151205_materiali_ligj7_hul.kual

15
151205_JS_Ligjerata 7_ Met.kual._Intervistat_fokus grupet QEAP Heimerer Prishtinë, 2015 1 Ligjerata e shtatë për Modulin: Hyrje në metodat e hulumtimit kuantitativ dhe kualitativ Tema: Hulumtimi kualitativ Me fokus në Intervistat dhe fokus grupet Dega: Logopedi dhe Ergoterapi 05.12.2015

Upload: 7days

Post on 17-Feb-2016

226 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Literature 7

TRANSCRIPT

Page 1: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   1  

Ligjerata e shtatë për Modulin: Hyrje në metodat e hulumtimit kuantitativ dhe kualitativ

Tema: Hulumtimi kualitativ  

Me fokus në Intervistat dhe fokus grupet

Dega: Logopedi dhe Ergoterapi

05.12.2015

Page 2: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   2  

Tabela  e  përmbajtjeve  

1.  Hyrje  në  hulumtimin  kualitativ  .....................................................................................  2  1.1.  Karakteristikat  e  hulumtimit  ................................................................................................  2  1.2.    Metodat/teknikat  e  mbledhjes  së  të  dhënave  kualitative  ..........................................  3  1.2.1    Intervistat  ...............................................................................................................................................  6  1.2.2.  Tipet  kryesore  të  intervistës  ..........................................................................................................  8  1.2.3.  Mënyrat  e  administrimit  të  intervistës  ......................................................................................  9  1.2.4.  Disa  udhëzime  esenciale  për  intervistim  të  suksesshëm  ................................................  10  1.2.5.  Përzgjedhja  e  “mostrës”  për  intervista  ...................................................................................  11  1.2.6.  Hartimi  dhe  përdorimi  i  udhëzuesit  të  intervistës  ............................................................  11  1.2.7.  Udhëzuesi  i  intervistës  ...................................................................................................................  11  

2.  Fokus  grupet  ......................................................................................................................  13  2.1.  Karakteristikat  e  fokus  grupeve/grupeve  të  fokusit  .................................................  13  2.2.Përdorimi  i  fokus  grupeve  në  hulumtimet  në  fushat  shoqërore  ............................  13  2.3.  Mënyrat/arsyet  e  përdorimit  të  fokus  grupit  ...............................................................  14  

3.  Sekuenca  e  punës  në  hulumtimin  kualitativ  ..........................................................  15    

1.  Hyrje  në  hulumtimin  kualitativ    

1.1.  Karakteristikat  e  hulumtimit      Për shumë vite, propozuesit e hulumtimeve/studimeve është dashur që të diskutojnë karakteristikat e hulumtimit të tyre kualitativ si dhe të bindin fakultetin/profesorët/mbikëqyrësin/punëdhënësin dhe audiencën në lidhje me legjitimitetin e tyre. Këto diskutime tanimë janë më rrallë në literaturë për shkak se tash veq është krijuar një konsensuns në lidhje me atë se cka përbën një hulumtim/studim kualitativ. (Cressëell, 2009:163-166) )

Hulumtimet kualitative janë të rëndësishme specifikisht për shkencat bihejviorale ku qëllimi është që të zbulohen motivet themelore të sjelljes njerëzore. Përmes hulumtimit të këtillë ne mund t´i analizojmë faktorët e ndryshëm të cilët motivojnë njerëzit të veprojnë/sjellen në një mënyrë të caktuar ose faktorët që i bëjnë njerëzit që ta pëlqejnë ose të mos e pelqejnë një gje të caktuar.

Qasja kualitative e hulumtimit merret me vlerësimet subjketive të qëndrimeve, opinioneve dhe sjelljes. Hulumtimi në këto situate është funksion i njohjes dhe përshtypjeve të hulumtuesit. Një qasje e këtillë e hulumtimit gjeneron rezultate në formë tërësisht kualitative ose në forma që nuk i nënshtrohen në mënyrë rigoroze analizave kuantitative. (Kothari, 2004).

Hulumtimi kualitativ varet shumë nga definim i kuptimit të fjalëve, zhvillimi i koncepteve dhe variablave, si dhe bashkëdyzimi /komplotimi i ndërlidhjeve ndërmjet këtyre. Konceptet si lumturia, miqësia, besnikëria, etj. janë të vërteta dhe të detektueshme edhe atëherë kur është e vështirë të regjistrohen ose maten.

