the project “monitoring war crime trials and trials for ethnically … · kppk/kpk – kodi i...

175
Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime luſte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Hu- manitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights De- fenders. Projekat “Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu”, je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders. Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i ista ni na koji način ne odražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujed- injenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders. e Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Political- ly Motivated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders. e contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or- Civil Rights Defenders.

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

Projekti “Monitorimi e gjykimeve për krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Hu-manitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights De-fenders.

Projekat “Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu”, je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders.

Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i ista ni na koji način ne odražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujed-injenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders.

The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Political-ly Motivated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders.

The contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or-Civil Rights Defenders.

Page 2: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri
Page 3: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

DREJTËSIA ENDE E

paarritshme

Raporti vjetor i FDH Kosovë 2015

Page 4: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri
Page 5: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

PËRMBAJTJA:

Lista e akronimeve të përdorura ................................................................................7

HYRJE ..............................................................................................................................9 1. Shqyrtimi fillestar ....................................................................................................15

1.1. Rasti Sahit Halitaj - krim i luftës kundër popullatës civile ............................151.2. Rasti Xhemshit Krasniqi - krim i luftës kundër popullatës civile ...................19

2. Gjykimet e shkalës së parë .....................................................................................222.1. Rasti Radiqi & Vllashkoviqi (Zymberi 1) - vrasje e rëndë dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike; ....................................................................................222.2. Rastet: Sabit Geci dhe të tjerët dhe Agim Demaj dhe të tjerët ...................30

2.2.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Drenica 1) - krim i luftës kundërpopullatës civile ..................................................................................................322.2.2. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica 2) - krim i luftës kundër popullatës civile ..................................................................................................40

2.3. Rasti Sovrliqi dhe të tjerët - sulm në personelin e Kombeve të Bashkuara ose në personelin përcjellës dhe vepra të tjera penale ........................................482.4. Rasti Sovrliqi & Kasaloviqi - vrasje e rëndë dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike .................................................................................................572.5. Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerët (Graçanica) – keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike ....632.6. Rasti Ivanoviqi dhe të tjerët - krim i luftës kundër popullatës civile dhe vepra të tjera penale me prapavije etnike; ............................................................702.7. Rasti Zeka & Rukolli – shkelje e fshehtësisë së procedurës penale ...............77

3. Procedura ankimore ................................................................................................813.1. Rasti Ivan Radivojeviqi - krim i luftës kundër popullatës civile .........................813.2. Rasti Valon Jashari dhe të tjerët - terorizam, terrorizëm me prapavijë etnike ...................................................................................843.3. Rasti Zharko Veselinoviqi – sulm në peronat zyrtar gjatë kryerje ssë detyrave zyrtare me prapavijë etnike ..................................................................923.4. Rasti Latif Gashi dhe të tjerët - krim i luftës kundër popullatës civile .............973.5. Rasti Sllobodan Martinoviqi dhe të tjerët - krim i luftës kundër popullatës civile ...........................................................................................................1053.6. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Kleçka) - krim i luftës kundër popullatës civile ...........................................................................................................110

Page 6: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

4. Vendosja në kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë ........................................1174.1. Rasti Marjan Ilinçiqi - sulm në personelin e Kombeve të Bashkuaraose në personelin përcjellës dhe vepra të tjera penale ......................................117

Rekomandimet e përgjithshme të FDH Kosovë të raportit mbigjykimet e përcjella gjatë vitit 2015 ......................................................................122Rekomandimet konkrete të FDH Kosovë ................................................................124

ANEX ............................................................................................................................127Komunikatat dhe analizat e publikuara nga FDH Kosovë për vitin 2015 ............127

Page 7: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 7 }

Lista e akronimeve të përdorura:

FDH Kosovë - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

OJQ - Organizatë Joqeveritare

EULEX-i – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë

PSRK - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale

PP – Padia penale

GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake

KPRK - Kodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013.

KPPRK – Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013.

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës

KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-002 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin Penal të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në përmbajtjen e këtij ligji.

KPPPK – Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-003 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin e Procedurës Pe-nale të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në përmbajtjen e këtij ligji.

LP RSFJ – Ligji Penal i Republikës Socialiste Federative Jugosllave, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977. Me rregulloren 1999/24 të UNMIK-ut, e cila ka hyrë në fuqi me 12 dhjetor të vitit 1999. Sipas kësaj rregulloreje, – ligji i aplikueshëm në Kosovë do të jetë ai i cili ka qenë në fuqi me 22 mars te vitit 1989 – apo ligjet të cilat ishin në fuqi para amandamentimit të Kushtetutës Jugosllave në atë vit.

LP KSAK – Ligji Penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977.

LPS – Ligji Penal i Serbisë, i cili ka qenë në fuqi gjatë kryerjes së veprave me të cilat të akuzuarit ngarkohen. LPS është përdorur për rastet të cilat nuk janë të specifi-kuara nga ligji penal i KSA-së.

LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës

KFOR – Forcat e sigurisë së Aleancës Veriatlantike (NATO), të cilët ndodhen në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999.

Page 8: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri
Page 9: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 9 }

HYRJE

I

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) gjatë vitit 2015 ka vazh-duar me përcjelljen e rregullt dhe me analizimin e gjykimeve në Kosovë për krimet më të rënda. FDH Kosovë tashmë posedon një praktikë gjashtëmbëdhjetë vjeçare që nga pozitat e një organizate joqeveritare të pavarur, e cila i takon shoqërisë civile, të sigurojë monitorimin e pavarur të punës së prokurorisë dhe të gjykatave, posaçërisht në procesimin e lëndëve, të cilat kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe me ato me prapavijë etnike dhe politike.

Gjatë periudhës së raportimit, vëzhguesit e FDH Kosovë dhe studentët e fakulteteve të drejtësisë1 në mënyrë sistematike i kanë përcjellë gjykimet në dh-jetë (10) lëndë penale, për të cilat gjykimet në shkallën e parë janë zhvilluar para gjykatave themelore në Kosovë.

Gjatë vitit 2015, në aktakuzat për veprat penale krim i luftës kundër popullatës civile, para gjykatave të shkallës së parë është vendosur në katër (4) lëndë, në të cilat të akuzuar kanë qenë shtatëmbëdhjetë (17) shqiptarë, si dhe në një lëndë ku i akuzuari për këtë krim ka qenë një serb.

Në rastet e tjera ka qenë fjala mbi lëndët të cilat kanë qenë të lidhura me rastet për krime të luftës ose ka qenë fjala për aktakuza me prapavijë etnike.

Ekipet vëzhguese të FDH Kosovë rregullisht i kanë përcjellë edhe tetë (8) seanca të Gjykatës së Apelit në gjashtë (6) lëndë, e cila për ankesat e palëve në këto lëndë ka vendosur si gjykatë e shkallës së dytë në procedurën ankimore. Gjykata e Apelit ka qenë e angazhuar gjatë vitit 2015 në procedurat ankimore të lidhura me katër (4) lëndë që kanë pasur të bëjnë me krimet më të rënda, ato të luftës. Prej tyre, kjo gjykatë ka vendosur në shkallën e dytë për dy (2) prej tyre kundër trembëdhjetë (13) shqiptarëve si dhe në dy (2) lëndë kundër katër (4) serbëve.

Me raportin e FDH Kosovë për vitin 2015 është përfshirë edhe një vendim i

[1] FDH Kosovë nga mesi i vitit 2011 në kuadër të projektit të përcjelljes së gjykimeve për krime të luftës dhe vepra penale me prapavijë etnike i angazhon studentët e viteve të fundit të fakultetit të drejtësisë ose ata të shkallës postdiplomike në një periudhë prej (3) deri në gjashtë (6) muaj. Ata, së bashku me vëzhguesit e FDH Kosovë i përcjellin gjykimet më të rëndësishme, duke nxënë njohuri të çmueshme mbi procedurën penale. Gjatësia e angazhimit të tyre varet nga rezultati, të cilin ata e tregojnë gjatë periudhës së angazhuar.

Page 10: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 10 }

Gjykatës Supreme të Kosovës,2 sepse ajo në periudhën e raportimit ka vendosur në një lëndë sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik. Gjithsejtë, vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë vitit 2015 kanë qenë të pranishëm dhe i kanë përcjellë shqyrtimet kryesore gjatë 185 ditëve gjyqësore para paneleve gjyqësore ose ankimore.

Gjatë periudhës raportuese, FDH Kosovë ka filluar me përcjelljen edhe të sean-cave të caktuara të gjykatave themelore në aktakuzat për terrorizëm, që ka qenë i motivuar me radikalizmin islam. Më vonë është hequr dorë nga përcjellja e mëte-jme e gjykimeve në këto lëndë për shkak të përputhjes kohore së tyre me gjykimet për krime të luftës, monitorimi i të cilave përbënë prioritet të projektit të cilin në mënyrë tradicionale e mbështet Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës së saj në Prishtinë/Priština.

II

Numri më i madh i gjykimeve të shkallës së parë në lëndët gjyqësore të profilit më të lartë, shqyrtimet kryesore të të cilave FDH Kosovë i ka përcjellë gjatë vitit 2015, kryesisht janë zhvilluar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, përkatë-sisht në ndërtesën e gjykatës e cila gjendet në pjesën veriore të qytetit. Gjatë peri-udhës së raportimit, në këtë gjykatë janë mbajtur gjykimet në nëntë (9) lëndë, për përcjelljen e të cilave FDH Kosovë ka interes.

Gjykimet në këtë gjykatë në tërësi janë mbajtur para trupave gjyqësore ndërkom-bëtare, të përbërë nga gjyqtarët e EULEX-it e në pajtim me marrëveshjen e Mi-sionit Evropian për sundimin e ligjit dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18 qershor të vitit 2014. Me fjalë të tjera, lëndët në të cilat ka vendosur para kësaj gjykate për nga kompetenca territoriale i kanë takuar kësaj gjykate ose me te kanë qenë të lidhura me procedurat, të cilat më herët janë zhvilluar para kësaj gjykate.

Në lëndët, shqyrtimet kryesore të të cilave janë zhvilluar para kësaj gjykate, ak-takuzat i kanë përfaqësuar vetëm prokurorët e EULEX-it.

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, vëzhguesit e FDH Kosovë i kanë përcjellë tridhjetë e një (31) ditë të shqyrtimeve kryesore në tri (3) lëndë penale. Gjykimi në një lëndë3 është zhvilluar para trupit gjyqësor me përbërje të përzi-er, derisa aktakuzën e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar. Në dy (2) lëndë

[2] Nga të gjitha lëndët, të cilat FDH Kosovë rregullisht i ka përcjellë në fazat e hershme të procedurës penale, në kuadër të këtij raporti do të përfshihet vetëm një lëndë në të cilën Gjykata Supreme ka vendosur sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, sepse kjo gjykatë i praktikon seancat e mbyllura për publikun. Vendimet e kësaj gjykate nuk vendosen në faqen e internetit të EULEX-it.

[3] Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerë (Graçanica).

Page 11: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 11 }

me aktakuza për terrorizëm,4 FDH Kosovë i ka përcjellë vetëm nga disa seanca, kryesisht seancat e para të lidhura me vlerësimin e aktakuzave. Me këto seanca, në cilësi të kryetarëve të trupave gjyqësore, kanë udhëhequr gjyqtarët vendor të këtyre gjykatave, derisa aktakuzat i kanë përfaqësuar vetëm prokurorët vendor të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Deri në fund të periudhës raportuese, Gjykata e Apelit në shtatë (7) lëndë ua ka dorëzuar vendimet palëve në procedurë, duke mos e kthyer asnjë lëndë në gjykatën e shkallës së parë për vendosje. Me vendimet e kësaj gjykate në lidhje me ankesat në këto lëndë, kryesisht janë konfirmuar gjetjet e paneleve shqyrtuese të gjykat-ave të shkallës së parë në pikëpamje të veprave penale, për të cilat të akuzuarit në këto lëndë kanë qenë të shpallur fajtor, derisa dënimet e shqiptuara kryesisht kanë qenë të konfirmuara ose të zbutura. Janë konfirmuar edhe aktgjykimet në rastet në të cilat gjykatat e shkallës së parë kanë sjellë aktgjykime liruese.5 Në arsyetimet e Gjykatës së Apelit, panelet ankimore janë referuar në komentaret e caktuara të Kodin mbi procedurën Penale (posaçërisht të nenit 366 të KPP6) i cili parasheh se nuk është e mjaftueshme që ankuesi të demonstrojë vetëm një vlerësim të gabuar ose jo të plotë të provës, por shkelja duhet të jetë e bazuar në faktet materiale, të cilat janë thelbësore për sjelljen e vendimit të ligjshëm gjyqësor. Gjykata e Apelit në vendimet e saj është referuar edhe në praktikën e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila në disa vendime ka marrë qëndrimin se gjykata e shkallës së dytë duhet deri në një masë të caktuar për të respektuar gjetjet e gjykatës së shkallës së parë si dhe vlerësimet e deklaratave të dëshmitarëve nga ana e asaj gjykate, sepse gjyka-ta e shkallës së parë është në gjendje që drejtpërdrejtë të dëgjojë dhe të vlerësoj deklaratat e dëshmitarëve. Gjykata e Apelit në këto lëndë ka vendosur në panele me përbërje të përzier, në të cilat gjyqtarët ndërkombëtar kanë kryesuar me këto panele dhe kryesisht kanë qenë në shumicë.7 Aktakuzat i kanë përfaqësuar në procedurat e shkallës së dytë pata Gjykatës së Apelit vetëm prokurorët e EULEX-it pranë Prokurorisë së Apelit.

Në të vetmen lëndë sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik, të cilën FDH Kosovë e ka përcjellë gjatë vitit 2015 para Gjykatës Supreme të Kosovës (Prokurori kundër Marjan Ilinçiqit), ka vendosur trupi gjykues pesë anëtarësh në përbërje të përzier, në krye me gjyqtarin ndërkombëtar. [4] Prokurori kundër Irfan Haqifit dhe të tjerëve dhe Prokurori kundër Kujtim Bytyqit dhe të tjerëve.[5] I vetmi rast në të cilin Gjykata e Apelit deri në fund të vitit 2015 nuk ka sjellë aktgjykim është rasti

Kleçka. [6] Komentues i Ligjit mbi Procedurën Penale të Jugosllavisë i Dr. Petriqit, botimi i dytë i vitit 1986. [7] Me panelin ankimor në rastin Prokurori kundër Zharko Veselinoviqit ka kryesuar gjyqtari ndër-

kombëtar Hajnalka Veronika Karpati, kurse anëtarë të panelit kanë qenë gjyqtarët Tonka Berishaj dhe Xhevdet Abazi.

Page 12: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 12 }

III

Gjatë vitit 2015, Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht prokurorët e EULEX-it i kanë ngritur vetëm dy aktakuza sipas akuzave për vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile. Aktakuzat janë ngritur kundër dy shqiptarëve. Në njërën prej këtyre dy lëndëve, pas vlerësimit të aktakuzës nga ana e gjykatës se, për të njëjtën, në bazë të provave që janë dorëzuar në gjykatë nga prokuroria, mund të hapet shqyrtimi kryesor, prokurori ka hequr dorë nga aktakuza. Rasti do të prezantohet në mënyrë më të hollësishme në pjesën e raportit të lidhur me vendosjet në aktakuza.

Sipas prokurorit special,8 gjatë vitit 2015 janë zhvilluar disa hetime në drejtim të veprës penale krim i luftës, me të cilat kanë udhëhequr prokurorët e EULEX-it. Deri në muajin qershor të vitit 2016 pritet ngritja e disa aktakuzave të reja për këto krime.

Prokurorët vendor nuk kanë ngritur gjatë periudhës së raportimit asnjë aktakuzë për krime të luftës.

EULEX-i gjatë vitit 2015 ka filluar me transferiminn e lëndëve, të cilat kanë të bë-jnë me krimet e luftës tek prokuroria vendore. Këto lëndë janë ndarë në mënyrë të drejtpeshuar për të gjithë prokurorët e Prokurorisë Speciale. Në fund të vitit 2015, dy prokurorë të Prokurorisë Speciale janë angazhuar për punë në lëndët që kanë të bëjnë me krimet e luftës në kuadër të departamentit kohët e fundit të formuar pranë kësaj prokurorie me mandat për ndjekjen e krimeve të luftës.

Ka vazhduar karakteristika e ndërrimit të prokurorëve gjatë kohëzgjatjet së shqyr-timeve kryesore, gjë që në këto raste është pasqyruar në mënyrë negative në efik-asitetin e përfaqësimit të aktakuzës. FDH Kosovë nuk konsideron se prokurorët, posaçërisht ata nga Prokuroria Speciale, nuk kanë treguar profesionalitet në punë, por duhet të vërejë se në rastet e ndërrimit të prokurorit gjatë shqyrtimit kryesor ka mundur të hetohet strategji e ndryshme në qasjen ndaj lëndës, e cila është gjen-dur në shqyrtimin kryesor, gjë që deri në masë të caktuar ka ndikuar në cilësinë e punës së prokurorisë.

IV

Në gjykimet, të cilat gjatë vitit 2015 janë zhvilluar para gjykatave kosovare, posaçërisht atyre në të cilat ka vendosur në aktakuzat për krime të luftës, ka vazh-duar “tradita” e ndryshimit të deklaratave të prokurorisë në shqyrtimet kryesore, në bazë të cilave janë hapur hetimet, ngritur aktakuzat, kurse të akuzuarit një kohë

[8] Bisedë me zëvendësin Prokurorit Special e datës 16 dhjetor 2015.

Page 13: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 13 }

të gjatë e kanë kaluar në paraburgim gjyqësor. Ky fenomen mund të konsiderohet arsyeja për numrin e madh të aktgjykimeve liruese të sjella gjatë vitit 2015për të gjitha akuzat.

Gjatë periudhës së raportimit, në disa lëndë, është hetuar se disa prokurori nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës edhe për shkak të hetimeve të zhvilluara në mënyrë joadekuate, gjë që e tëra ka pasur ndikim negativ në sigurimin e drejtësisë për viktimat.

V

Pasqyrë e gjykimeve të cilat FDH Kosovë i ka përcjellë në mënyrë sistematike në vitin 2015:

1. Shqyrtimi fillestar: 1.1. Rasti Sahit Halitaj - krim i luftës kundër popullatës civile;1.2. Rasti Xhemshit Krasniqi - krim i luftës kundër popullatës civile;

2. Gjykimet e shkallës së parë 2.1. Rasti Radiqi & Vllashkoviqi (Zymberi 1) - vrasje e rëndë dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike;

2.2.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët dhe rasti Agim Demaj dhe të tjerët: 2.2.2. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica 2) - krim i luftës kundër pop-ullatës civile;

2.3. Rasti Sovrliqi dhe të tjerët - sulm në personelin e Kombeve të Bashkuara ose në personelin përcjellës dhe vepra të tjera penale;2.4. Rasti Sovrliqi & Kasaloviqi - vrasje e rëndë dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike; 2.5. Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerët (Graçanica) - keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike;2.6. Rasti Ivanoviqi dhe të tjerët - krim i luftës kundër popullatës civile dhe vepra të tjera penale me prapavijë etnike; 2.7. Rasti Zeka & Rukolli - shkelje e fshehtësisë së procedurës penale;

3. Procedura ankimore: 3.1. Rasti Ivan Radivojeviqi - krim i luftës kundër popullatës civile;3.2. Rasti Valon Jashari - terrorizëm, me prapavijë etnike; 3.3. Rasti Zharko Veselinoviqi - sulm në peronat zyrtar gjatë kryerje ssë detyrave zyrtare me prapavijë etnike; 3.4. Rasti Latif Gashi dhe të tjerët - krim i luftës kundër popullatës civile;3.5. Rasti Sllobodan Martinoviqi dhe të tjerët - krim i luftës kundër popullatës civile;

Page 14: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 14 }

3.6. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Kleçka) - krim i luftës kundër popullatës civile;

4. Vendosja në kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë

4.1. Rasti Marjan Ilinçiq - sulm në personelin e Kombeve të Bashkuara ose në personelin përcjellës dhe vepra të tjera penale;

Page 15: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 15 }

1. Shqyrtimi fillestar

1.1. Rasti Sahit Halitaj

Para Gjykatës Themelore në Gjakovë, në datën 9 shtator të vitit 2015, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale (PPS.nr. 60/2010 e datës 30 korrik të vitit 2015) në rastin Prokurori kundër Sahit Halitajt. Me se-ancën e dëgjimit të parë ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vitor Hugo Pardal, në cilësinë e gjyqtarit individual. Gjatë shqyrtimit kryesor, nëse e njëjta do të jetë ha-pur për aktakuzën, gjyqtari Pardal do të kryesojë edhe me trupin gjykues hetimor.

Shqiptarit të akuzuar të Kosovës Sahit Halitit, me aktakuzën e datës 30 korrik të vitit 2015 i është vënë në barrë kryerja e veprës penale krim i luftës kundër pop-ullatës civile me anë të ndihmës9, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 si dhe neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit II Shtesë të Konventës së Gjenevës të datës 8 qershor të vitit 1977. Ak-takuza pohon se Halitaj gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, në cilësinë e per-sonit të autorizuar, iu ka ofruar ndihmë dhe i ka asistuar policët serb të përfshirë në operacionin „Reka/Caragoj“, në datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999. Gjatë këtij aksioni, forcat serbe kanë organizuar sulme të armatosura mbi popullatën civile të këtij rajoni. Gjatë këtij aksioni, civilët e sulmuar janë vrarë ose iu janë shtru-ar torturave, sjelljes çnjerëzore, vuajtjeve të madhe, zhvendosjes, shpërnguljes, frikësimit, terrorizimeve, imponimit të dënimit kolektiv, kurse iu është marrë dhe plaçkitur prona në përmasa të mëdha, e cila nuk ka qenë e arsyetuar me nevojat ushtarake.

Sipas aktakuzës, veprimet e paligjshme të të akuzuarit posaçërisht kanë të bë-jnë me marrjen, plaçkitjen dhe vjedhjen e pronës në përmasa të mëdha, e cila ka vazhduar një kohë të gjatë pas sulmeve në popullatën civile në fund të muajit prill të vitit 1999. Sipas aktakuzës, i akuzuari ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë, ndaj të cilëve - sipas burimit të njëjtë - është lëshuar fletarrestim ndërkom-bëtar i interpolit.

Në seancën e dëgjimit të parë ka qenë i pranishëm prokurori ndërkombëtar Charles Hardaway10, i cili është edhe autor i aktakuzës kundër Halitajt dhe i cili

[9] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 24 dhe 142 të LP të RSFJ, aktualisht e dënueshme me nenet 33 dhe 153 të LPRK.

[10] Sipas aktakuzës, në lidhje me masakrën në fshatin Meje janë hapur hetimet, në të cilat kanë punuar ekipet e hetuesve të policisë së EULEX-it, si dhe hetuesit e njësive për krime të luftës dhe të policisë së Kosovës. Hetimet kundër të akuzuarit janë pjesë e një hetimi më të gjerë të iniciuar

Page 16: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 16 }

ka qenë edhe pjesë e ekipit, i cili udhëheq me hetimet lidhur me vrasjet, pra, ma-sakrën, e cila ka ndodhur në datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999 në fshatin Meje, në vendin e quajtur Reka, rajoni Caragoj, komuna e Gjakovës. Sipas procedurës së paraparë me ligj, gjatë seancës është vërtetuar identiteti i të akuzuarit, rrethanat, që kanë pasur të bëjnë me ndriçimin e provave të lidhura me aktakuzën, si dhe ajo nëse të njëjtat i janë dorëzuar të akuzuarit dhe mbrojtjes së tij. Prokuroria, dokumentacionin e caktuar ia ka dorëzuar të akuzuarit dhe mbrojtjes së tij gjatë kësaj seance si dhe pas hapjes së të njëjtës. Mbrojtja e të akuzuarit i ka bërë vërejtje dokumentacionit të dorëzuar, që nuk ka qenë i përkthyer në gjuhën serbe, të cilën mbrojtësi dhe i akuzuari Halitaj e kuptojnë më së miri dhe, së këndejmi, e kanë kërkuar përkthimin e dokumentacionit më të rëndësishëm të kësaj lënde. Gjykata e ka marrë për obligim që në rast të nevojës do të organizoj përkthimin e doku-mentacionit të nevojshëm.

Gjatë seancës së cekur është lexuar aktakuza11, përkatësisht pjesët të cilat kanë të bëjnë me të akuzuarin. Në to është dhënë përshkrimi i veprimeve dhe i angazhim-it të tij në periudhën dhe në vendin e përfshirë me aktakuzë. Midis të tjerash, me të njëjtën është potencuar se i ka plaçkitur trupat e vdekur të civilëve të vrarë. I akuzuari është deklaruar në lidhje me aktakuzën se nuk është fajtor.

Prokurori ndërkombëtar dhe mbrojtja e të akuzuarit i kanë paraqitur qëndrimet e veta gjatë fjalëve të tyre hyrëse. Prokurori e ka theksuar bazueshmërinë e aktakuzës dhe të provave me të cilat është mbështetur ajo, duke pohuar se në lidhje me të një-jtën mund të hapet shqyrtimi kryesor. Pas deklarimit të të akuzuarit se nuk është fajtor në lidhje me aktakuzën, mbrojtja, duke mos e kundërshtuar përshkrimin e veprimeve penale në ngjarjet në fshatin Meje, e ka potencuar se i akuzuari nuk mund të ngarkohet për kryerjen e veprës penale të përshkruar në aktakuzë, duke e vënë posaçërisht në spikamë se Halitaj nuk ka qenë në gjendje për të pasur kurrfarë ndikimi ose që të siguroj çfarëdo asistence në operacionin e forcave serbe „Reka/Caragoj“. Në këtë drejtim, mbrojtja e ka kundërshtuar çfarëdo lidhje të të akuzuarit me këtë vepër, çfarëdo aksioni të tij ose veprimi, që në vetvete përmban veprën pe-nale të krimit të luftës. Pas paralajmërimit të mbrojtjes se qëndrimet e saj në lidhje me aktakuzën do t’i paraqes në formën e shkruar, ajo është obliguar nga kryetari i trupit gjykues që qëndrimet e saj ndaj aktakuzës dhe provat t’ia dorëzojë më së voni

në lidhje me rastin e cekur, dhe të cilat zyrtarisht janë hapur me vendimin e prokurorit të datës 19 prill të vitit 2013. Hetimet, me anë të vendimeve procedurale, janë zgjeruar dhe zgjatur. Pjesë e këtyre hetimeve ka qenë edhe procedura penale kundër shqiptarit të dyshuar nga Kosova M.A, i cili është paraburgosur në datën 22 korrik të vitit 2014. I dyshuari M.A., në datën 12 gusht të të njëjtit vit, ka bërë vetëvrasje duke varë veten në qendrën e paraburgimit në Pejë. Hetimet, po ashtu, janë iniciuar edhe kundër nëntëmbëdhjetë të dyshuarve, kundër të cilëve është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

[11] Krahas përshkrimit të veprimeve të të akuzuarit, aktakuza përmban edhe informata të caktuara mbi rezultatet e hetimeve të deritashme në lidhje me masakrën në Meje.

Page 17: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 17 }

në një afat prej 30 ditësh. Po ashtu, nga mbrojtja është kërkuar që, në rast të pranimit të aktakuzës nga gjykata, ta paraqes qëndrimin mbi propozimin e prokurorisë mbi zhvendosjen, pra, kërkesën që shqyrtimi kryesor të mbahet në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština.12 Nga prokuroria është kërkuar që në aktakuzë të saktësojë personat e dëmtuar. Në këtë mënyrë, është hequr dorë nga mbajtja e para-parë me ligj e dëgjimit të dytë sipas aktakuzës, sepse vërejtjet e paralajmëruara e kanë përfaqësuar zëvendësimin për mbajtjen e dëgjimit të dytë. Kryetari i trupit gjykues në fund të seancës së dëgjimit të parë ka paralajmëruar që, nëse në bazë të vlerësimit të provave dhe të aktakuzës do të ketë bazë për hapjen e shqyrtimit krye-sor, e njëjta nuk do të filloj para muajit nëntor ose dhjetor të vitit në vijim.

Me vendim të datës 28 tetor të vitit 2015, kryetari i trupit gjykues e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit, e cila ka qenë e paraqitur gjatë seancës së dëgjimit të parë, përkatësisht me rastin e parashtrimit me gojë të qëndrimeve të mbrojtjes që të hiqen pjesë dhe në, tërësi, të hidhet aktakuza. Me zbatimin e nenit 250, paragrafi 3 i LPPK13, gjykata, me anë të vendimit të cekur e ka konfirmuar ak-takuzën kundër Halitajt. Me vendimin e cekur, kryetari i trupit gjykues ka pohuar se pas analizës së hollësishme ka gjetur se aktakuza dhe provat e paraqitura veç e veç ose bashkërisht përbëjnë baza të mjaftueshme për hapjen e shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sahit Halitajt. Sipas këtij vendimi, provat, me anë të të cilave është mbështetur aktakuza, ofrojnë, jashtë çdo dyshimi, bazë për hapjen e shqyrtimit kryesor, vlerësimin e aktakuzës dhe provat nga ana e trupit gjykues shqyrtues. Vlerësimi i tillë i kalon suazat e rolit të kryetarit të trupit gjykues në këtë fazë të procedurës, pra, në fazën e vlerësimit të bazueshmërisë së saj. Me anë të vendimit, të gjitha provat e cekura në aktakuzë janë shpallur të pranueshme, kurse është pranuar edhe propozimi i prokurorisë mbi zhvendosjen e shqyrti-mit kryesor në Prishtinë/Priština. Kryetari i trupit gjykues me urdhër të veçantë ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë/Đakovica pranimin e propozimit të prokurorisë mbi zhvendosjen e shqyrtimit kryesor, përkatësisht që ai të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë/Priština.

Sipas gjetjeve të gjykatës, edhe pse të obliguar nga ana e kryetarit të trupit gjykues, i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk i kanë paraqitur në formën me shkrim qëndrimet e tyre mbi aktakuzën dhe provat e bashkëngjitura të njëjtës, pos qëndrimeve të shprehura me gojë gjatë seancës së dëgjimit të parë. Pas pranimit të vendimit me shkrim të gjykatës lidhur me vlerësimin e aktakuzës, i akuzuari dhe mbrojtja e tij

[12] Prokuroria, propozimin për zhvendosjen e gjykimit nga Gjykata Themelore në Gjakovë/ Đakov-ica, që në nivel vendor është kompetente, në gjykatën në Prishtinë/ Priština, e ka arsyetuar me arsye të sigurisë, me reaksionet e popullatës së Gjakovës/ Đakovica ndaj pranisë së pelegrinëve serb në lokacione të caktuara në këtë qytet si dhe me trazirat, të cilat i ka shkaktuar prania e tyre.

[13] Neni 250, paragrafi 3 i LPPK: Gjyqtari individual ose kryetari i trupit gjykues e sjellë vendimin me shkrim me arsyetim, me të cilin refuzon kërkesën ose e refuzon aktakuzën.

Page 18: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 18 }

në afatin e paraparë me ligj nuk kanë deponuar ankesë ndaj vendimit të kryetarit të trupit gjykues për aktakuzën dhe provat. Me këtë janë plotësuar kushtet juridike për hapjen e shqyrtimit kryesor kundër të të akuzuarit sipas akuzave, me të cilat ai është ngarkuar.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës nuk e ka saktësuar palën e tretë në procedurë, përkatësisht të dëmtuarit, të cilëve, me veprimet e tij të vlerësuara nga ana e prokurorisë si vepër penale e krimit të luftës, i akuzuari Halitaj ua ka shkak-tuar atyre. Prokuroria, gjatë seancës së dëgjimit të parë, është obliguar që në rast të pranimit të aktakuzës nga ana e gjykatës, do t’i emërojë të dëmtuarit para hapjes së shqyrtimit kryesor.

Gjatë përgatitjes së raportit vjetor mbi gjykimet e përcjella gjatë vitit 2015, FDH Kosovë zyrtarisht është informuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë/Đakovica se prokurori në fillim të muajit dhjetor e ka informuar gjykatën mbi heqjen dorë nga aktakuza kundër Halitajt, me propozimin që gjykata menjëherë ta lirojë të akuzuarin nga paraburgimi. Deri në fund të vitit 2015, FDH Kosovë nuk ka pa-sur mundësi për të siguruar çfarëdo informacionesh mbi arsyet e heqjes dorë të prokurorit nga kjo aktakuzë në fazën e procedurës penale, në të cilën gjykata ka vlerësuar se lidhur me te mund të hapet shqyrtimi kryesor, sepse provat e bash-këngjitura japin bazë për diçka të atillë.

FDH Kosovë nuk ka informata mbi arsyet, me të cilat Prokuroria Speciale është udhëhequr me rastin e sjelljes së vendimit mbi heqjen dorë nga ndjekja penale kundër të akuzuarit Halitaj. Megjithëkëtë, vlerësojmë se për një vendim të këtillë të papritur, i cili ka çuar deri te një kthesë dramatike në lëndë, duhet të ekzis-tojnë arsye valide dhe arsye të pranueshme juridike. Vetëm kështu do të jetë e mundshme për të kuptuar se si ka qenë e mundur që i akuzuari Halitaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile që me anë të aktakuzës i është vënë në barrë, në paraburgim të kalojë poth-uajse një vit - nga data 18 dhjetor e vitit 2014.

I akuzuari Halitaj është paraburgosur sipas fletarrestit ndërkombëtar, që për te është lëshuar në fillim të muajit shtator të vitit 2014. Fletarresti ndërkombëtar është lëshuar pas urdhrit të prokurorit për paraburgimin e Halitajt.

Hetimet penale kundër të akuzuarit si edhe kundër nëntëmbëdhjetë të dyshuarve të tjerë14, janë iniciuar me vendimin mbi hapjen e hetimeve të datës 19 prill të vitit 2013. Ky vendim, gjatë hetimeve, ka ndryshuar dhe është zgjeruar edhe ndaj të dyshuarve të tjerë.

[14] FDH Kosovë nuk ka informacione mbi rezultatet e këtyre hetimeve.

Page 19: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 19 }

1.2. Rasti Xhemshit Krasniqi15

Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 5 nëntor të vitit 2015, në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit është mbajtur seanca e dëgjimit të parë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale (PPS 08/09), me të cilën i akuzuari shqiptari i Kosovës Xhemshit Krasniqi ngarkohet për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile16 sipas shumë pikave17 dhe në bashkëkryerje si dhe për veprën penale mbajtje, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.18 Seancën në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland19, i cili ka vepruar në cilësi të gjyqtarit individual. Ai do ta kryesoj trupin gjykues në rast të vlerësimit se ndaj aktakuzës, me të cilën Krasniqi ngarkohet për veprat e cekura penale, mund të hapet shqyrtimi kryesor.

I akuzuari Krasniqi, me aktakuzën e datës 5 nëntor të vitit 2015 ngarkohet për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas shumë pikave. Sipas prokurorisë, ai këto vepra i ka kryer me shkeljen e nenit të përbashkët 3 të

[15] I akuzuari Krasniqi ka qenë i dyshuar gjatë hetimeve në rastin Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Riza Alija, Shaban Hoti, Haki Hajdari dhe Sali Rexhepi), të cilat kanë qenë të iniciuara me vendimin e prokurorisë mbi hapjen e hetimeve të datës 23 dhjetor të vitit 2009, kurse pastaj janë vazhduar me vendimin e datës 28 qershor të vitit 2010. Kundër të dyshuarve Geci dhe Aliu, aktakuza është ngritur në datën 5 gusht të vitit 2010, kurse ka qenë e konfirmuar me vendimin e datës 24 nëntor të vitit 2010. Në lidhe me të akuzuarit e tjerë, ajo është ngritur në datën 14 për-katësisht 18 shkurt të vitit 2011. Aktakuzat janë bashkuar në datën 4 maj të vitit 2011. I akuzuari Krasniqi në këto aktakuza ceket si bashkëpjesëmarrës. Procedura e rregullt penale në këtë rast ka përfunduar me aktgjykimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit të datës 11 shtator të vitit 2013. Me aktgjykimin e datës 7 maj të vitit 2014, Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar në lidhje me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, në këtë rast, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat e tyre për mbrojtjen e ligjshmërisë. Informacione më të hollësishme lidhur me zhvillimin e pro-cedurës në këto lëndë mund të gjenden në faqen e Internetit të FDH Kosovë http://hlc-kosovo.org, si dhe në raportet vjetore të FDH Kosovë mbi përcjelljen e gjykimeve mbi krimet e luftës gjatë vitit 2011 - Procedurat gjyqësore në Kosovë për krimet e luftës, veprat penale etnikisht dhe politikisht të motivuara, http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1672; 2013 - Dëshmitarët - edhe më tutje Thembër e Akilit në gjykimet e profilit të lartë, http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1678; dhe 2014 - http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983 - Gjykimet në Kosovë: Drejtësia, e cila vonon, http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983.

[16] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ, po ashtu e dënueshme edhe sipas neneve 31 dhe 152 të LPK.

[17] Sipas akuzave për: vrasje, paraburgim të kundërligjshëm në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kukës/Kuks dhe Cahan/Cahane, kushtet çnjerëzore, torturë/keqtrajtim, cenim të integritetit trupor dhe të shëndetit në qendrat e UÇK-së në Kukës/Kuks dhe Cahan/Cahane.

[18] E paraparë dhe dënueshme me nenin 374, paragrafi 1, në lidhje me nenin 120, paragrafi 38 i LPRK.

[19] Gjyqtari ndërkombëtar Stensland do të kryesojë me trupin gjykues në rast se aktakuza, pas vlerë-simit, do të jetë e pranuar si e ligjshme, kurse provat, me të cilat është mbështetur ajo të jenë vlerësuar si të pranueshme dhe pas kësaj të jetë hapur shqyrtimi kryesor për të njëjtën.

Page 20: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 20 }

Konventave të Gjenevës të vitit 1949, si dhe me nenet 4 dhe 5 të Protokollit të saj të Dytë Shtesë.

Aktakuza pohon se Krasniqi, gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së së rangut të lartë, në kampin ushtarak të UÇK-së në Kukës/Kuks, Republika e Shqipërisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në periudhën prej datës 4 deri në datën 5 qershor të vitit 1999 e ka priv-uar nga jeta AB20, i cili në mënyrë të paligjshme është paraburgosur në kampin e cekur; në cilësinë e njëjtë dhe në bashkëkryerje me Sabit Gecin dhe pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së gjatë muajve prill, maj dhe deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, në mënyrë të kundërligjshme i ka privuar nga liria dëshmitarët A, B, C, E, F, G, H, K, si dhe viktimën AB dhe civilë të tjerë të pan-johur e të cilët në kampin e cekur janë mbajtur për një periudhë të gjatë kohore; në të njëjtën cilësi dhe në bashkëkryerje me Sabit Gecin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, të paraburgosurit e cekur më lartë i ka mbajtur në kushte çnjerëzore (në qeli të vogla, pa ujë, ushqim, higjienë dhe ajër të mjaftueshme dhe pa mundësinë e trajtimit mjekësor) gjatë muajve prill, maj dhe deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999; në cilësinë e njëjtë dhe në bashkëkryerje me personat e cekur më lartë i ka keqtrajtuar dëshmitarët A, B, C, H, si dhe viktimën AB, në një datë të pavër-tetuar të të muajit maj të vitit 1999 dhe po ashtu në një datë të pavërtetuar gjatë muajit qershor të vitit 1999 e ka keqtrajtuar dëshmitarin B dhe viktimën AB, duke iu urdhëruar që të veshin pancirët dhe nga arma automatike të shtijnë njëri në tjetrin; në të njëjtën periudhë dhe cilësi dhe në bashkëkryerje, gjatë muajve prill, maj dhe deri në gjysmën e muajit qershor të vitit 1999 e ka cenuar integritetin tru-por dhe shëndetin e dëshmitarëve A, B, C, D, E, F, G, H dhe të viktimës AB, duke i rrahur disa herë, si dhe duke iu urdhëruar që të rrihen në mes vete; në cilësinë e cekur dhe në periudhën e cekur kohore në bashkëkryerje me tashmë personat e cekur, në Cahan/Cahane (Shqipëri) i ka paraburgosur dëshmitarët K, L, M dhe N, si dhe në një datë të pavërtetuar gjatë muajit qershor të të njëjtit vit në Prizren i ka paraburgosur dëshmitarët L dhe N; në cilësinë e njëjtë dhe në bashkëkryerje me personat e njëjtë gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 1999 në Cahan/Cahane e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të panjohur nga Preshe-va/Preševo. Aktakuza, po ashtu, Krasniqit ia vë në barrë se në mënyrë ilegale ka poseduar me armën e zjarrit (revolver i llojit M56, kalibri 7,62 mm), e cila i është gjetur në datën 6 tetor të vitit 2015 në Prizren, në automjetin në pronësi të tij me rastin e paraburgimit të tij.

[20] Gjatë seancës së dëgjimit të parë të aktakuzës dhe gjatë leximit të akuzave, është cekur emri dhe mbiemri i plotë i të ndjerit AB. FDH Kosovë përmbahet nga të cekurit e emrit dhe të mbiemrit të plotë të kësaj viktime. Ai nuk është cekur as në procedurën penale kundër të akuzuarve, të cilët ceken edhe si bashkëpjesëmarrës të të akuzuarit në këtë lëndë, kundër të cilëve kanë përfunduar procedurat penale me anë të aktgjykimeve të plotfuqishme.

Page 21: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 21 }

Seanca e parë për vlerësimin e aktakuzës ka qenë publike. I akuzuari është njoftu-ar me të drejtat e tij, kurse pastaj është bërë verifikimi i ndriçimit të provave, mbi të cilat është bazuar aktakuza dhe janë lexuar akuzat, të cilat Krasniqit i vihen në barrë. I akuzuari, në lidhje me akuzat për krime të luftës kundër popullatës civile është deklaruar i pafajshëm në lidhe me të gjitha akuzat. Ai e ka pranuar fajësinë lidhur me akuzën për posedim të armës, e cila tek ai është gjetur me ras-tin e paraburgimit të tij. Prokurori ndërkombëtar Damare Theriot e ka pranuar pranimin e fajësisë lidhur me këtë akuzë. Gjatë seancës është shqyrtuar edhe çështja e zgjatjes së paraburgimit gjyqësor, në të cilin i akuzuari gjendet që nga data 6 tetor e vitit 2015. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij janë obliguar që në formën me shkrim deri në datën 3 dhjetor të vitit 2015 gjykatës t’ia dorëzojnë kërkesën dhe vërejtjet në lidhje me masën e paraburgimit ose lidhur me zgjatjen e tij pas kalimit të afatit njëmujor.

Gjykata ka vlerësuar se nuk është e domosdoshme mbajtja e seancës së dytë për aktakuzën. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij janë obliguar nga ana e gjykatës që deri në datën 16 dhjetor të vitit 2015 gjykatës t’ia dorëzojnë vërejtjet dhe kërkesat even-tuale në lidhje me provat, mbi të cilat është bazuar aktakuza si dhe arsyet even-tuale për hedhjen e saj.

Deri në fund të periudhës së raportimit, FDH Kosovë nuk ka pasur mundësi për të siguruar as aktakuzën në lëndën Prokurori kundër Xhemshit Krasniqit si dhe as vërtetimin zyrtar mbi vërejtjet dhe kërkesat eventuale të të akuzuarit dhe të mbro-jtësit ndaj provave dhe aktakuzës si dhe as përgjigjen eventuale, me fjalë të tjera, vendimin e gjykatës lidhur me të njëjtën.

Page 22: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 22 }

2. Gjykimet e shkallës së parë

2.1. Rasti Radiq & Vllashkoviq (Zymberi 1)

Trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Paulo Teixeira,21 pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve,22 në datën 20 mars të vitit 2015, e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit kosovar serb Ra-dovan Radiqi dhe Millovan Vllashkoviqi janë liruar nga akuzat për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë23, tentim vrasje e rëndë,24 pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuaar i armës,25 pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare,26 rrezikim i komunikacionit publik me veprim ose mjet të rrezik-shëm,27 dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.28 Veprat e cekura iu janë vënë në barrë me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it të datës 7 maj të vitit 2014. Sipas prokurorisë, ato janë kryer në datën 26 gusht të vitit 2011, me rastin e sulmit të grupit civil në karvanin policor, i cili ka qenë duke lëvizur nga Mitrovica/Mitrovica drejt kalimit kufitar 31. Me atë rast është qëlluar për vdekje pjesëtari i policisë së Kosovës Enver Zymberi, deri sa në të njëjtin rast janë rrezikuar edhe jetët e disa policëve. Sipas aktgjykimit lirues, gjykata nuk e ka vërtetuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, të cilat me aktakuzë iu janë vënë në barrë. Shqyrtimi kryesor për këtë aktakuzë është hapur në datën 19 janar të vitit 2015, pas procedurës së vlerësimit të saj të paraparë me ligj.

Rrjedha e procedurës penale Zyra e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica e ka hapur hetimin pe-nal zyrtar në këtë rast për shkak të pengimit dhe pas kësaj për shkak të sulmit të [21] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fiser dhe Nuno Madureira.[22] I bashkakuzuari Millovan Vlashkoviq. [23] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8, 10 në lidhje me nenin

23 të LPK, po ashtu e dënueshme me nenet 178 dhe 179, paragrafët 1.5, 1.7, 1.9, 1.10 të LPRK. [24] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8, 10 në lidhje me nenin 20

dhe 23 të LPK, po ashtu e dënueshme me nenet 178 dhe 179, paragrafët 1.5, 1.7, 1.9, 1.10, në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK.

[25] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 328, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 23 të LPRK, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 274 të LPRK.

[26] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 të LPK, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 409, paragrafët 1 dhe 2 të LPRK.

[27] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 299, paragrafi i LPK, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 380, paragrafi 1 i LPRK.

[28] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 291, paragrafët 1, 3 dhe 5 në lidhje me nenin 23 të LPK, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 365, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 23: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 23 }

grupit të civilëve të kombësisë serbe në karvanin e policisë së Kosovës, i cili ka qenë duke lëvizur në rrugën magjistrale prej Mitrovicës/Mitrovica drejt kalimit kufitar 31 me qëllim të kryerjes së detyrës zyrtare. Lëvizja e karvanit së pari është penguar me vendosjen e pengesave e pastaj mbi të është kryer sulmi i armatosur. Me këtë rast, është privuar nga jeta një polic, derisa në të njërën kohë kanë qenë të rrezikuara jetët e pjesëtarëve të tjerë të PK, të cilët kanë marrë pjesë në aksion.

Hetimet në fillim janë hapur në lidhje me shumë persona. Për shkak të pamundë-sisë së qasjes ndaj të dyshuarve për institucionet gjyqësore të Kosovës, hetimet, me vendimet e prokurorisë disa herë janë ndërprerë, prapë janë hapur dhe zgje-ruar në kryerës të tjerë të mundshëm. Prokuroria e EULEX-it, në datën 7 maj të vitit 2014 i ka rrumbullakuar hetimet penale kundër të dyshuarve Radovan Radiq dhe Millovan Vllashkoviq29 dhe kundër tyre e ka ngritur aktakuzën, me të cilën iu vihet në barrë kryerja e shtatë veprave të cekura penale.30

Prokuroria, të akuzuarve ua ka vënë në barrë se në bashkëkryerje me Radomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin, Radomir Kasaloviqin dhe persona të tjerë të panjohur, duke vepruar dhe duke marrë pjesë së bashku si pjesë e grupit, në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit në karvanin e automjeteve të policisë së Kosovës, i cili është përbërë prej 10 deri 12 automjeteve policore, në krye të të cilit kanë qenë automjetet e blin-duara të policisë. Karvani, me pjesëtarët e Njësive Speciale të policisë së Kosovës (ROSU) ka qenë duke lëvizur në rrugën midis Mitrovicës/Mitrovica dhe Zubin Potokut/Zubinog Potoka me qëllim të kryerjes së detyrës zyrtare, që ka qenë ajo e marrjes nën kontroll të pikave të kalimit kufitar G1. Sulmi në karvanin ka ndod-hur në pjesën e rrugës midis fshatrave Varagë/Varage dhe Zupç/Zupče. Para sul-mit të armatosur, karvani policor në afërsi të fshatit Çabër/Čabar ka hasur në barrikadën e parë, e cila është përbërë nga gurët dhe zhavori. Barrikada është tejkaluar me gjetjen e rrugës alternative, pas së cilës karvani prapë është kthyer në rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të kalimit kufitar 31. Pas 10 minutave, në pjesën e rrugës midis fshatrave Varagë/Varage dhe Zupç/Zupče, karvani prapë ka hasur në pengesë. Këtë herë është përbërë nga pesë automjete, me të cilat është pamundësuar vazhdimi i lëvizjes së karvanit. Vozitësit dhe udhëtarët e këtyre automjeteve civile kanë qenë pranë automjeteve të tyre të parkuara, duke i pro-vokuar pjesëtarët e policisë në mënyra të ndryshme. Me qëllim që ta vazhdojnë

[29] Me aktakuzën e datës së cekur është theksuar se në vazhdim e sipër janë hetimet kundër të dysh-uarve Ratomir Bozhoviq, Dushan Jovanoviq dhe Radomir Kasaloviq, të cilët janë gjendur në arrati në kohën e ngritjes së aktakuzës.

[30] Vrasje e rëndë, tentativë e vrasjes së rëndë, pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautor-izuar i armës së zjarrit, pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i komu-nikacionit publik me veprime ose me mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepër penale.

Page 24: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 24 }

rrugën, disa pjesëtarë të karvanit policor kanë dalë nga automjetet zyrtare me qël-lim që të arrijnë një marrëveshje eventuale me personat, të cilët e kanë vendosur barrikadën. Pas mossuksesit lidhur me qëllimin e këtillë, udhëheqësi i karvanit e ka dhënë urdhrin që automjetet e udhëtarëve të shtyhen nga rruga. Në atë mo-ment, tetë (8) deri në dhjetë (10) persona, të cilët kanë qëndruar pranë barrikadës me automjete, kanë ikur në malin në afërsi pranë rrugës në anën e majtë, prej nga pastaj është hapur nga armë të zjarrit në automjetet policore. Me plumbin e parë është plagosur rëndë pjesëtari i policisë Enver Zymberi, i cili është gjendur në vendin e vozitësit të automjetit të dytë të karvanit. Të shtënat nga armët e zjarrit në automjetet e policisë, që kryesisht në fillim kanë ndodhur nga pylli, i cili gjendet në anën e majtë të rrugës e më vonë edhe nga drejtimet e tjera, kanë zgjatur rreth 20 minuta. Pjesëtarët e policisë janë përgjigjur në të shtënat me armë zjarri me qëllim që të mbrohen dhe që të nxjerrin trupin e policit të plagosur. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur krejt derisa karvani i policisë nuk është tërhequr mbrapa në dre-jtim të Mitrovicës/Mitrovica. Polici i plagosur iu është nënshtruar plagëve dhe ka vdekur në të njëjtën ditë. Sipas aktakuzës, deri te vrasja e policit ka rezultuar për shkak të motiveve racore dhe nacionale.

Të akuzuarve po ashtu i është vënë në barrë se:

- në ditën kritike, në vendin kritik, me veprimet e përshkruara, duke vepruar dhe duke marrë pjesë së bashku dhe nga motive të cekura, i kanë rrezikuar edhe pjesëtarët e tjerë të PK, të cilët kanë qenë në karvanin e cekur, posaçërisht policët Bekim Maliqin dhe Driton Pecin, të cilët në momentin e sulmit të armatosur mbi karvanin kanë qenë në të njëjtin automjet, të cilin e ka drejtuar i ndjeri Zymberi;

- se në të njëjtën ditë, në të njëjtin vend dhe në mënyrën e përshkruar i kanë për-dorur armët, me të cilat është privuar nga jeta i ndjeri Zymberi: se me ato veprime kanë qenë të rrezikuara jetët e policëve të tjerë; se me veprimet e tyre të paligjshme i kanë penguar pjesëtarët e shërbimit policor në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare; se me heqjen e shenjave dhe të sinjaleve të rrugës, me dhënien dhe me vendosjen e sinjaleve të gabuara si dhe me vendosjen e barrikadave seriozisht e kanë dëmtuar rrugën publike magjistrale Mitrovicë/ Mitrovica - Zubin Potoku/Zubinog Potoka dhe me këtë e kanë rrezikuar komunikacionin publik; se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion si edhe se me veprimet e tyre në grup kanë marrë pjesë në masën, e cila ka kryer vepra penale.

Pas ngritjes së aktakuzës, është zhvilluar procedura e vlerësimit të saj nga gjykata. Nga fundi i muajit maj të vitit 2014, është zhvilluar dëgjimi i parë për të njëjtën. Të akuzuarit, gjatë kësaj seance, i kanë bërë vërejtje aktakuzës dhe provave, me të cilat është mbështetur ajo me propozimin që e njëjta të hidhet. Ata, vërejtjet ndaj aktakuzës dhe provave, me të cilat është mbështetur ajo, si dhe kërkesat për hedh-

Page 25: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 25 }

jen e saj, i kanë paraqitur brenda afatit të caktuar nga ana e gjykatës. Prokurori, në formën me shkrim, i është përgjigjur këtyre vërejtjeve dhe kërkesave.

Duke vepruar në lidhje me kërkesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre dhe ndaj përgjigjes së prokurorisë, kryetari i panelit shqyrtues,31 i cili në rastin konkret ka vepruar në cilësi të gjyqtarit individual, me vendim të datës 18 korrik të vitit 2014, i ka hedhur si të pabazuara kërkesat me shkrim dhe vërejtjet e të akuzuarve, pos pranimit të kërkesës që deklarata e të dyshuarit Sllobodan Vuç-iniqit32 të ndahet nga shkresat e lëndës. Në pjesën tjetër, gjykata ka vlerësuar se provat e deponuara me aktakuzë e vërtetojnë dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë qenë pjesë e grupit, i cili e ka bllokuar rrugën, nëpër të cilin ka lëvizur kolona e automjeteve të policisë dhe se me atë rast kanë kryer vepër penale, me të cilën ngarkohen. Gjykata ka vlerësuar se provat e paraqitura me aktakuzë krijojnë baza të mjaftueshme për hapjen e shqyrtimit kryesor, gjatë të cilit do të analizohen në mënyrë të hollësishme të gjitha provat nga ana e trupit gjykues.

Pas vlerësimit të aktakuzës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka miratuar kërkesën e gjyqtarit të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë/Mitrovica që proce-dura penale në këtë rast të vazhdohet nga EULEX-i.33 Para hapjes së shqyrtimit kryesor, është pranuar edhe kërkesa e prokurorisë që disa dëshmitarë të prokuror-isë gjatë shqyrtimit kryesor të dëgjohen si dëshmitar anonim edhe në raport me të akuzuarit dhe me mbrojtësit e tyre. Prokurori, po ashtu, në këtë fazë të procedurës si dhe pas ngritjes së aktakuzës së dytë në rastin Zymberaj të datës 12 dhjetor të vi-tit 2014 (kundër Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit), ia ka parashtruar gjykatës kërkesën për bashkimin e procedurës për këtë aktakuzë me procedurën për aktakuzën kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit.

Para sjelljes së vendimit mbi hapjen e shqyrtimit kryesor, kryetari i trupit gjykues i ka bërë thirrje prokurorisë që në afat prej 10 ditësh të ndryshojë ose të plotësoj, duke precizuar se për sa tentim vrasje të rënda ngarkohet i akuzuari, numrin e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve si dhe llojin dhe kalibrin e armës, i cili në ditën kritike është përdorur. Prokuroria nuk është përgjigjur në këtë kërkesë të gjykatës. Shqyrtimi kryesor në lidhje me aktakuzën e vlerësuar (të datës 7 maj të vitit 2014), rreth të cilës të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtorë, është hapur në datën 15 dhjetor të vitit 2014. Gjatë seancës së parë, kryesisht është shqyrtuar propozimi

[31] Gjyqtari ndërkombëtar Paulo Teixeira.[32] FDH Kosovë nuk ka momentalisht informacione zyrtare mbi procedurën eventuale penale

kundër Vuqiniqit, i cili gjatë hetimeve ndaj tij në lidhje me rastin e vrasjes së policit Zymberi ka qenë i paraburgosur në verën e vitit 2012.

[33] Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit mbi mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Page 26: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 26 }

i prokurorit mbi bashkimin e procedurave34 të aktakuzave të datës 7 maj të vitit 2014 kundër të akuzuarve Radiq dhe Vllashkoviq dhe të asaj të datës 12 dhjetor të vitit 2014 kundër të akuzuarve Kasaloviq dhe Sovrliq.35 Edhe pse të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre nuk i janë kundërvënë këtij propozimi të prokurorit mbi bashkim-in e procedurave për të dyja aktakuzat, me të cilat të gjithë të akuzuarit ngarkohen në drejtim të veprave të njëjta penale dhe në lidhje me të njëjtën ngjarje, me ven-dim të kryetarit të panelit shqyrtues të datës 15 dhjetor të vitit 2014 është refuzuar propozimi i prokurorit për bashkimin e këtyre procedurave. Me këtë, shqyrtimi kryesor lidhur me aktakuzën e 7 majit të vitit 2014 është hapur zyrtarisht në datën 19 janar të vitit 2015 me anë të paraqitjes së fjalëve hyrëse të palëve në procedurë.

Trupi gjykues gjatë shqyrtimit kryesor është takuar në pesëmbëdhjetë (15) ditë. Seancat e trupit gjykues kryesisht kanë qenë të hapura për publikun. Nga kjo ka pasur një përjashtim vetëm pjesërisht gjatë pasdites së një dite të seancës gjy-qësore si dhe gjatë një dite të plotë gjyqësore, gjatë të cilave, sipas njoftimeve jozyrtare, janë dëgjuar disa dëshmitarë të prokurorisë.36 Gjatë shqyrtimit krye-sor janë dëgjuar njëzet e shtatë (27) dëshmitarë me propozimin e prokurorit. Një dëshmitar i prokurorisë ka dëshmuar në cilësi të dëshmitarit anonim, me anë të video konferencës.37 Tetë (8) dëshmitarë gjatë shqyrtimit janë dëgjuar sipas de-tyrës zyrtare. Paneli shqyrtues i ka refuzuar propozimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre për dëgjim të dëshmitarëve të mbrojtjes për shkak të mosres-pektimit të afatit ligjor për propozim të dëshmitarëve të mbrojtjes. Megjithëkëtë, gjykata, shumicën e këtyre dëshmitarëve i ka dëgjuar sipas detyrës zyrtare. Po ashtu, gjykata, sipas detyrës zyrtare, e ka emëruar një avokat si të autorizuar të plotfuqishëm dhe detyrë e tij ka qenë që të përfaqësojë interesat e palës së dëmtu-ar, duke iu përmbajtur dispozitave të neneve 62 dhe 63 të LPPK.38

[34] Prokuroria e ka dorëzuar propozimin për bashkimin e lëndëve me aktakuzën e datës 12 dhjetor të vitit 2014.

[35] Gjatë kësaj seance të gjykatës, gjatë kohës së diskutimit mbi bashkimin e procedurave për ak-takuzat e cekura, procedura e vlerësimit të aktakuzës e datës 12 dhjetor të vitit 2014 (e ngritur kundër Kasalloviqit dhe Sovrliqit) nuk ka qenë e përfunduar me procedurën e paraparë me ligj për vlerësimin e saj nga gjykata kompetente.

[36] Këto seanca të gjykatës kanë qenë plotësisht të mbyllura për publikun, por jo për të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre. Nuk është lejuar prezenca as për vëzhguesit e FDH Kosovë, edhe pse neni 295, paragrafi 2 i LPPK e jep mundësinë e pranisë për personat e caktuar zyrtar dhe seanca të gjykatës të mbyllura për publikun.

[37] Gjykata, me anë të vendimit e ka pranuar propozimin e prokurorisë që identiteti i këtij dëshmi-tari të jetë anonim edhe për të akuzuarit e edhe për mbrojtësit. Sipas vendimit të trupit gjykues, masat e anonimitetit mbesin në fuqi edhe pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

[38] Neni 63 i LPPK: “Përfaqësuesit e palës së dëmtuar”: Paragrafi 1- Palën e dëmtuar mund ta për-faqësojë përfaqësuesi, i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës; Paragrafi 2 � Palën e dëmtuar mund ta përfaqësojë përfaqësuesi i viktimës dhe neni 3 - pala e dëmtuar mund ta përfaqësojë vetëm vetveten.

Page 27: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 27 }

I akuzuari Radiq, në deklaratën e tij para panelit shqyrtues e ka kundërshtuar çfarëdo lidhje me akuzat. I akuzuari Vllashkoviq e ka shfrytëzuar të drejtën në heshtje, duke potencuar se në gjithçka mbetet pranë deklaratave, të cilat i ka dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Gjatë procedurës së provave janë paraqitur shumë prova materiale të siguruara gjatë hetimeve policore dhe prokuroriale, siç është raporti nga shikimi i kryer në vendin e ngjarjes, si dhe raportet e ekspertëve dhe të balistikës.

Në fund të shqyrtimit kryesor, në pjesën e cila ka qenë e rezervuar për palët që të paraqesin argumentet e tyre përfundimtare, prokuroria ka thënë se, megjithëse nuk ekzistojnë prova të drejtpërdrejta në lidhje me personin ose me personat, të cilët e kanë privuar nga jeta të ndjerin Zymberi, provat e paraqitura i japin mjaft baza gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor. Sipas prokurorit, veprimet e këtyre dy të akuzuarve (dhe të tjerëve në ikje) kanë qenë të lidhura me bllokadën e rrugës dhe krijimin e ambientit, i cili e ka mundësuar sulmin e armatosur në karvanin. Të akuzuarit, sipas pretendimeve të prokurorit, qëllimisht e kanë mundësuar sit-uatën, në të cilën ka rezultuar deri te sulmi në karvanin e policisë, sepse plani i grupit (duke përfshirë edhe dy të akuzuarit), i cili e ka vendosur bllokadën, ka qenë që të ndihmojë bllokimin e karvanit me njësinë ROSU, ka qenë i organizuar mirë dhe secili e ka pasur rolin e tij. Sikur të mos ndodhte kjo, nuk do të rezultonte deri te vrasja e një polici, ka përfunduar prokurori.

Mbrojtja e të akuzuarve ka potencuar se prokuroria, me provat e propozuara gjatë procedurës, nuk ia ka dalë që ta mbështesë aktakuzën dhe se ajo prej fillimit ka qenë e paqëndrueshme për arsye se me anë të provave nuk është vërtetuar asnjë nga shtatë (7) veprat penale të kryera në bashkëkryerje. Mbrojtja, po ashtu, ka parashtruar se aktakuza nuk ka dhënë një përshkrim të kurrfarë veprimi aktiv ose pasiv të të akuzuarve si dhe as të veprimeve të kundërligjshme, të cilat përbëjnë element të çfarëdo vepre penale.

Trupi gjykues, në seancën e gjykatës të hapur për publikun, në datën 20 prill e ka sjellë vendimin. Në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, gjykata ka gjetur se ngjarja e përshkruar me aktakuzë ka ndodhur në mënyrën se si ajo është paraqitur me aktakuzë. Megjithëkëtë, gjykata, në bazë të propozimeve dhe të provave të paraqitura, nuk ka gjetur jashtë dyshimit të arsyeshëm se të akuzuarit kanë vepruar dhe bashkëvepruar në bashkëkryerje me të tjerët dhe se me veprime të paligjshme dhe me sjelljen e tyre i kanë kontribuuar kryerjes së veprave penale, të cilat iu janë vënë në barrë.

