manual trajnimi · marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të...

92
1

Upload: others

Post on 12-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

1

Page 2: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

2

Manual trajnimi

NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE NË NIVELIN E BASHKISË

DHE QARKUT PËR OFRIMIN DHE MONITORIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE

Tiranë 2016

Page 3: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

4 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

Dy fjalë mbi nismën

Ky manual vjen te ju në kuadër të zbatimit të projektit: “Ngritja e ka-paciteteve të Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH) dhe Drejtorive Ra-jonale në kuadër të sistemit të ri të shërbimeve sociale”, mbështetur nga UNICEF-i dhe burime financiare të Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Projekti përqendrohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Shërbimit Social Shtetëror (SHSSH), përgjegjës për monitorimin e poli-tikave të mbrojtjes sociale (në nivel kombëtar dhe rajonal) dhe në veçanti në fushën e ofrimit të shërbimeve të kujdesit social. Administrata e SHSSH-së ka mjetet për të monitoruar dhe për të ndihmuar njësitë e qeverisjes ven-dore (NjQV) në planifikimin dhe buxhetimin efikas të shërbimeve sociale të ofruara. Nëpërmjet kësaj nisme synojmë të përmirësojmë edhe më shumë këtë bashkëpunim.

Kjo nismë do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve për të gjitha grupet vulnerabël në Shqipëri, të cilët janë në rrezik përjashtimi dhe/ose kategoritë të cilat kanë nevojë për mbrojtje sociale, duke përfshirë fëmijët dhe familjet e tyre; gratë; minoritetet, (në veçanti komunitetet rome dhe egjiptiane); të moshuarit; personat me aftësi të kufizuara.

Qëllimi ynë kryesor është aftësimi i Departamenteve Rajonale të Shër-bimit Social Shtetëror me mjetet dhe njohuritë për të monitoruar në mënyrë efektive dhe efikase planet e përkujdesit social, si dhe asistenca e NJQV-së për të planifikuar, financuar dhe ofruar shërbime të përkujdesjes sociale grupeve në nevojë dhe qytetarëve në territoret e tyre respektive.

Shqipëria ka ndërmarrë një reformë katërvjeçare për të krijuar një sistem funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve të përkujdesit social. Nëpërmjet kësaj reforme, në fund të vitit 2016, duhet të jenë krijuar dhe ven-dosur “elementët kyç të sistemit” në mënyrë që të arrihet vizioni afatgjatë i qeverisë shqiptare – mbrojtje dhe mbështetje për çdo familje dhe individ në rrethana të vështira. Çdo qytetar shqiptar meriton shanse të barabarta për të përmbushur potencialin jetësor. Shërbimet e përkujdesit social kanë qenë të

Page 4: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

5NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

kufizuara dhe kryesisht jepen nga organizata apo agjenci jo qeveritare; për më tepër janë të fragmentuara dhe të ngritura për t’iu përgjigjur vetëm një nevoje pa një plan afatgjatë. Ndërkohë nevoja për shërbime sociale është në rritje. Nga të dhënat e fundit të Vëzhgimit për Matjen e Standardeve të Jetesës, INSTAT raporton se pjesa e shqiptarëve që jeton në varfëri është rritur nga 12.4% në vitin 2008, në 14.3% në vitin 2012, ndërkohë që ata që jetojnë në varfëri ekstreme (nuk janë të aftë as për të plotësuar nevojat për ushqim) gati janë dyfishuar nga 1.2% në 2.2% (1 në çdo 45 shqiptarë). Rritja ekonomike jo domosdoshmërisht çon në ulje të varfërisë – ndonjëherë rritja ekonomike mund të shoqërohet me rritje të pabarazive dhe përjashtimit social. Sot, familjet shqiptare përballen me rreziqe dhe faktorë të tjerë që mi-nojnë kohezionin social për shkak të ndryshimit të strukturës demografike, migrim brenda dhe jashtë vendit, ndryshimi i roleve në familje dhe prishja e rrjeteve informale.

Të reformosh shërbimet e përkujdesit social do të thotë t’iu përgjigjesh nevojave të individëve në vështirësi në kohën dhe mënyrën e duhur. Aktiv-itetet e reformës përfshijnë:

- Hartimi dhe miratimi i instrumentave të rinj financiarë, ligjorë dhe adminisrativë që do të ndihmojnë për vendosjen dhe mirëfuksionimin e sistemit të shërbimeve sociale.

- Qartësimi i përgjegjësive, linjave të llogaridhënies për autoritetet kom-bëtare dhe vendore dhe miratimi i rolit dhe funksioneve të tyre në planifi-kimin, financimin, dhënien dhe monitorimin e shërbimeve sociale për famil-jet dhe fëmijët shqiptarë.

- Mbështetje për të transformuar shërbimet rezidenciale në shërbime efikase komunitare.

- Rishikimi i rolit të punonjësit social dhe aftësimi i tij për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve dhe fëmijëve shqiptarë nëpërmjet menaxhimit të ras-tit.

- Nxitja e një përfshirje më të madhe dhe të qënësishme të qeverisjes vendore, shoqërisë civile dhe grupeve të interesuara në planifikimin dhe

Page 5: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

6 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

dhënien e shërbimeve sociale.

Reforma e shërbimeve sociale udhëhiqet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë me mbështetjen e UNICEF dhe Ambasadës Zvicerane.

Page 6: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

7NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBAJTJA

I. Dy fjalë mbi nismën.........................................................................5II. Pjesa e parë: Përmbledhje e legjislacionit për shërbimet shoqërore..........................................................................................................11Hyrje......................................................................................................................111. Ligje...................................................................................................................132. Vendime të Këshillit të Ministrave...............................................................173. Udhëzime të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë...........................30III. Pjesa e dytë: Menaxhimi i rastit dhe mekanizmi i bashkëpunimit me aktorët kyç................................................................................35Hyrje: Funksioni i pushtetit vendor në ofrimin e shërbimeve sociale.........35Seksioni 1: Kuptimi i menaxhimit të rastit dhe dimensionet e tij................39

1.1 Kuptimi i menaxhimi të rastit dhe dimensionet e tij.......................391.2 Parime udhëheqëse gjatë menaxhimit...............................................431.3 Të drejtat e përfituesve të shërbimeve shoqërore............................441.4 Privatësia dhe konfidencialiteti...........................................................47

Seksioni 2: Identifikimi i rastit...........................................................................502.1 Identifikimi i përfituesve të shërbimeve............................................512.2 Vlerësimi, fazat dhe parimet e procesit.............................................53

Seksioni 3: Plani individual................................................................................603.1 Hartimi i planit individual të ndërhyrjes............................................603.2 Zbatimi i planit të ndërhyrjes/aktivitetet që mund të përfshihen si pjesë e këtij plani.........................................................................................62

Seksioni 4: Grupi multidisiplinor......................................................................644.1 Monitorimi dhe koordinimi i punës së grupit shumëdisiplinor.....644.2 Aktorët kyç dhe mekanizmi i bashkëpunimit lidhur me menax-himin e rasteve.............................................................................................654.3 Referimi dhe bashkëpunimi me qendra publike apo private..........714.4 Vizitat në familje...................................................................................73

Seksioni 5: Përfundimi........................................................................................765.1 Përfundimi i menaxhimit të rastit......................................................765.2 Shprehitë, aftësitë dhe qëndrimet e menaxherit të rastit................77

IV. Pjesa e tretë: Monitorimi i shërbimeve shoqërore.......................81

Page 7: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

8 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

Hyrje......................................................................................................................811. Shërbimet shoqërore.......................................................................................822. Çfarë kuptojmë me standarde.......................................................................863. Procesi i monitorimit dhe vlerësimi i standardeve.....................................924. Metoda të monitorimit.................................................................................102V. Pjesa e katërt: Të dhënat statistikore për shërbimet shoqërore..115Nevoja për të dhëna satistikore .......................................................................115Mbledhja e të dhënave satistikore...................................................................115VI. Referencat..................................................................................117VII. Kush jemi ne.............................................................................119

Page 8: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

9NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

PJESA E PARË: PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

Drafti i Ligjit të ri për shërbimet të përkujdesit social është gati dhe po diskutohet në Parlament. Ligji, i pari i këtij lloji për shërbimet e përkujdesit social do të vendosë bazën ligjore për funksionimin e sistemit. Ligji adreson:

- Përkufizimin e shërbimeve të kujdesit social;

- Kriteret – kush do të përfitojë dhe se si do të përfitojë;

- Linjat e llogaridhënies – përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të autoriteteve kombëtare dhe lokale për të planifikuar, buxhetuar dhe monitoriuar e shërbimet e përkujdesit social;

- Modalitetet operative (modalitetet e prokurimit, mekanizmat financiare, etj).

QËLLIMI

Përmirësimi i njohurive mbi legjislacionin për shërbimet shoqërore të punonjësve që punojnë për ofrimin e shërbimeve sociale.

HYRJE

Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave dhe akteve që ai nxjerr, të rregullojë një pjesë të marrëdhënieve sho-qërore. Pra, nëpërmjet normave juridike, shteti rregullon ato marrëdhënie shoqërore, që janë të një rëndësie të posaçme për të.

Marrëdhëniet e vendosura ndërmjet njerëzve, të cilat rregullohen nga normat e së drejtës përbëjnë marrëdhëniet juridike. Në këto marrëdhënie personat marrin pjesë si mbajtës të drejtash dhe detyrimesh, të caktuara dhe të garantuara prej normës juridike.

Page 9: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

10 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

Tërësia e të gjitha këtyre akteve që rregullojnë marrëdhëniet juridike, për-bëjnë legjislacionin e një shteti.

Legjislacioni zbatohet nga të gjitha organet e një shteti për mënyrën si funksionin brenda vetë institucionit apo të institucionit me të tretët në përmbushje të funksioneve të tyre.

Duke qenë që i gjithë aktiviteti i Drejtorive Rajonale të Shërbimit So-cial Shtetëror, si dhe drejtorive/njësive të ofrimit të shërbimeve sociale në bashki e ka bazën te zbatimi i legjislacionit, “stacioni” i parë në këtë manual është pikërisht paraqitja e ligjeve, Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimeve të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mbi të cilat është ngritur e gjithë arkitektura aktuale e shërbimeve shoqërore në nivel kom-bëtar dhe lokal. Theksojmë se për qëllime të këtij manuali u jemi përmbajtur akteve aktuale ligjore dhe nënligjore në fuqi, njohuritë për të cilat duhet të jenë të plota nga ata që ofrojnë shërbimet apo ata që i monitorojnë ato.

1. LIGJE

- Ligji Nr.9355, datë 10. 03. 2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndry-shuar

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/1.pdf

Thelbi: Të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike. Të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, duke rregulluar marrëdhëniet e financimit e të ofrimit të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në Shqipëri. Shërbimet e përkujdesit shoqëror përfshijnë shërbimet që u ofrohen individëve, familjeve, grupeve në nevojë, komuniteteve, për plotësimin e nevojave të tyre jetësore. Ligji përcakton llojet e shërbimeve shoqërore që ofrohen dhe të kategorive të personave që përfitojnë nga këto shërbime. Shërbimet shoqërore publike, përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror, që ofrohen në institucionet rezidenciale,

Page 10: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

11NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

ditore apo në shtëpi, për grupet në nevojë. Shërbimet e përkujdesit shoqëror privat përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror, që ofrohen në qend-rat rezidenciale, në qendrat ditore ose në shtëpi, të financuara privatisht. Ligji përcakton gjithashtu rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve zbatuese të ligjit, si dhe atyre inspektuese.

- Ligji nr. 8153, datë 31. 10. 1996, “Për statusin e jetimit”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/48.-Ligji-Nr.8153-dat%C3%AB-31.10.1996-_Per-sta-

tusin-e-Jetimet-_.pdf

Thelbi: Mbrojtja dhe trajtimi i përsonave 0-25 vjeç që sipas ligjit gë-zojnë statusin e jetimit përmes sistemimit në Qendrat Rezidenciale Publike dhe Jopublike, shkollimit, lehtësive me mjetet e transportit shtetëror a privat qytetas, si dhe ndërqytetas, sigurimit të shërbimit shëndetësor, shërbimit dentar dhe medikamentet për jetimët, punësimin, trajtimin me përparësi nga punëdhënësi, lehtësi për kredi afatgjata etj.

- Ligj nr. 10 347, datë 4. 11. 2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”

Linku: http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/publikime/ligji_nr.10_347_date_04.11.2010.pdf

Thelbi: Përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, me-kanizmat që garantojnë realizimin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijën. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve bëhet duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës, eliminimin e të gjithave formave të diskriminimit, respektimin e përgjegjësive, të të drejtave dhe të detyrave që kanë prindërit/përfaqësuesit ligjorë për fëmijën.

Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, në nivel qendror janë Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmi-jës, Ministri që bashkërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës.

Mekanizmat në nivel vendor janë njësia për të drejtat e fëmijës në këshillin e qarkut dhe njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki. Pranë bash-

Page 11: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

12 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

kisë krijohen grupet shumëdisiplinore për mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e bashkisë.

Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki vlerëson dhe monitoron në vazhdimësi situatën e familjeve të fëmijëve në rrezik, derisa fëmija të cilë-sohet “jo në rrezik”; identifikon dhe bashkërendon, në mënyrë shumëdi-siplinore mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e bash-kisë; bashkëpunon me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologët e shkollave, autoritetet përgjegjëse të rendit, punonjësit socialë të qendrave të shërbimeve publike e jopublike, për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijës.

- Ligji nr. 8652, datë 31. 7. 2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar

Linku: http://www.aspa.gov.al/images/21QeverisjaVendore.pdf

Thelbi: Bashkitë ofrojnë shërbime me karakter social si shërbimi social dhe administrimi i institucioneve në çerdhet, azilet, shtëpitë e fëmijëve, etj. Bashkitë kryejnë edhe funksione të përbashkëta si: kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të institucioneve përkatëse. Marrin masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institu-cioneve arsimore, sociale etij.

Ky ligj përcakton se përmes administratorëve të çdo bashkie bëhet shpërndarja e pagesave të ndihmës ekonomike dhe pagesave që përfitojnë personat me aftësi të kufizuara.

- Ligji nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të ku-fizuara”

Linku:http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/ligj_nr_93_dt_24_7_2014.pdf

Thelbi: Garantimi, nxitja dhe mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë në të gjitha sferat e shoqërisë nëpërmjet ofrimit të ndihmës e të mbështetjes. Ndërmar-rja e masave për të garantuar përfshirjen dhe aksesueshmërinë e të gjithë

Page 12: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

13NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

personave me aftësi të kufizuara, duke ofruar shërbime të ndryshme si: asistenca personale, pajisjet e mjetet teknike mbështetëse, shërbimet e ak-sesueshmërisë, përfshirë transportin, përshtatja e arsyeshme dhe, atëherë kur është e nevojshme, vendimmarrja e mbështetur. Politikat shtetërore mbështetin personat me aftësi të kufizuara që të kenë akses: a) në strehim të përshtatshëm dhe të jetojnë ku dhe me kë të dëshirojnë; b) në shkollat e zakonshme dhe të studiojnë në shkollën për të cilën dëshirojnë; c) në një treg gjithëpërfshirës të punësimit; ç) në qendra kulturore, sportive; d) në shërbime shoqërore; dh) në qendra aftësimi dhe rehabilitimi; e) në shërbime shëndetësore përmes infrastrukturës së përshtatshme; ë) në transport etj.

- Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet famil-jare”

Linku: http://www.osce.org/sq/albania/30437?download=true

Thelbi: Sigurimin dhe garantimin për viktimat e dhunës në familje të shërbimit të shpejtë, të pakushtueshëm, si dhe ngritjen e strukturave ndihmëse dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme, që shërben për një mbështetje dhe plotësim të të gjitha nevojave për personat e dhunuar në marrëdhëniet familjare. Organizimin e kurseve të trajnimit rreth dhunës në familje me punonjësit e shërbimeve sociale, që janë të atashuar pranë çdo njësie vendore, strukturat e Policisë së Rendit dhe me punonjësit e OJF-ve të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale. Financimin e mbrojtjes ligjore falas, sipas parashikimeve në ligj dhe të sigurojë një numër të caktuar avoka-tësh të trajnuar, që mund të japin një asistencë të tillë. Njësitë e qeverisjes vendore angazhohen në krijimin e strukturave të shërbimit social për rastet e dhunës në familje; në instalimin e një linje telefonike rajonale 24-orëshe, e cila më pas krijon lidhje me njësitë lokale, policinë, urgjencat mjekësore dhe OJF-të, duke vendosur në këtë mënyrë edhe koordinimin mes tyre; në ngritjen e qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat dhe dhunuesit, si dhe koordinimin e punës me ato ekzistuese.

Page 13: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

14 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

2. VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Qëllimi i nxjerrjes së një akti administrativ është krijimi i efekteve ju-ridike për subjektet të cilëve ai u drejtohet. Nuk mund të kuptohet nxjerrja e aktit administrativ nga një organ kompetent, pa fuqinë e tij juridike. Organet administrative, kur nxjerrin një akt juridik, kanë parasysh që vullneti juridik i pushtetit të gjejë në të shprehjen e plotë dhe të qartë, si dhe sa do t’u shër-bejë vetë akti nevojave të kohës. Këto kërkesa duhet të vlerësohen përpara ose gjatë nxjerrjes së aktit, për arsye se deklarimi i vullnetit të pushtetit në akt është i lidhur ngushtë me krijimin, ndryshimin ose shuarjen e pasojave juridike.

- Vendimi nr. 658, datë 17. 10. 2005, “Për standardet e shërbimeve shoqërore”

Linku: http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Vendim-i-KM_658_17.10.2005.pdf

Thelbi: Standardet janë të rëndësishme për të garantuar dhe për të zhvilluar më tej të drejtat e shtetasve të sanksionuara në legjislacionin shq-iptar dhe në konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga qeveria shqiptare. Vendosja e standardeve për shërbimet shoqërore është e rëndësishme për të matur dhe ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shoqërore që duhen respektuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve, nga institucionet pub-like (në nivel qendror apo lokal), nga organizatat jofitimprurëse, (OJF) dhe nga ofruesit privatë. Proceset decentralizuese ngarkojnë me përgjegjësi më të mëdha autoritetet vendore në lidhje me shërbimet shoqërore. Vendosja e standardeve ndihmon qarkun dhe bashkitë në përmbushjen e funksioneve të tyre në lidhje me plotësimin e nevojave shoqërore në komunitetin, ku ata ushtrojnë autoritetin e tyre. Këto funksione lidhen me planifikimin, sigu-rimin e shërbimeve shoqërore dhe zhvillimin e rrjeteve të bashkëpunimit lokal apo rajonal.

Page 14: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

15NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

- Vendim nr. 823, datë 06. 12. 2006 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit sho-qëror, për të moshuarit në qendrat ditore”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/standardet-e-sherbimeve-te-perkujdesit-shoqeror-per-te-moshuarit-ne-

qendrat-ditore.doc

Thelbi: Standardet zbërthejnë në mënyrë të veçantë rregullat, kriteret dhe rezultatet e shërbimit në këto qendra. Zbërthimi dhe përshtatja e Stan-dardeve të Përgjithshme, në një paketë të vecantë për shërbimet ditore për të moshuarit, ndihmon në radhë të parë përfituesit e shërbimeve dhe famil-jarët e tyre për të kuptuar dhe kërkuar zbatimin e standardeve nga ofruesit e shërbimeve. Standardi ofron informacion për vizitat paraprake me të mosh-uarit, vlerësim të nevojave të personave dhe mundësitë që ofron qendra për plotësimin e tyre, njëkohësisht kujdes shëndetësor dhe personal për të moshuarit dhe sigurimi të ushqimit dhe aktiviteteve shoqërore.

- Vendim nr. 752, datë 8. 9. 2010, “Për miratimin e standardeve të shërbimit të kujd-estarisë për fëmijët në nevojë”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.752-dat%C3%AB-8.9.2010-Per-standardet-e-kujdestarise.

doc

Qëllim: Ofrimi i shërbimit të kujdestarisë kryhet duke marrë para-sysh moshën, nivelin e zhvillimit, nevojat individuale të vlerësuara, gjendjen shëndetësore, paaftësinë, gjininë, situatën familjare, kulturën, përkatësinë etnike, besimin fetar dhe identitetin seksual. Për çdo fëmijë në kujdestari hartohet një plan individual kujdesi. Fëmijët në varësi të moshës, si dhe pjesëtarët e familjes marrin pjesë në hartimin e planit të kujdesit. Nevojave për edukim të fëmijës në kujdestari u kushtohet vëmendje dhe u jepet për-parësi e veçantë. Fëmijët nxiten dhe mbështeten për të arritur potencialin e tyre të plotë. Fëmijët dhe të rinjtë sistemohen në familje kujdestare, të cilat përzgjidhen në bazë të kapaciteteve të tyre për të përmbushur nevojat e vlerësuara të fëmijëve.

Page 15: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

16 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

- Vendim nr. 425, datë 27. 6. 2012 i azhornuar me ndryshimet e VKM-së 839/2014, ”Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e person-ave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore”

Linku: http://80.78.70.231/pls/kuv/te_rezervuara.permbajtje_file?a_emertimi_ligjit=Vendim%20i%20KM&a_numri_aktit=425&a_viti_

aktit=27.06.2012&tipi=doc

Thelbi: Përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit për vendosjen e fëmijëve në institucionet e përkujdesjes shoqërore, për pranimin e person-ave me aftësi të kufizuara në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesjes shoqërore, pranimin e personave të moshuar në këto qendra, si dhe vendosjen në institucionet e përkujdesjes shoqërore të viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Kriteret dhe dokumen-tacioni ndryshojnë në varësi të kategorive të personave që pranohen apo sistemohen.

- Vendim nr. 659, datë 17. 10. 2005, “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale.”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/Vendim-i-KM_659_17.10.2005.doc

Thelbi: Vendosja e standardeve për shërbimet rezidenciale për fëmijët për të garantuar dhe për të zhvilluar më tej të drejtat e fëmijëve shqiptarë të sanksionuara në kushtetutë, në legjislacionin shqiptar dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga qeveria shqiptare si Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. Vendosja e standardeve për shër-bimin rezidencial për fëmijët shërben për të matur dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve rezidenciale. Zbatimi i standardeve ndikon në rritjen e kapital-it social duke zhvilluar rrjetin e bashkëpunimit dhe të burimeve shoqërore, që përfshijnë institucionet, marrëdhëniet dhe normat që formojnë sasinë dhe cilësinë e ndërveprimeve në një shoqëri. Vendosja e standardeve është si një pikë referimi në shërbimet rezidenciale për fëmijët, për t’u siguruar që fëmijët të plotësojnë më mirë nevojat e tyre.

