gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 78 Nëntor-Dhjetor 2014, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Të dashur bashkëfshatarë, kudo qofshi, në Kallarat, në qytete e qendra banimi të ndryshme të vendit apo të shtete të huaja, kryesia e shoqatës K. A. “Kallarati” dhe redaksia e gazetës ju urojnë për shumë vjet: Gëzuar Vitin e Ri 2015! Paçi shëndet, mbarësi e lumturi! GËZUAR VITIN E RI 2015 V iti 2014 që po lëmë pas ishte një vit jubilar ngjarjesh të mëdha historike, por edhe vit pune intensive për Shoqatën K/A “Kallarati”. Ky vit për fshatin tonë shënonte 100-vjetorin e qëndresës heroike të kallaratasve ndaj agresionit të bandave shoviniste greke të armatosura deri në dhëmbë e të mirëstërvitura për veprime barbare, vrasje, djegie e shkatërrime në shumë fshatra të Shqipërisë së jugut, e veçanërisht ndaj fshatit tonë të bukur. Ndërsa për të gjithë vendin, 2014 shënonte 70-vjetorin e përfundimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve të huaj fashistë italianë e nazistë gjermanë që u kurorëzua me çlirimin e plotë të atdheut më 29 nëntor 1944. Për arritjen e këtij çlirimi që i riktheu Shqipërisë pavarësinë kombëtare të shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Qemali me shokë dhe të humbur më 7 prill 1939, me pushtimin e vendit nga Italia fashiste e Musolinit edhe fshati ynë atdhedashës dha kontributin e tij maksimal të mundshëm material e njerëzor. 70-vjetori i çlirimit, paralel me 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, u festuan në gjithë vendin me ceremonitë përkatëse shtetërore. 100-vjetori i qëndresës së popullit të Kallaratit kundër andartëve helenë që sulmuan e pushtuan fshatin tonë paqësor, që e dogjën dhe e shkretuan atë, pavarësisht gjakut që u derdh për mbrojtjen e tij, u festua me madhështi në fshat. Për këtë 100-vjetor, nga kryesia e Shoqatës sonë, nën drejtimin e kryetarit Kastriot Karabolli, në bashkëpunim të ngushtë me fshatin dhe me degët e Shoqatës në Tiranë, Vlorë etj. u hartua me kohë një plan i hollësishëm masash për ta festuar në mënyrë sa më dinjitoze, duke krijuar edhe grupe pune për çështje të ndryshme. Kryesia e Shoqatës, me degët e saj, fshatin dhe grupet e punës, për vitin 2014 objektiv kryesor pune kishin ndjekjen dhe zbatimin e çështjeve të programuara. Falë punës intensive e me përkushtim e angazhim të të gjitha hallkave zbatuese të përfshira në plan-programin e masave, veprimtaria kushtuar 100-vjetorit u realizua me sukses të plotë. Ajo veprimtari do mbahet mend si më e mira e më e arritura ndër veprimtaritë e zhvilluara në fshat. Se si e çfarë u bë për atë 100-vjetor, u shkrua me hollësi në gazetën tonë të numrit 76. Po pa kontributin financiar të shumë bashkëfshatarëve tanë kudo që ndodhen, brenda apo jashtë vendit, emrat e të cilëve i kemi shënuar po në atë numër të gazetës, do të ishte e pamundur të realizoheshin objektivat e programuara, ashtu sikurse edhe dalja e gazetës që pasqyron të gjitha ngjarjet, veprimtaritë e Shoqatës, jetën e fshatit dhe çështje të tjera që lidhen me Kallaratin e kallaratasit . Prandaj gjejmë rastin t`i falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që nuk u kursyen e nuk do të kursehen sa herë të ketë nevojë fshati e Shoqata e tij për të ndihmuar me kontribute financiare. Por nuk mund të lëmë pa falënderuar edhe administruesin me shumë korrektësi të kontributeve dhe burimeve të tjera financiare, financierin e Shoqatës, Sefer Jonuzaj. Përveç angazhimit me çështjet që kishin të bënin me 100-vjetorin e qëndresës së fshatit ndaj andartëve grekë, Kryesia e shoqatës, në bashkëpunim me Redaksinë e gazetës një angazhim të veçantë ka treguar edhe gjatë këtij viti për daljen rregullisht të gazetës Kallarati. Kjo gazetë vazhdon të hedhë hapa cilësorë në paraqitjen dhe përmbajtjen e saj. Redaksia e saj është përpjekur ta përgatisë, ta redaktojë, ta kompjuterizojë e ta shpjerë në kohën e duhur në shtypshkronjë materialin e numrit të radhës. Për ngritjen e cilësisë së gazetës kanë meritë edhe të gjithë ata që na dërgojnë shkrime, të cilat sivjet kanë qenë të një niveli më të mirë. Cilësore vazhdon të jetë edhe faqja letrare që përgatitet nga poeti Hiqmet Meçaj. Është për t`u shënuar e përgëzuar fakti që gjatë këtij viti janë shtuar apo riaktivizuar emrat e atyre që na dërgojnë shkrime. Ndërsa për jetën e zhvillimet në fshat, na shkruan herë pas here pothuajse vetëm Bejo Xhaferaj, i cili meriton përgëzime e falënderime, por shumë rrallë ndonjë tjetër. Përgëzime meritojnë edhe ata që na shkruajnë vazhdimisht e na mbajnë gazetën “gjallë”, siç mund të veçonim ndër ta Enver Golloshajn e Besnik Gjonbratajn dhe ndonjë tjetër.. Edhe gjatë vitit 2015 Shoqatën e presin detyra të tjera në dobi të Kallaratit e kellaratasve. I duhet në radhë të parë të përfundojë ato detyra që, për shkaqe objektive e subjektive, nuk qe e mundur të mbaronin gjatë vitit 2014, të programuara në kuadrin e 100-vjetorit të qëndresës ndaj agresionit të andartëve helenë, siç është përfundimi i historikut të fshatit, po edhe ndonjë çështje tjetër e mbetur pa u kryer. Prandaj nënkomisionet dhe komisioni duhet të vazhdojnë punën duke u tendosur për t`i përfunduar gjatë këtij viti që vjen. Gjithashtu, kryesia e Shoqatës do vazhdojë të merret edhe me probleme të tjera që do të nxjerrë koha. Shpresojmë që bashkëfshatarët kudo që ndodhen do të ndihmojnë edhe më shumë financiarisht për mbarëvajtjen e Shoqatës dhe realizimin e veprimtarive. Ndërsa ata që bashkëpunojnë me gazetën, shpresojmë të na dërgojnë shkrime sa më cilësore për të pasqyruar më mirë e më saktë çdo ngjarje e çdo fushë të jetës, ekonomisë, historisë, kulturës etj. të Kallaratit e të kallaratasve kudo qofshin. 2014 -VIT NGJARJESH TË MËDHA HISTORIKE DHE PUNE INTENSIVE

Upload: kallarati-bogonica

Post on 07-Apr-2016

241 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 78 Nëntor-Dhjetor 2014, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

Të dashur bashkëfshatarë, kudo qofshi, në Kallarat, në qytete e qendra banimi

të ndryshme të vendit apo të shtete të huaja, kryesia e shoqatës K. A.

“Kallarati” dhe redaksia e gazetës ju urojnë për shumë vjet:

Gëzuar Vitin e Ri 2015! Paçi shëndet, mbarësi e lumturi!

Gëzuar Vitin e ri 2015

Viti 2014 që po lëmë pas ishte një vit jubilar ngjarjesh të mëdha historike, por edhe vit

pune intensive për Shoqatën K/A “Kallarati”. Ky vit për fshatin tonë shënonte 100-vjetorin e qëndresës heroike të kallaratasve ndaj agresionit të bandave shoviniste greke të armatosura deri në dhëmbë e të mirëstërvitura për veprime barbare, vrasje, djegie e shkatërrime në shumë fshatra të Shqipërisë së jugut, e veçanërisht ndaj fshatit tonë të bukur. Ndërsa për të gjithë vendin, 2014 shënonte 70-vjetorin e përfundimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve të huaj fashistë italianë e nazistë gjermanë që u kurorëzua me çlirimin e plotë të atdheut më 29 nëntor 1944. Për arritjen e këtij çlirimi që i riktheu Shqipërisë pavarësinë kombëtare të shpallur më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Qemali me shokë dhe të humbur më 7 prill 1939, me pushtimin e vendit nga Italia fashiste e Musolinit edhe fshati ynë atdhedashës dha kontributin e tij maksimal të mundshëm material e njerëzor. 70-vjetori i çlirimit, paralel me 102-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, u festuan në gjithë vendin me ceremonitë përkatëse shtetërore.

100-vjetori i qëndresës së popullit të Kallaratit kundër andartëve helenë që sulmuan e pushtuan fshatin tonë paqësor, që e dogjën dhe e shkretuan atë, pavarësisht gjakut që u derdh për mbrojtjen e tij, u festua me madhështi në fshat. Për këtë 100-vjetor, nga kryesia e Shoqatës sonë, nën drejtimin e kryetarit Kastriot Karabolli, në bashkëpunim të ngushtë me fshatin dhe me degët e Shoqatës në Tiranë, Vlorë etj. u hartua me kohë një plan i hollësishëm masash për ta festuar në mënyrë sa më dinjitoze, duke krijuar edhe grupe pune për çështje të ndryshme. Kryesia e Shoqatës, me degët e saj, fshatin dhe grupet e punës,

për vitin 2014 objektiv kryesor pune kishin ndjekjen dhe zbatimin e çështjeve të programuara. Falë punës intensive e me përkushtim e angazhim të të gjitha hallkave zbatuese të përfshira në plan-programin e masave, veprimtaria kushtuar 100-vjetorit u realizua me sukses të plotë. Ajo veprimtari do mbahet mend si më e mira e më e arritura ndër veprimtaritë e zhvilluara në fshat. Se si e çfarë u bë për atë 100-vjetor, u shkrua me hollësi në gazetën tonë të numrit 76. Po pa kontributin financiar të shumë bashkëfshatarëve tanë kudo që ndodhen, brenda apo jashtë vendit, emrat e të cilëve i kemi shënuar po në atë numër të gazetës, do të ishte e pamundur të realizoheshin objektivat e programuara, ashtu sikurse edhe dalja e gazetës që pasqyron të gjitha ngjarjet, veprimtaritë e Shoqatës, jetën e fshatit dhe çështje të tjera që lidhen me Kallaratin e kallaratasit . Prandaj gjejmë rastin t`i falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që nuk u kursyen e nuk do të kursehen sa herë të ketë nevojë fshati e Shoqata e tij për të ndihmuar me kontribute financiare. Por nuk mund të lëmë pa falënderuar edhe administruesin me shumë korrektësi të kontributeve dhe burimeve të tjera financiare, financierin e Shoqatës, Sefer Jonuzaj.

Përveç angazhimit me çështjet që kishin të bënin me 100-vjetorin e qëndresës së fshatit ndaj andartëve grekë, Kryesia e shoqatës, në bashkëpunim me Redaksinë e gazetës një angazhim të veçantë ka treguar edhe gjatë këtij viti për daljen rregullisht të gazetës Kallarati. Kjo gazetë vazhdon të hedhë hapa cilësorë në paraqitjen dhe përmbajtjen e saj. Redaksia e saj është përpjekur ta përgatisë, ta redaktojë, ta kompjuterizojë e ta shpjerë në kohën e duhur në shtypshkronjë materialin e numrit të radhës. Për

ngritjen e cilësisë së gazetës kanë meritë edhe të gjithë ata që na dërgojnë shkrime, të cilat sivjet kanë qenë të një niveli më të mirë. Cilësore vazhdon të jetë edhe faqja letrare që përgatitet nga poeti Hiqmet Meçaj. Është për t`u shënuar e përgëzuar fakti që gjatë këtij viti janë shtuar apo riaktivizuar emrat e atyre që na dërgojnë shkrime. Ndërsa për jetën e zhvillimet në fshat, na shkruan herë pas here pothuajse vetëm Bejo Xhaferaj, i cili meriton përgëzime e falënderime, por shumë rrallë ndonjë tjetër. Përgëzime meritojnë edhe ata që na shkruajnë vazhdimisht e na mbajnë gazetën “gjallë”, siç mund të veçonim ndër ta Enver Golloshajn e Besnik Gjonbratajn dhe ndonjë tjetër..