Trup i gjykues, po ashtu, nuk ka gjetur prova, të cilat do të vërtetonin përfshirjen e të akuzuarve në aksionin, i cili ka qenë i ndërmarrë nga ana e banorëve vendas të pjesës veriore të Kosovës në kundërvënie ndaj policisë kosovare në marrjen

Page 28: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 28 }

e kalimit 31. Gjykata nuk ka mundur me siguri për të vërtetuar se të akuzuarit Radiq dhe Vllashkoviq, në bashkëkryerje me të tjerët, kanë vepruar dhe bash-këvepruar ose se me sjellje dhe veprime të paligjshme në mënyrë të rëndësishme i kanë kontribuuar privimit nga jeta të Enver Zymberit të shtytur nga motive racore ose nacionale. Sipas gjetjeve të gjykatës, me provat e paraqitura nuk ka qenë e mundshme për të vërtetuar se sa automjete dhe sa persona kanë qenë në barrikadë si dhe as fakti nëse të akuzuarit e kanë bllokuar rrugën dhe sa kanë zgjatur të shtënat në ditën kritike. Sipas gjetjeve të gjykatës, provat e paraqitura, posaçërisht deklaratat e dëshmitarëve të caktuar, janë prova të pasigurta, sepse në bazë të tyre gjykata nuk ka mundur jashtë çdo dyshimi të vërtetojë përfshirjen e të akuzuarve në kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen. Duke i sjellë dallimet në deklarata të dëshmitarëve të aktakuzës, si dhe dallimet në deklarata të dëshmitarëve në faza të ndryshme të procedurës (hetimet, shqyrtimi kryesor), të cilat kanë qenë kyçe për sjelljen e vendimit, me të cilin të akuzuarit janë liruar nga akuzat, gjykata ka konstatuar se nuk ka gjetur prova se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, me të cilat ngarkohen. Gjykata i ka udhëzuar të dëmtuarit në padi civile për realizim të kërkesës pronësore-juridike.

Pos prokurorit të lëndës, i cili i ka udhëhequr hetimet, aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica, e kanë përfaqësuar gjatë pro-cedurës para panelit shqyrtues edhe tre prokurorë të prokurorisë së cekur, duke e zëvendësuar njëri-tjetrin.

Gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor para Gjykatës Themelore, i akuzuari Radiq është gjendur në paraburgim. Pas shpalljes së aktgjykimit lirues, ai, me ven-dim të veçantë të trupit gjykues, është liruar nga paraburgimi. I akuzuari Vllash-koviq gjatë hetimeve ka qenë i paraburgosur në datën 04 shkurt të vitit 2014. Me anë të dorëzanisë, ai ka qenë i liruar nga masa më e ashpër për sigurim të pranisë së tij në gjykatë.

Me aktgjykim të shkallës së parë ka përfunduar procedura për aktakuzën e parë për vrasjen e policit Zymberi, e cila ka ndodhur në datën 26 korrik të vitit 2011. Në lidhje me aktakuzën e dytë të Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica të datës 12 dhjetor të vitit 2014 në të njëjtën lëndë, trupi gjykues e ka refuzuar propozimin e prokurorisë për bashkimin e procedurave. Në periudhën e raportimit, aktakuza e dytë në këtë lëndë është pranuar në procedurën përgat-itore si bazë e mjaftueshme për hapjen e shqyrtimit kryesor. Shqyrtimi për këtë aktakuzë është hapur dhe ka përfunduar me aktgjykimin e shpallur në datën 10 dhjetor të vitit 2015. Zhvillimi i procedurës penale për aktakuzën e dytë të ngritur në procedurën e ndriçimit të vrasjes së policit Zymberi do të paraqitet në mënyrë

Page 29: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 29 }

të hollësishme në vazhdim të raportit. Në lidhje me të njëjtin rast, janë në vazhdim hetimet edhe ndaj një numri të të dyshuarve.

Prokuroria ka deponuar ankesë ndaj aktgjykimit, me të cilin të akuzuarit në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve janë liruar. FDH Kosovë nuk ka informacione nëse Gjykata e Apelit në periudhën e raportimit ka vendosur për ankesën e prokurorit ndaj aktgjykimit të datës 20 prill të vitit 2015.

Në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor dhe shikimit në doku-mentacionin zyrtar në këtë lëndë, FDH Kosovë gjen se procedura penale kundër të akuzuarve është zhvilluar përmes respektimit të standardeve për gjykim fer dhe të drejtë, posaçërisht kur është fjala mbi standardet, të cilët garantojnë të drejtat e të akuzuarve. Analiza e hollësishme e aktgjykimit të shkallës së parë çon drejt për-shtypjeve se gjykata në një mënyrë të caktuar i ka favorizuar provat të cilat kanë shkuar në dobi të të akuzuarve si dhe se ka qenë posaçërisht kritike në vlerësimin e deklaratave të dëshmitarëve të prokurorisë. FDH Kosovë nuk hyn në të drejtën e gjykatës që në mënyrë të pavarur të vlerësojë provat për dhe kundër aktakuzës dhe në bazë të kësaj të masë peshën e tyre për sjelljen e aktgjykimit, por nuk mund të mos vërejë se gjykata në arsyetimin e saj, përkatësisht në hedhjen e aktakuzës së tepërmi i ka theksuar mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë, që kanë pasur të bëjnë me numrin e automjeteve, të cilat në ditën kritike janë pen-guar në rrugën nëpër të cilën ka lëvizur karvani i policisë si dhe numrin e civilëve, të cilët kanë marrë pjesë në bllokadë. Edhe pse të rëndësishme, mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë mbi atë nëse në ditën kritike kanë qenë 4 ose 5 automjete, përkatësisht 4 ose 8 persona, janë të mundshme. Perceptimi i rrethanave është individual, posaçërisht në situata dhe në tensione specifike, të cilat kanë mbretëruar në ditën kritike në rrugën magjistrale Mitrovicë/ Mitrovica - Zubin Potok/Zubin Potok.

Pas gjykimit të përfunduar në shkallën e parë në lëndën Prokurori kundër Rado-van Radiqit dhe të tjerëve, mbetet shija e hidhur se ai nuk ia ka dalë që në mënyrë të rëndësishme të ndriçojë rrethanat dhe që të çoj deri te identifikimi i kryerësit ose i kryerësve në privimin e jetës së një pjesëtari të policisë derisa ai është gjetur në detyrën zyrtare. Kjo nuk mund të arsyetohet me karakterin joekspeditiv të he-timeve, që janë zhvilluar pas ditës kritike në rrugën Mitrovicë/ Mitrovica - Zubin Potok/Zubin Potok. Në këtë mënyrë, drejtësia mbetet e pakënaqur, kryerësi ose kryerësit të padënuar, kurse pala e dëmtuar, përkatësisht familja e policit të vrarë pa kurrfarë satisfaksioni dhe me pak shpresë se pas një kohe aq të gjatë të kaluar, të kujtimeve të zbehura dhe të shanseve gjithnjë e më të pakta në gjetjen e provave të reja do të konstatohet përgjegjësia për vrasjen e Enver Zymberit.

Page 30: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 30 }

2.2. Rastet: Sabit Geci dhe të tjerët dhe Agim Demaj dhe të tjerët

Para trupit gjykues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica gjatë vitit 2015 kanë vazhduar shqyrtimet kryesore në lëndët, të cilat para kësaj gjykate janë zhvilluar me emrat zyrtar: Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1)39 dhe Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Dreni-ca 2).40 Shqyrtimet kryesore në këto lëndë kanë qenë të hapura gjatë muajit maj përkatësisht qershor të vitit 2014 sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 6 nëntor të vitit 2013. Ato kanë përfunduar me aktgjykimet e shpallura në datën 27 maj të vitit 2015.

Rrjedha e procedurës penale Me vendim të Prokurorit Special të muajit janar të vitit 2012 janë hapur hetimet zyrtare kundër të dyshuarve Sylejman Selimi, Sahit Jashari dhe Sabit Geci për sh-kak të ekzistimit të dyshimit se ata në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së kanë marrë pjesë në keqtrajtimin dhe abuzimin fizik të një numri të civilëve shqiptar, të cilët në baza të ndryshme janë mbajtur në hapësirat për mbajtje pranë shtabit kryesor të Zonës së Drenicës të UÇK-së në Likoc/Likovc. Gjatë verës së vitit të njëjtë, he-timet janë zgjeruar edhe në të dyshuar të tjerë dhe me akuza të reja.

Hetimet në këto lëndë janë ngritur në bazë të deklaratave të dëshmitarëve të cak-tuar, të cilët në periudhën prej pranverës së vitit 1998 e deri në verën e vitit 1999, sipas pohimeve të prokurorisë, kanë qenë viktima të keqtrajtimit, të rrahjeve dhe të rrezikimit të integritetit trupor në qendrën e cekur për mbajtje. Si rezultat i këtyre hetimeve, disa të dyshuar41 janë privuar nga liria në datën 23 përkatësisht 31 maj të vitit 2013, kur nga ana e gjykatës, me kërkesë të prokurorit, iu është caktuar masa e paraburgimit. Të akuzuarve të tjerë42 në datën 13 qershor të vitit 2013 iu është caktuara masa e ndalimit të ofrimit ndaj objekteve ose personave të caktuar.

Gjatë hetimeve është dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve, i të dyshuarve dhe janë siguruar provat materiale, të cilat kryesisht kanë pasur të bëjnë me po-himet të cilat i kanë bërë dëshmitarët e caktuar dhe sipas të cilëve ata, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në periudha të ndryshme prej pranverës së

[39] Të bashkakuzuarit: Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Avni Zebeli.

[40] Të bashkakuzuarit: Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir De-maku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selima dhe Isni Thaçi.

[41] Sahit Jashari, Avni Zabeli, Sami Lushtaku, Hysni Thaqi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Syle-jman Selimi.

[42] Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku dhe Ismet Haxha.

Page 31: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 31 }

vitit 1998 e deri në mesin e vitit 1999, janë mbajtur në qendra për mbajtje pranë shtabit qendror të Zonës së Drenicës të UÇK-së, që është gjendur në ndërtesën e ish stacionit policor.

Pas pothuajse dy viteve të hetimit, prokuroria Speciale e ka ngritur aktakuzën në datën 6 nëntor të vitit 2013 (PSRK PPS 88/11) kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve43. Me aktakuzë, në 39 pika, iu është vënë në barrë se kanë kryer krim të luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje,44 në mënyrë individuale sipas një ose më shumë pikave.

Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica dhe në sallën e adaptuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština45, në datën 6 dhjetor të vitit 2013 është mbajtur seanca e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën, pas të cilës, të akuzuarit, me anë të mbrojtësve të tyre, i kanë deponuar kundërshtimet ndaj provave dhe ak-takuzës, derisa nga ana e tij prokurori është përgjigjur me shkrim ndaj të njëjtave.

Me vendim të datës 8 shkurt të vitit 2014, kryetari i panelit shqyrtues, gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki i ka refuzuar si të pabazuara kundërshtimet e të akuzuarve ndaj aktakuzës dhe ndaj provave të prokurorisë. Gjyqtari ka gjetur se aktakuza dhe provat krijojnë mjaft baza për hapjen e shqyrtimit kryesor, gjatë të cilit nga ana e trupit gjyqësor do të vlerësohet bazueshmëria dhe ligjshmëria e aktakuzës si dhe provat e propozuara nga ana e prokurorisë. Të akuzuarit e kanë shfrytëzuar të drejtën për të kontestuar gjetjet e kryetarit të panelit.

Gjykata e Apelit, me vendim të datës 08 prill të vitit 2014, i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve si të pabazuara dhe e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me aktakuzën.

Kryetari i panelit shqyrtues gjyqësor në fazën e përgatitjeve për hapjen e shqyrti-mit kryesor dhe duke iu referuar nenit 36, paragrafi 1 të LPPK,46 në datën 16 prill

[43] Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Syle-jman Selimi, Isni Thaçi dhe Avni Zabeli (radha e të akuzuarve është dhënë sipas aktakuzës).

[44] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, dhe në kundërshtim me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe me nenin 4 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977 si edhe me të gjitha normat ndërkombëtare, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm në Kosovë. Vepra penale është e dënueshme edhe me nenin 152, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[45] Salla e kinemasë e kompanisë ABC në një periudhë, para hapjes së Pallatit të Drejtësisë në Pr-ishtinë, në muajin shkurt të vitit 2015, e shfrytëzuar për organizimin e gjykimeve në Kosovë në lëndët në të cilat numri i pjesëmarrësve në procedurë është i madh.

[46] Neni 36, paragrafi 1 i LPPK: Gjykata, e cila në pajtim me këtë ligj është kompetente për veprim, mundet, nga arsye të rëndësishme ose për shkak të efikasitetit, që ta urdhërojë ndarjen e pro-

Page 32: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 32 }

të vitit 2014 e ka sjellë vendimin mbi ndarjen e procedurave kundër të akuzuarve, për shkak të numrit të madh të të akuzuarve dhe pjesëmarrësve në procedurë. Ky vendim është arsyetuar me karakterin e përshtatshëm dhe ekonomik të proce-durave. Palët në procedurë kanë marrë qëndrime të ndryshme ndaj vendimit të panelit mbi ndarjen e procedurës.47

Në vazhdim të raportit në mënyrë të ndarë do të analizohen gjykimet në secilën prej këtyre lëndëve.

2.2.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Drenica 1)

Pas vendimit mbi ndarjen e procedurave, para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Dariusz Sielicki,48 shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve,49 (në publik i njohur edhe si rasti Drenica 1), është hapur në datën 22 maj të vitit 2014, në hapësirat e Gjykatës Themelore, të cilat ndodhen në pjesën veriore të Mitro-vicës/Mitrovica.

Paneli shqyrtues gjatë shqyrtimit kryesor, i cili është zhvilluar në vitin 2014, është takuar në tridhjetë e tri (33) ditë gjyqësore. Gjatë tyre janë dëgjuar trembëdhjetë (13) dëshmitarë të prokurorisë. Shumica e dëshmitarëve, përkatësisht njëmbëdhjetë (11) sish kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarëve anonim. Nëntë (9) dëshmitarë anonimë kanë dëshmuar përmes lidhjes së video konferencës. Fytyrat e këtyre dësh-mitarëve me anë të monitorit në sallën e gjykimit kanë mundur t’i shohin anëtarët e panelit shqyrtues dhe palët në procedurë. Të njëjtën mundësi e ka pasur edhe dësh-mitari. Një (1) dëshmitar anonim i prokurorisë ka dëshmuar në sallën e gjykimit. Publiku nuk ka pasur mundësi për të parë fytyrën as të këtij dëshmitari.

Një dëshmitar i prokurorisë, i propozuar si dëshmitar anonim, ka refuzuar që gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor të dëshmojë si dëshmitar anonim dhe me anë të video konferencës. Gjatë dëshmisë së tij, ai, disa herë, e ka cekur emrin e

cedurave, e cila zhvillohet për shumë vepra penale ose kundër shumë personave të akuzuar, e pastaj të vazhdojë me procedurat e miratuara ose që t’i udhëzojë lëndët e ndara në një gjykatë tjetër kompetente, deri në përfundim të shqyrtimit kryesor.

Sipas paragrafit 3 të të njëjtit nen, kundër vendimit mbi ndarjen e procedurave nuk lejohet ankesa. [47] Neni 36, paragrafi 3: Kundër vendimit, me të cilin është caktuar ndarja e procedurave ose me të

cilin është refuzuar propozimi për ndarjen e procedurës së ankesave, nuk lejohet ajo. [48] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtar Vidar Stensland, Iva Nikshiq dhe gjyqtari

rezerv Franciska Fiser. [49] Të bashkakuzuarit: Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushtaku

dhe Avni Zebeli.

Page 33: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 33 }

tij, por nuk e ka kundërshtuar saktësinë e deklaratave të tij të mëhershme. Është shpallur dëshmitar armiqësor i gjykatës. Paneli gjyqësor shqyrtues të njëjtën masë ia ka shqiptuar edhe katër (4) dëshmitarëve të tjerë të prokurorisë, të cilat gjatë dëshmisë së tyre në këtë fazë të procedurës i kanë ndryshuar deklaratat e tyre krahasuar me ato të dhëna në fazat e mëhershme.

Në periudhën e raportimit si dhe pas pauzës së dimrit, shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit ka vazhduar para të njëjtit panel shqyrtues në datën 15 janar të vitit 2015. Në pjesën e shqyrtimit të mbajtur gjatë vitit 2015, gjykata është takuar në pesëmbëdhjetë (15) ditë gjyqësore. Gjatë këtyre ditëve, është dëgjuar një ekspert i mjekësisë ligjore, dy dëshmitarë të prokurorisë, prej të cilëve njëri (1) ka qenë anonim, si dhe pesë (5) dëshmitar të mbrojtjes. Gjatë peri-udhës së raportimit, janë paraqitur edhe shumë prova materiale të propozuara nga ana e palëve në procedurë. Të akuzuarit e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që gjatë shqyrtimit të mbrohen me heshtje.

Palët në procedurë në fjalët e tyre përfundimtare i kanë artikuluar qëndrimet dhe argumentet e tyre përfundimtare, me të cilat janë mbështetur ose janë kundërsh-tuar pretendimet e aktakuzës.

Gjyqtari ndërkombëtar në fjalën e tij përfundimtare e ka theksuar se keqtrajtimi, rrahjet dhe vrasjet e civilëve, të cilët janë gjendur në hapësirat e improvizuara për mbajtje në formacion të selisë së shtabit qendror të UÇK-së në Likoc/Likovce, kanë ndodhur më së voni prej muajit gusht përkatësisht shtator të vitit 1998, gjatë kohës kur në Kosovë ka mbretëruar konflikti i brendshëm. Sipas tij, të akuzuarit Selimi, Jahir Demaku, Sami Lushtaku dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, në bash-këkryerje me të tjerët, në mënyrë të kundërligjshme i kanë privuar nga liria, i kanë rrahur dhe keqtrajtuar civilët për shkak të dyshimit se kanë bashkëpunuar me forcat serbe ose se nuk e kanë përkrahur UÇK-në. Prokuroria, në bazë të provave, e posaçërisht në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, ka konstatuar se “kolabo-racionistët” në periudhën kritike në prani të familjeve të tyre janë arrestuar nga shtëpitë e tyre, janë mbajtur në qendrat e improvizuara të paraburgimit të for-muara nga UÇK-ja, ku disa herë iu është rrezikuar integriteti trupor dhe shëndeti.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit, veprat penale, me të cilat ngarkohen, i kanë kryer gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, e të cilat janë të parapara dhe të dënueshme sipas ligjeve, që kanë qenë në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprave. Këto vepra penale përbëjnë edhe shkelje të normave ndërkombëtare. Po ashtu, sipas prokurorit, veprat penale, të cilat të akuzuarve iu janë vënë në barrë, përbëjnë shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës si dhe të Protokolleve Shtesë të këtyre konven-tave, që janë të zbatueshme me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999 (e plotësuar me Rregulloren 2000/59 të datës 27 tetor të vitit 2000).

Page 34: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 34 }

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare i ka propozuar gjykatës që gjatë vlerësimit të provave të ketë parasysh deklaratat e dëshmitarëve, si dhe provat me shkrim. Ai ka shtuar se gjykata duhet posaçërisht ta ketë parasysh se dëshmitarët kanë dëshmuar mbi ngjarjet të cilat kanë ndodhur para pesëmbëdhjetë (15) viteve dhe se për këto arsye ka mundur të rezultojë deri tek mospërputhshmëritë e caktuara në deklaratat e tyre.

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare në mënyrë të hollësishme i ka përpunuar provat e prokurorisë si dhe deklaratat e dëshmitarëve, me vëmendje të veçantë në deklaratën e dëshmitarit kryesor të prokurorisë (dëshmitari A), i cili edhe para panelit shqyrtues ka dëshmuar në mënyrë të hollësishme mbi ngjarjet dhe keqtra-jtimet të cilave iu është nënshtruar në periudhën derisa sa ka qenë i ndaluar në qendrën e paraburgimit të UÇK-së. Deklarata e tij ka qenë e mbështetur edhe me deklaratën e ekspertit mjekoligjor si edhe me deklaratat e dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë ose vetëm me deklaratat e pjesshme të këtyre dëshmitarëve.

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare, krahas të tjerave, është përqendruar edhe në deklaratën e dëshmitarit D, i cili ka dëshmuar mbi vrasjen e një civili të panjo-hur, e cila është kryer në praninë e tij nga ana e të akuzuarit Lushtaku. Mbi mo-tivet e kësaj vrasjeje, për të cilat, sipas pohimeve të këtij dëshmitari, është njoftuar nga vet Lushtaku, menjëherë pas vrasjes, mbi organizimin e UÇK-së, qendrën e paraburgimit në Likoc/Likovcu. Sipas prokurorisë, ky dëshmitar ka mbetur konsekuent në deklaratat e tij edhe gjatë hetimit të tërthortë nga mbrojtja e të akuzuarit Lushtaku, si edhe nga vet Lushtaku.

Në lidhje me deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë, të cilat para panelit shqyrtues kanë dhënë deklarata të ndryshme në raport me deklaratat e dhëna në fazat e mëhershme të procedurës penale në këtë lëndë ose kanë hequr dorë nga ajo se të akuzuarit në çfarëdo mënyre janë të lidhur me akuzat me të cilat prokuroria i ngarkon, prokurori ka thënë se edhe këta dëshmitarë përkundër deklaratave të ndryshuara në pjesë të caktuara i kanë konfirmuar deklaratat e tyre të mëhershme. Prokurori, në lidhje me provat e alibisë, e ka theksuar se të akuzuarit nuk i kanë propozuar gjykatës prova të bindshme, me të cilat do të vërtetonin pafajësinë e tyre. Ai i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor për veprat penale me të cilat ngarkohen dhe që t’i dënojë sipas ligjit, duke e pasur parasysh se ata i kanë shkelur rregullat ushtarake. Ai posaçërisht e ka theksuar se me aktakuzë ngarkohen individët për veprime konkrete dhe se aktakuza nuk ka të bëjë me asgjë me UÇK-në, e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës.Mbrojtja e të akuzuarve, duke u përqendruar në fjalën përfundimtare të prokuror-it, e ka theksuar se prokurori në fjalën e tij përfundimtare kryesisht është marrë

Page 35: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 35 }

me provat, të cilat i kanë shkuar në krah aktakuzës, duke e shpërfillur obligimin e tij ligjor që të merret edhe me provat dhe që t’i trajtojë ato të cilat i shkojnë në krah të akuzuarve.

Sipas mbrojtjes, për të akuzuarit e caktuar nuk ka pasur prova që në çfarëdo mënyre kanë qenë të përfshirë në krimet me të cilat ngarkohen si edhe se nuk i kanë takuar zonës operative ku pretendohet se janë kryer krimet. Mbrojtja po ash-tu e ka theksuar se prokuroria gjatë shqyrtimit kryesor ka dështuar dhe nuk ia ka dalë të provojë pretendimet e aktakuzës jashtë çdo dyshimi si dhe se dëshmitarët e prokurorisë nuk i kanë vërtetuar pretendimet e së njëjtës. Sipas saj, askush nuk mund të shpallet fajtor nëse ekziston edhe një dozë e vogël e dyshimit në lidhje me fajësinë e të akuzuarve. Për këto arsye, mbrojtja i ka propozuar gjykatës që ta sjellë të vetmin vendim të ligjshëm e ai është lirimi i të akuzuarve nga të gjitha akuzat. Dhe në fund, të akuzuarit në fjalët e tyre përfundimtare në gjykatë i kanë mbështetur fjalët përfundimtare të avokatëve të tyre dhe e kanë vënë në spikamë se janë krenarë për angazhimet e tyre në UÇK si edhe se nuk janë fajtor dhe se nga gjykata nuk presin mëshirë, por drejtësi. Aktgjykimi në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve është shpallur nga Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në datën 27 maj të vitit 2015. Me anë të saj:

- Sami Lushtaku është shpallur fajtor për veprën penale vrasje nga paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 30 të LPK. Ai, sipas aktgjykimit, këtë vepër e ka kryer në një datë të pasaktësuar në fillim të muajit shtator të vitit 1999. Për këtë vepër, gjykata ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdh-jetë (12) vitesh. - Sylejman Selimi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale në vazhdimësi krim i luftës kundër popullatës civile të kryer në bashkëkryerje50 gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 1998, deri sa ai ka qenë në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së. Ai e ka kryer veprën me anë të zbatimit të dhunës, trajtimit çnjerëzor dhe torturimit disa herë të dëshmitarit A. Për këtë vepër i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh.

[50] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 31 dhe 152, paragrafët 1 dhe 2, pika 1.2 dhe nenin 81, paragrafi 1 të LPRK, në pajtim me nenin 33 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 15 qershor të vitit 2008. Vepra penale, për të cilën i akuzuari Selimi është shpallur fajtor, LP i RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së kësaj vepre penale, nuk ka qenë e përfshirë me këtë emërtim juridik të veprës penale. Me nenin 142 të LP të RSFJ-së, me veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile si të dënueshme janë përfshirë edhe veprimet për të cilat i akuzuari Selimi është shpallur fajtor. Neni 152 i LPRK e jep përshkrimin e hollësishëm të veprës penale, për të cilën ky i akuzuar është përgjegjës.

Page 36: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 36 }

Gjykata në mungesë të fakteve ose vlerësimit se provat e siguruara nuk e kanë vërtetuar ekzistimin e veprës penale të krimit të luftës (pasojat e keqtrajtimit, të cilit viktimat i janë nënshtruar nuk kanë shkaktuar lëndime të rënda) dhe, për këto, arsye, nuk përbëjnë shkelje të dispozitave të konventave të Gjenevës, disa të akuzuar i ka liruar nga akuzat sipas aktakuzës:

- Sabit Geci është liruar nga akuza se në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile51 diku rreth datës 22 gusht të vitit 1998, në atë mënyrë që e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit B.

- Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi janë liruar nga akuzat se në periudhën prej fillimit të muajit gusht e deri në fund të muajit shtator të vitit 1998, duke vepru-ar në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së dhe në bashkëpjesëmarrje njëri me tjetrin dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një shqiptari të paidentifikuar nga Kosova, nga rrethina e Shipolit/Šipolja, komuna e Mitrovicës/Mitrovica, derisa ai ka qenë në mbajtje në Qendrën për mbajtje në Likoc/Likoc/Likovce. Gjykata ka konstatuar se veprimet e të akuzuarve nuk përbëjnë cenim të rëndë të nenit të përbashkët të Konventave të Gjenevës.

- Sylejman Selimi është liruar nga akuza se në një rast gjatë muajit shtator të vitit 1998, në të njëjtën cilësi dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të paidenti-fikuar të UÇK-së, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një mashkulli të paidentifikuar nga Gllanasella/Gladno Selo. Në gjykimin tashmë të përsëritur, gjykata ka konstatuar se veprimet e të akuzuarit nuk përbëjnë cenim të rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës. - Sabit Geci dhe Sahit Jashari, në mungesë të provave, janë liruar nga akuzat për krim të luftës kundër popullatës civile, përkatësisht se si pjesëtarë të UÇK-së e kanë privuar nga jeta policin serb Ivan Bullatoviqin, i cili ka qenë i paraburgosur në qendrën për mbajtje në Likoc /Likovc. - Sabit Geci dhe Sahit Jashari në baza të njëjta dhe në cilësi të njëjtë janë liruar nga akuzat se kanë kryer krim të luftës kundër popullatës civile në atë mënyrë që e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim C.

- Ismet Haxha është liruar nga akuzat se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, në fillim të muajit qershor të vitit 1998, në një vend të pasaktësuar në afërsi të fshatit Va-

[51] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së, po ashtu e dënueshme me nenet 31 dhe 152 të LPRK.

Page 37: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 37 }

ganicë/Vaganica, komuna e Mitrovicës/Mitrovica, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F, i cili ka qenë civil.

- Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Avni Zabeli dhe Sylejman Selimi në mungesë të provave janë liruar nga akuzat se në periudhën prej pranverës së vitit 1998 e deri në muajt e parë të vitit 1999, në cilësi të njëjtë dhe në mes veti e në bash-këpjesëmarrje me të tjerë, kanë kryer krim të luftës kundër popullatës civile në atë mënyrë që e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pasak-tësuar të civilëve shqiptarë.

- Sahit Jashari është liruar nga akuzat se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, përkatësisht se në fillim të muajit qershor të vitit 1998 e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e të paraburgosurit Ivan Bullatoviq.

- Sahit Jashari, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli janë liruar nga akuzat se në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së, në mes veti e në bashkëpjesëmarrje me të tjerë, në një datë të pasaktësuar në fillim të muajit qershor të vitit 1998, e kanë cenuar integ-ritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F (civil, shqiptar), të parabur-gosur në qendrën për mbajtje në Likoc/Likovac në atë mënyrë që e kanë rrahur atë disa herë.

- Sahit Jashari është liruar nga akuza se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së në fillim të vitit 1999 e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim E. Nuk është provuar as pretendimi nga aktakuza se ai e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dy të paidentifikuarve, babë e vajzë.

- Sahit Jashari dhe Sylejman Selimi janë liruar nga akuzat për krime të luftës sepse nuk është provuar se ata në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së dhe reciprok-isht e në bashkëpjesëmarrje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të këtij formacioni ushtarak, në fund të pranverës dhe në fillim të verës së vitit 1998 e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim I.

- Avni Zabeli është liruar nga akuza se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së në një datë të pasaktësuar të muajit qershor të vitit 1998, në bashkëpjesëmarrje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të UÇK-së, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F.

- Avni Zabeli është liruar nga akuza se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, në bash-këpjesëmarrje me persona të tjerë të panjohur, në një datë të pasaktësuar gjatë muajve qershor/korrik të vitit 1998, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmi-tarit anonim F dhe të një të paraburgosuri tjetër të panjohur nga Prizreni/Prizren.

Page 38: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 38 }

Duke e arsyetuar aktgjykimin me provat mbi të cilat e ka bazuar vendimin e vet, gjykata e ka cekur se dëshmitari anonim i prokurorisë, i cili në lëndë është trajtuar si dëshmitari A, ka qenë i privuar nga liria nga pjesëtarët e UÇK-së dhe se është mbajtur në hapësirat për mbajtje, të cilat gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 1998 janë gjendur në shtabin qendror të UÇK-së në Likoc/Likovac. Në këto hapë-sira ka pasur edhe persona të tjerë të privuar nga liria. Dëshmitari A në periudhën e cekur disa herë i është shtruar rrahjeve nga i akuzuari Selimi, i cili, sipas tij, e ka zbatuar një trajtim çnjerëzor dhe i cili i është drejtuar me kërcënime se do të vritet për arsye se e ka konsideruar si spiun serb. Përgjegjësia e të akuzuarit Selimi është vërtetuar në bazë të deklaratave të dëshmitarit anonim A, të cilat janë mbështetur edhe me deklaratën e dëshmitarit K si dhe, në mënyrë të tërthortë, me deklaratën e dëshmitarit B. Gjykata, dëshminë e dëshmitarit A e ka vlerësuar si të bindshme. Sipas gjetjeve të gjykatës, edhe dëshmia e dëshmitarit D çon drejt përfundimit se në Likoc/Likovac kanë ekzistuar hapësira për mbajtje, ku personat e mbajtur janë mbajtur për një periudhë të gjatë kohore. Gjykata ka vërtetuar se i akuzuari Sabit Geci në një rast ka hyrë në hapësirat e qendrës për mbajtje, ku kanë qenë dëshmitari B dhe edhe një mashkull, civil. Ndaj sjelljes së të akuzuarit Geci ndaj këtij dëshmitari (e ka goditur me shuplaka dhe e ka rrahur), nuk kanë mundur për t’u vërtetuar karakteristikat e torturës, gjë që ka qenë bazë për lirimin e Gecit nga akuzat.

Gjykata, me anë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor e ka vërtetuar se i akuzuari Sami Lushtaku në një rast, në muajin shtator të vitit 1998, në një vend të pasaktësuar, midis fshatit Galicë/Galica dhe Dubovc/Dubovac, duke vepruar në mënyrë brutale dhe me paramendim, tri herë ka shtënë nga revolja e llojit TT duke ia marrë jetën një mashkulli të njohur, të vjetër rreth 40 vjeç, i cili ka folur shqip. Sjellja e të akuzuarit Lushtaku është vlerësuar si rast i izoluar, i cili nuk ka qenë në lidhje të drejtpërdrejt me konfliktin. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që ai të shpallet fajtor për veprën penale vrasje,52 dhe jo për krim të luftës kundër pop-ullatës civile. Këto fakte janë vërtetuar në bazë të deklaratave të dëshmitarit D, i cili është vlerësuar si konsekuent, logjik dhe i përputhshëm me deklaratat e tij nga fazat e mëhershme të procedurës.

Gjykata i ka vlerësuar provat e mbrojtjes, me të cilat është kontestuar kredibiliteti i dëshmitarit A, si kontradiktore dhe jo të bindshme.

Gjykata, me anë të aktgjykimit, në mënyrë të hollësishme i ka analizuar ligjet, të cilat i ka zbatuar me rastin e sjelljes së vendimit të vet, kualifikimin e veprave pe-

[52] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 30, paragrafi 2, pika e nenit 1 të LP të KSAK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 28 qershor të vitit 1977.

Page 39: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 39 }

nale për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor si dhe matjen e dënimit. Me këtë rast, gjykata ka konstatuar se në kohën e kryerjes së veprave penale, për të cilat të akuzuarit ngarkohen, ka qenë në fuqi LP i RSFJ-së,53 i cili ka qenë në zbatim sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/24.54 Gjykata, po ashtu, ka konstatuar se veprimet e të akuzuarve janë të parapara dhe të dënueshme edhe me ligjin penal i cili në Kosovë ka hyrë në fuqi në vitin 2004,55 si dhe me Ligjin Penal të Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2013. Të akuzuarit janë shpallur fajtor për shkak të shkeljes së dispozitave të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949,56 sepse me paramendim e kanë zbatuar dhunën si dhe kanë vepruar në mënyrë çnjerëzore dhe të johumane për mbajtjen e civilëve të cilët nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë. Me zbatimin e nenit 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës,57 të akuzuarit janë shpallur fajtor për vepër penale në vazhdimësi58 e kryer në bashkëkryerje, e paraparë me nenet 3159 dhe 152, paragra-fi 1 i LPRK.60 I akuzuari Sami Lushtaku është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të rëndë të vrasjes të kryer në mënyrë brutale, të pamëshirshme dhe të egër ndaj viktimës e cila ka qenë e pambrojtur, me duar të lidhura dhe e cila është lutur për jetën.

[53] Ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 1977 dhe nuk ka qenë i ndryshuar deri në datën 23 mars të vitit 1989.

[54] Me këtë rregullore është mundësuar zbatimi i ligjeve, të cilët në Kosovë kanë qenë në fuqi deri në datën 22 mars të vitit 1989 dhe të cilat nuk kanë qenë diskriminuese.

[55] Ky ligj deri në datën 8 nëntor të vitit 2008 është quajtur Ligji i Përkohshëm Penal i Kosovës. Me ndryshimet dhe me plotësimet me ligj të ligjit të përkohshëm penal të Kosovës e bart emrin Ligji Penal i Kosovës.

[56] E cila si vepër e veçantë penale ka qenë e paraparë me Ligjin Penal të Republikës së Kosovës të vitit 2013. Neni 152: Secili person, i cili seriozisht e shkel nenin 3, i cili është i përbashkët për të gjitha Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, do të dënohet me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej së paku pesë (5) vite ose me dënimin me burgosje të përjetshme.

[57] Neni 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës të vitit 2008: Askush nuk mund të shpallet fajtor ose të dënohet për veprën penale, e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e caktuar me ligjin për vepër penale, pos për veprat të cilat në periudhën në të cilat janë kryer, në bazë të drejtës ndërkombëtare, janë të trajtuara si gjenocid, krime të luftës ose krime kundër njerëzimit.

[58] Neni 81, paragrafi 1 i LPRK: Veprat e vazhduara penale përbëhen prej disa veprave penale të njëjta ose të ngjashme të kryera në një periudhë të caktuar kohore nga ana e të njëjtit kryerës, të cilat konsiderohen tërësi në rast të ekzistimit të, e pakta, dy prej kushteve të mëposhtme, e njëjta viktimë e veprës penale, i njëjti objekt i veprës penale, shfrytëzimi i situatës ose lidhja e njëkohshme, etj....

[59] Neni 31 i LPRK: kur dy ose më shumë persona së bashku e kryejnë veprën penale me pjesëmarrje të përbashkët në veprën penale dhe në mënyrë të rëndësishme duke i kontribuuar kryerjes së saj në çfarëdo mënyre, secili prej tyre do të jetë përgjegjës dhe i dënueshëm në mënyrën e paraparë për këtë vepër penale.

[60] Krimet e luftës, të cilat seriozisht shkelin nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës.

Page 40: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 40 }

Me zbatimin e nenit 367, paragrafi 2 i LPPK,61 të akuzuarve, të cilët janë shpallur fajtor dhe të cilëve iu janë shpallur dënimet me burgosje, me vendim të veçantë iu është shqiptuar masa e paraburgimit , e cila do të zgjas deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Gjykata, në aktgjykimin e shqiptuar e ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.62 Ata, me anë të aktgjykimit janë të obliguar edhe t’i pagua-jnë shpenzimet e procedurës në lartësi prej 1.200 përkatësisht 1.000 euro.

Të gjitha seancat e panelit shqyrtues kanë qenë publike, pos pjesë të caktuara gjatë të cilave ka ekzistuar mundësia për t’u zbuluar identiteti i dëshmitarëve anonim të prokurorisë. Në seancat e gjykatës, krahas publikut, është lejuar prezenca edhe e mediave. Gazetarëve iu është lejuar audio dhe video incizimi i shqyrtimit deri te dëshmia e dëshmitarëve para panelit, kurse pas kësaj vetëm e drejta që të jenë të pranishëm në seancën e shqyrtimit.

Palët në procedurë i kanë deponuar ankesat në aktgjykimet e shkallës së parë. Deri në fund të periudhës së raportimit, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur për ankesat e tyre.

Sipas informacioneve nga mediat, i akuzuari Sami Lushtaku, edhe pas aktgjykimit të shpallur të shkallës së parë, me të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje, disa herë ka qëndruar në mjekim në QKU të Kosovës në Prishtinë/Priština, në repartin e kardiologjisë. Sipas burimeve të njëjta, ai, në datën 22 shtator të vitit 2015, është përpjekur t’iu ik gardianëve të shërbimit përkatës, kur edhe është bur-gosur nga ana e policisë së EULEX-it dhe është dërguar në burgun e Dubravës/Dubrava. Lushtaku, në fillim të vitit 2016 është bartur në burgun e sigurisë së lartë në në fëshatin Gërdec/Grdovac në Podujevë/Podujevo, ku disa ditë ka bërë grevë urie për shkak të trajtimit ndaj tij.

2.2.2. Rasti Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2)

Shqyrtimi kryesor për pjesën e mbetur të aktakuzës së PSRK-së të datës 6 nëntor të vitit 2013 kundër dhjetë të akuzuarve63 është hapur në datën 27 qershor të vitit 2014 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin, po ashtu, ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki.64

[61] Neni 367, paragrafi 2: Nëse gjyqtari gjykon ose trupi gjykues e shqipton dënimin prej pesë (5) ose më shumë vite burgosje, të akuzuarit i caktohet paraburgimi, nëse ai nuk është në paraburgim, ose e vazhdon të njëjtin kur i akuzuari gjendet në burg.

[62] Në periudhën prej datës 24 maj të vitit 2013 deri në datën 19 dhjetor të vitit 2014.[63] Të bashkakuzuarit: Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir De-

maku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selima dhe Isni Thaqi.[64] Anëtarët e trupit gjykues: Anna Adamska Galant dhe Vidar Stensland.

Page 41: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 41 }

Në pjesën e shqyrtimit kryesor të mbajtur gjatë vitit 2014, paneli shqyrtues është takuar në gjashtëmbëdhjetë (16) ditë gjyqësore. Pos seancës përgatitore dhe parashtrimit të fjalëve hyrëse, janë dëgjuar edhe pesë (5) dëshmitarë të prokuror-isë. Tre (3) prej tyre kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarëve anonim, me anë të video konferencës. Një (1) prej tyre ka qenë i akuzuari. Një (1) nga dëshmitarët e prokurorisë, para panelit gjyqësor e ka ndryshuar deklaratën krahasuar me atë të dhënë në fazat e mëhershme të procedurës penale. Për këtë arsye, nga gjykata është shpallur „dëshmitar armiqësor“ dhe prokurorit i është kërkuar që ta marrë në pyetje me anë të pyetjeve të tërthorta. Si dëshmitarë të prokurorisë janë dëgjuar edhe dy (2) mjekë.

Gjatë periudhës së raportimit për vitin 2015 e deri në shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë të datës 27 maj të vitit 2015, trupi gjykues është takuar edhe në dhjetë (10) ditë gjyqësore. Në këtë pjesë të procedurës është dëgjuar edhe një (1) dëshmitar i prokurorisë, hetues. Ky dëshmitar, me kërkesën e prokurorisë, ka dëshmuar si dëshmitar anonim dhe pas ekranit, në mënyrë që të mos zbulohet identiteti i tij. Zbulimi i identitetit të tij do të ndikonte në angazhimin e tij të mëte-jmë në misionin e EULEX-it në cilësinë e hetuesit të Njësisë për Krime të Luftës. Me propozim të prokurorisë është dëgjuar edhe eksperti mjekoligjor. Dëshmitari kryesor i aktakuzës, i cili me deklaratat e tij i ngarkon të akuzuarit, duke u përg-jigjur në pyetjet e prokurorit dhe në pyetjet e tërthorta të mbrojtjes, ka qëndruar plotësisht pranë deklaratave të tij të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës.

Në këtë pjesë të shqyrtimit kryesor janë dëgjuar tetë (8) dëshmitarë të propozuar nga të akuzuarit dhe nga mbrojtja e tyre. Një prej këtyre ka dëshmuar në seancën, e cila ka qenë e mbyllur për publikun.65 Këta dëshmitarë, me deklaratat e tyre para gjykatës i kanë kundërshtuar provat e prokurorisë, duke iu ofruar alibi të akuzuarve.

Prokurori, gjatë shqyrtimit kryesor në këtë lëndë, ka hequr dorë nga dëgjimi i dëshmitarëve të caktuar, të cilët kanë qenë të propozuar me anë të aktakuzës (dëshmitari anonim L dhe dëshmitari F).

Gjatë procedurës janë paraqitur shumë prova materiale të propozuara nga palët në procedurë, derisa të akuzuarit janë mbrojtur me heshtje. Palët në procedurë, në fund të shqyrtimit, i kanë artikuluar argumentet e tyre përmbyllëse.

Prokurori ndërkombëtar në fjalën e tij përfundimtare lidhur me të akuzuarit, të cilët janë të përfshirë në këtë lëndë, sipas aktakuzës së datës 6 nëntor të vitit 2013, e ka theksuar se veprat penale të përfshira me këtë aktakuzë janë të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë me anë të

[65] Vëzhguesve të FDH Kosovë iu është lejuar prania.

Page 42: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 42 }

keqtrajtimit dhe të rrahjes së civilëve të paraburgosur në qendrën e improvizuar të paraburgimit në afërsi të hapësirave të shtabit qendror të UÇK-së, në Likoc/Liko-vac. Sipas prokurorisë, të akuzuarit Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni Thaqi, në bashkëkryerje dhe sipas planit të përbashkët i kanë paraburgosur në mënyrë të kundërligjshme, i kanë rrahur dhe keqtrajtuar civilët, për të cilët kanë dyshuar se kanë bashkëpunuar me forcat serbe ose që nuk e kanë përkrahur UÇK-në. Prokuroria, në bazë të provave dhe të deklaratave të dëshmitarëve ka konstatuar se të burgosurit, të cilët janë konsideruar si “ko-laboracionistë”, në periudhën kritike janë arrestuar nga shtëpitë e tyre dhe janë mbajtur në qendrën e improvizuar të paraburgimit të formuar nga UÇK-ja, ku, në disa raste, iu është rrezikuar integriteti trupor dhe shëndeti. Veprat, për të cilat ngarkohen të akuzuarit, sipas prokurorisë, i kanë kryer gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë. Këto vepra janë të dënueshme sipas ligjeve, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave, kurse përbëjnë edhe shkelje të nor-mave ndërkombëtare.66

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare i ka propozuar gjykatës që, gjatë vlerësimit të provave, të ketë parasysh deklaratat e dëshmitarëve, të cilat janë mbështetur me identifikimin e të akuzuarve, si edhe provat me shkrim në formë të raporteve mjekësore, të skicave dhe të gjetjeve të ekspertëve. Këto prova janë vlerësuar nga gjykata si të pranueshme.

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare i ka përsëritur vështirësitë me të cilat herë pas herë janë ballafaquar disa dëshmitarë me rastin e dëshmisë para panelit gjy-qësor, posaçërisht ato në lidhje me të cekurit e rrethanave të caktuara, të datave, përshkrimit të ngjarjeve të caktuara ose detajeve. Prokurori posaçërisht e ka thek-suar se pothuajse të gjithë dëshmitarët kanë dëshmuar si dëshmitar anonim, se ka ekzistuar një frikë serioze tek dëshmitarët, të cilët është dashur të dëshmojnë para gjykatës në dobi të prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera nga pjesëtarët e rangut të lartë të UÇK-së kundër civilëve shqiptar nga Kosova. Në këtë kontekst, disa dëshmitarë gjatë procedurës penale i janë ekspozuar kërcënimeve.

Sipas prokurorit, dëshmitari anonim i prokurorisë, i cili ka dëshmuar me pseud-onimin dëshmitari A, në mënyrë të hollësishme dhe koherente ka dëshmuar para panelit shqyrtues, mbi paraburgimin e kundërligjshëm dhe keqtrajtimet, të cilave iu është nënshtruar në qendrën e improvizuar të paraburgimit të UÇK-së. I ka për-shkruar veprimet e të akuzuarve. Deklarata e tij është mbështetur me deklaratën e

[66] Veprat penale, të cilat të akuzuarve iu janë vënë në barrë, përbëjnë shkelje të rëndë të konven-tave të Gjenevës, protokolleve shtesë në këto konventa, që janë të zbatueshme me rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999, dhe e cila është plotësuar me Rregulloren 2000/59 të datës 27 tetor të vitit 2000.

Page 43: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 43 }

ekspertit gjyqësor si edhe me deklaratat e dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë ose me deklaratat e pjesshme të këtyre dëshmitarëve.

Prokurori po ashtu e ka theksuar se provat e propozuara të prokurorisë krijo-jnë baza të mjaftueshme për përfundimin se të akuzuarit janë përgjegjës për ve-primet e kryera në mënyrë individuale ose në bashkëkryerje njëri me tjetrin, të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë me anë të aktakuzës. Ai ka shtuar se vlerësimi i provave varet nga vlerësimi i paanshëm i gjykatës, krahas propozimit se gjykata gjatë vlerësimit duhet ta ketë parasysh kontekstin social dhe politik me të cilin dëshmitarët e ftuar para gjykatës janë ballafaquar, si edhe se ngjarjet mbi të cilat ata është dashur për të dëshmuar janë zhvilluar para më shumë se 15 vite.

Mbrojtja e të akuzuarve, duke u përqendruar në fjalën përfundimtare të prokuror-it, si dhe duke pasur parasysh provat e paraqitura gjatë shqyrtimit, ka potencuar se prokurori në fjalën e tij përfundimtare kryesisht është marrë me provat të cilat kanë shkuar në mbështetje të aktakuzës, duke e injoruar obligimin e tij ligjor që të merret dhe të trajtojë provat të cilat shkojnë në mbështetje të të akuzuarve. Sipas mbrojtjes, për disa të akuzuar nuk ka pasur prova se në çfarëdo mënyre kanë qenë të përfshirë në krimet, me të cilat ngarkohen, si edhe se nuk i kanë takuar zonës operative ku kanë ndodhur krimet. Mbrojtja po ashtu ka theksuar se prokuroria gjatë procedurës parapenale nuk ka bashkëpunuar me mbrojtjen, se ka qenë e njëanshme në vlerësimin e provave si edhe se gjatë shqyrtimit kryesor nuk ka pasur sukses për të provuar pretendimet e aktakuzës jashtë çdo dyshimi. Sipas mbrojtjes, disa dëshmitarë të prokurorisë para gjykatës nuk e kanë thënë të vërtetën, kurse prokurori fjalën e tij përfundimtare nuk ia ka përshtatur provave, të cilat janë paraqitur gjatë shqyrtimit. Mbrojtja në këtë kontekst e ka cekur se gjykata gjatë shqyrtimit të provave e ka për obligim moral që në mënyrë individ-uale të shqyrtojë secilën provë, si edhe çdo dyshim që ka të bëjë me akuzat të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë. Në fund, gjykatës i është propozuar që t’i lirojë klientët e saj nga të gjitha akuzat.

Në fjalët e tyre përfundimtare, të akuzuarit para gjykatës i kanë mbështetur fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre, derisa disa të akuzuar i kanë artikuluar edhe fjalët e tyre përfundimtare para gjykatës, me të cilat i kanë kundërshtuar deklara-tat e dëshmitarëve të prokurorisë. Ata, me këtë rast e kanë cekur se pretendimet e dëshmitarëve të prokurorisë janë të pasakta dhe e kanë potencuar se nuk janë fajtor si edhe atë se nga gjykata presin një vendim të drejtë, përkatësisht aktgjykim lirues.

Me aktgjykimin e shpallur në datën 27 maj të vitit 2015, gjykata ka gjetur se të akuzuarit Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil De-maku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni

Page 44: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 44 }

Thaçi janë fajtor, sepse gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar, në një datë të pasaktësuar gjatë muajit shtator të vitit 1998, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, në bashkëkryerje reciprokisht si edhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar UÇK-së, rëndë i kanë shkelur dispozi-tat e nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës në atë mënyrë që me qël-lim e kanë zbatuar dhunën, trajtimin e vrazhdë dhe çnjerëzor dhe torturën ndaj dëshmitarëve A dhe B (civil shqiptar nga Kosova), të cilët kanë qenë të mbajtur në hapësirat e qendrës për mbajtje në Likoc/Likovac, edhe pse nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë. Veprimet e cekura të të akuzuarve gjykata i ka kualifikuar si krim të luftës,67 me të cilat është shkelur neni i përbashkët 3 i Konventave të Gjenevës, si edhe nenin 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Shtesë.

Të akuzuarve për veprimet e cekura iu janë shqiptuar dënimet e mëposhtme me burgosje: Sylejman Selimit dënimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh, kurse Jahir dhe Zeqir Demakut nga gjashtë (6) vite. Dënim me të njëjtën kohëzgjatje i është shqiptuar edhe të akuzuarit Isni Thaqi. Të akuzuarit Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj janë dënuar, secili në mënyrë individuale, me dënimin me burgos-je në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh, aq sa janë dënuar edhe të akuzuarit Fadil dhe Nexhat Demaku.

Të akuzuarit Jahir dhe Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni Thaqi janë shpal-lur fajtor, sepse gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar, në një datë të pasaktësuar gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 1998, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, në bashkëkryerje reciproke dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, i kanë shkelur rëndë dispozitat e nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës, në atë mënyrë që me qëllim e kanë zbatu-ar dhunën, torturën, trajtimin çnjerëzor dhe përulës ndaj dëshmitarit A, civil shqip-tar nga Kosova, gjatë kohës sa ai ka qenë i mbajtur në hapësirat e qendrës për mbajtje në Likoc/Likovac, edhe pse nuk ka pasur rol aktiv në armiqësitë. Me këtë rast, ata e kanë rrahur me shufra të drurit si dhe me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, e kanë kërcënuar me vdekje dhe e kanë akuzuar se është spiun serb. Me veprimet e cekura, ata kanë kryer krime të luftës për të cilat gjykata ua ka shqiptuar të akuzuarve dënimet e mëposhtme me burgosje: Sylejmanit Selimit në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, kurse Jahir dhe Zeqir Demakut dhe Isni Thaçit me nga pesë (5) vite.

Në fund, gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit Selimi dënimin e përbashkët të bur-gosjes në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, kurse të akuzuarve Jahir dhe Zeqir De-makut, si edhe Isni Thaqit ua ka shqiptuar dënimin e përbashkët në kohëzgjatje prej nga shtatë (7) vite të burgosjes.

[67] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 31, 152, paragrafi 1, pikat 2.1 dhe 2.2 të LPRK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

Page 45: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 45 }

Me zbatimin e nenit 367, paragrafi 2 i LPPRK,68 të akuzuarve, të cilëve iu janë shqiptuar dënimet me burgosje mbi pesë (5)vite, me vendim të veçantë iu është shqiptuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Gjykata, në dënimet e shqiptuara ua ka llogaritur edhe kohën, të cilën ata e kanë kaluar në paraburgim.

Sipas aktgjykimit, gjykata, vendimin e saj e ka bazuar në deklaratat dhe në provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor. Në këtë kontest, gjykata posaçërisht i ka vlerësuar provat, të cilat me dëshmitë e tyre i ka ofruar dëshmitari A, si dhe pjesër-isht edhe dëshmitari B, që deri diku janë përkrahur edhe me deklaratat e dëshmi-tarit K, me gjetjet e ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe me deklaratën e personit zyrtar, i cili gjatë shqyrtimit ka dëshmuar si dëshmitar i mbrojtur.

Gjykata e ka vlerësuar dëshminë e dëshmitarit A si të bindshme, të besueshme dhe kredibile. Gjykata nuk e ka pasur dyshimin në aftësinë psikike të dëshmitarit si dhe as në aftësinë e tij për të kuptuar, që të kujtohet ose që t’i parashtrojë faktet mbi rrethanat mbi të cilat ka dëshmuar. Gjykata nuk ka vërejtur mospërputhje as edhe në rastet kur ky dëshmitar është pyetur për të njëjtat rrethana. Dëshmitari A ka konfirmuar se dëshmitari B deklaratën e tij e ka ndryshuar për arsye se është frikuar për jetën e tij dhe të familjes së tij. Në anën tjetër, deklaratat e dëshmitarit të mbrojtjes, sipas gjetjeve të gjykatës, kanë qenë jobindëse dhe nuk iu kanë ofruar alibi të akuzuarve.

Gjykata, mospërputhjet e vogla në deklaratat e dëshmitarit A i ka vlerësuar si dobësi karakteristike për kujtesën njerëzore. Sipas gjetjeve të gjykatës, dëshmitari A dëshminë e tij e ka prezantuar në mënyrë shumë logjike dhe të bindshme.

Në lidhje me kualifikimin juridik të veprave penale, për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor, gjykata ka theksuar se gjetjet e tij i ka bazuar në rregullat që kanë përbërë bazë juridike edhe për aktgjykimin në rastin Drenica 1.

Në pikëpamje të shqiptimit të dënimit, gjykata është udhëhequr me parimin e ligjit më të butë si edhe me zbatimin e nenit 33, paragrafi 2 i Kushtetutës së RK, se dënimi i shqiptuar nuk mund të jetë më i rreptë se sa dënimi i caktuar me ligj i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. Gjykata po ashtu e ka marrë parasysh paramendimin, përkatësisht faktin se vepra penale është kryer vetëm në raport me dy persona, gjë që ka ndikuar në zbutjen e dënimit. Gjykata e ka pasur parasysh edhe faktin se të gjithë të akuzuarit gjatë kohës së konfliktit të armato-sur kanë marrë pjesë në rezistencën e armatosur ndaj regjimit i cili nga bashkë-

[68] Neni 367, paragrafi 2: Nëse gjyqtari ose trupi gjykues e shqipton dënimin prej pesë (5) ose më shumë vitesh të burgosjes, të akuzuarit i caktohet paraburgimi nëse ai nuk është në paraburgim ose vazhdohet i njëjti kur i akuzuari tashmë ndodhet në paraburgim.

Page 46: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 46 }

sia ndërkombëtare është vlerësuar si regjim kriminal, përkatësisht se të akuzuarit kanë luftuar për popullin e vet, si edhe faktin se pas konfliktit të armatosur kanë jetuar me nder dhe se nuk kanë qenë të dënuar për krime të tjera dhe, madje, kanë gëzuar pozita prestigjioze.

Gjykata nuk ia ka falur besimin deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtjes, për të cilat ka vlerësuar se kanë qenë të jobindëse, sepse mbamendja e tyre ka qenë jo-reale dhe selektive. Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurori i ka propozuar gjykatës caktimin e parabur-gimit për të gjithë të akuzuarit, duke iu referuar seriozitetit të veprës penale si dhe sigurisë së dëshmitarit kryesor. Ai po ashtu e ka propozuar shqiptimin e dënimit të përbashkët për të akuzuarin Selimi, duke pasur parasysh të dyja lëndët në të cilat ky i akuzuar është shpallur fajtor. Sipas prokurorit, i akuzuari Selimi ka qenë komandant i zonës dhe lider i UÇK-së dhe, për këto arsye, është dashur të jetë shembull i sjelljes pozitive për vartësit e tij, të cilët kanë qenë nën komandën e tij. Mbrojtja e të akuzuarve i ka kundërshtuar propozimet e prokurorit, duke propo-zuar që ato të refuzohen si të pabazuara.

Trupi gjykues në lëndën Drenica 2 e ka refuzuar këtë propozim të prokurorit sepse panelet shqyrtuese, para të cilave janë zhvilluar procedurat e shkallës së parë në të dyja lëndët në rastin Drenica, në këtë fazë të procedurës nuk kanë pasur mundësi ligjore që të akuzuarit Selimi69 t’ia shqiptojnë dënimin e përbashkët të dënimit me burgosje në bazë të dënimit të shqiptuar në lëndën Drenica 1, si dhe dënimit të përbashkët të shqiptuar në lëndën Drenica 2.

Aktakuzën, pas hetimeve të zhvilluara, e ka ngritur prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro, e të cilën gjatë shqyrtimit e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtar: Cezary Michalczuk, Martin Hackett, Charles Hardaway dhe Pascale Keall.

Gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor, kryetari i trupit gjykues disa herë i ka cekur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përkatësisht pjesëtarët e shërbimit për mbikëqyrje dhe përcjellje të të paraburgosurve, të cilët gjatë shqyrtimit kryesor kanë qenë të obliguar për përcjellje të të akuzuarve nga qendra e paraburgimit deri te gjykata dhe mbrapa. Vërejtjet kanë pasur të bëjnë me qëndrimin e tyre joprofesional ndaj të akuzuarve, përkatësisht se nuk kanë vepruar sipas rregullave të shërbimit. Në kohën e pauzave gjatë ditëve të gjyqit kur paneli është takuar në kuadër të shqyrti-

[69] Për hir të përkujtimit, të akuzuarit Selimi nga panelet shqyrtuese në të dyja lëndët (me të cilat ka udhëhequr i njëjti gjyqtar) i janë shqiptuar dënimet me burgosje prej shumë vitesh: në rastin Drenica 1 dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, kurse në rastin Drenica 2 dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh.

Page 47: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 47 }

mit kryesor, të akuzuarve iu është lejuar komunikimi reciprok si dhe me publikun në gjykatë dhe në ndërtesën e gjykatës.

Palët në procedurë, me anë të ankesave i kanë shprehur mospajtimet e tyre me gjetjet e aktgjykimit të gjykatës. Deri në fund të periudhës së raportimit, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur mbi ankesat e palëve.

FDH Kosovë mbetet pranë gjetjeve të veta të shprehura në analizën e aktgjyki-meve të shkallës së parë në lëndët Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve dhe Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve, se shqyrtimet kryesore të cilat janë zhvilluar për to para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica dhe me të cilat ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Sielicki, janë zhvilluar sipas ligjit, në bazë të rregullave mbi gjykimin e ndershëm dhe të drejtë dhe se ato janë udhëhequr në mënyrë shumë profesionale. Gjykata i ka respektuar të drejtat procesore të të gjitha palëve në procedurë. Transparenca e procedurave ka qenë në nivel të lartë. Kjo mund të konsiderohet si sukses, sepse ka qenë fjala për lëndë me një numër të madh të të akuzuarve, të cilëve me aktakuzë iu është vënë në barrë kry-erja e veprave penale të krimeve të luftës sipas një ose më shumë pikave. Suksesi, duke pasur parasysh këtë, është edhe më i madh dhe më i rëndësishëm, sepse për këto lëndë ka ekzistuar një interesim i madh i publikut, i mediave vendore dhe ndërkombëtare e edhe ngaqë në mesin e të akuzuarve kanë qenë zyrtar të rangut të lartë të UÇK-së (si edhe ish komandanti i kësaj zone), të cilët pas luftës kanë gëzuar pozita të larta në nomenklaturën shtetërore.

FDH Kosovë edhe me këtë rast dëshiron që të përqendrohet në punën joprofe-sionale të shërbimit për kujdesin mbi të paraburgosurit.70 Qëndrimi joprofesional ndaj të akuzuarve, përkatësisht mosrespektimi i rregullave të shërbimit kanë mun-dur të hetohen gjatë kohës së qëndrimit të të akuzuarve në ndërtesën e gjykatës, gjatë, para dhe pas seancave të trupave gjyqësore. Pjesëtarët e këtij shërbimi pa pajtimin paraprak të trupit gjykues, gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor, e kanë lejuar komunikimin reciprok, edhe me anëtarët e familjeve të tyre, e edhe me publikun. Në media kanë qarkulluar informacionet mbi shkeljen e ligjit nga pjesëtarët e këtij shërbimi, sepse të akuzuarve, të cilëve iu janë shqiptuar masat më të rrepta të sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë (paraburgimi), iu është lejuar që lirisht të lëvizin në publik pa përcjellje të policisë ose se në prani të policisë janë sjellë thuajse janë në liri. FDH Kosovë dëshiron të theksoj se gjatë shpalljes së aktgjykimeve në këto lëndë, është vërejtur se bartësit e funksioneve politike publikisht kanë komentuar dhe janë deklaruar mbi këto procese, që përbënë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pa-

[70] Shërbimi vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Page 48: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 48 }

varësinë e gjyqësorit.71 Ky fenomen është i palejueshëm për shoqërinë dhe shtetin, i cili si një nga prioritetet e thekson ndërtimin dhe përforcimin e shtetit të së drejtës dhe të ligjit. Mesazhet, siç është ky, bien ndesh me këto prioritete. Ato e dërgojnë mesazhin e qartë mbi atë se gjyqësori i nënshtrohet trysnive politike dhe tendencave që mbi te të realizohet kontrolli nga ana e faktorëve politik.

4. Të dyja lëndët në rastin Drenica dhe trajtimi i civilëve gjatë konflikteve të ar-matosura, edhe njëherë kanë treguar në një dritë të qartë se sa problem i madh është mbrojtja e integritetit të dëshmitarëve dhe i mbrojtjes së tyre nga trysnitë e mundshme nga anash që të heqin dorë nga dëshmitë para gjykatës. Si rezultat i këtyre trysnive, e madje edhe kërcënimeve, disa dëshmitar kyç edhe në lëndët Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve dhe Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve, gjatë dëshmive para trupave gjykues në shqyrtimet kryesore, në mënyrë drastike i kanë ndryshuar deklaratat krahasuar me ato të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës penale. Ky problem në mënyrë kronike e përcjellë gjyqësorin kosovar nga viti në vit. Ai edhe më tutje mbetet një nga problemet më serioze në gjykimet në Kosovë, posaçërisht në ato në krimet e luftës.

2.3. Rasti Sovrliq dhe të tjerët

Trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki,72 pas mbajtjes së shqyrti-mit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Sovrliqit dhe të tjerëve, në datën 23 tetor të vitit 2015 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit:

- Sllobodan Sovrliqi është shpallur fajtor për kryerjen e: veprës penale rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose shërbimit përcjellës, në bashkëkryerje,73 për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh; veprës penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyr-

[71] Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi disa ditë pas shpalljes së aktgjykimeve në rastet Drenica 1 dhe 2 në blogun e tij në rrjetën sociale të Facebook e ka vënë tekstin në vijim: “Se drejtësia ka qenë dhe mbetet mision i popujve, i luftëtarëve dhe i imi. Aktg-jykimi i grupit të Drenicës e vë në dyshim këtë qëllim dhe nuk është vetëm tendencë për sjelljen e njollave në luftën e UÇK-së, por i vë njolla vet drejtësisë. Tendenca e këtillë nuk mund të arsy-etohet me asgjë dhe prej askujt.” Teksti është sjellë nga mediat elektronike dhe ato të shkruara.

[72] Anëtarët e panelit shqyrtues, gjyqtarët ndërkombëtar: Jorge Ribeiro, Katrien Gabriele Witteman.[73] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, paragrafët 2 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të LPK.

Vepra penale ka të bëjë edhe me pjesëtarët e Misionit të EULEX-it, sepse me disa marrëveshje të lidhura midis Misionit të UNMIK-ut dhe EULEX-it, kompetenca të caktuara janë bartur tek Misioni i EULEX-it, që është bazë për zbatimin e këtij neni edhe në pjesëtarët e Misionit të EULEX-it.

