universiteti i gjakovËs fehmi agani …...6 doc.dr.sc. remzije belegu dhe doc.dr.sc. ruke beqiraj,...

31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Qeliza dhe ndarja e qelizës Mentori: Studente: Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Donjeta Osmanaj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 28-Dec-2019

35 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMIT-PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Qeliza dhe ndarja e qelizës

Mentori: Studente:

Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Donjeta Osmanaj

Gjakovë, 2019

2

Ky punim diplome u mbrojt mё _______________________ para komisionit

vlerёsues.

Nё pёrbёrje:

1._________________________ Kryetar

2._________________________Anёtar

3._________________________Anёtar

Komisioni vlerёson punimin me notёn _____________________________

Nёnshkrimet e anёtarёve tё Komisionit Vlerёsues

1.___________________________

2.___________________________

3.___________________________

3

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Falënderim dhe mirënjohje e veçantë i takon të gjithë profesorëve që me përgatitjet e tyre

profesionale më bënë më të përmbushur në aspektin intelektual, mirëpo një falënderim edhe

më i veçantë i takon udhëheqësit tim shkencor prof.ass.dr. Skender Beqa, i cili me

profesionalizëm dhe mbështetje të jashtëzakonshme bëri të mundur finalizimin e punimit tim

të diplomës. Ndihma e tij ka qenë e vazhdueshme dhe e pakursyer.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjet pa kushte, për kohën që ma keni kushtuar dhe për

mirëkuptimin që keni treguar. Mbështetja juaj ka qenë burim i energjive pozitive dhe

frymëzim për përfundimin e këtij punim të rëndësishëm.

Mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për familjarët e mi që kanë qenë dhe janë për mua një

frymëzim i pashtershëm. Pa ju kjo sfidë do të ishte vështirë e realizueshme.

Këtë punim diplome dëshiroj t'ia dedikoj babit tim që fal përkushtimit, dashurisë dhe vullnetit

që kishte më ka bërë të besoj dhe t'i arrij synimet që dëshiroja. Shpresoj babi që kur të më

shikosh nga lartë të ndihesh krenar për mua. Faleminderit për jetë.

Faleminderit të gjithëve!

4

PËRMBAJTJE

Falënderime dhe mirënjohje.......................................................................................................3

Abstrakt......................................................................................................................................5

Hyrje...........................................................................................................................................6

1.Qeliza......................................................................................................................................7

1.1. Ndёrtimi dhe funksioni i qelizёs.....................................................................................7

1.2. Forma dhe madhësia e qelizave.......................................................................................9

2.Përbërja kimike e qelizës.......................................................................................................11

2.1 Pjesët përbërse jooarganike............................................................................................11

2.2 Pjesët përbërse organike.................................................................................................13

3. Paraqitja e qelizës prokariote...............................................................................................16

3.1. Paraqitja e qelizës eukariote..........................................................................................17

4. Organelet ( organoidet ) qelizore..........................................................................................18

4.1. Organelet membranore...................................................................................................18

4.2. Organelet jomembranore................................................................................................20

5. Ndarja e qelizёs....................................................................................................................22

5.1. Mitoza............................................................................................................................22

5.2. Mejoza...........................................................................................................................25

5.3. Amitoza.........................................................................................................................27

Pёrfundimi................................................................................................................................28

Planifikimi i orёs mёsimore.....................................................................................................29

Literatura..................................................................................................................................31

5

ABSTRAKT

Synimi kryesor i këtij punimi është trajtimi i temës sё qelizёs si njësi elementare e ndërtimit

të qenieve të gjalla. Qeliza ka forma dhe madhësi të ndryshme që i hasim tek organizmat një

dhe shumëqelizor. Nё kёtё punim kemi folur për përbërjen kimike të qelizës e cila ndahet në

pjesët përbërëse organike dhe joorganike. Ҁdo qelizë është e përbërë nga pjesët e gjalla dhe jo

të gjalla, dhe secila pjesë kryen funksion të caktuar. Gjithashtu është paraqitur qeliza

prokariote, ekuariote dhe ndërtimi i tyre. Një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e materieve

brenda qelizës e luajnë edhe organelet qelizore dhe me pas bëhet edhe ndarja dhe flitet për

secilën me radhë. Organelet e qelizave dhe funksionet e tyre nuk do të kishin kuptim në

natyrë nëse bërthama mungonte në qelizë. Përfundimisht, vëmë re se, duke marrë parasysh

organelet e qelizës dhe funksionet e tyre, është shumë e vështirë të identifikohen një "organ i

njësisë së jetës" që mund të përcaktohet si organi kryesor. Në të vërtetë, të gjitha organelet

mbështesin shumë procese kimike, fizike dhe biologjike, për shkak të të cilave qeliza kryen

një kompleks të funksioneve të ndryshme që bashkohen nën konceptin e përgjithshëm të

jetës.

Fjalёt kyçe: përbërja kimike, ndёrtimi, ndarja, qeliza, funksioni

6

HYRJE

Të gjithë organizmat e gjallë janë të ndërtuar prej qelizave. Format më primitive (të thjeshta)

jetësore janë organizmat njëqelizorë te të cilët të gjitha funksionet jetësore kryhen në një

qelizë. Organizmat me ndërtim të ndërlikuar, sikurse njeriu, kanë numër të madh qelizash.

Qeliza është njësia bazë e secilit organizëm të gjallë. Secila qelizë është tërësi individuale e

cila i tregon karakteristikat e jetës, pavarësisht nga qelizat e tjera. Pikënisja e gati të gjitha

shkencave biologjike qëndron në të njohurit e përbërjes dhe funksionit të qelizës.

Vrojtimi me mikroskop tregon se qeniet e gjalla janë të përbëra prej një ose më shumë

qelizash, numri i të cilit mund t’i kaloj miliardat. Sot njohuritë për ndërtimin dhe funksionin e

qelizës janë shumë më të sakta në bazё të teknikës së lartë mikroskopike, sidomos në bazë të

zbulimit të mikroskopit elektronik, i cili ka fuqi zmadhuese edhe mbi tetëqind mijë herë.

Në bazë të qelizave të gjitha qeniet e gjalla, pra edhe bimët, ndahen në njëqelizore dhe

shumëqelizore. Tek organizmat njëqelizor të gjitha funksionet jetësore kryhen në një qelizë,

ndërsa tek organizmat shumëqelizor qeliza kryen funksion të caktuar. Forma dhe madhësia e

qelizave ndryshon dhe ka lidhje me funksionet e ndryshme të tyre. Qelizat kur janë të lira

kanë formë sferike. Kjo është forma më e thjeshtë dhe më e rrallë e qelizave.

Ashtu si një organizëm i një kafshe apo një bime përbëhet nga organe të ndara dhe sistemet e

tyre, një qelizë përbëhet nga organoidet. Duke marrë parasysh organelet e qelizës dhe

funksionet e tyre, është e rëndësishme të theksohet struktura e jashtme e qelizës.

Organelet e qelizave janë struktura qelizore tё përhershme, organe celulare që sigurojnë

përmbushjen e funksioneve specifike në procesin e aktivitetit të qelizave, ruajtjen dhe

transferimin e informacionit gjenetik, transferimin e substancave, sintezën dhe transformimin

e substancave dhe të energjisë, ndarjen, lëvizjen etj.

7

1. QELIZA

Qeliza është njësia thelbësore, funksionale dhe strukturale e të gjitha organizmave të gjallë

është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Hooke,

shkencëtar anglez, i cili ishte i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala

qelizë rrjedh nga latinishtja (cellula-që do të thotë dhomë e vogël).

Trupi i njeriut përbëhet prej rreth 225 lloje të ndryshme qelizash dhe indesh. Madhësia e

qelizave zakonisht varion nga 1 deri në 30 mikrometër. Por ka edhe raste të veçanta si p.sh.

veza e strucit, madhësia e së cilës shkon deri në 7 centimetra. Qeliza më e madhe e njeriut

është, gjithashtu, veza - madhësia e së cilës shkon nga 110 në 140 mikrometra dhe e cila

mund të vëzhgohet edhe me sy të lirë.

