pËrmirËsoni vendimet tuaja financiare

20
Si të vlerësoni rreziqet dhe mundësitë e huamarrjes në monedhë të huaj PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE Udhëzues praktik për bizneset e vegjël

Upload: lenguyet

Post on 31-Jan-2017

237 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

Si të vlerësoni rreziqet dhe mundësitë e huamarrjes në monedhë të huaj

PËRMIRËSONI VENDIMETTUAJA FINANCIARE

Udhëzues praktikpër bizneset e vegjël

Page 2: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

2

Broshura jep këshilla, por në fund, jeni ju ata që do të vendosni. Broshura ju sugjeron: shihni mundësitë që ekzis-tojnë, por mos ndërmerrni rreziqe tepër të mëdha apo rreziqe që nuk i kuptoni.

Në të do të gjeni:• Këshilla të qarta për masa konkrete

që mund të merrni për të forcuar biznesin tuaj

• Një rregull praktik të përgjithshëm dhe tre instrumente të thjeshta që ju ndihmojnë të përmirësoni vendimet tuaja fi nanciare

• Shembuj realistë që shpjegojnë kon-ceptet e fi nancimit dhe mënyrën e përdorimit të instrumenteve

• Rekomandime tejet të vyera dhe ide të dhëna në formën e “kujtesave”

• Gjëra të rëndësishme që duhet t’ibëni dhe gjëra që nuk duhet t’i bëni, të theksuara anash faqeve

• Një listë praktike kontrolli të gjërave që duhet të keni para-sysh përpara se të vendosni të merrni një hua në monedhë të huaj

g

RRETH KËSAJ BROSHURE

StampimPublikuar nga EFSE Development Facility Koncepti, faqosja dhe litografi :IPC në emër të EFSE Development Facility© 2013 EFSE Development Facility

ShënimInformacioni që përmban ky dokument është parë nga EFSE DF me vëmendjen e duhur. Megjithatë, EFSE

DF nuk mban asnjë përgjegjësi apo garanci për përshtatshmërinë, saktësinë dhe plotësinë e informacionit

të paraqitur këtu. EFSE DF rezervon të drejtën për të ndryshuar apo amenduar në çdo kohë dhe pa njoftuar

më parë informacionin që jepet. EFSE DF nuk jep asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me

përshtatshmërinë e këtij dokumenti për një qëllim apo përdorim të caktuar.

Ky dokument nuk trajton domosdoshmërisht çdo temë të rëndësishme apo të gjitha aspektet e temave që

trajton dhe nuk do të përditësohet. Informacioni në këtë dokument nuk përbën investim, këshilla ligjore,

këshilla për taksat, apo këshilla të tjera. Informacioni është përgatitur pa marrë paraysh rrethanat individuale

fi nanciare apo rrethana të tjera të personave që do të marrin dokumentin.

g

Page 3: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

500.000

520.000

540.000

560.000

580.000

ALL

7/09 8/09 9/09 10/09 11/09 12/09 1/09 2/09 3/09 4/09 5/09 6/09 7/12 8/12 9/12 10/12 11/12 12/12 1/12 2/12 3/12 4/12 5/12 6/12

Huaja e parë e marrë në fi llim të muajit Korrik 2009

Këste mujore të huasë (huatë në euro përkundrejt huave në lekë, shuma të njëjta të huasë në datat e lëvrimit)

Huaja e dytë e marrë në fi llim të muajit Korrik 2012

Këstet për huanë e parë në euro (në lekë)

Këstet për huatë në lekë

Këstet për huanë e dytë në euro (në lekë)

3

Imagjonini sikur te bëni blerje për inven-tarin tuaj dhe sipas llogarive tuaja, për ta bërë këtë, duhet të merrni hua 6 milion lekë shqiptare (L). Banka juaj ju ofron dy opsione: ose një hua në lekë me një inte-rest efektiv vjetor prej 15 % ose një hua në euro me interes efektiv vjetor prej 8 %. Të dy huatë janë të shlyeshme me 12 këste të barabarta për një periudhë 12 mujore, me norma interesi fi kse, dhe me të gjitha kushtet e tjera të njëjta.

Kë do të zgjidhnit, huanë në lekë apo huanë në euro? Me siguri, instinkti prej sipërmarrësi ju thotë që të zgjidhni huanë në euro. Në fund të fundit, përse të paguani një nor-më më të lartë interesi për një hua në lekë, kur mund të merrni të njëjtën sasi me po-

thuaj gjysmën e çmimit në euro? Por, nga ana tjetër, huanë në euro do t’u duhet ta shlyeni dhe vlera e lekut përkundrejt euros mund të bjerë. Çështja shtrohet: a është e mundur që zhvlerësimi të shkaktojë një dëm kaq të madh brenda një periudhe të shkurtër kohe? Po, është e mundur!

Vendimi i gabuar mund të ishte i kush-tueshëm dhe mund të vërë në rrezik edhe suksesin e biznesit tuaj! Të marrim një shembull konkret: Në rast se huanë e keni marrë në Korrik të vitit 2009 dhe keni zgjedhur ta merrni në euro, vendimi për të mos e marrë huanë në lekë do t’u kishte kushtuar 100,000 lekë më shumë se sa po të kishit zgjed-hur një hua në monedhën e vendit.

HYRJE

Cilin opsion do të zgjidhnit Pra, mos duhet që të shmangni plotësisht marrjen e kredive në monedha të huaja?Po të kishit marrë të njëjtën hua në euro sak-tësisht tre vjet më parë, pra, në Korrik të vitit 2012, do të kishit kursyer pothuaj 135,000 lekë, krahasuar me një hua të barazvlershme në lekë. Pra, shihet qartë se huatë në moned-hë të huaja në vetvete mbartin jo vetëm rre-ziqe, por ofrojnë edhe mundësi të mëdha.

Ky shembull ilustron dilemën me të cilën përballeni ju si sipërmarrës në Shqipëri. Në fakt, puna mund të jetë edhe më e vështirë: ndonjëherë e vetmja zgjidhje që mund të keni është që ose ta merrni huanë në moned-hë të huaj, ose të hiqni fare dorë nga inve-stimi, për shembull, në rastin e fi nancimeve afatgjata në aktive të qëndrueshme. Në një skenar të tillë, kostoja e marrjes së vendimit të gabuar mund të jetë edhe më e lartë.

Page 4: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

4

Në rast se doni të përmirësoni vendimet tuaja fi nanciare, duhet të dini ato gjëra bazë që përcaktojnë si dhe kur duhet të merrni hua në monedhë të huaj. Së pari, të shohim përkufi zimet dhe konceptet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me huamarrjen në monedhë të huaj.

Kursi i këmbimit, zhvlerësimi, vlerësimi Kursi i këmbimit është çmimi që paguani për monedhë të huaj, p.sh. vlera e 1 euro-je përkundrejt lekut shqiptar. Mbani gjithn-jë parasysh se është e pamundur të para-shikohet me saktësi se si do të jetë ecuria e këtij çmimi, sidomos me afat të shkurtër, meqenëse kurset e këmbimit nuk ndjekin tendenca të parashikueshme! Ecuria e kursit të këmbimit ndikohet nga shumë faktorë të cilët nuk mund t’i kontrolloni, p.sh., infl aci-oni, politika monetare e Bankës Qëndrore, ecuria ekonomike e Shqipërisë, por edhe nga spekulimet. Zhvlerësim i lekut do të thotë se gjatë një periudhe kohe, monedha shqipta-re ka humbur vlerë përkundrejt monedhës euros, që nga ana tjetër do të thotë se duhet të paguani një sasi më të madhe në lekë për 1 euro, në krahasim me ato që keni paguar, për shembull, disa muaj më parë. Nga ana tjetër, vlerësim i lekut do të thotë se duhet të paguani më pak lekë për 1 euro.

Hua në monedhë të huaj Në rast se merrni një hua në monedhë të huaj, duhet ta shlyeni në bankë në të njëjtën monedhë, p.sh., në euro. Në rast se nuk keni të hyra në euro (të siguruara nga fi timet e biznesit tuaj apo nga ndonjë burim tjetër), duhet që të këmbeni lekë në euro në datën e duhur me kursin e caktuar nga banka juaj.

