jon newspaper

12
DHIMA KENDON PER KINEZET f.7 Je- tojmë në një kulturë e stërmbushur me imazhe. Këto imazhe flasin më shumë dhe komunikojnë më shumë për neve se cdo studim apo analizë mbi gjendjen e barazisë gjinore ndër shqiptarë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë argëtimin dhe informimin e marrin nga televizioni, që nënkupton që prej lindjes deri në vdekje kalojmë disa orë në ditë para pikturave të njëpasnjëshme që na shëtitën para syve. Sipas teorive të post- modernizmit, ne identifikohemi me ima- zhe qe shërbejnë si simbole të të qenurit. Me apo pa vetdije bëhën pjesë e kulturës tone kolektive, dhe me apo pa dashje shën- drrohen në qëndrime dhe paragjykime. Si femër, me cfare mund të identifikohem nëse shikoj se si paraqiten gra shqiptare në mediat tona? Figurat tona publike që mar- rin respect janë politikanë, akademikë apo shrimtarë – shumica janë meshkuj, dhe shumica janë mbi moshën 40. Kur shoh një femër shqiptare, nuk kam me kë të identi- fikohem. Përpos këngëtarëve dhe modera- torët e lajmëve – mbizotërojnë këngëtarët sipas mendimit tim. Të bukura po, por shumica e ketyre vajzave vuajne nga dashuri të pakthkyer, nga meshkuj tradhëtarë apo thjesht edhe nga epshe nimfomaniake. S’kanë sense për humor, dhe nuk mendoj- në shumë larg problemeve të tyre person- ale, edhe…cka tjetër, po, si duket jetojnë në një zonë pazbuluar Shq- iptarisë ku paska diell gjithë vitin, aq pak kanë nevojë për veshmbathje që i përshtatet dimrit (nganjëherë edhe s’kanë nevojë për kurr- farë rrobash). Apo ndoshta është një de- klaratë kundër kufizimeve të shoqërisë bashkëkohore. S’jam e sigurtë ende. Ja cështjet për të cilën mërziten grate tona, nëse mund t’i besojmë vetëm cka thotë muzika jonë: - burr të martuar dashurova - puci puci - trupin tim të bukur - të dua - nuk të dua - pse nuk më don - buzët e mija - mos më lini vet - a ka një taksi - shikomë - vallëzim oriental Të gjitha këto marrëzira do ishin qeshar- ake, po të mos ishin të vetmin model që paraqiten para vajzave shqiptare. Më rrën- qethet trupi kush vajza të vogla duke kërcyer dhe kënduar sikur bukuroshet që i shohin në TV – dhe të them të drejtën edhe muzika që këndohet nga vajza të reja shqiptare duken dhe tingëllojnë sikur të jenë të shkruara për njerëz me të meta psiqike. Për tu kundërvajtur ketij opcioni, kemi krijuar mitologjinë e vajzës “të mbarë”: e vyeshme, e ndëgjueshme, serioze, me vlera familjare, e “shtëpisë” p.sh. ajo lloj vajzë që cdo burrë beqar shqiptar mbi moshën 40 kërkon në dashuria.com. ellësia shpirtërore dhe mendore e grave tona nuk ekziston në mediat tona, e ajo është tragjedi. Nuk kam dëshirë që va- jzat tona të mendojnë që duhet të duken sa më lakuriqe që të jenë të bukura, që duhen patjetër ta kenë një mashkull pranë, dhe që detyra e tyre e vetme është që të jenë vajza të “mbara”. Dua që vajzat tona të kuptojnë se nuk ka një model të të qenurit grua. Nuk ka femër të “keqe” dhe femër të “mire” – ka njerëz, e dallohen prej njëri tjetrit. Dua që ato të shohin buku- rinë në llojllojshmërinë tone – ka gra shqiptare që dalin prej shtëpisë në continued on p(10) THE THIRD EYE OF THE ALBANIAN COMMUNITY VELLIMI 4, NR.1, JANAR-SHKURT 2009 “Ishte dimer dhe binte debore kur une u nisa per ne Rusi. Udhetova gjithe diten dhe ne mbremje, i lodhur doja te pushoja por pereth shihja vetem bardhesi. Kur ja, shoh nje si kryq. Lidh kalin aty e shtrihem te fle ne nje gjume te thelle. Te nesermen zgjohem reze nje gardhi pa kalin prane. Nga qielli degjoj hingellimat e tij. Mbreme e paskisha lidhur te shkretin ne kryqin e katedrales dhe gjate nates, bora paskesish shkrire dhe i gjori kale qendronte ne maje te katedrales i lidhur me litar. Menjehere marr pushken dhe qel- loj litarin . . .” – shkruan ne kujtimet e tija baroni i famshem Mynhauzen. Ja, dhe ne kete fotografi te Vankuverit qe ka bere gazeta JON, ne shohim vetem majat e nje qyteti, poshte te cilave ashtu si ate dite ne Rusi, zien jeta e qindra mijera banoreve. PIKTORJA ERLA SHEHU f.4 Foto “Jon”

Upload: mevlana-media-solutions-inc

Post on 28-Mar-2016

353 views

Category:

Documents


18 download

DESCRIPTION

Designed by Mevlana Media Solutions. Complete pre-press solutions. Newsprint and p-80 output. 11 x 17, monthly publication [email protected]

TRANSCRIPT

DHIMA KENDON PER KINEZETf.7

J e -

t o j m ë

në një kulturë e

stërmbushur me imazhe.

Këto imazhe fl asin më shumë

dhe komunikojnë më shumë për neve

se cdo studim apo analizë mbi gjendjen e

barazisë gjinore ndër shqiptarë. Shumica

dërrmuese e shqiptarëve në Shqipëri dhe

në Kosovë argëtimin dhe informimin e

marrin nga televizioni, që nënkupton që

prej lindjes deri në vdekje kalojmë disa orë

në ditë para pikturave të njëpasnjëshme që

na shëtitën para syve. Sipas teorive të post-

modernizmit, ne identifi kohemi me ima-

zhe qe shërbejnë si simbole të të qenurit.

Me apo pa vetdije bëhën pjesë e kulturës

tone kolektive, dhe me apo pa dashje shën-

drrohen në qëndrime dhe paragjykime.

Si femër, me cfare mund të identifi kohem

nëse shikoj se si paraqiten gra shqiptare në

mediat tona? Figurat tona publike që mar-

rin respect janë politikanë, akademikë apo

shrimtarë – shumica janë meshkuj, dhe

shumica janë mbi moshën 40. Kur shoh një

femër shqiptare, nuk kam me kë të identi-

fi kohem. Përpos këngëtarëve dhe modera-

torët e lajmëve – mbizotërojnë këngëtarët

sipas mendimit tim. Të bukura po, por

shumica e ketyre vajzave vuajne nga dashuri

të pakthkyer, nga meshkuj tradhëtarë apo

thjesht edhe nga epshe nimfomaniake.

S’kanë sense për humor, dhe nuk mendoj-

në shumë larg problemeve të tyre person-

ale, edhe…cka tjetër, po, si duket jetojnë në

n j ë

zonë të

pazbuluar Shq-

iptarisë ku paska diell

gjithë vitin, aq pak kanë nevojë

për veshmbathje që i përshtatet dimrit

(nganjëherë edhe s’kanë nevojë për kurr-

farë rrobash). Apo ndoshta është një de-

klaratë kundër kufi zimeve të shoqërisë

bashkëkohore. S’jam e sigurtë ende.

Ja cështjet për të cilën mërziten grate

tona, nëse mund t’i besojmë vetëm cka

thotë muzika jonë:

- burr të martuar dashurova

- puci puci

- trupin tim të bukur

- të dua

- nuk të dua

- pse nuk më don

- buzët e mija

- mos më lini vet

- a ka një taksi

- shikomë

- vallëzim oriental

Të gjitha këto marrëzira do ishin qeshar-

ake, po të mos ishin të vetmin model që

paraqiten para vajzave shqiptare. Më rrën-

qethet trupi kush vajza të vogla duke kërcyer

dhe

kënduar

sikur bukuroshet

që i shohin në TV – dhe

të them të drejtën edhe muzika

që këndohet nga vajza të reja shqiptare

duken dhe tingëllojnë sikur të jenë të

shkruara për njerëz me të meta psiqike. Për

tu kundërvajtur ketij opcioni, kemi krijuar

mitologjinë e vajzës “të mbarë”: e vyeshme,

e ndëgjueshme, serioze, me vlera familjare,

e “shtëpisë” p.sh. ajo lloj vajzë që cdo burrë

beqar shqiptar mbi moshën 40 kërkon në

dashuria.com.

Th ellësia shpirtërore dhe mendore e

grave tona nuk ekziston në mediat tona, e

ajo është tragjedi. Nuk kam dëshirë që va-

jzat tona të mendojnë që duhet të duken sa

më lakuriqe që të jenë të bukura, që duhen

patjetër ta kenë një mashkull pranë, dhe që

detyra e tyre e vetme është që të jenë vajza

të “mbara”. Dua që vajzat tona të kuptojnë

se nuk ka një model të të qenurit grua. Nuk

ka femër të “keqe” dhe femër të “mire” – ka

njerëz,

e dallohen

prej njëri tjetrit.

Dua që ato të shohin buku-

rinë në llojllojshmërinë tone – ka

gra shqiptare që dalin prej shtëpisë në

continued on p(10)

T H E T H I R D E Y E O F T H E A L B A N I A N C O M M U N I T Y

VE

LL

IMI

4,

NR

.1,

JAN

AR

-SH

KU

RT

20

09

“Ishte

d i m e r

dhe binte

debore kur une

u nisa per ne Rusi.

Udhetova gjithe diten dhe

ne mbremje, i lodhur doja te

pushoja por pereth shihja vetem

bardhesi. Kur ja, shoh nje si kryq. Lidh

kalin aty e shtrihem te fl e ne nje gjume te

thelle. Te nesermen zgjohem reze nje gardhi

pa kalin prane. Nga qielli degjoj hingellimat e tij.

Mbreme e paskisha lidhur te shkretin ne kryqin e

katedrales dhe gjate nates, bora paskesish shkrire

dhe i gjori kale qendronte ne maje te katedrales i

lidhur me litar. Menjehere marr pushken dhe qel-

loj litarin . . .” – shkruan ne kujtimet e tija baroni

i famshem Mynhauzen.

Ja, dhe ne kete fotografi te Vankuverit qe ka

bere gazeta JON, ne shohim vetem majat e

nje qyteti, poshte te cilave ashtu si ate dite ne

Rusi, zien jeta e qindra mijera banoreve.

PIKTORJA ERLA SHEHUf.4

Foto “Jon”

JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

2

LIBRA

“Jon”A social-cultural Albanian

publication

Publisher and Editor-in-Chief

Kliton Verli

[email protected]

Secretary

Tel: 647-298-1703

Executive Director

Florian Osmanaj

Tel: 416-358 1680

fl [email protected]

Assistant Editor in Chief

Hana Marku

Graphics and Layout

Mevlana Media Solutions Inc.

Tel: 416.789.9933

[email protected]

Photo Reporter

Ermal Zogaj

Address: 158 Glouchester Grove

Toronto ON M6C 2B1

[email protected] “Jon” is a community based news-

paper published every month (12

times annually) delivered to over

5000 homes and businesses accross

the GTA. JON 2006 All rights re-

served. No part of this publication

can be reproduced or duplicated

without permission of the editor.

-Ne librin “Aggregate and Soil .

. .” te autoreve Mark Vasavithasan

dhe Stephen Senior, te botuar nga

MERO ( Qendra e kerkimeve

te materialeve inxhinjierike ) e

MTO-se ( Ministrise se Transpor-

tit te Ontarios ) ne janar 2009, fj a-

let e falenderimit te autoreve stu-

diues perfshijne dhe dy specialiste

shqiptare. Nje pjese e punes se

tyre ( K.V. e A. P. ) paraqitet si sh-

embull shpjegues ne shtjellimin

e studimit. Ne liber puna e spe-

cialisteve shqiptare paraqitet me

ane te tabelave dhe grafi keve qe

tregojne qarte dhe cilesine e larte

te teknikes se tyre. “ Th e authors

wish to acknowledge the assis-

tance and dedicated work of the

laboratory staff of the Soil and

Aggregates Section in the prepa-

ration of samples and performing

the tests.”

- Librat KRONIKE NE GUR,

PASARDHESI dhe KESHTJEL-

LA te Ismail Kadarese mund t’i

gjeni te perkthyera ne anglisht

ne INDIGO. Keshtjella u botua

se fundi nga shtepia botuese ka-

nadeze BOND STREET BOOKS

me perkthim te David Bellos

nga perkthimi ne frengjisht nga

shqipja i Jusuf Vrionit. Kroni-

ka… eshte perkthyer kryesisht

nga Arshi Pipa dhe shtesat qe ka

bere autori se fundi jane perk-

thyer nga David Bellos. Ajo eshte

botuar nga ANCHOR CANADA.

Pasardhesi ...eshte ne anglisht nga

perkthimi ne frengjisht qe ka bere

violinisti Tedi Papavrami. Nje

artikull promovues u shkrua ne

“Th e Globe and Mail” me 24 janar

2009 nga Brian Gibson per Kes-

htjellen (Th e Siege). Nuk e dime

se analiza e dobet ne artikull, vjen

si rezultat i nivelit te gazetarit apo

i lendes se shkundur qe i paraq-

itet atij pas kalimit dore me dore :

shqip-frengjisht-shqip e ripunuar-

frengjisht e rindryshuar-anglisht

dhe pastaj . . . e komentuar!

- Pasi arshives se kujteses vazh-

dojne t’i shtohen “hyneret” e VIP-

ave adoleshento-makutaro-ru-

gacoro-palacisto-rezikmadh nga

Shqiperia, bibliotekes se Institutit

Albanologjik JON i shtohet nje

liber i nje ekstremi te kundert me

to : Shenjteria e mirenjohur e nje

gruaje shqiptare qe shume nga ne

mundet dhe ta kene takuar. Eshte

nje nga grate me perfaqesuese te

races sone : e zgjuar, e ndershme,

punetore, e sakrifi ces, autoritare,

modeste dhe shume e dashur,

nene Tereza. Libri i botuar nga

DOUBLEDAY, shtypur ne Amer-

ike dhe redaktuar e plotesuar me

shpjegime nga Brian Kolodiejchuk

titullohet MOTHER TERESA &

Come be my light, Th e private

writings of the “Saint of Calcutta”.

Redaktori ka lindur ne Winnipeg

te Kanadase dhe eshte shoqeruar

me te 20 vjetet e fundit te jetes

se nene Terezes. Kushton $29.95

CAN.

Duke lexuar shkrimet private

intime te shenjtores na duket nje

abuzim shume i madh “debati”

mbi gjoja dyshimet e nene Terez-

es ne besimin tek Zoti. Injorantet

duan te behen Kristofor Kolomba

dhe Ainshtajna, zbulojne pjese te

konspiracise qe u ishte mohuar.

Por na vjen keq te pohojme

per shumicen e tyre si dhe per

gazetaret qe ndihmuan ne kete

katrahure psikologjike qe tu shitet

gazeta se bashkimi i germave dhe

rokjezimi nuk do te thote se ata

dine te lexojne. Ateisti veshtire

ta kuptoje nene Terezen, dogma-

tiku, qoft e dhe fetar, deshire ka ta

luft oje por s’ka c’ben, bejne sikur

e respektojne , por kaq, kaq, deri

ketu, se me tej pastaj teprohet dhe

Zoti nuk i ka per qejf teprimet.

- Se shpejti pritet te dale ne an-

glisht novela “Hani me dy porta”

i ripunuar ne romanin “Th e Inn

with Two Doors” i shkrimtarit me

banim ne Toronto, Kristaq Tur-

tulli. Libri boto-

het nga nje shtepi

botuese ameri-

kane. Autori ka

pretendime am-

bicioze per librin.

JON e vlereson

shume dhe e re-

komandon. Sado

qe ne variantin

shqip kjo veper

ka marre cmimin

“F.S.Noli”, publi-

ku shqiptar hesht

ose peshperin. Po

ashtu dhe media!

F R I E N D S

titullohet libri

per femije, ne

anglisht, qe fi l-

loi te qarkulloje

ne Toronto gjate

janarit, me autor

Kristaq Turtullin.

Botues eshte Ter-

rence McKenna,

me perkthyes

Virgjil Turtullin,

50 faqe me ilustrime me ngjyra

dhe $ 5.99. Nje kopje iu dhurua

bibliotekes se JON.

-Perparim Kapllani na sjell

ne anglisht nje pjese teatrale te

titulluar “Queen Teuta of Illy-

ria” nepermjet shtepise botuese

IOW. Perkthyer

nga vete autori,

60 faqe, $15.95.

Teuta.. e Kapl-

lanit u perzgjodh

ne16 pjeset te-

atrore me te mira

ne nje konkurs

nderkombetar qe

organizoi Min-

istria e Kultures

se Shqiperise ne

Nentor 2002. Me

te drejte Kapllani,

gjate nje takimi

me Faruk Myr-

ton, Kristaq Tur-

tullin dhe JON,

na thote se pjeset

teatrale e mar-

rin vleren e plote

kur paraqiten

ne skene, se per

aty jane shkruar.

Sidoqoft e libri

eshte hapi i pare

e le te shpresojme

qe se shpejti ta

shohim Teuten

ne skenat e To-

rontos. Me qe eshte rasti, kujtojme

ketu se edhe shkrimtarja e poetja

Luljeta Dano, 5 vjet me pare, e ter-

hequr nga fi gura e mbretereshes

Teuta, ka shkruar nje drame per

te ( sic i ka pohuar vete Verlit ).

Nje shofer taksie ne Toronto, me

origjine kroate e ekzagjeron vlere-

simin per Teuten, ne shkallen :

Perandoresha juaj. . .( sic i thote

pasagjeres se tij shqiptare ) dhe

kur kjo i thote se ajo ishte vec nje

mbretereshe, ai thote se ishte nje

mbretereshe qe kishte nen push-

tetin e saj te shkurter disa komb-

esi ilire.

