ndre mjeda

8
Poezia Shqiptare -Autorë të cilët kanë shkruar për “Pranverën” - Lënda : Letërsia 10

Upload: sindi-ramadani

Post on 22-Jan-2018

803 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndre Mjeda

Poezia Shqiptare-Autorë të cilët kanë shkruar për “Pranverën”

- Lënda : Letërsia 10

Page 2: Ndre Mjeda

Ndre Mjeda

Page 4: Ndre Mjeda

Poezia “PRENDVERA” – Ndre Mjeda

1.Jeni lodhe dallendyshe t`shkreta,Je molis` i ziu bylbyl;Ah ! pushoni n`streh`ku u gjeta,Pusho n`kopshte te njaj zymyl.

2.Mbi krahe t`uej prej dhenash tjeraJu prendveren na pruet ketej;Shlodhn`ju pra dallendysha t`mjera,Rri, bylbyl, n`lulzim qe kthej.

3.Se q`ej prrue prej malit uletE t`tane fushes ushqim i nep;E nen bore po shperthejn` luletPorsi femie qe zblohen n`djep.

4.Fllad i let me vape dashtnijetPuthi pemen gemb per gemb;U zgjue pema, e qe prei shijetBuloj mbare neper kopshte t`em.

5.Ndej`brie votres nieri myket :Vrapo bulk , ku puna t´thrret ;Tui vrue fushen kau berlyket,Lyp`m`u vue per lavre t`vet.

Fund

Page 5: Ndre Mjeda

Veprimtaria Poetike e Ndre Mjedës• Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema romantike e njohur Vaji i bylbylit u

shkrua më 1887; në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917 kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha Juvenilia, Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjë. Të kësaj kohe janë poema tjetër romantike I tretuni, në të cilën është derdhur malli për atdheun, për njerëzit dhe natyrën e vendit me bukuritë e saj, vjershaShtegtari, Malli për atdhe, Gjuha shqype, Bashkoniu !etj. Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si Liria (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe aspirata e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Në poemën e njohur Andrra e jetës nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në zgrip të jetës.

Page 6: Ndre Mjeda

Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjedës , e cila nisi pas Luftës I Botërore, i përkasin poemat në tingëllima (sonete) “Scodra” dhe “Lissus”, ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar në këtë kohë traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin reaksionar që sundonte vendin. Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës, zënë vend edhe vjershat për fëmijë. La edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi, etj. Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri të rrallë poetike

Page 7: Ndre Mjeda
Page 8: Ndre Mjeda

JU FALEMINDERT !

Punoi : Sindi Ramadani

Grupi V