gjinekologjija me kujdes per vitin e iv te arsimit profesional te shkollave te mesme

34
1 GJINEKOLOGJIA - Degë e mjekësisë, që merret me studimin e organizmit të femrës si nënë, të veçorive të ndërtimit e të veprimtarisë së organeve gjinore, si dhe me studimin dhe mjekimin e sëmundjeve të tyre . Format e legenit : Diametrat e legenit : Diameter transverses maximus 13,5 Diameter interspinosus ( gonjugata vera ) 10.5 Conjugata obstetrica 10.5

Upload: nezhla-shabani

Post on 20-Jul-2015

1.154 views

Category:

Education


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

1

GJINEKOLOGJIA - Degë e mjekësisë, që merret me studimin e organizmit të

femrës si nënë, të veçorive të ndërtimit e të veprimtarisë së organeve gjinore,

si dhe me studimin dhe mjekimin e sëmundjeve të tyre.

Format e legenit :

Diametrat e legenit :

Diameter transverses

maximus – 13,5

Diameter interspinosus (

gonjugata vera ) – 10.5

Conjugata obstetrica – 10.5

Page 2: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

2

ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIJA E ORGANEVE GJENITALE FEMRORE

Organet e jashtme :

Labium major- buzët e mëdha

Labium minor – buzët e vogla

Klitoris

Vrima e uretrës

Himen

Vrima vaginale , anusi

Organet e mbrendshme :

Uterus- fundus , corpus

,fornix et cervix uteri

Vagina

Rectum et anus

Vesica urinaria et

urethra

Ovarium

Tubae uterinae

Page 3: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

3

VAGINA – paraqet një gyp mukozo-muskulor të gjatë 8-10cm. fillon me foramen

vaginalis I cili përbëhet nga një membrane e hollë e quajtur hymen dhe përfundon

duke u ngushtuar dhe lidhur me cervix uteri. Ne të zbrazen kanalet e glandulae

vestibulares.

KLITORIS – organ erektiv i jashtëm gjenital dhe është organi më I ndjeshëm

femror.

Page 4: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

4

UTERUS – mitra :

Është organ muskulor- zgavror i vendosur në hapsirën ndërmjet vesica urinaria e

cila ndodhet në pjesën e përparme të saj dhe rektumit i cili ndodhet në pjesën e

pasme të mitrës. Ka formë të dardhës me bazë të kthyer lartë. Te mitra dallojmë :

1. Bazën e mitrës – fundus uteri

2. Trupin e mitrës – corpus uteri

3. Qafën e mitrës- cervix uteri

Format e mitrës :

Page 5: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

5

Pjesa e ngushtuar ndërmjet qafës dhe trupit të mitrës quhet istmus uteri.

Madhësia e mitrës është e ndryshueshme dmth.gjatë gravidetit (shtatëzanisë)

madhësia e saj shumëfishohet (hiperplazion funksional). Në aspektin e ndërtimit

histologjik të saj dallojmë këto shtresa :

a. Endometrium – paraqet pjesën e mbrendshme të mitrës (mukozën),

trashësia e së cilës varon apo ndryshon në mvarshmëri të fazës së ciklit

mujor. Para periudhës reproduktive endometriumi është shtresë shumë e

hollë,ndërsa në periudhën reproduktive (faza ovulative) ,trashësia rritet.

Është karakteristike se ai ripërtrihet gjatë ciklusit menstrual , ndërsa gjatë

shtatëzanisë njihet si decidua.

b. Myometrium – (8-10mm)paraqet shtresën muskulore të mitrës e përbërë

nga fije të lëmuara muskulore të cilët gjinden në pjesën e sipërme të mitrës,

kanë formë spiralore dhe gërshëtohen me fijet muskulore të pjesës së

poshtme të trupit dhe qafës me formë rrethore. Këto fije muskulore

gjihtashtu I mbulojnë dhe enët e gjakut që furnizojnë mitrën me gjak. Kjo

formë e ndërtimit të miometriumit ndihmon gjatë përfundimit të shtatëzanisë

duke u liruar dhe zgjeruar pjesën e poshtme të mitrës, gjatë kontrahimit

ndërpritet qarkullimi I gjakut nëpër miter dhe mundëson evitimin e

gjakderdhjes së madhe gjatë lindjes.

c. Perimetrium – paraqet mbështjellsin e mitrës në pjesën sipërfaqsore (pjesa

seroze). Në pjesën e pasme, krijon hapësirën e Dougllas-it.

Ligamentet e mitrës:

1. Ligamenta lata uteri

2. Ligament sacrouterina

Page 6: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

6

OVARIUMET –vezorët

Ovarimet- paraqesin organet reproduktive femrore,ndodhen në të dy anët e mitrës

Janë gjëndra seksuale reproduktive, të vendosura në të dy anët e fundit të barkut..

Forma e tij asocon me formën e bajameve me gjerësi 2cm dhe gjatësi 4-5cm të

cilët lidhen drejtëpërdrejtë me gypat uteri nose ndryshe Trupa e fallopit (oviduct).

Nëpërmjet ovidukteve veza arrin në uterus. Kanë funksion të dyfisht :

1. Funksioni reproduktiv – prodhimin e qelizës vezë (ovulimi)

2. Funksioni vegjetativ – prodhimin apo tajitjen e hormoneve

(estrogen,progesterone).

Në aspektin histologjik ovariumet janë të ndërtuar nga : pjesa e mbrendshme –

medulla dhe mbështjellësi – korteksi. Në korteks ndodhen numër i madh i

folikuleve i cili deri në fazën reproduktive arrin 200000-400000 folikule, në fazën

reproduktive zvogëlohet dhe arrin deri në 30000folikule. Nga këto folikule gjatë

tërë periudhës reproduktive do të krijohen mbi 400 qeliza vezë (430-440), nga 13

ovullime (qeliza vezë) në vit.

Në korteks bëhet prodhimi dhe tajimi i hormoneve.

TUBAE UTERINAE – vezëpërçuesit

Paraqesin organe çift me formë gypore në të dy krahët e mitrës. Gjatësia e tyre

është 10-12cm. Ato posedojnë 3 pjesë :

1. Pjesën intersticiale – e cila ndodhet afër mitrës (pastintersticialis)

2. Pjesa e ngushtë – pastistmika

3. Pjesa e zgjeruar – pjesa ampulare (ampulla tubae uteri)

Page 7: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

7

Nga ndërtimi histologjik dallojmë shtresën e mbrendshme –mukozën dhe

mbështjellsin – serozën.

