biologjia 10 - 11 - albas.alalbas.al/udhezuesat/librat_shkollore/libri_mesuesit-biologjia_10... ·...

103
Shtëpia botuese Albas Libër mësuesi për tekstin shkollor BIOLOGJIA 10 - 11 PJESA I Mirela Bega

Upload: lethu

Post on 05-Mar-2018

600 views

Category:

Documents


27 download

TRANSCRIPT

Shtëpia botuese Albas

Libër mësuesi për tekstin shkollor

BIOLOGJIA10 - 11

pjesa I

Mirela Bega

Botues:Latif AjruLLAirita Petro

redaktore Dorentina Xhafa

Arti grafik:ela LumAni

© Albas, 2017

Shtëpia botuese Albas

në tiranë: rr. “Donika Kastrioti”, pallati 14, ap. 4D.

tel: 00355 45800160; e-mail: [email protected]

në tetovë: rr. “ilinden”, nr. 105

tel: 00389 44 344 047; e-mail: [email protected]

në Prishtinë: rr. “muharrem Fejza”, p.n.

tel: 00377 45 999 770

e-mail: [email protected]

Shtypur në shtypshkronjën:DeAPrint

3

Hyrje

Libri i mësuesit “Biologjia 10” është një tekst, i cili ndihmon për zbatimin me sukses të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit për lëndën e biologjisë për klasën e 10-të.

Ai është ndërtuar në bazë të librit të nxënësit Biologjia 10-11, pjesa e parë, i përkthyer nga “Essential Biology for Cambridge IGCSE”, me autor Gareth Williams dhe Richard Forbery.

Në këtë libër mësuesi trajtohen vetëm temat e pjesës së parë të tekstit Biologji 10-11. Përveç zbërthimit të orëve teorike, në të gjenden të zbër thyera edhe veprimtaritë praktike dhe orët e pyetjeve përmbledhëse.

Ky libër përmban një plan model, që mund t’i vijë në ndihmë mësuesit për të planifikuar dhe hartuar planin mësimor për klasën e 10-të për vitin shkollor 2016-2017 dhe më pas për klasën e 11-të për vitin shkollor 2017-2018.

Temat mësimore të programit të lëndës në këtë libër mësues gjenden të radhitura sipas përmbajtjes së librit të nxënësit.

Teksti i nxënësit është i digjitalizuar dhe i pasuruar me elemente multimediale, që i vijnë në ndihmë mësuesit për zbërthimin e koncepteve dhe njohurive.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

4

PËrMBAjTjeKreu 1: KArAKterIStIKAt dhe KLASIfIKImI I GJALLeSAve Karakteristikat e gjallesave 9Klasifikimi i gjallesave 10 Pesë mbretëritë e gjallesave 12 Kurrizorët 13 Jokurrizorët 15 fieret dhe bimët me lule 16 veprimtari praktike: Çelësat dikotomikë 18 Projekt lëndor (ora e parë) 20

Kreu 2: QeLIzAt Ndërtimi i qelizave 21 Organelet qelizore 22 Llojet e ndryshme të qelizave 23 Nivelet e organizimit 25 Pyetje përmbledhëse 27 Përsëritje për kreun 1 dhe 2 28

Kreu 3: LëvIzJet BreNdA dhe JAShtë QeLIzAve Difuzioni 30 Osmoza 32 Punë praktike. Osmoza te qelizat bimore dhe te qelizat shtazore. 33 transporti aktiv 35 Kreu 4: mOLeKuLAt BIOLOGJIKe molekulat biologjike 36 AdN-ja 38Punë laboratori: Provat kimike për molekulat biologjike 39Faktorët që ndikojnë në veprimin e enzimave. Temperatura 40 Kreu v: eNzImAt Ndërtimi dhe veprimi i enzimave 41 Përsëritje mbi kreun 3, 4, 5 43Punë laboratori: Provat kimike për molekulat biologjike 45Punë laboratori. enzimat dhe ph-shi 46Projekt lëndor (ora e dytë) 47 Kreu vI: uShQyerJA e BImëve fotosinteza 48Çfarë nevojitet për fotosintezën 50Produktet e fotosintezës 51 Prodhimi në serra 53Gjethja 54

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

5

Nevojat për lëndë minerale 55ushtrime për kreun “ushqyerja e bimëve” 57

Kreu 7: uShQyerJA te KAfShët dieta e ekuilibruar 59 Burimet e lëndëve ushqyese 60 ekuilibrimi i nevojave për energji 61 mosushqyerja dhe mungesa e lëndëve ushqyese 63 tretja 64 dhëmbët 65Goja, ezofagu dhe stomaku 66 zorra e hollë dhe përthithja 68 zorra e trashë dhe sëmundjet e saj 69Ushtrime për kreun 7. “Ushqyerja te kafshët” 70Përsëritje për kreun 6 dhe 7 71 Kreu 8: trANSPOrtI te BImët Sistemet e transportit 73 Kapja e ujit nga bima 74 transpirimi 75 translokimi 76ushtrime për kreun 8 “transporti te bimët” 77Përsëritje për kreun 8 “transporti te bimët” 78 Kreu 9: trANSPOrtI te NJerIu Qarkullimi i gjakut 80 zemra 81 Veprimtaria fizike e zemrës 82 enët e gjakut 83 Sëmundjet e artereve koronare të zemrës 84 Gjaku 85 Gjaku në procesin e mbrojtjes 87 Limfa dhe lëngu indor 88ushtrime për kreun 9 89 Përsëritje për kreun 8 dhe 9 90 KreU 10: SëmUnDjeT Dhe imUniTeTi Sëmundjet 92mbrojtja kundër sëmundjeve 93 më shumë për imunitetin 94 Kontrolli i përhapjes së sëmundjes 95 test për kreun 1 dhe kreun 2 98Test për kreun 3, 4 dhe 5 100Test për kreun 6 dhe kreun 7 102

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

6

Plani mësimorBiologjia X

Struktura

36 javë x 2 orë = 72 orë teori (t) = 47 orë

Përpunim njohurish = 25 orë Punë laborator (PL) = 5 orë

ushtrime (u) = 6 orë Përsëritje (P) = 7 orë testime (test) = 3 orëProjekte (Pr) = 4 orë

Orë gjithsej

Kreu Orë të

kreut

Temat për çdo orë Lloji Komente

Kreu I1.

Karakteristikat dhe klasifikimi i

gjallesave

8 orë (6t+1u+ 1Pr)

1. Karakteristikat e gjallesave t2. 2. Klasifikimi i gjallesave t3. 3. Pesë mbretëritë e gjallesave t4. 4. Kurrizorët t5. 5. Jokurrizorët t6. 6. fieret dhe bimët me lule t7. 7. veprimtari praktike. Çelësi

dikotomikëu

8. 8. • projekt: përmbledhja dhe përcaktimi i temës dhe ndarja e detyrave sipas grupeve (ora I)

Pr

Kreu II

9.Qelizat

7 orë

(4t+1u+1P+1test)

1. Ndërtimi i qelizave t

10. 2. Organelet qelizore t

11. 3. Llojet e ndryshme të qelizave t

12. 4. Nivelet e organizimit t

13. 5. ushtrime përmbledhëse për kreun I dhe II u

14. 6. Përsëritje mbi kreun I dhe II P

15. 7. testim mbi kreun I dhe II test

Kreu III

16.Lëvizjet brenda

dhe jashtë qelizave

(3 t + 1 PL)4 orë

1. difuzioni t17. 2. Osmoza t

18. 3. Punë laboratori: Osmoza te qelizat bimore dhe shtazore

t

19. 4. transporti aktiv t

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

7

Kreu Iv

20. Molekulat biologjike

3 orë (2t+1PL)

1. molekulat biologjike t

21. 2. Punë laboratori: Provat kimike për molekulat biologjike PL

22. 3. AdN-ja t

Kreu v

23.Enzimat

7 orë

(1t + 2PL + 1u + 1test + 1Pr + 1 P)

1. Ndërtimi dhe veprimi i enzimave t

24. 2. Punë laboratori: faktorët që ndikojnë në veprimin e enzimave: temperatura

PL

25. 3. Punë laboratori: enzimat dhe ph-i PL

26. 4. ushtrime mbi kreun III, Iv dhe v u

27. 5. testime mbi kap III, Iv, v test

28.29.

6. Projekt (ora II): Grumbullimi dhe diskutim mbi materialet e gjetura nga nxënësit

Pr

Kreu vI

30.

Ushqyerja e bimëve

8 orë(6t+1P+1u)

1. fotosinteza t

31. 2. Çfarë nevojitet për fotosintezën? t

32. 3. Produktet e fotosintezës t

33. 4. Prodhimi në serra t

34. 5. Gjethja t

35. 6. Nevojat për lëndë ushqyese t

36. 7. ushtrime mbi kreun vI u

37. 8. Përsëritje mbi kreun vI P

Kreu vII

38.

Ushqyerja e kafshëve

12 orë

(9t+1u+ 1P + 1 test)

1. dieta e ekuilibruar t

39. 2. Burimet e lëndëve ushqyese t

40. 3. ekuilibrimi i nevojave për energji t

41. 4. mosushqyerja dhe mungesa e lëndëve ushqyese

t

42. 5. tretja t

43. 6. dhëmbët t

44. 7. Goja, ezofagu, stomaku t

45. 8. zorra e hollë dhe përthithja t

46. 9. zorra e trashë dhe sëmundjet e saj t

47. 10. ushtrimi mbi kreun vII u

48. 11. Përsëritje mbi kreun vI dhe vII P

49. 12. testim mbi kreun vI dhe vII test

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

8

Kreu vIII

50.

Transporti te bimët

6 orë (4t+1u+1P

1. Sistemet e transportit t

51. 2. Kapja e ujit nga bima t

52. 3. transpirimi t

53. 4. translokimi t

54. 5. ushtrime mbi kreun vIII u

55. 6. Përsëritje mbi kreun vIII P

Kreu IX

56.

Transporti te njeriu

12 orë (8t+1u+1P+2Pr)

1. Qarkullimi i gjakut t

57. 2. zemra t

58. 3. Veprimtaria fizike e zemrës t

59. 4. enët e gjakut t

60. 5. Sëmundjet e arterieve koronare të zemrës (Chd)

t

61. 6. Gjaku t

62. 7. Gjaku në procesin e mbrojtjes t

63. 8. Limfa dhe lëngu indor t

64. 9. ushtrime mbi kreu IX u

65. 10. Përsëritje mbi kreu vIII, IX P

66. 12. PROJEKT (ora III): Prezantimi dhe vlerësimi i punës së nxënësve

Pr

67. 13. PROJEKT (ora IV): Prezantimi dhe vlerësimi i punës së nxënësve

Pr

Kreu X

68. Sëmundjet dhe imuniteti

5 orë (4t+1P)

1. Sëmundjet t

69. 2. mbrojtja kundër sëmundjeve t

70. 3. më shumë për imunitetin t

71. 4. Kontrolli i përhapjes së sëmundjes t

72. 5. Përsëritje vjetore të lëndës t

sHËNIM plani mësimor i tekstit “Biologji 10-11, pjesa e parë”, me 72 orë, zbërthen temat mësimore

deri në kreun 10, aq orë sa duhet të zhvillohen në klasën e 10-të. Krerët e tjerë do të vazhdojnë të zhvillohen në klasën e 11-të. Libri i mësuesit që vëmë në dispozicion për ju dhe që aktualisht është vetëm tremujori i parë, pasi po punohet për të që shumë shpejt ta keni në dorë të plotë, zbërthen 72 orë, pra, që përkojnë me temat e 10 krerëve të parë të tekstit “Biologji 10-11, Pjesa e parë”. Krerët e tjerë do të zhvillohen në klasën e 11-të. mirëpresim çdo sugjerim tuajin! Ju urojmë suksese për këtë vit në vitin e ri shkollor!

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

9

KREU IFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: vëzhgim dhe diskutim

mbi veçoritë e gjallesave bimore e shtazore

Tema mësimore 1: Karakteristikat e gjallesaveRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• liston karakteristikat e gjallesave;• përshkruan karakteristikat e gjallesave.

Fjalët kyç:mbretërifotosintezëmetabolizëm stimuj

Burimet: teksti i nxënësit, atlasi i biologjisë Lidhja me fushat e tjera: Bioteknologjiaekologjia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Veprimtari me lexim te drejtuar, Brainstorming, shkrim i lirë, punë në grupe, punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Brainstorming

mësuesi/ja mbledh informacionet që kanë nxënësit lidhur me disa veçori që i kanë gjallesat, por që nuk takohen te jo e gjalla. Nxënësit do të rendisin këto veçori të gjallesave, si: lëvizja, të ushqyerit, frymëmarrja, jashtëqitja, ndjeshmëria, rritja dhe riprodhimi. Pastaj mësuesi/ja drejton pyetjen:

- A ka ndonjë ndryshim midis lëvizjes dhe rritjes së një gjallese nga rritja e reve në qiell, të cilat janë pa jetë?

Në fund të kësaj faze të orës mësimore vet mësuesi saktëson dhe plotëson mendimet e nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)

mësuesi/ja ndan klasën në tri grupe të mëdha: grupi A, B, C. Secilit grup i cakton një pjesë të temës për ta lexuar për afro 10 minuta dhe kërkon prej tyre të nxjerrin konkluzione lidhur me atë çfarë ata lexuan.

Grupi A - do të lexojë Të ushqyerit, Frymëmarrja dhe LëvizjaGrupi B - do të lexojë Rritja dhe JashtëqitjaGrupi C - do të lexojë Ndjeshmëria dhe Riprodhimi

Pasi të lexojnë, mësuesi/ja nxit diskutimin, duke i orientuar nxënësit përmes pyetjeve sipas grupeve përkatëse.

- Përse duhet të ushqehen gjallesat?- A ndryshon të ushqyerit e kafshëve nga ai i bimëve?- A ndryshon frymëmarrja qelizore nga ajo mushkërore?

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

10

- Si lëvizin bimët? Po kafshët?- Si e realizojnë jashtëqitjen bimët dhe kafshët?- Cilat janë dy mënyrat kryesore të riprodhimit të gjallesave?- Tregoni një ose dy ndryshime midis tyre?

Pasi janë marrë përgjigjët për të gjitha pyetjet, kalon në fazën e përforcimit të njohurive.

Përforcimi i njohurive: Shkrim i lirë

mësuesi/ja orienton nxënësit që të shkruajnë një paragraf në mënyrë individuale lidhur me temën “ndryshimi i bimëve nga Kafshët në mënyrën sesi ato ushqehen dhe lëvizin”.

nxënësit pasi punojnë të pavarur për afro 10 minuta lexojnë para klasës punimin e tyre. në fund të orës mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve për saktësinë e përgjigjeve të tyre dhe angazhimi gjatë punës në grupe.

Detyrë: - ushtrimi 1 faqe 17 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.- Gjeni informacione nga interneti për mënyrën se si bimë të ndryshme reagojnë ndaj dritës, forcës së

rëndesës dhe prekjes.

KREU IFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa:

XKreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: vëzhgim dhe

diskutim mbi veçoritë e gjallesave bimore e shtazore

Tema mësimore 2: Klasifikimi i gjallesave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• përkufizon termin “sistem dyemëror”;• përshkruan rëndësinë e klasifikimit të gjallesave

sipas evolucionit.

Fjalët kyç:insistim binomllojgjinimorfologji anatomi

Burimet: teksti i nxënësit, tekste të ndryshme biologjie Lidhja me fushat e tjera: - Anatomia- morfologjia- Sistemetika

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

11

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Brainstorming, veprimtari me lexim të drejtuar, ditari trepjesësh, punë në grupe, punë individuale

Organizimi i orës së mësimitParashikimi: Brainstorming

mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të shprehin idetë e njohuritë, duke u mbështetur në njohuritë që ata kanë marrë në nivelet më të larta shkollore mbi njësitë e klasifikimit të gjallesave dhe mënyrën e emërtimit të tyre.

mësuesi/ja i orienton nxënësit përmes pyetjeve ndihmëse- Si quhet ajo degë e biologjisë që studion klasifikimin e gjallesave?- Cilat janë njësitë e klasifikimit sipas hierarkisë së tyre?- Me sa fjalë bëhet emërtimi i gjallesave?

Ndërtimi i njohurive: Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)

mësuesi/ja i orienton nxënësit që për 10 minuta të lexojnë pjesën e mësimit dhe të arrijnë në një konkluzion në lidhje me atë çka lexuan. Ndan klasën në grupe, ku secili grup do të lexojë një pjesë të caktuar mbi të cilën do të japë komentet.

Grupi I lexon pjesën “Sistemi dyemëror”Grupi II lexon pjesën “rëndësia”Grupi III lexon pjesën “ Në kërkim të dëshmive...” e deri në fund të temës.

Çdo grup pasi lexon pjesën e tij, arrin në një konkluzion, të cilin e komunikon para klasës.Secili grup dëgjon edhe komentet e grupeve të tjera për të arritur në një sintezë të temës mësimore.

Përforcimi i njohurive: Ditari trepjesësh

mësuesi/ja ndan tabelën në dy pjesë dhe shënon majtas: emërtime shkencore dhe djathtas “emri i gjinisë e i llojit”, e cila plotësohet nga nxënësit fillimisht në fletoren e tyre e pastaj në tabelë.

Emërtimi shkencor Gjinia Lloji

Homo sapiens

Manjola grandi flora

Felis domestica

Viola dicolor

Detyrë: • ushtrimi 1 faqe 29 në rubrikën “Kontrolloni njohurit딕 Gjeni informacionin mbi jetën dhe veprën e Karl Lineut, themeluesit të sistematikës.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

12

KREU I

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: vëzhgim dhe diskutim mbi llojet e qelizave që ndërtojnë të gjithagjallesat.Tema mësimore 3: Pesë mbretëritë e gjallesave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• përcakton tiparet e qelizave prokariote dhe

eukariote;• klasifikon gjallesat në njërën prej pesë mbretërive.

Fjalët kyç: qeliza prokarioteqeliza eukariotplasmidemicelasaprotrofeparazite

Burimet: teksti i nxënësit, Botanika, zoologjia Lidhja me fushat e tjera: BioteknologjiaInxhinieria gjenetike

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Stuhi mendimesh, INSert, shkrim i shpejtë, puna individuale, punë në grup

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh

mësuesi/ja realizon një bisedë me nxënësit duke ju kërkuar që të rendisin emrat e pesë mbretërive të gjallesave nëse ata kanë njohuri për to. nxënësit shkëmbejnë fillimisht mendime në dyshe dhe pastaj më gjerë. mësuesi/ja nxit diskutimin përmes pyetjeve:

- A ndryshon një qelizë e bakterit nga ajo e gjallesave të tjera?- A ndryshon një qelizë e bimëve nga ajo e gjallesave shtazore?

Idetë e nxënësve, mësuesi/ja i shënon në tabelë dhe i plotëson apo i saktëson nëse është e nevojshme.

Ndërtimi i njohurive: ISERT

mësuesi/ja udhëzon nxënësit që pasi të lexojnë me pjesë temën mësimore të vendosin në libër shenjat si më poshtë:

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

13

V - E di + -Informacion i ri - Informacion i ndryshëm nga ai që di

? - Informacion që nuk e kuptoj mirë dhe kërkon sqarime

mësuesi/ja diskuton me të gjithë nxënësit rreth informacionit të ri dhe çështjeve të paqarta dhe pyetjeve që lindin gjatë diskutimit.

Përforcimi i njohurive: Shkrim i shpejtë

Nxënësit që të shkruajnë shpejt për të renditur tiparet kryesore të pesë mbretërive dhe të tregojnë tre ndryshime midis qelizës bimore dhe asaj shtazore.

Detyrë: ushtrimi 5, faqe 11, në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Skematizoni qelizën bakteriale dhe virusin.

KREU IFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: diskutim mbi llojet e ndryshme të gjallesave kurrizore

Tema mësimore 4: Kurrizorët

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• përkufizon termin kurrizor;• klasifikon pesë llojet e kurrizorëve;• përshkruan se si kurrizorët janë përshtatur me

mjedisin e tyre.

Fjalët kyç: kurrizorpeshqamfibëzvarranikë shpendë gjitarë

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

14

Burimet: teksti i nxënësit, atlasi i biologjisë. Lidhja me fushat e tjera: ekologjia.

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Alfabeti i njëpasnjëshëm, vLd, rrjedhshmëria gojore e dyshes, punë në grupe, punë individuale

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Alfabeti i njëpasnjëshëm

mësuesi/ja ndan klasën në grupe pune dhe udhëzon nxënësit që për çdo shkronjë të alfabetit të gjejnë emra të rruazorëve dhe çdo anëtar i grupit të plotësojë një germë. Kështu grupi i parë do të gjejë emra të kurrizorëve nga germa A___dh; grupi i dytë nga germa e__h; grupi i tretë nga germa I__m; grupi i katërt nga germa N__r; grupi i pestë nga germa rr__t dhe grupi i gjashtë, nga germa S__zh. Pasi nxënësit kanë gjetur emrat e kafshëve rruazore i lexojnë ato para klasës dhe diskutojnë se çfarë kanë të përbashkët që i ka bërë të quhen rruazorë. Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtaria me lexim të drejtuar)

mësuesi/ja i cakton secilit grup pune që të lexojnë një nga çështjet mësimore dhe të arrijnë në përfundime.

Grupi A Lexon pjesën “Peshqit” dhe do ti përgjigjet pyetjeve• A jetojnë të gjithë peshqit vetëm në ujë?• Cili është roli i vijës anësore te peshqit?• Cilat janë organet e frymëmarrjes te peshqit?

Grupi B Lexon pjesën “Amfibët” dhe do t’u përgjigjet pyetjeve:• Përse u nevojitet uji amfibëve?• Cilat janë organet e frymëmarrjes te amfibët e rritur dhe larva e tyre?

Grupi C Lexon pjesën “Zvarranikët” dhe do t’i përgjigjet pyetjeve: • Cilat janë organet e frymëmarrjes te zvarranikët?• A ka ndryshim në pllenimin tek zvarranikët nga ai te amfibët?

Grupi D Lexon pjesën “Shpendët” dhe t’u përgjigjet pyetjeve:• Çfarë kuptoni me termin homeoterme?

Grupi e Lexon pjesën gjitarët dhe do t’u përgjigjet pyetjeve:• A janë gjitarët homeotermë?• Cilët rruazorë të tjerë ngjajnë me gjitarët lidhur me mënyrën e pllenimit?

Përforcimi i njohurive: Rrjedhshmëria gojore e dyshes

nxënësit punojnë në dyshe ku njëri prej tyre fillon të riprodhojë se çfarë mban mend nga mësimi dhe tjetri e dëgjon pastaj ndërrojnë rolet mes tyre.

Detyrë: ushtrimi 2, pika c) faqe 13. ushtrimi 3 faqe 13.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

15

kanë ekzoskelet kanë trup të segmentuar bëjnë pjesë këmbënyjëtuarit pa shtyllë kurrizore

Jorruazorët

KREU IFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: diskutim mbi llojet e ndryshme të jokurrizorëve, përhapjen dhe veçoritë e tyre.Tema mësimore 5: Jokurrizorët

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• përshkruan tiparet e ndryshme të

këmbënyjëtuarve;• përshkruan si janë përshtatur këta jokurrizorë

me mjedisin e tyre.

Fjalët kyç: këmbënyjëtuarekzoskeletbranshi

Burimet: teksti i nxënësit, zoologjia. Lidhja me fushat e tjera: ekologjia, fiziologjia shtazore

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Kllaster, Insert, rrjeti i diskutimit, punë individuale, punë në grupe

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Kllastermësuesi/ja shkruan në tabelë konceptin “Jorruazorët” dhe kërkon mendimet e nxënësve për lidhjen e këtij koncepti me njohuritë që mund të kenë ata për të. Idetë e nxënësve i shënon në tabelë.

