon veprën e Tomas Stërns Eliotit, të mbushet mendja se ajo mbetet ndër
ndihmesat më të spikatura, më të çmuara, të shekullit XX në lëmin e traditës letrare.
Gita-n (një nga shkrimet e shenjta të Hinduizmit, që përbëhet nga 700 strofa dhe konsiderohet si një nga klasikët
filozofikë më të rëndësishëm të botës), si dhe veprat e Dantes.
22 Poet, eseist, gazetar dhe humanist Amerikan, pjesë e kalimit nga e “jashtëzakonshmja” tek e “zakonshmja”,
realizimi, pikëpamje, të cilat i shfaqi njëherazi në veprat e veta. Kryevepra e tij poetike Fije bari (Leaves of Grass”)
mbahet si “Bibla e Demokracisë”.
20
Ukë Zenel Buçpapaj
21
Veprat e Tomas Stërns Eliotit
Poezitë dhe dramat e plota të T. S. Eliotit (The Complete Poems and Plays of T. S. Eliot).
Poezi
Përmbledhje me poezi, 1909-1962 (Collected Poems, 1909-1962); Katër Kuartete (Four Quartets); Shkretania dhe
poezi të tjera (The Waste Land & Other Poems); Shkretania: Faksimilet dhe transkriptimi i dorëshkrimit origjinal
(The Waste Land: A facsimile and transcript of the original drafts).
Vjersha për fëmijë
Libri i Oposumit plak për macet e shkathëta (Old Possum’s Book of Practical Cats).
Drama
Përmbledhje me drama (Collected Plays); Vrasje në katedrale (Murder in the Cathedral); Ribashkimi i familjes (The
Family Reunion); Mbrëmja e koktejit (The Cocktail Party); Nëpunësi i besuar (The Confidential Clerk); Shtetari i
moshuar (The Elder Statesman).
22
Kritikë letrare
Ese të zgjedhura (Selected Essays); Përdorimi i poezisë dhe përdorimi i kritikës (The Use of Poetry and the Use of
Criticism); Të kritikosh kritikun (To Criticize the Critic); Mbi poezinë dhe poetët (On Poetry and Poets); Paraqitja e
Xhejms Xhojsit (Introducing James Joyce); Për Lanselot Endrunë (For Lancelot Andrews); Proza e zgjedhur e T. S.
Eliotit (Selected Prose of T. S. Eliot).
Kritikë sociale
Thelbi i shoqërisë së krishterë (The Idea of Christian Society); Shënime lidhur me përkufizimin e kulturës (Notes
Towards the Defenition of Culture).
23
T. S. ELIOT
Shkretania23
1922
Vetëm një herë unë, vetë, me këta sy, e pashë Sibilën në Kume, varur në kafaz dhe, kur djemtë e pyetën: “Sibilë,
çfarë do?”, ajo ua ktheu: “Dua të vdes”.24
23 Tomas S. Eliot, The Complete Poems and Plays, Faber and Faber Limited, Londër, 1987, faqe 64-75.
24 Në origjinal: Latinisht dhe Greqishte e Vjetër: “Nam Sybillam quidem Cumis ego ispe oculis meis vidi in ampula
pendere, et cum illi pueri dicerent: Σίβυλλα τί θέλεις; respondebat illa: ἀποθανεῖν θέλω.”
24
Për Ezra Paundin,
Mjeshtrin më të arrirë.25
25 Në origjinal: Italisht: il miglior fabbro.
25
I. Varrosja e të vdekurve
Prilli, katili, lind [001]
Jargavanë viseve të vdekura, shkrin [002]
Kujtime dhe dëshira, përtërin [003]
Rrënjë orëvrara me shi pranvere. [004]
Dimri na mbajti ngrohtë, mbuloi [005]
Tokën me borë harrestare, ushqeu [006]
Ca thërrime jete me zhardhokë të thatë. [007]
Vera, teksa vinte mbi Shtarnbergerzi, na befasoi [008]
Me një turr shi; ndaluam nën kolonadë, [009]
Në diell dolëm përsëri, u futëm në Hofgartën, [010]
Me kafe dhe llafe një orë na kaloi. [011]
S’jam aspak Ruse, jam Gjermane nga Lituania. 26 [012]
Kur ishim fëmijë, teksa rrinim në shtëpinë e kryedukës, [013]
26 Në origjinal: Gjermanisht: Bin gar keine Russin, stamm’ aus Litauen, echt deutsch.
26
Kushëririt tim, ai më shëtiste me sajë, [014]
Më zinte frika. Thoshte, Marie, [015]
Marie, mbaju fort. Zbrisnim. [016]
Në male, atje ndihesh i lirë. [017]
Lexoj gati gjithë natën, Dimrit shkoj në Jug. [018]
Ç’janë rrënjët që kapen fort për tokë, ç’degë rriten [019]
Mes këtyre mbeturinave të ngrira? Bir njeriu, [020]
S’e thua dot, as s’e merr me mend, sepse njeh vetëm [021]
Pirgun e imazheve të thyera, ku të rreh dielli, [022]
Ku pema e vdekur s’lëshon hije, ku as bulkthi s’gjen prehje, [023]
Dhe etja gërryen gurin e zhuritur. Veç [024]
Nën këtë shkëmb të kuq ka hije, [025]
(Eja dhe mrizo nën këtë shkëmb të kuq), [026]
Dhe do të tregoj diçka ndryshe [027]
Nga hija jote që çdo mëngjes të ndjek me ngut, [028]
27
Nga hija jote që mbrëmjeve ngrihet për t’u takuar me ty; [029]
Në një grusht pluhur do ta tregoj frikën. [030]
Fryn flladi [031]
Nga atdheu [032]
Fëmija im Irlandez [033]
Pse po pret?27 [034]
“Vjet, në fillim, më dhurove zymbyla; [035]
Më quajtën vajza e zymbylave”. [036]
– Edhe pse, kur u kthyem, vonë, nga kopshti i zymbylave, [037]
Ti me duart plot, me flokët e lagura, s’munda [038]
Të flas dhe sytë më lanë, s’isha [039]
As i vdekur, as i gjallë, mendja s’më punonte për asgjë, [040]
Në zemër të dritës këqyrte heshtja. [041]
I shkretë dhe i zbrazur është deti.28 [042]
27 Në origjinal: Gjermanisht: Frisch weht der Wind / Der Heimat zu / Mein Irisch Kind / Wo weilest du?.
28 Në origjinal: Gjermanisht: Oed’ und leer das Meer.
28
Zonja Sosostris, mendjeholla e namemadhja, [043]
U ftoh keq, megjithatë, [044]
Njihet si gruaja më e zgjuar në Evropë, [045]
Mbante një palë letra të liga. Ja, tha ajo, [046]
Letra jote, Lundërtari i mbytur Fenikas, [047]
(Ja perlat, dikur sytë e tij. Shiko!) [048]
Ja, Beladona, Zonja e Shkëmbinjve, [049]
Zonja e rrethanave. [050]
Ja burri me tre dredha, ja dhe Rrota, [051]
Ja tregtari me një sy, dhe kjo letër [052]
E bardhë është barra që mban në shpinë, [053]
Më ndalohet ta shoh. S’e gjej dot [054]
Të Varurin. Trembjuni vdekjes nga uji. [055]
Shoh turmat që rrotullohen brenda një unaze. [056]
Faleminderit. Po e takuat të shtrenjtën, zonjën Barazi, [057]
29
I thuaj se e sjell vetë horoskopin: [058]
Sot njeriu duhet t’i ketë mendtë në kokë. [059]
Qytet i Rremë, [060]
Nën barrën e mjegullës së murrme të agut dimëror, [061]
Vërshoi turma mbi Urën e Londrës, sa shumë, [062]
S’e dija se vdekja kishte ngrënë kaq shumë njerëz. [063]
Psherëtima të shkurtra, të rralla, thyen burgun e buzëve, [064]
Dhe secila syresh nguli sytë para këmbëve të veta. [065]
E kaptuan kodrën dhe zbritën Rrugës “Mbreti Uilliam”, [066]
Deri ku “Shën Marie Ullnothi” po tregonte orët [067]
Me një tingëllimë të vdekur te goditja e fundit e nëntës. [068]
Atje pashë një të njohur, e ndalova duke i thirrur: “Stetson! [069]
Ishe me mua anijeve në Milae! [070]
Ajo kufoma që mbolle vjet te kopshti yt, [071]
A ka nisur të mbijë? A do të lulëzojë këtë vit? [072]
30
A ia ka prekur shtatin bryma e papritur? [073]
Atëherë, mbaje larg Qenin, besnikun e të zot, [074]
Ose prapë me thonj do ta nxjerrë mbi dhe! [075]
Ti! Lexues hipokrit! – shëmbëlltyra ime – vëllai im!”29 [076]
29 Në origjinal: Frëngjisht: mon semblable – mon frère!.
31
II. Lojë shahu
Ndenjësja ku u ul ajo, si fron i praruar, [077]
Vezullonte mbi mermer, aty ku pasqyra [078]
E mbajtur me hire, me vile rrushi zbukuruar, [079]
Nga ku shihte vjedhurazi një Kupidon i artë [080]
(Një tjetër fshihte sytë pas flatrave të tij) [081]
Dyfishonte flakët në qirimbajtëset shtatëshe [082]
Teksa hidhnin dritë mbi tavolinë, kur [083]
Shkëlqimi i gurëve të saj të çmuar u ngrit ta takonte, [084]
Nga arkat këllëfmëndafshta gurgulloi kamja pasanike; [085]
Në shishkat e fildishta ose prej qelqi të zbukuruar [086]
Pa kapakë pritë kishin zënë parfumet e saj të çuditshme sintetike, [087]
Të pomadëta, të pudërta, të lëngëta – të shqetësuara, të ngatërruara [088]
Dhe arsyen mbysnin me kundërmime; shpupuritur nga ajri [089]
Që sillte fllad nga dritarja, ato ngjiteshin, [090]
32
Rrafshonin flakët e zgjatura të qirinjve, [091]
Flaknin tymin e vet në lakerie, [092]
Duke trazuar ojnat në tavanin e varur. [093]
Pyll i pamatë në det, ushqyer me bakër [094]
Të blertë, të djegur dhe të portokalltë, në kornizën e gurit me ngjyra, [095]
Në dritën e tij të trishtuar notonte delfini i gdhendur. [096]
Mbi oxhakun antik shfaqej, [097]
Sikur të ishte dritare sipër skenës së pyllit, [098]
Shndërrimi i Filomelës, mundësuar me zor mizor [099]
Nga një mbret gjakatar; veç, bilbili aty [100]
E pushtoi shkretëtirën me zë ngadhënjimtar [101]
Dhe prapë bërtiti, dhe prapë bota vijon t’u flasë [102]
Veshëve të ndyrë: “Ci-ca, Ci-ca”. [103]
Edhe copa të tjera trungjesh kohorë [104]
Rrëfeheshin mbi mure; trajta soditëse [105]
Zgjateshin jashtë, vareshin, pranin dhomën e ngujuar. [106]
33
Te shkallët u dëgjuan hapa të hequr zvarrë. [107]
Nën dritën e zjarrit, nën penel, flokët e saj [108]
Shpaloseshin përvëlueshëm, fije-fije, [109]
Feksnin te fjalët, pastaj binin në heshtje vrastare. [110]
“Jam me nerva sonte. Po, me nerva. Rri me mua. [111]
Folmë. Pse s’flet kurrë. Fol. [112]
Për çfarë po mendon? Ç’po mendon? Çfarë? [113]
S’e di kurrë se ç’mendon. Mendo.” [114]
Më duket se jemi te shtigjet e minjve [115]
Ku të vdekurit humbën eshtrat. [116]
“Ç’është ajo zhurmë?” [117]
Era nën derë. [118]
“Ç’është ajo zhurmë tani? Ç’po bën era”? [119]
34
Asgjë prapë asgjë. [120]
“Asgjë [121]
S’di? Asgjë s’sheh? Asgjë [122]
S’të kujtohet?” [123]
Më kujtohet [124]
Ato janë perla, dikur sytë e tij. [125]
“Je gjallë, apo jo? A ka gjë brenda koka jote?” [126]
Por! [127]
O O O O ajo Qesëndisja Shekspiriane – [128]
Sa me vend! [129]
Sa me mend! [130]
“Ç’të bëj tani? Ç’ të bëj? [131]
Do të turrem përjashta siç jam, do të dal në rrugë [132]
Me flokët e lëshuara, kështu. Ç’do të bëjmë nesër? [133]
Ç’do të bëjmë ditëve të tjera?” [134]
35
Lahemi me ujë të nxehtë në dhjetë. [135]
Dhe, po ra shi, shëtisim me një koçi të mbuluar në katër. [136]
Dhe do të bëjmë një lojë shah, [137]
Duke shtrydhur sytë pa kapakë, duke pritur trokitjen te dera. [138]
Kur Lilit iu lirua i shoqi nga ushtria, thashë – [139]
Nuk i shpika fjalët, i thashë asaj me gojën time, [140]
NXITONI JU LUTEM PO E MBYLLIM [141]
Tani po kthehet Alberti, bëhu pak më e zgjuar. [142]
Do të dijë nga i çove paratë që t’i dha [143]
Për të vënë dhëmbët. T’i dha, e pashë me këta sy. [144]
Të kanë rënë të gjithë, Lili, shko vër dhëmbë të mirë, [145]
Tha ai, për besë, s’të shoh dot ashtu. [146]
Ç’të them më tepër, i thashë, mendo për të shkretin Albert, [147]
I ka vrarë katër vjet ushtar, do t’ia kalojë mirë, [148]
Dhe po s’e shkokëlove ti, ka të tjera, thashë. [149]
36
Oh, vërtetë, tha ajo. Më duket se po, thashë. [150]
Paskam kë të falënderoj, tha ajo, por shikomë drejt e në sy. [151]
NXITONI JU LUTEM PO E MBYLLIM [152]
Po s’të pëlqeu, mund ta shtysh me të, thashë. [153]
Po s’munde, do ta zgjedhin të tjera. [154]
Por, po ia mbathi Alberti, mos thuaj se s’të thashë. [155]
Duhet të të vijë turp, thashë, dukesh si gjyshe. [156]
(Ishte vetëm tridhjetë e një vjeçe). [157]
S’kam ç’bëj, tha ajo, duke varur turinjtë, [158]
E kam nga barnat që piva për të dështuar, tha. [159]
(Kishte lindur pesë fëmijë dhe gati sa s’vdiq nga Xhorxhi i vogël). [160]
Barnatari tha se s’do të më ndodhte gjë, por kurrë s’e mora veten. [161]
Je krejt e marrë, thashë. [162]
Po s’të la Alberti, urdhëro, ja ku e ke, thashë, [163]
Pse martohesh kur s’do fëmijë? [164]
NXITONI JU LUTEM PO E MBYLLIM [165]
37
Po, atë të Diel Alberti u kthye në shtëpi, hëngrën pastërma të nxehtë, [166]
Dhe më ftuan për darkë, të shijoja të paftohur bukurinë e saj. [167]
NXITONI JU LUTEM PO E MBYLLIM [168]
NXITONI JU LUTEM PO E MBYLLIM [169]
Natën e mirë, Zemër. Natën e mirë, Shpirt. Natën e mirë, Lule. Natën e mirë. [170]
Da da. Natën e mirë. Natën e mirë. [171]
Natën e mirë, zonja, natën e mirë, zonja të ëmbla, natën e mirë, natën e mirë. [172]
38
III. Predikimi i zjarrit
Çadra e lumit thyhet; gishtat e fundit të gjethit [173]
Kapen e mbyten në bregun e lagur. Era [174]
Kapërcen tokën e murrme, pa u dëgjuar. Ikën nimfat. [175]
Tamiz i ëmbël, rridh butë e butë, sa ta mbaroj këngën. [176]
Lumi s’mbart asnjë shishe të zbrazur, as mbështjella senduiçi, [177]
As shami dore të mëndafshta, as kuti kartoni, as bishta cigaresh, [178]
As dëshmi të tjera të netëve të verës. Ikën nimfat. [179]
Dhe miqtë e tyre, trashëgimtarët bredharakë të parisë së Qytetit, [180]
Ikën, nuk lanë asnjë adresë. [181]
Pranë ujërave të Lemanit u ula e qava... [182]
Tamiz i ëmbël, rridh butë e butë, sa ta mbaroj këngën, [183]
Tamiz i ëmbël, rridh butë e butë, se s‘flas me zë të lartë, as gjatë. [184]
Por pas shpine dëgjoj, te një shpërthim i acartë, [185]
Kërcëllimën e kockave, dhe të qeshurën thumbuese, vesh më vesh. [186]
39
Një mi u përvodh ngadalë përmes gjelbërimit, [187]
Tërhoqi barkun e mpakur zvarrë bregut të lumit, [188]
Kur po peshkoja në kanalin e turbullt [189]
Atë mbrëmje dimri rreth uzinës së gazit dhe pas saj [190]
Pa hequr nga mendja mbretin, mbytjen e tim vëllai në det, [191]
Mbretin, vdekjen para tij të tim eti. [192]
Trupat e bardhë lakuriq në tokën e lagësht poshtë [193]
Dhe eshtrat e hedhura në podin imcak të ulët, të thatë, [194]
Ku shkel vetëm këmba e miut, vit më vit. [195]
Por pas shpine, herë pas here, dëgjoj [196]
Tingullin e borive dhe të motorëve, që do të sjellë [197]
Suinin te Zonja Porter në pranverë. [198]
O, hëna, sa dritë derdhi mbi Zonjën Porter [199]
Dhe të bijën; [200]
Ato i lajnë këmbët në ujë mineral. [201]
40
O, dhe ata zëra fëmijësh, duke kënduar në kupolë.30 [202]
Gaxhit, gaxhit, gaxhit. [203]
Ci-ca, Ci-ca, Ci-ca, Ci-ca, Ci-ca, Ci-ca. [204]
Aq përdhunisht përdhunuar. [205]
Tere. [206]
Qytet i Rremë [207]
Nën mjegullën e murrme të një mesdite dimri, [208]
Zoti Eugjenid, tregtari nga Smirna, [209]
I parruar, xhepin mbushur me stafidhe: [210]
Mall i blerë në dorë, Londër: faturat me të parë, [211]
Në Frëngjishte rruge më ftoi [212]
Për drekë në Hotelin e Rrugës “Kenën”, [213]
Për meze, një fundjavë në “Metropol”. [214]
