punim diplome - edukimi.uni-gjk.org (1).pdf · 1 musai, bardhyl. metodologji e mësimdhënies,...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: KOMUNIKIMI - KONCEPT I DOMOSDOSHËM NË
TREKËNDËSHIN – NXËNËS – MËSUES - PRIND
Mentori: Kandidatja:
Prof. Asoc. Dr. Ilir Kelmendi Mirela Hysenaj
Gjakovë, 2018
2
FALËNDERIM
Çdo sukses i arritur në jetë ka një pikënisje. Familja është ajo nga e cila çdo herë marrim
dashurinë, motivin dhe përkujdesjen gjatë çdo sfide dhe rrugëtimi të jetës. Andaj, falënderimi i
parë shkon për babain tim i cili asnjëherë nuk i ndali përpjekjet për të më ndihmuar dhe
përkrahur.
Së dyti, një falënderim shpirtëror shkon për nënën time e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë
mësuesja ime më e mirë në jetë, pastaj për motrën dhe vëllain tim të cilët e mbushin me dashuri
dhe gëzim çdo ditë të jetës sime.
Pjesë e rrugëtimit tim të jetës është edhe Universiteti Gjakovës “Fehmi Agani”,
gjegjësisht Fakulteti i Edukimit, të cilin e falënderoj për çdo eksperiencë dhe çdo njohuri që më
ka dhënë. Falënderoj profesorët, asistentët dhe të gjithë stafin të cilët më mundësuan vazhdimin e
edukimit tim në mënyrë cilësore.
Një mirënjohje të madhe kam për të gjithë shoqërinë, miqtë dhe të tjerët të cilët më
ndihmuan në një formë apo tjetër për të arritur përmbushjen e këtij rrugëtimi.
Ndërsa, falënderimi më i madh shkon për mentorin tim, prof. asc. dr. Ilir Kelmendi, i cili
me përgatitjen e tij akademike dhe profesionale më ka ndihmuar dhe motivuar që të realizoj këtë
punim.
3
PËRMBAJTJA
HYRJE ---------------------------------------------------------------------------------------- 4
Qëllimi i punimit ----------------------------------------------------------------------------- 5
1 NOCIONI I KOMUNIKIMIT ------------------------------------------------------------- 6
1.1 Mënyrat e zhvillimit të komunikimit --------------------------------------------- 7
1.2 Metodologjia e komunikimit në shkollë-------------------------------------------- 9
1.3 Vlerat e të mësuarit dhe të menduarit të komunikimit --------------------------- 10
2 BASHKËPUNIMI NDËRMJET SHTËPISË, SHKOLLËS DHE NXËNËSIT------ 12
2.1 Format e zakonshme të bashkëpunimit dhe komunikimit ----------------------- 13
2.2
2.3
2.3.1
2.3.2
Raporti nxënës-mësues ---------------------------------------------------------------
Raporti mësues-prind ---------------------------------------------------------------
Komunikimi ndërmjet prindërve dhe mësuesve ---------------------------------
Konflikte të mundshmë ndërmjet mësuesit dhe prindit -----------------------
14
16
18
19
2.4 Raporti prind - nxënës/fëmijë ----------------------------------------------------- 20
3 HULUMTIME EMPIRIKE
KOMUNIKIMI NXËNËS-MËSUES DHE PRINDËR NË SHKOLLË---------------
23
3.1 Diskutimi i anketës ------------------------------------------------------------------ 23
3.2 Rekomandime ------------------------------------------------------------------------ 35
PËRFUNDIM --------------------------------------------------------------------------------- 36
LITERATURA ------------------------------------------------------------------------------- 37
4
HYRJE
Për hulumtimin e kësaj teme motivi kryesor ka qenë se në marrëdhëniet midis
nxënësit dhe mësuesit po ashtu dhe në drejtimin e prindit dhe mësuesit nganjëherë
dështojnë dhe nuk janë në nivelin e duhur.
Shkolla është vendi ku duhet të ruajmë marrëdhëniet reciproke. Sot shumica e
teoricienëve të cilët kanë studiuar këtë fushë, kanë deklaruar se komunikimi është
faktori kryesor i suksesit të nxënësve në shkollë, sepse përmes komunikimit të
duhur zhvillohet suksesi dhe rezultatet e dëshiruara.
Teoritë moderne të komunikimit nuk janë duke u referuar vetëm aftësisë së
komunikimit në përdorimin e fjalës, por në aftësinë e paraqitjes dhe argumentimin
e të menduarit të tyre, aftësinë për dialog dhe gatishmërinë për të komunikuar.
Siç është komunikimi kryesisht një zhvillim i vazhdueshëm, përshtatet me
kontekstin dhe subjektin e ndryshimit të vazhdueshëm verbal dhe jo-verbal, ku e
kemi të vështirë që të përcaktojmë dhe të vendosim në kufij të përcaktuar. Prandaj,
është e rëndësishme të theksohen komponentët thelbësor që përbëjnë cilësinë e
komunikimit dhe që ndikojnë në zhvillimin e marrëdhënieve sociale.
Mësimdhënia është një detyrë e vështirë dhe komplekse, e cila kërkon njohuri dhe
aftësi të shumta1. Mësuesi, si kreu i procesit arsimor, duhet të inkurajojë
mirëkuptimin reciprok ndërmjet nxënësve, që të kenë respektin, mirëkuptimin dhe
bashkëpunimin në mënyrë të barabartë.
Kompetencat e komunikatave dhe marrëdhënieve shoqërore në klasë janë një
parakusht për zhvillimin e cilësisë së komunikimit dhe marrëdhënieve shoqërore
në klasë dhe me ketë hulumtim përpiqemi në mënyrë sa më të mirë të prezantojmë
komunikimin mësues, prind dhe nxënës.1
1 Musai, Bardhyl. Metodologji e mësimdhënies, Tiranë, 2003, f. 34
5
Qëllimi i punimit
Përzgjedhja e kësaj teme ka qenë me një qëillim të veçantë, sepse deri tani kemi
pak botime për komunikimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve, të cilët janë
shumë të rëndësishëm për zhvillimin e orëve të mësimit me sukses. Prandaj, mund
të themi se si qëllim i dytë është të japim një kontribut në këtë drejtim, ku do t’u
ndihmojmë gjeneratave të ardhshme me informata të nevojshme, të cilat mund t’u
shërbejnë për realizmin e detyrave të punës me sukses.