Struktura e qelizës-pesha e njё qelize llogaritet rreth 1 nanogram.1 Shkenca që merret me

studimin e qelizës quhet citologji. Citologjia studion formën, funksionin dhe krijimin e

qelizës. Citologjia hulumton veçanërisht ndërrimet që ndodhin në kromozome gjatë ndarjes

qelizore, origjinën e tyre dhe rëndësinë për transmetimin dhe kombinimin e faktorëve

trashëgues. Citologjia hulumton ndërtimin e qelizës te organizmat e ndryshëm në kuadër të

saj citofiziologjia dhe citokimia konstatojnë funksionin e organeleve të caktuara dhe

strukturën molekulare në bazë të të cilave zhvillohen proceset metabolike në qelizë.2

1.1. Ndërtimi dhe funksioni i qelizës

Qeliza përbëhet prej pjesëve të ndryshme. Disa prej tyre shihen lehtë në material të freskët,

ndërsa të tjerat kërkojnë përgatitje të veçantë të materialit. Në qelizë dallohen pjesët e gjalla

dhe jo të gjalla. Në pjesët e gjalla bëjnë pjesë membrana, citoplazma, bërthama dhe

kloroplasti, ndёrsa nё pjesët e gjalla: muri qelizor dhe vakuola.3

1 http://erisavitija.llampa.com/qeliza.html -qeliza

2 Dr.Dragosllav Marinkoviq, Gjenetika, Prishtinё, fq.47

3 Behxhet Mustafa, Esat Hoxha, Esad Dauti, Ragip Rrustemi, Biologjia 6, Pejё, 2017, fq. 13

8

Fig.1. Ndërtimi i qelizës

Membrana- Çdo qelizë kufizohet nga një membranë qelizore e quajtur edhe membrana

plazmatike. Ajo është rreth 7-10 nanometra e trashë. Një nga funksionet kryesore të

membranës qelizore është që të ruajë ambientin e brendshëm të ndarë nga ai i jashtmi.

Membrana plazmatike rregullon hyrjen e meterialeve ushqyese dhe daljen e materialeve

mbetje të metabolizmit qelizor.4

Citoplazma si pjesë themelore e protoplazmës, është masë gjysmë e lëngët, e pangjyrë, e

tejdukshme me veti ngjitëse dhe reflekton dritën me tepër se uji. Te qelizat e reja citoplazma

zë pjesën më të madhe të tyre, ndërsa tek ato të vjetra në shumicën e rasteve bashkë me

organoidet është e vendosur në formë të një cipe të hollë pranë murit qelizor.

Bërthama është strukturë qelizore, e cila e përmban informacionin gjenetik përgjegjëse për

rregullimin e metabolizmit, rritjen dhe diferencimin e qelizës. Forma e bërthamës ndonjëherë

i përgjigjet morfologjisë së qelizës. Forma gjatë jetës mund të ndryshohet varësisht prej

proceseve e cila i kryen qeliza. Më shpesh qelizat janë me një bërthamë por ka edhe prej atyre

të cilat posedojnë më shumë bërthama. Bërthama është e mbështjellë me membranë të

dyfishtë bërthamore.5

Kloroplastet paraqesin organele prezente vetëm tek bimët. Ato përmbajnë klorofile

(pigmente) dhe proteina dhe janë vende për kryerjen e procesit të fotosintezës. Përveç

4 https://rinstinkt.wordpress.com/tag/membrana-qelizore/

5 http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Biologija_II_ALB_PRINT_WEB.pdf

9

membranës së brendshme dhe të jashtme, kloroplastet kanë edhe sistem të tretë membranash

të ashtuquajtura tilakoide. Proteinat dhe pigmentet hasen në membranat tilakoide.

Muri ( pareti) qelizor, i cili gjendet vetëm të qelizat bimore, është i fortë, elastik. Ky

mbështjellë protoplazmën si pjesë më të rëndësishme të qelizës. Roli i murit qelizor është në

përcaktimin e formës së qelizës, dhe në qarkullimin e lëndëve të ndyshme organike dhe

joorganike në mes qelizave në saje të prezencës së poreve në të.

Vakuola- karakteristikë tjetër vetëm për qelizat bimore janë vakuolat e mëdha qendrore, të

cilët zënë 80 deri 90% të vëllimit total të qelizës. Secila vakuol posedon membranë vakuolare

ose tonoplast. Vakuolat janë të mbushura me produkte të ndryshme të aktivitetit jetësor të

protoplastit, që nënkuptohet si lëng qelizor. Vakuola përmban ujë dhe kripëra të tretura

inorganike, acide organike, pigmente, sheqerna dhe enzime, si dhe shumë metabolite

sekondare të cilat luajnë rol në mbrojtjen e bimës.

1.2. Forma dhe madhësia e qelizave

Qelizat kanë forma dhe madhësi të ndryshme. Madhësia dhe forma e qelizave ndryshon nga

njëri tip i qelizës në tjetrin.6 Çdo qelizë, pa marrë parasysh formën, madhësinë dhe karakterin

e aktivitetit të saj, që të mbahet në jetë, duhet të ketë së paku tri sisteme strukturore – kimike,

që janë:

1) Sistemi i mbeturinave, i cili e përkufizon qelizën dhe të gjitha organelet e saj, rregullon

bartjen e materieve brenda dhe jashtë saj

2) Sistemi që e furnizon qelizën me energji

3) Sistemi që siguron autoreproduksionin e qelizës.

Njeriu ka qeliza të vogla ( 4-5 mikrometra ), qeliza mesatare ( 10-20 mikrometra ), si dhe

qeliza të mëdha ( 150- 180 mikrometra ). Qelizat me përmasa mesatare përbëjnë pjesën më të

madhe të qelizave.

Qeliza vezë e fekonduar dhe pasardhësit e drejtpërdrejtë të saj kanë formë të rrumbullakët.

Radhitja e qelizave në fletëzat (cipa) embrionale karakterizohet nga qelizat pasardhëse me

6 Doc.Dr.sc. Remzije Belegu dhe Doc.Dr.sc. Ruke Beqiraj, Histologji me embriologji, Prishtinё, 2011, fq.1

10

forma të tjera si: qeliza me formë cilindrike, kubike dhe të sheshtë. Qelizat tjera mund të kenë

formë boshti ( fusiforme ), formë ylli ( stellate ) ose formë të degëzuar. Mund të ketë qeliza të

të gjitha formave tjera të mundshme. Është karakteristikë se disa qeliza nuk kanё formë të

përhershme, këto qeliza bëjnë lëvizje ameboide, ndërsa disa qeliza kryejnë disa funksione të

caktuara dhe e ndryshojnë formën.

Edhe mikroambienti përreth qelizave ndikon në formën e qelizave. Qelizat që lëvizin lirisht

në gjak, limfë dhe lëngjet e trupit, kanё formë të rrumbullakët dhe sferike. Kështu qelizat në

bazë të vendit se ku gjenden dhe në bazë të funksionit që kryejnë, rezultojnë me forma të

ndryshme deri në 1m. Shumica e qelizave janë mikroskopike dhe shihen vetëm me

mikroskop. Qelizat më të mëdha se qelizat vezë, qelizat nervore, me diametër rreth 200 cm

mund të shihen edhe më sy si psh: qelizat muskulare dhe nervore. Zgjatimet qelizore mund të

jenë të gjata disa mm e deri në 1m.7

7 Doc.Dr.sc. Remzije Belegu dhe Doc.Dr.sc. Ruke Beqiraj, Histologji me embriologji, Prishtinё, 2011, fq.2

11

2. PËRBËRJA KIMIKE E QELIZËS

Qeliza si njësi e organizuar mirë e jetës, paraqet një kompleks të ndërlikuar të shumë

substancave kimike jooarganike dhe organike.

