universiteti i gjakovës “fehmi agani” luli.pdf · universiteti i gjakovës “fehmi agani”...

35
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema: Biodiversiteti dhe begatia e tij në Kosovë Mentori: Kanditati/ja: Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Loreta Luli Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 25-Oct-2019

58 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema: Biodiversiteti dhe begatia e tij në Kosovë

Mentori: Kanditati/ja:

Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Loreta Luli

Gjakovë, 2019

2

TITULLI: Biodiversiteti dhe begatia e tij në Kosovë

EMRI DHE MBIEMRI: Loreta Luli

STATUSI I STUDENTIT: E rregullt

NUMRI ID: 150102055

NIVELI I STUDIMEVE: Baçelor

DEPARTAMENTI: Fakulteti i Edukimit

PROGRAMI I STUDIMIT: Programi Parashkollor

MENTORI I PUNIMIT: Prof.Ass.Dr. Skender Beqa

Aprovuar prej komisionit:

1._______________________Mentor

2._______________________Anëtar

3._______________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notën _______________

Data e aprovimit: __________________________

3

Përmbajtja Falenderime..................................................................................................................................... 4

Abstrakt ........................................................................................................................................... 5

Hyrje ............................................................................................................................................... 6

KAPITULLI I ................................................................................................................................. 7

Biodiversiteti ............................................................................................................................................. 7

1.2. Përbërja e biodiversitetit ................................................................................................................... 9

1.2.1 Diversiteti I gjeneve ......................................................................................................................... 9

1.2.2 Diversiteti I llojeve ........................................................................................................................ 10

1.2.3 Diversiteti I ekosistemeve .............................................................................................................. 11

KAPITULLI II .............................................................................................................................. 12

2.1. Njeriu dhe biodiversite ..................................................................................................................... 12

2.2. Përfitimet nga biodiversiteti............................................................................................................. 13

2.3. Ndryshimet në biodiversitet ............................................................................................................. 15

KAPITULLI III ............................................................................................................................. 17

3.1. Kërcënimet ndaj biodiversitetit ........................................................................................................ 17

3.2. Rëndësia e biodiversitetit ................................................................................................................. 18

3.3. Mbrojtja e biodiversitetit .................................................................................................................. 20

KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 21

4.1. Biodiversiteti I Kosovës ................................................................................................................... 21

4.2. Flora dhe vegjetacioni ..................................................................................................................... 22

4.2.1. Bimët mjekësore ........................................................................................................................... 24

4.2.2. Pyjet .............................................................................................................................................. 25

4.3. Fauna ................................................................................................................................................ 26

4.3.1. Fauna e Bjeshkëve të Nemuna ...................................................................................................... 27

4.3.2. Fauna e Sharrit .............................................................................................................................. 28

4.3.3. Parku I Mirushës ........................................................................................................................... 30

4.3.3. Parku Gërmia ................................................................................................................................ 31

Përfundimi.................................................................................................................................... 32

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE .......................................................................................... 33

Literatura ...................................................................................................................................... 35

4

Falenderime

Puna e vështirë paguhet!!

Asgjë më pak se pafundësisht mirënjohëse për ju që më mbështetët në këtë rrugëtim,

familja ime. Me ndihmën e Zotit, mbështetjen e familjes dhe përkushtimin në punën

time të ndershme e të zellshme e arrita këtë titull që do e mbaj me krenari.

Familjes sime, këtë dhe gjitha sukseset gjithmonë.

5

Abstrakt

Të gjithë jemi pjesë përbërëse e natyrës, ardhmëria jonë është ngushtë e lidhur

me diversitetin biologjik, diversitetin e madh të kafshëve dhe bimëve, vendeve ku

ato jetojnë dhe ambientin që i rrethon. Por, i gjithë ky diversitet është duke humbur

me shpejtësi marramendëse për shkak të aktiviteteve të njeriut. Kjo na bën të gjithëve

me te cenueshëm si dhe dobëson mundësitë jetësore të gjallesave nga te cilat ne jemi

te varur që të mund të përballemi me kërcënimet në rritje siç janë ndërrimet

klimatike. Ruajtja e biodiversitetit jo vetëm që siguron mbrojtjen e organizmave që

na rrethojnë si dhe burimet që këto organizma kanë nevojë për të mbijetuar, por

gjithashtu mbështet pritshmëritë tona për një cilësi më të lartë të jetës në të ardhmen.

Duke pasur në konsideratë se sa pak njohuri ne kemi rreth mënyrës se si funksionon

natyra, ruajtja e biodiversitetit si një investim i rëndësishëm për të ardhmen, është

dhurata më e çmuar që ne mund t’u lëmë brezave të ardhshëm.

Fjalët kyçe: biodiversitet, natyra, diversitet, njeriu, organizma.

6

Hyrje

Aktiviteti i përditshëm i çdo njeriu është i lidhur me biodiversitetin dhe në këtë

aspekt lind natyrshëm pyetja, çfarë dimë ne për biodiversitetin dhe a kemi ndikim të

drejtpërdrejtë në të?

Biodiversiteti është tipari më kompleks dhe më thelbësor i planetit tonë, ai është

shumëllojshmëria e jetës në tokë në të gjitha format dhe ndërveprimet. “Diversiteti

biologjik” nënkupton shumëllojshmërinë midis organizmave të gjallë nga të gjitha

burimet tokësore, detare apo ekosisteme të tjera ujore, në tërësinë ekologjike të së

cilës ato janë pjesë, kjo përfshin diversitetin brenda specieve si dhe diversitetin

ndërmjet specieve dhe ekosistemeve.

Meqenëse ne jemi duke parë gjithnjë e më shumë drejt objektivave të zhvillimit të

qëndrueshëm, ai që duhet të kemi në konsideratë është biodiversiteti i cili është një

element jetik për mirëqenien e planetit tonë dhe për cilësinë e jetës së njeriut.

Njerëzit janë të varur nga funksionimi i ekosistemeve për disa arsye: ekosistemet

prodhojnë oksigjen, pastrojnë ujin dhe ajrin, krijojnë rezerva ujore dhe i qarkullojnë

ato, rregullojnë klimën, krijojnë shtresat e punueshme të tokës, parandalojnë

erozionin dhe dëmtimet nga përmbytjet, ofrojnë lëndë të parë si dhe japin ushqim

dhe bimë për mjekësinë. Shumica e këtyre shërbimeve që ne marrim nga ekosistemt

nuk mund të zëvendësohet nga teknologjia njerëzore kundrejt asnjë kostoje.

7

KAPITULLI I

Biodiversiteti

Termi biodiversitet është term relativisht i ri, që ka filluar të përdoret së pari

në vitet e 70-ta. Fillimisht u përdor si term diversitet biologjik (Jekins &

Lovejoy) ndërsa që si term biodiversitet në vitin 1985 nga Ë.G. Rossen. Termi

biodiversitet krijohet me bashkimin e fjalëve bios-jetë dhe diversitet-

llojllojshmëri. Me biodiversitet nënkuptohet llojllojshmëria biologjike, në të

cilën janë të përfshira të gjitha llojet e qenieve të gjalla që gjenden në planetin

tonë.1 E thënë me fjalë të tjera, termat biodiversitet apo diversitet biologjik

shpreh numrin dhe tërë larminë e organizmave të gjallë në planet.