Shënimet nga vëzhgimet, transkriptat nga intervistat, tekstet letrare, minutat e takimeve,

Page 3: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   3  

regjistrat/të dhënat e shkruara historike, memaret, filmat dokumentare janë shembuj tipik të instrumenteve për mbledhjen apo burimeve për analizimin e të dhënave kualitative. Disa nga këto regjistrohen nga afër ngjarjeve ore fenomeneve, ndërsa të tjerat mund të jenë më të largta dhe interpretime të redaktuara, besueshmëria e të cilave duhet të rivlerësohet. Poashtu, të dhënat kualitative bazohen në interpretimet dhe vlerësimet e qenieve njerëzore si dhe nuk mund të maten në mënyrë standard pa anshmëri. Kontrollet mbi besueshmërinë dhe plotësinë e të dhënave kualitative mund të bëhen përmes konsulltimit të një varg burimesh që kanë të bëjnë me një ngjarje të njëjtë – gjë që quhet triangulacion/trekëndëzim (Walliman, 2011):

1.2.    Metodat/teknikat  e  mbledhjes  së  të  dhënave  kualitative  Ekziston një varg i mënyrave të mbledhjes së të dhënave kualitiative. Më poshtë janë të paraqitura disa nga ato:

- Intervistat (individuale dhe grupore) - Fokus grupet - Vrojtimi/observimi (shënimet nga vrojtimet) - Rrëfimi - Hulumtimi i bazuar në veprim, - Dokumentet - Materialet audio-vizuele, etj. -

Opsionet, përparësitë dhe limitimet e tipeve/formave të ndryshme për mbledhjen e të dhënave kualitative

Tabela 1: Tipet e mbledhjes së të dhënave kualitative, opsione, avantazhet dhe limitimet

Page 4: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   4  

Opsionet, përparësitë dhe limitimet e tipeve/formave të ndryshme për mbledhjen e të dhënave kualitative

Tabela 1: Tipet e mbledhjes së të dhënave kualitative, opsione, avantazhet dhe limitimet

Page 5: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   5  

Burimi: Cresswell, 2009

Page 6: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   6  

1.2.1    Intervistat      Përdorimi i intervistave shënon largimin nga konsiderimi i subjekteve humane thjeshtë si subjekte manipulative dhe të dhënat disi si të jashtme nga individët, në atribuimin e njohurisë së gjeneruar në mes njerëzve, shpesh përmes bisedave (In Ëalliman, Kvale 1996: 11). Intervista ashtu sic edhe është potencuar nga Kvale (1996:14), është shkëmbim i pikëpamjeve në mes dy e më shumë personave mbi një temë që është e interesit të njëjtë për hulumtimin, konsideron ndërveprimin njerëzor si qendrore për prodhimin e njohurisë dhe potencon kontekstin social të të dhënave të hulumtimit. Karakteristika kyce e intervistës është kontakti dhe ndërveprimi i drejtpërdrejtë midis intervistuesit (që mund të jetë vetë hulumtuesi), dhe pjesëmarrësit. E njohur si një bisedë midis dy ose më shumë njerëzve, zakonisht intervista është nën kontrollin e një personi që I bën pyetje tjetrit. Intervistat përdoren në një gamë të gjerë kontekstesh, për të marrë më shumë infromacion, p.sh. kur shqyrtohet dikush për nje vend pune, nga mjekët që përpiqën të diagnostifikojnë sëmundjen e një pacienti, nga këshilltarët që dhe terapistët që duan të ndihmojnë njerëzit me problem, dhe hulumtuesit shoqërorë që duan të mësojnë më shumë se cfarë mendojnë, ndjejnë apo përjetojnë njerëzit (Mattheës dhe Ross, 2010, p.219 – përkthim nga Semiha Shehu).

Intervista është një mjet fleksibil për mbledhjen e të dhënave dhe mundëson përdorimin e kanaleve multi-sensorike: verbale, jo-verbale, të thëna dhe të ndëgjuara. Ato janë mjet shumë I mirë për mbledhur jo vetëm informacione sipërfaqësore, mirëpo edhe cështje komplekse dhe më të thella (Open University:2001:366). Mirëpo, në anën tjetër, hulumtuesi që përdor intervistat duhet të jetë i vetëdijshëm që ato kushtojnë shumë kohë, interpretimi i tyre mund të bëhet pre e paragjyikmeve të intervistuesit , mund të jenë të papërshtatshme për respondentët/subjektët, cështjet si lodhja e të intervistuarit mund të pengojë intervistën dhe mbajtja e anonimitetit mund të jetë i vështirë. Karakteristikë tjetër shumë e vecantë e intervistës është që për dallim nga biseda e zakonshme/përditshme, ajo është e ndërtuar se sa situatë që ndodh në mënyrë natyrale, prandaj edhe hulumtuesi e ka obligim që t´a krijojë intervistën dhe të qëndrojë ndaj “rregullave të lojës” në një intervistë (Open University, 2001:366).