30 Në origjinal: Frëngjisht: Et O ces voix d’enfants, chantant dans la coupole.
41
Në orën manushaqe, kur sytë dhe shpina [215]
Shkëputen nga tryeza, kur motori njerëzor pret [216]
Si taksia, në gjemba, [217]
Unë, Tiresia, ndonëse i verbër, duke fërgëlluar mes dy jetëve, [218]
Plak me gjinj të rrudhur gruaje, mund të shoh, [219]
Kur vjen ora manushaqe, orën e mbrëmjes që turret [220]
Drejt shtëpisë dhe nga deti sjell te vatra lundërtarin; [221]
Radhitësja vjen në shtëpi në kohën e çajit, çon tryezën e mëngjesit, ndez [222]
Sobën dhe shtie ushqim ndër tasa. [223]
Matanë dritares, në zgrip të rrezikut, ndehet [224]
Kombinezoni i saj dhe, tek thahet, puthet me rrezet e mbrame të diellit; [225]
Te divani (shtrati i saj gjatë natës) grumbuj [226]
Me çorape, lepitka, kanotiere dhe korse. [227]
Unë, Tiresia, plak me thithka rrudha-rrudha, [228]
Përfytyrova skenën, parathashë të mëpastajmen – [229]
42
Edhe unë prita mikun e dëshiruar. [230]
Ai, i riu puçrra-puçrra, mbërrin, [231]
Rrogtar i një ndërmjetësi për shit-blerje shtpish, tërr s’i bën syri, [232]
Është njëri nga ata të vulgut, ku vetëbesimi banon [233]
Si kapela e mëndafshtë në kokën e milionerit të Bredfordit [234]
Tani është koha e përshtatshme, siç e merrni me mend, [235]
Gjella ka mbaruar, ajo është e mërzitur, e lodhur, [236]
Mundohet ta ndjellë me përkëdhelje [237]
Që ende janë të paqortueshme, në mos të padëshiruara; [238]
I përndezur dhe i vendosur, sulet sa hap e mbyll sytë; [239]
Duart kërkimtare nuk hasin përballje; [240]
Kotësia e tij nuk kërkon përgjigje, [241]
Veç ftohtas pritet me mirëseardhje. [242]
(Dhe unë, Tiresia, i kam paravuajtur të gjitha [243]
Shi te ky divan, shi te ky gjoja shtrat; [244]
Unë që kam ndenjur pranë Tebës përnën mur [245]
43
Dhe tek i vdekuri më i poshtër kam shkuar me hap). [246]
I jep puthjen e fundit begenisëse, [247]
Lyp rrugën si qorrat, zbulon shkallët tretur në errësirë... [248]
Ajo kthehet dhe veç një çast shihet në pasqyrë, [249]
Pa e ditur fare se iu largua i dashuri; [250]
Truri i saj i hap derën një mendimi të përgjysmuar: [251]
“Mirë, tani, u bë ç’u bë: dhe gëzohem se kjo punë mori fund”. [252]
Kur e bukura grua marrëzisë i dorëzohet [253]
Dhe dhomën e saj përsëri e bubërron fillikat, [254]
Ajo krejt pa vetëdije me duar lëmon flokët, [255]
Dhe në gramafon, atypëraty, vendos një pllakë. [256]
“Kjo muzikë u zvarrit krah meje përmbi ujëra” [257]
S’m’u nda as nëpër “Strend”, tek shkoja drejt Rrugës “Mbretëreshë Viktoria”. [258]
O qytet, qytet, nganjëherë mund të dëgjoj [259]
44
Bri një kafeje në Rrugën “Tamizi i Poshtëm”, [260]
Hingëllimën gazmore të një mandoline [261]
Dhe zukamën e zërave brenda, [262]
Aty ku peshkatarët hallaviten në drekë: aty ku muret [263]
E “Magnus Dëshmorit”, mbartin [264]
Shkëlqimin e pashpjegueshëm të së bardhës dhe së artës Joniane. [265]
Lumit djersitet, [266]
Naftë dhe katran, [267]
Lundrat rrëshqasin; [268]
Me ardhjen e baticës, [269]
Vela të kuqe, [270]
Të gjera, [271]
Me shpinë nga era, tunden në direkun e rëndë. [272]
Lundrat lajnë [273]
Trungje me të cilat luan uji, [274]
45
Poshtë në Grinuiç arrijnë, [275]
Matanë Ishullit të Qenve. [276]
Hamhamhamham, ham. [277]
Hamehameham, hameham. [278]
Elizabeta dhe Lestëri [279]
U japin rremave; [280]
U formua pupa, [281]
Guaskë e praruar [282]
E kuqe dhe e artë; [283]
Valëzat e gjalla [284]
Puthën të dy brigjet, [285]
Era jugperëndimore [286]
Hodhi te rrjedha [287]
Kumbimin e kambanave, [288]
Kulla të bardha. [289]
46
Hamhamham, ham. [290]
Hamehameham, hameham. [291]
“Tramvaje dhe pemë të pluhurosura. [292]
Hajbëri më lindi, Riçmondi dhe Kjuja [293]
Më zhbënë. Pranë Riçmondit ngrita gjunjët [294]
Me sy nga qielli në dyshemenë e një kajaku të ngushtë”. [295]
“Këmbët i kam në Murgeit, dhe zemrën [296]
Nën to. Pas kësaj ngjarjeje [297]
Ai qau. Premtoi “fillimin e ri”. [298]
Nuk thashë as po, as jo. Ç’të përbuzja”? [299]
“Në Ranishten e Margeitit, [300]
S’lidh dot [301]
Asgjë me asgjë. [302]
47
Thonjtë e thyer të duarve të ndyra. [303]
Populli im, popull kokulur që s’pret [304]
Asgjë”. [305]
la, la. [306]
Pastaj në Kartagjenë u ktheva. [307]
Flakë-flakë, flakë-flakë, flakë-flakë, flakë-flakë, [308]
O Zot, nxirrmë jashtë! [309]
O Zot, nxirrmë [310]
duke u djegur! [311]
48
IV. Vdekja nga uji
Flebas Fenikasi, tash dy javë i vdekur, [312]
Harroi klithmën e pulëbardhave, dhe ënjtjen e detit të thellë, [313]
Dhe fitimet dhe humbjet. [314]
Përfund detit një duhi [315]
Ia mblodhi kockat me fëshfërima. Çohu e rrëzohu, [316]
Duke hyrë në vorbull, [317]
Kapërceu rrathët e pleqërisë dhe të rinisë së vet. [318]
Pagan a Çifut, [319]
O timonier që ndjek erën me sy, [320]
Kujto Flebasin, që dikur ishte i pashëm dhe i gjatë sa ti. [321]
49
V. Çfarë tha bubullima
Pasi drita e pishtarit lexoi fytyrat e djersitura, [322]
Pas heshtjes së akullt në kopshte, [323]
Pas agonisë në guraja, [324]
Burgut dhe pallatit dhe kumbimit [325]
Bërtitës dhe këlthitës [326]
Të bubullimës pranverore mbi malet e largëta, [327]
Kush ishte gjallë tani ka vdekur; [328]
Ne që ishim gjallë tani jemi duke vdekur [329]
Me pak durim. [330]
Këtu s’ka fare ujë, veç shkëmbinj, [331]
Shkëmbinj dhe ujështerra dhe rruga me rërë, [332]
Shtegu dredha-dredha sipër mes maleve, [333]
Maleve shkëmbore pa ujë; [334]
50
Po të kishte ujë, do të ndalonim dhe do të pinim; [335]
Mes shkëmbinjve s’ndalohet, as nuk mendohet dot, [336]
Djersa thahet dhe këmbët rrinë në rërë; [337]
Sikur të kishte ujë mes shkëmbinjve, [338]
Në këtë gojë të vdekur mali me dhëmbë të brejtur, që s’mund të pështyjë; [339]
Këtu s’mund të rrish në këmbë, as të shtrihesh, as të ulesh, [340]
Madje, në male s’ka as heshtje, [341]
Veç bubullima të thata dhe shterpa pa shi; [342]
Madje, në male s’ka as vetmi, [343]
Veç fytyra të zymta që tallen dhe hungërojnë [344]
Nga dyert e shtëpive me baltë të plasaritur; [345]
Po të kishte ujë [346]
Dhe jo shkëmbinj; [347]
Po të kishte shkëmbinj [348]
Dhe ujë, gjithashtu, [349]
Dhe ujë, [350]
51
Një burim, [351]
Një pus mes shkëmbinjve; [352]
Sikur të kishte vetëm një tingëllimë uji, [353]
Jo këngë gjinkalle [354]
Dhe bari të thatë, [355]
Veç tingëllimë uji mbi shkëmb, [356]
Ku nëpër pisha këndon shpendkeqja vetmitare, [357]
Piko pikë; piko pikë; piko, piko, piko. [358]
Por ujë s’ka. [359]
Kush është i treti që përherë shëtit krah teje? [360]
Kur numëroj, më dalin vetëm dy, unë dhe ti tok, [361]
Por, kur shoh para në rrugën e bardhë, [362]
Krah teje gjithmonë shëtit dikush tjetër, [363]
Zbret ëmbël, mbështjellë në mantel të murrmë, kryembuluar, [364]
S’e di ç’është, burrë a grua; [365]
52
– Por, kush është ai tjetri krah teje? [366]
Ç’është ai tingull lart në ajër, [367]
Murmurima e vajtimit amësor? [368]
Cilat janë ato hordhi kryembuluara që mizërojnë [369]
Mbi fushat e paana, që pengohen në tokën e plasaritur [370]
Rrethuar vetëm nga horizonti i rrafshët? [371]
Cili është qyteti mbi male? [372]
Plasaritje dhe ndreqje dhe shpërthime në ajrin manushaqe, [373]
Kulla që shëmben, [374]
Jeruzalemi, Athina, Aleksandria, [375]
Vjena, Londra, [376]
Të rreme. [377]
Një grua i bëri tela violine flokët e veta të zeza dhe të gjata [378]
Dhe u ra, dhe prej tyre nxori pëshpërima muzike; [379]
53
Dhe lakuriqë nate me fytyra kërthinjsh në dritën manushaqe [380]
Fishkëllyen dhe rrahën krahët [381]
Dhe u hoqën zvarrë tatëpjetë drejt një muri të nxirë, [382]
Dhe në ajër kishte kulla të përmbysura [383]
Që u binin kambanave kujtimndjellëse, që tregonin orët [384]
Dhe zërat këndonin jashtë cisternave të zbrazura dhe puseve të shterur. [385]
Në këtë vrimë të prishur mes malesh, [386]
Në dritën e zbehtë të hënës, bari po këndon [387]
Përmbi varret e gremisura, rreth faltores: [388]
Aty ndodhet faltorja e zbrazur, shtëpi vetëm për erën. [389]
S’ka dritare, dhe dera lëkundet, [390]
Kockat e thata s’dëmtojnë dot askënd. [391]
Vetëm një gjel qëndroi majë çatie: [392]
Kikiriki, kikiriki!31 [393]
