punim diplome - edukimi.uni-gjk.org koshi.pdf · 3 dedikuar këtë punim diplome ua dedikoj atyre...

40
UNIVERSITETI I GJAKOVȄS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës tek vepra “Historia e vërtetë e familjes Stilton” e Jeronim Stilton Mentorja: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Leudita Koshi Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

143 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

UNIVERSITETI I GJAKOVȄS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: Emri si pjesë e ligjeratës tek vepra “Historia e vërtetë e familjes

Stilton” e Jeronim Stilton

Mentorja: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Sindorela Doli- Kryeziu Leudita Koshi

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

2

Ky punim diplome u mbajt më ________________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. ________________________ Kryetar

2. ________________________ Anëtar

3. ________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______________________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

3

Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që

më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që

gjithmonë janë ndjerë krenarë me punën time.

Familjes sime…

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

4

MIRËNJOHJE

Në radhë të parë dua të falenderoj Zotin që më dha shëndetin e plotë për të arritur deri këtu dhe

për të përfunduar me sukses të gjitha provimet.

Dua të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen për Prof. Sindorela Doli- Kryeziu, për përkrahjen e

vazhdueshme dhe ndihmesën e dhënë për realizimin e këtij punimi.

Një falenderim i veçantë është edhe për shoqërinë time që kanë besuar tek unë që në fillim të

studimeve e deri sot.

Por falenderimi më i rëndësishmi, që u jam mirënjohëse gjatë gjithë jetës, janë familja ime e

dashur, që dhanë një kontribut të veçantë në përkrahjen time, motivimin dhe besimin e dhënë në

finalizimin e këtij punimi dhe gjithë rrugëtimit në përgjithësi.

Përgjithmonë mirënjohëse!

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

5

TABELA E PȄRMBAJTJES

MIRËNJOHJE ................................................................................................................................ 4

Hyrje ............................................................................................................................................... 8

KAPITULLI I ................................................................................................................................. 9

1. MORFOLOGJIA ................................................................................................................. 9

1.1. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën .................................................... 10

1.2. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore .......................................................... 10

1.2.1. Format gramatikore sintetike .............................................................................. 11

1.2.2. Format gramatikore analitike .............................................................................. 12

1.3. Pjesët e ligjeratës ........................................................................................................ 13

KAPITULLI II .............................................................................................................................. 14

2. EMRI.................................................................................................................................. 14

2.1. Grupet leksiko- gramatikore të emrave ...................................................................... 15

2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm ............................................................... 15

2.1.2. Emrat konkretë dhe abstraktë .............................................................................. 16

2.1.3. Emrat përmbledhës .............................................................................................. 17

2.1.4. Emrat e lëndës ..................................................................................................... 17

KAPITULLI III ............................................................................................................................. 18

3. KATEGORITȄ GRAMATIKORE TȄ EMRIT ................................................................ 18

3.1. Kategoria e gjinisë ...................................................................................................... 18

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini ................................................................................... 18

3.1.2. Gjinia tek emrat e frymorëve ................................................................................... 19

3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë) ............................................................................ 19

3.1.4. Gjinia asnjanëse ....................................................................................................... 20

3.2. Kategoria e numrit ...................................................................................................... 21

3.2.1. Njohuri të përgjithshme ....................................................................................... 21

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës janë: ............................................................ 22

3.2.3. Emra që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës janë: ..................................... 22

3.3. Kategoria e rasës ......................................................................................................... 23

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

6

3.3.1. Njohuri të përgjithshme ........................................................................................... 23

3.3.2. Funksionet kryesore të rasave .................................................................................. 23

3.4. Tipat e lakimit ............................................................................................................. 25

3.4.1. Lakimi i parë ............................................................................................................ 25

3.4.2. Lakimi i dytë ............................................................................................................ 26

3.4.3. Lakimi i tretë ............................................................................................................ 27

3.4.4. Lakimi i katërt .......................................................................................................... 28

3.5. Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë ................................................................. 29

3.5.1. Njohuri të përgjithshme për trajtën e shquar ....................................................... 29

3.5.2. Përdorimet kryesore të trajtës së shquar ............................................................. 29

3.5.3. Njohuri të përgjithshme për trajtën e pashquar .................................................. 31

3.5.4. Përdorimet kryesore të trajtës së pashquar: ......................................................... 31

KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 32

4. Emri në veprën “ Historia e vërtetë e familjes Stilton “ e Jeronim Stilton ........................ 32

PȄRFUNDIM ............................................................................................................................... 38

AUTOBIOGRAFIA ...................................................................................................................... 39

LITERATURA ............................................................................................................................. 40

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

7

Abstrakt

Si objekt studimi në këtë punim diplome e kisha emrin si pjesë e ligjeratës tek vepra për fëmijë

“Historia e vërtetë e familjes Stilton“ e Jeronim Stilton. Emri si pjesë e ligjeratës ka një rëndësi

të veçantë sepse kontakti i fëmijës përkatësisht i nxënësit me emrin në gjuhën shqipe fillon

shumë herët. Ajo duhet të përvetësohet gradualisht nga ana e nxënësve, me ndihmën e teknikave

dhe metodave të ndryshme të përdorimit në klasë. Andaj detyra ime si mësuese e ardhshme është

të aplikoj metoda dhe teknika të përshtatshme në mënyrë që nxënësit të aftësohen. Edhe vepra që

kam zgjedhur për analizë për këtë temë ka një ndërtim të veçantë që lidhet drejtëpërdrejtë me

botën e fëmijëve dhe iluzionin që kanë ata. Secila histori ngërthen në vete sekrete që zbulohen

me leximin e veprës. Në këtë vepër kemi përdorim të madh të emrave që e bën veprën akoma më

atraktive për t’u lexuar.

Fjalët kyçe: emri, vepër, nxënësit, analizë, histori.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

8

Hyrje

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane, prandaj edhe sistemi i saj

gramatikor e ka zanafillën në atë gjuhë të lashtë. Ndërsa struktura gramatikore e gjuhës shqipe

është krijuar nga bashkëveprimi kompleks i tre faktorëve gjuhësorë: fonetik, morfologjik e

sintaksor.

Në anën tjetër shkollat janë institucione edukativo – arsimore që kanë për qëllim përhapjen e

dijes dhe formimin e personalitetit të fëmijës. Andaj profesioni i mësimdhënies është një sfidë në

vete e cila kërkon angazhim maksimal dhe përkushtim për krijimin e një brezi të fortë për të

ardhmen.

Në këtë punim diplome jam munduar t’i shfrytëzoj të gjitha njohuritë e marrura gjatë këtyre

viteve të studimit dhe të reflektoj mbi këto njohuri duke shfrytëzuar literaturë të përshtatshme në

mënyrë që punimi të jetë sa më i kompletuar.

Kapitulli i parë i këtij punimi ka të bëjë më morfologjinë, përkatësisht objektin e saj, lidhjen

e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën si dhe kuptimet dhe format gramatikore.

Kapitulli i dytë përfshin njohuri të përgjithshme për emrin si pjesë e ligjeratës si dhe grupet

leksiko- gramatikore të emrit.

Në kapitullin e tretë kam përmbledhur kategoritë gramatikore të emrit duke folur në veçanti

për secilën prej tyre, duke përfshirë këtu gjininë, numrin, rasën, tipet e lakimit, si dhe kategorinë

gramatikore të shuqarsisë dhe të pashquarsisë.

Dhe në kapitullin e fundit kam shkëputur pjesë nga vepra “Historia e vërtetë e familjes

Stilton” ku kam identifikuar emrat dhe analizuar ata.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

9

KAPITULLI I

1. MORFOLOGJIA

Morfologjia (nga greqishtja morfe = formë dhe logos = fjalë, dije) është ajo pjesë e

gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e

formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat, dhe numërorët)

ose të zgjedhueshme (foljet), si dhe me studimin e këtyre formave. Por, në një vështrim më të

gjerë morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-gramatikore, që quhen

pjesë të ligjeratës.1

Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës studiohet

edhe si pjesë e ligjeratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore përkatëse.

