tezË doktorature institucioni i kuvendit · 1 gazeta “labëria ... fq. 14. 7 gazeta...

166
TEZË DOKTORATURE PUNOI PUNOI PUNOI PUNOI PUNOI UDHËHEQËSI SHKENCOR UDHËHEQËSI SHKENCOR UDHËHEQËSI SHKENCOR UDHËHEQËSI SHKENCOR UDHËHEQËSI SHKENCOR Doc. Msc. JAHO CANA Prof. asoc. dr. AJET SHAHU INSTITUCIONI I KUVENDIT SIPAS SË DREJTËS ZAKONORE LABE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Upload: others

Post on 18-Sep-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

1

TEZË DOKTORATURE

PUNOIPUNOIPUNOIPUNOIPUNOI UDHËHEQËSI SHKENCORUDHËHEQËSI SHKENCORUDHËHEQËSI SHKENCORUDHËHEQËSI SHKENCORUDHËHEQËSI SHKENCORDoc. Msc. JAHO CANA Prof. asoc. dr. AJET SHAHU

INSTITUCIONII KUVENDITSIPAS SË DREJTËSZAKONORE LABE

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI HISTORI DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I HISTORISË

Page 2: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

2

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

REPUBLIKA E SHQIPËRISËUNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI HISTORI DHE I FILOLOGJISËDEPARTAMENTI I HISTORISË

Disertacionii paraqitur nga

Jaho CanaNë kërkim të gradës shkencore

Doktor

Specialiteti: Trashëgimi kulturore

Tema: Institucioni i kuvendit sipas së drejtës zakonore labe

Udhëheqës shkencor:Prof. asoc. dr. Ajet Shahu

Mbrohet më datën ......./........./2012

1. ............................................................ kryetar

2. ............................................................ anëtar (oponent)

3. ............................................................ anëtar (oponent)

4. ............................................................ anëtar

5. ............................................................ anëtar

Page 3: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

3

5

8-358121621

36-653636 3942474949545763

66-986675788290

99-10799103

PARATHENIE ......................................................................................................................

HYRJE ......................................................................................................................................1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë .......................................................................2. Zanafilla dhe prejardhja e emrit labëri, orgjina e saj ......................................................3. Ndarjet dhe nëndarjet e krahinës së Labërisë .................................................................4. Popullsia, përkatësia etnike dhe fetare .............................................................................

KREU IDUKURI ETNOLOGJIKE (VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM) ........................

1.1. Kultura materiale ..................................................................................................................a) Veglat e punës ....................................................................................................................b) Banesat dhe ndërtimet ndihmëse të oborrit ...................................................................c) Orienditë, mobiljet, enët, ushqimet dhe pijet .................................................................d) Veshmbathjet dhe zbukurimet ...........................................................................................

1.2. Kultura shoqërore ................................................................................................................a) Martesa ....................................................................................................................................b) Cermoni të tjera familjare .....................................................................................................c) Besimet dhe kultet popullore ...............................................................................................d) Folklori ..................................................................................................................................

KREU IIKANUNI I LABËRISË .......................................................................................................

2.1. Kanuni i labërisë, orgjina dhe evolimi i tij historik ........................................................2.2. Rendi ekonomiko-shoqëoror sipas normave të kanunit ................................................2.3. Besa si institucion dhe normë morale ................................................................................2.4. Hetimi dhe gjykimi sipas së drejtës zakonore labe .........................................................2.5. Organizimi luftarak ..............................................................................................................

KREU IIIKUVENDET SI INSTITUCIONE VETËQVERISËSE ........................................

3.1. Organizimi i kuvendeve, vendmbledhjet, pjesmarrësit, dhe klasifikimi i tyre ..............3.2. Klasifikimi i kuvendeve .......................................................................................................

Përmbajtja

Page 4: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

4

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

108-138108113117121128

139-159139143151157

160162

KREU IV:KUVENDET LABE DHE LËVIZJA KOMBËTARE ..............................................

4.1. Format e reja organizative të kuvendeve labe .................................................................4.2. Përpjekjet për zbatimin e reformave të tanzimatit në Labëri .........................................4.3. Kuvendi i Mesaplikut (1847) ................................................................................................4.4. Kuvendi i Gjirokastrës (1880) ............................................................................................4.5. Qëndresa antiturke dhe kuvendet labe në fillim të shek. XX. ...........................................

KREU VPAVARËSIA DHE KUVENDET LABE .......................................................................

5.1. Rrethanat e reja politike, ekonomike e sociale ....................................................................5.2. Kuvendet e Labërisë gjatë viteve 1914-1920 .........................................................................5.3. Kuvendi (Kongresi) zakonor i Kuçit ......................................................................................5.4. Humbja e rëndësisë së kuvendeve si organe vetëqeverisëse ...............................................

PËRFUNDIME .....................................................................................................................BIBLIOGRAFIA ....................................................................................................................

Page 5: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

5

PARATHËNIE

Krahina etnografike e Labërisë, është një bashkësi etnokulturore e formuar nënjë territor autokton. Ajo sot përfaqëson një nga 10 krahinat më të mëdha etnologjiketë vendit tonë. Me një shtrirje shumë të gjerë gjeografike, ajo pothuajse se zë gati tëgjithë Rajonin Jugëperëndimor. Nga Veriu, ajo fillon që nga grykëderdhja e lumitVjosa në detin Adriatik dhe arrin deri në afërsi me kufirin shtetëror shqiptaro-grek,në jug të vendi. Simbas të dhënave brenda këtij territori shtrihen gjithësej mbi 165fshatra, të cilat administrativisht bëjnë pjesë në dy qarqe: në qarkun e Vlorës, dhe nëqarkun e Gjirokastrës. Popullsia e kësaj krahine është autoktone. Mendohet se kyterritor është i banuar shumë herët. Këtë e vërtetojnë shumë gjetje arkeologjike.Territori i sotëm i Labërisë dikur banohej nga fisi i famshëm i kaonëve, të cilët nëmënyrë të dokumentuar na i përshkruan për herë të parë Tukididi, një autor grek,sipas së cilit kaonët, gjatë shekullit VII, p. e. r, ishin një fis i madh në Epir, dhe qëdalloheshin për aftësitë e tyre luftarake. Kjo krahinë nga ana e etnologëve është cilësuarsi një nga vendet që ka mbartur dhe mbart një kulturë materiale e shpirtërore tepërtë spikatur. E krahasuar me krahinat e tjera etnologjike të vendit tonë, ajo ka prodhuarnjë kulturë tepër orgjinale, e cila ka ardhur deri në ditët e sotme pothuajse e paprekuarnga rrebeshet e elementit kohë. Në fakt kësaj trashëgimie kulturore kaq të pasur,gjatë rrjedhave të historisë i është dashur të përballet me shumë kultura të tjera tëcilat u janë imponuar banorëve të kësaj krahine nga ana e pushtuesve të shumtë, poredhe nga përhapja e elementeve kulturore të fqinjëve. Por pavarësisht këtyrerrethanave, ajo ka mundur që të arrijë deri në ditët e sotme në mënyrë pothuajsetepër solide. Kuptohet që gjatë shekujve mjaft elemente të kësaj kulture kanë pësurndyshime të dukshme, mjaft dukuri prej këtyre elementeve janë harruar ose edhejanë transformuar. Ndërsa mjaft norma kulturore me zhvillimin e mëtejshëm tëshoqërisë janë lënë në harresë apo janë zvendësuar në mënyrë të ndërgjegjshme ngaana e vetë banorëve të kësaj krahine.

Në këtë temë studimi ne jemi munduar që të trajtojmë një nga aspektet e kulturësshoqërore, është fjala për një nga prej institucioneve më të rëndësishme vetëqeverisësetë krahinës së Labërisë, siç është institucioni i Kuvendit. Nëpërmjet këtij institucionikaq të rëndësishëm, në të vërtetë kjo krahinë ka manifestuar në mënyrën mëdomethënse atë aktivitet të kahershëm që kishte të bënte me organizimin e jetësekonomike e shoqërore dhe administrimin e gjithçkaje që ishte nën juridiksionin ekrahinës. Për këtë krahinë kuvendet ishin e vetmja mënyrë për marrjen e vendimeveshumë të rëndësishme për rregullimin e të gjithë aktivitetit praktik e shoqëror. Nëkushtet kur kjo krahinë kishte fituar të drejtat vetqeverisëse, kuptohet që rëndësia e

Page 6: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

6

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

këtyre kuvendeve u rrit së tepërmi, sidomos gjatë periudhës së mesjetës. Rëndësia etyre do të vazhdonte të ruhej për një kohë të gjatë në krahinën e Labërisë. Rëndësiaerdhi gjithmonë në ngritje duke luajtur një rol të dorës së parë për administrimin e tëgjitha hallkave të jetës ekonomike e shoqërore. Edhe pas shpalljes së pavarësisë roli ikuvendeve vazhdonte të ishte evident për këtë krahinë. Kjo gjendje vazhdoi deri nëvitin 1925, pikërisht atëhere kur kjo krahinë filloi të qeverisej tërësisht nga organetshtetërore. Në këto kushte kuvendet nuk e luanin më rolin e tyre të dikurshëm, kështuqë ato dora- dorës e humbën rëndësine e tyre.

Metodologjia e studimit bazohet në metodën e analizës të ngjarjeve historike.Fillimisht në studim është përdorur metoda e përshkrimit, duke u gërshetuar edhe memetoda të tjera si ajo e krahasimit, metoda hipotetike, analogjike etj. Përdorimi i njësërë metodash është bërë për shkak të natyrës së temës së marrë në studim si dhe tëspecifikave që mbart ajo.

Kjo temë studimi është e organizuar sipas një platforme e cila u hartua në bazë tëmaterialit autentik që u grumbullua gjatë kërkimeve në terren si dhe të materialevetë tjera arkivore dhe botimeve të karaktereve të ndyshme që trajtojnë probleme rrethkësaj çështje.

Punimi është organizuar sipas kësaj ndarjeje:Parathënia, e cila ka për synim të jap një përmbledhje të kësaj teme studimi,

metodologjinë e përdorur etj.Hyrja, e cila paraqet një vështrim të përgjithshëm për krahinën e Labërisë,

duke filluar me pozitën e saj gjeografike, zanafillën dhe prejardhjen e emrit Labëri,për banorët e kësaj treve, si dhe për ndarjen tradicionale administrative etj. Këtotë dhëna janë një hap i domosdoshëm që i paraprijnë këtij studimi.

Kapitulli i parë, i titulluar "Dukuri etnologjike, vështrim i përgjithshëm", synontë japë një informacion për trashëgiminë kulturore të krahinës së labërisë dhe ështëi ndarë në dy çështje kryesore: e para kultura materiale dhe e dyta kulturashoqërore. Çështja e parë është përshkruar e ndarë në disa nënçështje që janë:veglat e punës të përdorura nga ana e labit në periudha të ndryshme kohore, banesadhe ndërtimet ndihmëse të oborrit, orienditë, mobiljet, ushqimet dhe pijet si dhemënyra e të veshurit etj. Në çështjen e dytë: kultura shoqërore është parë e ndarënë disa nënçështje të tjera që janë: martesa sipas së drejtës zakonore labe, cermonitë tjera familjare, besimet dhe kultet popullore si dhe folklori. Pra në këtë kapitullobjekt i studimit është bërë kultura materiale dhe ajo shpirtërore e popullsisë sëkësaj treve.

Kapitulli i dytë i është kushtuar Kanunit të Labërisë. Kapitull është i ndarë nëpesë çështje kryesore: 1. Kanuni i Labërisë evolumi dhe orgjina e tij; 2. Rendiekonomiko- shoqëror sipas normave juridike të Kanunit të Labërisë; 3. Besa si njëinstitucion shumë i rëndësishëm shoqëror dhe moral për të gjithë banorët e kësajkrahine; 4. hetimi dhe gjykimi si të drejtës zakonore labe; 5. Organizmi luftarakë.

Kapitulli i tretë, është titulluar "Kuvendet si institucione vetëqeverisëse" dhepërbën thelbin e këtij studimi. Ky kapitull është ndarë në këto çështje kryesore: sëpari organizimi i kuvendeve, vendmbledhjet, pjesmarrësit dhe klasifikimi i tyre:së dyti klasifikimi i kuvendeve. Pra sikurse shihet në këtë kapitull janë marrë nëanalizë institucioni kryesor vetëqeverisës i krahinës, kuvendet.

Kapitulli i katërt trajton disa nga kuvendet më të rëndësishme për nga vendimete marra të cilat janë mbajtur gjatë periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare. Sipas

Page 7: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

7

gojëdhënve popullore, janë mbajtur një sërë kuvendesh të rëndësishme, por ato qëjanë më të freskëta në kujtimet popullore dhe që janë arritur të dokumentohenjanë disa kuvende si kuvendi i Gjirokastrës i Mesaplikut etj. Në këtë kapitull njëvend i rëndësishëm i është kushtuar edhe kuvendeve të mbajtura në Labëri gjatëperiudhës së Mesjetës dhe kuvendeve që janë mbledhur gjatë kohës kur filloi zbatimii Reformave të Tanzimatit.

Kapitulli i pestë që është edhe kapitulli i fundit i këtij studimi, trajton rolin ekuvendeve labe në periudhën e passhpalljes së pvarësisë së Shqipërisë, ku jemipërpjekur të japim mendimin tonë lidhur me kuvendet labe gjatë kësaj periudhe,të cilët vazhdonin të kishin një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të banorëve.Një vend të veçantë në këtë kapitull i kushtohet Kuvendit apo siç quhet ndrysheKongresit zakonor të Kuçit, mbajtur në fundvjeshtën e vitit 1924, si dhe humbjesgraduale të rëndësisë së këtyre kuvendeve pas vitit 1925.

Trajtesa shoqërohet me konkluzionet në të cilat paraqiten disa përfundime tëkëtij studimi dhe në vijim është paraqitur edhe bibliografia e shfrytëzuar.

Për realizimin dhe përfundimin e këtij studimi një rol të rëndësishëm ka edhepuna e palodhur e udhëheqësit shkencor prof. asoc. dr. Ajet Shahu, si dhe ndihmae pakursyer që më është dhënë nga ana e pedagogëve të departamentit të Historisëpranë Universitetit "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës si dhe nga pedagogët dhe epërgjegësia e deparamentit të Historisë të Fakultetit të Histori- Filologjisë Tiranë.Për të gjithë shpreh konsideratat dhe mirënjohjen time të thellë.

Page 8: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

8

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

1 Gazeta “Labëria”, nr. 36, 20 qershor 20102 Shituni, Spiro, “Polifonia Labe”, Tiranë, 1989, fq. 14.3 Serjani, Afat, “Rrafshnalta e Kurveleshit të Sipërm, muze i natyrës shqiptare”, Tiranë, Mediaprint, 2009, fq. 6.4 Serjani, Afat., vepër e cituar, fq. 65 Meçaj, Nasip, “Tepelena”, Tiranë, TOENA, 2007, fq. 215.6 Shituni, Spiro, vepër e cituar, fq. 14.7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010.

HYRJE

1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Krahina e Labërisë, është një nga krahinat më të mëdha të vendit tonë. E cila në rrjedhëne kohës ka tërhequr vemëndjen e studjuesve të shumtë të fushave të ndryshme të historisë,gjeografisë, etnologjisë, folklorit etj.1

Labëria banohet nga një popullsi e cila prej antikitetit dhe deri në kohët bashkëkohore kambijetuar dhe ka ruajtur indetitetin e saj, duke përballuar pushtimet dhe sundimet e huaja si:romake, bizantine, sllave, osmane, greke, italiane e gjermane2. Krahina e Labërisë, është ndërkrahinat më të lakmuara përsa i përket peisazhit gjeografik. Peisazhi i Labërisë, në pjesën dërmuesetë arealit shfaqet mjaft piktoreske3. Shumëllojshmëria e relievit i jep një bukuri të rrallë. Malet,grykat e honet e thepisura ndërthuren mjaft bukur me luginat e thella malore nga ku rrjedh ujëti kulluar i maleve, livadhet e pasura, pllajat, fushëgropat karstike e gjithëshka tjetër4.

Vlerat klimaterike e bëjnë Labërinë, një trevë tërheqëse për vizitorët e ndryshëm, sasia e tëcilëve është rritur ndjeshëm në periudhën post komuniste. Freskia e stinës së verës dhe reshjete borës në stinën e dimrit krijojnë pamje pejsazhore të rralla. Njëherazi shumëllojshmëria ebimësisë në katëzimin vertikal të saj dhe pasuria e faunës, veçanërisht speciet e rralla5, e bëjnëLabërinë, një rezervat tërheqës. Nuk është rastësi që aktualisht apasionuesit e gjutisë i gjenë tëpranishëm gati periodikisht në këtë krahinë. Kjo prani është një faktor që po ndikon gati ndjeshëmnë dëmtimin e pasurisë së veçantë faunore.

Labëria e pasur me vlera historike e natyrore ka marrë dhe merr jetë dhe është e veçantë nëllojin e vet në radhë të parë prej banorëve që kanë banuar dhe e banojnë këtë trevë. Atakarakterizohen nga virtyti i mikëpritjes, nga dialekti i tyre gjuhesor karakteristik, nga humori ispikatur, vitaliteti, zakonet e traditat, veshjet karakteristike6, specifikat e zhvillimit ekonomik etj.Këto e te tjera e kanë bërë këtë krahinë tejet të njohur, brenda dhe jashtë vendit.

Mjedisi tërësisht malor i kësaj krahine, ka qënë padyshim faktor që ka ndikuar në formiminkulturor të banorëve të saj. Gjatë përballjes me pushtuesit e ndryshëm, të cilët e kanë patur tëvështirë të depërtonin në brendësi të krahinës, u kultivuan veti të tilla si trimëria, guximi, karakteriluftarak, besa, burrëria, ndershmëria etj7. Në rrjedhën e kohravë nga radhët e banorëve të labërisë

Page 9: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

9

kanë dalë shpesh kapedane, luftëtëtarë, heronj, e njërëz të tjerë të shquar8. Sipas studimeve tekbanorët e arealit të Labërisë, është kultivuar në rritje shpirti poetik9.

Emrat Labëri dhe lab, siç është vrejtur nga stjudues të ndyshëm, parakuptojnë vendin dhebanorët e njërit prej grupimeve etniko-historike të Shqipërisë Jugut, që mori pjesë në formimine grupit të madh e të përbashkët etnik të quajtur Toskëri10.

Krahina e Labërisë shtrihet në pjesën Jugeperëndimore të vendit. Kufizohet nga Veriu dheVerilindja me luginën e lumit Vjosa, nga Perëndimi me detet Jon e Adriatik, ndërsa nga Jugu melumin Pavëll dhe vijën e kufirit shtetëror me Greqinë. Sipas kësaj teze, krahina e Labërisë, zëpjesën më të madhe të rajonit Jugor të Shqipërisë.

Çështja e përcaktimit të kufijve të Labërisë, ka qënë objekt i diskutimeve shkencore nërrethin e etnologëve. Ndërsa kufijtë gjeografikë janë pranuar në mënyrë unanime nga studjuesit.

Diskutimi shkencor për përcaktimin e shtrirjes etnografike të Labërisë vazhdon ende. Kanëndikuar një sërë faktorësh: përhapja e elementeve të kulturës së kësaj krahine në krahinat e sajfqinje. Elementë kulturor të kesaj treve janë përhapur në drejtime të ndryshme në formën edifuzimit kulturor. Si elementë kryesor veçohet përhapja e këngës labe në një teritor të gjerë.Është pranuar se isopolifonia labe është një nga tiparet kryesore të kulturës së Labërise. Shpeshisopolifonia labe, indentifikohet me këtë krahinë. Kështu sotë, në qoftë se do të shpreheshim“Labëri”, do të nënkuptonim dhe isopolifoninë. Pikërisht përhapja e “këngës labe” në një territorshumë të gjerë, ka bërë të mundur që shumë autorë të mendojnë se aty ku këndohet kjo llojkënge është “laberi”.11 Ky përcaktim nuk është i pranueshëm për të gjithe studiuesit. Mënyra etë kënduartit dhe lloji i tij nuk është faktori i vetëm për tu bërë përcaktues për kufinjtë e njëkrahine. Duhet marë në analizë dhe elementë të tjerë të kulturës materiale dhe shpirtërorë, tëcilët duhet të jenë të pranishëm në tërë njësinë krahinore përkatëse. Sipas gojëdhënave popullore,labërit jetojnë mes tri urave: urës së Drashovicës në rrethin e Vlorës, urës së Dragotit ne rrethine Tepelenës dhe urës së Kalasës në rrethin e Sarandës.12 Një përkufizim i tillë duket se ështëmendimi më i saktë për kufinjtë e krahinës së Labërisë”.13

Një kategori studiuesish e përkrahin këtë postulat popullor, siç janë: Rrok Zojzi, AbazDojaka, Bardhosh Gaçe etj. Ndërsa një kategori tjetër studiuesish e kundërshtojnë atë si FiqiriHaxhiu14 e ndonjë tjetër.

Kategoria e dytë e studiuesve i përmbahen pikëpamjes për një shtrirje më të gjerë të krahinëssë Labërisë. Sipas tyre, tri urat e përmendura, si kufij ekstrem të Labërisë, nuk mund të jetë ipranueshëm. Kjo sepse objektet e përmendura janë vepra të ndërtuara nga dora e njeriut dhe sitë tilla ato nuk mund të shërbejnë si pika referuese për përcaktimin e kufijve etnografik.15

Në zhvillimin e kësaj teze, për një shtrirje më të gjerë të krahinës së Labërisë, në trajtimet etyre, kanë quajtur pjesë përbërëse të labërisë, deri edhe treva të Toskërisë, të cilat shtrihen nëzonat periferike të labërisë. Argumentet për këte nuk mungojnë. Shumë element të kulturëslabe ndihen ndjeshëm në mjaftë zona. Ky fenomen është i spjegueshëm, sepse dukuritëetnografike janë të lëvizshme. Ato përgjithësisht fitojnë terren edhe jashtë krahinave përkatëseetnografike. Në rastin e krahinës etnografike të Labërisë, disa elementë tejkalojnë kufinjtë natyrortë kësaj krahine.

8 Shituni, Spiro, vepër e cituar, fq. 14.9 Po aty.10 Zojzi, Rrok, “Etnografia shqiptare”, nr. 1, 1962, fq. 58.11 Gazeta “Labëria”, nr. 36 (217), 20 qeshor 2010.12 Zojzi, Rrok, vepër e cituar, fq. 59.13 Memushi, Rami, “Historia e Kurveleshit”, Tiranë, TOENA, 2004, fq. 85.14 Haxhiu, Fiqiri, “Kooperativa bujqësore Asim Zeneli”. Etnografia shqiptare, nr. 2, 1963, fq. 5.15 Haxhiu, Fiqiri, “Mbi ekonominë blegtorale të Kurveleshit gjatë shekujve XIX dhe fillimit të shek XX”, Etnografia shqiptare,

nr. 5, 1974, fq. 46.

Page 10: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

10

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Sikurse dihet dukuritë etnologjik lindin zhvillohen dhe kanë ecurinë dhe problematikën etyre. Kjo e fundit paraqitet përgjithësisht e ndërlikuar sepse gjatë zhvillimit të saj ajo vishet apopasurohet me elemente të rinjë16. Pra dukuritë etnologjike nuk zhvillohen në vijë të drejtë.

Sipas studimeve etnologjike, ndeshen raste që zona apo treva të caktuara etnografike në tëshkuarën kanë patur shtrirje më të gjerë, por kanë pësuar tkurrje në rrjedhën e kohrave17. Ndeshendhe raste të tjera kur treva etnologjike kanë patur shtrirje hapsinore më të vogël dhe në kohrate mëvonshme kanë fituar terren në kurriz të krahinave etnografike fqinjë18.

Fenomeni i zgjerim-tkurrjes, sipas studimeve, ka ndodhur edhe në rastin e krahinës sëLabërisë. Duke u mbështetur në këto realitete, në mendimin etnologjik, kanë depërtuar edhemendime që mbartin brenda tyre doza subjektive. Në disa raste kufijtë e Labërisë janë zgjeruarnë mënyrë jo korrekte duke përfshirë brenda saj një zonë periferike të kontestueshme si pjesëintegrale e krahinës labe. Në kuadrin e kësaj pikëpamje, disa studiues përfshijnë në kufijtë eLabërisë, krahinat e Zagorisë, Lunxhërisë, deri edhe krahinat e e Dropullit të Poshtëm dhePogonit, të banuara nga popullsia e nacionalitetit grek.

Sipas studimeve, shumë dukuri etnografike të trevave të përmendura kanë ngashmëri medukuritë etnografike të Labërisë. Në këtë këndvështrim duhen përmendur mënyra e të kënduarit,disa rite të cermonive martesore, të vdekjes, të mikpritjes, të veshjes19, prania në të kaluarën etyre historike si rregullator të jetesës së tyre edhe normat juridike të Kanunit të Labërisë20 (shartete Idriz Sulit). Në tërësi trevat e “Labërisë së madhe”, për nga mënyra e jetesës kanë shumë afërsi(përqasje etno-kulturore). Këto kanë ndikuar tek disa autorë për të arritur në përfundimin setrevat e sipërpërmendura duhet të përfshihen në Labëri.

Tek kjo shtrirje e gjerë etno-kulturore e labërisë, grupi përkatës i autorëve gjen edhe kufijmë të lexueshëm gjeografikë, sepse krahu lindor kufizohet nga kurrizet e vargjeve malorëShëndelli-Lunxhëri-Bureto dhe Trebeshinë-Dhëmbel-Nëmerçkë21.

Mbështetur në studimet e kryera, midis krahinave të Zagorisë, Pogonit, Lunxherisë dheDropullit dhe trungut etno-kulturor të labërisë ka diferenca deri dhe të ndjeshme. Ndaj “Labëriae Madhe” në një sërë studimesh është trajtuar në dy pjesë, në të cilat Lugina e Drinos dhe eZagori-Pogonit, trajtohen si periferi e Labërisë. Pra, sipas kësaj pikëpamje, koncepti “Labëri eMadhe”, klasifikohet në trungun etno-kulturor dhe në brezin anësor të saj.

Mirëpo, studiues të tjerë i përmbahen pikëpamjes se përqasjet dhe ndryshimet etno-kulturoretek brezi anësor anojnë në anën e të dytave. Në kategorinë e ndryshimeve duhen veçuar: dialektigjuhësor, stili dhe mënyrat e veçanta të jetesës, disa rite të martesës, rite të vdekjes; kostumetpopullore, ornamentet apo motivet e shprehura nëpërmjet qëndismave në këto kostume etj.Edhe pse në të gjitha këto zona këndohet kënga labe, duhet thënë se motivet, koloriti dhemënyra e të kënduarit kanë ndyshesa të ndjeshme.

Një nga etnologët që i përmbahet pikëpamjes së përmendur është Rrok Zojzi. Në njëstudim të tij të vitit 1962 ai shprehet se “Labëria shtrihet në Jugëperëndim të Shqipnisë dhe ngatria anët kufizohet me kufinj natyrorë të përcaktuem shumë mirë, kurse në të katërtën, kumungon një vijë kufini natyror, ajo kufizohet me një vijë kufini mjaftë të lëkundshëm. Ngaveriu dhe verilinja kufinin e përban lugina e lumit Vjosa, kurse nga Perëndimi nga deti Adriatikdhe deti Jon, nga jugu pjesërisht nga lumi Pavëll dhe pjesërisht nga kufini shtetëror me Greqinë”.22

16 Dojaka, Aba, “Ekzogamia tek shqiptarët”, Etnografia shqiptare, nr. 5, 1974, fq. 43.17 Shahu, Ajet, “Bazat e etnologjisë”, Tiranë, KRISTALINA-KH, 2010, fq. 53.18 Po aty.19 Zojzi, Rrok, vepër e cituar, fq. 59.20 Ulqini, Kahreman, “Dukuri të organizimit të vjetër shoqëror në Himarë e Sul”, Etnografia shqiptare, nr. 15, 1987, fq. 261.21 Serjani, Afat, vepër e cituar, fq. 16.22 Zojzi, Rrok, vepër e cituar, fq. 58.

Page 11: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

11

Duke analizuar tërësinë e mendimeve për shtrirjen hapsinore të Labërisë, jemi të mendimitse kufijtë e Labërisë, në përgjithësi përkojnë pothuajse me kufinjtë e vjetër të Kaonisë dhekaonëve (një prej tre fiseve të mëdha epiriote). Kjo pikëpamje zhvillohet nga etnologu Zojzi nënjë fazë më të avancuar të studimeve të tij. Në trajtesën shkencore “Nëndamjet e vjetra krahinoretë popullit shqipëtar, paraqitur në Konferenca e parë e Studimeve Albanologjioke(15-21 nëntor1962), Labëria në krahun verior shtrihet deri në luginën e Dukatit (duke përfshië edhe një pjesëtë trevave që dikur i përkisnin fisit ilir të Amantëve), përfshin brenda saj krahinën e Mesaplikut,ku futet edhe zona e Vranishtit në Drashovicë, krahun e majtë të luginës së Shushicës dhekrahinën nga Shalës-Mesapliku deri në Mavrovë në të djathtë të Shushicës, si dhe grup-fshatrate zonës Kudhës-Gërhotit. Në krahun lindor dhe jugor labërisë i jepet shtrirje deri në vijënGjirokastër-Delvinë-Sarandë, që sipas Zojzit përkon pak a shumë me rrugën automobilistike23.

Duke iu referuar Kaonisë antike, krahina etno-kulturore e labërisë është vendosur nëepiqendër të saj. Vërehet fenomeni i mbetjes jashtë krahinës së labërisë të disa trevave në krahunjugor dhe njëherazi shtrirje e krahinës në krahun verior, që në antikitet i përkiste fisit ilir tëamantëve.

Në vija të përgjithshme kjo pikëpamje është përvetësuar edhe nga studjuesi Rami Memushi.Ai ne veprën titulluar “Historia e Kurveleshit”, merr përsipër të jap edhe një konfiguracion tëkufijve të Labërisë. Sipas tij “Kufinjtë e Labërisë janë natyralë. Në perëndim deti Adriatik(grykëderdhja e Vjosës – shënimi ynë), në veri dhe në lindje Vjosa gjer në grykën e Zagorisë, nëjug gryka e Selckës, pjesa Perëndimore e maleve të Libohovës gjer në Nepravishtë, prej këtuhidhet në qafë të Muzinës, merr rrëzën jugore të maleve Veriore të Delvinës dhe, duke formuarnjë gjysëm harku, arrin në Nivicë-Bubar e mbaron prapë ne det por këtë radhë në detin Jon”.24

Sikundër shihet, autori Memushi, mbështetet tek pikëpamja e etnologut Zojzi, por mendryshimin që në krahun verior e shtrinë Labërinë derin në lumin Vjosa, duke futur brenda sajtërë hapësirën që në antikitet i përkiste amantëve.

Kjo shtrirje e Labërisë në krahun verior përputhet me konceptin gjeografik të shtrirjes sësaj. Megjithatë në mendimin etnologjike ka qarkulluar mendimi që një grup-fshatrash të krahuttë majtë të Vjosës, për nga karakteristikat etnokulturore, nuk duhet të përfshihen në Labëri.Kësaj kategorie i përkasin fshatrat e Toptallisë së Vlorës në të dy anët e Shushicës, nga Trevllazërinë Karbunarë. E përgjithshmja është se për kufinjtë e Labërisë është vështirë të arrish tek evërteta etnologjike. Kjo sepse shtrirja e toponimit labëri nuk përputhet aspak me zonat kupërdoret rëndom termi labëri.

Labëria si krahinë e madhe, sipas studimeve, është klasifikuar në disa nëndarje, të cilat përnga elementët etno-kulturor kanë specifika dalluese. Ato janë: Kurveleshi (i cili ndahet nëKurveleshin e Sipërm dhe Kurveleshin e Poshtëm), Rrëza e Tepelenës, Lopësi, Kudhësi,Mesapliku, Dukati, Bregu i Detit, Rrëzoma, Kardhiqi25 dhe Rrëza e Malit të Gjerë (ngaMashkullora deri në Lazarat). Në të kaluarën e largët historike edhe zona e Dropullit dhe ajo eVurgut mund të kenë qenë nëndarje etnografike e Labërisë.

Nga pikëpamja gjeografike krahina e Labërisë, bën pjesë në rajonin Jugor të Shqipërisë dhezë pjesën dërmuese të tij. Ka një pozitë gjeografike mjaft të përshtatshme,26 kjo në radhë të parësepse ka një dalje të gjerë ne ujrat detare. Brigjet e saj lagen nga ujrat e detit Adriatik dhe Jon.Dalja e gjerë detare është një veçanti, krahasuar me krahinat e tjera etnologjike. Detet Adriatik

23 Zojzi, Rrok, “Nëndamjet e vjetra krahinore të popullit shqipëtar, Konferenca e parë e Studimeve Albanologjioke (15-21nëndor 1962)”, Tiranë, 1965, fq. 553.

24 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 86.25 Po aty, fq. 89.26 Po aty.

Page 12: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

12

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

e Jon, që lagin brigjet e Labërisë, kanë qënë faktor i rëndësishëm për rritjen e shkëmbimeveekonomike e tregtare me botën e jashtme, kryesisht me brigjet italiane dhe me ishullin e Korfuzit.Edhe afërsia me kufirin shtetëror me Greqinë e ka favorizuar këtë krahinë në gjysmën e parë tëshek XX.

Tradicionalishtë krahina e Labërisë ka mbajtur lidhje të fuqishme me qytetin e Janinës, dhetregun e tij. Ky treg, thithte shumicën e prodhimeve blegtorale të Labërisë, e cila kishte bërëemër për cilësinë e produkteve dhe nënprodukteve blegtorale27. Këto fituan terren në rritjepothuajse në mbarë territorin e krahinë së labërisë.

2. Zanafilla dhe prejardhja e emrit Labëri, orgjina e saj

Emrat Labëri dhe lab, nënkuptojnë vendin dhe banorët e njërës prej grupeve etniko-kulturore e historike të Shqipërisë së Jugut. Sipas dokumentacionit historik, emri Labëri dhe lab,ndeshet për herë të parë në fillim të shekullit të XIX nga Pukëvili. Sipas tij këto dy terma janëpërdorur nga konsulli anglez Martin Lik, i atashuar pranë oborrit të Vezirit të Janiniës, Ali PashëTepelenës. Ai në vitin 1805, shkruante se “Oborrin e Ali Pashë Tepelenës, e rrethonin shumënjërëz të cilët ai quan Toskidhes dhe Liapidhes (nën. ynë – J. C). më tej është një dokument iperiudhës turke i vitit 1834, në të cilin përmendet se”… i arratisuri Tafil Buzi, hyri fshehurazi nëbrendësi të krahinës së Labërisë”.28

Pas këtij momenti kohor (fillimi shek. XIX) termat lab dhe Labëri, janë gjithnjë e më tëpërdorshëm në dokumentet zyrtare dhe kronikat e kohës. Sipas këtij dokumentacioni, termatlabëri dhe lab përdoreshin si nga vetë banorët e kësaj treve, ashtu dhe nga banorët e trevavefqinjë e më gjerë. Këta të fundit, sipas G. Han, i përdornin këto terma në kuptim të dyfishtë: përtë përcaktuar një treve dhe popullatën e saj, me të cilën kishin mjaftë ndryshesa dhe për tëkarakterizuar banorët e kësaj treve, të cilët i cilësonin si “njërëz të leckosur e të pistë, edhe përhajdut dhe brigantë”.29

Në dokumentacionin që disponohet, deri në fundin e shek. XVIII, nuk dëshmohet praniae emrit lab dhe Labëri, por në fillim të shk. XIX, sikundër e përmendëm, këto terma kanëdepërtuar në dolumentacionin e kohës dhe përdoren gjithnjë e më shpesh. Përdorimi i këtyretermave në dokumentacionet përkatës të kohës do të thotë se ato janë futur në zhargonin epërditshëm më parë, duke u përdorur fillimisht nga njërzit e thjeshtë, ndoshta që nga gjysma edytë e shek. XVIII, por që është bërë i përvetësueshëm në fillim të shekullit pasardhës30.

Termi Labëri e lab si njësi etno-kulturore, është evidentuar dhe nga autorë të huaj. Sipas H.Holand. “Popullsia e Shqipërisë thyhet në disa fise, ndarja e të cilëve, nisur nga saktësia me tëcilën e përcaktojnë vendsit, duhet të ketë ekzistuar për një periudhë shumë të gjatë. Gegët,Labët, Liucët, Toskët, Çamët dhe fise të tjera më të vogla ose që rrjedhin prej tyre, kanë gjithëdallimet, për të cilat është i vetëdijshëm çdo shqiptar, i cili i dallon ata si nga dialekti, ashtu edhenga territori i tyre

Është e domosdoshme të sqarojmë prejardhjen e termave lab dhe Labëri. Shpjegimi i termitlabëri nuk ka sjellë ndonjë vështirësi të madhe për studjuesit.31 Sipas tyre mund të shihet ose sinjë formim nga shumësi i fjalës labër, ashtu sikurse nga Arbëri në arbër, ose si një formimnormal nga lab, me prapashtesën-ëri, ashtu sikundër janë formuar dhe krijuar edhe fjalë të tjera

27 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 48.28 “Kryengritjet poullore në vitet 30 të shek. XIX”, Tiranë, 1978, fq. 148.29 Han, George, “Albanesische Studien”, Ëien:1853, S. 15.30 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 93.31 Po aty .

Page 13: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

13

si Arbëri, Toskëri, Gegëri, Shqipëri etj, të cilat formohen nga temat gjegjëse dhe të dyja zgjidhjetjanë njëlloj të pranueshme32.

Vështirësi për një përshkrim më të saktë paraqet rrënja e kësaj fjale, pra lab. Me këtë fjalëashtu sikurse edhe me fjalën arb, janë marrë shumë studjues si gjuhëtarë, historianë, albanologëetj. Si E. Çabej, R. Memushi e ndonjë tjetër të cilët në të shumtën e rasteve kanë dhënë versionete tyre. Pavarësisht përpjekjeve, nga ana e studiuesve, deri më sot nuk është dhënë përgjigjepërfundimtare në përputhje me kërkesat shkencore dhe gjuhësore.

Përpara se të merremi me sqarimin e këtij problemi le të shikojmë fillimisht se ku shfaqetky emër, dhe në cilën hapësira gjeografike e hasim atë.

Sipas hulumtimeve e bëra deri më sot, termi lab është shumë i vjetër dhe kohërishtpretendohet se mund ti takojë lashtësisë. Dëshmitë e para të përdorimit të kësaj fjale nuk vijnënga brendësia e kësaj krahine,33 por nga periferia (trungu anësor) apo dhe nga jashtë terrtorit tëkrahinës etnologjike të Labërisë.

Për këtë mjafton që ne ti referohemi vetëm dy fshatrave me emrin Labovë, me vendosje nëtrungun anësor të Labërisë, në krahun lindorë dhe jugëlindorë. Është fjala për Labovën e Zhapësnë afërsi të qytetit të Tepelenës dhe Labovën e Kryqit në afërsi të qytetit të Libohovës. Rrënja efjalës Labovë është lab. Prapashtesa ovo është me origjinë sllave34 dhe kjo është një dëshmi evjetërsisë së kësaj fjale. Pra, rrënja lab kohërisht ka ekzistuar që para ngulitjes së sllavëve në Shqipëri.Prej këtij arsytimi, rrjedhon se fala lab është shumë e vjetër në kohë, të paktën para shekullit të XI,shekull në të cilin merr fund sundimi bullgar në tokat shqiptare. (Memushaj, Rami)

Por emri lab, haset si emër fshati dhe familje tek arbëreshët e Greqisë. Në Peloponezgjendet fshati Lapi (Rizohorjoni i sotëm). Kurse si emër familje në trajtën e greqizuar Ljapishaset në fshatrat arbërore Livadhja (afër Tebës) dhe Mandri (në perëndim të Athinës)35.

Shqiptarët janë vendosur në tokën helene gjatë periudhës së mësjetës së vonë, por emrat ekëtyre fshatrve apo familjeve janë më të vjetër se sa koha e vendosjes.

Emra familjesh që përmbajnë rrënjën lab dëshmohen edhe tek arbëreshët e Italisë. Nëregjistrin e Pagëzimit të vitit 156936 të horës së arbëreshve gjejmë emrat Pietro Labasi dheTommaso Labati, të cilët përmbajnë rrënjën lab. Vendi i orgjinës së këtyre mbiemrave duhet tëkërkohet pikërisht në krahinën e Labërisë.

Brenda territoit etnik të shqiptarëve, fjala lab ndeshet kryesisht në krahinën e Toskërisë, nëdy forma kryesore: si emër personi apo mbiemër familje si “Labi” emër personi dhe “Labaj” simbiemër familje. Në zonën e Lopësit, pjesë përbërse e krahinës së Labërisë, gjendet fshati Lab-Martalloz, me vendosje në bregun e majtë të rrjedhjes së Vjosës, ndërsa në krahun e djathtëështë i vendosur fshati Tosk-Martolloz.

Fjala lab haset dhe në vise të tjera larg trevës së Labërisë. Duhet përmendur lumi me emrinLlap dhe krahina e Llapit (që gjendet në Kosovë) me vendosje në dy anët e tij. Është hedhurmendimi se emri llap është transformim i “lab”. Për këtë vjen në ndihmë dëshmia e shek XII, kurlumi Llap quhej Lapia.37

Dëshmitë për këtë problem na vijnë qysh nga periudha Ilire. Përreth liqenit të Shkodrësjetonte fisi ilir i Labeatëve. Peshkopi i Cezaresë vendos fortesat Laberion dhe Laboutxa në territorete Dardanisë dhe krahinën Llapushë të Kosovës.38

32 Po aty, fq. 92.33 Po aty, fq. 93.34 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 93.35 Po aty, fq. 88-89.36 Po aty, fq. 94.37 Sejdiu, Shyqyri, “Semantizmi “bardh” në onomastikën e Dardanisë”, Prishtinë, 2002, fq. 65.38 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 89.

Page 14: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

14

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Sipas dëshmive që vijnë nga autorë të ndryshëm, rrënja e fjalës lab përfshin një territorshumë të gjerë, hapësirën nga ishulli i Kretës në Jug, deri në Gjermani në Veri. Ilirologu HansKrahe, përmend fisin ilir të labeatëve me vendosje rreth liqenit të Labeatëve (sot liqeni i Shkodrës),si dhe një liqen tjetër, me të njejtin emër në Dalmaci. Ky autor vendos një lidhje midis labëve tësotëm dhe fisit ilir të Labeatëve. Sipas këtij autori dëshmi vijnë dhe nga Gjermanina Jugore, kukatër lumenj mbajnë emrin Labër, nga të cilët njëri është lumi Elba), kurse në GjermaninëLindore, gjendet një qytet me emrin Labbes. Të gjitha këto emra lumenjsh dhe qytetesh, sipas tijjanë në rrugën që ka ndjekur fisi i lashtë i Labeatëve ashtu sikurse i të gjithë ilirëve, duke zbrturdrejt Jugut prej brigjeve balltike. Sipas po këtij autori, fisi i Labeatëve “duhet të ketë ndjekur tënjëjtën rrugë si të gjithë fiset e tjera ilire, por që më vonë u ndanë në degë. Njëra degë kaloi nëgadishullin Italik, kurse tjetra mori Dalmacinë duke arritur deri në Epir”.39 Pra Krah, i shikonlabët si një degë e fisit Ilir të Labeatëve.

Krahe, nuk është autori i vetëm që mbron dhe përkrah këtë version. Në mbështetje të tij,sipas Eqrem Çabejt, ishte edhe Nopça. Vetë Eqerem Çabej, ngjashmërinë e madhe të polifonisëdyzërshe të Toskërisë dhe të Çamërisë, i spjegon me hipotezën se “në një përiodë të caktuar tëhistorisë shqiptare, fiset labe duhet të jenë futur thellë si një pykë midis tyre (Toskërisë dheÇamërisë) dhe të kenë ndarë kështu një njësi të hershme më dysh”.40 Por, Çabej vetëm sa bënëkëtë konstatim dhe nuk i rikthehet më kësaj çështje. Ndaj kjo hipotezë ka nevojë për argumenta,të cilat mund të çojnë në konsolidimin ose rrëzimin e këtij versioni.

Kurse shkrimtari dhe studiuesi arvanitas Arstidh Kola, i lidh labët me emrin e një fisi tëquajtur Lap, me vendosje në tokat helene. Autori në informacionin që sjell i referohet mitologjisëgreke, e cila i cilëson si një fis burrëror, që ka nxjerrë nga gjiri i vet shumë heronj, sa nuk ka asnjë fis tjetër helen. Por, Aristidh Kola, si studjues që i shikon me simpati vendin e vet të orgjinës,mund të mbart në trajtesat e tij edhe doza subjektive në favor të çështjes shqiptare, ndaj nëshumicën e rasteve duhen argumentuar më tej. Në rastin konkret, autori Kola, për të përforcuaridenë e vet, është mbështetur edhe tek historiani grek, Saqelariu. Sipas këtij të fundit fillimisht,“lapët u vendosën në Thesalinë Perëndimore dhe në malet e Pindit, prej nga patën kontakte meEpirin. Kontakte më të shpeshta dhe të drejtpërsëdrejta u arritën me Molosët. Nga fundi iperiudhës mikenase lapët arritën që të ngrinin një sërë qytetesh të rëndësishme në pjesët eThesalisë ( në Pelasgotidë dhe në Perrebenë Jugore).41

Sipas një versioni tjetër emri lab vjen prej togëfjalëshit la besën. Kohërisht lidhet me periudhëne përhapjes së fesë islame në këtë trevë, dhe këtë emër e morën ngaqë u treguan të pabesë(tradhtarë) të fesë kristiane. Ky argument që rëndom qarkullon te njërëz apo grupe njërzish tëcaktuar, për mendimin tonë nuk duhet të merret në konsiderate. E konsiderojmë si një falsifikimtë qëllimtë të vërtetës historike dhe ndoshta mbart edhe ndonjë prapskenë dashakeqse. Kyversion përpiqet që në mënyrë vulgare dhe aspak i mbështetur në linja shkencore kërkon që jovetëm ta deformojë të vërtetën shkencore por synohet që të mohet në njëfarë mënyre të gjithaato vlera pozitive që kanë konkretizuar në shekuj banorët e kësaj krahine. (Memushaj, Rami)

Shpjegimi i rrënjës së fjalës lab ka tërhequr veçanërisht vëmëndjen e gjuhëtarve. Këta,ndryshe nga autorët e përmendur kanë sjell argumenta të një natyre ndryshe. Ata, rrënjën efjalës Labëri e lidhin me fjalën Arbëri. Shpjegimet e tyre fokusojnë në metatezën e rrënjësarb>alb>lab, shëndërrim ky që vjen si një veprim i një ligji fonetik të sllavishtes. G. Majeri, dukeu munduar të shpjegojë këtë dukuri thotë: “Kjo krahinë quhet edhe Labëri ose Lapëri, e cila

39 Memushaj, R., vepër e cituar, fq. 93-94.40 Çabej, Eqrem, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, Tiranë.1963, fq. 104.41 Kola, Aristidh, vepër e cituar, fq. 261.

Page 15: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

15

sipas ligjit fonetik sllav është zvendësim i fjalës Albëri për Arbëri, për l-në e cila bie dhe në vendtë saj, vendoset r-ja”.42

Autori Milan Shuflai, këtë metatezë e daton në kohën kur vendi ynë ishte nën sundiminsllav, pra në gjysmën e parë të shekullit të XV, duke përligjur versionin apo shpjegimin e Majer.Kjo hipotezë është pervetësuar edhe nga disa studiues shqiptarë. Por ky shpjegim nuk ështëështë i mbështetur në argumente të mjaftueshme gjuhësore dhe historike. Studiuesi i parë që kakundërshtuar këtë hipotezë është Eqrem Çabej. Sipas tij “emri i Labëris nuk mund të ketë dalëme metatezë nga Arbëri sipas një ligji fonetik të sllavishtes”.43 Kundërshtimin e tij, autori Çabeje mbështet në faktin që forma alb, nga e cila sipas hipotezës në fjalë ka dalë lab, nuk dëshmohetasgjëkundi. Arbërit e kanë shqiptuar gjithmonë me r dhe kurrë me l emrin e vet dhe të vendit tëtyre. Edhe fqinjët tanë kanë përdorur forma me rrënjën arb. Tek serbët gjejmë fjalën Raban eArbanasi, tek arumunët fjalët Arbines dhe Arbanas tek Grekët gjejmë fjalët Arvanites, në Bullgarihaset një fshat shqiptar me emrin Arbanas. Ndërsa tek autorët e lashtësisë dëshmohet ngaPtolemeu fjala Alvanoi, nga Straboni në formën Alvions, ndërsa Polibi, përmend një qytet ilirme emrin Arbon.44

Në aktet dhe dokumentet latine të mesjetës, këtë emër e gjejmë në formën apo trajtat:Arbanesis dhe Albanesis. Por meqë arb tingëllonte e huaj për fonetikën e gjuhëve të EvropësPerëndimore, nëpërmjet etimologjisë popullore u lidh me emra të njohur gjeografik që lidheshinme Alb, si Alba, Albani, Albion, dhe kështu vendi u quajt prej tyre me emrin Albania.

Kundërshtimi i Çabejt, ndaj kësaj metateze mbështet dhe në argumenta të tjerë gjuhësorë ehistorikë, të cilat e përjashtojnë mundësinë e ndikimit sllav në lindjen e emrave Lab dhe Labëri.Për këtë merret në analizë sundimi serb në tokat shqiptare, i cili zgjati pak kohërisht, rrethgjysëm shekulli. Si i tillë, vështirë të ketë gjurmë të përmasave për formim emrash. Që të ndodhnjë fenomen i tillë gjuhësor apo ndikim i një ligji fonetik mbi krijimin e formave të ndryshmembi gjuhën, duhet të paktën një sundim disa shekullor.45

Edhe ndikimi fjalëndikues i bullgarishtes, nuk pranohet si i mundur, sepse po të kishtendodhur, atëhere edhe arbëreshet e Italisë dhe të Greqisë që kanë emigruar prej këtyre trojevegjatë shekujve XIV-XVI, kohë e mjaftë për përhapjen e një risie gjuhësore, do ta kishin qujturveten e tyre labër dhe labëreshe.

Kjo hipotezë mund të pranohej vetëm nëse Labëri, do të qe përfituar sipas rregullave fonetiketë gjuhës shqipe, atëhere lab do ta nxirrnim nga arb46 nëpërmjet dy proceseve fonetike, nga tëcilat ngjashmëria e bashkëtingëllores r të rrënjës në l, tek forma arbër do të jepte albër si tekgjarpër-gjalpër, kupër-kulpër etj. dhe mandej me metatezë të kalohej nga arbër në labër. Në këtëshpjegim fjala lab të shihej si një shkurtim i fjalës labër. Por pavarësisht se ngjashmëria e r-së mel-në është një dukuri e vjetër e fonetikës së gjuhës shqipe, metateza e l-së nuk duket përsëribindëse. Forma albër, nuk gjendet asgjëkundi e argumentuar dhe akoma më keq e dokumetuardhe e dëgjuar gjer më sot në Labëri. Prandaj edhe kjo hipotezë nuk mund ti përgjigjet plotësishttë vërtetës historiko-gjuhësore. Këtë argument na i sjell në librin e tij “Histori e Kuvleshit”,47

prof. Rami MemushiPas parashtresës që paraqitëm, na duhet të konkludojmëse se deri më sot, në lidhje me

shpjegimin e fjalës lab, nuk ka një shpjegim përfundimtar (shterues). Rruga për shpjegimin e saj

42 Meyer, G. “Etymologisches Ëorterbuch der albanischen Sprache”, Strasburg, 1891, fq. 134.43 Çabej, Eqrem, “Kuvendi i Studimeve Ilire”, Tiranë, 1972, fq. 20.44 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 94.45 Po aty, fq. 91.46 Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, fq. 450.47 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 94.

Page 16: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

16

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

ngelet përsëri e hapur. Megjithatë, mendimi që i afrohet të vërtetes mbetet konstatimi i sjellënga Eqrem Çabej, sipas të cilit “lab mund të jetë një emër shumë i vjetër dhe parasllav”.48

Në këtë përfundim ai i referohet dëshmive të lashtësisë, tek të cilët ndeshet rrënja lab dheqë është pranuar dhe nga disa albanologë të huaj.

Hipotezat dhe argumentat që japin autorët vendas dhe të huaj për orgjinën e fjalës lab janëtë shumta. I rëndësishëm mbetet fakti se ky problem ka tërhequr vëmendjen e mjaft studjesvetë fushave të ndryshme. Mendimi shkencor në faza më të thelluara mud të arrij tek e vërtetashkencore për origjinën e fjalës lab.

3. Ndarjet dhe nëndarjet e krahinës së Labërisë

Krahina e Labërisë, ka një shtrirje gjeografike shumë të gjerë që fillon nga gjiri i Vlorës nëVeri, dhe përfundon me urën e Kalasës në Jug. Relievi i saj është shumë i larmishëm dhe tepëri thyer. Kjo ka bërë që përgjithësisht fshatrat e Labërisë, të vedosen në shpatet e maleve, rrëzëssë tyre, në buzë të luginave lumore dhe në vende të mbrojtura nga ekspozimi i dimrave tëashpër. Këto fshatra janë të vendosur në një distancë të largët me njëra tjetrën. Por ka edhemjaft fshatra të cilat janë të vendosura shumë afër me njëra tjetrën. Kështu fshatrat e vendosuramë larg njëri-tjetrit në përgjithësi, janë ata që gjenden në brendësi të territorit, Kurse nuk mundtë themi të njëjtën gjë edhe për fshatrat që janë vendosur në zonat periferike. Fshatra këto, tëcilat janë të vendosura më afër me njëri tjetrin.

Ky fakt, por edhe toka e pakët bujqësore si dhe ekzistenca e kullotave të shumta verore,larg qëndrave të banimit ka bërë që mjaft fshatra të kenë ndërruar herë pas here vendqëndrimine tyre. Pikërishtë këta faktorë kanë bërë që Labëria, të përbëhet nga shumë zona, si Kurveleshi,Lopësi, Bregu i Detit ose Himara me rethinat e tij, rrëza e Tepelenës dhe gryka e Dukatit.49

Për organizimin administrativ të Labërisë, të dhënat e dokumentuara nuk janë të plota, porato mund ti gjesh vetëm duke u nisur nga njësitë e veçanta territoriale që e përbëjnë këtë krahinë.Për këtë problem mund të gjykosh duke pasur parasysh kufinjtë etnik të krahinës

Në kohën e shtetit të Epirit, kjo krahinë ishte e banuar nga Kaonët, të cilët ishin një nga trefiset më të mëdha Epriote.50 Kuptohet që ky fis kishte luajtur një rol të dorës së parë përkrijimin e federatës Epriote.51 Mbas pushtimit të Epirit nga romakët në vitin167 p. e. s, të gjithakëto territore u përfshin në provincën romake të Epirit të Poshtëm.52 Gjatë perudhës bizantine,u ruajt i njëjti status dhe rrjedhimisht ato kishin të njëtën ndarje administrative.

Kuptohet që me krijimin e principatave shqiptare të shekullit të XII-XV, edhe territoret ekrahinës së Labërisë u bënë zotërimë të këtyre princave. Kështu një pjesë e mirë e territoreveishte pjesë e Zenebishtajve, një pjesë, ishte zotërim i feudit të Kaninës dhe të Vlorës,53 një pjesëtjetër ishte zotërim i Gjergj Aranitit, dhe një territor tjetër ishte pjesë e despotatit të Epirit.

Mirëpo ky status i tokave labe, nuk do të zgjaste për shumë kohë. Pikërishtë në kohën emesjetës një pjesë e Labërisë, u pushtua edhe prej Venedikasve dhe nga anzhuinët.

Pushtimi turk, ashtu sikurse të gjithë territorin e vendit tonë e gjeti, Labërinë të ndarë nëshumë njësi nga aspekti administrativo-territorial. Turqit me pushtimin e vendit menjëherë morënmasat për forcimin e mëtejshëm të pushtetit të tyre në territoret e reja. Të gjitha tokat shqiptare

48 Çabej, Eqrem, “Për gjenezën e literaturës shqipe”, Tiranë, 1963, fq. 104.49 Gazeta “Labëria”, nr. 33 (214), 20 mars 2010.50 Revista “Iliria”, nr. 3, 1974, fq. 395.51 “Historia e popullit shqiptar”, vol. I, Tiranë, TOENA, 2002, fq. 187.52 Hysi, Shyqyri, “Historia e Ilirëve”, Tiranë, Onufri, 2010, fq. 212.53 Luka, K, “Rreth feudit të kështjellarit të Kaninës dhe Vlorës më 1274”, Tiranë, 1972, fq. 76.

Page 17: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

17

u përfshin në sanxhakun e Shqipërisë. Ky sanxhak ndahej në vilajete, kurse vetë vilajetet undane në njësi më të vogëla administrative që u quajtën nahije. Nga shqyrtimi i dokumentacionitturk të vitit 1432, del se administrata turke nuk i mori fare parasysh ndarjet e vjetra tradicionaletë krahinave shqiptare.54 Në këtë rast pushtimi turk solli një përvojë të re për shqiptarët, përsa ipërket ndarjes administrative territoriale. Tashmë fshatra që dikur i përkisnin një krahine,shkëputej prej saj dhe i bashkangjitej një krahine tjetër. Në fakt kjo ndarje e re administrative ubë me një qëllim të caktuar nga turqit të cilët nëpërmjet barrierave artificiale të krijuara prejvetë atyre të arrinin që të përçanin shqiptarët. Sipas filozofisë së tyre një ndarje e tillë administrativedo të ndikonte patjetër në prishjen e kohezionit shoqëror të shqiptarëvë, dhe kështu ata nuk dotë kishin mundësi për tu bashkuar në një kryengritje të vetme për tu çliruar nga pushtuesi ihuaj.55

Fshatrat dhe qendrat urbane të Labërisë, u ndanë dhe u shpërndanë në tri vilajete. Pjesa esipërme e lumit të Shushicës, së bashku me Vlorën e u përfshin në nahijen e Pelashit, që varejdrejtëpërsëdrejti nga vilajeti i Kaninës. Kurse fshatrat e tjerë si Kuçi, Kallarati, Vërmiku, Umanixja,Progonati, Storjani dhe Bllaçja u përfshin në nahijen e Kurveleshit,56 që më mbrapa edhe kjonahije ju bashkua vilajetit të Kaninës, mbasi fillimisht për pak kohë, ajo ishte si një nahije eveçntë. Kurse fshatrat e tjerë si Borshi, Fterra, Sopoti, Lazarati, Çorraj, Vakaj, Istaricja57 sëbashku me Luzatin dhe të gjithë fshatrat e Dropullit të Poshtëm dhe të Sipërm, si dhe të gjithëfshatrat e tjera të Labërisë e Bregut të Detit nga Piluri gjer në Lukovë, u përfshinë në nahijen eSopotit”.58 Kjo nahije varej nga Vilajeti i Gjirokastrës. Kurse pjesa tjetër e fshatrve që shtrihennë pjesën Jugore të krahinës u përfshin në Vilajetin e Delvinës.59 Por duhet thënë se disa fshatratë tjerë të krahinës, sidomos ata fshatra që shtriheshin në kufinjtë lindor të saj nuk u bënë pjesëe asnjërit prej këtyre dy vilajeteve. Kështu që ata në mënyrë krejt artificiale ju bashkangjitën disanahijeve dhe vilajeteve që ishin jo vetëm shumë larg me Labërinë por mbi të gjitha këta fshatra,duke u bërë pjesë e këtyre nahijeve do ta kishin shumë të vështirë që në të ardhmen tëkomunikonin me pjesën tjetër të Labërisë. Po kështu vështirësi të tjera për këto fshatra do tëishin edhe problemet shoqërore, për arsye se ata do ta kishin jo të lehtë për tu përshtatur memënyrën e jetesës së fshatrave të tjera jolabe, përsa i përket sidomos me të drejtën zakonore,trditave, riteve e etj.

Por, ashtu sikurse u theksua edhe më lartë, qëllimi kryesor i kësaj ndarje të re administrativetë bërë nga ana e pushtuesit turk, ishte që kjo ndarje ti shërbente sa më mirë pushtuesit meqëllim, që ata ta kishin më të lehtë për ta zgjatur sa më shumë këtë pushtim. Dhe mbi të gjitha,kjo ndarje e re administrativo-territoriale do të ishte një armë e fortë në dorën turqëve përzbatimin60 e politikave të tyre asimiluese që u ndoqën ndaj shqiptarëvë.

Kjo ndarje administrative për krahinënë e Labërisë, u ruajt për një kohë shumë të gjatë.Pavarësisht se në fillim të shekullit të XVI, atëherë kur turqit arritën që të nënështrojnëpërfundimisht rezistencën e shqiptarëvë, bënë një ndarje të re administrative me qëllim që taforconin akoma edhe më tej zgjedhën osmane mbi tokat shqiptare. Por çuditërisht është hera eparë që administrata turke nuk u morë me krahinën e Labërisë, sepse u ruajt po ajo ndarjeterritoriale e administrative si ajo e vitit 1432.61 Ndoshta kjo moskujdesje e turqëve në këtë

54 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 26.55 “Historia e popullit shqiptar”, vol I, Tiranë, TOENA, 2002, fq. 335.56 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 83.57 Shënim: Një pjesë e këtyre fshatrave sot nuk ekzistojnë. Ato për shkaqe të ndryshme janë zhdukur.58 Duka, Ferit, “Kazaja e Delvinës”, Studime Historike, nr. 2, Tiranë, 1992, fq. 123.59 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 83.60 Po aty.61 Po aty.

Page 18: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

18

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

përiudhë historike, ka ardhur si rezultat i mosnjohjes së mirë të veçorive psikologjike të banorëvëtë krahinës. Por mbi të gjitha kjo ndodhi sepse ata ende nuk i kishin njohur mirë cilësitë luftarakedhe shpirtin kryengritës të labëve.62

Megjithatë sipas një liste të vitit 1507, dallojmë disa ndryshime të vogla dhe të parëndësishne.Sipas saj, emrat e fshatrave kryengitëse të sanxhakëve të Vlorës, Delvinës dhe Gjirokastrës, narezulton se fshatrat e Kallaratit, Kuçit dhe Vishatit, varershin nga sanxhaku i Vlorës, kurseIstaricja nga sanxhaku i Gjirokastrës. Kurse, Borshi, Vakaj dhe Çorraj i ishin bashkangjitursanxhakut të Delvinës.63

Duke i krahsuar të dhënat e dokumentuara të viti 1432, me ato të vitit 1507, mund tëarrihet në përfundimin se me përjashtimin e fshatrave të luginës së Fterrës, që u përfshin nësanxhakun e Delvinës, pjesët e tjera të krahinës së Labërisë mbetën pjesë përbërse e po atyrenahijeve.64 Vetëm, se tashmë vilajetet nga ato vareshin nuk quheshin më vilajete por sanxhaqe.Këtë ndarje administrative e gjejmë po në këtë gjendje dhe pa asnjë ndryshim edhe në regjistrine sanxhakut të Vlorës të vitit 1520.

Në organizimet e mëvonshme administrative që ndërmori Perandoria Turke, krahina eLabërisë, pëson disa ndryshime të herë pas herëshme. Këto ndryshime ndryshe nga fillesat epushtimit turk, tashmë janë të shpeshta dhe të domosdoshme, për faktin se këto treva po bëheshingjithnjë e më të rrezikshme, për fatet e jetgjatësisë së pushtimit. Ndryshimet më të shpeshta ubënë sidomos për fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm dhe atij të Sipërm.

Kështu pothuajse të gjitha fshatrat e Kurveleshit të Sipërm, dhe pjesërisht të Kurveleshit tëPoshtëm, kaluan nën juridiksionin e sanxhakut të Delvinës, kurse në ndarjen administrative tëvitit 1432, ata ishin nën juridiksioni e vilajetit të Vlorës dhe atij të Gjirokastrës. Në regjistriminturk të vitit 1583, në sanxhakun e Delvinës, na rezulton se Kurveleshi së bashku me të 33fshatrat që e përbëjnë është pjesë e kësaj njësie administrative. Por se kur është bërë ky kalimnga njëri sanxhak në tjetrin ne ende nuk jemi në gjendje ta sqarojmë. Sepse për këtë problem nëdokumentet e kohës vetëm sa thuhet që kazatë e Delvinës, Prekalmës e të Kurvelshit, u ndanëpara disa kohe nga sanxhaku i Vlorës.65

Në ndarjet e mëvonshme administrative që ju bënë krahinës së Labërisë, vetëm fshatrat eKurveleshit do të pësojnë ndryshime. Kështu fshatrat e saj bashkohen për herë të parë në njënjësi të vetme administrative. Dhe ka qënë herë pjesë përbërse e kazasë së Himarës, dhe herë sikaza, nga e cila varej edhe Himara, e cila në këtë rast kjo e fundit cilësohej si nahije.66 Porsidoqofë që të dyja këto territore të rëndësishme të krahinës së Labërisë, përsëri vareshingjithmonë nga sanxhaku i Delvinës. Si qëndra administrative të saj kanë shërbyer Progonati dheHimara, por për pak kohe si qendra të saj kanë qëne edhe Kuçi e Gusmari.

Gjatë fundit të shekullit të XVII udhëtari turk Evlija Çelebi, duke përshkruar kalanë eSopotit thotë se ajo është qëndër e krahinës së Kurveleshit. Por disa herë Kurveleshin ai e quanedhe si krahina e Progonatit,67 që ka dhjetë copë katunde thellë në malet e thepisura. Por dukeu nisur nga një sërë fermanesh të sulltanit të periudhës 1692-1740, Kurveleshi përmendet sikaza, nga e cila vareshin edhe fshatrat e lumit të Kardhiqit. Me sa duket me kalimin e kohës, dhediku aty nga mesi i shekullit të XVIII Kurveleshi, dora dorës po e humbiste përkohësisht roline saj si kaza, dhe merr përfundimisht statusin e nahijes. Sepse një burim i paindetifikuar plotësisht

62 Po aty, fq. 8463 Po aty, fq. 8364 “Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë”, vëll. III. Tiranë, 1962, fq. 191.65 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 85.66 Rrapo, A, “Historia e Himarës”, Tiranë, 2000, fq. 96.67 Çelebi, Elvia, “Shqipëria”, Tiranë, Besa, 2000.

Page 19: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

19

grek e përmend Kurveleshin së bashku me 15 fshatrat e tij, si pjesë përbërse të Himarës dhe qëvarej nga kazaja me të njëjtin emër pra Himarë, dhe pjesa tjetër e kazasë, po sipas këtij dokumentipërbëhej nga fshatrat e tjerë të Bregut të Detit, që ishin gjithësej 14 fshatra.68 Pra të dyja këtopjesë me 29 fshatra gjithësej në atë kohë përbënin kazanë e Himarës. Kurveleshi thuhej se ishtenahije me Progonatin si qëndër mydiri që do të thoshte, vendi ku ishin vendosur qeveritarëtlokalë pra ata të komunave. Ky burim mbështet edhe në pohimin e vetë përfaqësuesve tëKurveleshit, Bregut të Detit dhe pothuajse nga të gjithë pjesët e tjera të Labërisë, të cilët në njëletër të vitit 1759, drejtuar careshës Elisabet të Rusisë e quajnë Himarën si provincë të shkallëssë parë69 që do të thotë se në atë kohë ajo ishte kaza.

Pas reformave të Tanzimatit, në Perandorinë Osmane, u bë edhe një reformë e readministrative. Reformë kjo e cila për tokat shqiptare filloi të zbatohej aty nga viti 1864. Pikërishtëatëhere kur flaka e kryengrtijeve antosmane të viteve 30-70, të sekullit të XIX, ishin duke rënë,dhe kryengritësit shqiptarë, të pa organizuar mirë dhe të izoluar e të braktisur nga faktorindërkombëtar, ishin duke e pushuar përkohësisht luftën me armë në dorë kundër pushtuesit.Sipas kësaj reforme të re administrative njësia më e madhe administrative u bënë vilajetet.70 Posipas kësaj reforme u shkri përfundimisht sanxhaku i Delvinës dhe të gjitha ato fshata të krahinëssë Labërisë, që dikur ishin pjesë përbërse e këtij sanxhaku, i kaluan sanxhakut të Gjirokastrës.Biles edhe kazaja e Himarës së bashku me fshatrat e tjera të Bregut ju bashkangjitën Sanxhakuttë Gjirokastrës.71 Pjesa më e madhe krahinës së Labërisë, sipas kësaj ndarje të re administrativeishin pjesë përbërse e vilajetit të Janinës. Në një dokument të vitit 1879, që jep të dhëna përpopullsinë e vilajetit të Janinës, krahas kazave të Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Himarës dhetë Delvinës, që vareshin nga sanxhaku i Girokastrës, përmendet ndërmjet të tjerëve edhe rrethii Kurveleshit, i përbërë prej rreth 12mijë banorësh.72 Kjo do të thotë se kësaj treve, në këtë kohëi ishte njohur një status i veçantë i përafërt me statusin e një kazaje.

Sipas të dhënave, në vitin 1875, Myslim Gjoleka, nga Kuçi u përpoq që me anë të miqësivetë tij private ta bënte këtë fshat nënprefekturë të gjithë Kurveleshit. Dhe në vitin 1880, ai ja arritiqë ta spostonte qëndrën e kësaj nënëprefekture nga Progonati në Kuç. Po në këtë vit edheHimara me fshatrat përrreth saj futet nën juridiksionin e Kurveleshit. Por në vitin 1882, në këtëfshat ndodh një fatkeqësi e madhe natyrore. Një tërmet i fuqishëm që e kishte epiqendrën e tijpikërisht aty, solli dëme të pallogaritshme për fshatin dhe banorët e tij. Mbas kësaj ngjarje tëhidhur zyrat e nënprefekturës për pak kohë kaluan përsëri në Progonat, dhe prej andej u vendosënpërsëri në Himarë. Sipas studiuesit italian A. Baldaci, Kuçi dhe Himara, në vitin1898, ishinmydyre,73 domethënë komuna në gjuhën e sotme. Mirëpo në përshkrimin e tij ai nuk e përcaktonfare se nga cilat kaza vareshin këto dy komuna. Një vit më vonë, pra në vitin 1900, po kystudiues na sqaron se sanxhaku i Gjirokastrës, përfshinte gjashtë kaza që sipas tij ishin Pogoni,Përmeti, Tepelena, Delvina, Kurveleshi së bashku me Himarën dhe Gjirokastrën.74 Pra që do tëthotë se në këtë vit Himarën, e gjejmë si komunë të kazasë së Kurveleshit. Edhe Sami Frshëri,në enciklopedinë e tij të botuar në vitin 1899, e përmend Kurveleshin, si një nga shtatë kazatë esanxhakut të Gjirokastrës, dhe këtë të fundit si sanxhak të vilajetit te Janinës. Një pjesë e mirë eterritoreve të Labërisë, sipas ndarjes administrative të vitit 1864, bëntë pjesë në sanxhakun eVlorës.

68 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 85.69 Po aty.70 “Historia e popullit shqiptar”, vol. II, Tiranë, TOENA, 2002, fq. 39.71 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 29.72 Po aty, fq. 88.73 Baldacci, A, “Studi speciali albanesi”, vol. 3, Roma, 1937, fq. 185.74 Po aty, fq. 89.

Page 20: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

20

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Pra, sikurse shikohet edhe nga kjo ndarje administrative krahina e Labërisë, është e copëtuarnë disa nahije, kaza, sanxhaqe dhe në një vilajet. Ky copëtim që është më i madh se ndarja e vitit1507, kjo erdhi si rezultat i forcimit të politikave shtërnguese të pushtuesit me qëllim që banorëte kësaj krahine, të kishin mundësi më të pakta për tu bashkuar në një kryengritje të mundshmekundër Portës së Lartë.

Dihet që pas shpalljes ë pavarësisë së Shqipërisë, qeveria e Ismail Qemalit, ruajti përkohësishttë njëjtën emërtime për ndarjet administrative dhe territoriale. Megjithatë krahina e Labërisë, unda ndërmjet prefekturës së Vlorës dhe Gjirokastrës. Kurse si nëndarje ishin edhenënëprefekturat. Labëria bëntë pjesë në disa nënprefektura si nënprefektura e Himarës,Kurveleshit, Tepelenës, Delvinës, Vlorës etj.

Kjo ndarje administrative ngeli e pandryshuar deri në vitin1920. Vit në të cilin u bë ndarjëe re administrative e Shqipërise. Por në vend që ndarja e re administrative ti bashkonte dhe tiafronte me shumë fshatrat e krahinës ajo përkundrazi i thelloi akoma edhe më tej ndarjen esaj.75 Kështu sipas kësaj ndarje Kurveleshi, që qëllimisht ishte coptuar disa herë nga pushtuesitturq, ajo përsëri pësonte të njëjtin fat, tashmë ajo ndahej ndërmjet prefekturës së Vlorës dheprefekturës së Gjirokastrës po nga vetë qeveria shqiptare. Fshatrat e Kolonjës, Medari, Shtëpëzi,Picari, etj. u vunë nën varëtësinë e nënëprefekturës së Qëndrës,76 kurse fshatra të tjerë si Çorrajdhe Fterra iu dhanë nënprfekturës së Delvinës. Pjesa veriore e krahinës pothuajse ju bashkangjitënnënëprefekturave të rrethit të Vlorës, në mënyrë të tillë që e dëmtontë shumë rëndë kohezionine kësaj krahine. Popullsia vendase u shpreh e pakënaqur nga ky copëtim i padrejtë që ju bëkrahinës. Më e prekura nga kjo ndarje e re administrative ishte sidomos Kurveleshi, të cilët metë drejtë u revoltuan nga kjo ndarje e re administrative. Prandaj ata, me anë të një peticioni ukërkuan organeve kompetnete të qeverisë së atëhershme shqiptare, që krahina e Kurveleshit, tëishte nënprefekturë më vete. Në përgjigje të kësaj proteste u bënë korigjimet e nevojshme.Kështu nënëprefektura e re kishte si qëndër të vetën Kuçin, dhe më pas Gusmarin e Progonatin.Në vartësi të kësaj nënëprefekture kaluan sërish fshatrat Borshit dhe Fterrës, por përsëri fshatii Çorrajt i mbeti nënëprefekturës së Himarës. Këto ndryshime u ruajtën gjer në vitin 1925. Vitënë të cilin u ribë një rindarje e re administrative lokale. Kjo rindarje u bë më qëllim që vendi tëmos ishte i ndarë në njësi të mëdha administrative. Qëllimi i kësaj ndarje ishte që të kontrollohejmë lehtë territori i vendit nga pushteti qëndror.77 Kështu për herë të parë vendi u nda në njësiterritoriale më të vogla që quheshin krahinari (krahina).78 Në këto kushte edhe krahina e Labërisëu nda në disa krahinari apo krahina.

Mbas çlirimit të vendit qeveria komuniste shqiptare bëri një ndarje të vetën administrative.Duke futur emërtime të reja në këtë aspekt. Kjo reformë administrative u bë në vitin 1949.Kështu sipas kësaj reforme i gjithë vendi u nda në rrethe dhe rrethet në lokalitete dhe lokalitetetnë fshatra. Krahina e Labërisë u nda në disa rrethe, rrethin e Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës dheTepelenës. Ndërsa mbas viteve 90 krahina e Labërisë ështe ndarë në po këto rrethe me ndryshiminse është shtuar edhe rrethi i Delvinës, si dhe lokalitetet e dikurshme apo këshillat e bashkuarjanë zvendësur me komunat. Kuptohet që në ndarjet midis komunave është marrë në konsideratëedhe pëlqimi i banorëvë se në cilat komuna donin të përfshiheshin.

75 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 25.76 Shapllo, Elvira, “Shndërrimet administrative territoriale e politike dhe organizimi i shërbimit arkivor në qarkun e Gjirokastrës”,

Punim disertacioni, Tiranë, 2009, fq. 17.77 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 28.78 Shapllo, Elvira, vepër e cituar, fq. 18.

Page 21: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

21

4. Popullsia. Përkatësia enike dhe fetare

Sipas të dhënave arkeologjike dhe historike, si dhe dëshmive të tjera të tërthorta, krahina eLabërisë, ka një histori të hershme zhvillimi. Dëshmitë arkeologjike të zbuluara në Rëzë tëKanalit (Vlorë), të Velçës e Lepenicës,79 Lazaratit, Goranxisë etj. E dëshmojnë këtë fakt. Këtovenbanime prehistorike hedhin dritë mbi praninë e jetës njerëzore qysh nga paleoliti i mesëm eme vazhdimësi në mezolit. Në epokat pasuese: neolit, eneolit, bronz e hekur, sipas inventaritarkeologjik dëshmohet rritje intensive e qendrave të banuara.

Banorët e hershëm ishin kaonët, një prej tre fiseve të mëdha epiriote. Gjatë shekujve VIII-V p. Kr. në këtë territor u zhvillua me hapa të shpejta diferencimi i shoqërisë fisnore. Pas shek.V, në Kaoni, u zhvillua procesi i urbanizimit. Kaonët së bashku me molosët dhe thesprotëtishin bartësit e qytetërimit antik dhe të formacioneve shtetërore në Epir.

Në procesin e urbanizimit rolin kryesor e luajti zhvillimi i brendshëm ekonomiko- shoqëror,por një rol jo të vogël pati dhe qytetrimi grek.80 Kaonët, të vendosur pranë këtij qytetrimi patënme të kontakte të vazhdueshme. Fillimisht kontatet u zhvilluan në fushën e shkëmbimeve tregtare.Sipas dëshmive kontaktet e hershme kaonët i orientuan me Korfuzin, dhe mandej dhe me mjafttreva të tjera të Greqisë. Në kuadrin e marrëdhënjeve tregëtare u përvetësuan dhe modele grekenë fushën e organizimit shoqëror e politik.

Diferencimi fisnor dhe zhvillim i procesit të urbanizimit u shoqërua edhe me formimin eformacioneve të para shtetërore. Kaonia u përfshi në shtetin e Epirit, i cili lulëzimin maksimale arriti në kohën e sundimit të mbretit Pirro (192-172) p. Kr. Me vdekjen e tij shteti i Epirit upërfshi nga një krizë të thellë politike, duke humbur shkëlqimin e dikurshëm. Mbretëria gradualishtu shpërbë dhe në vend saj u krijua federata Epriote përrreth Foinikes, i vendosur gati në epiqëndërtë Kaonisë. Si rrjedhojë mendohet që kaonët të kenë luajtur rol të veçantë në lindjen dhe forcimine këtij formacioni shtetëror.

Në kuadrin e sundimit romak, prej vitit 167 p. Kr. qytetërimi në Kaoni mori goditje tërënda. Sipas të dhënave gjenerali romak Paul Emilio, vetëm në terrtoret e Kaonëve, dogji njënumur të madh qytetesh (rreth 70) dhe mori si skllevër rreth 150 mijë vetë.81 Këto shifra flasinpër një urbanizim të zhvilluar dhe për një trevë me banim intensiv. Këtë e dëshmojnë dhe moriae kërkimeve dhe gërmimeve arkeologjike në territorin e labërisë. Janë indetifikuar me dhjetraqytete, si dhe një mori e madhe qytezash, qëndra të fortifikuara, venbanime të tipit rural etj.Midis qëndrave më të spikatura urbane mendimi arkeologjik82 veçon: Amantien, Aulonën, Orikun,Triportin, Kaninën, Himarën dhe Sopoti (kështjella të kaonëve), Foiniken (kryeqëndrën ekaonëve), Onhezmin, Butrotin, Antigonenë, Hadrianopolin, Leklin, Matohasanaj, Horën(Tepelenë) etj. Në historikët e një pjese të mirë të fshatrave të Labërisë, sillet informacion përhershmërinë antike deri dhe prehistorike të venbanimeve të tyre.

Gjatë periudhës së mesjetës së hershme të dhënat arkeologjike janë të varfëra, ndërsa atodokumentare mungojnë.

Të dhënat e para të dokumentuara për popullsinë e krahinës së Labërisë, i gjejmë paspushtimit turk. Dokumenti i parë është regjistri turk i sanxhakut të Shqipërisë i vitit 1431-1432,83 i cili midis të tjerave sjell një informacion, megjithse të kufizuar e sporadik për popullsinë.Kufizimi i të dhënave në këtë regjistër spjegohet me faktin se karahina e Labërisë ishte tejet e

79 Korkuti, Myzafer, “Arti shkembor në Shqipëri”, Tiranë, 2008, f. 26-28.80 “Iliria dhe ilirët te autorët antikë”, Tiranë, 1986, fq. 36.81 Hysi, Shyqyri, vepër e cituar, fq. 209.82 Ceka, Neritan, “Udhëtim në Kështjellat ilire”, Tiranë, Migjeni, 2006, f. 149-205.83 Duka, Ferit, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare” (studime dhe dokumente), Tiranë, UET/PRESS, 2009, f. 133.

Page 22: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

22

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

coptuar në aspektin administrativ. Sipas regjistrit, Kurveleshi (epiqendra e Labërisë) kishte rreth4000 banorë .84

Regjistri sjell të dhëna demografike edhe për Kaninën, trevën e Himarës, Delvinën (si qytetdhe si krahinë), Gjirokastrën etj. Kanina numuronte 216 hane. Fshatrat e nahijes së Himarësishin të diferencuara për nga numuri i banorëve, gjë që shihet në numurin e haneve (shtëpive).Ato luhaten nga 12 në 74 hane. Bën përjashtim kryeqëndra e nahijës (Himara) me 117 shtëpi.Gjirokastra kishte 121,85 kurse Delvina rreth 60 hane.86 Krahina e kësaj të fundit, me 29 fshatragjithsej, kishte 1007 hane.87 Fshatrat e Rëzës së Delvinës luhateshin nga 10-35 hane.88

Sipas këtyre të dhënave konkludojmë se p. sh. Himara, për nga numuri i popullsisë është ekrahasueshme me Gjirokastrën, një nga qytetet kryesore të Labërisë. Prania dhe e shumë fshatraveme 40-80 hane flet për një popullim intensiv të Labërisë për kohën.

Mungesa e burimeve për tërë trevën e Labërisë, nuk mundëson njohjen e evolucionitdemografik gjatë gjysmës së dytë të shek XV.

Të dhënë më të pasura vijnë për gjysmën e parë të shek. XVI. Janë dy defterë osmanë tësanxhakut të Vlorës, përkatësisht të viteve 1506 dhe 1520.

Në rastin e regjistrimit të vitit 1506, duke e krahasuar me regjistrimin e viteve 1431-1432,vihen re ndryshime deri dhe të ndjeshme në evolucionin demografik.

Në nahijen e Himarës, vërehet si fenomeni i uljes dhe i rritjes drastike të popullsisë nëfshatra të ndryshëm. Për rastin e parë duhet veçuar Orasha (Borshi) që nga 55 hane zbret në 15,ndërsa për të dytin Qeparoi dhe Palasa që dyfishojnë numurin e haneve.89

Pamja demografike e Labërisë, në disa pjesë të saj pëson ndryshime deri dhe spektakolarenë gjysmën e parë të shek. XVI. Të dhëna më me interes sillen për qytetin e Vlorës, më irëndësishmi i Labërisë, por dhe ndër më të rëndësishmit e vendit në këtë kohë. Në harkunkohor midis dy regjistrimeve të përmendura vërehet qartë një bum demografik. Nga 762 shtëpi,të regjistruara në vitin 1506, arrijnë në 1367 shtëpi në vitin 1520.90 Bumi demografik në qytetine Vlorës, ishte rrjedhoj e vërshimit drejt tij të popullsisë nga rrethinat (kryesisht Labëria), pordhe e ardhjes së një numuri të madh azilantësh hebrenj nga perëndimi.

Në popullsinë e dyndur prej rrethinave veçohet për aspektin sasior banorët e zhvendosurnga Kanina,91 një nga qëndrat urbane dhe ushtarake të njohura të mesjetës, rëndësia e së cilësfilloi të zbehej në favor të Vlorës. Pjesa tjetër e popullsisë erdhi prej zonës rurale, kryesisht ngafshatrat Palasë, Nartë, Drashovicë92 etj. Zhvendosja e ndjeshme e popullsisë nga rrethinat drejtVlorës, është tregues i rrudhosjes së popullimit në zonat rurale të Labërisë.

Hebrenjtë e vendosur në Vlorë banonin në 493 hane (shtëpi) dhe përbënin rreth 37% tëpopullsisë së përgjithshme të qytetit.

Regjistrimi i vitit 1520, sjell të dhëna edhe për qytetin e Gjirokastrës. Sipas tij numuri ipërgjithshëm i haneve arrinte në 142,93 Krahasuar me regjistrimin e vitit 1431-1432, është shtuarmë shumë se 16%. Rritje të ndjeshme për nga numuri i popullsisë pësoi qyteti i Delvinës, i cili

84 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 31.85 Duka, Ferit, vepër e cituar, fq. 136, 137, 27686 Fjalori Enciklopedik shqiptar, f. 436.87 Pango, Aposto, “Enciklopedia e Delvinës dhe e Sarandës”, Tiranë, Toena, 2002, fq. 83.88 Po aty, fq. 316, 333, 380.89 Duka, Ferit, vepër e cituar, fq. 137.90 Po aty, fq. 95.91 Duka, Ferit, “Hebrenjtë në Shqipëri, Bashkësitë e Vlorës dhe Beratit (shek. XVI-XVIII)”, Studime Historike, Tiranë, 2002,

nr. 3-4, fq. 13-14.92 Duka, Ferit, vepër e cituar, fq. 97.93 Po aty, fq. 227.

Page 23: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

23

në dy dekadat e para të shek. XVI arriti në 120 shtëpi,94 duke u dyfishuar në krahasim me njëshekull më parë.

Pavarsisht prej informacionit që servirëm, e përgjithshmja është se të dhënat e defterëveosmanë të gjysmës së parë të shek. XV, dhe të gjysmës së parë të shek. XVI, megjithë vlerën epadiskutueshme që kanë, ato nuk mjaftojnë për të dhënë një pamje të plotë demografike përtrevën e Labërisë.

Të dhënë me interes vijnë nga gjysma e dytë e shek. XVI, nëpërmjet një defteri të hollësishëmtë sanxhakut të Delvinës për vitet 1551 dhe 1583. Disponohen të dhëna për trevën e Himarës(në këtë kohë pjesë e sanxhakut të përmendur), për qytetin e Vlorës, të Gjirokastrës, të Delvinës,dhe të disa fshatrave të këtij të fundit etj.

Në rastin e krahinës së Himarës, duke krahasuar numurin e haneve në dy regjistrimet (1551dhe 1583) luhaten nga 37-202 hane, në defterin e vitit 1551, dhe në 21-130 hane në defterin evitit 1583.95 Kjo flet për një rënie të numurit të popullsisë në gjysmën e dytë të shek. XVI, dhepër një pamje demografike jo uniforme.

I njëjti fenomen zhvillohet dhe në qytetin e Vlorës. Bie në sy një rënie drastike e popullsisë, ecila rezulton në rreth 800 hane. Këtë rënie mendimi historik e kërkon te veprimi i këtyre faktorëve:humbja e një përqindje të konsiderueshme të popullsisë nga epidemia e murtajës në vitin 1557,largimet periodike të popullsisë hebreje, konfliktet e vazhdueshme të shtetit osman me vendetperëndimore, (Vlora për shkak të pozitës strategjike dëmtohej më shumë prej këtyre ngjarjeve),zbehja graduale e Vlorës si qëndër administrative (me krijimin e sanxhakut të Delvinës, mesi shek.XVI, një pjesë e Labërisë (deri tani brenda sanxhakut të Vlorës) kaloi nën këtë sanxhak.96

Por krahasuar me popullsinë e shek XV-gjysma e parë e shek. XVI, treva e Himarës, ështëshumë më e populluar. Kjo ecuri në vijat më të përgjithshme duhet të ketë qënë dhe për tërëLabërinë. Tregues i rritjes demografike është dhe ardhja e banorëve nga krahinat e tjera. Njërast i tillë dëshmohet në fshatin Piqeras.

Dinamikë intensive demografike përjetoi qyteti i Gjirokastrës, i cili sipas regjistrimit të vitit1583 arrin shifrën e 292 haneve.97 Krahasuar me regjistrimin e vitit 1520, popullsia është mbidyfishuar. Ky popullim ishte edhe rrjedhojë e fluksit migrator të popullsisë rurale drejt qytetit tëGjirokastrës. Në dëfterin e vitit 1583, sillet informacion se numuri i konsiderueshëm hanesh tëmëhallëve të ndryshme të qytetit kanë edhe fshatin nga kanë ardhur. Në disa raste është shënuarvetëm sanxhaku nga kanë ardhur, pa përmendur fshatin. Ky kontigjent banorësh kanë ardhurnga sanxhaku i Janinës, fshatrat e Dropullit, nga sanxhaku i Delvinës, nga fshatrat në vartësi tëTepelenës etj. Duke e krahasuar flulksin e të ardhurve në Gjirokastër, me të disa qyteteve tëtjera shqiptare (Berati, Elbasani etj. ), dominohet nga përkatësia e besimit të krishterë.

Rritje të ndjeshme demografike pësoi edhe qyteti i Delvinës, i cili në fund të shek. XVI,numuron 244 shtëpi,98 duke u mbidyfishuar popullsinë e saj në një hark kohor prej rreth gjashtëdekadash. Qëndrat rurale ishin përgjithësisht të vogëla. Sipas të dhënave të vitit 1583, dëshmohetse Vergoi dhe Rusani kishin përkatësisht 19 dhe 32 hane.99

Pavarësisht nga oshilacionet që shfaqen në panoramën demografike të Labërisë, epërgjithshmja për shek. XV-XVI, është zgjerimi i përmasave demografike, mobiliteti tepër dinamiki popullsisë, veçanërisht nga zonat rurale drejt qëndrave urbane.

94 Pango, Apostol, vepër e cituar, fq. 83.95 Duka, Ferit, vepër e cituar, fq. 139.96 Po aty, fq. 99.97 Po aty, fq. 228, 231.98 Pango, Apostol, vepër e cituar, fq. 83.99 Po aty, fq. 316, 380.

Page 24: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

24

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Regjistrimet e përmendura të mara në tërësinë e tyre, hedhin dritë edhe mbi përkatësinëetnike dhe fetare. Fondi i emrave pasqyron qartë përkatësinë etnike shqiptare, duke përfshirëdhe treven e Himarës. Edhe kjo trevë dominohet në shek XV-XVI, nga emra karakteristikëshqiptare. Në regjistrimet e viteve 1551 dhe 1583 në Himarë, janë të pranishëm me shumicëemrat Gjin, Gjon, Deda, Menksh (Meksh), Leka, Martin, Nika, Kola, Strat, Llazar, Qesar, Mingul,Progon.100

Përkatësia shqiptare e emrave nuk shfaq asnjë ndryshim midis fshatarve të nahijes së Himarësdhe asaj të Kurveleshit, (Progonatin, Zhulatin, Kuçin etj. ), gjë që evidenton qartë kompaktësinëetnike shqiptare të mbarë Labërisë.

Përkatësia fetare e popullsisë së Labërisë, sipas deftereve osmane, filloi të humbas karakterinkompakt të krishterë, në gjysmën e dytë të shek. XVI. Fillimi i këtij procesi ishte rrjedhoj endryshimeve politike dhe social-ekonomike që solli vendosja e sundimit osman.