31 Në origjinal: Frëngjisht: Co co rico co co rico!.
54
Sa hap e mbyll sytë. Mandej një shkulm i lagësht, [394]
Ngarkuar me shi. [395]
Ganga u fundos dhe gjethet e squllura [396]
Pritën shiun, kurse retë e zeza [397]
U grumbulluan fort larg, sipër Himavantit. [398]
Xhungla u mblodh kruspull, në heshtje i doli gunga. [399]
Atëherë foli bubullima: [400]
TË JAPIM32, [401]
TË JAPIM33: ç’kemi dhënë? [402]
Miku im, gjaku po ma tund zemrën, [403]
Guximi i frikshëm i dorëzimit të një çasti [404]
Që mosha e urtësisë kurrë s’e zhbën dot; [405]
Nga kjo dhe vetëm nga kjo, kemi gjalluar, [406]
32 Në origjinal: Sanskritisht: DA.
33 Në origjinal: Sanskritisht: DATTA.
55
Këtë s’e gjen te lajmdekat tona, [407]
As te kujtimet e mbështjella nga merimanga bujare, [408]
As te vulat e thyera nga gjyqtari thatan [409]
Në dhomat tona të zbrazura; [410]
TË JAPIM34 [411]
TË DUAM: e kam dëgjuar çelësin, 35 [412]
U rrotullua në derë një herë dhe vetëm një herë; [413]
Mendojmë për çelësin, secili në burgun e vet [414]
Duke menduar për çelësin, secili pohon një burg; [415]
Vetëm kur bie nata, thashethemet ajrore [416]
E ngjallin për një çast Koriolanusin e thyer; [417]
TË JAPIM36 418]
TË VETËPËRMBAHEMI: Lundra iu përgjigj37 [419]
34 Në origjinal: Sanskritisht: DA.
35 Në origjinal: Sanskritisht: DAYADHVAM.
36 Në origjinal: Sanskritisht: DA.
56
Me gëzim krahut të stërvitur me velë dhe rrem; [420]
Deti ishte i qetë, zemra do t’u ishte përgjigjur [421]
Me gëzim, sa herë ta ftonin, duke rrahur dhe duke iu bindur 422]
Krahëve ngadhënjimtarë. [423]
U ula në breg [424]
Për të peshkuar, me fushën e thatë pas shpine, [425]
Të paktën, a do të mundem t’ua heq të thatin tokave të mia? [426]
Ura e Londrës po shembet, po shembet, po shembet, [427]
Pastaj ai u fsheh në zjarrin që i përkryen ata.38 [428]
Kur do të bëhem si dallëdyshja?39 – O dallëndyshe, dallëndyshe, [429]
Princi i Akuitanisë në kullën e rrënuar.40 [430]
37 Në origjinal: Sanskritisht: DAMYATA.
38 Në origjinal: Italisht: Poi s’ascose nel foco che gli affina.
39 Në origjinal: Latinisht: Quando fiam uti chelidon?.
40 Në origjinal: Frëngjisht: Le Prince d’Aquitanie à la tour abolie.
57
Këto copa i kam nxjerrë në breg ballas me rrënojat e mia, [431]
Atëherë, pse t’ju ujdis? Jeronimi u çmend përsëri. [432]
Të japim. Të duam. Të vetëpërmhahemi.41 [433]
Paqe pa gjaqe. Paqe pa gjaqe. Paqe pa gjaqe.42 [434]
41 Në origjinal: Sanskritisht: Datta. Dayadhvam. Damyata.
42 Në origjinal: Sanskritisht: Shantih shantih shantih.
58
Shkoqitje43
Titulli: Ndoshta buron nga vepra e Malorit (Malory) Vdekja e Arturit (Morte d’Arthur). Një poemë tejet e ngjashme,
për sa i përket temës dhe gjuhës, e quajtur Shkretani (Waste Land) dhe e shkruar nga Medisën Kouini (Madison
Cawein), u botua më 1913. Titulli fillestar që i vuri Elioti poemës ishte Ai luan rolet e policëve me zëra të ndryshëm
(He do the Policemen in Different Voices), e cila i referohet romanit Miku ynë i përbashkët (Our Mutual Friend) të
Çarls Dikensit (Charles Dickens), ku shtjellohen aftësitë e Shkeleshkojsit (Sloppy) për t’i lexuar vendimet e Gjykatës
nëpër gazeta.
Jo vetëm titulli, por edhe plani së bashku me shumicën e simbolizmit që shfaqet në poemë, më kanë ardhur nga
libri i Zonjushës Xhesi L. Ueston (Jessie L. Weston) mbi legjendën e Kupës së Krishtit: Nga rituali te romanca ( From
Ritual to Romance , Cambridge). Vërtetë, i detyrohem shumë, sepse libri i Zonjushës Ueston do të hedhë dritë mbi
vështirësitë e poemës shumë herë më tepër sesa çdo lloj shënimi që mund të bëj; edhe leximin e tij e këshilloj
(përveç interesit të madh që mbart vetë ky libër) për këdo që mendon se ia vlen një mund i tillë në shërbim të
zbërthimit të poemës. Edhe një vepre tjetër të antropologjisë i detyrohem në përgjithësi, asaj që ka ndikuar
43 Pjesët e nënvizuara janë të Tomas S. Eliotit.
59
thellësisht në brezin tonë; e kam fjalën për Rremin e artë ( The Golden Bough ); veçanërisht kam shfrytëzuar këto
vëllime: Adonisi ( Adonis ), Atisi ( Attis ), Osirisi ( Osiris ). Kushdo që i njeh këto vepra do t’i hetojë menjëherë disa
kallëzojsa të caktuara për ceremonitë e kota.
Titulli në origjinal: The Waste Land: është formuar nga fjala waste, e cila: a. si folje kalimtare ka këto kuptime: 1.
përdor; konsumoj; shpenzoj ose harxhoj kot. 2. rraskapit; dobësoj; ligështoj. 3. (më) rrëshqet nga duart; humbas. 4.
rrënoj. zhargon vras. b. si folje jokalimtare ka këto kuptime: 1. përdorem; konsumohem; shpenzohem ose
harxhohem kot; rraskapitem; dobësohem; ligështohem. 2. (më) rrëshqet nga duart; humbet. c. si emër ka këto
kuptime: 1. shpërdorim. 2. bokë; djerrinë; shkretëtirë. 3. vend, qytet ose ndërtesë e rrënuar; rrënojë. 4. mbetje;
rrjedhje. 5. mbeturinë; hedhurinë. 6. pjesa e patretur e ushqimit që nxirret nga trupi; e vjellë; jashtëqitje. d. si
mbiemër ka këto kuptime: 1. i kotë; i padobishëm; i pavlerë; i pavlefshëm. 2. që përdoret si mjet transportues ose
depozitimi për mbeturina. 3. i jashtëqitur. Idiomë: waste (one’s) breath: harxhoj frymë. Etimologjia: vjen nga
fjala wasten e Anglishtes së Moshës së Mesme, e cila vjen nga fjala waster e Frëngjishtes së Vjetër Veriore, e cila
vjen nga fjala Latine vastare: zbraz, nga vastus: i zbrazët; si dhe nga fjala land, e cila: a. si emër ka këto kuptime:
1. pjesa e fortë e tokës. 2. dhe; tokë. 3. komb; vend; popullsia e një kombi, rrethi ose rajoni; në shumës: toka; 4.
çiflig; pasuri e patundshme; 5. lëmë; fushë; 6. drejtësi, truall nën zotërim, bashkë me gjithçka që rritet apo
60
ndërtohet brenda tij; pasuri e patundshme nën zotërim; 7. pjesa e ngritur e një sipërfaqeje të lugësuar, si te pllaka
e gramafonit; b. si folje kalimtare: 1. sjell dhe shkarkoj në tokë; ul një mjet në tokë ose mbi një sipërfaqe tjetër; 2.
e folur e përditshme: përplas; çoj (në burg, etj.); 3. zë; kap (peshk); e folur e përditshme: arrij; shtie në dorë. 4. e
folur e përditshme: jap (grusht). c. si folje jokalimtare ka këto kuptime: 1. zbarkoj; dal në breg. 2. ulem (në tokë
ose mbi ndonjë sipërfaqe tjetër); 3. e folur e përditshme: mbërrij; 4. pushoj; prehem. Etimologjia: vjen nga
Anglishtja e Moshës së Mesme, e cila e ka prejardhjen nga Anglishtja e Vjetër.
Ndërkohë, kompozita wasteland ka këto kuptime: 1. tokë e shkretë, djerrë ose e rrënuar. 2. vend, epokë ose fushë
jete, së cilës i mungojnë cilësitë shpirtërore, estetike ose njerëzuese; zbrazëtirë.
Kështu, duke u nisur nga sa më sipër, shqipërimi i titullit të kësaj kryevepre mund të ishte:
Toka e shkretë;
Toka e shpërdoruar;
Toka e shtrydhur;
Toka e tharë;
61
Toka e zbrazur;
Toka e kotë;
Toka e vjellë;
Toka e jashtëqitur;
Toka e vrarë;
Vendi i shkretë;
Vendi i shpërdoruar;
Vendi i shtrydhur;
Vendi i tharë;
Vendi i zbrazur;
Vendi i kotë;
Vendi i vjellë;
Vendi i jashtëqitur;
Vendi i vrarë;
Kombi i shkretë;
Kombi i shpërdoruar;
62
Kombi i shtrydhur;
Kombi i tharë;
Kombi i zbrazur;
Kombi i kotë;
Kombi i vjellë;
Kombi i jashtëqitur;
Kombi i vrarë;
Shpirtetrojeshkretuarit;
Shpirtetrojeshkretuesit;
Shpirtetrojeshpërdoruarit;
Shpirtetrojeshpërdoruesit;
Shpirtetrojeshtrydhurit;
Shpirtetrojeshtrydhësit;
Shpirtetrojetharët;
Shpirtetrojetharësit;
Shpirtetrojezbrazurit;
63
Shpirtetrojezbrazësit;
Shpirtetrojekotët;
Shpirtetrojevjellurit;
Shpirtetrojevjellësit;
Shpirtetrojejashtëqiturit;
Shpirtetrojejashtëqitësit;
Shpirtetrojevrarët;
Shpirtetrojevrasësit;
Toka shpirtetrojeshkretë;
Toka shpirtetrojeshpërdoruar;
Toka shpirtetrojeshtrydhur;
Toka shpirtetrojetharë;
Toka shpirtetrojezbrazur;
Toka shpirtetrojekotë;
Toka shpirtetrojevjellur;
Toka shpirtetrojejashtëqitur;
64
Toka shpirtetrojevrarë;
Vendi shpirtetrojeshkretë;
Vendi shpirtetrojeshpërdoruar;
Vendi shpirtetrojeshtrydhur;
Vendi shpirtetrojetharë;
Vendi shpirtetrojezbrazur;
Vendi shpirtetrojekotë;
Vendi shpirtetrojevjellur;
Vendi shpirtetrojejashtëqitur;
Vendi shpirtetrojevrarë;
Atdheu shpirtetrojeshkretë;
Atdheu shpirtetrojeshpërdoruar;
Atdheu shpirtetrojeshtrydhur;
Atdheu shpirtetrojetharë;
Atdheu shpirtetrojezbrazur;
Atdheu shpirtetrojekotë;
65
Atdheu shpirtetrojevjellur;
Atdheu shpirtetrojejashtëqitur;
Atdheu shpirtetrojevrarë;
Kombi shpirtetrojeshkretë;
Kombi shpirtetrojeshpërdoruar;
Kombi shpirtetrojeshtrydhur;
Kombi shpirtetrojetharë;
Kombi shpirtetrojezbrazur;
Kombi shpiertetrojekotë;
Kombi shpirtetrojevjellur;
Kombi shpirtetrojejashtëqitur;
Kombi shpirtetrojevrarë.
Ne zgjodhëm Shkretania, ngaqë kjo fjalë ngërthen të gjithë përbërësit kuptimorë të gjetjeve të mësipërme. Gjedhja
fjalëformuese e emrit Shkretani është si e toponimit Zeqani, bjeshkë që ndodhet në Malësinë e Mirë (Tropojë), e
66
formuar nga emri i përveçëm Zeqë dhe nga prapashtesa –ani, si dhe përmes zhvendosjes së theksit në rrokjen e
fundit.
Citati: Poema e Eliotit paraprihet nga ky citat në Latinishte dhe Greqishte, i cili është marrë nga vepra Satirikon
(Satyricon) e Petroniusit (Petronius), shkruar në shekullin I pas Krishtit. Sibila e Kumesë, plaka profete e Mitologjisë
Greke, ishte më e njohura e Sibilave, e cila i priu Eneas mespërmes Hadit, sikundër rrëfehet tek Eneida. Apoloni i
kishte falur pavdekësinë, por, ngaqë harroi të kërkonte rini të përjetshme, ajo u mplak aty për aty, madje humbi
edhe famën. Ndërkaq, Kumeja është një qytet i lashtë i ish kolonisë Greke të Italisë Jugqendrore, pranë Napolit të
sotëm, i cili u themelua në vitin 750 para Krishtit. Është ngulimi më i hershëm Grek në Itali. Kumeja përqafoi
kulturën Romake pas shekullit II para Krishtit dhe, me fuqizimin e qyteteve fqinjë, u shua gradualisht.
Ezra Paundi (Ezra Pound, 1885-1972): Elioti ia kushton këtë poemë Paundit, jo vetëm sepse ai e ndihmoi për t’i
dhënë trajtën e duhur, por edhe për arsyen se botimi i Shkretanisë më 1922 shënoi 10 vjetorin e miqësisë së
mrekullueshme ndërmjet tyre, kohë gjatë së cilës Paundi pat qenë edhe mësues i jashtëzakonshëm i Eliotit. Ata
shpesh diskutonin së bashku për poezinë, kurse poezitë e tyre dëshmojnë ndikimin e ndërsjellët te njëri-tjetri.