Në këtë mënyrë morfologjia dallohet qartë nga leksikologjia, e cila ka si objekt studimi po fjalën,

por e vështron këtë si njësi të fjalorit, d.m.th. si një njësi që shërben për të emërtuar një send, një

veprim, një rrethanë etj., pra nga pikëpamja e kuptimit dhe e prejardhjes, nga pikëpamja e

përdorimit të saj në stile të ndryshme etj. Morfologjia studion edhe disa klasë fjalësh, që nuk e

ndryshojnë formën si parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat.2

Morfologjia nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta

të fjalëve të së njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që kanë

vlerë për mbarë klasën e dhënë e, si rrjedhim, edhe për secilën nga fjalët e asaj klase. Kështu,

p.sh., paradigma e lakimit të emrave sipas tipit të lakimit, në rasat e ndryshme të trajtës së

pashquar dhe të së shquarës në njëjës dhe në shumës, ka vlerë për gjithë klasën e emrave, pra

edhe për çdo emër të veçantë, i cili lakohet kështu sipas tipit të lakimit përkatës. Po kështu edhe

paradigma e zgjedhimit të foljeve sipas tipit të zgjedhimit, në mënyrë e kohë të ndryshme, ka

vlerë për gjithë klasën e foljeve, pra edhe për secilën folje të veçantë.3

1F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi

I, Tiranë, 2002, f, 29. 2 A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 129.

3 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi

I, Tiranë, 2002, f, 29-30.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

10

1.1. Lidhjet e morfologjisë me sintaksën dhe fonetikën

Morfologjia dhe sintaksa, si dy pjesë përbërëse të gramatikës, që vështrojnë anë të ndryshme të

të njëjtave fakte, janë të lidhura shumë ngushtë midis tyre. Ato plotësojnë njëra - tjetrën dhe nuk

mund të bëjnë pa njëra - tjetrën.

Ndarja e tyre si dy disiplina më vete bëhet më shumë për arsye metodike. Lidhja e tyre e

ngushtë e ndërsjelltë kushtëzohet, në vija të përgjithshme, nga lidhja e ngushtë midis formës dhe

përmbajtjes (funksionit) të saj. Kështu nuk mund të studiohen format gramatikore të fjalës në

morfologji, pa pasur parasysh edhe funskionet e tyre sintaskore, që dalin në shesh gjatë

përdorimit të fjalës në fjali të ndryshme. Po kështu edhe studimi i funksioneve të fjalës në

sintaksë nuk mund të bëhet pa vënë në dukje edhe mjetet e ndryshme morfologjike, nëpërmjet të

cilave shprehen këto funksione.4

Morfologjia ka marëdhënie të ngushta edhe me fonetikën. Disa dukuri fonetike që tashmë

janë morfologjizuar, siç janë ndërrimet e fonemave, bëjnë të dallohen forma të ndryshme

gramatikore të një fjale, si p.sh., kundërvënia njëjës: shumës tek emrat e tipit: dash: desh, natë:

net, me anë të ndërrimit –a : -e, ose po ky ndërrim fonetik te format e kohës së tashme të njëjësit

të mënyës dëftore të foljeve, si jap: jep , flas: flet etj. Pra, këto dukuri gjuhësore nuk i studion

vetëm fonetika, por këto janë objekt studimi edhe të morfologjisë. Kanë të bëjnë me kategoritë

gramatikore të numrit (njëjës: shumës), të mënyrës, të kohës dhe të vetës (jap, flas – veta e parë;

jep, flet – veta e dytë dhe e tretë njëjës. 5

1.2. Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Fjala, duke u përdorur në fjali gjatë ligjërimit, shpreh një kuptim leksikor të caktuar, të cilit

zakonisht i mbishtrohen edhe një a më shumë kuptime të përgjithshme të karakterit gramatikor,

që quhen kuptime gramatikore të fjalës. Nëpërmjet kuptimeve gramatikore të fjalës shprehen

lidhjet e saj me fjalë të tjera në fjali, marëdhëniet kohore të veprimit, qëndrimi i folësit ndaj asaj

që kumton etj. Kuptimi gramatikor ka një karakter shumë të përgjithshëm. Ai është karakteristik

4 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe 1” Vëllimi

I, Tiranë, 2002, f, 30. 5 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 53.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

11

për një klasë të tërë fjalësh me kuptim leksikor (kategorial) të përbashkët dhe me veçori

gramatikore të përbashkëta. Kuptimet gramatikore gjejnë shprehjen e tyre në format e ndryshme

gramatikore, që merr fjala gjatë përdorimit të saj në fjali.

Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore përkatëse ekzistojnë vetëm në bazë të

kushtëzimit të ndërsjelltë.6

Format gramatikore – shprehin kuptime gramatikore të caktuara. Kjo do të thotë se pa forma

gramatikore nuk ka kuptime gramatikore dhe anasjelltas. Format gramatikore në gjuhën shqipe

janë: sintetike dhe analitike.7

1.2.1. Format gramatikore sintetike

Format gramatikore sintetike ndërtohen :

1) Me anë mbaresash që i shtohen temës së fjalës, si p.sh.: (një) mali-i, fush-e; hap-a, hap-e,

hapi-i, hap-ëm, hap-ët, hap-ën etj.

2) Me anë ndërrimesh fonetike që pëson tema e fjalës.

3) Njëherazi me anë mbaresash (a prapashtesash temëformuese) dhe ndërrimesh fonetike.

4) Pa asnjë tregues gramatikor, d.m.th. me mbaresë zero, si te foljet e tipit hap, di, në tri

vetat e numrit njëjës të kohës së tashme të mënyrës dëftore: (unë, ti, ai) hap, mbyll, qep,

di, rri, ha etj.

5) Me anë formash supletive, si unë: mua, ai: atij: atë: asi etj.8

6 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 31-32. 7 M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 54.

8 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 32-33.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

12

1.2.2. Format gramatikore analitike

Format gramatikore analitike janë të përbëra prej dy (a më shumë) elementesh. Si bartës i

kuptimit leksikor është rregullisht element i fundit, kurse elementet e tjera shërbejnë si mjete

gramatikore për ndërtimin e këtyre formave.

Format gramatikore analitike ndërtohen:

1) Me anë të foljeve ndihmëse kam dhe jam, si psh.: kam punuar, kisha

punuar, kam për të punar etj.: jam përpjekur, isha përpjekur, jam duke u

përpjekur etj.;

2) Me anë pjesëzash formante, si p.sh.; të punoj, të punoja, do të punoj, do të

punoja, duke punuar, pa punuar, për të punuar etj.;

3) Me anë të nyjave; formohet kështu rasa gjinore, e cila, me anë të këtij

mjeti gramatikor, dallohet formalisht prej dhanores, si p.sh.; libri i

nxënësit, fletorja e nxënësit etj.9

Format gramatikore të një fjale, përkatësisht të një klase të tërë fjalësh me tipare të

përbashkëta, që shprehin një kuptim gramatikor dhe formojnë një unitet të pandashëm, quhen

kategori gramatikore.

Gjuha shqipe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të shquarsisë e të

pashquarësisë (të trajtës), të vetës, të mënyrës, të kohës dhe të diatezës. Këto kategori

gramatikore janë të mëvetësishme (të pakushtëzuara e josintaksore) dhe të pamëvetësishme (të

kushtëzuara e sintaksore).10

9 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 33-34. 10

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 56.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

13

1.3. Pjesët e ligjeratës

Të gjithë fjalët e një gjuhe, sipas veçorive të përbashkëta leksikore e gramatikore, grupohen

nëpër klasa e kategori leksiko- gramatikore, që quhen pjesë të ligjeratës.

