ndre mjeda - 2015

43
PROJEKT SHKOLLOR LËNDA: GJUHË SHQIPE TEMA: AUTORËT SHQIPTARË MES NESH NDRE MJEDA PUNUAN: Rikardo Verri Armando Ternova Bernard Marku Eraldo Gjoka Meri Perizi Migers Muleçka

Upload: riku-verri

Post on 16-Jul-2015

422 views

Category:

Education


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndre Mjeda - 2015

PROJEKT SHKOLLOR

LËNDA: GJUHË SHQIPE

TEMA: AUTORËT SHQIPTARË MES NESH

NDRE MJEDA

PUNUAN: Rikardo VerriArmando TernovaBernard MarkuEraldo GjokaMeri PeriziMigers Muleçka

Page 2: Ndre Mjeda - 2015

QËLLIMET OBJEKTIVAT

Të nxitemi për t’u aktivizuar në projekt.

Të aftësohemi për të punuar me projekt.

Të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi gjatë punës.

Të mësojmë të menaxhojmë një veprimtari.

Të punojmë rreth 1) Jetës2) Veprës3) Artin e autorëve të

letërsisë shqiptare. Të hulumtojmë rreth jetës dhe

veprës së tyre. Duke studiuar jetën, veprën,

artin e këtyre shkrimtarëve, njihemi me letërsinë shqipe.

Të identifikojmë veçoritë e veprave të autorit.

Të vlerësojmë krijimtarinë e tyre.

Të aftësohemi në paraqitjen e punës.

METODAT1. Kërkimi2. Prezantimi3. Puna me grup

Page 3: Ndre Mjeda - 2015

BIOGRAFIANdre Mjeda lindi ne Shkoder ne 20 nentore 1866.I ati quhej Jak Zefi dhe e ema Lucie Shtjefen Thaci.Iati I la te vegjel ate dhe te vellane Lazrin,I cili me vone do te behej Argjpeshkev I permendur.I mbajti,me punen e saj si rrobalarese e sherbyese neper dyert e botes e ema.Ata jetonin ne nje jevevi,qe gjendet edhe sot ne SHKODER .Mesimet fillestare poeti I beri ne qytetine lindjes.Nga nj document qe ndodhet ne arkivin e Kryesise se kishes katolike te Shqiperise ,me seline SHKODER,mesojme se Ndre Mjeda ishte nje nxenes shembullor,per te cilin mesuesi shenon se “asht pajisun me nji talent jote zakonshem,studion me zell dhe eshte I vemendshem gjate ores se mesimit”.Dokumenti eshte leshuar me 3 prill 1878.Duket se pikerisht per talentin dhe zgjuarsine e tij Jezuitet e cuan Mjeden,qe ne moshe te re,te studioje jashte e te pergatitet si kuader e tyre.Nevitet 1879-1881 Mjeda ndjek nje kurs privat pedagogjie ne Spanje ne vitet 1881-1882 nje kursletersie ne Porta Coeli(Valencia).Ne vitet 1882-1883,ndjek nje kurs privat ne spanje ne vitet 1881-1882 nje kurs letersie ne Porta Coeli(Valencia).Ne vitet 1882-1883,ndjek nje kurs privat letersie ne Krajlenca,ne Kroaci,Kurse ne vitet 1884-1887 e gjejme student ne fakutetin e filozofise teUnversitetit Gregorian te Romes. Vitet 1887-1891 ai do t`I kaloje si prefekt muzike ndihmespedagog ne kolegjin”Marco Girolamo Vida” ne qytetin Cremona te Italise .Ne vitet 1891-1895 ndjekdhe kryen studimet ne Falkutetin e Teologjise ne degen e Krakovit(Poloni) te Universitetit Gregorian te Romes.Ne vitet 1896-1898 e gjejme si “professor logjike e metafizike te pergjithshme” e sibiblotekar ne Fakultetin e Krajlevices.Pikerisht ne vitin 1898 ose nga fillimi I vitit 1899 ai duhet tejete kthyer ne Shqiperi,mbasi ishte larguar vete nga Shoqata e Juzeitve, me te cilet kish hyre ne konflikt.

Page 4: Ndre Mjeda - 2015

Ky konflikt, here me hapur e here ne menyre te terthorte, do te vijoje gjithe jeten. Ai u caktua si priftshekullar ne vig te mirdites(1899), ku qendroi deri ne vitin 1902. Ne vitin 1901, se bashku me tevellane, Lazrin, themeloi ne Shkoder shoqerine “Agimi”, shoqeri me teper gjuhesore sesa letrare. Ne vitin 1902 Mjeda pati shkruar per mirditasit nje Memorandum drejtuar konsullatava te huaja naShkoder, kunder Turqise. Per kete ai ra ne sy te Turqise, e cila do te gjeje rastin ta arrestoje me vone. Ne Shtator te vitit 1902, Ndre mjeda mori pjese ne kongresin 13 Nderkombetar te Orientalisteve, ne Hamburg. Ketu, ne gjuhen latine, mbajti ligjeraten:”Mbi shqiptimin e qiellzoreve ne dialekte tendryshme te gjuhes shqipe”.Pas kthimit nga Hamburgu ,autoritetet turke e arrestuan ne Shkoder me 11 tetor 1902 dhe e nisen ne Andoll,ne internim.Nderhyrja energjike e abatit te fituarprotektoratin e kultit ne Shqiperi ,beri qe Mjeda te lirohet ne 20 tetor 1902.Nga vitet 1902 deri1950,Mjeda sherbeu ne Dajc te Zadrimes ku hapi edhe nje shkoll shqipe.Ne vitin 1908 mori pjese ne kongresin e Manastirin si perfaques I shoqerise “Agimi”.Ai qe pjestar I komisionit qe caktoialfabetin.Ne vitet 1920-1924 qe deputet I opozites ne Kuvendin Kombetar dhe ne AsambleneKushtetuese.Ne 24 dhjetor 1924,kur Zogu erdhi ne fuqi,ai u terhoq nga jeta politikeNga viti 1930 e deri sa vdiq,me 1 gusht 1937,qe mesues I gjuhes e I letersise ne Kolegjin Saverian teJezuiteve ne Shkoder .Mjeda eshte nje figure e shumaneshme :mesues,gjuhetar,studiues I autorevetane te vjeter,(Budit e Bogdanit),perkthyes hulumtues I histories sone te lashte etj.E ne te gjitha ketofusha ai u shqua per kulturen e tij te gjere,per eurdicionin e tij te rralle.Mjeda ishte poliglot, njihteshume mire latinishten, greqishten, italishten, jermanishten, frengjishten, spanjishten, polonishten,serbokroatishten.

Page 5: Ndre Mjeda - 2015

VEPRA• JUVENILIA

Vaji i bylbylitI tretuni

• I mbetuni• Shtegtari• Vorri i Skanderbegut• Mahmud Pasha në Mal të Zi• Mustaf Pasha në Babunë• Malli për atdhe• Gjuha shqype• Prendvera• Vera• Vjeshta• Dimni

• POEMA TË TJERALissusLirijaScodra

• ANDRRA E JETËSTrinaZogaLokja

Page 6: Ndre Mjeda - 2015

EPIKAEpika te Ndre Mjeda tregon për dëshirën e njerëzve (dhe vetë autorit) për një Shqipëri të larguar nga dora e turqve, dhe të lirë. Por, përveç kësaj, tregohet edhe për historinë e të kaluarës (Lissus) dhe për gojëdhënat (Scodra).

