vendimet ne pa - agur_sokoli

22
1. Llojet e akteve administrative në procedurën administrative Në procedurën administrative nxirren dy lloje aktesh administrative: a. vendime (aktvendime) dhe b. përfundime (konkluzione) a. Vendimi (aktvendimi) është akt administrativ me të cilin organi kompetent vendos mbi çështjen administrative e cila paraqet objekt të procedurës administrative. Vendimi është rezultat i aplikimit të dispozitave juridike materiale në rastin konkret,në gjendjen e vërtetuar faktike. Me vendim vendoset mbi ndonjë të drejtë, detyrim ose interes juridik të subjektit të caktuar juridik. b. Përfundimi - është akt administrativ me të cilin vendoset mbi çështjet që i përkasin procedurës ose paraqiten si sekondare lidhur me zhvillimin e procedurës, e të cilat nuk vendosen me vendim (aktvendim). 2. Nxjerrja e vendimit në procedurën administrative * Nxjerrja e vendimit (aktvendimit) është faza më e rën- dësishme e procedurës administrative. Procedura adminis- * Në legjislacionin pozitiv dhe në praktikën administrative në Kosovë përdoret termi akt- vendim, ndërkaq në literaturën juridike përdoret termi vendim. Në Shqipëri në literatu- rën juridike përdoret termi “vendim administrativ”, si për aktvendim ashtu edhe për përfundim (konkluzion), ndërkaq në legjislacionin pozitiv përdoret termi akt adminis- trativ. Në vështrim të Kodit të procedurave administrative të Shqipërisë, konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike të cilat krijoj- në efekte juridike në raste individuale (neni 105). Dr. Agur Sokoli Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

Upload: amir-kasami

Post on 24-Apr-2015

139 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

1. Llojet e akteve administrative në procedurën administrative

Në procedurën administrative nxirren dy lloje aktesh

administrative: a. vendime (aktvendime) dhe b. përfundime (konkluzione) a. Vendimi (aktvendimi) është akt administrativ me të

cilin organi kompetent vendos mbi çështjen administrative e cila paraqet objekt të procedurës administrative. Vendimi është rezultat i aplikimit të dispozitave juridike materiale në rastin konkret,në gjendjen e vërtetuar faktike. Me vendim vendoset mbi ndonjë të drejtë, detyrim ose interes juridik të subjektit të caktuar juridik.

b. Përfundimi - është akt administrativ me të cilin vendoset mbi çështjet që i përkasin procedurës ose paraqiten si sekondare lidhur me zhvillimin e procedurës, e të cilat nuk vendosen me vendim (aktvendim).

2. Nxjerrja e vendimit në procedurën administrative*

Nxjerrja e vendimit (aktvendimit) është faza më e rën-

dësishme e procedurës administrative. Procedura adminis-

* Në legjislacionin pozitiv dhe në praktikën administrative në Kosovë përdoret termi akt-vendim, ndërkaq në literaturën juridike përdoret termi vendim. Në Shqipëri në literatu-rën juridike përdoret termi “vendim administrativ”, si për aktvendim ashtu edhe për përfundim (konkluzion), ndërkaq në legjislacionin pozitiv përdoret termi akt adminis-trativ. Në vështrim të Kodit të procedurave administrative të Shqipërisë, konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike të cilat krijoj-në efekte juridike në raste individuale (neni 105).

Dr. A

gu

r So

koli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

Page 2: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

218

trative përbëhet nga një sërë veprimesh që ndërmerren për vendosjen përfundimtare të çështjes administrative. Pra të gjitha veprimet procedu-rale që i paraprijnë nxjerrjes së vendimit ndërmerren (kryhen) me qëllim që të nxirret vendimi me të cilin do të vendoset çështja administrative që është objekt i procedurës.

Vendimin në procedurën administrative mbi çështjen konkrete administrative e cila është objekt i procedurës e nxjerr organi kompetent për vendosje, në bazë të fakteve të vërtetuara në procedurën provuese (procedurën e shqyrtimit).

Nxjerrja e vendimit është qëllimi themelor i procedurës dhe “kurorë” e saj. Procedura administrative hapet kryesisht ose me kërkesën e palës dhe zhvillohet që të vërtetohen faktet dhe rrethanat juridike relevante për nxjerrjen e vendimit të drejtë dhe të ligjshëm.

Vendimi duhet të ketë mbështetje në normën e përgjithshme dhe nga ajo të nxjerrë fuqinë e vet juridike. Fjala është për ligjshmërinë materiale të aktit - pajtueshmërinë e vendimit me normën juridike materiale e cila cakton përmbajtjen e tij.1 Vendimi duhet të jetë i ligjshëm edhe nga pikë-pamja e dispozitave mbi kompetencën,nga pikëpamja e formës, nga pikë-pamja e zbatimit të rregullt të procedurës në të cilën në mënyrë të plotë dhe të drejtë është vërtetuar gjendja faktike.

Prandaj, nxjerrjes së vendimit i paraprinë procedura provuese për vërtetimin e fakteve dhe rrethanave që kanë rëndësi për nxjerrjen e vendi-mit të drejtë dhe të ligjshëm.

Prandaj organi që zhvillon procedurën i qaset nxjerrjes së vendimit pasi të jetë bërë shqyrtimi (hetimi) i çështjes dhe pasi të jetë bërë vërtetimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante për nxjerrjen e vendimit të drejtë dhe të ligjshëm dhe pasi që palëve t’ju jetë bërë e mundshme që të realizojnë dhe mbrojnë të drejtat dhe interesat e veta juridike. Vendimi duhet të rezultojë si rezultat i aplikimit të drejtpërdrejtë të dispozitës për-katëse ligjore në rastin konkret,në gjendjen faktike të vërtetuar në proce-durën e shqyrtimit (hetimore) d.m.th. formulohet norma individuale për sjelljen e palës (subjektit juridik) në situatën konkrete. Karakteristikat e vendimit administrativ janë: konkretësia, autoritetësia dhe efekti juridik.

Vendimet në procedurën administrative i nxjerrin autoritativisht organet e administratës publike për vendosjen e çështjeve konkrete admi-nistrative-mbi të drejtat,detyrimet ose interesat juridike të subjekteve të caktuara juridike.

Me vendim vërtetohet nëse subjektit të caktuar juridik në rastin e caktuar i takon ndonjë e drejtë (dhe në cilin volum), përkatësisht nëse i

1 Shih, Prirućnik zapolaganje pravosudnog ispita, Beograd, 1984, fq. 541.

Page 3: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

219

pason detyrimi i parashikuar (dhe në ç’madhësi). Kjo çmohet sipas dis-pozitave të cilat vlejnë në kohën e nxjerrjes së vendimit.2

Pra vendimi paraqet aktin administrativ me të cilin vendoset çështja administrative dhe me të cilin krijohen pasoja juridike për persona të cak-tuar në raste individuale, do të thotë vendimi u përket personave saktë-sisht të caktuar, si p.sh. N.N. i jepet leja për ndërtim të shtëpisë ose të objektit investiv.

Gjatë nxjerrjes së vendimeve, organet e administratës publike, duhet që të veprojnë sipas dispozitave të LPA-së, kurse nëse ekzistojnë dispozi-tat e procedurës së veçantë administrative, atëherë sipas atyre dispozitave të procedurës së veçantë administrative.