Pjesët e ligjeratës janë: emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja, parafjala,

lidhëza, pjesëza, pasthirrma.

Pjesët e ndryshueshme të ligjeratës janë fjalët që lakohen:

Emri,

Mbiemri.

Përemri, e, në një farë mase,

numërori, ose që zgjedhohen,

folja.

Pjesë të pandryshueshme të ligjeratës janë fjalët që as lakohen, as zgjedhohen:

Ndajfolja,

Parafjala

Lidhëza

Pjesëza dhe

Pasthirrma11

11

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 36-39.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

14

KAPITULLI II

2. EMRI

Emër quhet ajo pjesë e ligjeratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë

gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë.

Nga pikëpamja kuptimore në klasën leksiko- gramatikore të emrave përfshihen fjalë të ndryshme

që mund të emërtojnë veta e frymorë të tjerë (njeri, burrë, grua; ka, dele, flutur), sende konkrete

(gur, dru, shtëpi, qytet, mal), dukuri të realitetit (dimër, furtunë, tërmet, shi, borë), cilësi (bukuri,

dashuri, mirësi, shkathtësi), veprime ose gjendje (ecje, drejtim, përkrahje, lodhje, tmerr), nocione

abstrakte ( e mira, e vërteta).12

Siç shihet, në gjuhën shqipe ka emra që emërtojnë cilësi (ashtu si mbiemrat) dhe veprime a

gjendje (ashtu si foljet). Ku qëndron ndryshimi? Mbiemrat tregojnë cilësi që u përkasin sendeve,

pra, emrave të caktuar, kurse cilësitë që tregojnë emrat, janë të shkëputura nga mbartësi i tyre,

d.m.th, ato dallohen (veçohen). Krahasoni:

1. Anila është vajzë e bukur dhe fisnike.

2. Bukuria dhe fisnikëria e saj i habiti të gjithë.

Gjithashtu, emrat që tregojnë veprime a gjendje, dallohen nga foljet, sepse veprimi a gjendja

janë të shkëputura nga personi a sendi që e kryejnë, si dhe nga koha kur kryhet. Krahasoni:

1. Makina ecte në rrugën e larë nga shiu.

2. Ecja me shpejtësi është e rrezikshme.

Nga pikëpamja sintaksore, emri kryen shumë funksione, ndryshe nga pjesët e tjera të

ligjeratës, që i kanë më të kufizuara këto funksione. Emri përdoret si kryefjalë, përcaktor,

ndajshtim, rrethanor, përcaktor kallëzuesor etj. 13

12

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 82. 13

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 157-158.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

15

2.1. Grupet leksiko- gramatikore të emrave

Duke u mbështetur në kuptimin e tyre të përgjithshëm leksikor dhe në veçoritë morfologjike,

gjithë emrat e gjuhës shqipe ndahen, së pari, në emra të përgjithshëm e në emra të përveçëm.

Emrat e përgjithshëm ndahen në emra konkretë e në emra abstraktë. Dallohen si grupe më vete

emrat përmbledhës dhe emrat e lëndës.

2.1.1. Emra të përgjithshëm dhe të përveçëm

Emrat e përgjithshëm emërtojnë një klasë të tërë qeniesh të gjalla e sendesh sipas tipareve të

përbashkëta të tyre (dele, ujk, nxënës, nënë, fletore, traktor, revolucion, çlirim, fitore, urdhër),

ose secilën prej këtyre qenieve e sendeve (ky plep, kjo shkollë). Emrat e përgjithshëm, pra,

shërbejnë për të emërtuar në mënyrë të përgjithësuar qeniet e gjalla e sendet e së njëjtës klasë.

Emrat e përveçëm janë fjalë që emërtojnë veta, frymorë të tjerë dhe sende të veçanta, që bëjnë

pjesë në një klasë sendesh të një fare, pa pasur në vetvete asnjë tregues të veçantë të klasës së

cilës i përkasin (Petrit, Agron, Balo, Berat, Korab, Myzeqe, Sazan). Në emrat e përveçëm

përfshihen:

1. Emrat dhe llagapet e njerëzve, pseudonimet: Vjollcë, Flutur, Genc, Konstandin

Kristoforidhi, Shkurte Vata, Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës);

2. emrat e kafshëve: Balo, Kuqal, Laro, Murro;

3. emrat gjeografikë: (të lumenjve, maleve, deteve, shteteve, krahinave, qyteteve, rrugëve,

shesheve etj.): Drin, Tomor, Mesdhe, Karaburun, Sazan, Shqipëri, Azi, Krujë, rruga

“Konferenca e Pezës”, sheshi “Skëndërbej” etj.;

4. emrat e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Kongresi i Manastirit, Revolucioni i

Qershorit, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare;

5. emrat e institucioneve, të organizatave, të ndërmarrjeve etj.: Fakulteti i Historisë dhe i

Filologjisë, Ministria e Arsimit, Kryesia e Kuvendit Popullor, uzina “Partizani” etj.;

6. titujt e veprave letrare, të gazetave e të revistave: “Lulet e verës”, “Vargjet e lira”, “Zëri

i popullit”, “Rilindja demokratike”, revistat “Nëntori”, “Studime filologjike” etj.;

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

16

7. emrat e trupave qiellorë: Arusha e Vogël, Jupiteri, Marsi etj14

.

Emrat e përveçëm dallohen nga emrat e përgjithshëm edhe nga ana gramatikore. Emrat e

përgjithshëm përdoren në të dy numrat, kurse emrat e përveçëm përdoren kryesisht në numrin

njëjës dhe në trajtën e shquar.

Ka raste kur emrat e përveçëm përdoren në numrin shumës. Kjo ndodh kur me anë të llagapit

tregohen tërë njerëzit që e mbajnë atë: Demirajt, Kryezit, ose kur disa njerëz a sende kanë të

njëjtin emër: 1. Në klasën tonë ka dy Petritë. 2. Në rrethin e Tiranës ka dy Vjollca.

Kufiri midis emrave të përgjithshëm e të përveçëm nuk është i mbyllur. Ka emra të përveçëm që

kanë dalë nga të përgjithshmit dhe anasjelltas: Gëzimi (nga gëzim), Bukurie (nga bukuri), amper

(nga Amper), herc (nga Herc), om (nga Om), rëntgen (nga Rëntgen) etj.

Emrat e përveçëm shkruhen me shkronjë të madhe, kurse emrat e përgjithshëm me shkronjë të

vogël.15

2.1.2. Emrat konkretë dhe abstraktë

Emrat konkretë shënojnë frymorë, sende dhe dukuri të ndryshme, që mund të veçohen nga

sendet, frymorët dhe dukuritë e tjera të po asaj klase dhe për këtë arsye edhe mund të

numërohen. Pra, emrat konkretë emërtojnë sende të numërueshme, prandaj mund të quhen edhe

emra të numërueshëm: det, libër, mal, njeri, qytet, shkollë, shtëpi, luftë etj.

Gjithë emrat konkretë nga pikëpamja morfologjike karakterizohen nga fakti se mund të marrin

numërorë themelorë: një njeri, dy njerëz, një qytet, katër qytete dhe të përdoren në të dy numrat,

në njëjës e në shumës: qytet – qytete, shkollë – shkolla etj. Por ka edhe emra konkretë që

përdoren vetëm në shumës: pantallona-t, syza-t, gërshërë-t etj.

Emrat abstraktë janë fjalë që tregojnë veprime, gjendje, cilësi dhe veçori të abstraktuara ose

nocione abstrakte: lëvizje, vrapim, durim, dyshim, gjelbërim, trimëri, art, kujtesë, liri, lavdi etj.

14

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 82-83.

15

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 159.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

17

Emrat abstraktë përfshihen në kategorinë më të gjerë të emrave të panumërueshëm. Me

përjashtim të disa fjalëve si: frikë, gënjeshtër, hare, punë, shëndet, tmerr etj., shumica e emrave

abstraktë janë fjalë të prejardhura.16

2.1.3. Emrat përmbledhës

Emrat përmbledhës janë një grup i veçantë brenda emrave të përgjithshëm. E veçanta e tyre

është se nga forma janë në numrin njëjës, por emërtojnë një tërësi njerëzish, kafshësh e sendesh

të një fare: popullsi, grari, djemuri etj.

Emrat përmbledhës nuk përdoren në shumës dhe nuk marrin numërorë. Vetëm në ndonjë rast

mund të shoqërohen nga përemri i pacaktuar ca: Vetëm gra e ca djemuri mund të shihje atë ditë.

Emrat përmbledhës janë zakonisht emra frymorësh, rrallë edhe emra sendesh, p.sh., drizër (një

tërësi drizash). Emrat përmbledhës janë zakonisht të prejardhur me anë të prapashtesave -i, -ri, -

im, -je: punëtori, pari, vegjëli, çupëri, djalëri, grari, vashëri, fshatarësi, miqësi, njerëzim. 17

2.1.4. Emrat e lëndës

Emrat e lëndës emërtojnë një lëndë homogjene, që ka mundësi të ndahet e të peshohet, por nuk

mund të numërohet, prandaj këta emra nuk kanë shumës, ashtu si dhe emrat abstraktë dhe

përmbledhës. Këta emra nuk mund të përcaktohen nga numërorët themelorë, por mund të

përcaktohen nga përemrat e pacaktuar: pak, shumë, ca etj. P.sh.: pak yndyrë, shumë qumësht, ca

djathë etj. Nuk mund të përdoret një yndyrë, një djathë etj. Kur përdoret: një qumësht, një kos,

një ujë, mendohet: një gotë qumësht, një gotë ujë, një tas kos.

Emrat e lëndës emërtojnë: kultura bujqësore, prodhime ushqimore, minerale, prodhime kimike

etj., si: misër, grurë, thekër, duhan, sojë, li; kos, dhallë, gjizë, djathë, mjaltë; krom, magnez,

hekur, naftë; najlon, letër, nitrat etj.18

16

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 84. 17

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 160. 18

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 77.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

18

KAPITULLI III

3. KATEGORITȄ GRAMATIKORE TȄ EMRIT

3.1. Kategoria e gjinisë

Gjinia është kategori e mëvetësishme, e pavarur – josinatksore. Emri në gjuhën e sotme shqipe

ka tri gjini: gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Gjinia e emrit zakonisht përcaktohet

nga mbaresat që merr emri në rasën emërore, në trajtën e shquar, në numrin njëjës.

Emrat e gjinisë mashkullore dhe femërore mund të dallohen dhe nga fjalët përcaktuese; si: ky lis,

lis i gjatë; kjo shtëpi, shtëpi e bukur etj. 19

3.1.1. Klasifikimi i emrave në gjini

Për dallimin e gjinisë së emrave në gjuhën shqipe mbështetemi në mjete të jashtme. Këto mjete

të jashtme janë:

1. Mbaresat rasore të trajtës së pashquar e të shquar njëjës;

2. mbiemrat dhe fjalët e tjera përcaktuese si përemrat ky, kjo, ai, ajo, im, ime etj.;

3. tingulli fundor i temës.20

a) Sipas mbaresave:

Janë të gjinisë mashkullore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, njëjës marrin

mbaresën –i ose –u, p.sh.: lumi, studenti, gëzimi, mali, druri, zëri, kroi, vëllai, njeriu, bariu, veriu

etj.

Janë të gjinisë femërore ata emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në njëjës marrin

mbaresën –a ose –ja, p.sh.; nëna, shkolla, vegla, shtëpia, lundra, dritarja, rrufeja etj.

Janë të gjinisë asnjanëse ata pak emra që në rasën emërore, në trajtën e shquar, në njëjës marrin

mbaresën –t (ë), p.sh.; kryet, të folurit, të menduarit, te qarët; të zitë, të kuqtë, të ftohtët, të

nxehtët etj.

19

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 77. 20

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 89-90.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

19

b) Fjalët përcaktuese që marrin emrat, përshtaten në gjini me emrin të cilit i përkasin: libër i

ri, shkollë e re, ky libër, kjo shkollë.

c) Si tingull fundor të temës, në përgjithësi emrat mashkullorë kanë një bashkëtingëllore,

kurse emrat femërorë një zanore.21

3.1.2. Gjinia tek emrat e frymorëve - Tek emrat e frymorëve përcaktimi i gjinisë bëhet jo

vetëm nga pikëpamja morfologjike (me anë të mbaresave), por edhe sipas kuptimit leksikor.

Emrat e gjinisë femërore, që emërtojnë frymorë, mund të kenë rrënjë të ndryshme nga gjinia

mashkullore, si: baba – nënë, vëlla – motër, burrë – grua, cjap – dhi etj. Pjesa më e madhe e

emrave, që emërtojnë frymorë, e formojnë gjininë femërore duke i shtuar temës së emrit të

gjinisë mashkullore një nga këto prapashtesa:

-e: punëtor – punëtore, shitës – shitëse, gjysh – gjyshe, mjek – mjeke, fshatar – fshatare etj.;

-ë: plak – plakë, zog – zogë, kunat – kunatë etj.;

-eshë: princ – princeshë, profesor – profesoreshë, luan – luaneshë, drejtor – drejtoreshë etj.;

-ushë: ari – arushë, dre – drenushë etj.;

-icë: gomar – gomaricë, buall – buallicë etj.22

3.1.3. Emrat e dygjinishëm (ambigjenë) - Shumica e emrave në gjuhën shqipe përdoren në një

gjini të caktuar, si në njëjës, ashtu edhe në shumës. Vetëm në disa tipa shumësi me prapashtesa

ndodh ndërrimi i gjinisë nga mashkullore në femërore, çka gjen shprehje te mbiemrat dhe fjalët e

tjera përcaktuese të gjinisë femërore, që marrin në këtë numër. Kështu formohet një grup i

veçantë emrash të dygjinishëm, që qëndron midis gjinisë mashkullore dhe femërore.

21

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 161-162. 22

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 78.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

20

Emrat mashkullorë që e formojnë temën e shumësit me prapashtesën –e, në këtë numër përdoren

si emra të gjinisë femërore. Kështu do të thuhet: këto brigje, brigje të thepisura; këto male, malet

tona; qytete të mëdha, qytetet tona etj.

Ndërrimi i gjinisë vërtetohet edhe në shumësin e disa emrave të lëndës me prapashtesën –ra; me

këta shkojnë edhe emrat mall e fshat, që në njëjës përdoren si mashkullore; djathëra të kripura,

ujëra të ftohta, leshra të dredhura, vajra të ndryshme etj

Pra në numrin njëjës janë të gjinisë mashkullore (mali, bregu), ndërsa në shumës kalojnë në

gjininë femërore (këto male, këto brigje).23

3.1.4. Gjinia asnjanëse - Në gjuhën shqipe kjo gjini ka ardhur duke u zhdukur, por në një

periudhë më të hershme ka pasur një shtrirje shumë më të gjerë. Me këto mbështetje arrihet në

përfundim se në këtë gjini janë përfshirë:

emra lëndësh: ujë, gjalpë, gjak, grurë, mish, djathë, plehë, hekur, bar etj;

emra të pjesëve të trupit: ballë, sy, tru, bark, vesh etj;

emra sendesh: rrjetë, shtrat;

emra vendesh: krua, kopësht;

emra abstraktë: dëm, faj, muaj, peng, mend;

emra të formuar nga mbiemra të mirëfilltë: të keqtë, të bardhëtë;

emra të formuar nga mbiemra prejpjesorë: të dalë-të, të ngrënë-të;24

Janë të gjinisë asnjanëse :

a) Disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë.

b) Disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë.

23

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 92. 24

K. Topalli, “Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2011, f, 31.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

21

folje – emër i gjinisë asnjanëse mbiemër – emër i gjinisë asnjanëse

mësoj – të mësuarit

këndoj – të kënduarit

eci – të ecurit

lexoj – të lexuarit

flas – të folurit

i zi – të zitë

i kuq – të kuqtë

i verdhë – të verdhët

i ftohtë – të ftohtët

i bardhë – të bardhët25

3.2.Kategoria e numrit

3.2.1. Njohuri të përgjithshme

Edhe numri është një nga kategoritë karakteristike të emrit. Gjuha shqipe njeh dy numra: njëjësin

dhe shumësin, të cilët i kundërvihen njëri- tjetrit si me anën e formave të vetë fjalës: mal – male,

ashtu edhe me anën e fjalëve që përshtaten me emrin në numër: shtëpi e re – shtëpi të reja, kjo

shtëpi – këto shtëpi etj.

Në formën e numrit njëjës emri tregon një frymor ose një send, që bën pjesë në një klasë të

caktuar frymorësh ose sendesh të një fare: libër, student, punëtor, mal, fushë etj. Emrat që kanë

vetëm njëjës përbëjnë shumicën e emrave që emërtojnë sende të panumërueshme: uthull, sheqer,

mendjemadhësi, errësirë, vapë.

Në formën e numrit shumës emri tregon një shumicë të pacaktuar frymorësh ose sendesh të një

fare: libra, studentë, puntorë, male, fusha etj. Në shumës mund të përdoren edhe disa emra që

tregojnë lëndë homogjene, por në këtë rast ata fitojnë një element të ri në kuptimin e tyre, marrin

domethënien e llojeve të ndryshme të lëndës: vajra, kripëra, djathëra, verëra etj, por edhe emra

abstraktë që përfaqësojnë shfaqje konkrete: një mendim – dy mendime, hidhërim – hidhërime,

liiri – liritë etj.

Emrat që përdoren rregullisht në të dy numrat, tregojnë sende të numërueshme. Këta emra mund

të përcaktohen me lehtësi nga një numëror themelorë, i cili tregon sasinë e sakt të sendeve: një

djalë – dy djem, një fshat – katër fshatra etj.26

25

A. Hamiti, I. Hamiti, “Gjuhë shqipe për klasën VI të Arsimit Fillor nëntëvjeçarë”, Shkup, 2011, f, 15.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

22

3.2.2. Emrat që përdoren vetëm në njëjës janë:

– emra abstraktë në kuptimin e tyre të mirëfilltë: guxim, mbarim, krenari, nxehtësi;

– emra përmbledhës: djemuri, grari, rini;

– emra lënde: benzinë, çimento, uthull;

– emra sëmundjesh që afrojnë nga kuptimi me emra abstraktë: fruth, li, kollë, zgjebe;

– emra që tregojnë drejtime të horizontit: veri, jug;

– dukuri atmosferike: vapë, brymë, vesë;

– bimë: spinaq, thekër;

– emra të përveçëm: Shqipëri, Mira, 28 Nëntori, 17 Shkurti etj.

3.2.3. Emra që përdoren vetëm ose kryesisht në shumës janë:

– emra që tregojnë masa të një lënde, sende të mbrujtura prej një lënde, bimë, mbeturina,

shuma e grumbuj të hollash: krunde-t, makarona-t, të korra-t, të fshira-t etj.;

– emra që tregojnë sende të përbëra prej dy a më shumë pjesësh: pranga-t, ski-të, syze-t,

pantallona-t etj.;

– emra që tregojnë një shumicë frymorësh si diçka e pandashme: dhen-të, shqerra-t, vetë

(persona; dy, tre vetë);

– emra abstraktë që tregojnë veprime a gjendje abstrakte, sëmundje, lojra etj.; naze-t,

gjepura-t, ethe-t etj.

– disa emra të përgjithshëm ose të përveçëm që tregojnë vende: lugje-t, vise-t, Alpe-t,

Dardanele-t etj.;

– disa emra që shënojnë festa fetare: pashkë-t, kërshëndella-t, të shtatat etj.27

Mjetet gramatikore që shërbejnë për formimin e numrit shumës janë:

a) prapashtesat trajtëformuese: lis-lis-a, mal-e, ulli-nj, prind-ër, fush-a;

b) ndërrimi i tingujve të temës: dash- desh, mik- miq, plak- pleq;

c) ndërrimi i tingujve të temës dhe prapashtesa njëkohësisht: breg- brigje, pyll- pyje, at-

etër, kunat- kunetër;

26

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f,. 94-95. 27

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 164.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

23

d) pa mjet gramatikor, pra, shumësi del i njëjtë me njëjësin: nxënës, dëgjues, ditë, javë,

rrufe, kala etj.28

3.3.Kategoria e rasës

3.3.1. Njohuri të përgjithshme - Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në

rolin e gjymtyrëve të ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Këto

forma të emrit, me anën e të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen rasa.

Tërësia e gjithë ndryshimeve që pëson emri, kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim. Në

gjuhën shqipe lakohen të gjithë emrat, pa përjashtim, cilido qoftë burimi i tyre. Emri në gjuhën

shqipe ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren. Meqenëse

ekziston kategoria e shquarsisë, e cila formohet në mënyrë sintetike, me anë ndajshtesash

përgjithësisht të ndryshme për secilën trajtë, dallohet lakimi i shquar dhe i pashquari, prandaj

edhe çdo rasë paraqitet në dy trajta, në trajtën e shquar dhe të pashquar.29

3.3.2. Funksionet kryesore të rasave - Në rasat e ndryshme emrat mund të përdoren pa

parafjalë ose me parafjalë.

1. Rasa emërore pa parafjalë - Emri në rasën emërore pa parafjalë në fjali shërben si kryefjalë,

si përcaktor kallëzuesor i kryefjalës, si ndajshtim dhe si thirror: 1. Shkolla është vend i shenjtë.

(kryefjalë dhe pjesë e kallëzuesit emëror). 2. Agroni u emërua mësues (përcaktor kallëzuesor i

kryefjalës). 3. Profesor Xhuvani ka qenë gjuhëtar i shquar (ndajshtim). 4. O malet e Shqipërisë e

ju o lisat e gjatë (thirror).

Me parafjalën te (k), nga – emri në këtë rasë kryen funskionin e rrethanorit ose të kundrinorit: 1.

U nis herët nga Tirana (rrethanor); 2. Nëna është e madhe nga zemra ( kundrinor). 3. Qëndruan

tek ura (rrethanor).

28

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 164-165. 29

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 105-106.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

24

2. Rasa gjinore pa parafjalë - Përdoret kryesisht tek emrat me funskione përcaktuese, duke

treguar të përkitur, tipar të sendeve, raport të pjesës me të tërën, krahasim etj.; librat e biblotekës,

lulet e majit, këngët e dasmës, gjysma e bukës, shumica e studentëve, më i madhi i djemve.

Në gjinore emri mund të përdoret me parafjalë në trajtën e lokucioneve, duke shprehur

marëdhënie të ndryshme, si: mjet, shkak, zëvendësim etj.: 1. Lajmi u përhap me anën e mjeteve

të medias. 2. Nuk mbollëm dot për shkak të shiut. 3. Në vend të leksionit kemi ushtrime.