2.1. Pjesët përbërëse jooarganike

Në materiet jooarganike që marrin pjesë në përbërjen e qelizës bëjnë pjesë: uji dhe elementet

kimike, qoftë në formë jonesh, qoftë në formë kripërash të ndryshme minerale.

Elementet kimike - Në qeniet e gjalla gjenden po ato elemente kimike që hasen edhe në

botën jo të gjallë. Konkretisht nga 106 elemente kimike që njihen deri më sot, si përbërës

kimik të përhershëm të organizmave marrin pjesë 70 prej tyre. Nga ato kanë veprim të lartë

biologjik rreth 40 ٪ , këto elemente quhen biogjene. Analizat kimike të qelizave të ndryshme

bimore e shtazore dëshmojnë se në sasi më të mëdha janë: oksigjeni 70٪ , karboni 18٪ dhe

hidrogjeni 10 ٪ Me sasi shumë të vogla janë elementet e tjera si p.sh: kalciumi, azoti,

kaliumi, silici, pastaj fosfori, magnezi, squfuri, klori, natriumi, alumini, hekuri etj. Këto

elemente përbëjnë rreth 99.99٪ të peshës së gjallesës, prandaj quhen makroelemente.

Në qeniet e gjalla në sasi më të vogla (se makroelementet) gjenden: mangani, bori, bakri,

zinku, flori, bariumi, nikeli, litiumi, jodi, kabalti, kromi etj. Këto elemente quhen

mikroelemente.

Në kuadër të materies së gjallë në sasi edhe më të vogla ( se mikroelementet ) gjenden:

merkuri, radiumi, ari etj. Kёto elemente quhen ultramikroelemente.

Gjithmonë ekziston ndryshimi ndërmjet përbërjes kimike të qelizës dhe ambientit rrethues.

Kështu, silici në tokë gjendet 33٪ kurse te bimët vetëm 0,15٪, ndërsa oksigjeni në tokë

gjendet me 4٪, kurse te bimët me 70٪ etj. Kjo do të thotë se qelizat dhe gjallesat në

përgjithësi kanë aftësinë zgjedhëse për t’i marrë ato elemente kimike që u nevojiten për

realizimin e jetës.8

8 A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 4

12

Uji - Përbërësi më i thjeshtë jooarganik, që ndodhet në qeliza dhe në gjallesa, është uji. Nga

ana sasiore, uji zë vendin e parë ndër përbërësit e tjerë kimikë që ndodhen në materie të gjallë

( në protoplazëm ). Por, sasia e ujit, në qelizat dhe në organizmat e ndryshëm, nuk është e

njëjtë. Ajo sillet prej 10 ٪ në smaltin e dhëmbëve, 10-14 ٪ në farat dhe në sporet, 66٪ të

njeriu, 76-86٪ te bretkoret e deri në 95 ٪ të kandilet e detit, shalqini, trangujt, pjepri.

Në qelizë uji gjendet në dy forma: në gjendje të lidhur dhe në atë të lirë.

Uji i lidhur, edhe pse zë vetëm 4-5٪ të masës së qelizës, ka rol të rëndësishëm . Kjo formë e

ujit pengon fundërrimin e pjesëzave të koloideve, nuk i tretë kripërat dhe ngrin në

temperaturë deri në –40⁰ C.

Uji i lirё që paraqet masën kryesore ( 95-96٪ ) të ujit, luan shumë role në qelizë dhe në

gjallesë. Shërben si tretës dhe si mjedis ku kryhen shumë reaksione biokimike, pastaj në

mënjanimin e materieve të dëmshme , e shpëton qelizën nga tejngrohja, i zbutë sipërfaqet e

indeve dhe të organeve, ka rol reanimues ( ringjallës ) p.sh te farat, sporet etj. Prandaj, me të

drejtë mund të thuhet se pa ujë, sʹka jetë.9

Kripërat minerale - Janë pjesë e rekomandimeve të të gjithë dietelogëve që këshillojnë

ushqim të shëndetshëm, i shohim në çdo etiketë të çdo produkti që blejmë. Si të gjitha lëndët

e tjera ushqimore ashtu edhe kripërat minerale merren nga organizmi i njeriut përmes

ushqimit të përditshëm.

Kripërat minerale hyjnë në përbërjen e bashkimeve organike të ndërlikuara dhe me anë të tyre

ato plotësojnë funksione të rëndësishme në organizmin e njeriut. Këto lëndë kanë rëndësi të

madhe pasi shërbejnë edhe si përbërës të skeletit dhe të dhëmbëve të njeriut në përbërjen e të

cilit futet kalciumi dhe fosfori. Mungesa apo sasia e tepërt e tyre shkakton çrregullime të

proceseve jetësore që mund të përfundojnë edhe me vdekjen e qelizës10

9 Po aty fq. 5

10 https://agroweb.org/lajme/roli-jetik-i-kriperave-minerale-ne-organizem/

13

2.2. Pjesët përbërse organike

Këtu bëjnë pjesë bashkëdyzimet e karbonit, atomet e të cilit mund të lidhen në mënyrë

reciproke në vargje të gjata, ose në unaza ciklike. Për qelizën, në pikëpamje strukturore dhe

funksionale, posaçërisht janë të rëndësishme këto grupe të komponimeve organike:

karbohidratet ( glucidet ), yndyrat ( lipidet ) dhe proteinat.11

Karbohidrartet - kanë formulë të përgjithshme Cx( H₂ O)y, prandaj mund të duken si

hidrate të karbonit. Funksioni kryesor i karbohidrateve është furnizimi i trupit me burim

energjie. Trupi i shpërbën ato duke i kthyer në glukozë, që përdoret si furnizim energjie.

Karbohidratet janë të rëndësishme veçanërisht për trurin. Ato janë karburanti kryesor për

muskujt aktiv.

Karbohidratet ndahen në :

1) Monosakaride

2) Disakaride

3) Polisakaride

Monosakaridet ˗ janë karbohidratet më të thjeshta që përbëhen nga një unazë e vetme

d.m.th. sheqerna të përbërë vetëm nga një unazë. Formula e përgjithshme empirike e

monosakarideve është Cn( H2O )n. Në vartësi nga numri i atomeve të karbonit,

monosakaridet quhen: trioza, tetroza, pentoza, heksoza etj.

Triozat ( monosakaride tripjesëshe ) paraqiten si ndër prodhim gjatë thjeshtësimit të

glukozës.

Tetrozat ( monosakaride katërpjesëshe ) janë një hallkë e caktuar në metabolizmin e

karbohidrateve.

Pentozat- Rëndësi të madhe biologjike kanë riboza dhe dezoksiriboza, sepse janë përbërës të

molekulave të acideve nukleike.

11

A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 6

14

Heksozat ose sheqernat e thjeshtë gjashtë pjesësh, kanë formulën e përgjithshme empirike

C6H12O6. Rëndësi të madhe empirike kanë glukoza dhe fruktoza. Glukoza përmban

materialin bazë energjetik të qelizave të njeriut dhe të organizmave shtazorë, ndërsa fruktoza

të qelizave bimore.

Disakaridet formohen me bashkimin e dy molekulave të monosakarideve, ku ndahet një

molekulë e ujit. Formula e përgjithshme e monosakarideve është C12H22O11, ndër disakaridet

më të njohura janë: sakaroza, maltoza dhe laktoza.

Sakaroza është sheqer i zakonshëm, formohet me bashkimin e një molekule të glukozës me

një molekulë të fruktozës. Fitohet nga panxharsheqeri dhe kallamsheqeri.

Maltoza formohet me bashkimin e dy molekulave të glukozës dhe me zbërthimin e

amidonit.

Laktoza paraqitet në qumësht, krijohet me bashkimin e molekulave të glukozës me

molekulën e galaktozës.12

Polisakaridet formohen me lidhjen ( polimerizimin ) e shumë molekulave të

monosakarideve dhe paraqesin formën më të shpeshtë të karbohidrateve në qelizat dhe në

qeniet e gjalla. Formula e përgjithshme e tyre është ( C6H10O5 )n.

Në polisakaride bëjnë pjesë: amidoni, glikogjeni, celuloza, kitini etj.

Amidoni paraqitet si ushqim në formë të kokrrizave, zakonisht në citoplazmën e qelizave

bimore. Nën ndikimin e enzimeve përkatëse zbërthehet në maltozë, e maltoza pastaj në

glukozë.

Glikogjeni është polisakarid që gjendet në citoplazmën e qelizave shtazore dhe përfaqëson

ushqimin rezervë. Qelizat e mëlçisë dhe të muskujve në kuadër të organizmit përmbajnë më

së shumti glikogjen.

Celuloza ka molekula tejet të mëdha; ajo merr pjesë në ndërtimin e mureve të qelizave

bimore dhe kryen funksion mbështetës. Celulozën më të pastër e hasim në fijet e pambukut.

Kitini është material ndërtues i mbështjellësit të fortë të këmbënyjëtuarit.

12

A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 6

15

Lipidet ose yndyrnat - Yndyrat janë përbërje me origjinë shtazore (dhjami dhe gjalpi) dhe

bimore (vajrat). Ato janë molekula jopolare të patretshme në ujë, por që treten në tretës

organikë. Yndyrat kanë funksione biologjike të rëndësishme, sepse: janë burim i rëndësishëm

i energjisë, janë përbërës të membranës qelizore, janë agjentë mbrojtës për lëkurën nga

shumë bakterie, disa tipa të veçantë të yndyrave kryejnë rolin e rëndësishëm të “mesazherit

kimik” (hormonet) etj.

Në këto bashkëbisedime organike bëjnë pjesë: yndyrat e thjeshta dhe yndyrat e

përbëra.

Yndyrat e thjeshta me origjinë bimore (vajrat) dhe shtazore(gjalpi) formohen nga bashkimi i

tri molekulave të acidit yndyror me një molekulë glicerol, duke formuar kështu një përbërje, e

cila quhet triglicerid.13

Yndyrat e përbëra përveç acideve yndyrore dhe glicerinës, përmbajnë edhe atome të fosforit

e të azotit. Ndër yndyrat e përbëra më të përhapura janë: liproproteinat, fosfolipidet,

karotenoidet, steroidet etj.

Proteinat - Në fillim proteinë (albuminë) quhej e bardha e vezës. Proteinat janë komponime

të ndërlikuara organike me peshë të madhe molekulare që përbëhen nga më së paku katër

elemente: azoti, karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, por shpesh në ndërtimin e tyre hyjnë edhe

elemente të tjera si p.sh. squfuri, fosfori, hekuri etj.

Dallohen dy grupe themelore proteinash:

Proteinat e thjeshta përbëhen vetëm nga aminoacidet. Proteinat e tilla treten në ujë, p.sh. e

bardha e vezës ose disa proteina të serumit të gjakut. Proteinat e thjeshta në temperatura të

larta ( mbi 40⁰ C ) koagulohen (denatyrohen p.sh. veza e zier).

Proteinat e përbëra (proteidet), përveç proteinave të thjeshta ( grupit proteinik ), përmbajnë

edhe grupin joproteinik.14

13

https://www.slideshare.net/vilmaduro/yndyrat-dhe-sheqernat 14

A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 8

16

3.PARAQITJA E QELIZËS PROKARIOTE

Organizmat njëqelizor te të cilët bërthama ende nuk është plotësisht e diferencuar quhen

prokariotë. Qelizat prokariote ( protocitet ) janë qeliza që gjenden në forma te veçanta. Kanë

membranë qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Në qelizat prokariote mё të shpeshta janë

bakteret.15

Fig.2. Paraqitja e qelizës prokariote

Qelizat prokariote kanë strukturë shumë të thjeshtë. Ato janë të mbështjella me membranë

qelizore të thjeshtë dhe me mur të fortë qelizor. Këto qeliza nuk kanë bërthamë të vërtetë, të

rrethuar me membranë. Ato kanë vetëm masën bërthamore ( materialin gjenetik ), e cila

përzihet në citoplazmë. Sipas disa veçorive, krijohet përshtypja se kjo do te ishte bërthama e

vjetër ("paraberthame"-prokaryon ; greqisht: pro – para, karyon- bërthamë ), sipas të cilës

këta organizma me njё "bërthamё" të tillë e kanё marrё emrin Prokaryota, kurse qelizat e tyre

qeliza prokariote. Ndryshe nga "qelizat" e para, në qelizat prokariote materiali gjenetik është i

vendosur në ADN, e jo në ARN.

Nё citoplazmën e qelizave prokariote ka vakuola, nuk është vërejtur rrymimi i citoplazmës,

nuk ka organele qelizore (nuk ka rrjete endoplazmatike, kompleske të Golxhit, mitokondrie),

ajo përmban enzime respiratorike nё formё tё strukturave supramolekulare, të lidhura ngushtё

me membranën qelizore, molekula të lira të ARN, ADN dhe ribozome. Nё prokariotë bëjnë

15

https://www.slideshare.net/denisacaushi1/kimiaqeliza-shtazore

17

pjesё: eubakteret dhe algat blu të gjelbra..16

Në pjesën qendrore gjendet “kromozomi ” i

mbështjellur në formë unazore, i cili përbëhet ekskluzivisht prej njërës nga acidet nukleike.

3.1. Paraqitja e qelizës eukariote

Përbërja strukturore e qelizave ekuariote, në krahasim me atë të qelizave prokariote, është më

e ndërlikuar. Për prejardhjen e ekuarioteve ekzistojnë këto mendime: sipas njërit, eukariotet

kanë prejardhje nga ndonjë formë e prokarioteve, ndërsa sipas mendimit tjetër, prokariotet

kanë depërtuar në qelizat ekuariote dhe janë transformuar në organele të tyre, siç është rasti

me mitokondriet dhe kloroplastet.

Fig.3. Paraqitja e qelizës ekuariote

Janë qeliza që përmbajnë strukturё komplete brenda membranës qelizore, për dallim nga

prokariotet, qelizat eukariote përmbajnë membranën qelizore që mbanë me vete materialin

gjenetik. Qelizat ekuariote ( eucitet ) janë të diferencuara në citoplazmë dhe në bërthamë. Në

citoplazmë gjendet bërthama dhe shumë struktura subqelizore, siç është sistemi membranor

dhe organet e ndryshme, të cilat kanë funksione të caktuara. Qeliza ekuariote kanë:

kepurdhat, algat, bimët e gjelbërta, parashtazoret dhe të gjitha shtazët e tjera.17

16

http://www.wikiwand.com/sq/Qeliza_prokariote 17

A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 14

18

4. ORGANELET ( ORGANOIDET ) QELIZORE

Organelet qelizore janë të pranishme gati në të gjithë qelizat, që kanë rol në shkëmbimin e

materieve brenda qelizës. Këto janë formacione të qelizës me veti morfologjike dhe

funksionale të ndryshme. Strukturalisht ndahen në:

1. Organele membranore ( mitokondriet, retikulumi endoplazmatik, kompleksi i Golxhit,

lizozomet dhe peroksizomet );

2. Organele jomembranore ( ribozmet, mikrotubulat, filamentet e ndërmjetme-

intermidiare dhe centriolat ). Këto organele nuk kanë mbështjellësin membranor18

4.1. Organelet membranore

Mitokondriet˗ janë vende të respiracionit qelizorë, proces në të cilën energjia është e liruar

nga metabolizmi i sheqerërave, përdoret për sintezën e АMP (komponim energjetik në qelizat

– аdenozin trifosfat). Mitokondriet janë organele shumë të imta dhe shumë të rëndësishme në

qelizat. Mitokondriet gjenden në të gjitha qelizat e gjalla bimore dhe shtazore. Si organele me

specializim të lartë të citoplazmës, shfaqen në formë të penjve, shkopthave ose kanë formën e

diskut me gjatësi 0,5-2nm, e gjerësi 0,5nm-1,5nm. Gjenden në shumicën e qelizave por numri

i tyre ndryshon. Forma e mitokondrive është mjaft labile dhe lehtë mund të ndërrohet.

