e pËrmuajshme fetare - kulturore e kishËs...

20
Intervista me Arbër Xhaferrin E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKE SFR Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit FAQE 14-15 Shkruan: Prof. dr. Jahja DRANÇOLLI PSE KISHA I SHPALL DHE I NDERON SHENJTËRIT? FAQE 6-7 (Shkruan: Don Jeton Thaqi) PAPA PALI VI PAPA I EKUMENIZMIT, DIALO- GUT DHE PAQES Me rastin e 30 vjetorit të vdek- jes së Papës Palit VI (1978-2008) FAQE 11-12 (Shkruan: Don Agim Qerkini) Shqiptarët janë ndër të parët evropianë që e pranuan krishterimin nga vetë apostujt FAQE 12–13 Lorenc Antoni - pionier i muzikës shqiptare në Kosovë (II) FAQE 18-19 (Shkruan: Akil Mark Koci) KËNDVËSHTRIM M e rastin e 2000-vjetorit të lindjes së Shën Palit, më 28 qershor në Vatikan ka filluar Viti i Shën Palit, i shpallur nga Shenjtëria e Tij Papa Benedikti XVI, gjatë të cilit Ati i Shenjtë dëshiron të për- thellojë më tepër rolin e madh të Apostullit të Popujve në historinë e shëlbimit dhe në Kishën sot. Ky Vit i shenjtë do të zgjasë prej 28 qershor 2008 deri më 28 qershor 2009. Një vit kushtuar Shën Palit, siç e ka shpjeguar edhe Papa, ka dy që- llime kryesore: a) ta njohim më mirë dhe ta bëjmë më të njohur Shën Pa- lin, gjithë pasurinë e mësimeve të tij, ndonëse nganjëherë kjo mund të duket e vështirë, hermetike e pak e njohur – dhe b) t’i japim një ngjy- rim ekumenik, duke u lutur e duke vepruar për ekumenizmin, d.m.th. për bashkimin. Shpesojmë, prandaj, se nga ky Vit Palian, do të përfitojë mbarë krishterimi”. Këtë e nënvizoi kardinali Andrea Kordero Lanca di Montexemolo, kryeprifti i bazilikës së Shën Palit jasht Mureve të Romës, me rastin e prezantimit të Vitit Palian të mbajtur në Radion e Vatikanit. Të dielën, më 22 qershor, Viti jubilar i Shën Palit u përurua së pari në Tars të Turqisë, vendi i lindjes së Apostullit, me një meshë të kremtuar nga kardinali Walter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e bashkimit të të krishterëve, me ipeshkvijtë e Turqisë. Me këtë rast, ipeshkvijtë e Turqisë kanë botuar një letër baritore me titull: Pali, dëshmitar dhe apostull i identitetit të krishterë”, në të cilën nën- vizojnë nevojën e bashkimit në fe. Vendet e përfshira në kremtime do të jenë dy: Tarsi, ku është kërkuar përdorimi i kishës së lashtë kush- tuar Shën Palit, e cila sot është muze, dhe Antiokia, vend shtegtimi për besimtarët e të gjithë botës. Në Tars, vendlindja e shën Palit, sot nuk ka të krishterë e as kisha, ndërsa në Antioki, në vendin ku për herë të parë nxënësit e Krishtit u quajtën të krishterë, mbijeton një bashkësi e vogël prej rreth dhjetë familjesh katolike e një numër më i madh greko-ortodoksësh të gjuhës arabe. Në Romë Vitin e Shën Palit e ka përuruar Papa Benedikti XVI në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, duke e ndezur flakën paliane. Papa atë u ka dorëzuar murgjve, të cilët do ta mbajnë të ndezur deri më 28 qershor 2009. Po ashtu Benedikti XVI hapi “Derën Paliane” simetrike në dyert e shenjta të bazilikës, ku e ka kremtuar mbrëmje- soren së bashku me Patrikun ekumenik ortodoks Bartolomeu I dhe me një përfaqësues të Kishës Anglikane. Kjo ngjarje e madhe, shumë qartë filloi me ngjyra të theksuara ekumenike, sepse Shën Pali është apostull i të gjithë të krishterëve dhe krejt e arsyeshme që ky vit ju- bilar të jetë një shtysë e madhe për të kremtuar së bashku gjithë të krishterët. 1. Rëndësia e kremtimit jubilar – retrospektiva dhe prania e shpirtit palian në krishterimin e sotëm Ky vit jubilar është i një rëndësie të madhe jo vetëm për të krishterët e Turqisë, të cilët mbi supet e tyre mbajnë një statut të rëndë të ngarkuar nga politika jo demokratike turke, por edhe për të gjithë të krishterët e botës, qofshin ata katolikë, ortodoksë, protestantë, ang- likanë... SHKRUAN: Don Fatmir KOLIQI CMYK

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Intervista me Arbër Xhaferrin

E P Ë R M U A J S H M E F E T A R E - K U L T U R O R E E K I S H Ë S K A T O L I K ES F R

Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit

FAQE 14-15

Shkruan:Prof. dr. Jahja DRANÇOLLI

PSE KISHA I SHPALL DHE I NDERON SHENJTËRIT?

FAQE 6-7

(Shkruan:

Don Jeton Thaqi)

PAPA PALI VI PAPA I EKUMENIZMIT, DIALO-GUT DHE PAQESMe rastin e 30 vjetorit të vdek-jes së Papës Palit VI (1978-2008)FAQE 11-12

(Shkruan:

Don Agim Qerkini)

Shqiptarët janë ndër të parët evropianë që e pranuan krishterimin nga vetë apostujtFAQE 12–13

Lorenc Antoni - pionier i muzikës shqiptare në Kosovë (II)

FAQE 18-19

(Shkruan:

Akil Mark Koci)

KËNDVËSHTRIM

Me rastin e 2000-vjetorit të lindjes së Shën Palit, më 28 qershor në Vatikan ka filluar Viti i Shën Palit, i shpallur nga Shenjtëria

e Tij Papa Benedikti XVI, gjatë të cilit Ati i Shenjtë dëshiron të për-thellojë më tepër rolin e madh të Apostullit të Popujve në historinë e shëlbimit dhe në Kishën sot. Ky Vit i shenjtë do të zgjasë prej 28 qershor 2008 deri më 28 qershor 2009.

“Një vit kushtuar Shën Palit, siç e ka shpjeguar edhe Papa, ka dy që-llime kryesore: a) ta njohim më mirë dhe ta bëjmë më të njohur Shën Pa-lin, gjithë pasurinë e mësimeve të tij, ndonëse nganjëherë kjo mund të duket e vështirë, hermetike e pak e njohur – dhe b) t’i japim një ngjy-rim ekumenik, duke u lutur e duke vepruar për ekumenizmin, d.m.th. për bashkimin. Shpesojmë, prandaj, se nga ky Vit Palian, do të përfitojë mbarë krishterimi”. Këtë e nënvizoi kardinali Andrea Kordero Lanca di Montexemolo, kryeprifti i bazilikës së Shën Palit jasht Mureve të Romës, me rastin e prezantimit të Vitit Palian të mbajtur në Radion e Vatikanit.

Të dielën, më 22 qershor, Viti jubilar i Shën Palit u përurua së pari në Tars të Turqisë, vendi i lindjes së Apostullit, me një meshë të kremtuar nga kardinali Walter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për Nxitjen e bashkimit të të krishterëve, me ipeshkvijtë e Turqisë. Me këtë rast, ipeshkvijtë e Turqisë kanë botuar një letër baritore me titull: “Pali, dëshmitar dhe apostull i identitetit të krishterë”, në të cilën nën-vizojnë nevojën e bashkimit në fe. Vendet e përfshira në kremtime do të jenë dy: Tarsi, ku është kërkuar përdorimi i kishës së lashtë kush-tuar Shën Palit, e cila sot është muze, dhe Antiokia, vend shtegtimi për besimtarët e të gjithë botës. Në Tars, vendlindja e shën Palit, sot nuk ka të krishterë e as kisha, ndërsa në Antioki, në vendin ku për herë të parë nxënësit e Krishtit u quajtën të krishterë, mbijeton një bashkësi e vogël prej rreth dhjetë familjesh katolike e një numër më i madh greko-ortodoksësh të gjuhës arabe.

Në Romë Vitin e Shën Palit e ka përuruar Papa Benedikti XVI në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, duke e ndezur flakën paliane. Papa atë u ka dorëzuar murgjve, të cilët do ta mbajnë të ndezur deri më 28 qershor 2009. Po ashtu Benedikti XVI hapi “Derën Paliane” simetrike në dyert e shenjta të bazilikës, ku e ka kremtuar mbrëmje-soren së bashku me Patrikun ekumenik ortodoks Bartolomeu I dhe me një përfaqësues të Kishës Anglikane. Kjo ngjarje e madhe, shumë qartë filloi me ngjyra të theksuara ekumenike, sepse Shën Pali është apostull i të gjithë të krishterëve dhe krejt e arsyeshme që ky vit ju-bilar të jetë një shtysë e madhe për të kremtuar së bashku gjithë të krishterët.

1. Rëndësia e kremtimit jubilar – retrospektiva dhe prania e shpirtit palian në krishterimin e sotëm

Ky vit jubilar është i një rëndësie të madhe jo vetëm për të krishterët e Turqisë, të cilët mbi supet e tyre mbajnë një statut të rëndë të ngarkuar nga politika jo demokratike turke, por edhe për të gjithë të krishterët e botës, qofshin ata katolikë, ortodoksë, protestantë, ang-likanë...

SHKRUAN:Don Fatmir KOLIQI

CM

YK

Page 2: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

2

2008 2009

29 VI

“Është një ngjarje e madhe shpirtërore e baritore, që mund e duhet të përforcojë në shpirtin e be-simtarëve besimin në Jezu Krish-tin, i cili vijon të na bëjë thirrje ta predikojmë e ta dëshmojmë Un-gjillin e tij pa frikë e pa droje”, ka thënë Papa Benedikti XVI duke sintetizuar me këto fjalë vlerat e Vitit Palian. Po ky Papë qysh vitin e kaluar me rastin e fes-tës së Shën Pjetrit dhe Palit ka theksuar rëndësinë e personit të Palit në përhapjen e ungjillit dhe unitetin e vëllezërve të krishterë: “Apostulli i Popujve, i nxitur po-saçërisht për të përhapur Lajmin e Mirë në të katër anët e botës e shkriu tërë jetën për unitetin dhe harmoninë ndërmjet të gjithë të krishterëve”.

Sot krishterimi ka nevojë gjithnjë për guximin, nxitjen, da-shurinë dhe shpirtin flijues pa-lian për ta dëshmuar Jezu Krish-tin edhe në shekullin e lëvizjeve marramendëse mbarëbotërore, progresit teknologjik, manipuli-meve gjenetike e “diktaturës së relativizmit” (Benedikti XVI); për të patur guximin e promo-vimit të vlerave ungjillore në je-tën e përditshme. E ky kremtim jubilar mbarëkishtar, në kujtim të nderueshëm e të shenjtë për Apostullin e Popujve, do të na fuqizojë në kërkimin e përvujtë e të sinqertë të bashkimit të plotë të të gjitha gjymtyrëve të Korpit Mistitk të Krishtit.

a) “Pali dëshiron të flasë me ne sot” (Benedikti XVI)

Gjatë gjithë kohës, kur po krem-tohej solemniteti i Vitit Palian, me Papa Benediktin XVI bash-këkremtonte Patriku ekumenik Bartolomeun I, i cili kishte ard-hur në Romë me ftesën e Papës enkas për të hapur këtë jubile. Kjo edhe një herë dëshmoi para gjithë Kishës dhe botës se Ati i Shenjtë e dëshiron këtë jubile të jetë rast takimi vëllazëror me shpirtin e Apostullit dhe vit i kërkimit të sinqertë për ta çuar në vend dëshirën e Mësuesit tonë Jezu Krishtit, për të qenë një sikurse Ai është një me Atin qiel-lor. Përshëndetja vëllazërore e Atit të Shenjtë drejtuar të gjitha kishave të pranishme Lindore dhe Perëndimore, ishte pikërisht përshëndetje paliane, biblike: “Hiri e paqja e Hyjit, Atit tonë dhe e Zotit tonë Jezu Krishtit, qofshin me ju të gjithë”. Në mënyrë të posaçme iu drejtua Bartolomeut I me këto fjalë: “Vëllait të shumëdashur, Bartolom-eut I, që sjell mes nesh praninë e bashkësive të lashta të krishtera, të themeluara e të ungjillëzuara nga Shën Pali. E kapërcyem së bashku ‘Derën Paliane’ të kësaj bazilike zëmadhe të Shën Palit në rrugën Ostiense (vendi i martirizimit të apostullit), për t’i hapur udhën varganit të gjatë të shtegtarëve që, këtu e në vise të tjera të botës,

do të përkujtojnë dymijëvjetorin e lindjes së Apostullit të madh të Popujve, Palit të Tarsit. Drita e Ungjillit dhe e fesë që përhapi me fjalën e me letrat e tij nga Qyteti i Shenjtë i Jerusalemit deri në kufijtë e Perandorisë Romake, arriti deri tek ne e vijon të japë fryte.”

“Nuk jemi mbledhur këtu për të reflektuar mbi një histori të së kaluarës - shpjegoi Papa – Pali dëshiron të flasë me ne sot!”. Pra-ndaj nuk pyesim vetëm ‘Kush ishte Shën Pali?’, por ‘Kush është Shën Pali?’, ç’dëshiron t’i thotë secilit nga ne ai, që vijon të na kujtojë: “Jetoj në fenë e Birit të Hyjit, që më deshi e dhuroi vet-veten për mua”. (Gal 2, 20). Feja e tij është dashuri për Jezu Krish-tin, dashuri që e trondit deri në thelb të zemrës dhe e shndërroi – nënvizoi Papa – e, në vijim, duke kujtuar se Pali paraqi-tet si njeri luftarak, që di ta v r i n -g ë -llo-j ë

shpa-tën e fj a l ë s , theksoi se Apostulli nuk e kërkoi kurrë harmoninë e për-ciptë. E vërteta për të ishte tepër e madhe, prandaj nuk mund ta flijonte kurrë për hir të suksesit të jashtëm. E vër-teta që kishte njohur në takimin me të Ngjallurin, meritonte të mbrohej edhe me luftë, me per-sekutim, me vuajtje. Prej dashu-risë së Krishtit buroi edhe dëshi-ra për t’ua transmetuar të tjerëve këtë dashuri. Të gjitha konceptet që përdori Pali gjatë kumtimit të tij, mund të kuptohen vetëm duke u nisur nga kjo bazë dhe nga parimet e lirisë, duke thek-suar: “Kush e do Jezusin, ashtu si e deshi Pali, mund të bëjë gjithçka dëshiron, sepse dashuria e tij bash-kohet me vullnetin e Krishtit e kë-shtu, me vullnetin e Hyjit”.

Duke u ndalur gjatë tek ngjarja kryesore e jetës së Saulit të Tar-sit, i cili kur takohet me Krishtin shndërrohet nga një persekutues i Jezusit, në ndjekësin më besnik të Tij, Papa rikujtoi pyetjen që i drejton Sauli Krishtit “Kush je ti, o Zot?”, dhe përgjigjen “Unë jam Jezusi, që ti po e persekuton”, për të shpjeguar se me këtë përgjigje Jezusi bëhet një subjekt i vetëm me Kishën. Prej këndej Bene-dikti XVI theksoi se kjo përgjigje përmban gjithë doktrinën e Ki-shës si Korp i Krishtit, i cili nuk u ngjit në qiell, duke lënë këtu poshtë një aradhe ndjekësish, që ta çojë përpara çështjen e tij: “Ki-sha nuk është shoqatë, që promovon

një farë kauze. Ajo nuk ka të bëjë me një kauzë. Ka të bëjë me vetjen e Jezusit i cili, edhe si i Ngjallur, mbeti ‘korp e gjak’, që Krishti vi-jon të na e dhurojë e të bëjë nga ne Korpin e vet.” Duke kujtuar se Palit iu desh të vuajë shumë për Krishtin, se edhe vetë Krishti na shëlboi përmes mundimeve të veta, Benedikti XVI i lartoi një himn të vërtetë dashurisë për Krishtin, e vetmja që e bën jetën e njeriut të madhe, të pjekur, të vërtetë:“Në një botë, ku gënjeshtra është e fuqishme, e vërteta paguhet gjithnjë me vuajtje. Kush dëshiron t’i dredhojë vuajtjes, t’i rrijë larg, i rri larg vetë jetës e madhështisë së

saj; nuk mund të jetë shërbëtor i së vërtetës e, prej këndej, as shërbëtor i fesë. Nuk ka dashuri, pa vuajtje – pa vuajtjen e mohimit të vetve-tes, të shndërrimit, të spastrimit të vetvetes, për hir të lirisë. Atje ku nuk ka asgjë, për të cilën ia vlen të vuash, vetë jeta e humbet vlerën e vet. Eukaristia, qendër e jetës sonë të krishterë – bazohet mbi flijimin e Krishtit për ne, lind nga vuajtja e dashurisë, që arriti kulmin e vet në Kryq. Ne jetojmë nga kjo dashuri që na dhurohet”.

b) Kush është Shën Pali?Më tepër se jetëshkrimi i tij kronologjik, do të duhet të qitet në sipërfaqe personaliteti i tij i madh dhe unikat i jetës së

krishterë në fillet e rritjes së Kishës, që Shën Pali

ishte njëri ndër ata burra të fesë që e

lëvroi ungjillin në të gjitha

tokat e M e s d -

h e u t duke e m b -je l-lur

kësh-t u

farën e krishter-

imit edhe në Europë,

edhe në trojet tona shqipëtare.

Për të shkoqitur ci-lësi, tipare e mësimin e Shën

Palit përmes së cilëve do të shpa-loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi i Benediktit XVI, që mbajti në audiencën e të mërku-rës, të kushtuar pikërisht Apotu-llit të Popujve.

Shën Pali është figurë po-thuajse e paimitueshme. Figurë nga e cila të krishterët e kohë-ve tona kanë ende shumë për të mësuar. Për këtë arsye ia vlen t’ia përkushtojmë vëmendjen Shën Palit për të kuptuar atë që dëshi-ron të na thotë ne, të krishterëve të sotëm. Tek kjo figurë e jashtë-zakonshme ne sot e gjejmë she-mbullin e përkushtimit të plotë

ndaj Zotit e Kishës së tij, she-mbullin e njeriut që di të bash-këpunojë ngusht me njerëzimin dhe me kulturat e ndryshme. Pra një shembull i inkulturimit të shkëlqyer. Po ashtu, Ati i Shenjtë thekson mjedisin e jetës së Apos-tullit për ta kuptuar personin e tij drejt: Shën Palin nuk mund ta kuptojmë drejtë nëse nuk e vendosim në hapsirën, sa judai-ke aq edhe pagane. Rrethanat shoqëroro–kulturore të dymijë vjetëve më parë – shpjegoi Papa – nuk ndryshonin shumë nga këto të sotmet. Gjëja kryesore, që duhet të kemi parasysh, për ta njohur më mirë Shën Palin, ësh-të lidhja ndërmjet mjedisit ku li-ndi e atij në të cilin jetoi më pas. Shën Pali i përkiste një kulture të mirëpërcaktuar, asaj të popu-llit të Izraelit. Impenjimi i Palit – shtoi Papa – u favorizua nga dy faktorë: kultura helenistike dhe struktura politiko-administrative e perandorisë romake, që garan-tonte paqen e stabilitetin nga Britania në Egjipt. Vizioni uni-versalistik, tipik për personalite-tin e Shën Palit, shtytjen krye-sore, natyrisht, e merr nga feja në Jezu Krishtin, sepse figura e të Ngjallurit tashmë e kapërcen çdo kufizim sektar. Por edhe si-tuata kulturore e mjedisi i kohës së tij, nuk mund të mos ndikonin mbi rrugët që zgjodhi Apostulli: “Dikush e ka quajtur Palin “njeri i tri kulturave”, duke pasur parasysh prejardhjen e tij judaike, gjuhën e tij greke e privilegjin e tij si ‘civis romanus’ (nënshtetas romak), siç e dëshmon edhe emri i tij me origjinë latine”.

2. Viti i Shën Palit tek shq-iptarët!

Viti Palian ka filluar edhe tek ne shqiptarët: në Kosovë fillimi i tij është hapur me meshë ditën e Shën Pjetrit dhe Palit në Gjak-ovë, ku pjesëmarrës ishin ipesh-kvi ynë Imzot Dodë Gjergji dhe Imzot Hil Kabashi, administra-tor apostolik për Shqipërinë e Jugut. Në Shqipëri po ashtu Viti i Shën Palit ka filluar më 28 qer-shor me meshë në katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Populli shqiptar ka një lidhje të veçantë me Shën Palin, pasi e dimë se populli ynë u ungjillëzua nga ky apostull. Vetë Apotulli në letrën drejtuar Romakëve e po-hon se që nga Jerusalemi e për qark në Ilirik e kam shpallur Lajmin e Mirë të Jezu Krishtit (khs. Rom 15, 19). Pikërisht për rëndësinë që ka Shën Pali për Kishën tonë dhe popullin shqip-tar në përgjithësi, në trojet tona do të organizohen konferenca e takime lutjesh për nderim të Shën Palit. Kisha jonë në Koso-vë edhe Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë kanë formuar nga një komision kombëtar enkas për organizimin e veprimtarive kishtare gjatë këtij viti jubilar.

E përmuajshme fetare – kulturore e Kishës Katolike ; Kryeredaktor: Don Lush GJERGJI ; Redaktor: Don Fatmir KOLIQI; Këshilli redaktues: Don Robert KOLA, Don Pren KOLA,Don Albert DEMAJ, Don Agim QERKINI, Pater Ndue KAJTAZI, Don Lekë OROSHI, Don Anton UKA, Don Jeton THAQI; Adresa e redaksisë: Rr. Gjon Pali II 1, 20000 Prizren; Tel: 029 241 933/14; Fax: 029 241 232. E-mail: [email protected], [email protected]; Koncepti ideor i dizajnit: XHAD-Prishtinë; Shtypi: Siprint - PrizrenXhirollogaria: Raiffeisen Bank Kosovo, DRITA - 1502 0310 0086 0188 Euro; SWIFT code: RBKORS22

Page 3: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

Gjakovë, më 29. 06. 2008

Festa e Shën Pjetrit dhe e Shën Palit apostuj, është festë e

kishës famullitare të famullisë së Gjakovës, të cilën besimtarët e rrethit të Gjakovës e festojnë me traditë. Natën e Shën Pjet-rit e Shën Palit meshën në orën 18:00 në Gjakovë e ka kremtuar Don Tomë Karrica, famullitar i Pjetërshanit.