Intervistat përkundrejt pyetësorëve - Përparësitë dhe mangësitë

Pasiqë intervistat kanë disa gjëra të përbashkëta me pyetësorët e vetë-administruar, shpesh krahasohen me këto të fundit. Secila kë përparësi më shumë se tjetra varësisht nga rastet për të cilat përdoren. Përparësitë e pyetësorit janë p.sh. besueshmëria më e lartë e tyre për shkak të anonimitetit të respondentit që mund të garantojnë, inkurajon sinqeritet më të lartë, janë më ekonomike dhe kanë mundësi për t´u dërguar në mënyrë elektronike. Në anën tjetër, mangësitë e tyre janë se shpesh mund të japin shkallë të ulët të përgjigjshmërisë, intervistuesi nuk është në gjendje gjithmonë (varësisht nga mënyra e administrimit) të jep përgjigje në lidhje me qëllimin e pyetësorit ose sqarime mbi cfarëdo keqkuptimi nga ana e respondentit, për shkak se shpesh ndodh që të njëjtat pyetje kanë kuptime të ndryshme për respondent të ndryshëm. Nëse shfrytëzohen vetëm pyetjet e mbyllura, pyetësori do të jetë subjekt i mangësive të përmendura më lartë, nëse përdoren vetëm pyetjet e hapura përdoren, respondentët mund të mos jenë të gatshëm të shkruajnë përgjigjet e tyre për arsye të ndryshme. Pyetësorët gjithashtu paraqesin problem tek personat me edukim të ulët (mungesa e kuptueshmërisë për shkak të pamundësisë për të lexuar, etj.).

Intervistat, në anën tjetër, kanë përparësi në shqyrtimin dhe diskutimin e cështjeve në

Page 7: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   7  

mes të intervistuesit dhe të intervistuarit më thellë se sa që është rasti me metodat tjera të mbledhjes së të dhënave. Mangësia e intervistave është se mund të jenë të predispozaura ndaj subjektivitetit si dhe paragjykimit nga ana e intervistuesit, mirëpo edhe nga ana e të intervistuarit për shkak të mungesës së anonimitetit (Open University, 2001:366).

Oppenheim (1992: 81 – 2) sygjeron që intervsitat mund të gjenerojnë një shkallë më të lartë të përgjigjshmërisë se sa pyetësorët për shkak se respondentët janë më të involvuar, prandaj edhe më të motivuar gjatë bisedës; intervistat mundësojnë më shumë hapësirë për të thënë në lidhje me hulumtimin si dhe sqarimet e ndryshme se sa pyetësorët si dhe mund të menaxhojnë pyetjet më komplekse si dhe ato të hapura.(shih figurën më poshtë për Mangësitë dhe përparësitë në mes pyetësorëve dhe intervistave).

Figura 1: Përparësitë dhe Mangësitë e pyetësorit dhe intervistës

Burimi: vetë-elaborim

Page 8: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   8  

1.2.2.  Tipet  kryesore  të  intervistës  

Derisa pyetësorët janë relativisht të lehtë për t´u organizuar, ato kanë disa limitime, specifikisht për shkak të mungesës së fleksibilitetit në përgjigje. Për këtë arsye, intervistat janë më të përshtatshme për pyetje që kërkojnë orvatjet për të marrë informacionin adekuat. Këto lloje të intervsitave njihen si më të përgjithshmë në literaturë.

1. Intervista e strukturuar – përmes pyetjeve të standardizuara të cilat parashtrohen nga intervistuesi/ja sipas një orari intervistimi. Përgjigjet mund të jenë të formatit të mbyllur.

2. Intervistat e pa-strukturuara – format fleksibil, zakonisht i bazuar në një udhëzues pyetjesh mirëpo ku formati mbetet zgjedhje e intervistuesit/es i cili/e cila gjatë intervistës mund të bëjë bredhje/pyetje të tërthorta për të marrë një përgjigje në lidhje me qëndrimet e të intervistuarit. Nuk ka pyetje të formatit të mbyllur këtu.

3. Intervistat e semi-strukturuara (gjysëm-strukturuara) – tip i intervistës që përmban pjesë të pyetjeve të formatit të strukturuar dhe të pa-strukturuar si dhe pyetje të hapura dhe të të standardizuara.

Intervistat që përdoren si metdoë për mbledhjen e të dhënave janë ndryshe në dy drejtime. Së pari, ato ndryshojnë nga në shkallën e strukturimit dhe standardizimit brenda dhe midis intervistave. Zakonisht identifikohen tre lloje intervistash (megjithëse është e mundshme që një intervistë hulumtuese të përfshin dy ose më shumë nga këto lloje). Duhet të potencohet se shkalla e strukturimit dhe standardizimit të intervistave ndryshon përgjatë një kontinuumi dhe jo si tre lloje të vecanta, të dallueshme nga njëra-tjetra (shih figurën më poshtë) (Mattheës dhe Ross, 2010, p.219 – përkthim nga Semiha Shehu).

