thelbi i procesit tË tË mËsuarit ÇfarË studion … - 2015/zhvillimi i... · 3 ndonëse parimet...

82
1 THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION DIDAKTIKA? MËSIMDHËNIA SI VENDIMMARRJE. KARAKTERISTIKAT E MËSIMDHËNIES. MËSIMDHËNIA ART APO SHKENCË? I. Objekti i didaktikës Didaktika ose teoria e të mësuarit është një nga fushat kryesore të pedagogjisë. Fjala didaktikë rrjedh nga greqishtja didasko- mësoj. Në traditë, në shkollë mësuesi me dituritë e me aftësitë e veta është përpjekur t'u trasmetojë nxënësve dituri, t’u zhvillojë aftësitë mendore e trupore. Ai është mbajtur si ndikuesi kryesor dhe thuajse i vetëm mbi ndjenjat e vullnetin e nxënësve, që ndikonte në formimin e karakterit të tyre, që përpiqej t'i bëjë të vlefshëm për vete e për mbarë shoqërinë. I gjithë ky veprim është quajtur procesi, arti i mësuarit. Me gjithë ndryshimet në përmbajtjen, në vendin dhe në rolin e mësuesit në procesin e organizuar të të mësuarit, dhënia e mësimit, pra të mësuarit, në

Upload: ngohanh

Post on 11-Jul-2018

238 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

1

THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT

ÇFARË STUDION DIDAKTIKA?

MËSIMDHËNIA SI VENDIMMARRJE.

KARAKTERISTIKAT E MËSIMDHËNIES.

MËSIMDHËNIA ART APO SHKENCË?

I. Objekti i didaktikës

Didaktika ose teoria e të mësuarit është një nga fushat kryesore të pedagogjisë. Fjala didaktikë rrjedh nga greqishtja didasko- mësoj. Në traditë, në shkollë mësuesi me dituritë e me aftësitë e veta është përpjekur t'u trasmetojë nxënësve dituri, t’u zhvillojë

aftësitë mendore e trupore. Ai është mbajtur si ndikuesi kryesor dhe thuajse i vetëm mbi ndjenjat e vullnetin e nxënësve, që ndikonte në formimin e karakterit të tyre, që përpiqej t'i bëjë të vlefshëm për vete e për mbarë shoqërinë. I gjithë ky veprim është quajtur procesi, arti i të mësuarit. Me gjithë ndryshimet në përmbajtjen, në vendin dhe në rolin e mësuesit në procesin e organizuar të të

mësuarit, dhënia e mësimit, pra të mësuarit, në

Page 2: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

2

kuptim të përgjithshëm, edhe në ditët tona është një veprimtari e mësuesit. Në shkolle kjo nuk eshtë diçka e prerë, pra nuk mund të jetë e vetme, sidomos e veçuar nga puna e nxënësve, pasi janë ata të interesuarit të marrin:

- mësim, të mësojnë,të pajisen me dituri;

- të rriten sipas kërkesave të shoqërisë, njëkohësisht edhe të edukohen si qytetarë të një shoqërie të caktuar, konkretisht, në vendin tonë si qytetarë me bindje demokratike.

Didaktika merret me:

- problemet e përmbajtjes;

- me studimin e procesit të mësimdhënies’;

- përvetësimit dhe të zbatimit nga ana e nxënësve

të njohurive;

- të aftësive dhe të shprehive;

- me parimet, format organizative të të mësuarit

dhe metodat.

Page 3: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

3

Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi, si term është future në literaturën pedagogjike nga fillimi i shekullit XVII. Në fillimet e përdorimit të këtij termi vetëm sa u hodhën hapat e parë për ndërtimin e didaktikës së

mirëfilltë. Trajtimet që pedagogët e ndryshëm i bënë problemit të metodave, në përgjithësi ndikuan në përcaktimin e drejtimit që duhet të merrte didaktika, e cila kuptimin e vërtetë të fjalës, siç e kemi në ditët tona, filloi ta fitojë vetëm shumë kohë më vonë. Pedagogët e njohur Volfgang Rotke dhe Komenski me didaktikë kuptonin artin e të mësuarit. Ata dhe bashkëkohësit e tyre trajtuan një sërë dukurish që lidhen drejtpërdrejt me procesin e të mësuarit, të cilat vazhdojnë të jenë në përdorim edhe në ditët tona.

Është e njohur thënia e Komenskit “Përsëritja është nëna e dijes”, e cila edhe sot e kësaj dite mbetet njëri ndër parimet bazë të veprimtarisë së organizuar në sisteme të ndryshme arsimore, duke përfshirë këtu:

- hartimin e programeve mësimore,

Page 4: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

4

- përmbajtjen e teksteve, si dhe punën e drejtpërdrejt gjatë procesit mësimor, pra gjatë zhvillimit të orëve të mësimit.

Edhe didakti ynë, prof. Aleksandër Xhuvani, për didaktikën këtë përkufizim ka dhënë. Por përkufizimi i mësipërm për didaktikën si arti i të

mësuarit mbeti për një kohë të gjatë. Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin e arsimit në shkallë 2

Page 5: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

5

më të gjerë, ky përkufizim nuk arrinte të mbulonte problemet dhe objektin që trajton didaktika.

Page 6: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

6

Pedagogë të tjerë, si: Pestaloci, Zhan Zhak Ruso, Tolstoi, Piage, Vigotski, Montasori e shumë të tjerë e pasuruan didaktikën me ide të reja, shumica e të cilave sollën ndryshime thelbësore në fushën e didaktikës. Nga pikëpamja metodologjike, didaktika si fushë e pedagogjisë, është e lidhur ngushtë me psikologjinë

e përgjithshme, me psikologjinë e moshave, me fiziologjinë e sistemit nervor qendror dhe në mënyrë të tërthortë edhe me shkenca të tjera që merren me shoqërinë njerëzore, sidomos me filozofinë. Në fillesat e saj didaktika pati një fushë të ngushtë, duke trajtuar në detaje probleme të përmbajtjes dhe të zhvillimit të mësimit. Me zgjerimin fushës së saj, si dhe me ndryshimet e shpejta që ndodhën në sisteme të ndryshme arsimore si rrjedhojë e zhvillimit të shoqërisë dhe të realizimit të revolucionit industrial, lindi nevoja për vështrime e trajtime më të detajuara të fushës së mësimdhënies.

Si rrjedhim, tashmë kemi didaktikën e përgjithshme që trajton parimet tërësore dhe didaktikat për secilën fushë të edukimit, pra të çdo lënde, që në praktikë njihen me emrin metodika. Pra, didaktika e përgjithshme ka si objekt parimet e të mësuarit, ndërsa metodikat lëndore kanë për objekt përgatitjen për realizimin në procesin e të mësuarit të lëndëve të veçanta.

Page 7: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

7

Didaktika, si teori e të mësuarit, duke u marrë me studimin e çështjeve të përmbajtjes, trajton gjerë kriteret shkencore dhe pedagogjike të ndërtimit të planeve mësimore, pra të strukturës së një sistemi arsimor për një kohë të caktuar, si rregull për vitin shkollor, trajton probleme të hartimit e të zbatimit të programeve mësimore të çdo lënde, si dhe të

hartimit të teksteve shkollore, përcakton vëllimin e njohurive, të shkathtësive dhe të shprehive që duhet të përvetësojnë nxënësit në shkollë. Veçanërisht, didaktika mund të quhet libri bazë për fitmin e profesionit të mësuesit. Në mënyrë të përmbledhur, didaktika, si teoria e të mësuarit, trajton:

- natyrën e të mësuarit dhe veçoritë e tij, - parimet themelore të të mësuarit, - rrugët, format, mjetet dhe metodat e të mësuarit.

Njoha e didaktikës, e parimeve të saj bazë, është e domosdoshme për çdo mësues, për çdo nxënës e student që aspiron për të hyrë në profesionin e mësuesit. Në procesin e të mësuarit, duke e marrë disi si abstrakt, mësuesi i çon nxënësit nga padija në dije, nga dijet më të pakta në ato më të thella, nga të vecantat në të përgjithshmet, deri në kuptimin dhe përvetësimin e ligjeve më të përgjithshme të natyrës dhe të shoqërisë, në formimin e përfytyrimeve dhe të

Page 8: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

8

koncepteve. Ky proces realizohet nëpërmjet një pune të gjerë aktive mendore, induksionit, deduksionit, analizës, sintezës etj. Në këtë mënyrë, njohja e drejtpërdrejtë e realitetit bashkohet me veprimtarinë mendore dhe praktike të njeriut, me kontrollin e përvetësimit të këtyre njohurive, zbatimin e përdorimin e tyre në praktikë

etj. Në këtë kuptim, didaktika është një mjet i fuqishëm për cilindo që përfshihet në veprimtari 3

Page 9: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

9

bashkëvepruese, në punë të ndryshme që kanë të bëjnë me komunikim me të tjerë etj.

Page 10: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

10

Page 11: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

11

Për më tepër, didaktika në kuptim të thjeshtë ëshë e domosdoshme të njihet edhe nga prindërit. Siç e përmendëm më sipër, ndonëse si disiplinë shkencore është përcaktuar në fillimet e shek. XVII, rrënjët e saj janë shumë më të hershme, ato janë të lidhura ngushtë me lindjen e shoqërisë njerëzore dhe zhvillimin e saj.