6
1. NOCIONI I KOMUNIKIMIT
Ndryshimi i rolit të mësuesit ka ardhur si rezultat i zhvillimit të ritmeve të shpejta
të shoqërisë, tashmë roli i tij në mësimdhënie është të orientojë proceset e të
menduarit të nxënësve drejt niveleve më të larta2. Në fillim të shkollës fëmijët janë
pjesëmarrës në metoda të reja të komunikimit, për të cilat nuk kanë përvojë të
mjaftueshme. Në periudhën parashkollor zakonisht janë të ekspozuar në
komunikim spontan individual32.
Veçantitë e komunikimit spontan të fëmijëve janë4:
Kërkesa e plotësimit të nevojave,
Mungesa e kufizuar në një përmbajtje të njohur,
Menjanimi i keqkuptimeve largohet shpejt,
Mungesa e një prej pjesëmarrësve të komunikimit, shpesh-herë shkakton
ndërprerjen e procesit të komunikimit.
Në periudhën e shkollës nxënësit zakonisht duhet të kyçen në komunikim që
realizohet në bazë të rregullave të veçanta.
Veçoritë e komunikimit të përgjithshëm:
Nuk është i nxitur për plotësimin e nevojave,
Nuk është i kufizuar në përmbajtje të njohur,
Aftësitë e komunikimit të individëve në grup janë të ndryshme,
Keqkuptimi nuk është një fenomen i përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk
mund të largohet lehtë,
2 Musai , Bardhyl. (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 3 Boffo, V (2007), Comunicare a scuola, Milano 4 Mandić, P. (1980), Saradnja porodice i škole, Sarajevo
7
Të gjithë pjesëmarrësit e komunikimit nuk i kanë pasojat e njëjta për
keqkuptim.
Fillimi i shkollës zakonisht vështirëson gjendjen psikike të nxënësit për shkak të
përfitimit e përvojës së leximit dhe shkrimit. Përvoja ekzistuese në arritjen e
rezultateve të mira të komunikimit tek fëmijët zgjerojnë ushtrimin e rolit të ri të
lexuesve5. Rolet e reja karakterizojnë jetën e tyre në shkollë për shkak se aftësia
për të përpunuar informacionin e plotë (me tekst) identifikohet me një aftësi për të
mësuar6.
Nga ana tjetër, rolet e të folurit të shkrimtarit dhe lexuesit nuk janë role të
natyrshme, ato nuk mund të plotësojnë nevojat bazë dhe fëmijët nuk i praktikojnë
në jetën e përditshme gjatë komunikimit.
1.1 Mënyrat e zhvillimit të komunikimit
Në jetën shkollore të nxënësve të cilët fillojnë në klasat e ulëta mund të themi se
kemi vështirësi gjatë komunikimit, por kemi dallime në mes të folurit me gojë dhe
me shkrim. Komunikimi me gojë është maksimalisht konciz dhe përgjegjësia për
komunikim është e ndarë në mes të folësit dhe dëgjuesit. Komunikimi me shkrim
është maksimalisht i zgjeruar, realizohet pa zë dhe pa person tjetër, në mendjen e
krijuesit dhe shkrimtarit nuk ka me kë të ndaj përgjegjësinë për komunikim7.
Përpunimi i njoftimit me shkrim është aftësi shumë komplekse, e cila mund të
arrihet me anë të mësimit dhe praktikës. Fëmijët në shkollë duhet të mësojnë se si
të përpunojnë informacionin me shkrim dhe duhet të mundësojmë që të jenë të
vetëdijshëm gjatë proceseve të ndryshme të komunikimit me nxënësit tjerë në
shkolle po ashtu edhe me mësimdhënësit8.3
5 Musai , Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 6 Boffo, V (2007), Comunicare a scuola, Milano 7 Mandić, P. (1980), Saradnja porodice i škole, Sarajevo 8 Boffo, V (2007), Comunicare a scuola, Milano
8
Ndërveprimi i mësimdhënësve në shkollë është shumë i rëndësishëm, ku ata duhet
të përpiqen të komunikojnë me nxënësit dhe t’i këshillojnë se si duhet të zhvillojnë
një bisedë dhe përmes pyetjeve të ndryshme gjatë mësimit të komunikojnë në atë
mënyre që t’i përshtaten nivelit të tyre që të kuptojnë vlerën e komunikimit. Në
shkollë procesin e komunikimit e udhëheq mësimdhënësi me ndihmën e pyetjeve,
por mësimdhënësi duhet të ketë njohuri se çka mund të arrihet me pyetjet e
parashtruara9.
Foto .1. Nxënësit gjatë mësimit në shkollë
9 Boffo, V (2007), Comunicare a scuola, Milano
9
1.2 Metodologjia e komunikimit në shkollë
Me qëllim të përmirësimit të komunikimit mësimor, metoda kërkimore duhet të
orientohet në përmirësimin e aftësive gjuhësore të fëmijëve, veçanërisht në
përpunimin e njoftimit me shkrim.
Çdo mësim duhet të jetë i dizajnuar në mënyrë që fëmijët mund të
kuptojnë104.Ngritja e vetëdijes së nxënësve nga ana e mësimdhënësve gjatë
proceseve të pavetëdijshme të tyre gjatë komunikimit duhet të praktikojnë metodën
e korrigjimit të gabimeve dhe të përmirësojnë komunikimin e tyre. Në vazhdim do
t’i paraqesim teknikat e diskutimit në shkollë përmes të cilave mësuesi mund të
vazhdojë diskutimin dhe të ruajë përqendrimin mbi nxënësit11:
Pushimet;
Pyetjet;
Shenjat;
Heshtja.
Deri tani praktika të pasuksesshme mësimore të komunikimit duhet të orientojmë
me metodën e cila përfshinë njoftimin e nxënësve për gabime dhe të ndihmojnë
nxënësit të bëhen të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe të përmirësojnë
komunikimin gjatë proceseve të mendimit.
10 Musai , Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë 11 Musai , Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë
10
1.3 Vlerat e të mësuarit dhe të menduarit të komunikimit
Mësimet shkollore (në të gjitha fushat mësimore) janë të bazuara në supozimin se
fëmijët në masën e nevojshme kanë zotëruar gjuhën. Të mësuarit dhe të menduarit
janë të pandashme nga gjuha. Përmbajtjet e mësimeve janë të ndërmjetësuara nga
gjuha, ku perceptimi në moshën e fëmijëve varet nga disa detyra, siç janë125:
analiza,
ndarja,
krahasimi,
dallimi,
tregimi,
shpjegimi,
përshkrimi,
zëvendësimi,
verifikimi,
arsyetimi,
identifikimi etj.