Edhe gjatë vitit 2015 Shoqatën e presin detyra të tjera në dobi të Kallaratit e kellaratasve. I duhet në radhë të parë të përfundojë ato detyra që, për shkaqe objektive e subjektive, nuk qe e mundur të mbaronin gjatë vitit 2014, të programuara në kuadrin e 100-vjetorit të qëndresës ndaj agresionit të andartëve helenë, siç është përfundimi i historikut të fshatit, po edhe ndonjë çështje tjetër e mbetur pa u kryer. Prandaj nënkomisionet dhe komisioni duhet të vazhdojnë punën duke u tendosur për t`i përfunduar gjatë këtij viti që vjen. Gjithashtu, kryesia e Shoqatës do vazhdojë të merret edhe me probleme të tjera që do të nxjerrë koha. Shpresojmë që bashkëfshatarët kudo që ndodhen do të ndihmojnë edhe më shumë financiarisht për mbarëvajtjen e Shoqatës dhe realizimin e veprimtarive. Ndërsa ata që bashkëpunojnë me gazetën, shpresojmë të na dërgojnë shkrime sa më cilësore për të pasqyruar më mirë e më saktë çdo ngjarje e çdo fushë të jetës, ekonomisë, historisë, kulturës etj. të Kallaratit e të kallaratasve kudo qofshin.

2014 -VIT NGJARJESH TË MËDHA HISTORIKE DHE PUNE INTENSIVE

Page 2: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 2 Nëntor-Dh je to r 2014

Kallarati është fshati ynë. Këtu kanë lindur prindërit tanë, gjyshërit tanë, stërgjyshërit, katragjyshërit... e

kushedi sa brezash. Pra kanë lindur dhe janë rritur në këtë Kallarat. Këtu kemi lindur dhe jemi rritur edhe ne brezi i sotëm i moshës së tretë dhe pjesa më e madhe e moshës së dytë e të parë. Edhe ata të moshave të këtyre dy të fundit që mund të mos kenë lindur në Kallarat, rrënjët ama atje i kanë. Kallarati, është pra, prindi ynë i përbashkët. Për këtë nuk ka asnjë diskutim dhe do të jetë edhe për pasardhësit tanë i tillë. Prandaj, si bij e bija të tij, kemi për detyrë të patjetërsueshme të kujdesemi për të. Në mënyra të ndryshme kemi mësuar se të parët tanë me bëmat e tyre e kanë nderuar e ngritur më lart emrin e tij dhe ne kemi të drejtë të krenohemi. Për këtë edhe ne kemi për detyrë ta ngremë më lart prindin tonë të përbashkët, Kallaratin. Por unë kam vënë re disa gjëra të papëlqyeshme, të cilat në sytë e të tjerëve na turpërojnë neve kallaratasve dhe emrin e ndritur të fshatit tonë na e ulin shumë poshtë. Për këtë unë e ndiej veten shumë të dëshpëruar dhe jo vetëm unë, po edhe shumë të tjerë. Dikur po bisedoja me një djalë fisnik, kallaratas. Ky djalë ishte zgjedhur dhe në krye të fshatit. Dhe për mua, e meritonte se kishte dy veti të mira: ishte me kulturë dhe ishte edhe fisnik. Këto cilësi të bëjnë që të jesh njeri dhe mund të fitosh prej tyre, kur bisedon me të tillë njerëz. Po e shkruaj, gati në ligjëratë të drejtë, se çfarë më tha. “E kam të vështirë me njerëzit e sërës time se duan të hakmerren për ato që kemi pësuar nga lufta

Demokraci apo demagogji

Njëzet e tre vite shkove,Demokraci, ti si punove?Fole shumë sa ti u lodhe,Por popullin e shkatërrove.

Politikanë e pushtetarëRrokfelerë në çdo anë,Far` e fis e sypalarëMiliarderë ata janë.

Thanë do bënin demokraci,Që ky popull të ketë liri,Po kjo qe demagogjiSe prunë mafje edhe zi.

Dhe kapitalet që pamëI morën këta liganë,Si në popull dhe në shtet I bënë kapital për jetë.

Popullin e lanë të mjerë,Zi e krime derë më derë,Lekë s`kanë për të blerëDhe çdo gjë duket pa vlerë.

Kush i mori dhe ku shkuanAsnjeri nuk i dëfton,Shqipërinë e shkatërruanSe drejtësia këtu mungon.

Kallaratin ta duam e ta ruajmë si sytë e ballite klasave. Ata nuk e dinë se ajo ishte vija e partisë dhe cilido do ta bënte, se ndryshe do ta kishte keq edhe për vete. Kështu që nuk ke kë të bësh me faj”. Ky ishte Jazo Davacaj, i cili sot nuk jeton, për fat të keq edhe të fshatit. Ne, bijtë e bijat e fshatit, ndienim diçka në këtë drejtim, prandaj formuam Shoqatën tonë kulturore/atdhetare, me qëllim që të forconim bashkimin dhe vëllazërimin. I pari e hodhi denë Gafur Shametaj. Kjo ide u përkrah nga shumë kallaratas. Mirëpo ata që kishin pësuar ndonjë gjë nga lufta e klasave nuk u afruan, qëndruan ftohtë. Menduan se ne formuam organizatë partie. Megjithë qëndrimin shumë dashamirës e afrues të Shoqatës ndaj cilitdo bashkëfshatari, pa as më të voglin paragjykim e dallim, vërehet edhe sot një qëndrim i ftohtë dhe larg Shoqatës prej tyre. Është e vërtetë se bota ideologjike pat krijuar mure ndarëse deri edhe midis njerëzve të një gjaku. Është po ashtu e vërtetë që në atë kohë ka pasur edhe njerëz që luftën e klasave e kanë përdorur për të realizuar ambiciet personale, apo për servilizëm, duke e tepruar e keqpërdorur atë luftë. Kështu, bashkëfshatarëve tanë iu krijua një ngërç, sa që edhe sot pas 25 vjetëve të ndryshimit të sistemit, nuk u ka dalë dhe vazhdojnë ta mbajnë atë ngërç në ndërgjegjen e tyre dhe, në raste të veçanta, në fshehtësi, e shfryjnë atë, duke vepruar si ai që “s`ka ç`t`i bëjë gomarit dhe i bie samarit”. E kam fjalën për ato ngjarjet me dëmtim simbolesh historike në Basha, në Qafë të Ubavit apo në Shkallë të Kopriftit etj. Këto veprime janë të ndyra, se kushdo që i bën, ndyn e turpëron prindin, Kallaratin, më saktë ka ndotur fytyrën e tij, se Kallarati është edhe i tij, edhe i babait e i nënës së tij, është i gjithë familjes e i fisit të tij. Dhe ndonjë ditë, ti o keqbërës do zbulohesh e njerëzit e tu nuk do të ta falin. Ky

është një veprim i ndyrë dhe ata nuk besoj se do ta mbajnë në kurriz këtë ndyrësi që ua ke hedhur ti. Ndarje midis nesh nuk duhet të ketë më sot. Ajo i takon së shkuarës. Sot ndarja duhet t`ia lërë vendin harmonisë, mirëkuptimit e vëllazërimit ndërmjet të kallaratasve, pa as më të voglin dallim sepse kemi nevojë për kompaktësim e bashkëjetesë vëllazërore, pa dëmtuar njëri-tjetrin, pa dëmtuar e turpëruar emrin e fshatit me veprime të pahijshme. Kush e ka tepruar në të kaluarën nga injoranca apo nga ndonjë përfitim personal a shkak tjetër, le ta lëmë ta vrasë ndërgjegjja, cilido qoftë ai. Duhet të jemi në pozita të logjikës dhe një shembull të tillë unë e shkrova më lart. Prandaj, u bëj thirrje atyre që kanë ngërçe të tilla në fyt apo në ndërgjegje, le t`i flakin tej. Kallaratin ta duam të gjithë e ta ruajmë si sytë e ballit, emrin e tij ta lartësojmë shumë me bëmat e mira e jo ta ulim me vepra të këqija. Unë përshëndes përzemërsisht fshatin Kallarat dhe bashkëfshatarët e mi kallaratas.

Po gjithmonë shpresat janëSe e drejta do të dalëSe ka dhe të ndershëm shqiptarë,Që të punojnë për popull mbarë.

Se ky popull është thesar,Gjakun derdhur në altar,Për kombin qëndron krenar,Është flori për mbi ar.

Meriton një dinjitetSi një popull shumë serbes,Për kombin e tij të vetDerdhi gjak e derdhi djersë

Ç`i mungon Shqipes tonëMe një pasuri si zonjë,Me popull katër milionëQë të vuaj e të lëngojë.

Sepse gjaku është derdhë,Gjak e djersë lumë ka rrjedhëQë ky popull të begatojëDhe fëmija të lulëzojë.

Të mos ketë mafje e ziQë të digjet si qiri,Po të ketë drejtësiSe ky popull është gjeni.

Që shqiptarët të gëzojnëÇdo të mirë e meritojnë.Kapitale, pasuri

Enver GOLLOSHAJ

Poezi nga Selam JonuzajTë dha natyra, Shqipëri.Pse t`i marrin ca zagarë,Politikanë e pushtetarë,Hajdutëri anë e mbanë,Thasët e xhepat plot i kanë.

Thirri mendjes, o njeriQë të ketë një drejtësi,Si për popull e çdo njeri Se njerëz janë ashtu si ti.

Thatë do vemi në EvropëMe një popull copë-copë,Po Evropa s`na pranon,Kur sheh popullin që lëngon.

Amaneti i dëshmorëve

Shqipëri të qofshim falë,Ti je nënë e ti je babë,Djemtë e tu si luanëGjakun derdhën për vatan.

Gjaku i tyre i kulluarSot ndriçon në lapidar,Si pishtar i pashuar,Emri i tyre lëshon ar.

Sy, qerpikë të patrembur,Ditë e natë në luftime,

Zemër-zjarr e të pathyerTë vendosur për vendlindje.

Në çdo epokë luftuanPër atdhe, për Arbëri.Të gjithë donin ta copëtoninTë mos kishte Shqipëri.

Bijtë e shqipes tonë të fortëÇuditën gjithë një botëSi luftëtarë të paepurPër atdheun të patretur.

Emri i tyre i skaliturDo qëndrojë në lapidarSi kristal i kulluar,Yjet tanë shqiptarë. Sa herë që të kaloni Shikoni pak te lapidari,Në ballë qëndron shqiponjaDhe çdo emër luftëtari.

Qëndro pak e shuaj mallinSe janë bijtë e këtij vatani,Se janë bijtë e shqipes sonë,Shqipëri të duan zonjë.

Se gjaku rrodhi vardhar,Se kjo tokë me gjak është larëNdaj ndriçojnë këta lapidarë,Që i thonë botës mbarëKëtu kanë lindur trimat shqiptarë.

Page 3: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 3 Nëntor-Dh je to r 2014

Nga Subi JONUZAJ

Diçka si në legjendë. Por legjendë reale, e cila ka ndodhur para syve të njerëzve. Në

këtë rast ishte brezi i luftës, që brambullonte në zjarrin e lirisë.

Por edhe si diçka mitike. A nuk ishte heroi mitik-Akili, i cili qau thekshëm shokun e tij të ngushtë, Patroklin? Që përshkruhet me aq patos te Homeri? E kjo ngjarje ishte 30 shekuj më parë nga koha jonë. Jehona e atij riti zbriti si dritë nëpër shekuj.

Sa e sa vajtime të tjera kanë ndritur nëpër eposin e jetës, historisë e folklorit tonë! Një këngë e shekullit të XIX e trevave tona thotë:

O Bilbil, ç`i bëre lotë? I kam derdhur për shokë...

Maksimë e artë, përlotuese.Kështu edhe Memua për shokun e tij të armëve

e të penës, Muminin.Jeta dhe vepra e Memo Metos ka kaluar si

legjendë e ndritshme nëpër breza, deri më sot. Njohim shumë për të, prandaj këtu po themi pak të dhëna që nuk janë veçuar sa duhet në kujtesë. Ai qe një flakë e madhe e luftës, i cili ndriçoi në jug, por drita i vajti deri në veri të Shqipërisë. Për forcën e fjalës së tij, për vargjet e tij. Kaloi fëmijërinë në Kuç e pastaj punoi në Shkodër, Berat, Fier. Nga viti 1938 e pas, sidomos pas vitit 40 iu kushtua Luftës Nacionalçlirimtare. Shkroi edhe në rini vjersha, por nga hallet e shumta të jetës, ato nuk u ruajtën. U ruajtën shumica e atyre të eposit të luftës. Ai shpërtheu si vullkan: pasqyroi ngritjen e valës së luftës, stigmatizoi bejlerët që prunë fashizmin këtu, talli bombardimet e armikut, himnizoi trimëreshën shqiptare e çetën partizane, i këndoi punëtorisë e ardhmërisë...