Qysh atëherë, termi është përdorur mes biologëve, ambientalistëve, liderëve

politikë dhe qytetarëve të interesuar. Konferenca e OKB-së, në vitin 1992, mbi

Mjedisin dhe Zhvillimin (Samiti i Tokës) e përkufizoi diversitetin biologjik si

“ndryshueshmëria midis organizmave të gjallë nga të gjitha burimet, duke

përfshirë, ndër të tjera, tokësore, detare dhe ekosisteme të tjera ujore, dhe

komplekset ekologjike të të cilave ato janë pjesë: kjo përfshin diversitetin brenda

llojeve, mes llojeve dhe të ekosistemeve”. Ky përkufizim është përdorur në

Konventën e OKB-së për Diversitetin Biologjik – dokumenti ndërkombëtar që

përcakton politikën e biodiversitetit në nivel global. Objektivat e kësaj Konvente

janë “ruajtja e diversitetit biologjik, shfrytëzimi i qëndrueshëm i komponentëve

të tij dhe ndarja e drejtë dhe e barabartë e përfitimeve, që vijnë nga shfrytëzimi i

burimeve gjenetike, duke përfshirë një qasje të duhur në burimet gjenetike dhe

një transferim të përshtatshëm të teknologjive përkatëse, duke pasur parasysh të

gjitha të drejtat mbi ato burime dhe teknologji, dhe nëpërmjet fondeve të

duhura”.Biodiversiteti përfshin të gjithë organizmat e gjallë që janë produkt i

1(Veselaj, Njeriu dhe mjedisi jetesor, 2014)

8

evolucionit të gjatë si dhe të gjitha manifestimeve të tij. Biodiversiteti sot është

rezultat i evolucionit të gjatë 4 miliard vjet. Edhe pse origjina e jetës ende nuk

është qartësuar shkencëtarisht, faktet tregojnë se jeta është filluar disa qindra

miliona vjet më vonë pas formimit të Tokës. Deri para 600 milion vjetësh, Toka

ka qenë e populluar vetëm me baktere, protozoa dhe organizma tjerë njëqelizor.

Diku para 540 milion vjetësh ndodh një rritje rapide të biodiversitetit dhe kjo

është periudha në të cilën shfaqen tipet e organizmave shumëqelizor. Sipas të

dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1,75 milion lloje.

Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje

të paidentifikuara, shumica e të cilave gjinden në vendet tropikale (vlerësohet se

numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).

Fig.1. Llojllojshmëria biologjike

9

1.2. Përbërja e biodiversitetit Biodiversiteti përbëhet nga tri komponenta: diversiteti i gjeneve, diversiteti i

llojeve dhe diversiteti i ekosistemeve.

1.2.1 Diversiteti i gjeneve

Diversiteti i gjeneve përfshin diversitetin e individëve brenda të njejtit lloj,

dhe i referohet numrit të gjeneve dhe aleleve që janë prezent tek një lloj. Çdo

organizëm i gjallë është në vetvete një burim informacioni gjenetik, i cili lejon

atë të përshtatet me ndryshimet e mjedisit ku ai jeton. Edhe ky diversitet mund

të ndryshoj në nivelin e aleleve, gjeneve të tëra si dhe kromozomeve të tëra. Gjatë

miliona vjetëve janë shfaqur lloje të reja, ndërsa ata që nuk kanë mundur të

përshtatën me ndryshimet, janë zhdukur.

Fig.2. Diversiteti gjenetik te gjirafa

10

1.2.2 Diversiteti i llojeve

Diversiteti i llojeve shpreh numrin e llojeve bimore dhe shtazore në planetin

tonë që nga lajmërimi i jetës në tokë. Poashtu kjo përfshin edhe diversitetin e

specieve në ekosistem.

Sipas biologëve, në Tokë jetojnë rreth 1.5 milion deri në 40 milionë lloje,

megjithëse shkenca ka mundur të klasifikojë suksesshëm deri sot vetëm 1.75

milionë.2Ky numër mund të rritet me studimet e plota të grupeve të organizmave

më pak të studiuar siq janë: mikroorganizmat, kërpudhat, skrrajat dhe insektet.

Fig.3. Diversiteti I llojeve

2(Veselaj, Njeriu dhe mjedisi jetesor, 2014)

11

1.2.3 Diversiteti i ekosistemeve

Ky nivel i biodiversitetit përfshin ndryshimet ndërmjet tipeve të ekosistemeve,

tipeve të habitateve si dhe tipet e proceseve në ekosistem. Një ekosistem mund

të përcaktohet si një hapsirë e tokës e përcaktuar qartë, që përfshin të gjitha

organizmat me të gjitha komponentët abiotikë të mjedisit, brenda kufijve të tij.

Zakonisht diversiteti i ekosistemeve i referohet larmërisë së habitateve,

bashkësive jetësore, ekosistemeve dhe bimëve në tokë. Numri i madh i

ekosistemeve ujore dhe tokësore bën që studimi i diversitetit të ekosistemeve të

jetë mjaft i komplikuar.

Ekosistemet tokësore përfshijnë: shkretëtirat, tundra, tajgat, pyjet tropikale të

shiut, savanat tropikale, pyjet gjetherënëse, kullosat dhe malet.

Ekosistemet e ujërave tëëmbla përfshijnë: liqejt, lumenjt, rrymat ujore dhe

burimet ujore, ndërsa ato të ujrave të njelmëta i përbëjnë detrat dhe oqeanet.

Fig.4. Diversiteti i ekosistemeve

12

KAPITULLI II

2.1. Njeriu dhe biodiversiteti

Sot më shumë se kurrë më parë, ekosistemet natyrore dhe shumëllojshmëria

biologjike janë në një rrezik serioz. Gjatë evolucionit, llojet bimore dhe shtazore

janë shfaqur dhe zhdukur, disa lloje të tjera kanë ecur në rrugën e evolucionit pa

ndryshim, ndërkohë që të tjerët janë ndarë në nënlloje. Ndryshimet klimatike,

veçanërisht gjatë epokës së akullnajave, kanë qenë ndoshta përgjegjësit kryesorë

për zhvillimin e nënllojeve endemike europiane. Me përjashtim të ngjarjeve

kryesore gjeologjike siç janë lëvizjet tektonike ose atyre me origjinë kozmosi,

zhdukja dhe shfaqja e llojeve të ndryshme ka ndodhur në epoka të caktuara

gjeologjike. Gjithësesi, gjatë dhjetë mijë vjetëve të fundit, ndikimet më

dramatike në mjedis kanë ardhur përkatësisht nga ndryshimet e shpejta dhe të

gjithëpranishme, të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Sot është i vërtetë fakti

që nuk ka vend në Europë nën 2.000 metra lartësi nga niveli i detit që nuk është

shndërruar nga njeriu në një formë apo tjetrën.

Ndikimi i njeriut krijon ndryshime të dukshme në mjedis.Shumë prej këtyre

ndryshimeve ndodhin në mënyrë të shpejtë, gjë që e bën tepër të vështirë

përshtatjen e llojeve, duke çuar nënjë zvogëlim progresiv të numrit të bimëve

dhe të kafshëve.

Rreth 50.000 lloje biologjike zhduken çdo vit. Për herë të parë në historinë e

natyrës, një lloj specifik njeriu, është bërë një faktor i fuqishëm në shkatërrimin

e ekosistemeve. Pyjet dhe ekosistemet e tjera natyrore janë zhdukur ose dëmtuar,

për shkak të përhapjes së bujqësisë, të zhvillimit të transportit, të rritjes së

popullsisë, devijimit të rrjedhës së lumenjve, të përdorur për vaditje dhe për

shkak të ndotjes.