Çdo procedurë administrative e shkallës së parë, si rregull përfun-don me nxjerrjen e vendimit. Me nxjerrjen e vendimit të shkallës së parë përfundon (mbyllet) procedura në shkallë të parë (përfundimi meritor i procedurës administrative) ndërsa me nxjerrjen e vendimit të shkallës së dytë përfundon procedura administrative (sepse vlen parimi i dyshkallë-sisë së vendosjes).

Përjashtimisht, procedura administrative e shkallës së parë mund të përfundohet me përfundim mbi pezullimin e procedurës - kur pala heqë dorë nga kërkesa ose kur lidhet ujdia (pajtimi) në procedurën administra-tive (përfundimi jomeritor i procedurës administrative).

Vendimin mund ta përkufizojmë si akt administrativ (konkret, auto-ritativ, individual ose gjeneral) me të cilin organi kompetent (organi shte-tëror ose organizata në ushtrimin e autorizimeve publike) vendos mbi objektin e procedurës (çështjen konkrete administrative) mbi ndonjë të drejtë, detyrim ose interes juridik të individit ose organizatës së caktuar, duke aplikuar drejtpërdrejt dispozitat juridike materiale në rastin konkret i cili krijon pasoja juridike për persona të caktuar dhe raste individuale.

3. Organi i cili nxjerrë aktvendimin në procedurën Administrative

Vendimin në procedurën administrative e nxjerrë organi kompetent

për vendosjen e çështjes administrative që është objekt i procedurës. Ven-dosja në çështjen administrative konsiston në vendosjen autoritative mbi ndonjë të drejtë, detyrim ose interes juridik të palës me aplikimin e drejt-përdrejtë të dispozitave juridike materiale në rastin konkret.

Varësisht nga llojet e organeve që janë të autorizuara për vendosje në procedurën administrative dallohet mënyra e nxjerrjes (marrjes) së vendi-meve: 1) në organet individuale; 2) në organet kolegjiale shtetërore; 3) në

2 Shih: Zoran Tomiq, Upravno pravo, Beograd, 1998, fq. 428.

Page 4: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

220

organizatat dhe institucionet publike; 4) në organin shtetëror, kur personi zyrtar i cili e ka zhvilluar procedurën nuk ka qenë i autorizuar për nxjerr-jen e vendimit në procedurën administrative.

Në çështjen administrative për vendosjen e së cilës është kompetent organi individual shtetëror (ministria, enti, drejtoria) vendimin e nxjerrë eprori i organit në qoftë se me dispozitat mbi organizimin e tij nuk është caktuar ndryshe (p.sh. ministri i ministrisë përkatëse, drejtori i drejtorisë përkatëse, drejtori i entit përkatës etj.).

Pasi që eprori i organit është tepër i ngarkuar (stërngarkuar) me nxjerrjen e vendimeve në procedurën administrative,ai mund të autori-zojë personin tjetër zyrtar të të njëjtit organ për të vendosur në çështjet administrative nga lloji i caktuar i punëve p.sh. eprori i organit mund të autorizojë ndihmësin e eprorit të organit, udhëheqësit e sektorëve të ndryshëm, drejtorët e drejtorive etj.

Eprori i organit mund të autorizojë personin tjetër zyrtar profesional të të njëjtit organ të ndërmarrë vetëm veprime të veçanta në procedurën para nxjerrjes së vendimit.

Ky person zyrtar mund të ushtrojë të gjitha veprimet në procedurë, përveç nxjerrjes së vendimeve dhe përfundimeve të tilla me të cilat bëhet i pamundur zhvillimi i mëtejmë i procedurës.

Në organet kolegjiale shtetërore (komisione, pleqësitë etj.) vendimin në çështjen administrative e merrë (nxjerrë) organi kolegjial, në qoftë se me ligj ose me vendimin e kuvendit komunal nuk është caktuar që krye-tari i organit kolegjial të nxjerrë vendimin në procedurën administrative. Kur për çështjen vendos organi kolegjial, ai mund të vendosë kur është e pranishme më tepër se gjysma e anëtarëve të tij,kurse vendimin e nxjerr me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm,në qoftë se me ligj ose me dispozitë tjetër nuk është caktuar ndonjë shumicë e posaçme (e kualifikuar).

Domethënë, vendimin në çështjen administrative, organi kolegjial e merr në mbledhje, me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm të tij, ndërsa vendimin e nënshkruar kryesuesi i mbledhjes.

Organi kolegjial që të mund të vendosë duhet të ekzistojë kourumi i nevojshëm Numri i nevojshëm i anëtarëve për punë dhe për marrjen e vendimeve në organin kolegjial quhet kuorum.

Dallohet kuorumi i të pranishmëve (numri i anëtarëve që nevojitet për mbajtjen e mbledhjes) dhe kuorumi i votuesve (numri i anëtarëve që nevojitet për marrjen e vendimeve).

Page 5: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

221

Rregull është, se organi kolegjial që të mund t’i qaset vendosjes është e mjaftueshme prania e më shumë se gjysmës së numrit të tërësishëm të anëtarëve të organit kolegjial.

Vendimi është i vlefshëm nëse për të kanë votuar shumica e anëtarë-ve të pranishëm të organit kolegjial.

Organi kolegjial mundet në bazë të ligjit,të dispozitës të nxjerrë në bazë të ligjit, ta autorizojë personin zyrtar të këtij organi që të vendosë në çështjet administrative të caktuara p.sh. sekretarin e organit kolegjial etj.

4. Klasifikimi (ndarja) e vendimeve në procedurën administrative Varësisht nga kriteret e ndryshme që merren si bazë për klasifikimin

e vendimeve mund të dallohen disa lloje të vendimeve. 1. Për nga numri i organeve që i nxjerrin vendimet,ato ndahen në: a)

vendime të një organi (të thjeshta) dhe b) vendimet që i nxjerrin dy ose më tepër organe (vendime të përbëra).

2. Për nga vëllimi i vendosjes së çështjeve në procedurën administra-tive vendimet ndahen në: a) vendime të plota; b) vendime të pjesshme; c) vendime plotësuese dhe ç) vendime të përkohshme.

3. Për nga efekti juridik vendimet ndahen në: a) vendime përfundim-tare; b) vendime të formës së prerë dhe c) vendime të ekzekutueshme në procedurën administrative.

4. Varësisht se a kanë gabime teknike apo gabime në ligjshmërinë e tyre, apo gabime në oportunitetin e tyre vendimet ndahen në: a).vendime me gabime teknike; b). vendime të paligjshme; dhe c).vendime jooportu-ne (të padrejta).

5. Varësisht se vendimet a i përkasin një personi apo u përkasin numrit më të madh të personave, vendimet ndahen në: a) vendime indi-viduale dhe b) vendime gjenerale.

6. Duke pasur parasysh shkallën e lidhmërisë së organit gjatë nxjerr-jes së vendimit, vendimet ndahen në: a) vendime juridikisht të lidhura dhe b) vendime diskrecionale.

