f.ll.wright dhe organika e tij

16
Universiteti Shtetëror i Tetovës Fakulteti i Shkencave të Zbatuara ARKITEKTURË Punim seminarik TEMA: “FRANK LLOYD WRIGHT DHE ARKITEKTURA ORGANIKE E TIJLigjërues: Studenti: Doc. Dr. Kujtim Elezi Art Stagova 099/12

Upload: art-stagova

Post on 13-Aug-2015

172 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: F.ll.wright dhe organika e tij

Universiteti Shtetëror i Tetovës

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara

ARKITEKTURË

Punim seminarik TEMA:

“FRANK LLOYD WRIGHT DHE ARKITEKTURA ORGANIKE E TIJ“

Ligjërues: Studenti: Doc. Dr. Kujtim Elezi Art Stagova 099/12

Page 2: F.ll.wright dhe organika e tij

2

Përmbajtja

- Frank Lloyd Wright...............................................................................3

- Periudhat e punës së Wright……………………………..……………………4

- Arkitektura organike………………………………………………………….....5

- Falling Water……………………………………………………………………..6

- Guggenheim Museum……………………………………………………….…10

- Boomer Residence…………………………..............................................11

- Martin House…….………………………………………………………………12

- Imperial Hotel…………………………………………………………………....13

- Price Tower……………………………………………………………………....14

- Disa objekte të Wright............................................................................15

- Literatura...............................................................................................16

Page 3: F.ll.wright dhe organika e tij

3

FRANK LLOYD WRIGHT (1867-1959)1

Frank Lloyd Wright radhitet si njëri ndër arkitektët më të mirë të shekullit XX. Ai jetoi gati 100 vite dhe ishte pa dyshim njëri nga arkitektët më jetëgjatë. Shumicën e viteve të tij ai ia kushtoi arkitekturës e cila në atë kohë ishte duke ecur ende në hapat e saj drejt modernes.

Kontributi i Wright në fushën e arkitekturës amerikane dhe në përgjithësi ishte mjaft i madh dhe i përgjithshëm.

Ai arrinte forma të ndryshme dhe përdorte materiale inovative. Wright ishte njëri ndër arkitektët e parë amerikan që dha ide të ndryshme që

mbizotëruan në fund të shek XIX dhe në fillim të shek XX. Këto ide shprehen në arkitekturën e Art Nouveau, ku Wright ishte arkitekt i po kësaj rryme.

Për idenë e tij rreth arkitekturës organike ai ishte i influencuar nga shoku i tij dhe mësuesi i tij i përjetshëm siq e quante ai Luis Sullivan-in.

Në një ese të tij për arkitekturë ai definoi disa hapa të rëndësishëm:

Thjeshtësia – çdo gjë e panevojshme, si muret ose ndonjë detal i enterierit duhet eliminuar.

Përzierja e stileve – studimi i stileve të mëparshme

Miqësia me ambientin – vendi me arkitekturën duhet të jetë në harmoni. Objektet duhet shikuar në një anë se si rriten së bashku me ambientin,natyrën, kuptuar kjo në mënyrë figurative. Ngjyrat dhe materialet duhet të jenë të përshtatura mirë.

Natyra e materialeve – materialet duhej të ishin me karakter natyral.

Objektet duhet të sjellin kënaqësi tek njerëzit – Këtu kemi parimet e njejta si te lëvizja Arts and Crafts, por Wright nuk i merrte rrënjësisht parimet e kësaj rryme. Ai jo vetëm që përdori materiale të reja,por e theu atë parimet e lëvizjes, se objekti duhej të kishte forma ideale. Përdori forma të ndryshme dhe kombinime të ndryshme duke përdorur çelikun dhe betonin, ai arriti të realizonte konzolla dhe kulme interesante.

1 IAIN THOMPSON – A VISUAL ENCYCLOPEDIA

Page 4: F.ll.wright dhe organika e tij

4

Koherenca krijuese2 Puna krijuese e Wright,duke lënë mënjanë periudhën gjashtëvjecare të stazhit

në studion e Adler dhe Sullivan-i,zë një hapësirë kohore prej gjysmë shekulli,e cila mund të degëzohet në tri periudha të ndryshme:

- 1893-1910 Stina e shtëpive të Prerisë,e ndarë në fazën përgatitore të viteve 1893-1900 dhe në fazën e prodhimtarisë së lartë e triumfit të dhjetëvjecarit të fillimshekullit. Në fund të 1909,vendimi i beftë për të braktisur punën,familjen,e mjedisin e Oak Park-ut,udhëtimi në Europë,gjatë së cilit përgatitja për ekspozitën e Berlinit e vëllimit Wasmuth.

- 1911-1934 Themelohet Taliesini në Wiscosin; më pas,duke filluar nga 1916-1922 veprimtaria ne Japoni dhe cikli kalifornian. Prej 1925 një kohë e gjatë e trazuar,kur Wrighti është pothuaj joaktiv.

- 1935-1959 Mëkëmbje e bujshme me Falling Water,me zyrat Johnson në Racine,Taliesin në Arizonë,me shtëpinë Usoniane,me serinë e kryeveprave që kulmojnë me Guggenheim Museum e Tempullin e Filadelfias.

Puna e Frank Lloyd Wright mund të ndahet në disa periudha:

Periudha e hershme – Ishte një derivim i punëve të bashkohësve të tij Queen Anne, Adler ose Sullivan.

Periudha Prairie – Fillon nga 1901 deri më 1910. Në këtë periudhë Wright arriti forma të reja objektesh që dalloheshin me horizontalitet të fortë dhe me parime organike.

Periudha e përdorimit të tekstilit – Këtu Wright shikon më shumë anën dekorative.

Periudha Usonike – Në këtë periudhë objektet që projektoi ishin me kosto më të ulëta për dalllim nga periudhat e tjera.

2 BRUNO ZEVI – HISTORIA E ARK.MODERNE VOL.2

Page 5: F.ll.wright dhe organika e tij

5

Arkitektura organike3

Arkitektura e cila për nga forma dhe karakteri është e ngjashme me

organizmat natyrorë njihet si arkitekturë organike. Termin arkitekturë organike e kishte shpikur Frank Lloyd Wright (1867-1959), i cili në krijimet e tij e aplikoi në masë të madhe. Ideja e arkitekturës organike i referohet jo vetëm ndërtesave që janë te lidhura me mjedisin natyrorë, por edhe ndërtesave tjera. Në ndërtimet e tij, Wright shprehte gjendjen e vet shpirtërore por në aspektin arkitektonik. Në thelb arkitektura organike është edhe hartimi tekstual i çdo elementi të një ndërtese, duke filluar nga dritaret, në katet, me karrige të veçanta me qëllim për të mbushur hapësirën.

Arkitektët modernistë të tjerë në SHBA, Evropë, dhe vende të tjera, dhanë mendimet e tyre për këtë lloj arkitekture. Figura kryesore të hershme në SHBA përfshihen Louis Sullivan dhe Claude Bragdon,ndërsa në mesin e Evropës Hugo dhe Hans Scharoun.

Kjo hyrje në arkitekturën e organike është disi mashtruese. Ndërtimi nuk ka ndonjë izolim dhe nuk është me të vërtetë ekologjikisht

miqësorë me rregullat e projektimit, por më miqësorë me natyrën. Për shembull, kemi tavane shumë të ulëta që ndalojnë depërtimin adekuat të dritës dhe ventilim natyror. Dikush mund të thotë se qëndrueshmeria dhe udhëzimet mjedisore të projektimit nuk ishin themeluar në atë kohë, por megjithatë ishin, por ndoshta jo në shkallën që këto standarde ekzistojnë sot. Megjithatë në qoftë se krahasojmë Falling Water me një ndërtesë tradicionale të epokës së njëjtë mund të shihet qartë që kjo e fundit është më miqësore me ambientin, pra kemi ruajtjen efikase të energjisë. Kjo gjë mund të vërehet më së miri te përdorimi i drurit për strukturën kryesore, dysheme, mur anësor etj,përdorimi i materialeve izoluese natyrore,përdorimi i katranit nëpër kulme për të përmirësuar performancën e izolimeve.

Shumë arkitektë që punojnë në arkitekrurën organike atë nuk e përdorin vetëm në ndërtesë por edhe në raportin e ndërtesës me hapësirën.

Wright thoshte: “Ndërtesa nuk duhet të qëndrojë por duhet të jetë pjesë e kodrës, sikur të jetë e ngritur nga toka. Shtëpia dhe kopështi duhet të paraqesin një tërësi ngjashëm sin ë Japoni, ku nuk dihet ku përfundon kopështi, e ku përfundon shtëpia”.

Në vazhdim do të përmendim disa objekte të Wright dhe do të elaborojmë secilën nga pak.

3 IAIN THOMPSON – A VISUAL ENCYCLOPEDIA

Page 6: F.ll.wright dhe organika e tij

6

FallingWater 4

Fallingwater është një shtëpi e projektuar nga Wright ne vitin 1935 në

Pensilvani në periferi të pjesës jugperëndimore, 50 milje në juglindje të Pitsburgut. Kjo shtëpi është ndërtuar pjesërisht mbi një ujëvarë në Bear Run në seksionin Run Mill të Stewart Township, Fayette County, Pennsylvania, në malet Allegheny.

Frank Lloyd Wright e perfundoi Fallingwater në 1937, dhe muaj më vonë revista Time e renditit në listen e arkitekteve me “punën më të bukur”. Gjthashtu Fallingwater mori shumë çmime dhe lëvdata si para, ashtu edhe pas vdekjes së Wright-it, për stilin e vet unik.

Projektimi edhe ndërtimi.- Për anën konstruktive të projektit Wright u konsultua me stafin e inxhinierëve

Glickman Mendel dhe William Wesley Peters, i cili kishte qenë përgjegjës për shtyllat.

Projekti preliminar iu dorëzua pronarit Kaufmann për aprovim, dhe më pas u hap një gurore e vogel për të siguruar gurë të nevojshme për muret e shtëpisë. Wright vetëm bërë vizita periodike gjatë ndërtimit, ndërsa si zëvendësues të tij, la nxënësin e tij Robert Mosher.

Vizatimet e fundit të punës ishin të lëshuar nga Wright, me punën e filluar në urë dhe shtëpinë kryesore.

Linjat e fuqishme horizontale dhe vertikale janë një tipar dallues i Fallingwater.

4 IAIN THOMPSON – A VISUAL ENCYCLOPEDIA

Page 7: F.ll.wright dhe organika e tij

7

Ndërtimi kishe probleme për shkak të një mosmarrëveshjeje të Wright dhe Kaufmann, por që më pas gjithçka shkoi në rregull.

Për katet konzollë Wright përdori forma të shtyllave të integruara në pllakë monolite betoni, që rrinin mirë me njëra tjetrën në hapësirë dhe i rezistonin tamam ngarkesave.

Kontraktori Walter Hall gjithashtu një inxhinier i dha disa instruksione Wrightit në lidhje me konstruksionin e pllakës së poshtme, por Wright nuk i mori parasysh. Ai ishte i vendosur ta fuste stilin e tij të parapëlqyer, “stilin organik”. Dhe në tetor të 1937 pjesa kryesore e shtëpisë u përfundua.

Stili Fallingwater qëndron si një nga kryeveprat më të mëdha Wright si për

dinamizmin e saj dhe për integrimin e saj me një mjedis i mrekullueshëm natyror.

Pasioni i Wright për një arkitekturë japoneze u pasqyrua fuqishëm në hartimin e Fallingwater, veçanërisht në rëndësinë e hapësirave të jashtme dhe të brendshme dhe theks të fortë të vendosur në harmoni midis njeriut dhe natyrës.

Arkitekti japonez Tadao Ando bashkohës i Wright kishte deklaruar: "Unë mendoj se Wright aplikon aspektin më të rëndësishëm të arkitekturës, trajtimin e hapësirës”.

Page 8: F.ll.wright dhe organika e tij

8

Shkallën e gjeniut Wright në integrimin e çdo detali të dizajnit të tij mund vetëm të lë të kuptohet në fotografi. Ky qëndrim i projektimit në mënyrë organike ishte menduar nga ai si një tërheqje e investitorit nga natyra.

Shtëpia është e njohur për lidhjen e saj me vendin, por është ndërtuar në majë të një ujëvare aktive e cila rrjedh nën shtëpi. Vatra në dhomën e ndenjes integron gurë mbi të cilët edhe është ndërtuar shtëpia.

Organika këtu mund të vërehet edhe nëpër detaje të vogla. Për shembull, aty ku takohet qelqi me mure guri nuk ka korniza metalike. Nga hapësira e qëndrimit ditorë, prej konzollës, një shkallë të çon direkt poshtë në lumë, dhe në një hapësirë e cila lidh pjesën kryesore të shtëpisë me pjesën e pritjes dhe pjesën për shërbëtorë. Dhomat e gjumit janë të vogla, disa me tavanet e ulët për të inkurajuar njerëzit jashtë në drejtim të zonave të hapura.

Gurgullima e ujit poshtë objektit sidomos gjatë pranverës jep një ndjenjë të jashtëzakonshme. Muret e gurit dhe tërasat janë të vendosura në një harmoni midis tyre.

Page 9: F.ll.wright dhe organika e tij

9

RIPARIMI

Sistemi strukturorë i Fallingwater përfshirë një serie shumë të guximshme të ballkoneve te betonit konsolit, megjithatë,kishte probleme që nga fillimi.

Në 1988, një firmë arkitekture dhe inxhinierike ishte përgjegjëse për ruajtjen e materialeve të Fallingwater. Gjatë kësaj kohe firma shikon dokumentet origjinale dhe vlerëson se objekti kishte nevojë për mbulesë të re dhe ri-hidroizolim të kulmeve dhe të terasave. Gjithashtu ata mendonin se objektit i duhej pak më shumë siguri nga ana konstruktive.

Page 10: F.ll.wright dhe organika e tij

10

Guggenheim Museum

Solomon R. Guggenheim Museum në New York, është një krijim i Wright-it, një dhuratë e pastër e arkitekturës ose më mirë e skulpturës. Kjo është një spirale e vazhdueshme hapësinore, me një devijim rrethore që zgjerohet si një mbështjellje pa pengesa dhe është e mbuluar nga një kupolë qelqi e sheshtë.

Në brendi të objektit gjejmë atmosferë të mirë me piktura të bukura dhe muzikë. Adresa: 1071 Fifth Avenue, New York, New York

,

Page 11: F.ll.wright dhe organika e tij

11

Boomer Residence

Këtë shtëpi Wright e projektoi si një villë malore në dy etazhe, përreth një oxhaku qendrorë. Ajo është e ndërtuar me mure me rërë shkretëtire dhe dru horizontal, sidomos në ballkon dhe në dhomën e gjumit.

”Arkitekti duhet të jetë më i kompletuar ndër të gjithë mjeshtërit dhe më i kompletuar ndër të gjithë qeniet e tjera njerëzore, gjë që edhe duhet ti besohet puna atij”.

- Frank Lloyd Wright

Page 12: F.ll.wright dhe organika e tij

12

D.D. Martin House

Shtëpia kryesore është e ulët, bllok dy-katëshe me lidhje standarde me një verandë të mbuluar. Nga të gjitha inovacionet që ne jemi mësuar të shohim, interesante është salla e hyrjes së shtëpisë. E rëndësishme është pjesa një pjesë e një dhome me ndarje të cunguar te derës. Në pjesën qendrore të dhomës së ndejës është një vend i gjerë për ndezjen e zjarrit, pastaj një koridor i ndarë me një derë xhami, që të qon në biblotekë dhe në hapësirën e ngrënies. Mjeshtër i zdrukthtarisë ishte Grant Manson.

Page 13: F.ll.wright dhe organika e tij

13

Imperial Hotel Në shkallën e tij të ndërtimit u bë një lojë me elemente. Hotel Imperial është plotësisht i stilit japonez. Kishte nivele të ndryshme, si hapësira të vogla e të ngushta pastaj papritmas hapje në hapësira më të mëdha dy apo tre etazhe.

Page 14: F.ll.wright dhe organika e tij

14

Price Tower

Wright kishte vështirësi të mëdha në hartimin e një rrokaqielli sepse si një besimtar në një arkitekturë të afërt me natyrën që ishte, tani kishte të bënte me një ndërtim anti natyrë.

Ai e zgjidhi këtë dilemë në një mënyrë karakteristike, duke shkuar në një burim në natyrë që e ka sugjeruar një mënyrë për të ndërtuar një strukturë të gjatë, në formën e një peme. Në 1929, Wright kishte projektuar vërtetë atë që donte, pra ndërtesën e tij duke u bazuar në lisin e një peme. Pjesa vertikale e objektit ishte trungu “te cilin e mbështolli me qelq dhe metal, dhe të gjitha shërbimet pra janë të përfshira në të, në boshtin vërtikal.

Ky projekt me apartamente dhe dhoma mbledhjesh në New York, asnjëherë nuk është ndërtuar, por Wright u kthye përsëri në konceptin bazë dhe më në fund, në 1954, në Bartlesville, Oklahoma, ai ishte në gjendje për të ndërtuar atë.

Page 15: F.ll.wright dhe organika e tij

15

Objektet me stil organik nga Frank Lloyd Wright

Boomer Residence, Phoenix, Arizona, 1953.

Coonley House, Riverside, Illinois, 1908.

D. D. Martin Hous, Buffalo, New York, 1904.

Ennis House, Los Angeles, California, 1923.

Fallingwater, Ohiopyle, (Bear Run), Pennsylvania, 1934 , 1938, 1948.

Guggenheim Museum, New York, New York, 1956 to 1959.

Hanna Residence, Palo Alto, California, 1936.

Imperial Hotel, Tokyo, Japan, 1916 to 1922.

Jacobs House, Madison, Madison, Wisconsin, 1936.

Jacobs House, Middleton, Middleton, Wisconsin, 1944.

Johnson Wax Building, Racine, Wisconsin, 1936 to 1939 and 1944.

Larkin Building, Buffalo, New York, 1904 , demolished 1950.

Marin Civic Center, San Rafael, California, 1957.

Mrs. G. M. Millard House, Pasadena, California, 1923.

Price Residence, Paradise Valley, Arizona, 1954.

Price Tower, Bartlesville, Oklahoma, 1952 to 1956.

Robie Residence, Chicago, Illinois, 1909.

Rosenbaum House, Florence, Alabama, 1939.

Storer Residence, Los Angeles, California, 1923.

Suntop Homes, Ardmore, Pennsyvania, 1939.

Taliesin, Spring Green, Wisconsin, 1911 and 1925.

Taliesin West, Scottsdale, Arizona, 1937 onward.

Unitarian Meeting House, Madison, Wisconsin, 1947 to 1951.

Unity Temple, Oak Park, Illinois, 1906.

W. E. Martin House, Oak Park, Illinois, 1903.

Walker Residence, Carmel, California, 1948.

Ward Willits House, Highland Park, Illinois, 1902.

Wingspread, Wind Point, Wisconsin, 1937.

Zimmerman House, Manchester, New Hampshire, 1950.

Page 16: F.ll.wright dhe organika e tij

16

Literatura

o BRUNO ZEVI- HISTORIA E ARK.MODERNE VOL.2

o www.google.com

o www.wikipeida.com

o www.greatbuildings.com

o www.skyscrapers.com

o “Arkitektura moderne dhe bashkekohore”

o “Frank Lloyd Wright a visual encyclopedia” – Iain Thomson