perla4...shqipëria, nga lindja apo nga perëndimi dhe ndikimi i kulturës iraniane do të na...
TRANSCRIPT
PERLARevistë shkencore-kulturore tremujore
Viti XXII 2017, Nr. 4 (80)
Pasqyra e lëndës
Ledio Demolli
Shaban Sinani
Gjovalin Shkurtaj
Emil Lafe
Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla” ................................................ 5Revista shkencore-kulturore Perla dhe lidhjetshqiptaro-perse ................................................. 12Revista shkencore-kulturore “Perla” dhe studimetalbanologjike ..................................................... 17Revista shkencore-kulturore “Perla” dhe tradita eorientalistikës te shqiptarët ............................... 23
M. LambertzMuzafer Korkuti
Hamit Xhaferi
Feti Mehdiu
Drita Lazri
Klara Kodra
Zhvillimi i letërsisë shqipe .................................. 31Mbi karakterin enciklopedik të veprëssë Aleksandër Stipçeviçit .................................. 46Personaliteti i Rexhep Vokës si klerik, mendimtardhe krijues ......................................................... 51Brengat e Rexhep Vokës – një shekullpas vdekjes së tij ............................................... 57Kostumi popullor shqiptar në poezinë ruse.Një vjershë e vitit 1835...................................... 67Motivi i pavdekshmërisë si dënim te M. Kuteli,J. Swift-i, M. Gorki, K. Čapek-u ....................... 71
Pasqyra e lëndës (persisht) ........................................................... 153
Mbledhje solemne “Akademiku A. Kostallari – figurë e shquare albanologjisë shqiptare” (Kujtim Kapllani) ................................... 119Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” merr pjesë në panairinndërkombëtar të librit “Tirana 2017” (Elton Lila) ........................... 123Konferenca shkencore “Jeta dhe vepra e Rexhep Vokës”(Donika Bakiu)............................................................................... 127U organizua në Berat takimi letrar-kulturor“Erëza shqiptaro-persiane” (Ledio Demolli) ................................... 129Konferenca shkencore ndërkombëtare “Hapësirat ndërkufitare.Dinamika dhe sfida” (Skënder Sala) .............................................. 132
Androkli Kostallari dhe gjuhësia shqiptare në Maqedoni(Remzi Nesimi, Valbona Toska) ...................................................... 113
Dr. Robert Elsie (1950 – 2017) (Emil Lafe) .................................... 139Ndue Zef Toma (1931 – 2017) (Klara Kodra) ............................... 143Kristaq Prifti (1932 – 2017) (Emil Lafe) ......................................... 145Dr. Engjëll Angoni (1928 – 2017) (Emil Lafe, Enver Hysa) ........... 147
Periudha moderne në letërsinë perse ............... 85Letërsia didaktike dhe letërsia skenike në Iran 96”Shabe jalda” ose Festivali dimëror ............... 102Irani në këndvështrimin poetik të poetes ruseLudmila Jevgenjevna Avdejeva ...................... 108
M. Xh. JahakiAhmed TamimdariBehzad Muhamedi
lidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturore
shqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iraniane
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
TAKIM SHKENCOR JUBILAR: 20-VJET REVISTA
SHKENCORE-KULTURORE “PERLA”
Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” në Tiranë në
bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizuan një
takim shkencor-jubilar kushtuar revistës shkencore-kulturore “Perla” me
rastin e 20-vjetorit të daljes së numrit të parë të saj. Veprimtaria u zhvillua
në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave më 10 nëntor 2017.
Merrnin pjesë: prof. dr. Myzafer Korkuti, kryetar i Akademisë; z.
Gholam Hossein Mohamadnia, ambasador i R. I. të Iranit në Tiranë; prof.
dr. Floresha Dado, kryetare e seksionit të shkencave shoqërore dhe
albanologjike; prof. dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast, drejtor i
Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”; prof. dr. Emil Lafe, kryeredaktor i
revistës “Perla”; prof. dr. Gazmend Shpuza, prof. dr. Shaban Sinani,
akad. Gjovalin Shkurtaj dhe përfaqësues të redaksive të afërta me
redaksinë e revistës “Perla”. Gjithashtu në këtë veprimtari ishin të
pranishëm edhe bashkëpunëtorë të revistës kulturore-shkencore “Perla”
ndër dekada dhe miq të Fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” e dashamirë
të kulturës iraniane. Drejtuan veprimtarinë prof. dr. Floresha Dado, prof.
dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast dhe prof. dr. Emil Lafe.
Fjalën e hapjes e mbajti akad. Floresha Dado, e cila theksoi se
“Perla” gjatë gjithë numrave të saj që nga viti 1996 ka ruajtur linjën e
6 Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla”
seriozitetit dhe ka konfirmuar vlerat e saj në dy aspekte: në rubrikat që
përbëjnë strukturën e saj si dhe në nivelin shkencor të artikujve të botuar
në të. Boshtet kulturore të kësaj reviste, si lidhjet kulturore shqiptaro-
iraniane, albanologjia, iranologjia, orientalistika, si dhe rubrikat
informuese: pasqyra e librave, përkujtimet dhe kronikat kulturore
dëshmojnë qartazi filozofinë shkencore të revistës “Perla” si dhe
garancinë e suksesit të saj 20-vjeçar. Qasjet kulturorogjike, gjuhësore,
historike, letrare kanë në formatin e tyre teza të reja të studiuesve,
informacion shkencor, interpretim të ri në origjinal, studim në planin
arsimor për fenomene në vetvete apo për figura të spikatura të dy
kulturave. Revista “Perla” ka zgjuar interesin e lexuesit shqiptar, i cili e
ka vlerësuar atë numër pas numri. Revista ka bashkëpunuar me autorë të
shquar të shkencës shqiptare të fushave të ndryshme sipas rubrikave
themelore që përbëjnë strukturën e saj. Gjithashtu është vlerë e
padiskutueshme e mjaft studiueseve iranianë, të cilët kanë sjellë
informacionet, njohjen dhe interpretimet e tyre origjinale. Kjo ka bërë që
interesi i lexuesit të rritet si me tematikën e trajtuar, ashtu edhe me
interpretimin e studiueseve. Ky është një aset i çmuar që revista “Perla”
e ka realizuar me sukses.
E konceptuar me tematikë shkencore-kulturore, revista “Perla” solli
për herë të parë një platformë krahasimtare midis kulturës së madhe
iraniane dhe kulturës sonë për të zbuluar, nga njëra anë, lidhjet e hershme
midis tyre dhe, nga ana tjetër, specifikat e secilës kulturë. Një qasje e tillë
mendoj se e ka pasuruar njohjen kulturore shkencore të trashëgimisë
iraniane, por edhe të personaliteteve shqiptare që me kohë ishin përfshirë
në lexim, përkthim dhe botim të thesareve të kulturës iraniane.
Bashkëpunimi i revistës Perla me Akademinë e shkencave dhe
institucionet e tjera i ka dhënë asaj statusin e palëkundur të një
institucioni serioz shkencor.
Më pas përshëndeti prof. dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast, drejtor i
Fondacionit “Saadi Shirazi”, i cili u ndal tek misioni i revistës “Perla”,
Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla” 7
duke nënvizuar se: “Rreth 20 vjet më parë, me nismën dhe mbështetjen e
Fondacionit “Saadi Shirazi”, doli në qarkullim revista shkencore
kulturore “Perla”. Ajo ka luajtur një rol të madh hulumtues në fusha si
historia, letërsia, gjuhësia sociologjia dhe kultura në përgjithësi. Po ashtu,
kjo revistë pasqyron edhe kulturën dhe qytetërimin perso-iranian, që
është një prej burimeve kryesore të mendimit, letërsisë, filozofisë dhe
mistikës në shkallë botërore. Kjo revistë lë pas shumë sfida dhe pengesa
politiko-sociale me të cilat përballen kryesisht industria e botimeve. Ajo
nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje në botimin e saj. Duke qenë se
Shqipëria nuk ka as ambasadë dhe as përfaqësi kulturore në Iran, unë kam
përgjegjësi të dyfishtë. E para, promovimi i kulturës iraniane në Shqipëri
dhe e dyta, promovimi i kulturës shqiptare në Iran. Me qëllim që populli
iranian të njihet më tepër me historinë dhe kulturën shqiptare kemi në
program që, në bashkëpunim me qendrat kulturore dhe universitetet
iraniane, të organizojmë në Teheran konferencën ndërkombëtare në
nderim të Naim Frashërit, sepse ky poet i madh kombëtar shqiptar, 150
vite më parë, ka shkruar në gjuhën perse vëllimin e parë poetik
“Tehajjulat” (Ëndërrime). Është e domosdoshme që të prezantohet për
publikun iranian ky hero letrar shqiptar”.
Në vijim prof. dr. Emil Lafe, kryeredaktori në detyrë i revistës
“Perla” dhe anëtar i redaksisë prej themelimit të saj, tha se “Fondacioni
kulturor iranian ‘Saadi Shirazi’ i themeluar në Tiranë më 1994 dhe revista
“Perla”, që botohet rregullisht prej tij prej 20 vjetësh, kanë zënë tashmë
një vend të nderuar në mjedisin mikpritës të jetës shkencore e kulturore
shqiptare”. E. Lafe vuri në dukje se në këtë revistë në një varg artikujsh
është paraqitur dhe vlerësuar e komentuar puna e dijetarëve dhe
studiuesve të mirënjohur si Sami Frashëri, Hafëz Ali Korça, Vexhi
Demiraj, Haxhi Hafiz Ismet Dibra, Fan S. Noli, Osman Myderrizi, Tahir
Dizdari, Hasan Kaleshi, Vexhi Buharaja, Bardhyl Pogoni, të cilët me
veprimtarinë e tyre të pasur si orientalistë, filologë, teologë, historianë,
përkthyes kanë bërë shumë edhe për njohjen e kulturës, të gjuhës dhe
letërsisë iraniane ndër shqiptarët. Me veprimtarinë e tyre, ata kanë hedhur
themelet e orientalistikës shqiptare. Në mbi 75 numrat e revistës “Perla”
gjenden edhe emrat e dijetarëve dhe studiuesve pasardhës si: Shaban
Demiraj, Ramadan Sokoli, Mahir Domi, Gazmend Shpuza, Shefik
Osmani, Zija Shkodra, Bajram Preza, Ahmet Kondo, Anastas Dodi,
Dalan Shapllo, Jorgo Bulo, Shaban Sinani, Mahmud Hysa, Seit Mansaku,
Dhori Qiriazi, Emin Riza, Gjerak Karaiskaj, Sulejman Dashi, Ali Muka,
Valter Shtylla, Nexhat Agolli, Agim Bido etj. Këta kanë trajtuar një gamë
të gjerë problemesh që përfshihen në rubrikën e lidhjeve kulturore
8 Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla”
shqiptaro-perse në fushën e gjuhës në kuptimin e gjerë të fjalës, të
folklorit, të besimeve popullore, të letërsisë artistike, të arkitekturës
popullore e të kultit etj. Një nga shërbimet e revistës në këtë fushë është
botimi i të dhënave të sakta për pasuritë orientalistike të Shqipërisë,
sidomos i katalogut të dorëshkrimeve në persisht dhe në gjuhët orientale
në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës dhe në arkivat e Shqipërisë.
Prof. dr. Shaban Sinani, i cili ka drejtuar revistën për disa vjet rresht,
në fjalën e tij bëri një paraqitje të lidhjeve të hershme dhe të sotme midis
shqiptarëve dhe persëve duke theksuar se: “Lidhjet shqiptaro-perse, qysh
në numrat e fillimit deri më sot, kanë përbërë një rubrikë të përhershme
në revistën “Perla”. Kjo rubrikë e ka bërë në mënyrë dinjitoze punën e
vet, duke pasur parasysh se në vitet 1990, por edhe më pas, shumica e
njerëzve nuk e dinin se persët e iranianët janë popull indoeuropian,
sikurse dhe shqiptarët”. Sipas prof. Sinanit, “Perla” doli atëherë kur ishte
më se e domosdoshme: për të ndërlidhur brezat e orientalistëve, për të
evokuar meritat e padiskutueshme të atyre dijetarëve që punuan në
heshtje dhe askush nuk e mori vesh punën e tyre, për t’u hapur një dritare
studiuesve albanologë, që kishin diçka për të thënë për prurjet kulturore
orientale dhe për të ftuar për bashkëpunim studiuesit e rinj vullnetmirë
që po formoheshin si dijetarë laikë e shekullarë në Lindje” Më tej prof.
Sh Sinani vlerësoi se: “Një prej meritave më të përveçme të revistës
“Perla” është pikërisht rikthimi i nderimit intelektual atyre
personaliteteve të botës shqiptare që kishin ndërtuar urat e njohjes së
lidhjeve kulturore shqiptaro-perse dhe ishin privuar prej vlerësimit të
merituar: përveç Fan S. Nolit, që as çmohej, as nënçmohej, ishin Hafiz
Ali Korça, Vexhi Buharaja e Tahir Dizdari, për të përmendur vetëm disa
prej emrave më të shquar. Studiues të sotëm iranianë, si themeluesi i
fondacionit “Saadi Shirazi”, dr. Ali Akbar Zijaji dhe drejtuesit e tjerë të
mëvonshëm si Reza Karami e prof. dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast kanë
Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla” 9
lënë gjurmën e tyre në studimet naimiane dhe në ato të përurimit të
ndërsjellë të lidhjeve të dy letërsive”.
Në vazhdim fjalën e mori akad. Gjovalin Shkurtaj i cili hodhi dritë
mbi kontributin e revistës “Perla” në studimet albanologjike. Ai theksoi
se prurjet dhe ndihmesat e revistës “Perla” kanë qenë të shumta, dhe për
meritë të drejtueseve të Fondacionit “Saadi Shirazi” bashkëpunëtorët e
saj kanë qenë të shumtë dhe të shquar. Revista “Perla” pasqyron ndër të
tjera lidhjet e hershme midis botës sonë të vogël dhe botës së madhe të
Lindjes e veçanërisht të kulturës Persiane. Kështu nga viti në vit “Perla”
u bë një zë i pranueshëm e i vlerësuar dhe pa dyshim mund të themi që
“Perla” është sot një tribunë e mendimit shkencor dhe kulturor në
Shqipëri. Studiuesit me punimet dhe me shkrimet e tyre në të gjitha
rubrikat e revistës kanë hedhur dritë mbi çështje me interes shkencor
duke ngritur kështu nivelin dhe prestigjin e saj. “Perla” është bërë tashmë
një revistë e kërkuar dhe e referuar nga studiues të fushave që trajton.
Natyrisht “Perla” krahas fushave të tjera fokusohet në pasqyrimin e
marrëdhënieve kulturore shqiptaro-iraniane, duke bërë përpjekje për t’u
kthyer në medium të mendimit shkencor që trajton lidhjet kulturore
shqiptaro-iraniane, albanologjinë dhe orientalistikën, duke ngjallur një
traditë të revistave kulturore dhe shkencore si një revistë me një profil të
formuar, e mirëpritur nga rrethet e gjera të lexuesit shqiptar.1
Duke përshëndetur takimin jubilar, prof. dr. Gazmend Shpuza,
kryeredaktori i parë i revistës, përgëzoi organizatorët e kësaj veprimtari
e jubilare dhe foli për përvojën e tij të viteve të para kur u themelua
“Perla”. Ai theksoi se revista “Perla” ka lënë gjurmë në Shqipëri. Botimi
i saj filloi në një kohë shumë të vështirë, kur botimet shkencore thuajse
kishin shteruar. “Perla” u prit edhe me mjaft paragjykime të kuptueshme
dhe të justifikueshme dhe më keq edhe me ndonjë prapamendim gjeofetar
apo gjeopolitik, sidomos gjeofetar. Diskutohej se nga do të orientohej
Shqipëria, nga Lindja apo nga Perëndimi dhe ndikimi i kulturës iraniane
do të na frenojë, do të na pengojë e të tjera si këto. Kjo na ka shkaktuar
shumë vështirësi për të afruar bashkëpunëtorët në këtë revistë. Por pak
më vonë sapo dolën 4 apo 5 numrat e parë të revistës studiuesit ndryshuan
mendim dhe u afruan. Madje numri i tyre ishte aq i madh, saqë ndonjëri
edhe ankohej pse po i vonohej botimi i artikullit. Kjo është meritë e
Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” dhe drejtueseve të tij me të cilët
pata një komunikim mjaft të mirë dhe gjetëm mirëkuptim për problemet
1 Kumtesat e mbajtura nga E. Lafe, Sh. Sinani dhe Gj. Shkurtaj botohen të plota në
vijim.
10 Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla”
dypalëshe. Shpresoj që z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, drejtori aktual i
Fondacionit do të ecë në rrugën e këtij mirëkuptimi të gjerë shqiptaro-
iranian – e përfundoi fjalën e tij prof. Gazmend Shpuza.
Në emër të revistës “Kultura popullore” përshëndeti dr. Mikaela
Minga. Ajo përmendi ndër të tjera se dy revistat “Perla” dhe “Kultura
Popullore” kanë pasur interesa të përbashkëta për sa u takon shkencave
humane dhe interesit specifik ndaj studimeve albanologjike. Revista
“Perla” ka mbledhur rreth vetes studiues nga më të shquarit të të gjitha
fushave të shkencës.
Më tej nderoi me një fjalë përshëndetëse Shkëlqesia e Tij z.
Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori i R. I. të Iranit në Tiranë, i
cili u shpreh se ndihej i nderuar që ndodhej midis studiueseve dhe
bashkëpunëtoreve të revistës “Perla” dhe njëkohësisht midis miqve të
kulturës islamike të Iranit me rastin e jubileut të 20-të të botimit të kësaj
reviste. Ai tha më tej: “Edhe Irani është i nderuar me ju. Shkenca, kultura
dhe arti janë esenca, e përbashkëta për të gjitha kombet që përgatisin
shtratin e paqes e të miqësisë dhe udhëheqin njerëzimin drejt mirëqenies
dhe pushtetit për të ndryshuar të ardhmen. Revistat dhe publikimet
shkencore luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin shkencor të
komunitetit. Sot komunikimi dhe media janë shtylla kryesore e kulturës
globale, duke krijuar angazhime, bashkëveprime dhe dialog shkencor.”
“Fatmirësisht Revista Perla në dekadat që la pas falë kapacitetit të
intelektualëve dhe autorëve që kanë shkruar në të, ka pasur sukses në
udhën e promovimit të kulturës, historisë dhe resurseve intelektuale të
kombit të madh shqiptar. Nga njëra anë, “Perla” promovon përpjekjet e
heronjve kombëtarë, letërsinë dhe kulturën shqiptare për brezin e ri, dhe,
nga ana tjetër, promovon kulturën e pasur dhe të madhe iraniane. Revista
“Perla është një dhuratë e popullit iranian për popullin shqiptar, si miq të
hershëm në rajonin e Ballkanit.
Në përfundim të takimit Ambasada e R. I. të Iranit dhe Fondacioni
kulturor “Saadi Shirazi” vlerësuan lart rolin e prof. dr. Shaban Sinanit për
Takim shkencor jubilar: 20-vjet revista shkencore-kulturore “Perla” 11
kontributin e veçantë në promovimin e kulturës iraniane në Shqipëri, duke
i shprehur nderimet dhe mirënjohjen e veçantë kryesisht me përgatitjen
për botim të kryeveprës letrare perse “Shahname”, për drejtimin e revistës
“Perla” për disa vjet, për organizimin e konferencave dhe seminareve të
ndryshme me tematikë lidhjet-kulturore shqiptaro iraniane etj. Çmimi iu
dha nga Sh.T. z. Gholam Hossein Mohammadnia , ambasadori i R. I. të
Iranit në Tiranë.
Në fund për të pranishmit u dha një koktej.
Ledio DEMOLLI
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Shaban Sinani, akademik, etnolog, ish-kryeredaktor i revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Shaban SINANI
REVISTA SHKENCORE-KULTURORE PERLA
DHE LIDHJET SHQIPTARO-PERSE
Gjatë tri dekadave të fundme, në kushtet kur shtypi shkencor i
institucioneve kërkimore, për shkak të pamundësive të buxhetimit, ose u
rrallua, ose e humbi kontratën e periodicitetit dhe të lidhjes korrekte me
lexuesin, në mjedisin shqiptar u shfaqën disa tribuna të ngjashme, me
tentime për statusin e periodikëve kulturorë-shkencorë. Disa prej tyre
mbijetuan, ndonëse rrallë, si revista Përpjekja dhe ndonjë tjetër. Por
pjesa më e madhe patën vetëm një udhëtim të përkohshëm me lexuesin.
Midis atyre tribunave që u mbijetuan viteve e dekadave bën pjesë revista
kulturore-shkencore Perla, e cila tashmë i ka mbushur 20 vjet dhe i ka
kaluar 75 numra.
Kjo revistë u themelua në një kohë të vështirë, në kohën kur shtypi
shkencor po provonte një krizë të madhe vonese dhe ndërprerjeje. Por kjo
nuk qe e vetmja vështirësi. Si një nga anëtarët e redaksisë themeluese të
kësaj reviste, bashkë me të ndjerin Jorgo Bulo, me prof. Ali Xhikun e
shkrimtarin Xhevahir Spahiu, me kryeredaktorin tonë të parë Gazmend
Shpuza dhe me gjithë këshillin botues, mund të pohoj lirisht se në ato vite
të fillimit, krahas optimizmit që vinte prej zgjimit të interesit të studiuesve,
revistës Perla i është dashur të provohet me gjithfarë paragjykimesh, të
cilat edhe sot vazhdojnë të jenë vepruese, shprehje e simpative e antipative
të fiksuara në mendjet njerëzore.
Ata që e paragjykuan revistën Perla dhe u përpoqën ta bëjnë të huaj
për lexuesin harruan se Perëndimi, i çliruar prej hierarkive kulturore,
qysh në shekujt e humanizmit, kishte arritur në përfundimin: Ex Oriente
lux, d.m.th. dritë që vjen prej Lindjes. Dijetarët humanistë europianë, që
themeluan bazat e eurokulturës së sotme, mendonim me të drejtë se
Revista shkencore-kulturore Perla dhe lidhjet shqiptaro-perse 13
Renesanca ishte një dukuri që kishte provuar tri valëzime: në shekujt VI-
VII ajo kishte lulëzuar në Kinë, në shekujt XI-XII ishte rishfaqur me
letërsinë klasike dhe në filozofinë neoklasike perse dhe kishte marrë
formën e një tërmeti intelektual-shpirtëror me Rilindjen Europiane, kur
popujt e këtij kontinenti për herë të parë u zgjuan së bashku.
Ndër të tjera, paragjykuesit e revistës Perla, si të gjithë
paragjykuesit, harruan edhe Fitzgerald-in e Shqipërisë, Fan S. Nolin,
kryepeshkopin e kishës së krishterë që shqipëroi me një elegancë të
pashoqe Katroret / Rubaitë e Omar Khajamit, për të mos folur për
dukuri më pak të njohura. Ata nuk mund ta dinin se edhe poeti me të
cilin identifikohej fillimi i letërsisë kombëtare, siç do të vërtetonte Jorgo
Bulo në studimin e tij Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit, jo vetëm
kishte shkruar masnavi si ato të Xhelaledin Rumiut, por madje kishte
botuar një vëllim me vjersha lirike-filozofike në një persishte elitare,
titulluar Tehajjylat / Ëndërrimet.
Lidhjet shqiptaro-perse, qysh në numrat e fillimit deri më sot, kanë
përbërë një rubrikë të përhershme në revistën Perla. Kjo rubrikë e ka
bërë në mënyrë dinjitoze punën e vet, duke pasur parasysh se në vitet
1990, por edhe më pas, shumica e njerëzve nuk e dinin se persët e
iranianët janë popull indoeuropian, sikurse dhe shqiptarët, madje, me
lehtësinë më të madhe, ndodhte t’u drejtoheshin edhe drejtuesve të
Fondacionit Saadi Shirazi me fjalitë rutinë: Ju popujt arabë …
Në kohën kur dolën numrat e parë të revistës Perla një elitë e
shkëlqyer orientalistësh, që, për fatin e tyre të keq, për shkaqe biografike
dhe ideologjike, nuk kishin pasur mundësi as të shfaqeshin publikisht me
emrin e tyre, si Vexhi Buharaja, Myqerem Janina, Andrea Saatëçi, Eleni
Duka, Jonuz Tafilaj dhe të tjerë, ishin ndarë nga jeta. Brezi i mëpasmë i
orientalistëve, si Selami Pulaha, Gazmend Shpuza e ndonjë tjetër, ishin
formuar kryesisht si turkologë. Në një kuptim, Perla doli atëherë kur
ishte më se e domosdoshme: për të ndërlidhur brezat e orientalistëve, për
të evokuar meritat e padiskutueshme të atyre dijetarëve që punuan në
heshtje dhe askush nuk e mori vesh punën e tyre, për t’u hapur një
dritare studiuesve albanologë që kishin diçka për të thënë për prurjet
kulturore orientale dhe për të ftuar për bashkëpunim studiuesit e rinj
vullnetmirë që po formoheshin si dijetarë laikë e shekullarë në Lindje.
Një prej meritave më të përveçme të revistës Perla është pikërisht
rikthimi i nderimit intelektual të atyre personaliteteve të botës shqiptare
që kishin ndërtuar urat e njohjes së lidhjeve kulturore shqiptaro-perse
dhe ishin privuar prej vlerësimit të merituar: përveç Fan S. Nolit, që as
çmohej, as nënçmohej, ishin Hafiz Ali Korça, Vexhi Buharaja e Tahir
Dizdari, për të përmendur vetëm disa prej emrave më të shquar. Studiues
të sotëm iranianë, si themeluesi i Fondacionit Saadi Shirazi dr. Ali
14 Sinani
Akbar Zijaji dhe drejtuesit e tjerë të mëvonshëm, si Reza Kharami e
prof. Husein Alast, kanë lënë gjurmën e tyre në studimet naimiane dhe
në ato të përurimit të ndërsjellë të lidhjeve të dy letërsive. Ekzistenca e
kësaj tradite ka qenë një prej faktorëve më inkurajues për punën e
anëtarëve të redaksisë së revistës Perla. Nëse nuk mund të paragjykohej
Noli e Buharaja, nuk mund të paragjykoheshin edhe ata vetë.
Lidhjet shqiptaro-perse, si rubrikë e përhershme në revistën Perla,
zgjuan tek bashkëpunëtorët e saj interesa të fjetur për çështje rreth të
cilave ata mund të thoshin një fjalë të re. Profesor Jorgo Bulo shprehej
rregullisht në mbledhjet e redaksisë se për hir të Naim Frashërit iu
bashkua redaksisë së revistës Perla dhe për hir të revistës Perla u bë
edhe orientalist. Kështu ka ndodhur me të gjithë ne, që punuam e
punojmë me këtë revistë prej më shumë se dy dekadash.
Një nga meritat e padiskutueshme të revistës Perla është rishpallja e
traditës së studimeve shqiptaro-perse. Paralelisht me botimin e
Tehajjyla-ve të Naimit doli dhe pyetja se cilës histori letërsie i përket ai.
Dhe me të drejtë, sepse në historinë e letërsisë iraniane Naim Frashëri
cilësohet poet bektashi me origjinë shqiptare që shkroi vjersha masnavi
si Mevlana. Më pas doli një pyetje edhe më e saktësuar: cilët ishin
motivet lirike-filozofike të poetit që tha i pari Ti Shqipëri më ep nder, me
burim motivet e masnavive të Xhelaledin Rumiut?
Nën kujdesin dhe me nxitjen e redaksisë së revistës Perla, gjatë dy
dekadave u bë dhe shqipërimi i veprave më të rëndësishme të poetit
mistik pers, që ishte cituar e perifrazuar aq e aq herë në romanin Arka e
djallit të Dritëro Agollit, siç kishte ndodhur më parë me eposin heroik
legjendar pers Shahname të Firdueusiut dhe me lirikën e butë të Saadiut.
Studiuesi Gazmend Shpuza do të binte në gjurmë të dy dramave të Sami
Frashërit me subjekt nga Shahnameja: Gjave dhe Suhrab, njëra prej të
cilave tashmë e përkthyer edhe në shqip (në kohën që u vu në skenë në
Stamboll, me titullin Tirania e tiranive, u ndalua nga censura për
aluzione me bashkëkohësinë perandorake). Tri konferencat shkencore të
organizuara në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave: për
Firdeusiun, Saadiun dhe Rumiun, por mbi të gjitha konferenca
ndërkombëtare Dialog mes qytetërimesh, e para kronologjikisht që shtroi
problemin e raporteve midis vetes dhe tjetrit dhe të nocionit të empatisë
në shoqërinë e sotme para afro dy dekadash, pjesë e nismës globale të
UNESCO-s, patën të njëjtin qëllim.
Kërkuesit shkencorë, bashkëpunëtorë të revistës Perla, duke u
njohur me koleksionet më të hershme arkivore, vunë re praninë e
dorëshkrimeve dhe kopjimeve të letërsisë dhe filozofisë perse në arkiva
e biblioteka që nga shekulli XIV: mbi 40 në Arkivin Qendror Shtetëror
dhe ende sot nuk dihet sa prej 870 dorëshkrimeve orientale të
Revista shkencore-kulturore Perla dhe lidhjet shqiptaro-perse 15
Bibliotekës Kombëtare dhe sa prej mbi 3000 dorëshkrimeve të tilla të
Kosovës janë në gjuhën perse e iraniane. Por rëndësi më të madhe merr
zbulimi i dorëshkrimit të një gramatike origjinale të persishtes, shkruar
nga Naim Frashëri, që besojmë se do të botohet në vitin 2018.
Në këtë proces, njeriu shqiptar pati mundësi të vërejë se pas çdo
personaliteti të kulturës klasike perse gjendej dhe një personalitet
shqiptar. Khajami kishte dy shqipërues, njërin liberal e tjetrin kanonik,
qysh në fillim të shekullit XX. Dhe kjo nxiti edhe organizimin e
konferencave me karakter krahasimtar: katroret besnike të Hafiz Ali
Korçës dhe rubaitë liberale, ndonjë edhe apokrife, të Nolit. Saadiu lirik e
Firdeusiu epik e kishin gjetur veten me kohë tek persologu më i madh i
Shqipërisë, Vexhi Buharaja. Rumiu ishte thirrur në ndihmë për herë të
parë nga Dritëro Agolli dhe do të shqipërohej me elegancë nga poeti
Dhori Qiriazi, kurse Hafizi do të ofrohej shqip nga Dalan Shapllo.
Antologjia e letërsisë iraniane, fjalët e urta të popullit të Iranit,
përmbledhjet me poezi klasike e bashkëkohore dhe shumë botime të
tjera e shtuan këtë njohje të ndërsjellë.
Lidhjet shqiptaro-iraniane zgjuan gjithaq interesin e gjuhëtarëve.
Prof. Shaban Demiraj, me studimin e tij për mbi 600 fjalë-rrënja me
burim të përbashkët sanskrit në shqip e persisht do të bëhej shkak për një
varg studimesh të tjera, para së gjithash të kryeredaktorit Emil Lafe, i cili
ishte jo vetëm përkujdesës, por dhe pasurues i fjalorit të persizmave
nxjerrë e shtuar nga fjalori i Dizdarit.
Revista Perla lidhjet shqiptaro-perse nuk i ka parë vetëm në
distancë historike, si lidhje proto-kohore. Është e pamundur të mos
evokohet në këtë rast konferenca shkencore ndërkombëtare njëjavore e
muajit shtator 1999, kushtuar sfondit gjeopolitik dhe perspektivave të
mundshme të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ku morën pjesë mbi 80
personalitete nga të gjitha kontinentet dhe ku, megjithëse disa prej
personaliteteve të ftuara nga Shqipëria e Kosova nuk morën pjesë, u
promovua e drejta e shqiptarëve në Kosovë për të vetëvendosur. Revista
Perla, bashkë me kronikën analitike të kësaj konference, botoi edhe një
poezi të një autori iranian kushtuar Kosovës, ndërsa rezultatet e
konferencës u bënë të njohura edhe në një darkë pune me pjesëmarrjen e
Dritëro Agollit, Ylli Popës, Rexhep Qosjes dhe të shumë shkrimtarëve e
dijetarëve të tjerë.
Për lidhjet shqiptaro-iraniane janë ftuar të kontribuojnë edhe
studiues të etnokulturës, të organologjisë, të kalendarëve të festave laike
e fetare, të miteve dhe mitologjive të krahasueshme, të veshjeve
tradicionale dhe të kuzhinës. Duke iu referuar bibliografisë së përgatitur
nga Besa Vila për 50 numrat e parë të revistës Perla dhe shtojcës për 25
numrat në vijim, vërehet se pothuajse të gjithë studiuesit e instituteve që
16 Sinani
merren me albanologji kanë kontribuuar në këtë revistë. Ajo është një
tribunë që ka bashkëpunëtorët e vet në gjithë hapësirën shqiptare, po
ashtu dhe në rrethet albanologjike në Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi,
Turqi, Rusi dhe në vende të tjera.
Le të ketë jetë të gjatë kjo revistë, që është sot për sot revista laike
më e rëndësishme e lidhjeve midis Shqipërisë, kulturës dhe traditave të
saj, dhe qytetërimeve orientale: perso-iraniane, turko-osmane, arabike e
sanskrite.
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar, akademik.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Gjovalin SHKURTAJ
REVISTA SHKENCORE-KULTURORE “PERLA”
DHE STUDIMET ALBANOLOGJIKE
Tubimi i sotëm, i cili përputhet me daljen e numrit të 75-të revistës
shkencore-kulturore “Perla” dhe të 22-vjetorit të daljes së numrit të saj të
parë, na jep rastin e gëzueshëm që, duke hedhur një vështrim mbrapa, të
sjellim në mendjen tonë dhe në vëmendjen e të pranishmëve të nderuar
se sa të shumta kanë qenë ndihmesat dhe prurjet shkencore në faqet e
kësaj reviste, sa të vyeshëm e largpamës kanë qenë nismëtarët e
drejtuesit e “Perlës”, po edhe sa të shumtë, sa seriozë e të përkushtuar
kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e saj, nga fusha të ndryshme të dijes
dhe, për meritën e drejtuesve të saj, sa të shumtë e të shquar, sa të vlertë
e të rëndësishëm kanë qenë studiuesit e shkencave albanologjike, që janë
afruar për të shkruar artikuj, studime dhe ndihmesa me vlerë historike,
gjuhësore, letrare, etnologjike dhe folklorike, si dhe përkthime e
pasqyrime të librave studimorë dhe të veprimtarive të ndryshme
shkencore me tematikë albanologjike, sigurisht edhe më gjerë që
lidheshin me iranologjinë dhe me pasqyrimin e marrëdhënieve të
hershme e të rëndësishme kulturore të botës sonë të vogël, me botën e
madhe e kulturëmadhe të Lindjes e veçmas me kulturën persiane.
Kështu, nga viti në vit, “Perla” do të bëhej një zë i pranueshëm, i
dëshirueshëm dhe i vlefshëm dhe, pa e rrudhur gojën, mund të
vlerësohet tashmë si një tribunë e mendimit shkencor e kulturor.
Revista “Perla”, sikundër u tha nga parafolësit, po edhe sikundër
është tashmë e ditur, trajton tema të rëndësishme, si: lidhjet kulturore
shqiptaro-iraniane, probleme të albanologjisë, të iranologjisë; të orienta-
listikës, bibliografi dhe kronikën kulturore e shkencore.
Nga numri në numër revista ka ardhur duke e rritur nivelin shkencor
të artikujve të botuar, duke u zgjeruar hapësirat e pasqyrimit dhe
18 Shkurtaj
prurjeve studimore, duke shtuar rubrikat e saj, si dhe duke rritur në
mënyrë progresive numrin e bashkëpunëtorëve të saj.
Në faqet e “Perlës” kanë botuar (dhe vijojnë të shkruajnë për të)
personalitete të njohura të studimeve albanologjike, të iranologjisë e të
orientalistikës, të cilët, me punimet e tyre kanë hedhur dritë në çështje
me interes shkencor, duke ngritur kështu nivelin dhe prestigjin e revistës.
Ajo është bërë tashmë një revistë e kërkuar dhe e referuar nga studime e
studiues të fushave që trajton, natyrisht duke u pykëzuar mbi të gjitha në
pasqyrimin e lidhjeve kulturore shqiptaro-iraniane, në probleme të
albanologjisë, krahas e në harmoni me shqyrtimet e prurjet prej
iranologjisë dhe orientalistikës.
Nuk e kam në natyrën e shkrimtarisë sime të citoj veten, por rasti i
sotëm më detyron të kujtoj se jam një nga ata që qysh në fillesat e daljes
së kësaj reviste, qysh kur ishte kryeredaktor i nderuari zoti Ali Akbar
Zijai, me kërkesën dashamirëse e të sjellshme të mikut tim të mirë, të
ndjerit Medin Çollaku,që ishte përkthyes e punonjës në Fondacionin
“Saadi Shirazi”, kam botuar një recension vlerësues me titullin “Perla
midis nesh” dhe e kam vlerësuar atë si fryt e dëshmi e një rruge të gjatë
shumëvjeçare kërkimesh dhe përpjekjesh për ta kthyer atë në një
medium të mendimit shkencor, që trajton lidhjet kulturore shqiptaro-
iraniane, probleme të albanologjisë dhe të orientalistikës, duke ringjallur
një traditë të hershme në këtë fushë studimesh. Rezultat i këtyre
përpjekjeve janë pranimi dhe njohja e saj në botën e revistave kulturore e
shkencore, si një revistë me profil të formuar, e mirëpritur në rrethet e
gjera të lexuesve dhe të studiuesve.
Ndonëse nuk kam qenë as në Redaksinë e “Perlës”, as në
bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë, kam shprehur kënaqësinë dhe
vlerësimin tim tumirues për praninë e saj në mjediset shkencore e
kulturore dhe, disa herë, kur më janë kërkuar shkrime e artikuj, kam
gjetur aty hapësirë të përshtatshme dhe frymë pranuese e dashamirëse.
Kam botuar aty disa herë kumtesa e studime, si p.sh.: Epika heroike
shqiptare si përmendore madhështore e kulturës së gjuhës, në: rev.
“Perla” 1998, nr. 1-2, f. 22-34; Perëndimi dhe Lindja në sociotipin
shqiptar, në: rev. “Perla” 2000, nr. 1, f. 155-166.
Sot “Perla” gëzon besueshmërinë dhe pritshmërinë meritore të një
organi elitar dhe ka një vend të rëndësishëm në rrethin shkencor dhe
kulturor shqiptar. Botimet e kësaj reviste janë pasqyruar gjithnjë
pozitivisht nga media në Shqipëri.
Bashkëpunëtorët e revistës, studiues të letërsisë, gjuhësisë, folklorit,
historisë, arkeologjisë, shkrimtarë e të tjerë, me përgjegjësi shkencore,
sjellin në faqet e saj shkrime, kumtesa e shtjellime të gjera, ku flitet për
kultura të mëdha ose të vogla, për bashkëpunim dhe shkëmbim, pa pasur
Revista shkencore-kulturore “Perla” dhe studimet albanologjike 19
asnjë anësim a mosvlerësim me “partie pris” a paragjykim joshkencor.
Në këtë revistë shkencore-kulturore me rubrika të shumta rëndësi të
veçantë kanë shkrimet që pasqyrojnë lidhjet kulturore, gjuhësore,
folklorike ndërmjet botës shqiptare dhe botës iraniane.
Në numrin 50 të kësaj reviste (viti 2008, nr. 3) është botuar edhe
bibliografia e plotë e të gjitha shkrimeve të revistës, nga numri i parë
deri te numri 3/2008 (përfshirë); pastaj edhe nga 51 (4/2008) deri në
numrin 65 (3- 4/2013). Nga kjo bibliografi e hartuar me kujdes e durim
nga znj. Besa Vila, duke qenë se është ndërtuar mbi bazën e rubrikave që
ka revista, sipas fushave të studimit që shkon edhe sipas rubrikave, por
edhe është renditur sipas rendit alfabetik të autorëve, duke ndjekur
kronologjinë e botimit, jep dorë për të pasur edhe një pasqyrë të plotë të
tematikës së trajtuar, por edhe të autorëve që kanë qenë ndër vite
bashkëpunëtorë të kësaj reviste.
Mbi bazën e kësaj pasqyre të plotë bibliografike të revistës si pjesë
e projekteve kulturore të Fondacionit “Saadi Shirazi”, të themeluar para
plot 22 viteve, mund të kuptohet se si po e kryen misionin e vet ky
Fondacion për forcimin e lidhjeve kulturore midis dy popujve.
Revista “Perla” dhe botimi prej Fondacionit i një sërë veprash të
klasikëve të letërsisë shqipe dhe persiane, si dhe të autorëve
bashkëkohorë, si veprat e Naim Frashërit “Tehajjulat” dhe “Qerbelaja”,
të Firdusiut, të Rumiut, të Saadiut, të Hafizit e të tjerëve, si dhe
organizimi i konferencave shkencore kushtuar veprimtarisë së këtyre
personaliteteve, kanë hedhur dritë në lidhjet historike, gjuhësore,
kulturore e letrare midis dy popujve tanë të lashtë dhe kanë dëshmuar se
nga kontakti i kulturave, qofshin ato “të mëdha” ose “të vogla” nuk ka të
humbur, por ka vetëm të fituar.
Dhe tani, pa i lejuar vetes të përmend tërë vargun e atyre që kanë
shkruar e botuar te “Perla”, me synimin e një paraqitjeje të atillë ku të
spikasim prurjet dhe vlerat e studimeve të botuara në faqet e saj, le të
gjakojmë, qoftë edhe në mënyrë joshtereuse, të ftillojmë gjeografinë e
autorëve dhe tipologjinë e prurjeve e të larmisë së tyre.
Së pari, mund të themi se “Perla”, qysh nga numri i saj i parë (1996,
1, 142 faqe), deri në të 75-tin, që sapo ka dalë, ka lakmuar të jetë organ i
hapur për të gjithë albanologët, iranologët etj. pa asnjë anësim politik,
fetar a krahinor. Aty kanë botuar, natyrisht, osmanologë, iranologë dhe
studiues që me përgatitjen teorike dhe me profilin e veprimtarisë e
shkrimtarisë së tyre kishin më shumë afri me botën persiane e osmane, si
Tahir Dizdari, autori i më së gjerës e më të plotës vepër kushtuar
orientalizmave të shqipes, botuar, së pari, në vijime në faqet e “Perlës”,
20 Shkurtaj
pastaj edhe si vëllim më vete 1 , i cili begaton bibliotekat e të gjithë
albanologëve dhe më gjerë; po ashtu, faqet e kësaj reviste janë mbushur
gati numër për numër me shkrime të historianëve të njohur, si: Gazmend
Shpuza, Selami Pulaha, Petrika Thëngjilli; historianë që kanë studiuar e
hulumtuar për vite të tëra në arkivat osmane dhe kanë hulumtuar e dhënë
ndihmesa të vyera në kundrimin e historisë shumëshekullore të
marrëdhënieve me Orientin dhe kulturën e letërsinë orientale. Nga një
numër në tjetrin, sigurisht, do të shquheshin me dendurinë, për të mos
thënë me përhershmërinë e ndihmesave të botuara te “Perla” një çetë
dijetarësh, kryesisht akademikë e profesorë të Akademisë së Shkencave
e të instituteve kërkimore, si Dhimitër Shuteriqi, Shaban Demiraj, Kristo
Frashëri, Jorgo Bulo, Jup Kastrati, Shaban Sinani, Emil Lafe, Muzafer
Korkuti, Shefik Osmani, Ramadan Sokoli, Ramazan Bogdani, Dajlan
Shapllo, Ali Xhiku, Koço Bihiku, Ymer Ciraku, Adem Jakllari, Lili Sula,
Dhori Qiriazi, Jakup Mato, Agim Bido etj.; sikundër kanë qenë të
pamungueshme shkrimet e arkeologëve, duke nisur nga Muzafer
Korkuti, Neritan Ceka, Ilir Gjipali.
Në faqet e “Perlës” kanë shkruar e debatuar shumë historianë, si:
Kristaq Prifti, Zija Shkodra, Muin Çami, Sulejman Dashi, Iliaz Gogaj,
Xhelal Gjeçovi, Hysen Kordha, Muharrem Dezhgiu, Bardhosh Gaçe,
Thoma Murzaku, Fatmira Musaj, Kaliopi Naska, Pal Doçi, Ahmet
Kondo, Xhelal Gjeçovi, Dritan Egro, Arjan Kadiu, Lavdosh Ahmetaj etj.
dhe historianë të artit, si Emin Riza, Sulejman Dashi, Gjerak Karaiskaj,
Ali Muka; gazetarë që merren edhe me studime historike, si Monika
Shoshori Stafa, Sejdo Harka etj.
Dendur dhe me shkrime të bukura, sikundër e ka në thua në krejt
shkrimtarinë e vet, në faqet e “Perlës” ka qenë i pranishëm akademiku e
miku i mirë, poeti i shquar Xhevahir Spahiu, po edhe shkrimtarë të tjerë,
që nga Dritëro Agolli, Nasho Jorgaqi, Fatos Arapi, Klara Kodra,
Moikom Zeqo, Daut Gumeni,Viron Kona, Bardhyl Londo, Ermir Nika,
Arian Leka, si dhe një numër përherë e në shtim i firmave të reja, si
Genciana Abazi, Eldon Gjika, Vilma Proko, Rovena Vata, Blerina
Hazizaj, Ledio Demolli, Elton Lila etj.
Kanë shkruar aty gati të gjithë gjuhëtarët e IGJL-së, si Mahir Domi,
Emil Lafe, Jani Thomai, Gjovalin Shkurtaj, Xhevat Lloshi, Seit Mansaku,
Hajri Shehu, Enver Hysa, Bardhyl Demiraj, Valter Memishaj, Anila
Omari, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga Tirana e rrethet, si Hasan
Çipuri,Tomor Osmani, Jusuf Shpuza, Murat Gecaj, Nexhip Mërkuri,
Mimoza Kore.
1 Shih: Thahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe (Rreth 4500 fjalë me
prejardhje nga gjuhët turke, arabe dhe perse). Tiranë, 2005.
Revista shkencore-kulturore “Perla” dhe studimet albanologjike 21
Faqet e “Perlës” kanë mirëpritur gjithashtu studime e artikuj të
filozofëve, si: Alfred Uçi, Gjergj Sinani, Gjergj Pendavinji; të
etnologëve e kulturologëve, si: Mark Tirta, Jorgo Panajoti, Nexhat
Agolli, Ramazan Bogdani, Vasil Tole, Shaban Vani, Jakup Mato, Geron
Kamberi, Ndoc Papleka,Viron Kona, Faik Luli etj.; por edhe të
gjeografëve, si Mevlan Kabo, Hasan Bello etj.
Së dyti, meriton të theksohet se faqet e “Perlës” kanë qenë të hapura
për një gjeografi autorësh jo vetëm sa më të gjerë, po edhe sa më
cilësore e nga të tëra viset shqiptare, madje dalëngadalë janë afruar edhe
autorë nga trevat shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi etj., si:
Rexhep Ismajli, Ali Aliu, Feti Mejdiu, Hysen Matoshi, Mahmud Hysa,
Jashar Rexhepagiq, Drita Çitaku, Exhlale Dobruna, Myrvete Dreshaj,
Shpresa Ismajli, Ismail Doda, Naim Berisha, Sadik Mehmeti, Fehmi
Bajraktareviq etj. Ka pasur madje edhe një sasi shkrimesh nga autorë
arbëreshë të Italisë, si dhe nga albanologë të huaj nga Rusia, Gjermania,
Italia etj.
Së treti dhe, natyrisht, më për së forti, është rasti të vëmë në duke
gjakimin e drejtuesve të “Perlës” për të rrokur e pasqyruar në faqet e saj
probleme e rezultate studimesh madhore të albanologjisë, si p.sh.: nga
prof. Shaban Demiraj. “Problemi i prejardhjes së gjuhës shqipe; Shqipja
një gjuhë i.e. “lindore” në lidhje të hershme edhe me gjuhë i.e.
“perëndimore” (“Perla” 2000, nr. 1, f. 90-96); nga Dh. S. Shuteriqi
“Gjuhët lindore në Shqipëri” (nr. 3, f. 3-11); “Orientalizmat e gjuhës
shqipe në terminologjinë ushtarake” (nga Hasan Çipuri,” Perla” 1997,
nr. 4, f. 15-20); “Rreth orientalizmave leksikorë në shqipen e sotme”
(nga Jani Thomai në: rev. “Perla” 1998, nr. 3, f. 16-21).
Së mbrami, natyrisht edhe duke shkuar drejt përmbylljes së kësaj
kumtese, duhet të themi se Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”
me dëshirën e mirë të përgatitjes së terrenit të mirëkuptimit ndërkulturor
midis dy shteteve, Iranit dhe Shqipërisë, në ideimin dhe kahet kryesore
të programeve të tij ka botimin e veprave me karakter letrar dhe kulturor.
Në këtë kuadër, që prej themelimit dhe deri më sot me rekomandim të
këtij fondacioni janë shkruar ose botuar dhjetëra tituj librash në gjuhën
shqipe. Lista është shumë e gjatë dhe meritore, por këtu, për arsye të
kohës nevojisht të rrudhur, po përmend vetëm disa prej tyre, si:
“Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë”, 2001, shkruar nga prof.
dr. Shefik Osmani,“Shahnameja e Fierdusit”, 2002; “Rumiu, mbrëmë i
pëshpërita një ylli”, 2003; “Shkaqet e animit nga materializmi”, 2004;
“Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit”, 2004; “Kometa të poezisë
persiane”, 2004; “Hafiz Shirazi, poezi”, 2004; “Ëndërrimet” (në dy
gjuhë), 2005; “Qerbelaja”, 2005; “Gjurmët e Ujit”, 2006; “Gjylistani dhe
Bostani” 2007; “Uji i jetës” .
22 Shkurtaj
Botohen në shqip “Masnavi Ma’navi” i Mevlana Xhelaledin
Rumiut, si dhe librat “Antologjia e poezisë persiane”; “Khomreh” i
Hushang Moradi-Kermanit, 2008. Botohet në shqip “Divani i Shamsi
Tabrizit” i Mevlana Xhelaledin Rumiut”, “Përralla për fëmijët e mirë”
dhe “Historia e letërsisë perse”.
