aktet administrative

23
Aktet administrative 1

Upload: vissaros

Post on 10-Feb-2016

142 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

All rights were reserved !

TRANSCRIPT

Page 1: Aktet Administrative

1

Aktet administrative

Page 2: Aktet Administrative

2

• Termi akt i referohet në çdo rast një veprimi njerëzor, të qëllimshëm ose jo

• Kur ky akt a veprim është i destinuar për të prodhuar efekte juridike, atëherë ai shndërrohet në një akt juridik

• Akti juridik ka një qëllim të caktuar që lidhet me: krijimin, ndryshimin ose shuarjen e një marrëdhënieje juridike të caktuar

• Prandaj aktet juridike krijohen nga e drejta me qëllim që të mund të sjellin efekte juridike

Page 3: Aktet Administrative

3

• Nëpërmjet aktit juridik krijohen norma juridike që mund të jenë të natyrës së përgjithshme, ose të një natyre konkrete, të posaçme

• P.sh., kushtetuta, ligji, marrëveshjet ndërkombëtare, aktet nënligjore etj. janë në vetvete akte juridike dhe me një natyrë të përgjithshme,

• Krahas akteve më natyrë të përgjithshme janë edhe aktet me natyrë individuale, të cilat nxirren në bazë dhe për zbatim të një akti juridik me natyrë të përgjithshme

• Me aktet juridike individuale bëhet konkretizimi i akteve juridike të përgjithshme

Page 4: Aktet Administrative

4

• P.sh. Ligji “Për urbanistikën” dhe ligji “Për policinë ndërtimore” parashikojnë normën e përgjithshme për ndërtimet e paligjshme

• Mbi këtë normë të përgjithshme, organi i specializuar nxjerr aktin individual që lidhet me prishjen e ndërtimit pa leje

• Pra, norma juridike e përgjithshme nuk mund të realizohet pa nxjerr normën juridike individuale për subjektin konkret që kryen shkeljen

• Pikërisht akti juridik që nxjerr organi kompetent i ngarkuar nga ligji për prishjen e ndërtimit pa leje është akt administrativ

• Akti administrativ rregullon në mënyrë të hollësishme veprimtarinë e subjekteve në marrëdhëniet që ato krijojnë midis tyre

Page 5: Aktet Administrative

5

Ç’është akti administrativ?

Akt administrativ është çdo urdhër, vendim, apo veprim që merret nga autoritetet administrative për rregullimin e një rasti të veçantë ose rasteve të përgjithëshme në sferën e të drejtës publike

Akti administrativ, duke qenë i autorizuar nga ligji ka automatikisht pasoja ligjore

Në këtë kuptim, një akt administrativ është një akt juridik

p.sh. Vendimi i organit të administrates për prishjen e ndërtimeve pa leje në lagjen XY

Page 6: Aktet Administrative

6

Aktet administrative mund të krijojnë të drejta, privilegje, pushtete, përgjegjësi dhe detyra, ose mund t'i ndryshojnë apo shuajnë ato

Kur akti është i përgjithshëm, pra me efekt normues edhe pasojat e tij ligjore, për nga natyra do të jenë të përgjithshme p.sh. Rregullorja …

Nëse akti është specifik, pra individual, atëhere ai flet me gjuhën e pasojave ligjore konkrete për individët e prekur ose të cenuar p.sh. Vendimi

Rasti i parë i adresohet numrit të pacaktuar të njerzëve, ndërsa rasti i dytë u adresohet individëve konkret

Page 7: Aktet Administrative

7

Shkenca e së drejtës administrative e përdor termin “akt administrativ” për të emërtuar në mënyrë të përgjithshme të gjitha llojet e akteve që nxjerrin organet e administratës

Akti administrativ merr emërtime të ndryshme si: vendim, urdhër, urdhëresë, rregullore, udhëzim, e deri tek leje, qarkore, protokolle, letër, dëshmi, license, diplomë etj.

Ku dallohet akti administrativ nga aktete tjera juridike p.sh. Nga aktet qe i nxjerr parlamenti apo pushteti gjyqësor ?