13

2.2. Përfitimet nga biodiversiteti

Biodiversiteti paraqet jetën e gjallë në tokë, kështu që përfitimet janë aq të

shumta sa qëështë e vështirë të grupohen dhe të trajtohen. Disa më kryesoret

janë:

Gjenerimi i tokës dhe përkujdesja për kualitetin e saj- aktivitetet e specieve

shtazore dhe microbial (si bakteret, algat, kërpudhat, etj) zbërthejnë materiet

organike duke luajtur rol kyç në shkëmbimin- qarkullimin e materieve si N, P, C

në mes pjesëve të gjalla dhe jot ë gjalla të biosferës. Poashtu edhe bimët përmes

sistemit të tyre rrënjor ndikojnë në ndryshimet në tokë.

Kualiteti i ajrit- nga bimët dhe shtazët rregullohet përbërja e atmosferës duke

qarkulluar O2 dhe CO2, proces ky që rregullohet nga fotosinteza dhe

frymëmarrja.

Ruajtja e kualitetit të ujit- ekosistemet e ligatinave thithin dhe reciklojnë

nutrientët esencial, trajtojnë kanalizimet dhe pastrojnë mbeturinat. Butakët

eliminojnë nutrientët nga uji, dhe pengojnë eutrifikimin e tyre. Drunjtë dhe pyjet

pastrojnë ujin që kalon nëpër ekosistemet pyjore si dhe pengojnë erozionin dhe

rrëshqitjen e tokave nga uji.

Polenizmi i drithërave- shumë bimë me lule mbështeten në aktivitetin e shumë

shtazëve si bletëve, fluturave, shpendëve etj, të cilat ju ndihmojnë në riprodhimin

përmes transportimit të polenit (polenit të kryqëzuar). Më tepër se 1/3 e ushqimit

nga drithërat ushqyese të njerzimit varen nga ky process i polenizmit natyral.

Pastaj shumë specie shtazësh kanë zhvilluar gjatë evolucionit funksione shtesë

që kanë të bëjnë me shpërndarjen e farave dhe fryteve të bimëve.

Detoksifikimi dhe dekompozimi i mbeturinave- shumë mbeturina industriale

përfshirë detërgjentët, vajrat, acidet dhe letra,detoksikohen dhe dekompozohen

nga aktiviteti i organizmave të gjallë. Në tokë në fund të këtyre proceseve

14

krijohen një numër materiesh inorganike që kthehen në ushqim për bimët.

Ndërsa bimët e larta shpesh mund të shërbejnë për largimin e substancave të

dëmshme nga ujërat nëntokësor.

Stabilizimi i klimës- indet bimore dhe materialet tjera në tokë dhe oqeane

shërbejnë si depozituese të karbonit duke ndihmuar në ngadalësimin e procesit

të krijimit të CO2 atmosferik dhe kështu i kontribuojnë stabilizimit të atmosferës.

Ekosistemet gjithashtu kanë ndikim direkt në kushtet klimatike rajonale ose

lokale. Lagështia e liruar në atmosferë nga pyjet e shiut shkakton stuhi shiu,

kufizon humbjen e ujit nga rajoni dhe ndihmon në kontrollin e temperaturës së

sipërfaqës. Në klimat e ftohta, në të njejtën kohë pyjet veprojnë si izolatorë dhe

pengues të erërave, duke ndihmuar në zbutjen e temperaturave ngrirëse.

Parandalimi dhe zbutja e fatkeqësive natyrore- pyjet dhe kullosat mbrojnë

peisazhet nga erozioni, humbja e nutrientëve, rrëshqitja e tokave përmes veprimit

të lidhjes me rrënjë. Ekosistemet rrëzë lumenjve që rregullisht vërshojnë

ndihmojnë në thithjen e ujit të tepërt dhe kështu zvogëlojnë dëmet nga

përmbytjet. Ekosistemet e caktuara tokësore (pyjet e mangrovave, moçalishtet)

ndihmojnë në parandalimin e erozionit të zonave bregdetare.

Vlerat shpirtërore dhe rekreacioni- nuk është më mister se pse njerëzit janë të

gatshëm të shpenzojnë aq shumë për të qenë afër natyrës. Qeniet njerëzore

instinktivisht nxjerrin kënaqësi shpirtërore dhe estetike kur janë më afër natyrës.

Studimet e fundit kanë konfirmuar atë që veçështë ditur gjithmonë: mirëqenia

jonë emocionale rritet me afërsinë ndaj natyrës. Lidhja e ngushtë në mes njeriut

dhe biodiversitetit reflektohet në art, religjion dhe traditat e kulturave të

ndryshme njerëzore.

15

2.3. Ndryshimet në biodiversitet

Që prej origjinës së jetës në tokë gjatë evolucionit, llojet bimore dhe shtazore

janë shfaqur dhe zhdukur, disa lloje të tjera kanë ecur në rrugën e evolucionit

pa ndryshim, ndërkohë që të tjerët janë ndarë në nën lloje dhe variatete. Ky

ndryshim është përmanent edhe sot. Me përjashtim të ngjarjeve kryesore

gjeologjike ose atyre me origjinë nga kozmosi, zhdukja dhe shfaqja e llojeve

të reja, zakonisht ndodh gjatë periudhave të epokave gjeologjike. Kështu

zhdukja më e madhe e specieve ka ndodhur rreth 250 milion vjet më herët, ku

mendohet se janë zhdukur 75-95% e specieve të gjalla të asaj kohe. Rasti i

dytë të zhdukjes masive të specieve që njihet edhe pak më mirë, ka ndodhur

para 65 milion vjetësh kur janë zhdukur dinozaurët e lloje të tjera. Sot nga

shkenca është konstatuar se shumica e llojeve të gjalla është e koncentruar në

zona relativisht të vogla. Kështu llogaritet se rreth 44% e specieve bimore dhe

35% e kurrizorëve është e koncentruar në 25 zona që njihen me emrin “hot-

spots” të biodiversitetit, dhe që të gjitha përbëjnë vetëm 1.4% të sipërfaqes së

tokës. Shumica e këtyre hot- spoteve janë të koncentruara në tropic e

posaçërisht në zonat tropikale të shiut ku shkencëtarët vlersojnë se jetojnë

rreth gjysma e llojeve të gjalla.

Llojet endemike- janë një nga karakteristikat kryesore të biodiversitetit. Llojet

endemike janë lloje unike me shtrirje të ngushtë, që jetojnë në hapësira të ngushta

dhe të caktuara gjeografike, në rend të parë në ishuj dhe habitate tjera. Llojet e

tilla krijohen si rezultat I kushteve të ndryshme të evolucionit biologjik të tokës.

