toleranca fetare

23
UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DEPARTAMENTI :SHKENCA POLITIKO-JURIDIKE DEGA:HISTORI LËNDA:HISTORIA E MESJETES TEMA: TOLERANCA FETARE NE SHQIPERI PAS VITEVE 1990 PUNOI: DENISA GJIKAJ ALGITA MESITI MEREME KAPIDANI LILJANA SHQUTI AURORA KARASANI DR.MOIS KAMBERI

Upload: algita

Post on 14-Aug-2015

266 views

Category:

Career


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Toleranca fetare

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU

DEPARTAMENTI :SHKENCA POLITIKO-JURIDIKEDEGA:HISTORI

LËNDA:HISTORIA E MESJETES TEMA: TOLERANCA FETARE NE SHQIPERI

PAS VITEVE 1990

PUNOI: DENISA GJIKAJ ALGITA MESITI

MEREME KAPIDANILILJANA SHQUTI

AURORA KARASANIDR.MOIS KAMBERI

Page 2: Toleranca fetare

FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA!

Sami Frashëri kishte deklaruar: “Mos vështroni besë e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë shqiptarë sa janë dhe

tek janë, janë vëllezër.T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë…në

mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup,

një mendje, një qëllim, një besë!

Page 3: Toleranca fetare

Të krishter e mysliman Zoti i gatoi në një baltë (Çajupi)

Page 4: Toleranca fetare

Para se t'hupet kështu

Shqypnia, Me pushkë

n'dorë le t'desë trimnia! Çoniu,

shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n'nji

besë shtërngoniu, E mos shikoni

kisha e xhamia: Feja e shqyptarit

asht shqyptaria! 

Page 5: Toleranca fetare
Page 6: Toleranca fetare

Poeti i Rilindjes, Naimi mëson bashkëkombësit të jenë të bashkuar rreth Nënës Shqipëri duke kërkuar që ndasitë fetare të mos bëhen pengesë për idealet patriotike dhe feja të mos i përçajë, se jane vëllezër të një kombi, të një gjaku, të një gjuhe dhe një bese.

Gjithë ç`jemi shqipëtarë,Jemi një fis e një farë,Kemi të tërë një shpresë,Një gjak,një gjuhë,një besë.“Lëreni më nj`anë fenë,Të shikojmë mëmëdhen딓Fet` e besët t`i kemi,Po të ndarë të mos jemi,Hoxh’ e xhami e dervishë,Priftër e kllogjër’ e kishëNderë që kanë ta kenë,Po të duan mëmëdhenë,Të duan njerëzinëDhe tërë Shqipërinë

Page 7: Toleranca fetare

Toleranca fetare si vlerë shqiptareNuk ka asnjë dyshim se sot, ne shqiptarët jemi një popull i cili vazhdon të përballet me jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje. Për fat të keq, historia shpesh nuk ka qenë shumë bujare me ne. Do të ishte me vend të kujtonim një vlerë të rëndësishme që kemi trashëguar nga historia jonë e përbashkët: atë të tolerancës dhe bashkë-ekzistencës sonë fetare.Bashkë-ekzistenca e shkëlqyer që ekziston sot mes nesh, mes shqiptarëve, pavarësisht nga besimi, pavarësisht nëse jemi të besimit mysliman, suni apo bektashinj, apo të besimit të krishterë, katolik, ortodoks, protestant, të besimit hebre apo tjetër, përbën sot një vlerë për të cilën ndjehemi vërtet krenarë. Është pikërisht kjo krenari që kemi dhe e ndjejmë gjithmonë, pavarësisht nga  përkatësia fetare, politike, racore apo tjetër. Kjo krenari dhe kjo përvojë që kemi ne, si botë shqiptare në mes të Europës, merr edhe më shumë vlerë në kohët e trazuara që po jetojmë. Aq më tepër kur, fatkeqësisht e jo rrallë, në një sërë rajonesh në botë, përfshirë jo larg në kohë edhe gadishullin tonë, feja dhe përkatësia fetare u keqpërdorën apo dhe vazhdojnë të keqpërdoren si faktorë për të nxitur përçarjen dhe urrejtjen.

