universiteti i gjakovËs“fehmi agani” loshaj.pdf6 falËnderime Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT - PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: SI ARSIMOHEN NXËNËSIT E VERBËR PËRMES SHKRIMIT TË BRAJIT Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija Arta Loshaj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 05-Mar-2020

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT - PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: SI ARSIMOHEN NXËNËSIT E VERBËR PËRMES

SHKRIMIT TË BRAJIT

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija Arta Loshaj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

2

Ky punim diplome u mbajt me datë: ________________

para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. ___________________________ Kryetar

2. ___________________________ Mentor

3. ___________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën:________( )

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

3

Dedikuar Një dhuratë që zgjatë përgjithmonë….

Familjes….

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

4

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

5

PËRMBAJTJA FALËNDERIME ........................................................................................................................... 6

ABSTRAKT .............................................................................................................................. 7

HYRJE....................................................................................................................................... 8

KAPITULLI I ................................................................................................................................ 9

1.Qëllimi i hulumtimit ............................................................................................................ 9

1.1.Hipoteza themelore ..................................................................................................... 9

KAPITULLI II ............................................................................................................................... 9

2.Shkrimi i Brajit .................................................................................................................... 9

2.1.Si u zhvillua shkrimi i Brajit ........................................................................................ 10

2.2.Si shkruhet Braji ......................................................................................................... 11

2.3.Braji dhe rëndësia e tij në jetën e të verbërve .......................................................... 12

3.Alfabeti dhe struktura e shkronjave ................................................................................. 13

3.1.Struktura e disa shenjave të pikësimit ...................................................................... 13

3.2.Thyesat ...................................................................................................................... 14

KAPITULLI III ............................................................................................................................ 15

4.Historiku ........................................................................................................................... 15

KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 18

5.Tretmani pedagogjik i personave me dëmtime në të parë .............................................. 18

6.Strategjitë e të shkruarit në Braj ...................................................................................... 19

6.1.Të lexuarit në shkrimin e Brajit.................................................................................. 21

6.2.Strategjitë e të lexuarit nga nxënësit me të pamur të pjesërishëm .......................... 21

6.3.Strategjitë e mësimdhënies për nxënësit me dëmtime në të parë ........................... 23

7.Teknologjia informative për të verbër ............................................................................. 24

PËRFUNDIM .......................................................................................................................... 24

LITERATURA ........................................................................................................................ 26

SHTOJCË ................................................................................................................................ 27

AUTOBIOGRAFIA ................................................................................................................ 32

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

6

FALËNDERIME

Ҫ do rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh

veten, por çelësi i suksesit është gjithmonë kujtimi se e nesërmja ekziston dhe ky nuk

është fundi. Prandaj, edhe këto katër vite kishin vështirësitë e veta, por pa personat që

të japin përkrahjen e nevojshme sikurisht që do të ishin të vështira.

Andaj, sot u jam shumë falënderuese.

Faleminderoj të gjithë stafin universitarë për punën e tyre të palodhshme për këto kater

vitet e mia studentore. Faleminderit tëgjithë profosorët të cilët kanë përcjellur punën

time nga fillimi duke më dhënë kurajo dhe mbështetjen e nevojshme që një studenti i

nevojitet.

Falënderoj shoqërinë që kanë sjellë momente kënaqësie, duke bërë këtë rrugëtim edhe

më tërheqës dhe të paharrueshëm.

Dëshiroj,në fund, të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen time, përkrahjes më të

madhe të cilës i detyrohem pafundësisht për finalizimin me sukses të këtij rrugëtimi.

Faleminderit të gjithëve….

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

7

ABSTRAKT

Ky punim është një hulumtim literature, respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte

dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët kanë studiuar mënyrat më të

përshtatshme të qasjes së përsonave të verbër në arsim dhe në të gjitha fushat e tjera të

jetës. Gjatë këtij punimi do të mundohem të shpjegojë se si arsimohen nxënësit e verbër

përmes shkrimit të Brajit, vështirësitë që ata hasin në përdorimin e metodave ndryshe

arsimore në krahasim më shkollat normale. Gjatë këtij punimi do të shpjegohet sesi u

themelua shkrimi i Brajit, si u zhvillua shkrimi i Brajit dhe si shkruhet ai. Do të tregohet

rëndësia e tij, në jetën e të verbërve, duke shqyrtuar alfabetin dhe strukturën e

shkronjave, numrave dhe shenjave të pikësimit. Rëndësi i kushtohet edhe historikut në

të cilin është përfshirë evulimi i këtij shkrimi nëpër botë dhe vend. Në shtjellimin e

kësaj teme do të kuptohet se të jetosh i verbër është sfidë. Por, kjo sfidë është edhe më

e madhe kur pjesëtarëve të kësaj kategorie të shoqërisë u mungojnë kushtet elementare

për jetë. Një nga kushtet e domosdoshme, konsiderohet edhe shkollimi sa më afër

familjes, për shkak të nevojës që kanë këta persona për ndihmë dhe përkrahje të

vazhdueshme.

Fjalët kyçe: shkrimi i Brajit, arsimimi, fëmijët, vështirësitë, verbëria, sfida, etj.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

8

HYRJE

Gjuha si fenomen shoqëror që shërben si mjet komunikimi midis njerëzve, ka histori të

lashtë sa edhe shoqëria njerëzore. Për shumë shekuj gjuha si mjet komunimkimi është

manifestuar vetëm përmes të folurit. Prandaj, gjuha dhe të folurit qëndrojnë në lidhje të

ngushtë dialektike të kushtëzimit reciprok, pa gjuhë nuk mund të ketë të folur, sikurse

që edhe pa të folur nuk do të kishte gjuhë. Në etapa të mëvonshme të historisë së

zhvillimit të shoqërisë njerëzore, njerëzit filluan të përdorin shenja të ndryshme grafike

me karakter simbolik për të komunikuar, me qëllim që të realizojnë komunikimin pa të

folur në distanca të ndryshme kohore e hapsinore. Kështu, forma më e hershme e

komunikimit me shkrim është bërë përmes të ashtuquajturit shkrimi “piktografik”, që

simbolizonte fjalën si emërtim të objektit, por me to mund të pasqyroheshin vetëm

objekte konkrete por jo edhe idetë abstrakte. Mbi bazën e këtij shkrimi më vonë lindi

shkrimi “ideografik” i cili shënonte një hap më përpara në historinë e shkrimit meqë

kishte një shkallë më të lartë abstraksioni dhe shprehte idenë e jo drejtpërdrejt objektin.

