d4d scenarios 4 shq fin2

36

Upload: others

Post on 14-Nov-2021

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2
Page 2: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 2

Copyright © 2014. Demokraci për Zhvillim (D4D).

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citime të pasazheve të shkurtra për qëllime të kritikës dhe rishikimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në një sistem arkivimi, ose të transmetohet në çfarëdo forme apo çfarëdo mjeti, elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues ose tjetër, pa lejen paraprake të D4D.

Përgatitur nga: Leon Malazogu

“Ky botim është realizuar me përkrahjen nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Demokraci për zhvillim (D4D) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SCO‐K‐së apo KCSF‐së.

Page 3: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Në vitin 2014, Kosova nuk do të preket as nga vërshime masive, as tërmete shkatërruesve apo ndonjë vullkan të paparashikuar. Ngricat nuk do të jenë siberike, as i nxehti tropik nuk do të na kaplojë dhe nuk do të na pikasë asnjë cunami apo rrjedhje nukleare. Asnjë nga fatkeqësitë e tmerrshme që prekin pjesën më të madhe të globit nuk do të ndodhë dhe për mungesën e përparimit në vendin tonë për herë të parë mbase duhet të fajësojmë vetëm vetveten.

Pikat kryesore që duhet vëzhguar janë (a) nëse do të vazhdojë trendi i zgjedhjeve fer dhe kush do të fitojë në zgjedhjet parlamentare në vjeshtë, (b) nëse do të vazhdojë integrimi i veriut dhe si do të krijohet Asociacioni i komunave serbe, dhe (c) nëse do të përfundojnë negociatat për MSA dhe nëse do të vazhdojë entuziazmi i të rinjve për politikën. Kosova me 2014 mund të konsolidojë deri diku shtetësinë, por tek do të fillojë betejën për të shtrirë sovranitetin përbrenda dhe do të vërejë që i duhet një kontratë shoqërore e re me popullin e vet. Retorika kërcënuese nga Serbia do të rritet (së paku deri në mars kur Serbia ka zgjedhje), por kosovarët do të brengosen më shumë nga mungesa e ujit. Për fat të keq, nuk pritet rimëkëmbje e ekonomisë, as FSK të shndërrohet zyrtarisht në ushtri dhe as liberalizim i vizave që të na heqë mërzinë. Pothuajse tërë viti do të na përcjellë pa shumicë në Kuvend. Që në fillim të vitit do të hyjmë në krizë politike. Pas zgjedhjeve lokale, AAK nuk do t’i kalojë më ligjet e qeverisë nga frika se partneriteti me PDK-në do ta dëmtojë edhe më shumë. Dialogue do të fajësohet për rezultate të dobëta

Page 4: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

zgjedhore, edhe pse mirë e dijnë që votat i kanë humbur gjetiu. PDK do të paraqitet si viktimë duke qeverisur dhe dialoguar pa shumicë të votave në Kuvend. Qeverisja pa shumicë të votave doemos do të duhet të rrisë cilësinë e qeverisjes përndryshe asgjë nuk do të kalojë në Kuvend. Nëse opozita e kupton rolin e tyre si mohues në parim, dhe bllokon vendime edhe atëherë kur puna e Qeverisë nuk është e keqe, atëherë koston e pakënaqësisë do t’a bartin edhe ata. Për të zbutur këto, Qeveria me gjasë do të punësojë zëdhënës apo të ndërmarrë ndonjë vendim tjetër pozitiv. Buxheti i vitit 2015 do të përpilohet nga kjo qeveri por mund vetëm nga përbërja e re e Kuvendit e cila mund të kërkojë ndryshimin e tij. Qeveria do të bënte mirë nëse sivjet buxhetin e negocion edhe me opozitën.

Pak freski vjen nga Shpendi, kryetari i parë të cilin askush nuk e thirr z. Ahmeti. Pasi që të kuptojë rëndësinë e flamurit të shtetit, Shpendi duhet të fillojë të menaxhojë pritjet e mëdha të prishtinasve. Popull i çuditshëm ne që presim mrekullira brenda disa muajve nga kandidati që na bëri për vete pikërisht me premtime për toke. Diç që mund të kthjellin qytetin shpejtë mund të jetë përfundimi i blerjes së 20 autobusëve dhe organizimi i mirë i tyre. Përndryshe, pak për shkak të grumbullimit të telasheve, pak për shkak të sabotazhit, ai mund do ta ketë të vështirë të arrijë sukses të shpejtë për t’i dhënë një shtytje subjektit të tij në zgjedhjet për kuvend. Të gjithë kryetarët e komunave do të kurdisin alarmin për

Page 5: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

shtator, e nuk do të mendojnë për mandatin e plotë. Disa kryetarë tjerë do të qeverisin pa shumicë ne kuvendet komunale. Qysh në fillim do të shohim se diku do të ketë bllokadë, diku pazarllëqe joparimore por në shumicën prej tyre do të ketë transparencë të shtuar. Me zgjedhje qendrore në sfond, koalicionet nuk do t’i lihen nivelit vendor për të vendosur. Në Mitrovicë, qytetarët shpejt do të vendosin nëse me Bahtirin kanë përfunduar ndryshimet e kërkuara apo ky është vetëm uji i parë që duhet ndërruar kur ‘zien fasulen’.

Ndryshimet në zgjedhje lokale do të nxisin partitë të dalin me emra të rinj, dhe do të dalin më shumë të rinj të garojnë, të inkurajuar. E partitë e mençura nuk do shuajnë fare shtabet zgjedhore të zgjedhjeve lokale, e as nuk do të mundohen të bëjnë reforma të mëdha në këtë afat të shkurtër. Si do të shkojnë zgjedhjet e vitit 2014 dhe kush do të fitojë do të varet nga disa faktorë. Isa Mustafa lehtë do të bindë të gjithë që përkundër humbjes në Prishtinë, ishte meritë e tij që u kandiduan shumë të rinj nga radhët që i sollën rritjen LDK-së. Kjo do ta forcojë atë si lider i partisë, por jo edhe kredencialet e tij si kryeministër i ardhshëm. Ai do të heshtë kritikat brenda partisë nëse e mban postin e të parit të partisë, por duhet të kërkojë emër të ri për kryeministër. Nëse LDK do të ketë sukses më së shumti do të varet nëse do të shkojë me vetëbesim të tepruar nga zgjedhjet lokale dhe se nuk ka nevojë as për reforma dhe as për kuvend zgjedhor. Në PDK të gjithë e kanë të qartë se kanë nevojë për reforma, vetëm se nuk janë të sigurtë si mund t’i realizojnë ato nga frika e çthurrjes apo braktisjeve. Së paku PDK e ka një gjeneratë të të rinjve dhe ka treguar aftësi agjile për të

Page 6: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

rigjetur veten. PDK-së i duhet të bëjë pastrim gjeneral dhe mund të ndalojë rënien nëse organizon zgjedhje te brendshme. Pyetja kryesore që mund të tërheqë baste është përqindja që do të marrë partia e re (Limaj & Krasniqi) në përgjithësi, dhe nga PDK në veçanti. Shumë ithtarë të këtyre dy figurave do të mendojnë dy herë nëse ata mund t’ju ofrojnë atë që anëtarët e sistemi klientelist e presin. Veteranët e luftës do të ashpërsojnë protestat, veçanërisht të irituar nga mospërfshirja në buxhetin 2014. Do të ketë edhe protesta tjera por pak parti do të mund të kapitalizojnë nga to. Mjaft të rinj mund të shkojnë tek AKR dhe të gjenden lartë në listë, por ky subjekt do ta ketë vështirë të kalojë pragun. Nëse mbetet jashtë Kuvendit, partia do të shkojë drejt shuarjes. Po e mori Mimoza timonin e partisë, mund të kthjellë partinë por edhe të rrezikojë qeverisjen në Gjakovë.

AAK dhe VV mund të rimëkëmben nëse arrijnë të krijojnë imazh më civil. AAK nuk do të asocohet me pushtetin më por gjasat për kthjellje janë të mira vetëm jashtë Dukagjinit. Përceptimi i dialogut si tepër i dëmshëm mund të ndihmojë pak VV-në, por ata do të fitonin më shumë vota nëse përqendrohen në agjendën kundër-korrupsion dhe nëse merr qëndrim më respektues ndaj simboleve të vendit. Me këtë disponim rebelues, do të fitonte një parti të cilës i shkon për shtati të premtojë ndërrim të kulturës politike, që do të zhvillonte betejë kundër interesave të ngushta pa përmbysje dhe revolucion. Pa konkurrencë serioze nga parti të reja, partitë do të bëjnë çmos të gjejnë emra të pashpenzuar, të bëjnë transfere, por edhe të japin ndonjë

Page 7: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

goditje të ulët. Kuvendi i ri do të ketë më shumë dinjitet, por ndryshimet në kulturë të qeverisjes do të jenë të vogla. Vota do të hidhet kundër elitës politike por nga kjo ndjenjë do të fitojnë vetëm emra të rinj dhe asnjë subjekt. Shumë deputetë individualë do të fitojnë vota nëse dalin me programe të shkurta, të qarta dhe për toke për arsim e shëndetësi, IT e bujqësi, etj. Do të humbin shumë emra të mëdhenj e do të zgjidhet ndonjë bletar apo sportist.

Pa shitjen e PTK-së do të ketë më pak para për t’i bërë rush-e-kumbulla gjatë fushatës. Për herë të parë, fushata zgjedhore do të bie verës dhe pak politikanë do të shkojnë në verime. Rrogat edhe mund të rriten por këtë herë qytetarët nuk do të mashtrohen, siç nuk u mashtruan me premtime marramendëse në zgjedhjet lokale. Sidoqoftë, partitë në pushtet do të shpenzojnë buxhetin deri në shtator e nëse pushteti ndërron, partia fituese do të befasohet me borxhet që do të duhet të lajë. Për herë të parë, asnjë politikan nuk do të ketë iluzion se mund të fitojë zgjedhjet me Rugovën apo duke përmendur luftën. Viti 2014 do të vazhdojë revoltën civile ndaj atyre që janë pasuruar shpejtë e shpejtë. Parimorëve të paktë, në protesta do t’ju bashkangjiten shumë nga ata që nuk arritën të pasurohen nga sistemi – nëse jo për parim, pakënaqësi do të shprehin sepse mbetën jashtë. Në mes të detyrave që na presin për 2014 është edhe reforma zgjedhore edhe pse kjo ose përfundon në shkurt ose nuk përfundon fare. Këtë herë fushata mund të zgjasë 14 ditë. Qytetarët do të njehen të lehtësuar por opozita do të

Page 8: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

humbë rast për shpjeguar vizionin e vet. Edhe më 2014 do të vriten kosovarët për çështje pronësore e ndonjë fanatik edhe si shehid në Siri. Një zhvillim i mundshëm që mund të shkaktojë tërmet është rasti kundër kryeministrit të vendit për tregti organesh. Me gjasë rasti nuk do të del dhe për analistët kjo do të jetë dëshmi se aktakuza e përfolour ishte vetëm kërcënim për të bërë lëshime për dialog. Para se të shkojë në zgjedhje, Serbia do të kuptojë se çfarë fshihet në kapitullin 35, për Kosovën. Kjo nuk do t’ja vështirësojë Partisë jo edhe aq Përparimtare që të fitojë zgjedhjet sërish, mbase me përqindje edhe më të lartë. Gjasat janë të vogla, por nuk përjashtohet se në Kosovë sërish mund të organizohen zgjedhjet e Serbisë, të arsyetuara me dy-shtetësi të shumicës në veri.

Kryetarët e komunave të veriut do të fillojnë me vështirësi e për çdo hap që nënkupton pranimin implicit të shtetit të Kosovës do të bisedohet në vazhdim. Përderisa Brukseli shkon në zgjedhje, z. Zbogar do të udhëtojë shpesh për të gjetur reçeta kreative për të zbatuar dialogun në baza ditore. Shpend Ahmeti mund të merret shembull për flamur, fillimisht nga serbët për të vënë flamurin e Serbisë, e më pas nga MAPL se duhet të vendoset edhe flamuri i Kosovës krahas atij Shqipërisë apo Sërbisë. Nëse telashet e veriut nuk e konsumojnë tërë kohën, dialogu mund të mbyllë edhe ndonjë temë edhe pse, zonja Ashton do të jetë në dispozicion vetëm nëse ka kërkesa shumë aktive nga Prishtina për ndonjë raund shtesë për zbatim të plotë të ndonjë nga pikave. Marrëveshje e dytë e normalizimit gjithashtu do të devalvojë dhe mund të

Page 9: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

nënkuptojë zbatimin e disa pikave në përfundim e sipër. Pas 5 setave me rezultat të ngushtë, asociacioni mund të themelohet por funksionalizimi i tij do të presë fundin e fitit. Nëse bashkëpunon me Prishtinën, veriu do të fitojë 38.5 mln euro e nëse jo, do të zbulojë pse i ka humbur Bosnja të njëjtat mjete. Ambasadorja amerikane do të përfshihet më shumë në proceset politike, përfshirë në veri. Edhe pse e filloi mandatin me tema të lehta, Amb. Jacobson do të shohë të domosdoshme të ndihmojë me ligjin zgjedhor, përmbushjen e obligimeve të dialogut, tejkalimin e ngërçeve politike, votimin e ligjeve bazike, dhe organizimin e takimeve politike. Nevoja për bashkëpunim ndër-partiak do të jetë tepër e madhe pikërisht kur armiqësitë do të rriten skajshmërisht dhe interesi partiak do të ketë prioritet.

Bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të shohë prioritete tjera nga ato që shohin shumica e kosovarëve. Pikërisht kur neve do të na duket se jemi marrë tepër me pakicat, bashkësia ndërkombëtare do të na përsërisë që sfidë mbetet integrimi i tyre. Në një vit kur ne do të ndjehemi të kërcënuar nga Asociacioni, komunat dhe refuzimi i serbëve, ne vështirë se do të bëhet shumë në këtë drejtim, dhe BE-ja mund të na kritikojë sërish në raport. Mandati i ri i EULEX-it do të reflektojë mosbesimin që bashkësia ndërkombëtare ka tek ne. Numri i njohjeve do të bie për vetë faktin se me çdo njohje mbeten më pak në kampin kundër dhe pikërisht ato që ishin tejet kundër. Shtatë vendet me rritjen më të madhe ekonomike në botë akoma nuk na kanë njoftur. Përveç vendeve si Kina nga të cilat nuk presim njohje, duhet

Page 10: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

fokusuar lobimin në Filipine, Shri Lanka, Indi, Banglladesh, Vietnam, Indonezi si vende me rritje të GDP-së nga 5.5 deri 6.5%. Brenda dy viteve të ardhshme, si kompenzim mund të na njohin katër nga pesë vendet e BE-së që kanë mbetur.

Diplomacia ynë mund të aplikojë për anëtarësi në ndonjë nga agjencitë e OKB-së e duke ju falenderuar aktivistëve digjitalë, do të na njohin më shumë portale, kompani fluturimi dhe të na përfshijnë rangime globale. Në shtator, karvani politik do të nisë dyndjen drejt korridoreve të Asamblesë së Përgjithshme në OKB. Pak para verës, BE mund të vlerësojë se Kosova ka përmbushë kriteret për MSA, edhe pse nënshkrimi do të mbetet për dhjetor Mbetet e paqartë se si do të nënshkruhet kjo marrëveshje (MSA), veçanërisht nëse nuk zbutet qëndrimi i pesë vendeve të BE-së që nuk na njohin si shtet. Në vjeshtë do të presim edhe një raport të progresit, dhe do të kuptojmë që çdo vit BE-ja rrit pritjet që ka prej nesh, që është pozitive.

Kosova po ashtu duhet të vazhdojë të merret me të madhe nme përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Kjo nënkupton riatdhesimin e azilkërkuesve të kthyer, riintegrimin e tyre, lëshimin e dokumenteve biometrike të udhëtimit, përmirësimin e menaxhimit të kufijve dhe luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit. Mbase deri në dhjetor edhe mund të marrim ndonjë haber se kur mund të na hiqen vizat. Performanca teatrale kosovaro-shqiptare me Prizrenin historik në sfond vështirë do të ketë sukses nëse së paku heqë patatet dhe çimenton nga rendi i ditës. Pritjet e mëdha

Page 11: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

mund të dëshpërojnë patriotët. Një vit zgjedhor zakonisht nuk lejon shpikje të mëdha, por frika e humbjes mbase edhe mund të inkurajojë partitë që të mendojnë për një ndryshim të qasjes ndaj ekonomisë. Shpresoj që së paku një parti do të na komunikojë të vërtetën e hidhur që nuk dëshirojmë ta dëgjojmë. Na duhen reforma të vazhduesshme dhe të dhimbshme jo vetëm për të shkuar përpara por edhe për të mos rënë prapa. Me rritjen që parashikohet, një numër jo i vogël i vendeve afrikane dhe aziatike do të na kalojnë çdo vit që kalon. Nëse vendosim t’i hyjmë garës për zhvillim, do të kuptojmë që kemi pak epërsi krahasuese me vendet e rajonit. Vendi më i pazhvilluar në Ballkan së paku do të duhej të tërheqë investime me rroga të ulëta dhe me vlerë të ulët të shtuar por edhe këtu nuk jemi atraktiv. Përderisa rrogat janë më të larta sesa që do të duhej të kemi me këtë zhvillim, standardi jetësor është i ulët sepse ne paguajmë më shumë për gjithçka. Politika dhe krimi sigurohen që të kemi monopole e kontrolle që të mos kemi konkurrencë fer dhe të lirë dhe që fitimi i importeve të jetë më i lartë dhe të financojë pasurimin e një klike të ngushtë.

Pabarazia bëhet temë kur ka zhvillim, e në Kosovë as nuk do të bëhet temë dhe as nuk do të publikohet statistika e koeficientit Gene, qe e mat shkallën e pabarazisë. Në BE do të rritet pabarazia, gjithmonë e më tepër duke ju falenderuar pikërisht meritokracisë që ka sjellë garën fer në të kaluarën. Ky vit vështirë se do të na gjejë të kthjellur që interesi numër një për të zhvilluar vendin është që të përfshihet gruaja në

Page 12: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

ekonominë formale. Ne akoma nuk e kuptojmë që me këtë do të fitonin jo vetëm gratë, por edhe burrat dhe tërë shoqëria. PTK-ja duhet të shitet sepse çmimi i bie për çdo ditë. Profecia e IPKO-se krejt kanë me dalë mund të përmbushet. PTK nuk duhet të mbetet as këndej as andej por ose duhet privatizuar ose duhet lënë e lirë të investojë. Pëndryshe, nga një kompani që sillte levërdi, punëtorët e PTK-së mund të fillojnë të rëndojnë ndihmat sociale. PTK gjithashtu ka mundësi të investojë në 3G por për fat të keq shumica e kosovarëve internetin do ta përdorin kryesisht për të komentuar në foto. Thuhet se viti 2014 do të jetë vit i zhvillimit dhe se bartës do të jenë investimet kapitale, por këto janë 15% më të ulëta se vitin paraprak. Autostrada ka arsyetuar veten si projekt i sigurisë por kthimi ekonomik as përafërsisht nuk do të justifikojë investimin. Të hyrat tutje do të zvogëlohen për shkak të MSA-së dhe të marrëveshjes tregtare me Turqinë. Buxheti i ulët akoma do të varfërohet nga doganat e veriut, e thelbësore është tani të fillojmë të mbledhim buxhetin brenda vendit dhe jo në kufi. Me buxhet të tëholluar, vendi pritet të hyjë në të kuqen për të, (a) mbuluar borxhet, (b) ndonjë rritje të rrogave, dhe (c) investim për fushatë zgjedhore. Më 2014 do të vazhdojmë të gjejmë sektorin publik duke u regjistruar dhe lënë çantat në punë në 8 e nga 8:05 të dalin në kafe e byrektore.

Ndonjë lajm i rrallë si eksporti i mocarellës nga Krajkova e Drenasit do të mbledhë të gjithë politikanët në përurim. Kategorizimi i hoteleve mund edhe të fillojë por si t’ja bëjmë yjëzimit të moteleve. Kosova mund ta ketë fituesin e

Page 13: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

Brezovicës, apo edhe të Kosovës së Re, e të PTK-së, por jo të trijave. Ngrohja nga termocentrali Kosova mund të fillojë e së paku prishtinasit mos të ngrohen më me dru. Kjo mund të ngadalësojnë shpyjëzimin e vendit dhe të ulë ndotjen. Mbetet të shihet nëse armatosja e pylltarëve do të ruajë pyjet, rrisë vrasjet, apo të dyjat (apo asnjërën). Shndërrimi i aeroportin e Gjakovës në komercial do të rriste konkurrencën dhe të ulë çmimet edhe të fluturimeve drejt Prishtinës. Nëse nuk bëhet do të dijmë se kanë lobuar sërish privatizuesit e huaj me lidhje të forta. Një aeroport tjetër na duhet që të jetë i gati kur të liberalizohen vizat, dhe menjëherë do të vinin kompanitë e lira ajrore që kërkojnë aeroportë dytësor me tarifa të lira shfrytëzimi. Shpresoj se në UP do të dalin të gjitha të zezat. Jo pse duhet t’i nxihet imazhi por diagnoza e duhur është parakusht për terapi. Secili e din se çfarë ndodh me një pacient që nuk dëshiron të kuptojë rezultatet brengosëse. Por mund të parashikojmë që UP-ja akoma do të investojë në infrastrukturë por jo në upgrade të softuerit. Me inercion, fushata zgjedhore mund të hapë fakultet në Ferizaj apo degë në Podujevë, por kjo vetëm sa do t’i kontribuojë tutje rënies së cilësisë. Me izën të FIFA-s, Kosova edhe mund të shënojë ndonjë fitore në futboll. Sapo të vie kombëtarja e parë e huaj, stadiumi do të mbushet për herë të parë pas 25 viteve. Por selektori më mirë të investojë në shkollë të mirëfilltë të futbollit, e të rrisë një gjeneratë të re, sesa të bëjë presion tek Januzaj me shokë që të kthehen. Qyetarët më nuk do të besojnë në magji e rrugë të shkurtëra. Mbase këtë vit e zbulojmë që babadimri nuk ekziston, se asgjë e paparashikuar nuk do të ndodhë që të na nxjerrë nga kriza kronike. E këto janë parakusht që të përvjelim mëngët e të punojmë më shumë.

Page 14: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

Fillimi i vitit do të na ngujojë pranë ekraneve për të parë lojërat olimpike mё tё shtrenjtat nё histori, që Rusisë do t’i kushtojnë rreth 50 miliardë dollarë. Përveç që do të mungojnë kosovarët, në Soçi të rrallë do të jenë edhe zyrtarët e lartë botëror, një pjesë e madhe të cilëve do të bojkotojnë vendin mikpritës në shenjë proteste. Vera do tё na gjejë para ekraneve, këtë herë me më së shumti shqiptarë në një kampionat botëror të futbollit. ‘Eh të kishim luajtë ne’, do të themi shpesh. Sapo të bie Zvicrra, do të fillojë dyndja drejt plazhave të Durrësit. Gara franceze e çiklizmit, Tour de France, sivjet niset nga Anglia. Në qershor, vëmendja sërish kthehet në Soçi ku mbahet samiti i 8 vendeve më të zhvilluara të botës, G-8.

Përveç garave nё sport, do tё shohim shumë gara edhe në politikë, ku 40% tё banorëve tё botёs do tё kenё mundёsinё tё votojnë pёr zgjedhje kombёtare. Përveç zgjedhjeve të rregullta, në shtator, skocezët do tё votojnё tё mbesin pjesё e Mbretёrisё sё Bashkuar. Edhe pse politikanët separatistë kanë zgjedhur një përvjetor emocional, 700-vjetorin e fitores së Banockburn ndaj anglezëve, skocezët modernë do të kënaqen me decentralizim më të madh nga Londra. Katalonasit gjithashtu kanë zgjedhur një përvjetor të rëndësishëm për të organizuar referendum këshilldhënës për shkëputje nga Spanja. Për dallim nga Skocia, 300-vjetori i heqjes së vetëqeverisjes nga monarkia pritet të rrisë krenarinë dhe të ndikojë në rezultat. Më shumë se gjysma e katalanëve e përkrahin pavarësinë dhe kjo mund të rritet akoma nëse zgjedhjet rajonale mund të mbahen para kohe dhe nëse Spanja vazhdon të ketë telashe ekonomike, siç edhe parashihet.

Page 15: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

Nga janari, Greqia merr kryesimin e BE-së, për t’ja pasuar Italisë gjashtë muaj më vonë. Malta dhe Qiproja shënojnë përvjetorin e dhjetë të anëtarësimit në BE përderisa Bullgaria dhe Rumania fitojnë të drejtën e punës në Angli. Nëse moldavët e maqedonasit (të pajisuar me pasaporta rumune e bullgare) vërshojnë tregun e punës atje, mund të vështirësohet qëndrimi evropian për liberalizim të mëtutjeshëm të vizave për ne dhe për turqit.

Në maj, 28 vende evropiane zgjedhin deputetët e ri për Parlament Evropian dhe ne do të përcjellim zgjedhjen e tyre më kujdesshëm se asnjëherë më parë. Pёrbёrja e re e kёtyre dy organizmave do tё pёrcaktojё disponimin e BE-sё pёr integrimin e tёrё rajonit, të trajektores së Kosovës drejt BE-së dhe ardhmërinë e dialogut dhe kushtëzimit të Sërbisë drejt BE-së. Analistët evropianë do të përcjellin dy tema, (a) nëse do të ketë rënie të daljes dhe (b) deri në çfarë mase do të rritet përfaqësimi i të djathtës në Parlamentin Europian. Parashikimet për një puç anti-evropian nga partitë si Finlandezët e vërtetë apo Partia e Pavarësisë nga Britania e Madhe variojnë nga 20-33%. Ngritjen e të djathtës në BE çuditërisht e bashkon urrejtja ndaj Brukselit dhe një sukses i tyre i theksuar mund t’i ndryshojnë kahjen projektit evropian. Edhe pse me gjasa të vogla, mbetet frika se kriza ekonomike mund tё sjellё mё shumё politikё djathtiste apo edhe tё dobёsojё vetё demokracinё si nё vitet e 30-ta. Forcimi i pritur i së djathtës ekstreme mund të frenojë zgjërimin e mëtutjeshëm, kufizojë solidaritetin, të sjellë vlera konzervative dhe disponim anti-imigrant. Duke parë rrezikun për shpërbërjen e euros, BE do të lëvizë

Page 16: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

ngadalë drejt një strukture federale. Përveç në 2-3 vende të BE-së, kriza globale do të kalojë fazën akute por ngadalë do të vërehet qartë se sa jokonkurrente është BE-ja në botë. Kriza e BE-së nuk do t’i ngjajë më tepër një sëmundjeje kronike sesa një sulmi kardiak. BE gradualisht po e zbulon se çdo vit standardi po bie, aftësitë për të shpenzuar janë më të vogla, dhe shumica e banorëve duhet të punojnë më shumë orë për të fituar më pak euro. Gara e BE-së nuk do të jetë garë për vendin e parë, por për të mos rënë nga liga. Zërat për ndryshime më radikale strukturore të ekonomisë evropiane do të forcohen. Prandaj një fitore e të djathtës së moderuar mund të jetë lajm i mirё pёr ekonominё për shkak se mund të sjellë ndryshimet aq të nevojshme strukturale dhe reforma fiskale për të rikthyer Evropës zhvillimin ekonomik. BE-së do t’i duhet shumë mund që të mund të garojë globalisht me shktathtësi të avancuara dhe investime afatgjate, duke tërhequr biznese nga tërë bota që vijnë për një treg të punës të mirë arsimuar dhe me infrastrukturë adekuate.

BE ose thellon reformat ose duhet të braktisë euron për të shpëtuar projektin evropian politik. Për të identifikuar shenjat e para se në çfarë drejtimi mund të shkojë, duhet përcjellur nëse BE arrin të avancojë rolin e bankës së saj qendrore (ECB) që të marrë kompetenca shtesë (si p.sh. papunësia) që zakonisht kanë bankat qendrore të shteteve anëtare. Më 2014, mbikqyrja e bankave më të mëdha të eurozonës do të kalojë si përgjegjësi nga bankat qednrore të shteteve individuale tek ECB. Nëse kërcënimet e jashtme nuk bindin vendet evropiane për

Page 17: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

konsensus, mund të bie projekti i federalizimit dhe të fitojmë një Evropë me dy shpejtësi. Njëkohësisht mund të thellohet integrimi i Evropës perendimore dhe veriore dhe të rritet distanca e tyre me vendet e lindjes dhe të jugut. Kjo ndarje gjithashtu do të ketë implikime të mëdha në zgjërim dhe hyrja në BE do të bëhet në disa etapa, ku së pari hyhet në periferinë e saj. Përderisa Evropa jugore mallkon euron për shkak të politikave kursimtare, Latvia e përqafon atë. Si një vend që ka krenari për valutën e saj dhe disa herë ka vuajtur nga okupatorët që kanë sjellë valutë të re, hyrja në BE është përkujtim që të gjithë se Evropën dhe euron e shohin si shpëtim shumë vende të periferisë. E leksioni latvian nuk është akti i hyrjse në euro, por trajektorja që ky vend ka përcjellur për të arritur aty. Latvia pësoi më së rëndi nga kriza evropiane, por zgjodhi të dalë nga aty pa shortcut e magji por me rrugën më të duhur dhe më të vështirë. Duke rritur produktivitetin (që ne as nuk e masim), Latvia hyn në 2014 si ekonomia me rritjen më të lartë në BE.

Vende tjera nga të cilat mund të mësojmë shkencën e artit të zhvillimit mund të jenë Estonia apo Sllovakia. Por i tërë Ballkani po i dërgon BE-së porosi se ata nuk duan të zhvillohen por vetëm të hyjnë në BE si një Greqi e re, dhe të jetojmë mirë duke shpenzuar taksat e atyre që punojnë shumë. Kosovarët nuk do të jenë të vetmit, sytë e të cilëve do të jenë të fokusuar tek zonja Merkel. Përveç përkrahjes kritike që na duhet në dialog, shpresoj që do të mësojmë më shumë nga politika gjermane. Zonja Merkel është shumë e suksesshme si kancelare, por jo pse udhëheq mirë, por për mënyrën si

Page 18: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

faciliton formimin e konsensusit, që në Gjermani gjithmonë ndodh në mes të skenës politike. Në 2014, Partia e Gjelbër do të pozicionohet si parti e qendrës dhe jo majtiste, e fokusuar në ambientalizëm dhe pa animozitet ndaj biznesit. Në Belgjikë do të vazhdojë të thellohet ndasia në mes të frankofonëve dhe flamanëve. Koalicioni Fidesz – Unioni Civil Hungarez do të fitojë sërish në Hungari, por këtë herë me më pak se 2/3 e votave. Nëse BE ka vendosshmëri që do të bëhet superfuqi e butë do të testohet në Ukrainë. Rusia me gjasë do të dijë më mirë se çfarë dëshiron dhe BE-ja do t’a ketë të vështirë të garojë. Tentimet e Putinit për të rikrijuar perandorinë sovjektike do të kufizohet në familje të ngushtë të 3-4 shteteve por kjo mund të rrisë nervozën dhe të bëjë më agresive politikën ruse. BE gjithashtu do të duhet të garojë për influencë edhe në Kaukaz. Konflikti në Nagorno-Karabakh do të shënojë 20 vjetorin e konfliktit të ftohtë dhe padurimi do të rritet. Rritja e shpenzimet ushtarake të Azerbeixhanit (të financuara nga të ardhurat e gasit) do të rritë tundimit për të tentuar rimarrjen e këtij territori.

Befasia më e madhe do të vijë nga kontinenti që rëndom sjell lajme të këqija. Optimizmi kryesor në 2014 mund të vijnë nga Afrika e cila ka 60% të tokës së papërpunuar të botës dhe 40% të resurseve natyrore. Afrika pritet t’i prijë globit me rritje ekonomike e ku me gjasë do të vazhdojë edhe demokratizimi. Në Afrikë të Jugut, vdekja e Mandelës mund të dobësojë Kongresin Nacional Afrikan nëse sindikatat vendosin të formojnë parti në vete. Vende në rritje si Nigeria do të kërkojnë hise më të madhe në

Page 19: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

zhvillimet ndërkombëtare. Afrika mbetet kontinenti i vetëm me rritje demografike. Lajme të mira do të vazhdojnë të vijnë nga Azia. E goditur nga tajfuni i tmerrshëm, Filipinet do të inaugurojnë stadiumit më të madh të mbyllur në botë, arenën me 55,000 ulëse. Qeveria e Koresë jugore do të lëvizë në një kryeqytet tërësisht të ri, të ndërtuar si qendër e re administrative. Korea e veriut do të përfundojë hotelin piramidë me 105 kat, në ndërtim që 27 vite.

Për herë të parë në Azi do të bie fertiliteti në 2.1 (numri i fëmijëve që një grua mund të presë gjatë jetës së saj), që është pikërisht sa konsiderohet të jetë shkalla e ripërtëritjes (rënie nga 5.8 në vitet ‘60-‘65). Azia dhe disa zona tjera (përfshirë Kosovën) kanë rreth 20 vite për të përfituar nga dividenda demografike sepse pastaj do të rritet shumë raporti pensionist/punëtor, sa që pensionet do të bëhen barrë e rëndë për zhvillimin (ashtu si është në BE sot). Kina mund t’u lejojë disa kategorive të prindërve që të kenë nga dy fëmijë. Por, të varfër dhe të zënë me punë, shumica e familjeve kinezëve do të vendosin të kenë vetëm një fëmijë prap se prap. Gjashtë nga shtatë vendet e Azisë jugore (ku banon rreth një e katërta e globit) do të kalojë nëpër ndryshime të mëdha politike. Vetëm dy nga këto shtete na kanë njohur, kështu që këto ndryshime duhet të përdoren për të kërkuar njohje. Banglladeshi mysliman ku presidentet pothuajse gjithmonë janë femra do të zëvendësojë presidenten me një tjetër. Në Indi pritet humbja e partisë së Kongresit në zgjedhjet

Page 20: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

nacionale në maj. Në Nepal, pas zgjedhjeve që u mbajtën në nëntor, mund të pritet formimi i qeverisë së re, edhe pse vendi do të fokusohet në shkallën e duhur të federalizmit. Pas 30 viteve, Mianmari/Burma për herë të parë do të organizojnë regjistrimin e popullatës. Edhe vendi i bruto kënaqësisë kombëtare, do të ketë zgjedhje, përkundër dashurisë së madhe për monarkinë. Më tutje, demokracia më e madhe muslimane, Indonezia gjithashtu do të ketë rast të ndërrojë qeverinë në prill, e në korrik edhe presidentin. Afganët do të votojnë për presidentin në prill 2014 dhe do t’ju duhet shumë fat që vendi i tyre mos të përshkallëzojë në dhunë për shkak të tërheqjes së ushtrisë amerikane. Talebanët do të mundohen të sfidojnë autoritetet gjatë transicionit që do të shkaktojë kaos fillestar. Pas një tentimi për ballafaquar me talebanët, Presidenti Karzai mund të negociojë dhe të arrijë marrëveshje me ta.

Se sanksionet ndërkombëtare kanë efekt dëshmi e mirë është Irani, i cili ka hasur në probleme tё mёdha si nё eksport tё naftës, rezerva shtetёrore, inflacion, etj. Këto sanksione të dhimbshme duhet falenderuar për bisedat pjesërisht të suksesshme dhe përkushtimin e Iranit për mos të zhvilluar armatim nuklear.

Marrёveshja fillestare që arritën vendet e perendimit me Iranin hap arsye pёr optimizёm se mund tё shohim njё marrёveshje tё pёrgjithshme vitin tjetёr dhe kjo mund tё ndihmojё edhe ndaljen e tmerrit nё Siri. Paralel mё bisedat, vazhdon mundёsia qё Izraeli apo SHBA tё godasin instalimet bërthamore. Përparimi i dialogut rrit pritjet por nёse nuk pёrfundon me sukses do tё ngrisё dyshimin se kjo ishte vetëm blerje kohe për të zhvilluar bombën. Koha nuk

Page 21: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

do të presë dhe pranvera do tё dёshmojnё njerёn apo tjetrёn. Irani mund të pranojë kontroll të thellë inspektues por dialogu mund të shënojë edhe kthim prapa. Nëse arrihet marrëveshje përfundimtare, Irani del nga izolimi e mund të përkrah edhe një marrëveshje në Siri dhe të balancojë aleancat e perëndimit ndaj sunitëve dhe shiitëve. Ky skenar mund të sjellë edhe ndryshime brenda vendit ku reformatorët arrijnë t’ju kundërvehen tradicionalistëve.

Ndalja e luftёs nё Siri mund tё konkludohet me rehabilitimin e regjimit (e mbase edhe mbijetimin e Bashar al-Assad si president). Nëse jo, në Siri së shpejti do të shohim krijimin e balanci të katër mini-shteteve në luftë me njëra tjetrën, (a) shteti kurd, (b) shteti islamik, (c) Siria sekulare dhe (d) pakica allavite dhe kjo vetëm sa do të çimentohet në dhjetë vitet e ardhme. Për t’i ikur këtij skenari, në Siri do të tentohen të bëhen katër hapa, (1) armë-pushim, (2) proces paqësor, (3) përfshirje të Iranit, dhe vetëm pastaj të mendohet për (4) largimin e Bashar al-Assad. Në Egjipt do të rikthehet beteja në mes të islamistëve dhe gjeneralëve. Të frikësuar se hapja mund të forcojë islamistët, laikët do të tërhiqen edhe pse kjo situatë është ideale për forcimin e tyre dhe që Egjipti të përcjellë trajektoren turke. Më 2014 gjeneralët mund të vendosin për zgjedhjet të reja presidenciale por nëse nuk bindin së paku ndonjë parti islamike të garojë, zgjedhjet nuk do të konsiderohen si kredibile. Në shumicën e vendeve arabe do të rriten dallimet në mes të një rritje të trendit sekular dhe islamistëve që ndjehen nën

Page 22: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

trysni. Libia mund të shpërbëhet si Siria dhe mund të rihap vlerësimet pozitive për këtë intervenim si dhe të ngrisë çmimin e naftës. Ka gjasa që Unioni Afrikan të dërgojë mision paqësor në Kongo dhe për herë të parë OKB të autorizojë një mision paqeruajtës me mandat muskuloz ushtarak. Nga qasja arrogante e ish-presidentit Bush, tani qasja miqësore e presidentit Obama do t’i ndihmojё rikthimit tё SHBA-sё, ashtu qё tjerёt ta kёrkojnё dhe jo ta kritikojnё lidershipin e tyre. Nga Obama do të kërkohet të angazhohet pёr Iranin, për një zgjidhje dy-shtetesh për Izraelin dhe Palestinën, për tregti tё lirё nga paqёsori nё Atlantik, dhe të ribashkojë Amerikën Latine tani qё Hugo Chavez nuk ёshtё mё. Presidentit Obama do t’i vështirësohet realizimi i agjendës së brendshme, dhe tani pritet që ai të fokusohet më tepër në agjendën ndërkombëtare, siç rëndom ndodh në mandatin e dytë.

Por ky rikthim i SHBA-ve me fuqi të butë në skenën ndërkombëtare nuk do t’i ndihmojë Partisë Demokratike në zgjedhjet afat-mesme që e presin në nëntor. Në gjysmë të mandatit të dytë presidencial, Republikanët kanë për qëllim të kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit për herë të parë nga viti 2006. Republikanët edhe mund të fitojnë sepse partia që kontrollon presidencën zakonisht humb vende në zgjedhjet afat-mesme dhe dalja bie tek pakicat që zakonisht votojnë Partinë Demokratike. Kjo dalje e ulët mund të kompensohet me dalje të femrave nëse zonja Hillary Clinton shpall kandidaturën për presidente.

Përgjegjësi nuk marrim, por ata qё kanё dollarё le ti mbajnё se vlera do t’u rritet. SHBA do të ketë rritje prej 3%, do të ulë

Page 23: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

deficitin, pёrmirёsojë produktivitetin dhe ulë koston e fuqisë punëtore për njësi. Rikthimi i SHBA-sё mjaft do tё varёt nё kryesuesen e re tё thesarit, Janet Yellen, nga e cila do tё kёrkohet kujdes nё shtypje tё dollarit dhe ngritjes sё kamatёs qёndrore, ashtu qё mos tё ngulfatё rritjen e ekonomisё. SHBA-sё ka shkuar duke i rёnё shkëlqimi ndër vite, nga luftat e Presidentit Bush, kriza financiare, rritja e Kinёs etj. Por viti 2014 mund tё rikthejё SHBA-të si lider në skenën globale, pasi që rregulluan bankat, fituan qёndrueshmёri të furnizimit vendor me energji. Pas disa viteve të rënies, kompanitë amerikane sërish kanë 9 nga 10 kompanitë më të mëdha botërore. Krenaria do t’i kthehet Nju Jorkut kur të hapet Qendra Tregtare, 13 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ekonomia globale do të shënojë rënie dhe Kina mё nuk do tё jetё nё mesin e top ekonomive nё rritje. Përkundër daljes nga depresioni ekonomik, Evropa do të rritet më ngadalë se të gjitha pjesët tjera të globit. Vendeve nё zhvillim do t’u ngadalësohet rritja por sërisht më shpejtë se perëndimi me të cilin do të zvogëlojnë hendekun. Rënia globale kryesisht do të shkaktohet nga zbehja e yjeve të zhvillimit deri tani të cilët do të shkëlqejnë më pak. Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut (të njohura si vendet BRICS e tani këtyre ju shtohet edhe Turqia) do të kenë rritje më të ulët ekonomike dhe do të ballafaqohen me një valë të pakënaqësive dhe protestave për reforma dhe demokratizim. Teknologjia informative mundëson organizim të shpejtë për mobilizim masiv të të rinjve.

Page 24: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

Verës, rruga detare në mes të Hamburgut dhe Shangait do të shkurtohet sepse poli i veriut do të jetë tërësisht i lundrueshëm. Suezi e mesdheu do të shohin më pak qarkullim, që do të ulë ndotjen e detërave ku edhe ne verojmë. Çmimi i naftës do të mbesë i lartë, rreth 107$ për Brent barel, që është lajm i keq për vendet importuese si ne. Edhe produktet bujqësore do të vazhdojnë të mbajnë çmim të lartë në nivel global e i vetmi lajm i mirë për ne është çmimi i plumbit të cilit do ti hipë çmimi që mund të rrisë vlerën e eksportit tonë. Përkundër krizave dhe disa kërcënimeve brengosëse, Kina do të vazhdojë të mahnitë botën. Përveç që do të hapë një park argëtues në ishullin jugor Hainan, më 2014 Kina do të përfundojë ndërtesën më të lartë në botë si dhe hekurudhën super të shpejtë në lartësi më të lartë mbidetare me gjatësi prej 1776 km. Përveç bregdetit dhe Tibetit, tani kjo hekurudhë lidh edhe krahinën më perendimore me rrezik secesioni. Përderisa ne preokupohemi me veriun e dialog, pjesa më e madhe e globit do të fillojnë të mendojnë si do të duket një botë ku Kina zëvendëson SHBA-të si ekonomia kryesore. A do të duhet ne të zgjohemi në 4 të mëngjesit për të parë Formula 1-shin ashtu si janë zgjuar me miliarda aziatikë për t’ju përshtatur orarit euro-atlantik deri më tani? A do të zëvendësohet regjimi global i tregjeve të lira dhe i demokracisë me një dominim kinez të modernizmit autoritar? Përderisa Irani dhe Lindja e mesme do të përcaktojnë si do të mbahet mend z. Obama, shumë presidentë pas tij do të preokupohen me Kinën. Shpesh thuhet që një vend është në udhëkryq por për Kinën ky vit me të vërtetë do të jep sinjalet e para si do të duken dekadat e ardhme. Analistët që përcjellin Kinën do të hapin sytë katër për të identifikuar sinjale të drejtimit që do të marrin tri sfida që do të definojnë 2014-ën, nëse Kina do të (a) reformojë ekonominë, (b) ndjekë korrupsionin, dhe (c)

Page 25: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

qetësojë politikën ushtarake. Kina ose do t’i tejkalojë ato dhe do të bëhet superfuqi e qëndrueshme ose do të zhytet në krizë të thellë shoqërore. Në planin ekonomik, sfidë do të jetë zbatimi i pakës së reformave ekonomike: liberalizimi i mëtejmë i sektorit privat dhe i bankave, të drejtat e emigrantëve nga zonat rurale dhe reformat agrare. Politikat e paqëndrueshme duhet të reformohen dhe të rritet shkalla e kredisë, të ulen shpenzimet, dhe të ulet borxhi publik e privat i cili ka tejkaluar dyfishin e GDP-së. Në vitin e ri (të kalit sipas kalendarit kinez), Kina do të investojë më tepër në thënxhill dhe smogu do të vazhdojë të vrasë qindra mijëra kinezë.

Analistët që përcjellin Kinën do të presin muajin mars kur mbahet mbledhja formale e Kongresit për të marrë vesh më tepër për reformat ekonomike që Kina duhet të ndërmarrë për të rritur konsumin e brendshëm dhe për t’u mbështetur më pak në eksport. Kina duhet të ndërmarrë edhe reforma tjera të brendshme, njëra nga to që është të braktisë politikat pronësore që diskriminojnë popullatën. Konsensusi për reforma ekonomike brenda Partisë komuniste mund të vështirësohet nëse kryetari tenton të ndjekë ligjërisht ndonjë anëtar të Politbyrosë. Luftën anti-korrupsion e ka premtuar i pari i vendit dhe kryesuesi i Partisë, Xi Jimping por mbetet të shihet nëse mund të ndjekë figura të fuqishme të partisë. Përkundër faktit që kjo i pëlqen shumicës së qytetarëve, ai nuk mund të llogarisë në përkrahje publike në një vend që nuk mban zgjedhje demokratike. Në perëndim është rritur pabarazia si rezultat i kapitalizmit dhe në SHBA për shemmbull 95% të rimëkëmbjes

Page 26: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

ekonomike i shkon 1% të amerikanëve më të pasur. Por pasurimi i politikës është tipar i vendeve jodemokratike. Pasuria e 50 anëtarëve më të pasur të Kongresit amerikan është 1.6 miliardë dollarë krahasuar me 95 miliardë të të njëjtit numër të deputetëve në Kinë. E ne mund të vrasim mendjen se cilin model do të përcjellim. Me 4 qershor do të shënohet 25 vjetori i protestës në sheshin së Tiananmen që mund të rrisë kërkesat për demokratizim. Protestat do të jenë të vogla në Peking, por mund të jenë të zëshme në Hong Kong. Ndotja ekstreme dhe korrupsioni mund të jenë shkëndijat kryesore që nxisin pakënaqësi masive qytetare. Për të zhvendosur vëmendjen, Partia mund të nxisë konflikt me fqinjët e saj.

Edhe pse në pikën më të ulët në 40 vitet e fundit, raportet në mes të Kinës dhe fqinjve do të keqësohen tutje . Mund të ndodhë që Kina të shkëmbejë zjarr me Tajvanin apo Japoninë, edhe gjasat janë të mëdha që arsyeja të mbizotërojë. Kontesti nuk do të zhduket dhe do të kemi tension latent për vite me radhë. E rikëndellur ekonomikisht, Japonia do të braktisë pacifizmin tradicional, do të investojë më tepër në ushtri dhe të vizitojë më shpesh varrezat ushtarake në Jasukuni dhe përveç Kinës, do të iritojnë edhe Korenë. Pasi që aeroplanbartësja e parë është në funksion, Kina do të vazhdojë të prodhojë edhe dy tjera. Kina do të mundohet të shmang një konflikt me Japoninë. Përkundër rritjes dhe forcimit, Kina do të provokojë por do mundohet të shmang një konflikt me Japoninë, e vetëdijshme që do të pësonte disfatë. Vendet e Azisë juglindore do të shohin Kinën si kërcënim në rritje, dhe tani që presidenti Obama ka ndryshuar imazhin e SHBA-ve, ato

Page 27: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

mund të rreshtohen prapa perandorisë së vjetër. Në gusht, kanali i Panamasë mbush 100 vjet, rast për liderët tanë për të takuar shumë kryetarë nga Amerika Latine. Por festimi i këtij përvjetori mund të mos jetë i gjatë nëse Kina përfundon kanalin tjetër në Nikaragua. Në Meksikë mund të ulet krimi ndjeshëm tani që disa shtete amerikane kanë legalizuar kanabisin. Edhe Kuba do të frymojë më lirshëm dhe shtetasit e SHBA-ve mund të fillojnë të udhëtojnë lirshën atje. Në Kolumbi mund të përfundojnë me sukses bisedat paqësore dhe ti ipet fund konfliktit gjysëm shekullor me FARC-un. Në Brazil do të shpërthejnë protestat të reja anti – qeveritare dhe kampionati mund të shërbejë si binë globale për protestuesit. Vetëm fitorja e Brazilit në futboll mund të ulë pakënaqësinë dhe t’i ruajë ulësen presidentes Rouseff në tetor. Nëse ndryson pushteti, mund të jetë një rast i ri për të depërtuar me porosi pro-kosovare atje ashtu siç mund të paraqitet edhe rasti për lobim në Uruguaj dhe Venecuelë.

Në Sarajevë do të shënohet 100 vjetori i fillimit tё Luftës së parë botërore që u provokua me vrasjen e Princit Austriak nё Sarajevё. Në vend se të kishim hyrje kolektive në BE, vendosja e kryqit mbi Sarajevë dhe fajësimet se kush filloi luftën e parë botërore janë shenjë se disa vende në Ballkan ruajnë me fanatizëm mendësinë e para një shekulli Në Bosnjë do të shpallen rezultatet e censusit të parë pas vitit 1991 dhe do t’i kontribuojnë politizimit të shtuar. Stabiliteti qeverisës në Bullgari do të vazhdojë të varet nga partia ultra-nacionaliste Ataka, për shkak se qeveria nuk i ka votat në Kuvend. Protestat që nuk ndalen, dikur edhe mund të arrijnë të dërgojnë vendin në zgjedhje me 2014, e përveç

Page 28: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

Bullgarisë edhe Sllovenia mundë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me 1 korrik, Kroacia do të festojë përvjetorin e parë si anëtare e BE-së përderisa Çekia do të dalë nga sesioni i gjatë.

Greqia është akoma në rrezik se do t’i duhet të dalë nga euro-zona por rimëkëmbja modeste ekonomike e ndihmon ‘ta shtyjë’ edhe ndonjë ditë. Dalja e Greqisë nga BE-ja tani duket problem më i vogël se në euro-zonë tani hyn edhe Latvia e së shpejti këtë do ta bëjë edhe Polonia. Si lobuesi kryesor për integrim të Ballkanit në BE, dobësimi i Greqisë na dëmton maximalisht. Më 2014, Maqedonia do të fillojë ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Nëse opozita maqedonase rrit pakënaqësinë qytetare në Maqedoni mund të ngriten edhe shqiptarët. E rastin më të mirë për të ngritur zërin e kanë preshevarët të cilët mund të gjejnë aleatë në mesin e vllehëve, bullgarëve, apo hungarezëve. Këto grupe përkrahen nga shtetet amë që janë anëtare të BE-së dhe të cilat mund të kushtëzojnë Serbinë me trajtim më të mirë të pakicave.

Turqia do të ketë zgjedhje komunale në mars, që shihen si votëbesim për partinë në qeveri. Këto zgjedhje do të jenë veçanërisht sensitive pas riformatimit dhe skandaleve që përfshinë disa ministra në dhjetor. Nëse AK humb Stambollin, do të fillojë fillimi i fundit të z. Erdogan. Edhe pse post ceremonial, përfundimit i mandatit të presidentit Abdullah Gul gjithashtu shënon një moment kthese në gusht. Z. Erdogan ka lakmuar këtë post por gjasat për transfer në presidencë po zbehen dita ditës. Ekonomikisht Turqisë do t’i vështirësohet situata. Ndryshimi i politikave

Page 29: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

fiskale në SHBA do të kufizojnë infuzionin e kapitalit, që dëmton vendet si Turqia që janë të eksponuar ndaj deficitit të lartë. Zgjedhjet serbe në mars do të nxjerrin Aleksandar Vuçiqin si kryeministër të ri dhe si kryetar të partisë më të madhe në Serbi. Partia Përparimtare Serbe do të mbetet partia më e madhe por do ta ketë vështirë të fitojë përqindjen që e ka tani në Kuvend. Por siç kanë tërhequr vërejtjen analistë të ndryshëm serbë, çdo parti që deri tani ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme është befasuar për të keq. Integrimet evropiane do të shënojnë progres të madh më 2014 në Serbi e cila do të fillojë negociatat furishëm, me Shqipërinë e cila mund të fitojë statusin e kandidatit nëse tregon seriozitet në luftë kundër korrupsionit politik të nivelit të lartë, dhe do të vazhdojnë për Malin e Zi. Kosova mund të përfundojë MSA-në në fund të vitit apo në pranverë.

Në 2014, Serbia mund të bëhet më agresive dhe më patriotike para zgjedhjeve, dhe tek më 2015 mund të presim fazë të re të normalizimit. Kosova duhet të përdorë këtë periudhë që të shpall të mbyllur këtë dialog që të përdor si shkas për të kërkuar njohje.

Teknologjia do të shpie përpara njerëzimin por do të bëhet një nga faktorët që rrisin pabarazinë. Bota gradualisht do të ndahet në dy lloj njerëzish, ata që shfrytëzojnë teknologjinë për të rritur të ardhurat e tyre, dhe ata që do të zëvendësohen dhe puna e të cilëve do të bëhet e tepërt për shkak të teknologjisë. Të mbetur prapa, vendi ynë do të ngujohet në segmentin me zhvillim të ulët.

Page 30: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

Për herë të parë nga shpikja e kompjuterëve para rreth gjysmë shekulli, nuk do të mund të vendosen dyfish më shumë transistorë në të njëjtën hapësirë të silikonit sesa në vitin paraprak (që njihet si Ligji i Moore-it). Përkundër këtij kufizimi zhvillimor, 2014 do të jetë përplot me risi teknologjike, filluar nga syzet Google. Disa vende të BE-së do të ndalojnë ato, për shkak të shkeljes së privatësisë e shumë vende do të ndalojnë edhe valutën online e cila do të vazhdojë të rritet kryesisht online. Facebook feston ditëlindjen e 10-të, me mbi 1 miliard anëtarë, dhe globi nuk ka qenë asnjëherë më afër që të ketë një regjistër global telefonik. E të pasionuarit kompjuterit (që tjerët nganjëherë i përqeshin) do të kenë një ditë për të festuar me krenari, sepse Geek Pride Day do të shënohet në tërë Botën në maj. Nëse bëhet cool të jesh geek, Kosova ka shpresë në zhvillim ekonomik. E-mailat dhe sms-të do t’i kontrollojmë në orë të dorës. Pajisjet mobile dhe tabletët do të rriten për 40% dhe laptopi do të fillojë të duket demodé. Fitorja e pajisjeve mobile ndaj kompjuterëve do të ndryshojë mënyrën si ne ndër-veprojmë me teknologjinë (më shumë me zë e sy e më pak me duar).

Tani pothuajse çdo person në botë ka një telefon celular dhe së shpejti secili do të ketë nga një smartfon për shkak se edhe India dhe Kina do të lansojnë rrjet 4G të celularëve. Me 2014 do të ketë më shumë telefona celularë në shfrytëzim se sa banorë në botë. Në BE do të ndalohet roamingu dhe efektivisht të gjitha thirrjet do të trajtohen si lokale. Më 2014 do të del Samsung 5 me teknologji të avancuar të identifikimit të gishtërinjve e ndoshta edhe të bebzës së

Page 31: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

syrit. Të armatosur me smartfona, nga një ‘vëlla i madh’ që na shikon të gjithëve, do të kuptojmë se tani duhet të ruhemi nga 6 miliardë vëllezër të vegjël. Pas rrjedhjeve të informatave për spiunim online, do të flitet më shumë për qeverisjen e internetit. Përderisa për ne është luks, më 2014 do të hapet gjatësi rekorde e tuneleve në tërë botën, rreth 1, 000 km. Kurse industria e veturave do të garojë për bateritë më të qëndrueshme për vetura elektrike. Sivjet pritet qё turisti i parё tё udhёtojё nё gjithёsi me fluturim komercial të Virgin GalacticSpaceShip. E për ata që do të udhëtojnë më afër, përjetimi i udhëtimit me aeroplan do të përmirësohet. Përveç terminalit të ri, do të na bëhet qefi kur aeroporte të ndryshme në botë të fillojnë të heqin kufizimet e transportimit të lëngjeve në bagazhin e dorës. Gjithashtu, disa kompani ajrore mund të fillojnë të mos kërkojnë fare që të ndalni telefonin.

Kompanitë e lira ajrore do të fitojnë akoma hise në treg në llogari të kompanive nacionale. Dallimi në mes të kompanive të lira dhe atyre nacionale do të fillojë të zhduket, një trend i shtyrë nga Marrëveshja për qiell të lirë. Në përgjithësi industria e aviacionit do të shënojë rritje rekord të fitimeve prej afër 20 miliardë dollarë, duke iu falenderuar bashkimit të kompanive ajrore dhe çmimeve të ulëta të karburantit. IATA parashikon që fitimi i kompanive ajrore për pasagjer do të jetë më pak se 6 dollarë për një fluturim. Përkundër këtyre fitimeve në rritje, kompanitë që furnizojnë aeroplanët me karburant do të fitojnë shumëfish më tepër.

Page 32: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

Kur të flasim për fitime, vetëm kazinot në një qytet të vetëm kinez, Makao, do të kenë qarkullim sa 40 herë buxheti i vendit tonë. Vende të ndryshme (e shpresoj edhe Kosova) mund të përcjellin modelin e Nju Jorkut për të kufizuar pijet e gazuara. Disa shpikje tjera mund të ndryshojnë mënyrën si jetojmë. Prodhuesit e produkteve farmaceutike do të fillojnë të fusin senzorë brenda kutisë së ilaçeve për të përkujtuar pacientët kur duhet të marrë ato. Futbolli për herë të parë do të fusë në funksion skanerë që do të detektojnë nëse topi ka hyrë në gol apo jo. Shumë dashamirësve të futbollit tradicional do t’ju pengojë dhe këtë temë do t’a debatojnë gjatë. Po u përdorën skanerë të tillë në Kosovë, mbase edhe mund të shpëtojnë referët pa u rrafur aq shpesh. Siguria për maratonin e Bostonit do të jetë në maksimum e numri i vrapuesve do të rritet në në rekord në përvjetor të sulmit të vitit të kaluar. E se po plakemi do të na përkujtojnë ditëlindja e Bart Simpson që mbush 35 vjet, dhe e emisionit ‘The Tonight Show’ që mbush 60, ndërsa Jay Leno zëvendësohet nga Jimmy Fallon. E ithtarët e literaturës angleze shpresoj të organizojnë së paku ndonjë orë letrare për nder të 450-vjetorit të lindjes së Shekspirit.

Page 33: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

Page 34: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Parashikime dhe skenare - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

Page 35: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2

Kosova dhe Bota më 2014 - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

821.18-92 327(496.51:100)”1914” Parashikime dhe skenare : Kosova dhe bota me 2014/ [Përgatitur nga Demokraci për Zhvillim]. - Prishtinë : Demokraci për Zhvillim, 2013. – 32 f. ; 21 cm. ISBN 978-9951-608-25-1

Page 36: D4D Scenarios 4 SHQ FIN2