Por duhet të vëmë re se Ndre Mjeda ka shkruar edhe në prozë, të cilat MUND të përfshihen te Epika.

Page 7: Ndre Mjeda - 2015

LIRIJASi shumë rilindës të tjerë, Mjeda shpresonte se çlirimi kombëtar do të sillte përmirësimin e gjendjes së masave. Një mendim i tillë përshkon poemën e fuqishme "Liria" e shkruar në vitet 1910-1911, pra në prag të shpalljes së pavarësisë.

O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni:A shndrit rreze lirie n’ato maja;Mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,Ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?A keni ndie ndikund, kah fluturoniNdër shkrepa, me ushtue kangën e saj?A keni ndie nji kangë të patravajë?O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni!“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah malsia.A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,A veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,Sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,E vështroje ku i del lirimit ama.

Neper fusha ku rrjedh MisisipijaUshtoj rrokull nji za si bubullimaKrisi nder male si kerset ushtimaKur qiell e tokë turbullon duhijaÇon’ju sherbtoret e tokes, leni te shpijaShjetnit e vangat; rrokni pushkët; vetimaJu duk per së lergu, e po vjen lirija;Washtingtoni na thrret. E djelmvet pikaRrani tui hapun zjarm; hija e morrizitMujti kështjellat atnorë, mujti katedrenE fushë e male ushtoi; vojt AmerikaMbas asi zani qi e pat thirrë; e InglizitJa boi luani i Amerikës kulshedren

Page 8: Ndre Mjeda - 2015

LIRIJA - VAZHDIM

U t’huej Inglizi; s’ka me dalë ushtoriMe i grahë bulkut si kaut me sjeçe të begutS’ka m’u fikun nder të mjelluna puntoriKur merr era per mëner o apa e zhegutU kputne hekrat, e lirim malcoriLirim deti kumbon e ja siellë bregutLirim pergjegjin qysh kah LabradoriE Virgjin’ja e New Jorgu, syni i tregutTë lumtë, o Washington! U zhvillat qielliU njom toka per mall me brohoriE mbi flamuj të zotnuem ndenji luaniPushoi te drita qi shperndan si dielliLirimi tui britun në Filadelfi;“Ameriken e zhgon Amerikani!

Ty të kjosha falë, o dritë, ama e mbrodhsmitTi dave terrin e egersis, e tineE lakuemja e gjith dhenave latineAmeriken e pshtove prei robnimitPorsi vegim u mbuze, o prej nalcimitE puthe token me ato rreze, e shkrineAkllin e vjetër qi kish mbet’, e fshineVaj e padije e anëmiq të lirimitE ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmijaQi i qeshet lokes kur ja reshë krahnorit;E shpirt e zemer neper buz’ i shpraze;Me nji të njyeme ma të bukur, pa tallazeShndriti deti najtë herë; prei katundaritNder Fusha e male mungulloi Lirija.

Page 9: Ndre Mjeda - 2015

LIRIJA - VAZHDIM

Lirin e keni ju! Na hekra kemi.Ne terr e niegull deri në ditt ma të vona;Na pa emen kerkund, pa atdhe; na jemiSherbtorët e të huejve neper vende tonaPorsi berre qi bleu mishtari vemiMbas shkopit, të kalamenduna, ku s’donaAhte t’ankueshme neper buzë polemiVaj e mjerime qet këjo tokë e jonaE kot duhija e trimenis malcoreNeper fusha të molisuna plandosiSi kokerr rrfeje prei nji reje lëshueÇuditë prei peshës së nji pushtedës mizore,Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosiShpupurisin nder vorre eshtna të harrue

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,Lodhun prej terri ku robnimi e qiti,Shpreson me e zgjue fluturim mënia.E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndijaE lirimit t’Atdheut; fshehtas shëtitiKasoll’ për kasoll’ rreth buneve e soditiFrymë të re tue zbrazun për gjithkah, hijaE Skanderbegut. Që ndër djepa rritinNanat e Hotit djelmënin’ ushtoreE idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.Hapi flatrat e mnershme qi pershndrisinMe thoj t’harkuem Shqypeja arbënore.

Page 10: Ndre Mjeda - 2015

Lirija - Koment"Liria", poemthi epiko-lirik, sonet, i ndërtuar me tingëllima, me problematikë politiko-shoqërore ështëvepra e Mjedës që ka ide të fuqishme. Në të ndihet jehona e kryengritjeve të malësorëve të Veriut më1911, që tingëllon me forcë që në vargjet e para:"Lirim, lirim bërtet gjithkah Malcia" dhe vjen duke u rritur nga një tingëllimë në tjetrën. Poeti frymëzohet nga lufta për pavarësi e amerikanëve kundërkolonizatorëve anglezë, që ishin edhe pronarë tokash, dhe ua tregon shqiptarëve si shembull. Nëmbylljen e poemës, ku paralajmërohet shpërthimi i kryengritjes së përgjithshme shqiptare nëpërmjetnjë mjeti të dashur për rilindasit, paraqitjes së hijes së Skënderbeut, që ngrihet nga varri. Poetithekson se heroi kombëtar shkon "Ksollë për ksollë". Në këtë poemth ka vargje që dëshmojnë përafrimin e Mjedës me idetë demokratike. Kështu, ai pohon se kryengritësit mundën "kështjellatatnore", gjejmë aluzione për shfrytëzimin e fshatarësisë (…s'ka me dalë ushtari me i grahë bulkut sikaut me sjeçe t'begut"). Këto mund të dëshmojnë se Mjeda e sheh lirinë të fituar prej amerikanëve jovetëm në plan kombëtar, po edhe në plan shoqëror dhe shpreson se populli shqiptar do të shkundëshfrytëzimin e egër bashkë me zgjedhën feudale.Në këtë poemë shkrihen konçiziteti dhe forca shprehëse. Krahasimet dhe antitezat janë tronditëse("lirinë e keni ju/ ne hekra kemi…", "Posi berra që bleu mishtari vemi"). Romantizmi ia ka lënë vendinnjë realizmi ngjethës, një pasqyrim plot dramatizëm të gjendjes së atdheut.

Vargu është njëmbëdhjetërrokëshi, i cili krijon atmosferën e madhërishme, përdorimi i bartjeve i jepdinamizëm stilit dhe shoqëron alternimin e ndjenjave dhe të mendimeve. Lloji i zgjedhur i organizimittë vargut në tingëllima i disiplinon shpërthimet lirike. Gjuha është e pasur, megjithatë veçoritëkrahinore e vështirësojnë leximin e lirshëm.

Page 11: Ndre Mjeda - 2015

LISSUSNeper kodra të stolisuna me vneshtaKû vilet àrit xhixhilloshin në dielli,E, rrotull fushen tui kaditun, prilliEdhè lulzote kur kish hîmun vjeshta;

Nder ullishta gjelbrore qi kah KreshtaE terthotes të Merqîjës vîshin nji filli,Kû Velja e rrëmbyeshme qi perket te qielliAmbël me hyjzit mban kuvende te shpeshta,

Darsmore të Bahtit, t'Afërdites shkoshin,Veshun me gunza e krahët e bardhë të shpervjelun,Vashat e Ilirve me koshere në krye.

E ngrehshin valle dora-dora, e këndoshinKreshnikët e Ilirvet e anmiqt e ngelun:Gadhnjyes Bardhyllin e Perdikën thye,

E pergjegjshin të mahnituna ndër mâjeE nepër lugje të grumullueme në hijeTë blijve të lulzuem, të lulishteve paskajeZânat e malit me nji kângë plot shije.

