punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org diplome... · 5 abstrakti etika mjekësore me kodet etike dhe...

55
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI-INFERMIERI PUNIM DIPLOME NIVELI - BACHELOR Mentori: Kandidatja: Prof.Ass. Naim Jerliu Qendresa Halili Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

105 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI-INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

NIVELI - BACHELOR

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass. Naim Jerliu Qendresa Halili

Gjakovë, 2018

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

DREJTIMI-INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TEMA: ASPEKTET ETIKE- JURIDIKE TË GABIMEVE DHE SHKELJEVE

MJEKËSORE

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass. Naim Jerliu Qendresa Halili

Gjakovë, 2018

3

Falënderime

Falënderoj mentorin Prof. Naim Jerliu për sugjerimet e vlefshme metodike në të gjitha fazat e

punimit: në radhitjen e temave, thellimin e hulumtimit, në mënyrën e argumentimit, në

përdorimin e metodave, referencave dhe në sigurimin e literaturës për realizimin e këtij punimi.

Falënderoj, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit, për punen dhe informacionin

mjaftë cilësor gjatë gjithë periudhes se studimeve. Falënderoj familjen time për mbështetjen që

më dhanë në çdo aspekt. Shpresoj që përpjekjet dhe përkushtimi i tyre për të na edukuar e

aftësuar si infermiere të ardhëshme, do të kthehet në të mirën e vendit tonë. Ndihma dhe

përkrahja e institucioneve mjekësore, gjyqësore, komunale, e qytetarëve, pacienteve, etj, qe gjatë

intervistimit e hulumtimit nuk më mungoi, të cilët i falënderoj përzemërsisht.

4

Përmbajtja

Abstrakti………………………….………………………………………………….….5

Kapitulli i parë: Hyrje...................................................................................................6

1. Hyrje............................................................................................................................6

2. Qëllimi i punimit..........................................................................................................8

3. Metodologjia..............................................................................................................10

Kapitulli i dytë: Gabimet dhe Shkeljet mjekësore..................................................12

4. Karakteristikat e gabimeve e shkeljeve mjekësore……..…………………………….12

5. Llojet e gabimeve e shkeljeve mjekësore…………………………………………….15

Kapitulli i tretë: Aspektet etike të gabimeve e shkeljeve mjekësore.........................24

6. Rëndësia e etikes mjekësore........................................................................................24

7. Kodet etike dhe gabimet e shkeljet..............................................................................26

8. Zbatimi i Kodit etik......................................................................................................40

Kapitulli i katertë: Aspektet juridike të gabimeve e shkeljeve mjekësore................45

9. Kodi penal për keqëtrajtimin mjekësor........................................................................48

10. Niveli i zbatimit të kodit penal...................................................................................45

Kapitulli i pestë: Përmbledhje.......................................................................................47

11. Përfundimet................................................................................................................47

12. Rekomandimet............................................................................................................51

13. Literatura....................................................................................................................54

1. CV e shkurtër e kandidatit2. Aneksi

5

Abstrakti

Etika mjekësore me Kodet etike dhe Kodet penale, janë një shtyllë kryesore e mjekësisë ngase,

përcaktojnë dhe kanë ndikim të shumanshem në ushtrimin e profesionit të personelit shëndetësor.

Gabimet, shkeljet dhe trajtimi i pandërgjegjshem mjekësor mund të shfaqen shpesh në rrethana të

caktuara; andaj, hulumtimet dhe kërkimi studimor i problemeve mjeko-ligjore janë të një

rëndësie të veçantë teorike e praktike. Gjithënjë, kërkohet që këto gabime e shkelje të jenë të

rregulluara-sanksionuara më kodin etik-masave disiplinore dhe me kodin penal-denimet. Cilësia

e kodit etik e penal dhe niveli i zbatushmërisë se tyre ka ndikim të gjithanshëm në punën dhe

rezultatet e personelit shëndetësor në Kosovë. Kanë ndikim në përgaditjen profesionale, njohjen

me kodet e ndeshkimet dhe me ushtrimin e profesionit: më nder, më përgjegjësi e paanshmëri,

duke respektuar etikën profesionale dhe ligjet përkatëse.

6

Kapitulli i parë: Hyrje

1. Hyrje

Objekt studimi në këtë punim janë aspektet etike e juridike të gabimeve e shkeljeve profesionale

shendetësore, qe kanë të bëjnë me dukurit dhe rastet e trajtimit të pandërgjegjshem mjekësor.

Gabimet dhe shkeljet profesionale shendetësore janë veprimet që nuk janë në përputhje me

Kodin e Etikës, me Ligjet dhe me Deontologjinë mjekësore. Temat dhe problemet e këtij

punimi janë: llojet e këtyre gabimeve e shkeljeve dhe normimi, sanksionimi, respektimi e

zbatimi i kodit etik dhe Kodit juridik-penal qe rregullon këtë sferë. Në Kosovë aspekti etik

normativ e juridik penal, janë të adresuara në: Kodin etik për përsonelin shendetësor, Kodin etik

të Infermiereve të Kosovës (2015)1 dhe në Kodin Penal të Kosovës (2012), kapitullin XXII, nga

neni 255 deri te neni 266, sidomos dispozitat e nenit 260,2që kanë të bëjë me keqëtrajtimin

mjekësor të pacienteve. Si infermiere do e analizoj kryesishtë Kodin Etik të Infermiereve të

Kosovës. Studimi ka për qellim shtjellimin, prezentimin dhe analizimin e gabimeve e shkeljeve

shendetësore dhe analizen e regullimit etik e juridik, ne veçanti; nivelin e respektimit te normave

etike dhe respektimin e kodit te mirësjelljes ne procesin e punes në institucionet shendetësore,

dhe zbatimin e masave ndëshkuese disiplinore e penale në rastet e gabimeve e shkeljeve të këtyre

normave. Veprat penale në rastetet e shkeljeve profesionale shendetësore, trajtohen sipas kodit

penal.

Për përgaditjen etike e profesionale gjatë studimeve-stafi i ardhshem njoftohet me principet

themelore etike e juridike, me qellim qe të kuptoj dhe aplikoj principet etike e juridike si

obligative. Pra, gjatë studimit dhe formimit profesional nga studentët kërkohet njohja e qartë e

kompetencave etike të profesionistëve shëndetësor; në rastin tim si studente e infermierisë,

kryesishtë, etikes se infermierisë. Njohja me legjislacionin-normimin në fushën e etikës dhe

deontologjisë mjekësore bëhet për ta kuptuar e vlerësuar rëndësinë e principeve etike në

relacionin profesionist të stafit shëndetësor me pacientët; të sensibilizimit me dilemat etike të

zakonshme gjatë praktikës klinike, etj. Pra, të kuptojë kompetencat e profesionistëve

shëndetësor, rregullimin e statusit të tyre profesional etik dhe juridik qe sanksionon gabimet dhe

shkeljet.

1 Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015), Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës2 Kodin Penal iRepublikës së Kosovës (2012), Kodi Nr. 04/L-082 Gazeta Zyrtare / Nr.19 / 13 Korrik 2012, Prishtine kryesisht kapitulli XXII, neni255-266,

7

2.Qëllimet

Qëllimi i punimit është prezentimi, analiza, përshkrimi dhe definimi i aspekteve etike-juridike të

shkeljeve e gabimeve profesionale shendetësore. Pra, papërgjegjesi të qëllimshme, gabime të

paqellimshme të mjekëve dhe infermiereve në praktikat e situata të ndryshme dhe rregullimi i

tyre përmes kodeve etike dhe kodeve juridike. Qëllimi i këtij studimi është të vlerësohen

njohuritë, qëndrimet dhe përvojat e punëtorëve shëndetësor në lidhje me etikën e kujdesit

shëndetësor, rregullimi i aspekteve etike e juridike në rastet e gabimeve e shkeljeve mjekësore

dhe zbatimi i tyre. Sjelljet etike mund të trajtohen në shumë forma të etikes normative dhe etikes

jo normative: analizen e normave ose rregullave të mirësjelljes dhe analizën e vlerave e ndikimin

e tyre në të menduarit mbi bazën e vlerave. Punimi fokusohet kryesisht në Etiken normative -

normat ose kriteret e sjelljes se drejtë dhe të gabuar sipas standardeve racionale e konkrete të

kërkuara me kodin etik dhe atë penal juridik. Etika jonormative përfshin dy forma te hulumtimit:

Etikën përshkruese (diskriptive) dhe metaetikën si përshkruese qe shpjegon fenomenin e besimit

moral dhe sjelljeve, ajo heton modelet e arsyetimit moral dhe gjykimit moral.3 Formimi etik

profesional dhe njoftimi me kodet, si dhe zbatimi i kodit etik-masat disiplinore dhe penale-

denimet, të cilat janё çelёsi kryesor i ngritjes se vetedijes e përgjegjësisë në rolin e punëtorëve

shëndetësor për t’i evituar dhe zvogëluar rastet e gabimeve e shkeljeve. Pra, analiza e shtjellimi i

të gjitha obligimeve e standarteve etike dhe kerkesat juridike që duhet të përmban etika dhe puna

e punëtorëve shëndetësor ndaj pacientëve, raportet mes punëtorëve shëndetësor me pacientët dhe

familjarët e tyre; të përshkruhen aftësit e punëtorëve shëndetësor për të vlerësuar nevojat e

pacientëve; të vlerësohen shkathtësitë e punëtorëve shëndetësor në komunikimin me pacientët,

etj qe shkojnë në favor të evitimit të shkeljeve e gabimeve etike dhe veprimeve kundervajtëse e

penale. Qëllimi i këti punimi është fokusimi direkt në trajtimin e pandërgjegjshëm mjekësor. Në

fokus të këtij punim është vënë rëndësia e pakontestueshme e etikës në përgjithësi, e cila ka

ndikim të gjithanshëm në punën e personelit shëndetësor dhe në evitimin e shkeljeve e gabimeve

gjatë punëve profesionale, kryesishte roli i kodit etik dhe kodi penal juridik në rastet e gabimeve

e shkeljeve profesionale shendetësore.

3 Milika Dhamo & Anila Sulstarova : Etika në këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006, f. 16

8

3.Metodologjia

Pyetjet që punimi do të sjellë përgjigje janë: -Cilat janë gabimet dhe shkeljet etike e juridike të

stafit gjatë puneve profesionale shendetësore? -Cilat janë llojet dhe rrethanat e këtyre shkeljeve

qe mund të dalin ne praktika e situata të ndryshme? -Me cilin Kod Etik dhe Kod Penal të

Kosovës trajtohen keto gabime e veprime te pandërgjegjsheme profesionale mjekësore? -Si dhe

sa zbatohen këto kode etike e disiplinore dhe juridiko penale? -Cilat janë aspektet e shkeljeve

dhe ndeshkimeve?-Cili është sanksionimi etik dhe juridiko penal i shkeljeve kokrete profesionale

shendetësore që adresohen në Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015) dhe ne Kodin Penal

të Kosovës (2012) kapitulli XXII (22), sidomos neni 260, qe ka të bëje direkt me trajtimin e

pandërgjegjëshem mjekësor. -Si të arrihet zvoglimi i këtyre shkeljeve e gabimeve? -Cilat janë

shkaqet, bartësit dhe pasojat e dukurive negative në institucionet shendetsore? -Cilat janë

strategjitë dhe mënyrat e luftimit të dukurive negative? Kompleksiteti i objektit të studimit,

kërkoi modele e strategji të hulumtimit me analiza, krahasime, vlerësime, etnografi vrojtuese e

teori të bazuara. Pra, kërkoi këndvështrime të shumta me metodat përkatëse. Metodat e përdorura

në këtë punim janë cilësore, sasiore e të përziera, me teknikat metodike për mbledhjen e të

dhënave parësore e dytësore. Hulumtimi u bë përmes argumentimit, klasifikimit, rishikimit të të

dhënave e rezultateve të gjertanishme; mbledhjes së treguesve dhe analizës e sintezës së tyre

përmes induksionit e deduksionit. Veçanërisht, duke ju qasur shkaqeve dhe pasojave sipas

faktorëve e influencave.4 Argumentimi, paraqitja e rezultateve kërkimore, u bë sipas

preferencave metodologjike për hulumtime kërkimore. Burimet e të dhënave për këto çështje,

janë marr nga Aktet etike dhe juridike perkatese në Republiken e Kosovës. Gabimet dhe shkeljet

profesionale shendetësore të periudhes tri vjeçare, i kam vëzhguar e hulumtuar në Qendrën

Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”në Klinë; në Spitalin regjional Pejë ; në

ambulancat private në Klinë dhe në Pejë; nga intervistimi i pacientëve të këtyre dy komunave që

janë trajtuar edhe në QKUK; nga Raportet mbikëqyrëse komunale në Komunen e Klinës; nga

Gjykata themelore ne Pejë dhe dega në Klinë; nga raportimet e pacienteve dhe familjaret e tyre,

qytetaret, shoqëria civile dhe nga raportimi i mediave për shkeljet dhe per masat ndëshkuese. E

kam shqyrtuar Literaturen e jashtme dhe vendore që lidhet më temën; ligjeratat dhe praktiken

gjatë studimeve dhe analiza e Kodeve etike dhe Kodeve penale.

