empower sektori privat i...

14
Ky dokument është krijuar për rishikim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim Nderkombetar. Mohim i përgjegjësisë Pikëpamjet që janë shprehur në këtë publikim janë të autorit (ëve) dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose te Agjencisë Suedeze per Zhvillim Nderkombetar apo te Qeverise Suedeze EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-it Aktiviteti FESTIVALI I PARË I GJELBËR I KOSOVËS Alicia English, Ph.D, OJQ-ja Crimson Opportunity Development, Kërkimi për Burime të Energjisë Natyrale dhe Bujqësi Liza Marku, Udhëheqëse e Ekipit, EMPOWER Sektori Privat i USAID-it Nxënësit duke e vizituar kabinën e një ricikluesi të plastikës në “Pavijonin e Gjelbër” të festivalit 30 qershor 2016 Realizuar nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd. Nr. i kontratës: AID-167-C-14-00005

Upload: others

Post on 18-Feb-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

Ky dokument është krijuar për rishikim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim Nderkombetar.

Mohim i përgjegjësisë Pikëpamjet që janë shprehur në këtë publikim janë të autorit (ëve) dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose te Agjencisë Suedeze per Zhvillim Nderkombetar apo te Qeverise Suedeze

EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-it

Aktiviteti

FESTIVALI I PARË I GJELBËR I KOSOVËS

Alicia English, Ph.D, OJQ-ja Crimson Opportunity Development, Kërkimi për Burime të Energjisë Natyrale dhe Bujqësi

Liza Marku, Udhëheqëse e Ekipit, EMPOWER Sektori Privat i USAID-it

Nxënësit duke e vizituar kabinën e një ricikluesi të plastikës në “Pavijonin e Gjelbër” të festivalit

30 qershor 2016

Realizuar nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd. Nr. i kontratës: AID-167-C-14-00005

Page 2: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

i

PËRMBAJTJA

1. PASQYRË E PËRGJITHSHME E FESTIVALIT TË GJELBËR ................................................... 1

2. FORUMI I ENERGJISË DIELLORE .................................................................................... 2

2.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit ....................................................................................................2

2.2 Mundësitë dhe sfidat e bizneseve .................................................................................................2

2.3 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për energji diellore ..........................................3

3. FORUMI I RICIKLIMIT ................................................................................................... 5

3.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit ....................................................................................................5

3.2 Mundësitë dhe sfidat e bizneseve .................................................................................................6

3.3 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për sektorin e riciklimit ...................................6

4. FORUMI I EFIÇIENCËS SË ENERGJISË ............................................................................. 7

4.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit ....................................................................................................7

4.2 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për energjinë efiçiente ....................................8

5. FORUMI I ENERGJISË SË BIOMASËS .............................................................................. 9

5.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit ....................................................................................................9

5.2 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për energjinë e biomasës ................................9

6. AKTIVITETET PARALELE .............................................................................................. 10

7. NDIKIMI NË BIZNES ................................................................................................... 10

Page 3: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

1

1. Pasqyrë e përgjithshme e Festivalit të Gjelbër

Qëllimi i festivalit

Qëllimet primare të “Festivalit të Gjelbër” të parë në Kosovë kanë qenë që (i) të promovohet zhvillimi i tregjeve të gjelbra të biznesit në Kosovë, në mënyrë që të zgjerohet shitja dhe të shtohen vendet e punës për furnizuesit vendorë, (ii) të avokohet për përmirësimin e politikave, ligjeve dhe rregulloreve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve të gjelbra dhe (iii) të ngritet vetëdija publike për dobitë e përdorimit të praktikave dhe teknologjive të gjelbra dhe për mënyrën se si qytetarët mund ta mbështetin qëndrueshmërinë e mjedisit.

Sektori “i gjelbër” mbulon një gamë të gjerë të bizneseve në energjinë e ripërtëritshme, efiçiencën e energjisë dhe në riciklim. Ai ofron mundësi substanciale për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës, kryesisht në biznes që është krejtësisht vendor. Shembuj aktivë në Kosovë janë prodhimi i peletit të biomasës për djegie, mbledhja e mbeturinave të plastikës për ripërpunim në mbulojat e serrave, ripërpunimi i vajit motorik të përdorur, prodhimi i paneleve diellore fotovoltaike dhe prodhimi i dyerve dhe dritareve për energji efiçiente, në të cilat madje edhe xhami i rrafshët i mbetur riciklohet brenda vendit nga një palë e tretë dhe shndërrohet në tjegulla dekorative të murit.

Që industria e gjelbër ta realizojë potencialin e saj, ka nevojë që të përmirësohen politikat qeveritare për ta stimuluar prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, ruajtjen e energjisë dhe riciklimin.

“Festivali i Gjelbër” i Parë në Kosovë ishte nismë e projektit EMPOWER të USAID-it për ta promovuar shitjen dhe punësimin në sektorin e biznesit të gjelbër, për të ndihmuar në përmirësimin e ekologjisë dhe bukurisë së Kosovës, dhe, me gjerësisht, për të ndihmuar që Kosova t’i kontribuojë përmirësimit të ndryshimeve klimatike globale. Ky Festival është menduar të jetë instalimi i parë i asaj që do të bëhet ngjarje vjetore e qëndrueshme në Kosovë dhe mund të shndërrohet madje edhe në një shfaqje rajonale më të madhe.