Me j' kângë qi fllade t'ambetuem nder plâjeBishin të gjytetse, o kû ma nalt në shkambije,Sogjetarë te patundshëm si murrâje,Ruejshin Ilirsit per atdhè bâ flije.

E lundratari, kur per dèt kaloteN'at dritë të mallnjyshme qi shperdàate nata,Ngrîhej e rrêmia permbì bark' e lëshote.

Ndalte e mahnitun at rrjedhë të prehtë si shpataVala e Drinit të madhnuem e "t'a gëzoj" thote"Mâ së mbramit djalin qi ngiat deket pata".

Të falem, o Lesh, i lum për sà MadhnijaShpërdau rreth teje miradina e hire,E përdoroj me cen' e kujdes dijaE sâ mjeshtrave lulzuen në ket tok' Ilire.

Me rruga të drejta hijeshue, me shpijaTë nêlta si sukat qi të shikjojnë me smirë;Me nërtesa t'ushtrîmeve kû fëmijaVujshin, fatosat e nji kohës mâ të vshtirë.

E kqyrshe sqelen qi SirakuzaniNdertoi, e në dritë të venituna ti njifsheFytyren t'ânde me stolì të nji mbreti.

E lundra të hueja mbushë me rob qi bâniFitues Ilirsi, e, porsi fjetun, shifsheAndrra fatosash, tui të perkundun deti

PATRIOTIKE

Page 12: Ndre Mjeda - 2015

LISSUS - VAZHDIMI lum për kështjellin qi mbi kodra ngrehej,I pàlodhshem vigâ perkundra anmikut;Kû hovi i të huejvet porsì qelqe thehej,O si shkulmat e Drinit në frymë të denikut.

Kû shqypja ilire nepër ajr defrehejNë gjiri të madhnueshem, e mje në breg tëBaltikutGadhnime të reja tui hartuemun, shgrehejPrato vênde të pànjoftuna jetikut.

E fushët e sukat e ndërtesat të tuja,Porsì grigjen barija i zgjuet, veshtoteTui të pruemun das' e ndërlikime të hueja.

Por oh! mâ fort se kshtjellit hija të zhgote,E prej hovit e resave të ndokujaMe parzëm të hekurtë djelmenija të mprote.

Deh! ç'u perhap rreth maleve kushtrimi,Qi ndër lugje mâ të mbshehuna persritteHova-hova tu' e shtue lehona, e thirrteKombin e Ilirve në fushatë nderimi.

Grishte prej mâjesh ku fillon agimi,Kû vala e Drinit nepër lugje rrshitte,Kû në borë t'amshueme bukurì pershndritteTui u zhdukun nën dèt qetas, prêndimi.

E i thirrshin nanat djelmnìs kreshnike,E, dalë tui i prapun, krushqeve ju thoshin:"Djelmt e Ilit", në kushtrim së bashkut vraponi:

Ecni me heshta, ecni me armë jetike,Hova' ju kualve me at mënì qi të paret ju mësoshinPer lulzimin e atdheut ju fton Agroni".

E u lëshuen si j' nieri të tanë. Si shprazen shinatRrmbyeshëm prej mâjesh nepër gryka e zbrisinBubulluesa teposhtë, e tui mbëlue dhènat,Kësolla e ndertesa shpartallojnë e krisin:

O si lëshohen langojt kâmbë-shpejtë, nder brènatE nêltë sà qiella të bregut të Tunës, e vrisninPer mbas drenave të frigueshem kur, krènatNgatrrue nder drriza tui dihatun jisin;

Ashtû kombet e Ilirve turra-turraUlen prej malesh fluturim pà e rrekë,E presin rregjin grumullue nder curra,

E kur fatosi në patershanë tui prekë,"Ç' detyrë" - tha - "kemi per atdhèn, o burra"?Nji t'Ilirvet kje të gjegjunit: "Me dekë".

Page 13: Ndre Mjeda - 2015

LISSUS - VAZHDIMJo kurr aq rrmbyeshëm nepër fusha rrodhiPrej borës të maleve e frŷeme e prei stuhijet,Rrotull tui ngrehun varg gjith farë baktijet,E gjind e trèna qi nder shpija mbëloshi

Rrjedha shkumbues' e Drinit, porsì u hodhi,Patërshanen nen dor' e zjerm prej mënijet,Ushtrija e jonë mbas leprave GreqijetTui rroposun gjithshka perpara i ndodhi.

E flakë shkumuesa nepër shpija shkoshin,E nepër dritë të tyne xhixhillim si shkëndija,Patërshana të pergjakuna vetoshin.

E vàj e ankime per gjith anë granija,Kur ahte e burrash e ulurima ushtoshin,Nen tundrë të kualve tui i trusë Shqypnija.

Ktheni nder shpija, o djelm, sokola ktheni,Me at dritë të shkelqyeshme qi ju suell trimnija;Krahas me ju vjen nâmi e vjen lumnijaQi perhapun gjith shekullit ja keni,

Me barkë t'ushtrueme per mbas prènash, eniMe rrgjant ngarkuemun e mermerë e mijalumësh e permêndesh qi ndërtoj Greqija,E keqas gëzuejti deri sot Eleni.

Me brohorì ju pret per faqe të zbardhmeNder sqele Iliri flamorët qi ndoqneZêmra të terhuzta nepër lamë nderimi.

E, timiam' e shêjte, i flijve timiPerciell fatosat qi prei jetës u shkoqneTui i dhanë shpirtin atdheut e kohës pertardhme.

Këtû Amàzone ilire e bind natyret,Fis i Hyjvet të Dodonës, Teuta mbretnote,Kur Pinës ferishte, pvr hitì detyret,Jeten mbretnore e rregjinìn e shtote,

E të nji mêndes kreshnike të gjitha zyretAdrijatikut me kujdes ja trote,E pà leje t'Ilirve, o 'j shêj pagtyretDètin shqyptàr i hueji s'e kalote.

E kur, ndërkrye per ushtrija e mndoreE mbretnìna të grabituna me dhune,Ju turr Roma me e trembë me fjalë madhshtore,

Rrebtas e gjegji: "Jo mos prit shka lype".E atëherna së parit kaperthyeshem xûneLuftime e gjaqe Shqyptarët me shqype.

Page 14: Ndre Mjeda - 2015

LISSUS - VAZHDIMPor se fatmadhe, o Lesh, nji ditë do të mbërrîteE mâ të lumin nder shokë bota do të thote,Kur në nji kishë t'ande tempull të rij të përtrîtePer lirimin e atdheut Shqypja kob-plote.

Si tallaze të peshtŷmuna do të vitePrej fushës e malesh Shqyptarija, mote,Të reja tui lypun per atdhè, të pershîteGiûjas Permendsen qi mjet tejet vrote.

Atjè nanat shqyptare 'j ditë do të shkoshinMe fëmijë per doret, e n'at zij qi paten,Per atdhèn e vorfnuem do t'u betoshin.

Se ti do të shifshe, o Lesh, kur të delte shtegutTë nji gjallimit kreshnik, e t'ulte shpaten,E ti vorrin do të mbàjshe të Skanderbegut.

Porsì 'j luâ luftnave, kreshnikuU pshtet, molisun per atdhèn, e shgjeshiShpaten e mnèrshme qi pat frikë anmiku,E nam t'amshueshem Shqyptarìs i reshi.

