kalimi ne demokraci (ligj 9)

12
Tranzicioni Demokratik Literatura: Lawrence Mayer: faqe 219-249

Upload: gezim-pakashtica

Post on 25-Oct-2014

169 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

Tranzicioni Demokratik

Literatura: Lawrence Mayer: faqe 219-249

Page 2: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Demokratizimi • Para se te flasim per tranzicionin demokratik duhet te

dallojme termin demokratizim i cili ka dy kuptime:• 1) Perforcimi i karakterit demokratik te nje regjimi

politik (per shembull evolucioni kah nje demokraci perfaqesuese). Ne kete rast kemi te bejme me thellimin e nje demokracie egzistuese;

• 2) Tranzicion demokratik i cili nenkupton kalimin progresiv nga nje diktature ose forme tjeter e regjimit jo-demokratik (apartheid), ne demokraci.

• Ne kuptim ekonomik te fjales, demokratizimi nenkupton nje proces te vecante te ndryshimit social ku, rritet numri i personave qe kane qasje ne dicka qe per nje kohe te gjate ka qene e rezervuar vetem per nje kategori personash.

• Kjo behet e mundur ose me zbritjen e cmimeve (shkaku i konkurences se lire) ose me rritjen e kushteve te pergjithshme. Ketu kemi nje lemi te gjere duke ja filluar nga demokratizim i studimeve, sportit, hobit, sistemit te shendetesise etj.

Page 3: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Apartheid-i (etimologjia: nga gjuha Afrikaans- te jetosh

ndamas) • Eshte term qe fillimisht ka pershkruar regjimin e Afrikes se

Jugut, nje ndamje, nje politike te bazuar mbi ligjet e ndamjes rraciale.

• Ne nivel nderkombetar, ka qene e bazuar mbi diskriminimin rracial, ndermjte te bardheve, te zive, te perzierve dhe indianeve (keta te fundit kane qene te ardhur nga India per te punuar token).

• Eshte pra nje politke e « zhvillimit ndamas » e bazuar mbi kriteret rraciale dhe etnike ne zona gjeografike te caktuara. Ky model eshte konceptualizuar dhe vendosur ne vitin 1948 ne Afrike te te Jugut.

• Ne ate kohe Afrika e Jugut eshte quajtur « Unioni i Afrikes se Jugut ».

• Ketij sistemi i eshte dhene fund ne qerrshor te vitit 1991. • Politika e Apartheid-it eshte institucionalizimi si nje politike

dhe praktike empirike te segregacionit racial • (Pass-laws, te vendosur ne Afrike te jugut ne vitin 1652).

Page 4: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Ne kete sistem, perkatesia teritoriale (nacionaliteti) dhe

statusi social mvaren nga statusi rracial i individit) ;• Koncepti i apartheidi-i artikulohej perreth ndamjes politike,

sociale dhe ekonomike dhe gjeografike te teritorit jug-afrikan dhe te popullates se tij te ndare ne kater grupe raciale te ndara sipas hirararkise:

• Te Bardhit  : qe jane kryesisht pasardhesit e imigranteve evropian qe kane shkuar ne kete vend nga viti 1652.

• Nga ky grup dallojme Afrikaaneret (60 % te ketij grupi rracial), kryesisht me origjine holandeze dhe franceze, gjermane, skandinave. Keto grupe kane edhe nje gjuhe te tyre te quajtur afrikaans. 40 % te ketij grupi jane anglofon, kryesisht me origjine Angleze.

• Te gjithe keta se bashku kane perbere rreth 21% te popullates jug-afrikane ne moment te vendosjes se sistemit te Apartheid-it.

• Te tjerat grupe jane Indianet, te perzierit qe perbejne dikun rreth 9 % te popullsise dhe autoktonet qe jane grupi me i madh (67%) dhe te cilet sot e kane pushtetin. Dy grupe dallohen (Xhosas dhe Zulu-s)

Page 5: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Tranzicioni Demokratik • Pas Luftes se Dyte Boterore, shume shtete te Evropes dhe

botes kane evoluar kah marksizem-leninizmi si model i modernizimit. Ne shume raste, ky model eshte zgjedhur por ne disa tjera edhe eshte imponuar.