4.1 Vendimet që i nxjerr një organ dhe vendimet që i nxjerrin dy ose më

shumë organe Numri i organeve të cilët në bazë të dispozitave marrin pjesë në nxje-

rrjen e një vendimi është kriter për ndarjen e vendimeve në: a)vendime të thjeshta dhe b) vendime të përbëra.

Page 6: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

222

A) Vendimet e thjeshta - vendimet e thjeshta janë vendimet që i nxjerrë një organ, individual ose kolegjial, sipas parimit: një organ (një nxjerrës kompetent) – një akt.

Ato janë vendime që i nxjerrin funksionarët (eprorët) e organeve indi-viduale të administratës qendrore (ministrat, etj.), kryetarët e organeve ko-legjiale të administratës (kryetarët e komisioneve, etj.) si dhe eprorët e orga-neve të administratës lokale (drejtorët e drejtorive, drejtorët e enteve, etj).

B) Vendimet e përbëra (vendimet që nxirren në bashkëpunimin e dy ose më shumë organeve) – Vendimi i përbërë (kompleks) është ven-dim i cili nxirret me bashkëpunimin e dy ose më shumë organeve të administratës, përkatësisht që përbëhet prej dy ose më shumë akteve të ndryshme administrative.

Te aktet e përbëra, juridikisht është parashikuar se akti është rezultat i komponimit të vullnetit të dy ose më shumë organeve.3

Me rastin e nxjerrjes (marrjes) së vendimeve të përbëra, dy ose më shumë organe mund të bashkëpunojnë në forma të ndryshme.

Vendimi i përbërë mund të nxirret në forma të ndryshme bashkëpu-nimi të organeve të cilat marrin pjesë në nxjerrjen e tij, siç janë:

1) vendosja njëkohësisht por ndaras për të njëjtën çështje administra-tive nga ana e dy ose më shumë organeve;

2) nxjerrja e vendimit me parapëlqimin e organit tjetër; 3) nxjerrja e vendimit në marrëveshje me organin tjetër; 4) nxjerrja e vendimit me vërtetimin ose lejen e organit tjetër; 5) nxjerrja e vendimit pas marrjes së mendimit të organit tjetër. B.1 Vendosja njëkohësisht por ndaras të të njëjtës çështje

administrative nga ana e dy ose me shumë organeve Kur me ligj ose me dispozita të tjera të bazuara në ligj është caktuar

që për një çështje administrative të vendosin dy ose më shumë organe, secili prej tyre ka për detyrë të vendosë mbi këto çështje. Këto organe do të merren vesh se cili prej tyre do të nxjerrë vendimin, kurse në vendim do të theksohet akti i organit tjetër ( neni 203 i LPA ).

B.2 Nxjerrja e vendimit me pëlqimin paraprak të organit tjetër Kur me ligj është caktuar që vendimin ta nxjerrë një organ me pëlqi-

min paraprak (parapëlqimin) të organit tjetër, vendimi nxirret pasi organi tjetër ta ketë dhënë pëlqimin paraprak.

3 Shih: Z. Tomiq, vep.e cit., fq. 283.

Page 7: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

223

Organi që e nxjerrë vendimin me akt të veçantë ia dërgon elementet themelore të vendimit (projektvendimin) organit tjetër për dhënien e pëlqimit paraprak.

Organi pëlqimi paraprak i të cilit kërkohet me akt të veçantë do ta laj-mërojë organin që nxjerrë vendimin mbi atë se a jep apo refuzon pëlqimin.

Pëlqimin paraprak organi duhet ta jap brenda një muaji. Nëse bren-da këtij afati nuk e jep pëlqimin konsiderohet se pëlqimi është dhënë.

Organi e jep ose refuzon pëlqimin paraprak me akt të veçantë. Në qoftë se refuzohet dhënia e pëlqimit paraprak për nxjerrjen e vendi-

mit, atëherë organi i cili nxjerrë vendimin e refuzon kërkesën e palës, sepse vendimi pozitiv mund të nxirret vetëm me pëlqimin e të dy organeve.

Organi i cili e nxjerrë vendimin ka për detyrë që në vendimin e vet të theksojë aktin me të cilin organi tjetër e ka dhënë ose e ka refuzuar pëlqi-min përkatësisht të theksojë se në afatin e caktuar ligjor as nuk e ka dhënë as e ka refuzuar pëlqimin p.sh. organi i administratës jep leje për lokacio-nin, rikonstruktimin, për ndërtimin ose përdorimin e objektit me pëlqi-min e organit për punë të inspekcionit sanitar.

B.3 Nxjerja e vendimit në marrëveshje me organin tjetër Në qoftë se me ligj ose me dispozitë tjetër të bazuar në ligj është cak-

tuar që vendimin ta nxjerrë një organ në marrëveshje me organin tjetër, organi që e nxjerrë vendimin e përpilon atë dhe ia dërgon bashkë me shkresat e lëndës për të dhënë pëlqimin organit tjetër.

Organi duhet ta japë pëlqimin ose të refuzojë dhënien e pëlqimit brenda një muaji, nga dita kur është kërkuar. Nëse brenda këtij afati nuk e jep pëlqimin, konsiderohet se pëlqimi është dhënë.

Organi mund ta japë pëlqimin e vet duke e vërtetuar në vetë ven-dimin ose me akt të veçantë.

Vendimi me këtë rast quhet i nxjerrë kur organi tjetër ta ketë dhënë pëlqimin.

Ky vendim konsiderohet si akt i organit i cili e ka nxjerrë atë. B.4 Nxjerrja e vendimit me vërtetimin ose lejen e organit tjetër Kur me ligj është caktuar që vendimin ta nxjerrë një organ kundrejt

vërtetimit ose lejes së organit tjetër, organi i cili është kompetent për nxje-rrjen e vendimit e harton vendimin dhe se bashku me shkresat e lëndës ia dërgon organit tjetër për vërtetimin ose lejen për nxjerrjen e vendimit.

Organi mund ta japë vërtetimin ose lejen në vetë aktvendimin ose me akt të veçantë.

Page 8: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

224

Organi kompetent duhet ta bëjë brenda afatit prej një muaji nga dita kur është kërkuar leja ose vërtetimi. Organ i cili duhet ta jep lejen përkatë-sisht vërtetimin duhet ta lajmërojë organin se e jep ose refuzon lejen ose vërtetimin për nxjerrjen e vendimit.

Po që se ky organ brenda këtij afati nuk e njofton organin që nxjerr vendimin se jep ose refuzon lejen konsiderohet se e ka dhënë lejen.

Konsiderohet se vendimi është nxjerrë kur organi tjetër ta ketë dhënë lejen ose vërtetimin për nxjerrjen e vendimit.

Organi kompetent nuk mund të nxjerrë vendimin pozitiv pa vërteti-min ose lejen e organit tjetër d.m.th. në qoftë se organi tjetër refuzon të jep vërtetimin ose lejen për nxjerrjen e vendimit.

Vendimi konsiderohet si akt i organit i cili e ka nxjerrë atë vendim. B.5 Nxjerrja e vendimit pas marrjes së mendimit të organit tjetër Kur me ligj është caktuar se organi kompetent ka për detyrë që para

nxjerrjes së vendimit të marrë mendimin e organit tjetër, vendimi mund të nxirret vetëm pasi të jetë marrë mendimi nga organi tjetër.

