kujdes nga imazhet (libri)

49
Kujdes nga imazhet Figurat nga balta Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe: 206 Përgatiti: www.perlat-muslimane.com Pyetje: “Cili është gjykimi mbi bërjen figurave nga balte?” Përgjigje: “Çdo kush që formon/bën një gjë me të cilën sfidohet Allahu, përfshihet nga hadithi: رون و مص ل ا امة ي ق ل وم ا ي ا اب اس عذ ي ل ذ ا ش! ا“Dënimin më të rëndë Ditën e Kiametit do ta kenë ata të cilët bënë imazhe.” Por nëse është si thoni ju, dhe se figurat janë të paqarta në kuptimin që atyre ju mungojnë sytë, hunda, goja e gishtat, ato nuk konsiderohen të jenë imazhe të përsosura, dhe për këtë arsye ato nuk konsiderohen sfiduese ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel në krijimin e Tij.”

Upload: dit-e-nat

Post on 08-Aug-2015

63 views

Category:

Education


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kujdes nga imazhet (libri)

Kujdes nga imazhet

Figurat nga balta

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh”, faqe: 206

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: “Cili është gjykimi mbi bërjen figurave nga balte?”

Përgjigje: “Çdo kush që formon/bën një gjë me të cilën sfidohet Allahu, përfshihet nga hadithi:

  المصورون القيامة يوم عذابا الناس أشد

 “Dënimin më të rëndë Ditën e Kiametit do ta kenë ata të cilët bënë imazhe.”

Por nëse është si thoni ju, dhe se figurat janë të paqarta në kuptimin që atyre ju mungojnë sytë, hunda, goja e gishtat, ato nuk konsiderohen të jenë imazhe të përsosura, dhe për këtë arsye ato nuk konsiderohen sfiduese ndaj Allahut ‘Azze ue Xhel në krijimin e Tij.”

Nuk ka argument për lejimin e fotografive

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125720 Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: “Pyetje: “Tek shumë njerëz ekziston një dyshim ku, ata thonë se shumë prej thirrësve të kësaj kohe që më parë ishin të bindur se fotografimi është i ndaluar, tani thonë se ai është i lejuar

Page 2: Kujdes nga imazhet (libri)

pa asnjë kufizim dhe asnjë kusht, pra, lejojnë fotografimin. Cili është shkaku i kësaj, Allahu ju begatoftë?”

Përgjigje: “Ne themi se, nuk ka argument nga fjalët e njerëzve, përveç në fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. Kurse, ata që kundërshtojnë argumentin, nuk është provë valide, pa e marrë parasysh se a janë ata thirrës në fe apo dikush tjetër. Ne u kërkojmë atyre vetëm argumentin dhe asgjë më tepër.”

Nëna dëshiron foto të nipave dhe mesave

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125720Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Nëna ime dëshiron që unë t’i fotografojë fëmijët e mi me telefon celular. Unë refuzoj ta bëj këtë ndërsa ajo zemërohet,… (çfarë të bëj)?”

Përgjigje: “Le të zemërohet ajo. Mos iu bind asaj në atë që është mëkat ndaj Allahut. E njëjta gjë vlen edhe me bashkëshorten tënde, prindërit e tu etj. Mos u mundo t’i kënaqësh ata me diçka që është mëkat ndaj Allahut.”

Vënia e fotografive dhe kafshëve të balsamuara në shtëpi

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, Fetaua Islamijjeh 1/39

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi mbi dekorimin e shtëpive me kafshë të balsamuara që nuk është për qëllim adhurimi?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar vënia e fotografive e kafshëve të balsamuara nëpër shtëpi, zyre apo në çfarëdo vendi – siç nënkuptohet nga Sunneti autentik i Profetit salallahu alejhi ue selem, që

Page 3: Kujdes nga imazhet (libri)

pohonë në mënyrë të prerë ndalimin e fotografive ose mbajtjen e statujave në shtëpi apo gjetiu. Arsyeja e gjithë kësaj është se kjo është prej formave që e sjell shirkun, një mënyrë e konkurrimit me Allahun në çështje të krijimtarisë dhe ngjasimit me armiqtë e Allahut. Gjithashtu, balsamimi i kafshëve është keqpërdorim i pasurisë dhe arsye për të ardhur deri tek vënia e statujave të ndryshme. Ndërsa sheriati i pastër islam, i ka mbyllur të gjitha dyert të cilat e shpijnë njeriun në shirk apo bërje të mëkateve.”

I gjithë suksesi është prej Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Shikimi i fotografive të femrave në gazeta e revista

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah Bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Fetaua en-Nadhar uel-hulveh uel-Ihtilat”, fq. 7

http://fatwa-online.com/fataawa/creed/pictures/0010421_1.htm

Përgatiti: Stafi “perlat-muslimane.com”

 Pyetje: “Çfarë është gjykimi në lidhje me shikimin e fotografive të femrave nëpër gazeta e revista, apo të ngjashme me këto?”

Përgjigja: “Nuk është veti e myslimanëve që t’i shikojnë fotografitë e femrave, qofshin ato në revista apo diku tjetër, ngase kjo gjë shkakton fitne. Përkundrazi, është obligim ta ruajmë shikimin nga këto fotografi. Këtë e themi duke u mbështetur në argumentet parimore të përgjithshme të Sheriatit që ndalojnë të shikuarit në atë që është haram dhe kjo bëhet për shkak të frikës së rënies në fitne. Kjo gjë është e njëjtë sikurse të largosh shikimin nga gratë  gjatë rrugës dhe në vende të tjera.

I gjithë suksesi është prej Allahut. Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Profetin tonë Muhamed, familjen e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij!”

Puna si fotograf për gazeta

Page 4: Kujdes nga imazhet (libri)

Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allah e mëshiroftë!)

Burimi: “I’lamul-Mu’asirah bi Fetaua bin Uthejmin”, Fq. 214

Përgatiti: Stafi “perlat-muslimane.com”

 Pyetje: “Unë punoj si fotograf profesionist, e fotografitë botohen në gazeta dhe broshura. Deri në çfarë mase lejohet ky profesion?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë të keqe në këtë veprim nëse ka dobi fetare në të. E nëse nuk ka asnjë përfitim fetar në atë, atëherë do të jetë më e drejtë dhe më e mirë për ju që ta lëni këtë punë dhe të kërkoni ndonjë punë tjetër, ose të bini ne ujdi me punëdhënësin tuaj që të mos fotografoni gjallesa.”

A është e mjaftueshme të fshihet vetëm fytyra në një fotografi?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) 

Burimi: “Lika’ah me’a esh-Shejkhejn, pyetur nga Abdullah et-Tejjar”, (2/83)

Përgatiti: Stafi “perlat-muslimane.com”

 Pyetje: “A është e mjaftueshme që sa i përket fshirjes së imazheve, të fshijmë vetëm fytyrën në të?”

Përgjigje: “Po, mjafton të fshihet vetëm fytyra, sepse fotoja nuk konsiderohet si imazh nëse nuk ka në të fytyrë. Prandaj, në qoftë se ia heq fytyrën ju keni arritur qëllimin e duhur.”

Aty ku nuk ka engjuj, ka shejtan!

Imam Muhamed Nasiurdin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur 165

Page 5: Kujdes nga imazhet (libri)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

“Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi në të cilat ka fotografi. Dhe aty ku nuk ka Engjëj ka Shejtanë.”