Funksioni themelor i vezëpërçuesve është pranimi apo tërheqja e qelizës vezë nga

ovariumi. Në pjesën ampulare të tij bëhet koncepcioni (apo bashkimi i qelizës vezë

me spermatozoidin), kështu duke përçuar konceptin deri në fundusin e mitrës.

Rritja dhe maturimi i folikulit: Në korteksin e vezoreve ndodhen një

numër i madh i folikuleve , me maturimin e të cilëve krijohen qeliza vezë.folikuli

primar përbëhet nga qeliya vezë dhe mbështjellës nga qeliza epiteliale. Nga folikuli

primar gjatë cillusit menstrual krijohen folikulet e Graaf-it.

De Graaf- folikul : nga një zbrastirë e mbushur me lëng – liquor foliculi, i rrethuar

nga një shtresë e qelizave granulomatoze të njohura si kumulus ovigerus, folikuli

rrethohet nga teka externa dhe teka interna. Në ditën e 14 të ciklusit menstrual ,

folikuli i Graaf pëlcet dhe liron qelizën vezë të pjekur (oovum) – ovullim.

Zakonisht krijohet vetëm një qelizë vezë nga dy ovariumet.

Page 8: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

8

Corpus luteum : Pas ovulacionit dmth pas daljes së qelizës vezë të pjekur nga

folikuli i Graaf. Ne të krijohet një zbrastir në të cilën depërton një sasi e gjakut me

qelizat granuloze dhe të cilët ndodhen në shtresën e mbrendshme të tekafolikulit së

bashku me qelizat paraluteike krijon një formacion tl ri i cili njihet si trupi i verdh

apo corpus luteum. Në rast se ndodh procesi i pllenimit ( fekondimi) nga trupi i

verdh zhvillohet corpus lluteum graviditas apo trupi i verdh i shtatzanisë, në rast se

nuk ndodh pllenimi nga trupi i verdh krijohet trupi i bardh – curpus albicans.

Llogaritet si gjëndër me tajitje të mbrendshme (prodhon estrogen dhe progesteron).

Page 9: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

9

Page 10: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

10

CIKLI MUJOR (26-28-30)

1. Faza menstruale (3-5-7 ditë)

2. Faza folikulare (10-14 ditë)

3. Faza ovulative ( në 14 ditë të ciklit)

4. Faza luteale (nga ovulacioni deri në menstruacionin e ardhshëm)

Page 11: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

11

KONTROLLIMI I PUNËS SË VEZORËVE (hipotalamus, hipofiz, vezorë)

HORMONET NË GJINEKOLOGJI :

1. Hormonet reproduktive steroide

a. Estrogjenet (E2-estradiol)

b. Progestinet (progesteron)

c. Androgjenet (testosterone)

2. Hormonet reproduktive peptide

a. Të hipotalamusit (libertine dhe statine)

b. Gonadotropinet e adenohipofizës ( FSH,LH dhe prolaktina)

c. Peptide gonade ( inhibin,aktivin dhe FRP-FSH rilizing protein)

3. Hormonet peptide speciale (relaksin, β-HCG dhe laktogjeni placentar)

Në hipotalamus tajiten disa hormone që njihen si rilising faktorë që stimulojnë

hipofizën për të tajitur tropine,pasiqë këto tropine kontrollojnë funksionimin e

gjëndrës gonade- njihen si gonadotropinë (GnRh).

FSH- hormone folikulostimulues : shëndrimin e folikulit primar në De Graaf- folikul

LH- hormone luteinizues : ovullacion dhe krijimin e corpus luteum

PRL- prolaktina : gjatë shtatëzanisë dhe pas saj stimulon tajitjen e qumshtit në

gjëndrën qumshtore(mamale), ndërsa kur nuk ka shtatzani stimulon tajitjen e

hormoneve .

ESTROGEN- për zhvillimin e organeve sekundare femërore, mbajtjen e

feminitetit , pjellshmërin e femrës (reproduktimin). Niveli më i lartë i tij është gjat

menstruacionit, posaçarisht në ditën e 3 dhe 5 te ciklit, njiashtu dhe ditën e 21-22

(formimin e corpus luteum).

PROGESTERON- tajitet nga corpus luteum. Trashjen e endometriumit dhe

pregatitjen e tij për implantim të konceptusit dhe hormone i shtatzanis.

β-HCG -Hormone i shtatëzanisë

Këto kontrollojnë funksionimin dhe punën e vezoreve

Page 12: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

12

Niveli i estrogjeneve dhe progesteronve gjatë ciklusit menstrual është i

ndryshueshëm. Sasia e tyre fillon të rritet në ditën e 14 të ciklit, ndërsa pas

ovulacionit niveli i tyre zvogëlohen për tu rritur përsëri për të formuar corpus

luteum. Niveli i progesteronit rritet

pas ovulacionit me krijimin e corpus luteum. Rënia e nivelit të E2 dhe progesteron

ndodh në fund të ciklit , duke induktuar fillimin e ciklit të ardhshëm –

menstruacionin. Kontrollimi i tyre bëhet nga hipotalamus-hipofizë dhe anasjelltas (

feed-back mehanizëm). Rënia e E2 dhe progesterone indukton hipotalamusin për të

tajitur FSH dhe LH --- ovulimin. Në rast se ka shtatzani nga trupi i verdh krijohen

hormone deri në javën e 12-14 të shtatzanis , dhe pastaj funksionin e tij e merr

placenta.

Page 13: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

13

CIKLI MENSTRUAL

Gjate kohes se "pjekjes" seksuale dhe arritjes se moshes se pubertetit, trupi i

femres fillon te prodhoje hormone te ndryshem te cilet cojne ne maturimin

(pjekjen) e vezeve.

Kjo perben ate qe quhet si fillimi i ciklit te saj te pare menstrual, cikel i cili

perseritet ne menyre te rrgullt apo te crregullut tek femra deri ne menopauze.