Me vlerë kanë qenë në faqet e “Perlës” edhe rubrika kushtuar jetës
dhe veprimtarive shkencore e kulturore albanologjike, si dhe njoftimet
bibliografike për librat e rinj, duke dhënë njohuri që shtojnë interesimin
e lexuesve dhe të studiuesve të fushave përkatëse.
I urojmë “Perlës” rreshta të mbarë e jetë të gjatë në Shqipëri, si një
nga organet më të ndjekura e me rëndësi për shkencën albanologjike e
më gjerë, si organi serioz dhe i autoritetshëm i Fondacionit Kulturor
“Saadi Shirazi” .
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Emil Lafe, gjuhëtar, kryeredaktor i revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Emil LAFE
REVISTA SHKENCORE-KULTURORE “PERLA”
DHE TRADITA E ORIENTALISTIKËS
TE SHQIPTARËT
Termi orientalistikë ka një përmbajtje shumë të gjerë. Orientalistika
është tërësia e disiplinave shkencore që studiojnë vendet dhe popujt e
Lindjes: historinë e tyre që nga lashtësia deri në kohët e reja, gjuhët dhe
dialektet e atyre popujve, besimet fetare, etnografinë e etnologjinë
(d.m.th. kulturën materiale e shpirtërore), filozofinë, ekonominë, natyrën
dhe mjedisin. Pranohet përgjithësisht si datë e themelimit të
orientalistikës në këtë vështrim të gjerë viti 1795, kur u hap në Paris
Shkolla speciale e gjuhëve orientale (École spéciale des langues
orientales). Më pas u ngritën institute dhe qendra studimesh orientale
edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore dhe në Rusi. Kjo lidhet
edhe me interesat e shumtë ekonomikë e politikë që kishin fuqitë
europiane në rajonin e Lindjes së Mesme e përgjithësisht në Azi.
Tek ne orientalistika kuptohet zakonisht si tërësia e shkencave që
merren me studimin e qytetërimit të vendeve të Lindjes së Mesme, ku
mbizotëron besimi islam dhe qytetërimi e kultura janë zhvilluar në lidhje
të ngushtë me përmbajtjen e këtij besimi. Këto vende janë në radhë të
parë Turqia, vendet arabe dhe Irani. Marrëdhëniet e shqiptarëve me këto
vende, me gjuhët dhe kulturat e tyre janë të lashta e të dendura. Kur
thuhet se Shqipëria është një vend ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, me
Lindje kuptohet pikërisht Lindja e Mesme islame. Gjatë pesë shekujve të
sundimit osman dhe të përhapjes së besimit islam në Ballkan e
posaçërisht në hapësirën shqiptare, kulturat, gjuhët dhe traditat orientale
24 Lafe
kanë depërtuar në qytetërimin e Ballkanit, kanë lënë kudo gjurmë të
prekshme, janë bërë pjesë e jetës së përditshme të popujve të kësaj
hapësire. Prandaj orientalistika në të gjitha vendet e Ballkanit është një
shkencë pa të cilën nuk mund të ndriçohet qytetërimi dhe historia e tyre.
Rëndësi të veçantë ka orientalistika për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku siç
dihet, besimi islam dhe qytetërimi që lidhet me të kanë një përhapje
mjaft të gjerë. Brenda orientalistikës dallohen një varg disiplinash të
tjera që e përbëjnë atë, si iranologjia1, turkologjia, arabistika.
Gjatë shek. XIX, kur Perandoria Osmane filloi të modernizohej
edhe në fushën e arsimit, një numër shqiptarësh studiuan në shkollat e
larta të perandorisë dhe në to morën kulturë të gjerë filologjike për
gjuhët e letërsitë e vendeve të Lindjes dhe për historinë e tyre. Më i
shquari ndër ta është pa dyshim Sami Frashëri, i cili krahas punës së
madhe e themelvënëse për gjuhën turke, ka kontribute të shquara edhe
në fushën e iranologjisë, për të cilat bën fjalë libri “Bota iraniane në
veprën e Sami Frashërit” i historianit tonë prof. Gazmend Shpuza, një
monografi e gjerë dhe plot informacion e analiza historike-kulturore.
Bashkë me këtë duhet përmendur edhe libri i prof. Shefik Osmanit
“Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë” (1998, 404 fq.), aq i pasur
me informacione e analiza, që mendoj se ka ardhur koha të ribotohet. Të
dy këta libra janë realizuar dhe botuar me mbështetjen e Fondacionit.
Në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore kishte ende një varg
burrash që zotëronin dije të gjera për orientalistikën dhe sidomos njihnin
mirë gjuhët kryesore të Orientit, arabishten, persishten e turqishten. Por
studimet orientalistike nuk u përkrahën, nuk morën ndonjë zhvillim, nuk
u mendua fort për vijimësinë e tyre. Kam përshtypjen se përgatitja dhe
zhvillimi i Konferencës II të Studimeve Albanologjike me rastin e 500-
vjetorit të vdekjes së Skënderbeut e bëri të qartë se historia e Shqipërisë
për shekujt që përfshihen që nga depërtimi i osmanëve në Ballkan e deri
në prag të Luftës I Botërore nuk mund të shkruhet pa pasur orientalistë
të përgatitur, që të dinë të shfrytëzojnë e të interpretojnë pasurinë e
dokumenteve në osmanishte që ruhen në arkivat e Turqisë dhe të
vendeve të tjera, si edhe ato që gjenden në vendin tonë. Prandaj një grup
historianësh (Selami Pulaha, Kristaq Prifti, Shaban Çollaku, Gazmend
Shpuza, Petrika Thëngjilli, Ferit Duka etj.) i hynë punës së mundimshme
të mësimit të osmanishtes me ndihmën edhe të profesorit të tyre
Myqerem Janina. Ndihmesë të shquar dha në studimet historike dhe
përkthimet nga osmanishtja e persishtja Vexhi Buharaja, me gjithë
trajtimin e padenjë që iu bë nga pushtetarët e kohës.
1 Persisht iranshinasi.
Revista shkencore-kulturore “Perla” dhe tradita e orientalistikës te shqiptarët 25
Dalja e revistës “Perla” më 1996, me katër numra në vit, kur revistat
albanologjike të Akademisë së Shkencave mezi dilnim në një numër
përmbledhës vjetor (1-4), ishte një ndihmesë dhe një nxitje e madhe për
studimet në fushën e shkencave albanologjike dhe për orientalistikën në
veçanti. Kryeredaktori i parë i revistës, prof. G. Shpuza, duke qenë vetë
një kërkues e studiues i zellshëm i kësaj fushe, ka meritë të veçantë për
rigjallërimin e traditës së studimeve orientalistike shqiptare të përvijuar
nga Sami Frashëri, Abedin Pashë Dino, Fan S. Noli, Hafëz Ali Korça,
Bardhyl Pojani, Tahir Dizdari, Hasan Kaleshi, Vexhi Buharaja. Një varg
studiuesish të ditëve tona e kanë pasuruar bibliografinë e orientalistikës
me botimin e mjaft artikujve dhe materialeve me vlera e vështrime të
reja të panjohura.
Rubrikat kryesore të revistës në fushën e orientalistikës janë
Iranologji dhe Lidhjet kulturore shqiptare-iraniane; krahas këtyre
revista ka edhe një rubrikë të posaçme Orientalistikë, ku botohen
shkrime që trajtojnë probleme të tjera të orientalistikës, jashtë fushave të
mësipërme. Më vjen mirë të kujtoj me këtë rast se që në numrat e parë të
revistës m’u ngarkua të përgatis për botim fjalët me burim nga persishtja
(rreth 600 fjalë) që kishte përfshirë në “Fjalorin e orientalizmave të
shqipes” punëtori i palodhur Tahir Dizdari, i cili në vitin kur u nda nga
jeta (1972), kishte arritur ta përfundonte veprën e vet të shquar e të
pazëvendësueshme. Botimi i persizmave të fjalorit të T. Dizdarit numër
pas numri te “Perla” dha mundësi edhe për studimin e tyre. Kështu më
2010 Fondacioni përgatit për botim vëllimin “Persizmat në gjuhën
shqipe dhe studimi i tyre” (500 fq.), ku bashkë me korpusin e
persizmave, që zë rreth 400 faqe, janë përfshirë edhe disa artikuj
studimorë nga drejtori i atëhershëm i fondacionit, Shahrouz
Falahatpisheh, nga akad. Shaban Demiraj dhe nga profesorët Emil Lafe,
Feti Mehdiu, Shaban Sinani e Jup Kastrati (rreth 90 faqe). Por krahas
tyre te “Perla” janë botuar edhe artikuj të tjerë studimorë të rëndësishëm
për marrëdhëniet e shqipes me persishten dhe për vendin e rolin e
orientalizmave në gjuhën shqipe, si p.sh. artikujt e Sh. Demirajt: “Disa
zhvillime paralele në evolucionin e shqipes dhe iranishtes” (1999, nr. 1),
“Shqipja një gjuhë indoeuropiane “lindore” në lidhje të hershme edhe
me gjuhë indoeuropiane “perëndimore” (2000, nr. 1), “Rreth huazimeve
të shqipes prej burimi persian” (2006, nr.1), dhe artikuj të tjerë nga A. V.
Desnickaja, J. Thomai, H. Çipuri, E. Lafe, S. Mansaku, Reza Mustafa,
Seyyed Xhavady e ndonjë tjetër.
“Perla” ka një rol të rëndësishëm sidomos në gjallërimin e
studimeve të krahasuara të letërsisë shqipe me letërsitë e gjuhëve
orientale, ku një figurë qendrore mbetet vepra poetike e Naim Frashërit
dhe vëllimi i tij poetik persisht “Tehajjulat”, që u ka bërë përshtypje të
26 Lafe
thellë të gjithë drejtorëve të Fondacionit që kanë ardhur deri tani dhe
është botuar e ribotuar në origjinal bashkë me përthimin e goditur të
Vexhi Buharasë. Dëshiroj të përmend me këtë rast se edhe drejtori i
tanishëm i Fondacionit, z. Ahmad Hosseini Alast, është i entuziazmuar
nga ky vëllim poetik i Naimit dhe kam besim se përpjekjet e tij
këmbëngulëse për të organizuar në Teheran një konferencë
ndërkombëtare kushtuar Naim Frashërit do t’ia arrijnë qëllimit.
Ndikimet e poezisë persiane te krijimtaria e Naim Frashërit, sidomos
krahasimet midis Naimit dhe Rumiut, kanë qenë objekt trajtimesh në
artikuj të posaçëm, po ashtu janë vështruar ndikimet e filozofëve të
Lindjes te poezia dhe botëkuptimi i Naimit. Por revista “Perla” ka
hedhur dritë të re edhe mbi poezinë shqipe të shkruar me alfabet arab, që
njihet edhe si letërsi e bejtexhinjve ose alhamjada shqiptare. Ajo është
vështruar si dëshmi e shprehjes letrare të vetëdijes etnike të autorëve dhe
si një shkallë që çoi drejt periudhave të mëvonshme të letërsisë. Po ashtu
janë botuar edhe artikuj studimorë nga fusha e letërsisë popullore ose e
folklorit, janë hequr dhe këtu vija paralele të motiveve sidomos në
epikën legjendare. Autorë të trajtesave rreth çështjeve të
sipërpërmendura janë studiues të njohur si Osman Myderrizi, Vexhi
Buharaja, Jorgo Bulo, Alfred Uçi, Dalan Shapllo, Shaban Sinani, Anton
Papleka, Ymer Çiraku, Dhori Qiriazi etj.
Dihet se letërsia iraniane, veçanërisht poezia, gëzojnë popullaritet
në hapësirën shqiptare. Revista “Perla” është një dritare e hapur për të
njohur më mirë letërsinë e Iranit në zhvillimin e saj dhe në larminë e
gjinive. Në një varg shkrimesh të studiuesve iranianë të përkthyera shqip
janë paraqitur karakteristika të periudhave të zhvillimit të kësaj letërsie,
lidhjet e letërsisë me historinë e vendit, ndikimi i letërsisë perse në
letërsitë europiane, personalitetet letrare të Iranit dhe karakteristikat
artistike të veprave të tyre.
Si një aspekt tjetër të ndihmesës së “Perlës” në fushën e
orientalistikës, duhen përmendur shkrimet e studiuesit dhe anëtarit të
vyer të redaksisë sonë prof. Sulejman Dashit, që ka botuar një varg
artikujsh studimorë mbi veçori e dukuri të arkitekturës së ndërtimeve të
kultit islam në hapësirën shqiptare; po ashtu edhe studiues të tjerë të
mirënjohur të arkitekturës së traditës, si prof. Emin Riza, prof. Gjerak
Karaiskaj, prof. Ali Muka kanë botuar në “Perla” një varg artikujsh
studimorë.
Zhvillimi i orientalistikës te ne favorizohet edhe nga pasuria e
dorëshkrimeve dhe dokumenteve të tjera në gjuhët e Orientit, që u kanë
shpëtuar rrebesheve të kohës dhe ruhen në arkivat e bibliotekat e
Shqipërisë e të Kosovës. Qenia e kësaj pasurie dorëshkrimesh e
dokumentesh është bërë e njohur për botën shkencore të interesuar
Revista shkencore-kulturore “Perla” dhe tradita e orientalistikës te shqiptarët 27
nëpërmjet artikujve të botuar në “Perla” nga studiuesit e zellshëm të
kësaj gjinie, siç janë prof. Gazmend Shpuza dhe prof. Shaban Sinani.
Revista jonë për herë të parë u ka dhënë mundësi lexuesve shqiptarë
që të njihen në mënyrë të rregullt me orientalistikën dhe iranologjinë e
lëvruar nga dijetarë të Iranit dhe të vendeve të tjera të Perëndimit e të
Lindjes. Kam vënë re se studiuesit e huaj iranologë gëzojnë simpati dhe
mirënjohje në opinionin shkencor të Iranit. Mendoj se ka ndodhur diçka
e ngjashme si në rastin e albanologëve të huaj. Pavarësisht nga motivet
dhe synimet që mund të kenë pasur shtetet e tyre të origjinës ndaj Iranit
ose ndaj Shqipërisë, këta studiues kanë vënë në veprimtarinë e tyre jo
vetëm mendjen, aftësitë e shquara intelektuale, por edhe zemrën,
ndjenjat njerëzore si ndaj popullit të Iranit, ashtu edhe ndaj popullit
shqiptar dhe kulturave që këta popuj kanë krijuar. Besoj se këta studiues
sa objektivë, aq edhe dashamirë i ka tërhequr e i tërheq edhe qëndresa
këmbëngulëse e popujve tanë për të ruajtur e për të mbrojtur lirinë,
dinjitetin, origjinalitetin kombëtar. Dhe ata kanë qenë në anën tonë si me
veprën e tyre studimore, ashtu dhe me personalitetin e tyre shkencor. Në
revistën “Perla” i janë paraqitur publikut jetëshkrime shkencore dhe
artikuj studimorë për iranologë të shquar të së kaluarës dhe të ditëve
tona, si Annemarie Schimmel, James Darmesteter, Vladimir Lukonin,
Hellmut Ritter.
Sot janë krijuar kushte të reja të përshtatshme për njohjen e gjuhëve
e të kulturave orientale në vendin tonë. Ka disa shkolla e kolegje ku
mësohen turqishtja e arabishtja. Në kolegjin “Saadi” mësohet persishtja.
Mendoj se është e nevojshme të ngrihet edhe këtu një degë e
orientalistikës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (tani ka vetëm një
departament të turqishtes). Përveç kësaj, duke e bërë më të njohur
orientalistikën si shkencë, t’u ngjallet interesimi dhe dashuria të rinjve
shqiptarë me prirje në këtë fushë që të specializohen në universitetet e
vendeve përkatëse dhe të bëhen orientalistë të cilësuar e të dobishëm për
të ndriçuar në mënyrë më të plotë lidhjet e shumanshme të Botës
Shqiptare me Botën shumëngjyrëshe të Orientit Islam, që ka magjepsur
shumë mendje të ndritura të kulturës botërore.
Me rubrikat nga fushat e orientalistikës revista “Perla” jep një
kontribut të vyer për njohjen më të mirë të ndërsjellë kulturave të rajonit
tonë, duke i shërbyer bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe dialogut kulturor
të këtyre popujve. Çdonjëri ka individualitetin e vet kulturor, i cili, duke
qenë i veçantë, është gjithashtu i lidhur e i ndërthurur me kultura e
qytetërime të tjera, pasurohet prej tyre, duke marrë atë që është e
përshtatshme dhe e pajtueshme. Në këtë mënyrë pjesa e burimit oriental
në kulturën e përgjithshme shqiptare ka një vend të qëndrueshëm dhe
është pikërisht kjo që, siç thotë Fan Noli, flamuri ynë “pajton Islamin me
28 Lafe
Krishterimin” dhe shpall vëllazërimin e mirëkuptimin midis popujve.
Redaksia e “Perlës” është e zotuar prej fillimit që ta ruajë dhe ta pasurojë
traditën e studimeve tona orientale, në mënyrë që edhe shkenca shqiptare
të ketë një zë të vetin në këtë fushë, një zë që të dëgjohet më shumë në
forumet ndërkombëtare të orientalistikës. I jemi mirënjohës Fondacionit
Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” për këtë mundësi që na ofron dhe
besojmë që ky bashkëpunim do të vijojë e do të zhvillohet në të mirën e
shkencës dhe të miqësisë ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë.
AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Maximillian Lambertz, albanolog austriak (1882–1963).
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Maximilian LAMBERTZ
ZHVILLIMI I LETËRSISË SHQIPE
Karakteristika më e rëndësishme e zhvillimit të letërsisë shqipe në
fillimet e veta, në rrjedhën e mëvonshme e deri në kohët më të reja është grupimi i krijimtarisë letrare rreth disa qendrave fillimisht krejt të pavarura nga njëra-tjetra. Qarqet letrare të krijuara në këtë mënyrë janë:
së pari, qarku i Shqipërisë së Veriut me qendër në Shkodër; së dyti,
qarku arbëresh në Kalabri dhe Sicili me qendra në Spezzano Albanese, Shën Mitër (San Demetrio Corone) dhe në Horën e Arbëreshëve (atëherë Piana dei Greci); së treti, një qark i Shqipërisë së Mesme ose i Gegërisë
së Jugut me qendër fillimisht në Elbasan e më pas në Tiranë; së katërti, qarku i Shqipërisë së Jugut me qendrat Korçë (Voskopojë), Gjirokastër dhe Frashër; dhe në fund, së pesti, mërgata ose letrarët e mërguar në
Stamboll, Bukuresht, Sofje, Vjenë, Kajro, Aleksandri, Boston në SHBA.1
Kthesat më të rëndësishme deri më sot në historinë shqiptare, e rrjedhimisht edhe në letërsinë e Shqipërisë, janë vitet 1878–1879 dhe 28
Nëntori 1912. Në vitet 1878–1879 u mblodh Lidhja e Prizrenit, me të dërguar nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo Lidhje u themelua më 1 korrik 18792 “për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar”. Kryesia e saj bëri
të ditur se shqiptarët nuk synonin asgjë tjetër përveçse të jetonin në paqe me serbët, bullgarët, grekët dhe malazezët, se ata nuk synonin të
1 Shih për këtë ide edhe: Eqrem Çabej, Për gjenezën e literaturës shqipe. Botime të
“Hyllit të Dritës” Serje e ré. Shkodër, 1939, f. 64-65. (Shënim i përkthyesit). 2 Kështu në origjinal. Në të vërtetë Lidhja u themelua më 10 qershor 1878. (Shënim i
përkthyesit).
32 Lambertz
pushtonin asnjë tokë të huaj, por të ruanin atë që u takonte, pra “truallin shqiptar për shqiptarët”. “Mallkuar qoftë ai që mendon për vete, kur Atdheu na thërret! Ne shpallim solemnisht se në Lidhjen tonë nuk ka
dallime fetare dhe se ne, në radhë të parë, jemi shqiptarë!” Ky ishte kumti i Prizrenit. Kryetar i Lidhjes ishte Iljaz Pashë Dibra, kryeqendra ishte Prizreni: u zgjodhën tri përfaqësi me qendër në Prizren, Shkodër
dhe Gjirokastër. Në program parashikohej: 1. Të mbrohej edhe me jetë supremacia e Sulltanit në çdo vend që do të përpiqej të shkëputej prej tij. 2. Tri vilajetet, i Shkodrës, i Kosovës dhe i Janinës të bashkoheshin në një provincë, e cila do të qeverisej nga një vali turk dhe një këshill prej
dhjetë vetash. Për qeverisjen e vendit valiu dhe këshilli i të dhjetëve do të mbështeteshin në një përfaqësi shqiptare të zgjedhur nga mbarë populli. 3. Do të krijohej një ushtri kombëtare shqiptare nën komandën e oficerëve turq. 4. Duke qenë se për të mbajtur në këmbë Lidhjen
nevojiteshin njerëz dhe të holla, u vendos që në të ardhmen të mos dërgoheshin më as taksa dhe as ushtarë drejt Stambollit.
Gjithsesi Lidhja e Prizrenit mbolli farën e mendimit kombëtar. U
krijuan shoqata kombëtare, u themeluan gazeta. Mërgimtarët ishin në ballë të këtyre veprimtarive. Që më 1879 Sami Frashëri, Jani Vretoja dhe shkodrani Pashko Vasa themeluan në Stamboll Shoqërinë dhe gazetën “Drita”. Gazeta më pas u quajt “Diturija” dhe u drejtua nga Petro Poga
dhe Naim Frashëri. Qëllimi kryesor i kësaj shoqërie ishte krijimi i një alfabeti të njësuar të gjuhës shqipe dhe botimi i librave shkollorë. Të dyja qëllimet u arritën. Për tiparet e alfabetit të Stambollit do të flasim
më poshtë, tek përmbledhja e të gjitha alfabeteve të shqipes. – Pas Shoqërisë së Stambollit do të themelohet më 1881 një shoqëri me po atë emër dhe me të njëjtin emër të gazetës; në Sofje themelohet më 1890 Shoqëria “Dëshira”. Shtypshkronja “Mbrothësija” e ngritur këtu nga
Kristo Luarasi ishte një ndihmë energjike dhe shtysë e fortë për prodhimin letrar në shqip. – Edhe në Egjipt u themeluan më 1897 “Vllazërija e Shqiptarve” dhe “Bashkimi i Aleksandrisë”. Krerët e
lëvizjes kombëtare në Egjipt ishin Thimi (Euthymios) Mitko, folkloristi i cili më 1878 kishte botuar përmbledhjen e parë të përrallave dhe këngëve popullore shqiptare me titullin “Bleta shqiptare”, miku i tij Spiro Risto Dine, poeti Andon Zako (Çajupi), Jani Vruho dhe Milo Duçi.
– Me zell të madh veproi shoqëria “Vatra” në Boston, kryetari i parë i së cilës ishte prifti ortodoks dhe politikani i mëvonshëm Fan Noli. – Rrjedhojat e këtyre veprimtarive kombëtare në mërgim për vendin mëmë
do t’i përvijojmë më poshtë. Tani po i hedhim një vështrim prodhimit letrar përpara ngjarjes epokale të Lidhjes së Prizrenit.
Dokumenti më i vjetër i njohur deri më sot i gjuhës shqipe është i kohës së Skënderbeut, nga qarku i Shqipërisë së Veriut. Ajo është
Formula e Pagëzimit, të cilën e kumton kryeipeshkvi i Durrësit, Pal
Zhvillimi i letërsisë shqipe 33
Engjëlli, shok dhe ndihmës i Skënderbeut, në letrën e tij baritore të datës 8 nëntor 1462. Vetë letra baritore është shkruar latinisht, ndërsa Formula e Pagëzimit është në shqip. Letra është nënshkruar në Kishën e Trinisë
së Shenjtë në Mat gjatë një udhëtimi ipeshkvnor. Kryeipeshkvi jep në të formulën e pagëzimit në rast nevoje: Un të pagëzonj p’r emënit Atit e t’Birit et Shpertit Shenjt”. Dorëshkrimi gjendet në Bilbiotekën
Laurentiane (Biblioteca Laurenziana) në Firence me emrin cod. Ashburnhamensis.
Më pas vijon fjalorthi shqip-gjermanisht i Arnold von Harff-it, një kalorës nga Këlni, i cili në udhëtimin e vet drejt Tokave të Shenjta në
Palestinë u ndal në vitet 1496–1497 në disa porte të bregdetit shqiptar, ka të ngjarë në Ulqin dhe Tivar, dhe për nevojat e tij mbajti shënim 28 fjalë, tetë shprehje dhe disa numërorë.
Pak më vonë kemi tekstin më të vjetër të toskërishtes, dy tekste të
vogla të shkruara me shkronja të greqishtes në faqen e parme dhe të pasme të një flete të një kodiku greqisht të shekullit të 14-të, i cili gjendet në Bibliotekën Ambroziane të Milanos. Teksti shqip në pjesën e
pasme të fletës është përkthimi në shqip, në një të folme të toskërishtes (të shqipes së jugut) të Ungjillit të Pashkëve (Mateu 27, 62–66 (Varrimi); pjesa e përparme ka disa vargje në gjuhën shqipe të një kënge greke të pashkëve (Krishti u ngjall së vdekurit, mortje mortnë e shkelji, e
ata që janë ta varr, gjellna u dhuro). Në krye është teksti greqisht dhe notat muzikore.
Lënda e trajtuar nga autorët e vjetër është fetare e krishterë. Së pari,
shfaqen qarku i Shqipërisë së Veriut dhe ai arbëresh. Autorët janë priftërinj. Më i vjetri syresh është Gjon Buzuku, lindur në Malësinë e Veriut, i cili botoi më 1555 një Meshar, që përmbante kremtimet për shërbesat e meshës së Shën Mërisë, psalme pendese, litani, një
katekizëm dhe meshat e vitit liturgjik. Buzukun e pasojnë Pjetër Budi me veprën e tij Doktrina e Krishtenë (Doctrina Christiana) 1618, Rituali roman me një shpjegim të shkurtër të meshës romane (Rituale romanum)
1621 dhe Pasqyra e të rrëfyemit (Speculum confessionis) 1621; Pjetër Mazreku (1633), ipeshkëv i Tivarit, me një listë prej 32 emrash shqip, të cilët ai përpiqet t’i shpjegojë nga italishtja. Kjo listë është ndërfutur në një fjalim të mbajtur në Romë, në të cilin Mazreku foli për Shqipërinë
dhe në veçanti për malësorët e Dukagjinit. Vijon Frang Bardhi, lindur më 1606 në Kallmet të Zadrimës, në jug të Shkodrës. Ai vdiq më 1643 si ipeshkëv shqiptar dhe la një fjalor latinisht-shqip (Dictionarium Latino-
Epiroticum, Romë 1635) për nevojat e klerit shqiptar që kishte mangësi në zotërimin e latinishtes. Ky fjalor përmban 5.000 fjalë. – Më 1685 del botimi i parë dhe më 1691 botimi i dytë i veprës së Pjetër Bogdanit Çeta e profetënvet (Cuneus prophetarum). Më 1743 Gjon Nikollë Kazazi nga
Gjakova, kryeipeshkëv i Shkupit, boton Breve compendio della Dottrina
34 Lambertz
Christiana tradotta in lingua Albanese (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës së Krishterë e përkthyer në gjuhën shqipe), në të folmen e Gjakovës.
Edhe shkrimet më të vjetra të qarkut arbëresh kanë natyrë fetare. Lukë ose Lekë Matranga nga Hora e Arbëreshëve (Piana dei Greci) në Sicili, vetë prift, botoi më 1592 një Katekizëm (të shtypur), përkthimin
në shqip të katekizmit të vogël në spanjisht të jezuitit A. Ledesma. Dorëshkrimi i Katekizmit të Matrangës ndodhet në Bibliotekën e Vatikanit si Codex Barberinus latinus 3454, ku gjendet edhe kopja e parë e shtypur e Katekizmit me siglën R. G. Teol. 1265.2. Gjuha e
Katekizmit është toskërishtja që flitej atëherë që prej 100 vjetësh në Horën e Arbëreshëve (Hora u themelua më 1485 dhe në të u vendosën shqiptarë nga Shqipëria e Jugut). – Më shumë se njëqind vjet më pas ushtruan veprimtarinë e tyre Nikollë Figlia dhe Nikollë Brankati, i pari
nga Mezzojuso në Sicili, i dyti nga Hora e Arbëreshëve. Figlia, si protopapë në Mezzojuso dhe Chieuti (Molise) shkroi një doktrinë të krishterë në vitin 1736, e cila titullohet: J Cristéu i Arbrésc, mbësuarë në
Mistiriet Kliscesë sceitë. Mjeshtri Protopapaj i Munzisit pien, e diagli përghighiet ngaa të Diel. (I krishteri Arbëresh, i mësuar në të fshehtat e Kishës së Shenjtë. Mjeshtri protopapë i Munxisit pyet dhe djali përgjigjet çdo të diel). Bëhet fjalë pra për një katekizëm në të folmen –
arbëreshe të Sicilisë. Si Figlia, ashtu edhe Brankati, krijuan këngë kishtare në shqip. – Më 1762 u botua në Romë “Gjella e Shën Mëris Virgjër” nga Jul Variboba nga Mbuzati (San Giorgio Albanese) në
krahinën e Kozencës, një cikël baladash dhe poezish lirike ku trajtohet jeta e Familjes së Shenjtë dhe e disa shenjtorëve që adhurohen në mënyrë të veçantë nga shqiptarët. Vepra, ose më mirë cikli i baladave, është shkruar në të folmen e vendlindjes së autorit dhe është mjaft e
arritur në formë dhe përmbajtje, plot hijeshi dhe poezi. Humori dhe natyralizmi i këndshëm i bëjnë poezitë e Varibobës ndoshta prodhimin më të vlefshëm të artit poetik arbëresh.
Në qarkun e jugut në shekullin e 18-të prodhimi letrar me qëllime fetare ndërlidhet me përpjekje gjuhësore, d.m.th. hartohen fjalorë për të përhapur njohuritë mbi greqishten si gjuhë e liturgjisë. Në të shkruar përdoren shkronjat e greqishtes. Teodor Kavalioti, lindur në Voskopojë,
atëherë qendër shumë e rëndësishme tregtare dhe kulturore e Ballkanit – Voskopoja ndodhet në trevën e Korçës – botoi më 1770 në Venedik Protopirinë e tij, me një fjalor me tri shtylla, greqisht, rumanisht dhe
shqip (rvωμαίικα, βλλαχικά, άλβανίτικα), me 1170 fjalë të greqishtes në shtyllën e parë dhe më shumë fjalë të shqipes, duke qenë se shpesh për një fjalë të greqishtes jepen disa sinonime në shqip. E folmja e përdorur këtu është ajo e Korçës, por shfaqen edhe elemente të gegërishtes. Me sa
duket autori donte që fjalori i tij të ishte i kuptueshëm edhe për gegët. –
Zhvillimi i letërsisë shqipe 35
Më 1794 Mjeshtri Daniel nga Voskopoja, nxënës i Kavaliotit, boton veprën Eisagogike Didhaskalia, një fjalor katërgjuhësh (greqisht-rumanisht-bullgarisht-shqip) me tekste shkollore të ndryshme me
përmbajte fetare dhe didaktike. Këtu bëjnë pjesë edhe Kostë Berati (mësues e poet) dhe Marko Boçari (leksikograf).
Nëse në këtë qark letrar të Voskopojës del në pah vëmendja për
çështje gjuhësore krahas lëndës fetare, tashmë lënda gjuhësore vendoset në qendër të veprimtarisë letrare. Rreth vitit 1800 Elbasani në Shqipërinë e Mesme bëhet qendra e studimeve gjuhësore. Përvijohet Lëvizja e Madhe, e cila do të ishte me rëndësi vendimtare dhe me pasoja afatgjata
për të ardhmen letrare dhe politike të Shqipërisë, për dashurinë për gjuhën, gëzimin që rrjedh prej saj, interesimin për çështjet e saj. Mësues dhe intelektualë të të gjitha ngjyrimeve interesohen për çështjen e një alfabeti të njësuar, të një drejtshkrimi të detyrueshëm, të një gjuhe
letrare. Me këto tri çështje themelore do të merren të gjithë patriotët që nga viti 1800 deri më 1908 e më vonë. Mbeten nënshtetas besnikë të Sulltanit, por dëshirojnë me gjithë shpirt shkolla shqipe dhe duan
shqipen si gjuhë mësimi për fëmijët. Për këtë ideal luftojnë patriotët në atdhe dhe jashtë, në mërgim. Do të duhej një shekull që dëshirat e tyre të përmbusheshin. Ndër të parët që e çanë këtë rrugë, duhen përmendur Theodor Haxhi Filipi, Naum Veqilharxhi dhe Kostandin Kristoforidhi. –
Theodor Haxhi Filipi nga Elbasani, i quajtur Dhaskal Todhri nga bashkëqytetarët e tij, lindi rreth vitit 1740, studioi në shkollën e përmendur më sipër, atë kohë me emër, të Voskopojës, ishte mësues në
shkollën greke në Elbasan dhe prift ortodoks atje. Ka përkthyer në shqip tekste fetare. Por merita e tij më e madhe është se rreth vitit 1800 vuri në lëvizje çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe. Nëse voskopojarët, d.m.th. mësuesit e Akademisë së Voskopojës, kishin përdorur alfabetin e
greqishtes për të shkruar tekste në shqip, Todhri përkundrazi krijoi një alfabet të vetin. Bëhet fjalë për një shkrim kursiv greqisht të shekullit të 18-të të krijuar nga vetë Todhri. Ky alfabet u përhap dhe u përdor nga
tregtarët në Elbasan, Berat dhe Voskopojë në librat e tyre të llogarisë. Todhri ishte i pari që mendoi për një gjuhë shqipe letrare të njësuar dhe synoi që të vendoste në themel të saj të folmen e Shqipërisë së Mesme të Elbasanit dhe Tiranës. Zhvillimet në fillim të shekullit të 20-të i dhanë të
drejtë; ajo gjuhë që ai u përpoq të përudhte përmes përkthimeve të veta është sot realitet: një shqipe e njësuar dhe letrare, e ndërtuar mbi të folmet e Tiranës dhe Elbasanit.
Edhe Naum Veqilharxhi nga Bredhasi i Vithkuqit krijoi më 1845 një alfabet të vetin, i cili nuk arriti të afirmohej. Ai la një Abetare, një libër këndimi për shkollat, në të cilin ka përdorur alfabetin e vet.
Nga këto qarqe dhe nga kjo veprimtari intelektuale del Kostandin
Kristoforidhi (1827–1895) nga Elbasani. Ai do të bëhet një prej shtyllave
36 Lambertz
kryesore të jetës intelektuale shqiptare. Duke përmbledhur dhe gërshetuar të dyja motivet e krijimtarisë së deriatëhershme letrare të shqiptarëve, interesin fetar dhe atë gjuhësor, ai bëhet përkthyes i Biblës
dhe leksikograf. Me porosi të “Shoqërisë Biblike Britanike” ai përktheu Dhiatën e Re dy herë, në gegërisht (1868 dhe 1872) dhe në toskërisht (1879 dhe pjesërisht 1886), Psalmet në toskërisht (1868) dhe gegërisht
(1872), Gjenezën, Eksodin dhe Deuteronomin, më tej fjalët e urta të Solomonit dhe profetin Isaia në gegërisht dhe në toskërisht (1884, 1894). Falë prejardhjes së tij nga Shqipëria e Mesme dhe talentit të tij gjuhësor ai i zotëronte në të njëjtën shkallë gegërishten dhe toskërishten dhe
prandaj mundi të bënte atë që nuk e ka bërë dot askush para apo pas tij, t’u dhuronte të dyja pjesëve të Shqipërisë një bibël dhe një gjuhë shembullore. Ai ka shkruar edhe një histori të Biblës për nxënësit e shkollave, në gegërisht (1870, Historija e Shënjëtësë Shkrojë) dhe në
toskërisht (1872 Istoria e Shkronjësë Shënjtëruarë), po ashtu ka botuar edhe një libër leximi për shkollat (gegërisht Abetar shqip, 1872; toskërisht Allfavitar shqip 1872). Dhiatën e Re në toskërisht e shkroi
duke përdorur shkronjat e greqishtes, ndërsa veprat në gegërisht i ka shkruar me një alfabet të ri, tërësisht latin, të krijuar prej tij, të cilin më 1908, delegatët në Kongresin e Manastirit e vendosën si alfabet të njësuar të shqipes, që sot përdoret zyrtarisht.
Nëse përkthimet e Biblës dhe krijimi i alfabetit i japin Kristoforidhit një vend qendror nderi në tempullin e mendimtarëve shqiptarë, me Fjalorin e tij shqip-greqisht, i cili u botua pas vdekjes së tij (Lexikovn
th~s Albanikh~ı glwvsshı uJpov Kwnstantivnou Cristoforivdon, [En Aqhvnaiı tuvpoı P. L. Sakellarivou 1904). Kjo vepër i kaloi kufijtë e Shqipërisë duke u bërë një mjet pune i domosdoshëm për albanologjinë dhe gjuhësinë. Ky fjalor është fryti i një pune njëzetvjeçare të autorit.
Është shkruar në alfabetin grek. Por nëse parathënia e botuesit Saqellarios, e shkruar në greqishte, e cilësonte këtë vepër si një mjet të çmuar arsimimi dhe bënte thirrje që “populli trim shqiptar të mësojë,
përmes këtij shembulli praktik dhe përkrahjes së bijve të tij më të mirë, që vetëm përmes ndihmës, dorës së zgjatur dhe frymëzimit të shkronjave dhe gjuhës greke do të aftësohet, me kalimin e kohës që ta qëmtojë gjuhën e vet dhe ta ndërtojë atë si mëmë të ideve, qytetërimit, arsyes
njerëzore dhe arsimimit”, një ndriçim i tillë i mendjes në kuptimin filohelenist nuk ishte as qëllimi i Kristoforidhit dhe as zhvillimet e mëvonshme nuk u dhanë të drejtë këtyre fjalëve të shkruara më 1904,
nëntë vjet pas vdekjes së autorit tonë. Përkundrazi, zhvillimi intelektual i popullit shqiptar u krye pa shkronjat greke dhe në largim të ndërgjegjshëm nga fqinji grek, duke u mbështetur vetëdijshëm në thesaret e veta popullore dhe duke iu qasur shpirtërisht popujve të
Europës Perëndimore për të mësuar prej intelektualitetit të tyre.
Zhvillimi i letërsisë shqipe 37
Fjalori i Kristoforidhit është shumë i pasur. Në rreth 500 faqe jepen 10000 fjalë të shqipes. Me shumë vlerë është fakti që te fjalët dhe shprehjet jepet edhe prejardhja ose vendi i regjistrimit, dhe jo vetëm me
g (γ) apo t (τ), pra nëse fjala është e gegërishtes apo e toskërishtes, por edhe nëse ajo vjen nga Gjirokastra apo Vlora, nga Berati apo Durrësi, nga Elbasani apo Gjakova, nga Kavaja ose Korça, nga Kurveleshi ose
Kruja, Shkodra, Tepelena, nga Çamëria, Tirana ose nga Tetova në Kosovë, nga Himara përballë Korfuzit apo nga ishulli grek i Hidrës, i banuar prej shqiptarësh. Veç kësaj janë vjelë dhe cituar autorët e vjetër Pjetër Bogdani dhe Pjetër Budi. Tek emrat jepet trajta e pashquar dhe e
shquara, tek folja format kohore. Thesari i pasur i shprehjeve në shumicën e zërave ia rrit dobinë këtij leksiku të mrekullueshëm.
Po shtojmë edhe që Kristoforidhi hartoi një Gramatikë të gjuhës shqipe për dialektin toskë (1882) dhe disa shkrime didaktike dhe
argëtuese. Në këtë mënyrë përvijohet e plotë fusha e veprimtarisë së këtij njeriu të rëndësishëm.
Nga jeta personale e patriotit dhe dijetarit vlen të vihet në pah sa më
poshtë: mbiemrin e vërtetë e kishte Nelko, i ati quhej Anastas Nelko; nuk është e qartë se si e mori mbiemrin Kristoforidhi. Ai kreu shkollën fillore në Elbasan, pastaj gjimnazin grek në Janinë. Këtu, së bashku me Apostolin nga Përmeti 3 i mësuan shqip konsullit austriak dhe
albanologut J. G. v. Hahn. Nga Janina shkoi në Maltë, fitoi përkrahjen e një konsulli anglez, i cili e dërgoi të studionte anglisht dhe italisht për dy vjet në një seminar protestant. Më 1853 bëhet mësues në Elbasan dhe më
1854, pas vdekjes së të atit dhe së ëmës dhe pas fejesës së të dyja motrave shpërngulet në Durrës, ku punoi për gjashtë muaj si tregtar tek ungji i tij; më pas, pas vdekjes së ungjit shkon në Patër, tek i njëjti konsull anglez, me rekomandimin e të cilit bëhet dragoman (përkthyes) i
trupave shqiptare që merrnin pjesë në Luftën e Krimesë në radhët e ushtrisë angleze. Me këtë punë në Krime mundi të vinte mënjanë pak të holla, me të cilat shkoi në Londër. Jetoi tre vjet atje dhe hyri në lidhje me
Shoqërinë Biblike, e cila e ngarkoi të përkthente në shqip Biblën. Nga Londra shkoi në Tuniz, ku punoi si mësues i greqishtes dhe italishtes në një shkollë greke. Këtu u martua me një greke. Pasi u kthye në Shqipëri, punoi për njëzet vjet për përkthimet e Biblës, duke u mbështetur në
dialektin e Beratit për toskërishten dhe në atë të Shkodrës për gegërishten. Përmes udhëtimeve plot zell në atdhe ai mblodhi thesarin gjuhësor. Pasi Shoqëria biblike nuk e pagoi më, ai punoi për një kohë si
mësues i greqishtes në Tiranë, më pas u gjend i sëmurë, i papunë dhe nevojtar në Stamboll me një tufë fëmijë. U kthye përsëri në atdhe si
3 Është fjala për Apostol Meksin (1825-1879) nga Labova e Madhe. (Shënim i
përkthyesit).
38 Lambertz
mësues i greqishtes dhe i matematikës, më pas u bë nëpunës në qytetin e lindjes, Elbasan, ku dhe vdiq ende pa mbushur 70 vjeç. Përveç gjuhës amtare ai zotëronte me gojë e me shkrim italishten, frëngjishten,
anglishten, gjermanishten, rusishten, bullgarishten, turqishten, arabishten dhe greqishten dhe ishte një ndër bijtë më të talentuar, më të shumanshëm dhe më të zhdërvjellët që populli shqiptar ka nxjerrë deri
më sot. Kemi mbërritur këtu në kufirin kohor që ndan Shqipërinë ende të
pavetëdijshme nga Shqipëria që me vetëdije ndjek qëllimet e veta kombëtare. Në çerekun e fundit të shekullit të 19-të, pas Kongresit të
Berlinit dhe Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët zgjohen. Dhënia Malit të Zi e tri fiseve të Veriut, Grudës, Hotit dhe Triepshit nga Kongresi i Berlinit, trazoi shpirtrat dhe hodhi themelin e një ndjenje kombëtare të përbashkët ndër fiset shqiptare, përndryshe të përçara. Fara e hedhur nga shkolla e
Voskopojës dhe ajo e Elbasanit mbin, shtohet gjithnjë e më tepër dëshira për gjuhën amtare. Nxitjet që vinin nga emigrantët dhe shembulli i tyre veprojnë dhe gjejnë jehonë: edhe në atdhe formohen shoqëri, gazeta si
roje luftëtare të mendimit kombëtar dhe së fundi shkolla ku mësimi jepej në gjuhën shqipe. Korça me zhvillimin e saj të lartë kulturor në juglindje ishte pikënisja e lëvizjes shkollore. Këtu më 1885 një shoqatë e udhëhequr nga Thimi Marko, Orhan Pojani dhe Jovan Cico Kosturi
hapën një shkollë fillore private në shqip, prej së cilës lindën edhe shkolla në Kolonjë, Luaras, Selenicë, Vodicë dhe Treskë. Më 1892 u hap në Korçë shkolla e vashave dhe të tjera u hapën në Negovan dhe
Bellkamen, themeluesi i të cilave, atë Kristo Harallambi u vra nga helenofilët fanatikë për shkak të propagandës së tij kombëtare shqiptare, duke rënë kështu dëshmor për dashurinë ndaj popullit të vet (në vitin 1905).
Në Shkodër më 1861 themelohet shkolla e Françeskanëve në Gjuhadol. Monarkia e vjetër Austro-Hungareze si mbrojtëse e katolikëve të Shqipërisë së Veriut përmes subvencionimit financiar dhe mbështetjes
për përpjekjet kombëtare fiton falënderimin dhe mirënjohjen jo vetëm të shqiptarëve katolikë, por edhe të atyre myslimanë (si p.sh. Faik bej Konica me revistën “Albania”). Më 1902 Atë Gjergj Fishta bëhet drejtor i kësaj shkolle dhe e fut gjuhën shqipe si gjuhë të mësimdhënies. Që nga
ky çast Shkodra bëhet qendër intelektuale, madje për disa dhjetëvjeçarë qendra udhëheqëse intelektuale, kryeqendra letrare e Shqipërisë. E në Shkodër janë përsëri françeskanët me disa klerikë shekullarë, si Dom
Ndoc Nikaj dhe Dom Ndre Mjedja, të cilët dalin në krye në të gjitha fushat e jetës kombëtare dhe intelektuale. Çështja e alfabetit nuk gjen paqe. Ajo diskutohet plot zell dhe seriozitet në këto qarqe të Shqipërisë së Veriut. Dy shoqëri lindin në kapërcyell të shekullit në këtë atmosferë
intelektuale, Bashkimi, e themeluar më 1899 nga abati i Mirditës, Imzot
Zhvillimi i letërsisë shqipe 39
Prenk Doçi dhe Agimi, themeluar më 1901 nga Dom Ndre Mjedja. Si shoqëria Bashkimi, e cila botoi një fjalor plot vlera shqip-italisht, ashtu edhe Agimi krijuan secila nga një alfabet; alfabeti i Bashkimit u përdor
gjatë në Shqipërinë e Veriut; të dyja këto alfabete i hapën rrugën Alfabetit të Manastirit më 1908. Me këtë rast po sjellim një tabelë kronologjike me alfabetet e ndryshme të shqipes të pranëvendosura
(Sipas Atë Gjon Shllakut, “Hylli i Dritës”, XIX 1943, 4–5, 205):
De Rada Alfabeti
shkencor i
albanologjisë
(G. Meyer)
Stambolli Bashkimi Agimi Manastiri
ë ε e e ə ë
e e ε è e e
(i) ü y y y y
â ā â aa aə á
ē a̟ (â) â â â
– ā̟ – âa ā â
dh (δ) δ δ dh đ dh
th (ϑ) ϑ d th Þ th
ki k´ q c k´ q
gj g´ g gh g´ gj
gc g g g g g
l ł λ ll ł ll
rr r̄ p´ rr r rr̄
p p p p p p
nj n̄ n´ η gn n´ nj
nd nd nd nn nd nd
mb mb mb m mb mb
sz ζ z z x z z
– ž z, xh ž zh
sh š σ sh š sh
z zz c c ts c c
c č ç ch č ç
zh dz x z dz x
– dž zh dž xh
Françeskanët në Gjuhadol të Shkodrës themeluan pak përpara
Luftës së Parë Botërore revistën “Hylli i Dritës”, e cila botohej çdo muaj
dhe u bë qendër e botimeve të punimeve letrare, folklorike, historike,
gjuhësore për gjuhën shqipe. Edhe Komisija Letrare shqiptare, që u
40 Lambertz
mblodh në Shkodër gjatë Luftës së Parë, u mbështet nga ato qarqe që u
grupuan rreth Kuvendit Françeskan. Pushtimi i Shqipërisë Veriore dhe të
Mesme nga trupat austrohungareze në vitet 1916–1918 i dha një hov të
madh çeljes së shkollave fillore dhe formimit me themel të mësuesve.
Veprimtaria e nisur atëherë nga Austria në Shqipëri në fushën letrare, në
personin e komisarit vendor, njohësit shumë të mirë të Shqipërisë,
August Ritter von Kral, hodhi bazën për veprimtarinë e mëtejshme të
shqiptarëve në shtetin e tyre të lirë dhe në mbretërinë e tyre. Çështja e
alfabetit ishte zgjidhur, por ende mungonte drejtshkrimi i njësuar. Është
e admirueshme mënyra se si kjo çështje i përfshiu të gjithë intelektualët
dhe me sa seriozitet diskutohej në përgjithësi, nëpër kafene, në rrugë, në
Komisinë Letrare, në shkolla dhe në kuvende nga mësuesit, klerikët,
avokatët, shkrimtarët, çështja e drejtshkrimit të e-së së pazâne, të ë-së së
shurdhër. Drejtshkrimi i njësuar u vendos më 1917 nga Komisija dhe u
botua në gazetën e atëhershme Posta e Shqypnis, si edhe në Lajmet e
Komìsis Letrare Shqipe (Nr. 2). Gjithashtu atëherë gjuha e Tiranës dhe e
Elbasanit u shpall zyrtarisht si gjuhë e zyrave dhe e shkollës dhe kështu
ka mbetur, pa prodhim letrar në këto dialekte, gjë që i krijon një pengesë.