Femra studente fotografohet për shkak të studimeve.

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Pyetje: A i lejohet studentes femër që të fotografohet nëse universiteti kërkon këtë?

Përgjigje: Studentet femra, ose gratë në përgjithësi, nuk lejohet të fotografohenpasi që provokimet që mund të lindin nga to janë më të mëdha se ato burrave.Fotografia e saj do të përhapet dhe do të bie në duart e burrave. Prandaj kjo nuk i lejohet asaj. Nëse studimet e saj varen nga foto, unë mendoj se ajo duhet t’i lërëstudimet pasiqë ato nuk janë të detyrueshme.

Nëse ajo dinë fenë dhe është e kujdesshme ndaj namazit, kjo është e mjaftueshme. Fotot janë të ndaluara rreptësisht dhe veçanërisht ato të grave për shkak të provokimeve. Nuk duhet vepruar ndalesa, vetëm për të studiuar diçka qënuk është e detyrueshme.

Në lidhje me engjujt dhe fotot në shtëpi

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr  9349

Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Abrurr-Rrezak Afifi

Abdullah ibn Gudejjan

 Pyetje:  A i përfshin kjo edhe imazhet që janë brenda në libra, edhe pse nuk ka foto në kopertinë të librit?

Page 6: Kujdes nga imazhet (libri)

Përgjigje: Po, kjo përfshihet në kuptimin e përgjithshëm të hadithit, madje edhe në qoftë se nuk ka një foto në kopertinë.Nga ana tjetër, nëse fytyra i fshihet apo i hiqet, atëherë ato nuk janë të përfshira në hadith.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

A është haram fotografimi apo jo?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr  3592

Anëtar: Abdullah bin KuudAnëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Nënkryetar: Abdurr-Rrazak AfifiPresidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Pyetje: A është haram fotografimi apo jo?

Përgjigje: Po, fotografimi i gjallesave me kamerë apo të ngjashmeme të është haram . Kushdo që e bën këtë duhet të pendohet tek Allahu dhe të kërkojë falje prej Tij, të pendohen për atë që ka bërë dhe kurrë mos ta përsërisë më.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Imazhet aktuale që ne shohim në TV dhe me anë të videokasetave

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr  5807

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan

Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Page 7: Kujdes nga imazhet (libri)

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: Unë kam lexuar mendimin e juaj për ndalimin e fotove dhe unë kam një pyetje në këtë drejtim. Juve keni dhënë fetva për ndalimin e imazheve, atëherë çfarë është gjykimi i imazheve aktuale që ne i shohim në TV dhe përmes video kasetave (filmat), të cilat mund të ruhen për një kohë të gjatë, duke qenë se ato janë imazhe të njerëzve të gjallë?

Përgjigje: Gjykimi i fotografive është i përgjithshëm dhe përfshin ato llojet që ti përmende.

 Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Mbajtja e gazetave dhe revistave që përmbajnë foto

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 9348Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Nënkryetar: Abdurr-Rrezak AfifiPresidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetje: Çfarë është gjykimi për mbajtjen e gazetave dhe revistave që përmbajnë foto? Çfarë është gjykimi për t’i bartur ato në xhami me çëllim për t’i lexuar?

Përgjigje: Është e lejuar mbajtja e tyre, nëse imazhet që ato përmabjnë hiqen. Do të ishte më mirë për ju që të lexoni Kuranin në xhamin dhe të jesh një model në dëlirësi për njerëzit.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Vendimi mbi varjen e fotografive në mure

Page 8: Kujdes nga imazhet (libri)

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 3059Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Kryetari: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Çfarë është Vendimi mbi varjen e fotove në mur, sidomos imazhet e figura të shquara të tilla si mbretër, Ulemah (dijetarët) dhe njerëzve të drejtë që shpirtrat janë të prirur për t’i lavdëruar ata?

  Përgjigje: Fotografimi apo vizatimi i qenieve të cilat kanë shpirt dhe të varurit e tyre në mure është e ndaluar pavarësisht nëse ato janë në formë skulpture apo jo dhe nëse ata janë mbretërit, dijetaret, njerëzit e drejtë apo tjerë. Kjo është për shkak të kuptimit të përgjithshëm të hadithit autentik te transmetuar nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) në këtë lidhje me këtë. 

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anh):

“Mos e lerë asnjë imazh pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.”(Muslim, et-Tirmidhi, en-Nesai ).

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Varja e fotografive në mure

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) 

Burimi: el-Mexhmu eth-Themin (1/201).

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: Çfarë është gjykimi që të varen fotografitë në mur?

Përgjigje: Është e ndaluar varja e fotografive në mur, sidomos nëse ato janë të mëdha. Kjo vlen edhe nëse është vetëm një pjesë e trupit ose kokës. Është e qartë se qëllimi i imazheve është nderimi. Burimi i idhujtarisë është mu ky ekzagjerim për të cilin Ibni Abbasi foli kur ai ceki statujat të cilat populli i Nuhit i adhuronin: 

“Ato ishin emra të njerëzve të drejtë. Ata i vizatuan ata për tu´a kujtuar veteve të tyre adhurimin. Pas një kohe të gjatë, ata filluan t’i adhurojnë ato.” (El-Buhari 4920)

Page 9: Kujdes nga imazhet (libri)

Gjykimi për imazhet që gjenden në gazeta dhe revista islame

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 2296

Anëtar: Abdullah bin KuudAnëtar: Abdullah ibn Ghudejjan

Nënkryetar: Abdurr-RrezakPresidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

 

Pyetje: Çfarë është gjykimi në lidhje me imazhet që gjenden në gazeta dhe revista islame të cilat i blejmë?A është e lejuar të posedojmë dhe ti ruajmë fotografitë përkujtim pa i varur ato në mur?

Përgjigje: Nuk është e lejuar ruajtja e fotografive të cilat janë bërë për shkak të perkujtimit, por ato duhet të shkatërrohen, sepse Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anhu):

 

“Mos e lerë asnjë idhull pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.”(Muslimi).

 Kur është fjala për imazhet (fotot) që i gjen në një libër, në një reviste ose në një gazet të cilën ju duhet ta mbani, ju mund t’i fshini ato edhe po qoftë vetëm kokën.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Gazetat me foto

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 3079

Anëtar: Abdullah bin KuudAnëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Page 10: Kujdes nga imazhet (libri)

Nënkryetar: Abdurr-Rrezak AfifiPresidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetje: Çfarë mendoni për mbajtjen e gazetave që përmbajnë foto? A hyjnë këto foto tek llojet e ndaluara të fotove?

Përgjigje: Posedimi i gazetave që përmbajnë fotografi është e lejuar, në qoftë se përmbajnë njohuri të dobishme. Ata që posedojnë gazetat duhet të fshijnë imazhet me ngjyrë ose të ngjashme. Nëse mbajtja është për shkak të imazheve, kjo nuk lejohet.

 Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Imazhet aktuale që ne shohim në TV dhe me anë të video-kasetave

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 5807Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetje: Unë kam lexuar mendimin tuaj për ndalimin e fotove dhe unë kam një pyetje në këtë drejtim. Tash pasi që ju keni dhënë fetva për ndalimin e imazheve, atëherë çfarë është gjykimi i imazheve aktuale që ne shohim përmes TV:s dhe përmes video-kasetave (filmat), të cilat mund të ruhen për një kohë të gjatë, duke qenë se ato janë imazhe të njerëzve të gjallë?

