gazeta dhjetor 2008 dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të perëndisë, siç e paraqet davidi teksa...

12
NGJALLJA Nr. 12 (191) Viti XVII i botimit DHJETOR 2008 Çmimi 20 lekë Gëzuar Krishtlindjet! 25 Dhjetor - Lindja e Zotit tonë Jisu Krisht “Ja Krishti lind, lavdërojeni, ja Krishti qiellit vjen dilni pri- teni, ja Krishti mbi dhenë, ngre- huni. Këndojini Zotit i gjithë dheu” e për t’i thënë të dyja me një fjalë, le të gëzohen qiejt dhe të ngazëllohet i tërë dheu për qiellin që u bë i përmbidheshëm. Krishti u trupëzua, ndjeni ngazëllim nga hareja që vjen nga shpresa. Krishti lindi nga Vir- gjëresha. Gra, qëndroni të vir- gjëra për t’u bërë nëna të Kri- shtit. Kush mund t’i falë adhurim atij që ka ekzistuar nga kryet e herës? Kush nuk lavdëron atë që u shfaq tani së fundmi? Përsëri shpërbëhet errësira, për- sëri shfaqet drita. Përsëri Egjipti Për Lindjen e Shpëtimtarit Nga Shën Grigor Theologu (vijon në faqen 2) ndëshkohet me errësirë, përsëri populli i Izraelit ndriçohet me shtyllë drite. Populli, që qëndronte në errë- sirë, le të shikojë dritën e shkëlqyer të kuptimit të mistereve të shenjta. “Të vjetrat kanë kaluar, të gjitha janë bërë të reja”. Shkronja ikën, kurse fryma del në pah. Hijet largo- hen dhe në vend të tyre vjen e vërte- ta. Tipi i Melkisedekut plotësohet. Më parë ishte pa nënë dhe tani bë- het pa babë. Ligjet natyrore shpër- bëhen. Bota qiellore duhet të plotë- sohet. Krishti urdhëron: le të mos kundërshtojmë. “Të gjithë ju popujt le të duartrokisni” meqë neve na lindi fëmijë, na u dha bir, në shpatu- llat e të cilit gjendet pushteti (sepse lartësohet bashkë me kryqin) dhe që quhet “Engjëlli i vullnetit të madh”. Joani le të gjëmojë duke thënë: “bëni gati udhët e Zotit. Dhe unë do të bëj të ditur rëndësinë e ditës: I patrupi merr trup. Fjala ba- shkohet me materien. I padukshmi bëhet i dukshëm. Ai që nuk mund të prekej prej askujt, mund të preket. I pakohshmi merr një fi- llim. Biri i Perëndisë bëhet Biri i njeriut “Jisu Krishti është po ai dje dhe sot, e në jetë të jetëve”. Judenjtë le të skandalizohen. Gre- kët le të ironizojnë dhe heretikët Gëzimi i Krishtlindjeve nëpërmjet këngës Krishti Lind! Lavdërojeni! Kjo është përshëndetja me të cilën të krishterët orthodhoksë urojnë njëri- tjetrin gjatë Krishtlindjeve. Me këtë rast, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me përkuj- desjen e Kryepiskopit Anastas nxori një CD me 25 këngë dhe himne për Krishtlindjet, të kënduara nga kore fëmijësh dhe të rinjsh orthodhoksë nga qytete të ndryshme të vendit. Ata u shoqëruan nga orkestra e Radios “Ngjallja”. Shpresojmë që kjo CD të ngazëllojë shpirtrat e besimtarëve me mesazhin e saj të gëzuar të “Lajmit të Mirë”. Urojmë që zërat e këtyre vogëlushëve dhe të të rinjve të frymëzojnë gjithë njerëzit me mesazhin që përcjellin këngët e tyre, për të lavdëruar Lindjen e Krishtit, siç na fton himni: Ja Krishti lind, lavdërojeni! Ja Krishti i qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhénë, ngrihuni. Zotin pra e këndoni, lart e mbi dhé, Dhe me ngazëllime Përhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi”.

Upload: others

Post on 27-Jul-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

DHJETOR 2008 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 12 (191) Viti XVII i botimit DHJETOR 2008 Çmimi 20 lekë

Gëzuar Krishtlindjet!

25 Dhjetor - Lindja e Zotit tonë Jisu Krisht

“Ja Krishti lind, lavdërojeni,ja Krishti qiellit vjen dilni pri-teni, ja Krishti mbi dhenë, ngre-huni. Këndojini Zotit i gjithëdheu” e për t’i thënë të dyja menjë fjalë, le të gëzohen qiejt dhetë ngazëllohet i tërë dheu përqiellin që u bë i përmbidheshëm.Krishti u trupëzua, ndjeningazëllim nga hareja që vjen ngashpresa. Krishti lindi nga Vir-gjëresha. Gra, qëndroni të vir-gjëra për t’u bërë nëna të Kri-shtit. Kush mund t’i falë adhurimatij që ka ekzistuar nga kryet eherës? Kush nuk lavdëron atë qëu shfaq tani së fundmi?

Përsëri shpërbëhet errësira, për-sëri shfaqet drita. Përsëri Egjipti

Për Lindjen e ShpëtimtaritNga Shën Grigor Theologu

(vijon në faqen 2)

ndëshkohet me errësirë, përsëripopulli i Izraelit ndriçohet me shtyllëdrite. Populli, që qëndronte në errë-sirë, le të shikojë dritën e shkëlqyertë kuptimit të mistereve të shenjta.“Të vjetrat kanë kaluar, të gjithajanë bërë të reja”. Shkronja ikën,kurse fryma del në pah. Hijet largo-hen dhe në vend të tyre vjen e vërte-ta. Tipi i Melkisedekut plotësohet.Më parë ishte pa nënë dhe tani bë-het pa babë. Ligjet natyrore shpër-bëhen. Bota qiellore duhet të plotë-sohet. Krishti urdhëron: le të moskundërshtojmë. “Të gjithë ju popujtle të duartrokisni” meqë neve nalindi fëmijë, na u dha bir, në shpatu-llat e të cilit gjendet pushteti (sepselartësohet bashkë me kryqin) dheqë quhet “Engjëlli i vullnetit të

madh”. Joani le të gjëmojë dukethënë: “bëni gati udhët e Zotit. Dheunë do të bëj të ditur rëndësinë editës: I patrupi merr trup. Fjala ba-shkohet me materien. I padukshmibëhet i dukshëm. Ai që nuk mundtë prekej prej askujt, mund të

preket. I pakohshmi merr një fi-llim. Biri i Perëndisë bëhet Biri injeriut “Jisu Krishti është po aidje dhe sot, e në jetë të jetëve”.Judenjtë le të skandalizohen. Gre-kët le të ironizojnë dhe heretikët

Gëzimi i Krishtlindjeve nëpërmjet këngësKrishti Lind! Lavdërojeni!Kjo është përshëndetja me të cilën të krishterët orthodhoksë urojnë njëri-

tjetrin gjatë Krishtlindjeve.Me këtë rast, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me përkuj-

desjen e Kryepiskopit Anastas nxori një CD me 25 këngë dhe himne përKrishtlindjet, të kënduara nga kore fëmijësh dhe të rinjsh orthodhoksë ngaqytete të ndryshme të vendit. Ata u shoqëruan nga orkestra e Radios “Ngjallja”.

Shpresojmë që kjo CD të ngazëllojë shpirtrat e besimtarëve me mesazhine saj të gëzuar të “Lajmit të Mirë”. Urojmë që zërat e këtyre vogëlushëvedhe të të rinjve të frymëzojnë gjithë njerëzit me mesazhin që përcjellin këngëte tyre, për të lavdëruar Lindjen e Krishtit, siç na fton himni:

“Ja Krishti lind, lavdërojeni!Ja Krishti i qiellit vjen, dilni priteni.Ja Krishti mbi dhénë, ngrihuni.Zotin pra e këndoni, lart e mbi dhé,Dhe me ngazëllimePërhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi”.

Page 2: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

2 NGJALLJA DHJETOR 2008

Për Lindjen e Shpëtimtarit(vijon nga faqja 1)

Edhe pasi ikën ata, ja një engjëlli Zotit tek i duket në ëndërr Josifit,duke thënë: Ngrihu e merr me vetedjalin dhe të ëmën e tij, dhe ik nëEgjipt. Dhe rri atje deri kur të tëthem ty, sepse Irodi do të kërkojëdjalin që ta prishë.

Edhe ai u ngrit, e mori me vetedjalin dhe të ëmën e tij natën, dheiku në Egjipt. Edhe ndenji atje derinë vdekjen e Irodit, që të përmbushete thëna prej Zotit me anë të profetit,që thotë: “Nga Egjipti thirra tim bir”.

Matth. 2: 13-15

Ikja në Egjipte së Tërëshenjtës me

Foshnjën Jisu

“Ikja në Egjipt”,pikturë e Rilindjes Italiane.

le të lodhen me fjalamanëritë e tyre. Do tabesojnë, kur ta shikojnë të ngjitet në qiell. Dhenëse jo, atëherë me siguri kur ta shikojnë të vijënga qiejt dhe të qëndrojë si gjykatës.

Por këto do të ndodhin më vonë. Sot panairiështë Shfaqja e Zotit, pra Lindja. Sepse quhentë dyja, meqë në këtë gjë ekzistojnë dy emra.Sepse Perëndia u shfaq ndër njerëzit me anë tëLindjes. Dhe ekzistonte më parë, ka ekzistuarsa herë, duke ardhur nga aty ku ekzistontegjithmonë, mbi çdo gjak dhe logjikë (meqë nukkishte arsye më të lartë nga Fjala), por pastajmori mish për hirin tonë, për të na dhuruarekzistencë të lumur, ai, që na dha ekzistencën,ose më saktë për të na risjellë me anë tëtrupëzimit të Tij në ekzistencën e lumur, nga ecila ishim larguar për shkak të mëkatit. E ndërsatë shfaqurit i jepet emërtimi Theofani, Lindjaquhet Ditëlindje.