Organi, mendimi i të cilit, nevojitet për nxjerrjen e vendimit ka për detyrë që mendimin ta japë brenda një muaji nga dita kur është kërkuar mendimi.

Në qoftë se organi brenda afatit të caktuar nuk jep asnjë mendim, or-gani kompetent mund ta nxjerrë vendimin edhe pa marrjen e mendimit të organit tjetër, në qoftë se me dispozita te veçanta nuk është caktuar ndryshe.

4.2. Llojet e vendimeve për nga vëllimi dhe momenti i vendosjes së çështjeve Duke pasur parasysh rrethanën se me vendim a vendoset në tërësi

objekti për të cilin zhvillohet procedura, apo vendoset vetëm për disa pi-ka të kërkesës së palës, dallohen: 1) vendime të plota; 2) vendime të pjes-shme; 3) vendime plotësuese; 4) vendime të përkohshme; dhe 5) vendimi mbi çështjen kryesore.

1) Vendimi i plotë – parimisht, organi në procedurën administrative duhet të nxjerrë vendim të plotë.

Vendimi i plotë është vendimi me të cilin objekti për të cilin zhvillo-het procedura administrative vendoset ne tërësi, do të thotë vendoset në të gjitha pikat e kërkesës së palës për të cilat është zhvilluar procedura administrative.

2) Vendimi i pjesshëm - si rregull në procedurën administrative vendoset mbi çështjen administrative në tërësi. Përjashtimisht, mund të vendosest pjesërisht, vetëm për disa pika të kërkesës së palës.

Page 9: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

225

Pra, kur për një çështje vendoset në disa pika dhe vetëm disa prej ty-re janë pjekur për tu vendosur organi kompetent mund të nxjerrë vendim të veçantë vetëm për këto pika (vendim të pjesshëm), ndërkaq çështjet tje-ra vendosen me vendim që do të nxirret më pas (më vonë).

Ky vendim, nga aspekti i mjeteve juridike dhe i ekzekutimit konside-rohet si vendim me vete (i mëvetësishëm).

3. Vendimi plotësues - vendim plotësues është vendimi të cilin e nxjerrë organi kompetent për vendosjen e çështjeve te cilat nuk janë për-fshirë në vendimin tashmë të nxjerrë në procedurën administrative. D.m.th. kur organi nuk ka vendosur me vendim mbi të gjitha çështjet të cilat kanë qenë objekt i procedurës nxjerrë vendim te veçante mbi çështjet qe nuk janë përfshirë në vendimin e nxjerrë prej tij, do të nxjerrë vendim plotësues.

Vendimi plotësues mund të nxirret kryesisht (ex offitio) ose me kër-kesën e palës.

Për shembull, kur organi ka nxjerrë vendim mbi ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar, më vonë nxjerrë vendim me të cilin atij personi i merret fitimi i realizuar nga ushtrimi i asaj veprimtarie.

4. Vendimi i përkohshëm - vendimi i përkohshëm nxirret para për-fundimit të procedurës, në qoftë se sipas rrethanave të rastit është e do-mosdoshme që përkohësisht të rregullohen disa marrëdhënie ose çështje kontestuese. Në vendim të tillë shprehimisht duhet të theksohet se është i përkohshëm sepse ky vendim ka vlerë kohore të kufizuar.

Me nxjerrjen e vendimit për çështjen kryesore që nxirret pas përfun-dimit të procedurës, prishet vendimi i përkohshëm i nxjerrë gjatë proce-durës.

Vendimet e përkohshme nxirren në lëmin e sigurimit social, p.sh. caktohet pagimi i akontacionit për pension deri sa të vendoset për tërë stazhin që ndikon në lartësinë e pensionit.

5. Vendimi mbi çështjen kryesore - me vendimin mbi çështjen krye-sore vendoset mbi objektin e procedurës administrative, d.m.th. çështjen kryesore për të cilën zhvillohet procedura (vendim kryesor adminis-trativ).

Vendimi mbi çështjen kryesore nxirret pas përfundimit të procedu-rës, dhe në bazë të fakteve të vërtetuara. P.sh. dhënia e lejes për hapjen e punëtorisë private zejtare të rrobaqepësisë.

Ndërkaq çështjet sekondare që paraqiten gjatë procedurës vendosen me përfundim e jo me vendim (vendim akcesor administraitiv).

4.3. Llojet e vendimeve për nga efekti juridik Për nga efekti juridik dallohen vendimet:

Page 10: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

226

1. vendime përfundimtare, 2. vendime të formës së prerë dhe 3. vendime të ekzekutueshme në procedurën administrative. 1. Vendimi përfundimtar - është vendim me të cilin ka përfunduar

procedura administrative, d.m.th. vendim kundër të cilit nuk mund të përdoret mjeti i rregullt juridik (ankesa) në procedurën administrative.

Të gjitha vendimet e shkallës së dytë të nxjerra në procedurën admi-nistrative janë përfundimtare. Vendimi përfundimtar mund të jetë edhe vendim i shkallës së parë kundër të cilit nuk ka mundësi për paraqitje të ankesës. Kundër vendimit përfundimtar mund të hapet (fillohet) konflikti administativ d.m.th. të paraqitet padia për ngritjen e konfliktit adminis-trativ te gjykata kompetente.

2. Vendimi i formës së prerë – vendimi i formës së prerë është ai vendim kundër të cilit nuk mund të paraqitet ankesa as të fillohet (hapet) konflikti administrativ.

Në teorinë e procedurës administrative atributi i aktit administrativ për shkak të të cilit kur akti njëherë është nxjerrë nuk mund të prishet, të ndryshohet ose të anulohet quhet paapelueshmëri - forma e prerë e ven-dimit.4

Vendimi i formës së prerë me të cilin pala ka fituar të drejtat e cak-tuara, përkatësisht me të cilin palës i janë caktuar disa detyrime, mund të anulohet, të prishet ose të ndryshohet vetëm në rastet që janë parashikuar me Ligj (neni 12 i LPA).

3. Vendimi i ekzekutueshëm - vendimi i ekzekutueshëm është ai vendim i cili mund të ekzekutohet. Vendimi i nxjerrë në procedurën administrative ekzekutohet (zbatohet) pasi të jetë bërë i ekzekutueshëm. Vendimi i ekzekutueshëm zbatohet (ekzekutohet) me shtrëngim (përdori-min e dhunës) në procedurën e përcaktuar me ligj (procedura e ekzeku-timit administrative).

Vendimi bëhet i ekzekutueshëm në këto raste: a) me kalimin e afatit të ankesës, në qoftë se ankesa nuk është paraqitur, b) me t`i dorëzuar vendimin palës, në qoftë se ankesa nuk është e

lejueshme, c) me t`i dorëzuar vendimin palës, po qe se ankesa s`ka efekt suspenziv, d) me t`i dorëzuar palës vendimin me të cilin ankesa hidhet poshtë

ose refuzohet. e) vendimi i shkallës së dytë me të cilin vendimi i shkallës së parë

është ndryshuar bëhet i ekzekutueshëm kur t’i jetë dorëzuar ai palës.