Me zgjerimin e abstraksionit u zhvillua shkrimi “hieroglif” të cilin në lashtësi e

përdornin popujt e ndryshëm të Azisë. Një lloj shkrimi i lashtë, që gjithashtu doli nga

shkrimi hieroglif, është i njohur me emrin shkrimi pykor (kuneiform) të cilin e kanë

përdorur egjiptasit e vjetër.

Rezultatin më të madh në fushën e përdorimit të shkrimit, bashkë me këtë edhe të dijes

njerëzore, njerëzimi e arriti me zbulimin e shkrimit që njihet me emrin shkrimi fonetik.

Ky lloj shkrimi, është forma më e përsosur e shkrimi të gjuhës sepse secili tingull me

vlerë gjuhësore i përgjigjet simboli grafik i caktuar.

Zbulimi dhe zhvillimi i shkrimit alfabetik i hapi horizonte të pakufijshme mendjes dhe

natyrës krijuese të qenies njerëzore. Mirëpo, i gjithë ky zbulim i dedikohet vetëm

njerëzve të cilëve natyra u fali gjitha të mirat. Ekziston edhe një shtresë tjetër e

shoqërisë njerëzore për të cilën gjatë histories është bërë shumë pak e ata janë njerëzit

me nevoja të veçanta. Për njerëzit me dëmtime në të folur përdoret gjuha e interpretimit,

ndërsa për njerëzit me dëmtime në të pare është menduar shumë vonë sepse shoqëria

pothuajse i kishte injoruar tërësisht derisa ata luftuan vetvetiu për të siguruar mënyrën

e komunikimit në mes veti si dhe me anëtarë të tjerë të shoqërisë, duke krijuar shkrimin

e Brajit i cila kaloi nëpër faza të ndryshme të zhvillimit deri në përsosshmëri, me anë

të të cilit personat e verbër mund të konsiderohen si anëtarë të barabartë të shoqërisë

dhe të njihen në të gjitha sferat e jetës duke i inkorpuruar denjësisht për të dhënë

kontribut në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.

Në këtë punim do të përpiqem të jap shpjegime rreth shpikjes, zhvillimit dhe

normalizimit të shkrimit të Brajit ,si formë unike në botën e komunikimit të njerëzve

me dëmtime në të parë.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

9

KAPITULLI I

1.Qëllimi i hulumtimit

Përzgjedhja ime për hartimin e temës në Braj është një interesim i posaçëm, kam

shfrytëzuar literaturë të viteve të fundit.

Personat respektivisht nxënësit e verbër dhe me dëmtime në të parë, që kam hasur gjatë

praktikes nëpër shkolla, kanë lënë një interesim të madh, duke ndjerë edhe si obligim

moral, jo vetëm i imi por i secilit, të japim kontributin tonë për aq sa mundemi të jemi

krahë edhe ndihmë e këtyre personave që të jenë pjesë e shoqërisë sonë. Secili nga ne

karakterizohet me diçka të veçantë, qoftë ajo nevojë ose edhe privilegj.

Ata dijnë të mendojnë dhe të krijojnë poashtu si edhe ne, dijnë të shkruajnë edhe të

lexojnë,qoftë ajo që dallon nga të shkruarit e zakonshëm, andaj përkrahja dhe gjithë

përfshirja e personave të verbër në shoqërinë tonë do të jetë një avancim shtesë i yni.

Të integrosh një të verbër në shoqëri do të thotë të respektosh vetveten.(Zabeli,

"Nxënësit me nevoja të veçanta", 2001)

Një e drejtë themelore është e drejta për arsim. Këtë të drejtë duhet ta gëzojnë të gjithë

fëmijët pa dallime race, feje, gjinie, a të diversiteteve eventuale që mund t’i ketë, d.m.th.

pa marrë parasysh dëmtimet fizike, të jetë i verbër ose dëmtim tjetër.

1.1.Hipoteza themelore

Duke pasur parasysh temën e hulumtimit me një bazë të veçantë jam fokusuar në dy

hipoteza themelore:

H1 – Si duket shkrimi i Brajit sot tek personat e verbër?

H2 – Teknologjia informative, qasja e personave të verbër në kompjuter – Braj display.

KAPITULLI II

2.Shkrimi i Brajit

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

10

Themeluesi i shkrimit unik për të verbër është francezi Luj Braj. Braj u lind më 4 janar

1809 në një qytezë të quajtur Kuvre. Babai i Lujit, Simoni me profesion ishte saraç dhe

ishte një njeri i nderuar dhe punëtor. Luji duke lozur me thikën e babait, që i nevojitej

për punë, e lendoi njërin sy. Luj kishte vetëm tri vjet kur u lëndua. Më pas me një

infektim të syrit të shëndoshë, Luj Braj, do të humb tërësisht të pamurit (verbohet).

Dy vitet e para të mësimit i mori në nje shkollë të fashtit ku kishte lindur, së bashku me

moshatarët e tij që kishin shikim normal. Që herët ai po kuptonte vështirësitë dhe

barrierat, barrier këto të cilat sa vinin edhe bëheshin më të pakapërcyeshme.

Në moshën dhjetë vjeçare ai pati vërtet fat pasi u dërgua të studionte në një nga shkollat

e para në botë për fëmijët e verbër. Sikundër në të gjitha shkollat e asaj epoke edhe kjo

e fundit kishte disiplin të egër dhe shpesh të papërballueshme, por megjithatë fëmijëve

të verbër aty ju mësuan aftësitë praktike shumë të nevojshme për ta si: rregullimi i

karrigeve etj., në mënyrë të tillë që edhe kur këta fëmijë të largoheshin prej shkollës

mund të siguronin një mënyrë jetese për veten. Luj Braj vazhdoi studimet në

institucionin nacional për të verbër në Paris. Ishte një nxënës i shkëlqyer. I shkonin për

shtati të gjitha lëndët.

Në vitin 1821 një ushtar me emrin Charles Barbier, vizitoi shkollën ku studionte Luj.