Me mikroskop elektronik është konstatuar se ndërtohen nga dy membrana: membrana e

jashtme e lëshuar dhe membrana e brendshme e palosur. Në këtë mënyrë vjen e rritet

sipërfaqja e brendshme në të cilën gjenden shumë enzime, prandaj kryhen shumë procese

biokimike. Numri i kreshtave si dhe numri i mitokondrive, gjithashtu ndryshon, në vartësi

18

Doc.Dr.sc. Remzije Belegu dhe Doc.Dr.sc. Ruke Beqiraj, Histologji me embriologji, Prishtinё, 2011, fq.7

19

nga gjendja funksionale e qelizës. Numri i mitokondrive dhe i kreshtave është më i madh në

qelizat me metabolizëm aktiv dhe anasjelltas.19

Retikulumi endoplazmatik( Rrjeti endoplazmatik )- Rrjeti endoplazmatik ose REP është

një rrjet membranash në brendësi të qelizës.

Ai ka tre funksione kryesore:

1. Sintezën: Membrana e REP prodhon proteina, karbohidrate dhe lipide.

2. Rezervimin: REP mund të mbajë molekulat e sintetizuara ose materialet e absorbuara nga

citosoli pa prekur veprimtaritë e tjera të qelizës.

3. Transportim: Materialet mund të lëvizin nga njëri vend në tjetrin në rrjetin

endoplazmatik.

Rrjeti endoplazmatik formohet nga kanalthe, ose trasteza te shtypura dhe fshikëza të

rrumbullakëta .

Rrjeti endoplazmatik ndahet në dy lloje: rrjeti endoplazmatik kokrrizor(rER) dhe rrjeti

endoplazmatik i lëmuar(sER).

Rrjeti endoplazmatik kokrrizor- merr pjesё në modifikimin kimik të proteinave të

sintetizuara mbi membranën e tij nga ribozomet e vendosura aty ( prej nga vjen edhe emri

kokrrizor) si në paketimin e tyre, në destinacionet e tjera, si në aparatin e Golxhit.20

Rrjeti endoplazmatik i lëmuar (sER)- Si strukturë, sER-i është i ngjashëm me rER-in, por i

mungojnë proteinat ankoruese që lidhin ribozomet në sipërfaqen e tij. sER-i ka prirje të jetë

më shumë tubular, sesa në formë fletësh dhe mund të jetë i ndarë nga rER-i ose mund të

ekzistojë si një vazhdim i tij. Në muskulaturën skeletike dhe atë të zemrës, sER-i njihet si

rrjeti sarkoplazmatik. sER-i është kryesor i përfshirë në detoksifikimin dhe konjugimin e

lëndëve toksike.21

19

A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 27 20

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=13&ved=2ahUKEwi79Y2hv6PjAhV1

wsQBHbmjDAMQFjAMegQIBBAC&url=https%3A%2F%2Fsq.yourliterary.com%2Fprojektet%2Ffileteprojek

teve%2F6333qeliza%2520biologji.docx&usg=AOvVaw2rRzOepGLHDc-qbqsxKyrQ 21

Michael H. Ross, Wojciech Pawlina, Histologji,Shkup, 2014, fq.47

20

Aparati ( kompleksi ) i Golxhit- është organelë qelizore, ka formë të posaçme dhe është e

vendosur afër centrozomit. Kjo organelё, që gjendet gati te të gjitha qelizat ekuariote, është e

ndërtuar prej membranash të shtypura dhe qesesh paralelisht të radhitura, të cilat në skaje

zgjerohen. Në tërësi kompleksi i Golxhit ka pamje të gjysmëhënës. Në nivelin e kompleksit të

Golxhit formohen granulat sekretore që pastaj dalin nga qeliza. Kompleksi i Golxhit merr

pjesë në biosintezën e liproproteinave, po ashtu përfaqëson edhe akrozomën ( pjesë e

spermatozoidit gjatë spermiogjenezës ). Roli i aparatit te golxhit është që t’i sekretojë

materiet e panevojshme në qelizë, luan rol gjithashtu në formimin e lizozomeve dhe

përpunimin e glikoproteinave dhe mukopolisaharideve. Aparati i Golxhit ka funksion

modifikimin postranslativ të proteinave, përzgjedhjen dhe paketimin e tyre.

Lizozomet- janë organele tretëse, të zbuluara vetëm pas përdorimit të procedurave

histokimike për të treguar enzimat lizozomale. Gjithashtu janë organele të pasura në enzima

hidrolitike, të tilla si proteazat, nukleazat, fosfolipazat, lipazat.22

Ato janë përgjegjëse për

degradimin e makromolekulave, lizozomet gjenden gati në të gjitha qelizat e shtazëve.

Kryesisht kanë formë të rrumbullakët, të mbështjellura me membranë të dyfishtë . Lizozomet

kanë membranë, mirëpo (enzimet) e tyre nuk ndikojnë në membranën e tyre.23

Peroksizomet- quhen edhe si “trupëza të vegjël”. Kanë formë sferike ose ovale dhe

ndërtohen nga matriksi të mbështjella me membranë. Madhësia e tyre sillet rreth 0,2-1,5

mikrometra. Gjenden gati në të gjitha qelizat trupore, mirëpo më shumë ka në qelizat

hepatike dhe në qelizat e veshkave. Peroksizomet marrin pjesë në metabolizmin e lipideve, në

glikogjenogjenezë, por kanë rol të caktuar edhe në detoksimin e qelizave.24

4.2. Organelet jomembranore

Ribozomet- janë organele qelizore. Ribozomet kanë formë të rrumbullakët ose vezake me

madhësi 15-25nm. Ribozomet janë të vendosura në membranat e jashtme të retikulumit

endoplazmatik, në membranën e bërthamës ose janë të lira në citoplazmë.

22

Doc.Dr.sc. Remzije Belegu dhe Doc.Dr.sc. Ruke Beqiraj, Histologji me embriologji, Prishtinё, 2011, fq.8 23

Dr. Dragosllav Marinkoviq, Gjenetika, Prishtinё, fq.52 24

Po aty,fq.9

21

Ribozomet gjenden në të gjitha qelizat e gjalla bimore dhe shtazore, gjë që dëshmon se

ribozomet janë organele qelizore universale. Ribozomet përmbajnë proteina dhe acid

ribonukleik ( ARN ). Nga sasia e gjithmbarshme e ARN të qelizës, rreth 85٪ gjendet në

ribozome, nga rrjedh edhe emërtimi i tyre. Ribozomet kanë rol aktiv në biosintezën e

proteinave. Për t’u inkuadruar në biosintezën e proteinave duhet të lidhen për molekulat e

ARN-së (ARN informativ), të cilat bartin informacionet për radhitjen e aminoacideve në

vargun peptid.25

Mikrotubulat- janë gypa të gjatë dhe të pa degëzuar me diametër rreth 24 nanometra, që

nisen zakonisht nga trupat pericentriolar dhe shtrihen në citoplazmë. Mikrotublat përbëjnë

bazën e boshtit të ndarjes dhe depolimerizimi i tyre pengon mitozën e qelizës, kjo

shfrytëzohet në shërimin e sëmundjeve malinje. Në mikrotublat e përhershme bëjnë pjesë ato

mikrotubula që formojnë skeletin e qelizës, të bishtit të spermatozoideve, të aksoneve etj.26

Filamentet e ndërmjetme (intermediere)- kanë aftësi të madhe të shtrirjes (kontrakcionit)

dhe funksioni i tyre primar është t’ua mundësojë qelizave për t’i bërë ballë stresit mekanik që

ndodhë me rastin e kontrakcionit të tyre. Ato quhen të ndërmjetme “intermediere”, sepse

diametri i tyre (afro 10 nm) është në mes të atyre të filamenteve të holla që përmbajnë aktinë

dhe të filamenteve të trasha të miozinës të qelizave të muskujve të lëmuar të cilët janë zbuluar

të parat. Filamentet e ndërmjetme janë ndër më të fortat dhe më të qëndrueshmet në kuadër të

tri tipave të filamenteve të citoskeletit. Filamentet intermediere janë konstatuar në

citoplazmën e shumicës së qelizave por jo në të gjitha qelizat animale. Ato posaçërisht

formojnë rrjetin në citoplazmë, rreth bërthamës dhe shtrihen deri në periferi të qelizës.