Kllasteri plotësohet nga nxënësit me ndihmën e mësuesit.

Ndërtimi i njohurive: Insert

Nxënësit lexojnë mësimin me pjesë duke vendosur shenjat e insertit të cilat janë:Shenja “v” për ato që i dinëshenja “-“ për informacionet të ndryshme nga ato që dinëshenja “+” për informacionin e rishenja “?” për informacionin e paqartë

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

16

V - E di + -Informacion i ri - Informacion i ndryshëm nga ai që di

? - Informacion i paqartë

Pastaj kalohet në diskutim mbi ato që nxënësit i kanë të paqarta ku mësuesi/ja ndihmon në plotësimin e saktësimin e përgjigjeve të nxënësve.

Përforcimi i njohurive: Mendo/puno në dyshe.

Nxënësit punojnë ushtrimin 1, pika C në faqen 15 në grupe dyshe dhe pastaj diskutojnë rreth tij.

Detyrë: ushtrimi 3 dhe 4 në rubrikën “Kontrolloni Njohuritë”, faqe 15.

KREU I

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: diskutim mbi llojet e bimëve me farë dhe bimëve që shumohen me spore.Tema mësimore 6: fieret dhe bimët me lule

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• përshkruan mënyrën e riprodhimit të fiereve dhe

bimëve me lule;• përshkruan tiparet kryesore të bimëve me lule;• përcakton dallimet mes dykotiledonëve dhe

njëkotiledonëve.

Fjalët kyç: gypat e ksilemës gypat e floemës dykotiledone njëkotiledone

Burimet: teksti i nxënësit, bioteknika. Lidhja me fushat e tjera: fiziologjia bimore, Agronomia.

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Parashikimi me terma paraprakë, diagrami i venit, harta e koncepteve, punë individuale, punë në dyshe.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

17

DykotiledoneNjëkotiledone

• kanë një thelb në farë

• pjesët e lules shumëfisha të treshit

• kanë gjethe të ngushta me nervura paralele

• pjesët e lules shumëfisha të pesës

• kanë dy thelpinj në farë

• kanë gjethe të gjera me nervura të rrjetëzuara

Të përbashkëta– janë bimë me lule– kanë gypa përçues të ksilemës e

floemës– shumohen me farë

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë

mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët: rrënjë, kërcell, gjethe, lule, fryti, fara.Drejton pyetjen: Çfarë përfaqësojnë termat e shkruara në tabelë. Pas afro 10 minuta nxënësit diskutojnë në dyshe dhe pastaj komentojnë rreth termave të dhëna në tabelë.

Ndërtimi i njohurive: Harta e koncepteve

mësuesi/ja kërkon nga nxënësit që për afro 10 minuta të lexojnë mësimin dhe të plotësojnë në mënyrë individuale tabelën me konceptet e mëposhtme të cilat i shënon në tabelë.

Konceptet Shpjegimet rreth tyre

- gypat e ksilemës ................

- gypat e floemës ................

- njëkotiledone ................

- pllenimi ................

kloroplaste ................

Nxënësit përmes shpjegimeve përcaktojnë tiparet kryesore të bimëve me lule dhe mënyrën e riprodhimit të fiereve.

Përforcimi i njohurive: Diagrami i Venit.

Përmes diagramit të venit nxënësit do të përcaktojnë dallimet mes bimëve njëkotiledone e dykotiledone.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

18

Organizmi i orës së mësimit

mësuesi/ja ndan klasën në grupe pune me 5-6 nxënës. udhëzon nxënësit se si do të ndërtojnë çelësin dikotomik për përcaktimin e llojeve të bimëve apo të kafshëve që ata kanë mbi tryezë apo në pamje figurative të ndryshme në tekstin mësimor apo tekste të tjera. Për përcaktimin e llojeve të bimëve mund të përdorin çelësin didaktomik për gjethet e tyre.Kështu, nxënësit e çdo grupi mund të marrin 6 gjethe të ndryshme dhe t’i emërtojnë ato me germat nga A në f.Pastaj mendojnë një pyetje që i ndan ato në dy grupe, për shembull: forma e gjetheve dhe shkruajnë përgjigjen pastaj një pyetje tjetër që e ndan secilin grup në dy nëngrupe dhe kështu vazhdohet deri në gjethen e fundit.

KREU I

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 1: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave Situata e të nxënit: veprimtari mbi çelësat dikotomikë

Tema mësimore 7: veprimtari praktike: Çelësat dikotomikë

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:- ndërton dhe përdor çelësa të thjeshtë dikotomik

për të përcaktuar bimët dhe kafshët;- identifikon karakteristikat e jashtme të kafshëve

dhe bimëve të cilat i përdor në këtë çelës.

Fjalët kyç: çelës dikotomik

Burimet: teksti i nxënësit, çelësa dikotomikë për përcaktimin e bimëve dhe kafshëve, atlasi i biologjisë.

Lidhja me fushat e tjera: anatomia, fiziologjia, morfologjia, entomologjia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: eksperimenti, vëzhgimi, diskutimi, punë në grupe, punë individuale

gjethe e bimës dythelbore

gjethe e bimës njëthelbore

A kanë nervura të degëzuara

A kanë formë llapore?

Çelësi dikotomik për gjethet

Fillo këtu

Po jo

A ka nervura paralele

Jo Jo

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

19

Për përcaktimin e llojeve të kafshëve mund të përdorim figurën 1.7.3 në f. 19 në tekst apo figura të atlasit biologjik. një model i çelësit dikotomik për kafshët bazuar në këtë figurë do të ishte:

Fillo këtu

po A ka këmbë? Jo

A ka gjashtë këmbë? A ka guaskë?

po jo po jo

A ka bisht? A ka guaskë spitalore?

po jo po jo

akrepi i ujit brumbull uji kërmill uji kërmill toke

Kështu nxënësit mendojnë për pyetjet e ndërtimit së çelësit dhe këmbejnë mes tyre ide në lidhje me këto pyetje duke bashkërenduar punën mes tyre.mësuesi/ja vëzhgon punën dhe angazhimin e secilit nxënës gjatë gjithë orës mësimore dhe bën vlerësimin e nxënësve.

Detyrë: ushtrimi 1 dhe 2 faqe 17 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

20

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: Xsituata e të nxënit: diskutim për temën që do të ketë projekti dhe veprimtaritë e nxënësve për realizimin e tij.

Tema mësimore: Projekt lëndor (ora e parë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- shpreh mendimin e tij të pavarur në lidhje me temën e projektit që do të realizojë;- përcakton kryetarin e grupit të punës për realizimin e projektit;- merr përsipër përgjegjësitë e detyrat e tij që i ngarkohen për projektin.

Fjalët kyç:Sipas projektit

Burimet: Literaturë shkencore që lidhet me njohuritë biologjike, informacione nga faqet e internetit.

Lidhja me fushat e tjera: Sipas projektit

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(diskutim, punë e udhëhequr, punë individuale, punë në grupe)

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja diskuton me nxënësit për temën e projektit që ata do të realizojnë. mësuesi/ja i orienton nxënësit duke shënuar 2 ose 3 tema në tabelë, për të cilat ai/ajo mendon se janë më të përshtatshme dhe që kanë lidhje edhe me programin mësimor të lëndës. u lë kohë nxënësve rreth 5 minuta që të mendohen dhe të diskutojnë me shokët apo shoqet e klasës dhe pastaj me shumicë votash vendoset për një nga temat e udhëzuara. Pasi përcaktohet tema e projektit, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit për rezultatet e të nxënit që ata duhet të arrijnë në fund të projektit, si dhe për mënyrën se si do ta organizojnë punën në grupe.Çdo grup do të zgjedhë drejtuesin e grupit të punës, i cili do të caktojë detyrat për çdo anëtar të grupit.mësuesi/ja i përcakton secilit grup një nëntemë që lidhet me temën kryesore të projektit, për të orën përkatëse, duke theksuar se për vlerësimin përfundimtar do të ndikojë:

a) Përgatitja e materialitb) Paraqitja e materialitc) respektimi i afatit të dorëzimit

Gjithashtu përcakton edhe kriteret e vlerësimit për secilin nivel të përgatitjes.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

21

KREU IIFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 2: Qelizat Situata e të nxënit: Krahasimi i qelizave bimore e shtazore lidhur me strukturën e tyre.

Tema mësimore 1: Ndërtimi i qelizave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe:1. Kompetenca e të menduarit

2. Kompetenca e të nxënit 3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja• Përshkruan strukturat e qelizave bimore dhe

shtazore pas vëzhgimit në mikroskop me dritë.• Përshkruan ndryshimet në strukturë midis

qelizave bimore e shtazore• rendit funksionet e strukturave që sheh

në mikroskop me dritë apo në një tabelë mësimore për qelizën bimore dhe shtazore.

Fjalët kyç: qelizë bimore qelizë shtazoremuri qelizorvakuola kloroplast

Burimet: teksti i nxënësit, atllasi i biologjisë, tabelat mësimore.

Lidhja me fushat e tjera: mjekësiaBioteknologjia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: diagrami i venit, ditari tripjesësh, shkrimi i shpejtë, punë në grupe dyshe, punë individuale.

Organizmi i orës së mësimit

Parashikimi: Diagrami i Venit

mësuesi/ja ndan klasën në grupe pune të cilët do të vëzhgojnë në mikroskop me dritë një qelizë bimore p.sh. të mesofilit të gjethes dhe një qelizë shtazore p.sh. të faqes së njeriut dhe kërkon nga nxënësit të bëjnë krahasimin e strukturës së këtyre dy qelizave të vëzhguara përmes diagramit të venit.

Të përbashkëta– membrana qelizore

– citoplazma– bërthama

Qeliza bimore

• kloroplaste

Qeliza shtazore

•centriola • vakuola

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

22

Diagramin e Venit nxënësit fillimisht, e plotësojnë në fletoret e tyre, pastaj në tabelën e zezë për të ndihmuar edhe ata nxënës që nuk kanë arritur ta plotësojnë të gjithën vetë.

Ndërtimi i njohurive: Ditari trepjesësh

Në tabelën e zezë mësuesi/ja ndërton tre kolona të cilat i plotëson së bashku me nxënësit. Në këto kolona do të paraqiten disa organele të qelizave dhe nxënësit do të shënojnë me “+” nëse organelja gjendet në qelizë dhe me “-”, nëse nuk gjendet në qelizën bimore apo shtazore.

Organelet Qelizat bimore Qelizat shtazore 1. mur qelizor2. membrana qelizore3. kloroplaste4. vakuola5. bërthama6. citoplazma

++++++

-+--++

Përforcimi: Shkrimi i shpe

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 2: Qelizat Situata e të nxënit: diskutim.Tema mësimore: Organelet qelizore

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të menduarit2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

· tregon llojet e organeleve qelizore;· përcakton rolin e organeleve qelizore;· llogarit zmadhimin dhe përmasat e

vërteta të mostrave biologjike duke përdorur si njësi mikrometrin.

Fjalët kyç:rrjet endoplazmatik ribozome vezikular mitokondri

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

23

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore”, atlasi i biologjisë.

Lidhja me fushat e tjera: Gjenetika Bioteknologjia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: kllaster, tabela e koncepteve, shkrim i shpejtë, punë individuale, punë në grupe.

Organizmi i orës së mësimita. Parashikimi: Kllastermësuesi/ja shënon në tabelë termat: “Organele qelizore dhe fton nxënësit të plotësojnë kllasterin me terma të tjerë që lidhen me to, duke u bazuar në njohuritë që kanë marrë në nivelet e tjera shkollore. Organelet qelizore: bërthama, r.e.P, vezikular, mitokondritë, ribozomet.b. Ndërtimi i njohurive: Tabela e konceptevemësuesi/ja u kërkon nxënësve që të lexojnë me pjesë temën e re dhe të plotësojnë në fletoren e tyre tabelën e paraqitur në dërrasën e zezë (tabelën e koncepteve).fillimisht nxënësit do të lexojnë pjesën “rrjeti endoplazmatik kokrrizor” dhe të plotësojnë tabelën për të, pastaj të kalojnë për çdo organele në të njëjtën mënyrë.Konceptet: 1. r.e.P; 2. ribozomet; 3. mitokondritë; 4. vezikulat funksioni transportues Sinteza e proteinave Prodhojnë energjirezervojnë dhe shpërndajnë lëndët ushqimore në qeliza

c. Përforcimi: Shkrim i shpejtëmësuesi/ja kërkon nga nxënësit të mbyllin tekstet dhe të shënojnë në fletë se çfarë mbajnë mend për rolin apo ndërtimin e organeleve. Pas 3-5 minutsh nxënësit lexojnë punimet e tyre.

Detyrë:ushtrimi 3 f. 25. ushtrimi 2 f. 25.

KREU IIFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 2: Ndërtimi dhe organizimi i qelizave Situata e të nxënit: diskutimi mbi llojet e ndryshme të qelizave në gjallesat një dhe shumëqelizore.

Tema mësimore 3: Llojet e ndryshme të qelizaveRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca e të menduarit2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

24

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja• identifikon përmes pamjeve e skicave lloje të

ndryshme qelizash• Lidh tiparet e qelizave me funksionet e tyre.• Llogarit zmadhimin dhe përmasat e vërteta qelizore.

Fjalët kyç: qeliza me cilieqeliza me qimeksilemahemoglobina kloroplaste vakuolë.

Burimet: teksti i nxënësit, burime nga interneti, atllasi i biologjisë.

Lidhja me fushat e tjera: Bioteknologjiamjekësia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Brainstorming, ditari dypjesësh, rrjeti i diskutimit, punë individuale, punë në grup.

Organizmi i orës së mësimitParashikimi: Brainstorming

mësuesi/ja paraqet para nxënësve pamje dhe skica për lloje të ndryshme qelizash bimore e shtazore të gjalle-save një apo shumë qelizore dhe kërkon nga nxënësit që në bazë të njohurive që ata kanë të emërtojnë ato qeliza. Pastaj kërkon që nxënësit të japin idetë e tyre mbi rolin që kanë ato qeliza. Për këtë mësuesi përdor tekstin mësimor të nxënësit por edhe materiale ndihmëse të nxjerra nga burime të ndryshme informacioni si atllaset, interneti etj. Pasi mbledh idetë e nxënësve i saktëson apo plotëson vet ato me informacione më të plota mbi qelizat e llojeve të ndryshme.

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh

mësuesi/ja udhëzon nxënësit që pasi të lexojnë mësimin për afro 10 minuta në mënyrë të pavarur, të hartojnë një tabelë më dy kolona ku të shënojnë:

Tipi i qelizave Funksioni i tyreqelizat e kuqe transporton oksigjeninqelizat me cilie pastron rrugët e frymëmarrjesqelizat me qime të rrënjëve përthithin ujin nga toka

qelizat nervore transmetojnë impulse elektrike

Nxënësit punojnë në mënyrë individuale dhe pastaj i diskutojnë punimet e tyre në grupe. Pastaj kalon në hapin tjetër të orës mësimore ku nxënësit do të llogarisin zmadhimin dhe përmasat e vërteta qelizore duke përdorur figurat e tekstit.

Përforcimi: rrjeti i diskutimit

Nxënësit punojnë në dyshe duke rikujtuar njohuritë e marra gjatë orës së mësimore. Grupi i parë shënon në fletë fjalët (llojet e qelizave), dhe shënon çfarë ata mbajnë mend për to gjatë orës mësimore, pastaj fletën ja kalojnë grupit të dytë, i cili e plotëson me njohuri të tjera, grupi i dytë ja kalon fletën grupit të tretë që shton informacion tjetër lidhur me temën dhe kështu fleta kalon në të gjithë klasën në formën e rrjetës. Grupi i fundit lexon çfarë janë shënuar në fletë mbi mësimin.

Detyrë: Skiconi qelizën nervore, enët e ksilemës dhe spermatozoidin dhe emërtojini ato.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

25

KREU IIFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 2: Qelizat Situata e të nxënit: diskutim mbi nivelet e organizimit në gjallesat shtazore e bimore.

Tema mësimore 4: Nivelet e organizimit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të menduarit• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• Përkufizon termat ind, organ dhe sistem

organesh.• rendit emra organesh, indesh dhe aparatesh e

sistemesh në gjallesat shtazore e bimore.

Fjalët kyç:indorgansistem organeshmesofil.

Burimet: teksti i nxënësit, Atlasi i Biologjisë, enciklopedia e botës shtazore

Lidhja me fushat e tjera: Anatomia fiziologjiaBioteknologjiamjekësia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësve

PNP: Brainstorming, ditari dypjesësh, diagrami i venit, punë individuale, punë në grup.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Brainstorming

mësuesi/ja u paraqet nxënësve një tabelë mësimore ose një bust plastik mësimor i njeriut ku tregohen organet, sistemet e organeve të trupit të njeriut. mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë çfarë ata dinë rreth ndërtimit të trupit të njeriut. I orienton nxënësit përmes pyetjeve:

- Cilat janë llojet e indeve në trupin tone?- tregoni disa lloje organesh të trupit tonë- A njihni sisteme organesh të trupit tonë? Nga cilat organe ndërtohen ato?

Ndërtimi i njohurive: Ditari dypjesësh

mësuesi/ja orienton nxënësit që në fletoret e tyre të formojnë një tabelë më dy kolona ku në njërën kolonë, shënon një organ.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

26

• nervor

• muskulor

• një grup qelizash të njëjta

• mushkëria

• stomaku

• truri

INDeT OrGANeT

Të përbashkëta– një grup indesh që kryejnë një

funksion të caktuar;– ndërtohen nga qeliza.

Organet Sistemet ku bëjnë pjesëmushkëritë

zemra

truri

stomaku

veshkat

i shkëmbimit te gazeve

qarkullues

nervor

tretës

ekskretimi

Përforcimi i njohurive: Diagrami i Venit

Përmes diagramit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të tregojnë të përbashkëtat dhe të veçantat e indeve e organeve.

diagrami plotësohet nga të gjithë nxënësit:

Detyrë:

ushtrimi 3 faqe 29 pas mësimit

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

27

Skiconi një ind ose organ në fletoren tuaj.

KREU IIFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 2: Qelizat Situata e të nxënit: hulumtim, punë në grupe, grupet e ekspertëve për zgjidhjen e ushtrimeve.Tema mësimore 5: Pyetje përmbledhëse

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç: 1. Kompetenca e të nxënit 2. Kompetenca e të menduarit

3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja• Përcakton saktë përgjigjet e ushtrimeve me

alternativa .• emërton saktë skemat që paraqiten në tekst

apo tabelë.• Nxjerr konkluzione mbi një eksperiment së

kryer më herët.• Shpjegon diagramet e paraqitura në tekst.• Analizon pse molekula e AdN-së ka formë

spiraleje të dyfishtë.• Analizon ngjashmërinë e AdN-së së njeriut me

disa gjitarë të tjerë.

Fjalët kyç: element kimik aminoacideprova e Benediktitprova e Biuretitenzimagjen.

Burimet: teksti i nxënësit, biologjia qelizore me autore t. rexha.

Lidhja me fushat e tjera: BioteknologjiaGjenetikaShkencat e mjekësore

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: role të specializuara, grupet e ekspertëve, punë në grup, punë individuale

Organizmi i orës së mësimit

Role të specializuara, grupet e ekspertëve, punë në grup, punë individuale

mësuesi/ja ndan klasën në grupe me 5-6 nxënës dhe cakton rolin që do të të ketë secili anëtar i grupit nga numri 1-6 sipas të nxënësve.

Numri 1 i secilit grup do të bëjë interpretimin e kërkesës së ushtrimit që ta kuptojnë të gjithë anëtarët e grupit.

Numri 2 i secilit grup do të përcaktojë termat kyçe të ushtrimit apo problemit.

Numri 3 i secilit grup drejton anëtarët e grupit për zgjidhjen e detyrës brenda kohës së përcaktuar.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

28

Numri i 4 i secilit grup kontrollon zgjidhjen për të qenë të sigurt që është bërë mirë.

Numri i 5 i secilit grup bën lidhjen e ushtrimit me shembuj të tjerë që zgjidhen në të njëjtën mënyrë.

Numri i 6 i secilit grup bën prezantimin e zgjidhjes së ushtrimeve.

mësuesi/ja përcakton sipas rezultateve të të nxënit, ushtrimet për secilin grup.

- Për realizimin e pikës që të parët që të parët në rezultatet e të nxënit do të punojnë sipas grupeve këto ushtrimeve: u. 1, 2, 3, 4, 5, në faqen 48 në tekstin e nxënësit.

- Për realizimin e pikës të dytë në rezultatet e të nxënit do të punohen: • ushtrimet mbi diagramin e AdN-së, pikat 6,7,8, 9, faqe 48• ushtrimi 10 faqe 48• ushtrimi 11 faqe 48

- Për realizimin e pikës së tretë në rezultatet e të nxënit do të punohen ushtrimet 12, pikat 1, 2, 3, 4, faqe 49.

- Për realizimin e pikës së katërt, pestë, gjashtë në rezultatet e të nxënit do të punohen ushtrimet 12, pika 5 (a,b) dhe ushtrimi 13, pikat a, b, c, faqe 49.

Nxënësi/ja kontrollon gjatë gjithë orës punën e secilit nxënës në rolin që ata kanë në grupet e tyre dhe në fund të orës bën vlerësimin për pjesëmarrjen e çdo nxënësi në punën në grup dhe konkluzionin që ato nxjerrin për ushtrimet apo problemet përkatëse.

Detyrë: ushtrimi 13, pika e dhe d faqe 49.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu: Karakteristikat dhe klasifikimi i gjallesave. Qelizat

situata e të nxënit: vëzhgim dhe diskutim për karakteristikat e gjallesave të pesë mbretërive, si dhe për ndërtimin dhe funksionet e organeleve qelizore.Tema mësimore: Përsëritje për kreun 1 dhe 2

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

· liston karakteristikat e gjallesave;· përkufizon termin “sistem dyemëror”;· liston karakteristikat e klasifikimit të

gjallesave;· përshkruan ndërtimin e qelizave bimore e

shtazore;· llogarit zmadhimin dhe përmasat e

vërteta të qelizave.

Fjalët kyç:mesofil Ksilemë robozome mitokondri floemë homeotermë miceli hife Lloj Gjini

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

29

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore”, tekste të ushtrimeve të biologjisë

Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:pNp: (të nxënit me këmbime ose grupi i ekspertëve, punë individuale, punë në grup, prezantim)

Organizimi i orës së mësimit

Hapi 1. punë individuale, grupi i ekspertëve, punë në grupmësuesi/ja e ndan klasën në grupe pune me 5-6 nxënës dhe çdo anëtari të grupit i vendos një numër 1 deri në 6. Nxënësve të çdo grupi me të njëjtin numër u jep të njëjtat pyetje dhe ushtrime dhe këta nxënës, pasi punojnë në mënyrë individuale për rreth 10 minuta, do të rigrupohen në grupet e ekspertëve domethënë, të gjithë nxënësit me të njëjtin numër të çdo grupi do të formojnë grupin e ekspertëve, ku përgjigjet e pyetjeve dhe ushtrimeve bëhen më të konsoliduara.

Hapi 2. Diskutim Grupet e reja të ekspertëve diskutojnë për rreth 10 minuta për përgjigjet e pyetjeve apo zgjidhjen e ushtrimeve të caktuara dhe nxënësit rikthehen përsëri në grupet fillestare.