Ai kishte marr me vete një sistem shkrimi me 12 pika të cilën e kishte shpikur vet dhe

e kishte quajtur “shkrimi i natës”. Ky shkrim përdorej nga ushtarët në luftë me qellim

të transmetonin instruksione njeri-tjetrit pa u vënë re.(Mulliqi, 2008)

Në këtë kohë kur Braj ishte mësues, në institut përdorej si alfabet për të verbër, alfabeti

BABIES, jo shumë adekuat ( ishte i vështirë për përdorim ) kishte në përbërje 12 pika.

Luj Braj si matematikant i mirë këtë alfabet së pari e reduktoj në 8 pika e më vonë në 6

pika. Braj ka llogaritur që më kombinimin e këtyre pikave do të fitohen 63 shenja të

kombinuara që do të mjaftojnë për krijimin e alfabetit për të verbër. Luj Braj në vitin

1825 e përfundoi (e përsosi) alfabetin 6 pikësh, ku dy vite më pas 1827 u shtyp libri i

parë në alfabetin e Brajit me titull “Historia e Francës”.

Sot alfabeti i Brajit është unik në botë më plotësime gramatikorete shenja përkatëse

kombëtare. Alfabeti i Brajit në gjuhën shqipe është unifikuar në vitin 1965 nga autorët:

Tajar Hatipi dhe Faik Halili. Alfabeti i unifikuar përdoret edhe sot në shkollat për

nxënës të verbër.

2.1.Si u zhvillua shkrimi i Brajit

Menjëherë pas kësaj, Louise Braille, e kuptoi se sai vlefshëm do të ishte për të verbërit

një sistem i ngjajshëm i përbërë nga pika në reliev.

Kështu, pas shumë përpjekjesh dhe eksperimentesh për një kohë të gjatë në të kuptuar

këtë sistem, ai arriti të gjente sistemin ideal prej 6 pikave që përdoret edhe sot në mbarë

botën prej personave të verbër.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

11

Louise Braille vazhdoj punën e tij kërkimore për vite me radhë deri sa arriti të zhvillonte

edhe kode për matematikën apo muzikën.

Në këtë mënyrë, në vitin 1827 u botua edhe libri i parë me shkrimin special të Brajit.

Pavarësisht punës voluminoze të bërë, sistemi i ri i shpikur nga Braji nuk i dha

menjëherë frytet e veta për arsye se shumë njerëz normal ishin skpetik duke filluar që

nga mësuesit të cilët duhet të mësonin nxënësit e tyre të verbër. Fatmirësisht shkrimi i

Brajit filloi të pushtohej fshehtas prej fëmijëve dhe qytetareve të tjerë të verbër të cilët

gjithnjë e më shumë po inkurajoheshin për të lëxuar dhe kuptuar literaturë.

Përfundimisht, duke kuptuar rëndësinë dhe pavarësinë që jep shkrimi dhe leximi

individual, shkrimi Braj u pushtua nga të gjithë të verbërit.(Mulliqi, 2008)

Louise Braille, u bë mësues në shkollen ku ai kishte qenë nxënës, që për fat të keq në

vitin 1852 vdes në moshën 43 vjeçare nga tuberkulozi, pa mundur të shihte adaptimin

dhe përhapjen në të gjithë botën të sistemit të tij 6 pikësh.

Tashmë qysh prej vitit 1952, në Francë ai është nderuar duke i ngritur një përmendore

si dhe duke e zhvendosur varrin e tij në Panteon (shtëpia e heronjëve francez).

2.2.Si shkruhet Braji

Braji është një sistem gjatë pikësh i ideuar si në fushën e dominosë.

Kombinimi i pikëve me njëra – tjetrën i korrespodon shkronjave të alfabetit, numrave,

shenjave të pikëzimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me shkrimin e rrafshët.

Pikat mbrenda një qelize vendosën në pozicione plotësisht të përcaktuara.

Emërtimi i secilës pike nis nga lart në kolonën e majtë, vijon vertikalisht poshtë dhe më

pas kalohet në kolonen e djathë përsëri në drejtim vertikalisht poshtë.

Secilës pikë i korrespodojnë për emertim numrat 1-6. Më konkretisht kolonës së parë i

përkasin pikat 1,2,3; ndërsa kolonës së dytë 4,5,6.(Arhiva e shkollës për të verbër).

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

12

Duke i kombinuar ato në të gjitha mënyrat e mundshme në numër dhe vendndodhje, në

sistemin shqip të Brajit, përfitohen së bashku me qelizën boshe, gjashtëdhjetë e katër

modele ose kombinacione plotësisht të përcaktuara (nga të cilat 1 model bosh, 6 modele

1 pikësh, 15 modele 2 pikësh, 20 modele 3 pikësh, 15 modele 4 pikësh, 6 modele 5

pikësh, dhe 1 model 6 pikësh).

2.3.Braji dhe rëndësia e tij në jetën e të verbërve

Shkrimi Braj është një sistem pikësh në reliev që përdoret nga persona me mungesë të

theksuar shikimi për të shkruar dhe lexuar. Baza e Brajit është një qelizë drejtkëndore.

Brenda qelizës mund të realizohen gjatë pika të pozicionuara në dy kolonat vertikale

me nga tre pika secila, lartësia e pikave është afërsisht 0.02 inch ose 0,05 mm, ndërsa

largësia ndërmjet qendrave të bazave të dy pikave më të afërta në drejtim horizontal

ose vertikal është 2.5 mm. Pikat brenda një qelize vendosen në pozicione plotësisht të

përcaktuara. Duke i kombinuar ato në të gjitha mënyrat e mundëshme në numër dhe

vendndodhje përfitohen së bashku me qelizën boshe gjashtëdhjetë e katër modele ose

kombinacione plotësisht të përcaktuara.

Për qëllime reference në përshkrimin e strukturave në këtë material pikat emërtohen në

kolonën e parë nga lart -poshtë 1,2,3; në kolonën ë dytë, gjithashtu nga lart-poshtë 4,5,6.