GJËRAT BAZË

Huaja e indeksuar në monedhë të huaj Huatë e indeksuara emërtohen në lekë dhe shlyhen në lekë. Por, vlera e kësteve që duhet të shlyeni do të ndryshojë në varësi të kursit të këmbimit: në rast se leku zhvlerësohet, do t’u duhet të pagua-ni më shumë; në rast se leku vlerësohet, do t’u duhet të paguani më pak.

Rreziku i kursit të këmbimit (FX) Rreziku i kursit të këmbimit përshkruan shkallën e kostove shtesë që biznesi juaj mund të duhet të përballojë për shkak të ekspozimit ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit midis lekut dhe euros apo ndonjë monedhe tjetër të huaj. Përg-jithësisht, bizneset janë të ekspozuara ndaj dy llojeve të rëndësishme rreziqesh të kursit të këmbimit. Nga njëra anë, mund të keni nënshkruar kontrata që ju detyrojnë të paguani për mallra apo shërbime në monedhë të huaj, të cilat bëhen më të kushtueshme në rast se do t’ju duhet të këmbeni lekë në monedhë të huaj për t’i paguar ato dhe ndërkohë vlera e lekut mund të jetë zhvlerësuar përkundrejt monedhës së huaj. Nga ana tjetër, vlera e tregut të aktiveve të bizne-sit tuaj mund të ndikohet nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Kostot e rrezikut të huamarrjes në moned-hë të huaj Termi “kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj” përshkruan kostot shtesë të huamarrjes së një vlere të cak-tuar parash në euro apo në një monedhë tjetër të huaj në vend të huamarrjes së të njëjtës vlerë në lekë. Ndërsa vlera në lekë

Gjërat bazë e kësteve që duhet të paguani për një hua në euro do të varet nga luhatjet e kursit të këmbimit, vlera në lekë e kësteve që du-het të paguani për një hua në lekë do të mbetet e pandryshueshme. Zhvlerësimi i lekut rrit kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj.

Kushtet e tjera të huasë përveç normës së interesit Komisionin e disbursimit dhe kërkesat për kolaterale zakonisht janë shumë të ngjashme për të gjitha huatë në lekë dhe huatë në monedhë të huaj.

Kostot e këmbimit Në rast se këmbeni në monedhën euro të gjitha lekët që keni fi tuar për të shlyer huanë, kjo do t’u kushtojë para. Kjo ndodh për shkak se do t’u duhet të blini euro me kursin që ju kërkon banka, kurs që është i ndryshëm nga kursi i shitjes me të cilin shitët eurot tuaja për lekë kur morën huanë. Në çdo ditë, kursi i blerjes do të jetë më me pak leverdi se sa kursi i shitjes, sepse banka merr një spread, diferenca midis çmimit të shitjes me çmimin e blerjes. E vetmja mënyrë e sigurt për të shman-gur kosto të tilla të këmbimit janë pasja e fl ukseve hyrëse të mjaftueshme në euro.

Page 5: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

Dështimi i biznesit Zhvlerësimi i lekut ka të ngjarë të ndodhë në të njëjtën kohë me nga-dalësimin e përgjithshëm të eko-nomisë. Kjo do të thotë se kostot tuaja fi nanciare mund të rriten pi-kërisht në kohën që ulet fi timi nga biznesi juaj.

Kufizimet e likuiditetit Vlera në lekë e kësteve me të cilët do të shlyeni një hua në monedhë të huaj varet nga luhatjet e papara-shikueshme të kursit të këmbimit të monedhës së huaj. Si rrjedhojë, pa-gesat në lekë për huanë në monedhë të huaj mund të jenë shumë më të larta se sa priten dhe mund t’ju du-het të gjeneroni më shumë fl ukse hyrëse në lekë për të shlyer huanë e marrë.

5

Rreziqet dhe mundësitë

Kurset e këmbimit nuk ndjekin tendenca të parashikueshme. Në qoftë se keni një biz-nes i cili të ardhurat nga shitjet për klientët i ka kryesisht në lek dhe pagesat e furnitorëve i kërkon që të bëhen kryesisht në lekë dhe i paguan furnitorët kryesisht në lekë, hua-ja në lekë është gjithnjë rruga më e sigurt. Në këtë rast mund ta përjashtoni rrezikun e kursit tw këmbimit të monedhës së huaj.

Mos merrni kurrë hua në franga zvicerane, në jen japonez apo në çdo monedhë tjetër që nuk lidhet me operacionet e biznesit tuaj. Një gjë e tillë do të ishte thjesht spekulim!

Kujtesë

Gjëra që nuk duhet t’i bëni g

Shkallët në këtë foto u japin një ide të qartë për rreziqet dhe mundësitë më të mëdha të huave në monedhë të huaj për biznesin tuaj. Mos u shqetësoni nëse nuk i kuptoni menjëherë të gjitha hollësitë – përgjigjet e pyetjeve që mund të keni do t’ i gjeni më poshtë në këtë broshurë.

MundësitëPakësimi i kapitalit Nëse ju përdorni huanë në moned-hë të huaj për të blerë aktive vlera e të cilave në lekë nuk varet nga luhatjet e normës së kursit të këm-bimit (psh. mobilje të prodhuara dhe shitura brenda vendit), borxhi juaj do të jetë më i lartë se vlera e aktiveve tuaja nëse leku zhvlerëso-het. Kjo mund të ulë kapitalin tuaj!

Rreziqet

Fitimi nga monedha Në qoftëse vlera e lekut rri-tet në raport me monedhën e huaj (leku vlerësohet), kostot e fi nancimit (të llog-aritura në lekë) do të ulen edhe më shumë.

Përputhje më e mirë e afatit të maturimit Huatë në monedha të huaja ofrojnë mundësi për një “përputh-je” më të mirë “maturimi” midis aktiveve dhe pasiveve tuaja. Me fjalë të tjera, do ta keni më të lehtë të përputhni afatin e maturimit të huasë me kohën që i nevojitet inve-stimit tuaj të fi llojë të gjenerojë të ardhura, sepse zakonisht huatë në monedhë të huaj jepen për afate më të gjata se sa huatë në lekë.

Zvogëlimi i mundshëm i rrezikut Në rast se një përqindje e lartë e fl ukseve tuaja hyrëse të para-së është në monedhë të huaj, mund edhe të zvogëloni rrezi-kun e monedhës, duke marrë një hua në monedhë të huaj.

Ulja e fitimeve Rritja e kostove të rrezikut të hu-amarrjes në monedhë të huaj për shkak të luhatjeve të pafavorshme të kursit të këmbimit mund të sh-pjerë në fi time më të pakta apo edhe në humbje, që nga ana e tyre mund të shkaktojnë kosto shtesë.

Kosto më të ulta financimi Norma më të ulta interesi mund të shpien në kosto të përgjithshme më të ulta fi nancimi për biznesin tuaj.

Page 6: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

6

Si mund të gjykoni nëse rreziqet janë më të mëdha se mundësitë? – Përdorni rregullin e përgjithshëm dhe tre instrumente të thjeshta.

Ka një rregull të përgjithshëm, të lehtë, që t’u tregojë nëse një hua në euro do t’u kush-tojë më shumë se një hua në lekë. Dhe ka tre instrumente të thjeshta që ju ndihmojnë të llogarisni shpejt nëse marrja përsipër e rre-zikut të këmbimit të monedhës së huaj do të vinte në rrezik suksesin e biznesit tuaj, në rast zhvlerësimi të lekut. Duhet t’i përdorni këto instrumente për të vlerësuar situata të veçanta në biznesin tuaj në kohën që men-doni të merrni një hua në monedhë të huaj.

Një këshillë e përgjithshme, nëse doni të merrni një hua në monedhë të huaj: llo-garitjet e biznesit duhet t’i mbështesni gjithmonë në një skenar kursi këmbimi konservativ dhe të llogarisni - me anën e tre instrumenteve – ndikimet e mundsh-me të zhvlerësimit të lekut në:

• Flukset e parasë të biznesit tuaj • Pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzime-

ve të kompanisë suaj • Bilancin kontabël të kompanisë suaj

Shihni historikun e kurseve të këmbimit dhe pyesni veten: cila ka qenë norma më e lartë vjetore e zhvlerësimit të lekut e regjist-ruar gjatë 5 deri në 10 vjetët e fundit? Supo-zoni se leku do të zhvlerësohet përsëri (të paktën) me këtë normë gjatë afatit të huasë suaj. Është e pamundur të dihet parapra-kisht me saktësi ecuria e kursit të këmbi-mit, por megjithatë mund të parashikoni se si mund të ndryshojë gjendja e biznesit

në rast se keni një borxh në monedhë të huaj dhe leku zhvlerësohet. Nuk ka ins-trumente që t’u thonë nëse punët do të ecin mirë apo keq, prandaj përgatituni se punët mund të shkojnë edhe keq!