U kalli tmerrin armiqve, saqë bashkëpunëtorët e tyre thoshin: - Tmerr! Mos na vërë ndonjë vjershë Memua!

Dhe për këtë arsye edhe e vranë. Dhe kur? Më 2 prill të vitit 1944, kur lulet bulëzonin, si vargjet e tij. E petalet e tyre visheshin me smogun e tymit të barutit të luftës...

Ishte 33 vjeç kur ra. Ndërsa dy vjet më parë, në vitin 1942, u vra në Vlorë djaloshi kallaratas, Mumin Selami. Ky ishte vetëm 19 vjeç! Ra në lagjen Topana, bashkë me djelmoshat e tjerë: Hajredinin, Bajramin e Hiqmetin.

Memua u pikëllua pa masë për shokun e ri të punës, Muminin. Jo vetëm se e kishte krahinor, por të dy mbramullonin si zjarre intelekti e vjershërie. E vjershëria është ajo forcë shpirtërore që farkëton një lidhje hyjnore midis poetëve apo shkrimtarëve.. Sidomos në kohë lufte. Kur boja e shkrimit nuk është larg gjakut të dëshmorit...

Të dy ishin pishtarë të lirisë, të dy ishin penë majëdritë.

Shkoi në Tiranë, në gjimnaz, me etje për dituri. Kishte marrë pjesë në demonstrata. U dëbua prej fashistëve e erdhi pranë nënës së tij, Duzes së famshme, në Kallarat. Aty punoi ca kohë në një rrugë. Shkroi për mjerimin e punëtorëve, dhimbjen për vdekjen e një vashe të re, për uturimën e aeroplanëve të fashizmit mbi qiellin e luginës, shkroi për nënën Shqipëri, për zjarrin e Rilindësve...Shkroi në prozë, në një fletore të thjeshtë me vija të gjera...Ruhet vetëm një fletore, por ai mund të ketë pasur edhe të tjera. Mos ndonjë prej tyre i ra në dorë shokut të tij, Memos, kur ky thotë “shënimet ia gjeta sot”? Midis rreshtave ndritin maksima të vërteta si “Mbi kockat e martirëve ngrihet atdheu“ etj. Më pas ai shkoi në Tiranë e sërish në Vlorë, deri sa një ditë të tetorit 1942 fahistët dhe bashibozukët vendë i vranë djelmoshat heronj.

Lotët e dhimbjes Memua i shprehu në këngën-vaj:

Bogonica me Çipinë ç`kanë që qajnë me lot?Qajnë me lot për Muminë, që s`e shohin këtu sot,Të bën mbledhje me rininë, siç bënte para një mot,Të mblidhte djalërinë se kish për t`i thënë plot,

I lindur për Shqipërinë, shënimet ia gjeta sot,S`ka fat e shkreta krahinë, shokë të qajmë me lot...

E qau krahina, e qau Memua, e qanë shokët. Vjersha tingëllon aq prekëse, monorimë, me dridhje të holla të shpirtit vajtues njerëzor.

Pra, si në eposin mitik të Akilit. Si në eposet e trimave tanë nëpër iliadat e shekujve. “Lotët i kam derdhur për shokë”...

Memua ishte poeti i vargjeve të flakta e po aq i flaktë qe edhe Mumini në prozat e shkurtra. Veçse vdekja e korri shpejt. Si kallirin era, kur sapo kishte çelur. Aroma e idealeve të lirisë, “për Shqipërinë” si edhe drita e artit i përndrit të dy. Krijimet e tyre janë diçka si margaritarë në grimca.

Vajtimi ishte traditë. A nuk u përsërit pas rënies së Memos vjersha-elegji e një tjetri poeti partizan, - komandantit të ashpër partizan,-Shefqet Peçi?

Më dy prill na vjen haberi, fonogrami me nxitim,Nga Ramica vjen korrieri, bie lajmin me hidhërim,T`i njoftohet ushtrisë se në Kuç u vra një trim,Memo Meto oratori, natë e ditë në veprim,Ato duar gjakatare nga neve s`do kenë shpëtim...

Heroi për heroin...Heroi për heronjtë...Populli për bijtë e tij të dritës e martirizimit.

HEROI QAN HEROINVjersha e Memo Metos

për Mumin Selamin

Nga Idajet JAHAJ

Mumin Kallarati Memo Meto

Page 4: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 4 Nëntor-Dh je to r 2014

Violeta e Çize Xhaferaj, bashkëshortë, kolegë, por edhe eprorë e vartës për vite të tëra në

arsim për edukimin e brezit të ri kallaratas e më gjerë. Rast i rrallë ky. Dy intelektualë të mirëfilltë, që përveç kontributit në arsim kanë dhënë dhe vijojnë ende të japin kontribut të vlerësueshëm edhe në jetën shoqërore në Kallarat. Dy bashkëshortë me një kontribut mbi 35 vjeçar në arsim, aktualisht pensionistë, që edhe pse kushtet i kanë të jetojnë në Vlorë, a diku tjetër pranë fëmijëve, nuk largohen nga vendlindja e tyre, Kallarati. Dy njerëz, që aq sa kanë në gjak e pasion leximin e studimin, kanë edhe punën fizike në pronën e tyre private, dhe këtë nuk e quajnë përbuzje, përkundrazi krenari. Janë me qindra fëmijë kallaratas, nxënës, që kanë dalë nga duart e tyre dhe sot janë bërë dikush në jetë, kjo i bën ata të ndihen edhe më krenarë.

Sot pas më se 35 vjetësh në arsim, siç shprehen vetë ata, edhe pse ndjejnë nostalgjinë e atyre viteve, edhe pse ju mungon zilja e fillimit të mësimit, rreshtimi, cicërimat e fëmijëve, përgatitja e ditarit, dhënia e mësimit, ngritja në mësim dhe marrja në provim e nxënësve, kolegët e punës me të cilët së bashku kontribuuan për vite të tëra, ndjehen krenarë dhe të vlerësuar kur takohen, përshëndeten, kur u bie zilja e celularit, kur marrin një letër apo kartolinë urimi në raste festash të mësuesit, ditëlindje apo për raste të tjera të gëzueshme, nga ish nxënësit, por edhe bashkëfshatarët e tyre. Kjo për ta vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

Për të mësuar diçka më tepër për jetën e tyre familjare, por në veçanti për kontributin e tyre në arsim le të ndjekim intervistën e mëposhtme, e cila për vetë arsyet e të qenurit kolegë, epror e vartës, njëkohësisht edhe bashkëshortë, e kemi titulluar “Intervistë e dyfishtë me intelektualët bashkëshortë,Violeta e Çize Xhaferaj”

1. Diçka për familjen, fëmijërinë dhe shkollimin tuaj, do të ishte me interes për lexuesit e gazetës “Kallarati”.

Çizja. I nderuar Besnik, është kënaqësi për mua dhe patjetër edhe për Violetën të bisedojmë me ju, si një ish nxënësi ynë. Por kam një kërkesë, që në këtë intervistë tuajën, të dyfishtë siç e cilësoni, për xhentilesë dhe për të respektuar si gjithnjë femrat, mendoj së pari t’i drejtoheni Violetës.

Intervistuesi: “Ju falënderoj për ndërhyrjen, kini shumë të drejtë dhe ju siguroj se gjatë gjithë intervistës, Violeta do të jetë e para që do të përgjigjet” .

Violeta. Atëherë, meqenëse Çizja si përherë ka dëshirë të më respektojë si femër, por edhe si bashkëshorte, unë me kënaqësi do të përgjigjem e para. Jam lindur në Kallarat më 31 janar 1949 nga prindërit e mi Qerim Ibro Rjepaj dhe nëna Velide Teslim Strataj, të cilët e krijuan familjen e tyre aty nga vitet 1930. Babai merrej me blegtori, nëna stanore, maleve. Kështu që edhe unë fëmijërinë time deri në moshën 7 vjeçe e kam kaluar në mal. Ne ishim katër fëmijë, Nekiu më i madhi, Refati, Hikua dhe unë. Dy të parët u bënë blegtorë të zot, Hikua shofer. Vetëm mua m’u dha mundësia të shkollohesha. Mbaj mend shumë gjëra nga prindërit. Babai në tërësi ishte i qetë, punëtor, shumë i hollë në mendime dhe shikonte punën e tij. Duhej të kishe shumë kujdes kur flisje me të, se të këpuste një të qeshur me ironi dhe hajt ta kuptoje dhe ta merrje vesh sado shkollë të kishe. Ai më tregonte shpesh për luftën e 1920-ës dhe i vinte keq që më vonë njerëzit ishin ndarë e përçarë. Ai nuk i ndante njerëzit dhe këtu ishte “sherri” më i madh me nënën, saqë babai ngrinte ndonjëherë mashanin e zjarrit (për të qeshur).

Klasën e parë e fillova në Kallarat me mësues Sami Karabollaj. Mbaj mend mësuesin tim të parë, një djalë i qeshur, i pashëm dhe shumë i afrueshëm me fëmijët. Pasi mbarova ciklin e ulët në Kallarat, se ciklin e larët

NJË JETË TË TËRË PËR EDUKIMIN E BREZIT TË RI KALLARATASIntervistë e dyfishtë me intelektualët bashkëshortë,

Violeta e Çize Xhaferaje mbarova në Vlorë, vijova klasën e 6-të e të 7-të në shkollën 7-vjeçare “Hysen Çino”, Vranisht. Isha një nxënëse e mirë dhe kisha dëshirë të madhe të vazhdoja shkollën më tej, por prindërit nuk dëshironin, pasi nuk më përballonin dot nga ana financiare, megjithatë më lejuan dhe u interesuan për shkollën time. Më doli gjysmë burse me 920 lekë të asaj kohe në shkollën Pedagogjike “Jani Minga” në Vlorë. Problem ishte veshja ime, por më ndihmuan dajot e mi Cane dhe Sinan Strataj, të cilët kujdeseshin vazhdimisht për mua dhe gjej rastin edhe nëpërmjet faqes së kësaj gazete t’i falënderoj dhe të shpreh mirënjohje pa kufi ndaj tyre, edhe pse tani ata nuk jetojnë më. Në shkollë, falë kërkesave të asaj kohe, isha një nxënëse që ecja pa probleme dhe e aktivizuar në korin e shkollës, deri

në kor kuartet, i bija mandolinës, zërin e kisha talent dhe profesorët Piro Cakrani dhe Avni Gurëbardhi më dallonin midis 400 vajzave.

Çizja. Përpara se të flas për prindërit dhe veten time, do të dëshiroja të tregoja diçka lidhur me mëhallët dhe fiset në përgjithësi të Kallaratit dhe në veçanti për fisin Xhaferaj. Kallaratasit gjithmonë kanë qenë në krahë të njëri tjetrit. Ata, si fise e vëllazëri, kanë jetuar në harmoni dhe për të realizuar sa më mirë marrëdhëniet e tyre ishin të grupuar në mëhallë. Ne si fis i Xhaferajve kemi bërë pjesë në mëhallën e Mërtire, e cila ka qenë më e madhja nga 6 të tilla që ka pasur në Kallarat deri në fillimet e shekullit të 20-të. Aty kanë bërë pjesë edhe këto vëllezëri: Elezajt, Muharremajt, Jonuzajt, Llanajt, Hoxhajt, Boshajt, Maçajt, Konjiveshajt, Jovanajt, Reçajt, si dhe ato që sot mbajnë mbiemrin zyrtar Breshanaj, që janë Çamajt, Haxhirajt, Latifajt, Demçajt. Të parët e kësaj mëhalle kanë qenë: Goxhi, Majtho e Zaho. Ata ishin djemtë e Mërtir Nikollës. Në gjysmën e dekadës së tretë të shekullit 20-të, si shkak i shkeljes së një norme martesore brenda mëhallës së Mërtire, ajo u shpërbë duke u ndarë në dy grupime: Xhaferajt, Muharremajt, Elezajt, Jovanajt dhe ata që sot kanë mbiemrin Breshanaj formuan grupimin që u emërtua Breshanaj. Grupimi i vëllezërve të tjerë formuan mëhallën e Gjizeze. Të dyja këto emërtime nuk kanë lidhje me asgjë nga të parët e tyre, ato janë “nofka”. Një ndarje e tillë e mëhallës së Mërtire rriti numrin e mëhallëve në Kallarat nga gjashtë në shtatë të cilat veprojnë edhe sot.

