viti i ri akademik e ka gjetur zyrë te re informacioni ... · viti i ri akademik e ka gjetur...

8
Ekonomik F a k u l t e t i Nr. 5, Nentor 2014 Sikurse jeni njohur, vendimi i Këshillit të Ministrave nr.539 datë 06.08.2014 i hoqi apo pezulloi liçencën disa IAL-ve private që ushtronin veprimtarinë e tyre ne territorin e RSH-së. Ky proces u shoqërua nga procesi vijues i transferimit të studentëve nga in- stitucionet private të arsimit ... Me Vendimin Nr. 668 datë 15.10.2014, Këshilli i Ministrave miratoi kuotat dhe tarifat për cik- lin e dytë të studimeve me kohë të plotë, Master Profesional dhe Master Shkencor për vitin akade- mik 2014/2015. Studentët, që do të aplikojnë për të vazhduar studimet në një program studimi... Transferimet Masterat Zyra e Informimit Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Faqe 2 Faqe 3 Faqe 3 Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Xhensila Beqiri/ Kristiana Zaçi/ Vojsava Kotorri Buletini i Fakultetit Ekonomik [email protected] ALTIN IDRIZI T ë dashur studentë! Fillimisht dua t’ju uroj mirëseardhjen në fakultetin tonë atyre të cilët për herë të parë ulen në auditoret e universitetit këtë vit akademik. Për të gjithë ju ka qenë zgjedhja juaj që të vazhdoni studimet e larta pikërisht Fakultetin Ekonomik Universitetit të Elbasanit dhe ky fakt sa na bën krenarë po aq na bën të ndjehemi më të përgjegjshëm për t’ju ofruar juve shërbimin në nivelin e pritshmërive tuaja. Dhe ky shërbim nuk nënkupton vetëm dhënien e leksioneve apo seminareve në nivelet më të larta të mundshme por edhe çdo gjë tjeter që ka lidhje me jetën tuaj studentore gjatë këtyre viteve që ju do jeni studentë, por edhe më tej. Fakulteti Ekonomik është ndër fakultetet më të kërkuar dhe frekuentuar jo vetëm të Universitetit të Elbasanit por edhe të universiteteve të tjera Një vit të mbarë për të gjithë stu- dentët e FE Faqe 4 Viti i ri Akademik e ka gjetur Fakultetin Ekonomik me një zyrë te re informacioni. Krijimi i kësaj zyre ishte ie nevojshme duke pasur parasysh numrin e madh të studentëve të regjis- truar në këtë fakultet si dhe për t’u ardhur ... D Anëtarët e shoqatës së do- centëve gjermanisht-folës të së Drejtës së Shtetit i kuptojnë këto norma që vijnë nga praktika e mirë shkencore si një akt vetëdijeje që garanton vërtetësinë dhe themelet... Norma e prak- tikës shkencore shkencat publike Vlera e marketingut të zbatuar në një eksperiencë personale Faqe 5 Gjyqtari amerikan leksion me studentët e FE Faqe 3 ROBERT GAJDA Vijon Faqe 3 Faqe 3 Mbrojtësi i studentëve”, një urë reale mes drejtuesve të FE dhe studentëve Faqe 6-7

Upload: others

Post on 12-Feb-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

EkonomikF a k u l t e t i

Nr. 5, Nentor 2014

Sikurse jeni njohur, vendimi i Këshillit të Ministrave nr.539 datë 06.08.2014 i hoqi apo pezulloi liçencën disa IAL-ve private që ushtronin veprimtarinë e tyre ne territorin e RSH-së. Ky proces u shoqërua nga procesi vijues i transferimit të studentëve nga in-stitucionet private të arsimit ...

Me Vendimin Nr. 668 datë 15.10.2014, Këshilli i Ministrave miratoi kuotat dhe tarifat për cik-lin e dytë të studimeve me kohë të plotë, Master Profesional dhe Master Shkencor për vitin akade-mik 2014/2015. Studentët, që do të aplikojnë për të vazhduar studimet në një program studimi...

Transferimet Masterat Zyra e Informimit

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Faqe 2 Faqe 3 Faqe 3

Bordi EditorialDr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Xhensila Beqiri/ Kristiana Zaçi/ Vojsava Kotorri

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

Altin idrizi

Të dashur studentë! Fillimisht dua t’ju uroj mirëseardhjen në fakultetin

tonë atyre të cilët për herë të parë ulen në auditoret e universitetit këtë vit akademik. Për të gjithë ju ka qenë zgjedhja juaj që të vazhdoni studimet e larta pikërisht në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit dhe ky fakt sa na bën krenarë po aq na bën të ndjehemi më të përgjegjshëm për t’ju ofruar juve shërbimin në nivelin e pritshmërive tuaja. Dhe ky shërbim nuk nënkupton vetëm dhënien e leksioneve apo seminareve në nivelet më të larta të mundshme por edhe çdo gjë tjeter që ka lidhje me jetën tuaj studentore gjatë këtyre viteve që ju do jeni studentë, por edhe më tej. Fakulteti Ekonomik është ndër fakultetet më të kërkuar dhe frekuentuar jo vetëm të Universitetit të Elbasanit por edhe të universiteteve të tjera

Një vit të mbarë për të gjithë stu-

dentët e FE

Faqe 4

Viti i ri Akademik e ka gjetur Fakultetin Ekonomik me një zyrë te re informacioni. Krijimi i kësaj zyre ishte ie nevojshme duke pasur parasysh numrin e madh të studentëve të regjis-truar në këtë fakultet si dhe për t’u ardhur ...

DAnëtarët e shoqatës së do-centëve gjermanisht-folës të së Drejtës së Shtetit i

kuptojnë këto norma që vijnë nga praktika e mirë shkencore si një akt vetëdijeje që garanton vërtetësinë dhe themelet...

Norma e prak-tikës shkencore

në shkencat publike

Vlera e marketingut të zbatuar në një eksperiencë personale

Faqe 5

Gjyqtari amerikan leksion me studentët e

FE Faqe 3

robert GAjdA

Vijon Faqe 3

Faqe 3

Mbrojtësi i studentëve”, një urë reale mes drejtuesve të FE dhe studentëve

Faqe 6-7

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Urimi i dekanit Altin Idrizi dhe deputetes Kushi per studentet e ketij fakulteti

Sikurse jeni njohur, vendimi i Këshillit të Ministrave nr.539 datë 06.08.2014 i hoqi apo pezulloi liçencën disa IAL-ve private që ushtronin veprimtarinë e tyre ne territorin e RSH-së. Ky proces u shoqërua nga procesi vijues i trans-ferimit të studentëve nga institucionet private të arsimit të lartë të cilëve u është hequr liçenca në në IAL të tjera publike apo private. Procesi i trans-ferimit u rregullua dhe monitorua nga MAS nëpërmjet Udhëzimit nr.33 datë 19.09.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e ar-simit të lartë publik dhe privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilëve u

është hequr liçenca”, të ndryshuar me Udhëzimin nr.37 datë 06.10.2014 dhe të ndryshuar sërisht me Udhëzimin nr.45 datë 16.10.2014. Bazuar në këto udhëzime Senati Aka-demik i Universitetit “A.Xhuvani” Elbasan, më datë 25.09.2014, mori vendimin për krijimin e komisioneve të transferimit në çdo Fakultet të UE-së. Ky komision, në mbështetje të Ud-hëzimeve përkatëse e strukturoi punën e tij në dy faza: -Faza I - Komisioni mori në shqyrtim të gjithë programet e studimit të IAL private pa liçencë, të dërguara zyrtar-isht nga MAS dhe i ekuivalentoi ato paraprakisht bazuar në programet ak-tuale të studimit që ofron FE-ja. Për këtë qëllim komisioni mori në konsid-eratë edhe faktin nëse këto programe studimi të derguara ishin të akreditu-ara apo jo, informacion të cilin e dër-goi zyrtarisht MAS.