Ju uroj Zoti Kristaq, për këtë

libër të mrekullueshëm që na keni

dhënë. Si lexues e vlerësoj këtë ve-

për shumëdimensionale, të arrirë

artistikisht me nivel të lakmuar,

ku ngjarjet ndjekin rrjellshëm

njëra-tjetrën, të shprehura me një

gjuhë të thjeshtë, por të pjekur

profesionalisht. Personazhet dhe

karakteret janë skalitur dhe fi kso-

hen në memorien e lexuesit për të

mos u harruar lehtë.

Fabula është thjesht e kup-

tueshme dhe duhet te merret

si mësim nga Shqiptarët kudo

që jetojnë, në Atdhe apo te hal-

lakatur nëpër botë. Ky është kara-

kteri i Shqiptarit, me virtutet më

të mrekullueshme dhe zakonisht

burrërore, që ka trashëguar brez

pas brezi.

Kënaqësia ime është e veçantë

edhe për faktin që vepra “Vetmia

e Zërave” m’u dhurua nga vetë au-

tori, me dëshirën e tij. Ndihemi

të përkëdhelur edhe nga shënimi

tuaj, e i fi rmosur enkas për ne.

Pres që kjo “Vetmia...” të ndiqet

nga vepra të tjera, për të cilat ka

nevojë Shqipëria dhe Shqiptarët,

duke shpresuar të kem edhe unë

fatin t’i lexoj.

Për këtë ju uroj nga zemra shën-

det dhe suksese të reja.

Me Shumë Respekt

Kristaq dhe Katerina Buli

Toronto - Jan. 28/09

ASTRIT LULUSHIAsnjë komb në botë nuk dëshiron

të duket më i vogël sesa është, por kjo

vetëm kur mungojnë udhëheqës me

ambicje për të kontrolluar një vend

edhe nëse u duhet t’a copëtojnë e

izolojnë atë.

Njerëz të tillë e quajnë veten

shpëtimtarë. Ata vijnë duke menduar

se njerëzit mezi i kanë pritur. Para

tyre, u pëlqen të thonë, vendi ishte pa

zot, duke përgatitur terrenin për një

politikë të tokës së djegur.

Pasi shkatërrojnë gjithcka që gjejnë,

ata ngrenë sarajet. Pastaj hedhin vësh-

trimin për rreth dhe shpallin pronë të

vetën, me njerëz e tokë, aq sa u sheh

syri, vetëm aq, sepse më shumë nuk

janë në gjendje t’a kontrollojnë. Ata

nuk janë vetëm dritëshkurtër, por

edhe mediokër.

Cfarë ndodh a cfarë ka përtej kësaj

prone, ata nuk duan t’ia dijnë. Qëllimi

i tyre është pushteti i plotë mbi një ter-

ritor të rrethuar me mure e gardhe nga

ku askush nuk lejohet të dalë. Sa më

i vogël cifl igu e numri i bujkrobërve

brenda tij, aq më i gjatë e më i efekt-

shëm kontrolli, por jo administrimi.

Për shqiptarët në Ballkan është

thënë se ndjehen të tkurrur e të vegjël,

se ata sot janë jobashkë, të pakët në

numër e të ndarë në 4 shtete. Shpesh

për këtë faji u hidhet të huajve. Dhe

ky arsyetim ndoshta vlen vetëm kur

shihet nese udhëheqësit e marrin për-

sipër këtë detyrë për t'i shërbyer pop-

ullit e jo vetes.

Që në fi llim të shekullit XX, ndërsa

vendet fqinje i shtrinin pretendimet e

tyre shumë larg kryeqyteteve të veta;

mjaft prej udhëheqësve shqiptare të

lëvizjes për pavaresi ishin gati të ne-

gocionin gjithcka përvec Vlorës, Tira-

nës, Durresit e Shkodrës, ku ata kishin

pronat e tyre.

Kur rasti e solli gjatë luft ës së dytë

botërore, që Shqipëria, Kosova e

Camëria të bëheshin bashkë, njerezit

e kishin mendjen tek luft a vëllavrasëse

dhe pak mendonin për integrim

trojesh. Pas luft ës, për hir të interna-

cionalizmit, ata hoqën dorë, sic ishte

rasti i pranimit heshturazi i zbrazjes

së Camërisë apo rasti i Kosovës, kur

komunistët e Shqipërisë nuk donin

t’u rikujtonin jugosllavëve të zbatonin

marrëveshjen e arritur gjatë luft ës.

Kjo mund të ketë qenë rezultat jo

vetëm i një qendrimi gjunjëzues a ide-

alist i komunistëve shqiptarë, por edhe

pasqyrim i mendësisë së feudalëve të

rinj. Sepse sic e treguan zhvillimet e

mëpasme, komunistët donin një vend

plotësisht të mbyllur me një numër sa

më të vogël njerëzish; sa më i vogël e

i mbyllur cifl igu, aq më i sigurt e nën

kontroll.

Kjo ndodhi gjatë viteve 1944 – 1990,

kur Shqipëria u udhëhoq nga njerëz

dritëshkurtër. Kushdo që i ka përjetuar

ato vite, si brenda e jashtë Shqipërisë,

sot nuk ka si të mos pyesë jo vetëm - sa

ndryshe do të kishte qënë historia, por

edhe sa fatkeqësi do të ishin shman-

gur, sikur…..?

JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

3

-Arnautov eshte mbiemri i nje

akrobati te cirkut Cirque Envol ne

Quebec City, trupe e specializuar

per fl uturime ajrore. Vetem shq-

iptaret thireshin ne perandorine

osmane “arnaut”. Cfare historie ka

mbrapa ky mbiemer i Dmitrii Ar-

nautovit ?

-Terslleku i ndjek shqiptaret

kurdohere. Te huajt shkojne e u

zgjedhin per minister te kultures

nje bisnesmen te talentuar per

klube striptize. E pastaj besoi Eu-

ropes po deshe ! Si quhej djali ?

Ydhi Banko gjuhej.

-Arber Krasniqi, 34, me 27

shkurt 2009, u denua me burgim

te perjetshem, nga gjykata e To-

rontos, me akuzen per vrasjen e

Jordan Ormonde, 24, ne 24 prill

2007. Per 14 vjet atij ju hoq dhe

e drejta e fj ales. Ngjarja ndodhi

ne nje lokal te Danforth Ave. me

emrin Kokkino’s Bar. Ai u kap nga

policia e Nju Jorkut e cila u lajmer-

ua prej dy vajzave turiste nga To-

rontua qe rastesisht e pane ate ne

kete qytet ku ai jetonte i fshehur

pas vrasjes. Ato e njohen Krasniq-

in nga nje poster i ekspozuar me

fytyren e tij dhe lajmeruan menje-

here policine.

-Ish zv/ministri i transporteve

te Kosoves, Ibush Jonuzi-Anetar i

Bordit Qeverises dhe Dr.sc. Blerim

Baruti-Anetar i Bordit Qeverises

te Minierave, i cili ka qene per 10

vjet dhe Drejtor Teknik i minieres

se famshme te Trepces ishin ne To-

ronto per te marre pjese ne panai-

rin me te madh ne bote te kerkim-

zbulimit te vendburimeve minerale

dhe te investimeve ne kete sektor

nevralgjik te ekonomise boterore

PDAC 2009. Ky eshte panairi me

i rendesishem ne bote i ketij lloi.

Aktiviteti u zhvillua javen e pare

te marsit dhe ne te mernin pjese

dhe specialiste te tjere shqiptare

qe punojne ne kompani te ndry-

shme gjeologo-minerare kanadeze

me detyra deri ne pozicionin e

zv/presidentit. Delegacioni nga

Kosova u takua gjate panairit me

M.Verlin, perfaqesuese e kompa-

nise Lake Shore Gold Corp. dhe

i dhuruan asaj nje sere CD-she si

dhe tre libra qe japin nje informa-

cion pothuajse te plote mbi pasur-

ite e medhe dhe te vecanta miner-

are te treves se Kosoves. Ajo, nje

CD ja dha SHBSHK-se dhe pjesen

tjeter Institutit Albanologjik JON

te Torontos per tu shfrytezuar

nga shqiptaret e te tjere studiues

te interesuar. CD-ja mban titullin

MINING OPPORTUNITIES IN

KOSOVO ndersa librat, Kristalet

e Kosoves, 2008, KOSOVO land of

mining opportunities, 2008, Udh-

ezues per licencimin e aktiviteteve

minerare ne Kosove, 2008. I gjithe

ky material informativo-shkencor

eshte ne dy gjuhe : shqip dhe an-

glisht, me fotografi te bukura me

ngjyra dhe i shtypur ne cilesi te

larte. Gjithashtu delegacioni nga

Kosova u takua dhe me botuesin e

JON ku nder te tjera, me qe Kli-

toni eshte edhe vete inxh. gjeolog,

kujtuan pedagoget e tyre te per-

bashket qe ne nje periudhe te cak-

tuar jepnin mesim ne Shqiperi dhe

Kosove si : Besnik Ostrosi, Sotir

Guxho, Andon Grazhdani etj.

-Jane 50 kukulla shqiptare te

mrekullueshme qe tashme ud-

hetojne neper bote si kujtime nga

Xhuli Bobotinca, krijuesja e tyre.

Poetja, gazetarja dhe nenkryetarja

e Klubit Te Letrave Shqip te To-

rontos ka krijuar 10 kukulla me

kostume dhe emra te bukur shq-

iptare te cilat familja Bobotinca ja

dhuron SHBSHK-se. Vlera e tyre e

tregut eshte $500. “Me rastin e per-

vjetorit te shpalljes se pavaresise se

Kosoves, familja Bobotinca i ben

nje dhurate modeste prej 10 ku-

kullash komunitetit shqiptar ketu

ne Toronto. E gezofshim te gjithe

se bashku kete enderr shekullore

qe u be realitet dhe per te cilen u

bene aq shume sakrifi ca. Toronto,

Shabani, Xhuli, Ledori e Joni. 17

shkurt 2009.”

Dhurata shoqerohet dhe me nje

fl ete palosje me fotografi te bukura

nga kukulla te ndryshme ku Xhuli

ka shkruar me shume ndjeshmeri

dhe nje skice te vertete te moti-

vimit te saj per kete pasion kaq te

bukur per te qepur e qendisur ko-

stume te bukura popullore dhe per

t’i veshur me to kukullat e saj.

-Me qe revista “Profi les of Suc-

cess” shkruan per Greta Alushin

si modeliste fl okesh se ajo e ka

dhurate t’i bej njerezit te ndjehen

mire, atehere vendosem dhe ne te

gazetes JON te shkojme t’i presim

fl oket tek Greta. Lame orarin me

25 janar 2009 ora 8:00 pm dhe u

nisem. Gjate rruges prane Haj Par-

kut, ora 8 pa dhjete Greta na merr

ne telefon dhe na p yet se ku ndod-

hemi e te kemi kujdes se ajo po

sheh prane dritareve te saj qe bien

ne rruge disa police qe vrapojne

me revolvere ne dore. U mun-

duam t’i afrohemi shtepise nga te

gjitha anet e zones, por ato ishin

te bllokuara. Nje helikopter vinte

rotull mbi catite e lagjes. Pritem sa

pritem dhe u larguam me fl oket e

pa prera. Te nesermen ( me sakte

qe pas nje ore radioja ) gazetat na

bene te qarte se dy keqberes qe

kishin vjedhur me arme nje dy-

qan birre ne veri te zones ishin

fshehur ne ikje e siper aty prane

vendit ku ne, po sipas shtypit ka-

nadez, donim te ndjeheshim mire.

Nje polic ishte plagosur lehte dhe

keqberesit ishin kapur. Ne i preme

fl oket pas nje jave dhe Greta nuk

pranoi te na i marri parate per faj

se Jeromi, 32, dhe Craigu, 29 ven-

dosen te vjedhin birre. Koleget e

punes qe e degjuan ngjarjen nga

ne, i habiti insistimi yne i rezik-

shem per tu future ne lagjen e

rrethuar. Si ta kuptonin ata se kjo

ngjarje ne na dukej si loder kalam-

ajsh ne krahasim me ato qe kishim

pare me 1997 ne Tirane !

-Ka shume mundasi qe nje vull-

kan qe ndodhet 166 km ne jug-

perendim te qytetit Alaskan, te

shpertheje se shpejti, thone gjeolo-

get e B.C.-se. Vullkani quhet Mount

Redoubt. Nepunesit e urgjences ne

B.C., Yukon dhe Alaska po marrin

masat e nevojshme per shperngulje

dhe gjendje te jashtezakonshme

per zonen e ndikimit te vullkanit.

Shenjat e erupsionit jane shfaqur

qysh vjeshten e kaluar.

-Nje grek, Vassilis dhe nje shq-

iptar, Alket Rizaj, Robin Hudat

moderne, aratisen per here te dyte

nga nje burg grek i sigurise se larte

per nga muret e larta dhe i sigurise

se ulet per nga korupsioni. Nje he-

likopter taxi, vjen i mer ata ne mes

te dites dhe shume prane Athines,

me 23 shkurt 2009. Lajmin e japin

gjithe mas mediat ne bote por pa

komente interpretuese se po i hyre

ketyre, do kujtosh se dhe nje zoteri

i quajtur Zani i Vlores “kur e ther-

iti detyra e Atdheut, u aratis “ nga

burgjet e sigurise se larte greke, er-

dhi ne Shqiperi, u be si puna e Is-

mail Qemalit a Isa Boletinit, do me

thene person i rendesishem poli-

tik, e me pas perfundoi ne burg-

jet shqiptare per vrasje, martohet

ditet e fundit ne burg e habitemi

si nuk ka mundasi te aratiset kur

ai eshte “aratisur” nga burgu i sig-

urise se larte ne Greqi !!!

-Filmi TAKEN i diteve te fun-

dit, me producent Luc Besson, ka

te perfshire ne subjektin e tij dhe

shqiptaret. Si ? Si rembyesa va-

jzash ne Paris. Gazeta kanadeze

National Post e 30 janarit 2009,

ne rubriken Post Movies i ngush-

ellon grupet shqiptare qe mos te

jene shume te zemeruar se fi lmi ne

te njejten menyre paraqet burrat

franceze, amerikano veriore dhe

sheike arabe. Ngushellim i bu-

kur ! Puna eshte se ku jane fi lmat

per shqiptare qe luajne nje rol te-

per progresist ne bote, si individe

dhe si grupe e institucione ? Nuk

e kane fain fi lmat. Shpresojme se

shpejte a vone era do te nderoje

drejtim !

-Gottman Institute ne Seattle ka

arritur ne perfundimin se cift et e

te njejtit seks jane me te ndershem

se cift et e zakonshme. Gjithashtu

ata jane shume per te qeshur kur

zihen me njeri tjetrin. Per keto

konkluzione jane studiuar mijera

cift e gay-sh e lesbian-s. Per cift et e

drejta, kjo shkalle e shendeteshme

maredheniesh ndershmerie mund

te arrihet pas rreth 200 vjetesh, -

nenvizon studimi.

-Te gjithe ata qe i kane lexuar

ditaret e Ana Frankut e kujtojne

Miep Gies, gruan e re qe i ndi-

hmonte te ngujuarit, me ushq-

ime, libra dhe sende te tjera te

nevojshme. Ajo, ne shkurt 2009

mbushi 100 vjec dhe eshte e fundit

qe ka mbetur gjalle nga ata qe ndi-

hmuan familjen e Anes.

-200 vjet me pare lindi ai te cilit

i atribuohet teoria e evolucionit

dhe e seleksionimit natyral, Carl

Darvini. Kujtojme se njekohesisht

me te, bile dhe me pare, shkenc-

etare te ndryshem, pavaresisht

nga njeri tjetri, kishin arritur ne

te njejtat perfundime. Dyqind vje-

tori i tij u perkujtua kudo ne boten

shkencore.

-Me 27 janar 2009, pas nje

kariere te shkelqyer ne fushen e

letrave, vdiq shkrimtari i madh

amerikan John Updike, 75. Ai

ishte nje prozator i shkelqyer, poet

shokues, analist i mprehte letrar,

gazetar sportiv i talentuar, kritik

arti i thelle dhe shume me teper.

Disa thone se Updike shkroi ne

menyre te bukur rreth asgjeje. Kjo

nuk eshte e vertete. Te gjithe ata

qe kane lexuar prozen me te mire

te tij, e kane shume te veshtire te

mos u ndikoje vdekja e tij person-

alisht.

Per botimin ne anglisht te

CHRONICLE IN STONE te Is-

mail Kadarese, John Updike shkroi

ne Th e New Yorker : “Th oroughly

enchanting . . .Sophisticated and

accomplished in its poetic prose

and narrative deft ness.”

Tre jave pas vdekjes se tij, botuesi

Harper Collins tha se i ka kerkuar

Adam Begley-it qe te shkruaj bi-

ografi ne e shkrimtarit qe ka fi tuar

Pulitzer Prize dhe National Book

Award. Libri me biografi ne e John

Updike-ut pritet te dali me 2011.

-Ja dhe aeroplani i famshem

i forcave ajrore amerikane qe

ngateroi rrugen ne mjegull e re

te ulura poshte dhe perfundoi ne

Shqiperi. Ketu eshte i ekspozuar ne

muzeun e armeve trofe ne kalane

e Gjirokastres. Fotoja eshte e qer-

shorit 1982. Tani ai eshte hequr se

amerikanet nuk i kemi me armiq,

perkundrazi. Shume eshte shkruar

per kete aeroplan, qysh nga Enver

Hoxha, Ismail Kadareja etj.