Page 49: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 49 }

tare,74 për të cilën i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh; veprës penale sulm në personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të kryer në bashkëkryerje,75 për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh. Në fund, të akuzuarit, për veprën penale dëmtim i pronës së luajtshme,76 po ashtu të kryer në bashkëkryerje i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë e pesëqind (1. 500) eurove. Dënimet e cekura i janë shqiptuar të akuzuarit Sovrliq për arsye se me persona të tjerë të paidentifi-kuar (prej 13 deri në 18), në datën 30 maj të vitit 2012, rreth orës 11:00, në qendër të Zubin Potokut, rruga Princat e Kollashinit (Kolašinski kneževi), ka kryer sulm në policët, të cilët si pjesëtar të EULEX-it janë gjendur në detyrë zyrtare (Matej Brajniki, Christophe Cherault dhe Michael Christopher Sim). Sulmi është kryer në atë mënyrë që të akuzuarit e kanë bllokuar rrugën, nëpër të cilën kanë lëvizur policët e cekur me automjetin zyrtar të EULEX-it, me shenja të regj. EU-1051-LEX (TOYOTA Land Cruiser), duke hedhur gur në automjet, duke i hedhur ng-jyrë, duke i goditur nëpër karroceri dhe në dritare të automjetit me çekan, duke ia thyer dy retrovizorët e jashtëm dhe duke e ngulfatur motorin e automjetit duke i vënë shkumë poliuretanike në gypin për ventilimin e automjetit. Sipas aktgjy-kimit, i akuzuari Sovrliq, në këtë mënyrë ua ka pamundësuar policëve kryerjen e detyrës zyrtare dhe me këtë rast i kanë shkaktuar dëm material automjetit të cekur në shumën në lartësi prej 8.500 eurove.

- Boban Janiqijeviq është shpallur fajtor për kryerjen e: veprës penale rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit përcjellës në bashkëkryerje,77 për të cilën i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe katër (4) mua-jsh; veprës penale pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare,78 për të cilën i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh; veprës penale sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të kryer në bashkëkryerje,79 për të cilat është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh; për vepër penale dëmtim i pronës së luajtshme80 i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej shtatëqind (700) eurosh. Dënimet e cekura i janë shqiptuar Janiqijeviqit për arsye se në datën 03 prill të vitit 2012, rreth orës 11:00, në qendër të Zupçit/Zupče e ka sulmuar automjetin zyrtar të EULEX-it, me të cilin në detyrë zyrtare ka vozitur polici ndërkombëtar Tino Anderson. Me këtë rast, i akuzuari e ka thyer retrovizorin e djathtë të automjetit të EULEX-it

[74] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 të LPK. [75] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 317, paragrafët 1 dhe 3 të LPK. [76] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 260 paragrafi 1 i LPK.[77] Ibid 75,.[78] Ibid 76. [79] Ibid 77. [80] Ibid 78.

Page 50: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 50 }

deri sa ai ka qenë duke kaluar pranë barrikadës së improvizuar. Me veprimet e cekura, i akuzuari i ka shkaktuar dëm material automjetit në lartësi prej pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë (599) euro. - Sovrliqi dhe Janiqijeviqi janë shpallur fajtor për arsye se në datën 03 prill të vitit 2012, në intervalin kohor midis orës 11:10 dhe 12:05, në afërsi të fshatit Zupç/Zupče, në bashkëpunim me 20 deri në 30 persona të panjohur, e kanë bllokuar karvanin i cili është përbërë nga një automjet i blinduar dhe tri automjete të pol-icisë, me të cilat kanë vozitur policët ndërkombëtar. Të akuzuarit, së bashku me bashkëkryerësit kanë hedhur gur në karvanin e policisë. Sovrliqi, me këtë rast, ia ka thyer retrovizorin automjetit dhe dritën e kaltër rrotulluese, duke shkaktu-ar dëm material në vlerë prej katër mijë e katër qind e nëntëmbëdhjetë (4.419) eurosh. Sipas pikëpamjes së gjykatës, të akuzuarit, me veprimet e cekura, kanë kryer veprat e mëposhtme penale: rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose i personelit përcjellës në bashkëkryerje,81 për të cilat Sovrliqit dhe Janiqijeviqit i janë shqiptuar dënimet individuale me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muajsh; pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare,82 për të cilat iu janë shqiptuar dënimet individuale të burgosjes në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh; sulm në personat zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të kryer në bashkëkryerje,83 për të cilat në mënyrë individuale iu janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh; si dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare,84 për të cilat secilit në mënyrë individuale iu është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në vlerë prej njëmijë (1.000) eurove.

Në pajtim me nenin 71, paragrafi 1, pikat 2.1 dhe 2.2 të LPK, gjykata ia ka shqip-tuar të akuzuarit Sovrliq dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale në një periudhë prej katër (4) vitesh. Të akuzuarit Sovrliq, me aktgjykim, i është shqiptuar edhe dënimi i përbashkët me gjobë në të holla në lartësi prej dymijë (2.000) eurove. Në pajtim me nenin e cekur 71, paragrafi 1, pika 2.1 dhe 2.2 të LPK, të akuzuarit Janiqijeviq ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti e dhjetë (10) muajsh, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale në një periudhë prej katër (4) vitesh. Të akuzuarit Janiqi-jeviq, për veprat e cekura penale, i është shqiptuar edhe dënimi i përbashkët me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë e pesëqind (1.500) euro.

[81] Ibid 75, 79.[82] Ibid 76, 80. [83] Ibid 77, 81.[84] Ibid 78, 82.

Page 51: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 51 }

Të dy të akuzuarit janë liruar nga akuzat se në datën 30 maj të vitit 2012, me vep-rimet e cekura kanë kryer vepër penale të pjesëmarrjes në masën e cila kryen vepra penale,85 sepse me provat e paraqitura nuk është vërtetuar se ata e kanë kryer këtë vepër penale. Në lidhje me të akuzuarin Sovrliq, prokurori ka hequr dorë nga aku-za se ky në datën 03 prill të vitit 2012, në vendin dhe në kohën e cekur, në mënyrë të kundërligjshme, e ka marrë dritën e kaltër rrotulluese nga kulmi i automjetit policor.

Po ashtu, gjykata ka konstatuar se me provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor nuk është dëshmuar se të akuzuarit Dragan Raduloviq, Zharko Jakshiq, Branko Gjuroviq, Urosh Bozhiviq dhe Radomir Tomoviq, në datën 03 prill të vitit 2012, në intervalin e cekur kohor, në afërsi të fshatit Zupç/Zupče, në bashkëkryerje me personat e cekur dhe me të tjerë të panjohur, kanë kryer vepra penale dhe për këto arsye janë liruar nga kjo akuzë.

Gjykata, të akuzuarit Sovrliq, në dënimin e shqiptuar me burgosje ia ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim prej datës 14 maj të vitit 2014 deri në datën 15 korrik të vitit 2015.

Rrjedha e procedurës penale Procedura penale kundër të akuzuarve zyrtarisht ka filluar me vendimin mbi hap-jen e hetimeve të cilin prokuroria e ka sjellë në datën 18 tetor të vitit 2012 në lidhje me ngjarjet e datës 30 maj, përkatësisht 03 prill të vitit 2012, gjatë të cilave ka rezu-ltuar deri te pamundësimi i pjesëtarëve të policisë së EULEX-it për të kryer detyrat e tyre zyrtare. Procedura ka filluar me dëgjimin e dëshmitarëve, të dëshmitarëve okular si dhe me sigurimin e provave materiale. Hetimet së pari janë nisur kundër të akuzuarve Sovrliq dhe Vuçkoviq. Me vendim të prokurorit të datës 27 nëntor të vitit 2013 përkatësisht 22 prill dhe 15 korrik të vitit 2014, hetimet janë zgjeruar edhe në të akuzuar të tjerë në drejtim të veprave penale të kryera në datën 30 maj dhe 3 prill të vitit 2012. Me vendimin e datës 13 tetor të vitit 2014 të gjykatës në Mitrovicë/Mitrovica, rasti iu është ndarë për punë gjyqtarëve të EULEX-it. Zyra e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 10 tetor të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën kundër Sllobodan Sovrliqit, Sllavoljub Veliçkoviqit, Boban Janiqijeviqit, Dragan Raduloviqit, Zharko Jakshiqit, Branko Gjuroviqit, Urosh Bozhoviqit dhe Radoljub Tomoviqit. Atyre iu është vënë në barrë kryerja e veprave penale në bashkëkryerje të njërit me tjetrin ose të të gjithëve së bashku.

I akuzuari Sovrliq dhe Veliçkoviq, sipas aktakuzës, ngarkohen se me datën 30 maj të vitit 2012 i kanë kryer pesë (5) vepra penale: në atë mënyrë që atë ditë rreth orës

[85] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 320, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të LPK.

Page 52: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 52 }

11:00 në qendër të Zubin Potokut/Zubinog Potoka kanë bllokuar, rrethuar dhe e kanë sulmuar automjetin e blinduar të policisë së EULEX-it, me të cilin tre polic të këtij misioni kanë qenë duke lëvizur nga baza e tyre logjistike në Mitrovicë/Mi-trovica drejt Zubin Potokut/Zubinom Potoku. Sulmuesit, gjatë sulmit i kanë pasur maskat të vëna, kanë hedhur gur dhe sende të tjera të forta në automjet dhe me sprej e kanë ngjyros automjetin, pjesën metalike dhe xhamat e tij. Në këtë mënyrë e kanë pamundësuar dukshmërinë nga brendia e automjetit. Po ashtu, me shkumë poliuretanike e kanë ngulfatur gypin e ventilimit të automjetit, me qëllim që të pengojnë qarkullimin e ajrit dhe që ta ndalnin punën e motorit. Automjeti është goditur me çekan. Sipas aktakuzës, automjeti i EULEX-it ka qenë i rrethuar nga një grup prej rreth njëqind (100) njerëzish, kurse vetëm pesëmbëdhjetë (15) deri në njëzetë (20) prej tyre kanë marrë pjesë në sulm. Gjatë sulmit, në automjetin e EULEX-it është thyer xhami i blinduar në dyert e para në të majtë e në të djathtë, retrovizori si dhe dy dritat e pasme. Sulmi është ndërprerë kur vozitësit ia kanë dalë të largohen nga vendi i ngjarjes.

Aktakuza i ngarkon të gjithë të akuzuarit se në datën 3 prill të vitit 2012 e kanë pamundësuar lëvizjen e karvanit të automjeteve të policisë prej katër (4) autom-jeteve të EULEX-it në drejtim të kalimit kufitar 31, duke e thyer retrovizorin në njërin prej automjeteve. Së shpejti, i njëjti karvan, në një largësi të shkurtë nga vendi i parë i ngjarjes, prapë është sulmuar nga një grup më i madh i personave, i cili ka qenë ende më agresiv, e të cilët janë përpjekur për të hyrë në automjete, duke dashur që t’i shpojnë gomat e automjetit dhe, kështu, të pamundësojnë lëviz-jen e mëtejme të karvanit.

Sovrliqit i është vënë në barrë edhe vepra penale e vjedhjes për shkak të dyshim-it të bazuar se në ditën kritike nga kulmi i njërit prej automjeteve të policisë së EULEX-it në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë dritën e kaltër rrotulluese. Aktakuza, krahas të tjerave, është bazuar edhe në fotografitë, të cilat policët në automjet i kanë bërë gjatë kohës së sulmit. I akuzuari Sovrliq, në bazë të këtyre fotografive, është paraburgosur gjatë rrjedhës së hetimeve, në datën 14 prill të vitit 2014.

Dëgjimi i parë86 në aktakuzën e ngritur është mbajtur në datën 7 nëntor të vitit 2014. Gjatë tij, të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre kanë bërë vërejtje në mënyrën se si iu është dorëzuar dokumentacioni zyrtar në këtë lëndë, sepse e kanë marrë të incizuar në CD. Gjykata dhe prokuroria janë obliguar që të akuzuarve në afatin adekuat t’ua dorëzojnë dokumentacionin në formën me shkrim.

Të akuzuarit, gjatë seancës, përmes mbrojtësve të tyre, i kanë deponuar vërejtjet

[86] Me seancën e dëgjimit të parë ka udhëhequr gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fiser.

Page 53: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 53 }

e tyre në konceptin, formën dhe përmbajtjen e aktakuzës si dhe në kualifikimin e veprave penale. Kësaj i është bashkuar edhe gjykata, duke i pranuar vërejtjet e të akuzuarve dhe duke urdhëruar që prokuroria në afat prej dhjetë (10) ditësh ta riformulojë aktakuzën, në mënyrë që ajo të jetë më e qartë dhe më pasqyruese.

Gjatë kësaj seance është shqyrtuar edhe propozimi i mbrojtjes së Sovrliqit për t’iu hequr masa e paraburgimit. Ky propozim nuk është pranuar nga ana e gjykatës. Prokuroria, para kësaj, i ka bërë vërejtje këtij propozimi të mbrojtjes, duke thek-suar se kundër të akuzuarit është ngritur edhe një aktakuzë, por mbi baza të tjera.

Në datën 12 nëntor të vitit 2014, prokuroria ua ka dorëzuar gjykatës dhe të akuzuarve aktakuzën, e cila nuk ka dalluar shumë nga ajo paraprake. Në datën 17 nëntor të vitit 2014, në lidhje me këtë aktakuzë është mbajtur dëgjimi i parë gjatë të cilit është lexuar aktakuza, kurse pastaj të akuzuarit janë deklaruar se pjesët e së njëjtës i kanë kuptuar, por se nuk janë fajtor për asnjërën pikë.

Në vend të dëgjimit të dytë të paraparë me ligj, të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre janë obliguar nga ana e gjykatës që, në afat prej një muaji, t’ia dorëzojnë asaj kundërshtimet me shkrim lidhur me të njëjtën, si dhe në lidhje me provat, me të cilat mbështetet ajo. Ata, po ashtu, janë obliguar që gjykatës t’ia dorëzojnë provat e tyre si dhe që të propozojnë dëshmitarët e mundshëm të alibisë.

Të akuzuarit i kanë dorëzuar vërejtjet e tyre ndaj aktakuzës dhe provave brenda afatit të paraparë me ligj, duke e propozuar hedhjen e së njëjtës dhe ndërprerjen e procedurës kundër të akuzuarve. Me këtë rast, ata kanë deponuar edhe dëshmitë eventuale në rast se gjykata do të pranonte aktakuzën dhe nëse për të njëjtën do të hapte shqyrtimin kryesor.

Duke vepruar ndaj kundërshtimeve dhe kërkesave të të akuzuarve dhe të mbro-jtjes si dhe në lidhje me përgjigjen e tyre ndaj kërkesës së prokurorit, gjykata, në datën 15 janar të vitit 2015 e ka sjellë vendimin me të cilin janë refuzuar të gjitha kërkesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre për hedhjen e aktakuzës, me përjashtim të kërkesës së të akuzuarit Raduloviq, kundër të cilit gjykata e ka ndërprerë procedurën e mëtejme. Palët në procedurë kanë deponuar ankesa ndaj vendimit të cekur. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre janë ankuar në refuzimin e vërejtjeve të tyre ndaj aktakuzës dhe kërkesës së tyre për refuzimin e saj, derisa prokurori është ankuar në lidhje me ndërprerjen e procedurës ndaj të akuzuarit Raduloviq.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve, Gjykata e Apelit, me vendimin e datës 02, 03 prill të vitit 2015 i ka refuzuar si të pabaza ankesat e mbrojtësve. Kjo gjykatë ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të ci-

Page 54: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 54 }

lin janë refuzuar kërkesat e të akuzuarve. Gjykata e Apelit e ka miratuar ankesën e prokurorit në lidhje me të akuzuarin Raduloviq dhe e ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me të cilin procedura kundër këtij të akuzuari ka qenë e ndërprerë.

Shqyrtimi kryesor për aktakuzën e vlerësuar është hapur në datën 01 korrik të vi-tit 2015 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovi-ca, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Sielicki. Në seancën e parë të panelit shqyrtues nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari Veliçkoviq. Për këtë arsye, procedura në lidhje me te është ndarë nga procedura në lidhje me të akuzuarit e tjerë.

Paneli shqyrtues gjatë shqyrtimit kryesor është takuar nëntë (9) ditë, gjatë të cilave palët në procedurë kanë shprehur fjalët e tyre hyrëse, janë dëgjuar tetë (8) dësh-mitarë të prokurorisë dhe tre (3), të cilët i ka propozuar mbrojtja e të akuzuarve të caktuar. Në mesin e dëshmitarëve të prokurorisë kanë qenë edhe policët, të cilët kanë qenë në automjetet e sulmuara në ditët kritike. Ata, para panelit, në mënyrë të hollësishme i kanë përshkruar ngjarjet, për të cilat të akuzuarit ngarkohen. Tru-pi gjykues ka qenë posaçërisht aktiv gjatë dëgjimit të dëshmitarëve me qëllim të qartësimit të ngjarjeve. Gjatë procedurës janë paraqitur edhe provat materiale, duke i përfshirë ato që kanë të bëjnë me dëmin material të shkaktuar në autom-jetet e policisë së EULEX-it.

I akuzuari Sovrliq gjatë shqyrtimit kryesor e ka dhënë deklaratën e tij para panelit. Në fund, palët në procedurë i kanë parashtruar fjalët e tyre përfundimtare. Duke e potencuar bazueshmërinë e aktakuzës, pohimet e së cilës janë mbështetur me provat e paraqitura, prokuroria ka ngulur këmbë në përgjegjësinë e të akuzuarve me propozimin e dhënë gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Prokuroria ka hequr dorë vetëm prej një pike të aktakuzës, e cila ka pasur të bëjë me të akuzuarin Sovrliq dhe në të cilën është pohuar se ai në datën 03 prill të vitit 2012 në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë dritën e kaltër rrot-ulluese nga kulmi i automjetit.

Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre i kanë kundërshtuar provat e prokurorisë të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, duke i propozuar gjykatës që të akuzuarit të lirohen nga të gjitha akuzat në mungesë të provave.

Pas takimit të panelit dhe votimit, paneli shqyrtues në datën 23 tetor të vitit 2015 e ka sjellë aktgjykimin. Në arsyetimin e tij, paneli ka thënë se vendimin e tij e ka sjellë në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor. Sipas gjykatës, deklaratat e dëshmitarëve para panelit (policëve të EULEX-it, të cilët në ditën kritike kanë qenë në automjetet e policisë) janë plotësisht të besueshme dhe plotësisht përputhen me deklaratat e tyre të mëhershme. Gjykata ka vlerësuar se

Page 55: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 55 }

këta dëshmitarë gjatë dëshmisë së tyre në shqyrtim nuk e kanë tepruar dhe të akuzuarin Sovrliq e kanë identifikuar në vendin e ngjarjes në ditën kritike.

Me rastin e sjelljes së aktgjykimit, paneli nuk i ka pranuar deklaratat e dëshmi-tarëve të alibisë, të cilat nuk janë përputhur me deklaratat e tyre të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës si dhe me deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë. Besueshmëria e deklaratave të këtyre dëshmitarëve është verifikuar gjatë dësh-misë së tyre para gjykatës.

Në lidhje me të akuzuarit, të cilët janë liruar nga akuzat, gjykata nuk ka gjetur prova mbi praninë e tyre në vendin e ngjarjes në të cilin në ditën kritike janë kry-er veprat penale, të cilat kanë qenë lëndë e shqyrtimit kryesor, sepse askush prej dëshmitarëve nuk i ka njohur këta të akuzuar. Me rastin e dënimeve të shqiptuara, gjykata ka theksuar se me veprat penale, për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor, nuk është shkaktuar dëm shumë i madh material dhe për këto arsye nuk ka pasur baza të mjaftueshme për izolim të të akuzuarve nga shoqëria. Sipas gjykatës, periudha e cekur e verifikimit prej katër (4) vitesh do të jetë e mjaftueshme për vërtetimin e drejtësisë së vendimeve të gjykimit.

Trupi gjykues në arsyetimin e shkurtër të aktgjykimit e ka shprehur qëndrimin edhe mbi kualifikimin juridik të veprimeve të të akuzuarve. Sipas gjetjeve të trupit gjykues, në rastin konkret është fjala për rrethana ideale ku me një veprim të kry-erësit mund të jenë të kryera shumë vepra penale, nëse ato mund të futen nën dispozita, të cilat i karakterizojnë veprat e ndryshme penale.

Sipas gjetjeve të trupit gjykues, provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor nuk ia kanë dalë të vërtetojnë qëllimin e të akuzuarve që në ditën kritike të rrezikojnë ose të lëndojnë personat zyrtar, të cilët janë gjendur në automjetet e sulmuara të EULEX-it, por vetëm që të pamundësojnë lëvizjen e tyre të mëtejme. Për këto ar-sye, gjykata, në këtë rast, ka vendosur në dobi të të akuzuarve, duke i liruar nga të gjitha akuzat për vepra penale të pjesëmarrjes në masën, e cila kryen vepra penale.

Gjykata, me rastin e vlerësimit të ekzistimit të bashkëpjesëmarrjes, ka gjetur se ajo ka ekzistuar, edhe pse nuk ka ekzistuar një plan paraprak dhe konkret i përgatitur për veprim. Sipas gjykatës, për ekzistimin e bashkëkryerjes kanë pasur mbështetje të mjaftueshme reciproke për njëri- tjetrin midis bashkëkryerësve e, madje, edhe solidarizim me pjesëmarrësit me anë të pranisë.

Trupi gjykues është qartësuar edhe në lidhje me kundërshtimet e mbrojtjes në kualifikimin e veprës penale të rrezikimit të personelit të Kombeve të Bashkuara

Page 56: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 56 }

ose të personelit përcjellës. Sipas gjykatës, me marrjen e mandatit të UNMIK-ut nga ana e EULEX-it si dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, disa kompetenca të UNMIK-ut i janë përcjellë EULEX-it. Së këndejmi, pjesëtarët e misionit të EU-LEX-it e gëzojnë mbrojtjen si edhe personeli i UNMIK-ut, sepse personeli i EU-LEX-it konsiderohet “personel përcjellës”. Palët në procedurë e kanë të drejtën në ankesë ndaj vendimit të trupit gjykues, pas pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Shqyrtimi është zhvilluar në gjuhën angleze me përkthim zyrtar konsekutiv në gjuhën serbe për të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre. Për publikun, të cilin gjatë shqyrtimit kryesor e kanë përbërë kryesisht vëzhguesit e FDH Kosovë, është sigu-ruar përkthimi konsekutiv në gjuhën shqipe, por nga publiku.87

Deri në fund të periudhës së raportimit, FDH Kosovë nuk ka pasur mundësi për ta siguruar aktgjykimin e arsyetuar me shkrim. Me gjithë arsyetimin shumë të hollësishëm të aktgjykimit të dhënë pas shpalljes së aktgjykimit, FDH Kosovë ende nuk është në gjendje që në mënyrë definitive të deklarohet për aktgjykimin. Ajo që mund të përfundohet në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor është se ai është udhëhequr në mënyrë shumë profesionale. Palët në procedurë kanë pasur dhe kanë qenë në mundësi që të gëzojnë të gjitha të drejtat e parapara me ligj si dhe me rregullat dhe me standardet ndërkombëtare.88 Për lëvdatë është edhe fakti se shqyrtimi kryesor ka qenë i hapur për publikun dhe se i tërë gjykimi ka qenë transparent.

E vetmja vërejtje, e cila tash për tash mund t’i drejtohet gjykatës, ka të bëjë me ven-dimin e gjykatës që i akuzuari Sovrliq të mos e vuaj dënimin dhe që të jetë i ver-ifikuar në një periudhë prej katër (4) vitesh, prej të cilit verifikim do të varet nëse do t’i aktivizohet dënimi. Gjykata, me rastin e vendosjes mbi mospërmbarimin e dënimit të shqiptuar për këtë të akuzuar është dashur ta ketë parasysh që Sovrliqi të paraqitet si i dyshuar edhe në disa lëndë të tjera, të cilat janë proceduar në vitin 2015 në Gjykatën Themelore në Mitrovicë/Mitrovica si edhe faktin se njëherë nuk kanë qenë i qasshëm për organet e drejtësisë. Gjykata, po ashtu, është dashur ta ketë parasysh faktin se Sovrliqi me ndihmën e disa personave të panjohur dhe të maskuar në muajin mars të vitit 2014 ka ikur nga qendra e paraburgimit në Zubin

[87] Për vëzhguesit e FDH Kosovë, të cilët nuk e dinë mirë gjuhën profesionale angleze dhe serbe, në të cilat zyrtarisht është zhvilluar shqyrtimi kryesor,është siguruar përkthimi konsekutiv në gjuhën shqipe. Përkthyesi, në sallën e gjykimit ka qëndruar ulur pranë grupit të vëzhguesve dhe e ka siguruar përkthimin.

[88] Kryetari i trupit gjykues në disa raste i ka parashtruar qartësimet e hollësishme të normave të caktuara juridike. Edhe pse palët në procedurë kanë pasur njohuri për të njëjtat, kjo është bërë për hir të vëzhguesve dhe studentëve, të cilët e kryejnë praktikën pranë FDH Kosovë.

Page 57: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 57 }

Potok/Zubin Potok. Prapë është paraburgosur në datën 17 maj të vitit 2015, por FDH Kosovë nuk ka informacione se deri kur është gjendur në paraburgim. Ven-dimi mbi heqjen e paraburgimit të tij është sjellë me vendim të veçantë pas hapjes së shqyrtimit kryesor, jashtë shqyrtimit kryesor.

2.4. Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerët (Rasti Graçanica)

Pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Gani Konjuhit dhe të tjerëve (në publik i njohur edhe si Rasti Graçanica), paneli shqyrtues në përbërje të përzier i Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, me të cilin ka krye-suar gjyqtari ndërkombëtar Vlladimir Mikula,89 në datën 18 nëntor të vitit 2015 ka sjellë aktgjykimin, me të cilin ka shpallur fajtor të akuzuarit Gani Konjuhi,

- Gani Konjuhi është shpallur fajtor për arsye se në cilësinë e personit zyrtar (pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës - ROSU) në datën 8 janar të vitit 2013 në Prishtinë, me rastin e dërgimit të të paraburgosurit dhe të dëmtuarit Mar-ko Jakovljeviqit me pranga në duar nga stacioni i policisë deri te automjeti i poli-cisë, këtij ia ka ndezur një shpullë dhe e ka goditur (sipas akuzave 1, 2, 3). Konjuhi është shpallur fajtor edhe ngaqë në ditën e cekur e ka keqtrajtuar të paraburgo-surin Ivan Petroviqin me pranga në duar, nga recepcioni i stacionit policor deri te automjeti policor. Po ashtu, ai është shpallur fajtor për arsye se, së bashku me të bashkakuzuarin Sevdaim Avdullahu, ka qenë shumë agresiv ndaj të paraburgosu-rit Branko Millojeviqit, me rastin e transportit të tij me automjet policor nga sta-cioni policor deri te Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë/Priština. E ka goditur me çizme ushtarake në stomak dhe me kondakun e pushkës në gjoks, posaçërisht kur Millojeviqi ka refuzuar të pohojë se jeton në Kosovën e Pavarur në momentin kur Abdullahu e ka drejtuar revolen në drejtim të tij dhe ka ngulur këmbë të thotë se Kosova është Republikë. Konjuhi është shpallur fajtor edhe ngaqë me me të akuzuarin Naim Durmishi me çizme e ka goditur të paraburgosurin Darko Vlasaj në pjesën e stomakut dhe të gjenitalieve, si dhe edhe ngaqë Vlasajt i është kërcënu-ar me gojë në tualetin e Gjykatës Themelore për Kundërvajtje. Sipas Gjykatës, Konjuhi, me veprimet e cekura sipas pikave të aktgjykimit 1, 2, 3, 4, ka kryer vepër penale të keqtrajtimi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimneve publike, të kryer në bashkëkryerje;90 sipas pikave të aktgjykimit 1 dhe 2 vepër penale të sul-mit,91; sipas pikave të aktgjykimit 3 dhe 4 vepër penale e sulmit, të kryer në bash-

[89] Anëtarët e panelit shqyrtues: Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, Anita Kras-niqi-Prenaj dhe gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk.

[90] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 në lidhje paragrafët 2 dhe 3, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[91] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 1 LPRK.

Page 58: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 58 }

këkryerje,92; sipas pikave të aktgjykimit 3 vepër penale të kërcënimit, të kryer në bashkëkryerje.93 Pas shqiptimit të dënimeve individuale, gjykata, për këto vepra, të akuzuarit ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët të burgosjes në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh, si dhe masën e ndalimit të kryerjes së funksion-it në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.

- Sabit Sadiku është shpallur fajtor për arsye se në ditën kritike në cilësi të pjesëtarit të njësive të policisë speciale ROSU dhe si udhëheqës i ekipit të kësaj njësie, në Pr-ishtinë/Priština, me rastin e transportimit nga stacioni policor deri te automjeti policor e ka shqelmuar dhe e ka goditur me çizme ushtarake të paraburgosurin Bojan Mijailloviqin me pranga në duar si dhe të paraburgosurin Ivan Petroviqin, po ashtu me pranga në duar, të cilit ia ka ndezur një shpullë. Sipas gjykatës, Sadi-ku, me veprimet e cekura ka kryer veprat e mëposhtme penale: keqtrajtimi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ose autorizimneve publike,94 dhe sulm.95 Gjykata, të akuzuarit, për këto vepra ia ka shqiptuar dënimin unik të burgosjes në kohëzgjat-je prej dy (2) vitesh. Dënimi nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej tri (3) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Sadikut i është shqiptuar edhe dënimi i ndalimit të ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh;

- Sevdaim Abdullahu është shpallur fajtor për arsye se në ditën kritike, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht të ROSU-së, në Prishtinë/Priština, me rastin e transportimit të të paraburgosurit Branko Millojeviqit me pranga në duar nga stacioni policor deri te Gjykata Themelore për Kundërvajtje, në cilësinë e vozitësit të automjetit policor, e pasi që Millojeviqi ka refuzuar që të akuzuarit Konjuhi t’i thotë se jeton në Kosovën e pavarur, e ka ndalur automjetin dhe e ka drejtuar revolen në drejtim të Millojeviqit dhe e ka rrahur në automjetin, me të cilin e ka transportuar. Me veprimet e cekura në bashkëkryerje, Abdullahu, sipas gjykatës, ka kryer vepra penale si më poshtë: keqtrajtimi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimneve publike96 dhe kërcënim.97 Për këto gjykata ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët të burgosjes në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muaj, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në periudhën prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale, për të cilat i është ndaluar edhe bartja e çfarëdo arme. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe ndalimi i ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh;

[92] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK. [93] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 185 , paragrafi 4, në lidhje me nenin 31 të LPRK. [94] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 i LPRK.[95] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 2 i LPRK.[96] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të LPRK.[97] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 185, paragrafi 4 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 59: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 59 }

- Naim Durmishi është shpallur fajtor për arsye se si pjesëtar i ROSU, në të një-jtën ditë, gjatë transportimit të të paraburgosurit Millojeviq prej stacionit policor deri te gjykata për kundërvajtje, këtë e ka goditur me çizme ushtarake në stomak dhe me kondak të pushkës; për arsye se të paraburgosurin Vasaj e ka goditur në pjesën e stomakut dhe të gjenitaleve; si edhe ngase Vasajn e ka kërcënuar me gojë në tualetin e gjykatës për kundërvajtje. Sipas qëndrimit të gjykatës, i akuzuari, me anë të veprimeve të cekura dhe në bashkëkryerje ka kryer vepra penale të keqtra-jtimi gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimneve publike98 dhe sulm.99 Për këto vepra, të akuzuarit, nga ana e gjykatës, i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Durmishit, po ashtu, i është shqiptuar ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh;

- Nexmedin Zahiti është shpallur fajtor sepse si polic i ROSU, në ditën e cekur e ka keqtrajtuar të paraburgosurin Ivan Pertoviqin me pranga në duar, me ras-tin e transportimit nga stacioni policor deri te gjykata për kundërvajtje. Gjykata ka mbetur në pikëpamjen se me këto veprime, i akuzuari ka kryer vepra penale të keqtrajtimi gjatë kryerjes së shërbimit zyrtar ose autorizimneve publike 100 dhe sulm.101 Për to, të akuzuarit, nga ana e gjykatës i është shqiptuar dënimi unik i burgosjes në kohëzgjatje prej një (1) viti. Ky dënim nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në një afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi i ndalimit të kryerjes së funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje pre dy (2) vitesh;

- Ilmi Rexhepi është shpallur fajtor për arsye se në të njëjtën ditë dhe në cilësinë e pjesëtarit të ROSU në Prishtinë/Priština, me rastin e transportimit të të parabur-gosurit Bojan Millojeviqit me pranga në duar nga stacioni policor deri te gjyka-ta për kundërvajtje, këtë e ka goditur në qafë. Gjykata ka marrë qëndrimin se i akuzuari me këtë rast ka kryer vepra penale të keqtrajtimit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimneve publike 102 dhe sulm.103 Për këto vepra, nga ana e gjykatës i është shqiptuar Rexhepit dënimi i përbashkët në kohëzgjatje prej një (1) viti. Dënimi nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Rexhepit i është shqiptuar edhe ndalimi i ushtrimit të funksionit në shërbimin publik në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh;

[98] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të LPRK. [99] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 1 në lidhje me nenin 31 të LPRK. [100] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 i LPRK. [101] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 1 i LPRK. [102] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1 i LPRK. [103] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafi 1 i LPRK.

Page 60: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 60 }

Me të njëjtin aktgjykim, të akuzuarit Konjuhi, Sadiku, Durmishi, Abdullahu, Za-hiti dhe Rexhepi janë liruar nga akuzat e tjera për sulm ose keqtrajtim me rastin e kryerjes së detyrës zyrtare, për të cilat aktakuza ka pohuar se kanë qenë të kryera në ditën kritike individualisht ose në bashkëkryerje reciproke.

Me të njëjtën aktakuzë, për këto vepra kanë qenë të akuzuar edhe policët Jeton Ra-madani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli dhe Zenel Salihu. Gjykata i ka liruar nga të gjitha akuzat, të cilat me aktakuzë iu janë vënë në barrë, sepse me provat e paraqitura në shqyrtimin kryesor nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, të cilat me aktakuzë iu janë vënë në barrë atyre.

Kryetari i trupit gjykues në arsyetimin e aktgjykimit ka thënë se deklaratat e dësh-mitarëve të prokurorisë kanë qenë të bindshme, por, prapëseprapë, gjykata nuk ka gjetur se veprat penale janë kryer nga motive etnike. Sipas vlerësimit të trupit gjykues, sjellja e të akuzuarve në ditën kritike ka mundur të jetë e shkaktuar nga marrëdhëniet, të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën midis shqiptarëve dhe ser-bëve, por nuk ka pasur dëshmitarë të cilët do të vërtetonin motivet etnike ose hak-marrjen për vrasjen e policit Enver Zymberi. Gjykata, po ashtu, si të bindshme i ka gjetur edhe deklaratat e policëve dëshmitar. Gjatë shqyrtimit kryesor, identifikimi i të akuzuarve është bërë edhe përmes video linkut.

Me rastin e dënimit me burgosje të shqiptuar për Gani Konjuhin, gjykata ka thek-suar se ai gjatë ngjarjes kritike është treguar tejet agresiv dhe i dhunshëm. Kryetari i trupit gjykues ka shprehur keqardhjen që ka qenë i detyruar që të akuzuarve t’ua shqiptojë masat e ndalimit të ushtrimit të funksionit në shërbimin publik për një periudhë të caktuar kohore. Me rastin e shqiptimit të dënimeve, gjykata, në lidhje me secilin të akuzuar, i ka pasur parasysh edhe rrethanat lehtësuese, përkatësisht atë se deri para ngjarjes kritike nuk kanë pasur probleme me ligjin si edhe faktin se janë sjellë në mënyrë korrekte gjatë shqyrtimit kryesor.

Rrjedha e procedurës penale104 Me rastin e ngjarjeve të datës 8 janar të vitit 2013 në Prishtinë/Priština, kur, sipas pohimeve të prokurorisë, grupi prej dhjetë serbëve kosovar105 ka qenë keqtrajtuar nga ana e pjesëtarëve të njësisë speciale të policisë së Kosovës (ROSU), proce-dura penale kundër të akuzuarve106 është ngritur menjëherë pas atyre ngjarjeve.

[104] Ngaqë procedura është zhvilluar edhe gjatë vitit 2014, rrjedha e kësaj pjese të procedurës është prezantuar në raportin vjetor të vitit 2014, i cili mund të gjendet në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë.

[105] Branko Millojeviq, Ivan Petroviç, Marko Jakovljeviq, Darko Trbojeviq, Ivan Simi, Bojan Miloje-vi, Dejan Simonovi, Vlasaj Darko, Millan Petroviq dhe /ose Zoran Milosavljeviq.

[106] Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Zahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi.

Page 61: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 61 }

Pas hetimeve të kryera, Departamenti për vepra penale të rënda i prokurorisë Themelore të EULEX-it e ka ngritur aktakuzën në datën 08 korrik të vitit 2014 (PP: II 111/2013) kundër njëmbëdhjetë pjesëtarëve të ROSU107 për tejkalim të au-torizimeve me rastin e kryerjes së detyrave zyrtare me anë të zbatimit të dhunës dhe rrahjes së të paraburgosurve. Të akuzuarve iu është vënë në barrë se ata, in-dividualisht dhe në bashkëkryerje reciproke, kanë kryer vepra të keqtrajtimi me rastin e kryerjes së detyrës zyrtare ose të organeve publike. Aktakuza ka pohuar se të akuzuarit këtë vepër e kanë kryer sipas shumë pikave,108 me keqtrajtim, frikësim dhe fyerje të rënda të dinjitetit të të burgosurve.109

Në lidhje me këtë aktakuzë, para gjyqtarit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, Vlladimir Mikula, i cili ka vepruar në cilësi të kryetarit të trupit gjykues, në fund të muajit janar të vitit 2014 është hapur procedura e vlerësimit të saj. Procedura e vlerësimit të aktakuzës kundër njëmbëdhjetë të akuzuarve, gjatë së cilës janë mbajtur katër (4) seanca, ka filluar në datën 28 janar të vitit 2014, ka vazhduar me seancat e mbajtura në datën 04 shkurt, 03 mars dhe 08 prill të vitit 2014. Pos kësaj të fundit, seancat kanë qenë të mbyllura për publikun. Kryetari panelit shqyrtues në datën 14 prill të vitit 2014 e ka sjellë vendimin me të cilin kërkesat e të akuzuarve për hedhje të aktakuzës i ka vlerësuar si të pabaza. Sipas gjetjeve të gjykatës, të parashtruara në vendimin e datës së cekur, ekziston dyshimi mirë i bazuar për ekzistimin e veprave penale të kryera edhe individualisht e edhe në bashkëkryerje reciproke dhe janë plotësuar të gjitha standardet ligjore, të cilat përbëjnë baza të mjaftueshme për hapjen e shqyrtimit kryesor. Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve, Gjykata e Apelit, me vendim të datës 03 qershor të vitit 2014, i ka hedhur ato si ankesa të vonuara të të dy akuzuarve, kurse të tjerat i ka refuzuar si të pabaza. Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, duke e pranuar në pikëpamje të gjendjes faktike, por duke e ndryshuar në pikëpamje të kualifikimit të veprave penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen. Të akuzuarve iu janë vënë në barrë veprat penale si vepra të vazhduara penale të kryera sipas përshkrimeve paraprake.

Prokuroria Themelore, në datën 8 korrik të vitit 2014, ia ka dorëzuar gjykatës ak-takuzën, e cila ka qenë e harmonizuar me rekomandimet nga vendimi i Gjykatës së Apelit.

[107] Sipas informatave jozyrtare, pjesëtarët e ROSU janë suspenduar nga kjo njësi. FDH Kosovë nuk ka informata zyrtare nëse ka rezultuar deri te suspendimi në bazë të ndonjë procedure interne disiplinore, i cili është zbatuar në kuadër të policisë.

[108] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafët 1, 2, 3, në lidhje me paragrafin dhe në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[109] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafi 1, 2, 3 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 62: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 62 }

Shqyrtimi kryesor në aktakuzën e harmonizuar para panelit të përzier të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vlladimir Mikula,110 është hapur në datën 8 korrik të vitit 2014.

Paneli shqyrtues, gjatë vitit 2014, ka mbajtur gjashtëmbëdhjetë (16) ditë gjy-qësore. Në këtë periudhë, janë dëgjuar gjashtë (6) dëshmitarë të propozuar nga prokuroria, dy (2) në cilësi të ekspertëve. Gjatë vitit të parë të shqyrtimit kryesor, i cili është zhvilluar gjatë vitit 2014, janë dëgjuar katër (4) të dëmtuar, të cilët kanë dëshmuar gjatë tetë (8) seancave gjyqësore. Dëshmitarët e dëmtuar, të cilët i ka propozuar prokuroria, janë dëgjuar me anë të video konferencës, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, sepse për arsye të sigurisë i kanë refuzuar ft-esat e gjykatës për dëshmi të drejtpërdrejtë para gjykatës në Prishtinë/ Priština.

Shqyrtimi kryesor ka vazhduar në datën 15 janar të vitit 2015 me dëgjimin e dësh-mitarëve të prokurorisë si dhe të dëmtuarve të tjerë me anë të video konferencës. Gjatë periudhës së raportimit, trupi gjykues është takuar në njëzet e tetë (28) ditë të seancave gjyqësore, gjatë të cilave janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë të palës së dëmtuar, të cilët po ashtu kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Në këtë mënyrë kanë dëshmuar edhe jashtë (6) dëshmitarë të prokurorisë, tre (3) prej të cilëve kanë qenë anonim. Me propozim të të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre, janë dëgjuar gjithsejtë dhjetë (10) dëshmitarë. Disa të akuzuar i kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës, derisa disa të tjerë e kanë shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur me heshtje.

Për shkak të grevës së gjyqtarëve, e cila është organizuar gjatë muajit mars të vitit 2015, janë shtyrë dy seanca të gjykatës. Po ashtu, një ekspert i mjekësisë ligjore, të cilin e ka propozuar prokuroria, e ka shprehur mendimin e tij profesional jashtë shqyrtimit kryesor, para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues.

Trupi gjykues gjatë gjithë kohëzgjatjes së shqyrtimit kryesor është takuar në gjithsej dyzet e katër (44) ditë të seancave gjyqësore, gjatë të cilave janë dëgjuar njëzetë (20) dëshmitarë dhe tre (3) ekspertë, të cilët i ka propozuar prokuroria si dhe dhjetë (10) dëshmitarë të mbrojtjes së të akuzuarve.

Gjatë shqyrtimit kryesor të mbajtur gjatë vitit 2015, aktakuzën e kanë përfaqësuar prokurorët Danilo Ceccerelli dhe Joelle Black.

FDH Kosovë deri në fund të periudhës së raportimit nuk ka pasur mundësi për të siguruar arsyetimin me shkrim në këtë lëndë dhe, së këndejmi, nuk ka mundësi të

[110] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarja Anita Krasniqi-Prelaj dhe gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk.

Page 63: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 63 }

komentojë provat, mbi të cilat është bazuar aktgjykimi. Në kundërshtim me prak-tikën e zakonshme, të cilën EULEX-i e kultivon ndaj FDH Kosovë, trupi gjykues në këtë rast, gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor, me gjithë shumë kërkesa të FDH-së Kosovë, këtij nuk ia ka mundësuar për të siguruar procesverbalet zyrtare nga shqyrtimi kryesor në këtë lëndë.

Në bazë të përcjelljes së rregullt të rrjedhës së gjithmbarshme të procesit, vëzh-guesit e FDH Kosovë kanë vërejtur se trupi gjykues nuk ka qenë në gjendje për të realizuar një gjykim profesional në nivel të lartë gjatë gjithë procesit. FDH Kosovë e ka vënë re se gjykata posaçërisht nuk i ka respektuar dispozitat ligjore, me të cilat parashihet procedura e dëgjimit të dëshmitarëve, përkatësisht kur ekzistojnë kushtet për dëgjim të drejtpërdrejtë, të tërthortë dhe dëgjim të përsëritur të dre-jtpërdrejtë. Po ashtu, pothuajse gjithmonë është lejuar ballafaqimi i dëshmitarëve me deklaratat e tyre të fazave të mëhershme, të cilat ligji për procedurën penale në fuqi e parasheh vetëm nën kushte të veçanta. Vetëm e vetëm për freskim të ku-jtesës gjatë dëgjimit të drejtpërdrejtë ose që të kontestohet kredibiliteti i dëshmi-tarëve gjatë dëgjimit të tërthortë. Edhe pse kjo është çështje e të akuzuarve dhe jo e gjykatës, FDH Kosovë ka vënë re edhe faktin se mbrojtësit e disa të akuzuarve nuk kanë qenë gjithherë në lartësinë e detyrës, përkatësisht nuk kanë qenë në mënyrë adekuate të përgatitur për ofrimin e mbrojtjes profesionale për klientët e tyre.

2.5. Rasti Sovrlić & Kasalović (Zymberi 2)111

Pas përfundimit të shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe Kasaloviqit, trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mi-trovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Vidar Stensland,112 në datën 10 dhjetor të vitit 2015 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Radomir Kasaloviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale pengim i personit zyrtar në kry-erjen e detyrës zyrtare113 dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh. Dënimi i shqiptuar nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në një afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. I akuzuari i dytë, Sllo-bodan Sovrliqi114, me anë të të njëjtit aktgjykim është liruar nga të gjitha akuzat, të cilat i janë vënë në barrë me anë të aktakuzës në lidhje me pjesëmarrjen e tij të [111] Ngaqë rasti është i njohur për institucionet e drejtësisë. [112] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtaret ndërkombëtare Katrien Gabriel Witeman dhe Franciska

Fiser.[113] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 3 të LPK, po

ashtu të paraparë dhe të dënueshme me nenin 409 të LPRK. [114] I akuzuari Sovrliq me aktgjykimin e gjykatës së njëjtë, të datës 23 tetor të vitit 2015, është shpal-

lur fajtor për disa vepra penale, për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, me afat të verifikimit prej katër (4) vitesh.

Page 64: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 64 }

pretenduar në sulmin ndaj karvanit të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), në datën 26 korrik të vitit 2011, kur është vrarë polici Enver Zymberi.

Ky ka qenë aktgjykimi i dytë me radhë i shpallur në procedurën penale të ngritur në lidhje me vrasjen e Zymberit. Me aktgjykimin e parë, të shpallur në datën 20 prill të vitit 2015, Radovan Radiqi dhe Millovan Vlashkoviq janë liruar nga të gjitha akuzat, kurse prokurori është ankuar ndaj vendimit lirues të shkallës së parë.

Rrjedha e procedurës penaleZyra e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica,115 me vendim të datës 10 gusht të vitit 2011, ka ngritur hetimet zyrtare kundër të dyshuarit Kasaloviq për shkak të dyshimit të bazuar se ai me veprime të paligjshme ka marrë pjesë në pengimin, bllokadën dhe në sulmin në karvanin e Policisë së Kosovës, i cili në datën 26 korrik të vitit 2011, me qëllim të kryerjes së detyrave zyrtare, ka lëvizur në rrugën magjistrale Mitrovicë/Mitrovica - Zubin Potok/Zubin Potok. Me atë rast, është privuar nga jeta polici Zymberi, derisa në të njëjtën kohë janë vënë në rrezik edhe jetët e policëve të tjerë në karvan. Ky hetim ka qenë pjesë e hetimeve të hapura zyrtare kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit. Prokuroria, gjatë hetimeve rreth vrasjes së policit Zymberi dhe rrezikimit të jetës së policëve në karvan, ka hasur në probleme, të cilat i ka shkaktuar shërbimi joekspeditiv i hetimeve, por edhe pamundësia e qasjes ndaj të të dyshuarve për organet e ligjit. Për shkak të mungesës së qasjes së të dyshuarve gjatë hetimeve ka rezultuar deri te ndërprerja e tyre, pezullimi dhe hapja e sërishme, gjë që e tëra ka ndikuar në shkallën e suk-sesit në sigurimin e provave të çmueshme. Me vendimin e datës 16 korrik të vitit 2014, Zyra e Prokurorisë së EULEX-it i ka zgjeruar hetimet edhe në të dyshuarin Sovrliq.

Duke konsideruar se ka siguruar mjaft prova kundër të akuzuarve Kasalloviq dhe Sovrliq, prokuroria, në datën 12 dhjetor të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën e dytë me radhë në rastin e vrasjes së policit Zymberi, në kohën kur procedura në aktakuzën e parë tashmë ka qenë në fazën e përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor. Me rastin e sjelljes së aktakuzës së dytë nga gjykata, prokurori ka sjellë edhe kërkesën për bashkim të kësaj me procedurën e cila është zhvilluar në ak-takuzën e datës 7 maj të vitit 2015. Gjyqtari ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, Paulo Teixeira, i cili në atë periudhë ka qenë i caktuar si kryetar i trupit gjykues në rastin e aktakuzës së parë kundër Radiqit dhe Vllash-koviqit, i ka mbajtur dy seanca për vlerësim të aktakuzës të datës 12 dhjetor të vitit 2014 (23 dhjetor i vitit 2014 dhe 19 janar të vitit 2015). Me përfundimin e tyre, ai e ka refuzuar propozimin mbi bashkimin e procedurave në aktakuza. Në lidhje me aktakuzën e parë, pas kësaj është vazhduar shqyrtimi i rregullt kryesor, derisa

[115] Zyra e ish Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica.

Page 65: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 65 }

në lidhje me aktakuzën e dytë (pas seancave të mbajtura të dëgjimit) ka vazhduar procedura në aktakuzë e paraparë me ligj. Me aktakuzën e datës 12 dhjetor të vitit 2014, Prokuroria, të akuzuarve Kasalloviq dhe Sovrliq, iu është vënë në barrë se në bashkëkryerje me Radovan Radiqin, Millutin Vlashkoviqin,116 Ratomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin,117 dhe Sllav-isha Ristiqin118 i kanë kryer shtatë vepra penale: vrasje e rëndë;119 tentim vrasje e rëndë;120 pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës së zjarrit;121 pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare;122 rrezikim i komunika-cionit publik me veprime dhe me mjete të rrezikshme;123 si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm124 dhe pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepër penal.125

Përshkrimi i veprave penale, të cilat më herët iu janë vënë në barrë edhe të akuzuarve Kasalloviq dhe Sovrliq është i njëjti. Dallimi qëndron vetëm në për-shkrimin se kush është i akuzuari dhe kush me kë në bashkëkryerje ka kryer ve-pra penale, se në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, së bashku edhe me persona të tjerë të panjohur si bashkëpjesëmarrës dhe pjesë e grupit, i cili ka kryer vepra penale, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit në karvanin e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), në të cilin janë

[116] Ashtu siç tashmë është cekur, këta të akuzuar me aktakuzën e datës 7 maj të vitit 2014, me aktgjykimin e datës 20 maj të vitit 2015 janë liruar nga të gjitha akuzat. Rasti, pas ankesës së prokurorit, ndodhet në Gjykatën e Apelit.

[117] Në kohën e ngritjes së aktakuzës të datës 12.12.2015 janë gjetur në arrati. [118] Në kohën e ngritjes së aktakuzës kundër tij, hetimet kanë qenë në vazhdim e sipër, dhe është

paraburgosur në datën 1 dhjetor të vitit 2014, kur i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor dy herë në javë.

[119] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenin 23 të LPK, po ashtu e paraparë me nenet 178 dhe 179 (1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10) në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[120] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenin 20 dhe 23 të LPK, po ashtu e paraparë me nenet 178 dhe 179 (1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10) në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK.

[121] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 328, paragrafët 1 dhe 2 të LPK, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 374 të LPRK.

[122] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 të LPK, në lidhje me nenin 23 po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 409, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[123] Pe paraparë dhe e dënueshme me nenin 299, paragrafi 1 i LPK, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 380, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[124] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 291, paragrafët 1 dhe 3 të LPK, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 365 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[125] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 320, paragrafi 1 i LPK, në lidhje me nenin 23, po ashtu të paraparë si vepër penale me nenin 412 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 66: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 66 }

gjendur mbi pesëdhjetë (50) polic, kur edhe me një plumb është plagosur rëndë pjesëtari i policisë Enver Zymberi, i cili është ndodhur në vendin e vozitësit të automjetit të dytë në karvan. I plagosuri Zymberi i është shtruar lëndimit dhe ka vdekur të njëjtën ditë.

Në aktakuzë më tutje thuhet se në të njëjtën ditë dhe në vendin kritik, të akuzuarit, në mes vete dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë si dhe me veprimet e përsh-kruara më lart, i kanë sjellë në rrezik pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në automjet me të ndjerin Zymberi (Bekim Maliqi dhe Driton Peci). Krahas kësaj, të akuzuarit, siç është cekur në aktakuzë, nën rrethanat e cekura, kanë qenë pjesë e grupit i cili në ditën kritike i ka përdorur armët me rastin e sulmit në pjesëtarët e Policisë së Kosovës me qëllim që t’i pengojnë ata në kryerjen e de-tyrave të tyre zyrtare, me vënien e informacioneve të gabuara, të shenjave, penge-save dhe të barrikadave, në pjesën e rrugës rajonale midis fshatit Varagë/Varage dhe Zupç/Zupče. Me këtë, sipas prokurorit, ata i kanë sjellë në rrezik pjesëtarët e policisë dhe e kanë shkaktuar vdekjen e policit Zymberi. Pas seancave të vlerësimit të bazueshmërisë së aktakuzës dhe pranueshmërisë së provave me të cilat është mbështetur aktakuza, gjyqtari Teixeira, në datën 25 shkurt të vitit 2015 e ka lëshuar urdhëresën, me të cilën ka kërkuar nga prokurori që të njëjtën ta saktësojë në afat prej dhjetë ditësh duke konkretizuar se për sa ve-pra penale të tentim vrasjes ngarkohen të akuzuarit. Gjyqtari, po ashtu, ka kërkuar nga prokuroria që të saktësojë aktakuzat për posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armës (lloji dhe kalibri i armës). Prokurori në afatin ligjor (prej datës 05 mars të vitit 2015) gjykatës ia ka dorëzuar përgjigjen, me të cilën e ka përplotësuar aktakuzën. Ndaj aktakuzës së përplotësuar është përgjigjur mbrojtësi i të akuzuarit Kasalloviq.

Me vendim të datës 17 prill të vitit 2015, kryetari i trupit gjykues ka pranu-ar kërkesën e të akuzuarëve dhe e ka hedhur një pjesë të aktakuzës kundër të akuzuarit në raport me akuzën për posedim, kontroll dhe përdorim të paau-torizuar të armës. Prokurori, me anë të ankesës e ka kundërshtuar vendimin e kryetarit të trupit gjykues. Ankesën e ka mbështetur prokurori i Apelit, duke propozuar që Gjykata e Apelit të pranojë aktakuzën e përplotësuar të datës 04 mars të vitit 2015. Gjykata e Apelit, me vendim të datës 11 qershor të vitit 2015 e ka refuzuar ankesën e prokurorit si të pabazuar, sepse, sipas gjetjeve të tij, mun-gojnë përshkrimi i armës, i llojit dhe i kalibrit, që janë të domosdoshme për ekzis-timin e veprës penale pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armës.

Pas përfundimit të procedurës në aktakuzë e në fazën e përgatitjeve të shqyrtimit kryesor, prokurori i ka propozuar gjykatës që ta shtyjë fillimin e shqyrtimit krye-sor deri në sjelljen e vendimit të Gjykatës së Apelit në aktgjykimin e shkallës së

Page 67: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 67 }

parë në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve të datës 20 prill të vitit 2015, sepse ndaj tij prokuroria e kishte deponuar ankesën. Si arsye për shtyrjen e fillimit të shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe Kasalloviqit, prokuroria e ka cekur se nga vendimi i gjykatës së apelit në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve do të varet strategjia e prokuror-isë gjatë shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe Kasalloviqit.

Trupi gjykues ka refuzuar propozimin e prokurorit, duke theksuar se trupi gjykues do ta bazojë vendimin e vet në provat, të cilat do të parashtrohen dhe do të paraqit-en gjatë shqyrtimit kryesor. Në ditën e parë të shqyrtimit kryesor (02 shtator i vitit 2015), ftesës së gjykatës nuk i është përgjigjur i akuzuari Kasalloviq. Prokurori ka propozuar paraburgimin e të akuzuarit, sepse ai nuk e ka arsyetuar mospërgjigjen e tij ndaj ftesës së gjykatës. Mbrojtja, në anën tjetër, ka propozuar që para zbatimit të masës më të ashpër për sigurimin e pranisë së të akuzuarve para gjykatës, të vërtetohen arsyet e mungesës së Kasalloviqit. Përkundër të gjithave, deri te hapja zyrtare e shqyrtimit kryesor në këtë lëndë është shtyrë edhe për disa seanca të planifikuara të gjykatës.126

Gjatë seancës së parë publike të trupit gjykues, të mbajtur në datën 18 shtator të vitit 2015, është lexuar aktakuza, palët i kanë parashtruar fjalët e tyre hyrëse, janë numëruar provat mbi të cilat aktakuza është bazuar (të cilat i ka kundërshtuar mbrojtja) dhe nga ana e mbrojtjes janë propozuar dëshmitarë të cilët do të vër-tetonin alibinë e të akuzuarve. Shqyrtimi kryesor, gjatë të cilit trupi gjykues është takuar dymbëdhjetë (12) ditë, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propo-zuar me aktakuzë, deshmitaret e alibis, si dhe me dëgjimin e të akuzuarve. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë të prokurorisë, prej të cilëve njëri ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe ka dëshmuar në seancë të mbyl-lur për publikun,127 me anë të video konferencës. Gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, fytyra e tij nuk ka qenë e mundur të identifikohet, kurse zëri i është ndryshuar. I akuzuari dhe mbrojtja e tij i kanë propozuar nga tre (3) dëshmitarë të alibisë për secilin prej dy të akuzuarve, të cilët kanë pohuar se të akuzuarit në ditën kritike nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja. Trupi gjykues, me palët në procedurë e kanë vizituar vendin ku ka ndod-hur sulmi në karvanin e Policisë së Kosovës. Trupi gjykues, sipas detyrës zyrtare, e me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të familjeve të të dëmtuarve, e ka angazhuar të autorizuarin e plotfuqishëm, i cili gjatë shqyrtimit i ka përfaqësuar interesat e

[126] FDH Kosovë nuk ka informata zyrtare mbi arsyet a zvarritjes. [127] Me vendim të trupit gjykues të datës 10 nëntor të vitit 2015, pjesërisht është miratuar kërkesa

e FDH Kosovë që vëzhguesve të tij dhe praktikantëve, të cilët i ka angazhuar FDH Kosovë në projektin e përcjelljes së gjykimeve, t’ua mundësojë praninë në gjykatë në seanca të mbyllura për publikun. Përndryshe, me vendimin e cekur ka qenë e lejueshme prania vetëm e vëzhguesit zyrtar të FDH Kosovë.

Page 68: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 68 }

tyre. Anëtarët e familjeve të dëmtuara dhe disa të dëmtuar po ashtu kanë qenë të pranishëm në shqyrtimin kryesor.

I akuzuari Kasalloviq gjatë deklaratës së tij para panelit shqyrtues e ka kundër-shtuar çfarëdo lidhje me akuzat, duke pohuar se në ditën kritike ka qenë larg nga vendi i ngjarjes. I akuzuari Sovrliq e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbro-het në heshtje. Gjatë procedurës së provave janë parashtruar një numër i madh i provave materiale, të siguruara gjatë hetimeve policore dhe të prokurorisë. Këtyre iu janë shtuar procesverbalet zyrtare nga shqyrtimi kryesor kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit (Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve), si dhe aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë i datës 20 prill të vitit 2015 në këtë lëndë. Pas kësaj, palët në procedurë i kanë shprehur argumentet e tyre përm-byllëse. Prokurori ka thënë se provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor japin mjaft bazë që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, derisa të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre kanë pohuar se provat e prokurorisë nuk japin mjaft baza dhe nuk e vërtetojnë se klientët e tyre kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen. Paneli shqyrtues në arsyetimin e shkurtë pas aktgjykimit të shpallur ka thënë se aktgjykimi është sjellë në bazë të provave të paraqitura si dhe të deklaratave të dëshmitarëve të prokurorisë, personit të autorizuar zyrtar, i cili ka qenë pjesë e karvanit të Policisë së Kosovës, dhe e cili e ka identifikuar të akuzuarin Kasalloviq si të pranishëm në vendin e ngjarjes në ditën kritike në mesin e personave, të cilët e kanë vënë barrikadën. Këtë e ka pohuar ky dëshmitar në të gjitha fazat e proce-durës, duke e përsëritur të njëjtën gjë para trupit gjykues. Deklarata e këtij dësh-mitari të prokurorisë ka qenë e mjaftueshme për trupin gjykues që të akuzuarin ta shpallë fajtor për veprën penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Trupi gjykues nuk i ka kushtuar vëmendje deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtjes, të cilët me dëshmitë e tyre i kanë ofruar alibi të akuzuarve.

Duke e arsyetuar lirimin e të akuzuarit Sovrliq,128 trupi gjykues e ka cekur se nuk ka mundur që këtë të akuzuar ta shpallë fajtor në bazë vetëm të një deklarate të dëshmitarit të mbrojtur, i cili e ka identifikuar Sovrliqin si të pranishëm në vendin e ngjarjes në datën 26 korrik të vitit 2011. Sipas gjetjeve të gjykatës, prokuroria gjatë hetimeve nuk ka mundur për të ofruar prova, të cilat këtë të akuzuar do ta lidhnin me ngjarjet, të cilat janë zhvilluar në ditën kritike. Krahas prokurorit, i cili i ka zhvilluar hetimet dhe i cili e ka ngritur aktakuzën, gjatë procedurës para panelit shqyrtues aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EU-

[128] I akuzuari Sovrliq gjatë shqyrtimit kryesor është gjendur në paraburgim gjyqësor. FDH nuk ka informata zyrtare nëse paraburgimi është caktuar në këtë rast ose në rastin i cili është në vazh-dim në periudhën raportimit, i cili po ashtu do të përfshihet në këtë raport.

Page 69: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 69 }

LEX-t në Mitrovicë/Mitrovica e kanë përfaqësuar edhe dy prokurorë të prokuror-isë së cekur, duke e zëvendësuar njëri-tjetrin.

Me aktgjykimin e shkallës së parë në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe Ka-salloviqit ka përfunduar procesi i dytë gjyqësor për nga radha lidhur me sulmin në karvanin policor dhe vrasjen e Zymberit në verën e vitit 2011. Në të dy akt-gjykimet e deritashme në lidhje me këtë ngjarje ceken edhe disa emra të tjerë konkret si të akuzuar të mundshëm. FDH Kosovë, megjithëkëtë, nuk ka kurrfarë konfirmimi zyrtar mbi atë nëse do të rezultojë deri te ngritja e ndonjë aktakuze të re në këtë rast.