Ky sistem (sistemi i Brailit) është rezultat i mundit, mençurisë dhe fantazisë së Luis

Brailit. Ai me punën e tij ndryshoi përfundimisht metodën e të shkruarit dhe të lexuarit

të të verbërve.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

13

3.Alfabeti dhe struktura e shkronjave

Shkrimi shqip në gjuhën e pikave është përgatitur nga Dilaver Zgjani dhe Liri Kamberi

bazuar në shkrimin francez të Luis Brajlit. Ky shkrim është miratuar nga Ministria e

Arsimit në vitin 1963 si alfabet zyrtar i të verbërve në Shqipëri. Më poshtë paraqitenen

në mënyrë të shkurtër strukturat e disa shembujve dhe nëpërmjet dy shembujve tregohet

si kërkohet të kuptohen dhe lexohen ato.(Osmani, 1983)

3.1.Struktura e disa shenjave të pikësimit

Pikë (2,5,6), Presje (2), Pikëpresje (2,3), Pikëpyetje (2,6), Pikëçuditësja (2,3,5), Dy pika

(2,5), Vizëlidhëse ose ndarëse (3,6), Apostrof (3), Thonjëzat në hapje (2,3,6), në

mbyllje (3,5,6), Parantezë në hapje (1,2,5,6), në mbyllje (2,3,5,6), Kllapat e vogla (2,6),

në hapje dhe në mbyllje (3,5).

Germat kapitale paraprihen me shenjën (4,6), shkronjat e vogëla paraqiten me shenjën

(4,5,6). Kur duam të theksojmë një pjesë te fjalisë, një thënie, një shprehje, pikëzim e

fusim ndërmjet shenjave në hapje (1,2,3,6; 3,6; 3,6;) në mbyllje (3,6; 3,6; 3,4,5,6)

sikurse shihet në alfabet.

1 – Shkronjat e përbëra dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh, janë paraqitur me një karakter të

vetëm secila. Kjo është për arsye se :

a) Mollëza e gishtit e ka më të lehtë të mbulojë dhe të përceptojë simbolin e

përbërë, prej një karakteri të vetëm se sa në rastin kur ai është i përbërë prej dy

karakteresh.

b) Kursehet energji, kohë, letër d.m.th. ulet kostoja e prodhimit të librave me

masën 20%.

c) Librat me peshë dhe vëllim më te vogël janë më të lehta në përdorim.

d) Kërkohet një hapësirë më e vogël në biblioteka për ruajtjen e tyre.

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje nuk ka qenë i motivuar nga dëshira për të përsosur shkrimin

shqip të Brajit, por ka ardhur si rrjedhojë e paaftësisë për të zgjidhur një problem teknik.

Struktura e shenjave që përdoren në matematikë:

Numrat në Brail formohen nga dhjetë shkronja: a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, duke i shtuar

përpara një shenjë special që quhet shenja e numërit (prefiksi) dhe formohet nga pikat

(3,4,5,6).

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

14

Shembuj:

Numri 4 shkruhet: në qelizën e parë shenja e numërit ose prefiksi. Në qelizën e dytë

shkruhet shkronja d me pikat 1,4,5.

Numri 27 shkruhet: në qelizën e parë shenja e numërit. Në qelizën e dytë janë shkronja

b me pikat 1,2 dhe në qelizën e tretë shkronja g me pikat 1,2,4,5.(Mulliqi, 2008)

3.2.Thyesat

Disa thyesa mund të shkruhen, duke zhvendosur numëruesin një pikë më poshtë, ndërsa

emëruesi mbetet në pozicionin normal.

Shembull: 5 thye për 6 (5\6) në qelizën e parë shenja e numërit, në qelizën e dytë pikat

2,6 dhe në qelizën e tretë pika 2,4. Thyesat tek të cilat numëruesi dhe emëruesi ose njëri

prej tyre paraqitet në formen e një shprehjeje shkruhet: numeruesi futet ndërmjet

shenjave 1,2,4,6 dhe 1,3,4,5 ndërsa emëruesi futet ndërmjet shenjave 1,2,3,4 dhe

1,4,5,6.(Arhiva e shkollës për të verbër)

Vija thyesore

Disa shembuj:

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

15

KAPITULLI III

4.Historiku

Megjithëse përdorimi i shkrimit të Brajit në botë i ka fillesat e tij në shekullin XIX në

Shqipëri ai fillojë të përdorej shumë vonë. Për herë të parë sipas të dhënave jo zyrtare

filloj të përdorej në mënyrë sporadike në vitin 1941. Ky shkrim u soll nga një student

shqiptar i verbër që kish mbaruar studimet e larta për piano në Athinë. Nga viti 1941

nëpërmjet një kursi privat filluan të mësojnë, të shkruajnë e të lexojnë në Braj dy të

verbër në qytetin e Korçës, Regjep Zëmblaku dhe Petrit Koprencka. Gjatë viteve të 50-

ta u rrit relativisht numëri i të verbërve që përdorinin Brajin. Në vitin 1959 një ish

student shqiptar në Moskë, Faslli Luarasi, solli makinën e parë daktilografike të Brajit

për Petrit Koprenckën (i verbër). Po gjatë këtyre viteve u sollen disa pllaka shkrimi dhe

biza nga inxhinier Cefo Fico.(Konferenca ndërkombëtare mbi Tifologjinë, 2007)

Me vendimin numër 64 në prill të vitit 1963 të Qeverisë Socialiste të Shqipërisë u hap

për herë të parë në Shqipëri Instituti për fëmijët shurdhmemecë dhe të verbër. Pas daljes

së këtij vendimi u bë e mundur hapja e këtij instituti në nëntor të po këtij viti. Me një

makinë të thjeshtë daktilografike Braji u përgatitën abetarja dhe arithmetika të cilat u

ilustruan edhe me figura.

Nëse do të kalonim në një këndvështrim të ri, jo vetëm teknik, por me problem më

konkrete lidhur me domosdoshmërin e përdorimit dhe përhapjes së Brajit në Shqipëri

vihet re që kurba e këtij zhvillimi në periudha të ndryshme kohore ka pasur lëkundje.

Qysh nga ngritja e institutit të të verbërve deri në fund të viteve ’80-ta të Brajit, është

përqëndruar vetem brenda kornizës së këtij instituti, por është përdorur në raste të

veçanta edhe për letërkëmbime, mësimin e gjuhëve të huaja dhe shënime nga nxënësit

e verbër që vazhdonin shkollat e mesme të larta. Braji me kalimin e kohës u bë pjesëe

domosdoshme e jetës dhe integrimit të të verbërve në shoqëri.

