universiteti “aleksander moisiu” durres · page 6 1.1.1 ndarja e periudhave post-operatore 1)...
TRANSCRIPT
Kujdesi Infermieror Post-Operator
Udheheqesi: Punoi:
Prof. Violeta Zanaj Irma Tarja
Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres
Fakulteti I Studimeve Profesionale
Departamenti Mjekesi
Dega Infermjeri e Pergjithshme
Teme Diplome
Page 1
PERMBAJTJA E TEMES
I.Permbajtja e temes............................................................................................1
II.Abstrakti……………………………………………………………………...2
III.Fjalet kyce…………………………………………………………………...3
IV.Hyrja………………………………………………………………………....4
1. Kujdesi post-operator
1.1 Te dhena te pergjithshme per kujdesin post-operator....................................5
1.2Transferimi i pacientit ne reanimacion……………………………………..6
1.3Vlersimi i menjehershem post-operator……………………………………7
1.4Vlersimi baze i menjehershem……………………………………………..12
1.5Vlersimi i menjehershem post-anestezik…………………………………..17
1.6Vleresimi i funksionit respirator…………………………………………...17
1.7 Trajtimi i pengeses hypofaringeale …………………………………….…18
1.8Vleresimi funksionit kardiovaskular………………………………………19
1.9Eleminimi i urines…………………………………………………………21
1.10Kujdesi per gojen……………………………………………………….. 22
1.11Rregullimi I eleminimit nga zorret………………………………………23
1.12Temperatura trupore……………………………………………………..24
1.13Nauzet dhe te vjellat……………………………………………………..25
1.14Shmangja e infeksionit dhe ruajtja e integritetit te lekures……………...28
2.Studime statistikore………………………………………………………...30
Page 2
ABSTRAKTI
Shendeti i cdo pacienti ne spitalet qofshin ato publike apo private eshte gjeja primare qe cdo
infermier duhet te tregoje kujdes te vecant. Une si nje studente e deges se infermierise deshiroj qe ta
trajtoj kete ceshtje sa te bukur po aq edhe delikate per te zgjeruar njohurite e mia si dhe tu tregoj se
cilat duhet te jene parimet baze qe cdo infermier duhet ti permbushi. Ky trajtim i imtesishem na
nxjerr ne pahe disa pika kyce ku duhet te fokusohemi ne si infermier te ardhshem per tu treguar sa
me te kujdesshem. Cdo jete njerezore eshte e rendesishme dhe eshte shume ceshtje jetike per te
treguar nje kujdes sa strikt por edhe steril per mbarvajtjen e punes tone si dhe per imazhin qe i
krijojme vetes. Vlen per tu permendur fakti se spitalet ne shqiperi kane ende shume pune per te bere
ne lidhje me perkujdesin infermieron.
Page 3
FJALET KYCE
Observim
Shenja vitale
Kujdes infermieror
Asepsi
Medikamente
Reflekse
Koshience
Dhimbje
Vlersime baze
Infuzione
Diagnose
Temperature
Page 4
Hyrja
Ky studim u moreper mbrojtjen e Diplomes se Universitetit te Infermierise per tu njohur me mire
dhe per ti vene theksin trajtimit nga ana e personelit infermier tek te semuret kirurgjikal ne
periudhen post-operator. Ky studim perqendrohet me shume ne oret dhe ditet e para te periudhes
pas operatore qe eshte periudha vendimtare ne prevenimin e komplikacioneve .
Mendoj se ky vendim do te sherbej per te gjith personelin infermerior .per ngritjet e tyre tekniko –
profesionale.
Page 5
Kapitulli I
1. Kujdesi post-operator
1.1 Te dhena te pergjithshme per kujdesin post-operator
Faza post-operatore eshte faza e trete dhe finale e experiences kirurgjikale. Ajo fillon me pranimin
e pacientit ne dhomen e zgjimit ose ne reaminacion dhe mbaron me nje vlersimndjekje ne klinike
ose ne shtepi.
Hapesira e veprimit te kujdesit eshte e gjere duke perfshire edhe vleresimin e gjendjespost-
operatore te pacientit ne termat e efekteve te agjenteve dhe teperpjekjeve per ruajtjen e imazhit
trupor.
Page 6
1.1.1 Ndarja e periudhave post-operatore
1) Faza e pare: kjo eshte periudha e menjehershme post-operatore kjo eshte periudha e oreve te
para mbas operacionit, ku pacienti eshte I mbuluar nga efektet e anestezise.
2) Faza e dyte ose faza post-operatore e vonshme eshte koha persherimin dhe parandalimin e
komplikacioneve. Kjo periudhe mund te zgjase disa dite,jave apo muaj pas operacionit. Kjo faze
sigurisht qe mund te permbysete dyja keto faza.