4 Shih: S. Popoviq, Upravno pravo, Beograd, 1995, fq. 314.

Page 11: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

227

4.4 Vendimet me pasaktësi (gabime) teknike, vendimet e paligjshme dhe vendimet e padrejta (jooportune)

Varësisht se çfarë gabimesh përmbajnë vendimet e nxjerra në proce-durën administrative ato ndahen në:

1. vendime me pasaktësi (gabime) teknike; 2. vendime të paligjshme; 3. vendime të padrejta (jooportune). 1. Vendimi me pasaktësi (gabime) teknike - është vendim i cili për-

mban gabime evidente (të dukshme) në emrat e palëve, ose në numra, në shkrime ose llogaritje si dhe pasaktësi të tjera evidente të natyrës teknike.

2. Vendimi i paligjshëm – është vendim i cili përmban gabime të natyrës juridike, d.m.th. vendim me nxjerrjen e të cilit është shkelur ligji ose ndonjë dispozite tjetër e nxjerrë në bazë të ligjit.

Gabimet e natyrës juridike janë gabimet e bëra me aplikimin jo të drejtë (të gabueshëm) të dispozitave juridike materiale dhe të dispozitave juridike - procedurale ose dispozitës tjetër të bazuar në ligj.5

Gabimet të natyrës juridike në vendimet e nxjerra në procedurën administrative mënjanohen me përdorimin e mjeteve juridike të rregullta dhe te jashtëzakonshme.

Paligjshmëria e bënë një vendim të pavlefshëm: 1. absolutisht të pavlefshëm (nul) ose 2. relativisht të pavlefshëm.

Vendim (absolutisht) i pavlefshëm (nul) - është akt i nxjerrë në kun-dërshtim flagrant me ligjin. Vendimi i tillë i cili përmban shkelje të rëndë të parimit të ligjshmërisë dhe i cili për këtë shkak kur nuk mund të fitoje paapelueshmerinë, d.m.th. nuk mund të konvalidohet por në çdo kohë mund të shpallet nul dhe anulohen edhe pasojat juridike që i ka prodhuar ai vendim prej çastit te nxjerrjes se tij.

Vendimi relativisht i pavlefshëm – është akt i nxjerrë në kundër-shtim me ligjin, d.m.th. përmban paligjshmëri, por ato nuk janë të natyrës së rëndë, prandaj po qe se kundër tij në afatin e caktuar nuk përdoren mjete juridike vendimi i tillë mund të konvalidohet – të bëhet i ekzeku-tueshëm dhe i formës së prerë. Aktet relativisht të pavlefshme në dallim nga ato absolutisht të pavlefshme janë të një shkallë më të ulët në drejtim të shkeljes së ligjit dhe pasojave juridike që ato sjellin.6

Sanimi i aktit administrativ krijon efekt juridik retroaktiv (konsidero-het se është nxjerrë në rregull nga fillimi - ab initio)

3. Vendim i padrejtë (jooportun) - është vendim me të cilin shprehi-misht nuk shkelet ligji ose ndonjë dispozitë e bazuar në ligj, veç se shkelet

5 Shih: Pravni leksikon, Beograd, 1970, fq. 1227. 6 Shih: Sokol Sadushi, E drejta administrative 2, Tiranë, 2000, fq.163.

Page 12: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

228

interesi publik i mbrojtur me rendin juridik. Vendimi i padrejtë në proce-durën administrative nxirret me rastin kur çmuarja diskrecionale nuk është shfrytëzuar drejt d.m.th. vlerësimi diskrecional nuk është bërë ne pajtim me interesin e përgjithshëm shoqëror, do të thotë nuk është zgje-dhur solucioni me të cilin më së miri do të mbrohet interesi publik. Ven-dimi i padrejtë është ai vendim nëse me rastin e nxjerrjes se tij është bërë tejkalimi i autorizimit apo keqpërdorimi i autorizimit

Nëse është shfrytëzuar drejt vlerësimi diskrecional këtë e vlerëson organi i shkallës së dytë sipas ankesës (në procedurën ankimore).

Edhe në çështjet administrative ku organi është i autorizuar me ligj ose dispozitë të bazuar me ligj të vendos sipas vlerësimit të lirë, vendimi duhet të nxirret brenda kufijve të autorizimit dhe në pajtim me qëllimin për të cilin është dhënë autorizimi.

4. Vendim i ligjshëm – është akti (vendim) i tillë që nuk ka kurrfarë mungesash juridike ose nuk ka mungesa qenësore juridike.7 Akti i ligj-shëm administrativ është ai akt i cili rrjedh nga nxjerrësi kompetent, që është nxjerrë në bazë të procedurës së zbatuar në rregull, në formën dhe përmbajtjen e parashikuar. Për ligjshmërinë e aktit administrativ kërkohet rregullsia e procedurës e cila i ka paraprirë nxjerrjes së aktit dhe drejt-shmëria e vet aktit.8

4.5 Vendimet individuale dhe gjenerale Varësisht nga fakti, se vendimi a i përket një personi individualisht

të caktuar apo më shumë personave, ato ndahen në: 1. vendime indivi-duale dhe 2. vendime gjenerale.

1. Vendime individuale - janë ato të cilat personi ose personave të cilëve u përket, me emër janë të përmendur në vetë vendimin.

Vendimi individual i përket një personi të caktuar fizik ose juridik ose me shumë palëve me interesa të njëjta në procedurën e bashkuar që përbëjnë bashkësinë procedurale.

2. Vendimi gjeneral - merret në çështjet që i përkasin një numri më të madh personash të cilët individualisht për organin nuk janë të njohur, por lehtë konstatohet se, cilëve persona u përket vendimi p.sh. vendim gjeneral do të ishte vendimi mbi ekspropriimin e paluajtshmërive në rru-gën e caktuar prej numrit 20-30.

7 Shih: Pavle Demitrijeviq, Upravno pravo, Beograd, 1987, fq. 269. 8 Shih: Ivo Kerbek, Pravo javne uprave, Zagreb, 1962, fq. 28.

Page 13: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

229

4.6 Vendimet diskrecionale dhe vendimet juridikisht te lidhura Duke pasur parasysh shkallën e lidhmërisë se organit gjatë nxjerrjes

se vendimit, vendimet ndahen në: 1. Vendime juridikisht të lidhura (të varura) dhe 2. Vendimet që nxirren sipas vlerësimit të lirë (diskrecional). 1. Vendimet juridikisht të lidhura - janë ato të cilat, ligji që më parë

ka paraparë se kur kanë për t’u nxjerrë dhe çfarë duhet të jetë përmbajtja e tyre.9

Me dispozita juridike në mënyrë imperative është caktuar se çfarë veprimesh organi duhet të ndërmerr respektivisht çfarë vendimi duhet të nxjerrë, po qe se janë plotësuar kushtet e parapara me dispozita juridike, p.sh. vendimi mbi lejen për ndërtim.

Me rastin e nxjerrjes se këtyre vendimeve organi është i detyruar që dispozitën ta aplikojë në mënyrë të rreptë (strikte) ne rastin konkret, pra organi ka një solucion (zgjidhje) për një tip të caktuar të situatës (rastit konkret).