Dallojmëdy lloje të endemizmave:

Paleoendemizmat- iu referohen specieve që gjatë evolucionit kanë pasur shtrirje

të gjerë ndërsa që tash janë kufizuar në zona të ngushta gjeografike. Një lloj i

veçantë i paleoendemizmave janë llojet relikte. Llojet relikte quhen llojet të cilat

16

në kohë më të vjetra kanë populluar hapësira më të gjera, ndërsa që tash hasen

në hapësira të ngushta siq ështërasti me hardhucën Sphenodon sp. E cila jeton

që prej 200 milion vjetësh në Zelandën e Re. Ky term poashtu ju referohet një

lloji bimor ose shttazor shumë I vjetër, I cili ka mbijetuar ndërsa që të afërmit e

tij janë zhdukur si p.sh. merimanga detare Limulus polyphemuse cila është në

afërsi farefisnore me klasën Euripterydes tjera të cilat janë zhdukur gjatë

zhdukjes massive të periudhës permiane.

Neoendemizmat- ju referohen specieve që janë ndarë së voni si specie dhe

izolohen në aspektin reproduktiv. Të tilla llogariten edhe speciet që janë krijuar

me hibridizim (kryqëzim) dhe që më pas klasifikohen si specie të reja. Meqenëse

janë të izoluara në aspektin gjeografik, llojet endemike shumë lehtë mund të

vijnë deri te rrezikimi ose edhe zhdukja e tyre. Prandaj edhe në pasqyrat e

biodiversitetit të secilit shtet si dhe në përpjekjet për ruajtjen e biodiversitetit

vend I posaçëm iu jepet pikërisht llojeve endemike.

Gjitarë Endemik Shpendë Endemik Bimë Endemik

Australia 252 201 649 353 15,000 14,074

Kina 394 77 1,100 68 30,000 18,000

Indonezia 436 206 1,519 393 27,500 17,500

Madagaskar 105 84 202 104 9,000 6,500

Turqia 116 1 302 0 8,472 2,675

SHBA 428 101 650 69 16,302 4,036

Tab.1. Raporti i specieve endemike në raport me numrin e përgjithshëm të bimëve,

gjitarëve dhe shpendëve në 6 shtete të ndryshme (Burimi ËRI).

17

KAPITULLI III

3.1. Kërcënimet ndaj biodiversitetit

Tek njeriu ende është e ngulitur ideja se kapaciteti i natyrës është i pakufizuar

edhe pse shkenca gjithnjë e më shumë po e argumenton të kundërtën. Habitatet e

humbura, fragmentimi, ndotja enorme e mjedisit, përdorimi i tëpërt dhe futja e

llojeve të huaja janë identifikuar si kërcënimet kryesore të biodiversitetit. Sot, në

radhë të parë nga ndikimi antropogjen më shumë se kurrë më parë, ekosistemet

natyrore, dhe shumëllojshmëria biologjike janë nën një rrezik serioz. Për herë të parë

në historinë e natyrës, një lloj specific biologjik qëështë njeriu, është bërë një faktor

I fuqishëm në shkatërrimin e ekosistemeve. Faktorët kryesorë që po ndikojnë në

humbjen e biodiversitetit global janë: mbipopullimi i planetit, shpyllëzimi, ndotja e

ujit, ajrit dhe tokës, si dhe ngrohja globale.

Shpejtësia e zhdukjes së specieve sipas studimeve të bëra me fosilet e specieve të

zhdukura gjatë evolucionit, sot llogaritet të jetë për 100 herë më i shpejtë se ajo

natyrale. Në më shumë se gjysmën e 14 bimëve tokësore, të dhënat tregojnë se rreth

20-50% e sipërfaqës është kthyer në tokë punuese për drithëra. Më të atakuara në

këtë aspekt, që nga viti 1950 kanë qenë ekosistemet e pyjeve gjethegjëra të zonave

tropikale. Pyjet tropikale dhe ekosistemet e tjera natyrore janë zhdukur ose dëmtuar

për shkak të përhapjes së bujqësisë, të zhvillimit të transportit, të rritjes së popullsisë,

devijimit të rrjedhës së lumenjëve të përdorur për vaditje dhe ndotjes.

18

3.2. Rëndësia e biodiversitetit

Biodiversiteti është begati thelbësore për ndërtimin e cilësisë së jetës tonë.

Njeriu me aktivitetin e vetë agrokultural ka mundësuar plotësimin e nevojave të tij

me llojet që i nevojiten. Kështu p.sh. në mbarë botën ka më shumë se 20,000 lloje

dhe varietete të mollës. Nga biodiversiteti plotësohen rreth 80% e nevojave të njeriut

dhe rreth 40% e ekonomisë botërore. Biodiversiteti është burim i ushqimit, i lëndëve

të ndërtimit, i lëndëve të tekstilit, ilaçeve, i lëndëve të para për laboratorët hulumtues

etj. Cilësia jonë e jetës dhe mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga

biodiversiteti. Duhet të kuptohet nga të gjithë se humbja e llojeve dhe dëmtimi i

ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërsi. Biodiversiteti është i

njohur gjithashtu të ketë rol të rëndësishëm edhe në uljen e rrezikut të katastrofave

nga fatkeqësit natyrore. Si rezultat i prerjes së pyjeve dhe humbjes së burimeve të

ujit janë humbur shumë qytetërime. Kështu p.sh. në Amerikë para 1000 viteve u

ndërtuan pallate të mëdha në një luginë të pasur me pyje dhe ujra nëntokësore, por

prerja e pyjeve dhe ndryshimet klimatike ndikuan që pas 300 viteve ta lëshojnë

vendin dhe ai qytetërim u zhduk. Zvogëlimi i numrit të specieve të kafshëve dhe të

bimëve, i habitateve natyrale dhe i ekosistemeve apo më keq akoma mundësia e

zhdukjes së tyre, është një problem serioz në nivel global1. Sipas raportit special të

Komisionit Europian ka një numër faktorësh që kërcënojnë biodiversitetin siç janë:

ndotja; fatkeqësitë e shkaktuara nga njerëzit si dëmtimet e shkaktuara nga industria

apo shkarkimi i vajrave në mjedis; ndryshimet klimaterike; mbishfrytëzimi i

burimeve natyrore si peshkimi mbi normat e lejuara, gjuetia pa kriter, shfrytëzimi i

tokës bujqësore mbi kapacitetet e saj; shpyllëzimi dhe humbja e habitateve dhe llojet

invazive.

1(https://sot.com.al/opinion-editorial/biodiversiteti-dhe-rendesia-e-tij-ne-jeten-tone)

19

Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume

arsye, por me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre:

• Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një

mjedis po aq tëpasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,

• Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që

kanë jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por

nuk mund të krijohen përsëri,

• Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e

tyre do te thotë zhdukje e kësaj vlere,

• Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të

pastër dhe jetës në planetin tonë,

• Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të

larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,

• Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit

të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike,

• Dhe mbi të gjitha vetë jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti-

shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve.

20

3.3. Mbrojtja e biodiversitetit

Hapi i parë që duhet të ndërmerret për mbrojtjen e biodiversitetit ka të bëjë

me informimin e qytetarëve për rëndësinë që ka biodiversiteti në jetën e tyre.

Gjithashtu duhet të ofrohet siguri që çështjet lidhur me biodiversitetin merren në

konsideratë kur bëhet fjalë për planifikimet e investimeve të reja në infrastrukturë.