3. Rasa dhanore - Emri në rasën dhanore kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë dhe të

ndajshtimit të veçuar: 1. Gjithçka duhet t’ia kushtojmë popullit, atdheut. 2. Për këtë thuaji

Petritit, agronomit të ri.

4. Rasa kallëzore pa parafjalë - Në këtë formë rasore emri mund të jetë kundrinor i drejtë,

përcaktor kallëzuesor i kundrinorit të drejtë, rrethanor dhe ndajshtim i veçuar: 1. Ai e kryen mirë

detyrën. 2. Petritin e cilësuan si këngëtarin më të mirë. 3. Javën e shkuar bëmë ekskurzionin. 4.

Lexuam “Albumin”, veprën poetike të Nolit.

Në rasën kallëzore me parafjalë emri shpreh kuptime të ndryshme (vend, kohë, tipar, mjet,

kuptim sqarues etj.). Përdoret në funksionin e kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë, të rrethanorit,

të përcaktorit: 1. Në mbrëmje arritëm në fshat. 2. Folëm për rezultatet e semestrit të parë. 3.

Besniku është njeri me vullnet.

Në kallëzore emri përdoret dhe me lokucionet parafjalore në lidhje me, në krahasim me, në

bashkëpunim me: Ekspozita u bë në bashkëpunim me muzeun.

5. Rasa rrjedhore pa parafjalë - Emri në këtë rasë mund të jetë në funksionin e përcaktorit për të

treguar të përkitur, tipar, lëndë, raporte pjese etj., si dhe në funksionin e rrethanorit: turma

udhëtarësh, bukë gruri, vegël metali, këngë kurbeti. Dimrit maleve bie shumë dëborë etj.

Në rrjedhore emri përdoret me parafjalët: prej, afër, larg, përmes, prapa, anës, përballë etj; 1.

Roja rrinte majë shkëmbit. 2. U mblodhën të gjithë rreth zjarrit.30

30

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011, f, 166-167.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

25

3.4.Tipat e lakimit

Si kriter për klasifikimin e emrave në tipa të lakimit zakonisht merret emri në trajtën e shquar të

numrit njëjës në rasën emërore. Duke u bazuar në mbaresat e emrave në trajtën e shquar të

numrit njëjës në rasën emërore, emrat ndahen në katër lakime.

3.4.1. Lakimi i parë - Lakimit të parë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në rasën emërore

të shquar njëjës marrin mbaresën –i, psh.; deti, liqeni, shkëmbi, dreri, vëllai, ftoi etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) det (ca) dete det-i dete-t

Gj. i (një) det-i i (ca) dete-ve det-it dete-ve

Dh. (një) det-i (ca) dete-ve det-it dete-ve

K. (një) det (ca) dete det-in dete-t

Rr. (një) det-i (ca) dete-sh

(dete-ve)

det-it dete-ve

Siç shihet nga pasqyra, emrat e lakimit të parë në rasën emërore dhe në kallëzore të trajtës së

pashquar njëjës dhe shumës nuk marrin mbaresë. Këta emra në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

të njëjësit të pashquar marrin mbaresën –i, ndërsa në trajtën e shquar dalin me këto mbaresa:

emërore –i, gjinore, dhanore dhe rrjedhore –it, kallëzore –in ose –në. Me mbaresën –në dalin

emrat në rasën kallëzore të shquar, si: vëllai, babai, xhaxhai etj. (rasa kallëzore: vëllanë, babanë,

xhaxhanë etj.).

Në trajtën e pashquar shumës emrat e lakimit të parë (si dhe gjithë emrat e tjerë) dalin me këto

mbaresa: emërore – (s’ka mbaresë), gjinore, dhanore –ve, rrjedhore –sh ose –ve dhe në të

shquarën: emërore; t(ë) (drerë-t, lapsa-t; djemt-ë, ullinjt-ë), gjinore, dhanore, rrjedhore –ve dhe

kallëzore –t (ë) si në rasën emërore.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

26

Emrat e pashqur: ftua, krua, përrua, thua, që në trajtën e shquar dalin: ftoi, kroi, përroi, thoi (në

emërore), në rasën kallëzore të shquar mund të përdoren në dy forma: ftuan ose ftoin, kruan ose

kroin, përruan ose përroin, thuan ose thoin etj.31

3.4.2. Lakimi i dytë - Lakimit të dytë i takojnë emrat e gjinisë mashkullore, që në emëroren e

shquar njëjës marrin mbaresën –u, p.sh.: peshku, shelgu, bregu, krahu, dheu etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) peshk (ca) peshq peshk-u peshqi-t

Gj. i (një) peshk-u i (ca) peshq-ve peshk-ut i peshq-ve

Dh. (një) peshk-u (ca) peshq-ve peshk-ut peshq-ve

K. (një) peshk (ca) peshq peshk-un peshq-it

Rr. (një) peshk-u (ca) peshq-ish

(peshq-ve)

peshk-ut peshq-ve

Edhe emrat e lakimit të dytë në emëroren dhe kallëzoren e numrit njëjës dhe shumës nuk kanë

mbaresa. Në trajtën e pashquar njëjës të rasave: gjinore, dhanore dhe rrjedhore këta emra marrin

mbaresën –u.

Në trajtën e shquar njëjës emrat e lakimit të dytë marrin këto mbaresa: emërore –u, gjinore,

dhanore e rrjedhore –ut, kallëzore –u, ndërsa në shumës: emërore e kallëzore –t(ë), gjinore,

dhanore e rrjedhore –ve.32

31

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 88-89. 32

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 90.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

27

3.4.3. Lakimi i tretë - Lakimit të tretë i takojnë gjithë emrat e gjinisë femërore si dhe një pjesë e

emrave të gjinisë mashkullore që shënojnë frymorë (dajë, axhë, fëmijë), që marrin mbaresën –a

ose –ja, p.sh.: dita, anija, dritarja, Kola, Deda etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) ditë (ca) ditë dit-a ditë-t

Gj. i (një) dit-e i (ca) ditëve i ditë-s i ditë-ve

Dh. (një) dit-e (ca) ditë-ve ditë-s ditë-ve

K. (një) ditë (ca) ditë ditë-n ditë-t

Rr. (një) dit-e (ca) ditë-sh

(ditë-ve)

ditë-s ditë-ve

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Njëjës Shumës Njëjës Shumës

E. (një) dritare (ca) dritare dritar-ja dritare-t

Gj. i (një) dritare-je i (ca) dritare-ve i dritare-s i dritare-ve

Dh. (një) dritare-je (ca) dritare-ve dritare-s dritare-ve

K. (një) dritare (ca) dritare dritare-n dritare-t

Rr. (një) dritare-je (ca) dritare-sh

(dritare-ve)

dritare-s dritare-ve

Ashtu si emrat e lakimit të parë dhe të dytë, edhe emrat e lakimit të tretë në rasat emërore dhe

kallëzore të pashquar njëjës nuk marrin mbaresa, ndërsa në rasat gjinore, dhanore, rrjedhore

marrin mbaresën –e.

Emrat e lakimit të tretë në trajtën e shquar njëjës marrin këto mbaresa: emërore –a ose ja,

gjinore, dhanore e rrjedhore –s (ë) dhe kallëzore –n (ë).

