universiteti i gjakovËs “fehmi agani” gashi_punim diplome.pdf · frashërin. naim frashëri...

56
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME “POETI KOMBËTAR QË VURI THEMELET E LETËRSISË KOMBËTARE SHQIPTARE “NAIM FRASHËRI” MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Arbenita Gashi Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

25 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

“POETI KOMBËTAR QË VURI THEMELET E LETËRSISË

KOMBËTARE SHQIPTARE “NAIM FRASHËRI”

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Arbenita Gashi

Gjakovë, 2019

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

“POETI KOMBËTAR QË VURI THEMELET E LETËRSISË

KOMBËTARE SHQIPTARE “NAIM FRASHËRI”

Komisioni:

Kryetar__________________________________

Anëtar___________________________________

Anëtar___________________________________

MENTORJA: KANDIDATJA:

Dr. Rovena Vata Arbenita Gashi

Gjakovë, 2019

3

Përmbajtja

Hyrje .............................................................................................................................................................. 4

1. Jeta dhe veprat e Naim Frashërit .......................................................................................................... 6

1.1. Krijimtaria e Naim Frashërit ............................................................................................................... 7

1.2. Veprat e Naim Frashërit ..................................................................................................................... 9

1.3. Vepra “Bagëti e Bujqësi” .................................................................................................................... 9

1.4. Vepra “Historia e Skënderbeut”....................................................................................................... 15

1.5. Vepra “Lulet e Verës” ....................................................................................................................... 18

2. Veprimtaria e Naim Frashërit.............................................................................................................. 24

3. Vepra letrare “Lulet e Verës” .............................................................................................................. 27

4. Lirika filozofike te vepra “Lulet e Verës” ............................................................................................. 32

5. Naim Frashëri - Themeluesi i letërsisë kombëtare shqipe .................................................................. 35

6. Tiparet themelore për krijimtarinë letrare për fëmijë ........................................................................ 38

7. Pikëpamjet patriotike dhe botëkuptimi .............................................................................................. 52

Përfundimi .................................................................................................................................................. 54

Literatura .................................................................................................................................................... 56

4

Hyrje

Në këtë punim diplome kemi marrë për analizë shkrimtarin e madh të letërsisë shqipe Naim

Frashërin. Naim Frashëri rridhte nga familja një familje feudalësh. I ati i tij, Halit Beu, merrej me tregti.

Naim Frashëri ishte poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar

i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme “Bagëti e Bujqësi”, atë greqisht “Dëshira

e vërtetë e shqiptarëve” (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për

mësonjtoret e para", "E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të

ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme".

Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më

1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala

flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema

fetare Qerbelaja etj.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe",

"Korçës" 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e bujqësia") dhe

bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"), si dhe

për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij.

Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës

intime (me brengën për të afërmit që mori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës së

tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës

së madhe barletiane.

Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë

frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkimin e dogmës fetare (në

"Qerbelanë" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

5

Ndikimi i Naim Frashërit, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët

shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së më vonshme, ishte i madh. Pas çlirimit u vunë në pah dhe u

çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme.

Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike

shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme.

Për merita kulturore në Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare,

të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në

gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë

në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

6

1. Jeta dhe veprat e Naim Frashërit

Naim Frashëri u lind më 25 Maj në vitin 1846 në Frashër. Në vendlindje mori mësimet e para dhe nisi të

mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me

vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869).

Më vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), por iu shfaq tuberkulozi

dhe u kthye në vendlindje për klimë më të mirë. Në fillim

ishte nëpunës në Berat e më pas punoi si doganier në

Sarandë (1872-1877).

Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit

shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjershërimit

persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një

përmbledhje lirikash Tejhyjylat" (Ëndërrimet, 1885).

Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte

Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore

patriotike të Shoqërisë së Stambollit1, në krye të së cilës ishte

Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu

kushtua letërsisë shqiptare.

Poema e tij e parë ishte "Shqipëria" (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në

Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-1885),

ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa

1 Zija Xholi: Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1987, f. 173.

7

përkthime të shkrimtarit2. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më

pas si kryetar. Naim Frashëri vdiq në vitin 1900.

1.1. Krijimtaria e Naim Frashërit

Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme "Bagëti e bujqësi"(1886), atë greqisht "Dëshira e vërtetë e

shqiptarëve" (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para",

"E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para

shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme".

Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar me 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Me 1890 doli

përmbledhja e lirikave "Lulet e verës", pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe "Fjala

fluturake" (vjersha) me 1894, së fundi me 1898 u botua poema e madhe epike "Historia e Skënderbeut"

dhe poema fetare "Qerbelaja" etj.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale: vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës", 1887,

etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e bujqësia") dhe bëri thirrje të

fuqishme për çlirimin e tij përmes krijimeve të ndryshme, si: "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", si dhe për

begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij3. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria",

një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime.

Poema "Historia e Skënderbeut", qe një kurorëzim i veprës së tij, "Testamenti i tij politik e poetik", me

grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike

ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë

këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkimin e dogmës fetare në "Qerbelanë" dhe në veprat e tjera, që

i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua për poezi, vjersha si: "Perëndia", 1890. Shkroi dhe proza për të vegjëlit dhe bëri

disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist.

2 Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Historia e letërsisë shqipe III, Prishtinë, 1975,

f. 460.

3 Nonda Bulka: Naimi dhe fabulat, Nëntori, Nr. 5, 1971, f. 51.

8

Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë

Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i

teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizmin

e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t`u

çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si

shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik.

E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit,

me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes

për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim

për të gjithë, përparimin e gruas, qeverisjen demokratike të vendit, ngrinte lart vetitë e karakterit të

shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare, që nga lashtësia pellazge.

Bënte thirrje për miqësi me fqinjët në kushtet e respektit të ndërsjellët, shpallte dashurinë në gjithë popujt

e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve

të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej

të cilave dhe u ndikua)4.

Naim Frashëri përkrah Samiut e pas Kristoforidhit luajti, luajti një rol themelor për shqipen e re letrare, të

cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori, e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në

gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë

në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture5.

Ndikimi i Naim Frashërit, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të

kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan

gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet

e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të

4 Nonda Bulka: Naimi dhe fabulat, Nëntori, Nr. 5, 1971, f. 52.

5 Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Historia e letërsisë shqipe III, Prishtinë, 1975,

f.461.

9

Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në

Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

1.2. Veprat e Naim Frashërit

"Tejhyjylat" (Ëndërrimet, 1885);

"Shqipëria" (1880, botuar më 1897);

"Bagëti e Bujqësi", 1886;

"Dëshira e vërtetë e shqiptarëve" (O alithis pothos ton Alvanon);

"Vjersha për mësonjëtoret e para";

"E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të

para shkencore humanitare);

"Histori të përgjithshme";

"Lulet e verës", 1890;

"Mësimet", (proza patriotike dhe të moralit);

"Fjala flutarake", (vjersha), 1894;

"Historia e Skënderbeut", (poemë epike), 1898;

"Qerbelaja" (poemë fetare);

"Perëndia", 1890;

"Fjalët e Qiririt" (publikuar për herë të parë në numrin e parë të revistës "Drita").

1.3. Vepra “Bagëti e Bujqësi”

Poema "Bagëti e bujqësi" u botua më 1886. Është një nga veprat më të bukura e më të frymëzuara jo

vetëm të Naimit, por edhe të letërsisë së Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kënduar dashurisë e

10

mallit për atdhe, krenarisë kombëtare dhe bukurisë së natyrës shqiptare me një frymëzim aq të zjarrtë e

me një gjuhë poetike aq të ëmbël e të bukur.

Me këtë poemë, Naimi krijoi poezinë e madhe të atdheut e të natyrës shqiptare. Kjo vepër jo vetëm që u

bë e dashur për bashkatdhetarët, por krijoi një traditë të pasur edhe për poetët që erdhën më pas.

Siç e tregon edhe titulli, poema përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë flitet për punët e blegtorisë, për

jetën dhe punën e bariut, kurse në pjesën e dytë për punët e bujkut. Megjithatë, kjo s`është aspak një

vepër për këto fusha të jetës. Prej tyre poeti vetëm sa merr pikënisje për të shprehur ndjenjat e flakta

patriotike. Në të vërtetë, vepra është një himn poetik i frymëzuar, kushtuar atdheut, natyrës dhe njerëzve

të tij.

Poema hapet me një apostrofë madhështore, e cila me një qartësi të habitshme na sjell para syve bukuritë

e natyrës shqiptare, laramaninë dhe ngjyrat e saj, një peizazh të pafund plot dritë e gjallëri.

O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë,

fushat e gjera me lule q`u kam ndër mend dit `natë,

ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt` e kulluar,

çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar,

do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni

o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.

Motivi i mallit për atdhe zë fill që në këto vargje dhe e përshkon gjithë poemën. Larg vendlindjes, larg

maleve dhe fushave, larg netëve të magjishme dhe mëngjeseve plot zhurma jetësore, poeti ndjen një mall

që e djeg nga brenda për çdo gjë shqiptare. Në atdhe gjithçka është e bukur, ndaj edhe dëshira për t’u

kthyer është e papërmbajtur6.

6 Astrit Bishqemi: Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001, f. 60.

11

Kjo dëshirë për të fluturuar drejt Shqipërisë është shprehur me mjete poetike nga më të ndjerat. Poeti

dëshiron të ketë "vrapin e veriut… krahë pëllumbi…, nxitimin e lumit me valë". Me apostrofa plot drithërim

ai i drejtohet "fluturës krahëshkruar" ose "dallëndyshes bukuroshe" që t`ia marrin zemrën e përmalluar e

t`ia shpien në Shqipëri.

Veçanërisht e goditur është “similituda”, e ndërtuar mbi bazën e përfytyrimeve popullore të marra nga

jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar:

Kur dëgjon zëthin e s`ëmës qysh e lë qingji kopenë

blegërinë dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,

edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,

e ta trembin ai s`kthehet, po shkon në mes si shigjetë.

Ashtu dhe zemra ime, më lë këtu, tek jam, mua,

vjen me vrap e me dëshirë aty, në viset e tua.