Ditën e Shën Pjetrit e Shën Palit, meshën solemne në orën 11 e kanë kremtuar 2 ipeshkvij: Mons. Hil Kabashi, ipeshkëv i Jugut të Shqipërisë, i cili edhe predikoi, dhe ipeshkvi i Kosovës, Mons. Dodë Gjergji. Së bashku me ta kanë kremtuar meshën edhe P. Anton Nua, famullitar dhe gardian i Gjakovës, dhe don Agim Qerkini, sekretar i ipesh-kvit.

Mons. Hil Kabashi në pre-

dikimin e vet e theksoi rolin e Shën Pjetrit, të parit të apos-tujve, dhe Shën Palit, misiona-rit më të madh të krishterimit, duke theksuar veçanërisht se me këtë festë fillon Viti i Shën Pa-lit apostull – kremtimi i 2000-vjetorit të lindjes së tij.

Në mbarim të meshës edhe ipeshkvi ynë, Mons. Dodë Gjer-gji, e përshëndeti popullin dhe uroi që ky vit, i kushtuar Shën Palit, të jetë i frytshëm për të gjithë besimtarët tanë dhe për mbarë Kishën e Krishtit. Të dy ipeshkvijtë e kanë shprehur dë-shirën që gjatë këtij viti të Shën Palit të përfundojë ndërtimi i kishës sonë famullitare, që po vonohet për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Dhashtë Zoti të realizohet edhe kjo dë-shirë e barinjve tanë shpirtërorë! (P. Lovro Gavran)

Më 28 qershor në gjimnazin Loyola në pjesën e trans-

itit të Prizrenit, u mbajt takimi i parë me neokatekumenët nga Shqipëria. Takimi u bë me ftesën e Imzot Dodë Gjergjit, ipeshkvit të Kosovës, me pjesëmarrje të klerit dhe bashkësive rregulltare tek ne. Qëllimi i këtij takimi ish-te shkëmbimi i përvojave fetare

dhe i “Ecjes neolatekumenale”. Ky takim u mbajt natën e festës së kryeapostujve Shën Pjetrit dhe Palit, si dhe në fillimin e Vi-tit Palian, të cilin e ka shpallur Papa Benedikti XVI.

Në fjalën e rastit Imzot Dodë Gjergji, pas përshëndetjes vëlla-zërore meshtarëve dhe sheku-llarëve nga viset e ndryshme të

Shqipërisë, ndër të tjera tha: “Sot për ne është një ditë e veçantë e përtëritjes shpirtërore, me mesh-tarë, rregulltarë dhe rregulltare tona nga mbarë Kosova për t’u begatuar me përvojat dhe dësh-mitë tuaja të fesë. Ju falënderoj për këtë mund e dhuratë, sido-mos tani kur po hyjmë në Vitin e Shën Palit, ungjillëzuesit dhe

apostullit të madh të popujve, të mbarë njerëzimit...”.

Pastaj takimi vazhdoi me paraqitjen e bashkësisë neoka-tekumenale. Pas paraqitjes ishte edhe një pyetësor që mundësoi një meditim dhe shkëmbim me-ndimesh dhe përvojash të për-bashkëta, në lidhje me sfidat e sotme që i ka kisha në botë dhe që mund të ishin nesër edhe për kishën tonë ndër shqiptarë, për lëvizjet e reja kishtare në botë e në veçanti për neokatekumenët, kurse fare në fund, sa është e nevojshme një lëvizje e tillë në Kosovë. Përgjigjet ishin të ndry-shme por që kishin buruar nga zemra e fesë dhe nga përvoja e punës pastorale.

Pas dite u zhvillua shërbesa pendestare dhe Mesha e shenjtë.

Kush janë neokatekume-nalët sot në Kishë dhe në botë?Lëvizja neokatekumenale ka lin-dur në Spanjë në gjysmën e shek. XX nga piktori Kiko Arguelle dhe Carmen Hernandos. Qël-lim kryesor ajo ka “ecjen në fe”

nëpërmjet rizbulimit të pagëz-imit, rishqyrtimit dhe meditimit të Fjalës së Zotit, Biblës dhe jetës sakramentale, në veçanti rrëfimit dhe eukaristisë.

Mënyrat e ecjes neokateku-menale janë: shpallja e parë apo kerygma, thelbi i fesë, formimi nëpërmjet uratës dhe meditimit të përditshëm deri tek jetësimi, tek përvoja se Zoti është vërtetë Ati ynë.

Sot neokatekumenët në botë janë të pranishëm në afro 900 ipeshkvi, në 6000 famulli dhe në afro 40.000 bashkësi bazike. Këtë lëvizje kishtare përfundi-misht e ka aprovuar Vatikani më 13 qershor 2008, pas 5 vite-ve “ad experimentum” si lëvizje e Shpirtit të Shenjtë me qëllim të gjallërimit të fesë, bashkësive fetare dhe dëshmisë së krishterë. Synim kryesor ka rritjen e vetëdi-jes dhe përcaktimit, pjesëmarrjes në jetën e krishterë, duke u nisur prej rizbulimit dhe jetësimit të pagëzimit, shijimit të Fjalës së Zotit dhe kremtimit të sakra-menteve. (Don Lush Gjergji)

Gjakovë, e enjte, më 12 qershor 2008Sikur çdo vit, po ashtu edhe sivjet Natën e festës së Shën Antonit të Padovës, më 12 qershor 2008 në orën 18, në oborrin e kishës së Shën Antonit në Gjakovë u bashkua një shumicë e madhe e be-simtarëve të famullisë sonë, si edhe e shumë famullive të tjera të Kosovës. Meshën e kremtoi don Lenc Sopi, fa-mullitar i Klinës, së bashku me pesë meshtarë të tjerë: p. Anton Nua, p. Ndue Kajtazi, don Franë Kola, don Kelmend Spaqi dhe don Kolë Thaqi.

Koha ishte shumë e bukur. Oborri

ishte plot e përplot me besimtarë, të cilët me vëmendje e kanë përcjellë predikimin e don Lencit. Më shumë se 2.500 besim-tarë kanë marrë Kungimin e shenjtë ve-tëm në atë Meshë!

Ditën e Shën Antonit të Padovës, të premten, më 13 qershor 2008, herët në mëngjes retë ishin shndritur me dritën e fortë të Diellit që po lindte... Shpejt pastaj ra shiu aq i fortë, saqë u detyruam që meshën në orën 7 ta kremtonim në kishë. Meshën e kremtoi don Franë Kola, së bashku me P. Ambrozin dhe P. Lorencin.

Pas meshës së parë koha shumë shpejt u përmirësua, kështu që meshët në orën 9 dhe 11 i kremtuam pa kurrfarë proble-mi përjashta, në oborr të kishës së Shën Antonit. Meshën e orën 9 e kremtoi p. Ndue Kajtazi.

Kremtuesi i meshës solemne në orën 11, ishte P. Prelë Gjurashaj, OFM, frat i Tuzit dhe profesor i teologjisë në Semi-narin e Shkodrës. Së bashku me të kanë kremtuar edhe p. Anton Nua, p. Am-broz Ukaj, don Tomë Karrica, don Rrok Gjonlleshaj dhe don Jeton Thaqi.

Besimtarët, si çdo herë për festë, e kishin stërmbushur oborrin... Në pre-dikimin e vet p. Prela e theksoi nevojën

e besimit të plotë në Zotin tonë Jezu Krishtin, si kusht të shëlbimit dhe të shenjtërimit – e ky besim dëshmohet me dashurinë vepruese ndaj Zotit dhe ndaj të afërmit.

P. Prela porosit se lutjet dhe kërke-sat e të mirave të përkohshme të kësaj bote – siç janë shëndeti, pasuria, nafaka (fati), suksesi në ndonjë punë etj. – nuk janë dëshmi feje të vërtetë në Krishtin Zot dhe Shëlbues, i cili na ofron jetën dhe lumturinë e amshuar. Feja e vër-tetë dëshmohet vetëm me dorëzimin e plotë në vullnetin e Zotit, Atit tonë të mirë qiellor në të gjitha rrethanat e jetës. (P. Lovro Gavran)

Page 4: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

4

Tradita që po vazhdon

Në qershorin përcëllues, shtegtimet e gjata të nje-

rëzve nga Lugu i Drinit, Duka-gjini dhe pjesët tjera të Klinës dhe Kosovës, ishin drejtuar në drejtim të kishës katolike “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan për ta kremtuar Ditën e Shën Gjon Pagëzuesit, pajtorit të kë-tij tempulli të fesë dhe të kul-turës shqiptare. Kësaj kremteje për tri ditë radhazi para ditës së Shën Gjonit i priu edhe një se-minar shpirtëror të mbajtur nga dr. dom Prekë Lazri. Pra, që nga mbrëmja e datës 17 qershor e deri në mëngjesin e datës 22, në Me-shën e orës 9, u mbajt Seminari për ungjillëzimin e popullit. Gja-të këtyre ditëve u mbajtën shumë ligjërata, predikime dhe shpjegi-me të bazuara në Ungjill dhe në shpjegimin e traditës apostolike. Numri i madh i pjesëmarrësve tregoi më së miri nevojën e se-minareve të këtilla.

Si rëndom, në këtë famulli me shumë traditë, u bë një festë ma-dhështore në të gjitha aspektet. Numri i madh i meshtarëve dhe i besimtarëve rriti dinjitetin e kë-saj famullie. Meshën solemne e udhëhoqi Dr. Don Shan Zefi, i cili më këtë rast kremtimi mbajti homilinë (predikimin) solemne të rastit, me ç’rast ceku rolin e Kishën gjatë shumë dekadave në Kosovë dhe kontributin e saj të madh në arritjen e pavarësisë së Kosovës. Po ashtu për besimtarët dha një porosi të thukët nga jeta e Shën Gjonit, duke bërë me dije shëmbëlltyrën e jetës së tij e cila do të na ndihmonte në rrugëti-min tonë kah amshimi në Hyjin.

Hapja e tempullit të fesë dhe shkollës shqipe Rruga historike e kishës kato-like “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan është kurorëzim i përpjekjeve të mëhershme e fretërve dhe klerit tonë katolik në përgjithësi, për ta hapur këtë tempull të Zotit dhe të kul-turës shqiptare. Këto përpjekje të këtyre etërve tanë të kombit u kurorëzuan në vitin 1897 kur në këtë fshat erdhi për të shër-

byer frati dhe atdhetari i dev-otshëm Atë Shtjefën Gjeçovi, i ndihmuar nga dy fretërit të tjerë, Atë Engjëll Palaj dhe Atë Lorenc Mazreku, ku me këtë rast në lokalitete e këtij tem-pulli ata hapën edhe shkollën e parë shqipe në këtë fshat, që ishte një ngjarje shumë e rëndë-sishme për këtë mjedis dhe më gjerë. Në këtë çerdhe fetare, arsimore e kulturore mësimet i vijonin fëmijët e këtij lokaliteti dhe më gjerë, pa dallim konfe-sioni. Edhe pas shkuarjes së Atë Gjeçovit më 1899, u tha me këtë rast, kleri i cili shërbeu këtu va-zhdimisht bëri përpjekje, edhe përkundër pengesave të regji-meve, që fëmijëve të cilët kishin nevojë për dije edhe arsim kom-bëtar, më shumë se kurdoherë më parë, t’ua mësojë shkrimin dhe këndimin shqip, historinë kombëtare etj.

Reprezaljet dhe rezistenca e popullatës shqiptare Edhe viti 1909, u theksua se shënon një datë të rëndësishme historike për këtë trevë dhe më gjerë, kur në marsin e këtij viti frati i kësaj kishe, i cili edhe ishte mik i patriotit Isa Bole-tini, në bashkëpunim me mar-tirët të shquar të asaj kohe, Zef Gjidodën dhe Pjetër Qelin, bashkuan burrat dhe trimat të

kësaj ane prej katërqind per-sonash të besimit katolik, dhe iu bashkëngjiten aradheve të Isa Boletinit kundër pushtetit otoman. Po ashtu, gjatë Luftës Ballkanike edhe treva e Lugut të Drinit ka hequr të zitë e ul-lirit nga pushteti i atëhershëm serbomalazez, i cili bënte terror të përgjakshëm në këtë loka-litet me qëllim që ta ndërronin fenë dhe të sllavizoheshin shqiptaret. Gjatë sundimit të Jugosllavisë së Vjetër, populli shqiptar ishte i shtypur. Gjatë gjithë kohës së sundimit të saj qeveria e atëhershme jugosllave merrte masat më drastike për t’i zhdukur shqiptarët nga tro-jet e tyre shekullore. Kulmi i një pushtimi të egër u arrit në vitin 1919 kur ky pushtet dogji në tërësi Lugun e Drinit. Me këtë rast, popullata e kësaj ane ishte e detyruar që t’i lëshonte

vatrat e veta dhe të strehohej në vise të tjera të Kosovës. Më tej, u theksua (në gjatë ditëve të seminarit) se gjatë këtyre viteve gjendja e popullatës shqiptare të kësaj ane sa vinte e keqëso-hej gjithnjë e më shumë. Masat e shtypjes shoqëroheshin me planet e projektuara nga qarqe të caktuara të cilat realizoheshin me tërë brutalitetin e tyre. Në këtë kuadër hynte edhe zba-

timi i politikës së kolonizimit dhe i reformës agrare. Duke u ballafaquar me këtë situatë të rënd, u tha ndër të tjera, e cila kishte përshirë këtë popul-latë, Dom Gjon Bisaku, një prift atdhetar, bashkoi burrat e nderuar më me ndikim të kësaj ane dhe në vitin 1925 shkuan në Vatikan ku u pritën nga Ati i Shenjtë. Ky delegacion qarqeve të Vatikanit dhe të shteteve tjera evropiane iu kishin dër-guar disa herë relacione duke i njoftuar me gjendje e rëndë të kësaj popullate. Dom Gjon Bisaku, në vitin 1930, së bashku me Dom Shtjefën Kurtin dhe Dom Luigj Gashin, i dërguan Lidhjes së Kombeve në Gje-nevë në Memorandum prej rreth dyzet faqesh për ta bërë këtë organizatë ndërkombëtare me dije për vrasjen e fratit atd-hetar atë Shtjefën Gjeçovi, nga

qarqet e caktuara të shërbimit serb, po ashtu duke e njohur këtë organizatë për shkeljen e të drejtave njerëzore e kom-bëtare nga ana e pushtetit të atëhershëm. Gjatë rrugës së saj historike, ky tempull shpirtëror e i kulturës shqiptare bashkë me popullatën kaloi rrugëtim të kalvarshëm, mirëpo gjithherë me devotshmëri duke i sfiduar situatat.

Imzot Mark Sopi për dy dekada udhëhoqi këtë tem-pull shpirtëror e kulturor Në vitin 1974 në këtë kishë er-dhi për të shërbyer dom Mark Sopi, i cili si bari në këtë vend shërbeu për afro dy dekada. Puna dhe veprimtaria baritore dhe at-dhetare e dom Mark Sopit, i cili vdiq kohë më parë, si ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, ishte e gji-thanshme dhe shumë e frytshme. Ai u angazhua në shumë veprim-tari atdhetare që i kërkonte koha, si në pajtimin e gjaqeve, etj. Me angazhimi dhe kontributin e tij popullata e Zllakuqanit në vitin 1982 arriti të takohet me human-isten më të madhe të shekullit të kaluar Nënë Terezën.

Edhe gjatë luftës së fundit kjo vatër e fesë dhe e kulturës kom-bëtare dha një kontribut të çmuar në strehimin dhe sigurimin e ushqimit, të veshmbathjeve dhe të gjerave të tjera për popullatën e zhvendosur me dhunë nga tro-jet e tyre shumëshekullore. Kleri i këtushëm në krye me do Lush Sopin dhe motrat e nderit, gjatë kësaj kohe nuk kursyen asgjë nga vetja, në mënyrë që kjo populla-të që vuante shumë dhe ishte e dëbuar nga shtëpitë e tyre, të ndihmohej.

Kështu që, kur përkujtojmë qëndresën e këtij populli në këto anë, nuk mund t’u shmangeni edhe përpjekjeve të pareshtura që ka bërë gjatë edhe kleri ka-tolik shqiptar i cili ka shërbyer këtu, ku afër dhjetë prej tyre për shkak të veprimtarive të tyre fe-tare janë persekutuar dhe vrarë nga regjimi serb dhe ai komu-nist, si atë Shtjefën Gjeçovi, atë Lorenc Mazreku atë Engjëll Pa-laj, atë Klement Miraj, atë Luigj Palaj, atë Marjan Prela, dom Pje-tër Berisha e shumë të tjerë. S’do mend se secili nga këto figura meritojnë të ndriçohen në më-nyrë te veçantë.

Kështu që, kjo vatër e shpirt-ërore, kulturore, arsimore dhe kombëtare gjatë rrugës së saj historike ka dhënë një kontribut ta madh për popullin katolik dhe atë shqiptar në përgjithësi.

Mikel Gojani

Kisha Katolike në festën e pajtorit të saj Shën Gjon Pagëzuesin kremtoi edhe ditën e themelimit të saj

Page 5: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Don Anton UKAJ

“Eukaristia është një thir-rje në dashuri në situatat

konkrete të jetës së përditshme, e cila duhet të stimulojë dhe të modifikojë stilin dhe veprimin e jetës së njeriut”, ka theksuar kar-dinali Francis Arinze, prefekt i Kongregatës për kultin hyjnor dhe për disiplinën e sakramenteve, në predikimin e mbajtur gjatë Kon-gresit eukaristik internacional.

Arqipeshkvi i vendit Mark Oullet, në fjalimin e tij mes tje-rash tha: “Ne të cilët e celebrojmë Bukën e qiellit, dhuratën e Zotit për jetën e botës, nuk mund të ushqehemi nga kjo bukë e jetës pa u preokupuar për fatin e shu-më të uriturve nëpër vende të ndryshme të botës”.

Arqipeshkvi kanadez ka da-shur të theksojë krizën inter-nacionale ushqimore ku shumë vende të botës kanë vështirësi t’i garantojnë gjërat elementare për arsye të çmimeve shumë të larta. Çmimet e patolerueshme i lënë të varfrit në një situatë të papërballueshme dhe është i ne-vojshëm një veprim i menjëher-shëm i qeverive dhe i Shteteve të Bashkuara, për t’iu ndihmuar të uriturve dhe për të vendosur një ekuilibër në prodhimin ele-mentar dhe në shkëmbimin komercial. Kardinali Oullet ka kërkuar një angazhim të për-bashkët për një shpërndarje të drejtë të gjërave elementare për jetesë, në mënyrë që të varfrit mos të mënjanohen nga sofra e

përbashkët e të mirave për jete-së. “Duhet t’i themi ‘po’ – shton Kardinali – bashkëndarjes së bu-kës së përditshme me të gjithë të uriturit, duke i kërkuar Shpirtit të Shenjtë ta ripërtërijë besimin tonë ndaj Eukaristisë, dhuratës më të çmueshme të Zotit”.

Në javën e punimeve, të hapur te dielën më 15 qershor, kanë ma-rrë pjesë afër 15 mijë besimtarë, 50 kardinalë, më shumë se 100 ipeshkvij dhe qindra meshtarë nga kontinente të ndryshme, të cilët edhe prezantuan realitetet e ndryshme të fesë. Turma e ma-dhe e besimtarëve, përshpirtëria e tyre, lutja, kënga, adhurimi … e shndërruan qytetin kanadez në një qytet eukaristik. Në këtë Kon-gres Eukaristik u zhvilluan aktivi-tete të ndryshme, pikërisht për ta rikujtuar trashëgiminë shpirtëro-re të transmetuar nga misiona-rë të ndryshëm dhe kështu këto aktivitete shndërroheshin në një ftesë për të rinjtë dhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë që të shndë-

rrohen në dëshmitarë të Ungjillit, duke i ndjekur gjurmët e Krishtit. Mes të tjerash, ipeshkvi ndihmës i Quebec-it, ka bekuar një kryq, aty para Kishës së Shën Mikelit të Sillery, që do të mbetet në kujtim të përvjetorit të 400-të të qytetit, të 49-it Kongres Eukaristik Ndër-kombëtar. Kongresistët dëshmoj-në të kenë përjetuar një përvojë bashkimi vëllazëror dhe një shkë-mbim përvojash kulturore.

Thuhet se procesioni eukaris-tik që u mbajt gjatë këtij Kon-gresi Eukaristik, ishte i gjatë më shumë se 5 kilometra me besimtarë dhe të gjitha rrugët ishin përplot me njerëz të ar-dhur nga të katër anët e botës. Një fakt tjetër, që është bartë nga mass-mediet, është pjesëmarrja e madhe e besimtarëve në sakra-mentin e rrëfimit, ku thuhet se besimtarët pritnin me orë e orë vetëm e vetëm që ta pranonin faljen e Zotit përmes meshtarit në sakramentin e pajtimit.

Papa Benedikti XVI, në pamu-

ndësi për të marrë pjesë në këtë eveniment të Kishës universale, në meshën përmbyllëse të Kongresit Eukaristik, të udhëhequr nga de-legati i tij personal kardinali Jo-zef Tomko; nga Vatikani u lidh me qytetin kanadez, ku përmes mjeteve audio-vizive e bëri pre-dikimin përmbyllës të këtij eveni-menti të Kishës katolike. Papa, si gjithmonë, me një thjeshtësi dhe urti ungjillore, mes tjerash tha: “Eukaristia është pasuria jonë më e çmueshme, e cila na bën t’i shi-jojmë qysh tashti të mirat e am-shueshme. Eukaristia përfshinë të gjitha misteret e shëlbimit tonë, është burimi dhe kulmi i veprimit dhe i jetës së Kishës. Pikërisht për këtë gjë është e rëndësishme që barinjtë dhe besimtarët të an-gazhohen qëndrueshmërisht në thellimin e këtij sakramenti, në mënyrë që të konsolidohet feja dhe të kryhet më mirë misioni ynë në botë. Pjesëmarrja në Euka-risti na bashkon me të parët tanë, me shenjtërit dhe shenjtëreshat e Kishës, dhe kështu na bën të kup-tojmë se kungimi është shprehja më e mirë e dashurisë së Zotit për njerëzimin. Jezu Kishti realisht i pranishëm në kungim na fton të angazhohemi me të gjithë vëlle-zërit tanë për t’i përballuar sfidat dhe për ta bërë botën një vend në të cilin mund të jetohet mirë dhe në paqe me të gjithë. Euak-ristia na fton ta respektojmë jetën që nga ngjizja e deri në vdekjen e natyrshme, na fton që mos ta ndajmë botën në të pasur dhe në të varfër, por të angazhohemi që të jemi një me të drejta dhe dinji-tet të barabartë”.

Papa ka insistuar në mënyrë të posaçme për t’u angazhuar në studimin dhe thellimin e Miste-rit të fesë që e shpallim në çdo Meshë, dhe i ka ftuar të gjithë, klerikë dhe laikë, që ta shfletojnë dhe ta rilexojnë tekstin e Konci-lit II të Vatikanit mbi liturgjinë – Sacrosanctum Concilium.