E prej sŷve n'at ças mbshehtas i pikuNji lot ndër faqe, e, stolì qi s'zhdeshi,Mbi kryq të përmbajtun, nder të dy duert kreshnikuShqypen e ballit të mbramen her' e ndeshi.

Nuk e rrethuen fatosin n'ato të vshtiraParanikët e Shqypnìs as djelmt e fisit,Qi lumnì ju perftoj e dit mâ të lira.

Vetëm, si hije qi nper an' u ndrroshin,Dalun prei fronesh të madhes fushë t'Elisit,Fatosat e gjith kohnave lotoshin.

E nêlt prej qiellet fluturim qe zbritneTuba-tuba qiellorët, e nder duer kishinKryq e kunorë qi të dekunit i bishin,E, si lterit të shugruem, prûjshëm ju avitne.

Pezull tu 'e bàjtun në shejtet duert e pritne,E në hapsina të pàmatuna, kah ishin,Fluturuene me têne e, kû vetë rrishin,Së bashkut tuì kënduemun me nderim e njitne.

"Qe dishmuesin, o Zot", - këndoshin - "qi jetenPer shejten fè, per Shqyptarìn e shkriniE pà tundshme perherë shtyll' e mburoje.

Aj diq, o Zot, per mbas detyrës, por të shkretenAtme ti rueja, qi dikuur pertrini,Ti në qiell nder mprojsa të Shqyptarìs rreshtoje".

Page 15: Ndre Mjeda - 2015

Koment - LissusKjo pjesë është një ndër veprat e tij më kryesore. Është e ndërtuar në bazë të tingëllimave, pra quhet sonet (4-4-3-3). Bashkë më Lirija dhe Scodra, Ndre Mjeda arriti kulmin artistik. Në këto ka përdorur edhe njëmbëdhjetërrokëshin.

Poezia patriotike merr hove të fuqishme në lirikat Lissus dhe Scodra. Kur lexojmë pjesën, ne përfytyrojmë ilirët në Lezhë (Lissus; Lesh) si trima të mëdhenj. Krenaria e paraardhësve tanë ilirë, pasqyrohen thellë me fuqi bindëse e sintetike në përgjigjen që ata i japin Romës: Jo mos prit shka lype.Në tingëllimat 10-12 shfaqet ndjenja e patriotizmit. Vdekja e Skënderbeut, edhe pse s’është paraqitur në betejë, është paraqitur me madhështi.Ndre Mjeda na çon në një botë fantastike, duke i dhënë kësaj pjese edhe patriotizmin . Ai kërkon që të gjejë origjinën e ilirëve, por ai kërkon që edhe populli ynë të jetë sa më i vjetër. Dhe, kjo e lidh me mendimin që një popull i lashtë duhet të jetë i lirë.

Page 16: Ndre Mjeda - 2015

ScodraO Tarabosh, i mnert, ndeja hyjnore,Ku, e rrebt, rrufenat Fromboja farkoteE perzemruem’, gjyteteve mizorePshtjell’ me shtergata e bumbumllim’ i lshote

Andej mbi breshtat e mbi land’t pjelloreQi rreze diellit për deshir s’pershkoteI soditshe gjarpnues neper fushoreKulmin e Drinit me qeti kah shkote

E kuvendshe me te madhin e IliritKu t’lir si shqypet neper bjeshk, banoshinNipat e hyjvet ilirjak’ e t’robit

E n’at zemer u knaqshe pa fe kobitE u knaqshit hyjzit qi tinzisht eshtoshinNper heshtime t’pamatuna t’ethirit

Prei krahinet ku i mujshem LabeatiBanon me shqype, e ku, perte, e Parthinit,Kullot grigja e mrizon Autarijati,Berret e lame neper ujra t’ Drinit:

Porsi cuna t’ nji shpis qe i fton i jati,Avulluesa sinjoreve t’ ShkodrinitJu veshen Ilirsit me hiti, ku fatiI atmes ma t’lergum ja perkrahte fqinit.

E kndoshin çetat tui u zbrit, e ushtoshinFush’ e lugje t’ gjelbrueme e shena e prroje,N’brohorije t’ushtris kur n’pun u lshoshin.

E ‘j popull i pa far’ rreth suket v’lote,Porsi shemet e bletve neper zgjojeTui ngreh shka naten hyj mizuer do t’ rrxote.

O dishmitar i shekujve t’panjehunQi pershkove me sy gjind e ndohinaSi dhent blegtori kur, avit’ te trina,Vezhgon vathin e vet e rri tu’ i njehun

Difto si motit, prej hyjnis i ngrehunPer kto vënde lakmues e kto krahinaRrani nder treve hijeshue n’çetinaE badra t’verdha me ata gjetht e prehun

Si nji popull me shpate i ArmatisunIli fatbardh, Ili qi blegtoreshaGalateja perftoi e Polifemi

E kjene shkuesa prei Olimpit nisunBind fuqimadhi e Senton’ hyjneshaE dasmor i gjith zotave polemi

Por qe prei shpellet, ku n’qeti banoteU çfaq tat’gjyshi Polifem, e drodhiRrotllen e synit qi mbi ball i ndodhiVetem, shkellxore porsi hana plote.

E i farmakuem prei mnijet terfulloteSi harusha per zogj, e nji shit’ zgjoshiNen maje t’madhit Tarabosh, e e hodhiKundra bindit damtuer qi kobe lshote

Fishklloi ajri per rreth, e bumbullueneRrethas permnershem malet, e, si zdapa,Shkulmat e Drinit pezulli u çuene

E larg ushtonin lugjet e PeshtrikutE, porsi t’shtueme prei fortun’s, permbrapaRrokolloheshin val’t e Adriatikut

PATRIOTIKE

Page 17: Ndre Mjeda - 2015

Koment - ScodraU botua së pari te “Kumbona e së Diellës” më 1939. Po këtë vit u botua si vëllim më vete.Kjo vepër i përkushtohet qytetit më të lashtë në Shqipëri, Shkodrës.

Kjo ka gjithsejt 11 tingëllima. Ajo nis nga një kohë shumë e lashtë nga paganizmi dhe duke ardhur deri te miti i Rozafës.Edhe këtu kemi himnizimin mirëpo kësaj radhe nëpërmjet legjendës.Në poemë bëjnë pjesë hyjnitë Ilire dhe ato Greke, kemi ndeshjen e tyre përktësisht të Kuqedrës greke dhe Polifemit ilir , ku ajo e para ëshë shkatërrues e çdo gjëje që gjenë para ndërsa ai fundit pra Polifemi na paraqitet si mbrojtës i gjërave për të mos i shkatërruar Kuqedra.Më në fund Polifemi mbytë kuqedrën dhe me gjakun e saj përcakton kufijt e Shkodrës.

Page 18: Ndre Mjeda - 2015

PATRIOTIZMIKur Mjeda nisi veprimtarinë e tij letrare, Rilindja ndodhej në një fazë ngritjeje. Shumë gjëra ato kohë i dhanë një hov lëvizjes patriotike të Rilindjes. Mjeda u lidh me këtë lëvizje patriotike dhe letrare, siç e dëshmojnë shkrimet e tij të para. Kjo duket te Vaji i Bylbylit, një poemth patriotik, ku bilbili simbolizon bilbilin shqiptar të atyre kohëe, të mbyllur në kafaz nga turqit.

Page 19: Ndre Mjeda - 2015

VAJI I BYLBYLIT

Më 1887 Mjeda 21 vjeçar botoi "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëkohësisht edhe një këngë shprese. Në këtë poemth rinor, plot fluturime romantike, jepet dhembja për fatin e kombit të robëruar dhe optimizmi për të ardhmen e tij.