Paundi ishte figurë kryesore në Lëvizjen Moderniste dhe në zemër të mjaft nënlëvizjeve të tjera, të tilla si
67
Vorticizmi (lëvizje jetëshkurtër Angleze në arte dhe letërsi, e cila lindi më 1914 dhe u ndikua fuqimisht nga kubizmi
dhe futurizmi) dhe Imazhizmi (lëvizje letrare e nismuar nga poetët Britanikë dhe Amerikanë në fillim të shekullit
XX, si reagim kundër Sentimentalizmit Viktorian, duke mbrojtur përdorimin e vargut të lirë, të gjedheve të së
folurës së përditshme dhe të imazheve të qarta dhe konkrete).
Titulli i Pjesës I: Në origjinal: “The Burial of the Dead”: Varrosja e të vdekurit: Nga shërbesa e varrosjes në Kishën
Anglikane; titulli i plotë i shërbesës është: “Rendi për varrosjen e të vdekurit” (“The Order for The Burial of the
Dead”).
Vargu 008: Në origjinal: “Starnbergersee”: Shtarnbergerzi: Liqen në jug të Mynihut (Münich), ku mbreti i
“çmendur” i Bavarisë, Ludovigu II, u mbyt më 1886 në rrethana të mistershme. Ky mbret romantik dhe melankolik
ishte adhurues i zjarrtë i Riçard Vagnerit (Richard Wagner), sidomos i operës së tij Tristani dhe Izolta (Tristan und
Isolde), e cila luan rol të rëndësishëm në poemën “Shkretania”. “Vdekja nga uji” e Ludovigut në Shtarnbergerzi
shkakton, kësisoj, lindjen e një tufe temash qendrore të poemës.
Vargu 010: Në origjinal: “Hofgarten”: Hofgartën: Park i vogël publik afër Munihut.
68
Vargu 017: Në male...: Përkthim i hyrjes së një kënge popullore Bavariane, që lavdëron Mbretin Ludovig dhe
vajton për mbytjen e tij.
Vargu 018: Në këtë pasazh Elioti, të shumtën e ideve, i ka marrë nga vepra E shkuara ime (My Past) e Konteshë
Marie Larishit (Marie Larisch).
Vargu 020: Krahaso: Ezekieli 2:1. Profet Hebre i shekullit VI para Krishtit, i cili u bëri thirrje Judenjve të dëbuar në
Babiloni të ktheheshin te perëndishmëria dhe besimi. Bir njeriu...: Në këtë pjesë Elioti përzien elementë Biblikë të
burimeve të ndryshme, mes të cilëve Kishtarin nga Dhiata e Vjetër dhe veprën e Hegerd Rajderit (Haggard Rider)
Minierat e Mbretit Solomon (King Solomon’s Mines). Vjersha e cituar nga Elioti është pjesë e përshkrimit të
predikuesit për vetminë e pleqërisë: [Kishtari 12:5]: Gjithashtu, kur ata të frikësohen nga çfarë është e lartë, dhe
frika të jetë rrugës duke ardhur, dhe bajamja të lulëzojë, dhe karkaleci të bëhet barrë, dhe dëshira të vdesë: sepse
njeriu shkon në shtëpinë e tij të lartë, dhe vajtuesit të dalin nëpër rrugë... [Kishtari 12:7]: ... Atëherë pluhuri do të
kthehet në tokë, si dikur, dhe shpirti do të kthehet te Zoti që e dha . Mirëpo Elioti, i cili në kohën kur shkroi
Shkretaninë nuk qe konvertuar ende në Kishën Anglikane (gjë të cilën e bëri më 1926), përzien imazhet Biblike me
69
elementë të tjerë jo Biblikë nga vepra e Hegerd Rajderit. Në ligjërimin e cituar më poshtë, Zuluja Umbopa (Umbopa
the Zulu) u fal shokëve të tij Perëndimorë ca mençuri të Zuluve rreth jetës: Çfarë është jeta? Kallëzomëni, o njerëz
të bardhë, që jeni të mençur, që i dini të fshehtat e botës dhe e njihni botën e yjeve, dhe botën që shtrihet sipër
dhe rreth yjeve; që shkreptini fjalët nga larg pa i shqiptuar; kallëzomani, o njerëz të bardhë, të fshehtën e jetës
sonë, nga shkon dhe nga vjen! Ju s’përgjigjeni dot; ju s’e dini. Dëgjoni, do të përgjigjem vetë. Nga errësira vijmë
dhe drejt errësirës shkojmë. Si zogu i përzënë nga stuhia natën, fluturojmë e dalim nga Kurrkundi; për një çast
krahët tanë shihen në dritën e zjarrit dhe, hapni sytë, përsëri në zemër të Kurrkundit shkojmë. Jeta nuk është
asgjë. Jeta është gjithçka. Është dora me të cilën mbajmë larg vdekjen. Është xixëllonja që shkëlqen natën dhe në
mëngjes bëhet e zezë; është frymëmarrja e bardhë e qeve në dimër; është hija e vogël që vrapon përgjatë barit
dhe humbet në perëndim të diellit. Struktura e paragrafit të Eliotit ndjek ligjërimin e Umbopës; zbrazësia e kuptimit
kryesor të pranishëm në pjesën e parë të Varrosjes së të vdekurit lë të kuptohet thelbi i vargjeve: Ç’janë rrënjët që
kapen fort për tokë, ç’degë rriten / Mes këtyre mbeturinave të ngrira?, të cilat përkojnë me pyetjen e Umbopës:
Çfarë është jeta? Njerëzit e bardhë në romanin e Hegerd Rajderit nuk mund të përgjigjen: Ju s’përgjigjeni dot; ju s’e
dini, dhe as njerëzit në poemën e Eliotit nuk mund të përgjigjen: S’e thua dot, as s’e merr me mend. Atëherë
Umbopa fillon t’i përgjigjet kësaj pyetje dhe e mbyll me fjalët: ... është hija e vogël që vrapon përgjatë barit dhe
humbet në perëndim të diellit, të cilat Elioti i rimerr si vijon: ... hija jote që të ndjek çdo mëngjes /ose hija jote që
70
mbrëmjeve ngrihet për t’u takuar me ty. Imazhe të ngjashme që lidhen me ritualet e valleve Afrikane dalin te
vepra e Rajderit She (Ajo), së cilës Elioti duket se i referohet, ndër të tjera, në poemën Katër kuartete (Four
Quartets).
Vargu 023: Krahaso: Kishtari 12:5. Një nga librat e Biblës. Quhet ndryshe dhe “Predikuesi”. Vargu i Biblës, të cilit i
referohet Elioti, përmban paralajmërimin e priftit për vetminë e pleqërisë.
Vargu 025: Nën këtë shkëmb të kuq ka hije...: Shkëmbi dhe rëndësia e hijes së tij është tema që shtjellohet kudo
në Bibël. Në shkretëtirat e nxehta të Lindjes së Mesme, shkëmbi që lëshon hije është shumë i vlefshëm: Aty jo
vetëm mund të mbrohesh nga dielli, por edhe mund të gjesh ujë. Një shembull tipik mund të gjendet tek Isaia 32:3:
“... mbreti i drejtë .... do të jetë ... si lumenjtë me ujë në një vend të thatë, si hija e një shkëmbi të madh në një
tokë të rraskapitur”.
Vargu 030: Krahaso: Veprën Përkushtimet (Devotions) të Xhon Donit (John Donne), nga e cila Evelina Uoi (Evelyn
Waugh) e mori këtë shprehje për ta vënë si titull të romanit të vet Një grusht pluhur (A Handful of Dust).
71
Vargjet 031-034: Shih: Tristani dhe Izolta ( Tristan und Izolte ), Kreu I, vargjet 5-8.
Vargu 035: Sipas Mitologjisë Greke, zymbyli mbiu nga gjaku i Jakinthit (Hyacinthus) të ri dhe të bukur, të cilin
Apoloni e vrau pa dashje, edhe pse e donte.
Vargu 042: Po aty, Kreu III, vargu 24.
Vargu 043: Emër tallës Egjiptian, të cilin Elioti e përpunoi pasi e huazoi nga romani Dyllë i verdhë (Chrome Yellow)
i Aldus Hakslit (Aldous Huxley). “Sesostris, Shtriga e Ekbatanës”, është heroinë e këtij romani, e cila vishet si jevgë,
për të hedhur fall nëpër panaire. Ndërkaq, Ekbatana ishte qytet i Medias së lashtë, aty ku sot ndodhet Hamadani,
në Perëndim të Iranit. U zaptua nga Kiri i Madh më 549 para Krishtit dhe u plaçkit nga Aleksandri, Seleuku I dhe
nga Antioku III.
Vargu 046: Nuk jam fort në dijeni të përbërjes së saktë të letrave Tero ( Tarot ) – çdonjëra nga tufa prej 22 letrave
të kumarit, që ka një xhol dhe 21 letra, të cilat përshkruajnë vese, virtyte dhe forca kryesore, të shfrytëzuara për
parashikimin e fatit dhe si dorë e fortë në tero, lojën e kumarit, të zhvilluar në Itali në shekullin XIV, që luhet me 78
72
letra të përbëra nga katër figurat – spathi, karro, çupa, maçe – shto këtu dhe 22 letrat tero – nga të cilat duket
qartë se kam hequr dorë, për të vazhduar në timen. I Varuri, figura e një pale tradicionale letrash, i shërben
qëllimit tim në dy mënyra: për shkak se në mendje lidhet me Zotin e Varur të Freizerit (Sër Xhejms Xhorxh Freizer
(Sir James George Frazer, 1854-1941), antropologut Britanik, që shtjelloi rëndësinë e magjisë, fesë dhe shkencës
në zhvillimin e mendimit njerëzor në veprën e tij të famshme Rremi i Artë, 1890), për shkak se e lidh atë me
figurën e mbuluar me kapuç në paragrafin e Pjesës V, ku flitet për dishepujt në Emaus (qytet pranë Jeruzalemit ku,
sipas Dhiatës së Re, pas Ngjalljes, Krishti u shfaq para dy dishepujve të tij, teksa këta udhëtonin për atje).
Lundërtari Fenikas dhe Tregtari shfaqen më vonë; po ashtu, “turmat e njerëzve” dhe Vdekja nga Uji zhvillohen në
Pjesën IV. Burrin me Tre Dredha (figurën autentike të palës së letrave Taro) e lidh krejt arbitrarisht me vetë
Mbretin Peshkatar. Katër ngjyrat e palës së letrave Taro, për të cilat flet Xhesi Ueston në veprën e saj Nga rituali te
romanca, janë kupat, ushtat, shpatat dhe pjatat, simbolet e jetës që gjenden në rrëfimin për Greillin (Grail), e
njohur ndryshe si Kupa e Shenjtë, në të cilën, gjatë Darkës së Fundit, Krishti piu verë me 12 dishepujt. Uestoni
vinte në dukje se “sot Teroi ka fituar emër të keq, sepse kryesisht përdoret për qëllime të parashikimit të së
ardhmes”.
73
Vargu 047: Shih, gjithashtu, Pjesën IV. Flebas Fenikasi dhe zoti Eugjenid, tregtari nga Smirna, të cilët shfaqen në
poemë më pas, janë faza të ndryshme të të njëjtit hero simbolik, këtu i identifikuar si “Lundërtari Fenikas”. Zoti
Eugjenid eksporton stafidhe (në anglisht curranes, vargu 210), ndërsa Flebasi i mbytur shket në krahët e rrymës
(në anglisht current, vargu 315).
Vargu 048: Vargu është marrë nga vepra Stuhia (The Tempest) e Shekspirit (I, 2, 398). Kënga e Arielit për
Ferdinandin anijembytur, i cili: po rrinte ulur në breg / duke vajtuar përsëri për Mbretin, mbytjen e tim ati , kur kjo
muzikë erdhi zvarrë tek unë nëpër ujëra. Kjo këngë i kushtohet mbytjes së hamendësuar të babait të Ferdinandit,
Alonsos. Shkretania përmban shumë referime të Stuhisë. Ferdinandi lidhet me Flebasin dhe zotin Eugjenid dhe, si
rrjedhojë, edhe me Lundërtarin e mbytur Fenikas.
Vargu 049: Italisht: “Grua e bukur”. Beladona është, gjithashtu, artikull kozmetik për sytë, si dhe helm: shprohë
vdekjeprurëse.
Vargu 049:Titulli “Zonja e Shkëmbinjve” nënkupton Madonën (Virgjëreshën Marie) dhe, prandaj, Madonën e
Shkëmbinjve, ashtu sikurse në pikturën e Leonardo da Vinçit (Leonardo da Vinci); shkëmbinjtë simbolizojnë kishën.
74
Vargu 051: Simbol i forcës së jetës, të cilin Elioti e lidh me Mbretin Peshkatar.
Vargu 051: Rrota e fatit, rrotullimi i së cilës përfaqëson rrugëtimin hip e zbrit të jetës njerëzore. Qendra e rrotës
së fatit ndodhet sipër mbretërisë së njeriut, në nivele më të larta (në qiej), ku fatet e të gjithë njerëzve tirren tok në
pëlhurën e jetës. Çdo njeri zgjedh rrugën e vet në jetë, por ai, gjithashtu, u nënshtrohet cikleve më të gjera që e
përfshijnë atë. Ai përjeton ngjarje të papritura që ngjajnë si aksidente, ndërkohë që janë pjesë e planit të madh.
Rrota e fatit, gjithashtu, mund të tregojë një pamësi ose të kuptuar që të godet fort dhe të nxjerr nga ankthi; të
papritura dhe përmbysje të fatit, ku ndjehesh si gjethja në krahë të erës, e cila mund të të hedhë kudo. “Rrotull,
rrotull, rrotullohet, se ku ndal, kurrë s’tregohet”.
Vargu 052: Pra, zoti Eugjenid me “një sy”, sepse figura në letër shfaqet në profil dhe, gjithashtu, nënkupton të
keqen, shëmtinë ose piratin.