Papa uroi që ky Kongres Eu-karistik të shndërrohet në thirrje për të gjithë besimtarët, në më-nyrë që të angazhohen për një ripërtrirje të mësimit eukaristik. Në mënyrë të posaçme u bëri ftesë meshtarëve që t’ia japin nderimin dhe adhurimin e du-hur Eukaristisë. Riti eukaristik dhe adhurimi i të Shenjtnushmit Sakrament – ka theksuar papa – i lejojnë njeriut të futet në bashkim me Jezusin, dhe përmes Tij me Trininë Shenjte, në më-nyrë që të shndërrohemi në atë që marrim dhe për të jetuar në bashkim me Kishën.

“Mundohuni të gjithë ju – ishte urimi i papës – të bëheni gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të Eukaristisë të të dielës, sepse e diela, dita e parë e javës, është dita në të cilën e nderojmë Krishtin, është dita në të cilën mbushemi me fuqi për ta jetuar për çdo ditë dhura-tën e Zotit”.

Në përfundim të predikimit, para se të shpallte që Kongresi i ardhshëm Eukaristik Ndërko-mbëtar do të mbahet në Dublin, në Irlandë, në vitin 2012, papa ka rikujtuar popullin e Zotit se duhet lutur të Zotin e të korrave të dërgojë punëtorë në të korrat e veta.

Me rastin e përmbylljes së Kongresit Ndërkombëtar Eukaristik në Kanada

Eukaristia është pasuria jonë më e çmueshme, e cila na bën t’i shijojmë qysh tashti të mirat e amshueshme. Eukar-istia përfshinë të gjitha misteret e shëlbimit tonë, është burimi dhe kulmi i veprimit dhe i jetës së Kishës Jezu Kishti realisht i pranishëm në kungim na fton të angazhohemi me të gjithë vëllezërit tanë për t’i përballuar sfidat dhe për ta bërë botën një vend në të cilin mund të jetohet mirë dhe në paqe me të gjithë. Euakristia na fton ta respektojmë jetën që nga ngjizja e deri në vdekjen e natyrshme, na fton që mos ta ndajmë botën në të pasur dhe në të varfër, por të angazhohemi që të jemi një me të drejta dhe dinjitet të barabartë. Papa Benedikti XVI

Të dielën e kaluar, Papa Benedikti XVI, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, ka bërë një thirrje të fuqishme drejtuar pjesëmarrësve në takimin e rangut të lartë të G8 të mbajtur në Japoni, në ujdhesën Hokaido-Toiako. G8 – tetë shtetet më të industrializuara të botës dhe Rusia u takuan për të biseduar për shumë çështje aktuale në botë, siç janë: rritja e çmimeve të ushqimit, naftës, varfëria dhe krizat në Zimbabve... Një çështje që u dëgjua të ketë qenë temë

diskutimi ishte edhe Republika e Kos-ovës, përkatësisht kërkimi i mundësive për njohjen më të madhe nga shtetet që ende hezitojnë për ta pranuar shte-tin më të ri në botë.

Papa Benedikti XVI ka bërë disa herë thirrje Politikës ndërkombëtare dhe In-stitucioneve të tyre që të luftojnë varfë-rinë e madhe në botë. Takimet e nivele-ve të larta ndërkombëtare të shteteve të industrializuara janë raste të volitshme për të patur në tavolinë çështjen e var-

fërisë. Pasi të hënën ka filluar samiti G8, Ati i Shenjtë ka ftuar të pranishmit që të zotohen për të marrë masat e nevoj-shme për zbutur shuplakën e varfërisë, të urisë, sëmundjeve, analfabetizmit....

“U drejtohem pjesëmarrësve në takimin Hokaido – Toiako, që në qendër të vend-imeve të tyre të venë nevojat e popullsive më të ligshta e më të varfra, të cilat vijojnë të varfërohen edhe më tutje, për shkak të spekulimeve, të trazirave financiare e të pasojave të tyre negative mbi çmimet e

ushqimeve dhe energjisë. Uroj që bujaria dhe largpamësia t’u ndihmojnë të marrin vendime që të sigurojnë rifillimin e proce-sit të drejtë të zhvillimit të përgjithshëm, që mbron dinjitetin njerëzor.” – ishte ftesa e Shenjtërisë së Tij Benedikti XVI.

Ky apel i Atit të Shenjtë si duket ësh-të marrë seriozisht dhe, siç lajmëroj-në mediat e shumta ndërkombëtare, burrështetasit e G8 kanë miratuar një fond disa milionësh për uljen e varfëri-së në botë. (D)

Page 6: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Don Jeton THAQI

Pak historiSipas disa shkrimtarëve, origjina e lumturimit (beatifikimit) dhe e shenjtërimit (kanonizimit) në Kishën Katolike, rrjedh prej tra-ditës apo shprehjes shumë antike të paganizmit apoteosi, që do të thotë deifikim, ngritje e disa per-sonave (personaliteteve) në ran-gun e hyjnive, apo në emërtimin e disa heronjve apo prijësve si shpërblim për guximin e tyre apo për meritat e tjera eventuale. Si do qoftë, ky është

një fenomen ngushtë i lidhur me kultin e të vdekurve në historinë e të gjithë popujve primitivë.

Porse, në veprën e tij klasike De servorum Dei beatificatione et beatorum canonizatione Papa Benedikti XIV (1675-1758) ekza-minon, shqyrton dhe menjëherë refuzon këtë vizion. Apoteosi i përkiste sidomos familjeve aris-trokrate, me qellim që shpesh herë të mbulonin hidhërimin

dhe mendimet jo të mira që ek-zistonin për këtë klasë shoqëro-re.

Kanonizimi apo shenjtërimi në Kishën Katolike është krejtë-sisht diçka tjetër. Kisha kanoni-zon, i ngrit në altar ata të cilët me jetë janë të shënuar në ush-trimin e virtyteve heroike, dhe kjo gjë bëhet vetëm pasi që një gjë e tillë është e pranuar nga një reputacion i gjerë dhe me argu-mente të vlefshme. Dallimi krye-

sor qëndron sidomos në faktin që Kisha tek shenjtërit

nuk sheh asgjë tjetër përveçse miqësi-

në, dashurinë ndaj Zotit,

të shprehur në shërbim dhe për-kushtim ndaj vëllezërve. Kisha nuk pretendon t’i shpallë shenj-tërit hyjni (khs. Eusebio Emiseno, sermone de S. ROM. M; Agostini, De civitate Dei XXII, X; Cirilli i Aleksandrisë, Contra Jul., lib. VI; Cipriani, De Exhortat. martyr.; Conc. Nic., II, act. 3).

Origjina e vërtetë e kanonizi-mit duhet kërkuar në doktrinën katolike të kultit (cultus), thirrjes dhe ndërmjetësisë së shenjtërve. Ashtu sikur na mëson edhe Shën Augustini (Quaest. in Heptateuch., lib. II, n. 94; Contra Faustum, lib. XX, xxi), të krishterët, apo më mirë - përkatësisht katolikët, për deri sa i japin vetëm Hyjit adhu-rimin dhe nderimin e vërtetë, ata i nderojnë edhe shenjtërit për dhu-ratat hyjnore apo mbinatyrore që ua kanë mundësuar atyre jetën e pasosur, dhe nëpërmjet të të cila-ve mbretërojnë së bashku me Zo-tin, si bijë të zgjedhur dhe shër-bëtorë besnikë të Tij. Me fjalë të tjera, katolikët e nderojnë Zotin tek shenjtërit e Tij si dhurues të dashur të shumë dhuratave mbi-natyrore. Ekzistojnë emërtime që e përcaktojnë kultin ndaj Zotit të vetëm, ndaj Zojës se Bekuar dhe ndaj shenjtërve: latreia quhet kur adhurimi i vërtetë i jepet ve-tëm Zotit, hyperdouleja - nderimi ndaj Zojës së Bekuar dhe douleja - nderimi ndaj shenjtërve. Kisha i ngrit altar vetëm Zotit (Aug., Contra Faustum, XX, xxi, 21; cf. De Civit. Dei, XXII, ii ), edhe pse i ngrit në nder dhe përkujtim të shenjtërve dhe martirëve. Ekzis-ton edhe një fundament biblik i gjithë këtij kulti që na grish për t’i nderuar edhe engjëjt, të ci-lët janë në përngjasimin e Hyjit deri sa ata janë pjesë e miqësisë dhe dashurisë se Tij (khs. Ez 23, 20; Jz 13; Dan 8, 15; 10, 4; Lk 2, 9; Vap, 12, 7; 11; 7, 1; Mateut 8, 10; etj). Edhe vetë Shën Pali i lut vëlle-zërit që ta ndihmojnë me lutjet e tyre (Rom 15, 30; 2 Kor 1, 11; Kol 4, 3; Ef 6, 18.19) dhe të besojnë me qëndrueshmëri se mund të arri-het ndihma dhe mbështetja nga ndërmjetësia e shenjtërve. Nëse është e mundur të luten ata që jetojnë në tokë, pse nuk mund të luten dhe të kërkohet ndihma dhe ndërmjetësia e atyre që jetoj-në në qiell.

Ndoshta, dyshimi më i madh në nderimin dhe ndërmjetësinë e shenjtërve, është se ndërmje-tësuesi i vetëm ndaj Hyjit dhe njeriut është Jezu Krishti. Por Ai është ndërmjetësuesi i ve-tëm në cilësinë e Tij si Shëlbues yni i përbashkët; Ai nuk është vetëm një ndërmjetësues apo avokat, ose një ndërmjetësues vetëm nëpërmjet lutjes. Në pje-sën e njëmbëdhjetë të Koncilit të Kalcedonës (451) nga etërit shqiptohern këto fjalë: “Flaviani jeton pas vdekjes! U luttë ai për ne!”. Nëse pranohet kjo doktri-në e kultit të shenjtërve, për të cilat ekzistojnë shumë prova në shkrimet e etërve të Kishës dhe në kremtimet liturgjike të kishës lindore dhe të asaj perëndimore; nuk duhet assesi të befasohemi për mundin e madh që kisha e tregoi në përmbledhjen dhe në të shkruarit e të gjitha atyre vuajtjeve të martirëve të parë, duke i përcjellë nga një bash-kësi në një bashkësi tjetër për të nxitur nderimin e martirëve. Një polemikë tjetër shumë me rëndësi në këtë drejtim, ekziston edhe në të drejtën ekskluzive për të bërë autorizimin që një shenjt apo shenjtëreshë të nderohet dhe të ngrihet në këtë piedestal. Pa hyrë në detaje për ta mbi çësh-tjen, nëse në shekujt e parë këto vendime merreshin nga ipesh-kvijtë lokalë dhe nderimi bëhej nga kishat lokale, më vonë u vendos që shenjtërimi dhe bea-tifikimi të vendosen në Koncilet ekumenike, deri tek Papa Urbani VII, i cili në vitin 1634 publikoi një bullë me të cilën i dha fund krejt këtij diskutimi duke ia lënë ekskluzivisht Selisë së Shenjtë, jo vetëm të drejtën antike të ka-nonizimit, por edhe atë të bea-tifikimit.

Domethënia terminologjike Termi apo fjala shenjt mund të themi që rrjedh prej fjalës semi-tike qâdes, gjë e shenjtë, shenjtëri, me kuptimin “pres, ndaj” dhe na çon drejt një ideje me ndarjen prej profanës (khs. Xavier Leon- Dufour, Fjalori i teologjisë biblike, fq. 1267). Origjinën e kësaj fjale mund ta gjejmë edhe prej fjalës latine sancire, që do të thotë i padhunueshëm, i paprekshëm,

Page 7: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

7

i pacenueshëm, i pashkelshëm. Në këtë drejtim, kjo fjalë qe për-dorur edhe prej paganëve, për të cilët ishte e shenjtë, d.m.th. e pa-prekshme e gjithë ajo që i ishte kuashtuar hyjnive. Në krishterim termi “i shenjtë” nuk e humbi domethënien “i paprekshëm”, por atij iu shtua edhe një vlerë tjetër, sepse shenjtërit ishin të “paprekshëm” në saje të shëlbim-it që vjen prej Krishtit. Prandaj ekuacioni për të krishterët është ky: shenjt baraz me “i paprekshëm”, dhe i “paprekshëm” baraz me i shël-buar prej Krishtit.

Prandaj çdo i krishterë i shël-buar nga Krishti është shenjt. Në Veprat e apostujve, që do të thotë në kronikat e tri dekadave të para të krishterimit, të gjithë të pagë-zuarit quhen shenjtër, sepse janë të shëlbuar nga Krishti. Efekti i shëlbimit të Krishtit është Hiri (i tij) që na dërgon në jetën e paso-sur, d.m.th. në shpëtimin e për-hershëm. Për këtë arsye, me fjalë të tjera mund të thuhet: është shenjt ai, i cili shpëtohet në-përmjet meritave të Jezu Krish-tit. Janë dhe do të jenë shenjtër edhe të gjithë ata që kanë më-katuar, por një herë të rikthyer, të penduar dhe të mëshiruar nga dashuria Zotit.

Dante Alighieri, i cili e njihte shumë mirë doktrinën katolike, vë në Parajsë shumë mëkata-rë dhe disa prej tyre të penduar në momentin e fundit. Prandaj pyetjes: kush janë shenjtërit, du-het përgjigjur: janë ata që shpë-tohen, ata që shëlbohen. Atëherë parashtrohet një pyetje tjetër. Atëherë pse kisha ngrit në pie-destalin më të lartë vetëm një numër të kufizuar të shenjtërve, pas një procesi shumë të rreptë, prej të cilit duhet të rezultojë patjetër heroizmi i virtyteve të tyre? Për të kuptuar një gjë të tillë, duhet të ndalemi e të me-ndojmë mbi atë që Kisha pro-pozon dhe promovon, siç është kulti i shenjtërve, me qëllim që të na tregojë shembuj të jetës së krishterë për t’i ndjekur. Kulti i shenjtërve nuk është triumfalistik, por është pedagogjik. Kisha, sipas një thënieje tashmë emblematike të Papës së mirë, Gjonit XXIII, është Nënë dhe Mësuese. Nënë e shenjtërve dhe Mësuese e vir-

tyteve. Kështu që të a. q. shenjtë-rit e shpallur janë shenjtër she-mbujnxitës, shembuj të gjallë që kanë në vetvete tipare pedagogji-ke, vepra dhe akte që ngjallin tek besimtarët ushtrimin e virtyteve. Prandaj nuk duhet të besohet apo të mendohet që shenjtërit e shpallur janë më të mëdhenj se ata të panjohur apo të pashpallur zyrtarisht nga Kisha. Shenjtërit që kisha i propozon, janë figura shembullore që mund dhe duhet të kenë ndikim pozitiv në jetën e të krishterëve, të cilët, për t’u orientuar në vijën e virtyteve, kanë nevojë për shembuj të mirë dhe ndikim efikas.

Si t’i njohim shenjtërit?Në librin e Daljes vërejmë se si Zoti, për t’iu drejtuar popullit të zgjedhur, preferon Moisiun e

jo Aronin. E pra, Zoti e zgjedh një njeri “inferior” për të komu-nikuar një zbulim hyjnor. Men-taliteti ynë e vë këtë problema-tikë pikërisht në të kundërtën. Për ne shenjti duhet të jetë një yll (one stare) që i kënaq të gjitha idealet tona njerëzore. Por nuk është fare kështu. Shenjti me stilin e tij i thyen të gjitha ato siguritë tona njerëzore, sepse ka gjetur siguri më të mëdha. Shen-jti ka qëndrime të “çuditshme”, nuk përpiqet dhe nuk mundohet t’i dijë të gjitha, por mendja e tij është e drejtuar kah Zoti, kështu që ai e njeh esencialen absolute. Shenjti është një njeri që largo-het prej turmave të njerëzve, dhe kur mundet, largohet gjithnjë prej dukjes dhe lavdisë së kotë. Shenjti na paraqet horizonte të tjera, na ilustron diçka që

nuk është më njerëzore, dhe që është në gjendje të na dhurojë një shpresë stabile. Për shenjtin, Zoti nuk përbën një filozofi, apo një mendim ngushëllues, por është qendra e jetës se tij. Kisha nuk i “bën” shenjtërit, por vetëm i njeh ata, njeh tek ta shenjat dhe ndikimin e Zotit. Shenjtërit nuk kanë nevojë për ligje të shkruara, sepse e kanë zbuluar njëherë e përgjithmonë që ligji i dashurisë është i shkruar në zemrën e vet. Shenjti e njeh vërtet Zotin. Për etërit e kishës, miqtë e Hyjit e njohin Atë që e duan, për ndryshe nuk janë miqtë e tij të dashur! Në këtë mënyrë,duke e njohur Hyjin dhe duke pasur in-timitet me Të, janë të shndërruar dhe pranojnë prej Tij dhuratën e shenjtërisë.

Çka kanë bërë shenjtërit?Të gjithë ata që kanë arritur të nderohen në altarin e shenjtërisë, i kanë jetuar deri në shkallë për-sosmërie këshillat ungjillore e i kanë ushtruar në mënyrë heroike të gjitha virtytet, në mënyrë të posaçme fenë, shpresën dhe dashurinë. Secili prej tyre dallo-het me ndonjë virtyt të veçantë, por të gjithë gati po thuajse i përfshijnë këto tri aspekte fun-damentale të jetës asketiko-mis-tike:

1. Para se gjithash, shenjtë-rit ishin njerëz të lutjes. Ata të gjithë e kanë kuptuar jashtë-zakonisht mirë grishjen e Shën Palit: “jeni të qëndrueshëm në lutje... (Kol 4, 2). Për të qenë të qëndrueshëm, i duhej të moho-nin shumë gëzime të kësaj bote, kështu që ata jetuan të zhytur në Hyjin, sikurse peshku zhytet në ujë dhe pa të s’mund të jetojë.

2. Të gjithë shenjtërit e kanë jetuar dhe zbatuar vullnetin e Hyjit, duke marrë mbi vete me durim të gjitha kryqet e jetës. Sikurse Shën Pali, edhe ata kanë dëshiruar të plotësojnë të gjitha ato që mungonin në vuajtjet e Krishtit, në të mirën e Trupit të Tij, që është Kisha (Kol 1, 24).

3. Të gjithë shenjtërit kanë pasur një dashuri dhe kujdes të madh për të varfrit, të sëmurët, jetimët, të braktisurit dhe për të lënët pas dore nga shoqëria, si dhe për mëkatarët dhe u kanë

ndihmuar atyre në mënyra të ndryshme.

Nderimi i shenjtërve në kontekstin tonë lokalFeja e krishterë tek ne shq-iptarët tashmë është e ditur që ekziston qysh prej shekujve të parë. Edhe pse gjatë historisë ka pasur shumë vuajtje e sakri-fica, megjithatë ajo është ruajtur gjithmonë me “xhelozi”. Ajo ekziston dhe jeton edhe sot e kësaj dite në trojet shqiptare. Në Kishën tonë dhe në jetën fetare të të krishterëve, një vend gjith-monë të pazëvendësueshëm e zë devocioni apo nderimi i shen-jtërve. Këtë e tregojnë emrat e pagëzimit që në shumicën e ras-teve mbajnë emrat e shenjtërve, festat familjare apo pajtoret e familjeve, shenjtërit-pajtorët e famullive; prania e truporeve apo shtatoreve që gjenden nëpër kisha dhe nëpër familje të të krishterëve në Kosovë dhe gjetiu në trojet shqiptare; pjesëmarrja e madhe nëpër festat e famullive, shtegtimet e ndryshme nëpër shenjtërore, sikur ajo në Letnicë, Gjakovë dhe Laç; besimi i plotë në ndërmjetësinë e shenjtërve. Të gjitha këto elemente tregojnë qartazi se në Kosovë dhe në trojet shqiptare, kulti ndaj shenjtërve është jashtëzakonisht i përhapur. Por do të thosha: në drejtim të kërkimit të shpresës, të ndihmës dhe të ndërmjetësimit e jo aq në drejtimin pedagogjik; e kjo do të thotë, që, nga shenjtërit të më-sohet rruga e jetës. Prandaj do të ishte e udhës që gjithë kësaj dashurie, respekti dhe nderi që ekziston për shenjtërit e shpal-lur zyrtarisht nga Kisha, t’i shto-het edhe ky aspekt pedagogjik: të njohim në thellësi jetën e tyre dhe të jetojmë çdo ditë prej shembullit të mirë të tyre, duke e jetuar fenë, shpresën dhe dashurinë në mënyrë heroike. Po e përfundojmë me fjalët e Shën Terezës së Krishtit fëmijë: “shen-jtërit nuk vdesin kurrë, ata nuk plaken kurrë. Janë dhe do të mbesin gjithmonë dëshmitarë të rinisë së Kishës. Ata nuk bëhen kurrë per-sonazhe të të kaluarës. Përkun-drazi, ata janë burra dhe gra të së ardhmes ungjillore, dëshmitarët e botës së ardhshme”.

“Kisha kanonizon, i ngrit në altar ata të cilët me jetë janë të shënuar në ushtrimin e virtyteve heroike, dhe kjo gjë bëhet vetëm pasi që një gjë e tillë

është e pranuar nga një reputacion i gjerë dhe me argumente të vlefshme. Kisha tek shenjtërit nuk sheh asgjë tjetër përveçse miqësinë, dashurinë ndaj Zotit, të shprehur në shërbim dhe përkushtim ndaj vëllezërve.

“Termi apo fjala shenjt mund të themi që rrjedh prej fjalës semitike qâdes, gjë e shenjtë,

shenjtëri, me kuptimin “pres, ndaj” dhe na çon drejt një ideje me ndarjen prej profanës. Origjinën e kësaj fjale mund ta gjejmë edhe prej fjalës latine sancire, që do të thotë i padhunueshëm, i paprekshëm, i pacenueshëm, i pashkelshëm. Në krishterim termi “i shenjtë” e ka kuptimin “i paprekshëm në saje të shëlbimit që vjen prej Krishtit. Prandaj ekuacioni për të krishterët është ky: shenjt baraz me “i paprekshëm”, dhe i “paprekshëm” baraz me i shëlbuar prej Krishtit.

Page 8: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

8

Fragment nga “Traktati kundër herezive”(Lib. 4, 20, 5-7; sc 100, 640-642. 644-648)

Njeriu i gjallë është lavdia e Hyjit; Jeta e njeriut është shikimi i Hyjit

Lavdia e Hyjit jep jetën; për këtë arsye ata që e shohin Hyjin e fitojnë jetën. Dhe pikërisht për këtë arsye ai që është i paar-ritshëm, i pakuptueshëm dhe i padukshëm, bëhet i dukshëm, i kuptueshëm dhe i arritshëm nga njerëzit, për t’u dhënë jetën atyre që e kuptojnë dhe e shohin. Është e pamundur të jetohet nëse nuk e kemi pranuar jetën, por jetën nuk mund ta kemi ndryshe, veçse me pjesëmarrje në qenien hyjnore. Kjo pjesëmar-rje qëndron në pamjen e Hyjit dhe në të shijuarit e mirësisë së tij.