4 Mathes, B. & Ross, S. (2010): Metodat e hulumtimit në shkencat shoqërore e humanitare, përkth. Tiranë:ÇDE

9

Kapitulli i dytë: Gabimet dhe Shkeljet mjekësore

2. Karakteristikat e gabimeve e shkeljeve mjekësore

Gabimet dhe shkeljet mjekësore janë shkelje e parimeve etike profesionale dhe shkelje e ligjit të

sanksionuara me kodin penal. Respektimi i punës e sjelljes etike dhe ligjore është obligative dhe

e sanksionuar me kodet etike dhe kodet juridike. Shkeljet etike dallohen nga ato juridiko penale

ngase, bëhen nga pakujdesia dhe pasojat janë me të vogla se ato penale. Për t’i kuptu shkeljet dhe

gabimet etike dhe juridike kërkohet të analizohen Parimet themelore etike obligimeve të stafit

mjekësor qe parashihen me Kodet etike dhe me dispozitat e Kodit penal gjatë karrierës

profesionale. Këtë obligim e theksojnë shprehimisht të gjitha kodet. Psh. në “Neni 67 – Detyrim

për respektimin e Kodit, theksohet: “Eshtë detyrë e të gjithë mjekëve, e studentëve të mjekësisë

që asistojnë apo zëvendësojnë mjekët në detyrë, si edhe e mjekëve praktikantë të njohin dhe të

zbatojnë dispozitat e këtij Kodi gjatë gjithë karrierës profesionale. Mosnjohja nuk e përjashton

asnjërin nga përgjegjësia dhe masat ndëshkimore për çdo kundravajtje të kryer.”5 Edhe në

Kodin Etik të personelit mjekësor dhe Kodin etik të Infermiereve të Kosovës (2015) në

Dispozitat përfundimtare përkufizohet qartë se, “Respektimi i dispozitave të këtij kodi janë të

detyrueshëm për të gjithë anëtarët e OIK-ut. Dispozitat e këtij Kodi janë obligim për të gjithë

infermierët, mamitë dhe profesionistet tjerë shëndetësor’’6

Për zvoglimin dhe evitimin e gabimeve e shkeljeve, kërkohet domosdo njohja e Kodit dhe

legjislacionit në fushën e shëndetësisë dhe Betimi i Mjekut dhe stafit që shpreh angazhimin se do

t’i respektojë me përpikmëri dhe me vullnet të plotë. Çdo akt mjekësor, apo sjellje profesionale

në kundërvajtje me dispozitat e këtyre Kodeve etike e juridike përbën objekt për ndjekje

disiplinore dhe gjykim. Çdo mjek dhe staf mjekësor e ka për detyrë të njoftojë organet përkatëse

për të gjitha shkeljet e gabimet që janë në kundershtim me dispozitat e Kodit etik e penal. Pra,

mision dhe obligim i të gjithë stafit mjekësor në të gjitha institucionet shendetësore-publike e

private, i kanë këto obligime etike e juridike profesionale. Abuzimi konsiderohet shkelje ligjore

dhe etike, dhe ndëshkohet përball këtyre akteve normative.

5 Rregulloren e Gjykimit Disiplinor Profesional të Urdhrit të Mjekëve në Republikën e Shqipërisë (01.06.2000) bazuar në Ligjin 8615 të Koditpenal në Republikën e Shqipërisë.6 Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015), Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, Dispozitatpërfundimtare.

10

Çdo mos respektim i Kodeve dhe gabim i qellimshem apo i pavetëdijshëm, i papërgjegjshëm,

paraqet abuzim dhe konsiderohet shkelje ligjore dhe etike, dhe ndëshkohet.

“Gabimi,i cili nuk përmirsohet-ai është gabim i vërtetë”

Për gabimet në shërbimin mjekësor ka një reagim të ashpër e të bujshëm dhe kërkohet ndëshkim

nga organet disiplinore të institucionit, nga administrata publike shëndetësore, nga gjykatat,

urdhërat e profesionistëve, shoqatat dhe odat profesionale shëndetësore, etj. Të gabosh ndaj të

sëmurit do të thotë të dëmtosh shëndetin, të rrezikosh një jetë, të ndërlikosh situatat, të shkaktosh

një invaliditet, apo fatkeqësisht të humbet një jetë. Por, në të njëjten kohë studiuesit e shumtë

theksojnë se gabimi është njerëzor dhe shpesh i paqellimtë dhe ata mendojnë se ka nevojë edhe

për një trajtim e qëndrim njerëzor ndaj këtij fenomeni.

Të gabuarit është një fenomen i lashtë aq sa vetë mjekësia. Një nga postulatët e para që lanë

latinët është: “Primum non nocere”(së pari mos dëmto). Në mjekësi shtrohet çështja të gabosh sa

më pak, sepse është e pamundur të mos gabosh fare për shumë arsye objektive dhe subjektive. E

rëndësishme është që çdo gabim të analizohet dhe të merret masa kur është e mundur që të mos

përsëritet.7 Duke u nisur nga ky fakt në botën e qytetëruar gabimi vetëdeklarohet nga mjeku që

gaboi, falë sigurimit profesional të vetë mjekut apo të strukturave shëndetësore. Vetëdeklaruesi

nuk trembet as nga ndëshkimi jo i drejtë, as nga dëmshpërblimi i invaliditetit tek i sëmuri ngase,

gabimi ishte i paqellimshem dhe i pavetëdijshem (tek ne akoma nuk ka ligj për sigurimet

profesionale).

Gjatë ushtrimit të profesionit, mjeku duhet të ketë parasysh që:

a) Kujdesi për te sëmurin të jetë shqetësimi kryesor;

b) Respekti për dinjitetin dhe jetën private të të sëmurit;

c) Ankesat dhe shqetësimet e të sëmurit të dëgjohen me vëmendje dhe të respektohet mendimi i

tij;

d) Informimi i të sëmurit rreth gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhet të bëhet me kujdes , të

jetë i sinqertë dhe i kuptueshëm;

e) Trajtimi mjekësor i të sëmurit të bëhet me mirëkuptim të dyanshëm dhe me profesionalizëm,

Etj.

Liria e të sëmurit në zgjedhjen e mjekut, pavarësia, dhe përgjegjësia profesionale e mjekut,

përbëjnë trinomin mbi të cilin mbështetet mjekësia moderne.

7 UMSH-Urdhëri i Mjekëve Shqiptar-ent public I licencimit dhe mbikëqyrjes se standarteve te veprimtarise mjekësoresore. shiquar në qershor2017 ne adresen: http://www.urdhrimjekeve.org.al.

11

Këto janë tri kërkesat themelore deontologjike, të cilat respektojnë ndërsjelltas dhe harmonizojnë

të drejtat e detyrat e të sëmurit dhe të mjekut e personelit mjekësor. Si koncept, shkeljet

mjekësore ose kequshtrimi mjekësor përfshin shkelje të natyrës etike, deontologjike dhe ligjore

të mjekut apo personelit shëndetësor gjatë trajtimit mjekësor te të sëmurëve. Kur një shkelje

mjekësore përben faj dhe konsiderohet si krim, atëherë përgjegjësi përballet me Kodin Penal-

dispozitat e tij. Psh: Mjekimi i Pakujdesshëm (neni97), Mosdhënia e Ndihmës (neni98),

Shpërdorimi i Detyrës (neni 248), Deshtimi Kriminal (neni 93)8 etj. Sigurisht që në praktikën

tonë mjekësore hasen raste të pakujdesisë së mjekëve gjatë trajtimit mjekësor të pacientëve, por

janë anakronike disa tendenca kërcënuese ndaj mjekëve përmes `procedimeve penale`, gjoja për

të parandaluar shkeljet mjekësore. Fakti se gabimi mjekësor shpesh përfshin pak ose aspak

fajësinë morale-është i paqellimshem, është një argument kundër një përgjigje ndëshkuese

ligjore-penale, por ky nuk është një argument për tolerimin e gabimeve mjekësore. Fakti se dëmi

i tmerrshëm ka ndodhur në një pacient nuk mund të jetë një arsye vetem për të ndëshkuar dikë,

por një arsye-shkas edhe për të marrë të gjitha hapat e arsyeshëm për të parandaluar gabimet e

tilla qe të ndodhin përsëri. Është e rëndësishme që Kodet ligjore për aksidentet-gabimet në

kujdesin shëndetësor duhet të promovojnë praktika më të sigurta.

Fshehtësia profesionale (confidentiality) - Institucioni i fshehtësisë profesionale është i vjetër sa

edhe vet mjekësia . Themelet e fshehtësisë profesionale mjekësore i gjejmë qysh në betimin e

Hipokratit (... krejt qka do të dëgjoje,shoh .... do t`i mbaj në vete pa i treguar askujt ), të adaptuar

në Konventen e Gjenevës (... do t`i ruaj fshehtesitë e atyre që do të m`i besojnë ...) Rëndesia

specifike e fshehtësisë mjekësore qëndron në faktin se aty fillon besimi i pacientit te profesionisti

shëndetësorë. Me fshehtësi nënkuptojmë njohuritë dhe faktet të cilat nuk duhet t`i tregohen

personave të tjerë e me këte të mos lëndohet personaliteti i pacientit ose interesat e shoqërisë.

Fshehtësia mjekësore është njëkohësisht edhe etike profesionale dhe obligim ligjor. Diagnoza

sipas rregullit duhet të konsiderohet si fshehtësi. Disa pacientë disa semundje i konsiderojnë si të

marrshme. Për sëmundjen e pacientit nuk duhet ta dije as pacienti në shtratin tjeter, nëse

natyrisht ai vet nuk i tregon. Emri dhe mbiemri i pacientit që shërohet në atë institucion është

gjithashtu fshehtësi. Nese p.sh dikush na pyet: A shërohet filani në kliniken neuropsikiatrike? -

duhet te përgjigjemi: Nuk e di! - dhe personin e tillë duhet rekomanduar mjekut kompetent, i cili

do të vlerësoj: çka dhe sa duhet t`i tregojë.

8 Kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Shqipërisë (1996).

12

Zbulimi i fshehtësisë ( Disclosure) -Komunikimi mjek-pacient duhet të jetë i sinqertë në mënyrë

qe të fitohet besimi i ndërsjellë si një ndër parakushtet per të pasur sukses ne proceduren e

trajtimit te suksesshëm. Pacienti duhet të informohet me kohë dhe në mënyre të kuptueshme.

Gjithashtu mjeku duhet t`i tregojë pacientit se si, kur dhe kënd do ta informojë për sëmundjen.

I sëmuri ka te drejtë te informohet per sëmundjen në bazë te Konventës ndërkombetare të

Gjenevës, të vitit 1987. Gjithashtu sipas Kodeksit Etik te Shoqatës se Mjekëve te Kosovës çdo i

sëmurë ka të drejtë te informohet për sëmundjen dhe procedurën komplete mjekësore.

E drejta e pacientit -Ne aspektin etik dhe legal, pacienti ka të drejtë të njoftohet se çka ka ne

dokumentacionin e tij mjekësor. Legalisht, dokumentacioni mjekësor është pronë e mjekut apo

institucionit mjekësor, edhe pse të dhënat ne këte dokumentacion janë pronë e pacientit.

Mjeku duhet t`i ofroj informata pacientit ose palës se tretë informatat që i perkasin pacientit.

Nese pacienti kërkon pjesë te dokumentacionit mjekësor , mjeku duhet t`i japi vetëm fotokopjet,

kurse dokumentet origjinale jepen vetëm nese këto i kërkon gjykata. Pra, mjeku konsiderohet si

depozitues i të dhënave konfidenciale dhe mund t`i shpalos vetëm kur paraqitet kërkesa ligjore.

Baza e të dhënave elektronike dhe fshehtësia profesionale - Zhvillimi i shpejt i teknologjisë

elektronike dhe informatikës viteve të fundit ka bëre që të dhënat shëndetësore të grumbullohen

në formë të bazës se te dhënave elektronike. Për këte mjeku është i vetëdijshëm dhe gjithmon

duhet te jetë tejet i kujdesshëm nga dalja e informatave të tilla me të dhëna konfidente

profesionale. Mjekët kanë të drejtë dhe detyrim të vendosnin se si duhej të ekzaminohen dhe

trajtohen pacientët. Është përgjigjësia e tyre profesionale morale e juridike që të merrën vendime

në emër te pacientit, duke i shërbyer interesit më të mirë të tij. Në asnjë dokument professional

juridik-etik nuk shkruhet dhe as nuk kërkohet nga mjeku apo infermieri që në praktikën e

përditshme të punës së tyre të jenë te detyruar të informojnë pacientin mbi gjithqka që kishte të

bënte me sëmundjen e tij, por edhe për t`u marrë atyre konsentin në lidhje me trajtimin apo

ndërhyrjet mjekësore.9 Shumica e ketyre veprimeve e rrethanave në kontekst të gabimeve e

shkeljeve janë te normuara e sanksionuara me kodet etike dhe kodet juridike. Pra, shkeljet dhe

gabimet profesionale mjekësore kanë aspektin permbajtësor etik dhe aspektin juridik.

9 Ornela Xhangolli Dervishi- Komunikimi infermier-pacient, thelbësor për një shërbim efektiv, Tiranë 2015, fq.1.

13

3. Llojet e gabimeve dhe shkeljeve mjekësore

Shkelje e gabime të papërgjegjshëme të qëllimta apo të pavetëdijshme të stafit mjekësor në

institucion publik apo privat, qe ndëshkohen me kode etike e penale, kryesishtë janë:

mos afrimin e kujdesit shëndetësor përkatës;

mos angazhim në rast katasrofe e lufte;

mos ndihma në raste urgjente;

marrëdhënie jokorrekte me kolegët dhe personelin;

mos ruajtjen e reputacionit profesional dhe figurës morale;

mos edukimin dhe përditësimin e dijeve;

vlerësimin jo të drejtë dhe jo te plotë të gjendjes së të sëmurit;

mos dhëniën e kontributit për edukimin e kolegëve trajnimin e mjekëve të tjerë;

përzierja në çështjet familjare;

mos ruajtja e sekretit;

mos lehtësimin i vuajtjeve për të sëmurin;

iformimin jo të drejtë te të sëmurit që është për t’u informuar;

mos informimi i familjarëve;

gabimet në proçedurat diagnostikuese e mjekuese;

mos respektimin e pëlqimit pas infomimit (konsenti i informuar);

mohimin e përfitimit te të drejtave;

vazhdimësin e mjekimit;

kujdesi gjatë ndërrimit të mjekut kurues;

mos dhënia e ndihmës mjekësore për të dënuarit;

mos mjekimi dhe jo ushqyerja e detyruar për të dënuarin;

mos dokumentimi i veprimeve mjekësore;

mos lëshimi i dokumentave mjekësore;

pasaktësitë dhe abuzimi me dokumentet mjekësore;

mos respektimi i të drejtes dhe ankesave të sëmurëve;

mos lehtësimi i vuajtjeve të sëmurit që është duke vdekur;

jo respektimi i familjarëve në rastin e vdekjes të sëmurit;

ndërhyrjet gjymtuese;

mos respekti reciprok midis mjekëve dhe stafit mjekësor;

14

mos solidariteti ndaj kolegëve;

qëndrimi jo adekuat ndaj sjelljes jo korrekte të kolegëve;

qëndrimet jo adekuate ndaj gabimeve te bashkëpunëtorve;

raportet e një mjeku me mjekun kurues dhe me të sëmurin duhet të jenë korrekte, të

sinqerta dhe të ndershme;

mos këshillimi dhe mos konsultimi me kolegët;

mos informimi lidhur me kujdesin për shëndetin seksual;

ndërprerja e shtatëzanisë dhe sterilizimi pa marrë pëlqimin e të interesuarve mbasi t’i ketë

informuar mbi indikacionet, rreziqet dhe pasojat e mundshme dhe parashikimet ligjore;

aplikimi i metodave të riprodhimit të ndihmuar nuk i lejohet të ndërmarrë një proçedurë

mjekësore përveçse, në kushtet e parashikuara me ligj apo akte të tjera të ligjshme.

stafi mjekësor domosdoshmërisht duhet të zotërojë njohuritë bazë shkencore dhe etike, të

njihet me metodat që aplikohen në përputhje me konceptet e pranuara botërisht dhe të

njohura me ligj. Ai e ka për detyrë të informojë hollësishëm partnerët mbi proçedurën,

mundësitë e suksesit dhe dështimit duke marrë pëlqimin e tyre pas informimit;

mos respekti i së drejtës për t’u larguar nga studimi i personit të përfshirë në studim me

vullnetin e tij të lirë, në çdo moment;

mos raportimi i rezultateve;

mos aplikimi i metodave të reja;

abuzimi me embrionet njerëzore dhe transplatimi i indeve dhe organeve jashta rregullave

ligjore;

marrja e mitos dhe financimet jo te ligjshme;

mjekësia si biznes, publiciteti, ortakërit-mjekut dhe stafit mjekësor nuk i lejohet të hyjë

dhe të veprojë në ortakëri me farmacistë, stafet ndihmuese apo persona të tjerë për

qëllime fitim prurëse të paligjshme; pra, nuk i lejohet të praktikojë mjekësinë si biznes;

çdo institucion publik apo privat, ushtrimi i profesionit duhet të jetë objekt i një

kontrate të shkruar, e cila duhet të jetë në përshtatje me dispozitat qe përmbush detyrimet

ligjore, etike dhe deontologjike mjekësore;

mos njoftimi për të gjitha shkeljet qe janë në kunder vajtje me dispozitat e Kodit etik dhe

kodit penal. Etj.

