brochure 1 - alb.indd

64
PLАNI AKSIONAL PËR PARANDALIMIN E PASOJAVE NGA VALËT E NGROHTA MBI SHËNDETIN E POPULLSISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË E përkrahur nga: REGIONAL OFFICE FOR Europe Ministria e Shëndetësisë

Upload: buitu

Post on 21-Jan-2017

231 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

PLАNI AKSIONAL PËR PARANDALIMIN E PASOJAVE NGA VALËT E NGROHTA MBI SHËNDETIN E POPULLSISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

E përkrahur nga:

REGIONAL OFFICE FOR EuropeMinistria e Shëndetësisë

Përmbajtja

Shkurtesa 7Parathënie 8Hyrje 10Ndryshime klimatike në R. e Maqedonisë 12Pasoja nga koha e ngrohtë mbi shëndetin e njerëzve 14Aktivitete për mbrojtjen e popullsisë nga valët e ngrohta në R. e Maqedonisë 16Trupi koordinues për zbatimin e planit 18Sistemi preciz dhe në kohë për paralajmërimin e valëve të ngrohta (alert-sistem) 20Identifikimi i grupeve të cenueshme të popullsisë gjatë valës së ngrohtë 22Plani për informimin e (komunikim) publikut, sektorit të shëndetësisë, sektorit social dhe arsimor, për mbrojtjen gjatë valëve të ngrohta 24Zvogëlimi i ekspozimit në të ngrohtë në hapsira të mbyllura 27Monitorimi dhe evaluimi i planit për përgjigje gjatë valëve të ngrohta 29Informatë kthyese dhe kontrolli mbi zbatimin e aktiviteteve 30Aktivitete për përgjigje gjatë valëve të ngrohta në faza 32

LISTA E PROTOKOLEVE: 40LISTA E SHTESAVE: 48Shtesa nr. 1: Rekomandime të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga valët e ngrohta 50Shtesa nr. 2: Përmbajtja e materialit edukativ të dedikuar për mjekët amë 52Shtesa nr. 3: Rekomandime për udhëheqësit e shtëpive të pensionistëve dhe të qendrave për kujdes institucionalafatgjatë 54Shtesa nr. 4: Rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve në kushte të valës së ngrohtë 55Shtesa nr. 5: Kontakt-lista e institucioneve dhe personave që pranojnë notifikim për valë të ngrohtë nëpërmjet e-mailit 57Shtesa nr. 6: Temperatura kufitare të sistemit për paralajmërim të hershëm nga valët e ngrohta të shprehur në °C 58Shtesa nr. 7: Pasqyrë e rekomandimeve dhe opsioneve për banim urban -distribuim të masave 59Shtesa nr. 8: Procedura për shpalljen e gjendjes së krizës 60Referenca: 62

Doc. dr. Vlladimir Kendrovski, Instituti për Shëndet Publik i R. së MaqedonisëPrim. dr. Jovanka Kostovska, Ministria e Shëndetësisë

Mr. Margarita Spasenovska, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra ShkupMr. Angelina Baçanoviq, Ministria e Shëndetësisë

Prof. dr. Mihail Koçubovski, Instituti për Shëndet Publik i R. së MaqedonisëPrim. dr. Zharko Karaxhovski, Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë

Prim. dr. Zharko Shutinovski, Ministria e ShëndetësisëProf. dr. Jovanka Karaxhinska, Instituti për Medicinën e Punës i R. së Maqedonisë

Prim. dr. Vera Menkovska, Inspektorati Shtetëror Sanitar ShëndetësorPrim. dr. Aleksandar Stojanov, Qendra për Shëndet Publik, Shkup

Prim. dr. Biljana Danilovska, Qendra për Shëndet Publik, ShkupDr. Vesna Nedelkovska, Ndihma e Shpejtë Mjekësore-Shkup

Z. Dragi Tarçugovski, Qendra për Menaxhimin e KrizaveZ-nja Marija Milkova, Qendra për Menaxhimin e KrizaveDr. Bogdan Karovski, Qendra për Menaxhimin e KrizaveZ-nja Maja Timovska, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

Z-nja Grozdanka Naumovska, Drejtoria për Mbrojtje dhe ShpëtimDr. Aneta Tërgaçevska, Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

Z-nja Liljana Onçeva Naxhinska, Seksioni për Ambientin Jetësor i Qytetit të ShkupitZ-nja Natasha Dokovska, Organizatë joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe

grave dhe mbrojtjen e ambientin jetësorZ. Pece Ristevski, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

PLANI AKSIONAL PËR PARANDALIMIN E PASOJAVE NGA VALËT E NGROHTA MBI SHËNDETIN E NJERËZVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË ËSHTË PËRGATITUR NGA ANA E ANËTARËVE TË KOMISIONIT PËR NDRYSHIME KLIMATIKE DHE SHËNDET

PRANË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, I PËRFAQËSUAR NGA ANËTARËT NË VIJIM:

Redaktorë të tekstit:

Bashk. shkenc. d-r Vlladimir Kendrovski, Instituti për Shëndet PublikM-r Margarita Spasenovska, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra Shkup

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје614.2:613.166(497.7) PLANI aksional për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin epopullsisë në Reopublikën e Maqedonisë / [redaktorë Vlladimir Kendrovski, Margarita Spasenovska]. - Shkup : Republika e Maqedonisë Ministria e shëndetësisë, 2011. - 64 стр. : табели ; 21 смФусноти кон фусноти. - Библиографија: стр. 62. - Содржи и: Shtesa 1-8ISBN 978-608-4518-18-1а) Здравствен систем и климатски промени - Заштита од топлотни бранови - Македонија - Акциони плановиCOBISS.MK-ID 88906250

Lektor:

Isak Ramadani

Dizajni dhe rregullimi teknik: Bojan KërtolicaEmilija Petreska

FALËNDERIMEKy publikim është përgatitur në kuadër të OBSH/BMU projekti për mbrojtje të shëndetit nga ndryshimet klimatike në Evropë, i koordinuar nga ana e d-r Betina Mene dhe d-r Xhoana Nërs, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra rajonale për Evropë.Falënderim për përkrahjen fi nanciare të pranuar nga ana e Republikës së Gjermanisë.

Shtypi:Datapons Shkup

ABSTRAKTPlani aksional për parandalimin e pasojave nga valët e të ngrohtit mbi shëndetin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë u paraqit si nevojë e adaptimit në të nxehtin ekstrem të shkaktuar me ndryshimin e kushteve të motit dhe ndikimi i tyre mbi shëndetin si pasojë e ndryshimeve klimatike. Qëllimi kryesor që duhet të arrihet me sjelljen e këtij plani është të zvogëlohen sëmundjet dhe vdekshmëria që në të bëjnë me valët e të ngrohtit, nëpërmjet lëshimit të informacioneve për paralajmërim për vapën dhe shëndetin, me theks tek grupet e cenueshme të popullsisë, parashikimi në kohë dhe paralajmërimi i valëve të ngrohta, ngritja e vetëdijes së publikut dhe të punëtorëve të shëndetësisë, për ndikimin e valëve të ngrohta mbi shëndetin dhe koordinimi në kohë dhe mobilizimi i të gjitha resurseve në dispozicion, për ballafaqim me efektet e shkaktuara për shkak të nxehtësisë. Plani përfshin aktivitete paraprakisht të caktuara që do të zbatohen nga ana e përfaqësuesve Qeveritarë dhe institucioneve, si nga sektori i shëndetësisë ashtu edhe nga sektorët tjerë. Qëllimi i planit është të mundësohet qasja multisektoriale në përgjigjen ndaj ndikimeve të motit skajshmërisht të ngrohtë, nëpërmjet aksioneve në kohë nga ana e të gjitha institucioneve të caktuara si përgjegjëse në kuadër të planit. Plani aksional për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë, bëhet pjesë edhe e Platformës nacionale të Republikës së Maqedonisë për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat.

E përkrahur nga:

REGIONAL OFFICE FOR EuropeMinistria e Shëndetësisë

6

SHKURTESA

DMSH - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

ISHSSH - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor

NJVL - Njësi për Vetadministrim Lokal

ISHP - Instituti për Shëndet Publik

IMP - Instituti për Medicinën e Punës

MAJPH - Ministria për Ambientin Jetësor dhe Planifi kimin Hapësinor

MSH - Ministria e Shëndetësisë

MPPS - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

KKM - Kryqi i Kuq i Maqedonisë

OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë

DPHM - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

QSHP - Qendra për Shëndet Publik

QMK – Qendra për Menaxhimin e Krizave

7

PARATHËNIE

8

Sipas parashikimeve në Raportin e dytë Nacional për ndryshimet klimatike në R. e Maqedonisë nga viti 2008, ndry-shimet klimatike në R. e Maqedonisë do të rezultojnë me një numër dhe intensitet të zmadhuar të valëve të ngrohta, e me këtë ngjarje më të shpeshta ekstreme kohore (vërshime, thatësira, rrëshqitje të tokës, zjarre, stuhi etj.). Në pajtim me ske-narët e parashikuar për lëvizjen e vdekshmërisë në Republikën e Maqedonisë dhe në Shkup, në periudhën pas vitit 2035, gjegjësisht vitit 2030, për Shkupin, në funksion vetëm të temperaturës, vërehet vdekshmëria e projektuar me ndryshim vetëm në drejtim të temperaturave të mesme mujore për 1°C në krahasim me periudhën e viteve 1996-2000. Kjo rritje e shkallës mujore të vdekshmërisë në vend do të jetë më e madhe në muajt prill, maj dhe qershor dhe do të jetë mesatarisht 10% në krahasim me periudhën prill, maj dhe qershor të viteve 1995-2004. Ndikimi i temperaturës së zmadhuar veçanërisht do të vijë në shprehje në mjediset urbane ku temperatura është më e lartë nga mjediset rurale për disa shkallë (Kendrovski 2004).

Më tepër prej 60% nga popullata e R së Maqedonisë jeton nëpër qytete. Si pasojë e ngrohjes globale, rreziqet e drejtpërdrejta ndaj shëndetit të njeriut mund të paraqesin problem të rëndësishëm shëndetësor, në kontekst të urbanizimit të mëtutjeshëm, para së gjithash për shkak të efektit të mbajtjes së ngrohtësisë diellore në betonin dhe asfaltin e vendbanimeve urbane edhe pas perëndimit të diellit (efekti i ishullit të nxehtë). Grupe më të goditura nga valët e ngrohta janë foshnjat dhe fëmijët deri në moshën pesëvjeçare, njerëzit me peshë të zmadhuar trupore dhe ata njerëz që kanë harxhim të zmadhuar të lëngjeve në vendin e punës. Valët e ngrohta shkaktojnë goditje të ngrohta, këputje dhe ngërçe, po ashtu i keqësojnë edhe problemet kronike me sëmundjet e mushkërive të bardha, zemrës dhe veshkave (Kendrovski 2004). Në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kërcënimeve potenciale për shëndetin e njeriut nga valët e ngrohta, Min-istria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën botërore të Shëndetësisë e përgatiti Planin aksional për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga valët e ngrohta, duke përfshirë edhe sistem për paralajmërimin e hershëm të valëve të ngrohta, të implementuar në bashkëpunim me DPHM. Qëllimi i ekzistimit të këtij plani është:

▪ Parashikimi në kohë dhe paralajmërimi i valëve të ngrohta te të gjitha institucionet përgjegjëse nga fusha e shëndetit publik, si dhe te institucionet tjera të kyçura në plan, që do të kontribuojnë për informimin e hershëm dhe për ndër marrjen e masave përkatëse.

▪ Ulja e morbiditetit dhe vdekshmërisë, që ndërlidhet me valët e ngrohta nëpërmjet dhënies së paralajmërimit për të nxehtinnë dhe shëndetin, veçanërisht për popullatën e cila është më e cenueshme nga ndikimet e valëve të ngrohta: persona të moshuar, foshnja dhe fëmijë deri në 5 vjet, të sëmurë kronik, persona me peshë trupore të zmad huar, persona me profesione të caktuara që punojnë në kushte të jashtme dhe janë më tepër të eksponuar në ndikimin e valëve të ngrohta, persona statusi socio-ekonomik i të cilëve i bën më shumë të cenueshëm e të cilët për shkak të faktorëve të caktuar social (nacionaliteti, profesioni, arsimi, izolimi social etj.) janë të cenueshëm në ndikimet e motit të ngrohtë.

▪ Koordinimi në kohë i masave në dispozicion dhe i resurseve që janë momentalisht në dispozicion në R. e Maqedon isë, për përgjigje në rast të paraqitjes së valëve të ngrohta.

▪ Ngritja e vetëdijes së publikut dhe të punëtorëve të shëndetësisë për ndikimin e valëve të ngrohta mbi shëndetin.

Plani aksional për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë, përfshin aktivitete paraprakisht të caktuara që do të zbatohen nga ana e përfaqësuesve dhe institucioneve qeveritare, si nga sektori shëndetësi poashtu edhe nga sektorë tjerë, duke i përfshirë: Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin për Shëndet Publik të RM dhe 10 - Qendrat për Shëndet Publik, Instituti për Medicinën e Punës së RM, Qendra për Menaxhimin e krizave, Drejto-ria për Punë Hidrometeorologjike, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Seksione për përparimin e ambientit jetësor në kuadër të komunave (në fazën e parë, kyçje aktive e Qytetit të Shkupit), Ministria e Vetadministrimit Lokal, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedon-isë, OJQ, duke kyçur edhe përfaqësues të medias.

9

HYRJE

10

Pritet që ndryshimet klimatike të sjellin deri te rritja e temperaturave mesatare globale si dhe numri dhe intensiteti i valëve të ngrohta. Ekziston konsensus shkencor i fuqishëm global se klima ndryshon dhe se trendët ekzistues të ngrohjes globale, rritja e temperaturës dhe nivelet e detit dhe ngjarjet ekstreme të motit më të shpesh-tuara (valët e ngrohta, zjarret, stuhitë, vërshimet, thatësira, rrëshqitja e tokës etj.), mund të sjellin deri në mangësi të ushqimit dhe ujit të pijshëm, humbja e vendbanimeve si dhe zhdukja e disa llojeve të bimëve dhe kafshëve. Qytetet kontribuojnë në më shumë se 60% të emetimeve të gazrave serrë. Mjediset urbane shfrytëzojnë 75% të harxhimit energjetik dhe në proporcione të ngjashme i gjenerojnë të gjitha llojet e mbeturinave. Banorët urban, janë veça-nërisht të cenueshëm në pasojat nga ndryshimet klimatike – valë të ngrohta, zmadhimi i nivelit të ndotjes së ajrit, probleme me strehimin, ngrohja etj.

Pasojat negative për shëndetin, gjatë valës së ngrohtë në Evropë në vitin 2003, treguan rritje të madhe të vdek-shmërisë së njerëzve dhe hospitalizim të pacientëve. Vetëm në Evropën perëndimore atëherë janë regjistruar më shumë se 35.000 raste të vdekjes, që ndërlidhet me valën e ngrohtë. Në rajonin e Evropës, personat e moshuar janë më të cenueshëm në krahasim me ndryshimet në të ngrohtë ose në të ftohtë. Po ashtu, personat me sëmundje kronike veçanërisht me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, kanë rrezik të madh gjatë valëve të ngrohta. Ndryshimet globale klimatike, në dekadat e ardhshme mund të shkaktojnë pasoja të ndryshme mbi shëndetin e popullsisë në rajonin evropian. Në vitet e fundit, vërehet rritja e frekuencave të paraqitjes së ditëve të ngrohta në shumë vende evropiane. Vendet e Mesdheut dhe Ballkanit janë veçanërisht të cenueshme nga valët e ngrohta (OBSH 2008). Gjatë valëve të ngrohta në R. e Maqedonisë në vitin 2007, është vlerësuar se kanë vdekur 1000 persona më tepër në periudhën e verës në krahasim me mesataren e viteve 2004 – 2007, për periudhën e njëjtë. Në pajtim me skenarët e parashikuar për trendët në vdekshmëri në shtet dhe në Shkup për periudhën pas vitit 2035, ndry-shimi i temperaturave mesatare mujore për vetëm 1ºC, në krahasim me periudhën e viteve 1996 – 2000, do të ndikojë shumë në ndryshimin e distribuimit të mortalitetit të përgjithshëm të shprehur si mesatare mujore.

