sparta - andi metaliaj

14
HISTORI Tema: Greqia, djepi i demokracisë Nëntema: Oligarkia në Spartë (në të gjitha aspektet).

Upload: andi-metaliaj

Post on 20-Jun-2015

447 views

Category:

Education


5 download

DESCRIPTION

By: Andi Metaliaj

TRANSCRIPT

Page 1: Sparta - Andi Metaliaj

HISTORITema: Greqia, djepi i demokracisë

Nëntema: Oligarkia në Spartë (në të gjitha aspektet).

Page 2: Sparta - Andi Metaliaj

Gjatë historisë me ketë formë pushteti janë identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor te sundimit dhe plutokracia oligarkike, një shtresë e vogël e të pasurve që vendosë në emër të shumicës

Oligarkia Në oligarki pushteti është i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet dhe po kështu për

çështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi..

Page 3: Sparta - Andi Metaliaj

Vlerësohet se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të shumicës,

vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj.

Edhe në tipat e qeverisjes demokratike, në rastin kur zgjedhjen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e tyre

dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve.

Page 4: Sparta - Andi Metaliaj

SPARTAShteti i Spartës u krijua në krahinën e Lakonisë. Lakonia gjindej në pjesën

jug - lindore të Peleponezit. Kjo përfshinte luginën e lumit Eurotas dhe një pjesë të tërë malore. Malet e Lakonisë ishin të pasura me mermer dhe me hekur, në shpatijet e tyre rriteshin pyje të dendura ku jetonin

shumë dhi të egra, arusha dhe egërsira të tjera. Lugina e lumit Eurotas ka qenë shumë e përshtatshme për bujqësi. Toka e saj ka qenë pjellore dhe

gati nga të gjitha anët e mbrojtur me male. Në qendër të krahinës në Eurotas, gjindet qyteti i Spartës. Pas bashkimit të disa komuniteteve të

afërme, Sparta u bë qyteti kryesor i Lakonisë. Pas emërimit të këtij qyteti, shteti filloi të quhej i Spartianëve ose thjeshtë Sparta..

Page 5: Sparta - Andi Metaliaj

Banorët e këtij shteti, sipas gojëdhënës ishin pasardhësit e pushtuesve dorikë. Këta erdhën në luginën e Eurotasit, i nënshtruan Akejt që jetonin aty me dhe i shëndrruan ne skllavë. Populli i shtypur ngrihej vazhdimisht kundër shtypësve të tij. Kështu në Spartë vazhdoi lufta pa ndërprerje. Sipas gojëdhënës, Likurgu i ka dhënë fund luftës së brendshme. Likurgu krijoi një seri ligjesh që forcuan sistemin shoqëror të Spartës. Likurgu mbahet si ligjëdhënës i parë spartian.Sipas traditës banorët më të vjetër të Peleponezit ishin akajët. Ata rreth vitit 1200 para e.r. i kanë nënshtruar dorët, një fis grek që kishte ardhur nga veriu.

Page 6: Sparta - Andi Metaliaj

Dorët kanë themeluar qytetin e Spartës dhe kanë krijuar një prej shteteve më të rëndësishme greke, shtetin spartian. Popullsia e nënshtruar shpesh çonte krye, kështu që historia më e vjetër e

Spartës është e mbushur me kryengritje dhe çrregullime.

Më në fund, sipas traditës në Spartë, Likurgu ka krijuar rendin dhe i ka dhënë ligjet, të cilat kishin të bënin me

rregullimin dhe edukimin shoqëror dhe shtetëror.

Page 7: Sparta - Andi Metaliaj

Popullsia e Spartës ka qenë e ndarë në : spartiatë, periekë dhe helotë. Spartiatët ishin

skllavopronarët, d.m.th. klasa sunduese. Nuk janë marrë me veprimtari ekonomike. Tokën e tyre e

kanë punuar helotët - skllevërit. Meqë vazhdimisht ishin të detyruar të shtypnin

kryengritje të helotëve, kishin organizimin e fuqishëm ushtarak.

Rreg

ullim

i sho

qëro

r

Page 8: Sparta - Andi Metaliaj

Të gjitha pozitat në shtet ishin të rezervuara vetëm për spartiatë. E kalonin kohën në ushtrinë ushtarake dhe në lëvizje luftarake. Të gjithë spartiatët konsideroheshin të barabartë, ndonëse te ata pushteti ishte në duar të gjinive më të fuqishme aristokrate.

Page 9: Sparta - Andi Metaliaj

RREGULLIMI SHTETËROR

Geruzija kishte gjithsej 30 anëtarë. Përveç dy mbretërve në të merrnin pjesë 28 pleq përjetësisht të zgjedhur. Geruzia vendoste mbi të gjitha çështjet shtetërore, përgatiste dhe shpallte ligjet, shpallte gjykimet, shpallte luftën dhe nënshkruante paqën. Gjithë pushteti ekzekutiv ishte në duart e pesë vetëve të zgjedhur – eforë, që kishin mbikqyrje në punën e udhëheqësisë shtetërore dhe në edukimin e rinisë, kurse një kohë kanë mundur t’i ftonin edhe mbretëritë në përgjithësi.