FDH Kosovë qysh më parë është marrë me analizën e këtij rasti129 dhe pas për-fundimit të gjykimit të dytë me radhë në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhure në datën 26 korrik të vitit 2011 në rrugën magjistrale midis Mitrovicës/Mitrovice dhe Zubin Potokut/Zubinog Potoka prapë e përsërit se ky rast e vërteton se sa është i rëndësishëm fillimi me kohë dhe në kohën e duhur i hetimeve në situatat ku pas kryerjes së veprës penale ekziston rreziku që provat të zhduken, të shkatër-rohen, kurse personat e dyshimtë të bëhen të paqasshëm për ligjin. Pengimi e, pastaj, sulmi i armatosur në karvanin e policisë së Kosovës në të cilin janë ndod-hur rreth 50 policë si dhe vrasja e njërit prej tyre përbëjnë vepra të rënda penale të kryera kundër ruajtësve të rendit në momentin kur ata janë ndodhur në kryerjen e detyrës zyrtare. Shtrohet pyetja se si është e mundur që menjëherë dhe në vendin e ngjarjes nuk janë zhvilluar hetimet dhe nuk është bërë gjithçka e mundur në identifikimin e sulmuesve në karvanin e policisë dhe në burgosjen e të dyshuarve për vrasjen e Zymberit? Po ashtu, si është e mundur që prokuroria me prokurorët me përvojë të gjatë në hetimin e veprave penale të kryera në veri të Kosovës nuk kanë reaguar në mënyrë urgjente ndaj vrasjes së një pjesëtari të policisë dhe rrezi-kimit të jetëve të një numri të madh të policëve në karvan? A mund të arsyetohet mungesa e hetimeve efikase dhe në kohën e duhur me mosekzistimin e kushteve për kryerjen e hetimeve të ligjshme dhe profesionale në veri të Kosovës, ku ekzis-ton një rezistencë e fuqishme e popullatës lokale ndaj institucioneve të Prishtinës/Priština? Cilat do qofshin përgjigjet në këto pyetje, është e pakundërshtueshme që nga ana e prokurorisë dhe e policisë ekzistojnë lëshime evidente në përgatitjet dhe në veprimet e ndërmarra për një rast të këtillë të rëndë siç është sulmi në karvanin e policisë dhe vrasja e një polici. Drejtësia pëson humbje të madhe kur krimet e rënda mbesin të pandriçuara në kohë dhe kur kalimi i kohës gjithnjë e më shumë i zvogëlon shanset që të sigurohen provat, të cilat është dashur të sig-urohen me kohë. Por, ajo, po ashtu, pëson humbje të mëdha kur mungojnë edhe hetimet me kohë, të shkathëta dhe profesionale. Prokuroria e EULEX-it nuk gux-on më që të lejojë ngritje të aktakuzave në rastet në të cilat nuk janë të siguruara

[129] http://hlc-kosovo.org/?p=4258&lang=sr

Page 70: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 70 }

provat e mjaftueshme, sepse aktakuzat e tilla e komprometojnë idenë e drejtësisë, sundimin e ligjit, përgjegjësinë për krimet, por edhe i deprimuar dhe dekurajojnë viktimat, në këtë rast familjen Zymberi.

FDH Kosovë nuk ka informata nëse deri në fund të periudhës së raportimit palëve iu është dorëzuar aktgjykimi i arsyetuar me shkrim si dhe as informata nëse palët e pakënaqura janë ankuar ndaj vendimit të gjykatës.

2.6. Rasti Oliver Ivanoviqi dhe të tjerët

Me seancën gjyqësore, me paraqitjen e provave dhe me dëgjimin e dëshmitarëve, para trupit gjyqësor ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitro-vica (ka kryesuar gjyqtarja Roxana Comsa),130 në datën 21 janar të vitit 2015 ka vazhduar shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve.131 Në këtë lëndë, me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të datës 08 gusht të vitit 2014 të akuzuarit ngarkohen për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile (i akuzuari Ivanoviq), veprave penale vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i lëndimeve të rënda trupore në formë të privimit të jetës nga motive nacionaliste të kryera në bashkëkryerje (i akuzuari Ivanoviq dhe të tjerët).

Rrjedha e procedurës penaleMe vendim të gjyqtarit hetues të ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica të datës 8 gusht të vitit 1999, janë ngritur hetimet kundër Igor Simiqit, Srgjan dhe Vllastimir Aleksiqit. Hetimet kanë pasur të bëjnë me krimin, i cili ka ndodhur në Mitrovicë/Mitrovica në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të ar-matosur në Kosovë. Me atë rast, në rrugën Milladin Popoviq (tash Ahmet Selaci) kanë humbur jetën katër persona: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi (Fejzulahu).

Kundër të dyshuarve hetimet janë ngritur në drejtim të veprës penale gjenocid.132 Ata, në datën e cekur, në bashkëkryerje me persona të tjerë të identifikuar dhe të paidentifikuar, me qëllimin që plotësisht ose pjesërisht të shkatërrojnë kom-bin shqiptar, i kanë urdhëruar katërmbëdhjetë shqiptarë civilë (Afrim Peci, Enver Peci, Enes Plana, Emir Plana, Xhemail Hoti, Abdulah Haxhiahmeti, Ismet Sejdiju, Rexhep Sejdiu, Mustafa Radoviš, Enver Hungoli, Bekim Karakusi, Zel Llapaštica, Erol Mustafa, Fatmir Mustafa) që t’i braktisin shtëpitë e veta, i kanë rreshtuar

[130] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët Nino Manuel Ferreira de Modureira dhe Vitor Pardal. [131] Të bashkakuzuarit: Dragoljub Delibashiq, Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq, Aleksandar Llazoviq. [132] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 141 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

Page 71: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 71 }

pranë një muri, kanë hapur zjarr nga armët në drejtim të tyre nga më shumë armë. Me atë rast, disa persona të caktuar kanë marrë lëndime të rënda trupore, prej të cilave disa edhe kanë vdekur.

Hetimet më vonë janë zgjeruar edhe në lidhje me persona të tjerë. Pas përfundim-it të tyre, ish Prokuroria Publike e Qarkut e Gjykatës së Qarkut e Mitrovicës/Mi-trovica ka ngritur në datën 20 qershor të vitit 2000 aktakuzën kundër: Dragan Jo-vanoviqit, Igor Simiqit, Srgjan dhe Vllastimir Aleksiqit, Branisllav Popoviqit dhe Tomisllav Vuçkoviqit në drejtim të veprës penale të gjenocidit. Ata janë akuzuar se, si persona të uniformuar dhe të armatosur, me armë të ftohta dhe të zjarrit dhe sipas marrëveshjes së mëhershme i kanë privuar nga jeta 26 persona të iden-tifikuar dhe të paidentifikuar civil të kombësisë shqiptare133. Po ashtu, në barrë iu është vënë se, duke vepruar sipas marrëveshjes së mëparshme dhe në cilësi të një-jtë, kanë hyrë në banesa, në shtëpi dhe në hapësirat e punës së shqiptarëve, duke iu urdhëruar që t’i lëshojnë ato si dhe duke i ndarë meshkujt nga gratë. Grave dhe fëmijëve iu kanë urdhëruar që të shkojnë drejtë stacionit të autobusëve, prej nga është dashur të transportohen në Shqipëri, në mënyrë që pas ndarjes të shtinë me armë në drejtim të meshkujve. Me atë rast, disa civilë iu janë shtruar plagëve dhe kanë vdekur, derisa një numër i tyre kanë marrë plagë të rënda. Të akuzuarve, me anë të së njëjtës aktakuzë, iu është vënë në barrë edhe plaçkitja e civilëve të dëbuar me anë të marrjes së parave dhe të sendeve të vlershme.

Me të njëjtën aktakuzë, Dragan Jovanoviqit i është vënë në barrë edhe vepra penale gjenocid e kryer në datën 22 maj dhe 15 qershor të vitit 1999 me anë të plaçkitjes dhe të dëbimit të civilëve nga shtëpitë dhe nga banesat e tyre.

Në muajin gusht të vitit 2000, të akuzuarit (pos Simiqit), kanë ikur nga qendra e paraburgimit në Mitrovicë/Mitrovica. Shqyrtimi kryesor kundër Simiqit, sipas ak-takuzës së cekur, me vendim të trupit gjykues aso kohe është ndarë nga procedura civile kundër të tjerëve, të cilët kanë qenë në arrati dhe ai është hapur në datën 05 shtator të vitit 2000. Shqyrtimi ka qenë i hapur para panelit pesë anëtarësh të përzier të ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica. Trupi gjykues gjatë shqyrtimit kryesor në këtë lëndë është takuar gjatë njëzet e katër (24) ditëve gjy-qësore. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar dymbëdhjetë (12) dëshmitarë të prokurorisë si dhe një (1) dëshmitar, të cilin e ka propozuar mbrojtja e të akuzuarit. Prokurori ndërkombëtar, i cili e ka përfaqësuar aktakuzën gjatë shqyrtimit kryesor, me deklaratën të cilën e ka prezantuar para trupit gjykues në datën 09 prill të vitit 2001, ka hequr dorë nga akuzat kundër Simiqit në drejtim veprës penale gjenocid (e paraparë dhe e dënueshme me nenin 141 të LP të RSFJ-së). Të akuzuarit, i cili

[133] Në mesin e të cilëve kanë qenë edhe persona, emrat e të cilëve janë cekur në vendimin e gjyqtarit hetues për hapjen e hetimeve.

Page 72: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 72 }

është gjendur në paraburgim në datën 26 gusht të vitit 1999, i njëjta i është hequr, kurse trupi gjykues në të njëjtën ditë e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin aktakuza në rastin e tij është refuzuar.

Të dëmtuarit në këtë lëndë në afat ligjor janë deklaruar se dëshirojnë ta vazhdo-jnë procedurën penale kundër të akuzuarit Simiq dhe të tjerëve. Në këtë kërkesë, Gjykata e Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica gjatë vitit 2007, është përpjekur për të hapur shqyrtimin kryesor. Madje është mbajtur edhe një seancë, në të cilën kanë qenë të pranishëm të dëmtuarit. Me atë rast, shqyrtimi gjyqësor është shtyrë në një kohë të pacaktuar, sepse i akuzuari është gjendur në arrati. FDH Kosovë nuk ka informacione shtesë mbi fatin e mëtejmë të procedurës në këtë lëndë.

Me rastin e ngjarjeve të datës 14 prill të vitit 1999, hetimet fillestare kundër Iva-noviqit janë hapur gjatë vitit 2000. Policia e UNMIK-ut nuk ka mundur për ta zbatuar urdhrin për burgosjen e tij nga frika se kjo do të shkaktonte trazira ma-sive. Sipas prokurorisë, kjo ka qenë arsyeja se përse kundër Ivanoviqit nuk janë hapur më herët hetimet.

Hetimet penale kundër të akuzuarit Ivanoviq janë hapur me vendim të prokurorit special të datës 21 shkurt të vitit 2013. Me të njëjtin vendim, hetimet janë hapur edhe kundër të akuzuarit Dragoljub Delibashiq.134 Hetimet penale kundër të dyshuarve Ivanoviq dhe Delibashiq janë ngritur për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të nxitjes për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë të personit tjetër nga motive nacionale si dhe dy vepra penale të nxitjes së kryerjes së ve-prës penale të vrasjes së rëndë në tentativë nga motive nacionale. Të dyja veprat, sipas vendimit të prokurorit special, kanë qenë të kryera në datën 03 shkurt të vitit 2000.

Me vendim të prokurorit special të datës 1 tetor të vitit 2013, kundër të akuzuarit Ivanoviq hetimet janë zgjeruar edhe në lidhje me veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka marrë pjesë në ng-jarjet të cilat kanë ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës/Mitrovica në datën 14 prill të vitit 1999. Me vendim të prokurorit të datës 10 mars të vitit 2014, hetimet janë zgjeruar edhe në të dyshuarit Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq, si dhe Aleksandër Llazoviqin, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i kanë kryer veprat e mëposhtme penale: vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë nga motive nacionale si dhe nxitje e kryerjes së veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë në formë të privimit nga jeta të personit tjetër nga motive nacionale, gjë që e tëra ka çuar deri te lëndimet e rënda trupore të civilëve shqiptarë.

[134] FDH Kosovë nuk ka informata zyrtare se kur janë hapur këto hetime dhe kur apo nëse ato janë ndërprerë. Informatat mbi ekzistimin e këtij hetimi (lidhur me ngjarjet e fillimit të muajit shkurt të vitit 2000) janë marrë në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve.

Page 73: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 73 }

Gjatë hetimeve si dhe pas sigurimit të provave, deklaratave të shumë dëshmi-tarëve (shumë prej tyre në të njëjtën kohë kanë qenë edhe të dëmtuar), dëgjimit të të dyshuarit Ivanoviq,në datën 27 janar të vitit 2014, ai është privuar nga liria. Paraburgimi i është caktuar atij në datën 28 janar të vitit të njëjtë.135 Kjo masë i është vazhduar rregullisht Ivanoviqit, herën e parë një muaj e pastaj në dy muaj deri në datën 18 shtator të vitit 2015, kur me vendim të trupit gjykues i është ndry-shuar me masën e arrestit shtëpiak. Kjo masë i është vazhduar të akuzuarit herën e fundit në datën 17 nëntor të vitit 2015 në periudha prej dy muajsh.

I dyshuari Delibashiq është burgosur në datën 4 shkurt të vitit 2014. Me vendimin e datës 05 shkurt të vitit 2014 i është caktuar masa e paraburgimit gjyqësor, e cila i është vazhduar deri në datën 18 shtator të vitit 2015, kur kjo masë i është zëvendë-suar me masën e arrestit shtëpiak, e cila herën e fundit i është zgjatur me vendim të trupit gjykues të datës 17 nëntor të vitit 2015. I dyshuari Nebojsha Vujaçiq është burgosur në datën 15 prill të vitit 2014 dhe në paraburgim është ndodhur nga data 05 gusht e vitit 2015, kur kjo masë i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak e deri në datën 19 shtator të vitit 2015. I dyshuari Aleksandar Llazoviq është burgosur në datën 19 gusht të vitit 2014, kurse në paraburgim gjyqësor është ndodhur deri në datën 05 gusht të vitit 2015. Paneli shqyrtues nuk e ka pranuar propozimin për paraburgim të të dyshuarit Ilija Vujaçiq. Me vendim të datës 19 gusht të vitit 2014, atij i është shqiptuar masa e qasjes ndaj vendeve dhe personave të caktuar si dhe e paraqitjes në stacionin policor dy herë në javë. Me vendim të panelit të datës 18 shtator të vitit 2015 kjo masë është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor njëherë në javë. Masa e cekur për Vujaçiqin dhe Llazoviqin herën e fundit është vazhduar në datën 17 nëntor të vitit 2015. Sipas gjetjeve të trupit gjykues, arsyet për vazhdimin e kësaj mase janë rreziku nga arra-tia ose frikësimi i dëshmitarëve.136 Prokurori ndërkombëtar në datën 8 gusht të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën kundër të akuzuarve Ivanoviq, Delibashiq, Vujaçiqëve dhe Llazoviq. Me te, të akuzuarit Ivanovi i është vënë në barrë se në datën 14 prill të vitit 1999, në cilësinë e udhëheqësit të njësive paramilitare/policore e ka nxitur grupin e vartësve të tij për të kryer krim kundër personave, të cilët nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë përkatësisht se e ka urdhëruar vrasjen e nëntë (9) civilëve të kombësisë shqip-tarë. Me atë rast janë vrarë këta persona: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi. Të akuzuarit Ivanoviq, me aktakuzën e cekur po ashtu

[135] Ivanoviqi, masën e paraburgimit në fillim e ka vuajtur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë/Priština, ku ai, pas vendimit mbi vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj e ka filluar grevën e urisë. Pas grevës shtatë ditore, Gjykata e Apelit në datën 10 mars të vitit 2014 e ka sjellë vendi-min mbi transferimin e tij në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë/Mitrovica.

[136] Masat e sigurimit të pranisë së të akuzuarve nga gjykata në kuadër të këtij raporti do të përfshi-hen vetëm deri në fund të periudhës së raportimit, deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2015.

Page 74: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 74 }

i është vënë në barrë se në cilësinë e udhëheqësit të grupit paramilitar me emrin “Rojat e Urës”, së bashku me të akuzuarin Delibashiq, në orët e mbrëmjes në datën 03 shkurt të vitit 2000, sipas planit të mëhershëm për të cilin janë dakorduar dhe me paramendimin e drejtpërdrejtë për të vrarë ose që t’iu shkaktojnë lëndime trupore, i kanë detyruar shqiptarët etnik për të braktisur shtëpitë e tyre dhe terri-torin e pjesës veriore të Mitrovicës/Mitrovica. Si pasojë e veprimeve të tyre, jetën e kanë humbur: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci dhe Nimon Sejdiu, derisa lëndime të rënda iu janë shkaktuar: Rezarta Ajetit, Nexh-medin Ajetit, Agon Ajetit dhe Emine Xhakës. Me veprimet e tyre, në ditën kritike, ata, sipas aktakuzës, e kanë rrezikuar jetën edhe të nëntë personave.

Me anë të së njëjtës aktakuzë, të akuzuarit Nebojsha dhe Ilija Vujaçiq, si edhe Aleksandar Llazoviq, janë akuzuar se në datën 03 shkurt të vitit 2000 nën koman-dën e të akuzuarit Ivanoviq, me të njëjtat qëllime të cilat i kanë pasur Ivanoviqi dhe Delibashiqi, kanë kryer sulm në Rrugën Llolla Ribar, nr. 3. Me atë rast i kanë vrarë anëtarët e caktuar të familjes Ajeti dhe Xhaka, derisa disa anëtarëve të cak-tuar të këtyre familjeve në bazë të veprimeve të të akuzuarve iu janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, në atë mënyrë që disave prej tyre iu është rrezikuar jeta. Duke vepruar në drejtim të aktakuzës, para Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 26 gusht të vitit 2014 është mbajtur seanca e parë për ak-takuzën. Gjatë kësaj seance si dhe pas leximit të aktakuzës, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Me vendim të kryetarit të trupit gjykues të datës 31 tetor të vitit 2014, kundërshtimet e të akuzuarve ndaj provave të prokuror-isë janë refuzuar si të pabaza. Me të njëjtin vendim janë hedhur edhe kërkesat e mbrojtjes, të cilat i janë prezantuar gjykatës në emër të të akuzuarve, për hedhjen e aktakuzës. Të akuzuarit nuk janë ankuar ndaj vendimit të kryetarit të panelit shqyrtues në aktakuzën dhe provat.

Shqyrtimi kryesor në aktakuzën e vlerësuar dhe provat është hapur në datën 18 dhjetor 2014 me leximin e aktakuzës, për të cilën të akuzuarit janë deklaruar se e kanë kuptuar, por se nuk janë fajtor, si dhe me fjalët hyrëse të palëve në procedurë. Deri në fund të periudhës së raportimit, trupi gjykues gjatë shqyrtimit kryesor (duke e përfshirë edhe seancën e dëgjimit të parë) ka mbajtur tetëdhjetë e një (81) ditë gjyqësore. Gjatë tyre janë dëgjuar tetëdhjetë e dy (82) dëshmitarë. Prokuroria gjatë shqyrtimit ka propozuar pesëdhjetë e pesë (55) dëshmitarë, derisa mbro-jtja i ka propozuar njëzet e shtatë (27). Dy (2) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarëve anonim.

Sipas vendimit të trupit gjykues, identiteti i një dëshmitari të prokurorisë nuk iu është zbuluar as palëve në procedurë. Dëshmitari do ta gëzoj statusin anonim

Page 75: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 75 }

edhe pas përfundimit të procedurës penale. Sipas vendimit të gjykatës, emri i këtij dëshmitari nuk do të paraqitet as në vendimet me shkrim të gjykatës/ave. Ky dëshmitarë, gjatë tri (3) seancave ka dëshmuar me anë të video konferencës dhe me zë e me figurë të ndryshuar. Dëshmitari i dytë anonim gjatë procedurës është dëgjuar në seancat e panelit shqyrtues (tri seanca) në seanca plotësisht të mbyl-lura për publikun.137 Po ashtu, edhe katër (4) dëshmitarë të prokurorisë, të cilët po ashtu kanë qenë edhe të dëmtuar, gjatë gjashtë (6) ditëve të seancave të trupit gjykues kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Këta dëshmitarë nuk jetojnë më në Kosovë. Gjatë shqyrtimit janë prezantuar edhe shumë prova materiale të propozuara nga palët në procedurë. Trupi gjykues e ka shpallur inspektimin e per-sonave në pjesën jugore dhe veriore të qytetit: në pjesën jugore në bazë të akuzave me të cilat i akuzuari Ivanoviq ngarkohet për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të kryer në datën 14 prill të vitit 1999, derisa në pjesën veriore në lidhje edhe me të akuzuarit e tjerë në lidhje me akuzat për ngjarjet të cilat janë zhvilluar në fillim të muajit shkurt të vitit 2000.

Të akuzuarit, në cilësinë e dëshmitarëve i kanë dhënë deklaratat e tyre para trupit gjykues duke i kundërshtuar në tërësi pretendimet e aktakuzës dhe pohimet e prokurorisë për pjesëmarrjen e tyre në krimet, për të cilat ngarkohen. Po ashtu, i kanë kundërshtuar edhe deklaratat e dëshmitarëve të prokurorisë, të cilët me deklaratat e tyre të dhëna para trupit gjykues i kanë ngarkuar të akuzuarit.

I akuzuari Ivanoviq ka pohuar se hapja e procedurës penale lidhur me akuzat me të cilat ngarkohet janë të motivuara para së gjithash me arsye politike e me qëllim të eliminimit të tij politik.

Sipas detyrës zyrtare, trupi gjykues, që është edhe palë në procedurë, e ka an-gazhuar përfaqësuesin e autorizuar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre gjatë procedurës penale.

Gjatë shqyrtimit kryesor në këtë lëndë, që është zhvilluar gjatë periudhës së rapor-timit, prokurori ndërkombëtar e ka parashtruar fjalën e tij përfundimtare. Ai e ka filluar fjalën e tij përfundimtare duke pohuar se procedura kundër të akuzuarve nuk përbënë as aktgjykim politik e as moral të asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe se prokuroria nuk e zgjedh anën. Prokuroria beson se të akuzuarit janë fajtor për atë për çka akuzohen. Sipas saj, gjatë shqyrtimit janë siguruar mjaft prova në bazë të të cilave prokuroria konsideron se të akuzuarit janë fajtor për atë për të cilën kanë qenë të akuzuar, sepse ekzistojnë shumë dokumente ndërkombëtare në bazë të të cilëve mund të vërtetohet se gjatë vitit 1999 në Kosovë ka ndodhur dhuna

[137] Në seancat e mbyllura për publikun nuk iu është mundësuar prania as vëzhguesve të FDH Kosovë, krahas vërejtjes se trupi gjykues gjatë zhvillimit të shqyrtimit ka treguar një transpar-encë të jashtëzakonshme në punë ndaj mediave, vëzhguesve.

Page 76: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 76 }

mbi shqiptarët, posaçërisht në periudhën prej muajit mars deri në muajin qer-shor. Sipas prokurorit, po ashtu ekzistojnë raportet se civilët serb iu janë bashkuar forcave paramilitare dhe policore dhe se kanë marrë pjesë në dëbimin sistematik të popullatës shqiptare nga Kosova. Në këtë mënyrë, sipas prokurorit, është pr-ovuar se ekziston programi i harmonizuar dhe i bashkërenditur i forcave të ar-matës jugosllave, i Ministrisë së punëve të brendshme (të Serbisë) parapolicëve, forca paramilitare dhe policisë lokale për dëbimin e popullatës nga fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Me anë të këtyre aksioneve, sipas prokurorisë, janë dëbuar 90% e popullatës së Kosovës. Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare, i ka elaboruar deklaratat e dëshmitarëve, si dhe provat materiale të cilat kanë pasur të bëjnë me ngjarjet në Mitrovicë/Mitrovica në vitin 1999, si dhe në fillim të muajit shkurt të vitit 2000. Ato, sipas prokurorit, e vërtetojnë pjesëmarrjen e të akuzuarit Iva-noviq në këto ngjarje. Prokurori i ka vlerësuar pohimet e të akuzuarit Ivanoviq se nuk është pjesëmarrës i këtyre ngjarjeve si jobindëse, duke iu referuar, krahas kësaj, edhe në mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarëve me deklaratat e dësh-mitarëve të mbrojtjes.

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare i ka parashtruar edhe qëndrimet e prokuror-isë, sipas të cilave me provat e parashtruara është vërtetuar edhe pjesëmarrja e akuzuarëve në ngjarjet e fillimit të muajit mars të vitit 2000 në Mitrovicë/Mitrovi-ca. Sipas tij, plotësisht janë kontestuar provat me të cilat përjashtohet pjesëmarrja e tyre në këto ngjarje, sepse ata kanë marrë pjesë në sulmet në bashkëqytetarët dhe në fqinjët e tyre vetëm pse ata kanë qenë shqiptarë duke mos treguar mëshirë dhe keqardhje për jetën dhe për pronën e tyre. Motivet e të akuzuarve sipas prokurorit kanë qenë të lidhura me urrejtjen etnike. Për këto arsye, ai i ka propozuar gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit, sepse familjet e viktimave e presin drejtësinë.

Në fjalët përfundimtare të mbrojtësve dhe të akuzuarve të Ivanoviqit dhe Del-ibashiqit, ata i kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorit se klientët e tij në kurrfarë mënyre nuk kanë qenë të lidhur me krimet, me të cilat ngarkohen. Duke e kundërshtuar aktakuzën dhe provat e prokurorisë, mbrojtësit dhe të akuzuarit kanë pohuar se ato nuk kanë kurrfarë baze, se po merren me thashetheme si edhe se dëshmitarët flasin mbi ngjarjet të cilat nuk janë lëndë e akuzave. Sipas mbro-jtjes dhe të akuzuarve, të akuzuarit gjatë procedurës kanë qenë të detyruar për të dëshmuar pafajësinë e tyre, në vend se prokurori ta dëshmojë fajësinë e tyre. Sipas pohimeve të tyre, dëshmitarët e prokurorisë nuk kanë qenë konsekuent në deklaratat e tyre.

Duke e propozuar lirimin e të akuzuarve nga akuzat e tyre, mbrojtja ka shprehur keqardhje me rastin e ngjarjeve të cilat janë objekt i akuzës, sepse viktimat kanë të drejtë në drejtësi dhe në të vërtetën, por drejtësia nuk duhet të bëhet nga dënimi i

Page 77: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 77 }

të pafajshmëve. Të akuzuarit i kanë mbështetur fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve, vazhdon në datën 18 janar të vitit 2016 me fjalët përfundimtare të mbrojtësve të të akuzuarve të tjerë të mbetur, derisa shpallja e aktgjykimit është paralajmëruar për fundin e muajit janar të vitit 2016.

Aktakuzën, gjatë periudhës së raportimit, e kanë përfaqësuar gjyqtarët ndërkom-bëtar të Zyrës së Prokurorisë Speciale: Cezary Michalczuk dhe Romulo Mateus.

Edhe pse vlerësimin përfundimtar të gjykimit në këtë lëndë FDH Kosovë do ta jap vetëm në raportin vjetor në vijim për vitin 2016, në bazë të përcjelljes së rreg-ullt të shqyrtimit kryesor gjatë periudhës së raportimit, si dhe qasjes në doku-mentacionin gjyqësor, qysh tash mund të përfundohet se një pjesë e shqyrtimit kryesor, që është zhvilluar në vitin 2015 është udhëhequr nga trupi gjyqësor me një profesionalistet të jashtëzakonshëm, me ekspeditivitet dhe me transparencë, të cilat kanë garantuar se ky gjykim deri tash është zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare dhe kosovare. Për lëvdatë është fakti se gjykata në radhë të parë, të akuzuarve dhe mbrojtjes, por edhe palës tjetër në procedurë, ua ka mundësuar realizimin e të drejtave të parapara me ligj, të cilat janë në fuqi në Kosovë si dhe sipas rregullave ndërkombëtare, të cilat i rregullojnë kushtet për gjykim të nder-shëm dhe të drejtë.

2.6 Rasti Milaim Zeka dhe Rrustem Rukolli

Para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Franciska Fiser,138 në datën 13 tetor të vitit 2015 është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të datës 23 prill të vitit 2014.139 Shqyrtimi kryesor është hapur pas përfundimit të procedurës së vlerësimit të

[138] Anëtarët e trupit gjykues: Arkadiusz Sadek dhe Vladimir Mikula. Me procedurën e vlerësimit të provave dhe të aktakuzës, ka udhëhequr gjyqtari ndërkombëtar Petar Stoitsev, i cili, në të njëjtën kohë, edhe e ka sjellë vendimin për aktgjykimin. FDH Kosovë nuk ka informata zyrtare nëse gjyqtari Stoitsev e ka përfunduar misionin e gjyqtarit pranë EULEX-it ose deri te zëvendësimi ka rezultuar për arsye të tjera.

[139] Të akuzuarit Zeka dhe Rukolli me aktakuzën e cekur ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat e mëposhtme penale: shkelje e fshehtësisë së procedurës, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 400, paragrafi 2 i LPRK, si dhe pengim i dëshmisë ose i fshehtësisë së procedurës në tentativë, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 394, paragrafi 1, pika 1.7 në lidhje me nenin 28 të LPRK.

Page 78: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 78 }

aktakuzës, e cila është zhvilluar gjatë vitit 2014. Këtë procedurë FDH Kosovë e ka prezantuar në raportin e saj vjetor të vitit 2014.140 Në raport mungojnë vetëm prezantimi dhe vlerësimi i vendimit të Gjykatës së Apelit i datës 25 shtator të vitit 2014, të cilin FDH Kosovë nuk e ka poseduar në fazën e përgatitjes së raportit vjetor për vitin 2014. Gjykata e Apelit në këtë rast ka vepruar ndaj ankesës së të akuzuarit Zeka në vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 30 korrik të vitit 2014 si edhe në ankesën e Prokurorit Special ndaj të njëjtit vendim.

Gjykata e Apelit me vendimin e fundit të muajit shtator të vitit 2014 e ka refuzuar si të pabazë ankesën e të akuzuarit Zeka, i cili e ka kundërshtuar bazueshmërinë e provave, me të cilat ka disponuar akuza, duke e propozuar refuzimin e aktakuzës. kjo gjykatë është deklaruar edhe për ankesën e Prokurorit Special, i cili e ka kontestuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me të cilin deklarata e datës 24 tetor të vitit 2013 e të akuzuarit Zeka para prokurorit është shpallur si provë e papranueshme. Sipas prokurorit, provat e prokurorisë janë të pranueshme dhe të siguruara në mënyrën e paraparë me ligj. Gjykata e Apelit pas vlerësimit të pretendimeve në ankesë, ka gjetur se ankesa e të akuzuarit nuk është mbështetur me prova shtesë si edhe se rrethanat, në të cilat ai thirret në ankesë, janë të shqyrtuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë me rastin e sjelljes së ven-dimit mbi aktakuzën. Gjykata e shkallës së dytë nuk i ka pranuar as pretendimet e ankesës së prokurorit, i cili ka propozuar që deklarata e të akuzuarit Zeka e dhënë në hetime të pranohet si provë me të cilën mund të vërtetohet se prokurori ia ka tërhequr vërejtjen të akuzuarit në mënyrën e cila parashihet me ligj në pikëpamje të të drejtave të tij. Sipas gjykatës së shkallës së dytë, provat janë të pranueshme ose nuk janë të pranueshme, që për këtë gjykatë ka qenë e mjaftueshme që ankesat e palëve t’i vlerësojë si të pabazuara dhe ta vërtetojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për aktakuzën.

Pas vendimit të cekur të Gjykatës së Apelit, pas vlerësimit se për aktakuzën e Prokurorisë Speciale mund të hapet shqyrtimi kryesor, kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, e ka caktuar trupin gjykues, i cili do të vendos për të njëjtën. Për kryetar të trupit gjykues në lëndën Prokurori kundër Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit është caktuar gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland, anëtarë të trupit gjykues gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fiser dhe Iva Nik-shiq. Mbrojtja e të akuzuarit Rukolli e ka kundërshtuar këtë përbërje të trupit gjykues, ka propozuar përjashtim nga trupi gjykues të gjyqtarëve ndërkombëtar Vidar Stensland dhe Iva Nikshiq, me arsyetimin se kanë qenë në përbërje të pan-eleve shqyrtuese në rastet “Drenica 1 dhe 2”. Sipas vlerësimit të mbrojtjes, gjy-

[140] Raporti vjetor i FDH Kosovë për vitin 2014 gjendet në faqen e internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983.

Page 79: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 79 }

qtarët e cekur kanë marrë pjesë në vlerësimin e provave të rasteve të cekura, gjë që e vë në pyetje objektivitetin dhe paanshmërinë e tij.

Me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 3 shtator të vitit 2015, si anëtarë të panelit shqyrtues në lëndë janë caktuar gjyqtaret ndërkombëtar Franciska Fiser në cilësi të kryetares së panelit shqyrtues, gjyqtarët ndërkombëtar Vlladimir Mikula dhe Arkadiusz Sedek, si anëtarë të panelit.

Gjatë ditës së parë të seancës së gjykatës në kuadër të shqyrtimit kryesor, të mba-jtur në datën 13 tetor të vitit 2015, mbrojtja e njërit prej të akuzuarve ka kundër-shtuar kompetencën territoriale të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Sipas këtij kundërshtimi, për të vendosur në këtë lëndë kompetente është gjykata në Skënderaj/Srbica, si lokalisht kompetente. Trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes duke pohuar se, krahas të tjerave, gjykata në Skënderaj/ Srbica është departament i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Gjatë të njëjtës ditë, është lexuar aktakuza për të cilën të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Palët në procedurë kanë parashtruar fjalët e tyre hyrëse, me anë të të cilave i kanë qartësuar qëndrimet dhe pretendimet në lidhje me aktakuzën.

Deri në fund të periudhës së raportimit, trupi gjykues në këtë lëndë ka mbajtur gjashtë (6) ditë seanca gjyqësore. Gjatë tyre janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë të propozuar nga ana e prokurorisë. Njëri (1) prej këtyre dëshmitarëve ka dëshmuar gjatë dy (2) seancave të gjykatës si dëshmitar anonim, me anë të video konfer-encës. Gjykata, dy (2) dëshmitarë i ka ftuar sipas detyrës zyrtare. Ata janë dëgjuar në seancën e cila ka qenë e mbyllur për publikun. Po ashtu, edhe gjatë seancave në të cilat publikut i është lejuar qasja, disa pjesë të caktuara të këtyre seancave kanë qenë të mbyllura për publikun.141

Aktakuzën gjatë shqyrtimit e kanë përfaqësuar prokurorët e prokurorisë Speviale Romulo Mateus dhe Paul Flynn.

Në disa seanca të gjykatës kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e ambasadës suedeze në Kosovë, sepse i akuzuari Zeka ka shtetësi të dyfishtë.

Vazhdimi i shqyrtimit kryesor është paralajmëruar për datën 02 shkurt të vitit 2016, kur pritet dëgjimi i dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë.

Përndryshe, Zeka dhe Rukolli, sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorisë së EU-LEX-it (nr. 90/13 të datës 23 prill të vitit 2014) ngarkohen se në bashkëkryerje

[141] Vëzhguesve të FDH Kosovë, nuk iu është lejuar prania në këto seanca.

Page 80: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 80 }

kanë kryer vepër penale të shkeljes së fshehtësisë së procedurës.142 Veprën e cekur e kanë kryer në periudhën prej datës 14 korrik deri në datën 31 tetor të vitit 2013, kur, pa pëlqimin e institucionit kompetent gjyqësor, kanë publikuar informata lidhur me identitetin e dëshmitarëve të caktuar anonim, përkatësisht personave të cilët në atë periudhë kanë qenë nën masat mbrojtëse në disa lëndë të caktuara penale. Prokuroria Speciale i ngarkon të akuzuarit me vepër penale të përpjekjes për pengim të dëshmisë ose të procedurës zyrtare.143

I akuzuari Zeka, përmes mbrojtësit të tij, në datën 29 maj të vitit 2014, e ka de-ponuar kundërshtimin në provat, me të cilat aktakuza mbështetet. Duke vepruar në lidhje me kundërshtimet dhe kërkesat e mbrojtjes së të akuzuarit Zeka, Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, me vendim të datës 30 korrik të vitit 2014, pjesërisht e ka pranuar këtë kundërshtim. Deklarata e të akuzuarit e datës 24 tetor të vitit 2013 është shpallur provë e papranueshme dhe është ndarë nga shkresat e lëndës, derisa provat e tjera janë shpallur të pranueshme. Kërkesa e mbrojtësit të të akuzuarit Zeka për refuzim të aktakuzës është refuzuar si e paba-zuar.

I akuzuari Zeka, si edhe Prokuroria Speciale, i kanë deponuar ankesat e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica. Gjykata e Apelit, duke vepruar në ankesat, e ka sjellë vendimin e cekur më lartë.

[142] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 400, paragrafi 2 i LPRK dhe si tentativë e pengimit të dëshmisë ose të procedurës penale, e paraparë dhe e dënueshme me nenin 394, paragrafi 1, pika 1.7 në lidhje me nenin 28 të LPRK.

[143] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 28 dhe 394, paragrafët 1 dhe 1.7 të LPRK.

Page 81: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 81 }

3. Procedura ankimore

3.1. Rasti Ivan Radivojeviq

Gjykata e Apelit me panelin ankimor me përbërje të përzier, me të cilin ka krye-suar gjyqtarja ndërkombëtare Hajnalka Veronika Karpati,144 në datën 24 mars të vitit 2015 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin si e pabazë është refuzuar ankesa e të akuzuarit Ivan Radivojeviqit në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština (PPR 055/13 e datës 12 shkurt të vitit 2014). Gjykata, sipas detyrës zyr-tare, e ka ndryshuar aktgjykimin e cekur në pikëpamje të vendimit mbi dënimin dhe të dënuarit ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile145. Radivoje-viqi është dënuar për arsye se gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, në datën 26 mars të vitit 1999 në stacionin e autobusit në Fushë Kosovë/Kosovo Polje (vendi i quajtur “Udhëkryqi”), duke vepruar në cilësinë e pjesëtarëve të for-macionit rezervë të policisë së Serbisë, në bashkëpjesëmarrje me së paku dhjetë pjesëtarë të tjerë të forcave të cekura, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 meshkujve, civilë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në konflikt (duke e përf-shirë edhe Bujar Bajramin, Haki Bajramin dhe Daut Bogujevcin).

Gjykata e Apelit ia ka llogaritur të dënuarit në aktgjykimin e shqiptuar kohën e kaluar në paraburgim. Aktgjykimi i shkallës së parë në pjesën tjetër është konfir-muar. Ai, në të njëjtën kohë, edhe është bërë i plotfuqishëm.

Rrjedha e procedurës penaleProcedura penale kundër të dënuarit Radivojeviq është iniciuar pas deklaratave të anëtarëve të caktuar të familjeve të viktimave të dhëna organeve të hetuesisë mbi keqtrajtimin dhe rrahjet, të cilat si banorë të Kosovës i kanë përjetuarën datën 26 mars të vitit 1999, gjatë përpjekjes së tyre që për arsye të sigurisë ta lëshojnë qyte-tin si dhe për zhdukjen e Haki Bajramit. Hetimet zyrtare në lidhje me ngjarjet e 26 marsit të vitit 1999 janë ngritur kundër të dënuarit Radivojeviq në datën 14 nëntor të vitit 2012. Gjatë hetimeve janë dëgjuar një numër i caktuar i dëshmitarëve, i dëshmitarëve okular dhe i viktimave të keqtrajtimit, që ata ose anëtarët e familjeve të tyre e kanë përjetuar gjatë fundit të muajit mars të vitit 1999.

[144] Anëtarët e panelit ankimor: Gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcherova - Ermenkova, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Fillim Skoro.

[145] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së, momentalisht e dënueshme sipas neneve 31 dhe 152 të LPRK, me shkeljen e nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, nenet 4 dhe 5 (1) të Protokollit të Dytë Shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977, me të cilat janë të përplotësuara Konventat e Gjenevës të vitit 1949 si edhe me rregul-lat ndërkombëtare në fuqi, me të cilat rregullohet çështja e konflikteve të brendshme.

Page 82: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 82 }

Prokurori special i PSRK,146 pas hetimeve të zhvilluara kundër Radivojeviqit, kundër tij e ka ngritur aktakuzën në datën 24 shtator të vitit 2013 për kryerje të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile. Të akuzuarit i është vënë në barrë se në cilësinë e pjesëtarit të policisë rezervë serbe dhe në bashkëkryerje me së paku edhe dhjetë anëtarë të tjerë të forcave të ndryshme serbe, në ditën e cekur në Fushë Kosovë/Koso-vo Polje tek stacioni i autobusit, ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve të tubuar. Me këtë, ai, sipas aktakuzës, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 civilëve shqiptarë, meshkuj (duke e përfshirë edhe Bujar Bajramin, Daut Bogujevcin dhe Haki Bajramin).147 Aktakuza, në ditën në vijim i është dorëzuar gjykatës. Duke vepruar në cilësi të gjyqtarit individual148, gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons në afatin e paraparë ligjor, derisa i akuzuari është gjendur në parabur-gim149, në datën 9 tetor të vitit 2014 e ka mbajtur seancën e dëgjimit të parë në ak-takuzë. Gjatë seancës, krahas ndriçimit dhe verifikimit të provave të prokurorisë, janë shqyrtuar ligjshmëria dhe bazueshmëria e aktakuzës si dhe provat, me të cilat ajo është mbështetur.

Gjatë procedurës së vlerësimit të aktakuzës, të akuzuarit janë deklaruar për të një-jtën se nuk janë fajtor. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre nuk i kanë kundërshtuar provat mbi të cilat është bazuar aktakuza, si dhe as që e kanë kërkuar hedhjen e saj. Me këtë ka përfunduar procedura e vlerësimit të aktakuzës dhe të provave, me të cilat ajo është mbështetur.

Me seancën përgatitore, të mbajtur në datën 15 janar të vitit 2014, para trupit gjy-qësor të përzier të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Ivan Radivojeviqit. Duke e përfshirë edhe se-ancën e dëgjimit të parë në aktakuzë, gjatë shqyrtimit, trupi gjykues është takuar në nëntë (9) ditë gjyqësore, janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë të prokurorisë. Me pajtimin e palëve, gatë seancës së trupit gjykues janë lexuar edhe deklaratat e dy dëshmitarëve të prokurorisë të fazave të mëhershme me arsyetimin se këta dësh-mitarë nuk jetojnë më në Kosovë si edhe ngaqë dëgjimi i tyre i drejtpërdrejtë ose dëshmia me anë të lidhjes së video konferencës do të ndikonte në rrjedhën e

[146] Prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro.[147] Haki Bajramin kurrë më nuk e ka parë familja e tij. Trupi i tij është gjetur në varrezën masive në

Dragodan në Prishtinë/ Priština.[148] Pas vlerësimit të aktakuzës se e njëjta i plotëson kushtet ligjore që për të njëjtën të hapet shqyrtimi

kryesor, gjyqtari ndërkombëtar Simmons e ka kryesuar panelin shqyrtues në përbërje të përzier me të cilin është mbajtur shqyrtimi kryesor për aktakuzën para Gjykatës Themelore në Prisht-inë/Priština. Në përbërje të panelit kanë qenë edhe: gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës/Priština, Faik Hoxha.

[149] Neni 242, paragrafi 5 i LPRK: Nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim gjyqësor, dëgjimi i parë bëhet në rastin e parë, por në afat prej 15 ditësh nga dita e ngritjes së aktakuzës.

Page 83: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 83 }

shqyrtimit kryesor, gjatë të cilit i akuzuari është gjendur në paraburgim. Në paj-tim me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Penale,150 gjykata, me rastin e sjelljes së aktgjykimit nuk e ka bazuar vendimin e vet në deklaratat e dëshmitarëve, të cilët nuk janë dëgjuar drejtpërdrejtë gjatë shqyrtimit kryesor, të cilët i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur mundësi t’i ballafaqojnë me pyetjet e tyre.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij gjatë shqyrtimit nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën ose nuk kanë mundur të sigurojnë dëshmitarë, të cilët do të mund të vërtetonin alibinë e të akuzuarit ose do të vërtetonin pretendimet e mbrojtjes. I akuzuari, në deklaratën e tij para panelit shqyrtues i ka kundërshtar pretendimet e akuzës dhe çfarëdo lidhje me veprën penale, me të cilën është ngarkuar.

Trupi gjykues në përbërje të përzier, pas paraqitjes së provave të propozuara dhe parashtrimit të argumenteve përfundimtare të palëve në procedurë, në datën 12 shkurt të vitit 2014 e ka sjellë aktgjykimin, duke e shpallur të akuzuarin Radivoje-viq fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Koha e kalu-ar në paraburgimin gjyqësor është përfshirë në dënimin e shqiptuar. Me vendim të veçantë, Radivojeviqit i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit151.

Rrjedha e procedurës ankimore Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore, me të cilin është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burgosje, Radivojeviqi është ankuar me anë të mbrojtjes së tij, duke u thirrur në të gjitha bazat e parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale152. Ai, me këtë rast posaçërisht është përqendruar në mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarëve mbi të cilat gjykata e shkallës së parë e ka bazuar vendimin e saj, me propozimin për gjykatën e shkallës së dytë që ta heq aktgjykimin e shkallës së parë dhe që rastin ta kthej në gjykatën e shkallës së parë në shqyrtim dhe vendosje të përsëritur. Po ashtu, është kërkuar që Radivojeviqit t’i hiqet paraburgimi dhe t’i mundësohet atij që të mbrohet në liri. Prokurori special, në përgjigjen e tij në ankesën e mbrojtjes i ka kundërshtuar pre-

[150] Me nenin 338 të LPP është e paraparë procedura e leximit të deklaratave nga fazat e mëhershme të procedurës: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/Zakonik%20o%20krivic-nom%20postupku.pdf

[151] Hollësitë dhe qëndrimet mbi aktgjykimin e shkallës së parë janë shprehur në komunikatën e FDH Kosovë të datës 19 shkurt të vitit 2014, në raportin vjetor të FDH Kosovë për vitin 2014, si edhe në analizën e procedurës ankimore, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org.

[152] Më nga afër të përshkruar në nenin 383 të LPPK: për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, gjendjes faktike gabimisht ose jo në mënyrë të plotë të konstatuar, vendimit mbi sanksionet penale.

Page 84: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 84 }

tendimet e ankesës me propozimin që ankesa e të akuzuarit dhee mbrojtjes së tij të hidhet si e pabazuar kurse që aktgjykimi i Gjykatës Themelore të konfirmohet. Prokurori i apelit, në mendimin e tij lidhur me ankesat e mbrojtësit dhe përgjigjen ndaj prokurorit special e ka mbështetur përgjigjen e prokurorit.

Duke vepruar në drejtim të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit, Gjykata e Apelit, pas seancës së mbajtur të panelit ankimor, analizës së rrjedhës së procedurës dhe të provave ka gjetur se provat e parashtruara krijojnë baza të mjaftueshme dhe të besueshme në pikëpamje të deklaratave të dëshmitarëve se i akuzuari në ditën kritike ka qenë në vendin e krimit. Pretendimet e ankesës janë refuzuar si të paba-zuara si edhe pohimet e mbrojtjes mbi parashkrimin, sepse krimet e luftës nuk mplaken. Paneli ankimor, sipas detyrës zyrtare si dhe pas shqyrtimit të vendimit mbi dënimin dhe dispozitat ligjore, me të cilat është e rregulluar çështja e sank-sionimit të krimeve të luftës, të akuzuarit ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh si dënim adekuat për veprën penale me të cilën i akuzuari ngarkohet, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat relevante si dhe qëllimin e dënimit.

3.2. Rasti Valon Jashari dhe të tjerët

Duke vendosur në ankesat e të akuzuarve153 dhe të mbrojtësve të tyre në proce-durën e shkallës së dytë në lëndën Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve, Gjykata e Apelit (me panelin në përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjyqtar-ja ndërkombëtare Elka Ficherova-Ermenkova,154) pas seancave publike të panelit ankimor të mbajtura në darën 17 prill dhe 15 maj të vitit 2015, në aktgjykimin e arsyetuar me shkrim të datës 1 korrik të vitit 2015 i ka: - refuzuar si të pabaza ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Valon Jashari, Skend-er Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Muhamed Aliu, Skender Sel-mani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani, si dhe të akuzuarve Va-lon Jashari dhe Gazmend Xhemshiri, të cilat janë parashtruar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilanu (PKR.nr. 53/13 e datës 16 tetor të vitit 2013155);- miratuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Qëndrim Rexhaj ndaj aktgjykimit të cekur dhe këtij të akuzuari ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët

[153] Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Mau-hamet Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

[154] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Willem Brouwer dhe gjyqtarja vendore Fl-lanza Kadiu.

[155] Me të cilën të akuzuarit janë shpallur faktor për kryerjen e veprave penale: Kryerje e terrorizmit, organizim në grupin terrorist, pjesëmarrje në grupin terrorist, pronësi, kontroll ose posedim i armëve,furnizim i paligjshëm dhe shitje e armëve si dhe përdorim i armëve.

Page 85: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 85 }

me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh. Në pjesën tjetër të mbrojtësit të Rexhajt, ankesa është hedhur si e pabazë;- sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane të datës 16 tetor të vitit 2013 në lidhje me të akuzuarin Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Xhemshiri dhe Enver Musolli. I akuzuari Valon Jashari nga ana e gjykatës së shkallës së dytë është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale: kryerje e veprës së terrorizmit156 dhe organizim i grupeve terroriste,157 për të cilat i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Për shkak të heqjes dorë të prokurorit, akuza kundër këtij të akuzuari lidhur me veprën penale armëmbajtje dhe posedim i paautorizuar i armës158 është hedhur. I akuzuari Skender Jashari është shpallur fajtor për veprat penale kryerje e veprës së terrorizmit159 dhe pjesëmarrje në grupet terroriste160 për të cilat i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh. Akuza kundër këtij të dyshuari lidhur me veprën penale armëmbajtje dhe posedim i paautorizuar i armës është hedhur po ashtu për shkak të heqjes dorë të prokurorit. Të akuzuarit Gazmend Xhemshirin dhe Enver Muso-llin gjykata e shkallës së dytë i ka shpallur fajtor për veprat penale kryerje e veprës së terrorizmit dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, duke ua shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh.

Gjykata e shkallës së dytë ua ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim të akuzuarve në dënimet e shqiptuara. Të akuzuarit, me të njëjtin vendim janë liruar nga pagesa e shpenzimeve të procedurës penale në pajtim me nenin 453, paragrafi 4 i LPPK.161

Në pjesën tjetër të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane, si in-stancë gjyqësore e shkallës së parë, ai është konfirmuar. Rrjedha e procedurës penale Hetimet e para lidhur me ngjarjet, të cilat kanë ndodhur në periudhën prej datës 17 maj, 28 qershor dhe 7 tetor të vitit 2012 në afërsi të punktit policor i cili gjendet në fshatin Dobrasin, komuna e Bujanovcit (në territorin e Serbisë jo larg nga kufiri

[156] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 136, paragrafi 1, në lidhje me nenin 135 (1.10) i LPRK.[157] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 113, paragrafi 1 i LPK. [158] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 328 të LPK.[159] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 136, paragrafi 1, në lidhje me nenin 135 (1.10) i LPRK.[160] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 113, paragrafi 3 i LPK.[161] Neni 453, paragrafi 4 i LPPK: Në vendimin me të cilin vendoset për shpenzimet, gjykata mund

ta lirojë personin e akuzuar nga obligimi për të kompensuar në tërësi ose pjesërisht shpenzimet e procedurës penale nga neni 450, paragrafi 2, pika 2.1 deri te 2.6 e këtij ligji, nëse me pagesën e tij do të sillej në pyetje mbajtja e të akuzuarit ose të personit të cilin ai është i obliguar për ta mbajtur.....

Page 86: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 86 }

i Kosovës me Serbinë), janë kryer menjëherë pas sulmit të parë në këtë punkt. Me vendim të prokurorit janë hapur hetimet zyrtare kundër të akuzuarve të caktuar. Gjatë tyre janë ndërmarrë veprimet e caktuara hetimore, të cilat kryesisht janë përbërë nga përgjimi i bisedave telefonike reciproke midis të dyshuarve, kontrollit dhe bastisjes së lokacioneve të caktuara, shtëpive ose vendeve të qëndrimit të të dyshuarve. Gjatë këtyre hetimeve, janë gjetur prova me shkrim dhe materiale, të cilat kanë pasur të bëjnë me aktivitetet e pjesëtarëve të grupit. Gjatë procedurës hetimore ka rezultuar deri te zgjerimi i hetimeve në lidhje me personin tjetër, për të cilat ka ekzistuar dyshimi i bazuar se kanë marrë pjesë në sulmet në punktin policor në Dobrasin. Sipas prokurorisë, hetimet kanë treguar se të akuzuarit krye-sisht kanë qenë pjesëtarë të grupit “Lëvizja e Lirisë”, e cila përmes komunikatave të veta të shpallura përmes internetit e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në punktet e policisë serbe në Dobrasin në datën 17 maj, 28 qershor dhe 7 tetor të vitit 2012.

Prokuroria speciale në datën 20 shkurt të vitit 2013 e ka ngritur aktakuzën162, me të cilën dhjetë të dyshuarve iu është vënë në barrë kryerja e shumë veprave penale të kryera në periudhën e cekur më lartë, të cilat kanë qenë të lidhura me “aktivitetet e tyre”, përpjekjet e detyrimit të pjesëtarëve të kombësisë shqiptare për të lëshuar vendin e tyre të punës në disa institucione të Serbisë, si dhe detyrim i opinionit ndërkombëtar që të dërgoj vëzhguesit e vet në rajon. Të akuzuarit po ashtu janë ngarkuar se veprat penale i kanë kryer në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit, që është paraqitur si “Lëvizja e Lirisë”.163

Procedura e vlerësimit të aktakuzës është kryer nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari ndërkombëtar Arkadiusz Sadek, i cili më vonë edhe e ka udhëhequr shqyrtimin kryesor. Ai, me vendim të datës 8 maj të vitit 2013 i ka vlerësuar si të pabaza kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe të provave të bashkëngjitura. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre i kanë ankesat deponuar në afat ligjor ndaj këtij vendimi të kryetarit të trupit gjykues, të cilat Gjykata e Apelit i ka hedhur si të pabazuara me vendimin e datës 12 qershor të vitit 2013. Në këtë mënyrë, aktakuza ka mbetur juridikisht e fuqishme.

Para panelit në përbërje të përzier të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Sadek,164 në datën 25 qershor të vitit 2013 është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Valon Jasharit dhe të tjerëve. Trupi

[162] Gjyqtari ndërkombëtare Maurizio Salustro. [163] Hollësitë mbi veprat penale, të cilat të akuzuarve iu janë vënë në barrë mund të gjenden në

analizën e aktgjykimit të shkallës së parë të publikuar në faqen e internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?p=3708, si edhe në raportin vjetor për vitin 2013, i cili po ashtu mund të gjendet në faqen e internetit FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1678.

[164] Anëtarët e trupi gjyqësor: gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fiser dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit/Gnjilane, Emine Salihu.

Page 87: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 87 }

gjykues gjatë shqyrtimit kryesor është takuar gjithsejtë në pesëmbëdhjetë (15) ditë gjyqësore. Gjatë shqyrtimit, janë dëgjuar dy (2) dëshmitar dhe tre (3) ekspert të balistikës të propozuar nga prokuroria. Po ashtu janë dëgjuar dy (2) dëshmitarë të mbrojtjes dhe është bërë paraqitja e provave materiale. Disa të akuzuar të caktuar i kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës në cilësi të dëshmitarëve (vëllezërit Jashari, Lakna, Xhemshiri, Aliu dhe Musolli). Të akuzuarit e tjerë nuk kanë pa-sur vërejtje lidhur me deklaratat vetjake të dhëna në fazat e mëhershme. Palët në procedurë, si dhe disa të akuzuar, në fund i kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare.

Me aktgjykimin e datës 16 tetor të vitit 2013, gjykata i ka shpallur fajtor të gjithë të akuzuarit për kryerje të veprave penale të cilat me aktakuzë iu janë vënë atyre në barrë dhe për to iu janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh dhe dy muajsh (2) deri në nëntë (9) vite:

- Valon Jasharit për veprën penale kryerje e terrorizmit dhe organizim i grupit ter-rorist i është shqiptuar dënimi i përbashkët në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh dhe dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 1.000 eurove.

- Skender Jasharit për veprat penale kryerje e terrorizimi dhe pjesëmarrje në grupin terrorist i është shqiptuar dënimi i përbashkët në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh;

- Gazmend Laknës, Qëndrim Rexhajt, Muhamet Aliut, Skender Sulejmanit dhe Abdullah Zogajt për veprat penale kryerje e terrorizimit dhe pjesëmarrje në grupin terrorist secilit në mënyrë individuale, i janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh;

- Gazmend Xhemshirit dhe Enver Musollit për veprat penale kryerje e terrorizmit dhe pjesëmarrje në grupin terrorist i është shqiptuar dënimi i përbashkët me bur-gosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh; - Jeton Shabanit për kryerje të veprave penale pronë, kontroll, posedim ose për-dorim i paautorizuar i armës165 dhe furnizim dhe shitje e paautorizuar e armës,166 i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh dhe dy (2) muajsh.

Pas heqjes dorë të prokurorit special gjatë shqyrtimit kryesor të mbajtur në datën

[165] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 328 të LPK, po ashtu e paraparë edhe me nenin 374 të LPRK.

[166] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 374 të LPK, po ashtu e paraparë edhe me nenin 327 të LPRK, me të cilin parashihet sjellja e aktgjykimit në vijim e sipër në rast të heqjes dorë nga prokurori nga ndjekja.

Page 88: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 88 }

26 shtator të vitit 2013, gjykata, me zbatimin e nenit 363, paragrafi 1, pika 1.1 e LPPRK,167 e ka sjellë aktgjykimin refuzues në lidhje me të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari, Qëndrim Rexhaj dhe Jeton Shabani lidhur me veprat penale sipas shumë pikave të aktakuzës të përfshira me nenin 3, paragrafi 1.1.10 dhe 1.2.5 të Ligjit mbi Amnistinë168.

Në bazë të provave të parashtruara në shqyrtimin kryesor, provave të siguruara me anë të të ashtuquajturave masa teknike (përgjimi i bisedave telefonike midis të akuzuarve dhe personave të tjerë të panjohur), provave materiale të propozu-ara nga palët dhe deklaratave dhe gjetjeve të ekspertëve të balistikës, gjykata ka vërtetuar se të akuzuarit kanë qenë pjesëtarë të grupit të organizuar terrorist, i cili ka pasur strukturë organizative, statut, vulë, armë dhe i cili pas ndërmarrjes së aksioneve të caktuara e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera. Sipas aktgjy-kimit, të akuzuarit kanë pasur të njëjtin rol në grup. Prej këndej edhe dallimi në dënimet e shqiptuara. Me anë të aktgjykimit është theksuar se me rastin e matjes së dënimeve për të akuzuarit janë zbatuar ligjet të cilat kanë qenë më të buta ndaj kryerësve.

Me vendim të veçantë të gjykatës, të akuzuarve Valon dhe Skender Jashari, Gazmend Laknës, Gazmend Xhemshirit dhe Enver Musollit, secilit në mënyrë individuale iu është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Të akuzuarve Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani dhe Abdullah Zogaj iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Të akuzuarit Jeton Shabani i është zëvendësuar paraburgimi me arrest shtëpiak.

Rrjedha e procedurës ankimoreNdaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan/Gnjilane të datës 16 tetor të vitit 2013, mbrojtësit e të akuzuarve kanë deponuar ankesa në të gjitha bazat e parapa-ra me nenin 384, paragrafi 1 i LPPK (shkeljet esenciale të Ligjit mbi Procedurën Penale, gjendja faktike gabimisht dhe joplotësisht e vërtetuar, shkelja e Ligjit Pe-nal si dhe vendimet mbi sanksionet penale). Ankesat në vendimet e gjykatës së shkallës së parë i kanë deponuar edhe disa të akuzuar të caktuar. Prokurori, duke i kundërshtuar pretendimet e të akuzuarve, e ka deponuar përgjigjen në ankesat e mbrojtësve, derisa prokurori i apelit në propozimin e tij në gjykatën e shkallës së dytë e ka mbështetur përgjigjen e prokurorit.

Ankesat e palës së akuzuar dhe të mbrojtjes së saj kryesisht kanë pasur të bëjnë me rrethanat se aktgjykimi i shkallës së parë është i pabazuar, jopreciz dhe i bazuar në [167] Ligji mbi Procedurën Penale i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të

vitit 2013. [168] Ligji mbi Amnistinë i Kosovës i datës 11 korrik të vitit 2013 ka hyrë bë fuqi me dekretin e pres-

identes së Kosovës, Atifete Jahjaga, të datës 18 shtator të vitit 2013.

Page 89: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 89 }

prova të papranueshme si edhe në atë se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë poseduar armë. Po ashtu është theksuar se dispozitivët e aktgjykimit janë kon-tradiktorë me arsyetimin e së njëjtit si edhe se gjatë shqyrtimit kryesor nuk janë paraqitur prova me të cilat do të vërtetoheshin veprimet e të akuzuarve që përbë-jnë vepër penale, përkatësisht se ato nuk mund të kualifikohen si akte terroriste.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre, Gjykata e Apelit në kuadër të procedurës ankimore e ka caktuar seancën publike të panelit ankimor në datën 17 prill të vitit 2015. Me panelin në përbërje të përzier ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Filcheva-Ermenkova. Pas hapjes së seancës, një nga të akuzuarit, Skender Jashari, e ka kundërshtuar përbërjen e panelit ankimor në formën me shkrim. Ai e ka theksuar se paneli ankimor është i njëanshëm, sepse me te udhëheq gjyqtari i cili vjen nga Evropa Juglindore, përkatësisht nga Bullgaria si edhe se sipas Ligjit mbi ndryshimet e kompetencave të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë,169 paneli ankimor duhet të jetë i përbërë në shumicën e tij prej gjyqtarëve vendor. Ngaqë i akuzuari nuk ka mundur për të arsyetuar dhe për t’i paraqitur arsyet se përse kon-sideron se paneli është i njëanshëm dhe i nënshtrueshëm ndaj ndikimeve, kërkesa e tij është refuzuar nga paneli. I akuzuari Jashari, i cili ka qenë në paraburgim, para mbajtjes së seancës së panelit ankimor, ia ka hequr besimin avokatit i cili deri atëherë e ka përfaqësuar. Me qëllim të sigurimit të mbrojtësit për të akuzuarin (i cili ngarkohet me vepër për të cilën është e domosdoshme mbrojtja), paneli ankimor ka vendosur që lidhur me ankesën e tij të vendos në seancë të veçantë të panelit ankimor.

Procedura ankimore në lidhje me të akuzuarit e tjerë gjatë kësaj seance ka vazh-duar sipas procedurës së rregullt. Kryetarja e panelit ankimor në cilësi të gjyqtares raportuese në vazhdim të seancës e ka njoftuar panelin dhe të pranishmit mbi procedurën e deriatëhershme penale në lidhje me të akuzuarit, pos pjesën e cila ka të bëjë me Skender Jasharin. Palët në procedurë i kanë parashtruar qëndrimet e tyre lidhur me ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre. Prokurori i apelit në fjalën e tij me gojë para panelit ankimor e ka mbështetur përgjigjen e prokuror-it special në ankesat e palës së akuzuar dhe mbrojtjes së tij, duke e propozuar hedhjen e ankesave të të akuzuarve.

Mbrojtësit e të akuzuarve në vazhdim të seancës së panelit ankimor kanë qëndru-ar pranë pretendimeve të tyre me shkrim. Ata, nga paneli ankimor, kanë kërkuar që të analizojë pretendimet ankimore, duke i kundërshtuar provat e paraqitura në procedurën penale paraprake. Po ashtu, kanë propozuar që Gjykata e Apelit, pas

[169] Ligji nr. 04/L-273.

Page 90: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 90 }

analizës së provave, të modifikojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe që të akuzuarve t’iu shqiptojë dënime më të buta ose që për pjesën tjetër të shqiptojë dënime me kusht, sepse të akuzuarit për një kohë të gjatë ndodhen në paraburgim. Ka pasur edhe propozim që aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Gjilanit/Gnjilane të hiqet dhe që lënda t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për të vendosur prapë dhe që për atë kohë, të akuzuarve, të cilët ndodhen në paraburgim, i njëjti t’iu hiqet.

Seanca e panelit ankimor në përbërje të njëjtë ka vazhduar në datën 15 maj të vitit 2015. Në te kanë qenë të pranishëm vetëm disa të akuzuar. I akuzuari Skender Jashari është sjellë dhe nga gjykata e shkallës së dytë i është caktuar mbrojtësi sipas detyrës zyrtare, gjë të cilën i akuzuari e ka refuzuar. Prapë e ka kundërshtu-ar përbërjen e panelit ankimor, duke refuzuar që të marrë pjesë në vazhdimin e procedurës, pa marrë parasysh se çfarë vendimi do të sjellë gjykata në lidhje me te.