1.1.2 Qellimet e procesit te kujdesit post-operator
Rivendosjen e ekuilibrit psikik te pacientit.
Parandalimin e komplikacioneve dhe dhimbjeve.
Kthimin e pacientit ne funksione normale.
Kujdesi infermieror per pacientin post-operator renditet e dyta per nga rendesia,
sikunderse eshte rendesia e operacionit.
1.2 Transferimi i pacientit ne Reaminacion / Pavion:
Page 7
Mbasi ka mbaruar operacioni, pacienti levizet ngadale nga tavolina operatore dhe vendoset ne
shtratin e tij, ose ne karrocen perkatese transportuese.
Rendesi te vecante duhet ti kushtohet gjate levizjes, incizarit kirurgjikal.Shume plage mbyllen ne
nje tension te konsiderueshem, pra cdo perpjekje behet per te parandaluar shtrengimet e metejshme
ne sutura. P.sh pacientet me nefroktami nuk lejohet qe pacientite qendroje mbeshtetur ne shtrat ne
krahun e operuar, kjo per shkak te drenave qe vendosen ne pjesen e plages.
Gjithashtu levizja e pacientit ne pozicione te ndryshme mbas narkozes mund te shkaktoje nje
hypotension arterial serioz.
Per transferimin me komod te pacientit nga salla e operacionit per ne reaminacionapo klinike eshte
pergjegjesia e mjekut anestezist dhe infermieres se salles apo te personave qe jane caktuar per kete,
pergjithesisht reaminacioni ose dhoma e zgjimit jane te vendosura brenda ne sallen e operacionit
ose prane saj. Pacientet qe ndodhen akoma nen efektin e anestezise vendosen ne reaminacion ku
ndiqen nen kujdesin e vazhdueshem te infermiereve te specializuara qe bejne pergatitjen e
menjehershme te pacientit post-operator. Anestezisteve dhe kirurgeve, monitoreve, pajisjeve te
vecanta dhe medikamenteve.
1.2.1 Qellimi i detyres se infermiereve te reaminacionit
Te ruajne mjaftueshem funksione jetesore te parandalojme heret komplikacionet kirurgjikale, te
sigurojme komfortin e pacientit.Infermierja e reaminacionit /klinikes merr nje informacion te
detyuar nga infermierja e salles, per gjendjen e pacientit. Sapo pacienti mberrin ne reaminacion/
klinike, infermierja ben vleresimin fillestar si dhe vleresimet e menjehershme te kujdesit.
Zakonisht, pyetjet e thjeshta si: “si ndiheni? A keni dhimbje? “etj, jane tregues qe vleresojne
shqetesimet e pacientit po aq mire sa dhe ndryshimin e nivelit te tij mendor. Shpesh, zhvendosja
fizike si dhe ndikimi I anestezise dhe medikamentevete tjera shkakton disa shqetesime te
perkohshme ne formen e nauzeve apo te te vjellave.
1.3 Vleresimet e menjehershme post-operatore
Nje nga pergjegjesite kryesore te infermieres eshte kryerja e vleresimeve fillestare e te
menjehershme per nje pacient post-operator. Keto vleresime do te kryhen menjehere si ne
reaminacion / dhome rizgjimi ashtu dhe ne pavion.
Page 8
Kujdesi infermieror post-operator ne njesine e kujdesit post-anestezik (NJ.K.P.A).Periudha e
menjehershme post-anestezike eshte nje bote antike per pacientin,observimi I shpeshte eshte I
rendesishem. Funksionet jetesore psikologjike duhet te ndihmohen derisa efektet e anestezise te
kene mbaruar.Deri atehere pacienti eshte ne varesi te dikujt, sepse ai eshte I pergjumur dhe I paafte
per te kerkuar ndihme. Ne (NJ.K.P.A) infermieret e vleresojne pacientin gjatekohes se mbulimit te
tij nga efektet e operacionit dhe kryejne nderhyrjet e nevojshme. Qellimi I veprimeve te infermieres
post-anestezike eshte: te ndihmoje pacientin ne kthimin e nje niveli te sigurte fiziologjik mbas nje
anestezie, permes perdorimit te njohurive, sigurise, kujdesjeve infermierore te individualizuara
sipas pacienteve dhe familjareve te tyre ne fazen e menjehershme post-anestetike.
1.3.1 Pranimi ne njesine e kujdesit post-anestezik:
Infermieri/a ne (NJ.K.P.A) ka nje arsim te vecante per kujdesin e pacientit gjate mbulimit te
efekteve te operacionit. Perpara arritjes se cdo pacienti nga salla e operacionit, infermieri/a duhet te
kontrolloje qe pajisjet dhe mjetet e meposhtme te funksionojne dhe te jene gati per perdorim.