• Gjate gjithe kohes se pas Luftes se Dyte Boterore, demokracia ka qene e kufizuar ne nje pjese te botes.(Amerike Veriore, disa shtete te Evropes Perndimore);

• Ne vitet 70, vetem 39 shtete nga 191 kane qene demokratike (ose se paku te konsideruara si demokratike);

• Ne vitet 80, Huntington thote se « perspektiva per shtrirje te demokracise ne shoqeri tjera nuk eshte e madhe »;

• Kishte pra nje bindje pesimiste qe pretendonte se demokracia nuk ishte zgjidhja me e mire per shoqerite ne modernizim, dhe se disa forma te autoritarizmit ishin zgjedhje me te pershtatshme per fazen e pare te modernizimit (Tunizi etj);

• Megjithate, gjate viteve 70 dhe 80, disa shtete fillojne tranzicionin e tyre ne demokraci (vala e trete);

• Sipas Huntington-it, pra ka tri vale te demokratizimit. Te trijat keto faza perfundojne me nje faze stagnimi ( qe ai e quan reflux),

Page 6: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Vala e pare: 1828-1926 ( e ka origjinen tek Revolucioni

francez dhe perfundon pas Luftes se Pare Boterore;  Kjo vale ka te beje me demokratizimin e shteteve demokratike themeluese si Britania, SHBA-te, France dhe disa shtete te Amerikes Latine dhe Jugore te cilat pamvaresohen ne fillim te shekullit 19: Kili, Argentina, Uruguai, Kolumbia;

• Periudha e stagnimit zgjate nga viti 1922-1942.

• Vala e dyte : 1943-1962 ka filluar pas Luftes se Dyte Boterore, ku aleatet qe e fitojne luften kane vendosur institucione demokratike ne Gjermani, Itali, Japoni dhe Austri, ( si dhe ne disa shtete tjera si ne Indi dhe Kore);

• Periudha e stagnimit zgjate nga viti 1958-1975;

• Vala e trete: fillon ne vitin 1975, pas ramjes se diktaturave ne Greqi, Spanje dhe Portugali.

• Ky tranzicion do te kete efekte ne gjithe boten, sidomos tek shtete e Amerikes Latine te cilat ne ate kohe udheheqeshin nga diktatura ushtarake.

Page 7: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Konsolidimi i Demokracise• Konsiderohet se nje regjim demokratik konsoloidohet kur ka fituar nje shkalle

te larte te legjitimiteti (pranim te gjere popullor);• Kjo shkalle e larte e legjitimitetit eshte e mjaftueshme per te parandaluar nje

kundervenie serioze ndaj regjimit demokratik te vertete;• Linz dhe Stepan e quajne ate « e vetmja loje ne qytet », kur aktoret politik

perpiqen t’i zgjedhin pakenaqesite brenda kufijve te rregullave egzistuese te lojes;

• Linz dhe Stepan mbrojne idene se edhe konsolidimi i diktatures edhe ai i demokracise bazohen tek nje proces identik (1996);

• Tjeter element i rendesishem qe demkracia te behet « e vetmje loje ne qytet » eshte mungesa e mbeshtetjes se partive fashiste ose komuniste me propagande revolucionare per rrezimin e pushtetit;

• Pra, principi baze i konsolidimit te demokracise eshte nese ajo « behet e vetmja loje e mundeshme ne qytet ».

• Nuk duhet te kete regjim tjeter me kredibilitet. • Nje situate e tille arritet kur shteti ne pyetje i ploteson 6 kushte: • 1) Shteti eshte performant;• 2) Shoqeria civile eshte e lire dhe dinamike; • 3) Shoqeria politike (political society) eshte autonome dhe e konsideruar si e

mire;• 4) Shteti i se drejtes eshte vendosur (rule of law); • 5) Administrata publike eshte ne sherbim te te gjitheve;• 6) Ekonomia eshte e mvarur nga Shteti (institutionalized economic society);

Page 8: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Samuel Huntington: “The Third Wave: Democratization in

the Late Twentieth Century” (1991)

• Kete ceshtjen e konsolidimit, Huntington e koncepton ndryshe. Ai e quan « testi i dy kembimeve » qe nenkupton se nje demokraci konsiderohet si e konsoliduar nese nje parti ne pushtet e len pushtetin pas humjes se zgjedhjeve. Pra nese pushteti zhvendoset paqesisht nga nje parti apo grup udheheqesish ne nje tjeter, gjate se paku dy zgjedhjesh te vecanta;

• Huntingtoni e formulon kete kusht per faktin se historikisht, dorezimi paqesor i pushtetit ne baze te nje rezultati elektoral ka qene gjithmone i jashtezakonshem;

• Kur kjo ndodhe, se paku dy heresh (dy kembime), ka sipas tij arsye te mendohet se ai sistem ka arritur t’i rrespektoj rregullat e lojes demokratike dhe se keto rregulla jane bere me te rendesihme se rezultati i zgjedhjeve;

Page 9: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Ky legjitimim i rregullave te lojes, pamvaresisht

nga rezultati politik, eshte element i rendesihem qe u lejon regjimeve te mbijetojne nga krizat qe jane te pashmangeshme per te gjitha sistemet politike.