Programi i Festival

“Festivali i Gjelbër” u mbajt përkrah Panairit EXPOKOS 2016 në Prishtinë, një shfaqje kjo tregtare shumësektoriale që ka funksionuar gjatë 15 viteve të fundit. Kjo ngjarje treditore, e cila u mbajt gjatë datave 25-27 maj, u përqendrua përreth grupeve të bizneseve që operojnë në sektorët e burimeve të energjisë së ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë dhe riciklimit. “Festivali i Gjelbër” ishte bashkëpunim i bizneseve private, agjencive qeveritare, donatorëve, shkollave dhe OJQ-ve. Sponsorë kryesorë ishin USAID-i, Organizata Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe ProCredit Bank.

Aktivitetet kryesore të Festivalit të Gjelbër ishin:

“Pavijoni i gjelbër”, ku 16 kompani ia prezantuan publikut produktet e tyre të energjisë së ripërtëritshme, riciklimit dhe efiçiencës së energjisë.

“Forumi i gjelbër”, i cili konsistoi në seminare ditore që u përqendruan në secilin nga tre nënsektorët e biznesit të gjelbër. Rezultatet e forumeve janë paraqitur në pjesët e ardhshme të këtij raporti. Për secilin seminar të këtij forumi ka pasur prezantime nga grupet e bizneseve, të cilat janë pasuar nga një diskutim në panel midis akterëve (qeverisë, ndërmarrjeve publike, OJQ-ve dhe kompanive private) për çështjet politike, ligjore dhe rregullative që duhet të trajtohen për ta zhvilluar biznesin e gjelbër dhe për t’i përmirësuar praktikat e gjera të kursimit të energjisë në tërë sektorin e ekonomisë.

“Aktivitetet paralele” për ta nxitur vetëdijesimin dhe angazhimin publik në qëndrueshmërinë e mjedisit dhe në “ekonominë qarkore”, të cilat janë zhvilluar në publik jashtë vendmbajtjes kryesore të Festivalit.

Hapja e madhe për VIP e Festivalit të Gjelbër u mbajt në pavijonin e Gjelbër/të EXPOKOS-it në mëngjesin e 25 majit, me një fjalim nga Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të

Page 4: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

2

Amerikës në Kosovë, me ç’rast ai e theksoi rëndësinë e ekonomisë së gjelbër për krijimin e vendeve të punës dhe mundësive për punësim në Kosovë. Fjalim mbajti edhe Ivo Šilhavý, Ambasador i Republikës Çeke në Kosovë, për lidhjet afariste midis dy vendeve dhe për ndarjen e teknologjisë dhe burimeve. Ferid Agani, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Kosovës, u përqendrua në rëndësinë e qëndrueshmërisë së mjedisit në Kosovë. Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, foli për përkushtimin e QK-së për energji të ripërtëritshme. Ilir Aliu, ShE i Bankës ProCredit, e cila ishte bashkënsponsoruese e Festivalit, i përshkroi përpjekjet e kësaj banke për ta krijuar dhe zgjeruar një portofol të kredive që do t’i dedikohet financimit të investimeve të bizneseve dhe konsumatorëve në efiçiencë të energjisë.

2. Forumi i energjisë diellore

Forum për energjinë diellore u mbajt në Ditën 1 të Festivalit, më 25 maj 2016, duke u përqendruar në dizajnin dhe instalimin e sistemeve diellore në Kosovë. Një pasqyrë e përgjithshme u ofrua nga Dr. Alicia English, Drejtore Ekzekutive në Crimson Opportunity Development, Kërkimi për Burime të Energjisë Natyrale dhe Bujqësi (angl. ENRA).

2.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit

Çmimet e ulëta të energjisë që ndikojnë në periudhën e kthimit të investimeve në sistemet diellore

Nevoja për trajnim të njëjtë dhe certifikim të instaluesve

Regjistrimi /përcjellja e instalimeve diellore ekzistuese dhe të ardhshme, duke përfshirë ato jashtë rrjetit

Mungesa e rregullores për instalime dhe lidhje

Përgatitja e rrjetit për prodhim të shpërndarë (plani i investimeve i KEDS-it)

Financimi i instalimeve që kanë të bëjnë me energjinë diellore, përfshirë pakot e kombinuara të kapitalit /granteve /kredive

Identifikimi i pilot zonave të përshtatshme për ruajtjen e energjisë /ndarjen e sistemeve për t’i minimizuar sfidat e ekuilibrimit të ngarkesave në rrjet

Nevoja që investimet në efiçiencë e energjisë të shkojnë paralelisht me investimet në energji diellore, për shkak të kostos së lartë për kilovat orë për energji diellore.

2.2 Mundësitë dhe sfidat e bizneseve

Në panelin e përfaqësuesve të biznesit morën pjesë:

• Gazmend Haxholli, ShE, “Jaha Energy” – prodhues i paneleve diellore

• Visar Kelmendi, ShE, “Green Energy Technologies” – instalues i pajisjeve të energjisë diellore

• Lulzim Syla, Drejtor Menaxhues, “ELEN” – instalues i pajisjeve të energjisë elektrike dhe diellore

Shqetësimet e vërejtura:

TVSh-ja mbi panelet dhe komponentët e importuar. Në Kosovë, modulet PV tatimohen me 19% TVSh, ndërsa në vendet e tjera në rajon dhe në BE ato kanë 0% normë të TVSh-së. Kjo e dekurajon biznesin dhe investimet familjare në sistemet diellore Kosovë.

Nevoja për kapacitete profesionale të shtuara të QK-së për politikat e energjisë, rregulloret, ndikimin ekonomik, etj.

Page 5: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

3

Mungesa e individëve të kualifikuar në treg, për shkak të mungesës së programeve ne shkolla profesionale dhe universitete për tu përqendruar në fushat e burimeve të ripërtëritshme dhe energjisë në përgjithësi si dhe mungesa e literaturës dhe materialeve të nevojshme për këto lëndë.