Një tjetër motiv i fuqishëm, që e bën poemën të dashur e frymëzuese edhe për ne sot, është krenaria për

Shqipërinë, krenaria për emrin shqiptar. Me dashurinë dhe krenarinë e flaktë atdhetare, Naimi shprehu

një nga idetë më të rëndësishme të lëvizjes kombëtare. Ai synonte të ngjallte tek bashkatdhetarët

ndërgjegjjen kombëtare, t`i bënte të vetëdijshëm se ishin bij të një vendi me vlera të gjithanshme, të një

atdheu që priste shumë prej tyre. Zëri i poetit buçet:

Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar,

zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Ishte e para herë në letërsinë tonë që një gjë e tillë shprehej kaq bukur, me kaq zjarr e përkushtim. Në

këto dy vargje Naimi mishëron një ide të madhe e të përjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep atdheu,

balta e vendlindjes, e gatuar me gjak e djersë, me historinë e me traditat, me fisnikërinë, bujarinë e gjithë

12

vlerat e tjera morale; lumturinë, gëzimin dhe kuptimin e jetës njeriu mund ta gjejë në atdhe, në vatrën e

vet, mes njerëzve të vet7.

Këto vargje të pavdekshme patën një ndikim të jashtëzakonshëm tek bashkatdhetarët, aq më tepër që

shumë shqiptarë, të mësuar nëpër shkolla të huaja e të verbuar nga propagandat antishqiptare, e kishin

për turp të pohonin kombësinë e tyre të vërtetë. Vargjet e Naimit i prekën në zemër, ua drejtuan sytë dhe

shpirtin nga Atdheu, u kujtuan detyrën si bij të tij.

Poema e Naimit është një vepër tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dëshira për t’u arratisur nga

brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja e qytetit anadollak, krijon një gjendje emocionale të veçantë.

Por romantizmi i Naimit është aktiv8. Poeti nuk tërhiqet në gjirin e natyrës për të lënguar në vetmi e

pikëllim. Përkundrazi duke u mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtë dhe e ndershme

në vendin e tij, nga fisnikëria e njerëzve të punës, ai ka dashur t`i nxisë shqiptarët ta duan atdheun, të

kthehen në vatrën e tyre dhe lumturinë ta gjejnë në punë.

Motivi i punës mund të themi se shtrihet në gjithë poemën, e cila është kështu një himn për punën dhe

për njerëzit e punës, për bujqit dhe barinjtë. Poeti tregon në skena të bukura e plot lëvizje veprimtarinë e

përditshme të bariut, të stopanit që bën bulmet, të bujkut që vë qetë përpara menatë; madje, edhe

shpendët, kafshët dhe kandrat janë në punë e në lëvizje të përhershme. Në këtë himnizim të njerëzve të

thjeshtë e jo të përfaqësuesve të klasave të larta parazitare, gjejmë edhe njëherë ndjenjat demokratike

të Naimit.

Jetën në atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat më të bukura e me tone idilike. Ai nuk

ka dashur t`i paraqesë plagët dhe kundërshtitë e mëdha të jetës në fshatin shqiptar të asaj kohe dhe kjo

bëhet me qëllim, që t`ua bëjë sa më të dashur vendlindjen shqiptarëve. Megjithatë, aty-këtu depërton

edhe ndonjë hollësi që tërthorazi flet për ato plagë: varri i një udhëtari të vdekur larg shtëpisë, një plak

7 Astrit Bishqemi: Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001, f. 62.

8 Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Historia e letërsisë shqipe III, Prishtinë, 1975,

f. 462.

13

shumë i lodhur, një lypës. Mbi të gjitha plaga e madhe e robërisë, padituria, përçarjet, nuk i shpëtojnë nga

sytë.

Ai i prek tërthorazi në vargjet që mbyllin poemën, kur shpreh dëshirën që Shqipëria të hyjë në rrugën e

mbarësisë.

Tregomu dhe shqiptarët udhën e punës së mbarë,

bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqiptarë.

Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardhë të lirisë,

udhën e vëllazërisë, vahn e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesh, paskëtaj të mbretërojë,

errësira të përndahet, gënjeshtra të pushojë.

Vlerat artistike të poemës janë të gjithanshme, ndaj dhe idetë e saj janë aq të prekshme. Figuracioni është

aq i pasur, i larmishëm e i vetvetishëm sa të krijon një ngazëllim të papërmbajtur. Apostrofat drejtuar

natyrës shqiptare, e shumë gjëra të tjera që japin larminë e saj dhe të punëve, krahasimet dhe

“semilitudat” e goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e bëjnë atë një nga veprat më të frymëzuara

të letërsisë sonë. Duke u nisur nga jeta baritore, nga loja e qengjave rreth mëmave të tyre, Naimi krijon

edhe simbole shprehëse: fjala "mëmë" përsëritet aq shpesh, sa bëhet simbol, që përgjithëson

përkushtimin e poetit ndaj tokës mëmë, Shqipërisë.

14

Në këtë vepër Naimi përdor një shqipe të kulluar dhe, mbi të gjitha, arrit të zbulojë me forcën e talentit

poetik vlerat dhe mundësitë e mëdha shprehëse të gjuhës sonë. Ai e ngriti atë në rrafshin e gjuhës së

poezisë së vërtetë, që mund të shprehte ndjenja nga më të hollat9.

Në poemë gjejmë një leksik shumë të pasur baritor e fshatarak, thirrorë e pasthirrma plot përshtypje,

gjejmë prapashtesat përkëdhelëse zvogëluese: -zë, -thë, -osh (e), që sjellin aq ngrohtësi:

Vashë bukuroshe e bariut, që vjen me llërë përveshur,

me zemër të dëfryer e me buzëzë të qeshur…

në sythit tënd shoh gazë…,

Për tu dhënë jetë ideve e ndjenjave të zjarrta, Naimi krijoi një varg të ri në poezinë shqiptare, vargun 16-

rrokësh. Vetëm ky varg i gjerë dhe i qetë mund të jepte atë pamje madhështore të natyrës shqiptare dhe

ndjenjat e përflakura të poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu Naimian.

"Bagëti e bujqësi" është poemë liriko-epike, boshtin e së cilës e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe

e ndjenjave që i vlojnë në shpirt poetit. Bota romantike e Naimit përmblidhet në ekzaltimin nga bukuritë

e natyrës shqiptare e të jetës baritore e fshatarake, në dashurinë dhe krenarinë për kombin, në optimizmin

dhe ngazëllimin për ditën e bardhë të lirisë. Poema mbetet një nga faqet më të bukura të poezisë së

Rilindjes, me ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona.

9 Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura2, Prishtinë 1978, f. 72.

15

1.4. Vepra “Historia e Skënderbeut”

Poema epike "Historia e Skënderbeut" u botua më 1898, dy vjet para vdekjes së Naimit. Kjo vepër e fundit

që botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse në të përmblodhi dhe shprehu me frymëzim të fuqishëm idealet

për lirinë e Shqipërisë dhe për futjen e saj në rrugën e përparimit.

Vepra doli në një çast historik tepër të mprehtë: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit të saj dhe

rreziku i copëtimit të vendit tonë nga shtetet shoviniste ishte shumë i madh. Kërkohej më shumë se kurrë

që ndërgjegjja kombëtare të forcohej dhe, veç kësaj, te shqiptarët të krijohej mendësia se ishte e drejta e

tyre të jetonin të lirë si komb më vete në trojet e lashta stërgjyshore. Vepra e Naimit bënte thirrje dhe

nxiste shqiptarët t`i dilnin zot vendit të tyre në këto kushte, duke kryer me nder detyrën atdhetare.

Breza të tërë patriotësh kishin ëndërruar të kishin një vepër për heroin kombëtar, Skënderbeun. Këtë

dëshirë e realizoi Naimi me poemën e vet madhore, e cila lëshoi hapur e me forcë kushtrimin për të rrokur

armët, për të shkundur zgjedhën turke e për ta mbrojtur atdheun nga çdo rrezik. Ajo tingëlloi si kushtrim

i bashkimit të shqiptarëve rreth flamurit të Skënderbeut.

Vepra "Historia e Skënderbeut" është një poemë epike e përbërë nga 22 këngë. Ngjarjet ndjekin rendin

kohor: fillojnë me dërgimin e djemve të Gjon Kastriotit peng të sulltanit dhe mbarojnë me vdekjen e

Skënderbeut dhe pasojat e rënda që ndoqën10. Në përgjithësi vepra i përmbahet historisë, ndonëse ka

personazhe të krijuara prej poetit.

Në qendër të poemës është figura e Skënderbeut. Këtë figurë Naimi e ka vizatuar në përputhje me idealin

e tij romantik, në dritën e idealeve të humanizmit evropian e në frymën e Rilindjes. Pra e idealizon figurën

e heroit tonë.

Për Naimin Skënderbeu është personifikim i të gjitha vlerave: i trimërisë, i urtësisë, i bukurisë fizike e

morale:

Ishte mbret i bukurisë,

10 Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Historia e letërsisë shqipe III, Prishtinë, 1975,

f.463.

16

si dielli epte dritë…,

… kish të gjitha mirësitë

dhe të tërë urtësinë,

njerëzin` e dituritë

dhe fuqin` e trimërinë.

Naimi e paraqet Skënderbeun me tiparet e një heroi legjendar, të luftëtarit kreshnik dhe të atdhetarit të

flaktë, që mbi gjithçka vë atdheun, edhe mbi interesin e tij.

Në poemë e gjejmë Skënderbeun një udhëheqës me aftësi të rralla, që diti të bashkonte të gjithë

shqiptarët rreth idealit të madh të lirisë. Ai është organizator dhe strateg i madh në luftë, po aq sa është

edhe luftëtar që bie "si rrufe" mbi armiqtë dhe i shpartallon. Si prijës i urtë popullor ai është simbol i lirisë,

i traditave heroike të popullit, i idealeve shoqërore e demokratike që i kishte vetë poeti. Skënderbeu

paraqitet me një botë tepër humane. Është i dashur e i thjeshtë me njerëzit, ka një mall përvëlues për

atdheun kur jeton larg tij, qan me lot të hidhur kur merr vesh vdekjen e njerëzve të afërt dhe të zezat që

e gjetën Shqipërinë. Në çdo çast është njerëzor e fisnik.

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta

paraqesë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjendjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës

së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë", atëherë mbretëronte urtësia,

paqja, kamja, nderi, shpresa. Paraqitja e ideale e së kaluarës kishte një funksion të caktuar. Duke i

ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndërpreu procesin e zhvillimit e të qytetërimit

të Shqipërisë, e hodhi këtë në errësirë. Pra, pushtimi osman do të duhej shporrur sa më parë dhe epoka

e lavdishme e Skënderbeut duhej përtërirë.

Naimi evokon shpirtin heroik e liridashës të shqiptarëve, traditat e tyre të bashkimit, evokon epokën dhe

Skënderbeun vetëm e vetëm që:

T`i ap dritë Shqipërisë

Nga shpirt` i ndritshëm i tija,

17

Pra, duke na i paraqitur ato si një model të përsosur, t’i frymëzonte bashkatdhetarët për ta çliruar e

qytetëruar atdheun e tyre si dikur. Si demokrat, Naimi e paraqet popullin si një forcë të gjallë që i

udhëhequr nga një hero si Skënderbeu, korr fitore dhe tregon heroizëm e patriotizëm të pashoq.