Nje gjender ne tru e cila quhet Hipotalamus, qe eshte pergjegjese per rregullimin e

etjes, urise, gjumit dhe funnksioneve te tjera endokrine (te brendshme) leshon nje

stimulues kimik te quajtur FSH(hormoni folikulostimulues) i cili pastaj kete

impuls, apo nxitje e transmeton tek hormoni pituitar (nje tjeter gjender ne trurin e

njeriut) i cili sekreton (nxjerr) FSH dhe LH (hormonin luteinizues) ne gjak, veprim

i cili shkakton maturimin e folikules (depozites se vezeve) dhe njekohesisht edhe te

vezes. Veza e pjekur pastaj leshon ne gjak nje tjeter hormon te quajtur estrogen.

Gjate periudhes 7 ditore, periudhe ne te cilen folikulat piqen, ato sekretojne nivele

te rritura te estrogjenit ne sistemin e qarkullimit. Sekretimi i rritur i estrogjenit

Page 14: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

14

shkakton trashjen e uterusit, i cili pastaj shkakton nje ndryshim te mukozes

cervikale. Kur estrogjeni arrin ne njefare niveli te caktuar, ben qe hipotalamusi te

leshoje perseri Faktorin Leshues te Hormonit Luteinizues, i cili pastaj shkakton

hapjen e folikulit me te "pjekur" dhe nxjerrjen e vezes. Ky proces quhet ovulacion

( ose pjekje e vezes) qe eshte edhe piku me i larte i incidences se shtatezanise.

OVULACIONI

Me afrimin e ovulacionit, furnizuesit me ene gjaku ne ovare e rrisin fluksin e tyre,

gje qe shkakton kontraktimin e ligamenteve, duke e afruar ovarin me prane tubave

te Fallapit, dhe ne te njejten kohe duke e lejuar vezen tashme te dale nga folikuli te

hyje ne tubat e fallopit. Para ovulacionit, cerviksi i femres sekreton nje si tip

mukusi, qe lehteson levizjet e spermes ne drejtim te vezes tashme te gatshme per

pllenim. Aty nga mesi i ciklit te disa femra vihet re nje "mpirje" disi e pazakonte.

Temperatura basale e trupit peson rritje pas ovulimit dhe qendron e ngritur per gati

nje fraksion grade deri pak para fillimit te ciklit tjeter menstrual.

Brenda tubave te Fallopit, veza transportohet nga disa struktura te specializuara ne

drejtim te uterusit, ku dhe behet fertilizimi i vezes nqse ka spermatozoid te gjalle

qe kane mberritur ne veze qe tashme gjendet ne uterus.

Gjithashtu ka raste kur veza, qe i mungojne ciliet (struktura te specializuara

transporti) te fertilizohet brenda tubave te fallopit por qe eshte shume e rrezikshme

per jeten e femres. Nqse kemi nje zhvillim te embrionit brenda tubave te Fallopit,

do te beje qe keta tuba te cahen dhe te shkaktojne nje hemorragji e cila mund te

jete me pasoja per jeten. Problemi mund te eliminohet vetem me ane te nderhyrjes

kirurgjikale. Por nqse zbulohet para se tubat te cahen, nje medikament i njohur me

emrin Methatrexate, mund te perdoret per te parandaluar nje zhvillim te metejshem

te embrionit ne tubat e Fallopit.

Gjate kesaj periudhe ka nje prodhim te madh te hormoneve estrogjen dhe

progesteron, i cili eshte i domosdoshme ne mirembajtjen e shtatezanise.

"Hemorragjia"- gjakderdhja paraqet pjesën e dukshme të ciklusit , ygjat 3-5-7

ditë dhe paraqitet çdo 4 javë.

Hipomenorrhagia – më pak se 3 ditë

Page 15: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

15

Hipermenorrhagia- më shum se 7 ditë

Shume studiues e quajne si pastrim te uterusit dhe vagines nga bakterie te

ndryshme.

Disa nga simptomat me shpeshta.

Ankesat jane te shumta por si më të rendesishmet paraqiten te jene:

-Dhimbje shpine

-Dhimbje ne pjeset e brendshme te "kofshve"

-nauzea dhe vomitus

- Diarre

- Kapsllek

-Dhimbje koke

-Zbutje te gjokseve

-Irritabilitet

Dhe gjithashtu nje rritje jashtezakonisht e madhe te deshires per kontakt seksual.

ÇRREGULLIMET E CIKLIT MENSTRUAL

AMENORHEA: paraqet gjendje gjatë së cilës mungojnë menstruacionet . mund të

jetë fiziologjike dhe patologjike . për atë fiziologjike flasim për tek fëmijët, gratë

shtatëzane dhe postmenopauzë.

Amenorhea mund të ndahet edhe në primare dhe sekundare

a. Primare : kur nuk kemi menstruacione deri në moshën 18 vjeçare.

b. Sekundare : është në rast se nuk kemi menstruacione tre apo më tepër muaj .

Amenorrhea spuria – e rrejshme : menstruacionet zhvillohen normalisht , ndodh

dhe procesi i ovulacionit , shenjat janë prezente ndërsa mungon gjakderdhja. Kjo

ndodh në raste kur kemi atresia cervici uteri apo atresia canalis vaginalis , në disa

raste edhe për shkak të himenit të pakalueshëm.

Page 16: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

16

Trajtimi i pagjaksisë së rrejshme bëhet me intervenime kirurgjike , ndërhyrje, duke

rregulluar shkaktarët e komplikimit. Materiali menstrual i cili grumbullohet në

mbrendi tl organeve mund të shkaktojë dhimbje në abdomen, probleme urnira si

dhe infekcion. të ndryshme të cilat trajtohen posaçarisht gjatl ndërhyrjes për

evitimin e pengesës që ka shkaktuar amenorenë e rrejshme.

Amenorrhea vera – e vërtetë : mungon ovulacioni dmth nuk kryhet procesi

reproduktiv i ovarimeve. Amenorea e vërtetë është rezultat i shumë proceseve

patologjike të ovariumeve (PCS), tumore të ndryshme të hipofizës të cilët

shkaktojnë pengesa në tajitjen e hormoneve të hipofizës, infekcione të ndryshme,

gjendje të ndryshme psiqike si psh : anoreksia , depresia. Në disa raste mund të

vijë edhe deri te menopauza e parakohshme – menopausis praecox. Trajtimi i

amenoras është qëllimi përfundimtar – duke dijagnosticuar shkaktarët dhe

ndërhyrjen për ndalimin e tyre dhe induktimin e menstruacionit / ovulacionit.