Prindërit e mi, Veip Azemi e Venetike Laçia, kjo nga fisi Aliaj në Kuç, formuan familjen e tyre në fillim të viteve 30-të të shekullit 20-të. Të dy prindërit ishin rritur bonjakë, babai pa nënë dhe nëna pa babë. Kur babai s’kishte mbushë ende 1 vjeç, i vdes e ëma Selvie Gjonia, një grua me zemër të madhe. Alidie Sulia, e shoqja e Murat Avdulit, e vuri në gjoksin e saj bashkë me të birin Sabriun. Nëna ime u rrit në Gjonaj, pas të

ëmës në familjen e Belul Gjonajt. Kur unë isha ende adoleshent, babai më tregonte për jetën e tij dhe të vëllezërve Xhaferaj. Më tregonte për jetën e vështirë duke punuar në fshatrat e Bregdetit. Më kishte treguar edhe për pjesëmarrjen në luftën e 1920-ës, për komandant Fein Çelon dhe për intendentin Habip Gjonaj. Ai më thoshte: “Në fushën e Peshkëpisë u rrëzua balloni i Italisë nga djemtë trima të Labërisë”. Për një periudhë gati 15- vjeçare, ai punoi punëtor krahu në puset e naftës në Kuçovë, në minierën e Selenicës, në depot e naftës në Ujë të Ftohtë e në transportin e serës në Skelë të Vlorës. Në vitet e luftës nacionalçlirimtare ishte pjesë e çetës së fshatit në luftimet e zhvilluara në Himarë, Kalanë e Borshit e gjetkë.

Shkollën fillore e fillova në vitin 1948. Mësoja mirë e mësuesit sikur më dallonin midis të tjerëve. Tek shkolla vinte shpesh herë nënë Duzja, një grua që të bënte për vete me fjalën e saj shumë të ngrohtë e të dashur. Ajo na sillte shpesh edhe fletore e lapsa, goma e maja pene. Në shkollën e Kallaratit në ato vite, 1948-1952, kanë dhënë mësim mësuesit normalist: Liza Doda nga Shkodra, Mërgim Korça po nga Korça, Në klasë të parë kisha mësues Kozma Llazarin nga Lukova. Shkollën 7 vjeçare e nisa në shtator 1952 në Horë të Vranishtit, po për arsye familjare më hoqën nga shkolla për të vazhduar në vitin pasardhës. Në tre vjetët e shtatëvjeçares isha në një klasë me Lutfi Hoxhajn, Bejo Xhaferajn, Muhamet Boçajn, Rauf Stratajn po kallaratas’

Në vitin 1954 u pranova në radhët e organizatës së rinisë. Për gati 1 vit e gjysmë drejtova organizatën e rinisë së shkollës. Në tetor të vitit 1956 më doli bursa për në shkollën pedagogjike 4 vjeçare që ishte hapur atë vit në Vlorë. Për shkollën pedagogjike në ato vite kishte kërkesa të shumta, mësonim deri edhe mineralogji. Profesorët e asaj shkolle, disa prej të cilëve kishin kryer studimet në vendet perndimore, na armatosën me dije të shëndosha shkencore, na formuan si qytetarë dhe me shembullin e tyre edhe si mësues të ardhshëm. Nuk do ta harroj kurrë profesor Xhevdet Kofinën, i cili na jepte lëndën e racionales dhe e kisha edhe profesor kujdestar të klasës. Ai shkonte në Bankën e Shtetit dhe merrte blloqe faturash e na i shpërndante ne nxënësve të mbanim shënime. Po kishte ndodhur edhe kështu: Një ditë më ishte këputur kopsa e xhaketës kadife që mbaja. Profesor Kofina më solli kopsën, perin e zi, dhe gjilpërën ta qepja. Të shtunën pasdite erdhi e më mori e shkuam te lokal “Sahati”, ku piu kafe me shokët e tij dhe me mua. Pasi më prezantoi me ata, më vuri përpara një çokollatë të madhe. Gjithmonë këtë veprim të profesorit Xhevdet Kofina e kam ruajtur si model në jetë në marrëdhëniet dhe komunikimin tim me nxënësit. Profesori gati enciklopedik, Harilla Kuçuli, më jepte gjuhën shqipe, dhe sa hynte në klasë më drejtohej të parit se isha nxënës kureshtar e më thoshte: “Dhaskali nga Kallarati, që ka ardhur të mësojë djemtë e Vunoit”. Ai, siç do të ma sqaronte më vonë, e kishte fjalën për intelektualin e shquar kallaratas Meçan Selami, e unë duhet të bëhesha një pasues i rrugës së tij. Ma thoshte shumë herë këtë profesor Harilla dhe unë krenohesha, por siç do të sqaroj më vonë, rastësia bën të sajën. Të dy këtyre profesorëve të mi: Xhevdet Kofinës e Harilla Kuçulit iu dha titulli “Mësues i Merituar”. Gjej rastin të sjell në kujtesë me shumë respekt edhe shumë nga profesorët e mi të shkollës pedagogjike si: Vangjel Picin, Kristaq Sulin, Spiro Jovanin, Bubulina Arapin, Bajram Hajrullahun, Elmas Aliajn etj. Ata këtë titull nuk e kishin me dekret, por e kishin fituar në jetë.

2. Kur dhe ku e filluat për herë të parë profesionin e bukur të mësuesit dhe sa kohë e ushtruat atë?

Violeta. Profesionin e mësuesit e fillova më 15

Vijon

Page 5: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 5 Nëntor-Dh je to r 2014

gusht 1976 në Grabian të Lushnjës, tre orë larg qyetit në këmbë, pasi makina nuk kishte. Atje më çoi vëllai i madh, Nekiu. Ishte një shkollë e madhe, me një staf pedagogjik prej 21 vetësh, me kërkesa ndaj kuadrove. Unë nuk e kisha problem, pasi isha e përgatitur, vetëm se më merrte malli për prindërit dhe vëllezërit, sepse drejtori dy herë në vit na jepte leje të shkonim në shtëpi. Grabiani ishte fshat i madh por jo autokton, kishte shumë të internuar. Ishin jashtë mase të edukuar e të kulturuar dhe neve mësueseve të huaja na shikonin me respekt. Ata na këshillonin që të mos flisnim me ta se mund të kishim pasoja, gjë që ne nuk e dinim, pasi ishim të vogla dhe të paditura për situatat. Ne mësuesit ishim aktivistë, merrnim pjesë në mbrëmjet që bënte rinia, piknikët, ekskursionet, vendet ku kishin rënë ata që sakrifikonin në interes të atdheut. Një nga ata që sakrifikoi jetën për nxënësit dhe udhëtoi për të shkuar tek ata në kohë shumë të keqe, ishte mësuesi hero, Ismet Sali Bruçaj. Ai ra në malet e Shkodrës. Unë shkova atje me të rinjtë lushnjarë, ku edhe neve na u desh të kalonim në male të thepisura e tepër të vështirë, madje për këtë u shkrua edhe një libër, ku përmendet edhe emri im. Gjithashtu, në ato vite në Dushk, ra Shkurte Pal Vata në aksionin për ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier. Unë kam qenë një ndër aksionistet e para në atë hekurudhë, ku e përuroi kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu. Kam qenë edhe në sa e sa aksione të tjera të asaj kohe.

Në Lushnjë punova dy vjet dhe mandej u transferova në Vlorë, në vendlindjen time, Kallarat, pasi u fejova me bashkëshortin tim Çize Xhaferaj. Mora klasën e parë, ku ruaj disa nga emrat e nxënësve të mi, si: Ferdinand Breshanaj, Tana Ribaj, Bako Memushaj, Gëzim Mataj, Shyqyri Laçaj, Tefta Muharremaji etj, fëmijë të mirë, të urtë dhe kureshtarë për të mësuar. Unë isha pak e ashpër me nxënësit, por gjithsesi vetëm me kërkesë për të mësuar. Mbaj mend që aty nga klasa e tretë apo e katërt, njeri prej këtyre që përmenda më lart, më bëri një pyetje të çuditshme. Më tha: “Me leje mësuese”, po i thashë. “Çfarë është partia”,- më tha. Unë u hutova në fillim se s’dija çfarë t’i thosha, pastaj e mblodha veten dhe i thashë: “Partia është një grumbull i madh njerëzish që kanë të njëjtën ide dhe në krye të këtyre njerëzve është Enver Hoxha”.

Kallarati gjithmonë ka pasur kuadro shumë të zotë e të mirë dhe me kulturë të lartë shkencore, por edhe etike. Ne si mësues mundoheshim të merrnim prej tyre atë më të mirën, ashtu si edhe ata prej nesh.

Të shumtë janë mësuesit me të cilët unë kam punuar për vite të tëra. Më jepet mundësia të përmend disa prej kolegëve si: Bilal Breshanaj, Hamit Muharremaj, Ali e Zonjë Sadikaj, Thëllëza, Pranvera, Valentina Hoxhaj, Angjelina Habilaj(Gjipali), Irma Mihali, Miranda Tushi, Laureta Dhefto, Leonidha Mërtiri, Elena e Pranvera Shkurti, Mareglen Ferra, Lefter Beqiri, Engjëll Hasimi, Vasil Tata, Lefter Hysaj, Viron Avduli, Nezinete Leskaj, Renata Godaj, Nikollaq Dumani, Vangjel Bojaxhiu. Kate e Rajmonda Alikaj etj, por s’mund të lë pa përmendur qershinë mbi tortë, të paharruarin Feti Mezinin. Shumë respekt e mirënjohje për të gjithë.

Kam punuar në arsim me përkushtimin më të madh të mundshëm, por ndonjëherë edhe të pamundshëm, për 35 vjet rresht në Kallarat, nga këto 5 vjet, 1999-2004, edhe drejtoreshë e shkollës. Kam nxjerrë nga duart e mia breza të tërë nxënësish. Shumë e shumë më respektojnë, më përshëndesin, më kujtojnë në raste festash, por edhe pse të paktë, ka edhe ndonjë mosmirënjohës.

Çizja. Më lejo ta nis përgjigjen e kësaj pyetjeje me shprehjen e popullit: “Ma çove gjuhën, ku më dhemb dhëmballa”. Në korrik të vitit 1960 u emërova mësues në shkollën 7- vjeçare në Horë të Vranishtit. Ç’kënaqësi për mua, sikur u dëgjuan fjalët e profesor Harillës. Erdha mësues në atë fshat, ku Meçan Selami, nxënësi i përzgjedhur i Ismail Qemalit, dhe mësues i qeverisë tij, u emërua mësues dhe çeli shkollën e parë shqipe në dhjetor të 1913-s. Por unë isha në kushte e rrethana të reja. Katër vjet më parë kisha qenë nxënës në këtë shkollë, ndërsa tani do të isha mësues. Iu përkushtova me dëshirë detyrës së re. Ishim një kolektiv mësimor jo shumë i madh, por një këshill pedagogjik i gjërë, ku bënin pjesë mësuesit e fshatrave Kallarat, Bolenë, Mesaplik e Vranisht. Drejtor shkolle kishim Sezai

Shytin. Na vinin nxënës nga fshatrat që përmenda më lart, megjithëse bënin 15-20 kilometra rrugë në këmbë në ditë, mësonin mirë. Ishin vitet ku ora e mësimit po i largohej riprodhimit mekanik e po futej drejt demonstrimit e eksperimentimit dhe e udhëhiqte arsyetimi logjik. Dy vjet pune në Vranisht, ku krahas mësimit të ditës, 3-4 herë në javë zhvillonim edhe mësim me klasat e mbrëmjes në klasat e 6 e të 7-ta. Kështu që së bashku me Armando Kushtën ktheheshim nga fshati i Vranishtit në dhomën e fjetjes që kishim në Horë. Në vitin e dytë të punës këtë rrugë do ta bëja me Bashkim Gjonbratajn, pasi edhe ai erdhi mësues në këtë shkollë. Fshatarët ishin shumë të interesuar për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata kishin lidhje të ngushta me shkollën. Kujtimet janë të shumta.

Në vitet shkollore 1962-1966 punova si drejtor shkolle në Drashovicë e Peshkëpi dhe në korrik të vitit 1970 emërohem drejtor shkolle në Kallarat, në vendlindjen time. E prita me shumë kënaqësi. Punova si drejtor shkolle gati 25 vjet, prej të cilave 20 vjet në shkollën “Mumin Selami” të fshatit tim, deri në qershor 1990 dhe më vonë edhe disa vite të tjera si mësues po në Kallarat.