Mungesa e trajnimeve për instalimin e sistemeve elektrike të avancuara, planifikimin e sistemeve të menaxhimit të ndërtesave (angl. BMS), temat e energjisë së ripërtëritshme, etj.

Mungesa e një politike qeveritare për zhvillim dhe mbështetjes për ta ndihmuar inovacionin në energji.

Mungesa e standardeve të ndërtimit dhe e zbatimit të kodeve të ndërtimit dhe standardeve të energjisë elektrike/energjisë së ripërtëritshme/ efiçiencës së energjisë, që çon në konkurrencë të padrejtë dhe në keqpërdorim të procesit të tenderimit dhe e pengon zhvillimin e duhur të këtij sektori.

Zbatimi i ligjit, gjykatat dhe prokurimi.

2.3 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për energji diellore

Në panelin për mjedisin e biznesit të energjisë diellore morën pjesë:

George Karagutoff, ShE, Shërbimi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)

Ardian Berisha, Zëvendësshef i Zyrës, projekti RePower i USAID-it

Besiana Qorraj, Kryesuese e BRE-së, Ministra e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës

Dr. Alicia English, Drejtore Ekzekutive, Crimson Opportunity Development / ENRA (Moderatore)

Shqetësimet e vërejtura:

Siguria dhe sigurimi: Mbrojtja e sistemit është prioriteti më i madh. Askush nuk e di aktualisht se ku instalohen panelet diellore, ndërsa rrjeti mund të jetë ‘ne funksion’ kur punëtorët bashkëveprojnë me të për t’i bërë riparimet. Ka një mungesë teprie në sistem për të qenë në gjendje për t’i izoluar dhe mbyllur zonat dhe për ta shpërndarë energjinë përmes rrugëve të tjera.

Planifikimi dhe parashikimi: Rryma më e lirë blihet paraprakisht, por në rastin e energjisë diellore, të mos dish se kur do të rrezojë dielli e bën të vështirë vlerësimin paraprak të rrymës që nevojitet. Këto devijime mund të jenë të shtrenjta për t’u realizuar dhe kërkojnë që ngarkesa të shpërndahet.

o Shpenzimet e ekuilibrimit: Pengesat në prodhimin e energjisë diellore do të ndodhin në kohën e shkallës më të lartë të përdorimit. Pa planifikim të duhur, kjo mund t’i shtojë dukshëm shpenzimet e prokurimit të energjisë.

o Monitorimi në nivel të ulët: Sistemi duhet të azhurnohet për ta monitoruar prodhimin në nivel të ulët. Për këtë kërkohet investim në sistemet GSM/DSM.

Menaxhimi i shpenzimeve për përdoruesin e fundit: Tashmë ka probleme sa i përket mundësisë së përballimit. Prodhimi nga largësia / prodhimi i shpërndarë (angl. DG) e shton ndërlikueshmërinë dhe shpenzimet e sistemit i cili aktualisht nuk është në gjendje që të përballet plotësisht me to. KESCO i kontrollon kapacitetet e shpërndarjes – e ka të drejtën ekskluzive për të blerë dhe për të shitur.

o KEDS do të këmbëngul në voltazh mesatar DG (10 kV), që ka të ngjarë të jetë më efektiv për nga shpenzimet nga të gjitha opsionet e mundshme dhe mund të kontraktohet më me lehtësi.

Page 6: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

4

o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull, që të mos lidhet me sistemin e rrymës (p.sh. ngrohja diellore e ujit) për t’i minimizuar çështjet e sigurisë derisa të përgatitet sistemi (nëpërmjet planit të investimit të KEDS-it për burimet e ripërtëritshme).

Mungesa e rregullores: KEDS është duke e përgatitur një studim për kodin e rrjetit për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës (MZhE-në) dhe KOSTT-in. Mungojnë edhe kodet e ndërtimit për energjinë diellore.

Diskutimi / komentet / vrojtimet e pjesëmarrësve të panelit dhe të pjesëmarrësve:

Bizneset e energjisë diellore argumentuan se vendi nuk mund të ketë zhvillim me vetëm një distributor të energjisë elektrike.

Ka nevojë për bashkërendim dhe bashkëpunim për ta mundësuar energjinë e gjelbër në Kosovë. Propozohet që një “fond i gjelbër” ta mbështetë energjinë diellore.

Me instalimin e paneleve diellore në fabrikën e prodhimit dhe ambalazhimit të mishit në Ferizaj nga “GET”, shpenzimet e saj për energji janë reduktuar për 90%.

Bizneset pretenduan se mund të jenë më të favorshme për instalimin e paneleve diellore se sa amvisëritë, sepse kanë potencial më të madh për të kursyer në konsumin e energjisë dhe më shumë mundësi për t’i bashkëfinancuar shpenzimet e instalimit. Ata thanë se, në mungesë të mbështetjes nga qeveria, bankat janë aktualisht stimulueset më të mira për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme.

Për banesat, një mënyrë e trajtimit të energjisë diellore do të ishte që me energji diellore të furnizoheshin shërbimet e përbashkëta, siç janë ashensorët.

Afati i kthimit të borxhit për panelet diellore është 5 vjet, ndërsa jetëgjatësia e tyre është 25 vjet. Megjithatë, me ruajtjen e baterisë, periudha e kthimit të borxhit mund të jetë deri në 11 vjet. Periudha e kthimit të kapitalit për investimet për sistemet termale diellore në amvisëri është 3 vjet.

