temë diplome " ekstraktet "

17

Upload: the-pharmacist

Post on 14-Feb-2017

481 views

Category:

Health & Medicine


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Temë diplome " Ekstraktet "
Page 2: Temë diplome " Ekstraktet "

Përmbajtja

1. HYRJE…………………………………………………………………………………3

1.1 Përgatitja e ekstrakteve të lëngta……………………………………………………4

1.2 Përgatitja e ekstrakteve të thata…………………………………………………….4

1.3 Përqendrimi………………………………………………………………………….5

1.4 Avullimi në ajër të lire………………………………………………………………5

1.5 Avullimi në zbrazëti…………………………………………………………………6

1.6 Rregullimi deri në titullin e duhur…………………………………………………..8

2. Karakteristikat organoleptike………………………………………………………….9

2.1 Ruajtja e ekstrakteve………………………………………………………………10

3. Format farmaceutike që përftohen me anën e ekstraktimit nga drogat shtazore……..11

3.1 Përpunimi i produkteve shtazore…………………………………………………..11

3.2 Përgatitja e tretësirës ekstarktive ………………………………………………….12

3.3 Veqimi i lëndëve vepruese të pastra……………………………………………….12

4. Literatura……………………………………………………………………………...13

2

Page 3: Temë diplome " Ekstraktet "

1.HYRJE

Ekstraktet janë forma farmaceutike që pergatiten me anën e përqendrimit deri ne

titullimin ose konsistencen e duhur të tretsirave që përfitohen nga ekstraktimi i drogave bimore.

Në përgjithësi ekstraktet përfitohen si rezultat i përqëndrimit të një ekstrakti të lëngët; ketu

vëllimi fillestar zvoglohet, me qëllim që të bëhet një manipulim me i thjesht dhe për të siguruar

një qëndrueshmëri më të mirë të përgatesës.

Ekstraktet janë përdorur që në lashtësi; operacioni i ekstraktimit kryhet me tretesit e njohur : ujë,

verë, vaj, uthell kurse përqëndrimi arrihej me anën e avullimit të thjeshtë në ajër ose me valim.

Më vonë për ekstraktim u përdor alkooli etilik, kurse për largimin e tretësit u zbatua operacioni i

desilimit.

Ekstraktet, ne bazë të konsistencës së tyre, klasifikohen në :

1. Ekstrakte te lëngta (extracta fluida),që permbajn 20-30% lëndë të ekstraktuara dhe ku, ne

pergjithësi 1ml ekstrakt i përgjigjet 1gr drogë.

2. Ekstraktet e buta ( extracta spissa, seu moles), me konsistenc veshtullore, që mund të derdhen

nga ena dhe që përmbajn deri në 20% lagështi.

3. Ekstraktet e thata (extracta sicca) që mund të pluhurizohen dhe që permajn deri në 5%

lagështi.

Sot përdorim më të gjerë kan ekstraktet e lëngta dhe pastaj ekstraktet e thata.

Të parat përdoren për përgatitjen e formav farmaceutike te lëngëta, kurse të tjerat mund të

shërbejn kryesisht për pergatitjen e formave farmaceutike të ngurta (pluhura,tablet).

Ekstraktet mund të klasifikohen edhe sipas tretësit që shërben për përgatitjen e tyre në :

1. Ekstrakte alkoolike (extracta spirituosa),

2. Ekstraktet ujore (extracta aquosa),

3

Page 4: Temë diplome " Ekstraktet "

3. Ekstrakte eterore ( extracta aetherea).

Një ekstrakt duhet të permbaj përbërsit veprues të drogës nga përfitohet. Ekstrakti ndryshon nga

droga, sepse me ekstraktim menjanohen një varg përpërsish jo veprues në prani të të cilëve mund

të ndodhete ndonjë shpërbërje (pigmente,rrëshira,goma,mucilagje etj.).

Në përgjithësi, cilësia e një ekstrakti varet nga natyra e drogës dhe e tretësit që ka sherbyer për

ekstraktim, nga procesi i ekstraktimit të zbatuar dhe nga mënyra si është bërë përqëndrimi.

1.1 Përgatitja e ekstrakteve të lëngta

Ekstraktet e lëngta përgatiten me metoda të ndryshme, si përshembull me metodat e macerimit,

macerimit të përseritur, perkolimit dhe reperkolimit.

Metoda e perkolimit përdoret më shum ne pergatitjen e ekstrakteve të lëngta alkoolike.Ajo nuk

ndryshon shum nga metoda që perdoret për përgatitjen e tinkturave(njëlloj veprohet për njomjen

dhe macerimin e drogës), veqse në fillim, nga 1Kg drogë mblidhet veqas një pjesë prej 800ml

perkolat.

1.2 Përgatitja e ekstrakteve të thata

Për përgatitjen e ekstrakteve të thata janë të nevojshme dy operacione kryesore :

përfitimi i tretësirës ekstraktive dhe pastaj përqëndrimi i saj.

Ekstraktimi i lëndëve vepruese bëhet me anën e metodave të ndryshme që janë të përshkruara më

parë : macerimi i thjeshtë ose i përsëritur, në të ftoht ose në të ngroht dhe perkolimi.

Ekstraktimi mund të bëhet me ujë ose alkool në përqëndrime të ndryshme, të cilit nganjëher

mund ti shtohen acide eter etj.

Farmakopetë si metoda ekstraktimi këshillojn macerimin e përsëritur dhe perkolimin, të cilat

zbatohen një lloj si te tinkturat.

4

Page 5: Temë diplome " Ekstraktet "

1.3 Përqendrimi

Përqëndrimi kryhet me qëllim që tretsira e përfituar me anën e ekstraktimit të shëndrrohet në një

produkt me një titull të caktuar në lëndë vepruese dhe me lagështi të vogël.

Në të njejten kohë , mund të bëhet edhe përgatitja e alkoolit. Përqëndrimi është një operacion

delikat që bëhet në prani të nxehtësis .Për të menjanuar shpërbërjen e lëndëve vepruese, është e

domosdoshme që të punohet shpejt dhe në një temperature sa më të ulët.

Gjatë përgatitjeve të ekstrakteve të thata, disa lëngje ekstaktive dëliren paraprakisht,me qëllim që

të menjanohen lëndët balaste(klorofil, pektina, mucilagje,amidon,dyllërat,yndrna etj.).

Dëlirja bëhet me ujë për ekstraktet që përfitohen me alkool, dhe me alkool për ekstraktet që

përfitohen me ujë.Përqëndrimi mund të bëhet me anën e avullimit në ajër, avullimit në furrë

(thermostat)dhe avullimit në zbrazëti.

1.4 Avullimi në ajër të lirë

Lëngjet ujore që përmbajnë lëndë vepruese të përqëndruara ndaj nxehtësis, mund të avullohen

me anën e ngrohjes në temperaturë rreth 100ᵒC. Avullimi bëhet në enë me grykë të gjerë

(kapsula),të vendosura në banjë uji që valon ose në kazanë me parete dyfishe, ku qarkullojn avuj

uji.Për të shpejtuar avullimin,lëngu duhet perzier me një përzirës mekanik.

Përzierja ka për qëllim edhe shpërndarjen e njëtrajtshme të përbërsve në lëngë,meqense gjatë

avullimit një pjesë e këtyre përbërsve kanë prirje që të fundërrojnë.

5

Page 6: Temë diplome " Ekstraktet "

1.5 Avullimi në zbrazëti

Është procedura më e mirë për përqëndrimin e ekstrakteve, sepse punohet në një temperaturë të

ulët, zakonisht 40-50ᵒC dhe kështu menjanohet shpërndarja e lëndëve vepruese të ndjeshme ndaj

nxehtësis dhe ndaj oksidimit. Temperatura varet nga natyra e tretësit.

Fig.19.19 Aparat për përqëndrimin e ekstrakteve në laborator.

Në vartësi të trysnisë së ushtruar mbi lëngun, rritet ose ulet tempratura e tij e valimit. P.sh. , në

një trysni prej 4.2k. PA, uji avullon në temperature 30ᵒC. Për avullimin në zrazëti mund të

përdoren aparate të ndryshme destilimi. Një aparat laboratori (Fig 19.19) mund të përbëhet nga

një kapsull porcelain ose qelqi, me buzë të sheshta e të smeriluara.

6

Page 7: Temë diplome " Ekstraktet "

Fig. 19.20. Aparat për përqendrimin e ekstrakteve në industri.

Destilatorët industrial nuk ndryshojn shum në parim nga aparatet laboratorike të përshkruara më

lart (Fig. 19.20). Ata mund të jenë prej bakri të kallajisur, alumini metali të pa oksidueshëm ose

hekuri të emaluar, të pajisur me parete dyfishe, në mënyr qe të qarkullojn avuj uji për ngrohjen e

kazanit.

7

Page 8: Temë diplome " Ekstraktet "

1.6 Rregullimi deri në titullin e duhur

Ekstraktet e thata, që duhet të kenë një titull të caktuar lëndësh vepruese,qohen deri në titullin e

duhur, duke i përzier me pluhurat të plogët të tretshme dhe johigroskopikë. Sasia e lëndës

holluese që nevoitet për përgatitjen e një ekstrakti me titull të caktuar lëndësh vepruese, mund të

njësohet sipas formulës :

X=95x Aa

−T

Ku, X – sasia e lëndës holluese në g. që duhet shtuar;

T-metja e thatë në ekstraktin e paholluar në g ;

A – sasia e lëndëve vepruese , në përqindje , në ekstraktin e paholluar ;

a – titulli I lëndëve vepruese, në përqindje, që duhet të përmbaj ekstrakti.

Në formul shifra 95 tregon se lagështia e lejuar në ekstraktin e thatë është 5%.Përcaktimi sasior i

lëndëve vepruese bëhet në 5-10g ekstrakt të paholluar dhe pastaj njëhsohet sasia e lëndës

holluese sipas formulës së mësipërme. Si lëndë holluese përdoret laktoza, dekstrina etj.

Në farmakope jepen të shëna për disa karakteristika të përgjithshme dhe për përcaktimin sasior të

lëndëve vepruese, i cili bëhet në bazë të përbërjes së qdo ekstrakti.

8

Page 9: Temë diplome " Ekstraktet "

2. Karakteristikat organoleptike

Japin të dhëna të qmueshme për vlersimin e cilsisë së ekstrakteve. Konsistenca ndryshon sipas

llojit të ekstraktit (e lëngët, e butë, e thatë).

Ekstraktet e lëngta janë lëngje të kulluara, të ngjyrosura, me shije dhe erën specifike të drogës

nga janë përfituar. Ekstraktet e buta janë masa veshtullore të ngjyrosura, homogjene, që kur

hapen në një pllakë qelqi, nuk duhet të kenë grimca të ngurta.

Ekstraktet e thata janë pluhura ose masa në trajtë sfungjeri, që pluhurizohen me lehtësi . Ngjyra ,

era dhe shija e ekstrakteve varen prej droges nga janë përfituar dhe janë elemente të dobishme

për identifikimin e tyre. Tretja e ekstrakteve alkooloike te buta ose të thata mund të bëhet me një

sasi alkooli, me përqëndrimin që ka shërbyer për ekstraktim.

Ekstraktet ujore mund të treten në një përzierje të ujit me glicerinën e alkoolin (6:3:1).Për

përcaktimin e cilësis së ekstraktve kryhen një varg provash si për përmbajtjen e hekurit metaleve

të rënda mbetjes së thatë dhe përmbajtjes së alkoolit. Reaksionet e identifikimit janë të veqanta

dhe të ngjashme me ato të drogave nga rrjedhin.

Përcaktimi sasior i lëndëve vepruese bëhet sipas metodikave që parashikohen në monografitë e

veqanta, për ekstraktet që përmbajnë lënde helmuese ose me veprim të fortë ( helmarinë,

opium,kllogjen thekre, strikni, drunakuqi, kole etj).

9

Page 10: Temë diplome " Ekstraktet "

2.1 Ruajtja e ekstrakteve

Qëndrushmëria e ekstrakteve varet nga tretësi i përdorur për përgatitje dhe nga natyra e drogës.

Në ekstraktet e lëngëta mund të ndodhin shpërbërje të ndryshme me natyrë enzimatike dhe

fundërrime që qojnë në një ulje të përmbajtjes vepruese.

Ekstraktet e lëngëta që përmbajne alkaloide dhe glikozide, ashtu sikurse tinkturat, pësojnë një

varg shpërberjesh, sidomos me natyr hidrolitike ose oksiduese. Prandaj ekstraktet e lëngëta kanë

një qëndrueshmëri të kufizuar dhe këshillohet kontrolli i përmbajtjes së lëndëve vepruese pas 2

vjetësh.

Ekstraktet e buta shpërbëhen më lehtë se ato të thata, sepse mund të përthithin lagështi ose të

humbin ujë dhe të kontaminohen nga mikroorganizmat. Në to zhvillohen procese enzimatike,

prandaj ato mund të myken.

Në prani të dritës dhe të nxehtësis shpërbëhen më shpejtë. Ekstaktet e thata, në përgjithësi, ruhen

mirë kur mbrohen nga lagështia.