Braji përveç të tjerave pati një rol të rëndësishëm në edukimin dhe punësimin e këtyre

personave në profesione, institucione të ndryshme me një përhapje të gjerë në Tiranë,

Durrës, Lezhë, Vlorë, Elbasan, Kavajë etj. Integrimi i këtyre personave pati një

influencë në ndryshimin e opinionit mbarëshoqëror për verbërinë.

Deri në vitet e 90-ta shumë nxënës nga shkolla e të verbërve vazhduan arsimin e mesëm

dhe të lartë dhe dolën mësues, jurist, muzikantë të talentuar.

Pas viteve të 90-ta, me ndryshimet sociale-ekonomike e politike, jo vetëm Braji por

edhe vet të verbërit u lanë në harresë nga politika shtetërore. Shumë persona të verbër

gjatë kësaj periudhe humben vendet e punës, dhe për pasojë edhe interesin e tyre për

t’u arsimuar.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

16

Për më tepër pati një rënie të theksuar të cilësisë së mësimëdhënies në shkolla shkak i

së cilës ishte mungesa e teksteve dhe bazës material didaktike. Si pasojë e kësaj situate,

pati prindër që hezitonin t’i arsimonin fëmijët e tyre në këtë institut deri në largimin

përfundimtar të tyre. Kjo gjendje nuk ndryshoj edhe pas ngritjes pranë këtij instituti të

linjës së prodhimit të teksteve në Braj, në vitin 1996, pikërisht për kapërcimin e kësaj

situate.

Shoqata e të verbërve të Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe kishte në fokusin e vet

përhapjen e Brajit dhe arsiminin e të verbërve në vend. Me përpjekjet e veta herë pas

here ka siguruar bazen teknike për shkrimin Braj si pllaka, biza, letër etj. Por mbulimi

i nevojave ishte ende i pjesshëm. Vetem me ngritjen e linjës se prodhimit të materialeve

të Brajit në vitin 2002, nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve, Shoqata

e të Verbërve është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave për material të tilla. Natyrisht

realizimi i këtyre nevojave kërkon fonde të konsiderueshme, te cilat lipset të

planifikohen nga isntitucionet përkatëse.

Në kuadër të përpjekjeve për përhapjen e Brajit në Shqipëri, QKRV përgatiti

alfabetarën, si tekst bazë për mësimin e shkrimit dhe leximit të gjuhës shqipe në Braj.

Përdorimi i Brajit mbete i një rëndësie jetike për personat e verbër. Për këtë komunitet

është domosdoshmëri përdorimi i tij në aktivitete praktike të jetës së tyre të përditshme.

Ҫ do njeri ka nevojë të mbajë shënime, numra të telefonit, krijime letrare artisitke, të

identifikojë ushqimet në guzhinë, të mësojë përdorimin e elektroshtëpiakeve, të

identifikojë ngjyrat e veshjeve etj.Të gjitha këto veprime bëhen lehtësisht të

realizueshme nga personat e verbër më ndihmën e përdorimit të Brajit.

Me gjithë evulimin e teknologjive moderne dhe ndikimin e tyre në jetën profesionale e

praktike të personave të verbër, me kalimin e kohës nuk e kanë zbehur aspak rëndësin

e Brajit dhe përdorimin e tij. Të gjitha këto pajisje jo vetëm bazohen te Brajit, por në

shumë raste i referohen në mënyrë të pashmangshme atij. P.sh. kompjuterët modernë

për të verbër, që ekzistojnë sot, ekranet e tyre shkrues i kanë në Brail.(Zabeli, Edukimi

special , 2016)

Ҫ do i verbër mund të shkruaj në një tastierë normale, por e kontrollon fjalën e shkruar

në një ekran me shkronjat e Brajit.

Braji ashtu si shkrim i zakonshëm, ndihmonë zhvillimin dhe evulimin e shpirtit kulturor

të të verbërve.

Pra, roli i Brajit nuk është zbehur, ai po përjeton një epok të vrullshme ndryshimesh,

përpunimesh dhe zhvillimesh por kurrsesi nuk do ta pranonte zhdukjen. Nese do të

duhej që nga shkollat normale të hiqej shkrimi dhe në to të zhvillohej mësimi nëpërmjet

të dëgjuarit apo të hiqeshin librat e të zëvëndësoheshin me kompjuterët atëherë mund

të thoshin se edhe Brajit i ka ardhur koha të dilte nga “moda” d.m.th. të hidhej në arkivat

bibliotekare dhe të fillonim të shkruanim si dikur pa pasur dhe një shkrim për të verbër

ose ndryshe Braj.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

17

Por përderisa shkrimi normal do të jetë i pranishëm dhe derisa shkenca e teknologjia

modern të mos jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’u kthyer dritën e humbur

njerëzve të verbër, Braji dhe rëndësia e tij nuk do të jenë kurrë të zbehur në vizionin e

jetës për të verbër. Si thotë një fjalë latine: “Verbam Volant scriptum immanent”.

(“Fjala fluturon e shkuara mbetet”).

Shkronjat e gjuhës shqipe në Braj

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

18

KAPITULLI IV

5.Tretmani pedagogjik i personave me dëmtime në të parë

Pedagogjia e personave të verbër dhe me dëmtime në të pare është disiplinë shkencore

e përfaqësuar nga pedagogjia e përgjithshme. Specifikat speciale të pedagogjisë

speciale bazohen në metodat, mjetet, principet, qëllimet e organizimit, edukimit dhe

arsimimit të fëmijëve të verbër dhe me dëmtime në të parë. Historikisht kujdesi ndaj

personave të verbër dhe në dëmtime në të parë ka kaluar nëpër disa faza

zhvillimore.("Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore", 2014)

Në aspektin e ligjshmërisë mbi mbrojtjen dhe kujdesin ndaj personave me dëmtime në

të parë e hasim në skemat e “HAMORABIEVIT” 2000 vjet p.e.r, ku kemi më së 215

paraqitje ligjore mbi mbrojtjen e personave me dëmtime në të parë. Ku thuhet se mjeku

gjatë kontrollimit dhe operacionit në sy po që se e dëmton syrin e pacientit nga

pakujdesia, atij do t’i këputet dora. Indusët me librat e tyre medicinal: Karaka dhe

Suskuta përshkruajnë operimet që bëheshin në sy për të hequr gjësende që e lëndonte

syrin me mjete të caktuara të kohës.

