tema: analize e shkolles efektive

10
3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela UNIVERSITETI ….. FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: MASTER SHKENCOR “DREJTIM SUPERVIZIM I INSTITUCIONEVE ARSIMORE’’ LENDA: ORGANIZIMI I SHKOLLES TEMA: ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE STUDIM RASTI : MARRJA E VENDIMEVE PUNOI: #MesueseAurela

Upload: aurela-elezaj

Post on 26-Dec-2015

318 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

TEMA: ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVESTUDIM RASTI : MARRJA E VENDIMEVE Shkolla është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve postmoderne Në kohën postmoderne dijet janë resursi kryesor i një vendi. • Prioritet për secilin komb, sot është , të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund të kontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimin e mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’#MesueseAurela

TRANSCRIPT

Page 1: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

UNIVERSITETI …..

FAKULTETI I EDUKIMIT

DEGA: MASTER SHKENCOR

“DREJTIM SUPERVIZIM I INSTITUCIONEVE ARSIMORE’’

LENDA: ORGANIZIMI I SHKOLLES

TEMA: ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

STUDIM RASTI : MARRJA E VENDIMEVE

PUNOI: #MesueseAurela

Page 2: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Shkolla efektive

Shkolla është faktori kryesor për zgjidhjen e problemeve postmoderne Në kohën postmoderne dijet janë resursi kryesor i një vendi.

• Prioritet për secilin komb, sot është , të shtojë vlerën e potencialeve që qytetarët e tij mund të kontribuojnë në ekonominë globale me rritjen e dijeve dhe të aftësive të tyre, si dhe me avancimin e mënyrave si ato dije të lidhen me tregun botëror’’ – Reich (1992)

Ç’ kuptojmë me efikasitetin e shkollave ?

• Për të bërë një vlerësim real për shkollën efikase ende mungon një konsensus, megjithatë Mortimore e ka përcaktuar shkollën efektive si një shkollë në të cilën nxënësi përparon më shumë se ç’ pritet nga ai , në momentin kur ai hynë në shkollë. Në këtë mënyrë një shkollë efektive ,,krijon’’ një ekstravlerë në arritjet e nxënësve të saj në krahasim me shkollat e tjera të ngjashme. • Shkollë efektive mund të quhet ajo shkollë e cila krijon ekstravlerë për të gjithë nxënësit e saj.

Shkollat efektive

Shkollat efektive janë vende të kërkesave të larta, ku mësimdhënësit presin dhe realizojnë norma të larta pune dhe sjelljeje; ata janë të afërt me nxënësit dhe i vlerësojnë duke bërë përpjekje që t’i përfshijnë në jetën dhe në punën e shkollës.

Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme

1 – Udhëheqja profesionale 2 – Shkolla efektive ka vizion dhe qëllime të përbashkëta 3 – Mjedisi i të nxënit 4 – Përqendrimi në mësimdhënie dhe nxënie 5 – Pritshmëri të larta 6 – Përforcime pozitive 7 – Ndjekja e përparimit 8 – Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve 9 – Mësimdhënia përmbajtjesore 10 -Shkolla organizatë e të nxënit 11 -Partneriteti ndërmjet shkollës dhe familjes

Page 3: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Shkolla e përfshirë në procesin e vetëvlerësimit duhet të jetë e aftë t’u përgjigjet pyetjeve:

Sa mirë jemi duke punuar? Si mund të punojmë më mirë?

Arsimimi më i mirë i mundshëm i nxënësve ofrohet, nëse stafi mësimor dhe drejtuesit eshkollës njohin në çdo kohë: sa mirë punon shkolla për nxënësit, cilët janë efektet e arsimimit të tyre dhe rrugët për përmirësimin e këtij arsimimi. Këtë gjë shkolla e siguron nëpërmjet procesit të vetëvlerësimit, i cili ofron mjetet më të mira për identifikimin e pikave të forta dhe të dobësive që ka shkolla në shërbimin që u ofron nxënësve. Që këtej burojnë problemet kryesore që duhen përmirësuar.