Më sipër kemi prezantuar operacionet mendore të përfshira në procesin e krijimit
të informacioneve komplekse të cilat janë të nevojshme gjatë komunikimit më
fëmijët në orë të mësimit.
Gjuha në moshën e fëmijëve është shumë e komplikuar për shkak të ndryshimeve
ndërmjet mundësive të zhvillimit të fëmijëve, nga njëra anë dhe veçoritë e fjalës së
shkruar nga ana tjetër13.6
12 Brajša, P.(1993), Pedagoška komunikologija: razgovori, problemi i konflikti u školi. Zagreb
13 Musai , Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë
11
Zhvillimi intelektual i fëmijëve në moshë më të re shkollore karakterizohet nga të
menduarit konkret. Kjo do të thotë që një fëmijë mund të bëjë konkluzionin e
duhur dhe logjik vetëm në bazë të një numri të operacioneve të veçanta. Në orët e
mësimit përmbajtja mësimore ndërmjetësohet kryesisht nga mësimdhënësi, i cili
koordinon dhe zhvillon që nxënësit të motivohen dhe të jenë sa më aktiv në
komunikim me mësuesin po ashtu dhe nxënësit tjerë14.
Është e nevojshme që mësuesi të marr në konsideratë katër koncepte bazë për të
nxitur diskutimin në grup, lidhur me metodat për grupe të vogla15 :
- Procesi, komunikimi që bëhet brenda grupit;
- Rolet, përgjegjësitë e veçanta të çdo anëtari brenda grupit;
- Udhëheqja, kapaciteti për të udhëzuar e drejtuar të tjerët në grup;
- Kompaktësia, mbështetja e anëtarëve të grupit për njëri-tjetrin.
14 Mandić, P. (1980), Saradnja porodice i škole, Sarajevo 15 Musai , Bardhyl (2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë
12
2. Bashkëpunimi ndërmjet shtëpisë, shkollës dhe nxënësit
Kur është në pyetje bashkëpunimi mund të themi së është shumë i rëndësishëm,
sepse inkurajojnë kontakte të mira të cilat kanë efekte pozitive. Nxënësit kur
fillojnë klasën e parë ata ndryshojnë ambientin nga ambienti familjar në ambientin
institucional, ku me takimin e shumë personave mund të kenë dhe efekte të
ndryshme të cilat kanë ndikim dhe në zhvillimin e komunikimit të tyre16.
Nëse kemi bashkëpunim atëherë kemi përfitime të mëdha në drejtimin nxënës-
prind dhe shkollë. Faktori i zhvillimit të komunikimeve të mira dhe raporteve të
mira në shkollë është mësuesi, i cili me rolin personal mund të krijon marrëdhënie
të mira, të cilat reflektohen si të nxënësi po ashtu dhe të prindërit.
Komunikimi i fëmijëve dallon nga komunikimi i të rriturve. Bashkëpunimi mes
shkollës dhe prindërve është shumë i varur, sepse përvoja të shumta kanë dëshmuar
se kur kemi bashkëpunim të mirë mund të kemi dhe suksesin në aspektin e
mësimit. Bashkëpunimi nuk mund të ekzistojë, kur njerëzit tërhiqen dhe bëhen
pasivë. Bashkëpunimi ekziston kur kemi respekt, i cili manifestohet me17:
Dëgjim;7
Dëshirë për mirëkuptimin;
Pranimi i ndryshimeve;
Pikëpamje të ndryshme
Aktivitete të reja, etj.
Bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe familjes, mësuesit dhe prindit mund të jetë
tradicionale. Në vendin tonë mund të themi se ende mbizotërojnë format
16 Mandić, P. (1980), Saradnja porodice i škole, Sarajevo 17 Mandić, P. (1980), Saradnja porodice i škole, Sarajevo
13
tradicionale të bashkëpunimit në të cilat përgjegjësia për edukimin e fëmijëve i
është besuar shkollës. Përfshirja e drejtpërdrejtë e prindërve në jetën e shkollës
nuk është në traditën tonë.
Objektivat e punës në orët e mësimit i përcakton shkolla dhe vetëm herë pas herë
njoftohen prindërit. Më fjalë tjera roli i shkollës është dominant. Marrëdhëniet e
partneritetit nga ana tjetër, theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit mes mësuesve
dhe prindërve në edukimin dhe socializmin e fëmijëve. Komunikimi në mes të dy
palëve është i zakonshëm, rolet janë të qarta dhe mbështetëse.8
2.1 Format e zakonshme të bashkëpunimit dhe komunikimit
Forma më e zakonshme e bashkëpunimit me prindërit në Kosovë zakonisht
realizohet më takime prind-mësues, ku ata gjatë komunikimit diskutojnë çështje
me interes për fëmijët. Por në botën bashkëkohore kemi organizime të ndryshme të
mësuesve dhe prindërve.
Në botë kemi shembuj të ndryshëm ku komunikimi mes shkollës dhe prindërve
realizohet me mesazhet e shkruara, ku mësuesi njofton prindërit për keqkuptime të
ndryshme për të cilat duhet të kenë njohuri dhe prindërit. Disa nga format e tjera të
bashkëpunimit me prindërit janë të ndjekin ceremonitë e shkollës,ligjërata për
prindërit,leksione etj18.
Një seri e sondazheve të kryera në SHBA në periudhën nga viti 1969 deri në vitin
1984, ku është konfirmuar se përfshirja e prindërve në aktivitetet e shkollës ka një
efekt pozitiv të nxënësit në arritjet e tyre akademike dhe motivuese. Pavarësisht
nga ky fakt, i njëjti hulumtim tregon se 75% e prindërve nuk i përdorin ato
mundësi.
18 Trifunović, V. (2006): Porodica i škola. Jagodina
14
2.2 Raporti nxënës-mësues
Çuditërisht prindi e gjen kohën për ndeshje sportive, telenovela, takime me
shoqërinë, por nuk gjen kohën e mjaftueshme për t’u ulur dhe biseduar me fëmijën
e tij, për problemet e mundshme që mund të ketë fëmija apo dhe për të lexuar një
manual të thjeshtë për ndryshimet psiko-fizike të fëmijës gjatë moshës shkollore,
që t’i shërbejë si ndihmës për dialogimin me fëmijën e vet.
E në këtë mosangazhim të prindit me fëmijën mos vallë mban përgjegjësi
institucioni i shkollës? Në qoftë se fëmija pas shkollës e shpenzon kohën duke u
argëtuar, apo duke u angazhuar pak apo aspak me leximin si kushti i parë dhe
esencial për të mësuar dhe ditur, mos vallë është sërish përgjegjësia e institucionit
të shkollës?