Përvoja e gjertanishme i konsideron dhe i klasifikon gabimet në tri grupime:

15

A)Gabime të mjekësisë.

Shkencat dhe veprimet mjekësore akoma nuk janë aq precise, siç thuhet shpesh akoma: s’është

matematikë. Protokollet diagnostike dhe terapeutike përpiqen ta disiplinojnë sa më shumë

praktikën mjekësore. Bazuar në studimet klinike parashikohen përqindje mos suksesi, zgjidhje

jo të plota dhe dështime në rezultatin përfundimtar. Gjendja e pa përsosmerisë së shkencës

mjekësore sot dëshmohet edhe në disa metoda diagnostifikuese dhe mjekuese të saj (p.sh shpim i

uterusit gjatë kyretazhit pas abortit në kushte spitalore meqënëse, kjo ndërhyrje s’ka si

kontrollohet me sy). Studimi i jatrogjenisë gjithashtu flet për mjaft mangësi në përsosmërinë e

kësaj shkence. Duke konsideruar faktoret e mësipërm në disa struktura cilësore në botë ka grupe

që studjojnë dhe menaxhojnë riskun për arsyet e mësipërme, pra përditë menaxherët e riskut

studjojnë, analizojnë dhe programojnë për parandalimin apo minimizimin e pasojave tek të

sëmurët (këto gjëra mungojnë tek ne).

Gabime të sistemeve shëndetësore. -Dmth. gabime që rrjedhin gjatë zbatimit të ligjeve,

rregullave apo urdhëresave që disiplinojnë shërbimet shëndetësore; dhe

Gabime të personelit. - Këto lidhen me shkelje të etikës dhe deontologjisë mjekësore, pa

aftësi e mangësi kualifikimesh individuale të profesionistëve, si dhe mangësi kushtesh,

mjetesh diagnostikuese ose mjekuese, si dhe kufizime apo mangësi në mundësitë që

ofrojnë strukturat ku ata punojnë. etj.

Me gabimin mjekësor etik kuptohen të gjitha veprimet e gabuara të mjekut ose personelit

mjekësor gjatë ushtrimit të profesionit të tyre të kryera në mirëbesim dhe që nuk përmbajnë

element pakujdesie të qëllimshme. Shkaqet e tyre janë të ndryshme:

Gjendja e papërsosmërisë së shkencës mjekësore

Pamjaftueshmëria e dijeve apo përvojës së mjekëve. Këtu mund të përmendim gabime

diagnostike, si psh marrja për gastrit akut i një infarkti akut i miokardit etj.

Nga studuesit këtu theksohet se, s’mund të kërkohet e njëjta gjë nga një mjek i ri i sapo

diplomuar më atë që kërkohet ndaj një mjeku të afirmuar e me pervoj. Të dy mund të gabojnë, i

riu nga mungesa e përvojës, ndërsa tjetri nga pa aftësia profesionale. Kushtet në të cilat punohet,

mungesat në mjete diagnostikuese dhe mjekuese, vendndodhja, si dhe mangësitë që ofrojnë

strukturat shëndetësore ku punohet.

16

Gabimet mjekësore mund të jenë:

Gabime diagnostifikuese (s’duhet harruar dhe fakte si: ecuria dhe forma tipike të

sëmundjes, refuzime nga i sëmuri për ekzaminime të ndryshme apo të mos shtrimit në

spital etj).

Gabime terapeutike (taktiko-mjekuese dhe tekniko-mjekuese)Ndeshur si gjatë mjekimeve

konservative ashtu edhe kirurgjikale, psh taktikë e gabuar mjekuese pas një diagnoze të

gabuar, pamjaftueshmëri dijesh apo përvoje nga mjeku, mungesë aparaturash, barnash,

apo refuzime nga vet i sëmuri per aplikim te metodave të ndryshme të trajtimit.

B) Mjekimi i pakujdesshëm - pakujdesia (neglizhenca) mjekësore.

Kjo përbën formën më të rëndë të shkeljeve. Në manualin e Mjekësisë ligjore përkufizohet:

“Pakujdesia (neglizhenca) në kuptimin e saj të përgjithshëm do të konsiderohet mos kryerja ose

kryerja e një veprimi, të cilin një person mjaft i kujdesshëm duhet që ta kryente, ose të mos e

kryente në rrethana të caktuara.”10

Në Kodin Penal të Shqiperisë, neni 96: “Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurit nga ana e mjekut

ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe mos zbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga

personeli mjekësor ose farmacistët kur ka shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit, ka rrezikuar

jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet. Po

kjo vepër kur ka shkatuar infektimin e të sëmurit me HIV/AIDS, dënohet me burgim nga 3 deri

në 7 vjet”11. Siç shihet Pakujdesia Mjekësore do të përmbajë veprime ose mos veprime të

pakujdesshme të mjekut ose personelit tjetër mjekësor, të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e

shëndetit të lehtë ose të rëndë, deri në vdekjen e tij. Vëmendje dhe kujdes të veçantë kërkon

njohja dhe vlerësimi i drejtë i fatkeqësive-gabimeve dhe shkeljeve mjekësore. Me këtë term

nënkuptojme një përfundim pa rezultat të mirë të mjekimit, jo nga pakujdesia apo gabimi i

mjekut, por si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, i veçorive individuale të organizmit, i rrethanave

jo të favorshme etj. Në bazë të të dhënave aktuale të shkencës mjekësore, mjeku nuk është në

gjëndje t’i parashikojë këto ndërlikime të mundshme të sëmundjeve12. Në këtë kategori futen

vdekjet e papritura në tavolinën e operacionit nga ndalesa reflektore e frymëmarrjes, shoku

operator, shoku emocional para dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, mbindjeshmëria e organizmit

10 Manuali i Mjekësisë ligjore në Republikën e Shqipërisë, Tiranë.11 Kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Shqipërisë (1996) Ligjin 8615.12 Revista: “Doktor33” NNr. 28 tetor 2016, Autor Fatmir Brahimaj: Një veshtrim mbi gabimet mjekësore, Tiranë, faqe 17. Shiquar nëqershor/2017 në adresen: https://www.doktor33.com-al

17

ndaj lëndëve të ndryshme anestetike. Nganjëherë, këto mund të jenë pasojë e mbindjeshmërisë së

organizmit ndaj medikamenteve të ndryshme, psh. shoku anafilaktik nga përdorimi i

antibiotikëve (penicilina etj).

Gabimi mjekësor mund të ketë ardhur nga paaftësia profesionale, kurse, pakujdesia mjekësore

përbën një shkelje mjekësore më të rëndë. Shpesh herë në praktikë nuk është e lehtë të dallohet

një rast pakujdesie mjekësore nga një gabim mjekësor. Kjo vështirësi ndeshet-trajtohet edhe në

proçeset gjyqësore, duke marre mjek ligjor për ekspertizën mjekësore per të nxjerr te verteten

nevoiten prania e një eksperti të dytë klinicist e specialist i fushës, që të dijë të gjykojë

respektimin e protokolleve klinike. Kështu do të gjykohej më drejtë dhe do të zbuloheshin

shkaqet, rrethanat dhe përmasat e pakujdesisë.

Pakujdesia mjekësore mund të vlerësohet në rrugë gjyqësore civile (aplikohet në shumë vende të

botës), si dhe me ndjekje penale sidomos për rastet e rënda apo vdekjeprurëse. Kjo aplikohet

edhe në vendin tonë ku shumë raste i nënshtrohen proçeseve gjyqësore. Rastet fillojnë me

ankesën e familjarëve apo të të sëmurëve. I sëmuri i kërkon mjekut të kurojë sëmundjen e tij,

mjeku merr përsipër ta kryej këtë detyrë, pra ta mjekojë. Në këto marrëdhënie ka shumë rëndësi

Etika Mjekësore si përgjegjësi profesionale e mjekut, po ashtu dhe edukata qytetare e të sëmurit,

si dhe përgjegjshmëria e tij për të kryer në kohën e duhur dhe me përpikmëri këshillat e mjekut.

Në parim në çdo rast Pakujdesie Mjekësore duhet parë këto elementë:

Vërtetimi i pasojës, si dhe lidhja shkak-pasojë (pra nëse pasojën e ka shkaktuar nga pakujdesia

mjekësore). Koncepte të tjera të rëndesishme janë : Faktet flasin vetë, psh: kirurgu ka harruar

tampon apo instrument në barkun e pacientit. Koncepti i përgjegjshmërisë zëvendësuese sipas së

cilit mjeku drejtues mban përgjegjësi për çdo veprim të pakujdesshëm të mjekëve që ka në

varësi. Pakujdesia kontribuese: ky koncept përdoret në rastin kur mjeku i paditur për

pakujdesinë mjekësore paraqet pretendimin se kujdesi shëndetësor që ka treguar pacienti

përkatës, ka qenë nën standardin e kujdesit që një person normal e i kujdesshëm, do të tregonte

për veten e tij. Supozimi i riskut: mjeku s’mban përgjegjësi kur ka informuar të sëmurin se

proçedura diagnostikuese apo mjekuese ka këtë risk, i cili është pranuar nga vetë i sëmuri.

Siç shihet të gabuarit në mjekësi është i ndërlikuar e i ndërthurur, kompleks, shumëfaktorësh,

hera herës jo i thjesht, prandaj edhe gjykimi i tij kërkon një profesionalizëm të lartë, analizë të

gjerë për të caktuar drejt shkaqet, përmasat e vërteta, pasojat dhe përgjegjësitë.Sigurisht edhe

gjykimi profesional mjekësor, siç do gjykim tjetër kërkon ndershmëri, përgjegjëshmëri, paanësi

18

për të qënë real, i drejtë dhe i besueshëm.13 Si përmbledhje të këtij shkrimi preferoj të citoj

thënien e njërit prej lektorëve, në një nga veprimtaritë ndërkombëtare kushtuar “Sigurisë së

pacientit dhe gabimeve mjekesore”:

Të gabosh është njerësore, të njohësh ketë gabim është domosdoshmëri. Të mësosh nga

gabimet dhe të ndalosh përsëritjen e tyre është zgjuarsi.”

C) Shkeljet mjekësore:

Shkeljet mjekësore mund të përkufizohen si: braktisje të detyrimit profesional mjekësor apo

dështim në aplikimin e shkathtësive dhe njohurive profesionale,gjatë ofrimit të shërbimeve

mjekësore,që për pasojë kanë dëmtimin e shëndetit të pacientit.

Shkeljet mjekësore konsiderohen mangesitë ose të mëta e pa justifikueshme në shkathtësitë

profesionale dhe veprimet e dëmshme të punonjësve shëndetësorë,gjatë ushtrimit të profesionit.

Nga përkufizimi i lartëpërmendur dalin dy elementet bazë të shkeljeve mjekësore: Pakujdesia

dhe Qëllimi dashkeq (dashja kriminale). Nëse njëra nga këto dy elemente është present dhe për

pasojë kemi dëmtimin e shëndetit të pacientit, punonjesi shëndetësor mund të ngarkohet me

përgjegjesi penale. Andaj,per tu konsideruar shkelje mjekësore duhet që:

Mjeku, farmacisti ose personeli tjetër mjekësor,të kenë kryer një veprim ose mosveprim

nga pakujdesia ose me dashje,

Si rrjedhojë e tyre,të kemi një dëmtim(pasojë)të shëndetit,rrezikim të jetës apo edhe

vdekjen, dhe

Të ketë lidhje shkakësore(kauzale) midis dëmtimit (pasojës) dhe veprimeve të

pakujdesshme ose të kryera me qëllim.

Shkeljet mjekësore,për dallim nga gabimet dhe fatkeqësia mjekësore,konsiderohen “faj”dhe

kryesit e këtyre shkeljeve ngarkohen me përgjegjesi penale. Në aspektin teorik,rastet të cilat kanë

elemente të pakujdesisë mjekësore por që nuk rezultojnë me pasoja për shëndetin e pacientit,nuk

do të konsiderohen çështje të ndjekjes penale. Në raste të tilla,sistemit gjygjësor nuk i intereson

aspekti teorik i shkeljeve mjekësore, por i intereson lidhja shkakësore konkrete midis dëmtimit

dhe veprimit të pakujdesshëm të mjekut. Të gjitha këto lloje dhe nenlloje, si dhe rrethenat e rastet

konkrete jane të sansionuara me kodet etike, kodet penale dhe me aktet nderkombëtare.