Pas debatit me palët në procedurë, paneli ankimor ka vendosur që procedurën ankimore ta vazhdojë me zbatimin e nenit 53, paragrafi 4 i LPPK.170 Në vazhdim të kësaj pjese të procedurës, është ekspozuar lëvizja e procedurës në lidhje me të akuzuarin Skender Jashari, janë prezantuar pretendimet e tij ankimore, ankesa e mbrojtësit i cili e ka përfaqësuar në fazat e mëhershme të procedurës si dhe propozimi i prokurorisë së apelit në pikëpamje të këtij të akuzuari.

Të akuzuarit, në fjalët e tyre të fundit në gjykatë i kanë mbështetur pretendimet ankimore duke u deklaruar se nuk ndjehen fajtor, gjë që sipas tyre është vërtetuar edhe me provat e paraqitura para panelit shqyrtues.

Të pranishmit i ka informuar kryetarja panelit ankimor se për vendimin e gjykatës do të informohen në kuadër të afatit të paraparë me ligj. Në lidhje me kundërsh-timet për përbërjen e panelit ankimor, gjykata ka konstatuar se, sipas Ligjit mbi ndryshimet e kompetencave të misionit të EULEX-it, mbi rastet të cilat janë në procedurë kompetent për të vendosur janë panelet e përbëra nga shumica e gjy-qtarëve të këtij misioni deri në përfundim të procedurës penale. Edhe pse të vlerë-suara si të paraqitura me kohë dhe të pranueshme, ankesat e të akuzuarve janë refuzuar, sepse janë vlerësuar si të pabaza. Në lidhje me pohimin e mbrojtjes dhe të të akuzuarve se gjykata e shkallës së parë i ka shkelur dispozitat e procedurës penale, gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se [170] Neni 53, paragrafi 4 i LPPK: Personi mund të heq dorë nga e drejta në ndihmë të mbrojtësit në

rastet e mbrojtjes së obligueshme në përputhje me paragrafin 3 të të njëjtit nen, nëse mbrojtësi mbahet për të vepruar si avokat në gatishmëri me detyrën për të këshilluar personin e akuzuar gjatë procedurës dhe, nëse personi i akuzuar e tërheq dorëheqjen nga mbrojtësi, avokati në gjendje gatishmërie bëhet mbrojtës.

Neni 53, paragrafi 3 i LPPK: Personi i akuzuar mund të heq dorë nga e drejta në angazhim të mbrojtësit, pos në rastet kur mbrojtja është e detyrueshme, nëse heqja dorë është lajmëruar pas informimit të qartë dhe të plotë në të drejtën e tij në mbrojtje.

Page 91: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 91 }

me ankesa nuk është saktësuar se cilat prova mund të ishin të papranueshme dhe për cilat arsye. Pohimet e të akuzuarve në ankesat e tyre se aktgjykimi i shkallës së parë është i pasaktë, kontradiktor dhe i pakuptueshëm, Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabaza. Kjo gjykatë është pajtuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është i hollësishëm, por i përmban të gjitha elementet e parapara me ligj, siç është përshkrimi i hollësishëm i fakteve vendimtare dhe vlerësimi i provave, mbi të cilat është bazuar vendimi. Në lidhje me kundërshtimet se gjykata e shkallës së parë nuk e ka kryer vlerësimin e provave në mënyrën e paraparë me ligj, gjykata e apelit, pas analizës së hollësishme të pretendimeve ankimore dhe të provave, e ka marrë qëndrimin se nuk ka pasur shkelje ligjore në rastin konkret. Provat e sig-uruara gjatë hetimeve dhe të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor për dyshimin e bazuar e vërtetojnë se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, për të cilat janë shpal-lur fajtor, duke e pasur parasysh vlerësimin dhe forcën e provave në të cilat janë bazuar, ka përfunduar gjykata e shkallës së dytë. Sipas gjetjeve të kësaj gjykate, në rastin konkret nuk ka pasur shkelje të Ligjit Penal nga gjykata e shkallës së parë, si dhe as që janë vërtetuar kundërshtitë në vlerësimin e veprimeve të kundërlig-jshme të të akuzuarve. Në bazë të provave, në mënyrë të pakontestueshme është vërtetuar se të akuzuarit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe për këto arsye Gjyka-ta e Apelit në mënyrë pozitive e ka vlerësuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimet e shqiptuara si dhe vlerësimet e saj mbi rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese, për të cilat ka konstatuar se janë kryer në mënyrë adekuate.

Gjykata e Apelit, po ashtu, ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka mundur të jetë më precize në kualifikim ndaj provave të materialeve të lëndës mbi veprimet e të akuzuarve, në kushte më reale, si edhe se ka mundur që të akuzuarve t’iu vë në barrë edhe vepra të tjera penale me përshkrim më të saktë, për të cilat janë të sanksionuara dënime edhe më të rënda. Këto rrethana nuk janë korrigjuar nga gjykata e shkallës së parë e as nga gjykata e shkallës së dytë, sepse në aktgjykimin e shkallës së parë janë ankuar vetëm të akuzuarit. Me zbatimin e parimit refoma-tio in peius, Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare, nuk ka mundur të shkojë në dëmin e tyre. Ajo, në bazë të fakteve ekzistuese, e ka korrigjuar aktgjykimin vetëm në pikëpamje të gabimit juridik, duke ua shqiptuar të akuzuarve dënimet me bur-gosje të cekura më lartë.

Në lidhje me të akuzuarin Qendrim Rexhaj, Gjykata e Apelit e ka pranuar pjesër-isht ankesën e sjellë në emër të tij, përkatësisht për shkak të ekzistimit të rretha-nave lehtësuese ia ka zbutur dënimin e shqiptuar me burgosje.

Gjykata e Apelit ka gjetur se me dënimet e shqiptuara do të arrihet qëllimi i dënimit. Gjykata, me vendim të veçantë e ka hequr masën e arrestit shtëpiak për të akuzuarin Jeton Shabani, sepse në kohën e mbajtjes së seancës së procedurës anki-

Page 92: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 92 }

more i njëjti e ka vuajtur dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh e dy (2) muajsh.

Shpenzimet e procedurës penale në lidhje me të gjithë të akuzuarit do të mbulo-hen nga mjetet e gjykatës. FDH Kosovë gjen se dënimet e shqiptuara janë adekuate me peshën e veprave të veçanta penale dhe beson se me ato dënime do të arrihet qëllimi për të cilin janë shqiptuar.

3.3. Rasti Zharko Veselinoviq

Gjykata e Apelit, me panelin në përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjy-qtarja ndërkombëtare Hajnalka Veronika Karpati,171 me aktgjykimin e datës 20 korrik të vitit 2015 i ka refuzuar si të pabaza ankesat e të dyja palëve në procedurë (prokurori dhe i akuzuari Zharko Veselinoviq), duke konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica (P.nr. 933/2013 të datës 10 korrik të vitit 2014), me të cilin i akuzuari është shpallur fajtor për kry-erjen e veprës penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.172 Për këtë vepër, të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh.

Aktgjykimi është i plotfuqishëm.173 Rrjedha e procedurës penaleZyra e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë/Mitrovica i ka ngritur në datën 29 korrik të vitit 2013 hetimet zyrtare kundër të akuzuarit Zharko Veselinoviq në drejtim të veprës penale të pronësisë, kontrollit dhe të mbajtjes së paautorizuar të armës,174 e cila tek ai është gjetur në datën 29 korrik të vitit 2013. Me vendimin e datës 2 gusht të vitit 2013, prokuroria në lidhje me të akuzuarin i ka zgjeruar hetimet edhe për veprën penale tentim vrasje e rëndë,175 e cila siç pretendohet ka ndodhur në datën 14 gusht të vitit 2010.

[171] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha dhe Xhevdet Abazi. [172] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1, 3 dhe 4 të LPK. [173] FDH Kosovë në mënyrë të hollësishme ka prezantuar mbi procedurën e deritashme kundër të

akuzuarit Veselinoviq në raportet e veta vjetore për vitet 2013 dhe 2014, që janë në dispozicion në faqen e internetit të FDH Kosovë (http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1678 i http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983).

[174] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 374, paragrafi 1 i LPK.[175] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 147, paragrafi 1.10. në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK.

Page 93: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 93 }

Hetimet në drejtim të veprave të cekura penale kanë qenë pjesë e hetimeve më të gjera kundër të dyshuarit Veselinoviq dhe personave të tjerë, lidhur me shumë incidente të cilat kanë ndodhur në data të pasaktësuara në muajin dhjetor të vitit 2012 në veri të Mitrovicës/Mitrovica.

Prokuroria e cekur në datën 24 tetor të vitit 2013,176 e ka ngritur aktakuzën kundër Veselinoviqit, duke ia vënë në barrë veprën penale të pronësisë, kontrollit dhe të mbajtjes së paautorizuar të armës. Sipas aktakuzës, Veselinoviqi në datën 29 korr-ik të vitit 2013, në afërsi të pompës së benzinës TEAM Petrol në fshatin Rudare, ka poseduar armën e zjarrit (revolen automatike Zbrojavka Çeke CZ-85B).

Për këtë aktakuzë, në datën 13 nëntor të vitit 2013, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë. I akuzuari Veselinoviq e ka pranuar fajin për këtë akuzë, por e ka kundër-shtuar akuzën në lidhje me tentim vrasjen e rëndë.177

Me vendimin me gojë të gjykatës, procedura për këtë lëndë është ndarë.

Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica në datën 20 nëntor të vitit 2013 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Veselinoviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të pronësisë, kontrollit dhe të mbajtjes së paautorizuar të armës, dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në periudhën prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 26 prill të vitit 2014 i cili, duke vepruar në lidhje me ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit, e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 20 nëntor të vitit 2013178.

Gjykata, sipas procedurës së rregullt e ka vazhduar procedurën kundër Veseli-noviqit për akuzën për veprën penale tentim vrasje e rëndë, për shkak të dyshimit të bazuar se ai në datën 14 gusht të vitit 2010, duke e drejtuar motoçikletën me katër rrota (Quad), është përpjekur për të goditur dhe për ta privuar nga jeta pjesëtarët e Njësisë Speciale pranë Departamentit të Policisë Rajonale në Mitro-vicë/Mitrovica, Avni Tahirin dhe Fitim Salihun, të cilët në ditën kritike kanë qenë duke e kryer detyrën zyrtare në rrugën rajonale Leposaviq/Leposavić – Mitrovicë/Mitrovica.

[176] Gjyqtarja ndërkombëtare Neeta Amin. [177] E paraparë dhe e sanksionuar me nenin 147, paragrafi 1.10 në lidhje me nenin 20 dhe 23 të LPK. [178] Deri te shtyrja e seancës së panelit ankimor të Gjykatës së Apelit, sipas njohurive jozyrtare,

ka rezultuar për shkak të paraburgimit të mbrojtësve të të akuzuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë ndikuar në disa dëshmitarë të rastit, përkatësisht se kanë ushtruar trysni mbi ta.

Page 94: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 94 }

Me vendim të datës 16 dhjetor të vitit 2013, gjykata ka gjetur se aktakuza në pjesën tjetër është e bazuar dhe e mbështetur me prova. Gjykata e ka caktuar shqyrtimin kryesor për datën 25 mars të vitit 2014. Shqyrtimi nuk është hapur për shkak të paraburgimit të mbrojtësve të tij.179 Për këto arsye, të akuzuarit, sipas detyrës zyr-tare i është angazhuar avokati tjetër, të cilin ai, pas shumë shtyrjeve të shqyrtimit, e ka pranuar për ta përfaqësuar në vazhdim të procedurës së shkallës së parë. Për veprën penale në drejtim të së cilës është zhvilluar procedura penale kundër të akuzuarit, me ligj parashihet mbrojtja e domosdoshme. Pas heqjes së kërkesave procedurale, shqyrtimi kryesor në këtë akuzë zyrtarisht ka filluar me seancën përgatitore të mbajtur në datën 6 maj të vitit 2014. Paneli shqyrtues është takuar për këtë lëndë në dhjetë (10) ditë gjyqësore. Janë dëgjuar nëntë (9) dëshmitarë të prokurorisë si dhe tre (3) dëshmitarë të mbrojtjes. Është bërë edhe shikimi i vendit të ngjarjes, kurse janë paraqitur edhe provat materiale nga palët në procedurë. Me anë të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica të datës 10 korrik të vitit 2014, i akuzuari Veselinoviq është shpallur fajtor për kryerjen e ve-prës penale tentim për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare,180 për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdh-jetë (12) muajsh. Me të njëjtin aktgjykim, Veselinoviqi është liruar nga akuzat për vepër penale të tentim vrasjes së rëndë.181 Në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, gjykata nuk ka gjetur se i akuzuari në ditën kritike e ka pasur për qëllim që të dëmtuarit t’i privojë nga jeta, por se vetëm ta pengoj punën e tyre.

Dënimi i shqiptuar e mbulon kohën të cilën i akuzuari sipas akuzave e ka kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Rrjedha e procedurës ankimorePalët në procedurë me kohë i kanë deponuar ankesat e tyre në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/ Mitrovica të datës 10 korrik të vitit 2014 si dhe përgjigjet në ankesën e palës së kundërt.

Prokurori i Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica ka bërë vërejtje në aktgjykimin e shkallës së parë për shkak të gjendjes faktike gabimisht të konstatuar dhe rikualifikimit të veprës penale, e cila, sipas tij, nuk e pasqyron gjendjen faktike. Prokurori, me anë të ankesës ka pohuar se provat e paraqitura

[179] Anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq, për shkak të dyshimit të bazuar në drejtim të veprës penale pengim i dëshmive ose i procedurës zyrtare në këtë lëndë.

[180] E Paraparë dhe e sanksionuar me nenin 316, paragrafët 1, 3 dhe 4 të Ligjit Penal të Kosovës (LPK), i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

[181] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 147, paragrafi 1 (1.10) në lidhje me nenin 20 të LPK.

Page 95: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 95 }

gjatë shqyrtimit kryesor kanë vërtetuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet. Sipas prokurorit, shpejtësia me të cilën i akuzuari e ka vozitur automjetin në ditën kritike, kur nuk e ka treguar qëllimin për të ngadalësuar ose për të ndalur automjetin, edhe pse i ka vërejtur shenjat universalisht të pranuara të policëve, e tregon qëllimin e tij dhe vendosmërinë për t’i goditur ata, duke mos e marrë parasysh pasojën e mundshme të një sjelljeje të tillë. Sipas prokurorit, pasojat më të rënda janë shmangur me anë të reagimit të policëve, përkatësisht me tërheqjen e tyre anash. Provat qartazi tregojnë se i akuzuari e ka shfrytëzuar automjetin si armë potenciale me të vetmin qëllim që ta godas ose me gjasë që t’i vras të dy policët, të cilët kanë qenë duke e kryer detyrën e tyre, ka përfunduar prokurori. Ai, në ankesë ka propozuar që gjykata e shkallës së dytë ankesën ta ndryshojë dhe ta mbajë kualifikimin e parë të veprës penale.

I akuzuari Veselinoviq, me anë të ankesës, të cilën në emër të tij e ka parashtruar mbrojtësi i tij, e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica për shkak të shkeljes së ligjit penal. Në ankesë është cekur se i akuzuari, në ditën kritike është ndalur, sepse ka dashur të pyes mbi mallin dhe kamionin. Në veprimet e tij ka elemente të kundërvajtjes së komunikacionit ose të rrezikimit të komunikacionit publik, është thënë në ankesë. Sipas pretendimeve të ankesës së të akuzuarit, prokurori e ngarkon të akuzuarin për tentim vrasje për shkak të aku-zave të tjera të pasuksesshme kundër Veselinoviqit, të cilat nuk janë të lidhura me këtë rast. Më tutje, në ankesë thuhet se, me gjithë ekzistimin e veprës penale ten-tim i pengimit të personit zyrtar, dënimi i shqiptuar është jashtëzakonisht i ashpër, dhe se praktika e tillë në Kosovë nuk është e njohur. Sipas ankesës, gjykata e sh-kallës së parë me rastin e matjes së dënimit nuk i ka vlerësuar në mënyrë adekuate rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese. Për këto arsye, në ankesë propozohet që gjykata e shkallës së dytë të ndryshojë aktgjykimin e gjykatës themelore dhe që të akuzuarin ta liroj nga akuzat, sepse nuk ka kryer vepër penale.

Prokuroria e apelit, pas analizave të shkresave të lëndës, ankesave dhe përg-jigjeve në ankesat e palëve në propozimin për Gjykatën e Apelit, e ka shpre-hur pikëpamjen se i përkrah gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, se nuk është provuar se qëllimi i të akuzuarit në ditën kritike ka qenë që të përpiqet që të dëmtuarit të privojë nga jeta. Provat e paraqitura gjatë shqyrtimit tregojnë për qëllimin e tij që t’i pengojë në kryerjen e detyrave të tyre. I ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që të refuzojë ankesat e palëve dhe që ta konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë. Në lidhje me ankesat e palëve, Gjykata e Apelit, në datën 20 korrik të vitit 2015 e ka hapur seancën e panelit ankimor para panelit të përzier të cekur. Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm i akuzuari Veselinoviq dhe mbrojtësi i tij, të cilët nga gjykata janë lajmëruar me kohë mbi seancën.182 Ligji mbi procedurën penale

[182] Neni 390, paragrafi 4 i LPPK: mosardhja e palëve, të cilat në mënyrë të rregullt janë të lajmëru-ara, nuk e pengon mbajtjen e seancave të panelit. Nëse personi i akuzuar nuk e ka lajmëruar gjykatën mbi ndryshimin e adresës ose të vendbanimit, seanca mund të mbahet, edhe pse per-

Page 96: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 96 }

i Kosovës nuk e parasheh praninë e detyrueshme të palëve. Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm të dëmtuarit, të cilët në ditën kritike kanë vepruar në cilësi të personave zyrtar të autorizuar. Gjatë seancës, kryetarja e panelit në cilësinë e gjyqtares raportuese ka prezantuar lëvizjen e procedurës në këtë lëndë. Në fjalën e tyre, me të cilën i janë drejtuar panelit ankimor, të dëmtuarit e kanë shprehur qëndrimin mbi aktgjykimin dhe e kanë potencuar faktin se në ditën kritike ata kanë qenë të sulmuar dhe jo të pen-guar në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare, dhe, së këndejmi, aktgjykimi i shkallës së parë është skandaloz, sepse i akuzuari me këtë aktgjykim është i rehabilituar dhe jo i dënuar.

Të pranishmit janë njoftuar nga gjykata se në afatin ligjor do të marrin aktgjyki-min e arsyetuar me shkrim.

Gjykata e Apelit në fund të procedurës ka gjetur se gjykata e shkallës së parë ka vepruar në mënyrë të drejtë duke e rikualifikuar veprën penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor. Paneli ankimor nuk ka gjetur se ekzistojnë prova se Veselinoviqi, duke e vozitur automjetin në ditën kritike, me të njëjtin është përp-jekur që ta privojë nga jeta të dëmtuarit, përkatësisht se automjetin e ka përdorur si armë vdekjeprurëse. Sipas gjetjeve të panelit, i akuzuari nuk e ka ngadalësuar, por as nuk e ka rritur shpejtësinë derisa iu është afruar dy policëve. Sipas provave, ai është përpjekur për të penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, gjykata e shkallës së parë, me rastin e shqiptimit të dënimit për të akuzuarin, në mënyrë të drejtë i ka vlerësuar rrethanat vështirësuese dhe ato shtesë lehtësuese (se i akuzuari është i ri, i martuar dhe baba i dy fëmijëve). Gjykata e Apelit po ashtu ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë i ka vlerësuar rrethanat, nën të cilat është kryer vepra, për të cilën ngarkohet i akuzuari, sepse i akuzuari ka qenë i ndërgjegjshëm për mungesën e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe se e ka shfrytëzuar këtë rrethanë. Kjo, sipas gjykatës, ka qenë një rrethanë vështirësuese për te dhe për këtë arsye e ka hedhur si të pabazuar në mënyrë të ashpër pretendimin e mbrojtjes mbi diskri-minimin e të akuzuarit nga ana e Gjykatës Themelore, vetëm për shkak të faktit se ai është serb nga Kosova.

Në pikëpamje të dënimit të shqiptuar për të akuzuarin, Gjykata e Apelit ka qenë e mendimit se i njëjti është matur në mënyrë të rregullt, duke e pasur parasysh dënimin e sanksionuar të paraparë për tentim të veprës penale, me të cilën ngar-kohet i akuzuari.

soni i akuzuar nuk ka qenë i lajmëruar për seancën.

Page 97: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 97 }

3.4. Rasti Latif Gashi dhe të tjerët (Grupi i Llapit)

Duke vepruar në ankesat e të akuzuarve Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrust-em Mustafa183 në aktgjykimin e gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, të datës 7 qershor të vitit 2013 (aktgjykimi i tretë i shkallës së parë i sjellë në pro-cedurën e dytë të përsëritur), Gjykata e Apelit me panelin ankimor në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Radostin Petrov,184 në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve, në datën 11 gusht të vitit 2015 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin ankesën e të akuzuarit Mehmeti e ka hedhur si të pakohshme, derisa ankesat e të akuzuarve Gashi dhe Mustafa i ka miratuar pjesërisht. Përndryshe, gjykata i ka pranuar kërkesat e tyre që koha, të cilën këta dy të fajësuar e kanë kaluar në paraburgim, të jetë e përfshirë në dis-pozitivn e aktgjykimit, derisa pretendimet e tyre të tjera ankimore janë refuzuar si të pabaza.

Me vendim të gjykatës së shkallës së dytë, dispozitivi i aktgjykimit të Gjykatës Themelore Prishtinë/Priština i datës 7 qershor të vitit 2013 është ndryshuar në mënyrën që në te është përfshirë koha, të cilën të akuzuarit e kanë kaluar në paraburgim në fazat e deriatëhershme të procedurës në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve. Latif Gashit në dënim i është llogaritur koha e kaluar në periudhën prej datës 28 janar të vitit 2002 deri në datën 23 qershor të vitit 2005 si edhe koha prej datës 3 tetor të vitit 2009 deri në datën 9 qershor të vitit 2010. Në lidhje me të akuzuarin Mustafa, periudha prej datës 11 gusht të vitit 2002 deri në datën 23 korrik të vitit 2005, të cilën e ka kaluar në paraburgim, po ashtu do të llogaritet në dënimin dhe do të jetë e përfshirë në dispozitivin e aktgjykimit.

Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar dispozitivin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtnë/Priština të datës 7 qershor të vitit 2013 edhe në lidhje me të akuzuarin Mehmeti, duke llogaritur në dënim edhe kohën e kaluar në paraburgim prej datës 28 janar të vitit 2002 deri në datën 23 korrik të vitit 2005.

Në pjesën tjetër, aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është konfirmuar. Akt-gjykimi është i plotfuqishëm edhe në lidhje me pikën 8 të aktakuzës të datës 30 qershor të vitit 2003. Me vendimet e mëhershme të gjykatave, aktgjykimi është i plotfuqishëm edhe lidhur me pikat e tjera të aktakuzës së cekur, për të cilën do të bëhet fjalë në vazhdim të raportit.

[183] Procedura penale kundër të akuzuarve në publik ka qenë e njohur edhe si: Rasti i Grupit të Llapit.

[184] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tonka Berishaj.

Page 98: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 98 }

Procedura ankimore në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve për ankesat e të akuzuarve është zhvilluar para Gjykatës së Apelit në verën e vitit 2015. Ka qenë procedurë, në të cilën për të tretën herë185 në këtë lëndë janë shqyrtuar ankesat e palëve në procedurë nga gjykatat e shkallës së dytë. Me anë të ankesave janë kundërshtuar aktgjykimet e gjykatave të shkallës së parë.186

Rrjedha e procedurës penaleProcedura penale kundër të dyshuarve Gashi,187 Mehmeti188 dhe Mustafa189 (si dhe Naim Kadriut190), është nisur me vendimin për zhvillimin e hetimeve të gjyqtarit hetues të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština të datës 28 janar të vitit 2002. Hetimet janë ngritur lidhur me dyshimet e bazuara se këta të katërt në peri-udhën prej muajit gusht të vitit 1998 e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, gjatë kohës së konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë midis pjesëtarëve të UÇK-së, në njërën anë, dhe forcave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Jugosllavisë dhe të Serbisë si edhe pjesëtarëve të njësive paramilitare serbe, në anën tjetër, në zonën e llapit në territorin e Kosovës, i kanë mbajtur qendrat për paraburgim të civilëve (Bajgorë/Bajgora, Llapashticë/Lapastica, Majac/Majance, Potok dhe Kolec/Kolić) në periudha të ndryshme kohore. Në këto qendra ata janë të dyshuar se me anë të kryerjes, urdhërimit, ndihmës, veprimit dhe mosveprimit në bashkëpunim me të tjerët, kanë marrë pjesë në planin e përbashkët kriminal në shërbim të kryerjes së krimeve të luftës. Në mënyrë konkrete, atyre iu është për-shkruar se, si bashkëkryerës si dhe duke e shfrytëzuar autoritetin e komandantit, kanë marrë pjesë në rrahjen dhe në torturimin, kurse në raste të caktuara edhe në vrasjen e civilëve të mbajtur, shqiptar nga Kosova.

Pas hapjes së hetimeve, ka pasuar paraburgimi i të akuzuarve. Gashi, Mehmeti dhe Kadriu janë burgosur në datën 28 janar, kurse Mustafa në datën 11 gusht të vitit

[185] Ndaj ankesave të palëve, Gjykata Supreme e Kosovës ka sjellë aktgjykimet e shkallës së dytë në datën 21 korrik 2005 dhe 26 janar 2011.

[186] Në rastin Grupi i Llapit, pas shqyrtimeve kryesore para gjykatave të shkallës së parë janë sjellë tri aktgjykime: dy të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština të datës 16 qershor të vitit 2003 dhe 09 tetor të vitit 2009 dhe një i Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština e datës 7 qershor të vitit 2013.

[187] Gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i akuzuari Gashi ka qenë drejtor përgjegjës i ShIK-ut (Shërbimi Informativ i Kosovës) për Zonën e Llapit.

[188] I akuzuari Mehmeti, nga muaji tetor i vitit 1998 deri në muajin maj të vitit 1999 ka qenë koman-dant i policisë ushtarake.

[189] I akuzuari Mustafa ka qenë komandant i Zonës së Llapit. [190] I akuzuari Naim Kadriu, me periudhën e përfshitë me aktakuzë, ka qenë pjesëtar i policisë

ushtarake. Procedura penale kundër tij është ndërprerë pas vdekjes së tij tragjike, para hapjes së shqyrtimit kryesor në gjykimin e përsëritur të mbajtur në vitin 2009.

Page 99: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 99 }

2002.191 Me aktakuzë, e cila ka pasuar në datën 19 nëntor të vitit 2002, prokurori192 ua ka vënë në barrë kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile193 sipas njëmbëdhjetë pikave.194 Aktakuza është precizuar në datën 4 shkurt të vitit 2003,195 menjëherë para fillimit të shqyrtimit kryesor të datës 17 shkurt të vitit 2003. Shqyrtimi kryesor i parë i gjykatës së shkallës së parë është mbajtur para panelit ndërkombëtar të ish Gjykatës së Qarkut të Prishtinës/Priština, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Timothy Clayson.196 Në kuadër të shqyrtimit kryesor, trupi gjykues është takuar pesëdhjetë e shtatë (57) ditë gjyqësore. Para tyre janë dëgjuar dyzet e pesë (45) dëshmitarë, prej të cilëve dhjetë (10) kanë dëshmuar si të mbroj-tur, kurse pesë (5) si dëshmitar si anonim. Pas paraqitjes së shumicës së provave të propozuara me aktakuzë dhe para përfundimit të shqyrtimit kryesor, prokurori197 në datën 30 qershor të vitit 2003 e ka precizuar aktakuzën.

Me aktgjykimin e datës 16 korrik të vitit 2003, gjykata ka gjetur se gjatë procedurës janë provuar pika të caktuara të aktakuzës të ndryshuara në datën 30 qershor të vi-tit 2003, derisa të akuzuarit janë liruar nga disa pika të caktuara të aktakuzës. Sipas akuzave, të cilat gjykata i ka gjetur si të provuara, gjykata ia ka shqiptuar Mustafës dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë (17), Mehmetit prej trembëdhjetë (13), Gashit prej dhjetë (10) dhe Kadriut prej pesë (5) vitesh.

Me vendim të veçantë të gjykatës, të akuzuarve iu është shqiptuar masa e parabur-gimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre i kanë deponuar ankesat ndaj aktgjykimit dënues në të gjitha bazat e parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale. Prokurori është ankuar në lidhje me vendimin mbi dënimin e shqiptuar të akuzuarit Gashi.

Duke vepruar në lidhje me ankesat, Gjykata Supreme e Kosovës, si instancë gjy-qësore e shkallës së dytë, në datën 7 dhe 8 korrik të vitit 2005 e ka mbajtur seancën e panelit ankimor ndërkombëtar, në të cilën janë shqyrtuar pretendimet e palëve

[191] Më hollësisht mbi lëvizjen e procedurës shih analizën e rasteve të publikuar me rastin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština e datës 7 qershor të vitit 2013 në procedurën e dytë të përsëritur: http://www.hlc-kosovo.org/images/Analizat/Slucaj_Latif_Gashi_i_drugi.pdf, si dhe raportin vjetor të FDH Kosovë për vitin 2011 dhe 2013, të cilët mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit: http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1674, http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=1680.

[192] Prokurori ndërkombëtar Anthony P. Ricci.[193] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me nenet 22, 24, 26, 30 të LP të RSFJ-së. [194] Kjo ka qenë aktakuza e parë e ngritur kundër shqiptarëve të Kosovës për shkak të dyshimit të

bazuar se kanë kryer vepra penale gjatë konfliktit në Kosovë. [195] Prokurori ndërkombëtar Gary McCuaing.[196] Anëtarët e panelit shqyrtues: Leonard Assira, Daniel Mabley.[197] Prokurori ndërkombëtar Philip King Alcock.

Page 100: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 100 }

në lidhje me aktgjykimin e shkallës së parë. Pas kësaj, paneli ankimor198, me ven-dimin e datës 21 korrik të vitit 2005 rastin në tërësi e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë. Gjykata, me analizën e provave ka gjetur se veprimet e caktuara (të përshkruara në pikat 1, 2, 3 dhe 12 të aktakuzës të plotësuar në fund të muajit qershor të vitit 2003), të cilat të akuzuarve Mustafa dhe Mehmeti iu janë vënë në barrë, nuk përfaqësojnë vepër penale, duke i liruar nga përgjegjësia për pikën 11 për vrasjen e pesë të burgosurve. Me vendim të veçantë, Gjykata Supreme e Kosovës , masën e paraburgimit për të akuzuarit e ka zëvendësuar me një masë më të butë (me obligimin e paraqitjes së obliguar në stacionin policor). Me vendim të kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština edhe kjo masë është hequr para fillimit të shqyrtimit kryesor në gjykimin e përsëritur të shkallës së parë në vitin 2009.

Duke pasur parasysh akuzat, të cilat Gjykata Supreme i ka hedhur në lidhje me të akuzuarit, duke i liruar nga ngarkimi për vrasje, prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, në datën 14 prill të vitit 2009 i a ka dorëzuar gjykatës së shkallës së parë aktakuzën e ndryshuar kundër të akuzuarve në Grupin e Llapit, në të cilën në kuadër të një pike dhe tri nënpikave i ka përmbledhur pikat e tjera (4, 5, 6, 7, 8, 9, 11, 13 dhe 14) të aktakuzës të datës 30 qershor të vitit 2003. Mbrojtja e ka kundërshtar këtë aktakuzë.

Me vendim të datës 8 korrik të vitit 2009, trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština e ka hedhur aktakuzën e datës 14 prill të vitit 2009. Procedu-ra e përsëritur e shkallës së parë ka vazhduar në aktakuzën e parë të plotësuar të datës 30 qershor të vitit 2003 me ndryshimet që iu janë bërë aktgjykimeve të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, të datës 16 korrik të vitit 2003 dhe 21 korrik të vitit 2005, në bazë të të cilave kanë mbetur vetëm pikat 5 dhe 8, të cilat kanë pasur të bëjnë vetëm me qendrën e paraburgimit në Llapashticë/ Lapatica, si dhe pikat 9 dhe 14, të cilat kanë pasur të bëjnë vetëm me Latif Gashin).

Paneli shqyrtues199 pas dymbëdhjetë (12) ditëve të gjykimit, gjashtëmbëdhjetë (16) dëshmitarëve të dëgjuar, deklaratave të lexuara të shumë dëshmitarëve nga fazat e mëhershme dhe deklarimeve të të akuzuarve, e ka sjellë në datën 2 tetor të vitit 2009200 aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit i ka shpallur fajtor për veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile sipas pikave 5, 8 dhe 14 të aktakuzës

[198] Anëtarët e panelit ankimor, gjyqtarët ndërkombëtar: Kathleen Weir, kryetar i panelit, Larrz Eisenhauer dhe John Coonnolly, anëtar i panelit.

[199] Ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar: Francisko Florit, anëtarët e panelit Tron Gundresen, Rrah-man Ratkoceri.

[200] Analizën lidhur me këtë aktgjykim mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të Fondit për të Drejtën Humanitare: http://www.hlc-rdc.org/?s=Latif+Gashi+dhe+te+tjere.

Page 101: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 101 }

së fundit të muajit qershor të vitit 2003. Të akuzuarve iu janë shqiptuar dënimet e përbashkëtave me burgosje: Mustafës në kohëzgjatje prej katër (4), Gashit prej gjashtë (6), (si dhe dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 5.000 eurosh në emër të kompensimit të të dëmit të shkaktuar M.S.) dhe Mehmetit prej tri (3) vitesh burgosje. Në lidhje me heqjen dorë të prokurorit në fjalën e tij përfundim-tare nga pika 9 e aktakuzës së ndryshuar të datës 30 qershor të vitit 2003 kundër Gashit dhe Mustafës, gjykata e ka refuzuar këtë akuzë. Po ashtu, është ndërprerë procedura në lidhje me të akuzuarin Naim Kadriun. Në fund, gjykata, me vendim të veçantë ia ka caktuar Gashit masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Mbrojtja e të akuzuarve është ankuar edhe në aktgjykimin e dytë për nga radha të shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve, Gjykata Supreme e Kosovës, si instancë e shkallës së dytë, me aktgjykimin e datës 26 janar të vitit 2011201 pjesër-isht e ka konfirmuar aktgjykimin e ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština të datës 2 tetor të vitit 2009. Janë konfirmuar pikat 5 dhe 14 të aktgjykimit si edhe dënimet e shqiptuara në mënyrë individuale sipas akuzave. Në lidhje me pikën 8 të aktakuzës, rasti është kthyer në gjykim të përsëritur të gjykatës së shkallës së parë me udhëzimin që kjo gjykatë, pas shqiptimit të dënimeve individuale për këtë ve-për, të akuzuarve t’ua shqiptojë dënimet e përbashkëta sipas të gjitha pikave, duke pasur parasysh edhe dënimet e konfirmuara për ta në procedurën paraprake.202

Gjykata Themelore në Prishtinë/Priština, si gjykatë e instancës së parë, duke ven-dosur në panelin në përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkom-bëtar Jonathan Welford Carroll,203 pas trembëdhjetë (13) seancash gjyqësore, me pesë (5) dëshmitarë të prokurorisë drejtpërdrejt të dëgjuar para trupit gjykues, me deklaratat e lexuara të njëzet e një (21) dëshmitarëve nga fazat e mëhershme të procedurës (hetimet, shqyrtimet kryesore të mëhershme), me marrëveshjen me shkrim të palëve në procedurë, në datën 7 qershor të vitit 2013 e ka sjellë akt-

[201] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarët ndërkombëtarë Gerrit-Marc Sprenger, Martti Harsia, Charles L. Smith III, gjyqtaret e Gjykatës Supreme Emine Mustafa dhe Nesrin Lushta.

[202] Me aktgjykimin e datës 2 tetor të vitit 2009, të akuzuarit Gashi, sipas pikave 5 dhe 14 të ak-takuzës, i janë shqiptuar dënime të veçanta me burgosje prej dy (2) vitesh dhe dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 5.000 eurove në emër të kompensimit të dëmit për të dëmtuarin MS. Të akuzuarit Mehmeti, sipas pikës i 5 të aktakuzës, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzg-jatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muajsh, derisa të akuzuarit Mustafi, sipas pikës 5 të aktakuzës, i janë shqiptuar dënime të veçanta me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, kurse sipas pikës 8, dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh.

[203] Anëtarët e panelit shqyrtues: Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština, Shadije Ger-guri dhe gjyqtari ndërkombëtar Cezary Dziurkowski.

Page 102: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 102 }

gjykimin e tretë të shkallës së parë në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve. Gjykata ka gjetur se në veprimet e të akuzuarve ka elemente të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, sipas pikës 8 të aktakuzës së ndryshuar të datës 3 qershor të vitit 2003. Për këto arsye, të akuzuarit Gashi, sipas pikës 8 i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh. Mehmeti është dënuar me tri (3) vite burgosje, derisa Mustafa është dënuar me katër (4) vite të burgosjes. Gjykata Themelore në Prishtinë/Priština, me rastin e vendosjes ka qenë e lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 26 janar të vitit 2011, që të akuzuarve t’iu shqiptojë dënime të përbashkëta, të cilat nuk kanë mundur të tejkalojnë lartësinë e dënimit të shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština të vitit 2009, sepse në këtë aktgjykim janë ankuar vetëm të akuzuarit përmes mbrojtësve të tyre.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 7 qershor të vitit 2013, ish shefi i shërbimit informativ i UÇK-së në zonën e Llapit Latif Gashi - Lata është dënuar me dënimin unik të burgosjes në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, ish komandanti i policisë ushtarake të UÇK-së në Zonën e Llapit Nazif Mehmeti - Dini me tri (3) dhe ish komandanti i UÇK-së i Zonës së Llapit Rrustem Mustafa - Remi me katër (4) vite të burgosjes. Të pakënaqur me vendimin e gjykatës, të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre, janë ankuar edhe në aktgjykimin e tretë me radhë në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve.

Rrjedha e procedurës ankimoreTë akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre e kanë kundërshtuar aktgjykimin e tretë të shkallës së parë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të Ligjit mbi Procedurën Penale, gjendjes faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të kon-statuar, shkeljes së ligjit penal si dhe vendimeve të gabuara mbi dënimet. Ata kanë propozuar që Gjykata e Apelit të ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe që të akuzuarit t’i lirojë.

Prokurori special është përgjigjur në ankesat e të akuzuarve me propozimin që gjykata e shkallës së dytë të njëjtat t’i refuzojë si të pabazuara dhe të konfirmo-jë aktgjykimin e shkallës së parë. Prokurori i Apelit i ka vlerësuar ankesat e të akuzuarve si të pabazuara dhe e ka propozuar refuzimin e tyre. Duke i shqyrtuar ankesat e të akuzuarve, Gjykata e Apelit ka gjetur se ankesa e bërë në emër të Mehmetit, ka qenë e sjellë pas kalimit të afatit ligjor për sjelljen e saj dhe për këtë arsye është hedhur, përkatësisht është shqyrtuar nga ana e gjykatës së shkallës së dytë sipas detyrës zyrtare.

Page 103: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 103 }

Sipas gjetjeve të gjykatës, ankesat e të akuzuarve Gashi dhe Mustafa kanë qenë të pranueshme. Duke vepruar lidhur me pretendimet e këtyre ankesave dhe duke u përgjigjur në secilin pretendim ankimor individual, Gjykata e Apelit ka gjetur se Gjykata Themelore me aktgjykim në mënyrë të hollësishme ka analizuar dhe me vëmendje i ka vlerësuar provat, të cilat jashtë dyshimit të bazuar e konfirmojnë se të akuzuarit kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civi-le, përkatësisht se janë përgjegjës për trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, cenimin e integritetit trupor ose të shëndetit të civilëve në qendrën e paraburgimit Llapashticë/Lapaštica. Lidhur me deklaratat e dëshmitarëve, paneli ankimor ka ndarë mendimin e Gjykatës Themelore se deklaratat e dëshmitarëve janë të pranueshme dhe bindëse. Po ashtu, deklaratat e dëshmitarëve nga fazat e mëhershme të procedurës janë vlerësuar si të sakta, pa marrë parasysh ndry-shimet në këto deklarata në fazat e mëvonshme të procedurës. Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, Gjykata Themelore në mënyrë të plotë dhe të hollë-sishme e ka vërtetuar gjendjen faktike si dhe atë se pretendimet ankimore nuk i diskreditojnë këtë gjetje.

Gjykata e Apelit po ashtu i ka përkrahur gjetjet e Gjykatës Themelore se në peri-udhën prej muajit tetor të vitit 1998 deri në muajin prill të vitit 1999 në Kosovë është zhvilluar konflikti i armatosur, se në Llapashticë/Lapaštica ka ekzistuar qen-dra e paraburgimit ose qendra për mbajtje, se është vërtetuar sjellja e të akuzuarve gjatë kohës së konfliktit si dhe statusi i viktimave.

Lidhur me pohimin e mbrojtjes se të akuzuarit nuk kanë qenë pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe se kanë vepruar si pjesëtarë të UÇK-së, e cila nuk mund të trajtohet si bashkim kriminal, gjykata ka gjetur se të akuzuarit janë përg-jegjës për veprimet e caktuara individuale, si persona të cilët kanë pasur status dhe pozitë të caktuar në përgjegjësinë komanduese si edhe se kanë vepruar në mënyrë reciproke dhe në bashkëkryerje me të tjerët, kryerës të panjohur.

Po ashtu, gjykata e shkallës së dytë nuk ka gjetur se me aktgjykimin e Gjykatës Themelore janë tejkaluar suazat e aktakuzës. Në lidhe me identitetin e pavërtet-uar të viktimës, kjo gjykatë i është referuar aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 26 janar të vitit 2011, sipas të cilit nuk ekzistojnë shkelje të Lig-jit mbi Procedurën Penale nëse nuk vërtetohet identiteti i viktimës. Sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, mbrojtja në këto raste ka të bëjë me popullatën civile e cila është viktimë e veprës penale. Sipas këtij aktgjykimi, nuk është gjithherë e domos-doshme që të vërtetohet identiteti i viktimave, të cilat mund të jenë objekt i veprës së kriminalizuar me nenin 142 të LP të RSFJ-së.

Qëndrimi i Gjykatës së Apelit lidhur me dënimin e shqiptuar për të akuzuarit ka qenë se me rastin e shqiptimit të dënimit janë analizuar në mënyrë të hollësishme

Page 104: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 104 }

rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese si edhe se dënimet janë proporcionale me peshën e veprës penale, për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtor. Mbrojtja nuk ka propozuar asnjë provë të re si dhe asnjë rrethanë e cila nuk ka qenë e shqyrtuar me aktgjykimin e cekur të Gjykatës Supreme të Kosovës. Sipas gjykatës, kjo ka qenë arsyeja për refuzim të pretendimeve ankimore, pos ndryshimit që në dis-pozitivin e aktgjykimit të ceket edhe koha të cilën të akuzuarit e kanë kaluar në paraburgim.

Procedura penale në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve do të mbahet mend si lëndë gjyqësore me një kohëzgjatje rekorde të procedurës penale, përkatësisht se pas konfliktit të armatosur në Kosovë e zë vendin e parë për nga gjatësia e gjykimit. Nga hapja e hetimeve në muajin janar të vitit 2002 e deri te shpallja e aktgjykimit me shkrim të Gjykatës së Apelit, procedura e rregullt penale në rastin e Grupit të Llapit ka zgjatur pothuajse katërmbëdhjetë (14) vite.

Megjithëkëtë, as edhe katërmbëdhjetë (14) vite nuk kanë ndihmuar që në mënyrë të hollësishme dhe të plotë të ndriçohet rasti i paraburgimit dhe i keqtrajtimit të civilëve në qendrat e paraburgimit nën kontrollin e UÇK-së në rajonin e Zonës së Llapit. Ajo që po ashtu përbënë dështim të madh të këtij gjykimi është pamundë-sia e gjykatës për të vërtetuar se kush është përgjegjës për zhdukjen ose vdekjen e pesë të burgosurve. Pra, nuk janë identifikuar kryerësit, kështu që drejtësia për viktimat dhe për familjet e tyre nuk është kënaqur me gjykimin e Grupit të Llapit. Satisfaksioni i plotë i familjeve të viktimave dhe kënaqja e drejtësisë do të jenë të mundshme vetëm atëherë kur gjyqësori kosovar të jetë aftësuar që në mënyrë komplete të hetoj këtë rast, t’i gjej përgjegjësit për vdekjen e pesë të burgosurve dhe t’i dënoj ata në bazë të ligjit.

Pas pranimit të aktgjykimit të plotfuqishëm, i akuzuari Latif Gashi dhe Rrust-em Mustafa kanë hequr dorë nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Deri në fund të periudhës së raportimit, FDH Kosovë nuk ka informacione nëse Kuvendi i Kosovës ka mar-rë qëndrim lidhur me këto dorëheqje. Sidoqoftë, nuk është brenda fushës për të vërejtur se ka shembuj që në ulëset e kuvendit të ulen ata të cilët janë të dënuar në mënyrë të plotfuqishme për krimet e luftës të kryera gjatë kohës së luftës në Kosovë.204

[204] Lahi Brahimaj (AAK) është dënuar në mënyrë të plotfuqishëm nga GJNPJ me gjashtë (6) vite burgosje me aktgjykimin e panelit ankimor të datës 19 korrik të vitit 2010: http://www.icty.org/x/cases/haradinaj/acjug/en/100721.pdf.

Page 105: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 105 }

3.5. Rasti Sllobodan Martinoviqi dhe të tjerët

Duke vendosur në panelin ankimor me përbërje të përzier, me të cilin ka krye-suar gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab,205 në ankesën e Prokurorit Special të Kosovës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 06 nëntor të vitit 2014 në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve, Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e datës 1 tetor të vitit 2015, e ka re-fuzuar këtë ankesë si të pabazuar. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore, me të cilin të akuzuarit Sllobodan dhe Sreqno Martinoviq, si edhe Svetllana Stojanoviq janë liruar nga akuzat për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile.206 Aktgjykimi është i plotfuqishëm.

Rrjedha e procedurës penale207

Hapja e hetimeve lidhur me paraburgimin dhe keqtrajtimin e të dëmtuarve Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli nga pjesëtarët e personave ushtarak ose paraushtarak të uniformuar në muajin prill të vitit 1999 është iniciuar me deklaratat e të dëmtuarit Beqiri, të cilat ai ia ka dhënë policisë së UNMIK-ut në vitin 2000. Hetimet zyrtare lidhur me deklaratat e Beqirit kanë filluar në datën 16 shtator të vitit 2009 me ven-dimin e prokurorit ndërkombëtar208 të ish Gjykatës Publike të Qarkut të Prisht-inës/Priština. Hetimet janë ngritur kundër të dyshuarve Sllobodan Martinoviqit, Sreqko Martinoviqit, Svetllana Stojanoviqit, Dragan Trajkoviqit dhe Srgjan Filiqit, për shkak të dyshimit të bazuar mbi pjesëmarrjen e tyre në paraburgimin, keqtra-jtimin fizik dhe në rrahjen e të dëmtuarve.

Me vendim të datës 14 janar të vitit 2010, hetimet janë zgjeruar edhe më të dysh-uarit Vlladimir Trajkoviqin, Nenad Trajkoviqin, Sreten Trajkoviqin, Novica Pavlloviqin, Sinisha Filiqin dhe Ivan Periqin. Pos të dëmtuarve, gjatë hetimeve janë dëgjuar edhe një numër i madh i dëshmitarëve, të cilët në çfarëdo mënyre kanë pasur njohuri mbi trajtimin e të dëmtuarve, deri sa këta kanë qenë në mba-jtje në paraburgimin e cekur. Prokuroria speciale209 në datën 20 nëntor të vitit 2010 e ka ngritur aktakuzën për

[205] Anëtarët e panelit ankimor: Elka Filcherova-Ermenkova, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Driton Muharremi.

[206] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së.[207] Lëvizja e procedurës penale në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve

po ashtu është prezantuar në raportet e FDH Kosovë mbi gjykimet e përcjella për vitet 2011, 2013, 2014, si dhe në analizën e rastit lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë në proceduarën e përsëritur, që mund të gjenden në faqen tashmë të cekur të internetit.

[208] Prokurori ndërkombëtar Emmanuele Dukos i ka udhëhequr hetimet. [209] Prokurorja special Merita Bina Rugova pas hetimeve të zhvilluara nga prokurori ndërkombëtar,

në datën 20 nëntor të vitit 2010 e ka ngritur aktakuzën kundër të akuzuarve. Kjo është aktakuza

Page 106: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 106 }

krime të luftës kundër popullatës civile kundër tre të dyshuarve: vëllezërve Sllo-bodan dhe Sreçko Martinoviqit, si edhe Svetllana Stojanoviqit. Hetimet kundër të dyshuarve të tjerë janë ndërprerë, për arsye se organet e ndjekjes në Kosovë nuk kanë pasur qasje ndaj tyre.

Me aktakuzë, vëllezërve Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq iu është vënë në barrë krimi i luftës sipas dy pikave: se në cilësinë e pjesëtarëve të forcave ushtarake ose paraushtarake dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me të tjerë pjesëtarë të forcave ushtarake ose paraushtarake (Sinisha Filiq, Ivan Periq, Dragan Trajkoviq, Sreten Trajkoviq, Srgjan Trajkoviq dhe Novica Pavloviq), janë sjellë në mënyrë jonjerëzore ndaj civilëve Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli si edhe se në të njëjtën cilësi dhe me pjesëtarët e cekur të forcave ushtarake dhe paraushtarake e kanë cen-uar integritetin trupor dhe shëndetin e dy civilëve. Sipas aktakuzës, e gjithë kjo ka ndodhur në periudhën prej datës 17 deri në datën 22 prill të vitit 1999.

E akuzuara Svetllana Stojanoviq210 po ashtu ka qenë e akuzuar se ka kryer krim të luftës kundër popullatës civile, përkatësisht se në cilësinë e njëjtë dhe në bash-këpunim reciprok me persona të tjerë në datën 21 prill ose rreth kësaj date të vitit 1999 e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e të dëmtuarve dhe se, pos të tjerash, e ka goditur me një copë druri të dëmtuarin Demolli.

Procedura e vlerësimit të aktakuzës i ka pasur tri seanca. Me vendim të gjyqtarit për konfirmim,211 të datës 31 mars të vitit 2011, aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar. Është vlerësuar se ajo është përpiluar në pajtim me ligjin dhe se pro-vat e propozuara në aktakuzë krijojnë bazë të mjaftueshme për hapjen e shqyrti-mit kryesor.

Shqyrtimi kryesor në aktakuzën e konfirmuar kundër tre të akuzuarve është ha-pur në datën 7qershor të vitit 2011 dhe i ka pasur tetë (8) ditë të gjykimit. Pos dy të dëmtuarve, gjatë shqyrtimit, sipas propozimit të palëve në procedurë, janë dëgjuar edhe pesë (5) dëshmitarë. Me pajtimin e palëve, janë lexuar edhe deklara-tat e gjashtë (6) dëshmitarëve të dëgjuar në fazat e mëhershme të procedurës si dhe janë paraqitur edhe prova të tjera materiale. Palët në procedurë, po ashtu kanë padur mundësi për të parashtruar argumentet e tyre përfundimtare. Aktgjykimi i shkallës së parë është shpallur në datën 22 korrik të vitit 2011 në mungesë të të akuzuarve dhe në prani të mbrojtësve të tyre dhe të prokurorëve.

e parë në akuzat për krime të luftës, e cila ka qenë ngritur dhe që gjatë shqyrtimeve kryesore të shkallës së parë ka qenë e përfaqësuar nga prokurori vendor i PSRK-së.

[210] E akuzuara Svetllana Stojanoviq, sipas evidencës së FDH Kosovë është e vetmja grua, e cila në Kosovë është akuzuar për krim të luftës.

[211] Gjyqtari ndërkombëtar Horst Proetel.

Page 107: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 107 }

Gjykata e shkallës së parë si të pakontestueshme i ka pranuar faktet se të dëmtuarit Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli janë burgosur në mënyrë të kundërligjshme në periudhën prej datës 17 deri në datën 23 prill të vitit 1999 nga forcat e armatosura serbe si dhe se janë mbajtur pesë ditë në kushte jonjerëzore, gjatë të cilave disa herë kanë përjetuar rrahje të rënda dhe tortura intensive. Megjithëkëtë, gjykata ka vlerësuar se dëshmia e të dëmtuarit Beqiri, i cili ka qenë i vetmi dëshmitar i cili i ka identifikuar të akuzuarit si torturues, nuk është e mjaftueshme që vetëm në bazë të akuzës së tij të akuzuarit të shpallen fajtor. Kjo ka qenë për gjykatën kusht i mjaftueshëm që të akuzuarit t’i lirojë nga të gjitha akuzat.

Prokurori special me anë të ankesës e ka kundërshtuar aktgjykimin e ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština, duke iu referuar shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe gjendjes faktike gabimisht të konstatuar. Ai ka propozuar që aktgjy-kimi i shkalës së parë të anulohet dhe që rasti të kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Mbrojtja e të akuzuarve në përgjigjet në ankesa i ka kundërshtuar pretendimet e prokurorit special, duke potencuar që aktgjykimi i shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm si dhe duke kërkuar nga gjykata e shkallës së dytë që të refuzojë ankesën e prokurorit dhe që ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë. Pas seancës së mbajtur të panelit ankimor treanëtarësh me përbërje të përzier , me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Tore Thomassen,212 Gjykata e Apelit e Kosovës në datën 25 korrik të vitit 2013 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin e ka miratuar ankesën e prokurorit dhe e ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë të të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/ Priština, duke e kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë merastin e marrjes së aktgjykimit të shkallës së parë ka bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e ciula ka ndikuar në ligjshmërinë dhe drejtësinë e aktgjykimit. Për këtë arsye, ky aktgjykim është anuluar dhe lënda është kthyer në rigjykim.

Duke vepruar në drejtim të vendimit të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë/Priština në datën 22 nëntor të vitit 2013, para panelit shqyrtues në për-bërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vladimir Mikula,213 e ka hapur shqyrtimin kryesor në procedurën e përsëritur në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të terëve. Paneli gjyqësor shqyrtues gjatë shqyrti-mit kryesor është takuar në tetëmbëdhjetë (18) ditë gjyqësore. Gjatë tyre, pos dy

[212] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtare Annemaria Meiser dhe gjyqtari vendor Vahid Halili.

[213] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Jorge Ribeiro dhe gjyqtarja vendore Hava Haliti.

Page 108: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 108 }

të dëmtuarve, janë dëgjuar tetëmbëdhjetë (18) dëshmitarë dhe dy (2) ekspertë, të cilët gjykata i ka angazhuar sipas detyrës zyrtare në fillim të shqyrtimit. Ekspertët e kanë bërë vëzhgimin e dëshmitarëve, të dëmtuarin Selatin Beqiri, gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor në sallën e gjykimit, por edhe në Klinikën Psikiatrike në QKUK në Prishtinë/Priština. Deklaratat e shumë dëshmitarëve nga fazat e mëhershme të procedurës janë konstatuar në procesverbal si të lexuara. Disa prej këtyre dëshmi-tarëve kanë qenë të ftuar nga ana e gjykatës sipas detyrës zyrtare. Janë paraqitur edhe shumë prova materiale. Të dyshuarit para trupit gjykues kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve, derisa pas dëgjimeve të tyre gjykata ka dëgjuar edhe njëm-bëdhjetë (11) dëshmitarë.214 Në fund të shqyrtimit, palët në procedurë kanë shpre-hur argumentet e tyre përfundimtare në të cilat i kanë artikuluar qëndrimet e tyre të kundërta. Sipas prokurorit, aktakuza, në bazë të provave të paraqitura, është kon-firmuar dhe të akuzuarit mund të shpallen fajtor. Mbrojtja ka pohuar se me provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor nuk janë konfirmuar pretendimet e aktakuzës dhe, së këndejmi, të akuzuarit duhet të lirohen ga akuzat.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 6 nëntor të vi-tit 2014 të akuzuarit prapë janë liruar nga akuzat se gjatë muajit prill të vitit 1999 kanë kryer vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile gjatë kohës së konf-liktit të brendshëm në Kosovë. Edhe me këtë aktgjykim ka qenë vërtetuar se të dëmtuarit Beqiri dhe Demolli kanë qenë të paraburgosur në periudhën e saktësuar në aktakuzë, si edhe se kanë qenë të keqtrajtuar nga pjesëtarët e formacioneve të armatosura vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Gjykata, megjithëkëtë, prapë nuk ka mundur t’i shpallë fajtor të akuzuarit për veprat të cilat iu janë vënë në barrë vetëm në bazë të deklaratave të një të dëmtuari, që, pos kësaj, përmbajnë mospërputhje. Sipas gjykatës, mendimi i ekipit të ekspertëve nuk ka mundur për ta mbështetur aktakuzën, por vetëm ka vërtetuar atë për të cilën tashmë gjykata ka qenë në dijeni.

Rrjedha e procedurës ankimore Prokurori special me anë të ankesës e ka kundërshtuar edhe aktgjykimin lirues për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe gjendjes faktike gabi-misht të konstatuar, duke i propozuar gjykatës së apelit që ta miratojë ankesën, që ta ndryshojë aktgjykimin dhe që të akuzuarit t’i shpallë fajtor për veprat për të cilat janë akuzuar ose që t’iu anulohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe që lëndën t’ia kthejë gjykatës në gjykim të përsëritur.

Të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre e kanë deponuar përgjigjen në ankesën e prokurorit, me propozimin që e njëjta të refuzohet si e pabazuar dhe që aktgjyki-mi i shkallës së parë të konfirmohet.

[214] Sipas nenit 371, paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale (sipas dispozitave të të cilit është zhvil-luar shqyrtimi kryesor i gjykimit të përsëritur dhe i cili ka qenë në fuqi deri në datën 31 dhjetor të vitit 2012) dëgjimi i të akuzuarit bëhet pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe të ekspertëve.

Page 109: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 109 }

Prokurori i apelit në tërësi e ka mbështetur ankesën e prokurorit special, sipas të gjitha bazave. Me aktgjykimin e shkallës së parë, gjykata nuk i ka pranuar provat relevante, deklaratat e të dëmtuarve, prej të cilave qartazi rezulton se të akuzuarit kanë qenë të angazhuar dhe të uniformizuar në kuadër të njësive paramilitare të regjimit të ish Jugosllavisë në periudhën relevante dhe në mënyrë çnjerëzore i kanë keqtrajtuar dhe i kanë rrahur të dëmtuarit.

Duke vepruar në drejtim të ankesave të prokurorit, Gjykata e Apelit gjatë proce-durës ankimore e ka mbajtur seancën e panelit ankimor në datën 1 tetor, derisa takimi i panelit është mbajtur në datën 2 tetor të vitit 2015. Pas analizës dhe vlerë-simit të provave të parashtruara në aktgjykim, Gjykata e Apelit nuk ka gjetur se ekziston as edhe një veprim procesual me të cilin janë të shkelura dispozitat në lidhje me provat, që do të përbënin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Paneli ka gjetur se aktgjykimi është i bazuar në prova të vërteta dhe të dokumentuara. Në lidhje me pohimet e prokurorit se aktgjykimi është në kundër-shtim me provën e rëndësishme, përkatësisht me raportin e ekspertëve, paneli ankimor ka theksuar se nuk e ndan me te këtë qëndrim të prokurorit special të shprehur në ankesën e tij. Sipas panelit të shkallës së dytë, raporti mbi ekspertizën duhet të vlerësohet në kontekstin e gjithmbarshëm të provave të përfaqësuara gjatë procedurës. Po ashtu, është përfunduar se aktgjykimi i shkallës së parë, pro-vat e paraqitura i përshkruan në pajtim me procesverbalet nga shqyrtimi kryesor.

Lidhur me deklaratat e të dëmtuarit Beqiri, gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se me to është provuar se të dëmtuarit në periudhën kritike kanë qenë të parabur-gosur, të rrahur dhe të keqtrajtuar, gjë që është vërtetuar edhe me prova të tjera. Kontestues është vetëm identifikimi i kryerësve. Me deklaratat e të dëmtuarit Be-qiri, nuk është provuar jashtë çdo dyshimi roli i të akuzuarve, para së gjithash ngaqë gjykata nuk ka mundur të kalojë mbi mospërputhjet në deklaratat e tij. Sipas gjykatës, në këtë rast është zbatuar supozimi i pafajësisë, si parim që në rast të ekzistimit të dyshimit në lidhje me faktet, të cilat janë relevante për lëndën, ato të interpretohen në dobi të të akuzuarve (in dubio pro reo).

Paneli i shkallës së dytë posaçërisht është përqendruar edhe në rolin e të akuzuarës Stojanoviq. Sipas këtij paneli, nuk është provuar se ajo ka qenë pjesëtare e forma-cioneve ushtarake, paraushtarake ose administrative të njërës prej palëve në konflikt.

Nga të gjitha këto arsye, Gjykata e Apelit e ka hedhur si të pabazuar ankesën e prokurorit special dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština.

FDH Kosovë vlerëson se gjykatat në lëndët Prokurori kundër Sllobodan Marti-noviqit dhe të tjerëve, në mënyrë profesionale i kanë udhëhequr procedurat në

Page 110: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 110 }

fazat e deritashme, duke zbatuar në mënyrë të rregullt ligjin në vlerësimin e provave në dispozicion. Megjithëkëtë, rezultati final nuk e kënaq as drejtësinë e as viktimat. Gjykatat kanë konstatuar se viktimat në mënyrë të pakontestueshme kanë qenë të paraburgosura, të rrahura dhe të keqtrajtuara, por nuk kanë qenë në gjendje që të konstatojnë përgjegjësit për këto vepra penale të krimit të luftës, të identifikojnë kryerësit dhe që në mënyrë adekuate t’i dënojnë.

Procedura penale në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve, ka treguar se çfarë roli kanë në sigurimin e drejtësisë jo vetëm gjykatat, por tërë mekanizmi i ndjekjes penale të kryerësve të veprave penale, i cili fillon me organet e hetuesisë. Në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve, ka ardhur në shprehje sigurimi joprofesional dhe mbledhja e provave mbi krimet, të cilat kanë ndodhur kur të dëmtuarit Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli në mënyrë të kundërligjshme kanë qenë të burgosur në periudhën prej datës 17 deri në datën 23 prill të vitit 1999 nga forcat e armatosura serbe dhe janë mbajtur pesë (5) ditë në kushte jonjerëzore, gjatë të cilave disa herë kanë përjetuar rrahje të rënda dhe tortura intensive. Si edhe në shumë raste të mëhershme, deklaratat e dëshmitarëve të siguruara në hetuesi kanë qenë të përpiluara në mënyrë jop-recize dhe jo të plotë nga personat e autorizuar zyrtar ose gjyqtarët hetues, gjë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar në rezultatin e procedurave të tilla, që posaçërisht është treguar në rastet e krimeve të luftës. Një gjykim për krimin për-bënë kurorën e punës paraprake hetimore sistematike në ndriçimin e tij dhe në sigurimin e provave. Lënda Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve ka treguar se kur një hetim i këtillë mungon, atëherë edhe gjykata më profesionale mbetet me duar të lidhura dhe në pamundësi për të kënaqur drejtësinë edhe në rastin për të cilin në mënyrë të pakundërshtueshme është vërtetuar se ka ekzistuar krimi i luftës.

3.6. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Rasti Kleçka, Limaj dhe të tjerët)

Paneli ankimor në përbërje të përzier i Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk,215 e ka hapur në datën 1 dhjetor të vitit 2015 seancën e panelit ankimor në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve.216 Gjatë asaj seance është shqyrtuar ankesa e Prokurorit special e datës 28 nëntor të vitit 2013 në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 16 shtator të vitit 2013, i sjellë në procedurën e përsëritur. Proce-dura ankimore në këtë lëndë ka vazhduar edhe në datën 02 dhjetor të vitit 2015.

[215] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vahid Halili.