Ekzistojnë dëshmi se zvogëlimi i morbiditetit dhe mortalitetit është i mundshëm nëpërmjet një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe përgjigjen ndaj valëve të ngrohta dhe atë: përforcimi dhe zbatimi i sistemit për lajmërimin dhe paralajmërimin e valëve të ngrohta (sistem për paralajmërim të hershëm nga valët e ngrohta), Përforcimi i gatishmërisë dhe përgjigjes së shërbimeve shëndetësore, informimi në kohë i popullsisë për pasojat e mundshme nga valët e ngrohta dhe si të ballafaqohen me ta, si dhe planifi kim dhe strehim përkatës. Ky dokument i përmban aktivitetet në kuadër të Planit aksional për mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga valët e ngrohta në R. e Maqedonisë, me qëllim ballafaqimin dhe përgjigjen në kohë ndaj ndikimeve të valëve të ngrohta.

11

NDRYSHIMET KLIMATIKE NË R. E MAQEDONISË

Тrendi i rritjes së temperaturës së ajrit në gjysmën e dytë të shekullit 20, është vërejtur edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë. Në aspekt të trendit të të reshurave të regjistruara gjatë shekullit 20, ekzistojnë dallime në nivel rajonal dhe lokal. Si një indikator për ndryshimet e klimës në Republikën e Maqedonisë, janë temperaturat mesatare vjetore të ajrit shumë më të larta në krahasim me mesataren shumëvjeçare për periudhën e viteve 1961-1990 në të gjitha stacionet meteorologjike, në njëzet vitet e fundit, prej të cilave ndryshime më të mëdha janë vërejtur në vitet 2000, 2001, 2007 dhe 2008. Gjatë verës, sipas të dhënave për temperatura maksimale të ajrit, në vitet e fundit janë vërejtur temperatura ajrore ekstreme të larta, veçanërisht në vitet 1993, 1994, 2000, 2001, 2003, 2005 dhe 2007

Grafi ku 1. Devijime shumëvjeçare të temperaturës verore të ajrit në krahasim me temperaturën verore mesatare për periudhën e viteve 1961-1990

-4.0

-2.0

0.0

2.0

4.0

1926

1931

1936

1941

1946

1951

1956

1961

1966

1971

1976

1981

1986

1991

1996

2001

tem

pera

tura

(°S

)

Devijim

Shkup - Petrovec

Viti

5 Për. Lëv. në Gusht (Devijim) Linear (Devijim)

12

Grafi ku 2. Devijimi i temperaturës së mesme maksimale të ajrit nga mesatarja për vitet 1961-1990

Konstatim i përgjithshëm është se gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, dukshëm është zmadhuar numri i ditëve me temperaturë maksimale më të madhe ose të barabartë me 30°C (ditë tropike), ditë me temperaturë maksimale më të madhe ose të barabartë me 35°C (ditë të nxehta), si dhe numri i ditëve me temperaturë minimale të ajrit më të madhe ose të barabartë me 20°C (net tropike).Ngritje më të madhe të temperaturës ajrore në R. e Maqedonisë deri në fund të shekullit parashikohet për periud-hën verore, e shoqëruar me ulje më intensive të të reshurave. Praktikisht nuk priten ndryshime të të reshurave në periudhën dimërore, por pritet ulje në të gjitha stinët tjera. Sërish, me rritjen e temperaturës mbi pragun prej 2°C do të zmadhohen rreziqet për shëndetin e njeriut dhe shumë do të zmadhohen katastrofat ekologjike.

-2

-1

0

1

2

3

4

1951

1956

1961

1966

1971

1976

1981

1986

1991

1996

2001

2006

Shkup, vjetore

viti

Tem

pera

tura

-4

-3

-2

-1

0

1

2

3

4

5

1951

1956

1961

1966

1971

1976

1981

1986

1991

1996

2001

2006

Shkup JJA

viti

Tem

pera

tura

Nga analiza e temperaturave mesatare maksimale dhe minimale në periudhën tridhjetëvjeçare, është vërejtur një trend i rritjes së tyre në nivel vjetor si dhe gjatë periudhës verore.

13

PASOJA MBI SHËNDETIN E NJERËZVE NGA KOHA E NGROHTË Pasojat mbi shëndetin e njerëzve nga koha e ngrohtë dhe valët e ngrohta, varen nga niveli i ekspozimit (frekuenca, ashpërsia dhe kohëzgjatja), madhësia e popullsisë së eksponuar dhe ndjeshmëria e saj. Pasojat mbi shëndetin mund të paraqiten te të gjitha grupet madhore, si rezultat i një numri të madh të faktorëve (disa persona janë më të rrezikuar nga sëmundjet lidhur me të nxehtin në krahasim me të tjerët) (OBSH 2008).

Gjatë serisë së ngrohtë, rritja e temperaturës trupore është pasojë e rrethinës dhe metabolizmit. Kjo temperaturë patjetër të shpenzohet, që të mund të mbahet temperatura e trupit prej 37˚C, proces i cili quhet termorregullim. Rritja e temperaturës së trupit për më pak se 1˚C, i aktivizon receptorët periferik dhe të hipotalamit për ngrohtësi, të cilët japin sinjal deri te qendra për termorregullim në hipotalam. Kjo qendër e aktivizon vazodilatacionin e lëkurës dhe inicion djersitje. Mossuksesi i këtyre përgjigjeve të trupit, mund të sjellë deri te shumë pasoja për shëndetin, veçanërisht te personat e moshuar të cilët edhe janë më të cenueshëm.

SËMUNDJE LIDHUR ME TË NXEHTIN

Edemi i të ngrohtit – ënjtje e nyejve, duarve dhe këmbëve, si pasojë e mbajtjes së ujit (veprim aldosteronik i kombinuar me vijë të venës dhe vazodilatacion periferik), që kalon për disa ditë, me aklimatizimin në temperaturën më të lartë. Edemi, veçanërisht i ekstremiteteve të ulëta, më së shpeshti te nyejt, paraqitet në fi llim të sezonit të ngrohtë. Është pasojë e vazodilatacionit periferik të shkaktuar nga i ngrohti dhe mbajtja e ujit dhe kripës.

Ngërçe nga i ngrohti – ngërçe të dhimbshme te muskujt, që paraqiten pas një pune të lodhshme fi zike, më së shpeshti te duart, këmbët dhe abdomeni. Personat që djersiten më shumë, janë më të ndjeshëm dhe më lehtë mund të fi tojnë ngërçe të të ngrohtit, pasi që nëpërmjet djersitjes humbet kripë, kurse niveli i pakësuar i kripës në muskuj, sjell deri te shkaktimi i ngërçeve.

Shpërthim puçrrash nga i ngrohti – pasojë e ënjtjes së gjëndrave të djersës dhe ruptura e tyre dhe paraqitet me papula të vogla të kuqe, me kruajtje të fytyrës, qafës, pjesës së sipërme të gjinjve, nën gjinjtë, nën sqetullat dhe në pjesën e skrotumit. Ndikon te të gjitha moshat, por më shpesh te fëmijët e vegjël. Në trup, paraqitet te pjesët e mbuluara me veshje të ngushta. Ato, lehtë, në mënyrë sekondare infektohen me baktere.

Rraskapitje nga i ngrohti – Etje intensive, dobësi, parehati, shqetësim, marramendje, lodhje dhe dhimbje koke. Temperatura qendrore mund të jetë normale, subnormale ose pak e ngritur (më e vogël se 40ºC). Pulsi është i dobët, me hipotension postular dhe frymëmarrje të cekët. Nuk ka ndryshim të gjendjes mentale.Është pasojë e humbjes së ujit të trupit dhe/ose kripës, që është rezultat i ekspozimit në ngrohtësi të madhe ose lodhje.

Goditja nga i ngrohti - Çrregullimi më i rëndë shëndetësor, që paraqitet për shkak të humbjes së kontrollit mbi temperaturën trupore dhe paaftësia për ftohje me anë të djersitjes. Temperatura trupore, rritet edhe deri në 40 shkallë në periudhë prej 10-15 minuta. Nëse nuk e vapw me kohë, mund të sjellë deri në dëmtime të rënda të organizmit, po edhe deri në vdekje.

Burimi: OBSH, 2008Adaptuar dhe azhurnuar nga A Bouchama, JP Knochel (2002). Heat stroke. New England Journal of Medicine,346:1978–1988; dhe JP Knochel, G Reed (1994). Disorders of heat regulation. Në: MH Maxwell, CR Kleeman, RG Narins, eds. Clinical disorders of fl uid and electrolyte metabolism, 5th ed. New York, McGraw-Hill Inc.:1549–1590.

14

Grafi ku nr. 6. Përqindje e zmadhuar e personave të vdekur sipas muajve, në verën e vitit 2007 në krahasim me mesataren e viteve 1994 - 2007, burim - ISHPRM, 2009

Në pajtim me skenarët e parashikuar për lëvizjen e vdekshmërisë në Republikën e Maqedonisë dhe Shkup në periudhën pas vitit 2035, vetëm në funksion të temperaturës, vërehet vdekshmëria e projektuar me ndryshim vetëm në drejtim të temperaturave të mesme mujore për 1°C në krahasim me periudhën e viteve 1996-2000 (periudhë referente). Kjo rritje e shkallës mujore të vdekshmërisë në vend do të ishte më e madhe në muajt prill, maj dhe qershor dhe krahasuar me periudhën referente, do të ishte mesatarisht 10%. Ndiki-mi i temperaturës së zmadhuar, do të vijë veçanërisht në shprehje në mjediset urbane, ku temperatura është më e lartë për disa shkallë nga mjediset rurale. Në drejtim të ndikimit të valëve të ngrohta mbi shëndetin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë, vetëm për vitin 2007 llogaritet se mbi 1000 persona më tepër kanë vdekur gjatë periudhës verore, në krahasim me mesataren e viteve 1994-2007, për periudhën e njëjtë. Gjithsesi, rreziku atributiv nga valët e ngrohta nuk mund të lidhet me numrin e zmadhuar e të gjithë personave të vdekur.

Në kushte të valëve të ngrohta (viti 2007), është vërtetuar se me rritjen e temperaturës për 10C mbi kufi taren (30,10C), vdekshmëria në Shkup zmadhohet për 3,2%. Është vërtetuar edhe se numri i intervenimeve të Shërbimeve për ndihmën e shpejtë mjekësore në vend, po ashtu zmadhohet gjatë pjesës së ngrohtë të vitit.

Disa intervenime janë kyçe për zvogëlimin e morbiditetit dhe mortalitetit, si pasojë e valëve të ngrohta:

• Identifi kimi i personave me rrezik të zmadhuar gjatë valës së ngrohtë• Masa mbrojtëse për këta dhe për persona të tjerë dhe• Intervenim i shpejtë gjatë paraqitjes së simptomave të para të sëmundjes për shkak të nxehtitsë.

0%

5%

10%

15%

20%

Përqindje 14,8% 17,7% 16,5% 17,2% 6,8%

Qershor KorrikG usht ShtatorMajMaj Qershor Korrik Gusht Shtator

15

AKTIVITETE PËR MBROJTJEN E POPULLSISË NË R. E MAQEDONISË NGA VALËT E NGROHTA Mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të popullsisë, kërkon miratim të zgjidhjeve dhe vendimeve të përbashkëta nga ana e institucioneve të resoreve përkatëse, po ashtu edhe nga të gjithë të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë mbi rrethinën. Parimi i ndarjes së përgjegjësive dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet sektorëve, janë bazë për pengimin e pasojave të padëshirueshme nga veprimi dëmtues i mjedisit mbi shëndetin. Aplikimi i qasjes së integruar në menaxhimin me mjedisin jetësor dhe rrezikun mbi shëndetin, paraqet bashkëpunim të ngushtë të sektorëve udhëheqës – sektori i shëndetësisë dhe ekologjisë, me sektorët që janë substrat i veprimit - urbanizimi, industria, transporti etj. Gjatë vitit 2010, Plani aksional u zbatua si pilot në territorin e tërë shtetit dhe evaluimi tregoi se me disa plotësime të caktuara, ai u zbatua me sukses dhe u realizuan qëllimet kryesore për ekzistimin dhe funksionimin e tij. Përfi timi kryesor i këtij sistemi është kyçja e meteo - alarmit nga ana e DPHM (vetëm pjesa për temperaturat në periudhën prej muajit maj - shtator në vitin në vijim), i cili i parashikon valët e ngrohta 48 orë para ngjarjes, që paraqet moment iniciues në alarmimin e mëtutjeshëm të kompetentëve për zbatimin e aktiviteteve për të cilat janë marrë vesh për zvogëlimin e pasojave nga moti i ngrohtë mbi shëndetin e popullsisë në shtet, në 5 rajone meteorologjike, veçmas. Në pajtim me temperaturat shumëvjeçare mesatare të marra për qytetet në vend dhe shpeshtësia e tyre, DPHM e ka bërë gradimin e tyre në bazë të lartësisë së temperaturës në 4 kategori:

• Niveli i gjelbër (zgjuarsi)• Niveli i verdhë (alert dhe gatishmëri)• Niveli ngjyrë portokalli (valë të ngrohta)• Niveli i kuq (temperatura të jashtëzakonshme)

Në lidhje me rrezikun e defi nuar më lartë janë përgatitur aktivitete nga ana e institucioneve përkatëse të sistemit për ballafaqimin me pasojat nga temperaturat e larta.Aktivitetet e caktuara, që duhet të ndërmerren nga ana e institucioneve shëndetësore dhe institucioneve tjera të kyçura, para së gjithash, janë me qëllim që të ngritet vetëdija te popullsia për rreziqet nga moti i ngrohtë, si dhe të ndërmerren aktivitetet e nevojshme lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen nga ana e institucioneve dhe popullsisë, që të zvogëlohen rreziqet. Po ashtu, Plani e përcakton edhe drejtimin për përgjegjësinë e institucioneve dhe personave për ndërmarrjen e aksioneve, pas marrjes së lajmit për valë të ngrohtë, në nivel rajonal dhe lokal nga ana e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

16

Aktivitetet për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin e njerëzve në Republikën e Maqedonisë janë:

1. Koordinimi i kyçjes së institucioneve dhe i zbatimit të aktiviteteve të parashikuara në planin nëpërmjet punës së Trupit koordinues për zbatimin e planit ;

2. Vendosja e sistemit preciz për paralajmërim në kohë të valëve të ngrohta (ALERT-sistem për valë të ngrohta), veçanërisht funksional në periudhën prej 1 maj – 30 shtator;

3. Informimi (komunikimi) i publikut, sektorit shëndetësor, arsimor dhe social për mbrojtje gjatë valëve të ngrohta, me sjelljen e planit me rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë, të drejtuara kah punëtorët e shëndetësisë, popullsia dhe grupet e rrezikuara, para dhe gjatë paraqitjes së valës së ngrohtë, si dhe përgjegjësitë e institucioneve gjatë dhënies së rekomandimeve;

4. Dhënia e rekomandimeve për zvogëlimin e ekspozimit në të ngrohtë në mesin e brendshëm të hapësirave të mbyllura, në institucionet shëndetësore dhe sociale (strategji afatmesme dhe afatshkurta) dhe plane për mbrojtje të veçantë të grupeve të cenueshme të popullsisë;

5. Monitorimi dhe evaluimi (kontrolli mbi zbatimin e planit) i zbatimit të aktiviteteve për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta mbi shëndetin e njerëzve në Republikën e Maqedonisë është lëndë e evaluimit në bazë të ndjekjes së indikatorëve paraprakisht të caktuar dhe evaluimit i rezultateve pas secilit vit rrjedhës.