Page 12: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

12

Didaktika është gjithmonë në zhvillim dhe në pasurim. Pra, ajo nuk pajtohet me tradicionalizmin, ajo nuk është statike. Përkundrazi ajo pasurohet me elemente të reja në kuadrin e gjetjes së rrugëve e të përpunimit të metodave të reja të mësimit dhe të edukimit, të punës eksperimentale, të nisiativave për përfshirjen e teknologjive të reja në procesin e

mësimit dhe të edukimit, të pasurimit të ideve dhe të përshtatjes së mësimit me kushtet e zhvillimit të shoqërisë, sidomos në arritjet fondamentale te teknologjive të reja, siç është përdorimi masiv i komunikimit dhe i mësimit nëpërmjet internetit etj

Page 13: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

13

1. Parime didaktike Megjithëse studiues të ndryshëm japin parime të ndryshme të didaktikës, të gjitha ata kanë afërsisht një emërues të parbashkët. Por, secili prej tyre solli diçka të re në fushën e didaktikës, e pasuroi atë me dukuri, parime e ligjësi të ndryshme të të gjithë

procesit të edukimit. P.sh., Pestaloci hodhi bazat e të mësuarit nëpërmjet vetëveprimit të fëmijës, pra nëpërmjet punës. Russoi e trajtoi teorinë e të mësuarit si një veprimtari të drejtpërdrejtë të ndikimit te nxënësi për të njohur natyrën si domosdoshmëri për të jetuar, Piage përcaktoi nivelet e të mësuarit sipas moshave, Montasori e mbështeti mësimin tek prirja për vetëveprim (puna me projekte), duke zhvendosur qendrën e të mësuarit nga mësuesi tek nxënësi, Vigotski e Makarenko nxorën në pah rolin e kolektivit gjatë të mësuarit, Fullan përshkallëzoi fushat e përmbajtjes së kurrikulës shkollore etj.

Le të trajtojmë në vazhdim në vështrim të përgjithshëm parimet mbi të cilat mbështeten përmbajtja, metodat dhe format organizative të punës mësimore-edukative. Aleksandër Xhuvani ndër parimet didaktike themelore ka përcaktuar: Të mësuarit në mënyrë të natyrshme, sipas psikologjisë së fëmijëve,

Page 14: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

14

Të mësuarit në mënyrë intuitive, të kuptueshme, interesante, në mënyrë që nxënësit të vetëveprojnë, Të mësuarit në mënyrë të qëndrueshme dhe praktike etj. Disa parime që karakterizojnë shkollën sot, janë

edhe: Karakteri shkencor dhe sistematik i të mësuarit; Të mësuarit e vetëdijshëm dhe aktiv, të mësuarit e qëndrueshëm, 4

Page 15: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

15

Të përshtaturit e të mësuarit sipas moshës dhe trajtimi i diferencuar i nxënësve; Lidhja e teorisë me praktikën, pra të mësuarit sipas modeleve jetësore;

Të mësuarit nëpërmjet argëtimit, lojës, kërkimit etj. Çdo parim përbën në vetvete një sintezë kërkesash. Parimi i përshtatjes së të mësuarit, i cili mbështetet në vlerësimin e drejtë të veçorive të moshës, si dhe në nivelin e zhvillimit të përgjithshëm të nxënësve, kërkon edhe përshtatjen e përshkallëzuar të dhënies së njohurive dhe të shprehive, duke u mbështetur dhe në rregulla të tilla, si: kalimi nga e lehta tek e vështira, nga e afërta tek e largëta, nga e njohura tek e panjohura etj. Duke përmbledhur sa thamë më sipër, në procesin e

të mësuarit marrin pjesë dy aktorë kryesorë: mesuesi, pra drejtuesi, udhërrëfyesi në kuptimin figurativ, dhe vetë objekti i këtij procesi, pra nxënësit. Në këtë kuptim nxënësi është njëkohësisht objekt dhe subjekt i të mësuarit, pra i edukimit. Në vështrim të përgjithshëm, didaktika jep teorinë e të mësuarit, por në planin e veprimtarisë së organizuar të një sistemi arsimor të përcaktuar, ajo

Page 16: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

16

përqendrohet në veprimtarinë konkrete të punës së shkollës brenda kurrikulës së miratuar. Didaktika apo teoria e të mësuarit, si shkencë e të mësuarit, ka qëllimet e synimet e veta. Ajo merret me percaktimin e drejtimeve të përgjthshme dhe të

mënyrës si realizohet procesi mësimor, format e punës që ndikojnë në pajisjen e nxënësve me njohuri, shkathtësi dhe shprehi, me aftësimin e tyre për të marrë pjesë në procesin mësimor e veçanërisht për të mësuar vetë, në mënyrë të pavarur nga mjedisi, nga libri dhe nga jeta e përditshme me të gjitha mjetet qe kanë sot në shërbim të tyre. Njëkohësisht, didaktika nuk e mbyll kornizën e vet në vështrimin e përgjithshëm. Ajo shtron para njohësve e përdoruesve të saj detyra, hap horizonte për gjetjen e rrugëve sa më të përshtatshme për përdorimin me frytshmëri të formave të larmishme

që duhen ndjekur për aftësimin e nxënësve që shprehitë e fituara t’i zbatojnë në veprirntarinë e përditshrne. Në këtë kuptim, objekti i didaktikës është i gjerë. Ajo studion karakteristikat dhe veçoritë e procesit mësirnor, parimet e të mësuarit, përcaktimin e përmbajtjes së mësimit, format organizimit të procesit mësimor, metodat e të mësuarit dhe

Page 17: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

17

metodat e të nxënit. Jashtë vëmendjes së saj nuk mund të lihet edhe cilësia e punës së mësuesit (kush do të mësojë), përgatitja e tij, format e aftësimit nëpërmjet studimit e trajnimit të vazhdueshëm, aktorët ndihmës të këtij procesi (familja, mjedisi shoqëror, mjetet e informacionit masiv etj.). Po kështu, ajo merret edhe me mjetet e të mësuarit, që

shpesh herë përfshihen edhe tek metodat. Didaktika, si pjesë e rëndësishme e pedagogjise, lidhet me dy shkenca kryesore: me psikologjinë, sepse nxënësi është njëkohësisht një 5

Page 18: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

18

subjekt dhe objekt më vete i të gjithë procesit mësimor, pasi tek ai do të përqendrohet e gjithë puna në klasë, por edhe me logjikën, sepse nxënësve do t’u transmetohet një numër i caktuar diturish dhe shprehish praktike, sipas lëndëve të përcaktuara në planin mësimor të shkollës e kjo lidhet me një veprimtari të dendur logjike. Nga

didaktika e përgjithshme bëhen degëzimet në metodikat speciale të lëndëve të veçanta.

Page 19: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

19

2. Veçoritë e përgjithshme të procesit mësimor 2.1.Të mësuarit është kategori themelore e pedagogjisë. Të mësuarit lidhet ngushtë me dy kategori të tjera: me edukatën dhe me arsimin. Në literatura të ndryshme arsimimi përfshihet brenda fushës së

edukimit, ndërsa në literaturën tonë ka zënë vend trajtimit i tyre si fusha të ndërthurura, ku arsimimi vështrohet si objekt i një veprimtarie të organizuar nëpërmjet përfshirjes së fëmijëve në sistemin arsimor, pra për edukimin shërben edhe arsimimi, siç pranohet se për arsimimin e nxënësve shërben edhe edukimi i tyre. Të mësuarit është edhe procesi i përvetësimit të arsimit e bashkë me të edhe i një edukate të caktuar. Si rezultat i këtij përvetësimi, të mësuarit në shkollën tonë ndikon për ta formuar nxënësin në përputhje me qëllimet dhe objektivat që janë parashtruar për t'u realizuar. Në këtë mënyrë, në

procesin mësimor gërshetohen dhe veprojnë së bashku edhe arsimimi, edhe edukimi. Meqenëse njeriu që mëson, njëkohësisht arsimohet dhe edukohet, po parashtrojmë shkurt konceptet arsimim dhe edukatë, duke u ndalur në lidhjen e të mësuarit me to. Edukata ka të bëjë me formimin tërësor të personalitetit të njeriut, me zhvillimin e tij

Page 20: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

20

gjatë gjithë jetës.Ky formim realizohet nga një tërësi faktorësh shoqërorë, që shpesh herë janë të organizuara (si, p.sh., në shkollë) ose të rastit (në mjedisin shoqëror ku luan fëmija, në familje etj.). Ky edukim kalon nëpër shumë rrugë dhe shtigje: në shkollë, në familje, në lojë, në punë.

Natyrisht njeriu në rini , por edhe gjatë gjithë jetës së tij, me edukim parakupton kalimin dhe përvetësimin e përvojës njerëzore nga njëri brez në tjetrin, herë të planifikuar dhe të organizuar, por kuptohet që në këtë përfshihet edhe të mësuarit, edhe arsimimi. Arsimimi është pjesë e pandarë e edukimit, ka karakter më të mirëfilltë didaktik dhe lidhet drejtpërdrejt me objektin e të mësuarit. Në didaktikën tonë, me arsimim kuptohet procesi i organizuar i përvetësimit të një vëllimi të caktuar njohurish, shkathtësish dhe shprehish, që formojnë një sistem të plotë e të lidhur me njëra-tjetrën, por

njëkohësisht, të gjitha ato kanë një rezultat të caktuar. Sipas kësaj, nga vëllimi, shkalla dhe lloji i sistemit që zbatohet, niveli i arsimit ndryshon, p.sh., sistemi ynë arsimor përfshin: arsimin parashkollor, arsimin fillor, arsimin e mesëm dhe arsimin e lartë. Në rastet kur merret për bazë 6

Page 21: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

21

drejtimi i formimit apo përgatitja e veçantë arsimore, atëherë kemi edhe arsim profesional ose të përgjithshëm (konkretisht arsimi ynë i mesëm). Secila nga hallkat e sistemit arsimor ka drejtimet dhe qëllime të veçanta, të përcaktuara në aktet ligjore përkatëse. P.sh., arsimi fillor hedh bazat kryesore të përgatitjes së nxënësve për nivelet më të

larta të shkollimit.