•  Ne kete liber, Huntingtoni jep shembuj konkret (qe e quan trend global) qe ka bere qe me shume se 60 shtete ne Evrope, Amerike Latine, Azi, Afrike, kane pasur tranzicion demokratik pak a shume te sukseshem.

• Historikisht, Huntingtoni e vendose fillimin e vales se trete ne vitin 1974.

• Kjo teori e Huntington-it eshte kritikuar shume per faktin se disa tranzicione qe ai i quan demokratike, kane qene ne fakt tranzicione gjysemdemokratike ashtu sikur mund ta shohim sot ne shume shtete te botes.

Page 10: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Poliarkia (Robert Dahl)• Gr: poly-shume dhe arkhe – dominim (rule) • Ne shkenca politike moderne, Poliarkia (polyarchy) eshte

teorizuar nga Robert Dahl per te pershkruar nje forme qeverisje ku pushteti eshte i ndare ndermjet tre ose me shume personash.  Kjo forme qeverisje eshte vendosur per here te pare ne SHBA dhe eshte perhapur gradualisht ne tjera shtete;

• Sipas Dahl-it, principi fundamental i demokracise nenkupton qe kur kemi te bejme me marrje te vendimeve kolektive, cdo personit te komunitetit politik t’i jepet rendesi e barabarte.

• Poliarkia eshte sistem i cile eshte kusht i domosdoshem per te arritur principin e demokracise.

• Poliarkia nuk duhet perzier me Polikraci-ne (polycracy) si fjale qe eshte e kunderta e Monokracise.

• Ne kundershtim me Poliarkine, polikracia nenkupton nje forme qeverisje ku pushteti mbahet nga me shume se nje person.

• Fjala rrjedhe nga poly-shume dhe kratos- pushtet.• Sistemet totalitare kane pasur nje dimension te polikracise

sepse kane qene sisteme qe kane deleguar pushtet.

Page 11: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Vala e trete sipas Huntington-it karakterizohet me 5 faktor

kryesor:• 1) Ramje te legjitimitetit ne regjime autoritare te shkaktuara me

rritjen e kerkesave popullore per zgjedhje dhe/ose ekonomi te dobet ose deshtim ushtarak (Argjentine- Maluinet) .

• 2) Rritje te standardit ekonomik global qe ndihmon modernizimin e ekonomive me pak te zhvilluara. Modernizimi ekonomik shkakton ndryshime strukturore si per shembull rritje te arsimit, urbanizimit, rritjen e klases se mesme, krijon konstelacion te forcave sociale me kapacitete organizuese dhe te edukuara per qeverisje demokratike.

• • 3) Ndryshim ne Kishen Katolike te bere nga vatikani II (Gjon Pali I

Dyte), perfshin te drejta individuale dhe kundershtim ndaj regjimeve autoritare. Ky modernizim i qendrimit te Kishes ka qene i rendesishem per disa shtete katolike mesdhetare dhe te Amerikes Latine si dhe ne Filipine, Poloni, Hungari etj.

• 4) Faktori i kontaminimit regjional (efekti Snowball ose domino), ndodhe kur suksesi i demokracise ne nje shtet shkakton demokratizimin e shteteve tjera (ose kerkese per demokratizim); Rasti i shteteve arabe sot eshte rast tipik.

• 5) Faktoret e jashtem, ne kete rast presioni per demokratizim nga BE-ja ose SHBA-te.

Page 12: Kalimi Ne Demokraci (Ligj 9)

• Ka edhe nje teori tjeter te politiologut Guillermo O’Donnell i cili

thote se konsolidimi eshte ai qe i ben te afta regjimet politike qe t’u mbijetojne krizave.

• Eshte sipas tij mbijetesa qe mund te perdoret si treguese qe nje regjim eshte i konsoliduar;

• Transitologjia konsiderohet si shkence qe ka te beje me kuptimin e ndryshimeve politike, sidomos atyre te demokratizimit.

• Persa i perket tranzitologjise, tri analiza te ndryshme duhen permendur si themele te kesaj discipline:

• 1) Qasja institucionaliste ku aparati juridik eshte kryesor per te spjeguar demokracine

• 2) Perspektiva e faktoreve strukturor qe e spjegojne suksesin ose deshtimin demokratik ( Seymour M. Lipset dhe Barrington Moore)

• 3) Ne kontestin e fenomenit qe Huntington-i e identifikon si vala e trete e demokracise ku behet fjale per nje zgjedhje racionale. Teoria e O’Donnell dhe Schmitter, te cilet konsiderohet si vizionare modern te nje demokracie ku elitat politike dhe rreziku i deshtimit jane shtyllat kryesore te interpretimit te tranzicionit.

• Kjo eshte analize e tranzicionit nga nje perspektive strategjike.