Funksionimi i sistemit të paralajmërimit për parandalimin e efekteve shëndetësore nga valët e ngrohta në Republikën e Maqedonisë, është sqaruar në skemën në vijim:

Sistem për mbrojtje

shëndetësore

DPHM

Popullatë me rrezik

Mediume

QMK

Mediume

Vetëadministrimi lokal

ISHPRM

Kryqi i Kuq OJQ

Publiku

Publiku DMSH

BL

Baza

Baza

Po ashtu, janë përgatitur Protokolle me qëllim të dhënies së drejtimeve më konkrete për institucione të caktuara, siç janë Qendrat për Shëndet Publik dhe Spitalet e përgjithshme. Në mënyrë plotësuese, janë përgatitur edhe protokolle për zbatimin e aktiviteteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

17

TRUPI KOORDINUES PËR ZBATIMIN E PLANIT

Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, nga muaji korrik, viti 2007, funksionon Komisioni për Ndjekjen e Efekteve mbi Shëndetin nga i Ngrohti. Në mënyrë plotësuese, në qershor të vitit 2010, është themeluar Komisioni për Ndryshime klimatike dhe shëndet, i cili merr pjesë në zbatimin dhe mbikëqyrjen e një spektri të gjerë të aktiviteteve lidhur me ndryshimet klimatike dhe shëndetin. Që të dy komisionet, marrin pjesë në përgatitjen e Planit dhe bashkëpunojnë gjatë zbatimit të tij, mbikëqyrjes dhe evaluimit. Komisioni për Ndryshime Klimatike dhe Shëndet ka funksion të Trupit koordinues dhe është përgjegjës për koordinimin e kyçjes së institucioneve gjatë zbatimit të aktiviteteve të parashikuara në Plan dhe sigurimin e bashkëpunimit ndërsektorial, gjatë së cilës, institucioni udhëheqës për zbatimin e Planit aksional për parandalimin e efekteve shëndetësore nga valët e ngrohta në Republikën e Maqedonisë, është Ministria e Shëndetësisë.Komisioni për Ndjekjen e Efekteve mbi Shëndetin nga i Ngrohti, do të sigurojë operativitet në zbatimin e aktiviteteve, veçanërisht të aktiviteteve që kanë të bëjnë me informimin e publikut dhe punëtorëve të shëndetësisë në kohë. Ai është përgjegjës për ndërmarrjen e aksioneve dhe aktivizimin e planit. Sugjerohet që sipas nevojës, në të të jenë kyçur edhe persona nga institucione tjera relevante. Zbatimi i planit do të kryhet nëpërmjet institucioneve në vijim, përfaqësuesit e të cilëve janë kyçur në trupin koordinues:

1. Instituti për Shëndet Publik i RM dhe Qendra për Shëndet Publik, 2. Instituti për Medicinën e Punës i RM, OBSJ Qendra kolaborative3. Qendra për Menaxhimin e Krizave4. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike 5. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim6. Seksione për përmirësimin e ambientit jetësor në kuadër të komunës (në fazën e parë kyçje aktive të Qytetit të Shkupit)7. Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifi kimit Hapësinor8. Ministria për Transport dhe Lidhje9. Ministria për Punë dhe Politikë sociale10. Ministria për Arsim dhe Shkencë11. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë12. Mediume13. Sektori joqeveritar

Që të sigurohet një qasje e koordinuar në zbatimin e aktiviteteve, rrjedha e informacioneve ndërmjet trupit përgjegjës dhe pjesëmarrësve të tjerë në sistemin për parandalimin e efekteve mbi shëndetin nga valët e ngrohta në Republikën e Maqedonisë, do të zbatohet siç është sqaruar në vijim:

18

Komisioni për ndjekjen e efekteve mbi shëndetin nga i ngrohti

Sistemi për vlerësimin e rreziqeve shëndetësore në kohë - ISHPRM

Alert-sistem preciz dhenë kohë: DPHM

• Sektori i shëndetësisë (klinika, spitale, shtëpi shëndetësore, QMP, mjekë amë, farmakolog)• Vetëadministrimi lokal• Qendra për punë sociale• Shtëpi të pensionistëve• Shtëpi sociale • Strehimore fëmijësh • Fëmijë me nevoja të veçanta • Institucione sociale• Shkolla dhe çerdhe• Qendra për Menaxhimin e Krizave • Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim• Transport• Energjetikë• Kryqi i Kuq i RM etj.

Mediume

Popullsia e ppërgjithshme, grupe të popullsisë të

cenueshme

19

SISTEMI PRECIZ PËR PARALA-JMËRIMIN NË KOHË TË VALËVE TË NGROHTA (ALERT-SISTEM)

Sistemi për paralajmërimin e valëve të ngrohta (ALERT-sistem për valë të ngrohta) shërben si mjet për informimin në kohë të të gjithë pjesëmarrësve në sistem për ardhjen e valës së ngrohtë, me qëllim të ndërmarrjes në kohë të masave dhe aksioneve të parashikuara1. Ky sistem e shfrytëzon parashikimin e motit që të mund t’i parashikojë situatat që mund të jenë të shoqëruara me rritjen e morbiditetit dhe mortalitetit, si pasojë e valëve të ngrohta.

Që të sigurohet ndjekja me kohë e paralajmërimit të valëve të ngrohta në R. e Maqedonisë, dhe si pjesë përbërëse e këtij plani, është përgatitur internet faqja www.toplotnibranovi.mk. Në këtë internet faqe, është vendosur servis për paralajmërimin e valëve të ngrohta i cili mundëson që informacionet automatikisht të dorëzohen me ndihmën e sms-porosive dhe postës elektronike (e-mail), deri te personat përgjegjës për zbatimin e planit (Shtesa nr. 5). Secili nga personat përgjegjës, institucionet, pas marrjes së paralajmërimit, i ndërmerr aksionet përkatëse, sipas fazave, në pajtim me algoritmet e përgatitur.

Me qëllim të funksionimit të sistemit për paralajmërimin e valëve të ngrohta, territori i R së Maqedonisë është ndarë në pesë zona nga ana e DPHM, dhe për secilën zonë janë caktuar temperatura kufi tare sipas muajve, mbi të cilat aktivizohet alarmi për paralajmërimin e valës së ngrohtë. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në R. e Maqedonisë, për përcaktimin e vlerave kufi tare për temperaturën ajrore, e shfrytëzon shpërndarjen e Gausit (normalja). Këto vlera kufi tare, paraqesin bazë nismëtare (referente), vlera për paralajmërimin e dukurive të jashtëzakonshme të motit, të rrezikshme dhe katastrofale në rrjetin e stacioneve kryesore meteorologjike. Shpërndarja sipas zonave, lidhur me temperaturën më të lartë ditore të regjistruar sipas qyteteve dhe muajve në meteo-alarmin, është dhënë në shtesë (Shtesa nr. 6).

Institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e internet faqes është Instituti për Shëndet Publik në R. e Maqedonisë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike, ku është vendosur serveri për funksionimin e saj. Instituti për Shëndet Publik i RM, si dhe Qendrat për Shëndet Publik në R. e Maqedonisë, janë përgjegjëse për vlerësimin e rrezikut dhe kanë caktuar persona përgjegjës, që do t’i përcjellin aktivitetet pas marrjes së paralajmërimit për valë të ngrohtë. Të njëjtit, në bashkëpunim me Sektorin për Mbrojtje Shëndetësore Preventive në Ministrinë e Shëndetësisë, do të sigurojnë se të gjitha aktivitetet zbatohen sipas rrjedhës së caktuar paraprakisht sipas fazave, dhe do të jenë në kontakt me vepruesit tjerë të sistemit për përgjigje gjatë valëve të ngrohta.

Me qëllim të funksionimit të sistemit për paralajmërimin e valëve të ngrohta, territori i R së Maqedonisë është ndarë në pesë zona nga ana e DPHM, dhe për secilën zonë janë caktuar temperatura kufi tare sipas muajve, mbi të cilat aktivohet alarmi për paralajmërimin e valës së ngrohtë. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në R e Maqedonisë, për përcaktimin e vlerave kufi tare për temperaturën ajrore, e shfrytëzon shpërndarjen e Gausit (normalja).

1. Sistemi për lajmërim të hershëm dhe paralajmërim të valëve të ngrohta (ALERT- sistemi) është instrument, që ka për qëllim parandalimin e ndikimit negativ të mjedisit termal mbi shëndetin e njeriut gjatë valëve të ngrohta.

20

Këto vlera kufi tare, paraqesin bazë nismëtare (referente), vlera për paralajmërimin e dukurive kohore të jashtëzakonshme, të rrezikshme dhe katastrofale në rrjetin e stacioneve kryesore meteorologjike. Shpërndarja sipas zonave, lidhur me temperaturën më të lartë ditore të regjistruar sipas qyteteve dhe muajve në meteo-alarmin, është dhënë në shtesë (Shtesa nr. 6).

Institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e internet faqes është Instituti për Shëndet Publik në R e Maqedonisë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Punë Hidrometeorologjike, ku është vendosur serveri për funksionimin e saj. Instituti për Shëndet Publik i RM, si dhe Qendrat për Shëndet Publik në R e Maqedonisë, janë përgjegjëse për vlerësimin e rrezikut dhe kanë caktuar persona përgjegjës, që do t’i përcjellin aktivitetet pas marrjes së paralajmërimit për valë të ngrohtë. Të njëjtit, në bashkëpunim me Sektorin për Mbrojtje Shëndetësore Preventive në Ministrinë e Shëndetësisë, do të sigurojnë se të gjitha aktivitetet zbatohen sipas rrjedhës së caktuar paraprakisht sipas fazave, dhe do të jenë në kontakt me vepruesit tjerë të sistemit për përgjigje gjatë valëve të ngrohta.

Komponentët themelorë dhe të përgjithshëm të meteo-alarmit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të R së Maqedonisë (DPHM), lidhur me temperaturat e larta dhe valët e ngrohta, janë identifi kim i gjendjes së motit i cili mund ta dëmtojë shëndetin e njeriut, kontrolli i parashikimit të motit dhe zbatimi i mekanizmave për lëshimin e paralajmërimeve në raste kur situata e motit parashikohet nëpërmjet shërbimit meteorologjik. Instituti për Shëndet Publik i RM, në pajtim me vendin e vet në sistemin shëndetësor, është institucion përgjegjës për ta bërë vlerësimin e rrezikut shëndetësor dhe në pajtim me metodologjitë më të mira në dispozicion ta bëjë analizën e rrezikut atributiv nga valët e ngrohta si faktor-rreziku dhe funksion i morbiditetit dhe mortalitetit të zmadhuar te ne. Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, do ta defi nojë popullatën e rrezikuar në shtet duke u bazuar në të dhënat nacionale dhe medicinën e bazuar në dëshmi. Instituti, para fi llimit të verës, do t’i defi nojë personat me rrezik nga valët e ngrohta potenciale (me ndihmën e kritereve të dhëna në pjesën hyrëse të planit).

Si burim plotësues i informacioneve në nivel evropian, i cili do të përdoret si parashikim i të ngrohtit, gjendet në internet faqen e EuroHEAT (http://www.euroheat-project.org/dwd). Në këtë faqe të internetit, është dhënë parashikimi i mundshëm nëntë ditor për tërë Evropën. Probabiliteti për krijimin e valëve të ngrohta është kalkuluar duke u bazuar në parashikimin e 51 anëtarëve të Qendrës evropiane për parashikim për afat të mesëm. Parashikimi azhurnohet dhe është i qasshëm çdo ditë rreth orës 11:45, sipas kohës verore të Evropës së mesme.

21

IDENTIFIKIMI I GRUPEVE TË CENUESHME TË POPULLSISË GJATË VALËS SË NGROHTË

Vend qendror në realizimin e Planit aksional, ka defi nimi i cenueshmërisë së popullsisë nga valët e ngrohta, me qëllim që intervenimet të drejtohen në mënyrë përkatëse (OBSH 2008).Gjatë kësaj, duhet pasur parasysh faktorët e rrezikut që vijojnë:

1. Faktorët individual të rrezikut (mosha dhe gjinia, ekzistimi i sëmundjes, përdorimi i barnave, peshë trupore e tepërt, dehidratimi, aftësia e zvogëluar për aklimatizim dhe shtatzëni).

2. Faktorët e rrezikut të ambientit jetësor (strehimi, efekti-urban i ishullit të nxehtë, kapaciteti i ftohjes së brendshme, ndotja e ajrit dhe kushtet në ambientin e veprimit dhe në vendin e punës).

3. Faktorët social të rrezikut (vetmia, pamundësia e përdorimit të sistemeve informative dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë mjekësore).

Në bazë të rrezik-faktorëve të lartpërmendur, në pajtim me analizat e bëra nëpërmjet hulumtimeve të literaturës në dispozicion dhe drejtimet e dhëna në doracakun e OBSH “Plane aksionale shëndetësore për ngrohtësi”, në R. e Maqedonisë identifi kohen grupet e cenueshme si vijon:

PERSONA TË MOSHUAR. Plakja e zvogëlon tolerancën ndaj të ngrohtit: etja manifestohet më vonë, vonohet mekanizmi i djersitjes dhe është zvogëluar numri i gjëndrave të djersitjes. Personat e moshuar, shpesh vuajnë nga morbiditeti i plotësuar, nga dëmtime fi zike dhe kognitive dhe marrin barna të ndryshme;

FOSHNJA dhe fëmijët deri në moshën 4 vjeçare, janë të ndjeshëm ndaj efekteve nga temperaturat e larta dhe janë të varur nga ajo që të tjerët ta rregullojnë rrethinën e tyre dhe qasjen te lëngjet, si dhe përgjigjen ndaj ndryshimit të temperaturës;

TË SËMURË KRONIK, veçanërisht ato me çrregullime endokrine, sëmundje kardio-vaskulare, çrregullime neurologjike dhe fi ziologjike, të sëmurët kronik nga mushkëritë e bardha, ato me probleme me mushkërinë e zezë dhe veshkat si dhe me tension të lartë të gjakut;

PERSONA QË MARRIN BARNA që e përkeqësojnë dehidratimin dhe lodhjen nga i ngrohti si dhe diuretikë, barna antiinfl amatore, disa antibiotikë (sulfonamidë), disa barna antivirusiale (indinavir), neuroleptikë dhe antidepresivë, benzodiazepanë, amfetamine, analgjetikë, beta -bllokues, ACE-inhibitorë dhe shumë tjerë (0);

PERSONAT ME PESHË TRUPORE TË ZMADHUAR, kanë vështirësi të shkaktuara nga valët e ngrohta për shkak të tendencës të mbajnë më tepër ngrohtësi në trup;

22

PERSONAT ME PROFESIONE TË CAKTUARA, që punojnë në kushte të jashtme dhe më tepër janë të eksponuar në ndikimin e valëve të ngrohta ose persona që punojnë në vende pune të eksponuar në temperaturë të lartë dhe rrezatim ngrohës, persona që humbin shumë lëngje gjatë punës etj. mund të dehidrojnë dhe të jenë më tepër të ndjeshëm ndaj sëmundjeve lidhur me kohën e ngrohtë.

PERSONA ME STATUS SOCIO-EKONOMIK i cili i bën ato më tepër të cenueshëm, të cilët për shkak të faktorëve të caktuar social (nacionaliteti, profesioni, arsimi, izolimi social e tj.) jjanë të cenueshëm ndaj ndikimeve të motit të ngrohtë. Këtu bëjnë pjesë: të pastrehët (persona që jetojnë në kushte substandarde), fëmijë në rrugë, persona të zhvendosur brenda vendit, kërkues të azilit etj.

23

PLANI PËR INFORMIMIN E (KOMUNI-KIM) PUBLIKUT, SEKTORIT TË SHËNDETË-SISË, SEKTORIT SOCIAL DHE ARSIMOR, PËR MBROJTJEN GJATË VALËVE TË NGROHTA KOMUNIKIM ME POPULLATËN

Komunikimi me rrezikun nga moti i ngrohtë dhe valët e ngrohta dhe dhënia e këshillave për sjellje janë defi nuar varësisht nga koha kur paraqiten (gjatë periudhës verore), vendi (lokacionet e ndryshme në shtet) dhe target - grupi specifi k i popullsisë me rrezik2.

Për informimin e popullatës janë defi nuar 6 kategori kryesore të porosive kyçe (OBSH 2008):

1. Mbajtja e shtëpisë së ftohtë në kushte të temperaturave të larta në ambientin e jashtëm; 2. Rekomandime për evitimin e nxehtësisë;3. Rekomandime për mirëmbajtjen e trupit, të ftohtë dhe të hidratuar në kushte të vapës;4. Mënyra për ndihmesë ndaj personave tjerë;5. Rekomandime të dedikuara për personat në rast të problemit shëndetësor;6. Rekomandime çka duhet bërë kur dikush ndjen të përzier; 7. Rekomandime për parandalimin e paraqitjes së infeksioneve alimentare nga ushqimi ose uji i pa sigurt.

Identifi kimi dhe lokalizimi i grupeve më të cenueshme të popullatës – personat e izoluar, personat e moshuar, të pastrehët është masë më e rëndësishme përgatitore për përforcimin e aktiviteteve të kërkuara për këto grupe gjatë verës.

KOMUNIKIMI ME INSTITUCIONE SHËNDETËSORE, SOCIALE DHE ARSIMORE

Duke u nisur nga veprimtaria që e kryejnë dhe shfrytëzuesit të cilëve u japin shërbime në institucionet shëndetësore, sociale dhe arsimore (spitale, klinika, shtëpi pensionistësh, qendra për ndihmë, shtëpi fëmijësh, shkolla dhe kopshte), që të zvogëlohet ekspozimi në vapë dhe efekti negativ ndaj shëndetit nga nxehtësia, është e nevojshme që të jenë të informuar në kohë për masat që detyrimisht duhet të ndërmerren me qëllim të uljes së ekspozimit të brendshëm në nxehtësi edhe atë nëpërmjet (OBSH 2008):

Masa afatshkurtëra:

• Sigurimi i kondicionerëve, veçanërisht në dhomat për qëndrimin e pacientëve, në seksione speciale për raste më të rënda, për kujdes intensiv dhe seksione për ndihmën e shpejtë mjekësore;• Sigurimi i zonave të ftohta nëpër shkolla, kopshte, shtëpi pleqsh dhe institucionet tjera sociale;• Vendosja e kapakëve dhe roletave të jashtme në dritaret e dhomave nga ana e jugut, që të zvogëlohet ekspozimi i drejtpërdrejtë në nxehtësi;• Sigurimi i rezervuarëve për ujë të pijshëm nëpër korridoret dhe vendet për pritje të institucioneve shëndetësore, arsimore dhe sociale (duke i përfshirë shkollat, kopshtet, shtëpitë e pensionistëve etj.).

2. Në shtesë janë definuar grupet e veçanta të popullsisë me rrezik, mjetet për komunikim, përmbajtja dhe koha kur jepet informacioni

24

Masa afatgjata:

• vendosja e izolimit termik nëpër pullaze dhe dritare (për shemb. qelq i dyfi shtë termopan , К-qelq etj.);• shfrytëzimi i bimëve dhe drunjve për formimin e hijeve dhe me të, zvogëlimin e absorbimit të të ngrohtit dhe ekspozimit.

Gjatë valëve të ngrohta, institucionet shëndetësore duhet të kenë plan për reagim ndaj nxehtësisë, i cili përfshin shërbime specifi ke klinike dhe trajtime shëndetësore, planifi kimin e punës së personelit dhe sigurimin e kondicionerëve për pacientët dhe seksionet spitalore më të rrezikuara.

Me rëndësi është që, punëtorët e shëndetësisë të jenë të informuar dhe të dinë çka të parandalojnë gjatë ndikimit të valëve të ngrohta mbi shëndetin te grupet e cenueshme të popullsisë dhe te individët me rrezik3. E njejta ka të bëjë edhe me personelin në institucionet sociale dhe arsimore4.

3. Rekomandime për mjekët amë (Shtesa 3)

4. Rekomandime për udhëheqësit e shtëpive të pensionistëve dhe të qendrave për kujdes afatgjatë institucional (Shtesa 4)

25

KOMUNIKIMI ME MEDIAN

Mjetet për informim publik, janë të nevojshme për zgjerimin e informacioneve dhe për përçuarjen e tyre deri te banorët në mënyrë përkatëse dhe në kohë. Komunikimi me median, duhet të jetë permanent dhe i drejtuar kah sigurimi i hapësirës së mjaftueshme në emisionet informative për rëndësinë e valëve të ngrohta, por dhe tekste në median e shtypit.

Para fi llimit të periudhës së verës, është e domosdoshme të realizohet një punëtori për përfaqësuesit e medias elektronike dhe të shtypit me Ministrinë e Shëndetësisë, që të njoftohen me aktivitetet e planit, fazat e parashikuara dhe aksionet për veprim.Me rëndësi të veçantë është njohja e mediumeve me qasjen multi - sektoriale, kompetencat dhe planin për informimin e ndërsjellë dhe komunikim. Informacionet që dorëzohen deri te media, duhet të jenë precize dhe të qarta, që të sigurohet informimi përkatës, evitimi i krijimit të panikut dhe mosbesimit në institucionet e sistemit, të obliguara për ndërmarrjen e aktiviteteve.

Gjatë valëve të ngrohta, do të publikohen njoftime të përditshme që do të përmbajnë informacione për temperaturat ditore, pasojat nga ato mbi shëndetin e popullsisë, aktivitetet e ndërmarra, rekomandime për popullatën, rekomandime për punëdhënësit dhe rekomandime për punëtorët.

Qendrat për shëndet publik, si institucione kyçe në nivel lokal, do t’i zbatojnë aktivitetet e Komisionit për Ndjekjen e Efekteve ndaj Shëndetit nga Nxehtësia, në bashkëpunim me vepruesit tjerë. Ato komunikojnë në nivel lokal me median dhe i përçojnë informacionet deri te popullata.

Informacione për median do të ketë edhe në faqen e internetit për paralajmërimin e valëve të ngrohta www.toplotnibranovi.mk, si dhe faqet e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik.

26

ZVOGËLIMI I EKSPOZIMIT NË NXEHTËSI NË HAPËSIRA TË MBYLLURA

Masat e propozuara afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për arritjen e rehatisë së qëndrueshme në objektet e institucioneve të shëndetësisë, të arsimit dhe institucionet sociale, rekomandohet që të aplikohen edhe për hapë-sirat e punës dhe punëtorët (gjithkund ku është e mundshme) (OBSH 2008).

Masat afatshkurtra përfshijnë:

1. Sigurimin e hapësirave të ftohta të kondicionuara me përdorimin e kondicionerëve dhe ventilatorëve dhe dhënia e këshillave themelore për sjelljen e personelit dhe pacientëve (banorëve). Mangësi në drejtim të përdorimit të kondicionerëve është shpenzimi i zmadhuar i energjisë elektrike, që në mënyrë indirekte ndikon në rritjen e emetimit të gazrave serrë. Gjatë aklimatizimit të hapësirave me kondicionerë duhet pasur kujdes të jenë efi kase energjetikisht.

2. Vendosja e perdeve për diell, roletave dhe kapakëve në dritaret e institucioneve shëndetësore, arsimore dhe sociale.Në mënyrë plotësuese, sjellja e personelit dhe pacientëve dhe shfrytëzimi përkatës i aparateve që punojnë me energji të ulët (që të zvogëlohet krijimi i nxehtësisë), mund ta mirëmbajë temperaturën e brendshme në nivel të ulët.

Në mënyrë plotësuese, sjellja e personelit dhe pacientëve dhe shfrytëzimi përkatës i aparateve që punojnë me energji të ulët (që të zvogëlohet krijimi i ngrohtësisë), mund ta mirëmbajë temperaturën e brendshme në nivel të ulët.

Masat afatmesme përfshijnë:

1. Ngjyrosje refl ektuese të mureve dhe pullazeve të ndërtesave;2. Vendosja e izolimit termik nëpër pullaze dhe dritare (sh. qelq i dyfi shtë termopan); 3. Pullaze të ventiluar, barriera ngrohtësie nëpër mure dhe pullaze, fasada të dyfi shta dhe izolim.4. Krijimi i të ashtuquajturave “zona të gjelbra”, në kuadër të institucioneve shëndetësore dhe sociale, me përdorimin e bimëve dhe drunjve për krijimin e hijeve dhe me këtë, zvogëlim të absorbimit të ngrohtit dhe ekspozimit;5. Ndërtimi i shatërvanëve dhe çezmave për ujë për pije, që do të mundësojnë fl laditje në rrethinën e institucioneve shëndetësore, ku frekuentimi i njerëzve është i madh.

Gjithkund ku ka mundësi, kombinimi i të gjitha masave lejon që të mirëmbahen kushte të rehatshme me shfrytëzim minimal të energjisë. Si rezultat i masave të ftohjes pasive, temperaturat e dhomës mund të zvogëlohen prej 2–5 °C ose më shumë.

27

Në afat të gjatë, strategjitë për adaptim duhet të fokusohen në përmirësimin e planifi kimit urban dhe zvogëlimin e efektit të ishullit të nxehtë urban. Është e nevojshme të bëhet revizioni i regullativave për ndërtim dhe planifi kim urban, që do të parashikojnë ndërtim të objekteve me nivel të lartë të izolimit dhe ftohje qendrore që do të mundësojë reduktim të transferimit të nxehtësisë nëpërmjet pjesës së jashtme të ndërtesës. Paralelisht, patjetër të mendohet për vendosjen e masave të efi kasitetit energjetik, si përgjigje ndaj problemit me ndryshimet klimatike. Zmadhimi i hijes në ambientet urbane, mund të arrihet me zmadhimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe shfrytëzimin e hijeve artifi ciale. Në mënyrë plotësuese, ulja e përforcuar e temperaturave të brendshme, mund të arrihet me përdorimin e materialeve me refl eksion të fuqishëm. Materialet e bardha apo me ngjyrë të çelët, mundësojnë refl eksion më të lartë të rrezatimit solar. Është e nevojshme që nëpërmjet masave legjislative të promovohet përdorimi i të ashtuquajturave materiale të ftohta për ndërtimin e elementeve urbane (pullaze, rrugë, trotuare etj). Me përdorimin e metodave alternative të transportit (biçikletave), arrihet strategjia vin-vin, për shkak të ndotjes së zvogëluar të ajrit nga njëra anë dhe aktivitetit të zmadhuar fi zik, nga ana tjetër5.

5. Pasqyrë e rekomandimeve dhe opsioneve për strehim urban-distribuimi i masave (Shtesa 8)

28

MONITORIMI DHE EVALUIMI I PLANIT PËR PËRGJIGJE GJATË VALËVE TË NGROHTA

Monitorimi, para së gjithash do të zbatohet me përdorimin e indikatorëve nga të dhënat ekzistuese në dispozicion nga statistika shëndetësore për ndjekjen e ndikimit të valëve të ngrohta mbi shëndetin, dhe për efi kasitetin e intervenimeve (të dhëna për vdekshmërinë e përgjithshme nga të gjitha arsyet, pranimi i pacientëve në ndihmën e shpejtë mjekësore, numri i paraqitjeve në linjën telefonike falas për qytetarët etj.). Do të zbatohen edhe hulumtime plotësuese me përpunimin statistikor të të dhënave të lartpërmendura. Për ndjekjen e ndikimeve të valëve të ngrohta do të bëhet edhe:

• Analiza e serive kohore të të dhënave për numrin e rasteve të vdekjes në Shkup, si mjedis më i madh urban te ne dhe qytet i vetëm ku mund të bëhen ndjekje statistikore për shkak të numrit të rasteve të vdekjes në bazë ditore në shtet,dhe krahasimi i tyre me të dhënat meteorologjike nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike;

• Analiza e serive kohore të të dhënave për numrin e thirrjeve tek shërbimet e ndihmës së shpejtë mjekësore në qytete të defi nuara, grupimi i tyre sipas simptomave dhe krahasimi me të dhënat meteorologjike.

Analizën e ndikimit të valëve të ngrohta në krahasim me indikatorët e defi nuar, do ta bëjë Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë, dhe raportet do t’ia dorëzojë Trupit Koordinues nëpërmjet shërbimeve përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë.

Evaluimi i Planit aksional për parandalimin e efekteve shëndetësore nga valët e ngrohta në Republikën e Maqedonisë, çdo vit do të përfshijë edhe vlerësim se sa aktivitetet e zbatuara kanë efekt të dëshirueshëm (efektivitet), a janë efi kas në shpenzim (efi kasitet), a janë përkatës për target grupin e popullatës (pranimi social), dhe a është bërë evaluimi në të gjitha etapat e planifi kimit, zhvillimit dhe implementimit edhe përkundër asaj që ky lloj i planeve është shumë i rëndë për evaluim, për arsye se valët e ngrohta janë ngjarje të rralla dhe ndikimi i secilës valë është i ndryshëm. Instrument për evaluimin e tillë do të jetë një pyetësor i dizajnuar në mënyrë speciale i cili në fund të sezonit do të distribuohet te të gjitha palët e interesuara.

Në fund të secilit sezon, do të përgatitet raport me parametrat e dhëna. Rezultatet nga evaluimi dhe Raporti përfundimtar për secilën sezonë do të jenë në dispozicion në ueb - faqen www.toplotnibranovi.mk.

Plani do të plotësohet, mbindërtohet dhe revidohet, varësisht nga rezultatet nga evaluimi. Propozim-ndryshimet e bazuara në prova, do të dorëzohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet shërbimeve përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë.

29

INFORMATË KTHYESE DHE KONTROLLI MBI ZBATIMIN E AKTIVITETEVE

Në kuadër të këtij plani, është parashikuar Informatë kthyese për aktivitetet e zbatuara nga ana e institucioneve që kanë përgjegjësi të caktuara në kuadër të Planit. Po ashtu, është e domosdoshme edhe vendosja e kontrollit mbi zbatimin e aktiviteteve që Plani të realizohet me sukses.

INFORMATA KTHYESE DO TË ZBATOHET NË MËNYRËN SI VIJON:

1. Qendrat për shëndet publik do të dorëzojnë raporte për të gjitha aktivitetet e zbatuara në kuadër të pikave 1-8 nga Protokollet për Qendrat për Shëndet Publik (faqja nr. 29), 48 orë pas përfundimit të valës së ngrohtë ato do t’i dorëzojnë në Institutin për shëndet publik dhe te Kryetari i Komisionit për ndjekjen e efekteve të dëmshme nga moti i nxehtë.

2. Informacionet kthyese nga institucionet tjera (që nuk i takojnë sektorit të shëndetësisë), dërgohen në mënyrë të drejtpërdrejtë te Kryetari i Komisionit për ndjekjen e efekteve të dëmshme nga moti i nxehtë, më vonë një javë pas përfundimit të valës së ngrohtë.

3. Informacionet kthyese përmblidhen në raport fi nal nga ana e Kryetarit të Komisionit për ndjekjen e efekteve të dëmshme nga koha e ngrohtë dhe i’u dorëzohen të gjithë anëtarëve të Komisionit për ndjekjen e efekteve të dëmshme nga koha e ngrohtë, me qëllim të informimit të tyre për qasjen e integruar në zbatimin e aktiviteteve dhe për aktivitetet e zbatuara nga ana e sektorëve tjerë.

4. Të gjitha raportet fi nale, analizohen pas përfundimit të periudhës verore dhe shërbejnë gjatë procesit të evaluimit.

KONTROLLI MBI ZBATIMIN E AKTIVITETEVE:

1. Inspektorati Sanitar Shëndetësor do të jetë përgjegjës për kontrollin mbi zbatimin e aktiviteteve nëpër spitalet dhe institucionet tjera shëndetësore.

2. Kontrolli i ndikimeve të pritura do të bëhet nëpër vende ku ekziston rrezik (vizita nga ana e drejtorisë për ushqim, vizita e spitaleve dhe klinikave dhe kontrollimi i kushteve të përgjithshme higjienike, hedhja e mbeturinave, kontrolli mbi zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë).

3. Inspektorati i Punës do të kyçet në kontrollin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me rekomandimet e dhëna me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve.

30

31

AKTIVITETE PËR PËRGJIGJE GJATË VALËVE TË NGROHTA NË FAZA

32

Aktivitetet për përgjigje gjatë valëve të ngrohta, janë dhënë sipas nivelit të rrezikut në pajtim me temperaturat kufi tare të dhëna në shtesën nr. 6 dhe janë grupuar në periudhë përgatitore dhe 4 faza:

PERIUDHA PËRGATITORE

Në këtë fazë bëhen përgatitje në aktivitete të rëndësishme për zbatimin e planit në kohë.

FAZA O – NGJYRA E GJELBËR – ZGJUARSI

Në këtë fazë, temperaturat janë në kufi jtë në të cilët nuk ka rrezik. Aktivizohet nga 1 maji, secilin vit, me përgatitjen e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve dhe masave për reagim gjatë valëve të ngrohta. Sistemi për paralajmërimin e valëve të ngrohta është aktiv.

FAZA 1 – NGJYRË E VERDHË – ALERT/GATISHMËRI

Kjo fazë bëhet aktive pas tejkalimit të pragut (temperatura kufi tare) për alert temperaturat e dhëna në shtesën nr. 6.

FAZA 2 – NGJYRË PORTOKALLI – VALË TË NGROHTA

Kjo fazë bëhet aktive pas tejkalimit të pragut (temperatura kufi tare) për valë të ngrohta të dhëna në shtesën nr. 6.

FAZA 3 – NGJYRA E KUQE – TEMPERATURA TË JASHTËZAKONSHME

Kjo fazë bëhet aktive pas tejkalimit të pragut (temperatura kufi tare) për temperaturat e jashtëzakonshme të dhëna në shtesën nr. 6.

33

FAZA AKSIONE INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE

PERI

UD

HA

PËR

GAT

ITO

RE1.

4. -

30.

4.

AKSIONI NR.1: Kontrollimi i funksionalitetit të ueb- faqes www.toplotnibranovi.mk dhe SOS-linjës telefonike

AKSIONI NR.2: Shtypja e materialit edukativ të dedikuar për popullsinë e përgjithshme, mjekët amë, udhëheqësit dhe punëtorët e institucioneve shëndetësore i përkthyer në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

AKSIONI NR.3: Përpunimi i planit për distribuimin e materialit informativ të dedikuar për popullsinë e përgjithshme, për mjekët amë, për udhëheqësit dhe punëtorët e institucioneve shëndetësore .

AKSIONI NR. 4:

а) Përgatitja e shkresës për të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private, institucione arsimore, shtëpi pensionistësh dhe institucione të gjeriatrisë, për aksione që në kushte të nxehtësisë duhet t’i ndërmar-rin që të garantohet përmbajtje adekuate.

b) Përgatitja e shkresës për secilin mjek amë për masat dhe aktivite-tet që duhet t’i ndërmarrë ndaj pacientëve të vetë për zvogëlimin e rrezikut nga nxehtësia.

c) Përgatitja e shkresës për shërbimet e medicinës së punës dhe inspektoratin e punës, për masat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

d) Përgatitja e shkresës për Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shënde-tësor me qëllim të informimit për masat që zbatohen në institucionet shëndetësore dhe vendosja e kontrollit mbi to.

e) Përgatitja e shkresës për Shërbimet e Shpejta mjekësore, në qytetet ku mblidhen informacionet për numrin e thirrjeve në bazë ditore, për vazhdimin e aktivitetit, vënia e lidhjeve të internetit në funksion etj., si dhe gatishmëria e tyre mekanike për ballafaqim me valët e ngrohta.

AKSIONI NR.5: Dorëzimi i informacioneve në BNJVL dhe pushteti lokal, veçanërisht në vendet urbane t’i vendosin dhe t’i mirëmbajnë në funksion çezmat rrugore për ujë për pije dhe shatërvanët.

AKSIONI NR.6: Planifi kimi dhe diskutimi për mënyrat e kontaktit me grupet më të cenueshme të popullsisë dhe precizimi i përgjegjësive. Përgatitja e planit për zbatimin e qasjes më aktive, i dedikuar për personat e moshuar të vetmuar dhe personat të izoluar në mënyrë sociale dhe të pastrehuarit nëpërmjet vizitave shtëpiake me ndihmën e aktivistëve të kryqit të Kuq dhe kyçja e vetadministrimit lokal dhe e Qendrave për kujdes social.

• Ministria e Shëndetësisë• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

• Ministria e Shëndetësisë• Instituti për Shëndet publik i R. së Maqe donisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq

• Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë

• Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë

• Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë

• Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Minis trinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

34

FAZA AKSIONE INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE

AKSIONI NR. 1: Aktivizimi i meteo-alarmit për valë të ngrohta nga ana e DPHM dhe transparenca e tij nëpërmjet ueb-faqes www.toplotnibranovi.mk.

AKSIONI NR. 2: Distribuimi i materialit edukativ të dedikuar për popullsinë e përgjithshme, mjekët amë, udhëheqësit dhe punëtorët e institucioneve shëndetësore, në pajtim me planin e përgatitur për distribuimin gjatë fazës përgatitore.

AKSIONI NR.3: Informimi i publikut, me qëllim të informimit për aktivitetet e ardhshme për mbrojtjen e shëndetit nga valët e ngrohta dhe rikujtimi i masave të përgjithshme për mbrojtje, si dhe funksionimi i linjës telefonike - SOS.

AKSIONI NR. 4: Shpallja e informacioneve në lidhje me mbrojtjen e shëndetit nga valët e ngrohta, në internet faqen e institucioneve përgjegjëse, me qëllim të rikujtimit dhe ngritjes së vetëdijes për masat e nevojshme.

AKSIONI NR. 5: Gjatë tërë periudhës (maj-shtator) të aktivizohet procesi:

а) Mbledhje e të dhënave për numrin e rasteve të vdekjes në Shkup, sipas gjinisë dhe moshës.

b) Ndjekje ditore e numrit të thirrjeve tek shërbimet për ndihmën e shpejtë mjekësore në qytete të defi nuara, grupimi i tyre sipas simp-tomave.

c) Të dhëna meteorologjike me interes

AKSIONI NR.6: Dorëzimi i shkresave të përgatitura në fazën përgati-tore kah mesi i muajit maj, në secilin vit edhe atë:

а) Shkresë e dorëzuar te të gjitha institucionet shëndetësore private dhe publike, institucionet shëndetësore, shtëpitë e pensionistëve, institu-cionet e gjeriatrisë, për aksione të cilat duhet t’i ndërmarrin në kushte të nxehtësisë, që të garantohet përkrahje adekuate.

b) Shkresë e dorëzuar secilit mjek amë, për masat dhe aktivitetet që duhet t’i ndërmarrë ndaj pacientëve të vetë, për zvogëlimin e rrezikut nga nxehtësia.

c) Shkresë e dorëzuar te shërbimet për medicinën e punës dhe inspek-toratin e punës për masa që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

d) Shkresë e dorëzuar te Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor me qëllim të informimit për masat që zbatohen në institucionet shënde-tësore dhe vendosja e kontrollit mbi to.

e) Shkresë e dorëzuar te shërbimet urgjente mjekësore, nëpër qytetet ku mblidhen informacionet për numrin e thirrjeve në bazë ditore, për vazhdimin e aktivitetit, vënia në funksion e lidhjeve të internetit etj. si dhe përgatitja teknike për përgjigje ndaj valëve të ngrohta.

• Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, • Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë

• Ministria e Shëndetësisë• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të R. së Maqedonisë, 10 Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti për Medicinën e Punës

• Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë

• Ministria e Shëndetësisë• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë• 10 Qendra për Shëndet Publik• Instituti për Medicinën e Punës i RM• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë • Vetadministrimi lokal

• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë• Shërbime për Ndihmën e shpejtë mjekësore• Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike • Qendra për Menaxhimin e Krizave

• Ministria e Shëndetësisë• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë

FAZ

A 0

N

IVEL

I I G

JELB

ËRZ

GJU

AR

SI1.

5. -

30.

9.

Siste

mi p

ër p

aral

ajm

ërim

in e

val

ëve

të n

groh

ta (

ALE

RT-si

stem

) ësh

të a

ktiv

.

gj

atë

seci

lit te

jkal

im të

pra

gut,

pers

onat

për

gjeg

jës

mar

rin la

jm n

ëpër

mje

t sm

s dh

e e-

mai

l.

35

FAZ

A 1

N

IVEL

I I V

ERD

- ALE

RT,

GA

TISH

MËR

I15

. 6. –

31.

8.

Kjo

fazë

bëh

et a

ktiv

e ku

r do

të te

jkal

ohen

te

mpe

ratu

rat k

ufi ta

re p

ër fa

zën

e ve

rdhë

(Sh

tesa

6)

FAZA AKSIONE INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE

AKSIONI NR. 1: Shpallja e rekomandimeve deri te publiku nëpërmjet medias, me theks të veçantë në grupet më të cenueshme.

AKSIONI NR. 2: Urdhëresë për aktivimin e masave të përgjithshme dhe specifi ke, e dorëzuar te institucionet shëndetësore, arsimore dhe sociale, me qëllim të reduktimit të rreziqeve nga nxehtësia e vazhduar për grupet më të cenueshme të popullsisë.

AKSIONI NR. 3: Zbatimi i qasjes më aktive e dedikuar për personat e moshuar të vetmuar dhe personat e izoluar në mënyrë sociale dhe të pastrehërve nëpërmjet vizitave shtëpiake me ndihmën e aktivistëve të Kryqit të Kuq dhe kyçja e vetadministrimit lokal dhe e Qendrave për kujdes social, në pajtim me atë që është planifi kuar në fazën përgati-tore.

AKSIONI NR.4: Linjë telefonike funksionale informative –SOS e cila do të sigurojë informacione dhe këshilla për qytetarët.

Në nivel nacional: • Ministria e Shëndetësisë/ Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë

Në nivel lokal:• Qendra për Shëndet Publik

• Ministria e Shëndetësisë• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë • Vetëadministrimi lokal• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale • Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë

• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

36

FAZA AKSIONE INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE

FAZ

A 2

N

IVEL

I NG

JYR

Ë PO

RTO

KA

LL

VA

LË T

Ë N

GR

OH

TAO

pera

tive

në p

eriu

dhën

kur

do

të te

jkal

ohen

tem

pera

tura

t kufi

tare

për

fazë

n ng

jyrë

por

toka

lle (

Shte

sa 6

)

AKSIONI NR.1: Informime permanente përmes medias publike për gjendjen e gatishmërisë (alert).

AKSIONI NR.2: Veprimi sipas planeve specifi ke të secilit institucion shëndetësor për kushte të jashtëzakonshme, në institucionet publike dhe shtëpitë e pensionistëve dhe institucionet arsimore.

AKSIONI NR.3: Zbatimi i masave për mbrojtjen e personave të ek-sponuar në ngrohtësi në vendet e punës.

AKSIONI NR.4: Ndërmarrja e masave specifi ke nga ana e shërbi-meve sociale në lidhje me mbrojtjen e personave më të cenueshëm me qëllim që t’u sigurohet kujdes adekuat

AKSIONI NR.5: Rekomandime për shfrytëzimin e qendrave publike me hapësira të klimatizuara nga ana e grupit më të cenueshëm.

AKSIONI NR.6: Përforcimi i linjës informative telefonike, me zgjatjen e kohës me qëllim të sigurimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe këshillave për qytetarët

AKSIONI NR.7: Distribuimi i ujit për pije në vende të frekuentuara nga ana e aktivistëve të Kryqit të Kuq.

AKSIONI NR. 8: Propozimi i masave plotësuese për shqyrtim nga ana e Qeverisë në lidhje me orarin e punës, për sektorë të caktuar ku nuk çrregullohet procesi prodhues në kontekst të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, duke e përfshirë edhe lirimin e grupeve më të cenueshme të popullatës nga obligimet e punës (gra shtatzëna, persona të moshuar me mbi 60 vjet etj.). Masat e këtilla do të shqyrtohen veçanërisht dhe në mënyrë specifi ke për rajonet e kapluar nga valë të ngrohta.

• Ministria e Shëndetësisë / Komisioni për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë• Qendra për Shëndet Publik• Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

• Ministria e Shëndetësisë• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale• Ministria e Arsimit• Qendra për Menaxhimin e Krizave• Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

• Ministria e Shëndetësisë• Qendra për Menaxhimin e Krizave• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale • Instituti për Medicinën e Punës i R. së Maqedonisë• Shërbime për medicinën e punës (në nivel lokal

• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë • Vetëadministrimi lokal• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale• Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë

• Ministria e Shëndetësisë• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale • Qendra për Punë Sociale

• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

• Ministria e Shëndetësisë

• Qeveria e R. së Maqedonisë

37

FAZ

A 3

N

IVEL

I I K

UQ

Tem

per

atu

ra të

JA

SHTË

ZA

KO

NSH

ME

Ope

rativ

e në

per

iudh

ën k

ur d

o të

tejk

aloh

en

tem

pera

tura

t kufi

tare

për

fazë

n e

kuqe

(Sht

esa

6)

FAZA AKSIONE INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE

AKSIONI NR. 1: Njoftime permanente, konferenca për shtyp nëpërm-jet medias publike për gjendjen e rrezikut

AKSIONI NR.2: Veprimi sipas planeve specifi ke të secilit institucion shëndetësor në kushte të jashtëzakonshme për katastrofë, në institucio-net publike dhe shtëpitë e pensionistëve dhe institucionet arsimore.

AKSIONI NR.3: Masa për mbrojtjen e personave të eksponuar në të nxehtë në vendin e punës. Sipas nevojës, anulim të procesit të punës gjatë valëve të ngrohta me temperatura katastrofale.

AKSIONI NR.4: Intensifi kimi i ndihmës nga ana e shërbimeve sociale për personat më të cenueshëm me qëllim që t’ju sigurohet kujdes adekuat.

AKSIONI NR.5: Dërgimi i grupit më të cenueshëm në kuadër të institu-cioneve, në hapësira të klimatizuara atje ku është e mundshme.

AKSIONI NR. 6: Përforcimi i linjës telefonike informative për një kohë prej 24 orësh, e cila do të sigurojë informacione dhe këshilla për qytetarët.

AKSIONI NR. 7: Masa plotësuese nga ana e Qeverisë në lidhje me orarin e punës, transportin dhe punë të tjera komunale, të nevojshme për funksionimin normal të sistemit shoqëror në shtet. Masat e këtilla, do të shqyrtohen veçanërisht dhe në mënyrë specifi ke për rajonet e kaplu-ara nga dukuri të rrezikshme dhe katastrofale të valëve të ngrohta.

AKSIONI NR. 8: Veprimi në rast të shpalljes së fatkeqësisë elementare dhe krizës (Shtesa nr.9)

• Ministria e Shëndetësisë• Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike

• Ministria e Shëndetësisë• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale • Ministria e Arsimit• Qendra për Menaxhimin e Krizave• Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

• Ministria e Shëndetësisë• Qendra për Menaxhimin e Krizave• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale • Instituti për Medicinën e Punës i R. së Maqedonisë• Qeveria e R. së Maqedonisë

• Kryqi i Kuq i R së Maqedonisë • Vetëadministrimi lokal• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale • Instituti për Shëndet Publik i R. së Maqedonisë

• Ministria e Shëndetësisë• Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,• Kryqi i Kuq • Vetëadministrimi lokal• Qendra për Punë Sociale

• Kryqi i Kuq i R. së Maqedonisë

• Ministria e Shëndetësisë

• Qendra për Menaxhimin e Krizave • Ministria e Shëndetësisë

38

39

LISTA E PROTOKOLLEVE:

1. Protokoll për zbatimin e aktiviteteve nga ana e Qendrave për Shëndet Publik

2. Protokoll për zbatimin e aktiviteteve nga ana e institucioneve shëndetësore, sociale dhe arsimore

3. Protokoll për zbatimin e aktiviteteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë

40

1. PROTOKOLL

PËR ZBATIMIN E LAJMËRIMIT TË VALËS SË NGROHTË NË QENDRAT PËR SHËNDET PUBLIK

1. Në pajtim me Planin aksional shëndetësor për parandalimin e pasojave mbi shëndetin e njerëzve në Republikën e Maqedonisë nga valët e ngrohta, personat përgjegjës në Qendrat për Shëndet Publik 24 ose 48 orë para paraqitjes së valëve të ngrohta, do ta marrin porosinë në vijim në kutinë e postës elektronike dhe/ose si porosi në telefonin celular:

Parashikohet paralajmërim i valës së ngrohtë për ditën 2010 -Vala e ngrohtë është me nivel alerti _ dhe është me intensitet të shfaqur në rajonin _. Është e nevojshme të ndërmerren aksionet nga Plani aksional shëndetësor për fazën _ . Informacione të detajuara për ndërmarrjen e masave mbrojtëse nga Faza _ mund të gjenden në http://toplot-nibranovi.mk/mk_faza1.asp ose në Planin e shtypur aksional të shëndetësisë për parandalimin e pasojave mbi shëndetin e njerëzve nga valët e ngrohta. Rekomandime për mbrojtje nga vala e ngrohtë dhe rreziqe të mund-shme për shëndetin gjatë temperaturave të larta mund të gjenden në pamfletët e shtypur ose në linkun e dhënë më poshtë http://toplotnibranovi.mk/mk_preporaki_opsti.asp

2. Pas pranimit të porosisë është i nevojshëm të bëhet komunikimi i drejtpërdrejt me njësinë rajonale të Qendrës rajonale për menaxhimin e krizave (122), gjatë së cilës dorëzohet raporti në vijim deri te të gjitha mjetet lokale të informimit:

Sipas paralajmërimit të meteo - alertit, nesër dhe/ose në ditët që vijojnë priten temperatura të larta në qytetet: __________________________, që paraqet rrezik potencial për shëndetin e njerëzve, dhe në pajtim me Planin aksional shëndetësor për parandalimin e pasojave mbi shëndetin e njerëzve nga vala e ngrohtë në Republikën e Maqedonisë, është klasifikuar si fazë/nivel i verdhë. Porositë e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë dhe Qendrat për Shëndet Publik për masa preventive në parandalimin e efekteve dëmtuese në rrezikimin e shëndetit nga temperaturat e jashtme të larta për popullsinë e përgjithshme, mbeten etë vlejnë edhe më tutje. (Të citohen masat nga Lajmërimet nga MSH dhe ISHPRM!)

INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE PËR KONTAKT ME MEDIAN LOKALE:

•QENDRAT PËR SHËNDET PUBLIK NË BASHKËPUNIM ME NJËSINË RAJONALE TË QENDRËS RAJONALE PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

3. Të informohet publiku lokal se për informacione më të detajuara rreth ndikimit të valëve të ngrohta mbi shën detin e njerëzve, dhe për masat e mbrojtjes nga ndikimi i tyre, mund të lajmërohen në:

SOS - TELEFONI FALAS - 02/ 32 21 902Orari i punës: 10 -18 h., gjatë nivelit të verdhë)

(24 orë, gjatë nivelit të kuq)

41

INSTITUCIONI PËRGJEGJËS:

• QENDRAT PËR SHËNDET PUBLIK NË BASHKËPUNIM ME NJËSINË RAJONALE TË QENDRËS RAJONALE PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

4. Të kontaktohen institucionet lokale në lidhje me zbatimin e rekomandimeve për udhëheqës të institucioneve shëndetësore, shtëpitë e pensionistëve dhe qendra për kujdes afatgjatë institucional.

INSTITUCIONE PËRGJEGJËSE PËR KONTAKTIM ME MEDIAN LOKALE:

QENDRAT PËR SHËNDET PUBLIK NË BASHKËPUNIM ME NJËSINË RAJONALE TË QENDRËS RAJONALE PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

5. Të kontaktohen shërbimet lokale për medicinën e punës rreth zbatimit të rekomandimeve për mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve, në kushte të valës së ngrohtë në nivel lokal.

Qendrat për Shëndet Publik duhet t’i vendosin ato kontakte gjatë fazës përgatitore, në kuadër të planit (gjatë muajit prill, çdo vit), dhe ato t’i kontaktojnë përsëri pas marrjes së paralajmërimit për valë të ngrohtë.

INSTITUCIONI PËRGJEGJËS:

• QENDRA PËR SHËNDET PUBLIK

6. Të kontaktohen shërbimet lokale për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore rreth numrit të thirrjeve dhe intervenimeve gjatë valëve të ngrohta.

INSTITUCIONI PËRGJEGJËS:

• QENDRA PËR SHËNDET PUBLIK• SHËRBIMET E NDIHMËS SË SHPEJTË MJEKËSORE

7. Të kontaktohen shërbimet lokale nëpër komuna, rreth aktiviteteve për funksionimin e shërbimeve komunale lokale, në aspekt të mbledhjes së mbeturinave, furnizimin me ujë dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në vendet e banuara

INSTITUCIONI PËRGJEGJËS:

• QENDRA PËR SHËNDET PUBLIK• VETËADMINISTRIMI LOKAL• SHËRBIME PATRONAZHI PRANË SHTËPIVE TË SHËNDETIT

42

8. Të kontaktohen shërbimet komunale lokale, shërbimet sociale dhe Kryqi i Kuq me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të qasjes më aktive, të dedikuar për personat e moshuar të vetmuar dhe personat e izoluar në mënyrë sociale dhe të pastrehët.

INSTITUCIONI PËRGJEGJËS:

•QENDRAT PËR SHËNDET PUBLIK NË BASHKËPUNIM ME NJËSINË RAJONALE TË QENDRËS RAJONALE PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

9. Të përgatitet raport me informatë kthyese për të gjitha aktivitetet e zbatuara nga pikat 1-8, 48 orë pas për fundimit të valës së ngrohtë, dhe të dorëzohet te Kryetari i Komisionit për Ndjekjen e Ndikimeve Negative nga valët e ngrohta.

E-mail: [email protected] [email protected]

INSTITUCIONI PËRGJEGJËS:

• QENDRA PËR SHËNDET PUBLIK

43

2. PROTOKOLLPËR ZBATIMIN E LAJMËRIMIT PËR VALË TË NGROHTË NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE, SOCIALE DHE ARSIMORE

А) FAZA PËRGATITORE DHE E GJELBËR (PRILL – MAJ, ÇDO VJET)

Në pajtim me “Planin aksional për mbrojtje të shëndetit të popullsisë nga valët e ngrohta”, aktivitetet në vijim rekomandohen të ndërmerren me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullsisë dhe të grupeve të cenueshme nga valët e ngrohta:

1. Nga ana e Drejtorit, të caktohet një person përgjegjës, që do t’i mbikëqyrë planifikimin dhe zbatimin e ak tiviteteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga valët e ngrohta. Personi i caktuar, duhet të vendosë kontakt me personat përgjegjës nga Qendra për shëndet publik dhe Qendra për menaxhimin e krizave. Është e nevo jshme që të gjitha institucionet shëndetësore dhe sociale t’ua japin adresën e e-mailit të tyre për kontakt dhe numrin e telefonit celular, Qendrës për Shëndet Publik dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave, me qëllim që të mundësohet një rrjedhje e papengueshme e informacioneve në raste urgjente.

2. Është e nevojshme që të vendosen Termometra për matjen e temperaturës në secilën dhomë ku pacientët ose popullata e cenueshme kalojnë një kohë të gjatë (dhoma për pacientë, dhoma gjumi, ambjent ku qëndrohet një kohë më të gjatë, gjatë ditës ose aty ku hahet).

3. Ndërmarrja e masave për sigurimin e dhomave të ftohta ose zonave të ftohta. Kjo mund të sigurohet me vendosjen e hijeve të brendshme apo të jashtme nëpër dritare, shfrytëzimi i pëlhurave apo roletave të brendshme apo të jashtme, ventilimin, si dhe me përdorimin e kondicionerëve.

4. Është e dëshirueshme vendosja e rezervuarëve me ujë të pijshëm, nëpër korridoret dhe vendet për pritje të institucioneve shëndetësore (spitalet, klinikat etj.), si edhe në institucionet sociale dhe arsimore.

5. Planifikimi përkatës i personelit në kuadër të institucionit për periudhën verore. Është e nevojshme prezenca e mjaftueshme e personelit gjatë muajve veror, me qëllim që të ndërmerren masat e nevojshme gjatë valëve të ngrohta.

6. Institucionet shëndetësore, duhet të kontrollojnë nëse Plani për përgjigje gjatë gjendjeve të krizës, përfshin edhe aktivitete që kanë të bëjnë me valët e ngrohta, nëse nuk janë pjesë e planit duhet ti shtojnë, t’i revi dojnë dhe t’i informojnë të punësuarit për të njëjtat aktivitete. Kjo vlen nëse bëhet fjalë edhe për institucionet sociale dhe arsimore.

7. Duhet të vendosen të Të gjitha aktivitetet e parashikuara në rekomandimet për menaxherët e institucioneve shëndetësore, në pajtim me letrën e pranuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Rekomandimet në pajtim me Planin aksional shëndetësor, duhet të jenë vendosur.

44

B) NË RAST TË PARALAJMËRIMIT TË VALËS SË NGROHTË (FAZA E VERDHË, NGJYRË PORTOKALLI OSE E KUQE)

Në pajtim me “Planin aksional për mbrojtje të shëndetit të popullsisë nga valët e ngrohta”, personat përgjegjës nga Qendrat për Shëndet Publik (në bashkëpunim me njësitë rajonale të Qendrës për Menaxhimin e Krizave), vendosin komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet që e mbulojnë rajonin përkatës, 24 – 48 orë para fillimit të valës së ngrohtë, pas marrjes së paralajmërimit përkatës përmes sms ose e-mail-it.

MASAT NË VIJIM DUHET TË JENË ZBATUAR NË KUADËR TË INSTITUCIONEVE:

1. Ndjekja dhe shënimi i temperaturave të dhomave, së paku 4 herë gjatë ditës.

2. Të gjitha institucionet, duhet të bëjnë përpjekje që temperaturat e dhomave të mos tejkalojnë 25 ºC, veça nërisht në pjesët ku janë vendosur pacientët/individët me rrezik të lartë.

3. Në qoftë se temperatura tejkalon 25 ºC, pacientët/individët me rrezik të lartë, duhet të zhvendosen në zona të ftohta me temperaturë rreth ose nën 25 ºC (detyrimisht për fazën ngjyrë portokalli ose të kuqe).

4. Të kontrollohen aktivitetet e parashikuara me rekomandimet për drejtuesit e institucioneve shëndetësore, në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e tyre. Gjatë fazës së verdhë, ngjyrë portokalli apo të kuqe, personi i caktuar ta bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të aktiviteteve, për çka do të shkruajë raport me shkrim te Drejtori.

5. Të përgatitet raport për te Qendra për Shëndet Publik, për të gjitha aktivitetet e ndërmarra, pas përfundimit të fazës përgatitore (fundi i muajit maj, secili vit), si dhe 24 – 48 orë, pas përfundimit të valës së ngrohtë.

45

3. PROTOKOLLPËR ZBATIMIN E LAJMËRIMIT PËR VALË TË NGROHTË NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË

Në pajtueshmëri me “Planin aksional shëndetësor për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta mbi shën-detin e njerëzve në Republikën e Maqedonisë”, personat në vijim në Ministrinë e Shëndetësisë, janë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara për të 4 fazat në kuadër të Planit, në bashkëpunim me Komisionin për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta:

1. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje preventive shëndetësore, ose zëvendësim i tij i caktuar në rast të pushimit vjetor ose mungesës,2. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje primare shëndetësore, ose zëvendësimi i caktuar në rast të pushimit vjetor ose mungesës,3. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje spitalore shëndetësore, ose zëvendësimi i caktuar në rast të pushimit vjetor ose mungesës,4. Udhëheqësi i Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme dhe të krizës, ose zëvendësimi i caktuar në rast të pushimit vjetor ose mungesës,5. Sektori për marrëdhënie me publikun.

Aktivitetet fillojnë secilin vit në muajin prill, kur fillojnë dhe zbatohen aktivitetet përgatitore për prevencën nga valët e ngrohta dhe zbatohen në pajtim me aksionet e parashikuara në 4 fazat në kuadër të Planit (më tepër informacione në www.toplotnibranovi.mk).

Të gjitha shkresat, urdhëresat dhe udhëzimet nga ana e Komisionit për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në bashkëpunim dhe me përkrahje nga ana e Sektorëve të lartpërmen-dur. Ato dorëzohen në institucionet shëndetësore kompetente, nëpërmjet Sektorëve përgjegjës të lartpërmen-dur, kurse te institucionet tjera (që nuk i takojnë sektorit të shëndetësisë), dorëzohen nëpërmjet Ministrive dhe institucioneve përkatëse, të caktuara si përgjegjëse në Plan.

RRJEDHA E INFORMACIONEVE GJATË VALËS SË NGROHTË:

1. Komunikimi me median është në kompetencë të Seksionit për marrëdhënie me publikun, pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë paralajmërimit të valës së ngrohtë, Seksioni për marrëdhënie me publikun pranë Ministrisë së Shëndetësisë, është i obliguar që menjëherë të vendosë kontakt me Kryetarin e Komisionit për Ndjekjen e Efekteve nga Temperaturat e Larta (ose zëvendësin e tij në rast të pushimit vjetor ose të mungesës), me qëllim - koordinim.

2. Të gjitha shkresat plotësuese, urdhëresat dhe udhëzimet, dorëzohen te institucionet shëndetësore përkatëse, nëpërmjet Sektorëve përgjegjës të lartpërmendur.

3. Informacionet kthyese për aktivitetet e zbatuara dhe gjendja në teren nga ana e institucioneve shëndetësore, dorëzohen nga Qendrat për Shëndet Publik te Instituti për Shëndet Publik, kurse Instituti për Shëndet Publik i dorëzon te kryetari i Komisionit për Parandalimin e Ndikimeve të Dëmshme nga Ndryshimet Klimatike pranë Ministrisë së Shëndetësisë, një javë pas përfundimit të valës së ngrohtë.

46

4. Informacionet kthyese për aktivitetet e zbatuara dhe gjendja në teren nga ana e sektorëve tjerë, dorë-zohen te Kryetari i Komisionit për Parandalimin e Ndikimeve të Dëmshme nga Ndryshimet Klimatike pranë Ministrisë së Shëndetësisë, një javë pas përfundimit të valës së ngrohtë.

5. Informacionet kthyese përmblidhen në një raport final, i cili sërish kthehet prapa te të gjithë anëtarët e Komisionit për Parandalimin e Ndikimeve të Dëmshme nga Ndryshimet Klimatike pranë Ministrisë së Shënde-tësisë, me qëllim të informimit të tyre.

6. Të gjitha raportet e përmbledhura, analizohen pas përfundimit të periudhës verore, gjatë evaluimit të zba-timit të Planit.

TRUPA DHE PERSONA PËRGJEGJËS KRYESORË NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË:

1. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtjen preventive shëndetësore (zëvendësim i caktuar në rast të mungesës).

2. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje primare shëndetësore (zëvendësim i caktuar në rast të mungesës).

3. Udhëheqësi i Sektorit për mbrojtje shëndetësore spitalore (zëvendësim i caktuar në rast të mungesës).

4. Udhëheqës i Sektorit për gjendje të jashtëzakonshme dhe të krizës, (zëvendësim i caktuar në rast të mungesës).

5. Seksioni për marëdhënie me publikun.

Persona përgjegjës kryesorë në Institutin për Shëndet Publik:

6. Koordinator nacional për ndryshime klimatike (zëvendësim i caktuar në rast të pushimit vjetor ose të mungesës).

SECILI PREJ PERSONAVE PËRGJEGJËS TË CAKTUAR, ËSHTË I OBLIGUAR TA CAKTOJË ZËVENDËSIN E VET NË RAST TË MUNGESËS!!!

47

1. REKOMANDIME TË PËRGJITHSHME PËR MBROJTJEN E POPULLSISË NGA VALËT E NGROHTA

2. REKOMANDIME PËR MJEKËT AMË

3. REKOMANDIME PËR UDHËHEQËSIT E SHTËPIVE TË PENSIONISTËVE DHE TË QENDRAVE PËR PËRKUJDESJE AFATGJATË INSTITUCIONALE

4. REKOMANDIME PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË TË PUNËSUARVE NË KUSHTE TË VALËS SË NGROHTË

5. LISTA E KONTAKTIT E INSTITUCIONEVE DHE PERSONAVE QË MARRIN NJOFTIM PËR VALË TË NGROHTË

6. DISTRIBUIMI SIPAS ZONAVE, NË LIDHJE ME TEMPERATURËN MË TË LARTË TË REGJISTRUAR DITORE TË SHPREHUR NË °C, SIPAS QYTETEVE DHE MUAJVE NË METEO - ALARMIN E DPHM

7. PASQYRË E REKOMANDIMEVE DHE OPSIONEVE PËR STREHIM URBAN-DISTRIBUIMI I MASAVE

8. PROCEDURË PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË KRIZËS

LISTA E SHTESAVE:

48

49

SHTESA NR. 1: REKOMANDIME TË PËRGJITHSHME PËR MBROJTJEN E POPULLATËS NGA VALËT E NGROHTA

SI TË VEPROHET GJATË VAPËS?

1. Evitoni aktivitete të rënda fizike (duke përfshirë edhe sportin edhe aktivitete rekreative), gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. Mbaroni punët e nevojshme deri në orën 10, në mëngjes ose pasdite, pas orës 17.

2. Vishni tesha të lehta me ngjyrë të hapur, kurse në diell të drejtpërdrejtë, syza mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura e reflektojnë dritën).

3. Qëndroni në hapësira të mbyllura, të klimatizuara (ventilatorët e thjeshtë nuk ndihmojnë kur temperatura është mbi 35°C). Mbyllni dritaret dhe roletat gjatë ditës, kurse në mbrëmje hapni, kur temperatura është më e ulët.

4. Konsumoni sasi më të vogël të ushqimit. Evitoni ushqim të yndyrshëm dhe me shumë kalori, si dhe ushqim i cili përmban sasi më të madhe të sheqerit.

5. Konsumoni sasi të madhe të lëngjeve (mos prisni të keni etje), duke u nisur nga uji i rëndomtë për pije, deri te pijet joalkoolike të mineralizuara. Evitoni pije alkoolike, pije që përmbajnë kafeinë dhe pije tej mase të ftohta.

6. Gjatë qëndrimit të domosdoshëm në ambient të hapur në këtë periudhë, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije, dhe evitoni qëndrimin e drejtpërdrejtë në diell.

7. Bëni dush me ujë të ftohtë, disa herë gjatë ditës. Si alternativë, vendoni fasha të ftohta dhe mbani këmbët në ujë të ftohtë.

8. Kur jeni në veturën tuaj, hapeni dritaren me qëllim që të mundësoni ventilim. Veturat krejtësisht të mbyllura, bëhen shumë të ngrohta. Mos leni askënd në veturë!

9. Të sëmurët kronik, veçanërisht ata me sëmundje të sistemit të enëve të zemrës, sëmundjet neurologjike dhe sëmundjet e mushkërive të bardha, duhet të jenë veçanërisht të disiplinuar në lidhje me këto rekomandime dhe ta marrin terapinë e tyre të rregullt. Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore, detyrimisht ta konsultojnë mjekun e tyre amë.

50

NËSE JU OSE TË TJERËT NUK NDIHENI MIRË:

• Nëse ndjeni marramendje, dobësi, shqetësim ose keni etje intensive dhe dhimbje koke, kërkoni ndihmë, zhvendosuni në vend më të ftohtë sa më shpejt që është e mundur dhe mateni temperaturën e tuaj trupore.

• Konsumoni ujë ose pije minerale të pagazuar, që të rihidratoheni.

• Nëse keni ngërç muskulor të dhimbshëm, më së shpeshti te këmbët, duart dhe stomaku, menjëherë pushoni në vend të ftohtë dhe konsumoni lëng që përmban elektrolite. Është e nevojshme ndihma e mjekut nëse ngërçet e të ngrohtit zgjasin më gjatë se një orë.

Nëse ndonjë anëtar nga familja Juaj ose person të cilit i ndihmoni, ka lëkurë të ngrohtë dhe të thatë, ngërçe dhe/ose është në pavetëdije, menjëherë thërrisni 194! Derisa pritet ndihma e shpejtë mjekësore, zhvendoseni në vend të ftohtë dhe vendoseni në pozitë horizontale, ngrijani këmbët dhe ijët! Hiqni veshmbathjet, vendosni ftohje të jashtme si fasha të ftohta në fyt, ndër sqetull dhe ndërmjet këmbëve, vazhdimisht ftoheni dhe stërpikni lëkurën me ujë! Mateni temperaturën trupore! Mos jepni terapi! Nëse personi nuk është në vetëdije, shtrijeni anash!

KONSULTOHUNI ME DOKTORIN TUAJ, NË RAST SE NDJENI SIMPTOMA TË JASHTËZAKONSHME OSE NËSE SIMPTOMAT ZGJASIN MË GJATË.

RREZIQE TJERA TË MUNDSHME PËR SHËNDETIN, GJATË TEMPERATURAVE TË LARTA – HELMIM ME USHQIM DHE PARAQITJA E SËMUNDJEVE NGJITËSE TË ZORRËVE:

1. Larje e domosdoshme e produkteve bujqësore, kopshtore (pemë dhe perime të freskëta) para përdorimit të tyre.

2. Përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i tillë i përgatitur të vendoset në frigorifer në + 8 shkallë Celsius, kurse para përdorimit të ngrohet në + 100 shkallë Celsius.

3. Shmangni prodhime që nuk janë të përpunuara në mënyrë termike, si majoneza nga vezët shtëpiake, kurse me kujdes të konsumohet akullorja dhe kremat e ndryshme.

51

SHTESA NR. 2: PËRMBAJTJA E MATERIALIT EDUKATIV TË DEDIKUAR PËR MJEKËT AMË

RIKUJTONI:

1. Mekanizmat e shkaktimit të sëmundjes së të ngrohtit, manifestimi i saj klinik (foto), iagnoza dhe mjekimi (trajtim);

2. Njohja e shenjave të hershme të goditjes së të ngrohtit;

3. Nisja e masave përkatëse të ftohjes dhe reanimimit; Për simptome të hershme dhe trajtim jashtë spitalor, shikoni pjesën informative për mjekimin e goditjes së ngrohtë dhe sëmundjeve të tjera të lehta nga i nxehti;

4. Njohja e pacientëve me rrezik dhe edukimi adekuat për sjelljen ndaj njerëzve të dobët, si dhe ndaj foshnjave, është po ashtu me rëndësi;

5. Këshilla për personat me sëmundje kronike (evitimi i ekspozimit në të nxehtë, konsumimi përkatës i lëngjeve, marrja e barnave);

6. Vetëdije për efektet potenciale të padëshiruara të barnave të përshkruara dhe adaptimi i dozës.

EDUKONI, KËSHILLONI DHE INFORMONI PACIENTËT PËR:

7. Rëndësinë që t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna për materialet edukative për popullsinë e përgjithshme.

8. Marrjen e barnave dhe lëngjeve në pajtim me rekomandimet e mjekut.

9. Për informacione më të detajuara, t’i kontaktojnë shërbimet mjekësore dhe sociale, linjat për ndihmë dhe shërbimet e shpejta mjekësore.

52

INFORMACIONE PËR SËMUNDJE TË BUTË DHE TË MODERUAR NGA I NXEHTI

GJENDJA MJEKËSORE SHENJA, SIMPTOMA DHE MEKANIZMA MASA TERAPEUTIKE

SKUQJE E TË NX-EHTIT

(RASH)

EDEM I TË NGROHTIT

SINKOPA E TË NGROHTIT

NGËRÇE NGA I NGROHTI

LODHJE NGA I NGROHTI

Papula të vogla të kuqe,kruajtje e fytyrës, qafës, pjesës së sipërme të gjinjve, nën gjinjtë, ndërmjet këmbëve dhe pjesës së skrotumit. Ndikon në të gjitha moshat, por më së shpeshti është te fëmijët e vegjël. Mund të paraqitet infeksion me stafi lokok.

Si pasojë e djersitjes së shtuar gjatë kohës së ngrohtë dhe me lagështi.

Edemi veçanërisht i ekstremitetevetë poshtme, më së shpeshti te nyejt e këmbës, paraqitet në fi llim të sezonit të ngrohtë. Si pasojë e vazodilatacionit periferik të shkaktuar nga i ngrohti dhe akumulimi i ujit dhe kripës.

Humbja e shkurtër e vetëdijes ose marramendje orto-statike. Është e zakonshme te personat me sëmundje kardiovaskulare ose persona që marrin diuretikë dhe atë në periudhën para fi llimit të aklimatizimit.

Është si pasojë e dehidratimit, vazodilatacionit periferik dhe të kthyera të zvogëluara venoze dhe rezulton me punë të zvogëluar të zemrës.

Ngërçe të dhimbshme muskulore, më së shpeshti te duart, këmbët dhe abdomeni; më së shpeshti para-qiten pas ushtrimit të gjatë.

Është si pasojë e dehidratimit, humbjes së elektro-liteve nëpërmjet djersitjes së madhe dhe lodhjes muskulore.

Etje intensive, dobësi, parehati, shqetësim, mar-ramendje, lodhje dhe dhimbje koke. Temperatura qendrore mund të jetë normale, subnormale ose lehtë e rritur (më e ulët se 40ºC). Pulsi është i dobët, me hipotension postular dhe frymëmarrje të cekët. Nuk ka ndryshim të gjendjes mentale.

Është pasojë e harxhimit të ujit të trupit dhe/ose të kripës që është rezultat i ekspozimit në vapë të madhe ose lodhje.

Skuqja humbet pa ndonjë trajtim specifi k. Vendoseni pacientin në hapësirë me kondicioner. Me qëllim që të minimizohet djersitja, rekomandohet larja e shpeshtë dhe veshja e teshave me ngjyra të çelura.

Rekomandohet pjesa e përfshirë të mbahet e thatë.

Në mënyrë lokale mund të përdoren antihistaminikë dhe antiseptikë që të zvogëlohet pakëndshmëria dhe infeksioni sekondar.

Nuk është i nevojshëm trajtim, edemi shpesh tërhiqet me aklimatizim. Nuk rekomandohen diuretikë.

Vendosni pacientin në vend të ftohtë.

Vendosni pacientin në pozitë të shpinës dhe ngrijani këmbët dhe ijët që të zmadhohen të kthyerat venoze.

Shkyçni arsyet tjera serioze për sinkopë.

Vendoseni pacientin në vend të ftohtë Zgjatje muskulore dhe masazh i lehtë. Rihidratim oral me lëng që përmban elektrolite.

Duhet kërkuar ndihmë mjekësore nëse ngërçet e të ngrohtit zgjasin më tepër se një orë.

Vendoseni pacientin në hije të ftohtë ose dhomë me kondicioner. Zhvisheni pacientin, mbulojeni me çarçafë të ftohtë dhe të lagur ose stërpikeni me ujë të ftohtë dhe nëse është e mundur edhe të ventilohet. Pacienti të jetë i shtrirë me këmbë dhe ijë të ngritur, që të përmirësohet kthimi venoz. Filloni me hidratimin oral. Nëse e përziera e pengon hyrjen orale, atëherë fi lloni me rihidratimin venoz.

Nëse hipertermia është mbi 39 shkallë C ose gjendja mentale e çrregulluar ose paraqitet hipotension i qëndrueshëm, mjekojeni sikur të jetë goditje e ngrohtë dhe transferojeni në spital.

53

SHTESA NR. 3: REKOMANDIME PËR DREJTUESIT E SHTËPIVE TË PENSIONISTËVE DHE QENDRAT PËR PËRKUJDESJE INSTITUCIONALE AFATGJATË

1. Të respektohen rekomandimet e dhëna për sjellje gjatë kohës së ngrohtë në materialet edukative për pop ullsinë e përgjithshme. Institucionet (objektet) të mbahen të ftohta, kurse personat në to të jenë të mbrojtur nga i ngrohti, të mbeten në të ftohtë dhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme të lëngjeve.

2. Ndiqni temperaturën e brendshme të objektit Tuaj. Siguroni së paku një dhomë të ftohtë (për sh. dhomë me kondicioner dhe temperaturë më të ulët se 25 shkallë celsius). Mundësoni pacientët (banorët) të kalojnë në pjesët e ftohta (zonat, hapësirat), nga disa orë në ditë;

3. Pyetni mjekun e përgjithshëm të bëjë revizion të mbajtjes klinike, veçanërisht të atyre personave që janë me rrezik, si për shembull, ata me sëmundje kronike;

4. Ndiqni konsumimin e lëngjeve, ofroni (shërbeni) lëngje joalkoolike dhe pa sheqer;

5. Ndiqni temperaturën trupore, pulsin, tensionin e gjakut dhe hidratimin;

6. Kujdesuni me vëmendje për shenjat e hershme të sëmundjeve të të ngrohtit dhe filloni trajtim përkatës.

7. Informoni dhe trajnoni personelin. Sipas nevojës, rritni numrin e tyre.

MASA AFATSHKURTRA PËR ULJEN E TEMPERATURAVE TË DHOMAVE GJATË PERIUDHËS SË NGROHTË

MASA KOMENT

Vendosja e termometrave që e masin tempera-turën e brendshme (të dhomës).

Siguroni hije

Ventilator

Ventilatorët që stërpikin ujë

Kondicionerë

Është e dobishme që rregullisht të ndiqet temperatura nëpër hapësirat dhe të ndërmerren masa adekuate për rregullimin e saj.

Vendosja e roletave nëpër dritare nga ana e jashtme, e zvogëlon ndikimin e ngrohjes diellore. Vendosja plotësuese e pëlhurave përkatëse për mbrojtje nga ana e brendshme, e përmirëson efektin.

Ventilatorët mund të sigurojnë lehtësim, por kur tem-peratura është më e madhe prej 35°C, ventilatorët nuk janë efi kas.

Efekti i ftohjes së ventilatorëve që stërpikin ujë është më i madh edhe në temperatura më të larta, për dallim nga ventilatorët e thjeshtë.

Kondicionerët sigurojnë hapësira më të ftohta. Përdorni kondicioner që është energjetikisht më efi kas energjetik. Pastrimi përkatës dhe mirëmbajtja është me rëndësi të madhe për funksionimin e drejtë të kondicionerit dhe për evitimin e ndikimeve të dëmshme mbi shëndetin. Konsideroni ndërprerjet e mundshme të korrentit në periudhën verore!

54

SHTESA NR. 4: REKOMANDIME PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT TË TË PUNËSUARVE NË KUSHTE TË VALËS SË NGROHTË

• Specialisti i medicinës së punës, duhet t’i ketë parasysh vendet e punës me rrezik: vende pune në ambient të hapur: Punëtorë të ndërtimtarisë, bujq, kopshtarë, punëtorë në komunikacion, punëtorë që bëjnë punë në terren, shitës nëpër tregjet e hapura, zjarrfikës, policë, ushtarë etj. • Vende pune në hapësirë të mbyllur: të gjitha vendet e punës, që nuk janë të aklimatizuara dhe ku ka ekspozim në temperatura të larta dhe rrezatim ngrohës;

• Nevojiten aktivitete të përbashkëta, të koordinuara në nivel të sipërmarrjes me të cilën mjeku ka lidh kontratë në pajtim me Ligjin për siguri dhe shëndet gjatë punës (“Gazeta zyrtare” e RM, nr. 92/07). Aksioni i përbashkët realizohet nëpërmjet bashkëpunimit të specialistit të medicinës së punës, punëdhënësit dhe punëtorëve;

• Me rolin udhëheqës të specialistit të medicinës së punës, nevojiten aktivitete të jashtëzakonshme: rekomandime, edukim dhe pasqyra preventive;

1. REKOMANDIME PËR PUNËDHËNËSIN

• Kontrolli i masave kolektive tekniko-teknologjike për mbrojtje (ventilimi adekuat dhe sipas mundësisë aklimatizimi).

Kontrollimi i parametrave mikroklimatik;

Sigurimi të paktën i një hapësire të klimatizuar, me funksion të “strehimores” (ku të punësuarit mund të flla-diten një periudhë të caktuar gjatë punës);

• Ndryshime në organizimin e procesit të punës

Evitimi i punës në të hapur në/gjatë kohës së periudhës më të nxehtë të ditës ose reduktimi i saj. Reduktimi i punës së lodhshme fizike;

Pushime më të shpeshta gjatë punës, flladitja e të punësuarve me sigurimin e hapësirave të aklimatizuara dhe e lëngjeve për pije;

Zvogëlimi i intensitetit të punës dhe normat në prodhimtari. Evitimi i punës së tepërt. Ndalimi i punës sipas nevojës;

Nxitja e vetë paraqitjes së simptomave te të punësuarit;

Sigurimi i mjeteve personale adekuate për mbrojtje;

Kujdes me të punësuarit e cenueshëm (punëtorë më të moshuar, të sëmurë kronik, persona me mbipeshë, gra shtatzëna etj.),dhe rishpërndarja e tyre (ata që nuk janë në gjendje të mirë fizike, të zhvendosen në vende pune më të lehta);

Paralajmërimi i punëtorëve për rrezikun e zmadhuar nga fatkeqësitë gjatë punës (zjarre). Kujdes të veçantë dhe mbikëqyrje gjatë punës me materie kimike për shkak të rrezikut më të madh nga intoksikimi;

55

2. REKOMANDIME PËR TË PUNËSUARIT:

• Rekomandime të përgjithshme

Regjim të drejtë të të ushqyerit me minerale të mjaftueshme, proteinë, vitamina;

Pirja e lëngjeve (1 gotë ujë, në intervale prej 20 minutash) pa alkool dhe kafeinë (për shkak të rrezikut nga dehidrimi);

Konsumimi i ushqimit me më tepër kripë;

Regjim përkatës për pushim me pushime të shkurtra gjatë punës;

Gjumë të mjaftueshëm në shtëpi;

Ulja e intensitetit të aktiviteteve fizike, larja dhe flladitja.

Njohja e të punësuarve me procesin e aklimatizimit ose adaptimit të organizmit në temperatura të larta që pjesërisht arrihet për 7 ditë, kurse plotësisht për 20 ditë;

• Përdorimi i mjeteve personale për mbrojtje

Tesha pune nga pëlhura e lehtë poroze (prej fije natyrore, ngjyrë të çelët, pambuk, veshje liri), kurse gjatë punës në ambient të hapur – syza dhe kapela. Heqja e rrobave që e zvogëlojnë djersitjen. Ndërrimi i te-shave gjatë djersitjes së rëndësishme.

• Edukimi për ndihmë të shpejtë në vendin e punës

Njohja e simptomave për lodhje nga i ngrohti ose goditje nga i ngrohti (lodhje, dobësi, dhimbje koke, aliva-nosje, zbehtësi, marramendje, vjellje, shqetësim, konfuzion, kolaps, konvulsione, shok);

Vetëparaqitja e simptomave, kujdes ndaj kolegëve (zgjuarsi për paraqitjen e simptomave);

Ato që kanë simptome, nuk duhet lejuar të shkojnë në shtëpi, derisa të stabilizohen (numri më i madh i ras-teve të vdekjes nga goditja e të ngrohtit ndodhin në rrugë për në shtëpi).

Dhënia e ndihmës së shpejtë: Nëse personi të cilit i ndihmoni ka lëkurë të ngrohtë dhe të thatë, ngërçe dhe/ose nuk është në vetëdije, men-jëherë thirrni 194; Përderisa pritet ndihma e shpejtë mjekësore, zhvendoseni në vend të ftohtë dhe shtrijeni në pozitë horizontale, ngrejani këmbët dhe ijët; Hiqjani rrobat, filloni me ftohje të jashtme me fasha të ftohta në qafë, ndër sqetulla dhe ndërmjet këmbëve, vazhdimisht ftoheni dhe stërpikjani lëkurën me ujë; matni temper-aturën trupore. Mos jepni terapi; Nëse personi nuk është në vetëdije, shtrijeni anash.

3. Kontrollime të jashtëzakonshme preventive

Specialisti i medicinës së punës i ndërmerr kontrollimet e jashtëzakonshme preventive për grupet e cenueshme të punëtorëve: punëtorë më të moshuar, punëtorët me mbipeshë, gra shtatzëna, të sëmurë kronik (sëmundje kardiovaskulare, endokrinologjie, respiratore, të veshkave, hepatale, CNS, gastrointestinale etj.), nevojitet qasje individuale e rekomandimeve dhe edukim, si dhe konsultime me mjekun e zgjedhur për ter-apinë e aplikuar ose për nevojën për pushim mjekësor.

56

SHTESA NR. 5: KONTAKT - LISTA E INSTITUCIONEVE DHE PERSONAVE QË PRANOJNË NJOFTIM PËR VALË TË NGROHTË NËPËRMJET E-MAILIT

KONTAKT PERSONI INSTITUCIONIKomisioni për Ndryshime Klimatike dhe Shëndet (pranojnë informacione nëpërmjet sms dhe e-mail)

Doc. dr. Vladimir Kendrovski /Kryetar/ Instituti për Shëndet Publik i RMProf. dr. Mihail Koçubovski Instituti për Shëndet Publik i RMPrim. dr. Zharko Shutinoski Ministria e ShëndetësisëPrim. dr. Jovanka Kostovska Ministria e ShëndetësisëDr. Vera Menkovska Inspektorati Shtetëror Sanitar ShëndetësorZ. Dragi Tarçugovski Qendra për Menaxhimin e KrizaveDr. Aneta Trgaçevska Kryqi i Kuq i Republikës së MaqedonisëProf. dr. Jovanka Karaxhinska-Bislimovska Instituti për Medicinën e Punës

Pranojnë informacione nëpërmjet e-mailitPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - KumanovëPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - TetovëPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - ManastirPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - KoçanPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - ShtipPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - StrumicëPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - OhërPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - PrilepPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - VelesPërfaqësues Qendra për Shëndet Publik - ShkupPërfaqësues Organizata Botërore e Shëndetësisë - Zyra ShkupPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - GostivarPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - VelesPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - ManastirPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - GjevgjeliPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - DibërPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - KavadarPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - KërçovëPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - KoçanPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - КumanovëPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - OhërPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - PrilepPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - StrugëPërfaqësues Spitali i Përgjithshëm - StrumicëPërfaqësues Spitali Klinik - TetovëPërfaqësues Spitali klinik - Shtip

57

*analiza e bërë në stacionet kryesore meteorologjike

SHTESA NR. 6: TEMPERATURA KUFITARE TË SISTEMIT PËR PARALAJMËRIM TË HERSHËM NGA VALËT E NGROHTA TË SHPREHUR NË °C

RAJONI → në Veri të Vardarit maj qershor korrik gusht shtator

Shkup,Petrovec

ZGJUARSI 30 34 37 36 32ALERT/GATISHMËRI 32 36 39 38 34VALË E NGROHTË 35 38 42 40 37TË JASHTËZAKONSHME 37 41 44 42 39

Veles

ZGJUARSI 30 34 37 36 32ALERT/GATISHMËRI 32 36 39 38 34VALË E NGROHTË 35 38 42 40 37TË JASHTËZAKONSHME 37 41 44 42 39

RAJON II → Osogovë-Maleshevë maj qershor korrik gusht shtator

Berovë

ZGJUARSI 26 29 31 31 28ALERT/GATISHMËRI 28 31 33 33 30VALË E NGROHTË 30 33 36 35 33TË JASHTËZAKONSHME 32 35 38 37 35

Kriva Pallankë

ZGJUARSI 27 30 32 32 29ALERT/GATISHMËRI 29 32 34 34 31VALË E NGROHTË 31 34 37 36 34TË JASHTËZAKONSHME 33 36 39 38 36

RAJON III → në Jug të Vardarit maj qershor korrik gusht shtator

Demir Kapi

ZGJUARSI 31 35 37 37 33ALERT/GATISHMËRI 33 37 40 39 35VALË E NGROHTË 35 39 42 41 37TË JASHTËZAKONSHME 37 41 45 43 39

Gjevgjeli

ZGJUARSI 31 35 37 37 33ALERT/GATISHMËRI 33 37 40 39 36VALË E NGROHTË 35 39 42 41 38TË JASHTËZAKONSHME 38 41 44 43 41

Strumicë

ZGJUARSI 30 34 36 35 32ALERT/GATISHMËRI 32 35 38 37 34VALË E NGROHTË 34 37 41 39 37TË JASHTËZAKONSHME 36 39 43 41 39

Shtip

ZGJUARSI 30 34 36 36 33ALERT/GATISHMËRI 32 36 39 38 35VALË E NGROHTË 34 38 42 40 38TË JASHTËZAKONSHME 37 41 44 42 40

RAJON IV → Pellagonia maj qershor korrik gusht shtator

Prilep

ZGJUARSI 28 32 35 35 31ALERT/GATISHMËRI 31 35 38 37 33VALË E NGROHTË 33 37 41 39 35TË JASHTËZAKONSHME 36 40 44 41 37

Manastir

ZGJUARSI 28 32 35 35 31ALERT/GATISHMËRI 31 35 38 36 33VALË E NGROHTË 34 37 40 38 35TË JASHTËZAKONSHME 36 39 43 40 37

RAJON V → Ohër-Prespë maj qershor korrik gusht shtator

Ohër

ZGJUARSI 26 29 32 32 28ALERT/GATISHMËRI 28 31 34 33 30VALË E NGROHTË 30 33 36 35 32TË JASHTËZAKONSHME 32 35 38 37 34

58

SHTESA NR. 7: PASQYRA E REKOMANDIMEVE DHE OPSIONEVE PËR STREHIM URBAN-DISTRIBUIMI I MASAVE

MASA SHEMBUJ PËRPARËSI MANGËSI

Masa afatshkurtra

Masa afatmesme

Masa afatgjata

Këshilla për sjellje

Qasje në hapësirat e ftohta

Kondicioner dhome

Refl eksion i zmadhuar i rrezeve diellore nëpër ndërtesa.

Hije të jashtme

Insolacion

Zvogëlimi i ngrohtësisë së brendshme

Ftohje pasive

Ftohje efektive aktive

Rregullativa për ndërtim

Planifi kimi urban

Ndryshime në shfrytëzimin e dheut

Zvogëlimi i ndryshimeve klimatike

Dobi e lirë dhe e shpejtë që mund ta zbatojnë individë.

Mund të bëhet pa zmadhimin e energjisë dhe shpenzimit dhe të implementohet nëpër ndërtesa në qytetet.

Shfrytëzimi i zvogëluar i energjisë dhe emetimi i gazrave serrë.Kombinohet me mobilitet aktiv dhe reduksione në ndotjen e ajrit.Barabarësi e rëndësishme me leverdi të barabartë për shëndetin.

Zmadhimi jo i barabartë i energjisëEmetimi i gazrave serrëNdikim i mundshëm negativ mbi ajrin nga kondicionerët, sh. infeksione ajrore.

Planifi kim paraprak i nevojshëm përzgjedhja e masave për ndërte-sat –duhet konsideruar infrastruktura lokale.Shtrenjtësi e maturRrezik potencial nga ndërtimi i ndërtesave për valë të ngrohta, duke harruar pjesën tjetër të vitit.

ShtrenjtëKohë e gjatëKërkon vullnet politik (në rast të zvogëlimit të ndryshimeve klimatike,deri edhe në nivel ndërkombëtar)

RAJON VI → Pollog-Poreçe maj qershor korrik gusht shtator

Tetovë

ZGJUARSI 28 32 35 34 31ALERT/GATISHMËRI 31 34 37 36 33VALË E NGROHTË 33 36 39 39 35TË JASHTËZAKONSHME 35 39 42 41 38

Llazaropole

ZGJUARSI 22 25 28 28 25ALERT/GATISHMËRI 24 27 31 30 27VALË E NGROHTË 27 29 34 33 30TË JASHTËZAKONSHME 29 31 37 35 33

59

SHTESA NR. 8: PROCEDURA PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË KRIZËS

Në rast të paraqitjes së gjendjes së krizës, Qendra për Menaxhimin e Krizave cakton seancë urgjente të Grupit për Vlerësim (nga QMK), me qël-lim të marrjes së përfundimeve për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të nevojshme të subjekteve kompetente. Grupi për Vlerësim, i shqyrton të gjitha të dhënat, informacionet dhe raportet për gjendjen konkrete. Në bazë të vlerësimeve të dhëna te Komiteti Drejtues (trup i Qeverisë për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhimin e krizave të cilin e përbëjnë ministrat e Punëve të Brendshme, të Shëndetësisë, të Transportit dhe lidhjeve, të Mbrojtjes, të Punëve së jashtme dhe udhëheqësi i Grupit për Vlerësim). Sipas nevojës, në punë mund të kyçen edhe funksionarë të tjerë. Komiteti Drejtues, duke i konsideruar të dhënat për gjendjen e krijuar në Republikën e Maqedonisë dhe propozimin e Grupit për Vlerësim, e informon Qeverinë për gjendjen e caktuar ose i sugjeron Qeverisë së Republikës së Maqedonisë shpallje të gjendjes së krizës. Në bazë të përfundimeve të Komitetit Drejtues, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancë urgjente merr Vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e kërcënuar dhe angazhimin e të gjitha resurseve njerëzore dhe materiale në dispozicion, për mënjanimin e pasojave nga ajo. Pas marrjes së vendimit, aktivizohet Shtabi i Përgjithshëm pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave, i cili duhet të jetë në kuvendim të përhershëm.

60

61

Referenca:

Bouchama A (2007). Thermophysiology, pathophysiology and clinical management of heat-related illness. Riyadh, King Falsal Hospital and Research Centre.

Qeveria e R. së Maqedonisë (2008). Komunikimi i dytë nacional ndaj ndryshimeve klimatike në R. e Maqedonisë, Shkup.

Kendrovski V. (2006). Analiza e cenueshmërisë në sektorin e shëndetësisë dhe masa adaptuese të propozuara si pasojë e ndryshimeve klimatike të pritura në R. e Maqedonisë. Instituti për Shëndet Publik. Shkup.

Klein Tank A et al. (2002). Climate of Europe: assessment of observed daily temperature extremes and precipitation events. De Bilt, KNMI.

Ministria e Shëndetësisë e R. së Maqedonisë (2009). Plani për përgjigje të sektorit të shëndetësisë gjatë gjendjeve të krizës. Shkup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, Zyra rajonale për Evropë (2008). Heat Health Action Plans Guidance. Kopenhagë.http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_fi le/0006/95919/E91347.pdf.

62

ISBN 978-608-4518-18-1

Ky publikim është përgatitur me përkrahjen teknike dhe fi nanci-are të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyra rajonale për Evropë dhe Zyra në Shkup.

Pritet që ndryshimet klimatike të sjellin deri te rritja e temperaturave mesatare globale si dhe numri dhe intensiteti i valëve të ngrohta. Valët e ngrohta të kohëve të fundit në Evropë ndikuan në rritjen e vdekshmërisë, por ndikimet negative shën-detësore nga valët e ngrohta kryesisht janë të parandalueshme. Ekzistojnë një sërë aktivitetesh që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe përgjigjen gjatë valëve të ngrohta, që përfshijnë përforcimin dhe zbatimin e sistemit për lajmërim dhe paralajmërim të valëve të ngrohta, përforcimin e gatishmërisë dhe përgjigjes së shërbimeve shëndetësore, informimi në kohë i popullsisë për pasojat e mundëshme nga valët e ngrohta, dhe si të ballafaqohen me to, si dhe planifi kim adekuat ndërtimor dhe banim.

Ky dokument i përfshin aktivitetet në kuadër të “Planit aksional për mbrojtje të shëndetit të popullsisë nga valët e ngrohta në R. e Maqedonisë”, ai është përgati-tur si pjesë e projektit “Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike-iniciativë e shtatë shteteve” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zyra rajonale për Evropë, e zbatuar me përkrahje fi nanciare nga ana e Ministrisë për ambjent jetësor, kon-servim të natyrës dhe siguri nukleare të Republikës së Gjermanisë.