Duhet të bëhet e mundur një implementim më i mirë i legjislacionit në fuqi për

biodiversitetin. Të punohet për rigjenerimin e natyrës dhe biodiversitetit në rastet ku

është dëmtuar nga njerëzit. Strukturat përkatëse të sigurohen që subvencionet për

bujqësinë dhe peshkimin nuk dëmtojnë biodiversiteti. Duhet të promovohen

kërkimet që kanë të bëjnë me humbjen e biodiversitetit si dhe të miratohen ligje më

të forta për mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit. Mënyra më e mirë apo kryesore

për mbrojtjen e llojeve dhe ekosistemeve është shpallja e hapësirave të caktuara me

vlera të veçanta floristike, faunistike dhe të ekosistemeve si zona të mbrojtura. Në

Evropë vetëm në kuadër të Rrjetit Ekologjik “Natyra 2000” tani mund të numërohen

rreth 26.000 zona të mbrojtura. Mbrojtja e natyrës nuk mund të ndalet vetëm në

kufijtë e zonave të mbrojtura, por duhet një trajtim adekuat dhe me kujdes i natyrës

edhe jashtë tyre. Shkaqet e humbjes së biodiversitetit duhet të luftohen atje ku ato

ndodhin, duhet ta ruajmë për vete dhe për brezat që vijnë pas nesh.2 Atë që ne sot

nuk e ruajmë, brezat e ardhshëm do ta paguajnë. Meqenëse biodiversiteti si resurs

natyrorë, ne e kemi të mbështetuar jetën dhe mirëqenien tonë në të. Nuk thuhet kot

se biodiversiteti është një bankë e gjallë, në të cilën duhet çdo njeri të investojë, ku

dihet që deri më sot është biodiveristeti ai që ka investuar për ne.

2(https://elbasaninews.al/rendesia-e-biodiversitetit-dhe-ruajtja-e-mjedisit/)

21

KAPITULLI IV

4.1. Biodiversiteti i Kosovës

Ndonëse Kosova është një vend i vogël, shquhet për një biodiversitet të pasur.

Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima,

janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar që Kosova të ketë një diversitet të pasur

biologjik dhe peizazhor me një llojllojshmëri të mirë floristike, vegjetative dhe

faunistike, ku vlen të theksohet prania e llojeve relikte, endemike si dhe të llojeve

me rëndësi të veçantë. Biodiversiteti i Kosovës është mjaft i pasur për shkak të

ekspozimit të klimës mesdhetare nëpërmjet të Luginës së Drinit të Bardhë. Në këtë

kontekst, Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare, janë dy zonat më të rëndësishme të

biodiversitetit3. Malet e Sharrit janë një habitat për 86 bimë vaskulare të një rëndësie

ndërkombëtare, ndërsa Alpet Shqiptare strehojnë rreth 128 lloje endemike. Flora

është e përfaqësuar nga 139 rende të klasifikuara në 63 familje, 35 gjini dhe 20 lloje.

Kjo ka rëndësi të madhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, edhe pse Kosova

përfaqëson vetëm 2.3% e të gjithë sipërfaqes së Ballkanit, në kushtet e vegjetacionit

ajo paraqet 25% të florës së Ballkanit dhe rreth 18% e florës Evropiane.

3( Mr.sc. Qenan Maxhuni Biodiversiteti i Kosoves)

22

4.2. Flora dhe vegjetacioni

Bazuar në hulumtimet e deritanishme në Kosovë janë inventarizuar rreth 1800

lloje të florës vaskulare, mirëpo supozohet që ky numër është më i madh dhe arrin

deri në rreth 2.500 lloje. Pra edhe më tutje nuk kemi një inventar të plotë të florës

dhe vegjetacionit. Vegjetacioni i Kosovës është i përfaqësuar më 139 asociacione

bimore të grupuara në 63 aleanca, 35 rende dhe 20 klasë. Qendrat e biodiversitetit

floristik në Kosovë konsiderohen “Malet e Sharrit” dhe “Bjeshkët e Nemuna”. Në

kuadër të llojeve të hulumtuara rreth 200 prej tyre janë endemike, endemorelikte dhe

subendemike. Sidomos është i rëndësishëm grupi i endemikëve lokal, numri i të

cilëve është ende i pa definuar plotësisht (dihet për katërmbëdhjetë lloje të florës

vaskulare), disa prej te cilave kanë përhapje mjaft të kufizuar. Këto lloje të endemike

si dhe lloje të tjera bimore, ndër të cilat ka edhe bimë me veti mjekuese, janë të

përhapura në disa pjesë të maleve të Kosovë. Vende me fito-divesitetit më të pasur

konsiderohen Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna). Krahasuar

me sipërfaqen që ka Kosova (afër 2.3%) në kuadër të Gadishullin Ballkanik mund

të vijmë në një përfundim relativ dhe të themi se fitodiversiteti i Kosovës paraqet

rreth 25 % të florës së Ballkanit dhe rreth 18 % të florës së Evropës.. Për ilustrim po

e përmendim vetëm një shembull: prej numrit të përgjithshëm të llojeve të bimëve

vaskulare evidentuara në Malet e Sharrit (afro 1.800 lloje), 86 lloje janë shpallur

ndërkombëtarisht të rëndësishme, 26 lloje janë të përfshira në Listën e Kuqe të

Evropës, ndërsa sipas IUCN-së, 32 lloje që gjinden ne Malet e Sharrit janë në Listën

e Kuqe të Bimëve të kërcënuara. Ndërsa vetëm në zonën subalpike dhe alpine të

Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) janë evidentuar 797 lloje te bimëve

vaskulare, ku 128 prej tyre konsiderohen me karakter endemic.

Disa lloje bimore që konsiderohen të rralla dhe të rrezikuara në Kosovë

23

• Bershei i rëndomtë / Taxus baccata L.

• Bujgeri / Quercus trojana Ëebb.

• Vidhi i rëndomtë / Ulmus campestris L.

• Panja malore / Acer heldreichii Orph.

• Boshtra / Forsythia europea Deg. Et Bald.

• Vulfonia / Ëulfenia carinthiaca Jack.

• Tulipani i Sharrit / Tulipa scardica Bornm.

• Troliusi / Trollius europeus L.

• Zambaku / Lilium albanicum Gris.

• Karafili i Sharrit / Dianthus scardicus Ëetst.

• Kurorezë / Fritillaria graeca Boiss. Et Sprun.

• Bathra / Narcissus poeticus L.

• Lepjeta / Rumex balcanicus Roth.

• Asheja / Ilex aquilifolium L.

• Xerxelja / Dphne blagayana Freyer.

• Ramonda / Ramonda serbica Panč.

• Bozhuri dekorativ / Paeonia decera Anders.

• Bozhurea koraline / Paeonia corallina Retz.

• Valdestenia / Ëaldesteinia geoides Ëilld.

• Poligala / Polugala dorfleri Hayek.

• Moltkea / Moltkea doerfleri Ëettst.

24

• Dioskora / Dioscorea balcanica Koshan.

• Rododendroni / Rhododendron ferrugineum L.

• Sanëza e verdhë / Gentiana lutea L. Forsythia

4.2.1. Bimët mjekësore

Rëndësi të veçantë për Florën e Kosovës paraqesin edhe llojet mjekësore dhe

aromatike. Me këtë rast duhet theksuar se disa nga këto lloje janë të kërcënuara për

zhdukje nga mbledhja e pakontrolluar e tyre. Sidomos është shqetësuese mbledhja e

tyre në fazën e lulëzimit dhe mbledhja e rizomave, zhardhokëve dhe organeve tjera

reproduktive të këtyre bimëve.