Page 22: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

22

Page 23: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

23

Gjatë 5 viteve fitohen aftësitë fillestare të lexim-shkrimit, të matematikës, si dhe të fushave të tjera kurrikulare, komunikimi, edukimi shkencor, edukimi qytetar, edukimi artistik dhe edukimi fizik. Niveli i njohurive që pritet të përvetësojë secili nxënës, parashtrohen në standardet e përmbajtjes dhe të arritjeve të nxënësve.

Së pari, në transmetimin dhe në përvetësimin e një vellimi të caktuar njohurish (2.2. Të mësuarit ka vlera formuese që shprehen në tri drejtime kryesore , koncepte, njohuri, ligje, parime, rregulla etj.). Njohuritë për botën që na rrethon, shoqërinë dhe mendimin njerëzor janë të shumta. Ato shtohen,

ripërtërihen, saktësohen, pasurohon me ritme shumë të shpejta. Shpesh ndahen, veçohen e specializohen, por edhe lidhen e ndërvaren me njëra-tjetrën. Në shkollë, në procesin mësimor, nga shuma e njohurive të një fushe a të një dege të caktuar veçohen ato më kryesoret, më te domosdoshmet. Kështu, nuk janë të të njëjtit nivel trajtimet nga dijet, p.sh., në shkencën e biologjisë me njohuritë që trajtohen në programin e tekstet së dituri natyrës si lënde mësimore apo të gjuhësisë me trajtimet në tekstet përkatëse të gjuhës shqipe. Në shkollë nga

biologjia merren merren ato dije që u vlejnë nxënësve për formimin e tyre, duke u përshtatur me

Page 24: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

24

mundësinë e vrojtimit dhe të përdorimit të tyre me nivelin e moshës dhe të mundësisë së përvetësimit. Po kështu, nxënësi mëson të njohë shkronjat, të shqiptojë tingujt, të lexojë e të shkruajë, pa hyrë në njhuritë për fonetikën të trajtimeve shkencore të kategorive gramatikore.

Një trajtim i tillë nuk do të thotë të jepen njohuri të gabuara, por të jepen njuhuritë në përshtatje me moshën. P.sh., në klasën e parë kur jepen dy segmente të ndryshëm nëpërmet bashkimit të pikave korresponduese, nxënësi praktikisht ka kuptuar se në secilin prej tyre mund të gjejë një pafundësi pikash, të cilat përcaktohën si korresponduese njëra me tjetrën. Pra, praktikisht nxënësi në klasën e parë njeh një koncept matematik të nivelit universitar se çdo segment nga sasia e e pafundme e pikave që përmban, është i barabartë njëri me tjetrin, pavarësisht gjatësisë së ndryshme 3cm apo 7cm nga

matja me vizore. Po kështu, nxënësi mëson të përdor drejt vetën e tretë njëjës të foljes në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore (punoi, mësoi etj.), pa e ditur që në këtë rast ka zbatuar një parimin të caktuar, parimin morfologjik për dallimin nga veta e parë e kohës së tashme të mënyrës dëftore (punoj, mësoj etj.).

Page 25: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

25

Prandaj, mbi bazën e një përzgjedhjeje të kujdesshme përcaktohen konceptet e sistemet e koncepteve, njohuritë shkencore të sistemuara në 7

Page 26: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

26

formën e prograrneve dhe të teksteve mësimorë. Kriteret e hartimit të tyre janë një objekt i rëndësishëm studimi për didaktët. Së dyti, të mësuarit synon që mbi bazën e njohurive që jepen, nxënësit të fitojnë shkathtësi për zbatimin e tyre. Konkretisht, nëse mësohen masat e

ndryshme, nxënësit ushtrohen për të matur. Po kështu, nëse jepen dukuri natyrore të ndryshme, nxënësit ushtrohen për t’i vrojtuar ato, nëse nxënësi dëgjon fjalë të reja, ushtrohet për t’i përdorurur sipas rastis dhe në vendin e duhur etj. Pra, fitimi njohurive kalon shkallë-shkallë nga njohja e konceptit, në përdorimin e tij në mënyrë ilustruese, në vrojtimin e tij deri në ushtrimin për të fituar shkathtësinë përkatëse. Kështu ndodh që nga dëgjimi i një fjale të re, shpjegimi i kuptimit të saj, përdorimi në shembuj të ndryshëm deri në përfshirjen e saj në fjalorin aktiv të nxënësve. Sepse shkathtësitë janë veprime praktike, që mbështeten

në njohuritë e fituara, por edhe sigurojnë zbatimin e tyre. Të mësuarit synon që krahas njohurive dhe shkathtësive të formojë edhe shprehi të caktuara, siç janë ato të njëhsimit, të leximit, të shkrimit, të përdorimit të veglave të ndryshme etj. Shprehitë janë veprime që kryhen shpejt, lehtë e pa gabime, që për shkak të përsëritjeve të shpeshta automatizohen deri

Page 27: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

27

në atë shkallë, saqë mund të kryhen pa ndërhyrjen e domosdoshme të vetëdijes sonë. Të mësuarit, ne saj të funksionit arsimor, realizon dhënien e marrjen e arsimit përkatës, d.m.th. të një vëllimi: të caktuar

njohurish, shkathtësish dhe shprehish. Së treti, të mësuarit ka vlera edukative. Të mësuarit kurdoherë ka vlera edukative, ai në mes të tjerash përcakton synime të qarta për të rritur shkallën e formimit dhe të edukimit. Gjatë procesit mësimor dhe forrmimit me arsimin përkatës nxënësit përgatiten me synime të qarta edhe edukohen në shumë drejtime:

- rritet e përparon edukimi mendor (aftësia për të kuptuar, për të menduar;

- zhvillohen proceset logjike, aftësitë përgjithësuese;

- rritet elasticiteti i të menduarit etj.). Po kështu, realizohen aspekte të veçanta të edukirnit moral: formohen konceptet e para morale, shprehitë e zakonet morale, luftohen të keqijat dhe dobësitë e sjelljes së njeriut; edukohen cilësitë estetike, ndjenjat, shijet, formohen aftësitë për të shijuar të bukurën; zhvillohet trupi i nxënësve, mbrohet shëndeti, rritet e zhvillohet fizikisht, formohen cilësitë fizike e morale që krijohen përmes edukimit fizik.

Page 28: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

28

Po kështu, procesi mësimor është një veprimtari e caktuar pune, që ndikon në disiplinën dhe kulturën e punës mendore, por edhe i përgatit nxënësit për të marre pjesë në punët shoqërore e në raste të veçanta i përgatit edhe teknikisht për punë (në rastin e shkollave profesionale), I ;

2.3. Të mësuarit është një proces i gjerë shoqëror Në kushtet e sotme të zhvillimit të vrullshëm, të mësuarit krahas shkollës realizohet përmes shumë faktorësh të tjerë të fuqishëm. Koncepti didaktik i të mësuarit është zgjeruar, i kalon kufijtë e shkollës

Page 29: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

29

jo vetëm duke nënkuptuar se mësohet në çdo moshë, por se mësohet edhe përmes mjeteve të tjera, krahas procesit mësimor të planifikuar dhe të organizuar brenda shkollës.

Page 30: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

30

Roli i mësuesit, njëkohësisht dhe i nxënësit, është të organizojë në mënyrë të dobishme e me fryt, të gjitha mundësitë e krijuara, në shërbim të formimit arsimor dhe edukativ të brezave të rinj.

Page 31: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

31

Mjetet e komunikimit, qofshin ato të traditës, si: shtypi, libri, televizori dhe mjete të tjera të kulturës etj., duke përfshirë këtu edhe mjetet e reja, si: kompjuteri, interneti, posta elektronike, gjithashtu veprimtaria e pavarur njerëzore në të gjitha fushat e jetës, janë mjete shumë të fuqishrne arsimimi dhe edukimi.

Page 32: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

32

Këto ndikojnë, krahas shkollës, në mënyrë shumë të fuqishme, me ngarkesë të lartë e të fuqishme, vazhdimisht dhe në çdo kohë. Sot student/nxenesi bombardohet me informacion të pallogaritshëm nga të gjitha anët, p.sh., në fushën e njohjes, të shkencës, të sportit, të artit, të kulturës etj. Në këto rrethana, të mësuarit në shkollë dhe jashtë saj,

mësimi dhe vetëmësimi, aftësimi i nxënësit për të shfrytëzuar të gjitha burimet e inforrnacionit etj., bëhen një detyrë gjithnjë e më me rëndesi e shkollës.

Page 33: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

33

2.4. Të mësuarit është një proces i dyanshëm Dhënia e mësimit është puna e mësuesit, por në klasë e në rrethana të tjera të përafërta, merret mësim, ushtrohet, mësohet etj. dhe kjo është puna e

nxënësit. Pra, procesi mësimor është proces i dyanshëm:

- transmetimi i njohurive, shkathtësive e shprehive;

- marrja e tyre, fitimi i tyre.

- Kjo nuk mund të kuptohet pa punën e përbashkët mes atij që sipas traditës jep mësim (mësuesit) dhe atij që i përvetëson këto (nxënësit). Procesi mësimor vë dy palë përballë njëra-tjetrës, atë që mëson dhe atë që nxë, mësuesin dhe nxënësin.