Fillimi i procesit të myslymanizimit në nahijen e Himarës, që njihet si më e rezistueshmjanë Labëri, dëshmohet dokumentarisht në defterin e sanxhakut të Delvinës të vitit 1583, por jonë atë të vitit 1551. Ishte një dukuri e kufizuar në hapësirë, vetëm në dy fshatra (Fterrë dheÇorraj). Në Fetrë janë të regjistruara 9 hane të përkatësisë myslymane krahas 20 të përkatësisësë krishterë, ndërsa në Çorraj (Çernogoricë) raporti ishte 44 me 1 në favor të përkatësisëkrishtere.101

Një veçori tjetër që buron prej interpretimit të dokumentit (defterit 1583) është prania endonjë individi në fshatrat Fterrë, Çorraj e Vino me emra të krishterë dhe mbiemra myslyman,si Gjin Hamiti, Minella Ahmeti, Gjin Mehmeti. Kjo dëshmon përqafimin e islamit ngaparaardhësit e familjes së tyre por që është braktisur nga pasardhësit. Njëherazi tregon rezistencëne popullsisë së trevës së Himarës për të përqafuar fenë e sjellë nga sunduesi lindor.Dokumentacioni i shek. XVI, tregon se dhe fshati Borsh, deri në fund të këtij shekulli vjentërësisht i krishterë.

Në rastin e qytetit të Gjirokastrës, procesi i myslymanizimit është pak më i avancuar. Sipasregjistrimit të vitit 1583, dëshmohet bashkësia e myslymanëve më 60 kryefamiliarë. Por fakti qënjë pjesë e mirë e tyre mbajnë mbiemra të krishterë si Leka, Gjuro, Ceka, Bardhi, Babrati, Gjoni,Gjonmadhi, Zhulati etj. tregon se procesi i myslymanizimit është në një periudhë kalimtare dheende i papërvetësueshëm në përmbajtje.

Një rast të veçantë paraqet qyteti i Vlorës, e cila të paktën deri në vitin 1583, ka ruajturplotësisht homogjenitetin e krishterë. Ajo ndryshon me qytete të tjera të Labërisë si meGjirokastrën, Delvinën, si dhe me mjaft qëndra rurale, të cilat në vitin përkatës regjistrojnëindividë deri dhe kontigjente të konsiderueshme myslymane.

Shekulli i XVII, karakterizohet nga një boshllëk i madh të dhënash dokumentare. Sidokumenti më i rëndësishëm mbahet udhëpërshkrimi i Evlia Çelebiut, i cili për aspektindemografik nuk sjell të dhëna të rëndësishme. Krahas këtyre të dhënave, në fundin e këtijshekulli (viti 1695), është bërë një regjistrim tjetër, por që ende nuk kemi të dishifruara të dhënate mundshme që mund të mbarten atje për pamjen demografike të Labërisë. Sipas të dhënave tëpjesshme që janë sigurur nga historiani Ferit Duka, diku në trevën e Labërisë shënohet njëqëndër urbane e papërmendur deri në këtë kohe me emrin Gjoniqestra me 50-60 shtëpi,102 qëky historian e ka indetifikuar (megjithse me rezerva) me qytetin e Vlorës. Në se ky version do t’i

100 Duka, Ferit, vepër e cituar, fq. 141.101 Po aty, fq. 142.102 Duka, Ferit, vepër e cituar, fq. 99-100.

Page 25: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

25

rezistoj kritikës historike, atëherë tkurrja demografike që pësoj ky qytet në fund të shek. XVI,është thelluar shumë më tej.

Por panorama demografike e këtij shekulli, sipas të dhënave të pakta që disponohen, nukështë uniforme. Tepelena, një nga qëndrat qytetare të Labërisë, në mesin e shek. XVII kishterreth 250 shtëpi.103

Dinamikë të ndjeshme të popullsisë përjeton edhe qyteti i Delvinës me rrethinat. Sipas tëdhënave indirekte që sjell E. Çelebiu, për vitin 1670, kur qyteti i Delvinës, kishte rreth 80 dyqane,tre shkolla, 70 çezma, tre teqe, një hamam etj. nuk është e vështirë të arrish në përfundimin seky qytet, krahasuar me shekullin e mëparshëm ka pësuar një bum në rrafshin e popullimit. Kykonkluzion plotësohet edhe prej të dhënës tjetër të Çelebiut, që Delvina si nahije po në vitin1670, kishte një popullsi prej 20 178 banorë.104 Delvina, si qëndër e rëndësishme ekonomike përkohën (sipas të dhënave të përmendura më lart) dhe njëherazi si qëndër administrative (qëndërsanxhaku) ka thithur pjesën dërmuese të popullsisë së nahijes.

Sipas dokumentacionit historik, popullsia e shek. XVII, në Labëri pësoj ndryshime tëndjeshme në pikëpamje të përkatësisë fetare. Të dhëna me interes vijnë prej përshkrimeve tëÇelebiut. Ato dëshmojnë se qyteti i Vlorës, krahas atij të Delvinës, në vitet 70-të të shek. XVII,kishte mëhalla me emra myslymanë, ishin instaluar mjaftë objekte të kultit islam (xhami, medrese,teqe). Këto emërtesa dhe kjo infrastrukturë e tipit oriental, fletë qartë se përqindja myslymane epopullsisë së qytetit është rritur ndjeshëm. E përgjithshmja është se pamja fetare e popullsisë sëLabërisë gjatë shek XVII, ndryshoi me hapa të shpejta gjithnjë në favor të myslymanizmit.

Në gjysmën e parë të shek. XVIII, në Labëri myslimanizimi ka fituar mjaft terren në kurriztë ortodoksisë. Rreth viteve 20-30 të shek. në fjalë, sipas autorit Arvantinos Panagiôtos, krahinae Kurveleshit, kishte ndërruar fene. I njëjti autor përmend se në krahinën e Delvinës, po zhvillohejmasivisht dhe me shpejtësi procesi i myslimanizimit. Dëshmi të tilla si shkatërrimi i 12 kishavedhe manastireve, kthimi i 11 të tjerave në objekte të kultit islam (xhami),105 flet për atë se popullsiae përkatësisë myslymane në Delvinë, po fitonte me shpejtësi terren në kurriz të popullsisëkristiane.

Në kuadrin e këtij procesi pati dhe fshatra të cilat nuk iu nënështruan islamizimit. Disa prejtyre pranuan më mirë të zhvendoseshin në venbanime të reja deri të largëta. Midis tyre Arvantinos,përmend lazaratët (banorët e fshatit Lazarat), të cilët për të mos ndërruar fenë u tërhoqën nëThrakë. Vënbanimi i Lazaratit, i mbetur bosh u zëvendësua nga Kapllan Pasha (sanxhakbeu iDelvinës) me japidët, me të cilët autori nënkuptonte labrit.106

Sipas të dhënave të pakta që disponohen, në fund të shëk. të XVIII, dhe fillim të shek.XIX, pjesë të veçanta të Labërisë, u karakterizuan nga një rritje në përmasa të dukshme tënumurit të popullsisë, veçanërisht të qëndrave urbane. Kjo ishte rrjedhojë kryesisht e rritjesekonomike që pësoi kjo treve në periudhën e zhvillimit të ekonomisë së tregut. Një pjesë ekonsiderueshme e popullsisë rurale të Labërisë, u zhvendos dhe u vendos përfundimisht nëqëndrat qytetare, kryesisht të kësaj krahine.

Në këtë periudhë filloi dhe emigracioni jashtë shtetit. Fillimisht përfshiu pjesët periferike tëLabërisë, veçanërisht trevën e Himarës. Falë pozitës së favorshme gjeografike (e vendosur nëbrigjet e detit Jon), himariotët filluan të emigronin shumë më herët, duke u bërë promotore eemigracionit për mbarë Labërinë. Sipas dëshmive, emigrimet e para ishin në drejtim të Greqisë.

103 “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Tiranë, 1985, fq. 1084.104 “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, vol. I, Tiranë, 2008, fq. 436.105 Pango, Aposto, vepër e cituar, fq. 84.106 Zhan Klod Feveral, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Tiranë, Plejad, 2004, fq. 351.

Page 26: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

26

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Kohë pas kohe fenomeni i emigrimit u zgjerua. Deri në fund të shek. XIX u zhvillua në drejtimtë Turqisë kryesisht në Stamboll, në Bursë etj.,107 por edhe në vende të tjera si në Bullgari, nëRumani dhe në Egjipt. Në fillim të shek. XX, emigrimi përfshiu dhe mjaft vende perëndimoresi Francën, Italinë, SHBA, Argjentinën etj.

Midis qëndrave urbane që pësuan rritje të vlerësueshme demografike veçohen Gjirokastra,Delvina dhe mandej Vlora. Gjatë harkut kohor të shek. XIX, popullsia e qytetit të Gjirokastrësu luhat nga 7-12 000 banorë.108 Tërheq vëmendjen qyteti i Delvinës, i cili në këtë kohë u shndërruanë një qëndër të rëndësishme tranziti. Sipas anglezit Lik, ishin të panumurta karvanet qëpërshkonin akset Delvinë - Janinë – Gjirokastër dhe Delvinë – Skërficë dhe pazari i Delvinës,ishte tejet i mbingarkuar për nga numuri i popullsisë, por edhe për nga numuri i kafshëve tëngarkuara me mallra.109 Në gjysmën e parë të shek. XIX, Delvina, kishte rreth 7500 banorë dhenë vitin 1852, numuronte rreth 450 shtëpi, ndërsa në disa fshatra të dokumentuara (Tatzat,Senicë, Palavli) banesat luhaten nga 57-80.110 Ndërsa popullsia e qytetit të Vlorës gjatë shekullitnë fjalë u luhat në shifrat 4-5 000 banorë.111

Në harkun kohor të shek. XIX, dy qytetet e tjera të rëndësishme të Labërisë, Gjirokastradhe Vlora, luhatëshin përkatësisht nga 7-12 000 banorë dhe 4-5 000 banorë.112

Të dhënat dokumentare sjellin informacione edhe për popullsinë rurale të Labërisë. Në njëdokument të vitit 1879, që na jep të dhëna mbi popullsinë e vilajetit të Janinës, përmend se nëKurvelesh banojnë 12 mijë banorë.113

Duke iu referuar të dhënave të mësipërme vërehet se gati pas katër shekujve popullsia ekësaj zone është rritur rreth katër herë. Kjo rritje, për shtrirjen e gjatë kohore rezulton e vogël.Shkaqet konsistojnë kryesisht tek: prapambetja ekonomike e krahinës, jetgjatësia e ulët,vdekshmëria e lartë (veçanërisht tek foshnjat) etj.

Faktor i rëndësishëm kanë qenë edhe levizjet emigruese të popullsisë së kësaj treve.Kontigjente të saj, në kushtet e një klime të ashpër, relievit të thyer dhe tepër malor, ekzistencëssë një sipërfaqe të kufizuar të tokës bujqësore,114 detyroheshin të lëvizin në drejtim të zonave tëtjera. Por për këtë zhvendosje të popullsisë nga brenda jashtë Labërisë të dhënat e dokumentuarajanë të pakta. Disa të dhëna sporadike dhe të tërthorta, si prania e emrave të disa vendbanimevetek arbëreshët dhe arvanitasit apo dhe në treva të ndryshme të Shqipërisë, hedhin dritë mbiorigjinën Labe të këtyre ngulimeve.

Gjatë shek. XX, për labërinë, sipas burimeve, lexohet një pamje demografike, e cila, krahasuarme shek. XIX, prezantohet me ndryshesa deri dhe të dukshme në elementët përbërës të saj.

Për sa i përket numurit të popullsisë sipas qëndrave të banuara, urbane dhe rurale, vërehetfenomeni i uljes apo i rritjes së popullsisë. Oshilacionet vërehën edhe në periudha relativisht tëshkurtëra. Në rastin e Kurveleshit (epiqëndra e Labërisë), popullsia në vitin 1922, ishte 10 858banorë, ndërsa dy vjet më vonë (1924) 10 414 banorë.115 Sipas këtyre shifrave nuk justifikohetshtesa natyrore e popullsisë së kësaj treve. Kjo spjegohet si me ndonjë ndryshim të pjesshëm tëstrukturës administrative ashtu dhe me zhvillimin e fenomentit të lëvizjës të një kontigjentipopullate, kryesisht drejt qëndrave urbane.

107 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 33.108 Shkodra, Zia, “Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, Tiranë, 1984, fq. 26.109 Pango, Apostol, vepër e cituar, fq. 84.110 Po aty, fq. 85, 333, 365, 383.111 Shkodra, Zia, vepër e cituar, f. 26.112 Po aty.113 “Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, vol. I. Tiranë, 1978, f. 299.114 Selenica, Teki, “Shqipëria më 1927”, Tiranë, 1928, fq. 43.115 AQ i RSH, F. 252, 1922, dos. 201, fq. 49, po aty, 1924, dos. 626, fq. 59.

Page 27: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

27

Fenomeni i rrudhosjes apo i bumit demografik vihet re qartazi edhe në qëndrat urabane tëLabërisë. Veçohet qyteti i Delvinës, i cili në vitin 1923, kishte 2545 banorë,116 ndërsa në vitet1926 dhe 1937, kishte përkatësisht 3010117 dhe 3500118 banorë. Popullsia e këtij qyteti, në gjysmëne parë të shek. XX, gati është mbipërgjysmuar, krahasuar me atë të rreth një shekulli më parë.Kjo spjegohet kryesisht me rritjen e rolit të Sarandës si qëndër e fuqishme tregëtare, e cila thithiedhe një pjesë të konsiderueshme të popullatës së Delvinës. Por pas Luftës së Dytë Botërore,zhvillohet procesi i rritjes së ndjeshme të popullsisë së qytetit të Delvinës. Ajo në vitin 1989,arrin në 7600 banorë, dhe në vitin 2001 në rreth 13 000119 banorë, gati e dyfishuar me shek XIX.

Fenomeni oshilacional i zhvilluar në rastin e qytetit të Delvinës, nuk vërehët në qytetin eGjirokastrës, i cili në vitin 1923 numuron 12 406 banorë,120 ndërsa në vitin 1985, arrin në 22 000banorë.121 Interpretimi i këtyre shifrave tregon se ky qytet gjatë shek. XX, ka patur një rritjegraduale dhe jo të ndjeshme të numurit të popullsisë. Si duket raportet futje-dalje të popullatëskanë ruajtur gati rapoprte balancuese dhe si rrjedhoj ka qënë shtesa natyrore treguesi kryesor ishtimit të popullatës.

Ndërsa qyteti i Vlorës, veçohet për një bum të madh në shtimin e popullsisë në gjysmën edytë të shek. XX. Në vitin 1985, ajo arrin në 62 200 banorë, gjë që ishte rrjedhojë e shndërrimit tëkëtij qyteti në një qëndër të rëndësishme ekonomike e administrative. Popullsia e këtij qytetit, sidhe e shumë qyteteve të tjera shqiptare të kësaj periudhe, u karakterizua nga një strukturë shoqëroreheterogjene. Krahas popullatës që u zhvendos nga zonat rurale të Labërisë dhe u instalua nëVlorë, pati edhe kontigjente të tjera popullatsh të zhvendosura nga qytete apo fshatra të tjera tëvendit, kryesisht nga Shqipëria Jugore.

Duke u nisur nga fakti që qëndra të ndryshme urbane, në kohë të ndryshme karakterizohennga oshilacione në pikëpamje të popullimit, nuk është vështirë të arrish në përfundimin sepërqëndrimi i popullsisë urbane ka kaluar nga një qëndër në tjetrën, në përshtatje me rrethanatfavorizuese që ka patur gjithësecila në kohë të ndryshme.

Për sa i përket popullsisë rurale të Labërisë gjatë shek. XX, veçanërisht gjatë gjysmës sëdytë të tij, karakterizohet nga një popullim gjithëpërfshirës, gjë që rrjedhonte prej politikave tëregjimit komunist për të populluar gjithë hapësirën e vendit.

Gjatë viteve të regjimit komunist popullsia e Labërisë u rrit ndjeshëm. Qytetet si Vlora,Gjirokastra, Saranda, Delvina, Tepelena etj. u mbipopulluan shumë, krahasuar me periudhënpara Luftës së Parë Botërore. Ky popullim u shoqërua dhe me specifika, ku duhet veçuar prishjae kompaktësisë ekzistuese në rrafshin etnologjik. Kjo sepse një pjesë e konsiderueshme ebanorëvë të rinj vinin nga treva jashtë Labërisë. Kjo ka vështirësuar indentifikimin e numrit tëpopullsisë së mirëfilltë labe.

Pavarsisht prej kësaj specifike, numri i popullsisë labe, pësoj rritje të konsiderueshme. Kjoishte rrjedhoj e përmisimit në mënyrë të ndjeshme dhe gjithnjë e në rritje të kushteve të jetesës,gjë që çoi në rritjen e jetgjatësisë, në uljen e vdekshmërisë (veçanërisht foshnjore).

Në vitet 1945-1960, nga krahina e Labërisë, pati shpërngulje masive të popullsisë nëpërqytete por edhe në zona të tjera, kryesishtë fushore. Vala e parë dhe më e madhja e shpërnguljes,ndodhi gjatë procesit të zbatimit të Reformës Agrare (1946). Fakti që krahina e Labërisë, kishtesipërfaqe të pamjaftueshme toke bujqësore, e detyroj qeverinë e hershme të regjimit komunist,

116 Mema, Bektash - Shahu, Ajet, “Prefektura e Gjirokastrës 1920-1924”, Berat, Jonalda, 2001, fq. 29.117 “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, vepër e cituar, fq. 435.118 Pango, Apostol, vepër e cituar, fq. 86.119 “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, vol. I, Tiranë, 2008, f. 435120 Mema, Bektash - Shahu, Ajet, vepër e cituar, fq. 30.121 “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, vepër e cituar, fq. 345.

Page 28: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

28

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

të merrte vendime të posaçme për pajisje me tokë të tërësisë së banorëve të saj. Sipas këtyrevendimeve me qindra familje labe, u vendosën në zonat fushore, pjesa dërmuese jashtë trevëssë Labërisë. Gjatë këtij procesi u krijuan edhe venbanime të reja. Në këtë kategori venbanimeshpërfshihen fshatrat e “Asim Zeneli”, i Valaresë, i Arshi Lëngos, të instaluara në rrethin eGjirokastrës, në krahun e djathtë të lumit Drino, në kontakt me krahinën etnologjike tëLunxherisë. Popullsia e këtyre venbanimeve vinte kryesisht nga Labëria, veçanërisht nga Progonatidhe Golemi, ndërsa pjesa tjetër nga zona të tjera rurale fqinje me Labërinë.

Një pjesë e mirë e labërve, të zhvendosur krijuan qëndra të reja banimi shumë larg krahinëssë Labërisë. Në këtë kategori përfshihen disa ngulime në zonën e Myzeqesë, si në Levan, nëFrakull etj.

Vala e dytë e madhe e largimeve masive të banorëve të Labërisë, është ajo e viteve 1950-1960. Gjatë këtyre viteve si rezultat i zhvillimit të vrullshëm të industrisë u ndje uri për forcapune në këta sektorë të ekonomisë. Në këto vite, kontigjente të rinjësh nga Labëria (si ngambarë vendi), u larguan nga fshatrat e tyre dhe shtuan radhët e puntorëve me mëditje pranëqëndrave të mëdha industriale. Largimet bëheshin edhe në bazë familje. Një kontigjent tjetër tërinjësh dhe të rejash iu përkushtuan gjithnjë e më masivisht rrugës së arsimimit, duke e mos ukthyer më nëpër fshatrat e tyre.

Gjatë viteve 1945-1990, nuk gjeje cep të Shqipërisë, ku të mos kishte kuadro me orgjinënga kjo krahinë. Falë intelegjencës, aftësive menaxhuese në ekonomi dhe në sektorë të tjerë tëjetës, prezenca dhe kontributi i intelektualëve me orgjinë labe ndihej gati në pjesën dërmuese tëvendit. Një pjesë e tyre arritën deri në kupolën e lartë partiake dhe shtetërore. Kontribut i tyrevazhdon të jetë evident dhe në ditët e sotme në mjaft fusha.

Mbas viteve 1960, me përfundimin e kolektivizimit të bujqësisë shpërnguljet e popullsisë uminimizuan në ekstrem. Aplikimi i kësaj politike ishte faktori kryesor që çoi në rritjen e numrittë popullsisë në Labëri. Por ndërpreja e emigrimit me forma shtrënguese me kalimin e kohëskrijoi shqetësime.

Aplikimi i kësaj politike jo vetëm shkeli një nga të drejtat më elementare të njeriut, atë përtë jetuar dhe banuar atje ku ai e quan të arsyeshme, por ajo çoi në mbipopullimin e Labërisë.Terreni i kufizuar në toka jo produktive nuk mundësonte një mirëqënie normale për banorët esaj, aq më shumë kur partia-shtet, kërkonte me insistim si sigurimin e bukës në vend ashtu edhedorëzimin e detyruar të tepericave bujqësore e blegtorale për furnizimin e qytetit. Kjo politikë embrapshtë ekonomike, krijoi premisat që ekonomia kooperativiste e këtyre trevave të mbërthehejnë një krizë të thellë. Pasojat e saj u ndien në furnizimin e pamjaftueshëm të popullit menënëprodukte deri dhe ato të natyrës bujqësore e blegtorale. Ishte paradoksale që krahina eLabërisë, më e njohura në rang vendi për sasinë dhe cilësinë e produktetve blegtorale, të përfshihejnga kriza edhe në këtë sektor. Të dhënat zyrtare të kohës tregojne se banorët e zonave tëLabërisë, kishin mungesa të theksuara të furnizimit me mish, qumësht, djath dhe produkte tëtjera bujqësore e blegtorale.

Si rezultat, viti 1990, e gjeti këtë krahinë, në një gjendje gati të mjerushme. Varfëria gati epaimagjinueshme ishte e pranishme ngado. Ishte kjo situatë që ndikoj në reagimin e ashpër tëbanorëve, të cilët pas shpërbërjes së sistemit u ngritën dhe dëmtuan në pjesën dërmuese të asajqë quhej “pronë socialiste”. Në kuadrin e kësaj vale nuk u kursen edhe vlera që me aq mund esakrifica ishin krijuar gjatë viteve të regjimit komunist.

Mbas viteve ’90, varfëria e banorëvë të Labërisë u shndërrua në një plagë të thellë sociale.Ishte kjo arsyeja që ata u përfshinë nga një valë e re emigracioni, qysh në fillim të viteve. Meeksodin drejt ambasadave të huaja me dhjetra të rinjë dhe të reja nga kjo krahinë u larguan përtu instalar në vendet perëndimore. Në rrjedhën e viteve ‘90 emigracioni përfshiu mbarë krahinën.

Page 29: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

29

Procesi i emigrimit fillimisht përfshiu moshat aktive të punës, por gradualisht ai u shndërrua nëemigrim familiar, duke lënë në mëshirë të fatit gjithshka që kishin. Duke përfituar nga afërsiame kufirin shtetëror me Greqinë dhe duke shfrytëzuar kryesisht portin e Vlorës dhe atë tëSarandës dhe pika të tjera të vendit, me mijëra vet u larguan përkohësisht por edhe përfundimishtnga vendlindja e tyre drejt Greqisë, Italisë, por dhe në vendet e Evropës Perëndimore, SHBA,Kanada etj. Në periudhën post-komuniste, krahas emigrimit të jashtëm, krahina e Labërisë, upërfshi edhe nga procesi i emigrimit të brendshëm, i cili është ende aktiv. Shkaqet e këtij llojemigrimi burojnë po nga kushtet e vështira. Mungesa e infrastrukturës rrugore apo degradimi isaj, mugesa e shërbimit shëndetsor, mudësitë e pakta që ka në këtë trevë për ty arsimuar etj. janëfaktorë që favorizojnë emigrimin.

Eksodi, i jashtëm apo i brendshëm preku ndjeshëm edhe qëndra urbane, më i ndjeshëm kyështë për qëndrat e vogla si Tepelena, Himara, Memaliaj etj. , në të cilat numri i banorëve mbasvitit 1990, ka rënë ndjeshëm.

Banorët e Labërisë, gjatë procesit të emigrimit të brendshëm, kanë parapëlqyer që të vendosenkryesisht në qëndra të rëndësishme urbane, brenda apo jashtë trevës së Labërisë, si në Tiranë,Vlorë, Fier, Sarandë etj. Kontigjentet labe, të emigruara janë karakterizuar nga përpjekje intensivepër t’u integruar në jetën urbane. Një pjesë e tyre janë faktorë zhvillimi dhe përparimi në këtoqëndra. Pasoja kryesore e emigrimit është shpopullimi masiv i krahinës, gjë që u shoqërua meefekete të ndjeshme në zhvillimin e saj. Pasojat u ndien më shumë në zonat e thella malore,veçanërisht treva e Kurveleshit, por dhe fshatra të tjera të Labërisë. Në ditët e sotme si rezultati këtyre lëvizjeve masive dhe të pakontrolluara ka fshatra të cilët nuk egzistojnë më si qëndrabanimi. Në këtë kategori përfshihen fshatrat Këtlaz, Sopot, Vërmik etj. Një kategori tjetërfshatrash janë në prag shpopullimi tërësor. Në pjesën dërmuese të fshatrave numri i banorëveështë përgjysmuar dhe në një pjesë të tyre vazhdon procesi i shpopullimit.

Në vitet 2000-2010, janë bërë përmirësime në rritje të infrastrukturës, veçanërishtë asajrrugore dhe në trevën rurale të Labërisë. Këto zhvillime kanë tërhequr vëmendjen e banorëve,banues në labëri apo të shpërngulur prej andej (brenda ose jashtë vendit). Si rrjedhojë ka filluardhe po zhvillohet gjthnjë e më shumë një fenomen i ri, ai rindërtimit të shtëpive të tyre tëbraktisura apo i ndërtimit të banesave të reja tip “vila”.

Mjaft të tjerë që kanë mundur të ngrenë biznese të fuqishme (dhe këtë nuk janë të pakët),kanë filluar që të investojnë pranë fshatrave të tyre të orgjinës me qëllim që të ndikojnë sadopaknë rigjallërimin e jetës ekonomike të këtyre fshatrave. Si rrjedhoj e zhvillimeve po vërehet tendencae rikthimit të shumë banorëve të larguar në vëndbanimet e tyre në labëri

Në ditët e sotme popullsia e Labërisë, i përket besimit fetar mysliman dhe ortodoks. Porduhet theksuar se në të kaluarën jo shumë të largët e gjithë popullsia e saj ishte e krishtere.Besimi fetar kristian, ka gjurmë shumë të hershme në krahinën e Labërisë. Ky besim u pranuanga popullsia iliro-epiriote, shumë kohë më parë se ajo të shëndërrohej në besim fetar zyrtarpër perandorinë Romake. Fenë kristiane në vendin tonë nuk e përhapën misonarë grekë apolatin. Atë e përhapën vetë dishepujt e Jezu Krishtit. Shën Pali, që ka jetuar në shekullin e parë tëerës së re, shkeli vetë pothuajse në të gjithë hapësirën që dikur e zinte Iliria dhe Epiri. Bilesmendohet se ai qëndroi për pak kohë edhe në Nikopol, atëhere kryeqëndër e Epirit. Ku gjatëkësaj kohe ai shpërndau predikimet e fesë së krishtere dhe po kështu predikoi ungjillin.Gojëdhënat popullore flasin se ai në malin e Nëmërckës, ktheu një tempull pagan në kishë.122

122 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 121.

Page 30: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

30

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Plutarku na jep një dëshmi të gjallë që na tregon se në Kaoni, krishtërimi është përhapur qënë shekullin e parë. Ai tregon se kur një anije romake po lundronte afër brigjeve të liqenit tëButrintit, asaj ju afrua një anije vendase e mbushur me njërëz, prej së cilës u dëgjua një zë që tha.“Kur të arrini pranë liqenit Pelode, lajmëroni se Pani i Madh ka vdekur”. Dhe kur anija romake,ju afrua liqenit ata lajmëruan për Panin e Madh, që kishte vdekur. Mbas kësaj u dëgjuan vajtimetë banorëvre, dhe jo vajtimin e një njeriu por të disa njërzve që vajtonin së bashku. Sipas MoikimZeqos vajtimi për Panin e Madh hyun e kopeve, me kultin e tij të vjetër të përhapur tek molosët,kaonët etj, qe vajtimi për një epokë të tërë të historisë njërzore që po merrte fund. Pra ky vajtimishte si të thuash një lloj vajtimi që njërzit po i bënin fesë politeiste, e cila tashmë po diltegradualisht nga skena historike dhe po ja linte vendin një feje të re, fesë monoteiste të krishtërimit.Prandaj me të drejtë mund të themi se duke u nisur vetëm nga këto të dhëna, feja kristiane dukefilluar nga shekulli i parë po bëhej pronë e masave.

Epiri i Vjetër, që nga shekulli i IV të erës sonë, ka pasur peshkopatën e tij. Kjo peshkopatëvarej drejt përsëdrejti nga Roma. Po ky territor ca kohë më vonë na del e ndarë në dhjetëpeshkopata.123 Në fund të fundit duhet të themi se popullsia e kësaj treve e kishte fene e vetkristianizmin pa u shpallur ende si fe zyrtare nga Roma.124

Megjithatë duhet të thënë se disa zona të Labërisë, së sotme në këtë proces kanë qënë disimë të vonuara. Mendohet se krishtërimi në Kurvelesh, ka depëruar më vonë se në zonat e tjeratë kësaj treve.

Deri në shekullin e XI, i gjithë teritori i krahinës ishte ndarë në disa peshkopata. Kjogjendje vazhdoi der në momentin kur u bë ndarja e parë e madhe e krishtërimit, e cila u nda nëkishën e Perëndimit dhe në atë Lindjes. Duke qënë se vendi ynë ishte pjesë e PerandorisëBizantine, ajo u përfshi dhe ngeli nën juridiksoinin e kësaj kishe, e cila mori emrin KishaOrtodokse. Pavarësisht kësaj duhet thënë se pjesa kryesore e trevave të Labërisë, vazhdonte tëishte ende nën juridiksoinin e peshkopatës së Himarës.125 Peshkopatë kjo e cila varej nga metroplitii Durrësit. Pas krijimit të kryepeshkopatës së Ohrit, në vitin 1019 edhe peshkopata e Himarës,u vu nën juridiksionin e saj. Kjo vartësi fetare mbeti e pandryshuar deri në vitin1767, vit në tëcilën kryepeshkopata e Ohrit, u suprimua dhe në vend të saj u krijua Patriakana e Stammbollit,dhe kjo peshkopatë tashmë ngeli nën vartësinë e derjt përsederjti të kësaj patriakane. Kjo gjendjembeti e pandryshushme dhe besimi fetar bazë i krahinës ishte krishtërimi.

Mirëpo me pushtimin osman të vendit, pozitat dominuese të krishtërimit filluan që tëtronditeshin për herë të parë mbas shumë kohe në mënyrë tepër serioze. Me forcimin e pozitavetë veta turqit, filluan që gradualisht të nxirrnin pengesa artificiale për ushtrimin në gjendje të lirëtë riteve fetare të krishtërimit. Ushtrimi i këtyre riteve po bëhej gjithmonë e më i vështirë si përbesimtarët e thjeshtë ashtu edhe për klerikët dhe hierakët e saj.126 Gjatë fushatave për shtypjene kryengritjeve të shekullit të XV-VXIII, turqit në shenjë hakmarrje bashkë me shtëpitë e fshatarvedogjën edhe objektet e kultit. Kështu që djegja e këtyre objekteve, strehimi i popullsisë nëpërmale dhe pyje për ti shpëtuar hakmarrjes turke, çoi në atë që banorët në mungesë të kulteve, dhejeta në arrati për një kohë të gjatë të mos i ushtronin ritet fetare.

Qëndresa e fortë që kjo krahinë, po i bënte pushtimit turk, u kthye në një shqetësimshumë të madh dhe serioz për Perandorinë. Prandaj për ta, zgjidhja e këtij problemi duhej parë

123 Rrapo, A., vepër e cituar, fq. 83.124 Buda, Aleks, “Shkrime Historike I”, Tiranë, 1986, fq. 54.125 Rrapo, A., vepër e cituar, fq. 53.126 Thëngjilli, Petrika, “Aspekte të pakësimit numerik të bashkësisë katolike në shqipëri”, Studime Historike, Tiranë, 2000, nr.

2, fq. 28.

Page 31: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

31

po në mënyrë serioze. Dhe rruga e vetme ishte që të islamizohej vendi. Mirëpo edhe kësajmanovre popullsia labe, ju kundërvu me forcë. Një rol shumë të rëndësishëm në këtë periudhëkanë luajtur sidomos misonarët katolik të ardhur posaçërisht nga Roma. Ata u vendosën nëkëto treva aty nga mesi i shekullit të XV, deri në shekullin e XVIII. Gjatë kësaj periudhe duhetthënë se Porta e Lartë, kishte dështuar pothuajse totalisht, në politikën e saj për islamizimin ekësaj krahine. Mbas largimit të këtyre misioneve presioni turk, për të përhapur islamizmin nëkëto treva erdhi duke u bërë gjithnjë e më i fortë.

Një nga armët kryesore për të përhapur islamizmin në kurriz të krishtërimit ishte politikae dallimit fetar. Kjo politikë mishërohej në radhë të parë në politikën fiskale që u përdor. Kështuturqit, mbi popullsinë e varfër fshatare, filloi që të aplikonte vjeljen e disa taksve speciale që dotë paguhej vetëm nga ana e popullsisë së krishterë. Këto taksa qenë taksa e xhizes, e inspenxhëssi dhe taksa e beqarisë. Për kushtet ekonomike, që kishte kjo trevë, pagimi i këtyre taksave qe njëbarrë shumë e rëndë dhe ndoshta gati e pamundur për tu përballuar.

Nga ana tjetër ligji myslyman Sheriati, u jepte të “pafeve”, pra të krishterve tri alterrnativepër të dalë nga ky ngërç ekonomik së pari, ndërrimin e besimit fetar nga të krishterë në myslyman,së dyti, pagesën e haraçit, që ishte shumë i lartë, dhe së treti, të zgjidhnin rrugën e luftës mePerandorinë. Kështu që e keqja më e vogël për këta fshatarë të varfër ishte ndërrimi i fesë.

Ndërkohë, që ndaj popullsisë së krishterë ndiqej një politkë diskriminuese edhe në fushatë tjera. Popullsia e krishterë ishte e detyruar që ti jepte djemtë e vet si dhuratë për sulltanin.Këta djem pasi edukoheshin në mënyrë të tillë, që të harronin indentitetin e tyre kombëtar,përdoreshin si jeniçer. Po kështu të krishterve me ligj nuk u lejohej që të lëviznin me kopetë etyre nga kullotat verore në ato dimëror dhe anasjelltas

Banorët e Labërisë, për ti shpëtuar pagesës së haraçit, si dhe keqëtrajtimeve të tjera që ubëheshin u detyruan të pranonin për tu kthyer në mysliman. Fillimisht këtë fe mjaftonte që tapërqfonte njëri nga pjestarët e familjes. Zakonisht nga ana e turqve, kërkohej që myslyman tëkthehej i zoti i shtëpisë ose dhe djali i madh i kësaj familje.127 Kjo ndodhte se qysh nga koha esulltan Selimit të I, kishte një urdhër, që në qoftë se njëri prej pjestarëve të familjes bëhej mysliman,atëhere kjo familje përfitonte mënjëherë të gjitha privilegjet e duhura, dhe familja në këtë mënyrëshkarkohej nga detyrimet e rënda fiskale që buronin nga të qënit i krishterë.

Kjo gjë u bë mjaftë e domosdoshme për banorët e Labërisë, por në mënyrë të veçantë përbanorët e Kurveleshit. Sepse dihet që banorët e kësaj treve, të ardhurat e tyre i siguronin kryesishtnga blegtoria. Por ndërkohë këta banorë për të përballuar dimrin e ashpër dhe për të shpëtuarbagëtitë e tyre nga ky dimër ishin të detyruar që të shtegtonin shpesh nga kullotat verore nëdrejtim të kullotave dimërore. Mirëpo sipas ligjeve të reja, banorëve të krishter u ndalohej që tëlëviznin me bagëtitë e tyre në mënyrë të lirë. Dhe ti ndërprisje këtyre blegtorëve shtetgëtimin,ishte një nga dënimet më të rënda, sepse ky shtetgtim kishte të bëntë në fund të fundit meekzitencën e tyre për jetesë.

Një formë tjetër presioni, që përdori administrata turke, për të përhapur islamizmin, ishtedhe fakti që në këtë administratë, nuk lejoheshin indivindë të cilët i përkisnin besimit fetarkristian. Po kështu banorët e krishterë nuk lejoheshin që të shërbenin në ushtrinë perandorake.

Në këto kushte shumë banorë të krishter, u detyruan që të pranonin në mënyrë të detyruarfenë islame, si fe të tyre. Fillimisht ky proces eci shumë ngadalë por më vonë banorët e krahinës,në mënyrë të organizuar e gati në mëyrë masive e përqafuan fene e re.

127 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 225.

Page 32: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

32

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Një faktorë shumë i rëndësishëm për përqafimin e kësaj feje ka luajtur edhe ndnjenjatliberale të banorëvë të kësaj krahine, në lidhje me çështjen e besimit të tyre fetar. Misonet fetareqë shërbyen gjatë shekujve të XV-XVIII, shprehen se banorët e kësaj ane janë kristianë pabindje fetare të përcaktuara. Natyrisht që ky liberalizëm fetar shpjegohet me faktin se banorët ekësaj krahine janë mësuar që të mos nënshtrohen lehtë. Por nga ana tjetër ky liberalizëm mundtë shpjegohet edhe me faktin se shumë kisha e manastire u dogjën kurse priftërinjtë u vranë, uburgosën dhe u përndoqën nga ana e turqve.

Që myslimanizimi i trevave të Labërisë, është bërë pa dëshirën e vetë banorëve ka shumëfakte. Fakte të cilat tregojnë për reagimin e këtyre banorëve për të mos pranuar që të ndërroninbesimin fetar. Këto fakte ndonëse nuk janë të dokumentuara, ato kanë ardhur deri në ditët esotme si gojëdhëna popullore.

Kështu përshembull në Progonat, ende flitet për një masakër të tmerrshme të kryer ngapushtuesit gjatë fushatave për përhapjen e myslimanizmit. Turqit për të mposhtur rezistencën ebanorëvë që nuk dëshironin të kthenin besimin fetar organizuan një kurth. Ata thirrën priftindhe e detyruan që të mblidhte banorët në kishë. Pas shumë kërcënimeve prifti u detyrua që tëthrriste të gjithë banorët e krishter në kishë, duke ju premtuar se nuk do tu ndodhte atyre asgjëe keqe. Por me tu mbledhur në kishë, turqit hynë befasisht, dhe i therën në mënyrë barbare, pakursyer askënd. Duke e mbushur kështu kishën plot me koka të prera. Dhe meqënse priftit ikishin dhënë fjalën se do ta bënin kryetar të fshatit atij ja prenë kokën të fundit dhe për ta veçuarnga të tjerët kokën e tij e ngulën në një hu dhe e shëtitën nëpër fshat. Mbas kësaj një pjesëshumë e madhe e banorëve të këtij fshati, braktisën gjithshka dhe u vendosën kryeshisht nëHimarë, Zagori, Korçë dhe biles edhe në Greqi dhe Itali. Ky largim u bë për shkak se këtabanorë nuk dëshironin që të përqafonin fene islame por edhe për ti shpëtuar njëherë e mirëpërndjekjeve të pareshtura turke.128

Kurse për në fshatin Çorraj tregojne se për të bërë dallimet ndërmjet të krishterve dhemyslimanëve, turqit, tokat më të mira ua jepnin myslimanëve, kurse tokat më të këqija ua jepnintë krishterve.129 Po kështu myslimanëve, u lejoheshin që të vadisnin tokat e tyre në mëngjes dhenë mbrëmje, ndërsa të krishterëve vetëm gjatë orëve të vapës. Mirëpo këto dallime çuan nëpërçarjen e fshatit, që filluan ta shikonin njëri tjetrin me xhelozi, biles u shkua deri aty sa që tëprishshnin miqësitë dhe krushqitë e ngritura brenda fshatit.130

Ndërsa në fshatin Golëm, fisi i Dukgjonajve u shpërngul me forcë nga fshati i tyre dhe iinterrnuan diku larg në Greqi. Ky interrnim u bë vetëm për shkakun se ata nuk pranonin kurrsesiqë të pranonin ndërrimin e fesë.131

Dhe shembuj të tillë të ushtrimit të dhunës nga ana e turqve, për të përhapur fenë islamenëpër Labëri mund të gjesh me qindra gojëdhëna.

Por një nga arsyet që feja islame arriti të përparonte në trevat e Labërisë, është edhe mugesae priftërinjëve në shumë fshatra të saj. Kështu në një relacion të vitit 1696, thuhet se tre vendeqë shqiptarët i quajnë Pilur, Kudhës e Kuç, janë pa priftërinj, kështu që asnjëri nuk u mëson apopredikon shkrimet e shenjta, dhe dalëngadalë nga mungesa e pastorit ata po kthehen në turq.132

Kështu pra që dalëngadalë me kalimin e kohës nën veprimin e këtyre faktorëvë por edhe tëfaktorëve të tjerë, që nuk po i përmendim feja e re islame gjithnjë e më shumë po gjente terren

128 Sipas kujtimeve të Q.D., nga fshati Progonat (Tepelenë), kjo ngjarje është më se e vërtetë, sepse babi i tij i kishte thënë sebashkë me ta ishte vrarë edhe gjyshi i tij.

129 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 225.130 Një shembull të prishjes se miqësive në fshat për shkak të ndarjes fetare na e jep ne kujtimet e tij edhe XH. H., nga fshati

Picar (Gjirokastër), i cili kujton se në fisin e tij për këtë shkak një vajzë u nda nga burri, sepse ata ishin të krishterë.131 Këtë ngjarje na e sjel në kujtimet e tij plaku 80-vjeçar nga fshati Golem P. I.132 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 53.

Page 33: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

33

në krahinën e Labërisë. Në këtë mënyrë jo vetëm brenda një fshati por edhe brenda një familjelabe, të krijoheshin ndarje artificiale fetare. Gradualisht këto ndarje, që fillimisht ishin të aspektitformal, me kalimin e kohës ato u bënë një pengese e madhe serioze për këtë komunitet. Sepsetashmë myslymanët festonin festa të tjera dhe të krishteret të tjera.133 Ndërkohë që me mekalimin e kohës u ndaluan edhe lidhjet e miqësisë jashtë besimit fetarë. Duke u ndaluarpërfundimisht edhe me kanun e ligj martesat ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Kjo gjëu thellua aq shumë sa arriti deri edhe tek të vdekurit, tashmë nuk mund të varroseshin në tënjëjtin vend si myslimanët ashtu edhe të krishterët. Të krishterët varroseshin pranë kishës, ndërsamyslimanët pranë shtëpive të tyre.

Në fund të shekullit të XVIII, pikërishtë atëhere kur u larguan përfundimisht misonarëtfetarë, shtohet trysnia e klerikëve ortodoksë, për ti kryer shërbimet fetare në gjuhën greke. Agresivitetii këtyre klerikëve që kishte një prapavijë të përcaktuar qartë nga ana politike, qe një ndihmë emadhe për përhapjen dhe islamizimin e tokave të Labërisë. Banorët vendas të zhgënjyer totalishtnga kjo sjellje arrogante e këtyre klerikëve u larguan përfundimisht nga feja e besimit ortodoks. Kyndryshim i qëndrimit të banorëve ndaj fesë ortodokse erdhi edhe për faktin se gjatë kësaj kohe fejaislame, propagadonte me të madhe se ishte për ruajtjen e gjuhës traditave dhe çështjes së indentitetittë këtyre banorëve. Pra labërit me idenë, se feja e re të paktën nuk do të fyente dinjnitetin e tyrekombëtar, filluan që të afroheshin gjithnjë e më shumë me besimin e ri fetar.

Pavarësisht këtyre të dhënave dhe ecurisë së procesit të islamizmit të krahinës së Labërisë,duhet thënë se kjo krahinë është islamizuar e fundit. Kështu deri në fundin e shekullit të XVI,kishin përqafuar fenë islame më pak se 10% e popullsisë.134

Mendohet se islamizmi i krahinës së Labërisë, mund të ketë përfunduar aty nga fundishekullit XVIII, dhe fillimi i shekullit të XIX.135 Për daljen në këtë konkluzion ne u referohemiedhe viteve në të cilat janë ndërtuar xhamitë e para në Labëri. Kështu mendohet se xhamia eparë në Progonat, është ndërtuar rreth vitit 1788.136 Po në këtë vit, mendohet se është ndërtuaredhe xhamia e Picarit etj.137 Këto xhami, mbahen si më të vjetrat e zbuluara deri tani në krahinë.Por ndërkohë që ndërtimi i këtyre xhamive, nuk do të thoshte se në këto fshatra nuk kishte mëfamilje të krishtera. Përkundrazi ata kanë vazhduar që të bashkëjetojnë me familjet e reja islameedhe për disa 10 vjeçarë të tjerë mbas ndërtimit të këtyre xhamive. Po kështu me bindje të plotëmund të themi se ky proces nuk ka ecur me të njëjtin hap dhe pararelisht e njëkohësisht për tëgjitha fshatrat. Kështu nga dokumetet e shkruara del se në vitin 1791 fshati i Kuçit,138 nuk ishtemyslimanizuar ende, pavarësishtë se një pjesë e vogël e banorëve, të saj kishte përqafuar fene ere. Kjo gjendje për këtë fshatë ngeli e tillë deri në fillim të shekullit pasardhës. Gjatë kohës sësundimit të Ali Pashë Tepelenës, duhet thënë se presioni mbi disa fshatra u shtua së tepërmi përtë ndërruar besimin fetar. Pavarësisht se ky i fundit në përgjithësi nuk ishte i prirë drejt ndërhyrjesnë çështjen e besimit fetar të banorëve të Pashallëkut të vet. Por në rate të veçanta ai ndërhyripër ta përshpjetuar këtë proces. Siç ndodhi me rastin e Kuçit. Ku ai i kërcënoi banorët e tij nëvitn 1812,139 se në rastë se ata nuk do të ndryshonin besimin fetar do tu digjte fshatin.

Pothuajse se të gjithë udhëtarët e huaj që përshkruan këtë krahinë, në fillim të shekullit tëXIX, thonë se e gjithë pjesa e brendshme e kësaj krahine pothuajse ishte myslimanizuar e gjitha.

133 Celebi, Elvia, “Shqipëria para tre shekujve”, Studime Historike, nr. 2, Tiranë, 1988, fq. 27.134 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 119.135 Po aty.136 Xhufi, Muharrem, “Mbi historikun e Progonatit”, Tiranë, Elena Gjika, 1995, fq. 38.137 “Historiku i fshatit Picar”, fq. 32.138 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 120.139 Po aty, fq. 121.

Page 34: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

34

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Ndryshe shprehen ata për qytezat dhe fshatrat e bregdetit sipas tyre këto fshatra dhe qytezabregdetare nuk e kishin përqafuar fenë islame dhe vazhdonin që të besonin ende tek ritet greke(nënkupto këtu ortodoksizmin). Gjatë fillimit të shekullit të XIX, Ali Pashë Tepelena, ndryshenga më parë filloi që të bëj një preson të fortë në dobi përhapjes së fesë islame.140 Rezultat i këtijpresioni që përfundimi i islamizimit të pjesës së brendshme të krahinës së Labërisë. Por jashtëkëtij procesi mbetën shumë fshatra të Labërisë, siç qe Himara me rrethinat e saj. Ndërsa në disafshatra të tjerë ky proces nuk shkoi deri në fund. Në ato fshatra që nuk u krye deri në fundprocesi i slamizmit popullsia mbeti e ndarë përgjysmë. Një pjesë e banorëve mbetën kristiandhe një pjesë u kthyen në familje islame. Shembull klasik i kësaj ndarje është fshati Çorraj, i ciliedhe sot mbetet po kështu, ku popullsia e tij është e ndarë me lagje, ku njëra është lagje ekrishter dhe tjetra është lagje myslymane.

Duhet thënë se mbas presioneve të shumta që bëri Aliu, për përhapjen e fesë islame aimbas vitit 1815, hoqi dorë nga kjo politike fetare duke shpallur një lloj amnistie për banorët evet të krishterë. Nga kjo amnisti përfituan në radhë të parë të gjithë banorët ortodoks të pashallëkutdhe rrjedhimishtë edhe banorët ortodoks të krahinës së Labërisë. U lejuan që ata të kishin paka shumë të njëjta të drejta si dhe popullsia myslimane. Me këtë shpjegohet edhe mos përfundimitotalisht i procesit të islamizimit të krahinës së Labërisë.

Pas një qëndrese shekullore, më në fund pushtuesi turk, ja arriti qëllimit të tij, për përhapjene fesë islame në krahinë. Në fillim të shekullit të XX, pjesa më e madhe e krahinës së Labërisë,ishte myslimanizuar në pjesën më të madhe të tij, por jo totalisht. Në këtë kohë, sikurse e thamëedhe më lartë disa zona të kësaj krahine arritën që në mënyra të ndryshme shpëtonin fenë e tyretë vjetër krishtërimin.

Pavarësisht se turqit e arritën këtë sukses duhet thënë se një pjesë e mirë e banorëve të saj nukishin myslimanizuar ende shpirtërisht.141 Dhe ndoshta në këtë aspekt ajo ende nuk ështëmyslimanizuar ende dhe sotë e kësaj dite. Myslimanët e kësaj krahine, ishin dhe vazhdojnë të jenëtepër liberal në shumë aspekte të ushtrimit të riteve të kësaj feje. Në shumicën e rasteve banorët esaj mbajtën mbiemrat e tyre të vjetër kristian. Dhe në shumë raste fëmijët e tyre nuk pagëzoheshinme emra myslimanë. Ndërsa në ditët e sotme vendosja e emrave myslimanë të fëmijëvë ështëkthyer në një dukuri tepër të rrallë.

Brenda familjeve labe ishtë përhapur shumë fenomeni i “laramanëve”, apo siç është quajturndryshe “kristianizmi i fshehtë”.142 Ky fenome shfaqej atëhere kur kryefamiljari mbante dyemra. Njërin emër atë mysliman, ai e mbante në lidhje dhe raportet që ai kishte me shtetin, dheemrin tjetër atë kristian e mbante për përdoromin në fshatin e tij ku të gjithë e thërrisnin dhe enjihnin me këtë emër e mbiemër. Biles tregojnë se dhe pas përfundimit të myslymanizimit gratëe Kurveleshit,143 kur shkonin për të bërë dru, ktheheshin në vendet e dikurshme të shenjta që ipërkisnin krishtërimit dhe linin ndonjë dhuratë në to duke thënë këto fjalë. “Zonja Shënmëri,sado që vete në xhami, mëndjen e kam tek ti, po të më rroj burri dhe djemtë.144

Gazeta “Shqipëria”, e vitit 1897, duke folur për ndjenjat fetare në Shqipëri shkruan se“Ndë Labëri thohetë se më një tepsi bënin një lakruar, të ndarë në mes me brumë edhe njëpjesë145 me mish deri dhe një me mish cjapi, që e hanin njërin pjesë burri dhe njërën pjesë gruaja

140 Ceka, Irfan, “Nivica përtej historisë së njohur”, Tiranë, 2008, fq. 103.141 Thëngjilli, Petrik, “Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit (1507-1750)”, fq. 28.142 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 124.143 Sipas kujtimeve të B. B., nga fshati Nivicë, thuhej se në këtë fshat edhe pse ishin kthyer në myslyman në shtëpi ata u

luteshin Krishtit, duke mbajtur fshehur ikona të vjetra.144 Këtë motiv na e sjell me kujtimet e saj S. D., 82 vjeçe nga fshati Rexhin.145 Baraci, V, “To Dhelvinon”, 1937, fq. 78.

Page 35: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

35

dhe fëmijët. Ndë Korvelesh gjithë fshati edhe sot mban të lusë atë shenjtë që kanë patur prindërite tyre, edhe i lusin me ther një dashë, për festën e bajramit por duheshin me therë edhe një dashpër pashkët”.146

Nga ana tjetër, popullsia e Labërisë, pavarësisht se u myslimanizua në pjesën më të madhetë saj, duhet thënë se ajo adaptoi, dhe zgjodhi për të predikuar në sektin më liberal të saj,pikërisht Bektashizmin. Sikurse dihet ky sekt njifet për raportet tejet liberale në marëdhëniet etij në raport me besimet e tjera fetare.147

Po kështu mund të themi se në krahinën e Labërisë, pothuajse se janë festuar të gjithacermonitë fetare te fesë ortodokse. Sidomos të preferuar këta banorë kanë festimin ekrishtëlindjeve dhe të Pashkëve.148

Autorë të huaj vrejnë re se muhamedanët shqiptarë, nuk i respektojnë më shumë rigorizitetmësimet e fesë së re, ashtu sikurse i zbatonte cermonitë dhe ritet e fesë së vjetër. Dhe për këtëkjo krahinë, shihej me përbuzje të madhe nga fanatikët turq.149

Po këshu, gjatë rrjedhës së historisë, sidomos pas myslimanizmit të pjesës kryesore tëpopullsisë në krahinën e Labërisë, nuk ka patur të regjistruar asnjë incident ndërmjet myslimanëvedhe të krishterve. Biles gjatë viteve 1914-1916, atëhere kur bandat greke, sulmonin dhe plaçkitninfshatrat e Labërisë, banorët e fshatit Çorraj, të cilët ishin të krishter, e njoftonin herë pas herepopullsinë e fshatrave të tjera për lëvizjet e andartve grek, me qëllim që ata të mos ishin tëpapërgatitur përballë invazionit të tyre. Po kështu autori S. Hudges, duke folur pikërisht përtolerancën fetare në krahinën e Labërisë, shkruan se lidhjet midis kristianëve e myslimanëvekanë qënë tepër të ngushta, madje deri më sot në fshatin Çorraj, ku popullsia është e përzier,kristianët gjatë pashkëve bëjnë një gatim të veçantë, ku gjysma e të cilit, për myslimanët-ështëme gjalp, vezë dhe mish, kurse gjysma tjetër është gatim për vete që nuk përmban asnjë ngakëto.150

Një fakt tjetër që flet se labërit, nuk ishin fort të lidhur me islamizmin, është se ata pothuajsenuk e njifnin fare, normat juridike të Sheriatit, i cili është dokumenti bazë i myslimanëve. Krahinae Labërisë, tradicionalisht jetën e vet ekonomike e shoqërore e rregullonte me normat e vetajurdike e tardicionale siç ishin shartet e Idriz Sullit.

146 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 228.147 Hysi, Shyqyri, “Myslimanizmi në Shqipëri në periudhën 1945- 1990”, Tiranë, Mësonjtorja, 2006. fq. 101.148 A. L., 80 vjeç nga fshati Zhulat tregon se “duke qënë se ne dimëronim me bagëti në Sarandë, ne e festonim me të gjitha

nderet festën e Pashkëve dhe të krishtëlinjeve, kjo ndodhte sepse fshtarët e atjeshëm ishin të gjithë të krishterë”.149 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 229.150 AIH: Spiromilo, M, “Hronograf i përjetshëm i Epirit”, A-III-333.

Page 36: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

36

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

KREU I

DUKURI ETNOLOGJIKE(VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM)

1.1. Kultura materiale

a) Veglat e punës

Në kryerjen e aktivitetit të vet ekonomik, një shoqëri ka përdorur vegla të ndryshme pune.Këto vegla pune që janë përdorur, natyrisht që nuk kanë qënë të varura vetëm nga shkalla ezhvillimit të teknikës, por edhe nga kushtet specifike ku zhvillohej ekonomia, që do të thotë senë rajone të caktuara ajo zhvillohet edhe në bazë të pozicionit gjeografik që ka, pasurive natyrore,të saj, specilizmit të forcave të punës si dhe të ndërthurjes të një sërë faktorëve të tjerë.

Krahina e Labërisë, në shumicën e saj dërrmuese është një territor që ka kushte mjaft tëpërshtatshme për zhvillimin e blegtorisë.151 Por në zona të veçanta të saj, ajo jep mundësinëedhe për zhvillimin e bujqësisë dhe sidomos të pemtarisë. Prandaj dhe veglat e punës që janëpërdorur tradicionalisht nga banorët e kësaj krahine janë kushtëzuar në fund të fundit edhe ngadega e zhvillimit të ekonomisë.

Në sektorin e blegtorisë, popullsia vendase, ka krijuar një traditë shumë të veçantë e cilaështë trashëguar brez pas brezi, traditë kjo, e cila ka arritur deri në ditët e sotme.152

Ashtu sikurse në të gjitha sektorët e ekonomisë edhe për zhvillimin e blegtorisë kishte disavegla të domosdoshme për ushtrimin e profesionit të blegtorit. Vegla këto të cilat mbase nuk janëtotalisht në shërbim të rritjes së prodhimit, por ato janë një pjesë shumë e rëndësishme për tëushtruar këtë profesion. Nga këto vegla ndihmëse mund të përmendim: kërrabën e çobanit, e cilaështë një mjet që përdoret për të ruajtur bagëtinë. Ai është një shkop i thjeshtë me një të kthyer nëmajë e cila shërben për kapjen e bagëtive.153 Zakonisht barinjtë kërrabën e tyre e zbukuronin megdhendje që paraqesnin figura e simbole të ndyshme.154 Në disa fshatra të Labërisë, një çoban imirë dallohej edhe nga kërraba që ai mbante dhe përdorte për ruajtjen e bagëtive të veta.

Por veglat më interesante të blegtorëve lab, janë veglat dhe mjetet që përdoreshin përpërpunimin e produkteve blegtorale. Përpunimi i produkteve blegtorale është një nga aspektetshumë të rëndësishëm, sepse përpunimi i këtyre produkteve kishte të bënte me vetë ekzistencëne barinjëve dhe familjeve të tyre. Rëndësi të veçantë merrte përpunimi i bulmetit dhe leshit tëbagëtive. I pari kishte të bënte me përpunimin e bulmetit për tu ruajtur si ushqim për periudhëne dimrit dhe i dyti, përpunimi i leshit kishte të bënte me veshjen e përditshme të tyre. Nënproduktete qumështit pasi përpunoheshin hidheshin si zahire për periudhën e dimrit.

Për përpunimin e leshit, përdoreshin disa mjete nga banorët vendas. Mbasi qetheshin bagëtitë,leshi i tyre grumbullohej në vende të veçanta për tu larë. Pasi përfundonte ky proces, për

151 Zojzi, Rrok, “Etnografia Shqiptare”, Tiranë, nr. 2, 1963, fq. 55.152 Zojzi, Rrok, “Etnografia Shqiptare”, Tiranë, nr. 2, 1963, fq. 55153 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 44.154 Dojaka, Abaz, “Etnografia Shqiptare”, nr, 2, 1963, fq. 35.

Page 37: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

37

përpunimin e mëtejshëm përdoreshin disa lloje veglash të thjeshta. Në fillim leshi krihej në njëvegël që në disa fshatra të Labërisë quheshin llanarë, në disa fshatra të tjere thjeshtë krehës etj.155

Kjo vegël përbëhej nga dy dërrasa të cilat në pjesën e poshtme të tyre ishin mbërthyer copa telitë sertë. Leshi vendosej në këto dy dërrasa në të cilat realizohej procesi i krehjes.

Për tu kthyer në fije, leshi vendosej në një vegël tjetër akoma dhe më të tjeshtë, e cila quhejfurkë.156 Furka ishte një lloj shkopi me dy të ndara në krye të tij, pikërishtë në ndarjen midis tyrevendosej leshi i pastër dhe i krehur. Me duart e tyre të shkathëta amvisat, arrinin të kryeninprocesin e tjerrjes. Fija e dalë nga furka, mblidhej rreth një shkopi të hollë dhe të lëmuar mekujdes që quhej boshti. Fija e leshit që përfitohej në këtë mënyrë kishtë një qëndres të fortë dheishte lehtësisht e përpunueshme për tu përpunuar akoma dhe më tej. Kjo fije në zhargonin epërditshëm lab quhet gjalm.157

Zakonisht krahina e Labërisë, është mbajtur si një prodhuese shumë e madhe e leshit. Kyprodhim, natyrishtë që vinte si rezultat i ekzistencës së tufave të mëdha me bagëti të imta.Shpeshherë ky prodhim qe shumë i madh, aq sa nuk ishte e mundur që të gjendeshin tregje përtë. Por nikoqiret labe, asnjëherë nuk e linin atë për të vajtur dëm. Një pjesë e mirë e këtij leshi,përdorej për të thurur rrobat dhe veshjet e përditshme për të gjithë anëtarët e familjes. Veshjete blegtorëve duke filluar që nga veshjet e brendshme dhe deri tek palltot e gjithshka tjetër qëpërdorej për tu veshur, përgatitej prej leshit të bagëtive. Pjesën e tepërt të leshit, gratë labe epërdornin për qëllime të tjera. Siç ishin përgatitja e sharkut (ose të brucës sic quhet në disa prejfshatrave) për të zotin e shtëpisë, i cili e përdorte atë për tu mbuluar në stanin e vet në mal.158

Sharku ishte një lloj mbulese e thuruar prej fijeve të ashpra prej leshi. Qysh gjatë procesit tëtjerrjes bareshat labe kujdeseshin që filli që do të përdorej për këtë qëllim të ishte sa më i trashëdhe i ashpër. Mbas kësaj ky fill thurej në madhësinë që dëshirohej. Nga ana e jashtme e kësajcope ndërmjet thurjeve vendoseshin fije të dendura leshi. Këto fije liheshin me qëllim që gjatëditëve me shi sharku të mos fuste ujin. Mbasi thurej, sharku çohej në mullinjtë që ishin të paisurme dërstil. Sharku hidhej në dërstil, me qëllim që forca e ujit ta bënte sa më të fortë këtë material.Qëllimi i këtij veprimi ishte që sharku të ishte më i fortë dhe rezistent si nga shiu por edhe ngadepërtimi i erës. Po në këtë mënyrë dhe me të njëjtat vegla thureshin edhe gunat.

Nje vegël tjetër shumë e rëndësishme për përpunimin e leshit ishte tezgjahu ose alvëmëndi.159

Kjo vegël e cila ndërtohej me mjeshtri nga vetë barinjtë shërbente për endjen e qilimave e sixhadevedhe një lloji shtroje që vendasit e njohin me emrin velenxa.

Sipas të dhënave gojore thuhet se në krahinën e Labërisë, nuk kishte asnjë familje që të moskishte një alvëmënd apo tezgjah.

Nga përpunimi i leshit, me këto vegla kaq të thjeshta gratë dhe vajzat labe arritën që tëkrijonin një asambël të vërtete endjesh tradicionale të cilat sotë paraqesin një intetres shumë tëveçantë në aspektin etnologjik.

Por më interesante janë edhe veglat apo mjetet që përdoreshin për përpunimin e qumështit.Krahina e Labërisë, duke pasur kushte tepër të favorshme për zhvillimin e blegtorisë dhe falëzotësive të tyre si blegtorë të mirë kishin arritur që të kishin një prodhim të madh qumështi,160

prodhim i cili në të shumtën e rasteve tregtohej. Por nga ana tjetër dilte e domosdoshme që njëpjesë e mirë e tij të përpunohej më tej për tu hedhur si zahire për periudhën e dimrit. Zahiret që

155 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 48.156 Dojaka, Abaz, “Etnografia shqiptare”, nr. 2, 1962, fq. 178.157 Po aty.158 Dojaka, Aba, “Etnografia Shqiptare”, nr. 1, 1962, fq. 37.159 Tirta, Mark, “Etnologjia e shqiptareve”, Tiranë, GER, 2003, fq. 188.160 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 48.

Page 38: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

38

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

siguroheshin prej bulmetit ishin të llojeve të ndryshme që mjeshtrit blegtorë i përpunonin menjë stil të veçantë.161 Kuptohet që përpunimi i tij bëhej nëpërmjet disa mjeteve të veçanta. Këto,ashtu sikurse edhe veglat që përdoreshin për përpunimin e leshit përgatiteshin nga vetë banorët.

Për të përfituar gjalpin, në një sasi relativisht të madhe qumështi, veprohej në këtë mënyrë.Qumështi i pazier dhe i porsa i mjelë, hidhej në një enë të madhe prej druri, që në gjuhënpopullore quhej tallër(vozë). Kjo enë ishte përshkruar në mes nga një dru në formën e një boshti.Në dalje, ky dru ishte ndërtuar në formën e një çikriku dhe që nëpërmjet të cilit bëhej lëvizja elirshme e drurit brenda vozës. Kjo lëvizje kryhej në mënyrë të tillë që qumështi të trazohej deriatëhere sa të ndahej yndyra nga pjesa tjetër e qumështit. Në disa fshatra të Labërisë, përpunimii qumështit bëhej vetëm pasi qumështi më parë të ishte zjerë në një temeraturë optimale. Kjozjerje bëhej me qëllim që të eleminonin mikrobet e mundshme.

Ndërsa në kushtet e shtëpisë, kur sasia e qumështit ishte më e pakët gjalpi sigurohej nëpërmjetnjë vegle tjetër po prej druri. Qumështi, mbasi zihej dhe bëhej kos, hidhej në një vegël prej druri icili quhet dybek. I cili, ndërtohej prej një lloj druri të veçantë që në Labëri e njofin me emrin piks. Aikishtë një formë cilindrike me lartësi deri në një metër. Në pjesën e poshtme dybeku kishte njëdiametër më të gjerë se në krye. Kosi i hedhur në të rrihej për disa minuta rresht nëpërmjet filiçit.Ai përbëhej nga një bisht i gjatë prej druri i cili në fundin e vetë, kishte të montuar një dërrasë mediametër më të vogël se sa diametri i vet dybekut. Filiçi shërbente për të rrahur kosin deri sa tëveçohej gjalpi. Mbasi nxirej gjalpi pjesa tjetër e kosit të rrahur quhet dhallë, e cila shërbente si pijefreskuese162 por edhe si pije për të tretur ushqimin.

Disa nga veglat e përmendura më sipër si tezgjahu, tallëri, dybeku etj, pavarësisht se janëmjete primitive ata vazhdojnë të përdoren edhe sotë e kësaj dite në krahinë e Labërisë.163

Përveç blegtorisë, në krahinën e Labërisë, ishte e zhvilluar edhe bujqësia, pavarësisht sesipërfaqja e tokës arë ishte mjaft e kufizuar. Por pikërisht mungesa e pakët e tokës bujqësore, ikishte detyruar lebërit, që të jenë njëkohësisht edhe bujq shumë të mirë, ky fakt i kishte detyruarata që të ishin me të vërtetë nikoqirë shumë të mirë në aspektin e mirëadministrimit të tokësbujqësore. Kjo arrihej duke e punuar dhe e mbjellë ç’do pëllëmbë toke.

Nga veglat kryesore të përdorura në krahinën e Labërisë, (në sektorin e bujqësisë) ishteishte parmenda, vegël e cila ka gjetur një përhapje shumë të gjerë në këtë krahinë malore. Parmendandërtohej prej druri të fortë dhe tërhiqej prej kafshëve të punës. Për shkak të relievit të thepisurdhe kushteve të vështira parmenda vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite.

Nga veglat e tjera bujqësore, mund të përmendim shatin, lopatën, kazmën, belin, kosorin,sfurkun prej druri dhe prej metali, çengelin, çikrikun dhe shumë vegla të tjera.164

Amvisat labe nëpër shtëpite e tyre përdornin edhe një sërë mjetësh të tjera që shërbeninpër të përgatitur gatime tradicionale, e shumë orgjinale dhe tepër të shijshme. Nga këto mjetemund të përmendim, saçin, pirostin ( ose këmbsen), lugët e shumëllojta prej druri etj.

Sikurse shikohet në krahinën e Labërisë, janë përdorur shumë vegla punë nëpërmjet të tëcilave banorët e saj kishin mundur që të kryenin dhe të lehtësonin punët e tyre të përditshme.Disa prej këtyre veglave kanë qenë tepër jetësore për të. Mungesa e tyre ishte fatale ndoshtaedhe për vetë ekzistencën e jetës. Ato ishin një ndihmesë shumë e madhe për të përballuarpunët e shumta jo vetëm shtëpiakë por edhe për punët e shumta jashtë ekonomisë familjare.165

161 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 186.162 Po aty, fq. 189.163 Dojaka, Abaz, vepër e cituar, fq. 37.164 Po aty.165 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 187.

Page 39: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

39

b) Banesat dhe ndërtimet ndihmëse të oborrit

Në traditën e vjetër shqiptare, bashkësia familjare është e indentifikuar me shtëpinë. Madjenë traditën popullore shqiptare për të përcaktuar termin familje përdoreshin shprehjet derë, zjarrdhe oxhak.166 Po kështu, edhe krahina e Labërisë, nuk bënë veçim nga krahinat e tjera shqiptare,përsa u përket këtyre shprehive. Më parë rëndom në fjalorin e përditshëm, kur flitej për njëperson thuhej se ai i përkiste iks oxhaku apo zjarri.

Pavarësisht kësaj, shqiptari në traditën e vetë e ka pasur një ëndërr shumë të madhe për tëpatur një shtëpi të vetën. Natyrisht që në ëndërrat e tyre kjo shtëpi gjithmonë ëshë imagjinuar sinjë shtëpi e mirë për ti plotësuar kushtet minimale për jetesë. Mirëpo shijet për ndërtimin e njështëpie, varen nga kushtet ekonomike dhe sipas mënyrës së jetesës së gjithësecilit, dhe mbi tëgjitha sipas traditës vendase.167

Këto veçori u kanë rënë në sy edhe udhëtarëve të huaj, që kanë vizituar vendin tonë gjatëfundit të shekullit të XIX, dhe fillimit të shekullit të XX. Duke shkruajtur për këto karakteristikatata shprehen duke thënë se ato janë veti fisnikërie të trashëguara në shekuj nga të parët e tyre.Sipas kësaj tradite shtëpia e mirë, quhej vetëm atëhere kur ajo ishte e ndërtuar prej guri dhe menjë paraqitje sa më madhështore që të quhej shtëpi fisnike. Kjo pamje “fisnike”, duhej që tëdukej si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Pavarësishtë se nga ana e oriendive shtëpiake, këtoshtëpi ishin shumë të varfëra dhe me një inventar të pakët.168

Por pavarësisht këtyre dëshirave, fshatari lab, në shumicën e rasteve, ndoshta nuk arrinte qëta ndërtonte asnjëherë banesën e tij të ëndërrave. Kjo për shumë arsye, e para, dhe më erëndësishmja ishin pamundësitë ekonomike. Por një rol jo të vogël në këtë drejtim luanin edhefaktorë të tjerë si pasiguria dhe trazirat e luftrat e përhershme.

Në kushtet e ekonomisë së mbyllur natyrore, e me lidhje të pakta me tregun169 fshatari iLabërisë, ishte mësuar që çdo gjë ta bënte vetë për ndërtimin e shtëpive. Duke filluar që meprojektin i cili ishte thjeshtë pjellë e fantazisë së tyre, hapjen e themeleve, nxjerrjen dhegrumbullimin e gurëve, ndërtimin e mureve, çatinë, tavanet, e gjithshka tjetër. Por në traditën eLabërisë, ndërtimi i shtëpisë së re fillonte qysh me zgjedhjen e vendit se ku do të ngrihej ngrehinae ardhshme. Për këtë zakonisht zgjidhej vendi më i përshtatshëm, që duhej të përmbushte disakërkesa minimale. Nga këto kërkesa mund të përmendim, afërsia me burimet ujore, afërsia mefisin, dhe mundësisht të ishte në një pikë dominante.170 Po kështu shtëpitë duheshin që tëndërtoheshin afër klullotave dhe tokave bujqësore.

Ndërkohë që një kërkesë e rëndësishme për zgjedhjen e vendit se ku do të ndërtohej shtëpiaishte afërsia me fshatin, mëhallën apo lagjen. Kjo kërkesë lidhej me rrezikun e përhershëm që uparaqitej këtyre banorëve nga sulmet e shpeshta të të huajve, prandaj ata duhet të ishin tëgatshëm dhe të bashkuar në çdo kohë për ti përballuar këto invazione të të huajve.171 Me këtëkërkesë shpjegohet edhe fakti që në shumicën e tyre edhe sotë shtëpitë e fshatrave të Labërisë,janë shumë afër me njëra tjetrën dhe pothuajse të grumbulluara rreth nje vendi të caktuar. Edheata fshatra që kanë një shtrirje të gjerë, duhet thënë se përsëri ato janë të grumbulluara në bazëlagje apo dhe mëhalle. Dhe shumë rrallë mund të hasësh shtëpi të veçuara e të largëta ndajnjëra-tjetrës. Kjo veçori në ndërtimin e banesave, tregon edhe një dukuri të karakteit të këtyrebanorëve që në çdo kohë kanë qënë të bashkuar dhe në rastë rrziku ti gjendeshin njëri-tjetrit.

166 Po aty, fq. 183167 Po aty, fq. 187.168 Dojaka, Abaz, vepër e cituar, fq. 38.169 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 49.170 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 189.171 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 108.

Page 40: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

40

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Por për t’i bërë shtëpitë të bukura dhe fuksinonale ishte e domosdoshme që të gjendeshinmjeshtra për ndërtimin e tyre. Mirëpo labërit, të specilizuar kryesisht dhe të dhënë pas profesionittë tyre të hershëm atë të blegtorit, e kishin të vështirë që të arrinin të ktheheshin në ndërtues.Prandaj ishte e domosdoshme që ata të hynin në kontakte me krahina të tjera të vendit tonë.Pjesërisht kërkesat e tyre për ndërtime i mbulonin mjeshtrit vendas të cilët vinin kryesisht ngazona e Bregut. Por kërkesat e labëve për herë në rritje, për shtëpi të bukura dhe të ndërtuara prejmuri, sa vinin dhe shtoheshin. Për këtë arsye ata qysh herët kishin vendosur kontakte me mjeshtrite mëdhenj të ndërtimeve që vinin kryesisht nga zona e Mokrrës, Oparit dhe deri nga Gollobordae Dibrës.172

Në krahinën e Labërisë, gjatë gjithë shekullit të XIX, dhe fillimit të shekullit të XX, kanëmbisunduar banesat e ndërtuara kryesisht me mur guri i cili lidhej nga llaçi i përgatiur ngainertet dhe zhavoret e imëta që gjenden me shumicë në këtë krahinë.173 Këto materiale, pasipërziheshin me gëlqere ktheheshin në një mase viskoze që i siguronte murit prej guri një lidhjetë fortë dhe shumë të qëndrueshme.174 Por, e veçanta për ndërtimet që beheshin në labëri,qëndron edhe tek llaçi që përgatitej me përzierjen e këtyre zhavoreve me gëlqere dhe me leshdhie. Në këtë rast ky lloj llaçi i ishte shumë i fortë dhe zakonisht përdorej për suvatimin efasadave të këtyre banesave.175 Gjatë ndërtimeve të mureve përdoreshin edhe brezat që bëninpërforcimin e tyre. Zakonisht mureve u hidheshin dy breza të tillë. Për brez përdoreshin materialetë ndryshme. Por në shumicën e rasteve përdoreshin drurë të stazhionuar mirë.

Por në teknikën e përdorur në Labëri për llaç, përdorej edhe një lloj balte e veçantë. Kuptohetqe këtë lloj llaçi, e përdornin ato familje që i kishin mundësitë ekonomike të kufizuara. Kjo llojbalte, për këtë kategori përdorej edhe për shtrimin e shesheve të dhomave176. Kurse familjet memundësi më të mëdha ekonmike nuk e përdornin këtë lloj llaçi. Ata për të shtruar sheshet edhomave të tyre përdornin dyshemetë që përgatiteshin nga mjeshtrit e përpunimit të drurit.

Çatitë e banesave zakonisht mbuloheshin me rrasa guri të holla. Kurse tavanet e tyrendërtoheshin prej dërrasave. Tavanet lidheshin pas qerestes cilësore që përdoreshin për të mbajturçatinë. Qeresteja apo trarët, nxirreshin prej bredhi dhe përdoreshin vetëm pasi ato kishin kaluarmë parë një periudhe të gjatë për tu stazhinuar.177 Këta trarë duheshin të ishin sa më të fortë dhetë qëndrueshëm për shkak se pesha e çatisë që mbulohej prej dërrsave të gurit kishte një peshëtë madhe. Tavanet e banesave të Labërisë, janë të ndërtuara në mënyrë tepër orgjinale dhe qëparaqesin një bukuri të rrallë dhe interes tepër të veçantë etnologjik.178

Për ata që ndërtonin banesat e reja në krahinë, kishte një solidaritet shumë të madh. Kështunxjerrja e gurëve, nxjerrja e qerestes, dhe grumbullimi i materialeve të tjera bëhej në mënyrë tëorganizuar dhe merrnin pjesë në mënyrë vullentare nga një pjesëtarë për ç’do familje.

Por në kushtet e zhvillimit ekonomik të Labërisë, një vend të rëndësishëm tradicionalishtkanë zënë edhe banesat prej druri.179 Duke qënë një vend tipik blegtoral, kuptohet që këtabanorë në shumicën e kohës banonin në kullotat verore në mal, por edhe në kullotat dimërorenë vërri. Prandaj në këto raste atyre u duhej që të ndërtonin shtëpi me një kosto sa më të vogël.

172 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 198.173 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 232.174 Po aty, fq. 233.175 Për këtë lloj llaçi na i sjell në kujtimet e veta K. V., nga fshati Himarë, sipas të cilit ky lloj llaçi është përdorur deri vonë në

zonat tona.176 Sipas kujtimeve të shumë banorëve të kësaj krahine deri në fund të viteve 60’ të shekullit që sapo kaloi kjo lloj teknike

shtrimit të shesheve ka qënë evidente dhe vetëm mbas kësaj periudhe ai fillo të zvendësohej nga materiale të tjera më tëpërparuara.

177 Brahimuco, Halim, “Tragjasi”, Vlorë, 2008, fq. 98.178 Dojaka, Abaz, vepër e cituar, fq. 42.179 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 233.

Page 41: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

41

Kështu që për këtë kategori banorësh kishte dy banesa një banesë dimërore dhe një banesëverore. Këto banesa ishin stanet të cilat ndërtoheshin në krah të vathës së bagëtive. Stanet ishin tëndërtuara duke u bazuar tek një teknikë e thjeshtë ndërtimi për të cilën nuk kishte nevojë përmjeshtra ndërtimi.180 Por shpesh herë këto stane ndërtoheshin me mure prej guri. Mirëpo nëkëto raste muret e gurit, nuk ndërtoheshin me kubaturën e duhur. Ato zakonisht kishin njelartësi më të vogël dhe nuk ishin të lidhur me llaç. Në disa raste këto mure ndërtoheshin duke uhedhur edhe breza prej druri. Por jo të gjitha këto banesa të përkohshme paraqesin interes ngapikëpëmja ndërtimore. Këto lloj banesash mbuloheshin me mjetë të thjeshta dhe të lehta sigjethe pemësh etj. Por në shumicën e rasteve ato mbuloheshin me kashtën e thekrës. Kurpjestarët e familjes blegtore ishin të shumtë në numur atëhere kjo lloj banese ndërtohej me dykthina.181

Por banesa prej druri të përkoshme ndërtoheshin edhe në raste te tjera. Shpesh herë krahinae Labërisë, ka rënë pre e hakmarrjeve gjakatare të pushtuesve të huaj, sidomos të turqve dhebandave greke.182 Gjatë këtyre fushatve ç’njerëzore shpesh herë ata digjinin shtëpitë e banorëvetë cilët në pamundësi që ti ndërtonin përsëri nga e para me mur guri, aplikonin ndërtimin eshtëpive prej druri. Por këto lloje shtëpish ndërtoheshin edhe kur ndaheshin vëllezrit nga njëri– tjetri, si dhe kur ndodhte ndonjë fatkeqësi natyrore.

Përgjithësisht kjo lloj banese në krahinën, e marrë në studim ka qënë pak e përhapur.Në vështrimin tipologjik banesat e krahinës së Labërisë, i ndajmë në banesa të tipit fshatar

dhe ato të tipit qytetar.Banesat e tipit fshatar paraqesin një larmi të madhe. Por në disa pika ashtu sikurse të gjitha

llojet e banesave të vendit tonë ato konvergojnë me banesën tipike ballkanike.183 Banesat më tëthjeshta në Labëri, paraqiten si shtëpi të ulëta të cila quhen shtëpi përdhese. Kjo lloj banese ka njëformë katërkëndshe me dy nëndarje. Ku njëra është dhoma apo siç quhet nga vendasit oda emiqve dhe pjesa tjetër është dhoma e ndenjës së pjestrëve të familjes.

Përveç kësaj lloj banese, që është edhe mbisundesja në këtë krahinë janë mjaft të përhapuraedhe banesa me kate dhe ajo me gjysëm kati. Banesa me gjysëm kati ndërtohet në ato raste kurbanesa ndërtohet në nje territor të pjerrët. Në këtë rast banesa ndjek këtë terren të pjerrët dhene pjesën e poshtme banesa del me dy kate, që në përgjithësi nuk është një kat i plotë por njëgjysëm kati. Kurse në pjesën e sipërme ajo del një katëshe.184 Gjysëm kati i poshtëm në këtë rastpërdoret nga ana e banorëvë si një lloj magazine, apo depo ku mbahen zahiretë e dimrit.

Kurse banesat në formë kulle në krahinën e Labërisë, nuk janë në traditën e ndërtimeve.Megjithatë edhe këtë lloj banese e hasim herë pas here ne fshatra të ndryshme. Në disa ngafshatrat e kësaj treve ne kemi mjaft banesa të cilat janë dykatshe. Biles në disa raste shtëpitëdykatëshë janë dominuese dhe tepër karakteristike. Këtu mund të përmendim fshatin Matohasanajnë rrethin e Tepelenës, Lazarat, në rrethin e Gjirokastrës, Vranisht në rrethin e Vlorës etj.

Interes të veçantë në shumë aspekte për banesat paraqesin sidomos fshatrat e bregdetit. Nëkëtë zonë të Labërisë, për ndërtimin e shtëpive është përdorur një teknike e veçantë ndërtimi.185

Stili i përdorur në ndërtimin e tyre i ka bërë ato mjaft tërheqëse. Këto lloj banesash janë tëndëruara kryesisht prej guri dhe të vendosura në një terren tipik malor dhe shumë të pjerrët. Ky

180 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 51.181 Këtë lloj banese e gjen edhe sot e kësaj dite, biles ajo është evidente në të gjitha kullotat verore dhe hasen ngado nëpër

malet e labërisë.182 Gazeta “Labëria”, nr. 37(218), 20 korrik 2010.183 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 199.184 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 200.185 Rrapo, vepër e cituar, fq. 42.

Page 42: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

42

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

terren i thyer dhe malor, të krijon përshtypjen sikur këto shtëpi janë ndëtuara në kurriz të njëratjetrës.

Kurse në banesat e tipit qytetar në krahinën e Labërisë, vlen të përmendet banesakarakteristike Gjirokastrite. Banesa tipike Gjirokastrite, paraqet një ineres të veçantë arkitetekturor.Pikërisht për këtë pasuri të madhe pjesa e vjetër e qyetit, pra ajo muzeale sotë është shpallurpasuri e UNESCO-os. Dhe si tillë ajo po ashtu është shpallur si një qytet në ruajtje. Banesat ekëtij qyteti, paraqesin edhe vlera të mëdha muzeale. Prandaj edhe shteti Shqiptarë, e ka shpallurme të drejtë atë si qytet Muze.

Banesa qytetare ne Labëri, është mjaftë e larmishme aty vihen re modele të marra ngafshati, andej dhe nga ka ardhur kjo popullsi. Por në anën kompozicionale ka pësuar ndryshimetë dukshme. Ndryshime këto që në radhë të parë manifestohen në stilin dhe anën estetike tëndërtimit të këtyre banesave.

Por shpesh herë nga mënyra e ndërtimit dhe stilit të përdorura në këto qytete është vënë reedhe stili i i banesave të qytetit ballkanas por edhe të qyteteve italiane,186 në këto banesa dukenmjaft qartë shumë elemente të stilit bizantin, stilit venecian por edhe elementë të stilit turko-oriental.187 Natyrishtë që këto stile i janë përshtatur shijeve të banorëve dhe kushteve sociale especifike të jetesës së këtyre banorëve

Çatitë e këtyre banesave, në pjesën dërrmuese të tyre mbuloheshin prej rrasave të gurit porpërdoreshin për këtë qëllim, edhe materiale të tjera si druri por më rrallë edhe tjegulla. Banesagjirokastrite, është e mbulluar tërrësisht me rrasa guri. Ky gur nxirrej kryesishtë në fshatra nëpëriferi të këtij qyteti.

Banesat prej guri, që janë mjaftë të përhapura në këtë krahinë, në faktë tregojnë për njëtrashgimi në traditat ndërtimore të banorëve të kësaj treve. Duhet thënë se për të dhënë njëgjykim përfundimtarë për tipet e banesave në Labëri, është shumë e vështirë, mbasi kjo krahinë,është djegur disa herë nga ana e pushtuesve të huaj, kështu që banesat tipike të arritura deri nëditët e sotme janë jo vetëm shumë të rralla por shumë fragmentare dhe të paplota.

c) Orienditë, mobiljet, enët, ushqimet dhe pijet

Duke folur për banesën labe, ne theksuam se labërit në përgjithësi kanë ëndërruar dhedëshiruar gjithmonë që të kene një banes dhe shtëpi të mirë. Me këtë nocoin kuptohej fakti qëkjo shtëpi, të ishte e ndërtuar prej guri dhe të kishte një fasadë e cila të trgonte mbi të gjithafuqinë e familjes. E theksojmë këtë fakt sepse dihet tashmë dhe është bërë mjaft prverbialeegoja e labit, për ta manifestuar hapur anët e tyre pozitive. Por pavarësishtë kësaj dëshire, duhetthënë që kushtet e vështira ekonimike, jo gjithmonë ua lejonin atyre një luks të tillë, prandaj atashpesh herë ishin të detyruar që të kënaqeshin me një shtëpi të tipit prej druri.

Por nga ana tjetër edhe ato famije që kishin mundësi të tilla, duhet thënë që orienditështëpiake pothujse mungonin ose në pjesën dërmuese të tyre ato kishin një inventar shumë tëvarfër me oriendi dhe objekte luksi.188

Në përgjtihësi tradita labe, kërkonte si një domosdoshmëri, që një dhomë ndërtohej mepërmasa shumë të mëdha. Kjo dhomë në traditën vendase quhej oda e miqve. Pikërisht kjo dhomëishte përherë e pastër dhe e mobiluar më mirë se dhomat e tjera. Kjo tregon më së miri për

186 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 235.187 Po aty.188 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 409.

Page 43: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

43

vlerat e mikëpritjes në këtë krahinë. Mikëpritje e cila këtu nuk ishte thjesht një normë që duhejzbatuar por ajo në radhë të parë përfshinte një radhë cermonish të cilat ecnin në mënyrë krejt tënatyrshme.

Përgjithësisht oda e miqve kishte këto oriendi kryesore. Në krye të dhomës ishte oxhaku icili ishte i pajisur me të gjitha takëmet, në të dy anët e tij ishin qoshet, ku në njërën prej tyre rrintemë i madhi i shtëpisë dhe në ana tjetër të tij do të rrinte kryemiku. Këto dy pozicione, kishin sishtroje lëkurë bagëtije të regjur të cilat quheshin poste. Poshtë tyre vendoseshin poste më tëvogla. Në rastin më të mirë në krahinën e Labërisë, në të dyanët e oxhakut mund të vendoseshinedhe dy mima të ulët më qëllim që ti lejonte miqtë që të ndjenin ngrohtësinë e zjarrit dhe për tëndëjtur sa më lirshëm rreth sofrës, pavarësisht se në traditën labe gjithmonë parapëlqehej që tërrihej këmbëkryq. Përveç këtyre në odën e miqëve shtroheheshin qilimat më të mirë e të thururame shumë kujdes nga zonja e shtëpisë.

Në orienditë e tjera të shtëpisë bënin pjesë edhe shumë oriendi të tjera shtëpiake të përdorimittë përditshëm ku mund të përmendim sergjenin. Sergjeni ishte i vendosur në dhomë e zjarrit osenë dhomën e ngrënies. Ato ishin dërrasa prej druri të vendosura në mur në formën e rafteve. Nëkëto rafte viheshin të gjitha enët e kuzhinës që përdoredshin nga pjestarët e familjes. Zakonishtsergjeni ishte i zbukuruar me piktura dhe simbole të gdhendura. Nga orienditë tjera mund tëpërmendim sepetet. Sepetja, ishte një arkë e madhe prej druri, e cila ishte zbukuruar me një shijetë veçantë. Zakonisht në të vendoseshin dhe ruheshin me kujdes paja e nuseve të reja dheobjektet e tjera me vlerë si vath, varëse, unaza etj. Në traditën labe, sepetja, ishte gjithmonë nënrujtjen dhe kujdesin e përheshëm të zonjë së shtëpisë.189

Nga orienditë kryesore ishin dollapët e mëdhenj, të cilët ishin të vendosura në fund tëdhomve. Në disa fshatra këta dollap njiheshin me emrin musëndra. Me këto dollape, ishin tëpajisura të gjitha dhomat e banesës. Në traditën labe këto dollape të mëdhenj, ishin të pajisurme kanate dhe me ndarje të veçanta, në të cilët vendoseshin të gjitha objektet e ndryshmeshtëpiake.

Nga orienditë e tjera shtëpiake mund të përmendim edhe pajisje të tjera si vendet e fjetjes.Zakonisht për të fjetur nuk përdoreshin krevatet, por pjestarët e famijes flinin në dysheme. Kumë parë shtroheshin dushekët.190 Dyshekët, zakonisht mbusheshin me kashtën e thekrës, sepsekjo kashtë ishte më e butë në krahsim me kashtën e grurit. Po kështu edhe jastëkët ishin tëmbushur po prej kësaj lloj kashte.

Pra sikurse shikohet duhet thënë se mobiljet dhe orienditë e shtëpive në labëri, nuk kishinndonjë mobilim në kuptimin e mirë të falës. Por nga ana tjetër hapësirat e dhomave ishin tëzbukuruara në mënyrë shumë të këndshme.

Enët e kuzhinës ishin të shumta. Zakonisht ushqimi hahej me orar të caktuar vetëm nëvaktin e mbrëmjes, kur mblidheshin të gjithë pjestarët e familjes. Për të ngrënë darkën të gjithëpjestarët e familjes mblidheshin rreth sofrës. Sofra ishte në formën sferike dhe ishte e ndërtuarme dërrasa druri. Gjella gatuhej në tenxhere metalike, prej bakri. Në traditën labe, është përdorurnjë lloj tenxhere e veçantë e cila quhej jamake. Ajo kishte një pamje si të ibrikut me fund të gjerëdhe grykë të ngushtë. Ajo kishte vetin, që gjellën ta parfundonte shpejt sepse ishte pak a shumësi një lloj tenxhere me presion. Gjellët e përgatitura në jamake kishin një shije shumë të mirë.Pjatat zakonisht ishin prej druri dhe shumë vonë u futën enët prej porcelani. Por në realitetindhe traditën labe, më shumë përdoreshin tasat prej druri të cilët i quanin edhe me emrin sahan.

189 Për këto lloj oriendish të dhomës së miqve, pothuajse na i sjellin në kujtimet e tyre jo vetëm banorë të moshuar të kësajkrahine, por ato i kujtojnë edhe brezi i mesëm i popullsisë së kësaj treve.

190 Dojaka, Abaz, “Etnografia Shqiptare”, nr. 2, 1963, fq. 41.

Page 44: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

44

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Po kështu edhe lugët ishin të bëra prej druri. Lugët ishin të madhësive të ndryshme. Lugët emëdha dhe me një bishtë të gjatë shërbenin për trazimin e gjellës kur ajo ishte duke u përgatitur.Vëmëndjen ta tërheq luga e revanisë, quhej kështu sepse ajo përdorej për trazimin e revanisë (njëlloj ëmbëlsire e përgatitur prej niseshtes)

Po kështu për përgatitjen e byreqeve, lakrorëve, petanikëve etj, përdoreshin sinitë dhe tepsitë.Sinitë, ishin më të mëdha dhe kishin buzë më të holla dhe përdoreshin për pjekjen e byrekve.Por shpesh herë ato përdoreshin edhe për të zvendësuarnë sofrën. Kurse tepsitë, ishin mesipërfqe më të vogla se sinitë, por ato ishin më të thella dhe përdoreshin kryesisht për pjekjen elakrorëve që përgatiteshin me petë dhe mish dashi ose cjapi.

Në pajisjet e dhomës së zjarrit, mund të përmendim edhe kërrabën e zjarrit e cila lidhetngushtë me vatrën e zjarrit dhe që shërben për të varur disa prej enëvë të tjera të gatimit mbizjarr. Ajo përbëhet prej një varg unazash hekuri të lidhura njëra pas tetrës, pjesët përbërse të saj,janë bishti prej druri, unazat dhe bishti.191

Një mjet tejtër primitiv, që përdorej për të ndihmuar zajrrin për tu djegur më mirë ishteedhe demiroxhaku,192 e cila është një shufër hekuri me dy skaje të lakuara nga sipër që qëndrommbi katër këmbë, mbi të cilët mbeshteteshin urët e zjarrit në disa raste rolin e demiroxhakut eluanin gurët e cunakut ose unakët, të cilët kryejnë të njëjtën punë si demiroxhaku.193

Në vatrën e zjarrit ishte edhe masha e cila shërbente për të marrë prushin, ajo është nëformën e një lopatëze të vogël prej hekuri, por në traditën e Labërisë është përdorur edhemasha prej druri,194 e cila përdorej nëpër stane nga ana e barinjëve, në zonën e bregdetit ajonjihej me emrin zhak.195

Në enët e gatimit vendin kryesor e zinte saçi, i cili ishte në formën e një sfere me një kapësenga lart dhe përdorej për pjekejen e bukës, të lakrorëvë, petanikëvë dhe byreqeve por ai përdorejedhe për pjekjen e mishit të kecave e të qingjave. Në enët që shërbenin për të gatuar ishte edhemagjjia, që ishte e ndërtuar prej druri dhe shërbente për të mbrujtur bukën. Kurse buka piqejnëpërmjet saçit, por edhe në furra. Furrat bëheshin prej balte dhe aty futeshin buka për tupjekur, këto lloj furrash përdoreshin nga ato familje që kishin një numur të madh anëtarësh.

Në enët e kuzhinës, mund të përmendim edhe thikat e llojeve të ndryshme dhe hanxharin.Mbajtësen e kripës që në disa fshatra të labërisë njihet me emrin farashan etj.

Po kështu një vend të rëndësishëm në pajimet e shtëpisë bënin pjesë edhe dybeku, tallëri,vozat, shtamat prej balte që shërbenin për të mbajtur ujin. Por mjeti kryesor për mbajtjen e ujittë pijshëm ishin bucielat. Ndërsa më vonë për këtë problem u futën edhe gjymat prej metali.Megjithatë edhe sotë e kësaj dite në Labëri, vazhdojnë që të përdoren me shumicë enët prejdruri, për shkak se ata e mbajnë ujin më të freskët dhe më të ftohtë.

Në inventarin e enëve të kuzhinës, bëjnë pjesë edhe një sërë mjetesh të përditshme sihavana, kupa, çeturi, mokrra, vedra, kaçupi etj. Përsa i përket traditës së të ushqyerit, dihet që përshqiptarët, menyja kanë qënë pak a shumë e afërt më ato të popujve të Ballkanit.196 Kështu kandodhur edhe me mënyrën e të ushqyerit tek labërit. Ushqimet e përdorura, janë zakonishtë meorgjinë bimore, shtazore dhe bulmetra. Të gjitha llojet e ushqimeve, duke filluar qysh nga bukadhe deri tek pijet përgatiteshin në kushtet e shtëpisë. Por ndërkohë që në qëndrat urbane tëkrahinës, shpeshherë këto ushqime merreshin edhe të gatshme nga prodhimi vendas artizanal.

191 Dojaka, Abaz, vepër e cituar, fq. 43.192 Po aty, fq. 43-44.193 Dojaka, Abaz, “Etnografia Shqiptare”, nr. 2, 1963, fq. 57.194 Llakaj, Veli, “Krahësi i sipërm në vite”, Tiranë, BELINA, H, 2009, fq. 31.195 Dojaka, Abaz, vepër e cituar, fq. 44.196 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 201.

Page 45: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

45

Sipas traditës edhe labërit, ushqeheshin tre herë në ditë, mëngjesi, dreka dhe darka.197 Porduhet thënë që blegtorët që shkonin mbas bagëtive për ti ruajtur ato ushqeheshin vetëm njëherë në ditë.198 Kështu në kushtet e natyrës së punës së tyre ata zakonisht konsumonin vetëmdarkën. Përgjithësishtë nga banorët e tjerë të krahinës, mëngjesi konsumohej me një ushqim tëthjeshtë, dreka ishte më e bollshme, porse nuk janë të pranishëm të gjithë anëtarët e familjes,për shkak se në këtë kohë ata janë të shpërndarë nëpër punë të ndryshme, kurse darka ishteakoma dhe më e bollshme dhe vetëm ky vaktë, kishte rëndësi më të madhe. Kjo ndodhte segjatë gjithë ditës anëtarët e familjes ishin të zënë me punët e shumta të bujqësisë dhe të blegtorisëdhe mblidheshin vetëm në mbrëmje. Prandaj pikërishtë për këtë vaktë gatuheshin edhe gjellëtmë të mira. Zakoni i ngrënies së tri vakteve në faktë me kalimin e kohës, në shumë familje ështëreduktuar në dy. Sepse në mëgjes, duke filluar qysh nga mesjeta ata thjeshtë pinin nga një kafe,çaj ose qumësht.199

Kuptohet që burimi kryesor i ushqimit janë me natyrë bimore. Shumë produkte ushqimore,mblidheshin direktë në natyrë dhe përpunoheshin në kushtet e shtëpisë. Qysh në protohistori,njërzit mblidhnin fruta të gatshme nga natyra dhe i konsumonin aty për aty.200 Me kalimin ekohës kur lindi bujqësia dhe më pas blegtoria, produktet me orgjinë bimore u rritën dhe ato nukmund të konsumoheshin të gjitha. Kështu që ato filluan ti grumbullonin dhe ti konsevonin përtu konsumuar në pjesën më të vështirë të vitit. Por paralelisht më këtë banorët e hershëm filluanqë të përpunonin edhe frutat, duke i kthyer në pije, por edhe duke i rujtur si fruta në gjendje tëthatë për tu konsumuar gjatë periudhës së dimrit.

Burim tjetër shumë i rëndësishëm ushqimi për banorët e Labërisë, kanë shërbyer ushqimetme orgjinë shtazore. Fillimishtë për të siguruar këtë lloj ushqimi përdorej gjuetia dhe peshkimi,i cili ishte i aplikuar vetëm në zonën bregdetare, kurse në brendësi të krahinës, ky lloj gjahupothuajse se nuk njihej fare. Ndërsa në kohët më të vona për këtë qëllim shërbejnë mbarështrimii blegtorisë dhe peshkimi. Ashtu sikurse e kemi theksuar edhe më lart krahina e Labërisë, ështënjë krahinë, tipike blegtorale, kështu që ushqimi me bazë shtazore, ka zënë një vend shumë tërëndësishëm për ushqimin e këtyrë banorëve.

Mishi zakonisht konsumohej i përgatitur në mënyra të ndryshme. Zakonisht mishi piqej nëhell, vetëm në raste festash, cermoni fetare, dasma dhe gëzime të tjerë familjare. Por barinjtë elabërisë, përdornin edhe një mënyrë tjetër për pjekjen e mishit. Pasi therej bagëtia, ajo mblidhejdhe futej në plëndsin e vet, dhe mbasi hapej një gropë, ai futej aty dhe mbulohej me një pjesëmetalike, mbi të pastaj ndizej zjarri. Kjo lloj pjekje, i jepte një shije të veçantë mishit. Po kështumjaftë e përdorur ka qënë edhe pjekja e mishi me saç.

Zakonisht mishi ruhej edhe për një kohë të gjatë për tu përdorur për gjellë. Në traditënlabe, ka qënë mjaft e përhapur përgatija e pastërmasë, për tu konsumuar gjatë periudhës së dimrit.Në kushtet e labërisë, mungesa e frigoriferve dhe largimi i bagëtive gjatë dimrit në zonat fushore,e bëntë mjaftë të domosdoshme përgatitjen e pastërmasë. Patërmaja përgatitej në këtë mënyrë.Mbasi therej bagëtia, mishi pritej rripa-rripa dhe vendosej i varur në trarët e shtëpisë në dhomëe zjarrit, mbasi ishte kriposur më parë, dhe mbasi thahej mblidhej dhe vendodsej në vende tëposaçme për tu mbrojtur sidomos nga lagështira. Mishi i përgatitur në këtë mënyrë, ruhej përnjë kohë shumë të gjatë pa u prishur. Kështu që ajo u lejonte amvisave, që ta konsumonin atë nëkohën më të përshtatshme. Ky lloj mishi i përgatitur në këtë mënyrë u jepte gjellëve, një shijeshumë të mirë. Familjet e krishtera pastërman e përgatisnin prej mishit të derrit.

197 Po aty, fq. 205.198 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 52.199 Llakaj, Veli, vepër e cituar, fq. 18.200 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 203.

Page 46: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

46

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Tradita labe, e ka mjaftë të zhvilluar gatimin e mishit me fasule me bamje, lakra, presh,qepë, rrepë, patate etj.201

Në menynë e labit një vend të rëndësishëm ka zënë edhe buka e përgatitur prej thekrës dheelbit. Këto lloj drithërash mbilleshin dhe kultivoheshin në pjesët më të thella të krahinës kryesishtnë zonën e Kurveleshit por edhe më gjerë.202 Kjo për shkak se ky lloj drithi kërkon një klimëmalore dhe ka një periudhë vegjatacioni më të shkurtër në krahasim me grurin.

Në ushqimet me bazë bimore, përveç perimeve një vend të rëndësishëm zinin edhe lakrate egra si hithrat, paparundet (lulëkuqet por jo lulja e saj), lëpjeta etj. Me këto lakra të egraamviset labe, kanë përgatitur dhe vazhdojnë të përgatisin byreqe shumë të shijshëm dhe mevlera të mëdha ushqyese.

Por fasulet dhe lakrat janë përdorur tradicionalisht dhe zinin vendin kryesor në ushqimin ebanorëve të krahinës. Këto dy lloj asortimentesh, në shumicën e rasteve servireshin kryesisht nëmbrëmje. Ato gatuheshin duke përdorur si yndyrn dhjamin e shkrirë dhe të konservuar qënxirrej kur thereshin bagëtitë. Por shumë i përdorur në krahinën e labërisë, ka qënë edhe vaji iullirit. Sepse kultura e ullirit, gjen kushte optimale për tu kultivuar në një siparfaqe tëkonsiderueshme brenda krahinës, por jo në brendësi të saj si përshembull në Kurvelesh, kulturëkjo e cila nuk mund të përballoj dimrin e ashpër të kësaj zone. .

Po kështu një rol të veçantë në ushqimin e banorëve të kësaj treve ka luaqjtur edhe gatimetprej brumërave, nga këto lloj gatimesh mund të përmendim bukën, petanikun, llojet e ndryshmetë byreqeve, lakrorët, kulaçin etj.203 Por në mënyrë të veçantë specialiteti kryesor i kuzhinës labembetet arapashi. Ky lloj gatimi përgatitej me mjell misri, gjalp dhe zorrë keci. Po kështu në rastefestash, gëzimesh dhe cermoni të ndryshme përgatiteshin edhe ëmbëlsira të ndryshme, sibakllavaja, revanija etj. Fillimishtë amvisat labe, për specialitet të tyren kishin mjaftë ëmbëlsiratë përgatitur me kujdes si byrek me qumësht, të cilit i hidheshin shumë arra dhe gjalp, petulla memjaltë, ëmbelsira me gështenja, revania etj. Në të gjitha llojet e gatimeve janë përdorur edhebimë natyrore pikante, ku më e përdorura ka qënë hudhrat, specat djegës, dhe bimë të tjeraaromantike.

Ushqimi për periudhën e dimrit ngelej sidomos përdorimi i i ushqimeve të grumbulluaranë formën e zahireve të përgatitura qysh gjatë periudhës së verës.

Përveç pastërmasë në këto lloj zahiresh mund të përmendim trahanan, llojet e ndryshme tëbulmetit si djath, shëllirë, urrël etj.204 Po kështu rol të veçantë kishte sidomos përgatitja e turshivetë cilat përgatiteshin kryesisht prej patëlxhanit, specit dhe domates.

Në krahinë, një rol të veçantë luante sidomos edhe nxjerrja e vajit prej ullirit dhe përgatitjae tij e kriposur për tu konsumuar si kokërr gjatë dimrit. Ky ishte specialitet i fshatrave periferikëtë krahinës dhe sidomos i fshatrave të Bregut të Detit.

Pra, në trditën e të ushqyerit të labit, ka mbisunduar po e njëjta meny ushqimi sikurse tek igjithë populli shqiptar205 me pak ndryshime të vogla. Ndërsa nga pijet tradicoinale, mund tëpërmendim rakinë e cila nxirrej kryesisht prej rrushit por edhe prej frutave të tjera si kumbulla,mani, thana etj. Por fillimishtë në kultrën shqiptare është përdorur si pije alkolike vetëm vera.Kurse në pijet jo alkolike mund të përmendim dhallën, rehanin etj.

201 Memushi Rami, vepër e cituar, fq. 116.202 Po aty.203 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 198.204 Llakaj, Veli, vepër e cituar, fq. 19.205 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 199.

Page 47: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

47

d) Veshëmbathjet dhe zbukurimet

Veshjet kombëtare shqiptare, kanë një zanafillë shumë të hershme dhe janë tipike autoktonedhe të pahuazura, pavarësishtë tek ndikimet që kanë ndodhur në kohë të ndryshme në mënyrëne veshjes.206 Në krahinën e Labërisë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ky rregull. Qoftëbanorët e fshatit, qoftë ata të të qytetit, kanë të njëjtin model veshje. Por veshjet tradicionalejanë ruajtur me një lloj fanatizëm këmbëngulës, sidomos nga ata shtresa shoqërore të cilat ishinmë shumë të lidhura me vendlindjen e tyre. Përpjekjet e ndonjë elementi për tu veshur ndryshe,bëheshin objekt tallje nga banorët e tjerë të fshatit,207 dhe dihet që ironia e labit, në këtë aspektishte mjaft therëse, duke i vënë në pozitë të vështirë elementë të tillë.

Por pavarësishtë se kjo mënyrë e të veshurit, u ruajt për një kohë të gjatë duhet thënë që nëkëto kohra, këto veshje kanë pësuar ndryshime mjaft domethënëse në të gjitha elementët qëpërmban veshja e njeriut.208 Këta elemente të rinj, që janë futur në mënyrën e veshjes tek labërit,kanë të bëjnë me koloritin e ngjyrave, me zbukrimet që përdoreshin etj.209 Në faktë këto ndryshimevinin si rezultat i ndikimit të ekonomisë së tregut dhe krijimit të një tregu të qëndryeshëm kombëtar,por edhe si re zultat i emigrimit të popullsisë në zona të tjera dhe sidomos jashtë shtetit.210

Prandaj, shumë herët bashkë me veshjet vendase, filluan të depërtojnë edhe elemente tëtjere të veshjes. Këto ndryshime fillestare erdhën kryesisht nga ata banorë që kishin emigruarjashtë dhe u rikthyen përsëri në fshatrat e tyre. Por, në faktë ndryshimet në veshje erdhënkryesishtë nga ajo pjesë apo shtresë shoqërore, që e mbanin veten për më fisnikë, të cilët kishinmundësi që të mbanin më shumë kontakte me botën e jashtme. Një ndryshim të dukshëm nëveshjen e banorëve të labërisë, solli sidomos pushtimi turk. Një pjesë e banorëve që u vunë nëshërbim të okupatorit të ri filluan ti imitojnë ata edhe në mënyrën e veshjeve.211

Veshjet e pjestarëve të familjes, ashtu sikurse edhe rrobat që përdoreshin për shtroje dhepër mbulesë ishin vepër e gave. Por në disa fshatra të Labërisë, pas gjysmës së dytë të shekullittë XIX, filloi edhe prodhimi artizanal. Por ky prodhim artizanal ishte i përqëndruar vetëm përprodhimin e veshjeve që përdoreshin për shtroje apo për mbulesë, si qilimat, sixhadet, velenxatetj, kurse për veshjet e tjera që i përdornin anëtarët e familjes si veshje të përditshme ato vazhdoninqë të prodhoheshin kryesisht nga gratë dhe vajzat e shtëpisë.

Në veshjet kryesore për burrat e Labërisë, përmendim llabania, tallagani brrucin (sharkun),gunën, tirqet, këmisha e gjatë, fustanella, kofsharet, jelekët, xhamadanët qylafi etj.212 Kuptohet që këtorroba që përdoreshin nga meshkujt lab, ishin të zbukuruara në mënyra të ndryshme kyparaqiteshin ornamente e simbole të ndryshme. Por duhet thënë që zbukurimet ndryshonin përgrupmoshat. Secili brez kishte variantin e vet të veshjes. Kështu për shembull një burrë i shkuarnë moshë nuk mund të përdorte rroba të cilat kishin mbingarkesë në gjyrat, që u jepnin sidomosjelekve dhe xhamadanve, ato duheshin të ishin më pak të ngarkuar dhe me ngjyra më të errëtapër të manifestuar kështu seriozitetin e burrit lab.213 Ndërsa krejt e kundërta ndodhte me moshate reja dhe sodomos me djemtë e rinjë të cilit ishin edhe beqar. Përgjithësishtë në rrobat e tyreviheshin re zbukurime të shumta dhe me ngjyra të ndezura që duhej të tregonin optimizmin emoshës dhe furinë shpërthyese të kësaj kategorie shoqërore.214

206 Po aty, fq. 507.207 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 120.208 Gjergji, Andromaqi, “Klasifikimi i veshjeve popullore”, Etnografia shqiptare, nr. IX, 1980, fq. 18.209 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 22.210 Gjergji, Andromaqi, vepër e cituar, fq. 19.211 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 230.212 Gjergji, Andromaqi, vepër e cituar, fq. 28.213 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 116.214 Po aty, fq. 18.

Page 48: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

48

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Zakonisht veshjet e burrave të Labërisë, nuk kanë ndonjë ndyshim të madh nga veshja eburrave të krahinave të tjera fqinje.215 Ndërsa krejt ndryshe ndodh me veshjet e grave. Ato kanëndryshime thelbësore nga veshjet që përdorin gratë e krahinave, të tjera të vendit tonë.

Në veshjet e gruas, dallojmë këto elemente kryesore: Shamija, çitjanet, , xhamadani, jeleku,shpinorja fustani etj. Veshjet e grave në Labëri, janë më të larmishme se të burrave. Ato përgjithësishtjanë më të mbingarkuar me zbukurime dhe ornamente të tjera. Nga mënyra e veshjes që mbantenjë femër e kishje fare të qartë, se me ç’lloj femre kishe të bëje, me një nuse, një vejushe, me njëvirgjëresh apo me një meso grua.216

Pavarësishtë këtyre duhet thënë se krahina e Labërisë, duke patur një shtrirje të gjerëgjeografike, ka edhe mjaftë ndryshime. Duke përshkruar këtë krahinë, do të gjesh ndryshime nëveshjen e burrave dhe të grave. Kjo ndoshta nuk ka të bëjë vetëm me largësinë e madhe tëfshatrave nga njëri-tjetri, por edhe nga ndikimi fetar. Dihet që tashmë krahina e Labërisë, besonedhe tek islamizmi ashtu edhe tek krishtërimi. Kuptohet që përhapja e islamizmit në krahinë,solli edhe ndryshime në mënyrën e veshjes, pavarsishtë se këto ndryshime nuk ishin të përmasavetë tilla që të ndryshonin mënyrën e vjetër dhe tradicionale të këtyre veshjeve.

Për të përgatitur këto lloj veshje, si lëndë e parë përdorej kryesisht lleshi i deleve por edhei dhive në disa raste, por përveç leshit, si lëndë e parë për prodhimin e fijeve përdoreshin edheliri e gjineshtra,217 që në gjuhën tradicionale labe njihet me emrin xana.

Përveç veshjes banorët e labërisë, kanë përdorur edhe objekte të tjera zbukuruese objektekëto që shërbenin jo vetëm si objekte zbukurimi, por edhe që përfaqësonin një simbolikë tëveçantë.

Nga objektet zbukuruese, mund të përmendim vëthët, byzylykët, varëset e llojeve tëndryshme, unazat etj. Këto lloj zbukurimesh, zakonisht mbaheshin vetëm nga gratë dhe mëvonë ato filluan që të përdoreshin nga burrat. Tradicionalisht burrat, mbanin objekte të tjerazbukurimi, ku mundë të përmendim, zbukurimet që ata u bënin armëve të tyre si pisqollat, llojete ndryshme të thikave, ku zbukuroheshin në mënyrë të veçantë bishti i tyre dhe kllëfi, zbukurimii opingave që bëheshin prej llëkurve të bagëtitve që zakonisht në krye zbukuroheshin me nganjë xhufkë në majë.

Objektet e tjera të zbukurimit dhe të stolive në familjet labe, i hasim gjithandej nëpërbanesa. Kështu një vëmëndje të veçantë i kushtohej zbukurimit dhe stolisjeve të tavaneve tështëpisë, që zakonishtë bëheshin prej druri të gdhendur. Pikërishtë në gdhendjet që u bëheshinkëtyre tavaneve, gjejmë mjaftë motive të shumëllojshme, që në faktë tregojnë një nga drejtimete pasurisë shpirtërore të këtyre banorëve. Më të stolisura në këtë aspektë paraqitej dhoma emiqve ose e quajtur ndryshe oda e miqëve.

Po kështu, gdhendeshin edhe pajisje të tjera shtëpiake që ishin të ndërtuara prej druri.Kështu në mënyrë të veçantë ishte e zbukuruar edhe djepi, lugët, sergjenët etj. Pikërishtë këtozbukurime që u bëheshin këtyre objekteve kompensonin pak a shumë atë inventar të varfër tëkëtyre familjeve me mobilje.

215 Llakaj, Llakaj, vepër e cituar, fq. 31.216 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 17.217 Dojaka, Abaz, “Punimi i gjineshtrës për shtroje e veshje në Velçë (Vlorë)”, Etnografia shqiptare, nr. IX , 1980, fq. 248.

Page 49: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

49

1.2. Kultura shoqërore

a) Martesa

Vazhdimësia e jetesës së njeriut si qënie shoqërore, është e lidhur me disa dukuri që janëthemelore në jetën individuale por edhe më gjerë, kryesisht në aspektin shoqëror dhe social.Këto dukuri janë lindja, martesa dhe ripërtëritja e gjeneratës.

Kuptohet që martesa është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e njeriut. Sepse nëtë vërtetë ajo është baza e krijimit të familjes. Prandaj martesa para se të lidhej duhej që mepatjetër të studjohej mirë nga të dy palët.218 Me qëllim që kjo martesë të përballonte elementinkohë dhe të ishte sa më e qëndrueshme. Por që të ishte e tillë ajo duhej që të mbështetej nëparime e motive të forta. Sa më të forta të ishin këto parime e motive aq më të shëndosha do tëishin edhe marëdhëniet midis burrit dhe gruas. Por sikurse dihet marëdhëniet e jetës shoqërorenuk pasqyrohen menjëherë tek martesa. Ashtu sikurse edhe ndryshimet familjare pasqyrohennë shoqëri pas një periudhe relativisht të gjatë kohore.

Në krahinën e Labërisë, martesa deri në gjysmën e parë të shekullit të XX, ka ruajturkarakterin e lidhjeve të vjetra të saj. Martesa sipas këtyre lidhjeve është një marrëveshje që bëjnëdy familje ose të dy prindrit përkatës midis tyre, (pra babai i djalit dhe babai i vajzës), duke mospyetur fare dy të ineresuarit kryesor, pra djalin dhe vajzën që do të lidheshin në martesë.

Për realitetin lab, martesat nuk ishin gjë tjetër veçse marrëveshje interesi midis dy familjeve.Qëllimi primar i kësaj martese ishte që të forcoheshin pozitat e këtyre dy familjeve në shoqëridhe të ndikonin në fuqizimin e pasurisë dhe përmisimin e pozitës së tyre shoqërore në fshatë,por edhe më gjerë.219 Pra me pak fjalë, rolin vendimtarë në lidhjen e miqësisë nuk e luanteinteresat dhe ndjenjat e të rinjëve por intersat e familjes, të shtëpisë, e të fisit.

Padyshim që ky pushtet absolut i prindrëve mbi fëmijët, duhej të kërkohej në radhë të parëtek pozita ekonomike që zinin fëmijët në familje, por edhe tek mentaliteti patriakal i kohës.220

Djali në shtëpi nuk kishte një pasuri të vetën, sepse ajo ishte përqëndruar në dorën e zotit tështëpisë. Në këto kushte këta fëmijë ishin të detyruar që të punonin në pronën e përbashkëtfamiljare. Duke punuar në këtë pronë djali, nuk kishte asnjë lloj të ardhure që të përballontemartesën e vet. Martesa në vetevete mbarte shumë shpenzime si përgatitja e pajës, harxhimetpër dasmën, dhe mbi të gjitha hapjen e shtëpisë së re, dhe për fillimin e jetës bashkëshortore.

Por në një pozitë më të nënshtruar ka qënë vajza, e cila në të shumtën e rasteve nuk pyetejfare për këtë problem. Biles vendimi që ishte marrë për fejesën e saj nuk denjohej që të jepej ngai zoti i shtëpisë, por ajo njoftohej zakonishtë nga e ëma ose nga ndonjë grua tjetër e afërt efisit.221 Në kushtet e ekzistencës së moralit feudo-patriakal, vajzës as që i shkonte ndërmend semund të plotësoheshin ëndërrat e saj të vajzërisë për bashkëshortin e ardhshëm.

Po kështu ndodhte dhe me aristokracinë dhe banorët e qytetit të kësaj krahine, ata zakonishtëi lidhnin martesat brenda kastës apo sërës së tyre shoqërore. Krushqia e përshtatshme në këtëpjesë të popullsisë së qyteteve nuk varej nga dëshirat e të rinjëve por nga interesat ekonomike tëfamiljes. Por megjithatë në qytet, ndryshe nga fshati merrej formalisht edhe miratimi i të rinjëve

Sipas zakonit me zgjedhjen e nuses, merrej i zoti i shtëpisë, i cili për këtë problem ishte idetyruar që të këshillohej me të gjithë burrat por edhe me njërzit më të afërt të fisit të tij.Natyrishtë që ky pushtet i zotit të shtëpisë, nuk ishte i njëjtë në të gjithë krahinën. Atje ku

218 Dojaka, Abaz, “Cermoniali i dasmës shqiptare”, Etnografia shqiptare, nr. IX, 1980, fq. 116.219 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 276.220 Dojak, Abaz, vepër e cituar, fq. 117.221 Elezi, Ismet, “Kanuni i Labërisë”, Tiranë, TOENA, 2006, fq. 105.

Page 50: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

50

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

ndikmi i të drejtës zakonore ishte i fortë edhe pushteti i tij ishte edhe më i madh. Kështu nëzonat fashatare të krahinës, ku banorët ishin të lirë, dhe nuk kishin vartësi ekonomike ngadikush tjetër, ishin autonom brenda ekonomisë së vet dhe të mbyllur natyrore, kuptohet qëautoriteti i të zotit të shtëpisë, ishte gati i plotëfuqishëm dhe fjala e tij jo vetëm që nuk mund tëshkelej, por fjalët dhe dëshirat e tij ishin një ligj i detyrueshëm për tu zbatuar nga të tërë anëtarëte tjerë të familjes.222

Përgjithësisht i zoti i shtëpisë, për përzgjedhjen e nuses nisej kryesisht nga parimi qëminimalisht nusja të ishte e sferës së tij pra nënëkupto i shtresës së tij shoqërore, kurse në rastinmë të mirë ajo të vinte nga një derë më e mirë.223 Fjala “më e mirë” ka kuptimin që ajo të ishte nganjë familje më e fuqishme se e tij, pra që do të thoshte që të kishte më shumë pasuri por edhe tëpërmisonte më tej pozitën e vet shoqërore. Por nga ana tjetër edhe babai i vajzës, kishte tënjëjtat kërkesa për familjen e djalit. Martesat jashtë llojit në këtë periudhë cilësoheshin si tëpapërshtatshme dhe janë praktikuar në raste shumë të rralla.224

Për kërkimin e dorës së vajzës, nuk shkonte direkt babai i djalit, por caktohej një person itretë. Ky person përzgjidhej në mënyrë të tillë që ai të kishte një lidhje midis të dy familjeve. Nërastë se nuk gjendej një person i tillë, atëhere për të kryer këtë detyrë caktohej një person tjetër,i cili mendohej se kishte jo vetëm miqësi me familjen e vajzës por që edhe i shkonte fjala tekbabai i saj. Ky person njihet me emrin shkues ose lajmës.225 Shkuesi ose lajmësi, duhet që tanjihte shumë mirë traditën e kërkimit të nuses me qëllim që të mos shkelte parimet e së drejtëszakonore. Po kështu ai duhet të gëzonte edhe cilësi të tjera. Duhej që të ishte një njeri i pjekur izgjuar, por edhe autoritar.

Sipas së drejtës zakonore labe, rolin e shkuesit mund ta luante shumë mirë edhe daja idjalit.226

Puna e shkuesit quhej e përfunduar, atëhere kur babai i vajzës, jepte pëlqimin e vet përlidhjen me krushqit e rinj. Kjo punë e tillë nuk mund të ngelej pa u shpërblyer. Atij në mënyrësimbolike i bliheshin një palë opinga dhe kur mundësitë ekonomike ishin më të mira atij ibliheshin edhe këpucë “allafrënga”. Ky shpërblim simbolik, simbolizonte vajtjet e ardhjet e shpeshtatë tij, sa tek familja e vajzës dhe tek familja e djalit.227 Që do të thoshte se ai ishte munduar aqshumë për të lidhur këtë miqësi, sa që i ishin grisur një palë këpucë. Prandaj dëmi i tij duhejshpërblyer. Sipas sharteve të Idris Sullit, këto këpucë kishte për detyrë ti blente vetë dhëndrrime kursimet e veta personale.228

Në disa raste shkuesit shpërbleheshin edhe me të holla. Me kalimin e kohës shkuesit filluanqë ta shpërfillnin pozitën e tyre sipas së drejtës zakonore. Ata të joshur nga paratë, filluan që tëlidhnin martesa të pastudjuar mirë të cilat sillnin jo pak probleme në fuksionimin e familjeve qëlindnin nga këto lloj bashkimesh, prandaj ata filluan që të bëheshin objekt tallje ngabashkëfshatarët e tyre dhe me kalimin e kohës u kërkua nga vetë banorët që shkesët të mospaguheshin më me të holla.229

Mbas përfundimit të detyrës së shkesit apo lajmësit, të dy palët e prindrëve, si të djalit ashtuedhe ata të vajzës lidhnin një marëveshje mes tyre, që quhej zënia ose dhënia e fjalës, për lidhjen emartesës së ardhshme. Kuptohet që kjo lloj marëveshje bëhej më ndërmjetës që mundë të ishte

222 Po aty, fq. 136.223 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 276.224 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 118.225 Dojaka, Abaz, vepër e cituar, fq. 123.226 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 97.227 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 289.228 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 97.229 Gazeta “Labëria”, nr. 30 (214), 2009.

Page 51: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

51

shkuesi ose daja i djalit. Zënia ose dhënia e fjalës, nuk ishte fejesa për këta të dy të rinj. Medhënie të fjalës në faktë bëheshin disa hesape e llogari për pajën që do të sillte vajza në shtëpinee burrit, si dhe ç’farë do të merrte përsipër familja e djalit. Mbas kësaj lidhej fejesa. Fillimishtshkonin përfaqësuesit e familjes së djalit tek familja e vajzës. Zakonisht sipas një marëveshjeparaprake duhej që të shkonin nga shtatë deri në njëmbëdhjetë persona të cilët quheshin krushq.Numri i krushqëve mud të ishtë shtatë, nëntë, ose njëmbëdhjetë. Pra numri i tyre sipas zakonitdhe traditës, duhej që të ishte gjithmonë tek.

Krushqit, në emër të familjes së djalit shkonin për vizitë në familjen e vajzës një ditë tështunë. Grupin e krushqëve zakonishtë e drejtonte dajua i djalit, i cili kishte për detyrë që tëdrejtonte të gjithë cermoninë e fejesës, tek familja e vajzës. Dhe fjala e tij është e detyrueshmepër tu zbatuar nga të gjithë ata që e shoqëronin. Gjatë kësaj cermonie dajua i vendoste nuses sëre unazën në gishtë, më mbrapa këtë veprim e kryente vetë dhëndrri. Ky ritë quhet në Labëri, sidhënia e nishaneve. Dhe që nga ky moment kjo vajzë quhej e zënë, pra e fejuar apo e vluar.

Mbas një jave, kjo cermoni përseritet në familjen e djalit. Ku edhe në këtë rast numri ikrushqëve duhet të jetë tek dhe të drejtuar nga dajua, në këtë rastë i vajzës. Zakonisht numri ikrushqëve që vinin tek familja e vajzës duhej që të ishin dy më shumë se krushqit, që kishinardhur nga ana e djalit. Në të dyja cermonitë e fejesës binte në sy mungesa e vajzës dhe e djalit.

Mbas këtyre riteve që përbënin fejesën, kalohej në një fazë të re drejt procesit të martesës.Kjo fazë, ishte prerja e ditës së dasmës. Për të ndarë datën230 (caktuar) midis tyre mund të merrejnjë person i tretë, zakonisht lajmësi ose dajua i djalit. Por shpesh here këtë detyrë mund tazgjidhnin fare thjeshtë edhe vetë prindërit e vajzës dhe djalit.

Prerja e ditës së dasmës, ishte një cermoni më vehte. Në qoftëse, se të dy palët binin dakordpër ditën e dasmës, atëhere me këtë rast shtrohej një gosti.

Sipas traditës labe, në përcaktimin e datës së martesës, merreshin në konsideratë disa faktorë.Ku në radhë të parë merrej parasysh faktori ekonomik. Që do të thotë se merrej parasysh se kurishin në gjendje të dyja familjet, që të përballonin shpenzimet e dasmës. Dhe mbi të gjitha duhejqë kjo dasëm, sipas traditës të bëhej mundësishtë në vjeshtë.

Vjeshta shikohej si mundësia më e mirë për ti përballuar të gjitha harxhet e dasmës, sepsenë këtë periudhë janë grumbulluar të gjitha prodhimet bujqësore e blegtorale. Ishte vjelë rrushie ishte bërë raki. Por, nga ana tjetër, kjo ishte edhe koha më e përshtatshme për tu mbledhurmiqësia. Sepse mbas kësaj periudhe labërit, fillonin shtegëtimin e tyre dimëror me bagëtitë dhektheheshin në vendlindjen e tyre vetëm në pranverën e ardhshme. Në raste emergjence martesatmund të bëheshin edhe në periudha të tjera të vitit si me rastin e krishtëlindjeve, Vitin e Ri, poredhe në pranverë, kur këta blegtorë ktheheshin nga vërria (pra nga shtegëtimi ose kullotatdimërore).

Sipas riteve e zakoneve të Labërisë, nuk lejoheshin që dasmat të bëheshin vetëm gjatëdhjetëditëshit të parë të muajit gusht. Sepse sipas bestynisë, marrja e nuseve në këtë muaj sjellfatkeqësi të madha, për ata që lidhin martesën në këtë periudhë.

Dasma, ishte një ngjarje tepër e shënuar jo vetëm për çiftin por për të gjithë familjen dhemë gjerë. Përgatitjet për dasmën fillonin qysh në momentin që ishte caktuar dita e dasmës.Duke grumbulluar nga pak e për ç’do ditë të gjitha mjetet e duhura për të përballuar këtë ditë tëshënuar.

230 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 108.

Page 52: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

52

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Dasma fillonte të hënën dhe përfundonte po të hënën, pra ajo zgjaste fiks një javë. Duke uzgjatur për një periudhë të gjatë kuptohet që edhe shpenzimet ishin shumë të mëdha. Ç’do ditëe javës kishte cermonite e saj. Plaku 84 vjeçarë nga fshati Rexhin, M. XH., i kujton edhe sotë ekësaj dite cermonitë dhe ritet kryesore që kryheshin gjatë kësaj jave, Simbas kujtimeve të tij poredhe të moshuarve të tjerë të krahinës përgjithësisht ritet kryesore, sipas ditëve ishin këto:

Dita e parë: pra ditën e hënë, mblidheshin të gjitha gratë e farefisit, ose edhe të gjithë mëhallësdhe në mënyrë të organizuar bënin drutë që do të përdoreshin për përgatitjen e gatimeve tëshumta. Këto gra viheshin në autokollonë njërë pas tjetrës duke mbajtur në krye flamurinkombëtar. Mbasi ktheheshin nga drutë e zonja e shtëpisë shtronte një drekë të thjeshtë për to.231

Në ditën e dytë: pra të martën, përsëri rolin kryesor e kanë gratë, të cilat fillojnë të merrninmasat për zbukurimin e ambieteve të shtëpisë dhe për ta bërë atë gati, për të pritur mysafirët eshumtë. Ndërsa i zoti i shtëpisë merrte masat e duhura organizative. Në këto masa ishte ndarjae detyrave për secilin pjestarë të familjes dhe të afërmëve të tjerë, për të përballuar cermonitë edsamës. Në këto detyra ishte përcaktimi i kryeysmeçiut, caktimin e personave që do të merreshinme therjen dhe pjekjen e mishrave, bënte hesapet se sa mishra do të thereshin, dhe përcaktontesasinë e ushqimeve të tjera që do të përdoreshin dhe konsumoheshin, si dhe caktonte hysmeçinjtëdhe hysmeçeshat që do të shërbenin përkatësisht në sofrat e burrave dhe të grave, në ditën kulmantetë dasmës. Po kështu ai hartonte listën e personave që do të ftoheshin për në dasmë dhepërcaktonte ata që do të përcillnin këto ftesa në emër të tij.

Në ditën e tretë: pra ditën e mërkurë, cermonitë sa vinin dhe bëheshin më të dendura. Nëradhë të parë personat e caktuar për të përcjellë ftesat, shkonin pranë shtëpive të të fuarve që nëkëtë ditë, dhe trasmentonin vullnetin e të zotit të shtëpisë për ta nderuar në këtë cermoni. Prasikurse shikohet kjo ftesë bëhej tre-deri në katër ditë, para dasmës me qëllim që ata të merrninmasat për tu përgatitur për atë natë. Po kështu duke filluar që nga kjo ditë, vijnë për vizitëmysafirët e parë të cilët zakonishtë janë larg, por që njëkohësisht janë edhe njërëz shumë të afërttë familjes. Po në këtë ditë në mbrëmje, mblidheshin të gjithë antarët e familjes e të farefisit dhetë gjithë mëhallës, dhe i zoti i shtëpisë hapte zyrtarisht cermenoninë e dasmës. Në rastet kurfshati ishte i vogël ç’do familje dërgonte nga një përfaqësues për këtë natë. Fillimishtë këtamysafirë mbasi qeraseshin, jepnin njëkohësishtë edhe dhuratat e tyre për këtë dasmë. Dhuratatnga farefisi dhe mëhalla jepeshin që këtë natë, me qëllim që ti vinin ne ndihmë edhe të zotit tështëpisë. Zakonisht njërzit më të afërt si dhurata, sillnin nga një dash, kurse të tjerët sipasmundësive nga një dele, kec, qingj, por edhe dhurata të tjera simbilike. Mbas kësaj, i zoti ishtëpisë mbasi falenderon këta mysafirë ja merr këngës. Kjo natë quhet edhe hapja e këngës.Gjithë nata kalohet duke kënduar dhe hedhur valle. I zoti i shtëpisë ndërkohë gjen momentindhe cakton detyrat e radhës për vazhdimin e dasmës në ditët pasardhëse. Një nga detyrat kryesoreështë caktimi i përsonave që do të çojnë pajën e nuses tek shtëpia e krushqeve. Me këto ritembyllet edhe dita e tretë e dasmës.

Dita e katërt: pra dita e ënjte, mes këngëve dhe valleve nisen personat, që do të çojnë pajëne nuses, tek krushqit. Në këta persona duhet që domosdoshmërishtë të ishte njëri prej dajove,zakonishtë dajua i vogël. Në rastë të mungesës së tij caktohej një person tjetër i afërt. Këtanjërëz që shkonin tek familja e vajzës, mbasi prezantonin dhuratat që kishte përgatitur familja edjalit për pjestarët më të afërt të familjes së vajzës, merreshin dhe me përcaktimin e hollësiravetë tjera për ditën e dasmës. Një nga këto hollësi ishte përcaktimi i numrit të krushqëve, që do të

231 Pothuajse të gjithë të moshuarit në labëri na japin të njëjtën tabllo të dasmës labe, në të gjitha ditët e dasmës kryheshin tënjëjtat cermoni e rite, gjë që flet se dasma labe ka kudo të njëjtën ecuri pavarësisht të ndonjë dallimi të vogël që përmendimin tonë nuk prishin aspak rregullsinë e përgjitshme të kësaj cermonie.

Page 53: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

53

vinin ditën e djelë për të marrë nusen si dhe orën e saktë se kur ata duhej të paraqiteshin për tëmarrë nusen. Ndërkohë që përsëri në mbrëmje vazhdojnë pa ndërprerje kënga, vallja dhe darkapër të ftuarit e largët.

Dita e pestë: të premten, cermonitë vazhdojnë me ritme akoma edhe më të larta kënga, valljadhe hareja arrijnë pikën e tyre kulmore, ndërkohë që shtëpia dyndet nga miqtë e shumtë. Ndërkohëqë gratë e farefisit, fillojnë të përgatisin gjellët karakteristike për ditën e dasmës siç qene holljadhe përgatitja e petëvë të bureqeve, lakrorëve, petanikëve dhe përgatitjen e bakllavasë dhe tërevanisë. Po kështu ata që janë të caktuar për mishrat, fillojnë therjen dhe pjekjen e tyre, për tëpritur miqte që vijnë ditën e premte dhe të shtunë. Kulmin e saj në këtë ditë festa, e arrin përsërinë mbrëmje ku vazhdon, kënga e vallja.

Në ditën e gjashtë: pra të shtunën, cermonitë duken se marrin një kuptim më të thellë, si përtë paraljmëruar se të nesërmen do të ndodh ajo që ata mezi e kanë pritur, pra darka kryesore.Gjatë gjithë kësaj dite vazhdojnë vizitat e shumta të farefisit dhe urimet që jepeshin për çiftin eri. Po në këtë ditë fillonte të përgatitej edhe dhëndrri. Ku ai lahej, qethej, rruhej dhe vishterrobat e dhëndërrisë, të përgatituara enkas për këtë ditë qysh më parë. Në mbrëmje mblidheshinnjërzit më të afërt të familjes dhe miqtë e largët, për të cilët i zoti shtronte një darkë, gjatë kësajdarke këndohej dhe pihej verë e raki. Ndërkohë që këtë cermoni i zoti i shtëpisë e shfrytëzontepër të njoftuar ata që do të shkonin për të marrë nusen, pra krushqit. Në radhët e këtyre krushqëveme doemos duhej që të ishte dajua më i mirë dhe më i pjekur, sepse ai do të drejtonte të gjithëkrushqit dhe nuk duhej që ti turpëronte në sytë e miqëve të rinj. Po kështu ai do të shoqërohejedhe nga persona të tjerë që caktoheshin si krushq. Të cilët edhe këta përzgjidheshin, me qëllimqë ata të ishin serioz dhe të njihnin mirë traditat dhe zakonet e vendit.

Dita e shtatë: të djelën është dita kulmore e dasmës. Gratë të cilat janë ngritur qysh herët,vazhdojnë gatimet e tyre, ndërsa ato më të afërtat e dhëndrrit, merren me stolisjen e tij, meqëllim që ai të dukej sa më bukur. Ndërkohë që i zoti i shtëpisë merr masat dhe përcjell krushqit.Derisa vjen nusja, në ambientet e shtëpisë ka një qetësi relative. Me ardhjen e nuses, të gjithëmiqtë e familjes dalin jashtë oborrit, dhe e presin atë mes haresë dhe gëzimit të paparë. Nëmomentin që nusja futet brenda anbienteve të shtëpisë së burrit, kryhen disa cermoni dhe ritëtë thjeshta. Në këtë moment për të pritur nusen mblidhen pothuajse të gjitha vajzat dhe gratë efshatit. Të cilat e presin atë me kënge e valle. Mbasi mbaronë kjo cermoni, nusja vendoset nëdhomën e grave dhe vazhdon nusërimin e saj. Për krushqit që kanë sjellë nusen shtrohet dreka.Ndërsa në mbrëmje mblidhen të gjithë të ftuarit. Për këta të ftuar, të cilët ishin të shumtështrohej një darkë madhështore. Kjo darkë simbolizonte edhe pikën kulmore të dasmës. Darkavazhdonte pothuajse gjatë gjithë natës me të ngrënë e të pira si dhe me kënge e valle. Ky ziafetmund të zgjaste gjer në orët e para të mëngjesit të ditës pasardhëse.232

Dita e tetë: të hënën, bëhet cermonia përmbyllse e dasmës. Njërzit mbasi janë shplodhurgjatë gjithë ditës në mbrëmje ata mblidhen përsëri, ku shtrohet një darkë tjetër që ështënjëkohësisht edhe prologu i dasmës. Në këtë darkë, miq janë të gjithë ata që kanë shërbyer gjatëgjithë ditëve të dasmës, pra ata që quhen ysmeçinjtë. Në këtë rastë ysmeçeshë për ta bëhet nusja e re.

Mbas cermonisë martesore, kishte dhe mjaft cermoni e rite të tjera, që kishin të bënin, menjohjet e domosdoshme të nuses me ambientin e ri familjar. Siç qenë vizitat e organizuara, teknjërzit e afërm të familjes dhe të farefisit. Në këto cermoni futeshin dhe gatimet që do të bënte

232 Nga kujtimet e më të moshuarve të krahinës, por edhe të banorëve të tjerë të krahinës, duhet thënë, se gjatë kësaj nate kamjaftë cermoni e rite të shumëllojshme, të cilat shpeshherë e bëjnë këtë ngjarje tepër të larmishme. Këtu ata përdorninmënyrën e ngritjes së dollisë, si dhe lojrat e shumta me karakter zbavitës, të cilat më të pranishme janë në dhomën egrave.

Page 54: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

54

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

kjo nuse, gatime të cilat në faktë ishin mjë lloj prove për mënyrën se ç’farë dinte të gatuante ajodhe sa e aftë ishte për të mbajtur familjen e re.

Të njëjta cermoni zhvilloheshin pak a shumë edhe në shtëpinë e vajzes.Pra këto ishin pak a shumë disa nga cermonitë që zhvilloheshin në dasmën labe, në krahinën

e Labërisë, duhet thënë se për popullsinë ortodokse, martesat bekoheshin ose lidhej martesa nëkishë, kurse për myslimanët nuk kishte ndonjë ritë të caktuar fetar. Në këtë rast dasma ectenatyrshëm, dhe kështu që ajo vetvetiu e kishte marrë bekimin fetar në rastë se kjo martes njihejdhe pranohej nga shoqëria.

b) Cermoni të tjera familjare

Në jetën e përditshme familjare të krahinës së Labërisë, ka edhe mjaftë cermoni të tjera qëlidhen jo vetëm me gëzimet, por edhe me ditët e shënuara apo festat fetare dhe kombëtare.Këto ditë të shënuara, janë pritur gjithnjë me gëzim të veçantë nga banorët e kësaj treve. Porcermoni të veçanta kryheshin edhe kur lindnin fëmijë, dhe në raste vdekje.

Nga festat fetare, për të cilat organizoheshin cermoni të shumta mund të përmendimkrishtlindjet dhe pashkët për ortodoksët, si dhe bajramin e madh dhe të vogël për myslimanët,po kështu festohet edhe dita e novruzit për bektashinjtë. Ndërkohë që në shumë raste bilesedhe sotë e kësaj dite vazhdojnë të festohen edhe disa festa të tjera me orgjinë pagane. Nga këtofesta me orgjinë pagane mund të përmendim: ditën e verës, Shën Gjergjin e cila si festë e kaorgjinën e vet nga koha pagane, nata e buzmit,233 Viti i Ri, si dhe disa cermoni e rite të tjera mekarakter mistik, të cilat janë trashëguar brez pas brezi qysh nga kohët më të lashta.

Për të gjitha këto lloj festash organizoheshin në mënyrë të organizuar ose edhe individualerite e cermoni të ndryshme. Nga këto cermoni mund të përmendim vezët e zjera me ngjyra përpashkët, vendosja e verojkave për ditën e verës si dhe ndezja e zjarreve jashtë shtëpisë për tësimbolizuar largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës,234 blerja apo qepja e rrobave të reja merastin e festave të bajramt dhe të krishtëlindjeve, therja e bagëtive si kurban për natën e buzmit,më qëllim që të merrnin dimrin me të mirë për të mos qenë shumë i ashpër.235 Por cermoni tëshumta banorët e labërisë, organizojnë edhe kur qethen bagëtia, kur pillnin ato,236 kur mblidheshintë lashtat, kur mbillej toka etj. Por nga cermonitë e shumta që organizoheshin në familjen labe,mund të përmendim ritet e lindjes dhe ato të vdekjes.

Cermonitë e lindjes, ishin të shumta dhe ato përcillnin mesazhe të ndryshme për përtëritjene jetës. Në qoftë se një grua nuk ngelej shtatëzanë ishte një fatkeqësi shumë e madhe për atëfamilje. Që ajo të ngelej shtatëzënë kryheshin disa cermoni e rite, siç qenë vizitat tek varret eshenjta, yshtja tek magjistaret, hoxha, prifti mypët etj.237 Këta të fundit mbasi i yshtnin u jepninkëshillat e rastit dhe u varnin nga një nuskë. Sipas traditës fajin për mos lindje të fëmijve e kishtegjithmonë gruaja dhe jo burri, pavarësishtë se steril mund të ishte ky i fundit.238 Kur gruaja e rengelet shtatëzënë, kjo gjë mbahet tepër sekret jo vetëm si gjë turpi, por mbi të gjitha për ti

233 Shahu, Ajet, vepër e cituar, fq. 90.234 Po aty, fq. 82.235 Po aty, fq. 89.236 H. M., nga fshati Zhulat tregon se kur qetheshin bagëtitë në fshatin tyre ky proces bëhej në mënyrë të organizuar, ku të

gjithë barinjtë mblidheshin të gjithë bashkë dhe mbasi përfundonin një kope të nesërmen shkonin tek stani komshi ekëshu më radhë. Për çdo ditë i zoti i stanit kishte për detyrë që t’u therte nga një kurban të ftuarve të vet.

237 V. B., nga fshati Lekdush sjell ndërmend një ngjarje jo shumë të largët, në kohën kur ishin shkatërruar kishat dhe xhamitë.Një nuse e re në fshat nuk lindte fëmijë, për këtë arsye një dervish e këshillon burrin që të shkonte natën dhe të shtrihejmbi varrin e një virgjëreshe. Mbas kësaj ai arriti të kishte fëmijë, por ky veprim u mor vesh dhe për këtë arsyje u demaskuapara fshatit.

238 Kasmi, K, “Besime të popullit në Labëri”, Tiranë, Dituria, nr. 8, 1938, fq. 307.

Page 55: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

55

shpëtuar syrit të keq, i cili mund të ndikonte në prishjen e shtatëzanisë, për këtë arsye ajo vishejme rroba të gjera që të mos dukej shtaëzania.239

Për gratë, shtatëzana, tregohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht nuk dilnin nga shtëpia,për tu ruajtur nga syri i keq dhe nuk u lejohej të bënin punë të rënda. Po kështu këtyre grave ujepej ç’do lloj ushqimi që ato kërkonin se në rast të kundërt kjo grua dështonte. Gjithashtu nëqoftë se kjo grua kërkonte diçka për të ngrënë dhe nuk i jepej, atij personi i lindte një kath në sy.Lindja, bëhej në kushtet e shtëpisë dhe pa asnjë përkujdesje mjeksore. Zakonishtë në këto rastepër ta ndihmuar lindjen thirrej një grua e kaluar në moshë dhe që kishte përvojë në këto llojpunësh. Dhe i gjithë përkujdesja për gruan lehon, vareshin nga këshillat që jepte kjo mamie nëqoftë se do quanim kështu. Kur fëmija i porsalindur ishte djalë, gëzimi në familje ishte shumë imadh. Biles për ti’a arritur këtij qëllimi që para se të lidhej martesa kërkohej një nuse e cila tëvinte nga një soj që bënin shumë djem. Prandaj në Labëri, thoshin se gruaja që lind shumë djemështë grua fisnike ose e sojme.240

Që gruaja të lindte pa vështirësi, praktikoheshin disa veprime. Për këtë gruaja futej në njëkazan me ujë të ngrohtë. Po kështu gruaja, që shkonte për të ndihmuar lindjen, duhej që tëkalonte nëpër rrugë të tilla që të mos e shikonte njeri sepse në rast të kundërt kjo ishte njëshenjë e keqe për lindjen.241 Njoftimin, (haberin) për lindjen e fëmijës e bënte zakonishtë njëgrua e afërt e fisit, dhe kur fëmija ishte djalë ajo shpërblehej për haberin e mirë edhe me lek. Nëkëtë rastë ata që merrnin njoftimin kapnin me dorë një copë hekur dhe në mungesë të tij njëgur. Kjo bëhej më qëllim që djali të behej i fortë si hekuri apo guri. Ndërsa kur gruaja lindtevajzë, entuziazmi nuk ishte shumë i madh në këtë rastë urohej me jetë të gjatë dhe shyqyr qëshpëtoj e madhja (gruaja).

Pas lindje së fëmijës, kryheshin një sërë ritesh e cermoni të tjera, të cilat synonin që tëruanin foshnjën nga syri i keq dhe nga shtrigat, si dhe për tu ruajtur qumshti i gjirit tek nënat ereja, sepse ajo ishte i vetmi burim ushqimi për fëmijën e porsalindur. Kur foshnja ishte djalë içonin tek dora një armë, me qëllim që ai kur të rritej të bëhej trim dhe luftëtar i zoti. Po kështunë dorën tjetër i vendosnin një kërrabë, me qëllim që ai të bëhej edhe një bari shumë i mirë.242

Gruaja e porsalindur për dyzet ditë me radhë ishte nën një përkujdesje të veçantë, sepsesipas bestynis, ajo brenda këtyre ditëve ishte me varr të hapur. Prandaj ajo edhe kur flinte natëndhoma e gjumit të saj ishte përherë e ndriçuar.243

Për vendosjen e emrit të fëmijës nuk kishte ngutje. Duhej që fëmija të dilte nga ditët e tija,që do të thoshte pasi të kishte mbushur dyzetë ditë atëhere, fillohej të mendohej për vendosjene emrit të tij. Zakonishtë për vendosjen e emrit kur ishte fëmija i parë, këtë emër kishte të drejtëta vendoste dajua i madh i fëmijës. Për vendosjen e emrit nuk merreshin fare në konsideratëdëshirat e prindërve. Me këtë rastë në familje organizohej një gosti e madhe.244

Një vend të rëndësishëm në traditën historiko-kulturore të Labërisë, kanë zënë edhecermonitë, ritet dhe mitet për të vdekurin, varret dhe jetën e përtejme. Në vështrimin sipërfaqësor,duket se ritet dhe përfytyrimet për vdekjen, kanë një lidhje organike me botën e të gjallëve dhekëto rite zënë një vend tepër të rëndësishëm në jetën shpirtërore të banorëve të Labërisë.245

239 Kasmi, K, vepër e cituar, fq. 307.240 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 111.241 Po aty.242 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 128.243 Shahu, Ajet, vepër e cituar, fq. 116.244 Lidhur me këtë problem H. K., nga fshati Salari tregon se pavarësisht se lindi tetë fëmijë, ai asnjërit prej tyre nuk arriti që

t’u vendoste emrin, sepse për këtë problem mendonin më të mëdhenjtë e fisit.245 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 129.

Page 56: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

56

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Cermoni të tilla janë ruajtur më një fanatizëm shumë të madh nga bashkësia fshatare e krahinës,deri në mesin e shekullit të XX.

Vdekja është ndërprerja e jetës, por ndërkohë ajo është edhe vazhdimi i jetës për pasardhsitdhe trashgimtarët. Sipas traditës vendase, thuhet se jeta e të gjallëve drejtohet prej të vdekurve,kjo gjithmonë në kuptimin e trashëgimit të riteve dokeve dhe zakoneve vendase, me qëllim qëato të mos ngelen pas dore dhe të mos harrohen, nga këta trashgimtarë.

Në të gjitha cermonitë dhe ritet, kërkohet që të theksohet ideja se vdekja është një humbjee madhe shoqërore, jo vetëm për familjen por edhe për të gjithë bashkësinë. Për fshatin dhebiles për të tërë krahinën. Në popull besohej se ç’do njeriu, që kur lindte i ishte përcaktuar edhedita e vdekjes, ditë kjo e cila caktohej nga një fuqi e mbinatyrshme dhe hyjnore, biles ështëpërcaktuar jo vetëm dita e vdekjes por edhe mënyra se si do të jetë kjo vdekje.246 Sipas bestynive,për njërzit që ishin në agoni dhe nuk e jepnin shpirtin, në qoftë se nuk kishin pranë të gjithë tëafërmit dhe sidomos njërzit më të dashur për të. Mbasi vdekja ka kryer punën e vet, mendohejse i vdekuri dëgjon dhe shikon gjithshka përrreth tij, ai shikon se kush qan, e hidhërohet, di dhendjen se kush vjen dhe kush nuk vjen për ngushllim etj.

Që i vdekuri, ndjen, dëgjon, hidhërohet dhe gëzohet, kjo paqyrohet në ligjërimet e grave, tëcilat në të vërtetë mes dhimbjes dhe lotëve ndërmjet të tjerave hyjnë në një dialog me viktimën.Po kështu gjatë një viti të zisë, gruaja që mbetet e ve, bën vizita të shpeshta tek varri i burrit të sajdhe gjatë vajtimeve, i kërkon atij herë pas here mendime për hallet dhe problemet e shtëpisë.Dhe sipas traditës i vdekuri i kthen përgjigje kësaj gruaje për këto halle natën, kur ajo është nëgjumë duke i dalë në ëndërr.247

Vdekja përjetohej në mënyrë të dhimbshme. Burrat në shenjë respekti dhe hidhërimi për tëvdekurin nuk rruheshin për dyzet ditë, por atyre nuk u lejohej që të qanin. Ndërsa tek gratë,dhimbja për vdekjen e të afërmit të tyre pritej me kuje, ulërima qarje dhe çjerrje të fytytrës. Kyzakon i fundit u kërkua me ngulm nga kuvendi i Kuçit që gratë në rastë vdekje të mos qanin mëme ulërima.248 Nga mommenti i vdekjes, kufoma, mbahet për 24 orë rresht në shtëpi, dhe ibëhen nderimet dhe respektet e fundit. Menjëherë mbasi ai ka dhënë shpirt, nuk hapet lajmi pomerren disa masa paraprake siç është larja e të vdekurit, më qëllim që në botën tjetër ai të jetë ilarë nga mëkatet, në rastë të kundërt atij i mbylleshin portat për në parajsë,249 apo për në xhenetpër myslimanët, po kështu rregullohej edhe shtëpia për të pritur ngushëllimet. Mbas kësaj përhapejlajmi tek miqtë farefisi dhe bashkëfshatarët. I vdekuri vendosej në dhomën e grave, dhe në rastse i vdekuri ishte i ri, e qanin gjithë natën, ndërsa kur ai ishte i kaluar në moshë nuk qahej natënpor vetëm ditën, në disa fshatra të labërisë, në faktë për ç’do lloj vdekje nuk lejohej që të qahejnatën, përjashtim nga ky rregull bënin vetëm fshatrat e Kurveleshit të Sipërm. Për ditën evarrimit, merreshin një sërë masash për të organizuar cermoninë mortore. Gratë në përgjithësinuk lejoheshin që të shkonin në varrim. Në fund të cermonisë së varrimit për nder të të vdekuritshtrohej një drekë, që quhej dreka e dheut. Mbas cermonisë së varrimit në krye të shtatë ditëve,organizohesh një cermoni tjetër përkujtimore që quheshin të shtatat e të vdekurit, përsëri ngaky rregull janë të përjashtuar fshatrat e Kurvleshit, të cilët nuk organizojnë një cermoni të tillë.Gjatë vitit organizoheshin edhe të dyzetat, të gjashtëmuajit si dhe viti. Zia për të vdekurinzakonisht zgjaste një vit.

246 Tirta, M, vepër e cituar, fq. 323.247 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 113.248 Gazeta “Labëria”, nr. 30 (214), 2009.249 Çabej, Eqrem, “Zakone dhe doke të shqiptarëve”, Studime Historike, nr. V, 1963, fq. 202.

Page 57: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

57

Ritet dhe simbolika për vdekjen janë të shumta, dhe për studjuesit dhe udhëtarët e huajkëto rite janë quajtur si të çuditshme dhe me një orgjinë shumë të hershme e pagane.250 Biles ngaata është hedhur dhe ideja se shqiptarët janë homerikët e fundit të gadishullit të Ballkanit.251 Kjoide e tyre është hedhur duke u nisur pikërsishtë nga ritet dhe cemonitë e vdekjes.

c) Besimet dhe kultet popullore

Besimet dhe kultet popullore, kanë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e popullit tonë.Ata gjithmonë kanë qënë pjesë e pandarë e gjithë veprimtarisë së tyre të përdithsme. Vetë fjalamit, e ka prejardhjen nga grqishtja e vjetër mithos. Por edhe nga gjuha latine mithus. Që të dyja,kanë të njëjtin kuptimin në shqip dhe do të thotë tregim, fabul, rrëfenjë, përrallë ose legjend.252

Ndërsa për shkencën e Etnologjisë, ajo ka kuptimin e një tregimi a rrëfenje me orgjinë populloreqë në të vertetë gjen një lidhje midis të natyrshmes me të mbinatyrshmen, si në jetën shoqëroreashtu edhe për dukuritë natyrore. Shpeshherë forcat e mbinatyrshme ktheheshin në mite dheparaqiteshin në formë simbolike. Këto mite thelbin dhe orgjinën e tyre e kanë që nga lashtësiaprehistorike. Pra që do të thotë se ato janë dhe i përkasin shoqërisë primitive, ato kanë arritur derinë kohët e vona, duke u pasuruar dhe u veshur me elementë të rinj.253 Këta element të rinj janështuar duke pasquruar në to ndryshimet e thella shoqerore që kapën herë pas here këtë shoqëri.Por në to janë futur krahas elementeve orgjinale vendase edhe elemente të kulturave të huaja.

Në literaturën e sotme përdoret termi mitologji, që është një degë e shkencës së etnologjisëe cila merret me studimin e miteve. Por krahas kësaj përdoret edhe termi besim e religjon.254

Elementet e mitologjisë e të besimeve popullore, e kanë orgjinën e tyre në një moment tëcaktuar të evolimit të bashkësisë primitive. Ato bashkë me disa rite dhe doke e rite që lidheshinme to, kanë qënë dhe kanë ekzistuar për mijëra vjet në kujtesën e popullit tonë, duke u trashëguarbrez pas brezi. Ato kanë qënë pjesë e pandarë e mënyrës së jetesës së tij. Por njëkohësishtë gjatërrjedhave të historisë, ato kanë evoluar duke ju përshtatur shkallës së zhvillimit të shoqërisë. Nëfaktë përmbajtja e këtyre miteve dhe besimeve popullore, mbartin një botë kuptimore të thjeshtë,për të kuptuar botën që atë e rrethonte. Kuptohet që gjithshka që ata nuk kuptonin, apo që nukkishin kuptim për inelegjencën e tyre ata e vishnin dhe e shpjegonin sipas mënyrës së vetë, dukeu futur atyre elementë tillë të paqënë të cilat e kthenin fenomenin apo dukurin në një mit.(Memushaj, Rami).

Në faktë bresimet dhe mitologjitë, janë një formë e caktuar e ndërgjegjjes shoqërore. Ato nëthelbin e vet kanë të bëjnë me bindjen se ekzistonin disa forca të mbinatyrshme. Këto forca tëmbinatyrshme dhe të pashpjegueshme për ta, i vishnin me mjaft mister. Këto forca të mbinatyrshmepër ta shpeshherë zemeroheshin me veprimet e njerzëve dhe reagonin shumë ashpër duke indëshkuar. Kështu që këto forca, sipas tyre drejtonin të gjithë aktivitetin e njeriut. Dhe që jeta enjerzëve të ishte e sigurtë dhe këto forca të mos acaroheshin, duheshin që të merreshin me të mirëdhe u duheshin bërë nderime me anë të therjeve si kurban, apo deri edhe tek flijimet. Por herë pashere atyre u duheshin bërë edhe dhurata të ndryshme. (Memushaj, Rami)

Në besimin fetar të paganizmit, që beson tek ekzistenca e të mbinatyrshmes ajo shfaqet nëkatër përbërs themelor të tij. Së pari në besimin se ekziston një fuqi e mbinatyrshme me natyrëhyjnore, që përfytyrohej si një forcë e tillë e fuqishme por edhe e përkryer.

250 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 114.251 Po aty.252 Po aty, fq. 150.253 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 398.254 Po aty.

Page 58: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

58

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Përbërsi tjetër i saj janë ritet, pra veprimet rituale që kryheshin për ta respektuar këtë tëmbinatyrshme. Fjala ritë dhe ritual përdoret përdoret me kuptime të ndryshme. Ritë është njëveprim cermonial me natyrë besimi.255

Elementi i tretë i saj, është besimi i plotë tek kjo fuqi e mbinatyrshme me natyrë hyjnore. Atatë cilët nuk besonin plotësisht tek kjo e mbinatyrshme sipas tyre ato do të ishin viktima tëradhës së kësaj fuqie misterioze.

Përbërsi i katërt i saj, janë blatimet apo dhuratat e flijimet që bëhen për këto fuqi. Qëllimi ikëtyre dhuratave ishte që këto fuqi ti merrnin me të mirë dhe tu kërkonin falje për gabimet etyre. Në kujtesën e popullit tonë, janë ruajtur mjaft rite, cermoni e rituale. Këto rite e kanëzanafillën e tyre që nga koha e paganizmit. Disa nga këto rite janë: ritet për Ditën e Verës, përditën e Shën Gjergjit, ritet për rritjen e prodhimit të bulmetit, për rritjen e prodhimit të kulturavebujqësore, ritet për të respektuar e nderuar veglate punës, ritet për ripërtëritjen e jetës dhe tënatyrës etj. Këto rite zakonisht organizoheshin në mënyrë individuale në kushtet e shtëpisë apodhe në kushtet e stanit.

Ritet kanë natyrë simbolike, por shpesh herë në popull ato e kanë humbur gradualisht këtëkuptim simbolik për ditët e sotme. Kështu për shembull kur krushqit shkojnë për të marrënusen nuk kalojnë nga e njëjta rrugë dhe për ditët e sotme kjo bëhet për mbarësi. Por në tëvertete orgjina e këtij veprimi ka të bëjë me rite e praktika të lashta të grabitjes së nuses.

Në mite, shpesh herë nëpërmjet bëmave të heronjve, në ndeshjet e tyre me fuqitë embinatyrshme që mbartin idenë e së keqes ata shpesh her dalin fitues. Në mitologjinë e popullittonë, shpesh herë është folur dhe vazhdon të flitet për dy forca të mbinatyrshme të cilat janë nëluftë të përhershme me njëra- tjetrën. Këto dy fuqi të mbinatyrshme janë dragoi dhe kuçedra.256

E para është mbrojtëse e së mirës dhe dyta është mbrojtje dhe mëshirimi i së keqes.Në thelbin e tyre mitet, kanë një natyrë etiologjike që tregojnë për orgjinën e dukurive të

ndryshme natyrore, për prejardhjen e njërzve, heronjeve të tyre kulturor dhe të gjthshkaja tjetërqë jeton në tokë dhe nëtokë.257 Kështu për shembull, sipas të dhënave të dokumentuara greke,thuhej se ilirët, të parin e tyre kishin gjarpërin dhe se fiset që e përbënin atë ishin bijtë dhe bijate tij. Pra në këtë rastë ne kemi të bëjmë tek besimi te një kafshë pra tek një totem. Po kështubesohet edhe në mitin që dikur sorkadhja në vendin tonë ka qënë njeri dhe më pas u shëndërruanë sorkadhe. Dhe në besimet popullore thuhet se sorkadhja qan si njëri dhe ajo i falet diellitashtu sikurse të parët tanë.

Përgjithësishtë mitet dhe ritet janë me orgjinë toteme ose animizmi. I pari beson tek ekzistencae një kafshe të shenjtë e cila duhet që të respektohet si e tillë. Dhe i dyti bazohet tek fakti qëshpirti është i ndarë nga trupi. Sipas tij ç’do gjë që ka një trup por edhe një shpirt, i cili kur vjenmomenti ndahet prej tij. Ky është një element përbërs shumë i rëndësishëm si për fetë politeisteashtu edhe për fetë monoteiste.

Në Epir, gjenden një pjesë shumë e rëndësishme e mitlogjisë së lashtë ilire, dhe që quhetcikli mitologjik epirjot. Por në fakt Epiri, është edhe vendi ku vendosen edhe një pjesë erëndësishme e ngjarjeve në mitologjinë greke. Perënditë dhe heronjtë mitologjik grek, dhe sidomosheronjtë homerik të Iliadës dhe dhe të Odisesë, vërtiten lirshëm mëpër të gjithë territorin eEpirit, dhe në mënyrë të veçante në territorin e Kaonisë.258 Pikërishtë në teritorin e Kaonisë,disa prej këtyre heronjve vdesin dhe ju japin emrin vendit apo qyeteteve të këtij fisi Ilir.

255 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 397.256 Po aty, fq. 451.257 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 153.258 Po aty, fq. 167.

Page 59: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

59

Në epokën e politeizmit, kaonët, ashtu sikurse të gjithë fiset e tjera ilire, kishin perënditë etyre si dhe vendet e kultit, ku u bëheshin nderimet dhe flijimet këtyre perëndive. Nga perënditëqë respektonin më shumë banorët e kaonisë, mund të përmendim Zeusin kaon. Ata besonin seZeusi, qëndronte në malet Akrokeraune, dhe prej andej lëshonte shigjetat e tij të zjarrta. SipasEqrem Çabejt, keraunos për grekët e vjetër do të thoshte perëndi e bubullimës dhe e vetëtimës,kështu pra që kuptimi i fjalës akrokeraunë është, kryezot ose kryeperëndi. Kësaj përëndie apokryeperëndie, kaonët, i bënin nderime dhe flijime të shumta në një nga majat e maleve tëVetëtimës. Duke u nisur nga të dhënat e deri tanishme mendohet se kjo majë mund të ketë qënëmaja e Bogonicës,259 maje kjo e cila gjendet ne jug të masivit malor të Çikës. Natyrishtë që në atokohëra kjo majë mund të ketë pasur një emër tjetër i cili në ditët e sotme nuk është indentifikuarende me saktësi. Këtë emër ajo e ka marrë nga sllavët e ardhur në vendin tonë që në shqip merrkuptimin zot, domethënë mali i zotit. Ky emër mendohet se është quajtur kështu, duke u bazuartek tradita vendase. Kjo majë ka një pamje të sheshtë dhe atje njërzit mund të ngjiteshin ngadisa drejtime. Dhe mbi të gjitha kjo majë është e vetmja në malet Akrokeraune, që të lejon njëgjë të tillë, sepse majat e tjera të këtij masivi, janë tepër të thepisur dhe shumë të vështirë për tungjitur. Kështu që ata nuk mund të bëheshin objekt i pelegrinazheve të shpeshta për të nderuarkëtë perëndi. Po kështu nga maja e Bogonicës, mund të sodisësh një pjesë shumë të madhe tëkrahinës së Labërisë260.

Që nga kohët më të hershme të paganizmit nga popullsia e Labërise, janë trashëguar njësërë elemente nderimi për natyrën. Të tilla nderime ata bënin për diellin, hënën, tokën, zjarrinetj. Mendohet se dielli ka qënë objekt nderimi dhe kulti për këta banorë dhe prej këtej ajo uhuazua edhe nga grekët e vjetër. Sipas një të dhënë që e gjejmë në historikun e fshatit Zhulat,thuhet se Papa Zhuli që njihet edhe si hartuesi i parë i kanunit të Labërisë, u ngjit në majën e njëmali të lartë për tu këshilluar me Diellin, për problemin se a duhej të lejoheshin të huajt për tëkaluar nëpër krahinën e Labërisë. Ai qëndroi atje tre ditë pa ngrënë dhe pa pirë, derisa në kryetë ditës së tretë u gjynjëzua përpara diellit që ishte duke lindur dhe tha “O diell që ndriçon tëgjithë botën, ndriçomë edhe mua që të gjej udhën e mbarë”, dhe sipas legjendës përgjigjja ediellit erdhi në formën e një jehonë që i tha. “Mos e prek ariun që të pret udhën”. (Memushaj, Rami)

Ndërkohë që në vargmalin më të lartë të krahinës, në atë të Gribës, mund të gjesh mjaftmaja të shenjta që nga banorët vendas vazhdojnë të respektohen ende, siç janë maja e Kurorës,maja, Tartarit, maja e Bozhikut, Gryka e Shkallës, mali i Trushnicës etj. Në këto maje maleshbanorët e Kurveleshit, të Mesaplikut dhe të Kudhës-Gërhotit, ngjiteshin ç’do 15 gusht për tërespektuar dhe nderuar Diellin.

Banorët e Labërisë, kultin e Diellit e kishin një nga kultet kryesore të besimit të tij. Edhesotë e kësaj dite, betohen për këtë kult duke përdorur disa shprehje standarte si përshembull,“për atë diell që vete lodhur”, ose thjeshtë për “atë diell”, apo dhe mallkimet e bëra që lidheshinme kultin e diellit që thuhej “mos pafsh diell me sy”.

Betimet që përdoren edhe sotë e kësaj dite në Labëri, janë pothuajse të gjitha me orgjinëpagane. Betime të tilla mund të përmendi disa siç janë: “më zëntë buka sytë”, “për atë hënë”,“për këtë dhe”, “më vraftë zoti”, “për këtë gur” etj. Këto betime pagane përsos të tjeravetrgojnë atë lidhje të kahershme të etnosit të pollusisë pellazge me ilirët si dhe të etnogjenezës sëpopullit shqiptar.261

259 Po aty.260 K. XH., 77 vjeç, tregon se në malin e Bogonicës, çdo 25 gusht organizoheshin peligrinazhe nga banorët përrreth. Aty

shkonin në majë të malit dhe gjithësecili therte nga një kurban, zakonishtë një qengj, duke u kthyer gjithmonë me fytyrënga lindja e diellit. Ky kurban duhej që të therej herët në mëngjez, atëhere kur sapo kishin lindur rrezet e para të diellit.

261 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 169.

Page 60: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

60

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në krahinën e Labërisë, një nderim i veçantë i kushtohej edhe kultit të zjarrit. Kult ky i cilisimbolizonte vetë jetën dhe kuptimin për të. Nga banorët vendas kanë arritur deri më ditët esotme edhe betimet që bëheshin për zjarrin, si “për këtë zjarr në vatër”, ose “për këtë zjarr nëvatër e mu shoftë”. Këto lloj betimesh, nuk janë gjë tjetër veçse një formë e adhurimit të tyrepër zjarrin. Në faktë kulti i zjarrit, kishte lidhje me kultin e Diellit. Të vjetrit mendojnë se zjarriështë një vepër e Diellit, i cili ja dhuroi njërzve për tu shërbyer atyre. Kështu vatra e zjarrit dikurndizej në mes shtëpisë, sepse ende nuk njihej teknika e ndërtimit të oxhakut. Vatra e zjarritkishte formën e rrumbullakët, duke simbolizuar kështu vetë Diellin. Nderimi për zjarrin shprehejedhe në forma të ndryshme të të shprehurit lab, si “ zjarr i shuar”, që përdorej në ato raste kurtë gjithë meshkujt e një familje vdisnin të tërë dhe nuk linin trashëgimtar. Por përdorej edhe njëshprehje tjetër që thoshte “e shoi atë zjarr’’. Kjo shprehje përdorej në ato raste kur nusja që futejnë atë familje nuk lindte djem. (Memushaj, Rami)

Po kështu një vend të rëndësishëm në kultet që adhuronin labërit, ishte edhe nderimi përHënën. Me këtë trup qiellor, janë lidhur disa legjenda dhe rite të ndryshme. Sipas një legjende qëqarkullon në të gjithë labërinë thuhet, se Dielli dhe Hëna, dikur kanë qënë dy diej dhe që që tëdy ndriçonin tokën, por njëri këtë punë e bënte ditën dhe tjetri e bënte natën. Sipas legjendësHëna, dikur ndriçonte njësoj sa Dielli, por një ditë këta të dy u zunë me njëri-tjetrin, dhe Dielliduke qënë më i madh dhe më i fuqishëm së Hëna e qëlloi atë më një pëllëmb aq të fortë sa që iplasi njërin sy.262 Dhe kështu që atëhere Hëna, filloi që ta ndrioçnte më dobët tokën sepse fuqitëe saj u dobësuan.263

Në raste kur ndodhte eklipsi i Hënës thuhej që kuçedra ose qetë e tërbuar nuk e lininHënën që të dërgontë dritën e saj mbi tokë. Përgjithësishtë kur ndodhte eklipsi i Hënës, banorëtvendas shpreheshin se kjo ishte një shënjë paralamëruese se do të ndodhte diçka e rëndë dheshumë e keqe. Më së shumti mendohej se kur ndodhte ky eklips do të kishte patjetër një luftë tëgjatë dhe të tmerrshme. (Memushaj, Rami)

Po me kultin e Hënës, lidhen edhe disa besime të tjera që kishin të bënin me punërat endryshme të bujqësisë dhe të blegtorisë. Kështu për shembul kur Hëna, ishte e re nuk duhej tëmbilleshin pemët, sepse ato nuk zinin por edhe në qoftë se ato do të zinin ato nuk rriteshin dhenuk mbajnë fruta. Po kështu pemët nuk duhet të krasiteshin kur hëna ishte e re sepse asaj ithaheshin degët. Prandaj duhet që këto veprime duhej të bëheshin kur Hëna fillonte të hahej.264

Po kështu gratë, kur ishte Hëna e plotë, nuk duhej që të lanin kokën sepse u binte floku.Gjithashtu ato në këtë kohë nuk duhej që të lanin as rrobat e trupit sepse në rastë të kundërt atodo të griseshin shpejt.

Kulti tjetër që respektohej në Labëri ishte edhe ai i gjarpërit. Për shqiptarët, pra edhe përlabërit, gjarpëri, konsiderohej si fati i shtëpisë, që e mbronte atë nga ç’do lloj fatkeqësie. Kur nëoborrin e shtëpisë, shfaqej gjarpëri, atëhere thuhej se kjo shtëpi ishte me fat dhe gjarpëri quhejvitore dhe ndikonte në mbrojtjen e fëmijëve nga fatkeqësit. Në krahinë e Labërisë, tregohet njëlegjendë, sipas së cilës njëherë e një kohe një gjarpër jetonte në një familje. Ai nderohej dherespektohej nga familjarët. Mirëpo një ditë atij humbasin të vegjlitë e vetë dhe mendon se atamund ti kishin vrarë të zotët e shtëpisë. Për këtë ai vendos të hakmerret duke u helmuar fëmijët,

262 Kjo legjendë vazhdon të tregohet ende edhe sot e kësaj dite, si një rrëfenjë e bukur apo edhe si përrallë që gjyshrit utregojnë nipave dhe mbesasve të tyre. Në fakt kjo ndodhi tregohet kryesisht në fshatrat e Kurveleshit, ndërsa në pjesët etjera të labërisë kjo rrëfenjë pothuajse nuk njihet. Ndoshta me kalimin e kohës ajo është lënë në haresë.

263 Ky mit, tregohet pothuajse në të gjitha fshatrat e Kurveleshit të sipërm dhe atij të Poshtëm dhe natyrishtë që në çdo fshatëkjo rrëfenjë merr edhe nuanca të ndryshme, por që në thelb ajo është e njëjta gjë dhe përcjell të njëjtin mesazh.

264 Sipas kujtimeve të Q. B., 76 vjeç, këto lloj bestynish vazhdojnë ende të ruhen dhe të respektohen sot e kësaj dite nga tëgjithë të vjetrit në fshatrat e lumit të Vlorës.

Page 61: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

61

dhe para se të vinte vakti i ngrënies, ai hodhi helmin në kusinë e qumështit që do hanin fëmijët.Në momentin që ata do të hanin qumshtin e helmatisur, gjarpëri i gjen këlyshët e vetë dhe nëmënyrë të shpejtë ai shkon dhe derdh kusinë e qumështit që ishte varur tek oxhaku.265

Në krahinën e Labërisë, përveç këtyre kulteve respektoheshin edhe disa kulte të tjera siçqenë, kultet e mrizve dhe kultet e burimeve. Edhe këto kulte, janë kulte me orgjinë të lashtëpagane. Përgjithësishtë vendet ku pushonin udhëtarët dhe vendet ku mërzenin bagëtia, sipërshembull qafat e maleve, udhëkryqet, burimet, quheshin vende të shenjta dhe të bekuara ngaperënditë. Në këto vende të shenjta, zakonisht blegtorët por edhe bujqit thernin kurbane mëqëllim që të binte shi, si dhe të shpëtonin bagëtitë nga sëmundjet e ndryshme. Nga këto vendetë shenjta mund të përmendim, Grykën e Shkallës, Qafën e Dërrasës, Qafën e Kudhësit etj. Mekëto kulte lidheshin edhe kultet për rrugët dhe bimët që rriteshin në këto vende të shenjta. Këtadrurë, sipas besimeve të këtyre banorëve duhej që të mos priteshin dhe te ruheshin me njëkujdes të veçantë. Por më shumë nga këto kulte respektoheshin burimet. Kështu duke u shërbyernevojave të përditshme për të shuar etjen e njerzve dhe të bagëtive të tyre, ato respektoheshinme një fanatizëm të rrallë. Në fshatin Dhëmblan, kujtojnë se dikur nusja e re, ardhur në stanine bariut në mal, shkon dhe lanë tek burimi, pronë e përbashkët, të përbrendshmet e deles sëporsatherur. Ky veprim u quajt si një përdhosje që ju bë këtij burimi dhe ujit të tij prandaj, i zotii stanit u dënua me pesë deshë që duhej që t’ia paguante pleqësisë së fshatit. Desh këta të cilëtduhej tu jepeshin barinjëve të tjerë që pinin ujë tek ky burim.266

Duke qenë një vend tipik malor me male të larta, hone të thella, pyje të mëdha, me lumenjëe prrenjë të rrëmbyer Labëria, ka qënë një truall mjaft i përshtatshëm për përhapjen e legjendavedhe miteve të shumëllojta, përralla e gojëdhëna për figura mitologjike. Në realitetin lab, këtofigura mitologjike ndaheshin në të mira dhe në të këqija. Në figurat mitologjike që përfaqësonintë mirën mund të përmendim, divin, dragoin, mëmën e vatrës, orët e bukura të dheut etj. Kursetë keqen e preceptonin në formën e kuçedrës, hijeve, xhindeve, lubisë, lugatit, kukudhit, shejtanitetj. Në ç’do fshat të krahinës së Labërisë, për të gjitha këto qënie mitologjike tregohen përrallashumë të bukura dhe tërheqëse. Në të gjitha këto tregime, shtjellohet se si këto forca mitologjikepërleshen me njëra-tjetrën dhe që në fund, dalin fituese gjithmonë ato forca që persenifikojnë tëmirën. Përgjithësisht mendohej se këto forca apo fuqi të mbinatyrshme jetonin në maja malesh,në përrenj dhe hone të thella.

Mjaftë e përhapur qe besimi se ekzistonin xhindet, dhe për to thuhej që jo vetëm janë realepor ato shpesh herë merrnin formën e njeriut apo të bagëtive. Prandaj kur shikonin tek një njeritë sëmurë, thoshin se ata e kanë kapur xhindet ose e kanë zënë xhindet ose u bë me hije etj.

Po kështu besohej se përgjatë 40 ditëve, para se të shkohej në xhenet apo në xhenem,shpirti i njeriut bënte një udhëtim dhe kalonte nëpër të gjitha ato vende ku kishte qënë më parëi vdekuri. Sipas kësaj bestynie, thuhej që ata njërëz që nuk kishin qënë të mirë ktheheshin nëlugat dhe trembinin njërzit. Për ta larguar lugatin, varrin e të vdekurit e spërkatnin me vajguridhe i vinin zjarrin.267

Një tjetër legjendë mjaft e bukur dhe domethënësë është legjenda për Qyqen dhe Kalin eQyqes. Në faktë kjo nuk është tipike vetëm për krahinën e Labërisë, por është mbarë shqiptare.

265 Kjo legjendë kujtohet nga M. M., nga fshati Turan i Tepelenës.266 Ky episod tregohet nga i moshuari S. S., 79 vjeç nga fshati Dhëmblan i Tepelenës. Ky episod bën fjalë për ndotjen e

burimit të Lugjit, i cili gjendet në malin e Këndrevicës në një lartës prej rreth 2000 metrash mbi niveli i detit dhe është ivetmi burim për të gjithë blegtorët e kësaj zone.

267 Një ngjarje të tillë e kujton G. J., nga fshati Bënçë, pasi, sipas tij para çlirimit nga mesi i natës u doli një zjarr nga varri i njëfshatari tonë që nuk kishte shumë kohë që ishte varrosur. Të nesërmen varri i tij u dogj në prani të dervishit të Teqesë sëTuranit.

Page 62: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

62

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Megjithatë duhet thënë se në këtë krahinë, ajo ka veçorinë e saj që e bënë atë mjaftë tërheqëse.“Sipas kësaj legjende qyqja, kishte dy vëllezër, që të dy vëllezrit e saj qenë barinjë me dhenë

në mal. Një ditë ata po qethnin bagëtitë e tyre, dhe në një moment ishin duke u shplodhur nënnjë hije, kur papritur dëgjojnë blegërimin e një dashi. Qurku, njëri prej vëllezërve duke menduarse ai ishte dashi i tyre që ishte shkëputur nga tufa, dërgon vëllain tjetër i cili quhej Kuk, që tëshkojë për ta marrë. Kuku, kërkon gjithandej për ta gjetur dashin mirëpo kjo ishte e pamundur,dhe kthehet në stan duke i thënë të vëllait se nuk e gjeti dotë. Por pikërisht në atë çastë dashiblegërinë përsëri. Në këtë rastë Qurku, e shau rëndë të vëllain dhe që të dy grinden me njëri-tjetrin. Në gjaknxehtësi e sipër, Qurku vret të vëllain, Kukun. Mbas kësaj, ai niset vetë për tagjetur dashin por edhe ai nuk e gjeti dotë. I trishtuar kthehet në stanin e vet dhe në zemërim esipër vret veten. Kjo ngjarje përhapet me shpejtësi tek barinjtë që ishin fqinjë me stanin e dyvëllezrëve, të cilët vijnë dhe i varrosin të dy kufomat në fshehtësi, se mos vrasjen e tyre juafaturojnë atyre. Kështu që në fshatë nuk u mor vesh seç kishte ngjarë me të dy vëllezrit.

Në këtë kohë Qyqja, motra e vetme e tyre, fillon të bëhet merak për vëllezrit e vet të cilëtnuk po shkonin në shtëpi. Prandaj ajo ngjitet vetë në mal dhe kur ju u afrua stanit filloi tëthërriste në emër Kukun, që e donte më shumë se vëllain tjetër. Kur futet brenda në stan, pa qëaty ishte vetëm leshi i bagëtive i mbledhur grumbull por vëllezrit nuk po dukeshin askund.Duke kontrualluar rreth stanit ajo gjen një gjurmë gjaku, dhe kujton atë si gjak deleje. Por mëtutje ajo pa qentë e stanit që kishin ngordhur kurse të gjitha delet ishin kthyer në zogj. Të gjithakëto për të ishin shenja të këqija. Prandaj ajo nisi që qaje me të madhe për këto fatkeqësi. Ngahidhërimi ajo merr leshin e bagëtive dhe e hedh në një vijë uji që kalonte aty afër. Që atëhere ajou kthye në një nuse të bukur që ne shohim nëpër ujëra. Dhe ndërkohë me duart e ngritura lartnga qielli ajo ju lut zotit që ta kthente në një zog me flatra për të kërkuar Kukun e Qurkun. Dhezoti që në atë moment ja plotësoi dëshirën, duke shëndërruar atë në një qyqe dhe e veshi meroba të hirta, për shkak se rrobat e bardha që ajo kishte veshur në atë çastë, nga lotët e shumtëqë kishte derdhur qenë kthyer në këtë ngjyrë. Qysh prej asaj kohe, ajo vazhdon të bredhëmajave e pyjeve, duke kërkuar vëllezrit e saj. Në kërkimin e saj, ajo thërret emrin e Kukut dheQurkut, që tashmë shqiptoheshin prej saj Kuku-Qurku. Ndërkohë kalin e stanit, zoti ja ktheunë një shpend më të madh se veten e saj dhe e veshi me rroba të zeza. Ky shpend e mbanteqyqen në krahë, sa herë që ajo lodhej. Sipas kësaj legjende fatkeqësinë këtyre vëllezrëve, jua solishejtani,268 i cili ushëndërrua në dash për ti mashtruar ata”.269

Në krahinën e Labërisë, dhe sidomos në zonën e Kurveleshit, më qyqen janë të lidhura njësërë besimesh dhe mallkimesh. Kështu po ta pyesësh me disa vargje që i këndohen asaj nëformën e një kënge, ajo mund të të thotë se sa vjeç do të jetosh. Po kështu nënat, i ngrininfëmijët e tyre qysh më parë se të këndonte qyqja, sepse vetëm kështu ata do të beheshin punëtorëdhe do të kishin një vit të mbarë. Kurse zonjat e stanit, kur dëgjonin këngën e qyqes, merrnintre gurë dhe i varnin përreth dybekut, sepse ky veprim magjik ndikonte në rritjen e prodhimit tëgjalpit që do të merrnin nga ky dybek.

Në disa zona të tjera të krahinës, kur dëgjojnë që qyqja këndonte në pullazin e shtëpisë,besonin se së shpejti do të kishin një fatkeqësi të madhe në shtëpi, duke parandjerë një vdekje.

Në krahinën e Labërisë, besohej se kishte edhe shumë gojëdhëna të tjera lidhur me kafshëtë tjera. Kështu besohej se kur qëni i shtëpisë ulërinte dhe lehte në mënyrë të veçante thuhej se

268 Kjo legjendë tregohet në shumë fshatra të Labërisë. Në Kurvelesh ajo na vjen në të njëjtin version që përshkruam mësipër, ndërsa në mjaft fshatra të tjerë të krahinës dhe sidomos në Lopës ajo tregohet në një variant tjetër, më të zbutur kuvëllezërit nuk vdesin me përjashtim të motrës që kthehet në qyqe.

269 Memushaj, Rami, “Historia e Kurveleshit”, Tiranë, TOENA, 2004, fq. 113.

Page 63: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

63

kjo gjë ishte një shenjë e keqe dhe ishte një shënjë paralajmëruese për vdekjen e të zotit tështëpisë. Prandaj për tu parandalur kjo gjë, ky qen duhej të vritej.270

Në krahinën e Labërisë, ka edhe mjaftë gojëdhëna të tjera për kafshë të tjera, si për ariun,korbin, bufin, kukumjçkën, cilicokën, laraskën, lepurin nuselalën. Për këto kafshë janë thururmjaft legjenda, tregime dhe përralla mjaft të bukura, që mund të jenë një objekt stidimi i veçantëpër vlerat etnologjike që ato paraqesin. Por nga ana tjetër në gojëdhënat e labërisë, mund tëgjesh edhe mjaft rrëfenja të bukura që lidhen edhe me kafshët shtëpiake si dhe me sende të tjeratë jetës së përditshme.

d) Folklori

Ndërmjet të tjerave krahina e Labërisë, na përaqitet po aq interesante edhe nga aspekte tëtjera të jetesës së saj, dhe sidomos të pasurive të tij shpirtërore. Një nga elementët më tërëndësishëm të kulturës së saj shpirtërore, mund të përmendim këngën labe. Kënga labe,përmendet për veçorite saj, tepër orgjinale dhe tepër të bukura. Çuditërisht në krahinën e labërisë,është ruajtur dhe transmetura brez pas brezi një lloj të të kënduarit tepër orgjinal. Kjo mënyrë etë kënduarit quhet labçe dhe këndohet vetëm në këtë krahinë.271 Kjo këngë sipas studiuesve tëfolklorit, thuhet se lëvrohet vetëm këtu dhe në asnjë vend tjetër të botës. Pikërishtë për këtëarsye sotë kënga labe, është shpallur me të drejtë si një trashgmi e kulturës botërore dhe ruhet sinjë monument i veçantë nga UNESCO.

