nobel 1 (shkurt 2010)

8
Nr.1 Shkurt 2010 Viti i botimit:2010 LIBRAT E RINJ FOTO NGA NXENE- 2 POEZI 3 JETA E NJE SHKRIMTARI. 4 RUBRIKA E POEZIVE. 5 ESE. PIKTURA 6 KOMENT FOTOGRAFI 7 N ëse për shumë të tjerë ky do të jetë thjesht një emër, për ne është shumë më tepër, janë dy fjalë të lidhura e të ndërthurrura pandashëm me kujtime, momente të paharuara të moshës më të bu- kur në jetë… Gazeta e shkolles “Raqi Qirinxhi” është në emër të gjimnazit tonë apo “shkollës së shekullit”, siç e ka quajtur dikush, është në emër të dëshirave dhe ëndrrave që janë thurrur apo do të thurren në ban- kat e shkollës, por…me një mundësi tjetër. Kjo gazetë është ideuar dhe realizuar për t’u dhënë mundësinë të gjithë nxënësve të kësaj shkolle të botojnë atë çka duan të ndajnë midis tyre, por jo vetëm kaq…është ideuar gjithashtu për të bërë një prezan- tim sa më dinjitoz të nxënësve dhe emrit të shkollës … Fjalët “Raqi Qirinxhi” i bëmë krahë për ëndrrat tona për t’i sjellë ato në të tashmen e për të patur mundësi t’i ndajmë ato me njeri-tjetrin kudo qofshim!

Upload: rezar-naco

Post on 12-Mar-2016

238 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Gazetë e rrethit letrar të shkollës "Raqi Qirinxhi"

TRANSCRIPT

Page 1: Nobel 1 (Shkurt 2010)

Nr.1 Shkurt 2010

Viti i botimit:2010

LIBRAT E RINJ FOTO NGA NXENE-

2

POEZI 3

JETA E NJE SHKRIMTARI.

4

RUBRIKA E POEZIVE.

5

ESE. PIKTURA

6

KOMENT FOTOGRAFI

7

N ëse për shumë të tjerë ky do të jetë thjesht një emër, për

ne është shumë më tepër, janë dy fjalë të lidhura e të ndërthurrura pandashëm me kujtime, momente të paharuara të moshës më të bu-kur në jetë… Gazeta e shkolles “Raqi Qirinxhi” është në emër të gjimnazit tonë apo “shkollës së shekullit”, siç e ka quajtur dikush, është në emër të dëshirave dhe ëndrrave që janë thurrur apo do të thurren në ban-kat e shkollës, por…me një mundësi tjetër. Kjo gazetë është ideuar dhe realizuar për t’u dhënë mundësinë të gjithë nxënësve të kësaj shkolle të botojnë atë çka duan të ndajnë midis tyre, por jo vetëm kaq…është ideuar gjithashtu për të bërë një prezan-

tim sa më dinjitoz të nxënësve dhe emrit të shkollës … Fjalët “Raqi Qirinxhi” i bëmë krahë për ëndrrat tona për t’i sjellë ato në të tashmen e për të patur mundësi t’i ndajmë ato me njeri-tjetrin kudo qofshim!

Page 2: Nobel 1 (Shkurt 2010)

Mbi autoren dhe librin Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit “Luftëtarë kundër harresës së Ikonës” kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, ri-valitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja. Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përte-jësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm. Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si ele-ment strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës… E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një

ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të boll-shme, me një vizualizëm ek-spresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ik-onë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit. Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfim-tarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht

drejt leximit të saj. Madje, më tepër s e s a n j ë h e r ë . Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përm-bledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kry-eredaktore e revistës letrare “Mehr Licht!”.

Punoi KLARITA SELIMOLLARI

Titulli: E kuqja e demave

Autori: Mira Meksi

Shtëpia botuese: Ideart f. 144

Page 3: Nobel 1 (Shkurt 2010)

Eshtrat e astronomit të njohur nga epoka e rene-

sansës Nikolla Kopernik, të cilat arkeologët i zbu-

luan në vitin 2005 në Poloninë verilindore, do të

rivarrosen në qytetin polak Frombork vitin

ardhshëm. Koperniku jetoi në From burk dhe e

përdori qytetin për observimet kryesore të tij.

Mbetjet e Kopernikut u zbuluan gjatë gërmimeve

nga arkeologët polakë...

Do Të Rivarrosen Mbetjet e Astronomit Nikolla Kopernik

Prej syve te saj te trishtuar Loti rrodhi si kristal Rrodhi mbi faqen e zbehte Ne detin e dhimbjes Humbi ngadale Dhe yjet linden ne qielll Ndricuan fytyren e zbehte Erresira e nates terr Erresira e kesaj jete qe vret Ndjeva ne ate shikim Dhimbje qe trupin te ma pershkroje Nuk kishte ndjenje as gezimi Nuk kishte arsye te jetoje E pashe tek u tret ngadale U shua,u tha,u venit U be pluhur e rere U dogj,u be shkrumb e hi Dhe humbi ne terrin e nates E heshtur,pa thene asnje fjale Vec lotet prej syve te saj Vazhdonin,rridhnin si kristal. Rixhelsa Hajdini

Page 4: Nobel 1 (Shkurt 2010)

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gji-

rokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm;

më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë

në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në

Moskë me studime për dy vjet në Institutin e

Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-

1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i

madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtaret

më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëko-

hore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër

rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të

huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në

botë, me historinë dhe me kulturën e saj she-

kullore.Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si

poet që në vitet e gjimnazit (”Frymëzime dja-

loshare”, 1954, “Ëndërrimet”, 1957), por u bë i

njohur sidomos me vëllimin Shekulli im

(1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike,

si: Përse mendohen këto male (1964), Motive

me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra po-

etike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e

thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal;

rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqip-

tare.Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka

lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e

parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë

është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u

lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e

gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur

dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë

të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të

analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i

ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liri-

dashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të

pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori

e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në

romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi

psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë tra-

jtuar edhe në përmbledhjet me tregime e

novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me

tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E

veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet

sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri,

i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë

aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga kri-

jimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të

të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani

Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të

Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi

45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë

nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqip-

tar më i njohur në botë.Në vjeshtën e viti 1990

Ismail Kadare vendosi të largohet nga

Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari

në atë kohë e përligji këtë largim me

“mungesën e ndryshimeve demokratike”.

Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail

Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në

vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja

më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe ar-

tistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Ka-

daresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thel-

bësore të asaj të mëparshme: frymën et-

nografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqip-

tar.Libri që botoi Kadare në vitin 2006

“Identiteti evropian i shqiptarëve – sprovë”

pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta She-

kulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij

dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e

karakterizon identitetin shqiptarë si perëndi-

morë, Qosja në librin e tij të quajtur “Realiteti i

shpërfillur”, thotë se identiteti shqiptar është

një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë

dhe mysliman.Ismail Kadare është anëtar i

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

mblodhi: Iris Rezhda

Page 5: Nobel 1 (Shkurt 2010)

POEZI

KRIJUESE

FAQJA

Miku 6 shkronja qe sjellin te gjithe boten e re Une mund te mos jem shoku yt i ngushte Por une sigurisht e di qe gjithmone per-piqem te jem me i miri qe mund te jem Une mund te mos dukem qe s’kujdesem mjaftueshem Por une mund te te ndjej ty Brenda zemres sime. Une mund te jem kaq i lire qe gjeja me e shtrenjte qe ruaj per ty eshte thjesht te jem nje shok Une nuk mund te flas me shume me ty Por ti do me me gjesh duke pritur çdo min-ute vetem per te degjuar Tek cdo pjese e zemres tende duke thene! Te gjitha vitet e mia te mrekullueshme Me kane udhehequr tek ty dhe tek te qenit miku yt Qe po ndryshon fytyren e botes. Qe nga lindja tek vdekja , ne jeten time, Une shpesh pyes vete ku mund te shkoj Per te bere shoke te rinj. Por ata nuk jane njerezit qe une duhet te udhetoj per ti gjetur! Ata jane njerezit qe une vazhdoj! Sepse miqte e vertete jane Ata te cilet me bejne te besoj Qe ata kurre nuk kane ekzistuar!

përkthimi: Iris Rezhda

Page 6: Nobel 1 (Shkurt 2010)
Page 7: Nobel 1 (Shkurt 2010)

FOTO

P o kalon gati 1muaj nga hyrja e Vitit te Ri 2010.

Ndonese ky eshte një vit i ri, shqiptaret kane mbetur me problemet dhe hallet e vjetra,

te cilat si hije perndjekin jeten e secilit. Kur ecen rruges shi-kon te njejtat fytyra te vraz-hda... Persa i perket aspektit politik viti 2010 viti i pritshmerive dhe shpresave te medha per shqipetaret. Një element qe nuk mund te kalohet lehte-sisht eshte parlamenti shqiptar i cili i perngjan një "toke te pergjakur", pronesia e se ciles

nuk fitohet mbi bazen e shkolles se intelektualitetit, por te skenave intriguese. Re-zolutat e duelit mbi kete "toke te pergjakur" jane percaktuese

te ardhmerise tone, te ndritur ose te erret. Shoqeria eshte e rrezikuar seriozisht ne te gjitha veprimtarite njerezore per shkak te pasigurise qe serviret kudo dhe kurdo. Nuk mund te lihet jashte fo-kusit ekonomia ekstreme qe ekziston ne Shqiperi. Kjo ekonomi eshte bazzuar ne dy kahe krejtesisht te kun-dert nga njeri-tjetri: varferia e tejskajshme dhe luksi i shfrenuar, ku peshorja anon fuqimisht nga ekstremi i pare. Kudo flitet per krize eko-nomike globale, kurse Shqiperia konsiderohet jashte zones se rrezikut. Nuk merret ne konsiderate fakti qe vendi yne nuk ka dale ndonjehere nga zona e rrezikut dhe qe vazhdon te mbetet i varfer. Shumica e familjeve shqip-

tare nuk arrijne te sigurojne kushtet minimale te jeteses si: strehimi, ushqimi etj. Një sho-qeri qe nuk ka kushtet mini-male te jeteses, nuk mund te beje progres intelektual, sepse qellimi i te jetuarit mire le hapesira per përdorimin e te gjitha mjeteve: te ulta dhe te pamoralshme. Plaget e sho-qerise se shqiptareve jane te panumerta dhe ne cdo sfere te

jetes, por urojme qe ky vit i ri te sjelle medikamentet e nevo-jshme per mbylljen sa me shume plageve sociale

KRISTINA DINE

Page 8: Nobel 1 (Shkurt 2010)

Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja

vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë

postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme:

E-mail: [email protected] Nr. cel.:0695230454

Redaktorë

Ina Meco Rixhelsa Hajdini Iris Fili Iris Rezhda Jona Beqirllari Nergisa Agimi Xhensila Ulku Ermal Tarelli Thoma Koroveshi Jerina Cipi Arilda Hasan Anxhela Malelli

Paraqitja

grafike:

Klarita Selimollari

Përgjegjës i

botimit:

Rezar Naco