Sot merr rëndësi shumë të madhe aftësimi i

nxënësve për vetëmësim, vetarsimimi, pajisja e tyre me shprehitë e punës së pavarur, me metodat më të përparuara të të nxënit të vetëdijshëm, të qëndrueshëm, aktiv dhe krijues. Një trajtim i tillë, më mirë të themi, një realitet i tillë, nënkupton krijimin e raporteve të reja mes mësuesit dhe nxënësit. 3. Kuptimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies

Page 34: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

34

Mësimdhënia dhe mësimnxënia janë dy proceset bazë që qëndrojnë në themel te veprimtarisë së nxënësve dhe të mësuesve në ditët tona. 3.1 Të nxënit, mësimdhënia Të nxënit shënon veprimtarinë e nxënësit për arritjen e njohjes. Ai është një proces i motivuar dhe i qëllimshëm, është rezultat i aftësive të shumta, si:

aftësisë për të bindur veten se nxënia është një detyrë vetjake, aftësisë për ta motivuar veten pozitivisht, aftësisë për të planifikuar kohën, aftësisë për të zotëruar mjedisin ku studion, aftësisë për të planifikuar veprimtarinë, aftësisë për të punuar vetëm ose në grup, aftësisë për t'u ndërgjegjësuar për rezultatet e arritura, duke synuar që të 9

Page 35: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

35

përgatitet të mbajë edhe qëndrim kritik ndaj asaj që mëson, pra të fillojë të vlerësojë veten.

Page 36: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

36

- Te nxënit është një dukuri me karakter vetjak;

Page 37: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

37

- Të nxënit është kaq i rëndësishëm në jetën e njeriut, saqë është e vështirë të gjesh situata ku nuk përfshihet.

Page 38: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

38

Shpesh, në praktikën shkollore, mësuesit dhe sidomos mësuesit e rinj, e kanë shumë të vështirë të oriemohen në problemet dhe situatat e paparashikuara që Iidhen me të nxënit. Kjo i bën ata të mundohen t'i japin një zgjidhje sa më të pranueshme situatës. Është pikërisht ky fakt burim i shumë mendimeve dhe konceptimeve rreth të

nxënit dhe mësimdhënies.

Page 39: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

39

Mësimdhënia, në kuptimin e ngushtë është akti i të dhënit mësim në një institucion arsimor. Procesi i mësimdhënies është një nga faktorët më të rëndësishëm dhe më ndikues në realizimin e qëllimeve të të nxënit. Mësimdhënia i ndihmon nxënësit të nxënë. Nisur nga kjo, disa e cilësojnë

mësimdhënien si një proces, si një veprim ose si një veprimtari ndërpersonale, ku mësuesi bashkëvepron me një ose më shumë nxënës dhe ndikon tek ata, por që nënkupton edhe ndikimin e nxënësve te mësuesi. Në kuptimin e gjerë, mësimdhënia është drejtimi nga mësuesi i situatës mësimore dhe të të nxënit, që përfshin: a) procesin paraveprues të marrjes së vendimeve

për planifikimin, skicimin dhe përgatitjen e materialeve për të mësuarit dhe të nxënit, për diagnostikimine nevojave të nxënësve, për krijimin e mjedisit mësimor, për shfrytezimin e kohës mësimore; b) procesin bashkëveprues, bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mësues-nxënës, përdorimin e formave, të metodave dhe të mjeteve të mësimdhënies; c) fazën pasvepruese, që përmbledh vlerësimin,

vetëvlerësimin, caktimin e procedurave për të vlerësuar të nxënit, për të vënë nota, për të vlerësuar

Page 40: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

40

programin mësimor, për të vlerësuar materialet mësimore. Mësimdhënia kalon në disa etapa: 3. Zgjedhja e procedurave të përshtatshme mësimore;

4. Zhvillimin e mësimit (dhënia e mësimit); 5. Matjen dhe vlerësimin e arritjeve. Pra, mësimdhënia shënon veprimtarinë e mësuesit. Ajo është tërësia e strategjive, të taktikave dhe të procedurave pedagogjike që përdor mësuesi për të mësuar nxënësit. Gjithashtu, thuhet se mësimdhënia është proces i qëllimshëm, që do të thotë se me këtë proces synohet të realizohen objektiva të caktuar, gjithmonë të orientuar drejt të nxënit.

3.2. Të mësuarit është proces i planifikuar 10

Page 41: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

41

Mësimdhënia është një proces i planifikuar. Kjo do të thotë se mësimdhënia nuk ndodh rastësisht, por është rezultat i një programimi dhe studimi të kujdesshëm.

Page 42: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

42

Nëse do të flasim hollësisht për këtë planifikim dhe vlerat e tij, atëherë duhet, së pari, të pohojmë se ai është një parakusht i domosdoshëm për një realizim të efektshëm të tërë procesit të mësimdhënies dhe, së dyti, duhet të ndalemi dhe të analizojmë disa nga përbërësit kryesorë të tij.

i. Planifikimi i mësimdhënies ka të bëjë me

përcaktimin e objektivave dhe të pëmbajtjes apo të materialit mësimor, që do t'u jepet nxënësve. Për të bërë një planifikim të mirë të procesit të mësimdhënies, është e rëndësishme të njihen mirë këto elemente, që lidhen me përcaktimin dhe përzgjedhjen e metodave mësimore që do të përdoren, si: natyra e lëndës dhe e temës mësimore, objektivat mësimorë, shkalla e njohjes së materialit

mësimor nga ana e nxënësve dhe e pervojës së tyre, mosha e nxënësve, vendi ku do të organizohet mësimi, baza materiale që ka në përdorim etj., njohja e organizimit të punës në grupe, kriteret e funksionimit normal të tyre, Ilojet e punës në grup, strukturat e tyre etj. Përcaktimi i rolit të mësuesit dhe të nxënësit në mësim është i një rëndësie të vecantë për një realizim cilësor të procesit të mësimdhënies.

Page 43: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

43

ii. Vlerësimi është një aspekt tjetër i

mësimdhënies.Për të realizuar qëllimet e

vlerësirnit, mësuesi duhet të njohë mirë kërkesat e programit, tekstet e nxënësve, kriteret, standardet, pro cedurat e vlerësimit, të përzgjedhë dhe të përdorë mjetet, instrumentet e përshtatshme, që sigurojnë matje, gjykime të sakta, të ketë një formim të përshtatshëm shkencor e metodik për materialin e trajtuar etj.

Mësimdhënia është edhe një kompleks marrëdhëniesh ndërmjet mësuesit dhe nxënësve, ndëmjet vetë nxënësve, ndërmjet mësuesve, ndërmjet nxënësve dhe prindërve të tyre, ndërmjet nxënësve dhe administratës së shkollës. Mesimdhënia kërkon një kompleks mjeshtërish, aftësish dhe sjelljesh të mësuesit . Disa e pohojnë se mësimdhënia bazohet në njohuritë e mësuesit për të planifikuar dhe për të zhvilluar mësimin, në njohuritë rreth përmbajtjes që do t'u mësohet nxënësve. Shumë të tjerë mendojnë se në punën e mësuesit duhet të ketë edhe disa aftësi, të cilat janë në natyrën e tij, si të thuash janë të lindura dhe nuk mund të fitohen. Jo rrallë ekziston mendimi se në punën e mësuesit është e rëndësishme vetëm njohja dhe zotësia shkencore, duke zbehur në njëfarë

Page 44: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

44

mënyre rolin dhe vlerat e.përgatitjes së tij psikopedagogjike. Të tjerë, duke mbështetur këtë ide, shkojnë më tej dhe theksojnë se mësuesi i ri imiton mësuesit e tij dhe në këtë mënyrë ai ecën në rrugën e kualifikimit profesional. Këtu do mbajtur parasysh se një student i porsadiplomuar në një fushë të mësimdhënies, ende nuk mund të jetë

mësues në kuptimin e 11

Page 45: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

45

plotë të fjalës, edhe nëse ka qenë student i shkëlqyer. Praktika do të shërbejë për përgatitjen e vërtetë. Mësimdhënia është një mjeshtëri dhe aftësi. Ajo në vetvete përmbledh sasinë e njohurive , mënyrën si do të jepen ato dhe ku do të jepen:

- Dhënien ose transmetimin e njohurive. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: "Cfarë?" - Organizimin e veprimtarisë së nxënësve. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: "Si?" -Mundësim i realizimit të procesit të të nxënit. Pyetjet këtu janë: “ku?” dhe “Sa?”, që do të thotë se

mësimdhënia dhe të nxënit lidhet me gjendjen konkrete të përbërjes së klasës. Por secila nga pyetjet e mësipërme nuk mund të merret e veçuar. Ato ndërthuren dhe shkrihen në një veprimtari të njësuar me qëllim që mësuesit të jenë sa më të suksesshëmn. Për këtë, ata duhet të kenë:

- Njohuri të gjera dhe të thella për lëndën që japin.

- Njohuri të mira për psikologjinë e nxënësve.

- Njohuri pedagogjike.

- Aftësi metodike.

- Aftësi për vlerësim e çdo situate që mund të dalë në klasë etj. 3.3.3. Përmasat e mësimdhënies

Page 46: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

46

Mësimdhënia nuk është vetëm një veprimtari intelektuale dhe praktike, por edhe morale. Ajo përfshin përkujdesjen për brezin e ri,, duke e përgatitur atë të bëhet pjesë e denjë e një shoqërie të ardhme. Mësimdhënia efektive vjen edhe si rezultat i

emocioneve pozitive. Një mësues i mirë mundohet të kuptojë ndjenjat, dëshirat, mendimet e brendshme të nxënësve dhe t’i shfrytëzojë ato në shërbim të krijimit të një ndjenje kolektiviteti në klasë. Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah se: mësimdhënia është një praktikë emocionale;

mesimdhënia përfshin te kuptuarit emocional;

mësimdhënia është një formë e punës emocionale;

emocionet e mësuesve janë pjesë e pandashme e punës së tyre.

2.Mësuesi dhe vendi i tij Mbështetur në trajtimet e mësipërme, mund të

përcaktojmë disa vlerësime për mësuesin dhe dhe rolin e tij në punën e shkollës.