Një ide e rëndësishme e poemës, tepër aktuale në fund të shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetëm me

anë të luftës së armatosur11. Gjithë poema e prodhon këtë ide, por me një ndjenjë të veçantë spikat ajo

në fjalët e Kamanit:

Kurrë s`trembet Shqipëria,

nukë vdiq, po është e gjallë

tjetër përgjigjje Turqia

nukë do, përveç me pallë.

Fjala e Kamanit në kuvendin e burrave të mbledhur nga Gjon Kastrioti, është himn për trimërinë dhe lirinë,

ajo tingëllonte si thirrje për të rrokur armët:

Trimëria, trimëria

mban lirin` e mëmëdhenë!

Kamani nuk është person historik, por figurë e krijuar nga poeti me shumë dashuri e mjeshtëri. Ai tipizon

shqiptarin trim, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut, të gatshëm të japë edhe jetën.

Në poemë ka edhe shumë personazhe të tjera, portrete të njerëzve të afërt dhe të bashkëluftëtarëve të

Skënderbeut, si dhe të armiqve osmanë. Këta të fundit, sidomos sulltanët, jepen me tipare krejt të

kundërta me ato të Skënderbeut dhe të shqiptarëve. "Historia e Skënderbeut" u bë një nga veprat më të

dashura gjatë Rilindjes, sepse u përgjigjej aspiratave liridashëse që vlonin në popull. Ajo themeloi në

letërsinë tonë traditën e poezisë epike.

11 Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura2, Prishtinë 1978, f. 73.

18

Poema ka shumë vlera artistike të qëndrueshme. Ajo të rrëmben me gjerësinë e rrëfimit, me gjallërinë e

vizatimit të shumë skenave. Të tilla janë ato të kuvendeve, të veprimtarisë së gjithanshme të Skënderbeut,

të betejave, ndonëse, ndonjëherë, bie në përsëritje situatash. Herë-herë gjejmë pamje dramatike të

theksuar. E tillë është ajo në këngën e V-të, që fillon me vargjet:

Krujë, o qytet i bekuar,

prite, prite Skënderbenë!…

Në poemë hasim herë-herë, portretizime të goditura të personazheve, siç është sidomos ai i Kamanit, një

pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj.

Gjuha e veprës është afër gjuhës së popullit, me mjete të shumta shprehëse, e pastruar nga fjalët e huaja

dhe me mjaft fjalë të krijuara nga vetë poeti. Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesë emocionale,

gjenden dendur në poemë.

"Historia e Skënderbeut" mbetet një nga veprat më të rëndësishme të Naimit. Me të u ushqyen dhe u

rritën breza të tërë atdhetarësh e luftëtarësh.

1.5. Vepra “Lulet e Verës”

Këtë përmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi më 1890. Aty ai shfaqet më i plotë si poet. Talenti i tij lirik

shpërthen në një rreth të gjerë ndjenjash tepër të holla dhe mendimesh të thella.

Motivet kryesore që trajtoi Naimi në përmbledhjen "Lulet e verës" janë tri: motivi patriotik, motivet

filozofike dhe motivi i dashurisë(erotik).

Vjershat e motivit patriotik:

( "Shpreh", "Përse", "Gjuha jonë", "Korça", "Tradhëtorët" e ndonjë tjetër) janë lirika që shprehin ndjenjat

qytetare të poetit ndaj Atdheut, vlerave të tij dhe fateve të tij.

Një nga përjetimet më të fuqishme të këtij motivi është besimi i palëkundur në të ardhmen e Shqipërisë,

ndonëse dita e lirisë ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti që lëvizja kombëtare ishte përparuar, ishin

19

hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndërgjegjja kombëtare ishte forcuar, poeti

shpërthen plot ngazëllim:

Për Shqipërinë

Ditët e mira

Paskëtaj vijnë,

shkoi errësira;

lum kush do të rronjë,

ta shohë zonjë! ("Shpreh").

Padurimi i poetit për të parë ditën e bardhë të lirisë është i madh. Kjo shpresë, kjo dritë e mban gjallë

poetin, i cili, edhe pse me shëndet tepër të tronditur, ka besim se do ta arrijë:

As hidhe gardhë

Dhe shpejto pakë,

o dit` e bardhë,

dhe jakë, jakë,

se të pres,

nukë vdes ("Përse")

Dy vjersha që lidhen ngushtë nga idetë dhe patosi që i përshkon, janë "Gjuha jonë" dhe "Korça". Në to ai

i ka thurur gjuhës shqipe vargjet më të frymëzuara. Është ndër të parët poetë që i këndoi bukurisë dhe

ëmbëlsisë së gjuhës sonë, është ndër të parët që kuptoi vlerat dhe mundësitë e saj të shumta për të

shprehur mendimet dhe ndjenjat më të thella njerëzore:

Gjuha jonë sa e mirë!

20

Sa e ëmbël! Sa e gjerë!

Sa e lehtë! Sa e lirë!

Sa e bukur! Sa e vlerë! ("Korça")

Naimi shkruan plot entuziazëm për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887 dhe u bën thirrje

bashkatdhetarëve të hyjnë me guxim në rrugën e diturisë e të kulturës. Kur ai thotë: "Të marrim diturinë…,

tani lipsetë dritë ("Gjuha jonë"), kemi prirjet e tij iluministe dhe përfytyrim se liria nuk shkëputet nga

përparimi, nga qytetërimi.

Me një informacion krejt tjetër, plot mllef dhe urrejtje shpërthen ai në vjershën "Tradhëtorët".

Ai u vë njollë të turpshme turpit të atyre që tradhtojnë kombin dhe bashkatdhetarët, atyre që harrojnë

mëmëdheun dhe punojnë për të huajt. Vjersha tingëllon si një mallkim për tradhtinë, kur poeti shkruan

plot zemërim:

Buk` e mëmëdheut i zëntë

Tradhëtorët e pabesë!

Motivi filozofik zë vend të gjerë në "Lulet e verës" dhe mund të themi se Naimi themeloi në letërsinë

shqiptare traditën e poezisë së mendimit12.

Në lirikat filozofike gjejmë përsiatjet e poetit për botën, për jetën dhe vdekjen, për njeriun, perëndinë,

për kohën që shkon pa kthim. Për herë të parë në letërsinë shqiptare trajtohen kaq gjerë përfytyrime të

tilla filozofike, një botë përjetimesh që kanë në qendër njeriun. Me sinqeritet e me gjuhë plot emocione,

12 Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura2, Prishtinë 1978, f. 74

21

Naimi shpreh ide humane, dashurinë dhe besimin e tij ndaj njeriut. Në disa nga vjershat filozofike, si:

"Jeta", "Zemra" e sidomos

“Perëndia", spikat qartë një nga elementet bazë të botëkuptimit të Naimit, panteizmin. Shfaqet aty nga

ana mistike e këtij botëkuptimi, por nga ana tjetër, edhe mohimi i riteve të tepruara fetare. Ai pohon se

perëndia është kudo, e shkrirë, e trupëzuar te çdo send a gjallesë e botës:

Ç`sheh, është zot` i vërtetë,

Ç`dëgjon, është zër` i tija,

Gjithë ç`ka e s`ka në jetë,

Është vetë perëndia ("Perëndia")

Në panteizmin e Naimit depërton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, që është qenia më e

lartë e gjithësisë, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetë hyjnia:

Zemr` e njeriut në jetë

Është vend i perëndisë.

Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalët e qiririt", botuar më 1884) Naimi ngre lart misionin e poetit në

shoqëri, idealet pozitive e humane të tij, të poetit që bëhet zëdhënës i shpirtit njerëzor.

Motivi erotik është trajtuar në një cikël të tërë vjershash me titullin e përbashkët "Bukuria". Lirikën e

dashurisë e kishin lëvruar edhe bejtexhinjtë, por Naimi e ngriti në një nivel artistik të ri. Shpesh

përcolli edhe përfytyrime etike e filozofike13.

Poeti i këndoi bukurisë së vashës, para së cilës mrekullohet edhe në të zbulon një pjesë të bukurisë

universale. Ai e koncepton atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore.

Ndihet në to edhe ndikim i poezisë orientale. Heroi lirik të kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trëndafilin,

figura konvencionale të asaj poezie. Ndjenja e poetit është platonike, abstrakte, dhe nuk ka atë shfaqje

13 Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura2, Prishtinë 1978, f. 17

22

konkrete si në lirikën popullore ose më vonë si në poezinë e Çajupit. Si romantik, Naimi këndoi më shumë

vuajtjet që sjell dashuria, sesa gëzimet e saj. Në këto ndjenja, zbulohet një zemër shumë e ndjeshme dhe

mbi të gjitha, shumë njerëzore. Dashuria për poetin është gjithmonë një ndjenjë e lartë, fisnike dhe e

pastër.

Në ciklin "Bukuria" afrimi me poezinë popullore është mjaft i dukshëm. Poeti mori prej saj mjete artistike

e teknika vëzhgimi dhe krijoi vargjet plot natyrshmëri e bukuri të rrallë:

Bukuroshe, sy mëshqerrë,

shikomë njëherë mua,

trëndafil i kuq me erë

e di, vallë, se sa të dua?

E mora vdekjen në sy,

do të vdes, të vdes për ty.

Me "Lulet e verës" Naimi arriti pjekurinë e plotë si poet lirik. Larmia e motiveve, pasuria dhe thellësia e

ndjenjave kanë përcaktuar edhe përdorimin e një gjuhe poetike të larmishme e me shprehësi të lartë. Sa

optimist e i ngazëllyer është kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i përmbajtur e meditues është kur flet

për probleme të qenies, të filozofisë, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalërinë e perënduar, kohën e

ikur, dhe të vdekurit, aq i përndezur është në urrejtjen e tij kur mallkon tradhtarët.

Naimi përdori mjete të shumta stilistike. Epitetet e goditura për gjuhën, anaforat tek vjersha "Fyelli",

shpërthimet në formë pasthirrmash "Lum kush të rrojë…", krahasimi i Korçës së Mësonjëtores së parë me

trimin që sulet në ballë etj., mbeten të pashlyera në kujtesë. Me shumë efekt poeti përdori edhe antitezat,

veçanërisht ndërmjet disa fjalëve të caktuara me kuptim të përgjithshëm, por që ai i shënoi me një

përmbajtje të qartë e me ngarkesë emocionale (drita-errësira; fatbardhësia, mbarësia, qytetaria, ndarja,

marrëzia), që përfaqësojnë të parat: lirinë, emancipimin, kurse të dytat: zgjedhën, paditurinë, si plagë të

pushtimit. Tërheq, gjithashtu, vëmendjen pasuria e rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A,

AA, BCCB, ABAB, CC, të përdoruara rrallë ose aspak në poezinë shqiptare.