13 UMSH-Urdhëri i Mjekëve Shqiptar-ent public I licencimit dhe i mbikëqyrjes se standarteve të veprimtarisë mjekësore. Shiquar nëqershor/2017 ne adresen: http://www.urdhrimjekeve.org.al.

19

Kapitulli i tretë: Aspektet etike të gabimeve e shkeljeve mjekësore

4. Rëndësia e etikes mjekësore

Punonjësit shëndetësor sipas normave etike-deontologjike, janë të obliguar t’i ofrojnë shërbimin

pacientit pa dallim race, feje, kombësie, pa dallime ideologjike apo politike, pasurisë, etj. Sjellja

e mjekut dhe stafit mbeshtetes duhet të jetë në përputhje me dinjitetin që kërkon profesioni, dhe

është i detyruar t’i njohë dhe t’i respektojë normat etike e juridike përkatëse. Kodet etike e

juridike e përsosin sjelljen profesionale mjekësore. Si shkencë mbi moralin-nga greqishtja fjala

etikë do të thot “zakon”, “traditë”dhe ethicos14 - i moralshëm; ndërsa, (mos,moris- fjalë latine që

do të thotë Etika” dhe “Morali” qe janë dy terma, të cilat në jetën e përditshme ju referohen

zakoneve sociale dhe rregullave të mirësjelljes. Etika është degë e cila merret me vlerat që kanë

të bëjnë me sjelljet e njerëzve në kuptim të asaj se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë për

veprimtari të caktuara për të mirën dhe të keqen e motivit dhe përfundimit të atyre veprimeve.

Etika është një kod udhëheqës që paraqet një ideal të sjelljes për një grup të caktuar njerzish dhe

profesioneve.

Etika e kujdesit shëndetësor ka të bëjë me mënyrën se si profesionistët përmbushin detyrat e tyre

dhe si këta profesionistë sigurojnë kujdesin për pacientët. Etika tërhiqet nga praktikat imediate

dhe përpiqet të zbulojë disa nga qëllimet dhe motivet e një sërë vendimeve morale dhe

praktikave, si për individët dhe shoqëritë ( Grahm Rumbold,1999).15 Sokrati ka shtruar pyetjen

"Se si duhet të jetojë?". Thelbi i kësaj sfide ishte çështja e një "jetë më të mirë", por më tepër një

kuptim thelbësor me vlerë për një jetë të mirë, duhet për të jetuar në përputhje me një sërë

vlerash qe duhet te jenë të qarta e racionaliste. Pra, për të kuptuar më mire etikën duhet t’i

kuptojmë vlerat nga të cilat ato dalin.16

Etika në kuptimin e gjerë nënkupton kërkimin e normave ose rregullave të mirësjelljes, analizës

se vlerave, të menduarit mbi bazën e vlerave. Etika mund të fokusohet në një ose në shumë

forma të hulumtimit ( etika normative, etika jo normative). Etika normative -është studimi i

veprimeve etike, ajo shqyrton normat dhe kriteret e sjelljes se drejtë dhe të gabuar, me qëllim

themelimin e standardeve racionale te sjelljes. Etika jonormative perfshin dy forma te

hulumtimit: Etikën pershkruese (diskriptive) dhe metaetikën.

14 Naser Ramadani - Shendetsia Publike & Etika,Prishtine 2015, Kapitulli I,fq 117-167.15 Brizida Refatllari (Furxhi), Venetike Merkaj, Floreta Kurti,- Etika dhe Deontologjia Mjekësore ,2015, fq.11-13.16 Sokrat Meksi,Bardhyl Çipi – Etika Mjeksore,Tirane 2013,Kapitulli II,fq 37

20

Etika përshkruese heton dhe shpjegon fenomenin e besimit moral dhe sjelljeve; ajo heton

modelet e arsyetimit moral dhe gjykimit moral.17 Etika normative në kuptimin e gjerë nënkupton

kërkimin e normave ose rregullave të mirësjelljes, analizës se vlerave, të menduarit mbi bazën e

vlerave Metaetika ka lidhje me analizen e gjuhës morale dhe koncepteve te përdorura në

hulumtimin etik dhe ne logjikën e justifikimit moral.

Ndërsa, Etika mjekësore ofron njohuritë bazë për të kuptuar dhe njohur principet etike në

shëndetësi, rolin e stafit shëndetësor, relacionin profesionist shëndetësor-pacient, shëndetin dhe

sëmundjen, standardet etike, deontologjinë, kodekset dhe legjislacionin perkatës shëndetësor.

Njohja e etikës infermierore është me rëndësi të veçantë në zhvillimin profesional dhe shkencor

në infermierinë moderne. Në rastin tonë vlerat dhe normat etike kanë të bëjnë me sjelljen e

drejtë ose jo e drejtë-të mirën dhe të keqen e motivit dhe përfundimit të veprimeve te stafit

mjekësor, veçmas atij infermier. Etika mjekësore ofron njohuritë bazë për të kuptuar dhe njohur

principet etike në shëndetësi, rolin e stafit shendetësor, relacionin profesionist shëndetësor-

pacient, shëndetin dhe sëmundjen, standardet etike, deontologjinë, kodekset dhe legjislacionin

shëndetësor. Njohja e etikës infermierore është me rëndësit të veçantë në zhvillimin profesional

dhe shkencor në infermierinë moderne, dhe paraqet domosdoshshmeri njohjen dhe respektimin e

kodeve etike, pa te cilat nuk ka profesion në shendetësi. Çdo jo respektim, shkelje e gabim

mjekësor ndëshkohet fuqishem, ngase pasojat e jo respektimit janë tejet të rënda.

Etika ështe disiplinë shkencore filozofike e cila merret me hulumtimin e moralit. Morali mund të

definohet si praktikë pozitive e shoqërore gjegjësisht njeriut dhe shoqërise. Një përkufizim tjetër

thotë: Etika mjekësore është diciplinë që studjon tërësinë e normave te sjelljes, te parimeve

morale te profesionistëve shëndetësore, duke përfshirë nje sërë çështjesh, si marëdhëniet e

mjekëve midis tyre dhe personelin e mesëm dhe të ulët mjekësor, norma morale të mjekut në

jetën e perditshme, nivelin kulturor dhe pastërtin morale te tij,etj. Të drejtat ligjore pretendohet

se njihen si te vlefshme nga sistemi ligjor, ndërkohë që të drejtat morale zakonisht derivojnë nga

konsideratat teorike te zakoneve, traditave dhe nuk janë të nevojshme të mbështeten nga rregullat

ligjore.

Në mbrojtjen e disa të drejtave të pacienteve, profesionistet shëndetsorë mund të jenë te pasigurt

nëse standardet ligjore ose standardet etike do të justifikojnë veprimet e tyre.

17 Milika Dhamo & Anila Sulstarova - Etika në këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006, f. 16

21

Shumë të drejta morale të pacientëve si vetëvendosja-autonomia apo konsenti i informuar, mund

të mbrohen nga ligji, por mund të mos jetë gjithmonë si në pajtimme rastet konkrete. Një pacient

mund të pretendojë të drejtën morale për të vdekur dhe per të mos u mbajtur ne jetë, kur ai është

duke vuajtur nga një sëmundje serioze në stadin e fundit të një sëmundje të pashërueshme.

Megjithatë duhet të kemi parasysh se dhënia fund e jetës së një pacienti duke i hequr mundësinë

të ushqehet në mënyrë artificiale mund të cilesohet si joligjore për profesionistët e shëndetësisë

dhe varet nga juridiksioni dallues konkret i një vendi më egjislacionin e një vendi tjetër.

7. Kodet etike dhe gabimet e shkeljet mjekësore

Qysh prej kohërave të lashta është menduar se profesioni mjekësor është mjeshtri e cila bazohet

në dy shtylla themelore: shtylla e parë është profesionalizmi dhe zotërimi i teknikës mjekësore,

dhe shtylla e dytë është etika me parimet e humanitetit, e cila zbukuron shkencën mjekësore. Kjo

është mësuar në shkollat mjekësore, që nga antikiteti. Babai i etikës mjekësore dhe shkencës së

mjekësisë është Hipokrati. Dokumenti i parë i shkruar në formë të betimit është njohur si Betimi

i Hipokratit. Pas tij radhiten shkrime të ndryshme në formë betimesh të cilat me kohë kanë

marrë formen e kodekseve. Me termin kodeks i etikës mjekësore nënkuptojmë dokumentin e

shkruar me të cilin prezentohen qartë parimet etike dhe obligimet e profesionistëve shëndetësor.

Betimi i Hipokratit në formën e tij origjinale shpall: “Unë do të ndjek atë sistem të regjimit, të

cilin sipas aftësitë dhe gjykimit tim e konsidroj të mire për pacientin tim dhe do të heq dorë nga

çfarëdo që është e dëmshme dhe djallëzore”.Në formën e saj të rinovuar, Shoqata Mjekësore

Botërore, (1948), thekson: “Shëndeti dhe jeta e pacientit tim do të jenë konsiderata ime e pare”.

Standardet etike janë zhvilluar brenda klimes historike, sociale, kulturore e filozofike, dhe janë

shndërruar në norma vazhduese per periudhen pasuese. Është e rëndësishme të bëhet një dallim

mes ligjit dhe etikës. Shumë veprime të profesionistëve të shendetësisë janë të sanksionuara me

ligje dhe të njejtat edhe me norma etike; disa te tjera mund te jenë të sanksionuara me ligje por,

nuk janë te percaktuara me kodet etike; si dhe disa norma etike nuk janë te sanksionuara me

ligje. Psh. në disa vende mund të konsiderohet ligjore pjesëmarrja në abort. Në vende të tjera,

mund te jetë joligjore pjesëmarrja në abort edhe pse profesionisti shëndetësor individualisht

mund të besojë që aborti nga ana etike është i justifikueshëm.

22

Një arsye qe ligji dhe etika perplasen me njëra-tjetrën është qe të dyja përdorin termin e drejtë.18

Të kësaj natyre mund të jenë edhe gabimet e shkeljet etike në shendetësi te cilat janë të theksuara

në kodin etik në çdo vend. Legjislacioni në shëndetësinë publike është ngushtë i lidhur me

funksionimin e mbarë të shëndetësisë kosovare. Kjo fushë e veprimtarisë profesionale mjekësore

ka të bëje me çështjet juridike të ofrimit të shërbimeve preventive dhe rehabilituese e popullatës.

Legjislacioni mjekësor e ka zanafillën e vet qysh nga antika, por legjislacioni modern ka

zanafillen e tij menjeher pas themelimit të Shoqatës Mjekësore Botërore (ËMA), në vitin 1948.

Legjislacioni në etikën mjekësore përfshin edhe deklaratat, dokumente të cilat edhe pse nuk kanë

fuqinë ligjore, gjejnë zbatim të gjerë në realizimin e veprimtarisë profesionale mjekësore.

Deklarata e Gjenevës, Kodi Ndërkombëtar i Etikës Mjekësore, Kodi i Nurmbergut, Deklarata e

Helsinkit, Deklarata e Gelsinki-Tokyo, Deklarata mbi të drejtat e të sëmureve,etj.

Psh. Në Shqiperi, dokumenti më i rëndësishëm në fushën e etikës mjekësore është Kodeksi etik,

i cili përmban parimet themelore të cilat zbatohen në ushtrimin e veprimtarisë profesionale

mjekësore si dhe obligimet e tyre me ushtrimin e profesionit mjekësor.19 Në Kosove është Kodi

etik20 Ky dokument në Kosovë është nxjerrë nga Shoqata e Mjekëve te Kosovës dhe permban në

vete të gjitha parimet dhe obligimet e profesionistëve shëndetësor; dhe Kodi per infermieret21 etj.

të bazuara edhe në deklaratat ndërkombëtare dhe në Betimin e Hipokratit.

Në Kodet etike përfshihen. çështjet fundamentale në të gjitha disiplinat e veprimtarisë se

profesionistëve mjekësor, duke përfshirë ketu : principet e barazisë, relacioni mjek-pacient,

pëlqimi i pacientit për intervenimin mjekesor, prokreacioni i asistuar me të gjitha problemet

etiko-juridike qe pasojnë; transplatimi i organeve të organizmit te njeriut ; fshehtësia

profesionale ; parimet etike mes kolegëve; koncepti etiko-juridik i teknologjisë bashkëkohore

diagnostike, aspektet etiko-juridike mbi vdekjen; aspekte etiko-juridike te eutanazisë, refuzimi i

mjekimit etj.

18 Ojvind Larsen - Administration ,Ethics and Democracy, Ashgate Publishing Company, Aldershot, Burlington, USA, 2000, f. 55-72.19 Kodi I deonatologjis Mjekësore Etika Profesionale fq 20-35,rruga “Islam Alla”TIRANË,Albania. http://www.srcit.org20 Kodi etik për punetoret shendetësor-nga Shoqata e Mjekëve te Kosovës21 Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015), Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës

23

Kodi etik për infermier, mami dhe profesionistet shendetësor

Aspektin etik për infermier e rregullon kodi etik për infermier, mami dhe profesionistet

shendetësor. Këto obligime theksohen ne parimet themelore të kodit: “Eshtë detyrë e të gjithë

mjekëve,të njohin dhe të zbatojnë dispozitat e këtij Kodi gjatë gjithë karrierës profesionale. Mos

njohja nuk e përjashton asnjërin nga përgjegjësia dhe masat ndëshkimore për çdo kundërvajtje të

kryer. Masat disiplinore çdo akt mjekësor, apo sjellje profesionale në kundërvajtje me dispozitat

e këtij Kodi, përbën objekt për ndjekje dhe gjykim disiplinor profesional bazuar në Ligjin 22 Ky

kod percakton dhe përkufizon qarte shkeljet etike dhe masat disiplinore: III. Raporti ndaj

pacientit ; IV. Bashkëpunimi me ekipin;V. Fshehtësia Profesionale;VI. Edukimi i vazhdueshem;

VII. Reputacioni i Infermierve, Mamive dhe Profesionisteve tjere shendetësore; VIII. Mbrojtja e

pacientit nga rreziqet; IX. Përgjegjësitë Etike ; X.Raportet në mes të infermierëve; XI. Qasja/

Lidhja/ raporti me OIK-un; XII. Dispozitat përfundimtare23 Në hyreje të këtij kodi perkufizohen

parimet e sjelljeve etike-dhe masat ndëshkuese kur shkelen ato.Me këtë kod etik të

infermierëve,mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë përcaktohen parimet baze të sjelljes

profesionale, raporti me pacientet, bashkëpunimi me ekip të kujdesit shëndetësorë, respektimi i

fshehtësisë profesionale, edukimi i vazhdueshëm profesional, mbrojtja e pacienteve nga rreziku,

përgjegjësitë qe kane te bëjnë me çeshtje etike dhe marrëdhëniet me infermier, mami dhe

profesioniste tjerë shëndetësorë. 24 Në dispoziten II. Parimet Themelore, percaktohen parimet

bazë të sjelljes profesionale të infermiereve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor:

“Infermieret duhet: Të respektojnë pacientin si qenie njerëzore. Të respektojnë të drejtat e pacienteve, integritetin e tyre fizik dhe mendor. Të respektojnë personalitetin dhe privatësin e pacientit. Të respektojnë botkuptimet dhe besimet fetare të pacientit. Të sigurohet që pacienti ka dhënë pëlqimin e tij para kryerjes se qfardo shërbimi dhe

kujdesi shëndetësore ndaj tij/saj. Të ruaj fshetësitë profesionale. Të bashkëpunoj me anëtarët tjerë të ekipit. Të ruaj dhe avancoj njohuritë dhe aftësit e saj/tij profesionale. Të jetë një person I besueshëm. Të mbroj dhe mbeshtet shëndetin e pacientit. Të ruaj dhe ngris reputacionin e mire të profesionit të infermierit.25

22 Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015), Parimet Themelore.23 Po aty, Permbajtja.24Po aty, Permbajtja.25 Po aty, Parimet themelore.