Po shkrihet bora,Dimni po shkon;Bylbyl i vorfën,Pse po gjimon?

Pushoi murlaniMe duhi t’vet;Bylbyl i vorfën,Çou mos rri shkret.

Gjith; fushët e maletBlerim e mbëloj;Livadhi e pemaGjithkah lulzoj.

Ndër pyje e orgaja,N’ma t’mirin vend,Me rreze dielliPo e gëzon gjith’kend.

E tuj gjimueShikon rreth e rrethNji prrue qi veretRrjedh nëpër gjeth.

A çil kafazi,Bylbyl, flutro;Ndër pyje e orgaja,Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovinAtje s’ta pret,Me zeher haejenKerkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,Epshin pengim,E gjith ku t’rreshketShkon fluturim.

Nëpër lamijeKe me gjet mel,Për gjith’prendverënNjajo buk t’del.

E kur t’zitë e diNdër prroje pi,Te njato prrojeQi ti vetë di.

Tash pa frigë çerdhenE ban ndoj lis;Nuk je si’i nieriQi nuk ka fis

E kur t’vin zhegu,Kur dielli shkon,Ti ke me këndueSi ke zakon.

LIRIKA

Page 20: Ndre Mjeda - 2015

VAJI I BYLBYLIT - VAZHDIM

Rreth e rreth gjindjaMe t’ndie rri;Prej asi venditDahen me zi.

A çilë kafazi,Bylbyl, flutro;Ndër pyje e ograja,Bylbyl, shpejto.

Ndër tranfofille,Ndër zamakë nga;Ku qeshet kopshti,Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,Dimni po shkon;Biylbyl i vorfën ,Pse po gjimon?

Page 21: Ndre Mjeda - 2015

Koment – Vaji i BylbylitKonflikti ndërmjet tij dhe urdhërit ku bënte pjesë, arriti në pikën më të lartë, pas dyvjetësh, kur poeti i ri, që kishte mbaruar studimet dhe ishte dërguar të jepte mësim nënjë shkollë të lartë fetare në Itali, detyrohet të largohet. Duke e ndier veten tashmë mëtë lirë, ai iu kushtua me një zjarr të dyfishuar çështjes kombëtare dhe zhvilloi njëveprimtari të gjerë atdhetare e kulturore. Themeloi shoqërinë kulturore "Agimi". Mori pjesë në një kongres gjuhësor lidhur me çështjë të shqipes në Hamburg. Ai shkroi përmirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësuesëve të fuqive të mëdha në Shkodër, ku ankoheshin kundër qeverisë osmane. Poeti ngriti zërin me rastin e mbylljes sëshkollës së mesme shqipe në Korçë nëpërmjet një vjershe që është një kushtrim i hapuretj. Kjo veprimtari nuk mund të mos i binte në sy qeverisë osmane, e cila më 1902 e arrestoi poetin dhe gati sa nuk e internoi në Anadoll (ky rast i dhimbshëm i jetës sëMjedës gjeti pasqyrimin poetik në poemthin "I tretuni").

Page 22: Ndre Mjeda - 2015

LIRIKANë fondin e poezisë patriotike të Mjedës, bëjnë pjesë edhe disa vjersha lirike përmbledhur te Juvenilia dhe të tjera, botuar gjetiu si Shqypes arbnore, Andërr, Mahmut Pasha në Mal të Zi, Vorri i Skanderbegut, Për një shkollë shqype mbyllë prej Perandorisë Otomane. Gjëja e përbashkët që bie në sy në këto vjersha është urrejtja e thellë për pushtuesin turk, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, besimi i patundur i poetit për të ardhmen e Shqipërisë. Ky besim shpërthen në një vrull të papërmbajtshëm te njëra nga vjershat më të fuqishme të Mjedës, Për një shkollë shqype mbyllë prej Perandorisë Otomane (Korçë, 1902).

Page 23: Ndre Mjeda - 2015

GJUHA SHQYPEPermbi zà qi leshon bylbyliGjuha shqype m’ shungullonPermbi ere qi nep zymyliPa da zemren m’a ngushllon.Nder komb’ tjere , nder dhena tjeraKu e shkoj jeten tesh sa motVec per ty m’rreh zèmra e mjeraE prej mallit derdhi lot.Njikto gjuhe qi jam tui ndieJane te bukra me temelPor prep kejo , si diell pa hijeper mue t’anave ju del.Edhe zogu kerkon lisinMbi shpi t’arte ku rri me mbretE shtegtari dishron fisinPermbi vend qi s’asht i vet.O Shqypni e mjera ShqypniPlot me burra e trima plotTi’j dit’ishe , por lumnijaQi ke pasun nuk à sot.Nen njat toke qi t’a shkel kambaZan’ e t’mocmeve veshtroPer bij t’tashem , porsi e amaE t’korritunve, gjimo!

Nam e zà , qi kishe, t’tretiE vec turpi e marrja t’mbelojPer lumni vec kore t’mbetiQysh se fara e mire mbaroj.Por gazmo nder gjith kto t’vshtiraPerse ende s’sharove kretDicka t’mbet nder ato t’miraMbas dymij e ma shume vjet.T’ka mbet gjuha qi po ndihetN’fush’ e n’mal qi ti zotnonGjith ‘ku hija e jote shtrihetKu shqyptari zàn’ e leshon.Prei Tivarit e n’PrevezeNji à gjuha e Kombi njiKu leshon dielli njato rrezeQi vec tokae jote i di.Ku n’breg t’Cemit rritet trimiMe zbardhe, Shqype zanin tàandE ku i drinit à bunimiQi shperndahet kand e kand.Geg e Toske, malci, jalliaJan nji komb m’u da s’duronFund e maje nji à ShqypniaE nji gjuhe t’gjith na bashkon.

Page 24: Ndre Mjeda - 2015

Gjuha Shqype - VazhdimKjoft mallkue kush qet ngatrimeNder kto vllazen shoq me shoqKush e dan me flek’ e shkrimeCa natyra vet perpoq.Kur nji burre u cue n AustriE me sy gjithkund t’kerkojGustav Meyer-i asht emni i tijEmni i burrit qi t’madhnoj.Porsi dielli tui flakueShperndan terin qi na mbelonNjashtu Meyer-i tui kerkueKah ke dal po ta difton

Autori ne kete vjersh tregon per dashurine qe ka per gjuhen e vendit te tij ose gjuhenmeme. Ai e vecon gjuhen e tij ne krahasim me gjuhet e tjera. Dashuria per atedheundhe gjuhen tregohet shum qarte ne kete vjershe nga autori.Nje tjeter vecori e vendittone eshte se ky vend edhe pse ka vuajtur shum gjate pushtimeve ai e ka ruajtur me shum fanatizem gjuhen e vendit te tij

Page 25: Ndre Mjeda - 2015

I TRETUNINuk kalon nji natë e n’andërrporsi zgjandërre shof nanën këtu përbri;me krye vjerrte, me lot për syrri tue shfrynjat idhnim që don me e gri

Ndejun m’duket prap te votraku me motran’dritë t’kandilit qepte e arnotepor njat gaz ka që i shndrittekur godittepetkat e djalit e shendote

Kqyr njat vend ku n’mbramje rrishekur nuk kishefije idhnimi nëpër ftyrëe ngurron, si t’kenke gurite, pshtetë muritlot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë

“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë -thotë sa herë, -Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;t’kishe mbyllë me duer te miakëtu te shpianjata sy qe mordja shuejti

Afër vorrit tand nan-shkretaporsi bletaishte sjellun tue gjimuee n’at bar qe kishte qitëpër gjithë ditëndonji lule kish kerkue…”

…E mandej, si del nji kruetue bumuerreth e rreth prej brijes s’malitrrkaj i ulen lot’ per rrudha- Nuk asht udhananë, m’u idhnue per t’zeza t’djalit

Kur n’kët shekull n’drit’ e qitekur e rriteme njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,bir n’kët dhenana jote a shqiptaria

Mend e zemër për të shkrijie përtrijinam e lavd kur t’i vijë dita”Mbas fjalësh t’tua përherë shkovae t’ndigjova:shqiptarin’ nuk e korrita.

