variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

66

Upload: ajsli

Post on 07-Jul-2015

400 views

Category:

Business


3 download

DESCRIPTION

Variablat qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

TRANSCRIPT

Page 1: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik
Page 2: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Profesioni kontabël është i rëndësishëm nëjetën e një vendi, ai jep kontribut nëzhvillimin ekonomik dhe në stabilitetinfinanciar, në funksionimin eficient tëtregjeve të kapitalit dhe të sektorit publik.

nxit dhe mbështet rritjen dhe zhvillimin e biznesit në përgjithësi dhe sidomos tëbiznesit të vogël e të mesëm

Sigurimi i një informacioni financiar cilësordhe të besueshëm në procesin e marrjes sëvendimeve është e një rëndësievendimtare në zhvillimin e ekonomik, social dhe financiar të një vendi.

Page 3: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Të gjithë jemi dëshmitarë të skandaleve tëndryshme të kontabilitetit të ndodhura gjatëdekadave të fundit.Asnjëri prej nesh nuk ka mbetur pa dëgjuar apo lexuar dicka lidhur me rastin e Enron&Arthur Andersen apo WorldCom në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Parmalatit nëItali,OneTel në Australi etj.

Si rezultat i këtyre skandaleve,rëndësia e etikës sëbiznesit është rritur dhe si pasojë është diskutuarqë profesionistët e biznesit nuk zotërojnë vlerat e duhura etike(Waddock,2005).

Për të përmirësuar sjelljen etike është jetësore qëtë kuptohen mirë komponentët që përfshihen nëprocesin e vendimarrjes etike dhe ndikimi që ka secili prej tyre në të dhe sipas Jackling(2007) edukimi në etikën e kontabilitetit ndihmon për tëkuruar kolapsin etik të profesionit.

Page 4: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Modelet e procesit të vendimarrjes etike

paraqesin disa variabla që kanë ndikim

në zgjedhjen etike dhe krijojnë një

themel për mënyrën e marrjes së

vendimeve etike brenda kompanisë.

Ky punim synon të analizoje ndikimin e

variablave të ndryshëm në procesin e

vendimarrjes etike te kontabilistëve të

drejtimit në një nga vendet në

zhvillim,Shqipëri.

Page 5: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të

përcaktoj variablat që ndikojnë procesin

e vendimarrjes etike të :

› kontabilistëve të drejtimit duke qenë se ato

ndërmarrin pjesën më të rëndësishmë të

vendimeve brenda kompanisë

› studentëvë të kontabilitetit,duke qenë se ato

priten të jenë elita e ardhshme e

kontabilistëve në vendin tonë

Page 6: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Identifikimi i cështjeve etike me të cilatpërballen kontabilistët e drejtimit në Shqipëri.

Përcaktimi i lidhjes midis variablave individual dhe procesit të vendimarrjes së kontabilistëvetë drejtimit dhe studentëve të kontabilitetit nëShqipëri.

Përcaktimi i lidhjes midis variablave organizativdhe procesit të vendimarrjes së kontabilistëvetë drejtimit në Shqipëri.

Përcaktimi i lidhjes midis dimensioneve tëintensitetit moral dhe procesit të vendimarrjessë kontabilistëve të drejtimit dhe studentëve tëkontabilitetit në Shqipëri

Page 7: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Duke qenë se procesi i vendimarrjes

etike sipas modelit të Rest(1986) është

një proces që kalon në katër etapa,të

cilat janë:

› njohja etike

› gjykimi etik

› qëllimi etik

› sjellja etike

Page 8: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

dhe duke qenë se në qendër të studimit do të jenë vetëm tre hapat etapat e para,pyetjet kërkimore të punimit lidhen pikërishtme ndikimin e secilit grup variablash nësecilën nga këto faza.

Pyetjet kërkimore që do të shoqërojnëpunimin janë si më poshtë:› Cilat janë cështjet etike me të cilat hasen

kontabilistët e drejtimit në Shqipëri?

› Cfarë ndikimi kanë variablat individual nësecilën etapë të procesit të vendimarrjes etike?

› Cfarë ndikimi kane variablat organizativ nësecilën fazë të procesit të vendimarrjes etike?

› Cfarë ndikimi kanë dimensionet e intensitetitmoral në secilën fazë të procesit të vendimarrjesetike?

Page 9: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Mendoj se punime të tilla janë tërëndësishme për të kuptuar më në thellësiprocesin e vendimarrjes dhe faktorët qëlidhen me të dhe e ndikojnë këtë proces.

Duke qenë se si rezultat kërkimeve të miatë deritanishme nuk kam hasur me asnjëpunim të mëparshëm të këtij lloji të bërë nëvendin tonë,mendoj se ky punim do të japënjë kontribut në fushen e kontabilitetitlidhur me faktorët që ndikojnë kontabilistëtnë procesin e vendimarrjes etike dhe do tëjapë evidence lidhur me cështjet etike me të cilat hasen cdo ditë kontabilistëtshqiptar.

Page 10: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Duke qenë se në fokus të këtij punimi

është analizimi i faktorëve qe ndikojnë

procesin e vendimarrjes etike për të

dhënë një përmbledhje të plotë të

literaturës në këtë fushë duhet:

› të ndalemi tek analizimi i procesit të

vendimarrjes duke diskutuar teoritë kryesore

në këtë fushë ,studimet e ndryshmë të bëra

mbi të dhe

› më pas të analizojme secilin grup të

faktorëve që e ndikojnë atë.

Page 11: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Kërkuesit mbështeten tek teoritëetike,qasjet filozofike dhe psikologjike për tëkuptuar procesin e vendimarrjes etike.