75
Vargu 055: Në letrat Taro, “I varuri” paraqitet i varur për njërën këmbë, te një kryq në formë T-je. Ai simbolizon
vetëflijimin e Zotit të pjellorisë, i cili u vra me qëllim që ringjallja e tij të mund t’u sillte edhe një herë pjellori tokës
dhe njerëzve.
Vargu 057: Në origjinal: “Equitone”: Ekitonë: Emër i trilluar nga autori, duke shfrytëzuar temën equite nga
Anglishtja e Vjetër, e cila vjen nga Frëngjishtja e Vjetër, e marrë nga Latinishtja aequitas, me prejardhje nga
aequus (i barabartë; i drejtë).
Vargu 060: Krahaso: Baudelaire: Qytet i tejmbushur, qytet plot me ëndrra, / Ku fantazma ditën për diell i qepet
kalimtarit. (Fourmillante cité, cité pleine de rêves, / Où le spectre en plein jour raccroche le passant.). Vargjet e
cituara janë marrë nga “Shtatë pleqtë” (“Les Sept Vieillards”) e Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire, 1821-1867); kjo
është poezia e 93-të e vëllimit Lulet e së keqes (Les Fleurs du Mal).
Vargu 062: Në origjinal: “London Brigde”.
76
Vargu 063: Krahaso: Ferri ( Inferno ) III, 55-57: Aq i gjatë vargu / me shpirtra, sa kurrë s’do ta kisha menduar / se
vdekja kaq shumë jetë kishte rrëmbyer. ( Si lunga tratta / di gente, ch’io non averei creduto / che morte tanta
n’avesse disfatta. ). Dantja, shi jashtë portës së Ferrit ka parë “shpirtrat e rraskapitur të atyre që jetuan pa pasur
turp dhe pa lëvduar Zotin”. Në esenë e tij mbi Bodlerin, Elioti argumenton se, në një kuptim, ishte më mirë të jesh
pozitivisht i keq, se as i mirë, as i keq.
Vargu 064: Krahaso: Ferri ( Inferno ) IV, 25-27: Këtu veshi s’të dëgjonte / të qara, veç psherëtima, / që ajrit të
përjetshëm i kishin futur të dridhura. (Quivi, secondo che per ascoltare, / non avea pianto, ma’ che di sospiri, / che
l’aura eterna facevan tremave.).
Vargu 066: Në origjinal: “King William Street”.
Vargu 067: Në origjinal: “St. Mary Woolnoth”: Kishë në “Qytetin e Rremë” të Londrës (qark financiar); turmat me
njerëz vërshojnë përgjatë Urës së Londrës për të punuar në Qytet.
Vargu 068: Dukuri që e kam vënë re shpesh.
77
Vargu 069: Disa thonë se “Stetsoni” lidhet me Ezra Paundin, i cili mbante një sombrero stetson (lloj kapeleje e
markës “Stetson”, që përdoret në Meksikë dhe në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës). Mirëpo,
Elioti nuk ka pranuar se ky emër lidhet me ndonjë person real.
Vargu 070: Në origjinal: “Mylae”: Beteja e Milaes (260 para Krishtit) në Luftën e Parë Punike, e cila, ashtu si Lufta
e Parë Botërore, u zhvillua për arsye ekonomike.
Vargu 071: Shtrembërim i vdekjes rituale të Zotit të pjellorisë.
Vargu 074: Krahaso: “Këngë vaji” te Djalli i Bardhë ( White Devil ) i Uebsterit (John Webster, 1580?-1625?,
dramaturg Anglez, autor i veprave Djalli i Bardhë, botuar më 1612 dhe Dukesha e Malfit (The Duchess of Malfi),
botuar më 1613). Këtë këngë e këndon Kornelia (Cornelia), vargjet e së cilës janë: Por, atëherë, mbajeni ujkun larg,
ai është armik i njerëzve, / Sepse me kthetrat e tij do t’i zhvarrosë përsëri . Elioti “ujkun” e bën “qen”, i cili nuk
është armik, por mik i njerëzve. Gjithashtu, mund të ketë lidhje me Siriusin (Sirius), Yllin Qen, që është i
rëndësishëm në mitologjinë Egjiptiane, si paralajmërues i vërshimeve pjellore të Nilit (për këtë flet Uestoni). Kjo
78
pjesë mund të jetë edhe jehonë e Argosit, qenit besnik të Odisesë (mitologjia greke), i cili priti kthimin e të zotit në
Itakë për rreth njëzet e pesë vjet, ndërkohë që gjithë të tjerët e dinin të vdekur. Ishte i pari që e njohu, edhe pse
Odiseu ishte veshur si lypsar. Thuhej se Argosi, sapo e njohu të zotin, i uli veshët, tundi bishtin dhe qau. Pas
përmbushjes së mbrame të besnikërisë ndaj të zotit, i hodhi edhe një vështrim, hungëroi, dhe aty për aty dha
shpirt.
Vargu 076: Shih: Bodler (Baudelaire), parathënie e Luleve të së keqes ( Fleurs du Mal ).
Titulli i Pjesës II: Ky titull nënkupton dy drama nga Tomas Midëlltoni (Thomas Middleton, 1580-1627): Lojë shahu
(A Game at Chess) dhe, më e rëndësishmja, Gra, hapni sytë, gra (Women beware Women), e cila ka një skenë ku
vjehrra hutohet nga një lojë shahu, ndërkohë që të renë e shtie dikush në dorë: çdo lëvizje në lojën e shahut
paraqet një lëvizje të kësaj joshjeje seksuale.
Vargu 077: Krahaso: Antoni dhe Kleopatra ( Anthony and Cleopatra ), akti II, skena 2, vargu 190. Kjo pjesë të kujton
përshkrimin e dhomës së gjumit të Imogjenit te vepra Simbelina (Cymbeline), ku, gjithashtu, përmendet Kupidi.
79
Vargu 080: Nga Latinishtja cupido: “dëshirë”; në mitologjinë Romake, i biri i Venusit, perëndeshës së dashurisë.
Gjegjësi i tij në mitologjinë Greke ishte Erosi, zoti i dashurisë. Njihet më së shumti si zot i ri, i hijshëm, që bie në
dashuri me vashën e bukur Psikë. Ky rrëfim tregohet te Gomari i artë (The Golden Asse), romanca e shkrimtarit
romak Lukius Apuleius (Lucius Apuleius). Në gojëdhëna të tjera ai shfaqet si djalë plëngprishës, që plagos pa dallim
zota dhe njerëz me shigjetat e veta, duke u dhënë kësisoj atyre mundësi të bien kokë e këmbë në dashuri. Në art
ai paraqitet gjithnjë si fëmijë lakuriq me flatra, shpesh me sy të lidhur, duke i mbajtur të tendosur hark dhe
shigjetë.
Vargu 092: Laquearia. Shih: Eneida ( Aineid ) , I, vargu 726: dependent lychni laquearibus aureis / incensi, et
noctem flammis funalia vincunt . Lakeria (Laquearia) do të thotë “tavan i veshur me dërrasa”. Elioti në shënimin e
vet citon vargjet e Eneidës, të cilat shërbyen si burimi i kësaj fjale dhe përkthehen: “pishtarë të ndezur varen në
tavanin e veshur me ar [laquearibus aureis], dhe pishtarët pushtojnë natën me flakë”. Virgjili këtu përshkruan
banketin e dhënë nga Didoja, mbretëresha e Kartagjenës, për Enean, me të cilin ra në dashuri. Elioti përdor me
mjeshtëri ngjashmëritë ndërmjet dramës së Shekspirit dhe epit të Virgjilit, duke përzier elementët e përshkrimeve
të të dyve në paragrafin hyrës të kësaj pjese.
80
Vargu 098: Skena e pyllit. Shih: Milltoni (Milton), Parajsa e humbur ( Lost Paradise ), IV, vargu 140. Në këtë pjesë të
saj kemi një përshkrim të Edenit përmes syve të Djallit.
Vargu 099: Shih: Ovidi, Metamorfoza ( Metamorphoses ), VI, Filomela (Philomela). Sipas Mitologjisë Greke, Filomela
dhe Prokneja, e motra, ishin dy princesha Athinase. Tereu, i shoqi i Proknes, e tradhtoi të shoqen, duke përdhunuar
kunatën, Filomelën. Prokneja u hakmor ndaj tradhtisë së të shoqit, duke ua vrarë të birin. Pastaj, ndërkohë që
Tereu i ndiqte, ato u shndërruan në dallëndyshe ose bilbila, kurse Tereu u kthye në kukuvajkë.
Vargu 100: Krahaso: Pjesa III, vargu 204. Referimi i këtij vargu dhe ai në vijim të sjellin ndër mend vargjet nga
“Njerëzit e zgavërt” (“The Hollow Men”): Si era në barin e thatë / Ose këmbët e minjve sipër qelqeve të thyera / Në
qilarin tonë të thatë.
Vargu 103: Paraqitje konvencionale e këngës së bilbilit në poezinë Elisabetiane. “Veshët e ndyrë” ndoshta janë të
Tereut, i cili përdhunoi Filomelën.
81
Vargu 114: 25 vargjet vijuese janë jehona të përafërta me veprën Hamleti (Hamlet) të Shekspirit, ku princi i ri i
kundërvihet nënës së vet Gertrudës (Gertrude) për shkak të shthurjes së shëmtuar dhe incestit, gjë që mishërohet
në martesën me të vëllanë e burrit të saj të parë (të atit të Hamletit), i cili është, njëherësh, edhe vrasësi i tij. E
frikësuar, kur Hamleti vret Polonin (Polonius) në dhomën e saj të fjetjes dhe pastaj e padit dhunshëm për shthurje,
Mbretëresha Gertrudë bërtet: “O Hamlet, mos fol më” dhe “O, mos më fol më” (III. 4. 89, 95), Hamleti nuk
qetësohet deri sa i shfaqet Fantazma, i ati, dhe i kujton detyrën për t’u hakmarrë kundër Klaudit (Claudius). Ai e
këshillon që ta ngushëllojë të ëmën: “Foli, Hamlet, foli” (116). Gertruda, ngaqë nuk arrin ta shohë Fantazmën,
çuditet:
Mbretëresha: Me kë po flet?
Hamleti: Nuk sheh asgjë aty?
Mbretëresha: Asgjë për be; shoh vetëm çfarë sheh edhe ti.
Hamleti: Madje, nuk dëgjon asgjë?
Mbretëresha: Jo, asgjë, përveç zërave tanë.
82
Ashtu si zonja e hutuar, e marrosur dhe e shushatur në poemën e Eliotit, Gertruda thotë: “Çfarë duhet të bëj?”, kur
Hamleti e fton të pendohet. Ai i jep asaj këshilla, për t’u përmbajtur dhe për të hequr dorë nga jeta e shthurur, të
cilat duken të marra:
Jo, këtë, këtë assesi nuk të kërkoj ta bësh: / Të lësh mbretin e krekosur të të joshë sërish në shtrat, / Të të ndukë
faqet me trille, të luajë me ty si macja me miun (182-184).
Kjo lojë e mbretit, e mbretëreshës dhe e kalorësit përputhet me lojën e shahut që përmendet më sipër.
Vargu 115: Krahaso: Pjesa III, vargu 195. Përsëri, referimi i këtushëm, sikundër dhe shënimi numër 47, të sjellin
ndër mend vargjet nga “Njerëzit e zgavërt”: Si era në barin e thatë / Ose këmbët e minjve sipër qelqeve të thyera /
Në qilarin tonë të thatë. (As wind in dry grass / Or rats’ feet over broken glass / In our dry cellar).
Vargu 118: Krahaso: Uebster (Webster): A është era ende tek ajo derë? ose A ka shtangur era tek ajo derë? (Is
the wind in that door still?) . Marrë nga Çështja gjyqësore e Djallit (The Devil’s Law Case), 3.2.162.
83
Vargu 125: Krahaso: Pjesa I, vargjet 37, 48. Edhe këta vargje janë marrë nga Stuhia.
Vargu 128: Në origjinal: “Shakespeherian Rag”: Shkoqitet në dy mënyra: mund të jenë fjalët e mbrame të
Hamletit në libret, ose shtrembërim, ose improvizim i monologut në libret nga ana e aktorit, ose bëhet fjalë për një
këngë Amerikane me ritëm Reg, e cila ishte më e mira e albumit Marritë e Zigfelldit (Ziegfeld’s Follies) më 1912.
Vargu 137: Krahaso: Lojën e shahut te vepra e Midëlltonit (Middleton) Gra, hapni sytë, gra ( Women beware
Woman ).
Vargu 141: Në origjinal: “Hurry up, please, it’s time!”: Mënyra tradicionale me të cilën banakieri Britanik u
drejtohet klientëve, para sesa të mbyllet lokali.
Vargu 172: Fjalët e mbrame të Ofelisë te Hamleti, akti IV, skena V, vargu 72. Ofelia: - Shpresoj se gjithçka do të
shkojë mirë. Duhet të kemi durim; por s’kam / nga t’ia mbaj, veçse të qaj, kur mendoj se atë do ta shtrijnë në
dheun e ftohtë. / Im vëlla do ta marrë vesh dhe prandaj ju falënderoj për këshillën / e vyer. Eja, karrocier! Natën e
mirë zonja. Natën e mirë, zonja / të ëmbla. Natën e mirë, natën e mirë. (I hope all will be well. We must be patient.
84
But I cannot choose but weep, to think they would lay him in the cold ground. My brother shall know of it. And so I
thank you for your good counsel. Come, my coach! Good night, ladies. Good night, sweet ladies. Good night, good
night.). Edhe Ofelia përjetoi “vdekjen nga uji”.
Titulli i Pjesës III: Predikimi i zjarrit predikohej nga Buda kundër zjarreve të epshit dhe gjakimeve të tjera, që
shkatërrojnë njerëzit dhe ndalin përtëritjen e tyre.
Vargu 176: Në origjinal: “Thames”: Lumë rreth 257 km i gjatë, në Juglindje të Ontarios (Ontario), Kanada
(Canada), i cili rrjedh në Jugperëndim të Liqenit të Shën Klerit (Lake St. Clair). Gjatë Luftës së vitit 1812, gjenerali
Uilliam Henri Herrison (William Henry Harrison) shpartalloi forcat Britanike dhe të Amerikanëve vendas në Betejën
e Tamizit (5 Tetor 1813). 2. Lumë në Jug-Lindje të Anglisë, rreth 338 km i gjatë, i cili rrjedh në drejtim të Lindjes
dhe derdhet Detin e Veriut. Është i lundrueshëm deri në Londër dhe mbetet rruga ujore tregtare kryesore në vend.
