përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i...

54
Tetor 2013 Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i kontratave

Upload: ngotruc

Post on 06-Feb-2018

233 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Tetor 2013

Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe

interpretimi i kontratave

Page 2: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Manual trajnimi:

Përgjegjësia parakontraktuese, formimi

dhe interpretimi i kontratave

HEQJE E PËRGJEGJËSISË

Përmbajtja e këtij manuali është vetëm përgjëgjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e

autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të

fotokopjohet apo të inçizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për përmbarim

dhe legjislacion komercial (CLE) ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Page 3: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Contents

MODULI 1: 2

KONTRATAT DHE PËRGJEGJËSIA PARAKONTRAKTUESE 2

1.1. Parathënie 3

1.2. Objektivat e Mësimit 3

1.3. Disa ide rreth kontratave në përgjithësi 4

1.4. Baza ligjore për përgjegjësinë parakontraktuese 4

1.5. Negociatat dhe përgjegjësia parakontraktuese 5

1.6. Obligimet e përgjithshme parakontraktuese 6

1.7. Një shembull praktik, më një situatë faktike të dhënë, në lidhje me përgjegjësinë

parakontraktuesë 15

MODULI 2: 17

KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATAVE 17

KUSHTETET E PËRGJITHSHME 17

2.1. Parathënie 18

2.2. Objektivat e mësimit 18

2.3. Aftësia punuese e palëve 19

2.4. Lënda e kontratës 21

2.5. Pajtimi i vullnetit 22

2.6. Baza e kontratës 23

2.7. Përmbledhje 24

MODULI 3: 25

FORMA E KONTRATVE 25

3.1. Parathënie 26

3.2. Objektivat e mësimit 26

3.3. Kuptimi dhe llojet e formave së kontratave 27

3.4. Forma verbale 27

3.5. Forma e shkruar 28

3.6. Forma konkludente 29

3.7. Forma konsensuale dhe reale 29

3.8. Forma e thjeshte - jo formale 29

3.9. Forma e caktuar 30

3.10. Forma provuese 32

Page 4: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

3.11. Përmbledhje 33

MODULI 4: 34

LIDHJA E KONTRATAVE 34

4.1. Parathënie 35

4.2. Objektivat e mësimit 35

4.3. Oferta 36

4.4. Pranimi i ofertës 39

4.5. Koha dhe vendi i lidhjes së kontratës 41

4.6. Parakontrata 42

4.7. Përmbledhje 44

MODULI 5: 45

INTERPRETIMI I KONTRATAVE 45

5.1. Parathënie 46

5.2. Objektivat e Mësimit 46

5.3. Kuptimi dhe llojet e interpretimit të kontratave 47

5.4. Interpretimi jashtëgjyqësor dhe gjyqësor i kontratave 48

5.5. Interpretimi i dispozitave të qarta dhe jo-kontestuese, dhe interpretimi i dispozitave të

kontestueshme dhe jo të qarta të kontratave 48

5.6. Teknika e interpretimit 50

5.7. Përmbledhje 51

Page 5: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 2

MODULI 1:

KONTRATAT DHE PËRGJEGJËSIA

PARAKONTRAKTUESE

Page 6: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 3

Hyrje

1.1. Parathënie

Në këtë modul janë përshkruar çështjet ligjore që ndërlidhen me disa ide të përgjithshme mbi kontratat,

e në veçanti theksi vihet mbi detyrimet dhe përgjegjësinë parakontraktuese, si dhe problemet aktuale në

fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore në lidhje me përgjegjësinë parakontraktuese në praktikë, si

dhe një përshkrim i përgjithshëm i Ligjit për detyrimet për këtë institut juridik.

1.2. Objektivat e Mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të mund të:

Përshkruani kornizën e përgjithshme ligjore për detyrimet dhe përgjegjësinë parakontraktuese

sipas kërkesave të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.

Përshkruani praktikën që është e lidhur me zbatimin e kërkesave ligjore për përgjegjësinë

parakontraktuese.

Analizoni kuptimet dhe kërkesat e dispozitave të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve në lidhje

me përgjegjësinë parakontraktuese.

Page 7: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 4

1.3. Disa ide rreth kontratave në përgjithësi

Kontratat si punë juridike të vullnetshme të subjekteve të së drejtës, janë instrumente të veçanta juridike, përmes

të cilave krijohen marrëdhënie të reja juridike, marrëdhëniet juridike ekzistuese mund të ndryshohen, po ashtu

edhe të shuhen, e krejt kjo me vullnetin e palëve. Pasi që lëndë e kontratave kryesisht janë bartja, ose transferimi

i të drejtave subjektive civile ndërmjet subjekteve të së drejtës, kryesisht vetëm të atyre që kanë karakter

pasuror, ose mund të shprehen në vlera pasurore, andaj ligjvënësi, si dhe tradita juridike prej mijëra vitesh, ua

njeh të drejtën këtyre subjekteve të së drejtës që si zot i të drejtave subjektive, edhe të disponojnë me të njëjtat

përmes kontratave.

Andaj, kontratat, si një akt i vullnetshëm i palëve, si dhe si një instrument i përshtatshëm juridik për qarkullimin e

mallrave dhe shërbimeve, zënë një vend qendror në jetën private dhe tregtare të subjekteve të së drejtës, e

gjithashtu, edhe një vend qendror në teorinë dhe praktikën juridike në përgjithësi. Me anë të tyre bëhet, si

qarkullimi i brendshëm edhe ai ndërkombëtar i mallrave. Zhvillimi i madh i shkencës, teknikës dhe teknologjisë

bashkëkohore ka kushtëzuar lidhjen e një numri të madh dhe të llojllojshëm kontratash të detyrimeve. Kontrata

është mjet i qarkullimit juridik, me të cilin shprehet dinamika e këmbimit të mallrave.

Andaj, pasi që për kontrata thuhet se formohen vetëm kur ekziston pajtimi i vullnetit të palëve për elementet

esenciale, me të drejtë kontratat quhen edhe si vepër e vullnetit të subjekteve të së drejtës. Madje, kontratat janë

shembulli më tipik kur subjektet e së drejtës krijojnë rregulla të sjelljes për një marrëdhënie juridike, e që është

marrëdhënia kontraktuese. Përderisa palët nuk lidhin një Kontratë, sjelljet e tyre i nënshtrohen një regjimi të

përgjithshëm juridik; mirëpo, nga momenti kur palët hyjnë në një marrëdhënie kontraktuese, atëherë kjo

nënkupton se palët tani i nënshtrohen një regjimi juridik të krijuar me vullnetin e tyre. Në momentin e

dakordimit, rregullat e dakorduara janë të detyrueshme për të gjitha palët, të cilat duhet t’i përmbushin

premtimet reciproke në këtë marrëdhënie. Andaj, me të drejtë thuhet se me kontratë palët kanë krijuar një "ligj

ose akt të veçantë juridik" për rregullimin e raporteve të ndërsjella.

Edhe pse është përgjithësisht e pranuar dhe e themeluar tanimë me shekuj, ku thuhet se kontratat prodhojnë

efekte juridike të detyrueshme për palët, një gjë e tillë nuk ka qenë përherë e trajtuar nëse palët hyjnë në ndonjë

raport juridik edhe para momentit të krijimit të marrëdhënieve kontraktuese, gjegjësisht nëse sjelljet e palëve

prodhojnë efekte juridike edhe gjatë fazës së negociatave. Në të drejtën moderne kontraktuese akoma

ekzistojnë dallime të theksuara në adresimin e problemeve parakontraktuese që mund të krijohen ose lindin

ndërmjet palëve që para se kontrata të jetë lidhur. Andaj, ne vijim të këtij moduli në veçanti do të trajtojmë

problemin e detyrimeve parakontraktuese, ose të detyrimeve ose të përgjegjësive të palëve të krijuara para se

kontrata të jetë konsideruar e lidhur.

1.4. Baza ligjore për përgjegjësinë parakontraktuese

Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, gjegjësisht nëni 20 i të njëjtit themelon një bazë juridike të dukshme

për mundësinë e krijimit të detyrimeve dhe përgjegjësisë parakontraktuese, pra edhe për rastet nëse

palët akoma nuk kanë hyrë në një marrëdhënie kontraktuese. Kështu, i njëjti themelon si në vijim:

"1. Negociatat që i paraprijnë lidhjes së kontratës nuk detyrojnë dhe secila palë mund t`i ndërpret kurdo që

të dëshirojë.

2. Pala që ka zhvilluar negociata pa pasur qëllim që të lidhë kontratë, mban përgjegjësi për dëmin e

shkaktuar gjatë zhvillimit të negociatave.

Page 8: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 5

3. Përgjegjësi për dëmin mban edhe pala që i ka zhvilluar negociata me qëllim që të lidhë kontratë, e pastaj

heqë dorë nga ky qëllim, pa ndonjë shkak të bazuar dhe në këtë mënyrë i shkakton dëm palës tjetër.

4. Në qoftë se nuk merren vesh ndryshe, secila palë bartë shpenzimet e veta rreth përgatitjes për lidhjen e

kontratës, kurse shpenzimet e përbashkëta i bartin në pjesë të barabarta."

1.5. Negociatat dhe përgjegjësia parakontraktuese

Lidhjes së kontratës mund t’i paraprijnë negociatat mes palëve kontraktuese, kjo ndodh veçanërisht te

lidhja e kontratave më të komplikuara. Gjatë rrjedhjes së negociatave palët kontraktuese i sqarojnë

rrethanat e ndryshme që kanë të bëjnë me lidhjen e kontratës së tyre (psh: kualiteti e lëndës, kohën e

dorëzimit të lëndës, lartësinë e çmimit etj ). Negociatat u mundësojnë palëve që të bëjnë ofertë dhe ta

pranojnë atë, e cila çon në lidhjen e kontratës.

Në qoftë se negociatat mbarojnë me sukses dhe lidhet kontrata ato nuk prodhojnë kurrfarë efektesh

juridike të veçanta, por ato efekte burojnë nga vetë kontrata, ose siç thuhet në Neni 20 të Ligjit për

marrëdhëniet e detyrimeve (në vijim edhe si: LMD) se negociatat të cilat i paraprinë lidhjes së kontratës

nuk obligojnë, dhe se secila palë mund që t’i ndërpres ato kur të dojë .

Por gjatë zhvillimit të negociatave e veçanërisht gjatë ndërprerjes së tyre duhet të merren parasysh disa

parime të së drejtës së detyrimeve. Ato para së gjithash janë: parimi i ndershmërisë dhe

ndërgjegjshmërisë (Neni 4 i LMD-së) dhe parimi i ndalimit të shkaktimit të dëmit tjetrit (Neni 9 i LMD-

së). Në qoftë se me zhvillimin e negociatave cenohen ato parime dhe në qoftë se vjen deri në shkaktimin

e dëmit, atëherë do të vijë deri te përgjegjësia për dëmin e tillë të shkaktuar.

Kështu, në qoftë se njëra palë kontraktuese ka bërë negociata pa qëllim që të lidh kontratë atëherë do

të përgjigjet për dëmin që i është shkaktuar palës tjetër me ato negociata (Neni 20.2 i LMD-së ). Dëmi i

tillë më së shpeshti shkaktohet nga shpenzimet e bëra rreth zhvillimit të negociatave, të cilat shpesh nuk

janë edhe të vogla. Gjithashtu edhe në qoftë se njëra palë bën negociata me qëllim që të lidh kontratën

dhe pa shkak të arsyeshëm tërhiqet nga ai qëllim dhe me të i shkakton dëm palës tjetër atëherë do të

përgjigjet për dëmin e tillë të shkaktuar ( Neni 20.3 i LMD-së).

Siç u tha edhe më lartë se negociatat mund të shkaktojnë edhe shpenzime përkatëse, heqjen e atyre

shpenzimeve e përcaktojnë me marrëveshje mes veti palët kontraktuese të cilat i kanë udhëhequr

negociatat. Në mungesë të marrëveshjes së tillë mes tyre sipas Nenit 20.4 të LMD- së, secila palë i bart

shpenzimet e veta, kurse shpenzimet e përbashkëta i ndajnë përgjysmë.

Page 9: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 6

1.6. Obligimet e përgjithshme parakontraktuese

Këto obligime sipas asaj që është paraparë në DCFR (Projekt korniza e përbashkët referuese) përfshijnë

obligimet si në vijim.

1.6.1. Obligimi për të negociuar në mirëbesim dhe për të bërë marrëveshje

të drejta

Palët, në pajtim me të drejtën private, përmes marrëveshjeve të tyre (bilaterale dhe multilaterale) mund

t’i krijojnë, ndryshojnë apo shuajnë marrëdhëniet e tyre të ndërsjella private. Kjo mund të jetë e

mundshme vetëm përmes një akti juridik “privat” i cili njihet si kontratë. Për t’u zbatuar një kontratë ajo

duhet të jetë e bazuar në marrëveshjen e palëve. Para arritjes së marrëveshjes, ende konsiderohet se

nuk ekziston kontrata andaj edhe nuk ka as të drejta e as obligime që burojnë nga një marrëdhënie e

tillë. Prandaj, palët që janë subjekte të së drejtës private mund të negociojnë lirshëm, pa marrë asnjë

rrezik për ndonjë obligim apo përgjegjësi në rast të dështimit të negociatave. Mirëpo, janë disa obligime

që i vihen palëve e të cilat duhet të realizohen qysh në fazën parakontraktuese (apo fazën negociuese).

Një nga to është obligimi për të negocijuar në mirëbesim dhe për të bërë marrëveshje të drejta.

Parimi i mirëbesimit dhe bërjes së marrëveshjeve të drejta në marrëdhëniet parakontraktuese është

parim i vjetër në traditën juridike Evropiane. Ky parim zbatohet në pothuajse të gjitha sistemet juridike

nacionale të shteteve anëtare të BE-së, me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.1 Parimi i

mirëbesimit dhe bërjes së marrëveshjeve të drejta është gjithashtu i paraparë në disa Direktiva të BE-së,2

duke e bërë këtë parim të detyrueshëm në shtetet anëtare si standard i BE-së në fazën

parakontraktuese dhe si pjesë të përmbushjes së kontratës. DCFR-ja i përmban edhe disa “rregulla

model” që e trajtojnë parimin e “mirëbesimit”, duke e paraqitur atë si kriter që palët e përfshira në

negociata duhet ta respektojnë, përndryshe mosrespektimi i këtij standardi i jep të drejtë palës tjetër për

të kërkuar kompensim dhe apo dëmshpërblim.3

Parimi i mirëbesimit dhe bërjes së marrëveshjeve të drejta në fazën parakontraktuese i vë obligim të

gjitha palëve të përfshira në negociata që të veprojnë në mirëbesim dhe të bëjnë marrëveshje të drejta si

dhe ta arrijnë qëllimin e përbashkët në mënyrë të ndërsjellët (lidhjen e kontratës). Parimi i mirëbesimit

synon që t’i zbatojë standardet e komuniteteve për drejtësinë dhe arsyeshmërinë në marrëdhëniet

parakontraktuese dhe i njëjti synon mbrojtjen e palës nga sjellja e pasigurt e palës tjetër.4 Standardi i

mirëbesimit dhe drejtësisë, në disa aspekte, është mjaft subjektiv dhe shpesh varet nga ajo që

komunitetet nënkuptojnë me të. Mirëpo, shumë dispozita të së Drejtës së BE-së (asaj primare dhe

1 E drejta Anglosaksone e MB-së dhe Irlandës nuk e njeh marrëdhëniet parakontraktuese apo kontraktuese. Mirëpo

ato kanë rregulla dhe institute tjera juridike që I arrijnë të njejtat rezultate. Për më tepër shih Musy, Alberto. Parimi i

mirëbesimit në të drejtën kontraktuese obligimi parakontraktues për zbulim – analizë krahasimore e dallimeve të

reja në kulturat juridike. Berkeley Electronic Press, 2001. 2 Shih direktivat në vijim: Neni 2(h) i Dir. së Praktikave të padrejta ekonomike; Neni 4(2) i Dir. së Shitjes nga larg;

Neni 3(2) I Dir. për Shërbime Financiare të Shitjes; Neni 3(1) I Dir. për Kushtet e padrejta; Neni 3(1) dhe 4(1) I Dir.

për Agjentët Ekonomik; 3 Neni II.3:301 I DCFR.

4 Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese Private të Komuniteteve Evropiane (Acquis Group). Kontrata I –

Obligimet parakontraktuese, Lidhja e kontratës, kushtet e padrejta. Munchen: Sellier – European Law Publishers,

2007: 65.

Page 10: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 7

sekondare) japin përgjigje apo japin definicione të përafërta të mirëbesimit dhe marrëdhënieve të drejta

në fazën parakontraktuese. Sipas këtij interpretimi, do të ishte në kundërshtim me standardin e

“drejtësisë dhe arsyeshmërisë” nëse një biznes e shkel obligimin e vet për të mos i mashtruar

konsumatorët,5 nëse dështon në dhënien e këshillave,6 dështon që të jep informacion për palën tjetër,7

dështon në mospërdorimin e praktikave agresive ekonomike,8 etj. Në veçanti, do të ishte në

kundërshtim me mirëbesimin apo bërjen e marrëveshjes së drejtë nëse njëra palë do të hynte në

negociata pa pasur qëllim që ta lidhë kontratën.9

Obligimi për të vepruar në mirëbesim dhe për të bërë marrëveshje të drejta në fazën parakontraktuese

është obligim i përgjithshëm që vlen për të gjitha palët (personat fizik dhe juridik). Ky obligim vlen pa

kufizime në situata që përfshijnë si marrëdhëniet biznes me biznes ashtu edhe ato biznes konsumator.10

Sipas DCFR-së palët (me marrëveshje) nuk mund ta përjashtojnë zbatimin e këtij standardi në fazën

parakontraktuese, e as nuk mund t’i kufizojnë pasojat e tij.11 Dështimi për respektimin e këtij obligimi në

marrëdhëniet parakontraktuese përbën obligim të palës që ka dështuar, për kompensim të palës tjetër

për dëmet apo humbjet e shkaktuara si rezultat i prishjes së negociatave.12

1.6.2. Obligimi për moszbulimin e informatave konfidenciale dhe apo,

mospërdorimin e tyre për qëllime të vetë palës

Lidhja e kontratës në disa situata kërkon kohë për negociata. Gjatë fazës parakontraktuese, me qëllim të

qartësimit të kushteve dhe afateve të marrëveshjes së ardhshme, palët mund të ndajnë informata lidhur

me cilësinë e mallrave dhe shërbimeve. Në disa raste, këto informata që ndahen me palën tjetër, mund

të jenë esenciale për suksesin e biznesit të prodhuesit apo ofruesit të shërbimeve. Andaj, pala që i zbulon

informatat mund të ketë interes që ato informata të mbahen të fshehta apo të mos përdoren nga pala

tjetër. Në rrethana të tilla, pala që i ka marr informatat gjatë negociatave nuk duhet t’i zbulojë ato për

palët e treta, dhe nuk duhet t’i përdor ato për përfitime të veta, pa lejen e palës e cila i ka siguruar ato

informata. Prandaj, sipas DCFR-së ky është obligim i përgjithshëm parakontraktues i cili vlen në të gjitha

rrethanat dhe të gjitha rastet (B për B dhe B për C).13

Obligimi për të mos zbuluar informata vlen vetëm në rrethanat kur ato informata janë konfidenciale. Se a

janë informatat konfidenciale apo jo, kjo vendoset në bazë të “natyrës” që e kanë apo “rrethanat në të

cilat janë marrë informatat”. Pala të cilës iu janë dhënë informatat mund të lirohet nga obligimi për

5 Neni 6 dhe 7 I Direktivës për praktikat e padrejta ekonomike.

6 Neni 19(4) I Direktivës 2004/39;

7 Neni II.3:101 deri 3:105 I DCFR-së;

8 Neni 8 i Direktivës për praktikat e padrejta ekonomike;

9 Neni II.3:301(4) I DCFR-së;

10 Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese Private të komuniteteve evropiane (Acquis Group). Kontrata I –

Obligimet parakontraktuese, Lidhja e kontratës, kushtet e padrejta. Munchen: Sellier – European Law Publishers,

2007: 61 - 67. 11

Neni II.3:301(2) i DCFR-së. 12

Neni II.3:301(3) i DCFR-së. 13

Neni 3:302(1) i DCFR-së. Për më tepër lidhur me informatat konfidenciale shih: Lando, Ole dhe Hugh Beale

(eds.). Parimet e së Drejtës Kontraktuese të BE-së – Pjesët I dhe II. Hagë: Kluwer Law International, 2000: 193 –

195.

Page 11: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 8

moszbulim nëse pala e argumenton me sukses që nuk ka qenë në dijeni, apo që ai/ajo nuk ka mundur të

jetë në dijeni në mënyrë të arsyeshme që informatat kanë qenë konfidenciale.14

Shkelja e këtij obligimi parakontraktues përbënë obligim për palën shkelëse që të kompensojë palën

tjetër për dëmin eventual të shkaktuar nga shkelja apo në rastin kur pala shkelëse ka marr përfitim, e

njëjta mund të urdhërohet që ta dorëzojë atë përfitim tek pala tjetër.15 Pala që e ka zbuluar informatën

ka të drejtë që të kërkojë nga gjykata lëshimin e urdhrit për ndalimin e zbulimit të informatave

konfidenciale.16

1.6.3. Obligimi për parandalimin e gabimeve

Në shoqërinë e sotme, kontratat gjithnjë e më shumë lidhen përmes mjeteve elektronike dhe shpesh pa

ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet palëve. Në një rast të tillë, biznesi që synon të lidhë

kontratë duke përdorur vetëm mjetet elektronike, duhet ta merr për sipër obligimin që palës tjetër t’ia

vë në dispozicion mjetet teknike “të duhura, efektive dhe të qasshme” të cilat do t’ia mundësojnë

konsumatorit që të identifikojë dhe korrigjojë gabimet në të dhënat gjatë procesit të lidhjes së kontratës

“para dorëzimit të konfirmimit për pranim të ofertës”.17

Obligimi për ndalimin e gabimeve në të dhëna gjatë lidhjes së kontratës përmes mjeteve elektronike

është obligim parakontraktues i cili u krijua së pari në nivel të BE-së përmes Direktivës E-Comerce,18

pastaj u inkorporua në parimet e së Drejtës së BE-së dhe në fund u parapa si obligim parakontraktues

për bizneset (me disa modifikime) në DCFR.19 Ky obligim parakontraktues, siç u përshkrua më lart, nuk

vlen në të gjitha rrethanat. Është i detyrueshëm vetëm në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe

konsumatorëve. Palët (Nëse kemi marrëdhënie të B-së me C-në) nuk mund ta përjashtojnë zbatimin e

këtij obligimi, e as nuk mund t’i derogojnë apo ndryshojnë efektet e tij.20 Për sa i përket sanksionit nëse

ky obligim shkelet, DCFR shkon përtej zgjidhjes së paraparë në Direktivën E-Comerce;21 duke e

paraparë të drejtën e palës tjetër (konsumatorit) për t’u kompensuar për humbjet e shkaktuara ndaj

tij/saj si rezultat i shkeljes së këtij obligimi.22

14

Neni II.3:302(2) i DCFR-së. 15

Neni II.3:302(4) i DCFR. 16

Neni II.3:302(3) i DCFR-së. 17

Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese Private të Komuniteteve evropiane (Acquis Group). Kontrata I –

Obligimet parakontraktuese, Lidhja e kontratës, kushtet e padrejta. Munchen: Sellier – European Law Publishers,

2007: 102 – 103. 18

Neni 11(2) i Direktivës E-Commerce. 19

Neni II.3:201(1) i DCFR-së. 20

Neni II.3:201(3) i DCFR-së. 21

Direktiva E-Commerce ua ka lënë shteteve anëtare që të përcaktojnë sanksione për shkeljen e këtij obligimi. Ajo

kërkon nga shtetet anëtare vetëm që sanksionet të jenë “efektive, proporcionale dhe zhbindëse”. Shih nenin 20 të

Direktivës E-Comerce. 22

Neni II.3:201(2) i DCFR.

Page 12: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 9

1.6.4. Obligimi parakontraktues i zbulimit (obligimi për informim)

Siç është përcaktuar në DCFR dhe në disa aspekte edhe në të drejtën aktuale të BE-së, ekzistojnë disa

obligime parakontraktuese për informatat, që duhet të respektohen nga palët në marrëdhënie

parakontraktuese. Këto obligime per informim duhet të përmbushen, në shumicën e rasteve nga

bizneset, apo nga pala që i furnizon mallrat dhe shërbimet. Në teori, ekziston një debat lidhur me atë

nëse mund të parashihet ndonjë obligim për informim, apo nëse po deri në çfarë mase. Mirëpo, shumica

e obligimeve për informim tashmë janë integruar në të drejtën aktuale të BE-së. Ato synojnë që të

mbrojnë konsumatorin apo palën me të dobët, duke ia dhënë atij/asaj mundësinë për ta vlerësuar

vendimin se a do ta lidhë kontratën apo jo. Në përgjithësi, obligimi për informim me sa duket është në

funksion të lirisë së kontraktimit, pëlqimit të palëve, sigurisë së shitblerjes, kontrollimit të drejtësisë dhe

arsyeshmërisë së palëve dhe vendosjes së standardeve objektive për transaksionet.23 Siç është

përcaktuar në DCFR, këto obligime për informim përfshijnë këto në vijim:

1.6.5. Obligimin për zbulimin e informatave për mallrat dhe shërbimet

Sipas DCFR-së ekziston obligimi i bizneseve që t’i zbulojnë informatat për mallrat apo shërbimet që do

të dorezohen (liferohen). Ky obligim për informim së pari është paraparë në CISG,24 dhe në Direktivën

për shitjen e mallrave për konsumatorët,25 për tu zhvilluar pastaj në parime të së Drejtës së BE-së,26 dhe

inkorporuar përfundimisht në DCFR.27 Derisa, ashtu siç është përcaktuar në Direktivën për shitjen e

mallrave për konsumatorët ky obligim për informim vlen vetëm në relacionin biznes konsumator (gjatë

furnizimit me mallra), apo sipas dispozitave të CISG-së ky obligim për informim vlen vetëm në relacionin

biznes-biznes. Ndryshe nga ajo që u tha më lartë, në zgjidhjet e propozuara nga parimi i së Drejtës së

BE-së dhe DCFR-ja, ky obligim për zbulim të informatave vlen pavarësisht nëse palët janë biznese apo

konsumatorë dhe në të dy rrethanat, gjatë furnizimit me mallra apo shërbime. Siç mund të shihet,

zgjidhja e inkorporuar në DCFR është më gjithëpërfshirëse.

Obligimi për t’i zbuluar informatat për mallrat dhe shërbimet, siç është përcaktuar në DCFR, nënkupton

që është obligim i bizneseve (në shumicën e rasteve) që të zbulojnë informatat relevante lidhur me

mallrat dhe shërbimet, në mënyrë që pala tjetër të mund të ketë pritje të arsyeshme, duke i pasur

parasysh standardet e njohura të cilësisë (apo performancës) së mallrave/shërbimeve që do të

furnizohen, në rrethanat e identifikuara (të rastit).28 Sipas këtij kuptimi, jo të gjitha informatat që mund t’i

ketë furnizuesi (për mallrat dhe shërbimet) duhet të zbulohen. Ekziston obligimi vetëm për zbulimin e

informatave relevante, që zakonisht mund të priten nga pala tjetër dhe informatave të cilat do të

23

Wilhelmsson, Thomas. Rregullat Evropiane për obligimet për informimin parakontraktues. Forumi ERA, botimi i

veçantë 2006, Trier: Asociacioni për promovimin e Akademisë së të Drejtës së Bashkimit Evropian në Trier, 2006:

16 – 25. Për më tepër informata lidhur me qëllimin e obligimeve për informim shih edhe: Wilhelmsson, Thomas,

dhe Christian Tëigg-Flesner. Obligimet për informim parakontraktues në Acquis Communautaire. Rishikim

Evropian i të Drejtës Kontraktuese, vëllimi 2, nr. 4, 2006: 446 – 452. 24

Neni 35 i Konventës së Kombeve të Bashkuara për shitjen ndërkombëtare të mallrave (CISG). 25

Neni 2 i Direktivës për shitjen e mallrave për konsumatorët. 26

Neni 2:201 i Parimeve të së drejtës së BE-së. 27

Neni II.3:101 i DCFR-së. 28

Neni II.3:101 i DCFR-së.

Page 13: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 10

përdoreshin nga pala tjetër për të pasur qasje në standardet e zakonshme të cilësisë së mallrave dhe

shërbimeve që do të ofrohen.29

Sipas interpretimit të cekur më lartë, do të ekzistojë obligimi për zbulimin e informatave për mallrat dhe

shërbimet nëse cilësia e mallrave dhe shërbimeve që do të furnizohen nuk i plotësojnë sa duhet

standardet e zakonshme të llojit të tyre apo qëllimin e konsumatorit (nëse ai i është bërë i ditur

furnizuesit). Andaj, nëse furnizuesi i ka zbuluar ato informata para lidhjes së kontratës, do të

konsiderohet që furnizuesi e ka përmbushur obligimin e tij dhe do të lirohet nga përgjegjësia në të

ardhmen. Ndryshe nga ajo që u tha më lartë, nuk do të ketë obligim për zbulimin e informatave nëse

cilësia e mallrave dhe shërbimeve i plotëson standardet e llojit të vet apo qëllimet e konsumatorit (nëse

ato iu janë bërë të ditura furnizuesit).30

1.6.6. Obligimi specifik për informim për bizneset gjatë reklamimit të mallrave apo shërbimeve për konsumatorët

DCFR, në veçanti parasheh obligim shtesë për informim për bizneset kur ato të reklamojnë mallrat apo

shërbimet për konsumatorin, apo kur përdorin “komunikimet ekonomike” për t’i bindur konsumatorët

për t’i blerë mallrat dhe shërbimet. Nëse përdoren praktika të tilla, është e kuptueshme që

konsumatorit mund t’i nevojiten më shumë informata (materiale) për ta vlerësuar vendimin e mundshëm

të tij/saj për lidhjen e kontratës apo edhe për t’u informuar lidhur me “informatat relevante” të

kontratës. Ky obligim i veçantë për informim, që i përketë bizneseve së pari është përcaktuar në

Direktivën e praktikave të padrejta ekonomike31 qëllimi së cilës ishte eliminimi i praktikave të padrejta

në transaksionet ekonomike. Pastaj përmbajtja dhe fusha e zbatimit të saj është inkorporuar dhe

modifikuar nga parimet e së Drejtës së BE-së32 dhe DCFR-ja,33 autorët e së cilës kishin konsideruar që

ky obligim për informim mund të luan rol të rëndësishëm edhe në të drejtën kontraktuese.34

Siç është përcaktuar më paragrafin e parë të nenit II.3:102 të DCFR-së, ekziston obligim i posaçëm i

bizneseve (gjatë reklamimit të mallrave dhe shërbimeve) që konsumatorit t’ia sigurojnë informatat e

nevojshme “materiale” shtesë (për konsumatorin e zakonshëm) që ai ta vlerësojë vendimin e tij/saj se a

do të lidhë kontratë apo jo. Sipas kuptimit të këtij paragrafi, do të jetë çështje e informatave “materiale”

nëse përmbajtja e tyre mund të ndikojë në vendimin e konsumatorit lidhur me kontratën.35 Obligimi për

të siguruar informata sipas këtij paragrafi është i kufizuar, së pari nga ajo që lejohet nga rrethanat e rastit

(rrethanat e rastit mund ta përcaktojnë cilat informata duhet të sigurohen), apo mënyrën e komunikimit

që do të përdoret (varësisht nga mënyra e komunikimit, nganjëherë, informatat e kërkuara mund të jenë

29

Wilhelmsson, Thomas, dhe Christian Tëigg-Flesner. Obligimet për informim parakontraktues në Acquis

Communautaire. Rishikim Evropian i të Drejtës Kontraktuese, vëllimi 2, nr. 4, 2006: 458 – 460. 460. 30

Wilhelmsson, Thomas. Obligimet parakontraktuese. Konferenca për Zhvillimet në të Drejtën e Evropiane –

Iniciativat Evropiane (CFR) dhe reforma në të drejtën civile në shtetet e reja anëtare, Tartu, 15 – 16 nëntor

2007. e qasshme në: <http://ëëë.ut.ee/307199> 31

Neni 7(1) i Direktivës për praktika të padrejta ekonomike. 32

Article 2:202 of the Acquis Principles. 33

Neni II.3:102 i DCFR-së. 34

Wilhelmsson, Thomas, dhe Christian Tëigg-Flesner. Obligimet për informim parakontraktues në Acquis

Communautaire. Rishikim Evropian i të Drejtës Kontraktuese, vëllimi 2, nr. 4, 2006: 462 – 463. 35

Paragrafi (1) i nenit II.3:102 të DCFR-së.

Page 14: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 11

më të detajuara apo më të shkurtra).36 Për më tepër, në këtë kontekst, nëse një biznes përdor

“komunikime ekonomike” me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së konsumatorëve dhe iu lë atyre

përshtypjen që “informatat e siguruara” përmbajnë të gjithë informacionin relevant për marrjen e

vendimit për lidhjen e kontratës, atëherë biznesi është i obliguar që të sigurojë informata shtesë për

konsumatorin, si informata për karakteristikat e mallrave dhe shërbimeve, identitetin e tyre, çmimin, të

drejtat e mundshme të tërheqjes dhe informata tjera të rëndësishme për pagesën, dorëzimin (liferimin),

performancën.37

1.6.7. Obligimi për informim për konsumatorin në pozitë veçanërisht të pafavorshme

Do të ketë obligim të “posaçëm” për informim për bizneset gjatë lidhjes së kontratës me konsumatorin i

cili është në pozitë veçanërisht të pafavorshme. Obligimi për të siguruar informacion për konsumatorin

në pozitë veçanërisht të pafavorshme është obligim parakontraktues për informim që vlen vetëm në

relacionin biznes - konsumator. Ky obligim për informim, në krahasim me të drejtën aktuale të BE-së,

është risi e paraparë në DCFR. Disa Direktiva aktuale kanë vendosur disa obligime për informim që

duhet të sigurohen nga bizneset kur ato kanë të bëjnë me konsumatorë të cilët gjenden në rrethana të

veçanta.38 Mirëpo, neni II.3:103 i DCFR-së ka pasur për qëllim që të paraqes zgjidhje që do të mund të

vlejë në të gjitha rrethanat kur kemi konsumatorë në pozitë të pafavorshme.39

Prandaj, sipas DCFR-së, do të ketë obligim shtesë për informim për bizneset kur ato kanë konsumatorë

të cilët janë në pozitë “veçanërisht” të pafavorshme. Për plotësimin e këtij kriteri, do të ketë informatë

të “veçantë” për konsumatorin në pozitë të pafavorshme (në krahasim me bizneset) kur ajo pozitë e

pafavorshme është rezultat i “mjeteve teknike të përdorur për kontraktim”, “largësisë fizike ndërmjet

biznesit dhe konsumatorit” apo natyrës së transaksionit”.40 Për shembull, do të ketë pothuajse pozitë

veçanërisht të pafavorshme të informacionit për një konsumator kur ai blen mallra përmes internetit. Në

këto shitblerje, blerësi, para se të lidhë kontratë mund të ketë nevojë për informata shtesë lidhur me

karakteristikat e mallrave, dorëzimin dhe informata tjera relevante.41

Siç është përcaktuar në DCFR, nëse ekziston ndonjë blerës në pozitë të pafavorshme, atëherë ekziston

detyra e biznesit që të sigurojë informata lidhur me karakteristikat kryesore të mallrave – shërbimeve,

36

Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese Private të Komuniteteve Evopiane (Acquis Group). Kontrata I –

Obligimet parakontraktuese, lidhja e kontratës, kushtet e padrejta. Munchen: Sellier – European Law Publishers,

2007: 82. 37

Paragrafi (2) i nenit II.3:102 të DCFR-së. 38

Për më tepër informata në këtë aspekt shih: Nenin 4(1) të Direktivës për shitjen në derë të shtëpisë (Doorstep

Directive); Nenin 3(2) dhe 4(1) të Direktivës për udhëtimin e pakove; Nenin 4 të Direktivës së shitjes nga largësia;

Nenin 10 të Direktivës së shitjes elektronike, etj. 39

Wilhelmsson, Thomas, Obligimet parakontraktuese. Konferenca për zhvillimin e të drejtës sevropiane –

iniciativat Evropiane (CFR) dhe Reforma e të drejtës civile në shtete e reja anëtare, Tartu, 15 – 16 nëntor 2007. E

qasshme në: <http://ëëë.ut.ee/307199> 40

Paragrafi (1) i nenit II.3:103 të DCFR-së. 41

Për më shumë informata shih: Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese private të komuniteteve evropiane

(Acquis Group). Kontrata I – Obligimet parakontraktuese, Lidhja e kontratës, kushtet e padrejta. Munchen: Sellier

– European Law Publishers, 2007: 84 – 90.

Page 15: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 12

çmimit, kostos së dërgimit, tatimeve, identifikimit të biznesit, kushteve dhe afateve të kontratës dhe të

drejtën e mundshme për t’u tërhequr. Informacioni, siç është përshkruar, i sigurohet konsumatorit para

se ai/ajo ta lidhë kontratën. Obligimi i biznesit për të siguruar informacion (sipas nenit të cekur më lart)

do të jepet deri në masën “e duhur sipas rrethanave” të rastit. Në disa raste për shkak të mungesës së

informatave, obligimi për të ofruar informata duhet të jetë më i detajuar, përndryshe, nëse informatat

janë të qarta nuk do të ketë nevojë për sigurimin e atyre informatave ndarazi.42 Në rast të kontratave të

veçanta, duhet të sigurohen obligime të veçanta për informim dhe kjo do të ketë përparësi ndaj

obligimeve për informim të cekura më lart në këtë pjesë.43

1.6.8. Obligimi për informim në komunikimin e drejtpërdrejtë dhe atë në largësi të vogla

Ekziston obligimi për informim te bizneset kur ato lidhin kontrata përmes “komunikimit të

drejtpërdrejtë dhe komunikimit në largësi të vogla”. Nëse kontrata lidhet në bazë të komunikimit të

drejtpërdrejtë dhe komunikimit në largësi të vogla, ekziston obligimi i biznesit (në fillim të komunikimit)

që konsumatorit t’i sigurojë informata të sakta për identitetin e biznesit dhe qëllimet ekonomike të

kontratës.44 “Komunikimi i drejtpërdrejtë dhe në largësi të vogla” ekziston nëse komunikimi përfshinë

telefon, ndonjë mjet tjetër elektronik apo bisedime që ndërlidhen me internetin (Chats).45 Obligimi për

të siguruar informata nga ky parim është inkorporuar në DCFR nga Direktiva për Shitje në Largësi,46 dhe

Direktiva për shitje në largësi të shërbimeve financiare.47 Informatat që duhet të sigurohen në kuadër të

këtij obligimi duhet të jenë të qarta, të sakta dhe në një gjuhë të kuptueshme.48 Barra e provës që

konsumatori e ka pranuar informacionin e kërkuar mbetet obligim i biznesit.49

1.6.9. Kriteret për informim për lidhjen e kontratave përmes mjeteve

elektronike

Ekziston obligimi i biznesit që të sigurojë informata shtesë nëse kontrata do të lidhet përmes mjeteve

elektronike dhe pa komunikim individual. Ky obligim për informim është lëndë që trajtohet në nenin

II.3:105 të DCFR-së. Siç është përcaktuar në këtë nen, biznesi është i obliguar që (mes tjerash) të

sigurojë informatat parakontraktuese në vijim (para se pala tjetër të bëjë apo pranojë ofertën): “hapat

teknik që duhet ndjekur për lidhjen e kontratës, informata për atë se a do të dërgohet dokumenti nga

biznesi dhe a do të mund të kundërshtohet, mjetet teknike për identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve

në të dhëna, gjuhën e kontratës dhe ndonjë term të përdorur në kontratë”.50

42

Paragrafi (1) i nenit II.3:103 të DCFR-së. 43

Paragrafi (2) i nenit II.3:103 të DCFR-së. 44

Paragrafi (1) i nenit II.3:104 të DCFR-së. 45

Paragrafi (2) i nenit II.3:104 të DCFR-së. 46

Neni 4(3) i Direktivës për shitje në largësi. 47

Neni 3(3) i Direktivës për shitjen në largësi të shërbimeve financiare. 48

Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese private të komuniteteve evropiane (Acquis Group). Kontrata I –

Obligimet parakontraktuese, Lidhja e kontratës. Munchen: Sellier – European Law Publishers, 2007: 92. 49

Paragrafi (3) i nenit Article II.3:104 të DCFR-së. 50

Paragrafi (1) i nenit II.3:105 të DCFR-së.

Page 16: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 13

Siç mund të shihet më lart në nenin II.3:105 të DCFR-së formulimi është modeluar në bazë të Direktivës

E-Comerce.51 Autorët e DCFR-së i kanë inkorporuar në tekst gati të gjitha kriteret për informatat

parakontraktuese të përcaktuara me Direktivë, me dy modifikime të vogla.52 Obligimet për informim që

duhet të përmbushen sipas DCFR-së, duhet të shprehen në mënyrë të qartë dhe precize dhe në një

gjuhë të kuptueshme, “para se pala tjetër ta bëjë apo pranojë ofertën”. Për më tepër, çdo term i

kontratës që përdoret në kontratë i sigurohet palës tjetër “në formë tekstuale”, përndryshe ato nuk do

të jenë të detyrueshme për palën.53

1.6.10. Qartësia dhe forma e informimit

Në të drejtën aktuale të BE-së ka edhe dispozita që i përcaktojnë disa kritere përkitazi me formën në të

cilën informimit parakontraktues duhet të sigurohet. Mirëpo, nuk ka udhëzim të qartë për kriteret e të

Drejtës së BE-së përkitazi me formën e informimit. Kjo me siguri është për shkak të kohës së gjatë të

miratimit të tij.54 Autorët e DCFR-së synuan që të gjejnë një zgjidhje që do të mund të zbatohej në të

gjitha rrethanat dhe në të njëjtën kohë të siguronin një formë adekuate dhe qartësi të informimit që

është adekuat për rrethanat. Prandaj, në DCFR, ata hartuan një nen të posaçëm që merret me formën

dhe qartësinë e informatave që duhet të sigurohen (neni II.3:106). Rrjedhimisht, siç është përcaktuar në

DCFR, informatat që duhet të sigurohen nga biznesi duhet të jenë “të qarta dhe precize dhe të

shprehura në gjuhë të thjeshte dhe të kuptueshme”.55 Kjo nënkupton që gjuha (formulimi) i përdorur

për paraqitjen e informacionit duhet të jetë e kuptueshme për konsumatorin, e qartë – të mos lejë

hapësirë për interpretim tjetër, për aq sa është e mundshme duhet të shmangen termet teknike, apo

përndryshe të sqarohen. 56

Në rrethana të caktuara, kur kontrata do të lidhet në largësi (ndërmjet B-së dhe C-së), informatat e

kërkuara në ato raste duhet të sigurohen në mënyrë të shkruar, “formë tekstuale në mënyrë të

qëndrueshme”, para apo së paku në kohën e pajtuar për lidhjen e kontratës.57 Për më tepër, DCFR-ja e

parasheh zgjidhjen që, nëse kontratat specifike kërkojnë forma specifike të informimit (në formë dhe

mënyrë të qëndrueshme apo ndonjë formë të caktuar), atëherë ato forma specifike që vlejnë për

kontakte specifike do të kenë përparësi ndaj kritereve të përgjithshme të përcaktuara në DCFR.58

51

Neni 10 i Direktivës E-Commerce. 52

Në vend të shprehjes “ofrues i shërbimeve” është përdorur shprehja “biznes” dhe në vend të shprehjes “para bërjes

së porosisë” është përdorur shprehja “para se pala ta bëjë apo pranojë ofertën”. 53

Paragrafi (2) i nenit II.3:105 të DCFR-së. 54

Wilhelmsson, Thomas, dhe Christian Tëigg-Flesner Obligimet për informim parakontraktues në Acquis

Communautaire. Rishikim Evropian i të Drejtës Kontraktuese, vëllimi 2, nr. 4, 2006: 464 – 465. 55

Paragrafi (1) i nenit II.3:106 të DCFR-së. Ky paragraf i ka paraparë kriteret për qartësim të informatave që duhet

të sigurohen. Formulim i ngjashëm në këtë aspekt mund të gjendet edhe në Direktivat tjera. 56

Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese Private të Komuniteteve Evropiane (Acquis Group). Kontrata I –

Obligimet parakontraktuese, lidhja e kontratës. Munchen: Sellier – European Law Publishers, 2007: 95. 57

Paragrafi (3) i nenit II.3:106 të DCFR-së. Ky paragraf është kryesisht i modeluar në bazë të nenit 5 të Direktivës

për shitje në largësi. 58

Paragrafi (2) i nenit II.3:106 të DCFR-së.

Page 17: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 14

Dështimi për sigurimin e informatave në formën adekuate, siç parashihet nga këto “rregulla model”, sjell

pasoja negative për palën e cila është e obliguar që t’i respektojë ato. Andaj, efekti i dështimit për

ofrimin e informatave në formën e kërkuar është i njëjtë si ai për “shkeljen e obligimeve për informim”.59

1.6.11. Mjetet juridike për shkeljen e obligimeve për informim

Zakonisht, nëse ka dështim në zbatimin e kritereve ligjore nga ana e palës, palës tjetër duhet t’i ofrohen

mjete juridike adekuate. Kjo nuk ka qenë rasti me të Drejtën Aktuale të BE-së. Direktivat, në shumicën

e rasteve, e kanë rregulluar vetëm fushën dhe iu është lënë shteteve anëtare që të paraqesin sanksione

apo mjete juridike.60 Ndryshe nga e Drejta e deritanishme e BE-së, DCFR në nenin II.3:107 synon që të

paraqesë një sistem më koherent të mjeteve juridike i cili do të zbatohet në rast se biznesi dështon që t’i

respektojë obligimet parakontraktuese për informim.

Së pari, DCFR parasheh që mosrespektimi i obligimeve parakontraktuese për informim shpie në shtyrje

të fillimit të periudhës së tërheqjes. Kjo nënkupton që nëse një konsumatori nuk iu kanë siguruar

informatat e kërkuara para lidhjes së kontratës nga e cila ai ka të drejtën e tërheqjes, periudha e

tërheqjes nuk fillon përderisa konsumatorit t’i sigurohen të gjitha informatat e kërkuara. Pavarësisht nga

vonesa në fillimin e periudhës së tërheqjes, e drejta e tërheqjes përfundon një vit pas fillimit nga dita e

lidhjes së kontratës.61 Së dyti, pavarësisht se a është lidhur kontrata apo jo, dështimi i biznesit që t’i

respektojë obligimet parakontraktuese të informimit, mund të rezultojë në humbje apo dëme për palën

tjetër (konsumatorin). Prandaj, siç parashihet në DCFR, biznesi është përgjegjës për humbjet – dëmtimet

e shkaktuara ndaj konsumatorit si rezultat i dështimit të tij. Ende është duke u debatuar nga autorët e

DCFR-së nëse kjo përgjegjësi buron nga e drejta kontraktuese apo ajo e obligimeve.62 Së treti sipas

DCFR-së, dështimi i një biznesi për ta respektuar obligimin për informim në situatën ku kontrata është

lidhur, ndikon në objektin e kontratës, respektivisht, të drejtat dhe obligimet që burojnë nga kontrata.

Prandaj, biznesi do të mbahet përgjegjës për obligimin që në mënyrë të arsyeshme pretendohet nga pala

tjetër (konsumatori) si rezultat i informatave “të mangëta-jokorrekte”.63

Siç parashihet në DCFR, mjetet juridike të cekura më lart janë të natyrës detyruese në marrëdhëniet

ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve. Andaj, palët e atyre marrëdhënieve nuk mund të heqin dorë,

derogojnë apo ndryshojnë efektet e tyre.64

59

Paragrafi (4) i nenit II.3:106 të DCFR-së. 60

Wilhelmsson, Thomas, dhe Christian Tëigg-Flesner Obligimet për informim parakontraktues në Acquis

Communautaire. Rishikim Evropian i të Drejtës Kontraktuese, vëllimi 2, nr. 4, 2006: 465 – 466. 61

Paragrafi (1) i nenit II.3:107 të DCFR-së. Disa Direktiva parashohin mjete të ngjashme juridike për mosrespektim

të obligimit për informim. Shih për këtë: nenin 5 të Direktivës së shitjes në prag të shtëpisë; Neni 5(1) i Direktivës

për ndarje të kohës; Neni 6 i Direktivës për shitje të shërbimeve financiare nga larg; 62

Paragrafi (2) i nenit II.3:107 i DCFR-së. Në të drejtën aktuale të BE-së nuk ka mjet të tillë juridik. Për më shumë

informata shih edhe: Wilhelmsson, Thomas, dhe Christian Tëigg-Flesner Obligimet për informim parakontraktues

në Acquis Communautaire. Rishikim Evropian i të Drejtës Kontraktuese, vëllimi 2, nr. 4, 2006: 467. 63

Paragrafi (3) i nenit II.3:107 të DCFR-së. Shih gjithashtu: Grupi kërkimor për të Drejtën ekzistuese private të

komuniteteve evropiane (Acquis Group). Kontrata I – Obligimet parakontraktuese, Lidhja e kontratës, kushtet e

padrejta. Munchen: Sellier – European Law Publishers, 2007: 101. 64

Paragrafi (5) i nenit II.3:107 të DCFR-së.

Page 18: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 15

1.7. Një shembull praktik, më një situatë faktike të dhënë, në lidhje me

përgjegjësinë parakontraktuesë

Situata faktike e dhënë:

Blerësi, me prejardhje nga Kosova por me shtetësi Gjermane, dëshiron të blejë një vilë në bjeshkët e

Rugovës. Ai ka kontraktuar agjencionin e paluajtshmërive “Tempulli” I cili I ka propozuar vila të

ndryshme. Ai zgjodhi një vilë në Bogë, të ndërtuar nga një qytetar I Pejës I quajtur Petrit Gashi.

Negociatat zgjatën disa javë. Më në fund, shitësi dhe blerësi u dakorduan për një çmim prej €800,000.

Megjithatë, ky negocim nuk ka qenë aq I lehtë. Blerësi ka ardhur tri herë nga Gjermania për këtë punë.

Herën e tretë ata u dakorduan për nënshkrimin e kontratës së shitjes. Për këtë qellim Blerësi ka bërë

pagesën në një llogari të hapur për këtë qëllim në bankën e shitësit (me kusht që e njëjta të mbetet e

bllokuar përderisa të mos lidhet kontrata dhe transferohet pronësia).

Duke u përballur me vështirësitë për lidhjen e kontratës që nga vizita e parë, Blerësi autorizoj një avokat

nga Peja, I cili iu shkroi disa letra Petrit Gashit dhe “Tempulli-t”. Avokati në fjalë ishte gjithashtu i

pranishëm gjatë vizitës kur negociohej për të dytën herë.

Kur Blerësi erdhi për të katërtën herë në Kosovë, takimi ishte caktuar në Gjykatën Komunale në Pejë.

Petrit Gashi, i cili ishte pronar bashkë me gruan e tijë, kishte ardhur vet në takim. Avokati i Blerësit ishte

prezent në takim. Diskutimet ishin te tensionuara. Më në fund, shitësi e thirri gruan e tij e cila u paraqit

në gjykatë pasdite. Kontrata e shitjes ishte draftuar nga palët, e njëjta ishte nënshkruar nga Blerësi. Më

pas bashkëshortja e Petrit Gashit refuzoj nënshkrimin e së njëjtës, I cili më pas u pajtua me qëndrimin e

bashkëshortes dhe si rezultat e tërë afera dështoj. Bashkëshortët Gashi nuk dhanë asnjë shpjegim për

dështimin e kontraktimit.

Pretendimi: Blerësi pretendon se si rezultat i këtij dështimi bashkëshortët Gashi duhet ti paguajnë

atij të gjitha shpenzimet rreth negocimit dhe përgatitjes së kontratës në lartësi prej €10,000, si dhe

fitimin e humbur në lartësi prej €40,000, për shkak se ai si rezultat I këtij negocimi kishte humbur një

mundësi të blinte një vilë tjetër të ngjashme në të njëjtin fshat për një çmim më të lirë prej €40,000.

Pyetja: Nëse sjellja e bashkëshortëve Gashi krijon përgjegjësi parakontraktuese.

Konkludimi i gjykatës:

Konkludimi: “dhënia pa rezervë e një pëlqimi parimor për lidhjen e një kontrate formale dhe refuzimi

I njëanshëm dhe pa arsye për formalizmin e së njëjtës, është në kundërshtim me rregullat e

mirëbesimit. Për më tepër shitësi në asnjë rast nuk kishte treguar se ai ishte ende në pritje për

shprehjen e rezervave të tij. Sipas mendimit të Gjykatës, shitësi ka lënë që të besohet se vullneti I tij për

lidhjen e kontratës ishte më I fuqishëm se sa në realitet. Më fjalë të tjera shitësi ka dështuar që ta njoftoj

blerësin për qëllimet e tij te mirëfillta”.

Page 19: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 16

Përmbledhje

Në këtë modul janë përshkruar aspektet ligjore që kanë të bëjnë me disa ide të përgjithshme rreth

kontratave, e në veçanti fokusi u përqendrua në fazën parakontraktuese-negociatat, përgjegjësinë që

mund të krijohet që në këtë fazë, nëse palët dështojnë në respektimin e disa principeve bazike të së

drejtës së detyrimeve, siç është parimi i ndershmërisë, ndërgjegjshmërisë, si dhe ai i ndalimit të

shkaktimit të dëmit. Në veçanti një përkushtim më i madh ju dedikua parimit të ndershmërisë,

ndërgjegjshmërisë, si dhe detyrimit të ruajtjes së informatave konfidnciale.

Ndër të tjera, në këtë modul ju keni mësuar të:

Përshkruani kornizën e përgjithshme ligjore, siç është përcaktuar në Ligjin e detyrimeve në lidhje

me fazën parakontraktuese dhe përgjegjësinë e palëve për dëmshpërblim, nëse dështojnë të

sillen sipas kërkesave ligjore;

Vlerësoni dhe interpretoni zbatimin e parimit të ndershmërisë dhe ndërgjegjshmërisë edhe ne

fazën parakontraktuese, i nevojshëm për konstatimin e përgjegjësisë së palës e cila është me

keqbesim në marrëdhënie.

Përshkruani një ngjarje faktike, në lidhje me konstituimin e përgjegjësisë së një palën, e cila, sipas

mendimit të gjykatës, ka dështuar në zbatimin e standardeve të sjelljes sipas parimit të

ndershmërisë, ndërgjegjshmërisë;

Shpjegoni pothuajse të gjitha dispozitat e LMD-së, për përgjegjësinë parakontraktuese.

Page 20: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 17

MODULI 2:

KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATAVE

KUSHTETET E PËRGJITHSHME

Page 21: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 18

Kushtet e përgjithshme

2.1. Parathënie

Në këtë modul janë përshkruar çështjet që ndërlidhen me kushtet e përgjithshme për lidhjen e

kontratave, sipas Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve. Këtu para së gjithash do të trajtohen aspektet e

rregullativës juridike në lidhje me aftësinë punuese të palëve - subjekteve të së drejtës, autonominë e

vullnetit për lidhjen e kontratave, lënda e kontratës dhe kualitetet e saj, si dhe baza juridike e kontratave.

2.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të mund të:

Përshkruani kornizën e përgjithshme ligjore për Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve lidhur me

kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratave.

Përshkruani dhe trajtoni kërkesat juridike për konsiderimin e ekzistimit të aftësisë punuese të

subjekteve të së drejtës, përfshirë këtu personat fizik dhe personat juridik.

Përshkruani dhe trajtoni aspektet e autonomisë së vullnetit të palëve, si dhe se si interpretohet

vullneti i palëve, nëse vullneti i deklaruar nuk përputhet me vullnetin e brendshëm të palëve.

Përshkruani dhe shpjegoni aspektet e lëndës së Kontratë, si dhe kualitetet që duhet të

plotësohen që lënda e kontratës të jetë e vlefshme, gjegjësisht edhe kontrata më pas të jetë e

plotfuqishme..

Përshkruani, shpjegoni dhe praktikoni aspektet juridike të bazës së kontratës.

Page 22: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 19

2.3. Aftësia punuese e palëve

Që kontrata të jetë e plotfuqishme, kërkohet që e njëjta të lidhet nga palët që kanë aftësi punuese. Në

lidhje me aftësinë punuese, duhet të çmohet aftësia punuese si e personave fizik, ashtu edhe e personave

juridik, gjegjësisht entiteteve ligjore. Në vijim, po trajtojmë aftësinë punuese të personave fizik:

2.3.a. Aftësia punuese e personave fizik

Personat fizik si palë kontraktuese për lidhjen e kontratës së plotfuqishme duhet të kenë aftësi për të

vepruar e cila kërkohet për lidhjen e asaj kontrate (Neni 41.1 i LMD-së). Ajo si rregull është zotësia e

përgjithshme e veprimit (e plotë), të cilën personat fizik e fitojnë me arritjen e moshës madhore ose me

emancipim. Në këtë rast duhet cekur se zotësinë e tillë të veprimit këta persona e gëzojnë deri në

mbarim të jetës së tyre, vetëm në qoftë se për shkaqe dhe në procedurën e paraparë me ligj ajo nuk u

është kufizuar ose marrë.

Të miturit e vjetër, si dhe personat madhor të cilëve u është kufizuar zotësia e të vepruarit munden vetë

dmth. pa lejen e përfaqësuesit ligjor të tyre, të lidhin ato kontrata lidhja e të cilave u është lejuar me ligj

(Neni 41.2 i LMD-së). Kjo është e mundshme sepse këta persona në atë rast e kanë zotësinë e veçantë

të veprimit (e ashtuquajtura zotësi e kufizuar për të vepruar). Kështu, psh. personat e mësipërm mund ti

lidhin vetë ato kontrata në bazë të të cilave ato mund të disponojnë me mjetet e tyre të fituara.

Kontratat tjera, për disponimin e interesave të tyre pasurore të një rëndësie më të madhe, ata persona

mund t’i lidhin vetëm me lejen e përfaqësuesve ligjor të tyre (të prindërve ose të kujdestarëve të tyre).

Ajo leje mund të jepet para lidhjes së kontratës, ose në mënyrë plotësuese pas lidhjes së saj. Kontratat

të cilat i kanë lidhur këta persona pa lejen paraprake të përfaqësuesve ligjor të tyre janë të rrëzueshme.

Mirëpo megjithatë në qoftë se jepet leja plotësuese atëherë kontrata e tilla “mbeten në fuqi”, dmth. se

ata nga kontrata të rrëzueshme bëhen kontrata të plotfuqishme (Neni 41.3 i LMD).

Sipas Nenit 42.1 të LMD-së “bashkëkontraktuesi i personit fizikë pa zotësi veprimi i cili nuk ka ditur për

gjendjen juridike të tij mund të heq dorë nga kontrata e lidhur me atë person pa lejen e përfaqësuesit

ligjor të tij”. Në qoftë se dispozita e mësipërme interpretohet në aspektin gramatikor, atëherë vijmë në

përfundim se sipas saj dhe sipas dispozitave të paragrafit 2 dhe 3 të po atij Neni, kemi të bëjmë me

kontratën e lidhur nga i mituri i ri dhe nga personat fizikë madhorë të cilit i është marrë zotësia e

veprimit. Personat e tillë janë pa zotësi të veprimit dhe se ato nuk mund të lidhin kontratën as me lejen

e përfaqësuesve ligjor të tyre. Me lejen e përfaqësuesve ligjor të tyre mund të lidhin kontrata vetëm të

miturit e vjetër, dhe personat fizikë madhorë të cilëve u është kufizuar zotësia e veprimit. Për këtë arsye

Neni 42 i LMD-së ka të bëjë me kontratat të cilat i lidhin personat me zotësi të kufizuar veprimi, e jo

personat pa zotësi veprimi.

Kontratat e lidhura në kuptim të Nenit 42 të LMD-së janë të rrëzueshme në kuptim të Nenit 41.3 të

LMD-së, mirëpo ato mund të konvalidohen me lejen plotësuese nga ana e përfaqësuesit ligjor të palës

me zotësi të kufizuar veprimi. Kjo nënkupton se kontratat e tilla të cilat konsiderohen si të rrëzueshme

deri në dhënien e lejes pala tjetër kontraktuese mund ti sulmojë duke kërkuar anulimin e tyre nga

Page 23: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 20

gjykata kompetente. Në bazë të asaj se procedura për anulimin e tillë është relativisht e gjatë, Neni 42.1

i LMD-së parasheh mundësinë që t’i ashmanget anulimit gjyqësor të asaj kontrate dhe të shkohet në

shkëputjen e njëanshme të asaj kontrate nëse plotësohen dy kushte: që pala kontraktuese e cila në këtë

mënyrë dëshiron që ta shkëpus kontratën të mos ketë ditur se bashkëkontraktuesi i tij është me zotësi

veprimi të kufizuar; dhe që përfaqësuesi ligjor i atij personi të mos ketë dhënë lejen për lidhjen e asaj

kontrate. Neni 42.2 i LMD-së parasheh mundësinë që kontrata e tillë të mund të shkëputet edhe nëse

janë plotësuar këta dy kushte: që pala kontraktuese e cila në këtë mënyrë e bën shkëputjen e kontratës

të ketë ditur se bashkëkontraktuesi i tij ka zotësi të kufizuar veprimi; dhe që bashkëkontraktuesi me

zotësi të kufizuar veprimi ta ketë mashtruar atë palë se ka leje nga ana e përfaqësuesit ligjor të tij që ta

lidh atë kontratë. Në këtë rast duhet cekur se kontratat e tilla sipas nenit 42.1 dhe 42.2 të LMD-së

mund të shkëputen në mënyrë të njëanshme në afat prej 30 ditësh nga dita kur merr vesh për zotësinë e

kufizuar të palës tjetër, respektivisht për mungesën e lejes nga ana e përfaqësuesit ligjor të tij, por edhe

para skadimit të atij afati nëse përfaqësuesi ligjor i tij nuk e ka pranuar lidhjen e asaj kontrate (Neni 42.3 i

LMD). Në këtë rast duhet cekur se afati i paraparë në nenin 42.3 të LMD-së është afat subjektiv

prekluziv.

Në lidhje me personat fizik mund të përmbledhim se kontratat e lidhura nga personi fizik me zotësi të

kufizuar veprimi do të konsiderohen si të plotfuqishme deri në anulimin e tyre. Në qoftë se ato nuk

anulohen në afatin e paraparë atëherë konvalidohen (dmth. bëhen të plotfuqishme). Në konvalidimin e

tyre çon edhe leja plotësuese nga ana e përfaqësuesit ligjor të personit me zotësi të kufizuar veprimi.

Kurse nëse megjithatë ajo kontratë anulohet, atëherë ajo nuk prodhon kurrfarë efektesh juridike nga

momenti i lidhjes së saj. Kjo dmth. se ato kontrata krijojnë situata të paqarta dhe të ndërlikuara të cilat

nuk i konvenojnë palës tjetër kontraktuese. Prandaj është në interes të saj që këto situata ajo t’i zgjedh

në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Në këtë kuptim, pos tjerash ajo palë ka interes të dij se përfaqësuesi

ligjor i personit me zotësi të kufizuar veprimi se a do ta pranojë ose jo atë kontratë. Ajo palë këtë mund

ta bëjë në atë mënyrë që ta thirr përfaqësuesin ligjor të palës tjetër që të deklarohet për kontratën e

tillë. Në këtë rast janë të mundshme tre situata: që përfaqësuesi ligjor i personit me zotësi të kufizuar

veprimi të jap leje dhe kontrata e tillë të bëhet e plotfuqishme (bëhet konvalidimi i saj), që përfaqësuesi

ligjor të refuzoj dhënien e lejes, dhe në atë rast mund të kërkohet anulimi i saj; dhe që përfaqësuesi ligjor

do të hesht. Në atë rast sipas LMD-së heshtja konsiderohet si refuzim i dhënies së lejes prandaj pala

tjetër mund të kërkoj anulimin e kontratës (ky përfundim sipas Nenit 43 të LMD-së).

2.3.b. Aftësia punuese e personave juridik

Kontratën mund ta lidhë edhe personi juridik (ose entiteti ligjor). Që kontrata të jetë e plotfuqishme,

kontrata e tillë, ose lënda e kontratës së tillë duhet të jetë në kuadrin e zotësisë juridike (aktivitetit

afarist) të personit juridik. Personi juridik si aftësinë juridike, ashtu edhe aftësinë për të vepruar e fitojnë

që me regjistrim, andaj, edhe nga ai moment mund të jenë palë në kontrata. Më tutje, ligjet e veçanta

përmbajnë dispozita të veçanta për zotësinë juridike dhe të veprimit të personave juridik, andaj, trajtimi i

kësaj çështjeje kërkon më shumë hapësirë, çka nuk është qëllim i veçantë i këtij moduli.

Page 24: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 21

2.4. Lënda e kontratës

Lëndës e kontratës konsiston gjithmonë në ndonjë dhënie, bërje, mos-bërje ose durim (Neni 34.1 i

LMD). Sipas Nenit 34.2 të LMD, lënda e kontratës duhet të jetë e mundshme, e lejueshme, e caktuar

respektivisht i caktueshme kjo nënkupton se lënda e kontratës ashtu si dhe lënda e marrëdhënieve

detyrimore në përgjithësi duhet të jetë: e mundshme, e lejuar dhe e caktuar respsktivisht e caktueshme.

2.4.a. Lënda është e mundshme atëherë kur prestimi mund të ekzekutohet (psh. sendi mund të

dorëzohet, televizori mund të riparohet etj.). Në qoftë se prestimi nuk mund të ekzekutohet atëherë ai

është i pamundshëm. Deri te ajo pamundësi mund të vijë për arsye faktike, e kjo nënkupton

pamundësinë fizike të ekzekutimit të atij prestimi; ose për arsye se e drejta e ndalon ekzekutimin e saj.

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me pamundësinë juridike. Pamundësia faktike ekziston atëherë kur psh.

lëndë e kontratës është dorëzimi i sendit individualisht i caktuar ndërsa ai është zhdukur, ose kur lënda e

kontratës është ndonjë bërje e cila në bazë të shkallës së zhvillimit të shkencës dhe teknikës nuk mund

të ekzekutohet. Pamundësi juridike ekziston atëherë kur lënda e kantatës është dorëzimi i ndonjë sendi i

cili është jashtë qarkullimit juridik .

Përveç kësaj kemi edhe forma të tjera të pamundësisë, të cilat po i trajtojmë si në vijim. Pamundësia e

objektive ekziston atëherë kur prestimin nuk mund ta ekzekutoj asnjë person. Kështu psh. asnjë person

nuk mund ta dorëzoj sendin individualisht të përcaktuar i cili është zhdukur. Pamundësia subjektive

ekziston atëherë kur prestimin nuk mund ta ekzekutoj ndonjë person tjetër. Kështu psh. personi i cili

është palë e kontratës nuk mund të bëjë riparimin e televizorit për të cilën gjë është obliguar me

kontratën e veprës, pasi që i njëjti nuk ka ekspertizën për atë punë.

Pamundësia fillestare ekziston atëherë kur ajo ekziston në momentin e lidhjes së kontratës. I tillë është

psh. rasti me dorëzimin e sendit të caktuar individualisht që është shkatërruar para lidhjes së kontratës

së shitblerjes, etj. Pamundësia e mëvonshme ekziston atëherë kur ajo është paraqitur pas lidhjes së

kontratës. I tillë është rasti psh. me dorëzimin e sendit individualisht të përcaktuar i cili është bërë i

pamundshëm pas lidhjes së kontratës.

2.4.b. Lënda është e lejueshme atëherë kur ekzekutimi i prestimit nuk është në kundërshtim me

parimet e rendit publik të parapara me kushtetutë, me dispozitat imperative dhe me moralin e

shoqërisë. Nëse ajo nuk është e tillë atëherë nuk është e lejuar.

2.4.c. Lënda është e caktuar atëherë kur përbëhet në dorëzimin e sendit individualisht të përcaktuar

ose në ekzekutimin e prestimit tjetër të caktuar saktë ( psh. ndërrimin e ekranit të TV, të tipit të

saktësuar, për çmimin e saktësuar etj). Lënda është e caktueshme atëherë kur palët në momentin e

lidhjes së kontratës japin kritere të mjaftueshme se si lënda e tillë mund të caktohet në të ardhmen (si

kriter i tillë psh. mund të merret çmimi i tregut, sipas të cilit, në të ardhmen, kur ekzekutohet kontrata,

saktësohet një element esencial i kontratës).

2.4.ç. Pamundësia, palejueshmëria, pacaktueshmëria respektivisht papërcaktueshmëria e

lëndës së kontratës sipas Nenit 35 të LMD-së çojnë në anulimin e kontratës. Kjo është rregull nga e

cila ekzistojnë përjashtime. Çdo pamundësi e lëndës së kontratës nuk çon në anulimin e saj. Në të çon

Page 25: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 22

vetëm pamundësia objektive. Pamundësia subjektive çon vetëm në ndërrimin e përmbajtjes së kontratës,

në atë kuptim se debitori do të përgjigjet për dëmin e shkaktuar, në qoftë se janë plotësuar edhe kushtet

e tjera për përgjegjësinë e tij. Gjithashtu kur kontrata është lidhur me afat ose kusht shtyrës ( për të cilat

do të bëjmë fjalë veçmas ) dhe në momentin e lidhjes së sajë lënda ka qenë e pa mundshme por, para

realizimit të kushtit ose skadimit të afatit ajo bëhet e mundshme, atëherë ajo është e plotëfuqishme (

Neni 36 i LMD-së).

Kur lënda e kontratës është e caktueshme në atë kuptim që palët e kontratës kanë kontraktuar që

lëndën e saj t’a caktoj ndonjë person i tretë, atëherë kontrata do të jetë e plotfuqishme nëse ai person e

bën atë. Por në qoftë se personi i tretë nuk mund ose nuk do t’a bëjë atë atëherë kontrata është nule (

Neni 38.2 i LMD). Pamundësia, palejushmëria, pacaktushmëria dhe papërcaktueshmëria e lëndës së

kontratës në rastet e mësipërme çojnë në anulimin e saj sepse kontrata nuk ka lëndë të veten, prandaj

nuk mund të prodhojë as efekte juridike, si nuk mund të prodhojë efekte juridike as marrëdhënia

detyrimore tjetër e cila nuk ka lëndë të veten.

2.5. Pajtimi i vullnetit

Kontrata është vepër e vullnetit të palëve, andaj, edhe quhet e lidhur vetëm nëse palët kanë dakorduar

vullnetin reciprok për të paktën, kushtet ose elementet esenciale të kontratës. Vullneti, si kusht i

përgjithshëm, posaçërisht theksohet edhe me LMD-në (Neni 15 i LMD-së).

Për arritjen e pajtimit të vullnetit të palëve është e nevojshme që ato vullnete të deklarohen. Ai deklarim

mund të bëhet me fjalë, me shenja të rëndomta ose me ndonjë veprim tjetër nga i cili mund të

konkludohet “për ekzistimin e tij” ose më mirë me thënë për deklarimin e vullnetit (Neni 18.1 i LMD).

Deklarimi i vullnetit me fjalë mund të bëhet me shkrim ose gojarisht. Vullneti mund të deklarohet edhe

me shenja të rëndomta ashtu që i njëjti mund të konkludohet në mënyrë të sigurt nga ato shenja (psh.

me lëshimin e monedhës me vlerë të caktuar). Vullneti mund të deklarohet edhe me sjelljen përkatëse,

nga e cila me siguri mund të konkludohet përmbajtja e deklarimit të vullnetit; vullneti mund të

deklarohet edhe me ekspozimin e mallit dhe përcaktimin e çmimit të tij, me dërgimin e mallit pas

marrjes së ofertës, etj.

Deklarimi i vullneteve të palëve kontraktuese për të çuar në lidhjen e kontratës së plotfuqishme duhet

që të deklarohet në mënyrë të lirë dhe serioze (Neni 18.2 i LMD). Ne qoftë se deklarimi i vullnetit nuk

është bërë i lirisht, por ajo është bërë nën kanosje lajthim, mashtrim ose dhunë, atëherë ajo nuk çon

deri në lidhjen e kontratës së plotfuqishme sepse kontrata e lidhur si e tillë është e rrëzueshme (Neni 45

- 51 i LMD-së).

Deklarimi i vullneteve të palëve gjithashtu duhet të jetë edhe serioz, dmth. që të jetë i drejtuar kah lidhja

e kontratës, e jo nga arritja e ndonjë qëllimi tjetër, për të mundur me çuar kah lidhja e kontratës së

plotfuqishme. Kështu psh. vullneti i shitësit është deklaruar seriozisht nëse ka pasur qëllim t’a shes

sendin, kurse vullneti i blerësit është serioz kur ai ka qëllim që t’a blejë sendin, dhe kur deklarimi i

vullneteve të tyre do të çojë në pajtimin e shitësit dhe blerësit, atëherë është lidhur kontrata e

shitblerjes.

Page 26: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 23

Në pajtim me parimin e lirisë së kontraktimit të paraparë në N10 të LMD–së, palët kontraktuese si

rregull vet vendosin se a do të lidhin kontratë dhe me cilin do ta lidhin atë. Kjo nënkupton se palët

kontaktuese si rregull vet vendosin se a do ta deklarojnë vullnetin e tyre për lidhjen e kontratës. Nga kjo

rregull ekziston përjashtim atëherë kur dikush “ në bazë të ligjit është i obliguar që të lidhë kontratë”.

Në atë rast “ personi i cili ka interes juridik mundë të kërkoj që kontrata e tillë të lidhet pa shtyrje” (

Neni 17.1 i LMD), dhe në këtë rast kemi të bëjmë me lidhjen e detyrueshme të kontratës. Kështu

psh. është e obligueshme lidhja e kontratës për sigurim të udhëtarëve në komunikacionin publik, për

sigurimin e pronarëve respektivisht të shfrytëzuesve të automjeteve për dëmin e shkaktuar personave të

tretë etj.

Pajtimi i vullneteve duhet të arrihet për elementet esenciale të kontratës që të mundë të çojë në

lidhjen e saj. Ato janë ato elemente pa të cilat kontrata nuk mundë të ekzistojë. Ato janë të njëjta për të

gjitha kontratat e veçanta që i takojnë llojit të njëjtë të kontratës. Kështu psh elemente esenciale të

kontratës së shitblerjes janë dorëzimi i sendit dhe pagimi i çmimit, ose më mirë e thënë lënda dhe çmimi,

elemente të tilla të kontratës së veprës janë vepra e cila duhet të ekzekutohet dhe shpërblimi në të holla

i cili duhet ti jepet.

2.6. Baza e kontratës

Sipas LMD-së, çdo detyrë si element i përmbajtjes së kontratave patjetër ka bazën e vet.

Në LMD nuk ka dispozita të tilla që do të saktësonin se kur është e lejuar baza, pasi që kjo nuk është

praktikë. Por, LMD-ja përmban dispozita me të cilat saktëson se kur është e palejuar baza. Baza është e

palejuar atëherë kur është në kundërshtim me parimet e rregullimit shoqëror të parapara me

kushtetutë, me normat dhunuese,dhe me moralin shoqëror.(Neni 39.1 dhe 39.2 i LMD).

Baza e detyrimit mundet por nuk është e thënë që të jetë e shprehur dmth. e dukshme. Kështu psh baza

e detyrës së shitësit që ta dorëzoj sendin është në atë se ai për atë dorëzim duhet ta merr çmimin e atij

sendi nga blerësi. LMD më tutje saktëson se çdo detyrim kontraktues duhet ta ketë bazën e vet të

lejuar. LMD në. Neni 39.3 parasheh edhe një rregull, sipas së cilës supozohet se detyrimi e ka bazën e

vet edhe pse ajo nuk është e shprehur.