Në Kallarat, shkolla nga fillore në 8 vjeçare u realizua në vitin shkollor 1967-1968. Si drejtoreshë

e parë e shkollës 8 vjeçare 1967-1970, ka qenë zonja Lumturi Godaj nga Kuçi. Kallaratasit dhe fëmijët e tyre ishin bërë pjesë e veprimtarisë mësimore të shkollës, kjo më vinte para detyrash të reja. Në mesin e viteve 80-të, shkolla e Kallaratit hyri në një rrjedhë të re. Ndërtimi i godinës së re dhe pajisja e saj me laboratore e kabinete e rriti dukshëm nivelin cilësor të procesit mësimor. Si institucion i rëndësishëm arsimor në fshat, shkolla e kolektivi i saj arsimor u bënë përçuesit e të resë, përparimtares. Ardhja në Kallarat, pas një periudhe disa vjeçare i larguar, më krijoi mundësinë të njihja nga afër jetën që bëhej në fshatin tim dhe të punoja së bashku me bashkëfshatarët. Kanë qenë të shumta bisedat me bashkëfshatarë si në Kallarat e jashtë tij. Ato biseda përqendroheshin mbi jetën ekonomike të viteve të shkuara, për lidhjet gjakësore, fise e mëhallë, për historinë, e në veçanti për “Fshatin e Djegur”, për shkollën, vitet e para të çeljes së saj. Më lejo të përmend disa prej tyre, s, Tafil Boron, Veip Balilin, Shahin Jonuzajn, Izet Bushin, Muço Xhevitin, Rrapo Ribajn, Hadër Bejkon, Veledin Rjepajn, Abaz Shakajn, Hasan Shamon, Lelo Jazon, Sabri Muratin e Llano Delon. Ky i fundit ka qenë i vetmi që sa qe gjallë mbajti të veshur veshjen e lashtë karakteristike të labërisë, e gjurmëve të veshjes ilirjane. Sot përulem me respekt para kujtimit të tyre.

3. Ç’mund të na thoni për arsimin në Kallarat, mësuesit, por edhe nxënësit që kanë mbaruar këtë shkollë, ndonjë statistikë në këtë drejtim a keni?

Çizja. Nxënësit e shkollës së Kallaratit në përgjithësi në jetë kanë preferuar më shumë të zgjedhin arsimimin për mësuesi dhe për shërbimin në radhët e ushtrisë. Janë të shumtë ata që kanë punuar në arsim si mësues e drejtues në shumë qytete e krahina të Shqipërisë. Në vitet e para përpara çlirimit, në shkollën e Kallaratit kanë punuar: Meçan Selami, Telo Duro, Xhemal Gjoni (mësues kursi). Në vitet pas çlirimit kanë punuar: Bilal Breshanaj, Enver Golloshaj, Sami Krabollaj, Shelege Karabollaj, Servet Golloshaj, Namik Mehmetaj, Dafina

e Burbuqe Qejvanaj, Proletare Habilaj, Kujtim Hysaj, Çize Xhaferaj, Violeta Xhaferaj, Hamit Muharremaj, Jazo Davaciaj Lefter Hysaj, Pranvera Hoxhaj, Thëllëza Hoxhaj, Ferdinand Breshanaj, Vojo Davacaj, Vojsava Davacaj, Eglantina Demiraj, Enkelejda Hoxhaj (të gjithë këta me arsim pedagogjik, gjysëm të mesëm, të mesëm dhe të lartë). Për një periudhë më të gjatë kanë dhënë mësim: Violeta Xhaferaj- 35 vjet, Bilal Breshanaj, Hamit Muharremaj e Çize Xhaferaj- mbi 20 vjet.

Kalimi i shkollës nga fillore në 8-vjeçare solli ndryshime cilësore e rritjen e nivelit arsimor të fshatarëve të Kallaratit. Nëse në vitet pas çlirimit jepnin mësim 1 e 2 mësues, pas viteve 70-të, numri i tyre u rrit ndjeshëm. Shumë prej tyre me arsim të lartë me Universitetin e Tiranës, si: Leonidha Prifti, Shaban Mehmeti, Vangjel Bojaxhiu, Dhimitër Haxhia etj. Ata vinin në shkollën e Kallaratit nga krahina të ndryshme. Vinte nga Vlora Shaban Mehmeti, Dhimitër Haxhia, Nikollaq Dumani e shumë të tjerë. Të gjithë i karakterizonte një disiplinë e lartë në punë. Shumë herë niseshin në orën tre të mëngjezit nga Vlora sipër makinave të druve në mes të acarit dhe në orën 7 të mëngjesit i gjeje te shkolla. Ruaj kujtime të mira për ata djem e vajza, për zellin dhe pasionin e tyre në punë. Harmoninë dhe unitetin e mësuesve të shkollës tonë rrallë e gjeje në shkolla të tjera. Përkushtimi i

tyre në punë ishte i madh. Shkolla e Kallaratit kishte kabinete e laboratorë tepër funksionale, po kishte edhe bibliotekë me libra të skeduara, kishte muzeun e saj, por kishte edhe një mjedis e terren të jashtëm, ku gërshetohej tradita me të renë, qetësia me gumëzhimin e terreneve sportive. Ato ishin vepër e nxënësve, mësuesve, por edhe bashkëfshatarëve tanë, të cilët edhe natën vonë me drita kanë punuar. Gjej rastin të shpreh respektin më të madh për të gjithë ish mësuesit , nxënësit, bashkëfshatarët e mi kallaratas, përgjegjësin e sektorit të ekonomisë kolektive të asaj kohe, z. Luto Demiraj për punën e bërë dhe djersën e derdhur për atë shkollë, që u përkiste të gjithëve si djep i

diturisë në fshat. Kallaratasit i kanë respektuar bijtë e bijat e tyre mësues dhe shteti i ka vlerësuar me tituj dhe dekorata. Janë dekoruar si mësues me urdhërin “Naim Frashëri”: Meçan Selami, Telo Duro e Bilal Breshanaj. Është dekoruar si drejtues shkolle me urdhërin “Naim Frashëri”: Çize Xhaferaj.

4. Shumë nxënës që kanë kryer këtë shkollë, pastaj shkollën e mesme dhe atë të lartë, janë bërë kudro të zotë në sektorë të ndryshëm të jetës. A mund të na përmendni disa prej tyre dhe a mendoni se ecja e tyre në karrierë është edhe kontribut i kësaj shkolle?

Çizja. Sipas disa statistikave që disponojmë, del se në Shkollën-8 vjeçare “Mumin Selami” kanë mbaruar arsimin fillor e tetëvjeçar 1240 nxënës. Nga bangat e kësaj shkolle në dekada kanë dalë nxënës me rezultate shumë të mira. Shumë prej tyre janë arsimuar më vonë në shkolla të larta brenda dhe jashtë vendit si në ish Bashkimin Sovjetik, Egjipt, Itali, Çeki, Kinë etj. Më lejo të përmend disa prej tyre si: Hasan Selami, Demir Lato, Shahin Jonuzaj, Izet Bushi, Seit Jonuzaj, Nexhip Memushaj, Nako Jovanaj, Hamit Qejvanaj, Xhemal Gjonaj etj. Shumë nga nxënësit e Kallaratit arritën të bëhen drejtues të organeve më të larta legjislative si, Sihat Tozaj; drejtues ndërmarrjesh në rang republike si, Sinan Xhemili; drejtues institucionesh e ndërmarrjesh të rëndësishme si, Imer Strataj, Enver Strataj. Shumë prej tyre arritën të bëhen drejtues të rangjeve të larta në ushtri si, Dalan Memushaj, Vasil Xhaferaj, Seit Jonuzaj, Arif Abazaj, Baftjar Tozaj, Përparim Gjonbrataj, Petref Zhibaj, Micol Haxhiaj; drejtues të kooperativave e ndërmarrjeve bujqësore apo edhe pushtetit lokal si, Pëllumb Gjombrataj, Lavdosh Jonuzaj, Bejo Xhaferaj e plot të tjerë. Nga bangat e kësaj shkolle dolën edhe ata që i shërbyen shkencës së gjuhësisë dhe artit si, profesor doktor Rami Memushaj, shkrimtari Neshat Tozaj etj. Më lejo të përmend gjithashtu edhe disa nga nxënësit më të shquar në mësime në vitet kur unë kam

Vijon

Page 6: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 6 Nëntor-Dh je to r 2014

qenë drejtor shkolle, pasi ata janë shumë më tepër, si Arben Breshanaj, Dilaver Mataj, Tana Ribaj, Marjeta Hoxhaj, Besnik Gjonbrataj, Xhevdet Qejvanaj, Gezim Mataj, Suela Jonuzaj, Desilda Jonuzaj e shumë e shumë të tjerë. Të gjithë këta ia çuan më lart emrin shkollës “Mumin Selami” të Kallaratit. Ishim krenar për punën e tyre. Ata ishin pasqyrë e familjeve të tyre dhe shkollës tonë. Çdo arritje dhe ecje në karrierë të mëvonshme të nxënësve kallaratas, përveçse kontribut të tyre personal, me të drejtë e quajmë kontribut edhe të kësaj shkolle të nderuar, kontribut i mësuesve të saj ndër vite dhe patjetër i prindërve të tyre.

5. Diçka më tepër për historikun e shkollës “Mumin Selami”, kur u hap për herë të parë, etapat e zhvillimit të saj derisa u mbyll?

Çizja. Si çdo institucion edhe shkolla e Kallaratit ka historikun e veprimtarisë së saj. Siç është bërë e njohur edhe në shkrime të botuara nga ish-nxënës të kësaj shkolle më parë, shkolla e fshatit u çel më 20 tetor 1916 në Qafë të Ubavit, në shtëpinë e Zenepe Toçes. Para çlirimit ajo funksionoi me ndërprerje për periudhën 1923-1935. Ndërprerje pat edhe në periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare(1940-1944). Pas çlirimit funksionoi si shkollë fillore për periudhë 1945-1966 dhe si 8- vjeçare 1966-2006. Siç shikohet në hapësirën kohore 90 vjeçare (1916-2006) shkolla ka funksionuar 74 vjet. Ruaj kujtime të shkruara, që ish nxënës të kësaj shkolle i kanë dërguar me rastin e 70 vjetorit të saj si, Dalan Memushaj, Arif Abazaj, Namik Abazaj, Afeza Janjia, Xhemal Gjonaj, Sami Karabollaj, Bajram Qamili, Çune Qejvanaj, Petref Zhibaj, Enver Golloshaj, Seit Jonuzaj, Sinan Strataj, si dhe të mësuesve, Feti Mezini e letrën e mësuesit Kozma LLazari dhe materiale të tjera dërguar shkollës së Kallaratit nga Panajot Gjiknuri të vitit 1922, mësues i viteve 20-të e koleg i Meçan Selamit, apo edhe referate në raste përvjetorësh.

Në vitin shkollor 2006 shkolla e Kallaratit pushoi veprimtarinë e saj. Mbyllja e saj, edhe pse numri i nxënësve ishte mbi 25, dobësoi ndjeshëm veprimtarinë jetësore edhe brenda në fshat. Ndihem keq kur shoh ndërtesën e shkollës, dikur model dhe konkurruese me shkollat më të mira të qytetit të Vlorës, tani kthyer gati si në një gërmadhë nga “lufta”, apo më saktë në një “stallë bagëtish”.

6. Le t’i kthehemi krijimit të familjes dhe jetës së saj. Kur u fejuat me njëri- tjetrin, ju shtyu profesioni i njëjtë, apo diçka tjetër më shumë?. Mesa dimë, ju Violeta jeni edhe e para femër në fshat që në fejesën tuaj shkuat në shtëpinë e bashkëshortit, duke thyer një zakon të vjetër, jo vetëm në Kallarat, por edhe më gjerë.

Violeta. Siç dihet, jetën e kam kaluar me Çizen. U lidhëm me mblesëri, sepse unë me punë në Lushnjë, ai në Kallarat. U fejuam më 1969 dhe u martuam më 13 korrik 1970. Kam qenë e para në fshat që kam përkrahur të renë, përparimtaren, e para vajzë që kam shkuar tek shtëpia e të fejuarit ditën e fejesës, që bënim xhiro bashkë, deri atëherë tabu, bisedonim, qeshnim e qanim hallet e jetës që na prisnin përpara, por edhe prindërit dhe vëllezërit nuk më kanë ndaluar. Gjithashtu edhe më parë, pra kur isha mësuese e re në Lushnjë, kam marrë pjesë në shumë aksione e seminare që organizoheshin në atë kohë. Mbaj mend sidomos takimet dhe aktivitetet për bujqësinë që organizonte brigadierja Themie Thomai, ku unë do të isha shpesh e pranishme me shumë shoqe të miat. Në këto takime unë nuk nguroja të shprehja mendimin tim dhe në ndonjë rast të ngrija edhe zërin. Kurajua për të thënë atë që ndjej dhe që mendoj, pavarësisht kufizimeve të kohës, më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës time, në punë, por edhe në familje. Kjo mendoj se duhet të jetë për çdo njeri, aq më tepër tani në demokraci.