Në fakt kënga labe, këndohet edhe në zona të tjera që janë jashtë kufinjëve etnologjik tëkrahinës. Por kënga e vërtetë labe, me të gjitha veçoritë, karaktetristikat, dhe koloritin e sajkëndohet kryesisht në krahinën e Labërisë.272 Por veçanrishtë tepër orgjinale dhe pothuajse epaprekur nga ndikimet e tjera të të kënduarit, kënga labe, ka ngelur në zonën e Kurveleshit.Sepse pikërishtë këtu ajo gjeti kushte më të përshtatshme për të vegjetuar në mënyrë të pavarurdhe duke u trshëguar në mënyrë krejt të natyrshme nga njëri, brez në tjetrin. Por në të vërtetë nëtë gjithë hapësirën gjeografike të labërisë këndohet vetëm kjo lloj kënge. Kënga labe, vërtetë qëështë karakteristike për këtë krahinë, por kjo nuk do të thotë se ajo është një këngë e cilakëndohet thjeshtë me një stil. Përkundrazi ajo nga mënyrë e interpretimit dhe stilit muzikorështë mjaftë e shumëllojshme dhe me një kolorit të pasur.273 Ajo nuk është e njejtë për të gjithëLabërinë. Kështu qoftë edhe një dëgjues i thjeshtë i kësaj kënge, mund të dalloj mjaftë qartë seky variant kënge këndohet në këtë, apo atë fshat.

Brenda stilit muzikor të këngës labe, dallohen mjaftë qartë nuancimet sipas afërsisëgjeografike të fshatrave, kështu dallohet mjaftë qartë kënga, që këndohet nga Kurveleshasit,nga kënga që këndohet në zonën e Bregut, në fshatarat e Gjirokastrës, atë të Tepelenës, lumit tëVlorës, kënga e Smokthinës, Dukatit etj.274 Por natyrishtë këto nuancime janë akoma dhe më tëimta, ku mund të dallosh një stil të vecantë të të mënyrës së të kenduarit të këngës labe.Përgjithësishtë ç’do fshat ka stilin e tij të të kënduarit.

Nga strukturat më të hershme të këngës labe, mund të përmendim monofoninë labe. Monofiaështë një lloj këngë që këndohet vetëm nga një këngëtar. Në disa fshatra këto lloj këngësh i

270 Edhe në ditët e sotme vazhdohet që të besohet në këtë lloj bestynie, prandaj ulërima apo kuisja e qenit menjëherë i vë nëlëvizje të zotët e shtëpisë për t’i paraprirë së keqes.

271 Shituni, Spiro, vepër e cituar, fq. 10.272 Po aty.273 Po aty, fq. 11.274 Dalipi, Haxhi, “Monofonia labe, gjurmë e një kulture të lashtë të muzikës popullore vokale”, Konfrenca Shkencore “Vlora

në rrjedhën e kohës”, Tiranë, 2001, fq. 353.

Page 64: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

64

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

quajnë nanuritje ose logatje, por kur kënga këndohet prej burrave ajo quhet borrohitje.275 Kjomënyrë të të kënduari, në faktë është një lloj të shprehuri për vuajtjet apo dertet e shumtafamiljare apo shoqërore, të cilat në faktë këto lloj këngësh mund të futen tek këngët e vajit. Kjokëngë, ka tekst të shkurtër prej 4-6, vargje dhe këndohen larg njërzve, kur këngëtari ndodhetmbas bagëtive apo është për të kryer punë të ndryshme larg shtëpisë dhe gjendet i vetmuar nëpyll apo kudo gjetkë. Kjo këngë këndohet për të lehtësuar shpirtin nga vuajtjet dhe stërmundimete mëdha.

Gjithësesi mendohet se kjo lloj kënge njëzërshe, lidhet ngushtë më natyrën e kësaj treve,natyrë kjo e cila na paraqitet tepër madhështore me gryka e hone të thella, maja të thepisura, mestane të shumta, ku dëgjohen pareshtur zilet dhe këmborët e bagëtive, blegërimat si dhe zhurmate ndryshme të natyrës. Të gjitha këta elementë të natyrës populli me shumë intuitë i ka përfshirënë këto këngë, duke u shtuar këtyre elementeve natyrore edhe elementet e jetës së përditshme,si bëmat e heronjëve, hallet dhe dertet e tyre.

Një tjetër formë e të shprehurit nëpërmjet këngës, është edhe vallja e rëndë e burrave.Vallja e kënduar e burrave, cilësohet si një degëzim i valles epiriote, që mendohet se zanafillën evet e ka tek Mollosët, dhe më pas u huazua edhe nga Kaonët.276 Kjo valle e cila është e ndërtuarnë masën metrike me dy rrokje të shkurtëra, quhej nga autorët greke dhe ata romakë jambimollos.277 Kjo valle me këtë strukturë dy rrokëshe dallonte shumë nga kërcimi i fqinjëve epiriotë.Pasi vallja pirirke, ndryshonte sepse ajo ishte sa e shpejtë edhe e shtruar, por edhe e rëndë. Valljapirirke, në faktë është e njohur gjithandej në të gjithë gadishullin e Ballkanit. Por në të vërtetë nëformën e valles së kënduar, ajo është ruajtur vetëm në krahinën e Labërisë. Vallja e kënduar eburrave të Labërisë, kërcehet në një mënyrë tepër orgjinale. Burrat lidhen me njëri-tjetrin meduart në supe. I pari valles jo vetëm që e drejton atë, por ja merr njëkohësishtë edhe këngës,kurse i dyti i valles, ja kthen dhe të tjerët mbajnë iso. Kjo valle me fjalë mund të pëshkruhet nëkëtë mënyrë. Kur këmba e djathtë mbështetet rëndë mbi tokë, dora e majtë zgjatet poshtë derimbi kofshë, dhe duket sikur do të ngulet fort si një shtizë, ndërkohë dora e majtë ngre bërrylinlart përpara, sikur kërkon të mbrohet nga dikush. Në qoftë se do ti bënim një analizë hollësishmekësaj vlleje, do të vemë re se është po ai kërcim i fuqishëm i valltarit të parë në lashtësi, hedhjepërpjetë, një hovje triumfuese, mbasi ka shkelmuar me forcë tokën. Është po ajo lëvizje e dorëssë djathtë, me vrull sikur me shtizën e mbajtur në atë dorë ai ka dhënë një goditje vdekjeprurësearmikut të vetë, cili duket sikur gjendet poshtë këmbëve të tij. . Mjafton të mbështetemi në këtody të dhëna për të dalë në konkluzionin se vallja pirrike, është trashëguar dhe e ruajtur pandryshuar vetëm në krahinën e Labërisë, por edhe në atë të Çamërisë.

Në krahinënë e Labërisë, kënga polifonike ka edhe struktura të tjera ku mund të përmendimkëngën e kënduar nga tre veta. Më karakteristike kjo këngë është për zonën e lumit të Vlorës,dhe sidomos në Dukat.

Struktura më e rëndësishme e kësaj kënge, është këngë e plotë ose kënga shumëzërshë, qënga studuiesit është quajtur kënga isoplifonike. Isoplifonia, këndohet nga shuma vetë dhe përbëhetnga shumë zëra. Zëri parë është marrësi, zëri i dytë është kthyesi, zëri i tretë është hedhësi dhezëri katërt është isoja, që mbahet nga disa persona. Kjo lloj kënge është e aplikuar pothuajse nëtë gjitha fshatrat e krahinës. Por nga stili i të kënduarit ajo ndryshon nga njëri fshatë në tjetrin.Më interesantja për mënyrën dhe stilit të të kënduarit është kënga himarjote.

275 Dalipi, Haxhi, vepër e cituar, fq. 353.276 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 115.277 Po aty.

Page 65: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

65

Kënga labe, në përgjithësi këndohet pa u shoqëruar nga asnjë vegël muzikore. Ky faktëtregon se kjo këngë e ka zanafillën e vet, shumë herët pikërishtë atëhere kur njeriu nuk ishteshkëputur ende mirë nga natyra dhe vazhdonte të imitonte atë. Kjo mënyrë e të kënduarit, ështëkarakteristikë për shoqërinë primitive dhe është trashëguar brez pas brezi duke arritur deri nëditët e sotme. Ajo jo vëtëm që ka arritur deri në ditët e sotme duke i rezistuar rrebesheve tëkohës, por këndohet më aq ëndje dhe dëshirë nga të gjithë labërit, nëpër festa e gëzime familjareapo festa kombëtare dhe lokale.

Në traditën popullore të krahinës së Labërisë, të vetmet vegla muzikore që njiheshin ishincyla dyjare dhe fyelli. Këto vegla të thjeshta dhe të ndërtuara prej druri dhe metali, ktheheshinnë vegla të mahnitshme në duart e artistëve popullor. Me këto vegla ata arrisnin që të krijoninmelodi shumë të bukura dhe motive gati të papërsëritshme. Zakonishtë këto vegla, përdoreshinmjaftë dendur nga barinjtë, që me meloditë që krijonin dhe zërat melodiozë të cylave dhe fyejvee mbushnin hapësirën si me cicërimat e zogjve në pranverë. Këta barinj, u binin këtyre veglavekur çonin bagëtinë për ujë, kur ato kullosnin apo ishin në mërzim.

Folklori lab, paraqitet si një folklor me vlera të mëdha artistike, të gjithë studiuesit janë tëmendimit se folklori në krahinën e Labërisë, është një vlerë dhe një pasuri shumë e madhekombëtare.

Page 66: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

66

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

KREU II

KANUNI I LABËRISË

2.1. Kanuni i Labërisë, orgjina dhe evulimi i tij historik

Gjatë rrjedhave të historisë, e deri në fund të luftë së parë Botërore, në të gjitha malësitëshqiptare por deri diku edhe në ultësirat e vendit tonë, ka vepruar një e drejtë dokësore, pra njëligj popullor.278 Ato ishin një kompleks ligjesh që ishin të detyrueshme për tu zbatuar nga tëgjithë antarët e bashkësisë, pavarsishtë nga pozita apo pozicioni shoqëror i ndivividit. Këto ligjenë traditën popullore shqiptare, njiheshin me emër Kanun. Kanunet ishin një lloj kushtetute epashkruar, të cilat ishin mbledhur dhe modifikuar nga persona real historik, por edhe nga personaapo figura mitologjike.

Pothuajse ç’do krahinë etnografike shqiptare, ka pasur variantin e kanunit të saj. Por deri nëditët tona kanë mbrritur ose kanë mundur të ruhen në kujtesen popullore, një numur i kufizuarkanunesh. Sot nga ana e studjuesve janë njohur këto kanune: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanunii Lekë Dukagjinit varianti i Pukës, Kanuni i Ballgjinit, Kanuni i Papa Zhullit, Kanuni i Lurës,Kanuni i Skënderbeut dhe Kanuni i Labërisë ose shartet e Idriz Sulit. Këto kanune, kanë vepruarnë territore të caktuara. Në të drejtën zakonore shqiptare dallojmë dy tipare themelore të saj. Epara, kjo normë zakonore dallohet për unitetin e saj,279 që do të thotë se kjo e drejtë është tipikeshqiptare dhe që i referohet, normave dhe traditave të hershme të shoqërisë shqiptare. Shumëautorë të huaj kanë shprehur mendimin se kjo e drejtë e ka orgjinën e saj nga koha e luftëtarëveme armë bronzi.280

Tipari dytë i kësaj të drejtë zakonore është diversiteti, që do të thotë se ajo është eshummëllojshme dhe se në të gjithë hapësirën që jetohej nga shqiptarët, ka pasur nga një tëdrejtë zakonore që pavarësishitë se është tipike autoktone dhe një vlerë shumë e madhe e pasurisëtij shpirtërore, ato kanë veçoritë e tyre specifike.281

Por nga ana tjetër këto kanune, mbështeten edhe në disa parime të përbashkëta, që janë,fjala e dhënë, nderi vetjak, besa dhe barazia e njërzve nga ana e gjakut para ligjeve të kanunit.

Një nga kanunet, më të rëndësishme që ka arritur deri më sot dhe që është kodifikuar dheanalizuar me hollësi nga Prof. dr. Ismet Elezi, është edhe kanuni i Labërisë, ose siç njihet nëpopull shartet e Idriz Sullit.

Sikurse dihet Labëria, është një bashkësi etnokulturore e formuar në një territor të vetinautokton. Labëria, përfaqëson një nga krahinat më të mëdha etnologjike të vendit tonë më njështrirje shumë të madhe gjeografike që fillon qysh nga gjiri i Vlorës në Veri, dhe përfundon mekufirin shtetëror me Greqinë në Jug. Brenda kësaj hapësire gjeografike gjenden më shumë se

278 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 373.279 Grup autorësh, “Çështje të historisë dhe të së drejtës”, Tiranë, 1998, fq. 43.280 Ulqini, Kahrema, “E drejta zakonore shqiptare, përballë së drejtës kanonike dhe sheriatit”, Etnografia shqiptare, nr. XVI,

1987, fq. 131.281 Çështje të historisë dhe të së drejtës, vepër e cituar, fq. 43.

Page 67: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

67

165 fshatra,282 dhe disa qendëra të rëndësishme urbane. Në të gjithë këtë territor të gjerë gjeografik,popullsia e saj përbërse ka disa tipare të përbashkta, siç janë dialekti pak a shumë i njëjtë gjuhësorsi dhe tradita e zakone kulturore të njëjta.

Përsa i përket zonës së veprimit të këtij kanuni, mund të themi se ai ka vepruar dhe ështënjohur si ligj nga fshatrat e rrethit të Vlorës, banorët e Bregut, pra Himara me fshatrat e saj, nëKurvelesh, në Rrëzom, në Kardhiq, në rrëzë të Tepelenës dhe kudo gjetkë ku jetonin labërit.283

Por në të vërtetë ky kanun, zbatohej edhe në kufinjtë jashtë krahinës së Labërisë, sidomos nëdisa zona që shtriheshin në të djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Vjosa. Gjithashtu ky kanun,zbatohej edhe pjesërishtë në disa qytete si në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Delvinë.

Në zona të veçanta, normat zakonore labe, janë njohur me emra të ndryshëm. Kështu nëÇamëri, ai njihej me emrin Adet, në disa zona të tjera e njihnin me emrin Kanuni i Adetit dhevetëm brenda kufinjëve etnografikë të Labërisë, ai njihej me emrin kanuni i Labërise ose kanunii Idriz Sullit.284 Normat e kanunit të Labërisë, zbatoheshin dhe respektoheshin njësoj si ngapopullsia myslimane ashtu edhe nga popullsia e krishter.

Në normat e kanunit të Labërisë, saksinohen në unitet etika dhe një sistem vlerash të lartamorale si dhe parimet themelore juridike, të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës,mikëpritjes, bujarisë dhe parimet e barazisë së njerzve. Pra sikurse duket në kanunin e Labërisë,janë të pasqyruar mjaft qartë të gjitha parimet ku është e mbështetur në tërësi e gjithë e drejtazakonore shqiptare. (Elezi, Ismet)

Për kanunin e Labërisë, thyhet se ai është i mbështetur në disa parime dhe norma juridiketë shoqërisë së vjetër greke, të ngjashme me parimet e fuksionimit të shoqrisë Homerike, qëjanë nxjerrë kryesisht nga veprat e Iliadës dhe Odiseut.285 Gjithashtu këto norma kanë ngjashmëriedhe me parimet e fuksionimit të shoqërisë greke post homerike. Këto përfundime janë nxjerrënga pjesa dërrmuese e udhëtarëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë gjatë gjysmës së dytë tëshekullit të XIX, dhe gjysmës së parë të shekullit të XX. Por në këto përfundime kanë arrituredhe studiues të kohëve moderrne siç është japonezi Kazuhiko Yamamato. Ky autor ka kryerstudime të hollësishme për të drejtën zakonore të vendit tonë duke e parë atë në një rrafshkrahasues, me të drejtën zakonore të fqinjve tanë dhe sidomos me normat dhe rregullat e sjelljessë shoqërisë së vjetër greke. Ai në punimin e vetë mbron tezën se edhe struktura etnike eshoqërisë homerike, është e mbështetur dhe e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku dhe hakmarrja,duket se këto parime i përkasin një shoqërie, që për etikë të veten kishte fuksionimin e njëshoqërie pa autoritet shtetëror, e përfaqësuar mjaftë mirë nga struktura etike e kanunit,286 prasikurse shikohet ky studues gjen mjaft pika të përbashkëta mes shoqërisë greke dhe asaj shqiptare.

Në faktë këto ngjasime janë të dukshme vetëm për kanunin e Labërisë. Sepse kjo krahinë,duke qënë shumë afër me Greqinë, natyrshëm që janë huazuar mjaft norma kulturore prej tyre,por nga ana tjetër edhe shoqëria greke, ka përqafuar mjaftë norma kulturore nga shoqëriashqiptare.

Nga ana tjetër këto konstatime, të këtyre autorëve kanë një rëndësi shumë të madhe historike.Nëpërmjet këtyre konstatimeve historianët shqiptarë, kanë mundur që të përforcojnë idenë etyre për lashtësinë dhe autoktoninë e popullsisë shqiptare. Në bazë të këtyre të dhënave dilet nëpërfundimin se popullsia shqiptare, ka një histori zhvillimi dhe qytetërimi po aq të lashtë saedhe ajo e grekve.

282 Hysenaj, Bardho, “Historia e Labërisë”, Tiranë, REDONA, 2011, fq. 238.283 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 14.284 “E drejta zakonore Shqiptare”, Tiranë, 1989, fq. 129.285 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 130.286 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 15.

Page 68: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

68

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në kanunin e Labërisë, gjejmë të pasqyruar mjaft qartë mençurine dhe filozofinë popullorepër tu vëtëudhëhequr me drejtësi dhe paanshmëri, duke qënë të gjithë të barabartë para normavedhe rregullave që janë të miratuara dhe të aprovuara po nga vetë ata. Këto norma dhe sjellje ishintë detyrueshme për tu zbatuar dhe ky fakt ishte ngulitur aq thellë në ndërgjegjen e tyre, sa ata nukmund ta imagjinonin do të që të thyheshin këto rregulla. Kanuni, zbatohej me një rigozitet shumëtë madh dhe me një fanatizëm të habitshëm. Kjo dukuri shpjegohet vetëm me faktin se ky kanun,nëpërmjet normave të veta juridike ishte shumë i drejtë. Dhe në shumë aspekte ligjet e të huajvedhe të pushtuesve të shumtë as që nuk mund ti afroheshin parimeve të kanunit.

Krijuesin e normave të kanunit të Labërisë, në fakt nuk duhet ta kërkojmë tek ndonjëperson të rëndësishëm refarmator, sikurse ka ndodhur në shoqërinë greke me reformat eDrakonit, Solonit, Klisthenit etj,287 por në rastin tonë krijues është vetë populli i kësaj krahine.288

Populli i krahinës së Labërisë, me mençurinë dhe zgjuarsinë e vet natyrore, arriti që të nxjerredisa norma që synonin për të rregulluar aktivitetin e vet ekonomik e shoqëror.

Normat e kanunit të Labërisë, në fakt pasqyrojnë atë botë të pasur shpirtërore të banorëvetë kësaj treve, të cilat në këtë rastë janë të lidhura shumë ngushtë me jetën reale e specifike tëtyre, por edhe me kushtet e zhvillimit të ekonomisë dhe me psikologjinë e këtyre banorëve. Vetënevojat ekonomike, historike e shoqërore, kanë ndikuar në hartimin e këtyre rregullave. Këtonorma dhe rregulla u përshtatën me moralin shoqëror të kohës.

Kuptohet që zakonet, kanë luajtur rolin parësor, në rregullimin e aktivitet jetësor të banorëvenë shoqëritë primitive. Duke zgjidhur pikërishtë nëpërmjet tyre, të gjitha kontraditat e shumtaqë lindin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Në atë kohë mungonin formacionetshtetërore, kështu që këto tradita zakonore, luanin një rol shumë të madh në këtë drejtim. Pornga ana tjetër këto norma qenë edhe fillesat e para të lindjes së normave juridike të saksionuaradhe të kthyera më mbrapa në ligje, pikërishtë atëhere kur lindën edhe formacionet e parashtetërore.

Nga ana historike, dihet tashmë që normat dhe zakonet tradiconale popullore, jetojnëshumë herë më gjatë se normat juridike të nxjerra në formën e ligjeve nga ana e shtetit. Kushtethistorike në të cilat ka kaluar vendi ynë dhe në veçanti Labëria, si dhe zhvillimet e brendshmeekonomiko-shoqërore, kanë ndikuar së tepërmi që disa norma e zakone tradicionale e tëtrshëguara brez pas brezi të ndryshonin formë dhe të ktheheshin në norma të së drejtës zakonore,dhe të ishin të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë antarët e komunitetit. Ato gradualishtmorën formë të plotë dhe kanë luajtur një rol jo të vogël në formimin dhe saksionimin e sistemittë drejtësisë. Pra e drejta zakonore, është forma e parë dhe fillestare, por dhe më e hershmja e sëdrejtës në përgjithësi.289 Përderisa ato kanë arritur gati të pandryshueshme deri në ditët e sotme,flasin për forcën dhe potencialin e padiskutueshëm të tyre.

Pleqtë e zakonit, nëpërmjet zgjidhjeve që u jepnin çështjeve të koklavitura tëmosmarrëveshjeve dhe konflikteve me natyra të ndryshme, ose u referoheshin precedenteve tëmëparshme analoge, ose thënë thjeshtë të zakoneve të mëparshme ose në përputhje me natyrëne veçantë që paraqiste zgjidhja e një çështje të koklavitur ata vendosnin një normë të re shoqërore.Dhe kjo normë e re përdorej si analogji edhe për të ardhmen për zgjidhjen e konflikteve.290

Kështu që gradualishtë ndodhi kalimi nga normat më të vjetra dhe me karakter primitiv, nënorma të reja që merrnin prasysh dhe ndyshimet që ndodhnin në mentalitetin e njerëzve. Këto

287 Ulqini, Kahreman, vepër e cituar, fq. 110.288 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 17.289 Ulqini, Kahrema, “Dukuri të organizimit të vjetër shoqëror në Himarë dhe Sul”, Etnografia shqiptare, nr. 15, 1987, fq. 258.290 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 18.

Page 69: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

69

norma të reja ktheheshin automatikisht në norma të së drejtës zakonore. Mbi këto ndryshimekuptohet që rolin parësor e luante sidomos zhvillimi ekonomik, zhvillim ky i cili solli edhediferencimin ekonomnik e shoqëror të banorëve, që erdhi si rezultat i njohjes dhe saksionimitme ligj të pronës private. Ky diferencim ekonomik, kushtëzoi edhe ndarjen e shoqërisë në klasatë pasura dhe në klasa të varfëra. Lindja e këtyre e klasave dhe nevoja për të ruajtur privilegjet eveta, bëri të nevojshme formmimin e formaconeve të para shtetërore. Kuptohet që lindja ekëtyre formacioneve dhe mënyra e fuksionimit të tyre duhej të bazohej në një rregullore tëveçantë. Kuptohet që këto rregullore bazën e tyre e kishin pikërishtë tek e drejta zakonore.

Për këto arsye kanuni, përmban dhe mbart në vetvete norma shumë të lashta dhe mekarakter primitiv. Por kuptohet që kanuni i Labërisë, mbartë edhe norma të së drejtës ilire, tërendit gjinor e farefisnor si dhe norma të së drejtës mesjetare. Në këtë kanun, gjejnë pasqyrim tëplotë pothuajse të gjitha kohët dhe epokat historike. Në rastin e kanunit të Labërisë, kemi njëfakt tepër ineresant, sepse në të janë bërë herë pas here rishikime të disa normave me qëllim qëato tu përshtateshin kushteve të reja ekonomike e shoqërore. Ndërhyrja, për tu bërë këtondryshime të tilla, ndryshe nga kanunet e tjera janë bërë edhe në kohra shumë të vona siç qeorganizimi i Kuvendit Zakonor të Kuçit, në vitin 1924.

Pra si konluzion mund të themi se si burim kryesor, për formimin e Kanunit të Labërisë,kanë shërbyer zakonet popullore, që u kthyen gradualisht në norma jurdike të pashkruara.291

Duke u mbështetur fuqishëm nga i gjithë populli ato ishin detyrimisht të zbatueshme.Ndërkohë si një burim tjetër i rëndësishëm për krijimin e normave të kanunit të Labërisë,

kanë shërbyer kuvendet e burrave të fshatrave të Labërisë, ato të krahinës, por edhe kuvendetndërkrahinore. Në këto kuvende, zgjidheshin konflikte me katrakter të ndryshëm, siç qenë faljae gjaqeve, besëlidhjet, ndarjea e sinorëve etj. Në historikun e krahinës, mund të gjesh edheorganizimin e një sërë kuvendesh, që organizoheshin vetëm për të rishikuar normat e kanunit.

Janë pikërisht hartimi dhe ruajtja me fanatizëm i këtyre normave që rregullonin gjithëveprimtarinë e individit dhe të gjithë grupit shoqëror, të cilat përbënin edhe një bazë të fuqishmeburimore për kanunin. Nga ana tjetër këto norma, nuk paraqiteshin thjeshtë si një detyrim dheangari e kotë për individin. Ato mbi të gjitha shërbenin edhe si një nga mbrojtjet më të sigurtanga sulmet arbitrare apo dhe nga veprime të tjera që mund të ndikonin në prishjen e unitetit nëfshat por edhe më gjerë. Në krahinën e Labërisë, askush nuk mund të vepronte sipas dëshirës sëtij, të gjithë janë të detyruar të zbatojnë këto rregulla, të cilat aq mirë harmonizonin veprimet eindividëve me veprimet e gjithë shoqërisë. Pra këto norma, kishin parashikuar vendosjen e njëraporti të drejtë të intersave të shoqërisë, me ato të anëtarëve të të gjithë grupit.

Në krahinën e Labërisë, ashtu sikurse në të gjithë vendi tonë, si një veçori mund të përmendimfaktin se që nga stadet fillestare të lindjes së shoqërisë njërzore, i gjithë akiviteti i tyre rregullohejnëpërmjet disa normave shoqerore që njiheshin me emrin tabu. Tabutë ishin disa veprime qënuk duhet të kryheshin nga antarët e komunitetit, në asnjë rrethanë. Veç këtyre në shoqërivepronin edhe normat e moralit, norma të cilat tregonin se kush ishte e mira dhe kush ishte ekeqja dhe se si duhej të stimuloheshin veprimet e mira dhe se si duhej që të luftoheshin veprimete këqija. Gradualisht me kalimin e kohës lindën edhe zakonet. Këto janë ato të cilat formuan atëbazë të fuqishme për krijimin e kanunit të Labërisë. Kanun ky, i cili zanafillën e vetë e kapikërisht tek lashtësia e banorëve të Krahinës.292

Në periudha të ndryshme historike kjo krahinë, u pushtua nga romakët, bizantët, venedikasit,serbët, turqit, grekët etj. Por pavarësisht, se disa nga këta pushtues qëndruan dhe e mbajtën të

291 Po aty.292 Po aty, fq. 19.

Page 70: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

70

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

robëruar këtë krahinë, për shekuj me radhë, ata nuk arritën asnjëherë që ti impononin asaj tëdrejtën e tyre ligjore. Ata gjithmonë vazhdonin të qeveriseshin sipas së drejtës së tyre zakonore,duke shpërfilluar hapur dhe me kurajë të drejtën e perandorisë Romake, Perandorisë Bizantine,por edhe atë Turke.293

Por ndërkohë duhet që të përmendim edhe faktin se shpeshherë këto perandori, në politikate tyre, u lejuan këtyre banorëve që të praktikonin të drejtat e tyre zakonore. Kjo sidomos përzonat malore, ku bënte pjesë edhe krahina e Labërisë.294 Pra e drejta zakonore e Labërisë, asnjëherënuk u arrit që të asmilohej, apo të zhdukej gradualishtë në rrjedhat e kohrave. Përkundrazi, ajovetëm që u ruajt por ndërkohë, u përpunua më tej në përshtatje me nivelin e zhvillimit tëshoqërisë.

Orgjina e normave të së drejtës kanunore në Labëri, e ka zanafillën e vet, para pushtimitromak. E drejta zakonore e krahinave të Shqipërisë Jugore, në fakt ka edhe lidhjet e veta logjikeedhe me ekzistencën e shtetit të Epirit dhe sidomos me reformat e Pirros së Eprit. Këtë arsyetime mbështesim në faktin se në rrethinat e Gjirokastrës është ruajtur thënia “me ba kuvend sipaskanunit të Pirrit”, që do të thotë se kuvendet, organizoheshin sipas parimeve të vendosura ngambreti i Epirit, Pirro.

Këto norma e u përcollën në traditën gojore, derisa arritën deri në gjysmën e parë të shekkulittë XX. Të gjitha këto norma trasmetoheshin pa u shkruar, gjë që përbën edhe një nga veçoritëmë themelore te së drejtës zakonore labe. Normat juridike që e përbëjnë këtë kanun, nuk kanëqenë të dhëna njeherë e përgjithmonë por ato kanë pësuar ndryshime të herëpashershme. Këtonorma herë janë ndryshuar dhe përmisuar, dhe herë të tjera disa prej tyre janë hequr fare, si tëpapërshtatshme për kohën.

Pavarësisht se e drejta zakonore e Labërisë, është shumë e lashtë, duhet theksuar segojëdhënat popullore thonë, se krijuesi i një sërë normave të këtij kanuni është Papa Zhuli, ngafshati Zhulat i Gjirokastrës. Mendohet se Papa Zhuli, ka jetuar aty nga shekulli i XI. Ai ishteprift i këtij fshati. Por njëkohësisht ai ka qënë edhe një prijës shumë i dëgjuar për të gjithëfshatrat e Kurveleshit. Dhe si i tillë ai gëzonte një autoritet të madh në sytë e banorëve të kësajkrahine. Pra Papa Zhuli, ka jetuar në periudhën kur vendi ynë ishte nën sundimin Bizantin. Kjodo të thotë se kanuni i Labërisë, ose të paktën gjurmët e tij duhej të kërkohen pikërisht në këtëperiudhë historike, dhe se kjo e drejtë, ka vepruar në këtë krahinë, krahas së drëjtës romako-bizantine. Pra po të vesh re, në këtë aspekt, gojëdhëna popullore është e ngjashme me legjendatpër kanunin e Lekë Dukagjinit dhe atij të Skënderbeut, të cilat tregojnë se këto kanune, janëhartuar nga këta persona të indentifikuar, por që të dhënat e dokumentuara për ta vërtetuar këtëfakt mungojnë totalisht.

Shumë studiues janë të mendimit se hartuesit e këtyre normave juridike nuk mund të jenëkëta persona. I këtij mendimi është edhe Prof. Ismet Elezi, i cili është marrë shumë gjatë mestudimin e normave juridike të kanunit të Labërisë. Normat e kanunit, për të kanë një orgjinëshumë më të hershme, por në rastin më të mirë ata mund të kenë bërë ndonjë ndryshim tënormave të vjetra dhe zvendësimin e tyre me norma të reja, në përshtatje me kërkesat e kohës,ose kanë ushtruar autoritetin e tyre për tu zbatuar këto norma.295

Dyshimi se Papa Zhuli është krijuesi i këtij kanuni, në rastin tonë është akoma dhe më imadh, sepse autorët e kanunit të Malësisë së madhe dhe atij të Skënderbeut, populli në kujtesën

293 Ulqini, Kahrema, vepër e cituar, nr. 15, 1987, fq. 260.294 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 19.295 Po aty, fq. 20.

Page 71: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

71

e vet i rendit ata si heronjë historikë dhe real. Kurse, kjo gojëdhënë popullore në Labëri, nuk ijep ndonjë rol të veçantë Papa Zhulit, si një prijës i madh popullor dhe me merita të veçanta.

Aty nga viti 1492, perandoria Otomane Turke, e njohu zyrtarisht Himarën si kryeqëndër tëkrahinës së Labërisë. Ajo njihej si e tillë për fshatrat e Tepelenës, Kurveleshit, Kudhësit,Smokthinës, Mesaplikut, Dukatit, Tragjasit, Drashovicës, Lapardhas, shatatë fshatrat e Himarësdhe deri në Butrint.296

Sipas udhëtarëve të huaj, që kanë vizituar Himarën, gjatë shekullit të XVII, si K. Liku, E.Liri dhe J. Hobhaus, në krahinën e Himarës, në këtë kohë vepronte një kod zakonor që ishtebaza e mënyrës vetqeverisëse së kësaj krahine. Sikurse dihet Himara, ka qënë një kryeqëndër eLabërisë, deri në gjysmën e parë të shekullit të XIX. Pra nga fundi i shekullit të XVII, dhe derinë gjysmën e parë të shekullit të XIX, krahina e Labërisë, gëzonte të drejta vetëqeverisëse. Kjoe drejtë që ushtrohej nga banorët e kësaj treve, natyrishtë që bazohej tek e drejta zakonorevendase. Sepse siç dihet në këtë trevë nuk mund të zbatohej e drejta islame e pushtuesve turq,pra Sheriati. I gjithë akitiviteti ekonomik i kësaj shoqërie rregullohej nga normat juridike të sëdrejtës zakonore vendase. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1839, atëhere kur filluan që nëShqipëri, të zbatoheshin reformat e Tanzimatit.297

Përveç Papa Zhulit, gojëdhëna popullore na përmend edhe një figurë tjetër si hartues tëkanunit të Labërisë. I cili është Gjokuta, nga fshati Kuç i Kurveleshit.298 Mendohet se ai, kajetuar aty nga fillimi shekullit të XVII. Por edhe për këtë person deri më sot asgjë nuk është edokumentuar, prandaj ajo ngelet thjesht një hipotezë apo gojëdhënë popullore, që kërkon tëafirmohet, ose të rishikohet ndoshta kontribuiti i tij në pasurimin e normave të kanunit.

Kanuni i Labërisë, ka pësuar ndryshime të shumta sidomos gjatë shekujve të XVIII-XX.Gjatë kësaj periudhë të paktën njihen disa kuvende të burrave të krahinës, për të reformuar disanorma të saj. Kështu sipas të dhënave aty nga shekulli i XVIII, njoftohemi për mbajtjen ekuvendit të Senicës. Në këtë kuvend, morën pjesë përfaqësues nga pjesa dërmuese fshatrave tëLabërisë. Kuvende të tilla janë mbajtur edhe gjatë shekujve të XIX, dhe fillimit të shekullit tëXX, kuvende të cilat do ti shohim me hollësi më poshtë.

Gojëdhëna popullore por edhe dokumenta të shkruara, njohin si formatorin më të shquartë kanunit të Labërisë, Idrz Sullin. Ai qe një burrë i rrallë i zakonit lab, dhe njëkohësisht njëperson me vlera të spikatura. Falë këtyre vetive të tij, ai u shëndërrua gradulaisht në një udhëheqëspopullor i cili kishte zgjidhur mjaft konflike në fshatin e tij por edhe në të gjithë Kurveleshin.Me insiativën e tij, aty nga fundi i shekullit të XVIII, tek Rrapi në Taroninë, në afërsi të fshatitZhulat, ai organizoi një kuvend, për të rishikuar disa norma të së drejtës zakonore labe. Në këtëkuvend, morën pjesë përfqësues pothuajse nga të gjitha trevat e Labërisë pa përjashim. Në këtëkuvend, u përfaqësuan si popullsia myslimane ashtu edhe ajo ortodokse e krahinës. Në këtëkuvend, të bie në sy edhe pjesmarrja e Rrapo Hekalit nga Mallakstra.299

Ky kuvend, ndërmjet të tjerash miratoi edhe disa ndryshime që ju bënë kanunit, duke epasuruar atë me norma të reja. I gjithë qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte që tu kundërviheshinparimeve dhe normave të sheriatit turk, që kishte filluar të zbatohej në disa fshatra të krahinës.Kjo gjë sipas kuvendarëve, do të arrihej duke u mbështetur në traditat e lashta të vendit përzgjidhjen e konflikteve dhe problemeve të përditshme. Kështu që ky kuvend, pothuajse doli

296 Po aty, fq. 265.297 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 157.298 Këto të dfhëna na i përcjellin në kujtimet e tyre disa të moshuarve nga fshati Zhulat dhe Fushë Bardhë, si E. Ç., L. M., H.

M., N. C. etj. Sipas tyre këto të dhëna ua kishin treguar të parët e tyre.299 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 7.

Page 72: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

72

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

hapur kundër ndikimit të legjislacionit turk, në jetën e përditshme të Labërisë. Këto ndryshimeqë ju bënë kanunit të Labërisë, përbëjnë një kontrtibut me shumë vlerë për pasurimin jo vetëmtë kanunit të Labërisë, por edhe të të gjithë së drejtës zakonore të vendit tonë.

Qysh nga ky moment, kanuni i Labërisë, u njoh me emrin e këtij reformatori të madhpopullor, duke e përcaktuar si shartet e Idriz Sullit. Shartet e Idriz Sullit, arritën që të mbijetonindhe të ishin mjaft aktive në të gjithë krahinën e Labërisë. Por më prezente ato i gjemë sidomosnë Kurvelesh dhe në Himarë, sepse këto dy zona kishin mundur të ruanin disa privelegje që ikishin fituar me të drejtë me qëndresën e përhershme të tyre kundër turqve.

Kjo e drejtë në përgjithësi është ruajtur deri në ditët e sotme, por efektet e tij me krijimin eshtetit të pavarur Shqiptar, filluan që të zbeheshin, megjithatë ai ka patur një ndikim shumë tëmadh edhe pas shpalljes së Pavarësise së Shqipërisë. Në kushtet kur shteti i ri Shqiptar, ishte ipafuqishëm kuptohet që kjo krahinë, qeverisej duke u mbështetur tek shartet e Idriz Sullit.

Kanuni i Labërisë shprehet I. Elezi, “i ngjan një kalaje qindravjeçare të Jugut, të ndërtuargur mbi gur, si monumet i kulturës materiale dhe të dyja bashkë në unitet të pandarë janë pjesëe përbërse e kulturës së kombit shqiptar”.300 Kështu, që ky Kanun, së bashku me kanunet e tjeratë vendit tonë shpreh në radhë të parë atë pasuri të madhe shpirtërore të të gjithë popullit tonë.Normat juridike të së drejtës zakonore shqiptare, kanë vlera shumë të mëdha shoqërore dhetregojnë dhe hedhin poshtë të gjitha ato pikëpamje të historiografisë së qëllimtë, se shqiptarëveu mungojnë aftësitë vetqeverisëse.

Kanuni i Labërisë, është një lloj kushtetute për banorët vendas. Në pëmbajtje të tij përveçnormave të përgjithshme në radhë të parë janë paraqitur edhe parimet ku është mbështetur kyKanun. Në Kanun, një vëmëndje e veçantë i kushtohet organizimit tokësor, shoqëror dhenjësive të vetëqeverisëse vendore, që përbëjnë një drejtim shumë të rëndësishëm për të kuptuardhe shpjeguar se bashkësia labe, nuk ishte një tribu fisesh nomade të mbyllura dhe të izoluaranga pjesët e tjera të vendit. Por nëpërmjet normave të tij, kuptohet mjaft qartë se kjo bashkësijetonte në një territor të caktuar me kufinj të përcaktuar mirë dhe të ndarë në sinorë, në bazë tëfshatrave të cilat edhe këto ndaheshin në mëhalla, çeta, fise etj. Mbi këtë bazë përcaktohej edhesistemi vetqeverisës i krahinës. Strukturat qeverisëse përcaktoheshin në bazë të kësaj hierarkie.Ç’do fis, kishte të parin e vet që merrte pjesë në kuvendin e burrave të fshatit dhe ç’do fshatkishte të drejtën e përfaqësimit të vet në kuvendin e burrave të krahinës. Pra elementi bazë dhekryesor për marrjen e vendimeve ishin kuvendet e burrave dhe pleqësitë e fshatrave qe zgjidheshinpikërisht nga ky kuvend.

Rendi shoqëror, si vllazëria, farefisi, barku, brezat, gjinitë dhe marëdhëniet martesore efamiljare në kanun, jo vetëm që pasqyrohen, por ato zënë një vend shumë të rëndësishëm në të.Shtylla kryesore në fuksionimin e shoqërisë qëndronte tek familjet, të cilat zgjeroheshin gjithnjëe më shumë duke u bazuar tek martesat. Martesat, sipas së drejtës zakonore ishin monogamedhe egzogame dhe ai i kishte shpallur një luftë të ashpër ç’do lloji tjetër martese. Por nga anatjetër kanuni, kishte pranuar në përmbajtje të vetë edhe mjaft norma që ishin ndërtuar duke ubazuar tek trajtimi i gruas si një qënie inferiore në shoqëri. Këto norma kanë dëpërtuar në këtëkanun si një ndikim i normave juridike të Sheriatit.301

296 Ulqini, Kahreman, vepër e cituar, fq. 262.297 Po aty, fq. 265.298 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 157.299 Këto të dfhëna na i përcjellin në kujtimet e tyre disa të moshuarve nga fshati Zhulat dhe Fushë Bardhë, si E. Ç., L. M., H.

M., N. C. etj. Sipas tyre këto të dhëna ua kishin treguar të parët e tyre.300 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 7.301 Ulqini, Kahreman, “E derjta zakonore shqiptare përballë së drejtës kanonike dhe sheriatit”, Etnografia shqiptare, nr. 16, fq.

113.

Page 73: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

73

Po kështu një vënd të rëndësishëm në kanun, zënë edhe normat që përcaktonin mënyrën ezhvillimit ekonomik të krahinës. Rregullimi i marëdhënieve juridiko-civile të bazuara nëekzistencën e pronës private, pa lënë mënjanë format e tjera të pronësisë, detyrimet dhe kontratat,trashëgimia, tregojnë për atë se sa vëmëndje i ka kushtuar ky kanun këtij problemi.

Kanuni i Labërisë, një vend të veçantë ia kushton normave juridike që dënojnë veprimtarinëkeqëbërse të individeve të veçantë, si dëmtimi i pronës, vjedhja e bagëtive shkelja e fjalës sëdhënë, shkelja e besës etj. Kanuni në këto raste, jepte edhe mënyrat e dënimit të tyre. Në këtëkuadër mjaftë të ashpra ishin dënimet që parashikonte ky kanun, kundër atyre që tradhtonin.

Kuptohet që Kanuni i Labërisë, duke vepruar për një kohë të gjatë dhe në një territorshumë të gjerë gjeografik, natyrisht që kishte edhe mjaft elemente të përbashkëta me kanunet etjera që vepronin në vendin tonë, veçanrisht me kanunet e Lekë Dukagjinit dhe atë të Skëndërbeut.

Pavarësisht se këta kanune, kanë vepruar në hapësira të ndryshme gjeogrfike dhe në kohëratë ndryshme, ato kanë disa ngjasime por edhe ndryshime me njëra-tejtrën. Kanuni i Labërisë, kavepruar dhe është zbatuar në Shqipërinë Jugëperëndimore, ndërsa kanuni i Lekës, dhe ai iSkënderbeut, kanë vepruar në Malësinë e Madhe, dhe në Shqipërinë Veriore, por ata kanë njëgjë shumë të rëndësishme dhe të përbashkët, ato në radhë të parë janë një pasuri e madheshpirtërore e popullit tonë dhe që janë tepër orgjinale, dhe që përfaqësojnë në mënyrën mëklasike të drejtën zakonore shqiptare. Ndërmjet këtyre kanuneve ka edhe ngjasime të tjera siçjanë: etika që ato mbartin, sistemin e vlerave të larta morale dhe parimet kryesore juridike të sëdrejtës zakonore mbarëshqiptare. Po kështu ngjasime ndërmjet tyre ka edhe në organizimin ebrendshëm shoqëror. Përpara se të krijoheshin formacionet shtetërore dhe kur e gjithë shoqëriafuksiononte duke u mbështetur në lidhjet farefisnore, në vllazëritë e mëdha dhe të vogla, nëinstituicionin e pleqëve, e të kuvendeve të burrave, si organizmat kryesore të vetqeverisjes, nërregullimin e marëdhenieve ekonomike mbi pronësinë, mbi trashëgimin dhe deri tek mënyra ehetimit dhe gjykimit të çështjeve të ndryshme, përbëjnë ndoshta edhe ngjasimet më të mëdhandërmjet këtyre kanuneve.302

Por njëkohësisht nga njohja e hollësishme dhe analiza që mund tu bëhet këtyre kanuneve,mund të gjejmë edhe një sërë dallimesh të rëndësishme. Këto dallime janë të shumëllojshme qëburojnë që nga dialektet e ndryshme gjuhësore, kostumet, në këngët vallet etj. Këto ndryshimenatyrisht vinin si rezultat i ndryshimeve të kushteve të jetësës, fateve historike relativisht tëndryshme, nga ndikimi i elementeve kulturor të ndryshëm etj.

Por nga ana tjetër midis këtyre kanuneve, ka edhe dallime thelbësore, të cilat i bëjnë shumëtë ndryshëme nga njëri-tjetri kanunet shqiptare dhe në veçanti kanunet e marra në analizë. Ngadallimet kryesore që vihen re mund të përmendim, ato që pasqyrojnë mënyrën e jetesës dhenivelin e zhvillimit ekonomik midis këtyre dy trevave të mëdha të vendit tonë. Kështu në krahinëne Labërisë, depërtimi marëdhënieve kapitaliste u bë më herët se në Shqipërinë e Veriut. Kuptohetqë depërtimi më i hershëm i këtyre marëdhënieve në Labëri, solli edhe ndryshime të rëndësishmenë aspektin shoqëror. Kështu që në këtë krahinë, u bë edhe më herët ndryshimi i strukturësklasore. Në disa fshatra të Labërisë, sidomos në zonat periferike të saj lindën klasat e reja, që upasuruan më tej, gjë që çoi në lindjen e shtresës së agallarëve dhe pjesërishtë të çifligarëve tëmëdhenj të tokës, po kështu në zonat e tjera të krahinës, klasa e mesme i forcoi akoma edhe mëtej pozitat e veta ekonomike, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe në sektorin e blegtorisë.303

Ndërkohë që nga ana tjetër të varfërit kaluan në një gjendje ekonomike akoma edhe më të

302 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 8.303 Hysenaj, Bardho, “Historia e Labërisë”, Tiranë, REDONA, 2011, fq. 303.

Page 74: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

74

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

vështirë. Këta të varfër përbënin edhe pjesën më të madhe të popullsisë. Të gjitha këto shtresëzimeapo klasa të reja gjetën edhe pasqyrimin e interesave të tyre në tyre në kanun. Gjatë shekullit tëXIX, në këtë kanun, gradualisht pabarazia ndërmjet njërzëve u pasqyrua në daljen e disa normavetë reja kanunore, që priveligjonte klasën e pasur të shoqërisë, duke u dhënë atyre një pozitë mëtë favorshme se të varfërit. Me futjen e këtyre rregullave të reja kuptohet që ajo barazi e dikurshmemidis njërzve që ishte karaktetristikë për shoqërinë primitive gradulishtë filloi që të prishej.304

Por nga ana tjetër, pavarësisht këtyre ndryshimeve, duhet thënë se barazia e njërzve nga gjakunë kanunin e Labërisë, u ruajt i paprekur.

Këto ndryshime, ekonomiko e shoqërore, kanuni i Labërisë i pasqyroi në mënyrë të dukshme,dhe rregullonte tashmë marëdhëniet e reja juridike midis bujkut çifçi dhe çifligarit, marëdhënietcivile e kontraktore të pronarëve të rinjë të tokës, midis bujqve dhe agallarëve, të pronarëve tëmëdhenj të bagëtive me barinjtë e varfër. Këto zhvillime të reja natyrishtë, bënë të mundur që tëketë edhe ndyshime cilësore e të dukshme në kanunin e Labërisë, ndryshime këto të cilat nukndodhin edhe në kanunet e tjera që vepronin në Veri të Shqipërisë.

Dallime të tjera ndërmjet këtyre kanuneve, mund të gjejmë edhe në aspektin e rregullimevetë marëdhënive farefisnore e familjare. Fiset dhe familjet e mëdha patriakale në Labëri, qysh ngagjyma e dytë e shekullit të XVIII, dhe filimi i shekullit të XIX, ishin në procesin e shthurjes sëtë plotë të tyre.305 Këto familje të mëdha gradualisht po ua linin vendin familjeve më të vogla.Familjet e dikurshme patriakale u shkrinë duke u krijuar njësi më të vogla si vllazërinë, familjete mesme dhe të ato të vogla. Këto familje të ndara nga trungu kryesor kishin edhe ekonominëe tyre që kuptohet është po më e vogël në krahasim me familjen patriakale. Traditat gojore, poredhe ato të shkruara tregojnë se familjet labe, në këtë periudhë përbëheshin nga 8 deri në 10pesrsona, dhe më rrallë ky numur shkonte deri në 30 pjestarë. Ndërkohë që në krahinat kuvepronin dy kanunet e tjera, numri i pjestarëve të familjeve shkonte deri në 100 veta.306

Kuptohet që zakonet e vjetra e patriakale e kishin vënë gruan në një pozitë të plotë pabarazie.Kjo dukuri deri në fillimin e shekullit të XIX, ishte e përbashkët për të trija kanunet e marra nëanalizë. Por mbas kësaj kohe në kanunin e Labërisë, vihet re një forcim relativ i pozitës së gruas,gjë që nuk po ndodhte me dy kanunet e tjera. Pozita e gruas në Labëri, po përmisohej dukshëm,roli i saj në familje filloi që të rritej në mënyrë graduale. Kështu marëdhëniet martesore filluanqë të liberalizoheshin deri në një farë mase.307 Por kuptohet që ky ndryshim pozitiv nuk ishte nëmënyrë rrënjësore por relative. Marëdhëniet martesore patriakale dhe pushteti absolut i prindërvedhe i burrit ndaj gruas filloi që të lëkundej. Natyrisht që ky fenomen i ri nuk gjeti menjëherë njëmbështetje të gjerë, për të arritur deri aty u desh një kohë mjaftë e gjatë. Gruaja filloi të njohëdisa liri e të drejta që më parë as që mund të diskutoheshin. Ndërkohë që djali më i madh ifamiljes e kishte më të lehtë që të kërkonte shkëputjen nga ekonomia e përbashkët familjare dhetë kërkontë që të hapte një familje të re, por edhe të ngrinte ekonominë e vetë të shkëputur ngandikimi i të parit të familjes së trungut.

Po kështu nga analiza e këtyre kanuneve mund të vësh re edhe ndryshime të tjera në sisteminvetqëverisës së tyre. Elementi i parë themelor është fakti që kanuni i Labërisë, nuk njeh ndonjëderë të madhe që ëshët e privilegjuar nga kanuni, siç ndodh me kanunet e Lekës, dhe atij tëSkënderbeut që i japin dhe i njohin shumë pushtet familjes së madhe patriakale të Gjonmarkajve.308

304 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 7.305 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 186.306 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 7.307 Nova, Koço, “Pozita e gruas sipas së drejtës zakonore të Labërisë”, studime historike, nr. 2, 1969, fq. 108.308 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 8.

Page 75: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

75

Po kështu në kanunin e Labërisë, nuk njihet pushteti i bajraktarëve dhe i krerëve të fiseve më tëfuqishme. Por në vend të tij në krahinën e Labërsië dhe kanunin e tij, njiheshin pushtetit dheroli i padiskutueshëm i kuvendit të Pleqëve, apo siç quhen ndryshe kuvendi i Burrave. Pornjëkohësisht në Labëri, njihet edhe një lloj pushteti, por jo absolut i parisë së vendit, i kapedanëve,këshillit të pleqëve dhe gjyqeve të pleqëve të fshatit dhe krahinës.

Në emancipimin e kanunit të Labërisë, një rol të veçantë ka pasur hapja e shkollave shqipenë krahinë. Kuptohet se këtu shkollat u hapën më herët se në Veri të Shqipërisë. Kësisoj këtoshkolla ndikuan shumë në emancipimin e shoqërisë dhe rrjedhimisht ky emancipim, u pasqyruruaedhe në rishikimin e disa normave të vjetra të kanunit. Po kështu në krahinën e Labërisë, sirezultat i depërtimit më herët të marëdhënieve kapitaliste në prodhim, ekonomia natyroe dhe embyllur filloi që të hapej dhe të krijohej në vend të tij një treg i gjerë.309 Këto marëdhënie të rejaçuan në lidhje më të gjera me qëndrat urbane si me Gjirokastrën, Janinën, Delvinën, Vlorën poredhe me qytete të tjera që ishin më larg nga krahina. Po kështu edhe fillimi i emigracionit jashtështetit ka ndikuar ndjeshëm në këtë drejtim.

Kontaket e banorëvë të Labërisë, me shkollat, me qëndrat urbane, si dhe filimet e emigracionitnë fillim në Turqi, e Greqi e më pas edhe në vende të tjera të Evropës, kanë luajtur një rol shumëtë madh për përparimin e metejshëm të jetës shoqërore. Që të gjithë këta faktorë të cilët vepruanbashkarisht pothuajse në të njëjtën kohë, ndikuan ndjeshëm dhe aktivisht në ndryshimin ementaliteteve patriakale dhe konservatore të tyre dhe futjen në jetë të normave të reja e moderrnetë Evropës së qytetëruar. Kuptohet që së bashku me këto ndryshime cilësore në mënyrën e jetësndikuan fort edhe në ndryshimin e normave të vjetra të kanunit të Labërisë. Këto ndryshime upasqyruan menjëherë në të gjitha normat juridike të tij. Ndërkohë që ngjarje të tilla, nuk ndodhënnë këtë kohë në Veriun e Shqipërisë, por edhe kur ndodhën ato nuk ndikuan në zvendësimin enormave të vjetëra të kanunit, me normat dhe rrgullat e reja që ekonomia e tregut u imponontekëtyre njërzve.

Pavarësisht këtyre, duhet thënë se kanunet në vendin tonë, kanë qënë dhe do të mbeten simonumente me vlera të rralla historike, të cilat pasqyrohen edhe si vlera të larta morale e kulturoretë popullit.310 Ato në fund të fundit, janë një pasqyrë e qartë e zhvillimit historikë e shoqëror tëpopullit tonë. Mbi të gjitha ato mbetën një dëshmi e gjallë që tregon për lashtësinë e popullitShqiptarë. Natyrisht që këto kanune që rregullonin jetën e shoqërisë shqiptare, kanë një vlerëpo kaq të madhe edhe për njohjen statuseve të qytetve mesjetare Shqiptare siç janë: statusi iDurrësit, Shkodrës, Tivarit, Drishtit311 e të ndonjë qyteti tjetër. Edhe këto të fundit, kanë qënënjë nga treguesit kryesor për emancipimin e popullsisë qytetare Shqiptare, në periudhën e mesjetës.

2.2. Rendi ekonomiko - shoqëror sipas normave të kanunit

Ashtu sikurse në të gjitha shoqëritë, edhe në shoqërinë shqiptare, qyshë në kohët më tëlashta, kanë ekzistuar rregulla dhe tabu të ndryshme. Këto rregulla apo tabu kanë pasur një roltejet të veçantë për fuksionimin normal të kësaj shoqërie. Natyrisht që shkelësit e tyre dënoheshinshumë rreptë, sepse në rastë se do të tolerohej ndaj tyre do të thotë që të prishej gjithë ekulibrishoqëror. Më së shumti këto norma kontrolloheshin nëpërmjet kodit të moralit primitiv, kod kyi cili ishte i bazuar në filozofinë luftës së përhershme ndërmjet së mirës dhe së keqes.312 Në fund

309 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 348.310 Ulqini, Kahreman, vepër e cituar, Etnografia Shqiptare, nr. 16, fq. 114.311 “Çështje të historisë dhe të së drejtës”, vepër e cituar, fq. 38.312 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 14.

Page 76: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

76

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

të fundit ku kod kishte për detyrë që të përcaktonte në mënyrë të qartë se si duhej silleshinindividët e kësaj shoqërie.

Me kalimin e kohës vendin e këtij kodi nderi e zunë zakonet që edhe këto kanë pasur një rolshumë të rëndësishëm për rregullimin e të gjithë aktivitetit ekonomik dhe shoqëror. Me thellimindhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të shoqërisë dhe sidomos me lindjen e pabarazisëekonomike, doli si dosmosdoshmëri që këto zakone të ktheheshin në norma dokësore apo siçquhen ndryshe në norma të së drejtës zakonore.

Pikërisht duke u mbështetur në këto norma juridike që përshkonin fund e krye kanunin eLabërisë, ishte ndërtuar edhe rendi ekonomiko-shoqëror i krejt kësaj krahine. Struktura shoqëroree krahinës ishte e ndërtuar duke u bazuar tek disa hallka të rëndësishme të cilat në fakt ishinedhe shtyllat kryesore në të cilat ishte e mbështetur e gjithë ekzistenca e shoqërisë labe. Këto“shtylla” sipas normave juridike të kanunit ishin barku, familja, vllazëria, farefisi, brezat dhegjinia. Mendojmë se është e domosdoshme, që për të kuptuar më mirë se si fuksiononte kjoshoqëri, ti bëjmë një analizë të hollësishme këtyre hallkave të rëndësishme që mbanin të lidhurgjithë shoqërinë labe

Sipas këtij kanuni, ç’do njeri që nga lindja e tij dhe deri në vdekje ka aftësi të barabarta përtë pasur të drejta dhe detyrime civile. Kjo është një hallkë shumë e rëndësishme dhe një momenttepër delikat, sepse individi pajiset kështu me zotësinë juridike për të trashëguar pasurinë ebabait.313 Dhe këto të drejta nuk mund të kufizoheshin në asnjë mënyrë, me përjashtim tërasteve kur fëmijët ishin të paftë mendërishtë. Normat e kanunit përcaktojnë në mënyrë fare tëqartë se prona private në krahinë ishte e shenjtë dhe e paprekshme dhe si e tillë ajo mbrohet nëmënyrë të gjithanshme. Këto norma juridike përcaktojnë në mënyrë të prerë dhe pa asnjë ekuivokedhe format e ekzistencës së pronës private në krahinë, të cilat ishin:

1. Prona e vogël private, ku përfshihet edhe prona individuale2. Prona e mesme private3. Prona e madhe private4. Prona e përdorimit të përbashkët (mushatë)5. Prona e institucioneve fetare të quajtura ndryshe edhe vakëfe6. Prona shtetërore ose “malli belik”314

E drejta e pronësisë në krahinë është e siguruar nëpërmjet normave të kanunit të cilatgarantojnë ç’do individ për të gëzuar dhe disponuar lirishtë pasurinë dhe veglat e punës për tëpunuar këtë pasuri brenda territoreve të gjithësecilit.

Sipas këtij kanuni me konceptin pronë private përfshihen: Shtëpia, toka, trualli, kopështi,livadhi, bagëtia e imët dhe e trashë, kafshët e dorës (kuaj, gomerë mushka), shpendët shtëpiake,qeni i stanit dhe i shtëpisë, sendet dhe pajisjet shtëpiake, veshëmbathjet personale dhe të gjithasendet me vlerë. Prona private ndahet në dy kategori në pronë private të lëvizshme ( si bagëtitëdhe kafshët e tjera shtëpiake) si dhe në pronë private të paluajtshme ( banesat, toka, trualli,pemët drufrutorë).

Natyrisht që më rëndësi nga të gjitha llojet e pronave më rëndësi kishte prona tokësore. Nëbazë të sasisë dhe cilësisë së tokave apo kullotave që ata kishin në zotërimin në fund të funditpërcaktohej edhe pasuria e tyre. Tokat në vartësi të cilësisë së tyre ndaheshin në:

313 Po aty, fq. 135.314 Po aty, fq. 138.

Page 77: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

77

1. Toka të bardha315 nën ujë.2. Toka të bardha mbi ujë3. Toka me ullinjë, vreshta dhe pemë frutore4. Toka për kullotë të bagëtive5. Toka për kullotë6. Toka bujqësore në mal7. Toka bujqësore në fushë.

Përgjithësisht të gjitha llojet e tokave kishin një rëndësi shumë të madhe për zhvilliminekonomik të krahinës prandaj ajo shihej si një gjë shumë e shenjtë dhe mbrohej me një fanatizëmshumë të madh. Duke qënë se pjesa dërrmuese e saj është private dhe shumë pak toka nëkrahinë ishin pronë shtetërore ajo mbrohej në mënyrë të rreptë edhe nga normat juridike tëkanunit. (Elezi, Ismet)

Duke qënë se prona është private, kuptohet që mbi bazën e kësaj baze ekonomike ngrihejedhe superstruktura shoqërore që merrej me organzimin e jetës shoqërore të krahinës. Nëmënyrë institucionale qenë përcaktuar edhe rregulla mjaft të qarta për mbrojtjen e kësaj proneprivate nga dëmtuesit apo keqëpërdoruesit e saj. Po kështu në mënyrë shumë konçize kanunikishte përcaktuar edhe mënyrën se si do të përdorej prona e përbashkët siç qenë mushat, kullotate përbashkëta, pyjet, burimet ujore etj. Gjithashtu janë të përcaktuar në mënyrë të qartë edheshfrytëzimi i formave të tjera të pasurisë të cilat bëhet në bazë të rregullave tepër rigoroze.

Për të ruajtur patjetërsueshmërinë e pronës private dhe për të mos u blerë nga të huajt, nëkanun ishin përcaktuar edhe mënyrat e shitblerjes së tokës. Në përgjithësi për këtë problemekzistonte institucioni i parablerjes.316 Kur dikush kërkon që të shes një pasuri të patundshmeështë i detyruar që në fillim të marrë leje ose edhe një aprovim gojor nga vllezrit e tij, biles ukërkon që ata të jenë të parët që ti bëjnë një ofertë për blerjen e saj. Në rastë se ata nuk janë tëgatshëm për ta blerë këtë pronë atëher, ai mund ta nxjerrë objektin në ankand, por gjithmonëduke ju referuar anëtarëve të të njëjtës bashkësi. Ekzistenca e këtij institucioni kishte për qëllimqë të ruante tokën dhe prona të tjera të paluajtshme nga blerës të huaj.317

Mjaftë interesante janë normat e këtij kanuni që flasin për shfrytëzimin e pasurive tëpërbashkëta, si të burimeve ujore, mushave etj. Sipas tij p. sh, burimet ujore pavarësishtë semund të jenë në tokën e një individi, ai është pasuri e të gjithëve dhe atë duhet ta shfrytëzojnë tëgjithë anëtarët e këtij komuniteti në bazë të një grafiku të përcaktuar nga pleqësia e fshatit apoe mëhallës. I njëjti rregull vepronte edhe për shfrytëzimin e mushave.318

Duke u bazuar tek kjo strukturë ekonomike, kanuni kishte përcaktuar edhe detyrimet emarrëveshjet me karakter ekonomiko-shoqëror. Detyrimi është marrëdhënie juridike, me anëne së cilës një person detyrohet që të japë diçka, ose të kryjë apo të mos kryejë një veprim tëcaktuar në dobi të një personi tjetër. Detyrimet ishin të formave të ndryshme ato mund të ishindetyrime në dobi të bashkësisë, në dobi të një individi që ishte dëmtuar ekonomikisht etj. Pokështu në kanun janë të përcaktuar edhe rregullat e mënyrat e lënies në trashëgimi të pronës.Përgjithësishtë gratë janë të përjashtuara nga e drejta e trashëgimisë. Vetëm në raste të veçanta

315 Sipas konceptit lab, me toka të bardha kuptoheshin ato lloj tokash, të cilat ishin prodhimtare ose, siç quhen me zhrgoninpopullor toka të “mira” të “trasha”, këtu me kuptimin që janë të pasura me lëndë ushqyese për bimët.

316 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 145.317 Sipas kujtimeve të N. B., nga fshati Nivicë, në kohën e Zogut, dy vëllezër nga fshati patën një kontraditë për shitjen e

njëkullote, ku njëri prej tyre kërkonte që t’i shiste atë një të afrmi të gruas së vet, por vëllai tjetër nuk pranonte dhe konfliktiu zgjidh vetëm më ndërhyrjen e pleqësië së fshatit, e cila e zgjidhi çështjen duke u bazuar tek zakoni.

318 Musha, sipërfaqe kullosore, të cilat ishin në pronësi të gjithë fshatit. Ato përgjithësishtë shtriheshin në afërsi të fshatit, pranë anë të tij.

Page 78: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

78

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

kur nuk kishte kontestime nga fisi apo edhe vllezrit mund të bëhej ndonjë përjashtim. Femratmud të përfitonin nga trshëgimia si rregull vetëm atëhere kur nuk kishte trashëgimtarë meshkuj.Kur pasuria e patundshme që ishte në zotrim ishte e pakët dhe numri i vllezrëve ishte i madh,atëherë këtë pasuri e trashëgonte më i vogli i tyre.

Po kështu në kanun në mënyrë pa kaq të qartë janë të pasqyruara edhe mjaftë normajuridike që lidhen me qiranë e tokës, kullotave dhe të bagëtive. Sipas tyre pronari i jep tokënbujkut, tjetër për ta punuar duke u bazuar tek një marëveshje e cila gjithmonë ishte e formuluarme gojë. Këto marëveshje kanë arritur deri në ditët e sotme nga kujtimet e të moshuarve tëkrahinës. Sipas këtyre marëveshjeve këto kontrata ishin në tri forma. Që janë:

1. Në mes. Në këtë rastë pronari jep arën si dhe kujdeset për ushqimin e bujkut për aq saditë ai punon në arën e tij. Kurse bujku nga ana e tij vendos në punë qetë e tij dhe farëne misrit apo grurit sipas rastit. Kurse prodhimi në fund ndahet përgjysëm, duke zbriturmë parë të dhjetën që ishte taksë për shtetin si dhe një pakicë e cila kalonte për bekshiunose rojtarin e arave.

2. Me trito ose me të tretë. Edhe në këtë rastë pronari jep arën, kurse bujku bën punën me qetëe tij dhe vendos farën. Por prodhimi bujqësor ndahet ndryshe. Pronari merr 2/3 eprodhimit ndërsa bujku merr vetëm 1/3 e prodhimit. Por në rastë se toka që ka vënë nëpërdorim pronari nuk është një tokë e përshtatshme atëhere, bujku i jep pronarit një sasishumë të vogël të prodhimit.

3. Me qesim. Pronari në këtë rast jep vetëm tokën, kurse bujku, të gjitha mjetet e tjera tëdomosdoshme për punimin dhe mbjelljen e tokës i vendos vetë. Në fund pronari ngaprodhimi merr vetëm sasinë e farës që është përdorur për të mbjellë arën ndërsa tëgjithë pjesën tjetër e përfiton bujku.

Po kështu nënshkruheshin edhe kontratat në sektorin e blegtorisë. Të veçantat e këtyrekontratave qëndrojnë në dy momente të rëndësishme që janë: kontratat me përzitës dhe kontratate qinosisë.

Kontratat me përzitës në thelb janë një bashkim i bagëtive të imta të të njëjtit lloj, dhen osedhi, nga dy ose më shumë pronarë dhe i kullosin ato në kullota të përbashkëta. Prodhimi nëfund ndahej në bazë të numrit të krerëve të vëna në këtë përzitje duke zbritur koston e e punëssë paguar për barinjtë dhe pagesat e mundshme që mund të bëheshin për blerjen e kullotave.Ndërsa në kontratat me qinosi, pronari ose agai i jep bariut një sasi të caktuara bagëtish për tiruajtur. Për të cilat ai është i detyruar që të kujdeset një lloj si për bagëtitë e veta, si shpërblim nëkëtë rastë bariu përfiton disa privilegje siç janë marrja e një pjesë të prodhimit, mos pagimi ikullotës etj. Në fakt simbas kujtimeve të shumë të moshuarve në këtë krahinë ka ekzistuar edhenjë formë e veçantë e kontratave në sektorin e blegtorisë. Në bazë të një marëveshje gojore,pronari i bagëtive dhe i kullotave punësonte një bari të varfër pa të drejtë page, duke e mbajturvetëm me ushqime dhe veshëmbathje për një periudhë të caktuar kohe, zakonishtë deri në trevjetë dhe mbas përfundimit të këtij afati, bariu bëhej pronarë i gjysmës së numrit të kopesë sëpronarit. (Elezi, Ismet)

2.3.Besa si institucion dhe normë morale

Besa, është një dukuri me natyrë universale dhe etno-morale e juridike për të gjithë popujte lashtësisë, por edhe për bashkësitë fshatare mesjetare. Besa si virtyt moral e ka zanafillën e vetnga lashtësia. Kjo lashtësi shkon deri atëhere kur shoqëria ende nuk ishte ndarë, në të pasur dhe

Page 79: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

79

në të varfër, dhe për pasojë ende nuk ishin formuar akoma formacionet e para shtetërore.Kështu që mund të themi se ajo ka lindur pikërisht atëhere kur u formua shoqëria njërzore. Ajolindi si një dukuri shoqërore, në gjirin e rendit të bashkësisë fisnore. Besa si dukuri në atë kohëmbështetej tek fjala e dhënë, e cila sipas mendësisë së besimeve të lashta ishte akt hyjnor e ipathyeshm.

Sipas kësaj mendësie dhe paragjykimi primitiv, mendohej se kthimi i fjalës së dhënë dënohejshumë ashpër, jo vetëm në aspektin shoqëror por edhe në aspektin moral.319 Sipa këtyre shoqëriveprimitive, në qoftë se kthehej fjala e dhënë, atëhere këtij personi do ti ndodhnin fatkeqësi tëmadha natyrore. Por akoma dhe më keq ai që kthente fjalën e dhënë, shikohej me përbuzje dheme përçmim në shoqëri. Me lindjen e shoqërisë me klasa dhe daljen në skenë për herë të parë tëformacioneve të para shtetërore, besa mori dhe fitoi tipare të reja, duke u kthyer në një detyrimjo vetëm popullor por edhe juridik, pra ligjor. Që do të thotë se ata që thyenin besën dënoheshinedhe në aspektin institucional. Si e tillë ajo u ruajt si një normë institucionale, deri në periudhëne mesjetës. Kurse në kohërat e reja ajo u ruajt e paprekur nga bashkësitë fshatare. Por jo kudo,në këto bashkësi ajo mundi të mbijetonte. Në bashkësitë fshatare malore, të cilat ruajtën tëdrejta vetqeverisese, ajo u ruajt si një normë e domosdoshme për fuksionimin normal tëshoqërisë.320 Por në këto krahina që kishin fituar të drejtën vetqeverisëse besa, nuk u ruajtthjesht vetëm si institucion, por ajo u ruajt edhe si një kult i veçantë besimi.

Në traditat e popullit shqiptar, besa për arsye të kushteve të veçanta ekonomike e shoqërore,ka zënë rrënjë të thella në psikologjinë dhe ndërgjegjen e gjithë shoqërisë. Duke u kthyer në njëvirtyt të rëndësishëm moral, dokësor por edhe si një detyrim instiucional.321 Me anë të saj shprehetmbajtja e fjalës së dhënë për dicka shumë të rëndësishme. Kjo cilësohej si fjala e nderit për tëzbatuar medoemos atë ç’ka ishte marrë përsipër për tu bërë me anën e kësaj fjale. Që do tëthoshte se ajo duhet zbatohej sikur ti kushtonte dhe jetën. Ky detyrim në faktë ka të bëjë nëradhë të parë me zbatimin e rregullave dhe rujtjen e rregullimin e jetës ekonomiko e shoqëroretë krahinës. Sipas traditës së vjetër, në një pohim ose në një premtim të dhënë në kuvendinpopullor, thuhej se është thënë fjala dhe se ajo nuk mund të kthehet më nga askush. Ose në tëgjitha kuvendet e saj kohe, të gjitha vendimet mereshin dhe vuloseshin duke dhënë fjalën enderit, duke u lidhur me besa-besë.

Krahina e Labërisë, tashmë dihet që në periudha të ndryshme historike, ka pasur herë pashere të drejta vetqeverisëse. Prandaj me të drejtë mund të themi se fjalën e dhënë ose besën siinstitucion moral dhe institucional e hasim më pasë në ç’do fshat të kësaj krahine, si një normëe cila është e detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë pavarësishtë se nga ç’shtresë shoqërorevinin ata.

Besa, apo fjala e dhënë në fakt, nuk e ndeshim në asnjë vend që të jetë e dokumentuar si njënormë institucionale apo morale, por megjithatë zbatimi i një detyre të marrë përsipër nëpërmjetfjalës së dhënë ishte një detyrim shoqëror i detyrueshëm për tu zbatuar në ç’do lloj rrethane. Nëmalësitë që qeveriseshin me kanun, ku mungonin institucionet e mirëfillta shtetërore dhe sidomosorganet e dhunës që kanë për detyrë që të zbatojnë ligjin, rolin kryesor e luanin vendimet qëmerrnin kuvendet e pleqve të fshatit dhe ato të krahinës. Por këto vendime nuk mund tëzbatoheshin asnjëherë në qoftë se nuk do të kishin mbështetjen e komunitetit të tyre, për tëzbatuar gjithshka që ata vendosnin. Garancia për zbatimin e tyre shpreheshin dhe mbështeteshintek nderi dhe besa e dhënë nga anëtarët e këtij komuniteti. Besa dhe nderi ishin dy shtyllat

319 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 149.320 Elezi, Ismet, “E drejta zakonore penale e shqiptarëve”, Tiranë, 1989, fq. 158.321 Tirta, Mark, vepër e cituar, fq. 338.

Page 80: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

80

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

kryesore të bashkësive të vetqeverisura të krahinës së Labërisë.322 Ato luanin rolin e një rregullatorinë marëdhëniet midis banorëve dhe në ruajtjen e ekuilibrave të brendshëm mes zonave që epërbëjnë të gjithë krahinën.

Mbajtja e fjalës së dhënë për diçka me rëndësi, tek banorët e kësaj treve ishte në të vërtetënjë detyrim i madh e cili duhej që të përmbushej me ç’do kusht. Mbajtja e fjalës së dhënëbarazohej me burrërinë, me nderin dhe me trimërinë. Populli i kësaj treve e ka bërë pronë tëvetën fjalën e urtë që thotë “fjala e dhënë, punë e bërë”.323 Pra besa ishte një fare detyrimi për tëmbajtur fjalën e dhënë, pra që lexohej nga pjestarët e komunitetit, si nderi i familjes së tyre. Nërastë të kundërt këta banorë quheshin si burra të pander, të ç’burrëruar dhe të përbuzur nga tëgjithë komuniteti.

Fjala e dhënë, nuk do të kishte asnjë kuptim apo vlerë të veçantë në qoftë se ajo nukzbatohej. Prandaj ajo lidhej shumë ngushtë me burrërinë, me nderin dhe me trimërinë. Që nëfund të fundit do të thoshte se burrë ishte ai i cili dinte të mbante fjalën dhe vetëm kështu aimund të quhej burrë i besës. Por burrë i vërtet quhej ai i cili jo vetëm dinte të mbante fjalën edhënë, por që edhe gëzonte një sërë vetish të tjera që lidheshin po me fjalën e dhënë, si trimëriaguximi etj. Koncepti i nderit, si tërsi cilësish pozitive, ngulitej tek anëtarët e bashkësisë qysh nëmoshat më të hershme. Edukimi i këtyre moshave të tilla, bëhej duke u ngulitur atyre në kokë,idenë se ai do të jetonte për të mbrojtur ndrein e familjes së vet, që për të vdekja do të ishtekapak floriri në qofte se vdiste si burrat dhe i paturpëruar.

Në krahinën e Labërisë, për ata burra që nuk dinin të mbanin fjalën e dhënë u jepeshinepitete përbuzëse, si i pander jevg, cipëplasur etj. Ndërsa për burrat e mirë thuhej se ata ishinburra të besës, ishin të fisëm apo janë të sojëm dhe vinin nga një fis shumë i mirë.324 Në përgjithësithyerja e fjalës së dhënë, përbënte edhe turpin më të madh, kurse thyerja e besës përbënte krim.Mbajtja e fjalës së dhënë ishte një nga vetitë kryesore të njeriut të ndershëm. Një fjalë e urtëpopullore thoshte se “burri mbahet prej fjalesh e kau prej brirësh’’. Që do të thoshte se burrin e lidhvetëm fjala e dhënë.

Kjo cilësi shumë e vyer, që është po aq e vjetër sa dhe vetë njërëzit, pasqyrohet mjaft qartëedhe në kujtesën popullore. Si e tillë ajo ka hyrë edhe në legjenda. Përbuzja për ata që thyeninfjalën e dhënë ishte jashtëzakonisht e madhe. Dhe dënimet që jepeshin në këtë rsatë ishin edhemë të rënda, se sa kur jepeshin për tradhëti. Atij që kishtë thyer besën apo kishte kthyer fjalën edhënë, i ngelej për tër jetën njolla e turpit. Dhe kjo njollë turpi, nuk mud të shkulej lehtë, për tiarritur kësaj ata duheshin të jepnin sprova shumë të mëdha.

Preja e mikut në besë, ishte një nga fyerjet më të mëdha që mund të bënte një individ. Sipastraditës vendase, mik quhej kushdo që shkelte në derën e shtëpisë, duke filluar që nga njeriu mëi zakonshëm dhe deri tek personat me rëndësi. Por mik, quhej edhe ai që halli e kishte detyruarqë të trokiste në derë dhe kërkonte strehim. Në rastë se miku kallëzohej dhe ai vritej atëherefamilja pritëse futej në gjak. Por edhe në rastin kur miku vritej në shtëpinë e pritësit, atëherefamilja pritëse futej në gjak, me gjaksin që ai kishte patur mysafir. Sipas një norme të kanunitthuhej se “jeta e mysafirit vlente sa dyzet gjaqe”.325 Në rast se një zanatçi si murator apo edhe ndonjëmjeshtër tjetër vritej në një fshatë të huaj atëhere ky fshatë ishte i detyruar që të gjente vrasësin,në rastë të kundërt, ky fshatë binte në gjak me fshatin e viktimës.326

322 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 44.323 Kjo fjalë e urtë popullore është e pranishme pothuajse në të gjitha fshatrat e labërisë, por më e përdorshme është në disa

fshatra të Bregut dhe në Kurveleshin e sipërm.324 Memushaj, Rami, “Historia e Kurveleshit”, Tiranë, TOENA, 2004, fq. 149.325 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 46.326 Po aty, fq. 48.

Page 81: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

81

Normat e kanunit të Labërisë, parashikojnë me një hollësi të habitshme, rregullat e marrjesnë besë të të hujve, udhëtarëve, zanatçinjëve si dhe rregullat e dhënies së besës etj. Po kështu kykanun, dhe normat e tij e dënonin shumë rreptë atë person që shkelte në besë mikun. Sipas këtijkanuni, në qoftë se vritej një zanatçi, vrasësi dënohej me vdekje.327 Por kanuni për këto rasteparashikonte edhe dëbim të përjetshëm nga fshati, si dhe gjoba shumë të rënda. Po sipas këtijkanuni, besa i jepej edhe hasmit, kur ai ishte i detyruar që për arsye të ndryshme të trokiste tekdera e hasmit të vet. Afati i dhënies së besës për hasmin shkonte nga 24 ore, deri në tridhjetëditë.328 Po që se brenda këtij afati vritej hasmi të cilit ishte dhënë besa atëhere, vrasësi ekzekutohejsi njeri besthyer.

Në krahinën e Labërisë, dhe sidomos në Kurvelesh, një tjetër lloj bese, ishte edhe ajo qëquhej ndorja. Ndorja,329 ishte një akt i njëanshëm i kërkimit të besës, prej një personi pa qënënevoja që ky të jepte pëlqimin e tij për ta mbrojtur atë që jep ndorje. Ndorje, kërkonte njëperson i cili ishte në rrezik për tu vrarë nga hasmi i tij.330 Ky person i kërkonte ndorje njëpersoni të ç’fardoshëm, qofë ky edhe nje fëmijë, mjaftonte që ky i fundit të ishte i seksit mashkull.Ai që nuk e respektonte ndorjen dhe e vriste atë që e kërkonte këtë gjë, binte në gjak mefamiljen e viktimës.

Në bashkësitë e vetqeverisura të krahinës së Labërisë, duhet thënë se besa nga një normëmorale, gradualisht u kthye edhe në një institut të së drejtës dokësore, duke marrë kështu formëne një detyrimi jurdik. Dhënia e besës, ishte garancia që jepnin burrat e fshatit apo të krahinës,për zbatimin normave të jetës shoqërore. Besa në këto treva ka luajtur rolin kryesor për lidhjene marëdhënieve normale shoqërore midis fshatrave. Gjatë bshkëjetsës së tyre, kuptohet qëndërmjet fshatrave ka pasur edhe mjaft vështirësi të mëdha, vështirësi, këto që në radhë të parëparaqiteshin edhe në formën e konflikteve me natyrë të ndryshme. Në këto raste, duhet thënëse ishte pikërishtë besa ajo që ndikonte në sheshimin e këtyre kotraditave dhe mosmarrëveshjeve.

Nëpërmjet besës dhe fjalës së dhënë, duhet thënë që kuvedet e fshatrave dhe ato të krahinës,kanë mundur që të pajtohen përkohësisht zakonin e gjakmarrjes, në rastet e luftrave të shumtakundër pushtuesve. Por nëpërmjet këtij institucioni janë falur përjetësisht këto gjaqe. Shumëkontradita e mosmarrëveshje me natyra të ndryshme nga jeta e përditshme zgjidheshin duke umbështetur tek fjala e dhënë dhe sidomos tek besa.

Por në disa raste burrat e krahinës, janë thirrur thjeshtë për të lidhur besën. Në krahinën eLabërisë, deri më sot njifen dy kuvende të cilat janë mbledhur posaçërisht për këtë qëllim.Kuvendi i parë për lidhjen e besës, është mbajtur në vitin 1847, në Mekam të Tepelenës.331 Nëkëtë kuvend u kërkua që të lidhej një besë ndërmjet fshatrave të Labërisë, për tu ngitur sëbashku në një kryengritje të përbashkët kundër zbatimit të reformave të Tanzimatit në krahinë.Dhe kuvendi i dytë, për të lidhur besën është ai i vitit1908, të mbajtur në Cepo të rrethit tëGjirokastrës.332

Në rastet kur krahina e Labëris, kërcënohej nga ndonjë sulm armik, të gjitha fshatrat midistyre lidheshin me besa-besa, për tu mbrojtur vllazërishtë nga sulmi armik. Në këto raste armiqsitë,pra hasmëritë si dhe të gjitha kontraditat brenda fshatit dhe ato ndërmjet fshatrave liheshinpërkohësisht mënjanë, më qëllim që armikun të arrinin ta përballonin të gjithë së bashku.Dokumentat e shkruara për lidhjen e këtyre beslidhjeve, u përkasin vëtëm dy shekujve të fundit.

327 Po aty, fq. 50.328 Po aty, fq. 48.329 Po aty, fq. 53.330 Po aty, fq. 45.331 Muzeu Historik i rrethit Tepelenë.332 Hysenaj, Bardho, “Historia e Labërisë”, Tiranë, REDONA, 2011, fq. 451.

Page 82: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

82

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Por nga mënyra e organizimit të tyre gjykohet se këto beslidhje bëheshin sipas traditë së vjetërzakonore.333

Të gjitha kuvendet e mbajtura në Labëri, të ç’do lloji qofshin ato, përfundonin me njëvendim kryesor e të përhershëm që ishte lidhja e besës. Në momentin kur lidhej besa, të gjithëpjestarët e kuvendit, bënin benë duke u shprehur të gjithë njëherësh me besa-besë. Ky ishte njëçast tepër solemn për këto kuvende, dhe shoqërohej me një sërë ritesh e betimesh me orgjinëpagane, siç qe shtërngimi i duarve, betimi mbi një gur, betimi mbi kordhat apo jataganët, shkuarjae një monedhe metalike nëpër gojë etj. Me futjen e besimeve fetare, riteve e betimeve pagane iushtuan betime të reja. Kështu besa lidhej zakonisht në kisha dhe betimi bëhej mbi kryq ose mbiungjill. Kurse me përhapjen e myslaminizmit natyrishtë që u futën edhe betime të reja siç qebetimi mbi ndonjë varr të shenjtë, ose duke vënë dorën mbi kuran. Formulave pagane, përbetimin për zotin, për perëndinë, për elementet e natyrës, për shtëpinë, për kokën e djemve apotë babait, iu shtuan edhe një varg betimesh të tjera me përmbajtje fetare të krishtërimit dheislamizmit. Por me të gjitha këto ndryshime në formën e dhënies së besës, mbeti e pandryshuarthelbi i saj. Dhe për këtë merita kryesore u takon klerikëve kristian të Labërisë, të cilët kanë qënëtepër të organizuar dhe shumë aktivë për tu bërë ballë pushtuesve të shumtë që tentuan tëpushtonin krahinën.

Duhet thënë se në gjurmët e këtyre klerikëve ortodoks, ecën më mbrapa edhe kleri myslimanlab, të cilët sikurse edhe të parët, nuk ngelën duarkryq përballë fateve të krahinës, ata jubashkagjitën pa rezerva kësaj lëvizje patrotike për rujtjen e këtyre vlerave shpirtërore me njërëndësi shumë të madhe. Një kontribut të veçantë në organizimin e besëlidhjeve në labëri,përveç klerit ortodoks dhe mysliman një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur sidomos edhepërfaqësuesit zyrtar të bektashizmit. Dihet që banorët e labërisë, në pjesën më të madhe të tyrepërqafuan pikërishtë këtë sekt mysliman. Kjo për faktin se ky sekt, ishte shumë herë më tolerantse sektet e tjera myslimane, dhe duke qënë i tillë ai ju lejonte atyre që të praktikonin fshehuraziedhe ritet fetare të krishtërimit por më e rëndësishmja ishte që ky sektë nuk krijonte barrieraartificiale për ndarjen dhe përçarjen fetare të krahinës.

Pra sikurse shihet besa në krahinën e Labërisë, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm nëfuksionimin dhe rregullimin e jetës shoqërore. Biles duhet thënë se ende edhe sot e kësaj diteshpesh herë kjo normë shoqërore primitive rregullon disa prej sjelljeve të banorëve.

2.4. Hetimi dhe gjykimi sipas së drejtës zakonore labe

Krahina e Labërisë, në shumë aspekte na paraqitet si një krahinë, tepër kompakte, kundërmjet të tjerash bie në sy edhe uniteti i banorëve të saj. Duke jetuar për një periudhë të gjatëkohore ne një territor të njëjtë dhe duke qënë banorë autoktonë, aty ka sunduar një frymë e lartëe bashkëpunimit dhe harmonisë, që është vertetë për tu vlerësuar.

Por pavarësisht kësaj, jeta shoqërore nuk ishte gjithmonë e qetë. Brenda kësaj shoqërie, sikudo tjetër, ekzistonin krahas frymës së bashkëpunimit edhe kontraditat me natyrë të ndryshme.Kontradita këto, të cilat shpesh herë vinin në rrezik gjithë harmoninë e bashkësisë labe. Prandajkëto ngjarje nuk mund ti shpëtonin aspak vëmëndjes së normave juridike të kanunit të Labërisë.

Në jetën e përditshme të labit, kishte ngjarje të përditshme të cilat ndikonin tepër negativishtë

333 Sipas kujtimeve të S. Sh., 68 vjeç nga fshati Salari, në vitin 1918 tek Lëmi i Xhamisë mbahet një kuvend, i cili vendosi qëtë shuheshin të gjitha hasmëritë në fshat. Dhe në të vërtetë mbas këtij viti aty nuk kishte më asnjë hasmëri, sepse për këtëproblem të gjithë të parët e fiseve lidhën besën me njëri-tjetrin që të bashkoheshin në luftë kundër pushtuesit italian dhetë falnin të gjitha hasmëritë. Duke u shprehur se ky shembull do të ndiqej edhe nga fshatrat e tjerë.

Page 83: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

83

në ruajtjen e unitetit të kësaj bashkësie. Ngjarje të tilla mund të përmendim, grindjet e rëndomta,fyerjet, rrahjet, vjedhjet, grabitjet, problemet me karakter moral, djegja e pasurisë, dëmtimi ipronës private etj. Por kishte edhe raste të shfaqjeve të tendencave për të bërë vetgjyqësi meqëllim që ti mbyllnin këto kontradita jo sipas së drejtës zakonore por ashtu sikurse e kishin mëtë lehtë.

Por këto veprime nuk mund ti toleronte e drejta zakonore labe. Prandaj për tu parapriëkëtyre ngjarjeve të hidhura, që bëheshin pengesë për forcimin e kohezionit shoqëror normatjuridike të këtij kanuni, kishin parashikuar një sërë institucionesh dhe norma juridike, të cilat idënonin këto shfaqje, pa më të voglin hezitim nga kushdo që i manifestonte ato pavarësishtënga pozita shoqërore që ai mund të kishte në shoqëri.

Thuhet se në realitetin shqiptarë dhe veçanrëshit në Labëri, e derjta zakonore dhe sdomostradita popullore stimulonte një prej veseve më të këqija të shoqërisë, atë të vjedhjes, sepse sipasdisa të dhënave gojore, thuhej se ai i ri i cili nuk vidhte, nuk i jepte njëri grua dhe ai mund tëngelej pa martuar. Kështu që ai detyrohej që të shkonte të vidhte dhe të dëmtonte pronën edikujt tjetri. Mirëpo kjo nuk është aspak e vërtetë. Normat juridike të kanunit të Labërisë, ubëjnë një luftë shumë të ashpër këtij fenomeni kaq negativ, duke parashikuar masa shumë tëashpra kundër kujtdo që kapej apo i faktohej një vjedhje. Në faktë në psikologjinë dhe nërrjedhat historike të kohrave, shumë herë djemve të rinjë u ishin dhënë edhe prova të tilla, për tëparë se sa të aftë dhe të zotë ishin ata për të mbajtur familjen e tyre. Por këto në fund të funditishin prova të cilat nuk kërkonin që të stimulonin vesin e të vjedhurit dhe të grabitjes. Këto llojprovash synonin që të vinin në sprovë guximin, kurajon apo tirmërinë e këtyre djelmoshave.Për këtë atyre u caktohej një mision i tillë i vështirë të cilin jo vetëm duhej që ta bënte jashtëfshatit, por edhe jashtë krahinës së Labërisë. Për këtë edhe sotë e kësaj dite në Labëri, tregojnëepisode të tilla.

Këto lloj sprovash, bëheshin në kohërat më të hershme, deri aty nga gjysma e parë e shekullittë XX, kur në këtë krahinë, jeta si rezultat i krizës së thellë ekonomike që po përjetonte vendi, ishtebërë shumë e vështirë. Këto vështirësi ekonomike në krahinën malore të Labërisë, ishin edhe mëtë prekshme. Kështu që gjatë kësaj periudhe pyjet dhe malet ishin mbushur plot me hajdutë dhekaçakë të rëndomtë. Por që realiteti dhe tradita popullore, nuk kishte asgjë të përbashkëta me këtovese dhe shfaqje të kusarisë.

Në Kanunin e Labërisë, ashtu sikurse edhe në kanunet e tjera, që kanë vepruar në vendintonë shfaqjet e kusarisë, goditeshin me një ashpërsi shumë të madhe. Në përgjithësi në këtëaspektë kanuni i Labërisë, ka pothuajse një ngjashmëri të lartë me to.

