stadi kyç 2 sc1: 2a, 2b, 2f, 2h sc2:5a, 5f intro to... · 2019. 4. 29. · me ngjyra të ndryshme....

10
1 5 Stadi kyç 2 Sc1: 2a, 2b, 2f, 2h Sc2:5a, 5f Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit: Do të dijnë se bakteret, viruset dhe kërpudhat janë 3 lloje të ndryshme të mikrobeve Do të kuptojnë se mikrobet gjinden kudo Nxënësit më të aftë: Do të dijnë se mikrobet kanë forma dhe madhësi të ndryshme Në këtë pjesë nxënësit njoftohen me botën e mikrobeve, së pari duke hulumtuar tipet dhe format e ndryshme të tyre dhe më vonë duke mësuar për mikrobet e dobishme dhe të dëmshme. Aktiviteti hyrës ju lejon nxënësve që të kombinojnë shkathtësitë e tyre vështruese dhe kreative për të bërë një mikrob sipas përzgjedhjes së tyre, duke theksuar kështu tipet dhe format e ndryshme mikrobike. Aktiviteti plotësues, Mikrobo Mania, e përsërit mësimin në klasë dhe i lejon nxënësve që të vendosin se a është mikrobi për të cilin diskutohet baktere, virus ose kërpudhë!

Upload: others

Post on 27-Jan-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1

    5

    Stadi kyç 2 Sc1: 2a, 2b, 2f, 2h Sc2:5a, 5f Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

    Rezultatet e mësimit

    Të gjithë nxënësit:

    Do të dijnë se bakteret, viruset dhe kërpudhat janë 3 lloje të ndryshme të mikrobeve

    Do të kuptojnë se mikrobet gjinden kudo

    Nxënësit më të aftë:

    Do të dijnë se mikrobet kanë forma dhe madhësi të ndryshme

    Në këtë pjesë nxënësit njoftohen me botën e mikrobeve, së pari duke hulumtuar tipet dhe format e ndryshme të tyre dhe më vonë duke mësuar për mikrobet e dobishme dhe të dëmshme. Aktiviteti hyrës ju lejon nxënësve që të kombinojnë shkathtësitë e tyre vështruese dhe kreative për të bërë një mikrob sipas përzgjedhjes së tyre, duke theksuar kështu tipet dhe format e ndryshme mikrobike. Aktiviteti plotësues, Mikrobo Mania, e përsërit mësimin në klasë dhe i lejon nxënësve që të vendosin se a është mikrobi për të cilin diskutohet baktere, virus ose kërpudhë!

  • 2

    Fjalët kyçe Bakteret Qeliza Sëmundja Kërpudha Mikrobi Mikroorganizmi Mikroskopi Patogjeni Probiotiku Viruset

    Materialet e nevojshme

    Për çdo nxënës Një kopje e SH 1 Një kopje e SW 1 Një kopje e SW 2 Enë Petri (opcionale) Pamje të mikrobeve

    nga www.e-bug.eu Për çdo grup Plastelina me ngjyra

    të ndryshme (për recetë shtëpiake shih TS 4)

    Përgatitni nga një kopje të SW 1 dhe SW 2 për çdo nxënës.

    Përgatitni SH 1 posterin për klasë ose në tabelë të bardhë.

    Bleni ose ndiqni recetën në TS 4 për të përgatitur plastelina me ngjyra të ndryshme.

    Shkarkoni foto të ndryshme të mikrobeve nga www.e-bug.eu që nxënësit të mund t’i shohin.

    Mikroorganizmat, të cilët gjithashtu njihen edhe si mikrobe, janë gjallesa shumë të imëta, të cilët nuk mund të shihen me sy. Ato ndodhen pothuajse kudo në tokë. Disa mikrobe janë të dobishme dhe disa të tjera mund të jenë të dëmshme për njerëzit (kjo do të sqarohet në seksionet e mëvonshme). Edhepse shumë të vogla, mikrobet kanë formë dhe madhësi të ndryshme. Ekzistojnë 3 grupe kryesore të mikrobeve:

    Viruset janë mikrobet më të vogla dhe në përgjithësi janë të dëmshme për njerëzit. Viruset nuk mund të mbijetojnë të vetëm. Ato kanë nevojë për qeliza “nikoqire” për të mbijetuar dhe për t’u shumëzuar. Posa të hyjnë në qelizën nikoqire, ato shumë shpejt shumëzohen dhe gjatë procesit shkatërrojnë qelizën!