Kosovës i mungon arsimimi relevant – asnjëra nga 60 shkollat profesionale nuk ofron trajnim profesional për energjinë diellore.

Ka potencial të madh për energji diellore në Kosovë, ku ditët mesatare me diell në vit janë 278, në 4.4 kv/h për m2 – të dyja dukshëm më të larta se në Evropën Perëndimore, ku investimi në energjinë diellore është substancial.

“Google” e ka një mjet të ri, që quhet “Project Sunroof”, i cili e përdor teknologjinë e njëjtë që e vë në lëvizje “Google Earth” dhe që ua mundëson bizneseve dhe pronarëve të shtëpive që t’i eksplorojnë kulmet e tyre për të përcaktuar nëse ato janë të përshtatshme për panele diellore.

Meqë aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për ruajtjen e energjisë në Kosovë, kontratat për importim dhe eksportim duhet të nënshkruhen duke u bazuar në raportin midis prodhimit dhe kërkesës. Nëse kërkesa është më e madhe se prodhimi, janë dy mënyra për ta korrigjuar këtë: shpërndarja e ngarkesës ose aktivizimi i rezervave dytësore dhe tretësore.

MZhE-ja planifikon që 25% e energjisë së prodhuar në Kosovë do të vijë nga burimet e ripërtëritshme deri në vitin 2020. Vetëm 10 MV e energjisë diellore së lidhur në rrjet është e aprovuar aktualisht – një fraksion i vogël i ~1500 MV-ve të rrjetit të instaluar që krijon kapacitet, 95% e të cilit është i bazuar në qymyrgur. Megjithatë, energjia e ripërtëritshme e bazuar në shtëpi / jashtë rrjetit – përfshirë peletin për djegie nga biomasa si dhe instalimet diellore – aktualisht nuk gjurmohet sipas cakut, ndërsa është substanciale.

Page 7: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

5

Një one-stop-shop është duke u themeluar nga MZhE-ja për t’i informuar dhe për tu bashkërenduar me investuesit potencialë për energjinë diellore dhe burimet e tjera të ripërtëritshme.

Sipas analizës së MZhE-së, vetëm 3% e energjisë për ngrohje që përdoret në Kosovë vjen nga rryma; 19% vjen nga druri.

MZhE-ja nuk mendon se bizneset që merren me energjinë diellore kanë nevojë për stimulim dhe beson se stimujt për tregun janë adekuate.

Ligjet dhe rregulloret e BE-së po transpozohen në legjislacionin kombëtar, duke krijuar mjedis operativ më të mirë për bizneset e energjisë dhe efiçiencës së energjisë – për shembull Traktati i Energjisë (20:20:20).

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) tashmë ka filluar të pranojë kërkesa për instalimet e turbinave të erës në Kosovë. ZRrE-ja jep dy lloj autorizimesh: preliminare dhe finale. Asnjë biznes që merret me turbinat e erës nuk ka marrë ende autorizim final nga ZRrE-ja për të shitur energji të ripërtëritshme në rrjet.

ZRrE-ja ka aprovuar tarifa nxitëse për prodhim të energjisë e ripërtëritshme për 10-12 vjet.

Të gjitha palët pajtohen për domosdoshmërinë e rritjes së pjesës së energjisë që vjen nga burimet e ripërtëritshme si dhe për dobitë potenciale që vijnë nga energjia diellore.

3. Forumi i riciklimit

Në ditën e dytë të Forumit të Gjelbër, më 26 maj, u mbajtën diskutime për biznesin e riciklimit. Forumin e hapi David King, Shef i Zyrës së EMPOWER Sektori Privat të USAID-it.

3.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit

AMMK e Kosovës (2014) vlerëson se 300,000 tonë të mbeturinave komunale prodhohen çdo vit në Kosovë, mbi një e treta e të cilave përbëhet nga qelqi, plastika dhe letra e riciklueshme. Nga mbeturinat e riciklueshme, shumica nga letra, riciklohen afro gjysma e mbeturinave të plastikës dhe një pjesë e vogël e mbeturinave të qelqit (vetëm qelqi i rrafshët).

Në ndërkohë, AMMK-ja vlerëson se gjithsej sasia mbeturinave që prodhohen në Kosovë është 1.7 MM tonë – shumë më shumë se vetëm komunale, të cilat supozohet se mund të maten, sepse shkojnë deponi të menaxhuara si duhet. Pjesa tjetër shkon në qindra deponi ilegale/të pamenaxhuara në mbarë vendin. Këto janë plagë në mjedis, ndërsa, ekonomikisht, burim i humbur për riciklim.

Zinxhirët e vlerave – d.m.th. linjat e biznesit – në riciklim përfshijnë:

o Plastikën (folitë për serra, izolimin për ndërtim, pëlhurën e poliesterit, izolimin e xhaketave, shishet e plastikës, rrangullat e plastikës, kovat, karriget, veglat, etj.

o Qelqin (shishet dhe kavanozat, leshin e xhamit për anije dhe material ndërtimor, tjegullat)

o Metalet (të gjitha llojet e gjërave – nga shufrat e deri te pjesët e veturave)

o Letrën (gazetat, katronin, kartonin e rrudhosur, pecetat e letrës, etj.)

Në një aktivitet paralel të “Festivalit të Gjelbër”, prodhimi i atypëratyshëm i çantave të reja të dorës nga artikujt e ricikluar të pëlhurës.

