tema e informatikes

27
Hyrje ne Informatike Hyrje Ne kete temë behet fjale per informatiken per zbuluesit e kompjuterit, dhe per disa gjera me te rendesishme te komjuterit. Si p.sh C’ka eshte informatika. Fjala informatik cfar domedhenje ka, dhe disa elemente te renedesishme. Gjithashtu do te tregojm disa hollesi reth kompjuterit personal. Kompjuteri personal përbëhet nga disa komponente themelore. Ato nuk shihen nga jasht dhe karakteristikat e tyre nuk janë të dukshme. Parë në mënyrë laike tek PC standard mund të dallojmë katër tërësi: njësia sistemore, monitori, tastatura dhe miu. Modeli i PC bashkëkohor është mjaft i ngjajshëm me modelin logjik të kompjuterit që e ka dhënë Xhon von Nojman (Neumann). Në shtëpizën e njësisë sistemore ndodhet pllaka amë me magjistralet, procesori, memorja, njësitë për 1

Upload: qemal2015

Post on 07-Dec-2015

95 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Punim Seminarik

TRANSCRIPT

Page 1: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Hyrje

Ne kete temë behet fjale per informatiken per zbuluesit e kompjuterit, dhe per disa gjera me te rendesishme te komjuterit. Si p.sh C’ka eshte informatika. Fjala informatik cfar domedhenje ka, dhe disa elemente te renedesishme. Gjithashtu do te tregojm disa hollesi reth kompjuterit personal.

Kompjuteri personal përbëhet nga disa komponente themelore. Ato nuk shihen nga jasht dhe karakteristikat e tyre nuk janë të dukshme. Parë në mënyrë laike tek PC standard mund të dallojmë katër tërësi: njësia sistemore, monitori, tastatura dhe miu. Modeli i PC bashkëkohor është mjaft i ngjajshëm me modelin logjik të kompjuterit që e ka dhënë Xhon von Nojman (Neumann).

Në shtëpizën e njësisë sistemore ndodhet pllaka amë me magjistralet, procesori, memorja, njësitë për memorje të jashtme (disqet), portet dhe kartelat e ndryshme për zgjerim etj.

1

Page 2: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

HYRJE NE INFORMATIK

Me fjalen informate nenkuptohet nje njohuri e cila na bene me dije mbi ndonje dukuri, te dhene apo ndodhi. Informata duhet te jete e saket, ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe te kushtoj sa me lire. Sot ne boten e besnesit, strategjise dhe zhvillimit dinamik te teknologjive te reja lufta per informata te llojllojshme eshte pikesynimi i cdo firme, cdo shteti apo asocijacioni tjeter kombetar apo nderkombetar. Ai qe e ka informaten e sakte, ne kohen e duhur ai ka cdo gje! Perpunimi informatave dhe distribuimi i tyre me se leti dhe me se shpejti behet me perdorimin optimal te kompjuterve. Informatika eshte shkenca e cila mirret me studimin automatik te informatave.

Emri rrjedh nga shkurtesa e fjaleve angleze Information automatic (Informatic). Informatika mirret me perpunimin e nje sasie te madhe te dhenash a informatash me ane te kompjuterve per qellime ose studime shkencore, teknike ekonomike, sipas nje programi te caktuar qe me pare. Ajo po ashtu mirret edhe me studimin e ligjshmerive te informatave, zhvillimin teorise mbi informatat, zbatimin e informatave ne jeten e perditshme, ne shkence dhe ne teknologji. Informatika sot eshte e vetmja shkence e cila i lidhe ngusht ndermjet veti disciplinat shkencore fare te kunderta per nga natyra dhe qellimet e tyre themelore, sikurse jane: kibernetika, elektronika, elektroteknika, teorija e informatave, kompjuterizmi, psikologjia etj.

Dy persona informatat mund t`i kembejne duke biseduar prane tavolines apo vendit te punes, me telefon, nepermjet te faksit, teleprinterit apo incizimit ne audio apo video kasete. Informatat publike kembehen me ndihmen e radiovaleve nepermjet te radios, televizionit apo internetit si lajme ditore apo emisione te posacme, pastaj nepermjet te informatoreve te ndryshem sic jane gazetat, revistat, periodiket, librat etj.

Mjetet per regjistrimin e informatave jane te shumeta. Zeri incizohet me ndihmen e mikrofonit ne kasetofon apo diktafon ndersa pamja incizohet me ndihmen e kameres optike ( si mjedis regjistrimi perdoret filmi apo CD ROM-i ) apo kameres televizive ( si mjedis regjistrimi perdoret lenta magnetike ). Komjuteri Njeriu qe nga zafillja e tij, me siguri, intuitivisht, eshte munduar qe te perdori mjete te ndryshme per ta letesuar punen e vete fizike. Me siguri zbulimi i kompjuterit ka qene dhe eshte nje nder revulucionet e medha njerezore. Me fjalen komjuter nenkuptohet nje makine, gati intelegjente, e cila na sherben per kryerjen e shume veprimeve. Sot, kompjuterin duhet te kuptuar si nje vegel te nderlikuar e cila sherben per perpunimin e infomatave apo te dhenave te ndyshme, nder te cilat jane edhe te dhenat numerike. Me ndihmen e komjuterit informata ne menyre automatike regjistrohet, perpunohet sipsas rregullave te caktuara, aktivohet dhe edhte ne disponim per perdorim te metejshem, per distribuim etj. Kompjuterizmi Me fjalen komjuterizem nenkuptohet cdo gje qe ka te beje me perpunimin automatik te te dhenave apo informatave me ndihmen e komjuterit si dhe me vete komjuterin. Informatika dhe komjuterizmi jane dy lemenje te cilet gershetohen ndermjet vete dhe plotesojne njeri tjeterin.