    Kërpudhat janë mikroorganizma shumëqelizorë, të cilët mund të jenë të dobishme dhe të dëmshme për njerëzit. Kërpudhat sigurojnë ushqimin e tyre duke shpërbërë lëndë organike ose duke jetuar si parazit në një nikoqir. Kërpudhat mund të jenë të dëmshme duke shkaktuar infeksion ose helmim pas ngrënies; disa të tjera janë të dobishme ose të padëmshme, p.sh. Penicillium, e cila prodhon antibiotikun penicilinë. Gjithashtu ekzistojnë edhe kërpudha të cilat nuk janë mikrobe dhe të cilat mund të përdoren si ushqim, siç është Agaricus, që njihet me emrin kërpudha e fushës.

    Bakteret janë mikroorganizma njëqelizore që mund të shumëzohen në mënyrë eksponenciale, në çdo 20 minuta. Gjatë rritjes normale të tyre, disa prodhojnë substanca (toksine) të cilat janë shumë të dëmshme për njerëz dhe shkaktojnë sëmundje (Staphylococcus); disa baktere janë plotësisht të padëmshme për njerëzit dhe disa të tjera mund të jenë shumë të dobishme (Lactobacillus në industrinë ushqimore), madje disa janë të domosdoshme për jetën e njeriut, si p.sh. ato të përfshira në rritjen e bimëve (Rhizobacterium). Bakteret e padëmshme quhen jopatogjene, ndërsa ato të dëmshme patogjene. Mbi 70% e baktereve janë jopatogjene.

    Duke u bazuar në formën e tyre, bakteret mund të ndahen në tri grupe: koke (duken si toptha), bacile (shkopinj) dhe spirale. Koket gjithashtu mund të ndahen në 3 grupe, varësisht nga renditja e tyre: stafilokoke (formë kalaveshi), streptokoke (zinxhirë) dhe diplokoke (çifte). Shkencëtarët shfrytëzojnë këto forma për të dalluar se çfarë infeksioni ka pacienti.

    1.1 Mikroorganizmat Hyrje

    Informata themelore

    Përgatitjet e avansuara

    FAKT FASCINUES Anthony van Leewenhoek ka krijuar mikroskopin e parë më 1676. Ai e ka përdorur për të ekzaminuar gjëra të ndryshme në shtëpinë e tij dhe ka emërtuar qeniet e gjalla (bakteret) të cilat i ka gjetur në materialin e gërryer nga dhëmbët e tij si ‘animalkula’.

    Materialet e internetit në dispozicion

    Një film demonstrues i aktivitetit

    Shumë fotografi të mikrobeve

  • 3

    1. Filloni mësimin duke i pyetur fëmijët se çka dijnë për mikrobet. Pyetni se a kanë qenë ata ndonjëherë të sëmurë ose dikush tjetër nga familja e tyre? Cila ka qenë sëmundja dhe çka e ka shkatuar atë sipas tyre?

    2. Sqarojani fëmijëve se disa sëmundje të quajtura infeksione shkaktohen nga disa mikroorganizma të imët, të gjallë, të quajtura mikrobe. Tregoni fëmijëve se ekzistojnë 3 tipe të ndryshme të mikrobeve: bakteret, viruset dhe kërpudhat. Përdorni posterët me ngjyra, të dhëna më poshtë (SH 1), të cilat mund të gjinden edhe në faqen e e-Bug (www.e-bug.eu), për prezantim në tabelë.

    3. Shpjegoni se këto mikrobe janë aq të vegjël, sa që mund të shihen vetëm me mikroskop. Përdorni aktivitetin nga interneti ose jepni nxënësve SH 2 për të demonstruar madhësitë e ndryshme të mikrobeve.

    4. Theksoni se edhe pse disa mikrobe shkaktojnë sëmundje, disa sosh janë edhe të dobishme. Kërkoni nga fëmijët që të identifikojnë disa mikrobe të dobishme. Nëse nuk munden, atëherë jepni shembuj, si p.sh. Lactobacillus në jogurt dhe pije probiotike, penicilina nga kërpudhat etj.

    5. Bëjeni të qartë se mikrobet ndodhen KUDO: në ajrin që na rrethon, në ushqimin të cilin e hamë, në sipërfaqen e trupit tonë, në gojë, hundë dhe zorrë/bark.

    1. Ky aktivitet mund të bëhet individualisht ose në grupe.

    2. Furnizoni secilin grup me broshurën me ngjyra (SH 1), me tipe të ndryshme të baktereve ose vendosni posterët e ngjyrosur nga faqja www.e-bug.eu në muret e klasës. Këto materiale do të tregojnë format dhe madhësitë e ndryshme të mikrobeve, emrat e tyre dhe se a janë të dobishme apo të dëmshme.