Institucioni i shkollës ka për detyrë të kryejë me përgjegjshmëri të plotë detyrat e
tij, përkundrejt nxënësve, por ky institucion nuk mund t’i ofrojë lidhjen e munguar
emocionale me prindin, pasi kjo e fundit është çështje ekskluzive midis prindit dhe
fëmijës. Institucioni i shkollës nuk mund të shndërrohet në hije për nxënësin, pasi
secili duhet të realizojë përgjegjësitë që i takojnë. Mirëpo prindërit, duke u ndjerë
të pafuqishëm përballë dinamikës së zhvillimeve dhe duke iu konformuar atyre,
mendojnë se institucioni i shkollës nuk bën sa duhet për të vendosur në binarë
fëmijët e tyre.
Përfshirja e prindërve është e domosdoshme në lehtësimin e arritjes së zhvillimit të
fëmijëve dhe në parandalimin apo përmirësimin e problemeve të zhvillimit
edukativ.
Efektet pozitive të përfshirjes së prindërve:
Disa studime tregojnë se prindërit që janë të përfshirë direkt në shkollë kanë
qëndrime pozitive ndaj personelit të përfshirë në shkollë.
Aktivizohen në programe e aktivitete shkollore e jashtëshkollore.
Vizita e prindërve ndaj shkollës apo klasës, takimet e prindërve në trajnime -
konferenca prind - mësues janë efektive në nxitjen e pjesëmarrjes së
prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre.
15
Çfarë i pengon prindërit për t'u lidhur me shkollën?
Mosnjohja e rolit të tyre si mësues;
Mungesa e njohurive për të ndihmuar fëmijen në shtëpi;
Mungesa e besimit te vetja për të kryer një rol të tillë;
Mbivlerësimi i rolit të shkollës dhe kalimi i përgjegjësisë kryesisht tek ajo;
Ndjenja e inferioritetit ndaj mësuesve;
Mungesa e aftësive të komunikimit;
Mungesa e kohës dhe mbingarkesa.
Mësimdhënësi dhe prindi duhet të kenë bashkëpunim aktiv si:
Bashkëpunim individual:
kur mësimdhënësi kërkon takim vetëm me një prind;
i bën vizitë familjes;
biseda e rastit;
biseda përmes takimeve zyrtare.
Bashkëpunim në grupe dhe të përbashkët:
kur mësimdhënësi organizon mbledhje me prindër
organizim të festave me prindër;
ftesë për aktivitete të përbashkëta.
Mbledhjet me prindër duhet të jenë në nivel të duhur, të përgaditura mirë përpara.
Këto mbledhje mbahen në fillim të vitit shkollor, në mbarim të gjysmëvjetorit të
parë, në tremujorin e dytë dhe në fund të vitit shkollor.
16
Prindërit fitojnë besimin për bashkëpunim kur:
shohin se fëmija përparon në mësim;
shohin se mësuesi bashkëpunon me mësuesit e tjerë;
nuk qortohet prindi e as nxënësi në praninë e të tjerëve;
respektohet prindi për interesimin që ka;
në mbledhjet e prindërve mësuesi flet në mënyrë të përgjithësuar;
vërejnë se bashkëpunimi është i dobishëm për fëmijët e tyre.
2.3 Raporti mësues - prind
Çuditërisht prindi e gjen kohën për ndeshje sportive, telenovela, takime me
shoqërinë, por nuk gjen kohën e mjaftueshme për t’u ulur dhe biseduar me fëmijën
e tij, për problemet e mundshme që mund të ketë fëmija apo dhe për të lexuar një
manual të thjeshtë për ndryshimet psiko-fizike të fëmijës gjatë moshës shkollore,
që t’i shërbejë si ndihmës për dialogimin me fëmijën e vet.
E në këtë mosangazhim të prindit me fëmijën mos vallë mban përgjegjësi
institucioni i shkollës? Në qoftë se fëmija pas shkollës e shpenzon kohën duke u
argëtuar, apo duke u angazhuar pak apo aspak me leximin si kushti i parë dhe
esencial për të mësuar dhe ditur, mos vallë është sërish përgjegjësia e institucionit
të shkollës?
Institucioni i shkollës ka për detyrë të kryejë me përgjegjshmëri të plotë detyrat e
tij, përkundrejt nxënësve, por ky institucion nuk mund t’i ofrojë lidhjen e munguar
emocionale me prindin, pasi kjo e fundit është çështje ekskluzive midis prindit dhe
fëmijës. Institucioni i shkollës nuk mund të shndërrohet në hije për nxënësin, pasi
secili duhet të realizojë përgjegjësitë që i takojnë. Mirëpo prindërit, duke u ndjerë
të pafuqishëm përballë dinamikës së zhvillimeve dhe duke iu konformuar atyre,
mendojnë se institucioni i shkollës nuk bën sa duhet për të vendosur në binarë
fëmijët e tyre.
17
Përfshirja e prindërve është e domosdoshme në lehtësimin e arritjes së zhvillimit të
fëmijëve dhe në parandalimin apo përmirësimin e problemeve të zhvillimit
edukativ.
Efektet pozitive të përfshirjes së prindërve:
Disa studime tregojnë se prindërit që janë të përfshirë direkt në shkollë kanë
qëndrime pozitive ndaj personelit të përfshirë në shkollë.
aktivizohen në programe e aktivitete shkollore e jashtëshkollore
Vizita e prindërve ndaj shkollës apo klasës, takimet e prindërve në trajnime -
konferenca prind - mësues janë efektive në nxitjen e pjesëmarrjes së
prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre.
Çfarë i pengon prindërit për t'u lidhur me shkollën?
Mosnjohja e rolit të tyre si mësues;
Mungesa e njohurive për të ndihmuar fëmijën në shtëpi;
Mungesa e besimit te vetja për të kryer një rol të tillë;
Mbivlerësimi i rolit të shkollës dhe kalimi i përgjegjësisë kryesisht tek ajo;
Ndjenja e inferioritetit ndaj mësuesve;
Mungesa e aftësive të komunikimit;
Mungesa e kohës dhe mbingarkesa.
Mësimdhënësi dhe prindi duhet të kenë bashkëpunim aktiv si:
Bashkëpunim individual:
kur mësimdhënësi kërkon takim vetëm me një prind;
i bën vizitë familjes;
biseda e rastit;
biseda përmes takimeve zyrtare.