23

"Lulet e verës" (me "verë" Naimi quante pranverën) ishin simbol i së resë që po lindte, i lirisë, i asaj shprese

dhe force të madhe që lindi poetin e madh dhe poezinë e madhe.

24

2. Veprimtaria e Naim Frashërit

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit; vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të

Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare

shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

Në vendlidje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865

familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea"

(1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq

tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë14. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e

më pas i doganës në Sarandë (1872-77).

Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas

vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat

(Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga

udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të

Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe

iu kushtua letërsisë shqiptare15.

Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në

Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria" (1884-85), ku

u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime

të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si

kryetar.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e

shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: "Vjersha për mësonjtoret e para",

14 Nonda Bulka: Naimi dhe fabulat, Nëntori, Nr. 5, 1971, f. 32.

15 Zija Xholi: Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1987, f. 172.

25

"E këndimit të çunavet këndonjëtoreja", (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para

shkencore humanitare), si dhe një "Histori të përgjithshme".

Më 1888 vijoi me "Dituritë" (ribotuar më 1895 me titullin "Gjithësia", - shkenca të natyrës). Më 1890 doli

përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj "Mësimet" (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake

(vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare

Qerbelaja etj.

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korçës" 1887

etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut ("Bagëti e bujqësia") dhe bëri thirrje të

fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve"), si dhe për begatimin

e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij16.

Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema "Bukuria", një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me

brengën për të afërmit që mori). Poema "Historia e Skënderbeut"qe një kurorëzim i veprës së tij,

"testamenti i tij politik e poetik", me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së

madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë

frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkimin e dogmës fetare (në

"Qerbelanë" dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqip poezinë filozofike (vjersha "Perëndia"

1890). Shkroi dhe proza për të vegjëlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit.

Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin

e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat

dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant – Laplas dhe i darvinizmit, që i

propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në

aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t'u çliruar, për të vajtur përpara me hov,

Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik.

E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit,

me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes

16 Zija Xholi: Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1987, f. 173.

26

për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim

për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një "demokraci prej pleqet", pra të

një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat

kombëtare që nga lashtësia pelazgjike.

Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e

racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve

të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej

të cilave dhe u ndikua)17.

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën

e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën

e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në

lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të

kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan

gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet

e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të

Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në

Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

17 Nonda Bulka: Naimi dhe fabulat, Nëntori, Nr. 5, 1971, f. 38.

27

3. Vepra letrare “Lulet e Verës”

Këtë përmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi më 1890. Aty ai shfaqet më i plotë si poet. Talenti i tij lirik

shpërthen në një rreth të gjerë ndjenjash tepër të holla dhe mendimesh të thella. Motivet kryesore që

trajtoi Naimi në përmbledhjen "Lulet e verës" janë tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i

dashurisë(erotik)18. Vjershat e motivit patriotik:

("Shpreh", "Përse", "Gjuha jonë", "Korça", "Tradhëtorët" e ndonjë tjetër) janë lirika që shprehin ndjenjat

qytetare të poetit ndaj Atdheut, vlerave të tij dhe fateve të tij.

Një nga përjetimet më të fuqishme të këtij motivi është besimi i palëkundur në të ardhmen e Shqipërisë,

ndonëse dita e lirisë ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti që lëvizja kombëtare kishte përparuar,

ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndërgjegjja kombëtare ishte forcuar, poeti

shpërthen plot ngazëllim:

Për Shqipërinë

Ditët e mira

Paskëtaj vijnë,

shkoi errësira;

lum kush do të rronjë,

ta shohë zonjë! ("Shpreh").

Padurimi i poetit për të parë ditën e bardhë të lirisë është i madh. Kjo shpresë, kjo dritë e mban gjallë

poetin, i cili, edhe pse me shëndet tepër të tronditur, ka besim se do ta arrijë:

18 Astrit Bishqemi: Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001, f. 58.

28

As hidhe gardhë

Dhe shpejto pakë,

o dit' e bardhë,

dhe jakë, jakë,

se të pres,

nukë vdes ("Përse")

Dy vjersha që lidhen ngushtë nga idetë dhe patosi që i përshkron, janë "Gjuha jonë" dhe "Korça". Në to ai

i ka thurrur gjuhës shqipe vargjet më të frymëzuara. Është ndër të parët poet që i këndoi bukurisë dhe

ëmbëlsisë së gjuhës sonë, është ndër të parët që kuptoi vlerat dhe mundësitë e saj të shumta për të

shprehur mendimet dhe ndjenjat më të thella njerëzore:

Gjuha jonë sa e mirë!

Sa e ëmbël! Sa e gjerë!

Sa e lehtë! Sa e lirë!

Sa e bukur! Sa e vlerë! ("Korça")

Naimi shkruan plot entuziazëm për hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887 dhe u bën thirrje

bashkatdhetarëve të hyjnë me guxim në rrugën e diturisë e të kulturës. Kur ai thotë: "Të marrim diturinë…,

tani lipsetë dritë ("Gjuha jonë"), kemi prirjet e tij iluministe dhe konceptin se liria nuk shkëputet nga

progresi, nga "qytetërimi".

Me një informacion krejt tjetër, plot mllef dhe urrejtje shpërthen ai në vjershën "Tradhëtorët". Ai u vë

damkën e turpit atyre që tradhëtojnë kombin dhe bashkatdhetarët, atyre që harrojnë mëmëdheun dhe

punojnë për të huajt. Vjersha tingëllon si një mallkim për tradhëtinë, kur poeti shkruan plot zemërim:

Buk' e mëmëdheut i zëntë

29

Tradhëtorët e pabesë!

Motivi filozofik zë vend të gjerë në "Lulet e verës" dhe mund të themi se Naimi themeloi në letërsinë

shqiptare traditën e poezisë së mendimit.

Në lirikat filozofike gjejmë përsiatjet e poetit për botën, për jetën dhe vdekjen, për njeriun, perëndinë,

për kohën që shkon pa kthim. Për herë të parë në letërsinë shqiptare trajtohen kaq gjerë koncepte të tilla

filozofike, një botë përjetimesh që kanë në qendër njeriun19. Me sinqeritet e me gjuhë plot emocione

Naimi shpreh ide humane, dashurinë dhe besimin e tij ndaj njeriut.

Në disa nga vjershat filozofike si "Jeta", "Zemra" e sidomos "Perëndia", spikat qartë një nga elementet

bazë të botkuptimit të Naimit, panteizmi. Shfaqet aty nga ana mistike e këtij botëkuptimi, por nga ana

tjetër, edhe mohimi i riteve të tepruara fetare. Ai pohon se perëndia është kudo, e shkrirë, e trupëzuar te

çdo send a gjallesë e botës:

Ç'sheh, është zot' i vërtetë,

Ç'dëgjon, është zër' i tija,

Gjithë ç'ka e s'ka në jetë,

Është vetë perëndia ("Perëndia")

Në panteizmin e Naimit depërton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, që është qënia më e

lartë e gjithësisë, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetë hyjnia:

Zemr' e njeriut në jetë

Është vend i perëndisë.

Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalët e qiririt", botuar më 1884) Naimi ngre lartë misionin e poetit në

shoqëri, idealet pozitive e humane të tij, të poetit që bëhet zëdhënës i shpirtit njerëzor.

19 Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura 2, Prishtinë, 1978, f. 20.

30

Motivi erotik është trajtuar në një cikël të tërë vjershash me titullin e përbashkët "Bukuria". Lirikën e

dashurisë e kishin lëvruar edhe bejtexhinjtë, por Naimi e ngriti në një nivel artistik të ri. Shpesh përcolli

edhe koncepte etike e filozofike.

Poeti i këndoi bukurisë së vashës, para së cilës mrekullohet edhe në të zbulon një pjesë të bukurisë

universale. Ai e koncepton atë si shfaqje të përsosmërisë njerëzore, të harmonisë dhe bukurisë hyjnore.

Ndihet në to edhe ndikim i poezisë orientale. Heroi lirik të kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trëndafilin,

figura konvencionale të asaj poezie.

Ndjenja e poetit është platonike, abstrakte, dhe nuk ka atë shfaqje konkrete si në lirikën popullore ose më

vonë si në poezinë e Çajupit. Si romantik, Naimi këndoi më shumë vuajtjet që sjell dashuria, sesa gëzimet

e saj. Në këto ndjenja, zbulohet një zemër shumë e ndjeshme dhe mbi të gjitha, shumë njerëzore. Dashuria

për poetin është gjithmonë një ndjenjë e lartë, fisnike dhe e pastër.

Në ciklin "Bukuria" afrimi me poezinë popullore është mjaft i dukshëm. Poeti mori prej saj mjete artistike

e teknika vëzhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri të rrallë:

Bukuroshe, sy mëshqerrë,

shikomë njëherë mua,

trëndafil i kuq me erë

e di, vallë, se sa të dua?

E mora vdekjen në sy,

do të vdes, të vdes për ty.

Me "Lulet e verës" Naimi arriti pjekurinë e plotë si poet lirik, larmia e motiveve, pasuria dhe thellësia e

ndjenjave kanë përcaktuar edhe përdorimin e një gjuhe poetike të larmishme e me shprehësi të lartë. Sa

optimist e i ngazëllyer është kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i përmbajtur e meditues është kur flet

për probleme të qënies, të filozofisë, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalërinë e perënduar, kohën e

ikur, dhe të vdekurit, aq i përndezur është në urrejtjen e tij kur mallëkon tradhëtarët.

31

Naimi përdori mjete të shumta stilistike. Epitetet e goditura për gjuhën, anaforat tek vjersha "Fyelli",

shpërthimet në formë pasthirrmash "Lum kush të rrojë…", krahasimi i Korçës së Mësonjëtores së parë me

trimin që sulet në ballë etj., etj, mbeten të pashlyera në kujtesë.

Me shumë efekt poeti përdori edhe antitezat, veçanërisht ndërmjet disa fjalëve të caktuara me kuptim të

përgjithshëm, por që ai i shënoi me një përmbajtje të qartë e me ngarkesë emocionale (drita-errësira;

fatbardhësia, mbarësia, qytetëria, - ndarja, marrëzia) e që përfaqësojnë të parat: lirinë, emancipimin,

kurse të dytat: zgjedhën, paditurinë, si plagë të pushtimit20. Tërheq gjithashtu vëmendjen pasuria e

rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A, AA, BCCB, ABAB, CC, të përdoruara rrallë ose aspak në

poezinë shqiptare.