Filamentet e ndërmjetme luajnë rol mbështetës ose të përgjithshëm strukturor në qelizë.27

Centriola - Qeliza mund të ketë 1,2 ose më shumë centriola. Qeliza që ka dy centriole quhet

diplozom. Centriolat ndërmjet tyre lidhen me anë të centrodezmës. Centriolat i bartin

kromozomet nga ekuadori i qelizës në drejtim të të dy poleve të saj dhe formojnë kështu

figurën e ndarjes. Përpos kësaj, centriolet luajnë rol në lëvizjen e organeleve qelizore

(kromozomeve, cilieve, flagjeleve). Nga centriola rritet bishti i spermatozoidit.28

25

A.Berisha, A.Gecaj, M.Plakolli, Q.Pajazitaj, E.Rugova, F.Zhushi, Biologjia 10, Prishtinё, fq. 22 26

Doc.Dr.sc. Remzije Belegu dhe Doc.Dr.sc. Ruke Beqiraj, Histologji me embriologji, Prishtinё, 2011, fq.11 27

https://www.scribd.com/document/373450474/27-09-2016-Biologj-shtaz 28

Po aty, fq, 1O

22

5. NDARJA E QELIZËS

Njëra prej vetive më të rëndësishme që i karakterizojnë sistemet e gjalla në natyrë, është

aftësia e tyre e vetë reproduktimit. Me anë të mekanizmave të caktuara dhe proceseve mjaft

komplekse, organizmi shumohet, ndërsa në bazën e mekanizmave të shumimit gjenden

proceset e shumimit të qelizave, si njësi themelore të ndërtimit të sistemeve të gjalla.

Ekziston dallim esencial sa i përket ndarjes së qelizave të cilat sajojnë ndërtimin themelor të

trupit të disa organizmave (qelizat trupore ose somatike) dhe atyre të cilat, shërbejnë për

krijimin e gjeneracioneve të reja (qelizat embrionale ose germinative), edhe pse në të dy

rastet si rezultat i ndarjes fitohet numër i dyfishuar i qelizave. Ndarja qelizore te eukariotët

mund të bëhet në mënyrë direkte (amitoza) dhe indirekte ( mitoza dhe mejoza ).

5.1. Mitoza ( Kariokineza )

Mitoza ( ose Mitosis ), nga fjala greke “ mitos ” e cila d.m.th “ fije ” ose “ pejzë ” dhe ka të

bëjë me ndërrimet të cilat ndodhin para se gjithash në kromozomet e bërthamës.29

Forma më e

përhapur e ndarjes qelizore është mitoza (ndarja indirekte) e cila haset në qelizat trupore

(somatike). Përmes ndarjes me mitozë krijohen dy qeliza bija, bërthamat e të cilave kanë

strukturë të njëjtë gjenetike (numër diploid të kromozomeve– 2n) sikur edhe qeliza mëmë.

Shikuar me mikroskop, dy ngjarjet më dramatike ndodhin me rastin e ndarjes së bërthamës,

proces ky që quhet kariokinezë si dhe kur ndahet citoplazma, procesi i njohur si citokinezë.

Këto dy procese përbëjnë M fazën e ciklit qelizorë, që paraqet vetëm një pjesë e vogël e

kohës totale të ciklit qelizorë. Perioda mes një M faze dhe fazës tjetër pasuese quhet

ndërmjetëfazë (interfazë). Nën mikroskop ajo duket në mënyrë të rrejshme si fazë në të cilën

nuk ngjet asgjë dhe gjatë saj qeliza në mënyrë të thjeshtë e rritë madhësinë e saj.

Mirëpo, interfaza paraqet fazën kohore më dinamike të qelizës dhe ajo ndahet në tri perioda

apo faza të ciklit qelizor. Gjatë fazës S (S=sintezës), qeliza replikon ADN nukleare të saj, që

është një para kërkesë esenciale për ndarjen e qelizës. Faza S ndodhet në mes të dy fazave kur

29

Dr. Dragosllav Marinkoviq, Gjenetika, Prishtinё, fq.75

23

qeliza fillon të rritet. Faza G1 (G=gap) paraqet intervalin mes kompletimit të fazës M dhe

fillimin e fazës S (sintezës). Faza G2 është intervali mes përfundimit të fazës S dhe fillimit të

fazës M.

Fig.4. Mitoza

Mitoza është proces i vazhdueshëm i cili për shkak të ndryshimeve që ndodhin në bërthamë si

dhe për shkaqe didaktike, tradicionalisht ndahet në katër faza :

1. Profaza

2. Metafaza

3. Anafaza

4. Telofaza30

Profaza- është fazë përgatitëse e ndarjes së qelizës. Në profazë kromozomet që përmbajnë

një sasi të dyfishuar të ADN-së, fillojnë të bëhen të dukshme duke u paraqitur në pamjen

mikroskopike si shkoptha të ndarë në dy filamente, të quajtur kromatide, e të mbajtur në

kontakt nga një masë e vogël e quajtur centromer. Membrana bërthamore zhduket duke

provokuar si pasojë edhe zhdukjen e organelit apo njësisë morfoligjike “bërthamë”, në të cilin

normalisht gjendet materiali gjenetik me udhëzimet e trashëgueshme. Gjatë profazës fillon të

formohet boshti mitotik, me një formë pothuajse vezore në polet e të cilit gjenden centriolet

(organele qelizore) që janë përgjegjës për organizmin e boshtit mitotik. Boshti mitotik është

30

https://www.scribd.com/document/373450474/27-09-2016-Biologj-shtaz

24

një strukturë tkurrëse sepse përmban proteina citoskeletike tkurrëse, mes të cilave aktina dhe

tubulina.31

Metafaza- Kur kromozomet gjenden në rrafshin ekuatorial të bërthamës, ndarja arrinë në

etapën e metafazës. Metafaza cilësohet me atë që kromozomet shkurtohen dhe trashen, për të

cilën shkak lehtë shihen, numërohen dhe caktohet forma e tyre ( kariotipi i qelizës ). Më tutje

kromozomet lakohen duke marrë fomën e patkonit, renditën në ekuatorin e qelizës duke

formuar pllakën ekuatoriale. Në këtë sistem fijet boshtore zgjaten edhe më tepër e disa prej

tyre shkojnë prej një poli në tjetrin, kurse të tjerat kapen për ngushticën – centromerën e

kromozomeve. Metafaza përfundon me çarjen për së gjati të çdo kromozomi në dy të rinj, me

çka numri i kromozomeve dyfyshohet.32

Anafaza – fillon si ndarja fillestare e kromatideve motra. Ndarja ndodh kur prishen kohëzinat

që mbanin bashkë kromatidet. Kromatidet që filojnë të ndahen dhe të tërhiqen në polet e

kundërta të qelizës nga motorët molekularë (dineina) që rrëshqasin përgjatë mikrogypave.33