Dy qasjet më shpesh të përdorura nëfushën e etikës së biznesit janë:› qasja normative:bazohet në fushën e filozofisë së

moralit dhe teologjisë,ka të bëjë me atë cfarëështë e drejtë dhe e gabuar dhe cfarë duhet tëbëhet

› qasja përshkruese ose deskriptive:bazohetkryesisht në fushën e biznesit dhe tëpsikologjisë,ka të bëjë me atë se si individëtbëjnë vendimarrje etike aktualisht,cfarë hapashndërmarrin,cilat parime përdorin dhe cfarëvariablash të tjerë influencojnë vendimet e tyre

Page 12: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Modelet më të mirënjohura të vendimarrjes etike (p.sh Jones,1991; Rest,1986;Trevino,1986) janë të bazuara nëteori deskriptive dhe supozojne se procesi i vendimarrjesetike ndikohet nga një numër i madh variablashindividual, organizativ dhe nga karakteristikat e cështjeveetike

Që prej vitit 1980 pjesa më e madhe e studimeve dhe e modeleve mbi vendimmarrjen në fushën e biznesit janëbazuar fuqimisht mbi strukturën e Rest.

Kuadri teorik i hartuar nga Rest(1979,1986) është shkrimimë i rëndësishëm lidhur me procesin e vendimmarrjesbrenda organizatës.Ai propozon një process i cili kalon nëkatër etapa të cilat janë:› njohja etike-aftesia për të interpretuar nëse situate është

etike ose jo.

› gjykimi etik-aftesia për të vendosur se cila mënyrë veprimiështë e drejtë.

› qëllimi etik-aftësia për ti dhënë prioritet alternativaveetike kundrejt alternativave të tjera.

› sjellja etike-aftësia për të ndërmarrë sjellje etike.

Page 13: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Trevino(1986) ofroi një model bashkëvepruestë vendimarrjes etike,i cili ishte kryesisht indërtuar mbi teorinë e zhvillimit të moralitnjohës të Kohlberg(1969).

Në këtë model kompleks,ajo e përshkruanprocesin e vendimarrjes etike në tre faza, proces ky që sipas saj fillon me njohjen e cështjes etike vazhdon me përpunimin e njohjes,dhe përfundon me angazhimin në njëveprim konkret.

Ajo propozon që vendimarrja etike ështëprodukt i një ndërveprimi midis variablaveindividual dhe organizativ në lidhje me mënyrën individuale të të menduarit lidhur me dilemat etike.Përfshirja e këtyre variablave nëstrukturat teorike të vendimarrjes etikekonsiderohet si një nga zhvillimet më të mëdhanë fushën kërkimore të etikës së biznesit.

Page 14: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Më pas vjen rradha e modelit të Jones(1991) icili bazohet në modelin e Rest(1986).

Ai argumenton që shumica e modeleve tëvendimarrjes etike në kërkimet e etikës sëbiznesit janë ndërtuar mbi bazën e modelitkatër fazësh të Rest (1986).Megjithatë asnjëriprej këtyre modeleve nuk ka marrë nëkonsiderate karakteristikat e cështjeve tëmoralit në vetvete si një faktor të pavarur(Jones,1991).

Për këtë arsye Jones përfshiu vecoritë e cështjeve të moralit në vetvete në modelin e procesit të vendimarrjes.Ai argumenton qënjerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndajcështjeve etike në një mënyrë qe ështësistematikisht e lidhur me karakteristikat e cështjes në vetvete.

Page 15: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Hunt &Vitell(1986)hartuan një teori pozitive të etikës nëmarketing duke integruar në të filozofinë e moralit.

Ato argumentojnë që teoritë normative të filozofisësë moralit të tilla si teleologjia dhe deontologjia mundte përfshihen në teoritë e vendimarrjes etike.

Ato propozojnë që vendimarrja etike të fillojë me njohjen e dilemës etike në një situatë të dhënë.Mëpas mund të përdoren si vlerësimet deontologjikeashut edhe ato teleologjike për të gjykuar mënyrat e ndryshme të veprimit për të përfituar gjykime etike tëlidhura me to.

Edhe pse Hunt &Vitell shtuan etapën e vlerësimitteleologjik ,në të cilin vlerësohen pasojat e vendimitetik,ato nuk sugjerojnë një lidhje sistematike midis pasojave dhe komponentët e njëpasnjëshëm tëmodelit të qëllimit dhe sjelljes(Jones,1991)

Page 16: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Duke qenë se punimi ka për qëllim tëhetojë lidhjen që ekziston midis procesit tëvendimarrjes etike dhe variablaveindividual,organizativ dhe karakteristikavetë cështjeve etike përsa i përket 3 fazave tëpara të këtij procesi këto modele me nëkrye modelin e ndërtuar nga Rest (1986) do të përdoren në këtë studim në mëmyrë qëtë arrihet ky qëllim.

Studimet deskriptive në etikën e biznesitjanë ndërtuar mbi bazën e modeleveteorike që derivojnë nga modeli iRest(1986) mbi procesin e vendimarrjesetike.

Page 17: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Njohja etike është faza e parë e modelit tëndërtuar nga Rest (1986) dhe sipasstudiuesve të ndryshëm është faza mëkryesore dhe vendimtare e këtij procesiduke qenë se ajo ndihmon në fillimin e vendimmarrjes etike

procesi i vendimarrjes etike fillon nëmomentin kur një individ kupton se situataqë i paraqitet mbart një cështje etike osenjë parim etik duhet të aplikohet për të.

Ai argumenton që aftësia për të identifikuardhe vlerësuar cështjen etike në një situate është një kusht paraprak i nevojshëm përvendime etike të drejta.

Page 18: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Trevino(2006) ka bërë një shqyrtim të sjelljesetike në organizata dhe pohon se shumicae kërkuesve që kanë studiuar njohjen etikekanë përdorur dy qasje kryesore.

E para fokusohet në ndjeshmërinë etike tëindividit e cila ka të bëjë me aftësinë e individit për të evidentuar cështjet etike nënjë situatë të dhënë.

Qasja e dytë e konsideron individin vetëmsi një nga variablat e shumtë që mund tëformojnë njohjen etike.Një shembull i kësajqasje është modeli i Jones lidhur me intensitetin e moralit i cili fokusohet nëkarakteristikat e cështjes etike në vetvetemë tepër sesa në karakteristikat e individit

Page 19: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Sipas Jones (1991) njohja e cështjeve etike

përfshin dy komponentë që janë të

nevojshëm për të identifikuar cështjet etike:

› Individët duhet të jetë i vetëdijshëm që veprimi i

tij do të influencojë mirëqënien e të tjerëve dhe

› individi ka vullnet në këtë cështje.