[216] Lënda në publik është e njohur edhe si Rasti Kleçka ose Rasti Limaj dhe të tjerët.

Page 111: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 111 }

Deri në fund të vitit 2015, Gjykata e Apelit nuk ka dorëzuar vendim me shkrim tek palët në procedurë.

Rrjedha e procedurës penale217

Procedura penale kundër të dyshuarve në lëndën Prokurori kundër Arben Kras-niqit dhe të tjerëve zyrtarisht është iniciuar me vendimin mbi hapjen përkatësisht të zgjerimit të hetimeve të datës 2 dhe 16 shkurt të vitit 2010 kundër Agim Zogajt, ish pjesëtarin e UÇK-së. Zogaj në gjysmën e dytë të vitit 2009 ka kontaktuar het-uesit e Njësisë së EULEX-it për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, duke i njoftuar ata me ngjarjet të cilat kanë ndodhur gjatë kohës së konfliktit të armato-sur në Kosovë deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999 në qendrën e parabur-gimit të UÇK-së në fshatin Kleçkë/Klečka, komuna e Lipjanit/Lipljan. Hetimet kundër Zogajt kanë filluar në drejtim të veprës penale Krim i luftës kundër popullatës civile dhe të burgosurve të luftës, sipas shumë pikave. Me kërkesën e prokurorit dhe në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 25 gusht të vitit 2010, Zogaj është shpallur dëshmitar-bashkëpunues me pseud-onimin X. Kundër tij është ndërprerë procedura penale për veprat penale në kry-erjen e të cilave, sipas fjalëve të tij, edhe vet ka marrë pjesë në kohën e konfliktit në Kosovë.

Pas hetimeve të zhvilluara, të cilat i ka zhvilluar prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, në datën 25 korrik të vitit 2011 është ngritur aktakuza 218 kundër dhjetë ish pjesëtarëve të UÇK-së: Arben Krasniqit, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit, Behlul Limajt, Fatmir Limajt, Refki Mazrekut, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës dhe Besim Shurdhajt.219 Ata janë akuzuar sipas shumë pikave për vepër pe-nale Krim i luftës kundër popullatës civile dhe Krim i luftës kundër të burgosurve të luftës. Aktakuza në pikën 34, dhjetë të akuzuarve ua ka vënë në barrë se në cilësinë e pjesëtarëve ose të personave komandues të UÇK-së në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë/Klečka, komuna e Lipjanit/Lipljan: kanë marrë pjesë në rrahjen, torturimin, rrezikimin e integritetit fizik dhe të shëndetit të një numri të të bur-gosurve; se kanë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve të caktuar, në mesin e të cilëve të policit Nebojsha Gjuriçiqit dhe civilit Veljko Markoviqit, Arben Avdylit, Bojan Cvetkoviqit, Zharko Filipoviqit, Zhivota Todoroviqit dhe edhe të një numri të paidentifikuar të civilëve të nacionalitetit serb dhe shqiptar. Sipas aktakuzës, në qendrën e paraburgimit në Kleçkë/Klečka e kanë humbur jetën dhunshëm

[217] FDH Kosovë, zhvillimin e procedurës në këtë lëndë në mënyrë të hollësishme e ka paraqitur në raportet vjetore të viteve 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Raportet mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë.

[218] Aktakuzën e ka ngritur gjyqtari ndërkombëtar Maurizio Salustro.[219] Gjatë hetimeve, shumica e të akuzuarve kanë qenë të paraburgosur.

Page 112: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 112 }

katërmbëdhjetë (14) viktima. Mbetjet mortore të tetë (8) viktimave janë gjetur pas luftës në varrezën masive në afërsi të qendrës së paraburgimit në Kleçkë/Klečka.

Aktakuza, si e pandryshuar, është vërtetuar me vendim të gjykatës të datës 26 gusht të vitit 2011.220

Në fazën e përgatitjeve për fillimin e shqyrtimit kryesor, dëshmitari-bashkëpunues X në datën 28 shtator të vitit 2011 ka bërë vetëvrasje në rrethana të paqartësuara në Gjermani.

Shqyrtimi kryesor para panelit në përbërje të përzier221 të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština ka filluar në datën 11 nëntor të vitit 2011.222 Gjatë shqyrtimit kryesor (18 ditë gjyqësore), është zhvilluar shqyrtimi mbi çështjet procedurale, pranueshmërinë e aktakuzës, deklaratat e dëshmitarit - bashkëpunues X dhe di-tarët e tij.

Me vendimin e datës 21 mars të vitit 2012, paneli shqyrtues i ka shpallur deklara-tat e dëshmitarit X nga fazat e mëhershme të procedurës si dhe ato nga ditarët e tij, si prova të papranueshme. Pas kësaj palët në procedurë e kanë arritur marrëvesh-jen që pjesa tjetër e provave të prokurorisë, të cilat kanë qenë të bashkëngjitura në aktakuzë, të konsiderohen të lexuara për procesverbalin për shqyrtimin kryesor. Me vendim të veçantë të trupit gjykues të datës 21 mars të vitit 2012, të akuzuarve iu janë hequr të gjitha masat, me të cilat e ka siguruar praninë e tyre në gjykatë.

Prokurori e ka informuar gjykatën se në gjithçka mbetet pranë aktakuzës dhe provave, të cilat i ka dorëzuar së bashku me te në gjykatë. Sipas tij, ato krijojnë baza të mjaftueshme që përmes referimit në to të akuzuarit të shpallen fajtor. Mbro-jtësit, në fjalët e tij përfundimtare, në pajtim me nenin 390, paragrafi 3 i LPPK, kanë kërkuar nga gjykata që të akuzuarit t’i lirojë nga aktakuza, sepse nuk është provuar se ata i kanë kryer veprat penale për të cilat janë ngarkuar. Të akuzuarit i kanë përkrahur dhe i kanë pranuar fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë/Priština në datën 30 mars të vitit 2012 e ka sjellë vendimin që të ndahet procedura në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqi dhe të tjerëve. Në lidhje me të akuzuarit Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj të njëjtën ditë është shpallur akt-

[220] Gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës, gjyqtari ndërkombëtar Ingo Risch.[221] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtari ndërkombëtar Jonathan Welford-Carroll (kryetar i pan-

elit), gjyqtarja e gjykatës së Qarkut Shqipe Qerimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Dean Pinales.[222] Prokurori para vet fillimit të gjykimit të parë të shkallës së parë, në datën 9 nëntor të vitit 2011 e

ka ndryshuar aktakuzën, duke hequr dorë nga pika 2 ndaj të akuzuarit Arben Krasniqi.

Page 113: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 113 }

gjykimi me të cilin ata janë liruar sipas të gjitha pikave të aktakuzës së datës 25 korrik të vitit 2011.

I akuzuari Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Naser Shala me aktgjykimin e datës 2 maj të vitit 2012 po ashtu janë liruar nga akuzat sipas të gjitha pikave të aktakuzës, sepse gjykata ka gjetur se ata nuk janë përgjegjës sipas përgjegjësisë komanduese. Prokuroria speciale është ankuar në aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut në Prisht-inë/Priština, me të cilin dhjetë të akuzuarit janë liruar nga të gjitha akuzat. Preten-dimet e prokurorisë në ankesë i ka mbështetur edhe zyra e Prokurorisë së Shtetit e Kosovës.

Duke vepruar në drejtim të ankesave të prokurorit ndaj aktgjykimit të cekur të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë/Priština, Gjykata Supreme e Kosovës me ven-dim të panelit ankimor të datës 20 nëntor dhe 11 dhjetor të vitit 2012 i ka marrë parasysh ankesat e prokurorit, duke i anuluar aktgjykimet e cekura të ish Gjykatës së qarkut në Prishtinë/Priština si dhe vendimin e kësaj gjykate të datës 21 mars të vitit 2012 mbi papranueshmërinë e provave të dëshmitarit X. Në këtë mënyrë, provat e tij janë shpallur të pranueshme, kurse lënda e plotë prapë është kthyer në gjykatën e shkallës së parë në vendosje të përsëritur para panelit të ndryshuar. në aktakuzën e datës 25 korrik të vitit 2011 ka filluar në datën 18 prill të vitit 2013 para Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština. Me trupin gjyqësor në përbërje të përzier, ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons.223 Gjatë shqyrti-mit, i cili ka zgjatur tetëmbëdhjetë (18) ditë janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitar të prokurorisë dhe një ekspert patolog. Nga dëshmitarët e propozuar nga prokuro-ria, pesë (5) prej tyre është propozuar të dëshmojnë si dëshmitarë anonim, njëri si i mbrojtur, kurse një tjetër ka dëshmuar publikisht. Gjatë kohës së dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, i cili ka dëshmuar dy ditë, shqyrtimi ka qenë i mbyllur edhe për publikun profesional. Tre (3) dëshmitar anonim kanë dëshmuar me anë të video-linkut (me zë të ndryshuar dhe me pamje e cila nuk ka mundur të identi-fikohet), derisa dy (2) dëshmitarët anonim e kanë refuzuar mbrojtjen e propozuar të identitetit dhe kanë dëshmuar publikisht.

Të gjithë dëshmitarët e prokurorisë, në të cilët është bazuar aktakuza, gjatë shqyrtimit kryesor kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Mbrojtja ka hequr dorë nga plani që para trupit gjykues të thërrasë dëshmitarët, të cilët do të mbështesnin

[223] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarja ndërkombëtare Shpresa Hasaj -Hyseni dhe gjyqtarja ndërkombëtare.

Page 114: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 114 }

alibinë e të akuzuarve. Gjatë procedurës së provave, para gjykatës, krahas leximit të deklaratave të një numri të dëshmitarëve si edhe deklaratave dhe ditarit të Agim Zogajt, janë paraqitur edhe shumë prova materiale të të dyja palëve në procedurë. Të akuzuarit nuk i kanë dhënë deklaratat e tyre para trupit gjykues në procedurën e përsëritur të shkallës së parë. Deklaratat e tyre nga fazat e mëhershme në proc-esverbal vetëm janë konstatuar si të lexuara.

Gjykata Themelore në Prishtinë/Priština në datën 17 shtator të vitit 2013 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin të akuzuarit prapë janë liruar nga aktakuza e mua-jit korrik të vitit 2011. Gjykata, si arsye themelore për lirimin e të akuzuarve ka paraqitur se askush nuk mund të shpallet fajtor në bazë të provave të dëshmitarit - bashkëpunues. Në të njëjtën kohë, gjykata i ka vlerësuar deklaratat dhe dëshmitë e Agim Zogajt si jokonsekuente në mes veti dhe kontradiktore me deklarata të tjera. Gjykata, madje, e ka përdorur formulimin se provat e këtij dëshmitari janë “plot me gënjeshtra”. Sipas gjykatës, provat forenzike e vërtetojnë tezën e prokurorisë se krimet janë kryer, por se ato nuk i vërtetojnë provat e Zogajt në lidhje me identite-tin e kryerësve të këtyre krimeve.

Rrjedha e procedurës ankimoreProkuroria speciale është ankuar edhe në këtë aktgjykim të shkallës së parë për shkak të gjendjes faktike gabimisht të konstatuar, duke i propozuar Gjykatës së Apelit që të pranojë provat e propozuara me ankesën e prokurorisë, të modifikojë vendimin e shkallës së parë, t’i shpallë fajtor të akuzuarit në akuzat e propozuara me aktakuzë ose që të heq aktgjykimin e cekur dhe që rastin ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim para trupit gjykues të ndërruar. Prokurori i Apelit, nga ana e tij, me propozim të datës 30 maj të vitit 2014 e ka propozuar pranimin e ankesës së Prokurorisë speciale.

Mbrojtës të caktuar të të akuzuarve në përgjigjet e tyre në ankesën e prokurorit i kanë kundërshtuar pretendimet e tij dhe kanë propozuar që e njëjta të hidhet dhe të kon-firmohet aktgjykimi i shkallës së parë, me të cilin të akuzuarit janë liruar nga akuzat.

Në lidhje me ankesat e prokurorit, para Gjykatës së Apelit në datën 9 korrik të vitit 2014 është mbajtur seanca e panelit ankimor në përbërje të përzier224 sipas proce-durës së paraparë me ligj. Gjyqtari raportues e ka paraqitur lëvizjen e procedurës në lëndë e pastaj janë shqyrtuar ankesat e prokurorit special në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë/Priština të datës 17 shtator të vitit 2013, përgjigjet e mbro-jtësve të caktuar në ankesën e cekur si dhe propozimin e prokurorit të apelit. Gjykata e Apelit, pas seancës së procedurës ankimore e hapur për publikun, me

[224] Kryetari i panelit ankimor, gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares, anëtarët Timo Vuojolahti dhe gjyqtari Filim Skoro.

Page 115: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 115 }

vendim të muajit gusht të vitit 2014, e ka sjellë vendimin që para kësaj gjykate të hap dëgjimin në pajtim me nenin 411, paragrafi 2, dhe nenit 412 të KPP. Ky ven-dim është arsyetuar me nevojën për dëgjim të disa dëshmitarëve, me qartësimin e rrethanave të caktuara dhe me shmangien eventuale të kthimit të përsëritur të kësaj lënde në gjykimin e shkallës së parë në rigjykim. Dëgjimi para Gjykatës së Apelit është hapur në datën 17 shtator të vitit 2014. Mbrojtësit kanë bërë vërejtje ndaj kushteve joadekuate për punë, sepse në sallën e gjykimit ku është mbajtur seanca ka pasur një numër të madh të të akuzuarve dhe të mbrojtësve, ashtu që në këtë mënyrë mbrojtja është gjetur në pjesën e sallës së gjykimit të paraparë për publikun. Po ashtu, mbrojtja ka bërë vërejtje se paneli ankimor nuk është përbërë sipas ligjit, me të cilin ka ndryshuar mandati i EULEX-it225.

Para dëgjimit të dëshmitarit të parë të planifikuar, kryetari i trupit gjykues ka shprehur arsyet për hapjen e dëgjimit para panelit ankimor dhe është përgjigjur në kundërshtimet e mbrojtjes. Lidhur me këtë, është dëgjuar një dëshmitar i prokurorisë, i cili me përgjigjet e tij ka shkuar në mbështetje të akuzave. Dësh-mitari i dytë i planifikuar për ditën e parë të dëgjimit nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë për arsye shëndetësore. Dëshmitari i tretë i planifikuar në ndërkohë ka vdekur.

Dëgjimi para panelit ankimor ka vazhduar në ditën në vijim, kur edhe ka qenë i planifikuar edhe dëgjimi i disa dëshmitarëve të propozuar me anë të aktakuzës. Krahas shumë vërejtjeve, mbrojtja e të akuzuarve e ka kundërshtuar punën e trupit gjykues dhe ka kërkuar përjashtimin e panelit ankimor. Prokuroria i ka kundërshtuar propozimet e mbrojtjes.

Paneli ankimor e ka ndërprerë seancën e dëgjimit për shkak të vendimit mbi kërkesën për përjashtim të panelit.

Kryetari i Gjykatës së Apelit në datën 29 shtator të vitit 2014 e ka sjellë vendimin me të cilin i ka pranuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve mbi përjashtimin e anëtarëve të panelit ankimor. Ai ka vendosur që në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve të caktohet një panel tjetër ankimor sipas planit të punës së gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për vitin 2014.

Gjykata e Apelit në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, në vendosjen e përsëritur në ankesën e prokurorit të datës 29 nëntor të vitit 2013 ka vendosur për përmbajtjen, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Piotr

[225] Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e mandatit të EULEX-it, nr. 04/L-273 i datës 23 prill të vitit 2014, i cili ka hyrë në fuqi në datën 7 maj të vitit 2014, me urdhrin e presidentes Jahjaga.

Page 116: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 116 }

Bojarczuk.226 Gjyqtari kryetar i EULEX-it në datën 24 prill të vitit 2015 i ka caktu-ar anëtarët e panelit ankimor nga ana e gjyqtarëve ndërkombëtar, derisa kryetari i Gjykatës së Apelit e ka caktuar anëtarin e panelit nga radhët e gjyqtarëve të asaj gjykate për panel, i cili do të vendos në procedurën ankimore.

Gjatë procedurës ankimore në ankesën e prokurorit, seanca publike e panelit anki-mor është hapur në datën 1 dhjetor të vitit 2015. Gjatë seancës, kryetari i panelit ankimor në cilësinë e gjyqtarit raportues e ka paraqitur lëvizjen e procedurës penale.

Gjatë kësaj seance të panelit ankimor, prokurori i apelit i ka mbështetur pretendimet e ankesës së prokurorit special në aktgjykimin e datës 17 shtator të vitit 2013. Ai e ka theksuar se aktakuza është hedhur për shkak të interpretimit të gabuar të zbatimit të nenit 157 të KPPK si dhe vlerësimit të gabuar të kredibilitetit të dëshmitarit Agim Zo-gaj. Gjatë fjalës së tij para gjykatës, prokurori në mënyrë të hollësishme i ka elaboruar qëndrimet e prokurorisë, duke iu referuar dispozitave ligjore me të cilat qëndrimet e prokurorisë kanë qenë mbështetur dhe duke e përqendruar vëmendjen e gjykatës në atë se cilat rrethana duhet të ketë parasysh me rastin e vendosjes për ankesën. Ai, në fund i ka propozuar gjykatës për të miratuar pretendimet ankimore, të modifikojë aktgjykimin dhe të akuzuarit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënojë sipas ligjit, përkatësisht se nëse konsideron se kjo është në interes të drejtësisë, që lëndën ta kthejë në gjykim të përsëritur në gjykatën e shkallës së parë para trupit gjykues të ndryshuar.

Mbrojtja e të akuzuarve po ashtu në mënyrë të hollësishme dhe individuale i ka prezantuar përgjigjet e veta në ankesën e prokurorit, duke i elaboruar dispozitat ligjore dhe duke i kontestuar qëndrimet e prokurorisë. Mbrojtja i ka propozuar gjykatës që të hedh ankesën e prokurorisë, e cila është e pabazuar, dhe që ta kon-firmojë aktgjykimin, me të cilin janë liruar të akuzuarit nga akuzat.

Një nga mbrojtësit e të akuzuarit Limaj fjalën e tij të drejtuar gjykatës e ka shpre-hur me anë të Skype.

Pos Limajt, të akuzuarit në fjalën e tyre drejtuar gjykatës, vetëm i kanë mbështetur pretendimet e mbrojtësve të tyre. Duke iu drejtuar gjykatës, Limaj nga ajo ka kërkuar drejtësi, duke vënë në spikamë se drejtësia e vonuar është drejtësi e kontestuar. Pas fjalëve të palëve në procedurë, kryetari i panelit ankimor ka paralajmëruar se gjykata, pas takimit të trupit gjykues, palëve në procedurë do t’ua dërgojë aktgjy-kimet e arsyetuara me shkrim. Ai nuk është dorëzuar deri në fund të periudhës së raportimit.

[226] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Roman Raab dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vahid Halili.

Page 117: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 117 }

4. Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë

4.1. Rasti Marjan Ilinçiq227

Duke vepruar në lidhje me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, paneli i përzier i Gjykatës Supreme të Kosovës (e ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Filcherova - Ermen-kova228), në datën 18 mars të vitit 2015 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin e ka vlerësuar si të pabazë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë së të dënuarit Marjan Ilinçiq në aktgjykimin, të cilin në lëndën Prokurori kundër Marjan Ilinçiqit dhe të tjerëve e ka sjellë Gjykata Themelore në Mitrovicë/Mitrovica (P.P. nr. 5/2012 e datës 28 mars të vitit 2013) dhe Gjykata e Apelit (PAKR.nr. 513/2013 në datën 28 maj të vitit 2014.).

Rrjedha e procedurës penale Hetimet penale kundër të akuzuarit Ilinçiq (së bashku me tre të tjerë të dyshuar) janë hapur në datën 6 qershor të vitit 2008, me vendimin e Prokurorisë së UN-MIK-ut, për shkak të dyshimeve se ai ka marrë pjesë në trazirat e ish punonjësve të kombësisë serbe të gjykatës mitrovicase, të cilat kanë ndodhur në periudhën prej datës 14 mars deri në datën 17 mars të vitit 2008 dhe të cilave iu janë bashkuar edhe qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës/Mitrovica.229

Në mungesë të qasjes së organeve të drejtësisë ndaj të dyshuarve, hetimet e cekura disa herë janë ndërprerë, prapë janë hapur, në mënyrë që përfundimisht të vazh-dojnë me vendimin e prokurorit të datës 24 nëntor të vitit 2011. Me përfundimin e hetimeve, ish Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 29 maj të vitit 2012, e ka ngritur aktakuzën kundër të dënuarit dhe gjashtë (6) të bashka-kuzuarve230. Aktakuza është ndryshuar dy herë, në datën 15 gusht të vitit të vitit 2012, si dhe gjatë shqyrtimit kryesor, në datën 21 mars të vitit 2013.

[227] FDH Kosovë e ka përpunuar Rastin Ilinçiq në raportet vjetore të viteve 2013 dhe 2014 si dhe rastin Rastin Ilinçiqi dhe të tjerët. Në to ka qenë e përfshirë edhe procedura në lidhje me kry-erësit e tjerë, me të cilët ka vepruar Ilinçiqi në bashkëkryerje. Hollësitë mbi rrjedhën e proce-durës në lëndën Rasti Ilinçiq dhe të tjerët mund të gjenden në raportet e cekura vjetore, të cilët janë në dispozicion në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë (http://hlc-kosovo.org/?wpdm-dl=1678 i http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983). Në këtë kapitull të raportit vjetor do të bëhet fjalë vetëm për procedurën, e cila ka të bëjë me të dënuarin Ilinçiq. Sipas njohurive jozyrtare, pas procedurës ankimore, vetëm ai e ka deponuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme të Kosovës, në lidhje me të cilën kjo Gjykatë edhe ka vendosur.

[228] Anëtarët e panelit të Gjykatës Supreme të Kosovës: gjyqtari ndërkombëtar Willem Brower dhe gjyqtarja kosovare Emine Mustafa.

[229] FDH Kosovë e ka paraqitur në mënyrë të hollësishme zhvillimin e procedurës penale në rastin Prokurori kundër Ilinçiqit në raportet vjetore mbi gjykimet e përcjella për vitin 2013 dhe 2014.

[230] Të bashkakuzuarit: Zoran Çaviq, Dragan Millojeviq, Miodrag Raliq, Avni Krasniqi, AA dhe Nebojsha Joviq.

Page 118: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 118 }

Pas seancës për konfirmimin e aktakuzës231, gjatë së cilës janë shqyrtuar aktakuza dhe provat me të cilat është mbështetur ajo, gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës së ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë/Mitrovica232, në datën 19 tetor të vitit 2012 e ka sjellë vendimin (KA.nr. 207/2012), me të cilin pjesërisht e ka konfirmuar aktakuzën233 dhe provat, me të cilat ajo është mbështetur. Një nga pikat e aktakuzës kundër të akuzuarit është hedhur, deri sa katër (4) pikat e tjera kanë qenë të konfirmuara.

Shqyrtimi kryesor para trupit gjykues shqyrtues (ka kryesuar gjyqtarja Katja Dominik234) të Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica është hapur në datën 26 shkurt të vitit 2013. Gjatë shqyrtimit, gjykata është takuar në seanca gjashtëm-bëdhjetë (16) ditë. Lidhur me këtë janë dëgjuar pesëmbëdhjetë (15) dëshmitarë, prej të cilëve dy (2) me propozim të prokurorisë, dhjetë (10) me propozim të mbrojtjes dhe tre (3) sipas detyrës zyrtare. Po ashtu, janë paraqitur shumë prova materiale dhe është kryer edhe vizita e vendit të ngjarjes. Të akuzuarit e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre zakonore që të mbrohen me heshtje, kurse nuk kanë qenë të pranishëm as kur është shpallur aktgjykimi. Paneli ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 28 mars të vitit 2013 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq dhe Dra-gan Millojeviq janë shpallur fajtor për kryerjen e shumë veprave penale të kryera gjatë trazirave në mesin e muajit mars të vitit 2008. Në të njëjtën kohë, disa nga të akuzuarit, me aktgjykimin e cekur, janë liruar nga disa akuza të caktuara.

Ndaj pjesës liruese të aktgjykimit, që është shpallur nga fundi i muajit mars të vitit 2013, Prokuroria Themelore e EULEX-it në Mitrovicë/Mitrovica, në datën 13 gusht të vitit 2013 ka deponuar ankesë. Ankesë kanë deponuar edhe disa të akuzuar. Pas mbajtjes së seancës publike të panelit ankimor të datës 28 maj të vitit 2014, Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e shpallur në datën 30 korrik të vitit 2014, e ka refuzuar ankesën e prokurorisë si të pasafatshme, derisa ankesat e të akuzuarve i ka refuzuar si të pabaza, duke e konfirmuar kështu aktgjykimin e kontestuar të shkallës së parë.

Pasi që aktgjykimi në lëndën Prokurori kundër Marjan Ilinçiqit është bërë i plot-fuqishëm dhe kur janë shteruar të gjitha mjetet e rregullta juridike kurse ai ka filluar të prodhojë efektet e veta juridike, i dënuari Ilinçiq përmes mbrojtësit të tij e ka shfrytëzuar të drejtën në mjet të jashtëzakonshëm juridik, duke e parashtruar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, që, sidoqoftë, nuk e përmban ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm.235

[231] Të mbajtura në datën 15 gusht dhe 13 shtator të vitit 2012. [232] Gjyqtarja ndërkombëtar Roxana Comsa. [233] Gjyqtari për konfirmim ka refuzuar disa akuza të caktuara kundër disa të akuzuarve. [234] Anëtarët e panelit shqyrtues: Nino Ferera de Modureira dhe Dariusz Sielicki. [235] FDH Kosovë nuk ka njohuri nëse të pandehur e tjerë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore

Page 119: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 119 }

Me këtë kërkesë të datës 9 dhjetor të vitit 2014, i akuzuari, përmes mbrojtësit të tij e ka potencuar se formulimi i aktgjykimit të shkallës së parë është i paqartë, thellësisht jokonsistent dhe kontradiktor me pjesën hyrëse të aktgjykimit. Sipas tij, të dënuarit, me aktakuzë i janë vënë në barrë pesë (5) vepra penale, derisa gjykata ka vendosur mbi shtatë (7) vepra penale, gjë që i tejkalon kornizat e aktakuzës. Sipas pretendimeve të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, gjykata e shkallës së parë dhe e shkallës së dytë kanë qenë të obliguara kur e kanë marrë vendimin që ta shqyrtojnë aktakuzën e ndryshuar të datës 21 mars të vitit 2013, e cila është dashur të zëvendësojë aktakuzën origjinale. Po ashtu, është bërë vërejtje se i akuzuari, për të njëjtën vepër penale, rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i per-sonelit përcjellës, në pajtim me nenin 142 të LPPK, është akuzuar dhe është liruar. Në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ceket se në video shënimet si dhe në fotografitë e bëra gjatë demonstratave dhe ngjarjeve kontestuese, të cilat gjykatat i kanë shpallur si prova të pranueshme dhe mbi to e kanë bazuar aktgjykimin, në thelb janë jobindëse, për shkak të prejardhjes së panjohur të provave dhe për sh-kak të faktit se nuk janë mbledhur në pajtim me dispozitat juridike.

I dënuari dhe mbrojtja e tij me anë të kërkesës kanë propozuar që Gjykata Su-preme e Kosovës ta modifikojë aktgjykimin e plotfuqishëm në pjesën në të ciklën dënohet i akuzuari Ilinçiq dhe që ta lirojë nga akuzat ose që ta hedh pjesën konk-rete të aktgjykimit dhe që lëndën ta kthejë në rivendosje ose në rigjykim në një gjykatë të nivelit më të ulët. Në lidhje me kërkesën e të dënuarit Ilinçiq, zyra e prokurorisë së shtetit ka de-ponuar përgjigjen në kërkesën e mbrojtjes së të dënuarit, duke i analizuar pre-tendimet e kërkesës dhe duke propozuar që Gjykata Supreme ta hedh kërkesën e të dënuarit si të pabazë dhe që të vërtetojë aktgjykimet e kontestuara. Sipas përg-jigjes së prokurorisë, shumica e argumenteve të të dënuarit dhe të mbrojtjes së tij tashmë kanë qenë të shqyrtuara nga Gjykata e Apelit në lidhje me ankesat e aktgjykimit të shkallës së parë.

Gjykata Supreme e Kosovës, duke vepruar ndaj kërkesës për mbrojtje të lig-jshmërisë të parashtruar në emër të të dënuarit Ilinçiq, ka gjetur se kërkesa është bërë me kohë, është e pranueshme, por e pabazë. Sipas gjetjeve të panelit, gjykatat kompetente me rastin e të vendosurit në fazat e mëhershme të procedurës së rreg-ullt nuk e kanë shkelur Ligjin mbi Procedurën Penale, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës.236

për parashtrim të mjeteve të jashtëzakonshme juridike.[236] Ligji i Përkohshëm mbi Procedurën Penale i Kosovës, i cili ka qenë në fuqi prej datës 4 prill të

vitit 2004 deri në datën 31 dhjetor të vitit 2012.

Page 120: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 120 }

Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme, mbrojta, me anë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë, kryesisht i ka përsëritur kërkesat nga ankesa ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë. Gjykata, po ashtu, ka gjetur se nuk qëndrojnë argu-mentet e mbrojtjes, se formulimi i aktgjykimit të plotfuqishëm është i paqartë, thellësisht jokonsistent, në kontradiktë me pjesën hyrëse të aktgjykimit si edhe se i njëjti i tejkalon kornizat e aktakuzës. Gjykata e Apelit, pretendimet e njëjta në procedurën ankimore i ka arsyetuar në mënyrë të kënaqshme në formulimin e aktgjykimit të shkallës së parë, i cili është i qartë dhe i cili nuk i tejkalon kornizat e aktakuzës.

Me rastin e pohimeve të mbrojtjes se disa pjesë të caktuara të përkthimit nuk janë në përputhje me tekstin zyrtar të aktgjykimit të shkallës së parë, Gjykata Supreme, pas shikimit dhe krahasimit, ka konstatuar se nuk kanë vërejtur dallime, të cilat mbrojtja i ka potencuar. Megjithëkëtë, është theksuar se në rast të mospërputhjes, versioni në gjuhën angleze është autentik.

Duke bërë qartësime në lidhje me pohimet e mbrojtjes se i akuzuari është shpal-lur fajtor për më shumë vepra penale se sa që është i akuzuar, Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se kjo ka qenë rezultat i faktit se të njëjtat pika të ak-takuzës paraqiten në lidhje me vepra të ndryshme të të akuzuarit, të cilat janë kry-er në periudha të ndryshme kohore. Të dyja aktgjykimet e instancave paraprake gjyqësore qartazi e kanë shpjeguar se nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se i akuzuari në datën 14 ose 17 mars të vitit 2008 ka marrë pjesë në sulmin me dhunë në ambientet zyrtare, në vendbanimin privat ose në automjetin transportues të Kombeve të Bashkuara ose të personelit përcjellës.

Në lidhje me pohimet e mbrojtjes dhe të të dënuarit se video shënimet dhe fo-tografitë, në të cilat shihet i dënuari, janë provë e papranueshme për shkak të prejardhjes së tyre të panjohur si dhe për shkak të faktit se këto prova nuk janë mbledhur me anë të respektimit të neneve prej 256 deri në 267 LPPPK, Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se këto pohime të mbrojtjes dhe të të dënuarit nuk kanë bazë, duke e mbështetur arsyetimin e hollësishëm të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Vendi dhe koha ku janë bërë video shënimet dhe incizimet nuk janë kontestuese, kurse identiteti i personit i cili i ka bërë incizimet, sipas gjetjeve të panelit, nuk është relevant për pranueshmërinë e provave. Identiteti i saktë i per-sonit/ave, të cilët janë përgjegjës për incizimet, sipas gjykatës, mund të bëhet rele-vant vetëm në lidhje me vlerësimin e besueshmërisë së provave. Në rastin konkret nuk ka pasur shenja të pengimit ose të manipulimit me video shënimet, që do të shkaktonin dyshime në besueshmërinë e provave konkrete. Sipas gjykatës, pran-ueshmëria e provave është vlerësuar me anë të zbatimit të nenit 153, paragrafi 1 i LPPPK. Provat në rastin konkret nuk janë mbledhur në mënyrë të fshehtë, por me vëzhgimin e hapur të vendit publik. Ato nuk kanë qenë të drejtuara si dhe as

Page 121: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 121 }

të fokusuara në persona konkret, por janë bërë në një vend publik për qëllime të sigurisë publike dhe parandalimit të krimit.

Paneli i Gjykatës Supreme të Kosovës ka gjetur se në rastin konkret nuk ka shkelje të nenit 8, paragrafi 2 i Konventës Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut (KELTHDNJ), e cila në mënyrë eksplicite e lejon mbikëqyrjen publike për qëllime të sigurisë publike dhe parandalim të krimit. Gjykata nuk e ka vërtet-uar as shkeljen e dispozitës së nenit 171, paragrafët 1 dhe 2 të LPPK, sepse video shënimet dhe fotografitë janë bërë në vend publik. Dispozitat e cekura mbrojnë nga shkelja e privatësisë pa pajtim, derisa në vendet publike nuk ekziston e drejta e privatësisë e mbrojtur me ligj.

FDH Kosovë gjen se vendimi i Gjykatës Supreme është i drejtë dhe hollësisht i arsyetuar, me gjithë faktin se pretendimet e kërkesës tashmë kanë qenë të shqyr-tuara dhe në mënyrë profesionale dhe të hollësishme të arsyetuara në fazat e mëhershme të procedurës penale.

FDH Kosovë, po ashtu, gjen se lëshimet në fazat e mëhershme të procedurës pe-nale gjithsesi se kanë ndikuar në rrjedhën e procedurës penale në këtë lëndë. Si ndaj të të dënuarit Ilinçiq, ashtu edhe ndaj të akuzuarve të tjerë.237

[237] Për të cilët është bërë fjalë në raportin vjetor të FDH-së Kosovë për vitin 2013 dhe 2014, që janë në dispozicion në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: (http://hlc-kosovo.org/?wpdm-dl=1678 i http://hlc-kosovo.org/?wpdmdl=3983).

Page 122: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 122 }

Rekomandimet e përgjithshme të FDH Kosovë të raportit mbi gjykimet e përcjella gjatë vitit 2015

1. Edhe pse me përmbyllje nga fundi i vitit 2015 kanë kaluar dy të tretat e mandatit të ri dyvjeçar të EULEX-it, me të cilin kompetencat e tij ekzekutive dukshëm janë reduktuar dhe janë bartur në organet e gjyqësorit vendor, as edhe në këtë periu-dhë nuk ka rezultuar deri te ndonjë përparim më i madh në ndjekjen penale të krimeve të rënda nga gjyqësori vendor, posaçërisht jo ato të luftës. EULEX-i në këtë periudhë është marrë vetëm me ato rastet më të rënda, në të cilat ka filluar për të punuar para muajit qershor të vitit 2014, kur ka hyrë në fuqi mandati i tij i ri. Në ndërkohë, prokuroria vendore nuk e ka ngritur asnjë aktakuzë të re për krime të luftës. Gjendja e këtillë vetvetiu e imponon përfundimin se nuk do të ishte e udhës të flitet mbi largimin e përhershëm të EULEX-it nga Kosova. Gjyqësori kosovar, shteti kosovar dhe qytetarët e Kosovës edhe më tutje kanë nevojë për këtë mision, sepse gjykatat dhe prokuroria vendore edhe më tutje nuk munden për të trajtuar në mënyrë të pavarur, efikase dhe tërësore ndjekjen e krimeve më të rënda ose të të ashtuquajturit profil i lartë , e posaçërisht jo krimet e luftës. Që të arrihet ky qëllim, EULEX-i edhe më tutje i është i nevojshëm Kosovës.

2. Me rastin e negociatave për vazhdimin e ri të mandatit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit deri në muajin qershor të vitit 2016, në mënyrë sa më objektive duhet vlerësuar (mos)përgatitjen e gjyqësorit kosovar që të marrë mbi vete ndjek-jen penale dhe procedimin e veprave më të rënda penale, duke përfshirë këtu edhe krimet e luftës. Vetëm një vlerësim i këtillë real do të mundësojë që të shihet se deri në çfarë mase dhe në çfarë vëllimi si dhe në cilat fusha janë të nevojshëm për prokuroritë kosovare dhe gjykatat- gjyqtarët dhe prokurorët evropian. Në bazë të përvojës gjashtëmbëdhjetë vjeçare mbi përcjelljen e gjykimeve, FDH Kosovë kon-sideron se kjo ndihmë edhe më tutje është e çmueshme, por formati i saj duhet të jetë i përshtatur sa të jetë e mundur në mënyrë më adekuate me nevojat e sistemit të gjyqësorit kosovar dhe shoqërisë në tërësi. I tillë çfarë është sot, EULEX-i për-bënë një mekanizëm të rëndë, që funksionon me ngathtësi dhe në mënyrë joefi-kase, që është në hijen e organeve gjyqësore vendore dhe jep kontribut modest në ndjekjen konkrete të veprave më të rënda penale, por edhe në forcimin më të gjerë të sundimit të ligjit në Kosovë.

3. Një nga formatet, nëpër të cilin EULEX-i do të mundte që të angazhohej në mënyrë më efikase, përbëhet nga krijimi i ekipeve prokuroriale të përbashkëta evropiane - kosovare, të cilat do të punonin së bashku në ndjekjen e kryerësve të dyshuar të veprave më të rënda penale. Lufta për sundimin e ligjit në Kosovë ka një kohë të gjatë që qëndron në fazën në të cilën duhet të përballet me krimet e

Page 123: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 123 }

profilit të lartë, si të atyre të së kaluarës, ashtu edhe të atyre të së sotmes. Ekipet e përbashkëta prokuroriale, në të cilat do të duhej të përzgjidheshin prokurorët më të mirë evropian dhe vendor, kësaj lufte do t’i siguronin “gjak të freskët”, sepse, në njërën anë, do të mundësonin kombinimin e përvojave kosovare dhe evropiane në ndjekjen e veprave më të rënda penale, derisa, në anën tjetër, do t’iu siguronin këtyre ekipeve peshën e nevojshme dhe autoritetin që në mënyrë efikase dhe pro-fesionale të ballafaqohen me veprat më të rënda penale.4. Ngjashëm me rekomandimin paraprak dhe me të njëjtin arsyetim, gjatë plani-fikimit të modelit sipas të cilit do të funksionojë EULEX-i në dy vitet e ardhshme, duhet të kihet parasysh mundësia e formimit të departamenteve të përbashkëta të përbëra nga gjyqtarët vendor dhe evropian, të cilët në mënyrë ekskluzive do të duhej të angazhoheshin në gjykimet në lidhje me lëndët më të vështira dhe në ato të profilit më të lartë.

5. Edhe pse formimi i Gjykatës Speciale përbënë një punë të kryer, FDH Kosovë konsideron se gjatë formësimit të këtij projekti është lëshuar shansi që ai të vihet në funksion të forcimit të klimës dhe të kapaciteteve në Kosovë në mbështetje të sundimit të ligjit. Gjykatat nuk e kanë mision që të merren me arsimimin në kuptimin e ngushtë të fjalës, por ky mision në mënyrë të pjesshme ka mundur të adresohet nga Gjykata Speciale në formën e përfshirjes së drejtpërdrejtë të gjy-qtarëve dhe të prokurorëve kosovar në trajnimet, të cilat ekspertët, por edhe gjy-qtarët dhe prokurorët e kësaj gjykate, do të mund të organizonin në margjina të Gjykatës Speciale dhe gjatë të cilave në mënyrë shumë efikase do të mund të bartej përvoja ndërkombëtare dhe ekspertiza në titullarët e gjyqësorit kosovar. Ky rekomandim buron nga bindja e thellë e FDH Kosovë se atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovar, të cilët do të punonin në rastet më të rënda e posaçërisht në krimet e luftës, iu është e nevojshme përsosja e vazhdueshme dhe këmbimi i për-vojave me praktikën ndërkombëtare dhe se kërkimi i formës më të përshtatshme për këtë duhet të jetë një nga detyrat me prioritet të sistemit menaxhues në gjy-qësorin kosovar.

6. Kosova është një nga vendet e rralla të ish Jugosllavisë, i cili ka qenë i përfshirë nga lufta dhe që nuk ka prokurori të veçantë për krimet e luftës. Kjo nuk është lëshim i Kosovës, sepse gjyqësori në vend nga lufta e këndej ka qenë i kontrolluar ndërkombëtarisht. Por, ashtu siç gjërat do të zhvillohen me planifikimin dhe vërte-timin e mandatit të ri të EULEX-it në vitet e ardhshme, duhet të merret parasysh në mënyrën më serioze ideja mbi formimin e një prokurorie të veçantë kosovare për krimet e luftës, si dhe për rritjen e numrit të prokurorëve, të cilët do të ishin të angazhuar në hetimin dhe në ndjekjen e krimeve të luftës. Këtë e vërtetojnë të dhënat mbi (mos)suksesin e ndjekjes së krimeve të luftës në shtatëmbëdhjetë vitet e kaluara. Për shembull, zyrtarisht operohet me të dhënën se rreth 20.000 gra janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, kurse deri tash për këtë nuk është identifikuar dhe

Page 124: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 124 }

dënuar as edhe një kryerës i vetëm. Mungesa e prokurorisë speciale për krimet e luftës nuk mund të arsyetohet me ekzistimin e Prokurorisë Speciale ose me formim-in, kohët e fundit, të departamentit për krimet e luftës pranë kësaj prokurorie.

Rekomandimet konkrete të FDH Kosovë

1. Dispozitat ligjore, të cilat e përkufizojnë sjelljen e papranueshme dhe të dënueshme nuk guxojnë të trajtohen si të përkryera dhe ato në mënyrë të vazh-dueshme duhet t’i përshtaten praktikës gjyqësore dhe përvojës nga gjykimet. Në bazë të përcjelljes shumëvjeçare të gjykimeve dhe posaçërisht në bazë të përvojës në përcjelljen e gjykimeve gjatë vitit 2015, FDH Kosovë ka identifikuar dy gjëra, të cilat kërkojnë rregullim ligjor. E para ka të bëjë me krijimin e kategorisë së „dëshmitarit - armik i gjykatës“, që do të jetë përgjigje në dukurinë gjithnjë e më të shpeshtë që dëshmitarët, posaçërisht dëshmitarët kyç, të ndryshojnë në mënyrë thelbësore gjatë shqyrtimit kryesor deklaratat e tyre krahasuar me ato që i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës penale. E dyta ka të bëjë me përmirë-simin e statusit të palës së dëmtuar në procedurë, sepse zgjidhjet e tashme ligjore nuk janë më të mirat dhe nuk janë në përputhje me parimin e drejtësisë dhe të kënaqjes së palës së dëmtuar.

2. Ndërrimet e prokurorëve, posaçërisht gjatë shqyrtimit kryesor, duhet të reduk-tohen në masën më të ulët të mundshme dhe, kur kjo është e mundshme, duhet të shmanget ndërrimi, për arsye se këto ndërrime, nëse do të ndodhin shpesh, do të ndikojnë në mënyrë negative në rrjedhën dhe në cilësinë e gjykimeve, si dhe në kapacitetin e prokurorisë që të „mbrojë“ aktakuzat para gjykatës.

3. Vendimet e gjykatave vendore dhe ndërkombëtare duhet të respektohen nga institucionet kosovare. Rasti i fundit në lidhje me këtë (mos)respektim ka të bëjë me mandatin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët me vendime të plotfuq-ishme gjyqësore janë shpallur fajtor për veprën penale krim i luftës nga gjykatat vendore ose tribunalet ndërkombëtare. Edhe pse me nenin 25 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës (të datës 29 prill të vitit 2010, paragrafi 1, pika d) parashi-het që deputeti i Kuvendit e humb këtë mandat nëse dënohet „për vepër penale me dënimin me burgosje për periudhën kohore prej një (1) e më shumë vite,“ implementimi i kësaj dispozite deri tash ka shkuar ngadalë. Ky obligim duhet të përkufizohet ligjërisht në mënyrë imperative për të gjithë bartësit e funksioneve publike dhe duhet të hyjë në fuqi sipas automatizmit dhe nuk guxon të varet nga vullneti i personave të dënuar.

4. Shërbimet policore dhe ato të burgjeve për sigurimin e pranisë së personave të akuzuar në gjykime, si edhe për transportin e tyre nga dhe deri te gjykata, duhet që

Page 125: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 125 }

të profesionalizohen në mënyrë maksimale. Dukuria që disa persona të akuzuar, të cilët gjenden në paraburgim, lirshëm të shëtisin në publik gjatë gjykimeve të cilat zhvillohen kundër tyre i kanë dërguar publikut një imazh shumë të dobët mbi (jo)profesionalizmin e këtyre shërbimeve.

5. Në shoqëritë demokratike, politika është e ndarë nga gjyqësori. Gjatë periudhës së raportimit, FDH Kosovë ka regjistruar disa raste në të cilat bartësit e funksioneve të larta politike dhe shtetërore kanë komentuar vendimet e gjykatave në të cilat janë shqiptuar aktgjykimet për ish pjesëtarët e UÇK-së. Sjellja e këtillë është e papran-ueshme dhe ajo e përforcon përshtypjen mbi përzierjen e politikës në gjyqësorin.

Rekomandimi i njëjtë ka të bëjë edhe me mediat, sepse është hetuar se ato merren me komentimin dhe diskualifikimin e deklaratave të dëshmitarëve në gjykimet për të cilat mbretëron interesim i madh në publik. Vlerësimi i dëshmitarëve dhe i dëshmive të tyre është çështje e gjykatës dhe mediat duhet të sillen në mënyrë më profesionale në kryerjen e mandatit të tyre dhe jo që t’i japin vetes role, të cilat, sipas ligjit, i takojnë vetëm gjykatave.

6. Është e nevojshme që gjykatat në mënyrë më profesionale dhe më adekuate të vlerësojnë nevojën për shqiptim të paraburgimit si masa më e ashpër e sigurimit të pranisë së personave të dyshuar/akuzuar para gjykatave. Kjo masë, nga ana e gjykatave, duhet të reduktohet në masën më të vogël të mundshme. Edhe atëherë kur shqiptohet, duhet që gjatë rrjedhës së procedurës rregullisht të vlerësohet ba-zueshmëria e saj, posaçërisht në rastet kur akuzat nuk janë mbështetur në mënyrë adekuate.

7. Me udhëzim administrativ të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 02 mars të vitit 2016 është paraparë që të mos publikohen, përkatësisht të mbesin anonime të dhënat personale të personave të dënuar me aktgjykime të plotfuqishme. Me ud-hëzim pamundësohet njohja e publikut me këta persona. Duke e respektuar të dre-jtën në mbrojtjen e të drejtave të njeriut që lidhen me privatësinë, FDH Kosovë kon-sideron se mbrojtja e të dhënave personale të personave me dënime të plotfuqishme drejtpërdrejt çon drejt kufizimit të transparencës së procedurave gjyqësore dhe të drejtave të publikut që në mënyrë adekuate të informohet mbi rezultatet e procedur-ave penale. Rregullorja e cekur bie ndesh me edhe me vendimet gjyqësore, të cilat mundësojnë që gjykimet të jenë publike si dhe që të publikohen aktgjykimet, sepse ato janë dokumente publike. Nëse dëshirohet mbrojtja e të drejtave dhe e privatësisë së personave të gjykuar, atëherë duhet të përditësohen të dhënat dhe të vendoset një sistem më efikas i fshirjes nga evidenca e të dënuarve pas vuajtjes së dënimit, për-katësisht pas kalimit të afatit për regjistrimin e dikujt në evidencat gjyqësore.

Page 126: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri
Page 127: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

A N E X

Komunikatat dhe analizat e publikuara nga

FDH Kosovë për vitin 2015

Page 128: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri
Page 129: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 129 }

Dy serb të Kosovës lirohen nga akuzat për vrasjen e policit Zymberi238

Pas shqyrtimit kryesor të mbajtur në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve239, trupi shqyrtues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitro-vicë, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Paulo Teixeira240, në datën 20 mars të vitit 2015 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin serbët e Kosovës Radosllav Radiq dhe Millovan Vllashkoviq janë liruar nga të gjitha akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi, e cila ka ndodhur në datën 26 gusht të vitit 2011. Zyra e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë, në datën 7 maj të vitit 2014 e ka ngritur aktakuzën, me të cilën të akuzuarve Radiq dhe Vlashkoviq iu është vënë në barrë kryerja e shtatë veprave penale: vrasje e rëndë; tentim-vrasje e rëndë; pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i paautorizuar i armës së zjarrit; pengim i personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; rrezikim i komunikacionit publik me anë të veprimeve ose të mjeteve të rrezikshme; si dhe shkaktim i rrezikut të përgjith-shëm dhe pjesëmarrje në masën e cila kryen vepër penale.

Të dy serbëve me aktakuzë iu është vënë në barrë se në bashkëkryerje me Ra-domir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin dhe Radomir Kasaloviqin (të cilët në kohën e ngritjes së aktakuzës janë gjetur në arrati), në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit në kon-vojin e automjeteve të policisë së Kosovës, në të cilin janë gjetur pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU). Konvoji i sulmuar është përbërë prej 10 deri 12 automjeteve policore dhe në fillim dhe krye të tij kanë qenë au-tomjetet e blinduara të policisë. Konvoji ka qenë duke lëvizur në rrugën midis Mitrovicës dhe Zubin Potokut me qëllim të marrjes nën kontroll të kalimit ku-fitar 31. Sulmi në konvoj ka ndodhur në pjesën e rrugës midis fshatrave Varage dhe Zupç. Para sulmit të armatosur, konvoji policor në afërsi të fshatit Çabër ka hasur në barrikadën e parë, e cila është përbërë nga gurët dhe zhavori. Bar-rikada është tejkaluar me gjetjen e rrugës alternative, pas së cilës konvoji prapë është kthyer në rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të kalimit kufitar 31. Pas 10 minutave, në pjesën e rrugës midis fshatrave Varage dhe Zupç, konvoji prapë ka hasur në pengesë, e cila këtë herë është përbërë nga pesë automjete, të cilat e

[238] Të cilin mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?p=4112&lang=sq

[239] Të bashkakuzuarit: Millovan Vllashkoviq. Në kohën e zhvillimit të shqyrtimit kryesor , vetëm të akuzuarit Radiq i është caktuar masa e paraburgimi. I akuzuari Vllashkoviq pas paraburgosje në datën 04 shkurt të vitit 2014, është liruar pas dhënies së garancisë.

[240] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarja ndërkombëtare Franciska Fiser dhe Nuno Madureira.

Page 130: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 130 }

kanë pamundësuar lëvizjen e mëtejme. Vozitësit dhe udhëtarët e këtyre autom-jeteve kanë qenë pranë këtyre automjeteve, duke i provokuar pjesëtarët e poli-cisë në mënyra të ndryshme. Me qëllim që ta vazhdojnë rrugën, disa pjesëtarë të konvojit policor kanë dalë nga automjetet zyrtare me qëllim që të arrijnë një marrëveshje eventuale me personat, të cilët e kanë vendosur barrikadën. Pas mossuksesit lidhur me qëllimin e këtillë, udhëheqësi i konvojit e ka dhënë urdhrin që automjetet të shtyhen nga rruga. Në atë moment, prej 8 deri në 10 persona, të cilët kanë qëndruar pranë barrikadës, kanë ikur në malin në afërsi pranë rrugës në anën e majtë, prej nga pastaj është hapur nga armë të zjarrit në automjetet policore. Me plumbin e parë është plagosur rëndë pjesëtari i policisë Enver Zymberi, i cili është gjendur në vendin e vozitësit të automjetit të dytë të konvojit. Të shtënat nga armët e zjarrit në automjetet e policisë kryesisht në fillim kanë ndodhur nga pylli, i cili gjendet në anën e majtë të rrugës. Më vonë, edhe nga drejtimet e tjera ka pasur të shtëna me armë zjarri, të cilat kanë zgja-tur rreth gjysmë ore. Pjesëtarët e policisë janë përgjigjur në të shtënat me armë zjarri me qëllim që të mbrohen dhe që të nxjerrin trupin e policit të plagosur. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur krejt derisa konvoji i policisë nuk është tërhequr mbrapa në drejtim të Mitrovicës. Polici i plagosur iu është nënshtruar plagëve dhe ka vdekur në të njëjtën ditë.

Pas ngritjes dhe dorëzimit të aktakuzës në gjykatë, është zhvilluar procedura sipas aktakuzës. Të akuzuarit e kanë kundërshtuar aktakuzën dhe provat, me të cilën ajo është mbështetur, me propozimin që e njëjta të refuzohet. Kryetari i trupit gjykues me vendim i ka refuzuar kërkesat me shkrim dhe kundërshtimet e të akuzuarve.

Shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës së vlerësuar, pas së cilës të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor, është hapur në datën 15 dhjetor të vitit 2014. Gjatë seancës së parë, kryesisht është shqyrtuar propozimi i prokurorit mbi bashkim-in e procedurave sipas aktakuzës së datës 7 maj të vitit 2014 si dhe të aktakuzës së prokurorit të njëjtë të ngritur në datën 12 dhjetor të vitit 2014241 kundër të akuzuarve Radomir Kasaloviqit dhe Sllobodan Sovrliqit. Edhe pse të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre nuk i janë kundërvënë propozimit mbi bashkimin e proce-durës së dy aktakuzave, me të cilat të akuzuarit akuzohen në drejtim të veprave të njëjta penale dhe në lidhje me të njëjtat ngjarje, me vendim të kryetarit të trupit gjykues, propozimi i prokurorit mbi bashkimin e procedurave është re-fuzuar.

Gjatë 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, aq sa është takuar në seanca trupi gjykues, janë dëgjuar 27 dëshmitarë me propozim të prokurorit. Një dëshmitarë i prokuror-

[241] Sipas kësaj aktakuze, në kohën e zhvillimit të diskutimit mbi bashkimin e procedurave sipas aktakuzave të cekura, nuk ka qenë e kryer procedura e vlerësimit të aktakuzës së datës 12 dhjetor të vitit 2014, e paraparë me ligj nga gjykata kompetente.

Page 131: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 131 }

isë është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit anonim, me anë të video-konferencës. Shqyrtimi kryesor kryesisht ka qenë publik, pos atëherë kur, me propozim të prokurorit, ka qenë plotësisht i mbyllur, pjesërisht gjatë një dite të seancës gjy-qësore si dhe gjatë një dite të gjykimit, gjatë të cilës, sipas njoftimeve jozyrtare, janë dëgjuar disa dëshmitarë të prokurorisë. Tetë dëshmitarë gjatë hetimeve janë dëgjuar sipas detyrës zyrtare. Paneli shqyrtues i ka refuzuar propozimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre për dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes, për shkak të lëshimit të afatit ligjor për propozim të këtyre dëshmitarëve, por shumica e këtyre dëshmitarëve janë dëgjuar sipas detyrës zyrtare. Gjykata, sipas detyrës zyrtare, e ka emëruar avokatin, i cili në cilësi të të autorizuarve të plotfuqishëm të të dëmtuarve përfaqëson interesat e palës së dëmtuar. Po ashtu, gjykata, gjatë shqyrtimit kryesor e ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes.

I akuzuari Radiq gjatë deklaratave para panelit shqyrtues e ka kundërshtuar çfarë-do lidhje me akuzat. I akuzuari Vllashkoviq e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbro-het me heshtje, duke potencuar se lidhur me gjithçka qëndron pas deklaratave, të cilat i ka dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Gjatë procedurës së provave, si të lexuara janë paraqitur shumë prova të siguruara gjatë hetimeve policore dhe të prokurorisë. Në fund të procedurës, palët në procedurë kanë shprehur argu-mentet e tyre përfundimtare, për dhe kundër aktakuzës.

Paneli shqyrtues, në një arsyetim të shkurtër, në aktgjykimet liruese ka thënë se gjykata në bazë të provave të paraqitura nuk ka gjetur se ekziston përfshirja e të akuzuarve në aksionin e banorëve të pjesës veriore të Kosovës, e organizuar me rastin e aksionit policor në marrjen në kontroll të pikës së kalimit kufitar 31. Sipas gjetjeve të gjykatës, provat e paraqitura dhe deklaratat e dëshmitarëve të caktuar kanë qenë prova të pasigurta, mbi bazën e të cilave gjykata nuk ka mundur jashtë çdo dyshimi për të vërtetuar përfshirjen e të akuzuarit të parë Radiq në këtë vepër. Po ashtu, sipas gjetjeve të gjykatës, prokuroria nuk ka ofruar prova për vërtetimin e fajësisë në lidhje me të akuzuarin e dytë Vllashkoviq.

Me vendim të veçantë të gjykatës, të akuzuarit Radiq i është hequr masa e paraburgimit.

Gjatë procedurës para panelit shqyrtues, aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EU-LEX-it në Mitrovicë, krahas prokurorit të lëndës, i cili i ka udhëhequr hetimet, e kanë përfaqësuar edhe tre prokurorë të prokurorisë së cekur, duke e zëvendësuar njëri-tjetrin.

Me aktgjykimin e shkallës së parë në lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve ka përfunduar një pjesë e procedurës rreth hetimeve për vrasjen e policit Zymberi. Aktakuza e datës 12 dhjetor të vitit 2014 është konfirmuar dhe

Page 132: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 132 }

së shpejti në lidhje me këtë lëndë pritet hapja e shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues. Po ashtu, në vazhdim e sipër janë edhe hetimet lidhur edhe me një numër të të dyshuarve në lidhje me këtë rast.

Page 133: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 133 }

Gjykata e Apelit e zbut dënimin për të gjykuarin Radivojeviq

A N A L I Z Ë242

Gjykata e Apelit, me një panel ankimor të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Hajnalka Veronika Karpati,243 pas seancës së hapur për publikun, në datën 24 mars të vitit 2015 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin është refuzuar si e pabazuar ankesa e të akuzuarit Ivan Radivojeviqit ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR 055/13 e datës 12 shkurt të vitit 2014, me të cilin i akuzuari Ivan Radivojeviq është shpallur fajtor për krime të luftës kundër popul-latës civile244, të kryer në bashkëkryerje dhe me të cilin i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh.

Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar aktgjykimin e cekur të gjykatës së parë në pikëpamje të vendimit mbi dënimin. Të gjykuarit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, për arsye se gjatë kohës së konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë, në stacionin e autobusëve në Fus-hë Kosovë (në vendin e quajtur “Udhëkryqi”), duke vepruar në bashkëkryerje, në datën 26 mars të vitit 1999, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 meshkujve, civilë të kombësisë shqiptare, të cilët nuk kanë marrë pjesë në konflikt (duke përfshirë edhe Bujar Bajramin, Haki Bajramin dhe Daut Bogujevcin).

Koha e Radivojeviqit e kaluar në paraburgim nga data 26 korrik i vitit 2013, nga ana e Gjykatës së Apelit është përfshirë në dënimin e shqiptuar me burgosje. Akt-gjykimi i shkallës së parë në pjesën tjetër është konfirmuar, me çka kanë shteruar mjetet e rregullta juridike të parapara me ligj mbi procedurën penale, dhe aktgjy-kimi është i plotfuqishëm.

Hetimet Hetimet penale kundër të dënuarit Radivojeviq janë iniciuar nga deklaratat e anëtarëve të caktuar të familjeve të viktimave të dhëna organeve hetimore mbi keqtrajtimet dhe rrahjet, që ata, si banor të Fushë Kosovës i kanë përjetuar gjatë

[242] Të cilin mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?p=4112&lang=sq

[243] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtar Elka Filcherova - Ermenkova, gjyqtari i Gjykatës së Apelit Fillim Skoro.

[244] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ, për momentin e dënueshme sipas neneve 31 dhe 152 të LPK, nenin e përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, me nenet 4 dhe 5 (1) të Protokollit të Dytë Plotësues të datës 8 qershor të vitit 1977, me të cilin janë plotësuar Konventat e Gjenevës të vitit 1949, si dhe me rregullat ndërkombëtare në fuqi, me të cilat rregullohet çështja e konfliktit të brendshëm.

Page 134: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 134 }

kohës së konfliktit të armatosur, më saktë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, në datën 26 mars të vitit 1999. Vepra penale ka ndodhur me rastin e përpjekjeve të tyre që, për arsye të sigurisë, ta braktisin qytetin. Ata kanë pohuar në deklara-tat e tyre se me këtë rast është zhdukur civili Haki Bajrami. Sipas deklaratave të dëshmitarëve të caktuar, ata kanë dëshmuar para organizatave ndërkombëtare hu-manitare për keqtrajtimin që e kanë përjetuar si dhe për zhdukjen e anëtarëve të caktuar të familjeve të tyre menjëherë pasi që këto ngjarje kanë ndodhur. Hetimet zyrtare kundër të dënuarit Radivojeviq në lidhje me ngjarjet e datës 26 mars kanë filluar në datën 14 nëntor të vitit 2012. Gjatë hetimeve janë dëgjuar një numër i caktuar i dëshmitarëve dhe dëshmitarëve okular, të cilët kanë dëshmuar për ng-jarjen e cila ka ndodhur në “Udhëkryq” në Fushë Kosovë. Dëshmitarët e dëgjuar gjatë hetimeve janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë dhe viktima të keqtrajtimit, të rrahjeve, të cilat ata ose anëtarët e familjeve të tyre i kanë përjetuar gjatë fundit të muajit mars të vitit 1999.

Aktakuza Pas hetimeve të zhvilluara kundër Radivojeviqit, prokurori special i PSRK, në datën 24 shtator të vitit 2013 kundër tij ka ngritur aktakuzën për kryerje të veprës penalet të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Të akuzuarit i është vënë në barrë: se në cilësinë e pjesëtarit të policisë rezerve serbe dhe në bashkëkryerje, me së paku edhe rreth dhjetëra pjesëtarë të tjerë të forcave të ndryshme serbe, në datën e cekur në Fushë Kosovë, tek stacioni i autobusëve, ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve të tubuar. Me atë rast e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 civilëve shqiptarë, meshkuj (duke përfshirë edhe Bujar Ba-jramin, Daut Bogujevcin, Haki Bajramin. Këtë të fundit, familja e tij nuk e ka parë më kurrë. Trupi i tij është gjendur në vitin 2000 në varrezën masive në Dragodan në Prishtinë). Aktakuza i është dorëzuar gjykatës në ditën e nesërme. Vlerësimi i aktakuzës Gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons, duke vepruar në cilësi të gjyqtarit in-dividual245, në afatin e paraparë me ligj (i akuzuari është gjendur në paraburgim246, në datën 9 tetor të vitit 2014), e ka mbajtur seancën e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën. Gjatë seancës, krahas vërtetimit të provave të prokurorisë, janë shqyrtuar edhe ligjshmëria dhe bazueshmëria e aktakuzës si dhe e provave, me të cilat është mbështetur ajo.

[245] Gjyqtari ndërkombëtar Simmons, pas vlerësimit të aktakuzës se e njëjta i plotëson kushtet lig-jore që po për të njëjtën të hapet shqyrtimi kryesor, ka kryesuar me panelin shqyrtues të përzier, para të cilit është mbajtur shqyrtimi kryesor për aktakuzën para Gjykatës Themelore në Prisht-inë. Në përbërje të panelit kanë qenë edhe: gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares dhe gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Faik Hoxha.

[246] Neni 242, paragrafi 5 i LPRK: „Nëse i akuzuari gjendet në paraburgim, dëgjimi i parë mbahet që në rastin e parë, por në afat prej 15 ditësh nga dita e ngritjes së aktakuzës“.

Page 135: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 135 }

Mbrojtësi i të akuzuarit gjatë kësaj seance i ka potencuar rrethanat, në të cilat janë hapur hetimet kundër klientit të tij, kurse posaçërisht ka ngulur këmbë që të vër-tetohet nëse dhe kur kundër tij është ngritur padia penale si dhe nga kusht është ngritur. Sipas prokurorit, në rastin konkret nuk ka pasur padi penale të veçantë. Prokuroria speciale hetimet zyrtare i ka hapur në bazë të deklaratave të dëshmi-tarëve, përkatësisht të të dëmtuarve. I akuzuari, gjatë procedurës së vlerësimit të aktakuzës, në lidhje me të njëjtën është deklaruar i pafajshëm. Pas dëgjimit të parë, i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë bërë vërejtje me shkrim ndaj provave, mbi të cilat aktakuza është bazuar si dhe as që e kanë kërkuar refuzimin e saj. Me këtë ka përfunduar procedura e vlerësimit të aktakuzës dhe e provave, me të cilat është mbështetur ajo.