Rregulli i përgjithshëm Fillojeni nga më e thjeshta: Rregulli i përgjithshëm mund t’u tregojë nëse një hua në monedhë të huaj ka të ngjarë të jetë më e lirë se sa një hua në lekë.

Siç e kemi parë, huatë në euro zako-nisht kanë një normë më të ulët intere-si, por në rast zhvlerësimi të lekut, mos e merrni parasysh këtë avantazh. Përpa-ra se të fi lloni të llogarisni dhe përdorni instrumentet, ka një rregull të thjeshtë që ju tregon atë shkallë zhvlerësimi të lekut, e cila do ta bënte huanë në euro më të shtrenjtë se huanë në lekë – pa-varësisht nga avantazhi i normës së in-teresit të huasë në euro:

Zbrizni normën efektive të interesit të huasë në euro nga norma efektive e in-teresit të huasë në lekë dhe krahasojeni me normën e pritshme të zhvlerësimit.

INSTRUMENTE TË DOBISHME

Sa rreziqe keni mundësi të ndërmerrni?

të ro a-n-

të n-ni t.

15% (interes për hua në lekë) - 8% (interes për hua në euro) = 7%

Nëse prisni që zhvlerësimi mesatar i lekut gjatë kohëzgjatjes së huasë do të jetë më i madh se 7 %, huaja në euro do t’u kushtojë më shumë se sa huaja e barasvlershme në lekë.

Shembull:

Rregulli i përgjithshëm është veçanërisht i efektshëm kur përdoret për hua afatsh-kurtra me shlyerje të menjëhershme të principalit, kur zhvlerësimi i lekut ju go-det papritur. Por ai na jep gjithashtu një vlerësim të mirë të përgjithshëm të ndi-kimit të zhvlerësimit të huave në euro që duhen shlyer me këste.

jeuro do t’u kushtojë më shumë se sa

jjhuaja e barasvlershme në lekë.

jj

j jmadh se 7 %, huaja në

gj jj

Page 7: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

7

Ndikimi në flukset tuaja të parave Instrumenti i fluksit të parave Ky instrument ju tregon: Në çfarë mase jam i ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit të monedhës së huaj pasi duhet të këmbej lekë në euro për të shlyer huanë?

Në rast se keni më shumë të hyra në euro se sa shpenzime në euro, do t’ju mbeten para në euro për të paguar këstet e një hua-je në euro. Eurot që fi toni nga aktiviteti juaj nuk mund të humbasin vlerë përkundrejt eurove që duhet t’i paguani bankës. Për këtë sasi parash, nuk e keni rrezikun e kur-sit të këmbimit të monedhës së huaj.

Instrumenti i fl uksit të parave ju tregon nëse keni fonde të mjaftueshme në moned-hë të huaj që të paguani një hua në moned-hë të huaj si edhe të gjitha detyrimet e tjera në monedhë të huaj. Për këtë, mjafton të ndani pagesat që merrni dhe bëni për një muaj mesatar në kategoritë e mëposhtme:

• Flukse që hyjnë në lekë • Flukse që dalin në lekë

• Flukse që hyjnë në monedhë të huaj • Flukse që dalin në monedhë të huaj

• Flukse që dalin për këstet e pagimit të huasë në monedhë të huaj

Tani mblidhini të gjitha fl ukset hyrëse dhe dalëse në lekë. Të njëjtën gjë bëjeni edhe për fl ukset e parave në monedhë të huaj.

Kur këstet për huanë e planifi kuar në euro, plus të gjitha fl ukset e tjera dalëse në euro janë më të vogla se sa fl ukset hyrëse në

Mos e merrni në konsideratë vlerën e parave të huasë në euro të lëvruar në llogarinë tuaj të biznesit si fl uks hyrës në euro, nëse atë do ta këmbeni men-jëherë në aktive në lekë. Konsiderojeni si fl uks hyrës në lekë.euro, pra, kur fl uksi juaj i ri neto mujor në

euro është pozitiv, mund të merrni hua në euro. Por nga ana tjetër, nëse këstet tuaja të planifi kuara dhe daljet janë më të mëdha se sa hyrjet që keni në euro, do të keni rrezikun e madh të monedhës së huaj, në rast se këto dalje në euro përfaqë-sojnë një përqindje të madhe të fl uksit të parave tuaja neto në monedhën vendase. Sa më shumë që fl ukset hyrëse në euro të përputhen me totalin e fl ukseve dalëse në euro dhe sa më të vogla të jenë fl ukset dalëse neto në euro, përkundrejt fl uksit në para në monedhën vendase, aq më i vogël është rreziku i kursit të këmbimit tëmonedhës së huaj. Në rast se duhet të këmbeni në euro më shumë se 70 % të fl ukseve hyrëse mujore në lekë, për të paguar detyrimet që keni në monedhë të huaj kur të vijë koha e shlyerjes së tyre, atëherë përballeni me një rrezik të madh!

Nëse gota juaj e eurove është bosh, nuk mund ta përdorni përmbajtjen e saj për të lehtësuar shqetësimet që keni në lidhje me rrezikun e këmbimit të monedhës së huaj. Në këtë rast, duhet të keni likuiditet të mjaftueshëm në lekë.

Flukset monetare dalëse në euro

Fluksi monetar mujor

Fluksi monetar në lekë

Flukset monetare hyrëse ne lekë

6,500,000 L

Flukset monetare dalëse në lekë 5,150,000 L

Fluksi monetare neto në lekë 1,350,000 L

Fluksi monetar në euro

Flukset monetare hyrëse në euro

3,000 EUR

Flukset monetare dalëse në euro apo të indeksuara ne euro 1,000 EUR

Flukset monetare neto në euro

2,000 EUR

Fluksi shtesë monetar dalës në euro për huanë e re të planifi kuar në euro

8,700 EUR

Fluksi monetar neto i ri në euro

-6,700 EUR

Flukse monetare neto në euro (të konvertuara në lekë) si % e fl uksit neto në euro

67 %

-

=

=

-

-

Shembull:

Fluksi ri neto i parave * Kursi i këmbimit

Fluksi neto i parave në lekë

=

Kursi i këmbimit lekë/euro: 135

Gjëra që nuk duhet t’i bëni g

Page 8: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

8

Gjërat që duhet të bëni Shikoni se çfarë përqindje të shitjeve dhe kostove tuaja janë në monedhë të huaj, apo të indeksuara në monedhë të huaj, kur përgatisni pasqyrën e të ardhu-rave dhe shpenzimeve pas zhvlerësimit të lekut.

Instrumenti i raportit të shërbimit të borxhit

Ky instrument ju tregon: A kam fi time të mjaftueshme për të bërë shërbimin e borxhit tim në rast se leku zhvlerësohet? A do të ketë biznesi im ende shanse për sukseses në rast se punët shkojnë keq?

Është me rëndësi të siguroni që biznesi juaj do të gjenerojë një fi tim të mjaftues-hëm për të bërë shërbimin e borxhit që i keni bankës edhe në rast se vlera e lekut zhvlerësohet. Supozoni se këstet e huasë që duhet t‘i paguani bankës për huanë që keni marrë fi llimisht në euro janë baras me 420,000 lekë ose dy të tretat e fi time-ve tuaja. Ndërkohë, leku humbet 20 % në vlerë përkundrejt euros dhe këstet në euro që duhet të paguani tani janë baras me 504,000 lekë.

Sa është përqindja e fi timeve tuaja që tani do të shpenzohen për të paguar borxhet? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mblidhni të dhënat mbi fi timin dhe shpenzimet e biznesit tuaj dhe bëni përllogaritjet, si-kundër tregohen në tabelën në të djathtë.