Page 26: Ndre Mjeda - 2015

Koment – I tretuni

"I tretuni" dëshmon për një pjekuri më të madhe ideoartistike. Melankonia e "Vajit tëbylbylit" këtu është shndërruar në dhembje krenare, stoike, e cila shprehet më së mirinëpërmjet paralelizmit me natyrën në shtrëngatë, që e hap poemthin.

Ky ka një subjekt të dhënë në forma lirike; fatin e një atdhetari shqiptar, të internuarnga pushtuesit. Poeti do të ketë mendua se ky mund të kishte qenë edhe fati i tij. Nëkëngën e parë që përshkruan ndarjen e të mërguarit me qytetin e lindjes, Shkodrëndhe me atdheun, duken qartë elementët autobiografikë. Po Mjeda nuk mbeti nështjellimin e thjeshtë të një materiali jetësor; ai diti ta përgjithësojë e t'i japë vlerëaktuale. Heroi i poemthit është një fshatar i varfër

Page 27: Ndre Mjeda - 2015

TRINA

ANDRRA E JETESMolla t’kputuna nji deget,Dy qershija lidhe n’nji rrfane,Ku fillojne kufijt e Geget,Rrijne dy cika me nji nane.

Kreske e bre perzie me lisaRriten rrotull,me cetine,Plepa t’but’ e qeparisaMbelojne e veshin at ledine.

S’ushton mali prej baktijet,S’fryn murrlani me duhi;Paq i kthellte prej Perendijet,Paq prejnierit e qeti.

Gurra e lugut vec ushtonteSi lahute me kenge kreshnike;E nder peme bylbyli kendoteValle darsmet e fisnike.

Ngreh,bylbyl, n’at hije valle,Ushto, gurre trimneshe,n’shkambije;Bulk i nates kungalle, qi talleNeper gemba e per lamije,

Kendoni,kendoni. Vec prej stanit, T’ardhmen Trina mbramje n’shpi,Tui blegrue nji kij mbas zanitT’deles nane keni me ndi.

Vec prei plehit gjel kokoti,Me njat za qi s’ndrron kurr-here,Ka me gjegje se a tui nderrue moti,Se a tui cue nji tjetre ere.

U ndie nji za te shtegu:Cice! Del se erdhi murgjina,E mbrapa po vjen Trina Me ‘j qingj te sykes ngryk.

Page 28: Ndre Mjeda - 2015

TRINA - VAZHDIME duel me mjelce te burguLokja, xuer vicin jashte,E shega e lete, si kashte,Tui kcyemun u berlyk.

U suell oborrit rrotullTu’ u hjedhe me bisht perpjete;Deri sa plaka veteRrshane tu murgjina e coj.

Moli, tui kendue, lopenTui pritun vicin prore;E tambli, bardh si bore,Permbrenda mjecles ngufoj.

Mandej muer kijin pezullE e vu me syken n’sane,Sa cote tamblin aneZoga me xe do pak.

Muer edhe krande e cocla,E Trinken muer per bri:Ish lodhe: I dhimte nd’ije,E kishte mollzat gjak.

Vuni do krande n’votreE fryni n’zjerm qi ish ndale;Thej pshesh me tambel vale,E mbushi kupat plot.

Pshesha dhe kollomoqeT’mire edhe per zotniKur don per rob e per shpiMe I fal’i madhi Zot.

E hangri Zoga shishem,Por Trina s’hangri gja,As Lokja, qi ishte vraMbas cikes, nk hangri dot.

Page 29: Ndre Mjeda - 2015

TRINA - VAZHDIMPor tirte ndeje te votra,Tui kqyre me zemer t plasun:Tui nduk’at shllunge te rrasunJu mbushshin syt me lot.

Kur nji mbas nji prane zjetmitU lodhne gjumit femija,U cue e tdy si kijaMbit’shtruemen I vendoj.

E tirte prepte votraPej tirte per xhulebletaE I dukej kenetaSe ne shpella me dragoj

Tirshin dhe shtojzovalletTui luejte pa-mejun gishtatSiellshin me pleq ferishtatNoshta edhe femin e vet

E shkoj me I pa, tui pritunDriten e pishes me dore:Ngrykas si dy qielloreMe krahe pa pulpa I gjet

Page 30: Ndre Mjeda - 2015

Koment - Trina

Aty ku fillojne kufijte e Gegerise ne nje fshat, jetojne dy vajza me nje nene. Ato jane telidhura me t’emen ashtu si dy kokrra qershije te lidhura ne nje vesh , ato jane si dy mollete keputuna nga nje dege. Dega nenkuptohet eshte e ema; qe I ka nxjerre ne jete. Ne keto strofa perdoret shume metafora.

Keto vargje lidhen me nje bestytnite malesorve: Sipas ketij bestytnie, shtojzovallet kanene dore fatin e njerzve. Ato tjerrin penin e jetes se njerzve.Dhe neqoftese ky pe keputetatehere ata vdesin. Te vihet re fillimi I menjehershem I kenges. Me pare Mjeda ka berevetem aluzione per semundjen e Trinkes.

Page 31: Ndre Mjeda - 2015

ZOGA

Nper ograje po kendojne bylbylatSi tu’u prralle me shoqi shojne;Drandofilleve zymylatT kandshem ere dhunti ju cojne-E nalt n’qiell ma e bukur hanaRreze t’paqta shkon tui shkriMaje bjeshkve filllon zanaN’valle shoqeve m’u pri.Lodhe prei vegesh prei rranjesh shpijetSi u be nate, ndej Zoga n’votreNdej mu xe me dru dullijetQi kish ba neper mal, pa motre!

E kuvendte ma nane locenSi pergjumshem,ndonji fjaleDeri sa bri votres gocenE muer gjumi dal ka daleFjet bri votres: e kur shkendijaShndritte at fetyr te patRAVEJEEjell prei qiellit ulet te shpijaDukej faret fetyra e saje.Here n’at gjume tui qeshun dukejSi mu fale here doren coteHere permallshem n’vedi strukejE n’fytyre gjaku t’tan I velote

Ne keto vargje ka realizem ne figuren e Zoges. Ajo rritet, bie ne dashuri, martohet. E largohet nga e ema ajo del nga I vorfni katund. Ketu ska egoizem. Eshte jeta qe ndjekrrjedhen e saj dhe Zoga porsa e ka filluar jeten, ndersa Lokja po e mbaron. Dy rruge e dyfate te ndryshme ne jete. Por lokja e Zoga sjane antagoniste. Mjeda si ve perballe Lokeste bijen, Zogen. S’ia ve sepse s’e mohon. Ai madje e admiron, pikerisht per ate stoicizmin e saj.