Është udhëheqës, organizator dhe drejtues i punës mësimore.

Është një figurë e pazëvendësueshme, personaliteti i të cilit është i lidhur me tërë problemet mësimore-edukative në shkollë.

Është hallka kryesore e veprimtarisë së klasës

Është drejtues dhe organizator i procesit mësimor

Page 47: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

47

Është interpretues dhe zbatues i dokumentacionit shkollor 12

Page 48: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

48

Nga puna e mësuesit varet veprimtaria e tërë

hallkave që veprojnë në shkollë Që një mësues të jetë i suksesshëm, vec të tjerash, ndër të tjera, kërkohet:

Përgatitje të përgjithshme shkencore dhe kulturore

I thelluar në lëndën e tij, në profilin e ngushtë

Përgatitje pedagogjike, didaktike dhe metodike

Të njohë domosdosshmërisht problemet themelore pedagogjike

Të ketë pasion për punën me fëmijët, dashuri dhe repekt për personalitetin e nxënësit.

Nuk duhet të jetë dogmatik, por të priret drejt një

pune krijuese

Të ketë domosdosshmërisht një figurë shoqërore dhe morale të rregullt. Disa nga rolet e mësuesit janë: Ekspert mësimor

Drejtues dhe udhëheqës

Motivues

Këshilltar

Model etj.

Përfundime Didaktika është njëra ndër fushat më me përparësi të pedagogjisë. Mësimdhënia është

Page 49: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

49

komunikim mes palësh, ndërtohet për qëllime të caktuara. Të mësuarit është i lidhur me edukimin dhe realizohet krahas shkollës, edhe nga një serë faktorësh e mjetesh të tjera, që shoqëria ka në dispozicion. Lidhur me këto qëllime përpunohet një përmbajtje e

caktuar (e shprehur në plane, programe,tekste), që realizohet mes dy palësh: mësues-nxënës, në kushte të caktuara (mjediset shkollore, mjetet didakdike etj.) dhe për të përdoren mjete e burime të ndryshme. Është veprimtari e planifikuar me qëllime dhe objektiva të qartë. Mësimdhenia është e lidhur me të nxënit, është veprimtari kur mësuesi bashkëvepron me një a më shumë nxënës. Mësimdhënia është një proces paraveprues, bashkëveprues dhe pasveprues. Mesimdhenia eshtë një veprimtari e planifikuar, ku përfshihen:

- Objektivat; - Përmbajtja; - zgjedhja e formave, e metodave, e mjeteve dhe

vleresimi; Theksuam se Didaktika studion ceshtje qe dalin nga mesimdhenia dhet te fituarit e njohjeve qe burojne nga disiplinat e ndryshme shkollore.

Page 50: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

50

Didaktika ka marre nje dimension te ri ne menyre te vecante pas viteve ’70 te shekullit te kaluar. Duhet te nenvizojme se prej shekullit te XVIII e deri ne shek. XX, teorite e shumta, me perspektivat e reja qe u hapen nga psikologet e edukimit, nga veprimi i internetit, i informatikes,

inteligjencia artificiale ne funksion te te mesuarit, si edhe te mesuarit gjate gjithe jetes. Dallimi midis Pedagogjise dhe Didaktikes Ne origjine, didaktika sipas studiuesve, nuk ka ndonje diferencim te qarte nga shkenca qe okupon problemet e mesimdhenies, me pedagogjine, por didaktika ajo diferncohet nga pedagogjia me shume ne fushen e rolit qe ajo luan ne brendine e disiplinave dhe nga dimensioni epistemologjik, pra nga natyra e njohjeve se te mesuarit.

Shkencat e edukimit krijimi i tyre nga Gaston Miallaret ne France, i ndihmuar dhe nga struktura e Institutit Kombetar i Kerkimit Pedagogjik qe kishte tashme edhe nje departament qe studionte didaktiken e disiplinave dhe krijimin e instituteve universitare per formimin e mesuesve dhe keto kane krijuar nje situate te re e te favorshme qe edhe fizikantet, biologjistet e te tjera specialitete

Page 51: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

51

kane mundesi te behen mesues e kerkues ne shkencat e edukimit dhe punimet didaktike mund te gjejne zbatim cilesor edhe ne disiplinat e tyre. Filip Merje pyet ne vitin 1987 mbi vendin respektiv te didaktikes dhe te pedagogjise dhe

arrin ne perfundimin se : Ne respekt te shume debateve qe kundershtojne pedagogjine si qendra mbi femijet dhe didaktika qendra mbi dijenite shkencore jam i mendimit se te mesuarit eshte aftesia per te integruar refleksionet e dyfishta e te nevojshme te esences se pedagogjise me didaktiken, pra procesi i te mesuarit e njohurive sipas psikologjise moshore ka nevoje per nje integrim te koncepteve baze te pedagogjise dhe te didaktikes gjate procesit te vet. Nga kerkimi ne formim :

Punimet e para kane shpesh privilegjuar analizen e veshtiresive te nxenesve e te studenteve, sipas cikleve te studimit, te te mesuarit konceptual. Duhet te nenvizojme faktin se modalitetet e te mesuarit jane te ndryshme ne nivele te ndryshme te mesimdhenesve dhe te objektivave te tyre. Rezultatet mbi keto punime, mbi studimet e ndryshme emertohen si “inxhinieri didaktike”.

Page 52: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

52

Nje tjeter pjese e didaktikes i perket, lidhet me studimin dhe kontributin per zhvillimin e brendive disiplinare. Kjo natyrisht qe lidhet edhe me organizimin e kurrikules parashtron nevojen e nje didaktike kurrikulare.

Eshte e nevojshme qe duhet te kete studime universitare dhe ato duhet qe vijimisht te botohen ne revista shkencore mbi Shkencat e Edukimit. Disa fjale celes te Didaktikes si :

a. Konstruktivizmi ku duhet ndalur te roli dhe kontributi i Jean Piaget, didakti i shkencave qe ka vrojtuar, ka eksploruar konstruktivizmin qe ka per baze mesimdhenien qe prej ciklit fillor, elementar e deri ne

universitet. Ne vitin 1990 paradigma e konstruktivizmit eshte plotesuar dhe ajo eshte bazuar te akti i te mesuarit ne menyre te vecante;

b. Koncepsionet , procesi i te fituarit e njohjeve te ndryshme nuk eshte thjesh memorizimi i informacioneve qe vijne nga

Page 53: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

53

jashte, pra nga librat, media etj. Keto informacione duhet te filtrohen, te interpretohen te vihen ne lidhje me njohjet e meparshme, pra lidhja harmonike kohezive midis informacionit te vjeter dhe atij te

ri. Mesimdhenesi i disa disiplinave perplas, krijon problematike dhe cel rrugen per “koncepte spontane” dhe qe mund te sjelle pengese ne procesin e te mesuarit;

c. Situata, mesi didaktik : Ne klase mesuesi perdor nje situate ne funksion te nje objektivi te te mesuari, por ne nje menyre te atille qe nxenesi te arrije te pershtatet me situaten nenvizon Gi Brusso. Mesi didaktik eshte pjesa e situates te

mesimdhenies me te cilen nxenesi hyn ne nderveprim dhe ketu ndihmojne edhe aspekte materiale, instrumente, dokumente etj. dhe dimensione semiotike pra perdorimi i grup fjaleve si : ... qe bej me..., ...perse e bej me ..., ...si e bej me ...;

Page 54: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

54

d. Kontrata didaktike : eshte nje koncept i futur nga Gi Brusso dhe ai me kete ka parasysh ate qe “...nxenesi interpreton sutuaten qe atij i eshte paraqitur, ceshtjet qe atij i jane pozuar, informacionet qe atij i

jane dhene, dyshimet qe atij i jane imponuar, ne funksion te mjeshterise se riprodhimit, me ndergjegje ose jo, nga metoda perseritese e praktikes mesimdhenese.

Currikulumi i parashtruar Historikisht nocioni i kurrikules nuk eshte nje koncept didaktik dhe ne vendet anglo-saksone flitet per kurrikulen per te treguar rrugen edukative te propozuar per ata qe

mesojne. Nje kurrikulum ne kuptimin e pergjithshme eshte nje rruge ne kampin edukativ, eshte rruga e formimit dhe didaket propozojne qe te vecohen, te dallohen tre nivele : 1. Ai i programacionit te rruges

edukative, pikerisht ne shpirtin e edukatorit;

Page 55: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

55

2. Ai i pervojes dhe qe duhet te transformohet ne vijimesi;

3. Niveli i kurrikules reale, ose e realizuar.

Klasifikimi i didaktikes se disiplinave :

Dy klasifikime jane aktualisht te pranuara ne komunitetin e didakticieneve :

a. Didaktika eshte klasifikuar si nje nga nendisiplinat e Shkencave te Edukimit;

b. Didaktika eshte pjese integrale e disiplines nene, pra kur dimesioni edukativ lidhet me nje tematik ose me nje koncept.