Bashkë me Çizen ndërtuam një shtëpi, duke punuar të dy, por edhe me ndihmën e familjes së babait tim. Me Çizen kam ecur krah për krah, duke na karakterizuar mirëkuptimi, dashuria për njëri tjetrin, por patjetër edhe toleranca.

Çizja. Edhe unë jam dakord me ato që shprehu Violeta. Si dy intelektualë të asaj kohe, më tepër Violeta, por edhe unë, mundoheshim të fusnim në fshat elementë të përparimtares. Kjo edhe për faktin se të dy kishim bërë jetë konviktore në qytet. Një nga

ata elementë ishte ardhja e Violetës në shtëpinë time në datën e fejesës, e cila sipas zakonit nuk praktikohej. Po ashtu ne dilnim shpesh bashkë, bisedonim si dy të rinj, si dy njerëz të të njëjtit profesion. Pra, pa dalë shumë nga kornizat e kohës dhe pa u bërë “gazi i botës, apo fshatit”, siç thuhet, mundoheshim të ndryshonim diçka nga jeta bashkëshortore, duke filluar nga fejesa, por edhe në vitet e mëvonshme, ku çdo vizitë në fshat te njerëzit tanë, por edhe te çdo bashkëfshatar, do ta bënim patjetër bashkë. I kujtova këto për brezin e ri, sepse, sot me civilizimin që ka arritur shoqëria, as që nuk mund të imagjinohen veprime e kufizime të tilla për dy vetë që dashurohen dhe vendosin të lidhin jetën së bashku. Megjithatë çdo kohë, çdo etapë e jetës ka rregullat, normat e parimet e saj të shkruara dhe më shumë ato të pashkruara, që edhe pse koha ecën përpara, duhen parë me seriozitet në ndërtimin e një familjeje të shëndoshë e të qëndrueshme, që pretendojmë. Në jetën tonë bashkëshortore me Violetën, në çdo kohë na ka udhëhequr e karakterizuar bashkëpunimi, mirëkuptimi, respekti dhe toleranca ndaj njërit tjetrit, veti këto që jemi munduar t’ua transmetojmë sadopak edhe fëmijëve.

7. Si i kini kaluar këto vite jetese, të qenurit

të dy në arsim, por edhe epror e vartës, si kanë ndikuar në punën dhe jetën tuaj?

Violeta. Në punë isha shënjestra, sepse duhej të isha unë në rregull, që Çizes t’i jepej mundësia t’u kërkonte llogari edhe të tjerëve. Çizja “na ka nxirë jetën”, nuk bënte lëshime, por askush nuk mërzitej, detyra i kishte këto, pasi jashtë ishim shumë shokë të gjithë. Çizja në vitin 1990 u largua si drejtor, pasi vetë proceset e reja demokratike kërkonin ndryshime. Siç theksova më lart edhe unë kam qenë gati pesë vjet drejtoreshë (1999-2004) dhe në atë kohë Çizja ishte mësues, pra erdhi radha që edhe unë “t’ia nxija jetën”, por ia ktheva reston me të njëjtën monedhë, si edhe ai, pra unë me korrektesën e një drejtueseje dhe ai me korrektesën e një edukatori.

Çizja. Të qenurit në punë, pra paradite epror dhe vartës dhe pasdite bashkëshortë, ndonjëherë edhe “vartës i gruas”, nuk është e lehtë, por jo e pamundur. Kjo kërkon në radhë të parë mirëkuptim midis të dyve, i cili nuk na ka munguar asnjëherë. Gjërat duhen ndarë, puna ka vendin e vet dhe koha e lirë e familja, pra jeta familjare, vendin e vet. Këto dy gjëra, si unë dhe Violeta, mendoj se i kemi bërë mirë. Të qenurit e bashkëshortes për një kohë të gjatë në të njëjtin kolektiv, aq më tepër duke qenë në rolin e drejtuesit, më bënte që çdo hap në marrëdhëniet me kolegët dhe vartësit ta hidhja të matur, pasi isha edhe në “shënjestrën” e saj. Mendoj se edhe Violeta në marrëdhëniet e punës ka ditur të gjejë vendin e saj “në rresht”, por në shumë raste sidomos në shtëpi, dëgjoja dhe merrja në konsideratë edhe ndonjë mendim të sajën, kur kisha shkelë ndonjë gjë në punë, ose për ta bërë më mirë. E njëjta gjë ndodhi më vonë kur u ndërruan portat, ajo drejtoreshë dhe unë thjesht mësues. Por besoj se të dy kemi qenë në kontroll të njeri tjetrit, gjithmonë për mirë. Toleranca dhe mirëkuptimi na ka shoqëruar në gjithë jetën tonë, në punë dhe në familje si bashkëshortë.

8. Kini lindur, rritur dhe arsimuar tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, tani besoj se jeni bërë edhe gjyshër, a jeni të kënaqur me ta?

Të dy. Gjatë jetës bashkëshortore lindëm edhe tre fëmijë: Ardianin, Almirën dhe Kreshnikun. Sot nga fëmijët jemi shumë të kënaqur. Jemi bërë gjyshër katër herë, 2 fëmijë i ka Ardiani, i cili jeton dhe punon në Greqi prej shumë vitesh dhe po 2 ka edhe Kreshniku. Almira ende nuk ka, punon dhe jeton në Itali. Kur na krijohet mundësia shkojmë e i takojmë, vinë edhe ata. Gjithsesi për kurbetllinjtë jemi të përmalluar, por si gjithë të tjerët edhe ne mallin e përballojmë me punë dhe me bashkëfshatarët, miqtë e shokët që nuk na mungojnë në asnjë çast.

9. Në Kallarat keni qenë gati të përhershëm, përveç detyrës si mësues, keni qenë pjesëmarrës dhe dhënë kontribut të vlerësueshëm në jetën kulturore e artistike të fshatit, madje Çizja i zgjedhur disa vite në këshillin e fshatit dhe Violeta në Organizatën e gruas, duke u bërë edhe gruaja e

dytë nga Kallarati pjesëmarrëse në Kongresin e Gruas pas asaj të nënë Duzes. Ç’mund të na thoni më tepër për këtë kontribut tuajin, po dhe të mësuesve të tjerë?

Violeta. Në fshat nuk bëja vetëm punën e mësueses, por edhe të nënës, kur u bëra me fëmijë, edhe të bashkëshortes, por më e madhe ishte ajo e “komisares së kuqe të partisë”. Ndonjëherë më plekseshin nëpër këmbë edhe litarë të pamerituar, sepse babai im ishte me ide nacionaliste, ndjehesha ndonjëherë keq se kishte nga ata që më ofendonin. Unë në përgjigje isha shpërthyese, por falë maturisë së bashkëshortit tim, fyerjet i përballoja me qetësi. Vazhdoja punën time si mësuese me përkushtim dhe si aktiviste në rini dhe më vonë në organizatën e gruas, por për motivet që përmenda më lart, asnjëherë nuk kam qenë kryetare, por sekretare, ku u bëja kryetareve raportet pa asnjë hezitim. Isha e vlerësuar nga organizata e gruas në rreth, personalisht nga Marika Kasneci dhe për këtë ajo dhe sekretari i byrosë së partisë, Ferjat Shkurti më caktuan delegate në Kongresin e Grave në Shkodër. Mora kurajë dhe mendova që paska edhe njerëz që më vlerësojnë, por edhe për faktin se isha e dyta delegate pas nënë Duzes në Berat në ato kohë të vështira lufte. Edhe sot që jam në pension vazhdoj të kontribuojë në jetën shoqërore të fshatit, kryesisht me gratë. Me këtë rast dua të përmend aktivitetin e sivjetshëm me rastin e 8 Marsit, Ditës së Nënës, ku u mblodhëm të gjitha gratë e fshatit, pa dallime partiake dhe festuam së bashku. Nuk kishte si bëhej më bukur.

Çizja. Po është e vërtetë. Ne kemi qenë veprimtarë politiko-shoqërorë dhe fshati e shoqëria na ka vlerësuar për punën. Unë për 18 vjet kam qenë i zgjedhur në organet e pushtetit vendor, këshillin e fshatit, si sekretar dhe në këshillin e bashkuar një legjislaturë po sekretar. Një gjë e tillë, jo vetëm si drejtor shkolle, por edhe si përfaqësues i popullit në pushtet më jepte mundësinë që t’i njihja nga afër hallet e jetën e kallaratasve e të bolenasve, të ngrije zërin ku e kur duhej. Shpesh herë kam qenë pjesëmarrës i kuvendeve të hapura, por edhe të mbyllura. Kam ndjekur e dhënë ndihmesën time në veprimtaritë kulturore e artistike, në problemet muzeore e historike apo në ato urbane të fshatit etj. Tani në pension përsëri jap ndihmesën time në punët dhe problemet e fshatit.

10. Sa të respektuar e ndjeni veten tani në këtë moshë nga bashkëfshatarët tuaj, por më shumë do të thosha nga ish nxënësit që sot ndodhen anekënd atdheut dhe në detyra nga më të ndryshmet?

Violeta. Besnik, ne kemi shtëpi dhe mund të jetojmë në qytet, por të them të vërtetën, çdo gjë që njeriu e ndërton vetë, i dhimbset. Dhe ne na dhimbset shumë ta braktisim shtëpinë e ndërtuar me djersë dhe sakrificë në atë kohë. Po na pëlqen edhe ajri i pastër, çdo gjë këtu është “bio” dhe kështu e kalojmë kohën me ndonjë baçë të vogël dhe midis atyre që kemi kaluar së bashku rininë. Ndjehemi të respektuar nga bashkëfshatarët tanë, natyrisht të japin respekt, por edhe marrin, të pranishëm në gëzime e hidhërime, mua më thërrasin mësuese Leta, kurse Çizes drejtor.

Mërzia më e madhe ishte kur dola në pension. M’u desh ta lija punën, pasi duhet të rrisja një fëmijë 0-4 muajsh të Ardianit. Vetëm ajo ma largonte stresin se më mungonin: orari 07:30, zilja, cicërimat e fëmijëve, shokët, shoqet, kafja së bashku, shakatë e gjithçka. Më dukej se qe mbyllur jeta për mua. U mësova dalëngadalë, falë “ilaçit”, por mendova që duhet të pushoja pak, sepse 37 vjet nuk i thonë pak. M’u ofrua punë në Vlorë, por e refuzova.

Çizja. Ashtu siç u shpreh edhe Violeta, respekti më i madh për ne është kur ish- nxënësit dhe bashkëfshatarët tanë na flasin, përshëndesin dhe sidomos ndihemi më të vlerësuar kur dikush na merr në telefon në festën e mësuesit apo për ditëlindjen. Kjo është gjithçka që vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Ndjehemi gjithashtu krenar për çdo ish- nxënësin tonë kur bëhet dikush në jetë.

11. A ndjeni nostalgji për jetën si mësues, orari, përgatitja, ditari, rreshtimi, zilja që ju mungojnë sot? Po mbyllja e shkollës si ju duket dhe a mendoni se një ditë ajo mund të rihapet?

Vijon

Page 7: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 7 Nëntor-Dh je to r 2014

Të dy. Sot pas më se 35 vjetësh në arsim, edhe pse ndjejmë nostalgjinë e atyre viteve, edhe pse na mungon zilja e fillimit të mësimit, rreshtimi, cicërimat e fëmijëve, përgatitja e ditarit, dhënia e mësimit, marrja në provim e nxënësve, mbledhjet, takimet, kolegët e punës me të cilët së bashku kontribuuam për vite të tëra, ndjehemi krenarë dhe të vlerësuar kur takohemi, përshëndetemi, kur na bie zilja e celularit, kur marrin ndonjë letër apo kartolinë urimi në raste festash të mësuesit, ditëlindje apo për raste të tjera të gëzueshme, nga ish nxënësit, por edhe bashkëfshatarët tanë. Kjo për ne vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Për rihapjen e shkollës në Kallarat, do të kim shumë dëshirë që ajo të ndodhte, pasi do ta gjallëronte më tepër jetën në fshat, por nisur nga numri i vogël i nxënësve dhe kriteret për funksionimin e shkollave, jemi pesimistë. Megjithatë urojmë që në një të ardhme të afërt të ndodhë. Ndoshta me rregullimin e rrugës automobilistike, një ditë shumë kallaratas të larguar mund të kthehen në vendlindje, gjë e cila mund të bëjë të mundur hapjen e shkollës. Le të shpresojmë të ndodhë kështu.

12. Tani në pension, si e kaloni jetën, lexoni, merreni me pronën tuaj? Kaq vjet në arsim e drejtim të shkollës në Kallarat, a keni ndërmend të botoni kujtimet tuaja për arsimin në Kallarat?