2. Vendimet diskrecionale - të vendimet diskrecionale organi është i autorizuar me vete dispozitën juridike të zgjedhë atë solucion që është me oportun për rastin konkret e me të cilin më së miri realizohet interesi pub-lik. Pra organi ka në dispozicion dy ose më shumë alternativa (solucione juridike) për situatën e caktuar që janë juridikisht të njëjta, por duhet ta zgjedhë atë solucion që është më oportun për rastin konkret.

5. Pjesët përbërëse të vendimit Vendimi është akt rreptësisht formal, pjesët (elementet) e të cilit dhe

rendimi i tyre janë përcaktuar me ligj. Vendimi duhet t’i përmbajë: A) elementet (pjesët) themelore dhe B)

pjesët teknike të tij. A) Pjesët themelore të vendimit - vendimi shkresor duhet ti për-

mbajë pjesët përmbajtësore të tij, që janë: 1. hyrja (pjesa hyrëse e vendi-mit); 2. dispozitivi (pjesa urdhëruese) i vendimit; 3. arsyetimi i vendimit; dhe 4. udhëzimi mbi mjetin juridik.

Këto janë elementet (pjesët) themelore të vendimit shkresor. 1. Hyrja e vendimit është pjesë e vendimit shkresor e cila vihet në

fillim të tekstit të tij. Në hyrje të vendimit theksohet: 1) emërtimi i organit i cili e nxjerrë vendimin (nxjerrësi i vendimit), 2) dispozita mbi kompetencën lëndore të atij organi,

9 Shih. Ratko Markoviq, Upravno pravo, Beograd, 1995, fq. 205.

Page 14: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

230

3) shënime për palën (emri i palës) dhe për përfaqësuesin ose të autorizuarin e saj,

4) shënimi i shkurtër i objektit (lëndës) të procedurës. Në qoftë se vendimi është nxjerrë nga ana e dy ose më tepër organe-

ve, kjo duhet të theksohet në hyrje të vendimit. 2. Dispozitivi i vendimit (pjesa urdhëruese e vendimit) është pjesa

më e rëndësishme e vendimit me të cilin vendoset vetë objekti i procedu-rës në tërësi si dhe mbi të gjitha kërkesat e palëve mbi të cilat gjatë zhvilli-mit të procedurës nuk është vendosur në mënyrë të veçantë (veç e veç).

Dispozitivi duhet të jetë i shkurtër, i qartë dhe i caktuar. Në dispozitiv shënohet “ajo që është vendosur në procedurë” - e

drejta apo detyrimi i caktuar për palën. Në qoftë se në dispozitiv nuk vendoset mbi shpenzimet e procedurës

duhet të theksohet se do të nxirret përfundim i veçantë mbi shpenzimet e procedurës administrative.

Kur është parashikuar që ankesa nuk ka efekt suspenziv duhet të theksohet në dispozitiv të vendimit.

Në dispozitiv duhet të theksohet afati në të cilin duhet të kryhet vep-rimi i caktuar (nëse urdhërohet kryerja e veprimit të caktuar).

3. Arsyetimi i vendimit është pjesë e vendimit shkresor me të cilin sqarohet dipozitivi i vendimit. Arsyetimi përfshin shpjegimin e bazës ligjore (juridike) dhe faktike të vendimit (aktit administrativ).

Në arsyetim të vendimit shënohet: 1. theksimi i shkurtër i kërkesës së palës. 2. shkaqet dhe rrethanat që kanë qenë vendimtare për vendosjen e

çështjes konkrete administrative. 3. dispozitat juridike në bazë të të cilave është vendosur çështja kon-

krete administrative, si dhe shkaqet të cilat duke marrë parasysh gjendjen faktike të vërtetuar, janë marrë për bazë me rastin e vendosjes sikundër është thënë në dispozitiv. Domethënë në arsyetim duhet të shënohet qar-të: pse është vendosur ashtu siç është shënuar në dispozitiv të vendimit.

Theksimi i dispozitës materiale-juridike në të cilën bazohet vendimi i mundëson organit të shkallës së dytë në procedurën administrative dhe gjykatës në konfliktin administrativ që të vlerësojnë nëse është aplikuar dispozita përkatëse materiale, nëse është vërtetuar drejt përmbajtja e dis-pozitës përkatëse, përkatësisht nëse është zgjidhur drejt çështja juridike. Gabimet në atë aspekt janë shkak për anulimin e vendimit.10

4. Udhëzimi mbi mjetin juridik është element i vendimit shkresor që vihet pas arsyetimit të vendimit, me të cilin pala njoftohet nëse kundër

10 Shih: Priruçnik za polaganje pravosudnog ispita, fq. 604.

Page 15: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

231

vendimit të nxjerrë në procedurën administrative mund të paraqitet ankesë ose mund të hapet (fillohet) konflikti administrativ ose ndonjë proces tjetër para gjykatës.

Në udhëzimin mbi mjetin juridik theksohet mjeti juridik që mund të paraqitet drejtpërdrejt kundër vendimit (të shkallës së parë apo të shka-llës së dytë) të nxjerrë në procedurën administrative.

Kur kundër vendimit të shkallës se parë ankesa është e lejueshme, në këshillimin mbi mjetin juridik duhet të theksohet: 1) organi të cilit i drej-tohet (paraqitet), 2) organit të cilit i dorëzohet, 3) afati brenda te cilit mund të paraqitet, dhe 4) lartësia e taksave administrative për ankesë.

Në udhëzimin mbi mjetin juridik duhet të theksohet se ankesa mund të deklarohet edhe në procesverbal te organi kompetent.

Në udhëzimin mbi padinë për fillimin e konfliktit administrativ theksohet: 1) gjykata të cilës padia i paraqitet, dhe 2) afati për ngritjen e padisë.

Në qoftë se në vendim është dhënë udhëzim i gabuar pala mund të veprojë: 1) sipas dispozitave në fuqi, ose 2) sipas udhëzimit të dhënë gabi-misht. Për shkak të udhëzimit të gabuar pala nuk mund të ketë kurrfarë pasojash të dëmshme.

Në qoftë se pala ka paraqitur mjetin juridik, që nuk është i lejueshëm në situatën konkrete, të theksuar në udhëzimin (p.sh. ankesën) dhe për këtë shkak ka lëshuar afatin për mjetin e lejueshëm juridik (p.sh. padinë) nga dita e dorëzimit të vendimit mbi hedhjen poshtë të mjetit juridik te palejueshëm, fillon të rrjedhë afati për paraqitjen e mjetit të lejueshëm juridik.11

Kur kundër vendimit nuk ka mundësi të paraqitet ankesë ndërsa pala është udhëzuar gabimisht, se mund të paraqitet ankesë, kështu që ka paraqitur ankesën dhe për këtë arsye e ka humbur afatin e ngritjes së konfliktit administrativ, ky afat rrjedh që nga dita e marrjes në dorëzim të vendimit me të cilin ankesa është hedhur poshtë, në qoftë se pala para kësaj nuk e ka paraqitur padinë për fillimin e konfliktit administrative (pika 7 e nenit 210 i LPA).