-At Nikolla Marku, prift i shume

i diskutuar i kishes se Elbasanit,

gjate muajit shkurt dhe gjysmes se

marsit ndodhej per arsye private

ne Toronto. Gjate qendrimit ketu

ai kerkoi te takohej me drejtuesit

e komunitetit shqiptar si dhe me

punonjes te gazetes JON. Keto

takime vlejten per te informuar

njeri tjetrin mbi gjendjen e Kishes

Ortodokse Shqiptare ketu dhe ne

Shqiperi. SHBSHK ne darken e

organizuar me rastin e pervjeto-

rit te pare te pavaresise se Repub-

likes se Kosoves kishte ft uar nder

te tjere dhe At Nikolla Markun

i cili ne fj alen e tij pershendetese

uroi te gjithe shqiptaret ta gezonin

kete dite te shenuar ne historine

e kombit tone. Me pas, imami i

xhamise shqiptare, prift i katolik

dhe At Nikolla, bene fotografi se

bashku, duke shprehur dhe nje

here harmonine e shkelqyer fetare

qe ka per tradite kombi yne. Shq-

iptare te perkatesive te ndryshme

fetare kane shfaqur deshiren te

ndihmojne materialisht kishen

ortodokse te qytetit te Elbasanit.

vijon ne faqjen 9

Bashkimi Vellazeror Boteror

LIBRI I EPOKES SE ARTE, LIBRI I DRITES KOZMIKESeminare publike falas, çdo te shtune pasdite 3 pm

Kontaktoni: www.dkb-mevlana.org.trTel: 416-789-9933 * Cel: 647-289-9933

112-1862 Bathurst St., Toronto (Bathurst & Eglinton)

LIBRI DITURIA

Nga ROZI THEOHARI—Boston

Një fl amur amerikan i përmasave

të mëdha në një pikturë murale në

sallën e madhe të palestrës së “Col-

lins Middle Sçool” të Salemit, Mass,

duket sikur lëviz e valëvitet vazhdi-

misht në erë. Këtë simbol të kom-

bit amerikan e ka pikturuar dora e

14-vjeçares shqiptare Erla Shehu,

kur ajo ishte nxënëse e kësaj shkolle.

Pranë meje qëndron piktorja e talen-

tuar shqiptaro-amerikane Erla Shehu,

duke më treguar një artikull të gazetës

së Salemit, 25 gusht 2000, me titull “

Vajza shqiptare përdor artin për të

treguar dashurinë e saj për SHBA”.

Nën titullin është vendosur fotografi a

ku shpaloset fl amuri valëvitës bardh-

kuq e blu, më poshtë një shkallë druri

dykrahëshe dhe piktorja e vogël shq-

iptare. Erla, një vajzë simpatike, me

një trup “thin” elegant, me një fytyrë

të hijshme e dy sy të mëdhenj, të zinj

e tepër shprehës, kujton vitin e parë

kur erdhi nga Shqipëria në Amerikë

dhe krejt “jetën e saj artistike”.

PASIONI I SAJ PËR PIKTURËN Në moshën trevjeçare, në kop-

sht, kur edukatorja i jepte diçka për

të vizatuar, Erla e mbaronte shpejt

dhe mësuesja ua tregonte fëmijëve:

“Shikoni sa bukur e ka vizatuar Erla!”.

Kur vinte në shtëpi, ajo merrte një

laps e një gomë dhe vizatonte me

orë të tëra , pa u kujtuar as të hante

ushqimin. Çdo ditë ajo gjente kohë

të vizatonte dhe vizatimet sa vinin e

shtoheshin.Zakonisht,në vizatimet e

saj ishin personazhet e fi lmave vizati-

morë të kohës, por pjesa më e madhe

e tyre ishin thjesht nga fantazia e saj,

njëra më e bukur se tjetra. Prindërit e

Erlës, Edmondi, agronom dhe Lulje-

ta, mesuese e matematikës, men-

donin se vajza kishte talent dhe pro-

vuan që vizatimet e saj t’i shihte një

piktor profesionist. Ai, sa i pa, u tha

prindërve: “Vajza juaj do të konkurojë

për në Liceun Artistik?” Kur ai u in-

formua se vogëlushja ishte 6 vjeç, tha

i befasuar: “Ajo jo vetëm ka talent,

por pikturat e saj janë të moshës 15-

vjeçare. Me këto vizatime qe ka bërë,

mund të konkurojë në Lice dhe mund

të fi tojë.”

Sipas rekomandimit të tij, Erla u

regjistrua në klasën e z. Bashkim

Dervishi , i cili kishte hapur nje studio

për fëmijë me emrin “Gezimi i syrit”.

Bashkimi, mbasi i pa të gjitha punim-

et e pranoi Erlën përnjëherë, pa i bërë

testet përkatëse. Erla e vogël “ndriçoi”

brenda këtij grupi piktorësh të vegjël,

duke marrë pjesë në ekspozita bren-

da vendit dhe jashtë tij. Së pari ajo

punonte me laps te zi, dhe më vonë

ngjyroste kompozimin me lapustila

(crayola markers) me ngjyra te ndry-

shme. “ Në çdo ekspozite ku merrte

pjesë, -thotë i ati,- i dalloja punimet e

saj nga larg. Vizatimet e Erlës binin në

sy jo vetëm nga cilësia, por edhe nga

perdorimi i ngjyrave. Për moshën e

saj të mitur, ajo i kombinonte ngjyrat

me mjeshtëri, si të ishte nje piktore

profesioniste.” Grupi “Gëzimi i syrit”

kishte rreth 50 fëmijë të moshave te

ndrysme dhe ishte shumë i njohur

në Tiranë për talentin e tyre. Fëmijë

rreth moshës 4-12 vjeç liheshin

të lirë të vizatonin dhe të ngjyros-

ninkompozime sipas deshires dhe

fantazise se tyre. Nxënësit 13- vjecare

vizatonin me laps segmente skulptur-

ash të bardha allçie, të ndriçuara në

mënyrë të tillë që të krijonin dritëhije

interesante. Pjesëmarrja në këtë grup

krijoi një përvojë shumë të mirë për

Erlën. Si vajzë e vogël, asaj i pëlqente

shume të pikturonte me ngjyra. “

Nuk më gëzonte asgjë,-thotë ajo,- më

shumë sesa krijimi i një pikture të bu-

kur plot me ngjyra.” Edhe pse shumë

e re, ishte tepër kritike ndaj vetes. Ajo

i përsoste vazhdimisht vizatimet dhe

rrallë ishte e kënaqur me rezultatet e

fundit. Por z. Dervishi e nxiste dhe e

pergëzonte për punën e saj.

Kështu Erla fi lloi t’i besonte vetes

dhe krijimeve të saj, pa qenë aspak

mendjemadhe me nxënësit e tjerë,

por duke besuar në fantazinë dhe af-

tësitë e saj se një ditë do të ishte e zon-

ja të pikturonte me ngjyra. Kjo ishte

edhe ëndrra e saj pa kufi . Z. Dervishi

kishte lidhje me vende të ndryshme,

si: me Hungarinë, Çekinë, Sllovakinë,

Finlandën, Japoninë,Turqinë e Amer-

ikën, kështu iu krijua mundësia edhe

Erlës të merrte pjesë në ekspozitat

konkurruese të këtyre vendeve, çdo

vit. Z. Dervishi i nxiste nxënësit e vet

që secili të krijonte nga një pikturë për

të marrë pjesë në këto konkurrime.

Erla ulej në tavolinën e saj për orë të

tëra duke menduar, pikturuar dhe

fshirë atë ç’ka kishte vizatuar, për të

fi lluar përsëri nga e para.

Çdo gjë që do të pikturonte dhe do

të ngjyroste, duhej të vinte drejtpër-

drejt nga përfytyrimi i saj. Duke për-

dorur fantazinë dhe idetë ajo fi toi një

përvojë të mirë për të zhvilluar stilin e

saj vetjak. Dhe të mendosh se ka qenë

në moshë të njomë kur ka fi tuar aq

çmime: “Silver Diploma” nga Galeria e

artit të fëmijëvë në Hungari, më 1994;

“Diploma” në ekspozitën e Finlandës,

më 1996; vendin e tretë në konkursin e

SOROS-it në Tiranë, më 1997; vendin

e parë në konkursin e UNICEF-it në

Tiranë më 1997; “Diplomë speciale”

në konkurimin artistik në Bangkok,

Tailandë, më 1998 e shumë e shumë

çmime të tjera.

Me rastin e 1 Qershorit, në vitin

1993 u organizua një ekspozitë e mad-

he në Tiranë ku erdhi edhe presidenti

i republikës në atë kohë z Berisha.

Në këtë ekspozitë, ku merrnin pjesë

mbi 100 fëmijë të moshave të ndry-

shme, Erla fi toi çmimin e parë. Kur

vajti të merrte diplomën u habitën të

gjithë sepse ata panë një vajzë të vogël

8-vjeçare! Mes përgëzimesh e lavder-

imesh kryetari i jurisë pohoi se “edhe

një piktor profesionist nuk kishte ç’t’i

shtonte ose t’i hiqte asaj pikture!”…

Në ekspozitën ndërkombëtare të

fëmijëve që u hap në Budapest, Hun-

gari, Erla u vlerësua me çmim të dytë.

Ky lajm u dha në Radio Televizionin

dhe në gazetat shqiptare. Ceremonia

e dorëzimit të çmimit u organizua në

ambasadën hungareze në Tiranë, ku u

dha edhe një koktejl për të pranish-

mit. Fjalën e rastit e mbajti ambasa-

dori hungarez dhe ministri shqiptar

i Kulturës dhe i Arteve. Ambasadori

i dorëzoi Erlës çmimin, në prani të

përfaqësuesve të shtypit e te Televiz-

ionit Shqiptar. Ishte një ditë e shënuar

jo vetëm për familjen Shehu, por edhe

për kulturën shqiptare.Kur Erla u bë

13 vjeçe babai i saj, Edmondi, i propo-

zoi të zgjidhte një metodë tjetër train-

imi. Instruktor i saj i ri u bë z. LecSh-

kreli, mjeshtër i njohur e i respektuar

në gjithë vendin. Erla u shtang kur

vizitoi studion e pedagogut: “Pikturat

e tij me ngjyra uji më janë skalitur në

kujtesë,- thotë ajo,- më befasuan pan-

oramat me ngjyra vaji, portretet dhe

vizatimet bardhezi të bëra kur ai ishte

i ri…

Z. Shkreli ishte i pari që ndikoi në

krijimtarinë time për të pikturuar nga

observimi si dhe për të parë e ndier

të bukurën në çdo send të thjeshtë.”

Gjithashtu në studion e tij Erla pa

për të parën herë libra voluminozë

ilustrativë me pikturat e famshme të

piktorëve më të mëdhej të botës dhe

ajo, e vendosur, fi lloi të hedhë hapat e

parë në këtë botë të mrekullueshme e

marramendëse…Njerëzit e pyesin Er-

lën vazhdimisht nga i erdhi ky talent!

Ajo pohon me modesti se talenti i saj

u nxit nga prindërit, sidomos nga i ati,

i cili ka qenë një admirues i artit dhe

i pikturave. Ai ishte i pari që e pikasi

talentin e së bijës dhe e inkurajoi atë

t’i futej kësaj rruge plot pasion. Gjy-

shja e saj gjithashtu, ishte një qëndis-

tare e zonja dhe me duart e saj të arta

krijonte zogj, lule e dekorime qëndis-

mash, të cilat kanë ndikuar estetikisht

tek Erla e vogël.

STUDENTE NË AMERIKË Pasi Erla mbaroi klasën e shtatë,

në moshën 14-vjeçare prindërit e

saj gjetën mundësinë ta dërgonin në

Amerikë pranë familjes së gjyshes

dhe të hallës. Në verën e vitit 1999

Erla i la shëndetin familjes, miqve

e shoqeve dhe u nis për në vendin e

madh ku për mundësitë që të krijon

ai dhe për lirinë pa kufi të zhvillimit të

artit, ajo besonte pa asnjë mëdyshje.

Erla banonte në Salem, Mass, dhe u

regjistrua në “Collins Middle Shool”

për të plotësuar 8-vjeçaren.

Në fi llim, vajza e vogël shqiptare

pati vështirësi për të kuptuar anglisht-

en e nxëënësve e të mësuesve. Ajo u

shokua psikologjikisht nga ndryshimi

i kulturës dhe i përvojës së jetës së

përditshme , po të shtojmë këtu edhe

mungesën e prindërve. Nxënësja e

re shqiptare, e mësuar dhe e kalitur

me një disiplinë të fortë pune, iu vu

mësimit të gjuhës angleze, natë e ditë,

duke kufi zuar edhe orët e gjumit, aq të

nevojshme për organizmin e saj. Dhe

ndodhi mrekullia, nuk kaloi shumë

kohë e ajo fi lloi të komunikonte shumë

mirë me studentët dhe mësuesit dhe,

në fund të vitit shkollor ajo u nderua

me një çmim si studentja më e mirë e

diplomuar nga “Collin Middle Sçool”

më 2000. Por ajo që rriti më shumë

vemendjen e amerikanëve ndaj Erlës

ishte talenti i saj i madh në vizatimet

e pikturimet.

Erla pohon se arti i saj i pikturimit

ishte më i vlerësuar nga nxënësit

e studentët sesa përparimi i saj në

mësime…” Sinqerisht, unë e ndjeva

dhe isha “praud” (krenare) ta quaja

veten student i merituar në Amerikë”.

Ajo pikturoi një tablo murale 2m x 4m

me pamje nga “Jeta nën ujë”, në Sallën

e madhe të artit. Ajo fi toi nderimin,

admirimin dhe respektin e mesuesve

dhe studentëve të klasave të artit.

Me çmimin që meritoi si studentja

më e mirë, Erla fi toi një bursë për të

ndjekur një program arti gjatë pushi-

meve verore. Vajza pohon se ishte

dhurata më e mirë që i bëhej. Në

mbarim të programit Erlës iu propo-

zua nga “principali” i shkollës të pik-

turonte një tablo murale me fl amurin

amerikan në një faqe muri të gymna-

sium –it (palestrës). Erla kujton me

emocion: “Unë punoja në mur, hipur

në një shkallë dykrahëshe, për orë e

orë të tëra, për gati dhjetë ditë. Dëshi-

roja që piktura e fl amurit të ishte e

përsosur, kështu që fi llimisht, vizatova

me shume kujdes vijat e përthyera të

fl amurit dhe yjet , para se t’i pikturoja

me ngjyra akriliku. Ishte hera e parë

që përdorja media akrilik…Në ditën

e fundit, kur e mbarova, ndjehesha e

lumtur me punën që kisha kryer.

Në të majtë të fl amurit, në cep, shk-

rova emrin tim dhe, nën të, shkrova

ALBA , për të paraqitur dhe nderuar

vendin tim.”…Erla është shqiptarja

e dytë piktore murale në Massaçu-

setts. E para, Th omaidha Zengo, ndër

ikonografet e para të vetme gra, ka

qenë e përmendur në fi llim të shek-

ullit të kaluar për pikturat murale në

kishat shqiptare e greke të Bostonit

dhe në rrethinat e tij. Në një artikull të

gazetës së Salemit, mësuesja e pikturës

zonja Flynn, shkruante ndër të tjera: “

“Është hera e parë gjatë 14 vjetëve që

unë jap mësim, të kem një nxënëse si

Erla…Aft ësitë teknike dhe krijuese

të saj, në një moshë kaq të re, janë

mahnitëse!... Krijimet e saj në pikturë

ngjasojnë me pikturat që mund t’i

shikosh nëpër galeritë…Është e pabe-

sueshme, gjithashtu kur shikon viza-

timet e saj me laps, në skulpturë dhe

në pikturimin me ngjyra!” Së fundi

erdhën në Amerikë edhe prindërit e

Erlës dhe tani familja e tyre u vendos

në Beverly, MA, ku Erla u regjistrua

në “Beverly High Sçool”.

Ajo tregon me humorin e saj të za-

konshëm se tashti, nuk i krijonin më

shqetësime anglishtja ose ndryshimi

i kulturës. “Unë u poqa e u përshtata

kaq shpejt me jetën amerikane dhe

i vetmi qëllim i jetës sime tani ishte

piktura.”…Ajo mbante nën sqetull

pikturat dhe vizatimet e saj dhe me

hap të sigurt shkoi në zyrën e peda-

goges më të respektuar të artit Mrs.

Paula Borsetty.

Erla tregon: “Paula vështroi me

vemendje pikturat e mia dhe tha

disa fj alë. Pastaj shkroi diçka në një

copë letër, të cilën ma dha mua e më

drejtoi në zyrën e regjistrimeve...Au-

tomatikisht unë hyra në “Art class” të

Mrs. Borsetis. Që nga ai çast, me nx-

itjen dhe kujdesin prej nëne të Paulës,

mora pjesë në shumë konkurrime

dhe ekspozita të shkollave të mesme

të Massaçusettsit, të organizuara

në rang shteti…Unë i përballova të

gjitha, madje, bëra edhe më tepër…

Në Amerikë, po punove shumë, të

njihet e të çmohet puna dhe mun-

di”-, thotë vajza. Dhe s’kishte si të

ndodhte ndryshe, kur emri i Erlës u

përmend në revistën e artit me titull

“Aegis”, me një vjetërsi më shumë se

100 vjet. Kjo revistë seleksionon stu-

dentët më të mirë piktorë, poetë dhe

tregimtarë. Botuesit e “Aegis” kishin

dëgjuar për sukseset e Erlës në pik-

turë dhe ata i propozuan vajzës shq-

iptare t’u dhuronte një punim për ko-

pertinën e revistës, si dhe disa të tjera

për ilustrimin e faqeve të brendshme.

Erla kujton: “Kjo revistë u bë pjesë e

pandarë e viteve të mia në shkollën

e mesme…unë gati rashë në dashuri

me të…Shumë kopertina të tjera dhe

ilustrime të mia u përdorën nga kjo

revistë, të cilat, më vonë kalonin au-

tomatikisht në konkurrime. Së fundi,

nga botuesit e “Aegis” mora propoz-

imin që të bëhesha “Art Editor” e re

e revistës. Unë pranova dhe në vitet

qe pasuan punova me ngulm dhe

dhashë maksimumin e aft ësive të mia

të mundshme.” …

Erla fi toi “Çmimin e trete” (ose

special recognition) në konkurrimin

nacional “Art of Harmony” të or-

ganizuar nga kompania Coca Cola.

Gjithashtu, me dizenjimet që kreu në

bluzat “T-shirt”te skuardave te fut-

bollit, ajo dhuroi kohën dhe talentin

pa asnjë përfi tim material. Të gjitha

të hollat ia dhuroi fondacionit për të

ndihmuar fëmijët e varfër në zonën e

Bostonit.E njohur tashmë për talen-

tin dhe sukseset e saj, në vitin 2004,

në vitin e fundit të shkollës së mesme

studentet e shkollës shfaqen dëshirën

që Erla të ilustronte kopertinën e

librit të shkollës për vitin 2004. Asnjë

student më parë nuk kishte disenjuar

mbulesën e parë të librit të vitit. “Unë

e mora përsipër edhe këtë përgjegjësi,

-thotë Erla.- Të gjithë ishin të kënaqur

me ilustrimin tim.”