Shqyrtimi kryesor Pas seancës së parë dëgjimore dhe pas skadimit të afateve ligjore për paraqitjen e vërejtjeve ndaj provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, është hapur shqyrtimi kryesor për aktakuzën me anë të një seance përgatitore të mbajtur në datën 15 janar të vitit 2014 para panelit hetimor të përzier të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë shqyrtimit kryesor, duke e përfshirë edhe seancën e dëgjimit të parë lidhur me aktakuzën, trupi gjykues i përzier është takuar nëntë (9) ditë gjyqësore. Gjatë shqyrtimit, drejtpërdrejtë janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë sipas propozimit të prokurorisë. Me pajtimin e palëve, gjatë seancave të panelit shqyrtues janë lexuar edhe dy deklarata të dëshmitarëve të prokurorisë të fazave të mëhershme të heti-meve. Ky vendim është arsyetuar me faktin se këta dëshmitarë nuk jetojnë më në Kosovë si edhe ngaqë dëgjimi i tyre i drejtpërdrejtë ose dëshmia me anë të lidhjes së video-konferencës do të ndikonte në rrjedhën e zhvillimit të shqyrtimit kryesor, gjatë të cilit i akuzuari është ndodhur në paraburgim. Me rastin e sjelljes së vendimit dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Penale, gjykata nuk e ka bazuar vendimin e vet në deklaratat e dëshmitarëve, të cilët nuk janë dëgjuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë seancës së shqyrtimit kryesor, sepse i akuzuari dhe mbrojtja e tij nuk kanë pasur mundësi t’i ballafaqojnë dëshmitarët me pyetjet e tyre.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij gjatë hetimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën ose nuk i kanë siguruar dëshmitarët të cilët do të vërtetonin alibinë për të akuzuarin ose të cilët do të vërtetonin pohimet e mbrojtjes se ai gjatë kohës së kryerjes së veprës, me të cilën ngarkohet, si pjesëtar i formacionit rezervë të policisë, është gjendur në detyrë larg nga Fushë Kosova. Një nga arsyet e heqjes dorë të mbrojtjes nga thirrja e këtyre dëshmitarëve, për të cilët besohet se në periudhën kritike kanë qenë epror të të akuzuarit, ka qenë me gjasë edhe qëndrimi i prokurorit i paraqi-tur gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor, se dëshmitarët eventual të mbrojtjes do të mund t’i shtroheshin ndjekjes penale nëse eventualisht do të paraqiteshin para gjykatës, pa marrë parasysh se çfarë prove japin.

Page 136: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 136 }

I akuzuari, në deklaratën e tij para panelit shqyrtues e ka kundërshtuar çfarëdo lidhje me veprën penale, me të cilën ngarkohet si edhe përfshirjen dhe rolin e tij në keqtrajtimin e civilëve në Fushë Kosovë.

Aktgjykimi Paneli shqyrtues i përzier, pas provave të propozuara të paraqitura, pas paraqitjes së argumenteve përfundimtare të palëve në procedurë, në datën 2 shkurt të vitit 2014 e ka shpallur aktgjykimin. Me anë të tij, i akuzuari Ivan Radivojeviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të kryer sipas përshkrimit të dhënë në aktakuzën e datës 24 shtator të vitit 2013. Gjykata, me këtë rast, të akuzuarit ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Koha e kaluar në paraburgim nga data 26 korrik e vitit 2013, Radivojeviqit i është përfshirë në dënimin e shqiptuar. Me vendim të veçantë, atij i është zgjatur paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit247.

Procedura pas ankesës Ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore, me të cilin ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burgosje, Radivojeviqi, me anë të mbrojtjes së tij, është ankuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, midis të tjerash, në ankesën e tij ndaj aktgjykimit, të cilin e ka kundërshtuar në të gjitha pikëpamjet të parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale, e ka potencuar gjendjen faktike në mënyrë të gabuar dhe të paplotë të konstatuar, përkatësisht mospërputhshmërinë në deklaratat e dëshmitarëve, mbi të cilat gjykata e shkallës së parë e ka bazuar vendimin e saj. Sipas mbrojtjes, vlerë-simet e gjykatës janë të paplota, sipërfaqësore dhe jo të bindshme si dhe me shumë mospërputhje. Ai i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që aktgjykimin e muajit shkurt të vitit 2014 ta anulojë dhe rastin ta kthejë në rigjykim si dhe që klientit të tij t’ia heqin paraburgimin dhe që t’i mundësohet të mbrohet në liri. Në përgjigjen ndaj ankesave të mbrojtjes, prokurori special i ka kundërshtuar po-himet e mbrojtjes. Sipas pohimeve të prokurorit, gjykata e shkallës së para e ka marrë parasysh gjendjen faktike dhe, së këndejmi, nuk ka baza për ankesën në pikëpamje të gjendjes faktike në mënyrë të paplotë të konstatuar. Prokurori po ashtu e ka cekur se gjatë procedurës së shkallës së parë, vërejtjet, të cilave iu është referuar mbrojtja, janë shqyrtuar në mënyrë të hollësishme dhe janë vlerësuar në mënyrë të rregullt krahas respektimit të dispozitave ligjore. Prokurori special i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ankesa e të akuzuarit dhe e mbrojtësit të tij të refuzohet si e pabazë, kurse aktgjykimi i Gjykatës Themelore të konfirmohet.

[247] Shqyrtimi i hollësishëm i gjykimeve si dhe qëndrimet e FDH Kosovë mbi aktgjykimin e shkallës së parë janë paraqitur në një kumtesë të veçantë për publikun në datën 22 shkurt të vitit 2014, si dhe në raportin vjetor të FDH Kosovë për vitin 2014 (www.hlc-kosovo.org)

Page 137: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 137 }

Prokurori i apelit, në mendimin e tij në lidhje me ankesën e mbrojtësit dhe përg-jigjen e prokurorit special, e ka mbështetur përgjigjen e prokurorit. Ai e ka thek-suar se pas analizës së deklaratave të dëshmitarëve nga fazat e deriatëhershme të procedurës ka gjetur se mospërputhjet në deklaratat e dëshmitarëve janë të parëndësishme si dhe se ato kanë të bëjnë me hollësi dhe me rrethana jothel-bësore, të cilat janë të natyrshme për shkak të kalimit të kohës. Sipas tij, dësh-mitarët kyç të akuzës, të cilët Radivojeviqin e kanë njohur një kohë të gjatë para ngjarjeve, gjatë shqyrtimit kryesor, para trupit gjykues i kanë vërtetuar deklaratat e tyre të dhëna gjatë hetimeve mbi faktet thelbësore, posaçërisht ato të cilat kanë të bëjnë me njohjen e të akuzuarit, si dhe me aktivitetet e tij në ditën kritike në vendin e cekur dhe në kohën e cekur. Të gjithë ata kanë pohuar se i akuzuari ka qenë në stacionin e autobusëve në datën 26 mars të vitit 1999, se ka qenë pjesëtarë i formacioneve serbe paramilitare dhe policore, se ka pasur armë si edhe se ka marrë pjesë në rrahjen e civilëve shqiptarë.

Duke vepruar në lidhje me ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit, Gjykata e Apelit në seancën e panelit ankimor në mënyrë të hollësishme ka analizuar rrjedhën e proce-durës së shkallës së parë. Prokurori i apelit me këtë rast e ka mbështetur mendimin e tij të mëhershëm të dhënë me shkrim në lidhje me ankesën, duke e potencuar se nuk ka bazë ligjore që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet ose që lënda të kthehet në rigjykim. Mbrojtësi i të akuzuarit ka qëndruar prapa pohimeve të parashtruara në ankesë, duke ngulur këmbë që aktgjykimi i shkallës së parë nuk ia ka dalë që të bind dhe të paraqesë jashtë çdo dyshimi se klienti i tij ka kryer vepër penale, për të cilën është shpallur fajtor. Duke ngulur këmbë në dallimet në deklaratat e dëshmi-tarëve, të cilat, sipas tij, kanë të bëjnë me çështje shumë të rëndësishme, mbrojtësi i ka përsëritur edhe arsyet se përse nuk ka pasur mundësi për të ftuar dëshmitarët e mbrojtjes, të cilët do të dëshmonin në dobi të të akuzuarit.

Në fjalën e tij, me të cilën i është panelit ankimor, i dënuari ka shprehur keqardhje për atë që civilët kanë përjetuar në ditën kritike. Ka thënë se ai nuk i njeh ata dhe se nuk e ka kryer veprën, me të cilën ngarkohet. Sipas fjalëve të tij, ai, në ditën kri-tike, ka qenë larg nga Fushë Kosova ku ka jetuar. Po ashtu ka thënë se njerëzit, të cilët kanë dëshmuar kundër tij nuk i njeh dhe se nuk kanë qenë fqinjë të tij. Sipas të dënuarit, ata kundër tij kanë dëshmuar për shkak të kontestit pronësor, të cilin familja e tij e ka pasur me disa banor të Fushë Kosovës.

Aktgjykimi i panelit ankimor Sipas gjetjeve të panelit ankimor, të paraqitura në aktgjykimin e datës 24 mars të vitit 2015, duke pasur parasysh vështirësitë që kanë të bëjnë me identifikimin ose me njohjen, gjykata me vëmendje i ka analizuar deklaratat e dëshmitarëve, gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, pretendimet e ankesës, përgjigjen e prokurorit dhe propozimin e Prokurorisë së Apelit.

Page 138: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 138 }

Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë në aktgjykim në mënyrë të hollësishme i ka analizuar provat e paraqitura gjatë shqyrtimit, deklara-tat e dëshmitarëve, përputhshmëritë midis tyre si dhe mungesat e tyre dhe e ka zbatuar vlerësimin logjik të provave. Paneli i shkallës së dytë i ka pranuar përfun-dimet dhe arsyetimin e gjykatës së shkallës së parë, sepse në to, sipas vlerësimit të gjykatës, nuk ka pasur kundërthënie. Pas analizës së provave, gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se provat e paraqitura, posaçërisht ato të cilat i kanë siguruar dësh-mitarët, janë mjaft të besueshme dhe bindëse lidhur me atë se i akuzuari në ditën kritike ka qenë në vendin e krimit.

Në lidhje me mospërputhjet dhe kundërthëniet në deklaratat e dëshmitarëve, që kanë të bëjnë me veshjen, të cilën i akuzuari e ka bartur në ditën kritike, Paneli Ankimor ka vlerësuar se është fjala për rrethana më pak të rëndësishme, të cilat i janë ekspozuar perceptimit të pasaktë, kujtesës së dobët, por që nuk ndikojnë në besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve në tërësi. Paneli Ankimor nuk i ka pranuar pretendimet e të akuzuarit se dëshmitarët e kanë ngarkuar për sh-kak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore. Pretendimet e ankesës Paneli i ka refuzuar si të pabaza, ashtu siç i ka refuzuar edhe pretendimet e mbrojtjes mbi parashkrimin e kësaj lënde, sepse krimet e luftës nuk vjetrohen.

Paneli ankimor, sipas detyrës zyrtare e ka shqyrtuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi dënimin, posaçërisht zbatimin e Rregullores së UMIKU-ut 2000/59, me të cilën për veprën penale krime të luftës parashihet dënimi me burgosje në kohëzg-jatje prej pesë (5) deri në dyzet (40) vite, i cili në mënyrë eksplicite zbatohet prej datës 27 tetor të vitit 2000. Sipas ligjit penal në fuqi, si dhe ligjeve të mëhershme të cilat kanë qenë në zbatim në Kosovë pas konfliktit të armatosur, ndaj kryerësit zbatohet ligji penal, i cili për te është më i favorshëm. Sipas gjetjeve të panelit të shkallës së dytë, ligji më i favorshëm për të akuzuarin është Ligji Penal i RSFJ-së248, i plotësuar me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24, me të cilën për këtë vepër është hequr dënimi me vdekje. Sipas Ligjit Penal të RSFJ-së me plotësimin e cekur të UN-MIK-ut, duke e pasur parasysh ndryshimin në pikëpamje të dënimit me vdekje, për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile është paraparë dënimi me bur-gosje në shtrirje prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vite, si dënim i përgjith-shëm maksimal249. Duke e zbatuar Rregulloren e cekur të UMNIK-ut të vitit 2000, me të cilën për krime të luftës është i paraparë dënimi me burgosje në shtrirje kohore prej 5 (pesë) deri në 40 (dyzet) vite, (si zëvendësim në rastet kur sipas LP të RSFJ-së

[248] Sipas këtij ligji, për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, neni 142 i LP të RSFJ-së, ka qenë i dhënë potencialisht dënimi me burgosje prej pesë (5) vitesh, si dënimi më i ulët, ose dënimi me vdekje, i cili sipas të njëjtit ligj ka mundur të zëvendësohet me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej njëzet (20) vitesh.

[249] Neni 38, paragrafi 1 i LP të RSFJ-së: “Burgosja nuk mund të jetë më e shkurtër se sa pesëmbëdh-jetë (15) ditë si dhe jo më e gjatë se pesëmbëdhjetë (15) vite.”

Page 139: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 139 }

është paraparë dënimi me vdekje), gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj ka bërë gabim kur të akuzuarit ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) vitesh adekuat kur kihet parasysh shtrirja kohore e cekur e dënimit, me të cilin do të arrihet qëllimi i dënimit. Nga arsyet e cekura, Gjykata e Apelit ka gjetur se dënimi me burgosje për Radivojeviqin në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh është adekuat për veprën penale me të cilën ngarkohet, posaçërisht duke pasur parasysh të gjitha rrethanat relevante të këtij rasti si dhe qëllimin e dënimit. Gjetjet e FDH Kosovë- FDH Kosovë i vlerëson si jashtëzakonisht profesionale gjetjet e Gjykatës së Apelit në pikëpamje të vlerësimit të provave, por edhe në pikëpamje të vendimit që në bazë të të njëjtëve të sjellë vendimin, me të cilin në mënyrë të rëndësishme e ndryshon praktikën e gjykatave, të cilat veprojnë në lidhje me ankesën dhe të cilat rastet e këtij lloji i kthejnë në gjykatat e shkallës së parë për rigjykim. - FDH Kosovë i vlerëson gjetjet e Gjykatës së Apelit që sipas detyrës zyrtare të ndryshojë aktgjykimin në pikëpamje të vendimit mbi dënimin. Sipas ligjit penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, si dhe ndryshimeve të atij ligji nga ana e UMNIK-ut,250 (me Rreg-ulloren 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999, UNMIK-u e ka hequr dënimin me vdekje për veprën e cekur penale, kurse me Rregulloren 2000/59 të datës 27 tetor të vitit 2000), dënimi me vdekje është zëvendësuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dyzet (40) vitesh. Ky, në të njëjtën kohë, është edhe dënimi maksimal me burgosje, i cili për momentin mund të shqiptohet sipas ligjit i cili për momentin është në fuqi në Kosovë. Nga këndvështrimi i dispozitave ligjore, gjykata e shkallës së dytë ka vepruar në mënyrë të rregullt, posaçërisht duke pasur parasysh se gjykata e shkallës së parë në aktgjykimin e saj ka vlerësuar se me rastin e matjes së dënimit si adekuat për veprën për të cilën të akuzuarin e ka shpallur fa-jtor ka pasur parasysh dënimin e mundshëm në kohëzgjatje prej dyzet (40) vitesh. - Dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, të cilin të akuzuarit ia ka shqiptuar gjykata e shkallës së dytë, deri diku e kënaq drejtësinë dhe nevojën që të gjitha krimet e luftës në Kosovë të hetohen dhe që kryerësit e tyre të dënohen në mënyrë gjyqësore. Çfarëdo qoftë dënimi, me te pastaj nuk mund të kompensohen pësimet dhe vrragët, keqtrajtimet e civilëve shqiptar në “Udhëkryq” në datën 26 mars të vitit 1999. Kjo posaçërisht vlen për familjen e Haki Bajramit, i cili është ndarë nga grupi i civilëve shqiptarë të keqtrajtuar dhe për të cilin që aso kohe nuk është ditur asgjë deri sa trupi i tij është gjetur vetëm pas konfliktit të armatosur. Aktgjykimi i shkallës së dytë në këtë lëndë është vetëm një hap i parë drejt ndriçimit të ngjarjeve të “Udhëkryqit”. Vetëm e vërteta e plotë mbi urdhërdhënësit e dhunës ndaj civilëve si dhe mbi ata të cilët e kanë zbatuar atë dhunë në vepër, gjë që e tëra ka përfunduar me humbjen e një jete, mundet në masë të madhe të kënaq drejtësinë dhe të dëmtuarit.

[250] Rregullorja e UNMIK-ut 1999/24, e datës 12 dhjetor të vitit 1999.

Page 140: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 140 }

Agim Demaj dhe të tjerët251

A N A L I Z Ë252 Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës në rastin Drenica 1:Gjykata Themelore në Mitrovicë, me trupin gjykues ndërkombëtar, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Dariusz Sielicki253, pas shqyrtimit kryesor të mbajtur në rastin i cili është zhvilluar para kësaj gjykate nën emrin zyrtar Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve254 (në publik i njohur si rasti Drenica 1), ka shpallur në datën 27 maj të vitit 2015 aktgjykimin me të cilin:

1. I akuzuari Sami Lushtaku është shpallur fajtor, sepse në mënyrë brutale dhe me paramendim e ka privuar nga jeta255 një person të panjohur, civil të moshës rreth 40 vjeçare, duart e të cilit kanë qenë të lidhura dhe i cili ka folur shqip. Lushtaku, sipas aktgjykimit, ka shtënë në viktimën në kokë me revole të llojit TT, gjë që e ka shkaktuar vdekjen e tij. Vrasja ka ndodhur në një datë të pasaktësuar në fillim të muajit shtator të vitit 1998, në një vend të pasaktësuar, midis fshatit Dubovc dhe Galicë, komuna e Vushtrrisë. Për këtë vepër penale (vrasje nga paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 30 të LPK), gjykata ia ka shqiptuar Lushtakut dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh.

2. I akuzuari Sylejman Selimi është shpallur fajtor, sepse gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë si dhe në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së disa herë gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 1998 seriozisht e ka shkelur nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, në atë mënyrë që me qël-lim e ka zbatuar dhunën, trajtimin e egër dhe torturën ndaj dëshmitarit anonim

[251] Me këtë analizë janë përfshirë shqyrtimet kryesore të ndara, të cilat janë hapur sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 6 nëntor të vitit 2013 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Procedurat janë mbajt në periudhën prej datës 22 maj përkatësisht 27 qershor të vitit 2014 deri në datën 27 maj të vitit 2015 kur janë shpallur aktgjykimet.

[252] Të cilin mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.org/?p=4129&lang=sq

[253] Anëtarët e trupit gjykues, para të cilit është mbajtur shqyrtimi kryesor para gjykatës së shkallës së parë kanë qenë: gjyqtarët ndërkombëtarë Vidar Stensland, Iva Nikshiq dhe gjyqtarja rezervë Franciska Fiser, e cila nuk ka qenë e pranishme gjatë shpalljes së aktgjykimit.

[254] Të bashkakuzuarit: Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Avni Zebeli.

[255] Veprimet e të akuzuarit janë kualifikuar si vrasje e paraparë dhe e dënueshme me nenin 30, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Ligjit Penal të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 28 qershor të vitit 1977, e në lidhje me nenin 38 të Ligjit Penal të RSF të Jugosllavisë, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 1977, që është në zbatim sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999.

Page 141: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 141 }

A, civil nga Kosova, gjatë kohës sa ai ka qenë i ndaluar nga UÇK-ja në qendrën e ndalimit në Likoc, komuna e Skenderajt. Gjykata ka gjetur se Selimi e ka goditur civilin me grushte dhe me shuplaka, se e ka kërcënuar se do ta privojë nga jeta, duke e ngarkuar se është spiun serb. Sipas gjykatës, Selimi, me këtë, në bashkëkry-erje, ka kryer vepër penale në vazhdimësi të krimit të luftës kundër popullatës civile që seriozisht shkel nenin 3 të Konventave të Gjenevës256 dhe për këtë i është shqip-tuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 6 vitesh.

3. I akuzuari Sabit Geci është liruar nga akuza me të cilën prokuroria e ka ngarkuar se ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.257 Në bazë të provave të paraqitura gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor, gjykata ka vërtetuar se i akuzuari Geci gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar,258 në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, diku rreth datës 22 gusht të vitit 1998, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit B, civil, shqiptar nga Kosova, i cili ka qenë i paraburgosur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likoc, në atë mënyrë që disa herë e ka rrahur me kërbaç, gjë që sip-as gjetjeve të panelit nuk përfaqëson shkelje të rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949. Gjykata ka konstatuar se me anë të rrahjes viktimës nuk i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i akuzuari Geci është liruar nga akuza.

4. Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi janë liruar nga akuzat se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar, në periudhën prej fillimit të muajit gusht e deri në fund të muajit shtator të vitit 1998, duke vepruar në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në bashkëkryerje me njëri-tjetrin dhe me të tjerë pjesëtarë të paidentifikuar të UÇK-së, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një shqiptari të paidentifikuar nga Kosova, nga rrethina e Shipolit, komuna e Mitrovicës, të paraburgosur në qendrën për ndalim në Likoc, në atë mënyrë që disa herë e kanë rrahur. Gjykata ka konstatuar se veprimet e të akuzuarve nuk për-bëjnë shkelje të rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës.

[256] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 31 dhe 152, paragrafët 1 dhe 2, pika 1.2 dhe nenet 81, paragrafi 1 i LPRK, në pajtim me nenin 33 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi në datën 15 qershor të vitit 2008. Vepra penale, për të cilën i akuzuari Selimi është shpallur fajtor, në LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së kësaj vepre, nuk ka qenë e përfshirë me anë të këtij kualifikimi. Me anë të nenit 142 të LP të RSFJ-së, me veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile janë përfshirë si të dënueshme edhe veprimet për të cilat i akuzuari Selimi është shpallur fajtor. Neni 152 i LPRK jep një përshkrim më të hollësishëm të veprës penale për të cilën ky i akuzuar është përgjegjës.

[257] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së , po ashtu të dënueshme me nenet 31 dhe 152 të LPRK.

[258] Konflikti i brendshëm i armatosur është zhvilluar midis forcave të armatosura të Jugosllavisë dhe pjesëtarëve të UÇK-së në periudhën prej datës 28 shkurt të vitit 1998 deri në datën 23 mars të vitit 1999.

Page 142: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 142 }

5. I akuzuari Sylejman Selimi është liruar nga akuzat se në një rast gjatë muajit shtator të vitit 1998 në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një mashkulli të paidentifikuar në Gllanasellë, të paraburgosur në qendrën për ndalim në Likoc, në atë mënyrë që e ka rrahur derisa ky i ka pas-truar dyshemetë e qendrës së cekur. Veprimet e cekura, sipas gjetjeve të panelit shqyrtues, nuk përbëjnë shkelje të rëndë të nenit të përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës.

6. I akuzuari Sabit Geci dhe Sahit Jashari janë liruar nga akuzat për krim të luftës kundër popullatës civile, sepse nuk është provuar në mënyrë të besueshme se në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së në bashkëkryerje dhe në një datë të pasaktësuar, gjatë mesit të muajit qershor të vitit 1998, në mes vete dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, e kanë privuar nga jeta Ivan Bullatoviqin, policin serb, i cili ka qenë i paraburgosur në qendrën e ndalimit në Likoc. Gjykata ka vërtetuar se nuk ka qenë provuar se të akuzuarit kanë kryer vepra, me të cilat ngarkohen. 7. I akuzuari Sabit Geci dhe Sahit Jashari janë liruar nga akuzat se në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në bashkëkryerje, në mes vete dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim C, civil dhe i paraburgosur në qendrën për ndalim në Likoc, në atë mënyrë që në një datë të pasaktësuar, diku rreth fillimit të muajit qershor të vitit 1998, e kanë rrahur atë dëshmitar disa herë me shkopinj të bejsbollit. Gjykata ka vërtetuar se nuk është provuar se ata e kanë kryer veprën penale, me të cilën ngarkohen.

8. I akuzuari Ismet Haxha është liruar nga akuzat se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, në fillim të muajit qershor të vitit 1998, në një vend të pasaktësuar në afërsi të fshatarit Vaganicë, komuna e Mitrovicës, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F, civil, duke shtënë nga revolja në drejtim të dëshmitarit të cekur dhe duke i shkaktuar lëndim në këmbë, si edhe se disa herë e ka goditur me kondakun e revoles në ballë. Gjykata ka vërtetuar se nuk është provuar se ata e kanë kryer veprën penale, me të cilën ngarkohen. 9. Të akuzuarit Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Avni Zabeli dhe Sylejman Selimi në mungesë të provave janë liruar nga akuzat se në periudhën nga pranvera e vitit 1998 deri në muajt e parë të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, përgjegjës për kontrollin e qendrës për ndalim në Likoc, si dhe në mes vete dhe në bashkëkryerje me të tjerë, kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, në atë mënyrë që e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pasaktësuar të civilëve shqiptarë.

Page 143: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 143 }

10. I akuzuari Sahit Jashari është liruar nga akuzat në mungesë të provave se ai në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së ka kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, përkatësisht se në fillim të muajit qershor të vitit 1998 e ka cen-uar integritetin trupor dhe shëndetin e të paraburgosurit Ivan Bullatoviqit, në atë mënyrë që disa herë e ka dërguar të paraburgosurin në treg në Likoc, publikisht duke i thirrur qytetarët, të cilët dëshirojnë, që fizikisht ta keqtrajtojnë atë.

11. Të akuzuarit Sahit Jashari, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli janë liruar nga aktakuzat për krime të luftës kundër popullatës civile. Gjykata ka konstatuar se para tyre nuk është provuar se Jashari, Lushtaku dhe Zabeli, në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së, në fillim të muajit qershor të vitit 1998, në mes vete dhe në bashkëkry-erje me të tjerët, në një datë të pasaktësuar, kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, në atë mënyrë që e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F, civil, shqiptar, të paraburgosur në qendrën për ndalim në Likoc, disa herë duke e rrahur.

12. dhe 13. I akuzuari Sahit Jashari është liruar nga akuzat për krime të luftës sepse nuk është provuar se ai në cilësinë e ushtarit të UÇK-së, në fillim të vitit 1999, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim E, i paraburgosur i qendrës për ndalim në Likoc, duke e fshikulluar me zinxhir të makinës. Po ashtu, gjykata ka konstatuar se nuk është provuar pohimi nga aktakuza se ai e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e civilëve të paidentifikuar, të babait dhe të bijës, të cilët disa herë janë rrahur gjatë kohës sa kanë qenë të ndaluar në qendrën e ndalimit.

14. I akuzuari Sahit Jashari dhe Sylejman Selimi janë liruar nga akuzat për krime të luftës, sepse nuk është provuar se ata, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, në mes vete dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur, nga fundi i pran-verës dhe në fillim të verës së vitit 1998, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim I, civil i paraburgosur në qendrën për ndalim, të cilin, sipas aktakuzës, e kanë rrahur disa herë.

15. I akuzuari Avni Zabeli është liruar nga akuzat për krim të luftës kundër popul-latës civile, përkatësisht se në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në një datë të pasak-tësuar, në muajin qershor të vitit 1998, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të UÇK-së, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F, civil, duke ia vënë dispozicion ushtarëve të panjohur që ndaj tij të ush-trojnë dhunë dhe që ta rrahin me shkopinj.

16. Po ashtu, i akuzuari Avni Zabeli është liruar nga akuza për krim të luftës kundër popullatës civile, i cili, sipas aktakuzës ka vepruar në atë mënyrë që në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me persona të tjerë të panjohur,

Page 144: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 144 }

në një datë të pasaktësuar gjatë muajve qershor/korrik të vitit 1998, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit anonim F dhe të një të paraburgo-suri të panjohur nga Prizreni.

Gjykata, të akuzuarve, të cilët janë shpallur fajtor, në dënimet e shqiptuara ua ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.259 Ata, me anë të aktgjykimit, janë të obliguar edhe që të kryejnë pagesën e shpenzimeve të procedurës penale në lartësi prej 1.200 përkatësisht 1.000 euro. Me vendim të veçantë, të akuzuarve Lushtaku dhe Selimi iu është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuq-ishmërinë e paraburgimit.260

Arsyetimi i aktgjykimit në rastin Drenica 1:Gjykata, në aktgjykimin e arsyetuar me shkrim e ka theksuar se vendimin e ka sjellë në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor. Sipas gjetjeve të gjykatës, dëshmitari A është privuar nga liria nga ana e UÇK-së dhe është mbaj-tur në hapësirat për ndalim (qelitë), të cilat gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 1998 janë gjendur pranë Shtabit Qendror të UÇK-së në Likoc, ku ka pasur edhe persona të tjerë të ndaluar. Dëshmitari, në periudhën e cekur, disa herë i është shtruar rrahjes nga i akuzuari Selimi, i cili me trajtim çnjerëzor, me kërcënimin se do të jetë i vrarë, duke e akuzuar se është spiun serb dhe me fyerje e ka lënduar integritetin trupor të dëshmitarit. Përgjegjësia e të akuzuarit Selimi është vërtet-uar në bazë të deklaratave të dëshmitarit anonim A, të cilat janë mbështetur me deklaratën e dëshmitarit K dhe në mënyrë indirekte me deklaratën e dëshmitarit B. Gjykata, dëshminë e dëshmitarit A e ka vlerësuar si të besueshme. Sipas vlerësimit të gjykatës, ky dëshmitar, para gjykatës ka sjellë një dëshmi të besueshme, logjike dhe koherente me përputhshmëri të plotë me deklaratat nga fazat e mëhershme të procedurës. Disa mospërputhshmëri në deklaratat e këtij dëshmitari, deri tek të cilat ka rezultuar gjatë hetimit të tërthortë, sipas gjetjeve të gjykatës janë pasojë e perceptimit njerëzor, i cili nuk është i përsosur.

Sipas gjetjeve të gjykatës, edhe dëshmia e dëshmitarit D çon drejt përfundimit se në Likoc kanë ekzistuar hapësirat për ndalim, ku personat e ndaluar janë mbajtur të mbyllur për një periudhë të gjatë kohore. Me anë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, gjykata ka vërtetuar se i akuzuari Sabit Geci në një rast ka hyrë në hapësirën e qendrës për ndalim, ku është gjendur dëshmitari B dhe edhe një mashkull tjetër, civil. Me atë rast, Geci për disa minuta e ka goditur me shuplaka dhe e ka rrahur dëshmitarin B. Ngaqë [259] Në periudhën prej datës 24 maj të vitit 2013 deri në datën 19 dhjetor të vitit 2014. [260] Neni 367, paragrafi 2 i LPPK parasheh: “Nëse gjyqtari ose trupi gjykues e shqipton dënimin prej

5 (pesë) ose më shumë vitesh të burgosjes, të akuzuarit i caktohet paraburgimi, nëse ai nuk është në paraburgim, ose i vazhdohet i njëjti nëse i akuzuari tashmë ndodhet në paraburgim.

Page 145: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 145 }

kjo ka ndodhur vetëm në një rast, sipas gjetjeve të gjykatës, nuk janë vërtetuar karakteristikat e torturës, gjë që ka qenë bazë për lirimin e tij nga kjo akuzë.

Gjykata, gjatë shqyrtimit po ashtu ka vërtetuar se i akuzuari Sami Lushtaku në një rast, në muajin shtator të vitit 1998, në një vend të pasaktësuar, midis fshatrave Galicë dhe Dubovc, duke vepruar në mënyrë brutale, me paramendim tri herë ka shtënë nga revolja e llojit TT kur me atë rast ia ka marrë jetën një mashkulli të panjohur, të moshës rreth 40 vjeç, i cili ka folur shqip. Sjellja e të akuzuarit Lushtaku është vlerësuar si një rast i izoluar, i cili nuk ka qenë në mënyrë të drejt-përdrejtë i lidhur me konfliktin. Këto fakte janë vërtetuar në bazë të deklaratës së dëshmitarit D, i cili është vlerësuar si konsekuent, logjik dhe i përputhshëm me deklaratat e tij nga fazat e mëhershme të procedurës. Në lidhje me disa mospër-puthshmëri, të cilat kanë rënë në sy gjatë marrjen në pyetje të tërthortë të këtij dëshmitari, gjykata ka vlerësuar se është fjala për një fenomen normal për memo-rien njerëzore, duke pasur parasysh rrjedhën dramatike të ngjarjeve dhe rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja.

Provat e mbrojtjes, me të cilat është kundërshtar kredibiliteti i dëshmitarit A, gjykata i ka vlerësuar si kontradiktore dhe jobindëse.

Në lidhje me ligjin, të cilin e ka zbatuar me rastin e sjelljes së vendimit të saj, kuali-fikimin e veprës penale, me të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor si dhe në lidhje me matjen e dënimit, gjykata ka konstatuar se në kohën e kryerjes së veprave pe-nale, për të cilat të akuzuarit ngarkohen, ka qenë në fuqi KP i RSFJ-së261, i cili është në zbatim sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/24.262 Veprimet e të akuzuarve janë të parapara dhe të dënueshme edhe me ligjin penal, i cili në Kosovë ka hyrë në fuqi në vitin 2004, me ligjet e përkohshme të UNMIK-ut, si dhe me ligjin penal të Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2013. Të akuzuarit janë shpallur fajtor edhe për shkak të shkeljeve të dispozitave të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949,263 sepse me paramendim e kanë përdorur dhunën si dhe janë sjellë në mënyrë çnjerëzore dhe johumane, duke i keqtrajtuar personat, të cilët janë ndaluar në hapësirat e UÇK-së, të cilat kanë shërbyer për ndalimin e civilëve, të cilët nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë. Me zbatimin e

[261] I cili ka hyrë në fuqi në datën 1 korrik të vitit 1977 dhe i cili ka qenë i ndryshuar në datën 23 mars të vitit 1989.

[262] Me anë të kësaj Rregulloreje është mundësuar zbatimi i ligjeve të cilat në Kosovë kanë qenë në fuqi në datën 22 mars të vitit 1989 dhe të cilët nuk kanë qenë diskriminuese.

[263] E cila si vepër e veçantë penale është e paraparë me Ligjin Penal të Republikës së Kosovës të vitit 2013. Neni 152: Secili person, i cili seriozisht e shkel nenin 3, i cili është i përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 do të dënohet me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej së paku pesë (5) vitesh ose me dënimin me burgosje të përjetshme.

Page 146: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 146 }

nenit 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës264, të akuzuarit janë shpallur fajtor për vepër penale në vazhdimësi265 të kryer në bashkëkryerje, të paraparë me nenet 31266 dhe 152, paragrafi 1 i LPRK.267 Sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale,268 për veprën penale krim i luftës kundër popullatës civile, ka qenë i mundshëm dënimi me burgosje prej pesë (5) vitesh, ose dënimi me vdekje.269 I akuzuari Sami Lushtaku është shpallur fajtor për kryerjen e veprës së rëndë penale të vrasjes të kryer në mënyrë brutale, të pamëshirshme dhe të paturpshme ndaj viktimës, e cila ka qenë e pambrojtur, me duar të lidhura dhe e cila është lutur që t’i falet jeta.

Gjykata e shkallës së parë në mungesë të provave ose ngaqë provat e siguruara nuk e kanë vërtetuar ekzistimin e krimit të luftës, si dhe se pasojat, keqtrajtimet, të cilave iu janë nënshtruar viktimat, nuk kanë qenë në pikëpamje të lëndimeve ose të keqtrajtimeve të rënda dhe, së këndejmi, ato, sipas vlerësimit të gjykatës, nuk përbëjnë shkelje të dispozitave të konventave të Gjenevës. Gjykata nuk ka pasur mjaft prova që disa të akuzuar të caktuar t’i shpallur fajtor për veprimet e cekura (Sahit Jasharin, Jahir Demakun, Ismet Haxhën dhe Avni Zabelin). Provat, posaçërisht deklaratat e dëshmitarëve të siguruara në fazën e procedurës parape-nale, prej të cilave ata me rastin e dëshmisë së tyre para trupit gjykues kanë hequr dorë, kanë mundur për të qenë bazë për inicimin e hetimeve, për përcaktimin e paraburgimit, për ngritjen e aktakuzës, por jo edhe për përcaktimin e fajit dhe miratimin e aktgjykimit ndëshkues.270

[264] Neni 33, paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës të vitit 2008: Askush nuk mund të shpallet fajtor ose të dënohet për veprën penale, e cila në momentin e kryerjes nuk ka qenë e caktuar me ligj si vepër penale, pos për veprën e cila në periudhën kur është kryer, në bazë të së drejtës ndërkom-bëtare, është konsideruar gjenocid, krim i luftës ose krim kundër njerëzimit.”

[265] Neni 81, paragrafi 1 i LPRK: Veprat e vazhdueshme penale përbëhen nga disa vepra të njëjta ose të ngjashme penale të kryera në një periudhë të caktuar kohore nga i njëjti kryerës, të cilat konsiderohen si tërësi në rastin e ekzistimit të së paku dy prej kushteve të mëposhtme, Viktima e njëjtë e veprës penale, objekti i njëjtë i veprës penale, shfrytëzimi i situatës ose lidhja e një-kohshme, etj.....”

[266] Neni 31 i LPRK: Kur dy ose më shumë persona së bashku kryejnë vepër penale me pjesëmarrjen e përbashkët në veprën penale dhe në mënyrë të rëndësishme duke i kontribuuar kryerjes së saj në cilëndo mënyrë, secili prej tyre do të jetë përgjegjës dhe i dënueshëm në mënyrën e paraparë për at vepër penale.

[267] Krim i luftës i cili seriozisht shkel nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës. [268] Neni 142 i LP të RSFJ-së. [269] Dënimi me vdekje është hequr me anë të Rregullores së cekur të UNMIK-ut 1999/24 të datës

12 dhjetor të vitit 1999. Me këtë ndryshim të ligjit ka qenë i obligueshëm zbatimi i maksimumit të përgjithshëm ligjor të paraparë me nenin 38 të LP të RSFJ-së në kohëzgjatje prej 15 vitesh të burgosjes.

[270] Neni 123, paragrafi 1 i LPPRK.

Page 147: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 147 }

Me zbatimin e nenit 367, paragrafi 2 i LPRK,271 të akuzuarve, të cilët janë shpallur fajtor dhe të cilëve iu janë shqiptuar dënimet me burgosje, me vendim të posaçëm iu është shqiptuar masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës në rastin Drenica 2: Trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki,272 pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor lidhur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës të datës 6 nëntor të vitit 2013, në datën 27 maj të vitit 2015, e ka sjellë aktgjykimin edhe në rastin Drenica 2. Kjo lëndë është formuar pas vendimit të gjykatës të datës 16 prill të vitit 2014 mbi ndarjen e procedurës në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve.273 Me anë të aktgjykimit:

1. Të akuzuarit Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Se-limi dhe Isni Thaçi janë shpallur fajtor, sepse në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar, në një datë të pasaktësuar, gjatë muajit shtator të vitit 1998, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, në bash-këkryerje reciproke dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, rëndë i kanë shkelur dispozitat e nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës, në atë mënyrë që me qëllim e kanë zbatuar dhunën dhe trajtimin e egër, çnjerëzor dhe përulës dhe torturën ndaj dëshmitarëve A dhe B, civilë, shqiptarë nga Kosova, të cilët janë ndaluar në hapësirat e qendrës së ndalimit në Likoc, edhe pse nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë. Të akuzuarit i kanë rrahur civilët e burgosur me grushte dhe me shufra të drurit, i kanë detyruar dëshmitarët A dhe B që të rrihen në mes vete dhe ia kanë shtrënguar gjenitalet dëshmitarit A me objekte metalike. Veprimet e cekura të të akuzuarve gjykata i ka kualifikuar si krim të luftës,274 me të cilat është shkelur neni i përbashkët 3 i Konventave të Gjenevës, si dhe neni 4, paragrafi 2 (a) i Protokollit të Dytë Plotësues dhe për to të akuzuarve ua ka shqiptuar dënimet e mëposhtme me burgosje: Sylejman Selimit në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh, kurse Jahir dhe Zeqir Demakut nga gjashtë (6) vite. Dënimi në të njëjtën kohëzgjatje i është shqiptuar edhe të akuzuarit Isni Thaqi. Për veprën e cekur, të akuzuarit Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj janë dënuar, secili

[271] Neni 367, paragrafi 2: “Nëse gjyqtari ose trupi gjykues e shqipton dënimin në kohëzgjatje prej pesë (5) ose më shumë vitesh të burgosjes, të akuzuarit i caktohet paraburgimi, nëse ai nuk ndodhet në paraburgim, ose e vazhdon të njëjtin kur ii akuzuari ndodhet në paraburgim.”

[272] Anëtarët e trupit gjykues: Gjyqtari ndërkombëtar Vidar Stensland dhe Anna Adamska Galant. [273] Të bashkakuzuarit: Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir De-

maku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selima dhe Isni Thaqi.[274] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 31, 152, paragrafi 1, pika 2.1 dhe 2.2. të LPRK, i cili ka

hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

Page 148: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 148 }

në mënyrë individuale, me dënimin me burgosje prej tri vitesh (3) vitesh, aq sa janë dënuar edhe të akuzuarit Fadil dhe Nexhat Demaku.

2. Të akuzuarit Jahir dhe Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni Thaqi janë shpallur fajtor, sepse gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i cili nuk ka pasur karakter ndërkombëtar, në një datë të pasaktësuar, gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 1998, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, reciprokisht dhe në bashkëkryerje si dhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, rëndë i kanë cenuar dispozitat e nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës, në atë mënyrë që me qëllim e kanë zbatuar dhunën, torturën, trajtimin johuman dhe përulës ndaj dëshmitarit A, civil, shqiptar nga Kosova, gjatë kohës sa ka qenë ai i ndaluar në hapësirat e qendrës së ndalimit në Likoc, edhe pse nuk ka pasur rol aktiv në armiqësitë. Me këtë rast, ata e kanë rrahur atë me shkopinj të drurit dhe me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, e kanë kërcënuar me vdekje dhe e kanë akuzuar se është spiun serb. Me anë të veprimeve të cekura, të akuzuarit kanë kryer krime të luftës275 për të cilat gjykata të akuzuarve ua ka shqiptuar dënimet e mëposhtme me burgosje: Sylejman Selimit në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh dhe Jahir dhe Zeqir Demakut dhe Isni Thaçi nga pesë (5) vite.

Të akuzuarit Selimi, gjykata ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, derisa të akuzuarve Jahir dhe Zeqir Demaku si edhe Isni Thaqit, dënimet e përbashkëta në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh. Me zbatimin e nenit 367, paragrafi 2 i LPPRK,276 të akuzuarve, të cilëve iu janë shqiptuar dënimet mbi pesë (5) vite, me vendim të posaçëm, iu është shqiptuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Arsyetimi i aktgjykimit në lëndën Drenica 2Gjykata, në aktgjykimin e arsyetuar me shkrim ka cekur se aktgjykimin në këtë lëndë e ka bazuar në deklaratat e dëshmitarit A, pjesërisht në deklaratën e dësh-mitarit B, të cilat deri diku janë mbështetur me deklaratën e dëshmitarit K. Me rastin e vlerësimit të provave, gjykata ka pasur parasysh sfidat e prezantuara nga ana e mbrojtësve të të akuzuarit, të cilët e kanë potencuar mospërputhshmëritë e deklaratave të dëshmitarit kryesor me deklaratat e tij nga fazat e mëhershme të procedurës penale si dhe (pa)aftësitë e tij psikike. Sipas gjetjeve të gjykatës, dësh-mia e këtij dëshmitari është bindëse, e besueshme, kredibile. Gjykata nuk ka pasur dyshime lidhur me aftësitë psikike të dëshmitarit, si dhe as në aftësinë e tij për të

[275] E paraparë me nenet 31, 152, paragrafi 1, pika 2.1 dhe 2.2. të LPRK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[276] Neni 367, paragrafi 2: “Nëse gjyqtari, i cili gjykon ose trupi gjykues e shqipon dënimin prej pesë (5) ose më shumë vitesh të burgosjes, të akuzuarit i caktohet paraburgimi, nëse ai nuk ndodhet në paraburgim, ose e vazhdon të njëjtin kur i akuzuari ndodhet në paraburgim.”

Page 149: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 149 }

kuptuar, për të përkujtuar ose për të paraqitur faktet mbi rrethanat për të cilat ka dëshmuar. Gjykata nuk ka hetuar mospërputhshmëri as në rastet kur ky dëshmi-tar disa herë është pyetur për rrethanat e njëjta. Deklarata e tij është vërtetuar me deklaratën e dëshmitarit K, e deri diku edhe me deklaratën e dëshmitarit B, si dhe me gjetjet e ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe me deklaratën e personit zyrtar, që gjatë shqyrtimit ka dëshmuar si dëshmitar i mbrojtur. Ky dëshmitar ka vërtetuar se dëshmitari B deklaratën e tij e ka ndryshuar për arsye se është frikuar për jetën e tij dhe për jetën e familjes së tij. Deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtjes, sipas gjetjeve të gjykatës, kanë qenë jobindëse dhe nuk iu kanë ofruar alibi të akuzuarve. Gjykata, mospërputhjet e vogla në deklaratat e dëshmitarit A i ka vlerësuar si dobësi karakteristike për kujtesën njerëzore. Sipas gjetjeve të gjykatës, dëshmitari A dëshminë e tij e ka prezantuar në mënyrë shumë logjike dhe bindëse. Sipas gjykatës, hapësira, në të cilën gjatë kohës së konfliktit të armatosur janë mbajtur civilët nuk ka qenë paraburgim, por vetëm hapësirë për ndalim, e cila atë rol e ka pasur edhe para konfliktit të armatosur. Në hapësirën e cekur ky dëshmitar është keqtrajtuar nga ana e katër të akuzuarve,277 gjë që gjykata e ka vlerësuar si një sjell-je të vrazhdë dhe çnjerëzore si dhe torturë në kuptimin e nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës.

Gjatë kualifikimit juridik, sipas kohës së kryerjes, në fuqi ka qenë LP i RSFJ-së, i cili ka hyrë në fuqi në datën 01 korrik të vitit 1977. Ky ligj i ka dënuar krimet e luftës të kryera ndaj civilëve, jo sipas individëve të cilët nuk kanë marrë pjesë në konflikt, gjë që është rregulluar me ndryshimet e mëvonshme të këtij ligji. Sipas të njëjtit ligj, ka qenë e dënueshme edhe shkelja e nenit të përbashkët 3 me pasojat me vdekje ose me lëndimet e rënda trupore. Sipas LP të RSFJ-së, cenimi i integ-ritetit trupor nuk ka përbërë vepër penale, por kjo si vepër penale është paraparë në LPPK të vitit 2004, si edhe me LPRK të vitit 2013. Sipas Kushtetutës së RK të vitit 2008, kur është fjala për krimet e luftës,278 është paraparë një përjashtim nga parimi se askush nuk mund të dënohet për vepër penale, e cila, si e tillë, nuk ka qenë e paraparë në kohën e kryerjes së saj. Përjashtimin e njëjtë e parasheh edhe KEPDNJ me anë të nenit 7, paragrafi 2.279 Në pikëpamje të shqiptimit të dënimit, gjykata është udhëhequr me zbatimin e ligjit më të butë si dhe me zbatimin e nenit 33, paragrafi 2 i Kushtetutës së RK, se dënimi i shqiptuar nuk mund të jetë më i ashpër nga dënimi i kufizuar me ligj, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës. Gjykata, po ashtu, e ka marrë parasysh paramendimin, faktin se vepra

[277] Sylejman Selimi, Jahir dhe Zeqir Demaku dhe Isni Thaqi. [278] Po aty 10.[279] Neni 7, paragrafi 2: Ky nen nuk ndikon në gjykimin dhe dënimin e ndonjë personi për veprimin

ose mosveprimin, që në kohën e kryerjes është konsideruar vepër penale sipas parimeve, të cilat i pranojnë popujt e civilizuar.

Page 150: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 150 }

është kryer vetëm në lidhje me dy persona, gjë që ka ndikuar në zbutjen e dënimit si dhe faktin se të gjithë të akuzuarit gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë marrë pjesë në rezistencën e armatosur kundër regjimit, i cili nga bashkësia ndër-kombëtare është vlerësuar si regjim kriminal, përkatësisht se të akuzuarit kanë luftuar për popullin e tyre, se pas konfliktit të armatosur kanë jetuar ndershëm, se nuk kanë qenë të dënuar për krime të tjera si dhe se kanë qenë në pozita pres-tigjioze. Prokurori, pas shpalljes së aktgjykimit, i ka propozuar gjykatës caktimin e parabur-gimit për të gjithë të akuzuarit, duke u thirrur në seriozitetin e veprës penale si dhe në sigurinë e dëshmitarit kryesor. Ai, po ashtu, e ka propozuar shqiptimin e dënimit të përbashkët për të akuzuarin Selimi, duke pasur parasysh të dyja lëndët, në të cilat i akuzuari është shpallur fajtor. Sipas prokurorit, i akuzuari Selimi ka qenë komandant i zonës dhe lider i UÇK-së, që është dashur të jetë shembull i sjelljes pozitive për vartësit e tij, të cilët kanë qenë nën komandën e tij.

Mbrojtja e të akuzuarve i ka bërë vërejtje propozimeve të prokurorit, duke propo-zuar që ato të refuzohen si të pabazuara.

Paneli në rastin Drenica 2, para të cilit prokurori ka propozuar shqiptimin e dënimit të përbashkët për të dyja rastet, e ka refuzuar këtë propozim të prokuror-it. Panelet shqyrtuese, para të cilave janë zhvilluar procedurat e shkallës së parë në rastin Drenica, në këtë fazë të procedurës nuk kanë mundësi ligjore që të akuzuarit Selimi,280 në bazë të dënimit të shqiptuar në rastin Drenica 1, si dhe dënimit të përbashkët të shqiptuar në rastin Drenica 2, t’ia shqiptojnë dënimin e përbashkët me burgosje.

Palët në procedurë janë ankuar ndaj aktgjykimit dhe të dyja lëndët ndodhen në fazën e vendosjes në lidhje me ankesat para Gjykatës së Apelit. Një rishikim në arsyetimin me shkrim të aktgjykimit Gjykata, në arsyetimin me shkrim të aktgjykimit, në mënyrë të hollësishme e ka prezantuar rrjedhën e zhvillimit të shqyrtimit kryesor, provat e paraqitura, arsyet dhe mënyrën e organizimit të dëshmive të dëshmitarëve me anë të video konfer-encës, vërejtjet e palëve, arsyet e mosparaqitjes së disa dëshmitarëve para gjykatës, vendimet procedurale si dhe provat, të cilat i ka pranuar dhe mbi të cilat e ka bazuar vendimin e vet.

[280] Me qëllim të përkujtimit, të akuzuarit Selimi, nga panelet shqyrtuese në të dyja lëndët (me të cilat ka kryesuar i njëjti gjyqtar) i janë shqiptuar dënime me burgosje shumëvjeçare: në rastin Drenica 1 dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh, në rastin Drenica 2 dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh.

Page 151: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 151 }

Sipas arsyetimit, gjykata e ka bazuar vendimin në deklaratat e dëshmitarit anonim A, dëshmitarit anonim K (i cili edhe përkundër disa mospërputhjeve, në elementet kryesore e ka mbështetur deklaratën e dëshmitarit A), në deklaratat e dëshmitarit D dhe në gjetjet e ekspertëve të mjekësisë ligjore. Deklaratat e tyre, sipas vlerësimit të gjykatës, e kanë mbështetur njëra-tjetrën. Gjykata nuk ka gjetur bazë për çrreg-ullimin psikik të dëshmitarit A, të cilin gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor e ka po-tencuar mbrojtja. Gjykata, dëshminë dhe konstatimin e mjekut, i cili para gjykatës ka dëshmuar mbi problemet psikike, që, siç pretendohet, i ka pasur ky dëshmitar, ka konstatuar se deklaratat e tij (të dëshmitarit A) janë të qëndrueshme dhe bindëse, si dhe se në to nuk kanë ndikuar përpjekjet e mbrojtjes për t’i hedhur poshtë.

Sipas gjykatës, dëshmia e dëshmitarit K ka qenë spontane dhe e sinqertë dhe nuk ka përmbajtur elemente, të cilat në mënyrë ekskluzive do ta kontestonin deklaratën e dëshmitarit A.

Gjykata ka konstatuar se deklaratat e dëshmitarit A po ashtu kanë qenë të mbështe-tura edhe me deklaratat dhe edhe me gjetjet e ekspertëve të mjekësisë ligjore, për të cilat gjykata ka vlerësuar se kanë qenë të bindshme.

Sipas gjetjeve të gjykatës, dëshmitarët anonim A dhe D, me deklaratat e tyre para gjykatës, e kanë mbështetur njëri-tjetrin në pikëpamje të përshkrimit të hapësirës ku janë mbajtur personat, të cilët nga ana e UÇK-së kanë qenë të privuar nga liria. Deklarata e dëshmitarit A, sipas vlerësimit të gjykatës, është mbështetur edhe me gjetjet e ekspertëve të mjekësisë ligjore, përkatësisht se nuk është vënë në pyetje as edhe me pretendimet e këtij eksperti se deri te lëndimi i dëshmitarit A ka mundur të rezultojë edhe në ngjarje të tjera dhe në rrethana të tjera. Gjykata, deklaratën e dëshmitarit D e ka vlerësuar si spontane dhe plotësisht bindëse, që është konfirmuar edhe me rastin e hetimit të tërthortë të këtij dësh-mitari nga ana e mbrojtjes dhe e anëtarëve të panelit, kur edhe ai asnjëherë nuk është larguar nga versioni i parë i dëshmisë para gjykatës. Po ashtu, ky dëshmitar, gjatë dëshmisë së tij, nuk i është shmangur kurrfarë teme, duke e lënë përshtypjen e personit të përgjegjshëm. Deklarata e tij, sipas gjetjeve të gjykatës, nuk është kontestuar as me deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtjes, si dhe as nuk është lu-hatur nga deklaratat e dëshmitarëve të dëgjuar sipas detyrës zyrtare, dëshmi prej të cilave mbrojtja para gjykatës kishte hequr dorë më herët. Disa mospërputhje të imta në deklaratat e këtij dëshmitari si dhe reaksionet e tij me rastin e konfronti-mit para trupit gjykues, gjykata i ka vlerësuar si të natyrshme dhe spontane. Gjykata nuk ia ka falur besimin e saj deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtjes, për të cilat ka vlerësuar se kanë qenë jobindëse dhe për kujtesën e të cilëve ka gjetur se është joreale dhe selektive.

Page 152: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 152 }

Gjykata, në aktgjykimin e saj, si të besueshëm e ka vlerësuar edhe deklaratën e dëshmitarit anonim, të personit zyrtar281, e cila i ka mbështetur pohimet e njërit prej dëshmitarëve të akuzës, i cili në raste ka dëshmuar si anonim, se këtë deklaratën e tij, që e ka dhënë para trupit gjykues në dy raste, e ka ndryshuar për shkak të frikës që para gjykatës ta thotë të vërtetën, duke u frikësuar për jetën e tij dhe për jetën e familjes së tij.

Rrjedha e procedurës penale

1. Procedura hetimore Me vendim të prokurorit special të muajit janar të vitit 2012, janë hapur hetimet zyrtare kundër të dyshuarve Sylejman Selimi, Sahit Jashari dhe Sabit Geci për shkak të ekzistimit të dyshimoit se ata në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së kanë marrë pjesë në keqtrajtimin dhe abuzimin fizik të një numri të civilëve, shqiptrarë, të cilët mbi baza të ndryshme kanë qenë të mbajtur në hapësirat për ndalim në shtabit qendror të UÇK-së në Likoc. Gjatë verës së po të njëjtit vit hetimet janë zgjetuar edhe në të dyshuar të tjerë si dhe në pikëpamje të akuzave të reja. Hetim kanë filluar në bazë të deklaratave të dëshmitarëve të caktuar, të cilët në periudhën prej pranverës së vitit 1998 e deri ë mes të verës së vitit 1999 kanë qenë viktima të keqtrajtimit, të rrahjeve dhe të rrezikimit të integritetit trupor në qendrën re cekur për ndalim. Si rezultat i ktyre hetimeve, disa të dyshuar282 janë privuar nga liria në datën 23 përkatësisht 31 maj të vitit 2013, kur, nga ana e gjykatës, sipas kërkesës së prokurorit, iu është caktuara masa e paraburgimit. Të akuzuarve të tjerë,283 në datën 13 qershor të vitit 2013 iu është caktuar masa e ndalimit të afrimit në objekte ose persona të caktuar, që nga ana e gjykatës herën e fundit është vazh-duar në datën 13 mars të vitit 2014.

Gjatë hetimeve është dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve, i të dyshuarvesi dhe janë siguruar provat materiale të cilat kryesisht kanë passur të bëjnë me pre-tendimet, të cilat i kanë paraqitur disa dëshmitar të caktuar dhe sipas të cilëve, gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në periudha të ndryshme nga pranvera e vitit 1998 e deri në mesin e vitit 1999, kanë qenë të ndaluar në qendrën për ndalim pranë shtabit qendror të Zonës së Drenicës të UÇK-së, i cili është gjendur në ndërtesën e ish stacionit policor. Sipas pohimeve të dëshmitarëve, disa hapësira të shtabit të cekur janë shfrytëzuar për ndalimin e civilëve, të cilët gjatë

[281] Ky dëshmitar, para trupave gjykues, ka dëshmuar si anonim për shkak të faktit se është përfshirë në hetimet e krimeve të luftës në Kosovë, me qëllim që të mos zbulohet identiteti i tij.

[282] Sahit Jashari, Avni Zabeli, Sami Lushtaku, Hysni Thaqi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Syle-jman Selimi.

[283] Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Ismet Haxha.

Page 153: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 153 }

asaj kohe i janë shtruar keqtrajtimit dhe abuzimeve të intensitetit të ndryshëm, gjë që ka shkaktuar pasoja më të lehta dhe më të rënda për shëndetin e tyre.

2. AktakuzëPas pothuajse hetimeve dyvjeçare, Prokuroria Speciale në datën 6 nëntor të vi-tit 2013, e ka ngritur aktakuzën (PSRK PPS 88/11) kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve.284 Me anë të aktakuzës, në 39 pika, të akuzuarve iu është vënë në barrë se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje285 në mënyrë individuale sipas një ose më shumë pikave. Ata, siç pohon aktakuza, në një datë të pasaktësuar në muajin shtator të vitit 1998286 e kanë rrezikuar integritetin tru-por dhe shëndetin e civilëve A dhe B, të paraburgosur në qendrën për ndalim në fshatin Lukovc, komuna e Skënderajt, gjatë kohës së konfliktit të armatosur. Sipas aktakuzës, një numër i madh i të akuzuarve, disa herë, me anë të grushteve dhe me shkopinj të drurit i kanë rrahur dy civilët dhe i kanë detyruar që të rrihen në mes vete. Po ashtu, të akuzuarit287 ngarkohen se në një numër të pacaktuar të rasteve e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit A dhe, midis të tjerash, edhe me objekt metalik ia kanë prekur organet gjenitale këtij dëshmi-tari, duke e zvarritur nëpër dysheme. Po ashtu, të akuzuarit ngarkohen se gjatë muajit gusht ose muajit shtator të vitit 1998, e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të paidentifikuar të civilëve shqiptar nga vendbanimi Shipolë, komuna e Mitrovicës, duke i rrahur disa herë. Një nga veprat, të cilat iu është vënë në barrë të akuzuarve, ka qenë edhe vrasja e Ivan Bullatoviqit, për të cilën është pohuar se ka qenë e kryer në një datë të pasaktësuar në fillim të muajit qershor të vitit 1998,288 në atë mënyrë që atij qafa i është prerë me motosharrë. Në vazhdim, të akuzuarit289 në mënyrë plotësuese akuzohen se në një datë të pa-saktësuar të muajit qershor të vitit 1998 përkatësisht në fillim të vitit 1999 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarëve C dhe F në qendrën e

[284] Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Syle-jman Selimi, Isni Thaçi dhe Avni Zabeli (radhitja e të akuzuarve është dhënë sipas aktakuzës).

[285] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142, në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së dhe në kundërshtim me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe me nenin 4 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977 si dhe me të gjitha normat ndërkombëtare, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë. Vepra penale është e dënueshme edhe me nenin 152 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[286] Të akuzuarit: Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku dhe Sylejman Selimi.

[287] Agim Demaj, Sylejman Selimi, Isni Thaqi, Zeqir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Sel-man Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj dhe Jahir Demaj me pjesëtarë të tjerë të paidenti-fikuar të UÇK-së.

[288] Të akuzuarit: Sabit Geci dhe Sahit Jashari.[289] Të akuzuarit: Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku i Avni Zabeli.

Page 154: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 154 }

cekur për ndalim; se290 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dësh-mitarit E; se291 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dy civilëve të paidentifikuar, babë dhe bijë, të cilët po ashtu janë mbajtur në qendrën në aneksin e ndërtesës për ndalim në fshatin Likoc në një datë të pasaktësuar në fillim të vitit 1999; se292 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit të ndaluar I, të cilin rregullisht e kanë rrahur në data të pasaktësuara në fund të pranverës ose në fillim të verës së vitit 1998; se293 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pasaktësuar të civilëve shqiptarë të ndaluar nga pranvera e vitit 1998 e deri në muajt e parë të vitit 1999; se294, duke shtënë nga revolja TT në një datë të pasaktësuar të muajit shtator të vitit 1998, e ka vrarë një civil të panjohur në një lokacion të pasaktësuar midis fshatit Galicë dhe Dubovc; se295 në një datë të pasaktësuar të muajit shtator të vitit 1998 e kanë rrezikuar integ-ritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga Glavnasella; se296 e kanë rrezikuar integritetin dhe trupor dhe shëndetin e një personi të paidenti-fikuar nga vendbanimi Shipol, komuna e Mitrovicës, të cilin e kanë rrahur disa herë në një datë të pasaktësuar gjatë muajit gusht ose muajit shtator të vitit 1998; si edhe se297 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit F dhe të një të paraburgosuri tjetër të panjohur nga Prizreni, po ashtu të mbajtur në qendrën e cekur për ndalim, gjatë muajve qershor ose korrik të vitit 1998.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, në afatin e paraparë me ligj,298 në lidhje me ak-takuzën299 e ka mbajtur në datën 6 dhjetor të vitit 2013 seancën e dëgjimit të parë në sallën e gjyqit e adaptuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.300 Në procedurën e vlerësimit të aktakuzës, janë shqyrtuar obligimet e palëve të parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale, është lexuar aktakuza në lidhje me të cilën të akuzuarit [290] Të akuzuarit: Sabit Geci dhe Sahit Jashari. [291] Të akuzuarit: Sahit Jashari me ushtarë të paidentifikuar të UÇK-së. [292] Të akuzuarit: Sahit Jashari në bashkëkryerje me Sylejman Selimin.[293] Të akuzuarit: Sami Lushtaku, Avni Zabeli, Sahit Jashari dhe Sylejman Selimi.[294] I akuzuari Sami Lushtaku.[295] I Akuzuari Sylejman Selimi me ushtarë të paidentifikuar të UÇK-së.[296] Të akuzuarit Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku.[297] Të akuzuarit: Avni Zabeli, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, e ndjera Xheva Ladrovci, si dhe në bash-

këkryerje me dy pjesëtarë të paidentifikuar të UÇK-së. [298] Neni 242 i LPPRK, paragrafi 4 parasheh që gjyqtari individual ose kryesuesi i panelit menjëherë

të caktojë dëgjimin e parë, i cili duhet të mbahet në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga ngritja e aktakuzës.

[299] Të cilën gjatë seancës së konfirmimit e ka përfaqësuar autori i aktakuzës, prokurori ndërkom-bëtar Maurizio Salustro. Ai ka udhëhequr edhe me hetimet.