Trajtimi shumë herë din të jetë shumë i vështirë , mvarsisht nga mosha e femrës

dhe refillimi i ciklit menstrual din të jetë i pamundur apo i vështirë.

MENORRHAGIA ET METRORRHAGIA :

Menorrhagia paraqet gjakderdhjen ciklike e cila zgjat më tepër se 7 ditë.

Metrorrhagia paraqet gjakderdhje nga mitra në intervale të ndryshme.

Këto gjakderdhje mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si psh: infekcione

të vezëpërçuesve (salpingitis), të ovariumeve ( adnexitis), cervicitis ,Ca.cervicis

uteri, myoma uteri, etj. Nga sëmundjet sistematike që mund të jenë shkaktarë të

metrorrhagis dhe menorrhagisë mund të jenë : leukemia, trombocitopenia,

hipotireoza.

Terapia : uterotonik duke idnuktuar kontrakcione apo shtrëngime të enëve të gjakut

të mitrës (vazokonstrikcion të vaskularizimit të uterusit).

Haemorrhagia metropatica : paraqet gjakderdhje nga mitra te e cila nuk vërehen

ndyshime patologjike por ajo vjen si rezultat i çrregullimeve funksionale të

ovariumeve . endometriumi është i trashë me cista të ndryshme në endometrium

dhe ka pamjen e djathit . Faza menstruale paraqitet më vonë 6-8 javë , pastaj

zgjasin më shumë dhe me dhimbje të forta duke u përcjellur edhe me anemi.

Page 17: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

17

Dismenorrhea: menstruacione me dhimbje. Mund të jetë primare dhe sekundare .

Ajo primare njihet edhe si spastike arsyet e së cilës janë patologji të ndryshme :

pjerrtësia e këndit cervikal, stresi dhe infekcione të ndyshme. Dhimbja paraqitet në

fillim dhe përfshin pjesën e pelvisit dhe shpërndahet në mënyrë difuze drejt

kryqeve dhe në pjesën e kurrizit. Ajo sekundare paraqitet si rezultat i proceseve të

ndryshme patologjike ni mitër si miome, polipe, Ca.cervicis uteri, adneksitis.

Dhimbjet paraqiten para menstruacionit dhe ndalohen me fillimin e saj.

Terapia : te primarja është simptomatike ndërsa te sekundarja është etiologjik

FEMRA DHE ETAPAT E ZHVILLIMIT TË SAJ NËPËR JETË :

1. Fëmijëria ( FSH dhe LH të ulët)

2. Puberteti ( rritja e tajimit të GnRh në hipotalamus, që stimulon tajitjen dhe

lirimin e LH) .

3. Periudha gjenerative- reproduktive :

a. Cikli menstrual (ovarijal, endometrial,cervikal,vaginal)

b. Funksioni reproduktiv

4. Klimakterium

a. Perimenomapuza ( FSH i rritur, LH në kufi të normales, E2 ulët)

b. Postmenopauza ( E2 nuk tajitet fare në ovarium dhe bëhet konyervim

perifer në ind yndyror)

Në periudhën e fëmijërisë ovariumet gjinden në qetësi nga aspekti vegjetativ dhe

reproduktiv.

Tajitja e estrogjeneve te femrat fillon në moshën 6-8 vjeçare.

Puberteti te femrat fillon nga mosha 10-12 vjeçare. Kufiri fiyiologjik i pubertetit

është prej 10- 16 vjet.

Shenjat kryesore të pubertetit janë:

1. Tellarha – fillimin dhe rritjen e gjinjve.

2. Adrenarha – rritjen e qimeve në regjionin aksillar dhe pubik.

3. Menarha – paraqet menstruacionin e parë.

4. Adoleshenca – paraqet periudhën në të cilën kemi stabilizimin të

menstruacioneve (ciklusit menstrual) dmth.paraqitje ciklike 20±2 ditë. si dhe

Page 18: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

18

stabilizimin në aspektin hormonal (boshti hipofiz,hipotalamus, ovariume).

Gjithashtu në adoleshencë kemi edhe stabiëizim të gjendjes psiqike dhe

shpirtërore me gjendjen e re të krijuar.

Perimenopauza : (klimakteriumi) paraqet fazë kalimtare prej fazës reproduktive të

postmenopauzës. Te perimenopauza kemi çrregullim të ciklusit menstrual,

menstruacionet paraqiten çdo 2-3 muaj. Në rast se nga menstruacioni i fundit ka

kaluar një vit atëher flasim për menopauzë. Gjatë perimenopauzës kemi plakje të

ovariumeve ovulacionet mungojnë, pas kësaj faze vjen faza e postmenopauzës

dmth.perimenopauza.

Postmenopauza : ndahet në dy faza :

1. Fazën e hershme – edhe pse në sasi të vogël ende kemi tajitje të estrogjeneve

2. Fazën e vonshme – tajitja e estrogjeneve ndërpritet, ovariumet janë tërësisht

të atrofuara edhe organet e jashtme dhe të dhe të mbrendshme gjenitale. Pas

postmenopauzës vjen pleqëria e thellu apo senium.

Page 19: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

19

STERILITETI DHE INFERTILITETI TE FEMRAT DHE TE MESHKUJT

1. STERILITETI TE FEMRAT

2. STERILITETI TE MESHKUJT

3. TRAJTIMI I STERILITETIT

4. SPERMATOGJENEZA

5. OOGJENEZA

Steriliteti është mungesa e shtatëzanisë pas një viti bashkjetese martesore me

marëdhënie të rregullta seksuale me qëllim të shtatëzanisë. Shkalla e incidencës

ndodh në 10-15% të martesave . Shkaqet e sterilitetit kthehen në 35% te meshkujt,

35% të rasteve te gypat dhe organet tjera të legenit të femrës, 15% të tyre janë për

shkaqe që kthehen në vezoren e femrës, 10% të pakjarta edhe pse të dy

bashkëshortët janë në rregull, 5% kthehen nl shkaqe të panjohura. Sa më shumë që

gratë të kalojnë në moshë aq më shumë ulet pjellshmërija tek ato, veçanarisht pas

moshës 35 vjeçare.