Krahas interesit të fortë gramatikor në shekullin e 20-të del në pah
edhe përkujdesja për folklorin shqiptar. Të dyja këto lëndë ishin trajtuar
që në shekullin e 19-të në qarkun arbëresh nga Jeronim De Rada (1814-
1903) dhe Dhimitër Kamarda (1821–1882). Nga shkolla e tyre dolën
poetët Gavril Dara, Zef Serembe, Anton Argondizza dhe Zef Skiro. Tani
edhe mëmëdheu fillon ta marrë për zemër poezinë popullore. Në mërgim
Thimi Mitko dhe Spiro Risto Dine kishin botuar vëllime me përralla
shqiptare, këngë popullore, lojëra, ndërsa tani Atë Vinçenc Prennushi
boton përmbledhjen Kângë popullore gegnishte nën udhëheqjen e Karl
Patsch-it në Sarajevë. Shpejt Ministria e Arsimit e Shqipërisë do të
botojë tri vëllime të mëdha, Visaret e kombit, në të cilat janë
përmbledhur sistematikisht këngët popullore nga shqiptarë të arsimuar,
të ditur. Donat Kurti dhe Stavro Frashëri botojnë nga një përmbledhje
përrallash, ndërsa Shtjefën Gjeçovi i ngre vetes një monument të
pavdekshëm me mbledhjen dhe hartimin e së drejtës zakonore të
Shqipërisë së Veriut, Kanunit të Lekë Dukagjinit. Asnjë popull nuk i
ishte dhënë, në një stad aq të hershëm të zgjimit të vet shpirtëror, me aq
shpirt, dashuri dhe vetëdije sistematike poezisë së vet popullore, nuk e
kishte mbledhur dhe studiuar atë si populli shqiptar. Poezia popullore
luan një rol qendror në jetën shpirtërore shqiptare. Nëse eposi
“Erveheja” i toskës Muhamet Çami në shekullin e 18-të, lirika dashurore
me ndikime të forta arabe e Nazim Beratit (1754) ose vetë eposi historik-
fetar “Qerbelaja” i Naim Frashërit, kishin qenë të largëta për popullin,
tani në shekullin e 20-të u rrit nga poezia popullore e malësive të veriut
Zhvillimi i letërsisë shqipe 41
dhe e pajisur me teknikën e këtyre rapsodive heroike, eposi më i madh
historik i shqiptarëve, Lahuta e Malësisë e At Gjergj Fishtës, poetit më të
madh shqiptar. Atë populli e ka stolisur me titullin e nderit Poeti
kombëtar, edhe të huajt e nderuan që në të gjallë të tij me vlerësime dhe
nderime. Shtatëdhjetëvjeçar ai mundi ta mbyllte jetën e vet plot punë,
tejet të frytshme, kushtuar popullit të vet dhe muzave (1940), i vlerësuar
lart dhe i nderuar nga populli i vet. Vërtet një sjellje e lavdishme e një
populli të ri, i cili, pa zili dhe kufizime, e vlerësoi menjëherë drejt të
Madhin që doli nga gjiri i tij dhe i dha vendin e nderit që i takonte!
Nga zgjimi i ndjenjës kombëtare dhe prej dashurisë për folklorin u
shfaq dhe u rrit edhe kulti i Skënderbeut. Heroi nga Mati, i cili u bë
simbol i bashkimit kombëtar të fiseve të përçara, u kthye në një objekt
studimesh plot dashuri. Letërsia popullore dhe ajo shkencore mbi të u
rritën së tepërmi. Këngët që i këndojnë atij, mbijetesa e tij në gojën e
popullit (Marin Sirdani, Skanderbegu mbas gojëdhânash, 1926) janë me
rëndësi kombëtare. Ai është heroi shqiptar katVejxochvn. Rinia rritet me
nderimin për të dhe njeh bëmat e tij. Çdo tipar i qenies së tij studiohet
dhe ai që mund të sjellë të reja për Skënderbeun mbushet me krenari. I
vdekur para 450 vjetësh ai jeton si pika qendrore e bashkimit, si engjëll
mbrojtës kombëtar, i adhuruar njësoj nga të krishterët dhe nga
myslimanët. Myslimani Naim Frashëri ka shkruar eposin e vet Istorì e
Skënderbeut, po ashtu si edhe peshkopi ortodoks Fan Noli në vitin 1921
veprën historike Historia e Skënderbeut Mbretit të Shqipërisë 1412–
1468, dhe katolikët nga Shqipëria e Veriut Tef Curani Jetën e
Skënderbeut në Të Nollunat e Shqypnìs dhe Ernest Koliqi me dramën
Kushtrimi i Skanderbeut. Asnjë popull tjetër nuk është lidhur në një besë
të tillë kaq të fortë rreth shenjtorit të vetëm kombëtar si shqiptarët rreth
Gjergj Kastriotit.
Në dashurinë për gjuhën dhe zakonet shqiptare gjendet fara e
përpjekjeve të qarqeve të gjera të popullit shqiptar për të zgjeruar
horizontin vetjak përmes studimeve të larta. Më shumë të rinj të këtij
populli nga ç’mund të mbajë ai për përparimin e vet shkojnë për të
studiuar jashtë shtetit me bursa studimi, më parë veçanërisht në Austri
(Klagenfurt, Grac, Vjenë), në Gjermani (Lajpcig), në Itali, dhe formohen
atje si mësues në institucionet pedagogjike, në fakultetet e universiteteve
si mësues të shkollës së lartë, avokatë, mjekë dhe kthehen me dëftesat e
diplomat e tyre në atdhe, për të zhvilluar atje profesione intelektuale.
Shqiptarët janë mendjehapur, studiojnë lehtësisht, janë një popull i
shëndetshëm, i paprishur, dhe meritojnë vlerësimet më të larta për
seriozitetin dhe përpikërinë me të cilën janë të aftë të kryejnë studimet
dhe të përpunojnë lëndën shkencore. Në veçanti në fushën e gjuhësisë, të
cilën populli shqiptar e ka aq për zemër, janë shquar shkencëtarë seriozë:
42 Lambertz
Aleksandër Xhuvani është një studiues i zellshëm i gramatikës dhe një
didaktik po i tillë, Justin Rrota është sintaksolog, historian i letërsisë dhe
studiues i metrikës, Eqrem Çabej dialektolog, folklorist dhe studiues i
letërsisë së krahasuar.
Krahas kësaj lirika mbetet, që në fillim të herës, fusha e të eturve
për veprimtari letrare. Dhe ata janë shumë. Plot krijime të vlefshme
lirike e kanë parë dritën krahas disa prodhimeve pa vlerë. Bagëti e
bujqësia e Naim Frashërit, Georgica shqiptare, përmban pjesë plot
hijeshi idilike; edhe “Lulet’ e verësë” po të Frashërit ofrojnë disa poezi
elegante lirike. Filip Shiroka (Geg Postrippa) në dy këngët e tij për
dallëndyshen i ka kënduar me tone plot ndjeshmëri të thellë mallit për
Atdheun, Asdreni (Aleks Drenova), Luigj Gurakuqi dhe Hil Mosi
këndojnë plot hijeshi dhe Vincenc Prennushi nxjerr nga thellësia e
shpirtit të vet patriotik dhe të përshpirtshëm këngë plot ndjesi nga sfera
mendimtare françeskane dhe nga poezia e vatrave të mëmëdheut. Ndër të
rinjtë shquhet Lasgush Poradeci si lirik filozof me gjuhën e vet
magjepsëse plot neologjizma dhe me tema origjinale.
Arti tregimtar i shqiptarëve lulëzon në novelat ose tregimet e
shkurtra. Nganjëherë hasen tregime të përsosura (Koliqi, Miku), por në
përgjithësi në këtë fushë ka ende nevojë për ushtrim. Tregimet shpesh
mbarojnë të cunguar dhe pa pikë kulmore, ndonjëherë nuk kanë fantazi,
janë vetëm tregime të një ngjarjeje të përshkuara gjithsesi nga
përshkrime të arritura të natyrës dhe gjendjes shpirtërore. Gëzimi i madh
që vjen nga natyra e atdheut sjell zhdërvjelltësinë e autorëve në
paraqitjen e ndjesive të tyre duke shijuar bukurinë e saj, mprehtësia e
pamohueshme e shqiptarit në gjykimin e tjetrit prodhon kënaqësi në
karakterizimin e anës së brendshme dhe të jashtme të njeriut dhe në
përsiatjet e gjata, në të cilat heronjtë shprehin botëkuptimin e tyre.
Novelistë janë Lumo Skëndo, Ernest Koliqi, Mihal Grameno, Andre
Skanjeti, Justin Rrota, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Kolë Mirdita, Vedat
Kokona, Llazar Eftimiadhi etj. – Romanet e mira ende janë pak. Deri më
sot duket sikur kjo gjini nuk i përshtatet shpirtit të shqiptarit, sikur
mendjemprehtësia e tij më tepër konkrete nuk arrin ende të shpalosë
krahët e fantazisë për t’u arratisur në mbretërinë romantike të irreales.
Por, nga ana tjetër, pikërisht në lëmin e përrallës, të tregimit popullor që
arratiset në mbretërinë e fantazisë, shpirti i popullit shqiptar është
shprehur frytshëm me origjinalitet dhe në një shkallë të lartë estetike.
Gjithsesi në lëmin e romanit duhet pritur zhvillim i mëtejshëm. Krahas
romaneve Oxhaku i Mihal Gramenos, Pushka e tradhtarit i Zef Harapit,
Kthimi i Skenderbeut në Krujë i Llambi Dardhës, Midis dy grave i Milo
Duçit, romanit gjuhëbukur të Ndue Harapit Valë mbi valë, dua të
përmend në veçanti romanin e Foqion Postolit Lulja e kujtimit. Ai është
Zhvillimi i letërsisë shqipe 43
një roman i vërtetë. Ngjarja zhvillohet e nderë dhe e pasur, personazhet
janë përvijuar qartë, lexuesit i kërkohet me zgjuarsi simpatia dhe
antipatia për personazhet, mjedisi gjeografik dhe historik janë dhënë me
vërtetësi. Ngjarja zhvillohet në Korçë në periudhën e fundit të pushtimit
turk. Kundërvënia e palëve politike, e grekomanëve ndaj atdhetarëve,
përdoret me mjeshtëri si shtysa e ngjarjes. Dashuria e një çifti të ri si
thelbi poetik i së tërës trajtohet thjesht dhe në mënyrë tërheqëse, ideja që
një lule, lulja e kujtimit, të mbizotërojë të tërën si motiv i fabulës, si një
element dashurikrijues, këndellës, përbashkues është e gjetur mirë dhe
shtjellohet me vijimësi të zhdërvjellët. Skenat e veçanta shfaqin
mjeshtëri në përshkrim, si skena e natës me ujqit, çeta e cubave,
llogaritari turk, heroina me arsye të errësuar në kopsht. Këtu gjenia
shqiptare ia ka dalë të krijojë një roman.
Përndryshe satira u afrohet shumë më tepër dhuntive të popullit.
Mprehtësia e shqiptarëve për të theksuar edhe të metat e veta, qejfi i tyre
për të vënë në lojë, kënaqësia për të kritikuar, kanë nxjerrë nga radhët e
tyre satirikë të zhdërvjellët e luftarakë, si Faik Konica, Gjergj Fishta
(Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit), Ali Asllani (Hanko Halla), Ilo
Mitkë Qafëzezi (Dhaskal Gjoka), Kristo Floqi me komeditë e tij satirike
(Kandidati për ministër etj.). Figura si Disja, Doktoresha të Fishtës,
Hanko Halla e moçme që lëvdon kohët e shkuara, mësuesi grekoman
Gjoka dhe ambiciozi i Floqit kanë dalë nga tipa popullorë dhe janë
kthyer në figura të dashura për popullin.
E afërt me satirën është letërsia me temë nga përditshmëria
popullore e Musine Kokalarit. Në librin e vogël Siç na thotë nënua plakë
ajo paraqet dymbëdhjetë tablo nga jeta në mjedisin e vet të thjeshtë, në
një fshat toskë të Çamërisë. Gjuha e saj është gjuha plot ngjyra të
mrekullueshme e popullit. Në një dialog ajo vë dy gra të grinden për
hiçgjë me njëra-tjetrën, në një dialog tjetër dy gra ankohen për të zezat
që heqin me vjehrrën shpirtkeqe që ua nxin jetën, më tej paraqitet një
pasdite vajtimi mbi shtratin e të vdekurit, ose tregohet për të riun që lë
familjen dhe fshatin për të mërguar. Ajo jep pamje nga jeta në fshat dhe
në familje. Me një material të thjeshtë nga jeta e përditshme Kokalari
krijon tablo të përsosura, të mrekullueshme.
Krahas tërë kësaj veprimtarie të pasur, letërsia fetare e të dyja
besimeve, të krishterëve dhe myslimanëve, vijon të zhvillohet në revistat
Zâni i Shna Ndout, Leka, Hylli i Dritë, nga njëra anë, dhe Kultura
Islame, nga ana tjetër. Por vetëm rrallë kjo letërsi është polemike, ajo
është më tepër apologjetike: dashuria për popullin e përbashkët vepron si
një lidhje këndellëse.
Tabloja e veprimtarisë letrare shqiptare do të ishte e paplotë pa
përmendur parapëlqimin e madh të shqiptarëve për të themeluar gazeta.
44 Lambertz
Disa prej tyre i kemi përmendur: edhe Illyrija, Shkëndija, Gazeta e Re,
Përpjekja Shqiptare duhen përmendur si organe letrare serioze.
Literatura shkollore është një element i dytë i arsimimit të popullit dhe
me krenari duhet vënë në dukje se mendjet më të zgjuara të kombit nuk e
mbajnë veten për aq të zotë sa të hartojnë libra shkollorë. Ata e dinë se
lënda intelektuale me të cilën ushqejnë mendjet e popullit është plehu në
arën e së ardhmes së kombit. Prandaj vetëm më të mirët prej tyre janë të
aftë për ta punuar këtë arë. Elementi i tretë është letërsia e përkthyer. Siç
kemi vënë në dukje, letërsia shqiptare në përgjithësi është rrënjëse.
Ndikimet nga jashtë nuk janë aq të mëdha. Duke qenë se thesari i
poezisë popullore rrënjëse përbën humusin nga i cili rritet letërsia
shqiptare, ajo vijon të mbetet krejtësisht origjinale. Është e vërtetë që
poezia popullore e epokës heroike ka pika takimi me poezinë fqinje
sllave dhe më i madhi i Shqipërisë, Fishta, është ndikuar nga kroati Ndre
Kaçiqi 4 . Edhe marrëdhëniet me folklorin grek ekzistojnë dhe
përbashkësitë ballkanike shqipja i ka të vetat. Në epos, në lirikë dhe në
satirë shqiptarët janë vetvetja. Për romanin dhe novelën ata duhet të
mësojnë ende. Në dramaturgji pa shembullin e huaj nuk ecet. Vepra me
të vërtetë të mëdha dramaturgjike ende nuk janë krijuar. Vetë Fishta
është ankuar shpesh se i është dashur të studionte me themel dramaturgët
e lashtë dhe të Europës Perëndimore, për të mësuar strukturën e dramës.
Të ndershme janë përpjekjet e shqiptarëve për të mësuar nga kombet e
mëdha. Këtë e provon pasuria e letërsisë së përkthyer në shqip. Krahas
grekëve të lashtë dhe romakëve këtu përfaqësohen anglezët, gjermanët
dhe italianët, të cilët parapëlqehen prej tyre. “Iliadën” e Homerit guxuan
ta përkthejnë Naim Frashëri, Fishta dhe Frano Alkaj, “Apologjinë” e
Platonit Spiro Konda, “Odisenë” Pashko Gjeçi, Virgjilin Henrik Lacaj,
madje edhe drama indiane “Kalidasa” e Sakuntalës është përkthyer nga
Faik Konica. Tragjeditë e Shekspirit i ka shqipëruar Fan Noli, i cili ka
përkthyer edhe “Kthimin e Skënderbeut në Krujë” të Longfellow-t; nga
gjermanishtja ka përkthyer Hil Mosi; poetët e tij të dashur kanë qenë
Schiller, Goethe, Heine, Körner. Lazër Shantoja ka përkthyer në gjuhën
e bashkëkombësve të vet veprat e Goethes “Hermani dhe Dorothea” dhe
“Faust”. “Wilhem Tell-i” i Schillerit gjeti dy përkthyes tek Shantoja dhe
Skënder Luarasi. Eqrem Çabej dhe Karl Gurakuqi janë përkthyesit
diturorë të literaturës shkencore. Poetët e mëdhenj italianë kanë gjetur te
Ernest Koliqi dhe Vinçenc Prennushi përkthyesit e tyre që i kuptojnë më
së miri. Me francezët (Racine-in) është marrë Vedat Kokona. Kjo është
vetëm një përzgjedhje. Trajtimi i letërsisë së përkthyer në shqip sipas
4 Është fjala për poetin, shkrimtarin dhe klerikun kroat Andrija Kačić Miošić, 1704-
1760. (Shënim i përkthyesit).
Zhvillimi i letërsisë shqipe 45
vlerës dhe mënyrës së përkthimit është një detyrë tërheqëse, e cila duhet
të kryhet dikur si punim i pavarur.
Këtu po e mbyllim këtë skicë të zhvillimit të letërsisë shqiptare.
Kushdo që kundron prodhimin letrar shqiptar vëren me kënaqësi se
populli i vogël, por i talentuar shqiptar që më 1879 e më pas, veçanërisht
që nga dita e çlirimit kombëtar, 28 nëntor 1912, ka dëshmuar për një
kohë relativisht të shkurtër se ka në mendje e në zemër dhunti të çmuara
natyrore, se izolimi shumëshekullor shqiptarëve u ka bërë mirë, ua ka
ruajtur gjykimin e shëndoshë, forcën krijuese mendore, se ata në një
kohë mrekullisht të shkurtër, për gati tre dhjetëvjeçarë, krijuan një letërsi
të plotë, të pasur dhe të rëndësishme. Krahas kryeveprave, të cilat i
përkasin letërsisë botërore, qëndrojnë poema, të cilat janë dëshmi plot
vlera kulturore dhe historike të ndjesive dhe të të menduarit të
shqiptarëve, sepse ato janë të mirëfillta dhe të pandikuara nga jashtë.
Dhe kjo le të vlejë si karakteristikë e letërsisë së derisotme shqiptare.
Ajo nuk është angleze, as franceze, as italiane, as gjermane, por mirëfilli
shqiptare. Kjo i jep asaj një vend nderi ndër letërsitë e popujve të
Ballkanit dhe në historinë e përgjithshme të letërsisë.
Titulli i origjinalit: “Das Werden der albanischen Literatur”. –
botuar së pari në: Leipziger Vierteljahrsschrift für Südosteuropa
1943, Heft 2-4, f. 160-184; ribotuar nga autori në veprën e tij
Albanisches Lesebuch mit Einführung in die albanische Sprache.
I. Teil Grammatik und albanische Texte. Otto Harrassowitz,
Leipzig 1948, f. 373–387.
Përktheu: Dr. Genc LAFE
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Muzafer Korkuti, akademik, arkeolog, ish-kryeredaktor i revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Muzafer KORKUTI
MBI KARAKTERIN ENCIKLOPEDIK TË VEPRËS
SË ALEKSANDËR STIPÇEVIÇIT
Të shkruash për jetën dhe veprën shkencore të ilirologut Aleksandër
Stipçeviç është sa përgjegjësi, aq edhe nder i veçantë. Ai ishte arkeolog,
bibliograf, etnograf, ishte shkencëtar dhe personalitet i shquar, që me
përkushtim dhe argumente shkencore mbrojti autoktoninë e ilirëve e të
shqiptarëve dhe vendin e rëndësinë e tyre në historinë e Ballkanit
Perëndimor.
Me veprimtarinë shkencore të A. Stipçeviçit jam njohur 50 vite më
parë, kur pata rastin të marr librin “Ilirët “ (Prishtinë, 1967), të përkthyer
shqip nga italishtja nga prof. Zef Mirdita. I nxitur nga interesi e vlera
shkencore e librit, edhe për lexuesin në Shqipëri, i cili në atë kohë, kishte
mundësi shumë të kufizuara për t’u njohur me literaturën e huaj, botova
një recension, ku ndër të tjera kam shkruar: “Pas veprës së Karl Paçit
“Ilirët”, përkthyer e botuar shqip në Tiranë në vitin 1923, vepra e A.
Stipçeviçit shënoi një sukses të ri në fushën e ilirologjisë. Autori duke
shfrytëzuar rezultatet e kërkimeve e të studimeve ilire, kryesisht jashtë
territorit të Shqipërisë, qysh nga botimi i veprës së Paçit e këtej, ka
mundur të na japë një tablo më të plotë të historisë e kulturës ilire.
(Studime historike 1968, nr. 4, f. 201-206).
Në Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire, që zhvilloi punimet në vitin
1985 në Tiranë, krahas shumë studiuesve të huaj, ishte i ftuar edhe A.
Stipçeviç. Kështu u njohëm personalisht dhe e vazhduam miqësinë,
bashkëpunimin e shkëmbimin e literaturës deri në fund të jetës së tij.
Pjesëmarrja e A. Stipçeviçit në Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire dhe
njohja e drejtpërdrejtë e tij me rezultatet e kërkimeve arkeologjike në
Mbi karakterin enciklopedik të veprës së Aleksandër Stipçeviçit 47
Shqipëri e zgjeruan në mënyrë cilësore dijen për historinë dhe kulturën e
Ilirisë së Jugut, për vendin dhe rolin që kanë pasur ata në historinë antike
të Ballkanit perëndimor. Të gjitha këto A. Stipçeviçi i pasqyroi në
botimet e tij të mëvonshme për ilirët.
Botimi i parë i librit “Gli Iliri” (Milano, 1966), si dhe botimi i
ripunuar, i zgjeruar e i plotësuar i kësaj vepre (“Ilirët, historia, jeta,
kultura”, 1974), dëshmojë për synimin që ai vuri në themel të saj dhe të
cilin e ka shprehur shumë qartë në shkrimin “Çdo tregim për Ballkanin
fillon me Ilirët”, botuar në revistën “Bota e re”, Prishtinë 1985. Ai është
udhëhequr që në fillim të veprimtarisë së vet me idenë për të shkruar një
libër në të cilin të sintetizoheshin të gjitha njohuritë për ilirët dhe, siç
pohon vetë, ishte i vetëdijshëm kur shkruante se: “Shkruarja e librit
sintezë për një problematikë aq të gjerë dhe aq të komplikuar, siç është
problematika ilire, të detyronte të merreshe me gjithçka, me të cilën nuk
do të isha marrë kurrë, po të mos shkruaja librin “Ilirët, historia, jeta,
kultura” (po aty). Me fjalë të tjera, e thënë më shkoqur, libri “Ilirët”
është një vepër e karakterit enciklopedik, një enciklopedi e thelluar e asaj
që dihet për historinë ilire, për kulturën ilire, për jetën ilire, për
mitologjinë. Dhe kështu është ndërtuar e shtjelluar libri në kapitujt: Ilirët
në histori, Jeta e përditshme dhe doket, Kultura materiale, Jeta
ekonomike dhe rregullimi shoqëror, Luftërat dhe armatimi, Jeta
shpirtërore, duke ndjekur autori rrugën e plotësimit, zgjerimit e
përpunimit të veprës.
Në botimin e vitit 2002 nga shtypshkronja “Toena” në Tiranë, libri
është zgjeruar në mënyrë cilësore edhe me pjesën “Simbolet e kultet te
ilirët”, “Struktura e Simbolizmit ilir, Prejardhja dhe zhvillimi i
simbolizmit ilir dhe Mbeturina e simbolizmit ilir në kulturën e
mëvonshme në Ballkan. Karakteri enciklopedik dëshmohet edhe në
paraqitjen e lëndës së shtjelluar në sytha shumë koncizë. Kështu, fjala
vjen, kreu i dytë prej 60 faqesh, është shtjelluar i ndarë në 22 sytha,
përmbledh gjithë historinë e ilirëve: Ilirët në histori, Emri ilir,
Etnogjeneza e ilirëve, Kufijtë etnikë të ilirëve, Topografia e fiseve ilire,
Historia e Ilirëve, Talasokracia ilire, Kolonizimi grek, Shteti i enkelejve,
Shtet i taulantëve, Luftërat me maqedonët, Invazioni i kelteve, Shteti i
dardanëve, Shteti ilir, Luftërat kundër dalmatëve, Lufta kundër ardiejve
dhe plerejve, Lufta kundër istrëve, Lufta kundër japodëve, Luftërat e
Oktavianit kundër ilirëve, Kryengritja e Batos, Ilirët në periudhën
romake, Gjurmët ilire në Ballkan mbas shkatërrimit të qytetërimit antik.
Trajtimi enciklopedik karakterizon të gjitha çështjet, sythat e
çdonjëri nga këta mund të shtjellohej e të bëhej një kapitull më vete.
Paraqitja e historisë së shtetit ilir dhe luftës së ilirëve me Romën, për të
cilën ka mjaft burime të shkruara antike, mund të zinte një vend shumë
48 Korkuti
të gjerë në libër, mbasi ilirët, një nga popujt më të mëdhenj të Ballkanit,
kanë një vend dhe rol të rëndësishëm në historinë antike të Ballkanit. A.
Stipçeviç mjaftohet me paraqitjen e disave nga momentet më të njohura
të historisë politike të disa shteteve ilire, si të enkelejve, të taulantëve, të
dardanëve etj., duke dhënë fakte nga burimet antike pa bërë analizën dhe
interpretim historik të tyre. Kështu do të ishte me vlera nëse do të
analizoheshin në thellësi shkaqet e luftërave iliro-romake dhe pasojat
historike të këtyre luftërave etj.
Në sythin Etnogjeneza ilire A. Stipçeviçi në mënyrë të përmbledhur
parashtron mendimet e ndryshme duke u ndalur në teorinë autoktone, të
cilën e pranon pjesërisht, kur shkruan: “Gjendja e sotme e njohurive tona
arkeologjike, filologjike dhe historike me siguri nuk na jep mbështetje të
sigurta për rikonstruimin e procesit të ndërlikuar të etnogjenezës ilire
(“Ilirët”, Prishtinë, 1980, f. 25). Qëndrimi i autorit ndaj autoktonisë së
pjesshme të formimit të etnosit ilir lidhet me mospajtimin e tij me
konceptin e përgjithshëm të procesit të etnogjenezës së ilirëve. A.
Stipçeviçi mban një qëndrim të rezervuar ndaj skemës së prezantuar nga
A. Benac, i cili enogjenezën ilire e ka shtjelluar si një proces autokton të
zhvilluara në disa etapa: në parailire, protoilire dhe ilire.
Veprën e prof. A. Stipçeviçit e karakterizon përpjekja e
vazhdueshme për të plotësuar, saktësuar e thelluar çështjet që trajton në
vazhdimësi, siç është edhe qëndrimi i tij për çështjen e origjinës së
ilirëve. Ndonëse në botimin e vitit 1980 ai pranon pjesërisht autoktoninë
e ilirëve, në intervistën e vitit 1985 (“Bota e re”, 1985), ai në mënyrë
thelbësore ka shprehur qëndrimin kur shkruan “Çdo tregim për Ballkanin
fillon me ilirët: Të gjitha ato fise, apo, siç i quajmë, popuj, të cilët kanë
jetuar në pjesën perëndimore të Ballkanit, e që i quajmë ilirë, sheshazi
shihet se, pavarësisht nga dallimet, kanë pasur mjaft elemente të
përbashkëta, në bazë të të cilave mund të flitet për ilirët si një “lidhje”, si
tërësi fisesh të ndryshme me përbashkësi të mjaftueshme (Iliria 1986, 1,
f.341-343).
Qëndrimet e pikëpamjet e prof. A. Stipçeviçit janë të qarta edhe për
banorët e Ballkanit Perëndimor në periudhën e vonë antike. Me rëndësi
është konstatimi i tij, se me gjithë depërtimin e kulturës e të qytetërimit
romak, ilirët vazhduan të flisnin gjuhën e tyre, të adhuronin perënditë e
tyre dhe të vdekurit i varrosnin në mënyrën e tyre tradicionale, vishnin
kostumet e tyre popullore dhe ndiqnin rendin shoqëror politik të
organizimit të tyre fisnor. Nga këto pohime del qartë qëndrimi i tij se
nuk flitet për romanizim të ilirëve dhe as për asimilim e zhdukje të tyre,
gjë që dëshmohet nga të dhënat që sjell autori për vendbanimet, kultet,
për disa perandorë romakë me origjinë ilire dhe kontributin e tyre në
jetën politike e kulturore, në ekonomi etj. Si vijim logjik i kësaj pasqyre
Mbi karakterin enciklopedik të veprës së Aleksandër Stipçeviçit 49
që jep A. Stipçeviçi për jetën e ilirëve që mbijetuan në Ballkan, vjen
përfundimi për banimin e trojeve ilire nga e njëjta popullsi. Depërtimi i
kulturës dhe qytetërimit romak nuk ndryshoi përbërjen etnike të
banorëve. Ata - shkruan A. Stipçeviç - vazhdojnë të flasin gjuhën e tyre,
adhurojnë perënditë e tyre; të vdekurit i varrosin në mënyrë tradicionale,
punojnë tokën ashtu siç e kanë punuar shekuj të parët e tyre, veshin
kostumet e tyre popullore dhe e përcjellin rendin shoqëror e politik të
organizimit të tyre fisnor, që vetëm në rast nevoje i adoptojnë strukturës
së administratës romake (vep. cit. f. 70).
Karakteri enciklopedik i veprës së prof. A. Stipçeviçit dëshmohet
edhe në kreun ku trajton jetën e përditshme dhe doket tek ilirët. Autori
ka shfrytëzuar të dhënat e fragmentuara që gjenden në veprat e autorëve
antikë si edhe një mori faktesh që vijnë nga gërmimet arkeologjike.
Duke bashkërenduar të dhënat e shkruara me ato të kulturës materiale, ka
mundur të rindërtojë qoftë edhe në formë hamendësimi, disa nga
aspektet e jetës së ilirëve si, armatimet e një luftëtari ilir, stolitë e gruas
ilire, elemente të veshjes. Autori ka shfrytëzuar të dhëna, ndonëse të
kufizuara, për të ndriçuar aspekte të jetës së ilirëve si për tatuazhin,
higjienën, sëmundjet, ilaçet që përdornin ilirët etj. Duke grumbulluar
copëza nga burimet e shkruara e nga gjetja e objekteve të kulturës
materiale, flet për bujqësinë, blegtorinë, gjuhën, peshkatarinë,
xehetarinë, për minierat e kripës, prodhimin e qelqit, rrugët tregtare,
monedhat etj. Qëmtimi, grumbullimi dhe sistemimi i të dhënave qoftë
edhe të fragmentuara, ashtu siç vijnë nga lashtësia, mundësojnë
rindërtimin në formë hipotetike të aspekteve të jetës së përditshme të
stërgjyshërve tanë. Një vlerë të tillë ka trajtesa për jetën shpirtërore, për
religjionin, totemizmin, artin figurativ, doket mortore, muzikën, vallet,
shkrimin e gjuhën e ilirëve.
Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviçit karakterizohet nga
korrektesa shkencore në plotësimin e përmirësimin e veprës me të dhënat
e reja, si edhe me rishikimi e pikëpamjeve në dritën e zbulimeve të reja.
Kjo dëshmohet më së miri në botimin në shqip të veprës “Ilirët, historia,
jeta, kultura, simbolet e kultit” (Tiranë 2002), ku janë përfshirë tërësisht
pjesë të reja si simbolet e kultit te ilirët. Kjo shtojcë prej 196 f., e cila
mund të ishte edhe një libër më vete, si nga trajtesa e veçantë dhe e
detajuar e kulteve të ilirëve, e simbolizmit religjioz, ashtu edhe nga
vëllimi, është një ndihmesë e re cilësore për njohjen e jetës shpirtërore të
banorëve të tejlashtë të vendit tonë.
Karakteri enciklopedik i veprimtarisë së A. Stipçeviçit provohet
katërçipërisht edhe në drejtimin shkencor të Bibliotekës së Akademisë së
Shkencave të Kroacisë, ku ka dhënë një kontribut të shquar në
përpunimin metodik e shkencor të librit. Ai është autor i bibliografisë
50 Korkuti
analitike të ish-Jugosllavisë dhe autor i veprës “Povijest knjige” (Zagreb
1985, 560 f.), shoqëruar me shumë ilustrime, vepër e përkthyer në shqip
e botuar në Prishtinë dhe ribotuar në Tiranë në vitin 2000. Libri përmban
13 kapituj dhe karakterizohet nga një informacion i hollësishëm e i
dokumentuar, i përhapjes së shkrimit dhe librit në botë, duke iu
përmbajtur karakterit kronologjik e gjeografik të përhapjes së tij.
Rrëfimin për historinë e librit autori e nis me shkrimet në pllakat
prej balte, të gjetura 4500 vjet më parë në Mesopotaminë e lashtë, e në
vijim me shkrimin në Lindjen e Mesme e të Largët, me librin në botën
greko-romake, në Mesjetën europiane, në Perandorinë Bizantine, në
botën Arabe, në Lindjen e Largët në Mesjetë, në qytetërimet
parakolumbiane të Amerikës, në periudhën e Rilindjes Europiane, e deri
tek libri e bibliotekat në shek. XX. Vepra “Historia e librit” e A.
Stipçeviçit, është vepra enciklopedike më e plotë që njohim, për
historinë e librit, e botuar deri më sot.
Aleksandër Stipçeviç ishte shkencëtar dhe personalitet i shquar
shoqëror, që me veprën e tij shkencore enciklopedike hyn në radhën e
albanologëve më në zë të dekadave të fundit.
Në qershor të vitit 2010 së bashku me A. Stipçeviçin morëm pjesë në një aktivitet
kushtuar botimit të librit shqip, ku ai ishte president nderi i panairit të organizuar nga
shtëpia botuese TOENA. Një ditë para çeljes së panairit Aleksandri mori rrugën për të
shkuar dhe parë rrënojat e fshatit të katragjyshërve të tij shqiptarë, të cilët treqind e ca
vjet më parë, ishin detyruar të linin trojet e tyre në malësitë e Krajës e të vendoseshin në
Arbanas të Zarës, vendi ky ai lindi, jetoi dhe i dha jetë veprës së tij për ilirët dhe
arbanasit.
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Hamit Xhaferi, studiues i letërsisë shqipe, anëtar i redaksisë së revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Hamit XHAFERI
PERSONALITETI I REXHEP VOKËS SI KLERIK,
MENDIMTAR DHE KRIJUES
Rexhep Voka (1847–1917) i takon një mesi veprimtarësh, të cilët,
me punën e tyre të gjallë dhe të vijueshme, kanë kryer një mision me
dinjitet për unitetin kombëtar dhe kauzën e mbarësisë së popullit tonë,
veçanërisht për sa i përket tërësisë dhe mëvetësisë së “vatanit”. R. Voka
gjalloi dhe jetoi duke ushtruar veprimtarinë e tij gjatë një etape kohore
kur Rilindja Kombëtare ka qenë në vrullin e saj më të lartë të përparimit.
Nga kjo pikëpamje nuk habit fakti i përfshirjes së tij në rrjedhat e
lëvizjes kombëtare, duke qenë kështu më pranë veprimtarisë së gjerë
shqiptare. Për sa i përket jetëshkrimit të tij, ndër të tjera vërejmë se ka
zhvilluar një veprimtari të gjallë bashkëpunimi me një varg
personalitetesh të shquara dhe me peshë të veçantë gjatë kohës së
Rilindjes Kombëtare. Është ndër klerikët myslimanë që kanë qenë të
përgjuar vazhdimisht nga autoritetet osmane dhe Fanari, duke u shquar
për nga përfytyrimi, këndvështrimi dhe veprimtaria e tij në fushën e
shkollimit dhe formimit qysh kur filloi të punonte si mësues në
Medresenë e Tetovës.
R. Voka lindi dhe u mëkëmb në një mjedis atdhetarësh besimtarë
dhe krijuesish shpirtërorë në fshatin malor të Shipkovicës së Tetovës, ku
do të mishërohet me urtësinë shpresëplotë dhe rregullat themelore të
perceptimit, njohjes dhe dijeve të gjera, që do ta lartësojnë figurën e tij.
Në brumosjen e shëmbëlltyrës së R. Vokës kanë lënë gjurmë të thella
veçanërisht N. Veqilharxhi, S. Frashëri, N. Frashëri, Pashko Vasha, M.
Grameno dhe të tjerë. Nga kjo pikëpamje nuk na habit fakti i
bashkëngjitjes së R. Vokës në ecuritë e përbashkëta popullore të
52 Xhaferi
“zamanit”, siç thotë vetë ai, duke qëndruar me këmbëngulje më pranë
përparimit dhe zhvillimit kombëtar. Ne do të përpiqemi të sqarojmë
dallimin në kuptimin e fjalëve fe dhe atdhe si çështje ekskluzive që
nënkupton atdheun (vatanin) dhe çështjen e përkatësisë fetare islame.
Hulumtimet e kohës mbi kulturën shpirtërore zbulojnë se çështja e
përkatësisë fetare dhe asaj kombëtare është e pandashme nga figurat
teologjike, siç është vetë Rexhep Voka. Ky i përket një etape kohore të
mëhershme të letërsisë dhe historisë sonë, të kohës kur epika dhe saga
kanë lindur në zonën midis legjendës dhe historisë. Mirëpo aktiviteti i tij
i gjallë letrar do të bashkëveprojë me poezinë e tij, duke qenë në gjendje
të krijojë këtë ndikim të madh dhe të paluhatshëm. Lidhur me këtë
çështje të ndjeshme për kombin ai do të thotë: “Sot dynjaja asht' ba
qetër sall' me pushk' e me thik' nuk po fitohet, popo lijpet edhe kalem e
këndijm fjal' e mendim”: Mundoheni dijt' për dijt'/ Njani tjetrit syt' me ja
qit ...
Ndjenja kombëtare e Rexhep Vokës përligjet në këndvështrimet e
përhapjes së diturisë dhe arsimimit në popull, në kauzën e të folurit dhe
të shkrimit të gjuhës amtare, dhe këtë e vërejmë më shumë në librin
“Mendime”, i cili u shtyp në Stamboll në vitin 1911. Ky libër ndryshon
shumë prej atyre të bejtexhinjve, si në pikëpamjen ligjërimore, ashtu
edhe për nga brendia e tij. Libri do të përmirësohet më vonë nga ithtarët
dhe studiuesit e tij me rastin e ribotimit me tejshkrime dhe shkronja të
abëcë-së shqipe, në Tetovë, në vitin 1991. Andaj ne do të përpiqemi të
sqarojmë dallimin midis kuptimit të fjalës fe (besim fetar) dhe librave të
tij me karakter fetar, duke dhënë kështu një ndihmesën tonë për këtë
figurë të njohur.
Në krijimtarinë e tij R. Voka ka përdorur disa fjalë dhe shprehje që
kishin zënë vend në poezitë e tij autentike, të cilat kanë karakter fetar.
Ndër të tjera vërejmë se fiksioni i R. Vokës është formuar përmes
himneve fetare dhe këngëve. Duke u bazuar në pyetjen se si letërsia në
një anë ka lidhje të ngushta me fenë, ndërsa nga ana tjetër, arti i tij letrar
krijon “themelet e artit bashkëkohëtar për kohën“, duke u përpjekur të
shpjegojmë këto çështje ekskluzive dhe duke portretizuar historikisht
drejtimet kryesore letrare që ishin produkt i kushteve të veçanta
historike, nuk do të humbasim mundësinë për të tërhequr vëmendjen si
vështrohen këto çështje në kulturën tonë bashkëkohore. Andaj pikërisht
nga ky këndvështrim duket mirëfilli se R. Voka ka qenë një poet në
kuptimin e vërtetë të fjalës. Ky nuk ka pasur qëllim tjetër përveçse të
krijonte në prozë dhe poezi me një rrjedhshmëri mahnitëse. Në kohën e
hoxhë Vokës perlat e letërsisë, romani dhe proza paraqesin një
përmbledhje thëniesh dhe idesh të ndryshme. Besohet se libri i ritualeve
të Vokës përfshin këngë dhe çështje estetike, siç janë arti, feja,
Personaliteti i Rexhep Vokës si klerik, mendimtar dhe krijues 53
iluminizmi, romantizmi, misticizmi dhe laiciteti. Përveç kësaj, do të
zgjerohen njohuritë filologjike dhe teknika e analizimit të teksteve
poetike lirike edhe në prozë. Për këtë arsye poezitë e Vokës na duken si
dallgët që shpërthejnë nga shpirti i tij fisnik, duke shprehur me vërtetësi
bashkëveprimin e shpirtit me zjarrin përvëlues.
Vargjet me titull “Din e dije” ndër të tjera ngërthejnë në vete një
tipar tjetër thelbësor, unik dhe të veçantë: ato paraqesin librin e urtësisë,
profecisë dhe personifikimin e besëtytnive religjioze me mendjegjerësinë
e tij. Për këtë arsye, edhe mitet e krijimit për Vokën kanë qenë një motiv
tjetër letrar kushtuar njeriut shqiptar të malësisë së Sharrit plak, p.sh. kur
thotë: “Njeri din' e dije kur të ket' atëherë ka xhallni të vërtet“. Kjo,
sipas hoxhë Vokës, ka të bëjë me vetë besimin e tij fetar dhe filozofinë e
krijimtarisë së tij letrare. Përfundimisht letërsia dhe kërkimi i historisë
do të marrin një karakter fetar, ku mitet e përpunuara në formën e
krijimit të botës apo tregimeve për jetën pas vdekjes dhe profecive do të
zhduken tek komunitetet e vjetra fetare gjatë zhvillimit të tyre nën
etiketën etnike. Prandaj edhe urtësia e krijimit të tij letrar do të shfaqet
në të gjithë doktrinën e fjalëve të urta me mençurinë e tyre. Kur e
krahasojnë fenë me letërsinë, Voka thotë se që të dyja këto zgjerojnë
njohurinë e formimit dhe zhvillimit të dy periudhave të rëndësishme të
historisë letrare dhe asaj kulturore shqiptare. Kërkesa e hoxhë Vokës ka
qenë për ta shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur atë edhe
në praktikën fetare dhe kulturore, duke u çliruar nga ndikimet e
kulturave të huaja, veçanërisht kur pushtuesi ushtroi shtimin e trysnisë
ideologjike, duke hapur në disa treva shqiptare shkollat e veta, me anë të
të cilave synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve.
Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ka ruajtur ndikimin e poezisë dhe
kulturës orientale, por ajo sipas Vokës është pjesë e pandarë e kulturës së
popullit tonë. Si e këtillë është shprehje e talentit dhe e shpirtit të tij
krijues, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare kombëtare. Në veprat
e Vokës më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së
dytë, që nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX,
mbizotëroi tema me karakter fetar. Në krijimet me tema laike mjaft poetë
bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë
së natyrës dhe gruas, duke lartësuar nga njëra anë virtytin, punën dhe
diturinë, ndërsa në anën tjetër fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë
dhe fisin, duke goditur ambicien, hipokrizinë etj. Përmes notave realiste,
Voka do të vërë në dukje jetën e vështirë të masave të varfra të popullit
me plot vuajtje, pasiguri për të ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre me
kushtet e sundimit feudal, i cili ishte në shthurje e sipër. Rexhep Voka,
duke qenë më afër jetës së popullit, futi në poezinë e tij elemente të jetës
së kohës. Ky trajtoi tematikën shoqërore me nota realiste dhe me një
54 Xhaferi
ndjenjë të fortë kritike. Në to shpesh gjejmë mjete shprehëse figurative
shumë të goditura me vlera të vërteta artistike. Kjo traditë vijoi edhe më
tej nga autorë të tjerë. Me këto krijime Voka i hapi rrugën poezisë me
subjekt, duke pasqyruar elemente dhe ngjarje të jetës së kohës së tij,
duke shtruar kështu një problematikë të mprehtë shoqërore me një tablo
reale të gjendjes së popullit, duke u përqendruar pikërisht në thëniet e tij
të vështruara nga një këndvështrim i ri, ndryshe nga ato që i kishte
shkruar më parë.
Siç dihet, në prag të Pavarësisë, forcat intelektuale shqiptare u
angazhuan me nisma konkrete për krijimin e një shteti të pavarur
shqiptar, me mësonjëtore shqipe, me tekste në gjuhën amtare, me mësues
shqiptarë dhe me alfabet të përbashkët. Njëkohësisht edhe për Vokën
botimi i abetareve shqipe ishte një ndër rrugët më konkrete dhe më
popullore për realizimin e këtyre ideve. Voka qe njëri nga autoritetet e
kohës që mori pjesë aktive në këto ndërmarrje, duke u bërë i njohur si
erudit dhe poliglot. Veprimtaria e tij në fushën e shkollimit, dijes dhe
formimit duket e menjëhershme dhe e mirëfilltë, veçanërisht kur punonte
si edukator dhe udhërrëfyes në Medresenë e Tetovës. Zotimi i tij
shpirtëror për gjuhën shqipe, për edukimin dhe shkollimin e shqiptarëve,
ishin njësoj si synimet dhe detyrimet parësore të rilindësve, lëmenj këta
që kanë qenë të domosdoshëm edhe për R. Vokën.
Rexhep Voka, siç duket, i kishte parasysh abetaret e botuara deri në
atë kohë që nga N. Veqilharxhi, S. Frashëri, D. Boriçi, N. Mjeda, dhe me
gjasë ishte ndikuar prej tyre. Asokohe ai do të radhitet në radhët e
ithtarëve të përdorimit të alfabetit arabo-turk. Me këtë alfabet botoi
tekstin shkollor “Abetare”, që gjeti miratim në publik, sepse ishte në
koherencë me lëvizjen arsimore-kulturore për shkollimin në gjuhën
shqipe. Hoxhë Voka në komunitetin islam ka qenë pa dyshim njëri ndër
personalitetet shqiptare që u shqua si atdhetar, autodidakt, teolog, autor
librash për shkolla dhe organizator i arsimit popullor në Tetovë e më
gjerë. Botimi i abetares për mësimin e gjuhës shqipe nga një përfaqësues
i parisë fetare myslimane, siç ishte Voka, qe një sukses për çështjen
kombëtare, sepse i dilte në mbrojtje gjuhës sonë. Por kjo abetare është e
tipit të zakonshëm, qëndron në hullinë edhe të abetareve të mëvonshme,
duke pasur si qëllim që të përvetësohet sa më mirë shkrimi i gjuhës
shqipe. Botimi i abetares përbën një kontribut të madh në kushtet e
pushtimit dhe mungesës së librave në gjuhën shqipe. Teksti përçon
platformën e rilindësve në planin e edukimit atdhetar dhe arsimor.
Abetarja shërbeu për disa vite me radhë për mësimin e shkrimit e leximit
të gjuhës shqipe nga masat e popullit. Vlerat e kësaj abetareje janë të
veçanta, sepse është e para në trevën e Tetovës e botuar me alfabetin
arabo-turk dhe, duke vazhduar punën e filluar, ai ishte i nderuar në këtë
Personaliteti i Rexhep Vokës si klerik, mendimtar dhe krijues 55
rreth.
Tiparet thelbësore unike fetare të Hoxhë Vokës përshkohen nga
edukimi moral dhe ai fetar, dhe, duke qenë të lidhura ngushtë me
problemet e jetës së përditshme, synojnë të edukojnë nxënësit me vetitë
më të mira morale, siç ishte dashuria për Zotin, mirësjellja, respekti ndaj
prindërve dhe njëri-tjetrit. Duket qartë se Voka e sintetizon moralin
shoqëror me moralin fetar, sepse mendon se njeriu që e ka të formuar
vetëdijen fetare dhe kombëtare, mund t'i luftojë me sukses të këqijat
njerëzore. Personazhet e tij, si ata me burim kuranor, dhe jashtëkuranor,
janë të brumosur me virtyte të moralit shoqëror dhe atij fetar, gjë që
tregon se Voka ka pasur njohuri nga dituria islame, duke ditur të dallojë
dhe të perceptojë ato që janë thelbësore për konceptin themelor fetar dhe
kombëtar. Kjo është premisë që del nga vepra e tij. Pra, qëllimi i Vokës
ka qenë mjaft fisnik: për t'i ndihmuar lexuesit që ta kuptojnë si duhet një
vepër të këtillë. Kjo punë e tij vlerësohet si prodhimtare dhe mjaft e
dobishme. Është e qartë se në këto raste kemi të bëjmë me koncepte
vepruese të ndryshme të të njëjtit personazh. Pavarësisht se cili
personazh mund të jetë më i parapëlqyer për lexuesin, ne vërejmë atë që
ky autor ka konceptuar artistikisht. Ndërsa fjalët e urta, të cilat dalin nga
folklori popullor i trevës së malësisë së Sharrit, janë vendosur në fund të
tekstit, duke shtuar vlerën e tyre edukative. Lidhur me përmbajtjen e disa
pjesëve, ndonëse të vështira për moshat e mitura, mendojmë se Hoxhë
Voka e ka zgjedhur edhe për moshat e rritura, të cilët kishin nevojë për
një tekst të tillë.
Kjo fushë studimore do të zbulonte erudicionin letrar, kulturor dhe
gërshetimin e temave, duke vënë në pah kahet e orientimit të këtij
krijuesi. Qasjet e tij krahasuese do të tërheqin vëmendjen e iluminizmit
të laicizuar në studimet tona krahasuese, si në raportin fetar, letrar,
dituror dhe atë filozofik. Për këtë arsye, jemi përpjekur të portretizojmë
drejtimet kryesore që janë trashëguar historikisht, sidomos predikimet
fetare dhe iluminizmin e laicizuar. Megjithatë këtu duhet veçuar pjesa e
krijimit kritik kundër pushtetit osman, siç është vepra “Mësime”
(Mëcijm), në të cilën autori do të respektojë faktorin kryesor të formimit
etnik dhe atij kombëtar shqiptar, përmes larmisë së mesazheve të
fuqishme njerëzore që u dërgonte shqiptarëve. Sipas Vokës, fisi (xhinsi)
dhe feja janë dy kategori të ndara dhe shumë të largëta që ndodhin në një
moment të historisë dhe të letërsisë. Për këto arsye na duket se Rexhep
Voka mbetet origjinal me mësimin (mëcijmin) e tij, në të cilin ka peshë
mendimi, lartësi qiellore dhe gjerësi tokësore të frymëzimit.
Njëkohësisht këtu vërejmë nivelin dhe origjinalitetin në formën e një
përmbajtjeje që lidhet në të shumtën e rasteve me traditën tonë
kombëtare, të formësuar me komunikimin e menjëhershëm të erudicionit
56 Xhaferi
fetar dhe atij intelektual. Njëkohësisht nuk do të humbasim rastin për të
tërhequr vëmendjen e këndvështrimit të tyre në kohën tonë, veçanërisht
mbi studimet e besimit fetar dhe artit letrar.