"Lulet e verës" (me "verë" Naimi quante pranverën) ishin simbol i së resë që po lindte, i lirisë, i asaj shprese

dhe force të madhe që lindi poetin e madh dhe poezinë e madhe.

20 Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura 2, Prishtinë, 1978, f. 21.

32

4. Lirika filozofike te vepra “Lulet e Verës”

Naim Frashëri është poeti i parë shqiptar që i kushton kujdes të veçantë poezisë filozofike dhe mund të

quhet themeluesi i saj në poezinë shqiptare.

Ai ka shkruar një numër të dukshëm vjershash filozofike, të përfshira në vëllimet poetike "Vjersha për

mësonjëtoret e para", "Lulet e verës", "Parajsa dhe fjala fluturake" dhe në përmbledhjen në gjuhën

persishte "Tehajylat" (Ëndërrimet).

Në këto lirika Naimi shpesh shtron pyetje të tilla të karakterit filozofik: Ç'është natyra? Cilat janë ligjet e

saj? Ku është fillimi e ku është fundi i saj? Cili është vendi i njeriut në të?

Këtë etje për të përsiatur për gjithçka poeti e shpreh edhe me vargje:

Mendja ime, që s'gjen prehje, bën kërkime

dhe rropatet me aq pyetje-e-mërmërime:

Kush? pse? Çfarë? ku e kur? e si e sa? ("Ëndërrimet")

Naimin e habit dhe njëkohësisht e mrekullon gjithësia, pafundësia e saj: toka dhe dielli, yjet, ndërrimet e

stinëve, deti, era, lumi, rrufeja, njeriu, lulet, zogjtë, bagëtia, gjithçka. Poeti mendimtar e sheh gjithësinë si

një libër të hapur të cilin njeriu vazhdimisht përpiqet ta lexojë, sepse kështu do të gjejë kuptimin e botës.

Kjo pafundësi dukurish e mahnit dhe e gëzon poetin, jo vetëm sepse me to është e lidhur jeta e njeriut,

por edhe pse në qënien dhe në rendin e tyre ai sheh shprehjen e ligjeve absolute, sheh mishërimin e

perëndisë. Këtë koncept panteist e vumë në dukje edhe te "Lulet e verës".

Një trup është gjithësia

Dhe të sosur s'ka gjëkundi,

më çdo an' është perëndia,

një det që s'i gjendet fundi.

33

("Gjithësia", "Vjersha për mësonjëtoret").

Botëkuptimi i Naimit në lirikat filozofike shpesh është kontradiktor. Mbasi pohon pafundësinë e gjithësisë,

Naimi thotë:

Gjë s'humbet, as pakësohet

edhe sërish nukë shtohet:

çdo q'është përsëritet.

("E vërteta", - "Vjersha për mësonjëtoret")

Një nga mendimet më të rëndësishme të Naimit është ai që lidhet me njohjen njerëzore. Ai mendonte se

njeriu është në gjendje, me forcën e arsyes, të depërtojë në të fshehtat e natyrës, të njohë ligjet e saj, ta

përdorë natyrën për nevojat e tij, pra, të bëhet gjithnjë e më tepër zot i saj, me anë të njohjes shkencore.

Sipas tij, duke njohur natyrën, njeriu njeh krijuesin e saj, zotin:

Është në shesh Perëndia,

i verbëri s'mund ta shohë,

ajo është gjithësia,

i dituri mund ta njohë.

("Perëndia" - "Lulet e verës")

Duhet theksuar se problemet e gjithësisë, të natyrës etj., asnjëherë, Naimi nuk i pa të shkëputura nga

njeriu, nga vendi i tij në botë, nga fati i tij. Naimi e vlerëson shumë lart njeriun. Si panteist, poeti mendon

se shfaqja më e përsosur e hyjnisë në jetë është vetë njeriu. Njeriu, sipas Naimit, është qëllimi dhe arritja

më e lartë e krijimtarisë hyjnore, është trajta e shfaqjes më të epërme, sepse është krijesë me ndërgjegjje

e moral. Prej këtij lind edhe ai humanizëm i thellë, ai respekt e dashuri e pakufishme për njeriun.

S'ka më të lartë në jetë

34

nga njeriu, q'është i vërtetë.

("E vërteta" - "Vjersha për mësonjëtoret")

Naimi mendon se njerëzit vërtet vdesin, por si gjini janë të pavdekshëm, janë të përjetshëm. Duke u kthyer

sërish te gjithësia, ata rilindin sërish te breznitë që përsëriten pa fund.

Botëkuptimi i Naimit është sintezë origjinale mbi bazën e panteizmit dhe ka prirje të dukshme

përparimtare.

35

5. Naim Frashëri - Themeluesi i letërsisë kombëtare shqipe

Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e

përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846

në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e

turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur

"Zosimea"21.

Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e

romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke

përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten,

Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të

gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për

të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.

Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të

veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe

aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e

natyrës shqiptare22.

Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e

Lidhjes Shqiptare të Prizerenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi

dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi

programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria",

në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes.

21 Rexhep Qose: Porosia e madhe, Tiranë 1989, f. 120.

22 Astrit Bishqemi: Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001, f. 60.

36

Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll,

ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin

ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha,

përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë

veprave të autorëve të tjerë.

Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori

themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.

Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13

vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjëtoret

e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit

çunavet këndonjëtoreja".

Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më

1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe

"Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin

poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për

atdheun dhe me brengën që s'e pa dot të lirë23.

Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e

shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që

niste kështu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,

moj e mjera Shqipëri,

mendjelarti, zemërtrimi,

vjershëtori si ai.

23 Bedri Dede: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë, 1971, f. 71.

37

Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re

me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm

në luftën e saj për liri e progres.

Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të

popullit.

Dashuria për atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe

e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar

tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës.

Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja

e tij për çlirim kombëtar24.

Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në

veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli

të vet. Traditat poetike popullore, që përbënë një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më

tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në

figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbajtjen dhe në frymën e saj.

Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare

shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjerë në shqipen e sotme

letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në

jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë

Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.

24 Bedri Dede: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë, 1971, f. 72.

38

6. Tiparet themelore për krijimtarinë letrare për fëmijë

Naim Frashëri është poeti i madh i kombit dhe figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes. Ai u bë

shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese

edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes

sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Ai

i ngriti hymn atdheut dhe lirisë, gjuhës dhe shkollës, diturisë dhe përparimit:

Dhe drit’ e diturisë,

Përpara do na shpjerë

Përpara drejt lirisë!

Krijimtaria letrare për fëmijë e Naimit është mjaft e gjerë dhe e pasur. Ai ka qenë ndër të parët rilindës që

kuptoi- siç thotë Nonda Bulka,- nevojën e krijimtarisë për fëmijë si mjet të rëndësishëm për emancipimin

kulturor e shpirtëror të brezit të ri. Në konceptin filozofik të Naim Frashërit shprehet motivi i qartë i tij

s’mjafton të bëhet Shqipëria”, po duhen bërë edhe shqiptarët”25.

Në vitet 1884-1885, së bashku me Jani Vreton dhe me Samiun, botoi revistën kulturore Drita (e cila pas

disa numrash u titullua Dituria), gjithësej 12 numra, ku veç poezive për të rriturit, filloi të publikonte edhe

shkrime mësimore e letrare për të vegjëlit.

Veç veprave për të rritur (“Bagëti e bujqësi”, “Lulet e verës”, “Historia e Skënderbeut”, “Qerbelaja” etj.),

Naimi botoi edhe tekste për shkollat e para shqipe Histori e përgjithshme, Histori e Shqipërisë, Dituritë

(në botimin e dytë të saj u titullua Gjithësia), si dhe tre libra të tjerë, ku përmblidhet kryesisht edhe

krijimtaria e tij letrare për fëmijë: E këndimit çunavet këndonjëtoreja.Copë e dytë, Bukuresht 1886 Në tërë

këtë krijimtari letrare, Naim Frashëri na shfaqet jo vetëm si shkrimtar e poet i shquar por, njëherësh edhe

si pedagog i madh. Me tregimet e shkurtra në librin E këndimit çunavet Këndonjëtoreja ai u cilësua si

25 Bedri Dede: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë, 1971, f. 61.

39

prozator i talentuar për të vegjël, ndërsa me artin poetik, në përmbledhjen Vjersha për mësonjëtore te

para ai u bë themeluesi i poezisë për fëmijë.

Aty ku jane plot 37 krijime poetike, një mozaik i vërtetë, një përzierje fjalësh të urta të vëna në vargje,

përrallash të marra disa nga fabulisti francez i shekullit të XVII, La Fontene, e disa të krijuara nga ai vetë.

Gjenden dhe plot poezi me tema filozofike, si: Gjithësija, Njerëzija, Mejtimi, ku Naimi del në rolin e

edukatorit dhe bëhet propagandist i virtyteve fisnike të dashurisë për punën, të nderit, të besës, të

drejtësisë, të së vërtetës, të humanizmit, të dëshirës për mësim e dituri, të atdhedashurisë 26.

Merita më e veçantë e Naimit në këtë krijimtari letrare qëndron se ai ngriti letërsinë për fëmijë në një

nivel më të lartë artistik, duke ndikuar fuqishëm tek rilindasit e tjerë. Në vështrimin e përgjithshëm të

kësaj letërsie Naimi si poet dhe shkrimtar nëpërmjet gjinive dhe llojeve të ndryshme, synon t’u japë

këshilla, të përcjellë urtësi dhe filozofi por edhe të rrezatojë edhe elemente të kulturës dhe edukatës, të

sjelljes dhe moralit26.

Naimi, ashtu si pararendësit e tij Naum Veqilharxhi dhe Kostandin Kristoforidhi, iu përkushtua letërsisë

për fëmijë për të ndikuar thellë në ndërgjegjjen e moralin e fëmijëve. Në këtë këndvështrim ka dhe një

arsye tjetër, që Naimi iu kushtua letërsisë për fëmijë: ai ishte i bindur se themelet e kulturës gjuhësore të

kombit vihen në shkollë dhe në vegjëli. “Djemt’ e vegjël e vashat e vogëla lipsetë të mësojnë gjuhën e tyre,

ta këndojnë drejt, e ta shkruajnë mirë”27. Në këtë mënyrë proza dhe poezia për fëmijë i nënshtrohen

qëllimit të tij: edukimit artistik dhe atdhetar të fëmijëve.