STERILITETI TE FEMRAT :

Shkaktohet nga defekti në vezore, i cili përbën 30-40% të shkaqeve të

steritlitetit te gratë. Në këtë rast ndodh çrregullimin në funkdionin e vezoreve ose

mungon prodhimi i vezëve për shkak të një ç’ekuilibri në sekretimin e hormoneve

hipofizare dhe ato të vezpreve që ndikojnë në rritjen dhe pjekjen e vezëve dhe si

rrjedhojë lëshimin dhe lirimin e tyre nga vezorja, për t’u kapur më pas nga tubi dhe

për të vazhduar udhëtimin natyral të tyre. Ky defekt mund të vijë edhe për shkak të

ndonjë të mete të lindur në përbërjen e indeve të vezoreve ose për shkak të ndonjë

ciste rreth tyre.

Defekti në gyp i cili gjithashtu përbën një përqindje të madhe të faktorit

kryesor, përreth 30-40% të shkaqeve të infertilitetit tek gratë. Gypi ka funksion

bartës të qelizës vezë dhe takimin e saj me spermatozoidin e mashkullit, për t’u

fekonduar dhe konceptin e formuar t’a përcjellë deri në fundus uteri. Defekti i

gypit mund të qëndrojë në ndonjë çrregullim të lindur si mungesa e tij apo atresia

tuabae uterinae, ose prania e ndonjë infekcioni apo ndezje në të – salpingitis, duke

penguar kështu lëvizjen normale të veyës nëpër gyp.

Page 20: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

20

Defekti në qafën e mitrës është pengesë e parë që duhet të kalohet nga

sperma apo ajo të depërtojë nëpër sekrecionet e saj dhe të arrijë në mitër, dhe çdo

natyrë e ndyshimeve të sekrecioneve të qafës së mitrës ose mukusit cervikal mund

të pengojë ose të ndalojë hyrjen e spermës apo edhe ta vrasë atë. Kjo vjen si shkak

i infekcioneve ose si rrjedhojë e një operacioni të mëparshëm në qafën e mitrës ose

nga ndikimi i çrregullimeve hormonale apo edhe defektev të lindura edhe pse janë

të rralla.

Nga mitra si pengesa llogariten format tumoroze fibroze, mishi i huaj

(miomet), aderenca e shkaktuar nga infekcionet apo ndërhyrjet e mëparshme

kirurgjikale, defektet e lindura (si uterus septus, uterus bicornus , uterus unicornus,

t-shape uterus).

Shkaqe imunologjike dmth: prania e antitrupthave kundër spermës.

Analizat dijagnostike: EHO, histeroskopia dijagnostica apo explorativa,

histerosalpingografia, status hormonal, etj.

STERILITETI TE MESHKUJT

Mbizotëron problemi se në çdo 15 lidhje martesore me sterilitet, problemi ne

60% prej tyre qëndron tek burri. Për të njohur shkakun që fshihet pas kësaj, së pari

duhet kuptuar anatominë dhe mehanizmin e aparatit prodhues tek meshkujt: Dy

testikujt , që janë gjëndra seksuale mashkullore dhe të cilët përbëhen nga gypat

semifinere që prodhojnë spermatozoidë dhe që përfundojnë në epididimidët ku

meganizohen sermatozoidët e sapoformuar të cilët më pas nëpërmjet dy kanalefe

deferente kalojnë në vezikulet seminale që janë të lidhur me gjëndrën e prostatës.

Aty ku bashkohen dhe dy kanalet deferente hapet edhe gypi që vjen nga fshikëza e

urinës që quhet uretra me të cilën lidhen Gjendrat e Cuperit, sekretet e të cilve

kanë funksion lubrifikues. Fshikëzat seminale, prostata dhe gjendrat e Cuperit

marrin pjesë në formimin e lëngut spermatik funksioni i të cilit është të mbajë në

gjendje aktive spermatozoidet.

Sperma e njeriut përbëhet nga spermatozoidët dhe lëngu spermatik.

Page 21: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

21

Testikujt prodhojnë: spermatozoide dhe hormone seksuale mashkullore(më kryesori testosteroni) të cilat përcaktojnë tiparet seksuale dytësore. Një

spermatozoid përbëhet nga:

- Koka pjesën më të madhe të së cilës e zë bërthama. Para saj ndodhet një qeskë e

mbushur me enzima tretëse që quhet Akrozoma; Qafa - e pasur me mitokondri

dhe Bishti - që shërben për lëvizje. Koha e prodhimit të një spermatozoidi të rritur

përcaktohet me 74 ditë dhe zhvillimi e pjekja e spermatozoidëve të rritur bëhet në

kontroll të disa gjendrave të caktuara me qendër në tru. Këto gjendra prodhojnë

lëndën e quajtur “hormone” që sillen nëpër gjak, dhe disa prej tyre kanë ndikim të

drejtpërdrejtë në gypat e lindjes së spermatozoideve. Zhvillimi i spermatozoidit pa

një sasi të përshtatshme hormonesh në gjak është i pamundur, dhe po kështu, sasia

e ulët e hormoneve përbëjnë përqindje shumë të vogël spermatozoidësh, dhe që të

dyja këto çojnë në sterilitet.

Shkaqet kryesore të sterilitetit te mashkulli

1. Mosekzistenca e spermatozoidëve në lëngun spermatic – Azoospermia apo

aspermia.

2.Numri i pakët i spermatozoideve në lëngun spermatic – Hyposmeria

3.Kur numri i spermatozoidëve është i mjaftueshëm, por ato nuk lëvizin ashtu si

duhet- asthernozoospermia.

Disa prej faktorëve kryesorë në pengojnë prodhimin e spermatozoideve janë:

Temperatura e ulët; Sëmundja akute e shoqëruar me ethe, si dhe sëmundjet virale,;

Testikujt e ngjitur ; Prekja nga sëmundja e diabetit, Radioskopitë; Lëndët

narkotike, Varicet në qeskën e testikujve, luajnë gjithashtu rol në zvogëlimin e

numrit të spermatozoideve,

Analizat dijagnostike : Spermogram.

TRAJTIMI I STERILITETIT:

Ndërhyrje kirurgjike dhe terapi medikamentoze (hormonale dhe vitaminoze : Vit

C, E, B9, Selium, Zn, Mg, ac.Folik, Fe, Vid D. Etj. .