HISTORIA E NJË PORTRETI Erla e vazhdoi miqësinë me Mrs.

Paola Borsettin, e cila, mes të tjerash,

ia pëlqente shume vizatimet që vajza

kryente me të moshuarit. Erlës gjith-

monë i ka pëlqyer të vizatojë këto lloj

portretesh , duke fi lluar nga gjyshi i

saj i nderuar. Ajo pëlqen shprehjen

e fytyrës së pleqve, e cila rizbulon

karakterin dhe personalitetin…Çdo

rrudhë tregon një histori…” Mrs.

Borsetti solli një xhentëlmen plak në

klasën tonë,- kujton Erla,- ky xhentël-

men ishte babai i saj.

Veçse fytyra e tij nuk kishte rrudha,

JON1

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

4

ishte shumë e bardhë dhe e pastër. Më

ngjante me Plakun e Vitit të Ri. Ne

fi lluam vizatimin. Por babai ishte i

sëmurë e nuk rrinte dot më shumë se

2-3 orë. Unë kisha punuar një pjesë të

madhe të vizatimit dhe kisha dëshirë

ta përfundoja, kështu që i bëra edhe

disa fotografi në kënde të ndryshme,

që të punoja me detajet më vonë.

Punova me këtë vizatim për shumë

orë dhe në fund, isha e kënaqur me

çka kisha arritur; e titullova “Alëood”.

Mrs. Paula mbeti e mallëngjyer nga

portreti “Alëood”. Një ditë ajo më

kërkoi që ta blinte këtë portret, për

t’ia dhuruar babait të saj për ditëlind-

jen. Unë dëshiroja t’ia dhuroja port-

retin, për respektin që kisha për më-

suesen time.

Ajo nuk pranoi e më shpërbleu,

duke më porositur që të mos isha

kaq dorëdhënë..” Portretin e pëlqeu

shumë i ati i Paulës, dhe, tre vjet më

vonë kur ai vdiq, pranë arkivolit të

tij vendosën edhe portretin qe kishte

puar Erla, për t’u çmallur!…Kur u

krye ceremonia e diplomimit të nxë-

nësve të shkollës së mesme të Bever-

lit, ku u ndanë çmimet për nxënësit e

dalluar të vitit të katërt, Paula mbajti

një fj alim shumë prekës dhe me lot

në sy prezantoi Erla Shehun duke i

dhënë asaj çmimin “Exellence in Fine

Arts” Erla, e prekur, kujton : “ U ngjita

në skenë, përballë më shumë se 500

nxënësve e mësuesve, dhe e përlotur,

e përqafova për disa çaste mësuesen

time të vyer…, shoqëruar nga duar-

trokitjet e pandërpera…Ishte një mo-

ment që nuk do ta harroj kurrë…”

NË GJURMËT E MJESHTRAVE TË PENELIT Prej shtatorit 2004 deri në pran-

verë të 2008-s Erla ndoqi studimet në

“Massaçusetts College of Art and De-

sign”, në Boston. Erdhi koha që shq-

iptarja e talentuar dhe e suksesshme

tashmë të studionte mjeshtrit e pik-

turës dhe veprat e artit të madh në të

kaluarën, të cilat ndikuan pa masë në

punën dhe talentin e saj… “Unë besoj

se çdo artist ka për detyrë të studiojë

shumë mjeshtër të penelit dhe shkolla

të stileve të ndryshme të pikturimit.”-

thotë Erla. Ajo studioi impresion-

izmin, ekspresionizmin abstrakt,

realizmin, kubizmin, romantizmin,

prerafaelizmin e të tjerë. “Unë mësova

shumë nga të gjithë mjeshtrit,- vijon

ajo,- nga Pikaso mësova për dritën

pozitive e negative, aq mirë sa dhe për

perspektivën dhe dekonstruksionin.

Nga Rubensi dhe Moneti mësova

forcën e ngjyrave…, nga John Singer

Sergeant mësova realizmin dhe tek-

sturën…” Ajo adhuron Paul Klee, i cili

thotë: “Arti nuk riprodhon atë çka ju

shikoni, por ju bën ju të shikoni!”Erla,

me kërkesa të rrepta, ëndërronte që

një ditë të bëhej artiste e denjë. Ajo

nuk e dinte çfarë rrugë do të ndiqte,

por e dinte se ishte e talentuar dhe

kishte pasion dhe synim që një ditë

të arrinte të plotësonte dëshirat dhe

ëndrrat…Ajo kujton me nostalgji se

si, qysh e vogël , pas lapsit fi lloi të

vizatonte edhe me lapistula (crayola

markers), të cilat ishin të shtrenjta e

ajo nuk mundej t’i blinte gjithnjë…

Sot, piktorja nga Tirana nuk i ka më

këto vështirësi. Asaj nuk i mungon

asgjë, as bojrat, as vullneti, as aft ësitë

e as profesionalizmi. Stili i saj evoluon

vazhdimisht...

E mbushur plot ide, ndjenja e

dashuri për artin, piktorja e re pohon

se të pikturosh është një rrugë e pabe-

sueshme komunikimi, është gjuha

artistike dhe mënyra se si njerëzit

komunikojnë njeri me tjetrin. Ky ka

qënë gjithnjë frymëzimi i saj i madh

për vizatimet bardhë e zi dhe për pik-

turën me ngjyra…”Me pikturën time

dëshiroj të tregoj një histori, kështu

unë pikturoj e jap një “expression”

(shprehje të mendimit) , e bëj trupin

njerëzor “të fl asë”, jap karakterin e tij,

por gjithnjë, “e le derën hapur” për

interpretimin personal të vizitorit…

Unë synoj që shikuesi te ketë lidhje

të ndërsjellta me pikturën time, duke

krijuar një marrëdhënie “subjekt-

objekt”…Gjatë ekspozitave të tablove

të mia mua më pëlqen kur vizitorët

afrohen e më pyesin për kuptimin e

pikturës, të ndonjë fragmenti apo të

një detaji të caktuar.

Kjo i fut ata në meditim dhe unë

ndiej kënaqësi estetike nga ky re-

agim.”… E pyes Erlën se çfarë i pëlqen

më tepër të pikturojë. “Çdo gjë!”,

është përgjigjja e saj,- “çdo gjë që lid-

het me imagjinatën.” Asaj i pëlqen

të pikturojë në park, në zoopark, në

pozime modelesh, në familje, në sfi -

ladën e modës, në party e ceremoni

të ndryshme, në klasat e shkollës etj.

Ajo kujton kohën kur konkurronte

në ekspozitat e fi llimit: “Një botë e

bashkuar rreth artit”, “Fëmijët për

demokracinë” “Rainboë”(Ylberi),

“Shoqëria e parë mes syrit të fëmijëve”,

“Dita e nesërme” etj. …”Para se të nis

një pikturë të re,-vijon ajo,- së pari

përqëndrohem në formën humane të

trupit e më vonë në fytyrën! Puna më

e rëndësishme e projektit tim është

të përqëndrohem ose të lidhem me

pjesën më të dukshme të trupit, me

fytyrën! Fytyra dhe shprehja e saj janë

kyçi i suksesit të një piktori…

Fytyrave të karaktereve të mi u jap

më shumë saktësi nga sa paraqiten

në realitet, për të arritur atje ku viz-

itori të thotë: ‘Ja një fytyrë që tregon

një histori dhe shërben si një dritare e

shpirtit.’ Atëhere unë fi lloj një punim

tjetër, të ri.”Në veprimtarinë e saj kri-

juese, vërehet prirja për të pikturuar

njerëz te bukur e të hijshëm, veçanër-

isht subjekte gra.

Kjo, mbase, lidhet edhe me buku-

rinë e fytyrës së saj dhe me një hol-

lësi: kur ishte nxënëse në shkollën e

Tiranës, fi toi kurorën e mis-it gjatë

një konkursi bukurie…Erla i “krijon”

gratë me një shtat të gjatë, të holla, gra

elegante, duke u shtuar edhe pak ar-

rogancë, për t’i pare ato në një dritë

më të arrirë të mundshme…” Çdo

grua interesohet gjithnjë të duket e

hijshme, por bukuria e vërtetë e një

gruaje, -thotë Erla,- vjen nga brendë-

sia, nga zemra e shpirti i saj…Ja çfarë

jam e interesuar të kap nga një pozim

modeli!…Për mua, çdo grua është e

bukur!”

ÇMIM TË ARGJENDTË NË EKSPOZITËN E “BOSTON GLOBE”

Erlës i pëlqen të pikturojë në bard-

hezi aq sa i pëlqejnë edhe ngjyrat.

Ajo është e bindur se lapsi i zi shpreh

gjendjen shpirtërore të saj për të ndi-

kuar te gjendja shpirtërore e shikue-

sit. Ajo tani vizaton drejtpërdrejt nga

observimi i natyrës së gjallë, nga poz-

ime modelesh etj. Dhe, kur nuk është

e mundur të vazhdojë me modelin,

përdor fotografi met për të plotësuar

më vonë ndonjë detaj.Në ekspozitën

“Cell signal Exhibition” zonja ameri-

kane Jean Pembroke bleu një pikturë

të Erlës të titulluar “Critical Th ink-

ing” (Meditimi).

Mrs. Pembroke i dërgoi një email

Erlës e i kërkonte disa hollësi rreth

këtij punimi. Ajo shkruante: “Hello

Erla, gëzuar Vitin e Ri! Unë bleva një

nga pikturat tuaja të ekspozitës. Është

tabloja që paraqet një xhentëlmen të

menduar, i cili ka mbështetur kokën në

krahun e tij. Ndoshta vizitorët mend-

uan se është gjyshi juaj , por mua më

kujtohet se ju më thatë “jo”…Pikturën

tuaj ia dhurova bashkëshortit për

krishtlindje dhe ai e pëlqeu atë jashtë

mase! Motra ime dhe bashkëshorti

i saj gjithashtu e adhurojnë punën

tënde. Faleminderit! Do të dëshiroja

të më dërgonit ndonjë të dhënë rreth

kësaj pikture dhe rreth jetës suaj, në

mënyrë që t’u tregoj miqve tanë. Unë

kujtoj kur ju më thatë se ju ka marrë

shumë kohë pikturimi i portretit.

Faleminderit!” Dhe ja më poshtë

fragmente nga përgjigjja e Erlës: “…

ky portret është një nga kompozimet

e mia më të preferuara dhe ndjeva aq

dhembje e vështirësi që të ndahesha

prej tij. Portreti paraqet me një gjuhë

të qëlluar artistike një moment të cak-

tuar të shprehjes së personalitetit,

karakterit dhe ngjashmërisë së per-

sonit që ka pozuar. Ky portret që

është vlerësuar e pëlqyer nga të gjithë,

u paraqit në ekspozitën që organizoi

gazeta “Boston Globe” në vitin 2003,

ku morën pjesë më shumë se 3600

studentë të shkollave të mesme të

Massaçusettsit. Me “Critical Th ink-

ing” unë fi tova çmimin e argjendtë…

Gazeta “Boston Globe” organizoi në

rang shteti një ekspozitë pikture me

të gjitha shkollat e mesme të Massa-

çusettsit. Pjesëmarrja ishte jashtza-

konisht e madhe dhe mund të kenë

qenë më shumë se 1000 punime nga

gjini të ndryshme të pikturës dhe të

skulpurës.

Në këtë ekspozitë Erla fi toi çmimin

e dytë, “Silver Key” në kategorinë

bardhezi. Për Erlën ky ishte një suk-

sese i madh dhe mund të themi që

u bë një nxitje për të, për të punuar

më shumë e për të ndjekur rrugën e

veshtirë dhe të bukur të artit të pik-

turës. Emocionues ishte dhe vlerësimi

i marrjes së çmimit në një ceremoni

që u organizua nga bashkia e qytetit

të Beverlit, ku ajo jeton sot. Ishte një

ceremoni serioze, ku merrnin pjesë

kryetari dhe punonjësit e bashkisë.

Pasi u këndua himni kombëtar amer-

ikan dhe u ngrit fl amuri amerikan,

mes duartrokitjesh, Erla u përgë-

zua nga autoritetet e bashkisë sepse

kishte nderuar qytetin e Beverlit dhe

shkollën e mesme.

Piktorja shqiptare më tregon me

emocion për ditën e ceremonisë…

”Kryetari i bashkisë së Beverlit, MA,

më ofroi ta blinte këtë pikturë që

ta varte në murin e zyrës së tij. Ky

propozim, siç mund të përfytyrohet,

ishte një nder për mua, por unë në atë

kohë isha e dashuruar dhe e lidhur

shumë me atë copë arti…”, - thotë ajo.

Kam qenë e pranishme në disa ek-

spozita të Massaçusettsit ku ka marrë

pjesë edhe Erla me punimet e saj. Më

kanë bërë përshtypje vizitorët ameri-

kanë, të cilët qëndronin në heshtje,

për çaste të tëra para pikturave të va-

jzës shqiptare. Në të njëjtën kohë, më

kanë bërë përshtypje prindërit e saj,

Luljeta dhe Edmondi, të pranishëm

në çdo ekspozitë, me sa dashuri, re-

spekt e zemërdhembshuri i rrethojnë

ata dy vajzat e tyre…

Duhet përmendur këtu edhe motra

e dashur Lorina, pak më e madhe

në moshë, një vajzë e këndshme, e

sjellshme, edhe ajo aq e suksesshme

në studimet e saj të larta akademike,

e cila sot vazhdon “master degree”

ne Harvard…Të dyja ato, bija të

prindërve të tillë të devotshëm që

ndjekin me merak e vemendje ecurinë

në jetë të fëmijëve të tyre, vërtetojnë

thënien popullore : “Dardha bie nën

dardhë!...”Ne kemi ndjekur të gjitha

ekspozitat ku ajo ka marrë pjesë, jo

vetëm ditën e parë, por edhe në va-

zhdimësi,- thotë Edmondi,- dhe kemi

dëgjuar vlerësimet dhe përshtypjet

e vizitorëve. Më kujtohet, në Salem,

MA, u hap një ekspozitë, dhe Erla

mori pjesë me një portret të Xhon

Lennonit.

Per mua ky është një nga portretet

më të arrirë te saj dhe kudo ku e

ka paraqitur këtë punim, ka pasur

sukses… Qëndroja para punimit të

Erlës duke e parë portretin me ve-

mendje e shumë i përqëndruar. Ndër-

kohë erdhi një grua e moshuar dhe

më tha: “Unë jam mesuese arti ne

shkollen 8-vjeçare të Salemit dhe kam

ndjekur nga afër punimet e saj. Më

kanë pelqyer shumë! Ajo është shumë

e talentuar dhe “she ëill succeed” (do

të ketë sukses). Për mua, kompozimi i

këtij portreti është i mrekullueshëm,

me një cilësi të lartë artistike…” Por-

treti kishte pseudonimin ALBA dhe

Erla njihej me këtë pseudonim.

E R L A S H E H U - NJË DHURATË!Duke parë koleksionin e pikturave

5

të punuara gjatë viteve të studimit

në Massaçusetts College of Art and

Design, befasohesh nga tablotë

magjepsëse: “Zonjat pinë çaj”, Pylli

lakuriq”, “Frutat e pjekura”, “Zonja

me kone”, “Jetë”, “Ledi lexon letër

dashurie”, Fluturat”, “Dashuroj po-

ezinë” e të tjera. Në këto kompozime

elementet piktorike, pikëvështrimet,

kombinimi e shkrirja e ngjyrave

dhe loja me dritën të shkaktojnë një

ndjenjë drithëruese. Piktura e Erlës

rrezaton energji. Metafora e penelit

të saj bashkon formën me përmba-

jtjen, i jep rrugë narracionit, duke

zbuluar me delikatesë idetë dhe sub-

jektet. Tablotë e artistes refl ektojnë

metaforën e jetës, mbuluar nga një

vel i hollë e transparent , ndërthu-

rur pazgjidhshmërisht me damarët e

jetës.

Shfl etoj gazetat lokale të Bostonit

ku janë botuar artikuj vlerësues për

talentin dhe veprimtarinë e piktores

shqiptare. Gazeta e Beverlit, MA, ndër

të tjera shkruan: “Një person kaq i ad-

mirueshëm dhe i shoqërueshëm, Erla

Shehu po plotëson me sukses planet

dhe qëllimet e saj artistike, e pajisur

me një talent të jashtëzakonshëm, që

rrallë e gjen mes studentëve…” Më

poshtë radhiten çmimet e shumta që

ajo ka fi tuar.Beverly, MA, është qyteti

ku Erla jeton bashkë me prindërit,

është vendi ku ajo u kualifi kua me

sukses në Montserrat College of Art”

Beverly, MA, është komuniteti që i

njeh më mirë e i vlerëson pikturat

e saj në ekspozita e në media. Lexoj

rezymenë e saj të pasur me emra

shkollash kualifi kimi e përfi timi

vijon ne faqjen 9

KONTROLLI I ZEMËRIMIT SHPËTON JETËN

Kërkime të reja në këtë fushë

tregojnë se zemërimi prish qën-

drueshmërinë e valëve elektrike të

zemrës, gjë që mund të shkaktojë

çrregullim të ritmit në rrahjet e

zemrës. Ritmi jo normal mund të

shpjegojë arsyen përse ndonjëherë

zemra pushon papritur kur njeriu

përballet me tronditje, dëshpërim

të thellë a stres ekstrem. Këto

dhe të dhëna të tjera të ngjashme

i bëjnë ekspertët të mendojnë

se emocionet e forta mund të

ndikojnë për ndalje të papritur të

rrahjeve të zemrës. Por është ende

e paqartë se në ç’mënyrë zemëri-

mi, tronditja e thellë , trishtimi a

dëshpërimi, mund të dëmtojnë

zemrën. Studimi i ri lë të kup-

tohet se emocionet e forta mund

të ndryshojnë drejtpërdrejtë

stabilitetin elektrik të zemrës.