2

Page 3: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Organizimi fizik i kompjuterit PC (Personal Computer)

Organizimi fizik i kompjuterit PC (Personal Computer) i zakonshem perbehet nga keto pjese:Njesia qendrore, Pajisjet e kujteses (Storage Devices), Pajisjet hyrese (Inpout Devices), Pajisjet dalese (Outpout Devices).

Njesia qendrore eshte e vendosur ne shtepizen e kompjuterit ku ndodhen keto pjese kryesore:- Pllakeza ame (Motherboard) ku jane te vendosura: * njesia procesore qendrore CPU

(Central Procesing Unit);* kujtesa operative RAM (Random- Access Memory);* kujtesa e perhereshme ROM (Read Only Memory);

- Njesia e diskut te ngurte (Hard Disk Driver); Njesia e disketave (Fllopy Disk Driver);- Njesia arithmetike logjike, kooprocesori, ku kryhen te gjitha kalkulimet; Kartelat per

operacionet hyrese/dalese(Input/Output I/U); Pjesa e rrjetes per furnizim me rryme elektrike.

Pllakeza ame Pllakeza ame eshte pjesa kryesore e cdo PC-e. Perpos te tjerash ne te gjendet edhe njesia procesore qendrore e cila quhet procesor apo mikroprocesor.

Procesori eshte nje teresi e qarqeve te integruara elektronike (cip). Procesori Procesori (apo mikroprocesori) paraqet "trunin e kompjuterit" dhe njesin procesore qendrore CPU (Central Procesing Unit). Procesori ne vitet e 70 i ka pajisur kalkulatoret e xhepit. CPU eshte e vendosur ne nje pllakze te holle siliciumi me te gjitha komponentet e saj e qe jane: AU (Adressing Unit) njesia e adresave; EU (Execution Unit) njesia ekzekutive; IU (Iinstruction Unit) njesia e Instruksioneve; BU (Bus Unit) njesia e magjistrales etj.

Nga CPU dalin magjistralja e adresave (Adress Bus) dhe magjistralja e te dhenave (Daten Bus). Komponentet e CPU permbajne me qindra mije tranzistore te lidhur ne qarqet e integruara elektrike te cilet i formojne njesit e kujteses. Procesoret, pa dallim, punojne ne parimin e sistemit binar te numrave, ku numrave logjik 0 dhe 1 u korrespondojne tensionet elektrike prej 0 dhe 5 volt (tani edhe 3.3 V). i ka disa detyra:Perpunimi i te dhenave eshte detyra themelore e njesise procesore qendrore nga dhe eshte emertuar.

Me perpunimin e te dhenave nenkuptohen veprimet logjike dhe matematike ma te gjitha veprimet tjera percjellese, sic jane p.sh. operasionet e nderlikuara matematikore, renditja e te dhenave sipas kriterve te caktuar, pershkrimi, kopjimi, bartja, arkivimi i te dhenave etj.etj. Mbikqyrja dhe harmonizmi i veprimeve te sistemit eshte detyra tjeter themelore e njesise procesore qendrore.

3

Page 4: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Njësia Qendrore

Njësia qendrore është nji kuti alumini në të cilën janë vendosur komponente të tjera. Përveç rolit rnbrojtës që ka shtëpiza në të ndodhen edhe sistemi për furnizim me energji elektrike dhe transformimi i saj ne formë të përshtatshme. Varësisht nga qëllimi i kompjuterit ekzistojnë disa lloje të shtëpizave:

Shtëpizë e hollë (slim) përdoret më shpeshë për stacione rrjetësh

që nuk kanëdisqe. Shtëpiza bejbi (baby) është e dyta sipas madhësisë me dimensione

të përafërta 33x40x18 cm dhe zakonisht qëndron e shtirë në tavolinë.

Mini tauer (mini tower - kullë e vogël) është shtëpizë me dimensione të ngjajshme si bejbi shtëpiza por e dizajnuar që të qëndrojë vertikalisht.

Tauer (tower - kullë) shtëpizat janë më të mëdha se zakonisht dhe përdoren për serverë.

Shtëpiza ATX bëhen dominante me paraqitjen e procesorëve Pentium II dhe pllakave amë të konstruktuara për to.

Ekzistojnë edhe shtëpiza më të vogla që quhen mini ATX

Fig.1 Njësia Qendrore

4

Page 5: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Mother Board ( Pllaka amë)

Shërben për vendosjen e të gjitha elementeve të sistemit kompjuterik. Përmes pllakës amë vendoset komunikimi ndërmjet njësive të ndrshme. Komunikimi me njësitë e integruara bëhet përmes njësive të mbrendshme ose baseve të mbrendshme me njësitë të jashtme përmes baseve eksternal (të jashtëm).

Në mother board janë të vendosura sllotet ose Ram memorie të madhësive të ndryshme, pastaj në pllakën amë është i ngjytur procesori. ndërsa në të ashtuquajturën sllot janë të vendosura të gjitha kartelat e tjera (kartela e zërit, kartela e rrjetit, kartela e radios ose televizionit etj). Ekzistojnë edhe disa pllaka amë në të cilat disa kartela janë të integruara (të vendosura në vetë pllakën): video, e rrjetit dhe kartela e zërit që kanë për qëllim zvogëlimin e çmimit.

Fig.2 Mother Board ( Pllaka amë)

5

Page 6: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

PROCESORI

Procesori është njësia qëndrore e përpunimit të të dhënave CPU (Central Processing Unit). Të gjitha komponentet e tjerë sherbejnë si një urë midis përdoruesit dhe procesorit, marrin të dhenat nga përdoruesi dhe ia dorzojnë procesorit që ti përpunojë.

Procesori i parë në një personal computer ishte Intel 8088. Gjeneracioni pasardhes i procesorëve Intel ishte 8086, 80286, 80486. Këta procesorë ishin versione më të komplikuara të paraardhësve të tyre. P.sh 8088 kishte një frekuencë prej 4,7 MHz ndërsa 80486 arrinte deri në 133 MHz. 8088 mund të trajtonte 8 bit të dhënash në të njejtën kohë ndërsa 80486 32 bit.

ALU (Arithmetic Logical Unit) është njësia që bën përpunimin e gjithë të dhënave që janë numra të plotë. Si dhe 486 edhe pentium ka një njësi të vecantë për përpunimin e numrave me presje që quhet FPU(Floating Point Unit). Një diferencë tjetër me 486 është se pentium mund të marri 64 bit të dhëna njëkohësisht ndërsa 486 sic e thamë më lart mund të marri vetëm 32.

Varesisht nga lloji i procesorit te ndertuar ne kompjuter, ne te pernjeherit mund te perpunohen (mbledhen, zbriten, barten, kembehe etj.) informata me madhesira te ndryshme. Procesoret e pare, 8086, kane mundur pernjeherit te perpunoj informatat prej 8 bitesh, prandaj madhesia e kujeses prej 8 bit eshte marre si njesi thmelore e kujteses dhe eshte quajtur bajt.

Sot ekzistojne procesore, qe pernjeherit mund t’i perpunojne informatat prej 16 bit dhe quhen 16 biteshe (80286), prej 32 biteshe (80386 dhe 80486), apo ne kohen e fundit prej 64 bit qe quhen 64 biteshe (pentium ose 80586!).

Kapaciteti specifik i kujteses apo kapaciteti i kujteses se nje karakteri (shkronje) eshte c = 8 bit/karakter = 1b/karakterZakonisht ne informatike perdoren shumefishat e bajtit sic jane: Kilobajti (simboli: kb) 1 kb = 1024 b, megabajti (simboli: Mb) 1 Mb = 1024 kb, gigabajti (simboli: Gb) 1 Gb = 1024 Mb = 1024.1024 kb = 1024.1024.1024 b = 230 b.

Ndoshta keni vrejtur se shumefishat e bajtit per nga vlera nuk perputhen me parashtesat nderkombetare per shumefishat dhe nenfishat. Dallimi eshte ne 24 njesi dhe ato me shume per te vetmen aresye se eshte 210 = 1024Kjo eshte e aresyeshme pasi ne informatike perdoret sistemi binar i numrave.

6

Page 7: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Fig.3 Procesorët

Gjate punes se kompjuterit vihen dhe hiqen, sipas nevojes, pajisje te ndryshme, disa nga ato punojne ne te njejte kohe, prandaj harmonizimi i veprimeve te tyre eshte me se i domosdoshem.Vetia themelore e nje procesori eshte fuqia e tij me te cilen nenkuptohet aftesia qe te kryeje sa me shume veprime ne perpunimin e te dhenave. Ne fuqine e nje procesori te caktuar ndikojne disa faktore, nder te cillet jane: * Takti i procesorit;* F rekuenca e taktit (Clock);* Sasia e biteve, te cilet mund te perpunoje CPU brenda njesise se kohes;* Arkitektura e ndertimit te vete CPU-se.

Takti Takti i njesise procesore qendrore eshte njeri nder faktoret me me rendesi qe ndikon ne fuqin e tij. Ne kompjuter eshte e ndertuar nje fare "ore" e quajtur gjenerator i taktit. Perpunimi i te dhenave ne procesor behet me takte. Nje veprim i caktuar ne perpunimin e dhenave kryhet brenda nje takti.

Frekuenca e taktit Frekuenca e taktit (Clock),e njesise procesore qendrore paraqet numrin e takteve te bere nga ana e CPU-se ne njesine e kohes. Si madhesi shenohet me simbolin v. Veprimet e njesise procesore qendrore, sic u thame me siper, kryhen ne takte te caktuar. Kryerja a nje veprimi behet brenda nje takti. Sa me i madh te jete numri i takteve ne kete njesi, aq me e shpejte dhe me e fuqishme do te jete ajo.Kjo frekuence shprehet ne njenjesi MHz. Koha e zgjatjes se nje takti eshte e barabarte me vleren reciproke te frekuences.

Procesoret e pare kane patur freguencen e taktit prej 2 MHz, nga rrjedh se perioda e taktit te tyre ka qene:T= 1=______1_____=0.5USv 2. 106Hzduke ditur se eshte Hz = s-1. Procesoret e tanishem kane frekuence te taktit deri 130 MHz e me teper! Numri biteve Numri i biteve qe mund te perpunoje CPU brenda nje takti eshte faktori tjeter me rendesi, i cili percakton fuqine procesorit te caktuar.

Procesoret e pare kane mundur teperpunojne ne nje takt 8 bite, prandaj jane 8 bitesh; procesoret e llojit 80286 kane mundur te perpunojne brenda nje takti 16 bite, prandaj jane 16 bitesh; procesoret e llojit 80386 dhe 80486 kane mundur te perpunojne brenda nje takti 32 bite, prandaj jane 32 bitesh dhe procesori pentium (80586) mund te

7

Page 8: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

perounoje ne nje takt 64 bite, prandaj eshte 64 bitesh.Procesoret zakonisht shenohen me kombinimin e numrave dhe te shkronjave.

Ram memorja– ( Random-acces memory)

RAM ( shkurtimi i Random-acces memory - lexo Random-akses memory me kuptimin Kujtesë me hyrje të rastësishme) është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtër.

Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri.

Memoria qendrore është e përbërë nga një bashkësi fijesh, tranzistore dhe nga kondensatorë. Fijet ndahen në dy grupe : fijet që transportojnë adresat e të dhënave dhe fijet e të dhënave. Më parë ishte i përhapur një lloj i RAM-it me bërthamë magnetike e cila ishte e zhvilluar në vitet 1949-1952 dhe në atë kohë ishte më e përdoruar përderisa doli në zhvillim RAM-i statik dhe dinamik qarqet e integruar të RAM- it në vitet 1960-ta dhe në vitet e hershme të 1970-ve.

Para kësaj kompjuterët përdornin rele, tuba vakum ose trioda ku bëhej radhitja e memories në kompjuter (p.sh qindra e mijëra bit0, disa prej tyre ishin të rastit në qasje, kurse disa jo. Latches (apo Çelësat i ruajtjes apo mbylljes), ishin të ndërtuar nga triodat edhe më vonë. Nga transistorët diskret, të cilët përdoreshin për zvogëlim dhe shpejtësi të memories sikur ato të regjistrave dhe regjistrat në të radhitura si rafte. Para zhvillimit të qarkut të integruar të ROM-it, RAM ishte shumë shpesh i konstruktuar duke i përdorur diodat gjysmëpërçuese.

Fig.4 Ram memorjet

8

Page 9: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Katela grafike

Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterëve modern. Këto karta kanë në brendesi të tyre GPU-ne (Graphic Processing Unit), ky i fundit është shumë i ngjashëm me CPU por ndryshon në faktin që është i optimizuar në kryerjen e operacioneve matematike që janë mese të zakonshme në manipulimin e grafikëve. Ky optimizim është diferenca kryesore midis GPU dhe CPU.

Një element tjetër i rëndësishëm i kartes grafike është memoria. GPU e perdor memorie për të ruajtur rezultatet e përkohshme që asaj i duhen për të kryer operacione në mënyrë sa më eficente. Kjo memorie mund të përdoret edhe për qëllime të tjera si ruajta e imazheve të cilat do të shfaqen së shpejti në monitor. Sasia dhe tipi i kësaj memorie është një faktor shumë i rëndësishëm. Karta grafike lidhet me monitorin nëpërmjet RAMDAC, ky i fundit e kthen sinjalin nga dixhital në analog, i cili më pas shkon tek monitori, qoftë ky CRT apo LCD. Disa karta grafike kanë më shumë se një RAMDAC, kjo bën të mundur lidhjen e më shumë se një monitori me skedën grafike. Duhet përmendur fakti se disa nga prodhuesit e kartave grafike kanë vënë në dispozicion të përdoruesve karta grafike të cilat ndodhen në pllakë amë(motherboard), këto janë më pak të fuqishme se kartat grafike të jashtme por janë zgjidhja më e mirë për pëdoruesit me buxhet të ulët si dhe në rastin e kompjuterave notebook.

Fig.5 Kartela grafike

9

Page 10: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Hard dick (disku i ngurtë)

Hard Disk Drive, (lexohet:HardDiskDrajv, shkurt:HDD) është një memorizues magnetik (shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues.

Të dhënat ruhen në HDD edhe pas largimit të kësaj pjese nga tërësia e sistemit kompjuterik. Ekzistojnë HDD të jashtëm dhe të brendshëm, ku të parët instalohen në brendi të kopjuterëve ose sistemeve kompjuterike, kurse të dytët lidhen me kompjuterët ose sistemet kompjuterike nga jashtë për mes kabllove të ndryshëm e zakonisht me kabllo USB. Ne RAM kryhen te gjitha operacionet e mundshme me kompjuter. Kujtesa operative RAM ndahet ne pese pjese: Kujtesa konvencionale me kapacitet deri 1 Mb (1024 kb) e cila perbehet prej dy pjeseve: kujteses standarde me kapacitet prej 256 kb apo 640 kb te cilen e posedon cdo lloj PC dhe kujteses se eperme apo sistemore me kapacitet prej 384 kb.

Kujteses standarde e shfrytezon pjeserisht vetevetiu DOS-i, ndersa kujtesen e eperme video grafika. Kujtesa e larte (HMA - High Memory Area) me kapacitet prej 64 kb, e cila ndodhet menjehere pas kujteses konvencionale. Kete kujtese mund ta shfrydezoje DOS-i nepermjet te EMM (Extended/Expanded Memory Manager). Kete lloj kujtese si dhe kujtesen e shtuar dhe te zgjeruar mund te posedojne vetem PC-ite qe permbajne serite e procesoreve 80 286, 80 386, 80 486 dhe pentiumi.

Kujtesa e vazhduar (Expanded) te cilen e shfrydezojne programet e ndryshme dhe programet Windows. Kujtesa e zgjeruar (Expanded) e cila ekziston e ndare nga kujtesa konvencionale dhe kujtesa e vazhduar. Kapaciteti i dy kujtesave te fundit varet nga konfigracioni i PC-se. Sot jane te njohura vlerat mbi 20 Mb. Kujtesa virtuale, e cila per dallim nga te gjitha kujtesat e tjera te permendura deri tani, formohet ne hapesiren e lire te diskut te ngurte. Me ndimen e kesaj kujtese sistemi mund te operoje me kujtese me te madhe se sa eshte vete kujtesa e sistemit.

Kujtesa e perhershme ROM permban te dhena, te cilat nuk mund te incizohen, te fshihen e as te nderrohen, por vetem mund te lexohen. Keto te dhena jane te perhershme dhe instalohen ne fabrike. Te dhenat e perhershme ne ROM permbajn programe te shkurt te cilet mundesojne inicimin e punes se kompjuterit kur e ndezim ate. Keto informata mundesojne leximin e programeve te caktuara nje nder te cilet eshte i ashtuquajturi sistemi operativ i diskut DOS (Disk Operating System) nga disketa apo disku, varesisht nga lloji i kompjuterit, me te cilin punohet. Pra, informata nga ROM-i mundesojne leximin e DOS-i nga disku apo disketa ne RAM. Kujtesa kesh Cache Dihet se te gjitha veprimet te cilat kryhen ne CPU duhen te kembehen me kujtesen RAM.

Nga ana tjeter, te dhenat nga RAM duhet te kembehen me diskun. Ne procesin e ketyre kembimeve vie deri te "fyti i ngusht " ndermjet CPU dhe kujteses RAM ne njeren ane, dhe kujteses RAM e diskut ne anen tjeter. Per te tejkaluar kjo situate perdoret kujtesa e perkoshme "kesh" (Cache) e cila dukshem e zmadhon shpejtesine e kembimeve te te

10

Page 11: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

dhenave ndermjet njesive te permendura. Kujtesa e cila ndimon kembimet e te dhenave ndermjet kujteses RAM dhe CPU quhet Cache ("kesh"), ndersa kujtesa e cila ndihmon kembimet e te dhenave ndermjet kujteses RAM dhe diskut quhet Disk Cache ("disk kesh").

Kujtesa sekondare Kujtesa sekondare (masovike)sherben per aktivimin e te dhenave, regjistrimin e sistemit operativ te diskut - DOS-it si dhe regjistrimin e programeve aplikative. Kjo lloj kujtese regjistrohet ne disketa, disk apo CD-ROM.

Kapaciteti i mikrodisketes mund te jete deri 2.44 Mb, ndersa i diskut te ngurte mund te jete e rendit Gb (giga bajte: 1 Gb = 1024 Mb). Disku i ngurteDisku i ngurte (Hard Disk) apo shkurt disku eshte nje bartes i posacem, i cili sherben per arkivimin (ruajtjen) e te dhenave. Perbehet prej nje pllakeze magnetike me kapacitet shume te madh nga 500 Mb deri disa Gb (1Gb=1024 Mb).

Njesia e diskut ne njesine sistemore shenohet gjithmone me simbolin c: pa marre parasysh se sa njesi te disketave ekzistojne ne te.Kompjuterit e pare kane patur vetem nje njesi te disketes, e cila eshte shenuar me simbolin A:. Me vone eshte ndertuar edhe nje njisi e disketes e cila eshte shenuar me simbolin B:. Me vone ne kompjuter eshte ndertuar disku i ngurte (Hard Disk), i cili eshte i shenuar me simbolin C:. Tani ekziston edhe njesia e CD-ROM.it, e cila shenohet me D:. Sot vlen rregulli: disku i ngurte gjithmon shenohet me simbolin C:. Ne qofte se kompjuteri ka vetem nje njesi te disketes, ajo shenohet me simbolin A:. Ne qofte se kompjuteri i ka vetem dy njesi te disketave, e para shenohet me A: dhe e dyta me B:, pa marre parasysh se per cfare diskete eshte fjala: 3.5 " apo 5.25 ". DisketatNe njesine sistemore mund te mos kete fare njesi te diskut (te kompjutert me procesoret e tipit 80 , por gjithmone ekziston nje ose me shume njesi te disketave.

Fig.6 Hard disk (HDD)

11

Page 12: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

CD-ROM-i

CD ROM-i CD-ROM-i (Compact Disk Only Read Memory) eshte nje disk optik i cili perbehet nga nje disk plastik me diameter 12 cm, trashesi 1.2 mm dhe me nje zgaver ne mjedis me diameter 15 mm. Ne te, qe ne fabriken e tij jane shenuar te gjitha te dhenat e duhura dhe eshte njeri nder bartesit e te dhenave me me perspektive. Incizimi si dhe leximi i te dhenave nga CD-ROM-i behet me ndihmen e laserit diodik apo ndonje laseri tjeter.Sot ne CD-ROM dergohen programet e ndryshme kompjuterike, muzika, te dhenat nga shkenca e teknika dhe nga te gjithe lemenjet e diturise. Kapaciteti i kujteses se CD-ROM-it mund te jete nga disa qindra Mb deri ne Gb.