Lista e Bimëve Mjekësore me Potencial Ekonomik:

Bimët jo të lulëzuara:

- Dellinja e zeze - Pisha e zeze

- Dellinja e kuqe - Pisha e bardhe

- Keputja e ares - Tuja perendimore

- Bimët e lulëzuara:

- Kashtefryza- Rrodhja - Saponika

- Barpezmi - Pelini - Thana

- Bresa - Arnika - Geshtenja

- Kamomili - Kalendula mjekesore - Boronica

- Lule shrudha mjekesore - Meshtekna - Bar ethesh

- Thunder mushke - Kufelma mjekesore - Sanza

- Hithra - Shtogu - Krasta etj.

25

4.2.2. Pyjet Janë ekosisteme me te përparuara natyrore dhe kane rendësi shume te madhe

sepse ato janë ekosisteme me biodiversitet shume të pasur. Pyjet janë rregullatorë

natyrore të klimës, ruajnë kualitetin e ujit, ajrit, ato mbrojnë tokën nga erozioni dhe

nga shpëlarja e shtresës produktive të tokës. Pyjet po ashtu, janë akumuluesit më të

mëdhenj të sasisë së CO2 në tokë dhe furnizuesit kryesorë të atmosferës me

Oksigjen. Janë resurse natyrore të ripertritshme, produktet e te cilit mund të

shfrytëzohen në industri, për djegie dhe për qëllime tjera. Pyjet janë ekosisteme në

të cilat rriten një numër i madh i llojeve bimore dhe shtazore me rëndësi ushqyese

dhe mjekësore për njeriun. Pyjet përveç se pengojnë erërat e fuqishme janë edhe

ambient relaksimi dhe çlodhës për njeriun.

Sipas inventarizimit kombëtar të pyjeve që është realizuar në vitin 2003, është

vlerësuar se sipërfaqja totale pyjore është 464,800 ha apo 42% e sipërfaqes së

përgjithshme të Kosovës. Rreth 278,880 ha janë toka pyjore në pronësi publike, që

menaxhohen nga Agjencioni Pyjor i Kosovës (APK), dhe që është e organizuar në

gjashtë rajone gjeografike. Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90 % të pyjeve të

Kosovës dhe janë të dominuar nga dushqet dhe ahu, kurse pyjet halore mbulojnë

rreth 7 % te pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hormoqi.

Pyjet e Kosovës janë të ndara në pyje të larta, pyje të ulëta, shkurre dhe pyje të

degraduara. Pjesën më të madhe të pyjeve të Kosovës e përbejnë pyjet e ulëta (42

%), ndërsa pjesën më të vogël Mbi 50.000 ha te pyjeve janë te shtrira në Zona të

Mbrojtura. Pjesa me e madhe e tyre i takon Parkut Nacional “Mali Sharr” (18.884

ha) dhe “Gërmisë” (885 ha) . Sipërfaqja e pyjeve të mbrojtura, ka tendencë të rritjes,

në vitin 2003 është propozuar për mbrojtje edhe territori i ”Bjeshkëve të Nemuna”

me sipërfaqe rreth 60.000 ha. Pyjet janë resurse kryesore për mirëqenien

ekonomike, sociale dhe mjedisore të popullit të Kosovës. Një përqindje e madhe e

26

biodiversitetit shtrihet në pyje dhe menaxhimi i pyllit do të ketë rol kyç në të

ardhmen, për të përmbushur kërkesat për kriteret e rrjetit.

4.3. Fauna

Duke marrë parasysh pozicionin gjeografik, relievin, kompleksin e faktorëve

ekologjik, historik dhe faktorëve të tjerë, Kosova hynë në radhën e vendeve me faunë

më të pasur të Gadishullit Ballkanik. Territoret më të pasura me faunë janë: “Malet

e Sharrit”, “Bjeshkët e Nemuna”, “Kopaoniku”, “Mokna” dhe masivet tjera malore,

lumenjtë dhe liqenet. Sipas hulumtimeve të deritanishme në Kosovë jetojnë mbi 250

lloje të egra të kurrizorëve si dhe numër i madh i pakurrizorëve (deri tani janë të

njohura 200 lloje të fluturave, mbi 500 taksone të makrozoobentosit të ujërave). Në

kuadër të zonave të mbrojtura ekzistojnë dy rezervate strikte në të cilat janë të

mbrojtur dy lloje shtazore. Rezervati i Rusenicës në komunën e Suharekës,

vendbanim i rrëqebullit (Lynx lynx) dhe Kozhnjari në komunën e Deçanit,

vendbanim i dhisë së egër (Rupicapra rupicapra). Në kuadër të faunës vend me

rëndësi zënë edhe shpezët me rreth 180 lloje. Zonat më të pasura me shpendë janë

“Bjeshkët e Nemuna” dhe “Malet e Sharrit”. Pyjet e larta dhe ekosistemet malore të

Kosovës ofrojnë kushte të volitshme për jetesën e popullatave të rëndësishme të

gjitarëve të mëdhenj si: ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx lynx), kaprolli

(Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), pastaj të shumë llojeve të

shpendëve grabitqare dhe këngëtare, mjaftë të rëndësishme për ornitofaunën e

Kosovës, Ballkanit dhe Evropës. Shqiponja e maleve (Aquila chrysaetos), fajkoi

thonj bardhë (Falco naummani) , pulegra (Tetrao urogallus) janë disa nga llojet më

reprezentative të vendit e të cilat kanë edhe status ndërkombëtar të mbrojtur.

Ato gjenden në listën e IUCN-së (Unioni Botëror për Ruajtjen e Natyrës), EU-RL

(Lista e kuqe Evropiane), ËR-RL (Lista e kuqe botërore).

27

4.3.1. Fauna e Bjeshkëve të Nemuna Territori i “Bjeshkëve të Nemuna” shquhet për shumëllojshmëri biologjike e

pejzazhore të pasur, falë pozicionit gjeografik, kushteve gjeologjike, pedologjike,

hidrologjike dhe karakteristikave të relievit e të klimës. Relievi i thyer dhe

vertikaliteti i theksuar ofrojnë kushte për ekzistencën dhe ruajtjen e një numri të

madh llojesh bimore dhe shtazore. “Bjeshkët e Nemuna” nga aspekti faunistik

karakterizohen me një faunë mjaft të pasur, heterogjene, endemike dhe shumë

interesante. Kjo pasuri faunistike e Kosovës e me të edhe e “Bjeshkëve të Nemuna”,

si masivit më të madh në Ballkan është rezultat i ndikimeve të shumta të regjionit

mesdhetar, euro-siberian dhe atij nordiko-alpin, si dhe i ndryshimeve të shpeshta të

kushteve ekologjike në të kaluarën. Në territorin e “Bjeshkëve të Nemuna” mund të

gjenden lloje të gjitarëve dhe shpendëve e që janë mjaftë të rralla për rajonin e

Ballkanit dhe më gjerë. Shumë prej tyre janë relikte, endemike, të kërcënuara nga

zhdukja dhe për këtë arsye gjenden në listat dhe

konventat ndërkombëtare. Fauna e “Bjeshkëve të Nemuna” në bazë të hulumtimeve

të gjertanishme dhe në bazë të shënimeve të literaturës përbëhet prej 8 lloje të

peshqve, 13 lloje ujëtokësorë, 10 lloje rrëshqitës, 148 lloje shpendë(sipas disa të

dhënave më të reja 175 lloje, ndërsa mendohet

të ketë mbi 200 lloje), 37 lloje gjitarë dhe 129 lloje flutura vetëm nga rendi

Lepidoptera. Llojet më reprezentative të faunës së Kosovës që jetojnë në territorin e

“Bjeshkëve të Nemuna” janë: rrëqebulli (Lynx lynx), ariu i murrmë (Ursus arctos),

kaprolli(Capreolus capreolus), dhia e egër(Rupicapra rupicapra), shqiponja e

maleve(Aquila chrysaetos), fajkoi thonjëbardhë(Falco naummani), pulegra (Tetrao

urogallus) etj.