24

Kodi i etikës ka për qëllim ofrimin e përgjigjeve ndaj pyetjeve dhe të udhëzoj veprimet. Ofron

një kornizë për zgjidhjen e çështjeve, problemeve dhe kundër thënieve; ndihmon për të vendosur

në mënyre të drejtë për një veprim. Infermieret në ofrimin e kujdesit shëndetësor duhet të

studiojnë etiken dhe njohjen e Kodit etik për disa arsye: Në punën e tyre të përditshme kanë të

bëjnë me probleme që janë të natyrës morale ose etike. Infermieret shpesh nxjerrin në pah pyetje

etike, përgjigjet ndaj të të cilave, nuk mund të gjinden në ndonjërin nga kodet tradicionale të

moralit.26

Në dispoziten e XI theksohet karakteri obligativ i respektimit te dispozitave të këtij kodi etik:

Respektimi i dispozitave te këtij kodi janë të detyrueshëm për të gjithë anëtarët e OIK-ut. Dispozitat e këtij Kodi janë obligim për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistet tjerë

shëndetësor.”27

Lëndimet dhe sanksionet për shkelje të këtij Kodi përcaktohen me akt të përgjithshëm të Odës.

Masat disiplinore per këto shkelje etike miren nga menaxhmenti i institucioneve shëndetësore

dhe nga institucionet tjera. Infermieret, mamitë dhe profesionistet tjerë shëndetësor janë të

detyruar të refuzojnë çdo veprimtari profesionale që është në kundërshtim me këtë Kod. Ndërsa

Oda është e obliguar që të ju ndihmoj përmes reputacionit të saj dhe mjeteve ligjore nëse lind

nevoja për këtë.

Etika e infermierëve dhe të gjitha kodet etike kërkojnë:

- të vendosin pacientin në qendër të aktiviteteve të tij / të saj;

- e obligon personelin shendetësor ta dëgjojnë me durim pacientin dhe familjarët, duke përdor

teknikat e komunikimit verbal dhe jo verbal të përshtatshem;

- ndihmon në bashkëbisedim me pacientin që të formulojnë nevojat e tij;

- analizon dhe vlerëson veprimet që ndërmerr dhe rezultatet e pritura tek pacienti;

- bashkë bisedon me pacientin që të arrijë një zgjidhje sa më të mirë e më të mundur rreth

kujdesjeve të tij;

- respekton kartën e pacientit.28

26 Graham Rumbold - Ethics in Nursing Practice Vëllimi III, 1999.27 Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015), Dispozita e XI28 Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale- Tiranë, 2014,Kapitulli -I- Profesionistë Infermierë, fq.4.

25

Personeli mjekësor përmes Kodeve etike dhe edukimit etik profesional arrinë të formësoj këto

cilësi dhe aftësi profesionale e njerëzore: Njoftohet me principet themelore etike, të kuptojë dhe

aplikojë principet etike për rastet në mjekësi dhe në hulumtimet shkencore; Definojë

kompetencat etike të profesionistëve shëndetësor; Njoftohet me legjislacionin në fushën e etikës

dhe deontologjisë mjekësore; Vlerësojë rëndësinë e principeve etike në relacionin profesionist

shëndetësor-pacient (fshehtësia profesionale, beneficienca, drejtësia, thënia e të vërtetës, pranimi

i gabimeve); Kuptojë dhe aplikojë principet e pëlqimit të pacientit; sensibilizohet me dilemat

etike të zakonshme gjatë praktikës klinike; Definojnë kompetencat e profesionistëve shëndetësor

dhe kuptojnë rregullimin e statusit të tyre professional dhe legjislativ; Përshkruajnë

karakteristikat themelore të infermierisë si profesion dhe roline etikës në artikulimin e

obligimeve morale; Kuptojnë dhe vlerësojnë rëndësinë e parimeve etike që qeverisin

marrëdhëniet profesionist shëndetësor-pacient (konfidencialiteti, beneficioni, drejtësia, thënia e

se vërtetës, pranimi I gabimeve);

Me Kodin etik të infermierëve,mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë përcaktohen

sjelljet dhe veprimet qe të ushtroj funksionin-punen me nder, përgjegjësi, duke respektuar ligjet

dhe etikën profesionale: “Me këtë kod etik të infermierëve,mamive dhe profesionistëve tjerë

shëndetësorë përcaktohen parimet baze të sjelljes profesionale, raporti me pacientet,

bashkëpunimi me ekip te kujdesit shëndetësorë, respektimi i fshehtësisë profesionale, edukimi i

vazhdueshëm profesional, mbrojtja e pacienteve nga rreziku, përgjegjësitë qe kanë të bëjnë me

qeshtje etike dhe marrëdhëniet me infermier , mami dhe profesioniste tjerë shëndetësorë. Me

Kodin etik të infermierëve,mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë në Dispozitat

përfundimtare kërkohet:

“Respektimi i dispozitave te këtij kodi janë të detyrueshëm për të gjithë anëtarët e OIK-

ut.

Dispozitat e këtij Kodi janë obligim për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistet

tjerë shëndetësor. Lëndimet dhe sanksionet për shkelje të këtij Kodi do të përcaktohen me

akt të përgjithshëm të Odës.

Infermieret, mamitë dhe profesionistet tjerë shëndetësor janë të detyruar të refuzojë çdo

veprimtari profesionale që është në kundërshtim me këtë Kod.

26

Ndërsa Oda është e obliguar që të ju ndihmoj përmes reputacionit të saj dhe mjeteve

ligjore nëse lind nevoja për këtë.” 29

Në Parimet Themelore percaktohen Parimet bazë të sjelljes profesionale të infermiereve,

mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor:

“Të sigurohet që pacienti ka dhënë pëlqimin e tij para kryerjes se qfardo shërbimi dhe

kujdesi shëndetësore ndaj tij/saj.

Të ruajm fshehtësitë profesionale.

Të bashkëpunoj me anëtarët tjerë të ekipit.

Të ruaj dhe avancoj njohuritë dhe aftësit e saj/tij profesionale.

Të jetë një person I besueshëm.

Të veproj për të njohur rrezikun ndaj pacientëve dhe te reduktoj atë nënivelin më të ultë

të mundshëm.

Të mbroj dhe mbeshtet shëndetin e pacientit.

Të ruaj dhe ngris reputacionin e mire të profesionit të infermierit.” 30

Në kapitullin III. Raporti ndaj pacientit, theksohen qartë obligimet etike të Infermierëve, mamive

dhe profesionistet tjerë shëndetësor që:

“Të krijojnë raporte të drejta dhe korrekte me pacientët dhe familjarët e tyre duke

shfrytëzuar promovimin e shëndetit, edukimin shëndetësor dhe të gjitha format e

mundshme për të përhapur dhe ofruar shërbime sa më cilësore shëndetësore.”31

Në kapitullin IV. Bashkëpunimi me ekipin, pika një kerkohet që:

“Infermierët bashkëpunojnë me kolegët e tyre dhe me profesionistët e tjerë të ekipit, për

përkrahje të një ambient shëndetësor, në të cilin mundësohet praktikimi më i sigurte,

kompetent dhe moral për përkujdesje dhe mirëqenie të pacientëve /klientëve dhe të

tjerëve në këtë mjedis, bazuar në përgjegjësitë dhe në akordim të plotë me rolin e tyre si

profesionistë shëndetësor.”32

29 Kodin Etik të Infermiereve te Kosoves (2015), Dispozitat përfundimtare30 Po aty II. Parimet Themelore31 Po aty III. Raporti ndaj pacientit32 Po aty IV. Bashkëpunimi me ekipin

27

Në kapitulin V. Fshehtësia Profesionale pika e pare obligon:

“Infermierja /i obligohet të ruaj të gjitha të dhënat lidhur me pacientin të cilat i ka marrë

gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësorë.”33

Në kapitullin VI. Edukimi i vazhdueshem, percaktohet qe Infermierët, mami të dhe pofesionistët

të mbajne njohurit dhe aftesimit bashkëkohor gjate tëre jetës:

Infermierët, mami të dhe pofesionistët tjerës shëndetësor pjesëtarë të Odëssë

Infermierëve të Kosovës duhet të mbajnë njohurit dhe aftesimit bashkëkohor gjatë tëre

jetës në punen e tyre.

Në Kapitullin e VII. Reputacioni i Infermierve, Mamive dhe Profesionisteve tjerë shëndetësor,

obligohen të veprojnë në mënyre qe të rrisin reputacionin e profesionit te vet:

“Infermieret, mamite dhe profesionistet tjere shëndetësore duhet të veprojne në mënyre

qe të rrisin reputacionin e profesionit të vet.

Infermieret, mamite dhe profesionistet tjere shëndetësore nuk munde të perdorin statusin

e tyre per të promovuar produkte komerciale me qëllim të përfitimit material.Ata nuk

munde të lejojne qe asnje interes të ndikoj në gjykimin e tyre profesional.

Infermieret, mamite dhe profesionistet tjere shëndetësore duhet të refuzojne çdo dhurate

apo favor qe munde të interpretohet si një perpjekje per të marrë perfitime personale.

Infermieret nuk guxojne të kerkojne apo të pranojne të holla nga pacientet apo nga të

afermit e tyre.”34

Në Kapitulin e VIII. Mbrojtja e pacientit nga rreziqet, obligohen të punojnë për zhvillimin e

kujdesit për sigurinë dhe shëndetin e pacientit:

“Infermieret , mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, duhet të punojnë për

zhvillimin e kujdesit infermieror me ekipet e tjera, të cilët kanë përparesi sigurinë dhe

shëndetin e pacientit.” 35

Në Kapitulin IX. Përgjegjësitë Etike, përcaktohet qe çdo veprim dhe çdo sjellje duhet te jetë ne

funksion të respektimit të këtij kodi:

33 Po aty V. Fshehtësia Profesionale34 Po aty, VII. Reputacioni i Infermierve, Mamive dhe Profesionisteve tjerë shendetësor35 Po aty, VIII. Mbrojtja e pacientit nga rreziqet

28

“Në qoftëse një infermier nuk është i sigurt se situata e përcaktuar nuk eshtë në përputhje

me këtë kod etik atëher duhet të konsulltohet me organet përkatëse të OIK-ut.

Një infermiere e cila vëne re se kolegia e saj shkel parimet etike të sjelljes profesionale

duhet të lajmëroj organet kompetente të OIK-ut.

Infermierët nuk do të bejnë kërkesa që kanë per qëllim të demtojnë ose per të fyer dike.

Infermieret bashkëpunojnë me organet e OIK “36

Kolegialiteti dhe veprimtaria grupore duhet të jetë në përputhje me këtë kod. Është gjithashtu

obligative dhe kjo përcaktohet në kapitulin X. Raportet në mes të infermierëve:

“Infermierët apo profesionistët tjerë shëndetësorë duhet të bashkëpunojnë me kolegët e

tyre dhe të sillen ndaj tyre ashtu siq do të donin që ata të sillen ndaj saj\tij.

Infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë duhet të kujdesen për dinjitetin e tyre

dhe të kolegëve nëpërmjet sjelljeve të cilat shprehin respekt dhe solidaritet gjatë kurimit

dhe kujdesit infermieror.

Infermierët apo profesionistët tjerë shëndetësorë duhet të shprehin falënderimin ndaj

mësuesve- atyre që ua mësuan dituritë dhe shkathtesitë profesionale.”37

Edhe kapituli XI. Qasja/ Lidhja/ raporti me OIK-un, i obligon stafin të i permbahën këtij kodi

dhe OIK:

“Infermierja, mamia dhe profesionistet tjerë shëndetësor, OIK-un e konsideron bazë

profesionale, duke e ruajtur dhe promovuar reputacionin e saj si në profesion ashtu dhe

në publikun e gjerë.