Përmbledhje
Objekti i këtij studimi është Rexhep Voka, që njihet edhe si Hoxhë
Voka, i cili në bashkësinë islame ka qenë pa dyshim njëri ndër
personalitetet shqiptare që është shquar si atdhetar, autodidakt, teolog,
autor librash për shkolla dhe organizator i arsimit popullor në Tetovë e
më gjerë. Ai ishte njër ndër autoritetet e kohës që mori pjesë aktive në
veprimtaritë atdhetare e kulturore, duke qenë i njohur si erudit dhe
poliglot. Ai arriti të thurte me mjeshtëri mendime filozofike të
përparuara dhe të rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Me veprat e tij
fetare ai ka dhënë një kontribut të madh, duke e vënë theksin te disa fjalë
dhe shprehje që kishin zënë vend në poezitë e tij laike dhe origjinale.
Andaj duket mirëfilli se Voka ka qenë një poet në kuptimin e vërtetë të
fjalës. Është përpjekur të krijonte në prozë dhe poezi me një
rrjedhshmëri të mrekullueshme. Poezitë e Hoxhë Vokës na duken si
dallgë që shpërthejnë nga shpirti i tij fisnik, sepse shprehin me vërtetësi
bashkëveprimin e shpirtit me zjarrin përvëlues. Në shkrimet e tij
shpërfaqet njëherazi erudicionin letrar, kulturor dhe gërshetimi i temave,
duke vënë në pah kahet e orientimit të këtij krijuesi. Nga kjo del qartë se
Rexhep Voka mbetet origjinal me mësimin (mëcijmin) e tij, i cili ka
peshë mendimi, lartësi qiellore dhe gjerësi tokësore frymëzimi.
Njëkohësisht vërejmë nivelin dhe origjinalitetin në formën e në
përmbajtjeje, që ka lidhje në të shumtën e rasteve me traditën tonë
kombëtare, të formësuar me komunikim të menjëhershëm të erudicionit
fetar dhe intelektual.
Literatura
Kaleshi, Hasan. “Disa aspekte të luftës për alfabetin shqip në Stamboll”. -
në: Gjurmime albanologjike, 1969, nr. 1, f. 77-115.
Korça, Hafiz Ali (1874-1957). – në rev. Kultura Islame, 1941, nr. 3-4, f.
102-107.
Kur'an, Prishtinë, 1988, f. 381-383.
Mehdiu, Feti, “Hyrje” te Rexhep Voka,”Mendime”, Tetovë, 1991, f. 10.
Osmani, Shefik – Kazazi, Njazi: Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre
historiko-pedagogjike. Botim i MASH, Shtëpia botuese “Idromeno”, Tiranë,
2000, 366 f.
Voka, Rexhep. Mendime, Tetovë, 1991.
Zeka, Ramiz. Zhvillimi i kulturës Islame te shqiptarët gjatë shekullit XX,
Tiranë, 2002, 318 f.
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Feti Mehdiu, studiues, orientalist, anëtar i redaksisë së revistës “Perla”.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Feti MEHDIU
BRENGAT E REXHEP VOKËS – NJË SHEKULL PAS
VDEKJES SË TIJ
Në përkujtim të njëqindvjetorit të vdekjes së Rexhep Vokë Tetovës
parapëlqeva të merrja në shqyrtim disa nga brengat e tij, të cilat janë
ende aktuale në mesin tonë. Rexhep Vokë Tetova1 është një nga autorët
e Rilindjes që ka mbetur i anashkaluar nga studiuesit, sidomos ata
shqiptarë. Këtë fakt e theksoi qartë akademiku Idriz Ajeti në vitin 1985,
kur u shpreh se: “Kundrejt kësaj trashëgimie gjuhëtarët shqiptarë e të
huaj, ... kanë mbajtur qëndrim, në mos përbuzës, indiferent po sigurisht.”
(Ajeti, f. 167) Nëse kemi parasysh rrethanat historike, R. Voka është një
nga shtyllat e historisë së arsimit kombëtar. Ai e meriton këtë epitet
me plot gojën. Është periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, një
moment kur nacionalizmi ishte në kulmin e përpjekjeve për të
mbizotëruar në të tëra fushat e zhvillimeve shoqërore: politike, fetare,
kulturore, diplomatike etj. Duhet pasur parasysh edhe funksioni që
ushtronte Rexhep Voka: ishte Myfti i vilajetit të Manastirit – njërit nga
katër njësitë shtetërore (vilajetet) që përbënin atdheun e shqiptarëve
(Arnautlluk).3
Zhvillimet historike kalojnë nëpër faza të ndryshme dhe nëpër
shtigje që është shumë vështirë të kuptohen në kontekst tjetër. Madje
1 Në veprat që botoi, vazhdimisht përdori ”Kalkandelenli”. Kalkandelen = Tetova, kurse
“li” tregon përkatësinë: i, e Tetovës; duhet thënë Tetovari. Kështu identifikohej Rexhep
Voka. 3 Shih hartat dhe dokumentet e tjera historike të fundshekullit të 19-të dhe fillimshekullit
të 20-të; Sami Frashëri, Vepra 7, pjesë të zgjedhura nga enciklopedia Kamusu-l-a`lam,
Prishtinë, 1984; Feti Mehdiu, “Vilajeti i Manastirit në Kamusu-l-a`lam”, Gjurmime
Albanologjike - seria e shkencave historike, nr. XIII, 1983 (Prishtinë).
58 Mehdiu
shumë herë kuptohen gabimisht. Kërkojnë investim të madh intelektual
që ato të vështrohen, të analizohen e të vlerësohen në kontekstin ku e kur
janë zhvilluar. Për rastin konkret të Rexhep Vokës duhet pasur parasysh
se gjuha shqipe nuk kishte alfabet të konsoliduar. Në kohën e tij
përpiloheshin abetare të gjuhës shqipe, shkruheshin doracakë në gjuhën
shqipe për masat e popullit. Nuk duhet harruar niveli i arsimimit të atyre
masave dhe kapaciteti i tyre për të ndjekur dhe kuptuar zhvillimin dhe
thyerjet historike që ndodhnin në fillim të shekullit XX, jo vetëm për
shqiptarët. Mungesa e kësaj qasjeje nga studiues të ndryshëm, në rastin
e Vokës, bëri që ky të jetë figurë e anatemuar për gati një shekull. Pas
botimit të veprave A-beja shqip4 , Mendime6 dhe Arnavutça mufassal
ilmihal7 dhe pas pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Dibrës (Kadiu, f. 49-
78), që i kushtohej alfabetit të gjuhës shqipe, deri në vitin 1990 emri i tij
përmendej vetëm me konotacion negativ. (Alfabeti, f. 124)10
Rexhep Voka në Kongresin e Dibrës e kishte kundërshtuar ashpër
qëndrimin e Glisha (Gligorije) Elezoviqit. Elezoviqi përfaqësonte
elementin joshqiptar në këtë Kongres. (Kadiu, f. 77) Hasan Kaleshi qysh
në vitin 1957 dhe 1969 hapi shtegun për të studiuar veprën e Rexhep
Vokës. (Kaleši 1957; Kaleshi 1959). Edhe Islam Islami më 1972 ka
sjellë një ndihmesë të çmuar për këtë figurë të historisë së kulturës
shqiptare, të prejardhjes islame, por pa i njohur sa duhet veprat e Vokës.
(Islami, f. 108). Është dhënë gabimisht viti i botimit të veprës Mendime,
si viti 1328 h.; madje edhe ky është paraqitur të ketë qenë viti 1907 (po
aty).14 Pas vitit 1991, kur Këshilli i Bashkësisë Islame i Tetovës15 botoi
veprën Mendime të transkriptuar (shih Mendime te bibliografia), zuri fill
një qasje e re ndaj veprës dhe figurës së Vokës. U organizua një
promovim i kësaj vepre, u botuan një varg artikujsh ku trajtohej më
gjerësisht dhe më thellësisht koncepti i tij intelektual. Këto ndihmesa
ishin nxitur dhe mbështetur në veprën Mendime, që u kurorëzua me
4 A-beja shqip, Istanbul, 1327 h. (1909). Viti 1327 hixhri fillon në janar 1909. Disa
studiues gabimisht e kanë shënuar si viti 1910. 6 Mendime, 1327 h. (1909). 7 Arnavutça mufassal ilmihal, Istanbul, 1328 h. (1910) 10 Edhe botime të tjera Voka është paraqitur si reaksionar dhe kundërshtar i alfabetit të
gjuhës shqipe që u caktua në Kongresin e Manastirit. 14 Vitet e botimit të veprave të Vokës janë lexuar gabimisht. Duhet të jetë: Ilmihali është
botuar në vitin 1328 dhe ky është viti 1910, kurse Mendime është botuar në vitin 1327
(1909). 15 Shfrytëzoj rastin t’i shpreh falënderimet e mia të sinqerta që realizoi botimin e dy
veprave të Vokës: Mendime dhe Ilmihali mufassal. Vepra Mendime e Vokës, e
përgatitur për shtyp më 1975, priti deri në vitin 1991 në redaksi të revistës Jehona. Me
ndihmën e KBI bëhet pronë e opinionit shqiptar.
Brengat e Rexhep Vokës – një shekull pas vdekjes së tij 59
veprën e dr. Vehbi Bexhetit: Rexhep Voka dhe vepra e tij. (shih te
bibliografia).
Autorit Islam Islami i takon merita që voli e solli para lexuesit
shqiptar të dhëna me dobi të madhe nga bashkëkohës dhe nxënës e shokë
të Rexhep Vokës: mulla Muhamet Hyseni, Sabri Hyzeiri, as mulla
Mexhiti e as mulla Rushani me shokë, të cilët në vitin 1971 ishin në
moshën tetëdhjetëvjeçare. (Islami, po aty) Pa dyshim, kontributi i
Këshillit të Bashkësisë Islame në Tetovë dhe i miqve të mi të shtrenjtë
prof. Ruzhdi Zeqiri dhe dr. Ismail Nuhiu, që më siguruan veprën
Mendime të Vokës, për lexuesit shqiptarë të kohës sonë është i
lavdërueshëm20 . Rexhep Voka duhet të hyjë në analet e historisë së
kulturës shqiptare. Në vitin 1993 Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha e
dekoroi Rexhep Vokën me “Urdhrin për veprimtari patriotike të kl. I”21;
në vitin 1994 përfaqësohet në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë
(Hasani, s.v., Voka), në vitin 2008 në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar23,
ndërsa në vitin 2013 edhe në Enciklopedinë Islame - Islam
Ansiklopedisi24. Në burimet e lartpërmendura dalin disa çështje, të cilat
mbeten t’i zgjidhin hulumtuesit e veprës së Vokës. Përparësi u duhet
dhënë veprave: Kujtimet e Kongresit të Dibrës (Manastir, 1909; shih:
Hasani, po aty), Arnavutça gramer kitabi (Istanbul, 1911), nëse
vërtetohet se është vepër e Vokës.26 Në këto burime rastis të ketë edhe
ndonjë lëshim që mund të jetë i natyrës teknike, por që ka nevojë për
kujdesin e punonjësit shkencor që trajton veprën e Rexhep Vokë
Tetovës. Në librin e A. Kadiut (Po aty), në listën e pjesëmarrësve të
Kongresit, emri i Rexhep Vokës paraqitet disa herë: nr. rendor 54,
Rexhep Voka, nr. rendor 217, Rexheb Efendiu, myftiu i Manastirit, nr.
rendor 294, Rexhep Voka. Këso përsëritjesh ka edhe me emra të tjerë, si
nr. 133, Hafëz Sherif Langu, nr. 258, Hafëz Sherif Palikuqi; nr. 131,
Hafiz Mehmet Kodra, nr. rendor 187, Hafiz Mehmet Kodra. (Kadiu, po
aty) Në Fjalorin enciklopedik shqiptar (vëll. 3), kur radhiten veprat e
Rexhep Vokës, mungon vepra Arnautça mufassal Imihal, përkundër
faktit se kjo vepër është botuar në vitin 1996 në Tetovë, e transkriptuar
nga Llukman Elmazi dhe redaktuar nga Feti Mehdiu29. Edhe te punimi i
Islam Islamit ka mangësi që ka qenë e mundur të shmangeshin.
20 Sa kohë që veprat e Vokës ishin me shkrimin arab, ashtu si i pati botuar autori,
studimet rreth tyre kanë qenë sipërfaqësore. 21 Republika e Shqipërisë – Presidenti i Republikës, dekreti nr. 435, dt. 26.1.1993. 23 Fjalori enciklopedik shqiptar, vëllimi 3, Tiranë, 2008, s.v., Voka. 24 Islam Ansiklopedisi, 43. Cilt, Istanbul, s.v., Voka. 26 Islam Ansiklopedisi, cilt. 43, Istanbul, 2013, s.v. Voka. Prof. Kaleshi ka shprehur tjetër
mendim për këtë vepër. Shih: Gjurmime Albanologjike, nr. 1, 1969 (Prishtinë). 29 Rexhep ef. Voka , Mufassal Ilmihal, Tetovë, Bashkësia Islame, 1996. (Ilmihali i
Rexhep Vokës në gjuhën e sotme).
60 Mehdiu
Tetovari Rexhep Voka, Mendime, 1328 (Tetovë, 1991)
Njerëzit që marrin përgjegjësi para popullit të vet, qoftë edhe vetëm
të një segmenti në shoqëri, sikurse është pozita e myftiut, duhet të jenë si
figura e Rexhep Vokës. Ata nuk kanë kohë të mendojnë se ditët e fundit
të jetës mund t’i kalojnë duke shitur lule rrugëve, siç ndodhi me myftiun
e Manastirit, Rexhep Vokën30. Rexhep Voka veproi ashtu si e kishte
kuptuar detyrën e tij. Për Vokën brenga kryesore ishte ngritja dhe
arsimimi i masave të popullit “me din e me dije”, në “gjuhën e vet”. Ai
është shumë i qartë: “Nuk asht pa në tarihe31 e në jetë nji milet xhi asht
30 Ky konstatim është paraqitur edhe në Islam Ansiklopedisi. 31 Histori.
Brengat e Rexhep Vokës – një shekull pas vdekjes së tij 61
parue e asht naltzue pa këndue në gjuh të vet.” (Mendime, f. 15) Prandaj,
për ta kursyer popullin e vet nga grackat që mund t’u afrojnë rrethanat, la
dy vepra: Arnavutça mufassal Ilmihal dhe Mendime.
R. Voka shprehu pikëpamjet e veta dhe vazhdimisht ngriti zërin për
një qeverisje të popullit pa i cenuar identitetin e formuar në shekuj,
brenda kritereve e kornizave të kohës së vet, me din e me dije, pa
pretendime për tjetërsim. Gjatë shekullit pas vdekjes së tij janë dhënë
vlerësime kuturu edhe për të, duke e trajtuar brezin e Vokës si analfabet.
Voka dhe brezi i tij nuk ishin analfabetë! Ata që kishin kryer
studime në qendër të sulltanatit, që e njihte bota, dhe shërbeheshin me
gjuhën e me shkrimin zyrtar të gjysmës së Azisë dhe tërë Ballkanit, nuk
ishin analfabetë! Ishin elitë e popullit të tyre, sepse zotëronin alfabetin e
dytë në botë (Hiti, 1967), por nuk dinin alfabetin cirilik.
Në kohën kur vepronte Rexhep Voka, zhvillohej një luftë e ashpër
mes dy frymëve: njëra pseudokombëtare dhe tjetra e pseudofetare. Të
dyja këto vepronin nën maskën e fetares apo nën maskën e kombëtares.
Ishte mbjellë një frymë në kundërshtim me parimet që përfaqësonte
myftiu Voka. Ky mbështetej në Kuran, se duhet dije – për dije të shkosh
edhe në Kinë, kurse fryma tjetër shtronte idenë se dija duhej të jetë
patjetër në gjuhën e kombit – në këtë rast vetëm shqip. Nuk përfillej fakti
se, të paktën prej kur dihet për historinë e shqiptarëve, këta ishin
shkolluar në gjuhën latine, në gjuhën greke dhe gjatë periudhës osmane
në gjuhën turke të asaj kohe, që shkruhej me alfabetin arab, alfabeti i
librit të shenjtë islam, Kuranit. Përqendrimi u bë kundër shkronjave
arabe, përkundër përpjekjeve të hafiz Ali Korçës, për të treguar se:
Shkronjat fe nuk kanë
Mjet për t`u marrë vesh janë.
Përkundër kësaj valët e jetës vazhdonin marshin krejt ndryshe.
Pasojat e atyre valëve i ka përjetuar edhe brezi im, kur njëra anë bënte
thirrje: “mos shko në shkollë se prish fenë”, tjetra me veprime praktike
nëpër shkolla “me ujë e me bonbone” ua prishte nxënësve agjërimin e
Ramazanit. Këto dy gracka që gjallëronin në mesin e shqiptarëve në
masë të madhe e pengonin arsimin, sidomos të femrave shqiptare. Në
këso rrethanash veproi myftiu i Manastirit, Rexhep Vokë Tetova, dhe
këto brenga ai i shprehu dhe i sqaroi më së miri në veprën e tij Mendime.
Kam shkëputur për këtë rast disa nga brengat e Vokës, që, gjithnjë
sipas mendimit tim, vazhdojnë ta ndjekin popullin e Vokës. Thirrja e
Rexhep Vokës:
O burra! O bijë, mirë ta dini që feja e dija
janë si dy fletë për njerëzinë nga Perendija. (Mendime, 24)
62 Mehdiu
sigurisht është rezultat i frymës euforike të kohës së tij – fillimi i
shekullit të 20-të, kur për çdo mangësi e mossukses në administrimin e
shoqërisë i hidhej faji fesë! Për çdo të keqe që ndodhte, fajtor ishte feja,
prandaj duhej ndarë feja nga dija. Nëse këtë e përkthejmë në rrethanat e
sotme, do të kuptojmë shmangien e përbërësit edukativ nga ai arsimor35.
Ndarja e fesë nga dija për Vokën ishte ndjellakeqe, fuste frymë
kaotike në sistemin edukativ-arsimor, sepse ai tek feja shihte “virtyte të
mira”.
Shprehja e Vokës: “... dy fletë për njerëzinë nga Perendija” nuk
janë fletë libri të faqosura me numra një e dy dhe që mund t’i ndash
njërën prej tjetrës pa asnjë pasojë, se mund t’i blesh në librari, por janë
dy fletë “... nga Perendija”, për fluturim! Janë krahë, flatra, pa të cilat
nuk mund të fluturohet. Këto dy fletë (krahë) janë: “për njerëzinë nga
Perendija”. Nuk i prodhon fabrika e letrës, as fabrika e aeroplanëve,
prandaj autori i Mendimeve arrin në konstatimin: “një njeri që nuk ka fe
e dije ... të vdektë dije” (Mendime, f. 24), ngase si pasojë e
mosfluturimit, sigurisht vdes.
Kjo shprehje e figurshme kërkon analizë të hollësishme dhe të
thellë, në mënyrë që të kuptohet se sa i vlefshëm është njeriu që nuk i ka
kultivuar këto “dy fletë”, të cilat ia ka dhënë Perendija. Ajo “fleta”,
krahu për fluturim, që i referohet dijes, e brengoste Vokën, sepse populli
i tij nuk e kishte në “gjuhën e vet” (Mendime, f. 15). Ai u bënte me dije
bashkëkombësve të vet se: “Nuk ka në histori asnjë shembull, e në jetë,
që një popull ka përparuar dhe është ngritur pa mësuar në gjuhën e vet”.
Nuk ka se si të jetë më i qartë koncepti i Vokës lidhur me ngritjen e
shkallës së arsimit dhe të edukimit të popullit shqiptar në fillim të
shekullit të 20-të, dhe ai e kishte vlerësuar se dija ka përparësi në raport
me shkrimin, dhe kjo duhej arritur në “gjuhën e vet”. Kjo bindje e
kishte nxitur të bënte një alfabet, që për kohën e tij ishte më lehtë të
përvetësohej për të lexuar libra. Voka ofroi vetëm një alternativë, me
grafinë arabe, por nuk ishte i pari e as i vetmi që vepronte kështu.
Shprehja e Vokës se një kategori e caktuar e njerëzve “s’dallon dot
prej bagëtive” është shprehje që e gjen edhe në suren Enam, në Kuran.
Nga udhëheqësit si Voka është e pritshme që të flasin në frymën e
burimeve islame, sado që ato mund të duken të rënda. Ata nuk i lejojnë
vetes që të bien në grackat ideologjike të kamufluara nën maska të
ndryshme, sidomos të ideologjive që shërbenin për ndërtimin e
platformës ateiste, të kamufluar me filozofinë iluministe. Ai u shpreh
shumë qartë: “një njeri që shikon vetëm të hajë e të pijë e nuk mundohet
35 Edukimi, nëse ndahet nga arsimi, nënkupton këputjen e njërës “fletë, njërit krah”.
Brengat e Rexhep Vokës – një shekull pas vdekjes së tij 63
të fitojë virtyte të mira dhe të mësojë fe e dije s’dallon dot prej bagëtive,
përveç se të hajë e pijë” (Mendime, f. 24)
Edhe brenga tjetër e Vokës, një cilësi njerëzore (që nuk e gjen te
kafshët), është shqetësuese edhe aktualisht, sepse:
Mundohemi ditë për ditë
Njani-tjetrit sytë me ia qit. (Mendime, f. 26)
Rexhep Voka, si një njeri i pajisur me fe e me dije, aq më shumë si
një myfti që bart përgjegjësinë më të madhe para Krijuesit, këmbëngul
që të mbjellë te bashkëkombësit e vet frymën që e ka mësuar në Kuran
për Ehlu-l-kitabët: pasues të Librave të Shenjtë (Tevrat, Ingjil, Kuran),
sepse këto kanë burim të përbashkët hyjnor. Këtë frymë e kultivonin
edhe rilindësit e tjerë shqiptarë, që përsërisnin vazhdimisht: Myslimanë e
të Krishterë Perëndia na ka bërë ... Voka brengosej edhe nga dallimet
me indikacione përçarëse që shihte në mesin e bashkëkombësve të vet.
Ishte i bindur se janë farë e huaj e mbjellë te shqiptarët për të krijuar
grupime fetare dhe gjuhësore sipas ideologjive dhe krahinave, për të
nëpërkëmbur fenë dhe kombin, prandaj këmbëngulte: “Të mos themi se
ky është mysliman e ky tjetri i krishterë, jo toskë, jo gegë. Se të gjithë
jemi ... një fis e një farë. (Mendime, f. 30)
Ndjesinë që kishte Voka ndaj brezit që vjen, e shprehte kur u bënte
thirrje prindërve të tyre “... që të ndërtojnë kasolle me kashtë, veç le të
mësojnë ...” sepse “... djemtë tanë ... kujt t’i teket i merr nëpër këmbë”
dhe shpërthente:“Ku jeni o krerët e Shqipërisë? E fikët veten dhe i koritët
varret e emrat e prindërve tanë!” (Mendime, f. 26)
Brengat e Rexhep Vokë – Tetovës, edhe një shekull pas vdekjes së
tij, nuk janë shëruar tërësisht42. Neve na mbetet edhe një brengë shtesë:
paraqitja e plotë e tërë veprave të Myftiut të Manastirit: Kalkandelenli
Rexhep bin Nuredin Vokës. Hapi i parë, shumë i mundshëm, është
ribotimi i veprave të tij: Elif baja apo A-beja shqip, Mendime, Arnautça
mufassal Ilmihal. Hapi i dytë mbetet hulumtimi për veprat e Vokës:
Kujtimet e Kongresit të Dibrës, 1909, Manastir43 dhe Arnavutça gramer
kitabi 44 . Gjithashtu duhet trajtuar objektivisht pjesëmarrja e tij në
Kongresin e Dibrës. Elif baja shqip, një tip abetareje për fëmijë të klasës
parë45 ende nuk është në duart e studiuesve. Sjellja e kësaj vepre duhet
realizuar nga profesionistë me kompetencë, që i njohin të dyja shkrimet:
42 “Aktualiteti i veprës Mendime e Rexhep Vokë Tetovës”. - Dituria Islame, nr.
50/1993, Prishtinë, f. 40-42. 43 Kështu e përmend Hasan Hasani në Leksikonin e shkrimtarëve. 44 Shih shënimin 23. Veprën e Vokës Arnavutça gramer kitabi, nuk e kam pasur në dorë. 45 Në veprat e tjera përdorte Rexhep Xhudi bin Nuredin Voka, kurse te kjo vepër shënon
vetëm Rexhep bin Nuredin Voka, gjë që kërkon një shpjegim.
64 Mehdiu
semit dhe latin. Është koha që Elif baja shqip e Rexhep Vokës të jetë
pjesë e monografisë për abetaret e gjuhës shqipe.
Me rastin e realizimit të këtij hapi, që shpresoj se nuk do të
vonohet, është edhe një çështje që meriton të trajtohet. Laramania e
përdorimit të identitetit personal të autorit Voka në botimet e deritashme
ka qenë si pasojë e njohurive jo të mjaftueshme rreth alfabeteve semit e
latin dhe e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Në veprën e tij të parë që del
me shkronja (latine) të gjuhës shqipe qëndron: Rexhep Xhevdi bin
Nuredin Voka, te vepra Arnavutça Mufassal Ilmihal del ... Xhaudi bin
Nuredin Voka, në Islam Ansiklopedisi e gjejmë Xhydi. Te forma Xhaudi
është fjala për zbatimin e një rekomandimi që del nga drejtshkrimi i
gjuhës shqipe, ku thuhet: shkronja w e anglishtes duhet të jepet me u
(shih më gjerësisht: Mehdiu 1984; 2001). Kjo ka sjellë huti edhe te
shumë emra me prejardhje semite. Ky është një gabim që duhet
korrigjuar pa diskutim. Ndërkaq për format: Xhudi dhe Xhavdi ndihmë të
vlefshme mund të afrojnë familjarët dhe bashkëfshatarët e Vokës, të cilët
e dinë çfarë emrash ka pasur apo mund të ketë edhe sot në Shipkovicë:
Xhevdi apo Xhudi47. Kjo është një çështje që mund të zgjidhet dhe të
zbatohet lehtë. Por çka mund të bëhet sot nuk duhet lënë për nesër.
Duhen sqaruar mendimet e shprehura se Voka i ka përdorur Xhudi apo
Xhavdi si pseudonim. Nëse kanë pasur këtë funksion, është me interes që
hulumtuesit e rinj të gjejnë arsyet.
Si përfundim i tërë kësaj do të thosha: Për të vlerësuar si duhet
figurën e Rexhep Vokës, u takon institucioneve me kompetencë
profesionale shkencore e kulturore, pa shpërfillur vullnetin e
gatishmërinë e askujt, që në krye të një shekulli pas vdekjes, të
investojnë konkretisht në veprat e Rexhep Vokës për një botim kritik të
merituar. Me këtë mbyllen shtigjet e paragjykimeve dhe të
manipulimeve me emrin dhe autoritetin e myftiut të Manastirit – Rexhep
ef. Vokë Tetovës. Mund të bëhen tri vëllime: A-beja shqip, Mendime dhe
Ilmihali shqip ose mund të bëhet një botim i ngjeshur me të tria veprat në
një vëllim, por të bëhet ashtu si e meriton Voka – një figurë e shquar e
Rilindjes Kombëtare.
Vepra A-beja shqip e Rexhep Vokës deri tash nuk ka qenë në duar
të studiuesve të Vokës. Së shpejti do të vihet në shërbim të opinionit të
interesuar sipas modelit të veprës Mendime dhe Ilmihali mufassal.
47 Y ose U, Xhudi apo Xhydi, është çështje e harmonisë vokale, nuk paraqet deformim të
veçantë.
Brengat e Rexhep Vokës – një shekull pas vdekjes së tij 65
Abeja shqip
Konstantinijje, 1327 – (botim i dytë)48
O dije , o drit
- o yll i Zotit i nalt
Lij lij e na zhndrit
– se ena në terr e në balt
Në këto vargje, të cilat autori i abetares, Rexhep Voka i ka vënë në
ballinë të A-besë shqip, shihet se ai përdori shenja diakritike për të
shprehur dyshkronjëshat e alfabetit të Manastirit (1908): ll, rr, dhe
zanoren ë, të cilat nuk i ka alfabeti i periudhës osmane, as alfabeti që
përdorën bejtexhinjtë shqiptarë.
Nga veprat e Vokës, vetëm Ilmihali i përket fushës islame.
A-beja shqip, Mendime dhe Kujtimet e Kongresi të Dibrës apo
ndonjë tjetër nuk janë me çdo kusht islame! Nëse ato studiohen nga
kompetentët e fushave filologjike, filozofike, historike, teologjike,
politike, diplomatike etj., sjellin freski dhe ngjallin interesimin e
48 Deri tash nuk më ka rastisur të shoh ndonjë shënim për botimin e parë.
66 Mehdiu
studiuesve të rinj. Ky edhe është qëllimi kryesor i angazhimit tim për
këtë figurë dhe këtë përvjetor.
Bibliografi
Ajeti = Idriz Ajeti, Studime gjuhësore në fushë të shqipes. II. “Rilindja”.
Prishtinë, 1985, 302 f.
Alfabeti = Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nëndor
1908) Studime, materiale, dokumente. Redaktor përgjegjës: M. Domi.
Universiteti i Tiranës. Instituti i Historisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i
Letërsisë. Tiranë, 1972, 451 f.
Bexheti = Vehbi Bexheti, Rexhep Voka dhe vepra e tij 1847-1917. Tetovë,
2001, 166 f.
Hasani = Hasan Hasani, Leksikon i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990,
Prishtinë, 1994.
Hiti = Filip Hiti, Istorija arapa. Sarajevo, 1967.
Islami = Islam Islami, “Jeta, puna dhe veprimtaria pedagogjike e Rexhep
Vokës”. Dituria (Prishtinë),nr. 2-3/1971/72.
Kadiu = Arian Kadiu, Katër kongreset kombëtare për alfabetin e shqipes.
Refleksione dhe thellime. Tiranë, 2016, 179 f.
Kaleši 1957 = Hasan Kaleši, Prilog poznavanje arbanaske književnosti iz
vremena preporoda, GND, NRBiH, Balkanoloski Institut, Sarajevo, I,
knjiga, 1957, sur. 352-389.
Kaleshi 1969 = Hasan Kaleshi, “Disa aspekte të luftës për alfabetin shqip të
Stambollit”. - Gjurmime albanologjike, 1, 1969, Prishtinë, f. 77-115.
Mehdiu 1984 = Feti Mehdiu, Drejtshkrimi i disa emrave arabë në gjuhën
shqipe. - Gjuha shqipe (Prishtinë), 3/1984, 1, f. 24-26.
Mehdiu 2001 = Feti Mehdiu, Emrat arabë dhe drejtshkrimi i gjuhës shqipe. -
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Prishtinë 2001, f. 333-340.
Mendime = Rexhep Vokë - Tetova, Mendime, Tetovë, 1991/1412.
Parathënia, transkribimi dhe përshtatja në gjuhën e sotme shqipe: Dr. Feti
Mehdiu,
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Drita Lazri, studiuese, përkthyese.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Drita LAZRI
KOSTUMI POPULLOR SHQIPTAR NË POEZINË
RUSE. NJË VJERSHË E VITIT 1835
Është befasi e këndshme që
pas afro dy shekujsh na mbërrijnë
komplimente kaq të përzemërta për
shqiptarët, jo nga gjuhëtarë, apo
studiues, apo vizitorë të dhënë pas
udhëtimeve, as nga piktorë të
njohur të natyrës dhe burrave e
grave shqiptare, po nga një poete
ruse, madje nga një konteshë! Ajo
është Evdokija Petrovna
Rostopçina, e shastisur pas brigjeve
të Jonit, pas bujarisë së shqiptarëve,
e mahnitur nga hijeshia e veshjeve
tona popullore, e joshur mbase nga
ndonjë trim apo palikar, siç e quan
ajo luftëtarin shqiptar. Emri i saj nuk do t’u thoshte ndonjë gjë
admiruesve të poezisë lirike në Rusinë e sotme, po dikur atë e mbanin
për poete me ndjeshmëri të fortë romantike.
Evdokija Rostopçina ka jetuar në gjysmën e parë të sh. XIX (1811-
1954), në epokën e artë të poezisë ruse. Bashkëkohëse e Pushkinit,
Lermontovit dhe e gjithë asaj plejade të famshme, nuk kishte si të
shkëlqente pranë tyre e as të krahasohej, por ja që me shumë syresh ajo
pati njohje e miqësi. Ata e kanë pëlqyer, ia kanë mbështetur talentin, i
68 Lazri
1 Fjalë e origjinalit.
kanë kushtuar madje poezi (Tjutçevi, Ogarjovi, e ndonjë tjetër). Poeti
Zhukovski e ka admiruar aq shumë, sa u bë mentori i saj poetik. As
kritikët e kohës, ndër ta edhe V. Belinski, nuk lanë jashtë vëmendjes
dhuntinë e saj poetike. Rostopçina ishte gjithashtu e njohur dhe e pëlqyer
midis lexuesve. Por vetëm kaq e kjo deri në njëfarë kohe. Pak e nga pak
popullariteti i saj zuri të bjerë, dhe ja përse:
Bijë e një funksionari të lartë në administratën e carit, ajo u rrit mes
guvernantesh europiane, mori edukim të mirëfilltë e të shumanshëm për
kohën, zotëronte disa gjuhë të huaja, ishte e dhënë me pasion pas
leximit. Edhe pas martesës, kur u bë “kontesha Rostopçina”, ajo i mbajti
të forta lidhjet miqësore me botën letrare e kulturore. Ndër të njohurit e
saj po përmendim Pushkinin, Gogolin, Lermontovin, Vjazemskin,
Odojevskin, Glinkën, Listin e shumë të tjerë.
Në sallonet letrare Evdokija apo Dodoja, siç e thërrisnin, ishte një
mikeshë e preferuar jo vetëm për hijeshinë, por edhe për gjallërinë në
debate. Ishte me karakter të fortë, e pavarur në gjykimet, kurajoze në
vendimet. Bie fjala, në moshën 20-vjeçare shkroi poezinë e saj të pare të
titulluar “Martirëve”, plot me admirim për aktin patriotik e vetëmohues
të Dekabristëve (kundërshtarë të monarkisë absolute të carit nga radhët e
aristokracisë ruse, që u dënuan rëndë pas një orvatjeje të tyre kundër
regjimit në dhjetor 1825). Dhe as që pyeti për telashet që mund t’I
hapeshin të atit nga car Nikolla I. Ato vargje që nuk mund t’i lejonte
censura, ajo i kopjonte natën me shokët e saj për t’i përhapur dorazi.
Guxim edhe më të madh qytetar shfaqi kur botoi me kryeneçësi poezinë
“Martesë me dhunë”, një metaforë transparente ky titull për
marrëdhëniet midis Polonisë e Rusisë. Ishte shprehje solidariteti me
kryengritjen popullore në Poloni kundër vendimit të car Nikollës I, cili e
ndëshkoi rëndë atë vend liridashës, duke e kthyer në një provincë të
Rusisë. Por cari nuk ia fali konteshës këtë ‘herezi’, duke e dëbuar nga
Sankt-Peterburgu.
Dodoja kish edhe një zemër të butë: i dhimbseshin njerëzit në
nevojë e i ndihmonte me sa mundej. Ishte i njohur në publikun rus gjesti
i saj bujar për t’ua dhuruar shoqatave bamirëse të gjitha honoraret që i
takonin nga botimet .
Mirëpo për fat të keq Dodoja pati një martesë të palumtur. Konti
Rostopçin qëlloi njeri cinik e arrogant. Kontesha ndihej e lënduar, e
trishtuar; nisi ta ndante jetën e saj midis salloneve mondane, nga njëra
anë, e të jepej pas të pirit, dëfrimeve e zbavitjeve të tepruara, nga ana
tjetër, gjë që u dha shkas thashethemeve e komenteve dashakeqe. Për t’u
Kostumi popullor shqiptar në poezinë ruse. Një vjershë e vitit 1835 69
harruar, ajo bënte udhëtime nëpër Europë, po sidomos pëlqente edhe
udhëtimet e gjata në vendet ekzotike, nga ku e ka burimin edhe poezia
“Vesha kostumin shqiptar” (Надевая албанский костюм), të cilën e
kemi sot në dorë falë kujdesit të prof. Nikolai Leonidoviç Suhaçevit nga
Instituti i Gjuhësisë në Sankt-Peterburg, i cili, në kuadrin e interesave të
tij ballkanologjike, ka treguar interesim të vijueshëm edhe për
Shqipërinë e për kulturën shqiptare dhe ka ardhur disa herë në vendin
tonë.
E. Rostopçina e ka shkruar këtë vjershë me 6 strofa plot ëndërrim
romantik më 6 janar 1835, d.m.th. kur ishte mjaft e re, 24 vjeçe. Ajo ka
lënë shumë poezi në frymë romantike, disa komedi satirike në vargje,
tregime dhe jo pak përkthime. Shumicën e shkrimeve e botoi në shtypin
e kohës. Jo se nuk u pëlqye nga lexuesit. Por popullariteti i saj në publik
erdhi duke u mehur. Publiku, bartës i paragjykimeve të kohës, i ndikuar
nga thashethemet dashakeqe që qarkullonin për jetën e saj private, pak
nga pak e la në harresë veprën e saj. Kështu Dodoja i ngrysi vitet e fundit
e në Moskë, ‘e internuar’ nga cari, e vetmuar, e shpërfillur, e fundosur
nga lëngata e rëndë, e sidomos e zhytur në harresë. Por prapëseprapë
Rostopçina me veprën e saj ka mbetur në historinë e letërsisë ruse. Ajo,
siç thuhet, ‘e hoqi këmbën zvarrë’, duke ua hapur shtegun poeteshave që
do ta pasonin pas disa dekadash, si Ahmatova, Cvetajeva, të cilat do ta
ngrinin në piedestal poezinë ruse e që sot rrugën e tyre e ndjekin dhjetëra
e dhjetëra të tjera. Kurse ne, si shqiptarë, i jemi mirënjohës për këtë
relike të bukur e të çmuar poetike, me të cilën ajo ka shprehur
frymëzimin e saj nga hijeshia mahnitëse e kostumit popullor shqiptar dhe
ua ka përcjellë mbresat e përjetuara dashamirëve të shumtë të poezisë në
Rusinë e akulluar të janarit 1835, duke ua bërë të njohur edhe emrin e
vendit e të popullit me atë ndjenjë të lartë artistike dhe fisnikëri e bujari
shpirtërore.
VESHA KOSTUMIN SHQIPTAR
Kostum shqiptar plot hijeshi
Nga ngrica e dimrit më shpëto,
Më sill pak paqe e lumturi,
Nën diell të jugut më shkarko.
Moj feste, gjithë nur shqiptarke
Më bëj që t’i harroj vërtet
Dëfrime e sjellje lajkatare,
Çfarë na zë frymën në qytet!
НАДЕВАЯ АЛБАНСКИЙ КОСТЮМ
Наряд чужой, наряд восточный,
Хоть ты бы счастье мне принес,
Меня от стужи полуночной
Под солнце юга перенес...
Под красной фескою албанки,
Когда б забыть могла я вдруг
Бал, светский шум, плен горожанки,
Молву и тесный жизни круг!
70 Lazri
1 Fjalë e origjinalit.
Ah, veç një ditë të fluturoja,
Si zog i lirë në hapësirë,
Në breg të Jonit të ndaloja,
Të ngopesha me erë të d’lirë!
Do t’i dërrmoja vetë me këmbë
Zakonet, kodet e pështira,
Mes trimash t’egër hijerëndë
Do të shijoja orë të lira!
Tej malesh do ta gjeja vetë
Kasollen që mban hapur derën
Dhe bujarinë e vërtetë
Te miq fisnikë e zemërgjerë.
Do gjeja paqe e lumturi
Që s’i kam njohur në pallat,
Një palikar1, një trim të ri
Me sytë tërë flakë e zjarr.
Когда б хоть на день птичкой вольной
Свободной дочерью лесов,
Могла бы я дышать раздольно
У Ионийских берегов!
Разбивши цепь приличий скучных,
Поправ у ног устав людей,
Идти часов благополучных
Искать меж гордых дикарей!
Как знать... Далёко за горами
Нашла б я в хижине простой
Друзей с горячими сердцами,
Привет радушный и родной!
Нашла бы счастия прямого
Удел, не знаемый в дворцах,
И паликара молодого
Со страстью пламенной в очах!
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Klara Kodra, studiuese.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Klara KODRA
MOTIVI I PAVDEKSHMËRISË SI DËNIM
TE M. KUTELI, J. SWIFT-I, M. GORKI, K. ČAPEK-U
Ëndrra për pavdekësi është një nga ëndrrat më të lashta të njerëzimit,
siç dëshmon eposi antik babilonas për Gilgameshin, që ka në bazë të vet
kërkimin e një mjeti magjik për ta realizuar këtë ëndërr, kërkim që pas një
fitoreje në dukje (gjetja e frytit magjik) përfundon në disfatë (rrëmbimi i
këtij fryti nga ana e gjarprit). Edhe në Bibël ndeshim Pemën e Jetës që
mishëron pavdekësinë dhe figurën e gjarprit që mishëron të keqen,
mëkatin i cili sjell si pasojë vdekjen.
Është paradoksale që pikërisht aspirata për pavdekësi, aspirata më e
lartë e njerëzimit, të jetë përfytyruar si dënim në disa vepra letrare që u
përkasin shkrimtarëve të shekujve të ndryshëm, drejtimeve të ndryshme
letrare, kombeve të ndryshme dhe me individualitet krijues e “vizion të
jetës” të ndryshëm, si Mitrush Kuteli në letërsinë shqiptare në novelën e
vet të mrekullueshme “E madhe është gjëma e mëkatit”, dhe paraardhësit
ose bashkëkohësit e tij Johnathan Swift, Maksim Gorki, Karel Čapek në
vepra e tyre të llojeve të ndryshme.
Ky paradoks mund të shpjegohet me aspirata të tjera njerëzore që i
japin kuptim jetës, si lumturia, rinia e përjetshme, komunikimi me njerëzit
e tjerë, dashuria, kështu që pavdekësia, ëndërr tërheqëse në vetvete,
shndërrohet në dënim, identifikohet me vetminë dhe ndjenjën e fajit te
novela e lartpërmendur e Kutelit, me përjetësimin e pleqërisë dhe të
vuajtjeve, si në “Udhëtimet e Guliverit” të Swift-it, me vetminë, si në
tregimin për Larën të M. Gorkit, me tharjen e ndjenjave, si në
tragjikomedinë e Karl Čapek-ut “Çështja Makropulos”.
72 Kodra
Në fakt ne po krahasojmë shkrimtarë dhe vepra që qëndrojnë mjaft
larg ndërmjet tyre. Dhe sipas pohimit të drejtë të studiuesit Siegbert
Prawer, lloji më i vështirë i studimit të krahasuar “është ai që synon të
përkufizojë dhe të krahasojë tradita kombëtare të ndryshme njëra nga
tjetra” (Prawer, f. 13). Në të vërtetë është fjala për një shkrimtar shqiptar,
një autor anglez, një rus dhe një çek, të cilët për më tepër u përkasin
kohërave të ndryshme dhe drejtimeve të ndryshme letrare.
Duke ballafaquar këto tekste, në fakt ne po mbështetemi në konceptin
e placingut, që përbën ndihmesën më origjinale në studimet e sotme të
letërsisë së krahasuar angleze, siç pohon studiuesja Susan Basnett dhe si
shpjegon S. Prawer-i, domethënë në “ndriçimin reciprok të teksteve të
ndryshme apo të një serie tekstesh, të vështruar njëri pranë tjetrit;
maksimumi i kuptimit që arrijmë duke ballafaquar një numër të caktuar
veprash, autorësh dhe traditash letrare (shpesh shumë të ndryshëm midis
tyre). (Prawer, f. 102) Ky lloj studimi i krahasuar i letërsisë buron nga
ideja e poetit dhe kritikut Matthew Arnold (1822-1888) se “tekstet bëjnë
pjesë në një qilim të madh ndërtekstor” (Basnett, f. 76).
Kuteli mund të ketë pasur si paratekst kryesor legjendën e hebreut
shëtitës që dënohet me një vetmi dhe endje shekullore të pafund për
përbuzjen që shfaq ndaj Krishtit. Gjithashtu edhe tekstet e Swift-it dhe të
Gorkit, që ai i njihte, mund t’ia kenë ngacmuar nënvetëdijen në kohën e
krijimit të novelës së tij, një nga kryeveprat e tij në prozë. Për sa i përket
Čapek-ut dhe pjesës së tij dramatike, s’kemi të dhëna të sigurta se Kuteli
i ka njohur, pra, mund të jetë fjala për një rastësi motivi, meqenëse ky
motiv paradoksal ka zënë vend ndër “motivet shtegtare”.
Të ndalemi, pra, te personazhet dhe fabulat e subjektet e këtyre
veprave. Tatë Tanushi është figurë e një personazhi ndërlikuar, është një
njeri me botë të gjerë shpirtërore, që beson në vlera të larta morale, të cilat
e bëjnë jetën të denjë për t’u jetuar, beson te dashuria në kuptimin erotik,
por edhe në sublimimin e saj si agape, te bukuria dhe arti. Ai ka arritur ta
njohë dashurinë e vërtetë me Kalijen (Noemin), gruan e vet, vajzën e
bukur nga Galileja (në përshkrimin e kësaj dashurie fizike dhe shpirtërore,
Kuteli frymëzohet nga parateksti biblik “Kënga e këngëve”, ky himn i
jashtëzakonshëm që nuk i gjendet shoku, për bukurinë dhe dashurinë
njerëzore, por edhe nga lirika popullore shqiptare e dashurisë që vizaton
portrete ideale vajzash dhe shkrin lirizëm dhe dramatizëm).
Autori guxon këtu (si shkrimtar tepër origjinal që është) t’i hyjë një
sfide me realizmin tepër të veçantë të Biblës që studiuesi E. Auerbach ia
kundërvinte realizmit të Homerit me cilësitë e tij (Auerbach, 1968) dhe
gjithashtu me realizmin e ndërthurur me romantizëm të folklorit shqiptar.
Kuteli i modernizon paratekstet e veta duke u dhënë një vulë të tijën të
veçantë. Po le të ecim përpara duke analizuar zhvillimin e mëtejshëm të
Motivi i pavdekshmërisë si dënim te M. Kuteli, J. Swift-i, M. Gorki, K. Čapek-u 73
subjektit që do të çojë te disa motive të reja, nga ai i dashurisë triumfuese
te ai i vdekjes si armike e jetës, dashurisë dhe lumturisë, te motivi i gabimit
tragjik, i mëkatit dhe i dënimit paradoksal, jo me vdekje, po me jetë, si një
lloj burgimi i pafund në gjendje të lirë, por të shkëputur nga njerëzit e
tjerë.
Nëpërmjet dashurisë heroi i novelës ka njohur edhe lumturinë e
vërtetë, ndonëse jetëshkurtër; ai e do bukurinë dhe artin, ka aspirata
morale të cilave u qëndron besnik për njëfarë kohe; ai është prift dhe e
kryen detyrën e vet ndaj hyjnisë dhe njerëzve të tjerë. Mandej ai provon
edhe dhimbjen më të madhe dhe, duke mos qenë i aftë të mposhtë në fillim
revoltën, mandej epshin, bie në mëkatet e krenarisë dhe të shkeljes së
detyrës morale. Në fillim protagonisti refuzon të pranojë vdekjen e gruas
së dashur – rebelim ky ndaj vullnetit të Perëndisë (“Tani urata fliste ditë e
natë me të shoqen, si me një të gjallë, kudo që ndodhej: brenda në kishë i
veshur me të shenjta, në shtëpinë e tij në Varr – Kalije, i thosh, – a të
rëndon shumë dheri? dhe kur binte: Zemra ime, a të lag shiu? Kujtonte
emrin e saj në mendje e në buzë – Kur ngrinte qelqin e kungatës, kur
bekonte gjindjen, kur këndonte të kënduara. Dhe shpesh e më shpesh syri
i tij kërkonte të shoqen brenda në kishë, në vendin e saj që rrinte.
Mbrëmave, kur pinte verë, për të harruar dhembjen, mbushte edhe kupën
e saj dhe i fliste: Pi, zemra ime! Dikur nga malli, i shkon mendja të hapë
varrë që ta shikojë edhe një herë!” (Kuteli, f. 194) Mëkati i tij thellohet
kur ai kryen marrëdhënie me një grua të dytë dhe arrin kulmin kur ai guxon
të mbajë meshë i papenduar.
Tatë Tanushi është njeri krenar dhe pikërisht krenaria është ajo që e
pengon të ndërgjegjësohet për gabimin dhe të pendohet. Kështu ai e shpall
veten ende të denjë për detyrën e vet, pa qenë më i tillë. Kështu që dënimi
i tij bëhet i pashmangshëm (Kurrë mos vdekç!). Po pas dënimit heroi e
ruan ende në vetvete ndërgjegjen morale dhe synon të kthehet te pastërtia
shpirtërore. Kjo bëhet qëllimi i vetëm i asaj jete të pafund, por edhe të
zbrazët që ai provon, i shkëputur nga koha e vet dhe njerëzit që njeh, i
shkëputur nga ajo detyrë që i kishte vënë vetes, i shkëputur nga gratë që
kishte dashur.
Fizikisht ai mbetet në një gjendje statike: nuk mund as të plaket, as të
vdesë: “Nga çasti i shembjes ditët u bënë javë, javët u bënë muaj, muajt
vjetë. Dhe vjetët u mblodhën dhe u bënë shekuj. Në kaqë gjemë kohë u
ngrehmë e u shembën kështjella, u ngritnë e ranë pushtet, ardhë e shkuan
breza.
As faqja e tokës e shtretët e ujërave nuk mbetnë të pandryshuar ... Të
gjitha këto i pa me sytë e tij Tat Tanushi i Bubutimës. Sepse vetëm atë nuk
e preku moti, mbeti i pandryshuar, ashtu si pat qenë ditën e meshës së
fundit.” (Po aty)
74 Kodra
Megjithatë, në këtë kohë jonjerëzore, në këtë përmasë subjektive,
Tata në fakt evoluon; çlirohet nga pasionet mëkatare, arrin pendimin dhe
kapërcimin e vetvetes.