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

28

Emrat femërorë që mbarojnë me zanoren –o të patheksuar (si: pako, radio, pallto, depo etj.)

lakohen kështu: emërore e kallëzore –pako, gjinore dhanore e rrjedhore – pako-je (trajta e

pashquar njëjës); emërore –pako- ja, gjinore, dhanore e rrjedhore – (i) pako-s, kallëzore – pako-n

(trajta e shquar njëjës). Trajta e pashqur shumës: emërore e kallëzore – (ca) pako, gjinore,

dhanore – (i) (ca) pako-ve, rrjedhore pako-sh a pako-ve; trajta e shquar shumës: emërore e

kallëzore – pako-t, gjinore, dhanore – (i) (ca) pako-ve.33

3.4.4. Lakimi i katërt - Lakimit të katërt i përkasin emrat e gjinisë asnjanëse, që në emëroren e

shquar të njëjësit marrin mbaresën –t (ë), p.sh.: të menduarit, të folurit, të dëgjuarit, të ecurit, të

ngrohtët, të kuqtë etj.

Trajta e pashquar Trajta e shquar

Numri njëjës

E. (një) të ngrohtë të ngrohtë-t

Gj. i (një) të ngroht-i i të ngroht-it

Dh. (një) të ngroht-i të ngroht-it

K. (një) të ngrohtë të ngrohtë-t

Rr. (një) të ngroht-i të ngroht-it

Emrat asnjanës ose emrat e lakimit të katërt dallohen prej emrave të lakimit të parë vetëm në

emëroren e kallëzoren të trajtës së shquar, meqë në këto dy rasa marrin mbaresën –t (ë), ndërsa

në rasat e tjera në të dy trajtat kanë mbaresa të njëjta me emrat e lakimit të parë.

Emrat asnanjës prejpjesorë, në rasat emërore dhe kallëzore, marrin zanoren –i-, midis temës dhe

mbaresës, që përdoret për ta lehtësuar shqiptimin (të folur-i-t, të menduar-i-t etj.). Kjo shtesë

fonetike do të konsiderohet pjesë përbërëse e mbaresës34

.

33

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 91-92. 34

Po aty, f, 93.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

29

3.5.Kategoria e shquarsisë dhe e pashquarsisë

3.5.1. Njohuri të përgjithshme për trajtën e shquar

Kuptimi që fiton emri në trajtën e shquar, quhet kuptim gramatikor i shquarësisë. Por ç’është

shquarsia në përgjithësi? Cila është arsyeja që një emër të përdoret në trajtën e shquar?

Dihet se emrat e përgjithshëm, që përbëjnë shumicën e emrave në një gjuhë, shërbejnë për të

emërtuar edhe një send të veçantë, që zotëron një sasi tiparesh individuale, të cilat e dallojnë atë

nga sendet e tjera të së njëjtës klasë, edhe gjithë klasën e sendeve, sipas tipareve të tyre të

përbashkëta e më të përgjithshme.

Kur emri i përgjithshëm tregon një send të veçantë , unik, të dalluar nga sendet e tjera të po asaj

klase, ai ka një kuptim të individualizuar. Individualizimi i emrit të përgjithshëm bëhet ose duke

e shoqëruar atë në trajtën e tij të pashquar, që është edhe forma bazë e emrit, me një përemër

dëftorë: ky djalë, ajo shkollë, ose duke e vënë në trajtën e shquar. Në përgithësi, emri përdoret në

trajtën e shquar, me kuptim të individualizuar, kur, në një situatë të caktuar sendi apo sendet për

të cilat bëhet fjalë, mendohen si të vetme, të dalluara nga sende të tjera të po asaj klase. P.sh., kur

vjen ndokush në ndonjë shkollë për t’u takuar me drejtorin e saj, pyet: A ka ardhur drejtori?

Këtu emri drejtori është vënë në trajtë të shquar, sepse nga situata kuptohet se bëhet fjalë për një

drejtor të vetëm, të caktuar, për drejtorin e asaj shkolle.35

3.5.2. Përdorimet kryesore të trajtës së shquar

Përgjithësisht emri del në trajtën e shquar në këto raste:

1. Kur në të njëjtin kontekst përmendet për të dytën herë. Ky tip shquarsie quhet anaforik. Një

emër duke u ripërmendur në të njëjtin kontekst, mendohet si i caktuar, sepse tashmë ai njihet jo

vetëm nga folësi, por edhe nga dëgjuesi, prandaj edhe vihet në trjatën e shquar. P.sh.: - Ç’ke që

shtyn, more djalë, më shkele! – bërtiti një grua dhe e vështroi me inat një djalosh, i cili u skuq

dhe aty për aty i kërkoi ndjesë. Gruas i erdhi keq, kur pa fytyrën e turpëruar të djaloshit.

35

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 120-121.

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

30

2. Kur ka njëfarë lidhjeje objektive, marrëdhënie, me një emër tjetër të një konteksti të

mëparshëm ose me tërë kontekstin në përgjithësi. Në këtë rast shkak i shquarsisë nuk është

përsëritja, por lidhja logjike e dukurive, sendeve midis tyre, karakteri i lidhjeve të ndërsjella që

ekzistojnë midis sendeve. P.sh.: E në mes të bisedës iu bë sikur dëgjoi një të trokitur në portë.

Pasi heshtën, ai ndenji të mbajë vesh. E trokitura u përsërit, po kësaj radhe i panjohuri po i binte

derës me grusht. Në këtë kontekst fjala i panjohuri, që del për herë të parë, vihet në trajtë të

shquar, sepse këtu kemi një lidhje midis një veprimi (trokitjes) dhe personit që e kryen atë,

d.m.th. këtu nuk flitet për çdo të panjohur, por pikërisht për atë që trokiste në portë.

3. Kur nga situata konkrete në të cilën zhvillohet ligjërimi, merret vesh se për çka flitet. Sendi

për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë, ata mund ta shohin dhe ta prekin,

prandaj edhe flasin për të si një send të caktuar; p.sh.: Shikoni xhenierët, - tha Ajseli. – Përsëri

po rregullojnë një urë. Në këtë rast emrin xhenierët e përdor në të shquar, sepse ai tregon persona

që janë të pranishëm dhe shihen nga bashkëbiseduesit.

4. Kur nga informacioni që kanë bashkëbiseduesit, merret vesh se bëhet fjalë për një send a

person për të cilin ata kanë biseduar më parë, në një situatë tjetër: Mos flitni me zë të lartë se do

të më zgjoni djalin, - tha nëna.

5. Kur shënon sende unike, të vetme në llojin e tyre. Emra të tillë janë: dielli, hëna, marsi, toka

etj., si emërtime trupash qiellorë: Atë do ta kishte aty mbi krye për sa kohë të shndriste dielli e

hëna. Në trajtën e shquar vihen edhe emrat e stinëve, të muajve të vitit dhe të disa erërave: veri,

jugë, goren etj, p.sh.: Vera kalohej si jo më mirë. Dielli i marsit filloi te digjte. Ulërima e gorenit

zbriste nga pllajat.

Shënim. Emrat e stinëve ose të muajve, kur vështrohen në përsëritjen e tyre periodike, vihen

edhe në trajtën e pashquar: Kaloi një verë të gëzuar. Një mars kaq i ftoftë e me shira si ky i

sivjetshmi s’mbahet mend etj.36

6. Kur pas emrit vjen një përemër pronor, si p.sh.: Zëri im ishte aq i ulët, aq i dobët, sa u tret

menjëherë.

36

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 121-123.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

31

7. Kur emri përcakohet nga një emër tjetër në rasën gjinore, si p.sh.: Buzët e Burbuqes sajuan

një shenjë hidhërimi e mospajtimi.

8. Kur emri përcaktohet nga përemrat e pacaktuar gjithë dhe tërë, p.sh.: Gjithë nxënësit kishin

dalë në oborr të shkollës. Shërbëtorja e tij rrinte në dritare tëtë ditën dhe shikonte kalimtarët.