Shkencëtarët pranë universitetit

Yale morrën në shqyrtim 62 pa-

cientë që përdornin pejsmejkër,

pajisje e implantuar në trup për

trajtimin e sëmundjes së tyre në

zemër. Shkencëtarët u kërkuan

pjesmarrësve në studim që të

kujtonin një kohë kur ata ishin

ndjerë të zemëruar, dhe vëshguan

veprimtarinë e zemrës për të parë

nëse do të ndodhte ndonjë ndry-

shim. Gjatë këtij vëzhgimi me

aparat, shkencëtarët vunë re se

zemërimi shkaktoi tronditje në

valët elektrike të zemrës dhe se

disa pacientë reaguan më shumë

se të tjerët ndaj zemrërimit. Një

vit pas këtij eksperimenti, per-

sonat që kishin reaguar më fortë

ndaj zemërimit, kishin ndjerë

nevojën e ndërhyrjes së aparatit

pejsmejker për të rivendosur rit-

min normal të rrahjeve të zem-

rës. Shkencëtarët mendojnë se

ky çrregullim në zemër si pasojë

e zemërimit ka të ngjarë të shkak-

tohet nga një vërshim i adrenali-

nës. Ekspertët thonë se ruajtja e

qetësisë shpirtërore ndihmon në

zbutjen e rrjedhës së adrenalinës.

Për të kontrolluar zemërimin,

ekspertët rekomandojnë për-

dorimin e teknikave qetësuese

përfshi frymëmarrje të thellë dhe

ushtrime jo stresuese si yogën ose

ecjen.

MBIPESHA MES ADOLESHENTËVE

Shkencëtarët shqetësohen se

rastet e mbipeshës në radhët e të

rinjëve nën moshën 20 vjeçare po

vjen duke u rritur. Sipas tyre, kjo

rritje ndikohet edhe nga takti apo

mënyra se si i thuhet pjestarëve të

kësaj grupmoshe se ata janë mbi-

peshë. Mbipesha trupore është

një problem shqetësues mes të

rinjëve e të rejave amerikane. 1

në çdo 5 prej tyre janë mbi peshë.

Por nxitja e kësaj grupmoshe për

të rënë nga pesha nuk është e

lehtë, pasi fj alët duhen zgjedhur

me kujdes. Kështu thuhet në një

studim 5 vjeçar ku morrën pjesë

2 mijë e 500 të rinj e të reja me

peshë trupore mbi atë normalen.

Mënyra më e mirë për t’i motivuar

ata ishte përjashtimi nga fj alori i

fj alës “dietë”. Studimi tregoi se t’i

thoje kësaj grupmoshe të mbante

dietë, shkaktohej efekt i kundërt.

Ata që ishin të vetëdijshëm rreth

mbipeshës së tyre, kur u thuhej

të mbanin dietë, kalonin në eks-

trem, duke marrë tableta kundër

mbipeshës, duke mos ngrënë fare

gjithë ditën, ose duke shkaktuar

vjelljen e ushqimit nëpërmjet

futjes së gishtave thellë në gojë.

Shkencëtarët rekomandojnë që

mjekët t’u thonë pacientëve të

tyre se dieta ekstreme aktualisht

shton peshën trupore dhe nuk e

pakëson atë. Sipas studimit, mbi-

pesha shfaqet më shumë tek ata të

rinj e të reja të cilët mendojnë se

nuk kanë trup të bukur, prandja

prindërit nuk duhet t’i kritikojnë

ata për mbipeshën. Përkundrazi,

familjet duhet të përqëndrohen

në ngrënie ushqimesh të shënde-

tëshme dhe veprimtari të përbash-

këta fi zike siç janë lojra sportive

me top ose shetitje me biçikleta.

Astrit Lulushi

Zëri i Amerikës, Uashington

JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

5

JON1

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

JON6

Diten e djele, me 15

shkurt 2009, ne Toronto,

SHBSHK-ja organizoi nje

darke per pervjetorin e

pare te pavaresise se Ko-

soves. Kishte te ft uar te

ndryshem dhe atmosfera

ishte shume e gezuar. Ora-

tore te ndryshem e morren

fj alen per te pershendetur

dhe nga te gjithe u theksua

rendesia historike e kesaj

ngjarje. Turta festive, ne

formen e fl amurit tradi-

cional kombetar, ishte

porositur tek cift i Adrian

dhe Brunilda Brari dhe u

transportua nga Marlee

per tek restoranti i Sokolit

ne Mississauga nga mjetet

e gazetes JON. Muzika, pi-

jet, vallet, shakarat, njoh-

jet e takimet vazhduan

gjate. Sopranoja Mariana

Dhima qe kohet e fundit

po behet gjithnje dhe me

e pranishme ne aktivitetet

e komunitetit tone, per-

shendeti me disa kenge

shqiptare te tradites me te

mire. Nje pjese e tyre ishin

dhe varianti perfundimtar,

sic na thote dhe muzikanti

Jeton Kaci qe njekohesisht

eshte dhe aranxhuesi i

kengeve, i albumit te saj te

pare ne Toronto. Ish krye-

tari i SHBSHK-e, z. Muha-

rem Xhaferri preu torten

qe ju servir pjesmaresve.

Ne krye te salles ishte

vendosur nje portret ne

kembe i Heroit Adem

Jashari, veper ne allci e

skulptorit Hytbi Tarelli.

Contact: Edlira Sula for a quote

GRETA E KA DHURATE T’I BEJ NJEREZIT TE NDJEHEN MIRESHKRUHET NE REVISTEN KANADEZE“PROFILES OF SUCCESS”

GRETA’S HAIR DESIGN

416-245-1779

Si te gjithe shqipetaret

qe kane emigruar ne Kan-

ada, edhe une nje nene 70

vjecare kam nje vit qe kam

ardhur ketu.

Vajza ime punon paruki-

ere dhe nje klient i saj i dhu-

roi nje gazete shqipetare te

emertuar "JON". - Merre

mami, - me tha - lexoje, se

te ka marre malli te lexosh

shqip ne Kanada. Mbasi

kam punuar ne shtyp, me

thene te drejten me jane

neveritur ato lajme te sti-

sura te kohes se monizmit..

Me vone me ardhjen e

demokracise, liria e shtypit

solli shtimin e gazetave. Por

ç'te lexosh: politike, vrasje,

aksidente etj. - refl ektim i

jetes stresuese te shqiptarit.

Me nje kuriozitet fi llova

te lexoja gazeten "JON". Te

faqja e 4-t shikoj nje foto

me dicituren: "Me syrin e

nje femije". Ndala te kjo

foto dhe djali i trete nga e

djathta, dicka me kujtoi. Ky

ishte Kliton Verli. E lexoj

shkrimin me shume kuri-

ozitet... Me rrodhen lote.

Kisha pothuajse 30 vjet qe

nuk e kisha pare. "Toni i

vogel" - keshtu e therris-

nim. Ishte djale i urte dhe i

edukuar. Me mamane e tij,

Gonin, kam qene shoqe.

Kur takoheshim, e pyesja,

dhe me thoshte se Toni

eshte ne Kanada, eshte mar-

tuar dhe ka nje vajze.

Sa mall, sa kujtime te ka-

luara e nostalgji...

Klienti i vajzes erdhi

mbas nje muaji perseri dhe

me solli nje gazete tjeter. I

fola atij per Tonin dhe ai me

premtoi se do te bisedonte

me te.

Keshtu, nje dite, Klitoni

vjen ne shtepine tone. E

njoha menjehere... Mall,

shume mall dhe emocione...

Ndenjem bashke disa ore

duke kujtuar ato kohe. Eh!

Dita, muajt, vitet kalojne,

por une nuk besoja se Kli-

tonin do ta takoja prape nje

dite.

Gazeten "JON" e lexoj te

gjithe. Eshte pa politike. Te

ben per vete origjinaliteti i

artikujve, aktualiteti, histo-

ria, kultura. Me te vertete

nje "BRAVO" per te gjithe

stafi n e gazetes. Do t'i uroja

te gjitheve nga zemra te kini

shendet, dashuri e te ndih-

moni njeri-tjetrin, se jeni

vellezer ne dhe te huaj.

Perralle

ZOGU DHE NENA

Nje dite dimri nje nene

po shkonte ne pazar. Rru-

get ishin plot me bore. Qe

larg pa dicka te zeze ne toke.

Afrohet dhe shikon nje zog.

Ishte i mbledhur tok dhe me

sy te mbyllur. E merr ne dore

me te shpejte dhe fi lloi ta

ngrohe me afshin e gojes.

U kthye ne shtepi. Nena

donte patjeter ta shpetonte

zogun. E mbeshtolli me

nje pecete te ngrohte dhe e

mbajti mes duarve. S'kaloi

shume dhe trupi i zogut te

vogel fi lloi te levizte. Hapi

syte dhe deshi te ikte. Nena e

ledhatoi... Zogu u duk sikur

donte te thoshte: "Une nuk

kam mama, as shtepi! Dhe ti

nene me shpetove jeten!"

Kaluan dy dite dhe zogu

u be gati te vazhdonte fl u-

turimin e tij. Nena e mori

zogun ne dore per here te

fundit dhe e leshoi jashte

me mallengjim. - "Lam-

tumire" - u duk sikur thoshte

zogu. Ndaloi ne nje dege

peme, e veshtroi nenen me

mirenjohje, dhe fl uturoi drejt

diellit qe sapo kish dale.

"Fluturim te mbare" - tha

nena.

Nene Vasilika

Me 28 mars ne Tirane

do te zhvillohet takimi I

vlefshem per eleminatoret

e Kupes se Botes, Afrika

e jugut 2010, midis Kom-

betares se Shqiperise dhe

asaj te Hungarise.Sic dihet

Shqiperia dhe Hungaria

bejne pjese ne Grupin 1 se

bashku me Danimarken,

Portugaline, Suedine dhe

Malten. Kjo ndeshje eshte

mjaft e rendesishme per

ekipin tone duke konsid-

eruar barazimin pa gola ne

Malte me 11 shkurt te ketij

viti, barazim i cili ishte nje

zhgenjim I madh per ekip-

in tone duke na hequr dy

pike te sigurta ne leter. Por

sic dihet futbolli luhet ne

fushe dhe ekipi yne luajti

mjaft dobet per te merituar

te treja piket.

Per kete ndeshje traineri

Haan ka thirrur sulmuesin

e Tiranes Migen Memelli

per te cilin do te jete ndesh-

ja e pare me Kombetaren.

Bie ne sy lenia jashte e

Erion Bogdanit dhe e Ed-

mond Kapllanit. Bogdani

shenoi javen e fundit ne

kampionatin Italian. Ekipi

I tij Chievo fi toi ne trans-

ferte kunder Lazios 0-3

ku Bogdani shenoi golin

e pare. Kapllani gjithash-

tu nuk eshte titullar me

ekipin e tij Karlsruhe dhe

nuk ka shenuar asnje gol

kete sezon. Per repartin

e sulmit Haan ka thirrur

Hamdi Salihin qe luan ne

Austri me SV Ried dhe Be-

sart Berishen qe luan ne

Danimarke me AC Hors-

ens te cilet mendohet se

do te jene ne formacionin

startues,ndersa Xhevair

Sukaj(Vllaznia) dhe Me-

melli (Tirana) do te jene ne

stol te gatshem per ndonje

zevendesim te mundshem.

Ne mesfushe bie ne sy

rikthimi pas demtimit i

kapitenit Lorik Cana dhe

Altin Lales. Te dy mun-

guan ne ndeshjen kunder

Maltes, mungese e cila u

ndje shume pasi mesfusha

ishte pika me a dobet ne

ate ndeshje. Mosha mesa-

tare e Kombetares per kete

ndeshje do jete 26.8 vjec,

relativisht e re. Lojtari me i

vjeter ne moshe eshte Lala

34 vjec dhe me i riu eshte

portieri I trete Samir Uj-

kani 21 vjec.

Ne kete ndeshje nuk

pritet rezultat tjeter per-

vec fi tores, pasi edhe nje

barazim do ti shuante me

tej shpresat e ekipit per

kualifi kim. Mbas 4 ditesh

me 1 prill Kombetrja luan

ne Kopenhagen kunder

Danimarkes nje ndeshje

sa e veshire aq dhe e ren-

desishme. I urojme Kom-

betares sone suksese ne te

dyja ndeshjet me nje loje sa

me te bukur.

JON 1

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

Te dielen e pare te marsit, me date 1, ne

nje nga kinemete e Torontos u promovua

fi lmi i ri dokumentar i Valdet Salihu “1999”,

me skenar te Ilir Lenes. Filmi paraqet fakte

nga ngjarjet unikale te vitit 1999. Ne to be-

jne pjese dhe pritja e ndihma e refugjateve

kosovare nga shteti i Kanadase.

Pjesemarja ishte e kenaqeshme. Ndodhej

ne salle dhe ambasadori i Shqiperise ne

Kanada z. Besnik Konci si dhe nje delega-

cion nga Kosova i cili merrte pjese ato dite

ne nje panair industrial ne Toronto.

Ne fund, ekipi realizues i dokumentarit

ju pergjigj pyetjeve te shikuesve. Pati dhe

diskutime te lira. Ibush Jonuzi, Anetari i

Bordit Qeverises te Kosoves i dhuroi am-

basadorit Konci si dhe Valdet Salihut nga

nje kristal te bukur te mineraleve te Kos-

oves. Ky dokumentar do te shfaqet se shpe-

jti dhe nga TV OMNI 1. Publiku i huaj,

ishte kryesisht dhe destinacioni prodhues

i “1999”.

Ne daten 17 Janar 2009 ne Toronto

Convention Centre ne bashkepunim me

artiste kanadeze dhe kineze u organizua

gala Canadian - Chinese Lunar New Year

Show 2009.

Ne kete mbremje mori pjese sopranoja

shqiptare Mariana Dhima, e cila u paraq-

it perpara publikut me arie nga opera "

La Traviatta" Verdi dhe gjithashtu me arie

nga opera " Gianni Schicchi " Puccini.

Sopranoja Mariana Dhima u mireprit

me duartrokitje te nxehta nga publiku

i shumte dhe foli gjithashtu ne interv-

ista te ndryshme ne televizionin kinez

CityTV dhe ne nje nga gazetat e njohura

kineze.

Ne kete koncert te madh ishin te pran-

ishem personalitete kanadeze dhe kineze.

Urime te ngrohta tek artistet pjesemarres

ne kete koncert derguan Prime Minister

Mr.Stephen Harper, Premier of Ontario

Mr. Dalton McGuinty dhe gjithshtu nga

Ontario Minister of Citizenship and Im-

migration , Minister Michael Chan.

Sopranoja shqiptare Mariana Dhima interpreton Puccinin

... dhe Traviaten e Verdit

Relacioni midis modës dhe viza-

timit shpesh është i fortë dhe disa

herë i dobët, por megjithatë është

një përpjekje e vazhdueshme e

ideve dhe tensionit estetik midis

tyre, gjë e cila ndikon në infl uencën

e këtyre dy fushave paralele. Fushat

e tjera të funksioneve të ndryshme

u vijnë në ndihmë duke ardhur gati

automatikisht në një ide për veshje,

aksesorë, etj. Forma më minimale

e modës pastaj zbulon një sekret

të ri, që pjesa e ideuar është shpesh

më interesante se veshja e përfun-

duar. Porse, mund të ndodhë edhe

që pjesa e prodhuar të jetë më e

specifi kuar dhe më interesante

se ideja e fi llimit. Disa produkte

të modës prodhohen mbështetur

mbi abstrakten. Ato injorojnë edhe

mbajtësin e veshjes duke mos re-

spektuar as të dhënat fi zike, duke

mos i vënë në vendin e duhur pjesë

të ndryshme të veshjes dhe duke

e sjellë atë jo praktike. Që këtu ka

lindur ideja që trupi duhet konsid-

eruar si një telajo ku duhet piktuar,

ose si një objekt të cilit do t`i jepet

forma skulpturore sipas konceptit

të krijuesit.

Arkitektura e parë që ka realizuar

njeriu është veshja, për të krijuar një

ambient mbrojtës. Pra në kuptimin

e parë, veshja të çon tek mbrojtja

nga të ft ohtit apo të nxehtit. Porse

në kuptimin e dytë ajo përcjell

kënaqësinë e përkatësisë në një

grup apo shkallë të caktuar dhe në

sisteme të tjera përcjell mesazhe

sensuale ndaj një grupi të caktuar

njerëzish, të një tribuje apo klani.

Me kohë ajo fi lloi të perfeksiono-

hej duke u shtuar dhe me objekte

zbukurimi, apo ornamente, për të

treguar hierarkinë apo dinastinë.

Pak e nga pak veshja krijoi gjuhën

e vet vizive e cila duhej të ishte në

koherencë me gjeometrinë e kohës.

Kështu për shumë kohë veshja i

përshtatej trupit dhe ndryshimet

nga shekulli në shekull ishin shumë

të vogla. Vetëm në fund të shekul-

lit XIX, fi lloi të zbulohej kënaqësia

e çrregullsisë dhe e mos respek-

timit të raporteve; e përmbysjeve të

gjuhës së ndërtuar vizive. Kjo fi lloi

me përmbysjen e rregullave në pik-

turë nga avangardat ruse, vazhdoi

me eksperimentet e Yves Klein në

vitet `60 (për ta parë trupin si një

vëllim mbi të cilin mund të ma-

nipulosh idetë duke vepruar direkt

me ngjyrë mbi të) dhe të tjerë pas tij

që ushtruan body-art duke u dhënë

shkak stilistëve të krijonin veshje

direkt në trup vetëm me ngjyrë.

Këto ide qenë shumë novatore,

saqë i shndërruan pasarelat në një

shfaqje të vërtetë arti. Çdo lëvizje

në pikturë apo në gjinitë e tjera të

artit pasqyrohet dhe në modë. Çdo

stilist mund të krijojë një fytyrë të

vetën, një krijimtari artistike tërë-

sisht personale dhe të pavarur nga

të tjerët.