Ky është për ne kuptimi i panairit dhe këtëfestojmë sot: Ardhjen e Perëndisë tek njerëzit,që të vijmë për të banuar pranë Perëndisë osetë rivijmë (sepse kështu mendoj se është më esaktë të themi) për të veshur njeriun e ri, pasibraktisëm më parë të vjetrin. E sikundër kemivdekur bashkë me Adamin, kështu le të jetojmëme Krishtin, le të lindim së bashku me Atë. Letë bashkëkryqëzohemi dhe le të varrosemi meAtë, për t’u ngjallur me Ngjalljen e Tij. Sepseduhet të duroj rrugëtimin e anasjelltë që na çontek e mira. E sikundër nga të më të gëzueshmeterdhën të papëlqyeshmet, po kështu nga tëpapëlqyeshmet erdhën të gëzueshmet, “sepse

aty ku tepron mëkati, teproi me bollëk hiri”.Dhe nëse shijimi solli dënimin, a nuk na drejtësoimë tepër pësimi i Krishtit? Le të festojmë pra, jome panaire publike, por me mënyrë hyjnore. Josipas mënyrës së botës, por me mënyrë të për-mbibotshme. Jo me tonat, por më shumë me atotë Zotit. Jo me ato që kanë lidhje me sëmundjen,por me ato që kanë të bëjnë me shërimin. Jome elementët e krijimit, por me ato të rikrijimit.

Si do të bëhet kjo gjë? ... Le të mos i ngopimsytë tanë me tokësoret, mos e kënaqim dëgjimintonë me muzikë, mos lyhemi me parfume tështrenjta që u shkojnë për shtat grave, le të mose kompromentojmë shijen, le të mos e lejojmëtë prekurit të kënaqet në udhët e lehta të më-katit. Le të mos tregojmë dobësi ndaj veshjevetë buta dhe të shtrenjta, le të mos ngarkohemime gurë shumë të çmuar dhe me ar që shkël-qen, le të mos lyhemi me bojëra, që e bëjnë tëjetë false bukurinë natyrore, të cilat janë shpikurpër të shkatërruar ikonën. Le të mos jepemipas qejfeve dhe të pirave të verës, meqë e di se

me këto lidhen edhe shfrimet trupore... Le tëmos përpiqemi të bëjmë garë njëri me tjetrin nështhurje. Sepse, shthurje për mua është çdo gjëe tepërt dhe që kapërcen masën e atyre që nekemi nevojë. ... Tani prano këtë lindje dhe kërce prej gëzimit,nëse jo si Joani prej barkut të së ëmës, të paktënsi Davidi, pas vendosjes së arkës në vendin esaj. Dhe të respektosh heqjen e emrit, falë sëcilës u regjistrove në qiejt dhe të respektoshlindjen, falë së cilës u zgjidhe nga prangat elindjes dhe të nderosh Betlehemin e vogël, qëtë risolli në parajsë. Dhe t’i falesh grazhdit,falë të cilit, duke qenë i logjikshëm, u kthevedrejt Fjalës Logos. “Njihe zotërinë tënd, siçe njeh edhe bualli zotërinë e tij”- thotë Isaia,“e si gomari njeh grazhdin e të zotit”. Nëseje nga të pastrit që respektojnë ligjin e merrenme përsëritjen e fjalëve të tij dhe janë të aftënë ofrimin e sakrificave, ose nëse je prej atyreqë ishin dikur të papastër dhe nuk kishin tëdrejtë të hanin prej të shenjtave, as të bëjnësakrifica dhe bënin pjesë në pjesën e idhuj-tarëve, vrapo bashkë me yllin dhe sill dhuratabashkë me magët, ar te mbreti, livan te Pe-rëndia dhe smirnë si për të vdekurin, tek ai qëvdiq për hirin tënd. Lavdëro bashkë me barinjtë,himno bashkë me engjëjt, bëhu kor lavdërimibashkë me kryeengjëjt. Le të jetë panairi i për-bashkët për fuqitë tokësore dhe qiellore. Sebesoj që edhe ato ngazëllohen dhe panegji-rizojnë bashkë me ne sot, përderisa janë miqtë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Daviditeksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin,teksa i dalin përpara për ta takuar dhe teksanxitin njëra-tjetrën të çelin dyert.

Lindja jote, o Hyjlindëse, gëzoi e

ndriti tërë gjithësinë, se prej teje

shkëlqeu Dielli i Drejtësisë, Krishti

Perëndia ynë, që zgjidhi mallkimin dhe

na dha bekimin, duke e prishur

vdekjen dhe duke na dhënë jetën e

amshuar.(Përlëshorja)

Page 3: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

DHJETOR 2008 NGJALLJA 3

Në datën 27 nëntor 2008, dymuaj pas fillimit të vitit të ri shkollor,në mjediset e Institutit të FormimitProfesional “Frymë Dashurie”, nëTiranë, u organizua ceremonia edorëzimit të diplomave studentëvetë cilët e kanë përfunduar atë. Merr-nin pjesë Episkopi i Krujës, HirësiAndoni, studentë dhe familjarë tëtyre, pedagogë etj.

Këtë veprimtari e hapi Kryetarii Këshillit Drejtues të ISP, prof. dr.Leandro Haxhi. Pasi vlerësoiarritjet në jetën profesionale tëstudentëve që ka nxjerrë ky Institutpër shtatë vjet, që nga krijimi i tij,ai tha: “Këta studentë kanë fituarnjohuri teorike dhe e theksoj nëmënyrë të veçantë shprehi prak-tike. Këtë e them me krenari, se-pse në këtë drejtim nuk na konku-rron asnjë nga universitetet në ve-ndin tonë. Dhe kjo është arriturfalë kujdesit atëror, pasionit dhelargpamësisë së Presidentit tonëtë nderuar, Prof. Dr. Anastasit,për të pajisur Institutin me infra-strukturë të nevojshme... Po kë-shtu kjo u arrit edhe falë pasionit

të trupit pedagogjik për të har-tuar programe efikase”.

Gjatë ceremonisë u dorëzuandiplomat për 72 studentë, që mba-ruan në degën Specialist për Labo-rator Mjekësor (41 studentë); nëdegën Menaxhim (11 studentë); nëLlogari të Kompjuterizuar (11 stu-dentë); Informatikë (11 studentë)dhe në degën Restaurim i Vepravetë Artit (2 studentë).

Gjatë veprimtarisë përshënde-tën edhe pedagogë të Institutit,

studentë që diplomoheshin, si edhestudentët bursantë.

Hirësia Tij, Episkop Andoni,përshëndeti të diplomuarit dhepërcolli tek të pranishmit urimet mëtë mira dhe përgëzimet edhe ngaana e Kryepiskopit Anastas.

Kjo ceremoni u mbyll me për-shëndetjet dhe fotot me njëri-tjetrindhe pedagogët.

J. Pjetri

Tiranë

Diplomohen studentëte Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”

Makineri modernepër shtypshkronjën e Kishës

Në vitin 2008, Kryepiskopi Anastas bëritë mundur që shtypshkronja e Kishës nëKompleksin “Nazaret”, të pajiset me ma-kineri të reja moderne. Të gjitha proceset,parapërgatitja e lastrave me makineri elek-tronike, makina e shtypit, libërlidhja, pro-dhime të viteve të fundit, do të mundësojnësi rritjen e cilësisë, ashtu edhe shtimin ebotimeve.

“Qyteti i shën Lefterit”, kështuquhet shpeshherë Vlora, por kyshenjtor në këtë qytet nuk kaakoma “shtëpinë” e vet, vendin kubesimtarët t’i luten e t’i jenë mirë-njohës për famën dhe bekimet që ika dhënë qytetit të tyre.

Festimet për këtë të kremte ubënë në Kishën e Shën Theodho-rëve. Në pasditen e datës 14 dhjetor,shumë besimtarë u mblodhën nëkishë dhe filluan lutjet duke marrëpjesë në Mbrëmësore. Mëngjesine datës 15 përsëri kisha u mbushme besimtarë, të cilët kishin ardhurpër t’iu lutur shenjtit dhe për tëmarrë prej tij fuqi dhe bekime.

Për të nderuar këtë ditë dhe përt’u lutur bashkë me besimtarëtshpresëtarë të Vlorës erdhi edheMitropoliti i Beratit, Vlorës dheKaninës, Imzot Ignati, i cili kreuLiturgjinë Hyjnore, i ndihmuar ngaklerikët atë Kostandin Prifti, atë IliaQirjo, atë Sotiraq Prifti, atë JaniKonomi, atë Luka Gjergji dhe ngadhjakon Anastas Vrapi.

Në përfundim të Liturgjisë, Mi-tropoliti u foli besimtarëve për jetëne shenjtorit. Ndër të tjera ai tha:“Kjo ditë është e shënuar për tëgjithë Kishën Orthodhokse në mba-rë botën, por në mënyrë të veçantëështë e shënuar për Vlorën, asaj itakon së pari, pasi Hierodëshmorii Shenjtë që kremtojmë sot, shënLefteri, ishte i pari Episkop i Vlorës.”

Më pas Mitropoliti u foli besim-tarëve për rëndësinë që ka ky shenj-tor në Kishë dhe për përpjekjet qëpo bëhen për të ngritur në qytetin eVlorës një katedrale që do të mbajëemrin e tij. Ai tha se: “Shën Lefteri,Episkopi i Vlorës është kaq i lashtëe i hershëm, dhe nuk janë shumë qy-tetet që kanë episkop të tillë. Në botëjanë të rrallë që kanë një hierodë-shmor që ka dhënë gjakun përgrigjën, dëshminë e tij për Perë-ndinë. Prandaj mbi varret e shenj-torëve, mbi vendet ku ata prediko-nin, ngriheshin kisha që të lavdëro-hej Perëndia dhe shenjtorët. Por kë-tu mungon kisha e Shën Lefterit....Kryepiskopi ka shumë dëshirë qënë Vlorë të ngrihet një kishë-katedrale që do të mbajë emrin eShën Lefterit...”