Infermierja, mamia dhe profesionistet tjerë shëndetësor, është e obliguar të respektoj të

gjitha aktet e përgjithshme dhe vendimet dhe udhëzimet e tjera të OIK-ut dhe të

përmbushë të gjitha detyrimet ndaj Odës.”38

36 Po aty, IX. Përgjegjësitë Etike37 Po aty, XI. Qasja/ Lidhja/ raporti me OIK-un38 Po aty, XI. Qasja/ Lidhja/ raporti me OIK-un

29

8.Niveli i respektimit të Kodit etik -Në punën kërkimore janë hulumtuar njohuritë, qëndrimet

dhe përvojat e përsonelit shëndetësor në lidhje me etikën dhe me normat ligjore për gabimet dhe

shkeljet mjekësore në punën profesionale të personelit shëndetësor. Këto kërkime i kemi bërë

duke ju referuar Kodeve dhe duke hulumtuar e vëzhguar respektimin e tyre në periudhën e

fundit tri vjeqare në institucionet shëndetësore në Komunën Pejë dhe Klinë të përsonelit

shëndetësor, nga hulumtimi i fakteve të shkruara dhe nga intervistimi i pacienteve-raportimet e

pacienteve dhe familjaret e tyre që janë trajtuar edhe në QKUK; nga intervenimi i stafit

shëndetësor në këto institucione; raportet mbikëqyrëse komunale ; denoncimet per gabime dhe

shkelje mjekësore në Gjykatën themelere Pejë dhe Klinë; nga qytetaret, shoqëria civile dhe nga

raportimi mediave per shkeljet dhe per masat ndëshkuese, etj. Kemi ardh në perfundime të

lavdërimit të puneve, sjelljeve dhe rezultateve të stafit mjekësor. Shumica e pacienteve dhe

familjareve-kujdestareve theksojnë ndërgjegjen e lartë, përkushtimin dhe devotshmërinë,

humanizmin, profesionalitetin, përgjegjshmërinë, disiplinën etike mjekësore të personelit

mjekësor. Këto konstatime janë prezente tek shumica e pacienteve të intervistuar. Krahas tyre,

janë prezente edhe theksimi konkret i gabimeve e shkeljeve mjekësore etike qe janë ballafaquar.

Ata, theksojnë kryesisht këto gabime e shkelje etike:

a) Neglizhenca në afrimin e shërbimeve, shumica e paciënteve dhe shoqëruesve familjar

deklarohen dhe afrojnë fakte se gjatë mjekimit kanë hasur në mirëkuptim me infermierët por

angazhimi i mjekëve percillët me kujdesin e pamjaftushëm ndaj pacientëve, veçmas në rastet e

nevojave të intervenimit urgjent kjo ndodhë në institucionet publike. Ndërsa, në institucionet

private kujdesi dhe efikasiteti është më i dukshëm por, ai kushtëzohet me pagesen e cila është e

lartë në krahasim me nivelin e të ardhurave në Kosovë.

b) Në institucionet shëndetësore publike per ta rritë kujdesin e mjekëve dhe infermiereve në

shumicën e rasteve familjaret ofrojnë mito dhe stafi i pranon këto mito në të holla; ka raste kur

ndërmjetsojnë intervenuesit e caktuar per mito. Nëse nuk i ofrohet mjete monetare, mjekimi

është i ngadalshëm dhe intervenimet e ndërlikuara si: operacione, kontroll aparati, etj, zhagiten

për një kohë të gjatë dhe ka raste që nuk kryhen fare duke u arsyetuar me rrethana tjera.

c) Egziston një praktike e përhershme e orientimit të pacienteve në klinikat private per analiza,

fotografime, etj, nganjëher edhe jo të domosdoshme, të cilat jane me të shpejta por ato kushtojnë.

d) Kujdesi i pamjaftushëm dhe nga ngutia e papërgjegjesia, dhe mungesa e punës ekipore në mes

të mjekëve paraqiten edhe gabimet në dignostifikim.

30

e) Mospranimi dhe jodeklarimi i gabimeve dhe leshimeve profesionale nga mjekët e as nga

infermierët/infermieret.

f) Mungon bashkëpunimi me ekipin, vërehen marrëdhëniet joetike ndërkolegiale dhe shprehja e

tyre ndaj kujdesit ndaj pacientëve

g) Mungesa e kushteve dhe mundësive per ankesa e cila përcillet edhe me mosmarrjen e masave

disiplinore nga menaxhmenti i institucionit dhe organet disiplinore brenda dhe jashte

institucionit. Kjo përcillet me mungesen e kurajos për ankese dhe humbja e besimit të pacientëve

për ankese dhe lajmrim të rasteve tek menaxherët dhe në institucionet tjera komunale dhe as tek

gjyqësori.

i) Mungojnë përgjegjësitë Etike, nuk kemi ndëshkime për gabime e shkelje brenda institucioneve,

janë raste të rralla.

j) Mbrojtja e pacientit nga rreziqet nuk është në nivelin e duhur.

l) Reputacioni i Infermierve, Mamive dhe Profesionisteve tjerë shëndetësore nuk është në ngritje

ll) Raportet në mes të infermierëve, mjekëve dhe Profesionisteve tjere shëndetësore nuk janë të

shkëlqyshme.

Për sa i përket njohurive rreth etikës dhe kodeve etike-normave dhe sanksioneve penale kanë

pohuar se ata posedojnë njohuri lidhur më përgjegjësit etike per gabimet dhe shkeljet mjekësore

dhe se këto njohuri i kanë fituar nga përvoja e punës, studimet universitare dhe mbajtja e

trajnimeve e kurseve dhe leximi i kodeve etike. Personeli është i bindur se mund të ndodhin

gabime dhe shkelje por ato sipas tyre nuk janë të qëllimta. Në pyetjen: Sipas bindjes suaj, cilat

janë njohuritë tuaja lidhur me përgjegjësit etike në fushën e punëtorit shëndetësor? Kemi marrë

këto pergjigje ( shih Graf.1) :

31

Graf.1. Njohuritë dhe Përgjegjsitë etike

Sa i përket njohurive rreth etikës, 35 % e personelit shëndetësor pjesëmarrës në studim, të cilët i

përkasin kualifikimit ndihmës infermierë, kanë deklaruar se sipas bindjes tyre ata posedojnë

njohuri të larta mbi etikën në fushën e infermierisë, dhe se këto njohuri i kanë fituar në studimet

universitare dhe mbajtja e kurseve dhe trajnimeve, ndërsa 65 % e përsonelit shëndetësor që i

përkasin kualifikimit mjek i diplomuar dhe master, kanë deklaruar se sipas bindjes tyre ata

posedojnë njohuri mesatarisht të larta në lidhje me etikën.

21%

51%

0%

14% 14%

0%0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

Të larta Mesatare Të ulëta

F

M

32

Graf.2. Njohuritë e fituara me normat etike

Në grafikonin 2. kemi paraqitur rezultatet në lidhje me pyetjen se si infermierët i kanë fituar

njohuritë në lidhje me normat etike, dhe në bazë të saj kemi ardhur në përfundim se 29%

njohuritë në lidhje me normat etike i kanë fituar nga përvoja e punës, ndërsa njohuritë nga

studimet universitare i kanë fituar 57% , dhe 14% të përsonelit shëndetësor njohuritë e tyre i

kanë fituar nga mbajtja e kurseve dhe trajnimeve.

21%

36%

14%

0%

8%

21%

0% 0%0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

Përvoja e punës Në studimetuniversitare

Në kurse dheseminare

Vetvetiu

F

M

33

Në pyetjen: Sa shpesh hasni në ndonjë situatë të dilemave etike/morale në punën tuaj?

Graf.3. Dilemat etike/morale

Në grafikonin 3. kemi paraqitur të dhënat, sa i përket pyetjës se sa shpesh hasin në ndonjë situatë

të dilemave etike/morale infermierët në punën e tyre, dhe kemi fituar këto rezultate: 14% kanë

deklaruar se shumë herë ndeshën me situata të dilemave etike/morale në punën e tyre, 79% kanë

deklaruar se gjatë punës së tyre ndonjëherë ndeshen me situata të dilemave etike/morale, ndërsa

7 % është deklaruar se asnjëherë në punën e tyre nuk ndeshen me situata të dilemave etike/

morale.

7%

58%

7%7%

21%

0%0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

Shumë herë Ndonjëherë Asnjëherë

F

M

34

Graf.4. Komunikimi pacientë – përsonel shëndetësor

Në grafikonin 4. kemi paraqitur rezultatet sa i përket komunikimit pacientë- personel

shëndetësor. 50% kanë deklaruar se komunikimin pacientë-përsonel shëndetësor e vlerësojnë si

komunikim të duhur, ndërsa komunikimin mesatar të duhur pacientë- përsonel shëndetësor e ka

vlerësuar 50% ndërsa, sa i përket vlerësimit si komunikim jo të duhur nuk është deklaruar asnjë

përsonelit shëndetësor.

43%

29%

0%

7%

21%

0%0%5%

10%15%20%25%30%35%40%45%50%

komunikim I duhur komunikimmesatar Iduhur

komunikimi jo I duhur

F M

35

Në pyetjen: Gjatë punës suaj si përsonel shëndetësor a keni pasur ndonjë situatë konflikti me

pacientët ose të afërmit e tyre?

Graf.5. Konfliktet ndërmjet pacientëve ose të afërmit e tyre me Infermierët

Në grafikonin 5. kemi paraqitur rezultatet në lidhje me konfliktet ndërmjet pacientëve ose të

afërmit e tyre me Infermierët gjatë punë së tyre 64 % kanë deklaruar se PO gjatë punës së tyre

kanë pasur situata konflikti me pacientët, ndërsa 36% kanë deklaruar se JO gjatë punës së tyre

nuk kanë pasur situata konflikti me pacientët ose të afërmit e tyre.

36% 36%

28%

0%0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

35%

40%

PO JO

F

M

36

Në pyetjet rreth Raporteve pacientë–personel shëndetësor

Graf .6. Raportet pacientë – personel shëndetësor

Në grafikonin 6. kemi paraqitur të dhënat në lidhje se si janë raportet pacientë - personel

shëndetësor. 14%, kanë vlerësuar se raportet pacientë – personel shëndetësor janë shumë të mira,

79% i kane vlerësuar mesatarisht të mira, ndërsa 7% raportet pacientë- personel shëndetësor i

kane vlerësuar pak të mira.

Shumë të mira Mesatarisht tëmira Pak të mira Aspak të mira

F 14% 50% 7% 0%M 0% 29% 0% 0%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

F

M

37

Në pyetjen: a mendoni që duhet raportuar gabimet dhe shkeljet mjekësore?

Graf .7. Raportet a mendoni që duhet raportuar gabimet dhe shkeljet mjekësore.

Në grafikonin 7. kemi paraqitur rezultatet ku 64% kanë deklaruar se PO që duhet raportuar

gabimet dhe shkeljet mjekësore,ndërsa 36% kanë deklaruar se Ndoshta duhet raportuar gabimet

dhe shkeljet mjekësore.

43%

0%

29%

21%

0%

7%

0%5%

10%15%20%25%30%35%40%45%50%

PO JO Ndoshta

F

M

38

Në pyetjen: Ndaj kujt ndodhin më së shpeshti gabimet dhe shkeljet mjekësore?

Graf.8. Raportet e gabimeve dhe shkeljeve mjekësore ndërmejt pacientëve dhe përsonelit

shëndetsor.

Në grafikonin 8. kemi paraqitur rezultatet e gabimeve dhe shkeljeve mjekësore ndërmejt

pacientëve dhe përsonelit shëndetsor. 93 % kanë deklaruar se Pacientëve i bëhen gabime dhe

shkelje mjekësore, ndërsa sipas tyre përsonelit shëndetësor i bëhen gabime dhe shkeljet 7%.

72%

0%

21%

7%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

Pacientëve Përsonelit shëndetësor

F

M

39

Në pyetjen: A mendoni që personat të cilët bëjnë gabime dhe shkelje mjekësore duhet të

ndëshkohen?

Graf.9. Gabimet dhe shkeljet mjekësore duhet të ndëshkohen.

Në grafikonin 9. kemi paraqitur rezultatet a mendoni që personat të cilët bëjnë gabime dhe

shkelje mjekësore duhet të ndëshkohen 93 % kanë deklaruar se PO-personat të cilët bëjnë

gabime dhe shkelje mjekësore duhet të ndëshkohen, ndërsa 7% kanë deklaruar se JO nuk duhet

të ndëshkohen personat të cilët bëjnë gabime dhe shkelje mjekësore.

I gjithë personeli e pranojnë se njohuritë rreth problemeve etike e ligjore janë shumë të

rëndësishme për praktikën e tyre klinike. Megjithatë, ata gjithashtu mendojnë se nuk janë të

trajnuar sa duhet në këtë aspekt, dhe shpeshë kanë raportuar që kanë mungesë të njohurivë rreth

rregullave ligjore. Në intervistë janë deklaruar se pothuajse të gjithë përsoneli shëndetësor kane

njohuri të moderuar të Betimit të Hipokratit dhe Kodin e Etikës për infermierë, por ata

deklarohen se kanë njohuri me të dobëta në lidhje me Kodin penal.

64%

7%

29%

0%0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

PO JO

F

M

40

Kapitulli i katertë: Aspektet juridike të gabimeve e shkeljeve mjekësore

9. Kodi penal dhe keqëtrajtimet mjekësore

“Çdo pacient është paditës potencial”

Personeli mjekësor është mbrojtës i individit kundër sëmundjes dhe në shërbim të shëndetit

publik. Duke i ofruar shërbime pacientit-mundohet të zvogëlojë vuajtjet e tij, të përdorë mënyrën

më të mirë dhe të përshtatshme të mjekimit dhe ti luftojë pasojat eventuale të sëmundjes, etj. Pra,

përveç detyrimeve morale kanë edhe detyrime ligjore, sepse atje ku mbaron kontrolli etik, fillon

të veprojë forca e ligjit.39

Fig.1. Gabimet mjekësore që ndodhin Fig.2.Shkeljet mjekësore

Rregullimi juridik, përkatesisht, sanksionimi i gabimeve e shkeljeve mjekësore bëhet në Kodin

penal-në Kapitulin XXII: Veprat penale kunder shëndetit publik, nga neni 255 deri në nenin

266. Në këte kod janë sanksionuar veprimet dhe mosveprimet për këto gabime, shkelje dhe

keqtrajtime mjekësore të pacientëve. Këto janë të përmbledhura në këto nene: Mos veprimi për

të penguar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse; Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë

epidemisë; Përhapja e sëmundjeve venerike; Përhapja e virusit HIV;

39 Revista Shendeti, Autor Fatmir Brahimaj: Kodi etik dhe deontologjia, 7 tetor2016, faqe 3, Tiranë Shiquar ne Korrik2017 në adresen:http://www.shendeti.com.al

41

Punësimi i personave të infektuar me sëmundje ngjitëse; Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor;

Mosdhënia e ndihmës mjekësore; Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose

farmaceutike; Eksperimentet e kundër ligjshme mjekësore dhe testimi i barërave; Përgatitja dhe

dhënia e pandërgjegjshme e barërave; Transplantimi i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve

dhe qelizave njerëzore; Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore.40

Me rëndësi për gabimet dhe shkeljet mjekësore paraqesin pikat e nenit 260, që detajojnë aspekte

konkrete të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor të pacientëve.Veprimet dhe mosveprimet e

kesaj natyre qe janë të dënueshme nëse vertetohen nga hetimet dhe trajtimi profesional i fakteve

e rrethanave konkrete në seancat gjyqësore:

“1. Mjeku i cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet apo metodë të

papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike dhe me këtë shkakton

keqësimin e gjendjes shëndetësore të personit, dënohet me burgim deri në tre (3) vite.