Violeta. Përveç punës fizike, pjesa tjetër janë librat. Lexojmë çdo libër të ri që na pëlqen. Shumë libra na i dhurojnë për kënaqësinë e tyre me mbishkrime të vlerësuar, por edhe shkruajmë për të lënë kujtimet e jetës tonë.

Çizja. Po, leximi e sidomos literatura me karakter historik mund të them se është e rregullt. E ndjej për detyrimin tim moral për një historik të shkollës. Shkollat janë tempuj të dijes. Breza të tërë kalojnë aty dhe janë të shumta kujtimet e çdo brezi. Shpesh u kthehem e i lexoj shumë prej tyre. Ato për një moment më ligështojnë. Por, i nderuar Besnik, mbyllja e mosfunksionimi më i shkollës, rrënimi e shkatërrim i plotë i saj, sikur të mos e kishim ndërtuar vetë ne kallaratasit, ma ka prerë kurajën, si të them, ma ka “thyer penën”. Është e vërtetë që ruaj materiale të bollshme, ndofta një ditë edhe mund të realizohet shkrimi i një materiali historik për arsimimin në Kallarat.

13. Kallarati ka një histori të lashtë dhe të ndritur në rrjedhën e kohërave. Kontributi i kallaratasve është i spikatur në fusha të ndryshme dhe anekënd atdheut, por kjo histori duhet njohur. A mendoni se është bërë punë në këtë drejtim dhe çfarë mendoni se duhet të bëjë më mirë Shoqata “Kallarati” dhe gazeta e saj sot dhe në të ardhmen?

Çizja. Po. Historia e kallaratasve është një libër i madh me faqe gati kompjuterike. Shkrimi i saj është një detyrë që na takon ne brezit që tani jemi në largim. Kanë qenë të shumta përpjekjet për të shkruar historinë e fshatit. Më të përkushtuar për ta realizuar atë kanë qenë bashkëfshatarët tanë, Sinan Xhemili, Dalan Memushaj, Seit Jonuzaj e Hasan Shamo. Që në vitin 1965 u hartua një material historik me disa faqe. Iu bënë ndryshime e përmirësime, por asnjëherë nuk arriti atje ku duhej. Kohët e fundit shoqata “Kallarati” ka nxitur punën për përgatitjen e historikut të fshatit, duke krijuar komisione pune. Mendoj se kësaj radhe ai do të realizohet mirë, por gjithmonë historiku është vepër e studiuesve, historianëve e gjuhëtarëve. Ne për fatin tonë të mirë kemi në krye të këtij grupi pune profesorin dhe gjuhëtarin tonë të nderuar, Rami Memushajn. Unë si një intelektual që kam jetuar gjatë me bashkëfshatarët e mi do të jap gjithë ndihmesën time. Mendoj që materiali që do të përgatitet le të dalë në fillim në formën e një maketi në disa kopje. Mendoj gjithashtu që historiku të mos mbushet me fotografi individësh a kujtimesh, pasi ai nuk është album.

Gjithmonë periudha më e diskutueshme ka qenë ajo e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Si atë periudhë dhe të tjerat le t’i shkruajmë me mendje të kthjellët, pra siç thotë populli, pena të shkruaj “jo me shat”. Le të gjejnë kallaratasit në këtë historik veten e tyre. Historiku do të mbetet për brezat një dokument me vlerë.

Ndërsa, për sa i përket gazetës “Kallarati’, që ju më pyesni, ajo siç kam shkruar dikur është “Lulja” që mbiu në fushën e demokracisë. Jo gjithmonë aroma e

faqeve të saj ka qenë e këndshme, andaj jo çdo shkrim i saj duhet të jetë si bazë për materiale historike.

14. Cili do të ishte mesazhi juaj i përbashkët për kallaratasit dhe në veçanti për brezin e ri?

Shumë kallaratas në këto vite të demokracisë u larguan nga fshati. Ata ikën për një jetë më të mirë

dhe nuk bënë keq. Koha e kërkonte një lëvizje të tillë. Mesazhi im për ta është që sytë e mendjen të vazhdojnë t`i kthejnë edhe nga Kallarati, pa e harruar atë, siç po bëjnë shumica e të larguarve. U uroj gjithë kallaratasve dhe atyre me origjinë nga ky fshat, kudo që janë, shëndet, mbarësi e lumturi në familjet e tyre. Kallarati është fshat me histori të lashtë. Toka e tij e begatë ka mbajtur, rritur dhe ushqyer breza e breza në shekuj. Resurset e tij natyrore janë të shumta. Bukuritë e tij natyrore ka ndodhur që janë bërë pjesë e figuracioneve letrare të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Është detyrë e të gjithë kallaratasve të edukojnë tek fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre dashurinë për Kallaratin, t’i njohin me historinë e tij dhe t’i çojnë të shkelin tokën dhe gurët e tij. Një gjë e tillë u pa në pjesëmarrjen e kallaratasve të larguar në kremtimin e 100-vjetorit të qëndresës së kallaratasve ndaj andartëve grekë. Kallaratasve të brezit të ri, kudo që ndodhen, veçanërisht atyre që për shume arsye prindërit e tyre vazhdojnë të banojnë në Kallarat, të mos ndërpresin për asnjë çast shkollën, ta vazhdojnë atë edhe pse larg në Vranisht, jo vetëm 9- vjeçaren e të mesmen, por të synojnë për arsimin e lartë. Sot rrugët e dijes janë të hapura. Mos nguroni t’i ndiqni ato. Prindërve të fëmijëve që janë në Kallarat u bëjmë thirrje të mos i lënë fëmijët pa shkollë, edhe pse për momentin mund të ndodhen me të ardhura të pamjaftueshme. Përkrahini dhe mbështetini ata të vazhdojnë shkollën si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kallaratas dhe me gjerë. “Atë që do të mbillni sot, do të korrni nesër”,- thotë një fjalë e urtë popullore. Pra investoni sot për arsimimin e fëmijëve tuaj, që nesër jeta e tyre të jetë më e sigurt. Ne banorët e Kallaratit duhet të ruajmë si gjënë më të shenjtë vlerat e tij natyrore dhe historike. Shpresojmë se do të jetë e afërt dita, kur Lugina e Sipërme e Shushicës, bashkë me të edhe Kallarati, do të hyjnë në rrjedhën e qytetarisë evropiane.

Edhe njëherë u urojmë gjithë kallaratasve shëndet e lumturi, shoqatës “Kallarati” vizione të reja dhe shtrirje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, gazetës “Kallarati”, shkrime cilësore dhe me shtrirje edhe më të gjerë. Juve, i nderuar Besnik, ju urojmë shëndet e lumturi në familje dhe pena jote le të vazhdojë të rrëshqasë si gjithmonë këndshëm nëpërmjet faqeve të gazetës “Kallarati”. Të dy së bashku, Violetë dhe Çize, u falënderojmë për intervistën!

Intervistuesi. Ishte kënaqësi, që unë si një- ish nxënësi juaj i viteve 1967-1974, të asaj shkolle të nderuar, ku ju për vite të tëra punuat me përkushtim për edukimin e brezit të ri, t’ju intervistoja, duke ju konsideruar me të drejtë “Mësues, bashkëshortë dhe prindër shembullorë”. Me këtë rast në emër edhe të gjithë lexuesve, sidomos të gjithë brezave të nxënësve të shkollës, që mban emrin e Heroit të Popullit “Mumin Selami”, t’ju falënderojmë për punën e bërë ndaj nesh dhe t’ju urojmë jetë të gjatë e të lumtur familjare.

Intervistoi: Besnik Gjonbrataj

AnektodaPërgatitur nga Subi JONUZAJ

• Ikja e mendjes - Një herë i tha goja mendjes: A ta pi një gotë raki?- Mendja i tha: Pije,po shpejt.- Goja i thotë përsëri mendjes: Ta pi edhe një gotë raki tjetër?- Mendja: Pije po shpejt se do iki unë.- Goja përsëri: A ta pi edhe një gotë tjetër?- Mendja i tha: Ika unë tani, pi sa të duash.

• Pensionistët me një palë dhëmbë Dy pensionistë, burrë e grua të vetmuar (bashkëshortë), çdo mëngjes e mbrëmje dilnin për shëtitje dhe hanin jashtë, në një restorant të thjeshtë me çmime të lira. Mirëpo në restorant futeshin një nga një. Futej e hante plaka një herë, pastaj dilte ajo e futej për të ngrënë plaku. Kamerierit i bënte përshtypje kjo gjë, prandaj e pyeti plakun një ditë se pse futeshin e hanin njëri pas tjetrit e jo bashkë, kur ju bashkë rrini gjithë ditën? Plaku i përgjigjet: Kemi bërë vetëm një palë dhëmbë të dy se nuk na del pensioni që të bëjë dhëmbët e tij secili. Prandaj, ha plaka në fillim dhe pasi mbaron, del e m`i jep mua dhëmbët që të futem e të ha edhe unë.

• Provimi i policëve Shumë shtete evropiane deshën të provonin apo testonin, siç thuhet sot, se cilët policë ishin më të zotë. Për këtë krijuan një komision vlerësimi dhe i vendosën policët pranë një pylli të madh. Atje u thanë: cili nga ju policët do të nxjerrë më shpejt nga pylli një lepur, do vlerësohet. Iu futën pyllit policët anglezë, francezë, spanjollë, italianë e shqiptarë. Pas kërkimit, nisën policët të dilnin me radhë me nga një lepur për veshi në dorë, duke u paraqitur para komisionit vlerësues. Policët shqiptarë nuk po dukeshin të dilnin nga pylli. Komisioni u shqetësua, prandaj urdhëroi që të gjithë policët e shteteve të ndryshme të kontrollonin pyllin jashtë e brenda tij për policët shqiptarë. Në mes të pyllit i gjetën policët shqiptarë që kishin ndezur një zjarr e po piqnin në hell jo një, po tre lepuj, ndërsa një tjetër e kishin lënë pa e rjepur për t`ia dorëzuar komisionit. Na bëtë shumë merak, u thanë policët e huaj shqiptarëve. Menduam se mos u ka ngrenë ndonjë ari. Policët shqiptarë u thanë se nuk kishin frikë nga arinjtë, por donim të hanim mish të pjekur në hell, pastaj të vinim e t`i dorëzonim komisionit evropian lepurin. Policët evropianë u thanë shqiptarëve, mirë që po i piqni e po i hani, po kripë u hodhët mishrave? Ne kripë nuk kishim, po dhe të kishim, nuk do u hidhnim se ne jemi me tension të lartë dhe me veshka të sëmura. Përfundimisht policët shqiptarë, pasi i dorëzuan lepurin komisionit, fituan çmim të parë prej tij nga se kishin zënë më shumë se një lepur.

KurioziteteKoha e ndërtimit të disa qyteteve të

lashë në Shqipërinë e sotmeDurrësi: Në vitin 626 para erës sonë;Apollonia: Në shek. e 4-t para erës sonë;Orikumi: Në shek. e 6 para erës sonë;Aullona (Vlora): Në shek. e 6 para erës

sonë;Lisos (Lisus, Leshi, Lezha): Në vitin 385

para erës sonë;Butrinti: Përpara shek. të 7 para erës së

re. Sipas Hamond, ky qytet u ndërtua nga Heleni, i biri i Priamit trojan, pas luftës së Trojës. Më vonë bëjnë rregullime helenët dhe më vonë Romakët.

Raguza (bregdeti i Dalmacisë, Kroaci): Në shek. e 7 para erës sonë.

Page 8: Gazeta kallarati, nr 78, nentor dhjetor 2014

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferi;

Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

Gazeta KALLARATI faqe 8 Nëntor-Dh je to r 2014

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

KËndi i shËndetitLuhatja e theksuar e temperaturave ndikon në shfaqjen e

problemeve të shumta shëndetësore, veçanërisht infeksioneve që prekin rrugët e frymëmarrjes, të cilat shkaktohen nga viruset dhe bakteret e shumta në qarkullim. Bronkopneumonia është një ndër llojet më të shpeshta të infeksioneve që shfaqen gjatë stinës së ftohtë, kur fëmijët, të moshuarit, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme janë kategoritë më të rrezikuara për t`u prekur nga kjo sëmundje. Për këtë problem, mjekja Ilda Xhelili jep shpjegimet e këshillat e mëposhtme.