“Teknikat e komunikimit mësimdhënës” Cështjet që do te shtjellohen :

- Tipet e komunikimit - Komunikimi verbal - Komunikimi joverbal - Komunikimi shkrimor - Komunikimi dëgjimor - Komunikimi pamor - Komunikimi bisedor dhe problemor - Mjetet ndihmëse auditive - Përmbledhje

Page 56: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

56

Në procesin e mësimit është e rëndësisshme që mësuesi, krahas përvetësimit shkencor të njohurive të dhëna, në fushën e tij të diplomimit e krahas njohjes së metodave e të teknikave të mësimdhënies, është e nevojshme që ai duhet të ketë njohuri dhe

më pas t’i zbatojë rreth komunikimit, llojeve dhe të veçantave që ai ka. Çdo njohuri, çdo modul apo temë është e lidhur me komunikimin, me mënyrën se si ajo shpjegohet, komentohet, zbërthehet, me st rukturën e tij, me organizimin e mendimit nga ana gramatikore, kuptimore dhe nga intonacioni i kurbës së zërit. Metodat dhe teknikat e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, të përvetësimit logjik dhe krijues të njohurive duhet të shoqërohen nga njohuritë për shkencat e komunikimit e në mënyrë të veçantë me komunikimin e gjallë dhe human. Pra çfarë

kuptojmë me komunikim, si vepron ai ? Komunikimi human është ndryshimi i informacionit në formën e mesazheve, të simboleve, të shenjave dhe të opinioneve që kanë njerëzit njeri me tjetrin. Në botën e sotme janë, veprojnë shumë tipe të ndryshme të komunikimit, që e kuptojnë ndryshimin e komunikimit si një informacion të ndryshuar.

Page 57: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

57

Komunikimi i informacionit, i mesazheve, i opinioneve, i ligjërimeve, jepet në forma të ndryshme të komunikimit modern në media, në e-maile, në telefon mobile etj.

Organizmi i të folurit, shkolla dhe mjedisi i klasës “Të folurit komunikativ e dallon njeriun nga kafshët. Gjithçka që bëhet nga ne, qëniet njerëzore është e lidhur me të folurin. Të folurit është “investimi më i mdh i njeriut” dhe kjo lidhet edhe me gjendjen emocionale dhe shëndetin e njeriut…” nënvizon Jean Caron në librin e tij “Precis de psycholinguistique”, 4 edition:1997, mars. Kjo qasje aksiomatike sugjeron një varg çështjesh që

lidhen me studimin rreth të folurit, të shprehurit, parashtrimit të një mendimi, të një diskutimi. Studiues të ndryshëm kanë qenë të interesuar për të kuptuar më mirë se ç’përfaqëson i foluri njerëzor. Në këtë vështrim ata i janë drejtuar studimit të marrëdhënieve të njeriut me kafshën, ose mbi planin ontogjenetik duke vëzhguar, studiuar zhvillimin e të folurit tek fëmijët.

Page 58: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

58

Kjo veçori që përbën komunikimin, të folurin është veçanësi njerëzore që nuk mund të shpresosh për të mundur të rigjesh dhe të vëzhgosh zhvillimin progresiv të kësaj veçanësie të njëjtë. Krahasimet filogjenetike mundet vetëm të sugjerojnë pikëpamje dhe drejtime për studimin e aktit njerëzor të fjalës.

Studiues të ndryshëm kanë treguar që përcaktimi i veçanësive biologjike shpiegon ekzistencën e të folurit tek njeriu dhe tek ai vetëm, përbërsi verbal është shumë i fortë dhe i lidhur me të gjithë. Shfaqja dhe zhvillimi i të folurit tek fëmija përbëjnë një proces shumë të rregullt dhe andikapët e shurdhmemecët nuk përcaktojnë shfaqjen e tij. Asnjë lloj jo njerëzor nuk mund të fitojë të folurin, komunikimin me kuptimin që i japim këtij termi, çka gjendet vetëm brenda gjuhëve natyrale, janë parime universale. Për Lenneberg, fakulteti, shkolla të mëson të përdorësh një gjuhë, e cila nuk varet nga

inteligjencia e organizmit, as nga volumi i trurit të tij. Organizmi në këtë çështje duhet të jetë një organizëm njerëzor. Perspektiva biologjike ose gjenetike mundet me të vërtetë të jetë përdorur nga një pikëpamje tjetër. Ai që e trajtoi që në fillimet e veta aktin e fjalës është Humboldi, filozof dhe filolog gjerman që shtjelloi

Page 59: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

59

problematikën e natyrës të së folurit, të komunikimit human. Partner i rëndësishëm është teoria e informacionit. Nocioni i informacionit përcakton si selektohet, si dallohet një eveniment, një ngjarje midis një ansambli të përcaktuar evenimentesh të mundshme.

Teoria e informacionit furnizon një rrafsh teorik të përshtatur mirë me analiza të filologëve në bashkëpunim me teoritë psikologjike të të mësuarit. Komunikimi human përcaktohet si “studim i proceseve të kodazhit dhe të dekodazhit, duke vënë në lidhje gjendjet e mesazheve me gjendjet e interlokutorëve (bashkëbiseduesve)”. Duhet mbajtur parasysh realiteti mbi dy tema, mbi dy çështje kryesore : Nga njera anë mësuesi duhet të marrë në

konsideratë realitetin psikologjik të njësive të

degazhuara, të zbërthyera prej tij (perceptimi i fonemave).

Nga ana tjetër, sidomos efektet e strukturës

probabiliste të kodit komunikativ (frekuenca e njësive, varësia etj). , të cilat nuk duhet të anashkalohen nga mësuesi I përgatitur dhe me objektiva të qarta.

Page 60: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

60

Kufijtë e kësaj afërsie shfaqen nganjëherë mjaft realë, por ajo është e pamjaftueshme. Ajo që shpie në kalimin e asaj nuk është, nuk krijon vështirësi të brendshme me fenomenet e studiuara dhe me zhvillimin e modeleve të reja teorike që mund të shfaqen në komunikimin human.

Disa nga rrafshet bazike të komunikimit janë :

a. të folurit, b. të dëgjuarit,

c. shenjat gjuhësore Këto forma bazike të komunikimit janë transferimi nga një formë në tjetrën. Dallohen kryesisht katër tipe të komunikimit human, të cilat duhet të kthehen në praktikë nga

mësuesi në funksion të procesit mësimor, të realizimit cilësisht të temave të veçanta apo tematikës në përgjithësi :

1. Komunikimi verbal; 2. Komunikimi joverbal;

3. Komunikimi shkrimor;

Page 61: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

61

4. Komunikimi dëgjimor.

Le të ndalemi konkretisht në këto 4 tipe komunikimi

:

Çështja I

Komunikimi verbal

Në procesin e mësimit komunikimi midis mësuesit dhe nxënësit është në themel të veprimtarisë psikopedagogjike dhe shkencore. Forma dhe cilësia e tij ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësinë e mësimit, në shpjegimin e mësimit në mënyrë të qartë, si edhe në kuptueshmërinë e tij nga të gjitha nivelet e

nxënësve. “… të prodhosh një diskutim është një veprimtari që efektohet për një qëllim të caktuar (furnizon auditorin me disa informacione, për ta sjllë atë që t’I përmbahet një parashtrimi të caktuar ose për të vepruar në një mënyrë të caktuar…)”, Jean Caron, “Precis de psycholinguistique”, p.154, 4 edition, 1997, mars.

Page 62: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

62

Nisur nga ky vlerësim, nga kjo analizë e rolit dhe e ndikimit të një diskutimi, të një parashtrimi lëndor në procesin e mësimit, nënvizojmë vlerat dhe rëndësinë e një komunikimi verbal, si një ligjërim praktik e tepër funksional në komunikimin mësimdhënës të mësuesit me nxënësit e vet.

Komunikimi verbal është forma më tradicionale, me e natyrshme midis mësuesit dhe nxënësit, midis shkollës dhe familjes, midis vetë nxënësve dhe mësuesve njeri me tjetrin. Duke qenë se ky lloj komunikimi është një nga format më të shpeshta, atëhere ky lloj komunikimi ka nevojë për një përdorim kualitativ, për një strukturë të qartë gramatikore, për një fjalor, për një fonologji korrekte dhe ndikuese në procesin e mësimit, në efektin e madh të fjalës dhe në mënyrën se si një mësues do të depërtojë në arsyetimin, në një përvetësim logjik të njohurive nga nxënësi.

Problemi i natyrës së kuptimeve në komunikimin human është i shoqëruar natyrshëm me atë të organizimit të tyre në kujtesë, pra me organizimin dhe me funksionimin e kujtesës semantike dukuri që mësuesi duhet ta marrë në vlerësim e duhet ta

Page 63: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

63

ketë parasysh në shtjellimin e temave të ndryshme mësimore.

Le të shqyrtojmë, në fillim modelet që lidhen me aspektet themelore të kuptimit e më pas modelet më të largëta.

Kuptimet leksikore

Si kuptimi i fjalëve, i fjalive të transmetuara rreth temave mësimore është grumbulluar në kujtesën e nxënësit? Nga vëzhgimet, kuptimi i fjalëve mund të paraqitet në dy mënyra :

- nën formën e nje ansambli që kjo fjalë vendoset me të tjerat fjalë gjatë përdorimit të saj në një

fjali të thjeshtë ose të përbërë, kur realizohet transmetimi i njohurive të reja shkencore apo, kur kryhet përvetësimi logjik i njohurive, pra sa dhe si realizohet ai;

Page 64: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

64

- nën formën e një liste veçanërisht, cilësisht (ose trajtash të regjistruara me fjalën apo me fjalinë që përmban brendinë, esencën e temave mësimore).