Te J. Swift-i dënimi paradoksal me “pavdekësi” bie në fakt mbi
viktima të pafajshme, sepse struldbrugët, njerëzit e pavdekshëm që
përfytyron ai, janë të tillë që nga lindja. Po Swift-i, tepër skeptik për
thelbin moral të njeriut, ka synuar të ironizojë ëndrrën për pavdekësi si
egoiste dhe ka krijuar me fantazinë e vet imazhin e llahtarshëm të një
përjetësimi të vuajtjeve dhe të pleqërisë, një lloj ferri tokësor, kështu që
njerëzit e pavdekshëm i kanë zili të rinjtë për gëzimet që njohin ata dhe
vetë s’mund t’i njohin më dhe pleqtë për afrimin e vdekjes që vetë s’do ta
provojnë kurrë dhe që do të mund t’i shpëtonte nga vuajtjet fizike dhe
shpirtërore të sëmundjeve dhe pafuqisë, meqenëse për bashkësinë janë
vetëm barrë, nuk u lejohet, as kanë dëshirë të sjellin përvojën e tyre për të
ndihmuar të rinjtë, nuk komunikojnë dot me pasardhësit e vet, nuk i duan
dhe as u frymëzojnë dot dhembshuri. Kështu që ky fat që mund të dukej
si lumturi, dhe në fakt është mallkim, i degradon ata, duke i shndërruar në
të paaftë dhe të ligj, aq sa rrëfimtari pohon se “çfarëdo vdekjeje që të
zgjidhte për mua tirani më mizor i botës, do të më dukej e ëmbël mjaltë
kundrejt një jete të tillë” (Suift, 248).
Te tregimi për Larën, birin e shqiponjës, që i takon periudhës
romantike të krijimtarisë së Gorkit, pavdekësia e shoqëruar me vetminë
është dënimi që godet një individualist të skajshëm pa parime morale. Jo
më kot një nga personazhet e këtij tregimi që duhet të gjykojë Larën, fajtor
për vrasjen e një vajze e cila nuk i ishte përgjigjur pasionit të tij, pohon
“Ky njeri dënimin e ka në veten e vet. Lëshojeni, lëreni të lirë! Ky është
dënimi që duhet t’i jepni! (Gorki, vëll. I, f. 92).
Liria-vetmi është dënimi që i jepet këtij krimineli pa brejtje
ndërgjegjeje dhe në fillim duket se një dënim i tillë s’i bën përshtypje. Po
vjen një çast kur ky njeri, në dukje pa ndjenja njerëzore, e provon më në
fund një ndjenjë të tillë, dëshpërimin, dhe hidhet vetë drejt shigjetave të
armiqve; atëherë, dikush që e kupton qëllimin e tij, thërret “Mos e prekni!
Ky kërkon të vdesë!” (Po aty) Po në fakt ai ishte i paprekshëm nga
shigjetat dhe rrëfimtarja, zëdhënësja e autorit, plaka Izergill, e nënvizon
këtë gjë me frazën e mëposhtme: “Nuk mund të vdesë!” thanë me gëzim
njerëzit. (Gorki, vëll. I, f. 93) Dhe më vonë ky njeri i pavdekshëm dhe i
vetëm paraqitet i shndërruar në hije, si endacak që ka kaluar kështu ndër
shekuj dhe të sjell ndërmend legjendën e hebreut shëtitës që kemi
përmendur edhe më lart, i cili bredh i vetmuar dhe i mallkuar nëpër shekuj.
Motivi i pavdekshmërisë si dënim te M. Kuteli, J. Swift-i, M. Gorki, K. Čapek-u 75
Te “Çështja Makropulos”1 e Čapek-ut heroina e dënuar me pavdekësi
është në fakt një viktimë e pafajshme. Ajo dikur e ka perceptuar si bekim
atë që në fakt për të është mallkim. Ajo e ka ruajtur rininë dhe bukurinë e
saj, ndryshe nga struldbrugët e Swift-it; atë e dashurojnë, por këtë grua
(Emilia alias Elina) e ka pushtuar mërzia e jetës, ajo vetë nuk mund të
dashurojë më. Shkrimtari pohon kështu se dashuria është thelbi i jetës,
ngjashëm me Gorkin që pavdekësisë së zymtë të Larës i kundërvë vdekjen
heroike të Dankos, protagonistit të një tregimi tjetër të tij, i cili flijohet nga
dashuria për njerëzit.
Meqenëse kjo komedi (a tragjikomedi) e Čapek-ut është pak e njohur,
mund të ndalemi në fabulën e saj para se të shtjellojmë më gjerë idetë që
ajo rrezaton, mesazhin e saj të ndërlikuar.
Protagonistja e kësaj pjese teatrore, Elina Makropolus, e njohur me
emrin Emilia Marti, që është një nga pseudonimet e saj, një këngëtare e
dëgjuar nga Kreta, është 338 vjeçe, e lindur, pra në shekullin XVI. Ajo ia
detyron jetëzgjatjen e vet të jashtëzakonshme një shpikjeje të babait të saj,
mjek në shërbim të perandorit Rudolf II, i cili, pasi ia kërkoi vetë këtë
shpikje, nuk i besoi efektshmërisë së saj, madje pati frikën e ndonjë efekti
vdekjeprurës, kështu që dha urdhër që ajo të provohej mbi të bijën e
shpikësit, në atë kohë adoleshente; duke i bërë kështu, pa dashur, një
dhuratë ambivalente që më në fund shfaqet si e kobshme.
Kjo grua, shumë e talentuar dhe e afirmuar, në dukje akoma e bukur
dhe e re, me pamjen e një tridhjetëvjeçareje, vuan nga një ndjenjë
zbrazëtie dhe mërzie që nuk ia zbut as fama, as magjia e tërheqjes që
ushtron mbi zemrat e burrave.
Megjithatë, tani që kanë kaluar treqind vjetët që i garantonte receta e
jashtëzakonshme të cilën ajo ia ka besuar një dashnori që ka vdekur (pra,
është fjala për një pavdekësi relative), duke pasur frikë nga vdekja, Elina
përpiqet ta shtjerë përsëri në dorë këtë recetë për të filluar jetën nga e para.
Për këtë arsye ajo ndërhyn në një çështje gjyqësore që zgjat pa fund, falë
disa të dhënave që zotëron, zgjon pasione të forta te disa burra pa iu
përgjigjur asnjërit prej tyre, shkakton vdekjen e një djali të ri që
dashurohet pas saj dhe vret veten kur zbulon se ajo ka pasur për një natë
marrëdhënie me babanë e tij, shkatërron kështu edhe jetën e së dashurës
së këtij djali, një vajze të njomë, Kristinës, që admiron talentin e Elinës.
Kjo grua s’është në gjendje të ndjejë dhimbje të vërtetë për tragjeditë që
shkakton.
Së fundi, meqenëse dyshohet si mashtruese dhe falsifikatore, Elina,
alias Emilia Marti, detyrohet të zbulojë të fshehtën e saj. Dhe kur lind
1 Jemi mbështetur te përkthimi italisht i kësaj komedie: Karel Ciapek, L’affare
Makropulos, Milano, Cara Editrice Alpes, 1926.
76 Kodra
dilema: a duhet apo jo t’i jepet receta e mrekullueshme njerëzimit për t’i
siguruar një pavdekësi relative, të paktën një jetë treshekullore, Viteku,
një personazh utopist, mendon se po. Elina, duke pasur parasysh përvojën
e vet, pohon se kjo dhuratë është më tepër e mallkuar se e bekuar,
meqenëse çon në zbrazjen e njeriut nga ndjenjat, pasionet, idealet.
Së fundi, protagonistja mendon që të heqë dorë për vete nga receta e
jetëgjatësisë dhe ua ofron të gjithë personazheve të tjera, një nga një:
Haukut, dashnorit të dikurshëm, që është 81 vjeç, por ende i aftë për
pasione dhe që ëndërron për një jetë volupteti; dy të rinjve, Albert Gregorit
dhe vogëlushes Kristinë, Prusit, dashnorit të një nate që ka humbur djalin,
avokatit lakmitar Kolenati, utopistit Vitek, që, ndoshta, siç pohon ajo, do
të mund ta bënte të lumtur njerëzimin. Të gjithë ngurojnë para asaj
aventure për vete dhe para përgjegjësisë së madhe po t’ia ofronin
njerëzimit. Së fundi, e reja Kristinë e merr recetën në dorë ... duket se do
ta pranojë, por e djeg në flakën e një qiriri. Shkrimtari mendon se po të
realizohej kjo ëndërr e lashtë, s’do t’i sillte njerëzimit lumturinë. Njerëzit,
sipas tij, s’do të mund të përballonin një jetë pa fund, se s’do të ishin të
aftë të ruanin rininë e shpirtit, edhe duke pasur rininë fizike.
Për ta një jetë e pafund do të ishte zgjatje e pafund ... jo e vuajtjes,
por e diçkaje më të keqe se vuajtja, mërzisë, ndjenjës së kotësisë së
gjërave. Këto ide zbulohen përmes debateve filozofike të personazheve në
fund të kësaj pjese që emërtohet komedi, por është, për mendimin tonë,
më tepër një dramë satirike.
Vitfeku që shprehet në fillim në favor të jetëgjatësisë pa cak, pohon
“Jeta është kaq e shkurtër!” Dhe ç’bën njeriu në ekzistencën e shkurtër që
i jepet? Çfarë gëzon 60 vjet jetë? Ç’mëson? Nuk arrin as të mbledhë frytet,
farën e të cilëve ka hedhur. S’arrin të mësojë as të njëmijtën pjesë të asaj
që do të duhej të mësonte që ta jetonte vërtet jetën. Dhe kur beson se ka
arritur diçka, atëherë e rrëmben vdekja e pamëshirshme ... Njeriu është
diçka më tepër se breshka e se korbi ... (Vep. e cit., f. 99). Faluni të gjithëve
300 vjet. Do të jetë ngjarja më e madhe pas krijimit të njeriut. O Perëndi,
sa shumë gjëra mund të bëhen në 300 vjet! 50 vjet fëmijërie dhe shkolle;
50 vjet për të njohur botën; 100 për të punuar duke u bërë i dobishëm për
të tjerët dhe njëqind të fundit për të jetuar me urtësi, për të zotëruar, për të
mësuar dhe për të dhënë shembuj të mirë. S’do të kishte më luftëra. S’do
të kishte më egoizma, urrejtje, rivalitete. Çdo njeri do të ishte i ditur dhe
fisnik ... i përsosur, bir i vërtetë i Perëndisë dhe jo një dështak. Le t’u japim
njerëzve jetën. Le t’u japim jetën e plotë!” (Vep. e cit., f. 100)
Avokati Kolenati e kundërshton duke pohuar se sistemi shoqëror që
bazohet mbi zgjatjen e shkurtër të jetës kështu do të tundej nga themelet
dhe e akuzon Vitekun si anarkist. Hauku, njeri hedonist, shprehet në favor
të ndarjes së kësaj recete në disa pjesë, meqenëse njerëzit, sipas tij, nuk e
Motivi i pavdekshmërisë si dënim te M. Kuteli, J. Swift-i, M. Gorki, K. Čapek-u 77
duan përvojën, por ai vetë do të blinte me gjithë qejf 10 vjet kënaqësie,
volupteti, dashurie.
Mandej diskutohet për të drejtën e njerëzve për jetëgjatësi dhe
pohohet se kjo dhunti duhet t’i përkiste një elite. Po atëherë lind pyetja:
kush do ta zgjidhte këtë elitë? Qeveritë? Një referendum? Akademia
Suedeze? Lidhja e Kombeve? (Vep. e cit., f. 103)
Po fjalën përfundimtare e thotë protagonistja: “S’mund të jetohet aq
gjatë ... Njeriu nuk reziston dot. Deri në njëqind vjet mund ta durojë barrën
e jetës, po mandej njeh ... dhe atëherë tek ai vdes shpirti ... (Vep. e cit., f.
104) Njeriu s’ka besim tek asgjë. Tek asgjë. Dhe së andejmi vjen zbrazëtia
... Arti ka një kuptim sa kohë që njeriu s’është zot i vetes. Kur ai di ... e
kupton se është i kotë.” (Vep. e cit., f. 105)
Ajo u drejtohet të tjerëve, jetëshkurtërve, duke pohuar “Sikur ta dinit
sa e lehtë e e ëmbël është jeta juaj! Për ju gjithçka ka kuptim se në pak
vitet që jetoni, s’arrini ta njihni mjaftueshëm çka ju rrethon ... Gjithçka ju
intereson. Në gjithçka besoni. Besoni, te dashuria, te vetvetja, te progresi,
te njerëzimi ...
Dashuria ekziston jo vetëm tek ju. Kur s’është më tek ju, dashuria
s’ekziston më asgjëkund ... Njeriu nuk dashuron dot treqind vjet. (Vep. e
cit., f. 106).
Pjesa merr fund pas djegies përfundimtare të recetës dhe zhdukjes së
shpresës për jetëgjatësi me frazën ironike të protagonistes “Fundi i
pavdekësisë ka shije djegieje.” (Vep. e cit., f. 109)
Karel Čapek-u, ashtu si Swift-i, nuk beson te thelbi etik i njeriut apo
te një vlerë absolute e idealeve njerëzore. Diku protagonistja pohon se
“njerëzit nuk bëhen kurrë më të mirë.” (Vep. e cit., f. 105)
Asnjë nga autorët e përmendur nuk beson te koncepti i pavdekësisë
si mundësi e pafund përsosjeje morale dhe mundësi e pafund njohjeje të
enigmave të gjithësisë, i vetmi koncept që do ta bënte pavdekësinë bekim.
Duke krahasuar personazhet e këtyre veprave, pashmangësisht do të
arrijmë në përfundimin se Tatë Tanushi i Kutelit është figura më njerëzore
midis tyre (në mos më e ndërlikuara, se mjaft e ndërlikuar është edhe Elina
e Čapek-ut). Struldbrugët e Swift-it janë njerëz të degraduar, Lara i Gorkit
vuan dënimin e krimit mizor ku e ka çuar egoizmi i tij, po në gjendje
statike, nuk arrin në ndërgjegjësim dhe në pendim; Elina e Čapek-ut është,
në thelb, një viktimë e pafajshme e lakmisë së perandorit Rudolf dhe
ambicies së të atit, sidoqoftë edhe atë e tërheq në fillim mirazhi i rinisë së
përjetshme, më vonë e pushton frika nga vdekja, dëshirë dhe frikë këto
tepër njerëzore dhe, së fundi, ndërgjegjësohet për kotësinë e ëndrrës dhe
frikës. Të gjithë këto personazhe janë në një pjesë të madhe ilustrues a
zëdhënës të ideve të autorit: struldbrugët jepen përmes një portreti
kolektiv; Lara skicohet me viza të shpejta; Elina është më e
78 Kodra
individualizuar: ajo jepet si një njeri që ka besuar në artin dhe në
dashurinë; i ka përjetuar fuqimisht, por është zhgënjyer prej tyre, është
zbrazur nga këto pasione njerëzore, vuan thellësisht nga taedium vitae2;
duket si egoiste e pashpirt, të cilën s’e prekin tragjeditë që shkakton, si
vetëvrasja e djalit që e dashuron, vuajtja e të atit të djalit që ka humbur
fëmijën dhe provon ndjenjën e fajit se nuk e ka dashur dhe kuptuar sa
duhet, vuajtja e vajzës së re që e ka humbur dyfish të dashurin gjersa ai i
është kthyer një dashurie tjetër dhe mandej ka humbur jetën; megjithatë
krijesa e Čapek-ut vuan paradoksalisht se s’mund të ndiejë dhembje, se e
ka humbur ndjenjën e mëshirës njerëzore.
Elina ndryshon thellësisht nga Tata që ka mundur të njohë ndriçimin
dhe pendimin: ajo përjeton një ndryshim në kah negativ. Ajo jepet si një
grua e zakonshme që ka qenë e pajisur me ndjenja, pasione dhe iluzione
si gjithë njerëzit, madje zotëron dhuntinë e talentit që i jep mundësinë për
të realizuar vetveten dhe për të bërë të lumtur të tjerët, bukurinë me të
cilën mund të zgjojë dashuri. Ato dhunti ajo s’i ka humbur gjatë jetës së
vet të stërzgjatur, po s’mund t’i përdorë më në plotësinë e tyre; ajo këndon
dhe duartrokitet, atë e dashurojnë, po kënga e saj është e përsosur dhe e
ftohtë, ajo mund t’u jepet fizikisht burrave, po ngjan si statujë. Në fakt ajo
ka degraduar, është ngopur me jetën dhe gëzimet e saj, madje s’është më
e aftë të ndiejë as dhimbje, as mëshirë, ndoshta i koncepton ende me anë
të arsyes këto ndjenja, po nuk i përjeton më. E vetmja gjë që e mban të
lidhur me jetën është frika nga vdekja, jo dashuria për jetën dhe për
njerëzit e tjerë. Edhe ajo e ka provuar dashurinë e zjarrtë, dashurinë
pasion, të cilën edhe në shkretëtirën shpirtërore në të cilën ndodhet, e
kujton me mallëngjim.
Një nga personazhet e komedisë madje skandalizohet për letrat e
zjarrta që ajo i ka dërguar dashnorit “Midis rreshtave e mbi rreshtat aty
lexohen dridhma intimitetesh të çmendura ... prostituta më e keqe e
shtëpisë më të ndyrë publike s’do të tregonte dot aq përvojë sa tregon ajo
vajzë.” (Vep. e cit., f. 67) Nga pasioni i zjarrtë i skajshëm ajo ka kaluar në
një ftohtësi vdekjeje ... dashnori i saj i një nate pohon: “E ftohtë si
mermeri! Sikur të mbaja në krahë një të vdekur! (Vep. e cit., f. 79) Në të
vërtetë Elina është shndërruar në një të vdekur të gjallë”.
Tatë Tanushi i Kutelit spikat me veçanësinë individuale midis këtyre
personazheve. Për të pavdekësia, qoftë edhe si mallkim, e ruan mundësinë
e katarsisit. Ndonëse e ndien veten fatkeq në gjendjen e vetmisë dhe të
përjashtimit, Tata lufton për të larë mëkatet e veta dhe për t’u bërë më i
mirë. Kjo krijon një dritëz shprese në pavdekësinë e tij të zymtë.
2 Shprehje e filozofit romak Seneka: “mërzitja nga jeta”.
Motivi i pavdekshmërisë si dënim te M. Kuteli, J. Swift-i, M. Gorki, K. Čapek-u 79
Ai e ruan ndjenjën e drejtësisë dhe ngrihet kundër padrejtësive që u
bëjnë të fuqishmit e botës të dobëtëve (“Rrallë fort zbriste në katunde e
qytete dhe vetëm për të mallkuar të fuqishmit që shkelmin të dobëtit, të
pasurit që zhvishnin të vobektit. Atëherë zëri i tij bëhej i egër dhe fjala e
ashpër”). (Kuteli, f. 45)
Madje ai e ruan dashurinë për bukurinë e jetës (“Me gjithë vuajtjet në
frymë e në mish, nuk nginjem dot me qindrat paravera e vera, me qindrat
vjeshta e dimre – sikush me bukuritë e tyre, me lindjet e perëndimet, me
gjelbërimet e barit e zbardhëllimet e dëborës, me pemët e tokës e peshqit
e ujit. Kam kaq shekuj që rroj edhe më duket se sot dola në jetë.” (Kuteli,
f. 56)
Shkrimtari ndërfut në novelë rrëfimin për Ananinë (një tregim brenda
tregimit, që fsheh një kuptim të thellë. Anania, një peshkop, bie në një
gabim shumë më të rëndë se Tata, mohon besimin e vet, kryen krime të
rënda, megjithatë çuditërisht Zoti ia ruan hirin dhe e shfaq me anë të një
mrekullie, gjë që ia shkrin zemrën e gurëzuar personazhit dhe e çon në
pendim, një pendim që çon në një vdekje të tmerrshme, po edhe në
shpëtimin e tij moral).
Edhe Tatë Tanushi e arrin katarsisin dhe bashkë me të vdekjen, që
tani nuk shihet më prej tij si armike, po si liman qetësie. Tatë Tanushi
është, në një formë të re, heroi tradicional tragjik që kryen një gabim
tragjik, dënohet për këtë me një fat tragjik (jo sipas traditës me një vdekje
tragjike, po paradoksalisht me pavdekësi) dhe zgjon te lexuesi mëshirë
tragjike, sepse ky lexues mund të identifikohet me ndjenjën e dashurisë së
tij për gruan, me kultin e tij të bukurisë dhe gjithashtu me revoltën e vet
ndaj fatit të keq (që shkon në ballafaqim me Perëndinë), ndaj vdekjes, të
parë si ndërprerje brutale të jetës që i rrëmben njeriun e dashur, gjithashtu
edhe me ndjenjën e tij të pasionit për një grua tjetër. Po lexuesi është
gjithashtu i ndërgjegjshëm se Tata s’është as viktimë e pafajshme, as
“fajtor pa faj”, se ai është rrëmbyer nga pasionet dhe ka shkelur detyrën
morale, s’ka përfillur imperativin kategorik, ashtu si e konceptonte Kanti,
lartësimin e njeriut falë etikës. Megjithatë Tata s’e ka shkelur njerëzoren
(siç ndodhte me personazhin e Gorkit, egoistin e përbindshëm që i
rrëmbente jetën një krijese të pafajshme për shkak të pasionit), mbetet
njeri në fajin e tij dhe në pendimin e tij, prandaj edhe e meriton faljen.
Madje edhe vetë Perëndia jo vetëm e fal, po – gjë tepër e bukur – i kërkon
edhe vetë të falur.
A mund të flitet për frymë kombëtare në veprat e këtyre
shkrimtarëve?
Në fakt, në galerinë e shumëllojshme të personazheve të krijuar nga
Suifti te “Udhëtimet e Guliverit”, me gjithë ngarkesën fantastike që ata
bartin dhe përmasat joreale, vihen re disa veçori konstante nëpërmjet të
80 Kodra
cilave ravijëzohet portreti i borgjezit anglez (të shekullit XVIII, por edhe
të mëvonshëm) me egoizmin, mendjengushtësinë dhe vetëkënaqësinë e
vet. Te struldbrugët, që jepen të karikaturizuar skajshëm, ky portret arrin
një përmasë tepër të madhe dhe groteske, sepse këto personazhe
mishërojnë një egoizëm të projektuar në pafundësi që ha vetveten. Te Lara
i Gorkit, kjo qenie fantastike, njeriu shpend, biri i shqiponjës dhe i një
vajze, shohim një krijesë midis shtazës dhe njeriut, rob të instinkteve, që
përpiqet t’i përligjë me një logjikë sofistike.
Kjo qenie ka ngjashmëri me një personazh nga folklori rus, që autori
e ka njohur qysh në fëmijëri nga baladat që i rrëfente gjyshja, Ivani, një
lloj kreshniku narcizist që, kur bëhet gati të vrasë një njeri të Perëndisë,
Mironin, i kërkon të lutet për tërë njerëzimin dhe, kur njeriu i shenjtë i
përgjigjet se në këtë rast atij do t’i duhej të priste një kohë paskajshmërisht
të gjatë, i përgjigjet me mendjemadhësi:
– Jo, jo, siç është thënë ashtu do të bëhet! / Ti falu
makar njëmijë vjet / unë do të rri, e do të pres. (Gorki, vëll. VI,
“Fëmijëria” f. 127).
Edhe Ivani ngrin në një pavdekësi statike, në një gjendje midis
vdekjes dhe jetës kur “Digjet nga dielli e prapë s’tretet / S’e ngre dot
dorën. (Po aty)
Elina e Çapikut me aftësinë e vet për vetanalizë dhe filozofime, duket
qartë si fëmija e një qytetërimi të zhvilluar: ajo jepet si kretase, ndërsa
autori i saj është çek: që të dyja këto qytetërime kanë arritur një gradë të
lartë zhvillimi, prandaj ajo është e besueshme si personazh, ndonëse luan
edhe rolin e zëdhënëses së autorit.
Po ta krahasosh me këto personazhe, Tata i Kutelit është i lidhur më
ngushtë me kombin e vet: ai mishëron ilirin, me gjerë shqiptarin, me
virtytet dhe të metat e veta, me dashurinë për gruan, punën, bukurinë,
pasionet e jetës, por edhe me një krenari të skajshme, midis mbinjerëzores
dhe djallëzores, që s’pranon gabimet e veta dhe synon të matet me hyjninë.
Në portretizimin e personazhit të Kutelit kanë ndikuar edhe motive të
tjera biblike ose të mitologjisë greke: motivi i rebelimit të njeriut ndaj
Perëndisë si mëkat krenarie, siç janë konkretisht mëkati i Adamit në
Zanafillë, motivi i protestës së Jobit kundër dënimit të padrejtë që i është
dhënë nga perëndia në Librin e Jobit (më e përligjur kjo protestë e fundit
si protesta e një njeriu të drejtë e të pafajshëm, i cili nuk mund të pranojë
faje të pakryera); miti i Prometeut që ngre krye kundër Zeusit në
mitologjinë pagane, po jo i shtyrë nga egoizmi, përkundrazi nga altruizmi,
meqenëse bëhet zëdhënës i njerëzve të cilëve u fal zjarrin. Të gjitha këto
figura paraardhëse kanë ngjashmëri dhe dallime me heroin e Kutelit.
Përveç temës së rebelimit, dy temat themelore të novelës janë të
lidhura me Erosin dhe Thanatosin. Jo më kot studiuesit e kanë interpretuar
Motivi i pavdekshmërisë si dënim te M. Kuteli, J. Swift-i, M. Gorki, K. Čapek-u 81
këtë novelë si himn për vdekjen ose për dashurinë. (Plasari, f. 95; Pasko,
f. 283; Gjoni, f. 57)
Mendojmë se në problematikën ekzistenciale të saj këto dy tema
ndërthuren duke qenë në antitezë me njëra-tjetrën: në finalen dashuria,
pasion, Erosi, kapërcehet nga një dashuri më e lartë: dashuria - agape,
dashuria e Perëndisë për njerëzit dhe dashuria e njeriut për hyjninë, që
përcakton nga një anë pendimin, nga tjetra faljen; ndërsa vdekja tashmë
nuk shihet më si armike e jetës, që e ndërpret atë brutalisht, po si prehje e
ëmbël, liman qetësie. Pra ndeshim një sublimim të dyanshëm të këtyre
kategorive ekzistenciale që përcakton një finale, as tragjike, as “të
lumtur”, po njerëzore dhe ngushëlluese.
Shkrimtari e lartëson së tepërmi dashurinë erotike, ai simpatizon dhe
respekton krenarinë e njeriut, pazgjidhshmërisht e lidhur me dinjitetin e
tij, po është i ndërgjegjshëm edhe për caqet e qenies njerëzore e cila, duke
mos qenë e gjithëfuqishme, s’mund të matet me hyjninë, as me armiken e
përjetshme, vdekjen.
Ekziston një interpretim interesant i novelës, sipas të cilit Kuteli ka
mishëruar tek personazhi i Tatës edhe vetveten, edhe mallkimin që i jep
diktatura. (Plasari, f. 93)
Mund të pranojmë se deri diku autori është identifikuar me
personazhin e vet dhe ka mishëruar tek Tata edhe vetveten e aspiratën për
liri – politike dhe etike – dhe për të realizuar një art të vërtetë që sfidon
diktaturën dhe tërheq mbi vete mallkimin e kësaj diktature.
Po diktatura shqiptare që e identifikonte veten me një hyjni tokësore
dhe prandaj mohonte Perëndinë e feve, s’është një kundërshtare aq e
ndershme sa Perëndia në novelën e Kutelit, e cila jepet si tepër e rreptë,
por e aftë për mëshirë dhe madje për përulje. Në këtë rast hipotetik (revolta
kundër diktaturës) gabimi i protagonistit do të ishte relativ, jo real dhe më
tepër një lloj heroizmi. Ne jemi të mendimit që problematika e kësaj
novele është ekzistenciale, jopolitike, se në këtë vepër pasqyrohet aspirata
e paskajshme e njeriut për dashuri e liri dhe lufta e tij kundër forcave më
të mëdha se vullneti i tij (hyjnia, natyra, fati, vdekja). Novela e Kutelit
pasqyron edhe madhështinë, edhe brishtësinë e njeriut.
82 Kodra
Literatura
Auerbach = Erich Auerbach. Mimesis. Paris, Gallimard 1968.
Basnett = Susan Basnett. Introduzione critica alla letteratura comparata,
Lithos editrice, 1996.
Gorki = A. M. Gorki. Vepra të zgjedhura, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë,
1985, vëll. I, VI.
Gjoni, S. = Spiro Gjoni. Shtegtim në jetën dhe veprën e Mitrush Kutelit,
Tiranë, 2009.
Kuteli = M. Kuteli. E madhe është gjëma e mëkatit, Tiranë, 1996.
Mathius = Arnold Mathius (cituar sipas Susan Basnett, Introduzione critica
alla letteratura comparata, Lithos editrice, 1996).
Pasko = Atalanta Pasko. Quo Vadis, Shqipëri? Tiranë, 1993.
Plasari = Aurel Plasari. Kuteli midis të gjallëve dhe të vdekurve, Tiranë 1995.
Prawer = Siegbert Prawer. Comparative Literary Studies. An Introduction,
London Duchworth 1973, f. 13. (cituar sipas Susan Basnett, Introduzione
critica alla letteratura comparata, Lithos editrice, 1996, f. 113).
Suift = Xh. Suift. Udhëtimet e Guliverit, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë,
1974.
IranologjiIranologjiIranologjiIranologjiIranologji
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Mohammad Xhafer Jahaki, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Mohammad Xhafer JAHAKI
PERIUDHA MODERNE NË LETËRSINË PERSE
Kompleksiteti i poezisë gjatë periudhës së zgjimit kombëtar, vetëm
nga pikëpamja e tematikës që trajtonte, arriti që të ishte në një hap me
lëvizjen revolucionare kushtetuese. Në këtë mënyrë u hapi rrugë të gjithë
atyre poetëve që trajtonin të tilla probleme politiko-shoqërore në poezitë
e tyre. Ngjarjet e rëndësishme historike si, për shembull, Lufta e Parë
Botërore, grushti i shtetit i vitit 1920 (1299 hixhri shamsi) dhe më së fundi
rënia e sulltanatit gjysmëfeudal të Kaxharëve duke u zëvendësuar me
revolucionin e fuqishëm me në krye Reza Khanin në vitin 1925 (1304
hixhri shamsi) i dhanë letërsisë moderne një vrull të papërfytyrueshëm
krahasuar me rrymat e tjera letrare, si ajo proletare që kishte gjetur një
përhapje të gjerë gjatë periudhës së zgjimit kombëtar, por që tashmë e
humbi vlerën dhe interesin e vet. Kjo rrymë e re letrare tashmë kërkonte
një industri vendimtare në mbështetje të saj. Formacionet e industrisë të
lidhura ngushtë me mendësinë e vjetër si dhe gjatë historisë së stërzgjatur,
të ngatërruara me relacione dhe ligje të koklavitura, nuk ishin më në
gjendje t’u përgjigjeshin problemeve thelbësore të shoqërisë moderne.
Tashmë gjithçka u përfshi nga revanshi dhe ndryshimi rrënjësor i të
shprehurit, kur në të njëjtën kohë dukej e palogjikshme që industria
letraro-poetike iraniane, e kushtëzuar nga relacionet e vjetra dhe tashmë e
mbërthyer nga kriza, të përputhej dhe të bashkëvepronte me një ritëm dhe
vrull të tillë.
Edhe më përpara pamë se si programet dhe metodat për uljen e
analfabetizmit, rritjen e cilësisë së mësimdhënies, rritjen e numrit të
përgjithshëm të nxënësve, por edhe kurse e forma të tjera specializimesh,
86 Jahaki
morën një hov kaq të madh. Po ashtu vumë re se si industria e gazetave u
shtri në mbarë vendin dhe u përputh me botën e mendimeve dhe ideve të
popullit gjatë gjithë kohës. Po ashtu edhe letërsia dhe poezia perse ishte
një mjet që ndikoi në ndryshimet, shndërrimet dhe ndërgjegjësimin e
shtresave të ndryshme shoqërore.
Gjatë periudhës së zgjimit kombëtar idetë politike përhapeshin
nëpërmjet gazetave duke përdorur si mjet forma të ndryshme letrare-
poetike, ku secili stil poetik kishte një historik të thellë si dhe pionierë të
shumtë që e adhuronin. Duke pasur parasysh këtë fakt, gazetat pak a
shumë arritën që të grumbullonin rreth vetes masa të tëra njerëzish dhe
përpiqeshin që t’u afroheshin sa më shumë parapëlqimeve dhe shijeve të
njerëzve. Por për ndryshimet që solli revolucioni në formacionet dhe
industrinë e poezisë ishte e vështirë përshtatja dhe përputhja me njerëzit,
në radhë të parë me ata që mbanin mbi supe një historik poetik pers
njëmijëvjeçar.
Çështja e vjetër dhe e re u trajtua menjëherë në gazetat dhe në gjithçka
tjetër informative, sepse ndihej nevoja e një ndryshimi themelor. Kjo gjë
erdhi si rezultat i kuptimit të drejtë të konceptit se jeta e re kërkonte
medoemos një gjuhë letrare të re. Madje këtë gjë e besuan edhe militantët
e letërsisë së vjetër klasike. Ata, të frikësuar se mos ndodhte ndonjë
revolucion i vrullshëm letrar, i cili do të shkatërronte rrënjësisht letërsinë
klasike njëmijëvjeçare perse, pranuan faktin që tematikat dhe format e reja
letrare të përfshiheshin në kuadrin dhe kufijtë e letërsisë klasike, duke e
zgjeruar edhe më tej atë. Këtë mund ta mbështesim edhe me fakte. Mund
të përmendim këtu, për shembull, se në gazalet në letërsinë klasike flitej
për dashurinë, ndërsa në kohët moderne flitej për atdhedashurinë, por po
ashtu edhe te kasidetë kuajt dhe mushkat e poezive tashmë u zëvendësuan
shpejt me trena dhe avionë. Duhet theksuar fakti se as këto përpjekje të
dukshme në plan të parë, por të kota dhe as format e mirënjohura dhe të
dashura si dyvargëshi, satira, vargu i thyer, dhe as ndonjë arsye tjetër nuk
mund ta ndalnin dëshirën e popullit për reforma dhe forma të reja, të
manifestuara qoftë edhe në letërsi. Sa më shumë të shtoheshin
marrëdhëniet me vendet europiane dhe me gjuhët e tyre, aq me shumë
dobësoheshin lidhjet me letërsinë klasike perse.
Gjatë periudhës së revolucionit kushtetues tematikat e reja politike
dhe çështjet e reja shoqërore nuk patën të njëjtin shans ndryshimi po të
krahasohen këto paralelisht me ndryshimet që i duheshin poezisë në formë
dhe në trajtë, për të qenë e aftë të transmetonte këto mesazhe politiko-
shoqërore. Megjithatë ky revolucion u dha kohë mendimtarëve reformues
për të gjetur një rrugëdalje të përshtatshme me transformimet shoqërore
dhe kulturore që ishin në proces e sipër gjatë periudhës moderne, në
Periudha moderne në letërsinë perse 87
mënyrë që dhe poezia me të gjitha relacionet që veprojnë mbi të, të mos
mbeten jashtë këtij kuadri ndryshimesh.
Ishin Eshkiu dhe Lahuti ata që me tepër se të tjerët në mënyrë të
pavarur dhe individuale nga njëri-tjetri hodhën hapa të mëdhenj dhe të rinj
për kohën drejt modernizimit të poezisë perse. Nga ana tjetër Iraxh Mirzai
duke përjetësuar gjuhën e përditshme në poezinë e tij dhe në muzikën
natyrale perse, si dhe duke përfituar gjithashtu nga thjeshtësia dhe nga
elokuenca poetike, ravijëzoi një rrymë të re dhe të pëlqyeshme nga
populli, duke i dhënë vetes edhe titullin “Saadiu Modern”.
Por megjithatë nuk ishte as Eshkiu me Lahutin dhe as Iraxh Mirzai
dhe as ndonjë tjetër që me ndryshimet e sjella prej tyre në rimën dhe
vargun e poezisë të bëheshin gjenitë letrarë të epokës së vet dhe të hapnin
kapakun e letërsisë moderne perse. Kjo gjë do të ndodhte vetëm atëherë
kur do të kishte ndryshime rrënjësore në mënyrën e të menduarit, në
këndvështrimet poetike si dhe në strukturën perse të të shprehurit. Ky
ndryshim i shumëpritur ndodhi vetëm pas shumë kohësh, kur u vunë
përballë e reja me të vjetrën.
Struktura e vjetër dhe e re
Pas Luftës së Parë Botërore, pas kthesave dhe prapaskenave politike
të atyre viteve, kemi të bëjmë me një dukuri që vështrohet si një luftë e
brendshme në drejtimin dhe orientimin e letërsisë perse. Kuptohet se palët
që ishin në konflikt idesh dhe mendimesh, përbënin dy grupimet më të
mëdha letrare të asaj kohe dhe më saktësisht grupin e letërsisë moderne
dhe simpatizantët e letërsisë së vjetër klasike. U desh një kohë relativisht
e gjatë që t’i jepej fund kësaj krize, duke triumfuar përfundimisht grupimi
i krijuesve modernë. Ky triumf në fakt nuk u konsiderua ndonjë humbje
për grupimin me përvojë klasike, veçse ata vazhdonin drejtimin e tyre
tashmë të veçuar, por me krenari dhe indiferentizëm. Sado pak dhe
përciptas ta trajtojmë këtë thyerje letrare nga pikëpamja e pasojave
teknike, do të ishte me interes të jashtëzakonshëm, për gjurmët që la në
historinë e letërsisë perse.
Organizata letrare Fakulteti
Në pjesën e dytë të vitit 1915 (1294 hixhri shamsi) u themelua në
Teheran një organizatë e vogël letrare me emër “Fakulteti”. Kjo organizatë
përbëhej nga grupe letrarësh të rinj e të talentuar, të cilët bazoheshin në
vlerat dhe virtytet e letërsisë së vjetër klasike, duke ngritur më pas mbi
këtë themel të sigurt dhe të respektueshëm bazat e revolucionit modern
letrar.
88 Jahaki
Po në atë kohë gazeta me titull “Gjuha e lirë” boton artikullin e
mirënjohur Doktrina e Saadiut, ku autori sulmon fuqishëm Saadiun në
përgjithësi. Menjëherë pas këtij veprimi dallohet reagimi i fuqishëm i të
gjitha mjeteve të shtypit, që kishte në dispozicion Irani, në mbrojtje të
kolosit enciklopedik pers me emrin Saadi, duke e zhvlerësuar dhe
diskretituar plotësisht autorin e artikullit në fjalë.
Parahapi, Teki Refati
Këto grindje gazetareske i dhanë mundësinë Teki Refatit, drejtuesit të
gazetës “Taxhdad” në qytetin e Tabrizit, i cili ishte në të njëjtën kohë njëri
nga militantët më të njohur të modernizmit letrar dhe shoqëror, që të
mblidhte dhe të dokumentonte artikuj të ndryshëm, të shpërndarë andej-
këtej apo ata artikuj të cilëve nuk u ishte kushtuar ndonjë vëmendje e
duhur. Tekiu shkroi artikullin me titull Asian Adabi, të cilin e botonte
pjesë-pjesë në numrat e njëpasnjëshëm të gazetës “Taxhdad”. Ai
vazhdonte të trajtonte me nxehtësi tematika të reja të parrahura ndonjëherë
jo vetëm në gazetën “Taxhdad”, por edhe në një gazetë të dytë kryesore
që dilte në po atë qytet, e cila titullohej “Azadistan”. Ai deklaroi zyrtarisht
se letërsia klasike që ishte ngulitur në mendjen e simpatizantëve të shumtë
qëndronte si një barrierë e fortë në rrugën që ndiqte gazeta “Taxhdad”.
Tekiu kishte studiuar në Stamboll. Zotëronte rrjedhshëm tri gjuhë,
persishten, turqishten dhe frëngjishten. Nga pikëpamja politike ishte
partizan i demokracisë dhe njëkohësisht ishte edhe një kopshtar i
pasionuar. Ndërsa nga pikëpamja letrare atë duhet ta konsiderojmë si
novatorin e parë të poezisë moderne. Duhet të jemi të kujdesshëm se këtu
nuk bëhet fjalë se kush ka qenë poeti i parë që ka krijuar poezi pa rimë
dhe pa strofë. E rëndësishme është se kujt i përket fillimi i poezisë
nimajane1 në kuadrin e bukurisë, kuptimit letrar dhe pavarësisë së saj, e
cila është e lidhur ngushtë me shkallinat e historisë dhe të evolucionit
shoqëror? Në përgjigje të kësaj pyetjeje mund të themi pa frikë se është
Teki Refati i pari që shkroi këto modele të poezisë moderne. Ai në veçanti
për të thyer barrierën njëmijëvjeçare të letërsisë klasike perse, praktikisht,
botoi një poezi e cila si nga pikëpamja e formës, vargut, rimës dhe për nga
parametrat e tjerë teknikë si edhe nga tematika dhe idetë që trajtonte, ishte
plotësisht e ndryshme nga metoda klasike. Një metodë e tillë poetike
sidomos në rimë dhe në barazi strofe ishte unike dhe nuk ishte shkruar nga
ndonjë poet tjetër i mëparshëm. Kjo lloj poezie dhe të tjera që erdhën më
pas, të ngjashme me atë, megjithëse nga pikëpamja e shpirtit letrar nuk
kishin ndonjë nivel të lartë në krahasim me bazën klasike, ato hapën një
rrymë të re në historinë e poezisë perse.
1 Sipas emrit të poetit Nima, shih më poshtë. (Shënim i përkthyesit)
Periudha moderne në letërsinë perse 89
Figura të tjera në pararojën e poezisë moderne Nimajane
Një kontribut të rëndësishëm në formimin e poezisë Nimajane kanë
dhënë edhe dy figura të tjera në lëmin letrar. Ata kanë qenë
bashkëmendimtarë me Refatin. Emrat e këtyre dy poetëve janë Xhafer
Khameini dhe Banu Shams Kasmai. Khameini për herë të parë ka
prezantuar poezinë katërpjesëshe, e cila nga pikëpamja letrare dhe
gjuhësore kishte ndryshime me strukturën klasike.
Shams Kasmai - Ka jetuar për një kohë të shkurtër në Ashkabad
(kryeqyteti i Republikës së Turkmenistanit) dhe zotëronte mirë gjuhën
ruse. Më pas kthehet në Tabriz dhe u bashkohet bashkëmendimtarëve të
tjerë patriotë si Tekiu dhe Refati në gazetën prestigjioze të kohës
“Taxhdad”. Në muajin shtator 1920 (1299 hixhri shamsi) boton në
revistën “Azadestan” pjesë poetike pa barazi vargu, të cilat ishin të
ngjashme me poezitë europiane dhe përbënin kështu poezitë e para në
historinë e letërsisë perse të këtij lloji.
Nyja lidhëse e këtyre poetëve pionierë (Kasmai, Khameini dhe Lahuti)
ishte Teki Refati, qendra e tyre ishte qyteti i Tabrizit, ndërsa organi
publicistik ishte pa dyshim gazeta “Taxhdad” dhe revista “Azadestan”.
Refati në vitin 1920 (1299 hixhri shamsi) pas humbjes së demokratëve
vrau veten në moshën 31-vjeçare. “Taxhdad” dhe “Azadestani” u mbyllën
për t’u rihapur më pas në muajin Esfand2 të po këtij viti, ku Nima botoi
poezinë Keseje range paride për t’i dhënë hov letërsisë moderne perse.
Legjenda shprehja e poezisë Nimajane
Njëkohësisht me konfliktet e “Taxhdad-it” si dhe në kulmin e
përplasjes midis klasikëve dhe modernëve Nima i qetë dhe larg të gjitha
zhurmave politiko-shoqërore krijon vëllimin e parë Kese range paride në
vitin 1920 (1299 hixhri shamsi), i cili përmban rreth pesëqind vargje
(beite). Botimi i këtij libri u bë një vit më vonë. Ky libër është i ndërtuar
në stilin masnavi dhe u përket krijimeve të para të periudhës së
“papjekurisë” Nimajane, gjë që e tregojnë edhe gabimet dhe pasaktësitë
që ndeshen shpesh gjatë librit. Ai e shikonte botën në këndvështrimin
poetik, gjithçka e shikonte nga optika e vogël e syrit të vet dhe ky lloj
shikimi i ri u bë shkak që poezia e tij, megjithëse ngjante me klasiken dhe
në dukje ishte e formës së vjetër, në të vërtetë, siç shpreheshin edhe vetë
poetët klasikë, ndryshonte plotësisht me të kaluarën.
2 Esfand – muaji i fundit sipas kalendarit iranian (20 shkurt – 20 mars).
90 Jahaki
Si përmbledhja Kese range paride, ashtu edhe pjesëza Ej shab, të cilat
janë botuar në vitin 1922 (1301 hixhri shamsi), në organin letrar
“Nubahar” dhe patën sukses në popull, ishin një hyrje për përmbledhjen
Legjenda, ose siç thuhet ishin një sihariq qò vinte prej poezisë Nimajane.
Le ta njohim më mirë poetin e Legjendës, Nima Jushixh.
Në zemër të vargmaleve pyjore, me qendër Alborzin, ndodhet një
fshat i largët me emrin Jush, i cili laget nga burimet e ftohta dhe nga
lumenj që drejtohen drejt detit të Mazanderanit (Kaspik). Në këtë vend
ajri është i kthjellët dhe i pastër. Nga pikëpamja administrative dhe
shtetërore ky fshat i përket qytetit të Nurit dhe krahinës së Mazandaranit,
por në të vërtetë ky është një fshat pothuajse i pavarur dhe i harruar nga të
gjithë.
Ali Esfandiari (Nima Jushixh), i biri i Ibrahim Khanit, ishte një njeri
trim dhe bujar që e kalonte jetën e vet me bujqësi dhe me blegtori. Në vitin
1897 (1276 hixhri shamsi) në këtë fshat të virgjër malor i lind djali, që u
rrit në këtë natyrë duke i kaluar ditët me çobanët e fshatit. Ai u mësua me
qetësinë dhe egërsinë e maleve, përfitoi nga jeta plot ngjarje dhe aventura
e çobanëve dhe bujqve dhe shpirti i tij u ngjiz plotësisht me natyrën dhe
botën e kafshëve të buta dhe të egra. Shkrimin dhe leximin i mësoi në
mënyre tradicionale nga hoxha i fshatit.
Në fillimet e rinisë u largua me familjen e vet drejt Teheranit dhe pasi
mësoi gjuhën frënge gjatë gjimnazit, u regjistrua në shkollën Saint-Louis
në Teheran. Vitet e para të shkollës i kaloi i shqetësuar dhe pa përkrahje,
por megjithatë pati mbështetjen e një mësuesi me emrin Nezam Vafa, i
cili u mundua dhe ia hoqi mendësinë fshatarake që e shqetësonte. Ai
ndikoi që të zbuteshin ndjenjat e forta të këtij nxënësi dhe e futi në rrugën
e poezisë. Këto vite përkonin me ngjarjet e Luftës së Parë Botërore. Ali
Esfandiari, që zgjodhi si pseudonim për vete emrin “Nima Jushixh”,
transmetonte lajmet e kësaj lufte në gjuhën frënge. Po ashtu ai gjatë kësaj
kohe studionte edhe bazat e teologjisë në Huze (shkollë fetare) dhe
vazhdonte kurse individuale për përvetësimin e gjuhës arabe.
Lufta e Parë Botërore la mbresa të pashlyeshme në shpirtin e tij. Gjuha
frënge dhe njohja me letërsinë franceze, në përgjithësi, i hapën atij një
dritare të re në jetë. Shpirti i tij i trazuar nuk mund të rrinte i qetë në kafazin
e qytetit dhe çdo rast që i jepej për të shkuar sërish në vendlindje, e shihte
si një dhuratë të Zotit.
Gjatë kësaj periudhe ai punonte në Ministrinë e Financave dhe kishte
marrëdhënie me qendrat letrare kryeqytetase. Sidomos Nima shkonte
shpesh në çajtoren e poetit Heidarali Qemali, ku dëgjonte me ëndje
fjalimet e talentuara të klientelës letrare si, për shembull, Malek Alshuara
Beharin dhe Ali Asgarin, prej të cilëve mori përvoje reale letrare.
Periudha moderne në letërsinë perse 91
Në fillimet e tij ai krijonte poezi në metodën klasike të vjetër duke
parapëlqyer stilin Kharasanas. Në të vërtetë as kjo lloj poezie dhe as
takimet me poetët popullorë të kohës nuk ia shuanin dot etjen poetike. Në
moshën 23-vjeçare ai shkruan përmbledhjen Keseje rang paride, që në të
vërtetë ishte vetëm një ushtrim për të. Pjesa poetike Ej shab, e cila u shkrua
dy vjet më vonë, pra në moshën 25-vjeçare, ndryshonte thelbësisht me të
kaluarën poetike të tij dhe ishte e para poezi serioze, e cila çelte një
periudhë të re letrare. Kjo pjesë poetike, për shkak të ndjeshmërisë dhe
perfeksionit letrar, pasi u botua në “Nubahar”, u përkthye në shumë gjuhë
të tjera.
Gjatë këtyre viteve një burrë tjetër i talentuar dhe largpamës me emrin
Muhammad Zia Hashtrudi boton librin me titull Muntahebat Asar. Në
këtë libër ai boton pjesë nga përmbledhja poetike Keseje rang paride, të
cilat lanë mbresa, sepse i titulloi ato Zemrat e përgjakura, por dhe poezi
të tjera të Nimës. Ai përballet me kundërshtime dhe opozitë të fortë nga
rrethet letrare të kohës. Keseje rang paride dhe në njëfarë mënyre pjesa
letrare Ej shab, janë dokumente të akuzës që ngre Nima kundër shoqërisë
së asaj kohe, ku përshkruan befasueshëm historinë e dhimbshme të jetës
së vet. Nuk duhet harruar se gjatë kohës së botimit të Keseje rang paride
1920 (1299 hixhri shamsi) ndodhi edhe grushti i njohur i shtetit i 22
shkurtit (3 Esfandit) 1921.