Çfarë është bronkopneumonia dhe si shfaqet? Ky është një nocion mjaft i njohu në jetën e përditshme,

por më shumë njihet si “ftohje”, apo “plevit”. Ajri, pasi hyn nga hunda ase nga goja, kalon nëpër trake. Më pas trakeja degëzohet në dy trungje të mëdha të bronkeve, të cilat depërtojnë thellë në të dyja mushkëritë përkatëse. Këto trungje bronkiale degëzohen në degë më të vogla që janë bronket duke përfunduar me bronkiolet (që njihen dhe si qese ajri), në nivel të të cilave ajri lë oksigjenin që i duhet organizmit dhe merr dioksidin e karbonit të çliruar prej tij. Kështu realizohet frymëshkëmbimi në organizmin e njeriut. Por gjatë këtyre rrugëve të kalimit të ajrit mund të mund të zhvillohen infeksione të ndryshme, një nga të cilat është dhe bronkopneumonia-një nga llojet e shumta të pneumonive. Pneumonia është inflamacioni (infeksioni) i indit të mushkërive që mund të shkaktohet nga viruset, bakteret ose mykrat. Bronkopneumonia mund të shfaqet në formë të butë të zhvillimit të saj, po edhe në formë të rëndë. Si shkaktarë më të shpeshtë mikrobialë janë stafilokoku, pneumokoku, hemofillusi, viruset e ndryshme të gripit, si dhe disa lloje mykrash.

Kush rrezikohet më shumë nga bronkopneumonia? Personat që preken më shumë nga bronkopneumonia

neKROLOGJi

Më 10 tetor 2014, në m o s h ë n 76-vjeçare, u nda nga jeta Miro Ali Strataj. E ndiera kish lin-dur në Kuç më 1938 dhe ishte martuar në Kallarat me Ibrahim Fein Strata-jn, me të cilin lindën e rritën me vështirësitë e kohës që kishte fshati 4 djem e 6 vajza punëtorë e me vlera për familjen e shoqërinë. Mirua familjarisht punoi, duke dhënë kon-tribut të vyer në zhvillimin e ekono-misë bujqësore e blegtorale kolektive të fshatit. Ajo ishte edhe një shtëpiake dhe nënë e përkushtuar për mirërri-tjen e fëmijëve të shumtë të saj. U përcoll me nderime nga familjarët, të afërmit, miqtë e bashkëfshatarët. Ajo la pas fëmijët, bashkëshortin dh kujtimin e mirë të saj. Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin ngush-ëllime bashkëshortit, fëmijëve dhe gjithë të afërmve për humbje e njeriut të tyre të dashur.

janë fëmijët e vegjël, të moshuarit mbi 65 vjeç që kanë një sëmundje tjetër të mushkërive si astma bronkiale e tj., personat që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e zemrës, ata që marrin kimioterapi ose barna të tjera që dobësojnë imunitetit (rezistencën), përdoruesit e duhanit dhe ata që abuzojnë me alkoolin etj.

Cilat janë shenjat më të shpeshta klinike? Bronkopneumonitë virale në fillim mund të shfaqen me

shënja të ngjashme me gripin, si p.sh. gjendje rrufe, dhimbje fyti, hundë të zëna, rrjedhje hundësh, lotim të syve, por brenda disa ditëve situata përparon duke u shoqëruar me ethe, temperaturë, kollë me gëlbaz, gulçim, dhimbje gjoksi, frymëmarrje e përshpejtuar, djersitje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje e tepruar dhe në moshat e vjetra mund të kemi edhe gjendje deliri (përçartjeje). Prandaj, nëse kaloni një gjendje gripale që zgjat më shumë se 4-5 ditë, e cila vjen duke u rënduar, nuk duhet qëndruar në shtëpi, por të paraqiteni menjëherë te mjeku që t`ju ekzaminojë e t`ju japë analizat e duhura të gjakut, si dhe po qe nevoja, të bëni skopi e grafi. Në raste të rënda mund t`ju drejtojë menjëherë për në spital për mjekime të nevojshme.

Cilat janë trajtimet e rekomanduara?Zakonisht bronkopneumonitë virale në ecurinë e tyre

normale nuk kërkojnë trajtime të veçanta. Ato kërkojnë vetëm trajtime që përmirësojnë shenjat klinike dhe lehtësojnë gjendjen fizike, si barna që ulin temperaturën dhe qetësojnë dhimbjet trupore, zbutësit e kollës që lehtësojnë nxjerrjen e gëlbazës. Një ecuri normale do të shkonte një deri në dy javë. Trajtimi me antiviralë (gjithmonë me përshkrim të mjekut) mund të ndihmojë në uljen e kohëzgjatjes së sëmundjes dhe në uljen e ashpërsisë së simptomave klinike. Në rast se bronkopneumonia është me origjinë bakteriale, mjeku

Ndër popujt e Lindjes, tregimet e Nastradin Hoxhës janë një zhanër i krijimtarisë gojore më popullore ndër ta, madje ky zhanër është i njohur edhe tek ne këtu në Shqipëri. Me anekdotat dhe tregimet e tij, emri i Nastradinit është aq i përhapur në vendin tonë, saqë na është bërë si i shtëpisë. Ai ka jetuar në Buhara, ku në tregimet humoristike e satirike taxhike, krahas Nastradinit, ka zënë vend edhe një figurë tjetër me emrin Mushfiki- një poet taxhik i shekullit XVI, i cili ishte me famë për satirën therëse ndaj pushtetarëve të kohës së tij. Po japim kësaj radhe për lexuesit disa nga krijimet e tyre.

• Kush është më i fuqishëm Emiri i Buharasë pyeti Mushfikinë:- Ç`mendim ke, kush është më i fuqishëm, unë apo padishahu i Avganistanit?Mushfikiu iu përgjigj:- Po të jetë fjala se cili nga ju ngre barrën më të madhe, atëherë, më i

fuqishëm nga të dy ju është gomari im. Ai ngre një qase, kurse asnjëri nga ju nuk ngre dot as gjysmë qaseje.

Po qe se fjala është për fuqinë e qëndresës ndaj armikut, atëherë, më i fuqishëm nga të dy ju është fshatari, sepse, megjithëse ju shpesh ia merrni drithin e bukës, vetë ai jeton, ndërsa po të mos u dorëzojë drithin juve fshatari edhe ju edhe padishahu avgan, të dy do të vdisni nga uria.

• Një emërim i lartë Pikërisht, në kohën që Mushfikiu në tarracën e pallatit po bisedonte me

padishahun, erdhi tellalli:- Sovran, a mundem në praninë tuaj t`i dorëzoj Mushfikiut dekretin tuaj?- Dorëzoja!,-e urdhëroi padishahu dhe ai ia dha Mushfikiut.Pasi e shpalosi, Mushfikiu lexoi dekretin, me të cilin padishahu e emëronte

atë shef të gomarëve. Siç vepronin sipas zakonit të gjithë zyrtarët kur merrnin emërime në detyra, Mushfikiu vuri tek sytë vulën që vërtetonte firmën e padishahut, e mbështolli dekretin dhe e futi në palat e çallmës së tij, pastaj u ngrit nga vendi, i bëri tri përkulje të thella padishahut. Pastaj i erdhi atij rrotull dhe u ul në tarracë pranë tij.

- Mesa të shoh, u kënaqe me detyrën e re, - i tha padishahu, - vetëm nuk e kuptoj, përse ti u ule më lart nga unë?

- Me urdhrin tuaj zemërmirë, sovran, - iu përgjigj Mushfikiu, - ju e vutë edhe veten në varësinë time. Dhe prandaj, në kuptimin e drejtpërdrejtë të dekretit, unë kam të drejtë të rri në këtë vend.

- Mushfiki! – shpërtheu padishahu i zemëruar, - ti je jo vetëm i pacipë, por dhe i trashë. Unë nuk e di, a je ti vetë larg gomarit të paktën një pëllëmbë, apo nuk je?

specialist do të përshkruajë antibiotikë për të shkatërruar bakteret që shkaktojnë infeksionin. Shumica e njerëzve ndihen mirë brenda 3-4 ditësh nga fillimi i antibiotikëve. Megjithatë, është e rëndësishme që të përfundojë e gjithë kura e trajtimit me antibiotikë që infeksioni të mos rikthehet. Asnjëherë nuk duhet ndërprerë mjekimi sapo të ndjeheni mirë. Gjatë kësaj kohe duhet të përdoren edhe medikamentet ndihmëse për lehtësimin e shenjave klinike që u përmendën më sipër. Gjithashtu, trajtimi në kushtet e shtëpisë përfshin përdorimin e lëngjeve të ngrohta, çajrave bimorë, ushqyerjen e pasur me kalori, vitamina dhe kripëra minerale, veçanërisht fruta dhe perime të freskëta.

Cilat janë masat parandaluese të këshilluara?Vaksinimi mund të jetë shumë i dobishëm për parandalimin

e bronkopneumonive. Duke qenë se viruset e gripit rezultojnë si shkaktarët më të shpeshtë të bronkopneumonive virale, vaksina e përvitshme që përdoret kundër gripit mund të rezultojë efektive. Po ashtu edhe një vaksinë polivalente rezulton efektive për afro 5 vjet. Këto sugjerohen zakonisht për individët mbi 65 vjeç, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të përmendura më lart dhe ata që kanë ulje të imunitetit. Por e theksoj se këto vaksinime duhet të kryhen vetëm me këshillimin e mjekut, pasi mund të kenë efekte anësore serioze për shëndetin. Në masat parandaluese hyjnë edhe larja e shpeshtë e duarve, ndalimi i duhanit, shmangia e qëndrimit në mjedise ku pihet duhan, përdorimi i kujdesshëm i alkoolit, shmangia e kontaktit me të sëmurë, përdorimi i një diete të baraspeshuar e të shëndetshme, shëtitja në ajër të pastër dhe aktiviteti fizik sipas gjendjes shëndetësore.

(Marrë nga gazeta DITA, 10 nëntor 2014)

Mushfikiu menjëherë mati largësinë midis tij e padishahut dhe tha:

- I paske rënë në të, madhëria juaj, tamam një pëllëmbë qenkam larg tij!

• Dhurata e Nastradin Efendiut Padishahu e detyroi Nastradin Efendiun t`i sillte atij një dhuratë, siç bënin

të gjithë oborrtarët e tij. Nastradini kishte vetëm një patok në shtëpi. E theri atë, e poqi, e vendosi

në një tepsi dhe u nis për te Padishahu. Por rrugës Nastradinin e mori aq shumë uria, saqë shqeu njërën kofshë të patokut dhe e hëngri.

Pasi mori dhuratën , padishahu pyeti:- Efendi, po ku është këmba tjetër e patokut?Duke vrarë mendjen se ç`përgjigje t`i jepte, Nastradini hodhi sytë rreth e

rrotull dhe në hije pranë një pellgu ai pa patokët e padishahut që qëndronin me njërën këmbë, ndërsa tjetrën e kishin mbledhur nën vete. Atëherë, Nastradini i dha padishahut këtë përgjigje:

- Këtë vit të gjithë patokët kanë dalë nga veza me një këmbë. Ja, shikoni patokët tuaj.

Padishahu urdhëroi një oficer t`iu vërviste një shkop patokëve. Ata, të trembur, u shpërndanë me gagaga, duke i ngulur të dyja këmbët.

- Çfarë sajon, Efendi?, duke i treguar patokët padishahu që po vraponin me të dy këmbët.

Nastradini edhe këtu nuk e humbi toruan:- Nëse atë shkop do ia hidhje për koke edhe një njeriut shumë të nderuar,

atëherë edhe ai do t`ia mbathte me katër këmbë.

• Një ligj i drejtë Disa ditë Nastradin Hoxha ishte gjyqtar në qytetin e tij. Një herë i erdhi

një njeri me ankesën:- Unë sipas sheriatit parashtroj një padi ndaj vetë jush. Kush do e gjykojë?- Vetë unë do e gjykoj, iu përgjigj Nastradini. – Fol, si është puna?- Në rrugë demi juaj vrau lopën time. Sipas sheriatit, ju duhet të më

dëmshpërbleni.- Kafsha është gjë që nuk arsyeton, i tha Efendiu. Sipas sheriatit askush

nuk përgjigjet për veprimet e atyre që nuk arsyetojnë.- Më fal se gabova, tha paditësi. Demi im vrau lopën tuaj. Çfarë do të

thoshit për këtë?- Aha, në këtë rast ndryshon puna, iu përgjigj Nastradini.- Ai që lëshon

mallin në rrugë pa zot, në bazë të sheriatit, si i zoti i kafshës që është, ai përgjigjet për dëmin që kafsha mund të shkaktojë...Prandaj ju jeni i detyruar të më shpërbleni vlerën e lopës!

Përktheu S. Jonuzaj nga libri rusisht “Humori popullor Taxhik”, botim i “IRFON”, Dushanbe (Taxhikistan), 1972.

Bronkopneumonia, si të mbrohemi nga e ftohura

Humor nga Taxhikistani