Sa herë që ndodhte një vjedhje në fshat, ose në krahinë, puna e parë që duhej të bërë sipassë drejtës zakonore, ishte që të zbulohej kjo vjedhje dhe hajdutët të viheshin përpara përgjegjesisë.Biles në kanunin e Labërisë, parashikoheshin edhe norma juridike për goditjen e fenomenit tëmos kallëzimit të vjedhjes. Por akoma edhe më keq qëndronte problemi kur i dëmtuari nukkërkonte të zbulonte vjedhësin. Në rastë se dikujt i ishte vjedhur diçka me rëndësi, ai ishte idetyruar që të zbulonte me patjetër vjedhësin. Në rastë të kundërt ai person por dhe e gjithëfamilja e tij mbetej e turpëruar për jetë para gjithë fshatit,334 kështu që ata ngeleshin jo vetëm tëfyer, se u ishte dëmtuar prona por edhe të përbuzur nga fshati, si njërëz të paftë dhe të pazotëpër të ruajtur gjënë e tyre dhe për të gjetur dëmtuesin. Ky ishte një detyrim i madh moral për tëmarrë masa për zbulimin sa më parë të keqëbërsit.

334 Grup autorësh, vepër e cituar, fq. 46.

Page 84: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

84

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Prandaj me të ivendetuar vjedhjen, pala e dëmtuar menjëherë merrte masa për të filluarhetimet. Parimi kryesor i hetimit ishte ndjekja e gjurmëve dhe pyetja e miqve, shokëve, farefisitetj. Derisa më në fund zbulohej se nga kush ishte kryer dëmi.

Edhe në rastet kur një familje, nuk donte që të kryente hetime, ose të zotët e shtëpisë janëtë braktisur dhe të moshuar, apo në familje mungojnë meshkujt, atëhëre në rastë se nuk gjendejhajduti turpi i ngelej gjithë fshatit. Dhe në të gjithë krahinën, banorët e këtij fshati shiheshin mepërbuzje. Prandaj për ti paraprirë këtij turpi, pleqësia e fshatit, pajtonte një hetues popullor.Zakonishtë për të zgjidhur këtë problem caktohej një nga burrat më trima, por edhe më tëshkathtin e fshatit. Emri i këtij hetuesi popullor, mbetej dhe ruhej në mënyrë tepër sekrete, atëe njihte vetëm kryeplaku, ose familja që e kishte pajtuar për të zbuluar hajdutin. Ky sekretmbahej me qëllim që ky hetues të mos bëhej objekt i një hakmarrje të mundshme nga keqëbërsi.335

Ky hetues popullor, është njohur me emrin kapucar, por në Labëri nuk mund të themi se gjithmonëai njihej si i tillë, por thjesht bekshi, rojtar etj, ndërsa më shpesh, këtë person e njifnin me emrinkallauzi.336

Detyra kryesore e këtij hetuesi popullor ishte, që të gjente prova bindëse për hajdutin dhekëto prova pas kësaj ai ja paraqiste palës së interesuar. Kuptohet që ky lloj shërbimi nuk bëhejfalas, për këtë detyrë kaq të vështirë dhe delikate jepeshin shpërblime të ndryshme simbas njëmarëveshje të bërë më parë midis palëve të interesuara.

Mbasi provat që paraqiste hetuesi ishin bindëse atëhere, detyra e këtij mbaronte këtu dhefillonte etapa tjetër ajo e gjykimit të çështjes.

Sipas së drejtës zakonore, por edhe sipas normave juridike të kanunit në krahinën e Labërisë,vepronte edhe pushteti gjyqësor.337 Ky lloj pushteti, është një hallkë tjetër shumë e rëndësishmepër organet drejrtuese në krahinë. Ato ishin mjeti kryesor për ruajtjen e rendit të qetësisë,sigurisë dhe ruajtjen e harmonisë në fshatë e në krahinë. Por njëkohësishtë ato ishin një hallkëshumë rëndësishme që merreshin me zbatimin e normave juridike të kanunit, dhe të zbatimit tëtraditës popullore. Këto gjyqe, kishin dhe gëzonin autoritetin e duhur për të dhënë masa tëndryshme ndëshkimesh, ndaj të gjithë atyre që ishin akuzuar për akte që vinin ndesh me moraline kohës.

Sipas së drejtës zakonore në krahinën e Labërisë, sistemi gjyqësor përbëhej nga disa shkallë,pak a shumë si në ditët e sotme. Këto shkallë gjyqësore ishin të ndërtuara në bazë mëhalle, lagje,fshati dhe krahine. Pak a shumë siç qene organizuar edhe institucioni kuvendit. Ato janë:

1. Gjyqi i mëhallës (vllazëria, lagja, çeta)2. Gjyqi i pleqëve të fshatit3. Gjyqi i pleqëve të krahinës4. Gjyqi i pleqëve ndërkrahinorë (Elezi, Ismet)

Gjykimi i çështjeve me karakter të ndryshëm, ishte një punë jo e lehtë. Gjyqet që do tëzhvilloheshin për të trajtuar çështje të ndryshme, duhej që të ishin të drejta, të rrepta por edhekrejtësishtë të paanshme. Për këtë arsye ata që do të ishin në përbërje të trupit gjykues, duhej qëtë ishin shembëlltura e burrave të ndershëm dhe të pakromentueshëm.

Zakonisht gjyqi i pleqëve, thirrej nga palët e interesuara që kishin hyrë në konflikt. Dhesecila nga palët kishte të drejtë që të kishte nga dy përfaqësues që do të mbronin interesat e tyre,

335 Po aty, fq. 47.336 Nova, Koço, “Hetimi dhe gjykimi çështjeve sipas kanunit të Labërisë”, Studime historike, nr. 2, 1971, fq. 58.337 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 65.

Page 85: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

85

dhe ata pa hezitim caktoheshin në trupën gjykuese pa asnjë lloj kundërshtimi. Por me kushtinqë këta përfaqësues, duhej që patjetër të ishin burra zakoni në rastë të kundërt ata mund të mospranoheshin për të kryer një fuksion të tillë. Ata duhej që të ishin të moshuar, por mund tëkishin edhe moshë të re, por me kusht që ata të dalloheshin për drejtësi, paanshmëri dhendreshmëri. Në përbërjen e trupit gjykues, ishin përjashtuar vetëm gratë, të cilave nuk u lejohejqë të jepnin një gjykim për këto probleme.

Anëtarët e këtyre gjyqeve, përpara se të fillonin të gjykonin një çështje, në radhë të parëduhej që të betoheshin për ndershmëri, dhe se gjatë zhvillimit të gjyqit ata nuk do të mbaninanën e askujt. Për këtë, ata betoheshin mbi bibël ose kuran. Por ata mund të betoheshin edhembi një gur duke vënë dorën tek ai dhe duke u shprehur se “peshoftë mbi mua ky gur, në rast seunë nuk do të jem i drejtë”.338 Gjithashtu ata linin si peng objekte me vlerë, siç qenë pisqolla apoarmë të tjera, dhe në mungesë të tyre, si peng shërbente edhe kutia e duhanit.339

Në precedentët gjyqësor, të zhvilluara gjatë fundit të shekullit të XIX, dhe fillimit të shekullittë XX, janë vënë re edhe disa shfaqje të hapura që tregonin se këto gjyqe ishin të manipaluara.Në bazë të tregimeve gojore, ngjarje të tilla janë treguar për në fshatin e Dukatit, por edhe nëfshatra të tjera. Këto fenomene po të vesh re janë shfaqur si dukuri pikërishtë atëhere kur ufuqizua kasta e agallarëve të krahinës, të cilët për të vendosur autoritetin e tyre mbi krahinë,kërkonin që veç të tjerash që të manipulonin edhe vendimet e gjyqeve të pleqëve.

Gjyqi i pleqëve, e ushtron veprimtarinë e vet gjyqësore në bazë të normave të kanunit. Kygjyq mund të shqyrtojë dhe të zgjidhë probleme të ndryshme. Këto probleme mund të ishin menatyrë civile dhe penale, pra shqyrtimi dhe zgjidhja e konflikteve mbi pronësinë familjare,pronësinë e përbashkët, etj. Kuptohet që objekt i shqyrtimit të këtyre gjyqeve, bëhen vetëm atoçështje të cilat kishin ndodhur vetëm brenda territoret ose kufinjëve tokësore të njësisë vendoreqë ata përfaqësojnë.

Kur një plak i fshatit, thirret për të qënë pjesë i gjyqit të pleqëve, ai është i detyruar tipërgjigjet pozitivishtë me patjetër kësaj ftesë, pavarësishtë dëshirës së tij. Ai mund të mos paraqitetvetëm në rastë se gjendja e tij shëndëtsore është e rënduar ose kur njëra nga palët që janë nëkonflikt janë të afërm të tij, pra që ka lidhje miqësore apo edhe krushqie.

Shqyrtimi dhe gjykimi i çështjeve civile, familjare apo edhe penale, bëhet sipas një proceduretë përcaktuar mjaftë qartë në normat juridike të Kanunit të Labërisë. Po kështu vendimi që jepejnë emër të këtij kanuni, duhej që të bazohej edhe në traditën dhe drejtësinë popullore.

1. Gjyqi i pleqëve të mëhallës (vllazërive). Është si të thuash shkalla e parë e gjyqeve të pleqëve.Ky lloj gjyqi ka të drejtë që të shqyrtojë dhe të marrë vendime gjyqësore për një sërë çështjeshcivile por jo ato me natyrë penale. Nga këto çështje që merret për shqyrtim nga ky gjyq, mundtë përmendim, konfliktet për çështjet e pronësisë brenda njësisë administrative të mëhallës. Praajo mund të shqyrtoje vetëm ato çështje të cilat ndodhin vetëm brenda barqeve, apo vllazërivetë kësaj mëhalle.340 Ky lloj gjyqi, i merr në shqyrtim këto çështje, dhe nxjerr një vendim për to,vetëm atëhere kur më plaku i mëhallës, nuk ka dhënë më parë ndonjë zgjidhje reale dhe çështjaka mbetur ende pa u zgjidhur përfundimishtë. Në faktë gjyqi i pleqëve të mëhallës, nuk mund tëmarrë në shqyrtim çështje të rënda të aspektit penal. Këto lloj çeshtjesh zgjidhen nga gjyqet epleqve të fshatit, ose edhe nga gjyqet e pleqëve të krahinës, pavarësishtë se çështja mund të ketëndodhur brenda njësive të tyre vendore.

338 Nova, Koço, vepër e cituar, fq. 59.339 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 61.340 Po aty, fq. 65.

Page 86: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

86

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Gjyqi i pleqëve të mëhallës, për dëmët që i shkaktohen dikujt në pasurinë e tij, si rezultat ivjdhjeve, apo edhe i grabitjeve, vendos që i dëmtuari të dëmshpërblehet. Por jashtë vëmëndjessë këtij gjyqi nuk ngelet pa u ndëshkuar edhe ai që është evidentuar si dëmtues i kësaj prone.Zakonishtë në dëm të tij veç dëmit, që është i detyruar ta zhdëmtojë, ai duhet që të paguajë edhenjë gjobë të lartë. Në rastet kur ky gjyq këmbënglte për të shqyrtuar edhe vepra më të lehtapenale, ai është i detyruar që të marrë vendime të cilat janë të mbështetura tek normat juridiketë kanunit.

2. Gjyqi i pleqve të fshatit (katundit). Edhe ky lloj gjyqi përbëhet nga një ose dy burra (pleq) përsecilën palë në konflikt. Por ndyshe nga gjyqi i pleqve të mëhallës, në këtë lloj gjyqi palët mundtë paraqiteshin edhe me nga tre përfaqësues, kjo bëhej vetëm atëhere kur çëshja penale që do tëtrajtohet ka një rëndësi të veçantë. Sepse nga mënyra e zgjidhjes së kësaj çështje jepej një shembulli qartë për seriozitetin e zbatimit të normave juridike të kanunit. Ndikime këto, të cilat mund tëpërhapnin një opinion të përgjithshëm negativ ose pozitiv, edhe për vetë gjyqet dhe seriozitetine tyre.

Në gjyqin e pleqëve të fshatit, marrin pjesë burra zakoni të njohur që dallohen veç tëtjerave edhe për drejtësi, urtësi dhe ndershmëri.

Gjyqi i pleqëve të fshatit, e ushtron veprimtarinë e tij gjyqësore, vetëm për çështje konkretedhe nuk merr asnjëherë vendime që mbështeten në supozime apo hamëndje. Ai është njëorganizëm i përhershëm dhe i qëndrueshëm. Por kjo nuk do të thotë se këta burra zakoni qëbënin pjesë në të ishin të pazvendësueshëm.

Gjyqi i pleqëve të fshatit, ka të drejtë që të marrë në shqyrtim e të zgjidhë, konflikte menatyrë civile, pronësore, familjare, shoqërore. Ky lloj gjyqi, ka të drejtë që të zgjidhe edhe çështjeme natyrë penale të një rëndësie të veçantë që paraqiste rrezikshmëri si fenomen. Zakonishtëkëto çështje penale kishin të bënin me ruajtjen e unitetit midis familjeve të mëhallës apo edhe tëgjithë fshatit.

Në konfliktet me natyrë civile gjyqi, shqyrtonte dhe zgjidhte në radhë të parë ato çështje qëkishin të bënin me caktimin dhe verifikimin e kufinjëve të pronave bujqësore dhe të sinorëve tëkullotave, konfliktet për mos zbatimin e detyrimeve kontraktuale, për ndarjen e pasurisë sëtrashëguar, dëmet në bujqësi, blegtori etj.341

Po kështu ky lloj gjyqi, merrej edhe me shqyrtimin dhe zgjidhjen e konflikteve me natyrëfamiljare. Vendin kryesor këtu e zinin konfliktet midis vëllezërve e kushërinjëve, për prishjen elidhjeve martesore, të fejesave si dhe marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve.

Në konfliktet penale, gjyqet e pleqve, ndërhynin për të zgjidhur çeshtje akoma edhe mëdelikate siç janë rrahjet, plagosjet, fyerjet, shpifjet, vrasjet, vjedhjet grabitjet, shkatërrimet dhedëmtimet e rënda të pronës private dhe asaj të përbashkët. Por një vëmëndje të veçantë ky llojgjyqi, i kushtonte edhe problemit të atyre personave të cilët kishin shkelur dhe nuk kishin zbatuarvendimet e organeve vetëqëverisisë vendore. Për këta të fundit kuptohet që dënimet ishin shumëtë ashpra dhe nuk linin asnjë lloj shkasi për kompromis. Kjo për vetë rëndësinë që paraqesninkëto organe për mbarëvajtjen e punëve në krahinë, në kushtet kur mungonte krejtësishtë autoritetishtetëror, si ai i huaj ashtu edhe autoriteti i shtetit të pavarur Shqiptar, mbas vitit 1912.

Një nga rolet më të rëndësishme të gjyqeve të pleqëve, ishte sidomos në aspektin e parandalimittë gjakësive dhe të hakmarrjeve. Por këto gjyqe, kanë luajtur një rol shumë të madh edhe nëpajtimin e hasmërive dhe gjakmarrjeve nëpër fshatrat e të gjithë krahinës. Pavarësishtë se në disa

341 Po aty, fq. 66.

Page 87: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

87

fshatra të Labërisë, simbas kujtimeve të burrave të moshuar, ky fenomen ka qënë shumë pak ipërhapur dhe në disa fshatra të tjerë gjakmarrja, nuk është njohur fare.342 Gjë që tregon përemancipimin e banorëve të këtyre fshatrave.

Në gjyqin e pleqëve të fshatit, gjatë procesit të shqyrtimit të çështjes si dhe gjatë kohës qëmerrej vendimi, zbatohen me një korrektësi të madhe normat juridike të kanunit, si dhe nuklejhohet që në këtë proces të marrin pjesë persona të tjerë të pautorizuar dhe të paftuar. Në tëmarrin pjesë vetëm personat të cilët janë përfaqësues të palëve në konflikt, si dhe të gjithë ata qëjanë ftuar si dëshmitarë të çështjes që është marrë në shqyrtim. Sepse pjesmarrja e njërzve tëtjerë dhe të paftuar mund të ndikojë jo vetëm në mbarëvajtjen e procesit por ata mund të bëjnëpresion mbi gjyqin dhe kështu mund të merrej një vendim i njëanshëm dhe i padrejtë.

Kur njëra nga palët e interesuara, merr vesh se vendimi i gjyqit të pleqëve të fshatit, ështëdhënë duke u ndikuar nga dhënia e rryfshetit, apo është dhënë në mënyrë të tillë që ka favorizuarpalën kundërshtare, ka të drejtë që të reagojë ndaj këtij vendimi dhe të kërkojë edhe prishjen etij.343

Në ato rastet kur vërtetohet se vendimi është i padrejtë, këta pleq, përjashtohen nga ç’dolloj pleqësimi dhe gjykimi i ndonjë çështje tjetër, biles në këto raste ata ngelen edhe të turpëruarpërpara fshatit, si persona të padëshirueshëm dhe të komprmentuar në vendimet që merrnin nëemër të kanunit.

Për këtë pala e dëmtuar nga marrja e këtij vendimi të padrejtë, kërkon që të rishikohet edhenjëherë çështja. Por në këtë rastë caktohen persona të tjerë për të rishikuar çështjen. Ky llojrigjykimi quhej gjyqi i “ pleq mbi pleq”.344

“Pleq mbi pleq”, thirrej vetëm atëhere kur vendimi i gjyqit të pleqëve, të mëparshëm nukështë i drejtë dhe ka qënë i ndikuar nga ata faktorët që përmendëm më lartë. Por në rastet kurpalët e interesuara nuk kanë ndonjë vrejteje dhe kanë pranuar vendimin e gjyqit të mëparshëm,në këtë rastë nuk kërkohet që të mblidhet “pleq mbi pleq”.

Vendimi që merr “pleq mbi pleq”, është i formës së prerë dhe nuk ka të drejtë që ta apelojëskush. Ky vendim është i detyrueshëm për tu pranuar dhe për tu zbatuar pa as më të voglinhezitim nga të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Këto lloj gjyqesh që quheshin “pleq mbi pleq”, gjatë fundit të shekullit të XIX, dhe nëfillim të shekullit të XX, u bënë më të shpeshta në të gjithë krahinën e Labërisë. Shtimi i këtyreprecedenteve erdhi si rezultat i forcimit të pozitës së agallarëve në shoqëri. Këta të fundit dukeu mbëhtetur në fuqinë e tyre ekonomikë që sa vente dhe forcohej, kërkonin që të diktonin nëvendimet që merrnin gjyqet e pleqëve të fshatit, nëpërmjet dhënies së rryfsheteve, presioneve tëndyshme etj. Pikërishtë marrja e këtyre vendimeve të cilat në shumë raste priteshin jo mirë ngaopinioni i gjerë i njërëzve të thjeshtë dhe ndikonin negativishtë në harmoninë midis banorëve.Në këto rrethana të reja, jo vetëm palët e interesuara por edhe vetë parësia e fshatit, kërkonte qëkëto vendime jo të drejta të rishikoheshin nga gjykimi i “pleq mbi pleq”.

Kuptohet, që për detyrat që përmbushte gjyqi i pleqëve të fshatit, nuk punonte falas. Përkëto lloj gjykimesh ata merrnin edhe shpërblimin e duhur në të holla. Këto të holla atyre juapaguanin palët që ishin në konflikt dhe që do të gjykoheshin. Në faktë deri në mesin e shekullittë XIX, simbas gojëdhënave popullore shpërblimi në të holla nuk njihej fare, por mbas kësajperiudhe gradualishtë pleqtë që gjykonin një çështje filluan që të shpërbleheshin me të holla.

342 Sipas kujtimeve të V. B., 72 vjeç nga fshati Veliqot, këtu nuk është njohur as dhe një rastë i hasmërive apo i gjakmarrjeve.Po kështu kujton edhe S. H., nga fshati Turan, ku edhe këtu hasmëri nuk njihet.

343 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 67.344 Po aty, fq. 69.

Page 88: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

88

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Para kësaj periudhe duhej thënë se shpërblimi për këta gjyqtarë bëhëj vetëm në natyrë. Përmasën e shpërblimit nuk kishte ndonjë sasi të caktuar, por për të shpërblyer ata, palët e interesuarae vendosnin vetë këtë masë mbi baza vullnetare, dhe simbas aftësive ekonomike që kishtegjithësecili

Ashtu sikurse se thamë më lartë vendimi i gjyqeve të pleqëve, ishte i domosdoshëm për tuzbatuar nga palët e përfshira në konflikt. Në rastë të kundërt, po ky lloj gjyqi jepte masa tëndryshme ndëshkimesh ndaj atyre që bëheshin pengesë për mos zbatimin e vendimit. Sipasnormave juridike të kanunit, këto ndëshkime parashikonin dhënien e gjobave, bojkotimin, sidhe me dëmshpërblime të ndryshme të palës së dëmtuar nga moszbatimi i vendimit të gjyqit.

3. Gjyqi i pleqëve të krahinës (vilajetit). Gjyqi i pleqëve të krahinës, ashtu sikurse edhe gjyqet epleqëve të fshatit, përbëhet nga një ose dy burra të shquar zakoni, të cilët përfaqësonin palët epërfshira në konflikt.

Gjyqi i pleqëve të krahinës, e ushtronte veprimtarinë e vet gjyqësore, vetëm për çështje tëcaktuara.345 Ky lloj institucioni nuk ishte i përhershëm e i vazhdueshëm. Ai thirrej sa herë qëshikohet e arsyeshme dhe vetëm atëhere kur problemi, nuk gjen një konsensus të plotë ngagjyqet e mëparshme të pleqëve të mëhallës apo të fshatit.

Ky lloj gjyqi, thirrej për zgjidhjen e konflikteve të rënda që mund të kishte një ose disafshatra të krahinës. Zakonishtë ai mblidhej për të caktuar kufinjtë e tokave midis fshatrave. Pormë të shpeshta këto lloj gjykimesh bëheshin sidomos për caktimin e kufinjëve që ndanin kullotatverore në malet e krahinës. Gjithmonë sinorët e kullotave, ishin një problem shumë i madh dheshërbenin si një burim konflikti të përheshshëm midis fshatrave fqinjë, të cilët duke mos qënënë gjendje për ti zgjidhur me anë të marrëveshjeve dhe konsesusit midis palëve, atëhëre tëinteresuarit u drejtoheshin gjyqit të pleqëve të krahinës.346

Po kështu gjyqi i pleqëve të krahinës, mblidhej edhe për të shqyrtuar dhe pajtuar hasmëritëmë problematike të krahinës. Kuptohet që gjyqi i pleqëve të krahinës, vepronte duke u bazuartek normat juridike të kanunit apo siç quhen ndryshe tek shartet e Idriz Sulit.

Gjyqi i pleqëve të krahinës, për shqyrtimin apo zgjidhjen e çështjeve me natyrë civile apopenale, merrte një vendim të formës së prerë dhe në mënyrë unanime. Në këtë gjyq, nuk lejoheshintë merrnin pjesë persona të tjerë përveç atyre, që kishin marrë përsipër të gjykonin çeshtjen dheatyre që ishin thirrur për dëshmitarë. Vendimi i formës së prerë që ata jepnin, ishte gjithmonë imbështetur në kanun, në rastë të kundërt ky vendim nuk gjente zbatim dhe këta pleq ktheheshinnë objekt tallje dhe ironie nga të gjithë banorët e krahinës.

Vendimet që kishin të drejtë të jepnin gjyqet e krahinës, ishin disa lloje. Kështu kur veprapenale apo civile që ata shqyrtonin nuk përbënte ndonjë rrezik të madh për ekzistencën e jetësshoqërore në krahinë, vendimet që merreshin ishin më të lehta, duke u mjaftuar me dhënien enjë gjobe, për palën që kishte humbur gjyqin. Por të shpeshta ishin edhe vendimet që detyronintë akuzuarit për të dëmshpërblyer personat e dëmtuar.347

Vendimi i gjyqit të pleqëve të krahinës, ishte i detyrueshëm për tu zbatuar nga palët që janëtë përfshira në konflikt. Në rastë se vendimi i këtij gjyqi, shpërfillet dhe nuk zbatohet nga palëtatëhere, gjyqi i pleqëve të krahinës, i drejtohet kuvendit të burrave të krahinës, i cili kishte

345 Po aty, fq. 72.346 Gjatë fillimit të shek. XX, këto lloj gjyqesh, sipas kujtimeve të më të moshuarve të krahinës, u bënë të shpeshta, sepse

edhe konfliktet midis fshatrave për çështje sinorësh ishin të shumta, duke mos i pëballuar dot të gjitha çështjet shpeshherëato zgjidheshin nga paria e këtyre fshatarave pa qënë nevoja që t’u nënështroheshin një procesi gjyqësor.

347 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 252.

Page 89: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

89

autoritetin e duhur për të detyruar palët që të zbatojnë vendimet, dhe kur e shikojnë të arsyeshmetë marrin masat për ti ndëshkuar shkaktarët që kanë ndikuar në prishjen e këtij vendimi. Sipaskanunit të Labërisë, këta shkaktarë duheshin ndëshkuar me patjetër sepse mos dëshkimi i tyrendikonte drejtëpërsëdrejti në uljen e autoritetit të këtij institucioni në sytë e popullit. Kështu qëvendimet e këtij gjyqi bëheshin automatikisht të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë.

4. Gjyqi i pleqëve ndërkrahinorë. Gjyqi i pleqëve ndërkrahinorë, është një organizëm ijashtëzakonshëm, dhe që ushtron një veprimtari gjyqësore vetëm për konflikte të rënda. Ky llojgjyqi, zakonishtë thirrej vetëm për veprat e rënda me natyrë penale. Vepra këto të cilat kishinhapur një konflikt të gjerë midis fshatrave të dy krahinave fqinje me njëra tjetrën. Këto gjykimebëheshin duke u bazuar tek e drejta zakonore vendase dhe jo duke u bazuar tek normat juridiketë një kanuni të caktuar, me qëllim që të mos kishte vend për abuzime dhe keqëkuptime sevendimi u mor nën ndikimin e njërit apo tjetrit kanun.

Zakonisht gjyqi i pleqëve ndërkrahinorë, përbëhej nga një ose dy burra të cilët përfaqësoninfshatrat e krahinës së tyre në këtë konflikt. Këta burra duhej që me patjetër të njiheshin në tëgjithë krahinën, si burra zakoni të dëgjuar. Vendimet e këtij lloj gjyqi zakonishtë ishin zgjidhjepraktike që u bëheshin konflikteve. Përgjithësishtë vendimet kryesore që jepnin ato ishin pothuajsetë prira për të zbutur dhe më në fund për të pajtuar palët në konfliktë. Çështja mbasi pleqërohejme përgjegjesi të plotë nga këta pleq, vendosej jo vetëm pajtimi i fshatrave të dy krahinave, porvendoseshin edhe detyrimet përkatëse për çdo palë.

Për ekzekutimin e vendimeve që merreshin nga gjyqi i pleqëve ndërkrahinorë, parësia efshatrave, që ishte e interesuar për zgjidhjen e këtij konflikti, caktonin disa persona që e detyronintë akuazuarin të paguanin gjobën apo dëmshpërblimin sipas vendimit të dhënë nga gjyqi i pleqëve.

Në të gjitha llojet e organizimit të gjyqeve të pleqëve, duhet thënë se vendimet nuk merreshinnë mënyrë apriori. Për këtë kanuni i Labërisë, për ti shpëtuar këto procese nga manipulimi qëmund tu bëheshin kishte përcaktuar edhe mënyrën se si do të merreshin këto vendime.

Për këtë arsye përpara se të fillonte procesi gjyqësor, në fillim pleqtë e gjyqit bënin benë etyre se do të gjykonin me paanësi.348 Mbas kësaj ata merren me administrimin e provave qërëndonin mbi dëmbërsin apo të akuzuarin, dhe bënin vlerësimin e këtyre provave se sa të vërtetaishin ato. Mbas kësaj ato dëgjonin me shumë vëmëndje dhe argumentet që sillte i akuzuari. Pasidëgjoheshin pretendimet e të dy palëve atëhere, ky gjyq thërriste për të dëshmuar dëshmitarët,që mund të kishte sjellë secila palë.

Por vendimi përfundimntar nuk merrej në qoftë së nuk dëgjoheshin më parë edhe betarët.349

Betarët, ishin persona që betoheshin për të shkarkuar të paditurin nga akuza e paditësit. Betarë,e jepte benë vetë vëtëm atëhere, kur ishte i bindur për pafajsinë e të paditurit, por që njëkohësishtëe njeh mirë edhe të akuzuarin si një njeri të pabesë dhe manipulatorë e shpifës.

Për këtë sipas së drejtës zakonore labe, parashikohej edhe numri i betarëve ose siç quhenndryshe numri i porotës ose i poronikëve.350 Ky numur ishte i kushtëzuar nga natyra e çështjes qëmerrej në shqyrtim. Kështu për çeshtje nderi dhe vjedhjen e stanit duhej që i akuzuari të kishtetë paktën 23 vetë porotë. Për vrasjen e një personi duheshin të paktën nga 20-25 vetë protë, përplagosjen duheshin nga 6-12 vetë porotë, për grabitje duheshin deri në 13 porotë, për problemete pronësisë mbi tokën duheshin deri në 12 porotë, për problemet e caktimit të kufinjëve tëarave, kullotave, livadheve, pyjeve etj duheshin deri në 24 porotë.351

348 Nova, Koço, vepër e cituar, fq. 60.349 Po aty, fq. 60.350 Grup autorësh. vepër e cituar, Tiranë, 1999, fq. 47.351 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 256.

Page 90: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

90

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Ndërsa për vjedhjet e zakonshme dhe të rëndomta duheshin deri në 6 porota. Për grindjetë cilat nuk kishin pasoja të rënda për unitetin e fshatit, duheshin deri në 3 porota, për kalin evjedhur duheshin 5 porota etj.352

Disa nga këta poronikë, mund të kërkonin që të betoheshin me emër dhe haptaz paragjyqit. Kurse të tjerët, mund edhe të kërkonin që të mbeteshin anonimë, me qëllim që të moskonfliktoheshin me palët e interesuara. Numri i vendosur për poronikët nuk është një numur idhënë në mënyrë përfundimtare, ai mund të ndryshojë me kërkesën e pjestarëve të gjyqit poredhe me kërkesën e palëve të interesuara. Në numrin e porotëve, mund të përfshihet edhepersoni i akuzuar, plus edhe numri i porotëve të tjerë. Kur mungonte njëri prej betarëve, atëhereai mund të zvendësohej nga dikush tjetër në qoftë se i akuzuari e ka një të tillë.

Sipas kanunit, beja me më pak se tre porotë nuk bëhej dhe nuk ka asnjë vlerë.353

Të gjithë betarët, apo porotët, betohen me ndershmërinë e tyre për të akuzuarin se ai nukështë fajtor për veprën për të cilën ai akuzohet. Këta porotë, ka të drejtë që ti zgjedhë ai qëkërkon benë, dhe zakonishtë për këtë problem ai zgjedh njërëz tek të cilët ka besim se nuk bëjnëbe të rremë. Beja bëhej me anë të disa formulave të veçanta siç qe, “për të mbyllur dyfekun”,“për sa shoh unë ky është i pafajshëm” etj.

Kur i padituri nuk plotëson porotën, ose kur të besuarit e tij nuk pranojnë që të betohen,atëhere ai në mënyrë të padiskutueshme është i detyruar që të pranojë fajin, dhe të pranojënjëkohësishtë edhe masën e ndëshkimit të dhënë nga ana e gjyqit të pleqëve.

Në rastë se betarët i kërkojnë gjyqit të pleqëve, se do të betohen vetëm në se u jepej kohëpër të gjetur prova për të vërtetën, atëhëre ky gjyq ishte i detyruar ta pranonte kërkesën e tyre,por me kusht që kjo kohë, të mos e kalonte vitin.

Në të drejtën zakonore Labe, është e përcaktuar në mënyrë të qartë dhe të prerë se gruajanuk e ka të drejtën e porotës. Po kështu në këtë kanun, është e përcaktuar se i akuzuari ka tëdrejtë që të mos pranojë si betarë, ata persona për të cilët ai mund të ketë dyshime, që mund tëjetë hasmi i tij, apo miku atij që e akuzon. Por një betarë edhe mund të përjshtohet nga porota,kur ai njihet në fshatë si një njeri i pandreshëm. Në të drejtën zakonore labe, krahas egzistencëssë gjyqeve të pleqëve, kanë ekzistuar edhe forma të tjera të gjykimit të çështjeve të ndryshme.Sipas gojëdhënave del se aty nga fillimi i shekullit të XX, në disa zona të Labërisë, për të zgjidhurmosmarrëveshjet midis tyre ata ju drejtoheshin edhe familjeve të pasura dhe që kishin autoritetnë krahinë. Një shembull të tillë na e jep edhe Eqerem bej Vlora, i cili na sjell një rastë kur dyfamilje nga Bolena e Vlorës, të përfshirë në një konfliktë midis tyre ju drejtuan për të zgjidhurmosmareveshjen e tyre, te autoriteti i familjes Vlora.354

2. 5. Organizimi luftarak. Venomet

Krahina e Labërisë, në historinë e popullit Shqiptarë, ka zënë një vend të rëndësishëm.Kontributi saj në luftrat e shumta që i janë dashur të zhvillojë ky popull në rjedhat e historisëështë vërtetë shumë i madh. Nuk ka ngjarje madhore të kësaj historie, që të mos jetë ndjerëkrisma e pushkës së labit. Për këtë mjafton që të përmendim heronjtë e shumtë që kanë dalë ngakjo krahinë, të cilët janë dalluar jo vetëm për trimërinë dhe guximin e tyre për mbrojtjen e fatevetë atdheut, por edhe për mençurinë e zgjuarsinë e tyre të spikatur. Virtyte të cilat ata pa as më tëvoglin hezitim i vunë në shërbim të çështjes së madhe kombëtare.

352 Po aty.353 Po aty.354 Eqerem Bej Vlora, “Kujtime” (1885-1925), Tiranë, Shtëpia e Librit & Komunikimit (SHLK), 2003, fq. 321.

Page 91: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

91

Prandaj edhe në shartet e Idriz Sullit, apo në kanunin e Labërisë, nuk mund të lihej mënjanëky shpirt luftarak i popullsisë së krahinës. Kështu që në normat juridike të këtij kanuni, ishinparashikuar edhe mënyrat e organizimit luftarak të krahinës. Aq më shumë, që shpesh herë kjokrahinë, kur ishte e pushtuar nga turqit, me luftën e saj të pandrërprëre dhe qëndresën epërhershme ndaj tyre, këta të fundit ishin detyruar që tu njihnin Labërisë, disa të drejta qeverisëse.Në këto rrethana për tu mbrojtur nga fushatat e shumta që ndërmerrete herë pas here kjoperandori, ata duhej që të ishin përherë në gadishmëri për të kundërshtuar fushatat hakmarrëse.

Organizimi i vetëmbrojtjes së krahinës, ishte një detyrë e përhershme të cilën e kishte përdetyrë që ta bënte kuvendi i burrave të fshatit, ose nga kuvendi i burave të krahinës. Organizimiluftarak i krahinës, bazohej duke u organizuar në çeta.

Në këto çeta, bënin pjesë luftëtarët vullnetarë të cilët dilnin nga ç’do fshat. Në rastet kurkrahina, apo i gjithë vendi kërcënohej nga ndonjë sulm i mundshëm, atëhëre nga ç’do familjedilte nga një vullnetarë të cilët mbushnin radhët e çetave të fshatit.355 Si rregull, vullnetarëzakonishtë dilte një burrë për ç’do familje i cili kishte aftësinë që të mbante dhe të dinte tëpërdorte një armë. Zakonishtë vullnetarët, përbëheshin kryesishtë prej djemëve të rinjë dhe tëfortë, të cilët ishin të aftë që përballonin vështirësitë e luftës.

Sipas normave të kanunit, gratë zakonishtë nuk dalin vullnetare për tju bashkangjitur çetëssë fshatit. Por edhe për gratë, në raste lufte kishte detyra të veçanta. Ato janë të mobilizuara dhejanë përherë në mbështetje të kësaj çete. Ato kanë për detyrë që të furnizojnë çetën me ushqime,veshëmbathje, me fishekë dhe të transportonin të plagosurit nga fusha e betejës dhe u mjekojnëplagët atyre.356 Në historinë e Labërisë, pavarësishtë se gratë nuk lejoheshin që të dilnin vullnetareato në raste të jashtëzakonshme kanë marrë pjesë me armë në dorë krahas burrave në frontin eluftës.

Çetat vullnetare, kishin për detyrë kryesore mbrojtjen e kufive tokësore të fshatit apo tëkrahinës, por edhe më gjerë sipas kushteve që paraqiste zhvillimi i luftimeve. Ato po kështukishin për detyrë që mbronin me ç’do kusht organet vetqeverisëse të fshatit, si gjëra shumë tëshenjta, sepse nëpërmjet tyre ata mbronin simbolet e të drejtave për tu mosnënshtruar dhe përtu vetëqeverisur.

Po kështu një nga detyrat kryesore të këtyre çetave ishte që të mbronte popullin e thjeshtënga ndonjë masakër e mundshme. Për këtë ata merrnin masat që ti strehonin ata në vende tësigurta në shpella dhe pyje të dendur larg fshatit, aty ku armiku e kishte të pamundur që tëdepërtonte. Nga detyrat e tjera që kishin këto çeta vullnetare, ishte edhe ruajtja e shëndetit tëpopullit, rujtjen e pasurisë së tyre, ruajtjen e nderit e të dinjitetit të personit jo vetëm nga ç’dosulm armik, por edhe nga ç’do keqëbërës tjetër të cilët duke shfrytëzuar kushtet e gjendjes sëjashtëzakonshme që të diktonin kushtet e luftës, mund të përfitonin dhe ta shfrytëzonin rastinpër të grabitur e ç’nderuar njërzit e pambrojtur.

Në vartësi të situatave të krijuara çetat, mund të ngriheshin edhe kur vendi apo krahina,ishte në periudha paqeje. Në këto raste këto çeta, kishin për detyrë që të ruanin rregullin eqetësinë në fshatë edhe në krahinë dhe të ndiqnin hajdutët dhe keqëbërsit e tjerë.

Ç’do çetë formohej në bazë fshati. Në rastë se fshati është i madhë, natyrishtë që edhenumri i vullnetarëve qe i tillë, dhe në këto raste nga ky fshat, mund të formoheshin edhe dy osemë shumë çeta. Kur paraqitej nevoja dhe për kushtet specifike që paraqiste situata mund tëndodhtë që dy fshatra të formonin edhe një çetë të vetme. Po kështu kishte edhe raste që nëbazë krahine, mund të ngrihej vetëm një çetë.

355 Memushaj, Rami, vepër e cituar, 2004, fq. 151.356 Elezi, Ismet, vepër e cituar, 2004, fq. 70.

Page 92: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

92

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në krye të çdo çete, parësia e fshatit ose edhe e krahinës, sipas rastit caktonte dhekomandantin e saj. Zakonisht si komandant, caktohej një burrë i cili kishte disa cilësi luftarake.Ai duhej që të ishte trim dhe të kishte përvojë në fushat e betejave. Komandantët e këtyre çetavenë Labëri, quheshin çetobash ose kapedan357.

Çetobashi ose kapedani, duhej që të gëzonte respektin e antarëve të thjeshtë të kësaj çete.Të gjitha urdhërat që jepte komandanit zbatoheshin jo duke u bazuar tek diktati, por tek parimii vullnetarizmit, ku çdo antarë i çetës në mënyrë të vetëdijshme dhe të ndërgjegjshme i zbatonteato me përpikmëri të madhe.358

Në rastet kur komandanti i çetës, nuk e zbatonte mirë detyrën e vetë luftarake ose kurtregohej frikacak dhe i pavendosur përballë forcave armike, atëhere kërkohej që ky çetobashapo kapedan, të shkarkohej menjëhere dhe në vend të tij caktohej dikush tjetër që i përmbushtemë mirë besimin e luftëtarëve dhe antarëve të tjerë të bashkësisë labe. Po kështu zvendësimi i tijkërkohej të bëhej edhe kur ai plagosej rëndë ose vritej në fushën e betejës.

Çetat vullnetare luftarake nuk ishin një organizëm i përhershëm, por ato ngriheshin vetëm nëraste të jashtëzakonshme, pikërisht atëhere kur krahina apo fshati ishte i kërcënuar,359 drejtëpërsëdrejtinga kërcënimi i ndonjë sulmi eventual nga ana e armikut. Po kështu këto çeta, ngriheshin atëherekur lëshohej kushtrimi luftarak për tu vetëmbrojtur apo për të sulmuar armikun. Mbasi kryendetyrën e vetë, atë të vetëmbrojtjes, çeta menjëherë kthehet në fshat dhe luftëtarët e saj shkojnëmenjëhere pranë familjeve të tyre dhe fillojnë të merren si zakonishtë me punët e tyre të përditshmeme bujqësinë ose me blegtorinë.

Po përveç çetave, vullnetare luftarake që ishin organizma të përkoshme luftarake, kishtinedhe një formë tjetër të qëndresës së përhershme të labërve, kundër pushtuesit të huaj. Këtoformacione të përhershme ishin çetat e kaçakëve. Çetat e kaçakëve, zakonisht drejtoheshin ngakapedanë trima, të cilët janë dalluar në artin e luftimit me trupat ushtarake armike. Ata zotroninmjaftë mirë artin ushtarak popullor dhe ishin mjeshtër të vërtetë të hartimit të një strategjieluftarake tepëre efikase. Këto çeta, zakonishtë ishin ngritur për nevojat e vetëmbrojtjes së krahinës,apo të një grupi të caktuar fshatrash. Çetat e kaçakëve, në krahinën e Labërisë, kanë kryer njëaktivitet të gjatë luftarak në dobi të ruajtjes së të drejtave vetëqeverisëse, por edhe të ruajtjes nëmënyrë të paprekura të rregullave e normave tipike autoktone të krahinës. Kaçakët, në periudhatë ndryshme të historisë së luftrave të labërve, kundër turqëve, kanë dhënë një konrtibut shumëtë madh edhe në aspektin e luftës për liri të të gjithë shqiptarëve.

Po kështu, duke qënë afër me shtetin grek, këto çeta, kanë kryer një aktivitet luftarak tëgjerë edhe në këtë shtet. Sidomos gjatë viteve të revolucionit grek, kontributi i këtyre çetave, qemjaftë i dukshëm. Njëra nga çetat më të dëgjuara që kanë vepruar në zonat e ndryshme tëkrahinës së Labërisë, ka qënë çeta e famshme Bilbilenjëve.360

Kjo çetë, aktivitetin e vet luftarak e kreu gjatë kohës që në Kurvelesh, turqit, u munduan tëzbatonin reformat e Tanzimatit. Bilbilenjtë, brenda një kohe fare të shkurtër, u bënë tmerri iforcave dhe karvaneve turke, të cilët grabiteshin sistematikisht prej tyre, dhe gjithshka që grabiteji shpërndahej falas fukarasë. Bilbilejtë, pikërishtë për këto veprime që kryente, kishte gjithmonëmbështjen e popullit të Labërisë, prandaj kapja dhe azgjesimi i tyre ishte një mision i pamundurpër turqit.361 Derisa më në fund, duke qënë se ata filluan masakrat ndaj popullsisë së pafajshme,ata shkuan dhe u dorëzuan vetë për të shpëtuar njërzit e thjeshtë nga këto reprezalje të turqëve.

357 Po aty, fq. 72.358 Eqerem Bej Vlora, vepër e cituar, fq. 335.359 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 155.360 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 338.361 Po aty.

Page 93: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

93

Përveç këtyre çetave, që gjatë shekullit të XIX, patën një përhapje të gjerë në të gjithëkrahinën e Labërisë, edhe çeta të tjera kaçakësh. Këto çeta, aktivitetin e vetë e kryenin dukegrabitur karvanet e të pasurve dhe strehoheshin në zonat e thella dhe malore të krahinës. Porshpesh këta kaçakë, të këtij lloji ktheheshin edhe në kusarë të rëndomtë, duke dëmtuar edhepopullsinë vendase. Pikërishtë këto çeta kaçakësh, nuk e gëzonin mbështetjen e popullit tëthjeshtë. Biles në shumë raste, ato edhe janë denoncuar tek autoritet shtetërore turke, por edhejanë përndjekur nga çetat vullnetare të fshatrave. Prandaj për këto arsye këta kaçakë, ishin nëarrati të përhershme.

Nga ana tjetër në normat juridike të kanunit, kishin përcaktuar edhe rastet se kur lejohejdjalëria e krahinës, që duhej të shkonte për të shërbyer si mercenarë në radhët e ushtrive tëhuaja. Sikurse dihet popullsia e kësaj krahine, është një popullsi me tradita mjaftë të shquaraluftarake dhe që dalloheshin për besnikërinë e tyre në fushat e betejave. Prandaj rekrutimi iushtarëve, nga kjo krahinë, për shumë kohë ka qënë në modë nga disa ushtri të huaja.362 Nëkohëra të ndryshme si ushtarë nga krahina e Labërisë, kanë marrë pjesë shumë djem të rinjë, kujanë dalluar për cilësi të rralla luftarake. Sipas të dhënave nga Labëria, kanë qënë ushtarë poredhe komandantë me grada të ndryshme shumë vetë të cilët kanë shërbyer në radhët e ushtrisëTurke, Greke, Italiane, deri edhe në ushtrinë Ruse dhe atë Franceze.363

Por jo në ç’do rast bëhej rekrutimi i ushtarëve. Në kanun, ishte përcaktuar se ky rekrutim,mund të kryhej vetëm atëhere kur Këshilli i Pleqëve të Krahinës, apo të fshatit, jepte leje për tërinjtë, që do të shërbenin në radhët e ushtrive të huaja. Këto leje ky Këshill Pleqësh, i jepte nëraste të jashtëzakonshme, dhe kryesishtë në raste të krizave të thella ekonomike, kur prodhimetbujqësore dhe blegtorale ishin shumë të pakta dhe për të dalë nga këto situata kërkoheshin tëholla. Por edhe në këto raste në të drejtën zakonore Labe, ishin të përcaktuar edhe mënyra ekëtij rekrutimi. Rekrutimet bëheshin në mënyrë të organizuar, ku caktohej numri i ushtarëve,koha e shërbimit të tyre, paga që do të merrte gjithësecili, dhe mënyra se si do të përdoreshinkëto të ardhura nga pjestarët e këtyre familjeve. Kjo bëhej me qëllim që këto të ardhura tëndikonin sa më shumë në përmisimin e situatës ekonomike të fshatit. Po kështu në krye tëkëtyre ushtarëve zgjidhej edhe një komandanti, i cili do të udhëhiqte të gjithë këta rekrut. Atapara se të rekrutoheshin betoheshin përpara Pleqësisë së fshatit, për besnikëri, gjatë kryerjes sëshërbimit ushtatrak.

Zakonisht ata djem që shkonin për të shërbyer si ushtarë, në ushtritë e huaja vinin me njëafatë kohor të caktuar nga 2 deri në 5 vjet364 dhe mbas kësaj ata ktheheshin pranë familjeve tëtyre. Në historinë e krahinës së Labërisë, njihen me dhjetra raste kur çeta të organizuara, kanëshkuar ne ndihmë të popujve të tjerë, sdomos ndihma që ju është dhënë malazezve dhe grekëve,në luftën e tyre për pavarësi kombëtare.

Ndërkohë që në shumë raste po këta fshatra, i kanë bërë një qëndresë shumë të madhe,përpjekjeve të Perandorisë Osmane, për të rekrutuar ushtarë nga krahina e Labërisë.365 Për këtëmjafton të përmendim kryengritjet e kësaj krahine, për të mos pranuar në asnjë mënyrë zbatimine reformave të Tanzimatit. Gjatë kësaj kohe krahina e Labërisë, ishte një nga qëndrat e këtyrekryengritjeve ku dolën edhe disa nga figurat qëndrore të organizimit të këtyre kryengritjeve, siçqenë Zenel Gjoleka, Hodo Aliu, Tafil Buzi, Rrapo Hekali, Çelo Picari etj.366

362 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 289.363 Gjoni, Minella, “Se jam nga Bregdeti (Rrjedhë historie)”, Sarandë, Milosao, 2004, fq. 163.364 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 76.365 Shehu, Novruz, “Enciklopedia e Tepelenës”, Tiranë, 2005, fq. 370.366 “Historia e Popullit Shqiptar”, vëll. II, Tiranë, TOENA, 2002, fq. 101.

Page 94: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

94

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Kushtet e ashpra të vendit, dhe luftrat e pareshtura për mbrojtjen e trojeve kanë kalitur tekkëta banorë, tipare të tilla të karakterit si guximin, burrërinë dhe shkathtësinë në përdorimin earmëve. Pikërishtë për këto tipare dhe cilësi të luftëtarëve labër, kanë folur edhe udhëtarë tëhuaj, të cilët në shënimet e tyre shprehen se kjo krahinë, është e banuar nga një popullsi, e cilarrjedh nga një racë shëumë e fortë, por që njëkohësishtë janë edhe shumë të varfër. Jetojnëthellë midis vargjeve malore, gati të pakapërcyeshme, mendimi i parë i të cilëve është që timbajnë sa më larg pushtuesit, ata janë një popull, i cili nuk kanë pasur një çast shplodhje për tumarrë me gjërat që nuk kanë të bëjnë me luftën.367

Madje edhe vetë armiqtë e tyre, nuk kanë mundur dotë që tu fshehin këto veti kësaj popullsie.Vetë kronistët turq të kohërave të ndryshme i kanë qujajtur ata “si kryengritës të zjarrtë’’, “menjë natyrë të keqe në luftë”. Kurse E. Çelebiu, shkruan në kronikat e tij se banorët e kësajkrahine, janë kreshnikë të rreptë dhe luftëtarë të zotë.368

Terreni i ashpër e i thyer malor, me shtigje gati të panjohura nga të huajit i kishte detyruarlebërit, që të mësonin një taktike lufte tepër efikase që i kishte nxjerrë ata gjithmonë fitimtarëmbi armiqtë.

Përgjithësisht çetat vullnetare, përbëheshin nga burra trima dhe të zgjuar që e njihnin mjaftëmirë teknikat e luftimeve. Ata me një intelegjencë të rrallë dinin ti kryenin më së miri detyrat ecaktuara nga prijësit e tyre. Teknika më e preferuar e tyre në këto luftime ishin ngritja e pritavedhe e kurtheve të ndryshme. Në këto lloj luftimesh, ata sulmonin me një shpejtësi të rrufeshmedhe në mënyrë krejt të befasishme, duke mos i lënë asnjëherë kohë armikut për tu përgatitur.Në grykat e thella dhe tepër të ngushta malore armiku, gjithnjë e kishte të vështirë të fuste njënumur të madh trupash. Kështu që arma më e fortë e tyre, ajo e epërsisë numerike nuk mund tëkishte efektivitet mbi luftëtarët malësorë të labërisë.

Janë këto arsyet që Perandoria Osmane, nuk mundi asnjëherë të vendoste një sundimpërfundimtar mbi këtë krahinë. Biles atëher qarkullontë në formën e një proverbi në të gjithëperandorinë shprehja, “arrnaut na boj” që do të thoshte “shqiptari është për luftë”. Natyrishtëqë edhe për krahinën e Labërisë, kjo shprehje merrte një kuptim akoma edhe më akut, në qoftëse do tju referoheshim kryengritjeve të shumta të kësaj krahine, kundër pushtuesit turk.

Armatimet e çetave të luftëtarëve lebër, përbëheshin gjithmonë prej armëve të lehta, gjë qëu krijonte atyre mundësinë e monovrimeve të shpejta si në rastet e sulmeve por edhe atë tëtërheqjes së menjëhershme pa pësuar dëmtime serioze. Pa dalë armët e zjarrit, këta luftëtarë siarmë kryesore të tyre kishin kamat, shpatat, heshtat dhe sopatat e lehta që mbaheshin në brezdhe që e godisnin armikun nga afër.

Me daljen e armëve të zjarrit, kuptohet që disa nga këto armë primitive e humbën gradualishtrëndësinë e tyre dhe u zvendësuan prej armëve të zjarrit me çark. Por kuptohet që këto armë,nuk i zvendësuan menjëherë armët e vjetra, për shkak të çmimit shumë të lartë të tyre.

Banorët e kësaj treve, kanë qënë shumë të lidhur me armët, aq sa pa frikë mund tëshpreheshim, se ata qenë të dashuruar mbas tyre. Një autor i shekullit të XVIII, shprehet se“Himarjotët janë të dashuruar me armët, me të cilat flenë, në këto armë ata kanë të mbështeturatë gjitha shpresat e tyre dhe për të cilat harxhojnë gjitçka që kanë.369 Ata janë të etur për të fituar,dhe janë gati të vdresin urie për të kursyer paratë për të blerë armë, disa nga fiset e tyre nuk i lënëmënjanë armët e veta, madje edhe kur flenë.370 Këto armë labërit, i blenin me paratë e pakta që

367 Hughes, “Travels in Sicily, Greece and Albania”, London, 1820. fq. 217.368 Çelebiu, Elvia, vepër e cituar, Tiranë, BESA, 2000. fq. 25.369 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 153.370 Po aty.

Page 95: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

95

kishin dhe për të realizuar dëshirën e tyre, për të pasur një armë u drejtoheshin tregtatrëvevendas që kishin lidhje me tregjet e Vendikut, dhe atij të Kurfuzit. Por më së shumti burimkryesor për furnizimin me armë mbeteshin fushat e betejave, ku ata ju rrëmbenin armiqëve tëtyre këto armë.

Pamjet e luftëtarëve lebër, ishin me të vërtëtë mahnitëse, dhe mjaftonte vetëm pamja eveshjes së tyre, që të bënte presion armikut. Për këtë pamje të këtyre luftëtarëve na i jep nëpërshkrimet e tij Pukëvili dhe Liri, por edhe udhëtarë të tjerë që kanë vizituar këtë krahinë, gjatëshekullit të XIX. Sipas tyre, këta luftëtarë mbanin në sup një pushkë të gjatë, në brez një pisqollëe një jatagan dhe në anën e djathtë i varej një thikë me majë të harkuar. Në kokë mbanin njëkësulë të vogël me ngjyrë të kuqe, në trup një këmishë të bardhë me mënga të gjata dhe mbi tënjë jelek të qëndisur, po kështu vishnin një fustanellë të shkurtër, të cilën e shtrëngonte për mesime një brez të gjatë prej leshi, mbathte tirqe dhe zhapa, të cilat bëheshin prej lëkurës së lopëve.Po kështu veshje e përhershme e tyre ishte guna, të cilën nuk e ndante nga vetja edhe gjatë stinëssë verës, gunën ata e hidhnin mbi të dy supet, por më shumë si një modë e përhapur ajo varejvetëm në njërin sup, gjithmonë në krahun e djathtë, të hedhur si në mënyrë të pakujdeshsme.

Këta luftëtarë, përgjithësishtë në kohë paqeje merreshin vetëm me blegtori për ta puna nëbujqësi ishte një punë poshtëruese. Kështu që punimi i tokave, u mbetej si detyrë vetëm grave.Por vetëm puna e blegtorisë ishte pamjaftueshme për të mbajtur familjet prandaj ata shpeshherë pajtoheshin edhe si ushtarë me pagesë ose siç quhen në kohët e sotme si mercenarë. Kjoka qënë një lloj “mjeshtërie’’, mjaft e përhapur në banorët e kësaj krahine. Pikërishtë nga luftëtarëvembusheshin radhët e reparteve ushtarake të mbretërive të Spanjës, të Napolit, dhe Republikëssë Venedikut. Biles shumë nga këta luftëtarëve, kanë bërë edhe një karrierë të shkëlqyerushtatrake.371

Mjeshtëria e luftëtarit mercenar, në shërbim të mbretërive të huaja për lebërit, mori fund nëfillim të shekullit të XIX. Atëhere kur Napoleon Bonoparti, i përmbysi këto mbretëri të vogla.

Për labin, trimëria ishte një detyrim i madh moral. Djemtë, që në moshë fare të vogëledukoheshin që të fitonin këtë cilësi. Një mashkull, i cili ishte i dobët dhe frikacak, e kishte tëvështirë që të jetonte brenda fshatit të vetë, sepse gjithnjë do të ishte i përbuzur dhe i fyer. Nëkëtë krahinë, djemtë e rinjë e kishin ëndërr të shkonin në fushat e betejave. Dhe kur bëheshinpjesë e çetave të ndryshme, ata kur ktheheshin nga betejat për të treguar trimërinë e tyre përparafshatit, duhej që të vinte me plaçkën e fituar në luftë, të cilin ai duhej që ta demonstronte hapurpërpara bashkëfshatarëve të vetë. .

Por ndërkohë që këta luftëtarë do të quheshin të turpëruar, në qoftë se një plaçkë lufte ekishte grabitur tek njërzit e pambrojtur dhe sidomos në rastë se këto mund tua kishte rrëmbyervajzave apo grave. Të gjitha këto cilësi të popullsisë labe, dhe veçanrishtë të luftëtarëve të tyreerdhën duke u forcuar, sidomos pas fitimit të të drejtave vetqeverisëse nga Perandoria Osmane,ose siç quhen ndryshe venomet.

Në vitin 1492 Labëria, ishte përfshirë nga një kryengritje e fuqishme kundër turqëve. Nëvalën e kësaj kryengritje, kur trupat e udhëhequra nga vetë Sulltani, ishin përqëndruar në Tepelenë,një luftëtarë lab, arriti të futej në çadrën e tij dhe zhveshi shpatën për ta vrarë, por pikërishtë nëkëtë moment një prej rojeve të tij arriti ta ndalojë duke e qëlluar me mjë topuz të helmatisur.372

Sulltan Bajaziti i II, i tronditur nga kjo ngjarje iku menjëhere në drejtim të Turqisë, duke embyllur pa sukses fushatën për të nënshtruar Himarën, me rrethinat e veta. Por edhe trupat që

371 Pango, Apostol, vepër e cituar, fq. 216.372 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 156.

Page 96: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

96

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

la pas për të shtypur qëndresën e këtyre rrebelëve, nuk mundën që të bënin dotë asgjë në këtëdrejtim.

Më në fund, pas shumë luftimesh të përgjakura, në muajin tetor, të po këtij viti, gjeneralëtturq, që drejtonin ekspeditën u detyruan të hynin në marëveshje me kryengritësit. Sipas kësajmarëveshje, u ra dakord që të rrënoheshin fortesat e Sopotit dhe ajo e Himarës, dhe popullsiavendase duhej që ti paguante haraçin vjetor sulltanit.373 Kurse nga ana tjetër sulltani, u detyruaqë të shpallte me anë të një fermani disa të drejta politike, ekonomike dhe shoqërore që injiheshin gjithë krahinës së Himarës, së bashku me të gjithë fshatrat që e rrethonin atë.

Këto privilegje, është e natyrshme që u fituan si rezultat i një qëndrese të fortë të banorëve tëkësaj treve, dhe përbënin një fitore shumë e madhe për banorët e krahinës. Të gjitha këto të drejtaqë Porta e Lartë, e detyrua që ti’a njohë kësaj krahine, njihen me emrin “venome”. Sipas marrëveshjestë nënshkruar midis dy palëve, sulltani u njihte banorëve të kësaj treve të drejtën e ushtrimit tëautonomisë. Nga kjo autonomi kjo krahinë, përfitonte këto të drejta: Në të gjithë krahinën, nuk dotë kishte asnjë qeveritarë turk, dhe ajo do të qeverisej apo vetëqeverisej në bazë të kanunevetradicionale vendase, organe këto të cilat do të zgjidheshin nga vetë populli. Po kështu kjo krahinë,kishte të drejtë që të fliste dhe përdorte gjuhën e vet e tradicionale pra gjuhën shqipe. Në këto tëdrejta që përfitonte krahina, ishin edhe fakti që ata kishin të drejtë që duke u bazuar tek e drejtadokësore labe, të zgjidhnin vetë të gjitha çështjet penale dhe civile që do të ballafaqohej kjo krahinë,në kushtet kur mungonte administrata turke.

Një fitore tjetër shumë e madhe, që përfitohej nga këto venome, ishte edhe fakti që kjokrahinë, përjashtohej nga zona e timarit dhe i ziametit. Por nga ana tjetër ata detyroheshin që tipaguanin sulltanit një haraç vjetor në të holla, ose në natyrë sipas mundësive. Kjo taksë, qëpaguhej në vend të taksave të shumta që paguante pjesa tjetër e popullsisë, në sistemin e timareveishte një pagesë simbolike që nënkuptonte faktin se banorët e kësaj treve, ishin nën sovranitetine sulltanit, por jo të nënështruar prej tij.374 Biles për të treguar se ata ishin një popullsi epanënshtruar, këtë haraç të përvitshëm e paguanimn duke vënë monedhat metalike në tehun ejataganit ose të shpatës pa i bërë asnjë lloj temenaje personave që mblidhnin këtë taksë. Kyveprim tregonte se popullsia e Himarës, dhe e fshatrave që e përbënin atë në këtë kohë, nukishin raja apo çifçinj të nënshtruar.

Gjithashtu banorëve të kësaj treve, u lejohej të mbanin edhe në mënyrë publike armët etyre. Sipas të dhënave thuhet se banorët e kësaj treve, kishin të drejtë që ti mbanin në krah armëte tyre edhe kur dilnin jashtë kufinjëve administrativë të krahinës, kur ata shkonin që qëndratkryesore tregtare si në Janinë, Vlorë, Gjirokastër etj.

Por nga ana tjetër duhet thënë se si shenjë tjetër, që ata ishin nënë sovranitetin e sulltanitishin të detyruar që të shkonin në luftë sa herë që një gjë të tillë e kërkonte Porta e Lartë. Poredhe në këtë rastë, mobilizimi ushtarak bëhëj në mënyrë të organizuar dhe në fushën e betejës,këta luftëtarë paraqiteshin si reparte kompakte të cilat udhëhiqeshin nga komandantë vendasdhe shumë rrallë ata mund të shkriheshin brenda reparteve të tjera turke. Në këto fusha betejash,ata kishin të drejtën që të përdorinin si flamur simbolet e tyre luftarake.

Në të drejtat vetëqëverisëse të krahinës, lejoheshin që të gjitha anijet të mbanin flamurine tyre të hynin lirshëm në të gjitha portet e Perandorisë, pa paguar asnë lloj takse apo haraçi. Egjithë kjo marrëveshje, që përbëhej nga gjashtë pikash kryesore u shkrua në një pllakë bakri dhenëpërmjet saj Perandoria Osmane, shpallte botërsishtë se i njihte krahinës së Himarës, të drejtat

373 “Lufta shqiptaro-osmane në shek XV”, Tiranë, Burime Osmane, 1962, fq. 293.374 Pilika, Dh., “Almanaku Vlora”, Vlorë, 1962, nr. 2, fq. 75.

Page 97: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

97

vetëqeverisëse. Kjo pllakë u vendos në kishën e Mitropolisë, që ishte e ndërtuar brenda murevetë kalasë në Himarë. Kjo kishë njëkohësishtë ishte edhe qëndra e peshkopatës për Himarën.375

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ishte një fitore shumë e madhe për popullsinë e kësajtreve. Kjo fitore erdhi si rrezultat i një lufte të pandërprerë, gati 60-vjecare kundër pushtuesveturq. Gjatë kësaj rezistencë të gjatë dhe të përgjakshme popullsia e kësaj krahine, tregoi edhenjëherë disa nga vetitë e tij më të mira në të gjitha aspektet. Rezultati i kësaj lufte, ishte tërheqja edetyruar e turqëve, përballë vendosmërisë së këtij populli për të jetuar përgjithmonë i lirë në trojete tij tradicionale, e të trashëguar nga të parët e tyre. Po kështu si rezultat i kësaj qëndrese të paepurHimara, me rrethinat e saj, nuk u përfshi në sistemin e timareve, të cilat për një periudhë të gjatëkohore turqit, nuk mundën ta zbatonin dotë jo vetëm në zonën e Himarës, por edhe në atëKurveleshit, dhe në pjesë të tjera të krahinës së Labërisë.

Natyrisht që kjo fitore e madhe e malësorëve lab, kundër forcave turke, të udhëhequra ngavetë sulltani, nuk mund të mos tërhiqte edhe vëmëndjen e pothuajse gjithë Evropës. KështuErazmi i Roterdamit, në këtë periudhë do të shkruante se “në vitin 1492, turqit u përpoqën qëtë pushtonin malet Akrekeraune, që banoheshin nga njërëz shumë të qëndrueshëm dhe gjithmonëtë panënshtrueshëm”.376 Kurse udhëtari çek Jan Hasishtevski Lobkoviças, i cili kaloi në brigjet eHimarës, një vitë mbasi kishte përfunduar kryengritja e vitit 1492, shkruan se “në atë vend, atajanë zotër të tyre dhe nuk duan që ti nënshtrohen kurrëkujt. Kam marrë vesh se nuk hyn dotkush në krahinën e tyre, veç në kalofsh nëpër shkëmbijë të mëdhenj dhe gyka të thella. Pikërishtëpo këta njërëz dhe banorët e kësaj krahine, janë pengesa më e madhe për sulltanin e Turqisë,dhe vasalët e tij”.377

Për të fituar këto të drejta himarjotëve, dhe pjesës tjetër të Labërisë, u janë dashur që tëderdhin shumë gjak, e të sakrifikonin gjithçka, pasurinë, shtëpinë, deri edhe jetën e vetë dhe tëfamiljes së tyre. Ndonëse me një numur të kufizuar banorësh, ata arritën të përballeshin dhe tëthyenin një ushtri, që ishte trefishin e numrit të banorëve të gjithë Labërisë të marrë së bashku,dhe që udhëhiqej nga njëri prej sulltanëve më të fortë që kishte nxjerrë kjo Perandori, siç qesulltan Bajaziti II. Si rezultat i qëndresës së paepur të këtyre luftëtarëve, forcat e shumta turke,që ishin të sigurta se do ta nënshtronin njëhëre e përgjithmonë këtë krahinë, u detyruan që tëktheheshin të turpëruar në strofkullën e vet.

Pra sikurse shikohet këto venome, kjo krahinë, i arriti vetëm me forcën e armëve të tyremodeste, dhe nuk ishin një bujari apo dhuratë a dëshirë e sulltanit. Por natyrishtë që çmimi ikësaj fitoreje qe shumë i madh. Krahina, doli nga kjo luftë me një bilanc tepër negativ përekonominë e saj, që edhe pa qenë në kushtet e luftës, ishte mjaftë e brishtë. Gjithashtu sirrezultat i zhvillimit të shumë betejave, duhet thënë se edhe numri i popullsisë së saj qepërgjysmuar, sepse turqit, për të nënshtruar krahinën, një nga taktikat më të parapëlqyera, për taqenë edhe masakrat mbi popullsinë e pambrojtur. Kudo që shkelën turqit, ndoqën taktikën etokës së djegur, duke rrëmbyer e shembur ç’do gjë që gjenin përpara. Fshatra të tëra u dogjën, tëmbjelat u shkaterruan, me mijëra krërë bagëti u therën etj. Meshkujt e rritur që u kapën të gjallëekzekutoheshin në mënyrë barbare. Po kështu me mijëra vetë nga kjo ekspeditë gjakatare, umorën si robër duke i syrgjynosur në viset e largëta të Perandorisë.

Thuhet se një pjesë e mirë e fshatrave të Kurveleshit të Poshtëm, dhe në zonat e tjera më tëulëta të Labërisë, ku këmba e ushtarëve turq, depërtoj me lehtësi, të jenë shfarosur totalisht dheato nuk e morën më veten si qendra të banuara. Mendohet se disa fshatra të Labërisë, që nga ajo

375 Memushaj, R., vepër e cituar, fq. 97.376 Roterdami di, E., “Consultatio de bello Turcis”, p. 26.377 Pilika, Dh., vepër e cituar, fq. 73.

Page 98: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

98

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

kohë u zhdukën si qëndra banimi, si të tilla mund të përmendim, fshatrat Vishat, Pelingria,Markova e ndonjë tjetër.

Për tu shpëtuar masakrave dhe përndjekjeve, një pjesë e mirë e popullsisë u shpërngul nëzona dhe krahina të tjera të Shqipërisë, kurse një pjesë tjetër emigroj në Italinë e Jugut, nëPeloponez dhe Sicili.

Mbas fitimit të këtyre të drejtave, duhet thënë se lufta për mbrojtjen e tyre nuk pushoiasnjëherë. Sa herë që Perandoria Osmane, e ndjente veten të fortë dhe i kishte duart e liraorganizonte ekspedita ushtarake, për tu hequr të drejtat vetqeverisëse kësaj krahine.

Page 99: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

99

KREU III

KUVENDET SI INSTITUCIONE VETËQEVERISËSE

3.1. Organizimi i kuvendeve, vendmbledhjet, pjesmarrësit dhe klasifikimet e tyre

Kuptohet që në sistemet vetqeverisëse, rolin primar në marrjen e vendimeve të rëndësishme,në të gjitha aspektet e kanë luajtur kuvendet e burrave. Kuvendet, ishin një lloj parlamenti, kudiskutoheshin të gjitha hallet e problemet shoqërore, ekonomike, marëdhëniet midis njërzvedhe fiseve. Në këto kuvende, objekt i diskutimeve dhe i marrjes së vendimeve ishte edhe zgjidhjae shumë problemeve të ndryshme që lidheshin me marëdhëniet midis fshatrave të shumta tëkrahinës. Në nenin 77, të kanunit të Labërisë, ndërmjet të tjerash thuhet, “Kuvendi ështëorganizmi më i lartë i vetëqeverisjes vendore, i përbërë nga një burrë për çdo shtëpi, parësia,kapedanët e djalëria”.378

Po kështu, në këto kuvende, diskutoheshin ndarja e sinorëvë midis fshatrave por edhebrenda fshatit, midis fiseve, familjeve dhe mëhallave. Në këto kuvende, diskutoheshin problemetmorale, që ishin një shqetësim mbarëshoqëror për krahinën, dhe shfaqja e tyre dënohej mjaftërrreptë dhe u jepeshin zgjidhje në kuvendin e burrave, më qëllim për të mos kaluar në hasmëriose në hakmarje. Pikërishtë në këto kuvende, jepej fjala dhe lidhej besa për shumë probleme etj.Mbi të gjitha nëpërmjet këtyre kuvendeve, lidheshin besëlidhjet për tu organizuar dhe hedhurnë luftë, sa herë që vendi kërcënohej nga pushtuesit.

Kuvendet, ishin forma e lartë e organizimit shoqëror dhe vetqeverisës vendore në krahinë.Këto kuvende, ushtronin një veprimtari ligjëvënse të shumëllojshme për të zgjidhur problemetdhe konflikete e shumta që lindnin nga ushtrimi i aktiviteti të përditshëm jetësor. Po kështunëpërmjet tyre dhe kryerjes së veprimtarisë ligjore, bëhej hartimi i normave të reja dokësore qëzvendësonin normat e vjetra të cilat nuk u përshtateshin më realiteve të reja, që vinin si rezultati ndryshimeve që bëheshin si në aspektin e ekonomik por edhe në aspektin shoqëror. Kështu qësa herë kuvendi miratonte një normë, a ligj të ri natyrishtë që shfuqizonin edhe normat e vjetra.

Në kuvendet e burrave, ushtrohej një veprimtari e cila synonte që të rregullonte marrëdhënietnë aspektin vetëmbrojtës për rritjen e sigurisë në krahinë, dhe ruajtjen e rendit. E gjithë veprimtariae kuvendit, synonte që nëpërmjet vendimeve që merreshin aty, tu vinin në ndihmë njërzve nënevojë. Po kështu në këto kuvende, gjykoheshin dhe jepeshin dënime të ndryshme për fajet dhegabimet më të rënda që mund të kryenin individë të ndryshëm në fshatë apo në krahinë. Dënimetqë jepeshin në kuvend, fillimishtë ishin shumë të rënda, por me kalimin e kohës natyrishtë qëedhe llojet e dënimeve që jepeshin u liberalizuan. Kështu dënimi kapital ai me vdekje, nukzbatohej më për çdo lloj veprimesh, por ai jepej vetëm në ato raste kur një individ ishte bërëmjaftë problematik në shoqëri dhe që rrezikonte jetën e të tjerëve dhe dëmtonte në mënyra tërënda pronën kolektive. Në pikën 4, të nenit 77, për këtë problem thuhet se “kuvendi, ushtrondhe ka të drejtë që të ushtrojë edhe veprimtari gjyqësore dhe të japë edhe dënime me vdekje,

378 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 58.

Page 100: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

100

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

vetëm për krimet e rënda të parashikuara në kanun”.379 Por më dëndur dënimi kapital, jepej nërastet kur thyhej miku në besë apo edhe kur kishte tradhëti.

Kuvedet e burrave të krahinës së Labërisë, mblidheshin në vende të caktuara dhe jo dokudo.Si rregull kuvendi mblidhej afër kishës apo xhamisë së fshatit. Në mungesë të tyre, ose kurvendi para këtyre objekteve të shënjta nuk ishte i përshtatshëm, atëhere kuvendi, mblidhej nëqëndër të fshatit, që zakonisht, kishin nga një shesh të vogël. Në shumë fshatra të Labërisë, nëqëndër të tyre ka një apo dy rrape, të cilët simbolizonin qëndresën e këtyre banorëve, kundërpushtuesve të huaj. Pikërishtë nën hijen e këtyre rrapeve madhështorë mbilidheshin kuvendet eburrave. Por kur mungonin edhe këto rrepe atëhere objekt për mbledhjen e tyre mund të bëheshinlisat. Zakonishtë ku kishte një lis të madh dhe shekullor ose një grumbull lisash. Këto vendepërdoreshin kur mblidhej kuvendi i fshatit.

Ndërsa kur mbildhej kuvendi i krahinës, si rregull ai mbahej në qendër të krahinës. Meqëndër të krahinës, kuptohej një vend i veçantë apo një fshat, i cili pothuajse ishte i baraslarguarnga të gjithë fshatrat e krahinës. Ky vend caktohej në mënyrë që përfaqesusit e të gjitha fshatraveqë do të merrnin pjesë në këtë kuvend, të mos e ndienin veten të fyer, duke i detyruar që të bëninnjë rrugë më të gjatë në krahsim me përfaqësuesit e fshatrave të tjerë. Por shpesh herë shumëkuvende, mbaheshin edhe në fshatra të tjerë larg zonës. Ky fshatë duhej që të ishtë asnjanës, nërastë se objekt i vendimarrjes së kuvendit do të ishte zgjidhja e ndonjë konflikti të mundëshëmmidis dy fshatrave. Duhej që ky fshatë, të zgjidhej me kujdes dhe sa më larg fshatrave që ishinpërfshirë në konflikt. Kjo bëhej edhe për arsye sepse në rastë se ky fshatë do të ishte afër mepalët në konflikt, atëhëre mund të ndikonin tek kuvendarët, nëpërmjet miqësive të ndyshme qëkëto palë mund të kishin në këtë fshatë dhe mund të manipulonin vendimet e marra.

Shpesh herë këto kuvende të krahinës, mbaheshin edhe në vende të caktuara dhe të njohurasi vende të përhershme kuvendesh. Në krahinën e Labërisë, njihen mjaft vende që dikurmbaheshin kuvendet e burrave siç janë, Rrapi në Taroninë të Zhulatit, Rrepet e Progonatit,Lisat e Kadhe, po në afërsi të fshatit të Progonatit, Buronjat e Kuçe, Zhuri i Kuçit, Mesapliku,Ura e Drashovicës etj.

Kuptohet që kuvendet e Labërisë, përfaqësonin demokracinë primitive popullore, kështuqë ato nuk mud të ishin një formë e kulluar e demokracisë në kuptimin e vërtetë të fjalës.Fillimishtë në kuvendet, që organizoheshin në etapën e parë të zhvillimit të shoqërisë njërzore,kishte mjaftë kufizime për pjesmarrjen dhe mënyrën e të diskutuarit të problemit apo dhe nëmënyrën e marrjes së vendimeve apo edhe të vetë votimit. Megjithatë në kanunin e Labërisë,me kalimin e kohës u bënë mjaftë ndryshime për mënyrën e parfaqësimit në kuvend. Sikursedihet historikisht në krahinën e Labërisë, nuk është bërë një diferencim i tejskajshëm ekonomiki banorëve. Pavarësishtë se në periudhën e lindjes së marrëdhënieve kapitaliste në krahinë, atynga fillimi i shekullit të XX, duhet thënë se ky diferencim gradualishtë filloi që të bëhëj shumëi dukshëm. Në faktë në këtë krahinë, ekzistonin të gjitha shtresëzimet e popullsisë, duke filluarqë nga vegjëlia që përbënte edhe pjesën dërrmuese të popullsisë dhe që jetonte në kushte tëvështira ekonomike, shtresa e mesme, që kishte në zotërimin e vetë ato pak toka të begatabujqësore të krahinës, dhe kullota të një madhësie të tillë që plotësonte nevojat e veta ekonomike,por kishte edhe njërëz të cilët ishin të pasur, dhe kishin mundur të kishin në zotërim të tyre jovetëm toka të mjaftueshëme bujqësore por kishin edhe sipërfaqe të mëdha kullosore dhe bagëtitë shumta.380 Shtresëzimi i fundit i popullsisë, pra aristokracia e saj, përbëntë një pakicë shumë

379 Po aty.380 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 46.

Page 101: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

101

të vogël dhe nuk mund të thuhet se ajo kishte mundësinë e vërtetë dhe reale për të vendosurdiktatin e saj mbi pjesën tjetër të popullsisë. Njërzit në krahinën e Labërisë, kanë qënëtradicionalishtë të lirë dhe krejtësishtë të pavarur. Në këtë krahinë, ndryshe nga të gjitha krahinate tjera të zonës fushore, mungojnë bujqit çifçinjë në vartësi të plotë nga çifligarët. Me përjashtimtë bejlerëve të Vlorës, dhe atyre të Delvinës, që kishin një numur të kufizuar bujqësh. Por duhetthëne se edhe këta pasuritë e tyre të shumta tokësore i kishin në zonat periferike të krahinës, dhejo në qëndër të saj. Ndërkohë që duke qënë njërëz të lirë e krenarë, ata nuk mund ta pranoninvartësine e plotë nga ana çifligarëve, bujqit këta bejlerë, i siguronin nga vende të tjera të Shqipërisë.Kështu që ata nuk i kishin mundësitë reale për të diktuar mbi të gjithë jetën shoqërore nëkrahinë. Në kuvendet e burrave, kishin të drejtë që të merrnin pjesë nga një burrë për çdoshtëpi, pavarësishtë se në ç’farë gjendje ekonomike apo sociale kishte kjo shtëpi. Po kështu nëkëto kuvende, kishte të drejtë që të merrte pjesë në mënyrë të padiskutueshme parësia e fshatit.Njëkohësishtë në kuvend, merrnin pjesë edhe djalëria. Pjesmarrja e tyre kushtëzohej nga fakti,që ata duke qënë trashëgimtarë të fiseve apo të familjeve të tyre mësonin se si organizoheshinkëto kuvende dhe se si diskutohej dhe merreshin vendime, me qëllim që në të ardhmen ata sipasardhës të këtyre pleqëve, të dinin si ti organizonin ato.

Kuvendin e burrave, kishin të drejtë që ta thërriste paria e fshatit pra pleqësia e tij. Por nëraste të jashtëzakonshme atë kishte të drejtë që ta kërkonte edhe një person i çfardoshëm.Drejtimin e punimeve të kuvendit e drejtonte pleqësia e fshatit, kapedani, apo kryeplaku i fshatit.

Të gjithë pjesmarrësit në kuvend, kishin të drejta të barabarta, duke u vendosur në të njëjtinrrafsh si parësia, vegjëlia por edhe djalëria, kur ajo është e thirrur në këtë kuvend. Sipas këtijkanuni, të gjithë këta pjesmarrës, kanë të drejtën e fjalës dhe të drejta në vendimarrje. Por sipasnormave të këtij kanuni, në kuvend, mund të merrte pjesë edhe të huaj apo miq që kishin bujturnë fshat në mënyrë të rastësishme. Por ky kontigjent nuk e gëzonte të drejtën e fjalës apo tëdhënies së mendimit. Ata ftoheshin thjeshtë si dëgjues ose si vëzhgues. I njëjti rregull egzistonteedhe për shtetasit e huaj, që kishin edhe atë të drejtën për të marrë pjesë në kuvend, por pa asnjë lloj të drejte tjetër. Punimet e kuvendit i hapte zakonisht dhe i drejtonte një burrë i ciligëzonte respekt të veçantë në fshat apo në krahinë. Ky lloj burri, duhej që të njihej nga fshatiapo edhe më gjerë si një burrë zakoni, i cili kishte autoritetin e duhur për të drejtuar dhembarëvajtur punët e tij. Si rregull ky burrë ishte njëkohësishtë edhe anëtari i parësisë së fshatitdhe njëkohësishtë edhe më i moshuari. Por mosha e tij nuk ishte patjetër kusht i domosdoshëmpër të drejtuar mbledhjen e kuvendit.

Sipas normave të kanunit, në kuvend ishte e përcaktuar edhe mënyra e të ndenjurit tëpjestarëve të tij. Në kuvend burrat vendoseshin në trajtë gati rrethore dhe të gjithë burrat ulenpërtokë, duke ndënjtur këmbëkryq sipas përkatësisë kamjes dhe gjendjes shoqërore. N. B, 75vjeç, nga Nivica, kujton se burrat në këto kuvende, rrinë këmbëkryq sepse kështu ata dukeshinmë të fortë dhe më hije rëndë. Kuptohet që në fillim uleshin anëtarët e parësisë ose të këshillittë pleqeve, mbas tyre uleshin me radhë në fillim më të moshuarit dhe të ftuarit në qoftë se kishtedhe pastaj të gjithë të tjerët. Zakonisht djalëria, në këto kuvende nuk uleshin por rrinin nëkëmbë mbas burrave të ulur duke u vendosur në formë rrethore mbas shpinës së burrave tëfshatit.

Në kuvendin e burrave, nuk lejohej në asnjë mënyrë që kuvendarët të kishin me vete armë.Para se të uleshin në kuvend, i vendosnin në një vend të sigurtë dhe të mbrojtur mirë. Askushnuk kishte të drejtë që ti mbante ato me vete dhe jo më që ti demonstronte ato para burrave. Nërast të kundërt ata që i kundërviheshin këtij rregulli dënoheshin mjaft ashpër. Kjo bëhej meqëllim që këta burra të diskutonin në mënyrë të qetë dhe të mos ishin nën trysni kur merrninvendime.

Page 102: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

102

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në çdo lloj kuvendi, që organizohej në krahinën e Labërisë, duhej që të merreshin të gjithamasat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së pjesmarrësve. Këtë detyrë delikate e kishte përdetyrë që ta përmbushte djalëria. Një pjesë e djalërisë, zakonishtë ata më të shkathtit, dhe më tëvendosurit, u ngarkohej kjo detyrë e posaçme nga ana e kryetarit të këtij kuvendi. Këta djelmosha,ishin kurdoherë të gatshëm për të ndaluar çdo të keqe që mund të ndodhte dhe që mund tëprishte punimet e kuvendit.

Nga ana tjetër çdo pjesmarrës në kuvendin e burrave, ishte i detyruar që ti respektonte meseriozitetin më të madh rregullat kanunore, për mënyrën e zhvillimit të mbledhjes së kuvendit.381

Në kuvend, askush nuk kishte të derjtë të shante, të fyente apo të kryente veprime jashtëetikës së përcaktuar në kuvend. Pavarësisht se cili ishte objekti i zhvillimit të punimeve të kuvendit,pjesmarrësit nuk kishin të drejtë që të grindeshin me hasmit e tyre të mundshëm, përkundrazinë këtë rastë ata ishin të detyruar që ta dëgjonin njëri- tjetrin me respekt të veçantë, sepse që tëgjithë janë të barabartë para normave juridike të kanunit. Dhe mbi të gjitha sipas traditës, tëgjithë pjesmarrësit janë të mbrojtur po në mënyrë të barabartë, pavarësishtë nga pozita shoqëroreqë kishte secili prej tyre.

Në rast se dikush me dashje, apo qoftë edhe pa dashje, prishte rendin dhe sigurinë nëkuvend duke përdorur fyerje, të shajë, ti drejtohet tjetrit me epitete, të plagosë, apo të vrasë,dënimet ishin shumë të ashpra dhe të patolerueshme. Në të gjitha këto raste nga kuvendi iburrave, jepej një lloj dënimi, ai me vdekje, vendim ky që kryhej në mënyrë të padiskutueshmedhe që ishte i formës së prërë dhe “i pa apelushëm”.

Normat juridike të kanunit të Labërisë, parashikonin edhe dënime të ndryshme për ata qënuk denjonin të vinin në kuvend, apo mungonin pa asnjë lloj arsye. Në këtë rast, ky kuvend,merrte masa të ndyrshme ndëshkimi për ta. Zakonisht në këto raste jepeshin dënime të ndryshmepor më shpesh për këta shkelës aplikoheshin vendosja e gjobave. Në rastet kur mungesashkaktohej nga faji i korierit të fshatit, ai dënohej me gjobë.382

Njoftimet për në kuvend, i bënte një person i caktuar posaçërisht për këtë punë, i cili quhejkorier ose bekshiu i fshatit. Bekshiu ose korieri, paguhej nga pleqësia e fshatit dhe përveç kësajdetyre ai kryente edhe shërbime të tjera siç qenë, ruajtja dhe administrimi i pronës së përbashkët,zakonoshit të mushave kullosore, apo edhe për ruajtjen e objekteve të tjera që ishin pronësi të tëgjithë fshatit. Kur merrej vendimi për mbledhjen e kuvendit, pleqësia e fshatit, caktonte që njëjavë më parë datën dhe orën e saktë se kur do të mblidhje kuvendi, dhe mbas kësaj thërristekorierrin ose bekshiun e fshatit, që të bëntë lajmërimet e duhura. Kjo bëhej me qëllim që kykorier, të kishte kohën e domosdoshme për të thirrur dhe lajmëruar të gjithë burrat e fshatit. Aiishte i detyruar që tu shkonte atyre në shtëpi, arë, mal apo kudo që të ndodheshin. Atij nuk ilejohej që të njoftonte antarët e tjerë të familjes, por duhej me patjetër që kontaktonte mepersonin që duhej të merrte pjesë në kuvend.

Por pavarësisht se në këto kuvende, kishin të drejtë që merrnin pjesë pothuajse të gjithëparfaqësuesit e familjeve të fshatit, si dhe e drejta e fjalës ishte një lloj detyrimi për të gjithë,duhet thënë se praktikishtë kjo e drejtë nuk ishte gjithmonë e zbatuar në mënyrë të domosdoshme.Në këtë aspektë kishte edhe diferencime. Diferencimet vinin që nga mënyra e uljes së këtyreburrave në kuvend. Kështu ata burra, që mund të ishin më të moshuar se të tjerët por që kishinnjë pozitë shoqërore jo të favorshme, nuk uleshin në rreshtin e parë, por zakonisht ata uleshinnë rreshtin e dytë.

381 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 59.382 Po aty, fq. 63.

Page 103: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

103

Po kështu edhe për të diskutuar, pavarësishtë se të drejtën e fjalës e kishin të gjithë, duhet tëthënë se jo të gjithë arrinin që ta shprehnin mendimin e tyre. Kjo varej nga pozita shoqërore egjithë secilit. Dhe kjo pozitë në fund të fundit varej nga të ardhurat ekonomike. Edhe të vobektëveu njihej e drejta e fjalës, por ajo nuk kishte peshën e duhur në vendim marrje.

Ndërsa ata që gëzonin privilegje në aspektin ekonomik, natyrishtë që fjala e tyre, zinte njëpeshë më të madhe. Pra sikurse shikohet edhe këtu ka disa kufizime të cilat ndonëse kanuni,nuk ka të parashikur ndonjë nen të veçantë për këto diferencime, ato ndodhnin si rezultat idiferencimit ekonomik e shoqëror të banorëve brenda fshatit.

Po kështu sipas normave të kanunit, edhe grave nuk u lejohej në asnjë mënyrë që të merrninpjesë në kuvend,383 le më që tu jepej e drejta e fjalës. Pra këto ishin disa nga kufizimet e këtijkanuni, përsa i përket të drejtës së pjesmarrjes dhe mënyrës së diskutimit.

3.2. Klasifikimi i kuvendeve

Sikurse dihet tashmë krahina etnografike e Labërisë, ka një shtrirje relativisht të madhe nëraport me sipërfaqen e përgjithshme të vendit tonë. Dhe ashtu sikurse e kemi theksuar edhe mëlartë në këtë krahinë, ka gjithësej rreth 165 fshatra, të cilat kanë dhe një numur të konsiderushëmpopullsise. Kështu që edhe problematika që shqetësonte këtë komunitet që i madh dhe ilarmishëm. Kjo problematikë e larmishme kishte nevoje që të trajtohej dhe zgjidhej në mënyrënmë serioze nëpërmjet organeve të saj vetëqeverisëse. Dhe organi kryesor për të trajtuar dhemarrë vendime për zgjidhjen e situatave të ndryshme natyrishtë që ishte kuvendi.

Mirëpo problematika që trajtonin këto kuvende, ishte jo vetëm e larmishme por edhe teperdelikate dhe njëkohësishtë numri i çeshtjeve që prisnin për tu trajtuar në momente të caktuaraishte shumë e madhe, kështu që jo për të gjitha çështjet kuvendet i trajtonin ato në mënyrë tëhollësishme por shpesh herë ato edhe nuk diskutoheshin por ju jepej një zgjidhje analoge. Qëdo të thoshte se për të zgjidhur një problem merrej si zgjidhje precedentët e mëpëarshme.

Ndërkohë që kuvendi i burrave të fshatit, trajtonte dhe merrte vendime vetëm përproblematikën që kishte fshati. Dhe kur problemi që diskutohej nuk merrte dotë zgjidhje ngaky kuvend, atëhere i kërkohej ndihma dhe asistenca e burrave më të shquar të zakonit të krahinës,dhe kur këtë problem nuk ishin në gjendje që ta zgjidhnin as këta atëhere thirrej kuvendi izgjeruar i burrave të krahinës.

Pra sikurse shikohet që në vështrim të parë dallojmë disa nivele të kuvendesh të burrave tëkrahinës.

Sipas kanunit të Labërisë, dallohen tre lloj kuvendesh që janë:

1. Kuvendi i fshatit (katundit)2. Kuvendi i krahinës (vilajetit)3. Kuvendi ndërkrahinor (Elezi, Ismet)

1. Kuvendi i burrave të fshatit (katundit). Kjo është forma kryesore e mbledhjes së burrave tëfshatit. Kuvendi i burrave të fshatit, mblidhej zakonishtë në qëndër të fshatit. Vendi i mbledhjessë burrave të fshatit, ishte zakonishtë një shesh në afërsi të kishës ose të xhamisë. Kjo bëhje meqëllim që burrat, kur merrnin vendimet të ishin njëkohësisht edhe pranë objekteve të shënjteruaradhe kështu që kur merreshin vendimet dhe njëkohësishtë jepej fjala të ishte dëshmitar edhe vetë

383 Nova, Koço, vepër e cituar, fq. 109.

Page 104: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

104

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

zoti. Përgjithësishtë çdo fshat i Labërisë, ka pasur një qëndër të tijën, kjo qëndër natyrishtë qëpërbëhej nga një shesh ku në qëndër të tij ishin mbjell rrepe, njëkohësishtë ishte edhe kroj ifshatit ose çesmat e ujit të pijshëm. Pikërishtë këto vende ishin qëndra të mbledhjes së kuvendevetë burrave të fshatit.

Por jo gjithmonë mbledhjet e kuvendeve të burrave, mund të bëheshin në qiell të hapur.Kështu gjatë periudhës së dimrit ishte e pamundur që këto takime të zhvilloheshin jashtë, përkëtë arsye shpeshherë këto takime zhvilloheshin në një shtëpi të fshatit që ishte më e përshtatshmepër këtë punë. Zakonisht zgjidhej ajo familje e cila kishte konaqe384 të mëdha. Por nga ana tjetërkjo banesë zgjidhej me kujdes, me qëllim që kjo shtëpi të mos ndikonte tek vendimet që do tëmerrte kuvendi, pra kjo shtëpi, të ishte mundësishtë një shtëpi asnjanëse që nuk kishte lidhje mepalët që ishin në konfliktë, në rastë se problemi që do të diskutohej do të ishte e kësaj natyre.