Ndërthurja me problemet politiko-shoqërore gjatë kohës së grushtit të
shtetit e mbajti poetin e ndjeshëm nga Jushi disi të mënjanuar nga
problemet dhe jeta jo e kënaqshme e Teheranit. Pyjet e shumta dhe
vargmalet e thepisura i ndiznin gjakun për vendlindjen. Ajri i pastër bëri
punën e vet, ndërsa melodia e panjohur e freskisë së harpës dhe sazes
hapën shpirtin e tij. Kjo melodi e re ishte po ajo e Legjendës, të cilën e
kishte nisur qysh në vitin 1922 (1301 hixhri shamsi) Mirzade Eshkiu në
gazetën “Shekulli i njëzetë”, që ishte edhe gazeta më përparuar e më
demokratike e kohës. Kjo gazetë botoi në numra të njëpasnjëshëm të saj
nota të forta të kësaj melodie të bukur, por ende të panjohur për popullin.
Legjenda përpara se të botohej e kishte tejkaluar talentin e filtruar dhe
parapëlqimet e Nezam Vafiut, mësuesit të Nimës, kështu që këtij poeti të
ri i duhej të ndërhynte për përmirësime dhe korrigjime në të. Pra në këtë
kontekst poeti bëri një shërbim, që pa dyshim është i rrallë dhe i pashoq
dhe që pati një efekt të vlefshëm mbi poezinë e kësaj përmbledhjeje.
Vitin 1922 (1301 hixhri shamsi) duhet ta mbajmë mend mirë, sepse
pikërisht në këtë vit me botimin e Legjendës nga Nima, të një
përmbledhjeje të shkurtër tregimesh Na ishte njëherë nga Xhamalzade, të
romanit Teheran Mahuf nga Mortaza Mosfek Kazemi, si dhe të tablosë
letrare me titull Xhafarkhan az farang amade nga Hasan Mukadam,
shënohet fillimi i letërsisë moderne perse në gjini të ndryshme letrare.
92 Jahaki
Botimi i Legjendës shtoi replikat, kundërshtimet dhe agresivitetin e
letrarëve tradicionalë, por Nima, edhe sipas fjalëve të veta, nuk u dorëzua
përpara këtyre barrierave. Ai përkundrazi e vazhdoi rrugën e nisur me më
tepër vendosmëri. Puna e tij si edhe e kolegëve të vet nuk kishte të bënte
me shkatërrimin dhe eliminimin e letërsisë që ata përfaqësonin. Ai nuk
dëshironte në asnjë mënyre që të krijonte një armiqësi kaq të madhe qysh
në fillim dhe për këtë arsye po të vihet re me vëmendje, ai te Legjenda nuk
ka ndonjë devijim alarmant nga trajta dhe forma e përgjithshme poetike.
Nima ka respektuar me rreptësi vargun dhe rimën e tij. Por duke dashur
që vargu të mos kishte përsëritje, ai e ka shtyrë largësinë me një strofë
midis grupeve disavargëshe, duke u dhënë hapësirë strofave. Vetëm kaq
mjaftonte që kjo lloj poezie të konsiderohej e re dhe t’i sillte telashe poetit
nga Jushi duke ia shtuar dhimbjet dhe vetmitë, që në të vërtetë ishin edhe
dhimbjet dhe në të njëjtën kohë vetmitë e popullit.
Legjenda me këtë stil dhe përmbajtje ndryshonte nga poezia klasike,
e cila kishte pak lidhje me shoqërinë dhe problemet e saj, por po ashtu
edhe me llojin tjetër të poezisë të shoqëruar nga dhuna, përndjekjet,
kamxhiku dhe sloganet e periudhës kushtetuese. Vlen të theksohet se
Legjenda nga ana tjetër kishte lidhje të forta ndjenjash dhe idesh me
poezitë që përmbanin një qëllim dhe një ideal gjatë periudhës së zgjimit
kombëtar. Pra në këtë kontekst të përgjithshëm letraro-poetik dhe nga një
këndvështrim popullor poezia u paraqit denjësisht në popull. Duke u
bazuar edhe në hyrjen e shkurtër që vetë Nima e shkroi për këtë poezi,
veçoritë e saj mund t’i klasifikojmë si më poshtë:
1- Krijimi i një lloj poeme të re, që autori e vesh me një misticizëm
të brendshëm.
2- Një përmbledhje e gjatë dhe me rimë, ku problemi i rimës zgjidhet
me vendosjen e një strofe të lirë pas katër strofave.
3- Vëmendja e poetit te realiteti i detajuar dhe pikëpamja e tij
ndjesore dhe poetike për sendet.
4- Diferenca e këndvështrimit të poetit në krahasim me poetët e tjerë
bashkëkohës dhe paraardhës si dhe indiferentizmi i tij në lidhje me
imitimet dhe kopjimet.
5- Afërsia dhe reflektimi i tij me gjuhën popullore dhe letërsinë
shprehëse (dramatizmin).
6- Përdorimi i trajektores së lirë të imagjinatës.
7- Përshkrimi i peripecive dhe vuajtjeve të vetë poetit në mënyrë të
përsosur, por dhe të dashur për lexuesin duke i lidhur këto ngjarje
me fatin e popullit dhe të shoqërisë së asaj kohe.
Periudha moderne në letërsinë perse 93
Nima pas Legjendës
Legjenda ishte një përvojë e mirë si për poetin, ashtu edhe për poezinë
moderne perse, e cila patjetër duhej kaluar. Po askush tjetër më tepër se
Nima nuk ishte optimist se kjo lloj përvoje do të përfundonte me sukses.
Ai, me gjithë kundërshtimet dhe kritikat e kundërshtarëve, nuk u
demoralizua, por e vazhdoi këtë lloj poezie. Duhet theksuar këtu se për
pesëmbëdhjetë vjet më pas, edhe pse tereni për këtë lloj poezie të re ishte
sheshuar mirë, asnjë poezi plotësisht e lirë nuk u krijua. Poezia e parë
plotësisht e lirë është krijuar në vitin 1937 (1316 hixhri shamsi) dhe
titullohet Kaknus.
Gjatë kësaj kohe ditët e mira dhe të këqija nuk kishin më efekt mbi
Nimën, i cili tashmë ishte mbyllur në kafazin e jetës së vet. Më së fundi
me mbështetjen e Xhahangirit ai u martua dhe shkoi të banonte në qytetin
e Astarasë, që ishte edhe vendlindja e gruas së vet mësuese. Ai dha mësim
për pak kohë në shkollën “Hakim Nezami” të këtij qyteti. Përpara kësaj ai
kishte rreth një vit që shkonte e vinte në qytetin e Babelit.
Nima në vitin 1932 (1311 hixhri shamsi) kthehet në Teheran, ku
shumë shpejt bashkëpunon me revistën muzikore për botimin e poezive të
veta. Gjatë kësaj kohe ai shkruan disa artikuj në lidhje me poezinë dhe
artin në përgjithësi me titull Vlerat e ndjenjave, të cilat më vonë do të
botohen veçmas në një përmbledhje me po të njëjtin titull. Është e
rëndësishme të theksohet se Nima gjatë kësaj periudhe kreu edhe
eksperimente të tjera poetike të reja për kohën. Përmbledhja Familja e një
ushtari u shkrua në formën e kërkesës së ndjesës në lidhje me ndërtimin e
jashtëm strukturor poetik të Legjendës. Edhe në krijimin e
katërvargëshave ai ka treguar një mjeshtëri të lartë, megjithëse në stile të
tjera poetike, ku në veçanti rubairat dhe poemat kanë qenë më tepër
eksperimentale. Nga poemthat e tij morale dhe problematike, të
shoqëruara me satirë, që janë kujtimi i po asaj periudhe komplekse, mund
të përmendim Dhia e Mulla Hasanit, Zogu Manzavi, Gjeli dhe kaposhi i
detit, Xhaxhai Rexhep dhe Mirdamadi. Por gjithsesi poezia më e bukur e
tij gjatë gjithë kësaj periudhe mbetet Familja e një ushtari, e cila nga
pikëpamja realiste letraro-artistike si dhe madje nga tematika që trajton, u
afrohet mjaft problemeve të shoqërisë.
Të gjitha këto ishin si rezultat i përvojës dhe i punës së tij
eksperimentale me qëllim arritjen e formës dhe të trajtës moderne të
poezisë, që u shfaq disi te Legjenda. Kjo trajtë e re, siç e theksuam edhe
më lart, doli prerë në vitin 1937 (1316 hixhri shamsi) me krijimin e
poezisë Kaknus. Gjatë këtyre viteve Nima ishte njohur mirë me poezinë
franceze dhe sidomos me rrymën e romantizmit dhe të simbolizmit dhe në
këtë mënyrë ideja e tij në lidhje me poezinë moderne perse ishte më e
pjekur dhe pothuajse e gatshme. Nima këtë teori të re letrare fillimisht e
94 Jahaki
trajtoi te një varg artikujsh, të cilët u botuan te Vlerat e ndjenjave dhe
praktikisht e realizoi më vonë te poezia Kaknus.
Edhe më përpara e kemi theksuar se Teki Refati pak përpara Nimës
kishte arritur të krijonte një formë të re në poezinë perse, por asnjëherë atij
nuk iu dha rasti që këtë teori të krijuar ta paraqiste praktikisht. Ky ishte
edhe hapi i madh që hodhi Nima me durim dhe inteligjencë, në historinë
e letërsisë perse në vitin 1937 (1316 hixhri shamsi). Atëherë në qoftë se
do të shpreheshim se viti 1937 (1316 hixhri shamsi) është edhe viti i
zhvendosjes së plotë të letërsisë perse drejt modernizimit letrar nuk do të
bënim gabim. Kaknus është forma dhe teoria e re, e kërkuar plotësisht në
letërsinë perse, gjë që vërtetohet si nga stili letrar, duke përfshirë rimën,
strofën e lirë barazuese, ashtu edhe nga pikëpamja kuptimore e tematike,
të cilat ishin krejt të ndryshme në letërsinë klasike perse.
Kaknus është një poezi me vlera mësimdhënëse, që bazohet në ironinë
e jetës së vetë poetit. Krijimi i poezive ironike që këtej e tutje gjatë
periudhës Nimajane bëhet i zakonshëm. Vetë Nima dhe ndjekësit e tij
aftësohen shumë në këtë lloj poezie të re. Morge gam, Garab, Voi bar
man, Xhavabe zemestani dhe Morge amin janë tituj e poezive që Nima i
krijoi mbi bazën e metodikës së re, duke ruajtur karakterin e tyre ironik.
Pikëpamja dhe besimi i drejtë që kishte Nima në lidhje me letërsinë
moderne perse vërtetohet pikërisht me këta tituj poezish që përmendëm
më lart.
Kuptimi i metamorfozës nga këndvështrimi i Nimës
Metamorfoza në horizontin modern Nimajan ndahet në tri grupe:
1- Nga pikëpamja e tematikës Nima e konsideronte poezinë të gjallë
dhe plot jetë. Nga këndvështrimi i tij poetik është vetëm ai që është
produkt i kohës së vet, pra ai që është në gjendje të pasqyrojë vlerat
dhe virtytet që shfaqen gjatë kohës në poezinë e vet. Me fjalë të
tjera, poet është vetëm ai që është biri i kohës në të cilën jeton. Mbi
bazën e kësaj logjike Nima për poezinë e kohës së vet propozoi
tematika të reja shoqërore.
2- Nga pikëpamja e formës subjektive poezia duhet të jetë në
trajektoren e kërkimit të formave identike, të qarta dhe të dukshme
në lidhje me mendësinë poetike. Për këtë qëllim duhet që “shikoj”
të zëvendësohet me “dëgjoj”. Punë artistike është kur praqet një
tablo individuale identike dhe jo një tablo irreale dhe të detyruar.
Kuptohet lehtë se është e domosdoshme që kur futet përvoja në
lëmin e poezisë, duhen shmangur format standarde, pjesët e
përsëritura dhe marrëveshjet që mund të ekzistojnë.
Periudha moderne në letërsinë perse 95
3- Përveç metamorfozës së përmbajtjes dhe këndvështrimit poetik
duhet që edhe në formën dhe stilin e punës të ketë përputhje me
evolucionin kuptimor dhe mendor poetik. Metamorfoza mbi peshën
e vargut si dhe çlirimi nga barazimi dhe njëtrajtësia e tij, në mënyrë
të shkujdesur kanë nevojë për rimë në shtresa të ndryshme të
poezisë. Një dukuri e tillë ndodh për arsye se rima dhe struktura e
vargut, të cilat përpiqen të ndjekin hap pas hapi ndjenjat dhe
emocionet poetike, kanë nevojë patjetër për një evolucion të tillë
poetik. Nima rimën dhe strukturën e vargut e konsideron të
domosdoshme për poezinë, por megjithatë është i mendimit se
forma subjektive e poezisë duhet të krijojë pamjen e jashtme të saj
dhe jo fotografinë e saj. Për të muzikaliteti, pesha dhe rima e vargut
përbëjnë ngjyrat e përmbajtjes poetike. Sipas Nimës poezia pa
strukturë vargu (rimë, muzikalitet dhe peshë vargu) është si njeriu
pa eshtra. Rima në fakt ndihmon fjalinë dhe si e tillë është pjesë e
vargut, ndërsa nga ana tjetër fjalia është në shërbim të përmbajtjes
së poezisë. Çdo fjali e re ka rimën e saj dhe çdo lloj rime ka vendin
e saj të posaçëm, por e gjithë kjo filozofi letrare nuk ka lidhje me
largësi të barabarta dhe të përcaktuara.
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Ahmed Tamimdari, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Ahmed TAMIMDARI
LETËRSIA DIDAKTIKE DHE LETËRSIA SKENIKE
NË IRAN
Veprat e letërsisë didaktike vënë në shërbim të lexuesit njohuritë e
autorit. Kjo letërsi përbëhet nga shumë fusha që kanë një problematikë
të gjerë. Kjo letërsi përfshin veprat fetare, edukative dhe filozofike, të
shprehura në gjuhën letrare. Vepra si Elfije e Ibni Malikut, që shërben
për mësimin e gjuhës arabe, si dhe vepra gjuhësore En Nesab e
Ferahaniut, edhe pse janë vepra didaktike të shkruara me rimë dhe
metrikë, nuk mund t'i konsiderojmë si vepra letrare didaktike, sepse nuk
janë shkruar me gjuhë letrare. Shkaku i mosklasifikimit të këtyre
veprave si vepra letrare është mungesa në to e fantazisë dhe e
emocioneve. Letërsia didaktike persiane në përgjithësi përmban tri
koncepte. Njëra pjesë e kësaj letërsie i përket tematikës së moralit, e
dyta është me tematikë fetare dhe e treta përfshin letërsinë filozofike si
dhe urtësinë. Letërsia didaktike në Iran u pasurua me depërtimin e
mistikës; hasen shumë pak vepra mistike që nuk kanë tematikë
didaktike.
Në periudhat e mëhershme në Iran, kësaj letërsie i kanë thënë edhe
V'az, Zuhd, Hikmet dhe Tahkik. Letërsia didaktike në Iran pati shtrirje
të madhe me shfaqjen e misticizmit, ku mund të themi se kemi shumë
pak poema mistike që nuk përmbajnë edhe koncepte didaktike.
Në shek. XI (V hixhri), poeti i njohur Naser Hosro krijonte poema
të gjata mistike, të shoqëruara më këshilla dhe udhëzime për lexuesin,
Letërsia didaktike dhe letërsia skenike në Iran 97
të cilat në vetvete gjithashtu përmbanin tematikë filozofike dhe fetare.
Ai në krijimtarinë e vet jo vetëm që shfrytëzonte konceptet e letërsisë
didaktike, por gjithashtu trajtonte edhe çështje që i përkisnin kritikës.
Në veprat Rushenaji name dhe Seadet name ka paraqitur parimet e
besimit të sektit ismailit.
Në shek. XII (VI hixhri) këtë traditë e vazhdoi poeti tjetër iranian,
Senaiu, por ky bëri reforma të mëdha në këtë gjini të letërsisë. Senaiu
arriti të gërshetojë konceptet mistike me konceptet didaktike dhe kështu
krijoi një rrymë të re në këtë gjini të letërsisë me poemat Sejrul Ibad
Ilel Mead, Tarikul Tahkik dhe Hadikatul Haikak..
Pa dyshim që letërsia didaktike kulmin e saj e arriti në shekullin
XIII (VII hixhri) me Saadiun dhe me Mevlanën. Saadi Shirazi si në
prozë ashtu edhe në poezi ka arritur që letërsinë ta ngrejë më lart
artistikisht. Bostani i tij ka tematikë didaktike. Saadiu, çështjet morale
dhe shoqërore të kohës së vet i shikonte me sy kritik dhe shkencor dhe
njëkohësisht përpiqej që njerëzit t'i edukonte me anë të këshillave dhe
të udhëzimeve. Madje në veprën e tij Gjylistani, një kreu i ka vënë
emrin “Arsimimi”.
Edhe krijimtaria poetike e Mevlanës përmban tematikë didaktike.
Rezultatin e letërsisë didaktike-mistike, të filluar nga Senaiu, duhet ta
kërkojmë në librin Masnavi Ma’navi të Mevlana Rumiut. Pa mëdyshje
mund të themi se Masnavia e Rumiut është një libër për mësimin e
misticizmit. Një ndër karakteristikat e Masnavisë është përdorimi i
ajeteve, i haditheve, i ngjarjeve të ndryshme të Kuranit dhe i ngjarjeve
didaktike.
Rëndësia e Mevlana Rumiut në letërsinë didaktike është shumë e
madhe. Rezultatin e lëvizjes së Senaiut në letërsinë mistike-didaktike
mund ta hasim në Masnevinë e Rumiut. Mund të themi se Masnevia e
tij është një kurs për mësimin e mistikës. Në të janë shfrytëzuar ajete,
tregime Kur’anore, hadithe dhe shumë tregime të tjera nga historia
islame. Mevlana përveç masnevisë edhe në veprat e tjera ka shfrytëzuar
konceptet e didaktikës.
Në shek. XIV (VIII hixhri), Shejh Mahmud Shebestari në poemën
e tij Golsheni Raz ka shprehur idetë e tij mistike në formën e didaktikës.
Kjo vepër është ndër kryeveprat e letërsisë didaktike në Iran. Edhe Ibni
Jemin Ferjimedin, që i përket po këtij shekulli, arriti të krijojë poezi me
tematikë didaktike. Poetët e tjerë që krijuan në këtë lloj letërsie janë
Avhadi Meragei me Masnevin Xhame Xhem, Emir Hosro Dehlevi në
Metlea El Anvar, Haxhevi Kermani në Rouze El Anvar dhe Kemal
Name, ndërsa në shek. XV (IX hixhri) Xhamiu krijoi Masnevitë e tij
Tuhfetul Ahrar, Suhetul Abrar dhe Silsiletul Edh Dhuhub, të cilat janë
edhe një imitim nga Mahzenul Asrar të Nizamiut.
98 Tamimdari
Në periudhën e stilit indian, kur poetët ishin nën ndikimin e Saadiut
dhe të Rumiut, edhe letërsia didaktike pati një shtrirje shumë të madhe.
Ndër veprat e kësaj gjinie mund të përmendim: Menbeul Enhar të
autorit Melek Komi, Nazu Nijaz të Molana Kazai Hereviut, Mazharul
Asar të Emir Abdullah Muhamed Hashim Shah Kermaniut, Bostani
Hajal të Abdi Begut, etj.
Letërsia didaktike pas periudhës së kthimit, saktësisht në periudhën
e sistemit konstitucional fitoi koncepte të reja .Poetët në këtë periudhë,
duke shprehur qëndrimet e tyre politike dhe ideologjike, iu kundërvunë
dhunës dhe shtypjes së sundimtarëve. Këta poetë duke shfrytëzuar
letërsinë didaktike, zgjodhën tema të ndryshme për ta zgjuar popullin
me qëllim që të rebelohej kundër shtypjes. Ndër këta poetë mund të
përmendim Al’lame Deh Hoda, Melikush Shuara Behar, Edibul
Memalik Ferahani, Frhi Jezdi dhe Sejjid Eshrefuddin Husejni. Duhet
theksuar se temat e këshillave dhe të udhëzimeve më tepër janë huazuar
nga Kurani famëlartë. Letërsinë didaktike mund ta hasim edhe në
krijimtarinë e iranianëve të para islamit.
2. Letërsia skenike
Në letërsinë tonë tradicionale, letërsia skenike nuk ka qenë e njohur
me këtë shprehje. Për përcaktimin e saj (sjelljes skenike) kanë thënë se
është një tregim i shoqëruar me sjellje dhe me lëvizje që paraqiten në
skenë dhe kjo lloj poezie ose letërsie skenike është në formën e
paraqitjes teatrore (teatrit), ku përfshihen tri lloje: komedia, tragjedia
dhe drama. Kjo lloj letërsie nuk është e përhapur në letërsinë perse, por
nuk mund të thuhet se në Iran nuk ka pasur asnjë lloj paraqitje skenike.
Pra, nëse në Iran teatri nuk ka pasur atë zhvillim si teatri europian, lojëra
të ngjashme me teatrin, skenarë dhe elemente të tjera të këtij arti kanë
ekzistuar.
Ndoshta njëri prej shkaqeve të mospërhapjes së teatrit në Iran ka
qenë mosnjohja prej iranianëve e teatrit grek. Që në fillim kur u përhap
përkthimi dhe veprat e autorëve të mëdhenj u përkthyen nga gjuha
asiriane në gjuhën arabe, Abu Besher Meta përktheu në arabisht “Artin
e poezisë së Aristotelit”. Por, përkthyesit e parë, për shkak të
mosnjohjes së shprehjeve teatrore, zakonisht ato i kanë përkthyer
gabim. “Shebih Khani” është forma e vetme letrare në Iran që kishte një
përputhje midis vlerave të saj estetike dhe formës artistike me
pikëpamjet shoqërore dhe filozofike dhe ishte ndër ato arte që
adhurohej nga të gjithë. Ky art burimin e ka te martirizimi i shokëve të
Imam Husejnit a.s. në vitin 681 (61 h.k) Siç duket, ceremonia
“shebihkhani” ka filluar të paraqitet që nga koha e Muezuddouleh
Dejlemi-ut në shekullin X (IV hixhri), e cila u fali legjitimitet zisë për
Letërsia didaktike dhe letërsia skenike në Iran 99
dëshmorët e Qerbelasë. Burimet kryesore të “shebihkhani” ishin eposet
fetare dhe historike, kurse më vonë në kohën e Tejmuridëve, kur tregimi
për Ehli Bejtin fitoi formën e duhur, lindi edhe një burim tjetër i
rëndësishëm. Eposet si “Khaveran Nameh” të Ibni Hesamit e shkruar
më 1427 (830 h.k) ku temë kryesore janë udhëtimet dhe luftërat e hz.
Aliut a.s. dhe “Hamle’ye Hajdari” e Muhammed Refii Khan Bazel,
ishin në qendër të vëmendjes së “shebihkhanëve”. Për ngjarjen e
Qerbelasë kanë kënduar dhe shkruar edhe poetë dhe shkrimtarë të
mëdhenj. Midis tyre mund të përmendim emra si Muhtesham Kashani,
Vesal Shirazi dhe Katebi Tershizi.
Maktelnevisanët ishin ata që kishin informacione dhe shkathtësi
për organizimin e ceremonive të zisë dhe shkrimin e “ta’zijeve” në
lidhje me ngjarjen e Qerbelasë. Maktelnevisanë(t), siç duket, kanë qenë
edhe Ta’ziegërdanët dhe kjo traditë është ruajtur deri në periudhën e
Kaxharidëve.
Çështja e ta’zies për dëshmorët e Qerbelasë është sheshi i Evlijave
dhe Eshkijave. Në pamje të jashtme duket se Eshikjatë janë fitues, por
shikuesi e di që fitues të kësaj lufte janë Evlijatë. Reflektimi i pafajësisë,
i shtypjes dhe i dhunës së ushtruar ndaj Evlijave, është në qendër të
vëmendjes së ta’zies. Ndër përmbledhjet më të njohura me ta’zie janë
përmbledhje si Khuçeku me 33 ta’zie, Poli me 37 ta’zie, Lejtan me 15
ta’zie dhe përmbledhja Cheroli me 1055 ta’zie.
“Shebihkhani” si një formë e njohur në letërsinë skenike u përhap
në kohën e Safavidëve me mbështetjen e pushtetit shiit safavit dhe me
figurat si Molla Husejn Vaez Kashefi, që paraqiti ngjarjet e Qerbelasë
në librin “Rauzetu shuheda”. Ai ka luajtuar rol të rëndësishëm në
përhapjen e këtij lloj teatri. Por hyrja e teatrit, me kuptimin e vërtetë në
Iran, ka ndodhur në kohën e Naserudin Shah Kaxhar-it. Ndoshta ndarja
klasore e shoqërisë dhe sundimi i një tradite të veçantë midis njerëzve
ishte ndër shkaqet kryesore që në mesin e periudhës Kararide në Iran të
përhapet teatri. Në periudhën Kaxharide, kur ishte dobësuar fuqia e
sundimit dhe në organet shtetërore shihej një dobësi e madhe, u krijuan
kushtet për kritika dhe reagime dhe në këtë kohë u përhap teatri kritiko-
shoqëror.
Abdurrahim Ebu Taleb Nexhar Tabrizi, i njohur si Talebof, në
librin e tij me titull Safine’ye Talebi dhe me stil si të Zhan Zhak Rusoit
në librin “Emil”, ka sjellë disa dialogë midis anëtarëve të familjes, të
cilët vetvetiu e ndihmuan teatrin. Ky libër u shkrua në vitin 1890 (1307
h.k) kurse u botua në vitin 1894 (1311 h.k) Gjuha e tij e thjeshtë u bë
shembull edhe për të tjerët. Vëllimi i dytë i këtij libri flet për çështje
politike, kurse në vëllimin e tretë ai flet për bazat dhe ligjet e
konstitucionalizmit.
100 Tamimdari
Mirza Aghakhan Kermani duke shkruar Se mektub, që në fakt janë
tregime teatrore, ofroi një ndihmë shumë të madhe në fushën e shkrimit
të skenarëve teatrorë. Ndonëse kjo vepër nuk ishte plotësisht teatrore,
në të janë përdorur dialogë të shumtë. Publikimi i këtyre veprave të
para, kontakti i popullit me amfiteatrin dhe realizimi i pjesëve teatrore,
luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shkrimit të teksteve për
teatrin.
Në fund të shekullit XIX (fillim i shekullit XIV hixhri), në gazetën
“Asr” bie në sy forma e re e quajtur “Mukaleme nevisi”, e cila zakonisht
shkruhej në forme pyetje – përgjigje dhe ishte e ngjashme edhe me
dialogët e skenarit teatorl. Themelues i këtij stili ishte Mirza Melekum
Khan në gazetën “Ghanun” dhe Muhammed Teghi Behar në vëllimin e
tretë të “njohjes së stileve” këtë e quan me emrin “Mektebe melekum”.
Ky stil nuk kufizohej vetëm me pyetje – përgjigje, por në disa raste ai
fliste edhe me skenën dhe personazhet. Në fakt aty shiheshin elementet
fillestare të teatrit, si p.sh. plani, personazhet dhe konflikti për ngjarjen.
Veçori e këtyre dialogëve ishte pasiviteti i personazheve. Mirza
Melekum Khan në disa raste jepte edhe udhëzimet e nevojshëm në
skenë, si p.sh kur duhej të heshtin, si duhej të ecnin, dhe shumë gjëra të
tjera të ngjashme.
Nuk është e çuditshme që shumica e autorëve të skenarëve teatrorë,
pikërisht nëpërmjet këtyre dialogëve të thjeshtë, kanë arritur deri te këta
skenarë. Por, personi i parë që ka imituar shkrimin e teksteve teatrore
europiane në Iran, ka qenë Mirza Fet’hali Akhundzade. Skenarët e tij
teatrorë zakonisht u ngjanin skenarëve teatrorë rusë dhe nga ky autor
kanë mbetur gjashtë skenarë me emrin “temsilat”. Në këto skenarë
shihen shenja të komedisë. Akhundzade, përveç shkrimit të skenarëve
për teatër, bëri edhe kritikë për këta skenarë. Ai luajti një rol shumë të
rëndësishëm në prezantimin e këtij arti.
Mirza Agha Tabrizi është ndër ata autorë të skenarëve teatrorë, që
kanë hyrë në botën e letërsisë teatrore nëpërmjet veprave të z.
Akhundzade, duke shkruar skenarët si “E kaluara e Eshref Khanit,
sunduesit të Arabisë”, “E kaluara e Shahkoli Mirza në Kermanshah”,
“Mënyra e sundimit të Zaman Khanit” dhe “Tregimi mbi dashurinë e
Agha Hashem Khalkhali”. Deri në vitin 1955 këto vepra njiheshin si
vepra të Mirza Mukelem’it, madje këtë gabim e bëri edhe Eduard
Braun.
Që nga viti 1893 (1310 h.k) në gjuhën perse u përkthyen veprat e
njohura teatrore europiane, si “Kopshti i vishnjave” e Çehovit, “Zogu i
kaltër” e Meterlingut, “Ushtari prej çokollate” e Bernad Shout, “Duart
e ndotura” e Sartrit, “Rinoceronti” e E. Ioneskut, “Armiqtë” e M. Gorkit
etj.
Letërsia didaktike dhe letërsia skenike në Iran 101
Disa u përpoqën që tregimet e vjetra t’i vënë në skenën e teatrit.
P.sh. Ali Asghar Germsiri shkroi (Elaheye mesr) Perëndesha e Egjiptit
sipas tregimit Jusufi dhe Zulejhaja. Kurse Husejnali Molah shkroi
“Pirchengi-un”, duke e përshtatur nga Masnavia e Mevlanës.
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
Behzad Muhamedi, studiues.
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
Behzad MUHAMEDI
“SHABE JALDA” OSE FESTIVALI DIMËROR
Që në kohët e lashta populli
i Iranit dhe popujt e disa vendeve
të tjera zhvillojnë ceremoninë e
fillimit të stinës së dimrit, por
emërtimi i kësaj ceremonie
ndryshon sipas vendeve dhe
popujve. Në Iran dhe në vendet
përreth, që kanë të njëjtën
kulturë dhe traditë, e fillojnë
ceremoninë prej natës që i prin
fillimit të stinës së dimrit dhe atë
e quajnë “Shabe cheleh” (nata e
të dyzetave) ose “Shabe Jalda”,
që përkon me natën që i prin
solsticit dimëror. Vëmendja dhe
numërimi i saktë e i përpiktë i
iranianëve ka bërë të mundur që
kjo natë të përkojë gjithmonë me
natën e fundit të muajit iranian
Azar dhe ditën e parë të muajit
Dej sipas kalendarit diellor iranian. Në ditët e sotme në mënyrë të
pavetëdijshme shumë njerëz besojnë se festivali Jalda duhet kremtuar për
të larguar ligësinë dhe të keqen që mbart nata më e gjatë e viti, por kjo
është krejt e gabuar, pasi në besimin e lashtë të popullit iranian nuk
ekzistonte asnjë ditë apo natë e keqe ose që sillte ligësi e fatkeqësi.
“Shabe jalda” ose Festivali dimëror 103
Festivali i “Shabe Jalda” ose “Shabe cheleh” në të vërtetë është pjesë e një
vargu ceremonish dhe festimesh që lidhen me natyrën dhe ndryshimet e
stinëve.
Dielli në fund të stinës së vjeshtës lind në pikën më të ulët të
mundshme të horizontit juglindor dhe si pasojë kemi ditën më të shkurtër
dhe natën më të gjatë të vitit. Por pas fillimit të stinës së dimrit ose solsticit
dimëror, dielli nis të lindë afër hemisferës veriore dhe si rezultat dita fillon
të ritet dhe nata fillon të zvogëlohet. Me fjalë të tjera në 6 muajt para
dimrit, nga fillimi i stinës së verës e deri në ditët e fundit të stinës së
vjeshtës, dielli fillon të lindë çdo ditë e më poshtë duke arritur pikën e tij
më të ulët në fillimin e dimrit, kur lind pranë hemisferës jugore me largësi
23/5 gradë. Fillimi i rikthimit të lindjes së diellit drejt hemisferës veriore
dhe zgjatja e ditës dhe dritës, në besimet e hershme të popullit iranian
cilësohej si periudha e rilindjes së dytë të diellit dhe për nder të saj
zhvillohen ceremoni dhe festime të ndryshme.
Në të shkuarën në Iran kishte mjaft besëtytni dhe një prej tyre, që
qarkullon edhe në ditët e sotme, është që gjatë gjithë natës së “Shabe
Jalda” duhet ndenjur zgjuar duke pritur lindjen e diellit në ditën e re. Për
kremtimin e kësaj feste duhet që në shtëpi të jenë mbledhur të moshuarit,
më të vjetrit e familjes, që simbolizojnë vjetërsinë e diellit në fund të
vjeshtës si dhe në tryezat tyre të mos mungojnë tre artikuj kryesorë për të
qëndruar zgjuar gjatë natës: shega, shalqini dhe senxhedi 1 . Disa prej
1 Një lloj ulliri i egër në ngjyrë të kuqe si të diellit, lat. Elaeagnus angustifolia. (shën. i
përkthyesit)
104 Muhamedi
besimeve gjithashtu i kanë dhënë një kuptim fetar “Shabe cheleh”. Në
besimin e Mitraizmit 2 , dita e parë e fillimit të stinës së dimrit ishte
pagëzuar me emrin “Khoreh” (Khoreh – Khorshid – diell “dita e diellit”),
dita e lindjes së “Mehr” (Zotit - Perëndisë) dhe cilësohej si dita e parë e
vitit të ri. Në ditët e sotme ky besim është trashëguar në kalendarin
gregorian, që është vazhdimësi e sistemit kalendarik të besimit “Mitraik”
dhe përdoret pothuajse në të gjithë botën. Në të vërtetë rreth katër shekuj
pas lindjes së Hazreti Isait (a.s.) (Jezu Krishtit) një prej ditëve të afërta me
solsticin dimëror është regjistruar si lindja e Krishtit dhe të dyja këto festa,
Krishtlindjet dhe Viti i Ri, festohen nga të gjitha vendet që e përdorin këtë
kalendar, njësoj si në kremtimet e modelit kalendarik të Sistanit. Sipas
dijetarit të madh Ebu Rejhan Biruni3 kalendari i lashtë i Sistanit fillonte
me ditën e parë të dimrit që vinte me solsticin e dimrit dhe interesant është
fakti që muaji i parë i këtij kalendari quhej “Krist” (Krisht). Edhe vendosja
e datës së Krishtlindjeve është bërë shumë kohë më vonë dhe ashtu sikurse
e ka theksuar dijetari Ebu Rejhan Biruni në librin “Asar-ol Bakijeh”, me
lindje nënkuptonin lindjen e Perëndisë ose të diellit. Edhe emërtimi i
muajit të parë të dimrit me emrin “Dej” (që do të thotë në pers.دادار/خداوند
= Zot/Perëndi) e ka burimin gjithashtu tek besimi i Mitraizmit.
Dita e parë e dimrit kremtohet edhe nga pasuesit e Mazdakut4, heroit
dhe reformatorit iranian. Ata këtë ditë e quajnë Khoram Ruz (dita e
gëzuar) dhe kryejnë rituale të veçanta. Megjithëse festimi dhe kremtimi i
“Shabe Jalda” ose “Shabe cheleh” në mesin e besimtarëve zoroastrianë
nuk është diçka e pëlqyeshme, sërish ata e festojnë dhe i bashkohen gjithë
popullatës në festivalin e përvitshëm që zhvillohet në Iran.
Në ditët e sotme iranianët bashkohen familjarisht në shtëpi rreth
tryezës dhe presin me padurim lindjen e diellit në ditën e parë të dimrit.
Në kohët e lashta kishte ndërtesa të ndryshme që kishin si funksion
njoftimin e lindjes së diellit sipas stinëve. Më e rëndësishmja prej tyre
është “Çartaki Nijasar Kashan” (katërharkorja e Nijasarit të Kashanit),
2 Adhurimi i Perëndisë “Mehr” “Mitraizmi” (në pers. ِمهرپرستی یا آیین مهر) i bazuar në
adhurimin e Perëndisë “Mitra” ishte në të vërtetë Zoti i drejtësisë, mirësisë, unitetit dhe
luftës për banorët e Iranit të lashtë. Ky besim i ka paraprirë besimit të mëvonshëm të
iranianëve dhe të popullsisë së rajonit Zoroastrizmit (që lindi diku rreth shek. VI p.e.r.
dhe vijoi të ishte i përhapur në masë deri në shek. X). Pasues të besimit zoroastrian kemi
edhe në ditët e sotme, por në numër shumë të kufizuar. (shën. i përkthyesit) 3 Abū Rayḥān Muḥammad ibn Aḥmad Al-Bīrūnī (ابوریحان بیرونی) (1048–973), i njohur
në arabisht si Al-Biruni (البیروني), ishte një dijetar iranian dhe matematikann nga Horezmi
- një rajon që në ditët e sotme gjendet në pjesën perëndimore të Uzbekistanit dhe në veri
të Turkmenistanit. (shën. i përkthyesit) 4 Mazdak (مزدك) i biri i Bamdatit, ishte një reformator politik dhe social, klerik zoroastrian
i rangut të lartë që shumë e konsiderojnë edhe si profet. Për vdekjen e tij janë dhënë dy
data viti 524 ose 528. Mori famë të madhe gjatë sundimit të perandorit Kavad I (449–531)
i cili erdhi në krye të Dinastisë Sasanide në vitin 488. (shën. i përkthyesit)
“Shabe jalda” ose Festivali dimëror 105
ndërtesa e vetme këtij lloji që i ka qëndruar kohës dhe nuk është prishur5.
Sipas studimeve të kryera nga hulumtuesit e fushës kjo ndërtesë është
ngritur në mënyrë të atillë që të tregojë lindjen e diellit nga çdo hark sipas
stinëve. Rrezet e diellit duken bukur dhe qartë në ditën e parë të solsticit
dimëror ose të vitit të ri të “Mitraizmit”. Të njëjtën veçori e ka edhe
“katërharkorja” tjetër e quajtur “Baze Hur” në rrugën që të çon për në
Nishapur, por për arsye të meremetimeve dhe ndërtimit të një muri të lartë,
rrezet e diellit nuk duken bukur dhe qartë ashtu sikurse mund të shihen në
“Çartaki Nijasar” të Kashanit. Në qytetin e Nijasarit pranë Kashanit
zhvillohet çdo vit ceremonia festive e pritjes së lindjes së diellit, ku përveç
banorëve vendas ka edhe shumë turistë dhe studiues astrologë, që marrin
pjesë në këtë ngjarje të madhe të natyrës.
Hafizi në “Shabe Jalda”
Një prej traditave që iranianët e kanë shumë për zemër ta kryejnë në
natën më të gjatë të vitit, është edhe leximi i së ardhmes prej librit të
Hafizit. Çdo familje iraniane në bibliotekën e saj e ka një vëllim poetik të
Hafiz Shirazit, që më së shumti e përdorin edhe për të hedhur fall dhe për
të mësuar të ardhmen e tyre. Kjo traditë është një prej riteve të veçanta të
“Shabe Jalda”. Në këtë natë më i moshuari i familjes ose i fisit merr në
5 Çartaki Nijasar Kashan konsiderohet edhe si tempulli i besimtarëve zoroastrianë, ku
ndizej zjarri. Ky tempull përbëhej nga katër harqe dhe një kupolë; sipas besimtarëve dhe
studiuesve harqet ishin ndërtuar në mënyrë të saktë në mënyrë çdonjëri prej tyre të
tregonte solsticin gjatë lindjes së diellit në ditën e parë. (shën. i përkthyesit)
106 Muhamedi
dorë librin e Hafizit dhe, duke lexuar një shprehje për një anëtar të
familjes, e hap atë dhe lexon pjesë nga ajo çka shkruhet në faqen
përkatëse. Në ditët e sotme kur teknologjia ka përparuar “Falli i Hafizit”
është edhe një program kompjuterik dhe përdoret lehtë prej celularëve. Në
këtë mënyrë çdonjëri prej anëtarëve të familjes mund ta shohë në
kompjuter të lidhur me internetin ose në telefonat celularë atë çka i
rezervon fati sipas besimit të tyre tek Hafizi.
Historiku i festës
“Shabe Jalda” dhe festimet që zhvillohen në këtë natë janë një traditë
e hershme dhe e lashtë, pasi besimtarët e “Mitraizmit” e kremtonin këtë
natë mijëra vjet më parë. Ata besonin se pasi mbaron nata Jalda, vjen dita
e “Lindjes së diellit” ose më vonë dita e “Lindjes së Mitras”. Kjo festë
përkon me muajin pers “Dej” që cilësohej si një prej emrave të “Krijuesit”
para ardhjes së besimit zoroastrian dhe, pasi popullsia e atjeshme përqafoi
zoroastrizmin, “Dej” nënkuptonte “Krijuesin e dritës” (Lindja e dritës).
Drita, dita dhe ndriçimi ishin shenja të Krijuesit të Mëshirshëm,
ndërkohë që nata, errësira dhe të ftohtët ishin sinonim i së keqes
“Ahriman” (shpirti i së keqes dhe i shkatërrimit). Në kohët e lashta me
ndryshimin e shpeshtë të ditës dhe natës ishte krijuar besimi në popull se
nata dhe dita ose errësira dhe drita janë në një luftë të përhershme. Ditët e
gjata ata i konsideronin si ngadhënjimin e ditës dhe dritës ndaj natës dhe
errësirës, ndërkohë që ditët e shkurtra i cilësonin si ngadhënjim i natës dhe
i errësirës.
Jalda është marrë nga gjuha Asiriane dhe do të thotë “lindje”. Iranianët
e lashtë këtë natë e cilësonin si nata e lindjes së “Mehr” (Zotit - Perëndisë)
dhe për këtë arsye e festonin duke u mbledhur pranë njëri-tjetrit dhe duke
ndezur zjarr e duke kërcyer rreth tij. Më pas shtronin mbulesën e sofrës,
ku kishte lloj-lloj ushqimesh, por jo pije. Në të mund të kishte hallvë,
mish, bukë, ëmbëlsira të shoqëruara me erëza të ndryshme dhe sipas
besimit të iranianëve të lashtë këto lloje sofrash shtroheshin për të
falënderuar “Zotin”. Populli gjithashtu besonte se në natën e “Shabe
Jalda”, Karuni (njeriu i pasur legjendar), në veshjen e modës së vjetër si
druvarët, do të vinte në shtëpi dhe do t’u jepte njerëzve dru zjarri, të cilat
në mëngjesin pas “Shabe Jalda” do të ktheheshin në shufra ari. Për këtë
arsye të gjithë prisnin të gëzuar duke festuar e kënduar, me shpresë që do
të vinte druvari, i cili do t’u jepte dru e që do të shndërroheshin në ar.
Festa e “Shabe Jalda” në Iranin e sotëm
Edhe në ditët e sotme “Shabe Jalda” festohet në Iran. Këtë natë familja
e madhe dhe në disa raste fisi mblidhen në një vend e ulen pranë njeri-
“Shabe jalda” ose Festivali dimëror 107
tjetrit. Sipas traditës së lashtë iranianët shtrojnë në sofër për të shijuar fruta
të thata të veçanta për këtë natë, shalqi, shegë, ëmbëlsira dhe fruta të
ndryshme që simbolizojnë bollëkun, bereqetin, shëndetin e pastër dhe
harenë e gëzimin. Është traditë gjithashtu që në këtë natë të hidhet falli i
Hafizit nga vëllimi poetik i tij për të parë të ardhmen. Të pranishmit
zgjedhin arra dhe, pasi i thyejnë, mësojnë për të ardhmen e tyre në varësi
të asaj çka ka brenda kokrra e arrës. Nëse ajo është e plotë dhe e pastër,
ka një vit të mbarë e me bollëk e nëse del fyl ose është e kalbur, sipas
besimit të tyre nuk do të kenë një vit të mbarë.
Përktheu: Elton LILA
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
IRANI NË KËNDVËSHTRIMIN POETIK TË POETES
RUSE LUDMILA JEVGENJEVNA AVDEJEVA
Ludmilla Avdejeva është
bashkëshortja e atasheut të
fundit kulturor të ish-BRSS
Genadi Avdejev në Iran.
Poetja Ruse Ludmila
Jevgenjevna Avdejeva ka kryer
studimet në Fakultetin e
Gjuhës dhe Letërsisë të
Universitetit Shtetëror të
Moskës dhe është anëtare e
Lidhjes së Shkrimtarëve të
Rusisë, anëtare e Federatës
Ndërkombëtare të Gazetarëve,
anëtare e Bashkimit të
Veteranëve të Afganistanit,
anëtare e redaksisë së revistës
“Priokskie zori”, autore e mbi
30 librave (prozë, poezi, gazel,
tregime dhe letërsi për fëmijë);
shumë prej vëllimeve poetike të saj janë botuar edhe në gjuhë të huaja.
Ajo gjithashtu është një prej autorëve që kanë shkruar dhe ndihmuar në
përpilimin e vëllimeve për “Lindjen e Afërt dhe Lindjen e Mesme” (1986),
“Revolucioni Islamik” (1979), “Afganistani sot”, “25 vjet Revolucioni
Islamik” (2005) dhe “Trashëgimia kulturore” (botim i ambasadës së
Republikës së Taxhikistanit, 2008). Ludmila Avdejeva është bashkautore
Irani në këndvështrimin poetik të poetes ruse Ludmila Jevgenjevna Avdejeva 109
e shumë prej veprave studimore të përgatitura nga Instituti i Studimeve
Orientale i Akademisë së Shkencave të Rusisë, ku së fundmi ka shkruar
për kulturën dhe artin iranian. Ajo është gjithashtu autore e dhjetëra
artikujve për artin dhe kulturën iraniane pas Revolucionit Islamik të
botuara në revistat “Teatri”, “Arti kinematografik”, “Shkenca dhe feja”,
“Gruaja në BRSS”, “Jeta dhe kultura”, “Letërsia për fëmijë” etj.
Ludmila Jevgenjevna Avdejeva ka botuar vëllimin poetik “Përmbajtja
e zemrës”, në të cilin ka sjellë rreth 100 poezi të reja për Iranin dhe
popullin iranian. Bukuria e paraqitjes së Iranit të sotëm dhe Revolucionit
Islamik në këtë vëllim bënë që Përfaqësia Kulturore e Republikës Islamike
të Iranit në Moskë të mundësojë botimin e kësaj vepre në vitin 2009.
Autorja ka qenë dëshmitare okulare e ngjarjeve më të rëndësishme që kanë
shoqëruar Iranin modern në 40 vitet e fundit që prej Revolucionit Islamik
e deri në luftën e imponuar Iran–Irak. Në atë periudhë ajo ka qenë në
Teheran dhe ndjenjat e saj i ka shprehur në poezitë e titulluara “Shpirtin
ia dhurova Iranit”, “Kopshtet pranverorë të Iranit”, Bilbilat i këndojnë
sërish dashurisë” dhe “Rruga drejt lirisë”.
Vëllimi poetik “Përmbajtja e zemrës”, ashtu sikurse e ka cilësuar në
parathënie atasheu kulturor i asaj kohe i Republikës Islamike të Iranit në
Moskë Dr. Ibrahimi, janë në të vërtetë “një kolazh poetik dhe dashurie pa
kufi për Iranin, që i buron nga zemra zonjës së nderuar poete ruse. Autorja
i ka kushtuar një pjesë të poezive të saj arkitektit të Revolucionit Islamik
Imam Khomeinit dhe trashëgimisë poetike të tij. Ajo gjithashtu ka
përkthyer disa prej poezive të Imam Khomeinit, duke dëshmuar respektin
dhe vlerësimin e madh për Imam Khomeinin dhe Revolucionin Islamik.
Ludmila Avdejeva ka marrë çmime të shumta letrare brenda dhe jashtë
vendit, ndër të cilat po përmendim këtu “Biri i vërtetë i babait” nga
Akademia Ushtarake “Patrik” e Sankt-Peterburgut, çmimin “Koha e
Kolikovëve” të Festivalit Letrar 190 vjet Nekrasov nga Instituti i Kulturës
i Moskës, çmimin letrar “Nazim Hikmet” (Turqi 2008), si edhe shumë
medalje, si medaljen “Pushkin” nga Akademia e Letërsisë Ruse në vitin
1999, medaljen “Luftëtarja intelektuale” etj.
Vlen të përmendet që Ludmila Avdejeva është bashkëshortja e
Atasheut të fundit të kulturor të ish-BRSS Genadi Avdejev. Të dy kanë
qenë në Iran dhe i kanë parë nga afër ngjarjet e zhvilluara gjatë
Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Një prej poezive të Ludmila Avdejevës, që i kushtohet Iranit është:
Iran! prano shëndetjen time nga Rusia.
Të shkuara të qofshin ditët plot me llahtare!
Kush ia di vlerën jetës, shijen luftës, forcën së vërtetës,
Ai me shpirtin madhështor ka për dalë.
110 Iranologji
Kur marshi kryengritës gjëmoi në çdo zemër,
Kur hovi popullor bashkoi vendin mbarë,
Iran, ty prapë historia të la trashëgimi
Një urtësi të lashtë: që fisi të vazhdojë.
Shpirtin e kam tek ti, poetët, poezitë...
Më mbushën me Besim, me Shpresë e Dashuri.
Ah, sa do të doja të isha pranë teje'
Në Teheran të ecja në rrugën Vasali - Shirazi.
Marrë nga: https://p-ghasemi.persianblog.ir/51d4pE0g5OSQdlNN5lra-%D8%A7%DB%8C%D8%B1%D8%A7%D9%86-
%D8%AF%D8%B1-%D8%A7%D8%AD%D8%B3%D8%A7%D8%B3%D8%A7%D8%AA-%D9%88-
%D9%86%DA%AF%D8%A7%D9%87-%D8%B4%D8%B9%D8%B1%DB%8C-%D8%B4%D8%A7%D8%B9%D8%B1%D9%87-
%D8%B1%D9%88%D8%B3-%D9%84%D9%88%D8%AF%D9%85%DB%8C%D9%84%D8%A7-
%D8%A2%D9%88%D8%AF%DB%8C-%DB%8C%D9%88%D8%A7
Përktheu: Elton LILA
PërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtimePërkujtime
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
ANDROKLI KOSTALLARI DHE GJUHËSIA
SHQIPTARE NË MAQEDONI
Jubiletë e lindjes së personaliteteve të shquara nuk shërbejnë vetëm për të
shprehur respekt dhe falënderim për veprimtarinë e tyre, me të cilën ata kanë
kontribuar për ngritjen e dijes së kombit. Në këto jubile ne u rikthehemi
vlerave që lënë pas personalitetet, në mënyrë që ato të bëhen pjesë edhe e
aktualitetit. Dhe vlerat e akademik Androkli Kostallarit gjithsesi meritojnë jo
vetëm të rikujtohen, por edhe më shumë se kaq.