28

4.3.2. Fauna e Sharrit

Territori i “Sharrit” me biotopet e ndryshme është shumë i pasur me faunë.

Në të janë prezentë lloje të veçanta të shtazëve, të cilat ekskluzivisht janë të lidhura

për biotope specifike,që d.m.th. se përhapja e tyre është e ngushtë dhe i përkasin

llojeve endemike. Ndërsa llojet e tjera që hasen në biotope të ndryshme janë të

përhapjes së gjerë. Fauna e Sharrit deri sot nuk është hulumtuar sa duhet, mirëpo në

bazë të të dhënave të literaturës mund të konstatohet se fauna e Sharrit përbëhet prej:

7 lloje peshq, 9 lloje amfibe, 10 lloje reptilë, 154 lloje shpendë dhe 30 lloje gjitarë.

Peshqit (Pisces)

Territorin e Sharrit e karakterizojnë rrjedhjet e përroskave dhe lumenjve malor që i

takojnë derdhjes së lumit Lepenc, që derdhet në detin Egje dhe derdhjes së lumit

Bistrica e Prizrenit, në Adriatik. Në bazë të njohurive të gjertanishme në këto rrjedhje

jetojnë këto lloje të peshqve: trofta e përroskave (Salmo trutta m.faro L.), mustaku i

përroskave (Barbus fluviatilis Ag.), ngjala (Anguilla vulgaris), mlyshi (Esox lucius),

krapuliqi, krapi (Cyprinus carpio), perka (Perca fluviatilis).

Ujëtokësorët (Amphibia)

Në ”Sharr” prezentohen me llojet: Picrraku (Salamandra maculosa), picrraku i zi

(Salamandra atra), tritoni i zakonshëm (Triturus vulgaris), thithëlopa (Bufo bufo),

thithëlopa e gjelbër (Bufo viridis), gargaliqi (Hyla arborea), bretkoca e pyllit e

kuqërremët

(Rana temporaria), bretkoca kërcimtare (Rana dalmatina), bretkoca e përrenjëve

(Rana graeca).

29

Zvarranikët (Reptilia) : breshkujza (Emys orbicularis), breshka tokësore (Testudo

graeca), hardhuca e gjelber (Lacerta viridis), hardhuca e mureve (Lacerta muralis),

hardhuca e përhimë (Lacerta agilis), gjarpri i madh i ujit (Natrix natrix), gjarpri i

vogël i shiut (Natrix tesselata), nepërka (Vipera ammodytes), neperka e malit

(Vipera berus), kokëzogëza (Anguis fragilis).

Shpendët (Aves)

Shpendët e Sharrit paraqiten në të gjitha biotopet, ndërsa numri i llojeve dhe

populacioneve të tyre i tejkalon të gjitha klasat e tjera të faunës me përjashtim të

insekteve. Numri më i madh i llojeve të shpendëve ka përhapje të gjerë, prandaj

mund të hasen në të gjitha anët e Sharrit. Meqenëse në këtë territor jeton numër i

madh i shpendëve, në bazë të dispozitave të unionit ndërkombëtar mbi mbrojtjen e

shpendëve, “Sharri “ duhet të mbrohet si Ornitorezervat.

Fauna e gjitarëve të Sharrit është e përfaqësuar gati me të gjitha llojet të cilat jetojnë

në Kosovë, si dhe ca lloje të cilat me ekologjinë e tyre janë të lidhura ekskluzivisht

me biotopet e viseve të larta malore, ndërsa llojet tjera janë të përhapjes së gjerë.

Kështu mund të konstatohet se Sharrin e karakterizojnë edhe lloje endemike të

gjitarëve siç janë: Insektngrënës (Insectivora), Brejtës (Rodentia), Mishngrënës

(Carnivora), Jopërtypësit, Ripërtypësit, Lakuriqët (Chiroptera).

30

4.3.3. Parku i Mirushës

Kanioni i Mirushës është një ndër rajonet më interesante të natyrës së Kosovës

dhe shquhet me biodiversitet te pasur.

Flora dhe vegjetacioni - është mjaft i pasur me lloje dhe bashkësi bimore e shtazore.

Pjesa më e madhe e rajonit i takon bashkësisë së bungut që në të vërtetë është një

ndër bashkësitë më të përhapura pyjore në Kosovë. Në territorin e Parkut të Mirushës

gjenden 330 lloje të bimëve vaskulare, duke mos i llogaritur bimët e ulëta dhe

myshqet. Nga bimët e ulëta janë evidentuar 44 specie kërpudhash të larta

(makromicetesh), ndërsa në territorin e gjerë të rajonit të Mirushës janë prezentë 838

taksone bimore të përfaqësuara me 590 lloje të bimëve vaskulare.

Veçanti e florës së rajonit të Mirushës është prania e 14 bashkësive (asociacioneve)

bimore, 5 prej të cilave kanë karakter endemik, ndërsa numri i llojeve endemike

është 21. Prej tyre lloji Aristolochia merxmuelleri është lloj stenoendemik dhe deri

tani në nivel botëror është konstatuar vetëm në këtë rajon në disa lokalitete relativisht

të ngushta.

Fauna – Në rajonin e Mirushës janë vërejtur këto lloje të shtazëve: derri i egër

(Sus scrofa), vjedulla (Meles meles), lepuri (Lepus europaeus), ketri (Scirius

vulgaris), ujku(Canis lupus), maca e egër ( Felis silvestris), Sqarthi (Martes martes),

miu bizam (Ondatra zibethica), miu i verdhë malor (Apodemus flaviocollis), iriqi

(Erinaceus concolor L.),breshka e tokës (Testudo sp.). gjarpëri helmues i gurit

(Vipera amodytes). etj. Përgjatërrjedhës së lumit Mirusha ekzistojnë kushte të

volitshme për jetën e ujëtokësorëve dhepeshqve.

31

4.3.3. Parku Gërmia

Në saje të pozitës gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve

klimatike, masivi malor i Gërmisë është mjaftë i pasur si në pikëpamje floristike,

vegjetative dhe faunistike. Nga hulumtimet e deritashme janë të evidencuara 610

lloje të florës vaskulare të grumbulluara në 82 familje dhe 83 lloje kërpudhash duke

mos llogaritur taksonet e barërave të këqija, atyre ruderale dhe bimëve tjera të ulëta.