[300] Salla e kinemasë e kompanisë ABC në një periudhë, para hapjes së Pallatit të Drejtësisë, në Pr-ishtinë, në datën 2 shkurt të vitit 2015, është shfrytëzuar për organizimin e gjykimeve në Kosovë në rastet kur numri i të akuzuarve në procedurë ka qenë i madh.

Page 155: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 155 }

janë deklaruar se nuk janë fajtor. Mbrojtësit kanë ngulur këmbë në zbutjen e ma-save të shqiptuara të sigurisë ndaj të akuzuarve. Sipas vlerësimit të pjesëmarrësve në procedurë, dëgjimi i dytë lidhur me aktakuzën nuk është mbajtur, mbrojtja ka deponuar vërejtjet e saj ndaj provave dhe aktakuzës dhe prokurori përgjigjen me shkrim ndaj tyre.

Me vendim të datës 8 shkurt të vitit 2014, kryetari i trupit gjykues i ka refuzuar si të pabazuara vërejtjet e të akuzuarve ndaj aktakuzës dhe provave të prokurorisë. Të akuzuarit e kanë shfrytëzuar të drejtën në ankesë ndaj këtij vendimi, duke i propozuar gjykatës së shkallës së dytë që aktakuza të hidhet. Në përgjigjen e tij në ankesat e të akuzuarve, Prokurori special i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që ta konfirmoj vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me aktakuzën dhe provat. Prokurori i Apelit në mendimin e tij mbi ankesat dhe aktakuzën i ka propozuar Gjykatës së Apelit që t’i hedh ankesat e të akuzuarve dhe të konfirmojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi bazueshmërinë e aktakuzës.

Gjykata e Apelit, me vendimin e datës 08 prill të vitit 2014, i ka hedhur ankesat si të pabazuara dhe e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me aktakuzën.

Kryetari i trupit gjykues, në fazën e përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor dhe duke u thirrur në nenin 36, paragrafi 1 i LPRK,301 në datën 16 prill të vitit 2014, e ka sjellë vendimin, me të cilin procedurën kundër të akuzuarit Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni Thaqi302 e ka ndarë nga procedura kundër të akuzuarve Sabit Gaci, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli.303 Ndarja e procedurës është arsyetuar me numrin e madh të pjesëmarrësve në procedurë, posaçërisht të të akuzuarve dhe të mbrojtësve, me përshtatshmërinë dhe me efikasitetin e proce-durave si dhe me problemet, deri tek të cilat mund të rezultonte në organizimin e shqyrtimit kryesor në rrethana të këtilla.

[301] Neni 36, paragrafi 1 i LPRK: Gjykata, e cila në pajtim me këtë ligj është kompetente për veprim, mundet, për arsye të rëndësishme ose për shkak të efikasitetit të procedurës që zhvillohet për më shumë vepra penale ose kundër më shumë personave të fajësuar, për të vazhduar me procedurat e miratuara ose që të drejtojë lëndët e ndara tek një gjykatë tjetër kompetente, deri në përfundim të shqyrtimit kryesor.

Sipas paragrafit 3 të të njëjtit nen, kundër vendimit mbi ndarjen e procedurës nuk lejohet ankesa. [302] Para gjykatës zhvillohet me emrin zyrtar Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve ose

Drenica 2. [303] Para Gjykatës Themelore në Mitrovicë zhvillohet me emrin zyrtar Prokurori kundër Sabit Gecit

dhe të tjerëve ose Drenica 1.

Page 156: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 156 }

Palët në procedurë kanë pasur qëndrime të ndryshme mbi vendimin e trupit gjykues për ndarjen e procedurës. Prokuroria e ka potencuar se ndarja do të ketë ndikim negativ në zhvillimin e procedurës, se disa dëshmitarë do të duhej të dësh-monin në të dyja procedurat, si edhe se ndarja e procedurës nuk do të jetë efikase. Qëndrimet e palëve në procedurë në lidhje me vendimin mbi ndarjen nuk kanë pasur ndikim në rrjedhën e mëtejme të procedurës, kurse palët nuk e kanë të dre-jtën e ankesës kundër vendimit mbi ndarjen e procedurës.

3. Shqyrtimi kryesor Shqyrtimi kryesor kundër të akuzuarve ka vazhduar në hapësirat e gjykatës Themelore në Mitrovicë, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit.

Për hir të organizimit sa më të mirë dhe zhvillimit të papenguar të shqyrtimit kryesor dhe efikasitetit të procedurës si dhe menjëherë para hapjes së shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues, gjykata, me urdhrin e datës 19 maj të vitit 2014 e ka urdhëruar zhvendosjen e të akuzuarve, të cilat janë ndodhur në paraburgim, nga qendra e paraburgimit në Dubravë 304 dhe Prishtinë305 në qendrën e parabur-gimit në Mitrovicë.

3.1 Rrjedha e shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, Drenica 1Sipas aktakuzës së PSRK të fillimit të muajit nëntor si dhe pas vendimit mbi ndar-jen e procedurës, së pari është hapur shqyrtimi kryesor në rastin Prokurori kundër Sabit Gecit, në publik i njohur edhe si Drenica 1. Shqyrtimi para trupit gjykues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë është hapur në datën 22 maj të vitit 2014. Me panelin shqyrtues ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki.306

Disa të akuzuar,307 të cilët para hapjes së shqyrtimit kryesor janë gjendur në mjekim në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë, nuk kanë qenë të pranishëm ose nga ana e organeve kompetente nuk janë sjellë në hapjen e shqyrtimit kryesor, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme janë gjendur në paraburgim nga data 24 për-[304] Të akuzuarit: Sabit Geci, Sahit Jashari, Sylajman Selimi, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli.[305] Të akuzuarit: Jahir Demaku dhe Ismet Haxha.[306] Anëtarët e trupit gjykues: Gjyqtarët ndërkombëtarë Vidar Stensland, Iva Nikshiq dhe gjyqtarja

rezervë Franciska Fiser. [307] Të akuzuarit Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha. Ata, sipas vendimit të gjykatës,

është dashur të ndodhen në paraburgim. FDH Kosovë nuk disponon me informatat nëse të akuzuarit e kanë refuzuar dërgimin nga shërbimi, i cili ka qenë kompetent për të organizuar dërgimin e tyre sipas ftesave të gjykatës ose shërbimi i cekur nuk ka pasur informata se ku ndod-hen të akuzuarit. Në ditët kur është paralajmëruar fillimi i shqyrtimit kryesor, në rrethin e QNSP janë organizuar edhe protesta të qytetarëve, të cilët i kanë mbështetur të akuzuarit. Më vonë, sipas raportimeve të mediave, ka rezultuar se të akuzuarit, të cilët kanë refuzuar për t’u paraqitur në shqyrtimin kryesor, gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në qarkun e spitalit.

Page 157: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 157 }

katësisht 31 maj të vitit 2013. Arsye e mospërgjegjes së tyre ndaj ftesës së gjykatës për të qenë në pranishëm në hapjen e shqyrtimit kryesor ka qenë vendimi i trupit gjykues që shqyrtimi kryesor të mbahet në hapësirat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, si dhe urdhëresa mbi zhvendosjen e tyre nga qendrat e paraburgimit ku e kanë vuajtur masën e paraburgimit në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, në pjesën veriore të qytetit. Këta të akuzuar po ashtu kanë pohuar se në qendrën e cekur të paraburgimit nuk mund t’iu garantohet siguria si dhe se nga arsye të një-jta anëtarët e familjeve të tyre nuk do të kenë mundësi për të përcjellë zhvillimin e shqyrtimit kryesor. Duke reaguar, trupi gjykues, sipas propozimit të prokurorit, e ka dhënë urdhrin mbi paraburgimin e të akuzuarve, të cilët nuk i janë përgjigjur ftesës së gjykatës ose të cilët nuk janë dërguar në gjykatë si dhe mbi dërgimin e tyre në qendrën e paraburgimit në Dubravë. Mosparaqitja e këtyre të akuzuarve para gjykatës është vlerësuar si mosrespektim i gjykatës dhe i vendimeve të saj, përkatësisht si arratisje.

Paneli shqyrtues nuk ka pasur informata zyrtare se ku ndodhen të akuzuarit e ce-kur. Në vazhdim, paneli ka sjellë vendimin mbi ndarjen e një pjese të procedurës kundër të akuzuarve, të cilët kanë qenë të pranishëm në hapjen e shqyrtimit krye-sor nga procedura në lidhje me të akuzuarit të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e parë të panelit shqyrtues. Për të akuzuarit e pranishëm308 është lexuar aktakuza e muajit nëntor të vitit 2013. Ata, në lidhje me akuzat, të cilat iu janë vënë në barrë, janë deklaruar se nuk janë fajtor.

Në ditën e nesërme të seancës së gjykatës të mbajtur në datën 23 maj të vitit 2014 kanë qenë të pranishëm edhe tre të akuzuar, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në gjykatë në ditën e parë të shqyrtimit kryesor. Me vendim të kryetarit të panelit, veprimet kundër të shtatë të akuzuarve në lëndën Drenica 1 prapë janë bashkuar. Tre të akuzuarve, të cilët paraprakisht nuk kanë qenë të pranishëm, iu janë lexuar akuzat, me të cilat ata ngarkohen dhe ata janë deklaruar se nuk janë fajtor. Pro-cedura ka vazhduar me fjalët hyrëse të palëve në procedurë si dhe me paraqitjen e provave.

Gjykata, në kuadër të shqyrtimit kryesor, i cili ka zgjatur pak më shumë se një vit dhe duke e llogaritur edhe seancën e dëgjimit të parë, i ka pasur gjithsejtë dyzet e tetë (48) ditë gjyqësore. Shtatë (7) seanca të planifikuara janë shtyrë me kërkesën e palëve në procedurë, kurse tri (3) për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarve të caktuar.309

Gjatë kohës së kohëzgjatjes së shqyrtimit kryesor, janë dëgjuar gjashtëmbëdhjetë (16) dëshmitarë të prokurorisë. Prej tyre, njëmbëdhjetë (11) dëshmitarë kanë

[308] Jahir Demaku, Sabit Geci, Sylejman Selimi dhe Avni Zabeli.[309] Me qëllim të përcjelljes së rregullt të gjendjes shëndetësore të të akuzuarve, gjatë kohës së zhvil-

limit të shqyrtimit, është siguruar prania e ekipit të shërbimit të ndihmës së shpejtë të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë.

Page 158: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 158 }

dëshmuar në cilësinë e dëshmitarëve anonim. Nëntë (9) dëshmitarë anonim, me anë të lidhjes së video-konferencës, kanë dëshmuar nga një vend tjetër. Gjatë kohës së këtyre dëshmive, me ta janë gjendur edhe zyrtarët e gjykatës, roli i të cilëve ka qenë që të koordinojnë dëgjimin e dëshmitarëve me trupin gjykues si dhe që të garantojnë zhvillimin e papenguar të këtyre dëgjimeve sipas procedurës së paraparë me ligj. Figurën e dëshmitarit përmes monitorit në gjykatë kanë mun-dur ta shohin vetëm anëtarët e panelit shqyrtues si dhe palët në procedurë.

Një dëshmitar anonim i prokurorisë ka dëshmuar në gjykatë. Publiku nuk ka pa-sur mundësi për ta parë figurën e këtij dëshmitari. Ka mundur për ta dëgjuar vetëm zërin e tij, sepse në gjykatore ka qenë i vendosur paravani para publikut. Ky dëshmitarë ka dëshmuar para gjykatës mbi disa kërcënime të caktuara, të cilave, sipas pohimeve të tij, i janë nënshtruar disa dëshmitarë të akuzave gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor.

Edhe një dëshmitar i prokurorisë, i cili ka qenë i propozuar si dëshmitar anonim dhe i cili gjatë hetimeve në deklaratat e tij i ka paraqitur shumë rrethana me të cilat i ka ngarkuar të akuzuarit, në shqyrtimin kryesor i ka refuzuar masat e mbro-jtjes përkatësisht ka refuzuar të jetë dëshmitar anonim dhe për të dëshmuar me anë të video-konferencës. Me rastin e dëshmisë, ai edhe më tutje nuk ka pranuar për të dëshmuar si dëshmitar i mbrojtur. Krahas vërejtjeve të bëra nga gjykata, disa herë e ka përmendur emrin e vet, nuk i ka respektuar rregullat e gjykatës, ka treguar agresivitet ndaj trupit gjykues duke e kundërshtuar saktësinë e deklaratave të tij nga fazat e mëhershme të procedurës me përmbajtjen e së cilës, siç preten-don, nuk ka qenë i njoftuar. Po ashtu ka pohuar se prokuroria ka manipuluar me deklaratat e tij, por nuk e ka kundërshtuar autenticitetin e nënshkrimit të tij në to. Edhe përkundër rrethanave të cekura, gjykata nuk e ka hequr vendimin mbi masat e sigurisë, duke e shpallur këtë dëshmitar si armik të gjykatës. Me rastin e ballafaqimit me përmbajtjen e deklaratave të tij të mëhershme gjatë hetimit të tërthortë nga prokurori (që i është mundësuar prokurorit pas shpalljes së këtij dëshmitari si armik të gjykatës), ai e ka kundërshtuar saktësinë e pretendimeve të deklaratave të tij të mëhershme, duke potencuar se është fjala për gënjeshtra dhe trillime. Gjatë shqyrtimit, katër (4) dëshmitarë të prokurorisë, për shkak të kundërshtimit të deklaratave të tyre të fazave të mëhershme, janë shpallur armiq të gjykatës. Gjatë shqyrtimit, si dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar edhe dy mjekë, si dhe eksperti i mjekësisë ligjore. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar edhe katër (4) dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja. Një dëshmitar i mbrojtjes është dëgjuar në seancën e mbyllur për publikun. Mbrojtja e të akuzuarit Sami Lushtaku ka hequr dorë nga dëgjimi i dy dëshmitarëve, të cilët më herët i kishte propozuar, dhe, së këndejmi, gjykata këta dëshmitarë i ka dëgjuar sipas detyrës zyrtare.

Page 159: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 159 }

Dëshmitari kryesor i akuzës, i cili me deklaratat e tij i ngarkon të akuzuarit, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit si dhe në pyetjet e tërthorta të mbrojtjes, ka qëndruar tërësisht pas deklaratave të tij të fazave të mëhershme të procedurës. Edhe një dëshmitar anonim i ka vërtetuar pretendimet e tij të mëhershme. Tre dëshmitarë anonim të tjerë i kanë kundërshtuar deklaratat e mëhershme dhe për këtë arsye janë shpallur „armiq të gjykatës“. Dy dëshmitarët e tjerë të mbetur, të propozuar nga ana e prokurorisë si anonim, kanë refuzuar për të dëshmuar si dëshmitarë anonim, duke kërkuar që të dëshmojnë publikisht dhe nën iden-titet të plotë. Njëri prej tyre gjatë dëshmisë para gjykatës e ka shpallur emrin e tije dhe në deklaratat e dëshmitarëve të tjerë të mbetur, të cilët janë dëgjuar si anonim, ka pasur ndryshime të caktuara në deklaratat e tyre krahasuar me ato të mëhershme. Ligji mbi Procedurën Penale i Kosovës nuk parasheh mundësinë që prokurori të marë në pyetje në mënyrë të tërthortë ata dëshmitarë të vet të cilët në shqyrtimin kryesor kanë dëshmuar ndryshe prej fazave të mëhershme të procedurës. Megjithëkëtë, gjykata ia ka lejuar prokurorit këtë mundësi. Paneli shqyrtues e ka arsyetuar këtë vendim me faktin se në këtë mënyrë prokurorisë i jepet mundësia që ti marë në pyetje dëshmitarin i cili gjatë shqyrtimit kryesor e ka ndryshuar deklaratën krahasuar me deklaratën e dhënë në fazat e mëhershme, sepse prokuroria e ka bazuar aktakuzën në deklaratat e dëshmitarëve nga fazat e mëhershme të procedurës. Trupi gjykues ka qenë i detyruar ndaj këtij vendimi me Konventën Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që të sigurohet barazia e e “armëve” të palëve në procedurë.310 Këta dëshmitarë edhe pas ballafaqimit me deklaratat e tyre të mëhershme, i kanë pranuar nënshkrimet si të vetat, por edhe më tutje e kanë kundërshtuar përmbajtjen e tyre.

Një dëshmitar, në deklaratën e tij e ka cekur emrin e një dëshmitari tjetër anonim, fakt ky pas të cilit seanca e gjykatës është mbyllur për publikun. Shqyrtimi krye-sor ka qenë i mbyllur edhe gjatë kohës së dëshmisë së një dëshmitari, të cilin e ka propozuar mbrojtja.311 Gjatë kohës së dëshmisë së dëshmitarëve anonim para panelit shqyrtues me anë të lidhjes së video-konferencës, seancat e panelit shqyrtues kanë qenë të hapura për publikun. Figurën e dëshmitarit kanë mundur për ta parë vetëm paneli shqyrtues dhe palët në procedurë. Edhe dëshmitarët në anën tjetër kanë mundur për ta parë panelin dhe palët në procedurë. Publiku në seancë vetëm ka mundur për të dëgjuar zërin e këtyre dëshmitarëve.

Gjatë shqyrtimit janë paraqitur provat materiale të propozuara nga ana e palëve në procedurë si dhe gjetjet e ekspertëve të mjekësisë ligjore. Provat e të akuzuarve kryesisht kanë pasur të bëjnë me dokumentacionin mjekësor, që ka përbërë alibi

[310] Praktika e këtillë është shfrytëzuar edhe nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (TPNJ).

[311] Propozimi ka ardhur nga i akuzuari Selimi dhe nga mbrojtja e tij. Vëzhguesve të FDH-së iu është mundësuar prania.

Page 160: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 160 }

për të akuzuarit, përkatësisht se në periudhat për të cilat i ngarkon aktakuza i janë shtruar trajtimit mjekësor. Midis provave, të cilat i ka propozuar prokuroria, ka pasur prova mbi aspekte të caktuara të kërcënimeve, të cilave disa dëshmitarë të caktuar të prokurorisë iu janë shtruar pas paraburgimit të të akuzuarve ose gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor. Trupi gjykues i ka refuzuar disa propozime të caktuara të prokurorisë, siç është leximi i deklaratave të dëshmitarëve të cak-tuar nga fazat e mëhershme, sepse Ligji mbi Procedurën Penale nuk parasheh shfrytëzimin e këtyre deklaratave, nëse mbrojtësit e të akuzuarve nuk kanë qenë të pranishëm në gjatë dëshmisë së tyre.

Disa të akuzuar gjatë shqyrtimit e kanë shfrytëzuar të drejtën që të thërrasin dësh-mitarët, me dëshmitë e të cilëve do ta mbështesin mbrojtjen e vet. I akuzuari Sabit Geci dhe mbrojtja e tij i kanë ftuar dy dëshmitarë mjek, të cilët kanë dëshmuar se gjatë verës së vitit 1998 si mjek kanë qenë të angazhuar në mjekimin e disa pjesëtarëve të UÇK-së, në mesin e të cilëve ka qenë edhe i akuzuari Geci. I akuzuari Lushtaku dhe mbrojtja e tij i kanë propozuar tre dëshmitarë. Pas dëgjim-it të dëshmitarit të parë, ata kanë hequr dorë nga dy dëshmitarët e tjerë më herët të propozuar. Këta dëshmitarë, të cilëve në deklaratën e tyre para gjykatës njëri prej dëshmitarëve anonim ua ka cekur emrat, gjykata i ka dëgjuar sipas detyrës zyrtare. Mbrojtja e të akuzuarit Selimi po ashtu e ka ftuar mjekun, i cili e ka dhënë vlerësimin mbi aftësinë psikike të dëshmitarit A.312

Të akuzuarit e tjerë nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të propozuar dësh-mitarë, të cilët do të mund të ishin të dëgjuar para trupit gjykues.

Në seancat e gjykatës, krahas publikut, ka qenë e lejuar edhe prania e mediave dhe gazetarëve iu është lejuar video dhe audio incizimi i pjesëve të shqyrtimit deri tek fillimi i dëshmive të dëshmitarëve para trupit gjykues, kurse pas kësaj vetëm e drejta që të jenë të pranishëm. Të gjitha seancat kanë qenë publike, pos disa pjesëve të caktuara gjatë të cilave ka ekzistuar mundësia që të zbulohet identiteti i dëshmitarëve anonim ose i dëshmitarëve të prokurorisë. Me disa ekipeve të caktuara të mbrojtjes edhe në këtë gjykim kanë udhëhequr avokatët ndërkombëtar me përvojë shumëvjeçare para Tribunalit të Hagës. Ata e kanë fituar këtë të drejtë pas regjistrimit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kështu, ekipin e mbrojtjes së Lushtakut në një pjesë të shqyrtimit kryesor, i cili është mba-jtur gjatë vitit 2014, e ka udhëhequr avokati nga Gjermania Ingo Risch, i cili men-jëherë pas luftës në Kosovë ka punuar si gjyqtar i misionit të UNMIK-ut, kurse ka qenë gjatë viteve të para edhe gjyqtar i Misionit të EULEX-it. Anëtarë i ekipit të mbrojtjes së Lushtakut ka qenë ndërmarrësi Rrustem Rukolli, i cili në fillim të vitit 2014, së bashku me gazetarin Milaim Zeka, është akuzuar për veprën penale të pengimit të procedurës zyrtare që është në lidhje me këtë rast. Trupi gjykues

[312] Gjykata, këtë dëshmitar, në pajtim me nenin 126, paragrafi 1, pika 1.1 e LPPK, e ka liruar nga ruajtja e fshehtësisë zyrtare, por ai ka dëshmuar në seancën e mbyllur për publikun.

Page 161: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 161 }

nuk ka pasur vërejtje lidhur me praninë e tij në ekipin e mbrojtjes së të akuzuarit Lushtaku, duke iu referuar supozimit të pafajësisë.313

Gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor, trupi gjykues disa herë e ka cekur pjesëtarët e Policisë së Kosovës përkatësisht pjesëtarët e shërbimit për korrektim të të paraburgosurve, të cilët gjatë shqyrtimit kryesor kanë marrë pjesë në organizimin e sjelljes nga qendra e paraburgimit deri në gjykatë, se kanë qëndrim joprofesional ndaj të akuzuarve dhe se, së këndejmi, nuk veprojnë sipas rregullave të shërbimit.

Me vendim të kryetarit të trupit gjykues të datës 19 dhjetor të vitit 2014, të akuzuarve, të cilët janë gjendur në paraburgim314 nga data 31 maj e vitit 2013, masa më e ashpër e sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë (paraburgimi) është zëvendë-suar me kaucionin në të holla në shuma të lartësive të ndryshme. Të akuzuarit janë liruar nga paraburgimi pas pagesës së kaucionit në llogari të gjykatës. Me vendim të gjykatës, atyre iu janë marrë dokumentet e udhëtimit, iu janë ndaluar paraqitjet publike dhe prania në tubime në të cilat janë tubuar më shumë se dh-jetë (10) persona si dhe kontakti me dëshmitarit e rastit dhe me familjet e tyre. Gjykata e ka bazuar këtë vendim në praktikën e Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ligji mbi Procedurën Penale i Kosovës (neni 179, paragrafi 2) nuk e parasheh mundësinë e zbatimit të kësaj mase në rastet kur të akuzuarit gjyko-hen për krim të luftës. Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e prokurorit lidhur me këtë si të pabazuara, duke vërtetuar vendimin e kryetarit të panelit shqyrtues mbi zëvendësimin e masës së sigurimit të pranisë së të akuzuarve në shqyrtimin kryesor.

Të akuzuarit e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre që gjatë shqyrtimit të mbrohen me anë të heshtjes, por kanë qëndruar pranë deklaratave, të cilat i kanë dhënë në procedurën hetimore.

Në fund të shqyrtimit kryesor, prokurori dhe mbrojtësit e të akuzuarve i kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare, pro dhe kundër aktakuzës. Të akuzuarit i kanë mbështetur argumentimet e mbrojtësve të tyre dhe janë deklaru-ar se nuk janë fajtor.

[313] Neni 3 i LPPK: Secili person i dyshuar ose i akuzuar se ka kryer vepër penale do të konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij për vepër penale të mos vërtetohet me vendimin e plotfuqishëm të gjykatës.

[314] Me përjashtim të të akuzuarit Sabit Geci, i cili ndodhet në vuajtjen e dënimit me burgosje në kohëzgjatje prej 15 vitesh me aktgjykimin e plotfuqishëm për krim të luftës në një lëndë tjetër gjyqësore.

Page 162: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 162 }

3.2. Shqyrtimi kryesor në rastin Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve, Drenica 2

Shqyrtimi kryesor lidhur me pjesën e mbetur të aktakuzës së PSRK të datës 6 nëntor të vitit 2013 kundër dhjetë të akuzuarve është hapur në datën 27 qershor të vitit 2014 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin po ashtu ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki.315

Paneli shqyrtues në këtë procedurë ka mbajtur njëzet e tri (23) ditë gjyqësore. Pas seancës përgatitore dhe paraqitjes së fjalëve hyrëse në procedurë, gjatë procedurës janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokuroria. Katër prej këtyre dëshmitarëve kanë dëshmuar si dëshmitarë anonim. Dëshmitari anonin A, i cili në të njëjtën kohë është edhe dëshmitari kryesor i akuzës në këtë rast, gjatë dëshmisë së tij në mënyrë të hollësishme i ka përshkruar keqtrajtimet, të cilave iu është nënshtruar në hapësirat për ndalim të UÇK në Likoc. Pretendimet e këtij dëshmitari i ka vërtetuar edhe një dëshmitar tjetër anonim. Dëshmitari tjetër anonim i radhës i prokurorisë para trupit gjykues e ka paraqitur deklaratën, me të cilën i ka kontestuar deklaratat e tij nga fazat e mëhershme. Për këtë arsye ky dëshmitar, si dhe me kërkesën e prokurorisë që këtë dëshmitar ta ballafaqojë me deklaratat e tij të mëhershme, nga ana e gjykatës është shpallur „dëshmitar armiqësor“. Nga gjykata është lejuar dëgjimi i tij me anë të pyetjeve të tërthorta nga prokurori.

Në mesin e dëshmitarëve anonim gjatë shqyrtimit kryesor ka qenë edhe një per-son zyrtar, polic,316 pjesëtar i Njësisë për hetimin e krimeve të luftës të EULEX-it. Ai, në kuadër të shqyrtimit ka dëshmuar mbi kontaktet, të cilat i ka pasur si me dëshmitarë të caktuar anonim të prokurorisë të këtij rasti, të cilët si të dëmtuar kanë dëshmuar në këtë rast, mbi kontaktet të cilat këta dëshmitarë i kanë pasur me disa akuzuar të caktuar ose me anëtarët e familjeve të tyre, me insistimin e tyre. Sipas tij, krejt kjo ka ndodhur gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor dhe derisa të akuzuarit, sipas vendimit gjyqësor të gjykatës, është dashur të gjen-den nën masat e sigurimit në paraburgim. Sipas pohimeve të dëshmitarit anonim, person zyrtar, dëshmitari anonim i prokurorisë, i dëmtuari, me rastin e takimeve zyrtare, nuk ka dëshiruar që në mënyrë të hollësishme të përshkruaj dhe të flas

[315] Anëtarët e trupit gjykues: Anna Adamska Galant dhe Vidar Stensland.[316] Ky dëshmitar ka dëshmuar në sallën e gjykatës në seancën publike. Identiteti i dëshmitarit ka

qenë i mbrojtur me anë të paravanit, i cili ka qenë i vendosur para publikut, i cili lirisht ka mundur për ta dëgjuar zërin e tij, por nuk ka mundur për ta parë figurën e tij. Dëshmitari është pjesëtar i Misionit të EULEX-it, hetues i krimeve të luftës, në shqyrtim, me propozimin e prokurorit, i cili është pranuar nga gjykata, dhe ka dëshmuar si anonim gjatë shqyrtimit kryesor, me qëllim që të mbrohet identiteti i tij gjatë shqyrtimit e me qëllim të zhvillimit të papenguar të misionit të vet, hetuesin e krimeve të luftës.

Page 163: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 163 }

lirisht mbi rrethanat, nën të cilat, siç pretendohet, është takuar me disa të akuzuar të caktuar.

Dëshmitari anonim, me të cilin personi zyrtar anonim ka pasur kontakte gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor, para gjykatës e ka ndryshuar dësh-minë, duke dalluar nga deklarimet e tij të mëhershme të cilat i ka dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Ky dëshmitar në fillim të dëshmisë së tij para gjykatës317 ka thënë se ndjehet i rrezikuar dhe se çdo ditë është në rrezik, sepse pas parabur-gimit të të akuzuarve, identiteti i tij është zbuluar dhe se disa të akuzuar të caktuar janë fqinjë të tij, gjë që për te përbënë problem edhe më të madh.

Gjatë procedurës së provave si dhe me propozim të prokurorit, në cilësinë e dësh-mitarëve janë dëgjuar edhe dy mjekë, të cilët në kohën e përfshirë me aktakuzë kanë punuar si mjekë të UÇK-së ose pranë organizatave të ndryshme humanitare. Si dëshmitar i prokurorisë është dëgjuar edhe një ekspert i mjekësisë ligjore. Të gjithë këta dëshmitarë janë dëgjuar edhe gjatë shqyrtimit kryesor të rastit Drenica 1 dhe dëshmia e tyre ka pasur të bëjë me rrethana të ndryshme.

Me propozim të të akuzuarve të caktuar, gjatë shqyrtimit janë dëgjuar tetë (8) dëshmitarë të alibisë. Një prej këtyre dëshmitarëve ka dëshmuar në shqyrtimin, i cili ka qenë i mbyllur për publikun.318

Prokurori në këtë rast ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve të caktuar, të cilët kanë qenë të propozuar me anë të aktakuzës (dëshmitari anonim L dhe dëshmitari FM).

Gjatë procedurës janë paraqitur provat materiale të propozuara nga ana e palëve në procedurë, derisa të akuzuarit janë mbrojtur me heshtje. Palët në procedurë në fund të shqyrtimit kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare. Të akuzuarit i kanë përkrahur fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre, duke i kontestuar pre-tendimet e akuzës, duke e potencuar se nuk janë fajtor si edhe se nga gjykata presin aktgjykim të drejtë, lirues.

Disa dëshmitarë të caktuar në këtë rast, të cilëve nga ana e gjykatës me propozim të prokurorit iu është caktuar masa që para gjykatës të dëshmojnë si anonim, gjatë shqyrtimit janë deklaruar se mbrojtja e caktuar nga ana e gjykatës nuk është e nevojshme dhe se ata dëshirojnë të dëshmojnë publikisht. Këta dëshmitarë para gjykatës kanë dhënë deklarata të cilat kanë ndryshuar nga deklaratat të cilat i kanë dhënë në procedurën hetimore dhe para prokurorit.

[317] Dëshmia është zhvilluar me anë të video konferencës.[318] Vëzhguesve të FDH-së Kosovë iu është lejuar prania.

Page 164: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 164 }

Vëzhgime të FDH Kosovë Në bazë të përcjelljes së rregullt njëvjeçare të shqyrtimeve kryesore, të cilat sipas aktakuzës së PSRK së datës 6 nëntor të vitit 2013 janë hapur në gjysmën e muajit maj, përkatësisht në fund të muajit qershor të vitit 2014, si dhe analizës së aktgjy-kimeve me shkrim të arsyetuar, FDH Kosovë ka gjetur:

- se trupat gjykues të udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Sielicki kanë treguar gjatë zhvillimit të shqyrtimeve kryesore një profesionalitet të jashtëzakonshëm dhe transparencë në punë, krahas respektimit të të drejtave të të gjitha palëve në procedurë, edhe pse kjo ka qenë e vështirë për ta arritur, sepse ka qenë fjala për raste me numër të madh të të akuzuarve, të cilëve me aktakuzë iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale krim i luftës sipas një ose më shumë pikave. Për udhëheqjen profesionale të shqyrtimit kryesor për trupat gjyqësor nuk ka përbërë problem as fakti se shumica e dëshmitarëve të prokurorisë kanë dëshmuar në të dyja rastet, të cilat janë hapur në lidhje me aktakuzën. Gjykata ka pasur sukses që shqyrtimin kryesor ta organizoj në atë mënyrë që dëshmitarët të mos i përsërisin deklaratat e tyre, por të përqendrohen në rrethanat të cilat janë të lidhura me akuzat, të cilat sipas aktakuzës kanë të bëjnë me rastin konkret. Kësaj në masë shumë të madhe i ka kontribuar edhe personeli i gjykatës, që gjatë procedurës iu ka asistuar trupave gjyqësor. - se, krahas rolit arbitrar, trupat gjykues gjatë shqyrtimeve kryesore në mënyrë ak-tive kanë marrë pjesë në qartësimet e shumë situatave juridikisht delikate si dhe në interpretimin e drejtë të dispozitave ligjore. Trupat gjykues, për hir të vërtetimit sa më të mirë të gjendjes faktike, shumë në mënyrë të kujdesshme i kanë inkuadruar risitë në organizimin e shqyrtimeve kryesore dhe gjithë këtë e kanë bërë në bazë të zbatimit të standardeve ndërkombëtarisht të njohura. Njëri prej tyre e ka futur edhe institutin e “dëshmitarit armiqësor” për dëshmitarët e prokurorisë, të cilët gjatë shqyrtimeve kryesore i kanë kontestuar deklaratat e veta, të cilat ua kanë dhënë hetuesve të krimeve të luftës në Kosovë ose prokurorëve.

- se praktika e deritashme në lidhje me kualifikimin juridik të veprave penale ka qenë e lidhur me ligjin i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave pe-nale, për të cilat të akuzuarit shpallen fajtor. Aktakuza, veprimet e të akuzuarve në këtë lëndë i ka kualifikuar si krim të luftës kundër popullatës civile të paraparë me nenin 142 të LP të RSFJ-së, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale, në lidhje me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës dhe nenin 4 të Protokollit Shtesë të këtyre konventave, ashtu siç është cekur në aktakuzë në bazë të së cilës janë iniciuar këto procedura penale. Gjykata, megjithëkëtë, në këtë lëndë, veprimet e të akuzuarve i ka kualifikuar sipas ligjit penal, i cili për momentin është në fuqi në Kosovë, i cili është më i saktë në përshkrimin e veprimeve të të akuzuarve, për të cilat të akuzuarit janë shpallur

Page 165: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 165 }

fajtor. Përndryshe, gjykata nuk është e lidhur me kualifikimin e veprave penale të propozuara në aktakuzë.

- se, edhe pse në praktikën e deritashme gjyqësore në Kosovë (lidhur me veprat e aktgjykimit që kanë të bëjnë me të akuzuarin Lushtaku) nuk është e zakonshme praktika që dikush të shpallet fajtor për vrasjen e personit, identiteti i të cilit nuk është i njohur, gjykata ka vepruar në këtë mënyrë në rastin konkret, gjë që për-bënë risi për gjyqësorin kosovar. Ajo nuk përbënë shkelje të ligjit, sepse të gjitha ligjet penale (edhe ai i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën ngarkohet i akuzuari, por edhe ai në fuqi) nuk e parashohin në mënyrë precize se identiteti i viktimës është i domosdoshëm për vërtetimin e përgjegjë-sisë së dikujt për vdekjen e tij. Me fjalë të tjera, ligjet e cekura, në përshkrimin e veprimeve të veprës penale të vrasjes vetëm thonë: „Kushdo që personin tjetër e privon nga jeta.“319

- se, duke pasur parasysh kornizat ligjore të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën i akuzuari ngarkohet, dënimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve janë adekuate dhe se mund të pritet se me anë të tyre do të ar-rihet qëllimi i dënimit.

- se nga hapja e hetimeve zyrtare e deri te shpallja e aktgjykimit, në këto dy lëndë janë ndërruar pesë (5) prokurorë të Prokurorisë Speciale. Edhe pse ata në mënyrë shumë profesionale i kanë përfaqësuar interesat e prokurorisë, tek ata, herë pas herë, posaçërisht në fazat e mëvonshme të procedurës, prapëseprapë është hetuar një pasiguri e caktuar ose orientimi i pamjaftueshëm në këtë rast konkret. Me anë të hetimit të rastit kundër të akuzuarve, që është iniciuar në muajin janar dhe është zgjeruar në muajin korrik të vitit 2012, ka udhëhequr prokurori ndërkom-bëtar Maurizio Salustro, i cili edhe e ka ngritur aktakuzën kundër pesëmbëdhjetë të akuzuarve në fillim të muajt nëntor të vitit 2013. Ai e ka përfaqësuar të njëjtën edhe në seancën e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën, të mbajtur në datën 6 dhjetor të të njëjtit vit. Pas tij, aktakuzën, gjatë shqyrtimeve kryesore, e kanë për-faqësuar prokurorët ndërkombëtarët të PSRK: Cezary Michalczuk, Martin Hack-ett, Charles Hardaway dhe Pascale Keall.

- se gjatë gjykimit në këto lëndë ka rezultuar deri te puna e qartë joprofesionale e njësisë së shërbimit,320 e cila gjatë kohës së mbajtjes së shqyrtimit kryesor ka qenë e angazhuar në sigurimin të akuzuarve, të cilët kanë qenë në paraburgim, në sjell-jen nga qendra e paraburgimit deri te gjykata dhe sigurimin e tyre gjatë kohës së [319] Neni 178 i LPRK: Kushdo që tjetrin e privon nga jeta do të dënohet me dënimin me burgosje në

kohëzgjatje prej së paku pesë (5) vitesh.[320] Shërbimi i Policisë së Kosovës në mesin e muajit maj të vitit 2014 i ka marrë kompetencat eksk-

luzive në sigurimin dhe përcjelljen e të akuzuarve.

Page 166: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 166 }

zgjatjes së shqyrtimit kryesor. Një qëndrim joprofesional ndaj të akuzuarve dhe shkelje e rregullave të shërbimit të kësaj njësie ka mundur të hetohet edhe gjatë qëndrimit të të akuzuarve në ndërtesën e gjykatës jashtë seancave të trupave gjy-qësore. Kryetari i trupave gjykues gjatë zhvillimit njëvjeçar të shqyrtimeve krye-sore disa herë ua ka tërhequr vërejtjen pjesëtarëve të këtij shërbimi për shkak të sjelljes së tyre joprofesionale ose qëndrimit miqësor ndaj të akuzuarve, gjë që në sallën e gjykatës dhe në pauza të shqyrtimit kryesor ka mundësuar që të akuzuarit lirshëm të komunikojnë në mes vete dhe me publikun.

- se gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor kanë qarkulluar informacionet mbi shkeljen e rregullave të shërbimit nga ana e njësisë policore të cekur, e cila ka për obligim për t’u kujdesur për të akuzuarit. Mbi këtë ka pasur informacione edhe në mediat lokale. Sipas tyre, të akuzuarit, të cilëve iu janë shqiptuar masat më të rrepta të sigurimit gjatë pranisë së tyre në gjykatë, janë parë në publik pa përc-jelljen e policisë ose në praninë e tyre janë sjellë thuajse janë në liri. Këtë rrethanë, gjatë shqyrtimit e ka vërtetuar edhe njëri prej dëshmitarëve anonim, i cili dësh-mitarit të prokurorisë jashtë shqyrtimit kryesor i ka dëshmuar se është takuar me njërin prej të akuzuarve gjatë kohës kur ky sipas vendimit të gjykatës do të duhej të ndodhej në paraburgim. Nëse kjo dëshmohet si e saktë, atëherë kjo do të thotë se njëri prej segmenteve kryesore të sistemit të shtetit ligjor jo vetëm ka dështuar, por edhe e ka shkelur ligjin dhe vendimet e gjykatës. Për më shumë, gjykata, në rastin e të akuzuarve për të cilët është pohuar se sillen thuajse janë në liri deri-sa iu është caktuar paraburgimi, më vonë ka sjellë vendimin që paraburgimi të zëvendësohet me kaucionin. Masa e tillë sipas Ligjit për Procedurën Penale nuk është e lejuar kur është fjala për gjykime për krime të luftës dhe kjo përbënë gabi-min më të madh të gjykatës ndaj ligjit në këtë lëndë.

- se gruaja e njërit prej të akuzuarve në ditën e shpalljes së aktgjykimit nga Gjyka-ta Themelore në Mitrovicë, përmes rrjetit social, (Facebook) në bllogun e saj ka publikuar emrin e njërit prej dëshmitarëve të mbrojtur, gjë që, sipas ligjit penal i cili është në fuqi,321 përbënë vepër penale. Duke e përcjellë lajmin e cekur, disa portale të caktuara të lajmeve në orët e paradites së ditës së nesërme, pas shpalljes së aktgjykimeve në rastin Drenica 1, 2, e kanë publikuar tekstin e cekur të pandry-shuar nga rrjeti social, me emrin dhe me mbiemrin e plotë të dëshmitarit anonim.

- FDH Kosovë dëshiron të cek se gjykimi ose mbështetja e vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve publike ose e zyrtarëve përbënë përfshirje të drejtpërdre-jtë në pavarësinë e gjyqësorit.322 [321] Neni 400, paragrafi 2 i LPRK: Secili person, i cili pa autorizim i fsheh informatat mbi identitetin

ose të dhënat personale të personave nën mbrojtje në procedurën penale ose në program të veçantë, do të dënohet me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tri (3) vitesh.

[322] Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Hashim Thaqi, disa ditë pas

Page 167: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 167 }

- se problemi i sigurimit të dëshmitarëve, pamundësimi që ata në gjykim të ndry-shojnë deklaratat krahasuar me ato deklarata nga fazat e mëhershme të proce-durës penale si dhe që të refuzojnë të dëshmojnë edhe më tutje mbetet një nga problemet më serioze në gjykimet për krime të luftës në Kosovë. - se kualiteti i përkthimit gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor nuk ka qenë gjith-monë në nivel. Këtë e ka konstatuar edhe gjykata në vendimet e saj.

shpalljes së aktgjykimeve në rastet Drenica 1 dhe 2 në bllogun e Facebookut të tij - ka shkruar: “Se drejtësia ka qenë dhe mbetet mision i popujve, i luftëtarëve dhe i imi. Aktgjykimi për grupin drenicas e vë në dilemë këtë qëllim dhe nuk është vetëm tendencë për vënien e njollave në luftën e UÇK-së, por e njollos vet drejtësinë. Tendenca e këtillë nuk mund të arsyetohet me asgjë prej askujt.” Teksti i këtillë është transmetuar nga shumë media elektronike dhe të shkruara.

Page 168: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 168 }

Gjykata pa përgjigje në pyetjen se kush e ka vrarë policin Zymberi

A N A L I Z Ë 323

Trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin në lëndën Prokurori kundër Sovrljiqit dhe Kasaloviqit ka kryesuar gjyqtari Vidar Stensland,324 në datën 10 dhjetor të vitit 2015 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin i akuzuari Radomir Kasaloviq është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare325 dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, të cilat nuk do të ekzekutohen nëse i akuzuari në një afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale.

I akuzuari i dytë Sllobodan Sovrliqi326, me anë të të njëjtit aktgjykim është liruar nga të gjitha akuzat, të cilat i janë vënë në barrë me anë të aktakuzës në lidhje me pjesëmarrjen e tij të pretenduar në sulmin ndaj karvanit të pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), në datën 26 korrik të vitit 2011, kur është vrarë polici Enver Zymberi.

Ky ka qenë aktgjykimi i dytë me radhë i shpallur në procedurën penale të ngrit-ur në lidhje me vrasjen e Zymberit. Me aktgjykimin e parë, të shpallur në datën 20 prill të vitit 2015, në procedurën e cila zyrtarisht është zhvilluar kundër të akuzuarve Radovan Radiqit dhe Millutin Vlashkoviqit, me aktgjykimin e cekur këta të akuzuar janë liruar nga të gjitha akuzat. Procedura, në lidhje me këta dy të akuzuar sipas ankesës së prokurorit për momentin gjendet në Gjykatën e Apelit. FDH Kosovë nuk ka informacione nëse gjykata e shkallës së dytë ka vendosur në lidhje me ankesën e prokurorit. Rrjedha e procedurës penale Në lidhje me vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës Enver Zymberit në datën 26 korrik të vitit 2011 në rrugën rajonale Mitrovicë-Zubin, hetimet zyrtare kundër të akuzuarit Kasaloviq janë ngritur me vendimin e ish Zyrës së Prokurorisë së Qar-kut të Mitrovicës të datës 10 gusht të vitit 2011. Pas kësaj, e në pamundësi të qasjes [323] Të cilin mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: http://hlc-kosovo.

org/?p=4363&lang=sq [324] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtar Katrien Gabriel Witeman dhe Franciska Fiser.[325] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 3 të LPK, po

ashtu e paraparë dhe e dënueshme me nenin 409 të LPRK. [326] I akuzuari Sovrliq me aktgjykimin e gjykatës së njëjtë, të datës 23 tetor të vitit 2015, është shpal-

lur fajtor për disa vepra penale, për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, me afat të probacionit prej katër (4) vitesh.

Page 169: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 169 }

ndaj të akuzuarve nga organet gjyqësore, hetimet lidhur me vrasjen e Zymberit disa herë disa herë kanë qenë ndërprerë, sërish janë hapur dhe janë zgjeruar ndaj të dyshuarve të tjerë të ri. Aktakuza e parë në rastin Prokurori kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit është ngritur në datën 7 maj të vitit 2014. Ndaj kësaj aktakuze, bren-da afatit ligjor është kryer procedura e vlerësimit të saj. Aktakuza e dytë lidhur me rastin, kësaj here kundër të akuzuarve Radomir Kasaloviq dhe Sllobodan Sovrliqi është ngritur në datën 12 dhjetor të vitit 2014, kur procedura për këtë aktakuzë ka qenë në fazën e përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor. Prokurori, në të një-jtën ditë, me anë të një aktakuze të re e ka shprehur edhe kërkesën për bashkimin e këtyre procedurave. Me vendim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për proce-durën, edhe për këtë aktakuzë është caktuar gjyqtari ndërkombëtar Paulo Teixei-ra, i cili, pas seancave të mbajtura të vlerësimit të aktakuzës, në datën 23 dhjetor të vitit 2014, përkatësisht në datën 19 janar të vitit 2015, e ka refuzuar propozimin e prokurorit për bashkimin e procedurave për aktakuzat. Ndaj të parës ka vazhduar shqyrtimi kryesor i rregullt, kurse ndaj të dytës si dhe pas seancave dëgjimore të mbajtura ka vazhduar procedura lidhur me aktakuzën e paraparë me ligj.

Aktakuza Me aktakuzën e datës 12 dhjetor të vitit 2014, Zyra e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë, të akuzuarve Kasaloviq dhe Sovrliq, iu është vënë në barrë se në bash-këkryerje me Radovan Radiqin, Millutin Vlashkoviqin,327 Ratomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin,328 dhe Sllavisha Ristiqin329 i kanë kryer shtatë vepra penale: vrasje e rëndë;330 tentim vraske e rëndë;331 pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës së zjarrit;332 pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare;333 rrezikim i komunikacionit publik me veprime dhe me mjete të rreziksh-

[327] Ashtu siç tashmë është cekur, këta të akuzuar me aktakuzën e datës 7 maj të vitit 2014, me aktgjykimin e datës 20 maj të vitit 2015 janë liruar nga të gjitha akuzat. Rasti, pas ankesës së prokurorit, ndodhet në Gjykatën e Apelit.

[328] Në kohën e ngritjes së aktakuzës të datës 12.12.2015 janë gjetur në arrati. [329] Në kohën e ngritjes së aktakuzës kundër tij, hetimet kanë qenë në vazhdim e sipër, dhe është

paraburgosur në datën 1 dhjetor të vitit 2014, kur i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor dy herë në javë.

[330] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenin 23 të LPK, po ashtu e paraparë me nenet 178 dhe 179 (1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10) në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[331] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 146 dhe 147, paragrafët 4, 6, 8 dhe 10 në lidhje me nenin 20 dhe 23 të LPK, po ashtu e paraparë me nenet 178 dhe 179 (1.5, 1.7, 1.9 dhe 1.10) në lidhje me nenet 28 dhe 31 të LPRK.

[332] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 328, paragrafët 1 dhe 2 të LPK, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 374 të LPRK.

[333] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 316, paragrafët 1 dhe 3 të LPK, në lidhje me nenin 23 po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 409, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 170: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 170 }

me;334 si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm335 dhe pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepër penale.336

Ata i kanë kryer këto vepra në atë mënyrë që:në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, me personat e cekur dhe me persona të tjerë të panjohur, si bashkëpjesëmarrës dhe pjesë e grupit i cili ka kryer vepra penale, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit në karvanin e autom-jeteve të policisë së Kosovës, në të cilin janë gjetur pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU). Karvani i sulmuar është përbërë prej mbi pesëdhjetë (50) policëve. Në ballë dhe në fund të karvanit, i cili është përbërë prej 10 deri 12 automjeteve policore, kanë qenë automjetet e blinduara të policisë. Karvani ka qenë duke lëvizur në rrugën midis Mitrovicës dhe Zubin Potokut me qëllim të kryerjes së detyrës zyrtare, që ka qenë ajo e marrjes nën kontroll të pikave të kalimit kufitar G1 dhe G31. Sulmi në karvanin ka ndodhur në pjesën e rrugës midis fshatrave Varagë dhe Zupç. Para sulmit të armatosur, karvani policor në afërsi të fshatit Çabër ka hasur në barrikadën e parë, e cila është përbërë nga gurët dhe zhavori. Barrikada është tejkaluar me gjetjen e rrugës alternative, pas së cilës karvani prapë është kthyer në rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të kalimit kufitar 31. Pas 10 minutave, në pjesën e rrugës midis fshatrave Varagë dhe Zupç, karvani prapë ka hasur në pengesë, e cila këtë herë është përbërë nga shumë au-tomjete, të parkuara në rrugë. Karvani nuk ka mundur për të vazhduar rrugën. Vozitësit dhe udhëtarët e këtyre automjeteve civile kanë qenë pranë automjeteve të tyre të parkuara, duke i provokuar pjesëtarët e policisë në mënyra të ndryshme. Me qëllim që ta vazhdojnë rrugën, disa pjesëtarë të karvanit policor kanë dalë nga automjetet zyrtare me qëllim që të arrijnë një marrëveshje eventuale me personat, të cilët e kanë vendosur barrikadën. Pas mossuksesit lidhur me qëllimin e këtillë, udhëheqësi i karvanit e ka dhënë urdhrin që automjetet e udhëtarëve të largohen ose të shtyhen nga rruga. Në atë moment, grupi prej tetë (8) deri në dhjetë (10) persona, të cilët kanë qëndruar pranë barrikadës me automjete, kanë ikur në ma-lin në afërsi pranë rrugës në anën e majtë, prej nga pastaj është hapur nga armë të zjarrit në automjetet policore. Me plumbin e parë është plagosur rëndë pjesëtari i policisë Enver Zymberi, i cili është gjendur në vendin e vozitësit të automjetit të dytë të karvanit. Të shtënat nga armët e zjarrit në automjetet e policisë kryesisht në fillim kanë ndodhur nga pylli, i cili gjendet në anën e majtë të rrugës. Më vonë, edhe nga drejtimet e tjera ka pasur të shtëna me armë zjarri, të cilat kanë zgjatur

[334] Pe paraparë dhe e dënueshme me nenin 299, paragrafi 1 i LPK, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 380, paragrafi 1 në lidhje me paragrafin 2, në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[335] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 291, paragrafët 1 dhe 3 të LPK, në lidhje me nenin 23, po ashtu e paraparë si vepër penale me nenin 365 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

[336] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 320, paragrafi 1 i LPK, në lidhje me nenin 23, po ashtu të paraparë si vepër penale me nenin 412 në lidhje me nenin 31 të LPRK.

Page 171: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 171 }

rreth gjysmë ore. Pjesëtarët e policisë janë përgjigjur në të shtënat me armë zjarri me qëllim që të mbrohen dhe që të nxjerrin trupin e policit të plagosur nga autom-jeti i policisë në automjetin e blinduar të policisë. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur krejt derisa karvani i policisë nuk është tërhequr mbrapa në drejtim të Mitrovicës. Polici i plagosur iu është nënshtruar plagëve dhe ka vdekur në të njëjtën ditë;

- në të njëjtën ditë, në vendin e cekur dhe të përshkruar, të akuzuarit, në bash-këkryerje reciproke, si edhe me persona të tjerë dhe me veprimet e përshkruara më lartë, i kanë vënë para rrezikut pjesëtarët e PK, të cilët kanë qenë në automjet me të ndjerin Zymberi (Bekim Maliqi dhe Driton Peci);

- në rrethanat më lartë të cekura, kanë qenë pjesë e grupit, i cili në ditën kritike i ka përdorur armët me rastin e sulmit në pjesëtarët e PK-së dhe me veprime të paligjshme i ka penguar pjesëtarët e PK-së në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare; e ka dëmtuar rëndë rrugën rajonale midis fshatit Varagë dhe Zupç me vendosjen e lajmërimeve të gabueshme, të sinjaleve, të pengesave dhe barrikadave, me çka i kanë sjellë në rrezik pjesëtarët e PK-së dhe e kanë shkaktuar vdekjen e policit Zymberi si dhe kanë shkaktuar dëme në automjetet e PK-së, të cilat kanë qenë në karvan. Pas seancës së vlerësimit të aktakuzës, bazueshmërisë së saj dhe pranueshmëisë së provave, gjyqtari Teixeira në datën 25 shkurt të vitit 2015 e ka lëshuar urdhrin, me të cilin nga prokurori ka kërkuarqë të njëjtën në një afat prej dhjetë (10) ditësh ta saktësojnë kuptimet e mëposhtme: me sa vepra penale të tentim vrasjes ngarkohen të akuzuarit, si dhe në lidhje me saktësimin e aktakuzës për posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armës (lloji dhe kalibri).

Prokurori, në afatin ligjor deri në datën 05 mars të vitit 2015 ia ka dorëzuar gjykatës përgjigjen, duke përplotësuar, kështu, aktakuzën. Në aktakuzën e përplotësuar është përgjigjur mbrojtësi i të akuzuarit Kasaloviq.

Me vendimin e datës 17 prill të vitit 2015, kryetari i trupit gjykues e ka pranuar kërkesën e të akuzuarit, të dorëzuar gjykatës nëpërmes të mbrojtësit të tij dhe e ka hedhur një pjesë të aktakuzës në lidhje me akuzën për posedim, kontroll dhe për-dorim të paautorizuar të armës. Prokurori është ankuar ndaj vendimit të kryetarit të trupit gjykues. Mbrojtja nuk e ka deponuar përgjigjen e saj ndaj kësaj ankese. Prokurori i apelit ka propozuar që Gjykata e Apelit ta pranojë aktakuzën e për-plotësuar të datës 04 mars të vitit 2015. Me vendim të Gjykatës së Apelit të datës 11 qershor të vitit 2015, ankesa e prokurorit është refuzuar si e pabazuar.

Pas përfundimit të procedurës sipas aktakuzës, në datën 02 shtator të vitit 2015 është planifikuar hapja e shqyrtimit kryesor para trupit gjykues ndërkombëtar, i cili

Page 172: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 172 }

e ka sjellë këtë aktgjykim të shkallës së parë. Në ditën e parë të shqyrtimit kryesor, në ftesën e gjykatës nuk është përgjigjur i akuzuari Kasaloviq. Prokurori ka propozuar paraburgosje të të akuzuarit, gjë që ligji e mundëson në rastet kur i akuzuari nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës, sepse i akuzuari nuk e ka arsyetuar mungesën e pranisë së tij në gjykatë. Mbrojtja ka propozuar që para zbatimit të masës më të ashpër të sigurimit të të akuzuarve në gjykatë, të vërtetohen arsyet e mungesës së të akuzuarit në hapjen e shqyrtimit kryesor, krahas vërejtjes se gjykata duhet ta ketë parasysh se i akuzuari vet është paraqitur para organeve të ndjekjes pasi që është vënë në dijeni se kundër tij janë duke u zhvilluar hetime penale.

Gjatë seancës së parë publike të trupit gjykues, prokurori ka propozuar shtyrjen e fillimit të shqyrtimit kryesor deri në vendimin e Gjykatës së Apelit pas aktg-jykimit lirues të datës 20 prill të vitit 2015, ndaj të cilit prokuroria e kishte de-ponuar ankesën. Si arsye të shtyrjes së fillimit, prokuroria e ka cekur se nga ven-dimi i gjykatës së apelit do të varej strategjia e prokurorisë gjatë këtij shqyrtimi kryesor. Trupi gjykues e ka refuzuar propozimin e prokurorit, duke theksuar se ky trup gjykues vendimin e tij do ta bazojë në provat, të cilat do të propozohen dhe paraqiten gjatë rrjedhës së këtij shqyrtimi kryesor. Deri te hapja zyrtare e shqyrtimit kryesor janë shtyrë disa seanca të planifikuara të gjykatës.337 Shqyrtimi kryesor zyrtar është hapur me leximin e aktakuzës dhe me fjalët hyrëse të palëve në procedurë, të shprehura gjatë seancës së trupit gjykues të mbajtur në datën 18 shtator të vitit 2015. Shqyrtimi, gjatë të cilit trupi gjykues ka mbajtur seanca dymbëdhjetë (12) ditë, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar me aktakuzë dhe të akuzuarve. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë të prokurorisë, prej të cilëve njëri e ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe ka dëshmuar në seancën e mbyllur për publikun338 me anë të video-konferencës. Gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, fytura e tij ka qenë e mjegulluar, kurse zëri i ndryshuar. I akuzuari dhe mbrojtja e tij kanë propozuar nga tre dëshmi-tarë të alibisë, të cilët kanë pohuar se të akuzuarit në ditën kritike nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes aty ku ka ndodhur vrasja. Trupi gjykues, së bashku me palët në procedurë, e kanë vizituar edhe vendin ku është kryer sulmi mbi karvanin e PK-së. Trupi gjykues, sipas detyrës zyrtare, kurse me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të familjes së të dëmtuarve, e ka angazhuar personin me autorizim të plotfuqishëm, i cili gjatë shqyrtimit i ka përfaqësuar interesat e tyre. Anëtarët e familjes së dëmtuar dhe të dëmtuarit e tjerë individual po ashtu kanë qenë të pranishëm në shqyrtimin kryesor.

[337] FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare mbi arsyet e vonesës. [338] Me vendimin e trupit gjykues deri në datën 10 nëntor të vitit 2015, pjesërisht është miratuar

kërkesa e FDH Kosovë që vëzhguesve të FDH Kosovë dhe praktikantëve të angazhuar në projekt t’ua mundësoj praninë në seancat e gjykatës të mbyllura për publikun. Me vendimin e cekur ka qenë e lejuar prania vetëm për vëzhguesin e FDH Kosovë.

Page 173: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 173 }

I akuzuari Kasaloviq gjatë deklarimit të tij para panelit hetimor e ka kundërshtuar çfarëdo lidhje me akuzat, duke pohuar se në ditën kritike është gjendur larg vendit të ngjarjes. I akuzuari Sovrliq e ka shfrytëzuar të drejtën që të mbrohet me anë të heshtjes.

Gjatë procedurës së provave janë paraqitur shumë prova materiale, të siguruara gjatë hetimeve policore dhe të atyre të hetuesisë. Atyre iu janë bashkëngjitur proc-esverbalet zyrtare nga shqyrtimi kryesor kundër Radiqit dhe Vllashkoviqit si dhe aktgjykimi i datës 20 prill të vitit 2015 në të njëjtin rast. Palët në procedurë i kanë parashtruar argumentet e tyre përfundimtare. Prokurori ka treguar se provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor përbëjnë bazë të mjaftueshme që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, derisa të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre kanë pohuar se provat e prokurorisë nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme se klientët e tyre kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen. Paneli shqyrtues në arsyetimin e tij të shkurtër pas aktgjykimit të shpallur ka thënë: se gjykata, në bazë të provave të paraqitura, të deklaratës së dëshmitarit të prokurorisë, gjatë ngjarjes e ka identifikuar të akuzuarin Kasaloviq si të pran-ishëm në vendin e ngjarjes në ditën kritike në mesin e personave, të cilët e kanë vendosur barrikadën (gjë që dëshmitari e ka pohuar në të gjitha fazat e proce-durës dhe e ka përsëritur para trupit gjykues). Deklarata e dëshmitarit ka qenë e mjaftueshme për trupin gjykues që të akuzuarin ta shpall fajtor për veprën penale të pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Trupi gjykues nuk i ka kushtuar vëmendje dëshmive në mbështetje të alibisë së të akuzuarit.

Lidhur me aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit Sovrliq, trupi gjykues ka cekur se nuk ka mundur që këtë të akuzuar ta shpallë fajtor vetëm në bazë të deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur. Prokuroria nuk ka mundur që gjykatës t’i ofrojë prova materiale ose dëshmitar/ë, që të akuzuarin do ta lidhte ose do ta lidhnin lidhnin me ngjarjet në vendin e ngjarjes në ditën kritike.

Gjatë procedurës para panelit hetimor, aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë së EU-LEX-it në Mitrovicë, krahas prokurorit i cili i ka udhëhequr hetimet dhe e ka ngri-tur aktakuzën, aktakuzën e kanë përfaqësuar edhe dy prokurorë të prokurorisë së cekur, duke e zëvendësuar njëri tjetrin.

Me aktgjykimin e shkallës së parë në lëndën Prokurori kundër Sovrliqit dhe Kasa-loviqit ka përfunduar edhe një pjesë e një procedure penale lidhur me vrasjen e policit Zymberi, të kryer në verën e vitit 2011, e cila ka ndodhur derisa është gjen-dur në kryerjen e detyrës zyrtare si pjesëtar i njësisë speciale të PK-së. Kryetari i trupit gjykues në arsyetimin e dhënë pas shpalljes së aktgjykimit nuk i ka cekur arsyet mbi lirimin e të akuzuarve lidhur me akuzat e tjera.

Page 174: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

{ 174 }

Edhe pse në aktakuzat e deritashme ceken edhe disa emra të caktuar si të akuzuar të mundshëm, FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare nëse do të ketë aktakuza të reja në këtë rast.

Vëzhgimet e FDH Kosovë - Trupi gjykues e ka udhëhequr shqyrtimin kryesor duke i respektuar standardet gjyqësore dhe posaçërisht duke respektuar të drejtat e palëve në procedurë; - Prokuroria e EULEX-it në Mitrovicë edhe në aktakuzën e dytë nuk ia ka dalë që para trupit gjykues të prezantojë provat, të cilat jashtë çdo dyshimi do të vër-tetonin se të akuzuarit, të cilëve iu janë vënë në barrë kryerja e disa veprave pe-nale, janë të lidhur me vrasjen e policit Zymberi ose me rrezikimin e jetëve të pjesëtarëve të tjerë të policisë, të cilët kanë qenë në automjetet e PK-së në përbërje të karvanit, si dhe lidhur me akuzat e tjera, që të akuzuarve iu janë vënë në barrë; - mbetet dilema se a ka mundur prokuroria lidhur me vrasjen e një pjesëtari të PK-së dhe rrezikimin e një numri të policëve në karvan për të bërë më shumë në sigurimin e provave kundër të akuzuarve, duke pasur parasysh faktin se policia nuk ka qenë në mundësi që nga arsye të sigurisë t’i qaset vendit të ngjarjes men-jëherë pas krimeve të kryera dhe për të siguruar provat materiale, që do t’i kon-tribuonin ndriçimit më të madh të këtyre krimeve;- po ashtu imponohet edhe dilema nëse forcat që e kanë obligim sigurinë e Kosovës kanë qenë në mundësi për të siguruar kushte për zbatimin e hetimeve adekuate në këtë rast, e edhe në lidhje me krimet e tjera, në hapësirën e veriut të Kosovës, ku aso kohe ka ekzistuar (ende ekziston) një rezistencë e fuqishme e popullatës lokale ndaj institucioneve të Prishtinës.

Page 175: The Project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically … · KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri

Botuesi | Izdavač | PublisherFondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

Fond za humanitarno pravo KosovoHumanitarian Law center Kosovo

Për botuesin | Za izdavača | For the PublisherBekim Blakaj

Përgatiti | Pripremila | PreparedAnka Kurteshi-Hajdari

Shtypshkronja | Štamparija | Printing houseGrafika Rezniqi

Tirazhi | Tiraž | Print run500

Prishtinë, Mars 2016Priština, Mart 2016

Pristina, March 2016

Copyright © 2016Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë