e përmujshme kulturore informative d i t u r i a...e përmujshme kulturore informative 3 nga...

24
E përmujshme kulturore informative D I T U R I A Viti XI i botimit, Nr. 1 Janar 2018 Organ i QKSH “Migjeni”Borås-Suedi ISSN 2001-6530

Upload: others

Post on 12-Jan-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

E përmujshme kulturore informative

D I T U R I A Viti XI i botimit, Nr. 1 Janar 2018 Organ i QKSH “Migjeni”Borås-Suedi

ISSN 2001-6530

E përmujshme kulturore informative

2

REVISTA “DITURIA” E PËRMUJSHME KULURORE INFROMATIVE

Botim i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” Borås-Suedi

Kryeredaktor: Sokol Demaku

Këshilli botues:Fetah BahtiriHamit GurguriHysen IbrahimiMr.Kadrije MeniqiBahtir LatifiRemzi BashaAnxhela Ziso

Të gjitha tyë drtejtat janë të Qednrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”

Adresa e Revistës:”Dituria”, C/O Studiefrämjandet,Yxhammarsgatan 8-210 503 31 Borås - Suedi

e-mail [email protected]

ISSN 2001-6530

Në këtë numër mund të lexoni:-Nga mërgata,-Intervista e Diturisë,-Faqja e poezisë,-Esse, komente,-Argëtim,

Jeni të mirë se ardhur me shkrimet tuaja por edhe me sygjerimet tuaja në menyrë që të përmirësojmë sa më shumë të jetë e mundur kualitetin e revistës sonë dhe tuaj.

Me respekt:Redaksia

E përmujshme kulturore informative

3

NGA MËRGATA FALMNDERIT QKSH ”MIGJENI”- MIRË SE ERDHE BABADIMËR -me rastin e pritjes së Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve në Borås dhe Lidköping të Suedisë

Një traditë shekullore e ketij populli fisnik në festimin e festave te fundvitit edhe sot është prezente dhe ka fillu-ar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakët në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferen e veriut, pra në Skandinavi.Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në menyrë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të të ardhrëve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe përkrahjen e shtetti suedez dhe komunave per të haujt respektivisht të ardhurit.Këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mergimatrët shqiptar dhe se sa ata kujdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vertetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.Në ditë e fundit të dhjetorit respektivisht me 15 dhjetor Qendres kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli ne Borås u organizua pritjen e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve voglushëve shqiptar, të cilët jetojnë në këtë qyetet dhe qytetet për rreth.Në këtë manifestim në shkollen fillore ”Fjärdingskolan” ishin mbledhur mbi 80 voglush shqiptar së bashku me prindërit e tyre, nxënës në kopshte dhe në këtë shkollë fillore gjashtë klasëshe ku vijojnë mësimet mbi 49 fëmijë shqiptar. Fëmijët ishin të pranishëm në këtë manifestim me recitime shqipe.Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për udhetimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë voglush shqiptar, në këtë qytet në veri të Europës ku Babadimri u ndau dhurata në një vperimtari të organizuar me këtë rast. Këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadimri u solli edhe shumë të fala nga mosha-tarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes, nga fëmijët e shtetit më të ri në botë.

E përmujshme kulturore informative

4

”Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkast për vo-glushët boråsar dhe ata nga Lidköping me dhuarata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjelle për ta libra, akullore dhe biskota edhe përshendetje të perzemerta dhe të ngrohta nga kosovarët.Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta, pra në të ardhmën jam i mendimit se ne duhet të an-gazhohemi edhe më dhe të jemi se bashku me redaksin e radios lokale që këto manifestime të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë thonë prindërit fëmijët e të cilëve shijuan kënaqësin me rastin e ard-hjes së ”Babadimrit kosovar” në Borås. Eshtë punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë nje nënë e cila së bashku me djalin e sajë është shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Babadimri kosovar”. Por duhet që të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim. Ndarjet dhe percarjet momentale ne mes nesh nuk janë të mirëseardhura, duhet ti lemë mërit, duhet ti lemë huqet e këqia se nuk janë per ne se ka kaluar ajo kohë, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojme fëmijet tanë. Sipas fjalëve të orga-nizatorit të ketij manifestimi këtu kanë qenë të ftuar të gjithë

fëmijët shqiptar që jetojnë në këto anë, jo vetëm ata nga Borås e rrethina e tij por edhe nga qytet për rreth Borås. Fëmijëve të pranishëm në këte¨pritje të Vitit të Ri u foli shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar tnai me vend-banim në këtë qytet Hamit Gurguri i cili mes tjerash foli mbi rëndësine mësimit të Gjuhës shqipe në shkolalt suedeze si dhe angazhimine primndërve në këtë drejtim. Pastaj ai foli edhe për roline prindërve në angazhimine fëmijëve në jetën kulturore në qytet. Pas dite babadimir nga Kosova vazhdoi rrugëtimine e tij për në qytetin Lid-köping ku edhe atje e prisnin fëimjë shqiptar të cilët kishin shårehurë dëshirën e tyre në QKSH Migjeni që këtë viti Babadimir të vizitonte edhe ata e kërkesë që ishte pranua me shumë vullnet nga ana e udheheqjes së QKSH

Migjeni.QKSH ”Migjeni” u ndau Mirënjohje drejtoreshës për gjuhët e huja në Lidköping Sara Engman dhe e nderoj me Kristalin e QKSH Migjeni një dhuratë tradicionale e kësaj shoqate, pastaj me mirnejohje u nderuan edhe mësusit e Gjuhës amtare Iljadin Pilati dhe Afrim Berisha. Me Libra u nderuan edhe prindërit të cilët kishin ardhur me fëmijet e tyre.Në QKSH Migjeni na thanë se ata janë të gatshëm që cdo vit Babadimir kosovar i cili me organizm të tyre vjen në qytetin Borås të vizitoj edhe dy apo tri qytete tjera suedeze ku inter-esimi i prindërve dhe fëmijeve shqiptar është ne nivel dhe egziston deshiora e bashkepun imit.Babadimri u kishte sjellë dhurata fëmjeve shqiptar mbi 130 tituj librash të cilat ua dhuroj secilit nga një si dhe për kopshte e shkolla kishte sjellë nga 10 egzemplar. Por ai ishte kudesë qe secilit fëmije i kishte sjelle nga një akullore dhe biskota të shijshme për festatë e fund vitit.Mbesim me shkrese se vitin e ardhm babadimir nga Kosova do vizitoj edhe qytet tjera suedeze dhe do takoj e gësoj edhe shumë fëmijë tjerë shqiptar.

E përmujshme kulturore informative

5

Ndue Lazri KUR FJALËT DALIN NGA SHPIRTI -Edicioni i dytë i konkursit artistik “Fjalët e Shpirtit-

E tha bukur poetja Vangjelia Verori ndërsa po e merrte fjalën të recitonte: “Po shikoj që fëmijët po mundohen të sillen si të rritur për të fshehur e përballuar emocionet, ndërsa ne të rriturit po emocionohemi si fëmijë”...Ajo shprehu ashtu në mënyrë krejt spontane atë çka kishim parë tek recituesit para saj e atë çka ajo vetë po përjeton-te përpara mikrofonit dhe përpara një publiku të gjerë të ardhur nga shumë anë të Italisë në atë sallë të bukur të qytetit monumental Mantova.

Dea, më e vogla e sallës, përmes emocionesh sapo kishte recituar dy poezi të shkurtra për mamin dhe për babin. Jemi kështu në edicionin e dytë të konkursit të fjalës artistike “Fjalët e shpirtit”, organizuar nga Shoqata e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë në Itali me pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve e konkurentëve nga shumë shoqata përbërëse të Federatës FNAI.

Është një konkurs, i cili, që në edicionin e parë tërhoqi vëmendjen dhe pati një pjesëmarrje të gjerë, sepse arti-kulohej në skenë fjala artistike, u jepej jetë krijimeve të zgjedhura poetike të autorëve shqiptarë rë RilindjesKombëtare, atyre aktualë e sidomos autorëve që punojnë, jetojnë e krijojnë në mërgim. Në Itali janë mbi 40 të tillë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë publikuar disa libra me krijime në poezi e në prozë. Ndaj në edicionin e këtij viti pjesëmarrja ishte më e gjerë, qoftë e përfaqësuesve të shoqatave, por edhe e konkuruesve që kishin bërë qindra kilometra rrugë për të ardhur në Mantova që nga Pesaro e Piemonte, Treviso e Pordenone, Riva del

E përmujshme kulturore informative

6

Garda e Lecco, Bergamo e Brescia, Bologna e Modena, Reggio Emilia e Parma, si dhe nga Mantova si mik-pritëse e aktivitetit.

Drejtori i shkollës shqipe “Scanderbeg” në Parma bashkë me Forum Donne Indipendenti kanë sjellë me vete një “ushtri” të vogël fëmijësh për të marrë pjesë në këtë eveniment. Vetëm nga kjo shkollë janë 9 recitues.E pas tyre ansambli i artistëve të vegjël “Mille stelle”, me ata valltarë të talentuar, që sjellin aq hare e atmos-ferë kur vallëzojnë të veshur me kostumet e bukura kombëtare shqiptare. Ato vajzat më të vogla ngjajnë si zogj të bukur pushverdhë që rrëshqasin si pa u ndjerë nëpër sallë duke hedhur vallet e bukura shqiptare. I shikon e mendon me vete: Si ka mundur mësuesja e tyre, koreografja Loretta Shahini Metolli,të krijojë këtë ansambël aq harmonik kur mosha e fëmijëve varion nga 5-12 vjeç? Fëmijët i kanë përvetësuar aq mirë lëvizjet koreografike dhe vallëzojnë aq lehtësisht nën tingujt muzikorë të valleve të njohura të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.Drejtuesja e talentuar dhe e shkathët Lori Duka shkrihet midis tyre, u drejton mikrofonin e sjell mbresat e tyre, siç e bën natyrshëm edhe me recituesit pjesëmarrës në konkurs.

Janë mbi 30 konkurues, të cilët interpretojnë secili nga dy poezi, në gjuhën shqipe e atë italiane. Për recituesit fëmijë kjo është një sprovëz e vërtetë për nivelin e përvetësimit të gjuhës shqipe, sepse këtu duhet ta interpre-tojnë atë artistikisht, me emocionet që jep fjala poetike. E mund të them që pjesa më e madhe e tyre arritën t’i përcillnin ato emocione në sallën e mbushur plot e përplot me pjesëmarrës.Në të vërtetë ata ishin të gjithë fitues, pavarësisht nga çmimet që do të jepte juria e përbërë nga autorë të afir-muar e me kërkesa profesionale e artistike si Irma Kurti, Valbona Jakova e Robert Shkurti, që nderuan ata që recituan më bukur. Fitues sepse ditën të tregonin shijet e tyre në zgjedhjen e poezive për interpretim, sepse triumfuan mbi emocionet e moshës dhe të skenës e merituan duartrokitjet e publikut.

Emocione solli edhe krijuesja në moshë, Lumturije Fortuzi, e cila, edhe pse me ndonjë problem shëndetësor, ka marrë rrugën nga Pordenone e ka zbritur deri në Mantova. Ajo shpreh kënaqësinë që i jepet mundësia të takohet e të njihet nga afër me aq shumë krijues e interpretues shqiptarë, bisedon me autorë të ndryshëm, blen librat e disa prej tyre. Sytë i qeshin dhe i shprehin një lumturi e mirënjohje të brendshme për këtë aktivitet që i jep gjallëri dhe e bën të jetojë një ditë mes mbresave të vërteta artistike. Ajo krijon në gjininë e poezisë e të pik-turës.

Madje ka arritur të tërheqë jo pa vështirësi pas vetes edhe një pikturë të madhe e të bukur që ka në qendër të motivit të saj shqiponjën e cunguar nga prerja e padrejtë historike e kufijve të Shqipërisë. Këtë punim të saj ajo ia dhuron me kënaqësi shoqatës organizuese të konkursit.Po bisedonim pas mbarimit të aktivitetit me kryetarin e shoqatës Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqip-tarë në Itali, poetin Skënder Lazaj. Pasi u ndalëm në vlerat që solli edicioni i dytë e që ishin të dukshme në të gjithë komponentët, ai më thotë që do fillohet që tani për edicionin e vitit të ardhshëm, për të patur risi’ qoftë në formën e organizimit, në seleksionimin cilësor të autorëve dhe krijimeve, si dhe të recituesve që do të konkuro-jnë.

Kësisoj tradita e mirë e krijuar me dy edicionet e para, pasurohet me elementë të rinj, që e bëjnë edhe më tërheqës këtë aktivitet dhe e shton motivin e konkurencës midis protagonistëve pjesëmarrës në konkurs.

E përmujshme kulturore informative

7

“Rrëfej unë, gruaja” një histori sprovash

Teuta Dhima

Duket sikur Mimoza Kuchly, i ka paracaktuar gjini rrëfimit të saj duke e titulluar vëllimin me tregime Rrëfej unë gruaja. Linja të buta, rrëfim që të lë mbresa për një figuracion të pasur dhe përshkrim të imët në funksion to-tal të përndezjes së fantazisë. Rrëfimi është rrugëdrejtë, pa kthime të thella retrospektive dhe kalime në kohë. Autorja luan herë pas herë rrengje të vogla për ta bërë lexuesin pre të kureshtisë dhe, këtë e arrin këndshëm, pa të lodhur me situata të pakuptimta dhe mugesa lidhjesh logjike.Mimoza luan me fjalët zgjuarsisht dhe i përdor ato në momentin e caktuar, për të përftuar situatën.Tematika e tregimeve të Mimozës është tejet aktuale. Një realitet aq i prekshëm sa që ndërsa lexoja mendoja: - kjo më ka ndodhur edhe mua, po edhe shoqes time apo motrës. Ngjarjet për të cilat Mimoza rrëfen, me të vër-tetë mund t’i kenë ndodhur gjithkujt, por AJO, ka marrë guximin t’i rrëfejë dhe i rrëfen ato nga një pozicion

solid: Rrëfej unë gruaja. Mimoza rrëfen në vetën e parë, merr përgjegjësinë të përfaqësojë. Të përfaqësojë gruan që vuan për humbjen e një njeriu të shtrenjtë, gruan këtë krijesë delikate, balerinë. Gruan që dashuron të tjerët, por mbi të gjitha ka shumë dashuri për veten. Dashuri kjo që e bën atë të vendosur për zgjedhjet e saj edhe pse në ndonjë çast ndihet e dyzuar dhe, siç thotë autorja: - ku ka dashuri nuk ka mëkat. Gruaja që “ndeshet” në betejë me cigaren e fundit dhe fiton ajo, në emër të jetës që krijohet brenda saj.Gruaja që i rrëfehet pasqyrës dhe “përplaset” mureve të ngushta të këtij komunikimi delikat dhe del fitimtare duke mos e lejuar pasqyrën t’i gjykojë shpirtin, por vetëm fizikun e saj që nuk arrin të riprodhojë .Gruaja për të cilën Mimoza Kuchly rrëfen, bëhet nënë nga fëmija që nxjerr nga shpirti dhe jo nga trupi i saj.. Gruaja që merr testamente mirënjohjeje, për dashurinë që përcjell si bijë shpirtërore.Gruaja, e dashuruara, e tradhëtuara, gruaja shoqe dhe mike. Ajo që kalon në etapat e jetës pa iu dridhur syri.

Kalon nëpër:

më të ëmblën, dashurinë më të vështirën ndarjenmë të dhimbshmen lamtumirën dhe më të bukurën rigjetjen.

Por, në rrëfimin e Mimozës nuk ka vetëm gra protagoniste, ka edhe burra. Figura e tyre del në mënyrë të dre-jtëpërdrejtë ose indirekt, nëpërmjet situatave të ndërthurura me aq delikatesë nga autorja. Të gjitha tregimet e Mimozës sjellin një histori të veçantë, por unë do të doja të ndalesha pak tek një tregim në veçanti. Ai titullohet Vegimi dhe nis kështu: - Kapakët më rëndonin sikur të ishin bartës të dy copa tullash. Nëse në tregimet e tjera rrëfehet nga pozicioni i një gruaje, në këtë tregim rrëfen në pozicionin e një burri. Ajo jo vetëm që realizon personazhin, por arrin të përshkruajë edhe gjendjen e tij të dyzuar gjatë përjetimit të vegimit. Para-lelisht autorja krijon dy persoazhe dhe i vesh me tis magjie: ajo e djalit që tërhiqet nga nga bukuria e shto-

E përmujshme kulturore informative

8

jzovalles dhe figura e vajzës së brengosur e cila vajton humbjen e mikut të saj, të cilin e ka vrarë rrufeja në pyll bashkë me të dashurën. Mimoza rrëfen përmes vegimit ndaj, i lejohen të gjithë hamendësitë në zgjidhjen e konfliktit. Ishte ditëlindja jonë atë ditë dhe ai nuk duhet të dilte, - thotë vajza e pyllit. Mjafton kaq për t’u krijuar ideja që vajza e bukur si një shtojzovalle pylli është vajza e tradhëtuar. Përmes një shkallëzimi situatash dhe fut-jen e dialogut mes dy infermierëve në spital, autorja jep zgjidhjen: ditën kur djali u dogj me të dashurën në pyll, ishte 25 vjetori i tij dhe vajza që vajtonte humbjen ishte motra e tij binjake. Nga përshkrimi përmes vegimit, kalon në realitet. Vajza shtojzovalle është e vërtetë me gjithë dhimbjen e saj dhe është një mjeke, ndërsa per-sonazhi ynë i gjallë dhe i shpëtuar prej saj.Në pamje të parë të krijohet përshtypja se personazhet e tregimeve të Mimozës nuk pësojnë transformime rrënjesore gjatë rrjedhave të rrëfimit. Kjo është një zgjedhje personale e saj për të mos qenë thjesht një pasqyruese transformimesh. Mimoza lë vend për nënkuptime, transformimi i personazhit nis, ceket në rrëfim dhe zhvillohet në mendjen e lexuesit. Kjo bën që rrëfimi i Mimozës të lërë shije. Një shije të fortë që nuk e har-ron kollaj.

Autoren do ta quaja mjeshtre të detajeve. Ajo përdor përemrat vetorë në disa tituj tregimesh edhe në titullin e vëllimit: Rrëfej Unë gruaja; Unë, ai dhe baleti. Nëpërrmjet këtij përdorimi ajo fiton një pozicin tjetër në rrëfim dhe e gjallëron atë. Luan me ngjyrat, të kaltrën e detit, të kuqen përndezëse dhe sensuale në funksion të përsh-krimt të gjendjes shpirtërore të personazheve të saj. Në hyrje të çdo tregimi autorja ka përzgjedhur një citat nga mëndjendriturit e kohërave. Janë këto citime si korniza kuptimplotë të rrifimit të saj si një lloj parashtrimi dhe parapërgatitjeje e situatës dhe asaj që do të ndodhë më pas. Është strategjike zgjedhja e saj, pasi të grish ta lexosh, të bën kurioz për të arritur deri në fund, ku të presin zgjidhje të gjetuara dhe mbresëlënëse.

Askush nuk do të rrëfente më mirë, më bukur, më hapur se një grua për një grua. Kjo e ka bërë Mimozën të dalë fitimtare në rrëfimet e saj. Të shprehë atë që secila prej nesh mund ta ketë përjetuar e mund t’i ketë ndodhur në të përditëshmen e saj, por që nuk ka marrë lapsin për ta hedhur në letër dhe për ta ndarë me mijëra të tjerë për të na sjellë një histori sprovash.

E përmujshme kulturore informative

9

Skicë: “LARG & AFËR”, ME GAZETARIN DHE POETIN JAHO MARGJEKA...Nga: Murat Gecaj

Për lexuesit e këtyre pak radhëve po tregoj se, me publicistin dhe poetin e njohur Jaho Margjeka, na lidhin shumë “fije”. Së pari, kemi lindur të dy në Bujan të Malësisë së Gjakovës, fshat i bukur e me tradita të lashta atdhetare, kulturore, arsimore etj. Po kësh-tu, rasti e kishte sjellë që të isha bashkëpunëtor me Radio-Tiranën, që në vitet e para të punës në shtyp, pra më 1963, kur nisa të shërbeja në gazetën e kohës “Pionieri”. Vitet rodhën e, pothuajse, asnjëherë nuk u shkëputa me ndihmesën time modeste, në këtë institucion kaq të rëndësishëm. Ndërsa i shpeshtova lidhjet e mia me Radio-Tiranën, kur aty Jaho u caktua gazetar dhe më pas shef departamenti. Po kështu, bashkëpunova në mjaft emisione, sidomos për arsimin. me moderatoren dhe gazetaren e njohur, Kozeta Hoxha. Sigurisht, gjatë

këtyre viteve gjeta e njoha disa kolegë e miq të tjerë të mirë, duke u bërë kështu aty “si i shtëpisë”.Pa u zgjatur, shënoj se kohët e fundit sikur i kisha rralluar vizitat në Radio-Tirana. Kjo erdhi për arsye të mijat vetjake. Megjithatë, përherë kam qenë i pranishëm, si me bisedat tona në celular ose me shkëmbim mesazhesh në Internet, por dhe me ndjekjen e emisioneve të transmetuara, si nga Jaho e Kozeta dhe miq të tjerë. Kësh-tu, më kanë pëlqyer emisionet e transmetuara nga Jaho në hapësirën radiofonike“Larg&Afër”,që u kushtohet kryesisht bashkatdhetarëve tanë emigrantë në diasporë. Ja, po sjell ndërmend këtu emisionet në studio ose dre-jtpërdrajt nga vendbanimet e tyre, me arsimtarin, publicistin dhe shkrimtarin e mirënjohur, në Boras të Suedisë, Sokol Demaku. Ndër të tjera, ai drejton atje Radon lokale në gjuhën shqipe, “Dituria”. Emisione të tillë, kohëve të fundit, kanë qenë ato me Sotir Shukën nga Bostoni e Artan Kutren nga Parisi, me publicistin Engjëll Ndoca-j,gazetarin Asllan Bajrami e historianin Beqir Meta, me Selim Musajn,Ndue Lazrin e Tonin Nikollin nga Italia, me Edmond Gurin e Miho Gjinin nga Greqia,Dalip Grecën e Raimonda Moisiun nga SH.B.A. etj.Si për të më treguar që edhe unë isha për Jahon “afër e larg”(ha,ha), ai më ftoi për një kafe në lokalin pranë Radio-Tiranës. Në shoqërinë edhe të Kozetës e kolegëve të tjerë, përveç programeve të Radios, ne biseduam për tema të ndryshme, sidomos rreth krijimtarisë publicistike e letrare, për jetën tonë familjare etj. Me Jahon folëm që mund të përgatiten emisione edhe për disa shoqata shqiptare e figura të njohura në diasporë, si në Amerikë, Angli, Gjermani etj. Sigurisht, u ndjeva përsëri mjaft mirë, ndërmjet këtyre kolegëve dhe i falënderova për ftesën e tyre dashamirëse.Jaho, nga fundi i bisedës, më tregoi se Emisioni “Larg& Afër”, më 28 shkurt 2016, ishte “bërë” njëvjeçar. Mes shakave e ndonjë batute miqësore, ne e uruam atë për 1-vjetorin e emisionit të tij në Radio-Tirana. Prandaj dhe ishte e përligjur që ai të na qeraste, me këtë rast.Në mbyllje të këtyre pak radhëve, dëshiroj të them se miku im, Jaho Margjeka, është edhe letrar i talentuar. Përveç redaktimeve të shumë librave të autorëve të ndryshëm, sidomos atyre të rinj, ai vetë ka publikuar tre libra me poezi,”Lojë në Pasqyrë”, “Ëndrra midis”, “Edhe pak qiell për dashuri” dhe librin me tregime “Letra nga planeti i borës”. Sigurisht, ai ka edhe krijime të tjera në dorëshkrim, të cilat shpresojmë që do t’i botojë në të ardhmen.…U ndava me Jahon, por dhe Kozetën e kolegët e tyre, në ditën e fundit të muajit shkurt, me dëshirën për t’u takuar përsëri, jo vetëm në lokal për kafe, por dhe në studiot e Radio-Tiranës, për të biseduar për çështje të ar-simit e kulturës, krijimtarisë letrare e artistike etj. Deri atëherë, po përshëndes, sipas traditës së krahinës sonë: “Tungjatëjeta, Jaho Margjeka!”

E përmujshme kulturore informative

10

Krenaria Shqiptare “Alfred Mirashi Miloti Qytetar Nderi i qytetit te “CERVINARA” TE NAPOLIT

-Gazetar Gjin Musa,CERVINIARA

Këto ditë isha në qytezen e bukur në Cervinara te Napolit

Ishte nji dite qe na ngjadhi emocione,u ndieme krenare ne shqiptaret qe punojm dhe jetojm ne Itali,po dikushe do pyeste pse kjo krenari?ç’fare kishte ndodhur?Pergjigjen do ta jepte ç’do qytetar i qytezes se CERVINARES.Nji shqiptare, me nji emer te madhe, do te nderoheje me titullin e larte “QYTETAR NDERI I CERNINIRES” e ky ishte biri i Milotit te Kurbinit Alfred Mirashi-Miloti.Alfredi kure u largua nga shqiperia si mijra emigran te tjere u vendos ne kete qytez,ketu fillon shtegtimi i jete si emigrant.Qytetaret e kesaje qyteze u miqesuan shpejte me djaloshin nga Miloti,nji djal fjal pake e pune shume,i dashur dhei respektuar me te gjithe,modele i nji te riu qe do integrohen ne kulturen dhe jeten Itaiane.Alfredi e do punen,do shoqerin dhe miqesin e sinqerte,keshtu na folen me shume dashuri qytetaret e kesaje qyteze.Fillimishte u futem ne shtepin e Av.Raffaello Bianco!Nji pritje madheshtore,une shoqerohesha nga Alfredi dhe te dy kishim bashkeshortet me vete,perqafime urime zemre,sinqerisht u ndiem si ne shtein tone une dhe bashkeshortja ime,kurse Alfredi i kishte njerzit e zemres,ke-ta i kishin hapur zemren dhe deren e shtepis Alfredit,ne ato fillime te veshtira te jetes ne emigracion.Avokati s’bashku me bashkeshorten na shtruan tovolinen duke na uruar mirseardhjen,kjo dite ishte e ngjeshur per Al-fredin,vetem shiqonte oren,ç’do gje ishte e kronometruar,takimet e shumta me gazetar dhe kameraman te RAI.1 DHE RAI 3 si edhe RETE 6 ishin programi i punes perpara fillimit te ceremonis ne ambjentet e komunes ku doi dorzoheje titulli i larte “QYTETAR NDERI”.

E përmujshme kulturore informative

11

ATY KE CELSI MADHESHTOR.Pasi dolem nga shtepia e Av.Raffaello jashte na prisni me makin,kishte ardhur televizioni RAI TRE,po ju presin ke rrethe rrotullimi ne hyrje te qytetit,te ftohtit dhe nji ere e fuqishme nuk na pengonte,arritem aty ku celsi i punuar nga Alfred Mirashi-Miloti dukeje sikur na pershendesrte,mireserdhet ne CERVINIARA.GRUPI I ZHIRIMIT FILLON NGA PUNANji interviste e gjat e Alfredit dhe personaliteteve te komunes,nga goja e secilit dilte falnderimi,te faleminderit Alfred,ti nderove veten po na nderove edhe ne me kete veper madhshtore qe i jepe bukuri qytezes tone.Fillimishte ishim nji grupe modest qe po udhtonim kalldramve te qytetit,numeri sa vinte dhe shtoheje,shtern-gime duareshe,foto te pa numerta me Alfredin dhe grupin e zhirimit.Po le te mose zgjatemi me ato qe zhvil-loheshin jashte sadhes,ashtu ne grupe u drejtuam per ne sadhen e madhe te komunes e cila kishte marre nji pamje festive.Sa po kemi zbritur nga makina turma rrethon Alfredin,mirese erdhe qytetari i jone,te rritem,po ti nae shperbleve,sote je biri i Cervinares.E natyrsheme Alfredi edhe madhengjehej po ndiheje krenare me vete-veten,ndiheje krenar per ate qe kishte bere nder vite.MOMENTE QE KURRE NUK SHLYHEN NGA KUJTESA.Ora 18.OONe sadhe vine me radhe personalitete drejtuese te qytezes,njerz te artit dhe te kultures,gazetar,kameraman,kishte ardhur e gjithe qyteza,durtrokitje te stuhishme kur ne podium ze vende artisti Alfred Mirashi -Miloti.I pari e mori fjalen pergjegjesi i kultures te qytezes se Cervinares z.Raffaella Cioffi,i cili foli per punen me plot perkushtim te Alfred Mirashit,ai kujtoje vitet e ardhjes se Alfredit si emigran dhe shpalosi detaje nga ato vite.Drejtori i festivalit Cervinara z.Peppeino Vaccariello vleresoje larte aktivitetin artistik te z.Miloti,ne sot ndihemi te previligjuar qe çelsi gjigande eshte dhurat e artistit Alferd Mirashi.Ishin te shumet qytetar qee e moren fjalen duke shprehur falnderimet e mirenjohje te pa kufi per qytetarin e tyre tashma Alfred Milotin.Nji fjalim qe perloti te pranishmit ishte ai i Av.Raffaello Bianco!Ai sodhi perpara te pranishemve copeza nga kujtimet me te riun shqiptare aso kohe vetem 20 vjeçe,av,kujtonte takimet,kafen dhe kapuçinen e mengjesit se si Alfredi donte ti paguante,nji djale fisnik e shume i sinqerte.Gjeneral.Francesco Bianco e mori fjalen nene duartrokitjet qe nuk diten te pushonin,dhe ashtu i qeshur ju dre-jtue pjesmarreseve,ju kujtohet ky djaloshe i ri,i ardhur emigrant nga Shqiperia,sote me floket e thinjur,baba i dy femijeve,ja bashkeshortja qe e mbeshtet fuqimishem ne rrugen e bukur te artit,nji rruge e veshtir e me shume te pa pritura,po biri i Cervinares sot eshte njeri famoz,i njohur ne nivele nderkombetare,urime qytetari i Nderit te qytezes tone.Kryetari i Komunes z.Filuccio Toncredi,pasi falnderoje artistin Miloti per punen dhe dhuraten qe i dha kesa-je komune ne emer te keshillit drejtues te Komunes i dorzon titullin e larte “QYTETAR NDERI I QYTEZES CERVINIARA” artistit Alfred Mirashi-Miloti.Duartrokitje perqafime po edhe lote gezimi.Alfred Mirashi faln-deron popullin e kesaje qyteze,autoritetet e komunes per nderin dhe vleresimin qe i bene.Alfredi ne mese te tjerave tha:Une ka vite qe jame larguar nga kjo qytez dhe jetoje ne qytetin e Firences,po mendja ,zemra dhe shpirti kane qene,jane dhe do jene ketu ne CERVINIARA.Alfredi falnderoje familjen PALLOTA qe administron televizorin RETE SEI per mbeshtetjen qe i ka dhane nder vite.Nji falnderim zemre Alfredi ja detikoje bashkeshortes e cila eshte nane e dy femijeve me ka mbeshtetur ne rrugtimin time te bukur te artit (skulptures)Per lexuesit Shqiptare po ju sjedhe nji biografi te detajuar te artistit te madhe,z.ALFRED MIRASHI-MILOTI.Alfred MILOT Mirashi, Artist dhe kurator, Shqipetar-Italian

Lindur ne Lac, Kurbin më dt 18 shtator në vitin 1969, femija e parë i pesë djemve, babai i tij Llesh Mirashi e nena e tij Marie Mirashi me banim në Milot, Familje Kulakesh si nga babai i tij edhe nga mamaja . ka mbaruar Liceun Artistik ne Shkollen “Jan Kukuzeli” ne Durres ne vitin 1987. Largohet nga Shqiperia me eksodin e madh ne mars te 1991, Ne Vitin 1999 mbaron studimet ne Akademine e Arteve te Bukura ne Brera te Milanos. Ne Vitin 1997 fiton bursen e studimit “Erasmus” ne Universitet Art & Design Loughborough, Angli. Punon e Jeton ne Firence, Ital

E përmujshme kulturore informative

12

FAQJA E POEZISË

Nderim: Në 90-vjetorin e vdekjes së Shote Galicës-“Heroinë e Popllit”

TE PRET DRENICA E KREJT KOSOVA!

Nga: Remzije Gashi

Po flet legjenda,,me legjendën,bija, në ‘’gjini’’,e paska vendin…E shaloi atin Adem Jasharie ne fluturim i shkon te varri:

“Çoju,’’dada Shote’’,në tirq galena,trimëreshë e fortë,e bukur si zana!Lidhe gërshetin e ngjeshe plisin,veç sille shokën për rreth mjedisit!Kam kapercye: me fushë,me male,me kalë të bardhë,po dua që të marr...”.

Një zë u gjegj prej fundit të dheut:“Kam 90 vjet në tokë t’ Skënder-beut…Kush je, o trim,që paske ardhë?Nipat e mi,më kan thirrë ‘’dadë’’”.

E ju gjegj trimi, në maje të kalit:“Jam prej prej oxhakut trim,të Jasharit;kam amanetin e të parëve,të lypin sot:Kosova dhe Drenica,krejt Radisheva e Azem Galica!”

Oshëtin Prishtina, me tupan’ e lodër:Heeej, malet po hedhin ‘’vallen e Shotës’’,se prushi i mallit, na dogji për ty,këtu ti ke nënën,ne të kemi bijë…“Dadë”, mos i merr shpatë e allti,se Kosova gëzon, liri e pavarësi!

Bashkim Saliasi

Bilbili dhe skifteri

Skifteri

Diku në një cep të pyllit,Skifteri takon në pritë Bilbilin.-Përshëndetje, mbret i këngës, i pashokë,Pa këngën tënde pylli s’jeton dot!Që sot e tutje do t’bëhem bodigardi jot,Të ruaj e mbroj, i tha, nga kundër-shtarët.Koncerte do të japesh kudo në botë,Të pasurohesh, të fitosh miliona dollarë.

Bilbili

S’më duhen para as roje, as bodi-gardë,Në pyll më duan e duartrokasin të gjithë.Me fisin tuaj, me shekuj, gjithçka na ndan,Lajkat e tua s’më joshin, s’mbi mbyllin sytë.

Fabula

Ende pa mbaruar Bilbili fjalën e vet,Nën kthetrat e Skifterit ra viktimë.Fabula ka shekuj që shkruan e flet,-Të gjitha fabulat janë për njerinë!

Viron Kona

Ç`ti bëja moj nënë!

Porositë moj nënë,një për një m`i dhe, po kësaj zemrës sime,një fjalë pse s`i the?Ç`ti bëja moj nënë,kur erdhi si erë,unë isha pulëbardhë,ai ishte skifter!Ç`ti bëja moj nënë,kur ecja me nge,më doli te shtegu,më hodhi rrufe!Mendjen se ç`e humba,rreth e rreth vija,të fshihesha te ftoi,apo te qershia?Atje tej ca vreshta,pranë ullinj, kajsi, s`dija ku të fshihesha,në pyll a ku ta di !S`kuptova se ç`bëra,s`mora vesh ku shkova,veç te krahët e djalit,s`di si përfundova.Pastaj të dy bashkë,bëmë e ç`nuk bëmë, zogjtë cicëronin,thëllëzat fërë -fërë,Erdhën dhe sorkadhet,dhe drerët e malit,veç ne na shikonin,na kuptonin hallin.Eh, moj nënë s`rrëfehen,me “më the”, “të thashë”,s`dija se ku isha,n`ferr a në parajsë!

E përmujshme kulturore informative

13

FAQJA E POEZISNdue Lazri

KUR TË VISH...

Kur të nisesh, mos e kthe kokën prapa,por shih përpara, si kapiteni në timon,ndonëse sytë do të t’i turbullojnëlotët dhe shamia e nënës në ballkon.Kur të nisesh, mos qëndro në ku-vertë,por rri tek kiçi e vështro nga deti,ndryshe do kërkosh të kthehesh mbrapsht,Atdheu ka tërheqje të madhe gravite-ti.Qëndro e paepur me vështrim mari-narindërsa mbrëmja ngadalë shtrihet mbi det,yjet do ta ndriçojnë udhën me valëe të thonë: në bregun tjetër dikush të pret.Kur të vish do jetë një natë e madhe feste,e ti do të qeshësh plot hare e plot nur,unë yjet do t’i ul një nga një mbi jasteke hënën do ta ndez ngadalë si aba-zhur.

Rovena Shuteriqi

Pran teje

Pranë teje erdha, që të rri!Shpirtit tënd,dua t’i jap mirësi!S’dua të më kundërshtosh jo,ti më prano!Dhimbjen të t’a lehtësoj dua, më beso!Më shiko e më thuaj,po!Shpirti im,shpirtin tënd,do të “shëro-jë”!

Majlinda Nana Rama

Kënga IV

Nuk di nëse ju kujtohet kur mbeteni në rrugë e i ftohti u vallëzon në palcëe kur sizifë ngjisni shkëmbinj në rënie çdo ditë,po kur dëshpërimi u futet në tesha e pastaj vrapon në kokë mendje e asht,a e keni ndier ditën të shqyer nga kafshime turmash të stërviturae kur shokët që deshët, aq shumë u ikën një nga një;po kur rrekeni të vilni yje dhe ju shndërrohen në lot, e keni parë,apo kur gjithë idiotët nxitojnë më shpejt se ju e ju treteni rrugës,e kur silleni vetëm të lodhur, të drojtur, të rrahur me hije pa shpresë,e psherëtini me vete.Ku mbeti familja?Nga libri “Lulet e egra”

Vaso Papaj

Nën të njejtin qiell

Nën të njejtin qiell,Jetojnë e vërteta dhe gënjeshtra.Nën të njejtin qiell, Flirtojnë dashuria dhe urrejtja.Nën të njejtin qiell,Vdes dhe ngjallet ëndrra.Nën të njejtin qiell,Shpesh më tepron dhe dhembja.Nën të njejtin qiell,Buzëqeshja, lot që pikon më ngjaka.Djaj dhe engjëj më rëndoni kot Me ide të mbrapshta.

Ndue Dragusha

SHËMTIMI I HIÇIT

Në sytë e të gjithë botës rëndon pasqyrimi,I shëmtimit të hiçit, ngërdheshur me kravatë,Që shtrihet mbi epshin e hardhucës së dimrit,Harruar nga koha, humbur rrugës së gjatë...Gjithçka në botë fluturon e sillet pafundësisht,Nga kandrrat e vogla, tek planetet e rënda,Dhe sillen e frymë marrin, por fat-keqësisht,Koha rëndohet, kur fluturon mend-ja!Sa kohë që ligatinat të marrin frymë nën hije,Si vemje të rrëshqasin pa krahë dhe pa fytyrë,Koha e trishtuar do të prodhojë ditë pa shijeDhe shëmtimin e hiçit, ngërdheshur mbi pasqyrë!

Zyba Hysa

XHIKOMALJA*

Pa zbardh’ mirë agu tokës,Xhikomalja në dritare,Me zërin e saj të ndrojtur,Dhe këndon, dhe hedh valle!- Xhikomale, si më gjete?Prapa diellit, kush të bjen!- Ti kur ike, më shumë mbete,Mbetja jote më ka sjellë!!

E përmujshme kulturore informative

14

Sokol Demaku

“ME SYTË E ËNDJES” TË LINDITË RAMUSHI DUSHKU -përmbledhje poetike në 96 faqe, botuar nga Shtëpia botuese Beqir Musliu Gjilan

Poetja e mirënjohur Linditë Ramushi Dushku na vjen si sihariq me përmbledhjne e saj poetike “Me sytë e ëndjes”, ku ajo përmes vargut shprehë atë që ndjen për botën që e rrethon. Poezitë e sajë përmbajnë fjalë zemre dhe shpirti.Autorja edhe si e re është marrë me krijime letrare kryesisht me poezinë dhe si duket shpirti i saj krijues ka gjeturë vetën e tij në vargun poetik dhe rrugën e vargnimit të vargut lirik sot. Por duhet thënë edhe ate se poezia është ajo gjini e cila nuk njeh moshë, por se janë emocionet ato të cilat lindin te vet krijuesi për vargun poetik.Ajo përmes poezive të saja sjell botën e saj shpirtërore, shpreh dashurinë e madhe që ka për njerzit e saj, e vend të posaqëm në lirikatë e saja ze natyra me bukuritë e saja dhe çdo gjë që e rrethonë ate e shprehurë me në menyrë mataforike për dashurinë.Pra lirika e dashurisë zë një vend të posaçëm në përmbledhjen “Me sytë e ëndjes”,të Linditë Ramushi Dushku ku ajo me metaforën e përdodrurë me një mjeshtri mjaftë të hollë shprehë ndjenjat e saja të brendshme e këtë e verëjem që në fillim kur në poezinë “Drithërimë e hijeve të natës” poetja thotë:Mbi mua përqafimi si lis i degëzuar gjelbrimiMes gushës e gjoksit avullon ajrin me frymëMë pushton si litar që puth thuprat e bashkuaraMë palos si lulebardhë pa njolla.Ate çka ajo ndjen, ajo e shpreh në mënyrën më origjinale të mundshme në vargun e saj, varg i cili le shumë të kuptohet dhe të ndjehet nga që poetja shpreh përmes tij, e ndjen ajo dhe e latos për mrekulli me metaforën e përdorurë si e thash me herët me mjaftë mjeshtri që poetët me siguri ja kanë për lakmi dhe zili. E këtë mund ta hetojmë dhe përjetojmë më së miri tek poezia e radhës me titull “Mendafshi i bardhë” ku poeta thotë:Gjoksit të kalitur si pemë e njomëKu çerdhe ndërtojnë dallendyshet e ngrohta Lotojnë këto degë të holla stineMarrin me vete edhe grimcat e kujtimeve.Bazuar në poezitë e këtij vëllimi të Linditë Ramushi Dushku ne mund të konstatojmë se kjo na befason për të mirë me këtë që tham më lartë, pra me përdorimin me mjaft sukses në vargun e saj të metaforës e ku përmes saj ajo pasyqron nd-jenjat e saja të brendshme dhe ate çka ajo ndjen dhe ka ne vetën e saj. Një kolorit metaforik që nuk mund ta gjejmë edhe tek shumë autor tjerë bashkëkohor sepse ajo këtë metaforë e gjen në ambientet ku ajo gjendet, në rrethin që ajo për çdo

E përmujshme kulturore informative

15

ditë e frekuneton apo më mirë të themi edhe ajo vet është pjesë e atij rrethi dhe e ndjen ate.Është me vlerë ndjenja që autorja shprehë sepse ajo është plotë optimizëm në vargun e saj, ate e shprehë në froma të ndryshme, e ndjen ate dhe ajo e shprehë përmes asaj çka ajo ndjen në shpirtin e saj. E mund të them se kjo është ndoshta ajo më e veçanta e poezisë së Linditë Ramushi Dushku. Ja çfarë thotë tek poezia “Melodi e këngës tënde”:E ëmbëlKjo kupë e qershisë së ndezurSi valë ridhte nëpër damarë lëngu i sajShtati i hedhurRrjedhën përcillte plot guximNdezur nga shkëlqimi syveZjarri lajmëtrar shpertheuDuke lexuar poezitë e këtij vëllimi peotik por edhe duke kujtuar edhe poezitë nga përmbledhja e parë ”Mos hesht”botu-ar kaherë na del se autorja premton shumë në lamin e poezisë dhe se ka një afinitet në këtë drejtim ku lirika e saj është e ngërthyerë nga metafora lirike që asaj i jep mundësinë për një paraqtije sa me dinitoze të jetës së brendshme.E këtë e shpreh autorja më së miri tek poezia e saj “Zëri i natës” kur ajo thotë:Mbase lisat e shuajnë dhe zjarrin e oxhakutTë bërë me tulla të rejaEdhe pullat e këmishës do të kishinQepje e vija të rejaSikur bora do të mbulojë palgët e murrmeDo te rinonte veç atë që kërkovaA më duhet të bërtasApo veshët s´të dëgjonin kur të thashë.Por gjatë leximit të lirikave të Linditë Ramushi ne do hasim në ndjenjat e autorës ku ajo përmes motivit të dashurisë, ajo me mjaft mjeshtri fiton mbi botën e brendshme dhe se çdo herë del fitimtare nga ndjenjat dhe bota egosite që sot është shumë aktive në jetën e përditshme. Ajo përmes vargut të saj arrinë të depërtoj thell në botën egoiste dhe se se ajo ka arri-tur të prezentoj misteriaet e kësaj bote dhe ajo në vargun e saj reflekton vullnetin, dëshirën dhe atë ëndërren favorizuese për të mundur dhe dal fitimtar në stuhit e kohës, përmes vargut idilik që me metaforën e përdorur del shumë i fortë dhe e benë lirikën e saj shumë të qendrushme.Këtë do e gjejmë shprehurë për mrekulli terk poezia”Rrënqethej” kur autorja thotë:Akoma ishte aty ku mbrëmë e pata lënëS`e di pse s´e mora kur vetë ma patë thënëPo ku e dija unë që drita e tij ishte kaq e madheS`e dija as se dita ia shpalos atë fytyrë rozëAtë kallam të fortë.Me shumë ëndje lexohen këto vargje ti quaj magjike të përmbledhjes poetike “Me sytë e ëndjes”, të Linditë Ramushi Dushku, një poete e re nga Gjilani. Një përmbledhje lirike e thururë në bazë të ndjenjave shpirtërore të autores. Vepër që nxjerrë në dritë shpirtin e bardhë të njeriut pa marrë parasyshë situatatë në të cilat ai ndodhet apo gjëndet. Kjo ndjenjë e shprehurë të bënë të mendosh se si poetja ka arritur të shprehë ndnjejat e saj përmes lirikës së nderthururë me ndjenjat e brendshme por edhe me ato që rrethojnë autoren, si natyra me bukuritë e saja, bota që e rrethonë ate, dhe emocionet të cilat, në vehte ngërthejnë jo vetëm ndjenjen e brendshme të autorës, por e bëjnë edhe më të fortë vargun në shprehje.Këtë e ndjejmë më së miri në vargjet e poezisë ”Kur përshërisin fletët” kur autorja thotë:U bëre fletë e shkeputur nga pemaPër të mbërthyer kokën e frytitSi plis mbi flokët e rremosuraMe aromë të mbyllur.Melodia e rënies së asaj fleteFishkëlleu në veshin tim si ushtimë stuhieVargisur notat në telat më të rrahurSi plumb i shkriråé n ë pjatë të porcelantë.Por në vazhdën e vargëtimit të saj Linditë Ramushi Dushku na del se është shumë optimiste në jetë, në ate çka ajo e ndjen dhe se me plotë kuptimin e fjalës ajo përmes lirikës së saj krijon stilin e saj në artin e shprehjes së fjalës për jetën, dashurinë dhe lumturinë shpirtërore të njeriut.

E përmujshme kulturore informative

16

TINKA KURTI, ARTISTE E SHQUAR DHE E DASHUR E SKENAVE TONA… Në 85-vjetorin e lindjesNga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

Para pak vitesh, Shoqata “Nikajmërtur”, e krahinës me të njëjtin emër, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), organizoi një koncert të madh festiv, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në kryeqytetin Tiranë. Ndër të ftuarit në sallë, që iu drejtua me fjalë të ngrohta pjesëmarrësve të shumtë nikajmërturas, ishte edhe “Artisja e Popul-lit” Tinka Kurti, tani dhe “Nderi i Kombit”.. Për “habinë” e shumëkujt dhe për kurreshtjen e të gjithëve, ajo pohoi hapur, se origjinën e saj e ka pikërisht nga krahina e Nikaj-Mërturit. Sigurisht, me atë rast, salla gjigande shpërtheu në duartrokitje të pandërprera. E njohur gjithnjë si “shkodrane”, aty e pranoi publikisht se gjakun e ka me prejardhje nga ajo krahinë e bukur, me njerëz trima e liridashës, arsimdashës, kulturëdashës e përparim-tarë.Për ta nderuar këtë “ikonë” të artit tonë skenik, e cila i ka bërë nder jo vetëm krahinës së prejardhjes, pra Nikaj-Mërtur e Malësi e Gjakovës (Tropojë), por edhe Shkodrës e gjithë Shqipërisë, organet e pushteit vendor i vunë emrin “Tinka Kurti”, Gjimnazit të vetëm, në atë krahinë. Sigurisht, ky ishte vlerësim i veçantë për punën e përkushtuar dhe jetën e saj, në shërbim të artit dhe kultures sonë kombëtare.Ka kaluar kohë nga ajo ngjarje dhe, megjithëse e moshuar, shpesh e kam parë artisten Tinka Kurt, në përurime librash dhe në veprimtari të tjera, ar-tistike e kulturore të kryeqytetit tonë. Po përmend vetëm dy të tillë. E pari, ishte pjesëmarrja e saj në përurimin e librit të mësueses veterane dhe tani të ndjerë, të arsimit tonë kombëtar, EvanthiCiko, në mjediset e ish-Institutit Femëror të Tiranës. Me atë rast, bëra një foto bashkë me Tinkën, që do ta ruaj kujtim të bukur. Duke bisedu-ar ngrohtësisht me të, asaj i tregova se edhe unë e kam origjinën nga fshati i bukur Curraj i Epërm, i krahinës Nikaj-Mërtur. Prej andej ishte larguar babai im, në moshën 6-vjeçare, që në fundin e shekullit të 19-të dhe ishin vendosur familjarisht në krahinën e Krasniqes, në atë rreth.Po kështu, në dhjetor 2010, artistja e madhe Tinka Kurti ishte e ftuar nderi në përurimin e librit të publicistit e kolegut Albert Zholi, “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së”, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Me fjalë të bukura dhe të kursyera, ajo i përshëdeti pjesëmarrësit në këtë veprimtari, shumica anëtarë të Shoqatës “Labëria”. Ndjeva kënëqësi, se përsëri e takova këtë artiste të shquar dhe, tashmë, të dy bashkakrahinas, me origjinë nga Nikaj-Mërturi. Sigurisht, jam i sigurtë se ne do takohemi dhe marrim pjesë në veprimtari tjera të bukura, kulturore e artistike, pasi Tinka mbahet e fortë dhe është plot gjallëri. Për kurreshtjen e lexuesve, shënoj se ajo ka lindur më 17 dhjetor 1932.Pa u ndalur gjatë në rolet, që ka luajtur artistja shumë e njohur e kinematografisë sonë, Tinka Kurti ose për t’i komentuar vlerat e figurave të spikatura prej saj, në disa drama e filma shqiptarë, po i përmendi vetëm pak prej tyre.Doli për herë të parë në skenë, në Shkodër, kur ishte ende fëmijë. Më tej, luajti në teatrin amator të atij qyteti. Kishte dëshirë të madhe ta vazhdonte Liceun Artistik , në Tiranë. Por, megjithëse i nisi mësimet aty, më pas e përjashtuan nga ajo shkollë, gjë që i shkaktoi dhimbje të madhe në shpirt. Por, asnjëherë, nuk iu shua dëshira për t’u bërë aktore. Këtë profesion, ajo e ushtroi, që nga viti 1949 dhe deri sa doli në pension, në Teat-rin “Migjeni” të Shkodrës, ku luajti rreth 120 role. Të tillë ishin ato dramatike për nënat, por u dallua edhe në komedi. Sjellim ndërmend rolet, ku ishte protagoniste, “Gjaku i Arbërit”, “Histori Irkutase” e “Toka Jonë”. Së pari, luajti Filen dhe më pas Loken. Po kaq të njohur janë rolet e saj te “Fisheku në pajë” dhe “Fejesa” e Çeho-vit.Por në kujtesën e shqiptarëve kanë mbetur të skalitur, nga Tinka Kurti edhe rolet në mjaft filma tanë artistikë. E nisi me filmin e parë, me metrazh të gjatë, “Tana”(1958) dhe, gjithësej, luajti në 35 filma. Të paharruar kanë mbetur në mendjen e shikuesve figurat e krijuara prej saj, si Nënë Pashako, të filmi “Yjet e netëve të gja-ta”(1972); Nëna, te “Çifti i lumtur”(1975); Sinjorina Mançini, te “Vajzat me kordele të kuqe”(1978); Gjyshja, te “Zemra e nënës”(1994) etj. Po kështu, role të bukur luajti te filmat tanë, “Gjeneral gramafoni”(1978), “Si gjithë të tjerët”(1981), “Qortimet e vjeshtës”(1982), “Flutura në kabinën time”(1988), “Balada e Kurbinit”(1990), “Unë e dua Erën”(1991) e të tjerë.Për punën e përkushtuar dhe të shquar profesionale, në tetarin dhe kine-matografinë shqiptare, Tinka Kurti është vlerësuar me mjaft çmime. Ndërsa Presidenti i Republikës e ka nderuar me titujt “Artiste e Popullit”. “Mjeshtre e Madhe” e “Nderi i Kombit”. Janë këto arsye dhe të tjera, që na bë-jnë të ndjehemi krenarë, që kemi patur dhe kemi një artiste të tillë të madhe, Tinka Kurtin, emri i të cilës do të mbetet kurdoherë i paharruar, ndër brezat e shqiptarëve.Në 85-vjetorin e ditëlindjes, nga zemra i urojmë kësaj artisteje të shquar të skenave tona: Shëndet të plotë e jetëgjatësi, fat e mbarësi, gëzime dhe lumturi në jetë!

E përmujshme kulturore informative

17

Gladiola Jorbus Rëndësia e ujit ndër shekuj 71% e sipërfaqes së planetit Tokë është e mbuluar me ujë (acqua, agua, eau, water, voda, nero, su, wasser) etj., dhe një formulë kimike e ngulitur tek të gjithë H2O.Në kultura të ndryshme, uji është konsideruar hyjnor ose mishërim i vetë jetës. Mesopatamia kishte një tokë pjellore falë dy lumenjve, Tigër dhe Eufrat. Përmenden në librin “Gjeneza” si dy nga lumenjtë të cilët e kishin rrjedhën në Parajsën tokësore. Në kohën e Hamurabit (1700 p.k.), Eufrati konsiderohej hyu kryesor. Në epokën Biblike, lumi Jordan u vlerësua i shenjtë. Në brigjet e tij u zhvilluan shumë ndodhi domethënëse: Naaman, ud-hëheqësi i ushtrisë siriane u shërua nga lebra pasi u zhyt 7 herë në ujërat e Jordanit; ky lumë u ndal kur e kaluan izraelitët; Jezusi u pagëzua në këto ujëra nga Gjon Pagëzori.Egjiptianët e vjetër e konsideronin lumin Nil një perëndi. Ky lumë është sfondi i disa episodeve biblike: gjetja e Moisiut, ëndrrat e Faraonit të interpretuara nga Jozefi; plagët e Egjiptit. Besimtarët hindu besonin se lumi Gang që buron nga vargmalet e Himalajës, në fillim të ekzistencës buronte nga qielli. Ujërave të tij i atribuoheshin veti purifikuese, shpirtërore dhe kurative. Çdo hindu shpreson të vdesë në anën e majtë të këtij lumi sepse në këtë mënyrë, ai do të ketë qasje ndaj jetës eter-nale, pa pësuar rimishërime të tjera. Prandaj hiri i kufomave shpërndahet kudo nëpër këtë lumë të shenjtë.Uji në kristianizëm. Uji është burim i jetës dhe të mban në jetë; bashkë me ajrin e dritën përbëjnë tri elementet esenciale të kozmosit. Pa ujin, toka do të ishte shkretëtirë; njeriu, bimët, kafshët s’do të mund të jetonin.në jetën e përditshme, uji përdoret për të pirë, për t’u larë dhe freskuar. Në liturgjinë kristiane përfshihet bekimi përmes ujit. Me ujë të bekuar mund të bekosh (pra të marrësh mbrojtjen e Zotit) vendet, objektet, njerëzit.Bekim do të thotë të thërrasësh emrin e Zotit dhe të spërkasësh me ujë të bekuar. Personi që merr bekimin bën shenjën e kry-qit. Pagëzimi është një fjalë greke (baptisi) që do të thotë “të zhytesh tërësisht”. Në antikitet, pagëzimi kryhej në një vaskë me ujë. Kjo traditë vazhdon dhe sot tek të krishterët ortodoksë. Ndërsa në katolicizëm, pagëzimi kryhet duke derdhur vetëm pak ujë mbi kokën e atij që pagëzohet. Kjo mënyrë ka filluar të aplikohet në Perën-dim që në shekullin III. Përmes pagëzimit, personi pranohet zyrtarisht brenda familjes së Zotit dhe komunitetit kristian.Uji në islam.Në religjionin islam uji konsiderohet një dhuratë e Zotit. Është origjina e të gjitha qenieve të gjalla mbi tokë, substance me të cilën Allahu krijoi njeriun. Çdo besimtar ka të drejtë për ta pasur atë ashtu siç ka të drejtë për të tjerë element ekzistencialë: zjarri dhe bari (simbolizon kullotat aq të nevojshme për kafshët). Askush nuk mund të pronësohet me të mirat që ka falur Zoti. Deklarata Universale Islamike e të Drejtave të Njeriut më 1981 pohon se “ të gjithë njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë mirësitë e natyrës dhe të burimeve të saj. Këto janë bekimë që Zoti i ka krijuar në të mirë të të gjithë njerëzimit. Avdesi. Në qendër të çdo xhamie gjendet një vaskë ose shatërvan ku myslimanët mund të lahen para se të falen. Avdesi merret me ujë të pastër, të papërzier me sub-stanctë tjera që mund ta alterojnë. Burimi i Zamzamit ndodhet në Mekë, përballë Qabes. Aty pelegrinët mund të shuajnë etjen gjatë pelegrinazhit (Haxhit). U ndërtua in memoriam të vendit ku Hagari, nëna e Ismailit pa ujin që buroi nga toka. I biri i saj po i gjuante rërës me shkelma, kur ajo i tha “zam zam”, që përkthehet “mjaft, mjaft” dhe vetëm atëherë, Hagari konstatoi se uji buronte nën këmbët e Ismailit. Të dy pinë ujë, shuan etjen dhe falenderuan Zotin. Në ditët e sotme, shumë pelegrinë çojnë në shtëpi ujë Zamzami për të ndarë këtë mirësi të Allahut me familjarët dhe miqtë. Uji në hebraizëm është gjithashtu një prezencë tejet e rëndësishme në tekste dhe interpretime. Ja disa shembuj:•tregimi i Krijimit na tregon se si uji ekzistonte përpara vetë Krijimit “shpirti i Zotit fluturonte nëpër ujëra”;•në tregimin e Noes (përmbytja universale), uji është purifikimi që dërgon Zoti për të sistemuar gjërat në botë;•tek Eksodi kalimi në Detin e Kuq i dhuron lirinë popullit hebraik.Në traditën e vjetër hebraike qe pikërisht Moisiu që themeloi ritualin e quajtur avdes abluzione (nga latinishtja “abluo” që do të thotë të heqësh duke larë). Në hyrje të Tempullit të Jeruzalemit i cili u ndërtua nga Solomoni ishte një enë e madhe e quajtur “det i bronztë”, i gjatë 2 metra e gjysmë, që përmbante rreth 80.000 litra ujë. Shërbente për ceremonitë e ndryshme purifikuese, por kishte dhe një vlerë simbolike sepse përfaqësonte detin dhe u kujtonte besimtarëve urtësinë e Krijuesit.Gjithashtu, as poezisë botërore nuk mund t’i mungojnë vargje të tëra për ujin, këtë element frymëzues,

E përmujshme kulturore informative

18

I N T E R V I ST A

Ermira Babamusta:Intervista me bashkë-autorin e librit “Fshati i Vrarë”, Qemajl Krasniqi

Libri “Fshati i Vrarë”, një vepër me vlera historike i autorëve Qemajl Krasniqi dhe Agron LimaniDoli në shtyp libri “Fshati i Vrarë” me bashkë-autorë Qemajl Krasniqi dhe Agron Limani. Libri u përurua me 11 dhjetor 2017 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë. Libri me vlera historike sjell dëshmi dhe dokumenta për masakrën serbe në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Art Muza” dhe është shtypur në shtyprshkronjën “Xprint” në Prishtinë.“Libri im më i ri është monografia “Fshati i vrarë”, që është një përmbledhje faktesh dhe dëshmish të krimeve serbe në një fshat të vogël të komunës së Prizrenit, në Krushë të Vogël. Libri është përuruar më 11 dhjetor të këtij viti, që përkon me Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor). Është një përmbledhje dëshmish e faktesh që i mblodhëm me shumë durim së bashku me mikun tim Agron Limani, i cili është banor i këtij fshati dhe disa nga ngjarjet i ka përjetuar edhe vetë,” tha Qemajl Krasniqi. Qemajl Krasniqi është fitues i konkursit letrar “Flaka e Janarit” në Rahovec. Aktualisht po punon në një roman të ri, bazuar në ngjarje të vërtetë dhe në një monografi për dëshmorin e kombit Nesimi Elshani. Intervista me bashkë-autorin e librit “Fshati i Vrarë”, Qemajl KrasniqiBisedoi: Ermira Babamusta, Nju Jork Për çfarë bën fjalë libri?Qemajl Krasniqi: Në libër janë përfshirë pesëdhjetë e një dëshmi të personave që kanë përjetuar tmerre të papër-shkrueshme më 25 dhe 26 mars 1999 nga forcat e kombinuara serbe. Këta njerëz rrëfejnë përjetimet e tyre dhe të familjarëve të tyre, pasi që serbët i ndanë burrat nga gratë, duke i detyruar femrat dhe fëmijët që të largohen

E përmujshme kulturore informative

19

nga shtëpitë e tyre drejt Shqipërisë, ndërsa meshkujt nga 12 vjeç e sipër i mbajtën peng. Nënat, gratë, motrat dhe fëmijët e këtyre burrave pritën më kot për ditë e muaj me radhë që të mësojnë diçka për fatin e më të dashurve të tyre, por pritjet e tyre qenë të kota. Aktualisht rezultojnë të ekzekutuar në një shtëpi të vogël përdhese 112 meshkuj, gjashtëdhjetë e tetë prej të cilëve ende rezultojnë të zhdukur. Rrëfimet janë autentike të gjashtë per-sonave të mbijetuar nga kjo masakër dhe të grave e fëmijëve që e panë me sytë e tyre këtë tmerr. Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni përmes tij?Qemajl Kransiqi: Mesazhi i humanizmit dhe luftës për mbijetësë e përshkojnë tërë librin. Jemi përpjekur që të tërheqim vëmendjen e opinionit publik, vendor e ndërkombëtar, për të drejtën e që familjarët e Krushës së Vogël kanë për të ditur për fatin e njerëzve të tyre të vrarë e të zhdukur. Fatkeqësia qëndron në faktin se organet e het-uesisë janë marrë shumë pak me këtë ngjarje tragjike, edhe pse gjashtë njerëz kanë arritur të dalin të gjallë nga shtëpia që i qenë vënë flakët nga serbët lokal të këtij fshati. Duket se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar ishin fokusuar më shumë në pajtimin ndërmjet palëve ndërluftuese dhe rikthimin e serbëve që kishin ikur nga aty pas këtij krimi të tmerrshëm mbi bashkëfshtarët e tyre. Konsideruam se kjo është jo humane dhe e padrejtë në raport me fatkeqësinë e krushjanëve, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të vajtojnë fatin e më të dashurve. Libri është një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e organeve të drejtësisë dhe një kontribut për historinë dhe të vërtetën e luftës në Kosovë. Çfarë strukture ka libri?Qemajl Krasniqi: Kemi renditur dëshmitë dhe rrëfimet e atyre që panë e përjetuan shumë ngjarje brenda dy-tri ditësh. Po ashtu janë përmbledhur edhe dëshmi konkrete të aktivitetit të serbëve lokal, fotografi dhe fakte të tjera që kemi mundur të gjejmë. Pra, është një libër dokumuentar me vlerë utilitare dhe historike.Çfarë e ka frymëzuar këtë zhanër të librit? Qemajl Krasniqi: Deri sa libri sot po përjeton një krizë të thellë dhe lexuesit janë orientuar drejt teknologjisë, që po zhvillohet hovshëm, krijimi i letërsisë dokumentare mendoj se i shërben kujtesës kolektive, prandaj kemi menduar se ky është një kontribut modest në këtë drejtim. Mund të duket se ky është një zhanër i lehtë i kri-jimtarisë, por përballja me realitetin dhe përshkrimi i përjetimeve të njerëzve, shpesh ka shkaktuar emocione të forta teksa i regjistronim bisedat. Pastaj, renditja e fakteve dhe vijimi i një kronoligjie të ngjarjeve, përbën sfidë në vete. Cili është botimi tjetër i rradhës? Na tregoni më tepër për veprat e tjerat letrare tuajat.Qemajl Krasniqi: Në fakt ky është libri im i parë, por edhe në këtë rast unë jam bashkautor me z. Limani. Deri më tani kam fituar tri herë konkursin letrar “Flaka e Janarit”, aktivitet ky vjetor në komunën e Rahovecit, ku unë jetoj e punoj. Kjo më ka dhënë kurajë që të provoj të shkruaj vepra më serioze. Aktualisht kam një numër të konsiderueshëm të poezive, që mbase në një të ardhme të afërt mund të shohin dritën e botimit, si dhe një roman bazuar në ngjarje të vërtetë. Nuk mund të them me saktësi se kur do të arrij ta botoj, por gjithsesi ka kohë që po merrem me këtë roman. Njëkohësisht po punoj në një monografi për dëshmorin e kombit Nesimi Elshani, i cili konisderohet si një ndër luftëtarët më të stoik të çështjes shqiptare. Ai qe vrarë më 27 janar 1990 nga forcat serbe në fshatin Brestoc, ndërsa jeta dhe vepra e tij janë trajtuar shumë pak, krahasuar me përpjekjet e tij heroike për liri dhe bashkim. Planifikoj që libri ta shohë dritën e botimit në pranverën e viti që vjen. Cili është krijimi juaj i parë dhe çfarë moshe keni patur?Qemajl Krasniqi: Kam qenë në klasën e gjashtë të shkollës fillore kur e pata shkruar poezinë e parë dhe ajo poezi qe botuar në revistën letrare për fëmijë që botohej në atë kohë në Kosovë. Ky ishte momenti kur letërsia u bë fusha ime e preferuar dhe më pas i jam qasur studimit dhe leximit. Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj letrare dhe publicistikë?Qemajl Krasniqi: I jam përjetë mirënjohës djalit të xhaxhait tim Islam Krasniqi, i cili më pati motivuar që të merrem me letërsi. Ai kishte qenë i burgosur politik në fund të viteve ’70 dhe më pas kishte studiuar Gjuhë dhe letërsi shqipe, por pa arritur të përfundojë studimet për shkak të etiketës “nacionalist dhe irredentist shqiptar”, që i kishin vënë komunistët e asaj kohe. Në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës ai ra dëshmor dhe ai mbetet motivi im për letërsinë. Besoj se në këtë mënyrë po e përmbush edhe një dëshirë dhe obligim moral ndaj tij. Cili libër/autor që keni lexuar ju ka tërhequr më shumë dhe pse?

E përmujshme kulturore informative

20

Qemajl Krasniqi: “Martin Iden” nga Xhek London. Kam përshtypjen sikur në këtë roman janë përmbledhur të gjitha veset dhe virtytet njerëzore, ngritjet dhe rëniet e individit në shoqërinë e konsumit, ku vlerat humane llog-ariten me para. Personazhi i librit e sfidon realitetin dhe në fund ngadhënjen tragjikisht. Çfarë ironie?! Çfarë pasione dhe qëllime të tjera keni në jetë? Qemajl Krasniqi: Pasioni im mbetet libri – leximi dhe krijimtaria. Më duket se asnjëherë nuk më mjafton koha për këto dy gjëra. Më duket sikur nuk do të arrij asnjëherë të lexoj aq sa do të doja dhe aq më keq, nuk do të mund të krijoj aq sa do të dëshiroja. Çfarë temash ju interesojnë të trajtoni në shkrimet tuaja? Qemajl Krasniqi: Temat e preferuara për mua janë ato tema që mund t’ju shërbejnë njerëzve për të jetuar më njerëzishëm dhe më virtytshëm. Dëshiroj të merrem me tema historike dhe me personazhe realë, duke synuar t’ju rrëfejmë jetën e vështirë dhe të rrezikshme të shqiptarëve nën sllavët. Ishte një histori tragjike që po vazh-don të prodhojë pasoja negative për krejt kombin shqiptar dhe brezat e ardhshëm nuk duhet ta harrojnë të kalu-arën dhe sakrificat e mëdha që shqiptarët në ish-Jugosllavi kanë bërë. Çfarë mendoni për letërsinë që krijohet sot?Qemajl Krasniqi: Letërsia po përjeton fatin e njëjtë ashtu si edhe shumë fusha jetësore. Kemi një vërshim të letërsisë të krijuar në shpejtësi, respektivisht të portaleve informative, që nuk udhëhiqen nga parime e rregulla të njohura tradicionalisht. Njerëzit siç duket preferojnë të lexojnë libra xhepi dhe që nuk kërkojnë vëmendje të madhe për t’i kuptuar. Pra, libra të thjeshtë dhe që ndërlidhen me politikën. Kjo për faktin se shumë njerëz e shohin të ardhmen dhe rehatinë në politikë, apo dëshirojnë të përfitojnë nga politika. Megjithatë, vazhdon kri-jimi i veprave të mira dhe që mund të nxisin dëshirën për të lexuar e shkruar. Si ka ndryshuar stili i shkrimit tuaj gjatë viteve? Qemajl Krasniqi: Nuk kam shumë për të thënë në këtë pyetje, por nganjëherë ju hedh një sy krijimeve të mia të mëhershme dhe gjithnjë më duket se nuk e kam bërë gjënë e duhur. Është kjo ndiesi që më bën të jem më i kujdesshëm në synimet e mia jetësore rreth krijimtarisë letrare. Megjithatë, do të vazhdoj të provoj të shkruaj.Çfarë e bën të suksesshme një shkrimtar?Qemajl Krasniqi: Ka aq shumë libra dhe shkrimtarë që i kanë rezistuar kohës dhe vazhdojnë të jenë aktual edhe nëse veprat janë krijuar qindra vjetë më parë. Mendoj se të jesh i suksesshëm si shkrimtar nuk do të thotë vetëm të të shiten librat por edhe të mbijetojnë në kohë. Pra, janë veprat dhe shkrimtarët që konsiderohen universal dhe që njerëzit i lexojnë me ëndje edhe sot, duke marrë ende mësime të dobishme.Ku mund të blihet libri, në treg, shtëpia botuese dhe linqet online?Qemajl Krasniqi: Librin “Fshati i vrarë” është shtypur në numër të kufizuar dhe po e shpërndajmë falas, sepse konsiderojmë se më e rëndësishme për këtë fazë është të mësohet e vërteta për Krushën e Vogël dhe tragjedinë njerëzore. Më pas do të provojmë ta ribotojmë e pastaj të shohim, si dhe dëshirojmë që ta përkthejmë në an-glisht dhe gjermanisht dhe ta hedhim në internet. Vetëm në këtë mënyrë mendoj se do ta përmbushim syninim tonë. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Art Muza”, ndërsa është shtypur në shtyprshkronjën “Xprint” në Prishtinë. Na flisni më shumë që qytetin nga vini, ku jetoni tani, jetën dhe disa nga veprimtaritë e tuaja. Qemajl Krasniqi: Unë jetoj në Rahovec, rajon që është i njohur për prodhime të bollshme e cilësore bujqësore. Hardhia e rrushit është kultura më e lashtë dhe mendoj se aty ku kultivohet rrushi mund të gjenden shumë njerëz me shpirt artistik dhe shumë mikrpitës. Njerëzit janë të vyeshëm dhe shumë të lidhur me tokën. E duan tokën dhe gratë, sa lënë edhe kokën. Pra, njerëzit e kësaj ane janë të dëshmuar edhe për atdhedashuri. Aktualisht punoj në administratën civile dhe merrem me çështjet e të rinjve, duke provuar të kontribuoj në pasurimin e jetës shpirtërore të të rinjve të këtij rajoni.Ju falënderoj për shprehjen e interesimit tuaj për të mbështetur krijuesit e rinj, sepse kjo do të thotë edhe inkura-jim. Ju faleminderit!

E përmujshme kulturore informative

21

Linditë RAMUSHI DUSHKU SHPIRTI I ÇILTËR I POETES DIJANA TOSKA

“Nganjëherë krejt arkitektura e kujtimeve rrënohet e ti duhet me ecë mbi rrënoja, nëpër mall i rraskapitur, i dërrmuar; si një trup i lodhur ndër vite, duket jeta.”Kështu fillon ky vëllim poetik, që të dërgon në një lexim me plot ëndje. Për mallin, për gjërat që njeriu i lë pas, derisa jeta ecë. Jeta ecë me çfarëdo hapi që të nisesh. Malli do të lundrojë gjithmonë me ne. Nëpër poezitë e këtij vëllimi poetik, vallëzohet, poezia është e gjallë, ajo jeton bashkë me ndjesinë e lexuesit. Poezia e Dijanës është sikur të dëgjosh muzikë, madje si ajo e Danubit blu. Të fton në vals duke e risjellë para syve gjithë atë kolor ndjenjash, historitë përmes fjalës që Dijana Toska e thurr me plotë jetë. Shpirt i çiltër, kjo vërehet në çdo varg.Jeta dhe dashuria janë dy gjëra që njeriu duhet t’i vë në piedestal, të kujdeset dhe t’i rris sa më shumë që mun-det. Janë dy elemente që njeriut i duhen domosdoshmërisht për të qenë në paqe me veprimtarinë e tij jetësore. Tek krijuesit, shkrimtarët, artistët në përgjithësi kjo ndjenjë emotive, ky zbërthim emocional është shumë i ndjeshëm dhe i vënë në pah, duke u shndërruar në çdo varg të tyre edhe më i fuqishëm. Rruazat e jetës, një titull që tregon më shumë se sa një radhitje rruazash në perin e hollë. Shpreh më shumë se sa një radhitje e zakonshme, çdo rruazë, sikur çdo përpjekje e bukur jete, çdo ditë e jona, që na kujton të kaluarën pret dhe projekton të ardhmen.Gruaja thot Dijana. Gruaja është një figurë dhe një motiv i vërejtur në shumë poezi të këtij vëllimi. Dijana, fem-rën e sheh si një figurë të fortë dhe një lidhëse të pashmangshme që jeta të jetë e mirë dhe e përballueshme. Ashtu siç edhe është në të vërtetë, femra është celula e shumë gjërave. Më mirë të them celulë e gjithçkaje, balancë e çiftit. Në supe mban më shumë se sa një rutinë pune gjatë ditës, duke nisur nga dhimbja e lindjes, dhe dashuria e pafund gjatë gjithë jetës së saj. Gruaja në përceptimin e Dijanës, i ngjan gruas si Nënë Tereza, mirësia e saj pushton Botën. Gruaja në sytë e Dijanës, pasqyron sinqeritetin dhe forcën e Lady Dajanës së Anglisë. Gruaja në sytë e Dijana Toskës, është si nimfa, e dobët njëkohësisht e fortë, e butë, e egër dhe e brishtë poashtu. Mosha ikën, por kujtimet e ngjallin të ardhmen, mosha ikën dhe rruazat mblidhen siç i ka mbledhur edhe Dijana në këtë vëllim poetik, gjithë fjalët më të zjarrta e të ngrota për të. Dhembja e plakut janë vitet e ikura thotë ajo, duke kujtuar rininë dhe vendin ku dikur kishte ndërtuar shumëçka. Dijana mbron dhe e ruan dashurinë, si një pjesë të saj, si qelq të brishtë. Sepse, dashuria ashtu është: si qelqi, si kristali, shumë e bukur por dhe shumë delikate. Gjuha që përdor Dijana në vargjet e saja, është shumë e ngrohtë, janë fjalë shpirti shumë të sinqerta, shumë të afërta me zemren e secilit. Shpesh herë më një gëgnishte të theksuar, gjë që e pasuron leksikun e saj, poashtu afron dhe një njohje të mirë të atij tingulli që gjuha shqipe ka mundësinë të na jep.Kam pasur rastin dhe kënaqësinë të njoh poezinë e Dijanës. Poashtu të njoh dhe vet Dijanën nga afër, shpirtin e saj që shumë mirë puqet me atë çfarë ajo shkruan. Kam njohur poezinë e saj, që nga botimi i vëllimit të saj të parë, “Gërsheta Malli”, si redaktore e atij materiali, plot ndjenja, plotë mirësi mbi të gjitha, sepse çdo poezi e saj përçon diçka nga vetja.Në këtë vëllim poetik, Dijana ka bërë një gjetje shumë të vecantë, duke sjellë para lexuesit një model ndërtimi teksti. Parafjalët para çdo poezie, duket sikur ka dashur të drejtojë lexuesin për të kuptuar çdo varg ashtu siç është shkruar, për t’i thënë lexuesit se vëmendja ndaj atyre vargjeve të jetë edhe më e madhe, poashtu të lidh leximin e tyre me ngjarjen dhe atë që përcjell poezia në vete.Poezi nga Dijana TOSKA, vëllimi poetik, “Rruazat e jetës”Një fije liri e mbusha me rruazasecila e ka shenjën e vet, kuptimin e vet;një ngjarje e madhe është çdonjëra.I radhita në një perishane të larmeedhe ca margaritarë në mes rruazash i vura

E përmujshme kulturore informative

22

kalova gishtërinjtë nëpër gurët e quajtur jetëfillova të lutem duke i numëruar kujtimet dhe dështimet,ëndrrat dhe premtimet.M’u dukën shumë, pafundësisht shumëpastaj m’u dukën pak, shumë pak vite drite,që sapo mbërrijnë, parakalojnëdhe ikin, me ngut.Shenjërake janë krejt pak,ca të tjera si bimë kacavarëse që zgjatenndër bisht fjalësh.Me nuanca ylberi e me nijet të dëlirë i spërkata,secilës i fola sikur zemrës, nga një fjalë të veçantë.Lëre, nuk dua t’i numëroj vitet, veç i dua në vargmos të shkapërderdhet kuptimisikur rruazat në pe, sikur gjerdani rreth qafe;një vit, një margaritar.Kur të bëhem zonjë e rëndëe sqaqur nga vitetdijeni, kam me shkëlqye si dielli.Pe i fortë jeta me rruaza plottel kitare që drithëron melodinë e jetës, buzëve të mija.Shprehi e keqe me i mbajt rruazat në buzëe me këndue t’paça dashtë përjetë.Kur të mbetem pa asnjë trohë frymëe peri i gjerdanit të më këputet mes dhëmbësh,rruazat le të rrokullisen teposhtë, derisa t’i përfshijë diellie shkëlqimi i tyre, me u bë dritë, përsëri. Dashnia Dashninë mos e lyp;ajo vetë vjen,pa e thirrur; vjen kur nuk e pret,të përkund në të ëmblat ëndrra përjetë.Dashnia nuk di të gënjejë;ajo është e pafajshmesi fëmija që duhet me e kapë përdore.Nuk di as me u fshehë gjurmësh, madje; as fjalësh, as hiç. Dashnia kur të zënuk është hiç e vështirë me e kuptue;nuk është sikur rakia-ke me e pa edhe vetë.Veç nëse nuk di me desh, nuk ke vuajtur kurrë,atëherë nuk e kupton.Dashnia është si lule, ta dish;lyp me i folë butë, me e ujit, me e ledhatue.Nuk ke çka me bë-ashtu e do ajo; e, qebesa, edhe me i këndue përnatë, para se me fjetë, ndonjë serenatë.

E përmujshme kulturore informative

23

NJERIU I KEQ NUK I BAN DAM SALL VETES Kishte qenë zakon në një vend, kur dikush bënte ndonjë punë të keqe, nuk e qortonte kush, po thoshin : “Gjithsecili berr virret n’kambë t’veta”. Një ditë prej ditësh, njërit i mbushet kupa me ato fjalë dhe shkon e ta blenë një dash. E merr dashin, e pret, e rrjep dhe e varë në një lis. Pas disa ditësh filloi mishi i dashit të prishet (qelbet) dhe të kundërmoj aq shumë sa që e “qelbi” gjithë qendrën e atij vendi. Njerëzit u mërzitën dhe u mblodhën e shkuan e po i thonë: Hiqe aq dash prej këtuhit se na more n’qafë prej erës s’keqe. Ai u përgjigj: - Shka po ju banë dashi? Ai asht i varun n’kambë t’veta? Ju vet po thoni: “Gjithsecili berr varet n’kambë t’veta”. A po e kqyrni pra që ky dash, edhe pse i varun n’kambë t’veta, po e qelb krejt qarshin. Ashtu si ky, edhe njeri i keq nuk i ban dam sall vetit, po krejt miletit.

FAJIN E KA BABA QË SE KA ZGJEDH NANËN Një plak, dikur, bartte ujë më kënata. Sapo arrinte në breg... një fëmijë shkonte dhe ia zbrazte këna-tat... Plaku i urtë e i mirë nuk i bënte asgjë. Shkonte prapë që t’i mbushte me ujë.. 1 herë, 2 herë, 3 herë... Të katërtën herë Plaku e pyeti fëmijën: -I kujt je bre djalë i mirë... -I filan fistekut... përgjigjet fëmija! -A e din çfarë babë të mirë ke e ti po bën këso sherresh? -Nuk kam faj unë axhë, fajin e ka baba që se ka zgjedh nënën...

E përmujshme kulturore informative

TV Dituria me program dokunetaro-kulturor për cdo ditë nga ora 18;00 nga studio në Borås

Ndëra Radio diturin mund ta dëgjoni në valët 92,5 Mh ose në këtë liedhje në internetwww.dituria.se ose në http://www.borasnarradio.se/player/