Kur kundër vendimit ka mundësi të paraqitet ankesë, ndërsa pala është udhëzuar gabimisht, se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankesa, ose se kundër tij mund të hapet konflikti administrativ afati për ankesë fi-llon të rrjedhë nga dita e dorëzimit të vendimit të gjykatës, me te cilin pa-dia është hedhur poshtë si e palejuar, në qoftë se pala nuk e ka paraqitur para kësaj ankesën pranë organit kompetent.

11 Shih: Z. Tomiq, vep. e cit. fq. 431.

Page 16: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

232

Kur në vendimin përfundimtar është dhënë udhëzimi i gabuar se nuk është e lejuar padia në konfliktin administrativ, pala mund të fillojë konfliktin administrativ me padinë pa marrë parasysh kalimin e afatit.12

Pjesët teknike të vendimit janë pjesë përbërëse të vendimit, e ato ja-në: nënshkrimi i personit të autorizuar zyrtar, vula e organit, data e nxje-rrjes së vendimit, numri evidentues i tij dhe vendi i nxjerrjes së vendimit.

Vendimin e nënshkruan personi zyrtar që e ka nxjerrë atë - eprori i organit në organin individual ndërsa ne organin kolegjial e nënshkruan kryesuesi i mbledhjes në të cilën është marrë vendimi.

Në fund të vendimit patjetër duhet të vihet vula e organit që e ka nxjerrë vendimin.

6. Forma e vendimit Vendimin si rregull organi kompetent e nxjerrë në formë shkresore.

Çdo vendim i nxjerrë në procedurë administrative theksohet si i tillë. Për-jashtimisht me dispozita të veçanta mund të parashihet që vendimit t`i jepet emërtim tjetër, p.sh. leje, urdhër, autorizim etj.

Vendimi shkresor i ka pjesët e veta përmbajtësore. Vendimi shkresor duhet t’i dorëzohet palës në origjinal ose në kopje të legalizuar.

Përjashtimisht organi mund të nxjerrë vendim verbal (gojarisht). Vendimi verbal nxirret në rastet e parashikuara me LPA, ose dispozi-

të të veçantë d.m.th. kur është fjala për ndërmarrjen e masave të jashtëza-konshme urgjente me qëllim të sigurimit të qetësisë dhe të sigurisë publi-ke ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve ose të pasurisë së tyre organi kompetent mund të nxjerrë ven-dimin edhe gojarisht. (neni 214 i LPA).

Vendimi verbal si formë jo e rregullt e vendimit diktohet në proces-verbal te organi që zhvillon procedurën adiministrative .

Vendimi verbal në afatin prej 8 ditësh duhet tu jepet (lëshohet) palë-ve me shkrim.

Pas nxjerrjes (dhënies) së vendimit verbal urdhërohet ekzekutimi i tij pa shtyrje.

Për shembull organet nxjerrin vendime verbale me rastin e fatkeqësi-ve elementare, për evitimin e pasojave të tërmetit, vërshimeve, zjarrit etj.

12 Shih: Pikëpamjen juridike të seancës së përgjithshme të Gj.S.J. të dt. 24.02.1970.

Page 17: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

233

7. Efekti i vendimit Efekti themelor juridik i vendimit konsiston në prodhimin e pasojave

të caktuara juridike: me të krijohen, ndryshohen ose prishen marrëdhë-niet ose gjendjet e caktuara juridike.

Vendimi ka efekte të caktuara në raport me palën, në raport me orga-nin i cili e ka nxjerrë dhe në raport me personat e tretë.

Vendimi është i detyrueshëm si për palët ashtu edhe për organin që e ka nxjerrë atë vendim si dhe për personat e tretë.

Detyrueshmëria e vendimit për palën paraqitet parimisht nga çasti kur vendimi i është dorëzuar palës.

Njëri nga efektet juridike të vendimit qëndron në ekzekutueshmërinë e tij.

8. Afati për nxjerrjen e vendimit ne procedurën administrative dhe

heshtja e administratës Me LPA është parashikuar afati për nxjerrjen e vendimit në proce-

durën administrative. Caktimi i afatit për nxjerrjen e vendimit ka rëndësi të veçantë për

pozitën e palës në procedurë dhe njëkohësisht është garanci për palën se procedura nuk do të zvarritet në pakufi.

Në vështrim të parimit të ekonomizimit të procedurës, organi kom-petent është i detyruar që vendimin ta nxjerrë sa më parë (shpejtë) e më së voni në afatin e caktuar ligjor.

LPA parasheh dy afate për nxjerrjen e vendimit në procedurën admi-nistrative.

Varësisht se a nxirret vendimi në procedurën e shkurtuar të shqyrti-mit apo në procedurën e veçantë të shqyrtimit, afati për nxjerrjen e vendi-mit është një përkatësisht dy muaj.

Në ato raste kur procedura fillohet me kërkesën e palës dhe me ras-tin e vendosjes së çështjes nuk ka nevojë të zbatohet procedurë e veçantë e shqyrtimit, as të vendoset çështja paraprake, organi duhet ta nxjerrë vendimin në afatin prej një muaji, duke llogaritur nga dita e pranimit të kërkesës së palës në gjendje të rregullt përkatësisht nga dita kur është fi-lluar procedura kryesisht (pranë interesit të palës), në qoftë se me dispo-zitë të veçantë nuk është caktuar ndonjë afat më i shkurtër.

Në rastin kur procedura administrative hapet (fillohet) me kërkesën e palës dhe duhet të zbatohet procedura e veçantë e shqyrtimit, organi

Page 18: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

234

kompetent duhet ta nxjerrë vendimin në afatin prej dy muajsh, që fillon të rrjedhë nga dita e dorëzimit të kërkesës së palës.

Në lidhje me afatin për nxjerrjen e vendimit në procedurën adminis-trative bëhet fjalë për institutin e heshtjes së administratës. Ky institut është i njohur në teorinë dhe praktikën administrative në shumë vende të botës.

Heshtja e administratës është institut i veçantë i së drejtës adminis-trative, në rastin kur organi kompetent sipas kërkesës së palës në çështjen e caktuar administrative, nuk e nxjerrë vendimin e vet dhe nuk ia dorë-zon palës në afatin e caktuar ligjor, pala ka të drejtë ankese organit të shkallës së dytë, sikurse kërkesa e saj të ishte refuzuar.

Mirëpo nëse hesht organi i shkallës së parë dhe në atë çështje është përjashtuar ankesa, heshtja e administratës është përfundimtare në proce-durën administrative, atëherë pala mund të fillojë konfliktin administra-tiv, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të veta.

Organet që zhvillojnë procedurën administrative duhet t’i respektoj-në afatet e parashikuara në LPA në mënyrë që pala të mos jetojë në pasi-guri se kur do të nxirret vendimi në çështjen e caktuar administrative, por ajo të jetë subjekt i cili ndien se mbi të drejtën e saj organet mendojnë si për njeriun, e jo si për numrin e çështjes së caktuar, me çka rritet besimi në administratën dhe drejtësinë në përgjithësi.

Heshtja e administratës paraqet problem të llojit të veçantë në funk-sionimin e mirë të administratës publike. Çdo sistem juridik aplikon masa të caktuara për zbutjen e tij sepse nuk mund të pritet në botën në të cilën jetojmë, mënjanimi i këtij problemi, e shkaqe padyshim ka shumë si ato të natyrës subjektive ashtu edhe atyre tërësisht objektive.13

9. Ndreqja (përmirësimi) e gabimeve në vendime të nxjerra në

procedurën administrative Vendimi mund të përmbajë gabime të natyrës teknike që konsistojnë

në emra ose numra, në shkrime ose llogaritje, si dhe pasaktësi të tjera të dukshme.

Gabimet teknike i ndreq (korrigjon) nxjerrësi i aktit (organi i shkallës së parë ose organi i shkallës së dytë) në aktin e vet me pasaktësi (gabime të natyrës teknike).

Për ndreqjen e vendimit (gabimeve të natyrës teknike) organi përka-tësisht personi zyrtar i cili e ka nxjerrë vendimin në të cilin ka gabime të natyrës teknike nxjerrë përfundim të veçantë.

13 Shih: Prof. Dr.B. Markoviq, vep. e cit., fq. 127.

Page 19: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

235

Ndreqja e gabimeve teknike te vendimit më se shpeshti bëhet sipas kërkesës së palës, por mund të bëhet edhe kryesisht nga organi i cili e ka nxjerrë vendimin me pasaktësi.

Kundër përfundimit mbi lejimin ose mbi refuzimin për ndreqjen e gabimeve në vendim lejohet ankesë e veçantë me te cilin kontestohet përfundimi mbi ndreqjen e vendimit.

Ndreqja nuk lidhet me ndonjë afat, d.m.th. për ndreqjen e vendimit (gabimeve të natyrës teknike) nuk është parashikuar afati, por mund të bëhet në çdo kohë.

Ndreqja e gabimeve teknike në vendim vepron ex tune (retroaktiv-isht), d.m.th. krijon efekt juridik - nga dita nga e cila krijon efekt juridik vendimi i cili përmirësohet pa marrë parasysh kur është bërë përmirësimi i gabimit në vendim.

Teknikisht ndreqja e vendimit duket kështu: fjala, numri i shkruar gabimisht nënvizohet me ngjyrë të kuqe dhe vëhet shenja në formë të yllëzës (shënohet me yllëz) dhe përfundi tekstit të vendimit theksohet po ashtu me ngjyrë të kuqë që në vend të fjalës ____________ (cilës) duhet të jetë _________(cila).

Duhet të theksohet se ndreqja është bërë në bazë të përfundimit numër ___________ të datës__________.

Shënimin mbi ndreqjen e gabimeve të natyrës teknike të vendimit e nënshkruan personi zyrtar i cili e ka nxjerrë (nënshkruar) përfundimin për ndreqjen e gabimeve në vendim dhe e ve ose vendos vulën e organit.

Shënimi për ndreqjen e vendimit shënohet në origjinalin e vendimit e po qe se është e mundur edhe në kopjet e legalizuara që u janë dorëzuar (dërguar) palëve.

II. PËRFUNDIMI NË PROCEDURËN ADMINISTRATIVE Përfundimi paraqet llojin e dytë te akteve administrative, që nxirret

në procedurën administrative. Përfundimi është akt administrativ me të cilin vendoset mbi çështjen

tjetër e cila nuk është objekt i procedurës, d.m.th. vendoset çështja sekon-dare (res accesoria)

Me përfundim në të vërtetë drejtohet rrjedha e procesit: urdhërohet plotësimi i parashtresës së mangët, ndërprerja e procedurës etj.

Me përfundim vendoset mbi çështjet e veçanta që kanë të bëjnë me procedurën kështu p.sh. përfundimi për përjashtimin e publikut nga seanca verbale, përfundimi mbi pezullimin e procedurës për shkak të

Page 20: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

236

heqjes dorë nga kërkesa e palës, përfundimi për ndërprerjen e procedu-rës, përfundimi mbi hedhjen poshtë të parashtresës së mangët etj.

Me përfundim vendoset edhe mbi ato çështje të cilat shfaqen si se-kondare (dytësore) lidhur me zbatimin e procedurës që nuk vendosen me vendim (pika 2 e nenit 220 i LPA), p.sh. përfundimi mbi përjashtimin e personit zyrtar nga procedura, përfundimi për shpenzimet e procedurës, përfundimi për refuzimin e kërkesës për këqyrjen e shkresave, përfun-dimi për kompensimin për dëshmitarë, ekspertë etj.

Përfundimin e nxjerrë personi zyrtar që ushtron atë veprim të proce-durës gjatë të cilit është shfaqur çështja që është objekt i përfundimit, në qoftë se me LPA ose me dispozita të tjera nuk është caktuar ndryshe.

Procedura administrative si rregull përfundohet me vendim por për-jashtimisht mund të përfundohet edhe me përfundim, me rastin e pezu-llimit të procedurës administrative.

Përfundimi si rregull i komunikohet personave të interesuar me gojë, kurse me shkrim lëshohet: 1) me kërkesën e palës, kur kundër tij mund te paraqitet ankesë e veçantë ose 2) kur menjëherë kërkohet ekzekutimi i tij.

Kundër përfundimit mund të paraqitet ankesë e veçantë vetëm kur kjo është parashikuar shprehimisht me ligj.

Ankesa kundër përfundimit si rregull nuk ka efekt suspenziv, d.m.th. nuk e shtyn ekzekutimin e përfundimit, përveç në qoftë se me ligj ose me vetë përfundimin është caktuar ndryshe.

Ankesa kundër përfundimit të nxjerrë në procedurën administrative paraqitet në të njëjtin afat, në të njëjtën mënyrë dhe i dorëzohet të njëjtit organ sikurse edhe ankesa kundër vendimit.

Në qoftë se me përfundim urdhërohet kryerja e ndonjë veprimi do të caktohet edhe afati brenda të cilit ky veprim duhet të kryhet.

Sa u përket përfundimeve kundër të cilave nuk është e lejueshme an-kesa e veçantë, personat (palët) e interesuara mund t’i godasin përfundi-met e tilla me ankesë kundër vendimit, përveç kur ankesa kundër përfun-dimit është përjashtuar me LPA (pika 3 e nenit 222 e LPA).

Dallimi midis vendimit dhe përfundimit Vendimin e nxjerrë eprori i organit ose personi zyrtar i autorizuar

për të vendosur çështjen administrative.. Ndërkaq përfundimin mund ta nxjerrë edhe personi zyrtar i cili ush-

tron atë veprim të procedurës gjatë të cilit është shfaqur çështja e cila është objekt i përfundimit.

Page 21: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Vendimet dhe përfundimet në procedurën administrative

237

Vendimi nxirret për vendosjen e çështjes kryesore që është objekt i procedurës, ndërkaq me përfundim vendoset për çështje sekondare (dytë-sore) që paraqiten gjatë zhvillimit të procedurës administrative.

Dallimi tjetër midis vendimit dhe përfundimit qëndron me faktin se vendimi si rregull nxirret me shkrim (është në formë shkresore), ndërsa përfundimi, si rregull, palëve u komunikohet me gojë.

Përfundimi jepet me shkrim sipas kërkesës së palës e cila mund të paraqesë ankesë kundër tij, ose kur bëhet menjëherë ekzekutimi i tij.

Page 22: Vendimet Ne PA - Agur_Sokoli

Dr. Agur Sokoli

238