Hapi 3. prezantim Kur mbaron afati kohor, mësuesi kërkon përgjigjet e pyetjeve të dhëna apo zgjidhjen e ushtrimeve në tabelë nga anëtarët e grupeve të punës.Pyetjet dhe ushtrimet për çdo numër të secilit grup do të jenë:Nxënësit me numrin 1 të secilit grup do të punojnë këto pyetje dhe ushtrime:Ushtrimi 1 f. 20 Ushtrimi 1 f. 30Ushtrimi 12 f. 21 Ushtrimi 9 f. 30

· tregoni si ndryshojnë bimët nga kafshët në mënyrën se si ato:a) ushqehen b) lëvizin

· Shpjegoni konceptin e emërtimit “dyemëror”.Nxënësit me numrin 2 të secilit grup do të punojnë këto pyetje dhe ushtrime:Ushtrimi 3 f. 20 Ushtrimi 10 f. 30Ushtrimi 2 f. 30 Ushtrimi 11 f. 31

· tregoni funksionin e pjesëve përbërëse të qelizës:a) kloroplasti b) bërthama

Nxënësit me numrin 3 të secilit grup do të punojnë këto pyetje dhe ushtrime:Ushtrimi 4 f. 20 Ushtrimi 12 f. 31Ushtrimi 5 f. 20 Ushtrimi 13 f. 31 pika (a)

· Listonitermatemposhtëmdukefilluarngamë i vogli te më i madhi.Organ, sistem organesh, ind, organizëm, qelizë.Nxënësit me numrin 4 të secilit grup do të punojnë këto pyetje dhe ushtrime:Ushtrimi 6 f. 20 Ushtrimi 6 f. 30Ushtrimi 8 f. 20 Ushtrimi 7 f. 30

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

30

KREU IIIFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 3: Lëvizjet brenda dhe jashtë qelizave Situata e të nxënit: eksperiment, vëzhgime dhe diskutim mbi mënyrat pasive të lëvizjes së molekulave brenda e jashtë qelizave.Tema mësimore 1: difuzioni

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e demonstrimit dhe e vëzhgimit• Kompetenca personale• Kompetenca e të nxënit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• Përkufizon termin difuzion.• Përshkruan rëndësinë e difuzionit të gazeve

dhe të lëndëve të tretura• Përshkruan rëndësinë e ujit si një tretës

Fjalët kyç: difuziongradient përqendrimilëvizje pasivetretësirë tretës

Tregoni funksionet e këtyre qelizave.a) qeliza muskulore b) qelizat e bardha të gjakutb) qelizat e polenit d) qelizat e kuqe të gjakut

Nxënësit me numrin 5 të secilit grup do të punojnë këto pyetje e ushtrime:Ushtrimi 9 f. 20 Ushtrimi 8 f. 30Ushtrimi 10 f. 20 Ushtrimi 7 f. 30

Tregoni funksionet e këtyre qelizave:a) qelizat muskulore b) qelizat e bardha të gjakutb) qelizat e polenit d) qelizat e kuqe të gjakut

Nxënësit me numrin 5 të secilit grup do të punojnë këto pyetje e ushtrime:Ushtrimi 9 f. 20 Ushtrimi 8 f. 30Ushtrimi 10 f. 20 Ushtrimi 13 f. 31 pikë (b)

Cilat organele kryejnë këto funksione: a) prodhojnë proteinab) kontrollojnë lëndët që hyjnë e dalin në qelizëc) transportojnë lëndët brenda qelizës

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

31

Burimet: Teksti i nxënësit, Kimia fizike e koloidale

Lidhja me fushat e tjera: Kimiafizika

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: eksperimenti dhe vëzhgimi; udhëzuesi i të lexuarit ndërveprues, ditari dypjesësh, punë në grupe, punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Eksperimenti dhe vëzhgimi

mësuesi/ja demonstron një eksperiment ose ndan klasën në grupe pune dhe udhëzon nxënësit që të kryejnë një eksperiment përmes të cilit do të vëzhgojnë se si shpërhapen molekulat në një tretësirë midis dy lëngjesh si p.sh ujit dhe bojës së shkrimit.Pasi nxënësit përgatisin 2 llojet e tretësirave, vëzhgojnë me kujdes se si molekulat e sheqerit treten në ujë apo molekulat e bojës shpërhapen në enën me ujë deri sa përqendrimi i tyre të barazohet në të gjithë enën. Kështu, arrihet në përkufizimin për difuzionin.

Ndërtimi i njohurive: Udhëzues i të lexuarit ndërveprues

mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të lexojnë mësimin me vëmendje për afro 10 minuta dhe të nxjerrin konkluzione mbi këto çështje.

• faktorët që ndikojnë në difuzion• Në cilin proces merr pjesë difuzioni në trupin tonë• Pse uji quhet tretës universal?

Nxënësit diskutojnë në dyshe mbi këto çështje dhe nxjerrin konkluzionet të cilat plotësohen e saktësohen nga mësuesi/ja.

Përforcimi i njohurive: Ditari dypjesësh

mësuesi/ja paraqet një tabelë me dy kolona në dërrasën e zezë dhe kërkon që të plotësojnë shpjegimet mbi faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e difuzionit:

Detyrë: ushtrimi 1 dhe 4, faqe 33 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Tretësirë(ujë + sheqer)

Tretësirë(ujë + bojë)

• Distanca që përshkojnë molekulat

• Sipërfaqja e zonës

• Temperatura

• Gradienti i përqendrimit

.................................................

.................................................

.................................................

.................................................

.................................................

FAkTOrËT SHPjeGIMeT

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

32

KREU IIIFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 3: Lëvizjet brenda dhe jashtë qelizës Situata e të nxënit: diskutimi mbi rolin e osmozës te qelizat bimore e shtazore.Tema mësimore 2: Osmoza

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• Përkufizon termin osmozë.• Përshkruan lëvizjen e ujit brenda dhe jashtë

qelizave duke përdorur termin potencial i ujit.• Shpjegon efektin e osmozës mbi indet bimore e

shtazore.

Fjalët kyç: potencial i ujit osmozamembranë pjesërisht e përshkueshme.

Burimet: teksti i nxënësit, biologjia qelizore. Lidhja me fushat e tjera: Kimiafizika mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Stuhi mendimi, diagrami i venit, mësimnxënia reciproke. mendo/puno në dyshe/ shkëmbe mendime, puno në grup, punë individuale e nxënësve.

Organizmi i orës së mësimit

Parashikimi: Stuhi mendimesh (Brainstorming)

mësuesi/ja duke u bazuar në njohuritë që nxënësit kanë marrë në nivelet më të ulëta shkollore, i nxit ata që të përfshihen në diskutim përmes pyetjeve:

- Çfarë dini për përshkueshmërinë e membranës qelizore?- A njihni mënyra apo procese përmes të cilave membrana qelizore i përshkon lëndët?- A ka nevojë osmoza për harxhim energjie nga qelizat? Pse?

Ndërtimi i njohurive: Mësimnxënie reciproke

Nxënësi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë paraprakisht mësimin deri tek veprimtaria praktike dhe pasi të diskutojnë me shokun e bankës të kalojnë në diskutim me të gjithë klasën duke i drejtuar pyetje njëri-tjetrit lidhur me temën.

Për çdo paqartësi në përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja ndërhyn për t’i qartësuar ato.

Në fund të kësaj etape mësuesi/ja bën një përmbledhje për osmozën si difuzion i ujit, dhe se cilat molekula kalojnë membranën qelizore përmes saj.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

33

Përforcimi: Mendo/puno në dyshe/shkëmbe mendime

mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të punojnë fillimisht në mënyrë individuale ushtrimet 1, dhe 2 pas mësimit në rubrikën “ Kontrolloni njohuritë”, pastaj t’i diskutojnë ato në dyshe dhe në fund të shkëmbejnë mendimet me anëtarët e tjerë të klasës.

Detyrë:

- ushtrimi 3, faqe 35 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”

- realizojnë eksperimentin e përshkruar në ushtrimin 2, faqe 35 të rubrikës “Kontrolloni njohuritë”.

KREU IIIFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 3: Lëvizjet brenda dhe jashtë qelizave Situate e të nxënit: eksperimente dhe vëzhgime mbi mënyrat e transportit të lëndëve përmes membranës qelizore.

Tema mësimore 3: Punë praktike. Osmoza te qelizat bimore dhe te qelizat shtazore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

• Përshkruan sesi hyn e del uji nga qelizat bimore me anë të osmozës.

• Përshkruan sesi ndikon osmoza në qelizat shtazore.

Fjalët kyç: osmozëturgarosmometër

Burimet: teksti i nxënësit, biologjia qelizore. Lidhja me fushat e tjera: BioteknologjiaKimiamjekësiafizika

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësveeksperimenti, vëzhgimi, diskutimi, puna në grupe.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

34

Organizimi i orës së mësimit

mësuesi/ja ndan klasën në grupe pune me 5 nxënës ku secili grup do të kryejë eksperimentin për vëzhgimin e osmozës në qelizat e patates.

Njëri nga nxënësit e grupit përgatit tretësirën e holluar të sheqerit, nxënësi i dytë përgatit tretësirën e përqe ndruar të sheqerit në një epruvetë dhe nxënësi i tretë përgatit shiritat e patates së qëruar. Nxënësi i katërt mat me vizore gjatësinë e shiritave të patates para se ato të futen në epruvetat përka tëse me ujë të distiluar, me tretësirë sheqeri të holluar dhe me tretësirë sheqeri të përqendruar. Nxënësi i pestë mat gjatësinë e shiritave të patates pas 60 minutave që ato janë futur në epruvetat përkatëse. Të gjithë anëtarët e grupit arrijnë në një konkluzion të përbashkët bazuar në ndryshimin e gjatësisë e formës së shiritave të patates si pasoje e osmozës.

Në epruvetën me ujë të distiluar ka vepruar presioni i murgarit, por muri i fortë i qelizës bimore e ndalon shpërthimin e qelizës por kjo nuk ndodh në qelizat shtazore të njëqelizorëve të cilat shpërthejnë nga presioni i turgarit.

Nxënësit punojnë në grupe pune edhe për eksperimentin tjetër ku rolin e qelizave të patates do ta luajnë tubat e dializës të cilët janë me membranë gjysmë të përshkueshme si ajo e qelizave të gjallesave. Këto tuba do të mbushën njëri me tretësirë sheqeri dhe futet në një enë me ujë dhe tjetri mbushet me ujë dhe futet në një enë më tretësirë sheqeri. Nxënësit nxjerrin konkluzionin mbi ndryshimin e masës së tubave të dializës, që luajnë rolin e qelizave, dhe shkaqet e këtij ndryshimi.

uji del jashtë një qelize bimore me anë të osmozës

Detyrë: Nxënësve u lihet si detyrë e pavarur të krijojnë një aparat që do të luajë rolin e osmometrit, sipas udhëzimeve të dhëna në tekstin mësimor dh të nxjerrin konkluzion se pse ngjitet lëngu në tuba si dhe shpejtësinë e ngjitjes së lëngut.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

35

KREU IIIFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 3: Lëvizjet brenda dhe jashtë qelizave Situate e të nxënit: diskutim mbi mënyrat aktive të lëvizjes së molekulave përmes membranës qelizore.

Tema mësimore 4: transporti aktiv

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit• Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• Përkufizon termin transport aktiv• Shpjegon rëndësinë e transportit aktiv te bimët

e njeriu përmes transportit të joneve në qimet rrënjore dhe glukozës në vilet e zorrëve.

Fjalët kyç: transport aktivvilerrënjë me qimegradient përqendrimi

Burimet: teksti i nxënësit, Bioteknika, fiziologjia bimore.

Lidhja me fushat e tjera: KimiaNeurologjiaAgronomia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Përmbledhje e strukturuar, vLd, shkrim i shpejtë, punë në grupe, punë individuale

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar

mësuesi/ja paraqet në tabelë temën mësimore dhe çështjet kryesore të mësimit në mënyra të përmbledhur duke theksuar më shumë:

• Përkufizimin e transportit aktiv• Ndryshimin e tij nga difuzioni• Shembuj të përdorimit të këtij procesi te bimët e njeriu• Analizon grafikun 3, 4, 2 në faqen 38 dhe figurën 3, 4, 3, faqe 39.

Kërkon nga nxënësit të nxjerrin konkluzionet nga analiza e grafikut dhe e figurës 3,4,3,6.

Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtaria e leximit të drejtuar)

mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë pjesën “transporti aktiv ka nevojë për energji dhe shtron pyetjet për diskutim”:

• Si arrijnë jonet apo molekulat të depërtojnë membranën qelizore kundër gradientit të përqendrimit?• Si e siguron qeliza energjinë për transportin aktiv?• A ndikon ritmi i frymëmarrjes në ritmin e transportit aktiv?• Si ndikon temperatura dhe lëndët helmuese në ritmin e transportit aktiv?

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

36

Pasi merr përgjigjet e këtyre pyetjeve kalon në fazën e përforcimit.

Përforcimi i njohurive: Shkrim i shpejtë

mësuesi/ja i lë nxënësit për 5-10 minuta të shkruajnë se çfarë mësuan për temën, pa i hapur librat dhe shënimet e tyre. u kërkon nxënësve të shkruajnë shpejt duke u përqendruar në atë çfarë po shkruajnë dhe jo në rregullsinë e shkrimit. Në fund u kërkon disa nxënësve të lexojnë para klasës atë që ata kanë shkruar në lidhje me temën e ditës.

Detyrë: ushtrimi 3 dhe 4 faqe 39 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

KREU IVFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 4: molekulat biologjike Situate e të nxënit: diskutim mbi llojet e molekulave qelizore me të cilat qeliza kryen metabolizmin.Tema mësimore 1: molekulat biologjike

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit• Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• Liston elementet përbërëse të karbohidrateve,

yndyrave dhe proteinave• Përshkruan sintezën e molekulave të mëdha

nga ato më të vogla.• Bën lidhjen e strukturës së proteinave me

funksionin e tyre.

Fjalët kyç: metabolizëmglukozësakarozëglikogjen lidhje peptidikeacide yndyrore

Burimet: teksti i nxënësit, Biologjia qelizore. Lidhja me fushat e tjera: Kimia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Përmbledhje e strukturuar, vLd, ditari dypjesësh, punë individuale, punë në grupe.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

37

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar

mësuesi/ja realizon një përmbledhje të shkurtër mbi konceptet e çështjet kryesore të temës duke theksuar këto drejtime:

– elementët kimikë, përbërës të karbohidrateve, proteinave e yndyrave.– rolin biologjik të tyre– lidhjen e strukturës së proteinave me rolin e tyre

Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)

Pasi nxënësit do të lexojnë mësimin me paragrafë, mësuesi/ja drejton pyetjet orientuese:

– Cilët janë elementët kimikë të karbohidrateve, proteinave, e yndyrave?– tregoni nga një rol biologjik për secilën lloj molekule komplekse– Ku ndryshon amidoni e glikogjeni nga sheqernat e tjera?– Si lidhen aminoacidet për të ndërtuar proteinën?– A ka lidhje midis strukturës së proteinës dhe rolit të saj në qelizë?

Pasi merr përgjigjet për të gjitha këto pyetje kalon në fazën e përforcimit.

Përforcimi i njohurive: Ditari dypjesësh

mësuesi/ja ndan tabelën në dy pjesë ku shënon:

Elementët kimik Njësitë ndërtuese

Karbohidratet C, h, O sheqernat e thjeshta

Proteinat C, h, O, N, S aminoacidet

yndyrat C, h, O glicerol + 3 acide lyrore

tabela punohet paraprakisht nga secili nxënës në mënyrë individuale pastaj plotësohet me pjesëmarrjen ne të gjithë klasës për të angazhuar edhe nxënësit pasiv.

Vlerësimi:

mësuesi/ja vlerëson nxënësit për saktësinë e përgjigjeve që japin gjatë gjithë orës mësimore si dhe për angazhimin e tyre gjatë punës individuale apo në grup.

Detyrë:

ushtrimi 1,2,3 faqe 43 në rubrikën “Kontrollojini njohuritë”.

Pse ndaj virusit të gripit ne, nuk kemi mbrojtje afatgjatë si në rastin e virusit të lisë apo fruthit?(Bazohuni në faktin që virusi një pjesë e ka proteinike).

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

38

KREU IVFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 4: molekulat biologjike Situate e të nxënit: diskutim mbi ndërtimin dhe rolin e AdN-së.Tema mësimore 3: AdN-ja

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç: 1. Kompetenca e të menduarit 2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit 3. Kompetenca e të nxënit

4. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:• Përshkruan strukturën e AdN-së si dy zinxhir

që përdridhen për të formuar një helikë të dyfishtë.

• Përcakton njësitë ndërtuese të AdN-së me pjesët përbërëse të tyre.

• Përcakton numrin dhe llojin e lidhjeve që vendosen midis bazave të AdN-së.

Fjalët kyç: acide nukleikenukleotid ademina timina guanina citozina

Burimet: teksti i nxënësit, interneti Lidhja me fushat e tjera: BioteknologjiaGjenetikaShkencat mjekësore

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Parashikimi me terma paraprakë, mbajtja e strukturuar e shënimeve, kllaster, punë në dyshe, punë individuale, punë në grup, harta konceptuale.

Organizmi i orës së mësimit

Parashikimi: Parashikimi me terma paraprakë

mësuesi/ja zgjedh paraprakisht disa nga fjalët kyç të temës, të cilat i shënon në tabelë dhe u kërkon nxënësve që për afro 5 minuta të shkruajnë një paragraf ku do të përdorin këto fjalë, (duke rikujtuar njohuritë nga klasat e mëparshme).

fjalët e zgjedhura do të jenë: nukleotid, ADN, bërthamë qelizore, acid nukleik, informacion gjenetik, helik, e dyfishtë.

Pasi nxënësit punojnë në mënyrë individuale, 3 nxënës e lexojnë paragrafin e krijuar para klasës. Pas kësaj kalohet në fazën e ndërtimit të njohurive.

Ndërtimi i njohurive: Mbajtja e strukturuar e shënimeve

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

39

mësuesi/ja shënon në tabelë pikat kryesore të temës si dhe udhëzon nxënësit që t’i shënojnë ato ne fletoret e tyre me qëllim që të orientohen më mirë kur të plotësojnë hartën konceptuale dhe kllasterin në fund të orës mësimore.

Pikat kryesore të temës:- Manomeri i acideve nukleike.- Pjesët përbërëse të një acidi nukleotid.- Ndërtimi i ADN-së.

Pasi nxënësi/ja i sqaron paraprakisht këto çështje kërkon nga nxënësit të plotësojnë skemën e mëposhtme në tabelë.

Përforcimi: Kllaster

mësuesi/ja në përfundim të temës u kërkon nxënësve të plotësojnë kllaserin në fletoret e tyre duke punuar në dyshe, pastaj e plotësojnë në tabelë, me gjithçka që ata mësuan për AdN-në. Detyrë: Bazuar në informacionet e mara nga interneti, nxënësit do të vizatojnë skemën e ndërtimit të AdN-së së njeriut dhe të një gjallese njëqelizore dhe të krahasojnë ato

ADN

pjesët e nukleotidit?

roli i saj? njësia ndërtuese?

llojet e nukleotideve?

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 4: molekulat biologjike situata e të nxënit:

veprimtari praktike për provat e zbulimit të disa molekulave biologjike, si amidoni, yndyrat, proteinat etj.

Tema mësimore: Punë laboratori: Provat kimike për molekulat biologjikeRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të vepruarit3. Kompetenca e të nxënit4. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:· kryen prova kimike me tretësirë jodi për niseshtenë;· kryen prova kimike me tretësirë Benedikti për

sheqernat e thjeshta;· kryen prova kimike me tretësirë metanoli për yndyrat;· kryen prova kimike me dCPIP për vitaminën C.

Fjalët kyç:tretësirëProva Kimike SheqernaAmidon Proteina vitaminë C

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

40

Baza materiale: provëza, piketa, tretësirë jodi, tretësirë biureti, tretësirë Benedikti, metanol, vitaminë C, llambë alkooli etj.

Lidhja me fushat e tjera: Kimia Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:pNp: demonstrim, punë me grupe, punë individuale, diskutim, eksperiment.

Organizimi i orës mësimoremësuesi/ja e ndan klasën në pesë grupe me 5-6 nxënës secili grup. Udhëzon nxënësit që fillimisht të përgatisin një ekstrakt të produktit me të cilin do të kryejnë provën. mësuesi kujton nxënësit që të kenë kujdes, sepse disa lëndë kimike që do të përdoren në këto prova janë gërryese, prandaj gjatë eksperimenteve duhet të vendosin mbrojtësen e syve. mësuesi cakton detyrat që do të kryejë secili grup dhe të nxjerrin përfundimet e duhura pas eksperimentit.Grupi i parë do të kryejë provën për praninë e amidonit përmes tretësirës së jodit. Nëse produkti ushqimor do të marrë ngjyrën blu në prani të jodit, kjo do të tregojë praninë e amidonit në të. (eksperimenti do të kryhet sipas trajtimit në temën mësimore).Grupi i dytë do të kryejë provën për praninë e sheqernave të thjeshta me tretësirën e Benediktit, e cila ka ngjyrë blu. Kur tretësira e Benediktit në prani të produktit ushqimor dhe me ngrohje do të marrë ngjyrën e gjelbër, do të tregohet prania e një sasie të vogël të sheqernave të thjeshta, ndërsa ngjyra e kuqe apo portokalli do të tregojë sasinë më të madhe të sheqernave të thjeshta në produktin ushqimor.Grupi i tretë do të kryejë provën për praninë e proteinave në prani të tretësirës së Biuretit. Nëse tretësira e Biuretit kthehet në ngjyrë vjollcë, do të thotë se proteinat janë të pranishme në produktin ushqimor.Grupi i katërt do të kryejë provën për praninë e yndyrave në prani të metanolit. Në provëzën ku gjendet ekstrakti ushqimor për zbulimin e yndyrave shtohet metanol dhe, pasi e tundim fort, i shtojmë ujë të distiluar. do të formohet një tretësirë e bardhë. Kjo tregon se në ekstraktin ushqimor janë të pranishme yndyrat.Grupi i pestë do të kryejë provën për praninë e vitaminës C përmes tretësirës blu dCPIP. Nëse në provën me tretësirën dCPIP shtohet tretësirë e vitaminës C, nga një pikë herë pas here, ngjyra e dCPIP-së do të zhduket. Kjo do të thotë se vitamina C është e pranishme në produktin ushqimor.- Pasi nxënësit kryejnë provat e sipërpërmendura, ata i shprehin përfundimet e punës së tyre para klasës duke përmendur se në cilin produkt ushqimor e kanë kryer provën e tyre,dhe në fund të orës përfundimet e punës i shënojnë në fletoret e punës së laboratorit.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 5: Ndërtimi dhe veprimi i enzimave situata e të nxënit:

veprimtari praktike për ndikimin e temperaturës mbi enzimat.

Tema mësimore: punë laboratori. faktorët që ndikojnë në veprimin e enzimave. temperaturaRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të vepruarit3. Kompetenca e të nxënit4. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

41

KREU VFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu V: enzimat Situata e të nxënit: diskutim mbi enzimat dhe vetitë e tyre

Tema mësimore 1: Ndërtimi dhe veprimi i enzimave

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

· kryen një kërkim eksperimental për vëzhgimin e ndikimit të temperaturës në aktivitetin e enzimave;

· shpjegon ndikimin që ka temperatura në veprimtarinë e enzimës.

Fjalët kyç:enzima tretësirë Provëza

Baza materiale: provëza, tretësirë amidoni, tretësirë jodi, enzima amilazë

Lidhja me fushat e tjera: Kimia Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:pNp: demonstrimi, eksperimental, diskutimi, punë individuale, punë në grupe).