Ndikimi në pasqyrën tuaj të të ardhurave dhe shpenzimeveNë shembullin tonë fi timi pakësohet nga 630,000 lekë në 412,000 lekë. Kjo do të thotë se në rastin e zhvlerësimit të vlerës së lekut me 20 %, niveli i fi timit ulet me 40 % dhe raporti i shërbimit të borxhit rri-tet nga 67 % në 102 %.

Nëse, pasi të përdorni normën e pritshme të zhvlerësimit, do të shihni se raporti i shër-bimit të borxhit është mbi 100 %, nuk duhet

të merrni hua në monedhë të huaj, sepse fi -timet nuk do të jenë të mjaftueshme për të bërë shërbimin e të gjithë borxhit tuaj. Nëse periudha mesatare e maturimit të borxhit tuaj është afatgjatë, pra, nëse keni marrë hua për investime në vend të huave për kapital qarkullues, ju veçanërisht duhet ta mbani të ulët raportin e shërbimit të borxhit. Në fakt, rekomandojmë fort që ta mbani raportin e shërbimit të borxhit tuaj gjithnjë nën 80 %.

INSTRUMENTE TË DOBISHME

Muaji bazë i llogaritjes së fitim-humbjes

Fitimi dhe humbjet pas zhvlerësimit të lekut

Shitje totale 3,500,000 L 3,500,000 L

Totali i shpenzimeve për mallrat e shitura

2,000,000 L 2,080,000 L

Mallrat e importuara 400,000 L 480,000 L

Mallra të tjera 1,600,000 L 1,600,000 L

Fitimi bruto 1,500,000 L 1,420,000 L

Shpenzimet operative 870,000 L 924,000 L

Karburanti 70,000 L 84,000 L

Qiraja 200,000 L 240,000 L

Shpenzime të tjera operative 600,000 L 600,000 L

Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj

84,000 L

Fitimi 630,000 L 412,000 L

Shërbimi i borxhit (këstet) 420,000 L 504,000 L

Raporti i shërbimit të borxhit 67 % 102 %

-

=

-

-

=

Raporti i shërbimit të borxhit = Shërbimi i borxhit (këstet -instalments)

(Fitim + Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj)

Kosto shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj =

këste në euro * kursi i këmbimit të monedhës (FX) pas zhvlerësimit

– këstet në euro * kursi aktual i këmbimit të monedhës

Shembull:

Page 9: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

9

Bilanci çelës

Aktivet (si % e totalit të aktiveve) Pasivet (si % e totalit të aktiveve )

Aktivet në monedhë vendase 90 % Pasivet në monedhë vendase 5 %

Aktivet në monedhë të huaj 10 % Pasivet në monedhë të huaj 55 %

Kapitali 40 %

Totali 100 % Totali 100 %

Bilanci mbyllës

Aktivet (si % e totalit të aktiveve) Pasivet (si % e totalit të aktiveve )

Aktivet në monedhë vendase = 90 % /102 % 88 % Pasivet në monedhë vendase = 5%/102% = 5 %

Aktivet në monedhë të huaj = 12 % / 102 % 12 % Pasivet në monedhë të huaj = 66 % / 102 % = 65 %

Kapitali 30 %

Totali 100 % Totali 100 %

Bilanci pas zhvlerësimit të lekut

Aktivet (si % e totalit të aktiveve) Pasivet (si % e totalit të aktiveve )

Aktivet në monedhë vendase 90 % Pasivet në monedhë vendase 5 %

Aktivet në monedhë të huaj *(1+zhvlerësimi i leku) = 12 % Pasivet në monedhë të huaj *

(1+zhvlerësimi i lekut) = 66 %

Kapitali= 102 % - 5 % - 66 % = 31 %

Totali 102 % Totali 102 %

Ndikimi në kapitalin tuaj Instrumenti i bilancit Ky instrument ju tregon: Sa kapital do të humbas në rast se leku zhvlerësohet?

Kapitali juaj përfaqëson vlerën aktuale të ku-otës suaj në pronësinë e kompanisë. Nëse kompania pëson humbje, kjo duhet të mbulo-het me kapital, dhe kjo është arsyeja përse një kapital i mjaftueshëm është një amortizator i rëndësishëm rreziku. Nëse keni një borxh në monedhë të huaj më të madh se sa aktive në monedhë të huaj, zhvlerësimi i lekut do të bëjë që kapitali juaj të pakësohet. Sa më e ma-dhe të jetë diferenca midis vlerës së borxhit tuaj në monedhë të huaj dhe vlerës së aktive-ve tuaja në monedhë të huaj, aq më shumë do të pakësohet kapitali juaj në rast se leku zhvlerësohet. Në rast se nuk ju ka mbetur më kapital, atëherë jeni në borxh deri në grykë dhe duhet të deklaroni falimentin, ose të paktën nuk do të keni mundësi të merrni më hua.

Duhet që ta mbani kapitalin në një nivel të paktën të barabartë me 30 % të totalit të aktivit, dhe duhet të llogarisni se cila do të ishte norma e zhvlerësimit të vlerës së le-kut që do ta ulte kapitalin nën atë nivel. Për ta bërë këtë, përgatisni bilancin tuaj dhe llogarisni përqindjen e aktiveve dhe pasive-ve, vlera e të cilave rritet në rast se vlerëso-het euro (“Aktive në monedhë të huaj” dhe “Pasive në monedhë të huaja”, të shprehu-ra si përqindje e totalit të aktivit të biznesit tuaj. Vendosini këto përqindje, bashkë me përqindjen e aktiveve të mbetura (“Akti-ve në monedhë vendase” dhe “Pasive në monedhë vendase”), si edhe kapitalin tuaj, në bilancin që do të bëni, sikurse tregohet në shembullin në të djathtë.

Tani jeni gati të llogarisni nëse kapitali juaj do të bjerë nën pragun 30 % po qe se vlera e lekut zhvlerësohet, për shembull, me 20 %.

Në shembullin e mësipërm, kapitali pakësohet nga 40 % e totalit të aktivit në 30 % e totalit të aktivit. Kjo do të thotë se në rastin e një zhvlerësimi 20 % të vlerës së lekut, vlera e kapitalit në kompaninë që morëm si shembull do të ulet me 25 %.

Në rast se, mbështetur në llogaritjet me instrumentin e bilancit, do të konstatoni se nor-ma e zhvlerësimit të lekut do ta bënte kapitalin tuaj të binte nën pragun e 30 %, ose do ta pakësonte me më shumë se 20 %, nuk duhet te merrni merrni hua në monedhë të huaj. Amortizatori që keni ndaj rrezikut të kursit të këmbimit të monedhës së huaj – kapitali – në këtë rast nuk është i mjaftueshëm.

Nëse çmimi i një aktivi përcaktohet nga vlera e eurove që një blerës është i gats-hëm të paguajë për të, vlera e tij në lekë do të rritet sa herë që zhvlerësohet leku. Në rast se sa me sipër nuk vlen për asnjërin nga zërat e aktivit tuaj, atëherë përqindja e “Aktiveve në monedhë të huaj” në llogarit-jen e mësipërme do të jenë 0 %.

Kujtesë:

Shembull:

Page 10: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

10

Ndikimi në fluksin e parave Si mundet t’ju ndihmojë instrumenti i fl uksit të parave të merrni një vendim të shëndoshë fi nanciar.

Instrumenti i fl uksit të parave është i pari nga tre instrumentet që mund t’ju ndihmo-jë të vendosni për monedhën në të cilën do të fi nanconi biznesin tuaj. T’i hedhim një sy.

Imagjinoni sikur keni një kompani, të quaj-tur “Pjesë këmbimi”, e cila është një kom-pani që tregton pjesë këmbimi për vetura, dhe jeni duke menduar për të marrë një hua për të furnizuar inventarin. Si duhet ta merrni huanë në monedhë të huaj apo në monedhë vendase? Biznesi sjell të ardhura në lekë, por, meqë ndodhet në afërsi të ku-fi rit me Greqinë, disa nga shitjet bëhen në euro. Vetëm një përqindje e vogël e kosto-ve të përgjithshme duhen paguar në euro. Në fund të një muaji mesatar, kompania ka 2,000 euro më shumë që hyjnë se sa euro që dalin. Për të furnizuar inventarin tuaj, duhet të merrni një hua prej 13,5 mi-lion lekë dhe ndërkohë i keni kontrolluar ofertat e mundshme të bankave vendase. Dy ofertat më të mira janë si më poshtë:

Hua në lekë (13,5 milion L)Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 15%

ose Hua në euro (100,000 euro – aktualisht

e barasvlershme me 13,5 milion L)Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 %

Si do të ndikojë zgjedhja juaj në fl uksin e parave të kompanisë “Pjesë këmbimi”?