Dyfishimi i centromerit shënon fundin e metafazёs dhe fillimin e anafazës si pasojë ndodh

dyfishimi i plotë i kromozomeve, si rezultat i tkurrjeve të fijeve të boshtit tё ndarjes ndodh

migrimi ose lëvizja rastësore e kromozomeve në drejtim të poleve tё qelizёs prandaj quhet

anafazë.34

Telofaza - ( nga gr.telos = qëllimi, fund ) është faza përfundimtare, fillon prej momentit kur

kromozomet kanë arritur në pole të boshtit të ndarjes, dhe deri atëherë kanë qenë

maksimalisht në gjendje të shkurtuar ( d.m.th spiralizuar ). Në telofazë kromozomet fillojnë

përsëri të zgjaten në bazë të despiralizimit të kromozomeve të cilat që atëherë për së gjati

dyfishohen.35

31

https://rinstinkt.wordpress.com/2011/01/28/procesi-i-mitozes/ 32

Eshref Saraqini, Biologjia e pёrgjithёshme, Shkup, 1969, fq.62 33

Michael H. Ross, Wojciech Pawlina, Histologji,Shkup, 2014, fq.85 34

https://www.scribd.com/doc/83921212/Leksioni-Nr7-Ndarja-Qelizore-19-04-2011 35

Dr. Dragosllav Marinkoviq, Gjenetika, Prishtinё, fq.79

25

5.2. Mejoza

Ndarja e qelizave të embrionit ose germinative (mejoza, meiosis, ose ndarja reduktive)

zhvillohet parimisht në mënyrë të njëjtë si edhe ndarja mitotike e qelizave somatike. Qelizat

qё i nënshtrohen mejozёs janë përsëri qelizat trupore të organizmit. Nganjëherë qeliza

diploide me mejozë na formohen 4 qeliza haploide të cilat formojnë gametet ose qelizat

seksuale riprodhuese, si pasojë mejoza është ndarje qelizore qё merr pjesë nё riprodhimin e

organizmit.36

Fig.5. Mejoza

Arsyeja se gjatë mejozёs na formohen 4 qeliza haploide ka të bёjё me faktin se në përbërje të

saj ndodhin dy ndarje të njëpasnjëshme:

1. Ndarja e parë mejotike- reduktive

2. Ndarja e dytë mejotike- ekuacionale ( ёshtё ndarje identike me metafazën)

Ndarja e parë kalon nëpër këto faza:

1.Profaza

2.Metafaza

3. Anafaza

36

https://www.scribd.com/doc/83921212/Leksioni-Nr7-Ndarja-Qelizore-19-04-2011

26

4.Telofaza

1.Profaza – gjatë kësaj faze bërthama kalon nëpër disa nënfaza: 1) Leptonema, 2) Zigonema,

3) Pakinema, 4) Diplonema dhe 5) Diakineza.

Leptonema – Gjatë leptonemes nga kromatina krijohen kromozomet. Në këtë nënfazё

kromozomet janë nё formë të fijeve të holla prej nga edhe emrin e kane marrё lepto- e hollë,

nemos-fije.

Zigonema – Gjatë kësaj nënfaze kromozomet vendosen 2 nga 2 prej nga e kanë marre emrin

zigo- çift.

Pakinema – Në këtë nënfazë kromozomet shkurtohen dhe trashen, pastaj fillojnë tё takohen

në disa vende me ç’rast formohen urat apo kiazmet.

Diplonema – Gjatë kësaj nënfaze kromozomet homologe shkurtohen edhe më tutje fillojnë të

largohen njëri me tjetrin por prapë janë të lidhura njëri me tjetrin përmes kiazmeve. Në këtë

nënfazё kromozomet e kanë formën e X.

Diakineza – Në këtë nënfazё kromozomet homologe largohen njëri me tjetrin. Tash në këtë

nënfazё kromozomet homologe të cilat janë ndarë njëri me tjetrin kanë fituar kombinime të

reja. Me diakinezën përfundon profaza.

2.Metafaza – Gjatë metafazёs bërthama i pëson këto ndryshime: zhduket membrana

berthamore dhe fillon të formohet boshti akromatik dhe kromozomet vendosen në bosht

ekuatorial.

3. Anafaza – Gjatë anafazës kromozomet fillojnë të udhëtojnë kah polet. Në fund pas

anafazës ndodh telofaza me ç‘rast formohen 2 bërthama respektivisht 2 qeliza që njihen me

emrin si Diada ku kanë numër të përgjysmuar të kromozomeve. Me mejozё ndahen qelizat

seksuale (gametet), kokrrat e polenit si dhe sporet. Karakteristik e mejozës është se qelizat të

cilat krijohen me mejozёn kanë numër të përgjysmuar të kromozomeve krahas nga bërthama

apo qeliza mëmë prej së cilës janë krijuar. Mejoza dallon prej mitozës sepse zhvillohet nё

faza të caktuara të zhvillimit për dallim prej mitozës e cila ndodh gjatë gjithë jetës të qelizat

të cilat kanë aftësinë e ndarjes.37

37

https://www.scribd.com/doc/34537854/Kursi-Biologjis-2010

27

Fig.6. Ndarja e mejozes

4.Telofaza - kromozomet përqendrohen nё polin e qelizёs, zhduken centriolet dhe fijet e

boshtit te ndarjes, riformohet membrana bërthamore dhe në fund të saj kemi formimin e dy

bërthamave haploide të cilat përmbajnë nga një kromozom për çdo çift tё marr nё analizë,

kromozomet ndodhen në gjendje bivalente.38

5.3. Amitoza

Formë shumë e mirë, më e rrallë e ndarjes së qelizave trupore, e cila paraqitet posaçërisht tё

disa protozoa dhe të disa inde shumë të specializuara të organizmave shumëqelizor, shënohet

si ndarje direkte ose amitoza. Për dallim nga mitoza, gjatë ndarjes së tillë kromozomet nuk

janë të dukshme në bërthamë dhe nuk formohet boshti i ndarjes. Gjatë procesit të amitozës

bërthama ngushtohet në mes, ndërsa kur të këputët në qelizë formohen dy bërthama të reja.39

Është ndarje, esenca e se cilës qëndron në përgjysmimin e bërthamës e madje të citoplazmës,

pa kurrfarë ndyshimesh të dukshme në strukturën e bërthamës. Gjatë kësaj ndarje cipa

bërthamore nuk tretet, kromatini nuk formon kromozone. Amitoza është vërejtur në raste të

pakët edhe të bimët e larta, por si përfundim mund të thuhet se në qelizat në gjendje fizike të

mirë amitoza nuk ekziston.40

38

https://www.scribd.com/doc/83921212/Leksioni-Nr7-Ndarja-Qelizore-19-04-2011 39

Dr. Dragosllav Marinkoviq, Gjenetika, Prishtinё, fq.82 40

Sali Mbroja, Botanika, Tiranё, 1970, fq.78

28

PËRFUNDIMI

Proceset që ne zakonisht i lidhim me aktivitetin e përditshëm të një organizmi, si p.sh.

mbrojta, tretja, përthithja e metaboliteve, eliminimi i mbetjeve, lëvizja, riprodhimi, madje

edhe vdekja, të gjitha pasqyrim i proceseve të ngjashme ndodhin në secilën prej triliarda

qelizave që ndërtojnë trupin tonë.

Në një shkallë shumë të gjerë, qeliza të tipave të ndryshme përdorin mekanizma të ngjashme

për të sintetizuar proteina, transformuar energji dhe për të lëvizur lëndë të rëndësishme

brenda tyre; ato përdorin të njëjta lloje molekulash për realizimin e tkurrjes, si dhe dyfishimin

e materialit gjenetik në të njëjtën mënyrë.

Njohja e qelizës, e formave dhe e funksioneve të saj, paraqet bazën e gati të gjitha shkencave

biologjike, ngase proceset biologjike, të çfarëdo lloji qofshin ndodhin në qelizë ose përreth

saj.

