zgjedhja e kritereve te vleresimit

3
Tema:Relevanca, kontaminimi dhe deficienca e kritereve te vleresimit te trajnimit’. Punoi: Olger Prifti Vlerësimi i trajnimit është një aspekt kyc i analizimit, dizenjimit, zhvillimit dhe implementimit të një programi efektiv trajnimi. Vlerësimi i programit përcakton efektivitetin e programit të trajnimit duke vlerësuar se sa janë arritur qëllimet e vendosura në fillim. Studimet për vlerësimin e të dhënave datojnë që nga fillesat e analizimit të sistemeve dhe të faktorit human e më pas. Disa nga autorët e parë të vlerësimit të metodave janë: Card, Moran & Newell, 1983 ; Nielsen & Molich, 1990 , si edhe ka studime të cilat krahasojnë metodat e vlerësimit (Nielsen & Molich, 1990; Jeffries, Miller, Wharton & Uyeda, 1991). Metodat e trajnimit vlerësohen duke u bazuar te rezultatet e tyre. Studime të ndryshme kanë përdorur variabla të ndryshme për të vlerësuar përputhshmërinë midis objektivave të vendosura në fillim dhe atyre të arritura në një kohë të caktuar. Studimet e para, gjatë viteve ’80, janë kryesisht eksperimente në laborator. Testet e para vëzhgonin sjelljet e të testuarëve për minimizimin e kostove të telefonatave të shërbimit, rritjen e shitjeve pas përmirësimit të produktit etj. Disa metoda të tjera të përdorura janë: raportimet e incidenteve kritike (del Galdo, Williges, Williges, & Wixon,1987), vlerësimet e kënaqësisë së perceptuar (Chin, Diehl, & Norman, 1988), vlerësimet e zvogëlimit të kohës në përgjigje dhe kostove (Marchetti,1994) apo dhe vlerësime që lidhen me aspektin e aftësive njohëse (cognitive) (Lewis, Polson, Wharton, & Rieman, 1990; Wharton, Bradford, Jeffries, & Franzke, 1992). Megjithatë, autorë të ndryshëm (Gray & Salzman, 1998 ; Olson & Morgan, 1998) kanë ngritur diskutime mbi problemet e kuptimit të metodave të vlerësimit. Zgjedhja e kritereve për vlerësimin e metodës së trajnimit është e ngjashme me cdo metodë që lidhet me zgjedhjen e kritereve (Meister, Andre, & Aretz, 1997). Zgjedhja e kritereve për vlerësim është një nga konceptet kyce që ndikon në efektivitetin e programit të trajnimit. Zgjedhja e gabuar e kritereve do të cojë në drejtim të gabuar. Një zgjedhje e duhur e kritereve duhet të bazohet në këto katër karakteristika: 1- përcaktim i qartë, 2- një sistem i matshëm, 3- një metode standarte për të matur apo vlerësuar të dhenat dhe 4- një ose më shumë nivele të përformancës që mund të merren si bazë për vlerësim (Gray & Salzman, 1998; Lund, 1998). Pra, problemet në kuptimin e kritereve do të vareshin nga lidhja që ekziston midis vlerësimit aktual me vlerësimin e supozuar në fiilim. Diferenca midis kësaj marrëdhënie jep tre konceptet: mangësi, ndikim negativ dhe përputhshmëri. Kriteret duhet të përfaqësojnë rezultate të rëndësishme si sjelljet në punë, qëndrimet ose performancën në trajnim. Kriteret duhet të zgjidhen me kujdes, të mos përfshihen shumë kritere, por vetëm ato që shprehin një përputhshmëri midis rezultateve të pritura dhe atyre aktuale. Në varësi të punës që zgjidhet për tu vlerësuar dhe vlefshmërisë së studimit, duhet të zgjidhen edhe kriteret e përshtatshme. Pra, kjo përbën përputhmërinë e kriterit (Criteria relevance). Një kriter sjell kontaminacion deri në atë masë kur sjell grindje pa lidhje, sistematike. Shëmbuj të kritereve që sjellin kontaminim janë: gjinia, statusi, sjelljet e të tjerëve etj. Largimi apo heqja e kritereve që sjellin këto interpretime të gabuara, është e pamundur të hiqen të gjitha , por mund të minimizohen (Criteria contamination).

Upload: university-of-tirana

Post on 27-May-2015

185 views

Category:

Education


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Zgjedhja e kritereve te vleresimit

Tema:‘Relevanca, kontaminimi dhe deficienca e kritereve te vleresimit te trajnimit’. Punoi: Olger Prifti

Vlerësimi i trajnimit është një aspekt kyc i analizimit, dizenjimit, zhvillimit dhe implementimit të

një programi efektiv trajnimi. Vlerësimi i programit përcakton efektivitetin e programit të trajnimit

duke vlerësuar se sa janë arritur qëllimet e vendosura në fillim. Studimet për vlerësimin e të

dhënave datojnë që nga fillesat e analizimit të sistemeve dhe të faktorit human e më pas. Disa nga

autorët e parë të vlerësimit të metodave janë: Card, Moran & Newell, 1983 ; Nielsen & Molich,

1990 , si edhe ka studime të cilat krahasojnë metodat e vlerësimit (Nielsen & Molich, 1990; Jeffries,

Miller, Wharton & Uyeda, 1991).

Metodat e trajnimit vlerësohen duke u bazuar te rezultatet e tyre. Studime të ndryshme kanë

përdorur variabla të ndryshme për të vlerësuar përputhshmërinë midis objektivave të vendosura në

fillim dhe atyre të arritura në një kohë të caktuar. Studimet e para, gjatë viteve ’80, janë kryesisht

eksperimente në laborator. Testet e para vëzhgonin sjelljet e të testuarëve për minimizimin e

kostove të telefonatave të shërbimit, rritjen e shitjeve pas përmirësimit të produktit etj. Disa metoda

të tjera të përdorura janë: raportimet e incidenteve kritike (del Galdo, Williges, Williges, &

Wixon,1987), vlerësimet e kënaqësisë së perceptuar (Chin, Diehl, & Norman, 1988), vlerësimet e

zvogëlimit të kohës në përgjigje dhe kostove (Marchetti,1994) apo dhe vlerësime që lidhen me

aspektin e aftësive njohëse (cognitive) (Lewis, Polson, Wharton, & Rieman, 1990; Wharton,

Bradford, Jeffries, & Franzke, 1992). Megjithatë, autorë të ndryshëm (Gray & Salzman, 1998 ;

Olson & Morgan, 1998) kanë ngritur diskutime mbi problemet e kuptimit të metodave të vlerësimit.

Zgjedhja e kritereve për vlerësimin e metodës së trajnimit është e ngjashme me cdo metodë që

lidhet me zgjedhjen e kritereve (Meister, Andre, & Aretz, 1997). Zgjedhja e kritereve për vlerësim

është një nga konceptet kyce që ndikon në efektivitetin e programit të trajnimit. Zgjedhja e gabuar e

kritereve do të cojë në drejtim të gabuar. Një zgjedhje e duhur e kritereve duhet të bazohet në këto

katër karakteristika: 1- përcaktim i qartë, 2- një sistem i matshëm, 3- një metode standarte për të

matur apo vlerësuar të dhenat dhe 4- një ose më shumë nivele të përformancës që mund të merren si

bazë për vlerësim (Gray & Salzman, 1998; Lund, 1998). Pra, problemet në kuptimin e kritereve do

të vareshin nga lidhja që ekziston midis vlerësimit aktual me vlerësimin e supozuar në fiilim.

Diferenca midis kësaj marrëdhënie jep tre konceptet: mangësi, ndikim negativ dhe përputhshmëri.

Kriteret duhet të përfaqësojnë rezultate të rëndësishme si sjelljet në punë, qëndrimet ose

performancën në trajnim. Kriteret duhet të zgjidhen me kujdes, të mos përfshihen shumë kritere, por

vetëm ato që shprehin një përputhshmëri midis rezultateve të pritura dhe atyre aktuale. Në varësi të

punës që zgjidhet për tu vlerësuar dhe vlefshmërisë së studimit, duhet të zgjidhen edhe kriteret e

përshtatshme. Pra, kjo përbën përputhmërinë e kriterit (Criteria relevance).

Një kriter sjell kontaminacion deri në atë masë kur sjell grindje pa lidhje, sistematike. Shëmbuj të

kritereve që sjellin kontaminim janë: gjinia, statusi, sjelljet e të tjerëve etj. Largimi apo heqja e

kritereve që sjellin këto interpretime të gabuara, është e pamundur të hiqen të gjitha , por mund të

minimizohen (Criteria contamination).

Page 2: Zgjedhja e kritereve te vleresimit

Keqkuptimet apo keq-interpretimet e kritereve janë faktorë që ndikojnë në krijimin e mangësive në

kriteret. Një kriter është i mangët deri në atë masë që ndalon diskutimet që lidhen me metodën, në

mënyrë sistematike. Pra, nëse nuk ekziston komunikimi atëherë nuk do mund të kuptohen

problemet e pamenduara në fillim të metodave te trajnimin dhe në këtë mënyrë nuk do të merren

masa për përmirësimin e tyre (Criteria deficiency).

Përzgjedhja e kritereve për vlerësimin e rezultateve të metodave të trajnimit duhet të jetë e

kujdesshme. Duke u bazuar në librin e Noe, zgjedhja e kritereve duhet të bazohet në

përputhshmërinë e metodës me kushtet e punës, të jenë të besueshme, jodiskriminuese dhe praktike.

Zgjedhja e duhur do të shmangte problemet e metodave të trajnimit. Më poshtë, me anë të një

tabele, paraqiten disa kritere që mund të sjellin keqkuptime apo keqinterpretime të metodave të

trajnimit. Pra, nëse një metode trajnimi bazohet në komunikimin oral, atëherë me siguri pritet që të

ketë deficensë në transferimin e mesazhit të te trajnuarit, e për rrjedhoje objektivat e paravendosura

nuk do të përputhen me rezultatet né fund.

Diskutime të ndryshme janë zhvilluar në literature në lidhje me problemet e përcaktimit të kritereve.

Por, një aspekt tjetër i rëndësishëm është koncepti i drejtimit të gabuar (misleading). Sipas Gray

and Salzman (1998) një problem që ndodh është moskuptimi i rëndësisë së kritereve aktuale. Nëse

një kriter aktual është përcaktuar, ai do të përdoret si kriter për vlerësimin në vazhdimësi të

programit, duke lënë mënjane kriterin e vendosur në fillim si qëllim kryesorë. Një shëmbull që e

përshkruan këtë koncept është: nëse trajnohen punonjësit e shitjes për rritjen e numrit apo sasive të

shitura. Ky program do të nxisë punonjësit të promovojnë produktin edhe për disa vlera që ai mund

të mos ti ketë, por mjafton që të shitet. Blerësi e di cfarë po blen, por po e blen më shtrënjtë sesa

vlera reale e tij. Kjo nënkupton që në vlerësimin e kritereve, kërkuesit duhet të zhvillojnë kritere

efektive të vlerësimit të programeve të trajnimit dhe praktikantët apo personat që trajnohen ti

kuptojnë këto kritere dhe se si ti zbatojnë ato.

Page 3: Zgjedhja e kritereve te vleresimit

Referenca:

Andre, T. S., Williges, R. C., & Hartson, H. R (2000). ‘Criteria for evaluating usability evaluation

methods’.

Andre, T. S., Williges, R. C., & Hartson, H. R. (1999). ‘The Effectiveness of Usability Evaluation Methods:

Determining the Appropriate Criteria’.

Gray, W. D., & Salzman, M. C. (1998). ‘Damaged merchandise? A review of experiments that compare

usability evaluation methods’. Human-Computer Interaction.

Lund, A. M. (1998). ‘Damaged Merchandise? Comments on Shopping at Outlet Malls’. Human-Computer

Interaction.

Lewis, C., Polson, P., Wharton, C., & Rieman, J. (1990). ‘Testing a Walkthrough Methodology for Theory

Based Design of Walk-up-and-Use Interfaces’.

Nielsen, J., & Mack, R. L. (Eds.). (1994). ‘Usability Inspection Methods’.