Fig.7 CD-Rom

Monitori

Është pajisje dalëse e cila e paraqet në ekran regjistrimin e informatave me ndihmën e pajisjeve hyrëse. Ekzistojnë dy lloje të monitorëve: monitorë me gyp katode (CRT, Cathody Ray Tube) dhe monitorë LCD (Liquid Crystal Display). Karakteristikat kryesore të monitorëve janë: madhësia (zakonisht matet me inç: 14, 15, 17, 19, 21..), rezolucioni (dendësia e pikave me rezolucion të zakonshëm horizontal dhe vertikal që sot përdoret deri më 800 x 600, 1024 x 768, 1280 x 1024 madje edhe më të mëdhenj), frekuenca e freskimit (numri i vizatimit të fotografisë në një sekondë të shprehur me herc Hz) dhe madhësia e pikës (matet me milimetër, ndërsa e shpreh distancën ndërmjet dy pikave në ekran.

Te monitorët ekziston topth elektronik përkatës për secilën prej ngjyrav Topthat elektronik e vizatojnë fotografmë në ekran me intensitet të ndryshëm i bazë të të dhënave në video memorien e vendosur në kartelën grafike. Fotografia e ekranit është e përbërë nga shumë pika të vogla. Këta pika quhen piksel. Pikseli është elementi kryesor prej te cilit përbëhet fotografia e ekranit

12

Page 13: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Fig.8 Monitor

Miu (Mouse)

Me paraqitjen e sistemeve operative grafike Windows, miu bëhet paisja pa të cilën nuk mund të mendohet puna e kompjuterit. Miu përdoret si paisje për tregim. Ashtu siq lëviz miu nëpër bazament ashtu në ekran do të lëviz shigjeta treguese (mouse pointer). Kur treguesi i miut do të sillet mbi objektin e nevojshëm me shtypjen e njërës nga butonët qe ndodhet në mi ndërmirret aksion i caktuar.

Ekzistojne mi me një, dy dhe tri butonë, ndërsa për punë më efikase sygjerohen minjtë me dy butona.

Fig.9 Miu

Tastiera

Tastatura i ngjet makinës mekanike të shkrimit, është njësi hyrëse që më së shumti përdoret, me ndihmën e së cilës të dhënat nga forma e shkruar kthehen në shifrimin binar dhe barten në memorjen e punës. Detyra kryesore e tastaturës është futja e simboleve tekstuale duke i shtypur tastet e saj. Gjatë shtypjes së dista tasteve të ashtuquajtura taste speciale, i jepen urdhëra kompjuterit.

13

Page 14: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Fig.10 Tastiera

Pajisjet periferike hyrese dhe dalese

Pajisjet periferike hyrese apo dalese sherbejne per komunikimin me kompjuterin. Me ndimen e pajisjeve hyrese behet arkivimi i te dhenave ne kujtese, dhenia e komandave etj. Nga pajisjet me te rendesishme te kompjuterit dallojme keto: Tastiera (Keyboard), Shkruesi (Printer); Vizatuesi (Ploter); Lexuesi (Scaner); Modemi (Modem); Miu (Mause); Xhoistiku (Joystick) etj. SISTEMI OPERATIV I DISKUT "MS - DOS" Venia e informatave ne kompjuter Thame se informatika eshte diciplina e cila mirret me perpunimin auotmatik te informatave. Pra, per te perpunuar informaten, se pari ate duhet vene ne kompjuter. Sot informata vihet ne kompjuter me ndimen e tastieres duke shenuar me gjuhen e larte kompjuterike. Gjuha e larte kompjuterike eshte gjuha me e aferte per njeriun. Mirepo, kete gjuhe kompjuteri nuk e njeh, ai njeh vetem gjuhen digitale prej dy mundesive: ka apo nuk ka tension (simbolikisht keto dy gjendje i kemi shenuar me pare me numrat 0 dhe1).Kompjuteri dallohet me vetine e tij se mund te perdoret me kryerjen e shume programeve. Keshtu, i njejti kompjuter ne nje cast mund te perdoret si mjet shkrimi (zbaton ndonjerin nga programet per perpunimin e tekstit p.sh. editorin e tekstit Word for Windows), me pas mund te perdoret per llogaritje (zbaton ndonje program per llogaritje tabelare p.sh. programin Excel), me pastaj mund te perdoret per vizatim (zbatone program per vizatim p.sh. programin e njohur Corel Draw). Keto programe, e shume te tjera, mund te jene te instaluara ne PC tuaj.