Në rrjedhën e epërme, mbi Oksford (Oxford), shpesh quhet Aisis (Isis).
Shih: Spenser, Prothalamion . Vargu i Eliotit është marrë nga refreni i këngës së martesës së Spenserit, e cila
zhvillohet, gjithashtu, pranë Tamizit në Londër, por në një Tamiz shumë të ndryshëm nga lumi i ndotur modern.
85
Vargu 182: Në origjinal: “Leman”: Një emër tjetër për Liqenin e Gjenevës. Ndodhet në kufirin midis Zvicrës dhe
Francës, mes Alpeve dhe Maleve Jura (Jura). Përshkohet nga Lindja në Perëndim prej Lumit Ron (Rhon). Elioti e
shkroi “Shkretaninë” në Lozanë (Lausanne), pranë këtij liqeni. Emri i përgjithshëm leman është një fjalë arkaike,
që, në kuptimin e keq, do të thotë: “dashnore e jashtëligjshme”.
Krahaso: Psalmet 137:1, ku Hebrenjtë e syrgjynosur vajtojnë për atdheun e tyre: Pranë lumenjve të Babilonisë, aty
u ulën, po, qamë, kur kujtuam Sionin.
Vargu 185: Shtrembërim ironik i vargjeve 21-22 nga vepra Për dashnoren e tij të druajtur (To His Coy Mistress) të
Endru Marvëllit (Andrew Marvell): Por pas shpine gjithmonë dëgjoj / Koçitë me flatra të kohës tek rendin atypari;
(But at my back I always hear / Time's wingèd chariot hurrying near;).
Vargu 192: Krahaso: Shtrëngata ( The Tempest ) , akti I, skena II. Përsëri, këtu nënkuptohet se Ferdinandi po i thotë
këto vargje, duke iu drejtuar të afërmve të tij, të cilët ai mendon se janë mbytur.
86
Vargu 196: Krahaso: Marvëll (Marvell), Për dashnoren e tij të druajtur (To His Coy Mistress) . Krahaso, gjithashtu,
vargun 186.
Vargu 197: Krahaso: Dei (Day), Parlamenti i bletëve ( Parliament of Bees ) : Kur papritur, tek dëgjon, veshët do të të
kapin / Një zhurmë brirësh dhe gjuetie, që do ta sjellin / Akteonin te Diana në pranverë, / ku ne të gjithë do të
shohim lëkurën e saj lakuriq... ( When of the sudden, listening, you shall hear, / A noise of horns and hunting, which
shall bring /Actaeon to Diana in the spring, / Where all shall see her naked skin. ..). Sipas mitologjisë Greke, Akteoni
u shndërrua në dre dhe u ndoq nga një gjuetar deri sa u vra, ngaqë pat parë Dianën, perëndeshën e pastërtisë, tek
lahej bashkë me nimfat e saj (shih Metamorfozën e Ovidit).
Vargu 199: Nuk e di prejardhjen e kësaj balade nga e cila janë marrë këto vargje: erdhi tek unë nga Sidnei
(Sydney) i Australisë (Australia). Një nga variantet më të ndyrë të këngës, e cila ishte shumë e përhapur mes
trupave Australiane gjatë Luftës së Parë Botërore, është si vijon: O hëna sa dritë derdhi mbi Zonjën Porter / Dhe të
bijën / E Zonjës Porter / Ato i lajnë këmbët në ujë mineral / Se kështu duhet / Që t’i mbajnë të pastra. (O the moon
87
shines bright on Mrs. Porter / And on the daughter / Of Mrs. Porter. / They wash their feet in soda water / And so
they oughter / To keep them clean.).
Vargu 202: Shih: Verlen (Verlaine), Parsifali ( Parsifal ) : O, dhe ata zëra fëmijësh, duke kënduar në kupolë! ( And, O
these voices of children singing in the cupola! ).
Vargu 206: Në origjinal: Tereu: Sipas mitologjisë Greke, ishte mbreti i Trakës, i cili përdhunoi Filomelën dhe pastaj
u shndërrua në një nga shpendët e botës së lashtësisë. Rasa thirrore në Latinisht e emrit Tere (Tereus); ky emër
është edhe një nga fjalët konvencionale për këngën e bilbilit në poezinë Elisabetiane. Krahaso: këngën e Xhon Lilit
(John Lyly, 1554?-1606, dramaturg dhe romancier Anglez që shkroi mjaft komedi me ndikim në dramaturgjinë
Angleze) Aleksandri dhe Kampaspa (Alexander and Campaspe, 1564): Oh, qenka bilbili i përdhunuar. / Cëhri, cëhri,
cëhri, cëhri, Tere! piskat ajo, (O t'is the rauish'd Nightingale. / Iug, Iug, Iug, Iug, tereu, shee cryes ,) dhe vargjet 100
e në vijim.
88
Vargu 209: Vjen nga shkenca e Eugjenikës, e cila merret me studimin e përmirësimit të trashëgimisë së racës
njerëzore përmes mbarështimit të kontrolluar dhe të përzgjedhur.
Vargu 209: Në origjinal: “Smyrna”: Qytet port në Turqinë perëndimore (quajtur ndryshe edhe Azia e Vogël); Izmiri
i sotëm, themeluar si koloni Eole në Epokën e Bronzit. Këtu lidhet me Kartagjenën dhe tregtarët e lashtë Fenikas
dhe Sirianë (ndryshe nga ata të Smirnës moderne), që përhapën kultet e vjetra të misterit. Lloji i kultit i përhapur
nga z. Eugjenid tregohet përmes ftesës së tij për një “fundjavë në Metropol”.
Vargu 210: Stafidhet shiteshin me çmim që “përfshinte koston, sigurimin dhe transportin për në Londër” (c. i .f. –
cost, insurance, and freight to London) ; si dhe policë-ngarkesën, etj., dhe duhej t’i dorëzoheshin blerësit në dorë
pas pagesës së çekut me të parë.
Vargu 213: Në origjinal: “Canon Street Hotel”: Ndodhet pranë stacionit që asokohe shërbente si ndalimorja e
fundit kryesore për udhëtarët që shkonin drejt Evropës, prandaj ishte edhe vendtakim i dashur për biznesmenët që
shkonin e vinin nga jashtë shtetit.
89
Vargu 214: Në origjinal: “Metropole”: Hotel luksoz në Braitën (Brighton).
Vargu 218: Tiresia, megjithëse thjesht spektator dhe jo “personazh” i vërtetë, mbetet heroi më i rëndësishëm në
poemë, duke bashkuar çdo gjë rreth tij. Ashtu si tregtari me një sy, shitësi i stafidheve, shkrihet e shndërrohet në
Lundërtarin Fenikas, edhe ky i fundit nuk është tërësisht i dallueshëm nga Ferdinandi, Princi i Napolit, ndaj, të
gjitha gratë janë një grua dhe të dyja gjinitë bashkohen te Tiresia. Ajo që sheh Tiresia, në të vërtetë, është thelbi i
poemës. Krejt pjesa e marrë nga Ovidi ka interes të madh antropologjik: Jupiteri, thonë, ishte i lumtur / dhe ndjehej
fort mirë (me verë), duke harruar / ankthin dhe kujdesin dhe, duke vrarë kohën, / duke bërë shaka me Junonën.
“Unë besoj”, i tha asaj / “Se ju gratë kënaqeni më shumë nga dashuria / Se ne meshkujt e shkretë, gjithnjë”. Ajo e
mohoi këtë / Ndaj vendosën t’ia drejtojnë këtë pyetje / Gjykimit të Tiresias të urtë: ai duhet ta dinte / Se si ishte
dashuria, nga çdo këndvështrim. / Një herë ai kishte hasur dy gjarpërinj tek çiftoheshin / në pyjet e blertë dhe i
ndau ata nga njëri-tjetri, / Dhe, kësisoj, ai u shndërrua nga burrë në grua, / Dhe mbeti grua për shtatë vjet dhe pa /
Gjarpërinjtë përsëri, / Dhe i ndau edhe një herë, / Duke thënë: “Nëse kur u godasin / Ju keni magjinë ta shndërroni
burrin në grua, / Ka mundësi që edhe gruan ta shndërroni në burrë. Ia vlen ta provoj”. / Dhe, kështu, ai u bë përsëri
burrë; si gjykatës, / Ai mori anën e Jupiterit. Dhe Junona / Humbi keq, dhe tha se gjykatësit / Ishin gjithmonë të
verbër, dhe të tillë e bëri atë përgjithmonë. / Asnjë Zot nuk mund të tejsundojë veprimet e tjetrit, / Por Ati i
90
Gjithëfuqishëm, nga mëshira, / si zhdëmtim, i dha Tiresias fuqi / Të dinte të ardhmen, pra, bashkë me dënimin /
Pati edhe nderim. (Cum Iunone iocos et ‘maior vestra profecto est / Quam, quae contingit maribus’, dixisse,
‘voluptas.’ / Illa negat; placuit quae sit sententia docti / Quaerere Tiresiae: venus huic erat utraque nota. / Nam duo
magnorum viridi coeuntia silva / Corpora serpentum baculi violaverat ictu / Deque viro factus, mirabile, femina
septem / Egerat autumnos; octavo rursus eosdem / Vidit et ‘est vestrae si tanta potentia plagae’, / Dixit ‘ut auctoris
sortem in contraria mutet, / Nunc quoque vos feriam!’ percussis anguibus isdem / Forma prior rediit genetivaque
venit imago. / Arbiter hic igitur sumptus de lite iocosa / Dicta Iovis firmat; gravius Saturnia iusto / Nec pro materia
fertur doluisse suique / Iudicis aeterna damnavit lumina nocte, / At pater omnipotens (neque enim licet inrita
cuiquam / Facta dei fecisse deo) pro lumine adempto / Scire futura dedit poenamque levavit honore. ). Ovidi,
Metamorfoza, Historia e Tiresias, libri III, vargjet 318-343. Pasi u pyet nëse janë burrat apo gratë ato që i shijojnë
më tepër marrëdhëniet seksuale, vjen pjesa ku Tiresia parathotë fatin e Narcisit, sipas të cilit është ndërtuar
episodi me radhitësen dhe të riun puçrra-puçrra.
Vargu 221: Ky mund të mos ngjajë pikërisht me vargjet e Safos, por kisha në mendje “vijën e gjatë bregdetare”
ose peshkatarin e “barkës me rrema”, i cili kthehet në muzg. Poezia e Safos i drejtohet Hesperit, Yllit të Mbrëmjes
(Afërnatës), si ylli që bashkon njerëzit në shtëpi për t’u prehur pas punës; këtu poezia e saj është shtrembëruar
91
nga Elioti. Kemi, gjithashtu, edhe jehonën e vargjeve U kthye detari, u kthye nga deti (Home is the sailor, home
from the sea) në poezinë “Rekuiem” (“Requiem”) të Robert Luis Stivensonit (Robert Louis Stevenson, 1850-1894).
Vargu 234: Ja bëhet fjalë për qytetin e Jorkshërit (Yorkshire), i njohur për prodhimin e shajakut, ku gjatë Luftës së
Parë Botërore u fituan para me thasë, ja për qytetin e Bredfordit (Bradford), nismëtarin e industrisë së naftës në
Pensilvani (Pennsylvania) dhe vendbanimin e njërit prej bashkëkohësve të pasur të Eliotit, që pat studiuar në
Harvard (Harvard), T. E. Henlit (T. E. Hanley).
Vargu 245: Në origjinal: “Thebes”: 1. Qytet i lashtë i Egjiptit të Epërm pranë lumit Nil, sot në Egjiptin Qendror.
Lulëzoi ndërmjet shekujve XXII-XVIII para Krishtit si rezidencë mbretërore dhe qendër fetare për adhurimin e
Amenit (perëndi e jetës dhe e riprodhimit që paraqitej me shtat njeriu dhe kokë dashi). Mbetjet arkeologjike
përfshijnë mjaft tempuj të mrekullueshëm, si dhe varrin e Tutankhamenit (mbretit të Egjiptit gjatë Dinastisë XVIII)
në afërsi të Luginës së Mbretërve 2. Qytet i lashtë i Beotisë në Greqinë Qendrore Lindore, në Veri-Perëndim të
Athinës. Fillimisht, ishte qytet i banuar nga Mikenasit dhe arriti kulmin e fuqisë së vet në shekullin IV para Krishtit,
por më 336 u shkatërrua thuajse plotësisht nga Aleksandri. Tiresia jetoi në Tebë për shumë breza, ku pa me sytë e
92
vet fatin tragjik të Edipit dhe të Kreonit; ai rrinte dhe profetizonte në treg pranë mureve të Tebës. Në
Metamorfozën e Ovidit ai shfaqet disa herë si profet, duke u shndërruar në të tillë te rrëfimi për Narcisin dhe Ekon.
Vargu 253: Shih: Goldsmith, kënga tek Vikari i Ueikfilldit ( The Vicar of Wakefield ). Olivia, personazhi i romanit të
Oliver Goldsmithit, këndon këngën e mëposhtme kur kthehet në vendin ku pat rënë pre e joshjes seksuale: Kur e
bukura grua marrëzisë i dorëzohet / Edhe fort me vonesë zbulon se burrat dalin fjale, / Me cilat hire dëshpërimit
mund t’i thotë të shporret, / Me cilat dredhi lahen këto lajthitje, këto faje? / E vetmja dredhi për t’i mbuluar faje dhe
lajthitje, / Për të fshehur turpin nga gjithë sytë e së vërtetës, / Para të dashurit për t’u penduar gjer në dhimbje, /
Për t’i mjelë shpirtin, i mbetka t’i japë fund jetës. (When lovely woman stoops to folly / And finds too late that men
betray / What charm can sooth her melancholy, / What art can wash her guilt away? / The only art her guilt to
cover, / To hide her shame from every eye, / To give repentance to her lover / And wring his bosom -- is to die.).
Vargu 257: Shih: Stuhia (The Tempest) , si më sipër. Krahaso vargun 48, i cili është marrë nga ligjërimi i
Ferdinandit, që vjen pas: Duke vajtuar përsëri për Mbretin, mbytjen e tim ati (Weeping again the king my father's
wreck).