Në krye të shtetit spartian ishin dy mbretër. Pushteti i mbretërve ishte i kufizuar vetëm në kohë lufte, në kohë paqe, për të gjitha veprimet ishin të detyruar të kërkonin vendimin e këshillit të krerëve që quhej Geruzi.

Page 10: Sparta - Andi Metaliaj

Jeta dhe edukimi i spartianëveNë Spartë, për një kohë të gjatë ishte ruajtur pronësia e komunitetit. Në Spartë toka ka qenë e ndarë në pjesë të barabarta, ishte e ndaluar blerja e tokës dhe mbledhja e pasurive të mëdha.•Spartianët i jepnin rëndësi të madhe edukimit të fëmijëve. Që të mund të kenë pushtetin mbi periekët dhe helotët, vazhdimisht ishin të detyruar të jenë ushtarë. Fëmijët janë ndarë nga prindërit që në moshën shtatë vjeçare dhe edukoheshin në shkolla të veçanta – gjimnaze. Për spartanët, kryesore ishte të jesh trim, i durueshëm dhe ushtarë i shkathtë. Spartianët e rinj para së gjithash mësonin të përdornin armët mirë. Që të forcoheshin, ushtroheshin në vrapim, kërcim, mundje, not dhe në sporte të tjera. Me qëllim që t’i çelikosin fëmijët dhe t’i bëjnë të aftë në vështirësi të jetës ushtarake i vishnin dhe i ushqenin dobët, kurse ndonjëherë edhe publiksht i rrahnin para altarit të perëdeshës Artemidë.•Disiplina dhe nderimi i të moshuarëve gjithashtu ishin virtyte të luftarakëve spartan. Spartanët e rinj edukoheshin që para pleqve të qëndrojnë me kokë ulur dhe që të përgjigjen vetëm kur t’i pyesin. Spartanë në tërë botën greke ishin të njohur nga shkurtësia, konciziteti dhe spirituoziteti e përgjigjeve të tyre. Për shkak të edukimit të vrazhdë të këtillë, spartanët ishin trima dhe ushtarë të qëndrueshëm. Ushtria spartane ishte shumë e disiplinuar. Veçohej nga qëndrimi dinjitoz ushtarak dhe nga armatimi. Këmbësorinë e përbënin ushtarët e armatosur rëndë, të cilët në Greqi quheshin hoplitë. Këmbësoria spartane konsiderohej më e mira në Greqi.

Page 11: Sparta - Andi Metaliaj

Leonida I Mbreti legjendar i Spartës(greqisht: Λεωνίδας; lindja nuk dihet - vdiq 9 gusht 480 p.k), emri i të cilit është lidhur tashmë me betejën e lashtë, betejën e Termopilëve, që u bë në muajin Gusht të vitit 488. Leonida ishte vëllai i mbretit Kleomen A’ , vëndin e të cilit dhe trashëgoi. Kur Persët arritën tek ngushtica e Termopilëve, po i priste Leonida së bashku me 6 000 luftëtarë, të cilët prisnin përforcime të tjera nga Sparta. Për të shmangur një masakër të kotë, përzuri shumicën e ushtarëve , duke mbajtur me vete vetëm 300 Spartanët dhe 700 Tespevsët, të cilët nuk pranuan të linin vëndin e tyre të betejës.

Leonida qëndroi me një trimëri të madhe në

vëndin e tij, duke thënë përgjigjjen më të

lavdishme të një lideri në histori,kur i kërkuan

të dorëzonte armët, (sipas Plutarkut) ‘’Molon Lave’’ ose ‘’ Ec e Merri’’. Duke u bindur ligjeve të

Spartës dhe duke krijuar në këtë mënyrë një

qëndrim të përjetshëm sakrifice dhe

atdhedashjeje.

LEONIDA I

Page 12: Sparta - Andi Metaliaj

Shprehja më karakteristike për të shprehur qëndrimin e Spartanëve kundrejt luftës, ishte shprehja që Nëna

Spartane i thoshte djalit të saj kur po ikte për luftë, ‘’ I tan i epi tas’’ ose ‘’kthehu me mburojën ose mbi të’’.

Nëna përshëndeste të birin e saj duke i kujtuar se detyra e tij ishte të luftonte me guxim për atdheun e tij, duke

ndëruar armët dhe nëse ishte e nevojshme dhe të vdiste për të. Kjo fjali e famshme fsheh mentalitetin e një

populli që mbeti në histori si një shembull i një jete të thjeshtë, të plotë dhe të ndershme, dhe të mbushur me dinjitet dhe vetësakrificë. Këto janë idealet që himnon Leonida me këtë veprim vetërefuzimi. Dhe Leonida, si

mbreti i denjë i një populli të tillë, dha i pari shëmbullin.

Page 13: Sparta - Andi Metaliaj

Përdori me një zgjuarsi të veçantë, formimin fizik të ngushticës, duke sulmuar dhe duke u mbrojtur me rradhë të thella, duke tërhequr në ngushticë Persët, duke shfrytëzuar moralin e lartë dhe fuqinë e ushtarëve të tij.

Page 14: Sparta - Andi Metaliaj

PROJEKT Histori

NËNTEMA Oligarkia në Spartë

GJIMNAZI “Sinan Tafaj”

KLASA X-3

PUNOI NË POWERPOINT Andi Metaliaj

GRUPI 6

Faleminderit për vëmendjen!