Për të krijuar një individualitet të

tillë stilistët rendën për të zbuluar

ide të reja për të qëndruar gjithmo-

në ndër më të mirët dhe ky kërkim

idesh solli dhe kthimin tek tradita,

si baza më e mirë për të justifi kuar

krijimet dhe për fat të mirë, tradita

duke qenë një ekstrat i krijimtarisë

në shekuj ka se me çfarë të furnizojë;

mbetet gjithmonë një fushë që duke

e eksploruar zbulon gjëra të reja.

Edhe tradita jonë në këtë drejtim

është shumë e pasur. Një veshje

popullore shqiptare është një ek-

spozitë më vete e artit popullor.

Është e mahnitshme larmia e ko-

stumeve popullorë në vendin tonë

dhe puna aq e hollë me detajin.

Kemi një pafundësi fl orealesh të

qëndisura mrekullisht nga duart

e vajzave dhe grave. Qëndisja dhe

endja kanë qenë traditë vetëm për

femrat të cilat kalonin një pjesë të

mirë të ditës mbi to. Ato qëndis-

nin veshjet për femra, meshkuj

dhe për fëmijët e familjes. Mund

të ndodhte që përgatitja e një ko-

stumi shkonte me vite të tëra dhe

ajo ishte një pasuri e madhe për

familjen, e cila trashëgohej në çdo

brez. Rrallë ndodhte që një veshje

të ishte e thjeshtë në ndërtimin ar-

tistik të saj, edhe ato që i përkisnin

shtresave jo të larta të shoqërisë

shqiptare. Pothuajse të gjitha vesh-

jet kishin të njëjtin seriozitet për-

gatitjeje dhe të njëjtin shpenzim në

kohë, në punë dhe në materialet e

përdorura në të. Çdo veshje kishte

ngjyra, shumë ngjyra. Gjejmë në

to të bardhën që zë pjesën më të

madhe të veshjeve(këmishat, fus-

tanellat, jelekë, tirqe, çitjane…);kjo

e bardhë e plotë(reminishencë e

veshjeve ilire) kombinohet me të

kuqen hallej, të artën, me blu ko-

balt, të gjelbrën smerald, vishnjen

e errët madje dhe të zezën(jelekë,

xhubletë, gjoksore, tunikë…). Si

pëlhura ka ndërthurje të damaskut

apo velurit me mëndafshin dhe të

gjitha këto të qëndisura me fi je fi ne

metali të çmuar(ar ose argjend).

Motivet e qëndisura janë kryesisht

fl oreale, lulet e stilizuara, shpendë,

insekte si evokim i kohës së in-

teresimit të njeriut mbi natyrën,

arabeskat dhe motive gjeometrike

më të vona dhe më pak me simbole

pagane, por edhe në ato veshje që

gjenden janë shumë potentë si mo-

tive, sepse mbizotërojnë dukshëm.

Qëndisja shpeshherë shoqërohet

me punë kryq për të krijuar një

element tjetër dekorativ dhe copa

të mbivendosura si reliev. Pjesët

më tepër të qëndisura janë jakat,

mëngët shpinoret, gjoksoret, tu-

nikat, etj., të cilat gjenden në mod-

ele nga më të larmishmet. Çdo

krahinë ka një veshje të ndryshme

nga tjetra. Çdo ceremoni apo rast

gëzimi ishte një okazion për të

veshur kostumet më të bukura në

botë. Ato që janë më tepër të për-

dorshme janë jakat rrumbullake,

mëngoret e qëndisura në fund, tek

burrat i gjejmë të mbledhura, tu-

nikat janë të përdorura shumë dhe

të larmishme në formë në pjesën

fundore të tyre, gjoksoret e Shq-

ipërisë së mesme me jakat e mëdha

dhe të gjera, Xhubletat me kindet e

mëdha, rripat e trashë me togëzat

e rënda prej bronxi, dhe një mori

kapelesh, shamish apo përparjesh.

Dhe të gjitha këto të qëndisura me

fi je të arta dhe argjendtta, me mo-

tive ku asnjë nuk i përngjan tjetrit.

Edhe në veshjet e mesjetës të im-

ponuara nga sundimi turk, përsëri

u ruajt karakteri kombëtar duke i

sjellë ato si një vepër origjinale shq-

iptare, siç është veshja e Shqipërisë

së mesme me çitjanet që zbresin deri

tek kavilja. Me qëndismat në rre-

thorin mbyllës, me jelekun që zbret

sa mbaron gjoksi dhe ka vetëm një

mbyllje duke lënë të kuptohet forma

e gjoksit, veshja është trasformuar

në një veshje tërësisht shqiptare dhe

po aq e hirshme dhe joshëse. Edhe

kaft ani që është një xhaketë e gjatë

që zbret deri në fund të këmbëve

më mëngë të gjatë të rëna nga pas.

Kokat zakonisht mbuloheshin me

shami në zona të veçanta dhe diku

me kapele të stilizuara ku gratë

mund të shprehnin gjithë dëshirën

dhe talentin e tyre për t`i zbukuruar

me lule ose dhe me zbukurime me

gurë ose pare. Një veshje të tillë dhe

një mbretëreshë e asaj kohe do ta

kishte zili. Një fakt është që veshja

shqiptare eshte prekur pak, ose thu-

ajse fare nga tendencat fetare, në të

nuk gjenden kryqe, fi gura shenjtësh,

aty gjithmonë ka lule të stilizuara,

fl utura, zogj, fi gura gjeometrike etj.

Në këto kohë dhe pëlhurat fi lluan të

zëvendësohen me linone dhe pam-

bukun si më pak të kushtueshme.

Edhe në kohë të mëvonshme

qëndisja ka zënë një pjesë të mirë

kohe të vajzave shqiptare deri në

mesin e viteve `80 duke e zhvilluar

si hobi në kohën e lirë, madje në

këto vite pati një ndryshim të stilizi-

meve të cilat vinin më të studiuara

dhe inspiroheshin shpesh herë nga

krijimet e artistëve që punonin në

ndërrmarrjet artistike të asaj kohe.

Sot qëndisja vjen si një objekt

koleksioni. Interesimi ndaj saj qën-

dron në vlerën historike të veshjes

shqiptare edhe pse në këndvësh-

trim të vogël nuk mund të quhet

një vepër e mirëfi lltë arti, ajo vjen si

një thirrje e fortë e së kaluarës tonë,

përcjell mendimin, ndjenjat dhe

informacione të çmuara të kohëve

të tjera. Është një pasuri e jona.

Nga gjithë ajo trashëgimi kul-

turore që kemi, nga dokumen-

tet historike, artistikë dhe muzealë

dhe nga objektet e gjalla që kanë

mbetur në sëndukët e vjetër të

shtëpive karakteristike shqiptare

apo dhe nëpër ato pak muze et-

nografi ke, jemi të ndërgjegjshëm

për atë pasuri të madhe qënd-

ismash, aksesorësh të mrekul-

lueshëm byzylykësh, togëzash,

varësesh aq të rralla, veshjesh

mëndafshi dhe kadifeje të qëndi-

sura dhe të punuara aq bukur, saqë

mahnitin mbi të gjithë vizitorët e

huaj. Kjo tërheqje ka ndodhur në

çdo kohë, aq sa artistë, piktorë dhe

estetë të huaj nuk kanë mbetur pa

e vënë në dukje këtë krijimtari të

larmmishme, duke krijuar vepra

me vlera dhe artistike. Ndër këta

mund të përmendim; piktorin an-

glez Eduart Lir, piktorin francez

Leon Zherome, piktorin kroat Pajo

Jovanoviç, autoren angleze Edit

Durham, etj, që me krijimtarinë e

tyre kanë lënë dokumente shumë

të vyera jo vetëm artistike, por dhe

historike mbi veshjet karakteris-

tike shqiptare.

JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

8

Merita Toçila, stiliste

Astrit Lulushi

“Më mirë vone se kurrë” – kjo

shprehje të përgëzon për dicka që

duhej të ishte bërë me kohë, e të

ngushëllon për atë që s’duhej të

kishte ndodhur.

Më në fund “Vatra" ka vatrën

e saj në internet - http://www.

federatashqiptarevatra.com/, falë

punës së degës së kësaj organizate

përfaqësuar nga Merita Bajraktari

McCormack në Uashington DC,

qëllimi i së cilës është lehtësimi

i lidhjeve mes shqiptarëve kudo

që ndodhen. Kjo nismë sikur të

ngroh se Vatra nuk do të shuhet,

sepse do të përllogaritej si mëkat

kombëtar nëse qoft ë edhe heshtej

përpara shpërjes së këtij insti-

tucioni - më i herëshmi mbarë

shqiptar në mërgim, dhe më do-

biprurrësi. “Gjaku i ri” më në fund

ka vendosur t’a kthejë vemendjen

drejt Vatrës, për t’a mbajtur gjallë

qoft ë edhe virtualisht.

Por mbyllja e gazetës “Diel-

li”, është ajo që s’duhej të kishte

ndodhur – më mirë kurrë se vonë.

Ndoshta thonë se punonte me

humbje e falimentoi, por ky është

argument materialistësh, sepse

idetë nuk numërohen e as pesho-

hen. “Dielli” ishte vepër ideal-

istësh, që nga dita kur u krijua në

shkurt 1909.

Të pallogaritëshme mbeten

vlerat e “Diellit”. Vitet e fundit

botimi i saj erdhi duke u rralluar,

si për t’i bërë vatranët të mëso-

heshin pak-nga-pak pa të. Gazeta

që i nxiti shqiptarët “jepni për

nënen”, duket se harroi t’i më-

sonte të kujdeseshin për atë vetë.

“Dielli”, pararendëse e “Vatrës”

dhe zëdhënësja 97 vjecare e saj,

nuk është më. Ishte kjo mbyllje

e nevojëshme, e mirë, e drejtë? –

Nëse jo, atehere c’u desh autha-

nassia?

E botuar atëhere kur shqiptarët

e Amerikes përbënin bashkësinë

më të varfër e më të pa-arsimuar

të këtij kontinenti, sot “Dielli” nuk

del më, për arsye fi nanciare, thonë,

edhe pse shqiptaro-amerikanët

ndjehen relativisht më të pasur e

më të shkolluar, por ndoshta jo më

idealistë se para-ardhësit e tyre.

Duke ju konsideruar gjithenje si

simbol te vlerave te gruas shqiptare

JON vazhdimisht mban kontakte me

ju. Per kete numer te gazetes do te

donim mendimin tuaj per dy pyetje

qe na i kane bere disa lexues.

A keni menduar ndonjehere per

t’u hakmarre karshi atyre qe ju kane

demtuar jeten tuaj dhe a ndjeni ur-

rejtje per ta ?

Hakmarja dhe urrejtja nuk jane

ne natyren time. Me aq sa me ka

demtuar mua dhe familjen e tim

shoqi regjimi i kaluar do te ishte e

justifi kueshme cdo ndjenje hak-

marjeje dhe urrejtjeje por une e kam

kapercyer kete cak dhe as e desheroj

revanshin. Ai nuk eshte konstruk-

tiv, nuk sjell asgje te mire. Une jam

per drejtesine, per rivendosjen e

vlerave te demtuara dhe per nje

kompensim sa te jete e munduar

me te madh per njerezit e demtuar.

Kuptohet sipas shkalles se demtimit

dhe mundesive te kompensimit.

Mendoj se me nje deshire te mire

jane te gjitha mundesite per te re-

alizuar kete higjiene shoqerore qe

shoqeria shqiptare te jete e shende-

teshme dhe te mos vuaj gjithnje nga

komplekset e keqia te hakmarjes

dhe urrejtjes. Ne i dime se c’pasoja

kane keto, i kemi provuar dhe na

kane kushtuar shtrenjte.

Cila do te ishte per ju rruga me

e drejte per forcimin e komunitetit

shqiptar ne Kanada dhe a eshte e

mundur kjo ?

Sigurisht eshte plotesisht e mun-

dur. Ky komunitet eshte i shendet-

shem dhe i forte por jo aq sa duhet i

organizuar. Ekzistojne ketu shume

organizime shqiptare ne baze kra-

hinash, moshash dhe ne feve. Keto

jane shume te mira por ne preten-

dojme per nje perfaqesim me te

madh dhe gjitheperfshires. Mendoj

se keto mundesi dhe drejtime jane

ne Shoqaten e Bashkesise Shqipta-

ro Kanadeze. Eshte bere nje pune

mjaft e mire ne kete drejtim. Ajo

eshte shtuar dhe fuqizuar dhe na

Vijon në f. 9

-Perse deshironi te shkoni ne

Skoci, perse e doni vizen angleze?

-Per te pare vendin ku ka jetuar

e vdekur poeti im i preferuar.

-Po arsye te tjera a keni?

-Po, disa, por besoj se Robert

Bernsi eshte kryesorja dhe e mjaf-

tueshme per te kerkuar nje vize!

-Per vajzen eshte veshtire .

-E veshtire ?! Si mundet te shkoj

pa te!

-OK , me sill pashaportat.

(nga biseda ne konsullaten an-

gleze ne Tirane midis konsul-

lit anglez dhe K.Verlit ne mars

1995)

Kudo ku skocezet kane emigru-

ar ne bote, kane sjelle me vete dy

gjera shume te rendesishme per

ta: dashurine per uiskin dhe pa-

sionin per poezite e Robert Bern-

sit. Nje here ne vit, ne pervjetoret

e ditlindjes se tij, me 25 janar, ata

i kthejne keto te dyja ne nje feste

te vertete qe eshte dhe festimi me

i madh ne bote, i pervitshem, i

punes se nje shkrimtari. Dakort,

por jo vetem skocezet . . . edhe

nje pjese e madhe e lexuesve te tij

ne mbare boten, sic eshte rasti i

bisedes se me siperme te nje shq-

iptari. Pse shume shqiptare e duan

Robert Bernsin ? Mos ndoshta

ngaqe qarkullon nje hipoteze qe

skocezet jane me origjine te lashte

te nje dege te pellazgeve ? Ngaqe

veshin ate lloj fustanelle dhe i bien

gajdes si ne ?! Apo mos ngaqe na

afrohet temperamenti ?! Por tem-

peramentin e tyre ne nuk e kemi

pas ditur se nuk para kemi bred-

hur deri aty. Jo ! Dicka kemi ditur.

Ate lloj informacioni te nevojsh-

em per skocezet e kemi marre nga

perkthimet e bukura te poezise

se magjishme te Bernsit nga duar

profesionistesh si Dritero Agolli

dhe Dhori Qiriazi. Dhe kaq mjaf-

ton per ate komunikim universal

qe e ben vetem nje “teknologji”

e nje shkalle te pa aritshem nga

niveli i cilesise shpirterore, ajo

qe quhet arti poetik, ajo gjuhe qe

eshte e kuptueshme nga te tere

ato qenie njerezore qe i ka bekuar

perendia. Zoti patjeter qe ishte

poet se pa nje frymezim poetik

nuk do kishte mundur te krijonte

ato mrekullira qe ka bere. Prandaj

dhe poetet e mire i ngjajne disi

Atij ose kane marre shume nga

Ai.

MERI MORISON

O Meri dil, rri ne dritare,

Tani eshte or’e deshiruar;

Veshtrimi yt qe shkrep si zjarre

Th esaret vete ka varferuar !

Me ankth te madh do te ren-

koja

Si skllav i djegur, i keputur,

Po vec, ah, ty te te fi toja

Moj Meri Morison e bukur !

.......................................

EPITAF PER PUSHTIN

E MAKLINIT

E qajne burrat ne Maklin

Se pse i pat ndihmuar

Dhe grat’ e tyre, sigurisht,

S’i pati hic nencmuar.

Dhe kalamanet ne Maklin

S’i shkelin kurre tek varri,

Se ndoshta ishte, kush e di,

Baba per ta qyqari !

(perkthime te Bernsit nga origji-

nali, prej Dhori Qiriazit)

vijon nga faqja (8) DY PYETJE MESHAN ÇINISË

vijon nga faqja 5

përvojash profesionale.

Shumë herë “Free lance ëork”—

bashkëpunëtore e jashtme e shtypit

dhe botimeve jo vetëm në Massa-

çusetts, por dhe në shtete të tjera të

USA. Pjesëmarrëse në ekspozita të

pikturës në “Starbuck Cofee”, Bev-

erly, më 2009; në “Barnes & Noble

Booksellers” Peabody, MA, më 2009;

në “Th e Gallery Della-Piana, Little

Gems” në Venham, MA më 2008; në

“Degree Project Shou, Mass Art” në

Boston më 2008; në “Portfolio Open

House, Mass Art” në Boston më 2008;

në “All Sçool Shou , Mass Art, në Bos-

ton më 2005 e në dhjetëra ekspozita të

tjera të Massaçusettsit. Të panumërta

janë edhe çmimet që ka fi tuar, duke

përmendur mes të tjerash, çmimin

“Stephen Phillips”, me të cilin fi toi një

bursë prej 12.000 dollarësh, më 2008.

Më 2007 fi toi çmimin “Calvin Burnett

Aëard” nga “Mass Art Faculty Design

Department”. Më 2004 fi toi “1st Place”

nga “Th eater Company”.

Më 2004 fi toi “Silver Key” dhe “Por-

tofolio Nominee” nga gazeta “Th e

Boston Globe Sçoolastic Art Aëards”.

Më 2004 fi toi “Special Congressional

Recognition, Massaçusetts 6th Con-

gressional Art Competition”, pasuar

nga shumë çmime të tjera, të fi tuara

qysh në vitin e parë të mbërritjes në

Amerikë. Piktorja shqiptare është

anëtare e “Museum of Fine Arts” në

Boston.Erla është vlerësuar gjithashtu

nga media si mjeshtre e formës dydi-

mensionale që përdor ngjyrat e ujit,

ngjyrat e vajit, lapsat me ngjyrë, grafi -

tin, akrilikun, kanvasin, pikturimin

mural, median digitale etj. i rikthe-

hemi edhe një herë pikturës murale të

fl amurit amerikan në sallën e madhe

të shkollës së Salemit.