“2. Punonjësi shëndetësor i cili me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore përdor haptas një mjet

apo metodë të papërshtatshme të mjekimit ose nuk përdor masat përkatëse higjienike dhe me

këtë shkakton keqësimin e gjendjes shëndetësore të personit, dënohet me dënimin nga paragrafi

1. i këtij neni.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me dëmtim të rëndë të shëndetit

të personit, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vite.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë

personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vite.”41

Mosdhënia e ndihmës mjekësor është sanksionuar me nenin261. Sanksionet dhe denimet nese

vertetohen veprimet dhe mos veprimet e kërkuara per t’i dhënë ndihmë janë mjaft të larta:

“1. Mjeku ose punonjësi tjetër shëndetësor, i cili në kundërshtim me detyrën e tij refuzon t’i

ofrojë ndihmën mjekësore personit të cilit i nevojitet ndihma e tillë, ndonëse ai është i

vetëdijshëm ose do duhej të ishte i vetëdijshëm se mosveprimi i tillë mund të rezultojë në lëndim

të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ose vdekjen e personit, dënohet me burgim deri

në tre (3) vite.

40 Kodi penal Ir. Kosoves, neni 255-26641 Kodi penal Ir. Kosoves, neni nenit 260

42

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me

dëmtim të rëndë të shëndetit të personit të cilit nuk iu është dhënë ndihma mjekësore, kryesi

dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vite.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të cilit nuk iu

është dhënë ndihma mjekësore, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vite.”42

Në nenin 262: Ushtrimi i kundër ligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike parashihen

këto denime dhe rrethana e veprime te ndëshkushme:

“1. Kushdo që pa pasur kualifikimet profesionale apo autorizimet ligjore, kryen trajtime

mjekësore, shërbime farmaceutike ose angazhohet në aktivitete tjera mjekësore për të cilat me

ligj kërkohen kualifikime të posaçme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të rëndë trupor ose me

dëmtim të rëndë të shëndetit të personit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në

pesë (5) vite.

3. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë

personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vite.” 43

Në nenin 263: Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave, janë te

denushme eksperiment pa autorizim:

“1. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen eksperimente

mjekësore, eksperimente të klonimit të njeriut apo eksperimente të ngjashme në njerëz, dënohet

me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë (5) vite.

2. Kushdo që pa autorizim ose në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm kryen testime klinike të

barërave, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vite. 99 “44

5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë

personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dymbëdhjetë (12) vite.

6. Kur vepra penale nga paragrafi 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë

personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vite.

7. Barërat e përgatitura sipas paragrafit 1. të këtij neni, konfiskohen.”45

42 e Kodi penal Ir. Kosoves, neni nin26143 Kodi penal Ir. Kosoves neni Neni 26244 N Kodi penal Ir. Kosoves neni eni 263

45 Kodi penal Ir. Kosoves neni 264

43

Në rrethanat kosovare egzistojnë kontrolle te pasigurta në prodhimin e barnave dhe kontrollin e

cilesisë se tyre Ne nenin 266: Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore

denohet:

“1.Kushdo që prodhon barëra të falsifikuara apo të dëmshme ose produkte tjera mjekësore të

cilat janë të dëmshme për shëndetin, me qëllim që t’i shesë ato apo në ndonjë mënyrë tjetër t’i vë

në qarkullim, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vite. “46

10. Niveli i zbatimit të kodit penal

Duke ju referuar Kodit penal-Kapitulin XXII: Veprat penale kunder shendetit publik, nga neni

255 deri ne nenin 266, dhe duke hulumtuar e vëzhguar respektimin e tyre në periudhen e fundit

tri vjeçare në institucionet shendetësore në Komunën Pejë dhe Klinë të përsonelit shëndetësor,

denoncimet per gabime dhe shkelje mjekësore në Gjykatën themelere Pejë dhe Klinë, kemi ardhë

në perfundime së: Prokuroria dhe organet tjera të ndjekjes ndaj kryesve të veprave penale të

keqbërësve në institucionet shendetësore janë jo efikase dhe jo efektive. Kemi numer të vogel të

denoncimeve dhe të ngritjeve të akuzave-brenda tri viteve. Në gjykatat e këtyre dy komunave

kemi vetem 6 raste në proces te shqyrtimit. Kemi ankesa dhe shqyrtime per rastet e aksidenteve

në komunikacion të ndërlidhura me mjekimin dhe ankesat e pacienteve veçmas, rreth leshimit te

dokumentacioneve dhe ruajtjes se fshehtesise kemi rreth 36 raste 12 nga të cilat të perfunduara

qe ndërlidhen me gabimet dhe shkeljet e stafit mjekësor të cilat janë konstatuar si kundërvajtje

dhe dy nga to edhe vepra penale.47 Joefektiviteti dhe joefikasiteti i sistemit të drejtësisë është

njëri nga faktorët që po ndikon drejtpërdrejt në favorizimin e gabimeve e shkeljeve mjekësore

dhe dukurive negative brenda institucioneve shëndetësore publike e private. Qytetarët kosovarë

kërkojnë pavarësi, efikasitet dhe efektivitet më të madh të këtij pushteti; kërkojnë të merren

vendime cilësore dhe perfundim të shpejte të procedurave për të gjithë bartësit e veprave të

dënueshme në institucionet shëndetësore nga personeli per keqtrajtime konkrete mjekësore.

Kërkojnë zbatimin e vendimeve të gjykatave per veprat penale në mjekësi. Të rriten kapacitetet

dhe numri i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës. Por të gjitha këto, nuk mund të bëhen

pa mbështetjen e institucioneve përkatëse politike e shtetërore.

46 Po aty, nenin 266: Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore47 Nga intervista me pergjegjesit e dy Gjykatave.

44

Kjo mbështetje e duhur po mungon. Janë arritur suksese në konsolidimin e institucioneve të këti

pushteti. Por, sipas shum raporteve, Kosovës i duhet një gjyqësi akoma më e pavarur, më e

reformuar, më e depolitizuar, e pa korruptuar, më e efektshme dhe më e përgjegjëshme.48 UNDP,

2015; Freedom House, 2016)

Konsolidimi juridik dhe normativ është në nivel, por në funksionimin real ka dukuri negative.

Shumica e raporteve vendore dhe ndërkombëtare, opinionet e qytetarëve dhe pacienteve te

intervistuar, tregojnë dukuri të gjendjes jofunksionale e joefektive në këtë institucion. KGJK,

Raportet e Komisionit Evropian, Raportet e Ombudspersonit, QJQ-të dhe shoqëria e gjerë civile,

mediet dhe opinioni i qytetarëve, ndër dukuritë më të theksuara negative në gjykata i

kosiderojnë: a) - Jo efikasitetin: numër i madh i lëndëve të pakryera, të vjetruara dhe të humbura.

Raste të shumta gjyqësore, që nuk kryhen me vite. Raste të caktuara, në kundërshtim me parimet

elementare, që kryhen me prioritete të diktuara nga interesa të caktuara. b) - Aktvendimet,

vendimet, aktgjykimet, aktet gjyqësore,etj nuk janë të cilësisë së duhur profesionale. 49 Të gjitha

këto po shprehën drejte per së drejti edhe në denimet/mosdenimet e gabimeve e shkeljeve-

keqëtrajtimin shëndetësor në institucionet shëndetësore.

Sipas Barometrit Global të Korrupsionit nga "Transparency International", 66 % e të anketuarve

në Kosovë mendojnë se niveli i korrupsionit është rritur në masë të madhe; kurse 26% prej tyre,

mendojnë se ka mbetur i njëjtë. Ndërkaq, rreth 67% e të anketuarve konfirmojnë se korrupsioni

në sektorin publik mbetet si një prej problemeve më serioze në vend. Fakt brengosës është

korrupsioni në sektorët kyç, ku Gjyqësori zë vendin e parë, partitë politike, shërbimet

shëndetësore, Ndërkaq, sa i përket mitos, të anketuarit theksojnë se më së shumti kanë paguar

mito në sektorin e Shëndetësisë 16%; sistemin gjyqësor 12 %, policinë 6%, shërbimet për

regjistrim dhe dhënien e lejeve 4%, sistemin e edukimit dhe taksave 3%. Përceptimi qytetar për

nivelin e korrupsionit në Kosovë është në rritje.50 (Transparency International, dhjetor/2015 Me

gjithë përcaktimet juridike të qarta të kodit penal kërkohen masa serioze në sistemin e drejtësisë,

për ta përmirësuar efikasitetin, për ta luftuar pasivitetin dhe dukuritë tjera negative brenda

gjyqësorit dhe në institucionet shëndetësore. Po kërkohet konsolidim efektiv dhe efikas në

hetimin dhe dënimin e keqpërdoruesve në institucionet shëndetësore.

48 UNDP, 2012; Freedom House, 201549 Raportet e Komisionit Evropian,201450 Transparency International, dhjetor/2015

45

Kapitulli i pestë: Përmbledhje

11. Përfundimi

Nga rezultatet e fituara me anë të keti punimi hulumtues e kerkimor, si përfundime kemi

theksuar këto konkluzione:

Gabimet dhe shkeljet mjekësore janë shkelje e parimeve etike profesionale dhe shkelje e

ligjit të sanksionuara me kodin penal. Respektimi i punës e sjelljes etike dhe ligjore është

obligative dhe e sanksionuar me kodet etike dhe kodet penale. Aspekti etik e juridik i

gabimeve e shkeljeve profesionale mjekësore është i normuar dhe i sanksionuar me kodet

etike dhe kodin penal. Janë kode të qarta, gjithë përfshirëse dhe të përshtatshme për t’i

trajtuar gabimet dhe shkeljet e personelit shëndetësor në Kosovë. Kodi etik i nxjerrë nga

Shoqata e Mjekëve te Kosovës përmban ne vete te gjitha parimet dhe obligimet e

profesionistëve shëndetësor. Kodi Etik i Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë

shëndetësorë të Kosovës, (2015). dhe Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve

tjerë shëndetësor të Kosovës gjithanshem dhe mjaft konkrete sanksionojnë shkeljet dhe

gabimet mjekësore si dhe ndeshkimet disiplinore. Ndersa, keqtrajtimin mjekësor dhe

gabimet e leshimet e renda i sanksionon Kodin Penal i Republikës së Kosovës (2012

(kryesisht kapitulli XXII, neni 255-266).

Kodet etike janë të bazuara edhe në aktet perkatese ndërkombëtare dhe në Betimin e

Hipokratit. Ndërsa për gabimet e shkeljet e rënda dhe keqtrajtimi i pacientëve trajtohen

nga gjyqësori permes Kodit penal.

Në Kodet etike përfshihen çështjet fundamentale te të gjitha veprimtarive të

profesionistëve mjekësor, duke përfshirë ketu: principet e barazisë, relacionin mjek-

pacient, pëlqimi i pacientit për intervenimin mjekesor, prokreacioni i asistuar me të gjitha

problemet etiko-juridike qe pasojnë; transplatimi i organeve të organizmit të njeriut ;

fshehtësia profesionale ; parimet etike mes kolegëve; koncepti etiko-juridik i teknologjisë

bashkëkohore diagnostike, aspektet etiko-juridike mbi vdekjen; aspekte etiko-juridike të

eutanazisë, refuzimi i mjekimit, etj. Rregullimi juridik, përkatesisht, sanksionimi i

gabimeve e shkeljet mjekësore bëhet në Kodin penal-në Kapitulin XXII: Veprat penale

kundër shëndetit publik, nga neni Neni 255 deri në nenin 266 Në këtë kod janë

sanksionuar veprimet dhe mosveprimet për këto gabime, shkelje dhe keqëtrajtime

mjekësore të pacientëve. Këto janë të përmbledhura në këto nene: Mosveprimi per të

46

penguar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse; Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore

gjatë epidemies; Përhapja e sëmundjeve venerike; Përhapja e virusit HIV; Punësimi i

personave të infektuar me sëmundje ngjitëse; Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor;

Mosdhënia e ndihmës mjekësore; Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose

farmaceutike; Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave;

Përgatitja dhe dhënia e pandërgjegjshme e barërave; Transplantimi i kundërligjshëm dhe

trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore; Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të

dëmshme mjekësore. Me rëndësi për gabimet dhe shkeljet mjekësore paraqesin pikat e

nenit 260, që detajojnë aspekte konkrete të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor të

pacientëve.Veprimet dhe mosveprimet e kësaj natyre janë të denueshme nëse vertetohen

nga hetimet dhe trajtimi profesional i fakteve e rrethanave, motiveve e qellimeve, në

hetuesi dhe në seancat gjyqësore.

Për zvoglimin dhe evitimin e gabimeve e shkeljeve, kërkohet domosdo edhe njohja e

Kodit e legjislacionit në fushën e shëndetësisë dhe Betimi i Mjekut e stafit që shpreh

angazhimin se do t’i respektojë me përpikmëri dhe me vullnet të plotë. Çdo akt mjekësor,

apo sjellje profesionale në kundravajtje me dispozitat e këtyre Kodeve etike e juridike

përbën objekt për ndjekje disiplinore dhe gjykim. Pra, mision dhe obligim i të gjithë stafit

mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore-publike e private, janë obligime

respektimi i kodeve etike e juridike. Abuzimi konsiderohet shkelje ligjore dhe etike, dhe

ndëshkohet përball këtyre akteve normative. Çdo mos respektim i Kodeve dhe gabim i

qëllimshëm apo i pavetëdijshëm, i papërgjegjshëm, etj. paraqet abuzim dhe konsiderohet

shkelje ligjore e etike dhe ndëshkohet sipas këtyre akteve e kodeve normative.

Në të njëjten kohë personeli mjekësor dhe disa nga pacientet theksojnë se gabimi është

njerëzor dhe i paqellimtë andaj, ka nevojë edhe për një trajtim e qëndrim njerëzor ndaj

këtij fenomeni. Ndërsa për shkeljet dhe gabimet e qellimta dhe nga papërgjegjësia asnjë

intervistues nuk u tregua tolerant, përkundrazi, të gjithë janë pro ndëshkimeve përkatese

sipas kodeve në fuqi.