Organizimi i orës mësimoremësuesi/ja ndan grupet e punës ku secili grup do të ketë 4 nxënës. Jep udhëzimet për punën dhe

shpjegimet e duhura. Secili grup do të kryejë eksperimentin duke ndarë detyrat brenda grupit. Kështu njëri nga anëtarët e

grupit do të vendosë provëzën me tretësirë amidoni në frigorifer, i dyti e vendos në një statik provëzash, pra, në temperaturë mjedisi, i treti e vendos provëzën me tretësirën e amidonit në një enë me një të ngrohtë në temperaturën 35oC, ndërsa anëtari i katërt i grupit do ta vendosë provëzën me tretësirë amidoni në një enë me ujë të nxehtë 80oC.

Secilës provëz nxënësit do t’i shtojnë 2 ml tretësirë amilaze dhe të shënojnë kohën.Pas çdo dy minutash nxënësit marrin me pipetë një sasi të vogël nga provëza dhe i shtojnë tretësirë jodi,

e cila merr ngjyrën blu.dhe kur amidoni të jetë zbërthyer plotësisht, tretësira e jodit nuk do të kthehet më në blu, por do të

qëndrojë ngjyrë kafe e hapur.Në fund të orës nxënësit nxjerrin përfundimin se në secilën temperaturë veprimi i enzimave është i ulët, i

mesëm apo i lartë. Konkluzionet i nxjerrin në sajë të majës së shpejtësisë së reaksionit. nxënësit arrijnë në përfundimin se enzimat veprojnë në temperatura deri në 40oC, sepse në temperatura

të larta ato denatyrohen (çnatyrohen).nxënësit plotësojnë në fletoret e laboratorit përfundimet e nxjerra.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

42

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

• Përkufizon termin katalizator si një lëndë që përshpejton një reaksion kimik dhe nuk ndryshon gjatë reaksionit.

• Shpjegon se si vepron një enzimë duke përdorur modelin “çelësi dhe brava”.

Fjalët kyç:fotosintezëKloroplastKlorofil

Burimet: teksti i nxënësit, Biologjia qelizore, Gjenetika, me autor N. Çabej, fiziologjia bimore

Lidhja me fushat e tjera: BioteknikaKimia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Brainstorming, VLD, ditari dypjesësh, punë në grupe dyshe, punë individuale.

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Brainstorming

mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të shprehin idetë apo njohuritë që ata mund të kenë mbi enzimat, duke u mbështetur në njohuritë e mara për to në lëndët e tjera.i orienton nxënësit përmes pyetjeve:

- Çfarë janë enzimat?

- Cili është roli i tyre në qelizë?

- Çfarë vetish të enzimave mund të tregoni?

Përgjigjet e nxënësve plotësohen dhe saktësohen nga mësuesi/ja nëse është e nevojshme.

Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)

mësuesi/ja i orienton nxënësit që për 10 minuta të lexojnë mësimin me pjesë dhe të arrijnë në një konkluzion në lidhje më atë çfarë lexuan duke punuar në grupe.

Grupi I: Lexon pjesën - “ Si punojnë enzimat” - “Ndarja e molekulave të mëdha në ato më të vogla”

Grupi II: Lexon pjesën - “Sinteza e molekulave të mëdha nga ato më të vogla” - “Shndërrimi i një molekule të vogël në një tjetër”

Grupi III: Lexon pjesën - “ enzimat janë të përbëra nga proteinat

Çdo grup, pasi lexon pjesën e tij, arrin në një konkluzion, të cilin e komenton para klasës. Secili grup dëgjon edhe komentet e grupeve të tjera për të arritur në një sintezë të temës mësimore.

Përforcimi i njohurive: Ditari dypjesësh

mësuesi/ja ndan tabelën në dy pjesë dhe shënon majtas: “të dhëna për enzimat” dhe djathtas “Komente”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

43

Kjo shtyllë plotësohet nga nxënësit fillimisht në fletoret e tyre pastaj në tabelë.

Të dhënat për enzimat Komente rreth tyre

përbërja kimike e enzimave roli i enzimave qendra aktive e enzimave substrati

Detyrë: - ushtrimi 2 faqe 51 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë” - Skematizoni mënyrën e lidhjes së enzimës me substratin.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 3, 4, 5: Lëvizjet brenda dhe jashtë qelizës. molekulat biologjike. enzimat

Situata e të nxënit: diskutim mbi: - mënyrat e përshkueshmërisë së membranës;- rolin e molekulave biologjike;- rolin e enzimave.

Tema mësimore: Përsëritje mbi kreun 3, 4, 5

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit.2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit.3. Kompetenca personale.Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:- përkufizon termin: difuzion, osmozë, transport aktiv;- përshkruan veçoritë e molekulave biologjike;- analizon rolin e enzimave për qelizën.

Fjalët kyç:difuzion Osmozë Gradient përqendrimi Qendër aktive Polimeri

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore” Lidhja me fushat e tjera: fiziologjia Bioteknologjia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:të nxënit me këmbime ose grupi i ekspertëve, punë individuale punë me grupe

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

44

Organizmi i orës së mësimitmësuesi/ja ndan klasën në grupe pune dhe çdo anëtari të grupit i vendos numrin nga 1 deri në 5.Të gjithë nxënësve me numrin 1 të secilit grup i jep një fishë prej letre me pyetje, të cilave nxënësit duhet t’u japin përgjigje. Po kështu vepron edhe me nxënësit me nr. 2, 3, 4, 5 të secilit grup.Pasi nxënësit fillojnë të punojnë për pyetjet e dhëna, fillimisht në mënyrë individuale dhe pastaj me grupin, për rreth 10 minuta, ata rigrupohen në grupet e reja të ekspertëve d.m.th., gjithë nxënësit me nr. 1 të secilit grup grupohen së bashku për të konsoliduar më mirë përgjigjet e tyre. Kështu pas 10 minutash nxënësit rikthehen përsëri në grupet fillestare. Kështu veprojnë edhe nxënësit e tjerë të grupit. Pas kësaj, mësuesi/ja kërkon përgjigjet për pyetjet e dhëna për secilin grup me fishat e letrës.modele të fishave:fisha nr. 1

· Cilët faktorë ndikojnë te difuzioni në qeliza? a) largësia b) temperatura· Cilat elemente gjenden te proteinat, por jo te karbohidratet dhe yndyrat?· Si ndikon enzima në shpejtësinë e reaksionit?

fisha nr. 2· Çfarë kuptoni me termat: lëvizje aktive dhe lëvizje pasive?· Cilat molekula të vogla bashkohen për të formuar proteinat?· Si ndikon rritja e ph në shpejtësinë e reaksionit të kanalizuar nga enzima?

fisha nr. 3· Përkufizoni termat: difuzion, osmozë.· në një organizëm 30% e bazave janë A. Çfarë përqindjeje do të ketë baza C? Si e gjetët?· Çfarë ndodh kur enzimat denatyrohen nga vlerat e ph-it?

fisha nr. 4· Cilat janë çiftet e bazave që lidhen në molekulën e AdN-së?· Jepni dy shembuj të përdorimit të transportit aktiv nga qelizat.· Cili është kuptimi i modelit të enzimave “çelësi dhe brava”?

fisha nr. 5· Pse, kur shiritat e patates futen në tretësirë të holluar sheqeri, nuk e ndryshojnë peshën e tyre?· Jepni tri shembuj të proteinave të trupit tonë dhe tregoni rolin e tyre.· Shpjegoni pse kataliza është e vetmja enzimë që katalizon zbërthimin e ujit të oksigjenuar?· Në fund të orës së mësimore mësuesi/ja vlerëson nxënësit për përgjigjet e dhëna dhe aktivizimin

gjatë orës mësimore duke dhënë sugjerimet për mangësitë e hasura dhe anët pozitive.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

45

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: X

Kreu 5: Ndërtimi dhe veprimi i enzimave situata e të nxënit: veprimtari praktike për ndikimin e temperaturës mbi enzimat.

Tema mësimore: punë laboratori. faktorët që ndikojnë në veprimin e enzimave. temperatura

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të vepruarit3. Kompetenca e të nxënit4. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

· kryen një kërkim eksperimental për vëzhgimin e ndikimit të temperaturës në aktivitetin e enzimave;

· shpjegon ndikimin që ka temperatura në veprimtarinë e enzimës.

Fjalët kyç:enzima tretësirë Provëza

Baza materiale: provëza, tretësirë amidoni, tretësirë jodi, enzima amilazë

Lidhja me fushat e tjera: Kimia Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:pNp: demonstrimi, eksperimental, diskutimi, punë individuale, punë në grupe).

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja ndan grupet e punës ku secili grup do të ketë 4 nxënës. Jep udhëzimet për punën dhe shpjegimet e duhura.

Secili grup do të kryejë eksperimentin duke ndarë detyrat brenda grupit. Kështu njëri nga anëtarët e grupit do të vendosë provëzën me tretësirë amidoni në frigorifer, i dyti e vendos në një statik provëzash, pra, në temperaturë mjedisi, i treti e vendos provëzën me tretësirën e amidonit në një enë me një të ngrohtë në temperaturën 35oC, ndërsa anëtari i katërt i grupit do ta vendosë provëzën me tretësirë amidoni në një enë me ujë të nxehtë 80oC.

Secilës provëz nxënësit do t’i shtojnë 2 ml tretësirë amilaze dhe të shënojnë kohën.Pas çdo dy minutash nxënësit marrin me pipetë një sasi të vogël nga provëza dhe i shtojnë tretësirë jodi,

e cila merr ngjyrën blu.dhe kur amidoni të jetë zbërthyer plotësisht, tretësira e jodit nuk do të kthehet më në blu, por do të

qëndrojë ngjyrë kafe e hapur.Në fund të orës nxënësit nxjerrin përfundimin se në secilën temperaturë veprimi i enzimave është i ulët,

i mesëm apo i lartë. Konkluzionet i nxjerrin në sajë të majës së shpejtësisë së reaksionit. nxënësit arrijnë në përfundimin se enzimat veprojnë në temperatura deri në 40oC, sepse në temperatura

të larta ato denatyrohen (çnatyrohen).nxënësit plotësojnë në fletoret e laboratorit përfundimet e nxjerra.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

46

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 5: enzimat situata e të nxënit:

veprimtari praktike për ndikimin e ph-shit mbi enzimat.Tema mësimore: punë laboratori. enzimat dhe

ph-shiRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të vepruarit3. Kompetenca e të nxënit4. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:· Përshkruani ndikimin e ph-shit në veprimin e

enzimës· Kryen një kërkim eksperimental për ndikimin e

ph-shit në veprimin e enzimës· Shpjegon ndikimin e ph-shit në veprimin e

enzimës.

Fjalët kyç:ph enzimë tretësirë

Baza materiale: provëza, e bardhë vezë tretësirë proteaze, acid klorhidrik, ujë, NaOh.

Lidhja me fushat e tjera: Kimia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:pNp: demonstrimi, eksperimental, diskutimi, punë individuale, punë në grupe).

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja ndan grupet e punës me nga 5 nxënës secili. Jep udhëzimet për punën dhe shpjegimet e duhura.Secili grup do të kryejë eksperimentin duke ndarë detyrat brenda grupit. Kështu njëri nga anëtarët e grupit do të vendosë tri provëzat në enën me ujë të ngrohtë në 40oC, anëtari i dytë do të shtojë 5 ml tretësirë të bardhë veze në secilën provëz. Anëtari i tretë do t’i shtojë secilës provëz përkatësisht NaOh, tjetrës ujë dhe së tretës hCl. Anëtari i katërt i grupit do të provojë me letër lakmuesi vlerën e ph-shit në secilën provëz dhe anëtari i pestë do t’i shtojë të tria provëzave nga 1 ml proteazë. Pastaj të gjithë anëtarët e grupit do të krahasojnë pamjen e tri provëzave në çdo minutë për rreth 5 minuta, derisa në to të mos ketë më ndryshime. Në fund, nxënësit plotësojnë tabelën që jepet në tekst në f. 55.mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të ndërtojnë grafikun, të diskutojnë rreth tij dhe të nxjerrin përfundime mbi ndikimin e ph-shit në punën e enzimave.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

47

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: Xsituata e të nxënit: diskutim për punën e kryer nga nxënësit për realizimin e projektit.

Tema mësimore: Projekt lëndor (ora e dytë)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- raporton për punën e arritur për projektin;- bashkëpunon me shokët e grupit për punën e

përbashkët, që rezultati të jetë sa më i mirë.

Fjalët kyç:Sipas projektit

Burimet: Literaturë shkencore që lidhet me njohuritë biologjike, informacione nga faqet e internetit

Lidhja me fushat e tjera: Sipas projektit

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(diskutim, punë e udhëhequr, punë individuale, punë e pavarur e nxënësve)

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja kërkon nga kryetarët e secilit grup që të raportojnë për arritjet e grupit të tyre në punën për përgatitjen e projektit.

Kryetarët e secilit grup tregojnë gojarisht apo edhe materialisht se çfarë ka arritur të realizojë grupi i tyre deri në atë periudhë për pjesën teorike dhe praktike të projektit. Këto i konkretizon me materialet e printuara, me video dhe foto, si dhe me intervista të ndryshme që mund të kenë zhvilluar me punonjës të institucioneve, në varësi të temës kryesore dhe nëntemës së projektit të grupit.

Kjo orë mbaron kur mësuesi/ja ballafaqohet me punën e kryer nga secili grup për projektin.Në fund mësuesi/ja rikujton nxënësit për orën e fundit të projektit ku ata do të prezantojnë punën e tyre

dhe do të vlerësohen për të.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

48

KREU VIFusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu VI: ushqyerja e bimëve Situata e të nxënit: eksperiment, vëzhgim dhe diskutim mbi mënyrën e zhvillimit të fotosintezës te bimëtTema mësimore 1: fotosinteza

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

• Përkufizon termin fotosintezë.• formulon me fjalë reaksionin e

fotosintezës.• Provon praninë e amidonit në gjethe.

Fjalët kyç:fotosintezëKloroplastKlorofil

Burimet: teksti i nxënësit, fiziologjia bimore Lidhja me fushat e tjera: Bioteknikaekologjia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: Demonstrim eksperimenti, Di-Dua të di-Mësova më shumë, Punë individuale dhe punë në dyshe

Organizimi i orës së mësimitParashikimi: di

mësuesi/ja njeh nxënësit me temën e mësimit “fotosinteza”.

u kërkon nxënësve të mendojnë e të shkruajnë çfarë ata dinë për fotosintezën:

drejton pyetjet:

- Ç’kuptoni me fotosintezën?- Në cilën organele të qelizës kryhet fotosinteza?- Cili është fragmenti fotosintetik që thith dhe shndërron energjinë diellore në energji kimike?

vizaton në tabelë skemën ddm dhe u kërkon nxënësve të plotësojnë kolonën “di” të kësaj tabele, në lidhje me ato që ata dinë për fotosintezën.

Kryhet në kloroplaste Duhet dritë

Nuk kryhet në errësirë bima merr dyoksid karboni dhe lëshon oksigjen

MEJOZA

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

49

Tabela DDM

Di Dua të di Mësova më shumëGjatë fotosintezës bima merr h2O dhe CO2

Bima merr h2O dhe CO2 dhe cliron glukozë dhe O2.fotosinteza kryhet në kloroplaste Pigmenti fotosintetik është klorofil

Ndërtimi i njohurive: Dua të di

mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë se çfarë duan të dinë më shumë për fotosintezën dhe kërkesat e tyre i shënon në kolonën e tabelës “dua të di”.

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve nxënësit lexojnë pjesën e mësimit për afro 10 minuta dhe arrijnë në konkluzionin për pyetjet e ngritura.

Di Dua të di Mësova më shumëGjatë fotosintezës bima merr h2O dhe CO2

Nga prodhohet oksigjeni te bima?

Bima merr h2O dhe CO2 dhe çliron glukozë dhe O2.

Si formohet sheqeri në gjethe?

fotosinteza kryhet në kloroplaste Si provohet nëse një gjethe ka apo jo sheqer?

Pigmenti fotosintetik është klorofil

Përforcimi i njohurive: Mësova më shumë

Në këtë fazë nxënësi/ja demonstron eksperimentin e përshkruar në tekstin mësimor dhe pasi nxënësit e vëzh-gojnë arrijnë në konkluzionin e pyetjes se “Si provohet nëse një gjethe ka apo jo amidon”. Pas kryerjes së eksperimentit mësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë se çfarë është informacion i ri për ta, ta shënojnë në kolonën e tabelës “mësova më shumë”.

Di Dua të di Mësova më shumëGjatë fotosintezës bima merr h2O dhe CO2

Nga prodhohet oksigjeni te bima? O2 del nga zbërthimi i molekulës së ujit

Bima merr h2O dhe CO2 dhe çliron glukozë dhe oksigjen.

Si formohet sheqeri nëGjethe?

h që del nga uji lidhet me CO2 për të formuar glukozën

fotosinteza kryhet në kloroplaste Si provohet nëse një gjethe ka apo jo sheqer?

me gjethen në ujë të valuar dhe etanol provohet nëse një gjethe ka sheqer apo j, duke i shtuar edhe tretësirë jodi

Pigmenti fotosintetik është klorofil

Detyrë: - Shkruani reaksionin përmbledhës të fotosintezës. - Shkruani një ese të shkurtër me temë: “Bimët janë jetësore për jetën tonë”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

50

KREU VIFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XTematika VI: ushqyerja e bimëve Situata e të nxënit: eksperimente e

vëzhgime mbi rolin e klorofilit, dyoksidit të karbonit dhe dritës për zhvillimin e fotosintezës Tema mësimore 2: Çfarë nevojitet për fotosintezën

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

• liston lëndët e para që nevojiten për procesin e fotosintezës;

• demonstron eksperimente që prodhojnë së klorofili, O2 dhe drita jonë janë të nevojshëm për fotosintezë.

Fjalët kyç:Klorofil Çamidonizim fotosintezë

Burimet: teksti i nxënësit, fiziologjia bimore Lidhja me fushat e tjera: ekologjia Agronomia

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: demonstrim eksperimenti, bisedë, stuhi mendimesh, tabela e koncepteve, punë në grup, pune individuale

Organizimi i orës së mësimit

Parashikimi: Bisedë, stuhi mendimesh

mësuesi /ja e fillon orën mësimore në një bisedë mbi rolin e fotosintezës për jetën në tokë duke iu drejtuar nxënësve pyetjet:

- Ç’është fotosinteza?- Cilat janë lëndët nistore dhe produktet e fotosintezës?- Çfarë roli ka fotosinteza për jetën në tokë?

dëgjohen mendimet e nxënësve duke i orientuar ata drejt thelbit të nëntemës: roli i lëndëve nistore

mësuesi /ja me anë të një stuhie mendimesh, nxit nxënësit të flasin rreth fotosintezës.

siguron vazhdimësinë e jetës në tokë

siguron lëndën ushqimore

pastron ajrin nga dyoksidi i karbonit

siguron oksigjen

FOTOSINTEZA

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

51

Ndërtimi i njohurive: Demonstrim eksperimenti

Nxënësi/ja ndan klasën me tri grupe pune, ku secili grup do të kryejë përkatësisht eksperimentin mbi rolin e klorofilit për fotosintezën, grupi i dytë eksperimentin mbi rolin e dyoksidit të karbonit për procesin e fotosintezës dhe grupi i tretë eksperimentin mbi rolin e dritës për fotosintezën. Pasi e zhvillojmë eksperimentin për secilin grup arrin në konkluzione të caktuara mbi rolin që ka klorofili, drita dhe dyoksidi i karbonit për bimët e gjalla.

(Paraprakisht, nxënësit e secilit grup e lexojnë në tekst se si do të realizojnë eksperimentin përkatës).

Përforcimi i njohurive: Tabela e koncepteve

nxënësi /ja ndërton një tabelë në dërrasë të zezë dhe nxënësit pasi e plotësojnë fillimisht në mënyrë individuale, e plotësojnë edhe në tabelë.

Koncepti Roli i tij në procesin e fotosintezës• drita• Klorofil• dyoksid i karbonit• uji

Detyrë: ushtrimi 2, faqe 61 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

KREU VIFusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Tematika VI: ushqyerja e bimëve Situata e të nxënit: eksperiment dhe diskutim mbi produktet e fotosintezës dhe roli i secilit prej tyre.Tema mësimore 3: Produktet e fotosintezës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:• Kompetenca e të nxënit• Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit• Kompetenca personale • Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

• rendit produktet që formohen në fotosintezë;

• shpjegon se si përdoren këto produkte nga bima;

• përshkruan dhe demonstron eksperimentin që tregon se si bima prodhon oksigjen.

Fjalët kyç:GlukozëSakarozëAminoacideProteina

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

52

Burimet: teksti i nxënësit, fiziologjia bimore Lidhja me fushat e tjera: ekologjia Njeriu dhe ndryshimet klimaterike.

Metodologjia dhe veprimtaria e nxënësvePNP: demonstrim eksperimenti, pyetje-përgjigje, vLd, punë në grup, punë individuale Veprimtari.

Organizimi i orës mësimore

Parashikimi: Pyetje-përgjigje

mësuesi/ja e fillon orën mësimore me një stuhi mendimesh, duke i nxitur nxënësit përmes pyetjeve:- Pse i nevojitet glukozë bimës? Si mendoni ju?- Po oksigjeni, që del nga fotosinteza pse është i dobishëm?- Si prodhon bima lëndët e tyre si proteinat, vajrat?

Pasi dëgjon mendimet e nxënësve i orienton ata që të fillojnë të lexojnë për afro 10 min, për të plotësuar më mirë përgjigjet e tyre.

Ndërtimi i njohurive: VLD (veprimtari me lexim të drejtuar)Pasi nxënësit kanë lexuar mësimin, mësuesi/ja iu drejton pyetje:

- Si formohet amidoni në gjethe? Po celuloza?

- Çfarë i duhet bimës të marrë nga toka për të formuar proteinat?

- Pse nevojiten vajrat e bimës?

Pasi merr përgjigjet e këtyre pyetjeve, që nxënësit i gjejnë në tekst pas leximit të tij, kalon në fazën e tretë eksperimentale.

Përforcimi i njohurive: Demonstrim eksperimental

Nxënësi/ ja ndan klasën në 5 grupe pune, ku secili grup do të kryejë eksperimentin që tregon si prodhohet O2 gjatë fotosintezës (shpjegimet jepen në tekst), duke nxjerrë në konkluzione se oksigjeni nuk çlirohet i gjithi në atmosferë, por një pjesë e konsumon vetë bima gjatë frymëmarrjes. Kështu nxënësi ngulit më mirë se oksigjeni është një nga produktet e fotosintezës.

Detyrë: ushtrimi 1 dhe 3, f. 63 në rubrikën “Kontrolli i njohurive”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

53

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 6: ushqyerja e bimëve Situata e të nxënit:

Diskutoni mbi rolin e faktorëve kufizues në ritmin e fotosintezës dhe faktorët që ndikojnë në prodhimin në sera.

Tema mësimore: Prodhimi në serra

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të analizuarit3. Kompetenca personale4. Kompetenca digjitaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

· përkufizon termin faktor kufizues;· shpjegon faktorët kufizues të fotosintezës në

kushte të ndryshme mjedisore;· shpjegon si pasurohen sistemet e serave me

CO2, dritë dhe temperaturë optimale.

Fjalët kyç:faktor kufizues, intensiteti i dritës, temperatura.

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e bimëve” Lidhja me fushat e tjera: Agronomia, fizika, Kimia.

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: stuhi mendimi, leksion i avancuar, rrjeti i diskutimit, punë në grupe, punë individuale

Organizimi i orës së mësimit

a. Parashikimi. Stuhi mendimimësuesi/ja zhvillon një bisedë me të gjithë nxënësit mbi produktet bimore që rriten apo kultivohen në serra. mësuesi/ja i nxit nxënësit në diskutime përmes pyetjeve:- Si shpjegohet që disa zarzavate që piqen në verë ne i gjejmë në treg edhe në dimër?- Si e realizojnë fermerët këtë proces në serrat e tyre?- Çfarë kushtesh duhet të plotësohen në serra për të pasuruar tregun me zarzavate edhe në stinën e dimrit?Pasi mbledh idetë e nxënësve që lidhen edhe me temën e mësimit, kalon në fazën e dytë të ndërtimit të njohurive.

b. Ndërtimi i njohurive: Leksioni i avancuarmësuesi/ja shkruan në tabelë konceptet kyç të temës si: faktor kufizues, intensiteti i dritës, temperatura. jep përkufizimin për faktorin kufizues dhe orienton nxënësit që të analizojnë grafikun në fig. 6.5.1 në faqen 66. Kërkon nga nxënësit të analizojnë se si ndryshon ritmi i fotosintezës në varësi të intensitetit të dritës dhe të përqendrimit të CO2. Shpjegon se pse temperaturat e larta apo të ulëta e kufizojnë zhvillimin e bimës, gjithashtu shpjegon edhe ndikimin kufizues të intensitetit të lartë apo të ulët të dritës në zhvillimin normal të bimës.Pas shpjegimit kërkon të dijë nëse ka paqartësi nga nxënësit për ndikimin e faktorëve kufizues në zhvillimin e bimëve. Në rast se nuk ka paqartësi, kalon në punën me grupe. mësuesi/ja ndan klasën në 5 grupe, ku secilit grup i cakton të lexojë një pjesë nga “Prodhimi në serra” për 5-7 minuta.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

54

Grupi I: Pjesën deri te temperaturaGrupi II: temperaturaGrupi III: dritaGrupi IV: dyoksidi i karbonitGrupi V: ujiPas kohës së caktuar një përfaqësues nga secili grup referon mbi pjesën që kishte për të lexuar. Grupet e tjera e dëgjojnë me vëmendje dhe mund të plotësojnë njëri-tjetrin.

c. Përforcimi i njohurive: Rrjeti i diskutimitShtron pyetjen, të cilën e shënon edhe në një fletë formati:- Çfarë duhet të bëjë një fermer që prodhimi në serrat e tij të jetë maksimal?fletën e kalon në secilin grup pune, ku nxënësit shtrojnë mendimet dhe idetë e tyre, duke plotësuar idetë e grupit të mëparshëm dhe duke dhënë edhe argumente për çdo mendim apo ide që japin. Kështu fleta kalon grup pas grupi në formën e rrjetës, derisa arrin në grupin e fundit.në fund, mësuesi/ja i lexon para klasës idetë që ka hedhur në fletë secili grup.

Detyrë: Gjeni nga interneti informacion mbi prodhimet në sera në vendin tonë.

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 6: ushqyerja e bimëve Situata e të nxënit: vëzhgim dhe diskutim mbi ndërtimin e gjethesTema mësimore: Gjethja

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e vëzhgimit dhe analizës3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore.Nxënësi/ja:

· përshkruan ndërtimin e brendshëm të gjethes;

· shpjegon përshtatjen e ndërtimit të gjethes me funksionin e saj.

Fjalët kyç:Kloroplaste epidermë mesofili Nervura Gojëza (stoma)

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e bimëve”. Lidhja me fushat e tjera: Botanika Agronomia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: kllaster, mësimnxënie reciproke, mendo/puno në dyshe/shkëmbe, punë në grupe, punë individuale

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

55

Organizimi i orës së mësimita. Parashikimi: Kllastermësuesi/ja shënon në tabelë kllasterin me termin “Gjethja”. Kërkon nga nxënësit ta plotësojnë me terma që lidhen me ndërtimin apo rolin e gjethes për bimën.GjethjaKryen fotosintezën Ka klorofil?e përbërëe thjeshtë

b. Ndërtimi i njohurive: Mësimnxënie reciprokemësuesi/ja udhëzon nxënësit që fillimisht të lexojnë pjesën “në brendësi të gjethes” dhe pas dhjetë minutash kalon në diskutime me gjithë klasën.Çdo paqartësi në shpjegimet e nxënësve plotësohet e saktësohet nga mësimi.Pastaj kalojmë në pjesën “Gojëzat” dhe ndiqet e njëjta procedurë si më lart.Në fund, mësuesi/ja bën një përmbledhje për ndërtimin e brendshëm të gjethes duke e konkretizuar edhe me modelin plastik të ndërtimit të gjetheve apo me mjete të tjera vizive.

c. Përforcimi: Mendo/puno në dyshe/shkëmbemësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në dyshe ushtrimin 1 dhe 2 f. 69 dhe të shkëmbejnë mendime me autorët e grupeve të tjera për ta konfirmuar më mirë zgjidhjen e ushtrimeve.

Detyrë. ushtrimin 3 në faqen 69 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 6: ushqyerja e bimëve Situata e të nxënit: vëzhgim dhe diskutim mbi nevojat e bimës për lëndët minerale për të kryer funksionet e saj jetësoreTema mësimore: Nevojat për lëndë minerale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e vëzhgimit dhe analizës3. Kompetenca e të menduarit4. Kompetenca personale

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

56

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

• përshkruan rëndësinë e joneve nitrat dhe të joneve të magnezit për zhvillimin e bimës;•vëzhgon shkëmbimin e gazeve te bimët ujore përmes eksperimentit.

Fjalët kyç:Kripëra minerale Jone nitrat Jone magnez

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e bimëve”. Lidhja me fushat e tjera: Botanika Agronomia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: stuhi mendimi, vLd, rishikim në dyshe, punë individuale.

Organizmi i orës së mësimita. Parashikimi: Stuhi mendimimësuesi/ja zhvillon një bisedë me nxënësit në lidhje me nevojat që ka bima për lëndët minerale, të cilat i merr nga toka. drejton pyetjen: Pse bujqit i plehërojnë tokat me plehra kimike apo organike?Nxënësit shprehin mendimet e tyre duke u bazuar në njohuritë që ata kanë marrë nga burime të ndryshme të informacionit.

b. Ndërtimi i njohurive: Veprimtari me bazën të drejtuar (VLD)mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë pjesën e parë të temës për rreth 10 minuta dhe i nxit përmes disa pyetjeve:

·Çfarë lëndësh merr bima nga toka për fotosintezën?·Cilat janë gazet që shkëmben bima me mjedisin?·Çfarë u sigurojnë plehrat kimike bimëve?

Pasi merr përgjigjet për këto pyetje kalon në pjesën e dytë të temës, ku përsëri nxënësve u kërkohet të lexojnë në mënyrë individuale pjesën “Shkëmbimi i gazeve te bimët” dhe i nxit nxënësit përmes pyetjeve:

·Cilat gaze çliron e thith bima ditën gjatë fotosintezës dhe frymëmarrjes?·Cilin gaz çliron bima natën gjatë frymëmarrjes?·Si mund të studiohet shkëmbimi i gazeve në bimët ujore?·mësuesi/ja kërkon përgjigjet për dy pyetjet e para, ndërsa për përgjigjen e pyetjes së tretë udhëzon

nxënësit që të kryejnë eksperimentin që jepet në rubrikën “ veprimtari praktike”, pastaj të japin përgjigje të argumentuar. Këtë eksperiment nxënësit mund ta zhvillojnë në shtëpi apo në klasë në mënyrë të pavarur.

c. Përforcimi i njohurive: Rishikim në dyshe·Nxënësit diskutojnë në dyshe pyetjet 1, 2, 3 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë” dhe në fund ato

diskutohen me të gjithë klasën, ku mësuesi/ja plotëson apo saktëson përgjigjet e paqarta.

Detyrë. zhvilloni në mënyrë individuale eksperimentin e përshkruar në rubrikën “veprimtari praktike” në faqen 71.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

57

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 6: ushqyerja e bimëve situata e të nxënit:

diskutim për proceset e të ushqyerit te bimëtTema mësimore: ushtrime për kreun “ushqyerja e bimëve”Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

- përkufizon termat “fotosintezë” dhe “faktor kufizues”;

- përshkruan rolin e klorofilit te bimët;- përshkruan faktorët që ndikojnë te ritmi i

fotosintezës- përshkruan ndërtimin e gjethes- shpjegon ndikimin e mungesës së lëndëve minerale

te bimët;- përshkruan si prodhohen produktet e fotosintezës

nga bimët.

Fjalët kyç:fotosintezëFaktor kufizuesKlorofilBimë Lëndë minerale

Burimet: teksti i nxënësit, tekste me ushtrime të biologjisë Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(role të specializuara, punë individuale, punë në grupe)

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja ndan klasën në grupe me 4-5 nxënës ku secili nxënës i grupit do të ketë një rol të caktuar. Kështu nxënësi me numrin 1 i çdo grupi do të jetë: “Interpretuesi”. Ai do të interpretojë kërkesën e ushtrimit që ta kuptojnë të gjithë anëtarët e grupit. Nxënësi me nr. 2 është “Përcaktuesi”. Ai cakton termat kyç të problemës. nxënësi me nr. 3 është “Orientuesi”. Ai do t’i orientojë anëtarët e grupit për zgjidhjen e problemës.Nxënësi me nr. 4 është “Kontrolluesi”. Ai kontrollon zgjidhjen për të qenë i sigurt që është zgjidhur si duhet. Nxënësi me nr. 5 është “Ndërlidhësi”. Ai bën lidhjen e ushtrimit me shembuj të tjerë në tekst që zgjidhen me të njëjtën mënyrë. Pasi përfundon zgjidhja e ushtrimeve brenda grupit me kontributin e çdo anëtari të grupit, njëri nga përfaqësuesit e secilit grup jep përgjigjen e ushtrimeve para klasës. ushtrimet që do të punohen sipas grupeve do të jenë:Grupi i parë: ushtrimet 1, 6 dhe 9 në f. 71.Grupi i dytë: Ushtrimet 2, 7 dhe 10 në f. 71.Grupi i tretë: ushtrimet 3, 8 dhe 11 në f. 71.Grupi i katërt: ushtrimet 4, 5 dhe 12 në f. 72.Në fund, mësuesi/ja i vlerëson nxënësit duke u bazuar në pjesëmarrjen e tyre për zgjidhjen e ushtrimeve dhe saktësinë e përgjigjeve që ata japin për ushtrimet e dhëna.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

58

Organizimi i orës mësimoremësuesi/ja e ndan klasën në 5 grupe. Secilit grup i përcakton pyetjet për të cilat do të japin një përgjigje.nxënësit e secilit grup, pasi të zhvillojnë pyetjet, do t’ia kalojnë fletën grupit pasardhës i cili i lexon përgjigjet e pyetjeve dhe mund të shtojë edhe sugjerime të tjera. Në fund secili grup lexon përgjigjet e pyetjeve para klasës duke dhënë edhe argumentet nëse i pranon ose jo sugjerimet e grupit tjetër.Kështu bashkëpunimi do të realizohet për çdo dy grupe ose edhe ndërmjet të gjitha grupeve.Pyetjet e secilit grup do të jenë: Grupi i parë: 1. Shkruani reaksionin e fotosintezës dhe identifikoni përbërësit dhe produktet e këtij procesi. 2. Shpjegoni se si bimët e prodhojnë oksigjenin.3. Shpjegoni pse bimët kanë nevojë për jonet minerale.Grupi i dytë: 1. Përshkruani pamjen e një bime të rritur pa praninë e joneve të nitratit.2. Shpjegoni si mund të kontrollohet në serra përqendrimi i CO2 për të arritur kushtet optimale për rritje.3. Për çfarë e përdor bima glukozën dhe celulozën?Grupi i tretë: 1. Shpjegoni pse bimët luajnë rol thelbësor në jetën tonë.2. Për çfarë e përdor bima amidonin dhe proteinat?3. Listoni faktorët mjedisorë që ndikojnë në ritmin e fotosintezës.Grupi i katërt: 1. Përshkruani se si çamidonizohet një bimë.2. Përshkruani se si ndikon në ritmin e fotosintezës rritja e temperaturës.3. Shpjegoni si mund të kontrollohet në serra intensiteti i dritës për të arritur kushtet optimale për rritje.Grupi i pestë: 1 Shpjegoni shkëmbimin e gazeve që ndodh ndërmjet bimës dhe mjedisit ditën dhe natën 2. Shpjegoni si mund të kontrollohet në serra temperatura për të arritur kushtet optimale për rritje 3. Përshkruani se si ndikon në ritmin e fotosintezës rritja e përqendrimit të CO2. Kjo orë përfundon kur nxënësit e secilit grup japin përgjigjet e këtyre pyetjeve. Nxënësit e secilit grup mund të plotësojnë përgjigjet e grupeve të tjera.Vlerësimi: mësuesi/ja vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen e tyre gjatë orës mësimore dhe për saktësinë e përgjigjeve të dhëna prej tyre.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 6: ushqyerja e bimëve situata e të nxënit:

diskutim për proceset e të ushqyerit dhe ndërtimin e bimëve.

Tema mësimore: Përsëritje për kreun 6 “ushqyerja e bimëve”Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

- përkufizon termat: “fotosintezë” dhe “faktor kufizues”;

- përshkruan ndërtimin e gjethes;- faktorët që ndikojnë te ritmi i fotosintezës;- shpjegon ndërtimin e gjethes;- shpjegon si prodhohen produktet e

fotosintezës nga bimët;- dallon faktorët kufizues të fotosintezës.

Fjalët kyç:fotosintezë Faktor kufizuesNdërtim i gjethes

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia bimore” Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(të nxënit me këmbime, puna individuale, punë në grupe, rrjeti i diskutimit)

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

59

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:

diskutim mbi lëndët ushqimore që duhet të përbëjnë dietën tonë ushqimore.Tema mësimore: dieta e ekuilibruar

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përshkruan se çfarë nënkupton me dietë ushqimore të ekuilibruar;

· përshkruan se si mosha, gjinia dhe aktiviteti fizik ndikojnë te nevojat ushqimore;

· përshkruan ndikimet e kequshqyerjes në sëmundjet e zemrës.

Fjalët kyç:dietë e ekuilibruar ritëm metabolik bazë Kolesterol

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore” Lidhja me fushat e tjera:Sociologjia Qytetaria Psikologjia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Parashikim me terma paraprakë, mbajtje e strukturuar e shënimeve, ndjeshmëri gojore e dyshes, punë në grupe, punë individuale.

Organizimi i orës mësimore

a) Parashikimi: Parashikim me terma paraprakëmësuesi/ja zgjedh disa fjalë kyç, si: karbohidrate, proteina, vitamina, qelizë bimore, qelizë shtatzore, drithëra, fruta. Këto fjalë i shkruan në tabelë.mësuesi/ja u kërkon nxënësve të punojnë në dyshe për të shkruar një ese të shkurtër, e cila mund të lidhet me përdorimin e fjalëve të mësipërme. Pas 5-7 minutash, nxënësit lexojnë tekstin e esesë së shkruar.

b) Ndërtimi i njohurive: Mbajtje e strukturuar e shënimevemësuesi/ja ndërton në tabelë një organizues grafik dhe kërkon që nxënësit, pasi të kenë lexuar mësimin për rolin e karbohidrateve, yndyrave, proteinave dhe vitaminave, të plotësojnë kutitë në rrugë logjike.Lëndët ushqyesevitaminatyndyratKarbohidratet Proteinat

c) përforcimi i njohurive: Rrjedhshmëria gojore e dyshesnxënësit në dyshe emërtohen njëri A dhe tjetri B. nxënësi A fillon të tregojë çfarë mban mend nga mësimi, ndërsa nxënësi B e dëgjon me vëmendje. Pas pesë minutash, nxënësit ndërrojnë rolet dhe procedura vazhdon në të njëjtën mënyrë.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

60

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:

diskutim mbi rolin e lëndëve ushqimore për organizmin tonë.Tema mësimore: Burimet e lëndëve ushqyese

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përshkruan simptomat që shkaktohen nga mungesa e vitaminës C dhe d, si dhe kripërave minerale të hekurit dhe kalciumit;

· analizon rëndësinë e disa prej lëndëve ushqyese në një dietë të ekuilibruar.

Fjalët kyç:Karbohidrate Proteina yndyra ujëvitamina fibra

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore”, “fiziologjia e njeriut”

Lidhja me fushat e tjera:Sociologjia Qytetaria

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: shkëmbe një problem, analiza e tipareve semantike, rishikimi në dyshe, punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës së mësimit

a) Parashikimi: Shkëmbe një problemmësuesi/ja kërkon nga nxënësit të tregojnë se çfarë dinë për vitaminat dhe rolin e tyre në organizëm. I nxit të rikujtojnë njohuritë që kanë për rolin e ujit në organizëm.uji: – si tretës– si përbërës i gjakut e i limfës – si termorregulluesPastaj mësuesi/ja drejton pyetjet:- A mund të jetojë gjatë njeriu pa ujë?- Pse mungesa e ujit rrezikon jetën e njeriut?Lejon nxënësit të diskutojnë në dyshe për rreth pesë minuta. Secili grup i shkruan përgjigjet e tij në një fletë, të cilën ia jep grupit tjetër për të plotësuar në lidhje me temën.

b) Ndërtimi i njohurive: Analiza e tipareve semantikemësuesi/ja ndërton një tabelë për të bërë analizën e tipareve semantike.nxënësit e plotësojnë tabelën në fletoret e tyre duke punuar në dyshe.

Lëndët ushqimore:- karbohidrate- yndyrat- vitaminat

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

61

ushqimet që i përmbajnë ato:- --

c) Përforcimi: Rishikimi në dysheNxënësit riprodhojnë ato që mbajnë mend nga tema mësimore, ku njëri riprodhon e tjetri dëgjon, pastaj ndërrojnë rolet ndërmjet tyre.

Detyrë: diskutoni mbi lëngjet e shëndetshme e jo të shëndetshme për trupin tonë. Sa prej tyre konsumoni ju në dietën ditore?

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:

diskutim mbi pasojat që sjell një dietë e paekuilibruar, në shëndetin tonë.

Tema mësimore: ekuilibrimi i nevojave për energjiRezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· rendit shkaqet e obezitetit dhe kapsllëkut;

· liston rreziqet shëndetësore që lidhen me obezitetin;

· rendit metodat më të mira për të humbur në peshë.

Fjalët kyç:Obezitet Kapsllëkfibra energji e harxhuar energji e marrë

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera:Qytetaria Sociologjia Kimia fizika

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Brainstorming, pyetja sjell pyetjen, rrjeti i diskutimit, punë në grup, punë individuale.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

62

Energjia vë në punë

zemrën

trupi ynë lëviz

punojnë qelizat tona

shohim objektet që na rrethojnë

Organizimi i orës së mësimit

a) Parashikimi: Brainstormingmësuesi/ja u kërkon nxënësve të thonë çfarë dinë për energjinë dhe format e saj duke shfrytëzuar edhe njohuritë që kanë marrë për energjinë në lëndët e tjera si kima apo fizika.I orienton nxënësit përmes këtyre pyetjeve:- Përse i duhet energjia trupit tonë?- Çfarë forme të energjisë përdorin qelizat tona?Ndërton në tabelë kllasterin, i cili do të plotësohet nga të gjithë nxënësit.

mësuesi/ja drejton pyetjen?- Çfarë ndodh me shëndetin, nëse marrim më shumë energji sesa konsumojnë?- renditni disa shkaqe që çojnë në obezitet.

b) Ndërtimi i energjisë: Pyetja sjell pyetjenmësuesi/ja kërkon nga nxënësit të studiojnë për rreth dhjetë minuta informacionin e ri. I orienton nxënësit përmes pyetjeve:- Cilët janë disa nga pasojat e obezitetit?- Si mund të humbasësh në peshë?- Cilat janë mënyrat më të mira për t’u dobësuar?- Nga se shkaktohet kapsllëku?

c) Përforcimi i njohurive: Rrjeti i diskutimitmësuesi/ja shtron pyetjen: A janë të dobishme dietat ushqimore?nxënësit për këtë do të diskutojnë fillimisht në dyshe pastaj do të plotësojnë tabelën duke argumentuar nëse dietat ushqimore janë të dobishme apo jo.

Detyrë: ese me temë “Ne jemi çfarë hamë”.

Po JoA duhen dietat ushqimore

- shmangin obezitetin - shmangin sëmundjet

Arsyet - dëmtohet metabolizmi - shkaktojnë anoreksi

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

63

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:diskutim mbi pasojat që sjell mosushqyerja në shëndetin e njeriut.

Tema mësimore: mosushqyerja dhe mungesa e lëndëve ushqyese

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përshkuan ndikimet e mosushqyerjes;· diskuton mbi shkaqet dhe pasojat e

mungesës së vitaminës d dhe hekurit.

Fjalët kyç:thatanmarasmusSkorbutOsteomalaci

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera:Qytetaria Sociologjia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Brainstorming, vLd, mendo/puno në dyshe, punë individuale, punë në grup.

Organizimi i orës së mësimita) Parashikimi: Brainstormingmësuesi/ja zhvillon një bisedë të lirë me nxënësit në lidhje me njohuritë që ata mund të kenë mbi kequshqyerjen e shkaqet e saj dhe pastaj për popujt e varfër të botës.mësuesi/ja i orienton nxënësit përmes pyetjeve:- A e dini se sa për qind e popullatës sot në botë vuan nga kequshqyerja?- Çfarë dini mbi sëmundjen e skorbutit?Nxënësit japin idetë dhe mendimet e tyre duke plotësuar njëri-tjetrin.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja i orienton nxënësit që të lexojnë me pjesë mësimin dhe pas dhjetë minutash të diskutojnë rreth pjesës së lexuar.Ndan klasën në grupe pune.Grupi i: Lexon nga fillimi deri në pjesën “nevojat për lëndë ushqyese”.Grupi II: Lexon pjesën “Nevojat për lëndë ushqyese”.Grupi III: Lexon pjesën “vitamina d...”.Pasi nxënësit lexojnë në mënyrë individuale, fillojnë të diskutojnë në lidhje me ato që lexuan dhe plotësojnë përgjigjet e grupeve të tjera.

c) Përforcimi: Mendo/puno në dysheNxënësit do të punojnë në dyshe ushtrimet 1 dhe 2 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë” në faqen 81 dhe, pasi të diskutojnë në dyshe, diskutimi do të shtrihet në të gjithë klasën.

Detyrë: ushtrimin 3 në faqen 81.Gjeni informacione nga interneti mbi përhapjen e sëmundjes së skorbutit sot në botë e në vendin tonë.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

64

Fusha: Shkencat e natyrës

Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:Krahasimi i llojeve të tretjes së ushqimit në gypin tretës te njeriu.Tema mësimore: tretja

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përkufizon tretjen mekanike dhe kimike;

· përshkruan funksionin e enzimave të qypit tretës dhe lëngut biliar.

Fjalët kyç:PërthithjëPërvetësim ekskretim tretje mekanike tretje kimike enzimë

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera:Stomatologjia Gastrologjia endokrinologjia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Parashikim me terma paraprakë, vLd, rishikim në dyshe, punë individuale, punë në grupe.

Organizmi i orës së mësimit

a) Parashikimi: Parashikim me terma paraprakëmësuesi/ja paraqet në tabelë termat: tretje, gojë, gëlltitje, pështymë, stomak, zorrë, ushqim.më pas u kërkon nxënësve të bëjnë një paragraf, ku të jepet lidhja logjike mes këtyre fjalëve.Në fund të kësaj faze, nxënësit lexojnë paragrafët e shkruar prej tyre.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë mësimin nga fillimi deri te “Tretja mekanike”. Pasi nxënësit e lexojnë, drejton pyetjet.- Cilat janë proceset që kryhen gjatë kalimit të ushqimit në kanalin tretës?- Ç’kuptoni me gëlltitje, tretje, përthithje, përvetësim dhe ekskretim?Pasi nxënësit japin përgjigjet për këto pyetje, kalojnë në leximin e pjesës tjetër “tretja mekanike” dhe “tretja kimike”.mësuesi/ja drejton pyetjet e tjetra:- Ç’kuptoni me tretje mekanike?- në cilën pjesë të gypit tretës fillon kjo treteje?- Ç’kuptoni me tretje kimike?- Cilat janë enzimat që bëjnë tretjen kimike të ushqimit?

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

65

c) Përforcimi: Rishikimi në dyshemësuesi/ja udhëzon nxënësit që përmes ushtrimeve 1 dhe 2 në faqen 83 të rishikojnë njohuritë e marra duke punuar fillimisht në dyshe e pastaj ta shtrijnë diskutimin me të gjithë klasën duke arrtit në një përfundim të përbashkët.

Detyrë: ushtrimi 3 në faqen 83 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:diskutim mbi rolin e dhëmbëve në tretjen e ushqimit dhe mënyrat se si t’i mbajmë ata të shëndeteshëm.

Tema mësimore: dhëmbët

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përshkruan ndërtimin e dhëmbëve të njeriut dhe funksionin e tyre në tretjen mekanike;

· përcakton shkaqet e rënies së dhëmbëve;· përshkruan përkujdesjen e duhur për dhëmbët.

Fjalët kyç:Smalt deltinë Cement

Burimet: teksti i nxënësit, informacion nga interneti Lidhja me fushat e tjera:Stomatologjia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: vLd (veprimtari me lexim të drejtuar), ditar dypjesësh, kllaster, punë individuale, punë në grup.

Organizimi i orës së mësimita) Parashikimi: Kllastermësuesi/ja shënon në tabelë temën “dhëmbët” dhe kërkon nga nxënësit që të plotësojnë kllasterin me terma dhe shprehje që ata dinë për dhëmbët.dhëmbët:janë të përhershëmjanë prerësjanë dhëmballëjanë të përkohshëm

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

66

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja orienton nxënësit që të lexojnë pjesën nga fillimi i mësimit deri te “Dhëmbët dhe mishrat e shëndetshme”. Nxënësit pas leximit do të diskutojnë rreth këtyre pyetjeve:- Si klasifikohen dhëmbët sipas funksionit që kryejnë?- Sa grupe dhëmbësh kemi ne gjatë jetës sonë?- Cilat janë pjesët e një dhëmbi?Pastaj nxënësit lexojnë paraprakisht pjesën “dhëmbët dhe mishrat e shëndetshëm” dhe së bashku me mësuesin/en diskutojnë mbi etapat e prishjes së dhëmbëve dhe mënyrat se si mund të parandalohet prishja e dhëmbëve.

c) Përforcimi: Ditari dypjesëshmësuesi/ja shënon në tabelë llojet e dhëmbëve sipas floemës dhe rolin e tyre.

Llojet e dhëmbëve:• prerës• dhëmbët e qenit• paradhëmballët• dhëmballët

Detyrë: Ushtrimi 1 në faqen 85 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”. Përgatitni fletëpalosje me këshilla për të ruajtur dhëmbë të shëndetshëm.

roli i tyre:• kafshues e prerës• për të shqyer ushqimin• për të bluar dhe përtypur• për të bluar ushqimin

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: X

Kreu 7: ushqyerja te kafshët situata e të nxënit:diskutim mbi rrugët e kalimit të ushqimit dhe proceset që kryhen në këto rrugë.Tema mësimore: Goja, ezofagu dhe stomaku

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

·përshkruan proceset që ndodhin në gojë, nën veprimin e pështymës;

·përshkruan peristaltikën në ezofag;·përshkruan llojet e tretjes që kryhen në

stomak.

Fjalët kyç:mukusAmilazë ezofag Peristaltikë Lëngu gastrik Pepsinë

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

67

Burimet: teksti i nxënësit, informacion nga interneti. Lidhja me fushat e tjera:Stomatologjia mjekësia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Parashikimi me terma paraprakë, vLd, rishikimi në dyshe, punë në grupe, punë individuale

Organizimi i orës së mësimit

a) parashikimi: Parashikimi me terma paraprakëmësuesi/ja paraqet në tabelë termat: tretje, gojë, ezofag, gëlltitje, pështymë, stomak, ushqime, amilazë, peptinë, lëvizje peristaltike.më pas u kërkon nxënësve të shkruajnë një paragraf, ku të jepet lidhja logjike mes këtyre fjalëve. Ne fund të kësaj faze 3-4 nxënës lexojnë paragrafin e shkruar.

b) Ndërtimi i njohurive: VLDmësuesi/ja u kërkon nxënësve që të lexojnë paraprakisht mësimin nga fillimi deri te “Stomaku”.Pasi nxënësit e lexojnë drejton pyetjet:- Çfarë procesi ndodh në gojë me ushqimin?- Çfarë përbërjeje ka pështyma?- Cili është roli i mukusit dhe i amilazës?- Ç’kuptoni me peristaltikë?Kalojnë me leximin e pjesës “Stomaku” dhe në pyetje të tjera me klasën.- Cili është roli i stomakut?- Si e realizon ai tretjen mekanike dhe kimike?- Cili është roli i hCl-së?

c) përforcimi: Rishikimi në dyshemësuesi/ja udhëzon nxënësit të punojnë në mënyrë individuale ushtrimet 1 dhe 2 faqe 87 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”, pastaj i diskutojnë në dyshe dhe në fund diskutohen me të gjithë klasën duke arritur në një përfundim.

Detyrë: Skiconi rrugët e tretjes nga goja në stomak duke emërtuar secilën pjesë përbërëse.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

68

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:diskutim mbi rolin e zorrës së hollë në tretjen kimike dhe përthithjen e ushqimit.Tema mësimore: zorra e hollë dhe përthithja

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit.2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit.3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përshkruan tretjen e ushqimit në zorrën e hollë përmes lëngut pankreatik dhe biliar;

· përkufizon termin përthithje;· përshkruan se si zorra e hollë përshtatet për

përthithjen sa më të mirë të ushqimit.

Fjalët kyç:duodenAmilazëtripsinë Lipazë Lëng biliar emulgim Përthithje

Burimet: Teksti i nxënësit, “Fiziologjia shtazore’ Lidhja me fushat e tjera: mjekësia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Parashikim me terma paraprakë, vLd, tabela e koncepteve, punë në grupe, punë me gjithë klasën.

Organizmi i orës së mësimit

a) Parashikimi: Parashikim me terma paraprakëmësuesi/ja paraqet në tabelë termat: zorrë e hollë, duoden, mëlçi, pankreas, enzima. u kërkon nxënësve të shkruajnë një paragraf, ku të jepet lidhja logjike e këtyre termave. Pas dhjetë minutash 3-4 nxënës lexojnë paragrafët që kanë krijuar.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të lexojnë paraprakisht pjesën e parë të temës “zorra e hollë” dhe shtron pyetjet për diskutim:- Cili është funksioni i zorrës së hollë?- Cilat janë dy gjëndrat e gypit tretës që e ndihmojnë zorrën e hollë për të kryer funksionin e saj?- Cilat janë enzimat e pankreasit?Pasi merr përgjigje për këto pyetje u kërkon nxënësve të lexojnë pjesën tjetër të mësimit “Përthithja”. Shtron pyetjet për diskutim:

· Cilat janë përshtatjet e zorrës së hollë për të bërë një përthithje sa më efikase të ushqimit?· Cilat struktura të zorrës e rrisin sipërfaqen përthithëse të saj?

c) Përforcimi i njohurive: Tabela e konceptevemësuesi/ja plotëson në tabelë së bashku me nxënësit tabelën e koncepteve për t’i rikujtuar edhe një herë ato.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

69

Lëndët enzimat Gjëndrat Produktet Sheqerna Amilaza Pankreasi Glukoza yndyrat Lipaza Pankreasi Acide lyrore + glicerolProteinat tripsina Pankreasi Aminoacide

Detyrë: ushtrimi 2 dhe 3 faqe 89 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 7: ushqyerja te kafshët Situata e të nxënit:vëzhgim i zorrës së trashë dhe diskutim mbi ndërtimin e saj dhe sëmundjet që e prekin atë.Tema mësimore: zorra e trashë dhe sëmundjet e

saj

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:

· përshkruan ndërtimin dhe funksionimin e zorrës së trashë;

· përshkruan diarrenë si simptomë e kolerës;· përshkruan se si bakteret e kolerës

shkaktojnë diarre dhe dehidratim.

Fjalët kyç:Cekum Apendiks Koloni rektum

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia shtazore” Lidhja me fushat e tjera:mjekësia

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:PNP: Brainstorming, vLd, rishikim në dyshe, punë individuale, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

a) Parashikimi. Brainstormingmësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët “zorra e trashë” dhe kërkon nga nxënësit të japin informacion se çfarë dinë për ndërtimin dhe sëmundjet që e prekin atë dhe së bashku plotësojnë skemën. drejton pyetjet:- Çfarë dini për zorrën e trashë?- A jetojnë mikrogjallesa në të?- A janë të dëmshme apo të dobishme bakteret e zorrës?Argumentet e nxënësve i shënon në tabelë.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

70

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë temën e mësimit derti te “Ndikimi i kolerës në organizëm”.mësuesi/ja shkruan çështjet kryesore në tabelë dhe për secilën çështje nxënësit do të nxjerrin një përfundim.1. Cilat janë pjesët e zorrës së trashë?2. Nga cili bakter shkaktohet kolera?3. Cilat janë simptomat mbizotëruese të kolerës?4. Si përçohet kolera?Pasi janë trajtuar çështjet e mësipërme udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën tjetër “Ndikimi i kolerës në organizëm dhe trajtimi i saj. drejton pyetjen:- Si shkaktohet diarreja nën ndikimin e bakterit të kolerës?- Si trajtohet kolera me rihidratim nga goja?

c) Përforcimi i njohurive: Rishikim në dysheNxënësit do të punojnë në dyshe.mësuesi/ja emërton nxënësit A dhe B.Nxënësi A riprodhon çfarë mban mend nga tema, ndërsa nxënësi B e dëgjon me vëmendje dhe pas pesë minutash nxënësit ndërrojnë rolet dhe kështu vazhdon.

Detyrë: Skiconi në fletore zorrën e trashë dhe emërtoni pjesët e saj.

Përmban apendiksin

Zorra e trashë

Nuk përthith ushqimet

Përthith ujin

Rriten baktere

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 7: ushqyerja te kafshët situata e të nxënit:

diskutim për proceset e të ushqyerit te kafshët

Tema mësimore: ushtrime për kreun 7. “ushqyerja te kafshët”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- përshkruan se çfarë nënkupton me dietë ushqimore të ekuilibruar;- gjen simptomat nga mungesa e vitaminave dhe kripërave minerale;- paraqet ndikimet e obezitetit, skorbutit;- përkufizon tretjen mekanike dhe kimike dhe përthithjen; - shpjegon tretjen e ushqimit në zorrën e hollë dhe në stomak;- paraqet ndërtimin e dhëmbëve të njeriut.

Fjalët kyç:dietë ushqimore e ekuilibruarvitamina Kripëra mineraletretje mekaniketretje kimike

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

71

Organizimi i orës mësimoremësuesi/ja ndan klasën në grupe me 4-5 nxënës. Secili nxënës i grupit do të ketë një rol të caktuar. Kështu, nxënësi me numrin 1 i çdo grupi do të jetë “Interpretuesi”. Ai do të interpretojë kërkesën e ushtrimit që ta kuptojë të gjithë anëtarët e grupit.Nxënësi me nr. 2 është “Përcaktuesi”. Ai përcakton termat kyç të problemës dhe i shpjegon ato.Nxënësi nr. 3 është “Orientuesi”, i cili do të orientojë anëtarët e grupit për zgjidhjen e problemës.Nxënësi me nr. 4 është “Kontrolluesi”. Ai kontrollon zgjidhjen e ushtrimit për të qenë i sigurt se është zgjidhur si duhet. Nxënësi me nr. 5 është “Ndërlidhësi”. Ai bën lidhjen e ushtrimit me shembuj të tjerë në tekst që zgjidhen me të njëjtën mënyrë.Pasi përfundon zgjidhja e ushtrimeve brenda grupit me kontrollin e çdo anëtari, një nga përfaqësuesit e secilit grup jep përgjigjen e ushtrimeve para klasës.ushtrimet që do të punohen sipas grupeve do të jenë:

Grupi i parë: ushtrimet 1 dhe 6 në f. 92 dhe ushtrimi 9 f. 93.Grupi i dytë: ushtrimet 2 dhe 7 në f. 92 dhe ushtrimi 9 f. 93.Grupi i tretë: ushtrimi 3 në f. 92 dhe ushtrimi 11 në f. 93.Grupi i katërt: ushtrimi 4 në f. 92 dhe ushtrimi 12 në f. 93.Grupi i pestë: ushtrimi 5 në f. 92 dhe ushtrimi 13 në f. 93.

Në fund të orës, mësuesi/ja vlerëson nxënësit duke u bazuar në pjesëmarrjen e tyre për zgjidhjen e ushtrimeve dhe në saktësinë e përgjigjeve që ata japin për ushtrimet e dhëna.

Burimet: teksti i nxënësit, tekste me ushtrime të biologjisë Lidhja me fushat e tjera: Kimia Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(role të specializuara, punë individuale, punë në grupe)

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 7: ushqyerja te bimët dheushqyerja te kafshët

situata e të nxënit: diskutim për proceset e të ushqyerit te bimët dhe te kafshëtTema mësimore: Përsëritje për kreun 6 dhe 7

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- përshkruan termat “fotosintezë”, “tretje” dhe “përthithje”;- përshkruan ndërtimin e gjethes;- tregon si prodhohen produktet e fotosintezës;- tregon simptomat nga mungesa e vitaminave dhe kripërave minerale;- ndikimet e obezitetit, anoreksisë, skorbutit;- shpjegon faktorët që ndikojnë në ritmin e fotosintezës;- shpjegon tretjen e ushqimit në stomak dhe zorrën e hollë.

Fjalët kyç:fotosintezë tretje Përthithje vitamina Kripëra minerale Obezitet Anoreksi Skorbut

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

72

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia bimore e shtazore” Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(të nxënit me këmbime, punë individuale, punë në grupe, rrjeti i diskutimit)

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja ndan klasën në 5 grupe pune. Secilit grup i përcakton pyetjet për të cilat nxënësit do të japin përgjigjet.

nxënësit e secilit grup, pasi të konsolidojnë përgjigjet dhe t’i shkruajnë në një fletë, do t’ia kalojnë fletën grupit tjetër pasardhës, i cili i lexon pyetjet dhe përgjigjet dhe mund të shtojë edhe shpjegime të tjera.

Kështu bashkëpunimi do të realizohet për çdo dy grupe apo edhe ndërmjet të gjitha grupeve. Në fund të orës secili grup lexon përgjigjet e pyetjeve para klasës duke dhënë edhe argumentet nëse i pranon ose jo sugjerimet e grupit tjetër:

Pyetjet e secilit grup do të jenë:

Grupi i parë: 1. Përshkruani pamjen e një bime të rritur pa praninë e joneve të nitratit.2. Cili lloj mikroorganizmi është shkaktari i kolerës?3. tregoni organin ku prodhohet lëngu biliar dhe organin ku grumbullohet.

Grupi i dytë: 1. Shkruani reaksionin e fotosintezës dhe identifikoni lëndët nistore e produktet.2. Cilat janë simptomat e kolerës?3. Përcaktoni përbërjen e lëngut gastrik dhe atij pankreatik.

Grupi i tretë: 1. Shpjegoni pse bimët luajnë rol thelbësor në jetën tonë. 2. Përshkruani funksionin e enzimës kryesore të stomakut.3. Cili është ndryshimi midis dhëmbëve të qumështit dhe dhëmbëve të përhershëm?

Grupi i katërt: 1. Shpjegoni shkëmbimin e gazeve ndërmjet bimës dhe mjedisit ditën dhe natën.2. Përshkruani format dhe funksionet e dhëmbëve.3. Shpjegoni pse secila lëndë ushqimore kërkon lloje të ndryshme enzimash për të tretur.

Grupi i pestë: 1. Përshkruani se si çamidonizohet një bimë.2. Shpjegoni dallimin ndërmjet tretjes mekanike dhe tretjes kimike.3. tregoni katër probleme kryesore që lidhen me obezitetin. Kjo orë përfundon kur nxënësit e secilit grup japin përgjigjet e këtyre pyetjeve. Nxënësit e secilit grup

mund të plotësojnë përgjigjet e grupeve të tjera.

Vlerësimi: mësuesi/ja bën vlerësimin e nxënësve për pjesëmarrjen e tyre gjatë orës mësimore dhe saktësinë e përgjigjeve të dhëna për pyetjet.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

73

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia bimore” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - Agronomia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Parashikim me terma paraprakë, tabelë konceptesh, shkrim i shpejtë, punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës mësimore

a) Parashikimi: Parashikim me terma paraprakëmësuesi/ja shkruan në tabelë fjalët: rrënjë, kërcell, gjethe, lule, fryt, farë.drejton pyetjet:- Çfarë përfaqësojnë termat e shënuar në tabelë?- Ç’dini për rolin e tyre te bimët?Për 5-7 minuta nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe pastaj mësuesi/ja kërkon rezultatin e punës së tyre.

b) Ndërtimi i njohurive: Tabela e konceptevemësuesi/ja kërkon nga nxënësit të lexojnë për rreth 10 minuta temën mësimore dhe të plotësojnë tabelën me konceptet kyç të temës.

c) Përforcimi i njohurive: Shkrim i shpejtëmësuesi/ja i udhëzon të plotësojnë rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.Skiconi prerjen tërthore të kërcellit e të rrënjës.

Indet bimore

- floema

- Ksilema

- Kambiumi

roli i tyre

transporton lëndën organike

transporton ujin dhe jonet minerale

Krijon floemën e re dhe ksilemën e re (rrit bimën)

Llojet e qelizave

Qeliza të gjalla

Qeliza të vdekura (të drunjëzuara)

Qeliza të reja embrionale që ndahen vazhdimisht

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 8: transporti te bimët Situata e të nxënit:

vëzhgim e diskutim mbi mënyrën e transportit të lëndëve te bimët.

Tema mësimore: Sistemet e transportit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përshkruan funksionet e ksilemës dhe floemës;· identifikon vendndodhjen e ksilemës dhe floemës në

prerjen tërthore të rrënjëve, kërcellit dhe gjetheve.

Fjalë kyç: floemëksilemëkortekskambium

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

74

Organ rezervë

Rrënja Organ i shumimit joseksual

Mban bimën të ngulur në tokë

Thith ujin dhe mineralet

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 8: transporti te bimët Situata e të nxënit:

vëzhgim dhe diskutim mbi mënyrën se si bima e merr ujin nga toka dhe e ngjit atë deri në gjethe.

Tema mësimore: Kapja e ujit nga bima

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· identifikon në mikroskop qimet e rrënjëve duke treguar rolin e tyre për bimën;

· përshkruan rrugën e ujit nga rrënjët, kërcelli e deri në gjethe.

Fjalë kyç: Osmozëtransport aktivtranspirimkohezionadezion

Burimet: teksti i nxënësit Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Kllaster, vLd, rrjet diskutimi, punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës mësimorea) Parashikimi: Kllastermësuesi/ja ndan nxënësit në grupe, ku secili grup do të vëzhgojë paraprakisht prerjen tërthore të rrënjës së qepës dhe pastaj do të plotësojnë një kllaster me njohuritë për rrënjën.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë me vëmendje temën deri te pjesa “veprimtari praktike”. I orienton nxënësit përmes pyetjeve:- me anë të cilit proces uji kalon nga toka në ksilemën e rrënjës? Po jonet minerale, si kalojnë?- Cilat janë indet qelizore që kalon molekula e ujit për të kaluar deri në gypat e ksilemës?Pastaj udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën “tërheqja nga transpirimi”.I orienton nxënësit përmes pyetjeve:- Si ngjitet uji nga ksilema e rrënjës deri në gjethe?- Ku ndryshojnë forcat e kohezionit nga ato të adezionit?- Si quhet avullimi i ujit nga bima?Pasi merr përgjigjet e këtyre pyetjeve, kalon në fazën e përforcimit.

c) përforcimi i njohurive: Rrjeti i diskutimitmësuesi/ja u jep nxënësve një fletë, e cila do të kalojë dorë më dorë. Secili nxënës do të shkruajë diçka në lidhje me ato çka mësuan nga tema, pa përsëritur paraardhësit e tyre. Kjo fletë do të shkojë te të gjithë nxënësit dhe në fund e merr përsëri mësuesi dhe lexon çfarë kanë shkruar nxënësit për mësimin e ri.

Detyrë: ushtrimi 2 në faqen 97 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

75

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 8: transporti te bimët Situata e të nxënit: diskutim mbi mënyrën e transpirimit te bimët dhe faktorët që ndikojnë për të.Tema mësimore: transpirimi

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përkufizon termin “transpirim”;· përshkruan lidhjen ndërmjet humbjes së avujve

të ujit dhe faktorëve që ndikojnë në të;· përshkruan se si ndodh vyshkja e bimës.

Fjalë kyç: transpirimgojëza patometër

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia bimore” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - Agronomia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Përmbledhje e strukturuar e shënimeve, vLd, rishikim në dyshe, punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës mësimore

a) Parashikimi: Përmbledhje e strukturuar e shënimevemësuesi/ja bën një përmbledhje të shkurtër të temës duke filluar me dhënien e konceptit të transpirimit,

faktorët që ndikojnë në transpirim si drita, lagështia dhe temperatura dhe vyshkjen te bimët. Nxënësit mbajnë shënime mbi njohuritë kryesore të temës.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën “Vyshkja e bimëve” dhe, pasi nxënësit lexojnë për rreth 10

minuta, shtron pyetjet për diskutim:- Pse gojëzat hapen ditën dhe mbyllen natën?- Ka raste që gojëzat mbyllen edhe gjatë ditës. Pse ndodh kjo?- Kur ndodh fishkja e bimës?- A ka fishkja anë pozitive për bimën?

Nxënësit do të lexojnë pjesën tjetër: “faktorët që ndikojnë në transpirim”. mësuesi/ja shtron pyetjet për diskutim.- Si ndikon drita për transpirimin?- Si ndikon temperatura e mjedisit për transpirim?- Si ndikon lagështira në procesin e transpirimit?- Si matet ritmi i përthithjes së ujit nga bima?

c) përforcimi i njohurive: Rishikim në dyshemësuesi/ja emërton dy nxënësit e dyshes: A dhe B. Kur nxënësi A komenton pikat kryesore të mësimit, nxënësi B i dëgjon ato, pastaj dy nxënësit ndërrojnë rolet ndërmjet tyre.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

76

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 8: transporti te bimët Situata e të nxënit: diskutim mbi mënyrën e transportit të lëndëve ushqimore te bima.Tema mësimore: translokimi

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përkufizon termin “translokim”;· shpjegon lëvizjen e saharozës dhe

aminoacideve në floemë nga burimi te destinacioni;

· krahason transpirimin me translokimin.

Fjalë kyç: translokimfloemëksilemë

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia bimore” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - Agrikultura

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Brainstorming, vLd, diagram veni, punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës mësimore

a) Parashikimi: Brainstormingmësuesi/ja pyet nxënësit nëse kanë njohuri për transportin e lëndës organike te bimët, që njihet me

termin “translokim”. Ai/ajo i orienton nxënësit përmes pyetjeve:- Përmes cilit proces prodhohet lënda organike te bimët?- Në cilët gypa përcillet lënda organike?- Në cilin organ të bimës prodhohet lënda organike?