)1Sfigmomanometri ose monitori automatik i presionit te gjakut
2)Stetoskopin per te degjuar zhurmat e frymemarjes dhe presionin e gjakut
3) Monitorin kardiak dhe elektrodat
Page 9
4) Pajisjet intravenoze te tilla si likidet, tubat, kanjulat etj…
5) Pajisjet per aspirim si kateteret, solucione dhe doreza sterile
6) Pajisje/mjete per te ndihmuar respiracionin te tilla si: per te siguruar nje
Page 10
rruge artificiale te frymemarrjes, oksigjen, spatula, tub oksigjeni me mask
ose me kanjula, pajisje intubimi dhe nje aparat anestezie.
7) Medikamente te tilla si: narkotiket, hypnotiket, antihipertensivet dhe
relaksantet muskulor.
8) Pajisje per klizem urinaret, uturaket, dhe materialet per fshirjen e gojes
9)Termometer per matje orale/rektale/aksilare, batanije te ngrohta ose
pajisjengrohese elektrike per te ruajtur temperature trupore.
Page 11
10)Komplet urgjencete tilla si medikamente te urgjences kardiotonike, vazotoniket dhe respiratoret,
pajisje trakeostomie, tuba endotrakeale defribilatorin ventilator, pajisje per aspirim gastrik dhe per
futjene tubave ne kraheror.
Nje pozicion i pershtatshem per nje pacient te pavetedijshem ose gjysem te vetedijshem, siguron
mbarevajtjen e rrugeve te frymemarjes .
Koka e nje pacientite rritur mbahet e kthyer anash dhe mjekrra e tij te jete e shtrire perpara, mund te
jete e nevojshme terheqja e qafes dhe shtyrja e nofulles perpara. Pozicioni Sims lateral lejon qe
gjuha e pacientit te qendroje perpara, keshtu qe mukusi apo te vjellat mundte drenohen.
Ndonjehere per arsye kirurgjikale apo anatomike, pacienti mund te mbahet pas operacionit i shtrire
me kurriz. Ne kete rast do te monitorizohet ne menyre shume te kujdesshme gjendja e tij respiratore
dhe per cdo moment aspiratori duhet te jete gati per te aspiruar te vjellat apo sekrecionet orale.
Page 12
1.4 Vleresimi baze i menjehershem
Vlereson lirimin e rrugeve te frymemarrjes dhe ndihmon nese eshte e nevojshme.
Ajo vlereson per pranine e ngjirjes se zerit, bllokim te rrugeve te frymemarrjes frymemarrje
fishkellyese apo gulcuese dhe per pakesimin e zhurmave te frymemarrjes.
Aplikon oksigjen te lageshtuar duke perdorur kanjule nazale apo maske.
-Mban shenim shenjat jetesore (presionin e gjakut, ritmin e zemres, fortesine dhe
rregullueshmerine, thellesine dhe ritmin respirator,oksigjenimin,ngjyren e lekure dhe
temperaturen).
Vlereson nivelin e vetedijes se pacientit, fortesine e muskujve dhe mundesite per tendjekur
ate qe I thuhet.
Observon infuzionet intravenoze, garzat e plages, drenat dhe pajisjet e vecanta…
Qendron prane shtratit te pacientit duke vazhduar te observoje per cdo moment gjendjen e
tij.
Mbasi pacienti pozicionohet ne menyre te kujdesshme dhe I jane matur shenjat vitale, infermierja
mer nje raport verbal nga personeli I salles 10 se operacionit dhe nje raport te detajuar nga personeli
I anestezise per cdo gje qe mund te kete ndodhur gjate operacionit. Pyetjet e meposhtme duhet ti
jepen pergjigje gjate raportit:
Page 13
1- Cfare lloj operacioni eshte kryer?
2- Sa kane qene parametrat e shenjave jetesore te pacientit ne sallen e operacionit?
3- Sa ka qene sasia e pergjithshme e humbjes se gjakut, apo lengjeve apo te gjakut te dhene dhe
eleminimit te urines se pacientit?
4- Cila eshte gjendja e pergjithshme e pacientit, historia perminente mjekesore dhe medikamentet e
perditshme te tij?
5- Cfare lloje preparatesh anestezike, narkotike, relaksante muskujsh antibiotike dhe steroide I
janeperdorur pacientit
6- A ka kaluar pacienti ndonje komplikacion gjate operacionit
7- Cfare nderhyrjesh I jane bere dhe cfare rezultati ka pasur.
8- Cfare rregullimesh patologjike jane vene re gjate operacionit?
9- A eshte zbuluar kancer apo dicka tjeter e papritur
10- Kur mund ti tregohet pacientit per pranine e kancerit?
11- A jane observuar simptoma apo komplikacione?
12- Cfare simptomash duhen raportuar menjehere?
13- A ka ndonje urdher te mjekut qe duhet te zbatohet menjehere?