Toleranca dhe bashkë-ekzistenca jonë e shkëlqyer fetare e shqiptarëve, në të vërtetë përbën një vlerë të jashtëzakonshme dhe një kontribut të shkëlqyer, që pa pretenciozitet e me modesti të duhur, ne shqiptarët, qofshim të Shqipërisë, te Kosoves apo të Maqedonisë, i ofrojmë Europës së Bashkuar. Me modesti të theksuar ia ofrojmë këtë virtyt të lartë shqiptar edhe civilizimit global e dialogut të domosdoshëm mes kulturave globale, nganjëherë nga pak edhe të konfrontuar në disa aspekte. Le t‘i ngremë ato në nivel dhe formë të vlerave universale e bashkëkohore njerëzore të civilizimit modern, nga të cilat do të përfitojë i gjithë njerëzimi.Në fakt, toleranca dhe mirëkuptimi, si koncepte kyçe të doktrinave fetare të mëdha, janë vlera që qëndrojnë në thelb të vetë mësimeve të shenjta - të fesë islame, të fesë së krishterë dhe të fesë hebreje, si dhe të të gjitha feve të tjera të mëdha. Vlera të tilla të na shërbejnë edhe në të ardhmen, dhe jo vetëm neve, për të nxitur edhe më tej dashurinë, mirëkuptimin, besimin dhe solidaritetin njerëzor mes nesh, këtu dhe gjithandej.

Page 8: Toleranca fetare

Toleranca fetare tek shqiptarët: mit apo realitet?

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të Gadishullit Ballkanik por dhe të Evropës. Ata janë një ndër popujt me shumë probleme ,si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërmjet feve.

Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët të të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjera dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që ta përçanin dhe ta sundonin.

Populli shqiptarë me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e vendit tonë.

Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në Shqipëri përgjatë historisë e

deri sot është shembulli dhe dhurata më e mire. “Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide, është dhurata më e çmuar që kemi”.

Page 9: Toleranca fetare

Bashkëjetesa në paqe dhe pa probleme e katër besimeve fetare, e bën Shqipërinë vendin që duhet të merret në konsideratë si shembull edhe për vendet e tjera. Harmonia fetare mbetet një nga vlerat historike, kulturore dhe civilizuese, me të cilën Shqipëria krenohet dhe ka ç’t’i ofrojë popujve të tjerë të Ballkanit dhe jo vetëm. Por nëse nuk investohet dhe t’i kushtohet rëndësia që i takon, aq më tepër që po jetojmë në shekullin e zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha, ky fenomen rrezikon të kthehet në mit për vetë natyrën e vështirë të marrëdhënieve mes kulturave dhe feve diametralisht të kundërta. Feja në Shqipëri ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar, ajo jo vetëm që nuk u kthye në pengesë, por punoi fort për një komb të shëndoshë e të qëndrueshëm.

“Ndonëse me tri fe, kusht ideal për përçarje, shqiptarët, gjatë historisë së tyre nuk i kanë njohur konfliktet fetare”.Shqipëria është një shtet laik dhe multifetar, ku, përveç katër besimeve tradicionale, ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe shumë bashkësi dhe organizata të tjera fetare, si protestantë, e ungjillorë e baptistë etj të cilët bashkëjetojnë në paqe e harmoni të plotë, e trashëguar kjo edhe nga modeli i harmonisë që kanë gjetur të trashëguar brez pas brezi në Shqipëri. Harmonia që shqiptarët dëshmojnë, është një tregues i kulturës së tyre të madhe dhe dëshmi të kulturës evropiane, dëshmi se ata e meritojnë të bëhen pjesë e saj të ndarë para pesë shekujsh.

Edhe pse historia na tregon shumë tolerancën fetare, prapë se prapë secili nga ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi, sipas shkrimtarit Ismail Kadare: “Harmonia fetare, sa ç’është madhështore si ngrehinë, aq është edhe e brishte. Mjafton e çara e parë serioze, mjafton radikalizimi i njërit prej besimeve, që ngrehina të shembet” . Modeli harmonik i bashkekzistencës së katër besimeve fetare në Shqipëri përbën një pasuri të çmuar për të gjithë shqiptarët, një siguri më shumë për shoqërinë dhe për rajonin në kushtet kur feja në Ballkan ka pasur shumë herë ngatërresa politike. “Integrimi përmes vlerave dhe bashkëjetesa midis identitetit kombëtar me atë evropian, e bëjnë aspiratën tonë euroatlantike më të prekshme dhe të dobishme”.