Page 16: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

17NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

- Vendimi nr. 821, datë 6. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat rezidenciale”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wpcontent/uploads/2014/03/STANDARDET-E-SHERBIMEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-

PER-TE-MOSHUARIT-NE-QENDRAT-REZIDENCIALE-.doc

Thelbi: Detajimi dhe konkretizimi më tej i kërkesave që duhet të përm-bushin shërbimet shoqërore për këtë kategori. Paketa e re e standardeve vendos rregulla dhe kritere për cilësinë e shërbimeve, të cilat janë të de-tyrueshme për zbatim nga të gjithë ofruesit e shërbimeve, si nga institucio-net publike, nga shërbimet e ngritura nga organizatat jofitimprurëse (OJF) dhe nga ofrues të tjerë privatë. Përmes standardeve sigurohet fusha e vep-rimtarisë jetësore të të moshuarve, përfitues të shërbimeve rezidenciale, si: informacioni dhe vizita paraprake, vlerësimi paraprak i nevojave të klientëve dhe mundësive që ofron qendra e shërbimeve, kujdesi shëndetësor dhe mje-kimi sipas planit individual të klientit, jeta sociale në shtëpi dhe lidhjet me komunitetin, mbrojta e të drejtave të klientëve, shmangia e abuzimit dhe procesi i ankimimit.

- Vendimi nr. 822, datë 06. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuara, në qendrat rezidenciale dhe ditore”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/Vendim-Nr.-822-dat%C3%AB-6.12.2006-PER-STANDARDET-PER-

TE-MOSHUARIT.doc

Thelbi: Matje dhe përmirësim i cilësisë së shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara në qendrat rezidenciale dhe ditore. Vendosja e stan-dardeve ndihmon strukturat sociale të qarqeve dhe bashkive për të përm-bushur funksionet në kuadër të procesit të decentralizimit. Përmes tyre synohet sigurimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, barazia e mundësive dhe aksesi i barabartë në shërbimet sociale. Mbulimi i fushave të rëndësishme për jetën e personave me aftësi të kufizuara si: pjesëmarrja në vendimmarrje lokale, vlerësimi i PAK-ut nga një ekip shumëdisiplinor që merr përsipër dhënien e shërbimeve, sigurimi që shërbimet e përkujdesjes

Page 17: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

18 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

mbulojnë nevojat funksionale jetike në përputhje me nevojat e moshës, si edhe nevojat fizike, psikologjike e sociale të përfituesve.

- Vendim nr. 195, datë 11. 4. 2007, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në qendrat rezidenciale, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi”

Linku: http://inspektoriatipunes.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Vendim-i-KM_195_11.04.2007.pdf

Thelbi: Rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale për grupet në nevojë. Standardet e shërbimeve për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi synojnë respektimin e parimeve: të barazisë dhe mosdikriminimit, vetëven-dosjes, përfshirjes, pjesëmarrjes dhe të mundësive të barabarta, rehabilitimit, parandalimit, integrimit shoqëror dhe pjesëmarrjes në jetën e komunitetit. Ofrimin e një pakete të plotë dhe eficente shërbimesh në përputhje me nevojat komplekse të përfituesve. Vlerësimin e nevojave dhe hartimin e planit të përkujdesjes për përfituesin. Respektimin e të drejtave të përfituesve dhe përgjegjësitë e përfituesve. Me anë të këtij standardi sigurohen kushte dhe mjedis i përshtatshëm për përfituesit dhe për stafin, në përputhje me kapacitetin, karakterin e shërbimeve dhe nevojat e përfituesve. Nëpërmjet bashkëpunimit me aktorë të tjerë, ofruesit e shërbimeve sigurojnë ndjekjen e ecurisë dhe plotësimin e nevojave të përfituesit deri në riintegrimin e tij.

- Vendim nr. 582, datë 27. 7. 2011 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”

Linku: https://www.ilo.org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/94207/110484/F-1602728613/ALB-94207.pdf

Thelbi: Procedurat standarde të veprimit (procedurat) për identifi-kimin dhe referimin e viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit kanë për qëllim kryesor identifikimin dhe referimin në kohën dhe mënyrën e duhur të viktimave të trafikimit, të rritur apo të mitur, për të gjitha llojet e shfrytëzimit, të trafikimit të brendshëm apo ndërkombëtar, të lidhur apo jo me krimin e organizuar. Procedurat parashikojnë një ndërhyrje multidisi-plinore dhe zbatimi i tyre është detyrim i të gjitha institucioneve shtetërore,

Page 18: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

19NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

në nivel qendror dhe lokal që punojnë në vend apo janë me mision shtetëror jashtë vendit. Identifikimi dhe referimi për ndihmë i personave të trafikuar bëhet në bashkërendim dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha autoriteteve dhe strukturave shtetërore ose joshtetërore. Identifikimi i viktimave të trafi-kimit bëhet për t’i ndihmuar dhe mbrojtur ata/ato.

- Vendim nr. 114, datë 31. 1. 2007, i azhornuar me VKM Nr. 898, datë 10. 11. 2010 dhe VKM nr. 840/2014, “Për përcaktimin e masës së kontributeve të personave që ndodhen në institucionet rezidenciale publike të përkujdesit shoqëror”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2015/07/VENDIM-Nr.114-dat%C3%AB-31.1.2007-dhe-ndryshime.doc

Thelbi: Përcaktimin e grupeve, pagesave dhe përfitimeve të personave, që vendosen në institucionet rezidenciale publike. Kategorizimi i personave dhe mënyra e pagesës ne varësi të kushteve ekonomike duke filluar nga pranimi pa pagesë në institucionet rezidenciale publike të shërbimeve të përkujdesit shoqëror, në derdhje në 40% të pensionit për personat që përfi-tojnë pension të çdo lloji dhe deri në pranimin në institucionet rezidenciale publike të shërbimeve të përkujdesit shoqëror kundrejt pagesës, të person-ave, të cilët përveç pensionit kanë të ardhura të tjera, por që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror.

- Vendim nr. 823, datë 6. 12. 2006, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat ditore”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/STANDARDET-E-SHERBIMEVE-TE-PERKUJDESIT-SHOQEROR-

PER-TE-MOSHUARIT-NE-QENDRAT-DITORE.doc

Thelbi: Standardet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqëror për të Mosh-uarit në Qendrat Ditore, janë në harmoni me reformën e decentralizimit të shërbimeve dhe ngritjen e shërbimeve për njerëzit në nevojë. Shërbimet di-tore janë të nevojshme për grupin e të moshuarve, sepse u japin mundësinë e përkujdesjes ndërkohë që jetojnë në komunitet dhe mund të shfrytëzojnë njëkohësisht edhe burime të tjera si: familja, të afërmit, miqtë. Standardet e shërbimeve për të moshuarit në qendrat ditore nuk kanë ndryshime thel-

Page 19: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

20 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

bësore nga shërbimet që ofrohen në qendra rezidenciale, por në këtë doku-ment nuk përfshihen standardet që lidhen me vendosjen dhe akomodimin rezidencial, shërbimin gjatë natës, vdekjen dhe respektimin e riteve mortore, etj. Standardet mbulojnë fushat kryesore të veprimtarisë së të moshuarve, përfitues të një shërbimi ditor si: informacioni për shërbimin dhe vizita paraprake; vlerësimi i nevojave për kujdes social, shëndetësor e mjekim; re-spektimi i dinjitetit dhe e drejta për jetë sociale në shtëpi dhe lidhjet me komunitetin; etj.

- Vendimi nr. 89, datë 26. 1. 2012,“Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës së shërbimit të kujdestarisë”

Linku: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/16-2012.pdf

Thelbi: Përcaktimi i kritereve bazë të vlerësimit të familjes kujdestare bazuar në: personalitetin tërësor të familjes, anëtarët e familjes kërkuese të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata, gjendja financiare e familjes kujdestare sipas të ardhurave të tyre, motivi-mi i anëtarëve të familjes kërkuese për të qenë familje kujdestare, cilësitë prindërore etij. Procesin e aplikimit duke paraqitur informacionin për apli-kantin dhe familjet e tyre, si dhe seleksionimi paraprakisht nga sektori i ndi-hmës dhe përkujdesjes shoqërore në bashki apo nga personat juridikë pub-likë/privatë, që ofrojnë shërbime kujdestarie, në bazë të kritereve vlerësuese. Familjet e seleksionuara paraprakisht nga sektori i ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore në bashki ftohen në sesione informimi për shërbimin e kujdestar-isë, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet e familjes kujdestare. Vlerësimi për familjen kërkuese në komisionin shumëdisiplinor të kujdestarisë, të ngritur pranë bashkisë ku banon familja e ku vlerësohet paraprakisht, nëse familja plotëson ose jo kushtet për të ofruar shërbimin e kujdestarisë dhe në fund vendos gjykata për dhënien e kujdestarisë.

Page 20: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

21NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

- Vendim nr. 505, datë 13. 7. 2011, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2014/03/standarde-per-dhunen.pdf

Thelbi: Synojnë përmirësimin e jetës së viktimave të dhunës në familje dhe të familjeve të tyre, si dhe respektimin dhe garantimin e vlerave të per-sonalitetit të individit, të së drejtës për të përfituar dhe për t’u mbrojtur, të mbrojtjes së informacionit për jetën vetjake, të dinjitetit dhe sigurisë. Vlerësimi i nevojave të përfituesve të shërbimeve plotësisht dhe në mënyrë të efektshme, sipas moshës dhe nevojave të tyre, në funksion të hartimit të planeve individuale të përkujdesit të hartuar nga ofruesi i shërbimeve. Shër-bimet minimale të ofruara janë strehimi (strehëza), veshja, ushqimi, si dhe shërbime psikologjike dhe juridike. Ofruesit e shërbimeve mbledhin dhe ruajnë të dhënat personale të përfituesit duke siguruar përdorimin e tyre në mënyrë profesionale dhe të vëmendshme. Ofruesi i shërbimeve të kri-jojë kushtet në mënyrë, që administrimi i të dhënave të bëhet në përputhje me normat ligjore dhe të mbështetet në parimin e ruajtjes së fshehtësisë së të dhënave. Ofruesit e shërbimeve të nxisin dhe praktikojnë tolerancën, mirëkuptimin dhe respektin, pa bërë diskriminimin mbështetur në racën, ngjyrën, kombësinë, gjuhën, gjininë, orientimin seksual, bindjet politike, fe-tare apo filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore apo shoqërore.

- Vendim nr. 265, datë 12. 4. 2012, “Për krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore, përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij”

Linku: http://femijet.gov.al/doc/VKMNr.265.pdf

Thelbi: Mekanizmi i bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik ndërmjet Komitetit drejtues për bashkërendimin e punës mes autoriteteve shtetërore përgjegjëse, Grupi teknik shumëdisplinar, Një-sisë për të drejtat e fëmijës në nivel qarku dhe njësisë për mbrojtjen e fëmijës në nivel bashkie. Menaxhimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, të referuar nga njësia për mbrojtjen e fëmijës, në bashki kur nevojat e rastit nuk adreso-

Page 21: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

22 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

hen plotësisht nga shërbimet ekzistuese në bashkinë përkatëse. Fëmijës në situatë emergjente i ofrohet në mënyrë të menjëhershme strehim, ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje ligjore. Çdo fëmijë që gjendet në situatë emergjente, merret në mbrojtje të menjëhershme nga strukturat e policisë, në bashkëpunim me njësinë për mbrojtjen e fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror, edhe jashtë orarit zyrtar të punës. Pas dhënies së ndihmës së men-jëhershme, njësia për mbrojtjen e fëmijës vendos mbledhjen e anëtarëve të grupit teknik shumëdisiplinor, që janë më të nevojshëm për trajtimin e menjëhershëm të fëmijës, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve.

- Vendim nr. 563, datë 12. 08. 2005, “ Për përcaktimin e përgjegjësive të Qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”

Linku: http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:563:12.08.2005

Thelbi: Ngritjen e sektorit të ndihmës dhe të shërbimeve të përku-jdesjes shoqërore pranë Këshillit të Qarkut. Sektori i shërbimeve të përku-jdesjes shoqërore pranë Këshillit të Qarkut identifikon nevojat për fonde për institucionet e përkujdesjes shoqërore në administrim të këshillit të qarkut dhe paraqet kërkesën për fonde nga burimet e veta, nga Buxheti i Shtetit dhe nga donatorët; propozon në komisionin e vlerësimit të nevojave dhe planifikimit të shërbimeve, i cili pas vlerësimit e dërgon për miratim në Këshillin e Qarkut, nevojën për hapjen ose mbylljen e shërbimeve të përku-jdesjes shoqërore; bashkërendon punën për realizimin e shërbimeve ndërm-jet drejtorive të shërbimit shëndetësor, të arsimit, rendit, sistemit gjyqësor, që veprojnë pranë çdo këshilli qarku; propozon, për miratim, pranimin e përfituesve të këtyre shërbimeve në institucionet rezidenciale publike, në administrim të këshillit të qarkut.; Programon dhe mbështet shërbimet e përkujdesjes shoqërore të specializuara për fëmijët, gratë dhe vajzat e trafi-kuara, personat e varur nga alkooli dhe droga, që nuk mund të realizohen nga bashkitë. Pranë çdo Këshilli Qarku ngrihet dhe funksionon komiteti i vlerësimit të nevojave dhe planifikimit të shërbimeve të reja në komunitet.

Page 22: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

23NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

- Vendim nr. 572, datë 24. 6. 2015, “Për miratimin e standardeve të shërbimeve në qendrën kombëtare tranzitore të emergjencës”

Linku: http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:572:24.06.2015

Thelbi: Këto standarde ofrohen në situatat e emergjencës kur familjet nuk janë në gjendje të sigurojnë jetesën e tyre dhe të jenë të pavarura, në situata kur familjet (dhe personat më të cenueshëm dhe të vetmuar, si të moshuarit apo personat me aftësi të kufizuara) mund të kenë nevojë për ndihmë apo mbështetje emergjente. Ato familje, që kanë veçanërisht nevojë për mbështetje urgjente dhe strehim, janë ato që mbeten të pastreha dhe de-tyrohen të jetojnë në rrugë. Garantohet cilësia e shërbimeve për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në legjislacionin në fuqi. Vendosja e standardeve për shërbimin e emergjencës në qendër shërben si detyrim ligjor ndaj strukturave në nivel qendror dhe vendor për të matur dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda territorit të tyre. Vendosja e standardeve i ndi-hmon ata në përmbushjen e funksioneve të reja në lidhje me shërbimet e integruara për plotësimin e nevojave emergjente sociale të komunitetit. Qendra Kombëtare Transitore e Emergjencës siguron kushte dhe mjedis të përshtatshëm për përfituesit dhe për stafin në përputhje me kapacitetin, karakterin e shërbimeve dhe nevojat e emergjente të përfituesve.

3. UDHËZIME TË MINISTRIT TË MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

- Udhëzim nr. 6, datë 21. 5. 2014 “Për procedurat e sistemimit të fëmijëve në institu-cionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror, publike dhe jopublike”

Linku: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF-2014/100-2014.pdf

Thelbi: Pranimi i personave në institucionet rezidenciale të përkujdesit sho-qëror, publik dhe privat, me vendim të SHSSH-së për institucionet e varë-

Page 23: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

24 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

sisë së tyre dhe me vendim të Këshillit të Qarkut apo Këshillit të bashkisë për institucionet e varësisë së tyre, pasi të jetë plotësuar dokumentacioni i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 425, datë 27. 6. 2012, “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pra-nimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror”. Përgatitje dokumentacioni për t’u kthyer në familjen biologjike, duke i mbështetur me ofrimin e shërbimeve komunitare. Drej-tuesi i institucionit, kur gjykata me vendim të formës së prerë ka vendosur sistemimin e fëmijës në institucion, brenda 10 ditëve dërgon në gjykatë em-rin e punonjësit të cilit i delegohet e drejta e ushtrimit të funksioneve të kujdestarit. Kalimi i fëmijëve nga një institucion rezidencial i përkujdesit shoqëror në tjetrin, sipas grup-moshës bëhet me vendim të komisionit të SHSSH-së, qarkut/bashkisë në varësi të të cilit ai funksionon.

- Udhëzim nr. 13, datë 17. 12. 2012, “Për zbatimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike”

Linku: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/PDF-2012/187-2012.pdf

Thelbi: Qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje ofrojnë shërbime në përputhje me standardet dhe procedurat e përcaktuara. Çdo qendër rezidenciale pub-like dhe jopublike e përkujdesjes shoqërore për viktimat e dhunës në familje harton një formular përmbledhës të ofruesit të shërbimit, i cili përshkruan qartë misionin e qendrës, shërbimet që ofron, qëllimet dhe objektivat e saj. Nevojat e personave të dhunuar vlerësohen nga një ekip shumëdisiplinor, ku profesionistët punojnë së bashku për të diskutuar rastin, në përputhje me moshën dhe nevojat e tyre respektive, me qëllim hartimin e planit përkatës të ndihmës.

Page 24: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

25NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

- Udhëzim Nr. 11, datë 09. 03. 2015, “Mbi zbatimin e VKM-së” nr. 89, datë 26. 01. 2012, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave të shër-bimit të kujdestarisë”

Linku: http://www.sherbimisocial.gov.al/wpcontent/uploads/2015/07/Udh%C3%ABzim_11_09.03.2015.doc

Thelbi: Njësitë e qeverisjes vendore informojnë nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese ose bashkëpunimit me organizata të ndryshme jofitimpru-rëse, të cilat kanë në qendër të vëmendjes së tyre përkujdesjen sociale për fëmijët në nevojë, shtetasit që kanë brenda juridiksionit të tyre, mbi përf-shirjen në ofrimin e shërbimit të kujdestarisë për fëmijët në nevojë. Për-caktimi i procedurave të aplikimit për familjet kujdestare që aplikojnë pranë seksionit të ndihmës ekonomike dhe përkujdesjes shoqërore, në njësinë e qeverisjes vendore ku banojnë, për të ofruar shërbimin e kujdestarisë për fëmijët në nevojë. Administratori shoqëror harton raportin e vlerësimit të familjes aplikuese kujdestare dhe së bashku me të gjitha dokumentacionet e përcaktuara i përcjell te komisioni shumëdisiplinor i kujdestarisë. Komisioni shumëdisiplinor vlerëson dosjen e familjes aplikuese kujdestare dhe merr vendimin që familja të vazhdojë procedurat në gjykatën e rrethit gjyqësor ku ka vendbanimin për t’u legjitimuar si familje kujdestare.

- Udhëzim nr. 14, datë 10. 5. 2016, “Për ofrimin e shërbimit të emergjencës në insti-tucionet e përkujdesit shoqëror të financuara nga fondet e buxhetit të shtetit publik që ofrojnë shërbime të përkujdesit rezidencial për fëmijët në nevojë”

Linku: http://80.78.70.231/pls/kuv/te_rezervuara.permbajtje_file?a_emertimi_ligjit=Udh%EBzim&a_numri_aktit=14&a_viti_

aktit=10.05.2016&tipi=doc

Thelbi: Ofrimin e shërbimit të emergjencës për një periudhë kohore prej 72 orësh për fëmijët e identifikuar që kanë nevojë për mbrojtje të men-jëhershme. Vendosja e fëmijës që ka nevojë për mbrojtje të menjëhershme në institucionin e përkujdesit shoqëror publik që ofron shërbime sociale për fëmijët, që ndodhet pranë vendbanimit/vendqëndrimit më të afërt me fëmijën. Institucioni i përkujdesit social krijon kushtet e nevojshme për ga-rantimin e plotësimit të nevojave bazë të fëmijëve,duke ofruar në mënyrë

Page 25: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

26 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

PËRMBLEDHJE E LEGJISLACIONIT PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

të menjëhershme: strehim, ushqim dhe kujdes shëndetësor. Institucionet e përkujdesit social publik, brenda 12 orësh, bashkërendojnë punën me njës-inë e mbrojtjes së fëmijëve për të ndërmarrë hapat e parashikuar në ligj për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit më tej.

Page 26: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

27NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

PJESA E DYTË: MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

QËLLIMI

Përmirësimi i njohurive dhe aftësive me synim ofrimin e një shërbimi cilësor për individët dhe familjet në nevojë konform standardeve të shërbi-meve sociale bashkëkohore.

HYRJE: FUNKSIONI I PUSHTETIT VENDOR NË OFRIMIN E SHËRBIMEVE SOCIALE

Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një push-teti vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit.

Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të qeverisjes vendore, si dhe raporti që ajo ka me pushtetin qendror varen nga kuptimi kushtetues dhe ligjor që i jepet decentralizmit të pushtetit, autonomisë vendore dhe vetëqeverisjes.

Decentralizmi ka përmasat e veta, politike, administrative dhe financiare, të cilat ndërveprojnë midis tyre dhe përfaqësojnë në thelb tre komponentët e pushtetit. Decentralizmi përfshin transferimin e autoritetit politik në nive-lin vendor nëpërmjet një sistemi përfaqësimi të bazuar në zgjedhjet politike vendore. Nëpërmjet decentralizmit administrativ transferohet përgjegjësia për çështjet e administrimit të disa funksioneve publike qendrore te njësitë vendore, ndërsa decentralizmi financiar i referohet zhvendosjes së pushtetit financiar pranë nivelit vendor, me qëllim pajisjen e tij me autoritet më të madh në administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Pushteti lokal, apo ndryshe qeverisja vendore, përfaqësohet nga njësitë administrative vendore që janë pjesë e bashkive.