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë pjesën e parë të temës dhe, pasi nxënësit lexojnë për rreth 10

minuta, shtron pyetjet për diskutim.- Ku është vendi i prodhimit të lëndës organike?- Po vendi i destinacionit të saj?- Cilat janë disa veçori të saharozës që i jep mundësinë për të transportuar?- Si ushqehen afidët?Kjo fazë e mësimit mbaron pasi janë marrë përgjigjet për pyetjet.

c) Përforcimi i njohurive: Diagrami i VenitNxënësit krahasojnë transpirimin me translokimin.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

77

Transpirimi

uji kalon në grypat e ksilenës Translokimi

është transport pasiv

Lënda kalon në gypat e floemës

Është transport aktiv

Detyrë: Ushtrimi 3 në faqen 101 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 8: transporti te bimët situata e të nxënit:

diskutim për mënyrat e transportit të limfës së papërpunuar e të përpunuar te bimët.

Tema mësimore: ushtrime për kreun 8 “transporti te bimët”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- përshkruan funksionet e ksilemës dhe të floemës;- përshkruan rrugën e limfës së papërpunuar nga rrënjët deri te gjethet;- përshkruan faktorët mjedisorë që ndikojnë në transpirim;- përkufizon termin “transpirim” dhe “translokim”;- shpjegon lëvizjen e limfës së përpunuar në flemë;- shpjegon se si ndodh vyshkja e bimës.

Fjalët kyç:Ksilemë floemë Limfë transpirim translokim

Burimet: teksti i nxënësit, tekste me ushtrime të biologjisë. Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(Punë me grupe, punë individuale, të nxënit në bashkëpunim)

Organizimi i orës mësimoremësuesi/ja ndan klasën në 4 grupe pune, ku secili grup do të zhvillojë:

- një ushtrim me përcaktimin e alternativës së saktë;- një ushtrim me zhvillim apo të strukturuar;- një ushtrim me krahasime të proceseve metabolike.

mësuesi/ja ka përcaktuar paraprakisht ushtrimet për secilin grup: Kështu:

Grupi i parë: ushtrimin 1 f. 102ushtrimin 7 f. 102ushtrimin 9 (b) f. 103

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

78

Grupi i dytë: ushtrimin 2 f. 102ushtrimin 8 f. 102ushtrimin 9 (a) f. 103

Grupi i tretë: ushtrimin 3 f. 102ushtrimin 5 f. 102ushtrimin 10 f. 103

Grupi i katërt: ushtrimin 4 f. 102ushtrimin 6 f. 102ushtrimin 11 f. 103Pasi nxënësit e secilit grup do të punojnë individualisht për rreth 10 minuta dhe do të diskutojnë ndërmjet tyre për zgjidhjen e ushtrimeve, drejtuesit e secilit grup do të shprehin para klasës përgjigjet e çdo ushtrimi.Përgjigjet mund të saktësohen nga mësuesi në rast se është e nevojshme. Kjo orë mbaron kur merren përgjigjet e çdo ushtrimi nga secili grup.

Vlerësimi: mësuesi/ja vlerëson nxënësit për angazhimin e tyre gjatë orës mësimore dhe për saktësinë e përgjigjeve të dhëna.

Detyrë: Përgatitja e një eseje shkencore me temë: “transpirimi, një e keqe e domosdoshme për bimën”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 8: transporti te bimët situata e të nxënit:

diskutim mbi mënyrat e transportit të limfës së papërpunuar e të përpunuar te bimët

Tema mësimore: Përsëritje për kreun 8 “transporti te bimët”

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- përkufizon termat “fotosintezë”, “faktor kufizues” “transpirim”, “translokim”, “mesofil”;- përshkruan faktorët që ndikojnë në transpirim;- përshkruan funksionet e ksilemës e të floemës; - shpjegon lëvizjen e limfës së papërpunuar ne ksilemë;- shpjegon lëvizjen e limfës së përpunuar në flemë.

Fjalët kyç:Faktor kufizues transpirim translokimmesofil Ksilemë floemë Limfë

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

79

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja ndan klasën në 5 grupe pune, ku secili grup i përcakton pyetjet për të cilat nxënësit do të japin përgjigjet. nxënësit e secilit grup do t’i shkruajnë përgjigjet e pyetjeve në fletë dhe fleta do të kalojë te grupet e tjera. Nxënësit e grupeve të tjera, pasi të lexojnë përgjigjet, do të japin sugjerimet e tyre për ato pyetje. Kështu krijohet një lloj rrjeti diskutimi dhe përgjigjet dalin më të përpunuara. Në fund një nga anëtarët e secilit grup lexon përgjigjet e pyetjeve para klasës duke dhënë edhe argumentet nëse i pranon apo jo sugjerimet e grupeve të tjera.

Pyetjet e secilit grup do të jenë:

Grupi i parë: 1) Tregoni funksionet e floemës dhe të ksilemës.2) Shpjegoni se si hyn uji nga toka deri te zgjatimet e rrënjëve.3) Shpjegoni se si ndikon rritja e intensitetit të dritës në ritmin e transpirimit.

Grupi i dytë: 1) tregoni funksionet e kambiumit dhe të epidermës.2) Shpjegoni si ndikon ulja e temperaturës në ritmin e transpirimit.3) Përkufizoni termin “translokim”.Grupi i tretë: 1) Krahasoni transpirimin me translokimin.2) Shpjegoni se si zhardhoku i rrënjës mund të jetë edhe burim, edhe destinacion në kohë të ndryshme të vitit.3) Cilat lëndë translokohen në flemë?

Grupi i katërt: 1) Tregoni si përdoren afidët për të studiuar lëvizjen e floemës.2) Shpjegoni si ndikon rritja e lagështisë në ritmin e transpirimit.3) tregoni dy funksione të qimeve rrënjore.

Grupi i pestë: 1) tregoni funksionin e gojëzave.2) Shpjegoni si kalon uji nga ksilema e rrënjës deri në gjethe.3) jepni mendimin tuaj pse fermerët i kontrollojnë afidët duke i spërkatur me insekticide. Kjo orë

përfundon kur nxënësit e secilit grup japin përgjigjet e këtyre pyetjeve.

Vlerësimi: mësuesja vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen gjatë orës mësimore dhe për saktësinë e përgjigjeve të dhëna prej tyre.

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia bimore” Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(të nxënit me këmbime, puna individuale, punë me grupe, rrjeti i diskutimit).

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

80

Organizimi i orës mësimore

a) Parashikimi: Përmbledhje e strukturuarmësuesi/ja zhvillon një përmbledhje mbi tri llojet e enëve të gjakut, strukturën e tyre, si dhe qarkullimin e

njëfishtë te peshqit e atë të dyfishtë te njeriu.drejton pyetjet:- Ku ndryshojnë venat nga arteriet?- Ku ndryshon qarkullimi i njëfishtë nga ai i dyfishtë?Pasi merr përgjigjet e pyetjeve, kalon në fazën e ndërtimit të njohurive.b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja u kërkon nxënësve të lexojnë pjesën “Qarkullimi i gjakut” dhe shtron pyetjet:- Cilat janë tri elementet përbërëse të qarkullimit të gjakut?- Cili është roli i valvulave gjysmëhënore te zemra edhe te venat?Pasi merr përgjigjet për këto pyetje, kalon në fazën e përforcimit.c) Përforcimi i njohurive: Ditar dypjesëshmësuesi/ja udhëzon nxënësit të ndërtojnë dy kolona, ku të shkruajnë “të dhëna” dhe “Komente”.

të dhëna Komente ‒ venat ‒ ‒ Arteriet ‒ ‒ Kapilarët ‒ ‒ Qarkullimi i njëfishtë ‒ ‒ Qarkullimi i dyfishtë ‒

Kjo fazë përfundon kur plotësohen të dhënat nga nxënësit.

Detyrë: Ushtrimi 3 në faqen 105.Skematizoni qarkullimin e njëfishtë dhe të dyfishtë të gjakut.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit: diskutim mbi enët e gjakut dhe sistemet e qarkullimit të gjakut te njeriu.Tema mësimore: Qarkullimi i gjakut

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:· përshkruan qarkullimin e dyfishtë të gjakut;· përshkruan punën e zemrës si një pompë;· krahason qarkullimin e njëfishtë me atë të dyfishtë të gjakut.

Fjalë kyç: arterie venakapilarë valvula gjysmëhënore

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia shtazore” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Përmbledhje e strukturuar, vLd, ditar dypjesësh, punë në grupe, punë individuale.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

81

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit:

vëzhgim dhe diskutim mbi ndërtimin dhe punën e zemrës te njeriu.

Tema mësimore: zemra

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca digjitale2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit4. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përshkruan ndërtimin e zemrës;· shpjegon se si punon zemra;· shpjegon pse muret e barkusheve janë

më të trasha se ato të veshkave.

Fjalë kyç: septumveshorebarkushevena kava

Burimet: teksti i nxënësit, “Anatomia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Parashikim me terma paraprakë, vLd, hartë konceptesh, punë në grupe, punë individuale.

Organizimi i orës mësimore

a) Parashikimi: Parashikim me terma paraprakëmësuesi/ja shënon në tabelë disa terma dhe kërkon nga nxënësit të shkruajnë një paragraf ku të përdorin këto fjalë: veshore, barkushe, kafaz i kraharorit, vena, arterie. Pasi i lexojnë punimet e tyre 4-5 nxënës, kalohet në fazën e dytë.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja kërkon që nxënësit të lexojnë për 5-10 minuta dhe të nxjerrin përfundime.drejton pyetjet:- Sa dhoma ka zemra?- Cila barkushe e ka murin më të trashë dhe pse?- Cili është roli i valvulave?- Si punon zemra?Pasi merr përgjigjet për këto pika, kalon në fazën e përforcimit.

c) Përforcimi i njohurive: Hartë koncepteshmësuesi/ja kërkon nga nxënësit të sistemojnë njohuritë.

Detyrë: Ushtrimi 3 në faqen 107.Skiconi formën e zemrës dhe emërtoni pjesët e saj.

Kllapëza (valvula)

Zemra

Enët e gjakut

Barkushe Veshore

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

82

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit: diskutim mbi mbikëqyrjen e veprimtarisë së zemrës përmes eKG-së dhe matjes së ritmit të pulsit.Tema mësimore: Veprimtaria fizike e zemrës

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· tregon se veprimtaria e zemrës mund të mbikëqyret përmes eKG-së, matjes së ritmit të pulsit dhe dëgjimit të zhurmave të valvuleve që mbyllen;

· studion ndikimin e veprimtarisë fizike mbi ritmin e pulsit.

Fjalë kyç: elektrokardiogramë ritëm i pulsit

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia - fizioterapia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: vLd, shkrim i shpejtë, punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës mësimore

a) Parashikimi: Stuhi mendimeshmësuesi/ja kërkon nga nxënësit të shprehin njohuritë e tyre mbi punën e zemrës dhe mënyrën e matjes

së punës së saj përmes eKG-së, bazuar në informacionet që ata mund të kenë marrë nga burime të ndryshme informative, si televizioni, interneti apo tekstet jashtëshkollore.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)Nxënësit lexojnë temën me grupe. Çdo grup, pasi lexon pjesën e tij, arrin në përfundime, të cilat i

komunikon para klasës. Secili grup dëgjon edhe komentet e grupeve të tjera për të arritur në një sintezë të temës mësimore.

c) Përforcimi i njohurive: Shkrim i shpejtëmësuesi/ja u kërkon nxënësve që për pesë minuta të shkruajnë ato që mësuan për matjen e punës së

zemrës e ritmin e pulsit dhe ta lexojnë atë që kanë shkruar.

Detyrë: Veprimtarinë praktike në faqen 109 “Si ndikon veprimtaria fizike në ritmin e pulsit”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

83

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit: diskutim mbi llojet e enëve të gjakut dhe ndryshimet midis tyre.

Tema mësimore: enët e gjakut

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· emërton enët kryesore të gjakut që futen e dalin nga tri organet kryesore, si zemra, mushkëritë dhe veshkat;

· përshkruan ndërtimin dhe funksionin e enëve kryesore të gjakut.

Fjalë kyç: venaarteriekapilarëarteriolavenula

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: di, dua të di, mësova; punë në grupe, punë individuale.

Organizmi i orës mësimore

a) Parashikimi: Di mësuesi/ja njeh nxënësit me temën dhe kompetencat e të nxënit në varësi të temës. Pastaj vizaton në

tabelë tri kolona dhe shënohet di, dua të di, mësova. me përgjigjet që japin nxënësit mbi llojet e enëve të gjakut e rolin e tyre plotëson kolonën “di”.

b) Ndërtimi i njohurive: Dua të dimësuesi/ja plotëson kolonën e dytë “dua të di” me ato që nxënësit duan të dinë më shumë lidhur me

temën, pasi e kanë lexuar atë.

c) Përforcimi i njohurive: Mësova Pasi nxënësit e lexojnë mësimin, fillojnë të plotësojnë kolonën “mësova” duke bërë dallimin midis

njohurive që ata kishin dhe njohurive të reja, siç ishin arteriolat apo venulat.

Detyrë: ushtrimet 1 dhe 2 në faqen 111 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

84

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit:

diskutim mbi disa sëmundje të zemrës dhe mënyrat e trajtimit të tyre.Tema mësimore: Sëmundjet e artereve koronare të zemrës.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përshkruan sëmundjet e arterieve koronare të zemrës;· tregon shkaqet dhe mënyrat e parandalimit të

sëmundjeve koronare të zemrës;· përshkruan mënyrat e trajtimit të sëmundjeve të

koronareve të zemrës.

Fjalë kyç: arterie koronare arteriosklerozë trombozë angina arrest kardiak bypass i arterieve koronare

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut”, interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Stuhi mendimesh, vLd, rrjedhshmëri gojore e dyshes, punë në grupe, punë individuale.

Organizimi i orës mësimore

a) Parashikimi: Stuhi mendimeshmësuesi/ja realizon një stuhi mendimesh mbi sëmundjet e zemrës duke drejtuar disa pyetje dhe merr

përgjigjet nga nxënësit.- A keni njohuri mbi sëmundjet e zemrës?- Ç’dini mbi arteriosklerozën dhe shkaqet e saj?- A ndikon të ushqyerit apo duhani e stresi në punën e zemrës?Kjo fazë përfundon kur merren të gjitha përgjigjet e nxënësve.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja ndan klasën në tri grupe pune. Secili grup do të lexojë një pjesë të temës.Grupi I: Ngadalësimi i rrjedhjes së gjakut.Grupi II: faktorët e rrezikut për sëmundjet e koronareve.Grupi III: trajtimi i sëmundjeve të koronareve të zemrës.Pas 10 minutash, nxënësit e secilit grup do të nxjerrin përfundime, të cilat do t’i shprehin para Klasës, me qëllim që të bëjnë një sintezë të gjithë temës mësimore.mësuesi/ja i nxit nxënësit përmes pyetjeve:Për grupin e parë: - Ç’kuptoni me goditjen në zemër? - Ç’është arterioskleroza e nga se shkaktohet? - Ç’është tromboza dhe angina?

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

85

Për grupin e dytë: - Cilët janë faktorët e rrezikut që nuk mund t’i kontrollojmë? - Cilët janë faktorët e rrezikut që mund t’i kontrollojmë?Për grupin e tretë: - Cilat janë disa nga mënyrat e trajtimit të sëmundjeve të koronareve të zemrës?

c) Përforcimi i njohurive: Rrjedhshmëri gojore e dyshesNxënësit punojnë në dyshe duke i treguar njëri-tjetrit se çfarë mbajnë mend nga tema e re.

Detyrë: ushtrimi 3 në faqen 113 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit: vëzhgim mikroskop i përbërësve të gjakut dhe krahasimi i qelizave të gjakut.Tema mësimore: Gjaku

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personale4. Kompetenca digjitaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· liston përbërësit e gjakut;· identifikon qelizat e gjakut përmes

vëzhgimit në mikroskop;· tregon funksionet e qelizave të gjakut;· krahason qelizat e gjakut.

Fjalë kyç: plazmë hemoglobinë fagociteantitrupa qeliza të kuqeqeliza të bardhapllakëza

Burimet: teksti i nxënësit, fiziologjia e njeriut, “Atlasi i biologjisë”

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: di, dua të di, mësova; punë në grupe, punë individuale.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

86

Organizmi i orës mësimorea) Parashikimi: Di mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe dhe secili grup bën vëzhgim në mikroskop të një preparati me qelizat e gjakut. Pastaj u kërkon nxënësve që, duke u bazuar në vëzhgimet dhe në njohuritë që ata kanë, të shkruajnë se çfarë dinë për gjakun nga ato që kanë mësuar më parë. mësuesi/ja skematizon në tabelë tri kolona si më poshtë dhe nxënësit plotësojnë kolonën “di”.

di dua të di mësova më shumë

Gjaku ind i lëngët

Përbëhet nga plazma + qelizat

Shpërndan O2 dhe lëndët ushqimore

Na mbron nga qelizat e bardha

b) Ndërtimi i njohurive: Dua të diPasi nxënësit të lexojnë temën për rreth 10 minuta, ata do të plotësojnë kolonën “Dua të di” përmes pyetjeve:- Si llogaritet sasia e gjakut që ka çdo njeri?- Pse mjekët na këshillojnë të bëjmë analizat e gjakut?Përgjigjet e këtyre pyetjeve mësuesi i jep brenda orës mësimore ose në orën pasardhëse.

c) Përforcimi i njohurive: Mësova Në këtë fazë nxënësit do të plotësojnë kolonën e tabelës “mësova”. Nxënësit ballafaqojnë njohuritë që kishin mbi gjakun me ato që mësuan nga teksti.

Përfundimet:· Gjaku përbën 8% të peshës së trupit.· Analizat e gjakut tregojnë parametrat e trupit që mund të bëhen shkak i sëmundjes.

Detyrë: ushtrimi 1 në faqen 115.Skiconi transportin e O2 nga mushkëritë drejt indeve.Gjeni në internet pamje dhe informacione mbi përbërësit e gjakut.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

87

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit: vëzhgim mikroskop i përbërësve të gjakut dhe diskutim mbi rolin e qelizave të bardha në mbrojtjen e trupit.

Tema mësimore: Gjaku në procesin e mbrojtjes

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personale4. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përshkruan se si qelizat e bardha të gjakut e mbrojnë trupin tonë nga sëmundjet;

· tregon funksionin e limfociteve për prodhimin e antitrupave;

· përshkruan procesin e mpiksjes së gjakut.

Fjalë kyç: fagocitelimfocitefagociteantitrupafibrinogjen fibrinë

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Përmbledhje e strukturuar, mësim i përqendruar në argumente, shënime mbi shënime, punë individuale, punë në grupe.

Organizmi i orës së mësimit

a) Parashikimi: Përmbledhje e strukturuarmësuesi/ja fillon të bëjë një përmbledhje të strukturuar të temës së re duke dhënë pikat më të rëndësishme, duke e paraqitur në mënyrë skematike.

Qelizat e bardha të gjakut

Fagocitet

Fagocitozën

Limfocitet

Prodhojnë antitrupa

Mpiksja e gjakut Pllakëzat Fibriogjenën në fibrinë

b) Ndërtimi i njohurive: Mësim i përqendruar në argumentemësuesi/ja udhëzon nxënësit që, pasi të lexojnë mësimin për rreth 15 minuta, të plotësojnë një tabelë

me këto pyetje:

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

88

Pyetja: Bazuar në temën mësimore, cila do të ishte pyetja kryesore për këtë temë? (Si na mbron gjaku?)

Përgjigja: (Jepet nga nxënësit) Përmes rruazave të bardha dhe mpiksjes së tij.Provat: Nxënësit shpjegojnë se si realizohet fagocitoza dhe si na mbrojnë limfocitet përmes antitrupave.Shembull: Nxënësi jep shembullin se si bëhemi imunë ndaj një sëmundjeje.

c) Përforcimi i njohurive: Shënime mbi shënimemësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe për të vëzhguar në mikroskop rruazat e bardha të gjakut dhe i

udhëzon ata që të skicojnë në fletore çfarë vëzhguan, si dhe të organizojnë njohuritë e reja duke u bazuar në atë çfarë dëgjuan e çfarë shkruan gjatë orës së mësimit.

Detyrë: ushtrimi 3 në faqen 117 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”. Gjani informacione nga interneti mbi sëmundjet infektive dhe mbrojtjen ndaj tyre.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 9: transporti te njeriu Situata e të nxënit: diskutim mbi funksionin e lëngut limfatik dhe ndërtimi i tij.

Tema mësimore: Limfa dhe lëngu indor

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përshkruan shkëmbimin e lëndëve ndërmjet kapilarëve dhe lëngut indor;

· përshkruan funksionin e sistemit limfatik;· skicon sistemin limfatik me enët dhe nyjat limfatike.

Fjalë kyç: lëng indorlimfë nyje limfatike limfocite vena subklava

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e njeriut” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: diskutim mbi njohuritë paraprake, mësim i përqendruar në argumente, hulumtim i përbashkët, punë individuale.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

89

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 9: transporti te njeriu situata e të nxënit:

diskutim për mënyrat e transportit të lëndëve në trupin tonë.Tema mësimore: ushtrime për kreun 9

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- përshkruan punën e zemrës si një pompë në qarkullimin e gjakut;- përshkruan ndërtimin dhe funksionin e enëve të gjakut;- përshkruan mënyrat e trajtimit të sëmundjeve të zemrës;- liston përbërësit e gjakut;- përshkruan funksionet e qelizave të gjakut;- shpjegon ndikimin e veprimtarisë fizike në ritmin e punës së zemrës; - shpjegon pse muret e barkusheve të zemrës janë më të trasha se

ati të veshkave.

Fjalët kyç:zemra enët e gjakut Përbërësit e gjakutfunksionet Veprimtaria fizike

Burimet: teksti i nxënësit, tekste me ushtrime të biologjisë. Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(të nxënit në bashkëpunim, puna individuale, punë me grupe, rrjeti i diskutimit).