    3. Furnizoni secilin grup me plastelina me ngjyra të ndryshme, enë Petri dhe një kopje të SW 1.

    4. Kërkoni nga secili fëmijë/grup që të formësojë një mikrob ose grupe të mikrobeve në enën e Petrit, duke u bazuar në materialet e prezantuara më parë.

    5. Secili fëmijë duhet të vendos se a është mikrobi i tyre i dobishëm apo i dëmshëm dhe duhet ta emërtojë mikrobin e vet. Është me rëndësi që t’iu mundësohet fëmijëve që të jenë sa më kreativ, përderisa e marrin në konsideratë strukturën aktuale të mikrobeve.

    6. Rikujtojuni nxënësve se kërpudhat janë mikrobet më të mëdha, ndërsa viruset më të voglat.

    7. Nëse keni kohë, atëherë nxënësit mund t’i prezantojnë mikrobet e tyre para klasës.

    1.1 Mikroorganizmat Hyrje

    Aktiviteti kryesor

    Hyrje

  • 4

    1.1 Mikroorganizmat Hyrje

    Kontrolloni se sa kanë kuptuar fëmijët, duke ju parashtruar atyre pyetjet në vijim:

    1. Cilat janë tipet më të zakonshme të mikrobeve? Ekzistojnë 3 tipe kryesore të mikrobeve: bakteret, viruset dhe kërpudhat.

    2. Çka janë mikrobet patogjene? Mikrobet patogjene janë mikrobet e dëmshme.

    3. Ku mund të gjinden mikrobet? Mikrobet gjinden KUDO, në ajrin që na rrethon, në ushqimin të cilin e hamë, në sipërfaqen e trupit tonë, në gojë, hundë dhe zorrë/bark.

    4. A janë të gjitha mikrobet e dëmshme? Jo, edhe pse ka mikrobe të cilat mund të jenë të dëmshme për ne, gjithashtu ka edhe shumë

    mikrobe të cilat janë shumë të dobishme dhe të cilat i përdorim çdo ditë, psh.Saccharomyces (kërpudhë) përdoret në përgatitjen e bukës, Lactobacillus (baktere) përdoret për të bërë jogurtin dhe djathin.

    5. Cilat janë format e baktereve? Spirale (Campylobacter), shkopinj (Lactobacilli) dhe toptha (Staphylococcus).

    Plenare

    1. Jepini secilit nxënës një kopje të SW 2 dhe SH 1.

    2. Duke lexuar përshkrimet dhe duke përdorur informatat nga broshurat e tyre, nxënësit duhet të vendosin se a është mikrobi baktere, virus apo kërpudhë.

    a. Staphylococcus është baktere. b. Lactobacillus është baktere. c. Dermatophytes janë kërpudha. d. Influenza është virus. e. Penicillium është kërpudhë. f. Campylobacter është baktere.

    Aktiviteti plotësues

  • 5

    1 gotë miell

    1 gotë ujë

    1/2 gote kripë

    2 lugë gjelle kremë tartar

    2 lugë gjelle vaj

    Ngjyra ushqimore

    1.1 Mikroorganizmat Hyrje

    Përbërësit

    Përzieni së bashku përbërësit e thatë

    Shtoni ujë dhe përzieni mirë

    Shtoni ngjyrat ushqimore, pastaj vajin

    Zieni në temperaturë mesatare, duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të shkëputet nga skajet e enës në formë topi

    Lëreni të ftohet para përdorimit

    Metoda

    Plastelina është një material i butë elastik, e cila mund ta tërheq vëmendjen e fëmijëve për një kohë të gjatë. Mund ta bleni me emra të ndryshëm, por mund të jetë më lirë nëse e përgatisni vet. Plastelina e përgatitur në shtëpi e ka një përparësi shtesë, sepse mund të zgjedhni vetë ngjyrat që do t’i përdorni. Plastelina e përgatitur në shtëpi është jotoksike, me ngjyra të gjalla dhe lehtë formësohet, çka e bën një mjet ideal për lojë kreative dhe për këtë aktivitet.

  • 6

    Penicillium Dermatofitet

    Kërpudhat janë mikrobet më të mëdha.

    Gjinden në ajër, bimë dhe ujë.

    Maja, e cila rritet në bukë është një lloj kërpudhe.

    Disa antibiotikë prodhohen nga kërpudhat!

    Ekzistojnë 3 tipe të baktereve. Ato duken si:

    Spirale (Campylobacter)

    Shkopinj (Lactobacillus)

    Toptha (Staphylococcus)

    Janë aq të vegjël saqë 1000 baktere mund të

    vendosen në pikën në fund të kësaj fjalie.