Kërkimet empirike kanë sugjeruar dhe

demonstruar që njohja etike varet nga variablat

individual,organizativ dhe nga përmbajtja e

cështjeve etike por megjithatë studiuesit bëjnë

thirrje për kërkime të mëtejshme për të qartësuar

këto variabla që ndikojnë mbi njohjen etike

Page 20: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Sipas Trevino (1986) gjykimi etik është procesi i njohjesnë të cilin një individ përcakton cili kurs veprimi ështëmoralisht i drejtë ose i gabuar.

Të vendosurit midis asaj që është e drejtë dhe asajqë është e gabuar është elementi më vital në fazëne gjykimit etik pasi në rastet kur individi nuk bënzgjedhjen e duhur midis të drejtës dhe të gabuarësnë momentin e duhur atëherë gjykimi i tij individual nuk mund të shpjegohet si etik.

Në modelin e tyre të vendimarrjes Hunt dheVitell(1986) pretendojnë se vlerësimet deontologjikedhe teleologjike luajnë një rol kyc në bërjen e gjykimeve etike rreth një cështje të caktuar etike, gjëqë mund të influencojë qëllimin e individit për tu sjellënë një mënyrë të caktuar.

Page 21: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Kjo fazë e procesit të vendimmarrjes etikebazohet kryesisht në fazat njohëse tëzhvillimit moral (CMD) të zbuluara ngaKohlberg (1969,1981),në thelb të bazuaranë punën e mëparshme te Piaget (1932/1965).

Edhe pse kjo teori ka dominuar fushën e kërkimeve etike si në psikologji ashtu edhenë biznes,ajo nuk është pa kritika.Në njëpunim të tij Rest (1999) liston disa limitime tëkësaj teorie.› fokusohet vetëm në fazën e gjykimit etik si

përcaktuesi kryesor i sjelljes etike

› bazohet në filozofinë dhe kulturën perëndimoreduke mos marrë në konsideratë vendet e lindjes

› është ndërtuar duke u bazuar në kërkimetempirike të cilat kanë përdorur vetëmpjesëmarrës meshkuj

Page 22: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Modeli i Trevino (1986) lidh gjykimin etik

me sjelljen etike dhe sugjeron që faktorët

individual ndikojnë procesin e

vendimmarrjes në tërësi dhe jo vetëm

gjykimin nëse sjellja është e pranueshme

dhe etike apo jo.

Page 23: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Faza e tretë e procesit të vendimarrjes etike nëmodelin e Rest(1986) është qëllimi etik.

Nëse një individ ka bërë një gjykim etik,ai/ajoformulon një qëllim për tu sjellë në mënyrë etikebazuar në vlerësimin e zgjidhjes së drejtë kundrejtzgjidhjeve të tjera

Sipas Rest (1986) motivimi ose qëllimi etik është shkallae angazhimit për të ndjekur kursin moral tëveprimit,duke vënë vlerat morale mbi vlerat e tjera,dhe duke marrë përsipër përgjegjësitëpersonale për rezultatet morale

mangësitë në qëllimet etike mund të cojnë në sjelljejoetike

Në modelet më zakonshme të vendimarrjes etike(Hunt&Vitell,1986; Jones,1991;Rest,1986)që janëndërtuar,vendosja e qëllimeve etike është vitale

Page 24: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Lidhur me qëllimin etik dy janë teoritë më

të rëndësishme dhe më të mirënjohura

që e shpjegojnë atë:

› Teoria e Veprimit te Arsyetuar(TVA) nga

Ajzen dhe Fishbein(1980) dhe

› Teoria e Sjelljes se Planifikuar(TSP) nga

Ajzen(1985).

› janë plotësisht të fokusuara në fazën e tretë

dhe të katërt të modelit të vendimarrjes etike

të Rest,në qëllimin etik dhe në sjelljen etike.

› sigurojnë një kuadër të mjaftueshëm për të

zgjeruar të kuptuarin e variablave që lidhen

me qëllimet etike të individëve

Page 25: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Faza finale e procesit të vendimarrjes , ka tëbëjë me momentin kur një individ angazhohetnë një veprim të caktuar si rezultat i qëllimit tëtij.

disa kerkues argumentojnë se sjellja etike nukështë e thjeshtë për tu studiuar për shkak tënatyrës së saj te ndjeshme dhe vështirësive nëmatjen dhe observimin e saj pa paragjykim

studimi i kësaj faze kërkon shumë kohë dhe njëbuxhet të konsiderueshëm dhe për më tepërduke qenë se shumica e kërkimeve empirike tëmëparshme janë fokusuar vetëm në një ose dyfaza të procesit të vendimmarrjes etike,punimiim do të merret me tre fazat e para të këtijprocesi.Bazuar në ato që sipërpërmenda sjelljaetike nuk do të ekzaminohet në këtë punim.

Page 26: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Sipas një numri të madh studimesh të kryera ështëarritur në përfundimin se ekzistojnë më shumë se 40 variabla që ndikojnë mbi këtë proces:variablatindividual,variablat organizativ dhe variablat qëlidhen me cështjet etike

Përsa i përket variablave individual në konsideratëdo të merren mosha,gjinia,niveli iedukimit,eksperienca,dhe filozofia e moralit.

Në grupin e variablave organizativ kam përzgjedhurkodin e etikës,klimën etike madhësinë e kompanisëdhe llojin e industrisë.

Përsa i përket komponentëve të intensitetit të moralitdo të studiohen madhësia e pasojave,konsensusisocial dhe TEMPORAL IMMEDIACY.

Ka disa arsye pse unë kam zgjedhur të studioj vetëmkëto variabla nga gjithë ajo gamë e gjerë

Page 27: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Në literaturën e etikës së biznesit janë bërëshumë përmbledhje të studimeve të bëra

Në punimin tim do të merren nëkonsideratë vetëm rezultatet e katërpërmbledhjeve krahasuese lidhur me vendimarrjen etike të individëve nëliteraturën e etikës së biznesit.Këtopërmbledhje janë:› Ford&Richardson,1994; 62 studime të kryera nga

fillimi i vitit 1960 e deri më 1994

› Loe et al.,2000; 124 studime empirike të bëranga 1994 deri në 1996,

› O’Fallon&Butterfield,2005; 174 studime empiriketë publikuara nga 1997 deri në 2003

› Craft,2012; 84 studime empirike të publikuaranga viti 2004 deri në 2011.