Prej tyre 5 lloje janë endemike dhe 12 lloje mjekësore. Vegjetacionin pyjor të

Gërmisë e përbëjnë 4 bashkësi pyjore: Bashkësia e shpardhit dhe qarrit (prej 600-

700 m lartësi mbidetare), bashkësia e bungut dhe shkozës (800 m ), bashkësia e

bungut (820- 870 m) dhe bashkësia e ahut (1000 m). Kompleksiteti i biotopeve

natyrore të Gërmisë siguron kushte për jetesën e një sërë llojesh shtazore. Sipas

hulumtimeve të bëra deri më sot dhe sipas shënimeve të literaturës në regjionin e

Gërmisë janë regjistruar: 5 lloje ujëtoksorësh, 7 lloje të rrëshqitësve, 19 lloje të

gjitarëve dhe 30 lloje të shpendëve. Po ashtu, jetojnë edhe një numër i madh i

insekteve që përbëjnë grupin më të madh të shtazëve në këtë masiv. Ndërsa të dhënat

nga terreni sot janë alarmante, flitet për zhdukjen e shumë llojeve bimore dhe

shtazore.

32

5. Përfundimi

Nga ky punim erdhëm në përfundim se, çështja e biodiversitetit jo vetëm të

ne, por edhe në nivel global paraqet një shqetësim të madhë për ne dhe brezat që

vijnë. Kur kemi parasysh faktin se një nga faktorët që ndikojnë në shkatërrimin e

biodiversitetit në botë është edhe faktori antropogjen, atëherë ne jemi fajtorët kryesor

që sot biodiversiteti në planetin tonë gjithnjë e më shumë po degradohet. Ndotja

mjedisit, ajrit, tokës, grohja globale, shpyllëzimet pa kriter, mbipopullimi,

ndryshimet klimatike, zhvillimi i industrisë janë disa faktorë që ndikojnë në humbjen

e biodiversitetit, si pasojë kemi zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore,

shkatërrim të habitateve, ndotje të lumenjëve, të gjitha këto e bëjnë të vështirë jetën

në këto ekosisteme. Edhe pse në periudha kohore të ndryshme janë mbajtur shumë

konferenca, janë lidhur marrëveshje të ndryshme në mes vendeve për ruajtjen dhe

kujdesin ndaj mjedisit dhe biodiversitetit, janë angazhuar shumë organizata të

ndryshme botërore për ruajtjen e llojshmërisë biologjike dhe ruajtjen e mjedisit në

planetin tonë, pastaj zotimet e qeverive të vendeve më të fuqishme në botë për

ruajtjen dhe kujdesin ndaj biodiversitetit, sot trendi i shkatërrimit ende vazhdon,

duke filluar nga degradimi ekosistemeve të pyjeve, humbja e vazhdueshme e

habitateve të llojeve të caktuara, zhdukja llojeve bimore dhe shtazore, ndotja e

mjedisit, shpyllëzimet, gjuetia pa kriter, betonimet e tokave bujqësore, shkatërrimi

lumenjëve etj.

Andaj ne duhet që sa më shpejtë të marrim masa në parandalimin e kësaj dukurie

duke e vetëdijësuar popullatën për rëndësinë e biodiversitetit, nxënësve në shkolla

t’ju mbahen ligjerata mbi vlerën dhe ruajtjen e mjedisit, duke aplikuar politikat

mjedisore në përpikmëri, ndalimin e shpyllëzimeve pa kriter, ndalimin e ndërtimeve

në tokat e plleshme, ndalimin e ndotjes së lumenjve dhe liqeneve, menagjimin e

mbeturinave etj.

33

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE Nr. i orës:_____ Data:_____ Klasa: Parashkollor

Fusha kurrikulare: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda:Shkencat e natyrës Shkalla kurrikulës: I

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Biodiversiteti dhe begatia e tij në Kosovë

Fjalët kyçe: Biodiversiteti, bimët, kafshët,

Kosova

Format e punës: Frontale, grupore, individuale

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:

Të njohin rëndësin e biodiversitetit dhe përfitimet e njeriut nga biodiversiteti.

Të identifikojnë mënyra për mbrojtje të llojeve bimore dhe shtazore të rrezikuara në Kosovë.

Të vlerësojnë rolin dhe ndikimin e njeriut në ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit.

Kriteret e suksesit:

Të dallojnë biodiversitetin e pasur nga ai I varfër.

Të klasifikojnë llojet e bimëve dhe shtazëve që gjenden në biodiversitetin e Kosovës.

Të identifikojnë shkaktarët e shkatërrimit të biodiversitetit.

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Mjete vizuele- pamore: fotografi, piktura, modele, libra ilustrues të natyres, fleta A4, lapsa, ngjyra, shporta.

Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësore:

Njeriu dhe natyra, Art

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË

ORËS MËSIMORE

Hyrja e orës: Takimi i mëngjesit, bashkëbisedimi me fëmijët dhe plotësimi i kalendarit.

Në mënyrë frontale para fëmijëve kam sjellur fotografi të kafshëve, bimëve, pyjeve dhe liqeneve

dhe I’u shpjegoj se të gjitha këto e përbëjnë biodiversitetin. Poashtu paraqes një pikturë ku janë të

pranishme lloje të ndryshmë bimore, shtazore, pyje dhe liqene, e në pikturën tjetër një pyll me lisa

të prerë dhe një lum të ndotur, kështu arrihet deri tek qëllimi i orës, ku fëmijët arrijnë të dallojnë

biodiversitetin e pasur dhe atë të varfër (shkatërruar).

34

Pjesa kryesore e orës: Fëmijët i udhëzoj të punojnë në mënyrë individuale, dhe u shpërndaj fleta

A4 ku secili fëmijë në fletën e tyre sipas imagjinatës së tyre duhet të vizatojnë në njërën anë te fletës

se si duket biodiversiteti i pasur, e në anën tjetër biodiversiteti I shkatërruar.

Pjesa përfundimtare: Në pjesën e fundit të orës fëmijëtI udhëzoj të punojnë në grupe, ku për

secilin grup I’u shpërndajë nga dy shporta, ku në njërën shportë do të vendosin fleta që duhet

vizatuar një kafshë e në shportën tjetër do të vendosin fleta të vizatuar një lule. Kështu në fund të

këtij aktiviteti do ti shikojmë lulet dhe kafshët e vizatuar nga fëmijet për secilin grup dhe në bazë të

tyre do të formojmë diversitetin e llojeve bimore e shtazore.

VLERËSIMI I NXËNËSVE: Fëmijët në fund të orës e kanë kuptuar temën dhe rëndësin e saj.

DETYRA DHE PUNA E PAVARUR: Vizatimi I biodiversitetit sipas imagjinatës së tyre.

VLERËSIMI I RRJEDHES SË ORËS: 1 2 3 4 5

35

6. Literatura

Ajvazi, N. M. (n.d.). Shkenca e mjedisit Zhvillimi i qëndrueshëm. Prishtinë: Botime të veçanta

CXLII.

Rozhaja, D. J. (1983). Ndotja dhe Mbrojtja e Ambientit Jetësor. Prishtinë.

Veselaj, D. Z. (2014). Njeriu dhe mjedisi jetesor. Prishtine.

( Mr.sc. Qenan Maxhuni Biodiversiteti i Kosoves)

Burime nga interneti:

(https://sot.com.al/opinion-editorial/biodiversiteti-dhe-rendesia-e-tij-ne-jeten-

tone)(https://www.slideshare.net/Arlinda5/biodiversiteti)(https://elbasaninews.al/re

ndesia-e-biodiversitetit-dhe-ruajtja-e-

mjedisit/)(https://prezi.com/cslbzi0i2gnn/rendesia-e-biodiversitetit-ne-

funksionimin-e-ekosistemeve-dh/)