Ekstraktet e lëngta ruhen në shishe prej qelqi, me ngjyrë të errët të mbyllura mirë, me tapa të

mbyllura hermetikisht, të vendosura në vende të thata.

10

Page 11: Temë diplome " Ekstraktet "

3. Format farmaceutike që përftohen me anën e ekstraktimit nga drogat shtazore

Nga gjëndrrat, organet dhe indet shtazore të freskëta, të ngrira ose të thara mund të përftohen

forma apo përgatesa farmaceutike, që quhen përgatesa organoterapeutike ose opoterapeutike.

Lëndët vepruse në drogat shtazore janë tepër të ndjeshme ndaj agjentëve atmosferik dhe sasia e

tyre është shumë e vogël . përgatesat organoterapeutike ne vendin tonë janë prodhuar për herë të

parë me 1952, ne ish Laboratorin Farmaceutik.

3.1 Përpunimi i produkteve shtazore

Produktet shtazore grumbullohen në thertore nga kafshë të shëndetshme e të zhvilluara mirë,

mënjher pas therjes nën mbikqyrjen e veterinerit.

Pas grumbullimit lënda shtazore pastrohent nga mishi, yndyrat etj. Disa produkte shtazore mund

të përpunohen disa orë pas grumbullimit, të tjerat përpunohen menjherë, p.sh. pankreasi, sepse

insulin që është lënda vepruese e tij qaktivizohet shpejtë.

Produktet shtazore transportohen në enë te emaluara, që futen menjëher në frigorifer në rreth -

5ᵒC. Produktet shtazore grihen ose thahen. Ngrirja është mënyra më e zakonshme për ruajtjen e

këtyre produkteve, pasi të jenë pastruar nga indet e huaja. Produktet shtazore grihen me makina

mishi dhe futen në kaseta të emaluara që vendosen në frigorifer nga -10ᵒC deri në -20ᵒC .

Tharja e produkteve shtazore mund të bëhet në termostat ose me anën e atomizimit.

11

Page 12: Temë diplome " Ekstraktet "

3.2 Përgatitja e tretësirës ekstarktive

Pë rte ekstraktuar lëndët vepruese nga drogat shtazore, duhet përdorur tretës të përshtatshëm, në

varësi të natyrës së këtyre lëndëve dhe duhen zbatuar metoda të tilla ekstraktimi, në mënyrë që të

përftohen forma sa më të përqëndruara në lëndë vepruese dhe mundësisht pa lëndë balaste.

Tretësirat ekstraktive, shpeshherë ,përdoren në trajtë të përqëndruar dhe meren nga goja ose pas

pastrimit; mund të përdoren në trajtë tretësirash per injeksion. Por këto trestësira mund të

përdoren edhe për veqimin e lëndeve vepruese në gjendje të pastër.

3.3 Veqimi i lëndëve vepruese të pastra

Teknika e veqimit të lëndëve vepruese nga ekstraktet ose pluhurat me origjinë shtazore ndryshon

në varesi të natyrës së këtyre lëndëve dhe të tretësit. Në vijat e përgjithshme, lëndet vepruese

fundërrohen duke përdorur një mjedis kripor ( NaCl, (NH4 )2SO4 etj).

Fundërresat e vequar merret me një vëllim të vogël tretësi dhe dializohet për të larguar kripën që

është përdorur për fundërrim.Pastaj vazhdohet me pastrimin e mëtejshëm, duke pasur parasysh

vetitë fiziko-kimike të përbërësve. Kështu hormone, enzimet, vitaminat ekstraktohen me anën e

kromatografisënë kolonë.

Lëndët përkatëse ndajthithen dhe veqohen prej tyre, duke i eluuar me tretës të përshtatshëm .

pastaj bëhet një hidrolizë kimike ose enzimatike përmënjanimin e proteinave.

Hormone veqohen dhe pastrohen me anën e fundërrimit me sulfat amoni, klorur natriumi,

alkool, amonjak etj. Fundërresat shpërlahen me alkool të përqëndruar e pastaj me etër.

Në raste nevoje, bëet ritretja në tretës të përshtatshëm dhe rifundërrimi, kurse në fund produktet

shpërlahen dhe thahen në zbrazëti.

12

Page 13: Temë diplome " Ekstraktet "

4. Literatura:

Prof. Dr. Skënder Durrësi“Teknologjia Farmaceutike”

13