A do të jetë rreziku i kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij i mundshëm në fl uksin e parave më i madh se mundësia për të kursyer para nga pagesat e interesit? Për-dorni instrumentin e fluksit të parave të paraqitur në faqen 7 për t’iu përgjigjur kë-tyre pyetjeve të rëndësishme!

Instrumenti i fl uksit të parave përmbledh fl uksin mesatar mujor të parave në anën e djathtë, në rreshtat 1 deri në 3. Fluksi mesa-tar në euro përpara marrjes së huasë përm-blidhet në rreshtat 4 deri në 6. Kur kësti mujor për huanë në euro futet në rreshtin 7, instrumenti do të llogarisë fl uksin tuaj të ri mujor neto në euro në rreshtin 8.

Nëse vendosni të merrni huanë në euro, do të keni një fl uks të ri neto dalës mujor në euro në shumën 6,700 euro. Këtë fl uks dalës në monedhë të huaj duhet ta shihni në perspektivë dhe ta krahasoni me fl uk-sin tuaj neto në lekë (rreshti 3). Po ta merr-nit huanë në euro, do t’u duhej të këmbe-nit çdo muaj në euro mesatarisht 67 % të parave që fi toni në lekë edhe nëse kursi i këmbimit nuk ndryshon (rreshti 10).

TRE INSTRUMENTE TË THJESHTA NË PRAKTIKË

Shembull:Fluksi monetar mujor -

Fluksi monetar në lekë

1 Flukset monetare hyrëse në lekë

2 Flukset dalëse në lekë

3 Fluksi monetar neto në lekë

Fluksi monetar në euro

4 Flukset monetare hyrëse në euro ose të indeksuara në eu

5 Flukset monetare dalëse në euro ose të indeksuara në euro

6 Flukset monetare neto në euro

7 Fluksi monetar shtesë në euro për huanë e re të planifi ku

8 Fluksi monetar neto i ri në euro

9 Kursi mesatar vjetor i këmbimit lek/euro (aktual)

10Fluksi monetar në euro (ekuivalenti aktual në lekë )si %në lekë

11 Fluksi monetar i ri neto në euro si ekuivalent i lekut (kurs

12 Kursi mesatar vjetor I këmbimit lekë/euro

13 Fluksi monetar në euro (ekuivalenti në lekë) si % e fl uks

14 Fluksi monetar i ri neto në euro si ekuivalent i lekut

15 Totali i parave të mbetura në lekë

Por çfarë ndodh nëse vlera e lekut zhvlerë-sohet me 20 %? Në këtë rast, duhet të këmbeni në euro deri në 80 % të fl ukseve tuaja mujore në para për të plotësuar detyrimet tuaja në euro (rreshti 13 dhe 14). Ky është ndërkohë një rrezik i lar-të! Nëse gjatë një muaji nuk keni grumbulluar mjaftueshëm para në llogaritë e kompanisë dhe nëse keni pasur pagesa dalëse në lekë më të larta se mesatarja, ndërkohë që fl ukset në lekë kanë qenë më të ulta se mesatareja, mund të mbeteni fare kollaj pa likuiditet.

Skenari: Vlera e lekut zhvlerësohet me 20 %

Rasti studimor I

Page 11: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

11

Përpara se të llogarisni rrezi-qet e kursit të këmbimit të monedhës së huaj me ndihmën e tre instrumenteve, përdorni gjithnjë rregullin e përgjithshëm për të mësuar së pari nëse një hua në euro do të ishte me përfi tim, në bazë të pritshmërive tuaja në lidhje me ecurinë e ardhshme të kursit të këmbimit.

Në një muaj mesatar, në rast se kursi i këmbimit të lekut ndryshon, por faktorët e tjerë që ndikojnë në pagesat tuaja nuk ndryshojnë, totali i parave që do t’ju mbe-ten në fund të muajit, e shprehur në lekë do të jetë 264,600 lekë (rreshti 15). Por ka shumë rrezik të mbeteni pa likuiditet në një muaj të caktuar. Në qoftëse vlera e leku zhvlerësohet pak më shumë, ose nëse faktorë të tjerë do t’i pakësonin fl uk-set hyrëse në lekë, kompania juaj do ta ketë shumë të vështirë të shlyejë huanë në kohë ose të marrë fi nancime shtesë nga një bankë.

Tani, t’i hedhim një sy asaj që do ndodh-te po ta merrnit huanë në lekë. Në këtë rast, kësti juaj mujor sigurisht do të ish-te vazhdimisht i barabarte me 1.2 mili-on lekë dhe totali i parave që ju mbeten pas një zhvlerësimi prej 20 % të lekut në një muaj mesatar do të ishte baras me 474,000 lekë ose rreth 40 % më shumë se sa po ta kishit marrë huanë në euro.

Në këtë rast, mundësitë e kompanisë për të qenë e suksesshme nuk vihen në rrezik nga një situatë me likuiditet të paktë. Në një muaj mesatar, nuk ju duhet të këm-beni asnjë lek në euro. Ju keni fl ukset hy-rëse neto mujore në euro dhe madje do të përfi tonit nga zhvlerësimi i lekut. Në rast se leku zhvlerësohet me 20 %, hyrjet tuaja prej 2,000 euro do të vlenin 54,000 më shumë lekë.

Pavarësisht se ju prisni që leku të zhvlerë-sohet pak, duhet ta pranoni mundësinë e një skenari më pak të favorshëm të zhv-lerësimit të kursit të këmbimit. Duhet të dini se çfarë do të ndodhte me fl uksin e parave tuaja në rast se huanë e merrnit në euro dhe leku zhvlerësohej me 20 %.

Kujtesë:

Instrumenti i fluksit të parave ju tregon juve, menaxherit të “Pjesë këmbimi”, që ta merrni huanë në lekë! Rreziku i shoqë-ruar me një hua në euro është padyshim më i madh se mundësitë që ajo ofron.

jor - me huanë e re në euro

6.500.000 L

5.150.000 L

1.350.000 L

në euro 3.000 EUR

uro 1.000 EUR

2.000 EUR

anifi kuar në euro 8,700 EUR

-6,700 EUR

135

)si % e fl uksit monetar neto 67 %

(kursi aktual fi ks) -904.500 L

162

fl uksit monetar neto në lekë 80 %

-1.085.400 L

264.600 L

-

-

-

=

=

=

0 % Konkluzion:

Page 12: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

12

Shlyerja e një huaje për kapital qarkullues zakonisht nuk ka nevojë të mbulohet me fi timet e kompanisë, por nga pagesat e marra vetëm pas një kohe të caktuar, pasi të jenë bërë pagesat dalëse.

Kujtesë:

dhe Hua për kapital qarkullues në euro (2.5 milion L) Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 % ose Hua për kapital qarkullues në lekë (2.5 milion L) Afati i maturimit: 12 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 15 %

TRE INSTRUMENTE TË THJESHTA NË PRAKTIKË

Muaji bazë për llogarinë e fi tim-humbjes

Fitimi dhe humbja pas zhvlerësimit të lekut

Shitje totale 3,500,000 L 3,500,000 L

Shpenzimet totale të mallrave të shitura 2,000,000 L 2,080,000 L

Mallrat e importuara 400,000 L 480,000 L

Mallra të tjera 1,600,000 L 1,600,000 L

Fitimi bruto 1,500,000 L 1,420,000 L

Shpenzimet operative 870,000 L 924,000 L

Karburanti 70,000 L 84,000 L

Qiraja 200,000 L 240,000 L

Shpenzime të tjera operative 600,000 L 600,000 L

Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj

- 84,000 L

Fitimi 630,000 L 412,000 L

Shërbimi i borxhit (këstet) 420,000 L 504,000 L

Raporti i shërbimit të borxhit 67 % 102 %

Supozimet për të gjithë skenarët: Kësti i huasë në euro për investime është 200,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhen 240,000 lekë

Supozime: Kësti i huasë në euro për kapital qarkullues është 220,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhet 264,000 lekë

Skenari 1: Të dyja, huaja për investime edhe huaja për kapital qarkullues, janë në euroSikurse tregohet në kolonën e parë, kom-pania është mjaft fi timprirëse dhe mund ta paguajë me lehtësi vlerën totale të shërbi-mit të borxhit nga fi timet e saj. Kolona e dytë tregon se çfarë ndikimi do të kishte në përfi tueshmërinë e kompanisë një zhvlerësim i lekut në masën 20 %. Në këtë rast, fi timet e kompanisë do të uleshin jo

vetëm nga kostoja e drejtpërdrejt e detyrime-ve në monedhë të huaj, por edhe nga rritja e kostos së mallrave të importuara, karburan-tit dhe qirasë. Ajo që është më shqetësuese, fi timi i siguruar nga aktiviteti nuk do të mbu-lonte dot më të gjithë shërbimin e borxhit të kompanisë suaj, sepse raporti i shërbimit të borxhit papritur do të rritej në nivelin 102 %!

Ju prisni që vlera e lekut të zhvlerësohet për-kundrejt euros me 6 % gjatë vitit tjetër, por doni të dini se çfarë do të ndodhë ne fi timet e kompanisë nëse punët nuk shkojnë mirë dhe vlera e lekut do të zhvlerësohej me 20 %. A do të vihej në rrezik suksesi i kompanisë? Përdorni instrumentin e raportit të shërbi-mit të borxhit të paraqitur në faqen 8!

Rasti studimor II Ndikimi në pasqyrën e të ardhura-ve dhe shpenzimeve tuajaSi mund t’ju ndihmojë raporti i shërbimit të borxhit të merrni vendimin e duhur fi -nanciar.

Imagjinoni se jeni pronar i “Kompani shqiptare prodhimi”, e cila prodhon mobil-je druri. Librin e porosive e keni të mbus-hur, por nuk keni kapacitete të mjaftuesh-me për të plotësuar kërkesën e tregut. Për këtë arsye doni të blini një makineri të re për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mun-dësitë e biznesit. Tani duhet të vendosni nëse duhet të merrni një hua në monedhë të huaj apo në monedhën e vendit për të paguar makinerinë. Kompania shet vetëm në vend dhe të gjitha të ardhurat i ka në monedhën ven-dase, rreth 3.5 milion lekë në muaj. Meg-jithatë, duhet të paguani qira për mjediset e biznesit dhe pronari i tyre e indekson qiranë në euro. Gjithashtu, edhe disa ma-teriale prodhimi duhen paguar në euro.

Makineria e re kushtron 10 milion lekë, por do të duhen gjithashtu edhe 2.5 milion lekë kapital qarkullues për ta vënë atë në punë. Dy ofertat më të mira të marra nga bankat vendase janë si më poshtë: Hua për investim në euro (10 milion L) Afati i maturimit: 60 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 %

Page 13: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

13

Të ardhurat në monedhë të huaj janë një amortizator i rëndësishëm i rrezikut të kursit të këmbimit në monedhë të huaj, por edhe i pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve

Nëse një kompani është e bindur se mund t’i ngrejë çmimet me shpejtë-si për të pasqyruar rritjen e kostove, kompania ka një amortizator rreziku. Megjithatë, mos harroni se ka edhe fak-torë të tjerë që mund ta përkeqësojnë uljen e përfi tueshmërisë. Për shem-bull, në kohë zhvlerësimesh të mëdha të monedhës, ka shumë të ngjarë që e gjithë ekonomia të ngadalësohet dhe niveli i shitjeve të bjerë.

Raporti i instrumentit të shërbimit të borx-hit ju tregon se zhvlerësimi i monedhës vendase do ta ulte shumë përfituesh-mërinë e biznesit tuaj. Një sipërmarrës i matur që nuk ka të ardhura në monedhë të huaj dhe që ka një predispozitë mesatare për ndërmarrjen e rrezikut, do të zgjidhte që të paktën huanë për kapital qarkullues ta merrte në lekë.

Muaji bazë për llogarinë e fi tim-humbjes

Fitimi dhe humbja pas zhvlerësimit të lekut

Fitimi bruto 1,500,000 L 1,420,000 L

Shpenzimet operative 870,000 L 924,000 L

Shpenzimet shtesë të rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj

- 40,000 L

Fitimi 630,000 L 456,000 L

Shërbimi i borxhit (këstet) 425,000 L 465,000 L

Raporti i shërbimit të borxhit 67 % 94 %

Muaji bazë për llogarinë e fi tim-humbjes

Fitimi dhe humbja pas zhvlerësimit të lekut

Shitje totale 3,500,000 L 3,675,000 L

Shpenzimet totale për mallrat e shitura 2,000,000 L 2,080,000 L

Fitimi bruto 1,500,000 L 1,595,000 L

Shpenzimet operative 870,000 L 924,000 L

Shpenzimet shtesë të rrezikut të hua-marrjes në monedhë të huaj

- 84,000 L

Fitimi 630,000 L 587,000 L

Shërbimi i borxhit (këstet) 420,000 L 504,000 L

Raporti i shërbimit të borxhit 67 % 75 %

Supozime: Kësti i huasë në lekë për kapital qarkullues është 225,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhet 225,000 lekë

Supozime: Kësti i huasë në euro për kapital qarkullues është 220,000 lekë/ pas zhvlerësimit kësti bëhet 264,000 lekë

Skenari 2: Huaja për investime në monedhën euro dhe huaja për kapital

qarkullues në monedhën lekë

Skenari 3: Të dyja huatë janë në euro, 25 % e shitjeve të përgjithshme

janë në euro

Në rast se do të kishit zgjedhur të fi nanco-nit nevojat tuaja për kapital qarkullues në lekë, këstet do të ishin fi llimisht pak më të larta, por zhvlerësimi do të kishte një ndikim shumë më të vogël në përfi tueshmërinë tuaj.

Fitimi do të ulej shumë më pak dhe kompa-nia juaj do të vazhdonte të ishte në gjendje ta bënte shërbimin e të gjitha borxheve me fi timet e saj.

Tani përfytyroni se kompania juaj i kryen 25 % të shitjeve të saj në anën tjetër të ku-fi rit, me Greqinë, dhe paguhet me euro. Në këtë rast, niveli i shitjeve po ashtu do të rritej, ndërsa marzhi i fi timi nuk do të

zvogëlohej aq shumë pas zhvlerësimit. Edhe nëse huanë për kapital qarkullues dhe për investime do ta kishit marrë në euro, fi timi dhe raporti i shërbimit të borxhit tuaj do të mbeteshin në nivele të pranueshme.

Konkluzion

Kujtesë:

Page 14: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

14

Si mund ta vlerësoni efektin e dy opsioneve në kapitalin tuaj, duke supozuar se vlera e lekut zhvlerësohet me 20 % pasi keni marrë huanë e parë? Përdorni instrumentin e bilancit të paraqitur në faqen 9!

Në rast se merrni një hua në euro, aktivet në monedhë vendase dhe pasivet në monedhë të huaj në bilancin tuaj do të rriteshin me 10 milion lekë, përkatësisht në 30 milion lekë dhe 13 milion lekë. Sipas një supozimi konservativ të një skenari me kurs këmbimi të pafavorshëm, ku leku humbet me shpejtësi 20 % të vlerës së tij përkundrejt euros, bilan-ci tuaj do të ketë pamjen që paraqitet më poshtë:

Vlera në lekë e pasiveve tuaja në monedhë të hua do të rritej me 20 %, duke u bërë 16 milion, ndërsa kapitali juaj do të ulej nga 13 milion në 10 milion lekë, që përkthehet në një zvogëlim të kapitalit me më shumë se 20 %. Në lidhje me totalin e bilancit, pasivet në monedhë të huaj do të rriteshin deri në 54 %, ndërsa niveli i kapitalit do të ulej në 33 %. Kjo është kritike sepse në rast se kapitali tuaj do të binte edhe pak më poshtë se raporti 30 %, bankat vendase mund të refuzonin t’ju jepnin fi nancime të tjera në të ardhmen. Më e pakta që do t’ju ndodhte është rritja e kostove të huamarrjes. Si përfundim, nuk është në interesin tuaj të merrni përsipër një rrezik të tillë kaq të lartë!

Ndikimi në kapital Si mund t’ju ndihmojë instrumenti i bi-lancit për të marrë vendimet e duhura fi nanciare.

Kur doni të dini nëse struktura e bilancit ju lejon të shihni mundësinë e përfi timit nga norma më e ulët e interesit që caktohet për një hua në euro, hidhini një sy instrumen-tit të bilancit.

Kompania juaj “Furrë buke” aktualisht ka një bilanc total prej 20 milion lekë. In-ventari i saj ka një vlerë prej 4 milion lekë dhe fi nancohet në lekë. Aktivet e tjera të kompanisë përfshijnë një sasi parash në llogaritë në lekë, llogari të arkëtueshme dhe disa pajisje të vjetra dhe makineri, vlera e të cilave nuk matet në euro. Pjesa e pashlyer e huasë në euro për investime, që kompania mori para katër vjetësh për të fi nancuar blerjen e makinerive, është 3 milion lekë.

Ndonëse dyqani i bukës është marrë me qira, ju doni ta rinovoni atë dhe keni pla-nifi kuar gjithashtu të çoni produkte te kli-entët që jetojnë në fshatin pranë. Kostot e përgjithshme do të shkonin deri në 10 milion lekë. Banka vendase ju ofron huatë e mëposhtme:

TRE INSTRUMENTET E THJESHTA NË PRAKTIKË

Bilanci çelës

Aktivet (në milion lekë) Pasivet (në milion lekë)Aktivet në monedhë vendase 20 100 % Pasivet në monedhë vendase 4 20 %Aktivet në monedhë të huaj 0 0 % Pasivet në monedhë të huaj 3 15 %

Kapitali 13 65 %

Totali 20 100 % Totali 20 100 %

Bilanci pas lëvrimit të huasë në euro dhe zhvlerësimit të lekut

Aktivet (në milion lekë) Pasivet (në milion lekë)

Aktivet në monedhë vendase 20+10 = 30 100 % Pasivet në monedhë vendase 4 13 %

Aktivet në monedhë të huaj 0 0 % Pasivet në monedhë të huaj 16 54 %

Kapitali 10 33 %

Totali 30 100 % Totali 30 100 %

Skenari 1: Hua në euro

Gjendja fillestare Rasti studimor III

Hua për investime në lekë (10 milion L) Afati i maturimit: 60 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 15% ose Hua për investime në euro (10 milion L) Afati i maturimit: 60 muaj Norma efektive vjetore e interesit: 8 %

Page 15: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

15

Në rast se doni të merrni hua në moned-hë të huaj, duhet të keni një amortizator të rrezikut të kapitalit. Si rregull, në rast se një zhvlerësim i mundshëm i lekut do të bënte që kapitali juaj të pakësohej me më shumë se 20 % apo raporti i kapitalit të binte nën nivelin kritik 30 %, atëherë nuk duhet të merrni hua në monedhë të huaj.

Ka rreziqe, por edhe mundësi! Përpara se të vendosni se në cilën monedhë ta merrni huanë, duhet të kuptoni se sa i ekspozuar jeni ndaj rrezikut dhe të përcaktoni ndikimin e kostove të rrezikut të huamarrjes në moned-hë të huaj në rastin kur punët shkojnë keq.

Rastet tona studimore mbështeten në su-pozime – realiteti mund të jetë i ndryshëm!

Kursi i këmbimit Kursi i supozuar i këmbimit për të gjithë shembujt tanë ëshë 1 euro/ 135 lekë. Në kohën që e lexoni këtë broshurë, kursi i këmbimit mund të ketë ndryshuar.

Supozimi ceteris paribus Shembujt e paraqitur këtu janë përgatitur në konsultim me bankat shqiptare dhe pasqy-rojnë biznese reale. Në këto skenarë kemi shqyrtuar vetëm një faktor: kursin e këmbi-mit. Megjithatë, mos harroni se ka shumë faktorë të tjerë që gjithashtu mund të ndry-shojnë në botën reale.

Instrumenti i bilancit ju tregon se është mjaft me rrezik të financosh aktivitetin në euro kur pasivet tuaja në monedhë të huaj nuk kompensohen në një shkallë të madhe nga aktivet në monedhë të huaj. Megjithatë, po të ishit menaxher i “Furrë buke”, mund të ishit gjithsesi i gatshëm ta merrnit përsipër këtë rrezik.

Planet e pagesës Shumica e shembujve bazohen në plane pagesash me këste mujore. Plane të tjerë pagesash mund të ulin kostot e rrezikut të huamarrjes në monedhë të huaj, por edhe mund t’i rrisin këto kosto.

Norma të ndryshueshme Një hua në euro bëhet edhe më e rreziksh-me kur norma e interesit nuk është fi kse, por është e ndryshueshme. Në rast se norma referencë e interesit (përgjithësisht EURIBOR) rritet, avantazhi që do të keni nga norma e interesit përkundrejt lekut do të zvogëlohej. Ndërkohë, gjithsesi do t’ju duhet të përballeni me rrezikun e kursit të këmbimit të monedhës së huaj.

Korelacioni midis zhvlerësimit të monedhës dhe ciklit Leku ka tendencë të zhvlerësohet sa herë që ekonomia e Shqipërisë hyn në fazën e ngadalësimit të ciklit ekonomik. Në rast se keni borxhe në euro, në një situatë të tillë, do të ndodheni përballë një rreziku të dy-fi shtë që nuk është pasqyruar në shembujt e dhënë. Kostoja e shërbimit të borxhit tuaj e shprehur në lekë do të rritet dhe në të njëjtën kohë shitjet mund të ulen. Nuk do të jeni i mbrojtur ndaj këtij rreziku të dyfi shtë në rast se nuk i rrisni çmimet për klientët kur vlera e euros rritet. Gjithashtu mund të mbroheni në rast se klientët tuaj jetojnë në një vend të huaj dhe blejnë më shumë nga kompania juaj nëse vlera e lekut bie.

Në rast se investimet tuaja do t’i fi nanconit me një hua në lekë, nuk do të kishit rrezi-kun e madh të zvogëlimit të kapitalit edhe nëse vlera e lekut do të zhvlerësohej shumë. Aktivet dhe pasivet në monedhën vendase do të rriteshin me 10 milion lekë, për-katësisht në 30 milion dhe 14 milion lekë. Pasi vlera e lekut të zhvlerësohej me 20 %, pasivet tuaja në monedhë të huaj do të rriteshin nga 3 milion në 4 milion lekë. Kjo do të pakësonte kapitalin tuaj nga 13 milion lekë në 12 milion lekë, duke i korresponduar një niveli të pranueshëm kapitali prej 40 %.

Bilanci mbyllës pas zhvlerësimit të lekut

Aktivet (në milion lekë) Pasivet (në milion lekë)

Aktivet në monedhë vendase 20+10 = 30 100 % Pasivet në monedhë vendase 4 + 10 = 14 48 %

Aktivet në monedhë të huaj 0 0 % Pasivet në monedhë të huaj 3 * 120 % = 4 12 %

Kapitali 12 40 %

Totali 30 100 % Totali 30 100 %

Skenari 2: Hua në lekë

Konkluzion

Kujtesë:

Page 16: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

16

Ju e keni parë se sa e rëndësishme është të marrësh vendime të informuara në lidhje me monedhën në të cilët merrni fonde hua nga bankat! Dhe e keni parë se vendimmarr-ja mund të përmirësohet me anë të tre inst-rumenteve, që janë të lehtë për t’u përdorur. Prandaj mos nguroni të përdorni instrumen-tet për vendimet që merrni në lidhje me pla-nifi kimin dhe fi nancimin e biznesit tuaj. Nuk është e vështirë t’i personalizoni ato!

Shkoni në faqen e internetit të EFSE dhe shkarkoni grupin e instrumenteve që shërbejnë si kampion:

http://www.efse.lu/project-examples/risk-of-fx-borrowing-for-smes

Në rast se keni një program kompjuteri për spreadsheet-in të instaluar në komp-juterin tuaj, mund ta hapni kollaj modelin e instrumentit të spreadsheet-it. Plotë-sojini instrumentet tuaja me të dhënat e biznesit dhe me supozimet tuaja.

Gjithashtu mund t’i personalizoni instru-mentet tuaja sipas nevojave! Këtu keni disa udhëzime bazë për më-nyrën e përdorimit të instrumenteve të modelit të spreadsheet-it (Udhëzimet më

Krijoni instrumentet tuaja Organizimi i zakonshëm i një ndërfaqeje spreadsheet:

Kutia e emrit Kutia e emrit tregon referencën e qelizës apo emrin e qelizës aktive.

Qeliza aktive Mund ta dalloni një fushë aktive nga konturet e saj të zeza. Në fushën aktive futen gjithnjë të dhëna. Fusha të ndryshme mund të bëhen akti-ve me anë të klikimit në to me mausin ose duke përdorur butonat me shigjeta në tastierë.

Numrat e rreshtave Rreshtat janë horizontalë në një worksheet dhe identifi kohen me anë të një numri në kokën e rreshit.

KRIJIMI I INSTRUMENTEVE TË PERSONALIZUAR

Gërmat e kolonave Kolonat janë vertikale në një fl etë pune dhe secila prej tyre identifi kohet me anë të një gërme në kokën e kolonës.

poshtë i referohen Microsoft Excel 2010, por tiparet bazë të spreadsheet-it që duhet të përdorni janë të ngjashëm për instrumentet më të za-konshëm të spreadsheet-eve.

Page 17: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

17

Si mund të fusni një kolonë apo rresht të ri? 1. Klikoni në të djathtë të titullit të kolonës/rresh-

tit mbi vendin ku do të futet kolona/rreshti i ri për të hapur menunë e klikimit në të djathtë.

2. Zgjidhni insert (shto) nga menuja 3. Kolona/rreshti i ri do të futen në të majtë/

sipër kolonës së zgjedhur.

Si mund të ç’bllokoni dhe të bllokoni instrumentet model që mbrohen me fjalëkalime ?Instrumentet që mund të shkarkoni ju ofrojnë mundësinë të fusni të dhëna në kutitë me ngjyrë të kaltër të çelët. Të gjitha kutitë e tjera janë të blloku-ara për të parandaluar që përdoruesi të mbishkruajë formula të rëndësish-me. Megjithatë, mund të bllokoni/çbllokoni me lehtësi kuti të caktuara në spreadsheet-in tuaj.

1. Klikoni te butoni tab “Review ” në shiritin e menusë.

2. Klikoni te “Unprotect sheet” 3. Në menunë që do të shfaqet,

shtypni “FXChange”.

Nëse doni ta bllokoni përsëri instru-mentin: 4. Klikoni te “Protect sheet” 5. Fusni fjalëkalimin që keni zgjedhur.

Të gjithë kutitë e formulave në instrumentet model duhet të bllokohen për të parandaluar gabime operacionale!

Referencat e qelizave Një gërme kolone dhe një numër rreshti së bashku krijojnë një referencë qelize. Secila qelizë në fl etën e punës mund të identifi kohet me anë të kom-binimit të germave të tilla si A1 ose F4.

KRIJIMI I INSTRUMENTEVE TË PERSONALIZUAR

Page 18: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

18

Pavarësisht nëse biznesi juaj ka nevojë për fi nancim për kapital qarkullues afatshkur-tër, me siguri do të ketë shumë raste kur do t’ju duhet të vendosni se në cilën moned-hë ta merrni huanë.

Ju e dini sesi rregulli i përgjithshëm dhe tre instrumentet e thjeshta të paraqitura në këtë broshurë mund t’ju ndihmojnë për të përmirësuar vendimet fi nanciare me anë të menaxhimit me maturi të rrezikut të kursit të këmbimit të huaj.

Tani, t’i hedhim një vështrim të gjithë hapave që duhet të ndërmerrni për të marrë një vendim të shëndoshë fi nanciar:

Merrni vendime financiare profesionale

Vendimarrja financiare profesionale në pesë hapa

VENDIMARRJA ME PESË HAPA

Identifikoni me saktësi nevojat tuaja financiare Sa fonde ju nevojiten për të mbushur boshllëqet afat-shkurtra të likuidite-tit? Sa ju nevojiten për investime që do të japin frute më vonë? Sa të ard-hura nga biznesi mund të përdoren për të shlyer huanë?

Zbatoni rregullin e përgjithshëm Përdorni rregullin e përgjithshëm për të vendosur nëse monedha e huaj do t’ju kursente interes në rast se pritshmëritë tuaja për kursin e këmbimit dalin të sak-ta. Në rast se përgjigja është Po, vazh-doni me hapin katër. Në rast se përgjig-ja është Jo, merreni huanë në lekë.

Hapi 1:Kontrolloni ofertat e financimeve Pasi t’i keni përcaktuar nevojat fi -nanciare, kërkoni oferta për kush-tet e huave në monedhë vendase dhe të huaj nga bankat partnere.

Hapi 2:

Hapi 3:

Page 19: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

19

Së fundi, ne besojmë se banka juaj duhet jo vetëm t’ju ofrojë hua, por edhe t’u japë këshilla të dobishme. Më poshtë keni një listë me pyetje të rëndësishme që duhet t’i diskutoni me bankën përpara se të merrni vendimet tuaja fi nanciare.

Qasja e përgjithshme e bankës ndaj huadhënies në monedhë të huaj

Çfarë mendon banka për huamarrjen nga bizneset e vogla në moned-hë të huaj? A klasifi kohet kompania ime për huanë e dëshiruar në monedhë të huaj? Çfarë kriteresh përdor banka kur vlerëson se kush mund të marrë hua në monedhë të huaj?

Afate dhe kushte Si janë afatet dhe kushtet midis huave në monedhë vendase dhe hu-ave në monedhë të huaj? Cilat janë normat efektive të interesit dhe afatet e maturimit që ofrohen?A ka ndonjë tarifë që përdoret posaçërisht për huatë në monedha të huaja?A ndryshojnë huatë në monedhën vendase dhe huatë në monedhë të huaj që ofrojnë bankat në ndonjë aspekt tjetër, p.sh., kushtet e kolateralit?

Mos harroni të pyesni bankën tuaj

NJË LISTË PRAKTIKE KONTROLLI

Përdorni tre instrumentet Përdorni tre instrumentet e përshkruara në këtë broshurë për të identifi kuar profi lin e rrezikut dhe përcaktuar shkallën në të cilën rreziku i kur-sit të këmbimit të monedhës së huaj që lidhet me një hua në euro do ta dëmtonte biznesin tuaj në rast se punët shkojnë keq. Instrumentet do t’ju ndihmojnë të vlerësoni ndikimin poten-cial të një huaje në monedhë të huaj në fl uksin e parave, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzime-ve dhe në bilancin tuaj.

Gjykoni dhe zgjidhni Instrumentet mund t’u tregojnë se cila do të ishte zgjedhja më e kujdessh-me e monedhës. Megjithatë, vendimi përfundimtar është juaji, si sipërmar-rës që jeni. Në bazë të llogaritjeve që keni bërë me instrumentet, e keni ju në dorë të vendosni se në cilën monedhë, apo kombinim monedhash, duhet t’i merrni huatë.

Hapi 4: Hapi 5:

Shlyerja në monedhë të huaj A mund ta blej gjithnjë monedhën e huaj që më nevojitet për të shlyer huanë ?Si e vendos banka kursin e saj të blerjes së monedhës?

Mbrojtja nga zhvlerësimi i monedhës së vendit Nëse vendos të marr një hua në monedhë të huaj, çfarë këshillash të tjera apo produkte fi nanciare ofron banka për të ma zbutur rrezikun e kursit të këmbimit të huaj?

Konver timi i huasë A është e mundur të konvertosh një hua në monedhë të huaj në një hua në monedhën e vendit? Cilat janë kostot që lidhen me të?

Page 20: PËRMIRËSONI VENDIMET TUAJA FINANCIARE

Vendimet e shëndosha financiare janë kyçi i suksesit të biznesit dhe një nga sfi-dat kryesore është të menaxhosh rreziqet e kursit të këmbimit të monedhës së huaj në mënyrë profesionale.

Ne jemi të sigut se këshillat e dhëna në këtë broshurë, të shoqëruara me këshillat dhe mbështetjen e bankës suaj, do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjet e duhura.