    Disa baktere ndihmojnë në gatim, psh. përgatitja e jogurtit dhe djathit.

    Disa baktere janë të dëmshme dhe shkaktojnë infeksion.

    Bakteret shumëzohen shumë shpejtë.

    Influenza

    Viruset janë edhe më të vogla se bakteret dhe ndonjëherë mund të jetojnë BRENDA bakteres!

    Disa viruse shkaktojnë sëmundje.

    Sëmundjet si LIA dhe GRIPI shkaktohen nga viruset.

    Viruset mund të përhapen nga një person te tjetri, por kjo varet nga tipi i virusit.

    Mikrobet janë mikroorganizma të gjallë

    Janë aq të vogla, sa që na nevojitet mikroskopi për t’i parë

    Kanë forma dhe madhësi të ndryshme

    Gjinden KUDO!

    Disa mikrobe janë të dobishme ose të mira për ne

    Disa mikrobe na bëjnë të sëmurë

    Ekzistojnë 3 tipe të mikrobeve

  • 7

    2. KËRPUDHA do të ishte sa fusha e futbollit!

    4. VIRUSI do të ishte sa një TOP FUTBOLLI!

    1. Po të ishit ju sa EVROPA...

    3. BAKTERIA do të ishte sa një AUTOBUS!

  • 8

    Kjo është piktura e ______________________.

    Përgatitni mikrobin tuaj

    Dizajnoni një mikrob sipas zgjedhjes tuaj, baktere, virus ose kërpudhë, duke përdorur materialet e dhëna.

    Para se të filloni, vendosni se a do të jetë mikrobi juaj i dobishëm apo i dëmshëm! Këtu janë disa foto që mund të ndihmojnë!

    1. A është mikrob i

    dobishëm apo i dëmshëm?

    ______________________

    2. Emërtoni mikrobin.

    ______________________

    Viruset

    Bakteret

    Kërpudhat

    Fakt fascinues

    JU jeni shtëpia e 1000 milion mikrobeve!

    Info

    Bakteret kanë forma dhe madhësi të ndryshme – disa janë si topa, disa janë spirale dhe disa janë si shkopinj të gjatë. Disa madje kanë edhe zgjatime si bisht për t’i ndihmuar që të notojnë dhe lëvizin!

  • 9

    Unë quhem Staphylococcus. Jam i rrumbullakët dhe më pëlqen të jetoj në hundën dhe sqetullën tënde! Nëse jetoj në lëkurën tënde mund të të shkaktoj puçrra. Nëse depërtoj në qarkullimin e gjakut mund të të bëjë shumë të sëmurë! Çka jam unë? Staphylococcus është një:

    ___________

    Unë quhem Lactobacillus. Njerëzit më quajnë ‘miqësor’ sepse e shndërroj qumështin në jogurt! Pasi që të më hani me jogurt unë jetoj në zorrët tuaja dhe ju ndihmojë që të tretni ushqimet tjera. Çka jam unë? Lactobacillus është një:

    ___________

    Unë quhem Dermatofit dhe më pëlqen të jetoj në lëkurën tënde. Posaçërisht më pëlqen të jetojë në vendet e njoma, si psh. mes gishtërinjve të shputave të djersitura! Kur jetoj aty i shkaktoj njerëzve shputën e atletit! Çka jam unë? Dermatofitet janë:

    ___________

    Unë quhem Influenza por miqtë e mi më thërrasin ‘grip’. Jam shumë bujar; më pëlqen t’ju jap njerëzve kokëdhimbje dhe ethe. Shumë lehtë përhapem nga një person në tjetrin, me kollitje dhe teshtitje. Çka jam unë? Influenza është një:

    ___________

    Unë quhem Penicillium dhe mund

    të më gjeni duke u rritur në portokaj ose bukë të vjetër, të cilat i bëj të duken të mykura. Njerëzit më përdorin për të prodhuar një antibiotik të quajtur penicilinë, i cili i shëron ata, por vetëm nga infeksionet bakteriale! Çka jam unë? Penicillium është një:

    ___________

    Unë quhem Campylobacter. Kam një formë të bukur spirale dhe më pëlqen të jetoj në pula, por nëse arrij në barkun tënd do të të bëjë shumë të sëmurë - të shkaktoj barkqitje! Çka jam unë? Campylobacter është një:

    ___________

    Ekzistojnë 3 tipe të mikrobeve – bakteret, viruset dhe kërpudhat. Nga fotografitë dhe përshkrimet a mund të dalloni mikrobet?

    Udhëzim

    Kujtoni 3 tipet e baktereve

    - shkopinj - spirale - topa

  • 10