Pra, qeliza është njësia bazë më e vogël morfologjike dhe funksionale e organizmave të botës

bimore dhe shtazore. Qeliza është e aftë të riprodhohet, të asimilojë, të rritet, të lëvizë, të

sintetizojë, dhe të reagojë ndaj stimulimeve.

Sipas mënyrës së organizimit njihen dy tipe qelizash: qelizat prokariote dhe qelizat ekuariote.

Të dy llojet e qelizave përngjajnë në pikëpamjen biokimike, por ndryshojnë nga pikëpamja

strukturore. Qelizat prokariota janë qeliza pa bërthamë, ndërsa qelizat ekuariota përfaqësojnë

nivelin më të lartë të organizimit qelizor. Këto karakterizohen nga ndarja e protoplazmës në

dy pjesë: bërhama në qendër dhe citoplazma në periferi. Qelizat ekuariote në brendi të

citoplazmës përmbajnë një numër të madh strukturash që quhen organele qelizore ose

organoide. Prania e organeleve të shumta është tipari kryesor i qelizave ekuariote.

Pavarësisht nga diferencimi që është shkaktari i ndryshimeve strukturore, të gjitha qelizat

kanë përbërje kimike dhe një plan ndërtimi të përbashkët.

Si përfundim të këtij punimi kemi arritur tё kuptojmë se qeliza është njësia më e vogël e

lëndës së gjallë, e cila mund të ekzistojë edhe në mënyrë të pavarur, që ka aftësi edhe të

shumohet.

29

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Njeriu dhe natyra Shkalla e kurrikulës: II Klasa: IV

Tema: Bota e gjallë

Rezultati i të nxënit të temës

- Hulumton ndërveprimin mes

organizmave të gjallë dhe mjedisit ku

jetojnë.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (tё synuara):

I.8, II.8, III.3, III.4

Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) :

1.2, 1.5, 2.2, 2.3

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njёsia mёsimore: Qeliza është pjesë themelore e organizmit

Fjalët kyçe: qeliza, membrana qelizore, muri qelizor, bërthama

Rezultati/et e të nxënit të orës mësimore:

1. Dallon pjesët kryesore të qelizës

2. Identifikon pjesët kryesore të qelizës bimore dhe shtazore

3. Shkruan njohuritë e mbajtura në mend

Kriteret e suksesit:

1. Dallo pjesët kryesore të qelizës

2. Identifiko pjesët kryesore të qelizës bimore dhe shtazore

3. Shkruaj njohuritë e mbajtura në mend

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:

Libri, mikroskopi, lapsi, shkumësi, fletorja etj.

Lidhja me lëndët e tjera mësimore : Gjuhë amtare (bashkëbisedon,diskuton) .

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË ME NXËNËS GJATË ORËS

MËSIMORE

FAZAT E STRUKTURËS

METODAT MËSIMORE

KOHËZGJATJA

EVOKIM Metoda e bashkёbisedimit 10ʹ

REALIZIM Metoda tekstuale 25ʹ

REFLEKTIM Metoda demostrative 10ʹ

30

Pjesa hyrëse : ( Pyetja e ditës ) 10ʹ

Në fazën e evokimit bëhet rikujtimi i njohurive paraprake të nxënësve rreth një teme të caktuar. Evokimi

është faza e diskutimit para dhënies së përmbajtjes. Në pjesën hyrëse mësuesi tregon :

Se cila është tema e mësimit.

Pyet nxënësit çfarë dinë rreth saj (mendimet radhiten në tabelë).

Kërkon të dijë nga nxënësit çfarë presin, çfarë dëshirojnë ose kanë nevojë të mësojnë rreth

saj (idetë radhiten në tabelë).

Në fillim kontrolloj detyrat e shtëpisë, më pas për të arritur deri të njësia mësimore u parashtroj pyetjen

nxënësve: Cila mendoni që është pjesa më e vogël e një gjallese?

Në pjesën hyrëse përdoret forma frontale, ku të gjithë nxënësit japin mendimet e tyre rreth pyetjes së

parashtruar. Pastaj të gjitha mendimet e nxënësve radhiten në tabelë.

Pas kësaj nxënësit njoftohen me njësinë e re.

Pjesa kryesore: ( Lexim dhe pyetje ) 25ʹ

Faza e realizimit të kuptimit është fazë kryesore në procesin e të nxënit, e cila ka për detyrë që nxënësin ta

mbajë të kyçur, të ruajë interesimin dhe ritmin që e ka vendosur gjatë evokimit. Pasi të përcaktohen njohuritë

nga ana e nxënësve për të cilat kanë qenë të sigurt apo të pasigurt, ata bëhen gati për realizimin e qëllimit.

Në këtë pjesë udhëzoj nxënësit që tʹi hapin librat faqe 66. Këtu përdoret forma individuale ku ndajmë tekstin

në paragrafe dhe pas leximit të çdo paragrafi nxënësit anash tekstit shkruajnë nga një pyetje ose dy. Në këtë

mëyrë me anё tё parashtrimit tё pyetjeve tё llojllojshme arrijnë të marrin përgjigje të shumta.

Gjithashtu pas përfundimit të leximit të tekstit kalojmë në pjesën praktike, ku secili nxënës përdorë

mikroskopin si mjet për të shikuar pjesët e qelizës duke marrë si shembull pjesët e qepës.

Pjesa përfundimtare: ( Shkrim i shpejtë ) 10ʹ

Faza e reflektimit është njëra nga fazat kryesore gjatë të cilës nxënësit përforcojnë të nxënit e ri dhe në

mënyrë aktive rindërtojnë skemën e tyre. Gjatë reflektimit arrihen këto qëllime:

Të shprehurit e nxënësve me fjalë vetanake për idetë dhe informacionet që i hasin gjatë reflektimit.

Arsyetimi do të jetë i qëndrueshëm kur informacioni është i vendosur brenda një strukture me

përmbajtje të kuptueshme.

Në pjesën përfundimtare përdoret forma individuale ku nxënësit në fletoret e tyre shkruajnë njohuritë që kanë

arritur tʹi mbajnë në mend për disa minuta dhe pas përfundimit disa nga nxënësit lexojnë shkrimet e bёra.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Detyrё shtёpie: Tё shkruajnё njё kllaster pёr qelizёn

31

LITERATURA

Doc.Dr.sc. Belegu Remzije dhe Doc.Dr.sc. Beqiraj Ruke, Histologji me embriologji,

Prishtinё, 2011

Ross.Michael H, Pawlina Wojciech, Histologji, Shkup, 2014

Saraçini Eshref, Biologjia e pёrgjithёshme, Shkup, 1969

Dr.Marinkoviq.Dragosllav, Gjenetika, Prishtinё

Mborja Sali, Botanika, Tiranё, 1970

Berisha.A, Gecaj.A, Plakolli.M, Pajazitaj.Q, Rugova.E, Zhushi.F, Gjimnazi i shkencave tё

natyrёs, Prishtinё

Mustafa Behxhet, Hoxha Esat, Dauti Esad, Rrustemi Ragip, Biologjia 6, Pejё, 2017

BURIME NGA INTERNETI

https://www.scribd.com/doc/83921212/Leksioni-Nr7-Ndarja-Qelizore-19-04-2011

https://www.scribd.com/doc/34537854/Kursi-Biologjis-2010

https://rinstinkt.wordpress.com/2011/01/28/procesi-i-mitozes/

https://www.scribd.com/document/373450474/27-09-2016-Biologj-shtaz

http://www.wikiwand.com/sq/Qeliza_prokariote

https://www.slideshare.net/denisacaushi1/kimiaqeliza-shtazore

https://www.slideshare.net/vilmaduro/yndyrat-dhe-sheqernat

https://agroweb.org/lajme/roli-jetik-i-kriperave-minerale-ne-organizem/

http://erisavitija.llampa.com/qeliza.html -qeliza

http://www.e-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/Biologija_II_ALB_PRINT_WEB.pdf