Organizimi i orës mësimorea) Parashikimi: Diskutim mbi njohuritë paraprakemësuesi/ja i nxit nxënësit të aktivizohen përmes pyetjeve:- Çfarë është limfa?- Si formohet ajo?- Ku gjenden nyjat limfatike?Kjo fazë mbaron pasi mësuesi/ja merr përgjigjet nga nxënësit për këto pyetje apo edhe për pyetje të tjera

lidhur me temën, bazuar në njohuritë paraprake që nxënësit kanë për sistemin limfatik.

b) Ndërtimi i njohurive: Mësim i përqendruar në argumentemësuesi/ja drejton pyetjen: Cila është përbërja e limfës? Limfa ka përbërje të njëjtë me plazmën e gjakut

dhe me lëngun indor. Ajo përmban të gjitha elementet e gjakut, përveç proteinave të mëdha dhe rruazave të kuqe. mësuesi/ja jep shpjegime për ndërtimin e sistemit limfatik, të përbërë nga enët limfatike dhe nyjat limfatike. mësuesi/ja shpjegon pse rrjedhja e limfës është e ngadaltë dhe si qarkullon ajo. Jep shpjegimin se si sistemi limfatik e kthen limfën sërish në gjak.

c) Përforcimi i njohurive: Hulumtim i përbashkëtmësuesi/ja, së bashku me nxënësit, kërkon përgjigjet e pyetjeve dhe ushtrimeve që janë në rubrikën

“Kontrolloni njohuritë” pas mësimit në faqen 119, bazuar në njohuritë e marra në këtë temë. Për këtë, mësuesi/ja aktivizon sa më shumë nxënës, sidomos ata nxënës që qëndrojnë pasivë.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

90

Organizimi i orës mësimoremësuesi/ja ndan klasën në 4 grupe ku secili grup do të zhvillojë:

- një ushtrim me përcaktimin e alternativës së saktë;- një ushtrim me zhvillim apo të strukturuar;- një ushtrim me krahasime të proceseve metabolike.

mësuesi/ja përcakton paraprakisht ushtrimet për secilin grup, të cilat janë:

Grupi i parë: Ushtrimi 1 f. 120ushtrimi 9 (a) f. 121ushtrimi 11 (a) f. 121

Grupi i dytë: Ushtrimi 3 f. 120ushtrimi 9 (b) f. 121ushtrimi 11 (b) f. 121

Grupi i tretë: Ushtrimi 3 f. 120ushtrimi 9 (c) f. 121Ushtrimi 10 (a,b) f. 121

Grupi katërt: Ushtrimi 4 f. 120ushtrimi 11 (c) f. 121ushtrimi 12 f. 121Pasi nxënësit e secilit grup do të punojnë individualisht për rreth 10 minuta, do të diskutojnë me njëri-tjetrin për zgjidhjen e ushtrimeve. drejtuesit e secilit grup do të japin para klasës përgjigjet e çdo ushtrimi dhe do të vlerësohen. drejtuesit e secilit grup mund të ndryshohen çdo orë.

Vlerësimi: mësuesi/ja vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen aktive gjatë orës mësimore dhe për saktësinë e përgjigjeve të dhëna.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: XKreu 8-9: transporti te bimët dhe transporti te njeriu situata e të nxënit:

diskutim për mënyrat e transportit të lëndëve organike dhe inorganike te bimët dhe te njeriu.Tema mësimore: Përsëritje për kreun 8 dhe 9

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të nxënit3. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:

- përkufizon termat transpirim, translokim, fotosintezë;- përshkruan funksionet e ksilemës dhe të floemës;- përshkruan ndërtimin dhe funksionin e zemrës

dhe të enëve të gjakut.

Fjalët kyç:transpirim translokim fotosintezë Ksilemë floemë

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

91

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja ndan klasën në 5 grupe pune. Secilit grup i përcakton pyetje për të cilat nxënësit do të përgjigjen. nxënësit e secilit grup, pasi të punojnë në mënyrë individuale, do t’i konsolidojnë përgjigjet me pjesëtarët e grupit dhe përgjigjet do t’i shënojnë në një fletë. Fleta do të kalojë nga njëri grup te tjetri derisa të arrijë përsëri në grupin fillestar. Kështu nxënësit e grupeve të tjera, pasi të lexojnë përgjigjet, mund të japin sugjerimet e tyre.

Në fund, një nga anëtarët e secilit grup lexon para klasës përgjigjet e pyetjeve duke dhënë edhe argumentet nëse i pranon apo jo sugjerimet e grupeve të tjera.

pyetjet e secilit grup do të jenë:Grupi i parë: 1) Tregoni funksionet e ksilemës dhe të floemës.2) Shpjegoni se çfarë kuptoni me termat qarkullimi i njëfishtë dhe qarkullimi i dyfishtë3) Cilat enë e transportojnë gjakun drejt trupit dhe nga mushkëritë në veshkoren e majtë.

Grupi i dytë: 1) Përkufizoni termin translokim.2) Cilat enë e transportojnë gjakun nga trupi në veshkore e djathtë.3) Shpjegoni pse ritmi i pulsit ndryshon gjatë veprimtarisë fizike?

Grupi i tretë: 1) Krahasoni transpirimin me translokimin.2) Cilët faktorë që lidhen me mënyrën e jetesës ndikojnë në punën e zemrës?3) tregoni dallimet kryesore ndërmjet arterieve dhe venave.

Grupi i katërt: 1) Shpjegoni si ndikon rritja e lagështirës në ritmin e transpirimit.2) në ç’mënyrë janë përshtatur kapilarët për të kryer shkëmbimin e lëndëve ndërmjet gjakut dhe indeve të

trupit.3) Çfarë këshille do t’i jepnit një personi që sapo ka pësuar një goditje në zemër.Kjo orë përfundon kur nxënësit e secilit grup japin përgjigjet e këtyre pyetjeve, të cilat mund të

plotësohen edhe nga grupet e tjera.

Vlerësimi: mësuesi/ja vlerëson nxënësit për pjesëmarrjen aktive gjatë orës mësimore dhe për saktësinë e përgjigjeve.

Burimet: teksti i nxënësit, “fiziologjia e bimëve dhe e njeriut”

Lidhja me fushat e tjera: Botanika Filozofia shtazore e bimore

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(të nxënit me këmbime, puna individuale, punë me grupe, rrjeti i diskutimit).

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

92

Organizimi i orës mësimore

mësuesi/ja e fillon orën mësimore me prezantimin e punës së kryer nga grupi i parë. Çdo pjesëtar i grupit prezanton materialin e printuar, si dhe materialet e përgatitura me video e foto përmes laptopit apo kompjuterit. e njëjta procedurë ndiqet edhe nga nxënësit e tjerë të grupit. Nxënësit e grupeve të tjera, pasi e dëgjojnë materialin, mund t’i drejtojnë pyetje nxënësit prezantues, për rrugën që ka ndjekur për realizimin e projektit dhe mund të japin sugjerime të tjera.Pasi mbarojnë prezantimin nxënësit e grupit të parë, fillojnë prezantimet edhe nxënësit e grupeve të tjera. Në fund të orës mësimore, pasi mësuesi/ja i ka dëgjuar me vëmendje prezantimet e secilit nxënës, jep sugjerimet e duhura dhe bën vlerësimin.

Vlerësimi: Bëhet duke pasur parasysh kriteret e vlerësimit me të cilat nxënësit janë njohur që në orën e parë të projektit.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji shkalla: v Klasa: X

situata e të nxënit: diskutim dhe vlerësim për punën e kryer nga nxënësit për realizimin e projektit.

Tema mësimore: Projekt lëndor (ora e tretë dhe e katërt)

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:1. Kompetenca personale 2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës varësisht nga tema mësimore:Nxënësi/ja:- shpreh qartë dhe bukur idetë dhe punën e tij për

realizimin e projektit;- prezanton gojarisht rrjedhshëm e pa gabime

shkencore e gjuhësore punën e tij të printuar;- prezanton punimet e tij me video e foto përmes

pajisjeve te teknologjisë së informacionit.

Fjalët kyç:Sipas projektit

Burimet: Literaturë shkencore që lidhet me temën e projektit, tekste dhe informacione nga faqet e internetit

Lidhja me fushat e tjera: Sipas projektit

Metodologjia dhe veprimet e nxënësve:(diskutim, punë e udhëhequr, punë e pavarur e nxënësve)

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

93

Organizmi i orës mësimore

a) Parashikimi: Përmbledhje e strukturuarmësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë paraprakisht tabelën në faqen 122, ku jepen rrugët e ndryshme të transmetimit të sëmundjeve. më pas nxit diskutimin përmes pyetjeve:- Çfarë janë patogjenet?- Cilat sëmundje quhen infektive?- Cilat janë disa nga rrugët e përhapjes së sëmundjeve infektive?- tregoni disa lloje sëmundjesh infektive.

Burimet: teksti i nxënësit, “mikrobiologjia” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Përmbledhje e strukturuar, vLd, rrjedhshmëri gojore e dyshes, punë në grupe, punë individuale.

b) Ndërtimi i njohurive: VLDnxënësit, pasi të lexojnë për rreth 10 minuta pjesën “mbrojtja kundër sëmundjeve” dhe “mbrojtja përmes

gjakut”, do t’u përgjigjen pyetjeve:- Cilat janë barrierat mekanike që ka trupi ynë ndaj hyrjes së patogjeneve?- Cilat janë barrierat kimike të trupit tonë ndaj patogjeneve?- Cilat qeliza të gjakut na mbrojnë nga patogjenet?- Ku ndryshon mbrojtja nga fagocitet prej mbrojtjes nga limfocitet?

c) Përforcimi i njohurive: Rrjedhshmëria gojore e dyshesNë këtë fazë nxënësit punojnë në dyshe duke ia thënë njëri-tjetrit pikat kryesore të mësimit, çfarë mbajnë

mend dhe pyesin për paqartësitë.

Detyrë: ushtrimi 2 në faqen 123 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 10: Sëmundjet dhe imuniteti Situata e të nxënit:

diskutim mbi mënyrat e përhapjes së sëmundjeve dhe barrierat mekanike dhe kimike për to.

Tema mësimore: Sëmundjet

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:· përkufizon termat “patogjen” dhe “sëmundje e

transmetueshme”;· përshkruan mënyrat se si përhapen patogjenet;· përshkruan se si trupi mbrohet nga sëmundjet e

ndryshme.

Fjalë kyç: patogjenefagocitelimfociteantitrupa

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

94

Organizimi i orës mësimore

a) Parashikimi: Përmbledhje e strukturuarmësuesi/ja bën një përmbledhje të njohurive të temës duke theksuar ndryshimet midis antigjeneve dhe antitrupave. më pas udhëzon nxënësit të lexojnë mësimin me pjesë dhe drejton pyetjen: Cilat janë mënyrat me anë të së cilave molekulat e antitrupave sulmojnë patogjenet?Pasi merr përgjigjet nga nxënësit, mësuesi/ja kalon në fazën e dytë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:· shpjegon se si antigjenet lidhen në mënyrë

komplementare me antitrupat;· përkufizon imunitetin aktiv;· shpjegon se si realizohet përgjigja e parë dhe

e dytë imunitare.

Fjalë kyç: antigjeneantitoksinaimunitet aktivqelizë kujtesë

Burimet: teksti i nxënësit, “mikrobiologjia” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Përmbledhje e strukturuar, leksion i thelluar, rrjet diskutimi, punë në grupe, punë individuale.

b) Ndërtimi i njohurive: Leksioni i thelluarmësuesi/ja shtjellon pikat kryesore të temës si:

· mënyrën e lidhjes komplementare të antitrupit me antigjenin.· mënyrën si realizohet përgjigja imunitare aktive me anë të limfociteve dhe antitrupave që ato

prodhojnë.· mënyrën si realizohet përgjigja e dytë imunitare përmes qelizave kujtesë.· Përmbajtjen e vaksinave dhe përdorimin e tyre.

c) Përforcimi i njohurive: Rrjeti i diskutimitmësuesi/ja kërkon nga nxënësit që, pasi të gjejnë në dyshe përgjigjet mbi krahasimin e antigjenit me antitrupin, çdo dyshe të diskutojë me dyshen pasardhëse, duke e konsoliduar përgjigjen, derisa të jenë konsultuar të gjitha dyshet në formë rrjeti. Në fund, dy nxënës japin përgjigje të konsoliduar.

Detyrë: ushtrimi 3 në faqen 125 në rubrikën “Kontrolli i njohurive”.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 10: Sëmundjet dhe imuniteti Situata e të nxënit:

Diskutim mbi mënyrat se si një njeri fiton imunitet ndaj një sëmundjeje të transmetueshme.Tema mësimore: mbrojtja kundër sëmundjeve

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit3. Kompetenca personale

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

95

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: X

Kreu 10: Sëmundjet dhe imuniteti Situata e të nxënit: diskutim mbi mënyrën se si realizohet imuniteti pasiv dhe sëmundjet autoimune.Tema mësimore: më shumë për imunitetin

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personale4. Kompetenca digjitale

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· përkufizon imunitetin pasiv;· shpjegon rëndësinë e imunitetin pasiv;· përshkruan se si lindin sëmundjet autoimune nga

keqfunksionimi i sistemit imunitar.

Fjalë kyç: imunitet pasiv sëmundje autoimune

Burimet: teksti i nxënësit, “Biologjia qelizore” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: diskutim për njohuritë paraprake, vLd, tryezë rrethore, punë individuale, punë në grupe.

Organizimi i orës së mësimit

a) Parashikimi: Diskutim për njohuritë paraprakemësuesi/ja shtron për diskutim sëmundjen e diabetit. Për të nxitur diskutimin shtron pyetjet:- Nga se shkaktohet sëmundja e diabetit?- Si është përhapja e diabetit në vendin tonë?- Sa të rrezikuar janë njerëzit obezë nga diabeti?Pasi nxënësit shprehin idetë e tyre, mësuesi/ja kalon në fazën tjetër të orës së mësimit.

b) Ndërtimi i njohurive: VLD (Veprimtari me lexim të drejtuar)mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të lexojnë hap pas hapi se si realizohet imuniteti pasiv dhe se ç’janë

sëmundjet autoimune, si dhe simptomat e diabetit të tipit I.Pas leximit nxënësit do t’u përgjigjen pyetjeve:- Ç’kuptoni me imunitet pasiv?- Ku qëndron rëndësia e imunitetit pasiv?- Ç’janë sëmundjet autoimune?- Cilat janë simptomat e diabetit të tipit I?

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

96

c) Përforcimi i njohurive: Tryezë rrethoremësuesi/ja ndan klasën në grupe me nga 5-6 nxënës. Nxënësi i parë shkruan në letër “Imuniteti pasiv”

dhe ia kalon letrën nxënësit të dytë, i cili duhet të vendosë një veçori të këtij imuniteti. Nxënësi i dytë ia kalon letrën nxënësit të tretë, i cili shënon për sëmundjet autoimune e kështu veprohet për çdo nxënës të secilit grup. Në fund, informacionet e shkruara nga secili grup mësuesi/ja i lexon para klasës.

Detyrë. ushtrimi 2 dhe 3 (b) në faqen 127 në rubrikën “Kontrolloni njohuritë”.Gjeni informacione nga interneti mbi sëmundje të tjera autoimune.

Fusha: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla: v Klasa: XKreu 10: Sëmundjet dhe imuniteti Situata e të nxënit:

diskutim mbi parandalimin e infeksioneve dhe rolin e vaksinimit.

Tema mësimore: Kontrolli i përhapjes së sëmundjes

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:Nxënësi/ja:1. Kompetenca e të nxënit2. Kompetenca e të menduarit dhe të shprehurit3. Kompetenca personaleRezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, varësisht temës mësimore Nxënësi/ja:

· shpjegon rëndësinë e përgatitjes së ushqimit në mënyrë higjienike për parandalimin e përhapjes së sëmundjes;

· shpjegon rolin e vaksinimit në kontrollin e përhapjes së sëmundjeve.

Fjalë kyç: infeksionsalmonelë

Burimet: teksti i nxënësit, “mikrobiologjia” Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: - mjekësia

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: PNP: Parashikim me terma paraprakë, të lexuarit ndërveprues, punë individuale, punë me grupe, rrjeti i diskutimit.

Organizimi i orës mësimore

a) Parashikimi: Parashikim me terma paraprakëmësuesi/ja shkruan disa fjalë kyç në tabelë si: sëmundje infektive, mikroorganizma, higjienë, kolerë,

vaksinim. Kërkon nga nxënësit të shkruajnë një paragraf ku të përdoren fjalët e mësipërme. Pas 10 minutash, mësuesi/ja u kërkon 2-3 nxënësve të lexojnë punët e tyre para klasës.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

97

PoArgumentet pro

JoArgumentet kundërA është në

cilësinë e duhur uji dhe ajri i qytetit tonë?

b) Ndërtimi i njohurive: Të lexuarit ndërvepruesmësuesi/ja i ndan nxënësit në 5 grupe pune. Përcakton për çdo grup nënçështjen që do të lexojnë.Grupi I: higjiena personaleGrupi II: Përgatitja e ushqimitGrupi III: eliminimi i mbeturinave siç duhetGrupi IV: trajtimi i ujërave të zezaGrupi V: roli i vaksinimitPas 7-10 minutash që nxënësit e kanë lexuar, çdo grup do t’u përgjigjet pyetjeve:Grupi I: Cilat janë disa nga këshillat që duhet të dijë çdo njeri për higjienën personale, të cilat parandalojnë

përhapjen e sëmundjeve infektive?Grupi II: Cilat janë disa nga rregullat që duhet të kemi parasysh për përgatitjen e ushqimit sa më të

sigurt për shëndetin?Grupi III: Çfarë duhet të kemi parasysh për grumbullimin dhe eliminimin e mbetjeve pranë banesave

tona?Grupi IV: Si duhet të trajtohen ujërat e zeza?Grupi V: Cili është roli i vaksinimit?Kjo fazë mbaron kur nxënësit e secilit grup japin përgjigjet e pyetjeve.

c) Përforcimi i njohurive: Rrjeti i diskutimitmësuesi/ja shkruan në tabelë pyetjen “A është në cilësinë e duhur uji dhe ajri në qytetin tonë?”.

Shtron për diskutim pyetjen. Nxënësit që përgjigjen me “po” ose “jo” do të japin edhe argumentet.

Detyrë: Përgatitni një ese me temë “rreziqet e sëmundjeve infektive në vendin tonë dhe pasojat e tyre në shëndetin e popullsisë”.

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

98

test për kreun 1 dhe kreun 2

“Karakteristikatdheklasifikimiigjallesave”“Qelizat”

Klasa: X

emri, mbiemri __________________________

1. Rrethoni përgjigjen e saktë: Cilat janë karakteristikat e të gjithë organizmave? (1 pikë)a. ekskretimi dhe frymëmarrjab. marrja e ushqimit dhe rritjac. fotosinteza dhe zbërthimi i lëndëve ushqyesed. frymëmarrja dhe fotosinteza

2. Cili grup kurrizorësh përfshin ata me lëkurë të thatë, me luspa dhe me katër këmbë?(1 pikë)

a. Amfibët b. Peshqitc. Gjitarëtd. zvarranikët

3. Cila strukturë gjendet vetëm te qelizat bimore? (1 pikë)

a. membrana qelizoreb. Kloroplastic. Citoplazmad. Bërthama

4. Cila prej këtyre strukturave nuk gjendet te qeliza e kafshëve? (1 pikë)a. Bërthamab. vakuolac. ribozometd. rrjeti endoplazmatik

5. Gjeni dallimin midis çifteve të mëposhtme të shprehjeve: (6 pikë)a. Organe dhe indeb. Citoplazmë dhe bërthamëc. membranë qelizore dhe mur qelizor

6. Çiftoni strukturën qelizore me funksionin e saj. (4 pikë)

a. Bërthamëb. rrjet endoplazmatik që kokrrizon

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

99

c. mitokondrid. ribozon1. Kryen frymëmarrjen aerobe.2. Prodhon proteina.3. mban AdN-në dhe kontrollon aktivitetin e qelizës.4. transporton proteinat brenda qelizës.

7. Tregonitrikarakteristikandërtimoreqëkanëtëpërbashkëtfieretmebimëtmelule. (3 pikë)

8. Shpjegonipsekërpudhatnukklasifikohennetënjëjtënmbretërimebimët? (4 pikë)

9. Psevirusetnukklasifikohennëasnjërënprejpesëmbretërietëgjallesave? (4 pikë)

10. Në fjalitë e mëposhtme vendosni termat që mungojnë. (5 pikë)

Një ind përbëhet nga _________________ që kryejnë të njëjtin ________________. Një organ formohet nga një grup _________ që punojnë së bashku. Një ________________, __________________ është një grup organesh që punojnë së bashku për të kryer funksione të ndryshme të trupit.

Notat 4 5 6 7 8 9 10pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-23 24-27 28-30

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

100

test për kreun 3, 4 dhe 5

“Lëvizjetbrendadhejashtëqelizave”“Molekulatbiologjike”

“Enzimat”

Klasa: X

emri, mbiemri ______________________

1. Rrethoni përgjigjen e saktë.Molekulat e vogla që ndërtojnë proteinat janë: (1 pikë)

a. Aminoacidetb. Acidet yndyrorec. Glukozad. Glicerina

2. Uji është një molekulë e rëndësishme e gjallesave, sepse ai është një: (1 pikë)

a. Lëndë e treturb. tretësirëc. tretësd. Pezulli

3. substrati lidhet me pjesën e molekulës së enzimës, të njohur si: (1 pikë)

a. Qendër aktiveb. Qendër komplementarec. Qendër e reaksionit d. vend i lidhjes të substratit

4. Cila nga strukturat nuk është pjesërisht e përshkueshme? (1 pikë)

a. membrana e qelizave të mezofilitb. membrana e qelizave të kuqe të gjakutc. muri qelizord. Sistemi i tubave të dializës

5. shpjegoni rëndësinë e proceseve të mëposhtme te njeriu.a. difuzioni i oksigjenit në alveola. (2 pikë)b. Përthithja e glukozës me anë të difuzionit në zorrët e holla. (2 pikë)

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

101

6. Osmoza është një lloj difuzioni. shpjegoni ku ndryshon osmoza nga difuzioni. (2 pikë)

7. Tregoni tri role të yndyrave në trupin e njeriut. (3 pikë) 8. Vendosni në fjalitë e mëposhtme termat që mungojnë. (5 pikë)

enzimat janë _________________ biologjike që _______________ shpejtësinë e ______________ kimike. enzimat janë lëndë ________________ dhe secila enzimë vepron në një tip _________________.

9. jepni një shembull për secilën nga pikat e mëposhtme. (3 pikë)

a. Një sheqer i thjeshtëb. Një karbohidrat kompleks te bimëtc. Një karbohidrat kompleks te kafshët d.

10 . Tregoni se si faktorët e mëposhtëm ndikojnë te difuzioni në qeliza: (3 pikë)

a. Largësia b. Përmasa e molekulësc. temperatura

Notat 4 5 6 7 8 9 10pikët 0-6 7-9 10-12 13-15 16-18 19-21 22-24

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

102

test për kreun 6 dhe 7

“Ushqyerjaebimëve”“Ushqyerjaekafshëve”

Klasa: X emri, mbiemri ______________________

1. rrethoni përgjigjen e saktë.Lëndët e para për fotosintezën janë: (1 pikë)

a. dyoksidi i karbonit dhe jonet e nitratitb. energjia e dritës dhe ujic. energjia e dritës, dyoksidi i karbonit dhe ujid. uji dhe dyoksidi i karbonit

2. diarreja është një simptomë: (1 pikë)

a. e anemisëb. e kolerësc. e rakititd. e skorbutit

3. Cila karakteristikë e bilës rrit sipërfaqen e përthithjes? (1 pikë)

a. Kapilarëtb. enët limfatikec. Qelizat në formë kuped. mikrobilet

4. Bimët janë të rëndësishme, pasi prej tyre përfitojmë. (1 pikë)

a. ushqim b. karbohidratec. barnad. të gjitha

5. Përcaktoni se cilët janë përbërësit që duhet të ketë një dietë e ekuilibruar. (3 pikë)

Libër mësuesi për tekstin “Biologjia 10”

103

6. Lidhni secilin organ të aparatit tretës me funksionin që ai ka. (4 pikë)

a. stomakb. mëlçic. pankreasid. duoden

1. Sintetison bilën. 2. Sintetizon lëngun pankreatik.3. transporton ushqimin nga stomaku në zorrën e hollë.4. Përzien ushqimin me lëngun gastrik.

7. Përmendni katër llojet kryesore të dhëmbëve. (4 pikë)

8. emërtoni enzimat dhe produktet përfundimtare që përfshihen në tretjen: (6 pikë)

a. e amidonitb. e proteinavec. e yndyrave

9. Shpjegoni dallimin ndërmjet tretjes mekanike dhe tretjes kimike. (3 pikë)

10. Përmendni katër probleme shëndetësore që lidhen me obezitetin. (4 pikë)

Notat 4 5 6 7 8 9 10pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-22 23-25 26-28