Page 8: Aktet Administrative

8

Per aktin administrativ janë me rëndësi këto karakteristika: konkretësia, autoritetësia dhe veprimi i tij juridik

Akti administrativ më së shpeshti përkfizohet si akt juridik me të cilin në mënyrë autoritative vendoset një çështje konkrete

Atributi juridik shërben për tu dalluar nga aktet materiale të cilat nuk e kanë këtë cilësi

Ndërsa atributi “konkret” shërben për ta dalluar nga aktet e përgjithshme juridike, përkatësisht nga aktet të cilat i përkasin një numri të madh të rasteve

Page 9: Aktet Administrative

9

Llojet e akteve administrative

Aktet administrative mund të klasifikohen sipas kritereve të ndryshme:

1. Aktet individuale 2. dhe gjenerale

Ndarja e akteve administrative në akte individuale dhe akte gjenerale bëhet në bazë të kriterit themelor se akti i përket personave individualisht të caktuar apo të pacaktuar

Për aktin administrativ individual është karakteristikë se personi përkatësisht personat janë të shënuar me emër p.sh leja që i ipet personit konkret për hapjen e punëtorisë zejtare, vendimi per krijimin e marrëdhenies së punës…

Page 10: Aktet Administrative

10

• Akti gjeneral u përket shumë personave të cilët nuk shënohen me emër në akt…

• Edhe pse në akt nuk shënohen emrat e personave të cilëve u përket akti ata mund të caktohen p.sh.

Akti me të cilin banorëve të një lagjeje apo të nje rruge i urdhërohet që të marrin pjesë në shuarjen e zjarrit

Ose urdhërohen qytetarët një lokaliteti të mos ujisin kopshtet nga ujesjellësi në muajt: qershor, korrik, gusht, shtator..

Page 11: Aktet Administrative

11

Aktet konstitutive dhe deklarative

Aktet me të cilat formohen marrëdhëniet juridike, pra ato akte me të cilat krijohen, ndryshohen a prishen marrëdhëniet juridike quhen akte konsitutive

p.sh vendmimi me të cilin lejohet ndërtimi i objektit të caktuar në një pronësi toksore, leja për bartjen e armës etj.,

Këtu është karakterisike se marrëdhënia juridike më

parë nuk ka ekzistuar ndërmjet organit dhe pales

Përmes aktit në fakt formohet marrëdhënia juridike

Efekti i këtij akti është nga momenti i nxjerrjes së tij

Page 12: Aktet Administrative

12

Akte deklarative quhen aktet me të cilat vetëm vërtetohet ekzistimi i marrëdhënieve juridike administrative

• Këtu marrëdhënia juridike më parë ka ekzistuar prandaj me akt vetëm bëhet vërtetimi i ekzistimit të saj

Veprimi marrëdhënies juridike është nga momenti kur është krijuar marrëdhënia juridike administrative

Akti me të cilin institucioni perkatës e njofton punëtorin se ka fituar pensionin e pleqërisë

Page 13: Aktet Administrative

13

Aktet pozitive dhe negative

Aktet pozitive janë ato akte administrative të cilat prodhojnë ndonjë ndryshim në marrëdhëniet ekzistuese juridike, qoftë nëse krijohen marrëdhëniet e reja, qoftë nëse ndryshojnë ato ekzistuese apo prishen

• Akt pozitiv është p.sh vendimi me të cilin personit të caktuar i përcaktohet lartësia e tatimit, i ndahet renta e pensionit …

Akte negative i quajmë ato akte administrative me të cilat refuzohet ndryshimi i marëdhënies ekzistuese juridike

1. Refuzohet dhenia e lejes per armembajte

2. Refuzohet kerkesa e studenteve nga menaxhmenti i fakultetit per heqjen e temes se diplomes…

Këto akte nxirren sipas kërkesës së pales

Po a mund të leshohen pa kërkesen e palëve ?

Page 14: Aktet Administrative

14

• Kështu akte negative janë aktet me të cilat refuzohet kërkesa për nxjerrjen e lejeve për bartjen e armës, për hapjen e punëtorisë zejtare etj.

Këtu pra organi nxjerr aktin me të cilin deklaron se nuk dëshiron ta ndryshoj gjendjen ekzistuese

• Ndodh që të mos deklarohet fare meq rast kemi të bëjmë më heshtjen e administrates

• Po çka është heshtja e administrates ?

Heshtje të administratës kemi atëherë kur organi kompetent nuk nxjerr vendimin në afatin e caktuar

Cfarë pasoja sjellë heshtja e administratës ?

Page 15: Aktet Administrative

15

Nëse procedura është hapur me kërkesën e palës, ai afat është tridhjet ditë nga dita e dorëzimit të kërkesës, ndërsa nëse procedura hapet me kërkesën e organit, afati është gjashtëdhjet ditë

• 60 ditë apo dy muaj ?

Nëse organi kundër vendimit të të cilit ankesa është e lejueshme, nuk e nxjerrë këtë brenda afatit të caktuar, atëherë pala ka të drejtë ankese në organin më të lartë

Nëse organi i shkallës së dytë nuk e nxjerr vendimin në afatin e caktuar prej gjashtëdhjet ditësh dhe as në afatin plotësues shtatë ditësh, pala mund të hapë konfliktin administrativ sikur të jetë refuzuar ankesa e saj

Page 16: Aktet Administrative

16

Aktet juridiksht të lidhura dhe aktet në bazë të çmuarjes së lirë

Aktet juridikisht të lidhura janë ato akte administravie te të cilat

që më parë është përcaktuar se duhet të nxirren dhe pavaresisht se qfarë do të jetë përmbajtja e tyre

P.sh vendimi mbi dhënien e lejes për ndërtim, pozitiv apo negativ Aktet në bazë të çmuarjes së lirë janë ato akte te të cilat organit

me ligj i është dhënë mundësia që sipas bindjes së vet të lirë dhe vlerësimit të interesit të përgjithshëm të vendos në rastin konkret

P.sh. Dhënia shtetësisë, akti mbi dhënien e ndihmave të caktuara nga skema sociale etj.

Page 17: Aktet Administrative

17

Aktet e një organi dhe aktet e përbëra

• Aktet administrative mund të klasifikohen në akte administrative të një organi dhe aktet administrative të përbëra përkatësisht të shumë organeve

• Rast më i shpeshtë është që aktin administrativ ta nxjerr një organ qoftë individual ose kolegjial

• Përjashtimisht një akt administrativ mund ta nxjerrin dy a më shumë organe

• P.sh. nxjerrja e aktit me pëlqimin e mëparëshëm të organit tjetër, nxjerrja e aktit me vërtetimin ose lejen e organit tjetër ose nxjerrja e vendimit pasi të jetë marrë mendimi nga ana e organit tjetër

Page 18: Aktet Administrative

18

Elementet përmbajtësore të aktit administrativ

Elementet përmbajtësore të aktit administrativ janë: konkretizimi i lëndës dhe i subjekteve të aktit, dispozitivi, arsyetimi dhe udhëzmet për mjetin juridik

Akti administrative në radhë të parë përmban lëndën për të cilën bëhet fjalë edhe subjektet, përkatësisht palët të cilave u përket

Esenca e përmbajtjes së aktit administrativ është dispozitivi d.m.th vendimi me të cilin vendoset lënda

Page 19: Aktet Administrative

19

Prandaj dispozitivi përmban shprehjen e vullnetit të organit të administratës me rastin e vendosjes së lëndës së caktuar, përkatësisht marrëdhënies së caktuar

Dispozitivi është elementi më përmbajtësor dhe pa të nuk ka akt administrativ

Në arsyetim shprehet pse është vendosur ashtu siç është thënë në dispozitivin e vendimit

Page 20: Aktet Administrative

20

Arsyetimi shpreh parimin e ligjshmërisë dhe në të, palës i pasqyrohet gjendja faktike dhe dispozitat materiale, në bazë të të cilave është vendosur çështja, përkatësisht është nxjerrë vendimi

• Në udhëzim mbi mjetin juridik, pala informohet mbi mundësinë përkatësisht pamundësinë e përdorimit të mjetit të caktuar juridik

• Kur e kemi të drejten e shfrytëzimit të mjetit juridik – në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë? …

• Nëse pala ka mundësi atëherë në udhëzim shënohet se para cilit organ mund ta shfrytëzoj këtë të drejtë dhe në çfarë afati mund të bëjë këtë

• Udhëzimi ka gjithashtu nënshkrimin, datën dhe vulën e organit

Page 21: Aktet Administrative

21

Aktet materiale të administratës

Aktet materiale janë akte në të cilat mbahen shënime të ndryshme mbi dukuritë e ndryshme ose kumtohen shënime e të dhëna dhe provohen faktet mbi ato të dhëna

• Aktet materiale nuk janë akte në kuptimin teknik por veprime të thjeshta administrative profesionale

• Procesverbali si akt material, pse ?

• Aktet materiale janë të ndryshme dhe ndahen në:

Aktet e evidentimit ose dokumentacionit – Këtu përfshihen aktet në të cilat mbahet evidenca, përkatësisht dokumentacioni i dukurive dhe i të dhënave të ndryshme

p.sh regjistrat protokollet librat e ndryshme etj.

Page 22: Aktet Administrative

22

Aktet e dhënies e të marrjes së deklaratave – Organet administrative për dukuritë të ndryshme në bazë të kërkesës së subjekteve të ndryshme marrin deklarata të ndryshme si:

p.sh deklarata me të cilat pasqyrohet gjendja ekonomike dhe personale e subjekteve të ndryshme

Aktet e lajmërimit ose kumtimit – Këtu përfshihen lajmërime, kumtesa e tregonjës të ndryshëm mbi të dhënat e caktuara për subjektet e ndryshme

P.sh. Lajmërimi zyrtar për ditën e vitit të ri, 28 nëntorit…

Ky akt a ka dispozitiv, arsyetim apo udhëzim për mjetin juridik ?

Page 23: Aktet Administrative

23

Ju Faleminderit !