9. Emrat që tregojnë farefisni të prirë nga nyja, si: i ati, i biri, e bija, e ëma etj. P.sh.: Tash e ëma

e pati të qartë se i biri dëshiron t’i tregojë ndonjë sekret. 37

3.5.3. Njohuri të përgjithshme për trajtën e pashquar

Në trajtën e pashquar emri përdoret kryesisht me kuptimin e tij më të përgjithshëm, abstrakt, si

përfaqësues i një klase të tërë sendesh që formojnë një tip të vetëm në bazë të tipareve të tyre të

përbashkëta. Atëherë emri paraqitet thjesht si një emërtim abstrakt. Në fjalinë: Unë nuk kam

vëlla, emri vëlla emërton një klasë të tërë frymorësh si një tip abstrakt. Në fjalinë: Bisedova me

vëllanë i njëjti emër, i përdorur tashmë në trajtën e shquar, emërton një frymor të caktuar, të

dalluar nga të tjerët.38

3.5.4. Përdorimet kryesore të trajtës së pashquar

1. Kur është në funksionin e pjesës së kallëzuesit emëror, si p.sh.: Ky ishte një qytet i çuditshëm,

që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur... Ky është mysafir. Mysafiri është mik i shtëpisë.

2.Kur emri përcaktohet nga ndonjë numëror themelor (i mirëfilltë); p.sh.: Dy muaj me radhë jam

matur të t’i them të gjitha. Tri ditë më parë ai e kishte mësuar për herë të parë këtë fjalë dhe e

pëlqente.

3. Kur emri përcaktohet nga përemri dëftor, si p.sh.: Atë ditë ne po luanim.. Ishim të djersitur dhe

na dukej sikur do të pëlcisnim nga kjo hare e madhe.

4. Kur emri përcaktohet nga përemrat pyetës cili, sa, ç’, çfarë, si p.sh.: Cili student mungon sot?

Sa ditë pushove? Ç’punë bëre? Çfarë ngjyre është kjo? 39

37

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 85. 38

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I,

Tiranë, 2002, f, 127. 39

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003, f, 86.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

32

KAPITULLI IV

4. Emri në veprën “ Historia e vërtetë e familjes Stilton “ e Jeronim Stilton

Jeronim Stilton i lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), është diplomuar në Topologjinë e

Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar.

Drejton Jehonën e Brejtësit, gazetën më të famshme të ishullit të Minjëve.

Është fitues i çmimit “ Andersen “ (2001), si personazh i vitit dhe “ eBook Award “ (2002) për

librin më të mirë elektronik të botës së fëmijëve. Ȅshtë autor i më se 130 librave të shitur në

mbarë botën dhe janë përthyer në 35 gjuhë. Librat e tij janë

kthyer edhe në filma vizatimorë.

Kjo vepër mjaft e pëlqyer nga ana e nxënësve është një

përmbledhje e të gjitha historive të kësaj familje dhe në pika

përmbledhëse përshkruhet jeta e disa prej tyre.

Meqenëse fëmijët e pëlqejnë botën e fantazisë dhe

imagjinojnë të jenë pjesë e saj, atëherë ky libër është i

duhuri për ta., duke ju rrëfyer historitë dhe bëmat e

miushëve që jetojnë në ishullin e Miushëve.

Përpos përmbajtjes edhe mënyra vizuele e kësaj vepre është

punar me një mjeshtri të veçantë. Autori ka paraqitur me

figura dhe ilustrime secilën histori në mënyrë që nxënësit të mbajnë mend më gjatë këtë vepër

dhe të magjepsen nga paraqitja vizuele e saj.

Personazhet kryesore të kësaj vepre, që do të trajtohet edhe historia e tyre, janë:

Teto Lipa

Çarku

Gjysh Torkuatoja

Tea

Xhaxha Cinguni

Page 33: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

33

Tea – emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

motra – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

Jeronim – emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

motoçikleta – emër i përgjitshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i tretë.

mjeti – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

transportit – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa gjinore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

shpuzë – emër i përgjitshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i tretë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

34

libra – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i tretë.

vende – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

kultura – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i tretë.

kuzhinën – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, rasa kallëzore, trajta e shquar, lakimi i

tretë.

Page 35: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

35

restorantet – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa kallëzore, trajta

e shquar, lakimi i parë.

sytë – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

hetuesit – emër i përgjithshëm, gjjinia mashkullore, numri shumës, rasa rrjedhore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

Hiena – emër i përveçëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

Çark – emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i dytë.

rrush – emër lënde, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

Page 36: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

36

miush – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i dytë.

humori – emër abstrakt, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i parë.

mjaltë – emër lënde, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa gjinore, trajta e pashquar,

lakimi i parë.

milingonash – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa dhanore, trajta e

pashquar, lakimi i tretë.

letra – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i tretë.

ëndërra – emër abstrakt, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e pashquar,

lakimi i tretë.

recetat – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i tretë.

Page 37: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

37

gatimet – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri shumës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

Çarku – emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e shquar,

lakimi i dytë.

vagon – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

treni – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

shquar, lakimi i parë.

xhaxha – emër i përgjithshëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, rasa emërore, trajta e

pashquar, lakimi i parë.

Kolorado – emër i përveçëm, gjinia mashkullore, numri njëjës, trajta e shquar, rasa

emërore.

Page 38: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

38

PȄRFUNDIM

Interesimi im për këtë temë diplome ishte mjaft i madh që në fillim duke më motivuar që të

punoj me përkushtim dhe që të arrij në një punim sa më të kompletuar dhe të suksesshëm.

Gjatë analizës se punimit, kemi parë që emri si pjesë e ligjeratës përpos grupeve leksiko-

gramatikore, përmban edhe kategorinë gramatikore të gjinisë, numrit, rasës, shquarësisë e të

pashquarsisë. Pra, trajtimi i hollësishëm i tij do të kërkonte një punim në vete, por unë jam

munduar të trajtoj pjesët më të rëndësishme që do të na nevojiten për të ardhmen në procesin e

mësimdhënies. Pra, për secilën kategori të emrit kam folur në mënyrë të përmbledhur.

Vepra “Historia e vërtetë e familjes Stilton“, është një vepër tipike për nxënësit e klasës së parë

deri në të pestën. Autori e ka ndërtuar këtë vepër me një mjeshtri të veçantë duke e lejuar

nxënësin të futet thellë në botën imagjinare dhe të reflektojë mbi të.

Laramania e përdorimit të emrave, e bën këtë vepër akoma më atraktive për t’u lexuar. Pra autori

na jep të kuptojmë se me përdorimin e emrave në këtë vepër, ato kanë një rëndësi të veçantë në

gjuhën shqipe dhe si të tilla duhet të trajtohen.

Page 39: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

39

AUTOBIOGRAFIA

Unë quhem Leudita Koshi, u linda më 19.5.1996

Shkollën e mesme të ulët e përfundova në shkollën "Yll Morina" në Gjakovë

Shkollën e mesme të lartë e përfundova në gjimnazin "Hajdar Dushi" në Gjakovë.

Pastaj vazhdova studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e

Edukimit- Programi Fillor.

Page 40: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Koshi.pdf · 3 Dedikuar Këtë punim diplome ua dedikoj atyre që më përkrahen në çdo hap të këtij rrugëtimi dhe që gjithmonë janë ndjerë

40

LITERATURA

A. Hamiti, I. Hamiti, “Gjuhë shqipe për klasën VI të Arsimit Fillor nëntëvjeçarë”,

Shkup, 2011.

http://bukinist.al/sq/fantazi/1235-historia-e-vertete-e-familjes-stilton.html

F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj,

“Gramatika e gjuhës shqipe” Vëllimi I, Tiranë, 2002.

A. Jashari, B. Kryeziu, “Gjuhë Amtare”, Prishtinë, 2011

M. Nushi, “Gjuha e sotme shqipe 1”, Prishtinë, 2003

K. Topalli, “Bazat e gramatikës historike të gjuhës shqipe”, Tiranë, 2011