• Tri çështje që lidhen me udhëheqjen e suksesshme :

1. Vendosmëria (forca) dhe konsekuenca 2. Qasje bashkëpunimi – filozofia e pjesëmarrjes 3. Udhëheqja profesionale ( shkalla e parë udhëheqja profesionale )

Shkolla e efektshme ka vizion dhe qëllime të përbashkëta ‘’Ç’ mund të ishte më e keqe se verbëria e trashëguar? ,,…..’’ të kesh sy e të mos kesh vizion ‘’ – – Hellen Keller

Qëllimet: • Avancimi i metodologjisë së regjistrimit në shkollë • Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm • Aftësimi i mësimdhënësve për metoda e strategji të reja • Definimi i pritshmërive të larta • Aftësimi i mësimdhënësve për vlerësim • Partneriteti shkollë – mjedis • Stimulimi • Arsimimi i fëmijëve për të Drejtat. e Njeriut e të Fëmijëve • Avancimi i udhëheqjes profesionale Mjedisi i të nxënit • Nuk edukon dhe nuk arsimon vetëm mësimdhënësi.

Page 4: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Pamja fizike e mjedisit shkollor ka ndikim të përgjithshëm në efektivitet. Ndjenja për të bukurit zhvillohet edhe me pamje të bukur dhe estetike të mjedisit të të nxënit. Mjedisi tërheqës i të nxënit ndikon në sjelljen dhe në moralin e nxënësit.

Vinston Churchill pati thënë: ,, Në fillim njerëzit i bëjnë godinat, ndërsa ato më vonë përcaktojnë sjelljen e njerëzve’’.

• Atmosferë e rregullt pune • Një mjedis tërheqës pune Përqendrimi në mësimdhënie dhe në të nxënit a. Shfrytëzimi maksimal i kohës së nxënies b. Theksimet akademike c. Fokus mbi përparimin ,, Zëre ditën ! ‘’ – koha ka tepër rëndësi në nxënie…

Pritshmëri të larta

Karakteristikë e rëndësishme e shkollave efektive është se nxënësi, mësimdhënësi dhe prindërit kanë pritshmëri të larta. a. Pritshmëri të shprehura qartë b. Stimulimi intelektual c. Përforcime pozitive d. Disiplinë e qartë e. Informacion kthyes

Ndjekja e përparimit A. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve B. Vlerësimi i arritjeve të shkollës

Të drejtat dhe detyrimet e nxënësve a. Ndërtimi i vetëvlerësimit të nxënësve b. Dhënia e përgjegjësisë c. Kontrolli i punës ç. Mësimdhënie përmbajtjesore – mësimdhënie me objektiva d. Qartësia e mësimdhënies dh. Mësimet e strukturuara e. Praktika adaptuese

Page 5: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Karakteristikat kryesore dhe ndihmëse të mësimdhënies efektive

Karakteristikat kryesore: • Qartësia në mësimdhënie • Llojllojshmëria në mësimdhënie • Orientimi në detyrë • Përfshirja në procesin e të nxënit dhe • Shkalla e suksesit të të nxënit

Karakteristikat ndihmëse në mësimdhënie: • Përdorimi i ideve të nxënësve • Strukturimi • Arti i të pyeturit • Shqyrtimi • Ndikimi i mësuesit

Shkolla organizatë e të nxënit Nxënia në pesë nivele: • të nxënit në nivelin e nxënësit • të nxënit në nivelin e mësuesit • të nxënit në nivelin e stafit • të nxënit në nivelin e institucionit • të nxënit në nivelin e drejtuesve

A. Kualifikimi mbi bazë shkolle – mësuesi duhet vet të bëhet nxënës B. Përgatitja e mësuesve – për shek. XXI C. Marrje në punë dhe fillimi i ushtrimit të profesionit D. Zhvillimi profesional i mësuesve E. Rikulturimi i shkollave F. Roli i udhëheqësit

Partneriteti shkollë – familje Kjo karakteristikë e shkollave efektive ka për qëllim: përfshirjen e prindërve në nxënien e fëmijëve të tyre

Page 6: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Studim rasti:

Marrja e vendimeve

(Rasti konkret marrja e vendimit per pastrimin e teritorit të shkollës dhe mjedisit përeth nga nxenesit e shkollës së mesme Manëz)