Page 22: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

22

Page 23: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

23

PATOLOGJIA E ORGANEVE GJENITALE TË FEMRËS

BARTHOLINITIS

Bartholinitis është inflamacion i një ose dy nga dy gjëndrave të Bartholin, të cilat

janë të vendosura një në të dyja anët e vrimës së vaginës.

Inflamacion është nganjëherë për shkak të infekcioneve gjatë seksit, por nuk dmth

se gjithmonë infekcioni është transmetuar seksualisht. Secili prej tyre ka një tub të

shkurtër, i njohur si një "kanal". (rreth një bizele apo 2.5cm gjatë) e cila mbart

sekrecionet e gjëndrrave në sipërfaqe, në frontin e cipës së virgjërisë dhe pas buzës

e brendshme të vulvës. Gjëndra e Bartholin-evit prodhon një sasi të vogël të

lëngshme në përgjigje të eksitim seksual dhe s funksioni i këtij lëngu është që të

sigurojë një vajosje apo lagështi vaginale.

INFLAMACION:

Për shkak se ata janë në kontakt me hapësirën e jashtme , gjëndrat e Bartholin-së

mund të jenë të infektuar edhe nga mikrobet që e gjejnë rrugën e tyre deri kanal të

vogël dhe në indet e gjëndrave.

Agjensat që mjaft zakonisht infektojnë këto gjëndra janë: Staphylococcus

,Streptocccus,Gonococcus,.

Pasqyra klnike : Dhimbje dhe hidhërim në rajonin e një prej labium minor

(buzët e brendshme) dhe Edem në të njëjtën zonë të përcjellura me temperaturë.

Mjekimi : Për shkak se kjo është një zonë mjaft e specializuar e mjekësisë,

mjekimi është medikamentoz dhe kirurgjik i cili duhet të bëhet eksluzivisht vetëm

nga specialist gjinekolog apo urogjinekolog.

ABSCES :

Ndonjëherë një infeksion shkakton qelb për të zhvilluar brenda gjëndër një

Bartholin-së. Kjo e bën të bymehet dhe të bëhet shumë e dhimbshme. Ky kusht

është i njohur si abscesus Bartholin-së.

Page 24: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

24

Përsëri, trajtimi përfshin antibiotikët, por ajo mund të jetë e nevojshme për

specialist shëndetit seksual për të vënë në një gjilpërë për të trokitje e lehtë jashtë

qelb ose për të skalit abscesit.

Page 25: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

25

ADNEXITIS – PID

Është një sëmundje inflamatore e pelvikut i cili ndikon në katër nga pesë

gra seksualisht aktive. Manifestohet me një tension ndjenje të djegjes, dhimbje,

temperaturë, çrregullime urinare dhe çrregullime të lidhura me menstruacione. Kjo

gjendje është e njohur si sëmundje inflamatore e pelvikut dhe është e shkaktuar nga

një bakterie që arrin në tubat fallopiane. Sëmundje inflamatore e pelvikut (PID)

është një infeksion të traktit të sipërm gjenital femëror, duke përfshirë barkun e

nënës, tubat fallopiane dhe vezore. PID kryesisht prek gratë seksualisht aktive që

nga mosha 15 deri 24.

Shumica e grave kanë simptoma të lehta: dhimbje rreth legenit, siklet apo dhimbje

gjatë seksit , dhimbje gjatë urinimit ,gjakderdhje në mes të periudhave dhe pas

seksit , periudha të rënda ose të dhimbshme, secret i pazakontë vaginal, veçanërisht

nëse ai është e verdhë apo i gjelbërt., ndërsa disa gra kanë simptome më të forta si

dhimbje të forta të barkut të përcjellura me temperaturë të lartë dhe ethe, me

nauzea dhe vomitus.

Diagnostika është e bazuar në simptomet dhe bris vaginal dhe cervical, EHO,

laboratori

, PAP, etj.

Page 26: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

26

HPV DHE KARCINOMA E QAFËS SË MITRËS:

Zbulimi i hershëm dhe shërimi i suksesshëm i karcinomit cervical më së

tepërmi i dedikohet testit citologjik të Papanicolamit në zbulimin e karcinomit të

qafës së mitrës në stadiumin e tij fillestar dhe mundëson kolpaskopij dhe biopsin

në qafën e mitrës. Aplikimi i gjerë i testit të “ Papa-razmes” në programe masovike

të zbulimit dhe gjatë kontrollit rutil, të shoqëruara me biopsij me të cilën

vlerësohen dhe vërtetohen rastet abnormale citologjike përdëftojnë se karcinomi i

qafës së mitrës paraqitet si rezultat i ndryshimeve proliferative të epitelit përshkak

të displazionit progresiv ( të ashtuquajtura neoplazma intraepiteliale) cervikale deri

te karcinomi invaziv

Përhapja dhe Epidemiologjija : Të dy karcinomet in situ dhe invaziv ,

diagnostikohen në fazat fillestare se sa në fazat e ardhëshme. Në fakt neoplazma

intraepiteliale cervikale tani zbulohet te adoleshentët dhe të rriturit. Kulmi i

përhapjes dhe shpeshtësisë së paraqitjes është në moshën rreth 30 vjeqare.

Ngjajshëm me të, karcinomi invaziv sot paraqitet më herët, në decenien e 3 të jetës

në kulm të shpeshtësisë reth moshës 40 vjeqare (rreth 10-15 vjet më vonë). Vdekjet

fillojnë në deceniën e 4 dhe me të shpeshtësia e tyre rritet gjatë gjithë asaj jete (deri

në fund). Vetëm disa vjet më para, gjithë këto raste fatkeqe janë shtyrë sëpaku 10

vjet, duke asgjësuar ashpër në veprimin e onkogjeneve, psh viruseve në fazat e

hershme të jetës.

Janë të zbuluara një numër i madh i faktorëve që shkaktojnë karcinom në

qafën e mitrës. Ndërmjet tyre më të rëndësishme janë këto :

Lindja e parakohshme e foshnjës së parë

Numri i madh i partnerëve seksual ( rreziku i madh paraqitet nga ata

partnerë të cilët janë të nënshtruar nga promiskuiteti, të cilët janë me plagë

nga karcinomi cervikal ose ato të cilët kanë kondilom në penis).