Që në kohët e hershme të ndërtimit të kombit, kombformimi shqiptar u bë mbi bazën e idesë se asnjë fe nuk është dominuese dhe asnjë fe nuk është minoritare, ndaj shpesh ne përdorim në mënyrë të gabuar fjalën ‘tolerancë’ në vend të fjalës ‘barazi ligjore’ dhe ‘bashkëjetesë’ në mënyrë paqësore. Harmonia dhe bashkëjetesa fillojnë tek trajtimi i barabartë.

Page 10: Toleranca fetare

Tre fetë për një komb

Shqiptarët, pavarësisht fesë, gjithmonë i kanë shërbyer kombit.

Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit.

Ata ishin prijetarë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të atdheut.

Page 11: Toleranca fetare

Objektet e kultit në disa qytete kryesore. Objektet e kultit në Shqipëri janë të lashta dhe të shumta, ndonëse shumica e

tyre kanë qënë dëmtuar ose rrënuar gjatë shekujve nga pushtuesit apo dhe nga vetë popullsia që i përdorte materialet e tyre të ndërtimit për të bërë shtëpi e objekte të tjera utilitare për vete.

Gjatë periudhës 1967-1990, siç dihet shteti ateist shqiptar jo vetëm që i shkatërroi me qindra objekte kulti por edhe një pjesë të madhe të tyre e shndërroi në magazina, depo ushtarake, kinema apo shtëpi kulture.

Kështu ka ndodhur psh me Kishën e Madhe në Shkodër që u shndërrua në pallat sporti, ose me xhaminë e madhe në Durrës që u shndërrua në kafene dhe pastiçeri,. ose me Kishën e Shën Gjergjit në Korçë.

Megjithatë për nevoja të historisë kombëtare dhe nën presionin e opinionit ndërkombëtar, shteti ruajti me vendim të posaçëm disa objekte kulti të një vlerë të madhe sikurse xhamia e Et-hem beut në sheshin Skëndërbej, xhamia Muradie në Vlorë, etj duke i shpallur ‘monumente kulture’. Pas vitit 1990, nisi një periudhë rigjallërimi jo vetëm e besimit fetar por edhe e veprimtarive ndërtuese të objekteve të kultit.

Vetë populli, me ndihmën edhe të fondacioneve të huaja bamirëse e fetare, riparoi, ringriti dhe ndërtoi shumë xhami, kisha, teqe e të tjera objekte kulti. Aktualissht në të gjitha qytetet shqiptare ka objekte kulti të vizitueshme me interes turistik.

Page 12: Toleranca fetare

Kultet fetare ne ShqiperiNë jetën e popullit shqiptar, kultet fetare ndikuan fuqimisht në integrimet e krahinave  etnografike dhe të nëndialekteve gjuhësore, kurse fetë e shpallura qiellore, Islami dhe Krishterimi, ndikuan fuqimisht në integrimet etnike, sociologjike, kulturore e politike të popullit shqiptar, dhe në integrimin e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë, po ashtu edhe në integrimin e kombit shqiptar të pakontestueshëm.Populli shqiptar duke qenë i vetëdijshëm se feja si një prej komponentëve shumë të rëndësishëm në jetën e tyre shpirtërore, luajti një rol të rëndësishëm në formimin e vetëdijes së tyre si popull dhe shoqëri, gjithmonë arriti që të ruante vlera shpirtërore, pa marrë parasysh se për cilin konfesion fetar bëhej fjalë, atë mysliman, të krishterë apo ortodoks.

Page 13: Toleranca fetare

Shqipëria është atdheu i tolerancës fetare !

Sipas tradites miku i panjohur mund te pyetej per gjithcka  por jo per perkatesin  fetare.

Të krishter e mysliman Zoti i gatoi në një baltë (Çajupi)“Populli shqiptar, ka theksuar Papa Gjon Pali II gjatë vizitës

së bërë në Shqipëri, është për t’u marrë si shembull në këtë pikëpamje. Që të tre komunitetet fetare mbajnë njëj raport respekti reciprok dhe të një bashkëpunimi të njerëzishëm. Duhet mësuar arti i dialogut dhe i të dëgjuarit, qoftë edhe kur kjo duket e pamundur. Uroj që Shqipëria të bëhet përherë e më tepër atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndërfetar. A ka lëvdatë më të denjë për ju, sesa të tregoheni me gisht nga Europa dhe mbarë bota, si shembull dialogu, mospërdorimi të dhunës dhe mirëkuptimi fetar të ndërsjelltë.

Page 14: Toleranca fetare

Pra, krahas tjerash, duhet theksuar fakti se, të qenët e shqiptarëve me shumicë muslimanë, tregon dy gjëra shumë me rëndësi për historinë shqiptare.

E para është se, në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur  dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre .

E dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam, sepse askund në histori, përveç trillimeve të ndryshme, te shqiptarët nuk haset në ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera të bërë nga muslimanët.

Toleranca fetare në të shkuarën realitetKemi shembuj të shumtë të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të tre besimeve që nuk mund të gjesh askund tjetër në Evropë. Shembuj që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.

Page 15: Toleranca fetare

Martesat e përziera

Një formë tjetër e lidhjeve miqësore dhe familjare midis myslimanëve dhe të krishterëve shqiptarë ishte dhe ai i vëllazërisë. Zakoni jo pak i përhapur në Shqipëri, i vëllazërisë së zgjedhur ose i vëllezërve të gjakut, në të shumtën e rasteve, siç dëshmojnë autorë të huaj si Lovro Mihaçeviç dhe Domeniko Pasi dhe të tjerë, realizohej ndërmjet katolikëve e myslimaneve. Madje, dhe klerikë katolikë qenë bërë  vëllazër  me bajraktarë myslimanë. Duke kapërcyer lidhjet midis vëllezërve në Krisht dhe të vëllezërve të Dinit (të fesë myslimane), ripohohej dhe përforcohej lidhja e gjakut e trashëguar. 

Familjet e krishtera pranonin, për arsye ekonomike dhe me gjerë, në gjirin e saj burra, që përqafonin islamizmin. Ndërsa, familje myslimane vijonin përfshirjen pa farë kompleksi të grave të krishtera në gjirin e vet me anë martesash.  

Martesat e përzjera midis myslimanëve dhe të krishterëve paraqesin interes të veçantë.  Zakonisht, fjala është për burrat myslimanë të cilët martoheshin me vajza të krishtera, të cilave nuk u vihej kusht që të ndërronin fenë. Martesa e burrave të krishterë me vajza myslimane ndeshet rrallë. Pengesë bëhej kushti që i vihej nuses për të kaluar menjëherë në fenë e burrit. 

Familjet e përzjera nuk qenë dukuri e rrallë, sidomos në krahinat malore të Shqipërisë së Veriut. Fëmijet, që lindnin nga këto martesa të përzjera djemtë ndiqnin ritin e babajt ndërsa vajzat edukoheshin me besimin e nënës.  Siç shihet, kemi të bëjmë me koncepte thellësisht tolerante pluraliste në pikëpamje fetare të anëtarëve të këtyre familjeve. Pluralizmi fetar brenda familjes mbijetonte më gjatë dhe të shtrihej edhe te trashëgimtarët. 

Page 16: Toleranca fetare

Intoleranca Fetare

Intoleranca fetare midis shqiptarëve nuk zuri vend edhe pse nuk munguan forca të interesuara për nxitje në këtë drejtim. 

Për këtë u përdorën provokacione të ndryshme që nga ngritja e kryqave vend e pavend, përdhosja e faltoreve dhe vendvarrimeve e tjera forma e metoda të këti lloji.

Gjithë këto përpjekje kanë dështuar për meritë të shqiptarëve, bartës të besimit të mëparshëm të krishterë, ortodoks dhe katolik, dhe të besimit të ri islam, të cilët, duke mos harruar prejardhjen e tyre të përbashkët, vunë mbi gjithshka interesat e kombit, ndërgjegjen e tyre kombëtare mbi ndjenjat fetare. 

Page 17: Toleranca fetare

Pushteti komunist në vitin 1945 e kryqëzoi së pari Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e konsideruar atë si " çerdhe " të agjentëve të huaj në Shqipëri.

Besimet fetare dhe institucionet e tyre u ndërprenë me dhunë nga shteti komunist.

Kjo lëvizje u quajt kinse lëvizje e rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, stalla ose u rrënuan

plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. U burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën

nëpër burgje ose u pushkatuan. Kodi penal më 1977 dënonte propagandën fetare si dhe

përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish klerikë por edhe laikë.

BESIMET FETARE NE SHQIPERI PAS VITEVE 1990

Page 18: Toleranca fetare

Pas vitit 1990 u kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike të Shqipërisë, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shënjtë, midis tyre dhe klerikë katolikë shqiptarë që kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F. Mirdita, i ardhur nga jashtë etj.

Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë filluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më këmbë dhe t’i përtrijnë ato. Nga PatrikanaEkumenikeu dërgua peshkopi misionar AnastasiosJanullatos dhe nisa puna për rindërtimin e kishave dhe kthimin e pronave të tyre.

Për t’u shënuar është vizita e Papës Gjon Pali II më 25 prill 1993 dhe e patrikut EkumenikBartholomeu i më 2-9 nëntor 1999. U përtrit edhe Kisha Ungjillore e Shqipërisë përmes misonarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete edhe në Kosovë.

Kjo kishë ndjek traditat evropiane, duke e shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku jep një ndihmë të çmuar. Sekte të krishtera si Baha’ullah, Dëshmitarët e Jehovajit etj kanë një shtrirje gjithnjë e më të gjërë tani edhe në Shqipëri

Page 19: Toleranca fetare

Cilët janë disa prej fakteve historike që hedhin dritë mbi harmoninë ndërfetare në radhët e shqiptarëve?

Kanë qenë pikërisht pyetje të tilla, që nxitën studiuesit shqiptarë dhe të huaj për të kërkuar  vlera të ndritshme të identitetit shqiptar, siç ishte kjo e bashkëjetesës  ndërfetare.

J. Barns shkruan: “Një tolerancë për t’u pasur zili karakterizon në të gjitha drejtimet e tjera marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në Shqipëri.

Kurse Papa Gjon Pali II, në vizitën e prillit 1993 në Shqipëri, e theksoi harmoninë fetare shqiptare si një shembull për të gjithë opinionin fetar. Të njëjtin kuptim leksikor kishte Zoti (Dio) i të krishterit e Allahu te myslimani, që në shqip thirren Zot ose Perëndi nga të dyja palët, pa dallim, prej shekujsh.

Një misionar jezuit dëshmonte më 1896 se me rastin e Krishtlindjes muslimanët e qytetit të Shkodrës shkonin t’i uronin katolikët “.Nga te dhenat sociologjike qe jane mbledhur gjykohet se ne shoqerine shqiptare perkatesite fetare te besimtareve te ndryshem nuk I kane mbyllur ata   brenda nje ndergjegjeje dhe lidhje te ngushte  ekskluzive te percaktuar  nga  feja e tyre.

Page 20: Toleranca fetare

Bashkëjetesa dhe probleme Bashkëjetesa dhe problemet

Shqiptarët të dalluar për tolerance fetare kanë festuar së bashku festat fetare.Ata kanë hyrë dhe kanë dale në festat përkatëse të tyre si bajram,nevruz,pashkë,krishtlindje,etj.Nga ana tjetër myslimanë dhe ortodoksë I shikoje bashkë dhe në festa tradicionale.Nga ana tjetër kjo harmoni fetare zbehej pak sa më larg qendrës dhe veçanërisht në zona të thella malore.Kjo edhe për shkak të lënies mbrapa të kulturës që të tjerët mundonin ta shfrytëzonin për shkak të interesave

të tyre.Kishte raste kur klerikët e një religjioni bënin presion mbi besimtarët e religjionit tjetër për të ndërruar fenë Një problem jo i pakët ku në këto raste ndërhynte shteti ishte edhe çështja e ndërrimit të emrit.1