Bashkëpunimi në grupe dhe të bashkëpunimi i përbashkët:
kur mësimdhënësi organizon mbledhje me prindër;
organizim të festave me prindër;
ftesë për aktivitete të përbashkëta.
Mbledhjet me prindër duhet të jenë në nivel të duhur, të përgatitura mirë përpara.
Këto mbledhje mbahen në fillim të vitit shkollor, në mbarim të gjysmëvjetorit të
parë, në tremujorin e dytë dhe në fund të vitit shkollor.
18
Prindërit fitojnë besimin për bashkëpunim kur:
Shohin se fëmija përparon në mësim;
shohin se mësuesi bashkëpunon me mësuesit e tjerë;
nuk qortohet prindi e as nxënësi në praninë e të tjerëve;
respektohet prindi për interesimin që ka;
në mbledhjet e prindërve mësuesi flet në mënyrë të përgjithësuar;
vërejnë se bashkëpunimi është i dobishëm për fëmijët e tyre.
2.3.1 Komunikimi ndërmjet prindërve dhe mësuesve
Krijimi i komunikimit duhet të ekzistojë gjatë gjithë vitit shkollor përmes formave
të ndryshme, duke përfshirë dhe kontaktet joformale. Prindërit nuk duhet të
tregojnë vetëm gjëra të këqija në lidhje me fëmijën e tyre, por duhet t’i përmendim
dhe ato pozitive20.
Mësuesi duhet të plotësojnë më mirë nevojën e nxënësit, sepse me bisedën të cilën
mund të zhvillojë më prindin, ai mund të sigurojë informata të rëndësishme, të cilat
kanë të bëjnë karakterin e nxënësit dhe cilën metodë duhet të aplikojë për
realizimin ë komunikimit sa më të mirë.
Një prind, varësisht nga interesi i tij, mund të shoqërojë fëmijën në shkollë me
mësuesin për pjesëmarrjen në ekskursione të ndryshme, aktivitete të tjera të cilët
ofrojnë njohuri për prindërit.
Shumica e prindërve mund të bashkëpunojnë me sukses, por ka prindër që nuk janë
objektiv kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre.
Për bashkëpunim duhet të kërkojnë dy anët si prindërit po ashtu dhe mësuesit.
Edhe pse pjesa më e madhe e përgjegjësisë për inicimin e bashkëpunimit në
19
shkollë është nga ana e mësuesit, prindërit duhet të krijojnë me mësimdhënësit
dialog dhe të shkëmbejnë ide të ndryshme. Në situata të rralla mund të ndodhë që
mësuesi është një njeri me të cilin nuk mund të flasim. Në këtë rast, një prind
mund të marrë disa veprime, secila prej të cilave ka pasoja pozitive dhe negative.
2.3.2 Konflikte të mundshme ndërmjet mësuesit dhe prindërve
Kur janë në pyetje konfliktet e mundshme në mes të mësuesit dhe prindërve mund
të marrim si shembull faktin që të dy palët e shohin të njëjtën gjë ndryshe.
Ndërkohë që një palë mund ta shoh fëmijën si energjik, spontan dhe social në anën
tjetër mund të konsiderohet si i egër dhe i padisiplinuar. Dallime të tilla në
perceptim janë të theksuara nga rrethana të ndryshme.
Personaliteti i prindërve është një burim potencial i konfliktit dhe në rastin kur një
prind bëhet xheloz, sepse fëmiu i tij nuk mund të arrij rezultate të mira si nxënësit
tjerë, ose kemi raste kur mësuesi gjatë mbledhjes kritikon fëmijët për veprimet të
tyre të cilat kanë efekt negativ të prindërit. Po ashtu kemi raste ku prindërit janë në
një farë armiqësie ndaj shkollës dhe mësuesit, në raste kur fëmijët e tyre
praktikojnë në promovimin e pikëpamjeve morale ose fetare më të cilat kemi
kundërshtim mes shkollës, mësuesit dhe prindit19.
20
2.4 Raporti prind - nxënës/fëmijë
Komuniteti i prindërve është një prej elementeve mjaft të rëndësishëm dhe me një
rol shumë të madh në procesin e edukimit dhe të arsimimit.
Pa asnjë lloj hamendje, familja jo vetëm që është qeliza bazë e shoqërisë, por
njëkohësisht është edhe vendi ku fëmija, nxënësi dhe studenti i ardhshëm, do të
formësohet përmes modelit që e modelon.
Pjesa më e madhe e kohës së paspërfundimit të procesit mësimor, shpenzohet
jashtë shkollës, pranë familjes, që në rastin më normal është e përbërë nga prindërit
dhe fëmijët, shtojmë këtu edhe në raste të tjera gjyshin, gjyshen apo njërin prej
tyre, ose shoqërinë.
Prindi i secilit nxënës beson se është i interesuar që fëmija i tij, të jetë i angazhuar
gjatë procesit arsimor që sa më shumë të jetë e mundur të përfitojë maksimalisht
nga ky proces. Nuk ka prind që të mos ndjejë dëshirën për arsimim dhe edukim të
fëmijës së tij. Kjo natyrisht që është pozitive, por nuk mjafton vetëm dëshira e
prindit që fëmija të jetë i suksesshëm në procesin e arsimimit dhe edukimit.
Shumë prindër, duke parë orët e gjata të mbylljes në dhomë të fëmijës së tyre për të
studiuar, besojnë se ky është i njëjti angazhim që ka edhe në institucionin e
shkollës pa e pyetur veten nëse ky është një angazhim i plotë.
Vlerësimi i tij për këtë angazhim ngrihet mbi dukshmërinë e këtij procesi,
ndërkohë që i përfshiri në procesin e të mësuarit, nxënësi, mund të fluturojë nëpër
botën e ëndrrave, pa u shqetësuar shumë nga fakti se qëndron para një miku të
heshtur, por miqësor e të ngrohtë, siç është libri.
Prindi e ka të nevojshme që para se të gjykojë mbi rolin e institucionit të shkollës
për arsimimin dhe edukimin e fëmijës së tij, duhet të gjykojë mbi raportet e tij me
fëmijën, pasi siç e theksuam, shumicën e kohës nxënësi e kalon pranë familjes ose
shoqërisë. Prindi duhet të kuptojë që përgjegjësia për ecurinë e nxënësit në shkollë
nuk i takon vetëm shkollës.
Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rolin e tij, sidomos për mbështetjen
emocionale dhe materiale të fëmijës së tij. Për sa i takon mbështetjes materiale, ajo
ndryshon nga njëri te tjetri, për arsye të diferencimit social në shoqëri. Prindi duke
21
ëndërruar kohën kur i mungonte shumëçka nga kushtet materiale, mundohet që
fëmija i tij të mos vuajë në të njëjtën mënyrë.