Page 27: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 24

2.7. Përmbledhje

Në këtë modul janë përmbledhur aspektet ligjore të kushteve të përgjithshme për lidhjen e kontratave.

Konkretisht, në këtë modul ju keni mësuar të:

Përshkruani kornizën e përgjithshme ligjore për Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve lidhur me

kushtet e përgjithshme për lidhjen e kontratave.

Përshkruani dhe trajtoni kërkesat juridike për konsiderimin e ekzistimit të aftësisë punuese të

subjekteve të së drejtës, përfshirë këtu personat fizik dhe personat juridik.

Përshkruani dhe trajtoni aspektet e autonomisë së vullnetit të palëve, si dhe se si interpretohet

vullneti i palëve, nëse vullneti i deklaruar nuk përputhet me vullnetin e brendshëm të palëve.

Përshkruani dhe shpjegoni aspektet e lëndës së Kontratë, si dhe kualitetet që duhet të

plotësohen që lënda e kontratës të jetë e vlefshme, gjegjësisht edhe kontrata më pas të jetë e

plotfuqishme.

Përshkruani, shpjegoni dhe praktikoni aspektet juridike të bazës së kontratës.

Page 28: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 25

MODULI 3:

FORMA E KONTRATVE

Forma e kontratave

Page 29: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 26

3.1. Parathënie

Në këtë modul janë përshkruar çështjet që ndërlidhen me formën e kontratës. Kryesisht, forma nuk

është kusht për vlefshmërinë e shumicës së kontratave. Megjithatë, ekzistojnë të ashtuquajturat kontrata

formale, ku forma është ligjore, që nënkupton atë se respektimi i formës është kusht esencial për

vlefshmërinë e atyre kontratave. Përkundër kësaj, sot në afarizëm palët zgjedhin që kontratës së tyre ti

japin një formë, edhe përkundër faktit se për atë kategori të kontratave LMD ose ligji i veçantë nuk

kërkon ndonjë forme. Andaj, duke e pas në konsideratë rëndësinë e formës, në vijim të këtij moduli do

të trajtojmë llojet e formës së kontratave.

3.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të mund të:

Përshkruani formën ligjore të kontratës;

Përshkruani formën kontraktore të kontratës;

Përshkruani formën provuese të kontratës;

Përshkruani formën reale të kontratës;

Përshkruani formën solemne të kontratës;

Përshkruani dhe trajtoni çështjen dhe pasojat juridike të mungesës së formës së kontratës.

Page 30: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 27

3.3. Kuptimi dhe llojet e formave së kontratave

Sipas natyrës së vet forma e kontratës është mënyra në të cilën është ariturr pajtimi i vullnetit të palëve.

Për këtë arsye secila kontratë duhet të lidhet në ndonjë formë. Se cila do të jetë ajo formë mvaret nga

ajo se kujt i është lënë zgjedhja e saj, se a u takon ajo palëve kontraktuese, ose atë e ka bërë ligji.

Në të drejtën moderne mendohet se për shkak të asaj se formalizmi në marrëdhëniet kontraktuse e

kushtzon dhe ngadalson procesin e lidhjes së kontratave të plotfuqishme, ajo ka paraqitur penges për

zhvillimin e shpejt të qarkullimit ekonomik dhe juridik. Për këtë arsye ajo ngadal ia ka lëshuar vendin

lidhjes së kontratës në cilën do formë, dmth.kontratave jo formale. Por, për lidhjen e llojeve të caktuara

të kontratave edhe në këto kushte kërkohet forma e përcaktuar. Ato janë kontrata të cilat kan rëndësi

më të madhe shoqërore, ose më të cilat rregullohen mardhëniet më të komplikuara.

Sipas llojit te vet, forma e kontratave mund të jetë e ndryshme. Në bazë të mënyrës në të cilën palët

kontraktuse e kan arritur pajtimin e vullneteve të tyre, forma e kontratave mund të jetë: verbale, me

shkrim dhe mënyra konkludente. Në bazë të asaj se për lidhjen e kontratës është e nevojshme vetëm

pajtimi i arritur i palëve kontraktuese, ose përceç asaj është e nevojshme edhe dorzimi i sendit, forma e

kontratave mund të jetë konsensuale dhe reale. Në bazë të asaj se kontrata mund të lidhet në çfardo

forma, ose vetëm në formën e caktuar, forma e kontratave mund të jetë e lirë dhe ligjore. Në qoftë se

kontrata e plotfuqishme mund të lidhet në çfardo forme dhe në qoftë se përpilohet dokumenti i shkruar

për dëshmimin e kontratës dhe të përmbajtjes së saj, atëher thuhet se ai dokument paraqet formën

provuese të kontratës përkatëse.

3.4. Forma verbale

Forma verbale e kontratave ekziston atëherë kur palët kontraktuese pajtimin e vullnetit të tyre e kanë

arritur me gojë, dmth. me ndihmën e bisedës si mjet komunikimi mes njerëzve.

Në të drejtën detyrimore, shpesh-herë, duke pas parasysh marrëdhëniet e thjeshtësuara ndërmjet

personave fizik, lidhja e kontratave në formë verbale (gojore) është bërë si rregull. Ajo është e thjeshtë

dhe mundëson lidhjen e shpejtë dhe pa pengesa të kontratave. Për këtë arsye numri më i madh i

kontratave lidhen në formë verbale. Por, megjithatë dobësi e saj është se në rast të kontestit të saj,

është vështirë të dëshmohet se a është lidhur kontrata, dhe në qoftë se është lidhur, çfarë është forma e

saj. Kjo mangësi e formës verbale në njëfarë mase mënjanohet me pjesëmarrjen e dëshmitarëve gjatë

lidhjes së kontratës, me pjesëmarrjen e të cilëve në rast të kontestit dëshmohet lidhja e kontratës dhe

përmbajtja e saj.

Me lidhjen e kontratës me ndihmën e fjalëve është e njëjtë edhe lidhja e kontratës me ndihmën e

mjeteve tjera komunikuese të cilat janë të ngjashme me komunikimin gojor. Ata janë lëvizjet përkatëse

të gishtërinjve si mjete komunikimi mes shurdhmemecëve. Ajo gjithashtu është edhe lëvizje përkatëse e

pjesëve të trupit të cilat kanë kuptimin e pajtimit psh. lëvizja përkatëse me kokë, ose lëvizja përkatëse e

dorës e cila nënkupton pajtimin etj.

Page 31: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 28

3.5. Forma e shkruar

Forma e kontratave është e shkruar atëherë kur palët kontraktuese kanë arritur pajtimin e vullneteve të

tyre në mënyrë të shkruar, dmth. me ndihmën e fjalëve të shkruara. Ajo mund të jetë forma me shkrim

e thjeshtë, forma me shkrim si lloj i vërtetimit të dokumentit publik, dhe forma e shkruar e dokumentit

publik.

3.5.a. Forma e shkruar e thjeshtë (forma e shkruar e rëndomtë) është formë e tillë e shkruar e

kontratës te e cila shkresën për kontratën e kanë nënshkruar palët kontraktuese. Me këtë rast duhet

cekur se nuk ka rëndësi se atë shkresë e kanë përpiluar palët e saj ose ndonjë person i tretë. Gjithashtu

nuk ka rëndësi se palët kontraktuese kanë nënshkruar një shkresë të vetme, apo secili prej tyre ka

nënshkruar shkresa të veçanta, (psh shkresa të kontratës janë edhe letrat e ofertuesit i cili i propozon të

ofertuarit lidhjen e kontratës, dhe të të ofertuarit i cili deklaron se e pranon ofertën). Gjithashtu nuk ka

rëndësi as ajo se a është lidhur kontrata në formë të shkruar në një ekzemplar të dokumentit të shkruar,

ose se ajo është bërë në dy e më shumë ekzemplarë, të cilat paraqiten si origjinale të kontratës.

Në Nenin 57 të LMD-së parashihen dispozitat për përpilimin e shkresës kur kontrata lidhet në formë të

shkruar. Sipas tij kur për lidhjen e kontratës është e nevojshme përpilimi i shkresës, atëherë kontrata

është lidhur atëherë kur shkresën" do ta nënshkruajnë të gjithë personat që obligohen me të ", dmth.të

gjithë palët kontraktuese. Pala kontrakuese që nuk din shkrim-lexim në vend të nënshkrimit të vetë

mund të vëndoj gishtin në prani të dy dëshmitarëve të vërtetuar nga organi shtetror kompetent. Për

lidhjen e kontratës mjafton që palët kontraktuese të nënshkruajnë vetëm një shkresë, ose që secila palë

të nënshkruaj ekzemplar të shkresës e cila i është caktuar palës tjetër. Dhe në fund kërkesa për formën

e shkruar është plotësuar edhe atëherë kur palët do te shkëmbejn letra, ose merren vesh me mjete tjera

të komunikimit elektronik që me siguri të vërtetohet përmbatja e deklaratdhënsit.

Forma e shkruar e thjeshët mundëson lidhjen e lehtë dhe të thjeshtë të kontratës në formën e shkruar.

Por, ajo mund të krijoj vështirsi atëherë kur do të kontestohen nënshkrimet e njërës ose të të dy palëve

kontraktuese etj. Në atë rast çështjet kontestuse i zgjedh gjykata kompetente në procedurën

kontestimore.

3.5.b. Forma e shkruar si lloj i dokumentit publik të vërtetuar ekziston atëherë kur shkresën e

përpiluar për lidhjen e kontratës e ka vërtetuar gjykata kompetente ose ndonjë organ tjetër i autorizuar

për vërtetimin e tillë, psh. sot noteri. Me vërtetimin e tillë gjykata ose noteri vërteton se në prezencën e

punëtorit të autorizuar për vërtetimin e nënshkrimeve, palët kontraktuese e kanë nënshkruar shkresën,

kurse në qoftë se ato atë e kanë bërë më parë, atëherë se nënshkrimet e shkresës janë të tyre. Me atë

rast në arkivën e organit i cili e bën vërtetimin mbetet një ekzemplar i kontratës, kurse në librin në të

cilin shënohet vërtetimi gjithashtu nënshkruhen palët kontraktuese. Në atë mënyrë menjanohen

mangësitë e formës së thjeshtë të shkruar, në të cilat çon kontestimi i nënshkrimeve të palëve

kontraktuese etj. Por për ndryshim nga forma e shkruar e thjesht, forma e shkruar si lloj i vërtetimit të

dokumentit publik është më e komplikuar, kërkon më shumë kohë.

3.5.c. Forma e shkruar e dokumentit publik egziston atëherë kur për lidhjen e kontratës rol aktiv

luan shërbimi publik - noteri i cili e vërteton shkresën e kontratës. Roli i atij shërbimi përbëhet në

Page 32: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 29

mbajtjen e llogarisë që me atë kontratë të mos cënohet ndonjë interses juridik, në paralajmërimin e

palëve kontraktuese për pasojat e caktuara të cilat i prodhon kontrata të cilën e lidhin ato, në mbrojtjen

e llogarisë për aftësin juridike të palëve që e lidhin kontratën etj. Kjo formë është shumë e sigurt, por

relativisht e ndërlikuar për lidhjen e kontratave dhe e cila shkakton shpenzime relativisht të larta të

vërtetimit, prandaj parashihet vetëm te ato kontrata, të cilat kanë rëndësi të veçant, ose të cilat

prodhojn pasoja më të ndërlikuara, prandaj është e nevojshme njëfar sigurimi për atë se palët kanë qen

të afta për lidhjen e kontratës, se ato kanë qen të vetëdijshëme për afektet e saj, se nuk është cenuar

ndonjë interes shoqëror etj.

3.6. Forma konkludente

Forma konkludente e kontratës ekziston atëherë kur palët kontraktuese kanë arritur pajtimin e

vullneteve të tyre me veprime të cilat në mënyrë të padyshimtë e shprehin vullnetin e tyre (me veprime

konkludente). Veprime të tilla janë psh. ekspozimi i mallit dhe caktimi i çmimit të tij në vende në të cilat

ato zakonisht shiten, marrja e mallit dhe pagimi i çmimit të tij, etj. Në jetën bashkëkohore forma

konkludente është forma në të cilën lidhen një numër i madh i kontratave. Ajo është shumë e shpejt,

efikase dhe praktike për lidhjen e kontratave të tilla, në bazë të të cilave kënaqen nevojat themelore

jetësore të qytetarëve, veçanërisht në vendbanimet më të mëdha.

3.7. Forma konsensuale dhe reale

3.7.a. Forma konsensuale ekziston atëherë kur për lidhjen e kontratave është e nevojshme që palët e

tyre të kenë arritur pajtimin e vullneteve të tyre për përmbajtjet e atyre kontratave. Kështu psh. për

lidhjen e kontratës së shitblerjes mjafton që shitësi dhe blerësi të arrin pajtimin e vullneteve të tyre për

lëndën dhe çmimin.

3.7.b. Forma reale ekziston atëherë kur krahas pajtimit të vullneteve të palëve kontraktuese është e

nevojshme edhe dorëzimi i sendit. Në atë rast, pajtimi i vullneteve dhe dorëzimi i sendit, marrë në

mënyrë kumulative, çojnë në lidhjen e kontratës. Kështu psh. për lidhjen e kontratës së avansit është e

nevojshme edhe pajtimi i vullneteve të palëve kontraktuese, edhe dorëzimi i kaparit (Neni 67.1 i LMD).

3.8. Forma e thjeshte - jo formale

Forma e thjeshtë e kontratave ekziston atëherë kur kontrata mund të lidhet në cilëndo formë. Me këtë

rast duhet cekur se në bazë të joformalitetit të kontratave, e cila është rregull, ata më së shpeshti lidhen

në formë të thjeshtë dmth. me pajtimin e vullneteve të palëve kontraktuese në çfardo forme.

Sipas Nenit 51.1 të LMD-së "lidhja e kontratës nuk i nënshtrohet kurfarë forme, përveçse në qoftë se

me ligj është paraparë ndryshe". Në qoftë se dispozita e atij neni interpretohet bukfalisht, atëherë vihet

në përfundim se për lidhjen e kontratës nuk është e nevojshme kurfarë forme "përveç kur me ligj është

përcaktuar". Por, interpretimi bukfal dmth.interpretimi gramatikor i atij neni nuk mjafton për kuptimin

Page 33: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 30

dhe esencën e atij. Në realitet, pjesa e parë e atj neni, dhe ato dispozita "se lidhja e kontratës nuk i

nënshtrohet kurfarë forme" është pjesë e cila ka të bëjë me kontratat joformale. Siç u tha edhe më parë

se çdo kontratë patjetër të lidhet në ndonjë formë, sepse pajtimi i vullneteve të palëve kontraktuese

patjetër të arihet në ndonjë mënyrë. Me këtë rast, pajtimi i vullneteve te kontratat joformale mund të

arrihet në cilëndo mënyrë, e kjo don të thotë se ato mund të lidhen në formë të thjeshtë.

3.9. Forma e caktuar

Forma e caktuar e kontratave ekziston atëherë kur kontrata mund të lidhet vetëm në formën e caktuar

saktë dmth. kur kontrata është formale. Forma e caktuar paraqet njërën nga elementet esenciale të

kontratës. Mosrespektimi i saj si rregull çon në pavlefshmerinë e kontratës, ashtu siç do të ceket në

paraqitjen e mëposhtme.

Për dallim nga forma e thjeshtë, forma e caktuar haset më rrallë, sepse kontratat formale, për të cilat

është karaktersitike kjo formë, hasen më rrallë se kontratat joformale. Forma e caktuar mund të

përcaktohet me ligj dhe me kontratë. Në rastin e parë kemi të bëjm me formën ligjore, kurse në rastin e

dytë me formën kontraktuese.

3.9.a. Formën ligjore ligji e ka paraparë për lidhjen e kontratave të cilat janë me rëndësi të veçantë

(psh për kontratat në bazë të të cilave bëhet qarkullimi i paluajtshmërive me rëndësi të veçant për

individin dhe shoqërinë, psh. për shkak të pagimit të tatim qarkullimit, për shkak të mbajtjes së evidencës

për paluajtshmëritë dhe për të drejtat që ekzistojnë mbi to, për shkak të rëndësisë ekonomike të

paluajtshmerive, etj). Atë formë ligji e ka paraparë edhe për lidhjen e kontratave me të cilat regullohen

mardhenje të rëndësishme dhe të ndërlikuara mes palëve kontraktuese, (psh.për kontratën për mbajtje

të përjetshme, kontratën për shërndarje të pasurisë gjatë jetës, kontratat bankare, për sigurimin, etj)

prandaj me formë te këto kontrata dëshirohet që ajo të shërbej për krijimin e sigurisë juridike në ato

kontrata.

3.9.b. Formën kontraktore e përcaktojnë vetë palët kontraktuese me kontratën e tyre.Sipas Nenit

54.2 të LMD "palët kontraktuese mund të meren vesh që forma e veçantë të jetë kusht për

plotfuqishmërinë e kontratës së tyre”. Në këtë rast është e qartë se në dispozitën ligjore të mësipërme

mendohet "në plotëfuqishmërinë e kontratës së tyre", e cila, pa atë pajtim të tyre, mund të lidhet në

çfarëdo forme. Në qoftë se ajo kontratë duhet të lidhet në formën ligjore, atëherë është e panevojshme

që edhe palët e saj ta kontraktojnë atë formë, sepse ato ose mund ta kontraktojnë ose formën e njejtë

qe e ka paraparë ligji, ose mund të kontraktojnë formë tjetër e cila është në kundërshtim me ligjin. Në

rastin dytë, në qoftë se palët e lidhin kontratën në formën e kontraktuar e jo në formën ligjore, kontrata

e tillë e kundërligjshme do të jetë e nulshme, dmth nuk do të prodhojë kurfarë efektesh juridike.

3.9.c. Kur kontrata është e lidhur në formën ligjore, atëherë në atë formë duhet të lidhen edhe

të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e saj. Kjo është regull nga e cila kemi dy përjashtime. Përjashtimi i

parë ka të bëj me"pikat dytësore",dmth.me elementet dytësore të kontratës (elementet jo-esenciale),

për të cilat në kontratën formale "nuk është thënë asgjë" e kjo nënkupton ato për të cilat palët

kontraktuese nuk kan aritur pajtim. Pajtimin për ato pika palët kontraktuese mund ta arrijnë edhe me

"gojë".dmth. në formë tjetër nga ajo që e ka përcaktuar ligji, në qoftë se ajo nuk është në kundërshtim

Page 34: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 31

me qëllimin për të cilin ligji i ka parapar formën në të cilën duhet të lidhet kontrata.I tillë është rasti psh.

me kohën e pagimit të çmimit te kontrata e shitblerjes së tokës, ndërtesës ose pjesës së ndërtesës. Ajo

kontratë siç u tha më lart duhet të lidhet në formë të caktuar dhe vërtetuar. Nëse në kontratën e tillë të

lidhur nuk ka dispozita për kohën e pagimit të çmimit, e cila është "pika dytsore" në kontratë, atëherë

për atë kohë palët kontraktuese mund të arijnë marrëveshje edhe në formë verbale.

Përjashtimi i dytë ekziston atëherë kur me marrëveshjet e më vonshme zvoglohen ose lehtsohen detyrat

e njërës ose palës tjetër. Edhe në atë rast marrëveshja e tillë mund të jetë "verbale", e kjo nënkupton se

ajo mund të arrihet edhe në formën tjetër, e jo në formën që e ka paraparë ligji, por me kusht që ligji ta

ketë paraparë formën e kontratës vetëm në interes të palëve kontraktuese. (Neni 51.2 deri 51.4 të

LMD).

Kur kontrata është lidhur në formën kontraktore, atëherë sipas Nenit 54.2 të LMD "ajo mund të

plotsohet ose në ndonjë mënyrë tjetër të ndryshohet edhe me marrëveshje joformale".

3.9.ç. Efekti i kontratës e cila është lidhur në formën e caktuar qoftë në bazë të ligjit ose

kontratës, si rregull, ngushtohet vetëm në atë që është shprehur në atë formë. Kjo është rregull nga e

cila egzistojnë dy përjashtime. Përjashtimi i parë ka të bëj "me marveshjet e njëkohshme verbale për

pikat dytsore për të cilat në kontratën formale nuk është thanun asgjë". Ato marveshje verbale gjithashtu

prodhojnë efekte juridike, në qoftë se nuk janë në kundërshtim me përmbajtjen e kontratës formale, ose

në qoftë se nuk janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin është paraparë forma e kontratës.

Përjashtimi i dytë ka të bëjë me "marveshjen verbale të njëkohshme me të cilat zvoglohen ose lehtsohen

detyrat e njërës ose të të dyja palëve" në qoftë se forma e kontratës është paraparë vetëm në interes të

palëve kontraktuese (Neni 56 i LMD).

3.9.d. Sanksioni i mos respektimit të formës së caktuar të kontratës është pavlefshmëria e saj.

Në këtë rast në qoftë se forma e caktuar është paraparë me ligj, atëherë sanksioni për mosrespektimin e

saj është se ajo nuk prodhon kurfarë efektesh juridike, dmth. se ajo është nule. Kjo është regull, nga e

cila ekziston përjashtim atëherë kur nga qëllimi i dispozitës me të cilën është paraparë sanksioni nuk del

diçka tjetër. Kurse në qoftë se forma e caktuar është kontraktuar, atëherë sanksioni për mosrespektimin

e saj është pavlefshëmëria e saj, edhe atë nuliteti i kontratës, në qoftë se palët kontraktuese e kanë

kushtëzuar plotfuqishmërin e saj kontrate me respektimin e formës kontraktuese (Neni 55 i LMD).

Kurse sipas Nenit 58 të LMD-së si përjashtim, kur për lidhjen e kontratës është paraparë me ligj ose

është kontraktuar mes palëve forma e shkruar e saj ajo do të konsiderohet si e plotfuqishme edhe pse

nuk është lidhur në formën e shkruar, në qoftë se janë plotësuar këto dy kushte „që palët kontraktuese

t'i ken ekzekutuar plotësisht ose pjesën më të madhe të detyrave "që krijohen me atë", e kjo nënkupton

detyrat që e përbëjnë përmbajtjen e asaj kontrate; dhe nga qëllimi për të cilën është paraparë forma e

shkruar "të mos dal diçka tjetër", ose thën më ndryshe se në qoftë se del nga ajo se kontrata e tillë

duhet të konsiderohet si e joplotfuqishme. Kjo do të ndodh veçanrisht atëherë kur forma e kontratës

është paraparë për shkak të mbrojtjes së interesave shoqërore.

Përjashtimi nga rregulla e mësipërme që e prasheh Neni 58 i LMD-së është pasojë e asaj se ekzekutimi i

kontratës forma me shkrim e së cilës nuk është respektuar çon në konvalidimin e asaj kontrate.

Page 35: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 32

Dhe në fund, shkëputja e kontratave të lidhura në formën e caktuar, dmth.shkëputja e kontratave

formale mund të bëhet edhe me "marveshje joformale"e kjo nënkupton me kontratë joformale të

drejtuar ndaj shuarjes së kontratës formale e cila shkëputet. Kjo është rregull nga e cila ekzistojnë dy

përjashtime. Përjashtimi i parë ekziston atëherë kur me ligj është paraparë "diçka tjetër" e kjo don të

thotë se kur me ligj është paraparë që edhe shkëputja e tyre të bëhet në formën e caktuar. Perjashtimi i

dytë ekziston atëherë, kur qëllimi për shkak të cilës është paraparë forma e shkruar në të cilën është

lidhur kontrata kërkon që shkëputja e asaj kontrate të bëhet po në atë formë (Neni 53 i LMD).

3.10. Forma provuese

Forma provuese ekziston atëherë kur ajo është paraparë për shkak të të provuarit të kontratës ose për

shkak të arritjes së ndonjë qëllimi tjetër. Me këtë rast duhet cekur se kontrata e cila provohet është

lidhur në formë të thjeshtë, në momentin e arritjes së pajtimit të vullneteve të palëve të saj

kontraktuese, me atë se në momentin e lidhjes së saj për ta del obligimi"që kontratës t'ia japin formën e

kërkuar", e cila më së shpeshti përbëhet në përpilimin e shkresës përkatëse për kontratën e lidhur me të

cilën tregohet ekzistimi i saj, dhe përmbajtja e saj.(Neni 54.3 LMD)

Page 36: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 33

3.11. Përmbledhje

Në këtë modul janë përshkruar çështjet që ndërlidhen me formën e kontratës. Kryesisht, forma nuk

është kusht për vlefshmërinë e shumicës së kontratave. Megjithatë, ekzistojnë të ashtuquajturat kontrata

formale, ku forma është ligjore, që nënkupton atë se respektimi i formës është kusht esencial për

vlefshmërinë e atyre kontratave. Përkundër kësaj, sot, në afarizëm, palët zgjedhin që kontratës së tyre ti

japin një formë, edhe përkundër faktit se për atë kategori të kontratave LMD ose ligji i veçantë nuk

kërkon ndonjë forme. Andaj, duke e pas në konsideratë rëndësinë e formës, në vijim të këtij moduli do

të trajtojmë llojet e formës së kontratave.

Në këtë modul ju keni mësuar të:

Përshkruani formën ligjore të kontratës;

Përshkruani formën kontraktore të kontratës;

Përshkruani formën provuese të kontratës;

Përshkruani formën reale të kontratës;

Përshkruani formën verbale dhe të thjeshtë të kontratave;

Përshkruani formën solemne të kontratës;

Përshkruani dhe trajtoni çështjen dhe pasojat juridike të mungesës së formës së kontratës.

Page 37: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 34

MODULI 4:

LIDHJA E KONTRATAVE

Page 38: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 35

Lidhja e kontratave

4.1. Parathënie

Në këtë modul janë përshkruar çështjet që ndërlidhen me lidhjen e kontratave. Kontrata prodhon

efekte juridike, si një lidhje juridike ndërmjet palëve, vetëm nga momenti kur quhet e lidhur. Prandaj,

këtu në veçanti do te trajtohen rregullat e LMD-së në lidhje me lidhjen e kontratave, si dhe aspektet

praktike dhe teorike për lidhjen e kontratave. Ldhja e kontratave, në shumicën e rasteve është një

proces, që shpesh herë fillon me negociata (për të cilat u bë fjalë më herët), pastaj procesi vazhdohet me

komunikimin e ofertës nga ofertuesi, për të ofertuarin, pastaj adresohen aspektete e efekteve juridike të

ofertës dhe të pranimit të ofertës, si dhe caktimi i momentit të lidhjes së kontrates, caktimi i të cilit ka

edhe rëndësi praktike. Të gjitha këto aspekte do të trajtohen në këtë modul.

4.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të mund të:

Përshkruani procesin e lidhjes së kontratës.

Përshkruani kuptimin dhe përmbajten e ofertës.

Përshkruani mënyrat e komunikimit të ofertës.

Përshkruani efektet e ofertës;

Përshkruani pranimin dhe menyrat e pranimit të ofertës.

Përshkruani kuptimin e kundërofertës, dhe ofertës së përgjithëshme.

Përshkruani lidhjen e kontratës dhe momentin e lidhjes së kontratës.

Page 39: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 36

4.3. Oferta

Për lidhjen e kontratës nevojitet që njëra palë ( ofertuesi ) t’i bëjë propozim palës tjetër (të ofertuarit ).

Sipas natyrës së vetë oferta është propozim për lidhjen e kontratës nga ofertuesi drejtuar të ofertuarit.

Oferta i përmban të gjitha elementet esenciale të kontratës që propozohet të lidhet, dhe çon në lidhjen

e saj në qoftë se ajo pranohet ( Neni 22.2 i LMD ). Si e tillë oferta është punë juridike e njëanshme. Ajo

njëkohësisht është edhe iniciativë për lidhjen e kontratës dhe mjet i cili e mundëson lidhjen e saj.

4.3.a. Oferta është iniciativë për lidhjen e kontratës me të cilën ofertuesi i propozon të ofertuarit

lidhjen e kontratës për elementet që i përmban ajo. Me atë njëkohësisht mundësohet edhe lidhja e

kontratës së propozuar sepse ajo përmban në vete edhe pëlqimin e ofertuesit për të lidhur kontratë.

Oferta mund të çojë në lidhjen e kontratës së plotfuqishme atëherë kur ajo plotëson disa kushte të

caktuara. Kështu, oferta duhet të jepet nga personi i cili është i aftë që ta lidhë atë kontratë dhe i cili

dëshiron lidhjen e saj.

Oferta gjithashtu duhet t’i përmbaj së paku elementet esenciale sipas natyrës së kontratës, për të cilën

duhet të arrihet pajtimi i vullneteve të palëve kontraktuese. Ajo mund të përmbajë edhe elemente

esenciale sipas vullnetit të palëve kontraktuese. Në qoftë se oferta nuk i përmban së paku elementet

esenciale sipas natyrës së kontratës, lidhja e së cilës propozohet, atëherë ajo nuk mund të çojë në lidhjen

e kontratës, sepse nuk mund të arrihet pajtimi i vullneteve për ato elemente.

Pastaj, oferta duhet të përmbaj vullnetin e qartë dhe të shprehur seriozisht, sepse vetëm vullneti i tillë

mund të çojë në lidhjen e kontratës së plotfuqishme. Dhe në fund, oferta duhet t’i drejtohet të ofertuarit

si palë e dytë kontraktuese, e jo ndonjë personi të tretë, sepse kontrata e cila duhet të lidhet mund t’a

lidhin palët kontraktuese personalisht ose përfaqësuesit e tjerë, e jo edhe personat e tretë.

Në qoftë se oferta nuk i plotëson kushtet e më sipërme atëherë ajo nuk mund të çoje në lidhjen e

kontratës së plotfuqishme. Kështu psh në qoftë se ofertën e ka bërë ofertuesi i cili nuk është i aftë që të

lidh kontratë dhe në qoftë se oferta pranohet nga i ofertuari, atëherë ajo kontratë do të jetë e

pavlefshme ose e rrëzueshme, varësisht nga lloji i paafësisë juridike të ofertuesit. Në lidhjen e kontratës

së plotfuqishme nuk çon as oferta e cila nuk i përmban elementet esenciale sipas natyrës së kontratës,

sepse pa ekzistimin e tyre nuk ekziston as kontrata e “ lidhur“. Në lidhjen e kontratës së plotfuqishme

nuk çon oferta e cila nuk përmban vullnetin e qartë dhe të shprehur seriozisht të ofertuesit, sepse

vullneti i tillë nuk është me rëndësi juridike për lidhjen e kontratës së tillë. Dhe në fund, në lidhjen e

kontratës së plotfuqishme nuk çon as oferta e bërë personit të tretë, sepse ajo nuk është palë e

kontratës së propozuar.

4.3.b. Si rregull ofertuesi vetë e zgjedh palën të cilës do t’ia bëje ofertën për lidhjen e

kontratës, kjo është në përputhje me parimin e iniciativës së lirë të palëve gjatë lidhjes së kontratës, e

cila ka të bëjë edhe me zgjidhjen e lirë të palës me të cilën do t’a lidh kontratën. Kurse si përjashtim

mund të ekzistojë obligimi i ofertuesit që ofertën t’ia bëjë palës së caktuar saktë. Kështu psh. kur me ligj

është paraparë e drejta prioritare e blerjes, atëherë është paraparë edhe obligimi i shitësit, që t’ia bëjë

ofertën për lidhje të kontratës, personit të cilit i takon ajo e drejtë. Gjithashtu edhe kur ekziston e

drejta kontraktuese për blerjen prioritare atëherë blerësi është obiguar që t’i bëj ofertë për lidhje të

Page 40: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 37

kontratës, personit të cilit i është e njohur e drejta e blerjes prioritare me kontratën me të cilën i është

përcaktuar e drejta e blerjes prioritare.

4.3.c. Është cekur edhe më herët se ofertuesi mund t’i bëjë ofertë personit të caktuar si ofertues. Por,

ofertuesi gjithashtu mund të bëjë ofertë edhe ndaj numrit të pacaktuar të personave. Në atë rast kemi të

bëjmë me ofertën publike. Sipas Nenit 23 të LMD ofertë e tillë është propozimi për lidhjen e

kontratës së bërë ndaj numrit të pacaktuar të personave, e cila i përmban elementet esenciale të

kontratës për lidhjen e së cilës synohet. Por, propozimi i tillë nuk do të llogaritet si ofertë publike, në

qoftë se ashtu del nga rrethanat e rastit ose dokut.

Oferta publike për lidhjen e kontratës mund të drejtohet në mënyra të ndryshme. Ajo më së shpeshti

bëhet me ekspozimin e mallit dhe me caktimin e çmimeve të tyre. Ekspozimi i tillë i mallit dhe caktimi i

tillë i çmimeve është ofertë e përgjithshme në çoftë se nuk del ndryshe nga rrethanat e rastit ose doku

(Neni 23 i LMD). I tillë është rasti me mallin e ekspozuar në vitrinë në të cilin është i shënuar çmimi,

ndërsa malli tjetër i njëjtë është shitur kurse marrja e mallit të ekspozuar nga vitrina shkakton vështirësi.

Oferta e përgjithshme ekziston edhe te lidhja e të ashtuquajturave kontrata formulare.

Oferta e përgjithshme ekziston edhe në lidhjen e kontratës për transportin e udhëtarëve dhe të mallit

në komunikacionin publik. Dobia nga ofertat e përgjithshme është e madhe dhe e shumëllojshme. Ato

mundësojnë lidhjen e kontratave për qarkullimin masiv të mallit dhe shërbimeve në mënyrë të shpejtë,

efikase dhe të thjeshtë. Ajo gjithashtu mundëson lidhjen e atyre kontratave nën kushte të njëjta për

secilin person, që do t’a pranojë atë ofertë, e cila mund të mos ndodh te dhënia e ofertës personit të

caktuar saktë.

Duhet të bëhet dallimi në mes ofertës në njërën anë dhe dërgimit të katalogjeve dhe shpalljeve në anën

tjetër. Sipas Nenit 24.1 të LMD dërgimi i katalogëve, çmimeve, si dhe shpalljet të bëra përmes shtypit,

radios, TV-së ose në ndonjë mënyrë tjetër nuk paraqesin ofertë për lidhje të kontratës por vetëm ftesë

që të bëhet oferta nën kushtet e paraqitura. Ftesat e tilla për bërje të ofertës si rregull nuk obligojnë.

Pos në qoftë se në bazë të tyre bëhet oferta për lidhje të kontratës, dhe ajo për shkaqe të paarsyeshme

nuk pranohet, atëherë dërguesi i ftesës do të përgjigjet për dëmin që e ka pësuar ofertuesi me atë se

nuk është pranuar oferta e tij (Neni 24.22 i LMD). Ajo përgjegjësi është pasojë e cenimit të parimit të

ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë, dhe e ndalimit të shkaktimit të dëmit tjetrit si parime themelore të

së drejtës detyrimore.

4.3.ç. Oferta, si rregull është punë juridike joformale. Kjo nënkupton se ajo si rregull mund të

bëhet në çfarëdo forme. Ajo mund të bëhet edhe me veprim konkludente. Kështu psh. Ekspozimi i mallit

dhe shënimi i çmimit të tyre, hipja në autobus dhe tregimi i biletës së prapaguar, ekspozimi i gazetave

dhe librave para trafikave dhe librarive etj. Nënkupton dhënien e ofertës në mënyrë konkludente për të

lidhur kontratën përkatëse.

Oferta si përjashtim mund të jetë edhe punë juridike formale. Kjo do të ndodh atëherë kur ashtu është

përcaktuar me ligj, kontratë ose punë të njëanshme juridike. Kështu psh. Sipas Nenit 27 të LMD-së

oferta e kontratës për lidhjen e së cilës ligji kërkon formën e shkruar, do t’a obligojë ofertuesin vetëm

nëse është bërë në atë formë. Oferta patjetër të bëhet në formë të shkruar edhe atëherë kur ashtu kanë

kontraktuar palët e kontratës së ardhshme,si dhe atëherë kur dërguesi i ftesës për dhënien e ofertës,

ashtu ka përcaktuar në atë ftesë (Neni 24.2 i LMD).

Page 41: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 38

4.3.d. Edhe pse është punë juridike e njëanshme, oferta e obligon ofertuesin. Kjo është

rregull nga e cila ekzistojnë dy përjashtime. Përjashtimi i parë ekziston atëherë kur ofertuesi e ka

përjashtuar obligimin e vet “ që t’a mbajë ofertën”, dmth. që të mbeten pas saj. Përjashtimi i dytë

ekziston atëherë kur nga rrethanat e punës del qartë se ofertuesi e ka përjashtuar obligimin e vet që të

mbetet pranë ofertës (psh. kur nuk është dhënë pëlqimi për lidhjen e kontratës së paraparë në Neni 38

të LMD-së).

Oferta e obligon ofertuesin nga momenti kur ajo më nuk mund të revokohet. Në të vërtetë, oferta si

rregull nuk mund të revokohet, dmth. Ajo është punë juridike e njëanshme e pa revokueshme. Si

përjashtim, atë ofertuesi mund t’a revokojë vetëm në qoftë se i ofertuari e ka marrë revokimin e ofertës

para pranimit të saj, ose njëkohësisht me atë pranim. Ai revokim merret parasysh vetëm në qoftë se

oferta i është bërë personit që mungon (psh. në qoftë se oferta është bërë në letër që është dërguar në

postë, dhe bëhet revokimi i saj me letër tjetër, me telefon ose me ndonjë mënyrë tjetër).

Kur oferta i është bërë të ofertuarit të pranishëm, ajo nuk e obligon ofertuesin në qoftë se i ofertuari

nuk e pranon atë pa shtyrje, dmth. menjëherë pasi ajo është bërë. Kurse si përjashtim, në qoftë se nga

rrethanat e rastit të dhënë del se ofertuesit i nevojitet kohë për të menduar, atëherë ajo e obligon

ofertuesin deri në skadimin e atij afati, për të cilën do të bëhet fjalë edhe te paraqitja për pranimin e

ofertës.