“Unë pikturoja gjatë pushimeve ver-

ore,- thotë ajo-. Së pari hipa shkallët

dhe e skicova fi gurën e fl amurit në

mur, me laps. Ditën e tretë, kur zbrita

nga shkallët dhe pashë tërë atë tablo të

madhe, psherëtiva: “O Zot!” Ajo ishte

vetëm 14 vjeç! Por tepër e pjekur për

të dhënë një vepër dinjitoze, fl amurin

e USA pranë të cilit, qysh prej vitit

2000, në çdo 4 korrik studentët e më-

suesit e kësaj shkolle këndojnë himnin

kombëtar. Ata kujtojnë Erlën me nën-

shkrimin e saj poshtë pikturës së fl a-

murit. Ata kujtojnë se ajo është “Alba-

nian” nga sigla “ALBA”, pseudonim që

ajo zakonisht e vendos në pikturat.…

E pyes për planet e saj. Si në një meta-

forë artistike, kur zbriti nga fl amuri,

ashtu i ngjan dhe tani, duke vështruar

mes perspektivës, tablonë e madhe të

punimeve të saj skicuar në “pëlhurën”

transparente të së ardhmes.

Ajo punon “part- time” (me orar jo

të plotë) për “bissnes offi ce” në “Mass.

College of Art and Design” në Boston,

në kolegjin ku përfundoi studimet dhe

pjesën më të madhe të kohës e kalon në

shtëpi duke pikturuar e ilustruar “me

të dy duart”…”Planet e mia?... Së pari,

—observimi—krijimi—ilustrimi! – në

unitet edhe me idetë fi lozofi ke, siç kam

vepruar deri tani…Së dyti, dëshira për

të vizituar Shqipërinë e për të hapur

një ekspozitë vetjake në Tiranë, duke

përfshirë edhe kompozime me peiza-

zhe nga natyra e bukur e atdheut tim”,-

përfundon ajo.Erla është një dhuratë

për prindërit, për motrën Lorina; është

një dhuratë për diasporën shqiptaro-

amerikane, për komunitetin ameri-

kan, e më tej, për vendlindjen e saj.

Ps. Punimet e E.Shehut mund të

ndiqen në adresën:

www.erlashehu.blogspot.com

6 JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

10 9

vijon nga faqja 3

-Mississauga, 8 mars. Restoranti

shqiptar i Sokolit nga Dukagjini,

ne Drew e Bramalea Rd. Shoqata

shqiptare “Malesia e Madhe” gjate

nje mbledhje te zakonshme pune

te saj te drejtuar nga veprimtari

dhe bisnesmeni i suksesshem ne

Kanada dhe Amerike, Tony Su-

faj, mblodhi dhe nje sasi prej disa

qindra dollaresh ndihme per te

mbeshtetur veprimtarine e kishes

ortodokse te Elbasanit. Sasia e te

hollave, ne emer te kesaj shoqate,

ju dorezua At Nikolla Markut nga

Tony Sufaj. JON nuk mund te rri

pa theksuar me kete rast faktin qe

pothuaj te gjithe anetaret e sho-

qates jane te besimit katolik dhe

ata me dashamiresine e shqiptarit

dhe thjeshtesine e malesorit, fare

natyrshem, me nje fj ale te Tony-t,

japin ndihma per vellezerit e tyre

ortodokse.

-Nje kanadez me origjine aus-

tro-hungareze ( R.S. ) qe punon

ne fushen e ndertimeve duke

hulumtuar mbi origjinen e gruas

se tij italiane nga Sicilia, verte-

ton sipas sugjerimit te kolegut

te tij shqiptar ( K.V. ) origjinen

e saj te vjeter shqiptare. Si arriti

kolegu shqiptar t’i sugjeroi atij nje

hipoteze pak sa te cuditeshme per

te ? Th jesht nga pershkrimi i tem-

peramentit te saj si dhe nga mbi-

emri i vajzerise – Spatari, Spata,

do me thene shpata. Ky lloj mbi-

emri ka qene shume i perhapur ne

mesjete e deri sot ne Shqiperine e

jugut dhe ate te veriut. Le te ku-

jtojme vetem familjen princerore

te Gjirokastres – Bua, -e Shpata,

Gjin Bue Shpata si dhe disa ofi cere

trima qe i kane sherbyer Skender-

beut, origjina e te cileve eshte nga

zona veriore e vendit.

-Ka me se tre vjet qe nje shq-

iptare ka hapur ne Toronto, zona

e Forest Hill-it, nje kopesht privat

femijesh. Deri tani ai funksionon

shume mire dhe frekuentohet

pothuajse krejtesisht nga te huajt

(po t’i quanim keshtu ata qe nuk

jane shqiptare).

-Ne fund te janarit dhe me 5

shkurt u mbushen dy vjet nga

vdekjet e futbollistit te mirenjohur

Arben Minga dhe poetit Ylli Der-

vishi, ketu ne Kanada.

-Qe nje njeri me kombesi shq-

iptare te mos kete deshire te jete

shqiptar, nuk eshte ndonje gje

per t’u cuditur se kjo ndodh me

shume njerez. JON njeh shume

turq, greke, indiane, kineze, ital-

iane, sudaneze, arabe etj. qe do

kishin deshire te mos kishin

kombesine qe kane por ate shq-

iptare. Fatkeqesisht kjo nuk varet

nga njeriu. Ai ashtu lindi, nuk e

la kush te zgjidhte. Per shtetesine

edhe mund te besh ndonje levizje

sipas kushteve dhe preferencave

individuale. Ajo qe na duket pak

si jashtezakonisht e cuditshme

me disa bashkekombas shqiptare

me shtetesi kanadeze eshte fakti

se pasi na kane mbushur mend-

jen se nuk jane me shqiptare a

me origjine shqiptare ( te qenurit

apo jo nuk varet nga ta ) vijne e na

nderoje me pranine e tyre neper

aktivitetet tona, bile kerkojne e

marrin dhe fj alen kur kane nje

fare publiku perpara. Deri ketu

mire apo “so far so good” sic

thuhet rendom ketu. Per ne te

JON-it lepuri fl e tjeterkund. Si do

t’i shkruajme lajmet ne raste te

tilla ?! Se keshtu sic na erdhi nje

shkrim, kryeredaktorit ju duk pak

si e cuditeshme ta botoje, p.sh. :

“Ne takimin e fundit qe bene shq-

ipetaret e Torontos ishte ft uar dhe

deputeti i parlamentit te Ontarios

z. Jhon Smith. Ashtu si shume

shqiptare te pranishem dhe ai foli

anglisht ne pershendetjen e tij,

pastaj fj alen e moren dhe disa te

huaj te cilen na pershendeten ne

gjuhen tone te bukur shqipe. Zoti

Kasem Hysenbegasi dhe zonja

Bakushe Njazi Kumrie Vata e mb-

yllen falenderimin e tyre me fj elet

e ngrohta “ Ne jemi hepi. F-a-l-e-

m-i-n-d-e-r-i-t Albania”. Report-

eri yne pas aktivitetit u takua me

zotin Kejs dhe zonjen Bejk per t’i

pyetur ato mbi aktivitetin dhe se

ku e kishin mesuar shqipen tone

te lashte dhe te bukur. Zoti Kejs

na tha se i respektonte shqiptaret

dhe se gjuhen shqipe e kishte me-

suar aty ne Shqiperine e dashur

dhe te bukur kur kishte qene drej-

tor i ujrave te zeza, te dashura

dhe te bukura dhe plehrave te pa

ricikluara te kendeshme te Ma-

murasit. Zonja Bejk na tha se me

shqiptaret ishte njohur per here te

pare ne zonen e Bonxhornos sic i

thone latinet ku dhe kishte lindur

pasi i jati, nje militeri gaj, ishte

caktuar me nje mision aty. Dhe

shkollen ne Permet dhe Korce e

kishte kryer e rrethuar me shoke

qe fl isnin shqip. Aj llav Albania,

e mbylli ajo fj alen, e mbushur ne

lot”.

Ne do te bejme ceshte e mundur

per te nderhyre prane ambasades

tone si dhe, pse jo, edhe prane

qeverise shqiptare per t’i nderuar

sic duhet dashamiresit e kombit

dhe vendit tone.

Timothy’s World Coffee... me atmosferë shqiptare

1070 Eglinton Ave. W(Allen Road & Eglinton), Toronto, ONTel: (416) 785 8600

ka perfaqesuar ne disa evenimente

te rendesishme kombetare. Men-

doj se ne duhet te shtojme punen

ne kete drejtim si dhe te perfaqe-

sohemi tashme dhe ne ngjarje te

ndrydhme nderkombetare, qoft e

ato kulturore, shkencore, sportive,

politike etj. Ky mendoj eshte nje

drejtim i ri i punes se SHBSHK-se.

Per kete duhet me teper pjesmarje

dhe kontribut ekonomik dhe in-

telektual nga te gjithe ata qe jane

krenare per prejardhjen dhe iden-

titetin e tyre dhe qe shohin vlera

te cmuara ne kulturen tone. Keto

duhet t’i ndajme me te tjeret ash-

tu sic dhe ata i ndajne me ne. Ne

kete veshtrim une nen peshen e 81

vjeteve qe mbaj mbi supe, me kete

rast, i bej thirrje gjithe shqiptareve

qe te mbeshtesin sa me shume

SHBSHK dhe te kontribuojne ne

forcimin, zgjerimin dhe emancipi-

min e saj. Nga kjo do te perfi tojme

te gjithe, do te ndjehemi me mire

dhe do t’i kemi bere nje sherbim

shume te cmuar dhe Shqiperise.

A mendoni

ndonjehere se ku

i keni har xhuar

leket ne fund te

muajit? E veshtire

ta thuash! Ju be-

soj. Jetojme ne nje

bote te mbushur

me fatura, relkla-

ma, ulje çmimesh

per produkte te

mirash dhe luksi.

Por ne qoft e se do kishit nje buxhet

familjar do ta dinit me saktesi se ku shkuan

leket. Buxheti eshte nje element teper

kryesor per te planifi kuar fi nancat person-

ale apo familjare. Me kujtohet gjyshja, me

vjen per te qeshur. Kur ajo bente buxhetin

mujor me dukej sikur ishim te varfer ose

gjyshja me dukej e prapambetur; edhe pse

gezohesha kur ajo shkruante dhe une lex-

oja akulloren time apo kulacin pese lekesh

ne buxhet.

Tani e kuptoj rendesine e buxhetit.

Eshte i rendesishem jo vetem per te ditur

se ku leket harxhohen por gjithashtu per

te pasur anen fi nanciare nen kontroll.

Dhe pa diskutim cdo pune paguhet.

Buxhetimi ndihmon – ne mireqenie fi -

nanciare me te mire dhe akumulim pa-

surie.

Per te organizuar buxhetin, perdor nje

program te thjesht ne kompjuter, ose per-

dor fl ete fl etoreje duke vizatuar kollona.

Fillo me keto pika.

1. Llogarit te ardhuratRendit tere te ardhurat, pagesa, shper-

blime ne pune, te ardhurat qe mund te

keni per femijet nga qeveria, te ardhura

investimesh apo leke qe mund tju vijne

direkt nga Shqiperia. Te ardhurat duhet te

llogariten gjithnje pas taksave.

2. Llogarit shpenzimetRendit tere shpenzimet. Kete informa-

cion shume lehte mund ta merrni nga

bankat, ku tregohet tere aktiviteti mujor

qe keni bere ne debit kart apo kredit kart.

Shpenzimet variojne, per nje rezultat me te

sakte merni mesataren e tre-kater muajve

te fundit. Mos harroni pagesat fi kse qe be-

hen nje here ne vit, si sigurimi I makines,

taksat qe mund te paguani per shtepine,

udhetimet (i llogarisni si pjese e buxhetit

duke mare nje mesatare mujore ).

Kur llogarit shpenzimet mujore merni ne

konsiderate deri te kafj a e punes. Shpen-

zimet me kryesore jane: pagesa e shtepise,

fatura, pagimi i borxheve te ndryshme,

transportimi, ushqimet, aktivite, dhurata,

dreka, si dhe kursimet dhe investimet mu-

jore.

3. Mblidh dhe zbrit.Tani mblidh tere te ardhurat nga pika

e pare dhe mblidh nga pika e dyte tere

shpenzimet, per te pare se sa leke mblid-

hen dhe se sa shpenzohen. Pastaj zbresim

te ardhurat nga shpenzimet per te patur

idene e gjendjes ne fund te muajit. Ky eshte

nje numer teper kryesor –tregon se sa te

suksesshem keni qene ne menaxhimin e

lekeve. Neqoft ese kjo shume eshte e vogel

(ose me e keqja ka nje minus perpara),

eshte e qarte qe me shume pune kerkohet

nga ana juaj.

Sa me I madh ky numer eshte aq me tep-

er mundesira ke per te siguruar mireqenie

fi nanciare me te mire. Cfaredolloj rezul-

tati qe te keni me siguri ka hapesira per ta

rritur kete numer.

Perdor buxhetin per te gjetur menyra per

te rritur kursimet dhe investimet. Si? Le te

marrim parasysh pikat e meposhtme;

4. Kontrollo shpenzimet Buxheti do te te ndihmoje per te gjetur

shpenzime me pak te rendesishme qe

mund te priten, dhe per te inkurajuar per

ti vene vetes objektiva te reja ne drejtim

te shpenzimeve. Mendo, sa harxhon cdo

muaj nga buxheti ne gjerat personale dhe

behu realist se sa nga keto shpenzime

mund te priten. Mos e genje veten- cdo

here mundohu te zbresesh nje perqindje

te vogel. Neqoft ese I ve vetes nje qellim te

paharitshem, eshte me e lehte te dekurajo-

hesh. Ashtu si thote dhe shprehja popullit

“gure, gure behet mur”.

5. Rishiko borxhetSi mund ti paguani me shpejt borxhet

qe keni? A ka ndonje menyre qe mund tju

ndihmoje per te zbritur koston e interesit,

si konsolidimi I te terave borxheve ne nje

pakete te vetme.

Se bashku, mund te ulemi dhe te bise-

dojme se si mund te ulim koston e borx-

heve, menaxhojme te ardhurat ne menyre

me efektive dhe bisedojme per mundesite

qe kemi per te implementuar nje plan per

te ulur shpenzimet dhe rritur investimet

per te ardhmen.

Per cdo pyetje ju lutem me kontaktoni.

Fjoralda Beneja

Konsulente fi nanciare

INVESTORS GROUP

FINANCIAL SERVICES INC.

601 - 2345 Yonge St., Toronto, ON M4P

2E5

Ph. (416) 483-7667ext -551

Cell. (416) 897-8020

JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

10 9

vijon nga faqja 1

moshën njëzet vjecare, sikur që ka gra shq-

iptare që jetojnë në shtëpi deri në martesë –

dhe nuk ka asgjë të keqe aty, perderisa është

vendimi i saj. Ka gra shqiptare që nuk be-

sojnë në martesë, dhe ka gra që martohen

me të dashurin e tyre të pare. Ka gra shq-

iptare që dirigjojnë fi lma, që bejnë opera-

cione kirurgjike, që sherbejnë si police, që

shkruajnë libra, që udhëtojnë nepër Azi, që

shkruajnë kod kompjuteri, që drejtojnë bi-

znise – nuk jemi vetëm këngëtare. Nëse kjo

larmsheri nuk tregohet, atëhere nuk shihet.

Cka ndodh nëse cdo dite shohim Ciljeta

dhe Genta? Na bëhët gjë normale, e pritur,

dhe bile na duket qesharake apo e mërzit-

shme kur na shfaqet dicka jashtë normës.

Edhe kur një vajzë gjashtë apo shtatë vje-

care benë belly-dance me një këngë të Nora

Istrefi t, në mungesë të ndonjë lloj muzikë

tjetër (pos asaj tradicionale të stilit Mic

Sokoli), i themi ‘Bravo, bukuroshe’ – po-

hojmë saktësinë dhe domosdoshmërinë e

përfi lljes të atij modeli. Kemi shumë arsye

për tu qenë krenare, perse të krenohemi me

Ciljetën?

E gjithë kjo s’do ishte problem fare sikur

ta kishim një rrymë (dhe traditë) të forte

emancipuese – nuk po fl as vetëm për të

drejta ligjore – po fl as për konceptet që mba-

jmë ne në ndërdijen tonë mbi domëthënien

e të qenurit “mashull” apo “femër”. Ato kri-

johen me vite, trashëgohen me gjenerata

dhe shumë vështirë çrrënjosën. Mund të

fi llojmë me dekonstruktimin e imazheve

tona.

Hana Marku

KËRKIM PERSONASHKerkohet te gjenden kontaktet e z. Ar-

ben Karamani. Kushdo qe ka informa-

cion eshte i lutur te kontaktoje Shoqaten

Shqiptaro-Kanadeze ne Toronto:

Tel: 416-503-4704

email: [email protected]

Mirela Begaj

Albanian Settlement CounselorKonsulence per emigrantet shqiptare qe banojne ne Toronto.

Shoqata jone eshte non-profit dhe ofron sherbime falas per shqiptaret

ne fushen e emigracionit. N.q.s deshironi me shume informacione

kontaktoni Mirelen ne adresen e meposhtme.

Northwood Neighbourhood Services

2625 Weston Rd. Building D, 2nd Floor, Unit 27, Toronto, ON, M9N 3V8

Fjoralda Beneja

"Me rastin e disa gezimeve familjare se

bashku i urojme familjes simpatike Mullai:

Sindit te vogel qe mbushi 5 vjec, te behet

edhe 100!

Gezuar Ditelindjen Bujar dhe Elda! Shen-

det e mbaresi ne familje!

Shoket e miqte tuaj

Petraq Peci, Gezim Agastra, Hytbi Tarelli,

Eshref Ago, Medali Beshi etj.

Women workers wanted for worm picking. Very Good money!Call Jimmy at

416 409-5006

Me rastin e dites se veres me 29 mars

2009, ora 17:00 "Pasion catering" ne bash-

kepunim me z. Benon Lopari dhe me spon-

sorizimin e "Pasqyra shqiptare" organizon

nje mbremje festive ne Lithuanian Banquet

Hall. Salla ndodhet ne Bloor dhe Dundas

(1573 Bloor Street West).

Mbremja do te kete nje program te larmish-

em artistik se ciles nuk do ti mungojne edhe

surpizat. E bejne te vecante kete mbremje

pjesmarrja e kengetares se mirenjohur Mer-

ita Halili e cila vjen nga New Yorku si dhe e

kengetares Morena Reka te cilet do te kend-

ojne live nen shoqerimin e orkestres se Raif

Hysenit. Muzika do te jete e larmishme nga

te gjithe trevat shqiptare.