Atë Spiro Bulika

KREMTOHETSHËN LEFTERI

NË VLORË

Page 4: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

4 NGJALLJA DHJETOR 2008

Historia e Kishës është një tre-gues i gjallë dhe i dukshëm i shpë-timit të gjinisë njerëzore, që u reali-zua me mishërimin e ShpëtimtaritKrisht, ashtu siç iu kishte premtuarPerëndia të parëkrijuarve. Sepsehistoria e Kishës është e mbushurme ngjarje të mrekullueshme dhepersona heroikë. Buron nga fuqiae pamposhtur e dashurisë së krishte-rë, nga guximi i pathyeshëm i marti-rëve të besimit, nga mrekullitë e pa-numërta të Perëndisë dhe shenjto-rëve të Tij, nga rilindjet e çuditshmetë zemrave të njerëzve, nga vetë-mohimi dhe vetësakrifikimi i të kri-shterëve besimtarë.

Besimi i krishterë lindi një numërtë madh shenjtorësh, disa të njohurte njerëzit dhe disa të tjerë të njo-hur vetëm te Perëndia.

Sa unitet i çuditshëm - Shkrimii Shenjtë dhe historia kishtare! Rre-thi i shërbesave të çdo dite, çdo javedhe të gjithë vitit, është shprehje ekëtij uniteti të historisë biblike dhekishtare, i planit të mrekullueshëm

të Perëndisë për shpëtimin enjerëzimit, i cili u krye urtësisht, qëkryhet dhe do të kryhet “deri nëfund të jetës”.

Çfarë pasuri hiresh hyjnore,ç’jetë qiellore, sa shenjtërim dhedrejtësi mbart brenda saj Kisha eKrishtit! Brenda saj realizohet eko-nomia e mrekullueshme e shpëtimitme kryerjen e mistereve hyjnore.Brenda saj janë ushtritë engjëlloreqë himnojnë papushim, lavdërojnëdhe i shërbejnë Trinisë së Shenjtë.

Në botën e dukshme, në natyrë,shohim gjithë urtësinë, dashurinëdhe gjithfuqishmërinë e Perëndisë.Këto i shohim dhe brenda KishësOrthodhokse. Dhe për më tepër,mëshirën e pafundme të Perëndisëpër njeriun mëkatar, që u shfaq memishërimin, pësimet dhe ngjalljen eBirit të Tij të vetëmlindur, si dheme traditën e Mistereve jetëdhënë-se të Tij. Kushdo që dëshiron mundtë shpëtohet nëpërmjet Mistereve,sepse pa këto nuk ka shpëtim.

Por ndaj kësaj Kishe që shpëton,ka të krishterët që u bënë të ftohtëe indiferentë, sikur të mos jenëpjesëtarë të pagëzuar të saj.

Sa dukuri e çuditshme dhe eerrët që është kjo?

Brenda botës vdesim me mëka-tet tona. Brenda në Kishë rigjallë-rohemi me hirin e pendimit.

Në botë mundohemi nga hidhë-rimet, rreziqet, sëmundjet... NëKishë gjejmë shërimin, ngushë-llimin dhe paqen.

Në botë na rrethon errësira emëkatit. Në Kishë zemra jonë ndri-çohet nga drita e pendimit.

Në botë ndotemi. Në Kishë pa-strohemi dhe shenjtërohemi.

Në botë rraskapitemi shpirtë-risht dhe trupërisht. Në Kishë ma-rrim fuqi dhe përforcim.

Lavdi dhe falënderim Perëndisëqë grumbulloi mbi tokë, brenda nëKishën e Tij, kaq të mira qiellore!

Përktheu: Rozeta BabaShkëputur nga libri “Qielli në tokë”

Qielli në tokë

Për më tepër informacion rrethKISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

vizitoni faqen tonë të internetitwww.orthodoxalbania.org

ose na kontaktoni në[email protected]

Sa kisha ka Tirana?Në vendin tonë ka pasur shumë

kisha e manastire të cilat u dëmtu-an nga pushtuesit osmanllinj.

Tirana, e cila si qytet u krijuanë vitin 1619, ishte e gjitha me po-pullsi myslimane dhe siç shkruhetnë Kodikun e Shën Prokopit, ele-menti orthodhoks u duk nga fundi ishek. 18-të. Në këtë periudhë undërtuan dy kisha: ajo e “Vangje-lizmoit” në vitin 1874 dhe ajo eShën Prokopit shumë më përpara,por nuk dihet data ekzakte, u ngeletstudiuesve që të shohin në arkiv,kur filloi lufta e Ibrahim Beut dheKurt Pashës, Berat, përfundimi isaj do nxjerrë vitin e ndërtimit tëkishës së Shën Prokopit.

Duke lexuar jetën e Shën An-gjelinës, mësojmë se malësia e Tira-nës kishte kisha dhe manastire tëpanumërt, si dhe Katedralen e ShënStefanit në fshatin Kllojkë, të cilatu prishën nga osmanllinjtë.

Po kështu nga gazeta të ndry-shme kemi lexuar se ekzistojnë rrë-nojat e kishës së Shën Marisë nëLinzë, 10 km larg Tiranës dhe kishae Shën Marisë në Brar, 11 km larg,të ndërtuara në vitin 1285.

Dimë gjithashtu se ekzistojnëfshatra si Shën Pal, Shën Gjegj.Deri tani vetëm në fshatin Fikasdimë se ndodhet një kishë e ShënDhimitrit. Edhe brenda në Tiranënë rrugën “Naim Frashëri”, karshiKryepiskopatës, ndodhet një kishë,ndërtuar në fund të shek. të V-tëdhe ka vizatime mozaikësh, kishae Shën Joanit.

Tirana ka popullsi të madhe, sie tillë edhe numri i orthodhoksëveështë i madh. Ata duhet të njohindhe të dinë sa kisha ka pasur Tira-na, ku ndodhen ato, çfarë zbulimipo bëhet për to, me qëllim që be-simtarët në ditët e caktuara të venëe të ndezin qiri dhe të zhvillohenshërbesa, të organizohen ekskur-sione në këto kisha dhe të vendosenkryqe ose paraklise të vogla.

Konstandin Bozaxhiu

Letër në redaksi

- Kur mendja bashkohet mezemrën në çastin e lutjes dhe nukshpërndahet, atëherë zemra ngro-het nga ngrohtësia shpirtërore,ndriçohet nga drita e Krishtit dhee gjithë qenia njerëzore mbushetplot me gëzim dhe paqe.

- Askush nuk u pendua ngaheshtja.

- Për shpëtimin tonë duhet tëpërdorim të gjitha fuqitë që kemi,kurse trupin duhet ta forcojmë aqsa të ketë mundësi të përballojëpërpjekjet tona shpirtërore. Porn.q.s. me dashje e sëmurim trupintonë aq sa të sëmurim edhe shpir-tin, atëherë kjo nuk është gjë tjetërveçse pamaturi dhe mungesë gjy-kimi, qoftë edhe kur si arsye kemifitimin e virtytit.

- Kur në zemër ekziston pendimi,atëherë dhe Perëndia është me ne.

- Kur ushtrojmë heshtjen, atë-herë armiku nuk mund të bëjë asgjënë thellësi të zemrës së njeriut.Heshtja bën që të lindin në shpirtine luftëtarit frytet e Shpirtit tëShenjtë.

Heshtja dhe vetmia lindin butë-sinë dhe pendimin e thellë.

- Kur heshtja lidhet me veprim-taritë e tjera shpirtërore si lutjen,studimin, ushtrimin, ajo e çon nje-riun në përsosje.

Thënie nga Shën Serafimi i Sarovit

- Heshtja e afron njeriun mePerëndinë dhe e bën engjëll përmbidhé.

- Fryt i heshtjes është edhe paqjae shpirtit.

- Heshtja të mëson qetësinë i dhelutjen pa pushim, kurse vetëpër-mbajtja e ndihmon mendjen të mosshpërndahet.

- Nuk duhet t’ia hapësh zemrëntënde tjetrit pa qenë nevoja. Në njëmijë mund të gjesh vetëm një që tëmund të ruajë sekretin tënd. Kurvetë ne nuk e ruajmë këtë sekret,si pretendojmë ta ruajnë atë tëtjerët?

- Nuk duhet t’i japim rëndësimendimeve blasfemuese.

Kristina Tolaj, Viti i I-rë

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Page 5: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

DHJETOR 2008 NGJALLJA 5

Kisha e fshatit Goriçaj është një kishë e tipitbazilikë. Si të gjitha kishat në Myzeqe, ajo ështëe ndarë në tri nefe me kolona druri, të cilatlidhen me njëra-tjetrën me harqe jokonstruktive,të realizuara me çatma. Ajo ka gjithashtu, tavandruri të dekoruar.

Nga elementet dhe nga natyra e ndërtimitkisha duhet të jetë ndërtuar në fillim të shekullittë XX-të. Këtë e tregojnë edhe fasadat e deko-

Përfundoi restaurimi i kishës së Profetit Ilianë fshatin Goriçaj të rrethit të Lushnjës

ruara me elemente neoklasike, e zakonshme përndërtimet e atyre viteve. Pavarësisht se nukështë një monument kulture, kisha mbart në vet-vete elemente karakteristike dhe unikale, të de-nja për t’i ruajtur dhe për t’ia transmetuar breza-ve që do të vijnë.

Vlerë tjetër shumë e rëndësishme është ajoshpirtërore për banorët vendës, të cilët kanëkohë që dëshirojnë ta shohin kishën e tyre tërestauruar. Kjo kishë ka rëndësi, sepse kambledhur dhe mbledh banorët e disa fshatrave,një traditë e hershme e besimtarëve të asaj zone.Në të, si në kohët e hershme, edhe në ditët esotme kryhen Liturgjia Hyjnore, pagëzime,martesa, shërbesa varrimi, për të gjithë komu-nitetin. Vetë mjedisi përreth rruga, selvitë, varrettregojnë që ky kompleks ruan ende anënfunksionale të shërbimit ndaj besimtarëve.