Kuvendi i burrave të fshatit, përbëhej në mënyrë të detyrueshme nga një burrë për çdoshtëpi. Dhe të gjithë këta pjesmarrës së këtij kuvnedi, kishin të drejta të barabarta jo vetëm përtë drejtën e fjalës por edhe në mënyrën e votimit dhe të vendimarrjes.

Kuvendi i burrave të fshatit, natyrisht që nuk ishte një organizëm i përhershëm dhë qëmblidhej në periudha apo data të caktuara. Ai ishte një lloj forumi, i cili mblidhej sa herë qëkëshilli i pleqëve apo pleqësia e shikonte të arsyershme. Të gjithë veprimtarinë e tij ky kuvend,e ushtron gjithmonë duke u mbështetur tek e drejta kanunore labe, por edhe të traditës popullorembi organizimin e këtyre kuvendeve.

Kuvendi i burrave të fshatit, ka të drejtë që të marrë në shqyrtim dhe të vendosë për çështjeme një rëndësi të veçantë, e me karakter të përgjithshëm që kanë të bëjnë me sigurinë e rendit etë qetësisë së fshatit. Po kështu ky kuvend, ka të drejtë që të shqyrtojë dhe të marrë vendimeedhe për organizimin dhe mënyrën se si do të organizohej qëndresa e këtij fshati për tu bërëballë sulmeve të armiqëve. Objekt i punimeve të këtij lloj kuvendi janë edhe marrja e masave përmbylljen e hasmërive dhe pajtimeve të gjaqeve brenda fshatit.

Po sipas së drejtës zakonore vendase ky lloj kuvendi, ka të drejtë që të marrë edhe vendimeme një natyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me heqjen e një norme, apo zakoni të vjetër i cili bëhejpengesë për mbarëvajtjen e punëve të fshatit, dhe vendosjen në vend të tij të një norme të re,ose zakoni të ri, me karakter më të civilizuar dhe që u paraprinte zhvillimeve ekonomike dheshoqërore të vetë fshatit. Po kështu në këto kuvende, diskutohej edhe për konflikete e reja dhetë vjetra që kishte fshati dhe marrja e masave për të parandalur acarimin e mëtejshëm të tyre.Ndërkohë po ky kuvend, diskutonte edhe për problemet e hasmërive të vjetra, të cilat ishin bërëtë padurueshme për banorët e fshatit. Në këtë rastë ky kuvend, ndërhynte për ti pajtuar fiset nëkonflikt. Dhe në rastë se kjo gjë nuk arrihej, atëhere ndaj tyre vendoseshin saksione të shumta,deri edhe në përzëniet e tyre nga fshati, për një periudhë kohe ose edhe përgjithjnjë.385 Ndërkohëqë prej tij dënohej mjaftë ashpër edhe vetgjyqësia dhe tepërime të tjera të natyrave nga më tëndryshme. Po kështu në këto kuvende, lidheshin edhe besëlidhjet për tju bashkuar gjithë krahinës,ose dhe më gjerë, në luftë kundër pushtuesve të huaj.

Por shpeshherë kuvendet e burrave, kapeshin nga debate të ashpra, dhe nuk arrinin që tujepnin një zgjidhje përfundimtare këtyre problemeve, pikërishtë për këtë arsye i kërkohej ndihmëpër zgjidhjen e mëtejshme të problemit mbledhjes së zgjeruar të fshatit.

Vendimet e kuvendit të burrave të fshatit, bazoheshin gjithmonë në kanun, dhe janë tëdetyrueshme për tu zbatuar nga e gjithë bashkësia fshatare dhe nga çdo pjestar dhe individ.

384 Këtu në kuptimin që janë dhoma të mëdha dhe të bollshme që mund t’i mbanin brenda të gjithë kuvendarët.385 Sipas kujtimeve të L. D. 74- vjeç, nga fshati Salari, thuhet se në vitin 1917, nga ky fshat u përzunë dy fise nga lagja Elezaj,

për shkak se hasmëria e tyre mori përmasa të mëdha, dhe kuvendi i burrave mori vendimin për largimin e tyre nga fshati.

Page 105: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

105

Ndaj atyre personave që kundërshtonin vendimet e kuvendit, apo edhe nuk i zbatonin atomerreshin masa të shumta ndëshkuese. Format e ndëshkimit për këto raste ishin vendosja egjobave, bojkotimi ose siç quhej ndryshe veçimi, ose edhe largimi nga fshati për një periudhë tëcaktuar kohore, ose edhe përgjithmonë. Dhe në rastet kur kundërshitimet që u bëhën vendimevetë kuvendit, i kalojnë caqet dhe kalohet në fyerje ndaj burrave të kuvendit, atëhere kërkohejdënimi me vdekje i këtyre personave të cilat në këtë rastë ekzekutoheshin fshaçe.

Në zgjidhjen e problemeve që shqetësosnin fshatin lab, ishte edhe një institucion tjetër pokaq i rëndësishëm sa edhe kuvendi i burrave. Ky institucion ishte mbledhja e përgjithshme efshatit i cili njihej ndryshe edhe me emrin xhivari.386 Në mbledhjen e përgjithshme të fshatit, merrtepjesë parësia e fshatit, kapedanët, vegjelia dhe djalëria e gjithë fshatit. Kuptohet që në mbledhjene përgjithshme të fshatit, nuk kishte të drejtë që merrnin pjesë gratë dhe siodomos vajzat epamartuara. Ashtu sikurse kuvendi i burrave të fshatit, edhe mbledhja e përgjithshme, nuk ishtenjë institucion apo organizëm shoqëror i përheshëm e i vazhdueshëm, por është një instiucion ipërkohshëm dhe i paqëndrueshëm. Ai mblidhet vetëm në ato raste kur e kërkontë kuvendi iburrave. Pra ai mblidhet vetëm atëhere kur kuvendi i burrave të fshatit, e kishte të vështirë që tëgjente një zgjidhje të përshtatshme për problemet që ai trajtonte.

Në mbledhja e përgjithshme e fshatit, kishte të drejtë që të merrte në shqyrtim çështje mekarakter të rëndësishëm e të përgjitshëm që shtrohen për diskutim nga kuvendi i Burrave, si atotë luftës, të vetëmbrojtjes, të sigurisë, marrjen e masave me karakter ekonomik, siç qenë çelja erugëve të reja, sigurimi i burimeve ujore, rregullimi i marëdhënieve në raport me pasuritë epërbashkëta tokësore dhe ato kullosre etj.387

Po kështu në këtë mbledhje, rishikoheshin edhe vendimet që kishte marrë kuvendi i Burravetë fshatit, për probleme të ndryshme. Zakonishtë kjo mbledhje rishikonte dhe jepte vendimetpërfundimtare për masat e dënimeve që jepte kuvendi i burrave, apo dhe institucione të tjera.Sidomos në rastet kur ishte dhënë dënimi kapital pra ai me vdekje, si rregull kërkohej që kyvendim të merrte edhe një farë aprovimi nga mbledhja e përgjithshme e fshatit.

Të gjithë pjesmarrësit në mbledhjen e përgjitshme të fshatit, kanë të drejtë që të shprehinnë mënyrë të lirshme fjalën e tyre, për problemet që diskutohej në to. Po kështu çdo pjestarë ikësaj mbledhje kishte të drejtën që të shfaqte hapur mendimin e vet për vendimet që kishtemarrë kuvendi i burrave. Biles nga diskutantët, kërkohej që tu bëhej edhe krtikë vendimeve qëishin marrë nga ky institucion. Por vetëm sipas rregullave të kanunit, ky diskutim apo kritikë qëduhej tu bëhej atyre vendimeve, duheshin që të bazoheshin tek sinqeriteti dhe ndershmëria. Pornga ana tjetër duhej që në kritkat që bëheshin të respektoheshin të drejtat e gjithësecilit dhe përtë mos kaluar në fyerje ndaj atyre që kishin marrë këto vendime, qofshin ato edhe të gabura.

Në mbledhjen e fshatit, vendimet merreshin në mënyrë unanime. Dhe shumë rrallë kërkohejqë të bëhej votimi. Në ato raste kur kërkohej që të votoheshin vendimet, votimet kryheshin nëmënyrë të hapur me ngritjen e dorës ose dhe me thirrje që shprehnin aprovimin ose mosaproviminpër vendimet që do të merreshin. Në fund të punimeve të tij mbledhja e fshatit, merr njëvendim përfundimtar mbi ato që kishte marrë më parë kuvendi i burrave. Vetëm se edhe në këtërastë vendimet merreshin duke u mbështetur tërësisht tek normat e kanunit, dhe traditat vendase.

2. Kuvendi i burrave të krahinës(vilajetit ). Kuvendi i burrave të krahinës ose të vilajetit, janëinstitucione shumë të rëndësishme për organet vetqeverisëse për krahinën e Labërisë. Kuptohet

386 Po aty, fq. 66.387 Po aty, fq. 60.

Page 106: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

106

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

që ky lloj institucioni nuk ishte një institucion i përhershëm, por ai ishte i përkoshëm,388 dhesapo zgjidhte një problem apo mosmarrëveshje që kishte ndodhur në krahinë shpërndahej. Porai mund të thirrej sa herë që shikohej e nevojshme.

Kuvendi i burrave të krahinës, përbëhej nga një ose dy përfaqësues nga çdo fshat i krahinës.Këta përfaqësues të fshatrave, si rregull duhet që të ishin burra të dëgjuar kuvendi, të cilëve judëgjohej fjala, jo vetëm në fshatin e tyre por edhe në krahinë. Zakonisht sipas traditës labe, këtapersona zgjidheshin nga parësia e fshatit por edhe nga pjestarët e kuvendit të burrave të fshatit.

Këta përfaqësues të fshatrave, duhet të thënë se nuk kishin një mandat të përhershëm dhenuk ishte e thënë që në kuvendet e krahinës, fshatin ta përfaqësonin të njëjtit persona. Përkundrazi,kur shikohej se ata nuk i përmbushnin dotë detyrat e tyre dhe nuk arrinin që të përfaqësonindenjësishtë fshatin, atëhere kërkohej menjëherë që të bëhej zvendësimi i tyre me persona tëtjerë më të aftë.

Kuvendi i burrave të krahinës, si institucion mblidhej sa herë që një gjë të tillë e kërkontenjë fshat i krahinës, apo edhe me kërkesë së disa fshatrave njëkohësishtë. Zakonisht vendi imbledhjes së këtij kuvendi, caktohej një fshat i cili ndodhej në qëndër të krahinës. Por kurproblemi që do të trajtohej kishte të bënte edhe me interesat e fshatit që priste kuvendarët,atëhere në këtë rastë gjendej një fshatë tjetër asnjanës, i cili ndodhej përafërsishtë në qëdër tëkrahinës. Dhe në pamundësi të kësaj mund të gjendej një vend i dëgjuar për mbledhjen e burravedhe që mund të ishte jashtë qëndrave të banuara. Si vend i tillë përshëmbull për zonën eKurveleshit të Sipërm, kanë shërbyer njëkohësishtë fshati Gusmar, por edhe fshati i Progonatit,si dhe Lisat e Kadhe, i cili ishte jashtë fshatit të Progonatit.

Kuvendi i burrave të krahinës, nuk mund të thirrej sa herë që dikush mund ta kërkonte atënë mënyrë arbitrare. Ky kuvend, mblidhej vetëm atehere kur shikohej e arsyeshme, dhe mbi tëgjitha për mënyrën e thirrjes së tij duhet që të respektoheshin rrgullat dhe normat e përcaktuaranë kanun.

Ky kuvend, i cili është një hallkë mjaft e rëndësishme në vargun e institucioneve vetëqëverisësetë krahinës, ka një sërë detyrash për të zgjidhur. Ai ka të drejtë të vendosë dhe të shqyrtojë përçështje shumë të rëndësishme dhe me interes të përbashkët për të gjithë krahinën. Nga këtoprobleme që diskutheshin në kuvendin e burrave të krahinës, mund të përmendim problemet përruajtjen e rendit dhe të qetësisë në krahinë, problemet e vetmbrojtejes së krahinës, nga sulmet earmiqëve të jashtëm, për parandalimin e ndonjë konflikti të mundshëm të fshatrave brenda krahinës,lidhjen e besëlidhjeve etj. Por në qëndër të problemeve që bëheshin objekt diskutimesh, në këtolloj kuvendesh, ishin edhe probleme të tjera siç qenë zgjidhja e hasmërive më problematike të njëfshati ose edhe në krahinë, shqytimin e rasteve të vetëgjyqësive, për zgjidhjen në mënyrë të drejtëdhe njëanëshme të problemeve të sinorëve midis fshatrave. Këto të fundit në krahinën e Labërisë,sipas kujtimeve që sjellin mjaftë banorë të saj, ishin të shumta. Kjo ndodhte sepse kufinjtë nëzonat e thella malore ishte shumë e vështirë për tu fiksuar njëherë e mirë, ndërkohë që ato kishinnjë rëndësi shumë të madhe për barinjtë, të cilat në këto male kishin stanet e tyre verore kukullosnin bagëtitë. Kështu që ata herë pas here futeshin në konflikte midis tyre.

Një nga detyrat më themelore dhe specifike që kishte ky lloj kuvendi, kishte të bëntë meheqjen e normave të vjetra të kanunit, dhe zvendësimin e tij me norma të reja dhe mëbashkëkohore.

E gjithë veprimtaria e këtij kuvendi, për marrjen e vendimeve mbështetej totalisht në normate kanunit të Labërisë, por edhe tek tradita dhe drejtësia popullore.

388 Po aty.

Page 107: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

107

Në traditën popullore labe, janë njohur të dokumentuara deri më sotë shumë kuvende tëtilla, të mbledhura aty nga shekulli i XIX, dhe gjysma e parë e shekullit të XX. Kuvendi i funditi njohur dhe i dokumentuar deri më sotë ka qënë kuvendi i vitit 1921 në fshatin Gusmarë dhe aii Kuçit në vitin 1924. Kuvende, këta të cilët u mblodhën me inisiativën e parisë së Kurveleshit,dhe patriotëve përparimtarë të kohës që nëpërmjet këtyre kuvendeve, kërkonin që të pajtoninhasmëritë dhe të civilizonin dhe emanciponin kanunin dhe jetën e banorëve të Labërisë.

3. Kuvendi ndërkrahinor. Kuvendi i burrave ndërkrahinor, është një instiucin tjetër po irëndësishëm. Ky lloj kuvendi, nuk është thjeshtë një normë specifike e kanunit të Labërisë, porështë një normë e përgjithshme e së drejtës zakonore të popullit shqiptarë.

Në këtë kuvend, merrnin pjesë nga një ose më shumë burra nga çdo krahinë etnolgrafikeapo qoftë edhe gjeografike e vendit tonë. Zakonishtë këta përfaqësues të krahinave, për të qënëtë tillë duhej që të gëzonin disa cilësi dhe virtytet të rralla. Ata duhej që të ishin burra trima dhetë zgjuar, të gëzonin një autoritet shumë të madh në të gjithë krahinën. Të ishin burra të fortëdhe të njohur si burra bese dhe njëkohësishtë si burra zakoni, që e njihnin mirë traditën popullore,për mënyrën se si organizoheshin dhe se si flitej në kuvendet e burrave.

Natyrisht që këto lloj kuvendesh, nuk mund të mblidheshin shpesh. Zakonisht këto kuvende,thirrieshin nga një komision nismëtarësh vetëm për raste të jashtëzakonshme, atehëre kur vendirrezikohej nga ndonjë sulm eventual nga jashtë. Por ai mund të thirrej edhe në raste paqeje përtë bashkërenduar veprimet dhe për të marrë masa me karakter me ineres të përgjitshëm, jovetëm për një krahinë të caktuar por për të gjithë vendin.

Në praktikën e së drejtës zakonore të vendit tonë, këto lloj kuvendesh kanë dhënë njëkontribut të veçantë për mbrojtjen e fateve të atdheut. Pothuajse në të gjitha kanunet e vendittonë, prashikoheshin norma të caktuara juridike për thirrjen e këtyre kuvendeve sa herë që esillte rasti, por edhe kur kishim të bënim me ngjarje madhore në historinë e popullit tonë. Sipassë drejtës zakonore, janë mbajtur shumë kuvende të tilla, sidomos gjatë shekullit të XIX, dhefillimit të shekullit të XX. Kështu përshembull Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, apoedhe vetë kuvendi kombëtar i Vlorës, janë thirrur dhe kanë vepruar e marrë vendimet, duke ubazuar tek e drejta kanunore vendase për mbajtjen e kuvendeve të burrave.

Page 108: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

108

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

KREU IV

KUVENDET LABE DHE LËVIZJA KOMBËTARE

4. 1 Format e reja organizative të kuvendeve labe

Gjatë mesjetës Osmane, kuptohet që edhe krahina e Labërisë, vuante nën thundrën e këtijpushtimi. Pavrësishtë se pjesërishtë kjo krahinë, kishte fituar disa të drejta vetqeverisëse.Megjithatë, gjendja ishte pothuajse e padurueshme. Ekonomia e krahinës, ishte me të vërtetëshumë e keqe. Taksat e shumta që paguheshin për llogari të pushtuesit ishin gati tëpapërballueshme. Ndërkohë që banorët me të ardhurat që siguronin, nuk ishin në gjendje që tëmbanin me ushqime familjet e tyre. Ekonomia e mbyllur e natyrore feudale, ishte e paaftë që tishëronte këto plagë. Në këto kushte duhet thënë që kontraditat ndërmjet pushtuesve dhebanorëve të Labërisë, u acaruan përsëri.

Si rezultat i përkeqësimit të gjendjes ekonomike në krahinën e Labërisë, shpërthyen edhedy kryengritje të tjera pas asaj të vitit 1492. Kryengrtija e parë qe ajo e vitit 1525, që shpërtheukryesisht në fshatrat përrreth qytetit të Tepelenës, dhe kryengritja e dytë qe ajo e viteve 1570-1571, këtë radhë epiqëndra e kësaj kryengritje, qe zona e Himarës dhe e Kurveleshit, por qëshumë shpejt përfshiu të gjithë krahinën e Labërisë.389 Këto kryengrtije, por edhe të tjera që uzhvilluan në mënyrë sporadike gjatë shekullit të XVI, treguan se popullsia e kësaj treve, nukishte pajtuar asnjëherë me pushtuesin e huaj.

Mbas shtypjeve të kryengritjeve të shekullit të XVI, merr fund edhe periudha e kësaj qëndresendaj pushtimit Osman, për krahinën e Labërisë. Kjo rezistencë e kësaj krahine, ndaj këtij pushtimipërfshiu një periudhë të gjatë kohore, prej gati një shekull e gjysëm. Për gati disa dhjetëvjeçarëqë pasuan, deri aty nga fundi i shekullit të XVI, pati një periudhë relative të qetë. Por nga anatjetër si banorët kryengritës të Labërisë, ashtu edhe Perandoria Turke, nuk kishin hequr dorënga pikësynimet respektive. Nga njëra anë janë banorët e kësaj treve, që duan të ruajnë të drejtate tyre vetqeverisëse të fituara me aq sakrifica, dhe pala turke, e cila kërkonte që medoemos tashtypte njëherë e përgjithmonë këtë vatër të përhershme rezistence. Kjo rezistencë e tejzgjature kësaj krahine, ishte bërë një shembull i qartë frymëzimi për krahinat e tjera shqiptare.

Pushtuesit turq, ishin gjithmonë në pritje të një çasti të volitshëm për ti sulmuar në befasikëtë krahinë, por nga ana tjetër banorët e Himarës dhe të Kurveleshit, ndonëse të shkatërruar etë lodhur nga luftërat e përhershme, mbeteshin gjithmonë të gatshëm për ti qëndruar deri nëfund ç’do lloj ekspedite ndëshkuese të ndërmarrë nga armiku. Por ndërkohë që këtyre njërëzvetë armatosur keq dhe pa ndonjë përkrahje të mundshme u duhej që të përballeshim me njëarmik, shumë të fuqishëm dhe të armatosur më së miri. Gjatë kësaj periudhe Perandoria Osmane,ishte në kulmin e lulëzimit të plotë të saj në të gjitha aspektet, dhe ishte shëndërruar në një ngafuqitë ushtarake më të fuqishme të botës.

Me daljen e armëve të zjarrit, dhe pajisjes së ushtrisë turke me to, lufta kundër tyre bëhejakoma edhe më vështirë. Ndërkohë që malësorët e krahinës, të varfëruar dhe të zhytur në një

389 Dokumente të shek. XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, I (1507-1592), fq. 308.

Page 109: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

109

gjendje ekonomike mjaft të vështirë, e kishin gati të pamundur që të armatoseshin me armët ereja dhe moderrne të kohës. Kështu që qëndresën e tyre, ata vazhdonin ta bënin me armët evjetra dhe tradicionale si shpatat, heshtat, shigjetat, topuzët dhe sopatat. Prandaj për krerët eorganizimit të këtyre kryengritjeve, dita e fitores së plotë mbi pushtuesit dukej e largët.

Në këtë mënyrë shpirti kryengritës i këtyre banorëve, nuk duhej të motivohej ende për tupërballur me këtë fuqi të madhe të kohës. Në të njëjtën situatë në këtë kohë, ndodhej i gjithëvendi ynë, por edhe popujt e tjerë të shtypur prej kësaj Perandorie.

Me intuitën e tyre, krerët kryengritës të Labërisë, e shikonin situatën të pafavorshme për tupërballur në një betejë të hapur me turqit. Për këtë në radhë të parë duhej që të merreshin masatpër të armatosur popullsinë më armët e reja dhe moderrne. Por kushtet e vështira ekonomikedhe çmimi i lartë i këtyre armëve, e bënte gati të parealizueshme një detyrë të tillë. Prandajshikohej si mundësi e vetme për të realizuar këtë gjë, lidhja me krahinat e tjera shqiptare, meqëllim që të kordinonin veprimet e tyre luftarake. Nga ana tjetër ata si një mënyrë më efikaseshikonin edhe një ndihmë të mudshme të jashtme për të përballuar armikun e tyre. Ndihma qëata kërkonin nga të huajt, ishin kryesishtë ndihma në armatime dhe municione. Kjo ndihmë nëradhë të parë duhej kërkuar nga shtetet Europiane, të cilat ishin kundërshtare të ashpra tëTurqisë, por që nuk ishin të gatshme për tu përballur me të, në një betejë ushtarake. Sepse deriatëhere forca ushtarake turke, dukej e pathyeshme. Në këto rrethana dukej se si shtetet Europiane,edhe popujt e shtypur brenda Perandorisë, mund të ndihmonin njëri tjetrin për të mundur këtëarmik të tmerrshëm, me qëllim për ta larguar atë njëherë e përgjithmonë nga kufinjtë Europianë.

Në ndihmë të kësaj ideje shërbeu beteja e Lepantit në vitin 1571, betejë e cila përfundoi nëfavor të forcave të aleancës dhe në disfavor të ushtrisë turke. Kjo betejë u tregoi Europianëve,se në fund të fundit, kjo ushtri nuk ishte krejtësishtë e pathyeshme.

Nisur nga ky fakt vendet Eropiane, gradualisht filluan të thurnin plane se si mund të ndikoninpër të dobësuar akoma edhe më tej fuqinë ushtarake të Perandorisë Osmane. Në këto planevendin kryesor do ta zinin organizimi i kryengritjeve të armatosura të popujve Evropianë.Kuptohet që në këto plane, një vendë të rëndësishëm do të zinin organizimi i kryengritjeve tëarmatosura të shqiptarëve, të cilët deri tani në sytë e tyre kishin dhënë prova të forta se ata nukmund të pajtoheshin lehtë me pushtuesin.

Në këto rrethana mbretëria e Spanjës, më së pari dhe papati i Romës, nisën të interesoheshinhaptazi për organizimin e kryengritjeve antiosmane në Shqipëri. Papa i Romës, në këtë kohë ishikonte kryengritjet e Himarjotëve, si një mundësi që i jepej katolicizmit për të depërtuar nëShqipëri, dhe ti shkëpuste këto treva nga ndikimi i kishës ortodokse.390

Ndërkohë që nga ana tjetër edhe himarjotët, dhe sidomos paria vendase, vendosi që tashfrytëzonte këtë interesim të Papatit të Romës, në favor të intresave të tyre për të luftuarturqit.391 Po kështu ata u shprehën të hapur për të bashkëpunuar edhe me fuqitë e tjera Europiane,që edhe këto të fundit kishin filluar që të interesoheshin për Ballkanin dhe rrugët e tregtare qëkalonin në këtë gadishull. Por shfrytëzimi i këtyre rrugëve tregëtare ishte një mision i pamundurpër ta, në rastë se nuk arrinin që të sfidonin Perandorinë Turke. Këto shanse që po paraqiteshinnuk mund të anashkaloheshin nga Labërit. Të cilët duke filluar aty nga vitet shtatëdhjetë tëshekullit të XVI, filluan që të hartonin planet e tyre se si do ti shfrytëzonin këto raste në të mirësë çështjes kombëtare. Këto përpjekje, në radhë të parë konsistonin në mënyrat se si do tëndërtonin aleancat e tyre të mundshme më këto fuqi Evropiane. Por ndërkohë që në vëmëndjene tyre nuk mund të harroheshin edhe ngritjet e aleancave brenda vendit.

390 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 159.391 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 298.

Page 110: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

110

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në faktë paria, më së shumti për lidhjen e këtyre aleancave besonte tek një lidhje e mundshmeme shtetin e fuqishëm financiar të Papës së Romës. Sepse dukej hapur, që interesat e sajpërputheshin me ineresat e shqiptarëve. Për këtë arsye ata ishin mjaftë të interesuar që të lidhninnjë aleancë me interes të përbashkët më kryengritësit himarjotë.392 Por në vëmëndjen ekryengritësve të Himarës dhe Kurveleshit, nuk mund të liheshin mënjanë edhe interesimet embretërive së Napolit, asaj Franceze dhe Spanjolle.

Në këtë kohë në të gjitha fshatrat e krahinës, për të kordinuar këto veprime si dhe planet përlidhjen e aleancave ushtarake më të huajt, filluan që të organizoheshin kuvendet e para të burrave.Kuvende këto të cilat u mblodhën dhe u organizuan duke u mbështetur pikërishtë sipas së dretjëszakonore. Themi për herë të parë, sepse pikërishtë gjatë kësaj periudhe u përkasin edhedokumentimet e para të këtyre kuvendeve, në historinë e krahinës së Labërisë. Pavarësishtë se atokanë qënë gjithmonë një organë i rëndësishëm në vendimarrje që në kohërat më të hershme.

Organizatorët kryesorë të këtyre kuvendeve, nuk ishin thjesht vetëm paria apo pleqësia ekëtyre fshatrave. Shtytje të madhe atyre u dhanë edhe peshkopët dhe priftërijnjtë e krahinës. Nëfakt deri më sot asnjë emër i këtyre organizatorëve nuk del në dokumentet e shkruara përorganizimin e këtyre kuvendeve.

Një nga kuvendet e para që del i dokumentuar dhe që është i mbajtur në Himarë i përketvitit 1577.393 Ky Kuvend, i mbledhur me insiativën e parisë së vendit dhe me shtytjen epeshkopatës së Himarës, ndërmjet të tjerash vendosi që të dërgonte në Romë, tek Papa dypërfaqësues të krahinës së Himarës. Sipas dokumenteve, këta përfqësues ishin Nikollë Gjikadhe Gjergj Katasi.394 Ata me anë të një letre, që kishin me vete do ti bënin të njohur Papës,vendimin e kuvendit të burrave të kësaj krahine. Kjo letër mban datën 12 korrik të vitit 1577.395

Në këtë letër i bëhej e ditur Papës, se turqit nuk kishin mundur që ti nënshtronte banorët ekësaj krahine, pavarësisht se për këtë qëllim ata kishin dërguar koshadhe të shumta dhe kishinsjellë dëme të mëdha në krahinë, si në aspektin ekonomik por edhe në njërëz. Më poshtë nëletër theksohej, se kjo krahinë, ishte zhytur në një mjerim të thellë si rezultat i luftërave tëpërhershme me turqit. Aty thuhej, se për të dalë nga kjo gjëndje e vështirë ekonomike dhe përtë përballuar sidomos sulmet e pareshtura të turqëve, i kërkonin shtetit të Papatit, që ti ndihmonteata me të holla, me qëllim që me to të blinin armë dhe municione.396

Papa i Romës, me të marrë këtë mesazh nga ky kuvend, dërgoi menjëherë në zonën eHimarës, një përfaqësues të vetin, i cili kishte për detyrë që të njihte më hollësisht situatën dhegadishmërinë e këtyre njërzve, për tu ngritur në një kryengritje të mundshme kundër turqëve.

Ky përfaqësues i Papës, u prit me një entuziazëm të veçantë nga banorët e kësaj krahinedhe iu premtua besnikëri ndaj shtetit të Papatit dhe katolicizmit. Në vazhdim të këtyre orvajtjevedhe me qëllim që ti shtonin përpjekjet e tyre për lidhjen e një aleance të mundshme me Papatin,në vtin 1581, himarjotët, mblidhen në një kuvend tjetër, edhe më të zgjeruar se ai i vitit 1577.

Në këtë kuvend, ndryshe nga ai mëparshmi pati një pjesmarrje shumë të gjerë dhe patipërfaqësues nga 38 fshatrat e krahinës,397 duke u përfaqësuar kështu pothuajse të gjitha fshatrat,që bënin pjesë nën juridiksionin e Himarës.

Në këtë kuvend, të madh ashtu sikurse dhe në kuvendin e vitit 1577, u hartua një projektpër organizimin dhe shpërthimin e një kryengritje të armatosur, kundër Perandorisë Osmane.

392 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 218.393 Po aty, fq. 219.394 Po aty.395 Po aty.396 Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, III, fq. 238.397 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 220.

Page 111: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

111

Edhe kësaj radhe kuvendi, këtë projekt ja dërgoi përsëri Papatit të Romës, më qëllim që tëpërfitonte ndihmën e premtuar. Sipas kërkesës, që janë të përshkruara në letrën që i dërgohetPapës, në shkurt të vitit 1581, kërkohej në formën e ndihmës nga ky shtet 3000 burra të armatosur,si dhe armë të reja zjarri për 10 mijë luftëtarë. Në këtë letër gjithashtu premtohej se në qoftë sedo tu jepeshin armët, atëhere brenda ditës do të ngriheshin menjëherë në kryengritje të armatosur10 mijë vetë, njëherësh dhe se mbas një jave numri i kryengritësve do të arrinte deri në 50 mijëvetë, dhe se kjo kryengritje do të përhapej edhe në krahinat fqinje, dhe mbas dëbimit të turqëveata do ti bashkoheshin fesë katolike.398

Nga ky kuvend, u vendos që kjo kërkes, tu dërgohej edhe mbretërve spanjollë, francezëdhe gjermanë. Për të përmbushur këtë detyrë kuvendi, caktoi edhe personat përgjegjës. Nërolin e korierit për të çuar kërkesat në destinacionet përkatëse u caktuan Dimitër Ferigo ngaKorona (arbëresh), Johan Leksi, Zaknia dhe djali i tij Nikolla.399

Por pavarësishtë dëshirës së mirë dhe vullnetit të palës shqiptare, për tu hedhur pa rezervanë një kryengritje të re kundërosmane, duhet thënë se oborret mbretërore të Europës, ende endjenin veten të pafuqishme për tu përballur në fushën e betejës me turqit, që vazhdonin endetë ishin mjaftë të fortë, dhe të kishin një epërsi të dukshme luftarake, mbi këto mbretëri. Kështuqë edhe për këtë radhë përpjekjet e himarjotëve, për të lidhur një aleancë ushtarake me të huajitdështon.

Në ditët e sotme vendimet e këtij kuvendi, që janë të përmbledhura në letrën që i dërgohetkëtyre shteteve, nxjerrim një sërë konkluzionesh të rëndësishme për krahinën në tërësi.Konkluzioni i parë, që del prej saj është fakti që në këtë kohë në Himarë, është mbledhur njëkuvend burrash, shumë i zgjeruar ku morën pjesë përfaqësues nga shumë fshatra të Labërisë.Nga ana tjetër nëpërmjet kësaj letre mësojmë se Himara, në këtë periudhë ishtë një qëndërshumë e rëndësishme e kësaj krahine, nga ku vareshin pjesa dërrmuese e fshatrave të lumit tëVlorës, të Tepelenës dhe Bregut të Detit. Himara, aty cilësohet si qytet por edhe si qëndërpeshkopate. Në faktë cilësimi i saj si qytet, për në këtë periudhë nuk duhet marrë në konsideratësi një e vërtetë, për arsye se në këtë rastë cilësimi i saj si qytet, mund të ketë ardhur si rezultat irethanave historike të kohës. Në këtë kohë qyteti i Vlorës, Delvinës, Kanina dhe Gjirokastra,kishin rënë në dorën e turqëve. Kështuqë banorët e kësaj treve, në mungesë të qyteteve të lira,nga duhej të vareshin juridikisht i referohen si qytet vetëm Himarës. Me këtë rastë kur thuhejHimarë, duhej që të nënëkuptoheshin të gjitha ato territore dhe tokat e saj që përfshinin njënumur shumë të madh fshatrash që shtriheshin, nga deti Jon në Perëndim deri në luginën elumit Vjosa në Lindje.

Pra në kushtet kur këto fshatra, nuk kishin asnjë lloj lidhje me qytetet e zaptuar prej turqëve,u duhej një qëndër që do të organizonte dhe drejtonte luftën kundër pushtuesit, por kjo qëndër uduhej edhe për ti përfaqësur ata, në lidhjet me aleancat e tjera sodomos me të huajt. Në mungësetë një qyteti të tillë, nga vetë banorët e këtyre fshatrave ky status ju dha fshatit të Himarës. E cilavërtet ndodhej në skajin më Perëndimor të Krahinës, por ajo ishte një qëndër shumë e madhebanimi për kohën, dhe ishte dëgjuar sa e sa herë në luftërat e saj kundër pushtuesit të huaj. Ndërkohëqë në marrjen e këtij vendimi patjetër që duhet te ketë ndikuar edhe pozita e favorshme gjeografikee saj. Dihet që Himara, në këtë kohë është edhe ekstremi më Perëndimor, për krejt PerandorinëTurke. Dhe si e tillë ajo ishte pothuajse jashtë ç’do lloj ndikimi nga ana e kësaj Perandorie dhe ngaana tjetër nëpërmjet Himarës, lidhjet me Evropën Perëndimore, ishin më të lehta për tu realizuar.

398 AQSH, dosja nr. 17. fl. 72-73.399 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 222.

Page 112: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

112

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Por ndërkohë në njohjen e Himarës, ka ndikuar edhe fakti që ajo në atë kohë ishte edhe qëndërpeshkopate dhe si qëndër e tillë, ajo ishte mjaft e njohur në të gjitha trevat e krahinës së Labërisë.Nga ana tjetër duhet thënë se peshkopi i Himarës, kishte luajtur edhe një rol tepër aktive në luftënkundër turqëve deri në atë kohë. Por konkluzioni më i rëndësishëm që mund të nxjerrim nga kjoletër është fakti që kuvendet në labëri, në këtë periudhë dalin si institucione të rëndësishme qëqeverisnin krahinën dhe që nëpërmjet tyre merreshin vendime tepër të rëndësishme. Për anaologjine mund të dalim në konkluzionin se edhe më parë këto kuvende, duhej që të kishin luajtur një rolshumë të madhë në organzimin e jetës ekonomike dhe shoqërore të krahinës.

Gjatë fillimit të shekullit të XVII, të dhënat për kuvende të tjera në krahinën e Labërisë,mungojnë. Por duhet thënë se gjatë këtij shekulli, janë mbajtur disa kuvende mbarëkombëtarredhe në rang ballkanikë. Nga kuvendet ndërkrahinore, janë për tu përmendur kuvendet e mbajturanë krahinën e Matit. Njëri u mbajt aty ndërmjet viteve 1601 dhe vitit 1602, kurse kuvendi i dytë,u mbajt në vitin 1608. Në këto dy kuvende u miratuan plane për të organizuar një kryengritje tëpërgjitshme mbarëshqiptare e cila synonte çlirimin e vendit dhe ngritjen e një mbretërie shqiptare.Në këto kuvende, mendohet se janë përfaqësuar edhe labërit, por deri më sotë ende nuk ështëbërë e mundur të dokumentohet mënyra e përfaqësimit të kësaj krahine.400.

Ndërsa në vitin 1614, në fashatin Kuç, të Malësisë së Madhe, u mbajtën edhe dy kuvende tëtjera ndërkrahinore. Në të dy këta kuvende, u thurën plane dhe projekte për një kryengritjembarëshqiptare. Në Kuvendin e dytë, të mbajtur në tetor të këtij viti, ku morën pjesë përfaqësuesnga të gjitha krahinat e vendit, por edhe nga vende të tjera të ballkanit u vendos që të shpërthentenjë kryengritje e përgjithshme panballkanike. Në hartimin e këtij plani thuhej se do të kërkohejndihmë ushtarake dhe financiare nga vendet Europiane. Këto ndihma sipas këtij plani do tëdepërtonin në Shqipëri, nëpërmjet Himarës. Po kështu sipas vendimeve të këtij kuvendi, utheksua se kjo kryengritje e përgjithshme do të përqëndrohej në katër zona. Ku njëra nga këtokatër zona do të ishte edhe zona e Himarës.401 Nga zona e Himarës, parashikoheshin që tëpërfshiheshin në luftime rreth 8500 kryengritës,402 të cilët me tu mobilizuar do të sulmonin dheçlironin Vlorën me rrethinat e tyre. Mbasi të realizoheshin objektivat e para në të gjitha zonat ekryengritjeve, ato do të bashkoheshin në një ushtri të vetme të përbërë prej 160 mijë ushtarësh403

dhe do të marshonin drejt Edrenesë.Pra sikurse shikohet nga këto të dhëna edhe gjatë periudhës së mesjetës osmane, në krahinën

e Labërisë, janë mbajtur një sërë kuvendesh krahinore, të cilat kanë luajtur një rol shumë tërëndësishëm në organizimin e qëndresës së kësaj krahine kundër pushtimit turk. Këto kuvende,në përgjithësi janë zhvilluar duke u mbështetur tërësishtë në të drejtën zakonore vendase. Porndryshe nga kuvendet e mëparshme, duhet thënë se roli i priftërinjëve në organizimin e tyre kaqënë gati detirminant. Ndërsa në kuvendet labe, që u zhvilluan mbas kësaj periudhe duhetthënë se roli organizatorë i tyre sa vjen dhe zbehet.

Ndikimi i priftërinjve dhe i peshkopatës, në organizimin e këtyre kuvendeve, shpjegohetme pozitën e privelegjuar që kishte feja kristiane në shoqërinë labe, të kësaj kohe. Por kjoshpjegohet edhe me faktin se gjatë kësaj kohe, e gjithë popullsia e kësaj treve, ishte një popullsitipike ortodokse dhe në aspektin fetar, ai paraqitej si një komunitet tepër solid, dhe i papërçarëfetarisht. Po kështu duhet thënë se në këtë kohë, në të gjithë popujt e botës dhe veçanrishtë nëEvropë, roli dhe autoriteti i kishës ishte shumë i madh. Kështu që edhe kjo krahinë, nuk mund

400 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 263.401 Po aty, fq. 266.402 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 223.403 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 266.

Page 113: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

113

të bënte përjashtim në këtë aspekt. Prandaj mund të themi se roli i këtyre priftërinjëve, rritejgjithmonë e më shumë, sepse ata edhe në aspektin fetarë, ishin mjaftë të interesuar që ti shpallninluftë turqisë, e cila në politikat e veta pushtuese kishte edhe përhapjen e myslimanizmit nëkurriz të krishtërimit.

Roli dhe autoriteti i tyre në këto kuvende, nuk ishte thjeshtë simbolik, po ishte i mbështeturedhe nga shumë të drejta, që ata kishin në krahasim me kuvendarët e tjerë. Kështu fjala e tyre nëkuvend, dëgjohej me një respekt të veçantë dhe mbi të gjitha mendimet e tyre pothuajsektheheshin lehtësishtë në vendime, sepse fjala e tyre përgjithësishtë edhe i manipulonte anëtarëte tjerë të kuvendit. Po kështu në mjaftë raste kuvendet votonin edhe sipas mendimit të priftit.404

Kuvendet në periudhën mesjetare në Labëri, kanë luajtur një rol shumë të madh në mbajtjengjallë të traditave dhe zakoneve të vjetra dhe të trashëguara brez pas brezi. Ato në atë periudhëtepër të vështirë, ditën që të rrisnin ndjenjën e të qënit të lirë dhe të pavaruar në trojet e tyre.Kuvendet në këtë kohë, përfaqësonin edhe një nga institucionet më të larta, të organevevetëqeverisëse të krahinës.

4.2. Përpjekjet për zbatimin e reformave të tanzimatit në Labëri

Duke filluar që nga mesi i shekullit të XVI, në sistemin feudalo-ushtarak turk, u dukënshenjat e para të krizës ushtarake, ekonomike e sociale. Qysh nga kjo kohë, sistemi i timarevekishte filluar që të tregonte shenjat e para të dobësimit.405 Me kalimin e kohës këto shenja,filluan që të bëheshin gjitnjë e më të dukshme. Kalbëzimi i këtij sistemi u duk më i qartë sidomosgjatë shekullit të XVIII.

Gjatë këtij shekulli, Perandoria Osmane, ishte zhytur në një krizë të thellë politike dheshoqërore.406 Kjo krizë u bë eivdente sidomos në dhjetvjeçarët e parë të shekullit të XIX. Krizëkjo, e cila u bë edhe më thellë për shkak të luftrave për liri, që zhvilluan shumë popuj, të cilëttashmë shikonin mundësinë reale për tu shkëputur përfundimishtë nga tutela shumëshekulloreturke. Në fillim të këtij shekulli, si rezultat i kësaj lufte fituan pavrësinë e tyre edhe mjaftë popujtë Evropës, si Greqia dhe fitimi i autonomisë dhe më pas edhe të pavarësisë edhe nga ana eSerbisë, e Mali i Zi.

Ndërkohë që edhe në territorin Shqiptarë u formuan Pashallëqet e Mëdha, të cilat edhe atokishin qëllime për krijimin e autonomisë së vendit.

Për të dalë nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ishte zhytur në të kohë kjo Perandori, filloi qëtë merrte disa masa të cilat synonin që të shpëtonin Perandorinë, nga shkatërrimi total.407 Këtomasa që u morën në fillim të shekullit të XIX, u qujtën reformat e Tanzimatit. Reformat eTanzimatit, nuk ishin gjë tjetër veçse një sërë masash të ndërmarra nga ana e Portës së Lartë, tëcilat ishin të karakterit centralizues.408 Ato synonin që nëpërmjet centralizimit të pushtetit, tëforconin fuqinë ekonomike dhe atë ushtarake turke.409

Hapi i parë për centralizimin e këtij pushteti në Shqipëri, ishte në radhë të parë masat që atamorën për shtypjen e Pashallëqeve të Shkodrës dhe atij të Janinës. Me këtë akt turqit, shpresoninse do t’i kishin duart e lira, për të përjetësuar sundimin e tyre në tokat shqiptare. Dhe njëkohësishtëdo tu jepnin një grushtë dërrmues ideve autonomiste të feudalëve të mëdhenj shqiptarë. Por

404 Elezi, Ismet, vepër e cituar, fq. 8.405 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 76.406 Thëngjilli, Petrika, “Kryengritjet popullore kundër osmane në Shqipëri (1833-1839)”, Tiranë, 1981, fq. 288.407 “Historia e popullit shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 76.408 Kokalari, M, “Trima të kryengrijeve popullore”, Tiranë, 1979, fq. 109.409 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 77.

Page 114: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

114

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

qëndresa e shqiptarëve, edhe mbas kësaj gjeti rrugë dhe forma të tjera për ti bërë ballë këtijpushtimi.

Fillimi i zbatimit të reformave të Tanzimatit, u prit nga popullsia vendase me një zemëratëtë thellë, e cila çoi në shpërthimin e kryengritjeve kundër osmane të viteve 30-70 të shekullit tëXIX. Gjatë zhvillimit të këtyre kryengritjeve dhe nën ndikimin e luftës çlirimtare të popujvefqinjë, për herë të parë nga ana e shqiptarëve, u shfaqën në mënyrë të qartë edhe idetë përrealizimin në praktikë të autonomisë së vendit.410 Ide këto, të cilat i pasqyrojë më sëmiri mendimipolitik dhe filozofik i Rilindasve tanë.

Në fillim të shekullit të XIX, edhe në krahinën e Labërisë, kishin ndodhur një sërëndryshimesh të rëndësishme, si në fushën ekonomike ashtu edhe në atë shoqërore. Në të vërtetënë këtë krahinë, sistemi feudo-ushtarak i timareve, nuk ishte zbatuar asnjëherë në mënyrëpërfundimtare. Rrjedhimishtë në Labëri, nuk kishte feudalë të tipit të spahinjëve, kështu qëtokat dhe bagëtitë, ishin pronë në duart e fshatarëve të lirë, të cilët i detyroheshin Portës sëLartë, që ti paguanin harçin vjetor. Por pavarësishtë kësaj duhet thënë se me kalimin e kohësedhe në këtë krahinë, në mënyrë të tërthortë dhe gradualishtë kishin lindur klasa e feudalëve tëmëdhenj, të cilët kishin mundur që në mënyra të ndryshme të përqëndronin në duart e tyrepasuri të mëdha tokësore në fushën e bujqësisë, por edhe në fushën e blegtorisë.411 Në blegtori,ata kishin arritur që të ktheshin në pronarë të mëdhenj të kullotave dimërore dhe verore. Pronatë cilat në pamundësi, që ti përdornin vetë ua jepnin me qera ose në përdorim fshatarëve tëlirë.412 Biles në disa raste këta feudalë të mëdhenj kishin arritur që të fusnin nën zotërimin e tyregjithë malësinë e Labërisë. Kështu p. sh. Ali pashë Tepelena, nëpërmjet formave dhe mënyravetë ndryshme, kishte arritur që të merrte nën mbrojtje të gjithë krahinën. Mbrojtje kjo e cila nërealitet manifestohej në formën e një vasaliteti të kësaj krahine, në dobi të pashait të Tepelenës.413

Disa familje në fshatrat e Labërisë, për llogari të disa shpërblimeve që u kryenin turqëve,ose edhe feudalëve të tjerë të mëdhenj, kishin arritur që të vinin një farë pasurie.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve të reja në fushën ekonomike edhe në këtë krahinë, filluan tëdalloheshin gjithnjë më qartë klasa e të pasurve, apo siç quhej ndryshe e fisnikëve.414 Këtafisnikë, ishin shumë të pakët në krahinë, ndërsa në krahun tjetër qëndronte pjesa dërrmuese epopullsisë që ishte e varfër por nuk mund ta quaje jofisnike, sepse ata asnjëherë nuk arritën qëtë ishin nën vartësinë e këtyre njërzve të pasur. Bujqit e mirëfilltë në këtë krahinë nuk u krijuanasnjëhere si një dukuri e mirëfilltë shoqërore.415 Edhe në ato pjesë të Labërisë, ku drejtimikryesor i zhvillimit ekonomik ishte bujqësia, përsëri numri i bujqëve çifçinjë, ishte shumë ivogël dhe si e tillë ajo nuk zinte ndonë peshë të madhe në strukturën shoqëore të krahinës. Pranë krahinën e Labërisë, nuk u arrit që të bëhej një diferencim klasik i popullsisë në të pasur dhenë të varfër.416 Njërzit, pavarësishtë nga gjendja e tyre ekonomike, pozita, apo statusi që kishin,ata gëzonin të drejta të barabarta. Në këtë drejtim natyrishtë, që rolin kryesor e ka luajturvazhdimësia e traditës së kësasj popullsie, sipas së cilës përpara normave juridike të sharteve tëIdriz Sullit, të gjithë ishin të barabartë.

Pavarësisht se në këtë krahinë, marrëdhëniet patriakalo-fisnore u ruajtën deri diku tëpaprekura, përsëri ndodhën mjaft ndryshime në aspektin shoqëror. Këto ndryshime erdhën sirezultat i ndyshimit dhe evolimit të disa prej normave juridike të kanunit, por edhe shartimit të

410 Thëngjilli, Petrika, “Kryengritjet kundërosmane në Shqipëri (1833-1839)”, Tiranë, 1981, fq. 289.411 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 178.412 Po aty, fq. 179.413 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 221.414 Po aty.415 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 182.416 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 302.

Page 115: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

115

disa prej këtyre normave, më normat juridike të sheriatit dhe të legjislacionit turk. Kështu sirezultat i këtyre ndyshimeve edhe në këtë krahinë, turqit, më në fund kishin mundur që tuimpononin edhe këtyre banorëve institucionin e koxhabashëve,417 thënë shqip, të kryepleqëve.Këta, zgjidheshin njëherë në vit me anë të një votimi të përgjithshëm. Kryepleqtë, në fakt kishinrolin e një ndërlidhësi mes fshatit dhe administratës turke, të vendosur në kaza. Por ky institucionnë shumë fshatra të Labërisë, mbeti një institucion tepër formal. Me përjashtim të fshatrave tëBregut, ku kapedanët kishin njëfarë autoriteti në fshatrat e tyre. Megjithatë ata në sytë e popullitshikoheshin si njërëz të qeverisë dhe rrjedhimishtë e gjithë veprimtaria e tyre shikohej me mjaftëdyshim prej të gjithëve. Kjo është edhe arsyeja kryesore që autoriteti i tyre nuk arriti asnjëherëqë respektohej në të gjithë krahinën.418

Krahina e Labërisë, në këtë periudhë vazhdonte të kishte ekonominë më të prapambeturnë rang vendi. Kjo prapambetje e madhe ekonomike shpjegohet me faktin se të drejtatautonomiste plus anëve pozitive, kishin qënë ndërmjetë të tjerash edhe një faktorë që kishtendikuar ndjeshëm në ritmet e zhvillimit. Duke qënë se aty myslimanizimi depërtoi me vonësë,kuptohet që kjo pjesë vazhdoi të mbetej e izoluar, nga pjesa tjetër e vendit që kishte përfaqësuarkëtë besim. Por edhe kur u përhap myslimanizimi, ajo ndikoi negativisht në zhvillimin e tregëtisëme Himarën, e cila vazhdoi që të mbetej e krishterë. Por me përhapjen e myslimanizimit, banorëte kësaj treve i rritën shkëmbimet tregëtare me qytet e tjera të krahinës. Megjithatë izolimi për njëperiudhë të gjatë kohore dhe zhvillimi i njëanshëm ekonomik, kryesisht blegtoral, nuk krijontepremisat që ky zhvillim ekonomik të zhvillohej në mënyrë aq të shpejt që arrinte lehtësishtshkallën e zhvillimit ekonomik të këtyre qyteteve,419 apo edhe të zonave të tjera të Shqipërisë, tëcilat duhet thënë se kishin një zhvillim ekonomik më të lartë.

Ekonomia mbështetej kryesisht tek blegtoria, e cila mbetej dega kryesore ekonomike, dhesi e tillë ajo siguronte edhe pjesën më të madhe të të ardhurave. Por edhe në këtë sektorë,zhvillimet nuk ishin aq premtuese. Kështu numri i bagëtive të imta, ishte më i vogël nga sa ishinkapacitet mbajtëse të krahinës.420 Në këtë drejtim një rol tepër negativ luanin haraçi i madhvjetor, që ato ishin të detyruar për të paguar, por edhe mungesa e theksuar e tregjeve për shitjene nënprodukteve blegtorale. Këta dy faktorë qenë nga më kryesorët, që ndikonin në marrjen evendimeve për të mbajtur sa më pak bagëti dhe të mos kishte tufa të mëdha blegtorale. Por ngaana tjetër edhe kullotat dimërore dhe ato verore, qenë në duart e agallarëve dhe bejlerëvë tëVlorës, dhe të Delvinës, kullota të cilat kishin një qera të rëndë dhe gati të papërballureshme përtu paguar nga këta fshatarë. Kështu që familjet e lira të Labërisë, në këtë periudhë mbanin tufatë vogla me bagëti, aq sa për të mbajtur thjeshtë, familjet e tyre me prodhime blegtorale. Sitrezultat i veprimit të këtyre faktorëve në fillim të shekullit të XIX, në Labëri, kishte gjithësej100 mijë krerë bagëti të imta421 që ishte një numur shumë i vogël për kapicitet prodhuese tëkrahinës, në këtë sektorë të ekonomisë.

Megjitatë në kushtet e ekonomisë së mbyllur natyrore, kur të gjitha produktet e shërbimeveduheshin prodhuar vetë, edhe bujqësia mbetej përsëri një degë jo pak e rëndësishme për nevojae vendit. Mbasi prej kësaj dege të ekonomisë, sigurohehshin drithërat, që në kushtet e kësajkrahinë, prodhohej një sasi e pakët, aq sa për të përballuar me bukë vetëm periudhën e ashpër tëdimrit. Sepse punimi i tokës, vazhdonte të bëhej në mënyra primitive dhe mungonin farërat e

417 Po aty, fq. 222.418 Po aty, fq. 301.419 Mile, Ligo, “Kryengritjet popullore në fillim të Rilindjes sonë (1830-1877)”, Tiranë, 1962, fq. 31.420 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 189.421 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 234.

Page 116: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

116

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

zgjedhura, dhe nuk u kryheshin bimëve asnjë lloj shërbimesh si ujitja dhe prashitjet. Si rezultati kësaj në krahinë, zhvillohej bujqësi pak intensive dhe që kishte rendimente të ulëta. Nga kulturatkryesore që mbilleshin në këtë krahinë ishte misri, thekra, elbi dhe më pak gruri, kurse prodhimii perimeve ose nuk njihej fare, ose i ishte kushtuar një rëndësi e pakët. Nga perimet njiheshinvetëm fasulja, bathët, qepa e ndonjë artikull tjetër. Në këto kushte duhet thënë se tregëtia ebrendshme në krahinë pothuajse nuk njihej fare.422 Megjithatë bëhej shkëmbimi në natyrë iprodhimeve blegtorale, të cilat shkëmbeheshin kryesisht me prodhimet bujqësore, kryesishtëme drithë por edhe me ndonjë nënprodukt tjetër. Tregëtia kryesore me para në dorë, bëhejkryesisht me ishullin e Korfuzit, tregjet italiane, Janinën, dhe më pak me Gjirokastrën, Delvinëne Vlorën.423

Pra kjo ishte pak a shumë gjendja ekonomike e Krahinës, kur Porta e Lartë, synonte që tëzbatonte aty reformat e famëshme të Tanzimatit. Zbatimi i tyre për këtë krahinë, donte tëthoshte në fund të fundit një pushtim total të saj, dhe mbi të gjitha edhe mohimin e të drejtavevetëqeverisëse. Por ndërkohë këto reforma parashikonin edhe rritjen e numrit të taksave qëduhej të paguante fsahtarësia, zgjatja e shërbimit ushtarak nga 7-8 deri edhe në 12 vjet,424 futjennë qëndrat e kazave të nënpunësve turq, dhe mohimin e shumë të derjtave të tjera kombëtare.425

Zbatimi i këtyre reformave në krahinën e Labërisë, prekte në mënyrë të ndjeshme pothuajse tëgjitha shtresat. Mbi të gjitha ato preknin edhe disa privilegje të krerëve feudal të krahinës. Prandajzemërimi i banorëve të këtyre trevave ishte shumë i madh. Rezultat i drejtëpërsëdrejti i këtijzemërimi ishte shpërthimi i një sërë revoltave të armatosura, dhe kryengritjeve të fuqishme tëcilat për krahinën e e Labërisë, fillojnë qysh në fillim të viteve tridhjetë dhe vazhdojnë gati papushim deri në fund të viteve shtatëdhjetë të shekullit të XIX.426

Për lebrit, zbatimi i këtyre reformave do të thoshte që ata të futeshin në një robëri të rëndë,prandaj për zbatimin e tyre ata qenë të parët që u revoltuan. Sipas këtyre reformave atadetyroheshin që ndërmjet të tjerash të paguanin edhe taksat e xhelepit, që ishte një lloj taksevetëm për bagëtinë, sasia e saj ishte deri në 5 grosh për kokë,427 ndërsa për shfrytëzimin ekullotave duhej që të paguhej një lloj takse tjetër e qujatur topojaku.428 Në këto kushte rrugëdaljetjetër nuk kishte përveç se të rifillonin revoltat kundër këtyre reformave. Krerët e Jugut, qyshherët kishin rënë dakord me njëri-tjetrin, që në qoftë se do tu imponoheshin zbatimi i reformave,do të ngriheshin me armë në dorë kundër tyre.

Në krahinën e Labërisë, në prag ngjarjesh të mëdha, zakonisht për ti përballuar dhe marrëmasat e nevojshme, mbaheshin kuvendet e burrave, si i vetmi institucion i rëndësishëm dhefuqiplotë për tu organizuar. Mirëpo të dhënat e sakta për mbajtjen e këtyre kuvendeve, për fat tëkeq mungojnë, por edhe kur marrim ndonjë të dhënë ato janë kontraditore dhe shpesh herënuk përputhen me kohën kur është zhvilluar ngjarja. Kronikani i këtyre ngjarjeve Aravantinua,mjaftohet të thotë vetëm se shqiptarët, erdhën me marëveshje dhe u betuan,429 pa dhënë më tejtë dhëna të hollësishme se si u betuan apo kishin lidhur marëveshjen. Në shumë historikë tëfshatrave të Labërisë, për këtë periudhë thuhet se janë mbajtur kuvende të ndryshme, por këtotë dhëna nuk janë të mbështetura në të dhëna të sigurta. Një autorë grek M. Spiromilo, jep nënjë rastë vetëm për vendin e mbajtjes së një kuvendi ku shkruan, se krerët jugorë, e gjetën të

422 Po aty, fq. 235.423 Po aty, fq. 236.424 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 79.425 Po aty.426 Memushi, Rami, vepër e cituar, fq. 238.427 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 190.428 Po aty.429 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 241.

Page 117: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

117

arsyeshme se ishte koha për një takim të përbashkët të tyre në fshatin Mesaplikë, atje u takuanbejlerët e agallarët e Vlorës, Beratit, krerët e Kurveleshit dhe disa bejlerë e agallarë nga Gjirokastrae Delvina.430 Mendohet se ky Kuvend, i ka zhvilluar punimet e veta aty rreth datës 15 maj të vitit1847.431

Megjithatë shumë autorë, të cilët janë marrë me studimin e kryengritjeve antiosmane tëkësaj periudhe, shprehen dhe janë të gjithë të medimit se ky kuvend, ishte në fund të fundit njëbesëlidhje e këtyre trevave. Nga krahina e Labërisë, në këtë tubim popullor bënin pjesë krerëtkryesor të saj si Hodo Nivica (Aliu), Gjon Leka, etj të cilët me këtë rastë u lidhën me marrëveshjeme Rrapo Hekalin dhe me parësinë e Vlorës.

Gjatë fundit të viteve 1840, krahina e Labërisë, ishte përfshirë në një kryengritje të fuqishmekundër zbatimit të reformave të Tanzimatit. Drejtuesit kryesor të këtyre kryengritjeve në këtëkrahinë ishin Zenel Gjoleka e Hodo Aliu të dy nga Kurveleshi, njëri nga Kuçi dhe tjetri ngaNivica.

Kryengritja e vitit 1847, që u zhvillua kryesishtë në këtë krahinë, është një nga ngjarjet mëtë rëndësishme për të gjithë historinë e popullit tonë, sepse gjatë zhvillimit të saj u shprehënmjaftë qartë tiparet e reja të luftës së shqiptarëve kundër pushtuesit otoman. Për rëndësinë ekëtyre kryengritjeve, flet mjaftë qartë edhe folklori i kësaj krahine. Në këtë pasuri të madhepopullore, kësaj periudhe populli i kësaj krahine, i ka thurur një numur shumë të madh këngëshdhe vallesh popullore, të cilat kanë bërë të mundur që ti përjetësojnë këto ngjarje dhe heronjtëe tyre. Në kujtesën popullore, edhe sotë jo vetëm që këto këngë janë mjaftë të kënduara nëdasma dhe gëzime të tjera familjare, por të moshuarit të përshkruajnë ngjarje shumë tërëndësishme nga këto beteja. Kuptohet që këto kujtime janë të trahëguara brez pas brezi, ashtusikurse edhe traditat e tjetra të kësaj treve.

Rezultat i drejtpërsëdrejti i këtyre kryengritjeve ishte fakti se Porta e Lartë, u detyrua që tishtynte në një periudhë tjetër e të pacaktuar, zbatimin e këtyre reformave për krahinën eLabërisë.432 Pavrësisht se kjo kryengritje e fuqishme u arrit të shtypej, turqit për një periudhëkohe, nuk guxuan që të ndërmmernin ndonjë operacion tjetër ushtarak kundër tyre. Ndonësedëmet që pësoj popullsia e saj, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në aspektin njërzorë ishin tëshumta.

4.3. Kuvendi i Mesaplikut (1847)

Fillimi i zbatimit të reformave nga Porta e Lartë, ishte një ngjarje shumë e rëndë, sepsepasojat e zbatimit të tyre ishin me të vërtet dramatike për Shqipërinë, dhe shqiptarët në veçanti.Pavarësishtë se këto reforma të shpallura më 3 nëntor të vitit 1839, nga sulltan Hamiti me anëne dekretit të “Gjyl-hanesë”, synonin forcimin dhe moderrnizimin e Perandorisë, ato në shumëaspekte shkelnin hapur të drejtat e popullit shqiptarë.433 Në një nga pikat e këtyre reformave,ishte edhe ajo që synonte që ta kthente këtë Perandori, në një Perandori shumëkombëshe, ku tëgjithë popujt do të ishin të barabartë.434 Mirëpo për shqiptarët, në këtë aspektë jo vetëm që nuku garantohesh kjo e drejtë, por akoma edhe më keq ajo mohonte fare ekzistencën e shqiptarëvedhe të Shqipërisë. Në këto kushte zemërimi i shqiptarëve, ishte shumë i madh. Ata përsos tëtjerave ishin fyer edhe në ndjenjën e tyre kombëtare.

430 Mile, Ligor, vepër e cituar, fq. 83.431 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 263.432 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 286.433 “Histori e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 83.434 Po aty.

Page 118: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

118

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Ndërsa për realitetin Lab, pasojat e zbatimit të këtyre refomave ishte akoma edhe më imadh. Kjo krahinë, prej kohësh përbënte një njësi autonome, ku ndikimi i pushtimit turk,pothuajse nuk ndihej fare në shumë aspekte. Por mbi të gjitha më i pandjeshëm ky pushtimishte sidomos në aspektin e rregullimit të aktivitet shoqëror midis banorëve dhe fshatrave të saj.Ky aktivitet nuk rregullohej sipas legjislacionit turk, por vetëm në bazë të së drejtës zakonorelabe.

Sipas sistemit të ri, që kërkohej të zbatohej nga ana e turqëve, synohej që tashmë edhekrahinat autonome, të mos vetqeveriseshim më. Tashmë këtë qeverisje, do ta drejtonte njëkëshill, i cili quhej këshilli i të dymbëdhjetëve ose në turqisht xhibali,435 kurse në krye të ç’dofshati do të vendoseshin koxhabashët ose krypleqtë të cilët vërtet do të zgjidheshin më anën enjë votimi të përgjithshëm, por që ata të quheshin përfundimishtë si organe drejtuese, duhej qëtë miratoheshin edhe nga ana Portës së Lartë, që do të thoshte se ata duhej që të ishin njërëzbesnik të Perandorisë, dhe mbi të gjitha ata do të zbatonin politikat turke nëpër fshatrat e tyre.

Për tu paraprirë këtyre ngjarjeve, si zakonisht në të gjithë krahinën e Labërisë, u mbajtënmjaft kuvende, të cilat morën në analizë situatën e re të krijuar, pas shpalljes së këtyre reformave.Pothuajse në ç’do fshatë, u mblodhën kuvendet e burrave. Këto kuvende, u mbajtën dhe uzhvilluan sipas mënyrës tradicionalë të zhvillimit të tyre. Në të gjitha këto kuvende, që janëmbajtur në periudhën 1840, deri në vitet 1850, u morën një sërë vedimesh të rëndësishme. Portë gjitha këto vendime, rrihnin në një pikë të përbashkët, që në asnjë mënyrë nuk do të lejohejqë të zbatoheshin këto reforma, dhe në rastë se Porta e Lartë, do të këmbëngulte në misonin evetë, atëhere të drejtat autonomiste të krahinës, do të mbroheshin me armë në dorë. Një kuvend,i tillë u mbajt të vitin 1846, në fshatin Progonat.436 Në këtë kuvend, morën pjesë përfaqësuesnga të gjitha fshatrat e Kurveleshit.437 Por edhe për këtë kuvend, të dhënat dokumentare janë tëpakta, dhe nuk mund të jepen të dhëna të sakta për mënyrën se si u diskutuan problemet dhe seç’farë u vendos aty.

Por kuvendi, më i rëndësishëm që u mbajt në fuksion të zgjidhjes së kësaj çështje kaqmadhore, pati kuvendi i Mesaplikut, i mbajtur në mesin e vitit 1847.

Për datën e saktë të mbledhjes ë këtij kuvendi të dhënat janë kontraditore. MegjithatëKristo Frashëri, duke ju referuar një autori anonim, i cili ka shkruar thjeshtë me emrin “epirioti”,thotë se, “kuvendi për riformimin e një besëlidhje, u mblodh në Mesaplik të rrethit të Vlorës nëmaj të vitit 1847”. Kurse autori Ligor Mile, i cili i referohet një burimi arkivor të shkruar, thotëse përfaqësuesit e Kurveleshit të drejtuar nga Gjon Leka dhe Hodo Nivica, të cilët ishinudhëhëqësit kryesor të kryengritjeve në Labëri “shkuan dhe lidhën me Rrapo Hekalin, dhe meparësinë e Vlorës një besëlidhje dhe se ky kuvend, është mbajtur mbasi kishte shpërthyerkryengritja në Mallakastër”,438 domethënë i bie që ky Kuvend të jetë mbajtur aty nga fillimi ikorrikut, pikërishtë kur Porta e Lartë, kishte filluar që të përgatitej për shtypjen e saj.

Lidhur me datën e mbledhjes së këtij Kuvendi, të cilët disa e japin në muajin maj e disa nëqershor apo edhe në korrik, do pasur parasysh edhe mundësia, që kjo mospërputhje të ketëardhur edhe si rezultat i përdorimit të kalendarëve të ndryshëm që përdoren prej raportuesve tëkësaj date. Sepse autorët grekë dhe ata rusë, të shekullit të XIX, përdorin kalendarin “allaturka”,ndërsa autorët perëndimor të këtij shekulli dhe të shekullit të XX, përdorin kalendarin “allafrënga”.

435 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 266.436 Frashëri, Kristo, “Fillimet e lëvizjes kombëtare në Shqipëri”, Studime Historike, 1978, nr. 1, fq. 42.437 Sipas kujtimeve të Q. D., 72 vjeç, ky kuvend është mbajtur në qëndër të fshatit Progonat dhe për këtë ngjarje atij i kanë

folur të parët e vet.438 Mile, Ligor, vepër e cituar, fq. 42.

Page 119: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

119

Pavarësisht nga datat e ndryshme që jepen për datën e mbledhjes së këtij kuvendi, rëndësika fakti që ai, u mblodh për ripërtëritjen e Lidhjes së Toskërisë. Ky kuvend, u mblodh në fundtë fundit për të oragnizuar një kryengritje të përgjithshme që do të përfshinte pothuajse të gjithëShqipërinë Jugore, dhe do të kishte për detyrë që të kundërshtonte me armë në dorë fillimin ezbatimit të reformave të Tanzimatit, në këtë pjesë të vendit. Në kuvend, morën pjesë përfaqësuesnga të gjitha trevat Jugore, si nga Vlora, Berati, Mallakastra dhe krahina e Labërisë.439 Punimetkuvendi, i zhvilloi sipas traditës së mbledhjeve së kuvendeve të burrave ndërkrahinor, që përmënyrën se si i zhvillonte punimet ishin parashikuar në normat juridike të kanunit të Labërisë.440

Për derisa kuvendi i zhvilloi punimet e veta brenda krahinës së Labërisë, do të thotë që edhepunimet do të zhvilloheshin po sipas traditës vendase. Në të drejtën krahinore të popullit tonëthuhet se “kuvendi zhvillohet sipas vendit”. Që do të thotë se duhej që të respektoheshintraditat e banorëve të atij territori ku mblidhej kuvendi.

Në kuvend, u vendos që të ripërtëritej Lidhja e vjetër e Toskërisë. Dhe në të vërtetë në vendtë saj u lidh një besëlidhje e re. Kjo besëlidhje e re, nga ana e këtij kuvendi u quajt “LidhjaKombëtare Shqiptare”.441 Për të drejtuar dhe kordinuar veprimet luftarake ndërmjet krahinave,u vendos që të krijohej edhe Komiteti Kombëtarë i kryengritjes, kryetarë i së cilës u zgjodh njënga përfaqësuesit më luftarak të këtij kuvendi, i cili përfaqësonte Labërinë, Zenel Gjolekën. Pokështu kuvendi, përcaktoi edhe kontributin që do të jepte ç’do krahinë dhe fshatë, për këtëkryengritje, duke përcaktuar numrin e kryengritësve dhe frontet e luftimit që ata do të përballonin.

Nga ana tjetër, kuvendi, duke gjykuar se për momentin armiku kryesor i vendit ishte caktuarTurqia, u vendos që të caktohej edhe një delegacion, që të futej në bisedime me përfaqësuesit eqeverisë greke,442 me qëllim që gjatë zhvillimit të kryengritjes të mos kishte konflikte të armatosurame ta dhe biles të shikohej dhe të provohej edhe ndonjë mundësi bashkëpunimi në formën enjë koalicioni të përbashkët luftarak.

Kuvendi, përveç vendimeve që mori për mobilizimin e popullsisë së kësaj treve në luftënkundër turqëve, shpalli edhe disa të drejta dhe liri të përgjithshme që do të gëzonte popullsiashqiptare, duke premtuar sigurimin e nderit dhe të pronës, pvarësishtë nga përkatësia fetare.Vemdimet kryesore që u morën në këtëkuvend ishin këto:

1. Populli shqiptar muslimanë edhe të krishterë, janë një edhe të pandarë.2. Besëlidhja u siguron nderin, jetën dhe pasurinë gjithë shqiptarëve, pavarësishtë nga feja.3. Shqiptarët, të gjithë pa përjashtim, mysliman dhe të krishterë të hidhen në luftë kundër

Turqisë.4. Me luftë të hapët, ta detyrojmë qeverinë turke, të heqë këto reforma të reja që skllavërojnë

popullin shqiptarë, si bie fjala, nizami, xhedidi, taksat e reja, mexhlizet, mytesarifët,kadilerët, kryepleqtë, taksidarët etj.

5. Të kufizohen garnizonet turke në Shqipëri.443

Për lufëtarët, Komiteti Drejtues, i kryengritjes nxorri edhe një qarkore të përbërë prej trepikash, nëpërmjet së cilës kërkohej që të shmangeshin dhuna dhe hakmarrja, të mos lindninarmiqësi të reja dhe të mbylleshin ato të vjetra, dhe gjatë zhvillimit të luftimeve të mos i binin nëqafë popullit.

439 “Histori e Populllit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 98.440 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 265.441 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 99.442 Po aty.443 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 260.

Page 120: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

120

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Vendimet që u morën nga kuvendi i Mesaplikut, dhe i Komitetit Drejtues të kryengritjes,tregojnë se në këtë rastë kemi të bëjmë me një lëvzje tërësishtë përparimtare e cila udhëhiqejnga qëllime të qarta kombëtare dhe që frymëzohej nga parimet humaniste të barazisë e tërespektimit të të drejtave themelore të individit. Në fund të punimeve kuvendi u shpreh, se atanuk ishin kundër përmbajtjeve përparimtare të këtyre reformave, të cilat kërkonin që të krijoninnjë Perandori moderrne,444 sipas modelit francez, por ata ishin kundër asaj pjese reforme, tëcilat cënonin rëndë intersat ekonomike dhe fyenin krenarinë kombëtare të shqiptarëve.445

Kryengritja do të udhëhiqej nga një shtab ushtarak, i përbërë nga persona të cilët kishineksperiencë në luftë dhe e njihnin mirë taktikat sulmuese të armikut por edhe artin ushtarakpopullor. Në këtë shtab, ndërmjet të tjerëve u zgjodhën Rrapo Hekali, Tafil Buzi, Hamit Çaparietj, dhe në krye të tyre u zgjodh për merita të veçanta Zenel Gjoleka. Zgjedhja e tij në krye tëkëtij shtabi, ishte mjaftë domethënëse. Lidhur me këtë, Aravantinua thote se, u pa e nevojshmeprej komplotistëve më të urtë, që të mos dalin në krye të kryengritjes njërëz me vleftë dhe merëndësi, por të marrin pjesë në këtë përpjekje ata persona, pa ndonjë rëndësi dhe eksperiencë nëluftë, dhe si i tillë u paraqit në krye të krahinës së Delvinës, Zenel Gjoleka, me disa të tjerë tëpanjohur deri më sotë. Ky kronistë, ka të drejtë kur thotë se Zenel Gjoleka, kishte një eksperiencëtë madhe në fushat e betejave por duket se vjen në kundërshitm me veteveten kur thotë seZenel Gjoleka, ishte pothuajse i panjohur deri atëhere. Ky hero i këtyre kryengritjeve, qysh ngakoha kur mori hakun e Ismail bej Vlorës ( i pari, shënimi ynë), ishte kthyer një nga figurat më tënjohura jo vetëm brenda krahinës së Labërisë, por edhe jashtë kufinjëve të kësaj krahine. Dhefama e tij që nga ky moment erdhi gjthëmonë e duke u rritur dhe veçanrishtë, gjatë pjesmarrjevetë tij në kryengritjet e viteve ’30. Ku siç dihet në këto kryengritje, ai nuk ishte thjeshtë njëluftëtarë i zakonshëm por ishte drejtuesi kryesor i tyre. Ndërsa për problemin që ky kronistë,shpreh për personat të cilët kishin një emër të madh dhe gëzonin respekt të madh në krahinë, aika të drejtë sepse ata, për të mos humbur privilegjet e tyre nuk pranuan që të viheshin në krye tëkësaj kryengritje. Lidhur me këtë problem në një raport të nënkonsullit grek të Janinës, thuhejse, parësia dhe disa shqiptarë me rëndësi, janë në marrëveshje me kryengritësit e vegjël shqiptarë,dhe të një mendimi me ata. . . por askush prej tyre nuk u ngrit për tu vënë në krye si udhëheqësdhe këtë qëndrim e mbajnë, për të mbrojtur interesat e tyre personale familjet e para u mënjanuannë marrjen e udhëheqjes, por sido që të ketë qënë gjendja, vendimi i tyre i shërbeu intersit tëpërgjithshëm.

Megjithatë disa feudalë të Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, e Çamërisë, mbajtën një qëndrimarmiqësor ndaj organizatorëve, dhe idesë së zhvillimit të kësaj kryengritjeje.446 Në këtë mënyrëata pothuajse fare hapur, u rreshtuan më palën armike pra me turqit.

Mbas përfundimit të punimeve të këtij kuvendi, delegatët e tij shkuan nëpër fshatrat dhekrahinat e tyre për të zbatuar vendimet e marra. Ka shumë gjasa që këta delegatë të kenë organizuarkuvendet e burrave, për të vënë në jetë vendimet e Mesaplikut. Kështu që rrjedhimishtë nëkrahinën e Labërisë, gjatë periudhës së fundit të pranverës dhe filimit të verës së vitit 1847, tëjenë mbajtur shumë kuvede, por që të dhënat e shkruara mungojnë. Është e natyrshme që tëdhëna të tilla të mungojnë kur dihet që sa herë që mbildheshin këto kuvende, të mos mbaheshinshënime në formën e kronikave, sepse sikurse dihet në realitetin lab, njërzit e arsimuar që mundtë dokumentonin vendimet e këtyre kuvendeve mungonin.

444 Mema, Bektash, “Historia e Popullit Shqiptar (1832- 1912)”, Tiranë, Jonalda, 2011, fq. 36.445 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 100.446 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 288.

Page 121: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

121

Të dhënat gojore, flasin që mbas përfundimit të kuvendit të Mesaplikut, një kuvend i tillëështë mbajtur në qafën e Taroninës, në afërsi të fshatit Zhulat.447 Ky kuvend, u mblodh meinisiativën e burrave të këtij fshati. Pavarësishtë se të dhënat e dokumetuara për këtë kuvendmungojnë, mendohet se objekt i punimeve të këtij kuvendi, mund të kenë qënë zbatimi i detyravetë marra në kuvendin e Mesaplikut. Po kështu kuvende të tilla mendohet se janë mbajtur edhenë Mallakastër dhe në Sinjë të Beratit.

Pra sikurse shikohet edhe nga këto të dhëna kuvendi i Mesaplikut, është një ngjarje shumëe rëndësishme për gjysmën e parë të shekullit të XIX, jo vetëm për krahinën e Labërisë, porpothuajse për të gjitha trevat Jugore Shqiptare. Në këtë kuvend, u manifestua edhe njëherë nëmënyrë të qartë dhe të organizuar vendimi i popullsisë së kësaj treve, për të mos e pranuar nëasnjë mënyrë ripushtimin turk të krahinës së Labërisë, dhe në mënyrë të veçantë për të moslejuar në asnjë mënyrë zbatimin e reformave të Tanzimatit.

Nëpërmjet vendimeve të këtij kuvendi, u shpreh edhe një herë solidariteti i gjithë shqiptarëvenë Jug të vendit, për të përballuar me armë në dorë të gjitha orvajtjet e pushtuesit turk, për tëforcuar e përjetësuar sundimin e tyre në trojet shqiptare. Ky kuvend, nga ana tjetër përfaqësonpër hërë të parë edhe përpjekjet e shqiptarëve për tu bashkuar midis tyre në luftën kundërarmiqëve. Një kuvend i tillë, ishte mbajtur qysh nga koha e Skënderbeut kur u mblodhë Kuvendii Lezhës, që krijoi edhe Besëlidhjen më të njëjtin emër. .

Mbas rënies së qëndresës së shqiptarëve në këtë shekull, duhet thënë se gjatë periudhës sëmesjetës osmane, në historinë e Shqipërisë, nuk ishin njohur më orvajtje apo përpjekje për tubashkuar të gjithë shqiptarët në luftë kundër pushtuesit. Deri në mesin e shekullit të XIX,përpjekjet e shqiptarëve, qenë të shkëputura dhe tepër të izoluara dhe si të tilla pushtuesi ekishte të lehtë për ta shtypur këtë qëndresë. Në këtë aspektë nuk ndikonte vetëm ekonomianatyrore e mbyllur tipike për rendin feudalë, por edhe përpjekjet e turqëve, të cilët përpiqeshinme të gjitha mënyrat për ta përçarë popullin shqiptarë. Kështu që parë në këtë kënd vështrimkuvendi i Mesaplikut, ka një rëndësi të madhe jo vetëm thjeshtë në vendimet që ai mori, poredhe në faktin se pas një periudhe të gjatë kohore shqiptarët, tashmë fillojnë që çajnë barrierate izolimit disa shekullor dhe të kërkojnë për tu bashkuar si një komb i vetëm.

Nga ana tjetër ky kuvend, tregojë edhe njëherë tjetër se ky lloj institucioni, kishte një rëndësishumë të madhe për fuksionimin dhe qeverisjen e krahinës së labërisë.

4.4. Kuvendi i Gjirokastrës (1880)

Copëtimi i vendit u kthye në një rrezik real me vendimet e traktatit të Shën- Stefanit, që unënshkrua në mars të vitit 1878, mes Rusisë dhe Turqisë, mbas përfundimit të konfliktit tëarmatosur që kishte shpërthyer midis këtyre dy perandorive. Nga ky konflikt i armatosurPerandoria Turke, doli e mundur dhe tregojë edhe njëherë se kasaj Perandorie, tashmë po ivinte fundi si trezultat i krizës së thellë në të cilën ajo ishte zhytur.448 Sipas vendimeve të këtijtraktati, të gjitha vendet e ballkanit fitonin pavarësinë e tyre me përjashtim të Shqipërisë, që nëkëtë konekst nuk përmëndej fare. Por akoma dhe më keq, në vendimet e këtij traktati, thuhej segati gjysma e tokave shqiptare do të ndaheshin ndërmjet shteteve të tjera ballkanine. Përfitues tëtokave shqiptare ishin Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, kurse pjesa tjetër e tokave shqiptare,

447 H. M., 76. vjeç, nga fsahti Zhulat tregon se gjatë kësaj periudhe në Taroninë janë mbajtur një sërë kuvendesh. Në këtokuvende, sipas tij, janë marrë vendime për të vazhduar luftën ndaj pushtuesve turq. Kështu që edhe në këtë periudhë atyjanë mbajtur takime midis burrave të zgjedhur të Kurveleshit.

448 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 197.

Page 122: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

122

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

mbetej me të njëjtin status që kishin edhe përpara nëshkrimit të këtij traktati, pra nën sundiminosman.449

Duke parë se vendimet e këtij traktati, cënonin mjaft rëndë intersat e shqiptarëve, qarqetpatriotike të vendit, filluan që të reagojnë menjëhere. Më aktivi në këtë drejtim, u tregua AbdylFrashëri. Ai duke parandjerë një rrezikë të madh për tokat shqiptare mbas përfundimit të konfliktittë armatosur midis këtyre dy fuqive (konflikt i cili dukej hapur që do të fitohej nga Rusia), dheTurqia, për të shpëtuar shkatërrimin e vetë total, do të kërkonte që të kënaqte intersat e sllavëvenë Ballkan, me tokat shqiptare. Prandaj për tu paraprirë këtyre ngjarjeve dhe për të sensibilizuarndnjenjat patriotike të shqiptarëve, ai pa mbarruar ende konflikti Ruso-Turk, u nis për bisedimenë qytetin e Gjirokastrës dhe të Libohovës.450 Në qëndër të këtyre bisedimeve, ishin masat qëduhej të merrnin për të mos lejuar që të copthej nga trungu mëmë asnjë pëllëmbë tokë shqiptare.Por në këtë mision kaq fisnikë të tij ai, nuk u pritë mirë nga paria dhe kadilerët e Gjirokastrës, tëcilët refuzuan që të bashkëpunonin. I zemëruar keq më këta njërëz të ulët dhe anadollak qëishin vënë në shërbim të pushtuesit, ai largohet prej andej, dhe shkon në vendlindjen e vetë nëFrashër të Përmetit. Në këtë fshatë ai në maj të vitit 1877, organizon një kuvend apo mbledhjeme me baballarët dhe dervishët e teqeve të Përmetit,

Tepelenës dhe muhibëve të Kurveleshit. Në këtë mbledhje u morë në analizë situata ekrijuar dhe u vendos, që të pranohet propozimi i Abdyl Frshërit, që të gjitha tokat shqiptare tëfuteshin në një vilajet të vetëm.451

Ndërkohë që ndaj traktatit të Shën -Stefanit reaguan edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat nëpërmjetkëtyre vendimeve të marra në këtë traktat, e shikonin që ju ishin cënuar intersat e tyre strategjikenë Ballkan, interesa të cilat ishin sfiduar hapur nga ana e Rusëve. Pikërishtë për të rishikuarvendimet e këtij traktati, u vendos që të mblidhej Kongresi i Berlinit, më 13 qershor të vitit1878. Për tu paraprirë këtyre ngjarjeve, krerët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e intensifikuanpunën e tyre për ti dalë zot fatit të atdheut, i cili si asnjëhere tjetër në historinë e tij kërcënohejtepër seriozisht. Për këtë arsye në 10 qershor, të po këtij viti, pra tre ditë para se të mblidhejKongresi i Berlinit, u thirr në qytetin e Prizrenit një Kuvend mbarëkombëtërë. Ku kuvend, nëmënyrë unanime themeloi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kjo Lidhje, u krijua për të përmbushurdy detyra themelore, së pari ruajtjen me ç’do lloj çmimi të tërësisë tokësore, dhe së dyti, mbasi tëkishte përmbushur me sukses detyrën e parë, do të realizonte në praktike autonominë eShqipërsë.452

Për të plotësuar sa më mirë detyrat që mori përsipër Lidhja Shqiptare e Prizrenit (LSHP)ngriti edhe degët e saj pranë ç’do qyteti kryesor që banohej kryesisht prej shqiptarëve. Një ngadegët më aktive të saj ishte edhe dega e Janinës, apo siç quhet ndryshe edhe dega e Jugut, e cilaqëndrën e saj e kishte sa në Janinë, edhe në Prevezë e Gjirokastër.

Anëtarët e Lidhjes së Jugut, në këtë periudhë kanë lujtur një rol shumë të madh dhe aktivpër zgjidhjen e detyrave që u ngarkonte herë pas herë LSHP.453 Krerët e krahinave, mbasimblidheshin sipas rasteve në këto qytete, ktheshin me shpejtësi pranë fshatrave të tyre, për tizbatuar sa më shpejt udhëzimet e marra. Lëvizjet e vrullshme të jugorve, kishin rënë në sy dhendiqeshin me një intersë të veçantë edhe nga konsujt e Fuqive të Mëdha, që ishin të vendosur nëJaninë, dhe në Korfuz. Kështu kosulli francez i vendosur në Korfuz, njoftonte Ministrinë e

449 Po aty.450 “Kuvendi i Gjirokastrës dhe programi i tij për autonominë e Shqipërisë në konferencën Kombëtare për Lidhjen Shqiptare

të Prizrenit (878-1881)”, vëll. II, Tiranë, 1979, fq. 225.451 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 286.452 Mema, Bektash, vepër e cituar, fq. 64.453 “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1878-1881)”, fq. 115.

Page 123: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

123

Jashtme të Francës, se më 15 korrik të vitit 1880, bejlerët që ndodheshin në Janinë, ishin larguarnga ky qytet dhe ishin vendosur në rrethet e tyre për ti ardhur në ndihmë dhe për ti ngriturshqiptarët me armë në dorë dhe të ishin të gatshëm, me t’ju derjtuar thirrja për të shkuar nëluftë.454

Këta krerë, më 23 korrik të vitit 1880, të thirrur nga Abdyl Frashëri, u mblodhën në qytetine Gjirokastrës. Në kuvendin e Gjirokastrës, morën pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinatJugore të Shqipërisë, por në të morën pjesë edhe përfaqësues nga Veriu i Shqipërsië. Në këtëkuvend, morën pjesë gjithashtu edhe përfqësues të krahinave të krishtera, ky përfaqësim i tyretregojë edhe njëherë për solideratitetin e popullit shqiptarë, që në këtë rastë nuk merr fare përbazë ndasitë fetare.

Krahina e Labërisë, si gjithmonë në rastet e ngjarjeve të mëdha, u përfaqësua me një numurtë konsiderueshëm delegatësh, të cilët pothuajse në këtë mbledhje do të përfaqësonin dhe shpininmendimin e gjithë banorëve të kësaj treve, e cila në shekuj për asnjë moment nuk e kishtendërprërë qëndresën e saj kundër pushtuesve turk. Nga këta përfaqësues në këtë kuvend, bie nësy pjesmarrje e Myslim Gjolekës dhe Iljaz Picarit.455 Në këtë periudhë këta dy persona, kishin bërënjë emër të madh në krahinën e tyre dhe ishin kthyer në simbol të rezistencës antiturke. Kjopjesmarrje e gjerë e labërve, shpjegohet edhe me faktin se ky kuvend, u zhvillua pikërishtë në njënga qëndrat më të rëndësishme urbane të krahinës. Abdyl Frashëri, i cili ishte edhe organizatori ikëtij tubimi popullor, për mënyrën e zhvillimit të punimeve ju referua të derjtës zakonore labe, ecila ishte pothuajse kudo e zbatueshme në trevat Jugore të Shqipërisë, me pak ndryshime.

Kuvendi i Gjirokastrës, u mblodh në një kohë kur në Veri të Shqipërisë, forcat ushtarake tëLidhjes së Prizrenit, kishin korrur një sërë fitoresh të rëndësishme. Por ndërkohë forcat turke,tashmë kishin marrë urdhrin e pakthyeshëm për të shtypur me gjak Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,dhe të zbatonin me gjuhën e forcës së armëve vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit. Porforcat vullnetare të Lidhjes, kishin arritur që të dilnin fitimtare ndaj ushtrive të rregullta malazeze,të cilat pretendonin të merrnin krahinat e Hotit dhe të Grudës, të premtuara nga Fuqitë eMëdha.456

Por edhe në Jug të vendit, gjendja nuk ishte aspak e qetë dhe e qëndrushme. Edhe këtuankthi i copëzimit të tokave shqiptare, ishte evident. Më 28 qershor të vitit 1880, kishin përfunduarbisedimet turko-greke, për përcaktimin e kufirt Verior të Greqsië me Perandorinë Osmane.Simbas këtyre bisedimeve ishte rënë dakord, mes palëve që Greqia të përfitonte të gjithë Thesalinë,si dhe 7200 km katrorë tokë nga trojet Jugore, të Shqipërisë.457 Këto toka Fuqitë e Mëdha, menjë prapavijë të përcaktuar qartë politikishtë, kërkonin që të krijonin një shtet të madh grek, përnga ana e sipërfaqes, më qëllim që ata të ishin superior në krahasim me Turqinë. Me qëllim që nëtë ardhmen e afërt ky shtet ti kundërvihej Potës së Lartë, dhe njëkohësishtë do të ishte një bazëe qëndrueshme për ti bërë ballë përhapjes së sllavizmit në Jug të Ballkanit.

Një nga detyrat primare të këtij kuvendi, ishte që të përcaktonte rrugët dhe strategjitë eduhura në rrethanat e reja të krijuara mbas zhvillimeve politike dhe ushtarake që zhvilloheshinsi brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Në këto rrethana, detyra më imediate ngelej bashkimipolitik dhe ushtarak i të gjithë shqiptarëve, me qëllim që të përballoheshin me sukses të gjitharreziqet, që i kanoseshin vendit si nga ndërhyrja e shteteve fqinjë dhe Fuqive të Mëdha, poredhe nga vetë Perandoria Otomane.458

454 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 308.455 Po aty, fq. 311.456 Mema, Bektash, vepër e cituar, fq. 88.457 Dilo, Lefter, “Gjirokastra një nga degët e Lidhjes së Prizrenit”, Gjirokastër, 1983, fq. 32.458 Mema, Bektash, vepër e cituar, fq. 88.

Page 124: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

124

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në kuvendin e Gjirokastrës, u vendos që në rastë se Perandoria Turke, do të binte dakortëqë të tu dorëzonte tokat shqiptare, shteteve fqinjë, atëhere Lidhja Shqiptare, mënjëherë do tëshëndërrohej në qeveri të përkohshme, e cila do të mbyllte boshllëkun e krijuar nga Porta eLartë, e cila në këtë rastë nuk do të ishte më legjitme për të gjithë shqiptarët.459 Sepse shitja eineresave të shqiptarëve, do të thoshte se ata për të zgjatur jetën e Perandorisë, do të përdornintokat tona si plaçkë tregu për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve.