Page 27: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

28 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Sipas ligjit këto njësi kanë kompetenca të plota administrative, shër-bimi, investimi dhe rregullatore në fushat e mëposhtme:

• Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike;

• Në fushën e shërbimeve me karakter social, kulturor e sportiv;

• Në fushën e zhvillimit ekonomik vendor;

• Në fushën e rendit dhe mbrojtjes civile;

• Po ashtu, njësive të qeverisjes vendore u delegohen funksione apo kompetenca, të cilat mund të jenë të detyrueshme ose jo të detyrueshme. Kompetencat e deleguara, të detyrueshme janë gjithnjë të përcaktuara me ligj dhe institucionet qendrore përcaktojnë procedurat e kontrollit për zba-timin e tyre. Për kompetenca jo të detyrueshme, bashkëpunimi ndërmjet qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore realizohet nëpërmjet një marrëveshjeje të posaçme. Bashkia me nismën e vet mund të përdorë bu-rimet e veta financiare për ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të deleguara, me synim ngritjen në nivel më të lartë të shërbimit, në interes të komunitetit.

• Gjithashtu, njësitë e qeverisjes vendore kanë edhe disa funksione të përbashkëta me pushtetin qendror. Ato e kryejnë secilin nga funksionet e mëposhtme, veçmas ose së bashku me pushtetin qendror, në përputhje me afatet e përcaktuara me ligj. Në rastet kur pushteti qendror i kërkon bashkisë kryerjen e një funksioni të përbashkët ose arritjen e një standardi kombëtar për realizimin e këtij funksioni, ai siguron mbështetje të mjaftueshme finan-ciare dhe materiale.

Bashkia kryen këto funksione të përbashkëta për këto fusha:

a) arsimin parashkollor dhe parauniversitar;b) sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shën-detit publik;c) kujdesin social, zbutjen e varfërisë dhe garantimin e funksionimit të institucioneve përkatëse;d) rendin publik dhe mbrojtjen civile;e) mbrojtjen e mjedisit;f) funksione të tjera të përbashkëta sipas mënyrës së përcaktuar me

Page 28: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

29NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

ligj.Bashkia është përgjegjëse edhe për ushtrimin e funksioneve lidhur me ofrimin e

shërbimeve sociale:

1. Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

2. Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, si-pas mënyrës së përcaktuar me ligj.

3. Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbi-meve sociale vendore.

4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqe-nien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Bashkitë janë përgjegjëse jo vetëm për administrimin e kërkesave ndaj grupeve në nevojë, por edhe për adresimin e tyre drejt zgjidhjes së prob-lemeve. Të gjitha shërbimet e ofruara synojnë të reduktojnë nivelin e rr-ezikut për jetesën, dhe të përmbushin nevojat konkrete të tyre. Ato janë të kufizuara në kohë dhe rishikohen rregullisht nga grupi shumëdisiplinor nën drejtimin e punonjësve të sektorit të ofrimit të shërbimeve. Përmbushja e të gjithave nevojave arrihet të realizohet ndërmjet menaxhimit të rasteve.

Menaxhimi i shërbimeve shoqërore, normalisht, kryhet në nivel vendor (niveli i parë). Bazuar në parimin e mbështetjes/ndihmës, ky është niveli më afër qytetarëve që mund ta kryejë këtë funksion në mënyrën e duhur. Kufiz-imet kryesore të ofrimit të shërbimeve sociale në nivel vendor do të mund të kapërcehen nëpërmjet konsolidimit të njësive të qeverisë vendore. Në pa-rim, qeveritë vendore duhet të jenë në gjendje të punësojnë më shumë staf dhe madje më të mirëkualifikuar për të vepruar si menaxherë të rasteve dhe/ose menaxherë të shërbimeve sociale. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të ngrenë qendra shumëfunksionale që përshtaten me grupe të shumta të synuara për të minimizuar kostot e shërbimit dhe zgjeruar shërbimet në të gjitha territoret e tyre.

Page 29: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

30 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

SESIONI 1: KUPTIMI I MENAXHIMIT TË RASTIT DHE DI-MENSIONET E TIJ

1.1 Kuptimi i menaxhimi të rastit dhe dimensionet e tij

1.2 Parimet udhëheqëse

1.3 Të drejtat e përfituesve të shërbimeve shoqërore

1.4 Privatësia dhe Konfidencialiteti

1.1 Kuptimi i menaxhimi të rastit dhe dimensionet e tij

Ndihma e ofruar ndaj grupeve vulnerabël, që nga identifikimi, bashkë me problematikat që mbarten, e deri te zgjidhja e tyre përbën atë që quhet “Menaxhimi i rastit”.

Menaxhimi i rastit është një metodologji e cila siguron hap pas hapi ofrimin në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive të ndihmës për individët në nevojë (fëmijë, i rritur apo familje) dhe që synon të promovojë dhe nxisë më tej mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenien e personit.

Menaxhimi i rastit përfshin masat dhe koordinimin e ndërhyrjeve të ndërmarra nga Punonjësi Social me detyrën për menaxhimin e rastit, duke u udhëhequr nga Interesi më i Lartë i individit/familjes që ka nevojë për ndihmë; përfshin specialistët e strukturave dhe shërbimeve publike dhe jo-publike, si dhe individë që kanë ndikim në jetën e personave në nevojë, në procesin e identifikimit, vlerësimit të rrezikut dhe nevojave, planifikimin e ndërhyrjeve, zbatimin dhe ofrimin e shërbimit dhe ndihmës, monitorimit, si dhe rishqyrtimin e situatës deri në momentin që këta persona të kenë marrë të gjithë ndihmën e kërkuar.

Ndjekja e hapave bazë siguron që për çdo person do të ofrohet i njëjti nivel shërbimi dhe mbrojtjeje në mënyrën dhe kohën e duhur, nëpërmjet përfshirjes aktive të grupit shumëdisiplinor. Grupi multidisiplinor së bashku me menaxhuesin e rastit, marrin vendimin për llojin e ndërhyrjes dhe shër-bimet që i duhen ofruar fëmijës/familjes/individit, pas një vlerësimi të hol-lësishëm të nivelit dhe llojit të rrezikut dhe situatës aktuale.

Të gjitha shërbimet e ofruara synojnë të reduktojnë nivelin e rrezikut

Page 30: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

31NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

për jetesën, shëndetin e zhvillimin e jetës dhe të përmbushin nevojat e tyre konkrete. Ato janë të kufizuara në kohë dhe rishikohen rregullisht nga grupi shumëdisiplinor nën drejtimin e atij personi që do të menaxhojë rastin.

Menaxhimi i rasteve është dhe duhet të jetë funksioni parësor për çdo punonjës që merret me ofrimin e shërbimeve dhe si i tillë duhet konsideruar dhe mbështetur fuqimisht nga aktorë të mbrojtjes sociale.

Menaxhimi i rastit duhet parë në disa dimensione:

1 - Proces dinamik i orientuar nga klienti dhe nevojat e tij - Si e tillë, kjo metodologji që fillon me procesin e vlerësimit dhe vazhdon me zhvil-limin e planit, monitorimin e shërbimeve dhe vlerësimin e tyre, orientohet vetëm nga nevojat e përfituesit, të cilat mund të ndryshojnë vazhdimisht. Ky proces fillon “aty ku klienti ndodhet”, duke adresuar nevojat e tij të nguts-hme dhe bazë për ushqim, veshje, strehim, transport apo kujdes. Plotësimi i tyre krijon premisa pozitive për të angazhuar më tej përfituesin drejt ndry-shimeve të dëshiruara. Gjithnjë duhet peshuar mirë ndihma e cila mund të jetë pozitive kundrejt asaj që mund të pengojë angazhimin e mëtejshëm.

2 - Bashkëpunim njerëzor dhe partneritet profesional – Menaxhimi i rastit integron ndihmën/kujdesin joformal të ofruar nga familja, shoqëria, grupet vetëndihmuese apo fetare me shërbimet komunitare formale, pub-like apo private, pra, ata që kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose jo te jeta e përfituesit/es. Ata mund të jenë prindërit, miqtë, punonjës socialë, special-istë të disiplinave të tjera apo përfaqësues të institucioneve publike ose pri-vate. Objektivat arrihen si funksion i një koordinimi dhe partneriteti me këta aktorë.

3 - Përqasje individuale në një kontekst shoqëror – Procesi i menax-himit të rastit ndjek përqasjen me fokus kryesor përfitues-in/en, ku mar-rëdhënia ndërmjet përfituesit dhe punonjësit social është vendimtare gjatë procesit të ndihmës. Por menaxheri i rastit merr gjithnjë në konsideratë ndikimin e ndërsjellë ndërmjet përfituesit dhe kontekstit shoqëror ku ai/ajo jeton. Kjo perspektivë ndihmon të kuptuarit e mjaft sfidave me të cilat ndeshen klientët, për shkak të padrejtësive dhe diskriminimit social.

Page 31: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

32 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

4 - Ndërhyrja ndodh në nivele mikro, mexo dhe makro. Impakti i shërbimeve të ofruara synon përmirësimin e situatës individuale, familjare, të grupit, komunitetit, organizatave dhe politikave. Një rol vendimtar për të nxitur ndryshimet në të gjitha nivelet luan advokacia.

Kur flasim për nivelin mikro kemi nga njëra anë punonjësit që përpiqen të promovojnë dhe inkurajojnë vetë klientët të advokojnë për të drejtat e tyre, duke i angazhuar në të gjithë hapat e procesit të ndihmës dhe nga ana tjetër merr pjesë vetë në komunikimin e këtyre nevojave dhe synimeve për ndryshim duke bashkëvepruar me ofruesit e shërbimeve dhe vendimmar-rësit komunitarë. Ata kujdesen që aktorët e tjerë t’i kuptojnë nevojat e tyre dhe arrijnë të dallojë epërsitë, aftësitë e tyre. Ata duhet të ndërmjetësojnë që shërbimet komunitare të plotësojnë nevojat e veçanta të secilit prej klientëve dhe këto shërbime të jenë efektive duke respektuar afatet dhe ndonjëherë dhe emergjencat e situatave.

Kur flasim për nivelin mexo dhe makro, synimet janë edhe më ambi-cioze dhe impakti i tyre shtrihet përtej një klienti të vetëm. Disa prej tyre janë:

i. Promovimi dhe realizimi i të drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të individëve, familjeve, grupeve në nevojë;

ii. Nxitja e drejtësisë shoqërore, duke kërkuar kapërcimin e pengesave strukturore. Të sjellë në vëmendjen e autoriteteve shtetërore përgjegjëse dhe publikut të gjerë këto pengesa, vështirësitë dhe vuajtjet me të cilat ndeshen grupe të caktuara shoqërore, duke propozuar zgjidhje për lehtësimin e tyre;

iii. Të përdorin njohuritë dhe eksperiencën profesionale për të dhënë kontributin në zhvillimin e politikave sociale, si: informacionin e mbledhur në zonat e tyre mbi tipat e shërbimeve të nevojshme, të cilat do të promo-vojnë zhvillimin dhe mirëqenien e individëve në nevojë;

iv. Të propozojnë ndryshimin e strukturave shoqërore që përforcoj-në pabarazitë dhe padrejtësitë duke punuar për respektimin e të drejtave njerëzore;

v. Të nxisë politikat, praktikat dhe kushtet sociale, të cilat mbështesin

Page 32: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

33NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

të drejtat njerëzore duke ofruar drejtësi, mundësi të barabarta në burimet sociale, ekonomike e politike dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset sho-qërore, në vendimet, si dhe në zhvillimin, zbatimin e politikave.

1.2 Parime udhëheqëse gjatë menaxhimit

Interesi më i lartë i përfitues-it/es - Përmirësimi i mirëqenies së tij/saj

Të gjitha vendimet do të merren duke pasur në konsideratë interesin më të lartë të përfitues-it/es. Ata mbështeten dhe aftësohen për të përmirë-suar cilësinë e jetës, statusin psikosocial dhe kapacitetin funksional të tyre.

Dinjiteti, respekti i të drejtave

Çdo përfitues trajtohet me dinjitet dhe respektohen të drejtat individu-ale dhe ato universale.

Pavarësia

Përfituesit kanë kontroll mbi jetën e tyre, ndërkohë që mbështeten dhe mbrohen ndaj rreziqeve/faktorëve kërcënues. Inkurajohen vazhdimisht për integrim shoqëror dhe pjesëmarrje në jetën e komunitetit.

Mundësi dhe trajtim i barabartë

Të gjithë përfituesit do të marrin të njëjtin nivel shërbimesh ose ndihme dhe nuk do të diskriminohen si rezultat i statusit social/ekonomik që ata kanë, etnisë, gjinisë, orientimit seksual, besimit fetar, moshës ose aftësisë.

Zgjedhja e shërbimeve

Përfituesve u mundësohet zgjedhja e shërbimeve që ofrohen, bazuar në ofrimin e një informacioni të kuptueshëm për ta. Miratimi i tyre (i shkruar), i hap rrugën marrjes së shërbimeve të ndryshme.

Siguria

Përfituesit e shërbimeve duhet të ndihen të sigurtë dhe të pacenuar nga abuzimi, shfrytëzimi apo neglizhenca.

Page 33: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

34 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Konfidencialiteti

Gjithë informacioni i dhënë punonjësit, do të përdoret për të përcak-tuar nevojat për ndërhyrje. Duhet të merren të gjitha masat për të ruajtur privatësinë dhe identitetin e përfitues-it/es, si dhe shënimet e mbajtura do të ruhen dhe nuk do të jenë të hapura për publikun ose organizatat e tjera të cilat nuk janë drejtpërdrejt të përfshira me përfitues-in/en. Shpërndarja e informacionit duhet të jetë e kufizuar në drejtim të subjekteve që e kanë të nevojshëm dhe të domosdoshëm atë informacion.

1.3 Të drejtat e përfituesve të shërbimeve shoqërore

Detyrimet e menaxhuesit të rastit ndaj përfituesve të shërbimit:

1. Menaxheri i rastit duhet të njohë kulturat ose komunitetet ku ush-trojnë aktivitet. Stafi duhet të jetë i vetëdijshëm për shumëllojshmërinë e kulturave në shoqëri dhe për ndikimin e tyre tek individët brenda komu-nitetit. Menaxheri i rastit duhet t’i respektojë individët/grupet, kulturat dhe besimet e tyre.

2. Menaxheri i rastit duhet të ndërveprojë me ndershmëri, sinqeritet dhe objektivitet me përfituesit dhe kolegët, për të nxitur interesin më të mirë të përfituesve.

3. Menaxheri i rastit duhet të bëjë përpjekje të arsyeshme për të nx-itur vazhdimësinë e shërbimit, nëse vetë nuk mund ta japë këtë shërbim për arsye etike.

4. Menaxheri i rastit nuk duhet të përfshihet në marrëdhënie in-time me përfituesit dhe as në aktivitete të cilat mund të perceptohen nga përfituesit apo persona të tjerë si ngacmime seksuale.

5. Menaxheri i rastit nuk duhet ta përdorë marrëdhënien profesionale për t’u imponuar përfituesve besimet e veta politike, ideologjike dhe fetare.

6. Menaxheri i rastit duhet të mbajë një marrëdhënie profesionale dhe etike me përfituesit, në çdo kohë, dhe duhet të ruajë kufijtë e duhur profesionalë me përfituesit ekzistues dhe ata të mëparshëm.

Page 34: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

35NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

7. Menaxheri i rastit mund të marrë pjesë, me raste, në aktivitete të planifikuara sociale ose zbavitëse me përfituesit, siç janë aktivitetet për gjetje fondesh, aktivitetet e bamirësisë dhe aktivitete të ngjashme.

8. Menaxheri i rastit nuk duhet t’u japë hua apo të shkëmbejë me përfituesit parà apo sende vetjake. Gjithashtu, menaxheri i rastit nuk duhet të japë dhe as të marrë shërbime personale nga përfituesit ekzistues.

Të drejtat e përfituesve të shërbimeve shoqërore

Përfituesit e shërbimeve kanë të drejta të padiskutueshme që duhet të respektohen gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve. Përfituesit duhet të jenë të informuar për këto të drejta dhe të kërkojnë respektimin e tyre gjatë pro-cesit të ofrimit të shërbimit.

Për çdo përfitues duhet të ofrohet një mjedis qëndrimi i cili i fuqizon përfituesit e shërbimeve, nxit vetëvendosjen dhe u jep atyre të drejtat e më-poshtme:

1. Të trajtohen me dinjitet, respekt dhe pa diskriminim të mbështetur në racën, ngjyrën, kombësinë, gjuhën, gjininë, orientimin seksual, bindjet politike, fetare apo filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore apo shoqërore, shtatzëninë, të qenët prind, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozitat gjenetike, aftësitë e kufizuara, përkatësinë në një grup të caktuar apo për çfarëdo arsyesh të tjera, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

2. Të respektohet e drejta e përfituesve për vetëvendosje, për t’i pranuar ose refuzuar shërbimet, pasi është mirëinformuar për to, pra, pjesë-marrja është vullnetare.

3. Përfituesi i shërbimeve ka të drejtën të marrë pjesë në veprimtaritë e organizuara nga programi, sipas planit individual të ndërhyrjes.

4. Përfituesi i shërbimeve ka të drejtë të ankohet, nëse shërbimet nuk i ofrohen, nëse këto shërbime nuk janë me cilësi të mirë, ose nëse nuk trajtohet në mënyrë të barabartë dhe me respekt e dinjitet.

5. Ankesat lidhur me kufizime apo ndëshkime, të cilat shqyrtohen

Page 35: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

36 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

me drejtësi, në kohë dhe paanshmëri.

6. Të kenë akses te dosjet me të dhënat e tyre.

7. Të mos abuzohen, shfrytëzohen, shtrëngohen/ detyrohen, ma-nipulohen.

8. Të mos pranojnë të bëjnë deklarata publike për të shprehur mirën-johjen për programin apo të performojnë në tubime publike.

9. Fotografitë e përfituesve të përdoren vetëm në përputhje me pëlq-imin e dhënë me shkrim.

10. Të marrin pjesë në planifikimin e shërbimeve që jepen jo vetëm për ta, por edhe në hartimin dhe rishikimin periodik të objektivave, sipas shërbimit që marrin.

1.4 Privatësia dhe konfidencialiteti

Privatësia dhe konfidencialiteti janë dy koncepte të ndara që plotësojnë njëri-tjetrin.

Privatësia është “e drejta dhe fuqia për të kontrolluar informacionin (rreth vetes) që të tjerët posedojnë”. Konfidencialiteti është detyra e atyre që marrin informacion privat dhe që nuk duhet ta përhapin atë pa pëlqimin e klientit.

Klientët duhet të ndihen të lirshëm për të dhënë informacion të saktë rreth çështjeve të tyre, por është e rëndësishme që ata të informohen në kohë për kushtet e sigurisë pa të cilat kompromentohet konfidencialiteti. Kështu, ata do të mund të vendosin në mënyrë të ndërgjegjshme se cfarë dhe kur duan të zbulojnë. Nëse vijnë në këshillim në mënyrë të vullnetshme, janë ata vetë që do të vendosin, nëse do të flasin për atë që përbën rrezik për ta ose jo.

Por sigurisht ata, si të gjithë njerëzit, kërkojnë siguri dhe mund të jenë të gatshëm për të folur për çështje sensitive, pasi marrëdhënia me këshil-luesin të jetë konsoliduar, pra, ai të ketë krijuar besimin në marrëdhënien profesionale me kufij të qartë ndërmjet personales dhe marrëdhënies së

Page 36: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

37NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

ndihmës. Ruajtja e mirëbesimit të informacionit të përfituesit duhet të jetë bërthama e gjithë shërbimit.

E drejta për shërbim konfidencial

Konfidencialiteti është i lidhur ngushtë me parime themelore etike si ai i pavarësisë dhe së drejtës së përfitimit të shërbimit duke respektuar in-teresin më të lartë të klientit. Ai i shërben shqyrtimit të rasteve ku vendoset se kush mund të ketë akses në informacionin e grumbulluar gjatë këshil-limit. Vendimmarrja për të ndarë me të tretë informacionin mbetet tërësisht e drejtë e përfituesit, pasi ndikon drejtpërdrejt në konceptin e tij për veten, kufijtë e tij/saj. Nëse atij nuk i lihet minimalisht kjo e drejtë, pak gjasa ka që të besojë në të ardhmen që kufijtë e vetes do të respektohen.

Menaxhuesi i rastit/Këshilluesi, në parim, nuk ka të drejtë ekskluzive në vendimmarrjen për të ndarë informacionin me të tretë (përvec rasteve të veçanta). Ai duhet të respektojë deri në fund të drejtën e përfituesit për privatësi në këshillim dhe të mbetet besnik ndaj përfituesve të tij. Por situ-atat mund të ndërlikohen aq sa ruajtja e privatësisë të mbetet në plan të dytë. Këtu bëhet fjalë për rastet kur konfidencialiteti thyhet “aksidentalisht”, kur këshilluesi: a) nuk mban dot barrën e emocioneve të ngacmuara gjatë këshillimit; b) vuan natyrën e tij të brishtë; c) vuan mungesën e shprehive të mospërfshirjes emocionale në këshillim; d) ndan, nga pakujdesia, informa-cionin me të tjerë; e) nuk mban dot peshën e projektimeve që ka pasur gjatë këshillimit etj.

Për përcaktimin e kufijve, kur thyhet konfidencialiteti, ndihmon njohja e parimeve etike. Menaxhuesi i rastit/këshilluesit kanë përgjegjësi të sqaroj-në gjithë kufizimet etike dhe ligjore të konfidencialitetit. Ata duhet të infor-mojnë përfituesit se ajo që do të ndodhë në këshillim, do të jetë konfiden-ciale dhe duhet të sqarojnë se kanë detyrime edhe ndaj të tjerëve, përpos përfituesve. Ata janë të detyruar të veprojnë për të mbrojtur të tjerët nga dëmtimi dhe ushtrimi i gjykimit të tyre profesional. Në këto raste merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Në disa kode etike, në pjesët që garantohet e drejta e konfidencialitetit dhe e komunikimit të privilegjuar, shtohet se ky privilegj mohohet, nëse këshilluesi ka arsye të besojë se përfituesi është në

Page 37: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

38 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

gjendje të tillë emocionale dhe mendore që mund të dëmtojë veten, persona të tretë dhe pronën e tyre. Në këtë rast, këshilluesi ka të drejtë ta ndajë këtë informacion me organet kompetente për të parandaluar rrezikun.