Me kërkesën e besimtarëve të zonës për tapasur kishën funksionale si më parë, si dhe medëshirën e madhe të Kryepiskopit Anastas përrestaurimin e kishave të vjetra, program ky qëvazhdon prej vitesh, Fortlumturia e Tij akordoinjë fond prej 5 milion lekësh të rinj për realizimine punimeve.

Në kishë u kryen këto ndërhyrje: rikonstruk-sioni i tavanit dekorativ, ribërje e kolonave tënaosit së bashku me kapitelet dhe harqet përka-tës, realizim dhe vendosje e Tryezës së Shenjtë,pajisja me dyer dhe dritare druri, shtrimi i dyshe-mesë, realizimi i gjinekonitit (katit të dytë), suva-time dhe lyerje të brendshme dhe të jashtme,punime drenazhimi rreth kishës, shtrimi i trotuaritrreth saj etj.

Fshati Goriçaj dhe zona përreth tij do të kenëkishën e profetit Ilia, tashmë të restauruar përtë kryer ceremonitë e tyre.

Ark.Rest. Gentian (Joan) Stratobërdha

Ndikimi i krishterë është tepëri dukshëm në të gjithë veprimtarinëe Perandorit romak Justinianit. Dhekjo u pa shumë qartë edhe në Cor-pus Juris Civilis të hartuar prej tij,që përbën ende bazën e kodit civilnë shumë vende moderne të kohëssë sotme. Në këtë Corpus u për-mblodh tradita më e mirë e legji-slacionit romak, pra u përmblo-dhën të gjitha materialet që ekzi-stonin deri atëherë në fushën e le-gjislacionit, costitutiones, urdhë-resat e perandorëve deri në kohëne Adrianit, Codex Theodho-sianus, Codex Gregorianus,Hermogeninus etj.

Puna për hartimin e kësaj vepredrejtohej nga Triboninani, një zyr-

tar i oborrit të Justinianit dhe u ndanë tri pjesë Digesta (ose pande-cta), Institutiones, Codex Costi-tutionum. Pjesa tjetër NovellaeCostitutiones, u shtua më vonë nëkëtë korpus ligjor.

Ideja kryesore e Justinianitburonte prej mendimit se rendishoqëror, ku bën pjesë rendi juridik,ekonomik etj., e ka prejardhjen ngapushteti Hyjnor i Perëndisë. Veprae tij në fushën e legjislacionit, vendi-met që ai merrte, aktet e ndryshme,fillonin me një lavdërim drejtuar JisuKrishtit dhe në pjesë të ndryshmetë veprës së tij përdorte tekste tëShkrimit të Shenjtë.

Justiniani në veprën e kodi-fikimit të së drejtës, Corpus Juris

Ligjet e famshme të Justinianit dhe Krishterimi

Civilis, ka bërë një punë kolosale,ku u ruajtën e drejta romake, parimetkryesore të botës së vjetër antikegreke dhe parimet e larta të kri-shtërimit, shprehet se lavdëron Pe-rëndinë, për veprën që pati mundë-si të përfundonte. Ai shprehej seligji hyjnor ka qenë modeli hyjnor indjekur prej tij. Justiniani futi nëkëtë kod, Simbolin e Besimit dhevendimet e katër Sinodeve Eku-menike në kuadrin e ligjeve. Disakoncepte të përgjithshme dhe disainstitucione të veçanta pësuan njëtransformim nën ndikimin e kri-shterë.

Justiniani aplikoi drejtësinë ekrishterë dhe arriti me anë të këtijkoncepti në një transformim rrënjë-

sor të gjithë shoqërisë dhe të stru-kturës së saj. Ai përdori të drejtënnatyrale e cila ishte e drejta që vetëZoti kishte krijuar në ndërgjegjene njeriut. Ajo kishte një karakteretik, ishte shprehje e moralit tëkrishterë.

Për herë të parë në historinë enjerëzimit u shpall barazia e të gji-thë njerëzve, si bij të Zotit, skllavëriau konsiderua një gjendje e panatyr-shme, edhe pse nuk u shfuqizua të-rësisht. Një normë tjetër ishte faktiqë ligji bëhet për të siguruar lirinëdhe dinjitetin e njeriut, si edhe përtë ruajtur sjelljet të cilat Zoti i kishtemësuar njeriut.

Përgatiti: T. B.

Page 6: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

6 NGJALLJA DHJETOR 2008

Në datat 3-4 dhjetor 2008, në kryeqytetine Norvegjisë, Oslo, u nënshkrua Konventa mbindalimin e përdorimit, magazinimit, prodhimitdhe transferimit të minave antinjeri, nga 94shtete, anëtare të Kombeve të Bashkuara.Gjithashtu konventa bën fjalë për mbështetjendaj viktimave të tyre dhe për pastrimin ezonave të kontaminuara.

Ndër vendet që nënshkruan konventënishte edhe vendi ynë, përfaqësuar nga mini-stri i punëve të jashtme, z. Lulzim Basha. Shqi-përia nuk prodhon dhe as nuk ka rezerva tëarmëve thërrmuese, megjithatë ajo është endotur prej tyre në verilindje të vendit tonë,gjatë konfliktit të Kosovës, një rajon që për-fshin një sipërfaqe prej 2.1 milion metra ka-trorë, që ende përbën një kërcënim për bano-rët e kësaj zone dhe aktivitetin e tyre normal.

I ftuar në ceremoninë e nënshkrimit të kon-ventës, me cilësinë e Presidentit të Nderit tëKëshillit Botëror të Feve për Paqen (WCRP),me qendër në Nju Jork, ishte KryepiskopiAnastas, i shoqëruar nga Episkopi ndihmësAndoni, si pjesë e një delegacioni të këtij këshilli.

Organizata “Fetë për Paqen” ka qenë përnjë periudhë të gjatë mbështetëse e përpje-kjeve në rang botëror për ndalimin e këtyrearmatimeve të cilat shkaktojnë viktima edhembas përfundimit të luftërave dhe kon-flikteve. Ndërkohë, që konventa të marrëfuqi ligjore dhe detyruese për vendet që enënshkruan duhet të miratohet edhe ngaparlamentet përkatëse.

Gjatë një ceremonie, mbajtur në Kate-dralen historike të Shën Trinisë, në Oslo,Kryepiskopi Anastas mbajti një fjalim tëshkurtër në prani të përfaqësuesve nga fedhe organizata të ndryshme joqeveritare, qëu prit shumë mirë. (Po japim tekstin e plotëtë kësaj fjale).

Nënshkruhet Konventa mbi ndalimin e përdorimit, magazinimit, prodhimit dhetransferimit të minave antinjeri

- Kryepiskopi Anastas ishte i ftuar në ceremoninë e nënshkrimit të konventës, me cilësinë e Presidentit të Nderit tëKëshillit Botëror të Feve për Paqen (WCRP), me qendër në Nju Jork -

“Minat antinjeri janë përdorur në luftë, të pak-tën në 21 vende”, midis tyre edhe në Shqipëri dhenë Kosovë, duke pasur një impakt afatgjatë humanitardhe socialekonomik. “Njihen 34 vende që i prodho-jnë e afërsisht 73 vende, rreth 40% e botës, i maga-zinon ato. Në mbarë botën, numri i tyre është memiliarda1”. Duke lexuar këto fakte në raportetzyrtare të studimeve të Kombeve të Bashkuara, nevlerësojmë më shumë rëndësinë e nënshkrimittë Konventës për minat antinjeri në Oslo.

Prandaj dhe e përshëndesim këtë akt mekënaqësi dhe gëzim të thellë.

Ne duhet të përgëzojmë me gjithë zemër tëgjithë ata që kanë punuar për realizimin e kësajmarrëveshjeje me rëndësi tepër të veçantë. Dhe,duke folur në terma fetarë, ne duhet të falënde-rojmë Perëndinë që frymëzon njerëz që tëpunojnë për paqen me vendosmëri dhe me nismakonkrete. Sigurisht, përpjekjet nuk mbarojnë menënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje. Tani nisprocesi i gjatë i implementimit të saktë të saj.

Në gjithë këtë procedurë, kontributi i fevembetet vendimtar. Meqenëse, së bashku me per-sonalitete të shquar të feve të ndryshme, përfa-qësojmë Konferencën Botërore “Fetë për Paqe”(organizata botërore më e madhe dhe më përfa-qësuese multifetare që i është dedikuar paqes),unë do të doja të nënvizoja tri pika të shkurtra:

1. Pas minave shpërthyese dhe armëve tëtjera dhe pas konflikteve të armatosura, qëndron

Të falënderojmë Perëndinë që frymëzon njerëzqë të punojnë për paqen

- Fjala e Kryepiskopit Anastas, President Nderi i Konferencës Botërore “Fetë përPaqen”, me rastin e nënshkrimit të Konventës për minat antinjeri. Oslo, 2 dhjetor 2008 -

lakmia njerëzore, urrejtja dhe egoizmi i tmerrshëmnjerëzor. Këta janë armiqtë realë të njerëzimit,që shkatërrojnë respektin, solidaritetin dhe paqenmidis njerëzve. Këto impulse të rrezikshmenjerëzore mund të zbuten kryesisht nga një ndër-gjegje e pastër fetare dhe frymëzim shpirtëror.

2. Të gjithë njerëzit e fesë duhet t’i rezistojnëpërdorimit të saj në konflikte të armatosura dhenë mbështetje të terrorizmit. Në ditët tona, fetëvazhdojnë të ushtrojnë një ndikim, edhe pse ato,sigurisht, nuk janë instrumente në vendimmarrjene liderëve politikë dhe ekonomikë. Këto vendimemerren në bazë të kritereve dhe interesave tëtjera. Por në të njëjtën kohë, terminologjia fetarerrëshqet në gjuhët e liderëve që e kundërshtojnëatë, kur duhet të invokohet Perëndia.

Njerëzit që i takojnë besimit duhet t’i rezistojnëkësaj mënyre sjelljeje, kështu që feja të mbajërolin e saj të shenjtë: atë të paqebërjes, të faljes,të pajtimit. Era e stuhishme, e vogël apo e madhe,e luftërave, nuk duhet të fshijë shenjtërinë e fesë,duke i mbushur zemrat e njerëzve me hidhësi dheurrejtje për besimet e tjera.