Sa i përket njohurive rreth etikës, 70 % e përsonelit shëndetësor pjesëmarrës në studim,

kanë deklaruar se sipas bindjes se tyre se, posedojnë njohuri të larta mbi etikën në fushën

e mjekësisë dhe infermierisë dhe legjislacionit perkatës dhe se, këto njohuri i kanë fituar

47

në studimet universitare, ne trajnime, në punën e tyre praktike, dhe në bazë të përvojës së

punës profesionale e kolegiale.

Kodet dhe literatura flasin qartë dhe analizojnë të gjitha llojet dhe nenllojet e gabimeve,

shkejeve e keqtrajtimeve, si dhe rrethanat, shkaqet e pasojat e tyre.

Në institucionet shendetësore publike, për ta rritë kujdesin e mjekëve dhe infermierëve në

shumicen e rasteve familjaret ofrojnë mito dhe stafi i pranon këto mito në të holla;

Egziston një praktikë e orientimit të pacientëve drejtë klinikave private për analiza dhe

mjekim.

Nga kujdesi i pamjaftushem dhe nga papërgjegjësia dhe mungesa e punes ekipore në mes

të mjekëve e reparteve, paraqiten gabime edhe në dignostifikim.

Shfaqet mospranimi dhe jodeklarimi i gabimeve e leshimeve profesionale nga mjeket dhe

nga infermierët.

Jo deklarimi i gabimeve dhe leshimeve tek organet disiplinore dhe tek organet hetimore.

Marrëdhëniet joetike ndërkolegiale dhe shprehja e tyre ndaj kujdesit ndaj pacienteve.

Mungesa e kushteve e mundësive për ankesa e cila, percillet edhe me mosmarrjen e

masave disiplinore. Ka mungesë te kurajos për ankesë dhe humbja e besimit të pacienteve

e familjareve për ankesë dhe lajmërim të rasteve tek menaxheret dhe tek institucionet

tjera komunale dhe tek gjyqësori.

Nuk kemi ndëshkime të mjaftushme disiplinore brenda institucioneve.

Mbrojtja e pacientit nga rreziqet nuk është në nivelin e duhur.

Reputacioni i Infermierve, Mamive dhe Profesionisteve tjere shendetesore nuk është në

ngritje

Raportet në mes të mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve tjerë shendetësor nuk janë

të shkelqyshme.

Komunikimi pacientë- personel shëndetësor nuk është në nivelin e duhur-50% e

përsonelit shëndetësor kanë deklaruar se komunikimin me pacientët e vlerësojnë si

komunikim të duhur, dhe 50% e infermierëve ka deklaruar se komunikimi pacientë –

përsonel shëndetësor vlerësohet si komunikim mesatar i duhur.

64 % e përsonelit shëndetësor sa i përket situatave të konfliketeve infermierë- pacientë

dhe familjarë të tyre kanë pohuar me PO, se gjatë punës së tyre ndeshen me situata

konflikte.

48

Raportet pacientë- personel shëndetësor, vlerësohen mjaftë mirë nga ana e punëtorëve

shëndetësor, ku 14% e infermierëve pjesmarrës në studim kanë deklaruar se raportet me

pacientët i vlerësojnë shumë të mira, 79%, ka deklaruar se raportet pacientë- përsonel

shëndetësor i vlerëson mesatarisht të mira, dhe një përqindje e vogël 7% ka deklaruar

raporte pak të mira. Por deklarimet e pacienteve jane te kunderta.

Në raportimin e gabimeve e shkeljëve mjekësorë, me Po janë përgjigjur një përëindje e

mir e përsonelit shëndetësor 64%, kurse 36% janë përgjigjur me Ndoshta.

93% nga personeli shendetësor janë deklaruar se pacietëve i bëhën gabime dhe shkelje

mjekësore, ndërsa 7% kanë thënë se gabimet dhe shkeljet bëhen ndaj përsonelit

shëndetësor.

93% të personelit shendetsor janë përgjigjur me PO,kurse 7% janë përgjigjur me JO për

nevojen per ndëshkim për gabimet dhe shkeljet mjekësore.

49

12. Rekomandimet

Për t’i zvogluar rastet e gabimeve e shkeljeve dhe ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të

ndëshkimit disiplinor e juridik-penal per veprimet keqëtrajtuese të pacienteve,

rekomandojmë këto masa:

Personeli shëndetësor të paiset me më shumë njohuri gjatë arsimimit profesional rreth

aspektit etik e juridik të gabimeve dhe shkeljeve mjekësore; Informimi dhe Edukimi i

profesionistëve shëndetësor është me se i domosdoshem që te zvoglohen gabimet dhe

shkeljet mjekësore; të paisen me kodin etik dhe me kodin penal ne vendin e punes dhe

vendosjen e normave te tyre në vendet e pershtatshme në objektin e institucionit

shendetësor ku shihet nga personeli dhe nga pacientet. Të organizohen me shum

seminare dhe trajnime të kohë pas kohëshme rreth temave që përkojnë me kodet etike e

juridike përkatëse.

Të krijohen kushte dhe teknologji moderne për trajtim sa me cilesor dhe efikas për rastet

e nderlikuara dhe urgjente.

Motivimi i stafit në funksion te ngritjes se respektit të ndërsjellë (me pacientë, si dhe

familje) dhe angazhimi pozitiv nga secili punëtor shëndetësor, në mënyrë që t’ju

shmangën sa më shumë situatave të konflikteve me pacientët dhe familjarët e tyre.

Personeli shëndetësor duhet të bashkëpunojë më shumë me pacientët dhe familjarët e tyre

dhe të mbështesë njerëzit që vuajnë nga probleme të ndryshme të shëndetit. Të punojnë

gjithnjë në përputhje me kodin e etikës dhe në zbatim të ligjit.

Të ngriten aftësitë komunikuese të personelit shendetësor për të vlerësuar nevojat e

pacientëve;

Te krijohen procedura dhe mundesi për ankesa e shqetsime të pacientev e familjareve-

kujdestareve të tyre, në institucione shëndetësore dhe institucionet tjera.

Të ketë sherbime juridike falas per pacientet per ngritje të dyshimeve per trajtim hetues

dhe gjyqësor per gabimet e shkeljet dhe për keqtrajtimin mjekësor.

50

Institucionet perfaqesuese, ekzekutive qendrore e lokale të sigurojne rend, disipline dhe

zbatim ligjit në të gjitha sherbimet mjekësore dhe veçmas në ngritjen e efikasitetit dhe

efektivitetit të gjyqesorit per shkeljet, gabimet dhe keqtrajtimin e pacienteve. Me gjithë

përcaktimet juridike të qarta të kodit penal kërkohen masa serioze në sistemin e

drejtësisë, për ta përmirësuar efikasitetin, për ta luftuar pasivitetin dhe dukuritë tjera

negative brenda gjyqësorit dhe në institucionet shendetësore. Kërkohet konsolidim

efektiv dhe efikas në hetimin dhe dënimin e keqpërdoruesve në institucionet

shendetësore.,

Tё pёrshkruhet ne vende të dukshme per pacient dhe per staf normat etike e juridike. dhe

e drejta e procedura e tyre për ankese.

Të diskutohet në vazhdimsi etika punëtorëve shëndetësor ndaj pacientëve gjatë

menaxhimit ditor e periodik dhe të maten me teste njohurit mbi kodin etik dhe kodin

Të motivohen dhe ngritjen e përformances për stafin qe tregon suksese të shkelqyshme

në raportet me pacientët dhe familjarët e tyre dhe me stafin kolegial.

Të përshkruhen dhe maten aftësitë e punëtorëve shëndetësor për Kodet etike dhe per

Kodin penal dhe vlerësimi i aftesive kuptuese mbi nevojat e pacientëve dhe te avancohen

shkathtësite e punëtorëve shëndetësor në komunikimin me pacientët.

51

Literatura

a) Burimet primare (aktet normative):

1. Kodi Etik i Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës, Oda e

Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës(2015).

2. Kodin Penal i Republikës së Kosovës (2012), Kodi Nr. 04/L-082 Gazeta Zyrtare / Nr.19 / 13

Korrik 2012, Prishtine (kryesisht kapitulli XXII, neni 255-266).

3. Kodeksi Etik te Shoqatës se Mjekëve te Kosovës, Prishtinë

4. Kodi i deonatologjisë Mjekësore, Etika Profesionale, fq 20-35, rruga “Islam Alla” Tiranë;

Shikuar ne adresen: http://www.srcit.org

5. Rregullorja e Gjykimit Disiplinor Profesional të Urdhrit të Mjekëve në Republikën e

Shqipërisë (01.06.2000) bazuar në Ligjin 8615 të Kodit penal në Republikën e Shqipërisë.

6. UMSH-Urdhëri i Mjekëve Shqiptar-ent publik i licencimit dhe i mbikëqyrjes se standarteve të

veprimtarisë mjekësore. Shikuar në qershor/2017 ne adresen: http://www.urdhrimjekeve.org.al.

7. Konventa ndërkombetare e Gjenevës, të vitit 1987.

8. Kodi penal i Republikës së Shqipërisë (1996).

9. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Sektori i

Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale- Tiranë, 2014, Kapitulli -I- Profesionistë

Infermierë.

b) Raportet:

1. Raportet e Komisionit Evropian për Kosovën 2015, 2016.

2. Transparency International, dhjetor/2015 (pjesa për Kosovën).

4. UNDP, 2015, (Përceptimi mbi korrupsionin në institucione, në Kosovë).

5. Freedom House, (Pjesa për Kosovën) 2015).

c) Burime sekondare

1. Brizida Refatllari (Furxhi), Venetike Merkaj, Floreta Kurti,- Etika dhe Deontologjia

Mjekësore ,2015,Tiranë.

2. Milika Dhamo & Anila Sulstarova - Etika në këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006, f. 16Manuali i Mjekësisë ligjore, tirane

3. Naser Ramadani - Shendëtsia Publike & Etika, Prishtine 2015, Kapitulli I,fq 117-167.

4. Sokrat Meksi,Bardhyl Çipi – Etika Mjekësore,Tirane 2013,Kapitulli II.

52

5. Ojvind Larsen - Administration ,Ethics and Democracy, Ashgate Publishing Company,

Aldershot, Burlington, USA, 2000, f. 55-72.

6. Graham Rumbold - Ethics in Nursing Practice, V. III, 1999.

7. Ornela Xhangolli Dervishi- Komunikimi infermier-pacient, thelbësor për një shërbim efektiv,

Tiranë 2015.

8. Kathlen Imoholz&Elsa Toska(Dobiani) (2016) Të drejtat dhe liritë themelore te njeriut

Tiranë, faqe 99, OSBE Shqiperi.

9. Mathes, B. & Ross, S. (2010): Metodat e hulumtimit në shkencat shoqërore e humanitare,përkth. Tiranë: ÇDE

d) Revistat shkencore të mjekësisë:

1. Revista: Doktor33, Nr. 28 tetor 2016, Autor, Fatmir Brahimaj: Një veshtrim mbi gabimet

mjekësore, Tiranë. Shikuar në qershor/2017 në adresen: https://www.doktor33.com-al

2. Revista: Shendeti, Autor, Fatmir Brahimaj: Etika mjekësore dhe kuadri ligjor, 7 tetor2016,

Tiranë; Shikuar ne Korrik 2017 në adresen: http://www.shendeti.com.al

3. Revista: Shendeti, Autor, Fatmir Brahimaj: Kodi etik dhe deontologjia, 7 tetor2016, faqe 3,Tiranë Shikuar ne Korrik2017 në adresen: http://www.shendeti.com.al

53

CV e shkurtër e kandidatit

Informatat personale:

Emri dhe Mbiemri Qendresa Xhavit Halili

Datëlindja 01.05.1994.

Gjinia Femër

Nr. Personal 1233703326

Të dhënat kontaktuese

Nr. Tel: +377 44 528 200

Adresa Klinë: “Rr: Dëshmoret e Kombit

Emaili [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla fillore “Motrat Qiriazi” – Klinë

Shkolla e mesme e lartë Pediatri “Hysni Zajmi” Gjakovë

Universiteti Universiteti i Gjakovës “ Fehmi Agani”

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt

Nr. ID 130306075

54

ANEKSI

Gjinia : F □ M □ Mosha: 25-35 vjet □ 35-45□ 45-65□

1.Cilin nivel të kualifikimit e posedoni? Ndihmës infermier Infermier Bachelor Infermier Master Mjek i Diplomuar Mjek me Master

2. Që sa kohë e ushtroni këtë profesion ? Deri në 5 vite 5 deri në 10 vite 10 deri në 20 vite Më shumë se 20 vite

3. Sipas bindjes suaj, cilat janë njohuritë tuaja lidhur me përgjegjësit etike në fushën e punëtoritshëndetësor?

Të larta, Mesatare, Të ulëta.

4.Si i keni marrë/ fituar njohuritë tuaj të tanishme në normat etike në punën e punëtoritshëndetësor?

Përvoja e punës, Në studimet universitare, Në kurse dhe seminare, Vetvetiu.

5.Sa shpesh hasni në ndonjë situatë të dilemave etike/morale në punën tuaj? Shumë herë, Ndonjëherë, Asnjëherë.

6.Si do ta vlerësonit komunikimin me pacientët nga ana e personelit shëndetësor? Komunikim i duhur Komunikim mesatar i duhur Komunikim jo i duhur

7.Gjatë punës suaj si punëtorëve shëndetësor a keni pasur ndonjë situatë konflikti me pacientëtose me të afërmit e tyre?

PO JO

55

8.Si do ti vlerësonit raportet ndërmjet pacientëve dhe personel shëndetësor? Shumë të mira, Mesatarisht të mira, Pak të mira, Aspak të mira.

9. A mendoni që duhet raportuar gabimet dhe shkeljet Mjekësore? PO JO Ndoshta

10.Ndaj kuj ndodhin më së shpeshti gabimet dhe shkeljet Mjekësore? Pacientëve Përsonelit shëndetësor

11.A mendoni që përsonat të cilët bëjnë gabime dhe shkelje Mjekësore duhet të ndëshkohen? PO JO

Komente shtesë_______________________________________________