Apo kishte edhe raste që ndalohen documenta që fusnin përçarje dhe urrejtje fetare dhe në këtë rast ndërhynte shteti 2

Shteti merr edhe masa ndalimi kur ndonjë prift ngjall urrejtje fetare 3

Kemi edhe raste kur civilë ofendojnë institucione të kultit 4

Ka edhe raste që në shkolla laike bëhet propogandë fetare dhe duhet të përqëndrohemi te aspekti laik i shkollës dhe jo I urrejtjes5.

Po ashtu ka edhe raste raste ku individë kërkojnë të ndërrojë fenë ose më saktë të kalojë nga ortodoks në mysliman raste që gjithsesi ndodhnin,por të pakta për arsye se ishte mëkat të ndërroje fenë dhe kjo ndodhte kryesisht mes unitëve dhe ortodoksëve më të shpeshta dhe më rrallë ortodoksë në unitë6

Ka edhe raste grindje për prona mes dy institucioneve klerikale7

Në ndonjë rast nqs ishte e nevojshme ndërrhynin edhe organet shtetërore8

Probleme të tjera rutinë fillonin që me gurrët e varrezave 9 deri edhe kërkesa që përkrahej edhe nga intelektualët që ndarja elektorale të mos bazohej mbi ndasitë fetare10Apo edhe kur institucionet klerikale interesoheshin për ndonjë person të parregjistruar11

Ka edhe protestë të institucioneve klerikale që ceremonitë e martesave të mos bëhen në shtëpi 12

Page 21: Toleranca fetare

KONKLUZIONETMe intuitën e një studiuesi të mirëfilltë kemi vendosur te

trajtojme nje temë që gjithnjë ka tërhequr vëmëndjen e te gjithe popullit shqiptar ,solidariteti dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët.

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të Gadishullit Ballkanik por dhe të Evropës. Si çdo popull janë besimtarë.

Shqiptarët kanë qënë tolerantë në fe dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare, se në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare. Po kështu, me rëndësi është fakti se islamizmi ka qënë gjithnjë një faktor i ruajtjes së etnisë shqiptare, gjë që konkretizohet veçanërisht në brezin kufitar etnik.

Një gjë është thelbësore që ideologjitë fetare në Shqipëri nuk zunë rrënjë që të dilnin mbi kombin.

Page 22: Toleranca fetare

Në kulturën e tyre të lashtë besimet pagane zinin një vend të rëndësishëm. Për mijëra vjet më rradhë ata jetuan me to. Madje shumë nga ritet e lashta pagane jetojnë ende në forma të ndryshme në krahina të ndryshme të vendit. Krishtërimi, si një fe monoteiste e lindur në Lindje hyri me vështirësi në trojet ilire, madje nuk ishte i mirëpritur atje. Por ai hyri në mënyre apostolike, dmth nëpërmjet propagandës vetiake të apostujve të ndryshëm.

Regjimi komunist në kuadrin e vendosjes së kontrollit të tij total absolut në çdo hallkë të jetës shoqërore, mbajti një qëndrim armiqësor ndaj fesë dhe institucioneve fetare deri në atë shkallë sa për një çerek shekulli e ndaloi me ligj ushtrimin e fesë dhe veprimtarinë e institucioneve fetare, gjë që s’kishte ndodhur kurrë ne asnjë vend të botës.

Pluralizmi politik i vendosur pas vitit 1990 i dha një frymëmarrje të re ushtrimit të lirë të fesë të shqiptarët dhe e bashkoi Shqipërinë me Evropën dhe botën edhe në këtë fushë. Shqipëria është sot një shëmbull i një shteti dhe populli ku fetë e ndryshme ekzistojnë dhe ushtrohen në harmoni njëra me tjetrën pa u bërë pengesë për përparimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Page 23: Toleranca fetare

JU FALEMINDERIT !