Intervsitat kanë edhe një dimension të dytë që ndërvepron me këtë kontinuitet. Kjo lidhet me rolet që hulumtuesi dhe pjesëmarrësi luajnë në intervistë. Këto mund të ndryshojnë, gjithashtu sipas një kontinuumi, nga hulumtuesi që është në kontrollë të intervistës, duke bërë një grup pyetjesh të cilave pjesëmarrësi i përgjigjet (të njohura si intervsita me pjesëmarrje), tek ato ku kontrollin e intervistës e ka kryesisht pjesëmarrësi dhe ku hulumtuesi e lejon që të tregojë historinë e tij, në mënyrën e tij (këto njihen ndonjëherë me emrin intervista infromuese).

Roli i hulumtuesit është krejt i ndryshëm në intervistat e pastrukturuara. Për shembull,

• Intervista  të  standardizuara    • Intervista  anketimi  

Intervista  të  strukturuara    

• Intervista  të  thelluara  • Intervista  anketimi  • Intervista  në  grup  

Intervista  gjysmë  të  strukturuara  

• Intervista  të  thelluara  • Intervista  në  grup  • Intervista  rrëfyese  

Intervista  të  pastrukturuara  

Page 9: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   9  

në mbledhjen e të dhënave rrëfyese hulumtuesi flet pak dhe të dhënat krijohen dhe strukturohen nga pjesëmarrësi. Analiza e të dhënave rrëfyese fokusohet në mënyrën se si pjesëmarrësit në hulumtim e ndërtojnë historinë e tyre pa ndërhyrjen e hulumtuesit, dhe, si rrjedhim, hulumtuesi flet pak dhe regjistrom rrëfimin ashtu sic e tregon pjesëmarrësi.

Karakteristikat e intervistave sipas shkallës së strukturimit dhe standardizimit

A: Intervistat e strukturuara të standardizuara

- Përdorni të njëjtin grup pyetjesh për cdo intervistë - Bëjini pyetjet saktësisht në të njëjtën mënyrë, duke përdorur të njëjtat fjalë,

nxitës, etj. për cdo intervistë. - Jepini pjesëmarrësve një gru përgjigjesh nga të cilat zgjedhin.

B: Intervsita gjysmë të strukturuara

- Përdorni të njëjtin grup temash apo pyetjesh për cdo intervistë. - Temat apo pyetjet mund të paraqiten në rend apo mënyra të ndryshme, sic mund

të jetë e përshtatshme për secilën intervistë. - Lejojini pjesëmarrësit t´u përgjigjen pyetjeve apo të diskutojnë për cësthjen në

mënyrën e tyre, duke përdorur fjalët e veta.

C: Intervista të pastrukturuara

- Diskutimi përqëndrohet në një fushë të gjerë. - Jepini mundësinë pjesëmarrësve të flasin për temën e hulumtimit në mënyrën e

tyre.

Intervistat gjysmë të strukturuara dhe të pastrukturuara konsiderohen si “jo të standardizuara”

Përdorimi i intervistave – rrethanat dhe kontekstet

Intervistat përdoren më shumti kur kërkohen të dhëna kualitative. Intervistat mund të përdoren për subjekte për situata të përgjithshme apo specifike, me përgatitje të duhur, poashtu për tema shumë sensitive.

Ato mund të përdoren vetëm njëherë apo të përsëriten disa herë për një kohë të caktuar për të përcjellur zhvillimet e cështjes që hulumtohet. Intervistuesi/ja është në pozitë të mirë për të gjykuar cilësinë përgjigjeve, për të vërejtur nëse një pyetje nuk është kuptuar qartë nga ana e të intervistuarit si dhe ta inkurajojë respondentin të jep përgjigje të plota.

1.2.3.  Mënyrat  e  administrimit  të  intervistës  

1.2.3.1 Intervistat telefonike dhe atë ballë për ballë Intervistat telefonike shmangin nevojë për të udhëtuar tek respondentët, prandaj edhe mund të administrohen më shpejtë se sa ato ballë për ballë. Sidocoftë, intervista e këtillë nuk mund të zhvillohet me ndihmën e shpjegimeve vizuele në rast të nevojës. Për të intervistuar njerëzit shumë të zënë/angazhuar, më së miri është që në këtë lloj administrimi të caktohet një termin paraprakisht për kohën e thirrjes telefonike.

Page 10: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   10  

Intervistat ballë për ballë mund të drejtohen në disa lloje të situatave: në shtëpi, në punë, jashtë, në lëvizje (p.sh. gjatë një udhëtimi) dhe mund të shfrytëzohen të intervistojnë subjektet individualisht apo në grupe.

Intervistat mund të incizohen në shumë instance në mnëyrë që të ruhet informacioni I plotë dhe i pa interpretuar i asaj cka është thënë nga i intervistuari. Sidocoftë, për analizimin e të dhënave, intervista e incizuar duhet të transkriptohet - që është një proces mjaft i gjatë nëse transkriptohet e intervista e tërë. Incizimi dhe transkriptimi nuk bazohen në memorie, prandaj edhe mund të bëhet kontrollim i përsëritur i asaj cka është thënë. Të dhënat e papërpunuara mund t´u shërbejnë analizave të ndryshme nga të tjerët (sigurisht pas aprovimit të të intervistuarit!) (Walliman, 2011:99-100).