Kur flasim për rolin e prof. Kostallarit në gjuhësinë shqiptare në
Maqedoni, mendojmë për ndikimin që pati opusi i veprës së tij në formimin
dhe në studimet e gjuhëtarëve shqiptarë të Maqedonisë dhe për kontributin e
tij të drejtpërdrejtë në përkrahjen e studiuesve të Maqedonisë.
Si në gjuhësinë shqiptare në përgjithësi, ashtu edhe në kuadër të
veprimtarisë gjuhësore në Maqedoni, punimet e tij të botuara paraqesin
platformën që parashtroi dhe zgjeroi njohuritë për dukuritë e shumta
gjuhësore. Hulumtimet e akademik Kostallarit të karakterizuara nga saktësia
e thellësia shkencore, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë literaturë referimi për
studiuesit e shqipes në Maqedoni. Kështu, studimet që në ndonjë segment
lidhen edhe me fushën e leksikologjisë u referohen interpretimeve teorike e
shkencore të profesor Kostallarit, si p.sh. në punimet: E folmja e Dervenit
(Remzi Nesimi), E folmja shqipe e Prespës (Zihni Osmani), Kategoria
semantike e posesivitetit në grupin emëror në gjuhën shqipe dhe në gjuhën
maqedonase (Valbona Toska); Të folmet shqipe të Pollogut (Fehim Reçani),
Arkaizmat në të folmet e shqipes (Zarije Nuredini) e në shumë punime të tjera
nga studiues si Haki Ymeri, Agim Poloska, Vehbi Kadriu, Izmit Durmishi etj.
Procesi i njësimit të gjuhës shqipe, si për shqiptarët e trojeve të tjera, ashtu
edhe për shqiptarët e Maqedonisë, paraqet një nga arritjet më kuptimplota të
kombit tonë. Duke qenë një nga figurat kryesore që qëndronin në krye të
përmbylljes së këtij procesi, ai mbetet meritor për këtë vlerë kombëtare, që
për shqiptarët e Maqedonisë ka një domethënie shumë më të veçantë.
114 Përkujtime
Arsyetimet e prof. Kostallarit për nevojën, funksionin dhe rëndësinë e
njësimit të gjuhës shqipe mbeten argumente të forta, të cilat dekadat që
pasuan vetëm i verifikuan. Asgjë nuk kanë humbur nga aktualiteti fjalët që ai
i tha para dyzet e pesë vjetësh: “Gjatë shumë shekujve, që nga libri i parë
shqip, përpjekjet për të zgjidhur problemin e alfabetit e të drejtshkrimit të
shqipes janë gërshetuar organikisht me lëvizjet e mëdha politiko-shoqërore e
kulturore në programin e të cilave lufta për mbrojtjen e lëvrimin e gjuhës
amtare, për ta ngritur atë deri në shkallën e një gjuhe letrare të përbashkët, zë
një vend të dorës së parë. Kongresi ynë i Drejtshkrimit është kurorëzimi i
këtyre përpjekjeve, me pendë e me pushkë, në rrugën e gjatë, që është çelur
me një punë të mundimshme e vetëmohuese dhe me gjakun e shumë
dëshmorëve. Po mbyllet një etapë shumëshekullore - etapa e ekzistencës së
gjuhës sonë letrare në disa variante dialektore, dhe po çelet etapa e zotërimit
të plotë të një gjuhe të vetme letrare me një normë të njësuar për gjithë
popullin shqiptar”.
Në një mjedis siç është Maqedonia, ku mungon kujdesi institucional për
gjuhën, është e tepërt të flitet për rëndësinë dhe funksionin e fjalorëve, qoftë
të atyre shpjegues, terminologjikë apo drejtshkrimorë. Dhe pikërisht këta
fjalorë, të hartuar apo të redaktuar nga prof. Androkli Kostallari, vazhdojnë
të kryejnë misionin e tyre në përdorimin e drejtë të gjuhës sonë.
Rolin e drejtpërdrejtë të prof. Kostallarit në zhvillimet brenda sferës së
gjuhësisë në Maqedoni e lidhim me kontributin e tij në mbështetjen e
studiuesve shqiptarë nga Maqedonia gjatë procesit të njësimit të gjuhës
shqipe dhe me mbajtjen e një ligjërate në Shkup para një auditori mjaft të
gjerë.
Çështja e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës standarde shqipe ka qenë një
nga objektivat kryesorë të akademik Kostallarit. Duke qenë në krye të
komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit (1972), nuk ka si të
mohohet merita e tij personale për përfshirjen e gjuhëtarëve dhe
intelektualëve të Maqedonisë si një tërësi e veçantë e përfaqësuesve që vinin
jashtë Shqipërie. Për rëndësinë e përfshirjes, vetë profesori shprehet:
”Njësimi i gjuhës letrare është një fitore e përbashkët e gjithë pjesëtarëve të
kombit tonë. Në mbledhjen e fundit të komisionit organizues, pas mbylljes së
Kongresit, unë si kryetar i këtij komisioni, u dorëzova nga një ekzemplar
origjinal të Rezolutës edhe përfaqësuesve të delegatëve të shqiptarëve që
banojnë në Jugosllavi në Kosovë, në Maqedoni e Mal të Zi. Kjo ngjalli
kënaqësi e gëzim të papërshkruar te të gjithë. Kongresi i Drejtshkrimit lidhi
kështu epokat dhe pohoi njësinë kombëtare edhe në vijën kohore, historike,
edhe në vijën hapësinore, gjeografike, pavarësisht nga kontekstet shtetërore”.
Aftësia e tij për organizim dhe shkathtësia gjatë realizimit dhe udhëheqjes së
punëve, ishin disa tipare që spikasnin gjatë procesit të përgatitjeve dhe të
zhvillimit të Kongresit.
Periudha e viteve ‘70 të shekullit XX karakterizohet nga një zbutje e
raporteve ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, pjesë e së cilës
Androkli Kostallari dhe gjuhësia shqiptare në Maqedoni 115
ishte edhe Maqedonia. Kjo, mes tjerash, mundësoi edhe ardhjen e një plejade
profesorësh, shkencëtarësh e artistësh të fushave të ndryshme nga Shqipëria
në Prishtinë e në disa raste edhe në Shkup. Ardhja e personaliteteve autoritarë
siç janë Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Sterjo Spasse, Nasho
Jorgaqi, Jani Thomai, Jorgo Bulo, Emil Lafe, Xhevat Lloshi e të tjerë, qe më
shumë se një shkëmbim i stafit akademik për biseda, ligjërata, cikle
leksionesh apo shkëmbim përvojash pedagogjike. Ardhja e profesorëve
eminentë nxirrte në pah nostalgjinë e akumuluar të shqiptarëve për atdheun e
zemrave të tyre dhe simbolizonte ardhjen e frymës njësuese të kombit.
Ligjëratat thjesht shndërroheshin në arenë ku shuhej etja e madhe për fjalën
që vinte nga ana tjetër e kufirit. Një ligjëratë të tillë mbajti profesor Androkli
Kostallari në Shkup, në dhjetorin e vitit 1972. Tema ishte Gjuhësia e
përgjithshme, kurse amfiteatri i Fakultetit të Shkencave Natyrore, përveç
studentëve të gjuhës kishte mbledhur aty edhe shumë e shumë intelektualë të
fushave të ndryshme shkencore. Ajo ligjëratë, me nivelin e lartë shkencor, të
cilin profesor Kostallari e paraqiti me përmbajtjen, fjalorin dhe mënyrën e
ligjërimit, ngjalli një krenari te shqiptarët e Maqedonisë.
Është vetëm një ardhje dhe një ligjëratë e vetme, por që ja, edhe pas plot
47 viteve përmendet për efektin që pati. Ishte një mundësi që studentëve dhe
opinionit më të gjerë t’u prezantohen njohuritë e thella teorike dhe serioziteti
në qasjen shkencore. Kjo ligjëratë i motivoi dhe inkurajoi studiuesit e gjuhës
për të vijuar me entuziazëm më të madh punën e filluar.
Studiuesit e gjuhës shqipe në Maqedoni do ta shprehin mirënjohjen e vet
për kontributin e madh që akademik Androkli Kostallari dha në gjuhësinë
shqiptare, duke mbajtur një mbledhje përkujtimore më 1 prill të vitit 1992.
Në mungesë të institucioneve përkatëse, kjo mbledhje u organizua nga
Shoqata e Arsimtarëve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Tetovës dhe në
të kujtime rreth shumë takimeve të punës evokoi Remzi Nesimi, kurse për
jetën dhe veprën e gjuhëtarit të shquar foli Vehbi Kadriu, i cili mes tjerash
tha: ”Marrë në një vështrim të përgjithshëm, profesor Androkli Kostallari qe
një gjuhëtar me autoritet të gjerë e nivel të lartë shkencor në të gjitha trajtimet
që lidhen me çështje të gramatikës, të kulturës së gjuhës, të fjalëformimit,
frazeologjisë, leksikologjisë e leksikografisë. Sidomos ai shquhet në fushën e
gjuhës letrare kombëtare shqipe që ishte dashuria dhe shqetësimi i tij jetësor.
Për këtë gjakim ai e lidhi tërë jetën dhe si një apostull i vërtetë iu kushtua me
gjithë qenien e vet krijimit, zbatimit dhe përhapjes së gjuhës sonë letrare
gjithandej ku gjëllijnë bashkëkombësit e tij”.
Për të treguar respekt për gjithë përkushtimin dhe meritat e tij në raport
me gjuhën shqipe, ne sot kemi detyrë t’i përmbushim pritjet që profesor
Androkli Kostallari i shprehu në Kongresin e Drejtshkrimit: “Në këto vite,
kur gjuha jonë letrare e përbashkët është bërë një realitet i gjallë dhe po hyn
në një fazë të re, ne hedhim vështrimin tonë edhe përpara, te brezat e rinj –
tek ata që janë e tek ata që do të vijnë. Ne kemi besim të patundur se ata do
116 Përkujtime
ta zhvillojnë e do ta përsosin më tej gjuhën amtare, do ta bëjnë atë më të
përpiktë, më të zhdërvjellët e më të gjerë”.
Remzi NESIMI - Valbona TOSKA
Kronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturore
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
MBLEDHJE SOLEMNE “AKADEMIKU A. KOSTALLARI
– FIGURË E SHQUAR E ALBANOLOGJISË
SHQIPTARE”
Më 7 nëntor 2017, në ditën
e 95-vjetorit të lindjes së
akademikut Androkli
Kostallari, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë dhe
Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare
organizuan një veprimtari
jubilare për nder të tij në
sallën “Aleks Buda“ të
Akademisë së Shkencave. me
këtë rast u përuruan edhe
përuruan dy vëllimet e para të
Veprës së tij dhe vëllimi V, që përmban shkrime të kolegëve kushtuar
krijimtarisë së tij. Merrnin pjesë më se 90 studiues nga institucionet shkencore
të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Veprimtarinë e çeli akademiku M.
Korkuti, i cili nënvizoi se vepra madhore e A. Kostallarit u përvijua në sajë të
formimit të tij të shkëlqyer shkencor dhe të punës këmbëngulëse 50-vjeçare. Ai
drejtoi dhe organizoi punën e lavdërueshme të institucioneve filologjike,
veçanërisht të gjuhësisë e të letërsisë shqiptare. Akademiku Korkuti vërejti më
tej se thellësia dhe gjerësia e veprës dinjitoze të A. Kostallarit mundi të përballte
dhe të sfidonte xhelozinë e keqdashjen e gjithkujt. Prof. dr. V. Memisha lexoi
përshëndetjen e akademikut R. Qosja, i cili ndër të tjera shkruante: “Është thënë
prej të tjerësh dhe shumë kohë para meje se populli që dëshiron të ketë njerëz të
mëdhenj, që me mendjen e tyre ua pasurojnë traditën shpirtërore dhe ua
ndriçojnë rrugën historike, duhet t’i nderojë ata për të gjallë dhe duhet t’i kujtojë
shumë nderueshëm pas ndarjes nga jeta. Veprat që përurohen sot në Akademinë
e Shkencave të Shqipërisë dëshmojnë se A. Kostallari ishte njëri prej njerëzve
të tillë në studimet shqiptare, në kulturën shqiptare, prandaj edhe në historinë e
120 Kronika kulturore
popullit shqiptar. A. Kostallari shquhej si njeri me kulturë të gjerë historike, me
dije për figura, ngjarje dhe procese historike jo vetëm të popullit shqiptar, por
edhe të shumë popujve të tjerë, sidomos europianë, ashtu edhe me dhunti të
jashtëzakonshme për të kuptuar prirjet, përshtrirjet dhe rëndësinë e mundshme
të atyre proceseve historike. Ishte në gjendje, falë asaj dhuntie, të parashihte se
cilat veprimtari, cilat veprime, cilat vepra në të përtashmen do të mund të kishin
dinjitetin historik në të ardhmen.
Fryt i dijes dhe i dhuntisë së veçantë historike janë tri vepra të tij të mëdha
në studimet dhe kulturën shqiptare në përgjithësi: e para, Kongresi i
Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, mbajtur në Tiranë në vitin 1972; e dyta, Fjalori
i shqipes së sotme, botuar në vitin 1980 në Tiranë, mbi bazën e të cilit janë
hartuar e botuar fjalorë të tjerë të gjuhës shqipe dhe fjalorë të ndryshëm tematikë
e dygjuhësorë, e numri i tyre nuk është i vogël; e treta, Kartoteka e Gjuhës
Shqipe, me disa qindra mijëra njësi leksikore, e krijuar përgjatë shumë e shumë
viteve, kur ai ishte drejtor i Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, nxitës e
organizues i jashtëzakonshëm i hulumtimeve në terren e në institut.”
Prof. dr. R. Memushaj dhe prof. as. K. Kapllani në kumtesën e tyre “Vepra
e Androkli Kostallarit – një thesar i çmuar për gjuhësinë shqiptare”, vunë në
dukje se trashëgimia shkencore e prof. A. Kostallarit ka tërhequr vëmendjen e
studiuesve edhe të rretheve shkencore në një varg vendesh. Monografitë, artikujt
dhe shkrimet e tij përfshijnë, kryesisht, studimet për gjuhën letrare kombëtare,
për leksikun e fjalëformimin dhe çështje të filologjisë shqiptare. Si autoritet me
formim të shëndoshë shkencor e me dije të gjera në shumë fusha, A. Kostallari
përpunoi parimet shkencore të studimit të procesit të formimit të gjuhës letrare
shqipe. Guximi e talenti për të shtruar e mbrojtur tezat teorike e bazën e saj
ndërdialektore janë përgjithësuar në botime dhe referate përgjithësuese në
kongrese e konferenca shkencore. A. Kostallari vuri në pah faktorët gjuhësorë
dhe historiko-shoqërorë që përcaktuan ecurinë e formimit të shqipes letrare;
mbrojti tezën se ajo përfaqëson një sistemi mbidialektor me elemente të
përbashkëta nga të dy dialektet dhe elemente të veçanta me tipare dalluese herë
të njërit e herë të tjetrit dialekt; se standardi është ndërtim e sistem ku janë
shkrirë elemente të përbashkëta e të veçanta nga të dy dialektet.
Me këtë ndjenjë përgjegjësie A. Kostallari komisionin që hartoi “Rregullat e
drejtshkrimit të shqipes” (Projekt), komisionin organizues të Kongresit të
Drejtshkrimit dhe më pas komisionin për hartimin e “Drejtshkrimit të gjuhës
shqipe” e të “Fjalorit drejtshkrimor” etj. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në
komisionet hartuese të një vargu fjalorësh terminologjikë etj.
Për arritje të shënuara në punë është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri”
të kl. të parë, dy herë me “Çmimin e Republikës” të kl. të parë dhe me titullin
“Mësues i Popullit. Universiteti i Goteborgut i ka dhënë titullin “Doctor honoris
causa” në shkencat filologjike dhe “Magjistër i arteve të lira” në fushën e
gjuhësisë dhe, sidomos, të teorisë së gjuhës letrare. Ka qenë një ndër anëtarët
themelues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i presidiumit të
saj.
Mbledhje solemne “akademiku A. Kostallari – figurë e shquar e albanologjisë shqiptare” 121
Më 1960 u zgjodh anëtar të Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave
Onomastike (CIOS). Më 1963 u zgjodh anëtar i Komitetit të Organizatës
Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore (AIESEE), më 1974
anëtar i Byrosë së këtij Komiteti dhe, për disa vjet, nënkryetar i tij; anëtar i
redaksisë së “Atlasit të Gjuhëve të Europës”.
Prof. dr. E. Lafe në kumtesën “Kongresi i Drejtshkrimit dhe A. Kostallari“
vlerësoi në mënyrë të veçantë referatin e A. Kostallarit në atë kongres.
“Kumtuesi u shpreh se referati “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe disa probleme
themelore të drejtshkrimit të saj” mbetet trajtesa më e mirë teorike, veçanërisht
për sa i takon vlerësimit të rrugës së zhvillimit të drejtshkrimit, konceptit për
drejtshkrimin e për vendin e tij në normën letrare, arsyetimit të parimeve të
drejtshkrimit e të marrëdhënieve ndërmjet tyre, përcaktimit të tipave të
rregullave drejtshkrimore etj. Ky referat, – vijoi ai, – u dha punimeve të
Kongresit përmasat e duhura duke e vendosur drejtshkrimin në kuadrin e
problemit të madh të gjuhës letrare dhe vuri si lajtmotiv temën e dashurisë për
gjuhën amtare dhe të frymëzimit rilindës për një Shqipëri të pavarur e
demokratike, ku të lulëzojnë kultura, arsimi kombëtar dhe gjuha shqipe.
nënvizoi foli për rolin dhe punën intensive shkencore e organizative të A.
Kostallarit gjatë muajve kur u përgatit dhe u zhvillua Kongresi i Drejtshkrimit
të Gjuhës Shqipe (nëntor 1972).
Prof dr. Q. Murati me kumtesën e tij “Androkli Kostallari – lëvrues dhe
projektues i çështjeve themelore të shqipes” tha ndër të tjera se tematika e
studimeve për çështje të filologjisë shqiptare, paraqitur në konferenca e
kongrese shkencore nga A. Kostallari është shumë e larmishme: krahas artikujve
për gjuhësinë,ai ka shkruar e ka folur 3dhe për fusha të tjera, si folklori, letërsia,
historia etj. Vend të posaçëm zë referati “Gjendja e studimeve albanologjike në
Shqipëri, probleme dhe detyra të reja” në Konferencën e Parë të Studimeve
Albanologjike” (nëntor, 1962), në të cilin jepet një panoramë e zhvillimit të
shkencave albanologjike deri në atë kohë, parashtrohen arritjet kryesore të tyre
dhe përvijoheshin vijat e zhvillimit dhe detyrat kryesore që shtroheshin për të
ardhmen.
Studime letrare me shumë prurje vetjake të tij janë: “Figura e Skënderbeut
në letërsinë botërore” (1968) dhe “Një vepër e panjohur poetike e Franc
Nopçës”. Në të parin ai sjell informacion shterues për trajtimin e figurës së
Skënderbeut në letërsinë e vendeve të ndryshme të botës prej shek. XVI deri në
vitt ’60 të shek. XX. Vendin e Heroit Kombëtar në letërsinë botërore, e
argumenton duke e parë Skënderbeun si kampion i lirisë. Studimi merr vlera në
ditët tona, kur janë ngritur zëra për ta “çmitizuar” figurën e tij dhe për ta zhbërë
epokën skënderbejane.
Prof. V. Toska në kumtesën e përbashkët me prof. R. Nesimin, u ndal te
prurjet e prof. Kostallarit në gjuhësinë dhe kulturën shqiptare te shqiptarët e
Maqedonisë. Vepra e tij shkencore ndikoi qç të emancipohej mendimi teorik
shkencor dhe nxiti që të ngriheshin organizmat studimorë të mirëfilltë, por edhe
organizmat studimorë universitarë.
122 Kronika kulturore
Në fund përshëndeti e bija e profesorit, Irinë Kostallari, e cila solli edhe disa
kujtime nga jeta familjare për të atin.
Kujtim KAPLLANI
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
FONDACIONI KULTUROR “SAADI SHIRAZI” MERR
PJESË NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË LIBRIT
“TIRANA 2017”
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e
Kulturës, organizoi edhe sivjet Panairin tradicional të librit “TIRANA 2017” nga
15 deri 19 nëntor 2017, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ky është edicioni i
20-të radhazi i këtij panairi, që zhvillohet rregullisht që prej vitit 1998.
Duke hapur Panairin, kryetari i Shoqatës së Botuesve z. Petrit Ymeri, tha
ndër të tjera se ky panair bashkon autorë, botues, lexues, përkthyes nga të gjitha
trevat shqiptare. Ai shprehu edhe disa shqetësime të botuesve, që lidhen me
mungesën e mbështetjes nga politikat shtetërore, me taksat, me tatimin e vlerës
së shtuar (TVSH) për librin 20%, me tatimin mbi të ardhurat për veprimtarinë
krijuese 15%, me cilësinë e letrës së importuar etj., dhe kërkoi lehtësira tatimore
për përhapjen më të gjerë të librit dhe për nxitjen e veprimtarisë krijuese. P. Ymeri përshëndeti pjesëmarrjen e botuesve nga Kosova (më shumë se 20), nga
Maqedonia e nga Mali i Zi, të cilët e pasurojnë panairin me botimet e tyre të
llojllojshme.
124 Kronika kulturore
Në ceremoninë e hapjes ishte e pranishme ministrja e Kulturës Mirela
Kumbaro, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare znj. Persida Asllani si dhe
personalitete të shquara të penës, të kulturës, të artit dhe diplomatë.
Këtë vit tema e panairit “TIRANA 2017”, ishte “Libri për të rinjtë”. Në
Panairin e 20-të të Librit morën pjesë rreth 95 shtëpi botuese vendase e të huaja,
institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjera që punojnë me librin, 30
prej të cilave vinin nga jashtë Shqipërisë. Panairi i këtij viti u ndoq nga rreth 40
organe mediash vendase, por edhe të rajonit. Në Panairin e librit “Tirana 2017”
u paraqiten rreth 100 tituj të rinj, që iu ofruan lexuesit, ku letërsia e huaj
mbizotëronte ndaj autorëve vendas. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë,
Petrit Ymeri, në fjalën e hapjes deklaroi se e rëndësishme tashmë është mësimi i të rinjve me librin për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë.
Panairi i librit është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e
veprimtarisë së botimeve që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por
në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Panairi
i Librit tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën
shqiptare, ku për çdo vit paraqiten botimet më të mira të hedhura në qarkullim në
harkun kohor të një viti nga nëntor i vitit të shkuar e deri në nëntor të vitit në
vijim. Ky panair në të vërtetë është një mundësi shumë e mirë për të bashkuar të
gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit,
përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj., me synimin për të zhvilluar kontaktet
tradicionale midis tyre dhe për, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në
masat e gjera, veçanërisht tek të rinjtë.
Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi” merr pjesë në panairin e librit “Tirana 2017” 125
Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro, duke marrë fjalën
në ceremoninë e hapjes së panairit, tha se politikat e shtetit për librin duhet të
jenë të drejtuara tek lexuesi. Ajo theksoi: “Sot hapet një aktivitet, që nuk duhet
të jetë aktivitet fjalimesh, por leximesh. Duhet të lëmë lexuesit, autorët, përkthyesit, pastaj botuesit dhe institucionet në shërbim të tyre për një gjë që më
duket shumë e rëndësishme në komunikim përmes leximit. Pa lexues nuk ka as
botues, as autorë, as përkthyes, vdes edhe libri vetë. Duhet një punë shumë e madhe bindëse dhe edukative me lexuesin më shumë sesa në burimin vetëm të
botimit që është më shumë pjesë e profesionalizmit”. Duke iu përgjigjur
shqetësimeve të shprehura nga z. Petri Ymeri në emër të Shoqatës së Botuesve,
ministrja e Kulturës M. Kumbaro premtoi të mbështeste dhe të përkrahte kërkesat
e Shoqatës së Botuesve, për të ndihmuar që libri të përhapet gjithnjë e më shumë,
sidomos te të rinjtë.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare znj. Persida Asllani do të theksonte në
fjalën e saj orientimin drejt digjitalizimit të librit. “Ta sprovojmë veten dhe të
shkojmë drejt librit elektronik me të gjithë aktet ligjore e nënligjore” - vinte në
dukje Asllani. Si çdo vit edhe në edicionin e 20-të të Panairit të Librit “Tirana2017” do të
zhvillohej edhe ceremonia e shpalljes së çmimeve të panairit. Juria e këtij Panairi
shpalli shkrimtarin Betim Muço (1947-2015) si “Autori i vitit” me veprën “Yjet
janë fare pranë”, me motivacion: “Për trajtimin me thellësi idesh dhe elegancë
artistike e gjuhësore të temës së emigracionit në kontekst kombëtar e
ndërkombëtar”. Në fushën e letërsisë studimore origjinale u vlerësua me çmim
vepra: “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati” e autorit Agron Alibali me
motivacionin: “Për paraqitjen me seriozit e argumentim të gjerë shkencorë
të figurës së Faik Konicës”. Në fushën e përkthimit u shpall fituese Diana Çuli
për përkthimin e veprës “Lumturia e pritjes” të autorit Karmine Abate me
motivacionin: “Për përkthimin me shije të hollë letrare dhe gjuhë të pastër e
tërheqëse”. Në fushën e letërsisë artistike origjinale për fëmijë u shpall fituese
vepra “Më quajnë Musine Kokalari” e autores Persida Asllani, me motivacionin:
“Për portretizimin e vërtetësimin dhe me gjuhë të përshtatshme të figurës së
Musine Kokalarit”.
126 Kronika kulturore
Fondacioni kulturor “Saadi Shirazi”, i cili merr pjesë rregullisht në Panairin
Ndërkombëtar të Librit që zhvillohet në Tiranë, ishte pjesëmarrës në Panairin e
Librit për herën e dymbëdhjetë radhazi me mbi 45 tituj librash në gjuhën shqipe.
Si për çdo vit për stendën e Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” shfaqën një
interes të madh shumë vizitorë dhe admirues të kulturës dhe letërsisë perse.
Elton LILA
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
KONFERENCA SHKENCORE “JETA DHE VEPRA E
REXHEP VOKËS” – (TETOVË, 25 NËNTOR 2017)
Me rastin e dy jubileve të Rexhep Vokës: 170-vjetorit të lindjes dhe 100
vjetorit të vdekjes, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Fakultetit të
Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Europës Juglindore
(UEJL), organizoi Konferencën shkencore për nder të këtij personaliteti me
përmasë të madhe kombëtare. Kjo është edhe Konferenca XI shkencore
ndërkombëtare e organizuar nga Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e
UEJL. Këshilli organizues i Konferencës: prof. dr. Zeqir Kadriu, prof. dr Vebi
Bexheti, prof. dr Hamit Xhaferi dhe prof. dr Mustafa Ibrahimi, Sekretare e
Konferencës: Mr. Donika Bakiu. Konferenca u zhvillua në UEJL, në Sallën e
Qendrës për zhvillimin e biznesit, ku ishin mbledhur shumë studiues e profesorë
universitarë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Greqia. Moderatorja e
Konferencës, zonjusha Donika Bakiu, në fjalën përshëndetëse ndër të tjera tha:
Rexhep Voka, personaliteti i shquar shqiptar, mësuesi, iluministi e patrioti, bën
pjesë në radhët e intelektualëve shqiptarë që me veprën e punën e tyre dhanë
ndihmesë në mbarë Lëvizjen Kombëtare. Prof. Zeqir Kadriu, drejtues i katedrës,
në fjalën përshëndetëse theksoi se prurjet e reja të shkencëtarëve për veprën e
Rexhep Vokës do ta pasurojnë zbrazëtinë shekullore të lënë prej kohësh.
Referatin kryesor për këtë Konferencë e mbajti prof. Vebi Bexheti, i cili më tepër
u ndal në veprimtarinë atdhetare të këtij personaliteti, në bashkëveprim me
rilindësit tanë, me theks të veçantë në aspektin krahasues të thënieve të Vokës
me vargjet poetike të shumë rilindësve. Kumtesat e radhës me tema nga më të
ndryshmet për jetën dhe veprën e Rexhep Vokës që u lexuan në këtë takim
shkencor, ishin nga studiuesit: Feti Mehdiu: Brengat e Rexhep Vokës, një shekull
pas vdekjes së tij, Xheladin Murati: Synimet e Rexhep Vokës për arsimin dhe
shkollën kombëtare, Tahir Zajazi: Vështrim analitik në mesazhet pedagogjike të veprës “Mendime”, Zeqir Kadriu: Raporti fe – atdhe, din e dije në dritën e
veprave të Rexhep Vokës, Hamit Xhaferi: Personaliteti i hoxhë Vokës si klerik,
mendimtar e krijues, Mustafa Ibrahimi: Sistemi i emërtimit të muajve në veprën e Rexhep Vokës, krahasuar me variantet tjera të shqipes, Xhemaludin Idrizi: Mbi
disa fjalë arabo-turke në veprën e Rexhep Vokës, Avzi Mustafa: Veprimtaria e
Rexhep Vokës – sintezë fetare dhe kombëtare, Majlinda Bushaj: Veçoritë
128 Kronika kulturore
sintaksore të ndërtimeve gjuhësore në veprën e Rexhep Vokës, Besa Dogani:
Përsëritja e emrit Zot - Perëndi në veprën ,,Mendime" të Rexhep Vokës, Ilmi
Veliu: Dy rilindësit, Mulla Rexhep Shipkovica dhe Mulla Nashit Zajazi, Ejup
Ajdini: Rexhep Voka në planin komparativ me Josif Bagerin, Emine Shabani:
Veprimtaria atdhetare dhe iluministe e Rexhep Vokës, Xhevxhet Ahmeti: Rexhep
Voka nga Shipkovica, mendimtar dhe iluminist shqiptar, Zejnepe Alili-Rexhepi:
Historishkrimet e një personaliteti kombëtar – Rexhep Voka, Zejni Mazllami dhe
Dritan Skenderi: Qëndrimet dhe kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë për
arsimin në gjuhën shqipe, Shpresa Gjergji dhe Arqile Vasil Gjata: Gjuha, konteksti shoqëror dhe ndikimi i pashmangshëm i fesë te vepra e Rexhep Vokës,
Donika Bakiu: Lidhëzat bashkërenditëse në veprën “Mendime" të Rexhep Vokës,
Miqerem Selmani: Përpjekja e Rexhep Vokës për adaptimin e alfabetit arab me atë të shqipes, Zurjeta Saliu: Huazimet në veprën ,”Mendime" të Rexhep Vokës,
Arbana Ajdini: Filozofia pedagogjike e Rexhep Vokës, Hafije Fejzuli: Rexhep Voka, një emër në plejadën revolucionare për gjuhën shqipe. Konferencën e
nderoi edhe prania e profesorit dhe studiuesit të gjuhësisë, Emil Lafe, i cili këtë
Konferencë e begatoi me kumtesën: Idetë dhe vlerat gjuhësore të Abetareve të Naum Veqilharxhit, duke e ndërlidhur punën e Rexhep Vokës me atë të
pararendësit të Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhit, autori i abetares së parë
shqipe, i cili pas një muaji do të kishte 220-vjetorin e lindjes Pas mbarimit të
paraqitjes së kumtesave, u zhvilluan edhe diskutime. Një kontribut të madh për
ndriçimin e veprave të Rexhep Vokës, sidomos për transkriptimin e tyre në
alfabetin e sotëm të shqipes, ka dhënë akademik Feti Mehdiu, i cili në mbyllje të
këtij takimi shkencor, ndër të tjera tha: “Kjo Konferencë është një moment për të
vendosur një gur të vogël në kalanë që ndërtoi Rexhep Voka. Gëzon fakti që në
këtë takim një ndihmesë modeste dhanë edhe studiues të rinj.”
Donika BAKIU
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
U ORGANIZUA NË BERAT TAKIMI LETRAR-
KULTUROR “ERËZA SHQIPTARO-PERSIANE”
Në vazhdë të traditës së bashkëpunimit shumë të mirë ndër vite të Fondacionit
Kulturor Iranian “Saadi Shirazi” me qendër në Tiranë, me institucionet kulturore
dhe Bashkinë e qytetit të Beratit, më 30 nëntor 2017 (e enjte), në Bibliotekën
publike "Vexhi Buharaja", në orën 11.00, u zhvillua takimi letrar-kulturor me titull
"Erëza shqiptaro-persiane".
Qytetërimi mbi 7000-vjeçar iranian, i cili ka pasur dhe ruan ende sot ndikimin
e vet në shumë rajone të botës, duke përfshirë edhe Ballkanin e Shqipërinë, ka
tërhequr drejt vetes studiues të ndryshëm.
Nisma për organizimin e këtij aktiviteti erdhi nga z. Arben Jaupaj, drejtor i
Bibliotekës “Vexhi Buharaja”, si propozim ndaj Fondacionit Kulturor Iranian
“Saadi Shirazi” dhe u mirëprit përzemërsisht nga z. Seyed Ahmad Hosseini Alast,
drejtor i këtij fondacioni. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të fushatës kombëtare te
leximit dhe afrimit të të rinjve me librin.
Gjatë takimit u diskutua mbi ndikimet e poezisë klasike perse në krijimtarinë
e poetit Naim Frashëri, të Vexhi Buharasë si dhe të personaliteteve të tjera letrare
shqiptare. Drejtori i Bibliotekës publike të Beratit, z. Arben Jaupaj, duke
falënderuar përzemërsisht Fondacionin “Saadi Shirazi” dhe z. Seyed Ahmad
Hosseini Alast, drejtor i këtij Fondacioni, shprehu bindjen se ndjenjat e
patriotizmit dhe atdhedashurisë së Naim Frashërit u brumosën edhe nga
130 Kronika kulturore
mendimtarët e ndritur të letërsisë perse. Ndërkaq studiuesi Bedri Telegrafi foli
mbi ndikimin e poezisë persiane në jetën intelektuale të qytetit të Beratit.
Stavri Bobo, gjeneral në pension, u shpreh para të pranishmëve se në rininë e
tij ishte rritur me legjendat e Shahnamesë së Firduesit dhe më pas vijoi me
recitimin e disa pjesëve të zgjedhura nga libri “Shahnameja”.
Në një atmosferë të ngrohtë u lexuan nga gjimnazistët, miq të bibliotekës,
mësueset e letërsisë, znj. Anila Azizolli, Adriana Gërmau dhe koloneli në
pension, z. Stavri Bobo, poezi të zgjedhura nga krijimtaria e Naim Frashërit,
Firdeusit, Saadi Shirazit, Rumiut, Hafizit etj.
Në takim përshëndetën Nënkryetarja e Bashkisë së Beratit, znj. Teuta
Muçogllava, dhe drejtori i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” në Tiranë, z.
Seyed Ahmad Hosseini Alast, të cilët theksuan përkatësisht traditën dhe
mundësitë e bashkëpunimit kulturor edhe në të ardhmen ndërmjet institucioneve
kulturore të Beratit dhe Fondacionit “Saadi Shirazi” në Tiranë. Nga fjala e
nënkryetares të Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava ndër të tjera veçojmë: “I shpreh
mirëseardhjen drejtorit të Fondacionit “Saadi Shirazi” dhe falënderimin për
organizimin e përbashkët të këtij aktiviteti kulturor.” Ajo u shpreh se
bashkëpunimi kulturor ndërmjet Bashkisë të qytetit të Beratit dhe Ambasadës
Iraniane dhe Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” ka qenë i ngushtë dhe i
frytshëm ndër vite.
Më tej e mori fjalën prof. Skënder Mustafa, i cili foli me elozhe për veprën
“Shahname” të autorit iranian Abu Al Qasim Firdeusi dhe vuri në dukje meritat
e mëdha në shqipërimin e kësaj vepre letrare klasike botërore nga i talentuari
Vexhi Buharaja.
Prof. Adriana Gërmau në fjalën e saj u ndaj tek ndikimi i letërsisë, i mistikës
dhe i moralit të autorëve iranianë tek autorët shqiptarë, duke e ilustruar
U organizua në Berat takimi letrar-kulturor “Erëza shqiptaro-persiane” 131
këndvështrimin e saj me recitimin e disa poezive nga poetët persë Hafizi dhe
Saadi Shirazi.
Në fund fjalën e rastit e mbajti z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, i cili, duke
falënderuar bashkorganizatorët, në veçanti drejtorin e Bibliotekës, Bashkinë e
Beratit, profesorët, nxënësit dhe gjithë të pranishmit, përshkroi portretin e poetit
Naim Frashëri si dhe të Vexhi Buharasë dhe theksoi rolin e tyre në kulturën
kombëtare, në gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ndër të tjera ai theksoi se kombi
iranian i ka dhuruar Shqipërisë dhe botës mbarë kolosët e letërsisë perse me famë
botërore si Hafizi, Sadiu dhe Firdeusi, kurse Shqipëria i ka falur kombit iranian
Naim Frashërin, Vexhi Buharanë dhe Fan Nolin. Kjo është lidhja më e mirë dhe
më e qëndrueshme midis dy popujve dhe dy kulturave tona dhe do të vijojë të
mbetet e tillë.
Aktiviteti u mbyll në orën 15.00, pas recitimit plot ndjenjë dhe hijeshi të një
vargu poezish të poetëve të famshëm persë nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës
"Babë Dudë Karbunara" si edhe nga dashamirë të tjerë të pasionuar pas poezisë
perse.
Në fund për të pranishmit u dha një koktej.
Ledio DEMOLLI
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
“HAPËSIRAT NDËRKUFITARE. DINAMIKA
DHE SFIDA”. GJIROKASTËR, 1–2 DHJETOR 2017.
Prej shumë vitesh departamentet e gjeografisë në universitetet publike në
trojet shqiptare, organizojnë në çdo fund viti konferencën shkencore me tematikat
më të rrahura të kohëve të fundit. Kjo i shërben shkëmbimit të informacionit për
studimet individuale apo projektet universitare të gjeografëve, por edhe njohjes
më të madhe të rolit që kanë gjeografët në zhvillimet e përgjithshme të vendit.
Patjetër, pjesëmarrës në konferencë bëhen dhe studiues gjeografë nga vende të
tjera, të cilët sjellin përvojën dhe arritjet e universiteteve nga vijnë. Tematika
kryesore e kësaj konference ishin hapësirat ndërkufitare. Vitet e fundit këto
hapësira, veçanërisht në Ballkan, kanë tërhequr vëmendjen e politikave të
zhvillimit të Bashkimit Europian, i cili ka financuar projekte në kuadër të
bashkëpunimit ndërkufitar, duke nxitur e ndihmuar bashkërendimin e veprimeve
sipas kritereve, rregullave, normave të përbashkëta ose të përafërta. Një gjë e tillë
është bërë dhe në administrimin e burimeve natyrore të mjedisit fizik në hapësirat
ndërkufitare. Kështu studimi gjeografik është më i plotë, sepse dukuritë dhe
problemet e mjedisit në tërësi nuk i njohin kufijtë administrativë e politikë. Është
shumë pozitive që ato janë lidhur dhe me zhvillimin ekonomiko-social etj. Kjo
është ndër objektivat e rëndësishëm të gjeografisë së sotme në vendet e zhvilluara
të Europës. Përfituesit më të drejtpërdrejtë janë mjedisi gjeografik, burimet
natyrore dhe popullsia ndërkufitare. Bashkëpunimi shumëpërmasor ndërkufitar i
shërben drejtpërdrejt edhe integrimit të vendeve ballkanike (dhe Shqipërisë) në
Bashkimin Europian. Studimet tregojnë se zonat ndërkufitare kanë mundësi të
mëdha zhvillimi: mjedisi, burimet natyrore, veprimtaria ekonomike, historia e
kultura e përafërt, në rastin e shqiptarëve e njëjtë. Bazuar në këto të fundit,
organizatorët e konferencës së sivjetshme bënë thirrje për pjesëmarrje dhe të
specialistëve të fushave të afërta me gjeografinë.
Njeriu ka qenë dhe mbetet i lidhur ngushtë me natyrën ku jeton e punon. Në
fazat e zhvillimit historik ai është bazuar në burimet natyrore të territorit ku
banonte dhe përreth tij. Me kalimin nga një fazë zhvillimi në tjetrën, njeriu kërkoi
më shumë nga natyra për nevojat e tiij në rritje. Njëherazi kjo u shoqërua me
ndikim në mjedisin gjeografik. Edhe sot njeriu është faktor në këtë ndryshim,
Konferenca shkencore ndërkombëtare “Hapësirat ndërkufitare. Dinamika dhe sfida” 133
veçanërisht në peizazhet natyrore. Janë të rrallë ata që nuk e kanë ndier këtë
ndikim. Po kështu dhe burimet ujore, mbulesa e tokave, bimësia, fauna e egër.
Pavarësisht nga kujdesi për ruajtjen e ekuilibrit natyror, ka shumë raste ku ai është
tronditur apo ka pësuar dëmtim të rëndë. Në këtë drejtim hapësira gjeografike i
ka ndier pasojat e lëvizjeve mekanike, migratore të popullsisë nga një territor në
tjetrin.
Ky ishte objekt i “Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të Gjeografisë (1–
2 dhjetor 2017), organizuar nga departamentet e Gjeografisë në Universitetin e
Tiranës dhe në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Pjesëmarrës ishin
gjithashtu gjeografë nga Korça, Shkodra dhe Vlora, si edhe nga Prishtina, nga
Tetova, Ulqini dhe nga Turqia. Vështirësitë e udhëtimit për shkak të ngjarjeve të
jashtëzakonshme meteorologjike penguan një numër studiuesish që të udhëtonin
për në Gjirokastër. Në seancën plenare përshëndetën prof. dr. Hivzi Islami,
kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës; prof. dr. Gëzim
Sala, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe të Shkencave Sociale në Universitetin e
Gjirokastrës; prof. dr. Romeo Hanxhari, shef i departamentit të Gjeografisë në
Universitetin e Tiranës, dr. Artemis Dralo: zv.ministre në Ministrinë e Europës
dhe Punëve të Jashtme; prof. as. dr. Deniz Oruç nga Universiteti Düzce (Turqi).
Në panelin e parë: “Gjeografia fizike dhe rreziqet natyrore”, prof. dr. Niko
Rogo referoi temën “Zjarret – rreziqet dhe pasojat në qarkun e Gjirokastrës”. Ai
vuri në dukje se si temperaturat e larta dhe thatësira e zgjatur në verë kanë
mundësuar shtimin e rasteve të zjarreve edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe këto
kanë pasoja negative për mjedisin dhe ekonominë. Me shembuj konkretë autori
tregoi se shpesh zjarret vihen me qëllim për hapje kullotash, për çështje pronësie
etj. Doc. dr. Resul Hamiti referoi temën “Modelet e zhvillimit të strategjisë për
zhvillim të qëndrueshëm në malet e Sharrit” (bashkautor prof. dr. Fauzi
Skënderi). Autorët, gjeografë nga Universiteti i Tetovës, u dhanë përparësi
burimeve natyrore të pasura në malet e Sharrit, park kombëtar në Maqedoni me
biodiversitet të lartë, si mundësi për zhvillimin e turizmit malor, duke kërkuar të
vendoset një raport më i mirë midis natyrës e njeriut për zbatimin e kritereve që
sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm. “Rreziqet natyrore dhe pasojat e tyre sociale
dhe ekonomike në zonën e Shishtavecit (Kukës)” ishte tema e kumtesës së
përgatitur nga prof. dr. Gjovalin Gruda dhe msc. Nineta Gjonpjetra. Autorët u
përqendruan te rrëshqitjet dhe erozioni i tokës, procese gjeomorfologjike që në
3–4 dhjetëvjeçarët e fundit kanë dëmtuar tokat e punueshme dhe rrugët në këtë
zonë. Ndikim ka pasur dhe eksodi i dukshëm rural brenda dhe jashtë vendit, me
pasoja mjedisore dhe social-ekonomike, si braktisja e tokës, prerja pa kriter e
drurëve etj. Prof. ass. dr. Deniz Oruç (Universiteti Düzce - Turqi) dhe msc. Nikolin Agallija (Universiteti Bayburt - Turqi) në kumtesën e tyre trajtuan
zhvillimet e pabarabarta të rajoneve në Turqi. Ata treguan lidhjen e këtij zhvillimi
të pabarabartë me faktorët natyrorë, por dhe me politikat e zhvillimit rajonal në
tërësi për periudhën 1990–2015. Ndër treguesit kryesorë të trajtuar ishin lindjet
dhe vdekjet. Prof. as. dr. Jostina Dhimitri në referimin “Analiza e impaktit të katastrofave natyrore në Shqipëri përmes simulimit dhe teknologjisë” shënoi se
studimi dhe simulimi i katastrofave natyrore nëpërmjet teknologjisë
kompjuterike krijon mundësi shumë të mira studimi për gjeografët dhe njëherazi
134 Kronika kulturore
ndihmohet procesi i vendimmarrjes vendore apo qendrore në menaxhimin e tyre.
Autorja e kishte shtrirë studimin e saj në territoret e rretheve Pukë, Lezhë, Tiranë,
Durrës, Elbasan, Lushnjë, Kuçovë, Korçë, Gjirokastër dhe Sarandë. Prof. dr.
Skënder Sala dhe prof. dr. Pal Nikolli në kumtesën e përbashkët “Krahina e
Kelmendit me potencial të lartë natyror për zhvillim” përfshinë territorin e kësaj
krahine në të dyja anët e kufirit Shqipëri – Mali i Zi. Duke u nisur edhe nga
politikat e zhvillimit të Bashkimit Europian për zonat ndërkufitare, autorët
argumentuan me të dhëna konkrete nga terreni se Kelmendi ka mundësi të mëdha
për zhvillimin turizmit malor e rural. Peizazhi alpin, shumëllojshmëria
morfologjike, bimore (përfshirë bimë mjekësore dhe endemike), fauna e egër,
njerëzit punëtorë e mikpritës janë faktorët më kryesorë për këtë zhvillim.
Zgjerimi e asfaltimi i rrugës automobilistike Koplik–Vermosh ka shtuar numrin
e turistëve vendas e të huaj, që shijojnë bukuritë e natyrës, ushqimet tradicionale
dhe bujtinat e pastra e karakteristike në Lëpushë, Vermosh e Tamarë. Rruga e
mirë u mundëson banorëve të Plavës e Gucisë (Mali i Zi) të kalojnë transit për në
Podgoricë etj. Është shumëfishuar edhe numri i turistëve të huaj që vijnë nga
Kolashini fqinjë (në Malin e Zi) për qëndrime të shkurtra.
Dr. Marenglen Sherifaj referoi temën “Zonat e mbrojtura në hapësirën
ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë: menaxhimi i tyre i integruar”, duke u
përqendruar te parqet kombëtare ndërkufitare, te nevoja për një administrim të
integruar të tyre, me qëllim që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm. Ai vuri
në dukje se duhet përfituar nga përvoja greke dhe se rruga më e mirë për këtë
janë projektet e përbashkëta mjedisore. Dr. Andri Hoxha referoi për temën
“Karakteristikat morfologjike dhe impaktet në zhvillimin human në bashkinë e
Përrenjasit”. Referuesi shënoi se kjo bashki, ndonëse e vogël për nga sipërfaqja
e territorit dhe numri i popullsisë, ka potencial natyror të konsiderueshëm për
zhvillim: veçohet parku Kombëtar i Shebenikut, zona e Rajcës etj., ku bashkia
dhe banorët mund të ndërtojnë bujtina për qëndrim fundjave etj.
Paneli i dytë “Studimet rajonale dhe mjedisore” nisi me kumtesën
“Eurorajonet dhe zonat ndërkufitare shqiptare – përqasje krahasuese” përgatitur
nga prof. dr. Bilal Draçi, prof. dr. Dhimitër Doka, prof. dr. Pal Nikolli dhe dr.
Sokol Allaraj. Autorët theksuan se rajonet dhe eurorajonet sot vlerësohen në
varësi të karakteristikave gjeografike, ekonomiko-demografike, politiko-
administrative dhe të lidhjes së tyre me konceptin gjeopolitik. Hulumtimet për
këtë kumtesë kanë përfshirë dhe zonat ndërkufitare, binjakëzimet e bashkive,
projektet e përbashkëta, potencialet natyrore e njerëzore për bashkëpunim,
zhvillimin dhe integrimin europian etj.; janë bërë krahasime me zhvillimet në
Shqipëri. Tema “Problemi ndërkufitar i devijimit të përhershëm të ujërave të
Radikës (degë e lumit Drin) për në lumin Vardar” u referua nga prof. as. dr. Sazan
Guri dhe prof. dr. Romeo Hanxhari. Ata shënuan se devijimi i Radikës është në
kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për administrimin e lumenjve
ndërkufitarë. Pasojat negative janë për 28 fshatra me popullsi shqiptare në
Maqedoni dhe për lumin Drini i Zi në Shqipëri. Ekosistemi lumor, biodiversiteti, zhvillimi ekonomik në të dyja vendet do të kishin humbje të konsiderueshme.
Doc. dr. Albana Kosovrasti dhe prof. as. dr. Sonila Xhafa referuan temën
“Trajtimi i gjeografisë në tekstet mësimore të trevave shqiptare jashtë kufijve të
Konferenca shkencore ndërkombëtare “Hapësirat ndërkufitare. Dinamika dhe sfida” 135
Shqipërisë”. “Kufiri i hapësirës gjeografike të Kosovës, sipas juridiksionit
administrativo-politik në gjysmën e dytë të shek. XX e fillimi shek. XXI” ishte
tema e kumtesës së dr. Tomorr Çelës, përgatitur në bashkëpunim me msc. Bajram
Kafexholli dhe msc. Florend Krasniqi. Autorët treguan se vendosja e kufijve të
Kosovës ka qenë në dëm të trojeve dhe popullsisë shqiptare të saj, prandaj dhe
zhvillimet e fundit për kufirin me Malin e Zi kanë ngjallur shumë debate e
kundërshtime. Dr. Marianthi Guri dhe prof. as. dr. Sazan Guri në kumtesën e
tyre “Mosdevijimi Aoos-Vjosës si e drejtë natyrore për këtë basen ujëmbledhës
ndërkufitar” argumentuan se e drejta ndërkombëtare nuk lejon ndërhyrjet e
njëanshme për lumenjtë në zonat ndërkufitare. Shtetet janë të detyruara të
zbatojnë marrëveshjet dhe konventat përkatëse që kanë nënshkruar. Ruajtja e
natyrës u shërben të dyja vendeve.
Paneli tretë “Studimet humane dhe ekonomike” u çel me kumtesën
“Potencialet urbane dhe qasja krijuese si nxitëse e zhvillimit të qëndrueshëm
rajonal”, përgatitur nga prof. as. dr. Merita Koka-Karaguni dhe msc. Violeta
Aliaj. Autoret vlerësuan zhvillimin urban si promotor të zhvillimeve tërësore, që
ndikon në zonat pranë e përreth tij. Disa qytete tonat në zonat ndërkufitare kanë
më shumë mundësi komunikimi e zhvillimi. Korça, Pogradeci, Saranda janë
shembull i mirë. Kukësi, Bajram Curri, Peshkopia, Erseka, Kopliku, Kruma,
Bilishti, Leskoviku, Përmeti etj. i kanë mundësitë, por ende janë jashtë vëmendjes
së politikave të zhvillimit, përfshirë dhe si zona ndërkufitare. Kumtesa “Efektet
e migrimit në bashkinë e Dropullit”, përgatitur nga prof. as. dr. Albina Sinani, prof. dr. Gëzim Sala dhe dr. Irena Baboli trajtoi problemin e pakicës greke në
Dropull. Largimet nisën në vitin 1990 drejt Greqisë. Të dhënat e vitit 2011
krahasuar me vitin 1989 tregojnë se ajo krahinë ka humbur 80,4% të popullsisë.
Emigrimi vazhdon, por me ritme më të ulëta, duke pakësuar burimet njerëzore,
demografike, ekonomike etj. Kërkohet ndryshim i politikave zhvillimore rajonale
në uljen e varfërisë, rritjen e mirëqenies, në tërësi etj. Msc. Vloran Cenaj referoi
“Opoja dhe Gora vende të hapura për zhvillimin e turizmit”. Këto krahina të
vogla ndodhen në zonën gjeografike të Dragashit (Kosovë) dhe kanë potencial
natyror për turizmin malor: ekskursione në natyrë, alpinizëm, ski, kampingje,
kalim fundjave etj. Dr. Erka Çaro dhe prof. as. dr. Sonila Papathimiu referuan
“Mobilizimi i diasporës me vendet e origjinës: rasti i diasporës shqiptare nga
Malësia e Madhe”. Autoret paraqitën se si emigrantët nga kjo krahinë kanë
investuar në vendlindje për turizmin rural, duke ngritur: bujtina, kampingje,
lokale etj. Janë krijuar shoqata që bashkëveprojnë në të mirë të krahinës në dyja
anët e kufirit politik. Këtu ka ndihmuar dhe zgjerimi e asfaltimi i rrugës Koplik–
Vermosh.
Në panelin e katërt u mbajtën kumtesat e mëposhtme. Dr. Artemisa Dralo:
“Ruajtja e identitetit kulturor të pakicave”, ku shënoi se Shqipëria dallon për
bashkekzistencë shumë të mirë të pakicave kombëtare, për ruajtjen e identitetit
etnik, historik, tradicional, gjuhësor e kulturor. Janë bërë përpjekje për
përmirësimin e standardeve sipas konventës “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”; nuk ka raste të shkeljes së të drejtave të pakicave dhe punohet për
integrimin më të mirë të tyre në shoqëri. Prof. dr. Romeo Hanxhari, dr. Erka
Çaro dhe msc. Xhulja Bygjymi referuan temën “Gjeografia e sjelljes, migrimi
136 Kronika kulturore
dhe rikrijimi virtual i hapësirave: sheshi “Omonia” i Athinës i rikrijuar në
Shqipëri”. Autorët shënuan se papunësia ka bërë që në sheshe të caktuara në disa
qytete të grumbullohen punëkërkues ditorë, në ngjashmëri me sheshin Omonia”
të Athinës. “Roli i trashëgimisë kulturore në identitetin rajonal në qarkun e
Gjirokastrës” ishte kumtesa e përgatitur nga dr. Adela Dhromaj dhe prof. as. dr.
Kozeta Salaj. Autoret vlerësuan trashëgiminë kulturore si aset të çmuar për
identitetin kulturor të popullsisë. Promovimi i kësaj trashëgimie shihet si
instrument kyç edhe në komunikimin e komuniteteve ndërkufitare Shqipëri–
Greqi.
Konferenca ishte një vijim i suksesshëm i traditës tashmë të krijuar për
veprimtari të tilla me bashkëpunimin e katedrave të gjeografisë në universitetet
në gjuhën shqipe në rajonin tonë.
Skënder SALA
NekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologji
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
DR. ROBERT ELSIE
(29.06.1950 – 02.10.2017)
Më 2 tetor 2017 u përhap lajmi se Dr. Robert Elsie ishte ndarë nga jeta në një spital të Bonit pas një sëmundjeje të shkurtër, që nuk mundi ta përballonte. Ky lajm i papritur shkaktoi tronditje dhe hidhërim të thellë te gjithë kolegët e miqtë e tij të shumtë, shqiptarë e të huaj. R. Elsie ishte një nga punëtorët më të përkushtuar të albanologjisë, autor i një vargu të gjatë veprash e botimesh nga të gjitha fushat, gjurmues i zellshëm i gjithçkaje që ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët në arkiva, biblioteka, koleksione private e kudo. Krahas kësaj ishte edhe një përkthyes me shije, që bëri të njohura për publikun e huaj vepra të shquara të letërsisë shqipe. Gjatë muajit gusht kam qenë në lidhje të vijueshme me të për të zgjidhur së bashku disa çështje të dorëshkrimit të njohur të Simon Kazanxhiut (1822), të cilin po e përgatiste për botim. Letra e fundit me postë elektronike është e datës 29 gusht dhe as te kjo letër, as më parë nuk ishte ankuar për shëndetin.
Robert Elsie kishte lindur në Vankuver (Kanada) më 29 qershor 1950. Atje kreu edhe studimet për gjuhësi e filologji klasike në Univesitetin e njohur British Columbia më 1972. I plotësoi studimet e tij në Freie Universität (Universiteti i Lirë) të Berlinit (Perëndimor), në Paris (Ecole Pratique des Hautes Etudes), në Dublin (Institute for Advanced Studies) dhe në Universitetin e Bonit, ku mbrojti doktoratën në fushën e gjuhësisë krahasimtare e të keltologjisë më 1978. Drejtori i atëhershëm i Institutit të Gjuhësisë të Universitetit të Bonit, prof. Johann Knobloch (1919-2010), duke qenë shtetas austriak, arriti të realizonte po këtë vit
140 Nekrologji
nisjen e veprimtarisë shkencore “Akademia verore” (Sommerakademie) gjermane-shqiptare në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe falë mirëkuptimit e autoritetit të kryetarit të saj prof. Aleks Buda. Një grup studiuesish të fushave të ndryshme (me ose pa lidhje ma albanologjinë) vinin si turistë për dy javë në Plazhin e Durrësit gjatë gushtit, ku krahas orëve kur shijonin detin dhe ranishtën, realizonin edhe një program ligjëratash (ligjërata të studiuesve gjermanë dhe të studiuesve shqiptarë). Pasditeve për të interesuarit zhvillohej një kurs i shkurtër i gjuhës shqipe, që m’u besua mua. Këtu pata rastin të njihesha edhe me R. Elsie-n, duke lidhur me të një miqësi kolegjiale të vijueshme e shumë të frytshme. Ka qenë një përvojë e çmuar për mua bashkëpunimi me të për redaktimin e përkthimit shqip të librit “Histori e letërsisë shqiptare” (1997).
R. Elsie arriti ta mësojë gjuhën shqipe si rrallëkush ndër të huajt. Pas atij qëndrimi të parë në Shqipëri veprimtaria e tij shkencore, hulumtuese e publicistike u përqendrua te Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi, duke rrokur një gamë të gjerë fushash, si letërsia e folklori, historia, gjuha shqipe, etnologjia, artet, publicistika etj. Pjesëmarrja për disa vjet radhazi në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë e njohu me gjendjen politike, kulturore e arsimore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, me arritjet dhe përpjekjet e tyre në fushën e studimeve albanologjike dhe ai ushqeu vijimisht një simpati e dashamirësi të sinqertë për ta. Kosova dhe viset shqiptare në ish-Jugosllavi u përfshinë në interesat e tij shkencorë.
Në veprimtarinë e pasur studimore të Robert Elsie-t letërsia mund të cilësohet si fusha që e ka tërhequr më shumë dhe që ai e ka pasur më për zemër. Në këtë mes me letërsi duhet kuptuar tërë procesi i krijimtarisë letrare, me një fjalë lindja dhe zhvillimi i një tradite letrare te shqiptarët që nga Gjon Buzuku deri në ditët tona. Prirja e tij për ta rrokur dhe për ta njohur në tërësi procesin letrar te shqiptarët e çoi në një hulumtim të imët bibliografik dhe dokumentar. Fryt i kësaj pune ishte, së pari, Dictionary of Albanian Literature (1986, 171 f.), dhe më pas vepra History Albanian Literature. Volume I & II. Columbia University Press, New York, 1995, 1054 f., e botuar shqip pas dy vjetësh, me ndonjë plotësim e saktësim: Histori e letërsisë shqiptare. Përktheu nga anglishtja Abdurrahim Myftiu. Dukagjini, Tiranë - Pejë, 1997, 688 f.; vepra ka pasur edhe një botim polonisht: Zarys historii literatury albańskiej (2004). Libra të tjerë të tij nga kjo fushë janë: Një fund dhe një fillim (1995, 190 f.), Studies in Modern Albanian Literature and Culture (1996. 188 f.) dhe Albanian Literature A Short History (2005, 291 f.). Në fushën e letërsisë duhen përmendur edhe përkthimet e tij nga letërsia shqipe në anglishte dhe në gjermanishte, si p.sh. një antologji e poezisë shqipe nga shek, XVI deri në ditët tona: Einem Adler gleich. Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart. Herausgegeben und aus dem Albanischen übertragen von Robert Elsie (1988, 303 f.), An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: Antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare) (1993, 231 f.), përkthimi i “Vargjeve të lira” të Migjenit gjermanisht (1987) dhe anglisht (1991) si edhe përkthime poezish nga disa poetë të sotëm për revista e përmbledhje të ndryshme. R. Elsie në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze Janice Mathie-Heck përkthyen anglisht veprën madhore të Gjergj Fishtës “Lahuta e Lalësisë”: The Higland Lute (2005), duke i dhënë kësaj vepre një jetë të re te lexuesi i huaj.
Dr. Robert Elsie (1950 – 2017) 141
Robert Elsie-n, ashtu si edhe të tjerë albanologë, e ka tërhequr edhe folklori ose letërsia gojore e shqiptarëve. Më 1994 u botua në Tiranë përmbledhja e tij Albanian Folktales and Legends (223 f.) [Përralla dhe legjenda shqiptare], ndërsa vitet e fundit dolën një libër me përralla shqiptare: Albanische Volksmärchen (2016, 390 f.) dhe një libër me rapsodi nga epika legjendare; Thirty Agas Were Conversing. Albanian Heroic Verse. A Bilingual Edition translated by Robert Elsie ang Janice Mathie-Heck. (2016, 320 f.), duke ringjallur traditën e albanologut Max Lambertz.
Nga studimet e R. Elsie-t në fushën e gjuhësisë të botuara si libra përmendim: Early Albanian Bible Translations in Todhri Script (2016, 162 f.) dhe Albanian Alphabets. Borrowed and Invented (2017, 117 f.).
Duke punuar me zell për të mbledhur të dhëna për persona e ngjarje që kanë pasur dhe kanë ndikim në historinë politike, në letërsinë, artin, kulturën, shkencën shqiptare, R. Elsie botoi librat me karakter enciklopedik: Historical Dictionary of Albania (2004, botimi i dytë 2010, 585 f.) dhe Historical Dictionary of Kosova (2004, botimi i dytë 2011, 395 f.). Këta fjalorë janë shumë të pasur me të dhëna të gjithanshme e të përpikta për persona, ngjarje, vende, vepra etj. të Shqipërisë e të Kosovës dhe, përveç analizave e vlerësimeve që përmbajnë, shërbejnë si vepra konsultimi plotësisht të besueshme. Krahas tyre R. Elsie ka botuar edhe disa fjalorë të tjerë tematikë, si: Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (2001), botuar dhe gjermanisht më 2002 në vëllimin Handbuch zur albanischen Volkskultur (2002) dhe shqip: Leksiku i kulturës popullore shqiptare (Besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore). Tiranë 2005, 282 f.; A Biographical Dictionary of Albanian History (2013, 541 f.), që përmbajnë një pasuri të madhe dhënash dhe analizash e vlerësimesh të ndryshme.
R. Elsie ka një varg botimesh (disa me bashkëpunëtorë) edhe në fushën e historisë. Për të kuptuar më mirë të sotmen, ai u është drejtuar edhe burimeve historike për të shkuarën e hapësirës shqiptare në Ballkan. Kështu ka botuar shënimet e udhëtari turk Evlija Çelebi, që vizitoi viset shqiptare në vitet ’60-’70 të shek. XVII, të përkthyera nga osmanishtja (në bashkëpunim me R. Dankoff): Evliya Çelebi in Albania and Adjacent Regions (2000, 299 f.), botuar edhe shqip: Evlija Çelebiu në Shqipëri dhe në viset fqinje (2008). Duke gjurmuar albanica, ai zbuloi dhe botoi dy vepra të mbetura në dorëshkrim: Histoire de l’Albanie e autorit francez të shek, XIX Jean-Claude Faveyrial (2001, 552 f.), që doli edhe në përkthimin shqip me titullin Historia (më e vjetër) e Shqipërisë (2004) dhe Reisen in den Balkan e albanologut të njohur hungarez baronit Franz Nopcsa (2001, 527 f.), që u botua edhe shqip: Udhëtime nëpër Ballkan (2007). Në këtë hulli është edhe libri Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries (2003, 233 f.), që përfaqëson një antologji tekstesh të ndryshme burimore për Shqipërinë dhe shqiptarët në shek. XI-XVII. Në bashkëpunim me B. Destanin botoi ditarin e piktorit anglez Edward Lear, që vizitoi viset shqiptare nga Shkodra në Gjirokastër në mesin e shek. XIX: Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans (2008, 225 f.), botuar edhe shqip: Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849 (2008).
R. Elsie u afrua fillimisht me botën shqiptare kryesisht për interesat e tij shkencore si filolog, por, duke u njohur gjithnjë e më shumë me problemet politike aktuale të shqiptarëve, si dijetar me përgjegjësi qytetare, u përpoq të ndriçojë aspektet më problemore dhe t’i bëjë të njohura për publikun ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e drejtë të tyre, duke sjellë një
142 Nekrologji
shërbim të madh për sqarimin e së vërtetës historike, të cilën janë munduar ta shformojnë e ta tjetërsojnë politikanë e studiues me ide shoviniste agresive. Në këtë vështrim janë me rëndësi të madhe librat e tij: Kosovo: In the Heart of the Powder Keg [Kosova: në qendër të fuçisë së barutit] (1997, 593 f.), që përfaqëson një përmbledhje të arsyetuar me artikuj për temën e Kosovës; po ashtu përmbledhja tjetër Gathering Clouds. The Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia Early Twentieth-Century Documents (2002, 172 f.) [Stuhi në horizont: Rrënjët e spastrimit etnik në Kosovë dhe Maqedoni, dokumente të fillimit të shekullit të njëzetë]; The Cham Albanians of Greece. A Documentary History. London (2013, 455 f. The London Conference and the Albanian Question (1912-1914). The Dispatches of Edward Grey. (2016, 357 f.) - këto dy të fundit në bashkëpunim me B. Destanin.
R. Elsie kishte një tërheqje të veçantë për jetën e malësive të veriut, për organizimin, fisnor, të drejtën zakonore, për kulturën materiale e shpirtërore të malësorëve. Ai botoi gjermanisht Kanunin e Lekë Dukagjinit: Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (2001); bashkëpunoi në një studim antropologjik për jetën fshatin kosovar: Behind Stone Walls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (2003, 330 f.) [Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës]; botoi një dorëshkrim gjermanisht për jetën e fshatrave shqiptare në Rekën e Epërme të Dibrës në fillim të shek. XX: Bajazid Elmaz Doda & Franc Baron No[psca, Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (2007, 209 f.).
Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; dhe në bashkëpunim me Antonia Young (Bradford) dhe Ann Christine Eek (Oslo) botoi studimin antropologjik të fshatit kosovar nga antropologia norvegjeze Berit Backer (1947-1993), Behind Stone Walls: Changing Household Organization among the Albanians of Kosova (Prapa mureve të gurta: ndryshime në organizimin familjar ndër shqiptarët e Kosovës), Pejë 2003. Pas kësaj ai botoi dorëshkrimin e hershëm në gjermanisht të shqiptarit Bajazid Elmaz Doda (rreth 1888-1933), Albanisches Bauernleben im oberen Rekatal bei Dibra, Makedonien (Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës së Maqedonisë), Vjenë 2007. Vitet e fundit u mor me zell të veçantë me fiset e malësive dhe botoi studimin The Tribes of Albania. History, Society and Culture (2015, 368 f.). E tërhiqte shumë natyra malore e Shqipërisë dhe i kishte shkelur me këmbë tërë malet dhe viset piktoreske rreth tyre në Veri e në jug. Por një tërheqje të veçantë kishte për Thethin. Libri A Passion for Theth. Albania’s Rugged Shangri-La (2016, 326 f. - në bashkëpunim me G. Mulder, H. Zonderland), dhe krahasimi që në titull me Shangri La mitike të Himalajave, e dëshmon këtë. Prandaj e kishte zgjedhur atë vend për t’u prehur përjetësisht në tokën shqiptare, ku u varros me veshje popullore malësori më 18 tetor, pas një ceremonie të thjeshtë.
Emil LAFE
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
NDUE ZEF TOMA
13.05.1931 – 22.11.2017
Më 22 nëntor 2017 u nda nga jeta bashkëpunëtori i vjetër shkencor Ndue Zef
Toma, studiues i letërsisë shqiptare, që kishte dhënë gjithashtu një ndihmesë të
ndjeshme edhe në dy fusha të tjera, në fushën e arsimit dhe të gazetarisë.
Ndue Zef Toma kishte lindur në Velipojë të Shkodrës më 13 maj 1931. Pasi
u përgatit si mësues, punoi në shkollën fillore të vendlindjes, ku pati edhe detyrën
e drejtorit (1950–1953), më pas qe drejtor i Shtëpisë së Kulturës po aty (1954–
56). Pasi kreu gjimnazin në Tiranë (1959), ndoqi studimet Institutin Pedagogjik
Dyvjeçar në Shkodër, ku u diplomua në degën gjuhë shqipe e letërsi (1961),
ndërsa më vonë i plotësoi studimet e larta në po atë degë në Universitetin e
Tiranës (1965). Në vitet 1961–65 shërbeu si inspektor arsimi në Shkodër, në vitet
1966–67 drejtor dhe përgjegjës i shkollave të Dukagjinit, në vitet 1967–69
redaktor në gazetën lokale të Shkodrës.
Ndue Zef Toma formohet si studiues i letërsisë shqipe të sotme në vitet 1968–
1973 duke qenë bashkëpunëtor i Institutit Gjuhësisë dhe Letërsisë. Në vitet 1974–
1979 i kushtohet gazetarisë, duke qenë edhe sekretar i kolegjiumit të gazetës
“Drita” (për një vit) dhe pastaj i revistës “Nëntori”, pra i organeve kryesore
kulturore-letrare të kryeqytetit. Në vitet 1978–1992 i rikthehet studimit të
letërsisë si punonjës me titullin bashkëpunëtor i vjetër shkencor në Institutin e
Gjuhësisë dhe Letërsisë, gjithashtu sekretar shkencor i sektorit të letërsisë së
sotme shqiptare. Gjatë punës në Institut Ndue Zef Toma ka marrë pjesë në vepra
të rëndësishme shkencore, si “Historia e letërsisë së sotme shqiptare” (në
variantin e përpunuar), “Fjalori enciklopedik shqiptar” (në 11 zëra), dhe në
veprën “Studime për letërsinë shqiptare”. Qe gjithashtu anëtar i Këshillit
Shkencor të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtar i redaksisë së revistës
“Studime filologjike”.
Si studiues iu përmbajt metodës sociologjike (e vetmja e pranuar në atë kohë),
por i tejkaloi kufizimet e kësaj metode, duke shfaqur një shije të sigurt estetike
në vlerësimin e autorëve (sidomos të autorëve të avangardës, si Ismail Kadareja
dhe Dritëro Agolli, për të cilët shkroi studime mjaft origjinale, që u botuan te
revista “Nëntori” në vitet tetëdhjetë: “Veçori të formës së poemave të Dritëro
Agollit” dhe “Poemat e Ismail Kadaresë”. Kjo shije estetike që i vinte nga një
prirje e hershme rinore drejt poezisë, u konkretizua në disa poezi të freskëta lirike
të vetat, që u botuan në shtypin e kohës. Kështu që, në një kohë kur format
144 Nekrologji
(literaliteti) kishin kaluar në plan të dytë në raport me mesazhin (për një
keqkuptim të marrëdhënieve mesazh – formë që rridhte nga ideologjizimi), ky
studiues shfaqi në krijimet e veta shkencore një prirje për analizën e formës, që e
ndihmoi të kuptonte disa poetika individuale origjinale.
Ndue Zef Toma ka shkruar një numër studimesh të botuara në revistën
“Studime filologjike” dhe në organet letrare “Drita” e “Nëntori”, që i drejtoheshin
publikut të gjerë. Në këto studime, përveç autorëve të veçantë, analizohen prirje
që kishin zënë vend në fushën e tregimit dhe të poezisë (mund të përmendim:
“Disa çështje të novatorizmit në tregimin tonë të sotëm”, “Probleme të traditës e
të novatorizmit në tregimin tonë”, “Tregimi i sotëm dhe prirje të zhvillimit të tij”,
“Heroi lirik i poemave të viteve të fundit”, “Nëpër rrugën e poemës së sotme”,
“Për një hero të gjallë në tregimin tonë”). Këto studime u shoqëruan nga një varg
artikujsh dhe recensionesh që dëshmonin se ai ishte i aftë për të lëvruar edhe llojet
e vogla të kritikës.
Ndue Zef Toma arriti përgjithësime të spikatura në fushën e letërsisë shqiptare
të sotme në monografinë “Poema në letërsinë shqiptare të realizmit socialist”
(250 faqe) dhe si bashkautor në monografinë “Tregimi në letërsinë e sotme
shqiptare” (250 faqe). Për arsye jashtëshkencore, që lidheshin me ideologjizimin,
këto vepra nuk arritën të shihnin dritën e botimit. Shprehim urimin që ato të mos
mbeten pa u botuar. Ky studiues i përkushtuar, të cilit nuk i mungoi origjinaliteti,
nuk u vlerësua në shkallën e duhur dhe sipas meritave e punës. Megjithatë ai
karakterizohej nga modestia që duhet të dallojë çdo shkencëtar, një modesti që
dëshmonte për një karakter të fortë dhe fisnik. Përmasat e tij njerëzore si dashuria
ndaj punës, zelli, respekti dhe dashuria ndaj kolegëve ishin po aq të ndjeshme, në
mos më shumë, sa përmasat e tij si studiues.
Me ndarjen e tij nga jeta, shkenca dhe kolegët e fushës së studimeve letrare
humbën një lëvrues të historisë së letërsisë bashkëkohore, që mund të jepte ende
ndihmesën e vet, familja njeriun e shtrenjtë e të dashur, një njeri me virtyte të
larta, shembull për brezin e ri të sotëm.
Klara KODRA
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
KRISTAQ PRIFTI
21.12.1932–09.12.2017
Më 9 dhjetor u nda nga jeta
akademiku Kristaq Prifti, një nga
historianët e shquar shqiptarë, studiues i
thelluar i një vargu temash e çështjesh të
historisë shqiptare, veçanërisht gjatë
shekullit XIX dhe në periudhën e
Rilindjes Kombëtare. Lindi në Berat, ku
kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi
studimet e larta në Fakultetin e Historisë
në Institutin Pedagogjik në Moskë (1951–
1955). Në v. 1955–1975 ka punuar si
pedagog i historisë së përgjithshme dhe të
Shqipërisë (periudha e Rilindjes) në
Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të
Universitetit të Tiranës, ku ka qenë edhe
përgjegjës i katedrës së Historisë (1960–
1975), në v. 1962 zëvendësdekan dhe në
v. 1969–1975 dekan i këtij fakulteti. Në v.
1972–1980 ka mbajtur ligjërata në kursin
e magjistraturës në Universitetin e
Prishtinës. Nga v. 1982 punonjës shkencor në Institutin e Historisë të Akademisë
së Shkencave, ku drejtoi edhe sektorin e historisë së sotme të Kosovës, ndërsa në
v. 1991–1993 ka qenë drejtor i atij Instituti. Në të gjitha institucionet ku ka pasur
detyra drejtuese, është përpjekur për mbarëvajtjen e përgjithshme të veprimtarive
të tyre dhe për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi e zhvillimi të kërkimit
shkencor.
Periudha kryesore historike për të cilën ka punuar më gjatë dhe ka sjellë më
shumë kontribute, ka qenë Rilindja Kombëtare Shqiptare, me theks të veçantë te
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të
Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e
Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Duke njohur rëndësinë e
146 Nekrologji
burimeve osmane për studimin e historisë së kësaj periudhe, K. Prifti iu vu me
ngulm mësimit të osmanishtes dhe arrita ta zotërojë për të shfrytëzuar
dokumentacionin e arkivave dhe burime të tjera të shkruara në këtë gjuhë mjaft
të vështirë.
K. Prifti është autor i disa monografive e botimeve me dokumente, si:
“Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” (me
bashkautor Sh. Demirajn - 1968, 1978, 2004), “Lidhja Shqiptare e Pejës. Lëvizja
Kombëtare 1896–1900” (1984, 2002 dhe frëngjisht më 1989), “Dervish Hima.
Jeta dhe vepra” (1987, 1993), “Dr. Ibrahim Temo. Jeta dhe Vepra” (Prishtinë,
1996), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878–1881
(Dokumente)” (1978) dhe bashkëpërgatitës me S. Pulahën i vëllimit "La Ligue
Albanaise de Prizren" I (1988). Është bashkautor dhe bashkëredaktor i
veprës “Historia e Shqipërisë” (vëll. II, 1984). Gjatë v. 1998–2002 ka drejtuar
projektin “Historia e popullit shqiptar” në katër vëllime dhe është bashakautor e
redaktor shkencor i vëllimit II “Rilindja Kombëtare. Vitet ’30 të shek. XIX –
1912” (Tiranë, 2002). Është gjithashtu bashkëpërgatitës dhe bashkëredaktor i
disa vëllimeve me dokumente e studime të Akademisë së Shkencave, si:
“Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972), Sami Frashëri,
“Vepra” (vëll. I e II, 1988), “E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi”
(edhe anglisht: “The Throuth on Kosova”, 1993), “Himara në shekuj” (2004) etj.
K. Prifti ka qenë një studiues i thelluar i historisë së Kosovës (nënkuptohet
me këtë vilajeti i Kosovës me qendër në Shkup) gjatë periudhës osmane dhe ka
shfrytëzuar për këtë një sasi të madhe dokumentesh të administratës osmane dhe
të burimeve të tjera. Vitet e fundit punoi me ngulm për monografinë e hapët
“Popullsia e Kosovës 1831-1912” (Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë,
2014, 1061 f.). Kjo monografi e rrallë në fushën e demografisë historike, e botuar
me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është punuar në kuadrin e një
studimi më të gjerë që kishte ndërmarrë autori për popullsinë e të gjitha trojeve
shqiptare gjatë shek. XIX dhe fillimit të shek. XX. Ajo është fryt i një pune të
gjatë e sistematike të autorit për mbledhjen e një materiali shumë të pasur në
Arkivin Osman të Kryeministrisë në Stamboll (1969-2005), si edhe në një numër
arkivash të tjera të vendeve të Ballkanit e të Europës. Me të dhënat e shumta
demografike që përmban, kjo monografi hedh dritë të qartë për shtrirjen e
shqiptarëve në vilajetin e Kosovës, për vijimësinë e pranisë së tyre si popullsi
autoktone dhe kështu sjell ndihmesë të rëndësishme në përcaktimin e konceptit
të territorit të shtetit shqiptar të pavarur, që ishte dhe synimi kryesor i Rilindjes.
K. Prifti ka botuar një numër të madh artikujsh studimorë në revistat
shkencore brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë me referate dhe kumtesa në
konferenca të rëndësishme shkencore si dhe në kongrese, konferenca e
simpoziume ndërkombëtare, sidomos në veprimtaritë e Shoqatës së Studimeve të
Vendeve të Europës Juglindore (AIESEE). Për arritjet cilësore në veprimtarinë e
tij është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” të kl. I dhe Urdhrin “Flamuri i
Kuq i Punës” të kl. I. Ka marrë “Çmimin e Republikës” të shkallës II (1989).
Emil LAFE
Perla, vëllimi 80, numri 4, 2017
© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”
DR. ENGJËLL ANGONI
(22.04.1928 – 26.12.2017)
Më 26 dhjetor 2017 u nda nga jeta dr. Engjëll Angoni, bashkëpunëtor i vjetër
shkencor, një ndër gjuhëtarët shqiptarë më të vjetër e më të njohur, veteran i
arsimit kombëtar. Engjëll Angoni ka lindur në Tiranë më 22 prill 1928. Në vitet
1951–1955 ndoqi studimet e larta në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë në
Institutin Pedagogjik 4-vjeçar në Tiranë. Pas diplomimit me rezultate të larta u
emërua në punë si pedagog në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”
(dyvjeçar), ku dha për 20 vjet lëndën e morfologjisë së gjuhës shqipe, po ashtu
edhe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka
qenë përgjegjës i katedrës së gjuhës shqipe dhe për një periudhë zv.drejtor e
drejtor i Institutit Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Që nga viti 1969 u bë
bashkëpunëtor i jashtëm i Sektorit të gramatikës dhe dialektologjisë në Institutin
e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku mori pjesë në grupin e punës për hartimin e
vëllimit “Morfologjia” të veprës “Gramatikë e gjuhës së sotme shqipe” si autor i
krerëve “Pjesëza” e “Pasthirrma”. Monografia e tij “Pasthirrmat në gjuhën
shqipe” e botuar në revistën “Studime filologjike” (1973, nr. 4 dhe 1974, nr. 1)
ishte një ndihmesë e re e rëndësishme për zbulimin e veçorive leksiko-semantike
të kësaj pjese të ligjëratës, së cilës nuk i ka qenë kushtuar vëmendja e duhur.
Monografia është fryt i një pune të kujdesshme e të gjatë për njohjen e trajtesave
teorike rreth veçorive leksiko-gramatikore të kësaj pjese të ligjëratës, për vjeljen
e një lënde të pasur nga gjini të ndryshme të letërsisë shqipe, për klasifikimin e
shembujve dhe për interpretimin e kuptimeve të pasthirrmave. Autori nuk e quajti
të mbyllur punën e tij për këtë pjesë të ligjëratës, por e vijoi dhe e thelloi më tej
në kuadrin e një punimi më të gjerë të paraqitur si disertacion për gradën
shkencore të atëhershme “kandidat i shkencave” (1983), ndërsa më 1986 fitoi
titullin “bashkëpunëtor i vjetër shkencor”.
Në vitet 1968–1975 E. Angoni punoi si specialist i gjuhës shqipe dhe
kryespecialist në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës. Më 1972 u caktua anëtar
i Komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit dhe gjithashtu delegat i
Kongresit. Si pjesëmarrës aktiv i këtij forumi të lartë, në njërën nga seancat ai mbajti kumtesën “Disa çështje të drejtshkrimit të pjesëzave dhe të pasthirrmave“.
Në vitet 1975–1980, sipas praktikës së qarkullimit të kuadrit, u dërgua si arsimtar
148 Nekrologji
në shkolla të mesme të qytetit të Shkodrës, ku ka qenë edhe kryetar i Shoqatës
shkencore të arsimtarëve të gjuhës shqipe.
Me themelimin e revistës “Gjuha jonë” (1980), organ për kulturën e gjuhës i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u emërua anëtar i redaksisë dhe sekretar
i kolegjiumit të revistës, ku punoi deri në daljen në pension (1990). Gjatë gjithë
atyre viteve E. Angoni dha një ndihmesë shumë të rëndësishme, shkencore e
organizative, për mbarëvajtjen e revistës, e cila u përhap gjerësisht sidomos në
radhët e arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë. Në këtë revistë mori pjesë rregullisht
në përgatitjen e materialeve që u botuan në rubrikën “Fjala shqipe në vend të
fjalës së huaj” (në të gjithë numrat nga viti 1981 deri më 2003) dhe që u
përmblodhën më pas në librin: Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Fjalor. Grupi i
përpunimit dhe i redaktimit: prof. Androkli Kostallari (kryetar), prof. Emil Lafe,
prof. Jani Thomai, dr. Engjëll Angoni. Akademia e Shkencave e Republikës së
Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1998, 188 f.
E. Angoni ka zhvilluar një veprimtari të mirë kërkimore-shkencore në fushën
e gramatikës dhe të kulturës së gjuhës, duke botuar një varg artikujsh nga këto
fusha. Ka qenë pjesëmarrës me kumtesa në shumë veprimtari shkencore të
organizuara nga Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave dhe shoqatat
shkencore.
Engjëll Angoni ka meritën e veçantë për hartimin e monografisë “Selman Riza gjuhëtar dhe atdhetar i shquar”, botimi i parë më 1999, me rastin e 90-
vjetorit të lindjes së S. Rizës, ribotuar me plotësime pas dhjetë vjetësh nga Qendra
e Studimeve Albanologjike (Tiranë, 2009, 240 f.), në të cilën përshkruhet jeta e
vështirë e plot sakrifica dhe puna këmbëngulëse e prof. Selman Rizës si gjuhëtar
dhe si intelektual i angazhuar për lirinë dhe përparimin e atdheut, vlerësohen
ndihmesat e tij të shumta shkencore në fushën e filologjisë dhe të gramatikës së
gjuhës shqipe, portretizohet me realizëm figura e tij si shkencëtar frymëzues për
brezat e rinj.
Dr. Engjëll Angoni për punën e gjatë mësimore dhe për ndihmesat shkencore
të rëndësishme të renditura edhe në bibliografinë që pason, është dekoruar me
Urdhrin “Naim Frashëri” të kl. I.
Emil LAFE, Enver HYSA
Dr. Engjëll Angoni (22.04.1928 – 26.12.2017) 149
Bibliografi e botimeve shkencore të dr. Engjëll Angonit (1961–2015)1
Disa çështje të analizës gramatikore. - Ars.Pop. 15/1961, 7, 27–37.
Pasthirmat. – Ars.Pop. 16/1962, 3, 95–111.
Gjuha është çështje me rëndësi e gazetës. - në: Tribuna e gazetarit 1964, nr.
1, f. 4–5.
Pjesëzat në gjuhën shqipe. - SFil 25(8)/1971, 3, 3–20.
Gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe. Morfologjia (Maket). Tiranë,
1971, Pjesa II, f. 115; III, f. 1–147; IV, f. 1–96; 1972, Pj. I, f. 1–99.
Universiteti i Tiranës. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. (bashkautor)
Pjesëzat. - në: Çështje të fonetikës dhe të gramatikës së shqipes së sotme.
Redaktor përgjegjës: Mahir Domi. Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti
i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1972, f. 311–335; Përparimi (Prishtinë)
1972, 8, 725–745.
Prapashtesat. - LShShSh 1972, 7, 56–63.
Disa çështje të drejtshkrimit të pjesëzave dhe të pasthirrmave. - Kongresi i
Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20–25 nëntor 1972. II. Akademia e
Shkencave e RP të Shqipërisë Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë,
1973, 385–394; Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 20–25 nëntor 1972. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 1974, 445–449.
Pasthirrmat në gjuhën e sotme shqipe. - SFil 27(10)/1973, 4, 41–65.
Të krijojmë një front të bashkuar të gjuhës në shkollë. - në: Norma letrare
kombëtare dhe kultura e gjuhës I. Akademia e Shkencave e RP të
Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1973, 255–260.
Disa mendime e përfundime për një formim më të mirë gjuhësor të
nxënësve. - LShShSh 1973, 8, 159–163. (bashkautor)
De l’orthographe des particules et des intejections. - Le Congrès de
l’orthographe de la langue albanaise (Tirana 20–25 novembre 1972).
Académie des Sciences de la RP d’Albanie, Institut de Linguistique et
Littérature. Tirana, 1974, 395–404.
Disa mendime e përfundime për drejtshkrimin e nxënësve. - GjShLSh 2,
1974, 39–44.
Pasthirrmat në gjuhën e sotme shqipe. - SFil 28(11)/1974, 1, 3–55.
Onomatopetë dhe mundësitë e tyre fjalëformuese. I. - në: Çështje të
gramatikës së shqipes së sotme. II. Redaktor përgjegjës: prof. Mahir Domi.
Akademia e Shkencave e RPSH Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë,
1975, 250–273.
Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe. II. Morfologjia.
Kryeredaktor Mahir Domi, Redaktor i vëllimit Shaban Demiraj. Akademia
e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Tiranë, 1976, 400 f. (bashkautor)
1 Nuk janë përfshirë shkrimet në shtypin e përditshëm. Zërat janë renditur sipas vitit
të botimit, duke u shënuar këtu edhe rastet e ribotimeve.
150 Nekrologji
Mbi përmbajtjen dhe metodikën e zhvillimit të pasthirrmave në klasën VI të
shkollës 8-vjeçare. – GjShLSh 4, 1977, 39–43.
Lakimi dhe ndërrimi i gjinisë së emrave në numrin shumës te Naim Frashëri.
- BShILPSh 15/1978, 2(24), 105–111.
Mbi disa çështje të pjesëzave në shqipen e sotme. - SFil 32(15)/1978, 1,
133–141.
Tekst ushtrimesh të gjuhës shqipe (Pjesa e parë). Tiranë, 1977, 176 f., me
ribotime: 1981, 1982, 1984 (bashkautor)
Mbi disa çështje të pjesëzave në shqipen e sotme. - SFil 32(15)/1978, 1,
133–141.
Disa çështje të sistemit emëror në gjuhën e veprave të Naim Frashërit. - SFil
33(16)/1979, 2, 61–79.
Norma letrare dhe kultura e gjuhës në programet mësimore të shkollës së
mesme. - GjJ 1/1981, 1, 97–104.
Çështje të gjinisë së emrave në numrin shumës. - GjJ 2/1982, 1, 31–41.
Mirë se erdhe apo Mirë se ardhe?- GjJ 2/1982, 1, 95–96.
Seksioni i Arsimit dhe i Kulturës i rrethit apo Seksioni i Arsimit dhe i
Kulturës së rrethit? - GjJ 2/1982, 1, 95–96.
Gozhdë-t, lëkurë-t apo gozhda-t, lëkura-t? - GjJ 3/1983, 1, 91–94.
Pikësimi i pasthirrmave dhe i tingullimitimeve. - GjJ 3/1983, 3, 27–36.
Vështrim historiko-kritik i trajtimit të derisotëm të pasthirrmave të shqipes.
- SFil 37(20)/1983, 3, 91–110.
Kur përdoret lidhëza apo? - GjJ 4/1984, 3, 84–86.
Tingullimitimet në gjuhën e sotme shqipe. - BShILPSh 21/1984, 2(36), 47–
58.
Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe. II. Morfologjia.
Kryeredaktor Mahir Domi, Redaktor i vëllimit Shaban Demiraj. Akademia
e Shkencave e RPS të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Tiranë, 1984, II/1 282 f.; II/2 (dispensë e shtypur nga Fakulteti i Historisë
dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës) (bashkautor)
Rreth gjuhës në radio dhe televizion. - GjJ 5/1985, 1, 138–144; Gjuha
letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë. Materiale të Konferencës
shkencore të mbajtur në Tiranë më 7–8 dhjetor 1984. Akademia e
Shkencave e RPS të Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë,
1988, 487–495.
Tingullimitimet në gjuhën shqipe. II. - BShILPSh 22/1985, 1(37), 57–72.
Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë apo urdhri “Ylli Partizan” i klasës së
parë? - GjJ 5/1985, 2, 95–97.
Aleksandër Xhuvani për gjuhën e Naim Frashërit. - në: Studime filologjike
dhe pedagogjike për nder të prof. dr. Aleksandër Xhuvanit. Akademia e
Shkencave e RPS të Shqipërisë - Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë Tiranë,
1986, 265–269.
Kur shkruhet se ç’ dhe kur seç’? - GjJ 6/1986, 2, 90–92.
Për përdorimin normativ të pjesëzave. - GjJ 6/1986, 1, 44–53.
Disa variante fjalësh me prapashtesat -e dhe -eshë. - GjJ 7/1987, 3, 62–69.
Dr. Engjëll Angoni (22.04.1928 – 26.12.2017) 151
Pjesëzat para gjymtyrëve homogjene. - GjJ 7/1987, 1, 30–39.
Rreth emërtimit të gjuhëve. - GjJ 8/1988, 2, 32–41.
Pasthirrmat e huazuara në gjuhën shqipe. - BShILPSh 25/1988, 2(43), 29–
41.
Angoni, Engjëll: A duhet shkruar gjithë dyshkronjëshi me shkronja të
mëdha te shkurtesat? - GjJ 8/1988, 3, 75–77.
Kalendari i revistës [Fjalori i Nikollë Ketës (1799), Franc Miklosiç (1818–
1899), Jan Urban Jarnik (1848–1923), Henrik Bariç (1888–1957), Kongresi
i Manstirit (1908), Eqrem Çabej (1908–1980), “Fjaluer i ri i shqypes”,
Gjergj Pekmezi (1872–1938)]. - GjJ 8/1988, 1, 104–108. (bashkautor)
Emërtimet e titujve të nderit, të titujve e gradave shkencore. - GjJ 9/1989,
2, 34–42.
Kalendari i revistës [Johan Georg fon Han (1811–1869), “Shoqëri e të
Shtypurit Shkronja Shqip” (1879), Sami Frashëri (1850–1094), “Studime
filologjike” (1964–1989), “Studia albanica” (1964–1989), “Buletin
shkencor” (1964–1989)]. - GjJ 9/1989, 1, 106–109.
Shkurtesat dhe drejtshkrimi i tyre. - GjJ 9/1989, 3, 21–29.
Kalendari i revistës [Anastas Kullurioti (1820–1887), Gustav Majer (1850–
1900), Gustav Vajgand (1860–1930), Eqrem Çabej (1908–1980), “Fjalori i
gjuhës së sotme shqipe” (1980)]. - GjJ 10/1990, 1, 97–100.
Rreth përdorimit të emrave shtrim, shtruarje, të shtruar. - GjJ 10/1990, 2,
50–58.
FJALA shqipe në vend të fjalës së huaj. - GjJ 11/1991, 1, 66–69; 2, 86–89; 3–
4, 44–46; 12/1992, 1–2, 64–66; 3–4, 64–67; 13/1993, 1–4, 121–123; 14/1994,
1–4, 57–59; 15/1995, 1–4, 106–108; 16/1996, 1–4, 94–97; 19/1999, 1–2, 69–
71; 3–4, 112–114; 20/2000, 1–2, 81–84; 3–4, 78–80; 21/2001, 1–2, 61–66;
21/2001, 3–4, 79–81. (bashkautor)
Vërejtje gjuhësore për librat e gjuhës shqipe dhe të leximit për kl. IV. - GjJ
13/1993, 1–4, 106–114.
Iu afrua apo ju afrua? - GjJ 14/1994, 1–4, 99.
Gramatika e gjuhës shqipe. Vëllimi I Morfologjia. Kryeredaktor Mahir
Domi. Redaktor i vëllimit Shaban Demiraj. Akademia e Shkencave e
Republikës së Shqipërisë. Tiranë, 1995, 452 f. (bashkautor)
Për përdorimin e disa fjalëve dhe mjeteve trajtëformuese përpara
gjymtyrëve homogjene. - GjJ 15/1995, 1–4, 47–53.
Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Fjalor. Grupi i përpunimit dhe i redaktimit:
prof. Androkli Kostallari (kryetar), prof. Emil Lafe, prof. Jani Thomai, dr.
Engjëll Angoni. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Instituti
i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1998, 188 f.
Bibliografi e shkrimeve të prof. dr. Selman Rizës. - GjJ 19/1999, 3–4, 16–
18.
Mbledhje përkujtimore për prof. dr. Selman Rizën. - GjJ 19/1999, 1–2, 130–
131.
Prof. dr. Selman Riza – personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare. - GjJ
19/1999, 3–4, 7–16.
152 Nekrologji
Selman Riza gjuhëtar dhe atdhetar i shquar. Shtëpia botuese “Toena”,
Tiranë, 1999, 232 f.
Konferencë shkencore jubilare për prof. dr. Selman Rizën. - GjJ 20/2000,
1–2, 133–135.
Bibliografi për veprën e Selman Rizës (1909–1988). - SFil 55(38)/2001, 1–2,
203–215; Studime (Prishtinë) 2014, 21, 451–469.
Gramatika e gjuhës shqipe. Vëllimi I Morfologjia. Kryeredaktor Mahir Domi.
Redaktor i vëllimit Shaban Demiraj. Akademia e Shkencave e Republikës së
Shqipërisë. Tiranë, 2002, 452 f. (bashkautor)
Çështje të normës letrare në përdorimin e disa fjalëve dhe mjeteve
trajtëformuese përpara gjymtyrëve homogjene. - Konferenca Shkencore “Gjuha
Letrare Kombëtare dhe Bota shqiptare sot” Tiranë, 20–21 nëntor 1992.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.
Shtëpia botuese “Shkenca”. Tiranë, 2002, 148–154.
Selman Riza gjuhëtar dhe atdhetar i shquar. Qendra e Studimeve
Albanologjike. Botimet albanologjike. Tiranë, 2009, 240 f. (Shtëpia botuese
“Gjergj Fishta”, Lezhë)
Shkurtime emërtimesh të revistave dhe botimeve periodike shkencore
Ars.Pop. = Arsimi popullor BShILPSh = Buletin shkencor i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës GjJ = Gjuha jonë GjShLSh = Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë LShShSh = Lëndët e shkencave shoqërore në shkollë SFil = Studime filologjike
یادبود
١١٣ رمزی نسیمی، والونا توسکا _مقدونیه در ییایو زبان آلبان آندروکلی کوستاالری
گزارش فرهنگی
–آندروکلی کوستاالری کیآکادم" تولد مین سالگردبرگزاری مراسم به مناسبت نود و پنج
١١٩ کاپالنی تمیکو _ "شناسی یبرجسته آلبان شخصیت
تیرانا کتاب یالملل نیب شگاهیدر نما رازیشسعدی یفرهنگ ادیبن حضور موفق
١٢٣ التون لی ال _
١٢٧ باکیو کاینود _ "آثار رجب ووکاو یزندگ" یکنفرانس علمبرگزاری
در شهر برات "ایرانیو ییایآلبان روابط" ی ایران شناسیو فرهنگ یادب مراسم یبرگزار
١٢٩ لدیو دملی _
"ها و چالشیایی( و)پ کینامی. دهامرزبین یفضا" یالملل نیب یکنفرانس علم برگزاری
١٣٢ اسکندر ساال _
ضمیمه
١٣٩ ه الف لیام _ یرابرت السآلبانی شناس آلمانی درگذشت
١٤٣ کالرا کودرا _ندویه زف توما پروفسور درگذشت
١٤٥ الفهامیل _کریستاچ پریفتی آکادمیک درگذشت
١٤٧ هوسه، انور هالف امیل _انجل آنگونی دکتر درگذشت
١٥٣فهرست فارسی
PERLA “مرواريد”
دومبیست و فرهنگي، سال –علمي فصلنامه
٨٠ شماره مسلسل – میالدي ٢٠١٧ سال چهارمشماره
فهرست
يفرهنگ روابط
٥ یدمل ویدیل _ "پرال"پژوهشی –برگزاری مراسم بیستمین سال چاپ مجله علمی
١٢ ینانیس شعبان _ایرانی -ییایو روابط آلبان "پرال" یفرهنگ –فصلنامه علمی
١٧ ایترشکو نیوالج _شناسی یو مطالعات آلبان "پرال" یفرهنگ –فصلنامه علمی
٢٣ هالف لیام _ ها ییایآلبان در بین یسنت شرق شناس و "پرال"ی فرهنگ –فصلنامه علمی
آلباني شناسي
٣١ ماکسیمیلیان المبرتز _توسعه ادبیات آلبانی
٤٦ مظفر کرکوتی _ستیپچوویچ الکساندر آثارالمعارف رهیدا در مورد دیدگاه
٥١ جعفری حمید _ق متفکر و خال ،یبه عنوان روحان رجب ووکا تیشخص
٥٧ ویمهد یحتف _ قرن پس از مرگش کی –دغدغه و نگرانی رجب ووکا
٦٧ دریتا الزری _١٨٣٥سال ی ازشعر ،یدر شعر روس ها ییایآلبان یلباس محل
کوتلی، اسویفت، گورکی و چاپک در آثار به عنوان مجازات یجاودانگنگیزه ا
٧١ کالرا کودرا _
ايران شناسي
٨٥ محمد جعفر یاحق _ یفارس اتیدوره مدرن در ادب
٩٦ یاردیمماحمد ت _ رانیدر اظره امن اتیادبو یآموزش اتیادب
١٠٢ یمحمد بهزاد _ یجشنواره زمستان ای "لدایشب "
١٠٨ آویوا وواینوگی الیلوودم هیشاعر روس از دیدگاه ایران