Njerëzit, pra, do ta shohin Hyjin për të jetuar, dhe do të bë-hen të pavdekshëm dhe hyjnorë në saje të shikimit të Hyjit. Kjo gjë, siç thashë edhe më parë, ishte zbuluar në profetët në trajtën e një shëmbëlltyre, që do të thotë se Hyji ishte parë nga njerëzit që e bartin Shpirtin e tij dhe e presin gjithmonë ardhjen e tij. Kështu Moisiu në Ligjin e përtërirë pohon: Sot e kemi parë se Hyji mund të flasë me njeriun dhe njeriu të mos vdesë (khs. Lp 5, 24).

Ai që bën gjithçka me tërë madhërinë dhe pushtetin e tij, që është i papashëm dhe i papërshkrueshëm për të gjitha qeniet që ai vetë i ka krijuar, nuk mbetet i panjohur; vërtet të gjithë, nëpërmjet Fjalës së tij, mësojnë se Ati është Hyji i vetëm, që i përmban të gjitha gjërat dhe u jep të gjithave qenien, siç është shkruar në Ungjill: “Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm – që është Hyj, një natyre me Atin, Ai bëri të njihet” (Gjn 1, 18).

Që nga fillimi, pra, Biri është ai që e zbulon Atin, sepse ai ësh-të me Atin që nga fillimi dhe Ati me të, dhe i ka shfaqur gjinisë njerëzore në kohën e volitshme vegimet profetike, dallueshmë-rinë e dhuntive, misteret dhe lavdërimin e Atit sipas një para-caktimi krejtësisht të rregullt dhe krejtësisht në harmoni. Dhe ku ka rregull ka dhe harmoni, dhe ku ka harmoni ka edhe kohë të volitshme, e ku ka kohë të volitshme ka edhe dobí.

Për këtë arsye, Fjala është bërë mbarështues i hirit të Atit për njësimin e njerëzve, për dobinë e të cilëve e ka rregulluar gjithë “ekonominë” e shëlbimit, duke u treguar Hyjin njerëzve, dhe duke ia paraqitur Hyjit njeriun. Por e ka ruajtur padukshmërinë e Atit, që njeriu mos ta përçmojë Hyjin dhe të ketë gjithmonë diçka drejt së cilës të tendoset. Në të njëjtën kohë e bëri Hyjin të dukshëm për njerëzit me shumë ndërhyrje të provanisë së tij, që njeriu mos të lihej krejtësisht pa Hyjin, dhe të binte kështu në asgjësinë e tij, sepse njeriu i gjallë është lavdia e Hyjit dhe jeta e njeriut është shikimi i Zotit. Nëse pra zbulimi i Hyjit nëpërmjet krijesës i dhuron jetën të gjitha krijesave që gjenden mbi tokë, shumë më tepër zbulimi i Atit që bëhet përmes Fjalës, është shkak i jetës për ata që e shohin Hyjin.

SHKRUAN:Don Marjan DEMAJ

U lind rreth vitit 130 në Smir-në apo diku në rrethinën e

saj. Si i ri kishte pasur rast të dë-gjonte Polikarpin. Ireneu jetonte në një vend të intelektualëve teo-logjikë. Së këndejmi, edhe Ireneu ishte pajisur me një dije të tillë. Nuk dihet shkaku i shkuarjes së tij në Gali. Në vitin 177 Ireneun e shohim të jetë i deleguari i martirëve të Lionit për çështjen e montanizmit te papa Eleuteri. Po të njëjtin vit vdes ipeshkvi i Lionit Potini. Në vend të tij zgji-dhet ipeshkëv Ireneu.

Vdes si martir në moshën e shtyrë, 70-vjeçare. Martirizohet sikurse të parët e tij, bashkë me dyzetë besimtarë. Nuk dihet sak-tësisht data e vdekjes. Vdes rreth v. 202, gjatë sundimit të mbretit Sep-timium Severit, salvues i Kishës.

Veprimtaria e tij kryesore ishte shpallja e Ungjillit në Gali dhe në mënyrë të veçantë ai luf-toi kundër agnosticizmit.

Shën Ireneun, si teolog dhe bari të zellshëm, e hasim në disa vende si ndërmjetësues pajtimi mes rrymave të ndryshme në Kishë në kohën e tij, në veçan-ti rreth çështjes së montanizmit kur ai i sugjeron papës Viktorit

të mos e dënojë me ngut, por le ta ketë në dispozicion një kohë shqyrtimi. Po ashtu Ireneun e hasim të pranishëm në të a. q. “nyjën pashkvore” mes Kishës në Azi të Vogël dhe Romës. Ire-neu këtu ndërmjetësoi që mos të shkaktohet ndarja eventuale mes kishave, por të arrihet pajtimi për sa i përket datës se kur duhet të kremtohet dita e Pashkës.

Veprat teologjike Sipas Euzebit, Ireneu shkroi shumë vepra në gjuhën e tij amtare greke. Nga to, janë të ruajtura vetëm dy: Adversus haer-eses (Kundër herezive - gnozës) dhe Demonstratio praedikatio-nis apostolicae - gr. Epideixis tou apostoliku kerygmatos (Paraqitja e predikimit apostolik).

Vepra e parë ka pesë libra. Është e shkruar rreth viteve 178 – 188. Kjo vepër flet kundër gnos-tikëve dhe herezive në tërësi. Për sa i përket stilit të shkrimit, ka një bazë të fortë teologjike. Si shembull e merr gnozën e Va-lentinit. Në librin e tretë përdor Shkrimin e Shenjtë, sidomos librat e Besëlidhjes së Vjetër.

Libri i katërt flet kundër gnostikëve për Domini sermones (Fjalimet e Zotit), duke cekur bashkësinë e dy Besëlidhjeve, e cila paraqet argumentin theme-

lor në këtë polemikë. Libri i pestë flet mbi të ngja-

llurit e korpit (trupit), të cilën gjë e mohojnë gnostikët, dhe në fund flet mbi eskatologjinë.

Vepra e Ireneut është një bu-rim i çmueshëm për historinë e Kishës, po edhe për letërsinë, sepse ai, për t’i kundërshtuar herezitë, ka përdorur veprat ori-gjinale të atyre shkrimtarëve të cilët i kundërshton. Po ashtu, ai paraqet themelet e para teologjike sistematike kishtare.

Vepra e dytë Demonstartio praedikationis apostolicae, e cila është gjetur më 1904 në përkthi-min armen, është vepër e të gjitha të vërtetave të fesë dhe mjaft e thjeshtë. Një si tendencë e parë, del pikësynimi për të krijuar një katekizëm biblik. Libri ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë flet mbi simbolin e fesë (Besojma) dhe të vërtetat e fesë (Zoti, kri-jimi, njeriu, rënia e tij në mëkat, historia e shëlbimit, mishërimi i Jezu Krishtit dhe shëlbimi). Pje-sa e dytë është kristologjike, ku e përpunon plotësimin e profetizi-mit mesianik të Jezu Krishtit.

M. Dufourcq e ka vlerësuar Ireneun kështu: “Ai e ka rrënuar agnosticizmin dhe ka themeluar teologjinë katolike.” Harnacku thotë se Ireneu i ka dhënë teolo-gjisë përmbajtjen.

Page 9: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

9

SHKRUAN:P. Shtjefën DODES SJ

Në takim me shumë çif-te bashkëshortore shpesh

herë këshilltarët familjarë mbe-sin me gojë hapur duke e pyetur veten: a thua me të vërtetë ësh-të e mundshme që pas dhjetë e më shumë vjetëve të një jete të përbashkët, këta njerëz aq pak po u njohkan ndërmjet veti, aq pak po ditkan njëri për tjetrin? Vetëm para se të ndahen ia zbu-lojnë njëri-tjetrit atë që me vite e kanë mbajtur brenda. Është da-shur që të urrehen ndërmjet veti në mënyrë që ta shprehin atë çka mendojnë përnjëmend njëri për tjetrin. Shumë nga ajo çka thonë para ndarjes së martesës, ndodh të jetë me plot të panjohura të njëri-tjetrit ose të njohjes së gabuar të njëri-tjetrit. Shumica prej çifteve me ofshamë kon-statojnë: “Po ta kisha ditur këtë më herët, ndoshta nuk do t’ ish-te shkaktuar e gjithë kjohja! Po përse nuk ma ke thënë këtë më parë?”

Njohja e shoqi-shoqit te çifti martesor është kusht i domos-doshëm jo vetëm i dashurisë së suksesshme martesore, por edhe i aftësisë për të qëndruar i pa-mposhtur nga vrullet e të përdit-shmes bashkëshortore shpesh-herë të pakëndshme dhe të mundimshme. Çiftet që njihen mirë njëri me tjetrin janë të gat-shëm t`iu bëjnë ballë ndodhive shumë të vështira dhe konflikte-ve. Sa më shumë të njihen dhe të kuptohen në mes veti, aq më lehtë e mbajnë kontaktin, lidhjen e ndërsjellë, kur kjo lidhje lëku-ndet.

Ndoshta edhe Ju, i dashur lexues, e dashur lexuese, e keni atë ndjenjën se çifti yt apo anë-tari i familjes nuk po të dëgjon si duhet. A jeni të sigurt se edhe Ju vetë jeni duke e dëgjuar me vëmendje partnerin tuaj apo anëtarin për të cilin po anko-heni?

Çka domethënë të dëgjosh?Me vetë faktin se qëndrojmë përballë një tjetri, se çka ai/ajo është duke thënë; se ne zërin ia dëgjojmë; nuk do të thotë au-tomatikisht që ne jemi duke dëgjuar si duhet. Të dëgjosh, para së gjithash, domethënë se ne jemi duke provuar të kuptojmë

atë çfarë është duke na thënë personi përballë.

Shpesh herë ndodh që zëri i tjetrit mund të jetë aq familjari-zues, aq shumë jemi mësuar me të, sa që atë çfarë ai/ajo thotë za-konisht e marrim si të vetëkup-tueshme dhe mendojmë se nuk është diçka e re. Prandaj mund të ndodhë që thjesht në vend që të dëgjojmë, të jemi me mendime krejt diku tjetër.

Kështu shkruan psikoterapisti Brajsha: “Më kujtohen eksperi-mentet me çiftet martesore për këtë temë. Të dytë i kam kon-trolluar/pyetur për të dhënat më banale për partnerin e tyre bash-këshortor. Rezultatet kanë qenë demoralizuese. Shumica nuk i kanë ditur të dhënat elementa-re personale të bashkëshortit/es, problemet e tij apo të saj në punë, hobitë, dëshirat, nevojat, shpresat, arsyet e pakënaqësisë, ndjenjat e vërteta dhe përjetimet lidhur me jetën e tyre intime. E kam ndjerë veten sikur po i pyes disa kalimtarë të rastësishëm, disa të panjohur të ndër-sjellë, të huaj dhe jo çifte martesore që jetojnë ash-tu me vite të tëra.”

Nuk duhet harruar, që, nëse ne nuk dëgjojmë si duhet, atëherë as nuk mund të kapim/të kup-tojmë si duhet, se si është duke e ndjerë ai/ajo ve-ten, mirë apo keq, dhe çka është duke kërkuar ai/ajo prej nesh. Për këtë arsye shpeshherë fare nuk e vërejmë, a është ai tjetri i/e mërzitur apo i/e gëzuar, me çka është duke u marrë dhe a është duke dashur vërtet të na thotë diçka të rëndë-sishme. Nëse e shikojmë fillimin e martesës është interesante se kjo atëherë nuk ka ndodhë kë-shtu. Shumica e vërtetojnë se këto doherësh i kanë ditur, por i kanë harruar. Nuk është pra fjala për mosnjohjen primare të shoqi-shoqshme, por për atë se-kundare. Është fjala, thotë Braj-sha, për një proces të tëhuajësi-mit të ndërsjellë, të një interesi gjithnjë e më të vogël për njëri-tjetrin, të venitjes së dashurimit dhe dashurisë së parë, të një shndërrimi të bashkësisë marte-sore në një “bujtinë bashkëshor-tore”, “një `fast-food`-restorani

bashkëshortor”, “të një stacioni autobusash bashkëshortorë”, në të cilat vende shkurt takohen të panjohurit dhe kalimtarët e rastësishëm, prej të cilëve as që mund të pritet që njëri për tjet-rin të dinë diçka më shumë.

Disa këshilla për komuni-kimin në familje Të dëgjosh domethënë edhe ta kesh vëmendjen. Shumë prej nesh gjatë kohës kur tjetri flet, tashmë mendojmë për kundërargumen-tet apo kundërshtimin tonë. Në këtë mënyrë me mendime nuk jemi te bashkëbiseduesi, por shumë më shumë te vetvetja. Shtrohet pyetja, si atëherë mund të dëgjosh në mënyrë të drejtë. Të dëgjuarit e njëmendtë kërkon pak disiplinë, kërkon që të më-sohemi, në mënyrë që të jemi

dëgjues aktivë dhe konstruktivë. Mund të provojmë qysh sot

një ushtrim të vogël, duke pro-vuar që ulur apo në këmbë para tjetrit ta përsërisim saktë atë çka pikërisht e dëgjuat prej tjetrit. Sa më e komplikuar dhe gji-thëpërfshirëse të jetë e thëna, aq më vështirë do të jetë ripër-sëritja. Në këtë ushtrim provoj-më njëri-tjetrit t`ia përsërisim fjalët, mirëpo duke e pasur para sysh se këtu nuk kemi të bëjmë me të pasurit të drejtë apo jo. Ndihmon shumë nëse në fillim gjendet një person neutral, në mënyrë që, si person i tretë, të na provojë objektivisht përsë-ritjen tonë. Kryesorja është që ta provoni njëri-tjetrin sa mirë dëgjoni dhe sa mirë e kupto-ni njëri-tjetrin. Këtë ushtrim mund ta bëni dyanshmërisht.

Detyra e dëgjuesit është që në këtë ushtrim të vendoset në shpirtin e tjetrit.

Ekzistojnë njerëz, të cilët, pasi fillojnë të flasin, duket se nuk e kanë njet të ndalen. Ka edhe bashkëbisedues, të cilët më mirë fshihen pas fjalëve të të tjerëve. Për të dyja rastet vlen rregulli: jo monolog, sepse monologu nuk është bisedim.

Kur bisedojmë me tjetrin, ishte dashur ta kemi gjithmonë parasysh, se na duhet edhe koha e atij që është përballë nesh. Ne, për fat të keq, harrojmë shpesh-herë, që në një bisedë nuk e harxhojmë vetëm kohën tonë, por edhe të tjetrit. Për këtë ar-sye është e rëndësishme, herë pas here t`ia sqarojmë vetvetes, se personi përballë nesh po na dhu-ron kohën e vet. Ta përdorim me

kujdes këtë kohë dhe jo vetëm ta shfrytëzojmë dhuratën. Nuk është e çuditshme, kur tjetri nuk ka më vullnet, të mos bisedojë me ne, kur vetëm ne dëshirojmë të flasim dhe tjetrit nuk i jepet rasti.

Ekzistojnë njerëz me karakte-re të ndryshme biseduese. Disa bi-sedojnë me gjallëri dhe janë shu-më kuvendarë, disa të tjerë janë më shumë të qetë dhe të tërhe-qur. Veti të tilla të ndryshme çojnë shpesh në mosbaraspeshë në pjesëmarrjen në bisedë, me të cilën të dy dëshirojnë të jenë të kënaqur. Këtu duhet të kihet para sysh që një mosbaraspeshë e tillë të mos manifestohet vazhdi-misht dhe të mos grumbullohen me kohë shumë gjëra tek personi që është më shumë i heshtur.

Qëllimi nuk është përthyerja

në drejtim të kundërt apo ndry-shimi total vetëm p.sh. që një njeri më pak kuvendar tani të bëhet gojëtar i fortë. Shumë më e rëndësishme është të dallo-het se në komunikim gjithmo-në marrin pjesë dy njerëz. Një njeri vetë nuk mund ta mbajë një komunikim funksional. Për këtë arsye duhet të kontribuojnë të dyja anët. Vetëm kështu ko-munikimi mund të jetë efektiv, i qëndrueshëm.

Ta marrësh përgjegjësinë në marrëdhënie do të thotë ta ndjesh veten të përgjegjshëm për një komunikim efektiv. Këtu, prej pjesës më mirë të heshtur kërko-het që diçka më shumë të thotë, kurse prej pjesës më mirë kuve-ndare, tjetrit t`i japë më shumë hapësirë për të folur.

Natyrisht se të gjithë ne kemi

aso fazash në jetë, në të cilat kemi nevojë të madhe veçanërisht për të biseduar, p.sh. kur nuk e ndiej-më veten mirë apo kur punojmë për të zgjidhur një problem. Atë-herë është në rregull më shumë të flasësh se tjetri. Mirëpo nuk do të duhej këtë ta shpërdoroj-më. Një bisedë është një ngjarje në mes dy njerëzve. Prandaj du-het pasur parasysh baraspeshën në mes të dy pjesëmarrësve në bisedë.

Për ta ruajtur jetën cilësore në familje dhe martesë, për ta mbajtur dhe për ta rigjallëruar gjithmonë sërishmi dashurinë bashkëshortore, përveç “miqësi-së martesore” është e nevojshme edhe njohja e shoqishoqme e çiftit martesor ose, thënë më shkurt, “njohja bashkëshortore” – njohja e njëri-tjetrit.

Në jetën familjare dhe në zhvillimin e anëtarëve të saj, komunikimi i bazuar në njohjen e njëri-tjetrit është themeli,

pa të cilin ajo shembet dhe tretet. Eksperienca e jetës tregon se një komunikim i mirë është i domosdoshëm për një

marrëdhënie funksionale. Nëse jemi në gjendje të flasim në mënyrë konstruktive, atëherë mund të zbulojmë te njëri-

tjetri gjithnjë gjëra të reja, t`i tejkalojmë së bashku krizat dhe kështu ta formojmë një jetë të përbashkët më të lumtur

dhe më të kënaqshme. Mirëpo, shpeshherë pikërisht komunikimin me partnerin/partneren apo me anëtarët e familjes

e lëmë pas dore.

Page 10: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Don Agim QERKINI

Jeta

Giovanni Battista Montini – Papa Pali VI, u lind më

26 shtator 1897 në Concesio, në rajonin e Brescia-s. Prindë-rit e tij Giorgio Montini dhe Giuditta Alghisi kishin edhe dy fëmijë tjerë: Ludovikun dhe Francesco-n. Pas shkollimit të rregullt 19-vjeçar, ai hyn në semi-nar dhe në vitin 1920 shugurohet meshtar. Pastaj do të vazhdoj studimet teologjike dhe të drej-tësisë në Universitetin Papnor të Gregorianës në Romë.

Në vitin 1923 papa Piu XI e dërgon me detyrë në nunciaturën e Varshaves, mirëpo për shkak të arsyeve shëndetësore largohet nga kjo detyrë. Pas kësaj, do të punoj në Sekretarinë e Shtetit, në kohën e kardinalit Gaspari, ndërsa prej vitit 1931 ligjëron në Akademi historinë e diplomaci-së. Më vonë do të punojë edhe si bashkëpunëtor i ngushtë i sekre-tarit të Shtetit, kardinalit Euge-nio Pacelli, i cili më 1939 do të zgjidhet papë me emrin Piu XII. Ky bashkëpunim me Papën do të vazhdoj edhe më vonë, deri kur, më 1954 Piu XII e emëron për arqipeshkëv të Milanos. Katër vite më vonë Papa Gjoni XXIII e emëron kardinal.

Në tetor 1962 do të filloj pu-nimet Koncili II i Vatikanit. Më këtë rast, Papa dëshiron të zba-toj, siç thoshte ai, aggiornamen-to, d.m.th., përditësim në Kishë. Mirëpo, këtu duhet përmendur faktin se, Papa Gjoni XXIII nuk kishte një program kon-kret të zhvillimeve të punimeve të Koncilit, kështu që, Kardinali Montini do të krijoj një rend të shkëlqyer i cili bëri që Koncili të ecën mbarë. Ai në 11 faqe të shkruara me dorë do të propo-zoj vijën e qartë të këtij progra-mi, si nga përmbajtja ashtu edhe për nga organizimi, duke marrë edhe mbështetjen e shumicës së ipeshkvijve me çka i sigurohet e ardhmja Koncilit. Papa Gjoni XXIII vdesë tetë muaj më vonë, kështu që ndërpriten punimet e Koncilit dhe procedohet me zgjedhjen e Papës së ri. Në kon-klava do të marrin pjesë 80 kar-dinaj dhe në raundin e pestë të zgjedhjeve më 21 qershor 1963, Giovanni Battista Montini zgje-dhet pasardhësi i shën Pjetrit, i 262 me radhë, duke marrë em-rin Pal, sipas shembullit të Palit apostull.

PontifikatiPapa Pali VI, që në fillim të pon-tifikatit vendosë që shërbesën e tij papnore ta orientojë në katër drejtime: a) vazhdimin e Kon-cilit; b) bisedimet për bashkim me

Kishën e Lindjes; c) paraqitja më e hapur ndaj kishave të krishtera Perëndimore dhe d) hapja e Kishës ndaj botës moderne. Kështu, Papa pothuajse në të gjitha fjalimet e veta apo edhe në udhëtimet që do t’i ndërmerr, do të ketë për bazë të paktën një prej këtyre pikëqëllimeve.

Është me rëndësi të thekso-het se Papa Pali VI, në veçan-ti do të vihet në mbrojtjen e të varfërve. Papa Pali VI është Papa i parë, i cili në vizitat e tij pa-storale përdori aeroplanin dhe i pari që do t’i vizitoj pesë kon-tinentet. Udhëtimi tij i parë do të jetë gjashtë muaj pas zgjedh-jes Papë edhe atë pikërisht në Tokën e Shenjtë. Në dhjetor të vitit 1964 ai do të vizitoj Indinë, me ç’rast i akuzon popujt e pasur e të industrializuar për shkak të mos solidarizimit me të varfëri-të. Ndërsa, një vit më vonë Papa viziton edhe SHBA-të, dhe me këtë rast në Kombet e Bashkuara në Neë York mbanë fjalimin që ia kushton paqes dhe stabilitetit botëror.