1.2.4.  Disa  udhëzime  esenciale  për  intervistim  të  suksesshëm      Intervistimi është formë e artit dhe mund të mësohet me përvojë. Sidocotë, këto pika mund të përdoren si udhëzuese nga intervistuesit për të nxjerrur informacionet e kërkuar:

1. Intervistuesi/ja duhet të planifikojë paraprakisht dhe duhet ta njoh problemin/cështjen që do të konsiderohet/studjohet. Duhet të planifikohen koha dhe vendi i përshtatshëm për të intervistuarin në mënyrë që t´i ofrohet atij/asaj një ambient më i përshtatshëm. Për këtë arsye është esenciale që të njihet pak a shumë rutina/ose agjenda e të intervistuarit. Në rast se pjesëmarrësi intervistohet gjatë orarit të punës së tij /saj, pjesëmarrësi mund të kërkojë të njohfohet paraprakisht se cilat do të jenë pyetjet, në mënyrë që të përgatitet për intervistën (Mattheës dhe Ross, 2010, p.219 – përkthim nga Semiha Shehu).

2. Qasja e intervistuesit/es duhet të jetë shoqërore dhe jo formale (edhe pse kjo dallon nga niveli i akterëve të cilët i intervistojmë, sidocoftë një ambient joformal e lehtëson shumë bisedën). Në parim, rekomandohet që përshëndetjet me të intervistuarin të jenë shoqërore dhe sipas modeleve kulturore. Qëllimi i intervistës duhet të shpjegohet paraprakisht (qysh në aranzhimin e takimit/terminit për intervistë), mirëpo para intervistës edhe njëherë më gjerësisht (përfshirë këtu edhe ruajtjen e anonimitetit të të intervistuarit, nëse studjohet ose nëse intervistohet për një cështje më personale apo të ndjeshme).

3. Duhet të ndërmirren të gjitha përpjekjet për të krijuar një raport shoqëror me të intervistuarin; njerëzit janë të motivuar që të komunikojnë kur atmosfera është e përshtatshme apo e favorshme për ta.

4. Intervistuesi/ja duhet ta dijë që aftësia e të dëgjuarit për të kuptuar dhe me kuptueshmëir, respekti dhe kurreshtja janë porta apo hyrja kyce në komunim, prandaj edhe duhet të veprojnë në përputhje me rrethanat gjatë intervistës. Vetë-disciplina dhe një dozë e kontrollit janë parime kyce për një intervistues/e.

5. Për aq sa është e mundur duhet të krijohet një intervistë e lirë dhe rrjedhëse si dhe pyetjet duhet të jenë mirë të parafrayuar në mënyrë që të kemi bashkëpunim të plotë me të intervistuarin. Mirëpo, është detyrë e intervistuesit/es që të kontrollojë rrjedhën e intervistës në përputhje me objektivat e studimit.

6. Duhet të mirret parasysh që intervistat janë edhe një lloj bisede, mirëpo që ato të jenë të suksesshme në prodhimin e të dhënave që kërkohen për hulumtim, duhet të ketë ndërveprim në mes të intervistuesit dhe të intervistuarit/pjesëmarrësit.

7. Në rastë kërkimeve/studimeve të mëdha apo komplekse, ku detyra e mbledhjes së infromacioneve është e shpërndarë tek disa intervistues/e, duhet të krijohet një udhëzues për intervistim që do të përcjellet dhe observohet nga të gjithë

Page 11: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   11  

intervistuesit për të sigurar uniformitet të arsyeshëm për të gjitha cështjet e spikatura/targetuara në studim. ( Cresswell)

8. Jini i përgatitur që pjesëmarrësit/të intervistuarit mund të tregojnë historinë e tyre në mënyra të ndrshme (dhe disa nuk do ta ndjekin udhëzuesin e intervistës që e kishit planifikuar aq mirë). Duhet të jeni fleksibël t´i përshtateni cdo pjesëmarrësi, dhe jo të prisni që ata t´i përshtaten agjendës tuaj

9. Përdorni pyetje gërmuese neutrale për të siguruar që nuk po i impononi pjesëmarrësit të bëjë komente ‘të papranueshme’ (si p.sh. Mund të më tregoni më shumë për këtë? A mund të më tregoni se cfarë ndjeni për këtë? Si u ndjetë pas asaj që ndodhi? A mund të më tregoni më shumë për…?,Ju thatë më herët se…Mund të flasim pak më shumë për të?, etj).