Kjo qeveri, që do të krijohej do të kishte të drejtë të merrte në dorë administrimin e doganave,administrimin e të ardhurave, financiare. Këto të ardhura, do të shkonin totalishtë në ineres tëLidhjes, dhe sidomos të luftës së saj të dretjë për të mbrojtur tërësinë tokësore të vendit.460 Pokështu sipas vendimeve, që u morën aty u vendos që të gjithë nënpunësit që ishin turq, do tëlargoheshin me forcë nga detyra dhe do të zvëndësoheshin më nënpunës vendas. Por ndërkohëdo të vazhdonin që të qëndronin në këtë administratë, të gjithë nënëpunësit e vjetër, mjafton qëata ishin shqiptarë, pavrësishtë nga qëndrimi i tyre në raport me këtë qeveri të re. Nënpunësitdo të respektoheshin dhe do të ushtronin autoritetin e organeve, që ata përfaqësonin pavarësishtëse cilit besimi fetar u përkisnin.461

Gjithashtu u vendos që qeveria e re, që do të krijohej do të hartonte një satatus që do tëgarantonte sigurinë e personit, të pasurisë dhe të së drejtës së ushtrimit lirshëm të besimit fetar.Kjo qeveri, ndërmjet të tjerash do të kishte për detyrë që të vendoste rendin dhe qetësinë nëvend, duke luftuar me të gjitha mjetet ç’do lloj kriminaliteti, që mund të shfaqej në kushtet evazhdimit të luftës për mbrojtjen e interesave të larta të atdheut. Ndërkohë që jashtë vëmëndjessë kësaj qeverie, nuk mund të qëndronin mënjanë edhe problemi i trajtimit të tradhëtarve tëvendit, të cilët duheshin që të ndëshkoheshin me ashpërsinë më të madhe.

Pra sikurse shikohet nga vendimet që u morën nga ky kuvend, që ishin të bazuara ngaplatforma politike dhe idetë e Abdyl Frashërit, duket qartë së kemi të bëjmë me një hap të parëdhe shumë konkret drejt realizimit të autonomisë së Shqipërisë. Por ndërkohë që edhe në këtëkuvend, u shfaqën edhe njëhere pretendimet e elementëve, radikalë të cilët pa marrë në konsideratërrethanat në të cilat ndodhej vendi ynë në atë kohë kërkonin që të shpallej edhe pavarësia eShqipërisë. Por A. Frashëri, me argumentet e tija arriti që ti bindë delegatët se ishte ende herëtpër të kërkuar shkëputjen përfundimtatre nga Perandoria Otomane.

Nga ana tjetër edhe elemetët turkomanë, dhe ata që ishin vënë me kohë në shërbim tëgrekëve, dhe që arrtiën të përfaqësoheshin në kuvend, u munduan që ta sabotonin vendimet qëdo të merreshin aty, mirëpo duke qënë në minorancë dhe pa mbështetje ata nuk mundën që tëmposhtnin frymën patriotike në të cilën e u zhvilluan punimet e tij.

Kuvendi i Gjirokastrës, përcaktoi edhe kontributin që do të jepte ç’do krahinë, fshat dheqytet në këtë luftë të pabarabartëtë, që pritej të zhvillohej së shpejti. Aty u vendos që të krijohejnjë formacion i rregullt luftarak i përbërë prej 72 mijë luftëtarësh462. Këta luftëtarë do tërekrutoheshin vetëm nga popullsia myslimane, duke i përjashtuar nga fronti i luftës popullsinëe krishtere, sepse sipas, diskutimeve që u bënë në kuvend, u konkludua se kjo popullsi ishte paeksperiencë dhe mund të bëheshin menjëherë viktima të armikut në fushat e betejës. Por ndërkohëqë ata do të rrisnin më shumë kontributin në të holla dhe në matreiale të tjera në dobi të luftës,sidomos në ndihmat që ata premtonin për ushqime.463

459 Dilo, Lefter, vepër e cituar, fq. 32-33.460 Mema, Bektash, vepër e cituar, fq. 88.461 Dilo, Lefter, vepër e cituar, fq. 33.462 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 313.463 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 321.

Page 125: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

125

Përfaqësuesit e Labërisë, premtuan se vetëm nga kjo krahinë, sidomos nga zona eKurveleshit, do të dilnin dhe do të mobilizoheshin gjithësej tre mijë burra.464 Kjo forcë që do tëmobilizohej në këtë zonë, do të ishte reparti më i specilaizuar i këtyre vullnetarëve sepse këtaishin burra, mjaftë të përgatitur në fushën e betejës. Pjesa dërrmuese e tyre, kishte shëbyer simecenarë në vende të tjera dhe kështu që ata ngeleshin forca ushtarake më e kualifikuar.

Organizimi luftarak, që u bë nga ky kuvend, mori në konsideratë edhe zgjidhjen e detyravenë prapavijë, për të përballuar punët e përditshme në bujqësi dhe blegtori, me qëllim që kjoforcë kaq e madhe luftarake të kishte një bazë të shëndoshë për tu furnizuar me ushqime dheme materiale të tjera luftarake. Për këtë u vendos që në ç’do katër vetë të regjistruar, dy prej tyredo të qëndronin në fshatrat e tyre për të përballuar këto punime, por njëkohësishtë ata do tëishin edhe trupa ushtarake në rezervë të cilët do të mobilizoheshin kur të shikohej e arsyeshme.465

Por ndërkohë që ata edhe do të alterrnoheshin, me ata që kishin shkuar më parë në luftë, të cilëtdo të shkonin pranë familjeve të tyre dhe do të mërreshin me detyrat e tjera pranë shtëpive tëtyre. Po kështu ç’do i vrarë në luftë ose i plagosur rëndë, do të zvendësohej menjëherë po nga kykontigjent, me qëllim që numri i forcave efektive të mbetej i njëjtë.466

Megjthëse në kuvend, u kërkua nga disa përfaqësues turkomanë, që ky program të mospranohej, platforma poltike e paraqitur prej Abdyl Frashërit, u bë vendim unanim i kuvendit.Një nga kundërshtarët kryesorë të këtyre vendimeve ishte Neki bej Libohova, i cili gëzonte njëautoritet të madh në krahinë, por duke qënë se ai doli hapur për të mbrojtur intersat e vetaekonomike.467 Ai dhe disa idhtarë të tij mbrojtën pikëpëmjen që Shqipëria, nuk kishte nevojë qëshkëputej nga Porta e Lartë, por përkundrazi ne kishim shumë nevojë që të mbeteshim nëndiktatin e kësaj Perandorie, ende edhe për shumë kohë.468 Sipas tij ne jemi një popull shumë ivogël dhe nuk mund të bënim dotë pa mbrojtjen turke. Në rastë të kundërt, ne do tëgllabëroheshim menjëherë nga fqinjët tanë. Por pikëpamjet e tij në kuvend, u demaskuan keqasnga përfqësuait radikalë dhe ata të moderuar të Lidhjes.469

Pra rezultati përfundimtarë i këtij kuvendi, ishte miratimi i platformës autonomiste tëShqipërisë. Kjo platformë, përbën edhe një nga kulmet e zhvillimit të ideve të rilindasve tanë,për të krijuar dhe mbrojtur kombin shqiptarë. Idetë autonomiste, u shpallën kështu për herë tëparë në një kuvend, me një pjesmarje të gjerë që përfaqësonte gati pjesën dërrmuese të shqiptarëve.

Lidhur me rrezikun e aneksimit të tokave të Jugut, nga ana e shtetit grek, në kuvend, patinjë marrëveshje të plotë midis pëfaqësuesve myslimanë edhe atyre të krishterë, të cilët në mënyrëunanime pranuan që të mbroheshin me ç’do kusht këto teritore, qoftë edhe sikur vetë Janinadhe Metcova ti mbeteshin turqëve.

Duket se Myslim Gjoleka, përfaqësuesi i Kurveleshit, ishte caktuar nga ana e kuvendit përtë hartuar tekstin e marrëveshjes, që do të bëhej për këtë qëllim midis myslimanëve dhe tëkrishterëve për këto probleme. Gazeta “Zëri i Shqipërisë”, që shtypej në atë kohë në Athinë nënumrin e saj të 40-të, të datës 23 gusht të vitit 1880,470 e botoi këtë marëveshje të plotë, duketheksuar se Myslim Gjoleka, i ndodhur në këtë kohë në Gjirokastër, së bashku me antarët e tjerëtë komisionit të ngritur për këtë çështje, ua dërguan këtë marrëveshje edhe qyteteve të tjerashqiptare si dhe krerëve të Lidhjes së Prizrenit.471 Kjo marrëveshje e nënëshkruar si nga

464 Po aty.465 Po aty, fq. 322.466 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 315.467 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 322.468 Dilo, Lefter, vepër e cituar, fq. 33.469 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 322.470 Gazeta “Zëri i Shqipërisë”, Athinë, nr. 40, 23 gusht 1880.471 Dilo, Lefter, vepër e cituar, fq. 34.

Page 126: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

126

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

përfaqësuesit myslimanë dhe ata të krishterë, tregonte edhe njëherë tjetër se ndasitë fetare, nukndikonin aspak për bashkimin e shqiptarëve kundër rreziqeve që i kanoseshin atdheut. Ndërmjettë tjerash, në këtë marreveshje thuhet se jeta, nderi dhe pasuria e vëllezrëve të krishterë ështëjeta, nderi dhe pasuria e vëllezrëve shqiptarë, dhe do ta mbrojmë me ç’do lloj sakrifice.472

Pakaluar shumë kohë nga mbarimi i punimeve të kuvendit të Gjirokastrës, mënjëherë ufillua nga puna për zbatimin e vendimeve të marra aty. Kështu nga Labëria, menjëherë umobilizuan mbi 700 burra,473 të cilët mbasi u armatosën shkuan në qytetin e Gjirokastrës, dukeu strehuar në kalanë e këtij qyteti. Kjo forcë e armatosur do të shërbente si një trup e përhershmeushtarake pranë të ashtuquajturës “Rojës Kombëtare Shqiptare”. Kjo forcë do të ishte nëgadishmëri të plotë për të përballuar sulmet e mundshme të kaçakëve grekë, në drejtim tëtokave shqiptare. Kurse në sanxhakun e Beratit dhe rrethinat e Përmetit, u mblodhën më mijëravullnetarë, që edhe ata ishin vënë nën urdhërat e degës së Lidhjes së Prizrenit për Jugun.

Po kështu sipas vendimeve që u morën në aspektin teknik nga kuvendi i Gjirokastrës, ungrit edhe një rrjet i gjerë agjentësh, të cilët arritën të depërtonin edhe në tokat greke dukearritur deri në Korfuz. Detyra e këtyre agjentëve ishte që të informonin menjëherë krerët eLidhjes, për masat ushtarake që merrnin ata për një sulm eventual ndaj tokave tona, me qëllimqë forcat tona të mos kapeshin në befasi, por të ishin përherë në një gadishmëri të plotë luftarake.

Forcat ushtarake, që ishin në gadishmëri ishin nga forcat më të përgatitura për luftë. Lidhurme këtë nënkosulli francez në Janinë, shkruante se njërzit, janë përsosmërishtë të kalitur përluftë, dhe moti i keq nuk u bënë përshtypje, nëpër supet e tyre ju mund të shihni pushkë të tëgjitha sistemeve, pushkë martini, që ata parapëlqejnë më shumë dhe ua dinë fare mirë përdorimin,pushkë uinçester, karabina belge dhe pushkë frënge shasëpo, me fishekë mëtalikë. Kundër trupavetë rregullta, këta vendas do të qëndronin për ca kohë dhe nuk tremben të maten edhe merekrutët grekë.474

Programi për autonomi, që u diskutua nga kuvendi i Gjirokastrës, u përqafua mënjëherëedhe nga degët e tjera të Lidhjes, si dhe nga vetë Lidhja e Prizrenit. Në këtë kohë forcat e kësajlidhje në Veri të vendit, kishin korrur fitore shumë të rëndësishme kundër trupave të rregulltaushtarake malazeze, duke shtënë në dorë edhe qytetin e Ulqinit. Kurse në anën Lindore, këtoforca të Lidhjes, kishin mundur të shtinin në dorë qytet e Shkupit, Mitrovicën dhe Prishtinën.Pra si rezultat i këtyre fitoreve të shkëlqyera të forcave vullnetare dhe të vendimeve që ishinmarrë nga Kuvendi i Gjirokastrës, e gjithë Shqipëria, ishte në këmbë dhe dukej se fitimi iautonomisë për shqiptarët ishte më afër se kurrë më parë. Por ndërkohë fati i kishte braktisuredhe këtë herë shqiptarët, të cilët ishin të vetëm dhe të braktisur nga të gjitha anët. Fuqitë eMëdha, nuk e ndryshuan qëndrimin e tyre ndaj çështjes shqiptare, pavarësishtë se ata ishindëshmitarë së ç’ishin në gjendje që të bënte ky popull, për të mbrojtur interesat e veta kombëtare,nga ana tjetër shtetet e reja ballakanike, të krijuara rishtazi, mbanin një qëndrim tepër armoqësorndaj faktorit shqiptarë dhe se fundmi edhe Porta e Lartë, i braktisi përfundimisht shqiptarët,duke u lënë dorë të lirë të huajve për ta copëzuar Shqipërinë. Ndërkohë që kjo Pernadori, edhepse ishte duke dhënë shpirtë, ajo vazhdonte ta cilësonte vendin tonë, si pronë ekskluzive tëPerandorisë, dhe kështu që ajo nuk mund të pajtohej kurrsesi me idenë e autonomisë së Shqipërisë.Nisur nga ky qëndrim Porta e Lartë, mori masa të shpejta dhe drastike për të mbytur LidhjenShqiptare të Prizrenit.

472 Gazeta, “Zëri i Shqipërisë”, Athinë, nr. 40, 23 gusht 1880.473 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 322.474 Po aty.

Page 127: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

127

Mbas shtypjes së lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuptohet që gjendja e përgjitshme në krahinëne Labërisë, ashtu sikurse edhe në të gjithë vendin u rëndua së tepërmi. Fillimi i zbatimit tëreformave të sistemit të ri të Tanzimatit, i rrënoi akoma edhe më shumë ekonominë familjare nëkrahinë. Tashmë kata fshatarë të varfër që ishin mësuar të ishin të lirë u ngarkuan me barrën erëndë të këtyre taksave. Taksat e të dhjetës, xhlepit, vergjinë, taksat e rrugëve, taksa e bagëtisë,që ishte shumë e lartë e etj, u bënë një faktorë shumë i rëndësishëm që pengoi për zhvillimindhe përparimin e mëtejshëm ekonomik. Administrata turke, e ndodhur përballë vështirësive tëmëdha ekonomike e financiare, që sa vinin dhe shtoheshin për të dalë nga kjo situatë e keqevazhdonte që të rriste taksën e xhelepit, më qëllim që të mbushnin arkën e boshatisur tëPerandorisë. “E dhjeta, - shkruan një gazetë e fillimit të shekullit të XX, - s’është gjë përpara tëhollave që merr nga bagëtia. Nga shelegu, nga ftuja, e nga dhija plakë, që nuk bëjnë më shumëse dy franga, merr gjashtë grosh. Ç’u mbetet atyre që mbajnë dhenë e dhi?. . . . Turqia, më parëmerrte më dhjetë një nga gjëja e gjallë edhe i shiste në guverna, pastaj e bëri me të holla, nga dygroshë për kokë, mjaftë ishte kaq, më tepër nuk heq bagëtia në Turqi. Pastaj e bëri njëqind para,tre groshë, tre groshë e gjysëm, katër tani e bëri gjashtë, dhe së fundi një frëng e tridhjetëqindarka”.475

Në kushtet e gjendjes tepër të vështirë ekonomike, dhe shto këtu edhe zullumet esundimtarëve turq, situata ishte vërtetë në pragun e një katastrofe. Megjithatë edhe gjatë fundittë shekullit XIX, dhe fillimit të shekullit të XX, qëndresa e labëve, nuk mungojë. Qëndersë, ecila manifestohej në mënyra të ndryshme duke filluar që nga përpjekjet me armë, grabitjen ekarvanëve turke, përzimin e qeveritarëve turq nga krahina, përpjekjet për përhapjen e arsimitshqip etj. Gjatë mesit të dytë të shek. të XIX, në zonën e Kurveleshit, vepronte edhe një ngaçetat më të famëshme të asj kohe. Çeta e bilbilenjëve, e cila mori këtë emër për nder të kapedanittë saj Bilbil Shako, ajo përbëhej nga 11 luftëtar,476 dhe ishin që të gjithë nga Progonati dhe vetëmkapedani i saj qe nga Rexhini. Për një farë kohe kjo çetë u bë tmerri i karvaneve turke. Të cilatata i grabisnin në vazhdimësi dhe ç’do gjë që u grabisnin atyre, jua shpërndanin falas fukarasë.Pikërishtë për këtë arsye turqit nuk mund ti kapnin dotë, sepse gjithmonë ishin të mbrojtur ngapopulli. Vetëm kur turqit, filluan reprezaljet ndaj popullisës së pafajshme ata shkuan dhe udorëzuan vetë tek autoritet turke. Të njëmbëdhjetë bilbilejtë, u varën në Janinë. Edhe sotë ekësaj dite fshatarët e këtyre trevave vazhdojnë të tregojnë episode nga aktiviteti i kësaj çete. Porsfida më e madhe që labët, i bënë këtij ripushtimi nga ana e turqëve, ishte sfida në fushën eqeverisjes. Pavarësishtë se formalisht kjo krahinë rezultonte e pushtuar, të gjitha marëdhënietbrenda saj, vazhdonin të rregulloheshin nëpërmjet të së drejtës zakonore dhe sharteve të IdrizSullit.

Për gjatë gjithë fundit të shekullit të XIX, në krahinën e Labërisë, janë mbajtur një sërëkuvendesh. Në këto kuvende, sipas kujtimeve dhe këngëve popullore objekt diskutimesh kanëqënë zgjidhja dhe lidhja e kontratave të ndyshme me natyrë shitjeje dhe blerjesh, zgjidhjen emosmarrëveshjeve, të konflikteve të vrsjeve, grabitjeve, shfaqjes së fenomenit të kusarisë, pajtimittë hasmërive etj.

Pra kuvendet, si një institucion i rëndësishëm vetqreverisës edhe në këtë periudhë nuk kanërreshtur asnjëherë së vepruari. Kjo do të thoshte se popullsia e kësaj krahine, vazhdonte të mose njihte legjisalcionin turk, dhe vazhdonte që të ruante me një fanatizëm të paparë zakonet dhedoket e të parëve të tyre. Pavarësishtë se në këtë drejtë zakonore depërtuan edhe një sërë normashjuridike nga sheriati dhe kushtetuta turke.

475 Gazeta “Drita”, Sofje, 13 gusht 1904.476 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 333.

Page 128: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

128

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

4.5. Qëndresa antiturke dhe kuvendet labe në fillim të shek. XX

Me fillimin e shekullit të XX, rreziqet për Shqipërinë, erdhën duke u shtuar. Në Jug, tëvendit çetat e andartëve grekë, ishin bërë tepër aktive të cilat kishin për detyrë që të pregatisninterrenin për aneksimin e tokave shqiptare, sa më shpejtë që të ishte mundur dhe prisnin rastinkur Perandoria Osmane, të falimentonte. Në këto rrethana të reja të krijuara nga ndërhyrjet eherë pashershme greke, atdhetarëve shqiptarë, u duhej që të intesifikonin luftën e tyre në tëgjitha drejtimet, me qëllim që të bashkonin të gjithë popullin shqiptarë, në një front të vetëmpër ta detyruar Turqinë, që të njihte kombësinë shqiptare, dhe ti jepte të drejtën e shkëputjespërfundimtare prej tyre.

Për të përmbushur këtë detyrë në nëntorë të vitit 1905, u krijua në Manastir Komiteti iFshehtë “Per Lirinë e Shqipërisë” i cili drejtohej nga Bajo Topulli. Ky Komitet vendosi krijimine çetave të armatosura, të cilat do tu kundërviheshin autoriteteve turke, dhe do të propagandoninnë popull idenë e lirisë. Çeta e parë u krijua në pranverë të vitit 1906, dhe udhëhiqej nga vetëBajua477. Kjo thirrje e këtij Komiteti, u prit me një entuziazëm shumë të madh në të gjithëkrahinën. Ata duke qënë përherë të gatshëm për tu ngritur kundër pushtuesve ngritën menjëherëçetat e tyre ose edhe u bashkuan me çetat e tjera që vepronin në Jug. Një autorë i kohës thotë se“Para Hyrjetit, çetat shqiptare, që e mbanin të gjallë zjarrin e kryengritjes shqiptare, ishin nëshumicë nga Kurveleshi dhe nën komandën e patriotëve të Kurveleshit”.478 Më e njohura ngakëto çeta, që vepronte në krahinën e Labërisë, ishte çeta e Demo Eminit, nga Nivica e Kurveleshittë Sipërm. Kjo çetë kishte në gjirin e saj rreth 70 luftëtarë,479 ku pjesa më e madhë e tyre ishin poprej këtij fshati.

Në vitin 1906, formohet edhe çeta e Veip Runës, i cili edhe ky ishte nga i njëjti fshat, çetë e cilapër dy vjet rresht me flamurin e Kastriotëve, në krye u kishte kallur datën dhe një kokëçarjeserioze qeveritarëve turq,480 dhe njëkohësishtë u kish ngjallur banorëve shpresën e bukur për liri.

Në vitin 1907, patriotët shqiptarë të Sofjes, organizuan një çetë tjetër, të cilën këtë radhë edrejtonte Çerciz Topulli, në këtë çetë, mori pjesë edhe shkrimtari patriot Mihal Grameno. Çetae drejtuar prej tij zbarkoi më 18 maj në Palasë të Himarës, dhe mbasi kaluan malet e Pilurit,arrtitën në Kuç, ku u ndihmuan nga Birçe Selmani,481 i cili i informojë se të gjitha shtigjet ishintë zënë nga ushtria turke, prandaj duhej që të bënin kujdes. Duke kaluar nëpër pyje dhe shtigjetë rrezikshme çeta e etur dhe e uritur, ra në një stan në fshatin Kapriel. Në stan ndodhej vetëmzonja, e megjithatë ajo në mungesë të burrit e priti çetën dhe u dha për të ngrënë e për të pirëdhe i strehoi. Për sjelljen fisnike të kësaj labeje trime, Mihal Gramenoja shkruan: “Në këtë stangjejmë vetëm të zonjën, e cila na priti dhe na gostiti me dhallë e me kos e ndejmë gjith ditën gjersa ardhi i zoti me bagëtinë. Përshëndoshemi edhe me vrap porosit djemt që të na pjekin njëqëngj të zgjedhur, kështu që na gostitnë si jo më mirë edhe pastaj na kallë në kasolle për të fjeturduke thënë të jemi të qetë se këmbë ushtari nuk shkelte atje, veç kësaj na tha që kurdoherë po tëjemi në rrezik të vemi në stan të tij për ç’do siguri”.482 Në çetën e Çerciz Topullit, të gjithëluftëtrarët pothuajse ishin nga krahina e Labërisë.

Përveç këtyre çetave në krahinën e Labërisë, vepronin edhe çetat e Shahin Demos ngaGusmari, si dhe çeta e Sali Vranishtit, që vepronte në lumin e Vlorës.483

477 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 345.478 Zeza, L., “Çeta e studentëve Shqiptarë të Selanikut”, fq. 63.479 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 167.480 Po aty.481 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 332.482 Grameno, Mihal, “Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912”, Tiranë, 1962, fq. 118.483 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 233.

Page 129: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

129

Në fund të korikut të vitit 1908, regjimi i sulltan Abdyl Hamitit u përmbys nga lëvizjaxhonturke. Në këtë lëvizje ashtu sikurse dihet shqiptarët patën një meritë të veçantë sepse epërkrahën këtë lëvizje pa asnjë rezervë. Xhonturqët, para se të vinin në pushtet patën bërëmjaftë premtime. Ata shpallën kushtetutën e re, duke premtuar liri, drejtësi, e barazi për të gjithëpopujt e Perandorisë.484 Në këtë kuadër u duk se edhe çështja shqiptare më në fund do tëzgjidhej më së miri. Në këto kushte të gjitha çetat e luftëtarëve që vepronin në krahinën eLabërisë, u vetëshpërndanë. Ky ndryshim i situatës bëri që të ndryshoi dhe taktika për të zgjidhurçeshtjen kombëtare. E cila për pak kohë u mendua, se ajo nuk mund të zgjidhej me gjuhën earmëve, por nëpërmjet rrugëve diplomatike, kryesishtë nëpërmjet rrugëve parlamentare dhendërkohë i gjithë problemi u përqëndrua në përhapjen e kulturës dhe arsimit shqip në të gjithëvendin.

Rreth viteve 1908-1909, pothuajse në të gjitha fashtrat kryesore të Labërisë, u hapën shkollate para në gjuhën shqipe. Populli i Labërisë, i etur për dije dhe dituri të cilat i ishin mohuar përshekuj me radhë, i priti me një gëzim të madh, hapjen e këtyre shkollave. Në këtë aspekt udalluan një sërë mësuesish të aposionuar dhe patriot që me shumë sakrifica deri edhe nëvetëmohim, arritën jo vetëm që të ngrinin shkollat e para, por edhe ti mbajnë ato me forcat etyre dhe kontributin vullnetarë të banorëve të këtyre fshatrave.

Mirëpo, partia e turqëve të rinj, që erdhën në pushtet edhe me ndihmën e shqiptarëve, nuki mbajti premtimet e marra për tu dhënë të drejta politike dhe arsimore popullit tonë.485 Biles atavazhduan të ndiqnin të njëjtën politkë ashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre. Dhe akoma mëkeq, për tu njohur kombësinë. Ata mendonin se me dredhi dhe dhunë do të arrinin ti ktheninpërfundimisht shqiptarët në turq dhe do ti bënin ata shtetas të bindur të Perandorisë.

Mirëpo, ndaj kësaj gjendje shqiptarët, reaguan menjehërë, duke u kujtuar turqëve, përpremtimet e bëra. Në shumë krahina shqiptare, reagimi filloi që të bëhej i organizuar. Krahina eLabërisë, qe ndër të parat krahina, që reagoi ndaj kësaj politike të ndjekur nga turqit e rinjë.

Kështu në shkurtin e vitit 1909, në qytetin e Tepelenës, u mbajt një kuvend i zgjeruar meparinë myslimane të vilajetit të Janinës. Në këtë kuvend kishte përfaqësueit e vetë edhe krahinae Labërisë, sidomos nga Kurveleshi i Sipërm dhe nga Lopësi,486 por edhe nga zona të tjera labe.Pjesmarrësit në këtë kuvend, kërkuan veç të tjerash, që të armatosej popullsia për tu mbrojturnga sulmet e çetave të andartëve grek. Mirëpo qeveritarët turq, nuk e pranuan një kërkesë të tillëpër shkak se kishin frikë se mos këto armë do të ktheheshin edhe kundër tyre. Por ata nukpranuan edhe kërkesat e tjera për hapjen e shkollave shqipe, në të gjitha fshatrat e këtij vilajeti,dhe për caktimin e nënpunësve vendas, në administratë në vend të nënpunësve turq. Po kështunjë qëndrim indiferent ata mbajtën edhe për kërkesat për zhvillimin ekonomik të vendit. .

Mbas kësaj, u pa qartë se të drejtat kombëtare shqiptarët, nuk mund ti fitonin veçse meanën e një kryengritje të përgjithshme të armatosur. Prandaj në krahinën e Labërisë, rrëmbyenpërsëri armët dhe ringriëtn çetat e dikurshme të armatosura. Po në shkurtë të vitit 1909, tëgjitha malet që rrethonin Tepelenën, Gjirokastrën dhe Delvinën ishin mbushur me këto çeta.Qëllimi i luftës së këtyre çetave, tashmë ishte më i qartë, luftë pa kompromis Turqisë, për tushkëputur përfundimishtë prej tyre.

Xhonturqit, reaguan më një ashpërsi shumë të madhe, për këtë arsye ata miratuan nëparlamentin e tyre dy ligje: njërin për të eleiminuar çetat e armatosura, të cilat ata i etiketuan siçeta banditësh dhe kusarësh, dhe ligjin tjetër, për mbylljen e aktivitetit të të gjitha klubeve. Në

484 “Histori e popullit shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 397.485 Po aty.486 Muzeu historik i rrethit Tepelenë.

Page 130: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

130

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

këtë kuadër ata u vërsulën me një egërsi të madhe në radhë të parë kundër shkollave shqipe tëcilat u mbyllën por edhe kundër shoqatave apo klubeve patriotike.487

Por kundër këtij reaksioni, falë zgjimit të ndjenjave dhe krenarisë kombëtatre si rezultat iasaj veprimtarie të ethshme që kishin bërë rilindasit tanë edhe populli i krahinës së Labërisë,nuk ndenjti duarkryq. Shtypja me egërsi e kryengritjes në Veri të Shqipërisë, në vitin 1910,ndikoi së tepërmi tek patriotët e Jugut, që filluan të organizoheshin për tu bërë ballë sulmeve tëarmikut. Për këtë arsye qysh në vitin 1878, në ishullin e Korfuzit, ishte krijuar shoqëria “Dora ezezë”, e cila tashmë drejtohej nga Fadil pashë Toptani dhe Pandeli Çali e Namik Delvina.488

Nëpërmjet këtij të fundit kjo shoqatë mbante lidhje të përhershme me krahinën e Labërisë.Këto lidhje për zonën e Kurveleshit, i realizonte e Hito Emini, i vëllai i Demo Eminit489. Qëllimii kësaj organizate ishte që të bashkonte të gjitha çetat, që kishin dalë maleve në një luftë tëpërbashkët kundër turqëve. Nën derjtimin e kësaj organizate u krijuan komitetet e kryengritjespër krahinën e Labërisë, si kryetarë i këtij komiteti u zgjodh Demo Emini, detyrë të cilën ai nukmundi që të përmbushte, sepse në fillim të qershorit të vitit 1910, ai u vra në mënyrë të pabesënga dora tradhëtare e paguar nga turqit.490

Megjithkëtë goditje të rëndë, që ju dha orvajtjeve për të organizuar kryengritjen në këtëkrahinë. Ky Komitet, nuk e ndqërpreu për asnjë çastë punën e vet për organizimin e kësajkryengritje. Kështu në verën e këtij viti, çetat e Labërisë dhe çetat e Delvinës, nën drejtimin eNamik Selmanit dhe çetat e Çamërisë nën drejtimin e Muharrem Rushitit, u mblodhën në njëkuvend tjetër në afërsi të Kardhiqit të Gjirokastrës, pranë çifligut të Sali Shehut nga Golemi.491

Qëllimi i këtij kuvendi, ishte që të rakordoheshin veprimet luftarake dhe të hartohej një plan ipërbashkët kundër pushtuesit.

Kjo lëvizje, një përkrahje shumë të gjerë gjeti sidomos në Kurveleshin e Sipërm. Ndërkryetarët e çetave, që filluan të përkrahnin këtë lëvizje qenë Bilal Rukia, nga Gusmari, SaliShehu nga Golemi, Veip Runa nga Nicica, Shaqo Buxua nga Progonati etj. Deri në pranverën evitit 1911, pothuajse se ç’do fshati i Kurveleshit, kishte organizuar çetën e tij.492 Sipas raportevetë konsullatës austriake në Vlorë, “në sektorin Gusmarë-Golëm-Kolonjë, veprontë një çetë epërbërë prej 50 vetësh, nën kryesinë e Isa Balilit dhe të Veip Runës, dhe të nipit të ManxharKokës, të tre nga fshati i Nivicës, Shaqo Buxua po me 50 vetë dhe Shefqet Gjoleka me 70vetë”,493. Por këto janë vetëm një pjesë e këtyre çetave, sepse në të tërë Labërinë, vepronte edhenjë numur i madh çetash të tjera që përfshinin pjesën më të madhe të fshatrave të krahinës.

Të gjitha këto çeta, mbanin lidhje të pandërprera me çetat e Delvinës dhe ato të Çamërisë.Komitetet e fshehta, që vepronin në Veri dhe në Jug, kishin rënë dakord që kryengritja e

përgjithshme do të fillonte në maj të vitit 1911. Por plani i tyre dështoi, për shkak se Malësia eMbishkodrës, e ndodhur në rrethana të paparashikuara u hodh para kohë ne luftë. Kështu, qëkryengritja e marsit e vitit 1911, në këtë Malësi, mbeti e izoluar dhe me gjithë qëndresën e fortëtë këtyre luftëtarëve ajo u shtyp. Megjithatë si rezultat i kësaj qëndrese turqit, u detyruan që tëshpallnin amnistinë e përgjitshme për kryengritësit.

Në këto rrethana të reja, krerët shqiptarë u mblodhën për të diskutauar për veprimet emëtejshme në një kuvend të përgjithshëm të krerëve shqiptarë. Ky kuvend u mbajt më 23

487 Gaçe, Bardhosh, “Lëvizja kombëtare në Vlorë (1878-1912)”, vëll I, Tiranë, TOENA, 1999, fq. 223.488 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 463.489 Po aty, fq. 464.490 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 169.491 Historiku i fshatit Golem, fq. 83.492 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 337.493 AIH: Arkivi i Vjenës, Dosja 38. Raport nr. 53, i konsullit austriak, kontit Fon Ehrental.

Page 131: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

131

qershor të vitit 1911, në Gërçe të Malësisë së Madhe. Kuvendi i Përgjitshëm i krerëve Shqiptarë,miratoi një memorandum të drejtuar qeverisë Turke. Ky memorandum i përbërë nga 12 kërkesa,u hartua nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi i cili ka hyrë në histori edhe me emrin “Libri ikuq”, ai shprehte në mënyrë më se të qartë kërkesat për autonominë e Shqipërisë.494

Nga ana tjetër dështimi i planit të Komitetit të Labërisë, për të sulmuar Gjirokastrën eVlorën, e detyroi këtë Komitet, që të mblidhej përsëri në fshatin Golem, për të vendosur se ç’dotë bëhej më tej me zhvillimin e kryengritjes. Duket se anëtarët e këtij komiteti, nuk mundën qëta gjenin gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin. Prandaj për veprimet e mëtejshme dhe sidomospër datën e sulmit, u vendos që të rimblidhej edhe njëherë ky komitet gjatë muajit korrik,ndërkohë që të gjitha çetat e Kurveleshit ishin të gatshme të hidheshin në sulm kur ta shikontetë arsyeshme komiteti.

Por kryengritësit nuk qëndruan në pritije, në fund të muajit qershor, rreth 600 kryengritëstë mbledhur në Kuç, sulmuan Progonatin, që në këtë kohë ishte qëndër e nënprfekturës përKurveleshin.495 Nga ky sulm, ata arritën që ta çlironin nënprefekturën dhe të kapnin robkajmekamin e saj të quajtur Resim Raso, po kështu rob, u zunë edhe shumë zaptie turke. Nëkëtë mënyrë Kurveleshi, u bë zona e parë e lirë në të gjithë Jugun. Kjo ditë simbasë gojëdhënaveu festua me një gëzim të madh nga ana e luftëtarëve dhe e banorëve progonatas, të cilët festoninnën flamurin kombëtarë, i cili mbas shumë shekujve robëri valëvitej i lirë dhe i qetë.

Në qëndër të Progonatit, u mblodhën mbi 200 burra të armatosur, duke e çuar në 400numrin e luftëtarëve, të cilët prej këndej u nisën në drejtim të Golemit, me qëllim që tëpërgatiteshin dhe të zinin pozicionet për të sulmuar qytetin e Gjirokastrës.

Sipas të disa të dhënave gojore thuhet se në shtëpinë e Pasho Mirtës,496 është bërë njëkuvend i udhëheqësve kryesorë të kryengritjes, për të përcaktuar përfundimisht datën e sulmitmbi qytetin e Gjirokastrës. Mirëpo edhe në këtë mbledhje, nuk u arrit që të caktohej një datëpërfundimtare për shkak se turqit, tashmë të vënë në dijeni të këtij sulmi nga ana e labërve,kishin marrë masa të jashtëzakonshme për forcimin e garnizonit të qytetit duke marrë trupashtesë nga Janina. Me t’u marrë vesh lajmi se Kurveleshi, ishte çliruar, menjëhërë aty vijnëpërfaqësues nga Tepelena, Delvina dhe Gjirokastra. Po kështu në drejtim të Progonatit, shkuanedhe çetat e Delvinës, të drejtuara nga Namik Delvina, Muharrem Rushiti dhe Nazif Hadëri meçetat e Çamërisë si dhe çetat e zonave të Kardhiqit.497

Të gjithë këta persona së bashku me çetat e tyre, mbajtën një kuvend, në ditët e fundit tëmuajit qershor të vitit 1911, tek vendi i quajtur Lisat e Kadhe, në afërsi të fshatit Progonat.498 Nëkëtë kuvend, përveç përfaqësuesve të Kurveleshit, morën pjesë si të deleguar të Komitetit tëLabërisë, Namik Delvina, Hajro Çini, Isuf Çarçani etj.

Qëllimi i mbajtjes së këtij kuvendi, ishte që të mereshin masat për të kordinuar veprimetmidis çetave të Kurveleshit, dhe atyre që vepronin jashtë këtyre krahinave por njëkohësishtë uhodhë ideja që të mbahej edhe një kuvend, tjetër me përmasa më të gjera, ku të ftoheshin tëgjithë krerët e Shqipërsië Jugore.

Nga ky kuvend, valiut të Janinës, që u ishte kërcënuar kryengritësve, ju dërgua një ultimatumnë të cilin thuhej se po s’na dha qeveria të drejtat tona si gjithë kombeve të tjera, ne si lëshojmë

494 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 339.495 Po aty, fq. 341.496 Sipas kujtimeve të Q. D., ky kuvend ndryshe nga kuvendet e tjera që janë mbajtur në Progonat u organizua në një shtëpi

sepse edhe përfaqësuesit ishin të pakët në numur, por se organizatorët e ndienin vetën më të sigurt nga ndonjë sulm ibefasishëm i ushtrisë turke.

497 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 471.498 Muzeu Histoirk i rrethit Tepelenë.

Page 132: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

132

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

armët nga dora edhe sikur të shuhemi të tërë.499 Në kuvendin e Lisave të Kadhe, u morën këtovendime kryesore:

1. Të përkrahej dhe të inkurajohej krijimi çetave të reja, në të gjitha fshatrat e Labërisë dheato të hidheshin në veprime konkrete kundër armikut.

2. Të kordinoheshin veprimet ndërmjet çetave të Kurveleshit, me çetat e tjera të Labërisë,dhe me ato që vepronin jashtë kësaj krahine

3. Të merreshim masat organizative për tu mbledhur në Cepo të Gjirokastrës, një kuvend,me përmasa më të gjera, ku do të ftoheshin që të merrnin pjesë të gjithë krerët kryesortë Shqipërisë Jugore. Në këtë kuvend, të diskutohekj problemi i organizimit të njëkryengritje të përgjitshme antiturke.500

Po kështu kuvendi vendosi, që përfaqësuesit e të gjitha fshatrave të Kurveleshit, të merrninpjesë në kuvendin që do të organizohej në Cepo të Gjirokastrës.

Vendimi për thirrjen e një kuvendi tjetër tregon, se nën ndikimin e qarqeve të moderuara tëRilindjes Kombëtare Shqiptare, insistohej që të derjtat kombëtare të fitoheshin kryesishtnëpërmjet bisedimeve, memorandumeve dhe presioneve të ndryshme që mund ti bëheshinPerandorisë. Megjithatë pavarësishtë nga kjo duhej thënë se të gjithë banorët e krahinës sëLabërisë, ishin në këmbë dhe të gatshëm për tu hedhur në veprime konkrete luftarake.

Kjo lëvizje kryengritëse që shpërtheu në Kurvelesh, tërhoqi edhe vëmendjen e diplomatëvetë huaj, që ishin instaluar pranë qëndrave kryesore urbane, të cilat ishin në afërsi me krahinën eLabërisë. Kështu konsulli austrohungarez Forsuard, i vendosur në Janinë, i raportonte qeverisësë tij se numri i përgjitshëm që kanë marrë pjesë në kryengritjen e Kurveleshit, është 2500 derinë 3000 veta.501

Për të shtypur këtë kryengritje, që kishte rrezik që të përhapej me shpejtësi edhe në rajonetë tjera, fillimishtë autoritet e vilajetit të Janinës, dhe prefekturës së Gjirokastrës, u mbështetëntek bejlerët, që ishin në anën e tyre.

Situata e nderë që ishte krijuar në prefekturën e Gjirokastrës, e cila ishte rrethuar me shumëçeta luftëtarësh, dhe që ishin të gatshme për ta sulmuar dhe çliruar këtë qytet, e acaroi edhe mëkeq përgjigja që kjo Perandori, ju dha hartuseve të memorandumit të Gërçes, ku ajo i premtonteMalësisë së Madhe, disa privilegje të veçanta. Me këtë përgjigje ajo donte tu thoshte Fuqive tëMëdha, dhe vetë shiptarëve, se në të vërtetë nuk egzistonte ndonjë çështje shqiptare, por thjeshtnjë çështje malësore.502

Krerët e Jugut, duke e cilësuar këtë përgjigje jo vetëm fyese, por edhe të rrezikshme përfatet e vendit, vendosën që të organizonin një sërë mbledhjesh në shumë krahina, për të sqaruarpopullin e thjeshtë për këtë përgjigje, dhe njëkohësishtë për tu solidarizuar me malësorëtkryengritës të Veriut. Duke argumentuar se kërkesat e mëmorandumit të Gërçes, ishinnjëkohësishtë edhe kërkesat e të gjithë shqiptarëve. Në këtë mënyrë do ti hiqej mundësia Turqisë,që nëpërmjet trajtimit të veçantë të Malësisë së Madhe, të arritne të përçante luftën e shqiptarëve,për të drejtat kombëtare e për autonomi.

Pikërisht për të përballuar situatën e re të krijuar, dhe për të marrë masat e nevojshme, sidhe për të zbatuar vendimin e marrë në Kuvendin e Lisave të Kadhe, më 21 korrik të vitit 1911,

499 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 469.500 Arkivi i Muzeut Historik Tepelenë.501 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 338.502 Arkivi i Muzeut Historik Gjirokastër.

Page 133: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

133

u thirrë një kuvend në Manastirn e Cepos. Në këtë kuvend morën pjesë udhëheqësit e kryengritjesnga Kurveleshi, Gjirokastra, Delvina dhe Çamëria. Për të siguruar punime normale të këtijkuvendi, komisioni organizatorë kishte marrë masa të forta sigurie. Në mbrotje të këtij kuvendi,ishin organizuar dhe mobilizuar rreth 800 luftëtarë të armatosur.503 Disa nga këta përfaqësues,që morën pjesë, përveç krërve kryesorë që vinin nga qytet kryesore të Shqipërsië Jugore, siGjirokastra, Tepelena, e Delvina, binte në sy pjesmarrja e luftëtarëve të sprovuar nëpër betejasiç qenë Sulo Beqiri, me çetën e Golëmit, Kamber Hoxha me çetën e Kolonjës, Shuko Qëni meluftëtarët progonatas, Shuko Dalipi me rexhinjotët, Veip Runa me nivicjotët, Rakip Duka e BilalRukia me gusmarjotët, Selman Picari me picarjotët, Bastri Hajno me lekdushasit, Kadri Gjolekanga Kuçi si dhe shumë të tjerë.504

Nga ana e pjesmarrësve ky kuvend u quajt “Kuvend Kombëtarë”, pavarësishtë se nukmund ta quajmë të tillë për shkak se sikurse e pamë pjesmarrësit në të ishin kryesishtë ngakrahina e Labërisë. Megjithatë ky kuvend, miratoi në mënyrë unanime një memorandum që judërgua Perandorisë Osmane. Ky memorandum, në thelb kërkonte autonominë e Shqipërisë,dhe jo vetëm të një krahine të vetme dhe të izoluar. Memorandumi u hartua në gjuhën turke dhenë gjuhën franceze. Kopja në gjuhën turke, ju dërgua qeverisë qëndrore në Stamboll, kursekopja në gjuhën frënge u hartua kryesishtë për shtypin Europian të kohës.

Orgjinali në turqisht, i këtij memorandumi është nënshkruar vetëm nga 6 persona, të cilëtduhej të ishin edhe organizatorët kryesor të hartimit të këtij memorandumi por edhe të organizimittë krejt kuvendit. Firmëtarët e këtij memorandumi janë Namik Delvina (Selimi), që na del sikryetar, Musa Demi si përfaqësues i Çamërisë, Shefqet Gjoleka që firmoste në emër të Himarës,Veip Runa që përfaqësonte Kurveleshin, Hajro Çini që përfaqësonte Delvinën dhe Hasan Xhikui cili në këtë kuvend përfaqësonte Gjirokastrën.505

Kurse kopja e hartuar në frëngjisht, mban firmën e 43 përfaqësuesve, ku nga këta 12përfaqësues ishin të Gjirokastrës, 13 të Delvinës, 8 të Kurveleshit, 3 nga Himara dhe 7 nga Filatii Çamërisë.506

Në këtë dokument qevërisë turke, i bëheshin këto kërkesa, në të cilin janë pasquruar nëmënyrë më të qartë të mundshme edhe vendimet e Kuvendit.

Qeverisja e gjithë Shqipërisë, duhet të përbëhet nga ligje të barabarta për ti detyruar shqiptarët,të jetojnë të bashkuar si një komb që jemi, duke krijuar një administratë të tillë si ajo që po iakordohet Shqipërisë së Veriut (Gegërisë). Ky është i vetmi mjet për të ruajtur tërësinë e kombittonë, si edhe për zhvillimin ekonomik e politik të vendit tonë.507 Ja sepse ne kërkojmë në mënyrëtë vendosur dhe energjike për gjithë Shqipërinë, domethënë për të katër vilajetet e saj: Kosovën,Janinën, Manastirin dhe Shkodrën, po ato reforma që do tu akordohen malësorëve, me të cilëtne kemi një çështje të përbashkët. “Në këtë vendim që është marrë më 8 korrik, nuk do të ketëndonjë ndryshim dhe sidomos për vilajetin e Janinës, i cili nuk do të shkëputet kurrë nga tokate Shqipërisë.

Kuvendi i mbledhur sotë në Labëri, ka për qëllim të tregojë qënien tonë kombëtare, dukemos pasur synime të tjera kryengritëse, veçse ti tregojë qeverisë së vet dhe tia bëjë të diturshtypit europian katër çeshtjet që vijojnë:

503 Po aty.504 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 348.505 Arkivi i Muzeut Historik Gjirokastër506 Po aty.507 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 342.

Page 134: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

134

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

1. Të gjithë ata që ndodhen tani në male, të mos ndiqen nga ushtria e Perandorisë Osmane,përndryshe vendi do të detyrohet që të hidhet në kryengritje.

2. Po ato reforma që janë kërkuar për Shqipërinë e Veriut, ti akordohen edhe shqipërsië sëJugut.

3. Sipas ligjit kushtetues, shkollat e qyteteve dhe të fshatrave të jenë në gjuhën shqipe mealfabetin kombëtar.

4. Për të gjithë ata që tani ndodhen, për të kërkuar reformat në fjalë, qeveria duhet tëshpallë një falje të përgjithshme”.508

Por edhe në këtë kuvend, pati elementë të cilët me qëndrimin e tyre proturk, u munduan qëtë vinin kuvendin nën ndikimin e mendimit të tyre. Këtë qëndrim e mbajti sidomos Myfid bejLibohova, i cili në këtë kuvend, përfaqësonte qeverinë turke. Ky u mundua me të gjitha format,për ti hedhur poshtë kërkesat e kuvendit, por të gjitha këto orvajtje të tij u hodhën poshtë mevendosmëri nga elementët kryengritës të cilët në këtë kuvend ishin përfaqësuar në mënyrëmasive.

Mbas kuvendit të Cepos, me inisiativën dhe në bazë të një udhëzimi të dhënë në këtë kuvend,mbas një jave tek ura e Drashovicës, në Vlorë, u mbajt një kuvend tjetër. Në këtë kuvend, morënpjesë përfaqësues nga trevat e kazasë së Vlorës dhe kazasë së Gjirokastrës. Në këtë kuvend përveçtyre morën pjesë edhe përfaqësues të Kurveleshit. Por sipas raportit, që jep kosulli austo-hungarezpër këtë kuvend, Krauz,509 thuhet se kontigjentin kryesor e paraqiti kazaja e Vlorës, por të pranishëmishin edhe përfaqësues prej sanxhakut të Gjirokastrës, dhe pikërishtë këta të fundit kanë qënënxitësit kryesorë të lëvizjes.510

Nga ky Kuvend, u diskutua për situatën në të cilën ndodhej vendi dhe për masat që duheshinmarrë. Megjithatë edhe nga ky kuvend, u dolë me konkluzionin që qeverisë së PerandorisëOsmane, ti dërgohej një memorandum, ashtu sikurse ishte vendosur e vepruar edhe në kuvendete mëparshme labe, të organizuara në këto dy vite. Por ndryshe nga këta kuvende të mëparshme,në memorandumin që ju dërgua Portës së Lartë, ishin mbështetur tek 12 kërkesat që ishin bërënga memorandumi i Gërçes.

E gjithë krahina e Labërisië, ishte e mobilizuar totalishtë dhe ishte e gatshme që të hidhejnë një kryengrije të përgjithshme, në rast se Porta e Lartë, nuk do ti merrte në konsideratëkërkesat e tyre, të cilat ishin bërë tashmë publike. Dhe në të vërtetë kështu ndodhi. Porta eLartë, jo vetëm që nuk kishte ndërment që ti plotësonte këto kërkesa, por përkundrazi, ajo morimasa të forta ushtarake për ta mbytyr këtë lëvizje. Megjithë forcat ushtarake që ata dërguan përtë ripushtuar Kurveleshin, dhe për të spastruar krejt krahinën e Labërisë, nga çetat e luftëtarëveata nuk ja arritën dotë qëllimit.

Kryengritja dhe reagimi i Labërisë, i tronditi seriozisht pozitat e Turqisë, e cila ndodhej nëbuzë të greminës. Pavarësishtë se kryengritësit për arsye të ndryshme nuk i sulmuan qytetet qëishin planifikuar për tu çliruar. Por organizatorët e kësaj lëvizje vazhdonin që të ishin mjaftëaktiv duke e mbajtur të gjallë flakën e kryengritjes në malet e Labërisë. Ata shpeshherëorganizoheshin duke bërë tubime paqësore dhe duke u mbledhur në kuvende të veçanta. Qëllimii mbajtjes së këtyre kuvendeve, ishin që të sqaroheshin luftëtarët dhe populli i thjeshtë mbirrjedhën e ngjarjeve si në aspektin kombëtarë, ashtu edhe në aspektin e zhvillimit të këtyrengjarjeve në aspektin ndërkombëtare. Ndërkohë që luftëtarët vazhdonin që të ishin në pritje të

508 Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1878-1912)” fq. 227.509 AIH:Arkivi i Vjenës, D-45/Sh: Raport I konsullit austriak Kraus në Vlorë510 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 339.

Page 135: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

135

përhershme për të filluar sulmin kundër qyteteve të mëdha të krahinës. Në këto kushte sundimtarëtturq, jetonin në gjendjen e një ankthi të përditshëm, në pritje të sulmeve të mundshme që mundtë vinin nga ora në orë nga çetat e luftëtarëve.

Për të qetësuar gjendjen e krijuar në Jug të Shqipërisë, qeveria turke, dërgoi në Tepelenë,Fejzi Alizotin dhe Abdyl Ypin, të cilët erdhën me misionin që të organizonin një takim meparësinë dhe përfaqësuesit e çetave të armatosura të vilajetit të Janinës, me qëllim që të diskutoninmbi kërkesat e tyre dhe propozimeve që bënte qeveria turke. Mbledhja u mbajt në Tepelenë më18 gusht të këtij viti, në shtëpinë e Sadullah Efendiut.511

Pala turke në këtë takim përfaqësohej nga F. Alizoti dhe A. Ypi, kurse pala shqiptare, nëkëtë takim pati një përfqësim shumë të gjerë, duke marrë pjesë këta persona, Namik Delvina,Hasan Tako, dhe Evzi beu, si përfaqësues të Gjirokastrës, Shefqet Gjoleka, Riza Runa dhe SaliShehu, përfaqësues të Kurveleshit, Musa Hamiti dhe Ahmet Leka nga Filati, Bektash Cakranidhe Neshad Vrioni nga Berati, po kështu pati përfaqësues nga Vlora edhe nga Përmeti.512

Mbas diskutimesh të gjata mbledhja, miratoi një vendim të përbërë prej 9 pikash. Ky vendimi cili u nënshkrua nga të gjithë pjesmarrësit, ju dërgua në mënyrë urgjente dhe telegrfikishtëqeverisë qëndrore turke dhe guvernatorit të përgjitshëm të vilajetit të Janinës. Nëpërmjet këtyrevendimeve kërkohej:

1. Subvecioni i premtuar për shkollat kombëtare, që mbahen me mjetet private, ato duhettë jepen përgjithmonë dhe jo vetëm për vitin në vazhdim. Për sa u përket shkollaveshtetërore, ndër to duhet të jepet mësim në gjuhën shqipe edhe emërimi i mësuesve prejqeverisë qëndrore duhet të bëhet në marëveshje me klubin shqiptarë që ndodhet në atëqëndër. Edhe në universitete, duhet që të lejohet dhe të pranohet gjuha shqipe nëpërmjetlëndëve të veçanta të mësimit.

2. Në trevat shqiptare, duhen të dërgohen si nënpunësa administrativë, ata persona që enjhinin me fjalë dhe me shkrim gjuhën e këtij vendi, po kështu ata duhet që të njohinmirë edhe doket dhe zakonet e shqiptarëve.

3. Duke marrë parasysh karakterin malor dhe varfërinë e vendit shërbimi ushtarak në kohëpaqe të bëhet brenda atdheut

4. Vendimet e Këshillit të Përgjitshëm të Vilajetit, në të ardhmen të mos të mbeten tëvdekura në letër por të zbatohen me shpejtësi.

5. Në caktimin e tatimit të xhelepit, të merren mundësishtë parasysh vobegësia e venditdhe e banorëve të tij.

6. Duke marrë parasysh rrethanën se popullsia e provincave shqiptare, në pjesën më tëmadhe përbëhet nga pronarë tokash dhe barinj, të lirë mbajtja e armëve të lejohetpërgjithësishtë kundrejt lëshimit të lejes së posaçme nga ana e qeverisë.

7. Shkollës model dhe shkollës normale të që do të ndërtohen në Elbasan, tu akordohetnjë subvecion shtetëror i vazhdueshëm.

8. Gazeta zyrtare e vilajetit e titulluar “Joanina”, të botohet këtej e tutje jo vetëm në gjuhëngreke dhe turke, por edhe në gjuhën shqipe.

9. Amnistia që do tu akardohet kryengritësve që kthehen vullnetarisht nga malet drejtshtëpive të tyre të banimit, të zgjerohet edhe kundrejt patriotëve të tjerë shqiptarë qëndodhen në hetuesi dhe të gjykuar për delikte politike”.513

511 Muzeu Historik i rrethit Tepelenë.512 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 341.513 Arkivi i Muzeut Historik Tepelenë.

Page 136: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

136

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Në përgjithësi qeveria turke, i pranoi shumicën e ketyre kërkesave. Në thelb këto kërkesaqë dolën nga kjo mbledhje në krahasim me kërkesat që kishin bërë shqiptarët, që mememeorandumin e Gërçes e deri tek kuvendet e tjera të Labërsië, janë një hap mbrapa, lidhurme kërkesat për autoniminë e Shqipërisë. Por nga ana tjetër këto kërkesa ishin më të zgjeruaranë krahasim me ato të drejta që u ishin premtuar malësorëve të Veriut.

Pra meqënëse në thelb Turqia, bëri disa lëshime, tempi i lëvizjes në të gjithë Jugun, ra dhetë gjitha çetat u shpërndanë nëpër fshatrat e tyre. Por ndërkohë të gjithë këta luftëtarë mbetënpërsëri të armatosur, pasi nuk pranuan në asnjë mënyrë për ti dorëzuar armët.

Në faktë me lëshimet që bëri Turqia, qarqet patriotike shqiptare, mbetën të pakënaqura ngaai status, që vazhdonte ta mbante të lidhur fortë Shqipërinë, mbas vetes. Nga ana tjetër këtapatriotë, duke ndjerë një rrezik të mundshëm për një copëtim të tokave shqiptare mbas konfliktitturko-italian, kërkuan me forcë që parlamenti turk, të ndërmerrte disa reforma për të shtuarliritë politike, ekonomike e kulturore për Shqipërinë. Por këto kërkesa të drejta u hodhën poshtënga ana e këtij parlamenti.

Ndërkohë që këta patriotë, duke parë zhvillimet e brendshme në Perandorinë Osmane, tëcilat premtonin se së shpejti aty do të rivendosej një diktaturë e re nga ana e xhonturqëve, si dhekriza e thellë që e kishte përfshirë atë do të thoshte se shumë shpejt kjo Perandori, do të shembej.Prandaj në këto rrethana shqiptarët, gjykuan se tashmë nuk ishte më koha për të kërkuarautonominë, por pavarësinë e Shqipërisë. Kështu Ismail Qemali, që në shkurtë, u deklarontebashkëkombësave të vet, se nuk duhej më të përpiqeshin për ta shpëtuar Perandorinë, porduhej të ndiqnin një rrugë tjetër për shpëtimin e kombit që duhej të kuptohej si një hap përparapër evolimin e mendimit për pavarësinë.

Në këto rrethana filloi edhe kryengritja e përgjithshme e vitit 1912, e cila shpërtheu nëpranverën e këtij viti në Veri. Kurse në Jug, kjo kryengritje filloi më vonë për shkak të masavetepër të ashpra që kishte marrë qeveria turke, të shoqëruara me një terror të paparë ndonjëherëndaj popullsisë.

Por si rezultat i veprimatarisë së palodhur patriotike të Sali Nivicës, dhe të çetës së DervishHimës, edhe në Jug, gjendja filloi që të ndryshoi për mirë. Më në fund patriotët shqiptarë tëJugut, vendosën që të mblidheshin në një kuvend tjetër në Gjirokastër. Ky kuvend, do të mblidhejpër të marrë masat organizative për shpërthimin e kryengritjes, me qëllim që tu vinin në ndihmësa më parë që të ishte e mundur veriorëve. Qarqet qeveritare të vilajetit të Janinës, të tremburnga kjo përpjekje e këtyre patriotëve, mori shumë masa për ta penguar mbledhjen e këtij tubimi.Por përpjekjet e tyre nuk patën sukses. Kështu që më datën 5 gusht, ashtu sikurse ishte planifikuaru zhvillua një kuvend i zgjeruar në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Delvina, Voshtina,Përmeti, Libohova, Lunxhi, Rrëza, Zagoria, Tepelena dhe Kuveleshi.514

Në këtë kuvend, në mënyrë unanime u vendos që të ringriheshin çetat e armatosura përç’do krahinë e fshat. Dhe me tu dhënë sinjali, të fillonin veprimet luftarake për të çliruar zonatdhe fshatrat e tyre. Gjithashtu u vendos që veprimet luftarake të mos kryheshin të shkëputurame njëra-tjetrën, por të zhvilloheshin në mënyrë të kordinuar. Në këto kushte në krahinën eLabërisë, ishin marrë të gjitha masat organizative për shpërthimin e kësaj kryengritje. Por më 18gushtë, Hasan Prishtina, drejtuesi kryesor i kryengritjes së përgjithshme njoftonte telegrafishtëtë gjitha qytet shqiptare, që ti ndërprisnin menjëherë të gjitha veprimet luftatrake kundër forcaveturke. Mbasi Perandoria, e trembur tej mase nga përmasat e kësaj kryengritje pranoi që të ulej nëtavolinën e bisedimeve me krerët shqiptarë.

514 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 347.

Page 137: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

137

Në kryengritjen e vitit 1912, peshën kryesore të luftimeve e mbajti Shqipëria e Veriut, porpa përkrahjen dhe kërcënimet e vazhdueshme të Jugut, kjo Perandori, pavarësishtë se kishtemarrë goditje vdekjeprurëse në Veri, rrezik se ulej në bisedime në qoftë se nuk do ta ndjenteveten të kërcënuar nga ana e Jugut.515

Ndërkohë që në Shqipëri, ngjarjet po rrokulliseshin me shpejtësi dhe kur tashmë PerandoriaOsmane, i kishte ditët të numëruara, qeveritë e vendeve ballkanike nxituan që ti jepnin shkelminpërfundimtarë kësaj Perandorie, tashmë të kalbëzyer. Në tetor të vitit 1912, ato i shpallën zyrtarishtasaj luftë, dhe brenda një kohe të shkurtër arritën që ta shpartallonin lehtësishtë ushtrinë ePerandorisë. Gjatë zhvillimit të këtyre luftimeve, forcat aleate Ballkanike, u futën edhe në tokatshqiptare, të cilat me këtë rastë kërkonin të përmbushnin ëndërrat e tyre të vjetra për copëzimine trojeve tona. Në këto çaste tepër kritike për fatet e vendit tonë patriotët shqiptarë, më në kryemendjedriturin Ismail Qemalin, përshpejtuan marrjen e masave për shpalljen e pavarësisë sëShqipërisë. Ismail Qemali, për këtë qëllim kishte kohë që kishte nisur një turne diplomatiknëpër kancelaritë e Fuqive të Mëdha, për ti bindur ata në aktin e shpalljes së pavarësisë. Kyudhëtim i tij në këtë rastë, rezultojë tepër i sukseshëm, sepse prej këtyre kancelarive, ai moripremtimet e nevojshme se do të përkrahnin shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Më 20 nëntor, ai i shoqëruar edhe nga patriotë të tjerë u nis nga Triestja, për në drejtim tëDurrësit, nga ku do shpallte aktin e pavarësisë së Shqipërisë. Mirëpo ambienti që ai gjeti aty,ishte i papërshtatshëm si rezultat i masave që kishin marrë elementët turkomanë, dhe ato filogreke, për ta sabotuar këtë akt fisnik të tij. Në këto kushte ai dhe shpura që e shoqëronte,vendosën që të mos dorëzoheshin. Por misionin e nisur ta përfundonin në qytetin e Vlorës.Qytet, ky i cili ishte bërë tepër i njohur për qëndresën e tij antiturke, dhe për ndjenjat e thellaatdhetare e patriotike. Ndërkohë që edhe autoriteti i këtij burri në Vlorë, ishtë mjaftë i madh. Aiishte njëri nga pinjollët, e familjes së famshme të Vlorajve, të cilët kishin aty rrënjë të thella. Nëkëto rrethana mbas një udhëtim të vështirë e plot ë të papritura më 25 nëntor të vitit 1912, aiarriti në qytetin e Vlorës. Këtu ai u prit më një entuziazëm të paparë nga qytetarët dhe banorëte ardhur nga rrethinat e Vlorës. Me të mbrritur aty, ai mori të gjitha masat për zhvillimin normaltë Kuvendit Kombëtarë, që do të fillonte sapo delegatët e të gjitha krahinave Shqiptare do tëmblidheshin në qytet.

Gjatë këtyre ditëve ai njoftoi të gjitha fshatrat e Vlorës, dhe të gjithë krahinës së Labërisë,që të ngrinin çetat e armatosura, të cilat do të ishin në mbrojtje të zhvillimit të punimeve të këtijkuvendi. Në këto ditë të nxehta, dhe tepër delikate për fatet e Shqipërisë, edhe njëherë krahinae Labërisë, u rreshtua nga ana e patriotëve. Në të gjithë krahinën u riaktivizuan si asnjëherëtjetër kuvendet e burrave të fshatrave, dhe të kuvendeve të burrave të krahinës.516

Kështu në bazë të porosive të dhëna nga Isamil Qemali, në fshatin Progonat u mbajt njëkuvend i zgjeruar i të gjithë fshatrave të Kurveleshit. Në këtë Kuvend, i cili i zhvilloi punimet eveta për tri ditë rreshtë, mbas shumë debateve u vendos që kjo krahinë, do të mbështeste paasnjë rezervë Ismail Qemalin, dhe shtetin e pavarur Shqiptar. Aty u vendos që ata do të hidheshinnë luftë kundër Turqisë, dhe kujtdo tjetër që do të kundërshtonte shpalljen e pavarësisë sëShqipërisë. Po kështu ato do të çlironin me forcën e armëve krahinën e tyre, dhe do të shkoninnë ndihmë të Ismail Qemalit në Vlorë, në qoftë se do të shikohej e domosdoshme.517

515 Po aty.516 Kuvende të tilla sipas kujtimeve të shumë banorëve të kësaj krahine janë mbajtur në Drashovicë, Dukat, Mesaplik, Gusmar,

Fushëbardh e gjetkë.517 Këto të dhëna për këtë kuvend jepen nga kujtimet që na sjlellin disa të moshuar nga fshat i Progonatit. Ata tregojnë se ky

kuvend është mbajtur në qëndër të fshatit.

Page 138: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

138

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Mbas aktit të shpalljes së Pavarësisë, pothuajse e gjithë krahina e Labërisë, njohu menjehërëautoritetin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Ky fakt u duk edhe në praktikë ku të gjithëushtarët dhe oficerët labër, që deri atëhere kishin shërbyer pranë ushtrisë turke, u vunë menjëherënën komandën e kësaj qeverie518, ndërsa të gjithë burrat që ishin të aftë për të mbajtur një armëu mobilizuan për të përballuar sulmet e grekëve, të cilat sa vinin e bëheshin më të shpeshta.

Ndërkohë që shumë njërëz dhe patriotë nga krahina e Vlorës dhe e gjithë labërisë morënposte shumë të rëndësishme administrative brenda kësaj qeverie.

518 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 351.

Page 139: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

139

KREU V

PAVARËSIA DHE KUVENDET LABE

5.1. Rrethanat e reja politike, ekonomike e sociale

Mbas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, duket sikur më në fund hallet dhe problemet eshqiptarëve do të mernin fund. Por populli shqiptarë, vinte nga një pushtim shumë shekullor.Ky pushtim, pati pasoja mjaftë të rënda për fatet e mëtejshme të vendit.519 Pushtim i tejzgjature kishte izoluar totalishtë vendin nga pjesa tjetër europiane. Ky izolim shumëshekullor ishtebërë një faktorë detirminantë për pengimin e zhvillimit ekonomik të vendit.520 Nga ana tjetërpushtuesi otoman turk, ishte munduar me të gjitha mënyrat për të shkatërruar kulturën autentiketë shqiptarëve, duke u përpjekur për ta zvendësuar këtë kulturë me kulturën orientale. Por dëmimë i madh që i ishte shkaktuar nga ana e këtyre pushtuesve, vendit tonë, ishte edhe shitja etrojeve për të ruajtur ineresat e tyre. Ndërkohë që në prag të shpalljes së pavarësisë por edhe passaj pothuajse pjesa dërmuese e tokave shqiptare, gjendej nën thundrën e ushtrive ballkanike. Nëkohën që filloi nga aktiviteti i vetë Qeveria e Përkohshme e Vlorës, e ushtronte aktivitetin e sajvetëm në një territor të cunguar që përfshine një trekëndësh që përfshinte territoret e Lushnjës,Beratit, Vlorës dhe Tepelenës.521 Në ditët e para të fuksionimit të saj, zona ku shtriu pushtetin esaj Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ishte e ngushtë, rreth 4000 km katror me një popullsi prej250. 000 banorësh, po aq sa kishte një sanxhak i madh në ish-Perandorinë Osmane. Pra suikurseshikohet situata ishte më e rëndë se e kohës së sundimit Osman.522

Në këto situata kaq të rënda për vendin, detyra më themelore dhe më imediate e kësajqeverie, ishte që të bashkonte të gjitha tokat shqiptare, në një shtet të vetëm.523 Për të realizuarkëtë detyrë kaq delikate asaj i duhej që të merrte masat e nevojshme për largimin e menjëhershmetë trupave ushtarake ballkanike nga tokat shqiptare.

Ndërkohë që ngjarjet po rrokulliseshin me një shpejtësi kërcënuese për shqiptarët, nëkryeqytet e Evropës, vijonin bisedimet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare çeshtjes shqiptare,të krijuar mbas rënies së Perandorisë turke, dhe shpalljes së pavarësisë nga ana e shqiptarëve.

Ndërkohë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, nën presionin e Rusisë cariste në dhjetortë vitit 1912, do të shprehej që Shqipëria, të ishte një shtet autonom nën sovranitetin e sulltanit,duke mos njohur kështu pavarësinë e Shqipërisë. Por si rezultat i veprimtarisë diplomatike tëqeverisë së Vlorës, kjo konferncë u detyrua që të hiqte dorë nga kjo ide. Dhe më 29 korrik tëvitit 1913, mbas shumë debateve të ashpra midis palëve u vendos që Shqipërisë ti njihej pavarësia.Po kjo Konferencë, përcaktoi edhe statusin juridik të këtij shteti të ri ballkanik.

Por problemi më delikatë për Fuqitë e Mëdha, qe përcaktimi i kufinjëve politikë të këtijshteti. Kjo detyrë ndërlikohej së tepërmi sepse aty u përplasën të gjitha pretendimet e fqinjëve

519 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 514.520 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 355.521 “Historia e Popullit Shqiptar II”, vepër e cituar, fq. 514522 Duka, Valentina, “Historia e Shqipërisë (1912-2000)”, Tiranë, Kristalina-KH, 2007, fq. 37.523 Po aty.

Page 140: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

140

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

tanë, të cilët kërkonin që të përfitonin sa më tepër toka nga vendi ynë, por nga ana tjetër këtapretendues, kishin mundur që të siguronin edhe mbështetjen e ndonjë fuqie të madhe përrealizimin e ëndërrave të tyre shoviniste.

Më shumë nga të gjithë, në këtë drejtim këmbëngulnin grekët, të cilët mendonin se tashmëkishte ardhur momenti për të aneksuar territoret e Shqipërisë Jugore. Ata pretendonin që nëndiktatin e saj të ringjallte perandorinë e dikurshme Bizantine, duke u munduar që të justifikonteveten si trashëgimtarja e vetme e kësaj perandorie. Kështu që në këtë kohë dioplomacia greke,bëri përpjekje të shumta për të përfituar të ashquajturin Epir të Veriut.

Për të realizuar këtë dëshirë të hershme, ata u munduan që të fallcifikonin historinë, duke umunduar që ta paraqesnin Epirin, si një tokë të pastër helene, që ishte banuar qysh herët prejfiseve të lashta greke, dhe si e tillë ajo ishte një pjesë e pandarë e Greqisë. Biles logjika e tyreshoviniste, trumbetonte se në faktë, orgjina e përbashkët nga pellazgët, si të grekëve dheshqiptarëve, bënte që këta dy popuj të ishin vëllezër të të njëjtit gjak dhe rrejedhimishtë gjuhashqipe s’është gjë tjetër veçse një dialekt i gjuhës greke.524 Po kështu edhe popullsinë ortodoksetë Shqipërisë së Jugut, ata i numëronin për grekë. Në fillim të shekullit të XX, dhe sidomosmbas shpalljes së pavarësisë, grekët filluan që të kërkonin hapur që të fshihej nga harta politikeShqipëria, dhe ajo të zvendësohej me emrin Epir. Kështu që në zbatim të këtyre planeve shoviniste,armatat e ushtrisë greke gjatë vitit 1913, pothuajse kishin pushtuar të gjitha trojet e ShqipërisëJugore. Në këtë periudhë forca të rregullta greke, si dhe fshatarë të gënjyer nga Vurgu, Dropullidhe Himara, bënë një terror të paparë ndaj popullisë myslimane.525 Ata vranë me mijëra njërzëtë pafajshëm dhe dogjën e shkatërrua fshatra të tërë.

Në nëntor të vitit 1912, grekët kishin pushtuar një teritor shumë të gjerë, por mbas masavetë marra nga ana e qeverisë së Vlorës, dhe mbas luftimeve shumë të ashpra që u zhvilluan nëterritorn e Labërsië, forcat greke u detyruan që të tëriqeshin me turp. Por grekët, të cilët nukhiqnin dorë nga qëllimet e tyre i vazhduan përpjekjet e tyre për pushtimin e këtyre e territoreveedhe gjatë vitit 1914. Gjatë kësaj kohë në krahinën e Labërisë, u zhvilluan lufime mjaftë tëashpra të cilat sollën pasoja shumë të rënda për banorët dhe krahinën në tërësi.

Gjatë këtyre luftimeve, pati shumë të vrarë dhe të plagosur, andartët grekë, masakruanpopullsinë civile e të pambrojtur, dogjën dhe shkatërruan me dhjetra fshatra, duke i rrafshuarato përtokë. Ekonomia e krahinës, u shkatërrua nga themelet. Grekët, nuk u mjaftuan vetëmmë djegjet dhe vrasjet, por ata u treguan edhe hajdutë, duke ju rrëmbyer fshatarëve edhe bagëtitë.Gjatë këtyre viteve me mijëra kokë bagët të imta dhe të trasha u rrëmbyen me forcë. Hajdutëtgrekë, me uniformë dhe pa uniformë grabitën dhe vodhën gjithshka që gjenin përpara.526

Mjerimi që i ra mbi krye kësaj popullsie, qe i papërshkueshëm. Me mijëra vetë filluan që tëbraktisnin trojet e tyre për tu shpëtuar masakrave të ushtrisë greke. Nuk ishte parë ndonjëherënë historinë e Shqipërisë së Jugut, një eksod i tillë.527 Me mizoritë e tyre grekët, jua kaluan edheushtrive mesjetare të sulltaneve më gjakatarë. Pamjet e varganëve të refugjatëve që zbrisnin ngamalet e Labërisë, në drejtim të Vlorës dhe Beratit për të gjetur strehim ishin shumë tronditëse.

Vuajtjet e mëdha të popullit të krahinës së Labërisë, gjatë viteve të luftës Ballkanike, ishinshumë tronditëse. Këto vuajtje të banorëve të Labërisë, por edhe të gjithë popullit shqiptarë,ishin një lloj akuze e drejtëpërdrejtë që ju bëhej Fuqvive të Mëdha. Të cilat më indiferentizmin

524 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 357.525 Po aty, fq. 358.526 Po aty.527 Edhe në ditët e sotme pothuajse në të gjitha fshatrat e Kurveleshit të Sipërm tregojnë me dhjetra episode nga shkatërrimet

dhe barbarizmat greke. Kështu, plaku. Sh. Xh., nga Nivica tregon se gjatë largimit nga fshati, për t’i shpëtuar vandalizmavegrekë, xhaxhai i tij vdiq nga uria.

Page 141: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

141

e tyre ushqyen dhe nxitën shovinizmin e pafre të fqinjëve tanë. Duke u lënë dorë të lirë bandaveterroriste serbe, malazeze dhe greke, që të bënin masakra të papara ndaj popullsisë shqiptare.

Gjendja ekonomike e Shqipërisë në këtë kohë ishte me të vërtetë në prag të një kolapsi tëthellë e cila qe e tillë edhe pa zhvillimin e këtyre ngjarjeve. Në një situatë të tillë qe edhe krahinae Labërisë. Biles kjo krahinë, duke qënë për një periudhë të gjatë kohore si një krahinë, me tëdrejta vetqeverisëse, kishte qënë e izoluar nga krahinat e tjera shqiptare. Kështu që shpallja epavarësisë atë e gjeti me nje ekonomi primitive, e cila po ecte shumë ngadalë në rrugën e zhvillimitkapitalistë. Popullsia vazdonte të ishte e ngulitur në fshatë. Numri i popullsisë qytetare në këtëkrahinë nuk e kalonte as 10 % të popullsisë së përgjitshme të krahinës.528 Por edhe vetë qytet ekësaj krahine, paraqiteshin si qytete tipike mesjetare, ku depërtimi i marëdhënieve kapitalisteishte në hapat e para të saj. Me përjashtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, të cilat kishin pak a shumëpamjen e një qyteti të vërtetë për kohën, qëndrat e tjera urbane, më shumë kishin pamjen e njëfshati të madh, se sa pamjen e një qyteti. Në gjendje të tillë ishin qyteti i Tepelenës dhe aiDelvinës. Por edhe qyteti i Vlorës, që ishte edhe një nga portet më të mëdha të vendit, në këtëkohë nuk kishte më shumë se katër mijë banorë, dhe po kaq edhe Gjirokastra. Por edhe në këtody qëndra të mëdha të krahinës, marrëdhëniet kapitaliste në prodhim, ende nuk kishin triumfuartotalishtë mbi mënyrën feudale të prodhimit. Në këto kushte këto qytete, nuk ishin në gjendjeqë të thithnin krahun e lirë të punës nga fshati.

Fshati lab, paraqitej edhe më i prapembetur. Prodhimi bujqësor, vazhdonte të zhvillohejduke u bazuar në mënyrat primitive të punimit të tokës. Në këtë krahinë, pothuajse ende nukpërdorej plugu, për punimin e tokës, por ajo vazhdonte që punohej kryesishtë nëpërmjetparmëndës të tërhequra prej kafshëve të punës. Për fara të zgjedhura dhë shërbime të tjeraagroteknike as që mund të bëhej fjalë. Kështu që rendimentet në fushën e bujqësisë, ishinshumë të ulëta dhe kjo degë e bujqësisë nuk i përmbushte dotë nevojat e popullsisë për tësiguruar bukën për të gjithë vitin. Nga kjo lloj prapambetje, bënin përjashtim vetëm disa fshatra,që shtriheshin në fushat e pakëta e pjellore të krahinës. Por edhe këtu pronarë të vërtetë tëtokave ishin bejlerët e Vlorës, Delvinës apo Libohovës.

Në gjendje po kaq të vështirë, ishte edhe blegtoria e cila përbënte degën kryesore tëekonomisë me anën e së cilës siguroheshin të ardhurat kryesore të familjeve të varfëra labe.Numri i tyre gjatë fundit të shekullit të XIX, dhe fillimit të shekullit të XX, kishte rënë nëmënyrë të ndjeshme, për shkak të taksave të larta që ata paguanin për një kokë (deri në 6 grosh).Por edhe mbas shpalljes së pvarësisë së vendit, gjendja në këtë sektorë u përkeqësua edhe mëtepër si rezultat i reprezaljeve të ushtruara nga andartët grekë. Këta të fundit jo vetëm që rrëmbyentufa të tëra me bagëti të imta, por edhe ato që nuk i grabitën, ata nuk i lejonin që të dimëroninnë kullotat dimërore të fushës së Vurgut, dhe në pllajën e Delvinës. Kështu që nga mungesa ebazës ushqimore, me mijëra krërë bagëti gjatë dimrit të vitit 1913 dhe 1914, ose u therën tëdetyruar nga mungesa e ushqimeve dhe dimri i ashpër ose ato ngordhën. Kështu që blegtoria,nuk ishte në gjendje që të siguronte një superprodhim për tu shkëmbyer në tregjet jashtë krahinës,me produkte të tjera ushqimore. Prodhimet blegtorale, biles në disa raste nuk arrisnin që tëpërballonte nevojat e familjes.

Në një gjendje po kaq të mjerueshme ishin edhe rrugët në krahinë. Rrugët automibilistike,pothuajse në fillim të shekullit të XX, nuk njiheshin fare. Këto rrugë në këtë periudhëpërfaqësoheshin vetëm nga pak kilometra rrugë qerresh, që edhe ato ishin në gjendje tëmjerueshme. Kështu që rolin kryesor në transportin e krahinës, e luanin rrugët kombësore.

528 Hysenaj, Bardho, vepër e cituar, fq. 481.

Page 142: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

142

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Këto rrugë kombësore, duke kaluar në një territor shumë të thyer dhe nëpër qafa malesh tërrezikshme, kanë luajtur një rol jo të pakët në zhvillimin e ulët ekonomik të krahinës. Mungesae rrugëve të transportit, kishte ndikuar akoma edhe më shumë në izolimin e kësaj krahine, ngapjesët e tjera të vendit. E vetmja rrugë autombilistike, në këtë kohë ishte rruga në periferi tëkrahinës, që lidhte Gjirokastrën me Kakavijën. Por në një farë mënyrë për të depërtuar mallratnë brendësi të krahinës, puna lehtësohej deri diku nga transporti detar. Për këtë qëllim përdoreshinlimanet e shumta por të vogla të fshatrave të bregut. Volumi i transportit, që kryhej nëpërmjetrrugëve detare ishte i vogël, sepse këto limane, nuk lejonin që aty të ankoroheshin anije tëmëdha. Kështu që ky transport, kryhej kryesishtë nëpërmjet varkave të vogla dhe lehtësishtë tëmanovrueshme.

Edhe nga pikëpamja kulturore, politika obskurantiste dhe antishqiptare, që ndoqi deri nëfund Perandoria Osmane, i la trshëgimi Shqipërisë, një gjendje të vajtueshme. Pjesa dërrmuesee popullsisë, ishte krejtësishtë analfabete dhe e zhytur në padituri. Kjo gjendje në krahinën eLabërisë, ishte akoma dhe më keq se në rang vendi. Pas shpalljes së pavarësisë, në territorin ekrahinës së Labërisë, ishin ngritur disa dhjetra shkolla fillore. Por numri i pakët i këtyre shkollave,mungesa e mësuesve dhe i mjeteve financiare të pakta etj, kishte shkaktuar faktin, që numri inxënsëve që i ndiqnin këto shkolla të ishte shumë i vogël, në krahasim me numrin e popullsisë.Pavarësishtë se brenda krahinës, vepronin shumë shkolla të huaja kryesishtë në gjuhën greke.Por këto shkolla, duhet thënë se ishin tërësishtë të bazuara në një program mësimor që synontetë shkombëtarizonte krahinën, të zhdukte gjuhën shqipe dhe të përhapte në vend të saj gjuhëngreke.

Si rezultat i kësaj prapambetje të madhe ekonomike e kulturore, duhet të thënë se në krahinëne Labërisë, edhe struktura sociale e shoqërisë në krahasim me shekullin e kaluar, nuk kishtepësuar ndonjë ndryshim rrënjësor. Numrin më të madh të popullsisë së krahinës, vazhdonte tambante fshatarësia e lirë,529 e cila kishte në pronësinë e saj një copë tokë dhe një numur tëcaktuar bagëtish, kryesishtë të imëta dhe më pak të trasha. Në sektorin e bujqësisë, për vetëkarakteristikat e zhvillimit ekonomik të vendit rolin kryesor e kishte blegtoria. Kështu që këtafshatarë të lirë, ishin kryesishtë blegtorë. Zanati i bariut, ishte njëkohësishtë edhe profesioni mëi preferuar i këtyre banorëve. Si rezultat i dëpërtimit me vonesë të marrëdhënieve kapitaliste nëkrahinë, diferencimi ekonomik e shoqëror, nuk u përfundua, kështu që nuk u krijuan ferma tëmëdha blegtorale apo bujqësore, që të çonte në formimin e shtresave të qarta shoqërore tëkapitalizmit. Ndërkohë që në këtë krahinë, as që mund të bëhej fjalë për ekzistencën e bujqëvetë mirfilltë, të varur nga çifligarët. Mungesa e tokave pjellore dhe e fushave të mëdha, duhetthënë se në këtë krahinë, mungonin kjo qe një nga arsyet që ndikoi, në mos diferencimin e thellëekonomikë në radhët e sektorit të bujqësisë.

Në të vertëtë në fund të shekullit të XIX, dhe në fillim të shekullit të XX, kishte filluar kydiferencim, i cili ishte në hapat e para të tij. Gjatë këtij diferencimi ekonomikë, në zonat periferiketë krahinës, u krijua edhe çifligje të mëdha feudale, por ato ishin të pakta në numur, dhe nukzinin ndonjë peshë të konsiderueshme në prodhimin e përgjitshëm bujqësor dhe blegtoral.Këto çifligje u krijuan kryesishtë në periferi të qytetit të Vlorës, Delvinës dhe Gjirokastrës. Porndërkohë, me kalimin e kohës edhe në brendësi të krahinës dhe në zonat e thella malore të saj,një pjesë e vogël e familjeve labe, kishte arrtiur që me forma dhe rrugë të ndryshme të vintemënjanë një farë pasurie. Kjo pasuri u pasqyrua pikësëspari në përqëndrimin në duart e tyre tënjë sipërfaqe të madhe kullosore, të cilët ata i jepnin me qira. Po këshu ata arrtiën që të ngrinin

529 Haxhiu, Fiqiri, vepër e cituar, fq. 191.

Page 143: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

143

edhe tufa të mëdha me bagëti, që edhe këto nuk i ruanin vetë, por jua jepnin në forma tëndryshme për tu ruajtur nga barinjtë e varfër, me të cilët ndanin në mes prodhimin për njëperiudhë të caktuar kohore. Kjo shtresë e krijuar rishtaz njihej me emrin agallarë.530 Por numurii tyre ishte i kufizuar dhe nuk arritën asnjëhere që të luanin një rol primar në krahinë.

Një shtresë tjetër shoqërore në krahinë, ishte edhe kasta e nënpunësve, të cilët në shmicëne rasteve ishin turq të cilët mbas shpalljes së pavarësisë, u zvendësuan me, elementë vendas. Pokështu ishte prezente edhe kasta e klerikëve fetarë, si të fesë islame dhe të asaj ortodokse, të cilëtme përjashtim të bregdetit, që kishin një farë autoritet në popull, të tjerët nuk gëzonin ndonjërespekt të veçantë, pavarësishtë se ne disa fshatra të veçanta ata edhe respektoheshin deri nënjëfarë mënyre. Pra, kjo ishte pak a shumë gjendja ekonomike, politike, kulturore e sociale ekrahinës mbas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

5.2. Kuvendet e Labërisë gjatë viteve 1914-1920

Lufta e Parë Botërore, e gjeti krahinën e Labërisë, në një gjendje tejet të rënduar në apektinekonomik. Ndërkohë që qeveria e Turhan pashë Përmetit, që erdhi në fuqi së bashku me princVidin, ishte krejtësishtë e paaftë për të menaxhuar këtë situatë të rënduar jo vetëm për këtëkrahinë, por për të gjithë vendin. Me fillimin e kësaj lufte, siuata e brendshne e shtetit shqiptarë,u përkeqësua akoma edhe më shumë. Sepse shpërthimi i saj, do të thoshte se këtu mbaronteedhe mbrojtja që Fuqitë e Mëdha, që i kishin siguruar këtij shteti, nëpërmjet satusit juridik, tëmiratuar nga konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e cila për këtë qëllim kishte krijuarKomisionin Ndërkombëtarë të Kontrollit. Tashmë po këto fuqi, kërkojnë që ta përdorinShqipërinë, për intersat e tyre politike e hegjemoniste në gadishullin e Ballkanit. Si rrjedhim ikësaj poltike vendi ynë, u kthye në një shesh lufte midis ushtrive ndërluftuese. Ndërkohë qështetet fqinjë, kërkonin që secila në hesap të vetë, të shkëpuste thellën më të madhe nga trojetshqiptare. Në këto kushte përsëri populli shqiptarë, dhe ekzistenca e tij u vu në një pikëpyetje tëmadhe. Përpara popullit tonë, në këto kohë të vështira kishte vetëm dy alterrnativa e para, oseata ti nënshtroheshin fatit dhe të pranonin copëzimin e vendit, ose të mblidhnin të gjitha forcate tyre për ti bërë ballë këtij rreziku të ri.

Më 29 nëntor të vitit 1914, italianët nën preteksin për të mbrojtur teritoret shqiptare, ngarreziku i pushtimit grek, zbarkuan me forca të shumta në Vlorë dhe e pushtuan atë. Ndërkohëduke përfituar nga situata e krijuar edhe serbët, zbarkuan më në Jug të vendit duke arritur derinë Durrës. Ndërsa Mali i Zi, zuri Shqipërinë e Veriut dhe qytetin e Shkodrës. Mbas këtyrengjarjeve shteti i pavarur Shqiptarë, mori fund, duke u pushtuar përfundimishtë nga të huajt.

Ndërkohë që fuqitë e Antatës, për të bërë për vete italianët nëshkruan me ta më 26 prill1915, traktatin fshehtë të Londrës, në bazë të cilit trojet shqiptare, ndaheshin midis Greqisë,Sebisë dhe Italisë. Sipas këtij traktati Italia, përfitonte një terrior shumë të gjerë në Jug të vendit,duke përfshirë brenda këtij territori Vlorën, me rrethinat e saj Tepelenën, Kurveleshin dhe dukepërfunduar në Himarë.

Në zbatim të këtij traktati trupat italiane, zunë malin e Bogonicës, që sundon luginën elumit të Shushicës, dhe instaluan trupa ushtarake në Porto Palermo, duke larguar kështupërfundimishtë autoritet dhe trupat greke nga Himara dhe Kurveleshi. Dhe gjatë muajit shtatore tetor të këtij viti ushtritë italiane, arritën që çlironin të gjitha tokat e Shqipërisë Jugut, që ishinpushtuar nga grekët. Me përfundimin e këtij pushtimi përfundimishtë banorët e Labërisë, që

530 Mermushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 359.

Page 144: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

144

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

ishin strehuar në Vlorë e Berat, filluan që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Këta banorë të kthyernë trojet e tyre, pas një periudhe të gjatë kohore, ju desh që ta ndërtonin gjithshka nga e para.Gjendja e tyre ishte e pashpresë ata nuk kishin as edhe një rezervë ushqimore për të kaluardimrin, ndërsa bagëtitë jua kishin grabitur.531 Këshu që për të përballuar nevojat e ngutshme përjetesë burrat, filluan që të largoheshin në kurbet.

Ndërkohë që italianët, filimishtë ndoqën një politikë të tillë që dukej sikur me banorët, dotë jetonin në paqe dhe ata në faktë u quajtën edhe si çlirimtarë të krahinës nga forcat greke. Poredhe pushtuesit italianë, më shumë kujdes po i fshinin qëllimet e tyre të vërteta, për të përjetësuarpushtimin e këtyre territorve. Pa kaluar shumë kohë, ata e treguan hapur qëllimin e tyre.Pavarësishtë se në 3 qershor, gjenerali Ferrrero, në Gjirokastër, ngriti flamurin Shqiptarë, krahasflamurit Italian, dhe shpalli pavarësinë e gjithë Shqipërisë, nën hijen dhe mbrojtjen e mbretërisësë Italisë.532 Dhe lexojë përpara popullit një deklaratë në të cilën shprehej se shpallte pavarësinëe të gjitha tokave shqiptare, nën mburojën dhe mbrojtjen e mbretërisë italiane.533 Por pikërishtë,kjo dekleratë, nuk ishte gjë tjetër veçse mohim i pavrësisë reale të Shqipërisë, tashmë ajo kthehejnë një protektorat Italian. Prandaj ata gradualishtë me kalimin e kohës, në praktikë filluan që tëzbatojnë dhe të marrin një sërë masash për kolonializmin e Vlorës, dhe niderlandit të saj. Atanuk lejuan më, që të ngrihej flamuri shqiptarë në Vlorë dhe Gjirokastër, dhe shpallën seadministratën në Vlorë, do ta kishin në duar italianët. Po kështu në të gjithë zonën e pushtuar,filluan të ngrirnin edhe shkollat fillore që zhvillonin mësim vetëm në gjuhën italiane. Ushtriadhe xhandërmaria, nuk ishte më nën urdhërat e oficerëve vendas etj. Ndërsa emërtimi i zyraveshtetërore, u bënë në gjuhën italiane. Me një fjalë e gjithë administrata vendase, pothuajse ishteeleminuar dhe numri i zyrtarëve vendas ul shumë, dhe ata që vazhdonin të shërbenin brendakësaj administrate kishin poste të ulëta dhe pa rëndësi.

Megjithatë përballë kësaj situate patriotët shqiptarë, nuk ndenjtën duarkryq, por filluan qëtë vepronin me shpejtësi. Gjatë viteve 1916-1917, u morën masat dhe u përhapën gjithandejshkollat fillore në gjuhën shqipe, të cilat ishin mbyllur gjatë kohës së sulmeve greke. Por në këtoshkolla, sikurse thamë italianët, futën me forcë edhe nga një mësue italian, i cili ishte edhepërgjegjës i shkollës. Ky i fundit, duhej të kishte nën vëzhgim punën mësimore dhe edukative tëmësuesit shqiptar.

Ndërkohë që qeveria bolshevike Ruse, që erdhi në pushtet në nëntorin e vitit 1917,534 bëripublike edhe traktatin e fshehtë të Londrës, ku në të ishin marrë edhe disa vendime për çështjenshqiptare. Zbulimi këtij traktati i zemëroi së tepërmi të gjithë patriotët shqiptar, brenda dhejashtë vendit, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të errëta për Shqipërinë dhe fatet e saj. Nëkëtë traktat Italia, nuk do të fitonte vetëm territoret që ajo de facto i kishte pushtuar, por ajofitonte edhe të drejtën e protektoratit mbi të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë.