3. Përpjekjet thelbësore për eliminimin epërdorimit të armëve, duke përfshirë edhe minatantinjeri, dhe një betejë e efektshme për paqen,kanë nevojë për vizion të qartë, pjesëmarrjepersonale dhe një përpjekje të vazhdueshme.

Le t’i lutemi Zotit të dashurisë të ndriçojë tëgjithë burrat dhe gratë që të punojnë me zellkundër konflikteve të përgjakshme. Le të përdo-rim pushtetin e fesë për zbutjen e zemrave, shë-rimin e plagëve dhe për t’i sjellë njerëzit më afërsë bashku, në paqe dhe në solidaritet.

1 Rosy Cave, “Cluster Munitions in Albania and LaoPDR” Introduction, UNIDIR/ 20067/16. Shiko gjithashtuHuman Rights Watch, Global Interview of Cluster Muni-tion Use, Stockpiling and Transfer, March 2006.

Page 7: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

DHJETOR 2008 NGJALLJA 7

Fjeti Patriarku i Kishës Orthodhokse të Rusisë, Aleksei II

Me hidhërim të thellë më-suam lajmin e largimit ngakjo jetë të shumë të respek-tueshmit, Patriarkut të Shenj-të, Aleksei II, të Moskës dhetë gjithë Rusisë, një perso-nalitet i shquar dhe madhë-shtor, i cili me drejtimin e tijdinamik, nismat dhe veprim-tarinë e tij krijuese udhëhoqiKishën e Rusisë me urtësinëdhe fuqinë e shpirtit.

Duke marrë pjesë vëlla-zërisht në këtë dhimbje tëmadhe, kemi kryer tashmënjë përshpirtje duke u luturngrohtësisht që PerëndiaTriadik të Cilit Patriarku idashur Aleksei i shërbeubesnikërisht në kohë shumëkritike të vendosë shpirtin eTij ndër shenjtorët.

I përjetshëm qoftëkujtimi i Tij!

Tiranë, 5 dhjetor 2008

† AnastasiKryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë

Shqipërisë

Në moshën 79-vjeçare, më 5 dhje-tor 2008, ndërroi jetë në MoskëPatriarku i Rusisë Aleksei II.

Aleksei II lindi në Talin, Estoni,më 29 shkurt 1929. Ai u zgjodh Pa-triark i Moskës dhe i gjithë Rusisënë qershor 1990, duke drejtuar Ki-shën në gjithë ndryshimet e periu-dhës postkomuniste. PatriarkuAleksei II kontribuoi jo vetëm në ri-ngritjen kishave dhe institucionevefetare, por edhe të Kishës si zemëre jetës kulturore dhe shoqërore tëkombit rus. Gjithashtu, Fortlumturiae Tij, ka luajtur një rol mjaft të madhsi në marrëdhëniet dhe unitetinmidis Kishave Orthodhokse, ashtuedhe në Lëvizjen Ekumenike.Aleksie i II shquhej për shpresëtari-në dhe lutjen dhe si punëtor ipalodhur. Vlen të theksohet se

asnjëherë, edhe në kushte jo të mirashëndetësore, nuk hoqi dorë ngapjesëmarrja në Liturgjinë Hyjnoreku merrnin pjesë një numër shumëi madh besimtarësh dhe nganjëherëi duhej të jepte kungim për qindraprej tyre.

U hirotonis prift në vitin 1950dhe më 1961 u bë episkop i Talinit,në Estoni, detyrë që e mbajti derinë zgjedhjen si Patriark i gjithëRusisë.

Sinodi i Shenjtë i Kishës së Rusi-së, pas fjetjes së Patriarkut Aleksei i II,u mblodh për të organizuar ceremo-ninë e përmortshme dhe zgjodhi siPatriark të përkohshëm, deri në zgje-dhjen e të riut, Hirësinë e Tij Kirilin,Mitropolit i Smolenskut dhe përgje-gjës për marrëdhëniet me jashtë(zgjedhja e Patriarkut të ri do të

bëhet në fund të dhjetorit dhe fro-nëzimi më 1 shkurt).

Ceremonia e përmortshme përPatriarkun Aleksei II u bë në datën9 dhjetor, në katedralen e rindërtuar“Krishti Shpëtimtar” në Moskë, nëprani të shumë primatëve e për-faqësuesve të Kishave Orthodho-kse, si dhe atyre të Krishtera, kryeta-rë shtetesh etj. Përfaqësia e Kishëssonë u kryesua nga KryepiskopiAnastas. Shërbesa e përmortshmeu krye nga Patriarku EkumenikVartholomeu I dhe Hirësia e TijKirili, së bashku me primatët dheklerikët që përfaqësonin KishatOrthodhokse.

Trupi i Patriarkut Aleksei II dotë prehet në kishën katedrale tëTheofanisë, në Jelokhovo.

TELEGRAMSinodit të Shenjtë

të Patriarkanës së Moskës

Nga fjala e Patriarkut Aleksei II, gjatë vizitës zyrtare tëKryepiskopit Anastas në Kishën Orthodhokse të Rusisë, tetor 1998

Patriarku Aleksei II në çastin e dorëzimit Kryepiskopit Anastas të Çmimittë Fondacionit Ndërkombëtar për Unitetin e Popujve, Moskë, janar 2006.

Ngjashmëria e rrugëve historike kontribuoi në konsolidimin e mirëkuptimit reciprok

...I zgjedhur në vitin 1992 siPrimat i Kishës Orthodhokse tëShqipërisë, e cila pas persekutime-ve të frikshme të autoriteteveantifetare, u ndodh në një gjendjeshkretimi të skajshëm, FortlumturiaJuaj ndërmori, gjatë gjashtë vitevetë fundit, me të vërtetë apostolike,vepra të rimëkëmbjes nga gërmadhattë Orthodhoksisë. Rusët orthodho-ksë provuan ndjenjën e gëzimit dhemirënjohjes për Perëndinë, dukeparë se si me lutje e durim ndërto-hen kishat e shkatërruara dherindizet drita e besimit në zemrat enjerëzve të mashtruar dhe të frikë-suar, shpesh me represione të pa-

mëshirshme, duke parë, se si rilindplotësia e jetës kishtare, e çliruarnga zinxhirët e jashtëm.

Ngjashmëria e rrugëve historikedhe e përvojës shpirtërore të Ki-shave Orthodhokse të Rusisë dheShqipërisë gjatë shekullit të 20-të,kontribuoi në konsolidimin e mirë-kuptimit reciprok dhe dashurisë vë-llazërore. Kujtojmë dhe lëvdojmësot, luftën e omologjetëve, shërbi-min me vetëmohim të martirëve tërinj të Orthodhoksisë së Shenjtë,durimi dhe gjaku i të cilëve përbëjnëbazën dhe forcimin e Kishës, ga-ranci për rilindjen e saj dhe për tri-umfin ndaj fuqive të së keqes dhetë ndarjes. Dhe sot, që kemi kapër-cyer Golgothanë tonë, falënderojZotin për përdëllimet e Tij të pa-shprehura, që tregohen pasurishtdhe dukshëm në rilindjen e besimitorthodhoks në Rusi dhe Shqipëri.

Page 8: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

8 NGJALLJA DHJETOR 2008

Festa të gëzuara me Radion “Ngjallja”Festa ka kohë që po ndihet në të gjithë

komunitetin e krishterë orthodhoks. Shër-besat e Kishës, kreshma dhe veprimtari tëndryshme na kujtojnë se po afrohet Krisht-lindja.

Përgatitje ka filluar të bëjë edhe Radio“Ngjallja” dhe në këto ditë festash, ju ftojmëtë ndiqni programet dhe emisionet saj:

- Çdo ditë do dëgjoni leximin e Apostullit,Ungjillit të ditës dhe jetës së shenjtorëve qëkujtojmë.

- Do të ndiqni histori të ndryshme përKrishtlindjet, të cilat do ta shtojnë më shumëatmosferën e kësaj feste.

- Disa emisione të përgatitura nga teologiaVioleta Plepi, si p.sh. “Shpresa e Kombeve”,“Krishtlindjet në kohën e sotme”, Shkop ngarrënjët e Jisuit.” etj.

- Nga libri “Perëndia u shfaq në mish...”,me mesazhet e Krishtlindjeve të Kryepi-skopit Anastas, do të mund të ndiqni çdo ditëemisione me pjesë të veçanta.

- Për të qenë më pranë festave dhe shër-besave përkatëse do t’iu krijojmë mundësinëtë përjetoni të vërtetën brenda në Kishë, dukeu munduar që të ndriçohemi, që të kuptojmëkëtë të vërtetë të madhe, nëpërmjet emisio-

nit “Udhëtim me Magët”, të përgatitur nga AleksÇuri, që do të transmetohet në datën 24 dhjetornë mbrëmje, apo emisioni “Spiritualiteti imishërimit të Zotit në Himnologjinë ortho-dhokse”, të përgatitur nga dhjakon Spiro Kostoli.

- Emisionet letraro-artistike, që i kushtohenkësaj feste të madhe zotërore do të shtojnëngjyrat festive të transmetimeve tona.

- Radiodramatizime të regjistruara enkas merastin e kësaj feste.

- Fëmijët në emisionet e tyre do të mësojnëpër këtë festë dhe do ta përjetojnë atë

- Të gjitha emisionet kulturore dhe shkencoredo të transmetojnë atmosferën festive, ndërsaemisionet e katekizmit, kulturës fetare, emisionete tjera do të flasin pikërisht për këtë festë.

- Radio “Ngjallja” do të transmetojë Shërbesëne Krishtlindjes dhe mesazhin që do të përcjellë

Kryepiskopi Anastas në këtë ditë.- Programe të ndryshme artistike të

përgatitura nga të rinjtë, nga gruaja or-thodhokse, nga shkollat tona dhe aktivitetetë ndryshme të organizuara nga Kisha jonëdo të keni mundësinë t’i ndiqni në tran-smetimet tona.