Pas përfundimit të Koncilit, themelohen Komisione të ndry-shme papnore, të cilat do të ndih-mojnë në aplikimin e normave te reja dhe përfundimeve që kishte sjellë Koncili. Për besimtarët më e rëndësishmja ishte ndryshimi i riteve. Mesha tani duhej krem-tuar me fytyrë kah populli, dhe

përpos kësaj, edhe ndryshimet tjera që ishin ndërmarrë, ishin pranuar mirë dhe e gjithë kjo do t’i jep një frymë te re Kishës së përgjithshme.

Akti tjetër historik do të jetë takimi i Papës Palit VI me Pa-trikun ortodoks Atenagorën, me prejardhje shqiptare, më 1964 kur do ta ndërpresin ekskomuniki-min e ndërsjellë në mes Romës dhe Konstantinopolit, me të cilin në vitin 1054 ishin larguar Lindja dhe Perëndimi, duke shkaktuar ndarjen e thellë mes veti.

Papa Pali VI do të quhet “Papa i paqes” dhe “Papa shteg-tar”, pikërisht për shkak të udhë-timeve që do të ndërmerr edhe në të ardhmen.

Enciklikat e Papës Palit VIEnciklika (nga greqishtja enkýk-los, “në rreth”) është një letër pas-torale e Papës për Kishën Kato-like mbi argumentet doktrinale, morale apo sociale, drejtuar ip-eshkëvijëve të Kishës Katolike, e përmes tyre gjithë besimtarëve.

Përveç 20 Kushtetutave dhe shumë Letrave tjera apostolike, të shpallura nga Shenjtëria e tij Papa Pali VI, po përmendim këtu 7 Letrat enciklike të tij: Ecclesiam Suam (6 gusht 1964); Mense Maio (29 prill 1965); Mys-terium Fidei (3 shtator 1965); Christi Matri (15 shtator 1966); Populorum Progressio (26 mars

1967); Sacerdotalis Caelibatus (24 qershor 1967); Humanae Vitae (25 korrik 1968).

Secila prej këtyre Encikli-kave padyshim ka rëndësinë e vet për mbarë Kishën, por në disa prej tyre, Papa do të trajtoj edhe interesin mbarë njerëzor. Në rend të parë duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve (Populo-

Me rastin e 30-vjetorit të kalimit në

paraqesim në pika të shkurtra para le

reformave konciliare, ekumenizmit, d

çështje kyçe: moralin njerëzor duke ve

mos ndaj të varfërve. Ndërhyrjet e tij

nevojë dhe detyrë e Kishës edhe në dit

MStema e Palit VI

CM

YK

Page 11: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

rum Progressio). Në këtë encik-likë Papa shpalos vizionin e vet për një botë më të drejtë duke ngritur zërin për botën e Tretë dhe duke ftuar të pasurit në so-lidaritet.

Pastaj, enciklika Humanae Vitae në të cilën Papa përqe-ndrohet në vlerat njerëzore, duke theksuar se dashuria në

martesë duhet të gëzojë deri sa të jetë e mundur lindja e fë-mijëve. Në këtë enciklikë Papa i ndalon mjetet kontraceptive. Kjo Letër e tij deri sa në Ame-rikën latine pranohet mirë, ajo do të jetë në qendër të kritikave të botës moderne, sidomos në Gjermani.

Në enciklikën Sacerdotalis

coelibatus Papa do të insistoj në domosdoshmërinë e celibatit të meshtarëve. Në vitet pas Kon-cilit ai i laicizon mbi 30 mijë meshtarë, dhe siç kishte pohuar edhe vet: ky kishte qenë kryqi më i madh i tij.

Papa Pali VI do të vazhdojë të sjell risi në Kishë edhe duke u caktuar ipeshkvijve kohën e pensionimit kur të mbushin 75 vjet, që një kardinal me të mbushur 80 vjet nuk mund të zgjedhet papë, pastaj do të zgjeroj dhe ndërkombëtarizoj Kolegjin e kardinajve, sikundër dhe cakton që në konklava nuk duhet të ketë më shumë se 120 kardinaj.

Herën e fundit kur Papa Pali VI del para publikut është 9 maji i vitit 1978, në Meshën përkujti-more për politikanin Aldo Mora i cili ishte një mik i tij.

Më 6 gusht 1978 Papa Pali VI vdes papritmas nga pasojat e një sulmi kardiak në pushi-moren e tij në Castel Gandol-fo. Para se të vdiste kishte ci-tuar Shën Palin: “Tash mund të shkoj i qetë. Luftën e mirë e luftova, vrapimin e kreva, fenë e ruajta”. Trupi i tij është bartur në Vatikan. Përkundër të gjith-ave, pontifikati i Papës Palit VI është një prej më të rëndësish-mëve të shekullit XX, Papë të cilin e karakterizoi reforma dhe dialogu.

ë amshim të Papës Palit VI, njeriu i cili i dha aq shumë Kishës dhe mbarë njerëzimit, po e

exuesve figurën e tij, me qëllim që të rikthejmë kujtimin për të dhe punën e tij të vrullshme rreth

dialogut dhe paqes. Mësimi i tij në Letrat e shumta dhe veçmas në Enciklika, ndër tjera prekë dy

eçuar të drejtat e njeriut, dhe anën sociale të tyre, të cilën do ta shpreh me një kujdes të madh sido-

ij në këto fusha, të cilat do të bëjnë kthesë të madhe për mbarë shoqërinë, vazhdojnë të jenë aktuale,

tët e sotme.

Me rastin e 30 vjetorit të vdekjes së Papës Palit VI (1978-2008)

CM

YK

Page 12: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

Kush janë shqiptarët në Maqedoni, sa janë? Ku janë shqiptarët e krishterë atje, a ka të tillë, apo çfarë ishte fati i tyre?A. Xhaferri: Shqiptarët, kudo

qofshin ata, janë shqiptarë pa marrë parasysh juridiksionin administrativ, besimin, bindjet ideologjike, dialek-tin, larushinë folklorike etj. Deri më tani kemi funksionuar, në momentet më të vështira historike, si një komb, sidomos gjatë krizës kosovare, kur u arrit një homogjenitet, një kohezion impresiv, pa marrë parasysh dalli-met.

Jemi një komb, ngaqë pajtohemi rreth çështjeve më të rëndësishme që formojnë identitetin kombëtar:

jemi popull autokton, me origjinë evropiane, pasardhës të ilirëve;jemi ndër evropianët e parë që nga vetë apostujt e pranuam krishterimin;flasim një gjuhë, tashmë edhe të standardizuar, që është njëra nga 6 gjuhët fundamentale evropi-ane;pranojmë se kemi histori të për- bashkët, pa dallime sinjifikante në interpretim;pranojmë se kemi një kulturë; i nderojmë pa dallime person- alitetet historike, kulturore kom-bëtare;kemi gjetur dhe pranuar for- mulën për tolerancën fetare, atë të Pashko Vasës, që është shndër-ruar në maksimë obliguese për të gjithë shqiptarët; ”Feja e shqip-tarit është shqiptaria”;dëshirojmë të jetojmë, të ve- projmë dhe ta ndërtojmë bashkë ardhmërinë tonë, etj.Këto janë bindje të pamohue-

shme të çdo shqiptari. Deri më tani nuk kemi opsione të kundërta që do t’i kontestonin këto përcaktime. Na-tyrisht që ka dallime të ndryshme që krijojnë identitete dytësore apo tre-tësore, ashtu si në radhët e çdo po-pulli tjetër.

Pra, shqiptarët e Maqedonisë janë një pjesë përbërëse e kombit që kanë të njëjtin identitetet (histori, gjuhë, traditë, kulturë) dhe gatishmëri që të frymojnë njësoj si pjesëtarët e tjerë të kombit shqiptar. Nga gjiri i popullit shqiptar të Maqedonisë dolën dy nobelistë: Nëna Terezë dhe Ferid Muradi. Sipas të dhënave të ndryshme, bie fjala, numrit të fillo-

ristëve në Maqedoni më së paku 1/3 e popullsisë janë shqiptarë, të cilët vazhdojnë ta ndërtojnë identitetin kombëtar mbi principet e njëjta si në hapësirat e tjera shqiptare. Këtë proces të kombformimit do ta për-shpejtojnë dy universitetet që fun-ksionojnë në Tetovë.

Në Maqedoni kanë lënë gjurmë të pashlyeshme shqiptarët e krish-terë të ritit katolik, duke filluar nga Pjetër Bogdani deri te Nëna Terezë, pastaj ata të ritit ortodoks që ba-nojnë në rajonin e ashtuquajtur të Rekës, rreth Gostivarit. Ata flasin një gegërishte të pastër, madje sipas disa gjuhëtarëve më të kulluar se ge-gërishtja e vëllezërve të tyre mysli-manë që është një fenomen atipik,

i rrallë. Josif Bageri, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, ka qenë shqiptar ortodoks i këtyre anëve. Në Manastir dhe rrethinë ekzistojnë gjurmët e shqiptarëve protestantë, kryesisht pasardhësit e familjes Qi-riazi. Mjerisht, për shkaqe të ndry-shme, identitetin kombëtar e kanë ruajtur vetëm të krishterët katolikë. Ata kryesisht jetojnë në Shkup.

Këtu, në Ballkan, lindi një shtet i ri, Kosova. Ka shumë të tillë që provojnë ta krijojnë edhe një komb të ri, të quajtur ‘kosovar’ dhe ndoshta edhe një gjuhë të re ‘kosovare’. A është kjo një pasurim, begatim apo një ‘sakatim’ i qenies sonë si shqiptarë?

A. Xhaferri: Edhe me këtë rast do të verifikohet se jemi popull ev-ropian. Evropianët kanë veti që të krijojnë një strumbullar të përbash-kët. Në Evropë ndjenjat kombëtare kanë luajtur një rol antagonist, ndër-tues dhe rrënues. Ndjenja kombëtare ndikoi që të bashkohen feudet dhe të krijohen shtetet moderne nacio-nale, siç ishte rasti me Gjermaninë dhe Italinë, po ashtu ndjenjat kom-bëtare ndikuan që të shformohen pe-randoritë mbinacionale siç ishte ajo austro-hungareze. Nacionalizmi ësh-të rrëfim evropian. Latinët kanë një maksimë që u vërtetua katërçipërisht në Evropë: “Quius lingua eius regio” (“E kujt gjuha - e tij toka”). Prandaj mendësia evropiane prodhonte kon-

cepte që e përforconin kohezionin e brendshëm, që krijonin identitetin e përbashkët. Ndonëse gjermanish-tja, anglishtja, frëngjishtja, italish-tja, spanjishtja etj. kanë dialekte të ndryshme, shpeshherë me dallime të thella, megjithatë, për interesa kom-bëtare, komunikuese, politike këto gjuhë u standardizuan. Sipas teori-së gjuhësore, dialektet kanë qenë të mjaftueshme për komunikim vetëm në periudhën e feudalizmit, kur çdo feud kishte dialektin e vet. Shteti kombëtar, i formuar me bashkimin e feudeve, për nevoja pragmatike, komunikuese, por edhe për interesa kombëtare kërkon dhe detyrimisht e krijon gjuhën standarde. Çdo gjë, nëse dëshirohet te ruhet, duhet të

normativizohet, të standardizohet. Bie fjala, në bibliotekat moderne res-pektohen standardet e mikroklimës që e ruajnë librin nga dëmtimet. Kështu është edhe me gjuhën. Nëse duam ta rruajmë gjuhën, atë ind të ve-tëm të përbashkësisë, të unitetit tonë, duhet ta kultivojmë dhe ta respektoj-më gjuhën standarde shqipe, ashtu si ruhet anglishtja që përdoret njësoj prej SHBA-ve deri në Australi, prej Afrikës së Jugut deri në Britaninë e Madhe. Kjo vlen edhe për gjuhët e tjera evropiane, pos për gjuhët sllave që shumohen artificialisht, gjithnjë në funksion të ekspansionizmit.

Zërat për krijim të kombit të ri dhe gjuhës së re në Kosovë janë jo serioze, ngaqë vijnë nga margjinat e shoqërisë. Deri më tani elita politike dhe shkencore e Kosovës e ka ruajtur atë frymë kombëtare të përuruar në periudhën e Rilindjes kombëtare.

Për mua, këto ide për komb dhe gjuhë të re janë absurde dhe në fun-ksion të shkërmoqjes së kapaciteteve kombëtare të shqiptarëve.

U bënë 130 vjet nga Lidhja e Prizrenit, a i kanë arritur shqiptarët synimet e veta si popull, apo duhet të presim edhe 130 vjet të tjera?A. Xhaferri: Disa thonë se shqip-

tarët vonë paskan krijuar vetëdi-jen kombëtare. Edhe pse për këtë tezë mund të gjenden argumente të shumta, megjithatë mendoj se rasti shqiptar është një raritet historik. Të gjithë popujt e lashtë, shqiptarët janë popull i lashtë, janë zhdukur, ose janë asimiluar. Po ashtu të gjitha gjuhët e lashta janë të vdekura, pos shqipes. Së këndejmi, shqiptarët, si popull ati-pik, pa sponsorë të fuqishëm, arritën çuditërisht të mbijetojnë në rajonin më frekuent të botës, ku dyndeshin fise aziatike, ku përplaseshin interesa, kultura, qytetërime nga më të ndrysh-met. Mbijetesa e shqiptarëve është një mrekulli hyjnore. Ky proces i mbi-jetesës dhe i kombformimit vazh-don. Lidhja e Prizrenit, Konferenca e Londrës, Konferenca e Rambujesë apo kjo e fundit e Vjenës, janë shkallë që kujdesshëm na shpijnë drejt për-fundimit të procesit të shtetformimit dhe kombformimit të shqiptarëve. Ky proces zhvillohet në Evropë dhe këtë fakt s’duhet të harrojmë asnjëherë. Ve-tëm me interiorizim të vlerave dhe të standardeve evropiane mund ta përfu-ndojmë suksesshëm këtë proces.

Të gjithë ata që flasin shqip, a janë një komb? A e kemi të njëjtin identitet të gjithë, kur i kemi parasysh divergjencat dhe dallimet brenda përbren-da, në kulturë, në gjuhë, në të shprehur, në të menduar, në religjion?A. Xhaferri: Është krijuar një kon-

fuzion i madh lidhur me semantikën (domethënien) e nocioneve etni, po-pull, komb, identitet. Të gjithë ata që flasin shqip politikisht mund të jenë një komb, në kuptim të pjesëtarit, të qytetarit, të bartësit të nënshtetësisë të një shteti, të cilët janë të barabartë para ligjit. Këtë interpretim e për-uruan francezët. Ata ishin të parët që e krijuan shtetin nacional, pra kombëtar. Mirëpo, ky nocion kishte në thelb konotacionin politik dhe jo etnik. Të gjithë qytetarët e Francës që e kanë nënshtetësinë franceze, trajto-heshin si francezë, pa marrë parasysh etninë, racën, besimin. Ky përcaktim ishte revolucionar për atë kohë, ngaqë qytetari nuk trajtohej më si pronë e një feudali, konti, princi apo mbre-tit, por qytetar i lirë që gëzonte të drejtat e njëjta si të gjithë të tjerët. Maksima e kësaj risie revoluciona-re ishte:”Egalite, fraternite, liberte” (“Barazi, vëllazërim, liri”). Te gjerma-nët situata ishte ndryshe. Ata, të nda-rë në feude të ndryshme (në Evropë në shekullin XV kishte afër 500 shte-te) e shfrytëzuan përkatësinë etnike, origjinën e njëjtë për ta krijuar shtetin e tyre të përbashkët. Së këndejmi, në Evropë zhvillohen dy procese kom-bformuese. I pari mbi parimet poli-tike, sipas modelit jakobin francez (të gjithë shtetasit Francës janë francez) dhe i dyti mbi parimet etnike, prej-ardhjes së njëjtë (koncepti gjerman). Shqiptarët e formojnë identitetin e tyre kombëtar mbi baza të përkatësisë etnike, ngaqë për ta do të ishte radi-kalisht e papranueshme që shqiptarët e Maqedonisë të quhen maqedonas, ata të Serbisë serbë dhe ata të Malit të Zi, malazez. Krijimi i identitetit kombëtar mbi baza politike ësh-të i huaj për këtë pjesë të Europës, ndonëse ka edhe përjashtime nga ky parim. Bie fjala, në Shqipëri për një periudhë kohore ka funksionuar edhe koncepti politik i kombformimit, kë-shtu që ndodhnin keqkuptime indi-njuese, kur ata i quanin shqiptarët e Maqedonisë , “maqedonsa”.

Po kështu qëndron puna me iden-

Dy dekadat e fundit për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë shënjojnë një kthesë të madhe drejt asaj që ne e quajmë pranimi i të qenit në shtratin tënd të lindjes. Ka pasur pak raste në historinë tonë me ndërrime të këtilla që kanë qenë në drejtim të duhur kombëtar, me qëllim për të pasur atë që na është marrë nga duart qe disa shekuj. Për këtë ndërrim kanë kontribuar njerëz tanë të përkushtuar, pa i përjashtuar miqtë tanë perëndimorë, duke u flijuar në sfera të ndryshme, me qëllim të përmirësimit të çështjes kombëtare. Po ashtu këto njëzet vjetët e fundit do të shënohen si një epokë e diskutimeve të shumë çështjeve të nxehta, siç thuhet, për sa i përket identitetit tonë shqiptar, se a jemi evropianë apo lindorë? Zotëri Arbër Xhaferri, njihet në skenën politike dhe kulturore që ka kontribuar konsiderueshëm në/për çështjen shqiptare në përgjithësi. Me që ai ditët e fundit është tërhequr nga angazhimi aktiv politik, e konsideruam shumë të qëllimtë

për të bërë një intervistë me të, për disa çështje të identitetit tonë evropian e të politikës sonë, si dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi.

“Në Maqedoni kanë lënë gjurmë të pashlyeshme shqiptarët e krishterë të ritit katolik, duke

filluar nga Pjetër Bogdani deri te Nëna Terezë, pastaj ata të ritit ortodoks që banojnë në rajonin e ashtuquajtur të Rekës, rreth Gostivarit. Ata flasin një gegërishte të pastër, madje sipas disa gjuhëtarëve më të kulluar se gegërishtja e vëllezërve të tyre myslimanë që është një fenomen atipik, i rrallë. Josif Bageri, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, ka qenë shqiptar ortodoks i këtyre anëve. Në Manastir dhe rrethinë eksitojnë gjurmët e shqiptarëve protestantë, kryesisht pasardhësit e familjes Qiriazi. Mjerisht, për shkaqe të ndryshme, identitetin kombëtar e kanë ruajtur vetëm të krishterët katolikë. Ata kryesisht jetojnë në Shkup.

Intervistë me Arbër Xhaferrin

Page 13: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

titetin. Një njeri mund të ketë iden-titete të ndryshme, si dhe lirinë që ta spikatë një identitet në dëm të tjetrit. Por në nivel shtetëror, në funksion të interesit kombëtar, duhet të spikaten ato vlera që e forcojnë unitetin kom-bëtar, kohezionin e brendshëm, si bie fjala gjuha, tradita e përbashkët, interpretimi i njëjtë i proceseve dhe personazheve historike, toleranca fe-tare, inklinimi në sistemin e vlerave evropiane, minimizimi i dallimeve rajonale, adeteve, besimeve etj. Ose dallimet duhet trajtuar si begati dhe jo si faktor për përçarje...

Ismail Kadare kërkon nga shqiptarët të mendojnë edhe një herë për identitetin e tyre, e në veçanti të mendohen mirë se çfarë identiteti fetar do të kenë. Shkon aq larg sa kërkon që shqiptarët t’i kthehen origjinës, besimit të vet të krishterë. Çfarë ju mendoni?A. Xhaferri: Nuk di saktësisht

çka ka thënë shkrimtari ynë i madh, prandaj nuk mund ta komentoj qën-drimin e tij. Sa kam dijeni, ai flet me shumë kujdes për këto çështje dhe gjithmonë është shprehur për iden-titetin evropian të shqiptarëve. Siç dihet, qytetërimi evropian nuk është në përputhje të plotë me një religjion dhe është ndërtuar mbi parimet e lai-cizmit. Kjo u vërtetua edhe me rastin e hartimit të Kushtetutës së UE-së.

Mendoj se ky orientim i qytetëri-mit evropian është modeli shpëtimtar për shqiptarët, formula që në zanafille i eviton fërkimet. Çështja e besimit është, mbase çështja më komplekse, më e ndjeshme në jetën e njeriut. Be-simi është mapa orientuese në jetën e njerëzve. Secili mendon se mapa e tij është më e saktë. Mirëpo, këto bindje nuk duhet të politizohen, por të traj-tohen si vlerë e intimes së tyre. Besi-mi buron nga shpirti i njeriut, atë nuk mund ta gjesh në objekte. Qytetërimi evropian e kultivon këtë qasje dhe në këtë mënyrë i eviton fërkimet fetare. Karakteristikë kryesore e qytetërimit euro-perëndimor është mendësia in-kluzive, pranuese dhe jo përjashtuese. Prandaj, të gjithë marksistë-leninistët dikur dhe gjithë fundamentalistët sot kanë kërkuar strehim në Evropë dhe jo në shtetet komuniste apo në shte-tet e ashtuquajtura islamike.

Pas pranimit të konventave ndërkombëtare që garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, apostazia,

proselitizmi, konvertimi, kam për-shtypjen se janë fenomene të së ka-luarës. Natyrisht se këto procese do të vazhdojnë edhe më tutje, në trajta të buta, si e drejtë e patjetërsueshme e njeriut. Konvertimet spektakula-re janë të dëmshme dhe gjithmonë kanë shkaktuar efekt të kundërt. Si-pas njohurive të mia, edhe Vatikani është kundër konvertimeve pom-poze, që për bazë e kanë interesin vetjak, apo politik. Për Vatikanin besimi është gjëja më serioze në je-tën e njeriut dhe çdo keqpërdorim, instrumentalizim i tij për qëllime jo fetare, është i palejueshëm.

Në sistemin perëndimor të vle-rave për të gjitha shqetësimet e për dilemat tona, gjenden zgjidhje të pranueshme. Të gjitha besimet monoteiste kanë një substancë teo-logjike, kanë një burim dhe ofrojnë të njëjtën rrugëdalje për ta gjetur kuptimin e jetës. Problemet nuk shfaqen, pra në planin teologjik, por te shfrytëzimi i religjionit si përçues i vlerave nacionale dhe kulturore të popujve të tjerë, përkatësisht të interesave të tyre të ngushta. Feja islame ndryshe praktikohet nga tur-qit, ndryshe nga arabët, apo pakis-tanezët, afganistanezët, kaukazianët apo iranianët. Detyrimisht ndryshe do të duhej të praktikohej edhe nga shqiptarët evropianë, pa e lënduar substancën, dogmën që është në funksion të aksiomës në sistemin religjioz. Natyrisht se kundër kë-tij qëndrimi do të jenë integralistët orientimesh të ndryshme, që përpi-qen të imponojnë një unitet që nuk ka ekzistuar as në kohën e profetit Muhamed.

Në kohën e globalizmit, ku pa-ralelisht globalizohet e mira dhe e keqja, çdo spektakël konvertues do të krijonte probleme të pazgjidh-shme për popullin tonë dhe do të ishte prelud për shthurje mbi baza religjioze.

Toleranca fetare nuk është pro-dukt aktual politik, por një vlerë sub-stanciale e traditës sonë, një vlerë që e përcakton identitetin tonë kombëtar. Etnologu serb, Vuk Karaxhiqi sugje-ron që serbët, përkatësisht sllavët e jugut, ta kopjojnë modelin shqiptar: “Arnautët... për ne janë më të afërt se gjermanët dhe hungarezët. Ka të tillë që i takojnë ritit roman, diçka edhe ritit grek, por të gjithë quhen arnautë, mund të ndodhë që ata ta

urrejnë nga pak njëri-tjetrin, por kundruall të tjerëve sillen si vëllezër, sikur të ishin të njëjtit besim. Ka ndodhur që njëri prej tyre, i besimit turk të vrasë dhjetë turq të vërtetë për një arnaut, cilitdo rit krishterë, ashtu si një arnaut i ritit roman të vrasë dhjetë italianë për një arnaut të ritit turk”. Ndonëse ky pohim është vulgar, megjithatë e përmenda për të kuptuar se kjo harmoni ndërfeta-re është e trashëguar dhe nuk është floskulë retorike politike.

Ku e kanë shtëpinë’ shqiptarët, në Orient apo në Oksident? Apo dëshirojnë të mbesin urëlidhës mes këtyre të dyjave, e vetë të mbesin jashtë?A. Xhaferri: Pa dyshim në Oksi-

dent. Shqiptarët nuk kanë forcë, ka-pacitete, që të luajnë rolin e faktorit ndërlidhës, as që dikush kërkon nga ata ta luajnë këtë rol. Ne gjendemi në Evropë dhe do të ishte fatale për mbijetesën tonë, po qe se do të zgjidhnim pozitën skizofrenike. Kur flas për Evropën, e kam parasysh qytetërimin evropian, atë sistem të vlerave që garanton të drejtat njeriut sipas standardeve më të larta, stabi-litetin shoqëror, barazinë në shoqëri, mirëqenien e qytetarëve, pa marrë parasysh dallimet.

Shqipëria është anëtare e Kon-ferencës Islamike? Unë si shqiptar katolik rrëqethem kur më bien ndër mend një gjë e tillë. Them me vete: “Nëse shqiptarët e kanë vendin në atë konferencë, unë nuk kam dëshirë të jem shqiptar”. A e ka Shqipëria vendin aty?

A. Xhaferri: Pyetje e vështirë. Za-konisht kur duhet të jap vlerësimin për çështje kaq komplekse dhe të ndjeshme, përpiqem të jem sa më racional.

Organizata e Konferencës Is-lamike (Munazzamat al-mu’tamar al-islami) është formuar më 22 shta-tor 1969 në kryeqytetin e Marokos, Rabat. Selia aktuale gjendet në Xhe-da, në Arabinë Saudite. Ka 57 anë-tare të rregullta dhe pesë me status monitorues, siç është Bosnja dhe Hercegovina(1994), Rusia ( 2005). Shqipëria u bë anëtare më 1992 .

Shkas për themelimin e kësaj organizate ishte djegia e xhamisë Al Aksa në Jerusalem, më 21 gusht 1969, nga ana e një ekstremisti pro-testant nga Australia. Qëllimi i kësaj organizate është përforcimi i soli-

daritetit mes anëtarëve të saj, për-forcimi i bashkëpunimit në të gjitha planet, çrrënjosja e diskriminimit ra-cor dhe i kolonializmit, përforcimi i paqes dhe sigurisë në botë, organizi-mi për mbrojtje të vendeve të shenj-ta, mbështetja popullit palestinez, mbështetja të gjithë myslimanëve të botës që luftojnë për ruajtjen e dinji-tetit dhe arritjen e pavarësisë, etj.

Së pari, nëse merret parasysh lufta shteruese dhe tragjike irako-iraniane, lufta qytetare në Liban, në Afganistan, okupimi i Kuvajtit nga Iraku, përdorimi i armëve biologjike kundër kurdëve, bashkëpunimi (so-lidarizimi) me regjimin e Milloshe-viqit, hezitimi për njohjen e pavarë-sisë së Kosovës, pastaj ngufatja e të drejtave dhe lirive të njeriut, pozita e gruas në këto shoqëri etj. dëshmojnë se kjo organizatë nuk ka kapacitete për ta kryer misionin që ia ka para-shtruar vetes. Kjo organizatë nuk është instancë më e lartë, mbishtetë-rore, me kompetenca vendimmarrë-se, që mund t’u imponohen shteteve anëtare, por një lidhje formale, një vend ku rrihet uji në havan.

Së dyti, vetë emërtimi i orga-nizatës në vete ngërthen një notë diskriminuese, ngaqë merr përsipër t’i mbrojë interesat vetëm të një seg-menti të njerëzimit, që mund të kri-jojë probleme shteteve multikonfe-sionale. Organizatat e ngjashme në botë themelohen mbi parime uni-versale dhe jo segreguese, kështu që nuk ekzistojnë shembuj të ngjashëm të organizatave që mbrojnë interesat e budistëve, të krishterëve apo të ra-cave të ndryshme etj.

Së treti, kjo organizatë nuk ka strukturë stabile. Ka shtete që e suspendojnë anëtarësimin, në varësi nga teket e liderëve të ndryshëm që nuk pajtohen me vendimet që merr kjo organizatë. Bie fjala, Afganistani e suspendoi anëtarësinë prej 1980-1989, Egjipti prej 1979-1984, ndërkaq më 1993 Zanzibari u çregjistrua tër-ësisht.

Së katërti si Shqipëria, ashtu edhe Kosova me kushtetutë janë përkufi-zuar si shtete laike që do të thotë se nuk mund cilësohen me epitete fe-tare. Kjo është e qartë, veçmas nëse merret parasysh gjeografia.

Shqipëria nuk ka forcë për mi-sione të mëdha, kështu që ajo nuk mund të luajë rolin e avokates së Evropës në këtë organizatë dhe as të

kësaj në institucionet evropiane. Përfundimisht, kjo organizatë ësh-

të politike, po të ishte ndryshe atëhe-rë ajo, pa vonuar, do të duhej en bloc ta njihte pavarësinë e Kosovës. Kjo, siç dimë nuk ndodhi. Me shumë shtete, anëtare të kësaj organizate dirigjojnë shtete të tjera, Rusia veçmas.

Nisur nga këto konstatime, nga keqpërdorimi i fesë për qëllime po-litike, sidomos nëse merret parasysh se vendimet e këtilla mund të nxisin përçarje mbi baza fetare, atëherë bë-het e qartë se duhet të kemi kujdes, që duke rregulluar vetullën të mos e nxjerrim syrin.

A duhet të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet, të flasin një gjuhë, të kenë një identitet, të jetojnë nën një flamur, të këndojnë një himn të vetëm? A është kjo dëshirë e pamor-alshme e jona, apo s’kemi guxim ta themi këtë?A. Xhaferri: Kosovarët thonë:

s’kemi kaçik. Gjatë historisë së njerëzimit është vërtetuar se shte-tet nacionale janë më stabile se ato heterogjene, multietnike. Kur këto të fundit hasin në vështirësi, si pa-sojë e padrejtësive mbi baza etnike, atëherë fillojnë pak nga pak të hapen dhe krijohen çështjet etnike. Ky ësh-të një proces i pandalshëm historik. Shtetet kombëtare gjithmonë for-mohen kur shpërbëhen perandoritë, federatat, apo konfederatat. Por, na-tyrisht se çdo popull që i ka takuar një formacioni të këtillë shoqëror, nuk fiton me automatizëm të drej-tën për shtet. Këtë të drejtë fitojnë popuj që kanë vetëdije të lartë kom-bëtare, zhvillim kulturor, ekonomik, arsimor, teknologjik, marrëdhënie të mira me faktorët relevantë në botë, që kanë një udhëheqësi të aftë për vendime historike.

Në rastin shqiptar nuk kemi të bëjmë me dëshirën apo vullnetin që të jetohet në një shtet, por me mëny-rën se si të realizohet ky përcaktim.

Shqiptarët e mbetur jashtë kufijve kanë vetëdije të lartë kombëtare. Ata më nuk mund të asimilohen. Sa ata do të kenë probleme me shtetet ku ata jetojnë, aq më shumë këto shtete do të kenë kokëçarje me ta. Mbase me anëtarësimin e këtyre shteteve në UE do të zbuten këto tensione...

Intervistoi:P. Ndue KAJTAZI, O.F.M.

Page 14: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Prof. dr. Jahja DRANÇOLLI

Duke ndjekur vertikalen e historisë sonë, shohim se

kleri ka luajtur rol kryesor edhe në lëmin e gjuhës dhe të letërsi-së. Pikërisht nga kjo letërsi doli edhe tradita gjuhësore e letrare shqipe, e cila sipas njoftimeve që i zotërojmë deri më sot, nisi me “Formulën e Pagëzimit” më 1462: “Vente’ paghesont prémenit Atit et Birit et Spertit Senit” (Unë të pa-gëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt”). Mirëpo, sot mund të provohet se kjo gjuhë ka nisur të lëvrohej qysh para For-mulës së Pagëzmit dhe Buzukut. Dokumenti i parë, i zbuluar deri më sot, ku mund të dëshmosh për të folmen e gjuhës arbërore, është ai që ruhet në regjistra të kancelarisë së Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut, dokument ky që mban datën e 15 korrikut 1284 me këtë përmbajtje të shkurtër: “Et audiui unam uocen clamantem in lingua alnanesca” (“Dhe dëgjova një zë që thërriste në gjuhën arbëno-re”). Ndërkaq, dëshmia e parë për shqipen e shkruar dhe për libra arbënore, është ajo që na njofton dominikani frëng, argjipeshkvi i Tivarit Guilielmus Adae (Broc-hardus Monachus) në ditarin e tij, “Directorium ad passagium fa-ciendum”, ku ai shkruante: “Licet Albanenses aliam omnino linguam latina habeant et diversam, tamen, litteram latinam habent in uso et in omis suis libris” (“Arbënit kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, kanë alfabetin la-tin në përdorim dhe në tërë librat e tyre”) Por prej këtyre librave deri më sot nuk është gjetur ndonjë. Pavarësisht se çfarë kanë qenë ato libra, me rëndësi është se kjo dëshmi është e vitit 1332. Po ash-

tu është me rëndësi, se gjuha dhe kultura e mirëfilltë arbënore e karakterit evropian, doli nga kleri katolik shqiptar me “Formulën e pagëzimit” të argjipeshkvit të Du-rrësit, Imzot Pal Engjëllit (1417-1470), i cili ishte dorë e djathtë e Skënderbeut. Humanistë të tjerë të njohur në tërë Evropën, si Gjin Gazulli (rreth 1400-1465), Marin Beçikemi (rreth 1468-1526), Ni-kollë Leonik Tomeu (1456-1531), Mikel Maruli (1453-1500) dhe Marin Barleci (1460-1513) – nuk e përdorn gjuhën e tyre amtare, por shkruan në latinishten e kohës.

Italia si vend botimi për literaturën shqipe Në Romë pa dritën botimi në vitin 1555 dhe libri i parë në gjuhën shqipe. Është fjala për Mesharin (“Messale”). Meshari u zbulua më vonë, në vitin 1740, në Bibliotekën Propaganda Fide prej prelatit shqiptar, Gjon Nikollë Kazazi (1743-1753) dhe ende sot gjendet si kopje e vet-me në Bibliotekën e Vatikanit. Libri është shtypur me shkro-nja latine, por duke huazuar nga shkrimi cirilik disa shenja te veçanta. Librat e shtypur atëherë ishin kryesisht për shërbesa fe-tare. Në vitin 1592 botohet në Romë, ”Dottrina Christiana – Embsuame e Krështerë” të auto-rit, Lekë Matranga. Pas Buzukut dhe Matrëngës, poeti parë shq-iptar është françeskani, Atë Pal Hasi, i lindur në rrethe të Priz-renit. Ka vdekur në vitin 1599. Këngët e tij “Dita e gjygjit” dhe disa të tjera të përshpirtshme, të karakterit të katekizmit në vargje, që sot e kësaj dite i di populli, i ka botuar Imzot Pjetër Budi në librin e tij “Doktrina e krishtenë”, të botuar në Romë më 1616. Kronologjikisht më pas vjen autori tjetër, nga rad-

hët e priftërinjve katolikë, Pjetër Budi (1566-1623), argjipeshkëv i dioqezës Sappa-Sarda. Në vitin 1618 boton në Romë një përkthim në shqip me titull “Dichiarazione più copiosa della Dottrina Christiana” ku shpre-hej: “Zoti nuk i ndigjon uratët e atyne qi lutën në gjuhë të huaj, përpa kuptue vështrimin e fjal-vet qi thotë”, gjegjësisht “ata kanë shkruar vepra, me qëllim të mbrojtjes së fesë krishtere dhe gjuhës amtare prej turqve, të cilët depërtonin me fenë e tyre”. Me fjalë të tjera, - shkru-ante studiuesi i shquar, J. Rex-hepagaqi, - ”priftërinjtë katolikë

kanë shkruar në gjuhën shqipe të nxitur nga arsyet fetare, por edhe nga ato edukative dhe letraro-gjuhësore”. Këtë qël-lim e shprehte edhe ipeshkvi i Zadrimës, Frang Bardhi (1606-1643), në “Parathënien” e Fjalorit të tij me titull, “Dictionarium La-tino-Epiroticum” (Romë-1635), “me ndimuem mbën-janë gjuhënë tanë, që po bdaretë e po bastard-hohetë saa mââ parë të ve; e mââ fort me ndihmuem gjithë atyne qi janë nd’urdhënitë t’inë Zot e të Shintesë Kishë Katolike e s’dijnë gjuhënë latine, paa të sijët askush s’munë shërbenjë si duhetë paa të

madh error e faj hesapetë zkonetë e ceremoniatë e Shintesë Kishës Romës”. Në vitin 1706 u botua sërish nga Propaganda Fide një vepër e re, tepër interesante. Është fjala për aktet e të parit Koncil Nacional shqiptar të vitit 1703, të drejtuar prej Vinzenz Zmajeviq, argjipeshkëv i Ti-varit. Aktet u botuan njëko-hesisht në dy botime paralele, në latinisht dhe shqip: “Con-cilium albanum provinciale sive nationale/ Konçili Provinçial o Kuvendi i Arbenit”. Në vitin 1716, Propaganda Fide boton dhe gramatikën e parë në shq-ip, “Osservazioni grammaticali

nella lingua albanese”. Hartues ishte prifti françeskan Fr. M. Da Lecce, i cili kishte qëndruar me vite në Shqipëri si misio-nar. Gramatika përmban edhe një udhëzues për gjuhën me formula përshëndetëse, shpre-hje frazeologjike, etj. U ribotua disa herë dhe shërbeu deri më shek. XIX si një mjet ndihmës për të mësuarit e shqipes. Libri i fundit në shqip në shek. XVIII ishte “Gjella e Shën Mërisë Vir-gjër” i Jul Varibobës, që u botua nga një shtypshkronjë e pan-johur në vitin 1762 në Romë. Nga fundi i shek. XVIII Italia

pushoi të jetë vend i botimit dhe shtypjes së librave në shqip. Tashmë shtypeshin libra dhe në Monarkinë Habsburge, në Rumani, Bullgari, Greqi, Egjipt dhe Turqi. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII priftërinjtë kato-lik humbin pozicionin e tyre të monopolit si autorë librash. Në shek. XIX, Imzot Dario Buccia-reli, argjipeshkev i Shkupit, i cili vdiq në Prizren më 1878, botoi në Romë në vitin 1862 (në ital-isht), Gramatikën e gjuhës shqipe. Po në këtë vit ky autor botoi edhe librin “Udha e Krygjës”. Atë Francesco Rossi da Montalto Ligure, misionar për një kohë të gjatë në Kosovë, shkroi veprën “Regole grammaticali della lin-gua albanese” (Roma 1865) dhe Fjalorin shqip-italisht dhe ital-isht-shqip (Roma, 1866, 1875).

Nëse bëjmë një rekapitullim të të gjitha botimeve që u për-mendën më sipër dhe të disa të tjerave që nuk u përmendën fare për shkaqe të hapësirës, mund të konstatojmë se vetëm Propaga-nda Fide në Romë prej vitit 1635 deri më 1897 shtypi 25 botime. Disa të tjera ndërkaq janë bo-tuar në tipografi të tjera, si bo-timi i parë i Doktrinës së Budit nuk u shtyp në Propagandë, por te shtypshkronja B. Zannetti në Romë më 1618. Ky tipograf i bo-toi edhe dy vepra të tjera të Bu-dit: Rituale Romanum (në 1621) dhe Pasqyra e të Rrëfyemit (më 1621). Sa i përket Katekizmit të Matrangës dihet se u shtyp në Romë në vitin 1592 te tipografi G. Facciotto. Këtej, edhe vepra mo-numentale e P. Bogdanit Cuneus Prophetarum u botua në Padova më 1685 e më pastaj u paraqitë në treg si botim i dytë në Venedik më 1691. Sa për Mesharin e Bu-zukut, vendi i botimit është ende një çështje e pazgjidhur mirë.

“Pjesëtarët e klerit katolik shqiptar, përveç traditës së bujshme në lëvrimin e gjuhës

shqipe nga fillimet e saj në mesjetë, u shquan edhe me kontribut të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u spikat sidomos erudicioni i Atë Gjergj Fishtës, dom Nikollë Kastorit, dom Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit e ndonjë tjetri, u arrit kompromisi ndërmjet alfabeteve të shoqërive shqiptare pa marrë parasysh orientimin fetar, ku si rezultat shpallet ky alfabet që është në përdorim edhe sot.

Page 15: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

Shkollat e moçme në KosovëPas Paqes së Karllovacit në vitin 1699 ndikimi dhe patronati aus-triak hetohet fuqishëm mbi të gjithë të krishterët nën sundimin turk dhe sidomos ndaj popull-sisë katolike shqiptare. Këtej, Austrisë iu lejua në vitin 1791 të hapte një konsullatë në Shkodër dhe një nënkonsullatë në Dur-rës, qytete këto nën juridiksionin e kishës katolike. Të drejtat e Austrisë mbi katolikët shqiptarë i njihte edhe Selia e Shenjtë, ku si rezultat u realizua Konkordati në mes të Vatikanit dhe Austrisë të arritur në vitin 1855. Sipas këtij Konkordati, “Vjena pati në ku-jdes ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve fetare, përkrahjen e klerit ekzis-tues të urdhrave katolike si dhe përgatitjen e klerit të ri me anën e shkollave brenda dhe jashtë vendit”. Numri më i madh i tyre u ndërtua në toka shqiptare. “Prej 240 themelatave katolike nën Perandorinë Turke, 220 ishin vetëm në Shqipëri [...], në shtatë dioqeza katolike: Shkodrës, Le-zhës, Durrësit, Prizrenit, Sapës, Pultit dhe Mirditës. Shkodra si seli ipeshkvnore, ishte qendra e katoliçizmit shqiptar”. Në këtë aspekt kontribut të rëndësishëm, krahas ndihmës së Austrisë dhe të Vatikanit, kanë dhënë edhe urdhrat kishtare, si jezuitët, fran-çeskanët, salezianët, stigmatinet, servianet, Motrat e mëshirës, etj.

Në mbështetje të burimeve të kohës, që dalin sidomos nga provenienca Perëndimore, kishte para vitit 1840 shkolla katolike për djem e vajza në Pejë, Gjak-ovë dhe Prizren. Mësimi në to deri në vitin 1876, zhvillohet në gjuhën italiane, me disa biseda e shpjegime në gjuhën shqipe. Në shkollën e Pejës, një godinë ngji-

tur me Kishën katolike të qytetit kryesisht mësohej për fenë, meqë të gjithë mësuesit ishin priftërinj, si dom Mark Sopi, dom Tom Gusiqi, dom Nikollë Mazreku, dom Shtjefën Krasniqi, dom Zef Harapi etj. Përveç librave në gju-hën latine, italiane, janë përdo-rur edhe libra shqipe. Në Gjak-ovë shkolla vepronte që nga vitit 1851 dhe ishte ngritur afër kishës katolike. Kjo shkollë “ishte në një gjendje mesatare, veç sa me i krye nevojat e mësimit”. Dhe këtu mësonte dom Pjetër Doda e dom Filip Kanxhxi, dom Pjeter Zara, dom Ndue Bytyqi, etj. Në Prizren vepronte shkolla “për të gatue meshtarë”. Në këtë shko-llë fillimisht punonin disa famu-llitarë, si dom Simon Lumezi, dom Mazreku, ndërkaq nga vitit 1889 punonin mësuesit profesio-nist, si Mati Logoreci dhe Lazër Lumezi. U shqua edhe shkolla katolike e Janjevës, që vepronte nga mesi i shek. XVII, shkolla katolike e Stubllës (e hapur më 1846), shkolla katolike në Shes-tan dhe Ljare (nga gjysma e parë e shek. XIX), shkolla e Tivarit e themeluar gjatë viteve 1890-1863. “Në to zhvillohej mësimi, në fi-llim në italisht, më vonë në ita-lisht dhe shqip, e në fund vetëm në shqip”.