Page 8: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

6

o Vetë mbledhja dhe ndarja është biznes – në të vërtetë, ndoshta shumica e vendeve të reja të punës janë këtu, ndonëse më shumë punë mund të ketë në disa nga operacione të riciklimit dhe prodhimit se sa në prodhimin fillestar në “mulli të madh”.

o Materialet e tjera, siç është vaji motorik, vërtetë riciklohen deri në formën e tyre të mëparshme të saktë për përdorim (pra nuk “ripërdoren”)

o Në një studim të vitit 2015 për shtetin e Ohajos është vlerësuar se në sektorin e tij të riciklimit kanë qenë të punësuar 14,000 njerëz – më shumë se në tërë industritë e minierave dhe të prerjes e transportimit të drurit.

Nevojiten përmirësime në politika/legjislacion, duke përfshirë ndalimin e hedhjes së disa mbeturinave – vajit motorik, baterive, gomave.

3.2 Mundësitë dhe sfidat e bizneseve

Në panelin e përfaqësuesve të bizneseve morën pjesë:

• Riad Smakolli, Zëvendës ShE, “Orient Mosaic Kosova” – riciklues i qelqit

• Alban Rama, Drejtor i Përgjithshëm, “Izolimi Plast” – riciklues i plastikës

• Burhan Baftiu, Përfaqësues, “BTP Holding” – riciklues i vajit motorik

• Zijadin Dashi, Pronar, “Stagova” – riciklimi i gomave

Shqetësimet e vërejtura:

Bizneset që prodhojnë mbeturina po ua falin mbeturinat e tyre subjekteve që i djegin apo i rishesin ato, në vend që t’i shfrytëzojnë në prodhim.

Ka mungesë të inspektorëve të trajnuar të mjedisit në nivel lokal.

Ndërprerjet e herëpashershme të rrymës i pengojnë operacionet e riciklimit.

Lidhjet midis bizneseve të riciklimit dhe bizneseve dhe individëve që prodhojnë mbeturina janë të dobëta.

“Manipulimet” në sistem çojnë në mospërputhje të çmimeve të materialeve të riciklueshme të importuara.

3.3 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për sektorin e riciklimit

Në panelin e mjedisit të biznesit për riciklim morën pjesë:

Në panelin e aktorëve kryesorë morën pjesë:

Kai Hofmann, Menaxher i Programit, projekti për Shërbimet e Qëndrueshme Komunale i GIZ-së

Ferid Agani, Ministër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (moderator)

Diskutimi / komentet / vrojtimet e pjesëmarrësve të panelit dhe të pjesëmarrësve:

Caqet për zhvillim të qëndrueshëm i kanë zëvendësuar caqet e mijëvjeçarit për zhvillim.

Ka mungesë të infrastrukturës për ndarjen e mbeturinave publike për riciklim.

Ka deponi ilegale të shumta në tërë vendin.

Më shumë kanale nevojiten për t’i lidhur si duhet bizneset e riciklimit me bizneset dhe individët që prodhojnë mbeturina.

Page 9: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

7

Komunat duhet ta marrin përsipër më shumë udhëheqjen në lehtësimin dhe promovimin e riciklimit në nivel lokal.

Riciklimi është njëri nga sektorët më fitimprurës në industrinë e energjisë.

Në projektligj thuhet se investimet “strategjike” në sektorin e mbledhjes, largimit, riciklimit dhe menaxhimit të mbeturinave – atyre që do të kualifikoheshin për stimuj nga qeveria – duhet të jenë për së paku €20MM dhe me to të krijohen së paku 30 vende të punës. Kjo shumë është tejet e madhe për shumicën e bizneseve vendore për të përfituar nga kjo.

Do të lansohet një projekt i GIZ-së që do të përqendrohet në identifikimin e deponive ilegale dhe në vënien e tyre në një hartë digjitale.

Nevojitet 95% më pak energji për ta prodhuar aluminin nga kënaçet e ricikluara se sa nga materialet e papërpunuara.

Ndryshe nga sektorët ekonomikë të tjerë, riciklimi nuk varet nga burimet natyrore (përveç energjisë), ndërsa biznesi i energjisë nuk varet nga eksportet. Ky është sektor ekonomik që mund të ndërtohet pothuajse tërësisht duke u bazuar në kërkesën dhe furnizimin vendor.

Për ta krijuar një ekonomi të riciklimit, ka nevojë për vetëdijesim të publikut për këtë ekonomi, për infrastrukturën e ndarjes së mbeturinave në burim dhe për tarifat dhe stimujt e mbledhjes së mbeturinave.

4. Forumi i efiçiencës së energjisë

Ky forum, i cili u mbajt në Ditën 3 të festivalit, më 27 maj, u përbë nga vetëm një panel. Ai u prezantua nga Shefi i Zyrës së EMPOWER COP, David King. Ky panel u përbë nga:

Gëzim Tropoja, Drejtor i Departamentit të Energjisë, ProCredit Bank

Bedri Dragusha, ShE, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Argjira Krasniqi, arkitekte, bashkëpunëtore e ECOWEEK

Erion Sico, Menaxher i Marketingut Territorial dhe Arkitektonik, Guardian Glass

Avni Sfishta, Koordinator i Vendit, GIZ (Moderator)

4.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit

Punët në rinovimin e ndërtesave për efiçiencë dhe ndërtesat efikase të reja vlerësohet të jenë shumë më të mëdha se sa në energjinë e ripërtëritshme apo në riciklim, ndërsa pritet punë shumëvjeçare në këtë drejtim.

Aktualisht çmimet e ulëta të energjisë ndikojnë në periudhën e kthimit të investimeve.

Nevojitet qasje shumë më e dedikuar ndaj financimit të investimeve në efiçiencë të energjisë.