Të gjithë faktorët tjerë të rrezikshem mund të lidhen me këto 3 veprime siq është

shpeshtësia e lartë e përhapje së kancerit të qafës së mitrës në shoqëritë me të

ardhura të ulta socioekonomike, shpeshtësia e madhe te gratë e martuara ( gjithnjë

e më tepër me martesa e fëmijë), realiteti i kancerit ta cerviks uteri-t dhe

shpeshtësia e lartë e prostitucionit. Poashtu me rëndësi janë edhe faktoret e tillë si :

pirja e duhanit, pilulat contraceptive, faktorë tjerë të padefinuar., etj.

Page 27: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

27

Etiologjija dhe patogjeneza :

Epidemiologjija e karcinomit cervikal ashpër sygjerohet në transmetimin seksual te

onkogjeneve dhe pjesëve te infektuara nga HPV është i njohur si shkaktar

seksualisht të transmetuar të kondilomit të akumulluar te gjëndra tiroide dhe është

si shkaktar i dyshimt i karcinomit pllakor të lëkurës dhe mukozës. Pjesë të ADN të

HPV janë të zbuluara në 75-100% te të sëmurit me kondilom cervikal i displazuar

prekarcinoz cervical dhe karcinom invaziv.

Kondilomat e qafës së mitrës mund të jetë verukoze si kondilomi i gjëndrës tiroide

por të shpeshtë janë edhe kondilomat e planit të rrafshët ( condyloma plana).

Ekzistojnë përputhje në llojet e HPV 6 dhe 11 ( HPV me rrezik të ulët) janë gjetur

shumë shpesh në kondilomet e lidhura me koliocitaze si ndryshim tipik virusal.

Përkundër asaj, ndryshime të shprehura atipike pllakore( karcinoz dhe displazion i

fort) përmban HPV 16,18 dhe 31( HPV me rrezik të lartë).

Ende nuk janë të sqaruara shkaqet për dallimet në onkogjenezen ndërmjet

HPV me rrezik të ulët dhe të lartë. Aktualisht ekziston mendimi se HPV me rrezik

të ulët sjell deri te ndezja produktive e përcjellur me ADN jo interfale episomale,

cirusale, me qka është shprehur proliferimi i qelizave, zhvillimi dhe diferencimi i

tyre, koliocitoza dhe ngjyrave tjera tipike për kondilom.

Edhe pse faktet janë besuese (bindëse),ato në fakt janë jokoplete, të gjitha

lidhshmëritë e cekura mund të jenë përfundime të pavarura të promiskuitetit ose

gjithsesi ndonjë ndryshim prekancerioz. Në këtë mënyrë këto viruse mund të

veprojnë bashkë me kancerogjenët tjerë ( kokancerogjene) duke shkaktuar

karcinom cervikal. Kokancerogjenet mund të jenë edhe viruse tjera si HSV tip II (

per të cilin është njohur se paraqitet me numër të madh te të sëmurit me karcinom

cervikal) pastaj faktorët tjerë të rrethinës.

Sipas etiologjisë karcinomi cervikal ende nuk është i qartë, ekziston një pajtim i

përgjithshëm se ky lloj i karcinomit fillon me ndryshimet displazive të epitelit ose

CIN-it. Këto ndryshime fillojnë me displazion të dobët ( CIN-7) në epitelin

cervikal ose në condyloma plana te theksuara si ndryshime koliocitotike.

Displazija paraqitet me ndryshime të forta të cilët janë të lidhura me

stadiume të ndryshme të qelizave, madhësise së bërthamës me mitozat normale

Page 28: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

28

mbi shtresën bazale qoftë në mukozën e cerviksit ose te condyloma plana; ky

stadium njihet si displazion i vacantë ( CIN-II).

Shtresa sipërfaqësore e qelizave ende është mirë e diferencuar por në disa

raste tregon ndryshime është koliocitoze. Hapi i ardhshëm është displazioni i rëndë

( CIN-III) e cila paraqitet me variacione të forta të qelizave dhe madhësisë së

bërthamës, orientim jo të drejtë të qelizave, hiperhromijazë, me mitoza normale

dhe jonormale, afër shtresës sipërfaqësore.

Shpesh ndodh dallimi ndërmjet ndryshimeve koliocitare dhe qelizave sipërfaqësore

ose ndodh shumë rrallë. Në CIN- III epiteli atipik nuk futet në stromën përkrahëse

por mund të përhapet në gjëndrat cervikale: ky stadium paraqet karcinom in situ,

ndërsa stadiumi i ardhshëm vijues është karcinom invaziv. Karakteristikat

histologjike të karcinomit të qafës së mitrës 95% janë të Karcinomit planocelular

tipik në faza të ndryshme të zhvillimit, 5% e mbetur e paraqet adenokarcinomi i

cili me siguri paraqitet në gjëndrat andocervikale ose në lloje të perziera pllakore-

gjëndrore dhe quhen karcinome adenoskvamoze.

Pasqyra klinike : Te adoleshentët dhe gratë e reja pa simptome të qarta në radhe

të parë paraqiten rezultatet abnormale të testit të Papinokollut me displazij të dobët.

Karcinomi In situ më shpesh është asimptomatik përveq nëse ekziton ndonjë

Page 29: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

29

leukorejë e cila shpesh paraqitet në asocum me cervicitis ose vaginitis. Cerviksi në

këtë rast ende mund të duket normal me sy por me kolposkopij dhe testing e

Schilerit ose testit me CH3COOH mund të zbulohet rajoni abnormal. Kur paraqitet

karcinomi invaziv shpesh në decenien e 4 – 5 të jetës ose diqka më vonë shpesh

herë është i shoqëruar me gjakderdhje vaginale jonormale, leukorej, etj.

Biopsija (LETZ) është cdoherë e nevojshme që të vërtetohen ngjarjet

citologjike dhe të vërtetohet thellësia e perhapjës.

Dijagnostika : LETZ, Papanicolau-test , bris, etj.

Mbrojtja dhe Terapija :

Vaksinim i cili përmban komponentat të cilët gjendet në sipërfaqen e HPV. Këto

komponenta mund të reagojnë ndërmjet veti dhe të formojnë VLP ( virus like

particles)- material joinfektues i cili stimulon prodhimin e antitrupthave. Vaksina

nuk përmban thimerosal ( antiseptic local).

Kur dhe kush mund të vaksinohet?