93
Vargu 258: Në Origjinal: “Strand”: Rrugëkalim në Londrën Qendrore Perëndimore, që shtrihet paralel me bregun
Verior të lumit të Tamizit dhe në Lindje nga Sheshi Trefëllger (Trafalgar Square), në Skajin Perëndimor (West End),
deri në qytetin e Londrës.
Vargu 264: Veprat e artit në pjesën e brendshme të kishës së Shën Magnus Dëshmorit janë, sipas meje, ndër më
të bukurat e Wren (Renit). Shih: Propozimi për shkatërrimin e nëntëmbëdhjetë kishave të qytetit ( The Proposed
Demolition of Nineteen City Churches , P. S. King & Son, Ltd.). Sër Kristofer Ren (Sir Christopher Wren, 1632-1723),
arkitekt anglez që projektoi më shumë se 50 kisha në Londër, më e njohura e të cilave është Katedralja e Shën
Palit (1675-1710). Veprat e tij laike përfshijnë Teatrin e Sheldonit në Oksford (Sheldonian Theatre, Oxford, 1664-
1669) dhe Bibliotekën e Kolegjit të Trinisë në Kembrixh (Trinity College Library, Cambridge, 1676-1684). Në këto
vargje, muzika e “këndshme”, “peshkatarët” që prehen pas punës, si dhe shkëlqimi i pjesës së brendshme të
kishës, të gjitha nënkuptojnë botën e vlerave të vërteta, ku puna dhe prehja janë të prekshme, dhe ndodhin
brenda kontekstit fetar. Mirëpo, kemi të bëjmë vetëm me një rreze drite të çastit të një bote thuajse të humbur.
Vargu 266: Kënga e (të triave) Bijave të Tamizit fillon këtu. Që nga vargu 292 deri te vargu 306, pa ndërprerje,
ato flasin me radhë. Shih: Muzgu i Zotave ( Götterdammerung ) , akti III, skena I: Bijat e Rinit. Elioti paralelizon Bijat e
94
Tamizit me Vashat e Rinit në operën e Vagnerit Die Götterdämmerung, të cilat vajtojnë se, pas vjedhjes së arit të
Nibelungëve, bukuria e lumit humbi përgjithmonë. Refreni në vargjet 277-278 është huazuar nga Vagneri.
Ndërkaq, Rini është lumë i Evropës Perëndimore, që formohet nga bashkimi e dy prurjeve ujore në Lindje të
Zvicrës dhe rrjedh në një gjatësi prej rreth 1,319 km, nga Veriu në Veriperëndim, mes për mes Gjermanisë dhe
Holandës, deri sa derdhet në dy bigëzime në Detin e Veriut. Është rrugë kryesore e transportit tregtar ujor, e cila,
nëpërmjet kanaleve, lidhet me lumenj të tjerë të rëndësishëm Evropianë dhe kalon përmes mjaft luginave
piktoreske.
Vargu 275: Në origjinal: “Greenwich”: Qytezë në Londër, në anën Jugore të Tamizit; përkundruall ndodhet Ishulli i
Qenve (Isle of Dogs) që, në të vërtetë, është gadishull. Ndoshta Elioti e lidh këtë me temën e mëparshme të Qenit.
Vargu 279: V. Froude, Elizabeth , vëllimi I, kreu IV, letra e De Kuadras (De Quadra) për Filipin e Spanjës: Pasdite
ndodheshim në lundër, duke parë lojërat në lumë. (Mbretëresha) ishte vetëm me Lordin Robert dhe me mua në
pupë, kur ata filluan të flisnin broçkulla dhe shkuan deri në atë pikë, sa, Lordi Robert, më në fund, tha atypëraty se
nuk shihte ndonjë arsye pse të mos martoheshin, po t’ia kishte ënda mbretëreshës. ("In the afternoon we were in a
barge, watching the games on the river (The Queen) was alone with Lord Robert and myself on the poop, when
95
they began to talk nonsense, and went so far that Lord Robert at last said, as I was on the spot there was no
reason why they should not be married if the queen pleased." ).
Vargu 293: Në origjinal: “Highbury”: Periferi e banuar e Londrës.
Vargu 293: Në origjinal: “Richmond”: Pjesë e bukur e Londrës në anën Perëndimore të Tamizit të Epërm; përgjatë
brigjeve të tij ka hotele dhe varka për pushuesit.
Vargu 293: Në origjinal: “Kew”: Qark në Perëndim të Londrës së Madhe (Greater London), ngjitur me Riçmondin,
në Juglindje të Anglisë. Aty ndodhen Kopshtet e famshëm Botanikë Mbretërorë, që u krijuan më 1759 dhe u
përuruan para kombit më 1841.
Vargu 293: Krahaso: Purgatori , vjersha 133: Ricorditi di me, che son la Pia; / Siena mi fe’, disfecemi Maremma ,
(Kujtomëni mua, që jam La Pia / Siena më bëri, Marema më zhbëri).
Vargu 296: Në origjinal: “Moorgate”: Lagje e varfër në Lindje të Londrës.
96
Vargu 300: Në origjinal: “Margate Sands”: Qytezë bashkiake në Juglindje të Anglisë dhe Lindje të Londrës, në
grykëderdhje të Tamizit. Qendër e njohur çlodhëse bregdetare. Shquhet edhe për industrinë e lehtë. Elioti bashkë
me të shoqen kaluan një muaj këtu më 1921, për të marrë veten nga rraskapitja mendore (shih: Peter Ackroyd,
T.S. Eliot, faqe 114-115). Kjo dëshmohet artistikisht te filmi “Tom & Viv” (“Tomi dhe Viviana”, 1994), ku rrëfehet
historia e jetës së vërtetë bashkëshortore të Eliotit dhe Vivianë Hej-Udit (Vivienne Haigh-Wood).
Vargu 307: Qytet dhe shtet i lashtë i Afrikës Veriore në Gjirin e Tunizisë, në Verilindje të Tunizisë së sotme. U
themelua nga Fenikasit në shekullin IX para Krishtit dhe u shndërrua në qendrën e pushtetit Kartagjenas në
Mesdhe pas shekullit VI para Krishtit. Qyteti u shkatërrua nga Romakët në fund të Luftës së Tretë Punike (146 para
Krishtit), por u rindërtua nga Jul Cezari dhe, më vonë (439-533 pas Krishtit); shërbeu si kryeqytet i Vandalëve, para
se të tjetërsohej përfundimisht nga Arabët (698).
Vargu 307: Krahaso: Shën Augustini Rrëfimet (St. Augustine’s Confessions ): “... to Carthage then I came, where a
cauldron of unholy loves sang all about mine ears” : (“... në Kartagjenë atëherë u ktheva, ku në veshë më buçiti
kënga e kazanit me dashuri të pashenjta”).
97
Vargu 308: Teksti i plotë i Predikimit të Zjarrit nga Buda (i cili, për nga rëndësia, përkon me Predikimin në Mal),
nga ku janë marrë këto fjalë, do të gjendet i përkthyer në veprën Buddhism in Translation ( Budizmi i përkthyer ,
Harvard Oriental Series), e autorit Henri Kllark Uorën, i Vjetri (Henry Clarke Warren, the late Henry Clarke). Zoti
Uorën ishte një nga pararendësit e mëdhenj të studimeve mbi Budizmin në Perëndim. Në këtë predikim, Buda
udhëzon priftërinjtë e tij se të gjitha gjërat “janë duke u djegur... Syri ... është duke u djegur; trajtat janë duke u
djegur; vetëdija e syrit është duke u djegur; mbresat e mbledhura nga syri janë duke u djegur; dhe çdo lloj
përjetimi, i këndshëm, i pakëndshëm, ose shpërfillës, e ka zanafillën te vartësia nga përshtypjet e mbledhura nga
syri, i cili, gjithashtu, është duke u djegur. Dhe, çfarë është duke i djegur këto gjëra? Unë them, zjarri i pasionit,
zjarri i urrejtjes, zjarri i prishamendjes”. (“The eye, O priests, is on fire; forms are on fire; eye-consciousness is on
fire; impressions received by the eye are on fire; and whatever sensation, pleasant, unpleasant, or indifferent,
originates in dependence on impressions received by the eye, that also is on fire. / And with what are these on fire?
/ With the fire of passion, say I, with the fire of hatred, with the fire of infatuation;”).
98
Vargu 309: Sërish, nga Rrëfimet e Shën Augustinit. Përmbledhja e këtyre dy përfaqësuesve të asketizmit Lindor
dhe Perëndimor, si kulmi i kësaj pjese të poezisë, nuk është e rastësishme.
Titulli i Pjesës IV: Kjo pjesë është rimarrje e shtatë vargjeve të fundit të poezisë së hershme “Dans le
Restaurant” të Eliotit. Pjesa shkoqitet në dy mënyra: ja si vdekje nga uji pa ringjallje (shpërdorimi i ujit), ja
simbolizon vetëflijimin që i paraprin rilindjes. Është e vërtetë se Flebasi pastrohet nga interesat e veta tregtare dhe
kotësitë kur përjeton ndryshimin e detit dhe Uestoni na tregon për hedhjen e përvitshme në det në Aleksandri të
një shëmbëlltyre të kokës së Adonisit, e cila duhet të nxirret jashtë pas shtatë ditësh nga ndjekësit e ngazëllyer të
këtij kulti. Megjithatë, shumica e shkoqitësve e shohin mbytjen e Flebasit si vdekje nga uji që nuk sjell ringjallje,
edhe pse vdekja përmban një kuptim të çuditshëm paqeje. Krahaso me vargun 47.
Vargu 312:Sipas librit të Xhesi Uestonit, Nga rituali te romanca, Flebasi është Mbreti Peshkatar, i cili jetoi si
“Mbreti pa pikë fuqie i Shkretanisë”. Autorja e mori personazhin nga miti i lashtë i Flebas Fenikasit. Sipas këtij miti,
Flebasi është detari që duhet të vetëflijohet, me qëllim që të shpëtojë Mbretin Peshkatar. Nëse arrin ta shpëtojë
mbretin, vendi i tyre shterpë dhe i thatë do të ringjallet. Flebas Fenikasi përfaqëson një personazh që mund të
shihet si i ngjashëm me Krishtin, i cili u vetëflijua, me qëllim që të rilindte një jetë të re: “Edhe nëse e shohim
99
Flebasin si Krisht dhe flijimin e tij në emër të botës, edhe nëse e shohim Flebasin si vdekatar të zakonshëm,
kuptojmë se, që të sillet paqja, rilindja dhe ripërtëritja, fillimit të ri duhet t’i paraprijë vdekja”. Rrjedhimisht, uji i
sjell tokës rilindje dhe pjellori. Vdekja e Flebasit nga uji përfaqëson vetëflijimin e madhërishëm, i cili simbolizon
jetën që sjell uji.
Titulli i Pjesës V: Në fillim të Pjesës V shfrytëzohen tre tema: udhëtimi për në Emaus, avitja te Kishëza e
Rrezikshme (shih librin e Zonjushë Uestonit) dhe kalbëzimi i sotshëm i Evropës Lindore. Udhëtimi për në Emaus
(shih rreshtin 360 dhe shënimin 9, faqe 2158) është tipar i rëndësishëm në rrëfimin për Krishtin dhe, në këtë pjesë
të “Shkretanisë”, lidhet më qartë me këtë rrëfim. Krishti lidhet me Zotin e vrarë të pjellorisë, por, gjithsesi, nuk ka
ringjallje.
Vargu 328: Këto vargje, që përmbajnë aluzione për burgosjen dhe gjykimin e Krishtit, për Gjethsemaninë dhe
Golgotën, nënkuptojnë ditët e pashpresa ndërmjet të Premtes së Zezë dhe Pashkës, ndërmjet Kryqëzimit dhe
Ringjalljes, çka lidhet me vdekjen e Mbretit Peshkatar.
100
Vargu 354: Krahaso: “Grasshopper”: Karkalec: Profecia e Kishtarit: ...karkaleci do të jetë barrë dhe dëshira do të
shuhet... (...and the grasshopper will be a burden, and desire will fail…) Krahaso, gjithashtu, me vargun 23.
Vargu 357: Ky është Turdus aonalaschkae pallasii , shpendkeqja (mullibardhë, mugth, mëllenjë) vetmitare që e
kam dëgjuar në Qarkun e Kubekut (Quebec County). Çepmeni (Chapman) thotë tek Handbook of Birds in Eastern
North America ( Doracaku i zogjve të Amerikës Veri-Lindore ): “ ... it is most at home in secluded woodland and
thickety retreats.... Its notes are not remarkable for variety or volume, but in purity and sweetness of tone and
exquisite modulation they are unequalled.” Its ‘water-dripping song’ is justly celebrated. – (“… të shumtën e herës,
haset pyjeve të vetmuara ose strehëve nëpër zabele... Notat e saj nuk shquhen për variacion, as për volum, por,
për sa i përket qartësisë dhe ëmbëlsisë së tonit dhe modulimit elegant, ato janë të pashoqe”.). Me të drejtë i
thurën lavde për “këngën e ujit që pikon”.
Vargu 360: Rreshtat e mëposhtëm u nxitën nga një rrëfim për një nga ekspeditat në Antarktik [harrova cila
syresh, po mendoj se bëhet fjalë për atë të Shakëlltonit (Shackleton)]: rrëfehej se grupit të eksploruesve, sa herë u
shtereshin fuqitë, u shfaqej vazhdimisht vegimi se mes tyre ndodhej një njeri më tepër nga sa ishin në të vërtetë.
101
Vargjet 367-377: Krahaso: Herman Hese (Hermann Hesse), Blick ins Chaos ( Vështrim në zemër të kaosit ) : „Schon
ist halb Europa, schon ist zumindest der halbe Osten Europas auf dem Wege zum Chaos, fährt betrunken im
heiligen Wahn am Abgrund entlang und singt dazu, singt betrunken und hymnisch wie Dmitri Karamasoff sang.
Ueber diese Lieder lacht der Bürger beleidigt, der Heilige und Seher hört sie mit Tränen.” (“Tashmë gjysma e
Evropës, tashmë, të paktën gjysma e Evropës Lindore, rrugës për në Kaos, vozit e dehur nga pasioni i shenjtë
zgripit të theqafjes, këndon dehshëm, sikur të jetë duke kënduar himnin, ashtu siç këndonte Dimtri Karamazov [te
Vëllezërit Karamazov të Dostojevskit]. Borgjezi i fyer qesh me këto këngë; shenjti dhe profeti i dëgjon duke qarë”).