Ekzistojnë disa raste kur menaxheri i rastit/këshilluesi ndien se detyro-het ta thyejë parimin, pasi:

• ka nevojë të këshillohet me të tretë: profesionistë të profilit të tij ose profesionistë të profileve të ngjashme komplementare.

• ndien se ekspertiza e tij është e pamjaftueshme për të mbuluar deri në fund nevojat e klientit për këshillim dhe mund t’i duhet domosdoshmër-isht ndërhyrja e profesionistëve nga fusha të afërta.

Në këto raste është e domosdoshme marrja e miratimit të klientit dhe e ruajtjes së identitetit të tij.

Rastet kur këshilluesi nuk e ruan më konfidencialitetin janë:

o rastet në të cilat përfituesit paraqesin rrezik për veten ose jetën e të tjerëve; o rastet në të cilat përfituesit kërkojnë që të dhënat e tyre t’u jepen të tretëve; o rastet në të cilat gjykata kërkon që këshilluesi t’i bëjë të vlefshme shënimet për gjykatën.

Privatësia

Privatësia e këshillimit përcaktohet si “liri e klientit për të zgjedhur vetë kohën dhe rrethanat në të cilat do të tregojë besimet, sjelljet dhe opinionet”. Edhe masa e ndarjes së informacionit është e drejtë e klientit.

Një dimension tjetër i lidhur me privatësinë ka të bëjë me infrastrukturën e vendosur në dispozicion për intervistimin apo këshillimin e përfituesit.

Page 38: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

39NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

SEKSIONI 2: IDENTIFIKIMI I RASTIT

2.1 Identifikimi i përfituesve të shërbimeve bazuar në vlerësimet e rrezikut, kapacitetit dhe përshtatshmërisë së shërbimeve

2.2 Vlerësimi, fazat dhe parimet e procesit

2.1 Identifikimi i përfituesve të shërbimeve

Çdo individ, që të përfitojë shërbime sociale, mund të aplikojë drejt-përdrejt pranë bashkisë/njësisë administrative (Drejtoria e Shërbimeve So-ciale), drejtorive rajonale të SHSSH-së ose pranë qendrave sociale. Aplikimi bëhet me shkrim dhe sipas një modeli të unifikuar.

Ai mund të referohet dhe nga aktorë të tjerë nga komuniteti: mësuesit, edukatorët, infermierët, mjekët, të afërmit, sidomos kur ata dyshojnë që fëmijët abuzohen ose neglizhohen apo kur të rriturit janë nën kushtet e kërcënimit të mirëqenies së tyre dhe kanë nevojë për ndihmë të specializuar. Ligji shqiptar detyron gjithkënd që është në kontakt me fëmijën e abuzuar, ta raportojë abuzimin pranë shërbimeve sociale më të afërta. Referime bëhen edhe nga fqinjët, të afërmit ose vetë anëtarët e familjes.

Kriteret e pranimit si përfitues i shërbimeve

Për të përcaktuar përshtatshmërinë, vlerësimi bazohet në:

a) “nivelin e rrezikut“ (i lartë, i mesëm, i ulët); b) “pragun e pranimit“ për përfitim shërbimi;c) vendet e lira/kapaciteti i qendrës për atë shërbim.

Page 39: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

40 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Kriteret/kushtet që përcaktojnë nivelin e rrezikut:Rrezik i lartë Rrezik i mesëm Rrezik i ulët• jeta është e rrezikuar apo rrezikohet, dëm-tim, plagosje;• ekzistojnë probleme serioze shëndetësore, apo mund të zhvillo-hen në të ardhmen;• nuk është ose do të jetë pak apo aspak e mundur, zgjedhja a kontrolli mbi aspekte jetësore të mjedisit që e rrethon;• abuzim serioz apo neglizhim ka ndodhur ose do të ndodhë, trafikim potencial;• ekziston një paaftësi për të kryer kujdesin personal ose rutinat e përditshme;• përfshirja normale në punë, arsim apo të mësuarit nuk është e mundur pa mbështetje profesionale;sistemi i mbështetjes brenda familjes/rrethit familiar nuk ekziston, ose nuk funksionon, ose është i pamundur.

• ekziston vetëm kontroll i pjesshëm mbi mjedisin që e rrethon;• abuzimi apo neglizhenca mund të ndodhin, nëse nuk merren masa, por ende nuk ka prova për këtë;• ekziston një paaftësi për të kryer disa nga aktivitetet e rutinës së përditshme;• përfshirja në punë, arsim apo të mësuarit nuk është e mundur pa mbështetje profesionale;• pjesa më e madhe e mbështetjes brenda familjes/rrethit familiar nuk funksionon ose është i pamundur

• ekziston apo mund të ekzistojë një paaftësi për të kryer një ose dy veprimtari të rutinës së përditshme;• përfshirja në punë, arsim apo të mësuarit nuk është e mundur pa mbështetje profesionale;• ambienti familjar është i sigurt, pasi bëhet vlerësimi/verifikimi i situatës

Niveli/pragu i mbështetjesNë varësi të fondeve dhe kapaciteteve, përcakton edhe pragun e kategorizimit të aplikantëve në përfitues dhe jopërfitues. Aktualisht, është vendosur pragu në nivelin e “rrezikut të mesëm“.Vendet e lira/kapaciteti i qendrës për atë shërbim - një variabël e verifikueshme

Page 40: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

41NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

2.2 Vlerësimi, fazat dhe parimet e procesit

Vlerësimi është një proces i vazhdueshëm dhe jo një moment i vetëm në procesin e ndihmës, i njohur ndryshe si fillimi i punës me përfituesin. Pa një proces vlerësimi, është shumë e vështirë që grupi shumëdisiplinor të ndërmarrë veprime konkrete dhe të diskutojë për një plan konkret të ndë-rhyrjes. Ai mundëson analizën e marrëdhënieve të klientit me të tjerët, me mjedisin fizik dhe atë social.

Vlerësimi njihet ndryshe si “harta e rrugës” dhe përmban mjaft infor-macion të dobishëm e ndihmon në planifikimin e rrugës dhe të udhëtimit për të ndihmuar përfitues-in/en, ndihmon për të ndërtuar gjykimet, për të gjetur rrugët e shkurtra që të çojnë në marrjen e vendimeve të shpejta, por në të njëjtën kohë ndihmuese për klientin.

Ai është një proces kompleks, i cili kërkon të jesh mendjehapur ndaj një informacioni të larmishëm si verbal, ashtu edhe joverbal, i prezantuar nga përfituesit, të afërm, familjarë të tij, por edhe nga specialistë të cilët kanë ndërvepruar dhe kanë njohje me të.

Parimet që drejtojnë procesin e vlerësimit janë:

• të bazohet në zhvillimin e potencialit të përfituesit;

• të ketë në qendër përfituesin, pra, të sigurojë që ai/ajo është gjithmonë në qendër të procesit dhe mbetet fokusi kryesor përgjatë gjithë procesit të vlerësimit, duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të përfitues-it/es;

• të vendosë dhe konsiderojë përfitues-in/en brenda familjes dhe komunitetit të gjerë ku jeton;

• përfshin punën aktive dhe të vazhdueshme me përfitues-in/en;

• të bazohet në fakte ose evidenca objektive e profesionale dhe nuk duhet të mbetet si një gjykim subjektiv i stafit apo profesionistëve të tjerë;

• konsideron përqasjen shumëdisiplinore. Në shumicën e rasteve, nevojat e përfituesve të sherbimeve të qendrës janë komplekse dhe si të tilla kërkojnë që të adresohen në mënyrë shumëdimensionale.

Page 41: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

42 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Fazat e vlerësimit:

- Mbledhja e informacionit- Analiza dhe kuptimi i informacionit të mbledhur- Planifikimi i veprimeve bazuar në këtë analizë

a) Mbledhja e informacionit. Një pjesë e tij merret që në momen-tin kur identifikon rastin. Ato janë të dhëna të përgjithshme demografike dhe të situatës sipas përshkrimit të dhënë nga përfitues-i/ja. Ky formular të dhënash bëhet pjesë e dosjes personale të tij/saj dhe rishikohet në mënyrë periodike duke përcaktuar dhe shënuar me korrektësi datat e rishikimit/plotësimit të tij. Intervistat me anëtarë të familjes, të njohur në komunitetin ku jeton, punon apo ka punuar, apo organizata me të cilat ka bashkëpunu-ar, shërbejnë për të marrë një informacion më të plotë rreth individit në nevojë.

1. emri dhe mbiemri i plotë, përfshi ndonjë emër të mëparshëm (p.sh. emri i lindjes, emrat e mëparshëm të martesës ose pseudonimet); 2. data dhe vendi i lindjes; 3. gjendja civile; 4. përbërja e familjes; 5. adresa e plotë dhe numri i telefonit; 6. adresat e mëparshme ose vendi ku ka jetuar familja, nëse është zhvendosur rishtazi; 7. origjina etnike e familjes;8. feja e tyre dhe sa e rëndësishme është për ta;9. arsimi dhe kompetencat e certifikuara;10. historiku i punësimit (kurse, vullnetarizëm etj); 11. situata financiare (të ardhura, prona, borxhe, shpenzime, etj); 12. lloji i strehimit dhe kushtet e jetesës; 13. marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të familjes (Ekoharta si instru-ment i mundshëm); 14. nevojat për shërbime (të shprehura nga përfitues-i/sja).

Ky proces duhet të pasohet nga takime të tjera vlerësuese, verifikimi i mundshëm i informacionit dhe pasurimi i tij përmes vëzhgimeve, bisedave me familjarë dhe profesion-istë të tjerë duke synuar:

Page 42: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

43NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

• Vlerësim të situatës psiko-sociale, konjitive, shëndetësore dhe af-tësinë për të përmbushur rolet sociale;

• Identifikim të barrierave individuale dhe sistemike të cilat pengojnë klientin të përdorë shërbimet komunitare;

• Sjelljen, histori devijancash, vartësish, vepra penale, tentativa vetëvrasjeje, mekanizmat mbrojtës, aftësitë e menaxhimit të krizave;

• Histori apo risk abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi dhe arsyet e këtyre eventeve;

• Planifikime gjatë jetës, të përmbushura ose jo;

• Dëshira dhe kapaciteti për të bërë jetë të pavarur;

• Marrëdhëniet me organizata komunitare, fetare; rrjeti social mbështetës;

• Strategji të përdorura nga klienti në të kaluarën për t’u përballur me kriza të ngjashme dhe rezultatet e tyre;

• Aftësitë komunikuese të shprehura në komunikim ndërpersonal verbal dhe joverbal janë të rëndësishme, në mënyrë që përfituesit të mund të komunikojnë dhe të kuptojnë çfarë u është thënë, të mund të reflektojnë mbi atë që u është thënë dhe gjithashtu të mund të lexojnë dhe interpretojnë gjuhën e trupit.

Gjatë intervistave duhen pasur parasysh:

• Telefonat celularë duhet të fiken dhe në qoftë se ka në dispozicion një vend të mbyllur, duhet të vendoset një tabelë mbi derë për të njoftuar të tjerët që të mos hyjnë për të shmangur ndërprerjen e intervistës.

• Duhen shmangur stili gjykues ose hetues i intervistimit. Me indivi-din duhen krijuar lidhje të tilla që ai/ajo të ndihet i respektuar dhe të krijojë besim tek intervistuesi.

• Të informohet personi që të gjitha përgjigjet do të mbahen të fshehta. T’i tregohet atij saktësisht se ç’do të ndodhë me informacionin e marrë dhe si e kujt do t’i jepet ai.

Page 43: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

44 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

• T‘i shpjegohet klientit që mund të bëjë pyetje në çdo kohë ose të kërkojë sqarime ose përsëritje të asaj ç’ka është shpjeguar ose thënë më parë.

• Të sigurohet që personi i ka kuptuar të gjitha gjërat që i shpjeguat.

• Të pyetet personi, nëse ka pyetje pa filluar intervistën.

• Të pyetet personi a është dakord të marrë pjesë në intervistë.

• Intervistuesi duhet të prezantohet dhe të përshkruajë rolin e tij/saj.

• Intervistuesi duhet të sigurohet/të pyesë, nëse individi i intervis-tuar ndihet i sigurt dhe i qetë.

• Ta pyesë, nëse individi ka ndonjë dhimbje ose shqetësim ose nëse individi ka probleme që kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore.

• Duhet shpjeguar se intervista mund të përmbajë pyetje që kanë të bëjnë me historinë e tij/saj personale dhe se disa nga temat mund të jenë të sensitive, të dhimbshme për t’u kujtuar dhe mund të sjellin kujtime.

• I duhet shpjeguar individit se nuk është nevoja të përgjigjet men-jëherë dhe se mund të bëjë pushim kur të dojë, nëse ka nevojë.

• Duhet siguruar që individi është informuar që dhënia e informa-cionit privat mbetet dëshirë e tij.

• Duhet shpjeguar se informacioni i dhënë do të përdoret në funk-sion të ndërtimit të planit mbështetës.

• Duhet shpjeguar se, në qoftë se nuk do të mund t’i ofrohet ndihmë e drejtpërdrejtë, sepse nuk i përmbush kriteret apo për pamundësi shërbimi, do të bëhet përpjekja për ta ndihmuar duke e referuar për ndihmë diku tjetër.

Përdorimi i empatisë dhe aftësive intervistuese me fokus klientin mundëson angazhimin e klientit në proces.

Empatia - një formë e komunikimit njerëzor që përfshin dëgjimin e përfituesve, kuptimin e shqetësimeve të tyre, si dhe komunikimin e këtij

Page 44: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

45NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

kuptimi nëpërmjet ‘feedback’-ut.

• Ndërton marrëdhënien. Në komunikimin ndërpersonal empa-tia është tregues i një sjelljeje njerëzore. Përpjekjet për të ndier gjendjen shpirtërore të dikujt tjetër dërgojnë tek ai një mesazh respekti dhe kujdesi, prandaj empatia luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënies së punës me përfituesit.

• Stimulon veteksplorimin. Empatia është një mjet i pazëvendë-sueshëm për të ndihmuar klientin/individin të eksplorojë veten e shqetësim-et e tij/saj.

• Kontrollon mirëkuptimin. Në disa momente, punonjësi mund të mendojë se e ka kuptuar klientin/individin në ato që thotë, ndërkohë, kur ia reflekton atij këtë kuptim e sheh se nuk është kështu. Prandaj, empatia është një mjet kontrolli i bisedës e mirëkuptimit mes menaxherit të rastit dhe klientit.

• Siguron mbështetje. Përderisa empatia siguron një rrjedhë të vazh-dueshme mirëkuptimi është një mënyrë e sigurimit të mbështetjes përmes procesit të ndihmës.

• Lubrifikon komunikimin. Empatia vepron si një lloj komunikimi i shkëlqyer, ajo inkurajon e lehtëson dialogun e në të njëjtën kohë inkurajon bashkëbisedimin në procesin e ndihmës.

• Përqendron vëmendjen. Empatia ndihmon menaxhuesin dhe kli-entin/individin të mbajnë të ndriçuara çështjet themelore. Pra, i bën ata të fokusohen në përvojat kryesore, në sjelljet e ndjenjat më të rëndësishme.

• Mban nën kontroll punonjësin. Empatia e mban menaxhuesin e rastit larg kryerjes së disa gabimeve të tilla si: drejtimi i shumë pyetjeve, dhënia e këshillave pa vend etj; gjithashtu nuk e lejon menaxherin e rastit të ecë me ritme shumë të shpejta në procesin e ndihmës.

• Përgatit terrenin. Empatia përgatit terrenin për ndërhyrje të fuq-ishme të sugjeruara nga modeli ndihmës të tilla si: vlerësimi i përfituesit, vendosja e qëllimit, formulimi i strategjisë për veprim.

Page 45: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

46 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Ekohartat

Ekoharta është një përfaqësim vizual i përdorimit të simboleve për të treguar natyrën e marrëdhënieve të klientit/individit/familjes në lidhje me komunitetin. Ajo tregon lidhjet midis anëtarëve të familjes, njësisë famil-jare dhe sistemeve të jashtme të tilla si kopshtet, shkollat, sistemi shëndetë-sor, puna, aktivitetet dëfryese dhe komunitetin. Ajo është një tjetër mjet vlerësimi që ofron një pamje të prekshme dhe të qartë grafike të situatës së familjes.

Brenda 30 ditëve për secilin përfitues shërbimi, plotësohet një vlerësim i plotë dhe përpilohet një plan individual shërbimesh/ndërhyrjesh. Çdo tre muaj përgatiten vlerësime progresi dhe regjistrohen si dokumentacion i përfituesit të shërbimeve në dosjen e tij/saj.

SEKSIONI 3: PLANI INDIVIDUAL

3.1 Hartimi i planit individual të ndërhyrjes

3.2 Zbatimi i planit të ndërhyrjes; aktivitetet që mund të përfshihen si pjesë e këtij plani

3.1 Hartimi i planit individual të ndërhyrjes

Bazuar në vlerësimin e kryer, ndërtohet plani individual i ndërhyrjes në bashkëpunim me përfitues-in/en ose kujdestarët e tij/saj dhe anëtarët e grupit shumëdisiplinor, të cilët janë përfshirë në procesin e vlerësimit.

Plani bazohet në nevojat, pikat e forta, aftësitë e përfituesit dhe bu-rimet, të cilat mund të shfrytëzohen për të përmbushur qëllimin. Është e rëndësishme që punonjësi të argumentojë lidhjen mes nevojave të vlerësuara të klientit, si dhe adresimit të këtyre nevojave përgjatë procesit të ndihmës.

Zbatimi i planit duhet të monitorohet vazhdimisht, prandaj është e rëndësishme që ai të jetë realist dhe jo një përshkrim vizionar i ecurisë op-timale të dëshiruar.

Page 46: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

47NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Ai rishikohet në intervale të rregullta kohe (minimalisht çdo 6 muaj) dhe duhet të përmbajë:

1. nevojat dhe pikat e forta të përfituesit të shërbimeve; 2. interesin e përfituesit të shërbimeve;3. qëllimin final dhe objektivat specifike sipas ndërhyrjeve; 4. llojet e ndërhyrjeve për arritjen e qëllimit dhe objektivave;5. përgjegjësitë e përfituesit të shërbimeve, familjes së tij/saj, stafit shumëdisiplinor;6. afatet kohore kur ky plan duhet realizuar, duke parashikuar dhe afatet për shqyrtim dhe rinovim.

Qëllimi është rezultati përfundimtar që klienti/individi/përfituesi do të arrijë dhe objektivat janë hapat konkretë që klienti/individi/përfituesi duhet të ndërmarrë për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Kur vendosen objektivat është e rëndësishme të kihen parasysh kriteret e mëposhtme:

1) Objektivat duhet të jenë specifike, të përcaktuara qartë, në mënyrë që klienti/individi/përfituesi të dijë se çfarë pritet prej tij/saj dhe prej anëtarëve të tjerë të përfshirë në plan. Duhen konsideruar përgjigjet e py-etjeve: kush, çfarë, ku, kur dhe pse.

2) Objektivat duhet të jenë të matshme, sepse kur vendosen disa gurë kilometrikë, kritere të tilla si kohore dhe sasiore, ato ndihmojnë në per-ceptimin e arritjeve, gjë që inkurajon dhe motivon një impenjim edhe më të madh në hapat e mëtejshëm.

3) Objektivat duhet të jenë të arritshme. Kur klienti/individi/përfituesi identifikohet me to, duke qenë vetë protagonist i ndryshimit, fil-lon dhe impenjohet gjithnjë e më tepër duke zhvilluar aftësi, qëndrime op-timiste dhe sjellje proaktive për të arritur objektivat.

4) Objektivat duhet të jenë realistë. Klienti duhet të ketë dëshirë dhe të ketë mundësi të angazhohet në realizimin e tyre. Pra, ata të jenë të lidhur me atë se çfarë dëshiron të arrijë klienti në fund të ndërhyrjes dhe të jenë në përputhje me aftësitë dhe mundësitë e tij dhe të rrjetit mbështetës.

Page 47: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

48 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

5) Objektivat duhet të konturohen brenda afateve kohore të caktu-ara. Kur ato mungojnë, gjërat mund të zvarriten, por nëse këto limite ekz-istojnë, të gjithë anëtarët e grupit shumëdisiplinor impenjohen në të gjitha mënyrat për t’i realizuar.

3.2 Zbatimi i planit të ndërhyrjes/aktivitetet që mund të përfshihen si pjesë e këtij plani

Zbatimi fillon kur klienti është i/e gatshëm të vendosë planin e ve-primit në praktikë. Gjatë këtij hapi, stafi në bashkëpunim me përfituesin monitorojnë progresin e bërë, efektivitetin e ndërhyrjes dhe nivelin e kry-erjes së detyrave të caktuara, ekzaminohet reagimi i përfituesit nga progresi ose mungesa e tij dhe rritet motivimi. Gjithashtu, me anë të monitorimit stafi dhe klienti identifikojnë pengesat, si edhe pikat e forta të procesit të realizuar. Strategji të reja mund të ndërtohen për të kaluar ose për të përbal-luar vështirësitë që mund të shfaqen.

Gjatë ndërhyrjes punonjësi social/menaxheri i rastit mund të para-shikojë aktivitete të tilla:

• Vazhdimësinë e edukimit dhe të aftësive për jetën (p. sh. Promovi-min e mirëqenies personale, aftësitë prindërore, kërkimin e punës dhe për-shtatjen me tregun e punës, etj);

• Këshillim individual dhe psikoterapi të orientuara kryesisht drejt asaj konjitive/të sjelljes dhe asaj të orientuar drejt zgjidhjeve;

• Terapi çifti, terapi familjeje, terapi grupi;

• Ndërmjetësim dhe zgjidhje konfliktesh;

• Ndërhyrje në raste krizash;

• Advokaci në emër dhe në bashkëpunim me klientin;

• Informacione burimore dhe referimi (shërbime financiare, stre-huese, ligjore, mjekësore etj);

• Koordinimi i shërbimeve sidomos në periudhat tranzitore të ndi-hmës;

Page 48: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

49NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

• Monitorim i vazhdueshëm dhe vlerësim i planit të shërbimeve;

• Planifikim për transferimin e shërbimit ose përfundimin e kon-tratës;

Menaxheri i rastit duhet të ketë parasysh konceptet e lidhura me zhvil-limin njerëzor, sjelljen dhe ndryshimin e saj, proceset fiziologjike, konji-tive dhe psikosociale në stade të ndryshme të jetës. Në lidhje me sjelljet e përfituesve duhen pasur parasysh pikat e forta, mekanizmat mbrojtës, depresioni, ankthi dhe aspekte të shëndetit mendor të afektuara nga trau-mat, abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi. Sjelljet e varësise nga drogat, alk-ooli, lojërat e fatit duhen konsideruar me efektet e tyre rezonuese në rrjetin mbështetës të përfituesit.