Një nga tiparet themelore të krijimtarisë letrare për fëmijë është se ai përmbledh e shkruan vjersha, proza

e krijime që u drejtohet fëmijëve, ku ata janë personazhe. Në krijimtarinë letrare për fëmijë dallohen edhe

proza të shkurtëra, disa prej të cilave kritika letrare i ka quajtur skica.

Në prozën për fëmijë të këtij shkrimtari, disa krijime kanë veçori të tregimit, disa të fabulës; gjithsesi, ato

kanë karakteristikat e tipit dituror, nëpërmjet të cilave në botën e fëmijëve sjellin njohuri mbi natyrën,

shoqërine dhe gjithësinë.

26 Bedri Dede: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë, 1971, f. 62.

40

Në tregimin Vash’e urtë, fëmijët mësojnë për Diellin dhe yjtë e tjerë. Si janë krijuar? Si lëvizin në hapësirë?

Në radhët e këtyre tregimeve natyrshëm përcillen mendime të urta e këshilla, siç ndodh në këtë rast kur

e ëma i thotë së bijës: ”Këndo e mëso të març vesh gjithësinë edhe Perëndinë”.

Ndërsa te tregimi I urti dhe i marri kallëzohet sesi fëmija i urtë mëson, prandaj kujdeset të jetë i pastër,

kurse përballë tij qëndron i marri, i prapti, i cili jo vetëm nuk mëson por mbart edhe vese.

Në prozën me titull Kalorësi, Naimi e shquan porosinë: njeriu duhet të pranojë zemërgjerë, si të mirën

ashtu edhe të keqen, sepse e keqja, herë-herë, mund të ketë të mirë. Njeriu rritet mes vuajtjeve e

vështirësive, ashtu si kalorësi Qendro, i cili duhet të dijë t’u shmanget rreziqeve të jetës.

Duke synuar edukimin artistik dhe atdhetar të fëmijëve, Naim Frashëri ka hartuar proza të shkurtra:

“Aristoteli”,“Hipokrati”, “Themistokliu” në të cilat shpalosen njohuri historike, ngjarje dhe personazhe

historike, duke shfrytëzuar tharmin e anekdotave historike. Kështu, përmes trimërive dhe bëmave të

Skëndebeut, shkrimtari e ndërton prozën e vet për të ravijëzuar në sytë e fëmijëve lavdinë shqiptare të

shekujve. Kjo vepër në të vërtetë është apotheozë e trimërisë, e nderit, e burrërisë, e krenarisë e mbi të

gjitha apotheozë e lirisë dhe e pavarësisë27.

Kështu ai tregon anekdotën për Themistokliun, që detyrohet të ikë prej Spartës në Persi, por pastaj më

me qejf do të pijë helmin sesa t’i prijë ushtrisë persiane kundër atdheut të vet.

Proza për Aristotelin përbëhet prej dialogut ndërmjet filozofit grek dhe nxënësit të tij, Aleksandrit të

Maqedonisë, për rindërtimin e qytetit të Stagirës, që e kishte rrethuar i ati, Filipi i Maqedonisë. Hipokrati,

jep dialogun ndërmjet mbretit të Persisë, që e fton Hipokratin të shkojë të jetojë pranë tij dhe këtij mjeku

të përmendur grek që i përgjigjet: Nuk mund të lë nevojën e mëmëdheut tim e të ndjek të mirën tuaj.

Nëpërmjet dialogëve dhe kallëzimeve, shkrimtari ndërton një botë interesante për fëmijët. Në prozën e

Naim Frashërit zënë vend edhe mjaft përshkrime, përralla e anekdota mbi jetën e kafshëve. Të tilla janë

tregimet: Qeni dhe besa e tij, Kali, Qeni, Qengji, Dimri etj. Te tregimi i parë, lexuesit i ngel në mëndje figura

e qenit Xhuf, i cili jep jetën për të ruajtur pasurinë e të zot. Në tregimin Dimri kemi një vajzë të mbarë,

27 Naim Frashëri: E këndimit çunavet Këndonjëtoreja, copë e dytë, shtypurë prej Shoqërise Drita, Bukuresht 1886, f. 3.

41

Kaçen, që gjatë stinës së ftohtë ushqen një zog të vogël, i cili miqësohet me vogëlushen. Autori krahas

personazheve kafshë vizaton edhe portrete të fëmijëve që ushqejnë një dashuri të veçantë për natyrën,

kafshët, zogjtë, jetën.

Megjithatë në prozën për fëmijë të Naim Frashërit vihet re prirja romantike për të pasqyruar temën

historike, gërshetuar me temën bashkëkohore; në të ndihet frymë realiste që mund të quhet zotëruese e

tyre ideostilistike. Artistikisht më të sukseshme se kjo, ndërkaq, mund të quhen ato proza për fëmijë që

prej rrafshit realist ngrihen në rrafshin fantastik.

Prof. Rexhep Qosja me të drejtë vë në dukje se: Naim Frashëri 30, shpesh, i fillon prozat e tij ashtu sikundër

edhe fillojnë përrallat dhe, në këtë mënyrë, edhe prozat dukshëm realiste, herë-herë, i ndërton sipas

procedimit të përrallës.

Në këtë këndvështrim, duke analizuar disa prej tregimeve të shkrimtarit, në nisjen e tyre vihet re lehtë

natyra e përrallave popullore në prozën e tij: Një mëmë kish një djal’ e një vashe (Te urtete). Një djalë

thosh gjithnjë të rreme (Gënjeshtari), Një mëmë kish tre të vegjëlë (Vetëdija), Një njeri kish marr’ udh’ e

ish lodhure (Njeriu pa ment), Një mëmë kish tre djem, kish dhe nj’unazë (Mëmë e mirë) etj28.

Natyrën e prozës popullore shqipe, elementët përrallore dhe kallëzimet Naim Frashëri i shfrytëzon edhe

për një arsye tjetër. Në këtë mënyrë trajta ligjërimore i përshtatet botës psikologjike të fëmijëve. Brenda

tyre ka urime, lutje e përshëndetje që krijojnë një botë emocionale të pasur tek fëmijët. Një nga tiparet e

tjera të prozës së tij është se situatat, ndodhitë dhe trimëritë në të cilat gjallërojnë fjalët e mençura dhe

të urta, shpeshherë marrin kuptimin e gojëdhënave të cilat realizojnë mesazhe diturore, morale dhe

artistike te fëmijët.

Të gjitha prozat për fëmijë të Naim Frashërit kanë përmbajtje fare të thjeshtë, të dhëna në vija të

përgjithshme, pa thellime psikologjike dhe tematike, në të cilat vetëm sa përvijohen idetë e porositë

morale. Në to rregullisht ballafaqohen ide të kundërta, e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara,

urtësia e mosdija. Kjo vetëdije mitologjike në përvetësimin e botës, thekson Prof.Qosja, i bën interesante

për botën e fëmijëve, veç i thjeshton shumë artistikisht. Pra, duke ia nënshtruar me çdo kusht ndërtimin

e prozave porosisë së përshkuar prej ndjenjash të flashkëta morale, Naim Frashëri i dëmton artistikisht

28 Bedri Dede: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë, 1971, f. 63.

42

ato. Për këtë arsye disa nga prozat e tij për fëmijë qëndrojnë me afër artikullit moral sesa prozës

artistike31.

Në krijimtarinë letrare për fëmijë të N. Frashërit një vend të rëndësishëm zë poezia. Ky art poetik zë një

vend të veçantë te “Vjersha për mësonjëtoret e para” (1886), libër që është i pari vëllim me vjersha në

historinë e letërsisë shqiptare për fëmijë, por edhe në përmbledhjen “Parajsa dhe fjala fluturake” (1894).

Si sasi është më e madhe se proza, ndërsa nga përmbajtja poezitë dhe prozat janë të afërta dhe të

ngjashme29. Vjershat e Naim Frashërit për fëmijë, në përgjithësi, janë më të përbëra, kuptimisht më të

ngjeshura, prandaj edhe më të rënda për përvetësim: ato janë vjersha që u dedikohen fëmijëve po aq sa

u dedikohen edhe të rriturve dhe për këtë arsye kërkojnë ndihmën e prindit e të mësuesit.

Kjo duket në vjershën Fjalët e qiririt (që, megjithëse është futur te teksti “Vjersha për mësonjëtoret e

para” është më tepër krijim për të rriturit), ku poeti shpalos misionin e tij si edukator, që porsi qiriu i

ndezur, duhet të digjet e të përvëlohet, vetëm e vetëm të ndriçojë mendjen e njerëzve. Duke zotëruar

idetë iluministe, poeti ynë kërkon të përsosë moralisht njeriun (fëmijën), të përcjellë tek ai mendime e ide

për “mbrothësinë” dhe qytetërimin.

Ja se si këndon:

Në mes tuaj kam qëndruar,

E jam duke u përvëluar,

Që t’u ap pakëzë dritë,

Natënë t’ua bëj dritë!

Do të tretem, do kullohem

Do digjem, do përvëlohem,

Që t’u ndrinj mirë të shihni

29 Naim Frashëri: E këndimit çunavet Këndonjëtoreja, copë e dytë, shtypurë prej Shoqërise Drita, Bukuresht, 1886, f. 4.

43

Njëritjatrinë të njihni!

Për ju do të rri të tretem

Asnjë çikë të mos mbetem!

Të digjem të qaj me lot,

Se mallin s’e duroj dot!

Kur më shihni se jam tretur

Mos më quani se kam vdekur!

Jam i gjallë, jam në jetë

Jam në dritë të vërtetë!

Vjershat e Naimit i edukojnë të vegjëlit me ndjenjat e humanizmit të thellë e të patriotizmit të flaktë, që

e shquanin vetë poetin tonë. Te brezi i ri ai shihte shpresën e të ardhmes së vendit, ndaj edhe iu

përkushtua me aq zjarr. Ky vizion i poetit gjeti mishërim më të plotë sidomos në vjershën Të vegjlit, ku

adhurimi për fëmijët njëjtesohet me dashurinë për Atdheun:

“Lërini të gjithë të vijnë,

të vegjlit ndaj meje…

O foshnjëzat e uruar!

U kam mall’ e dashurinë,

me kënda t’u mbaj në duar…

Ju dua si perëndinë.

Zot i madh e i vërtetë!

44

Falu gjith mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë,

Të mësojnë dituritë,

Të bëhenë të vërtetë,

Të nderojnë mëmëdhenë,

Vleftënë t’ia lartësojnë,

Mbi gjithe botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!”

Në krijimtarinë e larmishme poetike të Naim Frashërit vend të konsiderueshëm zë poezia diturore, ku i

kushton rëndësi ngritjes diturore të njerëzve, veçanërisht fëmijëve. Ai nuk nguron që përhapjes dhe

popullarizimit të dijes t’i flijojë edhe poezinë.