Më mirë është që vaksina të merret kur femrat (9-26) dhe meshkujt (9-15)

ende nuk janë seksualisht aktiv dhe që ende nuk janë të infektuar me HPV. Atëherë

efikasiteti i vaksinës është 100%. Studime të ndryshme përdëftojnë rezultate të

ndryshme. Sipas disa studimeve vaksina tregon se nuk ekziston imunitet i

kryqëzuar dhe efekt terapeutik por ende nuk ka njohuri të sakta për të.

Vaksinën mund ta marrin edhe ato që janë të infektuar, pasiqë ajo do t’i

mbrojë nga tipet më të shpeshta të HPV, ndërsa skreningu ( metodë diagnostike)

cervikal regullativ do te ndihmojë në zbulimin e infekcioneve plotësuese me

HPV,metodë e cila kryhet njëher në vit. Doza e dytë dhe e tretë aplikohen 6 muaj

pas te parës.

Rivaksinimi :

Cdo dozë nga vaksina dyvalente përmban 0,5 ml dhe aplikohet

intramuskulariisht në 3 doza. Kohëzgjatja apo qëndrueshmëria e imunitetit ende

nuk është e njohur. Studimet tregojnë se Gardasil mundëson imunitet kundër HPV

Page 30: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

30

tip 16 për 4 vjet, ndërsa me Cervarix tregohet se imuniteti për të dy tipet e HPV

zgjat 4 vjet. Sipas paragjykimeve teorike për kohëzgjatjen e imunitetit, vaksinimet

plotësuese do të ishin të pavlerë.

Kontraefektet e vaksinës janë : gratë shtatëzanë dhe pacientet të cilët janë

hipersenzitiv në cilën do qoftë nga komponentat e vaksinës. Sipas disa studimeve,

perderisa është “përlyer” shëndeti me ndonjë sëmundje akute më serioze, si

diarea, sëmundje të traktit respirator me ose pa temperature të lartë, vaksina mund

të merret pas fazës së rekovalescencës.

Page 31: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

31

TUMORET DHE FORMACIONET TUMOROZE BENINJE TË UTERUS-

IT

1. Polip endocervikal

2. Hiperplayion mikroglandular

3. Polzpus skvamosus

4. Leomiome

5. Endometrioza

6. Adenofibrom papilar

7. Haemangyoma

POLYPUS ENDOMETRIALIS

Shumica prej tyre dine të jenë asimptomatik , ndërsa ato që janë simptomatik ,

manifestohen me një diapason të gjërë të gjakderdhjeve abnormale .

Dijagnostifikohen me UZ, HSC dhe HSG, ndërsa tretmani i tyre bëhet me CEF apo

resekcion histeroskopik.

LEIOMYOMA (MYOMA) UTERI

Ato janë tumore beninje me

prejardhje muskulo-qelizore, të cilët

dijnë të përmbajnë dhe ind fibroz.

Klasifikimi i tyre bëhet në bazë të

lokalizimit nëpër trupin e uterusit.

Manifestohen me presion në legenin e

vogël , dhimbje abdominale të

përcjellura me dismenorrhea dhe

gjakderdhje uterine abnormale /

menorrhagia.

Page 32: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

32

Dijagnostifikimi bëhet me kontroll

gjinekologjike: kontrollim bimanual,

UZ, KT, HSC.

Terapia mund të jete medikamentoze

(preparate hormonale ) dhe kirurgjike

(HSC-explorativa apo histerectomia

Miomet në përqindje të madhe hasen te gratë nga mosha 35-45 vjeç. Varësisht nga

lokalizimi ato mund të jenë :

a. Intramuscular – janë të vendosura në mbrendi të musculatures.

b. Submukoz – ndodhen në zbrastirën e mitrës , në endometrium

c. Subseroz – në sipërfaqen apo mbështjellsin e mitrës.

TUMORET MALINJJE TË UTERUSIT

1. Hyperplasia endometrialis et cystica

2. Hyperplasia adenomatosa

3. Ca in situ endometrii

4. Adenocarcinoma endometrii

5. Sarcoma uteri

6. Ca corporis uteri

Karcinomet, apo formacionet malinje te grate paraqiten në moshën e vonë, në

postmenopauzë. Incidencë për paraqitje kanë gratë me obesitas, me hypertension,

me diabet, etj. Manifestohen me gjakderdhje abnormal, dhimbje të barkut.

Dijagnostifikimi bëhet me UZ, HSC ndërsa trajtimi medikamentoz (hormonal) dhe

hirurgjik ( HSC explorativa ).

Page 33: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

33

FORMACIONE BENINJE DHE MALINJE TË OVARIMEVE

1. PCOS –polycistc ovarial syndrom

2. Cista ovariale disfunksionale : folikulare dhe cist të corpus luteum

3. Cista epiteliale neoplastike – 60% nga të gjitha neoplazmat ovariale

4. Tumore beninje : fibrome, tekome, teratome, Brener tumor, etj.

5. Abscesus tubo-ovarialis

6. Endometriome

PCOS – SINDROMA POLICISTIKE OVARIALE

Paraqet çrregullim endokrin i cili ndikon edhe në pamundësinë për shtatëzani.

Problemi kryesor qëndron në pamundësinë për ovulim. Zakonisht paraqitet në

pubertet dhe fazën reproduktive të femrës dhe gjatë rritjes extreme të peshës.

Simptomatologjia e kësaj sëmundje fillon me çrregullim të ciklit menstrual , pra

menstruacione të çrregullta, dismenorea, peshë mbinormale , akne, qime jonormale

dhe të shumta në fytyrë , paraqitje e qumshtit në gji dhe rritje të prolaktinës,

çrregullim i tolerances së insulinës dhe rreziku për diabet.

Dijagnoza bëhet me teste laboratorike pra status hormonal duke analizar nivelin e

FSH dhe LH, E2, Prolactin , Progesteron , testosteron , DHEA-s.

Ky sindrom duhet të rregullohet pamvarësisht se femra don apo sdon të mbetet

shtatëzënë. Terapia sëpari synon fillimin apo paraqitjen e rregullt të ciklit

menstrual , në menyrë konzervative (medikamentoze) , duke induktuar apo

stimuluar ovulacionin (me Metformin apo Klomifen) e më pas me intervenime

kirurgjikale (adnexectomia ).

Page 34: Gjinekologjija me kujdes per vitin e IV te arsimit profesional te shkollave te mesme

34