Ne prani te anestezistit infermierja e NJKPA rishikon shenimet mbi pacientin shenimet specifike
(a) shenime te anestezistit per medikamentet intravenoze dhe gjakut te marre gjate operacionit dhe
(b) kohezgjatjen e operacionit tek pacienti.
Duke ndjekur vleresimet baze te kujdesit infermieror, rishikimin e shenimeve te pacientit dhe
raportin verbal post-operator, infermierja vlereson dhe dokumenton observimet rutine.
Page 14
Observimet per tu dokumentuar
1- Kohen e pranimit ne NJ.K.P.A
2- Mungesen e refleksevete tilla si refleksin faringeal. Pacientet e pranuar ne NJKPApa refleksin
faringeal do te vendosen ne pozicionin anash. Infermierja do te qendroje prane shtratit te tij deri sa
refleksi gag te rikthehet.
3- Nivelin e koshiences- si eshte reagimi I pacientit ndaj stimulit te tille si ndaj drites
apo prekjes. A sjell ndonje reagim tek pacienti nese I thirret ne emer apo I jep njeurdher tethjeshte.
A leviz ai vullnetarisht apo kryen levizje te pavullnetshme.
4- Temperaturen dhe shenjat jetesore- monitorohen shenjat jetesore cdo 15 minderi sa ato te
stabilizohen ose monitorimi I tyre behet me shpesh nese do te jete e nevojshme.
5- Ngjyren dhe thatesine e lekures:
Nje lekure e zbehte apo e mavijosur, e ftohte, e lagesht, eshte nje shenje e rendesishme qe tregon
shenjat e nje shoku por kuptohet duke pasur parasysh dhe presionin e gjakut. Gjithashtu observohet
percianoze dhe zbehtesi te buzeve dhe thonjve te pacientit.
Page 15
6- Kushtet e garzave te plages… a jane te thara, te ndotura, apo te paprekura? Nese atodo te jene te
ndotura apo te lagura, atehere do te shenohet ngjyra, lloji dhe sasia e rrjedhjes.
7- Tubat e drenimit- te tille si tubi T, tubi gastrik, kateteri urinar ose drenat e plages.A eshte tubi T
(tubi KEHR) I paterhequr dhe I bashkuar me nje system drenimi?A eshte tubi gastrik, I kraherorit
apo intestinal, I bashkuar me tubat e aspirimitsipas urdhrit te mjekut? Sigurohet qe tubat e drenimit
te kene nje rrjedhje te lire te mos kete asnje perdredhje dhe pacienti te mos jete I shtrire siper tyre.
Shenohet volumi dhe ngjyra e drenimit. Gjithashtu shenohet cdo paraqitje jo normale e ngjyres se
urines.
8- Infuzionet intravenoze
shenohet lloji I infuzioneve intravenoze qe do te mari I semuri. Kontrollohet sasia e solucioneve
intravenoze te shishes qe do te jepet dhe ritmi I infuzionit. Skuqja, dhimbja apo enjtja rreth vendit
ku eshte vendosur kanjula/agia tregojne se solucionet kane dale nga rruga venoze dhe depertojne
jashte ne inde. Gjithashtu shenohen dhe te gjitha medikamentet qe mund te hidhen ne solucionet
intravenoze.
Page 16
9-Infuzionet e komponenteve te gjakut…
kontrollohet ritmi I dhenies se tyre dheobservohet me kujdes per shenja te nje reaksioni te
mundshem.
10- Ruajtjen e sigurise dhe komfortit te pacientit.
Ngrihen larte pjeset anesore te shtratit. Ndryshohet here pas here pozicioni ne shtrat sidomos kur ai
eshte I pavetedijshem.
11- Dhimbjet– observohet dhe pyetet pacienti nese ka dhimbje.
Fillohet dhenia e analgjezikeve pasi te jeni konsultuar me mjekun anestezist.Mbasi I ka kryer
plotesisht keto veprime infermierja ben nje vleresim qe lidhetme procedure kirurgjikale specifike.
Ne shume klinima te kujdesit shendetsor,infermierja dhe stafi tjeter mjekesor, bejne rregjstrimin e
te gjitha observimevene nje formular te posacem per periudhen post anestetike. Perfundimisht,
infermierjaI rishikon me kujdes fleten e urdherave te mjekut per medikamenteapo instruktimet e
tjera te bera prej tij.
Vleresimet dhe nderhyrjet per komplikacionet e menjehershme post-
anestetike
Nerhyrjet infermierore gjate periudhes post-operatore, perqendrohen ne kryerjen e nderhyrjeve per
te parandaluarkomplikacionet ose per ti trajtuar ato. Komplikacionet e menjehershme post-
operatore qe ndodhin me shpesh jane atokomplikacione qe lidhen me anestezine spinale dhe ato qe
ndikojne ne sistemin respirator, kardiovaskular, renal dhe ne ekuilibrin e lengjeve dhe elektroliteve.