Page 32: Ndre Mjeda - 2015

LOKJA

U shty vjeshta e krizantemiVetun vorreve lulzon

Lande e pyje gjithe sa kemiTue fry veri po i cungon

Ndrron prej dimnit landa veshenE mban petk qe para pat

E n’ate muzg nji vegim heshtjeLokes n’voter lehte iu qasPermbi plaken krahet uli

Dhe n’gryke t’shuemen e shtrengoiE buze te shpulpueme ne balle ia nguli

U ndal drita dhe ajo mbaroi

Autori ne kete vjershe pershkruan ambjentin ne te cilin ndodhet plaka duke nderruar jete . Natyra me ardhjen e vjeshtes kishte marre ngjyra te erreta dhe era e kishte heqyr ate petk bukurie qe kishte pasur ai ambjent me perpara.Ambjenti jashte ngjasonte shum edhe me ate qe po ndodhte brenda shtepise ku ndodhej nje plake e vetmuar qe ponderronte jete. tregon per dashurine qe ka per gjuhen e vendit te tij ose gjuhen meme. Ai e vecon gjuhen e tij ne krahasim me gjuhet e tjera. Dashuria per atedheun dhe gjuhen tregohet shum qarte ne kete vjershe nga autori.Njetjeter vecori e vendit tone eshte se ky vend edhe pse ka vuajtur shum gjate pushtimeve ai e ka ruajtur me shumfanatizem gjuhen e vendit te tij

Page 33: Ndre Mjeda - 2015

PRENDVERA

Jeni lodhë, dallëndysha t'shkreta,Je molis'i ziu bylbyl;Ah! pushoni n'streh'ku u gjeta, Pusho n'kopshtë te njaj zymyl.

Mbi krahë t'uej prei dhenash tjeraJu prendveren na pruet këtej;Shlodhn' ju pra, dallëndysha t'mjera,Rri, bylbyl, n'lulzim qi kthej.

Se qe'j prrue prei malit uletE t'tanë fushës ushqim i nep;E nen borë po shperthejn' luletPorsi fëmië që zbulohen n'djep.

Fllad i let me vapë dashtnijetPuthi pemen gemb për gemb;U zgjue pema, e qe prei shijetBuloj mbarë neper kopshtë tem.

Ndej' brië votres nieri myket:Vrapo bulk, ku puna t'thrret;Tui vrue fushen kau berlyket,Lyp'm'u vue per lavrë t'vet.

Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rimeStrofat: Jane pese strofa me nga kater vargjeRima: ABTema: Si cdo here pas nje dimri te ftohte e te acarte vjen pranvera mbushur me bukuri natyrore e me ardhjen e pranveres gjallerohet gjithcka.

Page 34: Ndre Mjeda - 2015

VERA

A zverdhe fusha, e nder grunorePo velojne korracat porsi zogj; Kendojne katuncat me malcorePa u kujtue si dielli I dogj.

Vec n’atare, porsi nji e tretun, Zi ndka e n’ftyre terrKorre nji cupe pa shoqventuet, Me hie t’vet qi mbrapa e merr.

Tjera here ti vet’ tretaKorrshe, o bij’, me motra n’shendSivjet vetun tui korre t;gjetaPa nji motre, pa gazmend.

Kjan nji are qi muell nji ditePerendija, e I dha shendetU poq para e ka goditeE I ka bajte te shpija vet.

Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rimeStrofat: Jane kater strofa me nga kater vargjeRima: ABTema: Sic e dime vera eshte stina me e nxehte e vitit dhe neve na nxihet lekura ngangrohtesia e rrezeve te diellit po ashtu vera na vjen me plot fruta te ndryshme

Page 35: Ndre Mjeda - 2015

VJESHTADhe ju po shkoni, Bylbyla kshtu! Po tretni k´ndynaj, Dallndysha ju!

Dekën mendovaSe m´vjen kurdo;Se m´leni vetunS´mendova, jo.

Por, ma fort zemrënMa bren nji idhnim:Çerdhet që i leniKujdesit t’im.

Ndoshta kur t´ktheniMue vorri m´mba.E ju kërkoniÇerdhen qi s´â!

Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rimeStrofat: Jane nga kater strofa me nga kater vargjeRima: BATema: Pas cdo gushti pervelues vjen vjeshta plot rreshje. E keshtu zogjte shtegtojne ne vende te ngrohta per te gjetur strehim dhe ushqim. Autori shpreh hidherimin e tij se zogjte lene folete e tyre dhe kur kthehen ato nuk gjenden aty per ta.

Page 36: Ndre Mjeda - 2015

DIMNINeper fush e neper malefryn murlani me stuhiO murlan ti frymen ndaleNdal ti akull mos me ngriMos m’a ngrini nji ket pik gjak-Struku, struku i shkreti plak

Po del dimni me kose n’doreGjeth e bar i ka kositeQet balkoni pjalm e boreE plak-shkreta tu merdhiteI thote vedit me za pakStruku, struku, i shkreti plak.

Lloji I vargut: Jane vargje te shkurtra me rimeStrofat: Jane dy strofa me nga gjashte vargjeRima: AB dhe AATema: Sapo vjen dimri koha ftohet shume. Era fryn me te shpejte dhe merr me vetegjithcka qe ka lene vjeshta.

Page 37: Ndre Mjeda - 2015

MUSTAF PASHA NË BABUNËE prane vallet nder male unjitE ushtima e pushkave nder lugje mejtiNder festa e t'kreme n'fushe n'malsi

Burrinimi u dejit

E djerr a toka krrut nder livadheShkon kau ,e avllin qi del prei araveErton. e nepet per stine te madhe,

Per rreth t'kularve

Por m'zgjiedhe mberthye kularte pushojneVjerrun nen trena, e rri ngardh parmendaE n'mal pa nieri berret firojne

O dridhen mbrenda

Vathit, ku unshem siellet ulkonja,E rromon me kthetra dyert qi barijadikur pertrini, sot hull e zonja

Pa burre te shpija

Mbas tejet Shqype burrat fluturuneNder male t'jera , n'nji lugje t'reGadhnjim o deken tuj lyp'u u leshuene

T'gjith per atdh

E luftojme rrebtas nen breshen plumbitQi karajfilet leshojne breshnatTkurren o shqype si rrjedha e lumut

Trima si zanat

E pasha ndenjun mbi thase tfloriveNder valle jevgash n'lodre dudumash,Tallet i knaqun prei zanit t'fqive,

Si qen mbas trumsh

O pjelle e keqe Odhuno koreQe shtojzovallet pa e dijt po kcejneMe ty e zgerdhihen e'j kang mortore

Nen za shperthejne.

Page 38: Ndre Mjeda - 2015

MUSTAF PASHA NË BABUNËOra e shqyptarit t'leshoj e fatosatQi ne lufte pa shkrepun ,shkrime n'marri,Gjikim po lypin e theshem kosat

Shpirtna me mni,

Sjellin n'shpie t'ande. Qe Mehmet Begu,Eshtna t'shpulpuemnun, mbi vorr tu cue,dhun prei s'largut t'thote: "ktune a shtegu

Me fole me mue

Ktu t'prita c'mot:ktu do t'paqohetVaji i nji femnes qi n'mjerim leshova,Pa faj shpyptari ktu do t'kjtohet

Ee hupes nuk shkova".

E prei gjith fushash bajnë valle t'menershmeAret e livadhe qi'j dite grabite:Sot vone ma t'rrebshem per faje t,hershme

Gjikimin prite .

E prei gjith fushash bajnë valle t'menershmeAret e livadhe qi'j dite grabite:Sot vone ma t'rrebshem per faje t,hershme

Gjikimin prite .