Përfundimisht komisioni vendosi të ekuivalentohen paraprakisht vetëm këto programe studimi: 1. Bachelor në Financë – Kontabilitet (Universiteti Planetar i Tiranës) - Pro-gram i akredituar.2. Bachelor në Juridik dhe Adminis-trim Publik (Universiteti Planetar i Ti-ranës). Program i akredituar.3. Master Profesional në Administrim Biznes (Shkolla e Lartë Ndërkombë-tare e Tiranës) - Programi nuk është akredituar por IAL private ishte në kohë për të kërkuar akreditimin para mbylljes së licencës pasi diplomat e para të këtij program lëshohen në vitin akademik 2014 – 2015. 4. Bachelor në Ekonomi-Menaxhim (Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Ti-ranës) - Program i akredituar. 5. Bachelor në Jurist Administrate dhe Sekretar Gjyqësor (SHLUP “Uni-versiteti i Veriut Argent”) - Program i

akredituar. Komisioni vendosi të mos ekuiva-lentojë asnjë program tjetër studimi të paraqitur zyrtarisht nga MAS, pasi ose nuk ishin të akredituara ose sepse emërtimi i programit dhe lëndët e tij nuk përputhen në shumicën e tyre me asnjë nga programet analoge të ofruar nga FE.-Faza II – Komisioni mori në shqyrtim dosjet e aplikantëve të paraqitura dhe bazuar në akuivalentimin paraprak të programeve të studimit vendosi të ekuivalentojë disa dosje të aplikantëve të cilat ishin të pajisura me dokumen-tacionin përkatës. Është për tu theksuar se shumica e dosjeve nuk u ekuivalentuan pasi nuk kishin programe të ekuvalentuara, kjo për shkak të mosdërgimit të këtyre programeve nga MAS ose për shkak të mungesës së Listës së notave respek-tive, për aplikantët.

Procesi i transferimeve të studenteve të universiteteve të mbyllura drejt FEArtAn SpAhiu

Zv. Dekan

Në këtë fillim viti akademik urimin e parë më të përzemërt e kam për ata studentë që ulen për herë të parë në auditoret e universitetit. Unë ju përgëzoj për zgjedhjen që keni bërë duke preferuar të studioni në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan. Ky fakultet ka një ekip pedagogësh të kualifikuar dhe maksimalisht të përkushtuar në misionin e rëndë-sishëm të mësimdhënies; ka programe dhe kurrikula

bashkëkohore që ju japin njohuri dhe aftësi për të konkuruar dhe për t’u përshtatur në tregun e punës; si dhe një infrastrukturë të përshtatshme e moderne që ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit, si në sallat e leksioneve dhe seminareve, laboratorët, bibliotekën, e në të gjitha ambjentet e fakultetit.Urimin e dyte po aq te perzemert e kam per studentet qe kete vit do te vazhdojne studimet ne vitin e dyte, te trete, apo kane vendosur te regjistrohen ne pro-gramet master shkencor apo profesional po ne kete fakultet. Ju tashme jeni familjarizuar me gjithcka qe ofron ky fakultet dhe une jam e bindur qe rezultatet tuaja do te jene me te larta dhe me te kenaqshme sesa vitin e kaluar. Kolegëve të mi pedagogë gjithashtu i uroj një vit të mbarë e plot suksese, jo vetëm në fushën e mes-imdhënies, por edhe në realizimin e objektivave për kualifikimin e tyre profesional. Sa më shumë gra-da dhe tituj akademik, botime dhe punime shken-core, pjesëmarrje nëpër konferenca kombëtare dhe

Celet viti i ri akademik në Fakultetin Ekonomik

ndërkombëtare, që me pas sigurisht përkthehen në cilësi më të lartë në mesimdhënie dhe studente më të formuar. Unë prej një viti jam deputete në Kuvendin e Sh-qipërisë, por kam fatin që karrierën time profesion-ale t’a kem nisur dhe zhvilluar në këtë fakultet. Prandaj, unë premtoj dhe ju garantoj që do të vazh-doj me deshirën dhe përkushtimin maksimal të jap kontribut ketu, qoftë si pedagoge e qoftë si deputete, duke ju perfaqësuar sa më denjësisht, siç ju e meri-toni, dhe duke i përcjellë nevojat dhe shqetësimet tuaja në institucionet e duhura. Qeveria tashmë ka ndërmarrë një reformë rrënjësore në arsimin e lartë dhe unë besoj që ne shumeë shpejt do t’i shohim e prekim rezultatet e saj. Edhe një herë, suksese dhe vit i mbarë për të gjithë, jo vetëm për Fakultetin Ekonomik në Elbasan, por për të gjithë studentët dhe pedagogët kudo që stud-jojnë në universitetet shqiptare.

EviS KuShiDeputete, pedagoge e FE

në të gjithë Shqipërinë dhe këtë fakt e konfirmon numri i madh i maturantëve që çdo vit kërkojnë të vazhdojnë studimet e tyre universitare tek ne por edhe niveli shumë i lartë i pikëve të grumbulluara në procesin e aplikimit për në Universitet të studentëve tanë. Prandaj në ketë fillim viti akademik dua t’ju përshëndes për zgjedhjen tuaj dhe të zotohem, në emër të të gjithë stafit akadamik, se do të bëjmë të pamundurën për të mos ju zhgënjyer për zgjedhjen tuaj.

Së dyti dua të uroj një vit të mbarë akademik të gjithë atyre studente që vazhdojnë vitin e dytë apo të tretë si dhe atyre studentëve që kanë preferuar të vazhdojnë studimet e nivelit të dytë Master Profesional apo Master i Shkencave pikërisht në Fakultetin tonë. Ju uroj të keni sa më shumë rezultate të larta, sa më shumë punë mësimore, kërkimore dhe shkencore, sa më shumë aktivitete rekreative, sociale dhe kulturore!

Së treti dua ti uroj një vit të mbarë akademik dhe suksese në punën tuaj mësimdhënëse, kërkimore dhe shkencore, të gjithë stafit akademik dhe administrativ të Fakultetit!

Suksese!

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Viti i ri Akademik e ka gjetur Fakultetin Ekonomik me një zyrë te re informacioni. Krijimi i kësaj zyre ishte ie nevojshme duke pasur parasysh numrin e madh të studentëve të regjistruar në këtë fakultet si dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë studenteve në orientimin e zgjidhjeve të prob-

lematikave të ndryshme. Në fakt që ne javën e parë të fil-limit të procesit mësimor, zyra e informacionit ka asistuar në dhënien e të gjitha informacion-eve të mundshme studenteve si dhe në dhënien e Vërtetimeve për të interesuarit, kjo falë koor-dinimit të vazhdueshem me

Sekretarine e Fakultetit. Zyra e informacionit është e hapur të mirëpresë jo vetëm studentet e FE por të gjithë të interesuarit që duan të informohen mbi aktivite-tet e Fakultetit Ekonomik, mbi programet e studimit, orarin si dhe procesin e mësimdhënies në këtë Fakultet.