Radio “Ngjallja” ju fton të gjithëve tëuroni të afërmit, shokët dhe miqtë, nëpërmjetvalëve FM 88.5 MgHz, me rastin e Krisht-lindjeve, duke telefonuar në numrin 224 0850.Dhe ne do t’ua përcjellim mesazhet tuaja tëurimit. Krishti le të Lindë në zemrat tuaja!

Gëzimin e kësaj Lindjeje transmetojeniedhe ju tek të gjithë, nëpërmjet Radios“Ngjallja”. Ne do të jemi në shërbimin tuaj.Të gjithë së bashku le të psalim “Ja KrishtiLind, Lavdërojeni!”.

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale dhe kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore dhe klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

Edhe në sezonin e ri 2008-2009të veprimtarisë katekiste që organi-zon Kisha jonë në enoritë e saj, pu-na ka nisur me një larmi veprimta-rish. Gjatë gjithë vitit kishtar po zhvillo-hen veprimtaritë e punës shpirtëro-re, kulturore dhe argëtuese, në orët emësimit dhe orët kulturore me fëmi-jët dhe të rinjtë, si dhe me të rritur.

Një kujdes i veçantë tregohetpër krijimin e grupeve të reja në zonatku nuk janë organizuar më parëveprimtari . Përveç programithartuar nga vetë ata, katekistëtorganizojnë dhe drejtojnë gjithashtuedhe aktivitetet e hartuara nga Zyrae Fëmijëve dhe nga Zyra Rinorenë periudhën e Krishtlindjes, Theo-fanisë, Pashkës, në fillim të vititshkollor, pelegrinazhe dhe ekskur-sione të përbashkëta etj.

Përveç mësimdhënies çdo tëdiel, gjatë Liturgjisë Hyjnore, kate-kistët shërbejnë në kishat e zonavetë tyre si psaltë, dhe predikues, siedhe zhvillojnë takime me besim-tarët pas shërbesës.

Vazhdon me përkushtim veprimtaria katekiste

Këtë sezon të ri po punohet edhepër sigurimin e bazës materiale metekste, që ndihmojnë katekistin përtë pasuruar dijen dhe shprehinë etij si mësues. Aktualisht po përkthe-het literaturë kishtare, ndërsa njëpunë e madhe po kryhet për realizi-min e dublimit në shqip dhe për-shtatjes së filmave dokumentarëkishtarë në DVD, me përmbajtje

nga jeta e shenjtorëve si dhe guidaturistike në vendet e shenjta.

“Katekizmi tashmë është mëbashkëkohor, duke ruajtur origjina-litetin dhe të vërtetën e Kishës. Je-mi në përpjekje për t’u integruar memjetet dixhitale, që njerëzit t’i kapinshpejt mësimet për të njohur Fjalëne Zotit dhe për ta zbatuar atë në jetëne përditshme” - tha përgjegjësi i Zyrës

së Katekizmit, z. Miron Çako.Duke e parë median si një mu-

ndësi komode komunikimi dhetransmetimi të fjalës së Perëndisë,puna e katekistëve shtrihet edhe nëdrejtimin e mediave dhe kryesishtato me karakter lokal. Aktiviteti iparë në katekizëm është mësim-dhënia për përgatitjen e katikume-nëve për pagëzim. Pas pagëzimit va-zhdon formimi i mëtejshëm i anëta-rëve të rinj të Kishës, duke vazhdu-ar me mësime të një niveli më të lartë.

Edhe në Mitropolitë e tjera tëKishës sonë po punohet me devot-shmëri nga katekistët, të cilët janënën kujdesin dhe drejtimin e Mitro-politëve të tyre.

Në Mitropolinë e Beratit, këtëvit është shtrirë gama e aktiviteteveedhe në zona të reja, si Novoselë(Vlorë), Kuçovë, Rrupaj (Lushnjë) etj.

Ndërsa në Mitropolinë e Gjiro-kastrës dhe në atë të Korçës vazh-don ky aktivitet me të njëjtin pro-gram dhe përkushtim si më parë.

Isidor Koti

Page 9: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

DHJETOR 2008 NGJALLJA 9

Çdo Liturgji Hyjnore, kudo që kryhet, ka të njëjtën madhështi tëpërbashkët. Eukaristia Hyjnore sikundër përmbledh dhe bën të

prekshme në të këtushmen dhe në të tanishmen misterin e Ekonomisësë Perëndisë në Krishtin, me anë të Shpirtit të Shenjtë, çel horizontin eçdo njeriu dhe të çdo Kishe lokale, së pari në të gjithë planetin dhe sëdyti në të gjithë kohën, të shkuarën dhe në të ardhmen.

“ I Zotit është dheu dhe plotësia e tij, bota dhe të gjitha sa banojnë nëatë”, na thotë psalmi (23:1), që lexojmë për t’u parapërgatitur në Shërbesëne Kungimit të Shenjtë. Dhe pas shenjtërimit të Dhuratave të Shenjtathemi: “gjithashtu të ofrojmë ty këtë adhurim shpirtëror... për tërë botën”,duke ndarë dhimbjet, mundimet dhe përpjekjet e çdo Kishe lokaleOrthodhokse dhe mbarë njerëzimit. Në të njëjtën kohë, përmendim çështjettona në lutjen e përbashkët dhe përkujdesjen e Kishës “që shtrihet nganjë skaj i planetit në tjetrin”.

Kur bashkohemi me Krishtinbrenda Kishës së Tij, kapërcejmë“egon” tonë personale ose “ne” -në etnike, për të takuar me dashuridhe mirëkuptim të gjithë njerëzitdhe të gjithë popujt. Kisha Or-thodhokse ngelet “një, katholikedhe apostolike”, ruajtësja e me-sazhit shpëtimtar të Ungjillit, i cilika një shtrirje mbarëbotërore. Ajoka fuqinë të ripërtërijë çdo njeri,çdo popull dhe çdo qytetërim merespekt për veçantinë e tij. Or-thodhoksia nuk kërkon të shndë-rrojë shumëllojshmërinë e dhura-tave të kombeve të ndryshme nëdiçka të njëjtrajtshme, që të admi-nistrohet nga një autoritet, njëmentalitet, një qytetërim. Ajo har-monizon lirinë dhe dashurinë, lar-minë dhe unitetin. Kryeja dheqendra e këtij uniteti të KishësOrthodhokse ngelet Krishti.

Sigurisht, që ne orthodhoksë,theksojmë se në çdo vend mbledhjaeukaristike, nën episkopin kanoniknë emër të Krishtit me anë tëShpirtit të Shenjtë, përbën “Kishënkatholike”... “Kudo ku është JisuKrishti, aty është Kisha Katholike”,

sipas formulimit të Shën Ignat Hyjmbajtësit (Ignati i Antiokisë, “PërSmirneasit 8). Sigurisht që fjala “katholike” do të thotë e plotë, e tërë,por përfshin edhe perspektivën më të gjerë dhe përgjegjësinë që ka Kishasi Trupi mistik i Krishtit që ndodhet kudo, për të rinovuar botën e tërë.

Në shekullin e 21-të ftohemi ta përjetojmë detyrën tonën apostolikedhe të japim dëshminë e Orthodhoksisë si në nivel lokal, ashtu dhe në atëbotëror. Çdo polarizim i orthodhoksisë midis lokalizmit dhe globalizmitçon në tjetërsim të spiritualitetit orthodhoks.

Për të qenë konsekuentë me dimensionin apostolik dhe katholik tëOrthodhoksisë, duhet t’i përgjigjemi bashkërisht përgjegjësisë sonëhierapostolike dhe ekumenike, që përcaktohet shumë qartë në porosinëe fundit të Zotit (Matth. 28:18 dhe Veprat 1:8). Të jemi pra dëshmitarë tëKrishtit “edhe në Jerusalem” (në vendin ku ndodhemi) “edhe në tërëJudenë dhe Samarinë” (në qarqet gjeografike dhe politike që shtrihenpërreth nesh ) “dhe deri në skajin e tokës”.

***

Çdo Liturgji Hyjnore e shtrinnjëkohësisht horizontin tonë

nga e shkuara drejt së ardhmes,deri në të fundmet e kohës. Bër-thamë e saj ngelet “kujtimi” i ofertëssë Zotit në Darkën Mistike, i Kryqit,i Ngjalljes, për të kundruar në besimArdhjen e Tij të Dytë të lavdishme,duke përjetuar shpëtimin nëKrishtin në mënyrë të qenësishme.

Krishti është për të gjitha epokatdhe për të gjitha qytetërimet “ poai, dje dhe sot dhe në jetë të jetëve”(Hebr 13:8). Si rrjedhojë edheKisha e Tij, që është Trupi i Tijmistik, nuk i takon ekskluzivisht njëperiudhe historike, as identifikohetme karakterin dhe strukturën e njëepoke.

Kujtimi Eukaristik i çdo Li-turgjie, siç risjell në ndërgjegjen ebesimtarëve veprën e Atij “që ështëdhe që ishte dhe që vjen, i Gji-thëpushtetshmi” (Zbul. 1:8), ka-përcen kategorinë e kohës dhe çelhorizontin në të fundmet, drejt rrje-dhës së vazhdueshme të historisë,drejt fundit të botës. Thirrjet lav-

Çelje horizonti në vend dhe në kohë

Nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Prof. Dr. Anastasi

(vijon në faqen 10)

Eukaristia:

Afresk nga kisha e Shën Mihailit, Vithkuq, Korçë.

Kur bashkohemi me Krishtin brenda Kishës së Tij,

kapërcejmë “egon” tonë personale ose “ne” - në etnike për

të takuar me dashuri dhe mirëkuptim të gjithë njerëzit dhe të

gjithë popujt. Kisha Orthodhokse ngelet “një, katholike dhe

apostolike”, ruajtësja e mesazhit shpëtimtar të Ungjillit, i cili

ka një shtrirje mbarëbotërore.

Page 10: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

10 NGJALLJA DHJETOR 2008

dëruese të uratave eukaristike theksojnëdimensionin e përjetësisë, “gjithnjë, tani epërherë edhe në jetë të jetëve”.