Përgjigje: Vendimi i fotografive është i përgjithshëm dhe përfshin llojet që ju përmendët.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Page 11: Kujdes nga imazhet (libri)

A hyjnë engjujt në shtëpinë në të cilën ka televizion?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 8128Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Nëse engjujt nuk hynë në shtëpitë në të cilat ka imazhe (foto) të qenieve të gjalla, çfarë është vendimi i imazheve që hynë në shtëpitë tona përmes telvizionit. Mendoj se në ditët e sotme, nuk ka shtëpi që nuk posedon telivizion.

Përgjigje: Imazhet që shfaqen në telivizion, nuk kanë të njëjtin gjykim si imazhet e palëvizshme në shtëpi, sepse ato në telivizion shfaqen e pastaj zhduken.

Përdorimi i televizorit

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, fetvaja nr 2358Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: A lejohet fotografimi apo inçizimi? A është e lejuar shiqimi i televizorit, e sidomos lajmet?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për të fotografuar qeniet e gjalla duke përdorur kamera apo mjete të tjera fotografike, e as mbajtja e këtyre fotografive të qenieve të gjalla, me përjashtim të nevojës, si fotografitë që përdoren për të identifikuar dokumentet dhe pasaportat. Ndërsa në lidhje me aparatet-televizive gjykimin nuk është mbi telivizorin si aparat por qëllimet për të cilat përdoret. Nëse përdoret për atë që është haram, të tilla si këngët erotike dhe skena lakuriq, humor, ateizëm dhe fakte të shtrembërura, të cilat  nxisin në sprova e të ngjashme, atëherë është haram. Nga ana tjetër, nëse përdoret për të promovuar mirësi, si të shfaqurit recitimin e Kuranit, sqarimi i së vërtetës, thirrja në të mirë dhe parandalimi nga e keqja dhe të ngjashme, atëherë është e lejuar. Por në qoftë se telivizori përdorët për të dy qëllimet, ose që e keqja është më e madhe, atëherë është haram.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Page 12: Kujdes nga imazhet (libri)

Shqyerja e fotove nëpër albume është e detyrueshme

Imam Muhamed Nasiurdin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur 24

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: A është e lejuar ruajtja e fotografive në album?

Përgjigje: Jo, nuk është e lejuar.

Pyetje: A është më mirë që t’i shqyejmë këto fotografi të vjetra?

Përgjigje: Kjo është e detyrueshme.

Mbajtja e fotove si kujtim

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) 

Burimi: el-Mexhmu eth-Thamin (1/200)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Çfarë  është gjykimi i të mbajturit fotografitë si kujtim?

Përgjigje: Është e ndaluar që të ruhen fotografitë si kujtim. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka treguar se engjëjt nuk hyjnë në shtëpitë në të cilat ka fotografi. Kjo dëshmon se është e ndaluar mbajtja e fotografive në shtëpi – dhe nga Allahu kërkohet ndihmë.

Çfarë është gjykimi për të fotografuar veten time apo miqtë e mi?

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” nr 2151

Page 13: Kujdes nga imazhet (libri)

Anëtar: Abdullah bin KuudAnëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Nënkryetar: Abdurr-Rrazak AfifiPresidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetësi: Çfarë është gjykimi për të fotografuar veten time apo miqtë e mi?

 

Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla, pavarësisht se a janë njerëz apo kafshë,  si dhe mbajtja këtyre fotove është haram. Në fakt, kjo është një nga mëkatet e mëdha pasi që ka hadithe autentike me kërcënime të tmerrshme dhe dënime të rënda që do t’i godasin të fotografuarit dhe ata që fotografojnë. Gjithashtu në fotografimet bëhet përpjekja e të imituarit Allahun në krijimin e qenieve të gjalla dhe mund të jetë një shkak për Shirk (idhujtari), si psh nderimi i fotografive të personaliteteve të mëdhenjë dhe njerëzve të drejtë, ose një mjet joshjeje si fotografitë e grave të bukura, aktorëve, dhe grave gjysmë të zhveshura.

 

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Fotografimi i qeniev që nuk kanë shpirt

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Maxhmu-ul-Fatauah Ibn Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetje: Në qoftë se është e lejuar për të fotografuar atë që nuk kan shpirt (qenie që nuk kanë shpirt) a është e lejuar për të bërë atë vazhdimisht. (ta kesh këtë profesion)?

Përgjigje: Po, kjo është e lejuar, pasiqë komentuesi i Kuranit dhe dijetari i Umetit Abdullah Ibn Abasi (radija Allahu anhum) ka thënë fetva për këtë.

Page 14: Kujdes nga imazhet (libri)

Ajo që gjithashtu lejon një gjë të tillë është hadithi i Ebu Hurejres (radija Allahu Anhu ) që kemi përmendur si përgjigje të favorshme lidhur me fotografimin.

Dhe kjo është atëher kur Xhibrili (alejhi selam) e urdhëroi Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) që ti´a presë kokën e statujës në mënyrë që ajo të merrte formën e një peme.

 

Kjo do të thotë se është i lejuar fotografimi i pemëve dhe të ngjashme. Dijetarët kanë një konsensus në lidhje me këtë Por nëse është mundësia për të gjetur ndonjë lloj tjetër të punës e cila është e lejuar është më mirë se të punosh si fotograf i gjërave që nuk kanë shpirt. Kjo është për shkak se kjo mund të shpi në fotografimin e krijesave që kanë shpirt. Sheriati kërkon që një musliman duhet të largohet nga rrugët që mund të shpien në të keqen.

 

Allahu na mbrojtë neve dhe juve nga ato gjëra që mund ta sjellin zemërimin e Allahut mbi neve!

Dërgimi i fotove familjes

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 2186Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GhudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrazak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Në qoftë se unë jetoj jashtë vendit tim dhe dua t’u dërgojë fotografi miqëve të mi, familjes sime, e sidomos gruas time. A është kjo e lejuar?

Përgjigje: Hadithet autentike nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) kanë treguar se fotografimi i qenieve të gjalla është i ndaluar, pavarësisht a janë njerëz apo kafshëve. Prandaj, nuk është e lejuar që të fotografosh veten tënde dhe ti´a dërgoshë atë familjes tuaj apo gruas.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Debati në lidhje me fotot

Page 15: Kujdes nga imazhet (libri)

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr  1978Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Ndodhi një debat në mesin e disa vëllezërve në lidhje me fotografimin dhe ruajtjen e fotove dhe debati nuk arriti asnjë përfundim.

Pra, çfarë është gjykimi i fotografimit dhe ruajtja e tyre?

Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla, pavarësisht njerëzve apo të kafshëve, dhe ruajtja e tyre është haram. Në fakt, ajo është një nga mëkatet e madhe, pasi që ka hadithe autentike me kërcënime të tmerrshme dhe dënime të rënda që do t’i godet fotografët dhe ata që fotografohen. Gjithashtu në fotografime ka përpjekje të imitohet Allahu në krijimin e qenieve të gjalla dhe mund të jetë një arsye për shirk (idhujtari), si psh: nderimi i fotografive e personaliteteve të mëdha dhe njerëzve të drejtë, ose një mjet joshjeje si fotografitë e grave të bukura, aktorëve, dhe grave gjysmë të zhveshura.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Vendimi i Islamit mbi Artin

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”,  nr 5068Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: A është ndalimi i artit një ndalim absolut apo vetëm për një kohë të caktuar?

Përgjigje: Arte, të tilla si skulptura dhe fotografitë e qenieve që kanë shpirt, janë absolutisht haram pavarësisht për cilën kohë bëhet fjalë, me përjashtim në rast urgjent, si të bësh një foto për një pasaportë ose kartë identiteti, ose të fotografuarit e të dyshuarve për identifikimin e tyre, ose për një provim apo një punë, ose në rastet tjera të ngjashme ku imazhet parandalojnë mashtrimet dhe për të ruajtur sigurinë. Pra, fotografitë janë të lejuara nëse ekziston një nevojë reale për to.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Page 16: Kujdes nga imazhet (libri)

Mëkati i fotografimit

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 6541

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Afifi Abdurr-Rrazak

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetje: A konsiderohet fotografimi i krijesave të gjalla Kufër Ekber (kufër i madhë), Kufër Asghar (kufër i vogël), apo një mëkat?

Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla nuk është Kufër Ekber. Megjithatë, ajo është një nga mëkatet më të mëdha për shkak të paralajmërimit serioz dhe mallkimin mbi ata që fotografojnë. Përveç kësaj, ajo mund të shpie gjithashtu në shirk (idhujtari).

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Vizatimi i gjallesave

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”,

Anëtar: Abdullah bin KuudAnëtar: Abdullah ibn GhudejjanNënkryetar: Afifi Abdurr-Rrezak

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme të vizatohen gjallesat në një leckë (mbulesë tavoline), një pjatë, në tepia dhe gjëra të ngjashme?

Page 17: Kujdes nga imazhet (libri)

 

Përgjigje: Është e ndaluar bërja e imazheve me qenieve të gjalla, qoftë në një leckë (mbulesë tavoline), një pjatë, në tepia, etj.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Kush janë el-Musavvirun?

Burimi: Fetaua el-Lexhneh ad-Daimeh nr 3247

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

 Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Ne e dimë se i Dërguari (sal Allahu alejhi ue selem) mallkoi el-Musavvirun (Ata të cilët bëjnë piktura), por kush konsiderohet prej el-Musavvirun?

 A janë ata skulptorët, fotografët? Dhe a janë haram fotografitë me natyrë?

 Përgjigje: Fotot e qenieve të gjalla janë haram, pavarëisht nëse ato janë në 3D, fotografi, të punuar me dorë, ose nëpërmjet mjeteve, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të argumenteve të cilat ndalojnë Tasvirin (pikturat, vizatimet, skulpturat, fotografët etj).

Ndër tjerash Ai (sal Allahu alejhi ue selem) thotë:

“Njerëzit të cilët do të kenë dënimin më të rëndë në Ditën e Gjykimit janë el-Musavvirun” (pikturistat, vizatuesit, skulptorët, fotografët etj).“ Muttefekun alejhi.

 Kurse Buhariu përmend në Sahihun e tij nga Ebu Xhuhejfah (radij Allahu anhu) se Profeti  (sal Allahu alejhi ue selem) mallkoi ata që e konsumojnë kamatën dhe musavvirët (piktoret, vizatuesit, skulptorët, fotografët etj)” (Tra. Buhariu dhe Ahmedi).

Page 18: Kujdes nga imazhet (libri)

Mbartja e fotove në shtëpi si dekorim

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

 Burimi: Kitab-ud-Dauah, faqe. 18-19

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: Çfarë është gjykimi që të mbahen fotot në shtëpi për dekorim e jo si adhurim?

Përgjigje: Nuk është e lejuar të varren fotografi apo skulpturat e qenieve të gjalla pavarësisht a ka të bëjë kjo me shtëpitë, zyret apo tubime. Hadithet e konfirmuara nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) janë  të përgjithshme dhe argumentojnë se është e ndaluar varja e fotografive dhe posedimi i skulpturave si në shtëpi ashtu edhe në vende të tjera. Ky veprim shpie në idhujtari sepse person krahason veten e tij me Allahun në krijim. Përveç kësaj, ai përngjason veten me armiqtë e Allahut. Gjithë ashtu, skulpturat përbëhen nga disavantazhe të shumta.

Libri i përsosur islam ka ardhur për të ndaluar çdo gjë që shpi në idhujtari dhe mëkate. Idhujtaria që ndodhi tek njerëzit e Nuhut ishte pikërisht për shkak të vizatuarit të pesë njerëzve të drejtë që jetonin në kohën e tyre. Pastaj ata varën fotografitë e tyre në vendet ku ata tuboheshin. Këtë e bëri të qartë Allahu (subhanah) në librin e Tij të qartë kur Ai tha: 

“…dhe thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin’! E kështu kanë futur në rrugë të gabuar shumë (njerëz).

Prandaj, keqbërësve mos u shto gjë tjetër, veç humbjes!” (71:23-24).

Kështu që është e detyrueshme paralajmërimi i të ngjasuarit me veprën e mallkuar të këtyre njerëzve e cila shakton idhujtari.

Është transmetuar autentikisht nga i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) se ai ka thënë Aliut bin Ebu Talib (radij Allahu anhu):

“Mos e lerë asnjë imazh pa e shkatërruar dhe as një varr pa e rrafshuar.”(Muslimi 969).Përveç kësaj, ai (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: 

“Njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër në Ditën e Gjykimit janë ata që bëjnë imazhe.” (EBuhari 5950 dhe Muslim 2109).

Ka një konsensus në lidhje me vërtetësinë e këtij hadithi. Hadithi për këtë çështje janë të shumta dhe Allahu shpie në sukses.

Page 19: Kujdes nga imazhet (libri)

Cili është gjykimi në lidhje me fotografitë të cilat gjenden në jastëkë dhe në paketimet e gjërave ushqimore?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

 Burimi: Imam Abdul-Aziz bin Baz i Nur ala ad-Darb 1/241

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: Në disa jastëk, apo nëpër paketime të qumështit të blerë dhe ushqimeve të tjera të nevojshme për kuzhinën tonë gjenden foto. A duhet të largohemi nga këto gjëra për shkak të tyre?

Përgjigje: Nuk ka problem sepse këto janë gjëra që përbuzen. Tepihët dhe jastëkët përbuzen ndërsa paketimet e qumështit hidhen në mbeturina. Andaj themi se nuk ka rëndësi nëse ka fotografi në to insha- Allah sepse të gjitha këto gjëra përbuzen.

Çfarë është gjykimi mbi fotot?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:http://youtu.be/Ln-mx-_ZwHY

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Kur kemi të bëjmë me atë që pikturon (apo bën foto), na mjaftojnë vetëm dy hadithe:

1 – “I ka mallkuar Allahu ata që pikturojnë! Do t’u thuhet atyre (në Ditën e Gjykimit): Ringjallni ata që i keni krijuar!”

– “Kush pikturon, do të obligohet që t’i jap shpirtin asaj që ka pikturuar në Ditën e Kiametit! Ai, kurrsesi nuk mund ta bëj këtë!”

Page 20: Kujdes nga imazhet (libri)

Ndërsa, ata të cilët përdorin fotot, në lidhje me ta kemi dy gjendje:Gjendja e parë, e cila është gjithëpërfshirëse: Nuk lejohet që të përdorin fotot, me të gjitha llojet dhe format e tyre, përderisa ato janë gjëra të cilat kanë shpirt.

Me fjalën ‘gjithëpërfshirëse’ të cilën e theksova më herët: ka për qëllim, pa e marrë parasysh se a është bërë fotoja me dorë (pikturë, vizatim), fotografi apo është video.

Të gjitha këto lloje të fotove, nuk lejohet që myslimani t’i përdorë ato.

Kjo është kuptimi i fjalës sonë gjithëpërfshirëse.Gjendja e dytë: Kur myslimani është i detyruar ta përdorë atë. Për të qenë i detyruar për t’i përdorur fotot, është e llojllojshme dhe e ndryshme.Kur është fjala për njerëzit në përgjithësi, kemi të bëjmë me foto të letërnjoftimeve, pasaportave, etj..Ndërsa, kur është fjala për njerëz të veçantë, shembull kemi: mjekët. Ata mund të detyrohen që të fotografojnë dikë për të kontrolluar atë dhe zbuluar sëmundjen nga e cila ai vuan. Gjithashtu, të fotografuarit e disa njerëzve të cilët janë të njohur për krimet e tyre, për vjedhje etj. dhe kjo bëhet nga sektorët shtetërorë përgjegjës; e gjithë kjo bëhet për shkak të gjykimit ndaj tij, për veprën të cilën personi e ka bërë. Çdo foto që është e këtyre llojeve, është i lejuar përdorimi i tyre. E nëse nuk është në asnjërën prej këtyre llojeve, atëherë ato foto janë të ndaluara, sepse pengojnë melaiket që të futen në atë vend ku gjenden ato, siç edhe e dini hadithin e vërtetë i cili thotë:

“Melaiket nuk futen në shtëpinë ku në të ka foto apo qen.”

Para meje, janë disa foto, të cilat nuk janë prej grupit të fotove të ndaluara.Me sa po shoh unë, nuk janë foto të atyre të cilat kanë shpirt. Por janë foto të cilat përshkruajnë natyrën, gjendjen aktuale apo ndonjë gjë tjetër.

Nëse myslimani ka prirje për të vizatuar apo e ka profesion pikturimin, atëherë le ta ushtroj profesionin apo prirjen e tij në atë që Allahu e ka lejuar, d.m.th. të pikturojë atë që

nuk ka shpirt.

Kaç është çfarë lejon koha për të folur shkurtimisht për këtë çështje.

Simbolet në Msn

Shejkh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.salafishare.com/arabic/25AVBU2E9PBD/OP2IU3D.rm

Page 21: Kujdes nga imazhet (libri)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetësi: Çfarë është gjykimi i simboleve-shprehëse në kompjuter që përdorin vëllezërit e dialogojnë me to përmes internetit ?  Këto simbole përfaqësojnë shprehjen e dikujt, të shtypësh njeriun e lumtur, ai shpreh lumturi, dhe të shtypësh njeriun e mërzitur ajo shpreh shqetësim.

 Përgjigje: Këto simbole-shprehëse nuk kanë bazë në Sheriat. Nuk kemi nevojë për figura të personifikuara përveçse në raste urgjente, dhe kjo nuk është rast i tillë. Pra këto simbole nuk kanë baze në Sheriat. Nëse këta njerëz janë në nevojë për njëri-tjetrin, ata le të flasin në një mënyr tjetër. Ndërsa në lidhje me simbolet që përfaqësojnë lumturin dhe hidhërimin, këto nuk i përkasin Metodologjisë së Ehli-Sunnetit dhe Xhematit.

Vendimi për të mbledhur pulla postare si një hobi

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 3819

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: Cili është vendimi për të mbledhur pulla-postare si një hobi, duke e ditur se disa vula kanë fotografi të qenieve të gjalla? A lejohet që mledhësi i pullave t’i shet ato, pavarësisht se a kanë imazhe apo jo, që të ketë mundësi të blejë libra islame me ato para?

Përgjigje: Është e lejuar mbledhja e pullave dhe shitja e tyre me kusht që ato të mos përmbajnë imazhe të qenieve të gjalla. Përndryshe nuk lejohet.

A është e mjaftueshme për të shlyer vetëm fytyrën kur dikush dëshiron të shkatërrojë një foto?

Page 22: Kujdes nga imazhet (libri)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

 Burimi: Likaati ma a esh-shejkhejn, pyetjet e shtruara nga Abdullah et-Tejjar (1/83)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: “A është e mjaftueshme për të shlyer vetëm fytyrën kur dikush dëshiron të shkatërrojë një foto?”

 Përgjigje: “Po, është e mjaftueshme për të prish fytyrën, sepse një foto nuk është një foto përveç se nëse ajo ka fytyrë. Pra, kur fytyra të jetë prishur, synimi është arritur.”

Paga nga puna si fotograf

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”, nr 6402

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GhudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin BazPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Babai im (Allahu e udhëzoftë) pagën e tij e fiton duke fotografuar. A janë parat nga kjo punë haram apo hallall?.

Cili është kuptimi i hadithit “Allahu i mallkon el-Musauuirin (ata që bëjnë imazhe)”?

Përgjigje: Fotografimi i gjallesave është haram edhe furnizmi nga kjo punë gjithashtu. Nëse paratë e fituara nga fotografimi janë haram edhe përdorimi i tyre është gjithashtu haram. Por nëse ato përziehen me të holla të tjera dhe është e vështirë të bëhet dallimi në mes tyre, është e lejueshme për t’i përdorur ato (ti përdorësh për ushqim) sipas mendimit të saktë tek dijetarët.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.

Të ardhurat e mëparshme të një fotografisti

Page 23: Kujdes nga imazhet (libri)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu-ul-Fatavahh Bin Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: Unë kam fituar një shumë të caktuar parash përmes punës time si fotograf. Tani unë jam i gatshëm të heqë dorë për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe kënaqësinë e të Dërguarit të Tij. Cila është gjykimi në lidhje me këto para? A janë ato të paligjshme apo çfarë duhet të bëj me to?

Përgjigje: Unë shpresoj që të mos drejtohet ty asnjë fajësim në lidhje me këto para, sepse ti nuk ke qenë i sigurt se ajo ka qenë e paligjshme kur ju i keni fituar ato dhe ke qenë injorant rreth dispozites së Sheriatit në lidhje me këtë çështje, apo sepse ju mund të keni pasur ndonjë dyshim se ajo është e lejuar për shkak të mendimeve të atyre që mendojnë se fotografitë janë të lejuar. 

Kjo është për shkak se Allahu i Lartësuar  në lidhje me Ahlul-Riba (njerëzit që mirren me kamatën) thotë:

“Ata që marrin kamatën, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse e ka ndaluar kamaten. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i

shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të

qëndrojnë përgjithmonë”. (2:275).

Allahu na mbroftë nga ajo. Ky ajet i nderuar tregon lejimin e fitimeve të mëparshëm të punëve jo të ligjshme në qoftë se robi pendohet tek Allahut dhe nuk ju kthehet asaj vepre. Nëse ju i ipni parate ose një pjese prej tyre si lëmoshë vetëm që të jeshë në anën e sigurt ajo është e mirë, sepse Profeti (sal lAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që qëndron larg nga dyshimet mund të ndjehet i sigurt në lidhje me besimin dhe nderin e tij”. (Buhariu, Muslimi, Nesaiu dhe të tjerët)

Por në lidhje me lëmoshën, nuk mund të gjej asnjë dëshmi bindëse për ta mbështetur këtë kërkesë

A është i lejuar fotografimi për hir të përkujtimit?

Page 24: Kujdes nga imazhet (libri)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)

 Burimi: Mexhmu ul-Fatauah Ibn Baz

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

 Pyetje: A është i lejuar fotografimi për hir të perkujtimit?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për asnjë musliman, burrë apo grua, që të fotografojë qeniet që kanë shpirt për hir të përkujtimit, dhe fotot duhet të shkatërrohen.

Eshtë transmetuar në hadithin autentik nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) se ai i ka thënë Aliut (radija Allahu anhu):

“Mos e lerë asnjë idhull pa e shkatërruar atë dhe as një varrë të ngritur pa e rrafshuar atë.” (Muslimi 969).

Eshtë transmetuar në hadithin autentik se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka ndaluar ruatjen e fotove në shtëpi.

Kur ai (sal Allahu alejhi ue selem) hyri në Kabe në ditën kur u pushtua Mekka, ai pa fotografitë në mur, kështu që ai kërkoi ujë dhe një leckë dhe i fëshiu ato.

 

 Kur është fjala për fotografitë e krijesave të pa jetë, si malet, pemët dhe të tjera si këto, nuk ka asnjë problem.

Gjykimi mbi fotografitë e domosdoshme

Burimi: el-Lexhna ed-Daimeh lil-Buhuutdh el-Ilmijjeh uel-Iftaa, Vol1, faqe 660, Fetvaja nr 260Anëtare. Abdullah bin Sulejman bin Mani

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanVice President: Abdurr-Rrezak AfifiPërgatiti: www.perlat-muslimane.com

 

Pyetje: Çfarë është gjykimi për fotografitë e bëra për shkak të domosdoshmërisë dhe për çëllime dekorative?

Page 25: Kujdes nga imazhet (libri)

 Përgjigje: Fotografitë e gjallesave janë haram, përveç nëse është e domosdoshme, të tilla si fotografitë për kartat e identitetit apo pasaportat, ose fotot e kriminelëve për shkak të identifikimit të tyre kur kërkohet të arrestohen, nëse ata kryejnë një krim apo kur përpjeken për të ikur; e kështu pra në raste të ngjashme ku ka nevojë.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Vendimi për shitjen e një aparati-fotografik

Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime  dhe Fetva” nr 4126Anëtar: Abdullah bin Kuud

Anëtar: Abdullah ibn GudejjanNënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Pyetje: Një mysliman posedon një aparat-fotografik, por Allahu e ka udhëzuar atë në lidhje me të vërtetën (gjykimin rreth) fotografive. A është e lejuar për të hequr qafe atë duke e shitur atë, sepse aparati është ende e ri dhe ai ka nevojë për këto para?

Përgjigje: Fotografimi i qenieve të gjalla është e ndaluar plotësisht, përveçse për qëllime të nevojshme, si psh: për një pasaportë. Ti´a shitësh kamerën një personi tjetër që do ta përdor atë për të fotografuar është e ndaluar, kurse shitja e tij një personi që e përdor atë për të fotografuar qenie të gjalla për qëllimin e kërkuar ose jo qenie të pa shpirt kjo është e lejuara.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët.

Ai që ja dëshironë të mirën familjes së tij nuk ka televizion në shtëpi

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Page 26: Kujdes nga imazhet (libri)

Pyetje: Shumë kanale televizive janë përhapur në shumë shtëpi duke argumentuar se ata përcjellin lajmet. Megjithatë, fëmijët janë ata që sakrifikohen. Ne duam që ju t’i këshilloni kujdestarët dhe të rinjtë në veçanti.

Përgjigje: Mos mbani TV në shtëpitë tuaja nëse me të vërtetë kujdeseni për fenë tuaj dhe fëmijët tuaj! Kjo me të vërtetë është një e keqe që shkakton të keqen dhe sprova. Kjo është një sprovë tmerrësisht e madhe. Mbani shtëpinë tuaj larg nga televizionet në mënyrë që ju të ruani fenë tuaj dhe të kujdeseni për ata që janë nën përgjegjësin tuaj:

“O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (6:66)

Nuk ka të mirë në televizion. Lajmet mund t’i përcjellësh nëpërmjet radios ose në kanalet televizive Saudite në qoftë se duhet të kishte një televizion pa tjetër. Kjo është e mjaftueshme. Në radio transmetohen të gjitha lajmet dhe ato  transmetohen sërish. Përveç kësaj, shumica e lajmeve janë mashtrime, gënjeshtra dhe provokime.

Veshja e rrobave që kanë fotografi të gjallesave

Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_4784.shtml

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar veshja e rrobave në të cilat ka disa fotografi të kafshëve, siç janë peshqit apo ndonjë shpend?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar të vishet asnjë rrobë e cila përmban fotografi gjallesash, pa marrë parasysh nëse ajo fotografi gjendet në pantallona, bluzë, kapelë, çorape, rroba të brendshme etj, pasi që ka ardhur ndalesë për këtë në hadithin autentik nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë se melaiket nuk futen në atë shtëpi në të cilën gjenden fotografi. Gjithashtu, edhe femra nuk guxon të bartë ndonjë bizhuteri e cila ka formën e ndonjë kafsheje qoftë shpend, gjarpër apo ndonjë tjetër gjë. Dhe e gjithë kjo kthehet tek hadithi të cilin e theksuam kalimthi më herët.”

Page 27: Kujdes nga imazhet (libri)

Dërgimi i fotografisë së vajzës tek djali që i kërkon martesë

Shejkh Abdullah el-Gudejjan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://youtu.be/u9nshFasay4

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A lejohet që familja e vajzës t’i dërgojë një fotografi të saj djalit i cili kërkon të martohet me të, për shkak se largësia mes tyre është e madhe?”

Përgjigje: “Kjo nuk lejohet për shkak se qysh në bazë të të fotografuarit, është haram. Pastaj, ka mundësi që kjo fotografi të bije në duar të tjera, apo ka mundësi që djali të mos ketë dëshirë që ta martojë atë vajzë, mirëpo fotografinë e saj e ruan, dhe kështu ai mund ta keqpërdorë atë e të bëj gjëra të cilat Allahu i ka ndaluar. I Dërguari i Allahut سلم و عليه الله ia lejoi një burri që صلىnëse dëshiron të martohet , ta shikoj vajzën, duke i thënë:

بينكما يؤدم أن أحرى فإنه فتاتهم إلى نظرت إذا هال

“Sikurse ta shikoje vajzën, kjo do t’i shërbente më shumë lumturisë në lidhjen tuaj.”

Pra, nuk ka të keqe që ta shikoj atë drejtpërsëdrejti para se ta kërkojë për martesë. Porse, çështja e fotografisë nuk lejohet assesi.”

A hyjnë kukullat tek imazhet e ndaluara

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: A hyjnë kukullat dhe kafshët(lodra) në hadithin:

Page 28: Kujdes nga imazhet (libri)

“Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka një qen ose një fotografi.”?

Përgjigje: Po, pasi që ato janë skulptura. Skulpturat janë lloji më i keq i imazheve.Pra ato nuk janë të lejuara për fëmijët apo për dikë tjetër. Ne nuk duhet ti edukojmë fëmijët me imazhe. Disa argumentojnë me lodrat e Aishes (radija Allahu anha). Por lodrat e saj nuk i përkisnin këtij lloji të lodrave. Lodrat e saja ishin të bëra prej pëlhure dhe pa fytyrë,duar dhe të ngjashme të cilat gjenden në lodrat e sotme.

Pra ka një dallim të madh midis këtyre dy llojeve. Imazhet e sotme janë të përsosura. Kan bile edhe bateri dhe kaseta në to në mënyrë që ato të flasin dhe të levizin si të jenë reale. Pra ato nuk janë të lejuara.

Rrobat e vetme janë me foto

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Shumë veshje të fëmijëve nepër dyqane janë me foto apo edhe të shkurta. Unë obligohem t’ua blejë ato bijave të mia. A mëkatoj nëse veproj këtë?

Përgjigje: Po, kjo nuk është e lejuar për shkak të dy mëkateve. E parë se atë kanë foto të qenieve të gjalla dhe e dyta se ato janë të shkurta dhe nuk mbulojnë trupin siç duhet.

Rrobet duhet të mbulojnë trupin. Ti mund të blesh material dhe ti qepësh rrobet sipas Sheriatit. Blerja e këtyre teshave nuk është e domosdoshme.

Veshja e rrobave të cilat përmbajnë imazhe të njerëzve ose të kafshëve

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Fatava Erkanul-Islam

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Page 29: Kujdes nga imazhet (libri)

Pyetje: Çfarë është vendimi mbi veshjen e rrobave të cilat përmbajnë imazhe të njerëzve ose të kafshëve?

Përgjigje: Nuk lejohet veshja e rrobave me imazhet e njerëzve ose kafshëve. Nuk lejohet as bartja e kapeles me këso imazhe.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Engjujt nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka një foto.” (El-Buhari 5958 dhe Muslimi, 2106).

Prandaj, ne besojmë se nuk është e lejuar të mbahen imazhet të cilat të përkujtojnë të afërmit dhe dashamirët (si thonë ata), perkundrazi ata të cilët i posedojnë këto imazhe duhet t’i prishin ato. Kjo pavarësisht nëse ata i kanë varur në mur apo i kanë futur në albume. Nëse ato ende ekzistojnë, engjujt nuk do të hynë në shtëpi. Hadithin që tregova është transmetuar autentikisht prej Profetit. Dhe Allahu e di më mirë.

Veshja e rrobave që kanë fotografi të gjallesave

Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_4784.shtml

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A është e lejuar veshja e rrobave në të cilat ka disa fotografi të kafshëve, siç janë peshqit apo ndonjë shpend?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar të vishet asnjë rrobë e cila përmban fotografi gjallesash, pa marrë parasysh nëse ajo fotografi gjendet në pantallona, bluzë, kapelë, çorape, rroba të brendshme etj, pasi që ka ardhur ndalesë për këtë në hadithin autentik nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë se melaiket nuk futen në atë shtëpi në të cilën gjenden fotografi. Gjithashtu, edhe femra nuk guxon të bartë ndonjë bizhuteri e cila ka formën e ndonjë kafsheje qoftë shpend, gjarpër apo ndonjë tjetër gjë. Dhe e gjithë kjo kthehet tek hadithi të cilin e theksuam kalimthi më herët.”

Page 30: Kujdes nga imazhet (libri)

Vizatimi i imazheve të ndaluara tek nxënësit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: “Mexhmu’ Fetaua ue Rasail Ibn Uthejmin” 12/235

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Nëpër shkolla, nxënësit  obligohen që të vizatojnë disa kafshë, në mënyrë që të mësojnë rreth tyre. Çfarë është gjykimi për këtë gjë?”

Përgjigje: “Nuk lejohet vizatimi i kafshëve (qenieve të gjalla), sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka mallkuar ata që vizatojnë, duke thënë:

المصورون القيامة يوم Hعذابا الناس أشد

“Dënimin më të madh që do ta përjetojnë njerëzit në Ditën e Kiametit, janë ata të cilët kanë vizatuar.”

Ky hadith aludon se të vizatuarit e qenieve të gjalla, është prej mëkateve më të mëdha, ngase mallkimi për kryesin e një vepre ndodh vetëm atëherë kur vepra është prej mëkateve të mëdha. E njëjta gjë ndodh edhe me paralajmërimin për dënim të madh, siç është ky hadith.

Mirëpo, ka mundësi që të vizatohen disa gjymtyrë trupore, siç është dora, këmba, etj., sepse këto nuk janë sinonim i jetës. Ndërsa, ajo çfarë flasin hadithet në lidhje me këtë temë, është se ajo që është e ndaluar të vizatohet, është ajo që është sinonim i jetës, siç ka ardhur hadithi:

بنافخ وليس الروح فيها ينفخ أن كلف

“(Në ahiret) Do të obligohet(ai që vizaton) që t’i japë shpirt, e nuk do mund ta bëjë këtë.”

A është e lejuar të ruhen fotografitë e fëmijëve?

Page 31: Kujdes nga imazhet (libri)

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime  dhe Fetva”, nr 4679Anëtar: Abdullah bin Kuud (Allahu e ruajttë!)

Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan (Allahu e ruajttë!)Nënkryetar: Abdurr-Rrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)

Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: A është e lejuar të ruhen fotografitë e fëmijëve, pavarësisht se a është gjysma e trupit ose i tërë trupi, në një album dhe të mos varen në mur? Na sjell dobi në këtë çështje!

Përgjigje: Nuk lejohet të ruhen fotografitë edhe nëse ato janë të varura në mure ose mbahen në vende të tjera, përveç atyre fotografive të cilat janë të nevojshme për një kartë identiteti, pasaportë ose për arsye të tjera të rëndësishme. 

Kjo për shkak se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) i tha Aliut (radija Allahu anh):

“Mos e lerë asnjë imazh pa eprishur…” (Muslim, el-Tirmidhiu, Nesaiu)

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Engjëj të cilët nuk hyjnë në shtëpinë në të cilën ka qen apo fotografi

Imam Jahja bin Sheraf en-Nevevij (Allahu e mëshiroftë!)Burim: Sherh Sahih Muslim (14/84)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

Sال Uل UخXدSت UةSكYئ SالSمXا الHتXيSب Yيه Yب] فXلSك SالSة] و Sور Uص  

“Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka qenë apo fotografi.”[1]

 

Engjëjt të cilët nuk hyjnë në shtëpitë ku ka qen ose fotografi janë ato që vijnë me mëshirë, bekime dhe kërkim-falje për besimtarin. Ndërsa, kur është fjala për engjëjt të cilët shkruajnë veprat e njeriut, ato hyjnë në çdo shtëpi. Engjëjt

Page 32: Kujdes nga imazhet (libri)

që shkruajnë veprat e njeriut kurrë nuk e braktisin atë në asnjë rrethanë. Sepse puna e tyre është për të numëruar dhe shkruar veprimet e njerëzve.

1 Buhariu (3226) dhe Muslimi (2106).

Ruajtja e fotografive të vendeve të shenjta si kujtim

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Nurun ‘aled-Derb (54 B)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për të fotografuar vendet e shenjta për t’i mbajtur ato fotografi si kujtim?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar për të fotografuar njerëzit apo shtazët, p.sh. devetë, në emër të asaj për t’i mbajtur ato fotografi si kujtim. Veprimi i tillë nuk lejohet për shkak se vepra të fotografuarit e tillë përmban imazhe të krijesave me shpirt. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

صورة وال كلب فيه Hبيتا المالئكة تدخل ال

“Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka qenë apo fotografi.”

Hadithi qartësisht definon se, engjëjt nuk hyjnë në shtëpi në të cilën ka fotografi. I vetmi përjashtim janë imazhet e nënçmuara sikurse ato që gjenden në dyshekë, jastëk e të ngjashme me këto. Ndërsa kur bëhet fjalë për fotot të cilat mbahen për kujtim, qofshin ato të kafshëve apo njerëzve, ato në asnjë mënyrë nuk janë të lejuara.

Kur jemi tek fotografitë të cilat mbahen për kujtim, për shembull foto të Qabës, kodrës Mina, kodrës së Arafatit, xhamin në Nemirah, xhaminë në Muzdelife ose xhamin el-Khajr-Xhaminë në Mina etj., atëherë themi se është e lejueshme për t’i mbajtur ato foto përderisa ky veprim nuk shpie në ndonjë ndalesë të caktuar. Pra, nëse fotografitë (edhe pse nuk janë fotografi me gjallesa (v.p.)) shpien në diçka të ndaluar, atëherë themi se ato janë të ndaluara. Përndryshe ato në parim janë të lejuara.”

Pyetje: “Në këto fotografi të xhamive sigurisht në to rastësisht gjenden edhe pamje të njerëzve, burra e gra dhe krijesa të tjera për shkak se është e pamundur t’i fotografosh ato vende ndryshe.”

Page 33: Kujdes nga imazhet (libri)

Përgjigje: “Po. Nëse një njeri duket në fotografi, atëherë duhet t’i fshihet fytyra në mënyrë që fotografia të jetë e lejuar.”

Engjëjt të cilët shkruajnë veprat e njeriut, a hyjnë në shtëpinë ku ka fotografi apo qen?

Imam Muhamed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua ue Raseil (1/169)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A janë fjalët e Profetit salallahu alejhi ue selem:

ة] Sور Uص SالSو كSلXب] YيهYف بSيXتHا UةSكYئ SالSمXال Uل UخXدSت Sال

“Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka qenë apo fotografi.“

të përgjithshme, duke përfshirë edhe engjëjt të cilët shkruajnë veprat e njeriut?“

Përgjigje: “Siç duket, ato nuk përfshihen nga ky hadith.“

Fotografimi me kamera dixhitale

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (12/346)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Cili është vendimi për të fotografuarit me kamera digjitale dhe për të varur fotot në mur?”

Page 34: Kujdes nga imazhet (libri)

Përgjigje: “Fotografimi me kamera dixhitale që është i qastit që nuk ka nevoj për punim dore nuk ka ndonjë të keqe. Kjo nuk hynë në atë që quhet fotografim.

Megjithatë, mbetet qëllimi i fotografimit. Nëse qëllimi është për ta ruajtur imazhin apo për ta ruajtur atë si një kujtim kjo është e ndaluar. Për shkak se mjeti ka të njëjtin gjykim sikurse qëllimi. Është e ndaluar për të ruajtur fotografi për hir të kujtesës, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka foto apo qen.”

Kjo dëshmon se mbajtja e fotografive në shtëpi është e ndaluar.

Lidhur me varjen e fotografive në mure, kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet. Engjëjt nuk hyjnë në shtëpitë ku ka fotografi.”

Imazhi është koka

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (902)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Është një hadith që thotë se “Imazhi është koka. Nëse hiqet koka nuk ka imazh.” A mjafton të shlyhet fytyra?”

Përgjigje: “Jo vetëm fytyra, por e tërë koka. Kur ti thua se vetëm fytyra duhet të shlyhet, kjo do të thotë se pjesa tjetër e kokës mbetet. Ndërsa hadithi thotë:

“Imazhi është koka.”

Pra, në qoftë se koka hiqet dhe pjesa tjetër e trupit mbetet, ajo bëhet si një pemë. E gjithë koka duhet të hiqet.”

Të gjitha imazhet janë të ndaluara gjithkund

Page 35: Kujdes nga imazhet (libri)

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (902)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

“Një gjë që duhet të theksohet është se të gjitha imazhet janë të ndaluara pa marrë parasysh nëse ato janë skulptura apo fotografi në rrobe, dysheme apo qilima.”

Foto e mbretërve dhe të udheqësve janë themeli i idhujtarisë

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Tathir-il-I´tikad (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13188

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A mund ti këshilloni ata që varin fotografitë e personave të nderuar si mbretërit dhe udhëheqësit në makina dhe në rrugë …”

Përgjigje: “Kjo është një nga themelet e idhujtarisë. Fotot e mbretërve në makina, dyqane dhe në qendra është një nga themelet e idhujtarisë. Ata i kanë varur ato vetëm për shkak të nderimit dhe ekzagjerimit, e cila nuk është e lejuar. Njëri nuk duhet ta marrë lehtë këtë dhe të thotë se kjo është një lloj i dashurisë dhe bindjes. A të ka urdhëruar mbreti që ta varësh foton e tij? Unë nuk mendoj se – nëse Allahu dëshiron – mbreti kënaqet nga ky veprim. Ai nuk e di të fshehutën dhe atë që njerëzit veprojnë.”

Melaiket të cilët kurrë nuk të braktisin ty

Page 36: Kujdes nga imazhet (libri)

Shejkh Salih Ibn Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=125720

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë mirësi! Fjala e Profeti salAllahu alejhi ue selem ku ka thënë:

“Se Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka foto.”

A kuptohet nga ky hadithi se vetëm melaiket e mëshirës apo është i përgjithshëm për të gjithë melaiket ?”

Përgjigje: “Jo. Melaiket që i shkruajnë veprat e tua ata nuk largohen prej teje. Ndërsa sa i përket melaikeve të mëshirës ata nuk hyjnë një një shtëpi në të cilën ka qen dhe fotografi.

Nëse nuk hyjnë melaiket e meshirës në shtëpinë tënde, atëherë në të do të hyjnë shejtanët, Allahu na ruajttë, pasi nuk mund të mblidhet meleku dhe shejtani në një vend të vetëm. Në atë vend ose do të qëndrojë meleku ose do të qëndrojë shejtani. Po!”

Falja e namazit në një shtëpi në të cilën ka fotografi

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (902)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Ndonjëherë ndodh që mund të falemi në ndonjë shtëpi në të cilën ka fotografi, a është i lejuar (të falet) namazi në këtë rast?”

Page 37: Kujdes nga imazhet (libri)

Përgjigje: “Po, namazi lejohet, porse është e urryer. Nëse shkoni në ndonjë shtëpi në të cilën ka fotografi, duhet që të kërkoni nga pronari i shtëpisë  nëse ka ai ndonjë dhomë në të cilën nuk ka fotografi dhe të faleni në të dhe çështjen ia len Allahut.

Për këtë arsye, nuk është në rregull që këtë çështje ta dinë dy apo tri familje, porse e vërteta duhet të jetë e përhapur midis të gjithë myslimanëve.”