Ka një lidhje të fortë midis investimeve në efiçiencë e energjisë dhe në energji e ripërtëritshme. Ato duhet të dyfishohen nëse burimet e ripërtëritshme, apo instalimet më të shtrenjta për kilovat orë do të jenë të arritshme në përgjithësi.

Një studim i kohëve të fundit i zhvilluar në 21 shtete ka treguar se tashmë është thyer korrelacioni midis rritjes ekonomike dhe lirimeve të karbonit që kanë qenë shenjë dalluese e zhvillimit që nga revolucioni industrial – që nga viti 2000, BPV-ja është rritur, por ndotja nga karboni ka rënë. Arsyeja kryesore për këtë “ndarje” ka qenë miratimi i teknologjive për energji efiçiente, dhe, kohëve më të fundit, i lëndëve djegëse të ripërtëritshme.

Page 10: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

8

Bazuar më sondazhin e EMPOWER me bizneset e Kosovës për përdorimin dhe çështjet e energjisë (mars 2016), 85% e tyre planifikojnë një lloj investimi në teknologjitë e kursimit të energjisë gjatë vitit të ardhshëm. Përderisa disa do t’i kthehen thjesht ndriçimit me energji efiçiente, shumica janë mjaft ambicioze – izolimi i kulmeve dhe mureve, instalimet diellore, etj.

4.2 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për energjinë efiçiente

Diskutimi / komentet / vrojtimet e pjesëmarrësve të panelit dhe të pjesëmarrësve:

Mungesa e fondeve qeveritare për të mbështetur efikasitetin, është hequr dorë nga mundësia e të përballuarit frontal

Nevoja për trajnime që kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë si pjesë e planprogramit në shkolla profesionale dhe universitete

Mungesa e kodeve të ndërtimit në Kosovë që e mbështetin efiçiencën e energjisë, çfarë përbën sfidë për zhvillim për arkitektët, planifikuesit urbanë dhe prodhuesit e dyerve dhe dritareve për energji efiçiente.

Mungesa e vetëdijes për ekonominë e investimit në efiçiencë të energjisë, siç është për shembull izolimi dhe zëvendësimi i dyerve/dritareve.

ProCredit Bank ofron kredi ekologjike si për klientët privat, ashtu edhe për ata afaristë. Portofoli i kredive ekologjike i saj tani është €30MM. Ajo organizon takime dhe punëtori me klientët duke i informuar për përparësitë për masat e efiçiencës së energjisë.

o Amvisëritë: Kredi janë shfrytëzuar për izolimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtëpive (izolimi në trashësi prej 8 cm, hapësirë prej 16 mm midis dy xhamave të dritareve për energji efiçiente), instalimi i dyerve dhe dritareve efikase, sistemet e ngrohjes qendrore / gjeotermike, pajisje shtëpiake për energji efiçiente (enëlarës, frigoriferë, furra, bojlerë, etj.).

o Bizneset: Përmirësimi i proceseve të prodhimit, zëvendësimi i makinerive të vjetra me pajisje që e kursejnë energjinë, rinovimi i ndërtesave.

Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë (AKEE) deri më tani i ka investuar €18MM në rinovimin e ndërtesave publike për efiçiencë të energjisë, duke përfshirë shkollat dhe spitalet. Ajo vazhdon t’i investojë €200K për çdo vit për ta ngritur vetëdijen. Ajo ka shpërndarë materiale që i tregojnë dobitë e efiçiencës së energjisë dhe e ka inkurajuar edukimin për efiçiencë të energjisë nëpër çerdhe të fëmijëve dhe shkolla fillore.

AKEE nuk ka staf të mjaftueshëm, marrë parasysh se duhet t’i monitorojë 38 komunat e Kosovës.

Meqë Direktiva e BE-së 2012/27 nuk është zbatuar në tërësi në Kosovë, mungesa e etiketave të efiçiencës së energjisë në produkte ua bën të vështirë konsumatorëve që ta dinë performancën e artikujve që ata i blejnë sa i përket konsumit të energjisë.

Thuhet se ligji aktual për financat publike është pengesë për krijimin e një Fondi për Energji Efiçiente dhe Mbrojtje të Mjedisit, të cilat janë kushte për anëtarësim në BE.

Objektivë kryesore e QK-së është që t’i ngritë kapacitetet publike për menaxhimin e mbeturinave.

Page 11: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

9

5. Forumi i energjisë së biomasës

Edhe forumi i biomasës së energjisë u mbajt në Ditën 3, më 27 maj. Fjalimin hyrëse e mbajti Liza Marku, Udhëheqëse e Ekipit për Krijim të Vendeve të Punës, EMPOWER Sektori Privat i USAID-it Kosovë.

5.1 Mundësitë dhe sfidat e sektorit

EMPOWER vlerëson se konsumi i peletit nga biomasa e drurit për ngrohje dhe djegie mund të jetë 50,000 tonë/vit, më pak se gjysma e së cilës sasi prodhohet brenda vendit. Konsumi po shtohet shpejt, më shpejt se prodhimi vendor; 29,000 tonë të peletit për djegie janë importuar në vitin 2015, sasi kjo me gjasë për gjysmë më e madhe se në vitin e kaluar. Ka mundësi substanciale për zëvendësimin e peletit të importuar, çfarë do të rezultonte në rritjen e shitjes dhe në krijimin e vendeve të punës.

Kapacitetet për prodhim brenda vendit janë relativisht të vogla. Deri në vitin 2015, nuk ka qenë asnjë prodhues vendor me shkallë vjetore të prodhimit më të lartë se 2,500 tonë. Shumica e prodhuesve prodhojnë 200-800 tonë në vit.

Problemi kryesor i rrjetit të furnizimit me lëndë të parë është keqmenaxhimi apo mosmenaxhimi i pyjeve. Pjesa më e madhe e biomasës së drurit që merret nga pyjet përdoret për djegie jo efikase të drurit të zjarrit. Furnizimi me tallash nga kantieret e sharrave është mjaft i kufizuar krahasuar me kërkesën për produkt përfundimtar. Burimi kryesor i drurit për pelet duhet të vijë nga pastrimi i pyjeve me anë të një menaxhimi të duhur të pyjeve.

Prodhuesit vendorë duhet ta optimizojnë prodhimin e tyre, ta shtojnë efikasitetin dhe të marrin certifikatë për cilësinë e produktit (standardet EN dhe EN-Plus) në mënyrë që të bëhen më konkurrentë, ta fitojnë besimin e konsumatorëve dhe të mund të caktojnë çmime më të favorshme. Aktualisht, për peletin që prodhohet brenda vendit duhet të caktohet çmim më i ulët, në mënyrë që të shitet, për shkak të perceptimeve për cilësinë.

Ka potencial për të krijuar burime alternative të lëndës së parë për prodhimin e peletit për djegie, duke përfshirë plehun organik, kashtën dhe qymyrin/linjitin. Tashmë është një kompani që mbështetet nga EMPOWER dhe që do të prodhojë pelet nga një përzierje e ashklave të drurit dhe plehut organik.

5.2 Politikat, ligji, rregullimi, mbështetja dhe stimujt për energjinë e biomasës

Pjesëmarrës së penelit të kombinuar për biznes dhe politika ishin:

Taulant Rexhepi, drejtor, “ENRAD” – prodhues i stufave per pelet

Bashkim Zejnullahu, ShE, “Thes ari” – prodhues i peletit të biomasës

Tahir Ahmeti, drejtor, Agjencioni Pyjor i Kosovës

Ardita Dinaj, këshilltar, Connecting Natural Values & People (CNVP)

Aleksandar NIkolovski, UNFAO Contact në Kosovë, UNFAO (Moderator)

Diskutimi / komentet / vrojtimet e pjesëmarrësve të panelit dhe të pjesëmarrësve:

Mungojnë rregulloret dhe stimujt për përdorimin e energjisë së biomasës.

Furnizimi me tallash si produkt kryesor është i kufizuar, prandaj, që kjo industri të rritet, menaxhimi i duhur i pyjeve për heqjen e materialit të shfrytëzueshëm është esencial.

o Po merren në konsideratë disa plantacione të Paulownia-s, Salix Alba-s dhe plepit për pelet druri.

Page 12: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

10

Ka nevojë për përmirësim në operacionet e prodhimit dhe për cilësi të produktit të certifikuar. Aktualisht asnjë prodhues vendor i peletit nuk është i certifikuar.

CNVP e ka ndërmarrë një projekt për ta promovuar përdorimin e mbeturinave të drurit për energji të ripërtëritshme, siç janë degët e holla të drurit për ngrohje të hapësirave në shkolla, çfarë do të krijonte vende të punës, duke e promovuar, në ndërkohë, konservimin e pyjeve dhe përdorimin racional të drurit.

Grantet nga Bashkimi Evropian, USAID-i dhe SDC-ja po u ndihmojnë prodhuesve të peletit që t’i shtojnë kapacitet e prodhimit dhe të avancojnë në aspektin teknologjik, duke krijuar vende të punës gjatë këtij procesi.

Sfidat që i kanë potencuar prodhuesit e peletit kanë përfshirë mungesën e punëtorëve të shkathtë, ndaljet e shpeshta të rrymës që e pengojnë prodhimin dhe mungesën e stimujve fiskalë për burimet e energjisë së ripërtëritshme.

6. Aktivitetet paralele

Krahas “Pavijonit të Gjelbër” dhe “Forumit të Gjelbër”, gjatë këtij festivali u zhvilluan edhe aktivitete paralele që për qëllim patën promovimin e vetëdijes publike për qëndrueshmëri të mjedisit dhe riciklim. Shumica e këtyre aktiviteteve u zhvilluan në tezga të jashtme që u ngritën për dy ditë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në fund të shëtitores “Nëna Terezë”. Këto aktivitete u realizuan nga dy OJQ – “GAC” dhe “Ekofriend” – dhe nga një kompani private, “I’m Lu”. Në to morën pjesë tetë anëtarë të stafit dhe 50 vullnetarë.

Aktivitetet paralele përfshinë:

Një qendër informacioni për ta promovuar ndarjen e mbeturinave në burim nga qytetarët

Punëtoritë e bazuara në art për “ri-përdorim dhe re-duktim”

Një pyetësor dhe një lojë për menaxhimin e mbeturinave të riciklueshme dhe mbrojtjen e mjedisit, me fanella të Festivalit të Gjelbër dhe çanta të ripërdorshme si dhurata

Ekspozitën e fotografive nga “Klubi i Gjelbër i Kosovës”

Demonstrimin e kutive të energjisë diellore për elementet dhe pajisjet shtëpiake me rrymë

Prodhimin e atypëratyshëm i çantave me stil të bëra nga materiali i marrë nga produktet e përdorura që ishin sjellë nga qytetarët (fanellat e vjetra, fustanet, copëzat e tepihëve)

Vizitën e nxënësve në “Pavijonin e Gjelbër” për t’i parë demonstrimet se si mbeturinat riciklohen dhe bëhen produkte finale

Pjesëmarrja e studentëve të Arkitekturës dhe Fakultetit Teknik në forumet e gjelbra.

7. Ndikimi në biznes

Qëllim kyç i Festivalit të Gjelbër ishte që të stimulohej shitja dhe punësimi në bizneset e sektorit të gjelbër në Kosovë, 16 nga të cilët ekspozuan në “Pavijonin e Gjelbër”. Këto kompani u anketuan në fund të festivalit në lidhje me punët që i kishin fituar përmes pjesëmarrjes së tyre.

Vullnetarët e GAC/EcoFriend duke i demonstruar burimet e energjisë së ripërtëristhme

Page 13: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

11

Vizitorët e kabinave

Kompanitë u pyetën për numrin e përafërt të vizitorëve gjatë 3 ditëve të festivalit. Vizitorët u përkufizuan si ata që janë ndalur në një kabinë dhe kanë shfaqur interesim për disa produkte apo shërbime të caktuara. Jo të gjithë ekspozuesit i kanë përcjellë vizitorët, por ata që i kanë përcjellë janë paraqitur në figurën 1.

Figura 1: Vizitorët në tezgat e kompanive

Këto statistika tregojnë një mesatare prej 225 vizitorëve për kabinë gjatë 3 ditëve.

Transaksionet e shitjeve

Përderisa numri i vizitave në kabina është interesant dhe krijon kontakte afariste të mundshme, qëllim kryesor është shitja aktuale. Kompanitë u pyetën për numrin e transaksioneve të shitjeve që i kishin arritur gjatë festivalit, ose për atë qo të përfundoheshin menjëherë pas tij. Këto rezultate janë paraqitur në figurën 2.

Figura 2: Numri i transaksioneve të arritura

“GET Group”, instalues i sistemeve diellore, i ka arritur 30 transaksione të shitjes, i pasuar nga “Green Steam”, që i ka pasur 20. Dy shtyllat që gjenden jashtë rrethit, “Fiberglass Kosova” dhe “Izolimi Plast”, paraqesin ujdi në pritje që duhet të negociohen më tej.

Organizimi i festivalit

Për t’i përmirësuar rezultatet e festivalit në të ardhmen, nga kompanitë u kërkua që të komentonin për organizimin e tij. Disa dëshiruan që të ndërrohej lokacioni. Të tjerët kërkuan më shumë vizitorë.

Të gjithë 16 pjesëmarrësit iu përgjigjën me “po” pyetjeve se (i) a do të merrnin pjesë përsëri, dhe (ii) a duhej të bëhej “Festivali i Gjelbër” ngjarje vjetore.

275190

300175

200

250

150450

120150

0 50 100 150 200 250 300 350 400 450 500

OSA Termosistem

Enrad

JvG-Jaha Energy

Izolimi Plast

Elen

Fiberglass Kosova

Plastika

Europa

20

3

4

30

15

310

Green Steam

Dragaj Group

Izolimi Plast 1

GET

Fiberglass Kosova

Stagova

Europa

Page 14: EMPOWER SEKTORI PRIVAT I USAID-itgreenkosovo.com/wp-content/uploads/2019/01/First-Kosovo-Green-Festival-Event-Report...o Gjithçka më e vogël duhet të planifikohet si një ishull,

First Kosovo Green Festival - Event Report - 2016 06_alb

12

Një çështje që u diskutua gjatë tërë festivalit ishte se a duhej të organizohej paralelisht me panairin EXPOKOS përsëri apo jo. 10 votuan që EXPOKOS-in ta kemi përsëri, meqë besuan se do të tërhiqte më shumë vizitorë, ndërsa 6 kompani thanë se ka mjaft interesim për efiçiencë të energjisë, energji të ripërtëritshme ose riciklim për ta arsyetuar një panair të vetëm.

Forumet e festivalit

Pjesëmarrësit ishin të kënaqur dhe forumet u vizituan shpesh. Nga 200 ftesa që ishin dërguar, 133 kishin arritur te forumet – 67% të të ftuarve.

Mbulimi dhe promovimi nga mediat

Më shumë se 11,000 njerëz i shikuan informatat për “Festivalin e Gjelbër” që u postuan në ueb faqen e EMPOWER. Gjatë katër programeve televizive kombëtare (KTV, RTK, Klan dhe TV21) – tre të mëngjesit dhe një të mbrëmjes – si dhe gjatë një radioprogrami, u transmetuan intervista me stafin e EMPOWER dhe me partnerët e sektorit privat, të cilat e promovuan riciklimin dhe energjinë ripërtëritshme. Pas panairit, gjatë shout të mirënjohur televiziv “Ekonomia me Erzenin” u nënvijëzua “Festivali i Gjelbër” dhe aktivitetet relevante të EMPOWER në sektorin e energjisë, që përfshin minidokumentarë për katër ekspozues të “Pavijonit të Gjelbër”. Më në fund, shpërndarja e fanellave dhe kopsave e shtuan vetëdijen e publikut për “Festivalin e Gjelbër” gjersa ajo po mbahej.

Përfundim

“Festivali i Gjelbër”, si instalim i parë, ishte mjaft i suksesshëm nga pikëpamja afariste. EMPOWER do të lidhë partneritet me aktorët kryesorë që ta përsërisë këtë ngjarje në vitin 2017, me mundësinë e zgjerimit të tij për ta përfshirë pjesëmarrjen e kompanive dhe aktorëve të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, meqë tani për tani nuk ka ndonjë panair tregtar që i kushtohet biznesit të gjelbër që zhvillohet në Evropën Juglindore.