Në këto rrethana të krijuara, për të përballuar situatën nuk kishte asnjë shpresë për tumbështetur tek ndihma e ndonjë Fuqie të Madhe, por duheshin marrë masat për të organizuarqëndresën duke u mbështetur tërësishtë në forcat e brendshme të vendit. Në ballë të këtyrerreziqeve u rreshtuanë radhë të parë popullsia e Vlorës, dhe rrethinave të saj. Në vitin 1917,Halim Xhelo, që ishte sekretar i komunës së Mesaplikut,535 thërret në fshatin Brataj, një mbledhjeku morën pjesë të gjithë mësusit shqiptarë, të të gjithë rrethinave të Vlorës. Në këtë mbledhje, u

531 Po aty, fq. 394.532 Po aty, fq. 395.533 Duka, Valentina, vepër e cituar, 2007, fq. 95.534 Po aty, fq. 89.535 Gaçe, Bardhosh, “Sali Hallkondi dhe Historia e Shqipërisë së Re”, Tiranë, TOENA, 2004, fq. 229.

Page 145: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

145

mor vendimi për ngritjen dhe themelimin e organizatës që u quajt shoqëria “Shtizat eQytetërimit”.536 Në faktë emrin e vetë kjo shoqëri e kishte “Mbrojtja Kombëtare”, por përqëllime maskimi për të mos rënë në sy të armikut, mori këtë emër. Kryetar i kësaj shoqërie menë qëndër Bratajn, u zgjodh Halim Xhelua.537 Pjesatarë të kësaj shoqërie nuk ishin vetëmarsimtarët, e kësaj zone por edhe patriotë të tjerë të cilët nuk ishin mësues.

Qëllimi krijimit të kësaj shoqërie, ishte që të propangandonte në popull, idenë e shpërthimittë një kryengritje të përgjithshme, që prej kësaj shoqërie shikohej si e vetmja mundësi shpëtimipër fatet e kombit. Për tu lidhur me fshatrat e tjera të Labërisë, kjo shoqëri nën drejtimin eHalim Xhelos, po në këtë vitë mblodhi një kuvend, i cili zhvilloi punimet e veta tek rrepet eMesaplikut. Aty u vendos që Halim Xhelua, e Abdurraham Çiraku, do të shkonin të vizitonin tëgjitha fshatrat Kurveleshit, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Qëllimi kësaj vizite, ishte që ata të bininnë kontakte me parësinë e këtyre fshatrave, dhe patriotëve të tjerë për ti sqaruar ata për rreziqete reja që i paraqiteshin popullit shqiptarë, si dhe për masat që duhehin marrë për organizimin enjë kryengritje të re kundër pushtuesit italian, për ta çliruar krejt krahinën nga pushtuesi italian.

Në zbatim të vendimeve të Mesaplikut, po në vitin 1917, këta dy patriotë organizuan nëfshatin Nivicë, të Kurveleshit të Sipërm, një kuvend tjetër. Në këtë kuvend, morën pjesëpërfaqësues dhe patriotë nga të gjitha fshatrat e Kurveleshit. Lidhur me këtë kuvend, A. Çiraku,shkruan “kur vamë unë dhe Halimi, në Nivicë, mblodhëm aty të gjithë patriotët e asaj zone,këtu në fillim foli Halim Xhelua, ku midis të tjerave ai tha se Vlora, është gati për luftë kundëritalianve, të cilët në kohët e fundit kanë filluar që të arrestojnë njërzit tanë më të mirë. Për këtëshkak duhet që edhe ju të bashkoheni me ne për të luftuar një armik, që përsëshpejti mendon qëtë shtrijë pushtimin edhe në territore të tjera të Shqipërisë, të bashkohemi pra, të forcojmëdashurinë edhe të luftojmë krah për krah me vlonjatët. Kurveleshi, e pranoi mendimit tonë... .Si në Nivicë edhe në Gjirokastër, u morën vendime të shkruara e të firmosura, nga të gjithënjërzit që muarën pjesë në atë mbledhje”.538

Po kështu në shkurt të vitit 1919, në Tepelenë, u mbajt një mbledhje, në të cilën morënpjesë një numur jo i vogël patriotësh, nga anë të ndryshme të krahinës së Labërisë. Ku binte nësy pjesmarrja e patriotevë me emër si Qazim Koculi, Haxhi e Daut Shehu, Baba Ahmet Turani,Sulo Lekdushi, Myslim Hajno, Riza Runa etj. Në këtë mbledhje u vendos që të krijohej njëkomitet, që do të merrej me organizimin e qëndresës së armatosur.539 Po kështu në këtë mbledhjedo tu bëhej thirrje çetave, që ishin krijuar me të arratisur të sulmonin dhe tu binin herë pas hereforcave italiane.

Viti 1919, është edhe viti kur italianët, filluan që të terrorizonin popullsinë civle, gjë që çoinë përkeqësimin e situatës dhe të thellimit të mëtejshëm të kontraditës ndërmjet pushtuesit dhebanorëve. Kështu në shkurtë të atij viti, vritet mësuesi patriot nga Nivica, Shuko Dalipi, i cili uekzekutua në afërsi të fshatit Salari,540 nga dy renegat të paguar nga Myfit bej Libohova, që nëkëtë kohë ishte ministër i Drejtësisë, në qeverinë e Durrësit. Kjo vrasje, qe kurdisur edhe nëmarrëveshje të plotë me italianët. Kjo qe vrasja e parë me qëllime politike që organizuan italianët.Mbas kësaj, ata vazhduan që nëpërmjet agjentëve të tyre të vrisnin shumë patriotë, të cilët meaktivitetin e tyre politikë po i diskretitonin keqas autoritet e pushtimit italian në krahinë. Po nëkëtë kohë ndodhi edhe revolta e ushtarkëve të drejtuar nga oficeri Sihat Nivica.541 Ky me të

536 Po aty, fq. 232.537 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 408.538 AIH:Dosja A-VII-105, Kujtime nga Abdurraham Çiraku fl. 2 dhe 3539 Arkivi i Muzeut Historik Tepelenë540 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 215.541 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 409.

Page 146: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

146

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

organizuar këtë revoltë, ku vrau një mareshall dhe një toger italian, u strehua së bashku meshokët e vetë në fshatrat e Kurveleshit.

Nën preteksin se banorët e këtyre fshatrave, po strehonin elemente rebele dhe tradhëtarë,autoritet italiane, të pushtimit shpërthyen një valë të re terrori kundër tyre. Me këtë rastë mjaftniviciotë dhe progonatas, u arrestuan dhe u mbyllën në burgun e Gjirokastrës.542 Gjatë këtyrepërndjekjeve italianët, arritën më në fund që ta vrisnin Sihat Nivicën. Por vrasja e tij sollinjëkohësishtë edhe zemrin e thellë të këtyre banorëve ndaj pushtuesit.

Më 28 nënëtor, në ditën e përkujtimit të pavarësisë popullsia e Labërisë, e priti memanifestime të fuqishme antiitaliane. Në Vlorë, në këtë ditë pati një demonstratë të fuqishme ecila degjeneroi në përleshje të ashpra me forcat ushtarake italiane. Ndërsa mësuesit nëpër tëgjitha fshatrat, organizuan mitingje për të përkujtuar ditën e shpalljes së pavarësisë. Gjatë këtyremitingjeve ndërmjet të tjerave u shpreh edhe zemërimi i thellë i popullit kundër pushtuesit.

Mbas këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë vitit 1919, u bë më se e qartë, se nuk mund tëjetohej më në paqe dhe qetësi duke pasur në vatër pushtuesin, revolta popullore tashmë porritej me shpejtësi, dhe po flitej fare hapur për organizimin e një kryengritje të përgjithshme ecila do të hidhte italianët në det. Ndërkohë që çeta e Kurveleshit, që ishte krijuar rishtas nënudhëheqjen Shaqo Llapit, po shëtiste lirshëm nëpër fshatra dhe po e sfidonte hapur pushtuesin.

Pra me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, Shqipëria, gjendej përsëri në prag të njëkatastrofe të re. Në konferencën e paqes në Paris, ndërmjet të tjerash u diskutua që Shqipëria, tëmos njihej më si një shtet i pavarur, dhe tokat e këtij vendi do të ndaheshin ndërmjet shtetevefqinjë ballkanikë dhe italianve. Por falë këmbënguljes së Udro Uillsonit dhe aktivitet politik tëpatrriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në fund Konfrenca pranoi ekzistencën e shtetitShqiptarë, në kufinjtë e përcaktuar nga Konfrenca e Ambasadorëve në Londër.543 Por deri sakjo Konferncë, mori këto vendime përfundimtare brenda vendit, ndodhën një sërë ngjaresh tërëndësishme politike. Qeveria e Durrësit, duke mos qenë në gjendjë që të gjente një aleatëndërkombëtarë për të mbrojtur të drejtat kombëtare, u tregua tepër e mefshtë dhe e pazonja përti dalë zot fatit të atdheut. Në këto kushte autoriteti i kësaj qeverie kishte rënë përtokë dhe ekishte humbur totalishtë besimin e popullit.

Për të përballuar këtë situatë patriotët më në zë të Shqipërisë, menduan se kishte ardhurkoha që të krijohej një lidhje tjetër shqiptare, si modeli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtëu vendos që mblidhej një kongres kombëtarë në qytetin e Lushnjës. Ky kongres, u vendos që tëmbahej në 21 janar të vitit 1920, ku do të merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat evendit. Mirëpo italianët, të cilët e kishin ngritur vetë qeverinë e Durrësit, u tronditën së tepërmikur morën veshë këtë lajm, sepse tashmë qe e qartë se ky kongres, ndërmjet të tjerash do tëkërkonte shpërndarjen e kësaj qeverie dhe në vend të saj të ngrihej një qeveri tjetër, e cila do tëishte në kundërshitm me italianët dhe do të kërkonte çlirimin e tokave të pushtuara prej tyre.

Prandaj ata u angazhuan totalishtë, që me të gjitha mënyrat ta pengonin mbajtjen e këtijkongresi. Për këtë ata filluan që të përndiqnin dhe të vrisnin organizatorët e këtij kongresi. Më10 janar të atij viti, ata vranë në qytetin e Shkodrës, patriotin e shquar Sali Nivica, i cili ishteanëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”dhe njëkohësishtë drejtor i gazetës “Populli”.Sali Nivica, ishte një nga ithtarët kryesorë për thirrjen e Kongrsesit të Lushnjës. Kjo vrsaje që ukrye nga dora e një renegati të paguar prej italianëve, kërkonte që të friksonte anëtarët e tjerë tëkomisionit që ishte krijuar për organizimin e këtij kongresi. Me të gjitha masat që mori si qeveria

542 Ceka, Irfan, vepër e cituar, fq. 216.543 Duka, Valentina, vepër e cituar, fq. 105.

Page 147: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

147

e Durrësit, ashtu edhe italianët, ata nuk mundën që ta pengonin mbledhjen e këtij Kongresi.Veçse ata arritën që kongresi, të mos i fillonte punimet në datën e planifikuar por u mblodhëgati një javë me vonesë, pikërishtë në datën 28 janar.544 Edhe krahina e Labërisë, pati përfaqësuesite vetë në këtë kongres. Kongresi i zhvilloi punimet e veta deri në datën 31 janar. Në këtëkongres u morën vendime shumë të rëndësishme. Ndërmjet të tjersh ashtu sikurse edhe pritejajo shkarkoi qeverinë e Durrësit, dhe në vendë të saj ngriti një qeveri të re të kryesuar ngaSulejman Delvina.545 Ndërkohë po ky kongres, vendosi që në rastë se qeveria e Durrësit, nuk dotë pranonte autoritetin e qeverisë së re, atëhere kjo qeveri do ta vendoste selinë e saj në qyetin eTiranës, dhe me këtë rastë ky qytet shpallej edhe kryeqyteti i Shqipërisë.

Vendimet e këtij kongresi, u pritën me gëzim të madh në të gjithë krahinën e Labërisë. Dhemenjëherë, pa as më të voglën rezervë u rreshtua në krah të qeverisë së S. Delvinës.546 Një ngadetyrat kryesore që ju ngarkua kësaj qeverie, ishte që të merrte masat e nevojshme që të çlirontetokat e pushtuara. Detyrë kjo e cila me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, ishte më e lehtëpër tu përmbushur, sepse tashmë kishin të bënin vetëm me një armik që ishte Italia, e cila melargimin e trupave austriake, e kishte shtrirë sundimin e saj deri në Shkodër.

Qeveria e re, e drejtuar nga një politikan i meçuar dhe diplomat i klasit të parë siç ishteSulejman Delvina, dinte që ta vlerësonte drejtë situatën dhe përcaktoi si detyrë imediate përqeverinë e tij çlirimin e tokave të pushtuara. Ajo për realizimin e kësaj detyre u mbështet tekideja e organizimit të një një revolte të armatosur antiitaliane. E gjithë shpresa e qeverisë përrealizimin e kësaj kryengritje u mbështet në radhë të parë tek aftësitë luftarake të popullit tëkrahinës së Labërisë. Aftësi të cilat S. Delvina, i njihte shumë mirë. Në këtë kohë krahina eLabërisë, po e sfidonte hapur pushtuesin, dhe disa herë kishin ndodhur mjaftë incidente meitalianët. Në qoftë se do të arrihej të ngriheshin në këmbë Labërit, dukej që çështja kombëtaredo të dilte e fituar.547

Mbas përfundimit të punimeve të Kongresit të Lushnjës, delegatët që kishin marrë pjesë nëtë, e kthyen menjëherë në vendin e tyre, për të marrë masat e duhura për organizimin e kryengritjes.Kështu delegatët që kishin përfaqësuar labërinë, fillimisht u mblodhën në qytetin e Tepelenës,dukë përcaktuar dhe ndarë detyrat për secilin dhe krijuan Komitetin Kombëtarë për këtë qytet,548

dhe u ndanë në dy pjesë. Një pjesë prej tyre u nisën për në Kurveleshin e Sipërm, dhe një pjesëtjetër u nis për në fshatrat Gjirokastrës. Këta ish delegatë, por edhe patriotë të tjerë gjatë muajitshkurtë të këtij viti, zhvilluan një aktivitet të ngjeshur patriotik duke marrë takime të shumta mëpleqësinë e këtyre fshatrave.

Ndërkohë që për qytetin e Vlorës, që në muajin shtator të vitit 1919, ishte krijuar, “Komisionii Vlorës”, i cili kryesohej prej Hamza Isait. Më 10 mars të vitit 1920, ky komision u riorganizuadhe mori emrin “Mbrojtja Kombëtare”, nën drejtimin e Osman Haxiut.549 Ky Komitet, nëunanimet të plotë vendosi, që çështja e çlirimit të tokave shqiptare, mund të zgjidhej vetëm menjë mënyrë, nëpërmjet rrugës së armatosur.

Në zbatim të këtij vendimi ky Komitet, ju vu punës për organizimin dhe shpërthimin e njëkryengritje të përgjitshme. Kjo detyrë, do të realizohej duke vënë në lëvizje të gjitha kapacitetorganizative të anëtarëve të këtij Komiteti. Këta të fundit u shpërndanë menjëherë nëpër fshatrate Vlorës, Tepelenës dhe Kurveleshit. Ndërkohë që edhe në Tepelenë dhe Kurvelesh, kishin

544 Po aty, fq. 111.545 Çami, Muin, “Kongresi i Lushnjës dhe pushtuesit italianë”. Studime Historike, Tiranë, 1980, nr. 3. fq. 87.546 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 409.547 Po aty548 Muzeu Historik i rrethit Tepelenë549 Gaçe, Bardhosh, vepër e cituar, fq. 234.

Page 148: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

148

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

krijuar komitet e tyre kombëtare. Që edhe këta nga ana e tyre po bënin një punë të madhe përorganizimin e kësaj kryengritje.

Si rezultat i kësaj punë të madhe, dhe të ethshme patriotike që u zhvillua me njërzit ethjeshtë, gjatë muajit maj të vitit 1920, u mbajtën një numur i madh kuvendesh popullore. Nëkëto kuvende u lidhën fshatrat me njëra- tjerën për të ngritur çetat e armatosura, dhe lidhënbesën midis tyre për të luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për çlirimin e tokave të pushtuara.Dhe u zotuan se ata do ti lëshonin armët, vetëm atëhere kur italianët të hidheshin det. Ishinpikërishtë mbajtja e këtyre kuvendeve, që morën të gjitha masat e duhura për organizimin nëpraktikë të veprimeve të armatosura. Ç’do fshatë vendosi dhe ngriti çetën e vetë luftarake dukemarrë pjesë në këto çeta, ç’do mashkull që qe i aftë për të mbajtur një armë. Po këshu këtokuvende, morën të gjitha masat për ti armatosur luftëtarët e vetë duke përdorur për këtë qëllimgjithë pasurinë e tyre. Gjatë muajve prill-maj, pothujse në të gjitha fshatrat e Labërisë, u mbajtënkuvendet e burrave.550 Në këtë kohë këto kuvende u rigjallëruan si asnjëherë tjetër, duke përsëriturtraditat e vjetra të vetqevesijes. Ato u kthyen në organe shumë të rëndësishme vendimarrëse. Nëtë gjitha historikët e fshatrave të krahinës së Labërisë, na vijnë njoftime të shumta për mënyrënse si u zhvilluan dhe morën vednimet këto kuvende.

Një nga këto kuvende, ishte dhe kuvendi, që u mbajtë në teqenë e fshatit Turan. Në këtëkuvend, morën pjesë përfaqësues nga të gjitha fshatart e Kurveleshit, si dhe përfaqësuesit të sëTepelenës dhe zonës së Lopësit. Në këtë kuvend, u vendos që të merreshin masa urgjente përfillimin e kryengritjes.551 Në zbatim të këtij vendimi masa e parë që u morë, ishte në fshatinProgonat. Ku banorët e saj dëbuan me anë të forcës postën ushtatrake italiane. Dhe në vend tësaj u ngritë një adminisratë e re shqiptare, duke krijuar nënëprefekturën e Kurveleshit, meqëndër Progonatin. Me detyrën e sekretrarit u caktua Qazim Guga, dhe me detyrën e komandantittë policisë u caktua Rusho Buxua,552 që të dy nga Progonati. Kjo administratë menjëherë uvendos nën juridiksionin e qeverisë së S. Delvinës.

Tashmë marrëdhëniet midis italianëve dhe shqiptarëve, ishin acaruar deri në atë pikë saqënuk kishte më kthim mbrapa dhe se konflikti i armatosur ndërmjet dy palëve dukej shumë iafërt. Këto marrëdhënie në faktë u acaruan edhe më tej kur qeveria Shqiptare, kërkoi që tëmerrte në dorëzim administratën në qytetin e Tepelenës. Por italianët nuk i lejuan autoritet eqeverisë shqiptare, që të hynin në qytet, dhe më 17 maj ata qëlluan me top dhe mitroloza këtapërfaqësues të qeverisë dhe forcat vullnetare që kishin ardhur për të marrë në dorëzim Tepelenën.Vullnetarët shqiptarë, mbas kësaj ngjarje u tërhoqën në drejtim të Kurveleshit dhe vunë nëdijeni anëtarin e komitetit të Tepelenës, Baba Ahmet Turanin dhe Murat Myftarin, me qëllim qëtë njoftohehin përfaqësuesit e Vlorës, për tu mbledhur në Kurvelesh.

Ndërkohë që edhe në Vlorë, situata ishte përkeqësuar akoma edhe më shumë. Italianët,filluan që të arrestonin anëtarët e Komitetit, në këto kushte me thirrjen e Osman Haxhiut,kryetarit të këtij Komiteti, të gjithë patriotët u larguan nga qyteti dhe u fshehën nëpër fshatrat elumit të Vlorës. “Dhe më 24 maj, u njoftuan të gjithë anëtarët që të ishin në shtëpinë e ZaçeXhelos për një kuvendim. Në këtë takim u vendos që tek rrepet e Ismail Qemalit në Mesaplik,të mblidhej një kuvend”.553 Kuvendi, i zhvilloi punimet në datën e caktuar. Në këtë kuvend tëMesaplikut, folën një numur i madh patriotësh nga Vlora, dhe rrethinat e saj, ku binte në sy fjala

550 Kuvende të tilla janë mbajtur në Drashovicë, Progona, Nivicë, Dhemblan, Lepenicë, Vajzë, Tragjas, Dukat, Salari, Turandhe kudo gjetkë. Për mbajtjen e këtyre kuvendeve na jepen të dhëna nga historikët e këtyre fshatrave, njëkohësisht edhenga kujtimet që na i sjellin mjaft të moshuar, banorë të këtyre fshatrave.

551 Muzeu Historik i rrethit Tepelenë.552 Po aty.553 Gaçe, Bardhosh, “Osman Haxhiu...”, vepër e cituar, Tiranë, Naim Frashëri, 2001, fq. 103.

Page 149: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

149

e mbajtur nga Arif Mëhilli, Toto Hosi, Sali Vranishti. Halim Xhelua dhe Qazim Kokoshi. Atahartuan një shpallje me anë të së cilës i bëhej thirrje popullsisë së Kurveleshit dhe të Mesaplikut,për tu ngritur menjëherë në kryengritje. Në kuvend u vendos që në datën 29 maj, të thirej nëBarçalla të Dukatit, një mbledhje më e zgjeruar ku u ftuan që të merrnin pjesë përfaqësues ngatë gjitha krahinat e pushtuara nga italianët.

Pët të bërë njoftimet, për këtë kuvend, u caktuan edhe personat përgjegjës, të cilëve jukërkua që këto njoftime të bëheshin duke kontaktuar fizikishtë me parinë e këtyre krahinave.Me këtë detyrë u caktuan H. Xhelua, A. Çiraku, K. Mazja etj. Këta të deleguar me të mbrritur nëNivicë të Tepelenës, organizuan një kuvend tjetër në shtëpinë e Sinan Muços, në të cilën morënpjesë Baba Ahmet Turani, Selam Musai, Gani Alikua dhe nga dy përfaqësues për ç’do fshatë tëKurveleshit.554 Këtu u fol për masat që do të merreshin për fillimin e kryengritjes si dhe përngitjen e çetave të armatosura për ç’do fshat. Po atë ditë që zhvillohej ky kuvend, u përzunë ngafshati i Nivicës italianët, dhe u ngrit flamuri kombëtar. Por meqënse nga pjesmarrësit e këtijkuvendi, u gjykua se pjesmarrja në të ishte shumë e vogël, u vendos që të mbahej një kuvend,tjetër më i zgjeruar. Për këtë u vendos që kuvendi i ardhshëm të mbahej në fshatin Gusmar,meqënse ky fshatë ndodhej në mes të Kurveleshit. Vendi ku do të mbahej kuvendi u përcaktuatek Rrapi i Tahire.555 Kuvendi, sipas parashikimit u zhvillua më 27 maj të vitit 1920. Në tëpjesmarrja qe me e gjerë dhe morën pjesë pothuajse të gjitha paritë e fshatrave të Kurveleshit,por edhe përfaqësues nga fshatrat e tjerë të Tepelenës.

Në këtë kuvend, u morën një sërë vendimesh të rëndësishme siç qenë: lidhja e besëlidhjespër luftë kundër pushtuesit, falja e gjaqeve deri sa të çliroheshin të gjitha krahinat e pushtuara, tëhartohej lista e saktë e vullnetarëve që do të mbushnin radhët e çetave për secilin fshat, uvendos të ngrihej flamuri kombëtar dhe të mos njihej autoriteti i asnjë pushtuesi të huaj nëkrahinë.

Mbasi përfunduan me sukses kuvendin në Gusmarë, të deleguarit e “Komitetit Kombëtar”,të kryesuar nga Halim Xhelua, u hodhën në Kurveleshin e Poshtëm, të cilët edhe këtu organizuannjë kuvend, të ngjashëm me përfaqësues nga kjo zonë, ky kuvend u organizua në Grabovë tëfshatit Kuç, dhe ashtu sikurse në Gusmar, u morën pothuajse të njëjtat vendime.556

Por kuvendi kryesor, i cili u dha drejtim përfundimtarë përgatitjeve për shpërthimin ekryengritjes ishte kuvendi i Barçallasë. Ky kuvend, u mblodh më 29 maj të vitit 1920, në vendine quajtur Barçalla, një shpatë mali në afërsi të fshatit Dukat. Masat për thirrjen e këtij kuvendi,ashtu sikurse e theksuam edhe më lartë, i kishte marrë me shumë kujdes “Komiteti i MbrojtejsKombëtare” të Vlorës. Në këtë tubim të madh popullor morën pjesë mbi dyqind delegatë, tëcilët vinin kryesishtë nga të gjitha fshatrat e Labërsië.557

Kuvendi i Barçallasë, nëpërmjet një fryme tipike patriotioke, miratoi në unaminitet të plotëpropozimin e bërë nga Komiteti i Vlorës, për fillimin e kryengritjes së përgjithshme. Ndërkohëqë të gjithë pjesmarrësit u betuan në mënyrë solemne përpara flamurit kombëtarë “se me ndihmëa pa ndihmë të viseve të tjera shqiptare, do të luftojmë derisa të bashkohemi me shtetin tonëdhe në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë që ta marrë veshë bota e qytetëruarse shqiptari, për lirinë e vetë, dinë të vdesi dhe kur vendos të vdesë, se trembin më as ushtri e astopa”.558

554 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 411.555 Gazeta “Drita”, nr. 10, Gjirokastër, 9 qershor 1920.556 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 409.557 Po aty, 412.558 Halim, Xhelo, “Vlora më 1920”, Gazeta “Politika”, nr. 25, 3 shtator 1924.

Page 150: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

150

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Kuvendi i Barçallasë, vendosi që për të drejtuar dhe kordinuar të gjitha veprimet luftaraketë çetave të gjithë fshatrave të Labërisë, të krijonte edhe “Këshillin Kombëtarë”, cili përbëhejnga 30 anëtarë. Ndërsa nga gjiri i këtij Këshilli u zgjodh “Komiteti i ri Kombëtar”, ky komitet,përbëhej prej 12 anëtarësh, që do të kishte edhe përgjegjësinë kryesore për organizimin dhedrejtimion e të gjithë kryngritjes së përgjithshme. Kryetar i këtij komiteti u zgjodh OsamanHaxhiu. Po kështu nga ky kuvend, u zgjodhën për herë të parë edhe një sërë organizmash tëtjerë, për të rakorduar më mirë veprimet luftarake. Në traditën e mëparshme të Labërisë, këtoorganizma nuk njiheshin, gjë që tregon se në vërtete e drejta kanunore Labe, ishte gjithmonë nënjë evolim të përhershëm, që tu paraprinte edhe ndryshimeve të rëndësishme ekonomike eshoqërore, por edhe të ndryshimit të teknikave të luftimit në kohërat moderrne.

Në këto organizma të reja që u zgjodhën nga kuvendi i Barçallasë, mund të përmendimKomisionin Ushtarak. Në përbërje të këtij komisioni, u zgjodhën persona të cilët ishin dalluarpër aftësi të mira ushtarake por që njëkohësishtë ishin dalluar edhe si patriotë të mirë dhe tëndershëm, të cilëve u dhimbnin fatet e atdheut të robëruar. Në këtë komision bënin pjesëAhmet Lepenica, Ismail Haki Kuçi, Azis Çami, Xhevdet Picari, Memo Metua, Tosun Selenica,etj. Komandanti i përgjitshëm i të gjithë operacionit u zgjodh Ahmet Lepenica. Ndërkohë qëkrahas Komandantit të Përgjitshëm, u krijua edhe një hallkë tjetër që ishte një inspektor, që uquajt Operativi i Komisionit Ushtarak, i cili në të vërtetë qe përfaqësuesi i qeverisë shqiptare nëkëtë komsion. Ky përfaqësues ishte Ismail Haki Kuçi.559 Po kështu kuvendi zgjodhi edhe njëorganizëm të ri, i cili do të kishte për detyrë që kryente fuksionet e gjykatës në kohë lufte, dukezvendësuar në këtë mënyrë gjyqet e pleqve të dikurshëm. Kjo gjykatë, përbëhej nga tre anëtarë,të cilët ishin avokati i njohur për kohën Avdul Hoxhaj, i cili do të ishte edhe në rolin e njëkryetarit të kësaj trupe gjyqësore, kurse anëtarët e tjerë qenë Rasim Babametua e Neki Xheneti

Po kështu kuvendi u morë gjerë e gjatë, edhe mbi disa çeshtje të tjera organizative tëkryengritjes së përgjithshme. Në këtë kuadër aty u caktuan edhe komandantët dhezvendëskomandantët e çetave të ç’do fshati, në bazë të propozimeve të bëra nga përfaqësuesit ekëtyre fshatrve. Ndërkohë, që u vendos që të gjitha forcat e armatosura vullnetare të mblidheshinnë datën 2 qershor në fshatin Beun.

Me të mbaruar punimet kuvendi, të gjithë delegatët e saj pa përjashtim u shpërndanë nëpërfshatrat e rajonit të pushtuar nga italianët, për të dhënë kushtrimin e kryengritjes së përgjithsmedhe të ishin në gadishmëri të plotë për tu hedhur në veprime konkrete luftarake porsa rë jepejsinjali. Ndërkohë që nga ky kuvend, u zgjodh një përfaqësi që u nis në drejtim të kryeqytetit tëvendit, me detyrën që të njoftonte qeverinë shqiptare, mbi vendimet që u morën në kuvendinBarçallasë. Ky noftim kishte për qëllim që jo vetëm të vinte në dijeni qeverinë për ngjarjet qëzhvilloheshin në Vlorë, dhe rrethinat e saj por edhe për të kordinuar veprimet midis qeverisëdhe Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, ndërkohë që kjo e fundit, duhej që të merrte masat eduhura për të siguruar ndihma për nevojat e kryengritjes.

Kuvendi i Barçallait, ishte një tjetër ngjarje me rëndësi për trevën e Labërisë, dhe tregoiedhe njëherë për gadishmërinë e përhershme të banorëve të kësaj treve për të mos pranuar nëvatrat e tyre asnjë pushtues të huaj. Por nga ana tjetër ky kuvend nga mënyra se si zhvilloipunimet e veta tregoi edhe njëherë se e dretja zokonore vendase, pra kanuni i Labërisë, jo vetëmu respektuan me rigorizitetin më të madh, por aty u shpalos edhe njëherë tjetër në mënyrën mëtë qartë se tashmë kjo krahinë dinte të vetqevrisej dhe të merrte vendime shumë të rëndësishmenë dobi të fateve të atdheut.

559 Memushaj, Rami, vepër e cituar, fq. 412.

Page 151: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

151

5.3. Kuvendi (Kongresi) zakonor i Kuçit

Gjendja e përgjithshme, ekonomike e shoqërore e popullsisë së Labërisë, mbas çlirimit tëVlorës, paraqitej tepër e vështirë. Pjesa dërrmuese e fshatrave ishte djegur dhe shkatërruar ngalufta, dhe fshatarët e varfër, nuk ishin në gjendje që të ndërtonin me kapitalet e tyre shtëpitë errënuara. Kështu që ata vazhdonin të strehoheshin nëpër kasolle dhe shtëpi të improvizuara memjete rrethanore. Ndërkohë që shpresat për një ndihmë të mundshme ekonomike nga shtetiishin të pakta, sepse financat e tij ishin në një gjendje shumë të vështirë dhe arka e shtetitpothuajse ishte e zbrazur. Për më keq akoma viti 1921-1922, goditi një vitë i thatë dhe prodhimetbujqësore ishin shumë të pakta, por nga ana tjetër edhe blegtoria, ishte në një gjendje akomaedhe më të vështirë dhe do ti duheshin të paktën edhe disa vjetë për ta marrë veten.

Në këto kushte të vështira jetese edhe gjendja shëndetësore e popullsisë ishte në një gjendjetë keqe. Në shtypin e kohës Labëria, cilësohej me të drejtë si një “spital i madh i të vobektëve tësifilizuar”.560 Në këtë krahinë, më shumë se kudo tjetër, sëmundje të tilla si turbekulozi, sifilisi,malarja dhe ethet bënin kërdinë. Kur këto sëmundje ishin kaq të përhapura, mundësitë e shtetitpër të dërguar mjek ishin të kufizuara. Pavarësishtë se banorët e zonave të thella i dërguan herëpas herë kërkesa për tu dërguar mjekë, një gjë e tillë pothuajse nuk u realizua kurrë.

Ndërkohë që qeveritë, që erdhën njëra pas tjetrës në pushtet mbas vitit 1920, e deri në vitin1924, qenë krejtësishtë të paafta për të përmisuar sadopak këtë gjendje të mjerueshme të krahinëssë Labërisë, por akoma edhe më keq ato duke qënë se trashëgonin një arkë të boshatisur, kishinaplikuar taksa shumë të larta dhe gati të papërballueshme. Ndërrimi i shumë qeverive, në njëperiudhë të pakët kohore, tregonte se shteti shqiptar, ishte ende i pafuqishëm dhe për më tepërkasta politike po e tregonte veten të pa aftë për të menaxhuar situatën. Grupimet politikeshqiptare, dukej se më shumë ishin të intersuara për karriket e tyre, se sa për të marrë masaturgjente për të përmisuar situatën e vështirë në të cilën ndodhej vendi.

Përballë kësaj gjendje të vështirë dhe amullie të theksuar politike, duhej thënë se autoriteti ikëtyre qeverive, kishte rënë pothuajse përtokë për banorët e krahinës së Labërisë. Kështu që gjatëkësaj periudhe si asnjëherë tjetër kjo krahinë, ishte zhytur në një kaos të thellë. Kushtet e vështiratë jetesës dhe zgjatja e krizës politike, po tregonte se ti mbajë sytë për shpëtim nga shteti, ishte njëgjë e kotë. Ndërkohë që ishin përhapur mjaftë kusaritë vjedhjet, grabitjet etj. Por më shqetësuesepër krahinën, mbeteshin edhe problemi i hasmërive që po përhapeshin me shpejtësi dhe po kthehejnë një problem të mprehtë shoqëror.561 Po kështu krahinën, po e shqetësonin gjithnjë e më shumëedhe probleme të tjera siç qenë: arsimimi dhe emancipimi i përgjithshëm shoqëror. Kurse mjaftëtradita dhe zakone të vendit, dukej se po veniteshin dhe po braktiseshin në mënyrë të qëllimtë, ngapersona që kishin fituar një farë kamje dhe që diktonin me vullnetin e tyre dhe jo duke u mbështeturtek e drejta zakonore. Ndërkohë që edhe mjaftë norma dhe zakone, të sharteve të Idriz Sullit, poparaqiteshin të vjetëruara dhe si të tilla në vend që të ndihmonin për zgjidhjen e problemeve tëndryshme, ato përkundrazi po i thellonin edhe më tej problemet. Po kështu mjaftë prej parësisë sëfshatrave, ishin bërë gjithnjë e më të korruptuara, përballë presioneve që u bëheshin atyre ngaindividë të ndryshëm. Këta të fundit shumë probleme i zgjidhnin duke marrë rryshfete. Në këtokushte dukej sikur sistemet vetqeverisëse të Labërisë, po kalbëzëheshin gjithnjë e më shumë.Ndërkohë që për zgjidhjen e problemeve të mbartura shteti, nuk kishte fuqi për ti zgjidhur.

Pra si rezultat i ndërvepimit të një sërë faktorëve, dukej sikur kjo krahinë edhe për një kohë

560 Gazeta “Labëria”, nr. 30, nëntor, 2009.561 Gaçe, Bardhosh, vepër e cituar, 2004, fq. 59.

Page 152: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

152

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

shumë të gjatë do të vazhdonte që ti zgjidhte problemet e saja duke u mbështetur tek e drejtazakonore vendase. Mirëpo për t’i zgjidhur sa më shpejtë këto probleme dhe për ta bërë përsërisa më efikase normat juridike të kanunit të Labërisë, duhej që me patjetër që shumë prej këtyrenormave duheshin riparë dhe të përshtateshin me kohën në të cilën jetonin.

Pikërishtë për këtë arsye një numur patriotësh demokratë, të gjithë nga krahina e Labërisë,mendonin se për të zgjidhur këto probleme kishte ardhur koha që të mblidhej një kuvend ipërgjithshëm, ku do të merrnin pjesë përfaqësues, pothuajse nga të gjitha fshatrat e Labërisë.

Ky kuvend i Labërisë, u mendua që të mbahej në fshatin Kuç, dhe që në disa raste e quajtedhe Kongresi Zakonor i Labërisë. Ai i zhvilloi punimet nga data 28 nëntor deri më 4 dhjetor,të vitit 1924.

Mbajtja e këtij kuvendi, u nxit dhe u ideua nga intelektuali dhe patrioti demokrat, bir i tokëslabe, Halim Xhelua, dhe i përkrahur pa rezerva nga inetelektuali tjetër, juristi Sali Hallkokondi.562

Ndryshe nga kuvendet e tjera Labe, që ishin mbajtur gjatë kohës kur vendi ose krahina, ishte epushtuar nga të huajt, ky kuvend, u mbajt në një kohë kur vendi ishte i lirë dhe Shqiprëria, ishtekonfirmuar edhe një herë tjetër si një shtet i pavarur.

Komisoni nismëtar që u morë me thirrjen dhe përgatitjen e tij, mendoi që ky kuvend tëmblidhej pikërisht më 28 nëntor, pra në përvjetorin e 12-të të shpalljes së pavarësisë së vendit.Në komisionin nisëmëtarë që u morë me thirrjen dhe përgatitjen e tij mernin pjesë përveçHalim Xhelos, dhe Sali Hallkondit, edhe këta patriotë të tjerë të krahinës Labe, si Hamaza Isai,Abaz Mezini, Ibrahim Avdullahu, Taso Pilo, Ramadan Armeni, Ago Nesha, Osman Haxhiu,Naqi Konomi, Tahir Arapi, Riza Runa, Musa Demi dhe Arif Mëhilli.563 Por rolin kryesor, përpërgatitjen dhe thirrjen dhe organizimin e kësaj ngjarje kaq të rëndësishme historike e zakonorepër krahinën e Labërisë, do ta luante Sali Halkokondi. Mbas largimit për në Firence të Italisë, tëHalim Xhelos, të gjithë atë punë voluminoze për të krijuar infrastrukturën e kuvendit, ju deshqë ta përballonte ky i fundit.

Në kuadrin e bashkëpunimit midis këtyre dy patriotëve, para se të largohej për në Itali,Halim Xhelua, dhe Sali Hallkokondi që më 16 nëntorë të vitit 1924, botuan dy artikuj në gazetën“Politika” të Vlorës, të titulluara “Çpallje”, e shkruar nga S. Hallkokondi, dhe “Reforma zakonesh”nga H. Xhelua. Të dy këta artikuj, u shpërndanë edhe në qytete e fshatra të tjera shqiptare.

Në artikullin e Halim Xhelos, “Reforma zakonore”, analizohet gjerësishtë gjendja e mjeruardhe tepër e rëndë e banorëve të krahinës. Sipas këtij artikulli, nëpër fshatrat e Labërsië, ndodhteqe shumë prej banorëve, që për grindje dhe hasmëri të kota dhe të rëndomta, që mund tëzgjidheshin shumë lehtë, ata kalonin në marrjen e vedndimeve ekstreme, atë të ekzekutimit tënjëri-tejtrit. Kjo kishte çuar që më shumë se në 100 raste, në të gjithë Labërinë, fshatarët tëmbylleshin brenda shtëpive të tyre për t’i shpëtuar hasmërive, duke lënë kështu bagëtitë pa zotdhe arat pa punuar.564

Prandaj, si H. Xhelua në artikullin e vet edhe S. Hallkkondi, bënin thirrje për të gjithëatdhetarët e vërtetë për tu mbledhur e kuvenduar, pasi Labëria, humbet nga 100 djem në vitë, qëvriten për çështje “belash dhe grash”. Pra duhet ta shpëtojmë veten nga këto mënzyra që nakushtojnë humbjen e lules së djalërisë, si dhe kaq dëme ekonomike, se kur vritet një njeri, tërëçeta e vrasësit, 10-20 familje, mbyllen brenda duke lënë arat e bagëtitë pa zot. Duhet ta kuptojëkatundari shqiptarë, se sa dëme na sjellin këto zakonë të lashta primitive.565

562 Po aty, fq. 61.563 Gazeta “Labëria”, nr. 30, nëntor, 2009564 Gazeta “Politika”, nr. 34, 20 nëntor 1924.565 Po aty.

Page 153: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

153

Më poshtë në këta artikuj, nënvizohet edhe fakti tjetër, që qysh në moshën 1 deri në 6 vjeç,shumë prindër lidhnin fejesat për fëmijët e tyre. Mirëpo kur këta fëmijë rriteshin dhe këto fejesakuptoheshin që ishin krejtësishtë të papërshtatshme dhe ato prisheshin me dëshirën e njërëspalë atëhere fillonte “armiqësia dhe koburja e përgjakshme”.566 Mbas këtij përfundimi ata me tëdrejtë shtronin pyetjen sa a nuk ishte ky një zakon barbar që e meritojnë vetëm zullumqarët?

Sikurse shikohet këta artikuj dhe sidomos artikulli i Halim Xhelos, është shkruar nën frymëne debateve e diskutimve që zhvilloheshin atëhere në qarqet patriotike demokratike në qytetin eVlorës. Në këtë kohë gazeta “Politika”, që ishte shëndërruar në zëdhënsën kryesore të këtyreqarqeve shkruante, “Me inisiativën e zotit Sali Hallkokondi, më 28 të këtij muaji, do të mbahetnjë kuvend i madh në fshatin Kuç, ku do të marrin pjesë të gjithë parësia e katundeve të Labërisë.Në këtë kuvend të pleqëve të malësive labe, do të bisedohen çështje martesash e vdekjesh, mepak fjalë mund të themi, që ai kuvend, do të bëjë ndryshime e reforma në zakone të vjetra, tëcilat do ti zbutë e do ti kthejë sipas nevojës të kohës së sotme. Kemi shpresë në pleqtë e urtë etë mençëm të Labërisë, që nuk do ti lënë ca zakone të liq e barbar, ashtu siç kanë qënë qindravjet më parë”.567

Natyrishtë që komisioni inisiatorë i mbledhjes së këtij kuvendi, kishte bërë një sërë takimeshbiles edhe kuvendesh në shumë zona të krahinës si në Kurvlesh, Brataj, Dukat, Kudhës etj. Nëkëto takime që u zhvilluan në këto zona, duhet thënë se ata morën pëlqimin paraprak të mjaftëatdhetarëve dhe pleqëve të urtë, të cilët në pjesën dërmuese të tyre e pritën me gëzim të madhmbledhjen e një kuvendi të zgjeruar për emancipimin e së dretjtës zakonore. Ashtu sikursendodh rëndom, kur në shoqëri depërton dhe futet diçka e re ka edhe kundërshitme. Në përpjekjete tyre këta atdhetarë, ndeshën edhe në kundërshitmin e ashpër të mjaftë elementëve fanatik. Përtë cilët heqja e normave të vjetëruara të kanunit, do të thoshte një mohim i vlerave shpirtëroreqindravjeçare të popullit, por nga ana tjetër ata mendonin se këto ndryshime mund të ndikoninnegativishtë në mënyrën e fuksionimit të shoqërisë dhe do të ndikonte drejtëpërsëdrejti në jetëne tyre zakonore.

Prandaj në artikullin e vet “Reforma zakonesh”, Halim Xhelo, kërkojë që krahas delegatëvenë këtë kuvend, të merrnin pjesë edhe intelektualët e gjithë krahinës, pavarësishtë se ku shërbeninata. Nga këta intelektualë, ai përzgjodhi dhe ftoi persona të cilët gëzonin respekt në sytë epopullit e të krahinës. Të tillë qenë, Abdyl Kuçi, Laho Borshi, Nebil Cika, Zenel Gjoleka, MuratMiftari, Ago Shero Agaj etj. Ndërkohë që një ftesë e tillë, ju bë edhe kryetarëve të prefekturavedhe nënpunësve të tyre, kryetarëve të bashkive të Tepelenës, Vlorës, Himarës, Gjirokastrës,Delvinës, Kurveleshit dhe Sarandës.

Komisioni Organizator, e quajti të arsyeshme që në këtë kongres, të thirreshin edhepërfaqësues e intelektualë nga krahinat Veriore të Shqipërisë. Kjo u bë për dy arsye themelore:“së pari duke parë ndryshimet në reformat shoqërore të Labërsië, të bëjnë edhe ata në pranverëne ardhshme një të tillë kuvend, në Orosh ose në Pukë, dhe së dyti duke ardhur ata veç që do tënjohin viset e Labërisë, që u përgjajnë atyre të Mirëditës dhe Shalës, do të japin shkak, të venëedhe labërit në kuvendin që thamë që mund të mbahet në Mirëditë ose në Shalë”.568

Po në gazetën “Politika”, të datës 20 nëntorë, të vitit 1924, botohet edhe “Çpallja” e hartuarnga kryetari i Komisionit Organizator, Sali Hallkokondi, e cila u shumëfishua në një mijë kopjedhe u shpërnda në të gjitha fshatrat e krahinës. Përmbajtja e tij ishte kjo: “Kuvendi i Labërisë,

566 Gaçe, Bardhosh, vepër e cituar, fq. 63.567 Gazeta “Politika”, nr. 34, 20 nëntor 1924.568 Po aty.

Page 154: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

154

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

për të cilin Paria e saj, më ngarkoi tre muaj më parë ka me u mbledh në Kuç më 27 nëntor tëkëtij muaji, por kjo Pari, dhe tërë ata që do të dëshirojnë të marrin pjesë të ndodhen në vendine caktuar më 27, të këtij muaji, se të nesërmen do të hapet zyrtarisht mbledhja, në mos arritshindotë atë ditë, ata zotërinjë që do të bëjnë festimin e Flamurit, nëpër qytetet ku ndodhen, atëheremund të vijnë dy ditë më vonë, mbasi kuvendi do të zgjasë dy javë. Mirëpo Paria e Labërisë,duhet të soset në Kuç, që më 27 të nëntorit. Kam bërë çpalljet e duhura me anë të fletoreve“Bashkimi”, “Dajti”, dhe kam lajmëruar gojas dhe shkrimishtë autoritet kopetente, Ministria epriti me lavdi dhe do të apë përkrahjen e duhur për realizimin e këtij qëllimi zhvillues. Ç’dodelegatë i viseve të Labërisë, duhet të paraqesë në Kuvend një Çertifikatë prej pleqësisë sëkatundit”.569

Në të vërtetë, nëpër të gjitha fshatrat e Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës, Delvinës, Përmetite Mallakastrës, u bë një analizë e thellë mbi gjendjen e jetës shoqërore dhe ekonomike të banorëvetë Labërisë, mbi traditat, zakonet dhe gjurmët e kanunit të Papa Zhulit dhe të Gjokutës, të cilëtvepronin si ligje të pashkruara në këto krahina.

Synimi i Komisionit Organizatorë, ishte që në këtë kuvend të kishte sa më shumë pjesmarrësedhe nga krahina të tjera të vendit, kryesishtë inelektualë me vlerë. Pasi sipas tyre “ këto reformashoqërore në Labëri, do të shtriheshin dalëngadalë në tërë malësitë e Shqipërisë, themi përmalësi, pasi atje kanë hedhur rrënjët më të forta këto zakone tepër të egra e tepër të vjetra”.570

Kështu, për herë të parë në historinë e kuvendeve të Labërisë, po thirrej një kuvendndërkrahinorë, jo për tu hedhur në luftë por për qëllime akoma edhe më fisnike atë të emancipimittë kanunit dhe rrejedhimishtë edhe të vetë shoqërisë labe.

Sipas vendimit të marrë nga komisioni inisiatorë, përfaqësuesit e fshatrave të Labërisë,kryetarët e bashkive dhe intelektualët e ç’do prefekture, duhet të ndodheshin në Kuç, “Ditën eenjtë më 27, të këtij moji, se më datën 28, që është dita e kremtimit të Indipendencës sonë, dotë hapet kuvendi në Kuç, në atë katund e në ato gryka e bjeshkë, ku Zenel Gjolek labi, me trimate tij më 1848, dërrmoi ushtrinë turke e cila e udhëhequr nga oxhakët e këtij vendi donte qënënështronte Labërinë”.571

Në masat përgatitore që u morën për kuvendin, një element i ri ishte edhe pajisja e delegatëveme një çertifikatë, që tregonte se ata ishin delegatë. Këto ftesa apo çertifikata u përgatitën nëzyrat e gazetës “Politika” të Vlorës.

Më 26 nëntor 1924, erdhi në Vlorë vetë kryeministri i Shqipërisë, së asaj kohe Fan. S. Noli,që ishte i shoqëruar nga Qazim Koculi, Kasëm Qafëzezi si dhe antarë të tjerë të kabinetit të tijqeveritarë.572 Ky delegacion në faktë erdhi në qytetin e Vlorës, për të marrë pjesë në cermonitëfestive me rastin e përvjetorit të ngritjes së flamurit. Në fjalën e rastit që ai mbajti në sallën ebashkisë, e vuri theksin tek roli dhe vendi që zinte figura e Ismail Qemalit, në historinë tonëkombëtare, i cili shpalli mëvetësinë e Shqipërisë, duke themeluar shtetin e parë demokratik tëshqiptarëve. Më tej në fjalën e tij ai përshëndeti edhe Kongresin Zakonor të Labërisë, që do tëmbahej këto ditë në Kuç, dhe ngarkoi prokurorin e qeverisë tij, zotin Abdyl Kuçi që të merrtepjesë në këtë kuvend, si përfaqësues legjitm i qeverisë.573

Por sipas kujtimeve të disa bashkohësve dhe banorëve të Vlorës, thuhet se në të vërtetëFan. S. Noli, në këtë mbrëmje pra në datën 26 nëntor, mori edhe një takim me delegatët që ishin

569 Gaçe, Bardhosh, vepër e cituar, fq. 66.570 Po aty, fq. 65.571 Po aty, fq. 66-67.572 Gaçe, Bardhosh, vepër e cituar, fq. 66.573 Po aty.

Page 155: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

155

grumbulluar në qytetin e Vlorës, që të nesërmen do të ishin në Kuç. Ky takim u zhvillua medelegatët e Oroshit, Dibrës e të Malësisë së Shkodrës. Në këtë takim kryeministri shqiptar,falenderoi organizatorët, dhe i inkurajoi ata për këtë akt kaq të lartë për civilizimin e shoqërisëshqiptare. Aty ai shprehu edhe gadishmërinë e tij për të marrë pjesë në këtë kuvend. Mirëpopikërishtë në këtë kohë A. Zogu, mbasi ishte përgatitur ushtarakisht, filloi inkursionin e vetkundër qeverisë së tij, prandaj atij i duhej që të kthehej në mënyrë urgjente për në Tiranë. Pokështu i ftuar dhe i gatshëm për të marrë pjesë në të ishte edhe Barjam Curri, por edhe atë epengoi e njëjta arsye për të mos u paraqitur në këtë kuvend.

Ashtu sikurse edhe ishte planifikuar, më 28 nëntor të vitit 1924, në përvjetorin e shpalljessë Pavarësisë, afër mesdite në prani të rreth 300 delegatëve, tek vendi i quajtur “Buronjat eKuçit”, Sali Hallkokondi çeli punimet e Kuvendit (Kongresit) Zakonor të Kuçit. Në fjalën e tijtë hapjes, ai pasi falenderoi delegatët dhe sidomos parfaqësuesit që kishin ardhur nga zonatVeriore të Shqipërisë, e vuri theksin tek domosdoshmëria e mbajtjes së këtij kuvedi, që sipas tijnuk zhvillohej, që të dublonte punën e shtetit, por të rregullonte disa norama të vjetëruara tëkanunit të Papa Zhulit, të cilat na penginin në rrugën tonë drejt përparimit dhe emancipimit.

Në fund të fjalës së vetë Sali Hallkokondi, i propozoi delegatëve të kuvendit, që të zgjidhninedhe pleqësinë e tij. Kjo pleqësi u miratua me unanimitet të plotë sipas propozimit të bërë ngakomisioni nismëtar. Në këtë pleqësi, e cila do të merrej me derjtimin e punimeve të kuvendit uzgjodhën: Sali Hallkokondi, Riza Runa, Kadri Gjoleka, Salih Shehu, Alem Toto, Murat Tartari,Rakip Duka, Xhafer Aliko, Ibrahim Musai dhe Mustafa Laçe.574 Mbas kësaj fjale përshëndetëse,fjala ju dha delegatëve të cilët ishin të çertifikuar dhe që vetëm këta të fundit e kishin të drejtëne fjalës. Delegatëve, ju bë thirrje që të diskutonin kryesishtë për ato çështje për të cilën ishtembledhur ky kuvend.

Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit Zakonor, e morën fjalën 22 delegatë. Ky spikatifjala e burrave të shquar të kuvendeve labe për kohën. Ndër ta përmendim “Riza Runën, (Nivicë)Brahim Musai (Brataj), Zaçe Xhelo (Mesaplik), Laze Malo (Tërbaç), Ismail Klosi (Mallakastër),Memo Mete (Brataj), Sheme Sadiku (Dukat), Xhafer Aliko (Kuç), Beqir Velo (Kaninë), EminAbazi (Ploçë), Sabri Myslymi (Velçë), Razip Osmani (Gumenicë), Rakip Duka (Gusmar), AhmetNure (Topallti), Ibrahim Abdullau (Vlorë), Toli Arapi (Vlorë), Murat Tartari (Vranisht), VelikoMurati (Kallarat), Hafëz Biçaku (Drashovicë), Naqe Konomi Himarë, Mehmet Selimi (Mallëkeq)etj”.575 Por në këtë kuvend, me interes u dëgjuan edhe fjala përshëndëtse e të ftuarve nga krahinate tjera të Shqipërisë. Të tilla diskutime qenë fjala e përfaqësuesit të shoqërisë “Bashkimi”, RamadanArmeni, përfaqësuesit të Oroshit dhe përfaqësuesit të Çamërisë. Në të gjitha këto diskutime ukërkua me ngulm që në ç’do fshat, të mbaheshin kuvendet e burrave, për të vënë në zbatimvendimet që do të merrreshin nga ky kuvend. Duhej që këto kuvende, të mernin të gjitha masate nevojshme për të pajtuar gjaqet, hasmëritë dhe mëritë e ndryshme, të merreshin masat përndërtimin e rrugëve, të urave ndërtimin e shkollave, luftimin e sëmundjeve, heqjen e veshjeve tërënda për gratë, si dhe heqjen e zakoneve të këqija në rastet e dasmave dhe të vdekjeve. (Gaçe,Bardhosh).

Gjatë diskutimve në kuvend, pati mjaftë debate për disa zakone të jetës së përditshme, tëcilat ndikonin jo pak në mënyrën e jetesës së banorëve të Labërisë. Sipas diskutantëve të kuvendit,këto zakone e praktika na ishin imponuar nga pushtuesi i huaj disa shekullor turk, dhe se nukkishin asgjë të përbashkëta me zakonet dhe ritet tradicionale të labëve, apo edhe të gjithëshqiptarëve.

574 Gazeta “Labëria”, nr. 12 (264), 2009.575 Gaçe, Bardhosh, vepër e cituar, fq. 68.

Page 156: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

156

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Ndër këto probleme apo zakone, që u quajtën si të pa vleshme nga ana e kuvendit qenë:problemi i emancipimit të gruas labe, për të arritur këtë emancipim u kërkua që gratë, të mosvishnin më rroba të cilat nuk ishin në traditën vendase siç qenë, çitjanet, perçet etj. Në rastevdekje në labëri, qanin në mënyrë gati të shfrenuar, duke ulërirë dhe çjerrë faqet, ky zakon uquajt i tepërt dhe i papërshtatshëm, prandaj u kërkua që të mos bëheshin me veprime të tilla.Ndërkohë u vendos që të lejoheshin regjistrimet e vajzave dhe djemve, në të njëjtën shkollë, dhejo të ndarë nga njëri-tjetrin. Në përpjekjet për emancipimin e gruas labe, kuvendi mori edhe njëvendim shumë të rëndësishëm, siç qe ai ndalimit të fejesave të fëmijëve që në djep apo akomaedhe më keq pa lindur akoma. Po kështu rëndësi e madhe ju kushtua edhe përmisimit të kushtevetë jetesës brenda familjeve labe. Për këtë problem u kërkua që anëtarët e këtij komunitetit tëedukoheshin me këtë frymë dhe tu mësohej atyre se futja e oriendive të reja në shtëpi, është nëfund të fundit, një mënyrë jetese më e mirë e cila i shërben edukimit të anëtarëve të familjes përtë bërë një jetë sa më komode.

Kongresi Zakonor i Labërisë, i vazhdoi punimet për gati një javë. Mbyllja e punimeve tëkuvendit u bë më 4 dhjetor të vitit 1924.

Një rol të veçantë, në zhvillimin me sukses të punimeve të këtij Kuvendi, luajtën sidomosfamiljet kuçjote, të cilat ishin edhe pritësit e një numri shumë të madh të delegatëve. Për tëpërballuar me sukses ushqimin dhe strehimin e një numri kaq të madh mysafirësh, vetë fshati,kishte organizuar dhe ngritur një komision të posaçëm, i cili gjatë gjithë ditëve të zhvillimit tëpunimeve të kuvendit, u interesuan për ti pritur sa më mirë bujtësit, që vinin pothuajse nga tëgjitha anët e Shqipërisë.

Pavarësisht, se Kuvendi Zakonor i Labërisë, u mblodhë në një situatë të rëndë politike përvendin, duhet thënë se ai e përmbushi me sukses të plotë misionin e vetë për të cililin qembledhur. Në këtë Kuvend, u morën shumë vendime të rëndësishme për krahinën e Labërisë.Aty u vendos që t’u jepeshin fund gjakmarrjeve, hasmërive e mërive dhe inateve të vogla të cilatndikonin jo pak në prishjen e unitetit të popullit në krahinë. Po kështu u kërkua dhe u vendos qëtë bëhej një luftë konkrete dhe praktike për emancipimin e gruas dhe rritjen e rolit të saj nëshoqëri.

Për këtë u vendos që në ç’do fshat, pavarësisht nga reagimet e ashpra që mundë ti bëjëelementi fanatik, do të kërkohej që gratë, të merrnin më shumë përgjegjesi brenda familjeve, meqëllim që të rritjej autoriteti i tyre, jo vetëm në familje por edhe në shoqëri. Gjithashtu ato nukdo të lejoheshin që të visheshin më në mënyrë orientale. Po kështu edhe vajzat duhej që tëvazhdonin të njëjtat shkolla me djemtë. Por suksesi më i madh për këtë kuvend, qe marrja evedimit për tu ndaluar fejesat që në djep dhe martesat në moshat e vogla. Për cermonitë martesore,u kërkua që ato të shkurtoheshin në minimum, me qëllim që ato të ishin evinimente të gëzuaradhe jo ngarje të cilat të synonin të shkatërronin ekonominë e çiftit të ri. Sepse sipas zakonit,nëpër dasma bëheshin shpenzime shumë të mëdha që shpesh herë kostoja e tyre e kalonte disaherë mudësinë dhe aftësinë që kishte fshatari i varfër lab.

Por mbi të gjitha në kuvend, u kërkua që të dilej sa më parë nga gjendja e keqe ekonomikenë të cilën ishte zhytur kjo krahinë. Për këtë u vendos që vetë fshatarët, me kontributin e tyre tëndërtonin urët dhe rrugët, pa të cilat ishte e pamundur që të zhvillohej ekonomia e krahinës.Ndërtimi i këtyre rrugëve do të çonte në forcimin e lidhjeve të tyre me krahinat fqinje. Kjolidhje konsiderohej si jë hallkë e domosdoshme për ta nxjerrë nga izolimi shumë shekullorLabërinë, e cila si rezultat i fitimit të të dretjave vetqeverisëse, lidhjet me krahinat e tjera osekishin munguar totalishtë, ose këto lidhje kishin qënë shumë të dobëta. Në këtë drejtim një roltë madh, kishte luajtur edhe mungesa e rrugëve. Kur ndërkohë dihet që kjo krahinë, duke qënëtepër malore e kishte mjaftë të domosdoshme hapjen dhe ndërtimin e tyre.

Page 157: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

157

Po kështu u kërkua që vetë komunitet e këtyre fshatrave, të kërkonin me insistim që tëhapnin dhe të mirëmbanin shkollat. Sipas këtij kuvendi, këto shkolla shikoheshin si vatra tërëndësishme të emancipimit dhe kulturimit të banorëve.

E rëndësishme është të theksojmë se Kuvendi Zakonor i Labërisë, është një tregues mjaftëi qartë i dëshirës së patriotëve dhe pleqëve të urtë të Labërisë, për të emancipuar shoqërinë. Ngaana tjetër ky kuvend, është edhe kuvendi i parë, dhe ndoshta i vetmi në historinë e së dretjëszakonore shqiptare, që kërkon të përmisojë normat, zakonet si dhe gjithë jetën e përditshme tëkrahinës së Labërisë.

5.4. Humbja e rëndësisë së kuvendeve si organe vetëqeverisëse

Kongresi Zakonor i Labërisë, pati një jehonë shumë të madhe jo vetëm brenda kufinjëveetnologjikë të krahinës por edhe jashtë tij. Në shtypin e kohës shkruhej, se për zbatimin evendimeve të kongresit të Labërisë, që u mbajt në Kuç të Kurveleshit, u caktuan detyra konkretepër të gjithë delegatët. Këta të fundit u zotuan se me të shkuar në fshatrat e tyre, do të organizoninmenjëherë kuvendet e pleqëve, për të vënë në jetë vendimet e tij.

Simbas të dhënave, muaji dhjetor i vitit 1924, është muaji, i zhvillimit të mjaftë kuvendvelabe në të gjithë krahinën. Për tu theksuar është fakti se kuvende të tilla u mbajtën edhe jashtëkufinjëve të krahinës. Kuvende të tilla, u zhvilluan në Tepelenë, Mallakastër, Brataj, Zhulat,Delvinë, Dukat dhe Armen. Në të gjitha këto kuvende, u diskutua me seriozitetin më të madh,për reformimin e normave të vjetëruara të kanunit të Labërisë. Në përgjithësi, pavarësishtëkundërshitmve sporadike të elemntëve konservatorë, ata pothuajse i përqafuan menjëherëvendimet e Kuvendit Zakonor të Kuçit.

Lidhur me këto kuvende autori Zenel Merjo, në revistën “Ylli”, shkruan “Në Peshtan tëTepelenës, u mblodh një komision dhe bisedoi gjatë dhe gjërë mbi reformat e Zakoneve. Kykomision, përfundoi me përmisime të shumta zakonesh, duke zhdukur mënyrat e vjetra tëjetesës. Kjo gjë bëri që këto vendime të priteshin jo vetëm me dashamirësi por të futet nëveprim edhe për katundet e tjera të krahinës”.576

Por ndërkohë këto janë ndoshta edhe kuvendet e fundit masive, qe u organizuan në krahinëne Labërisë.

Ahmet Zogu, mbasi mori frenat e pushtetit në dorë më 24 dhjetor të vitit 1924, mori masashumë të forta për forcimin e pozitve të veta politike. Me shpalljen e Republikës, në janar të vitit1925, dhe miratimit të Kushtetutës në marsin e po këtij viti, në Shqipëri, merr fund edhe periudhagati trembëdhjetëvjeçare, kur vendi ynë, ishte kapur nga një luftë e ashpër për pushtet ndërmjetklaneve dhe grupeve të ndryshme rivale. Zogu, me intiuitën e vetë dhe shprtin pragmatist, arritiqë më në fund të dalë mbi këto grupime dhe klane dhe të vendos njëherë e përgjithmonëdiktatin e vet mbi jetën politike shqiptare. Me të ardhur në pushtet, ai një vëmendje të veçantëi kushtoi fuqizimit të organeve të pushtetit lokal. Kjo gjë natyrishtë u arrit jo brenda një dite,por për këtë u desh një kohë relativisht e gjatë. Një nga rrugët e forcimit të këtij pushteti, ishtevendosja e një regjimi shumë të ashpër dhe përndjekjeve të kundërshtarëve të vet politikë. Pokështu atij, ju desh që të forconte qeverisjen nëpër krahinat e vendit, të cilat që mbas shpalljes sëpavarësisë, pothuajse se e kishin ndjerë shumë pak autritetin e pushtetit qëndror. Në zbatim tëkëtij parimi ai vendosi në krye të prefekturave, nënprefekturave e bashkive dhe deri edhe nënivel komunash e fshatrash, njërzit e tij më besnik. Por ndërkohë këtyre pushtetarëve lokal, ai ju

576 Merjo, Zenel, revista “Ylli”, nr. 4, 1990.

Page 158: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

158

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

dha dorë të lirë për të vepruar në mënyrë të menjëherëshme sa herë që e shikonin të arsyeshme.Ndërkohë që ministria e Punëve të Brendshme, filloi që të luaj një rol të dorës së parë në jetënpolitike të vendit.

Ndërkohë që në mbështetje të pushtetarëve vendorë, ishte e përheshme edhe xhandarmëria,e cila po fuqizohej nga dita në ditë. Qeveria e A. Zogut, gjithashtu bëri edhe një punë shumë tëmadhe për grumbullimin e armëve dhe shuarjen që në embrionet e para të ç’do lloj lëvizjeje, qëdo të synonte eleminimin e pushtetit qëndror.

Regjimi i Ahmet Zogut, pati edhe meritën që krahas të tjerash të krijonte për herë të parëedhe një shtet ligjor. Gjatë kohës së qeverisjes së tij, u arritë që hartoheshin edhe kodi penal dheai civil. Por mbi të gjitha për herë të parë në historinë e së drejtës në Shqipëri, u hartuan edhe dykushtetuta të mirëfillta. Siç qe kushtetuta e Republikës dhe ajo e Mbretërisë. Ky legjislacion, ubë i qëndryeshëm sepse ekspertët që u morën me hartimin këtyre kodeve, ju referuan kryesishtëkodeve të shteteve të Evropës Perëndimore.

Si rezultat i marrjes së këtyre masave nga ana e shtetit Shqiptarë, për herë të parë passhpalljes së Pavarësisë, vendi fitoi një farë qëndrueshmëri politike. Ndërkohë që kjoqëndrueshmëri politike, ndikoi edhe në njëfarë mënyrë tek zhvillimi ekonomik i vendit.Pavarësishtë se ky zhvillim vazhdonte të ishte modest, duhet thënë se ajo krijoi premisat përrritjen e mëtejshme të autoritetit të qeverisë Ahmet Zogut.

Duke qënë se Statuti Themeltar i Republikës, nuk ja siguronte dotë vazhdimësinë në pushtetA. Zogut, sepse ajo linte shteg që në zgjedhjet e ardhshme ti fitonte dikush tjetër. Sepse ai endiente se opozita kundër tij gjatë këtyre tre vjetve që ai ishte në pushtet, ishte fuqizuar sëtepërmi. Pikërishtë për ti zhdukur këto iluzione dhe duke shfrytëzuar mjaftë rrethana, ai arritëqë të bëj ndryshimin në formën e regjimit nga republikë në monarki. Këtë gjë e realizoi mbasiu bënë zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese. Kjo Asamble më datën 1 shtator, të vitit1928, miratoi nenin e parë të kushtetutës së re, sipas së cilës Shqipëria shpallej monarki, dheAhmet Zogu, u shpall mbret i shqiptarëve me emrin Zogu I. Me emërtimin e ri Shqipëria, e ushpall si një regjim monarkik demokratik dhe parlementar.

Me këto ndryshime të bëra në formën e organizimit të shtetit, kuptohet që roli i AhmetZogut, në jetën politike, u forcua akoma edhe më shumë dhe rrjedhimishtë që edhe strukturate shtetit, duke filluar që nga baza deri në majën më të lartë të piramidës shtetërore, filluan që tëfuksionojnë akoma edhe më mirë.

Këto kushte e rrethana të reja politke, natyrisht që u pasqyruan edhe në fuksioimin e jetëssë përditshme të krahinës së Labërisë. Tashmë kryetarët e komunave, prefektët, nënprefektëtdhe gjithë administrata vrendore, varej totalishtë nga pushteti qëndror. Deri edhe kryepleqtë efshatrave vareshin po nga ky pushtet. Kështu, pra kuvendet e pleqësive të fshatrave dhe tëkrahinës, dora-dorës po e humbisnin gjithnje e më shumë rolin e tyre duke u zbehur gradualishtë.Tashmë këto kuvende, që dikur ishin organet kryesore të qeverisjes së krahinës, nuk arritën dotëqë ti bënin ballë pushtetit qëndror. Ç’do gjë tashmë rregullohej nga organet e pushteti lokal.Ndërsa kofliktet me natyrë të ndryshme gjykoheshin nga gjykatat shtetërore. Ndërkohë që meligje të veçanta, gjykimi në forma të tjera duke u mbështetur edhe tek e drejta zakonore quheshinsi vetgjyqësi dhe dënoheshin me ligj.

Mbi bazën e kuvendveve dhe gjyqeve të pleqëve, që ishin zgjidhur me mijëra kontradita,gjakmarrje, hasmëri, e mosmarrëveshje të shumta në të gjithë krahinën, tashmë ato ishin tëdetyruara tjua linin vendin organeve të shteterore, të cilat vepronin në bazë të një legjislacioni tëcaktuar.

Natyrisht, që i gjithë ky proces nuk qe aq i thjesht, për tu zbatuar me përpikmëri. Pavarësishtse labërit, shikonin tek forcimi i shtetit, edhe forcimin e pozitave të tyre dhe kontribuan për

Page 159: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

159

krijimin e formimin e institucioneve të tij, shumë anëtarë të këtij komuniteti e shikonin memosbesim fenomenin e zvendësimit të kuvendve, dhe të gjyqeve të pleqëve me këto institucione.Këtu duhet pasur parasysh fakti se në këtë krahinë, për qindra e qindra vjet me radhë, ishindrejtuar nga normat zakonore të kanunit. Kështu që edhe gjatë viteve të regjimit të zogut,banorët ishin të prirë, që mjaftë konflikte dhe mosmarrëveshje midis tyre, kërkonin që ta zgjidhninnë format e vjetra dhe tradicionale. Për këtë gjatë kësaj periudhe ka mjaft gojëdhëna, që këtomosmarrëveshje janë zgjidhur jo duke shkuar për tu ankuar nëpër gjykata dhe zyrat e pushtetitpor duke u ankuar dhe kërkuar zgjidhje tek pleqtë më të vjetër dhe më të mënçur të fshatit apotë krahinës.

Gjatë viteve të regjimit të Ahmet Zogut, krahina e Labërisë, vazhdonte që të ishte një ngakrahinat më të prapembetura të Shqipërisë. Ku banorët e saj të ardhurat kyesore vazhdonin qëti nxirrnin nga mbarështrimi i blegtorisë, kurse bujqësia, vazhdonte që të ishte një degë dytësoree ekonomisë. Përjashtim këtu bënte vetëm Bregu i Detit, ku drejtimi kryesor për zhvillimin eekonomisë, ishte kultivimi i agrumeve. Si rezultat i këtij zhvillimi të pakët ekonomik, duhejthënë se fshatarët, në pamundësi për të përballuar shpenzimet e gjyqeve shtetërore, shpesh herëkërkonin që mosmarrëveshjet midis tyre ti zgjidhnin kryesisht nëpërmjet rrugëve tradicionale.

Ndërkohë që kuvendet e Labërisë, në kushtet kur vendi po përjetonte një periudhë të gjatëpaqeje, dukej sikur ato tashmë e kishin përmbushur misionin e vet historik, si organe vetqeverisëse,të cilat gjatë shekujve ishin bërë jo vetëm organi kryesor që rregullonte jetën ekonomike eshoqërore të krahinës, por mbi të gjitha ato ishin edhe një lloj simboli i qëndresës së tyre kundërpushtuesve të huaj. Sikurse edhe e pamë më lartë këto kuvende, rigjallëroheshin si asnjëherëtjetër sa herë krahina, apo edhe e gjithë Shqipëria, kërcënoheshin seriozisht nga pushtuesit endryshëm.

Page 160: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

160

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

Përfundime

1. Krahina e Labërisë, është një nga krahinat, më të mëdha etnografike të vendit tonë. Ajozë një pjesë të rëndësishme të Rajonit Jugor të Shqipërisë dhe shtrihet midis tri urave:urës së Drashovicës në Veri, Urës së Kalasës në Jug, dhe urës së Dragotit në Lindje,kurse në Perëndim ajo laget nga ujërat e detit Adriatk dhe Jon. Krahina me kohë katërhequr vëmendjen e mjaft studiusve si të gjeografëve, gjeologëve, etnologëve,historianëve, gjuhëtarëve etj. Kjo krahinë krahës bukurive magjepëse të natyrës dallohetedhe për vlerët e veçanta që mbartin banorët e saj, të cilët në rrjedhat e hisotorisë kanëdhënë kontributin e tyre të padiskutueshëm në mjaft ngjarje madhore të historisë sëpopullit tonë.

2. Krahina e Labërisë paraqet një interes të veçantë në aspektin e vlerave etnologjike. Botadhe kultura shpirtërore e labit është një botë mjaft e pasur. Kjo botë e pasur shpirtëroree tyre është pasqyruar mjaft qartë në mënyrën e të jetuarit si dhe në kulturën materiale eshoqërore të krijuar në shekuj. Mënyra e jetësës së tyre e diktuar nga kushtet natyrorespecifike, si dhe nga fate historike të ndryshme, ka bërë të mundur që si kultura materialeashtu edhe ajo shoqërore të jenë mjaft të larmishme. Pa kaluar në hollësisra në këtëaspekt, mjafton që të përmendim se kënga labe apo isopolifonia e famëshme, sot, me tëdrejtë, është e shpallur si pasuri e UNESCO-s.

3. Kanuni i Labërisë është një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë kulturore të popullittonë, në të cilën saksionohen në unitet etika dhe një sistem vlerash të larta morale si dheparimet themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes,bujarisë dhe parimet e barazisë së njerzëve. Pra, sikurse shikohet në Kanunin e Labërisë,janë të pasqyruara mjft qartë të gjitha parimet ku është mbështetur në tërësi e gjithë edrejta zakonore shqiptare.

4. Në sistemin vetëqeverisës të krahinës rolin primar në marrjen e vendimeve më tërëndësishme në të gjitha aspektet e kanë luajtur kuvendet e burrave. Ato ishin një llojparlamenti, ku diskutoheshin të gjitha hallet e problemet ekonomiko-shoqërore dhemarëdhëniet midis njerzëve e fiseve. Kuvendet ishin forma më e lartë e organizimitshoqëror dhe e vetëqeverisjes vendore dhe si të tilla ato ushtronin një veprimtari ligjvënësetë shumëllojshme për të zgjidhur problemet që lindnin nga ushtrimi i aktivitetit tëpërditshëm jetësor. Roli i tyre ishte përcaktues edhe për faktin se kjo krahinë gjatë sundimitosman kishte fituar disa të drejta vetëqeverisëse, kështu që kuvendet mbeteshin të vetmetorgane ligjvënëse në krahinë. Kuvendet labe, ndërmjet të tjerash, janë edhe një manifestimi shkëlqyer i tolerancës, bashkëjetesës, mirëkuptimit, devotshmërisë dhe ndershmërisënë zbatimin e normave juridike të kanunit.

5. Kuvendet në Labëri gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, patën një rëndësi të madhe.Tematika e tyre konvertoi në një pikë: zgjidhjen e çështjeve madhore që shqetësoninkombin shqiptar. Për këtë flasin mjaft fakte dhe dokumente historike. Gjatë kësaj periudhe,në trevën e labërisë janë mbajtur një numër shumë i madh kuvendesh, për të cilat ne

Page 161: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

161

njoftohemi nga gojëdhënat popullore. Por kuvende më të rëndësishme, që janë arritur tëdokumentohen janë disa, si Kuvendi i Mesaplikut, Gjirokastrës etj.

6. Mbas shpalljes së pavarësisë, deri në vitin 1924, përsëri kuvendet labe vazhdonin tëkishin një rol shumë të madh në vendimarrje, dhe në zgjidhjen e të gjithave konfliktevenë krahinë. Kjo ndodh për shkak se shteti shqiptarë, i porsa formuar ende nuk kishtearritur që nëpërmjet institucioneve shtetërore të vendoste kontrollin e plotë mbi krahinë.Prandaj këto kuvende vazhdonin që të plotësonin boshllëqet dhe vakumin e krijuar ngamungesa e autoritetit shtetëror.

7. Mbas vitit 1925 kuvendet në Labëri, dora-dorës, filluan ta humbisnin rolin e tyre tëdikurshëm. Megjithatë duhet thënë se edhe pas kësaj periudhe, sa herë që shikohej earsyeshme, këto kuvende riaktivizoheshin. Më aktive, këto kuvende do të bëheshin gjatëperiudhës së Luftës së Dytë Botërore, të cilat u shfrytëzuan si nga përfaqësuesit e PKSHdhe nga Organizata e Ballit Kombëtar, që nëpërmjet tyre kërkonin të përhapnin platformate tyre politike. Biles edhe në ditët e sotme ka pasur raste të aktivizimit të tyre, siç qembledhja e kuvendit të Dukatit në vitin 2009.

Page 162: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

162

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

BIBLOGRAFIA

I. Burime arkivore

- AIH (Arkivi i Institutit të Historisë)- AQSH(Arkivi Qëndror i Shtetit)- Arkivi i Muzeut Historik Gjirokastër- Arkivi i Muzeut Historik Tepelenë

II. Literatura

- Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë, 1962.- E drejta zakonore Shqiptare, Tiranë, 1989.- Ilirët dhe Iliria, tek autorët antikë, Tiranë, 1965.- Konferenca e Studimeve Albanalogjike (15-21 nëntor 1962), Tiranë, 1965.- Kryengritjet popullore në vitet 30 të shek. XIX, Tiranë, 1978.- Lufta shqiptaro-osmane e shek. XV, Burime osmane, Tiranë, 1962.- Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit I, Tiranë, 1978.- Agaj, A., Lufta e Vlorës, Toronto, (pa vit botimi)- Baldacci, A., A studi speciali albanesi, vol. III, Roma, 1937.- Baraci, V., To Dhelvinion, Athinë, 1937.- Brahimuço, H., Tragjasi, Vlorë, 2008.- Buda, A., Studime Historike, nr.1, Tiranë, 1986.- Çabej, E., Kuvendi i Studimeve Ilire, Tiranë, 1972.- Çabej, E., Për gjenezën e literaturës shqipe, Prishtinë, 1973.- Çami, M., Kongresi i Lushnjës dhe pushtuesit italian, Studime Historike, nr. 3, Tiranë,

1980.- Ceka, N., Udhëtim nëpër kështjellat ilire, Tiranë, “Migjeni”, 2006- Çelebi, E., Shqipëria, Tiranë, Shtëpia Botuese “BESA”, 2000.- Dalipi, A., Monofonia labe, gjurmë e një kulture të lashtë të muzikës popullore Vokale,

Konferenca shkencore “Vlora në rrjedhën e kohës”, Tiranë, 2001.- Dilo, L., Gjirokastra një nga degët e Lidhjes së Prizrenit, Gjirokastër, 1983.- Dojaka, A., Enë dhe oriendi të Labërisë, Etnografia Shqiptare, nr. 2, Tiranë, 1963.- Duka, F., Kazaja e Delvinës, Studime Historike, nr. 2, Tiranë, 1992.- Duka, V., Historia e Shqipërisë (1912-2000), Tiranë, “Kristalina-KH”, 2007.- Elezi, I., E drejta zakonore penale e shqiptarëve, Tiranë, 1983.- Elezi, I., Kanuni i Labërisë, Tiranë, Botimet “TOENA”, 2006.- Frashëri, K., Fillimet e Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri, Studime Historike, nr. 1, Tiranë,

1978.

Page 163: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

163

- Gaçe, B., Lëvizja kombëtare në Vlorë (1878-1912), Tiranë, Botimet “TOENA”, 1999.- Gaçe, B., Osman Haxhiu, Tiranë, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 2001.- Gaçe, B., Sali Hallkokondi dhe historia e Shqipërisë së Re, Tiranë, Botimet “TOENA”,

2004.- Gjoni, M., Se jam nga Bregdeti (Rrjedhë historie), Sarandë, “Milosao”, 2004.- Grameno, M., Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912, Tiranë, 1972.- Grameno, M., Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912, Tiranë, 1962.- Grup autorësh, Çështje të historisë dhe të së drejtës, Tiranë, 1999.- Grup autorësh, Harta Pyjore e Shqipërisë, Tiranë, 1987.- Grup autorësh, Klima e Shqipërisë, Tiranë, 1973.- Hahn, J. G. Von, Albanesichen Studen, Wien, 1853.- Holland, H., Travels in the Ionian Isles, Albania, Thesaly, Macedonia, London.- Hysenaj, B., Historia e Labërisë, Tiranë, “REDONA”, 2011.- Hysi, Sh., Historia e Ilirëve, Tiranë, “Onufri”, 2010.- Hysi, Sh., Myslimanizmi në Shqipëri, në periudhën 1945-1950, Tiranë, “Mësonjëtorja”,

2006.- Kokallari, M., Trima të kryengritjeve popullore, Tiranë, 1979.- Kola, A., Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tiranë, Shtëpia botuese “55”, 2002.- Korkuti, M., Arti shkëmbor në Shqipëri, Tiranë, 2008.- Krahe, H., Die Indogermanisierung Griechenlands und Italianes, Zwei, Vortage

Hieidreberg, carl Winter, Universtatsveralg, 1949.- Krutaj, F., Malësia e Kurveleshit, Tiranë, 1981.- Leake, W. M., Travels in the Northen Greece, vol. I-IV, London, 1835.- Lika, K., Rreth feudit të kështjellarit të Kaninës dhe Vlorës, më 1274, Tiranë, 1972.- Llakaj, V., Krahësi i Sipërm në vite, Tiranë, “BELINA H.”, 2009.- Meçaj, N., Të njohim vendlindjen - Tepelena, Tiranë, 1978.- Meçaj, N., Tepelena, monografi, Tiranë, Botimet “TOENA”, 2007.- Mema, B., Historia e Popullit Shqiptar (1832-1912), Tiranë, “Jonalda”, 2011.- Memushaj, R., Historia e Kurveleshit, Tiranë, Botimet “TOENA”, 2004.- Meyer, G., “Etymologisches. Eorterbuch der albanischen sprache”, Strasburg, 1891.- Mile, L., Kryengritjet popullore në fillim të Rilindjes sonë (1830-1877), Tiranë, 1962.- Mile, L., Rreth kryengritjes së madhe fshatare të 1847 nën udhëheqjen e Gjolekës dhe Rrapo

Hekalit, Tiranë, 1961.- Nova, K., Pozita e gruas në Labëri sipas së drejtës zakonore të Labërisë, Studime Historike,

Tiranë, nr. 2, 1969.- Pango, A., Enciklopedia e Sarandës dhe Delvinës,Tiranë, Botimet “TOENA”, 2002.- Pilika, Dh., Almanaku, nr. 2, Vlora, 1962.- Rrapo, A., Historia e Himarës, Tiranë, 2000.- Sejdiu, Sh., Sematizmi, “bardh” në onomastikën e Dardanisë së Poshtme, Prishtinë, 2002.- Selenica, T., Shqipëria më 1927, Tiranë, 1928.- Serjani, A., Rrafshnalta e Kurveleshit të Sipërm, muze i natyrës shqiptare, Tiranë,

“Mediaprint”, 2009.- Shahu, A., Bazat e etnologjisë, Tiranë, “KRISTALINA- KH”, 2010.- Shehu, N., Enciklopedia e Tepelenës, Tiranë, 2005.- Shituni, S., Polifonia labe, Tiranë, 1984.- Të dhëna statistikore nga shoqata kulturore e atdhetare “Labëria”- Thëngjilli, P., Aspekte të pakësimit numerik të bashkësisë katolike në Shqipëri, Studime

Historike, nr. 2, Tiranë, 2000.- Thëngjilli, P., Kryengritjet popullore kundërosmane në Shqipëri (1833-1839), Tiranë, 1981.

Page 164: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

164

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

- Thëngjilli, P., Shqiptarët midis Lindjes dhe Perëndimit 1507-1750, Tiranë, Botimet“TOENA”, 2003.

- Tirat, M., Etnologjia e Shqiptarëve, Tiranë, “GER”, 2003.- Trushaj, A., Kaonia dhe kaonët në prehistori dhe antikitet (punim doktorature), Tiranë,

2004.- Veizi, F., Bregu i Detit në Këngë, Tiranë, Shtëpia Botuese “Arbri”, 1998.- Vlora, E., Kujtime (1885-1925), Tiranë, 2003.- Zojzi, Rr., Etnografia Shqiptare, nr. 1, Tiranë, 1962.

III. Gazeta e revista

- Gazeta “Drita” e Sofjes- Gazeta “Drita” e Gjirokastrës- Gazeta “Dituria”- Gazeta “Politika” e Vlorës- Gazeta “Labëria”- Gazeta “Zëri i Shqipërisë”- Revista “Ylli”

IV. Intervista, anketime e bashkëbisedime të autorit, të zhvilluara në terren

- Abdul Çuçaj, 59 vjeç, fshati Mavrovë- Vlorë- Agim Mukaj, 55 vjeç, fshati Shkozë- Vlorë- Ahmet Demaj, 63 vjeç, fshati Velçë- Vlorë- Ahmet Lazo, 80 vjeç, fshati Fushë- Bardhë- Gjirokastër- Alush Mama, 81 vjeç, fshati Turan- Tepelenë- Arap Demiri, 75 vjeç, fshati Rexhin- Tepelenë- Avni Canaj, 63 vjeç, fshati Veliqot- Tepelenë- Bajame Bresho, 61 vjeç, fshati Nivicë- Tepelenë- Bardhosh Cana, 73 vjeç, fshati Dhëmblan- Tepelenë- Bujar Karçanaj, 58 vjeç, fshati Velçë- Vlorë- Dhimitër Varfi, 82 vjeç, fshati Himarë- Vlorë- Dilore Arshiaj, 59 vjeç, fshati Lepenicë- Vlorë- Dule Zotaj, 55 vjeç, fshati Gjorm- Vlorë- Emro Çela, 75 vjeç, fshati Zhulat- Gjirokastër- Eqerem Budo, 77 vjeç, fshati Picar- Gjirokastër- Fatime Hita, 69 vjeç, fshati Lekdush- Tepelenë- Ferrik Lila, 72 vjeç, fshati Dukaj- Tepelenë- Foto Strakosha, 74 vjeç, Dhërmi- Vlorë- Golik Jaupi, 62 vjeç, fshati Bënçë- Tepelenë- Harun Muho, 80 vjeç, fshati Zhulat- Gjirokastër- Hasan Kondi, 78 vjeç, fshati Salari- Tepelenë- Hyso Çela, 83 vjeç, fshati Kolonjë- Gjirokastër- Idajet Caushi, 72 vjeç, fshati Dhëmblan- Tepelenë- Isuf Çela, 78 vjeç, fshati Gusmar- Tepelenë- Izet Hyseni, 75 vjeç, fshati Matohasanaj- Tepelenë- Kaçandon Memushaj, 50 vjeç, fshati Gjorm- Vlorë- Kadri Xheli, 77 vjeç, fshati Vajzë – Vlorë

Page 165: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

Jaho Cana

165

- Karafil Lame, 77 vjeç, fshati Shtëpëz – Gjirokastër- Kaso Hadëri, 62 vjeç, fshati Picar – Gjirokastër- Kaso Mema, 59 vjeç, fshati Progonat- Tepelenë- Kastriot Shehaj, 66 vjeç, fshati Gumenicë- Vlorë- Kolek Kajaj 63 vjeç, fshati Gjorm- Vlorë- Kristo Varfi, 78 vjeç, fshati Himarë- Vlorë- Ladi Lima, 55 vjeç, fshati Kuç- Vlorë- Lalo Dalani, 69 vjeç, fshati Salari- Tepelenë- Lame Imeli, 79 vjeç, fshati Medar- Gjirokastër- Lato Çela, 81 vjeç, fshati Gusmar- Tepelenë- Laureta Veshaj, 47 vjeç, fshati Lepenicë- Vlorë- Lenin Muho, 63 vjeç, fshati Zhulat - Gjirokastër- Liço Liçaj, 73 vjeç, fshati Matohasanaj- Tepelenë- Luan Nikolla, 59 vjeç, fshati Golem- Gjirokastër- Manushaqe Milori, 68 vjeç, fshati Progonat- Tepelenë- Manxhar Liçi, 76 vjeç, fshati Matohasanaj- Tepelenë- Mehmet Mojko, 63 vjeç, fshati Vajzë- Vlorë- Memo Lazo, 77 vjeç, fshati Fushë-Bardhë- Gjirokastër- Mihal Llaguri, 82 vjeç, fshati Vuno- Vlorë- Mufit Nazaj, 74 vjeç, fshati Vajzë- Vlorë- Murat Çelaj, 62 vjeç, fshati Lepenicë - Vlorë- Myftar Xhebro, 82 vjeç, fshati Rexhin- Tepelenë- Neim Boçka, 74 vjeç, fshati Zhulat- Gjirokastër- Nelo Cama, 75 vjeç, fshati Zhulat- Gjirokastër- Niqifor Konomi, 77 vjeç, fshati Himarë- Vlorë- Novruz Shimka, 60 vjeç, fshati Veliqot- Tepelenë- Nuredin Bresho, 76 vjeç, fshati Nivicë- Tepelenë- Pëllumb Gjokoli, 81 vjeç, fshati Zhulat- Gjirokastër- Petro Islami, 59 vjeç, fshati Golem – Gjirokastër- Pirro Resulaj, 53 vjeç, fshati Drashovicë- Vlorë- Ptoleme Gjoka, 77 vjeç, fshati Vuno- Vlorë- Qemal Balili, 76 vjeç, fshati Kuç- Vlorë- Qemal Dana, 60 vjeç, fshati Progonat- Tepelenë- Reshat Brahimi, 72 vjeç, fshati Kuç- Vlorë- Reshat Duro, 80 vjeç, fshati Picar- Gjirokastër- Rushit Sina, 80 vjeç, fshati Gjorm- Vlorë- Sadik Merjo, 79 vjeç, fshati Nivicë-Tepelenë- Sami Kocabani, 73 vjeç, fshati Kuç – Vlorë- Saqine Demiri, 59 vjeç, fshati Rexhin- Tepelenë- Sefer Shehu, 64 vjeç, fshati Salari- Tepelenë- Selman Hita, 55 vjeç, fshati Turan- Tepelenë- Shahe Veshi, 80 vjeç, fshati Shtëpëz- Gjirokastër- Shefqet Shehu, 59 vjeç, fshati Kuç- Vlorë- Shefqet Xhaka, 84 vjeç, fshati Nivicë – Tepelenë- Sulo Suli, 74 vjeç, fshati Dhëmblan- Tepelenë- Tafil Ruko, 80 vjeç, fshati Picar- Gjirokastër- Vahe Meçe 59 vjeç, fshati Bënçë- Tepelenë- Vehet Basha, 60 vjeç, fshati Lekdush- Tepelenë- Velo Stroka, 58 vjeç, fshati Golem – Gjirokastër- Vitri Zyka 68 vjeç, fshati Dukat- Vlorë

Page 166: TEZË DOKTORATURE INSTITUCIONI I KUVENDIT · 1 Gazeta “Labëria ... fq. 14. 7 Gazeta “Labëria”, nr. 38 (219), 20 gusht 2010. HYRJE 1. Pozita gjeografike dhe kufinjtë e Labërisë

166

Institucioni i Kuvendit sipas së drejtës zakonore Labe

- Xhafer Majko, 62 vjeç, fshati Lekdush- Tepelenë- Xhafer Muçaj, 63 vjeç, fshati Brataj- Vlorë- Xhemali Hajdini, 81 vjeç, fshati Picar- Gjirokastër- Xhevdet Koçiaj, 70 vjeç, fshati Dukat- Vlorë