Vargu 389: Këtu nënkuptohet çasti i afrimit të dëshpërimit përpara Kishëzës së Rrezikshme, kur kalorësi
kërkimtar nuk sheh asgjë aty, përveç shkatërrimit. Kjo rrenamendje e hiçit është prova e mbrame e kalorësit.
Vargu 393: Varianti Frëngjisht i “Kikiriki, kikiriki”. Kënga e gjelit sinjalizon largimin e fantazmave dhe të shpirtrave
të këqij. Krahaso: Hamleti, akti I, skena I, vargu 157 e në vijim.
102
Vargu 396: Lumë në Veri të Indisë dhe Bangladeshit, që gjarpëron Maleve të Himalajës dhe rrjedh në një gjatësi
prej 2, 510 km, zakonisht në drejtim të Lindjes, përgjatë një fushe të pafund, duke u derdhur në Gjirin e Bengalit.
Lumi është i shenjtë për Hindutë.
Vargu 398: Në origjinal: “Himavant”: Himavant: Është njëri nga malet e Himalajave. Malet e Himalajës, të gjithë
tok, janë quajtur “streha e borës” dhe, gjithashtu, boshti i tokës. Malet Himalaja quhen vargmalet më të shenjta të
planetit. Ato janë, po ashtu, malet më të larta të botës, që e afrojnë atë me Zotin dhe përmenden shpesh në
Mitologjinë e Tibetit. Për këtë arsye, Elioti mund t’i ketë përmendur, që të tregojë ngjitjen e njeriut drejt Zotit.
Vargu 401: “Datta, dayadhvam, damyata” (Jep, duaj, vetëpërmbahu). Fabula e kuptimit të bubullimës gjendet në
librin Brihadaranyaka – Upanishad , 5, 1. Përkthimi gjendet në veprën e Doisenit (Deussen) Sechzig Upanishads des
Veda , faqe 489. Fabula e Hinduve, së cilës i referohet Elioti, është ajo e Zotave, e njerëzve dhe demonëve, që me
radhë iu lutën at Prajapatit: “Folna, o Zot”. Secilit syresh ai i ktheu përgjigje me rrokjen e vetme: “Da”, dhe secili
grup e shkoqiti atë sipas mënyrës së vet: “Datta”: jap lëmoshë; “Dayadhvam”: ushqej dhembshuri; “Damyata”:
ushtroj vetëpërmbajtje. Fabula përmbyllet: “Ja se ç’përsërit zëri hyjnor, Bubullima, kur thotë: “Da, Da, Da”:
103
Vetëpërmbahuni; jepni lëmoshë; tregohuni të dhembshur”. Prandaj, njeriu duhet t’i ushtrojë këto tre gjëra:
vetëpërmbajtjen, dhënien e lëmoshës dhe dhembshurinë.
Vargu 408: Krahaso: Uebster, The White Devil (Djalli i bardhë) , akti V, skena VI: ... they’ll remarry / Ere the worm
pierce your winding-sheet, ere the spider / Make a thin curtain for your epitaphs. ( … do të rimartohen / Na ishte
krimbi që shponte çarçafin gjarpërues, na ishte merimanga / Që bënte perden e hollë për epitafet tuaja).
Vargu 412: Krahaso: Dante, Ferri , XXXIII, 46: “ed io sentii chiavar l’uscio di sotto / all’orribile torre,” (dhe dëgjova
tek kyçej poshtë dera / e kullës së tmerrshme). Krahaso, gjithashtu: H. Bredli (H. Bradley) Appearance and Reality
( Dukja dhe realiteti ), faqe 346: “My external sensations are no less private to myself than are my thoughts or my
feelings. In either case my experience falls within my own circle, a circle closed on the outside; and, with all its
elements alike, every sphere is opaque to the others which surround it.... In brief, regarded as an existence which
appears in a soul, the whole world for each is peculiar and private to that soul . ” (Ndijimet e mia të jashtme nuk
janë më pak vetjake për unin tim, se mendimet ose ndjenjat e mia. Në secilin rast, përvoja ime mbetet brenda
qarkut tim, një qark i mbyllur nga jashtë; dhe, me të gjithë elementët e tij të ngjashëm, çdo sferë është e
104
papërshkueshme nga të tjerat që e rrethojnë... Shkurt, parë si një gjallesë që shfaqet në një shpirt, krejt bota për
secilin është e veçantë dhe vetjake për atë shpirt).
Vargu 417: Në origjinal: “Coriolanus”: Koriolanus: Gaius Marcius Coriolanus besohet gjerësist se ishte figurë
legjendare, i cili, siç thuhet, ka jetuar gjatë shekullit V para Krishtit. Atij iu dha nofka “Koriolanus”, pasi zaptoi
qytetin Volsk të Koriolit (Corioli) më 439 para Krishtit. Sipas Plutarkut, Koriolanusi përfaqësonte aristokracinë
Romake dhe respektohej nga Senati i Romës, ngaqë kundërshtonte me argumente prirjet demokratike të
plebenjve. Ai u përzu nga Roma dhe u dënua për shpërdorim të fondeve publike. Më vonë, u ngrit kundër Romës
dhe bëri aleancë me popullsinë Volske, kundër të cilës pat luftuar dikur. Plutarku rrëfen se Koriolanusi u maskua
dhe hyri vjedhurazi në shtëpinë e një fisniku të pasur Volskian, një farë Tulus Aufidiusi (Tullus Aufidius) dhe iu
paraqit si nevojtar. Pastaj, Koriolanusi dhe Aufidiusi, i bindën Volskianët të thyenin marrëveshjen me Romën dhe të
ngrinin një ushtri për ta pushtuar. Kur trupat Volskiane të Koriolanusit kërcënuan, nënat Romake, duke përfshirë të
shoqen dhe nënën e Koriolanusit, u dërguan për ta bindur që të tërhiqej nga sulmi. Sapo pa nënën, gruan dhe
fëmijët që po i binin në këmbë duke iu lutur, Koriolanusi u pendua, tërhoqi trupat nga kufiri i Romës dhe u kthye në
qytetin e lindjes së Aufidiusit, të quajtur Antium. Më pas, Aufidiusi gjeti mbështetje për ta çuar Koriolanusin në një
gjyq të ngritur nga ana e Volskianëve, dhe më pas organizuan një puç për ta vrarë para përfundimit të gjyqit.
105
Rrëfimi për afrimin e Koriolanusit me Aufidiusin është shumë i ngjashëm me historinë e Themistokliut, prijësit të
demokracisë Athinase, i cili ishte bashkëkohës i Koriolanusit (duke marrë parasysh dallimin e rëndësishëm se
Themistokliu ishte figurë historike e kohës, kurse Koriolanusi nuk ishte i tillë). Gjatë dëbimit të Themistokliut nga
Athina, ai udhëtoi për në shtëpinë e Admetit (Admetus), Mbretit të Molosëve, i cili ishte armiku personal i tij.
Themistokliu shkoi i maskuar tek Admeti dhe iu lut si një i arratisur, ashtu siç i qe lutur Koriolanusi Aufidiusit.
Mirëpo, Themistokliu nuk ndërmori asnjëherë veprime ushtarake kundër Athinës. Koriolanusi, i cili veproi i shtyrë
nga krenaria dhe jo nga detyra, është shembulli i qartë i njeriut të ndryrë në burgun e unit të vet. Ai udhëhoqi
armikun kundër qytetit të lindjes, për shkak të krenarisë së lënduar. (Krahaso: Shekspiri, Coriolanus).
Vargu 425: Shih: Ueston, From Ritual to Romance (Nga rituali te romanca) , kreu për Mbretin Peshkatar.
Vargu 426: Krahaso: Isaia 38:1: Kështu foli Zoti: “Vendos rregull në shtëpinë tënde, sepse ti do të vdesësh, dhe
nuk do të jetosh”. “Uni” gjithëpërfshirës, i cili shfaqet në veprimin simbolik të peshkimit (duke kërkuar shpëtim,
ripërtëritje, përjetësi) me Shkretaninë pas shpine, vret mendjen se deri në ç’pikë mund të ndreqë punët e veta.
106
Vargu 427: Një nga vargjet pasardhës të kësaj ninulle është: Merre çelësin dhe kyçe brenda, zonja ime e
mrekullueshme.
Vargu 428: Shih: Purgatori , XXVI, 142-148. “Ieu sui Arnaut, que plor e vau cantan; / consiros vei la passada folor, /
e vei jausen lo joi qu’esper, denan. / Ara vos prec, per aquella valor / que vos guida al som de l’escalina, / sovenha
vos a temps de ma dolor.”(“Jam Arnauti, shkoj duke vajtuar e duke kënduar; / Marrëzitë e mia të shkuara i gjykoj
me pendesë, / Dhe, i lumtur, përtej perdeve shoh gëzimin e ëndërruar. / Ndaj tani ju përgjërohem pa përtesë, /
Pashë fuqinë që ju shpie krye shkallëve, / Kujtoni dhimbjet e mia ende pa gabuar”.) , kurse Elioti citon vargun: “Poi
s’ascose nel foco che gli affina.” (“Pastaj ai u fsheh në zjarrin që i pastron”).
Vargu 429: Shih: Pervigilium Veneris ( Vigjilimi i Venerës ) . Krahaso: Filomela në Pjesën II dhe Pjesën III. Pjesa
Latinisht në tekst do të thotë: “Kur do të bëhem si dallandyshja?” Është marrë nga “Vigjilimi i Venerës”, poezi e
vonë anonime në latinisht, ku gërshetohet himni për Venerën me përshkrimin e pranverës. Dy strofat e fundit të
saj të sjellin ndër mend mitin e Tereut, Proknes dhe Filomelës (veçse, në këtë variant dallëndyshja barazohet me
Filomelën); gjendja shpirtërore e poetit anonim ndryshon duke u shndërruar në trishtim, të gërshetuar me
shpresën për ripërtëritje: “Vasha e Tereut këndon nën hijen e plepit, që të mendohet se nga goja e saj dalin
107
dridhmat muzikore të dashurisë, dhe jo ankesa e motrës për të shoqin barbar... Ajo këndon, ne heshtim. Kur do të
vijë pranvera ime? Kur do të bëhem si dallëndyshe, që të mund të dal nga heshtja? Heshtja ma vrau Muzën, dhe
Apoloni nuk m’i hedh më sytë”. Krahaso poezinë “Itylus” të Suinbërnit (Swinburne), e cila fillon: “Dallëndyshe,
motra ime, O motër dallëndyshe, / Si mund të jetë zemra jote plot pranverë” dhe lirikën e Tenisonit (Tennyson) te
vepra Princesha (The Princess): “O Dallandyshe, Dallandyshe, që fluturon, fluturon drejt Jugut”.
Vargu 430: Në origjinal Frëngjisht: Princi i Akuitanisë në kullën e rrënuar. Shih: Zherar dë Nervalit (Gerard de
Nerval), El Desdichado .
Vargu 431: Kjo mund të lidhet me gjithë poemën: janë copëza të mbledhura nga folësi në përpjekje për t’u
pajtuar me gjendjen e vet.
Vargu 432: Shih veprën The Spanish Tragedy ( Tragjedia spanjolle ) të Kidit (Kyd). Nëntitulli i saj është Hieronymo’s
Mad Againe (Hieronimi u çmend përsëri, 1594). Kjo vepër është një nga shembujt e hershëm të tragjedisë
Elisabetiane për hakmarrjen. Hieronimi, i çmendur nga vrasja e të birit, organizoi hakmarrjen, kur iu kërkua të
shkruante skenarin e një gostie mbretërore. Ai u përgjigj: Atëherë, pse duhet t’ju ujdis? dhe i ndërtoi pjesët e
108
gostisë mbretërore në mënyrë të tillë që, në rrjedhën e veprimit, të vriteshin të gjithë vrasësit e të birit. Ndërkaq,
Tomas Kidi (Thomas Kyd, 1558-1594) ishte dramaturg Anglez, i përfolur edhe si bashkautor i mjaft veprave të
Shekspirit, autor i Tragjedisë Spanjolle dhe një nga figurat më të rëndësishme në zhvillimin e dramës Elisabetiane.
Kidi u dergj në errësirë deri më 1773, kur Tomas Haukinsi (Thomas Hawkins), një nga redaktorët e hershëm të
dramës, zbuloi se ai emërtohej si autor i asaj drame nga Tomas Hejudi (Thomas Heywood) në veprën e tij Apologie
for Actors (Apologji për aktorët). Njëqind vjet më vonë, studiuesit Gjermanë dhe Anglezë filluan të hedhin dritë mbi
jetën dhe veprën e tij, duke shkuar deri te zbulimi i çuditshëm se ai mund të ketë qenë autori i vërtetë i tragjedisë
Hamleti.
Vargu 434: Shantih. Siç përsëritet këtu, është mbyllja zyrtare e një Upanishadi . “Paqja përtej mirëkuptimit” është
barasvlerësi ynë për këtë fjalë. Upanishadet janë pjesë e shkrimeve të shenjta Shruti të Hinduve, të cilat, kryesisht,
merren me meditimin dhe filozofinë, duke u konsideruar si udhëzime fetare nga shumica e shkollave të Hinduizmit.
Ato, gjithashtu, përmbajnë transkriptime të diskutimeve të ndryshme shpirtërore dhe, prej 123 librave që
mendohet se përbëjnë Upanishadet, 12 syresh pranohen si kryesorë nga të gjithë Hindutë. Upanishadet janë
shkoqitje të Vedave, të synimit dhe thelbit të tyre dhe, kësisoj, njihen si Vedanta: “Fundi i Vedave”. Ndërkaq, termi
Upanishad vjen nga fjalët Sanskritishte upa (pranë), ni (poshtë) dhe şad (ulem), që do të thotë “ulem pranë” një
109
mësuesi shpirtëror për të marrë udhëzime. Mësuesit dhe studentët shfaqen në skena të larmishme (bashkëshorti
që u kthen përgjigje pyetjeve rreth pavdekësisë, adoleshenti që merr mësime nga Vdekja, etj.). Nganjëherë
ditunarët janë gra dhe, shpesh, udhëzimet (ose, më saktë, frymëzimet) kërkohen nga mbretërit. Fakti që urata
përmbyllëse bëhet në një gjuhë kaq të huaj për traditën Perëndimore, tregon se zgjidhja kërkohet, por nuk arrihet.
110