Del,mizuer, kendenaj,del; peri merzijet,Zgaq i perbuzshem,Shqypnjja t'volli:Ty shpina e detit, ty , vend robnijet

T'pret Anadolli.

Page 39: Ndre Mjeda - 2015

Koment – Mustaf Pasha në Babunë

Duke u nisur nga një fakt historik, tradhtia e Mustafa Pashë Bushatlliut, poeti ka tipizuar me forcë, duke e përshkruar "mbi thasë të florinjve, ndër valle jevgash" figurën e feudalit të zvetënuar, anadollak, parazit, që është kurdoherë gati të bëjë flìinteresat e atdheut për të vetat. Vjersha merr kështu një kuptim të gjerëpërgjithësues, duke tingëlluar si akuzë e fuqishme kundër të ashtuquajturveatdhetarë, përfaqësues të shtresave të larta, që përfitonin nga sakrificat e popullit. Figurës së Mustafa Pashës poeti i kundërvë masën e fshatarësisë së ngriturnë këmbëpër mbrojtjen e atdheut, duke u bërë zëdhënës i urrejtjes së saj kundër feudalittradhtar.

Page 40: Ndre Mjeda - 2015

I MBETUNIEdhe shtaza po gazmohet,Edhe bari mungullon;N`shend natyra gjith po cohet,Vec ti, i mjeri,po gjimon.Kang`e valle tui bashkueShend prej gojet gjithkush qet;Vec i vorfni tui dertuePorsi i huej a n`gjinie t`vet.Tui ankue per t`zeza t`vetaPer gjith dere tui lype kerset;Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:Porsi i huej a n`katund t`vet.Lodh` e unshem,kur vjen nata,N`prehen t`nanes me shkue kujton;Edhe nana i diq e ngrata,E kush t`vorfnin s`e ngushllon.Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimitDo me i thane tui derdhun lot;Por per`tene a fjale trishtimit,A nji fjale qe permend kot.Per dhe t`vet dale n`ushtrieRrebte qendroi i jati e diq;Sot i vorfni askund nji shpie,Nji cope buk s e gjen nder miq.Per dhe t`vet dale n`ushtrieRrebte qendroi i jati e diq;

Sot i vorfni askund nji shpie,Nji cope buk s e gjen nder miq.Ah!ti njome, o njome e mjera,Dit` e nate qe po vajton:Kund nder miq nuk t`cilet dera,Kerkush vajin s t`a pajton.Dit`e nate pa buk e shpieShkote i vorfni andej e kendej,E prej t`pasunish zotnieNje fjale t`mire kerkush s ja kthej.Ku ke baben me t`ndimue?Ku ke nanen me derdhe lot?Ty gjith robi t`ka harrue,Kerkush s`do me t`dalun zot.Tui rae bor, tui frye murrlani,Mjet dy vorreve si`j lis,Afer gropes qe vet`e bani,Djali i vorfen u molis.Afer nanes u shtrue me fjetun,Afer babes kerkoi pushim;Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.Me njata qe vec e doshinTrupi i t`vocerrit pushoj;E n`lumnie qe ata po gzoshinShpirti i njomes fluturoj.

Page 41: Ndre Mjeda - 2015

Koment – I mbetuni

1 te gjithe jane te lumtur vec njeri esht vetmum2 tan tu knu e tu vallzu fec i forni tu anku3 tu anku per gjerat e keqija qi ka bere tu lype ne cdo dere por prap se prap asht ne vend vet4 i lodhun e i uritur kur vjen nata , kujton femirin kur ka ken afer nanes por ajo nane i dic e kurkush se ndihmon5 babe t'kujtoj ty tu derdh lot por asht nji fjale qe permendi kot

6 per atshe tvet i jati doli ne lufte por dic , sot i varfri sot shpi nuk gjen e ner miq nji cope buk kush nuke gjen7 ah mor ti qi dit e nat po vajton ne asnje mik nuk te hapet derae kerush vajin nuk ta ndakon dot8 dite a nate rrugash i farfri andrj e kendej pret te pasunin por asnje fjale te mir kerkush sja thote9 ke ke prinderit me tdihmu ,ty te gjithe te afermit t'kane harru e kerkush me te dalzot10 ne ate te ftohte si nje peme midis dy vorreve te prinderve afer gropes qe vet e bani djali i shkrete u varros11 afernanes kerkoj me fjet,afer babes kerkoj pushim tani me asgje se gjen si i ftohti si i nxehti njesojjane12 me njata qi e kan dasht trupipushoj e n'lumni qi ata po gezoshin shpirti i tij fluturoi.

Poezia eshte e shkruar me rime AB AB

Page 42: Ndre Mjeda - 2015

Promovohet filmi dokumentar kushtuar Ndre MjedësBanorë të shumtë të bashkisë së Vaut të Dejës, kanë qënë pjesëmarrës tënjë aktiviteti promovues të filmit dokumentar kushtuar Dom NdreMjedës, i cili është realizuar nga grupi realizues, producent Dom NikëUkgjini, me skenar të studiuesit të afërt në vite të Mjedës, Mentor Quku, regjisorit Gjovalin Gjoni, si dhe të aktorit kryesor që luan Mjedën, fotografit veteran shkodran Tonin Gega, i cili ka një ngjashmëri tëtheksuar me Mjedën. Të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar nësallën e kulturës së Vaut të Dejës kanë qënë edhe drejtuesit e bashkisë sëkëtij qyteti, intelektualë si dhe autoritete të tjera të kulturës dhe artit tëardhur nga Shkodra dhe më gjërë. Në fjalën e tij të hapjes, producenti ikëtij dokumentari, Dom Nik Ukgjini, i cili përpos filmit dokumetar të NdreMjedës është i njohur edhe për autorësinë edhe të pesë filmave të tjerëdokumentarë tha se," ndjente kënaqësi që ai me grupin realizues arritëntë përfundojnë me sukses këtë dokumentar duke i dhënë mundësipopullit shqiptar dhe më gjërë të kuptojnë më mirë se, kush ishte poetidhe kleriku Ndre Mjeda, të cilin e përjetësuan në një film dokumentarkushtuar jetës dhe vepres së tij”.

Page 43: Ndre Mjeda - 2015

Ekipi realizues i këtij dokumentari zgjodhi Vaun e Dejës për të bërëpromovimin e tij, edhe për faktin se poeti i njohur, krahas Shkodrës ku ai ka lindur dhe është rritur, një pjesë të mirë të jetës së tij e ka kaluar edhe nëterritorin e bashkisë së Vaut të Dejës, si në Mjedë dhe shumë fshatra për rrethtij, por edhe në famullinë e Kuklit, ku ai ka shërbyer për disa vite. Sipas tij, filmimet për realizimin e dokumentarit janë realizuar pikërisht në këto zona, por njëkohësisht, një pjesë e tyre janë bërë të mundura të realizohen edhejashtë vendit, si në Chatenau des Alleux, pranë Lavalit në Francë, në Kraljevicëtë Dalmacisë ku ka përfunduar studimet filozofike, në Krakova të Polonisë, kupërfundoi studimet teologjike etj. Për 42 minuta që përmbante edheminutazhi i këtij dukumentari, të pranishmit e shumtë e kanë ndjekur atë me shumë interes, ndërkohë që organizatorët theksuan se ky film dokumetar, shërben më së miri për transmetimin e ideve dhe vlerave kulturore atdhetaredhe arsimore, tek brezat e rinj.