E me gjithë vështirësitë që kanë shumë prindër sakrifikojnë nga mirëqenia e tyre
për arsimimin e fëmijës së tyre. Kjo sakrificë meriton mirënjohje, mirëpo kjo nuk
është gjithçka që i duhet nxënësit. Në këtë pikë shumë prindër shprehen se unë i
kam siguruar gjithë sa kam mundur. Atëherë çfarë e pengon që nuk mëson? Mos
vallë është përgjegjësia e institucionit të shkollës?
Sigurimi i disa kushteve normale materiale është i rëndësishëm për procesin e të
mësuarit, por kjo nuk është gjithçka. Pika më e rëndësishme që duhet të kenë
parasysh prindërit është mbështetja emocionale e fëmijës së tyre. Shumë shpesh,
duke mos njohur dinamikën e zhvillimeve psikofizike të kalimit nga një stad
moshe në një stad tjetër, nuk arrijnë ta trajtojnë fëmijën në përputhje me këto
ndryshime. Kjo mosnjohje i çon drejt trajtimit gati robotik të fëmijës së tyre dhe
fëmija – nxënës, në vend që të ndihet i lirshëm në diskutimet me prindin, ndihet i
trysnuar përballë faktit që duhet vetëm të bindet se “gjithçka” e di më mirë prindi
apo institucioni i shkollës.
Në qoftë se klima e raporteve prind – nxënës nuk është e mirë, është e
padiskutueshme që tensionin e brendshëm nxënësi do ta shkarkojë jashtë familjes,
në shkollë ose në shoqëri. Madje ky tensionim i brendshëm i tij do të reflektohet
edhe në ecurinë e nxënies së dijeve shkollore. Prandaj, sigurimi vetëm i kushteve
materiale nuk është çelësi i suksesit në shkollë. Mbështetja emocionale nga familja
është e nevojshme për nxënësin dhe ecurinë e tij në shkollë. Kjo duhet kuptuar më
së miri nga ana e prindit, i cili nuk duhet t’ia faturojë të gjitha përgjegjësitë
institucionit të shkollës.
Prindi duhet ta kuptojë fort mirë se fëmija është një “tabula rasa”19 dhe ka
përparësi ndaj çdolloj argëtimi të prindërve, të cilët deri diku janë të implikuar me
shpenzimin e kohës para TV apo internetit, duke mënjanuar kësisoj raportet
emocionale me fëmijën e tyre.
Një problem tjetër me të cilin ndeshen prindërit është edhe moskuptimi i faktit që
në këtë botë secila qenie njerëzore është unike, origjinale në vetvete dhe nuk ka
patur dhe as do të ketë të ngjashëm me të.
19 Tabula rasa - i referohet idesë epistemologjike që njerëzit janë të lindur pa përmbajtje të formuar mendore prandaj
gjithë njohuria fitohet nga eksperienca apo përceptimi. (https://en.wikipedia.org/wiki/Tabula_rasa)
22
Kësisoj edhe fëmijët, pavarësisht se rriten nën përkujdesin prindëror nuk do të
thotë që duhet të jenë të ngjashëm domosdoshmërisht me prindërit.
Prindi duhet ta respektojë këtë natyralitet të qenies njerëzore dhe të mos projektojë
te fëmija i tij dështimet apo dhe sukseset e tij në të shkuarën kur ishte nxënës.
Ai duhet të respektojë origjinalitetin e fëmijës së tij dhe të mos e trysnojë për t’i
përngjarë në sukses dhe për të mos i përngjarë në dështimet e tij.
Fëmija duhet ndihmuar për të realizuar vetveten dhe potencialet e tij përmes
modeleve pozitive dhe nuk ka model më pozitiv sesa modeli familjar.
E mirëkuptojmë edhe atë pjesë prindërish të cilët me sakrifica përballojnë jetesën,
por sido që të jetë, mbështetja prindërore, emocionale dhe materiale për fëmijën
nuk duhet të mungojë asnjëherë në qoftë se prindi dëshiron të ketë një fëmijë të
suksesshëm në procesin e arsimimit dhe edukimit.
"Nëse sot investojmë në rini 1 €, nesër (ose pas disa vitesh) do t’i fitojmë 10
€ ".
"Pjesa më e madhe e procesit të edukimit të një fëmije ndodh jashtë mureve
të shkollës" - Alasteir Macbeth
"Kur flisni me një prind, kujtohuni që jeni duke folur me ekspertin e vërtetë
të fëmijës së tij" - Bill Law
23
3. Hulumtime empirike
Komunikimi nxënës – mësues dhe prindër në shkollë
3.1. Diskutimi i anketës
Në shkollat tona mësimdhënësit janë shumë të përkushtuar për rritjen e suksesit të
nxënësve në çdo aspekt. Këtë mund të themi për shkak të anketimit të cilin e kemi
zhvilluar nëpër shkolla fillore në Regjionin e Pejës
Anketimi është kryer me sukses, ku kemi siguruar informacionet të nevojshme të
cilat i kemi përpunuar dhe i kemi prezantuar në diagramet dhe përqindjet e
përfituara.
Anketimi nëpër shkolla është realizuar me prezencën e mësimdhënësit të cilët më
kanë ndihmuar për të siguruar informacionet e duhura.
Realizimi kohor i anketës ka qenë në periudhën prej dhjetë ditësh.
Në vazhdim do t’ju paraqes rezultatet e përpunuara të cilat i kam përfituar nga
anketa.
24
Diagrami .1. Gjinia e të anketuarve
Në anketën e realizuar sipas të dhënave të përpunuara kemi pas më shumë në
gjininë femërore se sa të gjinisë mashkullore. Ku sipas të dhënave 23,55% kanë
qenë meshkuj dhe 76,45% femra.
Femra, 76.45%
Meshkuj, 23.55%
25
1. Raporti juaj mësimdhënës-nxënës është në nivel të lartë, si e
vlerësoni ju këtë ?
a) Shumë i mirë 81,34%
b) Mund të jetë më mirë 17,60%
c) Vështirë 1,06%
Diagrami 2. Raporti midis mësimdhënësit dhe nxënësit në shkollë
Vështirë, 1.06%
Mund të jetë më mirë, 17.60%
Shumë mirë, 81.34%
26
Nëse kemi bashkëpunimin në mes të të gjithë faktorëve të nevojshëm në shkollë
(prindërit, mësuesit dhe nxënësit), atëherë mund të kemi sukses në aspektin e
mësimit. Të anketuarit në këtë pyetje janë përgjigjur me 81. 34 % që bashkëpunimi
i tyre është shumë i mirë ku dhe e kemi përqindje më të madhe, pastaj 17. 60 %
janë deklaruar që mund të jetë më mirë, dhe të tjerë prej 1.06 % janë deklaruar me
përgjigje vështirë.