Shoqëria “Bashkimi” I tërë aktiviteti në zhvillimin e

shkollave kërkonte jo vetëm për-gatitje intelektuale, por edhe një alfabet për të gjithë shqiptarët. Ky nuk ishte lehtë të realizohet, duke pasur në mend argumentin se në Shqipëri vepronin disa al-fabete, si alfabeti i “Bashkimit”, “Elbasanit”, “Stambollit”, “Agi-mit”, etj. Me nismën e abatit të Mirditës, Prenk Doçi, në vitin 1899 ishte themeluar në Shkodër, Shoqëria

“Bashkimi”. Para kësaj kohe në tërë Shqipërinë, publikimet e çdo teksti në shqip ishin të ndalu-ara. Madje edhe publikimet e librave që nuk ishin thjesht me lutje fetare, nga ana e Qever-isë turke konsideroheshin porsi vegël politike me qëllime kry-engritjeje dhe ligjërisht dënohet autori dhe shpërndarësi. Abati, në formimin e shoqërisë letrare të re që u themelua në vitin 1899, mori iniciativën porsi një sho-qëri fetare dhe pjesëtarët e saj ishin nga radhët e inteligjencies së klerit katolik. Qëllimi ishte hartimi i të parit alfabet shqip. Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” më vonë pësoi ca ndryshime të konfirmuara edhe në Kongresin e Manastirit. Është për të vënë re, se Atë Gjergj Fishta u shqua edhe për bashkëthemelues të shoqërisë në fjalë së bashku me një varg burrash të shquar, si Imzot J. Serreqi, L. Mjeda, ky i fundit u nda prej Shoqërisë “Bashkimi” për t’i përkrahur vël-lanë dom N. Mjedën, Imzot Gj. Kolecin, L. Gurakuqin, Dom N. Nikajn, Dom D. Kolecin, Atë P. Bardhin, Dom N. Sheldijen dhe Dom M. Çunin. Kjo shoqëri, veç tjerash, hartoi edhe një alfabet të shqipes me shkronja latine, sipas traditës së shkrimtarëve të Ver-iut, duke përfshirë këtu edhe al-fabetin e Pashko Vasës, botoi me dhjetëra libra shqip. Gjatë dhjetë vjetëve të para (1899-1908), pra deri në kohën e mbajtjes së Kon-gresit të Manastirit, Shoqëria “Bashkimi” botoi 32 vepra, si: li-bra shkollore, abetare, libra kën-dimi, katekizëm, fjalorë dhe bëri përpilimin e teksteve profesion-ale. Por në realizimin e ndërmar-rjeve të tilla u dolën edhe penge-sa të natyrave të ndryshme etj. Sipas njoftimeve të dom Ndoc Nikajt po i përmendim disa

nga këto botime: “Oroe permbi Abetar shcyp”, “Abetar”, “Knnoj-torja e pare”, “Knnojtorja e dyte”, “Knnojtorja e trete”, “Msimé t’Kshtêna”, “T’nnollunat shêj-té”, “Dhéshkroja”, “Gramma-tika”, “Numertorja”; Kaléndari “Shcyptari” i viteve 1904, 1905, 1906, 1907, dhe 1908; “Historija e Shcypniis” (D. N. Nikaj), “His-torija e Turkiis” (D. N. Nikaj), “Lahuta e Maltsiis” (pjesa e pare dhe pjesa e dyte), “Anxat e Par-nasit” (A. Gj. Fishta), “Bulku”, “Vargenimi” (L. Gurakuqi); “Mili e Haidhia”, “Fjalorthi” (L. Gurakuqi), “Fjalori i gjuhes shcype” (D. D. Kolétsi), “Bléta e ree” (D. N. Nikaj), “Vjersha e pershpirtshmé” (A. Gj. Fishta), dhe “Komsia e Kléri katolik” (A. Gj. Fishta).

E para punë e Shoqërisë Bashkimi, qe caktimi i një alfa-beti mbi bazën e shkronjave la-tine, çështje kjo që ishte vepruar më se një herë nga shkrimtarët e moçëm shqiptarë. Në të vërte-të shkrimtarët e moçëm kishin përdorur për tingujt e veçantë të shqipes shenja krejt të veçanta. “Bashkimi”, ndërkaq i zëve-ndësoi këto me grupe germash thjesht latine, shumicën me ndihmën e germës h. Me këtë alfabet u shkruan librat e parë të këndimit, kur gjuha shqipe nisi të hynte zyrtarisht në shkollat e Gegnisë. Përdorimi i teksteve shkollore të Shoqërisë Bashki-mi nuk pati jetë të gjatë. Pa u mbushur tri vjet, ndërroi situata dhe shkollat më 1901 nisën të punonin me alfabetin e Shoqë-risë “Agimi”. Megjithëse, edhe më tej, jo vetëm shkrimtarët gegë, por edhe toskë, si Fishta, Gurakuqi, Nikaj, Xanoni, Çaju-pi, Skirò, Asdreni etj, alfabetin e “Bashkimit” e përdorën revis-ta, fletore dhe libra, si “Elçija”

(1891-), “Albania” e Londrës nuk e ndërroi alfabetin deri në mbyll-je (1897-1909); “Albania e Vogël” (1899-1901, Bruksel); “Kom-bi”; “Shcyptari” i Bukureshtit; “Perlindja e Shcypetarvét”; “La Nazione Albanese” (në pjesën shqype Romë); “Shcypenia e ree”; “Shpnes e Shcypeniis” (Ra-gusë); “Toska”; “Besa”; “Albani-ja” (Belgrad); Lajmtari i Scyp-niis (Romë); “Pellazgu”; Asdrén (“Réze Djelli”); Chajup (“Baba Tomorri”); Shoqnija “Dija” (Ka-lendari 1906 per gjys; Kalendari 1907 krejt); Karta dhéshkrimtare é Shqypniis; G. Schirò; G. Jako-va; Sotir Pétsi (Méthoda per te mesuar anglishtén); Fan Noli në disa libra kishtare, dhe Atë Shtjefën Gjeçovi.

Me nismën e jezuitit Dom Ndre Mjedës në vitin 1901 u themelua në Shkodër Shoqëria “Agimi”. Me këtë alfabet u bo-tuan dhe kalendari “Dija” (Vjenë më1906), fletorja “Dashamiri” në Trieste, etj. Alfabeti i “Agimit” ka vazhduar rrugën e përgjithshme, të cilën e ndiqnin një pjesë e al-banologëve me rastin e transkri-bimeve të teksteve, si Brugmann, G. Mayer. Pedersen, etj.

Po përfundojmë duke kon-statuar, se pjesëtarët e klerit katolik shqiptar, përveç traditës së bujshme në lëvrimin e gjuhës shqipe nga fillimet e saj në mes-jetë, u shquan edhe me kontri-but të rëndësishëm në Kongre-sin e Manastirit më 1908, ku u spikat sidomos erudicioni i Atë Gjergj Fishtës, dom Nikollë Kastorit, dom Ndre Mjedës, Luigj Gurakuqit e ndonjë tjetri, u arrit kompromisi ndërmjet al-fabeteve të shoqërive shqiptare pa marrë parasysh orientimin fetar, ku si rezultat shpallet ky alfabet që është në përdorim edhe sot.

Shoqnija “BASHKIMI”

Page 16: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Nikollë KËRHANAJ

At Shtjefën Gjeçovi për 55-vjet të jetës, me bashkë-

veprimtarët e kohës së vet, krijoi një epokë të artë për kulturën e traditën kombëtare me binomin fishtian – për Fe e Atdhe.

Në vitin e ardhshëm (2009) mbushen 135 vjet të lindjes dhe 80-vjet të vrasjes mizore të tij. Andaj, paraprakisht është me interes t’i vlerësojmë botimet, publikimet e studimet e ndry-shme me përmbajtje shkencore që bëjnë fjalë për një personalitet siç është Gjeçovi.

Për hir të saktësisë dhe ak-tit të fundit të jetës, punës dhe flijimit të vetvetes, që Gjeçovi përjetoi në ditët e fundit të pu-nës në Zym, do t’i radhisim disa pasaktësi në punën gjurmuese të punëtorëve të nderuar në fushën e shkencës, të kulturës, të trashë-gimisë e të historisë kombëtare të përgjithshme, e të patër Shtje-fën Gjeçovit në veçanti.

Në Simpoziumin Ndërkom- bëtar, mbajtur në Zagreb, më 18 mars 2007, organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci dhe Këshilli i Pa-kicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, në temën: “At Shtjefën Gjeçovi dhe Ka-nuni”, në mes tjerësh, prof. dr. Zef Mirdita u paraqit me kumtesën “Patër Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu: – Jeta dhe vepra”, ku në mes tjerash, shkruan: ”…Disa mendojnë se është e mun-dur se e ka vra Frroku (Fr-rok Peca), nëpunës komunal (postier i Prefekturës së Zy-mit)… shkruar sipas gazetës “Politika” të Beogradit (15. X. 1929).Në gazetën e përditshme “Kosova sot” të datës 23 prill 2008, në f. 12 “Fejtoni”(16), autori Prof. Dr. Hakif Bajrami në mes tjerash shkruan se si u vra Shtjefën Gjeçovi dhe se si mbreti Zog e dekoron Patri-kun e Beogradit me “Shenjën e Madhe të Skënderbeut” dhe duke shpjeguar rrethanat e kohës dhe të vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit, jep edhe këtë shënim: “Në rrugë me fratin kishin qenë edhe Mark Zefi dhe Prenk Deda. Vrasësit ishin gjurmuar, por meqë di-het kush ishin, ata nuk ishin zbuluar.”Të dhëna plotësuese:Pasi ditën e diel, më 13 tetor

u “ftua” përmes xhandarmëri-së së Zymit, të nesërmen, ditën

e hënë, më 14 tetor 1929, dihet saktësisht se bashkudhëtarë me patër Shtjefnin ishin: Frrok Pecë Berisha (42-vjeçar, postier i Prefekturës në Zym) dhe She-rif Kërhani (rreth 20-vjeçar nga Gurazupi i Hasit, korrier i shko-llës katërklasëshe, i cili e zëve-ndësonte kushëririn e vet Vahap Kerhanin, të cilin e kishin rekru-tuar ushtar të SKS-së).

Gjeçovi kishte shkuar në Prizren sipas “ftesës” dinake, mashtruese e të montuar të krye-tarit të Prefekturës e të Rrethit – Mita Bogdanoviq.

Të hënën, më 14 tetor u vra, ndërsa të mërkurën, më 16 tetor 1929, u bë ceremonia morto-re e varrimit të martirit të fesë e të kombit nën udhëheqjen e ipeshkvit Dr. Ivan Franjo Gni-dovec, në bashkëmeshim të At Lorenc Mazrrekut – Pejë, don Shtjefën Krasniqit – Velezhë, don Luigj Gashit – Smaq, At Tomë Xhajes – Zllakuqan, Se-rafin Mazrrekut e Nikollë Mark Balës nga Peja.

Rrëfim i bashkudhëtarit të Gjeçovit për ditën e vrasjesPër të vërtetuar të kundërtën e asaj që rrëfen Hakif Bajra-mi mbi personat që ishin me Gjeçovin, po japim rrëfimin e Sherif Kërhanit, bashkudhëtarin e natës së kobshme kur u qëllua për vdekje vetë i madhi Gjeçovi.

Gjatë kthimit, deklaron She-rif Kërhani, derisa kalonim La-ndovicën (në Zarojë) hetuam nëpër prozhme disa persona të dyshimtë që fshiheshin. Por kaluam. Po ashtu, duke kaluar urën e porsafilluar së ndërtua-ri në Krajk, u dukën nja dy-tre njerëz të veshur në të zeza (prita e dytë). Ne që të tre, duke vësh-truar tinëzisht, kaluam Drinin përmes urës dhe iu ngjitëm shpatit përpjetë përmes vresh-tave të Krajkut. Gjeçovi nuk pushonte duke na rrëfyer për të kaluarën tonë të lavdishme, por ne hetonim një dozë frike si parandjenjë kobi. E lutëm të kërkojmë në Krajk një kali për të udhëtuar më lehtë, por ai nuk pranoi. Bëmë një pushim në rrafshin e parë mbi fshatin Krajk. Vazhduam rrugën. Në Rrezinë të Vreshtave të Zymit u paraqit prita e tretë. U dëgjuan disa zëra provokues në adresë të fratit, të cilëve patër Shtjefni iu përgjigj: “Mos lueni n’armë bu-rra!” Ne u fshehëm pas llugave. Krisi pushka. Gjeçovi u qëllua në kokë, ra përdhe. Hijet e zeza iu afruan kufomës dhe shtinë edhe tri herë mbi të ndjerin dhe ikën. U morëm vesh; Frroku të shkojë për ta lajmëruar Prefek-turën dhe Poskomandën e Xha-ndarmërisë në Zym, ndërsa unë (Sherif Kërhani) ta ruaja kufo-mën. N’atë vit (1929) punëtorët

ndërtonin rrugën me kalldrëm Krajk-Zym. Pas një ore erdh nga Zymi Tunë Tunë Pecollaj, pandur i Zymit, për të më ndër-ruar. Unë shkova në shkollë, ku edhe punoja. Xha Sherifi rrëfen përjetimet e veta pas vrasjes së Gjeçovit…

Sipas të gjitha gjasave, kanë qenë tri prita të organizuara: Një në prozhme të Landovicës, e dyta në kalimin e Drinit përmes urës në Krajk dhe prita e tretë e kobshme në Rrezinë te Vreshtat e zymjanëve.

Në shkrimin fejtonistik të prof. dr. Hakif Bajramit përme-nden emrat e dy bashkudhëtarë-ve, të Marka Zefit dhe të Prenk Dedës. Një konstatim i tillë nuk qëndron, andaj edhe nuk mund të jetë i pranueshëm. Megjithë-se, duhen shikuar e analizuar rrethanat tjera. Çka do të thotë se pas 50-vjetësh, mund të sqaro-hen, publikohen e të ndriçohen edhe shumë paqartësi e situata të mjegulluara për çështjen – Gje-çovi.

Si u zhduk muzeu i Gjeçovit në Shkodër (?)

Nëntoka shqiptare dhe muze-të ruajnë kulturën, trashëgiminë dhe historinë e popujve, andaj edhe janë argumenti më i fuqi-shëm kombëtar.

Siç ka qenë e njohur, por edhe në shkrimin e fundit të prof.

dr. Jahja Drançollit (po në këtë gazetë –revistë, dhjetor 2007), duke bërë fjalë po për At Shtje-fën Gjeçovin, në fund të punimit thotë se Shkopi i Gjeçovit ruhet edhe sot në Muzeun e Gjeçovit në Shkodër. Në të kundërtën, fatkeqësisht, Muzeu i dikurshëm i Gjeçovit në Shkodër sot nuk ekziston (?) Realisht thonë se as-kush nuk di se ku janë 499 eks-ponate të Muzeut të Gjeçovit, me përjashtim të shtagës (shko-pit) së Gjeçovit, që gjendet në tavanin e Bibliotekës Françes-kane të Gjuhadolit në Shkodër, duke shtuar se atë e shoqëron edhe shkopi i pleqërisë së Gjergj Fishtës, i cili lëngonte në njërën këmbë.

Gjeçovi mbante shkop për histori, ndërkaq Fishta mbante shkop në pleqëri.

Shpresojmë se në Zym do të formohet “këndi i muzeut të Gjeçovit”, por planifikohet që të ndërtohet edhe “Çela e Gje-çovit”, ku punoi ai së bashku me sivëllezërit e vet.

Edhe në aktin e shkruar të vdekjes dhe varrimit të Sh. Gje-çovit në “Librin e të vdekurvet” në Zym (tash në Zyrën e Vendit, të K. K. Prizren) gjenden shë-nime e disa të dhëna (latinisht) siç përmenden i ati i Gjeçovit- Mata (Mateja) dhe e ëma ANA GUGA nga Prizreni e disa të dhëna tjera.

Shtëpia e lindjes së Ana Gugës (nënës së Gjeçovit) në Prizren

Page 17: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Zef AHMETI

VI. Përndjekja në emër të komunizmitPas Luftës së Dytë Botërore, komunizmi në disa vende, për ta marrë pushtetin, i është dashur kohë më e gjatë për dallim me Jugosllavinë dhe Shqipërinë, ku praktikisht me (ç)“lirim“ mo-nopoli i pushtetit bie në duart e komunistëve. Marrja e pushtetit nga komunistët në Jugosllavi, natyrisht se nuk ishte bërë ashtu pa ndonjë mundim të veçantë. Në Jugosllavi vlerësohet se mar-rja e pushtetit nga komunistët është përcjellë me një gjakderd-hje. Viktimat që bien si rezultat i kalimit të pushtetit në dorën e komunistëve, arrijnë shifrën gati një milion. Kjo për shkak të disa luftërave civile që bëhen duke u përcjellë me konflikte et-nike, ideologjike dhe religjioze, dhe këto konflikte kanë shkak-tuar më shumë viktima se sa vetë Lufta e Dytë Botërore në Jugosllavi. Dhe në shumicën e rasteve viktimat kanë qenë civilë, fëmijë, pleq e gra. Një skenë e ngjashme terrori vlerësohet edhe nga zhvillimet në Shqipëri, ku terrori komunist i përkrahur nga „shokët“ jugosllavë persekutonte qytetarët.

Qëllim i forcave komuniste ishte shkatërrimi i shoqërisë ci-vile dhe i strukturave të tilla, me çka pretendohej që të arrihet një kontroll absolut mbi shoqërinë e që kishte për qëllim të mënjano-jë çdo kontroll të shoqërisë civile ndaj shtetit. Këtu numërojmë p.sh shoqatat, Kisha, sindikatat, qeveritë lokale dhe atyre të re-gjioneve (self-goverment), par-titë tjera politike dhe së fundi edhe mendimet e lira publike.

Dhe si rezultat i kësaj politi-ke ata (për)ndjekin me format e ndryshme udhëheqës e aktivistë të partive tjera, sindikatave, ki-shës, gazetarë, shkrimtarë etj.. Në të vërtetë, në shënjestër të komunistëve kanë qenë figurat kryesore të organizatave civile dhe të shoqërisë civile. Forcat komuniste për ta siguruar push-

tetin e tyre e duke qenë edhe të dëgjueshëm përballë Bashkimit Sovjetik, shkatërruan çdo kon-takt dhe lidhje të shoqërisë civile që i kishte pasur me «jashtë» si katolikët, protestantët, social-demokratët etj. Kështu nuk përndiqen vetëm aktivistët e brendshme që nuk i „bindeshin“ linjës komuniste, por edhe aty-re strukturave që tradicionalisht kishin marrëdhënie intensive me botën.

Armiku më i madh i komu-nizmit është vlerësuar përherë Kisha Katolike dhe shërbyesit e saj. Kështu, ky subjekt perseku-tohet në mënyrë permanente, përndiqet pamëshirshëm me for-mat më brutale dhe të justifikua-ra dhe me procese të montuara. Për ta arritur qëllimin e ndikimit të shtetit komunist mbi shoqë-rinë dhe për ta reduktuar atë të kishës në shoqëri, tentojnë që atë ta instrumentalizojnë për t`i arritur qëllimet e tyre, komunis-tët aplikojnë një metodë të kom-binuar si represaliet, korrupsio-nin, përndjekjen e klerit. Ndërsa një përndjekje e parë e këtij lloji ndaj Kishës Katolike nga komu-nistët, edhe në literaturën ndër-kombëtare vlerësohet se u bë në Shqipëri. Për dallim nga situata e Kishës Katolike dhe Kishës Greko-katolike (Uniate) në disa vende të Ballkanit, Kisha Orto-dokse hesht përballë terrorit ko-munist, ndërsa udhëheqësit e tyre aranzhojnë me këtë regjim, çka solli si rezultat që kishat e tyre të mos mbyllen dhe kleri ortodoks (popët) të mos përndiqen.

VII. Pozita juridike e religjioneve në RSFJPas LDB-së marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Ortodokse kanë qenë shumë të rënduara. Ato në atë kohë ishin më tepër të koncentruara në riorganizimin e tyre dhe ndërtimin e strukturave të reja dhe ndërtimin e objek-teve fetare të shkatërruara gjatë luftës. Edhe raportet mes Kishës dhe shtetit bëhen të ndjeshme. Para luftës, edhe pse nuk kishte fe zyrtare (kushtetuta 1921 dhe 1931), kisha (sidomos ajo ort-odokse) nuk ishte edhe e ndarë

plotësisht nga shteti. Duke pa-sur parasysh larminë e religjio-neve dhe popujve në RSFJ-në e pasluftës, liria e religjioneve (feve) nuk ishte e rregulluar me ligj. Me kushtetutën e vitit 1946, më pastaj edhe të asaj të vitit 1963, bëhet „ndarja e plotë“ mes Kishës dhe shtetit. Një hap tjetër në këtë drejtim bëhet edhe me nxjerrjen e ligjit për rregullimin e pozicionit të bashkësive fe-tare në vitin 1953. Këtë ligj nuk e kishte pranuar Kisha Kato-like. Kisha akuzohej kinse ajo nuk ka pranuar për arsye të disa „pikëqëndrimeve parimore“ të saj, se ajo e kishte refuzuar të drejtën e shtetit që të rregullojë një çështje të tillë.

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 1962 për „harmonizimin“ e disa pikave me karakter fede-rativ, pasojnë edhe disa ndryshi-me „harmonizuese“ (1965) për pozicionin juridik të bashkësive fetare. Ligji që deri në këtë kohë kishte mundësuar mbylljen e shkollave fetare dhe të mësimit fetar në rast të „keqpërdorimit“ për kohë të caktuar, me këto ndryshime marrin kahje më „li-berale“.

Në RSFJ kompetencat për rregullimin e çështjes fetare kanë qenë në kompetencat e fe-deratës. Ndërsa njësitë tjera të federatës kishin të drejtë të rre-gullojnë ato fusha që nga ligji fe-derativ nuk ishin të rregulluara. Me gjithë kufizimet nga sistemi komunist, religjioni dhe përkatë-sia kombëtare janë shikuar nga njerëzit si një e vetme. Kjo ar-syetohet me faktin se Kisha ishte mbrojtëse e popullit gjatë histo-risë, zakoneve, artit popullor, e, para se gjithash, ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, ku shpesh përballë sundimeve të huaja, qëndronin udhëheqës të vetëm legjitimë nga populli. Ndërsa religjioni gjatë sundimit të komunizmit në RSFJ ofronte alternativë përballë ideologjisë komuniste.

Çështja e fesë në RSFJ ka qenë e rregulluar nëpër ligje të ndryshme që nxirren pas LDB-së. Ligjet që kanë rregulluar këtë fushë ishin:

Kushtetuta e RSFJ-së (neni 33, 39, 41 e në veçanti neni 46 që siguronte lirinë e besimit por njëkohësisht edhe duke kufi-zuar këtë të drejtë me ndal-imin e përzierjes së feve në politikë; Ligji për rregullimin e pozicionit juridik të bashkësive fetare. Ky ligj rregullonte të drejtat dhe detyrimet e bashkësive fetare dhe ishte i ndarë në katër pjesë: pjesa e përgjithshme (§ 1-12), mbrojtja e ceremonive fetare (§ 13-17), trajtimi i mësimit fetar (§ 18-20), dhe pjesa e katërt që sanksionon sjelljet penale (§ 20a-21); Ligji i administratës federative të Jugosllavisë (neni 35-42); Ligji për organet administra-tive të federatës së Jugosllavisë (neni 24 dhe 28); Ligji për ndryshime agrare dhe kolonizim. Me anë të këtij ligji dhe ndryshimeve agrare të vi-tit 1945 preken edhe pasuritë e bashkësive fetare dhe objektet e tyre (neni 3, 8). Ky ligj ndry-shohet në vitin 1958, por merr pikat e ligjit të vitit 1945 dhe zgjerohet me disa nene tjera (§ 3, 11, 74). Ky ligj kishte për qëllim, pos të tjerash, edhe kufizimin e pasurive të bash-kësive fetare; Ligji për mbrojtjen e monu-menteve ishte nxjerrë, si thuhet, për “mbrojtjen e pa-surive dhe monumenteve fe-tare” (§ 7, 8, 10, 17); Ligji për martesën në § 34 lejonte martesën në kisha si-pas ritit fetar, ndërsa kushtë-zohej me lidhjen martesore paraprake te organet civile; Ligji penal që sanksiononte nxitjen e urrejtjes fetare të popujve dhe popullsive të Ju-gosllavisë (§ 119, 311, 312, 313) dhe Ligji për sigurimin pensional rregullonte statusin e pen-sionistit edhe për klerikët dhe punëtorëve tjerë në kishën or-todokse maqedone e serbe asaj baptiste dhe fesë islame. Për dallim nga këto, Kisha Kato-like nuk kishte lidhë ndonjë marrëveshje të tillë për sigu-rim pensional në kuadër të

federatës. Ka ekzistuar vetëm marrëveshja e bërë në kuadër të Republikës së Sllovenisë dhe Kishës Katolike në këtë republikë. Në kuadër të këtyre ligjeve

ishin ngritur edhe komisionet në republikat e Jugosllavisë për çështje të feve (Komisija za vjer-ska pitanja), po ashtu në kuadër komunash edhe referent për çështje të fesë që quheshin si vjerski referent, për të rregulluar “marrëdhëniet mes Kishës dhe shtetit” dhe për t`u “përkujdesur” që të aplikohen ligjet për fetë.

Në RSFJ pra kishte disa ligje që rregullonin çështjen e fesë në atë kohë. Edhe pse prej vitit 1966 vërehet një përmirësim i gjendjes së Kishës Katolike në Jugosllavi, ku ishte ndjenja se Kisha gëzon-te liritë dhe të drejtat bazuar në lirinë e besimit dhe mendimit, ajo ishte e kufizuar që të veprojë vetëm në objektet e saj. Propa-ganda antifetare nuk kishte pu-shuar asnjëherë, ndërsa kjo bëhet edhe më intensive, posaçërisht kur mendohej se Kisha tashmë i gëzon të gjitha të drejtat, porse këto të drejta duhet të kufizohe-shin nga pushteti komunist që të mos “humbin” kontrollin dhe pushtetin absolut duke filluar me propaganda intensive në-për shkolla publike. Kjo fushatë antikishtare e shqetëson shumë edhe Konferencën Ipeshkvore të Jugosllavisë. Në mbledhjen e datës 11 tetor 1973 Konferenca shpreh shqetësimin e saj për sul-met e intensifikuara e të pabaza ofenduese që në atë kohë bëhe-shin edhe nëpër media. (Albert Rauch, Kirchen und Religionsge-meinschaften, në: Jugoslawëien, Klaus-Detlev Grothusen (ed.), Südosteuropa-Handbuch, vëll. I, Berlin 1987, fq. 347). Ndërsa ndryshimet kushtetuese të vitit 1974 nuk sjellin ndonjë ndry-shim në raport mes Kishës dhe shtetit, përveç se që nga viti 1971 kërkohej që në mënyrë intensive të përforcohet edukimi marksist nëpër shkolla ku edhe fillohet që sa më shumë që është e mundur të kufizohet mundësia për ndër-timin edhe të kishave.

(vijon në f. 19)

Page 18: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

SHKRUAN:Akil Mark KOCI / Londër

Kushtet dhe rrethanat e krijimtarisë

Muzika korale ishte krijimta-ria kryesore e Lorenc Antonit, si shprehje artistike e si vetëdije, e bazuar në tradicionalen. Kjo mu-zikë na vjen në atë kohë si ndje-shmëri e observimeve të shkruara në përvijim të kohës pak absur-de, sepse çdo fillim konsiderohet si i pamundshëm për të realizuar projekte të menduara mirë e për një zhvillim më të hovshëm dhe më të bollshëm muzikor. Si kri-jues, si intelektual, si njeri, me një diskurs strategjik në reali-zimin e qëllimeve profesionale, gjithnjë ndeshej në atë kohë me injorancën dhe me injorantët

që e rrethonin dhe në çdo mo-ment pengonin në realizimin e qëllimeve të tij fisnike, edhe pse preferonte me këtë art të bukur humanizmin e vërtetë njerëzor. Është e kuptueshme që duke u ndeshur në këso pengesash, re-fleksionet shumëdimensionale

mund përshkruhen edhe si fan-tazi e parealizuar.

Në fillim të vitit 1946 në rrafshin kulturor dhe arsimor në Kosovë situata ishte tejet e rëndë. Nuk do ta teproja nëse them se vetëdija e njerëzve tanë, për sa i përket asokohe muzikës, ishte më tepër injoruese dhe de-nigruese. Menjëherë pas lufte dukeshin prirjet e hakmarrje-ve ndaj “armiqve të popullit” dhe çdo tentim i krijimit të një atmosfere kulturore karakteri-zohej me një amorfitet që ishte transparente në çdo mbledhje të “Frontit Popullor”, duke i dhë-në karakter armiqësor. Kështu në këtë atmosferë ishte vërtet vështirë të punohej e aq më pak të krijoheshin kushte për një atmosferë njerëzore, artistike dhe humaniste. Është e vërtetë

se kësaj i kanë ndihmuar edhe forcat regresive të asaj kohe, të cilat këtë lloj muzike e shihnin si dyshim, frikë dhe mosbesim. Me gjithë pengesat e shumta në të cilën ka hasur ky krijues dhe erudit, ai arriti të organizonte një jetë modeste muzikore dhe mu

në atë kohë shkroi edhe kompo-zimet pak më serioze se ato të kohës rinore e që ishin të shum-tën me karakter të pasur lirik, me një synim dhe shprehje të qartë në drejtim të përfshirjes sa më të madhe të melosit shqiptar.

Këngët e para të Anton Lorencit në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore

Këngët e para që harmonizoi, ishin ”Na ka dalë nusja e mirë”, “Ani mori nuse”, “Ani moj Hati-xhe”, “Kur më del në derë”, “Çka po të lypka balli moj” dhe shumë të tjera. Këto këngë, po të shiko-hen me syrin e një kritiku a një muzikologu, do të vërejmë se pa-sqyrojnë realitetin e vlerave si re-alizime modeste të shprehura me ndjenja dhe emocione krijuese, kurse prezenca e vlerave artisti-

ke në masë të madhe e arsyeton pozitivisht krijimtarinë muziko-re të këtij autori. Këto krijime në formë të stilizimeve, përpunime-ve, harmonizimeve janë shprehje pragmatike, të arritura pa prete-ndime që ato të jenë të vështira për koret amatore. Këtë më mirë

mund ta shikojë vetë autori, sep-se brenda këtyre këngëve mund të hasim edhe në aso zgjidhjesh si nga aspekti melodik, si nga ai ritmik dhe harmonik. Lorenc Antoni po i tejkalonte koncep-tet e krijimeve amatore, po jepte krijime të rëndësishme që e be-gatojnë krijimtarinë e muzikës korale ndër ne.

Kompozime korale – për të Lumen Nënë Terezën

Në këtë shkrim do të ndalem në dy këngët kushtuar të madhes Nënës Terezë, gjegjësisht këngën ”Lamtumirë” në tekstin e Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Terezës, “Nëna përvujtnie” në tekstin e Arben Komanit si dhe këngën e parë ”Në breg të liqenit” sipas poezisë së Hil Mosit, kompozuar enkas për një akademi organizuar me

25 mars 1928 për qëllime huma-nitare për të varfër, të kënduar nga Ganxhe dhe Age Bojaxhiu.

Përveç krijuesve të letërsisë, artit pamor dhe atij të filmit, edhe krijuesit muzikorë, kompo-zitorët, kanë dhënë kontributin e tyre modest me vepra të mu-

zikës, qofshin ato popullore, të lehta apo serioze. Të shumtë janë ata pa dallim feje apo kombësie që i kënduan kësaj shenjtëreshe të rrënjëve tona.

Kompozitoret shqiptarë të të gjitha trevave, kompozuan shu-më vepra të muzikës klasike siç janë: Lorenc Antoni, Vinçenc Gjini, Akil Koci, Zeqirja Balla-ta, Rrauf Dhomi, Gjon Gjevele-kaj, Gjergj Kaçinari, Bernardina Mjeda dhe te tjerët si dhe shu-më kompozitorë nga Shqipëria, Arbëreshët e Italisë, Maqedonia dhe vendet e tjera.

Siç e thashë edhe më lart, në vazhdim do të fokusohem në tri këngët e kompozitorit tonë, duke i analizuar ato shkurt. Lo-renc Antoni kompozoi këngën “Në breg të liqenit”, si nxënës i gjimnazit të Shkupit, sipas tek-

stit të Hil Mosit që u këndua nga motrat Gonxhe dhe Age Bojaxhiu, me 25 mars të vitit 1928 në një akademi organizuar për qëllime bamirëse dhe hu-manitare pikërisht për të varfër. Kjo këngë për dy zëra, e kompo-zuar prej një djaloshi, ishte edhe

Page 19: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

Drita Qershor 2008

kompozimi i tij i parë. Nuk ësh-të ndonjë këngë me vlera të larta artistike, por shënon fillimin e një krijimtarie të një djaloshi, i cili na prezantohet si kompozi-tor i talentuar. Kënga për dy zëra me lëvizje të zërave që kumboj-në pastër me një tingëllim të çiltër, të themi hyjnor, strofike, e shkruar për Sopran dhe Alt, hyn në kategorinë e këngëve për sa i përket formës dypjesore.

Kompozimi tjetër në tekstin e të lumes Nënë Tereza “Lamtu-mirë”, me rastin nisjes për udhë-tim për Indi (09.12.1928), është kompozim shumë më serioz dhe më interesant në katër zëra, sopran, alt, tenor dhe bas dhe ka një formë A, B, A që do të thotë tripjesore. Teksti fillon kështu:

Po le shtëpinë zemër fanarVendlindje e fare fisPo vet në BengalinDergjet vrarëAtje në të largëtin Vis.Refreni:Nënë e dashur lamtumirëJu la shëndet o miqtë e miMë djeg o një fuqi e dëlirëDrejt të përflakurës Indi.

Pra, kjo poezi e Nënës Terezë e inspiroi Lorenc Antonin që ta

bëjë një kompozim të muzikës korale, i cili nuk ka përjetuar ende ekzekutimin e parë, dhe as vetë nuk jam në gjendje ta shpjegoj pse, por të paktën është botuar në librin kushtuar Nënë Terezës “Lule për Nënën”. Për sa i përket anës tekstuale është mjaft e gjatë, e cila shpreh tërë atë gëzim dhe shpresë që të qëndrojë në misio-nin që e ka zgjedhur dhe në atë poezi ajo shprehet kështu:

Pranoje, këtë flijim o ZotDëshmi e përbetimit,Ndihmoji gjallesës Tënde sotQë nderin do ta madhërojë!Si shpërblim, të lus o Hir,O Ati i ynë plotë mirësiTë më japish vetë atë shpirtAt shpirt që –veç ti e di.

Për sa i përket anës muzikore, them se është tripjesore dhe në këtë vepër hasim në një harmoni të plotë mes tekstit dhe muzikës; anon kah transformimi artistik, kurse strofat e saj nuk janë të pu-nuara në mënyrë të ndryshme, por përsëritëse me të njëjtën mu-zikë në të gjitha nënte strofat.

Pra, kemi të bëjmë me një kompozim të i inspiruar me një tekst të vetë Nënës Terezë, ku Antoni zbulon jo vetëm me

koncizitet aspektin shprehës, por edhe atë formal, koncizitetin tingëllor të ndërtuar në motivet e melosit tonë. Edhe pse pa e ci-tuar asnjë temë, ndihet fryma e saj që paraqet një shtjellim të ve-çantë muzikor, bazuar në inven-cionin dhe imagjinatën e tij dhe kështu me sukses e përfundon këtë këngë për korin mikst.

Kënga e tretë që titullohet “Nëna e përvujtnisë”, dallo-het nga dy këngët e para, sepse nuk është kompozuar si ato të parat, por për zë dhe piano, që paraqet një risi, sepse me mje-te thjesht artistike konstrukton një kompozim. Edhe pse është kompozuar në suazat e muzikës romantike, është një kompozim me vlerë të suksesshme, duke e rivendosur një unitet në mes të zërit dhe pianos, i cili nuk ësh-të spontan, por kërkon përmes tekstit të Arben Komonit kup-timin dhe zbërthimin objektiv të domethënies tekstuale. Edhe pse ka vetëm dy strofa, paraqet një realizim të mirë për të cilën Antoni përmes muzikës kërkon spiralen gjenetike si porosi uni-versale me vlera te qëndrueshme tingëllore, që, pa ndonjë narra-cion të caktuar, i përmbahet kri-terit të interpretimit artistik.

Edhe pse është ndër këngët e para të tij për zë dhe piano, Antoni na sjell një kompozim që ka vlerën artistike, kurse teksti fillon kështu:

Nëna e jonë Tereze,Nëna e botës mbarë,Shëron të smurëGurin e kthen në arë.Nëna e jonë Tereze,Gjithmonë zemër butë,I ngjan Jezu KrishtitMe zemër të përvujtë.

Për nga aspekti i shqyrtimit të këtyre këngëve brenda kufijve të estetikës, ato nuk mbartin dhe nuk kanë ndonjë peshë të ma-dhe artistike, por janë kompo-zuar me një ndjenjë të veçantë, si monolog i brendshëm krijues, me shumë dashuri për një iko-në emblematike, humaniste të madhe, shenjtëreshë shqiptare, pa metafora. Edhe pse Aristoteli për metaforën thotë se ajo është mbretëreshë e figurave, megji-thatë ajo paraqet në vetvete një metaforë si figurë e shquar, e cila ligjëronte dashuri nëpër botë dhe u bë kult i dashurisë së për-botshme dhe i mileniumt tonë artistik. (fund)

(Nëntitujt janë të redaksisë)

Kisha Katolike, me gjithë ku-ndërshtimet që i bën në kuadër të Jugosllavisë, që disa çështje të rregulloheshin sipas kërkesave të asaj kohe; pas keqësimit të marrë-dhënieve mes Vatikanit dhe Jugo-sllavisë, ato normalizohen në vitin 1966 me nënshkrimin e protokollit mes Selisë së Shenjtë dhe RSFJ-së. Normalizimi i marrëdhënieve vijon pas bisedimeve që zhvillo-hen mes përfaqësuesve të të dyja palëve në Romë më 26 qershor dhe 7 korrik 1964, në Beograd më 15-23 Janar dhe prej 29 maj deri më 8 qershor 1965 dhe përsëri në Romë prej 18-25 prill 1966. Kurse protokolli nënshkruhet më 25 qer-shor 1966, në bazë të së cilit (ri)fillojnë marrëdhëniet diplomatike Vatikan-Jugosllavi. Ky protokoll edhe pas shkatërrimit të kësaj fe-derate e deri më sot, marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Ma-lit të Zi dhe Selisë së Shenjtë i ba-zon në këtë protokoll, meqë Ser-bia mbahet se është trashëgimtare e RSFJ-së, e për këtë arsye edhe ky akt është ende valid.

Tani, me shpalljen e Pavarësisë së Kosovë dhe njohjes së saj nga gjithnjë e më shumë shtete, është hapë edhe mundësia për lidhjen e një konkordati mes Republi-kës së Kosovës dhe Vatikanit. Kjo marrëveshje do të ishte edhe një njohje de fakto dhe de jure e Republikës së Kosovës nga ana e Vatikanit. Dhe kjo për arsyen e vetme logjike juridike, se Konkor-datet lidhen vetëm mes shteteve dhe Vatikanit. Ndoshta në agje-ndën e punës së Ipeshkvit të Ko-sovës ka zënë vend edhe kjo pikë, mbase, ndoshta do të ndryshojë tani statusi edhe i Administratës Apostolike i Kishës Katolike të Kosovës që e ka tani.

Në shtetin e ri të Jugosllavi-së, e në veçanti pas Koncilit II të Vatikanit, me të cilin fillojnë edhe kontaktet e para ekume-nike në mënyrë intensive mes Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike, por që më vonë zbehen shumë, fillon edhe organizimi i Kishës Katolike në kuadër të shtetit të Jugosllavisë. Ipeshkvij-të vendosin të organizohen në një Konferencë Ipeshkvore të Ju-gosllavisë me qendër në Zagreb. Ipeshkvijtë takoheshin dy herë në vit në mbledhjet e tyre plena-re ku shkëmbenin informacio-net, trajtonin çështjet pastorale, harmonizonin vendimet kishtare etj. Konferenca Ipeshkvore e Ju-gosllavisë kishte edhe grupet pu-nuese të organizuara në komisio-ne për fushat që kishin të bënin me çështje territoriale, liturgji, ekumenizëm, besim, apostullatin e laikëve, katekizëm e rregullta-rë, media, për seminaristë, klerin etj. Kisha Katolike ishte e ndarë në 5 Provinca kishtare, 21 Dio-qeza dhe 3 Administrata Apos-tolike. Në këtë kohë Ipeshkvia Shkup-Prizren kishte 19 famulli, 26 prifta dioqezanë dhe 8 prif-ta rregulltarë. Atëherë botohej edhe revista e njohur “Drita” që publikohej një herë në muaj me 3000 ekzemplarë. (fund)

(vijuar nga f. 17)

Page 20: E PËRMUAJSHME FETARE - KULTURORE E KISHËS KATOLIKEkishakatolike.org/repository/docs/Drita-6-2008.pdf · loset karakteri i tij dhe feja e tij, po i nxjerrim disa mendime nga katekizmi

20

Adm. Ap. e Prizrenit Numri i llogarisë:EUR: 1501 090000 1990 20USD: 1501 090000 3765 30CHF: 1501 090000 3764 33

Valuta Banka Shteti SWIFT/BIC

EUR Raiffeisen Zentralbank Oesterreich AG

Vienna, Austria RZBAATWW

USD American Express Bank, LTD New York, US AEIBUS33

CHF UBS AG Zurich, CH UBSWCHZH80A

Raiffeisen BANK Kosovo J.S.C.

Prishtina, KosovoSWIFT code: RBKORS22

Jam mik i Kishës Katolike dhe dua ta ndihmoj ndërtimin e Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë!

Gjithë juve miq dhe bamirës të dashur, ju mundësojmë ta jepni kontributin përmes xhi-rollogarive bankare.

Faleminderit!

Tash mund të jeni abonues të revistës kulturore të Kishës Katolike në Kosovë “Drita”. Për vetëm 12 euro në vit (ose 1 euro për secilin numër), ne do t’ju dërgojmë me postë “Dritën” (vetëm brenda territorit të Kosovës).Plotësoni formularin e mëposhtëm, dhe na e dërgoni bashkë me vërtetimin e pagesës në adresën tonë: Rr. Gjon Pali II 1, 20000 Prizren.

Emri:

Mbiemri:

Adresa:

Qyteti:

Kodi postar:

Numri i telefonit:

E-mail:

Pagesa prej 12 eurosh mund të deponohet në Raiffeisen Bank Kosovo, në llogarinë 1502 0310 0086 0188. Ju lutemi, mos harroni ta futni fletëdeponimin në zarf bashkë me këtë formular. Ju faleminderit!

Për informata më të hollësishme, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit: 029 241 933/14, me faks: 029 241 232 ose me email: [email protected] ose [email protected].

Intervista me Jezusin e Nazaretit

E P Ë R M U A J S H M E F E T A R E - K U L T U R O R E E K I S H Ë S K A T O L I K E

Shqiptarët katolikë në/dhe marrëvesh-jet diplomatike – Konkordatet – të Vatikanit me Ju-gosllavinë (II)FAQE 14-15

Shkruan:Zef AHMETI

TURNIRI DIOQEZAN I RINISËSporti bashkonrininë e ipeshkvisë sonëFAQE 2

(Shkruan:

Engelbert Zefaj)

VIZITA E IPESHKVIJVE TË SHQIPËRISË NË VIZITË “AD LIMINA”Fjalimi i Benediktit XVI drejtuar ipeshkvijve

FAQE 4

Shpejt do të vij!FAQE 12–13

KREZMIMIrritje dhe rilindje në Shpirtin Shenjt

FAQE 6

(Shkruan:

Don Anton Ukaj)

VËSHTRIM

KARL POPPERIfigurë komplekse e filozofisë moderne (II)FAQE 8

(Shkruan:

Sarë Gjergji)

SHKRUAN:Don Matteo DI FIORE

Të shtunën, më 31 maj, në Let-nicë, kemi pasur ditën dioqe-zane për të rinjtë. Jemi bashkuar

shpirtërisht me të gjitha kishat lokale që janë duke u përgatitur për Ditën Botërore të Të Rinjve që do të mbahet në Sidnei, prej 15-20 korrik 2008.

Është shumë e rëndësishme që Kishat lokale dhe institu-

cionet civile ta ndiejnë veten të drejtuara kah realiteti i të rinjve dhe të afrohen me ta për t’i sho-qëruar kah një e ardhme plotë-sisht njerëzore. Në fakt, për të diskutuar për të rinjtë, do të tho-të të vështrosh dhe të përgatitesh

për të ardhmen e shoqërisë civile dhe të Kishës.

Për ne të rriturit ekzistojnë dy shëmbëlltyra që vënë në fo-kus detyrat tona në ballafaqim me të rinjtë: na është bërë thirrja të jemi edukatorë me cilësi dhe barinj të mirë. Në çfarë mëny-re? Kam lexuar kohëve të fundit këtë shprehje: “në ballafaqimin e të rinjve ka shumë spektatorë dhe komentues, dhe pak lojtarë e veprimtarë”. Çfarë do të thotë kjo? Nuk mjafton vetëm të dis-kutohet për të rinjtë dhe mbi të rinjtë, por është e nevojshme që të lozet me ta loja e jetës së tyre. Në ungjillin sipas Gjonit (khr. Gjn 10,10) Jezusi thotë: “Për këtë kam ardhur, të kenë jetën dhe ta kenë me plotësi”. Të dhurosh jetën do të thotë t’u ja-

pësh përgjigje historike nevoja-ve materiale dhe shpirtërore, do të thotë përfshirje në personin e parë dhe të edukosh në mënyrë integrale.

Në janarin e kaluar, Papa Benedikti i XVI ka shkruar një letër mbi edukimin, duke iu drejtuar Dioqezës së Ro-mës. Mbi të gjitha ka thënë: “në realitet, të rinjtë tanë nuk dë-shirojnë të jenë të braktisur për-ballë sfidave të jetës dhe, prapa vetëbesimit të dukshëm të tyre, qëndron një nevojë dëshpëruese e pikës së referimit që nuk e gjejnë ende as në familje, as në shkollë, e, ndonjëherë, as edhe në vetë Ki-shën.... Të gjithë ata që kanë një rol formues kanë dijeninë që për të rinjtë janë ‘shokët e besueshëm’ dhe ‘dëshmitarë të sinqertë’. Edhe

CM

YK

ABONONI “DRITËN”

CM

YK