1.5 Vleresimet e menjehershem post- anestezike
1- Diagnoza mjekesore dhe tipi I operacionit te kryer.
2- Mosha e pacientit dhe gjendja e pergjithshme e tij.
3- Problemet qe kane ndodhur gjate operacionit (shok, hemoragji, al Test Kardiak)
Page 17
4- Anestetiket dhe medikamentet e perdorura, narkotiket, relaksantet e muskujve, Antibiotiket
etj…
5- Patologji te ndeshura (malinje)
6- Likide te dhena, gjak I humbur dhe zevendesimi I tij.
7- Tubat,drenat, kateteret dhe ndihma te tjera perkatese.
8- Informacion specific rreth te cilit kirurgu apo anestezisti deshirojne qe te shenohen.
1.6 Vleresimet e funksionit respirator
Nje infermiere duhet te vleresoje ritmin, thellesine dhe cilesine respiratore po aqmire sa dhe levizjet
e kraherorit te pacientit. Nese respiracionet shfaqen shume te dobesuara (te ceketa apo
siperfaqesore) e vetmja rruge e sigurt per tu siguruar qe nje pacient merr fryme apo jo, eshte
vendosja e dores mbi gojen dhe hunden e pacientit, ne menyre qe te ndihet shkembimi I ajrit, afshi
apo avulli I frymes.
Eshte shume e rendesishme per infermieren te njohe dhe te vleresoje pacientin per shenjat e
pengeses respiratore.
Pengesa respiratore mund te ndodhe si pasoje e: relaksimit te muskujve tefaringsit ; bllokimit te
rrugeve te frymemarrjes nga renia e gjuhes poshte;spazmave apo edemave te rrugeve te
frymemarrjes; grumbullimit te sekrecioneve ne rruget e frymemarrjes (pamundesia e individit per ti
nxjerre ato);aspirimit te te vjellave.
Shenjat e pengeses respiratore perfshijne: shqetesimi (shenja e pare); puls I dobet dhe I
parregullt; respiracion I zhurmshem dhe I parregullt; perdorim I muskujve ndjesore per
frymemarrjen (psh, muskujt e abdomenit dhe te qafes) dhe ngushtim intercostal; frike ose ankth;
perpjekje per tu ngritur; zbehtesi apo cianoze (shenje e vonshme)
Page 18
1.7Trajtimi i pengeses hypofaringeale
Behet duke ngritur pjerret pjesen e pasme te kokes dhe duke shtypurperpara mbi kendin e nofulles
se poshtme. Kjo menyre sjell terheqjen e gjuhes perpara dhe liron rruget e
frymemarrjes.Ndonjehere nevojitet kapja dhe terheqja e gjuhes me anen e nje garze. Trajtimi I
pengeses hypofaringeale do te vazhdoje deri sa pacienti te rifitoje refleksin e mjaftueshem te
funksionit te respiracionit normal.
Ne rast se ndodhin te vjellat, koka e pacientit do te kthehet anash dhe te vjellat do te mblidhen ne
nje ene te posacme. Mukusi dhe pengesat gjate te vjellave ne larings dhe trake, do te aspirohen me
kateter ose me sonde. Mbas cdo akti aspirimi,kateteri futet dhe pastrohet ne nje ene ose shishe me
uje ose solucion fiziologjik.
Shpesh ndodh qe pacienti te vije ne reaminacion I intubuar (intubim endotrakeal).Tubi I intubimit
nuk do te hiqet deri sa te rikthehen shenjat e refleksit.
Infermierja do te asistoje ne pergatitjen respiratore dhe ne procedure e ekstubimit.
1.8 Vleresimet e funksionit kardiovaskular
Page 19
Komplikacionet me te shpeshta kardiake perfshijne aritmine kardiake, hipertensionin dhe
hypotensionin. Kur infermierja ben vleresimin per komplikacionet kardiovaskulare duhet te kete
parasysh qe nje shtim I lehte I ritmit te zemres se pacientit pas operacionit mund te jete normale.
Megjithate nje shtim apo pakesim I ritmit te zemres apo zhvillimi I nje disaritmie preoperatore
kerkon nje observim tte shpeshte te pacientit.
Shkaqet e disaritmise post-operatore te pacientit perfshijne
Hypovolemine, dhimbjen,crregullimin e lengjeve dhe elektroliteve, hypoksemine dhe acidozen.
Kur zhvillohet acidoza infermierja monitoron presionin e gjakut,oksigjenimin dhe ventilimin e
pacientit. Nese gjendjarespiratore e pacientit eshte e pamjaftueshme apo jo e kenaqshme,
infermierja fillon menjehere trajtimin e rrugeve te frymemarrjes.
Hypotensioni post-operator mund te shkaktohet nga shkaqe te ndryshme dhe te shumta si: ventilim
I pamjaftueshem, efektet e agenteve anestezike ose I medikamenteve pre-operatore, ndryshim I
shpejte I pozicionit, dhimbja, humbjae gjakut dhe e lengjeve, pakesim I gjakut periferik mbas
anestezise regionale.
Nje ulje e lehte e presionit te gjakut, ne krahasim me periudhen preoperatore,eshte e shpeshte mbas
operacionit. Megjithate renie e konsiderueshme e presionit te gjakut e shoqeruar me rritje apo ulje
te ritmit te zemres jane indikatore te hemoragjise, pamjaftueshmerise se qarkullimit apo ndryshimit
ne perfuzione.
Pervec hypotensionit, simptomat e shokut perfshijne nje puls te shpejte dhe te dobet, lekure te laget,
te ftohte,te zbehte apo cianotike, frike dhe shqetesim te shtuar.
Page 20
Kur pacienti paraqet shenjat e nje shoku infermierja aplikon oksigjenim ose shton sasine e tij, e
vendos pacientin ne pozicion tredelenburg (nese pozicioni nuk kundraindikon procedure e
operacionit) ose ngre kembet e pacientit me lart niveli I zemres shton ritmin e likideve intravenoze,
njofton mjeku anestezist dhe kirurg,medikamente ose likide shtese sipas urdherit te mjekut,
vazhdon vleresimin me kujdeste shenjave jetesore.
Nje tjeter fenomen qe haset te pacientet post-operator eshte dhe hipertensioni. Pacientet e moshuar
me nje histori hipertensioni mund te paraqesin episode te tij si pasoje e stresit te operacionit. Nese
ndodh hipertensioni tek nje pacient, infermierja duhet te konsultohet me anestezistin ose kirurgun,
dhe jep sipas porosise se tyre medikamentet antihypertensive.
Konsiderimi baze per vleresimin e funksionit kardiovaskular eshte shfaqja e shenjave te shokut dhe
hemoragjise tek pacienti.Shoku mund te vije si pasoje e nje hemoragjie massive, mbyllje vaskulare
periferike dhe insuficenses kardiake. Hemoragjia mund te ndodhe si pasoje e moslidhjes se eneve
tegjakut, pengesave respiratore, insuficenses kardiake, disekuilibrit te lengjeve dhe elektroliteve
dhe ndikimit apo veprimitte anestezise.
Megjithate infermierja duhet te dije qe drejtimet kryesore ne vleresimet e funksionit kardiovaskular
jane: aparenca e pacientit, percaktimi I pulsit, respiracionit,presionit te gjakut, presionit venoz
qendror (PVC), gazeve ne gjak dhe temperatures trupore te pacientit.
Si rregull pulsi, respiracioni dhe presioni I gjakut duhet te vleresohen dhe te shenohen ne nje
interval kohe per cdo 15 min.ose dhe me shpesh- kjo per dy oret e para mbas operaconit, dhe cdo
30 min ne dy oret e tjera derisa keto parametra te stabilizohen.
Pergjithesisht, pulsi eshte I dobet dhe I shpejt mbas operacionit, porn je puls rreth 110 rrahje/min
apo nen 60 rrahje/min, duhet te raportohet tek mjeku. Vleresimet e tjera tepergjithshme perfshijne
edhe vleresimet mbi gjendjen apo paraqitjen e lekures, nese ajo eshte e mire apo cianotike, e ftohte
dhe e lagesht, e ngrohte dhe e lagesht.
Page 21
1.9 Eleminimi i urines
Shpesh mbas operacionit te semuret per shkak te pozicionit shtrire dhe jo te zakonshem per te
urinuar, dhe dhimbjeve te muskujve te abdomenit (kur ata shtrengojne barkun) nuk arrijne dot te
urinojne. Gjithashtu anestetiket kane aftesine te ulin tonet muskulare te fshikezes se urines. Kthimi
I tonit muskular ndodh mbas 6-8 ore mbas operacionit. Mos urinimi mund te ndodhe dhe per
shkaqe me serioze si pasoje e demtimit te parenkimes se veshkave qe pasqyrohet nga anuria, rritja e
azotemise ne gjak dhe nga simptoma te tjera klinike.
Ne rast se mbas operacionit kane kaluar me shume se 12-18 ore qe I semuri nuk ka urinuar, dhe
nese vihet re nje tensionim I fshikezes se urines, si primare eshte dhenia e mundesise se semurit per
te urinuar vete. Kjo mund te arrihet npm ngritjes se semurit ne pozicion gjysem ndenjur (fowler),
dhe vendosjes se borsave me uje te ngrohte.
Nese keto menyra nuk funksionojne dhe I semuri nuk arrin te urinoje,behetkateterizimi urinar duke
respektuar te gjitha rregullat e asepsise kirurgjikale.
Per te vleresuar eleminimin, infermierja ben matjen e marrjeve dhe nxjerrjen e lengjeve(bilancin
hidrik) te pakten 2 here ne dite, derisa pacienti te kete nje ekuiliber te lengjeve pa vendosjen e
kateterit.
Page 22
1.10 Kujdesi per gojen
Goja e pacientit mbas operacionit duhet te mbahet paster. Kjo eshte e rendesishme vecanerisht per
at ate semure qe nuk marrin asgje nga goja. Goja duhet te shpelahet me bikarbonat natriumi, ndersa
buzet lyhen me glycerine te holluar.
;
Page 23
1.11 Rregullimi i eleminimit nga zorret
Pergatitja e zorreve ne fazen pre-operatore, palevizshmeria, perdorimi intestinalgjate operacionit si
dhe pakesimi I marrjeve orale, jane faktore qe mund te ndikojne ne funksionimin e zorreve.
Shtimi I marrjeve te likideve mund te ndihmoje ne kthimin e peristaltikes dhe zhurmave te zorreve.
Ne zhurmat e zorreve apo peristaltika, jane te pranishme atehere dieta e pacientit do te shtohet
gradualisht. Mos shfaqja e peristaltikes dhe rifillimit te zhurmave te zorreve sjell pasoja apo
probleme per te semurin.
Ileusi paralitik: eshte pakalueshmeria e zorres qe shkaktohet nga frenimi apo mungesa e
peristaltikes se zorreve dhe jo nga pengesat mekanike. Frenimi I peristaltikes ndodh nga paraliza e
pleksuseve nervore qe ndodhen ne muret e zorreve. Nese mbas 48 oreve mbas operacionit nuk do te
kemi fillimin e peristaltikes, mungesa e saj do te sjelle fryrje te barkut,te vjella te cilat mund te jene
dhe te shoqeruara dhe me permbajtje fekale.
Ne raste te tilla te semurit I vendoset nje sonde nazogastrike, me ane te se ciles behet vazhdimisht
thithja e sekrecioneve te stomakut.
Gjithashtu vendoset dhe nje sonde rektale, dhe trajtohet I semuri me likide ne rruge parenterale
Page 24
1.12 Temperatura trupore
Pacienti post-operatore mund te perjetoje nje temperature te ulet pas operacionit.Kjo temperature e
ulet shkaktohet nga sistemi nervor qendror (SNQ), shtypja hipotalamike dhe nga disa
vazokonstruksione periferike. Megjithate ditet e para pas operacionit, vecanerisht ne rastet e
operacioneve te medha, temperature mund te arrije dhe deri ne 38 gr C.Kjo mund te mos perbeje
ndonje rendesi te vecante sepse ndodh si pasoje e thithjes se gjakut ne limfe prej plages operatore.
Nese temperatura do te vazhdoje per shume dite dhe do te arrije deri ne 39 gr C ose me shume,
atehere behet fjale per nje infeksion te plages ose nje infeksion te pergjithshem.
Zakonisht temperatura mbas operacionit do te matet ne mengjes dhe ne darke.Ne raste te vecanta
mund te matet dhe me shpesh.
1.13 Nauzet dhe te vjellat
Nauzete dhe te vjellat jane fenomene post-operatore qe shfaqen si pasoje e veprimit te agjenteve
anestezike. Gjithashtu ato mund te shkaktohen nga akumulimi I lengjeve ne stomak, nga kalimi I
ushqimit dhe lengjeve ne stomak perpara ri fillimit te peristaltikes, nga distensioni I stomakut dhe
nga faktore psikologjik.
Page 25
Kur te vjellat jane te shumta, I semuri mund te humbase shume lengje dhe elektrolite te cilat cojne
ne dehidratim dhe crregullim te elektroliteve dhe lengjeve.
Ne rast se te vjellat jane te vazhdueshme dhe nuk ndalojne, I semuri do te trajtohet me likide I/V, I
injektohet 25 mg klorpromazine ose primperan dhe I vendoset nje sonde nazo-gastrike per drenimin
e lengjeve te stomakut. Duhet te kihet kujdes sepse te vjellat mund te shkaktojne tek I semuri post-
operator aspirrimin e permbajtjes se tyre si dhe hapjen e incizionit te plages.
Eshte kirurgu ai qe percakton llojin e dietes se pacientit post-operator. Ne lidhje me ushqimin,
trajtimi I pacienteve post-operator eshte ne varesi te shkalles, se llojit te operacionit, dhe organeve
qe perfshihen ne te.
Disa paciente mund te trajtohen vetem me likide I/V per disa dite me rradhe,ndersa te tjere mund te
trajtohen me nje diete te percaktuar nga mjeku.