2. A jeni duke i mbajtur takimet me prindërit ashtu si është
paraparë ?
a) I mbajmë rregullisht 91,45 %
b) Nuk i mbajmë rregullisht 8,34 %
c) Nuk kemi nevojë 0 %
d) Tjetër 0 %
e) Nuk ka nevojë 0 %
Diagrami 3. Mbajtja e takimeve me prindërit
Nuk kan nevojë, 0.00%
Tjetër, 0.00%
Nuk i mbajnë rregullisht,
8.34%
Rregullisht i mbajnë, 91.45%
27
Mbajtja e takimeve është shumë e nevojshme dhe shumë e rëndësishme dhe ato
duhet të mbahen sa më shpesh. Të anketuarit janë deklaruar me 91.4 5% që janë
duke mbajtur rregullisht takimet me prindërit, ku kemi përqindjen më të madhe,
pastaj kemi 8.34 % të cilit janë deklaruar që nuk janë duke mbajtur rregullisht
takime. Takimet janë shumë të nevojshme, ku mund të paraqitet çdo problem që
mund të eliminohet nëse prindi është i informuar.
3. Sipas mendimit tuaj pas takimit me prindër, a keni vërejtur
efekt pozitiv në drejtim të nxënësit ?
a) Po shumë 70. 23 %
b) Nuk keni përmirësim 11. 34 %
c) Shumë pak 18. 34 %
Diagrami 4. Efekti pas takimit prindër-mësimdhënës
Shumë pak, 18.43%
Nuk keni përmirësim,
11.34%
Po shumë, 70.23%
28
Ne mund të themi se pas çdo takimi mund të kemi efekte pozitive, sepse efekti i
takimit është për të sqaruar aty ku kemi nevojë të jemi sa më të mirë dhe për të
arritur qëllimet e përcaktuara. Në këtë pyetje të anketuarit janë deklaruar me 70. 23
% që kanë pas shumë efekt pas takimit, pastaj 18.43 % janë deklaruar që nuk kanë
pas kurrfarë efekti dhe nuk kanë pasur përmirësim.
4. A mendoni se mos suksesi në shkollë është mungesë e këtyre
faktorëve ?
a) Komunikimi i dobët me prindër 61. 34 %
b) Komunikimi i dobët me mësues 35. 13 %
c) Tjetër 3. 53 %
Diagrami 5. Faktori i mos suksesit në shkollë
Komunikimi I dobët me
mësuesit, 35.13%
Tjetër, 3.53%
Komunikimi I dobët me
prindërit, 61.34%
29
Nëse zhvillohet komunikimi i mirë ndërmjet nxënësit, prindit dhe mësuesit, aty
mund të kemi shans për realizimin e qëllimeve të mira. Prandaj, si faktor numër një
është mos komunikimi, i cili është paraparë dhe të cilin e kemi përmendur disa
herë gjatë punimit. Në këtë pyetje të anketuarit janë përgjigjur ku për mos-suksesin
fajësojnë komunikimin e dobët me prindërit, pastaj komunikimin e dobët më
mësuesin dhe më 3,53% tjetër.
5. Bashkëpunimi i shkollës dhe prindit funskionalizohet nga:
a) Suksesi i nxënësit 87. 34 %
b) Dobësimi i nxënësit 0. 0 %
c) Nuk e di 12. 66 %
Diagrami 6. Faktori i bashkëpunimit të shkollës me prindërit
Bashkëpunimi i shkollës me prindërit për suksesin e fëmijëve është faktor i cili
mund të ketë efekte pozitive dhe mund të kontribuon për të mirën e nxënësit. Në
këtë pyetje të anketuarit janë deklaruar se si preventivë mund të jetë për suksesin e
nxënësit ku janë deklaruar 87.34 % , pastaj të tjerë janë deklaruar me përgjigje nuk
e di me 12.66 %
Suksesi i nxënësit, 87.34%
Nuk e di, 12.66%
Dobësimi i nxënësit,
0.00%
30
6. Gjatë orëve të mësimit në ç’shkallë komunikoni me nxënësit
dhe në çfarë mënyre?
a) Në formë pyetjesh 37. 12 %
b) Komunikim verbal 43. 21 %
c) Në formë të shkruar 19. 67 %
Diagrami 7. Mënyra e zhvillimit të komunikimit
Me përdorimin e metodave të ndryshme të cilat janë paraparë sipas programit
shkollor, mësuesit mund të zhvillojnë me sukses orët e mësimit. Në këtë pyetje se
në çfarë mënyre janë duke zhvilluar komunikimin më nxënësit 43.21 % e të
anketuarve janë deklaruar së janë duke zhvilluar me komunikim verbal, pastaj
19.67 % me shkrim dhe të tjerë prej 37.12 % janë deklaruar së janë duke përdorur
metodën e pyetësorit.
Shkrim, 19.67%
Komunikim verbal, 43.21%
Pyetje, 37.12%
31
7. Si e vlerësoni angazhimin e prindërve për fëmijët e tyre në
klasë ?
a) Shumë mirë 71. 38 %
b) Mund të jenë më të kujdesshëm 23.05 %
c) Nuk kanë interesim 5.57 %
Diagrami .8. Angazhimi i prindërve me fëmijët
Pa angazhimin e prindërve nuk mund të kemi efekte pozitive të cilat janë shumë të
nevojshme për edukimin e nxënësve. Në këtë pyetje 71.38 % e të anketuarve janë
deklaruar me përqindje më të madhe se prindërit janë duke angazhuar për fëmijët
të tyre, pastaj 23.05 % janë deklaruar se duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të
tjerë 5.57 % janë deklaruar së prindërit nuk kanë shprehur interesim për fëmijët të
tyre.
Nuk kanë interesim, 5.57%
Mund të jenë më të kujdesshëm,
23.05%
Shumë mirë, 71.38%
32
8. Gjatë karrierës suaj a keni pasur konflikte me prindërit e
nxënësve?
a) Po 13. 56 %
b) Jo 76. 12 %
c) Nuk më kujtohet 10.32 %
Diagrami .9. Konfliktet ndërmjet prindërve dhe mësuesit
Kur janë në pyetje konfliktet ndërmjet nxënësve dhe mësuesve, ato nuk mund të
japin efekt pozitiv. Prandaj, në këtë pyetje të anketuarit janë deklaruar me 76. 12 %
së, nuk kanë pasur kurrfarë konfliktesh, pastaj 10. 32 % janë deklaruar se nuk u
kujtohet dhe të tjerë prej 13. 56 % që kanë pasur.