10. Si hulumtues ju duhet t´i qaseni cdo interviste me një kurreshtje naïve. Lini mënjanë ndonjë paragjykim që mund të keni për pjesëmarrësin apo situatën, dhe përdorni nxitës dhe pyetje ‘gërmuese’, gjithnjë për t’i nxitur pjesëmarrësit t´ju tregojnë, dhe jo të mendoni se e dini se cfarë mendon ai.

Llojet e pyetjeve të intervistave (shih llojet e pyetjeve në Materialin e ligjeratës 4)

1.2.5.  Përzgjedhja  e  “mostrës”  për  intervista  Përzgjedhja e pjesëmarrësve gjatë shfrytëzimit të intervistave bëhet zakonisht e qëllimshme, pra, ata përzgjedhen për shkak të përvojave apo opinioneve të tyre për temën e hulumtimit. Njerëzit përzgjidhen ´me qëllim´për t´i bërë të mundur hulumtuesit të eksplorojë pyetjet e hulumtimit apo të zhvillojë një teori. Pjesëmarrësit përzgjidhen mbi bazën e karakteristikave apo përvojave që lidhen drejtpërsëdrejti me fushën e interesit të hulumtuesit dhe pyetjet e tij të hulumtimit, dhe i lejojnë hulumutuesit ta studiojë temën e hulumtimit në thellësi. Zakonisht si pjesëmarrës të intervistës gjysmë të strukturuar zgjidhen njerëy që kanë dicka për të thënë për temën.

Shpesh diskutohet rreth asaj sa a ndodh mostrimi apo jo kur përdoren intervistat apo instrumentet tjera për për mbledhjen e të dhënave kualitative. Dhe ka shumë që thonë që procesi i përzgjedhjes së pjesëmarrësve në hulumtimet kualitative nuk quhet fare mostrim por vetëm përzgjedhje.

1.2.6.  Hartimi  dhe  përdorimi  i  udhëzuesit  të  intervistës  Udhëzuesi i intervistës ka për qëllim ta ndihmojë hulumtuesin të bëjë intervistën e gjysmë strukturuar. Ndryshe nga pyetësorët, udhëzuesi i intervistës nuk është thjesht një listë pyetjesh, por më shume një program pune i intervistës, me shënime dhe karakteristika të tjera në ndihmë të hulumtuesit. Për intervistat ballë për ballë është mirë që udhëzuesi të kufiziohet brenda një faqeje, në mënyrë që t´i referohemi me lehtësi.

1.2.7.  Udhëzuesi  i  intervistës  - ndihmon intervistuesin të kujtojë cështjet që do të trajtojë; - sygjeron mënyra për t´iu qasur temave; - e kujton intervistuesin cfarë pyetjesh nxitëse duhet të bëjë dhe mënyra për t´i

bërë ato; - përfshin një hyrje dhe një mënyrë për mbylljen e intervistës; - siguron që intervistuesi të trajtojë të gjitha temat; - jep një rend të mundshëm të temave; - ndihmon intervistuesin t´i lejojë pjesëmarrësit të flasin në mënyrën e tyre dhe në

mënyrë sa më të plotë që të jetë e mundur

Page 12: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   12  

- nuk është listë pyetjesh!

Shih udhëzuesin/kategoritë e pyetjeve të paraqitur më poshtë (të nxjerra nga një hulumtim i bërë mbi rolin e tutorëve që ofrojnë tutorship/mësimdhënies shtesë duke përdorur modelin pedagogjik të të mësuarit “Të mësuarit e bazuar në praktikë” në Programin e Patologjisë së të Folurit/Gjuhës në Universitetin e Lund-it në Suedi

Kutia 1. Udhëzuesi intervistës i kombinuar me listën e pyetjeve

1. Edukimi/përvoja

Filloni me pyetjet që kanë të bëjnë me përvojën personale të të intervistuarit: edukimin/përgatitjen/përvojën e tij/saj për cështjen për të cilën po intervistohet

Për sa kohë keni qenë tutor për PBL (Practice-based learning// Modeli pedagojik i të mësuarit bazuar në praktikë)? Cfarë udhëzme formale këni pranuar mbi PBL? A keni përvojë me PBL si student? 2. Kënaqësi/ vështirësi

Kaloni tek perceptimet subjektive në lidhje me përvojën e të qenurit tutor i PBL. Mënyra si e konsideron, sa e sheh stidmuluese/interesante apo të vështirë këtë pun (dhe nëse ka vështirësi, cilat janë pjesët më të vështira) tregojnë shumë edhe për përvojën personale të të intervistuarit në atë punë të caktuar - Cilat janë aspektet stimuluese/interesante e të qenurit tutor i PBL? - Cilat janë vështirësitë e të qenurit tutor i PBL? - Cilat kontribute/intervenime i shihni si më të vështirat? 3. Njohuria e ekspertit për mbështetjen e studentëve/pengesat

Me një kategori të këtill pyetjesh synohet të dihet më shumë rreth rolit dhe rëndësisë së njohurisë profesionale (apo në nivel eksperti) në trajtimin/menaxhimin e kësaj detyre - Pse e konsideroni kontributin - nga ana juaj si tutor i PBL - si të rëndësishëm për të ndihmuar/mbështetur studentët në punën e tyre gjatë të mësuarit sipas PBL? - Cfarë veprime tutoriale mendoni që do të pengoning të mësuarit/të punuarit e studentëve me PBL?