Page 26
Normalisht ushqimi tek pacientet post-operator, fillon gradualisht me lengje te lehta si caj, lengje
frutash etj…
si faze e dyte ne diete te lehte dhe gradualisht ne diete te rregullt.
Infermierja duhet te kontrolloje me kujdes porosite e mjekut kirurg. Nese perdoret anestezi e
pergjithshme, dhenia nga goja e lengjeve kufizohet per 12-24 oret e para pas operacionit, por
gjithmone ne varesi te llojit dhe shkalles se operacionit. Te semureve I rifillohet ushqimi nga goja
ne diten e dyte ose te trete mbas operacionit me perjashtim te rasteve kur eshte perfshire trakti
gastrointestinal si ne ileuse etj…
Rregulli i arte: dhenia e ushqimit dhe e lengjeve ne pacientet post-operatore fillon kur te rifilloje
peristaltika dhe zhurma aktive e zorreve, te kete mungese te distensionit abdominal, te eleminoje
gazrat.
Page 27
1.14 Shmangia e infeksionit dhe ruajtja e integritetit te lekures
Zakonisht infeksionet spitalore ( nozokomiale) prekin 10-15% te pacienteve kirurgjikale. Keto
prekin me shpesh plaget kirurgjikale, aparatin urinar, respirator dhe sistemin e qarkullimit. Infeksionet
ndodhin per shkaqe te shumta:
Se pari: cenimi I lekures dhe mukoza nga kontakti me tubat,kateteret,procesiI semundjes dhe
operacioni.
Se dyti: mjedisi qe rrethon pacientin duke perfshire personat e tjere me komplikacione dhe
probleme kronike mjekesore, pra si rrjedhoje ky pacient eshte ekspozuar ndaj infeksionit.
Se treti:Organizmat qe gjenden ne infeksionet spitalore te tilla si: Escherichia coli,pseudomonas
auregenose etj.
Page 28
Se katerti: Duat e palara dhe ulja e teknikes se kujdesjeve ndaj pacientit. Kur ndodh infeksioni
post-operator, sherimi I pacientit behet me I ngadalte,permiresimi zgjat, mbrojtja funksionale mund
te demtohet dhe si rrjedhim do te ndodhe vdekja. Keto komplikacione imponojne nje rendim mbi
gjendjen e pacientit,familjes, personelit mjekesor dhe shoqerise…
Page 29
Page 30
29%
27%
21%
2%
3% 18%
Sales
646 Apendesit 613 hernie 613 kolecistit
59 Prostaktomi 67 Sem. Urologjike 397 Semundje te ndryshme
0
50
100
150
200
250
300
350
400
450
500
nr I pac
%
Column1
Page 31
0
500
1000
1500
2000
2500
3000
3500
4000
Nr pac te hyre Nr pac te dale Nr pac te vdekur
1374
2411
3785
VITI 2013
0
500
1000
1500
2000
2500
3000
3500
Nr pac te hyre Nr pac te dal Nr pac te vdekur
1228
2120
3348
viti 2012
Page 32
Nr. I pacienteve te cilet kane kryer operacionin e apendesitit.
Mosha 0 – 1 1 – 4 5 – 14 15 - 24 25 - 34 35 - 44 45 - 54 55 - 64 65 +
Meshkuj 0 0 76 128 102 28 6 0 0
Femra 0 1 61 114 76 40 16 0 0
Nr. I pacienteve te cilet kane kryer operacionin e Hernies.
Mosha 0 - 1 1 - 4 5 - 14 15 - 24 25 - 34 35 - 44 45 - 54 55 - 64 65+
Meshkuj 0 3 2 2 16 24 78 94
Femra 0 1 15
Nr. I pacienteve te operuar me kolecistit.
Mosha 0 - 1 1 – 4 5 - 14 15 - 24 25 - 34 35 - 44 45 - 54 55 - 64 65+
Meshkuj 0 0 0 0 1 16 34 44 18
Femra 0 0 0 0 8 42 113 125 68
Nr. I pacienteve te operuar me prostaktomi.
Mosha 0 - 1 1 - 4 5 - 14 15 -24 25 - 34 35 - 44 45 -54 55 -64 65+
Meshkuj 0 0 0 0 0 1 18 27 23
Femra 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Nr. I pacienteve te operuar me sem.urologjike
Mosha 0 - 1 1 - 4 5 - 14 15 - 24 25 - 34 35 - 44 45 - 54 55 - 64 65+
Meshkuj 0 0 1 1 6 4 6 8 2
Femra 0 0 1 1 4 4 8 16 5
Nr. I pacienteve te operuar me raste te ndryshme.
Mosha 0 - 1 1 - 4 5 - 14 15 - 24 25 - 34 35 - 44 45 - 54 55 - 64 65+
Meshkuj 0 0 15 19 18 21 41 54 40
Femra 0 0 6 18 18 23 46 28 28