Page 28: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Variabla të ndryshëm individual përfshirë

këtu karakteristikat demografike,tiparet e

personalitetit,besimet,vlerat dhe masat e

sjelljes ndaj tyre janë propozuar nga

literaturë e etikës së biznesit si faktorë të

cilët kanë ndikim në procesin e

vendimarrjes etike

Gjinia,filozofia personale e

moralit,kombësia,edukimi,kultura dhe

mosha kanë qenë variablat më të

studiuar të cilët mund të ndikojnë

procesin e vendimarrjes etike.

Page 29: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Variablat individual kanë qenë faktorët

më të studiuar në lidhje me vendimarrjen

etike dhe kjo vërtetohet nga fakti që

› në studimet e përmbledhura nga

Craft(2012)gjetjet në lidhje me variablat

individual përbëjnë 77% të totalit të gjetjeve

të të gjithë punimit(357 në total).

› në përmbledhjen e O’Fallon&Butterfield

(2005) gjetjet lidhur me variablat individual

përbëjnë 70% të totalit të gjetjeve të punimit,

› në përmbledhjen e Loe et al.(2000)dhe

Ford&Richardson(1994) gjetjet lidhur me

faktorët individual përbëjnë 58% të totalit të

gjetjeve.

Page 30: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

rezultatet në lidhje me ndikimin e pjesës

më të madhe të këtyre variablave në

procesin e vendimarrjes etike nuk janë

ende përfundimtare. Ndryshimet në

dizenjimin e studimeve dhe ndryshimet

midis secilës fazë të procesit të

vendimarrjes mund të jetë njëri nga

faktorët që i bëjnë këto rezultate jo

gjithmonë të sakta.

Page 31: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Gjinia është variabli individual më i studiuardhe më i raportuar ,në studimet empirike tëetikës së biznesit,nga i gjithë grupi ivariablave demografik.Edhe pse është bërënjë numër shumë i madh studimesh lidhurme ndikimin e gjinisë në procesin e vendimarrjes etike përfundimet e tyre janëtë ndryshme,shumica e ketyre studimevekanë zbuluar se femrat janë më etike sesameshkujt

Ndryshimet në gjini janë diskutuar mjaftedhe nga ana teorike.Qasje të ndryshmejanë teorizuar në literaturën e etikës për tëgjetur shpjegime racionale të këtyrendryshimeve.

Page 32: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Teoria e socializimit gjinor,themelet e së cilës u hodhën nga teoria e zhvillimit të moralit ngaKohlberg, propozon që meshkujt dhe femratsjellin grupe të ndryshme vlerash në vendin e punës.

Meqenëse meshkujt janë të dhënë pas arritjessë suksesit,ato kanë më shumë gjasa të thyejnërregullat dhe ligjet pra të përfshihet në sjelljejoetike.

Nga ana tjetër femrat janë më shumë tëshqetësuara për kryerjen mirë të detyrave tëtyre dhe në ruajtjen e harmonisë në vendin e punës kështu që ato kanë më pak gjasa tëthyejnë rregullat dhe ligjet dhe si rezulat ka mëpak të ngjarë të përfshihen në sjellje joetike .

Për këtë arsye meshkujt dhe femrat do tëreagojnë në mënyra të ndryshme kur atopërballen me një dilemë etike

Page 33: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

FAZAT DHE

PERMBLEDHJETNJOHJA GJYKIMI QELLIMI EDM TOTALI

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

CRAFT

2004-2011

3 3 8 8 9 5 1 1 21 17

O’Fallon&

Butterfield

1997-2003

1 2 13 20 2 2 - - 16 24

Loe et al.

1994-1996

- - - - - - 9 4 9 4

Ford &

Richardso

n

1960-1996

- - - - - - 7 7 7 7

Totali 4 5 21 28 11 7 17 12 53 52

Page 34: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Edhe pse ka rezultate jo shumë

konsistente lidhur me gjininë studimet e

mëparshme kanë arritur në përfundimin

se gjinia nuk ka ose ka pak ndikim në

procesin e vendimarrjes etike ose që

femrat në disa rrethana sillen në mënyrë

më etike sesa meshkujt.Me fjalë të tjera

me përjashtim të studimit të

Marques&Azevedo-Pereira në vitin

2008,nga të gjitha studimet e tjera del

qartë përfundimi se meshkujt nuk janë

më etik sesa femrat.

Page 35: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Lidhja e fuqishme midis moshës dhe procesit tëvendimarrjes është shqyrtuar nga shumë kërkues nëliteraturën e etikës së biznesit.Rezultate të ndryshmejanë arritur,disa dëshmojnë se ka një lidhje positive dhe të rëndësishme midis moshës dhe procesit tëvendimarrjes etike ndërsa të tjera nuk gjejnë lidhje tërëndësishme midis tyre.

Teoria e zhvillimit të moralit nga Kohlberg sugjeron njëndikim pozitiv të moshës në zhvillimin e moralit dheindividët zakonisht lëvizin nga shkallët e ulëta tëarsyetimit moral drejt shkallëve më të larta me rritjene moshës .

Kështu individët më të mëdhenj në moshë pritet tëushtrojnë sjellje dhe vlera etike më të larta sesaindividët e rinj në rastet kur përballen me situate etike.Cuditërisht kjo nuk është deri diku e vërtetë nëlitëraturën e etikës së biznesit.

Page 36: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

FAZAT DHE

PERMBLEDHJETNJOHJA GJYKIMI QELLIMI EDM TOTALI

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

F>M JO,PAKNDR.

CRAFT

2004-2011

1 2 3 6 4 3 1 - 9 11

O’Fallon&

Butterfield

1997-2003

1 1 6 4 - 1 - - 7 6

Loe et al.

1994-1996

- - - - - - 5 3 5 3

Ford &

Richardso

n

1960-1996

- - - - - - 3 5 3 5

Totali 2 3 9 10 4 4 9 8 24 25

Page 37: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Niveli i edukimit dhe vendimarrja etike janë studiuarmjaft në literaturën e etikës së biznesit.Në kërkimet e hershme disa studiues siDubinsky&Ingram(1984),Kidwell,Stevens & Bethke(1987) argumentojnë se nuk vërehet ndonjëndikim i nivelit të edukimit në vendimarrjen etike,ndërsa disa të tjerë siBriëning&Zabriskie(1983),Rest(1975) argumentojnë se midis këtyre dy variablave ekziston një lidhje e fortë.

Më parë është gjetur se zhvillimi moral i individit,i ciliteorikisht ka një lidhje mjaft të fortë me gjykiminetik,ndikohet pozitivisht nga niveli i edukimit tëindividit (Kohlberg,1981;Rest,1975).Për më tepër ështëargumentuar se gjatësia e edukimit formal është njënga faktorët kryesorë të gjykimit etik tëindividit(Kohlberg,1981).

Page 38: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

FAZAT DHE

PERMBLEDHJETNJOHJA GJYKIMI QELLIMI EDM TOTALI

LIDHJEE REND.

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

CRAFT

2004-2011

- 1 2 2 1 1 1 1 4 5

O’Fallon&

Butterfield

1997-2003

1 2 5 2 2 1 - - 8 5

Loe et al.

1994-1996

- - - - - - - 1 - 1

Ford &

Richardso

n

1960-1996

- - - - - - 3 3 3 3

Totali 1 3 7 4 3 2 4 5 15 14

Page 39: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Megjithëse kërkuesit argumentojnë se

niveli i edukimit luan një rol të

rëndësishëm në procesin e vendimarrjes

etike,për fat të keq kërkimet e

deritanishme vazhdojnë të prezantojnë

rezultate të ndryshme.Gjithsesi mund të

konkludohet që kërkimet e deritanishme

nuk kanë paraqitur asnjë lidhje negative

midis nivelit të edukimit dhe fazave të

procesit të vendimarrjes dhe ndoshta

mostrat e studentëve mund të jenë

arsyeja e rezultateve të tilla.

Page 40: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Ka pasur disa kërkime në literaturën e etikës sëbiznesit në lidhje me ndikimin e viteve të eksperiencëssë individëve në vendimarrjen etike të tyre. Disa tëtjerë mendojnë se kërkimet në lidhje me ndikimin e gjatësisë së eksperiencës në vendimarrjen etike janëende të limituara.

Teoria e Kohlberg ofron një strukturë e cila supozonnjë lidhje midis viteve të eksperiencës dhe zhvillimit tëmoralit(Trevino,1986).Trevino në studimin e saj të vitit1986 pretendon që kjo marrëdhënie siguron mundësipër marrjen e përgjegjësisë për të zgjidhur cështjetetike brenda vendit të punës.Glover et al.(2002) argumenton që eksperienca më e madhe mund tëshoqërohet me njohje më të mirë të asaj që është e pranueshme nga ana etike.Dawson(1997) gjithashtupropozon që standartet etike ndryshojnë me kalimine viteve pra me rritjen e eksperiencës

Page 41: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Si përfundim nga të gjitha këto që

përmendëm del qartë lidhja positive

midis viteve të eksperiencës dhe

vendimarrjes etike gjë që është suportuar

vazhdimisht nga pjesa më e madhe e

studimeve të bëra në fushën e etikës së

biznesit,duke mbështetur vazhdimisht

teorinë e zhvillimit të moralit të Kohlberg

Page 42: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Filozofia personale e moralit është njëvariabël tjetër individual që është studiuarfuqimisht në literaturën e etikës së biznesit. Filozofia personale e moralit,në kornizat e vendosura teorike të literaturës së etikës sëbiznesit, përshkruhet si një nga faktorët mëjetësor që ndikon procesin e vendimarrjesetike.Ferrell dhe Gresham(1985) pohon qëështë e pamundur të zhvillohet një strukturëe vendimarrjes etike pa vlerësuar standartetetike normative që derivojnë nga filozofia e moralit. Psikologët social gjithashtu kanëmarrë në konsideratë filozofitë e moralit sinjë variabël i rëndësishëm që ndikonvendimet etike të individëve.

Page 43: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Kategoria më e zakonshme e filozofive tëmoralit që është studiuar në fushën e etikëssë biznesit është modeli dydimensional ifilozofisë personale të moralit i ndërtuar ngaSchlemker dhe Forsyth në vitin1977,idealizmi dhe relativizmi.

Schlenker dhe Forsyth pohojnë që vendimetetike të individëve mund të shpjegohenduke marrë në konsideratë këto dydimensione

Forsyth(1980,1992) zhvilloi një instrument, Pyetësorin e Pozicionit të Etikës,për të maturdimensionet e filozofisë personale tëmoralit-idealizmin dhe relativizmin.Studimetë shumta të cilat janë bërë për të analizuarfilozofotë etike të individëve janë bazuar nëmodelin e Forsyth

Page 44: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Duke përdorur instrumentin e ndërtuar

nga Forsyth studiuesit kanë analizuar

ndikimin e filozofisë morale të individit në

fazat e procesit të vendimarrjes dhe

konkretisht njohjen etike ,gjykimin etik,

qëllimin etik dhe sjelljen etike.

Kërkuesit kanë demonstruar se filozofia

personale e moralit (idealizmi dhe

relativizmi) është shumë e rëndësishme

në vlerësimin e ndryshimeve morale midis

individëve dhe ndikon fort besimin etik

dhe perceptimet mbi drejtësinë dhe

gabueshmërinë e veprimit në fjalë.

Page 45: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

1960-1994:nuk raportohet asnjë studim qëlidhet me ndikimin e idealizmit dhe relativizmitnë fazat e procesit të vendimarrjes.

1994-1996: 1 studim që lidhet me këtodimensione i cili zbulon që filozofitë personaletë moralit kanë një marrëdhënie tërëndësishme me gjykimet etike tëpjesëmarrësve dhe në qëllimin e tyre. 14 studime të tjera që lidhen me filozofinëpersonale të moralit dhe procesin e vendimarrjes te cilat i kategorizojnë filozofitëpersonale të moralit ndryshe nga Forsyth dhepërdorin lloje te tjera instrumentash .Këtostudime tregojnë rezultate të rëndësishmepërsa i përket lidhjes së filozofive personale tëmoralit me vendimarrjen etike.

Page 46: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

1996-2003:raportohen 31gjetje lidhur me filozofitë personale të moralitdhe fazave të procesit të vendimarrjes.Nga këto 18 studime përdorinPyetësorin e Pozicionit të Etikës për të analizuar si idealizmin ashtu edherelativizmin,ndërsa pjesa tjetër përdorin lloje të tjera instrumentash siShkalla Multidimensionale e Etikës.

Vihet re që PPE është përdorur më tepër në studimet e etikës së biznesitpër të analizuar filozofitë personale të moralit në krahasim me instrumentat e tjerë.Sipas dy studimeve ështe gjetur që relativizmi lidhetnegativisht me njohjen etike.

Studimet që marrin në shqytim fazën e gjykimit etik janë 20 në total,13 prej të cilave përdorin PPE dhe kanë arritur në përfundimin se ka njëlidhje të rëndësishme midis këtyre dy variablave.

Ndërsa përsa i përket idealizmit është gjetur se ai e ndikon pozitivishtfazën e gjykimit etik në 4 studime ndërsa relativizmi ka një ndikim negativnë fazën e gjykimit etik në 5 studime.

Njohja etike ekzaminohet në 9 studime 5 prej të cilave përdorin PPE përtë analizuar ndikimin e filozofive personale të moralit.3 prej këtyrestudimeve nuk paraqesin të dhëna të rëndësishme përsa i përketndikimit të filozofive personale të moralit në fazën e qëllimit etik ndërsapjesa tjetër nuk raportojnë ndonjë ndikim të rëndësishëm.

O’Fallon & Butterfield konkludojnë se idealizmi ndikon pozitivisht fazat e vendimarrjes etike ndërsa relativizmi është zakonisht me ndikim negative në fazat e procesit të vendimarrjes etike.Për më tepër ato pohojnë se individët idealist tentojnë të jenë më etik sesa individët relativistë.

Page 47: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

2004-2011: 14 studime dhe në total prej tyre janë marrë 32 gjetje prej tëcilave 4 lidhen me fazën e njohjes etike,15 lidhen më fazën e gjykimitetik,11 në fazën e qëllimit dhe vetëm 2 në fazën e sjelljes etike.

Nga 14 studime në total vetëm 5 prej tyre i kategorizojnë filozofitë e moralit sipas modelit të prezantuar nga Forsyth.

Sipas Valentine & Bateman (2011) në lidhje me fazën e njohjes etikeështë arritur në përfundimin se individët me aspirata për karrierën e tyrenë biznes ka më shumë të ngjarë të njohin një cështje etike në kontekstine shitjeve kur ato përdorin një ideologji etike idealiste.

Sipas Chan&Leung (2006) u gjet se orientimi etik i studentëve tëkontabilitetit,në termat e nivelit të tyre të idealizmit dhe relativizmit,duketsikur nuk lidhet shumë me aftësinë e tyre për të njohur cështjet etike nëkontekstin profesional.Gjithsesi ato kanë arritur në përfundimin se idealizmi nuk ndikon fuqimisht në ndjeshmërinë etike pra nuk ka ndonjëndikim të rëndësishëm në fazën e njohjes etike.

Sipas Callanan et al.(2010) në fazën e gjykimit etik ekziston një lidhjemidis relativizmit etik dhe zgjedhjeve etike.Individët me një orientim mëtë lartë relativist kanë më shumë shanse të bëjnë zgjedhje joetike sesaindividët me një shkallë më të ulët relativizmi,ndërsa individët më shumëidealist janë më të prirur të bëjnë zgjedhje etike krahasuar me individëtmë pak idealist.

Sipas Greenfeld(2008) në fazën e gjykimit etik ekziston një lidhje e rëndësishme midis orientimit etik të individit dhe vendimarrjes së tij.

Page 48: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Sipas Marques &Azevedo-Pereira (2009) nëfazën e gjykimit etik› nuk vërehet ndonjë ndryshim midis kontabilistëve

meshkuj dhe kontabilistëve femra në termat e idealizmit apo relativizmit,

› niveli i edukimit të anketuarve nuk lidhet as me idealizmin dhe as me relativizmin,

› ndikimi i moshës në të qënit idealist nuk është irëndësishëm,

› pjesëmarrësit më të vjetër në moshë janë dukshëmmë relativist sesa ato më të rinj,

› kontabilistët e rinj besojnë më shumë në parimetmorale universale gjatë bërjes së gjykimeve etikesesa ato të rinj,

› relativizmi ka një efekt më të madh mbi gjykimin etiksesa idealizmi,

› kontabilistët me ideologji të ndryshme etike nukndryshojnë në termat e gjykimit etik,

› ideologjitë etike nuk ndryshojnë midis tyre në termate gjykimit etik.

Page 49: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Pra në përfundim mund të themi se

kërkimet në lidhje me rolin e filozofive

personale të moralit dhe procesit të

vendimarrjes etike vazhdojnë të

prodhojnë evidenca pozitive në lidhje

me ndikimin e idealizmit në fazat e

procesit të vendimarrjes dhe evidenca

negative në lidhje me ndikimin e

relativizmit në fazat e këtij procesi.

Page 50: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Literatura e etikës së biznesit ka analizuar vazhdimishtndikimin e faktorëve organizativ në procesin e vendimarrjes etike .

Kërkuesit mbështesin faktin se variablat organizative kanëndikim në vendimarrjen e punonjësve lidhur me cështjetetike.

Faktorët organizativ kanë të bëjnë me të gjithë faktorët qëlidhen me vendimarrësin si individ ose me alternativat e vendimit.

Variablat organizative përkufizohen si karakteristikat e sfondit të vendimit të cilat duhet të ndikojnë procesin e vendimarrjes etike dhe rezultatet e marra prej tij.Këtofaktorë përfshijnë për shembull kodin e etikës,klimënetike,madhësinë e organizatës,manaxhimin e lartë,strukturën organizative,kulturën e organizatës dheshpërblimet dhe sanksionet.

Trevino(1986) arriti në përfundimin se disa variablaorganizativ shpeshherë krijojnë pengesa ndaj vendimeveetike të individëve.Një pjesë e konsiderueshme e literaturës është fokusuar në efektshmërinë e faktorëve nëprocesin e vendimarrjes etike .

Page 51: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Kodi i etikës konsiderohet të jetë një nga mjetet tëpërdorura më gjërësisht nga organizatat në përpjekjepër të drejtuar zgjedhjet e e punonjësve të tyre.Aitrajton disa cështje të përbashkëta etike me të cilatmund të përballen pjesëtarët e organizatës nëvendin e tyre të punës.

Stevens (1994,p.64) e përkufizon kodin e etikës si njëdokument të shkruar nëpërmjet të cilit korporatatshpresojnë të modelojnë sjelljet e punonjësve të tyredhe të prodhojnë ndryshime nëpërmjet bërjes sëdeklaratave të qarta rreth sjelljeve të dëshiruara.

Përmbajtja e kodit të etikës është e ndryshme dhendryshon në varësi të organizatës.Gjithsesi disacështje etike mund të gjenden përgjithësisht në kodete etikës së cdo organizate.Hulumtimet tregojnë qëzakonisht përmbajtja e kodit të etikës përfshin trekategori etike të cilat janë cështjet që lidhen me punonjësit,cështjet që lidhen me organizatën dhecështjet që lidhen me shoqërinë në tërësi

Page 52: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

FAZAT DHE

PERMBLEDHJETNJOHJA GJYKIMI QELLIMI EDM TOTALI

LIDHJEE REND.

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

CRAFT

2004-2011

- - 1 1 1 1 - - 2 2

O’Fallon&

Butterfield

1997-2003

1 - 2 3 1 1 - - 4 4

Loe et al.

1994-1996

- - - - - - 10 4 10 4

Ford &

Richardso

n

1960-1996

- - - - - - 6 3 6 3

Totali 1 - 3 4 2 2 16 7 22 13

Page 53: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Sikurse vihet re numri i studimeve që

lidhen me marrëdhënien midis tre fazave

të para te vendimarrjes etike dhe

ekzistencës së kodit të etikës ka qenë në

rënie.

Si përfundim mund të themi se në

gamën e këtyre studimeve vihet re se

është arritur në rezulate të ndryshme por

duhet theksuar se pjesa më e madhe e

tyre përkrahin idenë se ekzistenca e

kodit të etikës lidhet pozitivisht me

vendimarrjen etike.

Page 54: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Klima etike është një nga variablat organizativ më tërëndësishëm i cili duket se ka një ndikim tërëndësishëm në vendimet etike të punonjësve nëvendin e tyre të punës.

Victor dhe Cullen(1988,p.101) e përkufizon klimënetike si “perceptimet kryesore të praktikave dheprocedurave tipike të organizatës të cilat kanëpërmbajtje etike”.

Ato argumentojnë se klima etike në mjedisin e punësështë burimi kryesor për informimin e punonjësve mbiveprimet e drejta ose etike në organizatë.

Martin dhe Cullen(2006) shtojnë se klima etike mundtë kuptohet si tërësia e procedurave,politikave,dhepraktikave të përbashkëta ,si formale ashtu edheinformale,brenda organizatës.

Page 55: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Victor dhe Cullen(1988) teorizojnë që klimaetike brenda organizatës ndryshon në dydimensione;tre klasave të teorisë etike dhetre niveleve të grupeve të referencës.Ngakombinimi i këtyre dy dimensioneverezultojnë nëntë lloje të klimës etike.

Në studimin tim mendoj të hetoj apo tëanalizoj katër lloje të klimës etike brendaorganizatës dhe konkretisht interesin e organizatës,përgjegjësinësociale,moralitetin personal,ligjet dhe kodinprofessional.Arsyeja e zgjedhjes së këtyrekatër dimensioneve është së pari fakti qëkëto lloje kanë qenë më të studiuarat nëstudimet e mëparshme empirike dhe nisurnga kjo mendoj se do të gjenden edhe nëkompanitë Shqiptare.

Page 56: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Madhësia dhe lloji i organizatës janë një faktor tjetër qëlidhet me karakteristikat e organizatës që mund tëndikojnë vendimarrjen etike të punonjësve.Disa studiueskanë vërtetuar se madhësia e organizatës ka një ndikimnë vendimarrjen etike të individëve brenda organizatës.

Clarke et al. në vitin 1996 :organizatat e mëdha mund tëkenë përfitime nga mekanizmat suportues të cilët nuk janëtë disponueshëm në organizatat e vogla në ato raste kurbëhen vendimet etike.

V itell dhe Festervand në vitin 1987 :organizatat e mëdhamund jenë nën presionin për tu përfshirë në sjellje joetikenë mënyrë që të konkurrojnë me organizatat e mëdha.

Lloji i industrisë sugjerohet se ka një ndikim në sjelljen etiketë individëve .Individët të cilët punojnë në një vend kuprodhohen produkte të dëmshme,për shembull drogëmund të jenë më të ndjeshëm në njohjen e cështjeveetike sesa inividët të cilët punojnë për kompani qëprodhojnë produkte të sigurta si për shembull mobiljet.

Page 57: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Nga ana tjetër kërkimet kanë dëshmuar krejt tëkundërtën.

1960-1994: 3 studime që analizojnë marrëdhënienmidis llojit të organizatës dhe vendimarrjes etike.Këtostudime kanë arritur në përfundimin se madhësia e organizatës ndikon negativisht vendimarrjen etike tëindividëve në tre studime. Ndërsa në lidhje me llojin e industrisë,tre studime nuk zbulojnë ndonjë ndryshimmidis pjesëmarrësve nga organizata të ndryshme nëtermat e vendimeve të tyre etike.

Ford dhe Richardson konkludojnë se ka njëmarrëdhënie midis madhësisë së organizatës dhevendimeve etike të individëve që punojnë në to,pranë rastin kur madhësia e organizatës rritet,ulet sjelljaetike e individëve.

1994-1996:nuk raportohet asnjë studim në lidhje me këtë cështje.

Page 58: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

1997-2003: 5 studime që lidhen me madhësinëe organizatës dhe 8 studime që lidhen me llojine industrisë.Në 5studime është arritur nëpërfundimin se madhësia e organizatës nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm në vendimarrjenetike.Asnjëri prej këtyre studimeve nuk ka marrënë konsideratë njohjen etike

Faza e gjykimit etik është marrë në konsideratënga 3 studime

Faza e qëllimit etik është marrë në konsideratënga 2 studime.Persa i përket lidhjes midis llojit tëindustrisë dhe procesit të vendimarrjes etike tëindividëve,gjykimi etik ka një lidhje tërëndësishme me llojin e industrisë rezultat ky iarritur në pesë studime një studim nuk zbulonndonjë lidhje të rëndësishme në lidhje me ndikimin e llojit të industrisë në fazën e gjykimitetik.

Page 59: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

2004-2011:3 studime në lidhje me efektin e madhësisë së organizatës në vendimarrjenetike.Të gjitha këto studime pohojnë se qëllimietik ndikohet në një masë të konsiderueshmedhe pozitivisht nga madhësia e organizatësndërsa gjykimi etik merret në konsideratë vetëmnga një studim i cili zbulon një lidhje pozitivevetëm në një nga katër skenarët e pyetësorit.

Përsa përket llojit të industrisë janë bërë vetëmdy studime dhe në to janë gjendur ndryshime tërëndësishme midis vendimeve etike të individëvetë cilët punojnë në industri të ndryshme.

Si përfundim mund të themi se literatura e etikëssë biznesit vazhdon të prodhojë rezultate tëndryshme lidhur me ndikimin e madhësisë sëorganizatës dhe llojit të industrisë nëvendimarrjen etike.

Page 60: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Përpara viteve 1991,kërkimet e etikës sëbiznesit janë fokusuar më tepër nëvariablat individual dhe organizativ qëndikojnë procesin e vendimarrjes etike

Sipas Jones ,duke qenë se këto modelenuk marrin në konsideratë ndyshimetmidis cështjeve dhe dilemave etike,këtomodele trajtojnë në të njëjtën mënyrë sicështjen e keqpërdorimit të disa ngapaisjeve të organizatës ashtu edhecëshjten e hedhjes në treg tëprodukteve të rrezikshme

Page 61: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Jones (1991) përdori modelin me katërfaza të vendimarrjes etike të Rest(1986) për të ndërtuar skeletin e ri,të cilin e quajti intensiteti i moralit.

Sipas Jones intensiteti i moralit është njëkonstrukt që merret me shtrirjen e moralittë cështjes në një situatë.Ai pohon se themelet e konstruktit të intensitetit tëmoralit gjenden në teorinë e filozofisë sëmoralit.Intensiteti i moralit konceptohet sinjë konstrukt që ka disa dimensione dhelidhet me cështjen etike në vetvete,porjo me artributet e individit apo të situatësnë të cilën ai ose ajo gjenden .

Page 62: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Sipas Jones(1991),konstrukti i intensitetit të moralitlidhet vecanërisht me karakteristikat ë cështjes etikenë vetvete dhe konsiston në gjashtë komponentë :› madhësia e pasojave të një cështjeje joetike që ka të bëjë

me dëmin apo përfitimin e viktimave apo përfituesve nënjë akt moral,

› konsensusi social që ka të bëjë me shkallën e pranueshmërisë sociale të një akti të dhënë të mirë apo tëkeq,

› mundësia e efektit që ka të bëjë me mundësinë që njëveprim i caktuar mund me të vërtetë të ndodhë dhemundësinë e potencialit të tij për të shkaktuar dëm ose tëmirë,

› përkohshmëria e rëndësisë së menjëhershme ka të bëjëme gjatësinë e kohës midis të tashmes dhe fillimit tëpasojave të një veprimi moral në veprim,

› afërsia që ka të bëjë me ndjenjën e afrisë që agjentëtmoral kanë për viktima,

› përqëndrimi i efektit që ka të bëjë me një funksion inverstë numrit të njerëzvë të ndikuar nga një veprim me magnitudë të dhënë.

Page 63: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Ky studim ka në fokus vetëm tre nga gjashtëdimensionet e intensitetit moral,pra madhësinë e pasojave,konsensusin social dhe përkohshmërinë e rëndësisë së menjëhershme.

Madhësia e pasojave dhe konsensusi social janëstudiuar nga disa studime empirike në fusha tëndryshme si marketingu,manaxhimi dhe auditimivecanërisht në vendet perëndimore.

Studimi im do të sjellë evidence të reja lidhur me ndikimin e këtyre komponentëve në një nga vendetnë zhvillim sic është Shqipëria.

Për më tepër,hulumtimet në lidhje me përkohshmërinë e rëndësisë së menjëhershme nëvendimarrjen e procesit të vendimarrjes etike kanëqenë shumë të limituara dhe kërkuesit kanë bërëvazhdimisht thirrje për më tepër hulumtime në lidhjeme këtë dimension dhe kjo është edhe arsyeja pseunë po e marr në konsideratë në studimin tim.

Page 64: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

FAZAT DHE

PERMBLEDHJETNJOHJA GJYKIMI QELLIMI EDM TOTALI

LIDHJEE REND.

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

LIDHJEE REND

JO LIDHJE REND

CRAFT

2004-2011

5 - 8 - 8 - - - 21 -

O’Fallon&

Butterfield

1997-2003

4 2 14 - 8 - - - 26 2

Loe et al.

1994-1996

- - - - - - 2 - 2 3

Totali 9 2 22 - 16 - 2 - 49 2

Page 65: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

Përgjithësisht ,pjesa më e madhe e

studimeve kanë arritur në rezultate të

rëndësishme dhe positive përsa I përket

marrëdhënies midis komponentëve të

intensitetit moral dhe procesit të

vendimarrjes.Madhësia e pasojave dhe

konsensusi social kanë qenë

dimensioned më të kërkuara në studimet

e mëparshme dhe është gjetur se kanë

një marrëdhënie positive me të tre fazat

e vendimarrjes etike.

Page 66: Variablat  qe ndikojne procesin e vendimarrjes etik

FALEMINDERIT!