Në Papirusin e vjetër të Ebersonit në Egjipt kryesisht flitet për sëmundjet e syve në

mënyrë empirike. Në Egjipt shumë herët ekzistonte një klinikë oftamologjike që

merreshin me operacionet për shërimin e sëmundjeve aktuale që shfaqeshin në atë kohë

natyrisht sipas mundësive teknike që kishin. Në epoken e sundimit Romak punonin

kirurg ushtarak që operonin sytë e ushtarëve që plagoseshin në luftë. Edhe Hipokrati

thekson (merret) me sëmundjet e syvë si: kallja, skuqja e syve, amblipia, sëmundjet që

shfaqn në pjesën e brendshme të syrit, ndërsa retina nuk ndryshon. Të gjitha këto të

arritura të hershme në kujdesin ndaj shëndetit të njeriut e sidomos ndaj organit më vital

të njeriut “syrit” nga aspekti i personaliteti kemi shumë pak shënime se sa ka ndikuar

me çrregullime e aktivitete të përditshme të personave që kanë pasur këto dëmtime.

Përpos aspektit medicinal në Evropë në vendet e zhvilluara filluan të hapen shkollat

special për të verbër me nxënës në shkurtpamësi që fëmijët e tillë të mos mbesin të

paarsimuar.

Shkolla e parë special u hap në Paris me 1874, u quajt shkolla për nxënës të verbër

“VALENTIN AJ” pas kësaj shkolla të këtij lloji filluan të hapen edhe në Gjermani,

Angli dhe në vendet e tjera që fëmijet me dëmtime në të parë të arsimoheshin sikurse

nxënësit e rregullt. Por që në start linden probleme se çfarë shkrimi do të përdorinin,

cilat metoda, me një fjalë se çfarë qasje të kenë ndaj këtyre nxënësve.

Deri në këtë kohë në Francë përdorej alfabeti i Barbiejes i cili bazohej në shkrimin

linear prej 18 pikash ku me kombinimin e këtyre pikave jepnin simbole të të shkruarit.

“VALENTIN AJ”- e bëri një thjeshtësim të shkrimit të të verbërve nga 18 pika i

reduktoi në 6 në 12 pika, ndërsa për nxënësit me dëmtime të mesme (shkurtpamësi,

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

19

largepamësi) është zhvilluar një debat i gjërë në atë kohë rreth vijueshmërisë së mësimit

të nxënësve me shkurtpamësi. Kështu që pas 100 vjetësh rreth kësaj problematike Dr.

Herman Cohr, publikoi një punim shkencor rreth kësaj problematike i bazuar në sistem

të aspektit oftomologjik, pedagogjik, psikologjik është i pa pranueshëm andaj filluan të

hapen shkolla të veçanta për nxënës me dëmtime të mesme (shkurtpamësi,

largepamesi).

Si shkollë e parë për nxënës me shkurtpamësi u hap në Angli, Londër mandej në

Gjermani e Francë ku në këto shkolla klasat kishin nga 14 nxënës dhe si kriter i

regjistrimit merrej mosha (e njëjtë) niveli i dëmtimit, aspekti social.(Mulliqi, 2008)

6.Strategjitë e të shkruarit në Braj

Përgatitja për fillimin e të shkruarit në shkrimin e Brajit:

Njohja me gjatëpikëshin,

Ushtrimi i shqisave të gishtërinjëve për prekje në pikat e shkrimit gjashtë pikësh,

Ushtrimi i drejtvendosjes së duarve në makinën e shkrimit,

Njohja me makinën e shkrimit në Braj (pjesët e makinës),

Njohja me letrën për shkrimin me alfabetin e Brajit,

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

20

Njohja me tabelën për shkrimin e Brajit,

Njohja me lakuesin për shkrim në tabelë.

Fillimi i të shkruarit nga ana e fëmijëve të verbër (nxënësve) në përdorimin e shkrimit

të Brajit duhet që më parë të kaloj nëpër këto faza:

a) Faza e identifikimit të fëmijës

b) Faza e përgatitjës së fëmijës për ushtrime të qëndrueshmërisë – lëvizshmërisë

së duarve

c) Faza e të ushtruarit të përceptimit të objekteve – identifikimit

Faza e identifikimit është me rëndësi sepse më lehtë do të punohet me fëmijë në moshë

sa më të re. Rëndësi të veçantë duhet dhënë bashkëpunimit me prindër dhe natyrisht

nën përkujdesjen e ekspertëve të fillohet me rehabilitimin dhe përkujdesjen që fëmiu i

verbër të përgatitet për aktivitetet e përgatitjes së të shkruarit me përdorimin e shkrimit

të Brajit. Në këtë fazë duhet përfshirë fëmijët e verbër të moshës gjatë vjeçare.

Edhe faza e përgatitjes fizike është një komponent me rëndësi sepse duket që fëmijët e

verbër janë mjaft pasiv në lëmin e edukatës fizike dhe forcimi i muskujve të duarve do

t’u mundësojë që më lehtë ta përdorin makinën për shkrim në shkrimin e Brajit dhe

tabelën me lakues që shërben për të shkruar, zëvendëson lapsin në letrën speciale të

bardhë të vendosur në makinë apo tabelë.

Faza me rëndësi të mobilitetit të fëmijës për përgatitje për fillimin e të shkruarit është

zgjerimi i horizontit të njohurive të botës që rrethon fëmijën e verbër. Këtë duhet ta

arrijmë me mjete konkrete duke i vënë afër fëmijës që t’i prekë.

Këtë mund ta arrijë me anë të kreativitetit, lojrave, shoqërimit me fëmijë të tjerë duke

pasur parasysh që të mos kalojë në monotoni tek fëmija i verbër. Fazë me rëndësi është

që pos këtyre aktiviteteve të zhvilluara më lartë, tani fëmiun e verbër ta njohim më

alfabetin e gjuhës shqipe, me numrin e zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve që ka gjuha

shqipe.

Është me rëndësi që nxënësi të dijë të manipulojë me makinën e Brajit duke përdorur

të dy duart (gishtërinjët e duarve) për t’i shtypur pjesët speciale të zgjatur metalike me

makinë që në letër fomojnë pikat të cilat më pas do të lexohën nga nxënësit e verbër.