SEKSIONI 4: GRUPI MULTIDISIPLINOR

4.1 Monitorimi dhe koordinimi i punës së grupit shumëdisiplinor

4.2 Aktorët kyç dhe mekanizmat institucionalë

4.3 Referimi dhe bashkëpunimi me qendra publike apo private

4.4 Vizitat në familje

4.1 Monitorimi dhe koordinimi i punës së grupit shumëdisiplinor

Grupi shumëdisiplinor mund të përbëhet si nga specialistë të fushës sociale, ashtu si edhe nga specialistët e tjerë të institucioneve publike apo private ku klienti/individi/përfiuesi mund të jetë referuar. Kjo sjell vështirë-si për menaxherin e rastit, i cili kërkon të sigurohet që për klientin ofrohet shërbimi më cilësor i mundshëm, por në të njëjtën kohë duke respektuar ku-fijtë në partneritetet e krijuara për të shmangur keqkuptimet e mundshme. Rekomandohet hartimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis ofruesve të ndryshëm të shërbimeve ku parashikohen detyrimet ndërmjet njëri-tjetrit. Aty parashikohet dhe kontakti, lloji, frekuenca si të domosdoshme për shkëmbimin e informacionit mbi rastet individuale të referuara dhe koor-dinimi për rishikimin e progresit të rastit.

Page 49: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

50 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

4.2 Aktorët kyç dhe mekanizmi i bashkëpunimit lidhur me menax-himin e rasteve

Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e individëve në nevojë, në përputhje me fushën e ushtrimit të veprimtarisë së tyre, janë në nivel qen-dror dhe vendor.

Mekanizmat në nivel qendror janë:

a) Këshillat Kombëtarë për Mbrojtjen e të Drejtave, p. sh. të fëmi-jëve, familjes, viktimave të trafikimit/viktima të dhunës etj;

b) Ministri që bashkërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të individëve me probleme sociale;

c) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës;

d) Drejtoritë e Politikave në Ministri;

e) Shërbimi Social Shtetëror.

Mekanizmat në nivel vendor janë:

a) Drejtoria e Kujdesit Social në Bashki;

b) Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social;

c) Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës në Bashki;

d) Njësia për të Drejtat e Fëmijës në këshillin e qarkut;

e) Administratorët shoqërorë;

f) Koordinatori për barazinë gjinore dhe/ose adresimin e dhunës në familje;

Mekanizmat në nivel qendror dhe vendor bashkëpunojnë ndërmjet tyre për zbatimin e legjislacionit dhe të politikave shtetërore.

Sektori i shërbimit social pranë bashkive / njësive vendore

Misioni i këtij sektori është analizimi i situatës së shërbimeve sociale, evidentimi i problematikave, zbatimi dhe menaxhimi i programeve dhe pro-jekteve sociale, në mbështetje të kategorive në nevojë, për të lehtësuar dhe

Page 50: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

51NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

përmirësuar situatën social-ekonomike të çdo individi/klienti/përfituesi. Misioni i këtij sektori është të sigurojë identifikimin dhe hartimin e poli-tikave, strategjive, planeve dhe projekteve në fushat e arsimit parauniver-sitar, kujdesit shëndetësor dhe programeve lokale të kujdesit social, duke synuar arritjen e standardeve bashkëkohore në përputhje me politikat kom-bëtare dhe rajonale. Ai ndërvepron fuqimisht me njësitë administrative që janë shumë më pranë qytetarëve/ individëve në nevojë.

Aktorë në nivel rajonal dhe roli i tyre:

Në nivel qarku veprojnë Njësia për të Drejtat e Fëmijëve në këshillin e qarkut/ Njësitë Administrative, Grupet Shumëdisiplinore për Mbrojtjen, Referimin dhe Analizën e rasteve në rrezik, DRSHSSH-ja, Administratorët shoqërorë, Punonjësi për barazinë gjinore etj.

Këto institucione punojnë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kanë si qëllim bashkërendimin e punës në nivel bashkie, për të siguruar mbrojtjen efektive të personave në nevojë.

Grupi teknik shumëdisiplinor dhe funksionimi

Grupi teknik shumëdisiplinor është një grup “ad hoc”, i cili funksionon pranë bashkisë; thirret në bazë të vlerësimit fillestar, drejtohet nga drejtori/përgjegjësi i shërbimeve sociale në bashki/njësi administrative. Për ta qartë-suar marrim shembullin e një grupi shumëdisiplinor që mblidhet për rastet e fëmijëve në rrezik.

Ky grup do të kishte në përbërje:

a. Punonjësin për mbrojtjen e fëmijës në bashki;b. Përfaqësuesin e strukturës së policisë;c. Përfaqësuesin e Shërbimit Social Rajonal;d. Përfaqësuesin e Drejtorisë Arsimore Rajonale;e. Administratorin e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore të bashkisë/ njësi administrative;f. Prindërit/kujdestarët ligjorë/përfaqësuesit ligjorë të fëmijës ose anëtarët e familjes;g. Edukatoren e kopshtit ose mësues-in/en e shkollës së fëmijës;

Page 51: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

52 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

h. Koordinatorin e psikologëve të DAR-it, psikologun e shkollës;i. Specialistët e shëndetit, mjekun e familjes apo një specialist që ka vizituar apo vlerësuar fëmijën;j. Koordinatorin për çështjet e dhunës në marrëdhëniet familjare në bashki/administratorin shoqëror të ngarkuar për çështjet e dhunës në komunë;k. Çdo specialist që njeh rastin ose që mund të flasë për një problem që është shqetësues për fëmijën (avokat, psikolog, punonjës social, specialistë që ofrojnë shërbime të specializuara lidhur me zhvillimin e fëmijës, etj.);l. OJF-të që ofrojnë shërbime, ofrues publikë, privatë të shërbimeve sociale;m. Individi që kërkon ndihmë, bazuar në moshën dhe shkallën e pjekurisë dhe duke marrë në konsideratë mbrojtjen e interesit më të lartë të tij.

Page 52: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

53NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Në takimet e grupit teknik shumëdisiplinor ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e qarkut, ku bën pjesë edhe bashkia/njësia administrative, si dhe persona ose institucione, pjesëmarrja e të cilave gjykohet si e domosdoshme për menaxhimin e rastit. Në takimet e grupit teknik shumëdisiplinor thirren të marrin pjesë anëtarët e nevojshëm për menaxhimin e rastit.

Grupi teknik shumëdisiplinor ka për detyrë:

a. të shqyrtojë dhe të vlerësojë propozimet e njësisë respektive, ba-zuar në vlerësimin fillestar të kryer nga kjo njësi;b. të analizojë situatën duke diskutuar për mënyrat e ndërhyrjes;c. të diskutojë dhe të miratojë planin individual për mbrojtjen e rastit, duke pasur parasysh interesin më të lartë të tij;d. të sigurojë ofrimin dhe koordinimin e shërbimeve në bazë të planit individual për mbrojtjen;e. të mblidhet në mënyrë periodike dhe të rishikojë planin individual, duke iu përshtatur nevojave në ndryshim;f. të miratojë mbylljen e rastit, kur vlerëson që individi nuk është në rrezik.

Disa nga format e bashkëpunimit të këtyre aktorëve me menaxhuesin e rastit, bazuar në parimet që udhëheqin punën, janë:

1. Identifikimi i rasteve në nevojë dhe referimet përkatëse te secili aktor sipas nevojave dhe problematikave përkatëse;

2. Përfshirja aktive e çdo aktori sipas nevojave në takimet shumëdis-plinare për diskutimin e rasteve dhe marrja e detyrave sipas përgjegjësive dhe rolit të gjithsecilit;

3. Kontribut dhe angazhim nga aktorët, sipas profilit të problema-tikave, për shoqërimin gjatë vizitave në familje;

4. Pjesëmarrje në rishqyrtimin e rasteve mbështetur në raportimin e menaxherit të rastit;

5. Pjesëmarrjen në shqyrtimin e mbylljes së rasteve;

Page 53: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

54 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

6. Detyrimi për ofrimin e shërbimeve i mbështetur në kornizat e ndryshme ligjore dhe mbi të gjitha në VKM;

7. Lehtësim të aksesit në shërbime, ofrim të shërbimeve cilësore dhe miqësore dhe lehtësim i procedurave burokratike për të ofruar shërbime për personat në nevojë;

8. Përfshirja aktive e çdo aktori në tryezat teknike, të cilat mblidhen për të diskutuar çështje dhe problematika të përgjithshme të fëmijëve dhe familjeve. Rekomandimet e dala nga takimet përkthehen në detyra për çdo aktor dhe në plane dhe nisma afatshkutra, afatmesme apo afatgjata.

Vështirësitë potenciale ndërmjet anëtarëve të ekipit shumëdisiplinor:

• Çështjet me të cilat përballen janë me një ngarkesë të madhe emo-cionale.

• Ka shumë palë dhe faktorë të përfshirë, agjenci të ndryshme.

• Anëtarë të ndryshëm të ekipit kanë jo vetëm pritshmëritë e tyre, por kanë dhe perspektivat e tyre.

• Puna në ekip mund të jetë diçka “e re” dhe ideja e punës me të tjerët mund t’i “trembë”.

Udhëzime për të përmirësuar efektivitetin e punës në ekip

Ndërkohë që puna në ekip është, pa dyshim, sfiduese, ka disa udhërrëfyes apo koncepte që mund të ndihmojnë ekipin për të arritur më mirë qëllimet.

• Anëtarët e ekipit duhet të respektojnë vlerat e mirëqenies tërësore të individit dhe respektojnë legjislacionin dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

• Anëtarët e ndryshëm të ekipit kanë ekspertiza të ndryshme për të ofruar. Ata duhet të respektojnë rolet plotësuese të njëri-tjetrit dhe të vlerësojnë perspektivat e njëri-tjetrit. Perspektivat nuk duhet të gjykohen në e drejtë apo e gabuar, por duhet të merren në konsideratë si pjesë e gjithë procesit të vendimmarrjes nga ana e ekipit. Nëse ekipi nuk vlerëson pers-pektivat e anëtarëve të tij, atëherë mund të humbasë informacion të rëndë-sishëm dhe është klienti ai që do të vuajë nga kjo humbje.

Page 54: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

55NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

• Kur jeni anëtar i një ekipi, nuk mund t’i bazoni veprimet tuaja në vlerësimin tuaj individual për një situatë. Ekipi duhet të ndajë informacionin dhe të sigurohet që ka një kuptueshmëri të njëjtë për qëllimin dhe punën që duhet të bëhet për të arritur këtë qëllim.

4.3 Referimi dhe bashkëpunimi me qendra publike apo private

Referimi duhet tё konsiderohet si një shёrbim specifik dhe i nevojshëm për plotësimin e nevojave komplekse dhe tё shumëllojshme të përfituesit. Krijimi i rrjetit të referimit dhe mbështetjes siguron gjithashtu një burim të mundshëm të përfituesve të rinj. Asnjë qendër publike apo private nuk ka mundësi të ofrojë një gamë të gjerë dhe të specializuar të shërbimeve. Bash-këpunimi është i domosdoshëm.

Për të arritur këtë duhet:

• Të konsultohet me bashkëpunëtorët/partnerët aktualë (drejtuesit e institucioneve të ndryshme qeveritare, organizatat jofitimprurёse (OJF) aktive në zonën e mbulimit me shërbim, shoqata (bashkësi fetare), për të identifikuar një rrjet referimi dhe mbështetjeje në të gjithё qytetin;

• Të krijojë kontakte dhe të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi me aktorët e identifikuar si tё përshtatshёm e të besueshëm. Sipas mundë-sive, kontekstit dhe nevojave të shërbimeve, drejtoria mund tё formalizojё bashkёpunimin, duke nёnshkruar njё marrëveshje/memorandum bash-këpunimi me shёrbimet e tjera për të lehtësuar procesin e referimit të përfituesve;

• Të organizojё informacionin e mbledhur duke e përditësuar (çdo vit) listën e rrjetit apo shërbimeve tё referimit si në nivel lokal, rajonal apo kombëtar.

Për referimin e një përfituesi duhet të keni parasysh:

• Referoni përfituesin në shёrbime që janë tё përshtatshme për të, nevojat e tij, duke konsideruar gatishmërinë apo aftësinë e tij për të përfituar prej tyre;

• Jepni informacion të përshtatshëm, të qartё, specifik dhe të

Page 55: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

56 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

pёrditёsuar, që mundëson zgjedhjen e informuar të përfituesit;

• Sigurojini përfituesit informacionin e nevojshëm për tё aksesuar shërbimet e referuara (emrin e kontaktit, specifikat e shërbimeve, adresёn, orarin e punёs, numrat e kontaktit). Caktimi i orarit tё takimit të parë, apo edhe shoqërimi në këto shërbime, mund tё merren në konsideratë në varësi të kapacitetit funksional të klientit;

• Dokumentoni referimin, por edhe ndjekjen dhe monitorimin e procesit të referimit. Kërkojini përfituesit, në rast rikthimi, t’ju japë ‘feed-back’ pёr cilёsinë e shërbimeve tё marra nё shёrbimet e referuara;

• Advokoni dhe negocioni lidhur me shërbimet që i referoni përfituesit. Mund të ndodhë që ata të jenë në pamundësi për të shprehur qartë nevojat e tyre;

• Organizoni takime periodike (nëse marrëveshjet e parashikojnë këtë dhe është e mundur) me përfaqësues të institucioneve, ku përfituesi është referuar për të shkëmbyer informacion të drejtpërdrejtë mbi ecurinë e tij. Aspektet e ndihmës, të marra pranë qendrës dhe qendrës së referuar, janë në funksion të njëra-tjetrës. Diskutimi i tyre ju ndihmon për të kuptuar progresin në momente të caktuara apo për të analizuar faktorët mbështetës dhe pengues, të cilët duhen adresuar.

4.4 Vizitat në familje

Vizitat në familje përfshijnë takimin e individëve në nevojë në shtëpitë e tyre. Këto vizita shërbejnë për të identifikuar përfitues të mundshëm, për të promovuar shërbimet e qendrës ose kur synohet të mobilizohet një lagje apo një komunitet i caktuar lidhur me një kauzë sociale. Por kur bëhet fjalë për menaxhimin e rastit, ato janë pjesë integrale e procesit të vlerësimit dhe ndërhyrjes.

Arsyet e planifikimit të vizitave në familje:

• për të vlerësuar mjedisin familjar dhe dinamikat e marrëdhënieve;

• për të ofruar shërbime të drejtpërdrejta, pasi klienti/individi/përfituesi mund të kenë aftësi të kufizuara lëvizore;

Page 56: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

57NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

• disa punonjës bëjnë vizita, sepse besojnë se procesi i ndihmës mund të jetë më efektiv dhe efiçent, nëse kryhet në një mjedis të njohur për përfituesin;

• për të monitoruar ofrimin e ndihmës/shërbimit në familje;

• për të ofruar informim, edukim dhe forma të thjeshta këshillimi të prindërve, fëmijëve dhe/ose kujdestarëve.

Njëkohësisht, duhet mbajtur parasysh që vizitat në familje duhet të jenë të kombinuara me alternativa të tjera për të ruajtur dhe ndërtuar mar-rëdhëniet me përfitues-in/en. Informacioni i grumbulluar në këtë mënyrë vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme për të vëzhguar ndryshimet që po ndodhin me rastin, si dhe për të evidentuar, kur ka mospërputhje ndërmjet asaj që deklarohet në zyrë dhe realitetit të vërtetë.

Në praktikë, në fakt, qëllimet e sipërpërmendura mund të ndërthuren edhe brenda së njëjtës vizitë. Për shembull, menaxhuesi i rastit mund të bëjë një vizitë për të monitoruar mbarëvajtjen e ndërhyrjeve të planifikuara më parë, si p. sh., përmirësimin e nivelit të higjienës në familje dhe gjatë kësaj vizite të vërejë diçka tjetër që kërkon ndërhyrje, si p. sh. t’i jepet nënës infor-macion mbi ushqyerjen e shëndetshme për fëmijët apo mbi nevojën e tyre për hapësirë, për lëvizje e eksplorim.

Disa çështje për t’u pasur parasysh gjatë vizitës së parë janë:

Fokusi vëzhgues - lista e të dhënave në nënseksionin e mëposhtëm siguron që menaxhuesi i rastit të vëzhgojë gjithçka është e nevojshme për të marrë informacion të plotë mbi situatën në përgjithësi.

Siguria - në vizitën e parë duhet vlerësuar me kujdes rreziku i mund-shëm ndaj të cilit mund të ekspozohet menaxhuesi i rastit, për shembull, nëse shtëpia është në një zonë jo të sigurt apo një nga anëtarët e familjes mund të jetë fizikisht i rrezikshëm, nëse vizita bëhet në një orë të vonë, etj. Në këto raste është mirë që punonjësi të jetë i shoqëruar nga një koleg.

Veshja e punonjësit - çdo punonjës, veçanërisht gjatë vizitave në familje, por edhe në përgjithësi, gjatë orarit të punës duhet të jetë i vëmend-shëm që veshja e tij të konsiderohet profesionale, të mos ofendojë kulturën

Page 57: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

58 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

e përfituesve/familjes dhe të mos të ndikojë negativisht në marrëdhënien me ta.

Reagimet e punonjësit duhet të jenë të kontrolluara - një aspekt i vështirë i vizitave familjare për punonjësin janë aspektet shokuese të për-balljes me mjedise në nivele ekstreme të varfërisë dhe të higjienës si pasojë e gjendjes së tyre fizike dhe mendore. Mjaft punonjës vijnë nga familje ku ekziston një nivel i caktuar pritshmërish lidhur me nivelin e pastërtisë dhe organizimin e familjes. Sigurisht, përfituesit ndryshojnë shumë lidhur me vlerat e tyre, ashtu si dhe çdo grup tjetër njerëzish. Gjithsesi, punonjësit socialë/ menaxhuesi i rastit shpesh trajtojnë dhe merren me aspektet më të vështira të problemeve të personave. Si të tillë, punonjësit duhet të jenë të përgatitur të shohin përtej rrethanave ekstreme për mundësitë e ndryshimit dhe zhvillimit, të mbeten objektivë dhe të përpiqen t’i shohin gjërat nga këndvështrimi i përfitues-it/es.

Oraret e vizitave - Vizitat familjare duhet të kryhen në një orar sa më të përshtatshëm për anëtarët e familjes. Shpesh, kjo ndoshta nuk përputhet me orarin e zakonshëm zyrtar. Pasditet apo fundjavat mund të jenë oraret e vetme kur familja ndodhet në shtëpi, duke kërkuar një nivel fleksibiliteti, si nga ana e punonjësit, ashtu dhe e drejtuesit të tij, për të përshtatur oraret e punonjësit me nevojat e familjes.

SEKSIONI 5: PËRFUNDIMI

5.1 Përfundimi i menaxhimit të rastit

5.2 Shprehitë, aftësitë dhe qëndrimet e menaxherit të rastit

5.1 Përfundimi i menaxhimit të rastit

Ekzistojnë shumë arsye përse një përfitues shërbimi përfundon mar-rjen e shërbimeve. Disa prej tyre janë:

• ai/ajo ka arritur objektivat e përcaktuara në planin individual të mbështetjes;

Page 58: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

59NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

• ai/ajo zgjedh të mos i frekuentojë më qendrat e përkujdesit;• ai/ajo vendoset në një shërbim tjetër, e cila ia adreson më mirë nevojat; • atij/asaj i ndryshojnë kushtet dhe nuk konsiderohet më i përshtat-shëm për të marrë shërbime;• ai/ajo nuk jeton më; • ai/ajo ka ndryshuar vendbanim; • ai/ajo nuk frekuenton shërbimin për më tepër se 3 muaj (pa ndonjë arsye konkrete); • ai/ajo përbën rrezik apo kërcënim për përfituesit e tjerë.

5.2 Shprehitë, aftësitë dhe qëndrimet e menaxherit të rastit

Vetëkuptimi/njohja - Njohja dhe kuptimi i vetes janë të rëndë-sishme për çdo njëri, por marrin rëndësi të veçantë në procesin e ndihmës. Megjithëse vetëkuptimi është një proces i gjatë që nuk mbaron kurrë. Duke njohur dhe kuptuar veten, punonjësi minimizon mundësinë e dëmtimit të përfitues-it/es.

Vetëkontrolli - është një nga cilësitë më të rëndësishme. Në qoftë se punonjës-i/ja e sheh që gjatë procesit të eksplorimit e vlerësimit është i/e paaftë të drejtojë mënyrën e të menduarit e të ndjerit, është e vështirë ta quajë veten profesionist. Ky vetëkontroll ka të bëjë me aftësinë e përdorimit të drejtë, në kohën dhe vendin e duhur, të mendimeve, ndjenjave, fjalëve, gjesteve, sjelljeve. Pra, edhe në momentet më kritike, kur të tjerët mund të jenë të pushtuar nga emocione të forta, punonjësi duhet të drejtojë mënyrën e të shprehurit dhe të vepruarit në përputhje me etikën e profesionit.

Asertiviteti - Ka të bëjë me shprehjen e një mendimi apo ndjenje në një mënyrë të qartë, të hapur, të drejtpërdrejtë dhe pa dhunuar të drejtat e dinjitetin e të tjerëve. Përgjigjja asertive është një reflektim i fuqisë së punon-jës-it/es profesionalisht e personalisht, autoritetit e përgjegjësisë së tij/saj.