-Arsyet përse ne morrem kete vendim -

Morrëm këtë vendim pasi shkolla është baza nga ku mund të fillojë vëtë ndegjegjësimi ,ndërgjegjësimi I të tjerëve dhe ndryshimi -mjedisi ndikon direkt tek shëndeti jone -ndërgjegjesimi I vetes dhe I banorëve per te mbajtur paster mjedisin -Shqetësimi I banorëvë për mjedisin e papastërMarrja e vendimit

Marrja e vendimit u bë nga këta aktorë kryesorë

1-Drejtoria e shkollës2-Mësuesit3-Bordi I shkollës3-Nxënësit(qeveria e nxënësvë)

4-Kryetari I bashkisë5-Komuniteti

Realizimi e veprimtarisë e cila u nda në dy pjesë:

a-sensibilizim(ndarja e grupeve të punës , sigurimi I mjeteve te punes qese ,doreza,makina pastruese )b- pastrimi(caktimi I dites së pastrimit, ndarja e zonave të pastrimit ,shoqërimi I grupeve të punës nga mësuesit)

Filimisht ky grup perbehet nga mesuesit dhe nxenesit e shkolles se mesme Manëz . Ne fillim me trajnim I senatoreve qe u zhvilluan ne ambjentet e shkolles.Pas arritjes se mbeshtetjes se tyre grupit te punes do ti shtohen edhe dhjete senatoret e shkolles. Trajnimi do vazhdoje me nxenesit e tjere te shkolles. Projekti do prezantohet ne te gjitha klasat e shkolles se mesme.Ky prezantim do te behet per dy arsye kryesore: per te nisur procesin e ndegjegjesimit pasi shkolla eshte dhe baza ku mund te filloje nje ndryshim I

Page 7: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

tille.Grupet e punës të nxënësvë do të dilnin në teren dhe për ndërgjegjësimin e banorëvë të tjerë dhe grumbullimin e fondeve .

Kosto

-Kosto e burimeve njerezore.(400 nxenes te shkollës së mesme Manëz)-Kosto administrative:fotokopje,printime.-Kosto e burimeve:ambjentet e gjimnazit Manëz,doreza,qese,

Buxheti

Buxheti ë shtë një pjësë e rendësishmë e realizimit të kësaj veprimtarieNjë mbështetje ka dhënë drejtoria e shkollës,kryetari I bashkisë dhe ndihma nga komuniteti

Vlersimi

Nje process mjaft I rendesishem per nje project është dhe vleresimi.

Ky proces na ndihmon te shikojme se ku kemi arritur me projektin dhe cilet ishin veshtiresitë dhe problemet qe hasem gjate projektit.

Rezultati I arritur ne projektin tone“Te mbrojme mjedisin ,sensibilizim dhe pastrim I Bashkise Manëz .”Ishte 80%sukses dhe 20 % mosrealizim.

-Vështirësitë që hasëm në realizimin e projektit

-Problmet që hasëm ishin: Pjesmarrja e komunitetit ishte e larte por mungoi interesi I perbashket:ndihmesa per te ndihmuar ne pastrimin e ambjentit.te gjithe donin nje ambjent të paster,por jo te pastruar nga dora e tyre.

Page 8: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Konkluzione

Në një shkollë efekive duhet:

Të gjithë aktorët pjesëmarrës në institucion (drejtori,mësuesit,nxënësit,komuniteti,pushteti vendor)duhet të punojnë për të njëjtin qëllim.

Shkolla e përfshirë në procesin e vetëvlerësimit duhet të jetë e aftë t’u përgjigjet pyetjeve:

Sa mirë jemi duke punuar?

Si mund të punojmë më mirë? 

Këtë gjë shkolla e siguron nëpërmjet procesit të vetëvlerësimit, i cili ofron mjetet më të mira për identifikimin e pikave të forta

dhe të dobësive që ka shkolla në shërbimin që u ofron nxënësve. Që këtej burojnë problemet kryesore që duhen përmirësuar.

Referenca

Pasku,v.(2007).Përmirësimi I cilësisë së mësimdhënies,Manual Vëtëvlerësimi I Shkollës,No.5,pp.10-11.

Musai,B.(1997).Mjeshtëritë Themelore të Mimdhënies.Tiranë:SHBLU.

Page 9: TEMA:   ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE

3 ANALIZE E SHKOLLES EFEKTIVE #MesueseAurela

Musai,B.(1999).Psikologji Edukimi.Tiranë:Pegi