32Ramazan Çadri, “Letërsia shqipe për fëmijë”, Tiranë 2001, f. 82 Për popullarizimin e njohurive të këtij

karakteri në shkrimet e veta poeti ynë shpeshherë ka krijuar peisazhe me nuanca emocionale, të

përshtatshme për të plotësuar kërkesat e fëmijëve dhe në përputhje me psikologjinë e tyre. Nëpërmjet

figurave poetike fëmijët ngulitin në mendjen e tyre disa të vërteta shkencore dhe të natyrës. Në to mund

të mësohet se Toka është trup qiellorë që sillet rreth Diellit, kurse Hëna rreth Tokës. Kështu përmes

mënyrës së qëlluar personifikuese të trupave qiellorë, autori ka bërë karakterizimin e planetit tonë me

anë të këtyre vargjeve lakonike në vjershën Gjithësija:

Dheu është një yll i qiellit,

që lëvrin në hapësirë,

i vjen rreth e rrotull Diellit,

merr të ngrysur e të gdhirë,

45

Djellinë e ka atë,

E hënënë e ka bijë,

Bashkë me ta dit’ e natë

Rron si ç’është një fëmijë.

Në përfytyrimin e fëmijëve nëpërmjet marrëdhënieve babë-mëmë-bijë, zbërthen trupat qiellorë dhe

njohuritë t’u nguliten thellë në mendje. Po kështu, përmes figurave mësojmë se trupat qiellorë janë krijuar

prej një përplasjeje në Gjithësi, se ata trupa janë të zjarrtë, në gjëndje të përhershme lëvizjeje, se Dielli

është shumë më i madh se Toka e rreth tij vërtiten shumë planete.

Prej vjershave shpjeguese diturore të Naim Frashërit mund të mësohen njohuri edhe për një sërë dukurish

natyrore: sesi krijohet shiu, bora, era, rrufeja; njohuri për kontinentet; për njeriun dhe rracat e njerëzve

etj, etj. Në disa nga këto krijime shfaqen edhe ndjenja patriotike të Naimit. Kështu në vjershën Dituritë

poeti tregon se populli shqiptar është ndër të parët në ato popuj më të lashtë që erdhën nga Hindia dhe

zunë vend në kontinentin evropian:

Pelasgët qenë syresh të parët,

Dhe bijt e tyre ne Shqiptarët.

Në këto vjersha spikat mjeshtëria e Naimit si shkrimtar dhe pedagog për t’u dhënë fëmijëve dije shkencore

në mënyrë origjinale, të thjeshtë, por edhe tërheqëse. Ndaj, poeti ynë i kushtoi shumë rëndësi poezisë

shpjeguese diturore sepse kërkon të ndikojë te lexuesit e vegjël, të krijojë tek ata mendime të drejta për

botën, që të mos u nënshtrohen paragjykimeve fetare30. Një cikël të tërë vjershash Naimi ia kushton

ngritjes morale të njeriut, edukimit dhe arsimimit të tij. Të tilla janë vjershat Njerëzija, Falja, Mejtimi, E

vërteta, Fjalëtë e të urtët si dhe fabulat e përshtatura prej La Fontenit dhe fabulat origjinale që shkruan

vetë.

30 Bedri Dede: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë 1971, f. 74.

46

Naimi shkrimtar dhe pedagog, përmes krijimeve, synonte aktivizimin e mendimit intelektual e arsimor si

dhe emancipimin moral shpirtëror të fëmijëve. Kështu, në mjaft vjersha të ciklit Fjalët e t’urtëve, nga

pozita të përparuara për kohën, jepen mësime e porosi morale që i vlejnë çdokujt në jetë, bëhet vlerësimi

i virtyteve dhe i ndjenjave të pastra njerëzore, flitet për rëndësinë që ka puna dhe dija në jetën e njeriut,

qortohen veset e dëmshme, lartësohen ndjenjat fisnike të dashurisë për gjuhën, atdheun, prindërit,

shokët etj.

Pavarësisht nga fryma përgjithësisht didaktike-morale, në vjershat e këtij karakteri bie në sy puna e

kujdesshme e mjeshtërit të madh të gjuhës shqipe. Në të shumtën e herës mësimet e porositë morale në

to jepen në formë lakonike, me ton të qetë prindëror dhe në mënyrë të poetizuar, duke përdorur për këtë

qëllim figura stilistike, përsiatje dhe asociacione të thjeshta të cilat e lehtësojnë përvetësimin e kuptimeve

me vlera të universalizuara, si p.sh:

“Po të mësojmë,

Të këndojmë

Mirë do të rrojmë

Në këtë jetë,

Se dituria

E njerëzia

Dhe mirësia

Njerinë e çquajnë

Mëndja ndritohet,

Zemëra ngrohet

Shpirti madhohet”

47

Sipas mendimeve të poetit, dija është një prej kushteve të para, themelore të ngritjes morale të njeriut.

Dija për të është pasuria më e çmuar e njeriut, që nuk e lë kurrë në varfëri. Ose, te Fjalët e të urtit, që

gjithashtu janë shkruar në vargje, vlerat e dijes jepen në mënyrë të tërthortë. Në qoftë se është e vërtetë

se dituria është mëma e mirësisë, është po aq e vërtetë edhe e kundërta se padija është burimi i të keqes.

Ajo sjell marrëzitë dhe ligësitë.

“Kusaria, ligësia,

dhe sa të këqia janë

te e gjithë njerëzia

padijen mëmë kanë”

Naimi dëshiron t’i mësojë fëmijët që të dënojnë gënjeshtrën, shpifjen, smirën, urrejtjen, veset: Duhet të

rronç i vërtetë, Pa të lësh emër për jetë.

Bamirësia është njëra prej cilësive të rëndësishme morale të njeriut, ku, Naimi do të përsërisë shumë herë,

qoftë në vjershat morale që krijon vetë, qoftë përmes fabulave që përshtat nga La Fonteni, se në fëmijëri

duhet zhvilluar ndjenja e mirësisë:

Duhet që nga vogëlija,

Bërë zakon mirësija.

Naim Frashëri dëshiron të zhvillojë tek fëmijët dashurinë për punën. Vetëm nëpërmjet saj fëmijët mund

të bëhen të vyeshëm për prindërit, për popullin, për njerëzimin. Një kujdes të veçantë Naimi do t’i

kushtojë edhe një ndjenje: atdhedashurisë. Megjithëse ka pak vjersha që mund të quhen atdhetare, Naim

Frashëri ka shume vargje që mund të quhen të tilla:

Njeriu po s’deshi kombin e tija,

e mëmëdhenë,

Nuk ka pjesë nga njerëzia

48

S’do as vethënë.

Ndërsa tek vjersha Fjala, poeti shpreh misionin e tij që fëmija të edukohet dhe të vëllazërohet për

përparimin e jetës dhe kombit.

Zot! falna vëllazërinë,

Dashurin’ e miqësinë,

Epna dëshirë të msojmë,

E të mirat të punojmë,

Bëna të but’ e te qetë,

E të urt’ e të vërtetë,

Jetënë ta trashëgojmë.

Naim Frashëri përpiqet për një edukim të ri të fëmijës, që do të mbështetet në diturinë e jo në fenë. Mjaft

të këndshme për të vegjëlit janë dhe fabulat, të cilat konsiderohen ndër krijimet më të bukura të Naim

Frashërit. Të tërheqim vëmendjen 23 fabula që ai i përshtati në mënyrë mjeshtërore nga La Fonteni ose i

sendërtoi ato sipas motiveve të fabulistit të njohur.

Këto i botoi së pari gjatë vitit 1885, në revistën Dituria, në një rubrikë të veçantë me okelio ”E vërteta ndë

përralla” dhe në vitin pasues ato hynë në përmbledhjen Vjersha për mësonjëtoret e para31. Sy ndihmesa

origjinale e shkrimtarit tonë si në drejtim të përzgjedhjes tematike të fabulave, që i shkonin më shumë

situatës, ashtu dhe në zgjerimin e vlerave shprehëse të tyre.

Ideja morale përgjithësisht përftohet në mënyrë të qartë, nga vetë zhvillimi i ngjarjes dhe i veprimit të

personazheve konvencionale, të cilët përshkruhen me stil të thjeshtë e me figura artistike konkrete.

31 Ramazan Çadri: Letërsia shqipe për fëmijë, Tiranë, 2001, f.41.

49

Pjesa më e madhe e fabulave aludojnë për dukuri të realitetit shqiptar, shprehin protestën kundër

shtypësve, padrejtësive shoqërore dhe dënojnë norma e vese njerëzore të dëmshme. Kështu në mënyrë

mjaft të natyrshme, përmes rrëfimit me ton të shtruar pavarësisht se autori ka përdorur varg të gjatë,

mesazhi del i qartë në fabulën “Dhelpra dhe lejleku”:

Dhelprës një kocke i kishte mbetur

Në grykë e kishte rënë e mekur,

Lejleku e pa dhe qepn’ e përpoqi

Zbriti, ja zuri kockën e ja hoqi,

Dhelpra u ngrit, për gruk’ e përfshiu.

I ligu, dore s’ heq nga e tija,

Ndaj atij nuk i vlen mirësia.

Ndërsa në fabulën “Dimëri dhe vera” vargu është më i shkurtër, ritmi i shpejtë dhe intonacioni i shkathët.

Dimëri dhe vera

Haheshin një ditë

Njëri thoshte të tjetra,

Tjetri të titë:

Vera thosh që unë

Vinj e ndreq çdo punë:

Qielli ndrin

Dhe vetëtin.

50

E dheu mbleron,

Dhe lulëzon,

Bilbili del,

E gjethi çel…

Masa e vargut në fabulat e Naimit ndryshon në përputhje me vetë karakterin e ngjarjes që rrëfehet. Një

pjesë e mirë e fabulave, nga shtjellimi i subjektit, të kujtojnë motivet e përrallave popullore shqiptare, si:

Dimri e vera, Kunadhja e veshur si këndes, Ujku dhe qengji, Dragoi dhe ujku, Qeni dhe hieja e tij etj.

Karakteristikë e këtyre fabulave është origjinaliteti i tyre. Elementet i përpunon e i zhvillon më tej me

mënyrën e vet të të shprehurit, me stilin e tij individual, me talentin e vet poetik. Të bie në sy në to edhe

fryma romantike e jetës. Kafshët humanizohen dhe jepen si bartëse të virtyteve e të veseve njerëzore.