Kompetenca – Menaxhuesi i rastit duhet të ofrojë shërbime dhe të marrin kompetenca vetëm brenda kufijve që i lejon edukimi, trajnimi, li-cenca, certifikimi apo eksperienca të tjera të rëndësishme profesionale. Me-naxhuesi i rastit duhet të ofrojë shërbime apo të përdorë teknika të reja të

Page 59: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

60 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

ndërhyrjes vetëm pas një studimi të gjatë trajnimi, konsultimi dhe superviz-imi nga njerëz kompetentë. Menaxhuesi i rastit duhet të ushtrojë gjykim të kujdesshëm dhe të ndërmarrë hapa të përgjegjshëm (duke përfshirë edu-kimin e duhur, kërkimin, trajnime, këshillim dhe supervizim) për të siguruar kompetencën në punë dhe për të mbrojtur përfituesit nga dëmtimi.

Supervizimi dhe konsultimi - Duke konsideruar natyrën e punës, është kritike që punonjësit të marrin supervizim teknik të rregullt, në mënyrë që të mos kalojnë në stadet e “burn out”-it, si dhe të sigurojnë që po punojnë me cilësi, po marrin vendimet e duhura dhe ndjekin hapat e duhur. Punonjësit që ofrojnë supervizim dhe konsultim duhet të kenë njohuritë dhe shprehitë e nevojshme për supervizim, konsultim dhe duhet të veprojnë brenda fushës së njohurive dhe kompetencës së tyre profesionale.

Aftësi komunikuese të shprehura në:

• komunikim ndërpersonal me përfituesit, kolegët dhe specialistët e tjerë; duhet të jetë i qartë, i përshtatshëm dhe jo t’i kundërvihet apo të ulë përfitues-in/en;

• aftësitë e komunikimit verbal dhe joverbal janë të rëndësishme në mënyrë që punonjësi të mund të komunikojë dhe të kuptojë çfarë i është thënë, të mund të reflektojë mbi atë që i është thënë dhe gjithashtu të mund të lexojë dhe interpretojë gjuhën e trupit.

Aftësi vlerësuese e planifikuese në drejtim të:

• mbledhjes dhe analizimit të informacionit;

• aftësisë për të përcaktuar plane të qarta dhe marrëveshje bazuar në vlerësim;

• rishikimit dhe vlerësimit të ecurisë së një rasti.

Aftësi ndërhyrëse për:

• të bërë punë të drejtpërdrejtë me përfituesit;

• bashkëpunim me kolegët dhe specialistët e tjerë;

• rishikim dhe modifikim të planeve, nëse është e nevojshme.

Page 60: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

61NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MENAXHIMI I RASTIT DHE MEKANIZMI I BASHKËPUNIMIT ME AKTORËT KYÇ

Aftësi e punës së shkruar për:

• të paraqitur shënime të qarta mbi rastin;

• të shkruar raporte dhe dokumente.

Aftësi për të punuar si anëtar/e i/e organizatës:

• njohuri dhe kuptim të politikave, procedurave, objektivave dhe de-tyrave të organizatës;

• të jetë në gjendje të përfaqësojë institucionin ku punon;

• aftësitë për të punuar me kolegët dhe specialistët e tjerë;

• aftësi për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie pune efikase;

• të jetë në gjendje të ndajë idetë dhe informacionin.

Aftësi vetëorganizuese për:

• të organizuar punën dhe kohën e tij/saj;

• të qenë i vetëdijshëm dhe të vetëvlerësojë pikat e forta e të dobëta dhe nevojat për trajnim.

• përdorimi i kontrollit për aspektet praktike (p.sh. përgatitja, çështje që kanë të bëjnë me rastet, ndihmë për të çuar përpara planet dhe aktivitetet, shqetësime, korrektësia);

Page 61: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

62 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

PJESA E TRETË: MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHO-QËRORE

QËLLIMI

Pjesëmarrësit duhet të jenë të aftë të njohin sistemin e monitorimit, inspektimit dhe vlerësimit të shërbimeve sociale nga të gjitha strukturat përgjegjëse në nivel vendor dhe rajonal.

HYRJE

Legjislacioni garanton të drejta të barabarta për individët në nevojë njëlloj si dhe për qytetarët e tjerë, pavarësisht nga shkaku, karakteri dhe shkalla e shfaqjes së nevojës. Ata mbrohen nga të gjitha llojet e diskrimin-imit, shfrytëzimit dhe neglizhimit.

Ndërkohë gjithnjë e më shumë po synohen shërbime komunitare në vend të shërbimeve rezidenciale, prandaj deinstitucionalizimi, ndërtimi dhe transformimi i institucioneve drejt modeleve me bazë familjen dhe komu-nitetin janë thelbi i reformës që po ndërmerret në fushën e shërbimeve sociale. Shërbimet e kujdesit social janë të orientuara;

- Shërbime komunitare, shërbime mbështetëse për individët dhe familjet, qendra të kujdesit ditor për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të ku-fizuara (për fëmijët në moshë shkollore program plotësues për arsimin gjithëpërfshirës), këshillim, programe formimi për prindërit, mbështetje e hershme për fëmijët në moshë parashkollore, kujdes në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda në fshat, shërbime të kujdesit në shtëpi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar etj.

- Shërbime të kujdestarisë – familje kujdestare, familje me lidhje gjaku.

- Shërbime rezidenciale – streha, shtëpi strehimi, shtëpi rehabilitimi, shtëpi për strehim në grupe të vogla, institucione rezidenciale etj.

Page 62: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

63NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

1. SHËRBIMET SHOQËRORE

Kush janë përfituesit e shërbimeve shoqërore?

Sipas ligjit “Për ndihmë ekonomike dhe shërbime shoqërore” përfitues-it e shërbimeve shoqërore janë;

• fëmijët, • të rinjtë deri në moshën 25 vjeç, • të moshuarit, • personat me aftësi të kufizuar, • gratë, vajzat në nevojë, • si dhe të gjithë ata që janë në rrezik të bëjnë pjesë në grupet në nevojë.

Ligji për ndihmën shoqërore përcakton llojet, natyrat e shërbimet sho-qërore duke qenë në sinkron me ligjet dhe strategjitë e dala në fushën e caktuar, në mënyrë që të jenë në përputhje me procesin e decentralizimit dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve shoqërore. Sipas këtij ligji shërbimet shoqërore, sipas natyrës, ndahen në:

1. shërbime të përkujdesit shoqëror; përfshijnë shërbimet që u ofro-hen individëve, familjeve, grupeve në nevojë, komuniteteve, për plotësimin e nevojave të tyre jetësore;

2. shërbime të përkujdesit shoqëror-mjekësor ofrohen nga personeli i specializuar në qendra riintegruese dhe rehabilituese rezidenciale, qendra ditore apo në familje, për individët, të cilët nuk janë në gjendje të jetojnë normalisht, për shkak të përkeqësimeve, të përkohshme apo të përhershme, fizike, psikike, mendore dhe sensore.

Shërbimet e përkujdesit shoqëror, sipas mënyrës së organizimit dhe të funksionimit, janë:

Sipas mënyrës së financimit, klasifikohen në shërbime publike dhe shërbime private.

Shërbimet shoqërore publike përfshijnë shërbimet e përkujdesit sho-qëror që ofrohen në institucionet rezidenciale, ditore apo në shtëpi, për

Page 63: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

64 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

grupet në nevojë. Këto shërbime financohen nga buxheti qendror dhe nga buxhetet e pavarura të organeve të qeverisjes vendore:

• Bashkitë administrojnë të gjitha shërbimet shoqërore për individë, që jane banorë të asaj bashkie;

• Qarku administron shërbime, kur ato ofrohen për individë, që u përkasin disa njësive vendore në atë qark.

Shërbimet shoqërore private, përfshijnë shërbimet e përkujdesit sho-qëror që ofrohen në qendrat rezidenciale, në qendrat ditore a në shtëpi, të financuara privatisht.

Fushat prioritare të ndërhyrjes:

(i) Shërbime sociale parandaluese;

(ii) Shërbime me bazë komunitare;

(iii) Shërbime të emergjencës;

(i) Shërbimet sociale parandaluese ofrohen për të menaxhuar ekspoz-imin e individit, familjes, komunitetit para një situate të rrezikut social. Shër-bime të tilla si: dhënia e informacionit dhe këshillave për individë, familje dhe komunitete të cilat mund të bien në situatë rreziku, për shkak të varfërisë, mungesës së edukimit të përshtatshëm, pamundësisë për t’u integruar në tregun e punës, gjendjes sociale të familjes, gjendjes së tyre shëndetësore etj, janë shërbime të cilat shihen nga ekspertët si shërbime me efikasitet të lartë dhe që nuk kërkojnë angazhimin e burimeve materiale dhe financiare. Shërbimet e këtij lloji përfshijnë dhënien e informacionit dhe referimin e individëve dhe grupeve te shërbime sociale të duhura siç janë: mbështetje me ndihmë ekonomike ose pagesë paaftësie/kujdestarie; shërbime të nx-itjes së punësimit, formim profesional, programe që promovojnë njohuritë, qëndrimet dhe praktikat ndaj abuzimit me droga dhe substanca, trafikimit të grave dhe fëmijëve, dhunës familjare, planifikimit familjar dhe shmangies nga HIV/AIDS.

(ii) Shërbimet sociale me bazë komunitare ofrohen aty ku njerëzit je-tojnë, në shtëpitë e tyre ose në hapësira jorezidenciale. Shembujt e shër-

Page 64: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

65NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

bimeve sociale përfshijnë kujdes në shtëpi dhe shërbime të kujdesit ditor për të moshuarit, fëmijët (autikë) dhe personat me aftësi të kufizuara. Këto shërbime mund të jenë edhe kujdestari për fëmijët jetim biologjikë apo so-cialë (foster care), strehim për grupe të veçanta, qendra për rehabilitim nga droga, etj.

(iii) Shërbime të emergjencës janë shërbimet rezidenciale të përkohshme në qendra të posaçme shpeshherë si: fëmijët në situatë rruge, gratë dhe va-jzat e dhunuara në marrëdhëniet familjare, viktimat e trafikimit, të moshua-rit pa strehë, individët me probleme sociale.

Shkallëzimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror për nivelet e qeverisjes vendore

Bashkitë së bashku me qarqet janë përgjegjëse për administrimin dhe menaxhimin e shërbimeve shoqërore në nivel vendor.

Bashkitë duhet të garantojnë përmbushjen e nevojave përmes:

• shërbimeve të kujdesit në familje;• qendrave familjare;• shërbimeve të përfshirjes sociale për personat me aftësi të kufi-zuara; qendrave ditore për personat me aftësi të kufizuara; qendrave të rehabilitimit; • qendrave ditore për të moshuarit; • objekteve të kujdesit rezidencial dhe gjysmërezidenciale; • shërbimeve në familje për fëmijët;• shërbimeve të lëvizshme (zona të largëta).

Pushteti qendror ka të drejtën të përcaktojë standardet minimale për shërbimet. Standardet janë parime të përgjithshme që shërbejnë për të sigu-ruar cilësinë e shërbimeve shoqërore.

Ato përfshijnë këto fusha:

o Të drejtat e njeriut;o Zhvillimi i personalitetit, pavarësisë dhe integrimit social të përfituesit;o Kujdesi personal;o Liria e zgjedhjes;

Page 65: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

66 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

o Vendndodhja dhe informimi mbi shërbimet që janë lehtësisht të arritshme;o Qëllimi i shërbimit dhe përshtatshmëria;o Menaxhimi;o Rrjetet e bashkëpunimit;o Burimet njerëzore dhe materiale;o Emergjencat.

2. ÇFARË KUPTOJMË ME STANDARDE

Standardet përfaqësojnë një nivel të përbashkët të funksionimit dhe të kryerjes së veprimtarisë, që kërkohet të arrihet nga të gjitha llojet e shërbi-meve shoqërore. Standardet janë parime të përgjithshme që shërbejnë për të siguruar cilësinë e shërbimeve shoqërore. Ato përfaqësojnë një mjet për të vlerësuar si nivelin e përmbushjes së nevojave të përfituesve, ashtu edhe të praktikave të shërbimeve shoqërore. Standardet përbëjnë një nga tri el-ementet që sigurojnë një sistem bashkëkohor të shërbimeve shoqërore. Dy elementet e tjera janë inspektimi dhe licencimi i shërbimeve shoqërore.

Koncepti dhe përmbajtja e standardeve

Standardet janë parime të përqjithshme të pranuara për të siguruar cilësinë e të gjitha llojeve/formave të shërbimeve shoqërore.

Filozofia e standardeve kërkon që klientët me nevojat dhe kërkesat e tyre të vihen në qendër të shërbimeve: Përfituesit e shërbimeve janë jo vetëm objekt i shërbimeve shoqërore, por edhe subjekt aktiv dhe pjesëmar-rës në zhvillimin e shërbimeve.

a) Filozofia që drejton standardet është: “individi në nevojë” duhet të jetë në qendër të shërbimeve shoqërore. Një sistem modern i shërbimeve shoqërore ka në qendër të veprimtarisë së tij kërkesat e personave në nevojë. Personat në nevojë përbëjnë jo vetëm objektivin e shërbimeve shoqërore, por edhe një aktor të rëndësishëm për zhvillimin e tyre. Përfituesit e shër-bimeve konsiderohen si bashkëpunëtori kryesor i ofruesve të shërbimeve shoqërore në të gjitha drejtimet e veprimtarisë për përmbushjen e këtyre standardeve.

Page 66: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

67NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

b) Standarde që synojnë të sjellin rezultatet që përfituesit kërkojnë nga shërbimet shoqërore. Nëse standardet ekzistuese, të përshkruara në rregul-loret e institucioneve të shërbimeve shoqërore fokusohen kryesisht në stan-dardet organizative, pikësynimi i standardeve të shërbimeve shoqërore është zhvillimi i standardeve që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës së përfituesve të shërbimeve shoqërore apo/dhe familjarëve të tyre. Këto standarde kanë të bëjnë me çështje të tilla themelore:

• sa i ndihmojnë shërbimet përfituesit/familjet e tyre për një jetë më të mirë; • si/sa nxitet pjesëmarrja e përfituesve në realizimin e shërbimeve shoqërore; • si/sa përmbushen nevojat e tyre emocionale dhe njohëse; • si/sa përfituesit zhvillohen si individë me personalitetin e tyre, bëhen të pavarur; • si/sa ndihmohen përfituesit të ruajnë lidhjet dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre?

Pra, standardet kërkojnë që rezultatet që arrijnë te përfituesit të jenë qëllimi parësor i shërbimeve shoqërore. Këto rezultate përfshijnë:

• sigurinë,• zhvillimin normal, • arritjen e interesave personale,• përfshirjen,• integrimin social.

Në një kuptim më të përgjithshëm, rezultati që përfituesit/familjet e tyre presin dhe kërkojnë nga shërbimet shoqërore është një jetë me dinjitet si qenie njerëzore.

c) Ngritja e kapaciteteve të komunitetit. Nëpërmjet standardeve që zba-tohen në shërbimet shoqërore me bazë komunitare, të cilat përbëjnë prirjen e zhvillimit të shërbimeve shoqërore në vendin tonë, kontribuohet edhe në zhvillimin e kapaciteteve të komunitetit. Gjithashtu, standardet synojnë të ndihmojnë edhe institucionet rezidenciale që të bëhen më fleksibël, më të hapura, që edhe ato të kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit.

Page 67: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

68 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

ç) Standardet pasqyrojnë parimet bazë të të gjitha llojeve të shërbimeve shoqërore. Këto standarde synojnë të jenë të zbatueshme në të gjitha llojet e shërbimeve shoqërore dhe për të gjitha grupet në nevojë. Kjo nuk nënkup-ton standardizim të shërbimeve, pasi, nga mënyra se si janë konceptuar standardet, ato krijojnë hapësira më të mëdha për ofruesit që të zhvillojnë këndvështrimin e tyre në përgjigjen ndaj nevojave të komunitetit.

Standardet janë konceptuar si standarde të cilësisë, në kuptimin që ato përdoren si mjet për të arritur dhe njëkohësisht për të vlerësuar cilësinë e shërbimit që ofrohet, i cili ndikon në përmirësimin e jetës së përfituesve (familjeve) të shërbimeve shoqërore. Për t’ia arritur këtij qëllimi, ato janë formuluar në terma të përgjithshëm dhe, krahas çdo standardi, janë vendo-sur disa kritere, që zbërthejnë dhe thjeshtëzojnë kuptimin e tij, duke bërë më të qartë mënyrën e garantimit të tij. Për çdo kriter janë përcaktuar treguesit për matjen e cilësisë së zbatimit. Në të ardhmen synohet që standardet të zhvillohen më tej, në forma më të specifikuara për të gjitha llojet e shërbi-meve shoqërore dhe grupeve specifike të personave në nevojë.

d) Standarde që synojnë parandalimin e problemeve sociale. Duke pa-sur në qendër të vëmendjes nevojat e paplotësuara, shërbimet shoqërore synojnë trajtimin e tyre, me qëllim që ato të mos rriten dhe të shoqërohen me probleme të tjera.

Rëndësia e standardeve

Standardet janë:

• Instrument për garantimin e të drejtave të saksionuara në kush-tetutë, legjislacionin shqiptar dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga qeveria shqiptare. Përfituesit janë qytetarë që gëzojnë të drejta të cilat garantohen nëpërmjet paketës së standardeve;

• Vendosja e standardeve shërben si mjet për matjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve nga të gjithë ofruesit publikë, privatë dhe jopub-likë;

• Standardet janë rregulla unike të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve dhe i ndihmojnë ata për arritjen e cilësisë së

Page 68: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

69NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

shërbimeve mbi bazën e kritereve dhe treguesve të matshëm;

• Standardet janë minimale, domethënë, ato përfaqësojnë nivelin “dysheme” të shërbimeve dhe janë përshtatur me nivelin dhe mundësitë aktuale të sistemit të përkujdesit shoqëror në Shqipëri;

• Duke qenë minimale, standardet janë të arritshme nga të gjithë ofruesit e shërbimeve të përkujdesit shoqëror;

• Standardet shërbejnë si udhëzues praktik për përmirësimin e cilë-sisë së shërbimeve dhe praktikave të mira lidhur me ofrimin e shërbimeve.

Procesi i zbatimit të standardeve

Zbatimi i standardeve është një proces dinamik, kompleks dhe gradu-al.

Kompleksiteti nënkupton përfshirjen e stafit, të klientëve, burimet ma-teriale, financiare, veçoritë e institucionit, profilin e përfituesve.

Hapat:

- Njohja dhe kuptimi i përmbajtjes së standardeve nga stafi. Informi-mi i klientëve dhe përfshirja e tyre në procesin e zbatimit të standardeve.

- Vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese. Ballafaqimi i standardeve me kushtet dhe praktikën e shërbimeve të ofruara.

- Përcaktimi i prioriteteve të punës dhe radhës së zbatimit të stan-dardeve. Nga do të fillohet? Cila do të jetë radha e zbatimit të standardeve? Hartimi i planit afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për zbatimin e stan-dardeve.

Kujt i shërbejnë standardet?

Dokumenti i standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror i shër-ben:

- MMSR-së për vlerësimin e kapaciteteve të ofruesve dhe lincen-cimin e tyre;

- Strukturave të pushtetit vendor për përmbushjen e përgjegjësive të

Page 69: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

70 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

tyre lidhur me adresimin e nevojave, planifikimin dhe ngritjen e shërbimeve me bazë komunitare;

- Ofruesve të shërbimeve për realizimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e tyre në praktikë;

- Përfituesve/klientëve të cilët nëpërmjet standardeve do të sigurojnë shërbime cilësore dhe sipas nevojave të tyre;

- Familjarëve, të afërmve të klientëve për të kërkuar dhe kontribuuar në përmirësimin e shërbimeve;

- Strukturave të SHSSH-së, qarkut, bashkisë për inspektimin dhe vlerësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj personave në nevojë;

- Organizatat që përfaqësojnë interesat e çdo target grupi në nevojë, apo ato që merren me mbrojtjen e tyre apo më gjerë me zhvillimin e të drejtave njerëzore;

- Të gjitha autoritetet e tjera publike në nivel qendror, si Ministria e Shëndetësisë, e Arsimit, e Pushtetit Vendor, e Drejtësisë, etj..

Standardet e Miratuara

• Standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për personat e trafikuar ose në rrezik trafikimi në qendrat rezidenciale;

• Standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, për viktimat e dhunës në familje, në qendrat rezidenciale, publike dhe jopublike;

• Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale dhe ditore;

• Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat rezidenciale dhe ditore;

• Standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, personat me af-tësi të kufizuar të vendosur në qendrat publike dhe private rezidenciale dhe ditore;

• Standardet e Shërbimit të Kujdestarisë;

Page 70: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

71NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

• Standardet e Qendrës së Emergjencës për familje në situatë të vështirë sociale;

• Standardet për Njësinë e Mbrotjes së Fëmijëve.

3. PROCESI I MONITORIMIT DHE VLERËSIMI I STAN-DARDEVE

Ofruesit e shërbimeve shoqërore së bashku me njësitë e qeverisjes vendore kanë nevojë të zhvillojnë një sistem në mbledhjen, analizën dhe raportimin e treguesve të caktuar për matjen e cilësisë së standardeve. Ky sistem i menaxhimit të informacionit mundëson ofruesit e shërbimeve sho-qërore të shqyrtojnë se me sa efektivitet dhe me sa eficencë përdoren bu-rimet për të arritur rezultatet e dëshiruara, ndërsa autoritetet vendore të hartojnë plane realiste për zhvillimin e shërbimeve në komunitet.

Zbatimi i standardeve të shërbimeve shoqërore kërkon ndërhyrje edhe në teknikat e drejtimit në futjen e konceptit të menaxherit profesionist, i cili duhet:

• të jetë i aftë që të drejtojë shërbimet shoqërore; • të administrojë punën sociale; • të zbatojë metoda të përshtatshme sipas rastit; • të jetë i suksesshëm në rrjetin e bashkëpunimit.

Zbatimi i standardeve është i lidhur me menaxhimin dhe monitorimin, pasi janë dy shtyllat ku mbështetet zhvillimi i shërbimeve shoqërore.

Përse shërben procesi i monitorimit:

- Garanton cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit; - Propozon për ndërhyrje në kuadrin ligjor;- Përmirëson standardet e shërbimit; - Propozon për zgjerimin e fondeve sipas nevojave;- Përmirëson situatën sociale të përfituesve të shërbimit.