- Cili është mendimi juaj mbi nevojën e të poseduarit të njohurisë në nivel eksperti/profesionale si tutor i PBL? 4. Kërkesat e zhvillimit//mbështetjes tutoriale

Pyetjet e kësaj kategorie na informojë në lidhje me kërkesat për edukim apo përgatitje të vazhdueshmë që nevojitet për të ushtruar këtë rol/punë të caktuar - Cfarë lloj mbështetjeje/edukimi të vazhdueshëm do të dëshironit në mënyrë që të jeni të përgatitur për të zhvilluar rolin e juaj si tutor i PBL? Cfarë lloj mbështetjeje/edukimi të vazhdueshëm do të ju nevojitej në mënyrë që të mbani (ose të filloni)si detyrë stimuluese të qenurit tutor i PBL?

- Cfarë lloj ndihme/edukimi ju ofrohet? Si do të mund të zhvillohej më tutje kjo ndihmë/Edukim? - A keni ndonjë ide në lidhje me ndryshimet që ju do të dëshironit t´i shihni në lidhje me

Page 13: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   13  

të ndihmuarit/tutorishipin me PBL? Cfarë mendimi keni mbi funksionimin e grupit tutor për PBL? Si është atmosfera në grup?

2.  Fokus  grupet    

2.1.  Karakteristikat  e  fokus  grupeve/grupeve  të  fokusit  Fokus grupet mund të konsiderohen si një tip i intervistës në grup, mirëpo që tenton të koncentrohen më thellësisht në një temë të caktuar duke involvuar elementin e ndërveprimit në mes disa pjesëmarreësve/grupit. Grupi përbëhet zakonisht nga persona që kanë një përvojë apo njohuri të caktuar mbi temën që hulumtohet, ose ata persona të cilët kanë një interesim të vecantë dhe të përbashkët mbi p.sh. rolin e logopedëve, ergoterpeutëve, kur pjesëmarrësit janë vetë logopedët apo ergoterapeutët dhe ftohen për të nxjerrur më shume informacione në lidhje me: metodat e trajtimit të problemeve të ndryshme logopedike dhe përvojat e tyre me këto metoda, etj.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se fokus grupi është thjeshtë një mënyrë intervistimi e disa njerëzve së bashku (disa hulumtues mund të intervistojnë një numër njerëzish së bashku thjesht për të kursyer kohë dhe burime, por përsëri mbledhin të dhëna individuale nga secili i anketuar; kjo ndonjëherë quhet intervistë në grup dhe nuk është në të vërtetë fokus grup). Në fakt, fokus grupet përdoren për të mbledhur të dhënat që dalin nga diskutimet midis pjesëtarëve të grupit të fokusit, me ndihmën e moderatorit të fokus grupit. Analizimi i rezultateve të fokus grupit bëhet jo me fokus në atë cfarë individë të ndryshëm kanë raportuar, mirëpo në atë se cfare grupi/pjesëmarrës që përfaqësojnë një sektor/institucion/komunitet të caktuar në lidhje me tema të caktuar.

Pra, në thelb, fokus grupi është një metodë për mbledhjen e të dhënave cilësore, që është një përshtatje e teknikës së intervistës.

Megjithësi është e vështirë të bëhen përgjithësime, fokus grupet zakonisht përbëhen nga 5-13 pjesëmarrës, plus një moderator, dhe shpesh një regjistrues ose mbajtës shënimesh. Pjesëtarët zakonisht përzgjidhen nga vetë hulumtuesi për të marrë pjesë pra, ky i fundit e përcakton kompozicionin/përmbajtjen e grupit. Zakonisht diskutimi i organizuar në fokus grup zgjat nga një deri në dy orë, shpesh mbi një temë të vetmë të specifikuar (nga e cila pastaj mund të gjenerohen edhe disa nën-tema të cilat pjesëmarrësit gjatë bisedës i përmendin/qesin në pah).

2.2.Përdorimi  i  fokus  grupeve  në  hulumtimet  në  fushat  shoqërore  Fokus grupi është një mënyrë për mbledhjen e të dhënave që mbështetet në dinamikën e grupit për të prodhuar të dhëna cilësore të thelluara, të pasura, shpesh eksperimentale dhe mund të përdoret në shumë modele të hulumtimit shoqëror. Atom und të përdoren më vete, si metoda të vetme të mbledhjes së të dhënave, ose të bëjnë pjesë në një strategji më komplekse të mbledhjes së të dhënave.

Ashtu si edhe metoda të tjera të mbledhjes së të dhënave cilësore (fokus grupet kanë shumë gjëra të përvashkëta me intervistat gjysmë të strukturuara), të dhënat e prodhuara brenda nje fokus grupi janë relativisht të pastrukturuara dhe përdorin fjalët dhe konceptet e pjesëmarrësve. Në shumicën e rasteve, fokus grupet përdoren për të parë se si I përjetojnë dhe kuptojnë njerëzit cështjet e ngritura nga tema e hulumtimit. Por, në vecanti, theksi vendoset mbi mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë brenda grupit

Page 14: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   14  

dhe si ndërtojnë se bashku të kuptuarit e temës.

Hulumtuesi në fokus grup është lehtësues, jo intervistues i grupit dhe synon t´i ndihmojë njerëzit të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe jo thjeshtë t´u përgjigjen pyetjeve të bëra nga hulumtuesi.

Hulumtuesi në fokus grupe interesohet për përmbajtjen e diskutimit (cfarë thuhet), ashtu edhe se si diskutohet tema

2.3.  Mënyrat/arsyet  e  përdorimit  të  fokus  grupit  - Eksploruese: ose faza pilot e hulumtimit shoqëror, p.sh. për të zbuluara cfarë

mendojnë pjesëmarrësit se është e rëndësishme në një cështje apo temë dhe cfarë lloj gjuhe dhe konceptesh përdoren në diskutim. Si të tilla, fokus grupet mund të përdoren për të ndihmuar në hartimin e mjeteve të tjera të mbledhjes së të dhënave të hulumtumit, si pyetësorët apo intervistat e strukturuara. Përdoret edhe në rastet kur studiohet një fushë ku nuk janë bërë shumë hulumtime në të kaluarën.

- Për të prodhuar një hipotezë apo zhvilluar një teori: fokus grupet mund të përdoren për të mbledhur të dhëna që do t´i bëjnë të mundur hulumtuesit të gjejë shpjegime të mundshme se përse dhe si e përjetojnë apo kuptojnë njerëzit një fenomen shoqëror në një mënyrë të caktuar.

- Për të vrojtuar apo regjistruar se si ndërvepron një grup: këtu theksi është tek mënyra që grupi diskuton cështjen – kush merr pjesë, kush udhëheq apo flet më shumë, si zhvillohet dialogu, si bihet dakord për gjuhën dhe konceptet që përkufizohen kur diskutohet një temë e caktuar. Fokus grupet e përdoruara në këtë mënyrë përdoren shpesh në hulumtimet për cështjet aktuale të ndjeshme dhe të vështira. Për shembull Studimi I Kitzinger-it (1994) për djemtë adoloshentë dhe njohuritë e tyre për HIV/SIDA-n (një ndër studimet e para që përdori fokus grupin për këtë arsye)

- Konsultim dhe vlerësim: për të mësuar se cfarë mendojnë njerëzit për një dukuri shoqërore të propozuar apo ekzistuese, p.sh. një politikë të re të propozuar, një shërbim të ri, një trajtim të ri, një medicament të ri, etj. Kur grupet e fokusit përdoren në këtë mënyrë gjenerohet diskutim për dukurinë dhe pjesëmarrësit nxiten të shqyrtojnë të mirat dhe të metat, aspektet e mira ose jo aq të mira, p.sh. të një shërbimi të përkujdesit social të të moshuarve, duke shkymbyer mendime, përvoja dhe ide. Grupet e fokusit për këtë arsye specifike ndonjëherë përdoren si mjet për përfshierjen e personave që përndryshe mund të përjashtoheshin nga një konsultim ose vlerësim (p.sh. Cambridge dhe McCarthy, 2001 që përfshinë persona me aftësi të kufizuara në nxënie në një vlerësim të dobisë së shërbimeve të kujdesit shoqëror).

Page 15: 151205_Materiali_Ligj7_Hul.Kual

151205_JS_Ligjerata  7_  Met.kual._Intervistat_fokus  grupet            QEAP  Heimerer  

Prishtinë,  2015   15  

3.  Sekuenca  e  punës  në  hulumtimin  kualitativ    

Literatura: Walliman, N. (2011). Research Methods – the basics Basics in research. London and New York: Routledge.

Matthews dhe Ross, 2010 – përkthim nga Semiha Shehu. Metodat e hulumtimit – Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, Longman.

Cresswell, J. (2009). Research Design. Qualitative, Quantitative, and Mixed Methods Approaches. California: SAGE Publications.

Kothari, C.R.. 2004. Research Methodology – Methods and Techniques. New Delhi: New Age International (P) Ltd., Publishers.

Open University.(2001). Research Methods in Education Handbook. United Kingdom: Open University.