Nuk më kujtohet, 10.32%
Jo, 76.12%
Po, 13.16%
33
9. A luan rol tek ju si mësimdhënës presioni i prindërve për t’u
vendosur nota të larta fëmijeve të tyre ?
a) Po 5 %
b) Jo 93 %
c) Ndonjëherë 2 %
Diagrami .10. Ndikimi i prindit në vlerësimin e mësimdhënësit
Pra, nuk duhet të ndikohemi nga prindërit në vlerësimin e nxënësve, me raste
ngritjet i bëjmë nga dëshira për t’i motivuar. Prandaj në këtë pyetje 93 % janë
përgjigjur që nuk e marrin parasysh presionin nga prindërit, 5 % e marrin parasysh
dhe 2 % janë pergjigjur ndonjëherë.
PO5%
JO93%
NDONJEHERE2%
34
10 . A mendoni se prindi është ekspert i vërtetë i fëmijës së tij?
a) Po
b) Jo
c) Disa prej tyre
Diagrami .11. Prindi ekspert i vërtetë i fëmijës së tij
Askush më shumë dhe më mirë se prindërit nuk mund ti njoh fëmijët e tij.
Në këtë pyetje po janë pergjigjur 87 %, jo 3 % dhe 10 % janë pergjigjur qe
disa prindër janë ekspert të fëmijëve të tyre .
PO87%
JO3% DISA
10%
35
3.2 Rekomandime
Raporti midis prindërve, mësuesve dhe nxënësve është shumë i rëndësishëm nëse
dëshirojmë të kemi sukses në shkollë. Prandaj, në jetën e përditshme kemi situata
të ndryshme në shkollë dhe mund të dëgjojmë kur prindërit ose nxënësit janë duke
vepruar në mënyra të ndryshme dhe kemi efekte pozitive, por dhe ato negative.
Unë do të ofrojë disa rekomandime të nevojshme me të cilat do të kemi sukses në
të ardhmen e shkollës e ato mund të jenë:
Të zhvillohet bashkëpunimi më i madh midis prindërve fëmijëve dhe
mësuesve, ku do të kenë efekt pozitive në aspektin e angazhimit të nxënësve.
Komunikimi verbal paraqet një metodë shumë të rëndësishme, e cila është
treguar më efektive kur është në pyetje motivimi po ashtu dhe zhvillimi i
fëmijëve.
Të mbahen rregullisht mbledhjet e prindërve në shkollë, ku mësuesi mund të
ofrojë informata të rëndësishme, të cilat mund të kenë efekte pozitive të
prindërit.
Të organizohen udhëtime të përbashkëta mes prindërve, nxënësve dhe
mësuesve.
Puna me prindër duhet të jetë një ndër kriteret e vlerësimit të performancës
së mësuesve dhe të drejtuesve të shkollës.
Nevojiten përmirësime ligjore për të siguruar një bashkëpunim më të mirë
me prindërit por në çdo rast ato duhet të mbështeten në programe të
qëndrueshme aftësimi të akterëve kryesore.
Drejtorët e shkollave duhet të investojnë në trajnimin dhe zhvillimin
profesional të mësuesve në lidhje më përfshirjen e prindërve dhe t’u ofrojnë
atyre mbështetje në përpjekjet dhe iniciativat e tyre.
36
PËRFUNDIM
Gjatë hartimit të këtij punimi diplome, kemi kuptuar se bashkëpunimi dhe
komunikimi mes mësuesit, prindit dhe nxënësit është shumë i nevojshëm dhe i
rëndësishëm. Komunikimi paraqet bazën ku mund të zhvillohet personaliteti i
nxënësit, ku ata përmes komunikimit adekuat mund të arrijnë në realizimin e
sukseseve të mëdha.
Rezultatet e studimit tregojnë që pavarësisht se përfshirja e prindërve në përgjithësi
konsiderohet si e rëndësishme, pranohet fakti që shkollat nuk kanë një program
efikas bashkëpunimi/partneriteti që siguron përfshirjen e të gjithë prindërve.
Prindërit janë faktorë shumë të vlefshëm, kur është në pyetje bashkëpunimi me
strukturat e shkollës.
Studime të ndryshme shkencore theksojnë se nuk duhet të pritet që prindërit të
krijojnë vetë njohuritë e duhura për të ndihmuar fëmijët e tyre si nxënës, ose për të
kontaktuar me shkollën/mësuesit, por shkolla duhet të jetë ajo që do t’i informojë
dhe përfshijë prindërit nëpërmjet programeve të partneritetit shkollë-familje.
Forcimi i komunikimit të dyanshëm (shkollë-shtëpi-shkollë) është jetik për
suksesin e përfshirjes së prindërve dhe bashkëpunimit shkollë-familje dhe nxënës.
Mësuesit duhet t’i kontaktojnë prindërit si kur fëmijët e tyre kanë probleme ashtu
edhe kur ata kanë arritje pozitive.
Drejtorët e shkollave dhe mësuesit duhet të mbështesin ngritjen e Këshillit të
Prindërve të shkollës dhe të klasave përmes një procesi demokratik përzgjedhjeje,
që inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë prindërve dhe siguron mundësi të barabarta
për të gjithë që të zgjidhen dhe të zgjedhin, pavarësisht nga niveli i arsimimit apo
statusit socio-ekonomik të tyre.
37
Literatura
1. Musai, Bardhyl,(2003), Metodologji e mësimdhënies, Tiranë
2. Mandić, P, (1980), Saradnja porodice i kole. Sarajevo
3. Brajša, P, (1993), Pedagoška komunikologjija: razgovori, problemi i
konflikti u akoli, Zagreb
4. Boffo, V , (2007), Comunicare a scuola. Milano
5. Trifunović , V, (2006): Porodica i škola.Jagodina
6. Šaranović-Boṭanović, N, (1984): Uzroci i modeli prevencije školskog
neuspeha,Beograd
7. Krneta, Lj,(2000), Faktori školskog uspjeha, Banja Luka.
8. Deva, Afërdita dhe bashkautorët (2009), Partneriteti shkollë - familje -
komunitet, Prishtinë.
9. Miller, Bonnie, Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit.