jeta e re e beles

24
romance Jeta e re e Belës! Autori: Jerida Sakaj Layout: Elton Rama Foto: Ledio Topalli Make-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola Mësuesja kujdestare prezanton nxënësen e re përpara klasës. 01 Sot na ka ardhur një vajzë e re në klasë, Bela. Vjen nga një qytet i vogël dhe do të jetë në klasën tonë. Mirëseerdhe dhe mund të ulesh në bankë. Bela Jola Eduarti Gëzimi Mimoza Olsi S h o q a ta A rtistë v e të R inj të S k e n ë s A s s o c a tio n of Y o uth A rtists of th e S c e n e S H . A . R . S . S H . A . R . S . A . Y. A . S . A . Y. A . S . A . Y. A . S .

Upload: fotoromanca-fotoromanca

Post on 09-Mar-2016

236 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Jeta e re e Beles

TRANSCRIPT

Page 1: Jeta e re e Beles

romanceJeta e re e Belës!

Autori: Jerida Sakaj Layout: Elton Rama Foto: Ledio TopalliMake-Up: Ada Galanxhi Regjia: Gjergji Trola

Mësuesja kujdestare prezanton nxënësen e re përpara klasës. 01

Sot na ka ardhur një vajzë e re në klasë, Bela. Vjen nga një qytet i vogël dhe do të jetë në klasën tonë. Mirëseerdhe dhe mund të ulesh në bankë.

Bela Jola Eduarti Gëzimi Mimoza OlsiSh

oqata

Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

Page 2: Jeta e re e Beles

02

04

05

03Bela është ulur në bankë me Jolën. Mësimi ka mbaruar. Vajzat po dalin nga klasa.

Përshëndetje unë jam Jola. Më bëhet qejfi që do të jesh shoqia ime e bankës.Mirëseerdhe.

Përse si janë njërëzit në qytetin tënd? Unë nuk kam qënë asnjëherë në Kukës dhe s’ia kam haberin fare se si është të jetosh aty.

Po ja njerëzit aty janë me zakone ndryshe nga këtu. Përshembull, një vajzë e moshës tonë edhe kur del është në shoqërinë e prindërve, nuk është kollaj të dalin vetëm.

Ç'farë? Po kjo është e frikshme dhe e mërzitshme. Mua më ha shtëpia po të rri gjithë ditën brenda.

Epo zakonet tona janë ndryshe. Këtu njerëzit janë më të lirë.

Tani ke ardhur në Tiranë? Si po të duket?

Sot bëj një javë dhe të them të drejtën ende nuk e kam parë mirë Tiranën. është qytet shumë i madh, njerëzit janë ndryshe.

Falemiderit, je shumë e mire.

Page 3: Jeta e re e Beles

06

08

07

Jola e tërheq nga dora dhe i afrohen së bashku Eduartit.

Belës i tërheq vëmendjen një djalë që rri i vetmuar dhe shkruan diçka në një bllok.

Jola kush është ai djali atje që është duke shkruar?

Ai është Eduarti. E kam shok fëminie pasi jetojmë në një një pallat, por është tip i çuditshëm, gjithë kohës lexon e asnjë se di ç'shkruan.

Kaq shokë dhe nuk të tregon se çfarë shkruan?

Kështu ka qënë përherë. Gjithnjë i shkëlqyer në mësime, mbi libra dhe rrallë herë i shoqërueshëm. Ai s'afrohet me këdo.

Hajde se po ta prezantoj, ndoshta e gjeni gjuhën bashkë.

Page 4: Jeta e re e Beles

Afrohen tek Eduardi. Jola i qëndron tek koka duke u munduar të lexojë diçka.

Eduarti duke u larguar.

Jola ka mbetur vetëm me Belën, me një fytyrëtë vrenjtur, kurse Bela pak e hutuar.

Eduarti i jep dorën Belës.Hej Edi, ç'je duke shkruar në bllokun tënd të çudirave? Kjo është Bela.Sapo ka ardhur në shkollën tone.

Unë jam Eduart Tole. Mirëseerdhe dhe suksese. Të më falni po më duhet të largohem se kam pak punë.

Si? Ne sapo erdhëm dhe ti po ia fut vrapit?

Një herë tjetër, tani kam vërtet punë. Pastaj këtu jemi.

Po pra

Kështu ndodh përherë me të. Të lë si pemë dhe as që ia ndjen farë nëse ti mbetesh keq

Mua më duket shumë interesant.

Ti si përherë do të fusësh hundët aty ku s'të takon... në gjërat e mia personale.

09 10

12

11

Page 5: Jeta e re e Beles

Bela në dhomës e saj duke lexuar…lë leximin dhe mendon për ditën e parë të shkollës.

Në shtëpinë e Belës. Mimosa është duke punuar ma shtiza, kurse Gëzimi është duke parë TV. Bela hyn në shtëpi.

Pas disa ditësh në shkollë dhe pas drojesh të shumta Bela i është hapur shoqes së saj për interesin që ka për Edin.

Zemra ime si të shkoi dita e parë e shkollës? U ambjentove me shoqet e shokët e klasës?

Mirë. U njoha me një vajzë shumë të lezetshme, Jolën. E kam edhe shoqe banke.

Po mësuesit si ishin? Nxënësit ishin të rregullt?

Ej,kam një ide brilante. Do ftoj Edin në kafe dhe kështu mund të fillosh të miqësohesh me të.

Kush mi këta të shkollës? E pse duhet ta vrasësh mendjen, të gjitha vajzat do të të kenë zili. Apo u dorëzove pa filluar ende?

Jooo, thjesht, kam hall se kam vëllain këtu në vit të katër e mos i thotë gjë babit

Mos e vrit mendjen fare. Ishalla po ia dal ta shkëpus Edin nga bota e çudirave pa të tjerat rregullohen

Më duket sikur s'më ka shumë qejf. Pastaj po sikur të na shohin në kafe me atë pale se ç’do të mendojnë

Kalova shumë mirë...më mirë nga ç'e prisja.

Interesant ai Edi. Si mund të miqësohem me të? Kam

përshtypjen që mund të jemi miq shumë të mirë.

13 14

15

17

16

18

Page 6: Jeta e re e Beles

Vajzat janë ulur në kafe, janë vetëm.

Eduarti hyn në lokal dhe përshëndet vajzat përzemërsisht.

Bela në siklet.

Eduarti i drejtohet Belës.

Në derën kryesore të kafes shfaqet Eduarti.

Ishalla s’po vonon se kush dëgjon babin pastaj.

Të kërkoj falje për këtë por edhe se s’po më kujtohet emri juaj.

S’ka problem Jola. Unë jam Bela… Bela Dema.

Bela shkurt dhe Izabela gjatë,si personazhi kryesor tek libri “Muzgu”?

Si jeni vajza? Ju kërkoj ndjesë për pak ditë më parë por vërtet më duhej të largohesha pasi kisha punë.

Dhe u kujtove për të pikërisht në momentin kur erdhëm ne? Lë përshtypje fantastike tek të panjohurit.

Tani duhet të vijë, të paktën kështu e lame qëpar kur folëm

Epo kjo s’të falet, më fëlliqe fare tani

19 20

21 22

23

Page 7: Jeta e re e Beles

Bela duke qeshur

Jo, shkurt gjatë e kam Bela, kurse ti ke emrin e vampirit që dashuron Belën

Uau, ti e ke lexuar?! Unë e kam shumë për zemër atë libër. Ndoshta për faktin që ngjaj shumë me Eduartin e librit.

Ti je vampir? Nuk habitem, prandaj je i çuditshëm po kujt i ke ngjarë se prindërit i ke në rregull?

Jo unë por Edi i librit, kështu është që s’ia thua fare për libra por i zëvendëson me telenovelat e shëmtuara.

Mirë çuni që di gjithçka ç’i ndodhi këtij Edit të librit, këtij vampirit?

Ra në dashuri me Belën dhe ajo vendos të bëhet si ai, por sa keq që gjëra të tilla ndodhin vetëm nëper libra.

Po ti hapësh mirë sytë mire jeta ka shumë te papritura të këndshme, por ti vetëm lexon dhe nuk jeton hahaha

Po ti që kur je bërë kaq filozofike?

Kështu kam qënë që e vogël por ti je gjithnjë i zënë për të parë ç’ndodh me shoqën tënde…

Epo kot s’thonë më mirë vonë se sa kurrë…

Tani të më falni po u bë vonë dhe më duhet të iki në shtëpi.

Të mërzitëm me broçkullat tona. Qëndrojmë edhe pak se të përcjellim ne për në shtëpi?

24 25

26

28

27

29

Page 8: Jeta e re e Beles

Bela del nga lokali ndërkohë që Edi dhe Jola qëndrojnë të dy në kafe.

Në shtëpinë e Belës.Olsi është duke parë televizor.

Po Bela, qëndro edhe pak pasi s’folëm fare për ty, nga vjen si po ndihesh këtu…

Ndoshta flasim një herë tjetër por tani vërtet më duhet të iki.

Hë tani po vjen, ke një orë që ke mbaruar nga ishe?

Po ti mua më kontrollon se kur mbaroj, shiko orarin tënd apo s’ke me ç’të merresh se s’ta var njëri në klasë?

Kujt i flet kështu ti, pastaj ku merr vesh ti? Të duket vetja e rëndësishme se ulesh në lokal me tiranca dhe me çuna aq më shumë. Prit sa ta marrë vesh baba pa ta shohësh ti?

E kush je ti që i paragjykon të tjerët pa i njohur? Normal që të tallin dhe s’ke shokë me këto ide fshatari që ke.

Ide fshatari ëë? Po unë s’rri më këta tiransit që u duket sikur çfarë janë…

Por do të kishe shumë dëshirë, e pastaj mos e nxirr inatin me mua që s’ke miqësi me askënd. Tani po iki në dhomë se kam për të mësuar e s’ia vlen të diskutojë me ty.

30 31

3332

34

Page 9: Jeta e re e Beles

Jola me Eduartin janë duke shkuar në shtëpi së bashku.

Bela është e papame dhe shumë e komunikueshme edhe lexon shumë si ty.

Ishte interesante dhe është e vetmja vajzë që ka lexuar atë libër, që unë e pëlqej

Eeee pse kot doja të ta prezantoja unë? Mund të jeni miq të mirë se merreni vesh mirë për librat, lexoni gjithë kohës.

Kjo e bën atë të veçantë nga gjithë të tjerat dhe librat na bashkojnë

Hë mi shoqe ç’ke që je si e hutuar sot?

Vëllai im na ka parë në kafe dhe kam frikë se mos i thotë gjë babit.

E për këtë e vret mendjen ti? S'ka asnjë gjë të keqe të pish kafe me miqtë e tu të shkollës. Edi u ndje shumë mirë në shoqërinë tënde.

Atij iu duke interesante dhe i le mbresa që kishe lexuar atë librin që folët, si e kishte titullin?

“Muzgu”… Po nuk u mërzit që u largova?Çfarë? Vërtet e ke? Po ne nuk

folëm shumë dhe unë mendova se i jam dukur e mërzitshme.

35

37

39

36

38

Page 10: Jeta e re e Beles

Drejt tyre është duke ardhur Eduarti. Eduarti është duke buzëqeshur i lumtur që po e sheh përsëri vajzat.

Ja po vjen edhe Edi

Përshëndetje vajza si jeni sot?

Tani jemi më shumë të gëzuara, po ç’e ke atë libër? Këtë libër e kam sjellë

për Belën, e ke dhuratë. Besoj se do të të pëlqej

Faleminderit, është hera e parë që dikush më bën dhuratë një libër.

Jam shumë i lumtur pra që jam unë i pari. Si thoni do pimë kafe pas mësimit, keni kohë?

Po do të jemi aty dhe nuk do të iki me vrap kësaj here

40 41

43

44

42

Page 11: Jeta e re e Beles

Eduarti është ulur në kafe dhe po shkruan, ndërkohë që Bela e sheh nga larg.

Sot unë s’bashkohem dot me ju se kam disa punë me mamin më duhet të iki diku me të, por mos bëni shumë thashetheme për mua, ok?

Si ti s’do të vish?

Do të të lë në duar të sigurta, apo jo Edi?

Për mua është kënaqësi të qëndroj në shoqërinë e Belës, do të flasim për librat që i pëlqejnë. Po të pres pas mësimit.

Përshëndetje. Ke kohë që pret pasi s’të pashë në shkollë?

Kisha dëshirë të shkruaja, ndaj u largova.

Mmmm,mund të më lexosh diçka që ke shkruajtur?

45

47

46

48

49

Page 12: Jeta e re e Beles

Të rinjtë bisedojne gjate.

Poshtë pallatit të Belës. Edi e ka përcjellë Belën deri në shtëpi.

Belës i zënë sytë Olsin duke ardhur.

“Në një pyll bigëzoheshin dy rrugë dhe unë. Unë mora atë që rrihej më pak nga njerëzit. Dhe gjithçka aty ishte ndryshe...”

Je e para që po të zbuloj një pjesë të shkurtër nga ato që shkruaj, pasi më duket se interesi që kemi për librat na bashkon

Unë jam shumë e lumtur që tani kam gjetur një mik që ka interesa të njëjta me mua.

Edhe unë jam shumë i lumtur që më në fund gjeta një shoqe që më kupton dhe s'më sheh si ufo

Edi faleminderit për miqësinë dhe për librin.

Më bëhet qejfi që të pëlqen, pasi më duket se ai libër të përshtatet ty, ndryshimi i ambjentit, njohje të reja

O Zot, im vëlla. Nuk duhet të na shohë bashkë. Më duhet të iki, shihemi nesër.

Bela, prit...

Kjo është e mrekullueshme, ti shkruan shumë bukur edhe pse pak trishtueshëm.

50

52

5453

51

Page 13: Jeta e re e Beles

Bela hyn në shtëpi me nxitim.Takon Mimozën në kuzhinë. Bela fillon ta ndihmojë nënën.

Përse u vonove ku ishe deri tani? Yt vëlla ka gati dy orë që është kthyer nga shkolla e ka dalë për të të kërkuar se u bëra merak.

Po ja unë, unë isha tek Jola dhe mora një libër që më duhet në letërsi.

Po ta marrë vesh yt atë do të nxehet dhe ti e di që zakonet tona janë ndryshe dhe ai s’është mësuar ende me Tiranën.

O ma por ne po jetojmë këtu tani dhe duhet të jetojmë me zakonet e këtushme pasi rrethohemi nga njerëz që kanë zakone të tjera.

E di e dashur por babi dhe Olsi s’janë mësuar ende me këto zakone të reja dhe ti duhet të bëhesh e duruar e ti kuptosh.

Unë përpiqem moj mami por s’është faji im që ata s’duan të ambjentohen me jetën e këtushme.

55 56

57

Page 14: Jeta e re e Beles

Vajzat takohen në oborin e shkollës përpara se të hynë në mësim.

Vajzat nisen për ne klasë duke biseduar.

Hë mi shoqe si ia kaluat dje? Bëtë thashetheme për mua?

U kënaqëm shumë folëm për libra të ndryshëm, madje më lexoi edhe diçka që kishte shkruar.

Çfarë? Edi të lexoi çudirat e veta? Do ma dëgjoi zërin që mua s'më ka lënë asnjëherë ti lexoj.

Mos u bëj xheloze, shumë pak rreshta më lexoi edhe mua

Sot do të festoj ditëlindjen dhe kam ftuar miqte më të afërt. A do të vish?

Do të vijë unë të flas me babin tend.

Sa dëshirë do të kisha. Po kam frikë se nuk do të më lënë.

58

60

59

Page 15: Jeta e re e Beles

Në shtëpinë e Belës ndodhet Gëzimi dhe Mimoza. Hapet dera e dhomës dhe futen dy vajzat. Gëzimi është duke i takuar me përzemërsi.

Do të kisha shumë dëshirë që Bela të vinte në shtëpinë time, pasi sot kam ditëlindjen. A mundem?

Por nuk keni për të mësuar moj vajza?

Po babi do të mësojmë të dyja së bashku

Mos kini merak fare është edhe nëna dhe babai im. Ju lutem, Bela është e vetmja shoqe që kam dhe e dua fort.

Epo vajzë gëzofsh e jetofsh edhe 100 pranvera të tjera por Bela s’mund të vijë se duhet të shkojmë diku që s’mund ta shtyjmë. Le të vijë tek ty një herë tjetër

Por ju lutem, prindërit e mi po na presin për të festuar, mos ma prish këtë ditë.

Më vjen keq moj çupë por Bela s’mund të vijë dot sot.Të lutem babi, do të

të japim edhe numrin e telefonit ku mund të na marrësh nëse s’beson.

61

64

62

65

63

Page 16: Jeta e re e Beles

Gëzimi i nxehur.

Bela largohet për në dhomën e saj.

E thashë fjalën time dhe s’ka nevojë më për diskutime.

Duhej patjetër të më vije në pozita të vështira?

S’të vura unë po ti e vure veten. Ç’të kushtonte të më lije? Nuk ka asnjë gjë të keqe.

Ke guxim dhe më flet në këtë mënyrë? I ke harruar normat e sjelljes fare. Ti e di mirë që zakoni ynë është që të mos shkosh shtëpi më shtëpi pa shoqërinë e prindit.

Zakone të mykura, demode

Moj ty të ka ikur truri fare. Gjithë jetën kam sakrifikuar për ju, t’ju siguroja një të ardhme më të mirë, prandaj ju solla këtu se të ishte për mua isha shumë mirë atje ku isha.

Po këtu njerëzit jetojnë ndryshe dhe duhet të përshtatemi me jetesën e tyre…

Kjo është e patolerueshme, ti pjella ime u bëre të më japësh mend. Mu hiq sysh se do të përfundojmë keq duke vazhduar këtë muhabet.

Gëzim ndoshta do të ishte më mirë që të ishe më tolerant me vajzën pasi është në një moshë delikate.

Atë e di unë, kurse ti merru më shumë me tët bijë se përndryshe do ta mbyll në shtëpi dhe ta harrojë shkollën pastaj.

Atëhere unë po largohem, mirupafshim

66

68

70

67

69

71

Page 17: Jeta e re e Beles

Bela, Jola dhe Eduarti janë ulur në lokal

Përpara tyre shfaqet Olsi

Sa keq Bela që s'erdhe se unë e ndjeva mungesën tënde.

Do të kisha shumë dëshirë por im atë është pak më të vjetrën

Duhet kohë që ai ta pranojë jetën e këtushme, bëj durim

Po pra konservator, si në kohën e babaqemos

Prandaj ke ndryshuar ti se ulesh nëpër lokale me çuna? Babi s'do të lumturohet kur ta marrë vesh

Ç'të marri vesh?! Këta janë miqtë e mi dhe s'ka ndonjë gjë të keqe në këtë mes.

Tani hajde me mua në shtëpi dhe e sqarojmë këtë punë.

Kur të mbarojë me shokët do të vij në shtëpi.

72

75

74

73

76

Page 18: Jeta e re e Beles

Olsi I ka thënë babait se çfarë ka parë në lokal.Gëzimi ështe nxehur shumë dhe e pret Belen gjithë inat.

Gëzimi bëhet i dhunshëm dhe e qëllon.

Bela, ti ulesh në kafe me një djalë? Kështu i shpërblen sakrificat e mia? Atëhere deri sa të vish në vete, e të jesh Bela e dikurshme je e dënuar, s’ke për të shkuar në shkollë.

Nuk mund të më mbash me dhunë mbyllur… Unë dua dhe kam të drejtë të iki në shkollë.

Hedh edhe vickla ti...Do të bëhet kështu si thashë dhe mu zhduk nga sytë tani se po më hanë duart...

Nuk më mban dot me zor. Nuk ke të drejtë.

Si the? Përsërite edhe njëherë…

Dhe tani marsh në dhomën tënde,nuk do të shkosh më në shkollë.

77

79

78

80

Page 19: Jeta e re e Beles

Mimoza dhe Gëzimi sapo kanë mbaruar së ngrëni. Bela është shtirë në shtrat e mbyllur në dhomën e saj.

Në shtëpi.Gëzimi ka dalë ndërkohë që Olsi po del për në shkollë.Mimoza shkon në dhomën e vajzës. Bela bën sikur është në gjumë. Mimoza e puth në ballë.

Ajo nuk pranon të hajë, ka që dje në darkë mbyllur në dhomë e s’del prej saj

Epo kur ta marrë uria do të dalë nga dhoma

Po tani O zot, si do t'ia bëj? Nuk mund të rri gjithë jetën e mbyllur

këtu duhet të bëj diçka

81

83

82

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.

Page 20: Jeta e re e Beles

Bie dera e shtëpisë.Gëzimi hap derën dhe shfaqet Jola.

Gëzimi kthehet në shtëpi.

Gëzim jam e shqetësuar për vajzën as ka ngrënë dhe as nuk ka dalë nga dhoma e saj. Duhet ta lejosh që të shkojë në shkollë.

Fillove edhe ti tani. Më lër rehat se jam aq i lodhur sa s’kam nerva të merrem më nazet e tët bije.

Epo s’mund të shoh që ime bijë të shkatërrohet çdo ditë dhe përgjegjës për këtë jemi ne prindërit e saj.

Mirëmbrëma... Si jeni?

Mirëmbrëma...

Epo s’mund të lejojë që ime bijë të shthuret e të mos zbatojë parimet e mia për jetën familjare. Sa të jem gjallë s’pranoj që ime bijë të shoqërohet nëpër lokale me djem…

84 85

86

Page 21: Jeta e re e Beles

Jola largohet paksa e habitur

Kam ardhur të pyes se përse s’ka ardhur në shkollë Bela. A është mirë?

Mirë është por ka ikur tek gjyshja pasi është e sëmurë dhe s’ka kush të kujdeset për të.

Po sa do të rri atje?

Ndoshta disa muaj, sa të përmirësohet gjyshja.

Uaaa po s’do të vijë më në shkollë? Po si mund të komunikojë me të, a ka telefon shtëpie?

S’ka telefon dhe tani të më falësh por kam punë.

Tek zbret shkallët mendon – Shpresoj që të kthehet shpejt…

Edhe pse kam përshtypjen që babai i Belës po më gënjen dhe s’po e

kuptoj përse…

88

87

89

90

Page 22: Jeta e re e Beles

Gëzim duhet të flasim seriozisht për këtë çështje.është jeta e fëmijëve tanë.Ne prandaj i sollëm në Tiranë për një jëtë tjeter, me të rejat e saj që ne ndoshta nuk i pranojmë, por duhet ti kuptojmë.

Po të ulesh me një mashkull në kafe nuk është jetë e re…

Tani është tjetër kohë me të tjera zakone dhe ajo më siguroi që atë djalin e ka vetëm shok. Mos i vër shkelmin gjithçkaje…

Po po kështu fillon gjithmonë, si shokë pastaj...

Ju jeni familja ime që ju dua më shumë se çdo gjë në botë por s’mund të të lejojë të shkatërrosh jetën e Belës

Po unë për ju kam sakrifikuar gjithë jetën time dhe çfarë marr si shpërblim? Duhet të lejoj që ime bijë të bëhet e përdalë, ti bëj të keqes sehir?

S’bëre mirë që e gënjeve. Duhet te jesh i kenaqur qe vajza jote ka shoqeri qe interesohet per te.

Po une pikerisht kesaj shoqerie i trembem. Po te ishim ne Kukes nuk do te kishte problem te tilla.

91

92

93

94

Page 23: Jeta e re e Beles

Ndoshta por është pjesë e kësaj jete.Pastaj une të thashë ajo e ka vetëm shok dhe kanë të përbashkët pasionin për librin.Ti krenoheshe me këtë pasion të vajzës.

Ke të drejtë, unë krenohesha dhe një djalë që i pëlqen të lexojë ndoshta duhet parë me një sy tjetër. Megjithatë...

Gëzim nuk duhet ta pengojmë vajzën të shkojë në shkollë.Nuk është zgjidhje kjo. Duhet të flasim me të dhe ta kuptojmë e ta këshillojmë.

Ndoshta ke të drejtë. Unë u nxitova ne reagimet e mija. Do ta kem te vështirë të pranoj shumë gjëra. Po mendoj se ke të drejtë.

Faleminderit Gëzim,Po shkoj të flas me vajzën dhe mendoj se edhe ti duhet të flasësh me të.

Dakort thuaj te vijë dhe të flasim. është vërtetë një jetë e re këtu në Tiranë dhe duhet të mbështetemi tek njëri tjetri.

97

9596

Page 24: Jeta e re e Beles

tekst provizor . tekst provizor. Udae verumquam que odit est, omni officae perera ilic te enem ut quoditae. Nequas eatur? Quia num untiosa ecabo. Nam faccusc ipides molorro volupta turistrum que litae non nobis il ideribus velicia non culpari ataersperum reperentores et remporepe magnitia conet et poresti sseque pro iducidis et magniate lit voluptiores quos aut hariorepere aspel iderum etur? Catquiae nis accuptatin coreper rovidigendit ma doluptatem quos as doluptur sum alia solorem pellorem exeri cusandam quissinciet omnissit faccusd amuscie nitium, ommodic itatemperum accumquati duciendae natem enit odit am ideles estrum escid ut is intia dolore conet eat ullique opta quiam fuga. Itat rero beatur? Otaspit ommolo tem endistion pror sit aligent doloruntis re omnis accuptatenda nem susciis aribusdam, sumquae. Rehendi aepratus.Am qui blaut aspitibus, vendign iatus.

tekst provizor . tekst provizor. duciendae natem enit odit am ideles estrum escid ut is intia dolore conet eat ullique opta quiam fuga. Itat rero beatur? Otaspit ommolo tem endistion pror sit aligent doloruntis re omnis accuptatenda nem susciis aribusdam, sumquae. Rehendi aepratus.Am qui blaut aspitibus, vendign iatus.Tam harum faceper ciumqui il et aut et dolectis eicilla boriae quaspelest prerum rectiam si ad eum, coribus.Icaerio omnihit, cum eaquate mpedita con exerece ptatusant que eum acerum re natquam, volut es dolorep elesti assendae velecep ratemod quiamus plam dus ernatiniet in pra con pliquis quo verum explit hit aut qui dis sit maxim nonsectint.Ovid ma qui as ditaesto id quid etur alibeatque cor arum quat.Vit endiat. Ne nihicit vendebit odignietur? Facessi nosa pratiumqui nist de nonsed quatus.

98 Bela është ulur me nënën, babain dhe vëllain duke biseduar

Adresa:Rr. Thanas Ziko, Pall. 6, Shk. 3,Ap. 41, Tirana, Albaniae-mail: [email protected].: 068 20 61 105

Shoq

ata Artistëve të Rinj të Skenës

Assocation of Youth Artists of the Sce

ne

SH. A. R. S.SH. A. R. S.

A. Y. A. S.A. Y. A. S.A. Y. A. S.