Zyrë e re informacioni në Fakultetin Ekonomik

Me Vendimin Nr. 668 datë 15.10.2014, Këshilli i Ministrave miratoi kuotat dhe tarifat për ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë, Master Pro-fesional dhe Master Shkencor për vitin akademik 2014/2015. Studentët, që do të aplikojnë për të vazhduar studimet në një program studimi të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo kërkojne të transferojne studimet e tyre, duhet të kenë notë mesatare të stu-dimeve të ciklit të parë më të lartë se nota gjashtë, si dhe notë mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme më të lartë se nota gjashtë.Në Fakultetin Ekonomik, kuotat e miratuara nga qeveria janë si më poshtë:Master Profesional:- Administrim Biznes 60- Marketing 20- Financë 50- Kontabilitet 20- Ekonomia dhe e Drejta në Sektorin Publik 60- Informatikë Ekonomike 20Master Shkencor:- Marketing 15- Menaxhim 15

Procedurat e aplikimit në Fakultetin Ekonomik

- Drejtim Bankar 30- Ekonomia dhe e Drejta në Tregjet Ndërkombëtare 15- Kontabilitet dhe Auditim 25

Gjithashtu, sipas Udhëzimit Nr. 46 datë 20.10.2014 të Ministrisë së Arsimit, aplikimet për vazhdimin e studimeve për ciklin e dytë të studimeve, u kryen pranë sekretarive mësimore të fakulteteve, nga data 20.10.2014 deri në datë 29.10.2014. Kandidatët u paraqiten personalisht me dokumentacionin e për-katës: a. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve;b. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia për-katëse arsimore vendore;c. Formulari i aplikimit;d. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar ne Postën Shqiptare; e. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë)f. Dy fotografi personale.

MASTERAT

ArSim BEriShA

Studentët e së Drejtës në Fakultetin Ekonomik në Elbasan kanë pritur një mik të veçantë në një leksion të hapur kushtuar sistemit ligjor. Gjykatësi i gjykatës superiore në Los Angelos J. Stephen Czuleger ka folur mbi sistemin gjyqësor amerikan dhe problematikat me të cilat përballet edhe pse është një sistem i konsoliduar. Gjykatësi ameri-kan ka dhënë edhe përshtypjet e tij lidhur me sistemin gjyqësor shqiptar duke dhënë edhe disa ide se si duhet të përmirësohet. “Unë jam shumë en-tuziast për sistemin gjyqësor shqiptar. Ka disa probleme që duhen riparuar dhe për këtë mund të bëj disa sugjer-ime për ndryshimet. Një nga mënyrat

do të ishte që të ngrihej një departa-ment që do të merrej me disiplinimin dhe investigimin e gjykatësve. ky in-stitucion nuk duhet të jetë politik dhe të ketë besimin e publikut. Gjëja tjetër është se duhen ngritur rro-gat e gjykatësve duke i dhënë kështu mundësitë dhe burimet për ta bërë sa më mirë punën e tyre. teknologjinë e duhur për të bërë punën e tyre sa më efikase. Të ardhurat më të mira do ti bënin më të aftë dhe do të bënte që të investonin edhe më mirë në sistemin gjyqësor. Mendoj ajo që nuk funksionon mirë është përceptimi i publikut se sistemi është i korruptuar dhe investimet e

para janë për të ndryshuar këtë për-ceptim. Gjithashtu duhet forcimi i gjyqtarëve që ata të marrin vendime për çdo cështje. Nëse i bëni ata të jenë sa më efikasë dhe vetë publiku duhet ketë më shumë besim në punën e tyre. Kjo është një situatë shumë e mirë

Gjykatësi amerikan leksion për të drejtën

për Shqipërinë dhe jam shumë opti-mist se çfarë po ndodh për procesin që po ndërmerret.”Gjykatesi ameri-kan shoqërohej nga Shefja e Zyres së marrëdhënieve me jashtë të Ambasa-dës Amerikane në Shqipëri. Leksioni është zhvilluar në anglisht dhe pati mjaft interes nga studentët e pran-ishëm.

Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Elvira FEtahu

BEsa XhaFErri

“Ne vendosëm të shkruajmë një libër bazuar në pasionin dhe deshiren tone vetjake për ekonometrinë!”

Qe kur lindi si ide ne fillimin e saj, por edhe ne muajt e fundit te perfundimit te punes intensive per punimin e nje libri sa te bukur aq dhe sfidues, paralelisht ne mendjet tona vershonin pikepyetjet se si ky liber do i prezantohej publikut, kolegeve dhe profesionisteve te fush-es. Bashke me bashkeautoren dhe ko-legen time nga Universiteti Shteteror i Tetoves, cdo dite e me shume inten-sifikohej ideja se ky “produkt” sic do ta quante cdo marketer duhej te kishte nje njeri te denje me te cilin se bashku do ideonim dhe planifikonim cdo ele-ment qe ka te beje me promovimin e tij. Per kete arsyje, menduam qe ne bashkepunimin tone te ftonin nje edi-tor marketingu, i cili do na mbeshteste ne planifikimin dhe venien ne jete te nje plani marketing e nuk mund te ishte ndryshe pervec se nje koleg e mik specilist i fushes.

Per ne, ku gjate gjithe kohes na udhe-hoqi idealizmi dhe parimi i pergjegje-

sise se plote ne punen te cilen po ben-im, po kaq rendesi kishte dhe fakti qe ky liber do prezatohej dhe shfaqej para gjithe publikut i miremenduar. Pra duhej pak pragmatizem i lidhur me tregun ku ai do hidhej, dhe per t;u ma-nipuluar ne te njejten kohe me fantazi prej marketing per ta bere sa mistike ardhjen e tij ne drite aq edhe ftuese per te interesuarit, ne menyre qe hyrja ne treg te ishte sa me e shpejte.Kjo ishte, gjithashtu, nje sfide per ne qe per disa vite kemi maturuar dhe dhene dije dhe ekspertize ne kete lende, dhe qe pa asnje kusht mund te pranonim dicka shume te thjehste per nje “produkt” shume te rendesishem e me vlere.Ky shkrim pervec se eshte pjese e ketij programi marketing, nuk ka aq shume per qellim ne vetvete te promovoje librin sesa jape nje eksperience konk-rete te perjetuar per cdo student te FE Elbasan.

Fazat neper te cilat kaloi dhe u konkre-tizua ky programi ishin;Shfaqja ne mediat sociale si hap i pare, i vetem nje pjese te ketij produkti ku u perfshi kopertina dhe CD qe sho-qeronte tekstin.Organizimi i eventit per promovimin e ceremonise ku u mendua me detaje vendi ne te cilen do mbahej ceremo-nia per vete domethenien e ketij tek-sti, te ftuarit, elementet e promocionit, disenjimi dhe shperndarja e ftesave, dhe cdo gje do kulmonte ne diten e ceremonise e menduar ne dy pjese; nje simpozium me kolege, dhe profe-sioniste te fushes dhe pjesa festive e kateringut, fotove dhe urimeve.Shfaqja ne media televizive ne po te njejten dite te ceremonise per te pasqyruar ne lajmet e mediave lokale kete ngjarje per autoret, studentet dhe vete Fakuletin e Ekonomise ne El-basan por dhe me pas nepermjet nje emisioni i formatit “Talk Show” ku u pasqyrua libri dhe vlerat e tij por dhe nje mesazh per studentet dhe motiv-imin e tyre per te punuar e guxuar.

Qe te jem me konkrete, sic dhe shume

studente te mi te shkuar te kurseve te Marketing por dhe te ardhshem duhet te dine eshte ajo cka ne sollem me kete produkt i krijuar pikerisht per te pasur vlere per ta.

Produkti Ekonometri e Zbatuar është pikënisja e një punimi të thjeshtë dhepasqyron një përpjekje bashkëpunuese të autoreve me qëllimin për tëndërtuar tekstin praktik në mungesë të një të tillë të mirëfi lltë të zbatuarnë fushën e Ekonometrisë. Ndër të tjera, ai jep një kontribut të veçanteme anë të udhëzuesve për përdorimin e programeve kompjuterike si SPSS,Microfi t dhe Megastat. Libri paraqet aplikimin e njohurive mbështetur në teorinë bazë nëfushën e ekonometrisë dhe çeshtjeve kryesore që kanë të bëjnë mekuptimin, ndërtimin, interpretimin e modeleve ekonometrike dhe zbatimine rezultateve të tyre.Teksti është i organizuar në trembëd-hjetë krerë për çdo tematikë në formattë standartizuar dhe katër shtojca shumë të rëndësishme për lexuesin; ShtojcaA mbi Njohuritë nga Statistika dhe Probabiliteti; Shtojca B me Përmbled-hjen eFormulave Ekonometrike; Shtojca C me Tabelat e Shpërndarjeve Probabili-taredhe Shtojca D me Përgjigje për Ush-trime të Zgjedhura.Ekonometri e Zbatuar mbi temat krye-sore të ekonometrisë është dhenjë udhëzues i pasur, i bazuar në fi lo-zofi në e ofrimit të një teksti të

Sa vlere ka marketingu i zbatuar

ne nje eksperience personale?

Planifikimi dhe venia ne jete e nje programi marketing ne promovimin e librin “Ekonometri E Zbatuar”

përbërë për aplikimin e njohurive ekonometrike, duke reflektuar nevojate studentëve në mbeshtetje të librit bazë teorik Hyrje në Ekonometri ngaDr. Besa Xhaferi, si edhe duke e pas-uruar me elemnte te referuar nga i famshmi Gujarati e autore te tjere.Per te mbyllur, nisur nga kjo permba-jtje mesiper, edhe publiku yne duhej te ishte ne kontekstin e interesit te ngushte ai i studenteve dhe stafit aka-demik te statistikes e ekonometrise, por dhe te shkencave te tjera per pjesen e zbatimit te tyre ne menyre aplikative e sasiore nepermjet modelimit ekono-metrik. Pra ne beme nje segmentim te publikut kujt do t’i drejtoheshim.Me tej, nuk e perceptuam ngjarjen si dicka artistike per syte e atyre qe nuk kane ku te kalojne kohen ne menyre alternative, por brenda shkencores te gjenim pak spektakel e kete ta benim si me organizim te vecante te eventit, ashtu dhe nepermjet segmentit te te ftuarve speciale.Duke veshtruar efektin publik ne me-diat sociale mund te rendisim disa rezultate te kenaqshme ne klikime, komente, shprehje interesi dhe inkurajime per te vazhduar e per-miresuar si produktin edhe veten tone nga ana profesionale dhe shkencore. Mbetet per tu verifikuar dhe interesimi direkt tashme qe libri eshte ne librari si dhe nje pyetesor qe do te organizojme ne fund te cikltit te pare mesimor me studentet dhe pedagoget qe perdorin ate. Kjo do te na sherbeje si feed-back per modifikime e permiresime te produktit per te zgjatur sa me shume ciklin e jetes se tij ne treg.

Tashmë në Fakultetin Ekonomik ëshktë krijuar “Mbrojtësi i studentëve” i cili përfaqësohet nga ped-agogu MsC. Robert Gajda. “Mbrojtësi i studentëve” ka si qëllim kryesor evidentimin e problematikave të sinjalizuara nga studentët si dhe përcjelljen e tyre organeve drejtuese të fakultetit, duke u angazhuar në zgjidhjen e tyre. Rëndësia e “Mbrojtësit të stu-dentëve” qëndron në faktin sepse me anë të tij arri-het të krijohet një urë lidhëse konkrete ndërmjet stu-dentëve dhe organeve drejtuese në evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme që shqetëso-jne jetën studentore apo procesin mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik. Në këtë mënyre, studentët mund t’i drejtohen direkt “Mbrojtësit të studentëve” me anë të formave të ndryshme (si për shembull, në takime në orarin e pritjes, e-mail, inbox ne fb, etj) mbi cdo tematikë apo problematikë të mundshme, dhe të pretendojnë që për cështjen e parashtruar të jepet një zgjidhje. Kërkesa e studentëve mund të jetë edhe “anonime” kur objekti i saj i adresohet një individi apo një rasti specifik. Ndër kompetencat e “Mbrojtësit të studentëve” të parashikuara në Rreg-ulloren e Fakultetit mund të përmendim detyrën e tij për të raportuar pranë Këshillit të Fakultetit mbi ecurinë e aktivitetit të tij. Më poshtë paraqitet raporti i “Mbrojtësit të studentëve” dorëzuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Fakultetit:

Raport i “Mbrojtësit të studentëve” drejtuar Këshillit të Fakultetit:I. Konkretizimi i figurës së Mbrojtësit të Stu-dentëve (MS) nga Fakulteti Ekonomik i Univer-sitetit të Elbasanit (FE) është një nismë për të përforcuar rrugët e komunikimit midis studentëve dhe Autoriteteve Drejtuese të Fakultetit, Stafit Aka-demik dhe atë Administrativ. Qëllimi primar i tij është mbi të gjitha pritja e kërkesave dhe ankesave që vijnë nga studentët në mënyra të ndryshme dhe më pas përcjellja e tyre drejt organeve kompetente të fakultetit për të gjetur një zgjidhje konkrete. II. Përcaktimi i rolit dhe funksioneve të MS parashikohen në Nenin.6 pika 6 të Statutit të Uni-versitetit dhe Nenin.14/1 të Rregullores së Fakulteti Ekonomik. (Rr.F.E)III. Në përputhjë e me nenin.14/1 pika 4, nën-pika 5 ku thuhet se MS harton një Raport Vjetor rreth aktivitetit të tij paraqes këtë Raport:

IV. Aktiviteti i MS ka filluar zyrtarisht në datë (shiko urdhërin e Dekanit). Për çdo ankesë që ka ardhur drejt këtij organi janë mbajtur origjinalet e dhe janë regjistruar në regjistrin vjetor të MS. Ra-porti do të ketë si objekt pasqyrimin e ankimeve të ardhura nga studentët, mënyra e paraqitjes së tyre, përmbajtja, organet të cilave i janë drejtuar dhe zgjidhja përfundimtare që u është dhënë konkret-isht.

V. Në total janë paraqitur 18 kërkesa/ankesa të cilat kanë mbërritur në mënyra të ndryshme. Një ndarje e parë bëhet midis kërkesave që vijnë nga studentë apo grupe studentësh të identifikuar (8) dhe pjesa tjtër që është krejtësisht anonime. Në kërkesat e identifikueshme 4 kanë qenë individuale dhe pjesa tjetër kolektive.

VI. Duhet thënë se studentët i kanë përdorur të gjitha mjetet që Rregullorja e Fakultetit i ka vënë në dispozicion për të kontaktuar me Mbrojtësin

Faqe 5 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

e Studentëve. Pjesa më e madhe e tyre ka ardhur nëpërmjet Kutisë së Ankesave të vendosur në am-bjentet e fakultetit, ndërkohë që në pjesën tjetër 2 ankesa kanë mbërritur në përmjet emailit, dhe 4 të tjerat nëpërmjet kontaktimit personal.

VII. Përsa i përket tipologjisë së ankesave/kërkesave duhet thënë që dhe këto janë të shumël-lojshme dhe i referohen disa lloje problematikash. 1. Një grup ankesash ka për objekt infrastruk-turën e Fakultetit. Këtu mund të shënohen disa të rëndësishme si psh. dyert dhe dritaret në gjendje jo shumë të mirë , papastërtia dhe mosfunksionimi i banjove, mosndezja e ngrohëseve, mungesa e ko-shave, mospasja e një biblioteke si dhe nos kufizimi i aksesit në përdorimin e kompjuterave, etj. 2. Nje grup tjetër ankesash i drejtohet organi-zimit dhe administrimit të Fakultetit. Këtu mund të evidentojmë racionalizimin e orarit të mësimeve ku dy shqetësimet kryesore janë sallat (shumë herë përplasen, ose nuk ka ka) dhe oraret e vona (për studentët që vijnë nga zonat përreth); kërkesa për sezon të posaçëm provimesh duke evidentuar edhe problematikën e kohës së shkurtër të datave midis provimeve; ndryshimi i raportit të pikëzimit/vlerësimit të studentëve duke i dhënë më shumë rëndësi provimit përfundimtar; ndërmjetësimin nga ana e Fakultetit me institucione, ndërmarrje, organi-zata për kryerjen e praktikave, etj.3. Grupi i fundit i ankesave lidhet me aspek-tin akademik dhe profesional të lektorëve. Ka pasur ankesa që i drejtohen direkt nominalisht disa lek-torove të caktuar, por për arsye të të mospaturit më sinjalizime të mëtejshme e quaj me vend mosdekla-rimin e emrave të tyre. Sidoqoftë ankesat në lidhje me aspektin akademik dhe profesional lidhen me probleme të komunikimit midis pedagogut dhe stu-dentëve sidomos në dhënien e notave, pakënaqësi në lidhje me mësimdhënien duke mos u kuptuar nga studentët, detyrim i studentëve që të blejnë tekstet e imponuara nga lektori, konflikte me studentët, etj.

VIII. Kryesisht ankesat që kanë mbërritur pra-në zyrës së Mbrojtësit të Studentëve, të cilat nuk kanë pasur një organ specifik për tju drejtuar, janë adresuar drejt Këshillit të Fakultetit dhe Dekanit.

IX. Në disa raste janë shënuar edhe zgjidhje të ankesave/kërkesave që janë sinjalizuar nga stu-dentët.Mund të përmendim caktimin një sezoni të posaçëm nga Këshilli i Fakultetit, pas kërkesës së bërë nga një grup studentësh. Konvertimi i disa

lëndëve të programeve të vjetra të sistemit 4 vjeçar në Masterin Profesional, kryer nga Zv.Dekani në bashkëpunim me lektorin e lëndës dhe personelin administrativ. Zgjidhja e konfliktit që kishte lindur nga acarimi midis studentëve të klasës dhe lektores së lëndës nga Dekani i Fakultetit.

X. Si përfundim mund të themi pranë zyrës së Mbrojtësit të Studenteve ka ardhur një numur i konsiderueshëm ankesash/kërkesash nga ana e stu-dentëve, të cilët e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë mundësi më tepër. Nga ana tjetër edhe disponibi-liteti i autoriteve te Faklutetit si Këshilli, Dekani dhe zv.Dekanët, për zgjidhjen sa më të mirë të situatave dhe në interes të studentëve ka qenë i vazhdueshëm dhe inkurajues. Kuptohet që mund të bëhet edhe më shumë.Duhen përgëzuar nismat e Fakultetit në lidhje me organizime sportive, kulturore dhe me karakter profesional, duke përmendur Buletinin Informativ, Open Day, Turneun e Shahut, Videoklipi, Panairi i Karrierës. Qëllimi i tyre është që të stimulojnë sa më shumë jetën komunitare në Faklutet dhe sigurisht ti njohi ato edhe me realitetin e botës së punës.

XI. Përsa i përket sugjerimeve që Mbrojtësi i Studentëve bën në lidhje me aktivitetin e tij duhet thene që:1. Problemet infrastrukturore të sinjalizuara duhet të gjejnë zgjidhje sa më shpejt. Në fakt gjend-ja e banjove për studentët është e mjerueshme, në disa klasa zëvëndësimi i xhamave të thyer në dimër ka qenë shumë i vonuar, dyert gjithashtu kanë prob-leme. Ngrohëset nuk ndizen fare ose shumë pak. Problem tjetër që evidentohet me forcë është edhe mungesa akoma e një biblioteke të mirëfilltë. Edhe problemi organizativ që lidhet me orarin dhe kalendarin e datave të provimeve kërkon një rikon-siderim nga ana e Fakultetit. Në fakt orari duhet të jetë orientues, koordinues, rregullues dhe jo objekt ndryshimesh të vazhdueshme, që sjellin për pasojë paqartësi dhe kontradikta. Sugjerohet që orari të shpallet duke mos toleruar më ndryshime një javë para se të fillojë semestri, në këtë mënyrë zbatohet rigorozisht Neni.28/1.Rregul-lorja e Fakultetit. «Koha dhe auditori i zhvillimit të mësimit përcaktohen në orarin e mësimeve. Ai hartohet në fillim të çdo semestri dhe shpallet nga sekretaria mësimore një javë para fillimit të mësim-it. Orari është i detyrueshëm të respektohet nga stu-dentët dhe pedagogët».2. Edhe përsa i përket shpalljes së datave të provimeve kërkohet zbatim rigoroz i Rregullores së Fakultetit, e cila në Nenin.41/1 parashikon që «provimet e kursit zhvillohen sipas afateve të për-caktuara në strukturën e vitit akademik. Grafiku i datave të provimeve hartohet nga departamenti, miratohet nga dekani dhe shpallet jo më vonë se tri javë para fillimit të sezonit».

28.2. Orari mësimor ndërtohet mbi kritere pedagogjike, mbi bazën e harmonizimit të elementëve të mësimit dhe të shpërndarjes racionale të ngarkesës për studentët dhe pedagogët. 28.3. Ngarkesa për studentët duhet të jetë nga 20 - 25 orë në javë në sistemin e studimit me kohë të plotë dhe 16 orë në javë në sistemin e studimit me kohë të pjesshme. 28.4. Kohëzgjatja e seancave mësimore është 60 minuta.

“Mbrojtësi i studentëve”, prezantohet raporti në Këshillin e Fakultetit

ROBERT GAJDA

Faqe 6 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Anëtarët e shoqatës së docentëve gjermanisht-folës të së Drejtës së Shtetit i kuptojnë këto norma që vijnë nga praktika e mirë shkencore si një akt vetëdijeje që garanton vërtetësinë dhe themelet e punimit tonë në disiplinën që na intereson. Anëtarët nuk mendo-jnë që punimet në të drejtën publike të ndryshojnë shumë në themel nga punimet e tjera shkencore, nga ana tjetër ka një kuptim shpjegimi i vizionit per çdo disciplinë, në mënyrë që dialogu për praktikën e mirë shkencore të nisë pikërisht nga eksperiencat e hasura në sektorë të ndryshëm.Këto norma duhet të shihen si rregullat e artit që shoqërojnë punën dhe që përshkruajnë një sjellje që i përshtatet shkencës, dhe jo si rregulla të shoqatës që marrin forcë ligji. Nuk pretendojnë as edhe të de-tyrojnë organet kompetente që ti diktojnë si rregulla të Fakultetit. Edhe pse të parashikuara në mënyra të ndryshme në organe, organizime apo modele e rëndësishme është që të mos tradhtohet qëllimi i kë-tyre rregullave.

A – pLAGJiAturA, AtËSiA intELE-KtuALE, StAnDArtEt E Citimit.

1. Plagjatura shkencore, ose më mirë riprodhi-mi i pjeshshëm ose tërësor i tekstit të një tjetri ose të idesë së një tjetri duke e paraqitur si të tonën, dhu-non detyrimin e vërtetësisë së shkencës.2. Njëlloj jokorrekte nga pikëpamja shkencore është dhe publikimi në emrin tonë i një teksti shkru-ar nga të tjerë dhe me konsensusin e tyre – me pag-esë ose jo. (ghosturitting)3. Është shkencërisht jo korrekte nëse një pro-fesor universitar përdor drafte tekstesh të bashkëpu-nëtorëve të tij dhe i publikon në emrin e tij si autor i vetëm.4. Një kooperim që në kontekstin e veprim-tarisë intelektuale rezulton se është thelbësor në një botim sjell kualifikimin si bashkë-autor.5. Një rishikim i thjeshtë gjuhësor nuk i heq atësine intelektuale autorit të shkrimit. Atësia in-telektuale e një profesori ose profesoreshe univer-siteti përgjithësisht varet nga fakti se sa thelbësore ka qenë pjesëmarrja e tyre në shkrim si nga aspekti cilësor si nga ai sasior.6. Një kooperim mbështetës nga ana e bashkëpunuesve shkencor nuk sjell atësi intele-ktuale vetëm në ato raste kur kontributi konsiston thjeshtë në veprimtari ndihmëse si kërkimi, mbled-hje materiali, përpunim i sqarimeve në fund të faqes ose detyra të ngjashme rutinë. Për këto aktivitete është i mjaftueshëm një falënderim.7. Në rast publikimi të përbashkët të shumë au-torëve duhet të përcaktohen në të ardhmen, për aq sa është e mundur, punimet bazë të çdo atësie intelek-tuale.8. Në publikimet shkencore lexuesi duhet të jetë në gjendje të kuptojë deri në ç’masë autori përdor, përtej njohurive të ditura nga të gjithë, për-fundime dhe formulime të nxjerrë nga të tjerët.9. Riprodhimet tekstuale të një teksti ose të një pjese teksti të dikujt tjetër duhet të tregohen nëpërm-jet shenjave të cititmit ose, sidomos në rast para-grafësh shumë të gjatë, të përdoren forma të tjera të përshtatshme. (si psh. të përdorë thonjëzat ose tipe të ndryshëm shkronjash)10. Për riprodhimin tekstual ose parafrazimin e

tekstit të dikujt tjetër, ose të një pjese të tij, duhet të specifikohet burimi (autori/autorja të cilit/cilës i referohemi), duke vendosur një shënim në fund të faqes i cili duhet të jetë i qartë dhe i saktë në mënyrë që të jetë i verifikueshëm. Nuk është e mjaftueshme që referimi i leximit shkencor të bëhet në një shënim të përgjithshëm ose në një bibliografi të thjeshtë. Një citim nuk duhet tu atribuojë autorëve të cituar thënie që nuk i kanë bërë dhe nuk duhet të tradhëtojnë kuptimin që ato i kanë dhënë.11. Në parim, sipas korrektesës shkencore kër-kohet që të citohet në fillim autori i idesë; burimet e tjera citohen krahas këtij burimi kryesor.12. Citimet në (mjegull), ose më mirë riprod-himi i tekstit pa verifikimin e citimeve të të tjerëve, dhunon në përgjithësi standartet e shkencës. Kur burimet nuk mund të verifikohen me shpenzime të arsyeshme, përdoret një sinjalizim i përshtatshëm (si psh. cituar nga...).13. Gjërat që dihen nga të gjithë, në kuptimin e një diturie bazë e cila merret si e mirëqenë në sek-torin e displinës, nuk është e nevojshme të citohen. Në veçanti, dija që është kthyer në pronësi të për-bashkët kolektive nuk duhet ti atribuohet asnjëherë ndonjë autori/autoreje. Riprodhimi i një njohurie të tillë mund të citohet vetëm nëse përdoret një mënyrë e veçantë formulimi e cila ka ekzistuar më parë dhe që ka qenë shprehje e frymës së një personi, që meri-ton të mbrohet në kuptim të së drejtës së autorit.14. Seleksionimi i citimeve duhet të bëhet ek-skluzivisht në bazë kriteresh shkencërisht të përshtat-shëm. Për ti dhënë rëndësinë e duhur shkencës të së Drejtës Publike, sipas rregullave të korrektesës, nuk duhet të përdoren në citime kritere ekstra (jashtë)-shkencor si psh. politike ose personale (raporte miqë-sie, lidhje të brendshme ndërmjet shkencëtarëve), duke formuar në këtë mënyrë “kartela citimesh”. 15. Anashkalimi i standarteve të citimeve të sipërpërmendura mund të jetë i justifikueshëm në varësi të përshtatjes së një publikimi kundrejt një qëllimi ose një numuri individësh (si psh. publikimi i përmbledhur në një gazetë të përditshme). Gjithsesi edhe në këtë rast vlen parimi sipas të cilit mendimi i tjetrit duhet identifikuar.

B – PRAKTIKA E MIRË SHKENCORE RRETH PARANDALIMIT TË PLAG-JATURËS SË TEKSTEVE SHKEN-CORE QË SHËRBEJNË PËR ARRI-

TJEN E KUALIFIKIMEVE.

16. Si në proçedurat e shqyrtimit të punimeve shkencore që pretendojnë për kualifikime dhe në de-batin shkencor të njësive disiplinore, njihet si prak-tikë e mirë shkencore kontributi në parandalimin e plagjaturës duke ndjekur kushtet e kontekstit organ-izativ përkatës.17. Tutorët e punimeve shkencore impenjohen gjërësisht, në cilësinë e këshilluesit/mësuesit (men-torit) në fushën e proçedurës së arritjes të kuali-fikimit shkencor, në mënyrë që të shkurarojnë edhe shenjat më të vogla të plagjaturës.18. Tutorët arsyetojnë, në dhënien e mendimeve për proçedurat e shqyrtimit, përshtatshmërinë e masave që kanë marrë.19. Punimet shkencore mund të paraqiten në

proçedurën e shqyrtimit edhe në format elektronik, në mënyrë që të krahasohet më lehtë në bankat e të dhënave që disponohen. Tutorit, shqyrtuesit ose kujtdo anëtar në komisionet e shqyrtimeve i takon të vendosë në cilat raste dhe sa shpesh mund të kryhen kontrollet.20. Sistemi, përgjithësisht i përdorur, sipas të cilit gjatë momentit të dorëzimit të punimit të kër-kohet një vetdeklarim solemn (përbetim) ku thuhet se kandidati e ka përpunuar vetë tezën e doktora-turës pa mashtrime dhe duke respektuar rregullat e praktikës së mirë shkencore, nuk është i rekoman-dueshëm sepse efiçenca e tij në përgjithësi është mbivlerësuar dhe problemet penale që mbart janë nënvlerësuar.21. Përkon me një praktikë të mirë shkencore, edhe jashtë proçedurave të shqyrtimit, tërheqja e vëmendjes gjatë debateve shkencore për raste vjed-hje tekstesh ose idesh, duke mos i lënë në harresë nëpërmjet heshtjes.22. Gjatë punimeve objekt shqyrtimi nuk për-jashtohet përdorimi i dyfishtë apo i shumfishtë nëse manifestohet dhe nëse është juridikisht e ligjshme në kuptim të normave të shqyrtimit.23. Punime seminariale mbi tema të specifikuara mund të zgjerohen në punime diplomash ose tezash trevjeçare/pesvjeçare dhe këto mund të merren në konsideratë në punimet për tezat e doktoraturës dmth duke u përdorur dy ose dhe tre herë, me paktin që studimi i ri në tërësi të sjellë, nga ana cilësore dhe sasiore, një risi të vetën me ndikim.

C –PROÇEDURAT E DOKTORATURËS

I)Pranimi

24. Docenti universitar i Fakultetit propo-zon një kandidat si doktorand përpara Komisionit të Shkollës së Doktoraturës. Komisioni shqyrton kushtet e pranimit.25. Kushtet e pranimit fiksohen nëpërmjet standarteve sa më të larta në mënyrë që të rritet kërke-sa për aftësi të mira punuese prej doktorantëve. Af-tësia provohet nëpërmjet rezultateve të provimeve të Shtetit dhe, në shumë raste, nga punime seminariale të shkëlqyeshme të kryera gjatë studimit ose në një exposè të barazvlefshme me një punim seminarial mbi temën që trajtohet.26. Doktorantët mund të punojnë me tezat e tyre duke mbajtur lidhje pune me universitetin ose duke përfituar nga ndonjë bursë ose edhe si të jashtëm. Tezat e punura jashtë përkrah një aktiviteti profe-sional lejojnë një përdorim frutdhënës të praktikave të krijuara në të drejtën publike. Këto punime nuk janë më pak të rëndësishme ose më shumë të ek-spozuara ndaj mashtrimeve në krahasim me ato që punohen pranë Universitetit, me kusht që të gjithë doktorantëve ti trasmetohen rregullat e një pune të mirë shkencore.27. Shkollat post lauream me një program dok-torature janë një format i vlefshëm për promovimin e aktiviteteve të doktoraturës. Edhe asistenca indi-viduale, tipike e shkencës së interpretimit, mbetet e mundur për të shfrytëzuar risorset e brendshme që karakterizojnë këto lloj lidhjesh.28. Për probleme të mundshme që mund të lin-din në fazën e ndërtimit të raportit të doktoratës,

Norma të praktikës shkencore në Shkencat Publike. Kodi Etik i juristëve gjermanë.

Faqe 7 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

fakulteti duhet të përcaktojë një person që të jetë në gjendje të ofrojë këshilla dhe, nëse është e nevo-jshme, të ndërmjetësojë.

II)Tutorati

29. Tutorati i doktorantëve dhe i atyre që kanë marrë provimet e Shtetit është shumë impenjativ përsa i përket si kohës ashtu edhe përmbajtjes. Tu-torati fillon me ndihmën për zgjedhjen dhe përcak-timin e temës së punës për doktoraturën dhe kërkon vendosjen e një dialogu të qëndrueshëm.30. Tutori ose tutorja plotëson ecueshmërinë e punimeve nëpërmjet organizimit të takimeve dis-kutuese rreth aktivitetit kërkues, ku përfshihen treguesit e ecueshmërisë së punimeve që shërbejnë për marrjen e kualifikimeve. Një lloj tjetër tutorati, me përjashtim të shkollave post lauream, është bërja e një seminari doktoral në të cilin doktorantët dety-rohen të japin llogari për arritjet në punime.31. Nëse doktoranti nuk përmbush detyrimet që vijnë nga raporti i doktoratës, tutori është i legjit-imuar që ti japë fund këtij raporti.32. Tutorati nuk duhet të arrijë deri aty sa të zhdukë diferencimin midis tutorit dhe doktorantit, pikërsiht sepse nuk dallohet qartë pjesa autentike e punimit. Atësia intelektuale, pavarësisht tutoratit, duhet ti ngelet doktorantit.33. Tutorati është një punë që kërkon kohë dhe i shtohet detyrimeve të tjera të docentit universitar. Ndërkaq numuri i doktorantëve për të cilët tutori ose tutorja mund të marrin përgjegjësi duhet të jetë i ku-fizuar. P.sh, merret si numur maksimal, rreth dhjetë raporte të njëkohësishme tutorati individual.

III)Faza e Shqyrtimeve

34. Arsyetimi i mendimeve për notën bëhet nor-malisht brenda tre muajve.35. Komisioni i doktoratës përcakton vlerësuesit; si vlerësues i parë normalisht përcaktohet tutori, me përjashtim të rasteve kur rregullorja e ndan tutoratin nga dhënia e mendimit vlerësues.36. Vlerësuesi i dytë zgjidhet nga Komisioni i Doktoratës në mënyrë të tillë që të mos formohen çifte fikse relatorësh, duke shmangur kështu subjek-tivizma të mundshëm.37. Në rastet kur nuk mund të kryhet një rotacion i mjaftueshëm i vlerësuesve brenda një Fakulteti,

mendimet e dyta kërkohen jashtë universitetit. Kjo normë vlen sidomos në raste temash specifike për të cilat nuk ekziston në Fakultet ndonjë që mund të japë një mendim të dytë vlerësues dhe të ketë famil-jaritet me problematikën e trajtuar.38. Mendime të detyrueshme nga të tretë të jashtëm, psh. për punët e vlerësuara me summa cum laude, dobësojnë fakultetin; gjithsesi edhe mendimi tyre nuk garanton përherë cilësi dhe profesional-izëm.39. Mendimet e dhëna për vlerësimin e tezës nuk janë thejshtë kontrolle të përgjithshme. Të dy mendimet duhet të tregojnë saktësisht kontributin që teza jep në rritjen e dijes gjë që justifikon edhe notën e dhënë; në lidhje me vlerësimin e propozuar duhet treguar lidhja e këtij vlerësimi me përshkallë-zimin e rritjes së dijes, duke e krahasuar me situatën reale të kërkimit shkencor. Në vlerësim përfshihen edhe tërësia e mjeteve të përdorura, kuptueshmëria e arsyetimit dhe niveli gjuhësor. Propozimi i no-tave maksimale duhet të justifikohet nga një tezë e shkëlqyeshme.40. Provimi me gojë duhet të konceptohet në mënyrë të tillë që nëpërmjet pyetjeve që bëhen të verifikohet edhe atësia intelektuale e doktorantit kundrejt veprës.

IV)Promovimi i Brezave të Shkenctarëve të Rinj

41. Një nga detyrat e docentëve dhe docenteve universitarë është impenjimi me qëllim promovimin e brezave të rinj të shkenctarëve. Për këtë qëllim mund të shërbejnë dhe nënshkrime marrëveshjesh tutorati me doktorantët.42. Brezit të ri të shkenctarëve duhet tu jepen mundësi të mjaftueshme – edhe më tepër sa është parashikuar me ligj – që të ushtrojnë aktivitet kërkimor të vetin dhe të arrijnë kualifikime didak-tike universitare. Në veçanti duhet të kenë kohë të mjaftueshme në përpunimin e shkrimeve që i shër-bejnë për arritjen e kualifikimeve.43. Ato që kanë marrë dhe provimin e Shtetit mund të japin edhe leksione nëse dëshirojnë.44. Në rast bashkëpunimi ndërmjet docentëve universitarë me brezin e ri të shkenctarëve, këtyre të fundit u duhen respektuar pretendimet mbi atësinë

intelektuale dhe duhet të promovohen në një aktiv-itet autonom publikimi.45. Është e detyrueshme që brezi i ri i shkenc-tarëve të formohet që në fillim me etikën e punimeve shkencore. Standartet e vendosura nga një praktikë e mirë shkencore që pamë, duhet të kthehen në mod-ele edhe për brezin e shkenctarëve të rinj.

V)Transparenca

46. Docentët e së Drejtës së Shtetit japin ndër të tjera edhe mendime në organet shtetërore dhe në ente publike. Nëse si rrjedhojë vijnë publikime, relacioni bashkë me bërësin duhet të citohen në fund të faqes. Kjo vlen edhe për publikime të mëvonshme që shfrytëzojnë këto mendime të dhëna. E njejta gjë vlen edhe për shkenctarin i cili ka qenë mbrojtës në një proçes dhe publikon shkrime rreth temës së proçesit.47. Konfliktet e interesit, që mund të krijojnë dyshime anshmërie, duhet të tregohen. Kjo vlen ne veçanti për mendimet e dhëna si vlerësues në proçe-durat e kryera mbi kërkesat për fonde me qëllim shkencor, në peer-revieu, në proçedurat e vlerësimit dhe të konkurimit si dhe në ato të subvencionimit financiar të një projekti kërkimor dhe publikimit të tij nga të tretë.48. Nga pikëpamja shkencore është një praktikë e qortueshme ripublikimi i teksteve të cilët nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim rrënjësor ose që nuk i refer-ohen publikimit origjinal, dhe që bëhen të duken si të publikuar për herë të parë.49. Revistat e së drejtës publike që pretendojnë të jenë shkencore garantojnë një cilësi me standart të lartë. Duhet të tregojnë proçedurat dhe kriteret e ndjekura për pranimin e punimeve shkencore.50. Për pranimin e kontributeve shkencore ven-doset eksluzivisht sipas kriterit të përshtatshmërisë shkencore; proçedurat e peer revieu janë garanci e mjaftueshme të ngjashme me vendimet e organeve kolegjiale pranë ndonjë komiteti redaktimi.

Versioni përfundimtar i miratuar nga Mbledhja e Anëtareve të shoqatës në 3 Tetor 2012, Kiel Gjerm-ani.

Përktheu nga italishtja Robert Gajda

SensibilizimPër një ambjent sa më të këndshëm për studentët dhe stafin e fakultetit kërkojmë të shtojmë gjelbërimin dhe bimët dekorative në godinën e FE. Për këtë arsye i drejtohemi të gjithë atyre që kanë dëshirë dhe mundësi për të kontribuar materialisht apo financiarisht për të përmbushur këtë objektiv tonin për një mjedis sa më mikpritës për studentët. I bëjmë thir-rje gjithashtu biznesve të Elbasanit të jenë pjesë e mbështetjes së konkursve të ndryshme që do të organizohen në vazhdim nga Fakulteti Ekonomik.

Dekanati

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Brain Challenge

studentcard

SHPENZONI PA KOMISION!MERRNI KARTËN E PARAPAGUAR!

Karta e Parapaguar është një kartë Visa.Ka limit shpenzimi të barazvlefshëm me shumën e fondeve që ju vetë vendosni të hidhni në kartë referuar maksimumeve të lejuara.Në varësi të qëllimit të përdorimit, ofrohen tri lloje kartash:

Kartë e Parapaguar “Studenti”

Kartë e Parapaguar për “Përdorim të Përgjithshëm”

Kartë e Parapaguar “Interneti”

LLOJI KARTËS

Deri në - 50 000 Deri në - 100 000Deri në - 150 000

LIMITI MAKSIMAL I RIMBUSHJESSË KARTËS NË LEKË

Çfarë është karta e Parapaguar?

[email protected]

KARTAT E PARAPAGUARA

Bo

tim

i i k

ësa

j ga

zete

u m

un

sua

Përgjigjet e lojrave të numrit

të kaluar:

Këto janë përgjigjet e lojrave të numrit të kaluar:

1. Meqenëse dimë se A+B=Z, atëhere A+B+P=T. Gjithashtu dimë që T+A=F, kështu që në barazimin B+P+F=24 mund të zëvendësojmë F me T+A. Atëhere ekuacioni kthehet në B+P+T+A=24, ose B+P+T=22, meqenëse A=2. Atëhere kemi:B+P+2=T-B-P+22=T24=2TKështu pra T=22. Tani, 12+A=14=F dhe Q-12=17. Atëhere si përfundim Q=19 dhe S=52. Për numrat nga 1 në 10 skema është kjo:

Kurse për numrat nga 1 në 15 është:

Dimë që marka A dhe B të përziera bashkë janë 40 kg. Gjithashtu dimë që 40 kg përzi-erje shumëzuar me çmimin 7$ për kg baraz me 280$. Mund të ndërtojmë dy ekuacione të cilët mund të zgjidhen njëkohësisht:

A+B=40 9A+4B=280

Duke shumëzuar ekuacionin e parë me -9 mund të eliminojmë A-të:

-9A-9B=-3609A+4B=280-5B=-80

Nga ku del që B=16 dhe, si pasojë, A=24 kg

Sfidat e këtij numri janë këto:

1. Më poshtë janë paraqitur disa thënie të cilat përpiqen të formojnë disa marrëdhënie midis shkronjave A, B, C dhe D dhe numrave 1,2, 3 dhe 4. Duke përdorur informacionin e dhënë, përpiquni të identifikoni secilën shkronjë me numrin me të cilin është e lidhur:

Nëse A është 1, atëhere B nuk është 3.Nëse B nuk është 1, atëhere D është 4.Nëse C është 3, atëhere D nuk është 2.

Nëse C nuk është 2, atëhere D është 2.Nëse D është 3, atëhere A nuk është 4.

2. (17:8) sikurse (25:7) sikurse (32:5) sikurse ( ___ : ___)

3. Janë pesë kuti, të madhësisë së tillë që Kutia C futet brenda Kutisë A, Kutia D futet brenda kutisë B, Kutia C nuk është më e vogla, dhe Kutia A nuk është më e madhja.

Siç duket dhe nga figura, Kutia 1 është më e madhja dhe kutitë e tjera janë progresivisht më të vogla, ku Kutia 5 është e vogla fare. Numri në kutinë që përfaqëson Kutinë A plus numri në kutinë që përfaqëson Kutinë E është i barabartë me numrin në kutinë që përfaqëson Kutinë D plus numrin e kutisë që përfaqëson Kutinë C. Rendisni kutitë nga A tek E, nga më e madhja tek më e vogla.

PërgatitiShpËtim ÇErri