Çfarë kuptohet me termin “Monitorim” në fushën e shërbimeve sociale

Monitorimi është një mjet që synon të përmirësojë cilësinë e shërbi-

Page 71: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

72 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

meve shoqërore dhe të ndihmojë në identifikimin e pasojave të paparashi-kuara të procesit të zbatimit të standardeve në shërbimet shoqërore.

Tradicionalisht termi “Monitorim” tregon një veprim vëzhgimi mbi një veprimtari, i cili kryhet në mënyrë konstante ose herë pas here, në periudha të caktuara. “Monitorimi” është grumbullim aktiv i të dhënave, verifikim dhe përdorim i menjëhershëm i informacionit të marrë, me qëllim nxitjen e përmirësimit të situatës së respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në këtë kuptim termi “Monitorim” nënkupton një investigim të planifikuar ose sistematik për një aspekt të përzgjedhur të realitetit shoqëror, i cili kry-het sipas një skeme të përgatitur që më parë nga organizatorët e monito-rimit. Ky lloj monitorimi është pjesë e një veprimi jo agresiv, por miqësor, që nxitet nga synimi i mirë për të sjellë një ndryshim të realitetit në fushën përkatëse.

Monitorimi përfshin elementet e mëposhtme:

- Mbledhjen e të dhënave (në mënyrë aktive dhe sipas një metode të mirëpërcaktuar) mbi natyrën dhe masën e shkeljeve në një fushë të caktuar. Këto shkelje mund të vijnë si rezultat i mungesës së rregullimeve të përshtat-shme ligjore e nënligjore ose për shkak të moszbatimit të tyre të drejtë;

- Përpunimin e të dhënave të mbledhura, duke i krahasuar ato me standardet e përcaktuara dhe të miratuara me ligj në dokumentet ndërkom-bëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar dhe me legjislacionin në fuqi, duke bërë kujdes që të respektohet hierarkia e normave dhe akteve ligjore;

- Identifikimin e shkaqeve të shkeljeve të të drejtave të përfituesve të shërbimeve, si edhe hartimin e rekomandimeve mbi atë se çfarë duhet të ndryshojë për të përmirësuar situatën në një fushë ku janë konstatuar prob-lemet e cenimit të të drejtave;

- Mbledhjen e materialeve të nevojshme që ndihmojnë në veprime të cilat duhen ndërmarrë në të ardhmen, (përfshirë aspektin ligjor, politik, si edhe veprime ose aksione publike).

Monitorimi mund të ketë disa funksione:

a. Funksion investigativ: Pavarësisht se kemi marrë informacion

Page 72: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

73NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

lidhur me shkelje/abuzim ndaj përfituesve nga autoritetet përkatëse, është e nevojshme të kemi njohuri të bazuara mbi fakte e dokumente konkrete rreth ngjarjeve, mbi natyrën dhe përmasat e shkeljeve, me qëllim që të iden-tifikojmë edhe se çfarë duhet të ndryshohet në një ligj apo në procedurën që zbatohet ose si e argumenton ngjarjen institucioni përkatës, ku ka ndodhur cenimi i të drejtave, çfarë masash mendojnë të marrin subjektet përkatëse për të kthyer të drejtën e shkelur dhe për të parandaluar rastet në të ardh-men etj;

b. Funksion plotësues ose mbështetës (në ndihmë të veprimeve që do të sjellin ndryshim): Edhe në rastet kur ne kemi një informacion të saktë e të mjaftueshëm mbi natyrën dhe përmasat e shkeljeve dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t‘i parandaluar ato (ndryshime që duhet të bëhen në legjislacion apo në mënyrën e zbatimit të legjislacionit, në mënyrën e për-dorimit të financave publike etj.), ne duhet të realizojmë një monitorim, me qëllim që të mbledhim fakte, prova të shkeljeve dhe argumente që do të na ndihmojnë të bindim autoritetet dhe qytetarët që këto ndryshime janë me të vërtetë të domosdoshme;

c. Funksion parandalues: Shpesh qëllimi kryesor i një monitorimi nuk është as për të marrë njohuri mbi abuzimet ndaj përfituesve të shërbi-meve shoqërore dhe as për të mbledhur fakte që këto shkelje kanë ndodhur. Ne mund të realizojmë një monitorim edhe për faktin që, duke qenë të pranishëm si vëzhgues, autoritetet mund të ndikohen për të përmirësuar performancën e tyre dhe nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Termi monitorim, në këtë rast, mund të zëvendësohet me termin vëzhgim, sepse është nivel më i ulët në bashkëvep-rimin me subjektin që monitoron. Në këto raste ndikojmë në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, për faktin se autoritetet e dinë që po vëzhgohen nga vëzhgues të besueshëm;

d. Ndikim të drejtpërdrejtë në situatën nën investigim. Monitorimi në këto raste ka edhe një “efekt dytësor”. Autoritetet e informuara për re-alizimin e një misioni monitorimi, ndërkohë nxiten të marrin masa për të përmirësuar situatën në lidhje me respektimin e përfituesve të shërbimit, pasi duan që gjetjet e raportit të jenë sa më të favorshme për ta. Në këtë rast,

Page 73: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

74 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

monitorimi kontribuon direkt në përmirësimin e situatës. Në parim, moni-torimi i shërbimeve duhet të synojë ndryshimin e një realiteti shoqëror dhe jo vetëm ta përshkruajë dhe ta diagnostifikojë atë. Kjo nuk do të thotë që monitorimi që në fillim duhet të jetë paragjykues. Në fakt është e kundërta, një informacion i besueshëm dhe sa më objektiv, përbën bazën për një plan-ifikim të detajuar të veprimeve që synojnë përmirësimin e situatës.

Parimet e monitorimit të shërbimeve shoqërore

Monitorimi i shërbimeve sociale të ofruara nga institucione përkatëse nënkupton mbledhjen e informacionit të saktë dhe të besueshëm të kësaj fushe. Prandaj procesi duhet të jetë i plotë dhe i drejtë. Ndonjëherë kjo mund të jetë e vështirë, sepse vizitat monitoruese në institucione, shpesh, janë përvoja emocionale ose kryhen me vështirësi. Për më tepër, shpesh koha është e kufizuar, çështjet janë të shumta e mund të ketë presion gjatë nxjer-rjes së rezultateve dhe konkluzioneve. Duke pasur parasysh këto vështirësi, është e rëndësishme që veprimtaria të planifikohet në mënyrë të tillë që të sigurohemi se çështja është shqyrtuar nga çdo pikëpamje, se gjetjet janë të besueshme, duke synuar për të realizuar standardet më të larta të saktësisë, brenda rrethanave të rastit.

Parimet e përshkruara përfaqësojnë standardet që duhet të ndjekë çdo lloj ekipi monitorimi. Parimet e paraqitura në vijim janë të pasqyruara në studime dhe udhëzime me fokus monitorimin e të drejtave të njeriut. Këto parime duhet të formojnë një kod sjelljeje dhe duhet të mbahen parasysh gjatë gjithë procesit të monitorimit.

- Njih standardin! Mbani në konsideratë që për tipe të ndryshme shër-bimi standardet janë të ndryshme dhe monitorimi duhet të mbajë në kon-sideratë standardin e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (shih legjislacionin për më shumë njohuri mbi standardet).

- Mos dëmto! Vëzhguesit duhet të marrin të gjitha masat për të mini-mizuar rreziqet për të intervistuarin. Gjatë gjithë diskutimeve dhe në rapor-tin e shkruar, vëzhguesit duhet të kujdesen që të mos zbulojnë informacion identifikues për personin. Kështu, jo vetëm të mos deklarohet emri apo inicialet e një personi, por të mos përmenden detaje në lidhje me të, edhe

Page 74: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

75NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

kur personi ka rënë dakort dhe ka dhënë pëlqimin për këtë. Për këtë arsye, është me rëndësi jetike të intervistohen disa njerëz, me qëllim që të mos jetë e qartë për autoritetet se kush ka thënë çfarë. Është mirë që të pyetet i inter-vistuari nëse mendon se intervistimi përbën rrezik për të dhe monitoruesit të lënë të dhënat e tyre, në mënyrë që, nëse ka ndëshkime pas një vizite monitoruese, vëzhguesit të mund të reagojnë.

- Konsultohu! Kur ka një rast të vështirë, një rast i cili mund të jetë i dyshimtë, është mençuri, nëse konsultohesh me të tjerë dhe, kur është e mundur, me eprorët. Konsultimi është i mirë edhe me organizata të tjera për të shmangur dublime, konflikte apo kontradikta.

- Krijo besim! Kredibiliteti i monitoruesit është vendimtar për një monitorim të suksesshëm. Monitoruesi nuk duhet të bëjë ndonjë premtim që nuk ka gjasa për ta mbajtur. Individët duhet të besojnë te monitoruesi ose, në të kundërt, ata nuk do të jenë aq të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të ofruar informacion të besueshëm. Kur kryen intervistim, moni-toruesi duhet të prezantohet, të shpjegojë shkurt qëllimin, të përshkruajë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëhet nga monitoruesi, të theksojë kon-fidencialitetin e informacionit të marrë dhe të theksojë rëndësinë e marrjes së një informacioni sa më të saktë dhe me sa më shumë detaje.

- Realizo monitorime të vazhdueshme! Monitorimi i të drejtave të njeriut nënkupton monitorim të vazhdueshëm, që nënkupton vizita të rregullta dhe sistematike, të përsëritura për të siguruar përmirësime në of-rimin e shërbimeve.

- Nevojë për konsistencë, këmbëngulje dhe durim! Mbledhja e një informacioni të besueshëm, të bollshëm dhe të saktë për të dokumen-tuar situata të ofrimit dhe marrjes së shërbimit, mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë. Në përgjithësi, duhet të grumbullohet informacion nga burime të ndryshme dhe ky informacion duhet të shqyrtohet me kujdes, duhet krahasuar dhe verifikuar. Nuk mund të priten përherë rezultate të menjëhershme.

- Trego që je i/e pavarur! Pavarësia dhe shfaqja e të qenit të pavarur janë të rëndësishme për të realizuar një monitorim të besueshëm. Pavarësia

Page 75: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

76 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme, në varësi të kontekstit. Është jetike që njerëzit/agjencitë/institucionet që kryejnë monitorimin e shërbimeve sociale të jenë të pavarura nga institucionet që monitorohen/vlerësohen. Të qenit i pavarur do të garantojë që nuk do të ndërhyhet në proces apo në rezultatet e monitorimit, madje edhe në rastet kur është qeveria ajo që po financon vëzhgimin/monitorimin.

- Ndërto një ekip të besueshëm! Për të qenë pjesë e një ekipi moni-torues, nuk është e nevojshme domosdoshmërisht pasja e kualifikimeve apo një përvoje të mëparshme. Megjithatë, rekomandohet që monitoruesit t‘i nënshtrohen trajnimit specifik mbi parimet dhe metodologjinë e monito-rimit. Këshillohet të ndërtohet një ekip shumëdisiplinor. Është e dobishme që të ketë një person me përvojë në monitorime.

- Mblidh informacion të besueshëm! Është e rëndësishme që vëzh-guesit t’i sigurojnë informacionet nga tri burime të ndryshme. Një monito-rues nuk duhet të jetë i varur nga opinioni i një personi të vetëm. Përdorni burime parësore (të drejtpërdrejta). Eshtë më bindëse kur e dëgjon një prob-lematikë nga dikush që është drejtpërdrejt i prekur sesa të dëgjosh për të nga palë të treta. Përpiquni të jeni të paanshëm. Vëzhguesit duhet të thonë gjëra që tregojnë se monitoruesit e bazojnë analizën e tyre në vlerësimin dhe jo në pikëpamjet e tyre personale. Përdorni informacion të kohëve të fundit. Sa më i vjetër të jetë informacioni, aq më tepër ka gjasa që ai të jetë i pasaktë, për shkak të ndryshimeve që mund të ndodhin. Për më tepër, edhe kujtesa e njerëzve vjen duke u venitur dhe për këtë arsye deklaratat mund të konsi-derohen si më pak të besueshme.

- Duhet një mendësi kureshtare! Monitoruesit duhet të pyesin dhe të vendosin në provë besueshmërinë e informacionit, burimet dhe kontak-tet. Ata duhet të kërkojnë detaje duke bërë pyetje të cilat shkojnë më thellë në një çështje. Ata duhet të shikojnë mospërputhjet duke bërë të njëjtën py-etje të formuluar ndryshe. Është e rëndësishme, që gjithë anëtarët e ekipit të jenë njerëz që kanë një qëndrim rigoroz, që duan të kuptojnë si funksionon sistemi, si drejtohet e menaxhohet një institucion, të jenë të ndjeshëm ndaj një game të gjerë të çështjeve të të drejtave të njeriut, dhe njëkohësisht të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi. Sapo ekipi monitorues hyn në një

Page 76: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

77NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

institucion, ata duhet të harrojnë prejardhjen e tyre apo statusin profesional dhe të përqendrohen në të qenët investigativ me të gjitha shqisat e tyre në gatishmëri të lartë, plotësisht të fokusuar te ajo që po ndodh rreth tyre.

- Ruaje informacionin në vend të sigurt! Monitoruesi duhet të sig-urohet që informacioni i mbledhur, të dhënat dhe shënimet që janë bërë gjatë një vizite, të mbahen në një vend të sigurt, sepse ato mund të jenë të dobishme në të ardhmen. Monitoruesit duhet të shënojnë kontaktet e burimit të informacionit. Ky informacion duhet të mbahet në një vend të sigurt, për të ruajtur konfidencialitetin.

- Duhet të jesh i saktë! Sigurimi i një informacioni të saktë dhe sa më konciz, kërkon raporte të plota dhe të mirëdokumentuara. Monitoruesi duhet të jetë gjithmonë i sigurt kur bën pyetje dhe kërkon të marrë informa-cione sa më të sakta. Komunikimi i shkruar është gjithmonë e më i mirë për të shmangur mungesën e saktësisë dhe keqkuptimet. Raportet e përgatitura nga monitoruesit duhet të reflektojnë hetime të plota, duhet të dorëzohen menjëherë dhe duhet të përmbajnë fakte specifike, analizë të kujdesshme dhe rekomandime të dobishme. Raportet duhet të shmangin aludimet e paqarta dhe përshkrimet e përgjithshme. Të gjitha konkluzionet duhet të bazohen në të dhëna të hollësishme të përfshira në raport.

- Të jesh i paanshëm! Monitoruesi duhet të ketë parasysh se çdo de-tyrë ose intervistë duhet të trajtohet me një qëndrim të paanshëm. Shkeljet dhe/ose abuzimet nga të gjitha palët duhet të hetohen njësoj dhe me paan-shmëri.

- Të tregosh objektivitet! Monitoruesi duhet të mbajë një qëndrim objektiv gjatë gjithë kohës. Kur mbledh dhe krahason informacion, duhet që me objektivitet të marrë në konsideratë të gjitha faktet duke zbatuar stan-dardin e miratuar për të mos qenë i ndikuar e për të qenë i paanshëm.

- Të kesh ndjeshmëri! Monitoruesi duhet të jetë i ndjeshëm ndaj vua-jtjeve të cilat mund t’i ketë përjetuar një individ, si dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë e individit, të paktën, duke qëndruar në kontakt.

- Të kesh integritet! Monitoruesi duhet të trajtojë të gjithë infor-

Page 77: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

78 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

matorët, të intervistuarit dhe bashkëpunëtorët me mirësjellje dhe respekt. Përveç kësaj, monitoruesi duhet të kryejë detyrat që i janë caktuar atij/asaj me sinqeritet dhe ndershmëri.

- Të tregosh profesionalizëm! Monitoruesi duhet të ketë një qasje profesionale ndaj çdo detyre. Monitoruesi duhet të jetë i ditur, i zellshëm, kompetent dhe të mund të kapë detajet.

- Të jesh i dukshëm! Monitoruesi duhet të jetë i sigurt që drejtuesi dhe stafet janë të vetëdijshëm për punën që po bën monitoruesi. Prania e monitoruesit mund të parandalojë shkeljen e të drejtave të çdo përfituesi të shërbimeve sociale. Si rregull i përgjithshëm, një prani e dukshme e ekip-it monitorues në terren mund të rrisë nivelin e mbrojtjes dhe sigurisë së përfituesve të shërbimeve nga shkelësit potencialë, të cilët nuk duan që të jenë të vëzhguar. Për më tepër, një prani e dukshme monitorimi mund të ndihmojë për të rritur besimin në proceset e mëvonshme. Prandaj, monito-rim do të thotë që të shikosh dhe të jesh i dukshëm.

4. METODA TË MONITORIMIT

Ka shumë teknika të monitorimit. Sa më shumë teknika të përdoren, aq më e madhe është dhe besueshmëria e rezultateve të raporteve. Tri nga teknikat kryesore për marrjen e informacionit janë: intervistimi, vëzhgimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit, pyetësorët. Metodat duhen kombinuar gjatë një monitorimi.

Metoda 1: “Intervistimi”

Intervistat janë diskutime, shkëmbim fjalësh, një mjet për të marrë in-formacion. Në këtë kuptim, nuk janë thjesht intervista formale të regjistru-ara me pyetje të strukturuara dhe përgjigje. Ato mund të kryhen me infor-matorë kyç, me përfitues të shërbimeve, banorë të komunitetit, stafin dhe vizitorë në një institucion. Nga intervistat mund të përzgjidhen edhe citime të cilat janë gjithashtu të rëndësishme në paraqitjen e rezultateve të raportit. Ato e bëjnë raportin më jetësor, jo thjesht një raport faktik, por një raport që tregon ndikimin njerëzor në një situatë të caktuar.

Page 78: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

79NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

- Numri dhe kohëzgjatja e intervistave.Vëzhguesit duhet të flasin me një kampion përfaqësues të njerëzve. Nuk është e nevojshme të diskutohen të gjitha çështjet me çdo individ të intervistuar. Duhet të keni parasysh se shumë institucione konsiderohen si shtëpitë e njerëzve dhe kjo kërkon që të jeni të vëmendshëm. Për shembull, duhet të prisni që t’ju ftojnë për të hyrë dhe mos prekni sendet e tyre personale pa leje. Stafi, në rastet kur flitet për qendra, mund të përpiqet të veprojë si një ndërmjetës midis vëzhguesve dhe banorëve, duke bërë përzgjedhjen e banorëve për intervista ose duke i dhënë monitoruesit leje për të biseduar drejtpërdrejt me një rezident, pa u konsultuar më parë me stafin. Sidomos në këto raste, është shumë e rëndë-sishme për vëzhguesit për t’iu drejtuar direkt individit dhe për t’i kërkuar leje për t’u angazhuar në një diskutim.

- Vendi. Pjesa më e madhe e asaj që diskutohet do të jetë personale dhe sensitive e mund ta vendosë të intervistuarin në rrezik, kështu që është e domosdoshme të sigurohet konfidencialiteti. Monitoruesit duhet të kryejnë intervista në një hapësirë private dhe të rehatshme. Kjo nuk është gjithmonë e mundur, por duhet të bëhen përpjekje për të siguruar që të paktën të jeni në një vend ku nuk dëgjoheni dhe nuk shikoheni nga të tjerët.

- Anonimati dhe konfidencialiteti. Duhet respektuar parimi i konfiden-cialitetit dhe anonimatit. Nëse monitoruesi do të vendosë që të identifikojë të intervistuarin, duhet t’i bëhet e qartë që, nëse do të ketë ndonjë frikë ose presion, duhet që të kontaktohet intervistuesi/monitoruesi sa më shpejt. Megjithatë rekomandohet anonimati.

- Përzgjedhja e stafit që do të intervistohet. Monitoruesit duhet të shkojnë në një institucion duke pasur parasysh se stafi është i kujdesshëm dhe mundohet të bëjë më të mirën. Monitoruesit duhet të pyesin stafin për një sërë tematikash. Intervista mund të fillojë me një pyetje të përgjithshme si: “Me çfarë problemesh ballafaqoheni në punën tuaj të përditshme? Unë do të doja informacion mbi problematikat për një raport për institucionin tuaj, për të kontribuuar në përmirësimin e situatës.” Për personelin moni-toruesi mund të fillojë një bisedë rastësore me pyetjen: “Sa kohë keni që punoni këtu?” dhe pastaj të vazhdojë me pyetje për vështirësitë. Me pak ndjeshmëri mund të arrihet të merret shumë informacion. Mirë është të

Page 79: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

80 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

kontaktohen stafe të niveleve të ndryshme. Këtu mund të përfshihen drej-torët, menaxherët, stafi klinik, stafi ndihmës, stafi administrativ, stafi social, stafi i financave, rojet e sigurisë, stafi i kuzhinës etj. Ata të gjithë mund të japin informacion në lidhje me aspekte e problematika të ndryshme. Përveç stafit institucional, mund të ketë edhe njerëz të tjerë në institucion në kohën e vizitës të cilët mund të ofrojnë informacione të dobishme, veçanërisht nëse ata janë vizitorë të rregullt.

- Bëni pyetje të hapura dhe më pas kërkoni detaje. Monitoruesit duhet të inkurajojnë të intervistuarit të flasin për gjëra të rëndësishme në lidhje me çështjen. Monitoruesit duhet të bëjnë pyetje në lidhje me detajet e një ngjar-jeje ose një situate, por duke pasur kujdes që të mos influencojnë.

- Regjistroni bisedën, informacionin. Monitoruesi duhet të regjistrojë vendin, datën dhe orën e takimit dhe personat e pranishëm. Nuk është mirë që gjatë gjithë kohës së bisedës të mbahen vetëm shënime. Biseda duhet të rrjedhë lirshëm dhe vëzhguesit duhet të kenë kontakt të mirë vizual me të intervistuarit. Vëzhguesit mund të punojnë në çift, me një person që kryeson bisedën dhe tjetrin që mban shënime e regjistron bisedën. Mund të ndodhë që individi të mos pëlqejë që biseda të regjistrohet.

- Përfundimi i intervistës. Përfundimi i intervistës është i rëndësishëm, veçanërisht për çështje me karakter emocional dhe personal. Duhet lloga-ritur edhe koha e mjaftueshme që personi të mbledhë veten e të qetësohet. Ndërkohë është mirë që t’i jepet mundësi edhe të intervistuarit që të bëjë pyetje.