Të ushtrohen nxënësit që me anën e majtë me dorën e majtë me gishtërinjët 2,3,4 dhe

me anën e djathtë me dorën e djathtë me gishtërinjët 2,3,4 të vendosur në pjesën e

zgjatur metalike duke filluar nga ana e majtë dhe vazhdon në anën e djathtë duke i

kombinuar shtypjet me gishtërinjë, të fillojmë shkronjat në letrën e bardhë të vendosur

në makinë më parë. Së pari duke e shkruar secilën shkronjë veç e veç e më pastaj duke

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

21

shkruar rrokje si: ab, ba, ed, ok, etj. dhe duke i ilustruar me shembuj nga jeta e

përditshme si: ba-bi, në-na, to-pi etj.(Mulliqi, 2008)

Makina e shkrimit të Bajt

Duke vazhduar me fjalë dhe lidhjen e fjalëve në fjali. Shumicës së fëmijëve u duket e

rëndë të mbajnë në mendë se si duket një shkronjë dhe nuk janë në gjendje që të dhënë

numrat e shkronjave. Duhet që fëmijët të ndihmohen që të shkruajnë tekstin vet. Është

evidente që fëmijët më lehtë shkruajnë se sa lexojnë në shkrimin e Brajit.

6.1.Të lexuarit në shkrimin e Brajit

Disa nga strategjitë e të lexuarit:

A është të lexuarit e rrjedhshëm?

A kthehet nxënësi prapë në tekst?

Sa është shpejtësia e leximit?

Sa e kupton nxënësi atë se çka ka lexuar?

Sa gishta i përdor nxënësi gjatë leximit?

A lexon më shumë me dorën e majtë apo me të djathtën?

Sa mirë mund t’i gjejë fargmentet specifike në tekst?

Përdorimi i indekseve – kërkimi i faqeve?

Kërkimi i faqes në libër?

6.2.Strategjitë e të lexuarit nga nxënësit me të pamur të pjesërishëm

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

22

Madhësia e përshtatshme e shkronjave,

Përdorimi i mjeteve zmadhuese,

Kërkimi i paragrafeve special në faqe,

Përdorimi i indekseve,

Kërkimi i faqes së librit,

Kontrastet – ngjyrat.

Të lexuarit e teksteve në libra me shkronjat e Brajit nga ana e nxënësve të verbër që nga

mosha e hershme është një proces mjaft i vështirë dhe kompleks. Për t’i mësuar nxënësit

e verbër që të lexojnë sa më lehtë dhe saktë një tekst të shkruar nga vetë nxënësit, duhet

që më parë me nxënës të bëhen këto përgaditje:

1. Ushtrime në të përceptuarit e gjashtë pikëshit e gishtërinjët e duarve,

2. Drejtvendosja e duarve mbi teksitn e shkruar,

3. Perceptimi i pozicioneve (formave) të gjashtë pikëshit në anën e majtë 1,2,3 dhe

në të djathtë 4,5,6,

4. Motivimi i fëmijës për punë në të mësuarit për të lexuar,

5. Bashkëpunimi me prindër dhe njohja e prindërve me strukturen e gjashtë

pikëshit,

6. Përdorimi i mjeteve tifloteknike qe ndihmojnë për të mësuar që nxënësit të

aftësohen që të lëxojnë më lehtë,

7. Përgatitja fizike (aspaketi motorik) të avancohet,

8. Ushtrime të planifikuara të kombinuara shkrim – lexim.(Mulliqi, 2008)

Nga përvoja dhe studimet e bëra me nxënës të verbër të moshës së hershme lidhur me

procesin e të shkruarit dhe të lexuarit, rezulton që nxënësit e verbër me lehtë mësojnë

të shkruajnë sesa të lëxojnë.

Mirëpo duhet pasur kujdes që nxënësit e verbër gjatë të mësuarit të të shkruarit mos të

mësojnë kombinimin e gjatëpikëshit pa logjikë (përmendësh) sepse kur të fillojnë të

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

23

lexojnë shkronjat e shkruara më parë do t’i ngatërrojnë. Nxënësit duhet mësuar që të

shkruajnë me dy duar dhe atë nga ana e majtë në të djathtë.

Në fillim nxënësve të verbër duhet dhënë si detyrë që t’i lexojnë shkonjat një nga një,

duke u perceptuar format dhe pozicionin e pikave. Procesi i të lexuarit është siç thamë

më i kopleksuar sesa shkrimi andaj nga ana e mësuesëve duhet pasur durim gjersa

nxënësit e verbër të mësojnë të lëxojnë të pavarur tekstet e shkruara. Është më rëndësi

të ceket që nxënësit që kanë lindur të verbër më lehtë do të mësojnë të lëxojnë sesa

fëmijët qe janë verbëruar më vonë. Porcesi i të mësuarit dhe të lëxuarit duhet të

vazhdojë pas fillimit të mësimit të shkronjave veç e veç e duke vazhduar me shkrimin

e rrojkjeve, me ilustrim verbal, me gjësendet që i rrethojnë nxënësit në ambientin ku

jetojmë si: ba-ba, lu-le, to-pi etj.

Kujdes duhet pasur që të mos kalohen shkronjat pa u kuptuar dhe lexuar nga nxënësit e

verbër me logjik sepse kur të thellohemi në të lexuarit e teksteve më me shumë

përmbajtje nxënësit nuk do të jenë në gjendje te lexojnë me logjik.

Andaj është detyrë e mësuesve, prindërve dhe të gjithë atyre që punojnë më nxënësit e

verbër të kenë mirëkuptim, durim dhe padyshim rezultatet nuk do të mungojnë.

6.3.Strategjitë e mësimdhënies për nxënësit me dëmtime në të parë

Jepni informacione të qarta dhe precise,

Përdorni nje diapason të qasjeve të mësimdhënies të cilat mësojnë kushtet për

stilet e ndryshme të mësimit,

Përdorni një diapason të materialeve mësimore,

Verbalizoni në atë se çfarë jeni duke shkruar në dërrasë,

Ndërroni në mënyrë alternative aktivitetet e leximit dhe shkrimit,

Ndërroni në mënyrë alternative aktivitetet nga afër dhe nga larg,

Vendosni dërrasën në forma të qarta me kontrastë të mirë,

Siguroni fletëpunët me shkronja me madhësi përkatëse për çdo nxënës,

Lejoni nxënësit ta parashikojnë dhe/ose të pas shikojnë,

Siguroni nevoja auditore, taktike dhe të lëvizjes,

Përkrahni rolet e pavarësisë dhe të udhëheqjes,

Planifikoni që më parë se i gjithë materiali është i zmadhuar apo i përkthyer në

alfabet të Brajit dhe është në dispozicion për të gjithë nxënësit,

Siguroni kohë shtesë për nxënësit që përdorin Brajin,

Zhvilloni një hapësirë për depozitimin që lehtë identifikohet (me emërtime në

shkrimin e Brajit, me ngjyra kontraste) ,

Bëhu konsistent për depozitimin në klasë,

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

24

Apliko të njejtat rregullat për sjellje dhe aftësi sociale si për nxënësit e rregullt.

7.Teknologjia informative për të verbër

Me zhvillimin e teknologjisë bashkëkohore shkrimi i Brajit në informatikë zë vend

shumë të rëndësishëm në përdorimin e kompjuterëve tek personat e verbër. Duke filluar

nga vitet e 80-ta, për herë të parë Braji në teknologjinë informative është përdorë tek

lexuesit e teksteve (optakoni) dhe në shtypjen e teksteve në Braj janë përdorur softveret

e Vin Brajit ku çdo gjuhë në këta softver e ka verzionin e vet të Vin Brajit. Me

avancimin e teknologjisë informative dhe me punimin e softverëve akustik dhe të Brajit

çdo gjuhë me karakteristikat e veta e ka formuluar tabelën kompjuterike te Brajit. Është

karakteristik që në kuadër të këtyre tabelave të Brajit bëhet përcjellja dhe lëvizja e

katrorëve të Brajit në monitor Braji (Braj display). Me anë të këtyre monitorëve të

Brajit, personi i verbër sot është i pavarur në përdorimin e kompjuterëve.("Doracak për

punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore", 2014)

Kompjuter dhe Printer Braji

PËRFUNDIM

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

25

Duke marrë parasysh gjitha të dhënat e përfshira në këtë punim dhe në hulumtimet e

bëra kam arritur të njoh një anë tjetër të mënyrës së edukimit dhe arsimit në kuadër të

këtij sistemi.

Gjithmonë ekziston një mundësi edhe pse pak ndryshe apo vështirë e arritshme, sikur

metoda e përpilimit të një shkrimi për të verbër, një mënyrë e cila mundëson që edhe

ky grup shoqërorë të ketë qasjen e nevojshme arsimore për mundësi më të mira jetese.

Sytë japin 90% të informacionit, duke mos pasur mundësi të shfrytëzimit të tyre ata

humbasin momente nga më thelbësore dhe nuk ndjejnë kënaqesitë që sjellin ngjyrat dhe

çdo gjë që vijnë me to. Por mëgjithatë ajo çka vërehet është se këta e kuptojnë që jane

të kufizuar në një aspekt por kanë të gjitha aftësitë tjëra të cilat janë të gatshme t’i

përdorin dhe t’i përmirësojnë.

Ka shumë pengesa që këta hasin, një prej tyre me të cilën përballen çdo ditë është se si

shikohen nga të tjerët, si përsona të pafat që nuk mund të zhvillojnë jetë normale me

këtë shoqëri, por megjithatë nuk ka paafatësi më të madhe sesa paaftësia për të parë një

personë si diçka më shumë.

Punimi është lekturuar nga:

Venis Gecaj

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

26

LITERATURA

Arhiva e shkollës për të verbër. Pejë.

Grup autoresh. (2014). "Doracak për punë me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore".

Shkup.

Konferenca ndërkombëtare mbi Tifologjinë. (2007). Shqipëri.

Mulliqi, S. (2008). “Fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet parashkollore dhe në".

Prishtinë.

Rruga 30 vjecare e punes mesimore- educative me nxenesit e verber dhe rezultatet e saj.

Institutit I Nxenesve qe nuk shikojne.

Shemsedini Ardita & Arifi Suzana,2014,"Motivimi dhe vlerësimi i nxënësve me nevoja të

veçanta"

Strategjia Kombetare e Personave me aftesi te kufizuar, (punesimi, formimi professional,

arsimimi).

Osmani, S. (1983). Fjalor i Pedagogjisë. Tiranë.

Doracaku i Kompanisë Baum

Zabeli, N. (2001). "Nxënësit me nevoja të veçanta". Prishtinë.Druck Art.

Ligj 8098 “Per statusin e te verberve”, dt 18.3.1996.

Zabeli, N. (2016). Edukimi special . Gjakovë.

Zabeli, N. (2010). Edukimi Inkluziv. Prishtinë.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

27

SHTOJCË

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

28

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

29

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

30

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

31

https://www.google.com/search?biw=1440&bih=740&tbm=isch&sa=1&ei=VpobXfWoCLmp

1fAPn_WxkAM&q=maschine+of+braille&oq=maschine+of+braille&gs_l=img.3...52685.67416

..67526...0.0..0.160.1795.17j3......0....1..gws-wiz-

img.....0..35i39j0j0i5i30j0i8i30j0i8i10i30.ge5u6K8kELA#imgdii=f4xrKjHbkJu05M:&imgrc=qyQ

4jwQDpBoysM:

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS“FEHMI AGANI” Loshaj.pdf6 FALËNDERIME Ҫdo rrugë ka dhe peripecitë e saja, sikur edhe kjo, momente që të bëjnë të dyshosh veten, por çelësi i

32

AUTOBIOGRAFIA

Unë jam Arta Loshaj, e lindur me 10.04.1996 në fshatin Carrabregu i Epërm - Deçan.

Shkollën fillore e kam përfunduar në SHMU “Lidhja e Prizrenit”, Carrabreg - Deçan.

Më pas kam vazhduar shkollimin në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri’’ – Deçan, në

drejtimin Shkencat Natyrore të cilin e përfundova me sukses të shkëlqyeshëm.

Duke qenë se shkolla të ofron mësime të mëdha, mua më dha pasionin që të jem një

mësuese e ardhshme. Për të realizuar këtë ëndërr të madhe i fillova studimet në

Universitetin e Gjakovës “ Fehmi Agani “, në Fakultetin e Edukimit - Programi Fillor.

Tani pas 4 viteve po shkruaj autobiografinë time për punimin tim të diplomës, e cila

është shumë afër për realizimin e ëndrrës sime me titullin “ Mësuese”.

“Mësuesi është përhapësi i dritës” - Luigj Gurakuqi