Komunikimi verbal : Përfshin fjalën, gjuhën dhe të folurit. Bazat e këtij komunikimi janë : a. gjinia, klasa, profesioni, hapësira gjeografike,

mosha e grupit dhe elementë të tjerë socialë. Të folurit bëhët komunikim, kur kemi një komunikim ndërpersonal, të folurit, të shpjeguarit e temave mësimore në klasë apo në publik.

b. Komunikimi verbal është produktiv në mënyrë

të veçantë në komunikimin e lirë, në bisedat e lira apo në veprimtaritë ndihmëse që organizon mësuesi apo drejtoria e shkollës për

të shtjelluar tema të ndryshme në funksion dhe në zbërthim të mësimit.

c. I foluri publik, konkretisht përpara shkollës,

në veprimtari të ndryshme shkollore, është një tjetër lloj i komunikimit verbal. Përgatitja përpara e një të foluri efektiv, përpara se të fillohet ligjërimi, është shumë i rëndësishëm. Në këtë lloj të foluri ai duhet të jetë në

Page 65: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

65

akordim të plotë me audiencën, me klasën apo me grupin, në të cilën ai do të realizohet. Brendia e ligjërimit duhet të jetë autentike dhe duhet të ketë mjaft informacion që është zgjedhur për masën e nxënësve ku duhet të flitet. Rëndësi merr edhe teknika e ligjërimit dhe këto teknika duhet të ndihmojnë për një

ligjërim efektiv. 1. Komunikimi joverbal : është i lidhur me pjesën

fizike të komunikimit. Gjithashtu ai është i lidhur edhe me muzikën, me pikturën, me skulpturën, me vallëzimin, me fotografinë etj. Në këtë lloj komunikimi merr një rëndësi të madhe përdorimi i mjeteve ndihmëse ilustrative në funksion të mësimit, të një mësimdhënie cilësore :

a. të qartë; b. shprehëse; c. emocionale;

d. funksionale.

Këtu vërtet nuk flet shumë mësuesi, por flet mjeti dekorativ, ndihmës dhe funksional e në zbërthim të temave të ndryshme. Ky lloj komunikimi mund të shoqërohet edhe me komunikimin verbal për të realizuar komente, pjesë që kërkojnë një argumentim të lirë dhe të pavarur nga masa e nxënësve, e ndryshme përsa i përket raporteve me

Page 66: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

66

mjetin ilustrativ apo me llojet e fotografisë, të vallëzimit etj. Niveli i zërit, timbrikës së tij është me rëndësi për të bërë efektin në një klasë të caktuar, në një seminar apo në një veprimtari të caktuar mësimore.

Çështja II

Komunikimi shkrimor “Komunikimi i shkruar është një lloj komunikimi që gjen përdorim të madh në procesin e mësimit në shkollë. Nëpërmjet tij realizohen kontrolle dhe vlerësime në tema, në module të ndryshme dhe ai është komunikimi më racional e në disa raste edhe më i vlerësueshëm midis mësuesit dhe nxënësit.

“Komunikimi human i shkruar është një produkt i një sistemi mendor që paraqet një numër të caktuar karakteristikash shumë të veçanta dhe të sakta, të përbashkëta për të gjithë lokutorët”, nënvizon në veprën e vet “Understanding and Producing Speech”, Ëilliam Collins Sons and Co. Ltd, p.93, v. 1983.

Page 67: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

67

Me këtë lloj komunikimi kemi parasysh komunikimin nëpërmjet artikujve, romaneve e monografive të ndryshme, arkivit dhe gjithçka tjetër që është e shkruar në rrymë të viteve e në mënyrë të veçantë në arsimin e lartë. Në këtë vështrim, ky lloj komunikimi në të gjithë dinamikën e procesit të mësimit dhe të vlerësimit duhet të jetë i organizuar

mirë në të gjithë shtrirjen e efektin e përbërësve të vet. Këtu kemi parasysh edhe komunikmin nëpërmjet e-maileve apo të teknikave të ndryshme të komunikmit nëpërmjet botës së internetit etj.

Në komunikimin e shkruar në shkollë materiali, detyra, eseja, punimi mund të paraqiten në dy forma :

a. Fjali gramatikisht korrekte dhe semantikisht të pranueshme;

b. Fjali gramatikisht korrekte, por të papranueshme semantikisht, nga mënyra se si shtjellohen njohuritë shkencore të fituara.

Identifikimi i frazave te tipit te parë nga ana e mësuesit të vëmendshëm është më i lehtë, në tipin e 2-të shfaqet maksimumi i gabimeve. Vërehet se struktura sintaksore dhe kuptimore luajnë së bashku një rol lehtësues e lejojnë grupet e nxënësve, klasën të riformojë informacionet fonetike të

Page 68: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

68

maskuara nga zhurrma, nga paqartësia në transmetimin e tyre.

Çështja III

Komunikimi dëgjimor

Procedurat e komunikimit dëgjimor janë një koncept dinamik dhe nëpërmjet tij shprehet fuqia e çdo njeriu për të transmetuar një ide, një koncept etj. Në komunikimin dëgjimor realizohet raporti stimul-përgjigje dhe nga shpejtësia e saktësia e marrjes së sinjalit nga bashkëbiseduesi, varet edhe realizimi cilësor i përgjigjes. Niveli i zërit ka rëndësi për të bërë efektin në një

audiencë të caktuar, në klasë, në leksion, në seminar, projekt, në një tubim a diçka tjetër. Vëzhgimet e ndryshme kanë vënë në dukje një ndërveprim, të ndryshme sipas kushteve eksperimentale midis dy tipeve të trajtimit : një analizë që merr në vlerësim të dhënat akustike dhe ato që kanë lidhje me kontekstin. Ato shoqërohen

Page 69: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

69

gjithmonë me një problem për mësuesin dhe për nxënësin: a. Identifikimi i fonemave të para, të thjeshta dhe elementare mbi të cilat bazohen operacionet e nivelit të lartë;

b. Fonema ka një statut të pakundërshtueshëm nga njësia gjuhësore dhe a është e lidhur me një realitet psikologjik? Për mësuesin ka rëndësi që të krijojë për auditorin, për klasën se: Perceptimi i fjalës së vazhduar paraqet ende shumë probleme dhe janë të mundshme tre nivele të trajtimit: a. Një analizë e parë e sinjalit sonor është efektuar në

nivel pastërtisht auditiv, çka do të thotë se është e pavarur nga njohja gjuhësore.

b. Një nivel i dytë i trajtimit është ai i interpretimit të trajtave fonetike, nën formën e një paraqitje fonologjike, paraleksikore.

c. Niveli i tretë është ai i identifikimit të fjalës, çka do

të thotë hyrja në leksikun, në brendinë e temave mësimore që do të shtjellohen gjatë mësimit të temave të ndryshme.

Page 70: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

70

Çështja IV

Komunikimi pamor Me komunikim vizual nënkuptojmë tipin e

komunikimit nëpërmjet :

a. Topografisë; b. Fotografisë;

c. shenjave, simboleve dhe pikturës; d. Televizioni dhe videoklipi janë forma elektronike

të komunikimit pamor. Të flasësh nëpërmjet shikimit, syve dhe gjëja e parë për një folës të mirë është të realizojë pauzat e tij në

kohën që ai flet, mban një fjalim. Gjatë kohës së ligjërimit ai duhet me anë të shikimit të mbajë lidhje me auditorin, në të cilin ai flet, komunikon apo shtjellon tema të ndryshme mësimore.

Çështja V

Page 71: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

71

Komunikimi bisedor dhe problemor Komunikimi bisedor, të folurit është si një sistem i shenjave që ploteson një stukturë të caktuar dhe ku trajtimi perqëndrohet në operacione të sakta, në këtë

strukturë të vetme. Mësuesi për të qenë i suksesshëm, duhet të ketë njohuri rreth komunikimit, tipareve dhe të veçantave që ai paraqet në shtjellimin e temave të ndryshme të mësimit. Të folurit bisedor është gjithashtu një instrument. Të bashkëbisedosh, nuk është vetëm të kombinosh shenjat, është gjithashtu të efektosh një veprim, të prodhosh një kontekst të veçantë, shqiptime që pasqyrojnë një qëllim të caktuar për mësuesin. Pra, të folurit bisedor nuk është vetëm një strukturë e caktuar, është gjithashtu përdorimi i metodave të ndryshme. Eshtë kjo strukturë e të folurit që quhet

pragmatikë . Në fushën e komunikimit bisedor e problemor, nocioni i pragmatikës është arritur ne mënyra të ndryshme, konkretisht : Në vend të parë, përdorimi i të folurit bën thirrje për një ansambël të njohjeve jashtëgjuhësore, të cilat shprehin brendinë e temave mësimore:

Page 72: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

72

a. njohje të përgjithshme relative te botës (fizke

ose sociale ) b. të rregullit të zakonshëm të gjërave,

c. njohje të veçantë që ka të bëjë folësi (ose

ndërfolësi, bashkëbiseduesi),

d. rregulla sociale që lidhen me statusin relativ të partnerëve.

Një veçori më e saktë, e aspekteve pragmatike mund të dallohet, kur nisesh nga nocioni i rregullave të bisedës. Ajo udhëhiqet nga ideja se e gjithë veprimtaria e komunikimit është një veprimtari në bashkësi dhe reklamon, për të pritur qëllimet e tij, një rregullim të ndërsjellë të partnerëve.

Ai që flet, përgatit, prodhon diskutimin e tij ne funksion të asaj që ai mendon se bashkëbiseduesi e tij do ta kuptojë. Interpretimi i tij i fundit në funksion të kësaj përpjekje merret me mend dhe të kuptohet nga folësi, nga mësuesi me synime të caktuara mësimore. Rregullat e dialogimit, me “ngatërresat” që rrjedhin, kanë zenë vend në shumë punime dhe përbëjnë një

Page 73: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

73

nga aspektet më gjerësisht të studiuara te Pragmatikës mësimore e pedagogjike. Gjuhët natyrale paraqesin në fakt, karakterin e tyre të veçantë, mungesën e të folurit formal, logjiko-matematik përbëjnë një ansambël të mjeteve, nga e cila shqiptimi referohet, kthehet, jo për një brendi të

thjeshtë konceptuale, por për aktin e shqiptimit, pra për një veprimtari, për të cilën ai është prodhuar dhe kjo duhet të merret në vlerësim nga mësuesi i suksesshëm. Kuptimi i një shqiptimi nuk mund të përcaktohet plotësisht me kushtet e tij të përdorimit. Problematika lidhet me tre aspekte kryesore te kushteve të përdorimit: Veprimtaria mësimore që prodhon :

a. shqiptimin;

b. dialogun;

c. situatën problemore nxitet nga një vëmendje e

caktuar;

Page 74: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

74

d. realizon një fund të caktuar dhe organizon elementët e komunikimit si mjete në vështrim të këtij fundi.