Programi eshte nje koleksion informatash e udhezimesh te cilat drejtojne punen e kompjuterit. Kompjuterit komandohet nga ana shfrytezuesit me ndimen e komandave. Komanda ehte nje urdherese qe shfrytezuesi ia jep kompjuterit me qellim te veprimit te caktuar. Kete komande duhet ta pranoj kompjuteri, ta kuptoj dhe ta zbatoje. Qe e gjithe kjo te realizohet duhet te behet komunikimi i sakte i njeriut me kompjuterin. Kompjuteri kupton vetem sinjalet elektrike te perbera nga tensioni dhe rryma elektrike. Sot per kete qellim, kryesisht perdoren tensioni elektrik prej 0 volt (qe simbolikisht shenohet me numrin binar 0) dhe tensioni prej +5 V (qe simbolikisht shenohet me numrin binar 1). Nga ana tjeter, njeriu nuk i ndien nepermjet shqisave sinjalet elektrike. Kjo eshte veshtersia e pare ne komunikimin e njeriut me kompjuterin, dhe anasjelltas.

Disi duhet te gjindet zhgjedhja qe menyra e komunikimit te kompjuterit te shendrohet ne trajte te qarte per njeriun.Zgjidhja e ketij problemi eshte bere keshtu. Kompjuterit i dergohen sinjale elektrike nepermjet te nje releji ne trajten e numrav binar. Numri 0 do te thote se nuk ka tension elektrik dhe 1 do te thote se ka tension elektrik. Ne kete menyre, ne CPU dergohen sinjalet elektike si kombinim i 0 dhe 1 ka kuptim te saket qe eshte shenuar ne tabelen perkatese ne CPU-ne e kompjuterit nga ana e prodhuesit.

14

Page 15: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Krahas sistemit binar, njeriu mund te perdore sistemin heksagonal apo decimal per komanden qe duhet dhene kompjuterit, por ato prap eshte dashur te shnderrohen ne sistemin binar nga ana e shfrytezuesit, gje qe ka paraqitur telashe te medha. Sot perdoret menyra tjeter e paraqitjes se komandes e kjo eshte menyra mnenonike apo menyra e numrave, shkronjave dhe shenjave. Keto simbole zgjedhen ashtu qe te kene logjike mbi ate qe duhet te kryhet. P. sh. ne menyren memonike komanda per fshirjen e ekranit eshte cls qe rrjedhe nga fjalet ne gjuhe angleze: Clear Screen (fshirja e ekranit).

Keshtu, shkruarja dhe mbajtja ne mend e komandave per njeriun eshte shume me e lehte. Cdo prodhues i njesise qendrore procesore te kompjuterit eshte i obliguar qe te formoje tabelen e trajtave mnemonike te te gjitha komandave qe jane ne dispozicion ashtu qe seciles komande ne menyren mnemonike i korrespondon vete nje komande ne trajten binare nga e cila krijohet sinjali korrespondent elektrik i asaj komande dhe dergohet ne CPU per ekzekutim. Shnderrimin i trajtes mnemonike ne trajten binare te komandes sot e bene vete kompjuteri, e dikur eshte bere me dore nga shfrytesuesi. Sot, nga ana e programerit, te gjitha programet shkruhen ne menyren mnemonike e jo ne menyren heksagonale apo binare.Asembleri (Asembler) eshte programi apo gjuha qe e perkthen menyren mnemonike te shkruarjes ne menyren binare.Gjuhet e larta programore perdoren per shkruarjen me te lehte te programeve kompjuterike.

Programi i shkruar ne gjuhe kompjuterike perkthehet ne gjuhen e makines me ndimen e programave te posacme qe quhet perkthyese te gjuheve. Ekzistojne dy lloje te ketyre programeve: Interpreteret (Interpreter) dhe Kompajleret (Compiler) Interpreteri e bene perkthimin e cdo komande atyperaty nga gjuha e larte kompjuterike ne gjuhen e makines dhe, pakashume shkaketon ngadalesimin e rrjedhjes se programit.Kompajleri e bene perkthimin e gjuhes se larte kompjuterike vetem nje here. Te ky rast ndryshimet e bera me vone ne programin burimor nuk do te realizohen atyperaty ne programin e perkthyer, pasi nuk ekziston lidhmeri e drejteperdrejte e tyre pas perkthimit te pare. Per shkak duhet posacerisht te behet perkthimi i programit te ndryshuar dhe me pastaj te realizohet. Sisteme operative Softueri perbehet nga programet e ndryshme kompjuterike, te cilat perbehen nga nje mori udhezimesh te cilat ne menyren e vet i diktojne kompjuterit se cka duhet dhe si duhet vepruar ne situata te caktuara. Urdherat kompjuterit i jepen nepermjet te tastieres apo miut.

Programi i cili i nevoitet kompjuterit per te komunikuar me shfrytezuesin ne njeren ane dhe harduerit e programeve aplikative ne anen tjeter qe eshte i arkivuar ne disk, quhet sistem operativ i diskut apo shkurt DOS qe rrjedh nga shkurtimi ne gjuhen angleze, Disk Operating System. Kryesisht, nuk ka dallime te medha ndermjet ketyre programeve.Natyrisht, ekziston nje numer i madh i programeve operative sic jane: CP/M (program i dikurshem per procesoret tete bitesh 8080, Z80 etj.;pastaj programi ooperativ UNIX, WINDOWS 95 / 98 / 2000 / XP / VISTA / 7, OS, Alpha, Linux ..etj.

Pjesa programore perbehetn nga vete sistemi operativ, si dhe nga programet sherbyes. Sistemi operativ ne kete rast Windows 98, mundeson udheheqjen me punen e programeve sherbyese, ndersa programet sherbyese - aplikacionet, jane ato qe na e kryejne punen. Te tilla jane programet per shkrimin e tekstit, per vizatim, dizajn, etj.

15

Page 16: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Hardware - Pjesa fizike (makinerike)

Hardware - Pjesa fizike (makinerike) Njesite - pajisjet e kompjuterit Hardware ndahet ne njesi hyrese, dalese dhe hyrese- dalese. Hyrese jane ato njesi qe shtiejne te dhenat ne kompjuter. Te tilla jane: tastiera, miu, skeneri, etj. Dalese jane njesite qe ia paraqesin te dhenat e perpunuara sherbyesit: monitori, printeri, degjueset, etj. Hyrese - dalese jane njesite qe kane qendrim te dyanshem ndaj te dhenave. P.sh. modemi eshte njesi qe jep dhe merr te dhena, gjithashtu hard disku, disketat etj. Procesori - eshte truri i kompjuterit. Ne te kryhen te gjitha llogaritjet dhe behen te gjitha ndryshimet qe sherbyesi i sheh prej jasht. Prodhues te ndryshem prodhojne procesore. Me te njohur jane Intel, IBM, AMD, etj., por si me "stabil" per xhepin e shfrytezuesit te thjeshte deri tani jane treguar procesoret e llojit Pentium nga firma Intel.

Venia e informatave ne kompjuter

Thame se informatika eshte diciplina e cila mirret me perpunimin auotmatik te informatave. Pra, per te perpunuar informaten, se pari ate duhet vene ne kompjuter. Sot informata vihet ne kompjuter me ndimen e tastieres duke shenuar me gjuhen e larte kompjuterike. Gjuha e larte kompjuterike eshte gjuha me e aferte per njeriun. Mirepo, kete gjuhe kompjuteri nuk e njeh, ai njeh vetem gjuhen digitale prej dy mundesive: ka apo nuk ka tension (simbolikisht keto dy gjendje i kemi shenuar me pare me numrat 0 dhe1). Kompjuteri dallohet me vetine e tij se mund te perdoret me kryerjen e shume programeve. Keshtu, i njejti kompjuter ne nje cast mund te perdoret si mjet shkrimi (zbaton ndonjerin nga programet per perpunimin e tekstit p.sh. editorin e tekstit Word for Windows), me pas mund te perdoret per llogaritje (zbaton ndonje program per llogaritje tabelare p.sh. programin Excel), me pastaj mund te perdoret per vizatim (zbatone program per vizatim p.sh. programin e njohur Corel Draw). Keto programe, e shume te tjera, mund te jene te instaluara ne PC tuaj. Programi eshte nje koleksion informatash e udhezimesh te cilat drejtojne punen e kompjuterit.

16

Page 17: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Sisteme operative

Softueri perbehet nga programet e ndryshme kompjuterike, te cilat perbehen nga nje mori udhezimesh te cilat ne menyren e vet i diktojne kompjuterit se cka duhet dhe si duhet vepruar ne situata te caktuara. Urdherat kompjuterit i jepen nepermjet te tastieres apo miut. Programi i cili i nevoitet kompjuterit per te komunikuar me shfrytezuesin ne njeren ane dhe harduerit e programeve aplikative ne anen tjeter qe eshte i arkivuar ne disk, quhet sistem operativ i diskut apo shkurt DOS qe rrjedh nga shkurtimi ne gjuhen angleze, Disk Operating System. DOS-i, sic thame, ndodhet i arkivuar ne diskun e ngurte dhe me rastine cdo ndezjeje te kompjuterit ai lexohet ne kujtesen operative. Pa leximin e DOS-it (apo te ndonje sistemi operativ) kompjuteri nuk fuksionon fare. DOS-i eshte nje sistem operativ per IBM PC dhe PC te tjera kompatibile me te. DOS-i emertohet me parashtesa te ndryshme: MS DOS (MicroSoft Disk Operating System), PC DOS (Personal Computer Disk Operating System) dhe DR DOS (Digital Research Disk Operating System).

Kryesisht, nuk ka dallime te medha ndermjet ketyre programeve.Natyrisht, ekziston nje numer i madh i programeve operative sic jane: CP/M (program i dikurshem per procesoret tete bitesh 8080, Z80 etj.;pastaj programi ooperativ UNIX, WINDOWS 95/98/2000, OS, Alpha, Linux .... etj.

17

Page 18: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

Përfundim

Kompjuteri është pajisje elektronike e cila i përpunon të dhënat dhe i shndërron në

informata të dobishme. Në brendinë e kompjuterëve zhvillohen programe që i përpunojnë

të dhënat dhe, në bazë të udhëzimeve të programit, realizohen detyra. Kompjuterët

përdoren për punë të ndryshme: kontrollin e fluturimeve kozmike, drejtimin e avionëve,

përgatitjen dhe shtypjen e librave, ndezjen e dritave në kohë të caktuar saktë, dhënien e

fletëpagesës në kasën e shitores. Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha, duke

filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA, pastaj kompjuterët personal

të cilët na rrethojnë vazhdimisht, e deri kompjuterët e dorës që kane nje madhesi

jashtzakonisht te vogel.

Burimet:

http://www.arpanet.itgo.com/Informatika.htmhttp://www.besimabdullai.com/itlectures.htm

18

Page 19: Tema e Informatikes

Hyrje ne Informatike

http://sq.wikipedia.org/wiki/Hardware

19