Kisha si “Trup” i Krishtit, ka sigurishtplotësinë e qenies së saj nga Mbretëria që povjen: kundron në mënyrë eukaristike dhedhoksologjike të fundmet, por në të njëjtën kohë,nuk shfaqet indiferente për historinë. Dukemenduar rreth Orthodhoksisë së shekullit të 21-të, e shikojmë të hapur ndaj çdo zhvillimi, ndajkërkimit të pandalshëm të njerëzimit, ndajkushteve të reja që formohen nga shkenca, artidhe teknologjia.

Në mënyrë të veçantë në marrëdhëniet ebesimit të krishterë me shkencat pozitive- qëkohët e fundit doli përsëri në aktualitetin engjarjeve me eksperimentet e CERN-, KishaOrthodhokse i është shmangur marrjes nëpatronazh të zhvillimit të kërkimit shkencor,ngutjes për të marrë pozicione për çdo çështje

shkencore të shfaqur, gjë prej së cilës u ndikuandisa Kisha të caktuara në Perëndim. Përndërgjegjen orthodhokse liria e kërkimit përbënnjë dhuratë që i është dhënë njeriut ngaPerëndia. Në traditën e Lindjes është shmangur,nëse ka qenë e mundur, çdo lloj përplasjeje midisshkencës dhe theologjisë. Metodologjia edyfishtë e etërve orthodhoksë, që themelohetmbi dallimin ontologjik midis të krijuarës dhe tëpakrijuarës, e ruan nga veprime të pavenda.

Por në të njëjtën kohë me këtë pohim,mendimi orthodhoks nxjerr në pah nga njëra anërreziqet që fshihen pas disa arritjeve shkencoretë caktuara dhe nga ana tjetër të kufijve të dijesnjerëzore; dhe së treti të ekzistencës së një“dijeje” tjetër. Kjo e fundit nuk është e varur nëmënyrë të drejtpërdrejtë nga fusha shkencore,por shfaqet në mënyrë shumëfishe, edomosdoshme për përkufizimin e saktë të lirisëdhe të vlerësimit të fryteve të shkencës- mekufizimin e egocentrizmit, me theksimin e

unitetin përfundimtar të së vërtetës, bukurisëdhe dashurisë.

**

Pozicioni i Orthodhoksisë nuk ndodhet nëperiferi të Historisë, por në qendër të

brumosjeve sociale dhe në pararojë të progresit.Kjo sigurisht nuk do të thotë pretendim përdominim të të tjerëve. Parësia (primaciteti) qëu shkon për shtat orthodhoksëve është parësiae shërbesës, parësia e dashurisë. Me ndjeshmërindaj fenomeneve sociale, duhet të vëzhgojmëpulsin e epokës dhe të bëhemi gjithnjë e më tepërajo çfarë Krishti do që të jemi: njerëz të sëvërtetës, të drejtësisë, të faljes, të pajtimit. Siçna e thotë Ungjilli, njerëz që sillemi me të tjerët,siç do të donim që ata të silleshin kundrejt nesh.Njerëz që nuk e kufizojmë dashurinë tonë vetëmtek “ata që na duan”, por edhe që ndjekim mebes-nikëri dhe shpirt burrëror porosinë e tij “doniarmiqtë tuaj dhe bëjuni mirë dhe jepuni hua, papasur shpresë më” (Luka 6:35). Duke pasur dë-shirë finale të bëhemi “bij të të Lartit”, “të dhemb-shur, siç është edhe ati ynë i dhembshur” ( v.36).

Aktuale në çdo epokë është Orthodhoksia,e cila mbështet çdo gjë pozitive të jetëspersonale dhe sociale, e cila gjallëron dhe rre-zaton gëzimin në Shpirtin e Shenjtë, që u rezistonhidhërimeve më të mëdha, që ngushëllon dhepërkrah; që shpërndan fuqi krijuese në të gjithafushat sociale. Një Orthodhoksi e gëzuar, e cilamund të prekë njerëz të çdo moshe, në mënyrëtë veçantë të rinjtë dhe t’i sigurojë se nuk ështëprivacion, por plotësi jete.

(vijon nga faqja 9)

...Në fillim të shekullit që po vjen, çdo fe ftohet që të zhvillojëgjënë më të mirëfilltë, më të mirë, më të thellë dhe më të bukurqë disponon dhe t’i afrohet kështu njeriut dhe, më gjerë,shoqërisë. Gjithashtu, të kontribuojë në mënyrë paqësore ekonstruktive për grupin më të gjerë shoqëror. Mundësia e vetmeqë vendi dhe rajoni ynë të rrojë paqësisht - me iniciativën evetë komuniteteve fetare - është të pranohet esencialishtshumanshmëria, të ekzistojë respekti i sinqertë i lirisë sëndërgjegjes ndaj çdo personi dhe i lirive në çdo vend.

Ajo që kërkohet nuk është thjesht tolerance fetare, por diçkadhe më pozitive: Respektim i vetëdijshëm reciprok dhe

mirëkuptim, solidaritet i popujve, bashkëpunim krijues drejtsynimeve të përbashkëta humane dhe në vigjilencën përekosistemin e rajonit. Përpjekje e qëndrueshme për harmonishoqërore, dashuri autentike reale - “Ai që do Perëndinë nukmund të mos dojë çdo njeri sa veten e tij”, thotë një shenjtor iKishës sonë, Shën Maksim Konfesori. Vetëm kështu mbetemikonsekuentë ndaj frymëzimeve më të thella dhe biomave tëbesimit tonë...

Nga fjala e Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasitnë Konferencën “Bashkekzistenca fetare në shoqërinë civile”.

Përpjekje e qëndrueshme për harmoni shoqërore, dashuri autentike reale

10 vjet më parë

Eukaristia: Çelje horizonti në vend dhe në kohë

Krishti është për të gjitha epokat

dhe për të gjitha qytetërimet “ po ai,

dje dhe sot dhe në jetë të jetëve”

(Hebr 13:8). Si rrjedhojë edhe Kisha

e Tij, që është Trupi i Tij mistik, nuk i

takon ekskluzivisht një periudhe

historike, as identifikohet me karak-

terin dhe strukturën e një epoke.

Aktuale në çdo epokë është

Orthodhoksia, e cila mbështet çdo gjë

pozitive të jetës personale dhe

sociale, e cila gjallëron dhe rrezaton

gëzimin në Shpirtin e Shenjtë, që u

reziston hidhërimeve më të mëdha, që

ngushëllon dhe përkrah; që

shpërndan fuqi krijuese në të gjitha

fushat sociale.

Page 11: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

DHJETOR 2008 NGJALLJA 11

Kalendari i

Liturgjive Hyjnore,

JANAR 2009

Sosana e Drejtë. (E Diela e Paraetërve sivjet më 14 dhjetor)

1 E ENJTE † Rrethprerjae Zotit tonë Jisu Krisht.Vasili i Madh.2 E Premte Silvestri i Romës.Osh. Nili. Serafimi në Sarov.(Hahen të gjitha.)

3 E Shtunë † Pr. Malakia.Dësh. Gordi. Oshg.Gjenovefa në Paris.

4 E Diel † PARATHEOFANISË. Mbledhja e70 Apostujve.5 E Hënë † Dësh.Theopemti e Theonai.(Kreshmë)(Shërbesa e Orëve)

6 E Martë † Pagëzimi iShpëtimtarit tonë JisuKrisht (Theofania).7 E mërkurë † Mbledhja e Joan Pagëzorit,Pararendësit.10 E Shtunë † Grigori iNisës. Dometiani i Melitinës.Markiani, ikonom.

11 E Diel † PASTHEOFANISË. Osh.Theodhos Qinovjarku. Osh.Vitali.14 E Mërkurë Mbyllja eTheofanisë. Oshd. në Sina eRaitho. Shën Nina.17 E Shtunë † Osh. Andonii Madh. Dësh. i ri Gjergji nëJaninë.

18 E Diel † 12 LLUKAIT.Athanasi e Qirili të Alek-sandrisë.22 E Enjte † Ap. Timotheunga të 70-t. Oshd. Anastaspersiani.24 E Shtunë † Oshg. Kseni.Hierod. Vavila. Filoni iKarpasisë. Kseni rusja.

25 E Diel † 15 LLUKAIT.Grigor Theologu iKonstandinopojës.30 E Premte † * 3 Hierar-kët: Vasili i Madh, GrigorTheologu, Joan Gojarti.31 E Shtunë † AnargjendëtKiri e Joani. Nikita iNovgorodit.

Plagët e Krishtit i puth çdo ditë

Para Krishtit të gozhduar shkoj e rri, shkoj e rri.Eh, ç’më dhemb në shpirt për Plagët e Tij, për Plagëte Tij!

Mirënjohja për Krishtin s’ka të mbaruar, s’ka tëmbaruar;Ia puth çdo ditë Plagët në duar, Plagët në duar.

Për mua mori dënimin më të rëndë, dënimin më tërëndë;Ia puth çdo ditë Plagët në këmbë, Plagët në këmbë.

Dhimbjet s’i la që mbi mua të vijnë, mbi mua tëvijnë;Ia puth çdo ditë Plagën në brinjë, Plagën në brinjë.

Plagët e Jisuit i puth çdo ditë, i puth çdo ditë;U bënë për mua jetë dhe dritë, jetë dhe dritë.

Satani nganjëherë më fut në lak, më fut në lak;Nga Plagët e Krishtit fillon e rrjedh gjak, fillon errjedh gjak.

Kur para Krishtit qëndroj i penduar, qëndroj ipenduar,E shoh që Plagët ia kam shëruar, ia kam shëruar.

Nuk jam i përsosur e ndodh që gaboj, ndodh që gaboj;Më fal, Zoti Krisht, që Plagët t’i lëndoj, Plagët t’ilëndoj!

Kristian i vërtetëSado e mirë që të duket makina,Pa motorin është si çdo hekurishtë.Kështu janë kristianët nga origjina,Që s’kanë brenda tyre Zotin Jisu Krisht.

Ata vërtet mund të quhen të krishterë,Po, ja, u mungon Shpirti i Perëndisë;Me Jisuin s’janë takuar asnjëherëDhe s’e njohin Atë si Mbret të Gjithësisë.

Kur për Gjakun e derdhur e falënderon,Kur Krishtin si Zot e Shpëtimtar e thërret,Kur në jetë Mësimet e Tij i zbaton,Atëherë quhesh Kristian i Vërtetë.

U bëra i krishterëU bëra i krishterë, kur Krishtit i besovaDhe Atij pa ngurrim zemrën time ia dhashë,Me besnikëri e përulje fort e adhurova;Si Apostujt, dhe unë me sytë e mi e pashë.

Një dëshirë më vlon: ta kem gjithmonë pranë, Se edi që pranë vetes kam Zotin Shpëtimtar, FitojPërjetësinë, Qiellin e Paanë;Bëhem bir i Perëndisë, me Të dal fitimtar.

Kur të më vijë fundi, as vdekjen s’do ta ndiej; Do tëdremit në Krahët e Jisuit Perëndi.Shpirti im me dëshirë tek Ai do të vejë;Atje do të pres i qetë, sa të kthehem përsëri.

Marrë nga libri “Plagët e Krishtit i puth çdo ditë”- Llukan Serafim Stavro -

Heroizmi i saj ngjan me atë tëJosifit të Tërëbukur (e Hëna e Ma-dhe). Pra, ishte një grua që preferoimë mirë të vdiste, se të mëkatonte“përpara Zotit”. Historia e saj ështëmjaft tërheqëse dhe është bashkëme librin e Danielit. Sosana, shumëe bukur, u rrit nga prindërit me shpre-sëtari. I ati e kishte emrin Helkia,ndoshta është po ai që gjejmë tekJer. 36.3. Burri i saj, Joakimi, ishtei pasur dhe shumë i dëgjuar. Shtëpi-në e tyre të madhe në Babiloni, kuishin çuar judenjtë e skllavëruar, elëshonin për nevojat e patriotëve tëtyre të internuar (7-të - 6-të sh.), tëcilët duke shijuar një farë autono-mie, gjykoheshin nga dy presviterë(dy ofiqiarë). Pasi njerëzit largohe-shin, Sosana, siç kishte emrin (he-braisht = zambak) ashtu ishte dhenë karakter, shëtiste në kopshtin eshtëpisë. Të dy presviterët e dëshi-ruan, por fshehtazi. Mirëpo, kur uzbuluan me njëri - tjetrin rastësisht,bashkëpunuan. Duke pritur rastinpër të abuzuar me të, një ditë e pa-në që po përgatitej të lahej, sepse

bënte shumë vapë. Pasi ajo i dërgoilarg shërbëtoret e saj, ata u shfaqëndhe i vunë lakun në fyt. D.m.th.ose do të bashkohej me ta, ose dotë shpifnin se ajo do të bashkohejme një të dashur dhe prandaj ikishte larguar shërbëtoret. Dukepëshpëritur Sosana preferoi vde-kjen dhe thirri. Thirrën edhe të pa-moralshmit. U grumbulluan shumënjerëz. Shërbëtorëve të saj iu erdhishumë rëndë, sepse asnjëherë nuk

ishte dëgjuar një gjë të tillë për të.Të nesërmen prindërit, fëmijët dhefisi i saj, të gjithë sa ishin aty, vaj-tonin kur ajo zbulonte fytyrën e sajtë mrekullueshme sipas urdhrit tëtë pamoralshmëve që bënë be tërreme. Ajo duke qarë u lut me zëte Perëndia i tërëditur ndërsa çohejpër ekzekutim, pra profeti Daniel(17 dhjetor) ende i ri, qortoi mendje-lehtësinë e popullit dhe rishqyrtoigjyqin. Pyeti më vete kriminelët seposhtë cilës pemë mëkatoi shenj-torja. Dëshmitë e tyre nuk përpu-theshin. “- Nën kulpër. - Do të tëçajë engjëlli!. “-Nën përnar. - Dotë të sharrojë engjëlli! Kështu bëninme izraelitet dhe ato nënshtrohe-shin nga frika”. (Në tekstin e shta-tëdhjetë - greqisht kulpër dhe për-nar tingëllojnë përkatësisht çaj dhesharroj). Atëherë të gjithë lavdë-ruan të Shumëlartin dhe intrigantëtpësuan çfarë komplotuan për tëdrejtën: u ekzekutuan. Danieli qënga atëherë filloi të përfitonte na-min e të urtit.

Atë Justini

Page 12: GAZETA dhjetor 2008 Dhjetor 2008.pdftë njeriut dhe të Perëndisë, siç e paraqet Davidi teksa ngjiten pas pësimit së bashku me Krishtin, teksa i dalin përpara për ta takuar

12 NGJALLJA DHJETOR 2008

Dolën në qarkullim kalendarët e rinj kishtarë 2009

Kontributi i Kishës për restauriminKisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,krahas përpjekjeve kolosale që ka bërë dhe bën nëtë gjitha fushat për rimëkëmbjen e saj nga gërma-dhat, i kushton një kujdes të veçantë ruajtjes, eviden-timit dhe restaurimit të trashëgimisë orthodhokse.

Deri më sot, nën kujdesin e drejtpërdrejtëdhe mbështetjen financiare të Fortlumturisë sëTij, Kryepiskopit Anastas, është bërë e mundurtë kryhen ndërhyrje restauruese në 60 kisha emanastire, monumente kulture.

Duke u nisur nga viti 1991dhe deri në fundtë vitit 2008, janë shpenzuar miliona euro. Ndër-kohë investimet për vitin 2009 vazhdojnë merestaurimin e dy manastireve dhe të një kishe,fond ky që arrin në shumën 620 mijë euro.

Më poshtë po japim të dhëna mbi disanga restaurimet e kryera deri më sot.

Kisha e Shën Nikollës, Grabovë, Gramsh,shek. XVIII. U restaurua në vitet 1997-2001.U krye rikonstruksioni i plotë dhe rindërtimi ipjesëve të shembura dhe u restaurua tavanidekorativ.Kisha e Manastirit të Shën Joan Vladimirit,Shënjon, Elbasan, shek. XI-XIV, u restauruaplotësisht, pasi në gjendjen ekzistuese kishinngelur vetëm muret e degraduara.Kisha e Shën Marisë, Leusë, Përmet, filli-mi i shek. XIX, u restaurua në vitet 1999-2000,duke ndërhyrë në themelet e dëmtuara ngarrëshqitja e shtresave të tokës dhe u bë restau-rimi i plotë i saj. Në interierin e kishës u restau-ruan afresket, ikonostasi dhe të gjitha elementete gdhendura në dru.Kisha e të Gjithë Shenjtorëve, Himarë. Kjokishë që ishte shumë e dëmtuar, pasi ishte

përdorur si depo, u restaurua plotësisht në dyfaza, 1993-1994 dhe 2000-2002.Manastiri i Shën Dhimitrit, Qeparo, datohetqe nga viti 1760. U restaurua plotësisht kishadhe konakët e saj.Kisha e Fjetjes së të Tërëshenjtës, Vraho-goranxi, Gjirokastër. U pikturua në vitin 1622nga Onufër Qiprioti. Restaurimi u krye midisviteve 2001-2004, duke u bërë konsolidimi i plotëi të gjitha elementeve arkitektonike dhe konstru-ktive si dhe pastrimi e konservimi i pikturësmurale.Kisha e Fjetjes së të Tërëshenjtës, Zervat,Gjirokastër. Në një gur të murosur në kamba-nore mban datën 1553. Punimet u kryen midisviteve 2002-2005, duke bërë restaurimin e plotëtë kishës dhe në pjesën e brendshme restaurimine afreskeve dhe të ikonostasit.Manastiri i Ardenicës. Kisha është pikturuarnë vitin 1744 nga vëllezërit Zografi, ndërsa iko-nostasi nga hieromonaku Konstandin Shpata-raku. Janë bërë punime restaurimi në konakët,katholikon dhe në paraklisin e Shën Triadhës.Manastiri i Shën Kozmait në fshatin Kol-kondas, Fier. Kisha e Shenjtit daton në vitin

1814, por manastiri mendohet të jetë më i her-shëm. Fillimisht u hoqën nga kompleksi i ma-nastirit volume të mëdha dherash të sjella nëkohëra nga ndryshimi i shtratit të lumit Seman,dhe gjatë këtyre punimeve u zbulua dhe afreskui Shën Kozmait. Kisha kryesore u restaurua nëvitet 1996-2000. Nga viti 2007 dhe në vazhdimnë këtë kompleks janë duke u restauruar pjesae mbetur e kishës së Shën Marisë, paraklisi iShën Kozmait dhe konsolidimi i konakëve tëzbuluar.Kisha e Shën Gjergjit, Libofshë, Fier.Daton shek. XVIII dhe u pikturua në vitin 1782nga familja e njohur e Zografëve. Restaurimi ukrye në vitet 1996-1998, duke përfshirë rindërti-min e kambanores, konsolidimin dhe restaurimine kishës dhe konservimin e tavanit dekorativdhe pikturës murale.Manastiri “Fjetja e së Tërëshenjtës”,Zvërnec,Vlorë. Faza e parë e ndërtimit i përketshekujve XIII-XIV, dhe e dyta shek. XVIII.Restaurimi i këtij kompleksi u krye në kohë tëndryshme, nga viti 1999-2003. U bë rikonstruk-sioni i plotë i konakëve, restaurimi arkitektonikdhe konstruktiv i kishës, konservimi i pikturëssë mbetur dhe restaurimi i ikonostasit. Përlidhjen e tokës me ishullin ku ndodhet manastiriu ndërtua një urë druri 290m e gjatë.Manastiri i Shën Jorgjit në fshatin Çukë,Sarandë, shek. XVII. Restaurimi ka nisur nëvitin 2005 dhe në vazhdim. çshtë bërë rindërtimidhe restaurimi i konakëve të rrënuar, konsolidimii mureve rrethues dhe i oborrit, restaurimi arki-tektonik dhe konstruktiv i kishës, si dhe pastrimie konservimi i pikturës murale.