Çështja VI

Mjetet ndihmëse auditive Një partner i rëndësishëm për mësuesin dhe për pedagogun është teoria e informacionit, përfaqësuar nga punimet e Shannonit (inxhinier informatike, SHBA) që sjell një bashkësi të koncepteve të reja në të njëjtën kohë.

Nocioni i informacionit përcakton si selektohet, si dallohet një eveniment, një ngjarje midis një ansambli të përcaktuar evenimentesh të mundshme. Teoria e informacionit furnizon një rrafsh teorik të përshtatur mirë me analiza të filologëve në bashkëpunim me teoritë psikologjike të të mësuarit.

Page 75: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

75

Komunikimi human përcaktohet si “studim i proceseve të kodazhit dhe të dekodazhit, duke vënë në lidhje gjendjet e mesazheve me gjendjet e interlokutorëve (bashkëbiseduesve)”. Duhet mbajtur parasysh realiteti mbi dy tema, mbi dy çështje kryesore:

1. Nga njera anë realiteti psikologjik i njësive të zbërthyera nga mësuesit (perceptimi i fonemave) qe studionin komunikimin human në forma të ndryshme të përdorimit të tij.

2. Nga ana tjetër, sidomos efektet e strukturës

së kodit filologjik, komunikativ (frekuenca e njësive, varësia etj).

3. Audiokomunikimi;

4. Komunikimi audiografik;

5. Komunikimi nëpërmjet kompjuterit;

6. Komunikimi nëpërmjet videos;

7. Komunikimi nëpërmjet videos interactive;

8. Komunikimi nëpërmjet CD ROM;

Page 76: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

76

9. Komunikimi nëpërmjet Hipermedias : kombinim midis multimedias dhe hipertekstit.

Kufijtë e kësaj afërsie shfaqen nganjëherë mjaft real, por ajo është e pamjaftueshme. Ajo që shpie në

kalimin e asaj nuk është, nuk krijon vështirësi të brendshme me fenomenet e studiuara dhe me zhvillimin e modeleve të reja teorike që mund të shfaqen në komunikimin human si një lloj që gjen zbatim në mënyrë të organizuar dhe cilësore në procesin kompleks të mësimit.

Rrjeti i komunikimit në vlerësim është Rrjeti i komunikimit është i gjerë dhe është në varësi

të mësuesit për të realizuar një proces mësimi variabël dhe në funksion të një përvetsimi aktiv të njohurive shkencore nga ana e nxënësve. Në këtë mënyrë, është në dorë të mësuesit, por edhe të kërkesave nga dejtoria e shkollës, për një cilësi të lartë, për të zhvilluar tema mësimore tërheqëse për nxënësit, për të pasur vijimisht me vete interesimin e nxënësve përdorimin e formave të ndryshme të

Page 77: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

77

komunikimit e në mënyrë të veçantë të atyre moderne, me qëllim që nxënësit të ambjentohen me ato dhe të bëhen praktikë e normë prej tyre. Gjatë komunikimit me nxënësit e vet shpesh mësuesi nuk e ndan identitetin e tij profesional me atë privat. Tipet dhe karakteristikat e llojeve të

komunikimit që mësuesi duhet t’i njohë dhe t’i ketë në vëmendje janë:

a. Lloji vlerësues, gjatë gjykimit të një detyre, punimi etj.

b. Lloji iterpretues, shpjegohet natyra e mësimit, e

temave të ndryshme

c. Lloji mbështetës, ofrohet mbështetje, simpati, besim tek nxënësi

d. LLoji investigativ, mbledhim sa më shumë

informacion

e. Lloji gjithëpërfshirës, dëgjohet me vëmendje,

kushtimi rëndësi brendisë dhe pjesëmarrja nga të gjithë nxënësit

Komunikimi dhe shëndeti i përgjithshëm e klinik.

Page 78: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

78

Për të realizuar cilësisht procesin kompleks e cilësor të mësimit është e nevojshme të kesh njohuri jo vetëm rreth shkencave të komunikimit, të dish se si mund të realizosh praktikisht tema mësimore, të cilat të jenë produktive dhe të asimilueshme të nxënësit.

Kjo është e lidhur edhe me fiziologjinë dhe në përgjithësi me shëndetin e nxënësve, me të ushqyerit e tyre për të përballuar ngarkesën mësimore që rritet nga njeri cikël mësimor në ciklin tjetër mësimor. Komunikimi dhe shëndeti janë studimi me saktësi i gjuhës në procesin e përdorimit të saj. Ai studion se si fjala, fjalia apo diskutimi i menduar është paraqitur dhe pasqyruar në mendjen e njeriut. Studimet komplekse të fjalës dhe të fjalisë janë kompozuar në ligjërim dhe bëjnë pjesë në procesin e dëgjimit dhe të leximit. Komunikimi human synon të kuptojë se si është përdorur gjuha dhe cilat janë

veçoritë e saj në procesin e realizimit praktik të komunikimit human. Komunikimin me të gjithë prerjet e tij teorike dhe praktike mund ta përcaktojmë si një shkencë eksperimentale të proceseve psikologjike, nga e cila një çështje humane fiton dhe vendos në praktikën konkrete të ligjërimit sistemin e një gjuhe natyrale.

Page 79: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

79

Ky përcaktim, i thjeshtë në dukje, paraqet një ansambël problemesh.

1. Nga njera anë, ai synon të përcaktojë se ç’paraqet një gjuhë si mjet i komunikimit human të shëndetshëm dhe të formulojë një përshkrim objektiv.

2. Nga ana tjetër, duhet të saktësojë atë që

thuhet, dëgjohet nga “proceset psikologjike” dhe cili është mjeti që duhet për studimin e tyre.

Përgjigjja për këtë problem është dhe lidhet me një zhvillim të gjatë, me të cilën komunikimi human, si një variant i shpjegimit të njohurive nga njera anë dhe filologjia nga ana tjetër kanë fituar në mënyrë të pavarur njera nga tjetra, statusin e tyre shkencor çka kërkon njohje shkencore rreth tyre, për të pasur një produkt të kënaqshëm gjatë të gjithë procesit të mësimit në niveleve të ndryshme të shkollimit.

Veprimtaria e të folurit, raportet e tij me mendimin human,`ka tërhequr padyshim vëmendjen e Shkencave të Komunikimi dhe para tyre të filozofëve që kërkonin të llogaritnin, të përcaktonin me veprimin e ligjeve, të parashikuara, të vërtetuara universalisht, shpirtin njerëzor dhe aftësinë e tij perceptuese e interpretuese.

Page 80: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

80

Në kundërshtim me lidhjen, për të treguar kundërshtimet dhe shtrëmbërimet që gjuha, të folurit, të shprehurit e një mendimi, e një teme të caktuar mësimore, shkallën e përvetësimit logjik të mësimit etj., i imponohet mendimit e kjo ka qenë një periudhë e gjatë e refleksioneve dhe e analizave të shumta.

Ajo ka dhënë lidhje të sigurta me punime që mundin edhe sot akoma të sugjerojnë rrugë të nevojshme kërkimi. Pra, nuk mund të realizohet me sukses mësimi nga ana e mësuesit, pa e kuptuar qartë se brendia shkencore që të përvetësohet, që të transmetohet kuptueshëm ka nevojë për të krijuar një harmoni midis dijenive të vendosura në memorien e nxënësit dhe mjeteve që atij i duhet të shprehë qartë dhe bindës të tyre. Kjo duhet të vlerësohet nga mësuesi si një tregues

për ta bërë atë të suksesshëm dhe për të përgatitur sa më mirë nxënësit e vet.

LITERATURA Leksione të përgatitura nga pedagogu i lëndës, ku do të shtjellohen çështjet për çdo temë të parshtruar më sipër.

Page 81: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

81

a.Bazë

1.Musai, B “Psikologji edukimi” 2.Bransford, J. D, Brown, A. L. &Cocking, R.R. “How people learn”; 3. Fraboni, F, Minerva P. F : Manual i pedagogjisë së përgjithshme” (në shqip); 4. Musai, B. ‘Metodologji e mësimdhënies”; 5.Tamo, A : “Testimi i diturisë”; 6.Tamo, A & Rrapti,E, Karaj. Dh “Mësimdhënia dhe të nxënit”; 7. Peshkepia, V “Mesimdhenia, mesimnxenia -raportet me integrimin evropian”, Fan S. Noli, 2012, Tirane

b.E rekomanduar 1.Simo, P “Teknologjitë e edukimit”; 2.Mialaret,Gaston : “Pedagogjia e përgjithshme”(e përkthyer në shqip”); 3.Kraja, M “Pedagogjia e zbatuar”; 4.John Dewey “ Shkolla dhe shoqëria” , Tiranë, 2003; 5.Perrot, E “Effective Teaching”, London

- Bachelard, G, 1947, La formation de l’esprit

scientifique; - Bachelard, G 1998, Theorie des situation

didactique; - Giordan, A, 1999 Une didactique pour les

sciences experimentale;

Page 82: THELBI I PROCESIT TË TË MËSUARIT ÇFARË STUDION … - 2015/Zhvillimi i... · 3 Ndonëse parimet didaktike, pra procesi dhe teknikat e të mësuarit, njihen që në lashtësi,

82

- Terrise, A. 2000, Didactique des disciplines. Les references au savoir