Metoda 2: “Vëzhgimi”

Institucionet shpesh janë ndërtesa shumë të mëdha, dhe shpesh ndodh që në morinë e gjërave të harrohet e të mos vëzhgohet se çfarë ndodh re-alisht në institucion. Duhet realizuar një regjistrim i hollësishëm dhe ob-jektiv i çdo gjëje të vëzhguar, në mënyrë që përvoja e vëzhguesve të jetë e besueshme. Vëzhgimi kërkon përdorimin e të gjitha shqisave të vëzhguesve: të shikohet çdo gjë, të vëzhgohet përmes nuhatjes, përmes prekjes, shijes etj. Vëzhgimi kërkon vizita në të gjitha ambientet, inspektim të kujdesshëm dhe shënime për çdo detaj. Nëse stafi do të drejtojë vizitën në institucion,

Page 80: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

81NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

është e rëndësishme që monitoruesi të tregohet i kujdesshëm dhe të kërkojë të shohë edhe ambiente të tjera që ndoshta stafi nuk do që t’ia tregojë. Nga përfituesit e shërbimeve rezidenciale/ditore apo familjarë të tyre mund të merret informacion për ambiente që mund të konsiderohen si problema-tike.

Metoda 3: “Shqyrtim dokumentacioni”

Ka dokumentacione të natyrave të ndryshme që mund të ofrojnë pro-va dhe fakte për një raport monitorimi. Ka disa çështje, për të cilat gjatë monitorimit mund të kërkohen edhe kopje të materialeve të shkruara (do-kumentacionit). Këto mund të përfshijnë: Vendime, rregullore, udhëzime, politika, plane, kontrata, fletë pëlqimi, broshura informative etj., që u jepen përfituesve të shërbimeve sociale.

Të dhëna mbi numrin e njerëzve në institucion, të dhëna mbi trajtimin e tyre etj. Në disa raste këto dokumente janë konfidenciale, kështu që insti-tucioni me të drejtë mund të ngurojë për t’ua treguar vëzhguesve. Në këtë rast, p. sh., monitoruesit mund të pyesin stafin, nëse mund të kërkohet leje te përfituesit për të parë kartelën me të dhënat e tyre mjekësore. Vëzhguesit mund të dëshirojnë të marrin informacion dhe ta kërkojnë atë bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit“, duke paraqitur kërkesë formale për këtë qëllim, pranë institucionit përkatës. Përpara se të kryhet vizita në institu-cionet që monitorohen, duhet të jetë bërë një analizë dhe të jenë marrë të dhëna, të cilat më pas plotësohen me të dhënat e përfituara gjatë vëzhgimit. Mund të jetë e nevojshme për të organizuar një takim të dytë me drejtuesin e institucionit, pas analizimit të informacionit, në mënyrë që të ngrihen pyetje të tjera në lidhje me problematikat e identifikuara.

Hapat e monitorimit

Pasi përcaktojmë fushën e monitorimit, është e domosdoshme të har-tojmë një strategji për realizimin e tij, apo thënë ndryshe hapat që duhen ndërmarrë për realizimin e këtij procesi monitorimi, të cilat janë:

1. Përcaktimi i objektivave të monitorimit; 2. Ndërtimi i ekipit që do të përfshihet në monitorim;3. Trajnimi i vëzhguesve;

Page 81: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

82 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

4. Mbledhja e informacionit;5. Planifikimi i vizitave/vëzhgimit; 6. Kryerja e vizitave; 7. Shkrimi i raportit;8. Shpërndarja e raportit;9. Vlerësimi i procesit; 10. Planifikimi i monitorimit/vëzhgimit të ardhshëm.

Strukturat përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor për monitorimin e shërbimeve sociale rezidenciale, ditore, komunitare.

Organi kryesor i Inspektimit të Shërbimeve Shoqërore përfshirë shër-bimet rezidenciale, ditore, komunitare është Inspektorati i Punës dhe Shër-bimeve Shoqërore (Inspektorati).

Inspektorati në nivel qendror/rajonal monitoron zbatimin e legjisla-cionit nga pushteti lokal, shërbimet e përkujdesit komunitar/organizatat/agjencitë e licencuara, procesin e rekrutimit dhe trajnimit të familjes kujde-stare, funksionimin e strukturës përkatëse që merret me çështjet për fëmijët/PAK/të moshuarit/gratë dhe vajzat e reja të dhunuara, organizatat/agjen-citë e licencuara në ofrimin e shërbimeve të përkujdesit social. Inspektorati për të gjitha shkeljet e vëna re njofton strukturën përgjegjëse të caktuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Shërbimi Social Shtetëror

Pranë SHSSH-së në nivel qendror dhe rajonal janë ngritur drejtoritë e kontrollit të pagesave në ‘cash’, të cilat kanë si objekt kontrollin e do-kumentacionit dhe fondeve buxhetore për programet e mbrojtjes sociale, efektivitetin e përdorimit të fondeve, zbatimin e standardeve të shërbimit, zbatimin e procedurave dhe afateve kohore të parashikuara. Shërbimi So-cial Shtetëror nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Shoqërore monitoron strukturat e shërbimeve sociale rezidenciale publike për respektimin e stan-dardeve të miratuara.

Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit është një zyrë e përcaktuar në Kush-

Page 82: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

83NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

tetutë ose me akt ligjor të parlamentit, i kryesuar nga një zyrtar i nivelit të lartë dhe i pavarur, detyra e të cilit është të merret me shqyrtimin e ank-esave të qytetarëve kundër organeve dhe zyrtarëve shtetërorë ose të atyre që veprojnë për llogari të tyre dhe që (i cili) ka fuqi hetuese, informuese, raportuese, rekomanduese, si edhe korrigjuese. Institucionit të AP-së i është dhënë e drejta e monitorimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në këtë kuadër AP-ja ka të drejtën e monitorimit ndaj të gjitha institucioneve për-katëse që ofrojnë përkujdesje ndaj personave në nevojë. Avokati i Popullit nuk monitoron standardet, por monitoron cilësinë e shërbimit.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF)

Fillon procedurën e kryerjes së kontrollit, kur vëren se ka ndodhur një shkelje e së drejtës (për target grupin e fëmijëve në bazë të ankesës) drej-tuar agjencisë edhe me nismën e vet, kur vëren ose dyshon se ka ndodhur një shkelje e së drejtës, për raste të veçanta të bëra publike, por në çdo rast me pëlqimin e fëmijës, prindit, kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor të fëmi-jës. Procedurat e kryerjes së kontrollit dhe të vendosjes së sanksioneve nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, ndaj shkelësve të të drejtave të fëmijëve, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Pushteti vendor

Nëpërmjet Drejtorive të Mbrojtjes Sociale monitoron zbatimin e kri-tereve të përzgjedhjes së personave në nevojë për shërbimet e përkujdesit; zbatimin e procedurave në ofrimin e shërbimeve; performancën e puno-njësit social gjatë ofrimit të shërbimeve; zbatimin e planeve të kujdesit të përfituesve të shërbimeve; zbatimin e procedurave në përzgjedhjen dhe re-krutimin e individëve që do të përfitojnë shërbime; respektimi i afateve të vendosura; procesin e ankimimit, konsiderimin dhe zgjidhjen e tyre; mar-rëdhënien me familjen dhe institucione të tjera, linjat dhe cilësia e komuni-kimit.

Të kuptuarit e ndryshimit mes “Monitorimit” dhe “Inspektimit”

Monitorimi, është proces sistematik i mbledhjes dhe analizës së të dhënave për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm dhe rritje të cilësisë së shërbimeve.

Page 83: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

84 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

- siguron një rishikim ose vlerësim të vazhdueshëm të aktiviteteve,- identifikon problemet dhe çështjet për ndryshime,- “furnizon” vendimmarrësit me informacione mbi zbatimin e stan-dardeve,- rekomandon çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për zgjidhjen e çështjeve të konstatuara.

Inspektimi, Është një proces, aktivitet i punës profesionale për të veri-fikuar përmbushjen e standardeve minimale të cilësisë, përputhshmërinë me legjislacionin, rregulloret dhe procedurat ku të gjitha aspektet e shërbimit të një institucioni janë subjekt i një kontrolli të detajuar. Inspektimi siguron cilësi, me qëllim që të përmirësohet puna dhe të forcohet përgjegjshmëria, si dhe të sigurohet përdorimi efektiv i burimeve.

Llojet e monitorimit:

- I rregullt, sipas planit të rregullt të punës,

- I jashtëzakonshëm: bazuar në shënimet apo informatat e pranuara, raste të incidenteve ose rrethanave që ngjallin shqetësim serioz të opinionit dhe/ose kur paraqiten çështje të ndjeshme në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare,

- I përsëritur, formë e rikontrollit pas afatit të caktuar kohor për eliminimin e të gjeturave, parregullsive, të cilat janë konstatuar në proces-verbal.

Detyrat e punonjësit social në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social gjatë një monitorimi në IPSH

Monitorimi i IPSH-së duhet të mbështetet kryesisht në këto funk-sione:

- Të monitorojë zbatimin e orareve të punës të përcaktuara për të gjithë personelin sipas turneve të cilat duhet të jenë të afishuara.

- Të monitorojë frekuentimin e përfituesve të ditës dhe lëvizjet e tyre të jenë të shoqëruara me procesverbalet përkatëse.

- Të monitorojë planet e përkujdesit për përfituesit sipas moduleve

Page 84: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

85NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

të standardeve.

- Të monitorojë procesin e ankimimit nëpërmjet kutisë së ankimimit dhe librit të shënimeve, vëzhgimit dhe pyetësorëve apo bashkëbisedimeve me përfituesit.

- Të monitorojë gjendjen e përgjithshme të përfituesve dhe marrjen e shërbimit.

- Të monitorojë ndjekjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme që organizon institucioni gjatë ditës në përputhje me planin.

- Të monitorojë masat e sigurisë për një ambient të përshtatshëm për ofrimin e shërbimit.

Shembull: Raport Monitorimi

Lënda: Monitorim

Shtëpia e të Moshuarve

Objektivat kryesorë të monitorimit:

• Institucioni: • Adresa: • E-mail: • Nr. Telefoni/Fax: • Tipi i regjistrimit:• Kategoritë e përfituesve të shërbimit: • Kapaciteti: • Numri aktual i përfituesve: • Numri i stafit: • Qëllimi i inspektimit: • Data e inspektimit: • Grupi i Monitorimit • Objektivi i monitorimit:• Vlerësimi i Standardeve sipas treguesve mbi cilësinë e kujdesit dhe shërbimit të ofruar

Page 85: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

86 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

MONITORIMI I SHËRBIMEVE SHOQËRORE

Standardi për qendrat e të moshuarve Treguesi i cilësisëI. Qëllimi i shërbimit dhe përshtatshmëria sipas shërbimitII. Informacioni dhe vizita paraprakeIII. Vlerësimi paraprak i nevojave të përfituesve dhe mundësitë që ofron qendra për përmbushjen e tyre dhe përfshirja në kontratën e shërbimitIV. Kujdesi shëndetësor dhe personal sipas planit individual të klientit.Raporti i ecurisëV. Respektimi i intimitetit dhe dinjitetit të përfituesit gjatë shërbimeve personale higjienikeVI. Respektimi i dinjitetit për çastet e fundit të jetës dhe për vdekjenVII. Jeta sociale në shtëpi dhe lidhja me komunite-tinVIII. Autonomia dhe zgjedhjaIX. Vaktet e ngrënies dhe orari i tyreX. Mbrojtja e të drejtave të klientëve, shmangia e abuzimit dhe procesi i ankimimitXI. Ambientet e qendrës dhe pajisjet e saj. Higjiena e përgjithshmeXII - XIII. Kompletimi me personel të mjaftueshëm e të kualifikuar

Drejtimi, ruajtja e dokumentacionit dhe proceduarat financiare

• Konkluzionet:• Rekomandime:• Afatet Kohore:

Page 86: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

87NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

TË DHËNA STATISTIKORE PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

PJESA E KATËRT: TË DHËNAT STATISTIKORE PËR SHËRBI-MET SHOQËRORE

Nevoja për të dhëna satistikore

Në përputhje me Vendimin nr. 617, datë 7. 09. 2006 të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimi 1945, datë 4. 10. 2010 të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitorimi dhe vlerësimi i programeve të ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuara dhe i shërbimeve shoqërore realizohet në nivel vendor dhe kombëtar me qëllim:

• monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të objektivave, masave dhe veprimeve në zbatim të legjislacionit e strategjive në fushën e shërbimeve shoqërore të ofruara nga persona juridikë, publikë dhe privatë;

• vlerësimin e efektivitetit të përdorimit të fondeve;

• vlerësimin e ndikimit të politikave në uljen e varfërisë, shmangien e përjashtimit shoqëror;

• hartimin e rekomandimeve dhe politikave për mbështetjen e gru-peve në nevojë.

Mbledhja e të dhënave satistikore

Personat juridikë, publikë dhe privatë, si dhe organizatat jofitimprurëse të licencuara në përfundim të çdo katërmujori, brenda datës 10 të muajit pasardhës, dërgojnë në bashkinë ku ofrojnë shërbime, si dhe në drejtorinë rajonale të SHSSH-së të dhëna satistikore sipas modularëve të miratuar më VKM 617.

Bashkitë, çdo katër muaj, hartojnë dhe dërgojnë në Drejtoritë Rajonale të SHSSH-së të dhëna satistikore për numrin dhe llojet e shërbimeve që ofrohen nga persona juridikë, publikë dhe privatë, nga organizatat jofitim-prurëse, si dhe për nevojat për shërbime të reja të përkujdesjes. Një kopje të këtyre statistikave i dërgon në sektorin e shërbimeve shoqërore në qark.

Drejtoria Rajonale e SHSSH-së, çdo katër muaj, vlerëson, përpunon

Page 87: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

88 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

TË DHËNA STATISTIKORE PËR SHËRBIMET SHOQËRORE

dhe standardizon të dhënat e grumbulluara dhe i dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të SHSSH-së. Kjo e fundit i dërgon (janar, maj, shtator) në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë.

Treguesit satistikorë për shërbimet shoqërore që plotësojnë bashkitë:

• Statistika për fëmijët;• Statistika për të rinjtë;• Statistika për gratë;• Statistika për të moshuarit;• Statistika për personat me aftësi të kufizuara.

Treguesit satistikorë janë tejet të rëndësishëm për çdo bashki, pasi i ndi-hmon në hartëzimin e shërbimeve ekzistuese për grupet në nevojë në terri-torin e saj, si dhe identifikimin dhe planifikimin e shërbimeve të munguara.

Tabelat Statistikore: Janë 11 tabela statistikore të cilat janë pjesë e VKM-së së lartcituar.

Page 88: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

89NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

REFERENCAT

MMSR/MPB/AGJSHMDF (2015) - Udhëzues i procedurave për identifi-kimin, ndihmën e menjëhershme dhe referimin e fëmijëve në situatë rruge- financuar nga OSBE Prezenca në Shqipëri.

OSCE - Prezenca në Shqipëri, Këshilli i Europës, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, “Menaxhimi i Performancës dhe Planifikimi Financiar” - Në mbështetje të Planifikimit të Komuniteteve Vendore, Manual për Bashkitë Shqiptare.

Raport Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve - World Vision - (Janar 2013).

Rep.Shqipërisë, R. e.). - Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, pp. 8287-8299.

Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare: 2010 - Përmbledhje legjislacioni për pushtetin vendor.

Udhëzues - Monitorimi dhe vlerësimi i Projektit/programit (M&V) - Inter-national Federation of Red Cross and Red Crescent Societies.

Udhëzues - Për Ngritjen dhe Funksionimin e Njësive për Mbrojtjen e Fëmi-jëve në Nivel Lokal (Bashki/Komuna)- Save the Children, Terre Des hom-me, World Vision.

Raport Botimi “Politikat e përfshirjes sociale për fëmijët dhe financimi i tyre në Shqipëri”: UNICEF.

MMSR Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë - Publikime Legjislacioni për fushën e mbrojtjes shoqërore, barazisë gjinore, luftës kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Manual Trajnimi: “Legjislacioni shqiptar dhe promovimi i punësimit për të rinjtë në nevojë” - Botuar nga: The IPA Adriatic CBC Programme is co

Page 89: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

90 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

financed by the instrument of Pre-Accession Assistance (IPA) / Shoqata e Grave me Probleme Sociale.

OSCE - Prezenca në Shqipëri, Këshilli i Europës, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë “Guida kombëtare për planifikimin e zhvillimit të komunitetit”.

Westwater G., J. V. (2009) Vlerësimi i Ndërhyrjes së Njësive për mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të reformave për mirëqenie sociale dhe procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Shqipëri. UNICEF & Austrian De-velopment Cooperation, Albania/ UNICEF Albania.

Every Child/Bashkia Tiranë - Modul Trajnimi për Menaxherët e Rasteve të Qendrave Sociale.

Raport Studimor - Prill 2014 - Rishkallëzimi i shërbimeve të kujdesit sho-qëror për nivelet e qeverisjes vendore Propozim për përgjegjësitë dhe funk-sionet e Njësive të Qeverisjes Vendore- - UNICEF dhe Ambasa Zvicer-ane.

SHSSH Standardet për shërbimet shoqërore – Standardet e Përkujdesit So-cial për të Moshuar, PAK, Fëmijë, Viktima Trafikimi, Viktimat e Dhunës, Standardet e Kujdestarisë.

Bashkia Tirana; Strategjia për Shpërndarjen e Shërbimeve Sociale në Qyte-tin e Tiranës.

Page 90: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

91NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

KUSH JEMI NE

Balkan Youth Link Albania, (BYL-A) është një organizatë jofitim-prurëse, e krijuar si pjesë e një rrjeti rinor të shtrirë në të gjitha vendet ballkanike, me qëllim që të promovojë nisma rinore dhe lidershipin rinor në nivel lokal dhe rajonal. BYL-A është themeluar në vitin 2002 nga një grup të rinjsh, të cilët sot janë liderë në sektorë të ndryshëm si shoqëri civile, drejtësi, arsim, politikë, media, sistemi bankar, mjekësi etj. Që nga ajo kohë, BYL-A është mjaft aktive në shoqërinë civile dhe ka ndërmarrë nisma për zhvillimin e një shoqërie civile aktive, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare, promovimin e mirëqeverisjes dhe sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara të shoqërisë si gratë me probleme, fëmijët e rrugës, personat me aftësi të kufizuara, jetimët, pakicat, si dhe shtresat e varfra, nxitjen e lidershipit të të rinjve, parandalimin e dhunës ndaj gruas dhe zbutjen e kriminalitetit rinor në të gjithë Shqipërinë.

Misioni i BYL-A-s është të mbështesë fuqimisht zhvillimin e një sho-qërie civile aktive, mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit, dhe të përmirësojë udhëheqjen e të rinjve në nivel lokal dhe rajonal. Vizioni i saj është të bëjë një ndryshim pozitiv në mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit duke promo-vuar liderë të rinj të kualifikuar.

BYL-A, prej më se 12 vjetësh ka ngritur në mbarë vendin një rrjet me 23 klube qytetare, të cilat funksionojnë mbi baza vullnetare. Secili klub ka një anëtarësi prej 20 – 70 personash. Gjithashtu, BYL-A ka një rrjet prej 150 ekspertësh dhe studentë të trajnuar, të cilët ndihmojnë organizatën me ndih-mën e tyre me ekspertiza në bazë projektesh në fusha të ndryshmë si: çësht-jet gjinore, media, shkenca politike, shkenca sociale, zhvillimi i demokracisë dhe sundimi i ligjit.

Instituti për Politika Ligjore dhe Sociale, “Instituti Benussi”, është një organizatë jofitimprurëse, e cila ka për qëllim të nxisë dhe përmirësojë respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës, thellimin

Page 91: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

92 NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

e reformës në drejtësi, demokracinë pjesëmarrëse, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

“Instituti Benussi”, është një institut për kërkime, studime, edukime profesionale dhe veprimtari ndërgjegjësuese dhe advokimi në mbështetje të hartimit, miratimit dhe zbatimit të politikave, strategjive, akteve ligjore dhe nënligjore, si dhe veprimtarive që kontribuojnë në nxitjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokratizimit të vendit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Në përcaktimin e qëllimit të institutit themelueset kanë mbajtur para-sysh ndihmën e jashtëzakonshme të juristit dhe humanistit të shquar shq-iptar, Baltasar Benussi, në lëmin e drejtësisë dhe në sferën sociale. Përdorimi i emrit Benussi, si fjalë në emrin e institutit është lejuar nga trashëgimtarët e të nderuarit Baltasar Benussi, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Shërbimi Social Shtetëror lind si Administrata e Përgjithshme e Ndi-hmës dhe e Shërbimeve Sociale me një vendim të Këshillit të Ministrave nr. 52, 08. 01. 1996 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale, si dhe të Administratës së Përgjith-shme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale”. Në këtë strukturë u përfshinë 4 drejtori: drejtoria e Ndihmës Ekonomike, drejtoria “Gruaja dhe Familja”, Drejtoria e PAK-ut dhe Drejtoria e të Moshuarve.

Në vitin 2002, u ndryshua emërtimi nga APNSHS në Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) dhe në vitin 2005 miratohet Statuti i SHSSH-së, që është në fuqi edhe sot.

Shërbimi Social Shtetëror ka për mision zbatimin e politikave, legjisla-cionin e ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi te kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin. Këtë mision e realizon nëpërm-jet:

o Administrimit të Shërbimeve Shoqërore për individët në nivel kombëtar.

o Programimit dhe detajimit të fondeve të ndihmës ekonomike;

o Programimit dhe detajimit të fondeve të pagesës për personat me

Page 92: Manual trajnimi · Marrëdhëniet shoqërore rregullohen nga norma të moralit, nga rregulla të bashkëjetesës fetare dhe nga ligji. Shteti merr përsipër që nëpërmjet nor-mave

93NGRITJA E KAPACITETEVE TË DREJTORIVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE

aftësi të kufizuar;

o Programimit dhe detajimit të fondeve për shërbimet shoqërore;

o Kontrollit të zbatimit të legjislacionit dhe përdorimit të fondeve buxhetore për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e shoqërore.

o Administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar për aplikantët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror;

o Monitorimit të standardeve të shërbimeve sociale në nivel kom-bëtar.

Shërbimi Social Shtetëror është partner institucional për realizimin e nismës.