Qëllimi i autorit në fabula nuk është vetëm didaktik e moralizues. Si mjeshtri La Fonten, edhe Naimi

përpiqet së pari të na japë një krijim të bukur artistik. Dhe, pasi lexuesi të jetë kënaqur me ngjarjen

tërheqëse, me detaje të ndryshme, me dialogjet dhe sjelljet e ndryshme të personazheve kafshë, autori

arrin në porosinë morale.

Te fabula Gjinkalla dhe miz’ e dheut, ndërsa fabulistët e tjerë klasikë botërorë e vdesin urie gjinkallën

dembele, Naimi vepron ndryshe. Miza e dheut i jep asaj ushqim sa për të mbajtur veten gjallë deri në

pranverë dhe e këshillon:

Pa shih tjatër herë,

sa pa shtrenguar, pa prishur moti,

të mbledhc gjë ndë verë.

E më tej porosia moralizuese:

Kush nukë punon, fort mirë ta dish,

që kurrë s’ka pjesë.

51

Është një predikim i urtë e zemërgjerë, në përputhje me karakterin, botëkuptimin e temperamentin e

poetit tonë të madh. Te fabulat e Naimit në përgjithësi zotëron karakteri narrativ. Veç ka edhe të tilla ku

aksioni zhvillohet pa komente dhe pa ndërhyrjen e autorit. Dhe këto janë nga krijimet më të bukura.

Përmendim, për shembull, fabulën Ujku dhe qengji e ndonjë tjetër, ku fabulisti ynë i paraqet personazhet

në kushte natyrore: në pyje, livadhe etj. Ja si fillon fabula Të dy qetë dhe ujku:

Ishte një fushë me lule shumë,

nëpër mes të saj shkonte një lumë…

Fryma popullore është mjaft e pranishme në këto fabula, ku autori përdor lokucione apo frazeologji të

popullit. Edhe fillimi i tyre shpesh është si në përrallat tona, pa zgjatje, por duke përshkruar mjedisin ku

do të zhvillohet ngjarja. Kësisoj, fabulat e Naim Frashërit janë krijime poetike pothuajse origjinale. Duke

përfunduar themi se Naim Frashëri e ka pasuruar letërsinë shqipe për fëmijë si me larminë e përmbajtjeve

ashtu edhe me larminë e trajtave poetike32.

Po meritat e Naim Frashërit si shkrimtar i fëmijëve, si prozator dhe vjershëtor i fëmijëve, mund të shihen

në plotësinë e tyre vetëm në qoftë se merret parasysh se në kohën kur ai shkruan shqip për fëmijë, letërsia

për fëmijë nuk kishte ndonjë traditë posaçërisht të zhvilluar jo vetëm në Ballkan, por as në Evropë. Me

Naimin u çel një traditë e re letrare që do të zgjerohej e pasurohej më tej nga pasardhësit. Pikërisht për

këtë kontribut të shënuar që solli.

32 Ramazan Çadri: Letërsia shqipe për fëmijë, Tiranë 2001, f. 44.

52

7. Pikëpamjet patriotike dhe botëkuptimi

Vepra e Naimit shprehën në mënyrë të plotë e me forcë artistike idealet më të përparuara të Rilindjes,

idetë patriotike, demokratike e iluministe që do ta udhëhiqnin shoqërinë shqiptare për të dalë nga errësira

mesjetare në dritën e lirisë e të përparimit. Poet e mendimtar, Naimi qëndroi me dinjitet në lartësinë e

këtyre kërkesave historike.

Tipari kryesor, ajo që përbën thelbin e gjithë krijimtarisë së Naimit, është patriotizmi. Gjithçka në veprën

e tij lidhet me atdheun, me dashurinë e pakufishme për të, për gjuhën, për popullin, për historinë e për

gjithçka shqiptare, me detyrën për t'i shërbyer atdheut me devotshmërinë më të lartë. Vargjet më të

bukura poetit ia frymëzoi pikërisht ky atdhetarizëm i flaktë33.

Çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha osmane ishte një nga idealet më të larta të Naimit. Për të arritur këtë,

poeti hedh idenë e bashkimit të gjithë shqipëtarëve, si kusht për çlirimin dhe përparimin e tij. Veçanërisht

te "Historia e Skënderbeut", poeti pohon se liria mund të vijë vetëm me anë të luftës së armatosur kundër

pushtuesit.

Besimi i Naimit në të ardhmen e Shqipërisë së lirë është i madh. Ai mendon se populli ynë, me virtyte të

çmuara e me tradita luftarake i ka të gjitha të drejtat të jetojë i lirë. Naimi shpreson se kjo liri do të jetë

pak a shumë e shpejtë.

Naimi pati pikëpamje demokratike të përparuara për kohën. Ai mendonte që njeriu lind i lirë. Kulti i lirisë

së njeriut përshkon gjithë veprën e tij, ndonëse në kushtet e atëhershme ai tingëllonte abstrakt. Admirues

i Revolucionit Francez dhe i ideologëve të tij, Naimi ëndërronte një Shqipëri të lirë dhe demokratike, sipas

tipit të demokracive borgjeze të kulturuar e të emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte për

republikën dhe nuk e pranonte formën e monarkisë.

Ai gjithashtu ishte për barazinë midis burrit dhe gruas dhe për të drejtën e arsimimit të të dyve.

33 Zija Xholi: Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1987, f. 176.

53

Botëkuptimi i Naimit u kultivua në klimën e kërkesave për një Shqipëri që do të hynte në një epokë të re

historike, që do të qytetërohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmët e veta në

botëkuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpëtonte edhe kundërshtive.

Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim të madh në rolin që luajnë shkenca dhe dija për zhvillimin e

shoqërisë. Ai çmonte tepër iluministët francezë, Volterin, Rusonë, e të tjerët. Sidomos në veprat diturake

ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje të shkencës së kohës, si teorinë e Darvinit për prejardhjen e

qenieve të gjalla, teorine e Kantit e të Laplasit për origjinën diellore të tokës etj34. Por në thelb, veçanërisht

në veprat poetike, ai pranon qënien e një fuqie të mbinatyrshme. Megjithatë, idealizmi i Naimit u shfaq

në formën e panteizmit. Ai e mendon zotin të shtrirë kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist,

ai ishte kundër përçarjes fetare dhe kombësinë e vinte mbi fenë, ashtu si edhe rilindësit e tjerë.

Naim Frashëri, si figura qëndrore e letërsisë së Rilindjes, krijoi një traditë të re, që u ndoq nga shumë

shkrimtarë të tjerë, dhe u bë themeluesja e letërsisë sonë të re kombëtare.

34 Zija Xholi: Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1987, f. 177.

54

Përfundimi

Mund të themi se Naim Frashëri ishte i pajisur me nivelin më të lartë të diturive për kohën, ai

rrugën e tij jetësore në krijimtari e kishte orientuar, në drejtim të hapave të parë, që duhej të merrnin

shqiptarët, për ta ribërë Shqipërinë.

Ishte tejet i ndërgjegjshëm se kombi ishte nisur në rrugën vendimtare të rizgjimit dhe ai do të

përparonte vetëm nëse arsimohej, nëse në rrugën e tij drejt qytetërimit do të ruante vlerat autentike, si

nderin, besën, respektin, mikëpritjen dhe tëra vlerat pozitive dokesore, morale e fetare. I bindur se rruga

ishte e gjatë dhe me shumë pengesa, ai do të tretej si qiriri duke bërë dritë për të tjerët. Dhe, në këtë

drejtim arriti më shumë se të gjithë bashkëkombësit.

Naimi, edhe pse i sëmurë, botën e tij të pasur shpirtërore e emancipoi duke përhapur rreze drite,

duke i kënduar gjuhës shqipe, shkollave shqipe, që po hapeshin, dhe në çast po mbylleshin nga Porta si

shkolla të rrezikshme, sepse po t’ i shkëputej Shqipëria Turqisë, Stambolli e dinte se çfarë e priste.

Naimi, ishte përfaqësues i vërtetë dhe i denjë i kohës së tij. Njohës i shkëlqyer i gjuhëve dhe I

kulturave evropiane dhe atyre të Lindjes, përfaqësues tipik i rrymave iluministe e romantike, fetar tejet

tolerant dhe liberal në kuptimin më të mirë të fjalës. Ai i sintetizoi të gjitha këto veçori në unin e tij krijues,

duke u bërë rreze drite jo vetëm për kohën e tij.

Jo rastësisht, por pas një përvojë të gjatë hulumtuese, shkencore, albanologët dhe krijuesit

meritorë të kombit, zgjodhën si bazament për krijimin e gjuhës së njësuar kombëtare, pikërisht gjuhën e

Naimit dhe të trevës ku ai u lind dhe u rrit.

Dhe, kjo gjuha jonë, e ëmbël, e mirë, e bukur dhe e vlerë, po i përballon me sukses ndeshtrashave

dhe thirrjeve të hapura për dezintegrim dhe përçarje kombëtare e gjuhësore të qarqeve pro serbe e

progreke, në Prishtinë dhe në Tiranë. Përpjekjet për ta prishur gjuhën letrare nuk po reshtin, por trimëron

fakti se në të gjitha shkollat shqipe mësohet sot gjuha e njësuar letrare.

Të gjitha tekstet shkollore janë të hartuara në këtë gjuhë, 98 për qind e medieve të shkruara dhe

elektronike emetojnë dhe shkruajnë në këtë gjuhë, kudo në trevat shqiptare dhe në diasporë. Në dy

përqindëshin e përçudnuar gjendet ndonjë paçavure e shkruar, në “gege dialekat”, apo ndonjë përpjekje

55

e mjerë dhe e gjorë e pseudo-gjuhëtarëve dhe pseudo- intelektualëve që i kanë vënë vetes për qëllim

deformimimin e gjuhës së unifikuar të mbarë kombit.

E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e

vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e

mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës.

Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një

“demokraci prej pleqet”, pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën,

trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike.

Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë

popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e

popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin

evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

56

Literatura

1. Astrit Bishqemi: Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001.

2. Naim Frashëri: Vepra të zgjedhura 2, Prishtinë 1978.

3. Ramazan Çadri: Letërsia shqipe për fëmijë, Tiranë 2001.

4. Bedri Deda: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë 1971.

5. Rexhep Qosja: Porosia e madhe, Tiranë 1989.

6. Zija Xholi: Mendimtarë të Rilindjes Kombëtare, Tiranë, 1987.

7. Naim Frashëri: E këndimit çunavet Këndonjëtoreja, copë e dytë, shtypurë prej Shoqërise

Drita, Bukuresht 1886.

8. Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Historia

e letërsisë shqipe III, Prishtinë, 1975.

9. Bedri Deda: Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë, Tiranë, 1971.

10. Nonda Bulka: Naimi dhe fabulat, Nëntori, Nr. 5, 1971.