Menuja eshte pergatitur me kujdes nga shef.

Igli Selamaj, i cili ka nje eksperience 17 vjecare

ne artin e guzhines. Me rastin e festes se veres

do pergatisim embelsiren tipike te kesaj feste

dhe do sherbehet me fi q te thate dhe arra

Perberja e menuse do te kete:

1. Pjatance mezeje

Me qoft e, gjize, speca kokozhare,fergese

me melci vici, ullinj, qepe te njoma veze te

ziera dhe turshi.

2. Sallate jeshile me kastravec, domate dhe

ullinj.

3. Gjel deti i pjekur

Me zarzavate te fresketa te stines dhe pure

patatej

4. Ballokume

5. Sallate frutash

Ne tavoline do kete 2 shishe vere te kuqe

dhe nje shishe vere te bardhe si dhe shishe

me uje te gazuar dhe uje natyral

Bileta per te rritur kushton $50.00 dhe per

femijet nga 4-15 vjec kushton $30.00 Hyrja

fi llon ne oren 17:00.

Per me shume informacion mund te kon-

taktoni ne numrin 416-856-9978 ose vizitoni

faqen e internetit www.mbremjefestive.com

Së pari dua të di si jeni me shëndet

dhe si e ndieni veten në "Koso vën e

pavarur"?

A.D.- Me shëndet jam shumë mirë

edhe pse Kosova ende nuk është e pa-

varur.

Çka mendoni ju për këtë "pavarësi"

të Kosovës. Është kjo ëndërra e shq-

iptarëve e pritur me shekuj? Është ky

amaneti i dëshmorëve të lirisë, apo

është vetëm edhe një mashtrim i rad-

hës?

A.D.- Shpallja e pavarësisë qe vetëm

fi llimi i procesit drejt pavarësimit të

Kosovës. Ëndrra e shqiptarëve ishte

çlirimi e bashkimi kombëtar, mirëpo

për të sendërtuar këtë dëshirë të

madhe popullit tonë i mungoi kapac-

iteti i nevojshëm. Pas kësaj ëndërre e

dëshire të madhe fi lluam të vepronim

e të punonim për sendërtimin e një

ëndrre më të vogël – pavarësinë e

Kosovës. Mirëpo, as kësaj here nuk

patëm kapacitet të mjaft ueshëm që

ta fi tonim vetë, me forcat tona, lirinë

tonë të plotë. Ndonëse një pjesë e

popullsisë që mori anën e UÇK-së u

përpoq e u fl ijua pa kursim, megjith-

këtë nuk arritëm që të liroheshim vetë,

sepse pjesa më e madhe e popullsisë

mori anën e atyre që predikonin du-

rim e pritje të pafund dhe mosfl ijim!

Prandaj, në fund u detyruam që të

kërkonim edhe mbështetjen e fak-

torëve ndërkombëtarë. Kështuqë si

rezultantë e këtij bashkëpunimi me

faktorët e jashtëm sot kemi këtë Ko-

sovë me pavarësi të shpallur, por me

një realitet që është ende larg nga pa-

varësisa.

I nderuari bacë, pas shpalljes së pa-

varësisë, ka dalur sllogani "BAC, U

KRY"! Kjo nënkupton idenë se i drej-

tohet legjendarit Adem Jashari. Çka

mendoni ju – a u krye me këtë shpallje

çështja e Kosovës?

A.D.- Jo. Ky është vetëm hapi i

parë drejt pavarësisë. Ata që lektisin

për kolltuqe e fshehin këtë të vërtetë.

Sllogani objektiv do të duhej të ishte:

BAC, U NIS!

Ju keni qenë Përfaqësues i përgjith-

shëm politik i UÇK-së gjatë luft ës në

Kosovë dhe keni qenë bashkëpunëtor i

Adem Jasharit. A mund të na thoni se

çfarë do të thoshte Komandanti legjen-

dar për këtë lloj pavarësie?

A.D.- Unë kam qenë bashkëpun-

tor i heroit tonë Adem Jashari vetëm

permes ndërmjetësimit të Rexhep

Ukë Drenicës, nga Zabeli i Ulët. Po të

ishte gjallë Adem Jashari do të na po-

rosiste që të mos ndalemi në gjysmë

të rrugës…

I nderuari baci Adem, pak para

shpalljes së "pavarësisë", kryeministri

Th açi ju ft oi edhe juve në një takim

me të. A mund të na thoni se cila ishte

arsyeja e kësaj ft ese dhe lidhur me çka

biseduat me z. Th açin?

A.D.- Kjo ishte një nderim që i bëri

zotëri Th açi udhëheqjes së Zyrës së

Përfaqësuesit të përgjithshëm poli-

tik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

që veproi gjatë luft ës në Prishtinë e

që përbëhej nga Skender Kastrati,

zëvendës, Fehmi Baft iu, përgjegjës

për Marrëdhëniet diplomatike dhe

unë. ( Albin Kurti, sekretari i Zyrës,

mungoi). Biseduam lidhur me rua-

jtjen e veprave, të gjurmëve dhe të

veprimtarëve të luft ës heroike të

UÇK-së, sidhe për disa propozime

tonat lidhur me konkretizimin e kë-

tyre ideve.

Parlamenti i Kosovës shpalli Kos-

ovën shtet të pavarur dhe demokratik,

por aty nuk u përmend fare sovraniteti

i Kosovës. Çfarë mund të na thoni Ju,

bacë, lidhur me këtë deklaratë dhe

çfarë pasojash mund të ketë kjo?

A.D.- Nuk kishte si të përmendej

sovraniteti kur ai ende nuk ekziston.

Pa ushtrinë tonë të vërteë e të plotë,

pa policinë e komanduar plotësisht

nga vetë ne dhe pa ulësen tonë në

okb – nuk ka dhe nuk mund të ketë

pavarësi të plotë e sovranitet. Këto

mungesa kërkojnë nga ne përpjekje e

fl ijime të mëtutjeshme.

Pas takimit që patët ku edhe thatë

disa fj alë, na habiti fakti që shkuat në

Parlamentin "kukull" të Kosovës, tek

ata daitë siç i quani edhe Ju?

A.D.- Momenti historik ishte

shumë serioz, i rëndësishëm dhe

me plot rreziqe nga regjimi çetnik

i Beogradit dhe i mbështetësve të tij

në Lindje. Ishte e palejueshme që, në

këto rrethana, ne të qëndronim vetëm

si shikues e kritikues. Nuk mund të

lejonim që për shkak të ujit të ndo-

tur që është mbledhur ta hidhnim tej

edhe beben e porsalindur të lirisë!...

Kosova e shpalli "pavarësinë" e saj

me 17 shkurt 2008, mirëpo, në anën

tjetër në Kosovë hyri edhe një qeveri

e re e quajtur EULEX. Kosova, tani

ka pothuajse tri qeveri: UNMIK-un,

Qeverinë e Kosovës të z. Th açit dhe

EULEX-in. Një fj alë popullore thotë

se kalin që mban tri shtëpi e han ujku!

Cila qeveri, në të vërtetë po e qeverisë

Kosovën? Mos vallë, me këto tri qeveri

Kosovën tonë do të na e hajë ujku?!

A.D.- Gjërat janë bukur të ngatër-

ruara, por tani për tani, faktori ven-

dimtar në Kosovë tash e tutje do të

jetë Bashkimi Evropian. Ky faktor

edhe për kohë të pacaktuar do ta ketë

asistencën aktive të amerikanëve.

Megjithëkëtë rreziqet janë të mëdha

dhe serioze, por edhe vetëdija e pop-

ullit tonë për këto rreziqe dhe për ga-

bimet e lëshimet e shumta në rrugën

tonë drejt lirisë po rritet e po ngrihet.

Prandaj, jam i bindur se parakushtet

për sigurinë, për pavarësinë e sovran-

itetin tonë, megjithë sfi dat e shumta

e të mëdha që kemi para vetes, do të

krijohen, do të forcohen e do të japin

rezultatet e dëshiruara e të merituara.

Çfarë mendoni për misionin e

EULEX-i, kur dihet se PBKSH DHE

Lëvizja Vetëvendosje e kanë kundër-

shtuar, kurse "pushtetarët" e Kosovës e

kanë mirëpritur? A është në dëm, apo

në dobi të Kosovës ardhja e këtij mis-

ioni evropian?

A.D.- Mekanizmi i Këshillit të Sig-

urimit për shkak të vetos së mund-

shme të Rusisë dështoi. Për të vazh-

duar më tutje procesi paqësor i gjetjes

së zgjidhjes për Kosovën, - deshëm

s'deshëm, - përveç Amerikës, u bë e

domosdoshme edhe vënia në lëvizje

e mekanizmit dhe e potencialit të

Bashkimit Evropian.

A do të ketë EULEX-i më shumë fuqi

ekzekutive se sa UNMIK-u, deri tani

mbi udhëheqjen e Kosovës e mbi or-

ganizimin politik, ekonomik dhe ush-

tarak? Dua të shtoj edhe konkretisht

– a do të ketë dorë të fuqishme mbi

udhëheqjen, mbi gjykatat, policinë dhe

mbi ushtrinë e ardhshme me 2500 ush-

tarë (e ashtuquajtura Forca e Sigurisë

e Kosovës (SFK), apo këtë udhëheqje

do ta kenë vendorët?

A.D.- Pritet që EULEX të jetë më

energjik, më i shpejtë e më i drejtë dhe

të korrigjojë shumë gabime e lëshime

të UNMIK-ut dhe gjatë realizimit, të

korrigjojë shumë pika të projektit të

padrejtë të Ahtisaarit për Kosovën.

Në rastin tonë paragjykimet nuk janë

të mira. Shumë shpejt vetë rrjedha e

ngjarjeve gjërat e planifi kuara gabi-

misht ka për t'i qitur në sipërfaqe e ka

për t'i hedhur poshtë...

A do të ketë EULEX-i fuqi ekzeku-

tive që të rrëzojë ndonjë vendim të par-

lamentit të Kosovës, pra, Piter Feith, a

do të ketë rolin e fuqishëm në rrëzimin

e vendimeve e ligjeve të Parlamentit të

Kosovës si dikur kryeadministratorët e

UNMIK-ut?

A.D.- Me fj alë e formalisht EU-

LEX deklarohet se do të ketë vetëm

rol mbikëqyrës e këshillëdhënës, por

dihet nga të gjithë se nëse do të ketë

nevojë ai mund të bëjë edhe shkar-

kime e ngarkime!

Edhe pas shpalljes së pavarësisë Re-

zoluta 1244 e OKB-së mbeti në fuqi,

kështu tha edhe Sekretari i përgjith-

shëm Ban Ki Mun, në mbledhjen e

fundit. Çfarë mund të na thoni Ju, baci

Adem lidhur me këtë rezolutë e cila

është ende në fuqi?

A.D.- Derisa të nxirret një rezolutë

e re nga Asambleja e Përgjithshme e

OKB-së, Rezoluta 1244 do të mbetet

në fuqi.

Rusia po kërcënon BE-në dhe

NATO-n edhe me forcën ushtarake në

qoft ë se BE-ja nuk zbaton rezolutën

1244 të OKB-së . Këtë e tha Dimitrij

Rogozhin, përfaqësuesi i Rusisë në

OKB. Çfarë mund të na thoni Ju lid-

hur me këtë dhe çfarë interesash ka

Rusia në Kosovë?

A.D.-Dimitrij Rogozhin i tërhoqi

fj alët e veta kërcënuese, sepse Rusia

nuk është e gatshme të fi llojë Luft ën

e Tretë Botërore për hatrin e Serbisë.

Mirëpo Rusia ka interes të madh që

duke marrë Kosovën si shkas të pen-

gojë sa të jetë e mundur më tepër

zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe

forcimin e NATO-s, sepse që të dyja

këto po zgjerohen e po zhvillohen në

ish sferën e kontrollit e të ndikimit rus

dhe në dëm të hegjemonizmit rus.

Çka mendoni për heqjen e fl a-

murit kombëtar shqiptar dhe për

zëvendësimin e tij me një fl amur i cili

nuk ka asnjë shenjë të fl amurit tonë,

nën të cilin janë betuar e përulur sa e sa

heronj e heroina të hapësirës shqiptare

dhe për të cilin u derdh aq shumë gjak

e djersë në betejat për liri e ribashkim-

për të bërë Shqipërinë Shqipëri.

Me këtë rast, më lejo bacë i nderuar

të ju përgëzoj juve e të gjithë luft ëtarët

pas jush për qëndresën tuaj për këtë

fl amur! Dhe, po shtoj:A mendoni Ju

se me këtë akt u shkel rëndë identiteti

kombëtar shqiptar, gjë kjo që u nxit

nga Evropa e "re" dhe që fatkeqësisht

u pranua nga vetë udhëheqësit "koso-

varë", por edhe nga vetë shqiptarët të

mashtruar me ca sheqerka politike të

Evropës "demokratike"?

A ka mundur të ishte fl amuri i Re-

publikës së Kosovës i njëjtë si fl amuri

i Republikës së Shqipërisë administra-

tive, apo së paku a do të mund të ishte

i ngjashëm me të, kuptohet, me sa më

pak ndryshime?

A.D.- Dy shtete të ndryshme të

pavarura nuk mund të kenë një fl a-

mur. Mirëpo, falë përbërjes etnike

të popullatës së Kosovës, ka pasur

mundësi dhe është dashur që fl amuri

i Kosovës të kishte krejt pak dallim

nga fl amuri i Shqipërisë. Ky është

edhe një gabim trashanik, në var-

gun e gjatë të gabimeve të faktorëve

ndërkombëtar perëndimor ndaj Kos-

ovës e lidhur me Kosovën. Kosova ka

në thelbin e përmbajtjen e vet iden-

titetin që as faktorët ndërkombëtarë

sado që të përpiqen nuk do të mund

ta zhbëjnë kurrë. DARDANIA është

më e moçme se të gjithë faktorët e

sotëm evropianë e amerikanë. Bu-

rokratët evro-amerikan ende nuk e

kanë kuptuar se ne jemi një material

që nuk e ha kurrfarë lime!...

Çka mendoni Ju për përpjekjet e të

ashtuquajturve reformatorë të gjuhës

shqipe, me bazë dialektin gegë siç janë

Migjen Kelmendi, Nexhmedin Spahiu

e disa të tjerë? Këta, nën pretekstin se

në Kongresin e Drejtshkrimit të mbaj-

tur me 1972, në Tiranë është dëmtuar

popullata shumicë gege, po tentojnë të

kthejnë prapa rregullat e pranuara të

gjuhës letrare mbi bazën e toskërishtes

dhe të imponojnë bazën e dialektit

gegë. Për më tepër, këta po dalin me

tezën se, për shkak të fatit tonë të hid-

hur, zhvillimi ndaras nga Shqipëria

paska krijuar edhe një identitet tjetër,

të ri kombëtar!!!

Mbase, jo rrallë, kësaj daulleje po

i bien, jo rrallë edhe disa politikanë

nga të dy anët e Bjeshkëve të Nemuna.

Sa kanë të drejtë t'i bëjnë këto orvatje

(sipas meje krejt të pakuptimta dhe

kundër-shqiptare) dhe ku, sipas teje na

shpien këto "zbulime shkencore"?!

A.D.- Gjuhës sonë të mrekul-

lueshme letrare i mungon vetëm

infi nitivi të ciln nuk e ka toskërisht-

ja, por e ka gegënishtja. Nëse këtë

plotësim e këtë korrigjim të domos-

doshëm do të ngurrojnë që ta bëjnë

gjuhëtarët tanë sa më shpejt, atëherë

këtë do ta bëjmë ne letrarët vetë. Sot

e përgjithmonë letrarët e gjuhëtarët

nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë më

nën diktatin e politikanëve toskë a

gegë. Shqiptarët janë një dhe gjuha e

tyre letrare është dhe do të jetë një!

Më 17 shkurt 2008, me shpalljen e

pavarësisë, shumë shqiptarë në trojet

shqiptare dhe jashtë në botë, kanë fes-

tuar këtë fi tore të madhe, siç thonë ata/

ato, por ka edhe të atillë/a që nuk kanë

qenë aq entuziastë e të mos themi se

ishin krejt të pakënaqur me këtë "pa-

varësi", duke thënë se edhe ky ishte një

mashtrim tjetër i radhës së pafund.

Po ti, me cilin tabor ishe ato ditë të

shpalljes së kësaj pavarësie? Shkurt: a

je i kënaqur me këtë lloj pavarësie?

A.D.- Unë isha me të gjitha taboret.

Isha edhe me hapin e parë të madh

të domosdoshëm të nisjes së procesit

të pavarësisë e do të jem edhe me

hapin e fundit të përmbylljes së pa-

varësisë!

Çfarë të bëjmë tani e tutje ne shq-

iptarë që të ecim përpara në procesin

e ribashkimit kombëtar dhe të bash-

kimit, ose të integrimit me Evropën,

ide kjo që po trumbetohet aq fort nga

politikanët e sotëm?!

A mundemi ne të integrohemi në

Evropë pa u integruar fi llimisht si

komb i lashtë dhe i ri – ashtu siç jemi

ne shqiptarët?

A.D.- Evropa e ka shpejtësinë e vet

dhe ne nuk po na pret, as nuk po na

vetë. Prandaj – në ecje e sipër- duhet

t' i plotësojmë të gjitha çfarë po na

mungojnë. Ata që e duan seriozisht

dhe pa hile popullin e vet duhet me

zell e me këmbëngulje të punojnë pa

u ndalur në zgjerimin e thellimin e

dijes së vet. Të ngrenë sa më lart e

sa më shpejt vetëdijen e tyre kom-

bëtare e njerëzore. Të përsosin me

fanatizëm organizimin në të gjitha

fushat. Të besojnë në zot pa dallavere

dhe – në rend të parë - të mbështeten

në forcat e veta!

Vetëm si të këtillë do të na dojë e do

të na përkrahë evropa e bota e jo si

dofarë lypsarësh e sahanlëpirësish!

Petitions

Monday, March 2, 2009

HOUSE OF COMMONS DEBATES

JON

vëllimi 4 • numri 1 • janar-shkurt 2009

11

7