Kur është përcaktuar afati për pranimin e ofertës, atëherë ajo e obligon ofertuesin deri në skadimin e

atij afati. Fillimin e rrjedhjes së atij afati LMD në mënyrë të veçantë e rregullon vetëm atëherë kur

ofertuesi atë afat e ka përcaktuar në letër ose në telegram. Në atë rast afati i tillë fillon të rrjedh nga

data e shënuar në letër respektivisht nga dita kur telegrami është dorëzuar në postë. Në qoftë se letra e

tillë nuk e përmban datën, atëherë afati për pranimin e ofertës fillon të rrjedh nga momenti kur ajo është

dorëzuar në postë. Dhe në fund kur oferta i është bërë personit që mungon, dhe nuk është caktuar afati

i pranimit të saj, atëherë ajo e obligon ofertuesin gjatë kohës që është e nevojshme që ajo të arrijë te i

oferuari, që ai t’a shikojë atë, që të vendos për të, dhe përgjigja e tij për pranimin e ofertës të arrij te

ofertuesi.

4.3.e. Oferta shuhet me revokimin e saj, për të cilën u bë fjalë më parë .Ajo shuhet edhe atëherë

kur i ofertuari e refuzon pranimin e saj. Dhe në fund, ajo shuhet me pranimin e saj sepse e ka arritur

qëllimin e vet duke çuar në lidhjen e kontratës.

Kur do të shuhet personi i cili e ka bërë ofertën, atëherë sipas Nenit 32 të LMD, si rregull, oferta nuk

do shuhet me shuarjen e ekzistimit të atij personi, sepse në vend të tij paraqitet trashigimtari juridik i tij.

Kurse si përjashtim, në këtë mënyrë oferta shuhet, në qoftë se ajo del nga qëllimi i atij që e ka bërë atë

(dmth. nga vullneti i tij ), ose në qoftë se shuarja e tillë është e zakonshme, ose në qoftë se ajo del nga

natyra e punës (psh. Në qoftë se oferta është dashtë të çojë në lidhjen e kontratës e cila sipas natyrës së

vet është marrëdhënie detyrimore personale).

Page 42: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 39

4.4. Pranimi i ofertës

Pranimi i ofertës çon në lidhjen e kontratës, në qoftë se janë plotësuar kushtet e nevojshme për të. Sipas

natyrës së vet, ky pranim i ofertës është deklaratë e vullnetit të të ofertuarit (dmth. punë juridike e

njëanshme), me të cilën ai në tërësi e pranon ofertën që i është bërë, dhe e cila çon në lidhjen e

kontratës së propozuar nga ofertuesi.

4.4.a. Deri në lidhjen e kontratës së plotfuqishme pranimi i ofertës do të çoj atëherë kur ajo do t'i

plotësoj kushtet e caktuara. Pranimi i ofertës duhet të bëhet nga pala e cila është e aftë për të

lidhur kontratë, dhe e cila dëshiron që ta lidhë atë kontratë.

Pranimi i ofertës gjithashtu duhet të jetë edhe i plotë. Kjo nënkupton se duhet të pranohen të gjitha

elementet e kontratës, që i përmban oferta. Në qoftë se i ofertuari deklaron se ofertën e pranon

pjesërisht, ose se e pranon atë, dhe njëkohësisht propozon që ajo të ndryshohet ose plotësohet diçka

atëherë "pranimi'' i tillë në realitet nënkupton refuzimin e ofertës së bërë, nga ana e ofertuesit, dhe

dhënien e ofertës tjetër, në të cilën si ofertues paraqitet i ofertuari i deriatëhershëm, kurse si i ofertuar-

ofertuesi i deri atëhershëm (Neni 29 i LMD).

Pastaj, pranimi i saj duhet të bëhet në kohë. Në qoftë se oferta i është bërë personit të pranishëm,

atëherë pranimi do të jetë me kohë, në çoftë se është bërë pa shtyrje, dmth. në qoftë se është bërë në

atë moment. Por, në qoftë se nga rrethanat e ngjarjes del se të ofertuarit i duhet afat për të menduar,

atëherë pranimi është bërë me kohë, në qoftë se ekzekutohet në atë afat. Në këtë rast duhet cekur se

do të merret se oferta i është bërë personit të pranishëm, edhe atëherë kur ajo është bërë me telefon

ose me teleprinter, si dhe me lidhje tjera mes ofertuesit dhe të ofertuarit.

Pranimi i ofertës duhet të bëhet me deklarimin e vullnetit në mënyrë të kjartë, serioze dhe në

mënyrë shprehimore, për të mundur të çoj në lidhjen e kontratës. Vullneti i cili nuk është deklaruar

në mënyrë të kjart dhe serioze, nuk çon në lidhjen e kontratës, nga shkaqet e njëjta, nga të cilat vullneti i

tillë nuk çon as te oferta. Deklarimi në mënyrë shprehimore i vullnetit të të ofertuarit për pranimin e

ofertës, mund të bëhet në mënyra të ndryshme: me shkrim, me gojë, me veprime konkludente etj.

Kështu, sipas (Nenit 28.2 të LMD) ''ofeta është pranuar kur i ofertuari dërgon sendin ose paguan

çmimin, ose kur bën ndonjë veprim tjetër i cili në bazë të ofertës, praktikës ekzistuese të palëve të

interesuara, ose të dokeve, mund të konsiderohet si pranim i ofertës''. Me këtë rast, duhet cekur se

pranimi i ofertës me dërgimin e sendit ose me pagimin e çmimit është i kjartë, dhe me të njëkohësisht

ekzekutohet edhe detyrimi përkatës nga kontrata e lidhur e shitësit, kurse me pagimin e çmimit-detyra e

blersit.

Dhe në fund duhet cekur se pranimi i ofertës duhet t'i drejtohet të ofertuarit, e jo personit të

tretë, sepse për lidhjen e kontratës ai duhet të jetë në atë situatë që të dijë se është lidhur kontrata,

lidhjen e së cilës me ofertën e vet e ka propozuar.

4.4.b. Në qoftë se pranimi i ofertës nuk i plotëson kushtet e më sipërme atëherë ajo nuk mund të

çoj në lidhjen e kontratës së plotfuqishme. Kështu psh. pranimi i ofertës nga ana e të ofertuarit i cili nuk

ka zotësi veprimi që të lidhë kontratë, çon në atë që kontrata e lidhur të jetë nule ose e rrëzueshme,

varësisht nga lloji i paaftësisë së veprimit të të ofertuarit. Pranimi i pjesshëm i ofertës, ose pranimi i saj

Page 43: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 40

me propozim që ajo të ndryshohet ose plotësohet, nuk çon në kontratë, sepse sipas natyrës së vet ajo

nuk është pranim i ofertës, por vënie e kundër-ofertës. Pranimi i ofertës me vonesë, si rregull gjithashtu

nuk i çon në lidhjen e kontratës,sepse ajo është pranim i ofertës që është shuar. Deklarimi jo i kjart dhe

jo-serioz i vullnetit të të ofertuarit për pranimin e ofertës, nuk çon në lidhjen e kontratës së

plotfuqishme për shkaqe të njëjta nga të cilat në të nuk çon as deklarimi jo i kjart dhe joserioz i vullnetit

të të ofertuesit. I njëjti është rasti edhe me pranimin e ofertës që nuk i është drejtuar ofertuesit.

4.4.c. Pranimi i ofertës, ashtu si edhe oferta, është punë juridike joformale. Kjo nënkupton se ajo si

rregull mund të bëhet në cilëndo formë, dmth. në formë verbale, të shkruar ose me veprime

konkludente. Për pranimin e ofertës me veprime konkludente u bë fjal në paraqitjen e mëparshme.

Kurse si përjashtim pranimi i ofertës mund të jetë punë juridike formale,dhe atë në rastet e njëjta kur

edhe vet oferta është formale (Neni 27.2 i LMD).

4.4.ç. Pranimi i ofertës si punë juridike e njëanshme mund të revokohet nga ana e të ofertuarit vetëm

në qoftë se deklaratën e tij për revokim, ofertuesi e merr para deklaratës për pranim ose njëkohësisht

me të (Neni 28.3 i LMD). Pas atyre dy momenteve revokimi i pranimit të ofertës nuk është i

mundshëm,sepse ai pranim ka çuar në lidhjen e kontratës, dhe me të është shuar si punë juridike e

njëanshme. Me këtë rast duhet cekur se revokimi i plotfuqishëm i pranimit të ofertës çon në shuarjen e

saj.

4.4.d. Vdekja e të ofertuarit sipas Nenit 32 të LMD nuk çon në atë që oferta ta humb atë efekt të

vet dmth. nuk çon në shuarjen e saj, sepse në vend të tij vjen përfaqësuesi i tij. As paaftësia juridike e të

ofertuarit nuk çon në shuarjen e ofertës, sepse atë mund ta pranojnë përfaqsuesit ligjor të tij, në emër

dhe për llogari të tij. Kjo është rregull nga e cila ekzistojnë përjashtime atëherë kur vdekja ose paaftësia

e të ofertuarit janë shkaqe të shuarjes së ofertës, për shkak të qëllimit të palëve, dokut ose natyrës së

punës, për të cilat u bë fjalë te paraqitja për shuarjen e ofertës.

4.4.e. Dhe në fund, kur kemi të bëjmë me pranimin e ofertës duhet të tregohen edhe pasojat e

heshtjes së të ofertuarit, si dhe të pranimit të vonuar, si dhe dhënien e vonuar të deklaratës për

pranimin e saj.

Heshtja e të ofertuarit nuk nënkupton pranim të ofertës, sepse në atë mënyrë nuk është deklaruar

vullneti i kjart dhe serioz i të ofertuarit për pranimin e saj. Asaj heshtje të tij i ofertuari nuk mund t'i jep

rëndësinë e pranimit të ofertës, as atëherë kur në të ka vënë ndonjë dispozitë sipas së cilës heshtja e të

ofertuarit ose ndonjë lëshimi tjetër i tij, (psh. refuzimi i ofertës në afatin e caktuar, ose moskthimi i

lëndës në afatin e caktuar etj), do të merret si pranim i ofertës, sepse dispozita e tillë në ofertë si punë

juridike e njëanshme nuk mund ta obligoj të ofertuarin. Për këtë shkak LMD ka paraparë që dispozita e

tillë të mos ketë efekt juridik, dmth. që ajo të jetë nule (Neni 30.1 dhe 30.2 LMD).

Nga rregulla që heshtja e të ofertuarit të mos paraqes pranim të ofertës ekzistojnë dy përjashtime.

Përjashtimi i parë ekziston atëherë kur palët kontraktuese kanë marrëdhënie të përhershme afariste. Në

atë rast në bazë të marrëdhënieve të tilla është normale të llogaritet se i ofertuari e ka pranuar ofertën

që ka të bëj me marrëdhëniet e tyre, në qoftë se atë nuk e ka pranuar menjëherë ose në afatin e

paraparë në ofertë. Për shkak të kësaj heshtjen e tillë edhe LMD e merr si pranim të ofertës (Neni 31.3

LMD). Përjashtimi i dytë ka të bëjë me heshtjen e cila çon në pranimin e ofertës për lidhjen e kontratës

Page 44: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 41

për autorizim (Neni 30.4 dhe 30.5 i LMD) edhe për të do të bëhet fjalë te paraqitja për lidhjen e asaj

kontrate.

4.4.f. Dhënia e vonuar e deklaratës për pranimin e ofertës, ne kushte të caktuara çon në lidhjen

e kontratës. Ato kushte janë :

-që deklarata për pranimin e ofertës të jetë bërë në kohë,

-që ajo deklarat të dërgohet te ofertuesi me kohë,

-për kohën e deklarimit dhe për dërgimin e tij me kohë të ketë ditur ose të kishte mondur të dijë

ofertuesi,

-dhe që deklarata e dërguar për pranimin e ofertës të ketë arritur te ofertuesi pas skadimit të afatit të

pranimit të ofertës (Neni31.2 i LMD).

Në atë rast supozohet se ofertuesi e ka vazhduar afatin e pranimit të ofertës deri në pranimin e

deklaratës për pranimin e ofertës. Por, supozimin e tillë ofertuesi mund ta rëzoj në atë mënyr se ai

mund që menjëher pas marjes se asoj deklarate, e më së vonti deri në ditën e parë të punës pas

pranimit të deklaratës, ose edhe para atij pranimi ta lajmroj të ofertuarin se për shkak të vonesës nuk

është i obliguar për ofertën e vet (Neni 31.3 i LMD). Në atë rast llogaritet se oferta është shuar, prandaj

pranimi i saj nuk çon në lidhjen e kontratës.

4.4.g. Pranimi i vonuar i ofertës nuk çon ne lidhjen e kontratës sepse ajo nuk është me kohë.

Por, pranimi i tillë sipas Neni 31.1 i LMD ''llogaritet si ofert e re nga ana e të ofertuarit''. Kjo nëmkupton

se në këtë rast i ofertuari bëhet ofertues, kurse ofertusi -i ofertuar. Kjo është ofert e re e cila do të

mund të çoj në lidhjen e kontratës, nëse pranohet.

4.5. Koha dhe vendi i lidhjes së kontratës

4.5.a. Koha e lidhjes së kontratës është momenti në të cilin ofertuesi e pranon deklartën e të

ofertuarit për pranimin e ofertës. Duhet cekur me këtë rast se LMD e ka përcaktuar në mënyrë të njëjtë

si pranimin e ofertës e cila bëhet nga i ofertuari i pranishëm, ashtu edhe atë nga i ofertuari i cili nuk

është i pranishëm.

Koha e lidhjes së kontratës është e një rëndësie të veçantë. Nga momenti i lidhjes së kontratës, ajo fillon

ta prodhojë efektin e vet juridik. Sipas atij momenti, si rregulle përcaktohet edhe përmbajta e kontratës,

pastaj sipas kohës së lidhjes së kontratës përcaktohen edhe dispozitat që aplikohen për atë kontratë.

Kur kemi të bajmë fjalë për kohën e lidhjes së kontratës mes personave që nuk janë të pranishëm, duhet

të kemi parasysh se janë të mundshme edhe momente të tjera të cilat mund të merren si moment i

lidhjes së kontratës dhe se disa nga ato momente edhe janë të pranuara nga legjislacionet e disa

shteteve. Kështu psh. mund që si moment i lidhjes së kontratës të merret momenti në të cilin i ofertuari

ka deklaruar se e pranon ofertën. Gjithashtu është e mundshme që si moment i lidhjes së kontratës të

Page 45: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 42

merret edhe momenti në të cilin i ofertuari e ka dërguar te ofertuesi deklaratën e tij se e pranon

ofertën. Dhe në fund, mund që si moment i pranimit të ofertës të merret momenti në të cilin i ofertuari

ka kuptuar për pranimin e ofertës nga ana e të ofertuarit.

4.5.b. Vendi i lidhjes së kontratës sipas N 31 al 2 të LMD është vendi në të cilin ofertuesi ka selinë e

vet, respektivisht vendbanimin, në momentin kur e bën ofertën.

4.6. Parakontrata

Një nga fazat e lidhjes së kontratave mund të jetë edhe parakontrata. Sipas natyrës së vet parakontrata

është kontratë me të cilën merret obligimi që më vonë të lidhet kontrata. Për shkak të gjendjes se

këtillë, parakontrata paraqet kontratë akcesore kurse kontrata e cila duhet të lidhet pastaj paraqet

kontratën kryesore (Neni 33.1 i LMD). Por, parakontrata dhe kontrata kryesore janë lloj i veçantë i

kontratave kryesore dhe akcesore, që dallojnë nga kontratat kryesore dhe akcesore tjera. Kështu,

parakontrata dhe kontrata nuk mund të ekzistojnë njëkohësisht, sepse me lidhjen e kontratës kryesore

realizohet përmbajtja e parakontratës, prandaj ajo shuhet. Kurse kontratat kryesore dhe akcesore të

tjera mund të ekzistojnë njëkohësisht, me atë se kontrata akcesore e ndan fatin juridik të kontratës

kryesore, prandaj me shuarjen e saj, shuhet edhe kontrata akcesore.

Sipas Neni 33.1 të LMD, me parakontratën merret obligimi për lidhjen e kontratës kryesore. Obligimin e

tillë mund ta marrë vetëm njëra palë,por mund ta marrin edhe të dy palët kontraktuese. Kështu psh.

njëra pale e parakontratës mund të obligohet se do t'ia shes palës tjetër sendin e caktuar, me çmim të

caktuar, por mund të obligohen edhe të dy palët dhe atë që njëra palë ta shes, kurse pala tjetër ta blej

sendin e caktuar me çmim të caktuar. Pikërisht në këtë se parakontrata përmban në vete obligimin e

njërës ose të të dy palëve për lidhjen e kontratës kryesore, ajo dallon nga oferta, e cila paraqet

propozimin për lidhje të kontratës, e cila lidhet me pranimin e saj.

Parakontrata si një lloj i veçantë i kontratës si rregull është punë joformale. Por në qoftë se kontrata

kryesore është formale, dmth. se në qoftë se forma e saj është kusht për plotfuqishmërin e saj, atëherë

edhe parakontrata do të jetë formale.(N.45 al 2 LMD).Por në qoftëse forma e kontratës kryesore është

vetëm provuese atëherë ajo është joformale. Për formën e kontratave,por edhe të parakontratës.më së

miri do të bëhet fjal në paraqitjen e mëtejme.

Ashtu si dhe çdo kontrat tjetër, edhe parakontrata obligon,me atë se ajo obligon që të lidhet kontrata

kryesore. Duhet cekur se parakontrata bligon vetën në qoftëse i përmban elementet esenciale të

kontratës kryesore. (Neni 33.3 LMD) Psh. në qoftë se në bazë të parakontratës duhet të lidhet kontrata

për shitblerjen si kontrata kryesore, atëherë parakontrata duhet t'a përmbaj lëndën dhe çmimin si

element esencial të kontratës së shitblerjes, të cilët janë si elemente të tilla në bazë të natyrës së

kontratës së shitblerjes. Por, në qoftë se janë kontraktuar edhe elementet të tjera, të cilat paraqesin

elementet esenciale sipas vullneteve të palëve, atëherë parakontrata duhet t'i përmbaj edhe ato

elemente.

Page 46: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 43

Në qoftë se me parakontratën është obliguar njëra palë se do ta lidh kontratën kryesore me palën

tjetër, atëherë ajo do të jetë e obliguar që me kërkesën e palës tjetër ta lidh atë kontratë. Kurse në

qoftë se me parakontratën janë obliguar të dy palët që ta lidhin kontratën kryesore, atëherë secila prej

tyre mund të kërkoj lidhjen e kontratës. Në qoftë se me kërkesën e palës së interesuar, pala tjetër

refuzon lidhjen e kontratës kryesore, atëherë me kërkesën e palës të interesuar gjykata do t'i urdhëroj

palës tjetër që ta lidh kontratën kryesore në afatin që do t'ia përcaktoj (Neni 33.4 i LMD). Në qoftë se

ajo palë edhe më tej nuk e lidh kontratën kryesore, atëherë do të jetë i obliguar që palës së interesuar

t'ia kompensoj dëmin që ia ka shkaktuar me refuzimin e lidhjes së kontratës kryesore.

Që të mos vij deri te shtyrja e kohës në të cilën duhet të lidhet kontrata kryesore, dhe me qëllim të

mënjanimit të pasigurisë që mund ta shkaktoj ajo LMD në Neni 33.5 përmban një dispozitë, sipas së cilës

mund të kërkohet lidhja e kontratës kryesore në afat prej 6 muajsh pas skadimit të afatit të paraparë për

lidhjen e saj. Kështu psh. në qoftë se me parakontratën është paraparë që kontrata të lidhet në afat prej

2 muajsh, llogaritur nga dita e lidhjes së parakontratës, ndërsa në atë afat ajo nuk lidhet, atëherë lidhja e

kontratës sipas Neni 33.5 të LMD mund të kërkohet në afat prej 6 muajsh, me atë se ai afat fillon të

rrjedh pas skadimit të afatit prej dy muajsh.

Në qoftë se me parakontrat nuk është përcaktuar afati në të cilin duhet të lidhet kontrata kryesore,

atëherë afati i mësipërm prej 6 muajsh do të filloj të rrjedh nga dita në të cilën sipas natyrës së punës,

dhe rrethanave tjera është dashtë të lidhet kontrata. Në rast të kontestit atë ditë e përcakton gjykata

kompetente, duke i marrë parasysh rrethanat e rastit të dhënë.

Dhe në fund, parakontrata shuhet në mënyrë të njëjtë, në të cilat shuhet dhe kontratart në përgjithësi,

për të cilat do të bëhet fjalë më së miri në paraqitjen e mëtejme. Duhet cekur se sipas Neni 33.6 të LMD

parakontrata "nuk obligon" edhe atëherë kur rrethanat janë ndryshuar aq shumë nga lidhja e saj, sa që

palët nuk do ta kishin lidhur atë, në qoftë se ato rrethana do të kishin qen të tilla në momentin e lidhjes

së parakontratës.

Page 47: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 44

4.7. Përmbledhje

Në këtë modul janë përshkruar çështjet që ndërlidhen me lidhjen e kontratave. Kontrata prodhon

efekte juridike, si një lidhje juridike ndërmjet palëve, vetëm nga momenti kur quhet e lidhur. Prandaj,

këtu në veëanti do te trajtohen rregullat e LMD-së në lidhje me lidhjen e kontratave, si dhe aspektet

praktike dhe teorike për lidhjen e kontratave. Ldhja e kontratave, në shumicën e rasteve është një

proces, që shpesh herë fillon me negociata (për të cilat u bë fjalë më herët), pastaj procesi vazhdohet me

komunikimin e ofertës nga ofertuesi, për të ofertuarin, pastaj adresohen aspektete e efekteve juridike të

ofertës dhe të pranimit të ofertës, si dhe caktimi i momentit të lidhjes së kontrates, caktimi i të cilit ka

edhe rëndësi praktike. Të gjitha këto aspekte do të trajtohen në këtë modul.

Në këtë modul ju keni mësuar të:

Përshkruani procesin e lidhjes së kontratës.

Përshkruani kuptimin dhe përmbajten e ofertës.

Përshkruani mënyrat e komunikimit të ofertës.

Përshkruani efektet e ofertës;

Përshkruani pranimin dhe menyrat e pranimit të ofertës.

Përshkruani kuptimin e kundërofertës, dhe ofertës së përgjithëshme.

Përshkruani lidhjen e kontratës dhe momentin e lidhjes së kontratës.

Page 48: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 45

MODULI 5:

INTERPRETIMI I KONTRATAVE

Page 49: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 46

Interpretimi i kontratave

5.1. Parathënie

Në këtë modul janë përshkruar çështjet ligjore që ndërlidhen me interpretimin e kontratave, teknikave

dhe rregullave të interpretimit të kontratave. Sigurisht, gjatë draftimit, palët në kontrata bëjnë më të

mirën që dispozitat kontratuese të mos kenë nevojë për interpretim. Megjithatë, ndonjëher ndodhë që

kuptimi i dispozitave të kontratave nuk është i qartë dhe i rrjedhëshëm dhe ka nevojë për interpretim të

të njëjtave.

5.2. Objektivat e Mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të mund të:

Përshkruani kuptimin e interpretimit të kontratave.

Përshkruani rregullat e përgjithëshme të interpretimit të kontratave.

Përshkruani rregullat e veçanta dhe teknikat e interpretimit të kontratave.

Page 50: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 47

5.3. Kuptimi dhe llojet e interpretimit të kontratave

Sipas natyrës së vet, interpretimi i kontratave paraqet procesin e vërtetimit të kuptimit dhe përmbajtjes

së tyre. Kjo është e nevojshme për shkak të përmbushjes së drejtë të kontratave, e kjo don të thot për

shkak të ekzekutimit të drejtë të detyrave dhe për shkak të realizimit të drejtë të të drejtave që dalin

nga ato.

Interpretimi i kontratave është proces i ndërlikuar me të cilën përcaktohen tri çështje kryesore. Me të

më së pari përcaktohet kuptimi i fjalëve dhe shprehjeve të përdorura. Pastaj përcaktohet përmbajtja e

atyre fjalëve dhe shprehjeve. Dhe në fund, me atë proces përcaktohen qëllimet e përbashkëta të palëve

kontraktuese. Me këtë rast duhet cekur se procesi i interpretimit veçanërisht është i ndërlikuar atëherë

kur dispozitat e kontratës, të cilat interpretohen janë të kontestueshme dhe jo të qarta.

Kemi më shumë lloje të interpretimit të kontratave. Interpretimi i ndahet në lloje të ndryshme,

varësisht nga ajo se kush e bënë atë, se çfar janë dispozitat e kontratës e cila interpretohet, dhe se çfar

interpretimi bëhet.

Kontratën mund ta interpretojn palët kontraktuese. Në atë rast ato e përcaktojn kuptimin dhe

përmbajtjen e fjalëve dhe shprehjeve të përdorura në të, si dhe qëllimin e përbashkët që ato e kanë

pasur gjatë lidhjes së kontratës. Por, palët kontraktuese mund të pajtohen që në rast të kontestit rreth

koptimit dhe qëllimit të dispozitave që i përmban kontrata që dikush tjetër ta bëj interpretimin e saj.

Duhet cekur se interpretimin e kontratave që e bëjnë palët e saj ose personi (qoftë ai person fizkë ose

juridik) të cilën e kanë caktuar ato shpesh quhet edhe si interpretim jashtëgjyqësor i kontratave.

Kurse në qoftë se në rast të kontestit gjykata duhet ta bëj interpretimin, atëherë ajo paraqitet si

interpretim gjyqësor i kontratave.

Dispozitat e kontratës, të cilat duhet të interpretohen, mund të jenë të qarta dhe të pakontestueshme.

Në atë rast kemi të bëjm me interpretimin e dispozitave të qarta ose të kontestueshme të

kontratës.Mirpo, dispozitat e kontrates mund të jenë edhe të kontestueshme dhe jo të qarta. Në atë

rast kemi të bëjmë me interpretimin e dispozitave të kontestueshme dhe jo të qarta të

kontratës.

Shpesh thuhet se kontrata është ligjë për palët. Arsyeja për këtë është fakti se kontrata përmban

dispozita të cilat paraqiten si norma juridike të cilat i kan krijuar vet palët, dhe të cilat vlejn për ato palë,

në qoftë se ato janë të plotfuqishme. Prandaj, dispozitat e kontratës si lloje të veçanta të normave

juridike interpretohen në mënyrë të njejtë si interpre-tohen edhe normat juridike tjera. Kjo nënkupton

se teknika e interpretimit të kontratave është e njejtë me teknikën e interpretimit të normave juridike

në përgjthsi. Prandaj interpretimi i kontratave në bazë të mjeteve me ndihmën e të cilave bëhet ajo, si

dhe interpretimi i normave juridike në përgjithsi, paraqetet si interpretim gramatikor, logjik, sistematik

dhe historik.

Page 51: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 48

5.4. Interpretimi jashtëgjyqësor dhe gjyqësor i kontratave

5.4.a. Interpretimin jashtëgjyqësor të kontratave, siç u tha edhe më parë e bëjnë vetëm palët

kontraktuese, ose personat e tret të cilët i caktojnë vetë palët kontraktuese.

LMD-ja nuk përmban dispozita të veçanta për interpretimin e kontratave që e bëjnë palët kontraktuese.

Mirëpo, pamvarsishtë prej saj, ato mund ta bëjnë interpretimin e tyre, sepse ajo është e domosdoshme

në procesin e përmbushjes së tyre, si atëherë kur dispozitat e kontratës janë të qarta dhe të pa

kontestueshme, e veçanërisht atëherë kur ato janë të kontestueshme dhe jo të qarta.

Për interpretimin e kontratave nga ana e personit të tret LMD-ja përmban dispozita në Neni 88.1 të

LMD-së, palët kontraktuese mund të parashohin që "ndonji i tret", dmth. që ndonjë person i tret të

interpretoj kontratën e tyre sipas "kuptimit dhe qëllimit" të dispozitave kontraktuese. Në atë rast sipas

paragrafit 2 të atij neni, si rregull, palët nuk mund të ndërmarin zgjidhjen e kontestit para gjykatës ose

para organit tjetër kompetent, për deri sa nuk bëjmë interpretimin e kontratës nga personi që ata e kan

caktuar për interpretimin e saj .Nga kjo regull egzistojnë dy përjashtime. Përashtimi i parë egziston

atëherë kur palët kontraktuese janë marë vesh që të mund të ndërmiret zgjedhja e kontestit para

gjykatës ose organit tjetër kompetent pa marë parasysh se a është bërë interpretimi i kontratës nga

personi i tret që ata e kanë përcaktuar. Përjashtimi i dytë egziston atëherë kur personi i tret ka refuzuar

të bëjë interpretimin e kontratës.

Interpretimin gjyqësor të kontratës, e bënë gjykata kompetente pranë së cilës udhëhiqet kontesti

mes palëve kontraktuese në lidhje me kontratën e tyre. Kjo nënkupton se interpretimi i këtill vjen në

shprehje gjatë procedurës kontestimore, gjatë së cilës zgjidhen kontestet e palëve kontraktuese në lidhje

me përmbushjen e kontratës së tyre. Interpretimin e tillë që e përmban aktgjykimi i plotfuqishëm me të

cilën është përfunduar procedura kontestimore, është e obligushme për palët kontraktuese.

5.5. Interpretimi i dispozitave të qarta dhe jo-kontestuese, dhe

interpretimi i dispozitave të kontestueshme dhe jo të qarta të

kontratave

Sipas Nenit 85.2 të LMD-së dispozitat e kontratës zbatohen ashtu siç janë. Në bazë të asaj se në

Nenin 85.2 dhe në Nenet 86 dhe 87 të LMD-së, janë dhënë dispozitat për interpretimin e dispozitave të

kontestueshme dhe jo të qarta të kontratave, atëherë dispozita e paraparë në Neni 85.2 të LMD-së, ka

të bëj me dispozitat e qarta dhe jokontestuese të kontratave.

Në literaturën juridike shpesh haset se nuk ka nevoj për interpretimin e dispozitave të qarta dhe

jokontestuese të kontratave. Mirpo, për aplikimin e tyre ashtu siç janë, megjithat është e nevojshme që

ato të interpretohen së paku në aspektin gramatikor, në qoftë se jo edhe me ndihmën e mjeteve tjera të

interpretimit të kontratave. Për këtë arsye nuk mund të thuhet se nuk ka nevoj për interpretimin e

dispozitave të qarta dhe jokontestuese të kontratave. Por, duhet të kihet parasysh fakti se për

interpretimin e dispozitave të qarta dhe jokontestuese të kontratave vlejn disa rregulla (rregullat e

Page 52: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 49

interpretimit gramatikor dhe të llojeve tjera të interpretimit,e ato janë interpretimi sistematik logjik dhe

historik), e kurse për dispozitat jo të qarta dhe të kontestueshme të kontratave vlejn edhe rregullat

plotësuese të interpretimit, të cilat janë të dhëna në Neni 85.2 të LMD dhe në Neneve 86-87 të LND-së.

Gjatë interpretimit të dispozitave të kontestueshme dhe jo të qarta të kontratave, krahas

aplikimit të rregullave të interpretimit të dispozitave të qarta dhe të pakontestueshme aplikohen edhe

disa rregulla plotësuese. Kështu psh, sipas Neni 85.2 të LMD, për interpretimin e dispozitave të

kontestueshme është e nevojshme, por nuk është e mjaftueshme vetëm interpretimi gramatikor i tyre,

ose siç është thënë në atë nen se "gjatë interpretimit të dispozitave të kontestueshme nuk duhet të

pranohet domethëniet bukfale të shprehjeve", por është e nevojshme "që të vërtetohet qëllimi i

përbashkët i kontratuesve dhe dispozitat të kuptohen ashtu që tu përgjigjen parimeve të së drejtës së

detyrimeve të përcaktuara me atë ligjë". Kjo nënkupton se gjatë interpretimit të atyre dispozitave duhet

të mbahet llogari për kriterin subjektiv dhe atë objektiv.

Kriteri subjektiv, për të cilin duhet të mbahet llogari gjatë interpretimit të dispozitave të kontestueshme,

është qëllimi i përbashkët i kontraktuesve. Kjo don të thotë se duhet të vërtetohet se çka kan dëshiruar

të arijnë kontraktuesit me pajtimin e vullneteve të tyre dmth me kontratën e tyre. Gjatë atij vërtetimi

duhet të kihen parasysh negociatat eventuale mes palëve kontraktuese, karakteri i kontratës së tyre dhe

efektet juridike që do të prodhoj ajo, si dhe për të gjitha rrethanat e tjera që në rastin e dhënë kanë

rëndësi për vërtetimin e qëllimit të përbashkët të kontraktuesve.

Kriteri objektiv, për të cilin duhet të mbahet llogari gjatë interpretimit të dispozitave kontraktuese të

kontratës është kuptimi i qëllimit të përbashkët "ashtu siç u përgjigjet parimeve të së drejtës së

detyrimeve" të përcaktuara me LMD. Kjo është e logjikshme, sepse qëllimi i palëve kontra-ktuese i cili

është në kundërshtim me ato parime çon në pavlefsh-mërin e kontratës së tyre, me të gjitha pasojat që i

prodhon ajo. Për pavlefshmërin dhe për pasojat e saj, më së miri do të bëhet fjal te paraqitja mbi

pavlefshmërin e kontratave. Kurse këtu do të cekim se kontratat e tilla nuk prodhojn kurfar efekti

juridik, prandaj nuk mund të kërkohet as përmbushja e tyre, dhe se nuk ka nevoj për për interpretimin e

tyre.

Gjat interpretimit të dispozitave të paqarta duhet të kihen parasysh edhe tri rregulla të veçanta të cilat i

parasheh LMD.

Sipas rregullës së parë, kur kemi të bëjm me interpretimin e kontratës e cila është lidhur sipas

përmbajtjes që më parë të shtypur,ose kur kontrata ka qenë e përgaditur në ndonjë mënyr tjetër dhe e

propozuar nga njëra anë kontraktuese, dispozitat e paqarta do të interpretohen në llogari të palës tjetër

(eni 86 i LMD). Interpretimi i këtill paraqet mënyrë të mbrojtjes të asaj pale nga futja e qëllimt e

dispozitave të paqarta në tekstin e pregatitur të kontratës, me të cillën ajo palë duhet të vihet në pozitë

më të keqe.

Sipas rregullës së dytë, në qoftë se dispozitat e paqarta i përmban "kontrata pa shpërblim" dmth.

kontrata bëmirëse ajo duhet të interpretohet në atë aspekt që të jetë më pakë e rënd për detorin

(Neni 87 i LMD). Interpretimi i tillë është pasoj e faktit, se supozohet se detori me kontratën e tillë më

shumë ka dashtë të marrë detyr më të vogël se sa detyrë më të madhe, e kjo don të thot që pozita e tij

të jetë më pak e rëndë.

Page 53: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 50

Sipas rregullës së tret, në qoftë se dispozitat e paqarta i përmban kontrata ngarkuese, ato duhet të

interpretohen me qëllim të realizimit të rregullave të drejtshmëris në dhënjet reciproke. Interpretimi i

këtill është pasoj e asaj se kontratat ngarkuese në të shumtën e rasteve janë ekuivalente. Por edhe

atëherë kur ata nuk janë ekuivalente,është e nevojshme që të mbahet llogari për raportin e ekuivalencës

së dhënjeve reciproke të palëve në kontratën ngarkuese,sepse ajo është në përputhje edhe me parimin e

drejtëshmëris dhe ndërgjegjshmëris,si një nga parimet themelore të të drejtës së detyrimeve.

5.6. Teknika e interpretimit

Teknika e interpretimit të kontratave në esencë është e njëjtë me teknikën e interpretimit të normave

juridike në përgjithësi. Kjo nënkupton se interpretimi i kontratave, si dhe interpretimi i normave juridike

në përgjithësi, bëhet me aplikimin e rregullave të gramatikës dhe të logjikës me qëllim që të arrihet

kuptimi dhe përmbajtja e normave juridike në përgjithësi në kuadër të sistemit juridik, respektivisht

dispozitat e veçanta të kontratës në kuadër të kontratës së dhënë si tërësi. Në këtë rast duhet cekur se

interpretimi i kontratave, njëlloj si dhe interpretimi i normave juridike në përgjithësi mund të jetë

interpretim gramatikor, logjik dhe sistematik.

Siç është e njohur se interpretimi i normave juridike në përgjithësi mund të jetë edhe interpretim

historik. Ky lloj i interpretimit eventualisht mund të vij në shprehje te ato kontrata, të cilat janë të

lidhura në afat kohore më të gjatë. Në atë rast, interpretimi historik i disa dispozitave të kontratave të

tilla mund të bëhet në mënyrë të njëjtë në të cilën bëhet interpretimi historik i normave juridike në

përgjithësi.

Në bazë të asaj se interpretimi gramatikor, logjik, sistematik dhe historik janë lëndë e mësimit në teorinë

e përgjithshme të shtetit dhe së drejtës dhe në pjesën e përgjithshme të të drejtës civile, prandaj këtu

nuk ka nevojë për paraqitje më të hollësishme të tyre.

Page 54: Përgjegjësia parakontraktuese, formimi dhe interpretimi i ...kontrata.net/repository/docs/USAID-CLE_Training_Manual_on_Pre... · fushën e zbatimit të këtyre kërkesave ligjore

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 51

5.7. Përmbledhje

Në këtë modul janë përshkruar çështjet ligjore që ndërlidhen me interpretimin e kontratave, teknikave

dhe rregullave të interpretimit të kontratave. Sigurisht, gjatë draftimit, palët në kontrata bëjnë më të

mirën që dispozitat kontratuese të mos kenë nevojë për interpretim. Megjithatë, ndonjëher ndodhë që

kuptimi i dispozitave të kontratave nuk është i qartë dhe i rrjedhëshëm dhe ka nevojë për interpretim të

të njëjtave.

Në këtë modul ju keni mësuar të:

Përshkruani kuptimin e interpretimit të kontratave.

Përshkruani rregullat e përgjithëshme të interpretimit të kontratave.

Përshkruani rregullat e veçanta dhe teknikat e interpretimit të kontratave.